VOAL

VOAL

Pse i shkel Konventat Greqia te grupet etnike,sidomos te çështja çame- Nga Isuf B.Bajrami

 

Në kohën e sotme përveç Serbisë, edhe Greqia është shteti në Evropë, që shkel në mënyrë flagrante disa nga konventat kryesore, mbi të cilat mbështetet rendi i ri ndërkombëtar. Këtë shkelje të përbindshme më shumë e ndien popullsia mbi 200.000-she shqiptare, e dëbuar me dhunë e gjenocid nga trojet e veta etnike në Çamëri.

Para 80 vjetësh, forcat më të errëta të nacionalizmit grek, të nxitura nga qeveria e tyre dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës, gjeneralët Zerva e Plastira, bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë shqiptare. Në këtë veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine me krerët bashkëpunëtorë të nazifashistëve, Spiridhoni e Dhorotheu.

Pastrimi etnik në Çamëri kishte filluar qysh në vitin 1913 dhe ishte shoqëruar me vrasje masive, ku vetëm në vendin e quajtur Përroi i Selanit u masakruan 72 krerë, intelektualë dhe personalitete të grupit etnik shqiptar në Greqi.

Gjatë një periudhe 30-vjeçare, çamët e pambrojtur iu nënshtruan të ashtuquajturës reformë agrare, ku iu grabit toka dhe iu shpërnda kolonëve grekë, të sjellë nga Azia e Vogël në vitet ’20, iu mohua e drejta e shkollës në gjuhën amtare e deri tek e drejta e votës dhe jeta u katandis në skajet e padurimit.

Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, çamët u paragjykuan dhe u internuan në ishujt e Egjeut, etj. Atyre që u thirrën në ushtri, iu dhanë kazma e lopata, duke i trajtuar si robër lufte. Megjithatë, gjatë luftës çamët dhanë një kontribut të çmuar me pjesëmarrjen e tyre në batalionet ”Çamëria” e “Ali Demi”, ku morën pjesë mbi 1000 luftëtarë, krahas formacioneve çlirimtare greke e në përbërje të tyre, fakte këto të vërtetuara qartë me dokumente e libra të shkruara nga vetë autorët grekë të të dy krahëve politikë, si dhe nga misionet ushtarake aleate (Jani Sharra, Niko Zhangu, Mihal Miridhaqi, C.M.Uoodhouse etj).

Por të gjitha sakrificat e kësaj popullsie në Luftën Çlirimtare u mohuan nga autoritetet greke në fund të Luftës dhe vazhdojnë të mohohen deri në ditët e sotme.

Për këtë në mënyrë absurde, shteti grek mban “de jure” në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940 si dhe ligjet, pjella të tij, 4506/1966 e 1664/1998.

Në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Shqipërinë, çamët ishin shtetas grekë dhe ky ligj s’kishte të bënte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe për të dëshmuar para botës së qytetëruar se si Greqia shkel konventat ndërkombëtare, të nënshkruara nga vetë ajo.

Greqia vazhdon të shkelë sot “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970.

Kjo Konventë rikujton rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, datë 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe Rezolutën 95 të 11 dhjetorit 1946, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, të njohura nga Statuti i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi, si dhe Rezolutat e dhjetorit 1966, nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone, siç është popullsia e martirizuar e Çamërisë, ku pjesës myslimane iu grabitën pronat, kurse popullsisë së krishtere i mohohet sot identiteti kombëtar, shkolla dhe gjuha amtare.

Tek neni 1 i kësaj Konvente, theksohet se:”… krimet e luftës janë të pa parashkrueshme, cilado qoftë data kur janë kryer”.

Gjithashtu, në pikën b të nenit 1, dënohen pa kufi kohor: “Dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimit dhe aktet çnjerëzore …, si dhe krimi i gjenocidit, ashtu siç është përcaktuar në

Konventën e 1948, për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, qoftë dhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendshme të vendit ku janë kryer”.

Për cilindo nga krimet e kryera në Çamëri, dispozitat e kësaj konventa kërkojnë të vihen në zbatim edhe “ndaj përfaqësuesve të autoritetit të shtetit që tolerojnë kryerjen e tij”, theksohet në nenin 2, pra edhe qeveria aktuale ka përgjegjësi për çfarëdo qëndrimi zvarritës në dhënien e të drejtave të mohuara popullsisë çame në ditët e sotme.

Në nenin 4, Konventa e detyron Greqinë “të marrë të gjitha masat legjislative e të tjera që do të jenë të nevojshme, për të siguruar mosparashkrimin e krimeve të përmendura në nenet 1 dhe 2 …, si për sa u përket ndjekjeve, ashtu edhe për sa i përket dënimit, atje ku mund të ekzistojë një parashkrim, me ligj apo me një mënyrë tjetër, ai do të hiqet”.

Në kundërshtim të plotë me Konventën e Mosparashkrimit të Krimeve të Luftës, shteti grek nuk ka nënshkruar edhe Protokollin Nr.4 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është bërë qëllimisht për të mbajtur të pushtuar Çamërinë, në kuadrin e strategjisë greke të “Megali Idesë”, të parit traktat nacionalist antinjerëzor në historinë e Evropës. Në pikën 1 të nenit 3 të këtij protokolli, theksohet: “Askush nuk mund të dëbohet me anë të një mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetas i të cilit ai është” dhe në pikën 2 të të njëjtit nen nënvizohet: “Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit, shtetas i të cilit ai është”.

Nga ana tjetër, Greqia si anëtare e Këshillit të Evropës e ka ratifikuar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut e, megjithatë, ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i akuzuar pa të drejtë si bashkëpunëtorë të nazifashizmit.

Në pikën 2 të nenit 6 të kësaj Konvente thuhet: “Çdo person i akuzuar për një shkelje të ligjit, prezantohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet ligjërisht”.

Në fakt, pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht nga Gjykata e Diktimit të Janinës, në shkresën me numër protokolli 1837, datë 29 shtator 1976, dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë.

Pra, ka ardhur koha që pas këtij spastrimi etnik me dhunë të Çamërisë, Greqia të kërkojë falje publike për 2900 viktimat e pafajshme të masakruara, për 40.000 vetët e dëbuar me dhunë, për 68 fshatrat e qytetet e grabitura e të djegura, të gjitha objektet e kultit të rrënuara dhe 60 vjet shfrytëzim të padrejtë të pasurive të tyre. Të marrë të gjitha masat për të siguruar kthimin e çamëve në vendin e tyre në Çamëri, me dinjitet, sipas të gjitha Konventave Ndërkombëtare që ajo vetë i ka ratifikuar.

Shteti shqiptar, krahas punës me fqinjët jugor, të vërë në dijeni OKB-në dhe gjithë organizmat e interesuara evropiane dhe amerikanë, se si “i zbaton” Greqia konventat dhe kartat ndërkombëtare.”

Vendi i Lekës

“Ushtria serbe” marshon nëpër Prijedor pa lejen e Presidencës së Bosnjës

Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë duke kaluar nëpër Prijedor, Bosnje e Hercegovinë, 7 korrik 2024.

 

Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, më sa duket pa pëlqimin paraprak të shtetit të Bosnje e Hercegovinës, raportoi Radio dhe Televizioni i Republikës Sërpska (RTRS), entitetit serb të Bosnjës.

Sipas RTRS-së, ata që parakaluan ishin kadetë dhe veteranë të Akademisë Ushtarake në Beograd.

Zheljko Komshiq, zyrtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) ka reaguar në Facebook duke thënë se “duhet të mësohet menjëherë se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës”.

“Presidenca e BeH nuk e bëri këtë. A e bëri Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të mësohet menjëherë. Nëse nuk ishte as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni,” tha Komshiq, i cili është përgjegjës për politikë të jashtme dhe siguri.

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez, dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Goganoviq, nuk iu përgjigjën thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për koment.

Më 31 maj të vitit 1992, autoritetet serbe të Bosnje e Hercegovinës në Prijedor lëshuan një urdhër, përmes radios lokale, për popullatën joserbe që t’i shënojnë shtëpitë e tyre me flamuj ose çarçafë të bardhë dhe të vendosin shirita të bardhë rreth mëngëve kur të dalin nga shtëpia.

Pas kësaj, më shumë se 3.000 civilë u vranë. Më shumë se 32.000 joserbë nga Prijedori u mbajtën ilegalisht në rreth 60 kampe përqendrimi, përfshirë në Omarska, Keraterm dhe Manjaça.

Në atë qytet në veri të Bosnjës, në zonën e ish-minierës së Tomashicës, u gjet varri më i madh masiv që nga Lufta e Dytë Botërore.

Autoritetet e qytetit në Prijedor, në entitetin serb të Bosnjës që qeveriset nga Republika Sërpska, nuk lejojnë asnjë memorial në kujtim të qytetarëve të vrarë të Prijedorit.

Më 7 korrik, ushtria serbe parakaloi nëpër Prijedor si pjesë e përkujtimit të Betejës së Kozarës të vitit 1942 gjatë Luftës së Dytë Botërore. Parada dhe përkujtimi u organizuan nga qeveria e Republikës Sërpska.

Në paradë morën pjesë edhe zyrtarë të Republikës Sërpska dhe të Serbisë.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, shfrytëzoi këtë ngjarje për ta shtyrë përpara përsëri synimin e tij për shkëputjen e entitetit serb nga Bosnja “nëse Sarajeva, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, përpiqet t’ia marrë pronën e saj”.

Ndër të tjera, ai përsëriti se Republika Sërpska nuk do të lejojë që Bosnja e Hercegovina t’i bashkohet NATO-s.

Pas Italisë, edhe Greqia kërkon të shtrijë tubacionin në Syrin e Kaltër

“Ujë nga Shqipëria apo nga Sagiadha”. Ky ishte titulli i faqes së parë të gazetës lokale “Corfupress” para disa ditësh, e cila i rikthehet përsëri problemit aq jetik për Korfuzin, por edhe për Lefkadhën, mungesës së ujit të pijshëm.

Autoritetet në dy ishujt e Jonit verior, janë tepër të shqetësuara për verën e këtij viti, pasi nuk dinë si ta përballojnë problemin më të madh që kërcënon mirëqenien e banorëve dhe rrjedhën e turizmit, furnizimin me ujë si një problem që ka vite dhe nuk po zgjidhet.

Në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të Qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me kryetarët e bashkive si dhe me ndërhyrje në pushtetin qendror, kërkohen “rrugëzgjidhje” me një tubacion nga Greqia kontinentale, ndërsa në Lefkada, tubacioni ekzistues që furnizon ishullin, më shumë pikon se sa sjell ujë.

Sipas gazetës, organet lokale kanë vijuar kontaktet me zyrtarë të lartë të qeverisë, ku thuhet se kanë marrë “dritën jeshile” për të parë si zgjidhje premtuese, marrjen e ujit përmes një tubacioni nënujor drejt Korfuzit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë.

Qeveria greke duket se konsideron këtë projekt si mundësi e bashkëpunimit ndërshtetëror, që nuk do të ndikohet nga tensionet ndoshta të përkohshme që krijohen mes dy vendeve- shkruan gazeta.

Madje përmendet edhe fakti se zona e jugut të Italisë pritet të furnizohet nga burimet ujore të Gjirokastrës, me një projekt që diskutohet kohët e fundit në programet trans-evropiane të financuar nga qeveria italiane, për ndërtimin e një tubacioni nënujor 85 km të gjatë me një kosto prej rreth 1 mld euro.

Gjithsesi, organet lokale të prefekturës së Jonit vlerësojnë se përveç projektit të ujit nga Syri i Kaltër shohin më të realizueshme shfrytëzimin e burimeve ujore në Thesproti dhe veçanërisht në burimet që ndodhen përballë Korfuzit, në veri të Sajadhës, pranë kufirit greko-shqiptar. Edhe ky vit regjistron rritje të madhe të numrit të turistëve që ka sjellë rritjen e konsumit ,ndaj dhe u bëhet thirrje banorëve për përdorim të matur të ujit sidomos në orët e mesditës, veçanërisht në periudhën kritike të muajve korrik-shtator. sn

Analisti serb: Serbia s’ka marrë mësim nga Banjska, terroristët mund të sulmojnë

Nenad Çanak, ish-politikan dhe publicist serb tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se Serbia nuk ka nxjerrë mësime nga ngjarja e Banjskës.

Sipas tij, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën, pasi Serbia ka një rrjet inteligjence shumë të fortë nga Rusia.

“Nuk është çështje leksionesh, është çështje vullneti politik. Mos harroni se në këtë moment të caktuar e gjithë Bota po pret të shohë se çfarë do të ndodhë në Shtetet e Bashkuara, para së gjithash. Dhe se çfarë do të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është pyetja më e rëndësishme.

Kjo është çështja e parë, e dyta ka të bëjë me mbështetjen e Ukrainës. Siç e dini, ne jemi tashmë në luftë botërore dhe është e rëndësishme ta kuptojmë këtë. Kjo luftë botërore, sigurisht që nuk është si Lufta e Parë Botërore, ose Lufta e Dytë Botërore, kjo është një mënyrë e pazakontë për të bërë luftë, është një luftë hibride. Kombinuar me keqinterpretime, të ashtuquajturave lajme të rreme…

Kur është e rreme, nuk konsiderohet lajm. Me këtë propagandë të tmerrshme që po vjen nga shtetet totalitare si Rusia, ku ne po përballemi me luftë të hapur në Ukrainë, gjenocid të hapur në Gaza. Po përballemi me këtë paqëndrueshmëri këtu. Pyetja ime, një pyetje e thjeshtë, pse Komuniteti Internacional nuk detyron zyrtarët e Beogradit të dorëzojnë Radojiçiç në Prishtinë?” tha Çanak.

Krisje në linjën Beograd-Moskë? Media serbe: Vuçiçi e telefonoi 3 herë, Putini nuk iu përgjigj

Media serbe Nova.rs raporton për një krisje në marrëdhënien midis Beogradit dhe Moskës, të cilën e shpjegon me takimin e tensionuar në kryeqytetin serb midis Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe zv/ministrit e Jashtëm të Rusisë, Aleksandër Grushko.

Sipas medias vendase, e cila i referohet burimeve nga qeveria serbe Grushko është larguar nga Serbia menjëherë pas përballje me Vuçiçin , i pakënaqur me epilogun e takimit. I ftuari nga Moska i anuloi obligimet e mëhershme të dakorduara në Beograd dhe shkak për këtë vendim ishte përgjigja e Vuçiç për pyetjen e rusëve, se si armët serbe kanë përfunduar në frontin ukrainas.

Vetë Vuçiç ka folur për takimin me Grushkon shumë pak, nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan se biseda me të ftuarin nga Moska ka qenë “e mirë”.

“Një bisedë e mirë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Grushka. Edhe një herë i shpreha mirënjohjen time Rusisë për mbështetjen që i dha Serbisë në lidhje me Rezolutën për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara dhe veçanërisht për mbështetjen për integritetin territorial të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së. Marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse i morëm parasysh dhe i vlerësuam si shumë të mira”, ka shkruar ai.

Mirëpo, sipas Nova.rs takimi nuk ka shkuar aq mirë sa e përshkruan Presidenti serb, pasi mysafiri nga Rusia nuk e ka pranuar argumentin se Serbia nuk ka ndikim se ku do të përfundojnë armët e saj pas shitjes.

Sipas burimit të Nova-s, palës ruse nuk i ka pëlqyer edhe fakti se vizita dyditore e Grushkos ka ndodhur pa mbulimin e duhur mediatik, gjë që Beogradi zyrtar e ka shpjeguar me faktin se janë nën presion të madh nga Perëndimi.

“Atyre iu tha se situata ishte identike kur delegacioni ukrainas erdhi në Beograd, i udhëhequr nga shefi i diplomacisë së tyre dhe Olena Zelensky, gruaja e Presidentit të Ukrainës. Po ashtu u është vënë në dijeni se Serbia në këtë mënyrë dëshiron të tregojë se të gjithë janë të mirëpritur, por jo të provokojë asnjë nga dy palët ndërluftuese. Grushko pas takimit ka qenë i pakënaqur, ka vendosur të largohet herët nga Serbia dhe pas takimit me Vuçiçin t’i anulojë zotimet e marra më parë”, shpjegon burimi nga qeveria për median serbe.

Ata më tej kanë treguar se ndryshe nga raporti që Vuçiç ka me Sergej Lavrov, me të cilin ka arritur të shkëmbejë telefonata, Presidenti serb duket se ka humbur besimin e kreut të Kremlinit Vladimir Putin.

“Vuçiç e ka telefonuar tri herë Putinin, por ai nuk ka dashur t’i përgjigjet. Është një lloj mesazhi dhe të gjithë e kuptojnë shumë mirë”, ka rrëfyer burimi për Nova.rs.

Pas publikimit të artikullit nga media serbe, Aleksandar Vuçiç ka reaguar menjëherë me një postim të gjatë në Instagram, ku mundohet të sqarojë se marrëdhënia e tij me Putin nuk ka ndryshuar.

“Gjithçka që është shkruar është një gënjeshtër e zakonshme, dua t’i informoj qytetarët se ne kemi marrëdhënie shumë korrekte me Rusinë dhe se nuk kam tentuar asnjëherë të flas me Putinin”, ka shkruar Vuçiç. sn

Serbia po e humb tregun e Kosovës, bien ndjeshëm importet e mallrave

Serbia nuk është më në vendet kryesore që dominon për nga importi i mallrave në Kosovë.

Në dy vitet e fundit importi nga Serbia ka rënë me 70 për qind. Ndërsa, ka rritje të importit nga Shqipëria për rreth 25 për qind.

Në muajin që lamë pas është bërë një vit që kur Kosova ka vendosur masën e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe.

Nga atëherë e deri ma tani, vërehet se Serbia ka filluar ta humbë tregun e Kosovës.

Bazuar në të dhënat e Doganës del se ka rënie të dukshme të mallrave të importuara nga Serbia.

Në periudhën janar-maj janë importuar mallra në vlerë prej 42.3 milionë eurosh. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 74.99 milionë euro.

Bazuar në këto të dhëna del se gjatë periudhës 5-mujore janë importuar sasi mallrash nga Serbia 115 mijë e 234 tonë.

Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 183 mijë e 755 tonë mallra “Made in Serbia”.

Sipas të dhënave shteti serb nuk është më në pesë vendet që dominon për nga importi i mallrave. Turqia prin si vendi me importin më të madh, e ndjekur nga Gjermania, Kina, Greqia dhe Shqipëria.

Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu në një deklarimi për media ditë më parë ka thënë se pas vendosjes së masave të sigurisë nga Qeveria, ka rënie të importit nga Serbia për rreth 70 për qind, ndërsa ka rritje të importit nga ana e Shqipërisë për rreth 25 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Qeveria ka vendosur një masë e cila është bazuar në kontekstin e sigurisë që kemi në rrjedhën e ngjarjeve të qershorit të vitit të kaluar, e cila më pas ka vazhduar me përshkallëzim, edhe me sulmin që ka ndodhur në Banjskë. Ne duke marrë parasysh që kemi kapacitete që mundësojnë kontrolle bazuar në analizën e riskut, jemi zotuar për të bërë procedorimin e bordit për aq sa ne kemi kapacitete të kontrollit.

Në këtë rast ne kontrollojmë aq sa mund të kemi kapacitetin tonë, dhe kjo ka ndikuar që të ketë një reduktim prej rreth 70 për qind të importit në përgjithësi. Mirëpo, me rëndësi është që masa ka qenë efikase duke treguar që nuk kemi pasur infiltrim ose tentim të kontrabandimit të armatimit dhe pajisjeve tjera. Ne sivjet kemi një rritje të theksuar ndaj importit me Shqipërinë. Prej 122 milionë euro sa ka qenë viti i kaluar, në katër mujor, është 130 milionë, që i bie diku afër 25 për qind rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor 2023 nga Qeveria e Kosovës, atë ditë kur u rrëmbyen tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Më vonë Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Një vit pas këtij vendimi kanë reaguar në Qeverinë e Serbisë, duke thënë se u është bërë dëm në vlerë prej 210 milionë eurosh.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është ankuar se Kosova i ka shkaktuar dëm rreth 210 milionë euro, me vendimin e para një viti për vendosjen e masës së sigurisë për produktet serbe që hyjnë në Kosovë.

Drejtori i kësaj Zyre, Petar Petkoviq, është shprehur se me këtë vendim kryeministri Albin Kurti i ka shkelur në mënyrë drastike përveç marrëveshjet e Brukselit, edhe të drejtat e serbëve.

“Kurti shkel drejtpërdrejt edhe CEFTA-n edhe Marrëveshjen e Brukselit dhe në këtë kuptim, kur shikon dëmin më të drejtpërdrejtë të shkaktuar nga ky vendim, tani është rreth 210 milionë euro, por dëmi real në fakt është shumë, shumë më i madh. Së pari, më të kërcënuarit janë serbët në Kosovë dhe Metohi, sepse shumë dyqane që vareshin drejtpërdrejt nga mallrat serbe, dyqane të vogla, janë mbyllur”.

Lidhur me ndalimin një vjeçar të produkteve serbe, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kërkoi nga të dyja palët – Kosova dhe Serbia – që të mos marrin vendime të njëanshme.

“Është qëndrim i Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia në çdo gjë që bëjnë duhet t’u përmbahen marrëveshjeve të lidhura në Dialog (Beograd-Prishtinë) dhe të parandalojnë ose të përmbahen nga lëvizjet që nuk janë të koordinuara dhe të njëanshme”.

Si rezultat i ndikimit të kësaj mase, Kosova ka ndërruar partnerët e saj për importimin e mallrave.

Serbia e cila ka qenë një ndër vendet nga është importuar më së shumti mall nga vendet e CEFTA-s, tash qëndron e treta në radhë me vetëm 3.4 për qind, sipas të dhënave të ASK-së për tregtinë e jashtme të publikuara në fund të majit. Para Serbisë është Shqipëria me 5.5 për qind dhe Maqedonia e Veriut me 5.3. Sipas ASK-së, importet nga vendet e CEFTA-s kanë arritur vlerën e 926 milionëve apo 15,7% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 7,4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023./MONITOR

Sllovenia mesazh për Serbinë nga Kosova

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca gjatë takimit me homologen e tij sllovene, Urshka Klakoçar Zupançiç, ka shprehur shqetësim për tendencat destabilizuese të shtetit serb në Kosovë. Ai konfirmon se nuk mund të flitet për fqinjësi të mirë dhe paqe pa u dënuar autorët e krimit në Banjskë të Zveçanit.

“Kosova është ende në pritje të përgjigjes për kërkesën e saj për anëtarësim në BE, duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk e ka këtë status. Nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë dhe paqe në rajon pa u dënuar kryerësit e këtij krim  vrasja e policit Afrim Bunjakut”, tha Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka falënderuar Zupançiç që Sllovenia është në mesin e shteteve që është pro heqjes së masave ndaj Kosovës. Kurse kryeparlamentarja sllovene vuri theksin te dialogu me Serbinë, duke kërkuar njohjen reciproke si një mënyrë që të çon drejt paqes.

“Vendimet e njëanshme nga ana e Serbisë që të zgjedhin se cilat klauzola të marrëveshjes të zbatojnë dhe cilat jo nuk shihen në sy të mirë nga komuniteti ndërkombëtarë, kur ne duhet t’i respektojmë të drejtat e të gjitha kombeve që jetojnë këtu. Si politikan neve na pëlqen që të flasim shumë për dialogun, ndonjëherë mund të duket si klishe, por nëse nuk i zgjidhim çështje përmes dialogut, atëherë mund të shohim gjëra të këqija sikurse në Ukrainë. Pasi nuk i kushtojmë vëmendje situatave të cilat mund të çojnë tek lufta”, deklaroi Urshka Klakoçar Zupançiç, Kryetare e Kuvendit të Sllovenisë.

Për kushtet e vendosura nga kryeministri Kurti në dialogun e Brukselit, Konjufca kërkoi që të gjitha institucionet e Kosovës t’i mbështesin. Të dy kryeparlamentarët u pajtuan për nevojën që Serbia të dorëzojë kriminelët e Banjskës. Madje Konjufca e ka quajtur shokuese deklaratën e Bashkimit Europian se po presin nga Kosova raport për sulmin në Banjskë, teksa ka shtuar se Serbia favorizohet në procesin e dialogut. sn

‘Urgjent, vullnetarë!’ – Greqia në betejë natën me zjarret në Kios dhe Kos, evakuohen shtëpi e hotele

Greqi – Në ishullin Kos janë 102 zjarrfikës me 13 automjete dhe 7 grupe të njësive këmbësore, ndërsa në ishullin Kios 142 zjarrfikës me 21 automjete dhe 8 grupe të njësive këmbësore 

Puna e zjarrfikësve grekë ka qenë tepër e vështirë gjatë natës. Forcat e saj tokësore u përballen me frontet kritike të zjarrit.

Në mënyrë të veçantë, beteja e forcave zjarrfikëse vazhdon në zjarrin që ra mëngjesin e së hënës në zonën e  Portes Antimachia  në Kos.

Forcat e Zjarrfikësve janë forcuar më tej dhe  në vendngjarje po operojnë  102 zjarrfikës me 13 automjete dhe 7 grupe të njësive këmbësore.

Zjarri, sipas kosnews24.gr, shtrihet nga zona e gurores së vjetër deri në Kardamenë drejtpërsëdrejti përballë kalasë së Antimakisë, ndërsa flakët janë në rrethinën e banesave.

Policia njoftoi banorët dhe vizitorët e Kardamenës që të largohen nga zona dhe të drejtohen në drejtim të Antimakisë, pasi zjarri është afër fshatit. Autobusët shkojnë në hotele për të larguar njerëzit, të cilët dërgohen në shkollat ​​e zonës.

Kryetari i komunës së Kos, Theodosis Nikitaras , në postimin e tij në Facebook ka apeluar për ndihmë nga grupet vullnetare për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit i cili vazhdon që prej mesditës së të hënës.

Dy fronte janë duke u zhvilluar në Kios , një në zonën Koukoudotsumbos dhe tjetri në jug të Sidirounda,  sipas politischios.gr.  Pesë zjarrfikës dhe një zjarrfikës vullnetar në pension pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në spital për ndihmën e parë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet proceduan në arrestimin e një shtetasi, si përgjegjës për shkaktimin e zjarrit në një zonë agro-pyjore në Lampi të Bashkësisë Lokale Sidiroundas në Kios dhe i është vënë një gjobë administrative prej 8,859,375 euro. Burri është ndaluar dhe nesër do të sillet në Prokurorinë Publike të Kios. sn

Image

Kurse sot, mëngjesin e së martës, kryebashku shkruan:

Image

Kurti në Greqi: Bota ndodhet përballë sfidave të një niveli të paprecedent

Athinë – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 26-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë, akademikë të shquar dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare.

Bëhet e ditur se në fjalën e tij në ceremoninë dhe panelin hapës të simpoziumit, ai potencoi që bota ndodhet përballë tre sfidave globale të një niveli të paprecedent: ndryshimet klimatike, pabarazia shoqërore dhe kërcënimet e sigurisë.

Duke vënë theksin te pabarazia shoqërore, ai iu referua një studimi të vitit të kaluar të organizatës ndërkombëtare Oxfam sipas së cilës top 1 përqindëshi i më të pasurve posedon 45.6% të pasurisë globale dhe 59% të të gjitha aseteve financiare në botë. Sipas së njëjtës organizatë, në dekadën e fundit, ky 1% ka vënë në zotërim më shumë se gjysmën e të gjithë pasurisë së re globale, njofton Zyra për informim e Kryeministrit.

“Për aq kohë sa 1% i më të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam drojë që nuk do të ketë paqe të vërtetë ndërmjet shoqërive dhe njerëzve dhe as me natyrën e planetit tonë”, tha kryeministri Kurti.

Ai foli për rëndësinë e rikthimit dhe ruajtjes së domethënies por edhe konkretizimit të ideve të mëdha të lirisë, barazisë, demokracisë dhe drejtësisë dhe për nevojën për të fituar zgjedhje demokratike në mënyrë që të ketë qeverisje demokratike. Kryeministri nënvizoi se një gjë e tillë nuk ka qenë më shumë e rëndësishme se sot, në 80 vjetët e fundit, qysh prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, thuhet tutje në njoftim.

Me pabarazinë gjithmonë e në rritje, gjasat për diktatura dhe fashizëm janë po ashtu në ngritje, tha ai. Në këtë kontekst, kryeministri bëri thirrje për solidaritet më të madh për organizim më të mirë, fitore më të shumta demokratike dhe qeverisje më të gjata të progresistëve e socialdemokratëve, duke mos harruar që demokratët ndihen të kërcënuar nga lufta, kurse autokratët nga paqja.

“Paqja që na duhet është një paqe demokratike dhe demokracia që na duhet është socialdemokracia”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti, thuhet në këtë njoftim.

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet në baza vjetore. sn

O’Brien: Na është premtuar që Radoiçiq do të përballet me ligjin në Serbi

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se Serbia ka premtuar se Millan Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovës, që vranë një zyrtar policor. Gjatë këmbimit të zjarrit më 24 shtator 2023, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Zyrtari amerikan gjatë forumit të Dubrovnikut tha se pret që Serbia të mbajë premtimin.

“SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator [në Banjskë] duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se zoti Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë”, tha O’Brien.

Serbia e akuzon Radoiçiqin për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator. Atij, autoritetet ia kanë ndaluar shkuarjen në Kosovë.

Autoritetet në Kosovë e vlerësojnë si akt agresioni sulmin në Banjskë dhe kanë fajësuar Serbinë se ka gisht në të. Beogradi ka mohuar përfshirjen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur si një prej kushteve për angazhim në dialog me Serbinë, edhe dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij tek autoritetet gjyqësore të Kosovës. Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia nuk është treguar e gatshme të pranojë këtë kusht, gjatë rundit të fundit të dialogut të mbajtur më 26 qershor.

Duke folur për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, O’Brien tha se në dy shtetet duhet të përjashtohet mundësia e përdorimit të forcës për zgjidhjen e çështjeve.

“Mendoj se po ashtu duhet të jemi të qartë se përdorimi i forcës për të arritur te zgjidhja duhet të përjashtohet. Kjo përfshin pjesët më të ndjeshme të Bosnje e Hercegovinës dhe në veri të Kosovës dhe mendoj se këtu aktorët relevantë shtetërorë kanë ndërmarrë qëndrime të forta se nuk mbështesin përdorimin e forcës në këto zona. Por, ne na duhet ta largojmë diskutimin për dhunën, dhunës shtetërore. Kjo do të na mundësonte që të përdorim mjetet që kemi në një mënyrë që ne mevojmë se do të ishte produktive”, tha O’Brien.

Gjatë forumit të Dubrovnikut, ku Kosova u përfaqësua nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u përmend edhe një deklaratë e bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka deklaruar se udhëheqësi i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka treguar se është lider i mirë, strategjik dhe ka “qëlluar kur duhet”, për mënyrën se si ka arritur të marrë kontrollin e rajonit të shkëputur të Nagorno Karabakut.

Por, O’Brien tha se ky është interpretim i gabuar nga Vuçiq, pasi Aliyev, ka shprehur qëllimin që të marrë territore që janë ndërkombëtarisht të njohura si pjesë të Azerbajxhanit.

“Duhet të jemi të qartë: Jo lëvizje në Bosnje, jo lëvizje në veri të Kosovë”, tha O’Brien.

Edhe në të kaluarën, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kundër përdorimit të dhunës për zgjidhjen e mospajtimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, zyrtarët në Kosovë, përfshirë presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti, disa herë kanë thënë se Serbia ka ambicie territoriale karshi Kosovës.

Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për Jasenovcin, Kroacia reagon ashpër

VOA/Ali Salaj

Parlamenti i Malit të Zi miratoi në mesnatën e së premtes, me votat e 41 deputetëve të shumicës parlamentare, një rezolutë për gjenocidin në Jasenovac të iniciuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse.

Kjo rezolutë, sipas analistëve në Malin e Zi, mund të ndikojë në marrëdhëniet me Kroacinë fqinje, e cila më parë paralajmëroi me një notë proteste Podgoricën për pasojat e mundshme të kësaj rezolute.

Në parlamentin që numëron 81 vende, morën pjesë 42 deputetë, nga të cilët vetëm njëri ishte kundër rezolutës së miratuar.

Debati për rezolutën për gjenocidin në Jasenovac u përfshi në rendin e ditës të seancës me propozim të kryetarit të parlamentit Andrija Mandiç, i cili është përfaqësues i partive pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi.

Ai tha se rezoluta e propozuar që mbështetet nga shumica parlamentare nënkupton se “rezoluta do të marrë një formë më të gjerë dhe do të quhet rezoluta për gjenocidin në Jasenovac, sistemi i kampeve Dachau dhe Mauthausen”.

“Njerëz nga Mali i Zi, bashkatdhetarë tanë, qytetarë të ish-Mbretërisë së Jugosllavisë, në të cilën ndodhej Mali i Zi, kanë humbur jetën edhe në sistemin e kampeve Jasenovac, Dachau, Mauthausen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë, ne duam të dërgojmë një mesazh respekti për paraardhësit tanë që vdiqën atje”, tha Mandiç.

Propozimi i rezolutës për Jasenovac-in, ndodhi pasi qeveria e Milojko Spajiç mbështeti muajin e kaluar rezolutën e OKB-së për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, të cilën partitë pro-serbe dhe pro-ruse e kundërshtuan.

Për shkak të miratimit të rezolutës për Jasenovcin, e cila gjendet në territorin e Kroacisë, menjëherë reagoi Ministria e Jashtme kroate duke vlerësuar veprimin e vendit fqinj si instrumentalizim i viktimave për qëllime politike.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë shprehu keqardhjen e saj që “Mali i Zi vendosi të injorojë thirrjet për të mos politizuar viktimat e Jasenovacit dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi”.

Në deklaratë thuhet se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një nga elementët kyç të procesit të zgjerimit dhe një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi.

“Republika e Kroacisë priste që, pas marrjes së IBAR-it, Mali i Zi do të përmbahej nga çdo aktivitet që mund të çonte në prishjen ose përkeqësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe se do t’i përqendronte përpjekjet e saj në përmbushjen e kushteve dhe standardeve në procesin e anëtarësimit, disa prej të cilave janë veçanërisht të rëndësishme për Republikën e Kroacisë”.

Ministria kroate thotë se Mali i Zi duhet të tregojë progres në fushën e përpunimit të krimeve të luftës, zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur dhe çështjen e kompensimit për viktimat, dhe në përputhje me qëndrimin e përbashkët të BE-së për kapitullin 23.

“Republika e Kroacisë pret që Mali i Zi të ketë prioritet zgjidhjen e çështjes së përcaktimit të përgjegjësisë për krimet e kryera nga qytetarët malazezë gjatë agresionit kundër Republikës së Kroacisë në vitet 1990”, thekson ministria kroate.

Rezoluta për Jasenovcin u kritikua ashpër edhe nga opozita malazeze, duke vlerësuar se ajo dëmton interesat kombëtare të Malit të Zi ku ndër të tjera, mund të ndalojë rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

“Mali i Zi do të vazhdojë të nxitojë i përqafuar në nacionalizëm dhe shovinizëm dhe duke i bërë favore Beogradit nga ata që janë ose të shantazhuar ose të paguar,” thanë përfaqësuesitë opozitarë.

Ata vlerësojnë se rezoluta është një mashtrim, për faktin se askush nuk e konteston gjenocidin në Jasenovac.

“Për hir të qëndrimit në detyrë apo për hir të hyrjes në qeveri, jeni gati të shkelni mbi viktimat. Kjo nuk sjell pajtim, por përçarje të reja”, thuhet në reagimin e opozitës malazeze.

Jasenovac përkujtohet si një kamp përqendrimi i krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Kroacisë. Në Jasenovac u vranë dhe u dhunuan me dhjetëra mijëra vetë, shumica e cilëve ishin serbë, romë dhe hebrenj.

Biserko: Vuçiqi s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Sipas saj, Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtarë, veçmas ardhjen në pushtet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-presidenti Donald Trump.

Biserko është pesimiste se do të ketë progres në dialog, pavarësisht takimeve të mundshme të nivelit të lartë por edhe të kryenegociatorëve në Bruksel. Ndërkaq, thekson se perëndimi nuk po e shtynë Serbinë të përmbushë kërkesat sa i përket vënies para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Biserko kërkon nga Bashkimi Evropian që të ketë fokus dialogun edhe pas zgjedhjes së strukturave të reja në union.

“Nuk jam e sigurt se si të vazhdohet vërtet, do të vazhdojë, por nëse të dy palët veçanërisht Beogradi do të jetë i gatshëm të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, nuk jam e sigurt. Kjo varet shumë nga konteksti ndërkombëtar. Para së gjithash, për zgjedhjet në Shtëpinë e Bardhë, kjo është diçka që Beogradi e pret, duke shpresuar që Trump të kthehet. Së dyti, Bashkimi Evropian dhe ajo që u kthye në partinë e djathtë është gjithashtu diçka që Beogradi e konsideron si një lëvizje pozitive për sa i përket interesave të tyre, nga ana tjetër këto grupe, këto parti mund të ndikojnë edhe në politikën e zgjerimit, shumica prej tyre janë kundër. Dhe së treti varet gjithashtu se si Rusia do të vazhdojë me pushtimin e Ukrainës, nëse do të dështojë, sa pak do të reagojë. Problemi është se ky agresion rus me sa duket nuk është vetëm kundër Ukrainës, por kundër gjithë Perëndimit dhe vlerave të saj, dhe qëllimi i tyre është me të vërtetë të shkatërrojnë këtë koncept evropian, që është koncept unik në histori, marrëveshje paqësore etj. gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin tonë, duke marrë parasysh dekadat e kaluara jo vetëm të luftërave, por edhe të keqkuptimeve dhe mospërgatitjen e Serbisë për t’u përfshirë në procesin e normalizimit dhe më vonë të pajtimit”, ka thënë ajo në një intervistë për KosovaPress.

Ajo shton se në rrethanat aktuale ka potencial për një krizë dhe tension mes palëve.

“Epo, nuk mendoj se do të ndodhë shumë. Jo, nuk mendoj se do të ndodhë shumë. Shpresoj se do të ndodhë, por nuk jam e sigurt, por është një mënyrë, si e shoh unë, një lloj kalimi në dialogun e ardhshëm të zhvilluar nga njerëz të ndryshëm, sepse edhe ndryshimi në mandat është në rrugë e sipër. Pra, ne nuk e dimë se kush dhe si do ta kryejnë këtë proces. Shpresoj se ata do t’i kushtojnë vëmendjen e duhur rajonit, duke pasur parasysh se ekziston gjithmonë ky potencial për një lloj krize, një lloj tensioni siç spekulohet që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Pra, është me të vërtetë edhe çështja e sigurisë, dhe BE-ja e trajton rajonin e Ballkanit, Ballkanin tonë Perëndimor si një prioritet sigurie, kështu që si do të ndikojë kjo në dialog dhe në çfarë do të fokusohen, nuk e di. Pra, kjo është diçka që mbetet të shihet”, deklaron Biserko.

Sipas saj, sulmi terrorist i vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, e dëshmon një gjë të tillë. Ajo thekson se bashkësia ndërkombëtare duhet të shohin potencialin e destabilizimit që vjen nga Beogradi, pasi siç thotë perëndimorët nuk po shtyjnë Serbinë të përmbush kërkesat sa i përket vënies para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjska.

“Rasti Banjska ishte me të vërtetë paralajmërues për komunitetin perëndimor, se potenciali i destabilizimit që vjen nga Beogradi ekziston. Ata reaguan me shpejtësi dhe parandaluan përshkallëzimin e kësaj situate. Por për fat të keq, Serbia nuk iu përgjigj si duhet sipas asaj që kërkohej prej saj, si nga BE-ja ashtu edhe SHBA-ja, ata e trajtojnë këtë si reagim të komunitetit serb ndaj diskriminimit në Kosovë, që natyrisht nuk është real, se çfarë ndodhi. Prandaj Serbia nuk po u përgjigjet kërkesave, dhe nga ana tjetër, Perëndimi realisht nuk po e shtyn Serbinë që të përmbushë atë që kërkohet prej saj, por është, do të thosha, edhe rezultat i kontekstit, sepse sipas mendimit tim, Bashkimi Evropian është ende duke jetuar në një zonë komforti, ata janë një lloj riformimi i BE-së për shkak të, si të themi, ndryshimit të shpejtë të kontekstit ndërkombëtar”, thekson ajo.

Krahas këtyre, aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi e konsideron të domosdoshme largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Po sigurisht, ato nuk duhej të vendoseshin në radhë të parë, sepse kjo është diçka që në dukje është e kënaqshme për Serbinë, sepse shpreson të fitojë Serbia për integrimet euroatlantike. Unë nuk shoh përparim në atë mënyrë, sepse Serbia gjithmonë pretendon se është në rrugën drejt BE-së, por shoh vetëm deri në atë pikë që mund të përdorë fondet që janë në dispozicion për rajonin”, përfundon Biserko. /KP

Delegacioni serb ik nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Deputetët e Serbisë, të udhëhequra nga zëvendëskryetarja Snezhana Paunoviç janë larguar sot nga Konferenca Rajonale për Procesin e Berlinit, pas fjalimeve të delegacioneve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Herzegovina.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra shkroi me anë të një postimi në Facebook se gjatë kësaj konference u përsërit roli destabilizues i Serbisë në rajon dhe përgjegjësia e Beogradit në sulmin terrorist në Banjskë.

“Në të vërtetë, ne nuk thamë asgjë që nuk dihet: Serbia është faktor destabilizues në rajon dhe se ajo duhet të marrë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Këtë të vërtetë, por edhe shumë të tjera që ndërlidhin direkt presidentin Aleksandër Vuçiq, do t’ua themi në çdo takim të mundshëm. Derisa Serbia po ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, siç ishte rezoluta e OKB-së për gjenocid në Srebrenicë, Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj të pa alternativë për anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar Deliu-Kodra, e cila në konferencë po merr pjesë së bashku me deputeten Time Kadrijaj.

Konferenca rajonale për Procesin e Berlinit po mbahet në Petrovac të Malit të Zi.

(Balkanweb)

Ministria turke e Mbrojtjes: Ushtria jonë është e përgatitur për çdo skenar, përfshirë Luftën e Tretë Botërore

Ministria turke e Mbrojtjes ka deklaruar se ushtria e Turqisë është e përgatitur për çdo skenar, përfshirë Luftën e Tretë Botërore.

“Nëse pyesni nëse ka një rrezik total si në luftën e parë dhe të dytë botërore, sigurisht ne po vlerësojmë vazhdimisht masat tona të mbrojtjes dhe sigurisë dhe po përditësojmë të gjitha planet tona në dritën e vlerësimeve të reja. Me lehtësi mund të themi se jemi ndër vendet më të përgatitura.”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë tashmë një ushtri dinamike. Është një ushtri që kryen operacione të vazhdueshme në shumë rajone. Ajo ka testuar dhe vërtetuar planet dhe logjistikën e saj. sn

Murphy: Atmosfera politike në Bosnjë më e keqe se lufta, Dodik përgjegjës

Ambasadori i SHBA-së në Sarajevë Michael Murphy e vlerësoi atmosferën e sotme politike në vend si ndoshta më të keqen që nga lufta dhe akuzoi liderin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, se po kërcënon interesat e SHBA-së në Bosnje-Hercegovinë duke shpallur shkëputjen e entitetit të saj.

“Aktualisht, Bosnja dhe Hercegovina po përballet ndoshta me klimën më të keqe politike që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Milorad Dodik është veçanërisht përgjegjës për këto probleme”, tha Murphy në Sarajevë.

Ai shtoi se në BeH mund të dëgjohet “retorikë e keqe, etno-nacionaliste” çdo ditë, e cila, siç pohoi ai, vjen nga të gjitha kombet dhe partitë politike, shkruan KP.

Për Dodikun, ai vlerësoi se retorika e tij është “gjithnjë e më e poshtër, ksenofobike dhe kokëfortë”, ndërsa aktivitetet secesioniste janë një kërcënim direkt për marrëveshjen e paqes të Dejtonit.

“Plani i zotit Dodik për një ‘ndarje paqësore’ të Republikës Serbe nga Bosnja është një fantazi e rrezikshme, e paligjshme dhe përfaqëson një kërcënim për interesat themelore të SHBA-së në Bosnje,” tha ambasadori amerikan.

Ndryshe, Dodik është një objektiv i vazhdueshëm i kritikave nga administrata e SHBA-së dhe shumica e vendeve perëndimore për mbrojtjen e shkëputjes së entitetit që ai drejton nga BeH.

Në seancën e fundit të Këshillit për Zbatimin e Paqes, i cili mbikëqyr punën e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar Christian Schmidt, i përbërë nga vendet perëndimore dhe Turqia, u theksua se lëvizjet përfundimtare secesioniste të Dodik nuk do të kalojnë pa reagim nga administrata ndërkombëtare në BeH.

Vuçiqi bisedon me dhëndrin e Trumpit rreth planeve për Beogradin

Ndërtesa e ish-Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe në Beograd.

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua të mërkurën me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Vuçiq shkroi në profilin e tij në Instagram se ishte një “shkëmbim frymëzues i ideve” dhe se ia tregoi Kushnerit Beogradin dhe “shpjegoi disa nga planet për rritjen edhe më të shpejtë të tij”.

Ai shtoi se Kushner i prezantoi atij një projekt për një “hotel madhështor në Beograd, i cili do të kontribuojë që kryeqyteti ynë të bëhet qendra e kësaj pjese të botës, e cila do të pozicionohet në hartën globale si një destinacion i pashmangshëm dhe seli e dëshirueshme për korporatat, universitetet dhe institucionet më të mëdha ndërkombëtare, por edhe një frymëzim për artistët, shkencëtarët dhe, mbi të gjitha, për të rinjtë nga e gjithë bota”.

Më 15 maj, Serbia e nënshkroi një marrëveshje për rivitalizimin e kompleksit të ish-Sekretariatit Federal për Mbrojtjen Kombëtare me kompaninë “Affinity Global Development”, e cila udhëhiqet nga Jared Kushner.

Kështu, Serbia e ka marrë me qira këtë tokë për 99 vjet.

Kompania e Kushnerit planifikon të ndërtojë një kompleks biznesi-banesor në vendin e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd..

Gazeta New York Times raportoi më 18 mars se investimi kap vlerën e 500 milionë dollarëve dhe se, sipas kontratës së propozuar, shteti i Serbisë duhet të marrë 22 për qind të fitimit.

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë, Goran Veshiq, tha në maj se investitori ka për obligim që në të njëjtën parcelë të ndërtojë një kompleks memorial kushtuar të gjitha viktimave të bombardimeve të NATO-s.

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm u bombardua natën mes 29 dhe 30 prillit dhe më 7 e 8 maj 1999.

NATO filloi bombardimin e ish-Jugosllavisë më 24 mars të atij viti si përgjigje ndaj persekutimit të shqiptarëve në Kosovë nga forcat serbe të sigurisë. REL

‘Shënjestër e karteleve të drogës në Malin e Zi’, Brnabiç: Jeta e Aleksandër Vuçiç është në rrezik

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se jeta e presidentit Aleksandër Vuçiç është në rrezik, deklaratë kjo që përsëritet herë pas here.

Sipas saj  presidenti është i rrezikuar nga kartelet e drogës në Mal të Zi.

Brnabiç tha për televizionin Happy se ekziston rreziku për jetën e tij sepse “Aleksandër Vuçiç është pengesa e vetme për atë mafja”.

“Kërcënimi për jetën e Aleksandër Vuçiçit ekziston për sa kohë që Radoje Zvicer është i lirë”, tha Brnabiç. sn

Delegacioni serb u largua nga takimi në Sarajevë pasi u përmend “anëtarësimi i Kosovës në KiE”

Mbledhja e komisioneve parlamentare për mbrojtje dhe siguri në Sarajevë. Bosnje e Hercegovinë, 12 qershor 2024.

 

Gjatë ditës së parë të takimit vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, në Sarajevë, delegacioni i Serbisë dhe nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Radovan Kovaçeviq, kanë ndërprerë fjalimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe janë larguar nga konferenca.

Kjo u bë e ditur nga anëtari i delegacionit të Kosovës, Arbër Rexhaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, më 12 qershor.

Rexhaj shkroi se delegacioni i Kosovës u përball me sjellje të pahijshme të delegacionit serb.

Sipas tij, ai u mundua që t’ua mbyllë mikrofonat folësve nga Kosova, por “nuk ia doli”.

Ai falënderoi deputetët e Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilët siç tha u rreshtuan qartazi në krahun e Kosovës.

“Ua tham troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Poashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviçit”, tha Rexhaj duke bërë të ditur se pjesëmarrës aty ishte bashkë me deputetin tjetër të Kuvendit të Kosovës, Erxhan Galushi.

Agjencia e lajmeve e entitetit Republika Sërpska, SRNA raportoi se delegacioni serb me Kovaçeviqin – anëtar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të Milorad Dodi – u largua nga konferenca për shkak se “një anëtare e delegacionit kroat, Zdravka Bushiq, tha se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës”.

Kosova i ka kaluar dy prej tri fazave të nevojshme për pranim në Këshill të Evropës, organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut.

Në hapin e tretë – miratimin e anëtarësimit në Komitet të Ministrave – Kosova nuk është përfshirë në agjendë, pasi nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbia dhe liderët e entitetit Republika Sërpska nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Takimi është një mbledhje e rregullt vjetore dyditore e përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, e organizuar nga Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të BeH, Qendrës Rajonale për Bashkëpunim të Sigurisë dhe Misionit të OSBE-së në BeH, me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Kontrollin e Forcave të Armatosura. REL

Ambasada amerikane në Sarajevë i përgjigjet Vuçiçit: Prona është e shtetit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë u është përgjigjur të martën pyetjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me çështjen e pronës shtetërore në Bosnje e Hercegovinë, duke thënë se është e qartë se prona shtetërore i përket shtetit. Më herët të martën, Vuçiq e akuzoi Ambasadën amerikane në Sarajevë se ka shkaktuar “krizë” në Bosnje e Hercegovinë (BeH) duke pretenduar se prona shtetërore nuk u takon entiteteve por shtetit.

“Si, ku dhe prej kur shkruhet diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve”, shkroi Vuçiq në llogarinë e vet në Instagram. Ambasada amerikane iu përgjigj pa humbur kohë duke thënë se nuk ka nevojë të rishikohet historia ligjore e dokumentuar mirë, e as vendimet gjyqësore në lidhje me pronën shtetërore në BeH.

“Siç tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në një fjalim në shkurt 2024: ‘Ka një mënyrë për të folur për pronën duke folur për të në institucionet përkatëse. Por pikënisja është ende e qartë: prona i përket shtetit’”, tha Ambasada Amerikane në Sarajevë.

O’Brien tha në shkurt se në vitin 2001 BeH nënshkroi Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë së ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e cila u ratifikua nga Asambleja Parlamentare e BeH dhe ia atribuoi pronën shtetërore BeH-së, e jo entiteteve të saj. Bosnje e Hercegovina përbëhet nga federata bosnjako-kroate dhe nga Republika Sërpska, nën një qeveri të dobët qendrore.

Bosnje e Hercegovina nuk ka ligj për pronën shtetërore tash e 20 vjet për shkak të mungesës së konsensusit politik. Entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, është përpjekur vazhdimisht të zbatojë një ligj pronësie që synon transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska, pavarësisht se kjo është jokushtetuese.

Vuçiqit ngriti pyetje për pronën shtetërore në BeH pas kritikave të Ambasadës Amerikane në Sarajevë në lidhje me të ashtuquajturin kuvendin gjithëserb, të mbajtur në Beograd më 8 qershor. Ai kuvend u organizua nën sloganin“Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Të hënën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se Deklarata e përbashkët mes Serbisë dhe Republika Sërpska buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime. Republika Sërpska është përpjekur në të kaluarën të nxjerrë ligje që do të rregullonin çështjen e pronës në nivel entiteti. Por, përpjekjet e saj janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës.

Ambasada amerikane rikujtoi në maj 2023 se “sipas ligjit ndërkombëtar dhe praktikës së vendosur shtetërore, vetëm shtetet kanë autoritetin e nevojshëm për të trashëguar të drejtat dhe detyrimet e shteteve paraardhëse, dhe në këtë rast, është shteti i Bosnje e Hercegovinës”. Në atë kohë, ajo theksoi se kjo çështje ishte zgjidhur me Kushtetutën e BeH – e cila është pjesë e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit – e cila thotë: “Republika e Bosnje e Hercegovinës, emri zyrtar i së cilës tani e tutje do të jetë ‘Bosnje e Hercegovina’, do ta vazhdojë ekzistencën e saj ligjore sipas të drejtës ndërkombëtare si shtet”.

Në shtator të vitit 2004, Këshilli për Zbatimin e Paqes i kërkoi Bosnje e Hercegovinës që të gjente një zgjidhje të përhershme për çështjen e pronës shtetërore dhe dhënia e kësaj prone u ndalua me ligjin e vendosur një vit më vonë nga përfaqësuesi i lartë i atëhershëm në Bosnje e Hercegovinë, Paddy Ashdoun./REL/

Zyra e Ambasadës ruse hapet në Banja Llukë

Objekti ku gjendet Zyra e Ambasadës ruse në Banja Llukë, 11 qershor 2024.

 

Marrëdhëniet tona me Republikën Sërpska po përjetojnë një rritje të madhe, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Kontaktet në nivelin më të lartë janë bërë të rregullta”, sipas tij.

Lavrov i bëri komentet gjatë një video-adresimi me rastin e hapjes së Zyrës së Ambasadës ruse në Banja Llukë, të martën.

Me këtë veprim, Bosnje e Hercegovina u bë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, ku Rusisë iu mundësua zgjerimi i misionit diplomatik, pasi nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.

Lavrov tha se ky është një moment “historik” dhe se “ne kemi punuar për këtë qëllim tash e disa vite”.

“Ne do t’i kushtojmë vëmendje prioritare ndërtimit të tempullit ruso-serb, si një qendër shpirtërore dhe kulturore në Banja Llukë”, tha po ashtu Lavrov.

Zyrën e hapën Millorad Dodik, president i entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, dhe Igor Kalabuhov, ambasador i Rusisë në Bosnje e Hercegovinë.

Për hapjen e saj ishte rënë dakord në vitin 2021, para fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Për mundësinë që konsullata të hapej këtë vit, Dodik paralajmëroi qysh në shkurt. Atë e konfirmoi pastaj edhe përfaqësia e Republikës Sërpska në Moskë. REL

Ambasada amerikane në Sarajevë: Deklarata e Kuvendit “gjithserb” sulm i rrezikshëm ndaj Bosnjës

VOA

Ambasada amerikane në Sarajevë tha të hënën se përfundimet e miratuara në Kuvendin gjithserb lidhur me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit dhe shtetin e pavarur të Bosnjë dhe Hercegovinës, nuk paraqesin mbrojtje të marrëveshjes, siç pretendojnë autorët, por janë një sulm i qëllimshëm ndaj asaj marrëveshjeje dhe institucioneve shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës.

Kjo është e rrezikshme”, thuhet në një deklaratë që pasoi mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republikës Serbe, në atë që u quajt “Kuvendi gjithëserb”, në të cilën u miratua një deklaratë për siç thuhet, mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb.

Në deklaratën prej 49 pikash që pritet të miratohet nga parlamenti i Serbisë dhe ai i entitetit serb në Bosnje, kundërshtohet Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fund të muajit maj.

Në tekstin e deklaratës kundërshtohet emërimi i përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar për Bosnjën dhe dënohet, siç thuhet, çdo mosrespektim i Marrëveshjes së Dejtonit dhe bartja e përgjegjësive nga niveli i entiteteve në nivelin qendror.

“Kuvendi gjithserb konsideron se Republika Serbe mundet, në masën që e sheh të arsyeshme, t’i aktivizojë të gjitha kompetencat që sipas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit janë të parapara si kompetenca të subjektit”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

“Ne në Republikën Serbe besojmë se Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të vazhdojë me shkeljet e Dejtonit dhe ndërhyrjen e huaj të përmasave të pamatshme. Është më mirë të jetojmë si fqinjë të mirë, me të drejtat tona, si subjekte politike dhe territoriale, sesa të jemi përherë duke u grindur”, tha gjatë punimeve të Kuvendit, udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Në reagimin e ambasadës amerikane thuhet se “deklaratat publike të bëra nga zyrtarët e Republikës Serbe, veçanërisht presidenti i saj Dodik dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe në lidhje me përfundimet dhe planet për “ndarjen” e Republikës Serbe, shkëputje me një emër tjetër, përfaqësojnë një sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe tërësisë tokësore, sovranitetit dhe karakterit shumetnik të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Ambasada amerikane vëren se as marrëveshja dhe as Kushtetuta e Bosnjës “nuk u japin entiteteve, apo ndonjë organi tjetër nënshtetëror, të drejtën e ndarjes, ‘shkëputjes’ ose ndonjë sinonim tjetër të ngathët për shkëputjen të sajuar nga zyrtarët e Republikës Serbe”, e cila, thuhet në reagim “nuk është shtet dhe mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Ajo nuk paraqet personalitet juridik jashtë Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet në reagim në të cilin theksohet se planet dhe veprimet e zotit Dodik “vënë në rrezik të ardhmen paqësore, demokratike dhe të begatë brenda institucioneve euroatlantike që populli i Bosnjës përfshirë banorët e Republikës Serbe e duan dhe e meritojnë”.

Hovenier: SHBA krenare me njohjen e pavarësisë së Kosovës

Mospajtimin me deklaratën e Kuvendit gjithserb e shprehu të hënën edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier.

Në pjesën për Kosovën të deklaratës së atij kuvendi thuhet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, një nga përcaktuesit e identitetit kombëtar të serbëve…”.

Nuk kam pasur mundësinë t’i lexoj të gjitha raportet lidhur me ‘Kuvendin gjithëserb’, por e kuptoj që aty përdoret gjuhë që thotë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. E kuptoj që ky është qëndrimi i tyre, por ky nuk është qëndrimi i asnjërit prej nesh, nuk është i Shteteve të Bashkuara, i partnerëve tanë të QUINT-it apo kujtdo tjetër”, tha ambasadori Hovenier i pyetur rreth saj, ndërsa nënvizoi se Shtetet e Bashkuara e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe do të qëndrojnë “me krenari” prapa këtij vendimi.

“Kuvendi gjithserb” nga vëzhguesit po shihet si një përpjekje e politikanëve serbë si një rrugë për krijimin e të ashtuquajturës “Bota Serbe” – një kopje e idesë së “Botës Ruse”, që do të bashkonte të gjithë serbët në Ballkan nën një flamur.

Serbia, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës për shkak të luftës së saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit për pretendimet serb ndaj Kosovës.

‘Kathimerini’: Fredi Beleri fitoi 236 271 vota, fushata u drejtua nga djali i tij

Kathimerini

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur etnik grek i burgosur i bashkisë jugore shqiptare të Himarës, është zgjedhur si eurodeputet me partinë qeverisëse të Greqisë, Demokracia e Re, në zgjedhjet evropiane të së dielës.

Me pak mbi 96% të votave të numëruara, Beleri kishte siguruar 236,271 vota, duke u renditur i katërti në mesin e shtatë eurodeputetëve të zgjedhur nga konservatorët dhe i katërti midis 21 eurodeputetëve grekë në përgjithësi.

Fushata drejtohej nga djali i tij, Petro Beleri.

Kryesuesi i votave është gazetari dhe prezantuesi i shquar televiziv Giorgos Aftias, i cili kryesonte me 307,495 vota.

Aftias kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij një muaj e gjysmë përpara zgjedhjeve të së dielës. sn

Nea Demokracia kryeson bindshëm në Greqi, ja ku renditen Fredi Beleri e Pirro Dhima

Në Greqi, zgjedhjet për Parlamentin Europian, kryesohen nga partia në pushtet e qendrës së djathtë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Nea Demokracia.

Fitorja e Demokracisë së Re është me një diferencë të thellë nga SYRIZA e vendit të dytë.

Sipas mediave të huaja, konkretisht, Demokracia e Re përllogaritet të ketë marrë mbi 28.6 % dhe pritet të zgjedhë 7 eurodeputetë.

Përtej fitores së Neo Demokracia, nga numërimi i rreth 50 % të votave deri më tani rezulton se nga kandidatët për eurodeputet të Demokracisë së Re, i treti renditet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Lista e Nea demokracia kryesohet nga gazetari Giorgos Attias me 3775, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (2868) dhe Fredi Beleri (2473).

Më pas vijnë me radhë Manolis Kefalogiannis (2003), Eliza Vozeberg (1941), Eleonora Meleti (1541) Vassilis Kontozamanis dhe Pirro Dhima.

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Brendshme shtatë parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Europian. Në zhvillim e sipër është një triller për partinë që do të marrë mandatin e 21-të, teksa lëviz mes Zërit të Arsyes, Zgjidhjes Helenike dhe KKE-së.

– Ndërkohë SYRIZA arrin nga 13.8% në 17.2% dhe zgjedh 4 eurodeputetë.
– PASOK nga 11.5% në 14.5% dhe zgjedh 3 eurodeputetë.
– KKE nga 8.4% në 10.8% dhe 2-3 eurodeputetë.
– Zgjidhja greke nga 8.4% në 10.8% dhe 2-3 eurodeputetë.
– Fitorja nga 3.3% në 5.3% dhe një eurodeputet.
– Liria e Lundrimit nga 2.6% në 4.6% dhe një Eurodeputet.
– MePA25 nga 1.5% në 2.9%.
– Zëri i arsyes nga 2.2% në 3.6% (MO 2.9%) dhe mbetet e hapur nëse do të zgjedhë një eurodeputet.
– e majta e re nga 1.5% në 2.9%.
– Patriotët nga 0,9% në 2,3%.
– Demokratët nga 0.9% në 1.9%.
– Bota nga 0.5% në 1.5%.
– Të tjera nga 3.6% në 5.6%.

Serbia dhe Republika Sërpska miratojnë deklaratën ku përmendet edhe Kosova

Zyrtarë të lartë të Serbisë, Republikës Sërpska dhe Kishës Ortodokse Serbe, të shtunën në Beograd.

 

Serbia dhe entiteti serb i Bosnje – Hercegovinës, Republika Sërpska, kanë miratuar të shtunën Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe për një të ardhme të përbashkët të popullit serb.

Deklarata është miratuar në Beograd në një takim mes dy qeverive, në kuadër të të ashtuquajturit Kuvend gjithëserb.

Kuvendi synon vërtetimin e unitetit serb.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Deklarata i referohet Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje – Hercegovinë, dhe nuk përmendet përçarja në atë shtet.

Deklarata duhet të miratohet nga Parlamenti i Serbisë dhe ai i Republikës Sërpska brenda 90 ditëve.

Presidenti serb ka thënë se ky dokument përmend edhe Kosovën edhe Rezolutën 1244.

“E kemi përmendur qartë edhe dialogun si rrugë thelbësore për zgjidhje të problemeve mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç dialogut”, ka thënë ai.

Përgjatë takimit është insistuar në, siç është thënë, “përdorimin e emrit të plotë të provincës jugore serbe – Kosova dhe Metohija” – si referencë për shtetin e Kosovës.

Çfarë thuhet për Kosovën?

Përveç pjesës për emrin, në Deklaratë përmendet edhe që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që Kuvendi gjithëserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta 1244

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

Mes tjerash përmendet që serbët në Kosovë, si dhe gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë të Serbisë, duhet të mbrojnë manastiret, kisha, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara.

Nënshkruesit e Deklaratës i kanë dënuar edhe ato që i kanë konsideruar kushte të patolerueshme të jetesës së serbëve në Kosovë, të krijuara prej autoriteteve të Prishtinës, por pa përmendur ndonjë fakt konkret.

Në një pikë tjetër është përmendur edhe nevoja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, si mënyra e vetme e qëndrueshme për zgjidhje të problemit.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Si u zhvilluan punimet?

Vuciq ka thënë në takimin e përbashkët mes dy qeverive se, ruajtja e paqes përbën interesin më të madh të serbëve.

Ai ka thënë se këto fjalë janë zgjedhur me kujdes në deklaratë.

“Ju merrni vendimet tuaja, unë vetëm ju kërkoj që të mendoni një milion herë se sa shumë na duhet paqja”, ka thënë ai, duke iu drejtuar zyrtarëve të Republikës Sërpska, të cilëve u ka thënë se “Serbia nuk do ta lë kurrë në baltë Republikën Sërpska”.

“Mirëpo, kërkesa ime është që të tentoni t’i zgjidhni problemet në paqe dhe me negociata, dhe në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit”, ka thënë ai.

Sipas tij, deklarata e miratuar të shtunën bën fjalë për perspektivën evropiane, por edhe për ruajtjen e miqësive tradicionale.

Pamje nga takimi i përbashkët.

Pamje nga takimi i përbashkët.

Dodik ka thënë se 15 shkurti, që shënon Ditën e Shtetësisë së Serbisë, do të shënohet si ditë e veçantë edhe në Republikën Sërpska.

Ai ka shtuar se “ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar ndaj faktit që Republika Sërpska është krijuar më 9 janar, dhe ne ashtu do ta festojnë krijimin e saj”.

“Republika Sërpka është e kënaqur me autonominë që ka pranuar përmes Marrëveshjes së Dejtonit, mirëpo kjo është vënë në pikëpyetje. Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të vazhdojë të shkelë Dejtonin, është më mirë të jetojmë si fqinj të mirë, sesa përherë të jemi duke u grindur”, ka thënë Dodik.

Ai ka thënë se populli serb dëshiron paqe.

Dodik e ka përshkruar deklaratën e së shtunës si dokument historik për interesat kombëtare të serbëve.

“Kjo deklaratë jep përgjigje për shumë sfida, rreth asaj se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen”, ka thënë ai.

Kuvendi po mbahet në kohën e forcimit të retorikës së autoriteteve në pushtet për “rrezikimin e popullit serb”, për shkak të miratimit në Kombet e Bashkuara të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u kundërshtua nga Beogradi dhe Banjalluka.

Serbia loboi kundër miratimit të rezolutës, sepse Beogradi zyrtar, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë dhe përdor cilësimin “krim i tmerrshëm”.

Rezoluta, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, u miratua më 23 maj.

Fillimisht, kuvendi ishte paraparë të mbahej më 5 dhe 6 maj, në dy festat fetare, Pashkë dhe Shën Gjergji.

Por, Dodik kërkoi të shtyhej mbajtja, pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën. Në Srebrenicë, pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë mbi 8.000 burra e djem boshnjakë, në korrik të vitit 1995.

Në Beograd po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve të Kosovës.

Nisja e Kuvendit

Kuvendi ka nisur me lutje të Kishën e Shën Savës, më të madhen kishë ortodokse në Serbi, nën drejtimin e patriarkut Porfirije.

“Jemi mbledhur për t’iu lutur Zotit për unitet dhe unitet të njerëzve tanë, si dhe për paqe mes të gjithë njerëzve dhe të gjitha kombeve”, ka thënë Porfirije.

“Nuk jemi kundër askujt, mirëpo jemi këtu për të mirën tonë, dhe për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë me ne dhe rreth nesh”.

Ai ka bërë thirrje për unitet dhe harmoni, por edhe për ndërtim të paqes me të gjithë.

Prej aty, pjesëmarrësit kanë shkuar në Pallatin e Serbisë, ku mbahen takimet mes Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republikës Sërpska.

Vuciq ka thënë përmes një postimi në Instagram se vëmendje e posaçme do t’i dedikohet edhe përparimit ekonomik, projekteve të interesit të përbashkët dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit.

“Ne do të vazhdojmë të avokojmë për ruajtje të paqes, stabilitetit dhe identitet kombëtar, kulturor dhe fetar”, ka thënë ai.

Shënimi qendror i manifestimit do të jetë në Sheshin qendror të Republikës, me 48 ansamble folklorike dhe 2.500 valltarë.

Ngjarja përfundon në mbrëmje, me fishekzjarrë nga Parku i Republikës Sërpska.

Pse nevojitej Kuvendi?

Kuvendet, si mënyrë për të marrë vendime, praktikoheshin në kohët e hershme.

Ky model i vjetër popullor-kishtar i vendimmarrjes, i cili e ka origjinën nga mesjeta, tashmë është rikthyer në skenë nga Vuçiqi dhe Dodiku.

Serbi -- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, duke festuar Ditën e unitetit, lirisë dhe flamurit kombëtar serb në Nish, 15 shtator 2023.

Serbi — Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, duke festuar Ditën e unitetit, lirisë dhe flamurit kombëtar serb në Nish, 15 shtator 2023.

Marko Millosavleviq nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë se në këtë mënyrë po rrumbullakohet koncepti i “botës serbe”.

“Qytetarëve të kombësisë serbe, si në Serbi ashtu edhe në Bosnje e Hercegovinë, u është paraqitur përkatësia etnike e tyre si identiteti më i rëndësishëm, e jo të drejtat dhe liritë e tyre civile, të cilat këtu lihen anash”, vlerësoi ai.

Ideja e një “bote serbe” u proklamua nga nënkryetari pro-rus i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, kur ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa presidenti i Serbisë, Vuçiq, mohoi se një gjë e tillë është politikë zyrtare.

Duke komentuar mbajtjen e kuvendit, Millosavleviq thotë se përmes aktiviteteve të kësaj ngjarjeje shihet roli i madh i Kishës Ortodokse serbe, por jo në mënyrën që e lejon Kushtetuta e Serbisë.

“Përkundrazi, ne po shohim një shkelje flagrante të parimit të laicitetit”, tha Millosavleviq.

Duke vënë në dukje se bashkëpunimi kulturor dhe ekonomik është legjitim, ai thotë se shpallja e deklaratës shkakton “dyshim, madje edhe një lloj frike”, veçanërisht ndaj popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Para kuvendit, Dodik u takua me Putinin

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, më 7 qershor, pritën zyrtarët e Republikës Sërpska në vendkalimin Raça e Sremit (Sremska Raça).

Millorad Dodik, president i Republikës Sërpska arriti në kuvend pas një takimi tjetër me liderin rus Vladimir Putin, me të cilin foli në Shën Petersburg.

Dodik, udhëheqës pro-rus i serbëve në Bosnje e Hercegovinë, i cili është nën sanksionet amerikane dhe britanike, falënderoi Putinin që Rusia nuk votoi Rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Putin theksoi se Rusia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe tha se “Dejtoni është baza për ruajtjen e situatës në Bosnje e Hercegovinë, por edhe për zhvillimin”.

Dodik u takua me Putinin në momentin e krizës më të re politike në Bosnje e Hercegovinë, e shkaktuar nga lëvizjet e autoriteteve të entitetit të Bosnje e Hercegovinës – Republikës Sërpska – pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën.

Më 30 maj, Qeveria e Republikës Sërpska caktoi një grup pune me qëllim të hartimit të një propozimi për një marrëveshje mbi “ndarjen paqësore” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në prag të kuvendit, Dodik njoftoi se do të kërkonte mbështetjen e Serbisë në lidhje me “ndarjen” e Republikës Sërpska dhe Federatës së Bosnje e Hercegovinës.

Lidhur me këtë, Vuçiq është përgjigjur se “nuk mund” të komentojë nismën e ndarjes dhe se qëndrimi i Serbisë është respektimi i Marrëveshjes së Dejtonit.

Një përpjekje për t’u shkëputur do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, me të cilat është përcaktuar statusi i dy entiteteve.

Radio Evropa e Lirë

Përgatitën: Krenare Cubolli & Bekim Bislimi

Zyrtarët e Republikës Sërpska mbërrijnë në Serbi për Këshillin Gjithëkombëtar Serb

Zyrtarët e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, kanë arritur të premten në Serbi, pak para organizimit të Këshillit Gjithëkombëtar Serb, që do të mbahet më 7 dhe 8 qershor në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten para mediave se ky është “demostrim i madh”, përmes së cilit Serbia dëshiron të tregojë “jo vetëm unitet në pikëpamje, por edhe unitet në vendosmërinë për të mos fshehur përkatësinë e të njëjtit popull”.

“Sa i përket Republikës Sërpska, ne duam të tregojmë respekt për Marrëveshjen e Dejtonit, për Serbinë dhe Republikën Sërpska, neutralitetin ushtarak dhe shumë parime tjera”.

Është paralajmëruar edhe mbajtja e një takimi qeveritar në të cilin pritet të miratohet Deklarata për mbrojtje të të drejtave kombëtare dhe politike, si dhe për mbrojtje të së adhmes së popullit serb.

Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Nemanja Staroviq, ka thënë më 7 qershor, në një paraqitje televizive se, deklarata do të respektojë Marrëveshjen e Dejtonit, Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës, “sovranitetin e shtetit fqinj, mirëpo edhe sovranitetin dhe integritetin e Republikës Sërpska brenda Bosnje-Hercegovinës”.

Një ditë më parë, Këshilli Gjithëkombëtar Serb dhe Qeveria e Serbisë kanë miratuar protokolle dhe memorandum bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës Sërpska.

Fillimisht organizimi ishte planifikuar të zhvillohej më 5 dhe 6 maj, mirëpo presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i ka kërkuar presidentit Vuçiq që takimi të mbahet pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta është miratuar më 23 maj dhe shpall 11 Korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës.

Serbia ka lobuar kundër miratimit të rezolutës, sepse Beogradi zyrtar nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë, por e konsiderohen vetëm si “krim të tmerrshëm”.

Më 30 maj, pas takimit me Dodikun, Vuçiq ka thënë se uniteti i popullit serb “do të konfirmohet fuqishëm” në Parlament.

Dodik ka thënë në një konferencë për media më 23 maj se do të kërkojë mbështetjen e udhëheqjes së Serbisë lidhur me “shkëputjen e Republikës Sërpska nga Federata e Bosnje e Hercegovinës”.

Një ditë më vonë, Vuçiq ka thënë se “nuk mund” të komentoj për këtë iniciativë, dhe që paqja duhet të ruhet “me çdo çmim”.

Më 30 maj, Qeveria e Republikës Sërpska e ka emëruar një grup punues, me qëllim të hartimit të një propozimi për një marrëveshje për “shkëputje paqësore” në Bosnje-Hercegovinë.

Tentime për ndarje të tilla në Bosnje-Hercegovinë përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës së shtetit. REL

Zgjedhjet evropiane- Fiton partia e Mitsotakis, Beleri i dyti më i votuar

Me 34% të votave, një sondazh i kompanisë Intervieë për gazetën Politike në Greqi ka nxjerrë “Demokracinë e Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis fituese, 48 orë përpara zgjedhjeve evropiane të së dielës.

Akoma më e thellë është përqindja kur pyetja bëhet për personazhin që është më i përshtatshëm për kryeministër, pasi Kyriakos Mitsotakis del i pari me 40%, i ndjekur nga kreu i SYRIZA, Stefanos Kasselakis me 17% dhe Nikos Androulakis me 7%.

E frikshme është diferenca e Demokracisë së Re me SYRIZA, me partinë më të madhe opozitare në Greqi që e ndjek me 18%. Në vendin e tretë sipas sondazhit do të renditet PASOK me 13%.

I njëjti sondazh ka përllogaritur edhe votën për secilin prej kandidatëve për eurodeputetë të Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s dhe befasi përbën emri i Fredi Belerit.

I përzgjedhur nga Mitsotakis si kandidat pasi u dënua në Shqipëri për shitblerje votash, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës renditet i dyti me 30.7% dhe shanset që ai të jetë eurodeputet grek në Parlamentin e ri europian janë relativisht të larta.

Një tjetër emër i minoritetit grek në Shqipëri del fitues sipas sondazhit. Ish-peshëngritësi, njëherësh kampioni olimpik për helenët, Pirro Dhima është i 9 me 15.7% dhe i fundit që kalon pragun për eurodeputet. /A2

Për Demokracinë e Re:

• Eliza Vosenberg 36.5%

• Fredi Beleris 30.7%

• Vangelis Meimarakis 21.6%

• Dimitris Tsiodras 21.2%

• George Autias 19.2%

• Vassilis Kontozamanis 16.9%

• Maria Spiraki 16.5%

• Stelios Kymbouropoulos 16.4%

• Pirros Dimas 15.7%

Për SYRIZA-n:

• Kostas Arvaniti 42.5%

• Nikos Farandouris 39.3%

• Nikos Pappas 38.7%

• Elena Kountoura 32.9%

• Dhurata Augeri 17.1%

• Sophia Bekatorou 16.9%

• Marios Athanasiou 16.6%

• Evangelos Antonaros 16.5%

Albin Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Bayraktar

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompaninë turke që bën prodhimin e dronëve luftarak Bayraktar TB-2.

“Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kurti në Facebook.

Ai thotë se aty ka parë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma.

Bayraktar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit

Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen.

Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë. sn

Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazez me Vuçiqin – Kisha Ortodokse Serbe kanal i ndikimit rus

Michael Roth, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundestagut dhe ish-Ministër për Evropë i Gjermanisë në një intervistë për gazetën e Malit të Zi “Pobjeda” ka thënë se është i shqetësuar për lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazez me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Sipas Roth, Vuçiq e ka dëshmuar që është një partner jo i besueshëm për rajonin. Aleanca të tilla, sipas tij, i minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi.

“Është shqetësuese kur politikanë malazezë janë në lidhje ngushta me një lider që ka dëshmuar të jetë një partner jo i besueshëm për BE-në dhe rajonin. Aleanca të tilla mund të minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi. Udhëheqësit e vendit duhet të kenë prioritet angazhimin e tyre ndaj vlerave dhe parimeve demokratike të BE-së për të qëndruar në rrugën e duhur. Vendi tani ka një shans real për të kapërcyer ndarjet, qofshin ato etnike, fetare apo politike, në një përpjekje të përbashkët për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian – ky shans është unik dhe i ndjeshëm ndaj kohës dhe nuk duhet të minohet” ka theksuar deputeti.

Duke folur për rolin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe konstatimet se ajo është nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të Vuçiq dhe si një ekzekutuese i influences ruse Roth thotë se është i shqetësuar për këtë.

“Unë e kuptoj dhe e respektoj plotësisht që shumë qytetarë të Malit të Zi e gjejnë shtëpinë e tyre shpirtërore në Kishën Ortodokse Serbe; kjo është një çështje e lirisë fetare, një e drejtë themelore e njeriut. Megjithatë, jam thellësisht i shqetësuar për ndikimin politik të Kishës Ortodokse Serbe, veçanërisht përfshirjen e saj në sistemin arsimor të Malit të Zi dhe ndikimin e saj tek të rinjtë. Në këtë kuptim, roli i Kishës në Mal të Zi është shqetësues. Jam dakord me vlerësimin e Parlamentit Evropian se Kisha Ortodokse Serbe vepron si një kanal i ndikimit rus dhe se paraqet një kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi”. bw

Ulqin, përurohen veprat folklorike “Balada Popullore të Shqiptarëve në Malin e Zi”

VOA/Ali Salaj

Në Ulqin u përuruan dy veprat e njohura të studiuesit Ismail Doda “Balada Popullore të shqiptarëve në Malin e Zi”, të cilat vlerësohen si krijimet popullore më interesante në folklorin shqiptar.

Studiuesi Agron Xhagolli, vuri në dukje, rëndësinë e regjistrimit të baladave ndër shqiptarët në Malin e Zi që, sipas tij, paraqesin një punë studimore në nivel përgjithësues.

“Dr.Doda si njohës i mirë i të folurës së shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi ka ditur që me kujdes dhe vëmendje të regjistrojë si një mbledhës serioz lëndën folklorike duke respektuar parimin fonetik. Vlerat e këtij botimi nuk kanë të bëjnë vetëm me cilësinë dhe vlerat e baladave të përfshira. Lënda e renditur është e përfshirë në dy ndarje të mëdha: balada legjendare dhe balada realiste dhe me grupime të shumët brenda tyre “, tha zoti Xhagolli.

Analisti dhe kritiku i artit, Qazim Muja këto balada i quan vepra të artit, jo vetëm për shqiptarët në rajon, por për tërë njerëzimin me një funksion të veçantë letrarë dhe artistik, të cilat, siç tha ai, duhet të ruhen dhe të mbrohen në mënyrë të veçantë.

“Poezia popullore, qoftë ajo epike apo lirike meriton vëmendje të veçantë për shkak të karakterit të veçantë. Ajo historikisht është më e rrezikuar karshi ndryshimeve dhe zhdukjeve. Në fakt ajo nuk shfaqet gjithmonë dhe gjithkund, nuk gjendet tek të gjitha kombet, por vetëm tek disa popuj siç është rasti i tej theksuar në letërsinë popullit tonë dhe për ruajtjen e mirëmbajtjen e saj kërkohen kushte të veçanta socio historike”, tha zot Muja.

Në këtë kuadër zoti Xhagolli, vuri në dukje, rëndësinë e këtyre veprave, të cilat do të jenë një ndihmesë dokumentuese për folkloristikën shqiptare.

“Vëllimi i baladave është një ndihmesë dokumentuese për folkloristikën shqiptare në përgjithësi. Bibliotekat tona me botimin e këtij vëllimi do të pasurohen me një vlerë të cilësuar me shumë interes,” tha studiuesi Xhagolli.

Studiuesi dhe mbledhësi i folklorit Ismail Doda përkujtoj punën e gjatë dhe të mundimshme si në shkollimin ashtu edhe në mbledhjen e lëndës folklorike (INC)

“I takoj asaj gjenerate të dënuar që nuk guxonim të mësonim në gjuhën shqipe dhe kur janë pjekur kushtet unë u ktheva në vendin tim si bleta dhe duke studiuar në Prishtinë”, tha autori Doada

Studiuesit vlerësojnë se këto botime janë vepra unike që hyjnë në fondin e veçantë të folklorit të popullit shqiptar, shprehur në të folmen e gegërishtes dhe si të tilla fitojnë përjetësinë në antropologjinë kulturore shqiptare.

SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të premten se propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”.

Të enjten, Qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.Ambasada amerikane tha se ky propozim nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “e vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”.

“Këto janë interesa thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe ruajnë ato, mes tjerash, duke i mbajtur përgjegjës ata të cilët i rrezikojnë ato”, thuhet në komunikatë, shkruan REL.

Ajo e akuzoi Millorad Dodikun, presidentin nacionalist të Republikës Sërpska dhe Qeverinë e RS-së, se u përpoqën ta arsyetojnë këtë vendim bazuar në “gënjeshtra dhe dezinformata, me qëllim për ta frikësuar popullin në Republikën Sërpska, që t’i mbështesin ata në këtë rrugë të rrezikshme”.

“Faktet janë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Nuk ka konspiracion ndërkombëtar për ta ndarë RS-në dhe Dodik, nuk mund ta gjejë asnjë deklaratë ku një zyrtar amerikan bën thirrje për shuarjen e RS-së”, thuhet tutje në komunikatë.

Ajo e bëri të qartë se, sipas Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe Kushtetutës së Bosnjës, Bosnja e Hercegovina (BeH) është trashëgimtare e Republikës së Bosnjë e Hercegovinës.

“Kushtetuta e BeH nuk u jep të drejtë entiteteve apo njësive nënshtetërore për ndarje apo shkëputje”. RS-ja mund të ekzistojnë vetëm brenda BeH.”

Veprimet e Dodikut, sipas Ambasadës, e rrezikojnë të ardhmen brenda institucioneve euroatlantike që populli i Bosnjës, përfshirë RS-së, e duan.

Kina dhe Serbia, vend kandidat për në BE, nënshkruajnë 29 marrëveshje

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Presidenti kinez Xi Jinping është pritur ngrohtë nga udhëheqja dhe populli serb gjatë vizitës në Beograd. Pas takimeve me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç u njoftua për arritjen e 29 marrëveshjeve për të ndërtuar “të ardhme të përbashkët”, megjithëse nuk u dhanë detaje për këtë. Presidenti kinez gjithashtu tha se kur është fjala për Kosovën, Pekini përkrah qëndrimin serb për të ruajtur “sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”.

“Një miqësi e çeliktë” ishte fjalia që u përsërit disa herë për të përshkruar marrëdhëniet në mes të Kinës dhe Serbisë gjatë takimeve të Presidentit kinez, Xi Jinping dhe homologut serb, Aleksandar Vuçiç.

“E kam parë nga afër se populli serb është një mik i çeliktë. Ju jeni miqtë më të mirë të Kinës dhe popullit kinez”, tha Presidenti Xi para se të fillonte takimin me udhëheqjen serbe.

Pas takimit, udhëheqësi kinez dhe ai serb dolën në ballkonin e Pallatit Serbia për të përshëndetur mijëra njerëz që ishin sjellë me autobusë të veçantë për të përshëndetur udhëheqësin kinez.

“Rroftë miqësia e çeliktë në mes të Serbisë dhe Kinës. Ju lus për duartrokitjen më të madhe për Presidentin Xi”, tha Presidenti Vuçiç.

Përtej deklaratave për miqësi të hekurt, të dy udhëheqësit njoftuan se do të “thellojnë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik midis dy vendeve” dhe “do të ndërtojnë një epokë të re me një të ardhme të përbashkët midis Kinës dhe Serbisë”.

“Ne po kalojmë në një komunitet që flet për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve tona. Ky është niveli më i lartë i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe jam krenar që sot, si President i Serbisë, nënshkruaj një deklaratë të tillë me presidentin Xi”, tha zoti Vuçiç pas takimit.

Kjo e bën vendin ballkanik të parin në Evropë që ka rënë dakord për një dokument të tillë me Pekinin, megjithëse përmbajtja e marrëveshjes nuk u sqarua në detaje, kjo ka pak gjasa t’i pëlqejë Bashkimit Evropian që i ka dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në bllokun evropian.

Vitin e kaluar Kina dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për tregëti të lirë, e cila siç tha Presidenti Xi sot, do të fillojë të zbatohet në korrik.

“Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kinë-Serbi do të hyjë zyrtarisht në fuqi më 1 korrik të këtij viti”.

Marrëveshja për tregti të lirë, nuk është në përputhje me kushtet e BE-së për anëtarësim. Serbia zyrtarisht dëshiron të bashkohet me bllokun 27-vendesh, megjithatë ajo është larguar vazhdimisht nga kjo rrugë. Kina ka derdhur miliarda dollarë në Serbi në formë investimesh dhe kredish, veçanërisht në miniera dhe infrastrukturë.

Të dy vendet nënshkruan sot 29 marrëveshje, që nga zgjerimi i artikujve bujqësorë serbë që do të importohen në Kinë, tek nisja e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Beogradi për në Shangai dhe më pas edhe në Guangzhou.

Kritikët thonë se Serbia mund të shërbejë si një kalë troje kinez dhe si portë hyrëse e Pekinit në Evropë.

Presidenti Xi mbërriti në Serbi në një datë simbolike, 25 vjetorin e bombardimit të Ambasadës Kineze në Beograd nga NATO-ja gjatë luftës së Kosovës, kur u vranë tre shtetas kinezë.

Incidenti ka ndihmuar në krijimin e lidhjeve të ngushta politike midis Kinës dhe Serbisë duke mbajtur qëndrim të ngjajshëm edhe për Kosovën. Kjo u bë e qartë sërish në Beograd.

“Kina mbështet përpjekjet e Serbisë për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial, për çështjen e Kosovës”, tha Presidenti kinez.

Sot, gjatë një konference shtypi, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se vizita e Presidentit Xi synon të rrisë tensionet mes Serbisë dhe Perëndimit.

“Unë mendoj se kjo vizitë po bëhet për të rritur tensionet në mes të Serbisë dhe Perëndimit dhe kjo vizitë nuk ndihmon. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se bombardimi i ambasadës kineze në vitin 1999 ishte një aksident. Ne kemi kërkuar falje dhe besoj se edhe kemi paguar dëmshpërblim për familjet e viktimave. Vizita fatkeqësisht bëhet qëllimisht të përkojë me këtë ditë”, tha zoti Escobar.

Presidenti i Kinës e filloi vizitën në Evropë me takimet në Paris me Presidentin Emmanuel Macron dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Urusula von der Leyen, ku temat kryesore ishin tregtia dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Nga Beogradi, Presidenti Xi udhëton për në Hungari të mërkurën në mbrëmje. Ashtu si Serbia, Budapesti shihet si një nga partnerët më miqësorë të Kinës në Evropë.

Presidenti Xi nis vizitën në Serbinë në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj ambasadës kineze

VOA/Marrë nga Associated Press

Vizita e Presidentit Xi Jinping të martën, në Serbi, një vend aleat i Kinës në Evropë, bëhet në një ditë simbolike, 25 vjetorin e bombardimit të ambasadës së Kinës në Beograd në kohën e fushatës ajrore të NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

Avionët amerikanë hodhën 5 bomba në ambasadën e Kinës në kryeqytetin serb në 7 maj të 1999. Ndërtesa u përfshi nga flakët, tre shtetas kinezë humbën jetën, 20 persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e ngjarjes, e cila, që atëherë, ka rënduar në marrëdhëniet mes dy fuqive.

Presidenti Xi iu referua bombardimeve në një artikull të botuar në gazetën serbe “Politika” të martën, duke shkruar se “nuk duhet të harrojmë se 25 vjet më parë, NATO-ja haptazi bombardoi ambasadën e Kinës në Jugosllavi”, sipas përkthimit të publikuar në median shtetërore kineze.

“Populli kinez e vlerëson paqen, por nuk do të lejojë më kurrë që të ndodhin përsëri tragjedi të tilla”, shtoi ai.

Aleaca ushtarake perëndimore kishte nisur ndërhyrjen ajrore në mars të atij viti për të detyruar Slobodan Milosheviçin që t’i jepte fund spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës.

Aso kohe, Shtetet e Bashkuara kërkuan ndjesë dhe thanë se bombardimi ndaj ambasadës ishte një gabim që ndodhi për shkak të të dhënave të pasakta të shërbimeve inteligjente. Uashingtoni tha se bombardimet kishin si objektiv godinën kryesore të eksportuesit shtetëror serb të armëve, që gjendej në të njëjtën rrugë, në një distancë të afërt me ambasadën.

“Imagjinoni nëse dikush, edhe gabimisht, godet ambasadën amerikane, një nga selitë e saj kudo nëpër botë. Reagimi do të ishte i menjëhershëm”, thotë Sven Biscop, profesor mbi politikat e jashtme dhe të sigurisë evropiane në Universitetin “Ghent” dhe Institutin “Egmont”. “Ndaj, për një vend si Kina, është e qartë se kjo është diçka e madhe. Dhe sigurisht që nuk është harruar”.

Ngjarja shkaktoi zemërim tek qytetarët kinezë dhe nxiti ndjenjat anti-amerikane dhe spekulimet se sulmi ishte i qëllimshëm dhe jo një gabim. Mosbesimi lidhur me incidentin vazhdon edhe sot e kësaj dite. “Ka të ngjarë të mos e dimë kurrë përfundimisht se cila është e vërteta”, tha zoti Biscop. “Por një gjë është e sigurtë. Në luftë, incidente të tilla ndodhin dhe unë zakonisht kam prirjen të anoj nga shpjegimi më i thjeshtë se sa të shpik teori të ndërlikuara”.

Bombardimi shkaktoi tendosje të marrëdhënieve të Pekinit me Shtetet e Bashkuara dhe afroi marrëdhëniet mes Kinës dhe Serbisë. Kina është investitori më i madh i huaj në Serbi dhe partneri i dytë tregtar më i madh pas Bashkimit Europian. Pekini e kundërshtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s dhe që atëherë ka mbështetur synimet e Beogradit për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, të mbështetur nga Perëndimi. Në këmbim, Serbia ka qenë një një aleat besnik i Pekinit dhe u ka hapur dyert, pa kufizime, investimeve kineze prej miliarda dollarësh, edhe pse formalisht kërkon anëtarësim në Bashkimin Europian.

Miqësia mes popullit kinez dhe serb do të na frymëzojë të vazhdojmë përpara. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me miqtë tanë serbë për synimet tona, për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit drejt përparimit, për të shkruar një kapitull të ri në zhvillimin dhe rijetësimin kombëtar dhe drejt ndërtimit të një komunitet kinezo-serb me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, në këtë epokë të re”, shkruante Presidenti Xi.

Sinjalet e mbështetjes së Kinës ishin qartësisht të dukshme para vizitës së Presidentit Xi, të martën dhe të mërkurën. Në Beograd, flamuj të mëdhenj kinezë ishin vënë në muret e godinave të larta si edhe në aksin rrugor që lidh aeroportin me kryeqytetin. Pas vizitës në Serbi, Presidenti Xi do të udhëtojë drejt Hungarisë. Ai pritet të vizitojë vendin e ish-ambasadës kineze dhe të nderojë viktimat e bombardimeve. Aty ku ndodhej ambasada tani gjendet një qendër kulturore kineze. Kompleksi i gjerë thuhet se përfshin një Institutin “Konfuci”, ekspozita, zyra, hapësira banimi dhe një hotel. Ai shihet si simbol i ndikimit në rritje të Kinës në Serbi dhe në mbarë Evropën.

Politikani serb: Në vjeshtë do të ketë një tjetër sulm në veri të Kosovës

Politikani serb Boban Bogdanoviç, i larguar nga vendi i tij, siç thotë ai, për çështje sigurie bëri një koment në rrjetin X, se Serbia është duke organizuar një tjetër sulm në veri të Kosovës. Ai pretendon se informacionin e ka nga “burime 100% të sakta”. Sipas tij, qëllimi është “shkëputja” e atyre zonave nga Republika e Kosovës duke ia bashkuar Serbisë.

Ai pretendon se sulmi do të kryhet diku “gjatë vjeshtës”. I kontaktuar nga Gazeta Nacionale ai tha se burimet e tij “janë po ata të njëjtët” që sipas tij e kishin paralajmëruar për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar; për të cilin thotë se e kishte paralajmëruar “që përpara sulmit” në një seri komentesh në rrjetet sociale bashkë me thirrjet që Republika e Kosovës të shpallte Listën Serbe si organizatë të jashtëligjshme dhe terroriste.

Bogdanoviq thotë se qeveria e re serbe e sapovotuar “është qeveri dhe kabinet i luftës”; dhe se është po ajo kastë politike e përgatitur për këtë mësymje të veriut të Kosovës. Politikani kontrovers serb pretendon se disa qindra terroristë paramilitarë serbe janë futur ndërkohë në veri dhe po qëndrojnë në gjendje pasive, por mund të aktivizohen “diku nga vjeshta” dhe të nisin sulme edhe ndaj vetë KFOR-it.

Më pas thotë se mund të ndërhyjnë “1 mijë njësi speciale paramilitare” nga territori i Serbisë. Vlen të thuhet se ai nuk jep ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.

“Po, ky është plani. Banjska ishte vetëm të tregonin se çfarë mund të bëjnë” – ka thënë ai. Në një konferencë për media më 23 dhjetor të vitit të kaluar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për një rigrupim të forcave paramilitare të Millan Radojçiqit në Kopaonik, nga ku kishte informacione se “po përgatisin sulme të reja ndaj Kosovës”./ lapsi.al/

Analisti Bielamowicz: Qeveria serbe me figura thellësisht të komprometuara

Kuvendi i Serbisë zgjodhi Qeverinë e re serbe. Bashkë me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq, janë betuar 31 anëtarë të Qeverisë. Kryeministri Millosh Vuçeviq tha se qeveria e tij do të vazhdojë rrugën e neutralitetit.

Por Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se kabineti i ri përfshin dy palë të vijës së ashpër të sanksionuar nga SHBA, Vulin dhe Popoviq, dhe një numër figurash thellësisht të komprometuara, shkruan RTK.

“Serbia ka një qeveri të re të udhëhequr nga Millosh Vuçeviq. Kryeministri i ri zotohet të “mbajë Kosovën brenda Serbisë” dhe të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kabineti i ri përfshin dy palë të vijës së ashpër të sanksionuar nga SHBA, Vulin & Popovic, dhe një numër figurash thellësisht të komprometuara”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.sn

Image

“Civilët janë shumë më mirë të armatosur se policia”, dështon fushata për çarmatosjen e Serbisë

Pas fushatës së çarmatimit në Serbi, numri i armëve legale u zvogëlua me 190.000 copë. Por në qarkullim kanë mbetur edhe shumë armë të tjera ilegale.

“Ne të gjithë e dimë se të gjithë kemi armë, por askush nuk do t’jua pranojë këtë”, thotë për DW Ivan M.* (38) nga Novi Sadi. Familja e tij nuk dëshiron të flasë se çfarë lloj arme posedon.

Ivona R.* (40), një grua nga Novi Sadi, gjithashtu pranon se ka një armë që e ka trashëguar nga babai i saj i ndjerë. Edhe Goran P.* (59), nga një qytet i vogël në Vojvodina, ka pasur një armë, siç thotë ai, pothuajse gjithë jetën. Ata të gjithë bëjnë jetë të qetë. Siguria e tyre nuk është në rrezik. Por posedimi i armëve në Serbi nuk është rezultat i një kërcënimi real të sigurisë, është një çështje e traditës.

“Vlerësohet se civilët tanë janë shumë më mirë të armatosur se policia,” tha për DW ekspertja e sigurisë Branislava Kostiq, që shihet në dasmat tona, festimet dhe të ngjashme.

Këtë e vërtetojnë vlerësimet e projektit hulumtues zviceran “Small Arms Survey” nga viti 2018, sipas të cilit, Serbiaështë e treta në botë për sa i përket armatimit civil – pak pas Jemenit dhe SHBA-së me mbi 39 armë të lehta për çdo njëqind banorë, që është tre herë e gjysmë më shumë se të dhënat zyrtare të shtetit.

Me bombë në treg
Mirëpo, kur në majin e kaluar ndodhën dy vrasje masive, ku mbetën të vrarë 17 persona dhe u plagosën 21 të tjerë, u duk se për një moment ndryshoi disponimi ndaj armëve. Shteti miratoi një sërë masash që shpallnin çarmatimin në shkallë të gjerë të Serbisë.

Një aksion dy mujor gjatë të cilit qytetarët u ftuan të dorëzojnë armët pa pasoja dhe pa përgjegjësi penale, ka rezultuar në dorëzimin e 82.398 armëve të zjarrit, 4.243.139 copë municion dhe 26.485 mjete shpërthyese. Ministria deklaroi se ishte aksioni më i suksesshëm i kryer ndonjëherë.

“Ajo që nuk ishte mirë, ishte mënyra se si janë sjellë ato armë, sepse kemi informacione se njerëzit kanë bartur bomba në transportin publik. Duhej organizuar në një mënyrë më të sigurt, që ekspertët të merrnin armët”, shpjegon për DW, Marina Kostiq Shulejiq nga Shoqata Profesionale e Sektorit të Sigurisë.

Gjatë fushatës, qytetarët paraqitën një sërë situatash absurde në rrjetet sociale, duke treguar se si mbanin pistoleta në çantat e tyre, më pas rrugës për në punë apo pasi bënin pazar në treg, ndaloheshin në polici për të lënë armët. Ata dëshmuan gjithashtu se kanë pritur në radhë para sportelit të policisë për një orë e gjysmë së bashku me shtetas të tjerë të “armatosur”.

“Problemi i dytë është se ato armë nuk ruhen në mënyrë të sigurtë pasi janë pranuar në stacionet e policisë”, shton Branislava Kostiq për armët që nuk janë përditësuar, të renditura, të regjistruara.

Polici vodhi 272 pistoleta

Një nga shembujt e neglizhencës është rasti i një polici nga Nishi, i cili vodhi 272 pistoleta të cilat ishin dorëzuar në stacion gjatë operacionit. Siç shkruan mediat vendase, informacionet fillestare ishin se mungonin 63 pistoleta, ndaj për shkak të të dhënave të dobëta, ka pasur një proces të gjatë tenderimi se sa pistoleta janë vjedhur në të vërtetë.

Abuzimet janë të mundshme, sepse aksioni është kryer papritur dhe pa procedura të hollësishme se çfarë të bëhet me armët e grumbulluara, beson Marina Kostiq Shulejiq. Prandaj shoqata e saj i bën thirrje MPB-së: “Nuk kemi informacione nëse ato armatime janë shkatërruar apo janë ruajtur diku apo ndoshta janë shitur dhe shpërndarë diku tjetër. Ne thjesht nuk e dimë se çfarë ndodhi me kaq shumë armë të mbledhura”.

Nuk ia vlen

Bashkëbiseduesit tanë nuk ia dorëzuan armët policisë, por për këtë arsye policia iu foli në procesin e rishikimit të lejeve për mbajtjen e armëve. Goran P.* thotë se përvojat e tij me policinë kanë qenë shumë të këndshme.

“Ata erdhën, shpjeguan gjithçka bukur dhe më doli që do të duhej të paguaja rreth 200 euro për ta mbajtur armën”, thotë Gorani. “Prandaj ua kam dorëzuar armën dhe do ta blej lehtësisht një tjetër ilegalisht”. Çfarë rëndësie ka”.

Ekspertet femra me të cilat biseduam nuk habiten nga një qëndrim i tillë. Branislava Kostiq thotë se përllogaritjet janë se numri i rasteve të tilla mund të shkojë deri në 80.000, sepse njerëzit nuk duan të paguajnë taksa, por duan të kenë armë.

Rezultatet e masave të qeverisë, të cilat tregojnë se nga 766.665 armë të regjistruara menjëherë pas vrasjes, ky numër ka rënë në 575.695 sot, pra mund të jenë vetëm maja e ajsbergut, sepse të gjitha argumentet e tjera mbështesin tezën se numri i armëve pa leje po rritet në të njëjtën kohë.

“Ne shohim edhe rritjen e numrit të armëve në rrugë, që do të thotë se ka më shumë të tilla në tregun ilegal”, thotë Kostiq Shuleji. Shumë armë po shkojnë në Ukrainë, kështu që mund të ndodhë që disa nga këto armë të kthehen prapë ilegalisht.”

Nuk ka ulje të dhunës në një shoqëri

Megjithatë, disa nga masat e shpallura nga qeveria pas vrasjeve masive nuk janë zbatuar. Hulumtimi i Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë (BCBP) tregon se shteti ka hequr dorë nga shtrëngimi i kushteve për marrjen e armëve, si dhe nga futja e një kontrolli të detyrueshëm gjashtëmujor shëndetësor për personat e armatosur, pasi këto dy masa do të kërkojnë një ndryshim në Ligjin për Armë dhe Municion. Nga ana tjetër, ashpërsimi i paralajmëruar i dënimeve për armëmbajtje pa leje dhe futja e një vepre penale që do të dënonte këdo që lejon fëmijët të posedojnë armë, do të kërkonte ndryshime në Kodin Penal.

Pra, a ka lëvizur ndonjë gjë nga pozicioni fillestar? “Për pyetjen kulturore, evropiane nëse luftërat, por edhe këto vuajtje e tmerre që ndodhën, na kanë mësuar se sa probleme lidhen me armëmbajtjen, përgjigja është: Jo, sigurisht që jo. Grumbullimi i armëve tregoi se armët më së shpeshti i kthenin të moshuarit, jo të rinjtë, sepse kishin frikë për fëmijët dhe nipërit e tyre. Megjithatë, të rinjtë nuk kishin nevojë të kthenin armët”, thotë Branislava Kostiq.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk është përgjigjur për pyetjen, nëse të dhënat statistikore tregojnë ulje të dhunës në shoqëri. Edhe një rishikim sipërfaqësor i faqeve të para të mediave tregon se dhuna e bashkëmoshatarëve nuk ndalet, se shkalla e lartë e femicideve vazhdon të regjistrohet, se kronika e zezë është përplot.

“Nuk mund të zgjidhet një formë e dhunës, derisa nuk zgjidhet problemi i një shoqërie që mbijeton me dhunë”, vlerëson Branislava Kostiq, “Njerëzit tashmë janë mësuar me faktin se kushdo që ka pushtet ka mundësi të shkelë të gjitha të drejtat tuaja. një nga karakteristikat e një shoqërie të dhunës. Padyshim që ne po bëhemi shoqëri e dhunës me shumë karakteristika, e një nga ato është se me kalimin e kohës njerëzit e pranojnë dhunën si normale”, përfundon Kostiq. dw

Shpallet përbërja e re e Qeverisë serbe

Ndërtesa e Qeverisë së Serbisë në Beograd

 

Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hënën emrat e ministrave të rinj në kabinet.

Siç paralajmëroi, Qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – mes tjerash për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Shefi aktual i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratisllav Gashiq, deri më tash ministër i Policisë.

Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, do t’i bashkohet Qeverisë si ministër i Punëve të Jashtme.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviq, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.

“Zavetnici” në Qeveri

Millica Gjurgjeviq Stamenkovski, kryetare e partisë së djathtë, Zavetnici, do ta drejtojë Ministrinë për Përkujdesje Familjare.

Kjo parti, deri tani, ka vepruar në opozitë, por, pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, ka nisur bashkëpunim me Partinë Përparimtare Serbe, që ka pushtetin.

Si partnere e saj në koalicion, do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në Serbi, që do të mbahen më 2 qershor.

Ministrat e rinj të Qeverisë serbe përfshijnë edhe ish-sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, si ministër i Punës, Darko Gllishiqin si ministër për Investime Publike dhe Dejan Ristiqin si ministër për Informim.

Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë do të rikthehet Zllatibor Llonçar, i cili nuk e ka mbajtur këtë post në përbërjen e kaluar, ndërsa Ministrinë e Kulturës do ta marrë Nikolla Selakoviq.

Ministri i deritashëm i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, do ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë.

Ministre e re e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale do të jetë Jellena Zhariq Kovaçeviq, ndërsa Adrijana Mesaroviq do të jetë ministre e Ekonomisë.

Kush i mbajti ministritë?

Sinisha Malli mbetet në krye të Ministrisë së Financave, ashtu si edhe Irena Vujoviq në postin e ministres së Ekologjisë dhe Dubravka Gjedoviq Handanoviq si ministre e Minierave dhe Energjetikës.

Ministre e Drejtësisë mbetet Maja Popoviq dhe ministër i Ndërtimit mbetet Goran Vesiq. Tomisllav Momiroviq, po ashtu, ruan portofolin e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme.

Ministre për Integrime Evropiane mbetet Tanja Mishqeviq, ndërsa Sllavica Gjukiq Dejanoviq do të jetë sërish ministre e Arsimit.

Jellena Begoviq do të jetë ministre e Shkencës edhe në këtë përbërje, ndërsa Millan Kërkobabiq do të vazhdojë ta udhëheqë Ministrinë për Përkujdesje ndaj Fshatrave.

Udhëheqës i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve edhe në këtë mandat do të jetë Tomisllav Zhigmanov, ndërsa ministër i Sportit sërish Zoran Gajiq.

Husein Memiq, ndërkaq, mbetet në krye të Ministrisë së Turizmit dhe Rinisë.

Përveç Nenad Popoviqit, Qeveria e re serbe do t’i ketë edhe katër ministra të tjerë pa portofol. Ata janë: Novica Tonçev, Gjorgje Milliqeviq, Usame Zukorlliq dhe Tatjana Macura.

Tonçev dhe Milliqeviq, zyrtarë të Partisë Socialiste të Serbisë, ishin ministra pa portofol edhe në përbërjen e fundit të Qeverisë.

Ish-ministrja e Kulturës, Maja Gojkoviq, u propozua për kryetare të Qeverisë Krahinore të Vojvodinës.

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime kundër shqiptarëve të Kosovës

Pjesëtarë të grupit Çakallët. Fotografia nga arkivi është shkëputur nga një video-incizim.

Ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999.

Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill, edhe gjashtë ish-pjesëtar të Ushtrisë Jugisllave u dënuan me krime lufte. Predrag Vukoviq u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiq me 12, Sinisha Mishiq me pesë, ndërkaq Lazar Pavlloviq, Sllavisha Kastratoviq dhe Boban Bogiçeviq u dënuan me nga dy vjet burgim secili.

Ndërkaq, Vellko Koriqanin dhe Millan Ivanoviq u liruan nga akuzat.

Sipas aktakuzës, ish-anëtarët e Detashmentit të 177-të të ushtrisë territoriale të Ushtrisë Jugosllave, (të njohur si “Çakallët”), morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë prillit dhe majit të vitit 1999.

Të pandehurit, siç u tha në aktakuzë, morën pjesë në vrasjet dhe në shkatërrimin e pronave të civilëve.

Prokurorët thanë se Toplica Milladinoviq si komandant i detashmentit, kishte urdhëruar dëbimin e civilëve shqiptarë dhe se ai kishte njohuri për vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme.

Në aktakuzë u tha se vrasjet u kryen në mënyrë mizore dhe tinëzare, teksa në shumicën e rasteve viktimat u qëlluan pas shpine. Më pas, shumica e trupave të viktimave u dogjën, në mënyrë që ata të mos mund të identifikoheshin.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Beogradit mund të apelohet.

Natasha Kandiq nga organizata joqeveritare, Fondi për të Drejtën Humanitare, pas vendimit se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme.

“Ndjenja ime, pas 14 vjetësh që nga nisja e gjykimit për vrasjen e civilëve në Qyshk, Zahaq, Lubeniq dhe Pavlan, është se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme në procedurat gjyqësore”, tha ajo përmes një deklarate të lëshuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Gjykimi për këtë rast nisi më 2010. Vendimi i parë ishte marrë më 2014, por Gjykata e Apelit e Serbisë e kishte shfuqizuar atë më 2015.REL

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Kalimi kufitar i Batrovcit ku policia serbe i mbajti të bllokuar për më shumë se 20 orë udhëtarët nga Kosova, më 17 prill 2024.

 

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova.

Siç thanë për Radion Evropa e Lirë në Ambasadën britanike, ata janë në dijeni për arrestimin dhe po ofrojnë ndihmë konsullore.

Sadik Duraku nga Gjakova, Kosovë, i cili u arrestua në Serbi më 17 prill nën dyshimin se ka kryer krime lufte, është në paraburgim prej 30 ditësh, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe anëtarët e familjes së tij.

Sipas saj, Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd ka vendosur më 19 prill që Sadik Durakut t’ia caktojë masën paraburgim prej 30 ditësh.

Sadik Duraku nga Kosova, i cili ka nënshtetësi britanike, është ndaluar më 17 prill në pikën kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë në Batrovci, ka konfirmuar MJPD-ja.

Pas arrestimit të tij, autoritetet serbe e informuan atë se Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte po e akuzon atë me akuza se ka kryer krime lufte gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, tha MJPD-ja.

Bazuar në vendimin e arrestit të Policisë në Kikindë të datës 17 prill, Duraku dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”, dhe se dyshohet se “së bashku me persona të panjohur gjatë vitit 1999, në zonën e komunave së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.

Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për arrestimin e Durakut.

Sipas vëllait të Sadikut, Avdylit, këto akuza nuk qëndrojnë pasi para luftës në vitin 1999, Sadik Duraku jetonte me familjen e tij në Angli. Avdyli, po ashtu, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja shëndetësore e vëllait të tij, Sadikut, është “e rëndë”, pasi ai ka dy stenta në zemër.

Avokati i tij mbrojtës ka konfirmuar se administrata e burgut ia ka ofruar terapinë e duhur gjatë paraburgimit, njoftoi MPJD-a.

Ministria bëri të ditur se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, ka dërguar kërkesë zyrtare në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të marrë informacione rreth arsyeve të arrestimit të Sadik Durakut, si dhe detaje tjera relevante.

“Ambasadori Jashari ka komunikuar edhe me përfaqësitë diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi, të cilat i ka njoftuar për rastin”, thuhet në njoftim.
Jashari u ka dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve serbe që në ditët në vijim t’i lejohet që ta vizitojë Sadik Durakun në paraburgim.

Më 17 prill, sipas autoriteteve të Kosovës, Serbia ka ndaluar mbi 1.400 qytetarë të Kosovës për më shumë se 20 orë në pikat kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.

Qeveria e Kosovës i cilësoi këto veprime si hakmarrje të Serbisë për mbështetjen e dhënë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i ka mohuar këto akuza, duke thënë se vonesat janë shkaktuar nga masat shtesë të sigurisë në kufi dhe se lëvizja e qytetarëve të Kosovës “nuk është e kufizuar”.

Më pas, Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian. Radio Evropa e Lirë

Vdes shqiptarja gjatë lindjes në Vranjë, rasti nuk raportohet në polici e prokurori nga spitali

Një grua shqiptare nga Komuna e Preshevës, ka vdekur gjatë lindjes në Qendrën Shëndetësore në Vranjë.

Ngjarja ka ndodhur më 17 prill, ndërsa foshnja ka mbijetuar dhe është në gjendje të mirë, raporton Luginalajmi.

Por sipas medias lokale, vdekja e 37-vjeçares shqiptare M.A. nuk është raportuar në polici apo në prokurori nga mjekët kujdestar, por Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, ka nisur hetimet në bazë të shkrimeve në rrjetet sociale, e cila ditën e shtunë ka urdhëruar policinë që të kontrollojë Qendrën Shëndetësore të Vranjës.

‘Pas hetimeve, policia ka konfirmuar në Prokurori se autopsia e gruas në lindje është kërkuar që të zhvillohet në Institutin për Mjekësi Ligjore në Nish’ – thuhet në deklaratën e kryeprokurores publike, Danijela Trajkoviq.

Megjithatë, sipas mediave nga Vranja tanimë po përcaktohen rrethanat në të cilat ka vdekur lehonia shqiptare, ndërsa kontrolli i brendshëm, autopsia klinike dhe mjeko-ligjore ka përfunduar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë.

Siç ka paralajmëruar drejtori, Sasha Gjorgjeviq, të hënën pritet ardhja e inspektorit shëndetësor në ketë institucion shëndetësor.sn


Send this to a friend