Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi.
Ministra të Jashtëm shqiptarë në shtetet e Ballkanit aktualisht janë tre të tillë: Gent Cakaj në Shqipëri, Meliza Haradinaj-Stublla në Kosovë dhe Bujar Osmani në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi bëhet i ditur nga “Novosti”, e cila ka nxjerrë detaje lidhur me formimin e Qeverisë që do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiç, përcjell INA.
Sipas mediave malazeze, Abazoviç ka luajtur një rol vendimtar në formimin e kësaj qeverie dhe eliminimin e pushtetit të deritanishëm të Milo Gjukanoviçit.
Abazoviç ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, duke mbajtur në fokus Kosovën dhe mosprekjen e njohjes së saj, NATO-n si dhe rrugëtimin në BE.
I pyetur për mundësinë që Mali i zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se natyrisht do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën.
Madje thotë ai “pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen e afërt dhe të merren vesh me qëllim të uljes së tensioneve dhe mundësimit të procesit të pajtimit. Paqja nuk ka çmim.”
“Të gjithë këtu e duan paqen. Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat. Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”. Përpos dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe zgjedhjes së Bujar Osmanit për ministër të jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Dritan Abazoviç do të jetë shqiptari i katërt në rajon që do të mbajë postin e shefit të diplomacisë të një shteti.
Por, kush është shqiptari Dritan Abazoviç, në duart e të cilit ndodhet e ardhmja e Malit të Zi?
Ai lindi në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazoviç u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Po në Sarajevë, ai përfundoi doktoraturën në 2019, në Fakultetin e Shkencave Politike, përcjell INA.
Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara dhe mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Washington D.C.
Nga 2010 deri në 2012, ai ishte Drejtori Ekzekutiv i televizionit TV Teuta (Ulqin, Mali i Zi). Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.
Në vitin 2010, ai botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Që nga viti 2010, ai ka punuar si mësues i shkollës së mesme në Ulqin, duke dhënë mësim ne sociologjinë e Kulturës, Komunikimin dhe historinë e fesë.
Ai flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe. Më 2017, ai ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.
Si u bë pjesë e politikës në Mal të Zi?
Abazoviq ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012.
Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviqin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.
Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviq u largua nga Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të themeluar në 2015.
Ai aktualisht është president i URA dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar.
Qeveria e Bullgarisë ka lejuar që avionët e SHBA-së të marrin pjesë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit ku Forcat Ajrore janë në krizë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në vendimin e publikuar nga qendra për media e Kryeministrisë thuhet se për periudhën 26-30 tetor, 8 avionë luftarakë të SHBA-së bashkë me avionët Mig-29 të Bullgarisë do të mbrojnë hapësirën në kuadër të zbatimit të “policisë ajrore”.
Një qëllim tjetër i përfshirjes së avionëve amerikanë në këtë detyrë është edhe që të kontribojnë në sigurimin e përshtatjes për përdorimin e avionëve të tipit F-16 Block 70 të cilët Bullgaria i ka blerë nga SHBA-ja dhe të cilët do t‘i dorëzohen vendit në vitin 2024.
Në kuadër të zbatimit të policisë ajrore të filluar në vendet e NATO-s pas pushtimit të Krimesë në 2014 nga Rusia, thuhet se Bullgaria kishte marrë mbështetje të përkohshme nga 4 avionët Eurofighter Typhoon që forcat ajrore të Italisë i dërguan në vitin 2017.
Flota e Forcave Ajrore e Bullgarisë përbëhet nga avionë të tipit Mig të prodhimit rus që kanë jetë të kufizuar teknologjike.
Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka votuar kundër njohjes së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të presidencës, të mbajtur të enjten.
Anëtari kroat i presidencës, Zhelko Komshiq, i cili edhe e ka bërë propozimin për shqyrtimin e njohjes së Kosovës, ka votuar pro, sikurse anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviq.
Vendimi në presidencës trepalëshe merret me konsensus të tre anëtarëve.
“Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Ne votuam 2-1 për atë vendim. Dodik ishte kundër dhe kjo do të jetë një temë në javët e ardhshme. Pritet që Dodik të kërkojë një seancë të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të paraqesë ato tema ku ndërlidhet Kosova dhe Republika Srpska. Kjo është një temë e rrezikshme që mund të përshkallëzohet me historinë e ndarjes, dhe supozoj se të gjithë e dini ku na çon tërë kjo”, ka thënë Komshiq.
Ai shtoi se Kosova është një realitet, është një shtet i pavarur.
“Kushdo që ka frikë nga një vendim si njohja e Kosovës nuk duhet të ulet në Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës”, u shpreh Komshiq.
Kërkesa për shqyrtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës u bë nga anëtari i presidencës, Zhelko Komshiq, kjo pasi që anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik ka kërkuar se në seancë të diskutohet zhvendosja e ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem. Por as për zhvendosjen e ambasadës nuk u arrit konsensus në presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.
Ndryshe, në kuadër të një marrëveshjeje me Kosovën, të nënshkruar në Uashington më 4 shtator, Serbia ka rënë dakord për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem. rel
Në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Sërpska në Banja Llukë, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), sot në mëngjes ka vdekur Momçillo Krajishnik, raporton Anadolu Agency (AA).
Krajishnik me aktvendim të plotfuqishëm të Tribunalit të Hagës në mars të vitit 2009 u shpall përgjegjës për deportimin, zhvendosjen e dhunshme dhe krimet mbi boshnjakët dhe kroatët civilë në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) në periudhën nga muaji prill deri në dhjetor të vitit 1992. Ai është shpallur fajtor edhe sepse ishte pjesë e ndërhyrjes së përbashkët kriminale, që kishte për qëllim pastrimin e territoreve që gjatë luftës ishin nën kontroll të serbëve boshnjakë.
Në aktvendimin e Tribunalit, mes tjerash, theksohet se Partia e atëhershme Demokratike Serbe (PDS) nga fundi i tetorit të vitit 1992 themeloi kuvend ushtarak të serbëve boshnjakë, në krye të së cilës ishte Krajishnik. Ky kuvend menjëherë filloi me themelimin e strukturave paralele të pushtetit, ndërsa më 12 maj formoi edhe ushtri.
Në korrik të vitit 1990 Momçillo Krajishnik ishte në mesin e themeluesve të Partisë Demokratike Serbe (PDS), lideri i së cilës ishte Radovan Karaxhiq.
Krajishnik ishte pjesëmarrës në negociatat paqësore për BeH në qytetin amerikan Dejton në vitin 1995, ndërsa më vonë Richard Holbruk, emisari special amerikan për Ballkanin, e quajti Krajishnik “zotëri JO”, meqë ishte i pakompromistë gjatë negociatave.
Në zgjedhjet e para pasluftës në Bosnjë e Hercegovinë, në vitin 1996, Krajishnik u zgjodh anëtar i Presidencës së BeH-së nga radhët e popullit serb. Në këtë post qëndroi deri në vitin 1998.
Ai u arrestua në Pale në prill të vitit 2000 dhe u dërgua në paraburgim në Tribunalin e Hagës. Ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla Del Ponte, e quajti arrestimin e tij “ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme”, ndërsa ish-emisari amerikan për Ballkanin e quajti “një nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në Ballkan” pas luftës.
Pas vuajtjes së 13 vite burg për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit, Krajishnik u kthye në shtëpi në Pale, në entitetin e Republikës Sërspka, në BeH. Ndonëse u dënua me 20 vite burg, kryetari i Tribunalit, Teodor Meron, në fillim të korrikut të vitit 2013 mori vendim për lirimin e përkohshëm të tij pasi vuajti dy të tretat e dënimit me burg.
Krajishnik kaloi nëntë vite nga dënimi në Tribunalin e Hagës, por katër vite e gjysmë i kaloi në burgun në Britani të Madhe.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë realizuar një takim në qytetin turk, Marmaris, transmeton Anadolu Agency(AA).
Takimi është konfirmuar nga kryeministri Rama, i cili në rrjetet sociale ka shkruar se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje të tjera.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Recep Tayyip Erdoğan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Rama.
Aleksandër Vuçiq thotë se Serbia nuk ka pasur përkrahje në Shtetet e Bashkuara në 30 vitet e fundit dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët deri në këtë moment.
“Respekt është treguar ndaj Serbisë”, tha ai si mysafir në televizionin shtetëror RTS.
Ai tha se solli origjinalet e marrëveshjes që nënshkroi, në mënyrë që njerëzit të shohin se çfarë është e vërtetë.
Vuçiq deklaroi se shërbimet e Serbisë e dinin se do të kishte pika “të vështira për Serbinë”.
“Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht”, tha ai.
Presidenti Vuçiq tha se Serbia kurrë nuk ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë ishin të mbyllura për serbët deri në këtë moment
“Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë presioni kishte mbi ne dhe ata”, tha ai.
Siç deklaroi lideri i SNS-së, forca e Amerikës dihet dhe çfarë bënë ata për Prishtinën.
“Mjafton që ata të thonë – ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka”, thotë Vuçiq.
“Më besoni, ishte një luftë e vështirë, ne nuk fjetëm natën, kishim një përgjigje për gjithçka. Ata kishin mijëra letra që bartnin me vete”, tha ai, duke shtuar se kishte bërë një punë të mirë për vendin.
Ai deklaroi se donte të arrinte “një fitore të vogël dhe të bënte gjëra të mira për fëmijët dhe të ardhmen e Serbisë”. Express
Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan deklaroi se shteti i tij nuk do ta njohë Kosovën në asnjë mënyrë.
“Ne nuk e njohim Kosovën, jo vetëm shkaku i dashurisë karshi Serbisë. Ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë. Ekziston rezoluta 478 e cila të gjitha shteteve ua ndalon hapjen e ambasadave apo njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit”, ka thënë Nabhan për televizionin serb, “Nova S”.
Ai ka shtuar se vendi i tij, ndonëse është i rrezikuar drejtpërsëdrejti me vendimin e Serbisë që ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem, nuk do të ndërmarrë kundërmasa.
“Ekzistojnë rreth 40 shtete islame që e njohin Kosovën dhe ekziston pajtim mes gati të gjitha shteteve islame se do ta ndërpresin bashkëpunimin me secilin vend që e hap ambasadën në Jerusalem. Ekziston rreziku që Kosovën ta çnjohin rreth 40 shtete islame, e pastaj çfarë iu mbetet. Do të ketë edhe shumë dekada të raporteve të mira midis Serbisë dhe Palestinës. Raporti ynë është i tillë që nuk bazohet në dokumente të përkohshme ose ‘ad hoc’, raportet tona janë parimore. Nuk pres që kjo që ka ndodhur t’i trazojë raportet tona dhe nuk do të doja të vijë tek një gjë e tillë, ndonëse është shkaktuar dëm serioz. Do të shohim në bisedime me miqtë tanë se si harmonizojmë qëndrimet tona dhe t’i shmangim gjërat e pakëndshme”, ka thënë Nabhan.
Kryetari i lëvizjes URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviç ka bërë një deklaratë kërcënuese se nuk rri në një Qeveri, në të cilën kërkohet tërheqja e njohjes së Kosovës.
Sipas tij nëse iniciohet kjo gjë, ai largohet nga Qeveria, meqë pohon se për të qenë partnere qeverisëse, duhet secili të respektojë parimet.
“Absolutisht do të dalim nga Qeveria. Absolutisht largohem nga një Qeveri e tillë që inicion diçka të tillë. Nëse vjen jashtë kësaj marrëveshje me u iniciu, ne s’jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi”, – tha ai për Klan Kosova.
Ai foli për bashkëpunim me BE dhe NATO-n. “Njësoj është edhe për pikat tjera, këtu ka edhe interesa të tjera të popullit malazez, ka shenja tjera identiteti, bashkëpunimi me NATO-n, çdo pikë prej atyre shtatë nëse preken, nuk është partneri ynë. Ne duhet të bëjmë bashkëpunim – neve na duhet të shkojmë drejtë Bashkimit Europian, neve na duhet NATO se jemi shtet i vogël, na duhet bashkëpunimi me vendet e rajonit, partitë e pakicave”, – përfundoi ai.
Anëtarët e presidencës trepaleshe të Bosnje-Hercegovinës, kanë vendosur që të mbajnë dy seanca të jashtëzakonshme më 17 shtator, në të cilat do të diskutohet çështja e njohjes së Kosovës dhe zhvendosjes së ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem.
Kërkesa për të shqyrtuar njohjen e Kosovës është bërë nga anëtari i presidencës, Zhelko Komshiq dhe tjetra për zhvendosjen e ambasadës nga anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik.
Javën e kaluar, Serbia, në kuadër të një marrëveshjeje me Kosovën, të nënshkuar në Uashington, ka rënë dakord për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem.
Presidenca e Bosnje-Hercegovinës mbajti konsultime të mërkurën, në të cilën po ashtu vendosi që seanca e rregullt e Presidencës do të mbahet më 17 shtator, në të cilën do të disktohet kërkesa e anëtarit të presidencës, Millorad Dodik për t’u bashkuar me nismën “mini-Shengen”.
Çështja e Kosovës ka qenë temë diskutimi të mërkurën në Sarajevë, mes Zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, njëherësh Përfaqësuesit të Posaçëm të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe anëtarëve të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq dhe Millorad Dodik.
Xhaferoviq duke folur në emër të presidencës trepalëshe tha se njëra nga temat e diskutimit ishte edhe pozicioni i Bosnje-Hercegovinës karshi dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Në mënyrë të qartë është thënë se ai dialog nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nga shtetet e rajonit dhe se i përket vetëm Prishtinës dhe Beogradit”, tha Xhaferoviq.
Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik në një konferencë për media, pas takimit me Palmer, ka thënë se ai e kupton faktin që SHBA-ja e ka pranuar Kosovën, por shtoi se “nuk do të ndalem së pyeturi se si është e mundur që një rregull të vlejë për njërën palë, e një tjetër për palën tjetër”.
Ndryshe, Palmer bisedoi me tre anëtarët e presidencës edhe rreth pjesëmarrjes së Bosnjës në stërvitjet ushtarake me forcat e NATO-s dhe aleatët e saj.
Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019. rel
Liderët në Mal të Zi në konferencën e përbashkët për media.
Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar, të cilat e kanë fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 30 gusht, në një konferencë për media të mërkurën kanë prezantuar parimet mbi të cilat do të mbështetet qeveria e ardhshme dhe të cilat nënkuptojnë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe që përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi.
Parimet e marrëveshjes, të cilat janë përafruar nga liderët e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë” e Zdravko Krivokapiqit, Aleksa Beçiqit dhe Dritan Avazoviqit, kanë deklaruar që Qeveria e re e Malit të Zi:
Në mënyrë të përgjegjshme do të zbatojë të gjitha obligimet ndërkombëtare që i ka marrë mbi vete shteti, do të forcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe me përkushtim do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian;
Do t’i depolitizojë plotësisht institucionet kyçe qeveritare, me qëllim të luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
Do të respektojë Kushtetutën e Malit të Zi dhe nuk do të nisë nisma që kanë për qëllim ndryshimin e flamurit, stemës dhe himnit të shtetit;
Nuk do të nisë procedurë për tërheqjen e pranimit të pavarësisë së Kosovës;
Nuk do të hakmerret mbi baza politike apo çfarëdo baze tjetër.
Do të miratojë dhe rishikojë të gjitha ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim të integrimit sa më të shpejtë të Malit të Zi në BE.
Do t’iu mundësojë partive të pakicave pjesëmarrjen në qeveri, pavarësisht se a kanë apo jo status parlamentar.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor Shtetëror, tre koalicionet opoziare kanë fituar 41 mandate. “E zeza mbi të bardhë” në krye me Aksionin e Bashkuar për Reformën (URA) të Dritan Abazoviqit ka marrë katër mandate, “Për të ardhmen e Malit të Zi” në krye me Frontin Demokratik ka marrë 27 mandate dhe “Paqja është kombi ynë” e Aleksa Beqiqit ka marrë dhjetë ulëse në parlament. rel
Siç raporton portali Klix.ba, sot në Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës ndodhi një dramë e vërtetë. Gjegjësisht, Dodik paraqiti një kërkesë për të mbajtur një sesion të jashtëzakonshëm me një pikë në rendin e ditës mbi transferimin e Ambasadës së BiH nga Tel Aviv në Jeruzalem. Sidoqoftë, Zeljko Komsiç kërkoi gjithashtu një sesion të jashtëzakonshëm me një propozim që BiH ta njohë Kosovën.
Kreu i Republikës Srpska, Milorad Dodik, dërgoi një kërkesë për të mbajtur një sesion të jashtëzakonshëm të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, me vetëm një pikë në rendin e ditës; “Propozimi i Vendimit për ndryshimin e selisë së Ambasadës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Shtetin e Izraelit.
Kjo kërkesë erdhi pasi anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Sefik Dzaferovic dhe Zeljko Komsic, vlerësuan publikisht se propozimi i Dodik për të zhvendosur Ambasadën e Bosnjës dhe Hercegovinës në Shtetin e Izraelit nga Tel Aviv në Jeruzalem ishte populist dhe jorealist.
Portali boshnjak shkruan “se ndërkohë, kishte një kërkesë për të mbajtur një sesion tjetër të jashtëzakonshëm të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, në 10:45, vetëm pesëmbëdhjetë minuta para seancës së kërkuar nga Milorad Dodik”.
Gjegjësisht, kjo është një kërkesë nga kabineti i anëtarit të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komçiq. Kabineti i Komsiç kërkoi që “Propozimi i Vendimit mbi Njohjen e Republikës së Kosovës” të diskutohej në atë seancë të jashtëzakonshme.
Në kërkesën e tij, Dodik thekson se sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin është i padiskutueshëm. Ai gjithashtu rendit cilat shtete kanë lëvizur deri më tani ambasadat e tyre nga Tel Aviv në Jeruzalem.
Deri më tani, vetëm tre shtete e kanë bërë atë, dhe disa shtete të tjera kanë zyra të hapura në Jeruzalem. Duke nënshkruar marrëveshjen në Uashington, Serbia mori përsipër të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik 2021. Kosova, e cila do të marrë njohje nga Izraeli, do të bëjë të njëjtën gjë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha pas një takimi me të Dërguarin Special të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mathew Palmer dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në Bruksel, se BE-ja këmbëngul që ajo duhet të drejtojë dialogun politik mes dy vendeve.
“BE-ja padyshim që dëshiron një rol kyç për veten dhe dëshiron që ajo të jetë bartësja e këtij procesi. Ata po analizojnë atë që është bërë në Uashington dhe mendoj se ata duan të përdorin një pjesë të asaj që është arritur në Uashington për të bërë përparim më të shpejtë. Se a janë më të lumturit në botë – kushdo që do t’ju thoshte atë – nuk do ta thoshte të vërtetën,” u tha Vuçiç gazetarëve.
Presidenti i Serbisë tha se dialogu me Prishtinën është detyrim i shtetit, të cilin e ka marrë nga paraardhsit.
“Nëse do të më pyesnit nëse do ta pranoja atë në 2009 dhe 2010, kur autoritetet tona e pranuan, unë nuk do ta pranoja, por u votua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe është detyrimi ynë sot dhe ne nuk mund të zgjedhim. Ne jemi në rrugën evropiane dhe ne duhet t’u besojmë partnerëve tanë nga Evropa “, tha presidenti i Serbisë.
Vuçiq gjithashtu deklaroi se ai beson se do të ketë përparim në raundin e ardhshëm të dialogut dhe paralajmëroi se takimin e radhës do të ngris çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në profilin e tij në Instagram, Vuçiq vlerësoi se takimi me Palmer dhe Lajçak ishte i mirë dhe deklaroi se ata diskutuan për “të gjitha temat e rëndësishme dhe si të vazhdohet dialogu nesër (7 shtator)”.
“E jona ishte që të luftojmë për një marrëveshje të rëndësishme në Uashington, të tregojmë guxim dhe vendosmëri. Serbia dëshiron të respektohet edhe në Uashington, edhe në Moskë, edhe në Bruksel dhe në Kinë”, shkroi ai ndër të tjera.
Presidenti i Serbisë arriti në Bruksel nga Uashingtoni, pas nënshkrimit të marrëveshjes më 4 shtator, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.
Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të mori pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Më 7 shtator, në selinë e BE-së, do të mbahet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku do të marrin pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel do të takojë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. rel
Presidenti i Serbisë, Aleksandêr Vuçiq, tha se një marrëveshje bilaterale është arritur mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpi të Bardhë dhe se pala e tretë, Kosova, “nuk është njohur”.
Vuçiq u tha gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Shtëpi të Bardhë se ai i është mirënjohës presidentit amerikan, Donald Trump.
“Ne kemi pasur një bisedë bilaterale të shkëlqyeshme dhe kjo është një gjë e madhe për Serbinë dhe për mua personalisht. Ne jemi pajtuar për gjëra të mira për vendin tonë. Ne nuk kemi asgjë për t’u frikësuar” tha Vuçiq.
“Ajo çka është e rëndësishme për ne është se përmes marrëveshjes bilaterale, marrëdhëniet me një nga fuqitë më të mëdha në botë (SHBA) është përcaktues i drejtpërdrejtë për t’u marrë me ekonomi dhe disa çështje politike, mirëpo që nuk janë të dhimbshme për vendin tonë”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë tha se marrëveshja përmban 16 pika, mirëpo ato nuk janë të ngjashme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.
Vuçiq tha se është pajtuar të hapet në Beograd zyra e Fondit Zhvillimor të SHBA-së, që do të thotë, siç tha ai, një sinjal i fortë për agjencitë kreditore dhe investitorët.
“Amerikanët do të monitorojnë projektet e rëndësishme me ne, siç është ndërtimi i autostradës për në Prishtinë. Ne u pajtuam si do ta ndërtojmë hekurudhën dhe si ta lidhim Prishtinën me Serbinë qendrore, përmes Merdares (kalimit kufitar)”, tha Vuçiq.
Më tutje ai tha se ka pajtim për financimin e disa projekteve nga disa korporata Amerikane dhe US Export Bank.
Vuçiq tha se nuk ka më pikë në marrëveshje që do të thotë njohje e dyanshme. Ai the se pala kosovare ka nënshkruar dokumentin se do t’i bashkohet Mini Shengenit.
“Kjo do të na mundësojë një treg të përbashkët dhe nuk do të ketë më befasi me taksa. Ne do të kemi kalim të lirë të njerëzve dhe produkteve”. rel
Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhad Dinosha i është drejtuar me një letër publike liderit të koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq.
Dinosha, sipas sajtit zyrtar të Radio Televizionit të Malit të Zi, i ka shkruar Abazoviqit se ka ardhur koha që ai të shpëtojë Malin e Zi.
“Po të drejtohem në emër personal. Si shok i babait tënd të ndjerë dhe si shqiptar që para teje ishte në skenën politike malazeze. Po të drejtohem pasi të ka ardhur koha që të shpëtosh Malin e Zi. Pas zgjedhjeve të së dielës, URA jote determinon përbërjen e ardhshme të Qeverisë së Malit të Zi, por edhe mbrojtjen ose shtypjen e Malit të Zi të pavarur”, thuhet në letrën e Dinoshës.
“Të drejtohem pasi kam dëgjuar që ke synuar që Qeverinë e re ta krijosh me ata që nuk janë të lumtur që është krijuar Mali i Zi i pavarur, ata që nuk e njohin dhe që e shohin vetëm si Spartën serbe. Unë e di që e do Malin e Zi. Ndoshta edhe më shumë se unë, pasi unë, pasi unë e dua Shqipërinë më shumë se ti. E di që të dy ishim të lumtur kur u publikua rezultati i referendumit të 21 majit 2006. Unë sot jam krenar që si një prej liderëve shqiptarë kam ndikuar në atë rezultat. Ti mund të jesh nesër krenar që si ‘politikan qytetar’ ke ndikuar në mënyrë të vendosur që ai rezultat të mbetet në fuqi. Por i dashur Dritan ti mund të bësh këtë vetëm nëse heq dorë prej synimit tënd. Dhe marrëveshje të bësh me kundërshtarin më të madh politik”, ka shkruar tutje Dinosha.
Dinosha ka thënë se edhe ai në kohën e tij ka vepruar njëjtë dhe nuk është pishman. Ka shkruar që Milo Gjukanoviq në vitet nëntëdhjeta ishte kundërshtari më i madh politik i tij. Por Gjukanoviq ishte edhe partneri më i madh politik, pasi pa të nuk do të mund të kthehej pavarësia e Malit të Zi, ka shkruar Dinosha.
Dinosha ka treguar se ka përkrahur Gjukanoviqin. Abazoviqit i ka kërkuar që mos të bëhet me ata që nuk e pranojnë shtetin e Malit të Zi, pasi këtë nuk do t’ia falnin malazezët, shqiptarët, por edhe shumë serb, boshnjakë e të tjerë e po ashtu NATO e Bashkimi Evropian.
“Unë nuk kam dashur famën që do të rrezikonte pavarësinë e Malit të Zi. Me këtë edhe Kosovën e pavarur”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ferhat Dinoshës për politikanin aktualisht kryesor në Mal të Zi. koha ditore
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) është e gatshme të jetë partia më e fortë e opozitës dhe se, si president, ai do t’i përmbahet kompetencave të tij kushtetuese kur bëhet fjalë për qeverinë e re.
Në një intervistë për televizionin austriak ORF, ai tha se partia e tij pranoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve dhe se nuk presin që ato përfundimtare të jenë të ndryshme, raporton agjencia Beta.
“Formimi i qeverisë, siç e dini, është një punë që nuk ka filluar ende. Ne do të shohim nëse ky koalicion me tre anëtarë, i cili fitoi 41 vende, mund të arrijë vërtet një nivel të tillë afërsie të programeve dhe politike për të formuar një qeveri dhe për të marrë përsipër përgjegjësinë e pushtetit ekzekutiv në Malin e Zi”, tha ai.
Gjukanoviç tha se sot “siç mund ta shohim, projekti kombëtar i Serbisë së Madhe është ringjallur”.
“Ky projekt pretendon t’i sigurojë Serbisë disa kompensime për humbjen e Kosovës dhe natyrisht që Mali i Zi është synimi i parë i nacionalizmit serb. Supozoj se të gjithë e kuptojmë këtë, askush nuk është i painformuar”, tha ai.
Të dielën në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në të cilat, për herë të parë pas tri dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq ka humbur.
Zgjedhjet u fituan nga partitë opozitare që konsiderohen si pro-serbe dhe pro-ruse.
Mali i Zi, përndryshe, konsiderohet lider në procesin e integrimit evropian. Ai ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka nisur negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian, në qershor të vitit 2012.
Më 2 shtator kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi. rel
Mediat greke paralajmërojnë se “loja” në Mesdheun Lindor po bëhet me e rrezikshme, në një kohë që kërcënimet vazhdojnë nga Turqia dhe tensionet nuk kanë parë aspak ulje ditë pas ditë, me retorika të ashpra nga të dyja palët.
Sic shkruan sot “Protothema”, “loja e ekuilibrave dhe forcave që po zhvillohet në Mesdheun Lindor është ndërlikuar në mënyrë të rrezikshme”.
“Disa orë më parë, Turqia lëshoi një anije NAVTEX në rajonin e Mesdheut Lindor, duke paralajmëruar stërvitje nga flota ruse. Është një pyetje nëse rusët do të bëjnë stërvitje më vete apo do të kryejnë stërvitje të përbashkëta me anijet luftarake turke.
Në thelb, me NAVTEX, Ankaraja po informon anijet kërkimore Barbaros dhe Oruc Reis që po lundrojnë në zonat ku do të zhvillohen stërvitjet ruse”, vijon Protothema.
Sipas medias greke, ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas vendimit të SHBA për të hequr pjesërisht embargon e armëve ndaj Qipros.
“Vlerësohet se me njoftimin e stërvitjes në dy zona në lindje dhe perëndim të Qipros, rusët deklarojnë praninë e tyre në lojën e madhe që po zhvillohet në rajonin e Mesdheut Lindor. Duhet të theksohet se njëra nga dy zonat, ajo në perëndim të Qipros, është pothuajse ngjitur me shelfin kontinental grek”, vijon Protothema.
Shqiptarja e njohur nga Sanxhaku, Armina Nuraj, i ka shkruar një letër publike Dritan Abazoviçit, politikanit shqiptar që po synon formimin e Qeverisë malazeze me forcat politike serbe dhe proruse.
Ja letra e saj e plotë, që i rikujton shumë bëma serbe, politikanit shqiptar që është figura vendimtare e politikës në Mal të Zi:
“Dritan Abazoviç. Nuk do t’ju drejtohem me “respekt” as me “i respektuar”, por do t’ju drejtohem si “djali çetniko-malazez”.
Nuk do të drejtohem në gjuhën shqipe, sepse ti nuk ke as “A” nga shqiptarët, dhe se gjithashtu do të njollosja gjuhën time të pastër dhe më të bukur shqipe.
Ti që ke shitur kombin dhe fenë për disa miliona euro. Ti që i ke fut thikë pas shpine shumë shqiptarëve dhe boshnjakëve në Mal të Zi. Ti meriton që shqiptarët dhe boshnjakët të bashkohen dhe të përzënë nga hapësirat e Malit të Zi.
Me çfarë krenarie del rrugëve të Malit të Zi, ndërsa je shpallur si tradhëtar i kombit dhe fesë tënde?
Çka kishe në kokë kur more vendimin, me siguri nuk kishe tru, po ta kishe Dritan Abazoviçi, do ta kishe përdorur, do të kujtoje gjenocidin në Bosnjë, gjenocidin në Republikën e Kosovës. Do të kujtoje Dritan Abazoviçi edhe mijëra gratë e dhunuara në hapësirat e Bosnjës dhe Republikës së Kosovës, do të kujtoje se sa shqiptarë janë vrarë nga policia malazeze gjatë kohës së luftës së Kosovës.
Po ç ‘ të presësh nga ti kur the se heroi më i madh shqiptar Skënderbeu është serb?”, ka shkruar Armina Nuraj, studentja nga Novi Pazari, e cila pranoi origjinën e saj shqiptare dhe theksoi se kjo trevë është dominuese nga shqiptarët që janë asimiluar. (INA)
Shqiptar më i famshëm në Mal të Zi, Dritan Abazoviçi, në një televizion ka kërkuar falje publike për deklaratën rreth Skënderbeut, për të cilin kishte thënë se nëna dhe babai i Skënderbeut ishin serbë.
“Unë kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut janë serbë, ishte një lapsus dhe kërkoi falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, thotë Abazoviç gjatë një interviste.
Abazoviç thotë se nuk kishte thënë se familja e Skëndërbeut ishte serbe dhe se do ta dëshironte një bust të tijin në Ulqin, edhe pse më mirë do të ishte vendosja e përmendoreve të tjera.
Nëpër portale të ndryshme po qarkullon një videointervistë e vitit të kaluar ku Abazoviçi ka folur për figurën e Skënderbeut. Kryesisht kjo intervistë ka dalë ne kontekst negativ, pasi thuhet se ai ka deklaruar se prindërit e Skënderbut janë serbë dhe se ai është kundër vendosjes së përmendores.
Në të ardhmen, Serbia do të kërkojë të zhdukurit e konflikteve në ish-Jugosllavi, të cilët dyshohet se janë të varrosur në varreza masive, përmes një droni, të cilën e ka financuar Britania e Madhe.
Donacioni i kësaj pajisjeje për hulumtim të terrenit i është dorëzuar Beogradit më 31 gusht, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve.
Beogradi ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Prishtina që të hulumtojë disa terrene, në të cilat dyshohet se ka serbë të vrarë.
“Fillimisht do të hulumtohen tri lokacione të propozuara nga Prishtina, ku pretendohet se ka shqiptarë të vrarë. Një lokacion është në afërsi të Rudnicës, tjetri është Kozarevë që gjendet në mes të Rashkës dhe Novi Pazarit kurse lokacioni i tretë është në afërsi të Sjenicës. Këto informacione i kemi marrë nga Prishtina dhe jemi pajtuar që t’i verifikojmë”, ka thënë Velko Odalloviq, kryetari i Komisionit të Qeverisë serbe për të Pagjeturit.
Odalloviq ka theksuar se Beogradi ka informacione për disa lokacione në Kosovë ku ka serbë të vrarë, duke thënë se bëhet fjalë për Kosharen, Liqenin e Livoçit dhe rajonin e Llapushnikut.
Ai ka thënë se Komisionet për të Pagjeturit, të Kosovës dhe Serbisë, do të takohen në Prishtinë më 16 shtator.
“Aty do të merremi vesh për dinamikën e punës. Ne do të bëjmë planin e aktiviteteve tona për tri lokacione të cilat i përmenda. Nëse Prishtina ka ndonjë kërkesë tjetër do të shohim se a mund t’i përgjigjemi në këtë periudhë të shkurtër para dimrit”, ka thënë mes tjerash ai.
Përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ambasadës britanike dhe qeverisë serbe kanë thënë se në vend të gropimit të komplikuar me makineri ndërtimore, hulumtimi i lokacioneve të dyshimta do të bëhet me këtë pajisje elektronike, e cila heton ndryshimet e tokës deri në 10 metra thellësi.
Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë nga vitet 1998-‘99. rel
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se dialogu midis dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve është aktualisht çështja më e rëndësishme në Ballkan dhe paralajmëroi se do të ketë intensifikim të raporteve midis dy palëve.
“Të dyja palët e kuptojnë se dialogu dhe normalizimi nuk mund të shmangen. Evropa është në krye të këtij procesi qysh në vitin 2011, sepse edhe Serbia, edhe Kosova kanë të ardhme evropiane. Për ne, kjo është çështje e fqinjëve tanë dhe e anëtarëve të ardhshëm, e jo ndonjë aktivitet i marrëdhënieve publike”, tha Lajçak në Forumin e 15-të Strategjik të Bledit në Slloveni.
Lajçak tha se nuk ka afate në negociata, sepse, siç u shpreh, “nëse vendosni afate, ju do të keni diçka që mund të ndikojë në proces”, por kjo është arsyeja që ka “vija të kuqe”, që BE-ja nuk dëshiron t’i kalojë, tha ai.
“Kemi vija të kuqe. Nuk është e drejtë të thuhet se për çfarëdo që të merren vesh dy palët, për ne është në rregull. Sepse, mandati im thotë se këndi që duhet të arrijë në proces, është që normalizimi i marrëdhënieve të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të jetë i pranueshëm për anëtarët e BE-së dhe ta qetësojë situatën në rajon”, tha Lajçak.
Ai shtoi se Evropa do ta pranojë ndihmën e ndonjë pale të tretë, përfshirë SHBA-në, nëse ofron zgjidhje konkrete.
Lajçak: Nuk jemi këshilluar për përmbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë
Lajçak tha se kolegët nga SHBA-ja vetëm e kanë informuar për takimin e ardhshëm midis përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, që duhet të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk jemi këshilluar për datën ose përmbajtjen e takimit, por vetëm jemi informuar se takimi do të mbahet dhe se do të jetë i një natyre strikte ekonomike. Nuk do të jetë pjesë e procesit, por vetëm një takim dhe nuk kam asnjë arsye të dyshoj për këtë”, tha Lajçak.
Takimi i fundit i ekspertëve të dy delegacioneve u mbajt më 27 gusht në Bruksel.
Ai përfundoi me vlerësimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë se procesi ka shënuar hapa prapa dhe me akuza të ndërsjella.
Sipas informacioneve jozyrtare nga delegacionet, ekspertët nga Prishtina dhe Beogradi do të takohen sërish në Bruksel, më 6 shtator, ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen përsëri në kryeqytetin evropian të hënën, më 7 shtator.
Lajçak foli të hënën edhe për rolin e Bashkimit Evropian dhe të komunitetit ndërkombëtar në normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan.
“Politikanët e përgjegjshëm e kuptojnë se procesi i mëtejshëm i anëtarësimit në BE është i rëndësishëm, ndërsa populistët ‘luajnë’ me emocionet e njerëzve kundër anëtarësimit – gjë që është kundërproduktive, sepse Evropa dëshiron që të gjitha vendet evropiane t’i ndajnë të njëjtat vlera, sistemin ligjor dhe infrastrukturën, sepse kjo mund t’i bëjë ato më të forta”, tha Lajçak.
Në Forumin e Bledit diskutohet për sigurinë evropiane dhe Ballkanin Perëndimor
Në panelin me temën “Evropa pas Brexit-it dhe COVID-19”, që filloi të hënën, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se “pa zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe pranimin e Serbisë si anëtare e plotë e bllokut evropian, nuk mund të përfundojë procesi i ndërtimit e sigurisë në Evropë.
Orban vlerësoi se “Evropa është në telashe” sepse ajo duhet të rivendosë stabilitetin ekonomik për shkak të pandemisë me koronavirus.
Ai i bëri këto komente si pjesëmarrës i një paneli të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore në kuadër të Forumit të Bledit.
“Evropa duhet të kuptojë se nuk është më një ‘lojtare kryesore’ në botë sepse tani janë Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Në ekonomitë moderne, qendra e përparimit shkencor i takon kryesisht sektorit ushtarak. Dhe meqenëse Evropa nuk ka një ushtri, ajo nuk ka një qendër shkencore për përparimin teknologjik”, tha Orban.
Ideja e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor u përmend gjithashtu në fjalimin e kryeministrit të Çekisë, Andrej Babish, i cili tha se një plan konkret për zhvillimin e sigurisë në Evropë është në zgjerimin e territoreve.
“Ne duhet që menjëherë të përfshijmë Bullgarinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Serbinë në zonën Shengen. Ne i premtuam mikut tonë Zoran Zaev (kryeministër i Maqedonisë së Veriut) se do të fillojmë negociatat e anëtarësimit. Ai dhe Boyko Borisov (kryeministri i Bullgarisë) mbrojnë kufijtë tanë shumë më mirë se disa kolegë të tjerë të Shengenit”, tha ai.
Vuçiq: Gjithmonë është mirë t’i përkasësh klubit të BE-së
Në panel, foli edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. I pyetur nëse në Serbi ekziston një lloj i “evropianizmit të rremë”, ai tha se Serbia është në rrugën evropiane, porse ajo është e vetëdijshme se nuk është tema kryesore në Bashkimin Evropian, dhe se opinioni publik në Serbi nuk është “shumë entuziast” kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE.
“Serbia nuk është shumë entuziaste për këtë çështje. Rreth 40 për qind e njerëzve janë kundër politikës sonë për t’u anëtarësuar në BE, kryesisht sepse ata e shohin Bashkimin Evropian si një organizatë që ushtron presion mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo është e vërtetë, por nuk ka rëndësi. Udhëheqja politike ne jemi në rrugën tonë për në Bashkimin Evropian dhe po përballemi me probleme të shumta”, tha Vuçiq.
Duke folur për anëtarësimin në BE, Vuçiq tha se është gjithmonë më mirë t’i përkasësh atij klubi sesa të mos jesh anëtar.
“Kur flasim për Bashkimin Evropian, po, ne do të donim të bashkoheshim me atë klub. Ne kemi mbështetje të madhe në BE, kurrë nuk kemi nënvlerësuar mbështetjen që kemi marrë deri më tani. Por, në të njëjtën kohë, ne kemi idetë tona, ne shohim se çfarë po ndodh brenda Bashkimit Evropian dhe çfarë po ndodh ndërmjet SHBA.-së dhe BE-së “, tha Vuçiq.
Forumi i Bledit mbahet tash e 15 vite dhe është një projekt i Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë dhe organizata qeveritare Qendra për Perspektivën Evropiane.
Bazuar në 98.55 për qind të mostrës së përpunuar të materialit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi njoftoi të hënën rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të cilave, Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviq, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32,54 për qind të votave.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi u mbajtën të dielën, me një pjesëmarrje prej më shumë se 75% të qytetarëve.
Sipas rezultateve të KSHZ-së, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë”, 5.57, Socialdemokratët 4.09, Partia e Boshnjakëve 3.81, Partia Social-Demokrate 3.14, Lista Shqiptare 1.61 dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” 1.16.
Nisma Qytetare Kroate dhe Partia Kroate e Reformës nuk e kanë kaluar pragun.
Pas gati tri dekadash në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi, e cila udhëhiqet nga presidenti pro-perëndimor i këtij vendi, Millo Gjukanoviq, përballet me mundësinë e humbjes në zgjedhje.
Shanset për të fituar pushtetin i kanë partitë opozitare që i lidh nacionalizmi serb dhe orientimi pro-rus.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi u mbajtën të dielën, me një pjesëmarrje prej më shumë se 75% të qytetarëve.
Rreth katër orë pas mbylljes së vendvotimeve, Gjukanoviq iu drejtua mbështetësve në Podgoricë, duke thënë se partia e tij do t’i pranojë rezultatet zgjedhore, porse do të presë rezultatin përfundimtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Dallimi midis dy forcave që kanë marrë vendet e para në zgjedhje është aq i vogël, saqë një votë në përbërjen e ardhshme parlamentare mund të sjellë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.
“Do të presim të shohim se kush do ta ketë atë votën e 41-të”, tha Gjukanoviq, për të shtuar se partia e tij do të mbetet luftëtare e palëkundur për të ardhmen evropiane të Malit të Zi.
Tri koalicionet opozitare në Mal të Zi: “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, i udhëhequr nga partia Fronti Demokratik, “Paqja është kombi ynë”, i udhëhequr nga Demokratët e Alleksa Beçiqit, dhe “E bardha në të zezë”, i udhëhequr nga Dritan Abazoviq, kanë fituar së bashku 41 mandate të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi, nga gjithsej 81.
Të gjitha partitë dhe koalicionet e tjera që kanë marrë pjesë në zgjedhje kanë fituar gjithsej 40 vende.
Në mesin e tyre janë: subjekti i deritashëm në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit, partitë e pakicave shqiptare dhe boshnjake, Social-Demokratët dhe Partia Social-Demokrate.
Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve dhe numri përfundimtar i ulëseve parlamentare mbeten të pasigurt ende, sepse, sipas drejtorit të CEMI-t (Qendra për Monitorim), Zllatko Vujoviq, nuk janë numëruar të gjitha votët dhe ndryshimet e caktuara janë të mundshme.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur nën tensione të larta politike dhe nën rrezikun që paraqet pandemia e koronavirusit.
Për 81 ulëset parlamentare kanë garuar gjashtë koalicione dhe pesë parti.
Këto janë zgjedhjet e njëmbëdhjeta që nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, ndërsa të pestat prejse ky shtet ka shpallur pavarësinë, më 2006.
Njëkohësisht janë mbajtur edhe zgjedhjet lokale në tri komunat bregdetare: Budvë, Kotor dhe Tivat, dhe në dy komuna më të vogla në veri: Andrijevicë dhe Guci.
Të drejtë vote kanë pasur 540,026 qytetarë.
Zgjedhjet janë vëzhguar nga 2,089 vëzhgues, nga të cilët 265 kanë qenë të huaj.
Në Mal të Zi ndodhet Rrjeti Evropian i Organizatave për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO) me gjithsej 23 ekipe.
Shefi i misionit vëzhgues të ENEMO-s në Mal të Zi, Gianluca Passarelli, ka thënë se zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi mbahen në një kohë vendimtare për këtë vend dhe se trazirat politike dhe sociale, kriza ekonomike dhe pandemia paraqesin një sfidë të madhe për të gjithë sistemin.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Boban Mugosha, ka thënë se procesi zgjedhor nuk do të paraqesë rrezik epidemiologjik nëse respektohen të gjitha masat.
Sipas tij, situata epidemiologjike në Mal të Zi është përkeqësuar për shkak të tubimeve masive, porse nga vetë zgjedhjet nuk do të ketë rrezik.
“Njerëzit mund të shkojnë lirshëm të votojnë dhe të mbajnë maska, distancë dhe higjienë. Kështu, hapësira e votimit mund të jetë plotësisht e sigurt”, ka thënë Mugosha.
Garuesit
Subjekti më i madh në Mal të Zi, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), që udhëhiqet nga presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, ka garuar në mënyrë të pavarur, ndërsa bartës i listës zgjedhore është kryeministri aktual, Dushko Markoviq.
DPS është në pushtet që 30 vjet, në koalicion me parti më të vogla qytetare dhe parti të pakicave kombëtare.
Nga partitë e pushtetit aktual, në garë ishin edhe Social-Demokratët, Partia e Boshnjakëve, pastaj dy koalicione të partive shqiptare: “Lista shqiptare” dhe “Bashkë nji za”, si dhe dy parti të pakicës kroate.
Opozita, ndërkaq, ka garuar me tri koalicione dhe një parti.
Fronti Demokratik, partia më e madhe opozitare, njëherësh pro-serbe dhe pro-ruse, ka garuar brenda koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që udhëhiqet nga profesori Zdravko Krivokapiq – një figurë jopartiake.
Lart në listë zgjedhore ishte edhe Marko Millaçiq, i cili vitet e kaluara ka udhëhequr një fushatë kundër NATO-s, duke djegur publikisht flamuj të aleancës ushtarake.
Koalicionin “Paqja është kombi ynë”, me në krye Alleksa Beçiqin, e përbëjnë Mali i Zi Demokratik dhe Demos.
Lista “E zeza në të bardhë” drejtohet nga lëvizja qytetare Ura e Dritan Abazoviqit – i cili është shqiptar – me mbështetjen e një numri të konsiderueshëm intelektualësh të profesioneve, kombeve dhe ideologjive të ndryshme.
Partia Social-Demokratike e opozitës, e cila ka garuar në mënyrë të pavarur, ka qenë në pushtet me DPS-në deri pesë vjet më parë.
Ajo e ka lënë pushtetin për shkak të, siç ka thënë, korrupsionit të kudogjendur në strukturat shtetërore.
Fushata
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, fushata parazgjedhore është zhvilluar kryesisht në mediat online dhe në rrjetet sociale.
Në përputhje me urdhrat e Trupit Kombëtar të Koordinimit, në tubimet partiake kanë mundur të mblidhen deri në 100 persona jashtë dhe 50 brenda.
Temë mbizotëruese e fushatës ka qenë Ligji për Lirinë e Fesë, për të cilin shteti dhe Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi kanë mosmarrëveshje të ashpra.
Ligji, i cili është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi më 27 dhjetor, 2019, dhe me incidente të deputetëve të Frontit Demokratik, për Kishën Ortodokse Serbe paraqet përpjekje për të rrëmbyer pronën e saj.
Ligji përcakton që e gjithë prona e Kishës, e krijuar para vitit 1918 në Mal të Zi, për të cilën Kisha Ortodokse Serbe nuk ka prova të origjinës, t’i transferohet shtetit.
Përveç organizimit të protestave për muaj të tërë në të gjithë Malin e Zi, Kisha Ortodokse Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të votojnë kundër Qeverisë aktuale, e cila ka miratuar ligjin.
Në liturgjitë e kishave, të mbajtura gjatë fushatës zgjedhore – përkundër ndalesës së tubimeve për shkak të pandemisë – kanë dominuar simbolet kombëtare serbe dhe mesazhe politike kundër Gjukanoviqit dhe Qeverisë aktuale.
Për një pjesë të opozitës, kryesisht Frontin Demokratik, mbështetja e Kishës Ortodokse Serbe ka qenë shtyllë e fushatës.
Qeveria e ka përqendruar fushatën e saj te Kisha Ortodokse Serbe dhe opozita, që e mbështet atë, duke thënë se ato bëjnë përpjekje për ta përmbysur shtetësinë e Malit të Zi nga pozicioni serbomadh.
Pjesa tjetër e opozitës është marrë kryesisht me temat e krimit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit.
Përfaqësuesit e popujve pakicë, ndërkaq, janë përqendruar në temat e mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe tek e drejta për përfaqësim më të madh të pakicave në institucionet qeveritare dhe administratën publike.
Pa i specifikuar kërcënimet, shefat e policisë kanë thënë se institucionet nuk do të lejojnë që shteti të destabilizohet gjatë zgjedhjeve dhe se ato do ta mbrojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve.
Zgjedhjet paraprake
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi janë mbajtur më 16 tetor, 2016, me një pjesëmarrje të lartë – mbi 73 për qind – të votuesve të regjistruar. Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit i ka fituar shumicën e ulëseve.
Këto zgjedhje i ka karakterizuar afera “Grushtshteti”, pasi në ditën e votimeve janë arrestuar disa shtetas të Serbisë, nën dyshimet se kanë përgatitur përmbysjen me dhunë të Qeverisë malazeze dhe, sipas Prokurorisë Speciale të Shtetit, edhe likuidimin e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq.
Video: Arrestimet në Mal të Zi, 16 tetor, 2016.
Gjatë gjykimit dyvjeçar, në shkallën e parë janë dënuar dy shtetas rusë, të cilët janë gjykuar në mungesë, dy udhëheqës të Frontit Demokratik dhe një grup i shtetasve serbë.
Askush prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë.
Rasti ndodhet në Gjykatën e Apelit, ku duhet të merret vendimi përfundimtar.
Udhëheqësit e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, që kanë dënim të shkallës së parë me nga pesë vjet burgim, gjenden në listën zgjedhore “Për ardhmërinë e Malit të Zi”.
Me hapjen e qendrave të votimit në orën 7 të mëngjesit, në Mal të Zi ka nisur gara zgjedhore për 81 ulëse në Parlamentin e shtetit.
Qendra e Monitorimit (CEMI) njoftoi se gjithsej 35.4% e votuesve votuan deri në orën 11:00. Në rajonin e Podgoricës kanë votuar 35.8%, në rajonin verior të Malit të Zi 31.7%, dhe në jug 37.1%.
Sipas tyre, pjesëmarrja ishte më e lartë se në zgjedhjet parlamentare më 2016, kur, siç thanë ata, deri në orën 11, dalja ishte 20.7 % dhe në zgjedhjet e vitit 2012 pjesëmarrja ishte 18.2%.
Qendra për Monitorim u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën e caktuar ndërsa presin në radhë për votim.
CEMI gjithashtu deklaroi se regjistroi një numër të madh të shkeljeve që kanë të bëjnë me fshehtësi të fletëve të votimit.
“Votuesit e thanë listën që ata votuan me zë të lartë, fletët e votimit u fotografuan, fletët e votimit nuk u palosën në kabinën e votimit, por përpara bordit të votimit,” tha koordinatorja Maja Bjelic.
Zgjedhjet parlamentare janë duke u mbajtur nën tensione të larta politike dhe nën rrezikun që paraqet pandemia e koronavirusit.
Për 81 ulëset parlamentare garojnë gjashtë koalicione dhe pesë parti.
Këto janë zgjedhjet e njëmbëdhjeta që nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, ndërsa të pestat prejse ky shtet ka shpallur pavarësinë, më 2006.
Njëkohësisht janë duke u mbajtur edhe zgjedhjet lokale në tri komunat bregdetare: Budvë, Kotor dhe Tivat, dhe në dy komuna më të vogla në veri: Andrijevicë dhe Guci.
Të drejtë vote kanë 540,026 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 1,217 vendvotime.
Zgjedhjet vëzhgohen nga 2,089 vëzhgues, nga të cilët 265 janë të huaj.
Në Mal të Zi ndodhet Rrjeti Evropian i Organizatave për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO) me gjithsej 23 ekipe që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor.
Shefi i misionit vëzhgues të ENEMO-s në Mal të Zi, Gianluca Passarelli, ka thënë se zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi mbahen në një kohë vendimtare për këtë vend dhe se trazirat politike dhe sociale, kriza ekonomike dhe pandemia paraqesin një sfidë të madhe për të gjithë sistemin.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Boban Mugosha, ka thënë se procesi zgjedhor nuk do të paraqesë rrezik epidemiologjik nëse respektohen të gjitha masat.
Sipas tij, situata epidemiologjike në Mal të Zi është përkeqësuar për shkak të tubimeve masive, porse nga vetë zgjedhjet nuk do të ketë rrezik.
“Njerëzit mund të shkojnë lirshëm të votojnë dhe të mbajnë maska, distancë dhe higjienë. Kështu, hapësira e votimit mund të jetë plotësisht e sigurt”, ka thënë Mugosha.
Garuesit
Subjekti më i madh në Mal të Zi, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), që udhëhiqet nga presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, garon në mënyrë të pavarur, ndërsa bartës i listës zgjedhore është kryeministri aktual, Dushko Markoviq.
DPS është në pushtet që 30 vjet, në koalicion me parti më të vogla qytetare dhe parti të pakicave kombëtare.
Nga partitë e pushtetit aktual, në garë janë edhe Social-Demokratët, Partia e Boshnjakëve, pastaj dy koalicione të partive shqiptare: “Lista shqiptare” dhe “Bashkë nji za”, si dhe dy parti të pakicës kroate.
Opozita, ndërkaq, është duke garuar me tri koalicione dhe një parti.
Fronti Demokratik, partia më e madhe opozitare, njëherësh pro-serbe dhe pro-ruse, garon brenda koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që udhëhiqet nga profesori Zdravko Krivokapiq – një figurë jopartiake.
Lart në listë zgjedhore është edhe Marko Millaçiq, i cili vitet e kaluara ka udhëhequr një fushatë kundër NATO-s, duke djegur publikisht flamuj të aleancës ushtarake.
Koalicionin “Paqja është kombi ynë”, me në krye Alleksa Beçiqin, e përbëjnë Mali i Zi Demokratik dhe Demos.
Lista “E zeza në të bardhë” drejtohet nga lëvizja qytetare Ura e Dritan Abazoviqit – i cili është shqiptar – me mbështetjen e një numri të konsiderueshëm intelektualësh të profesioneve, kombeve dhe ideologjive të ndryshme.
Partia Social-Demokratike e opozitës, e cila garon në mënyrë të pavarur, ka qenë në pushtet me DPS-në deri pesë vjet më parë.
Ajo e ka lënë pushtetin për shkak të, siç ka thënë, korrupsionit të kudogjendur në strukturat shtetërore.
Fushata
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, fushata parazgjedhore është zhvilluar kryesisht në mediat online dhe në rrjetet sociale.
Në përputhje me urdhrat e Trupit Kombëtar të Koordinimit, në tubimet partiake kanë mundur të mblidhen deri në 100 persona jashtë dhe 50 brenda.
Temë mbizotëruese e fushatës ka qenë Ligji për Lirinë e Fesë, për të cilin shteti dhe Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi kanë mosmarrëveshje të ashpra.
Ligji, i cili është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi më 27 dhjetor, 2019, dhe me incidente të deputetëve të Frontit Demokratik, për Kishën Ortodokse Serbe paraqet përpjekje për të rrëmbyer pronën e saj.
Ligji përcakton që e gjithë prona e Kishës, e krijuar para vitit 1918 në Mal të Zi, për të cilën Kisha Ortodokse Serbe nuk ka prova të origjinës, t’i transferohet shtetit.
Përveç organizimit të protestave për muaj të tërë në të gjithë Malin e Zi, Kisha Ortodokse Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të votojnë kundër Qeverisë aktuale, e cila ka miratuar ligjin.
Në liturgjitë e kishave, të mbajtura gjatë fushatës zgjedhore – përkundër ndalesës së tubimeve për shkak të pandemisë – kanë dominuar simbolet kombëtare serbe dhe mesazhe politike kundër Gjukanoviqit dhe Qeverisë aktuale.
Për një pjesë të opozitës, kryesisht Frontin Demokratik, mbështetja e Kishës Ortodokse Serbe ka qenë shtyllë e fushatës.
Qeveria e ka përqendruar fushatën e saj te Kisha Ortodokse Serbe dhe opozita, që e mbështet atë, duke thënë se ato bëjnë përpjekje për ta përmbysur shtetësinë e Malit të Zi nga pozicioni serbomadh.
Pjesa tjetër e opozitës është marrë kryesisht me temat e krimit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit.
Përfaqësuesit e popujve pakicë, ndërkaq, janë përqendruar në temat e mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe tek e drejta për përfaqësim më të madh të pakicave në institucionet qeveritare dhe administratën publike.
Pa i specifikuar kërcënimet, shefat e policisë kanë thënë se institucionet nuk do të lejojnë që shteti të destabilizohet gjatë zgjedhjeve dhe se ato do ta mbrojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve.
Zgjedhjet paraprake
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi janë mbajtur më 16 tetor, 2016, me një pjesëmarrje të lartë – mbi 73 për qind – të votuesve të regjistruar. Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit i ka fituar shumicën e ulëseve.
Këto zgjedhje i ka karakterizuar afera “Grushtshteti”, pasi në ditën e votimeve janë arrestuar disa shtetas të Serbisë, nën dyshimet se kanë përgatitur përmbysjen me dhunë të Qeverisë malazeze dhe, sipas Prokurorisë Speciale të Shtetit, edhe likuidimin e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq.
Video: Arrestimet në Mal të Zi, 16 tetor, 2016.
Gjatë gjykimit dyvjeçar, në shkallën e parë janë dënuar dy shtetas rusë, të cilët janë gjykuar në mungesë, dy udhëheqës të Frontit Demokratik dhe një grup i shtetasve serbë.
Askush prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë.
Rasti ndodhet në Gjykatën e Apelit, ku duhet të merret vendimi përfundimtar.
Udhëheqësit e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, që kanë dënim të shkallës së parë me nga pesë vjet burgim, gjenden në listën zgjedhore “Për ardhmërinë e Malit të Zi”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se Serbia ka pranuar agjendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator, dhe se në të është vetëm një “pikë që është e papranueshme”.
Presidenti i Serbisë nuk specifikoi se për çfarë bëhet fjalë, por vlerësoi se pret befasi dhe negociata të vështira.
“Tema e vetme e bashkësisë ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht nga agjendat, është njohja e Kosovës. Thelbi është që (Avdullah) Hoti dhe zyrtarë shqiptarë thonë se po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për njohje. Kishte edhe deklarata jozyrtare nga udhëheqësit në rajon që do të nënshkruaj çkado që ofrohet në Uashington. Këtë e dëgjova me kujdes. Unë pres një befasi, nuk hezitoj ta them këtë, dhe do t’i kërkoj falje administratës amerikane nëse kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq për televizionin serb “Pink” të shtunën në mëngjes.
“Nuk ka rëndësi se nën çfarë lloj shantazhi jemi, ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e shtetit. Deri tani, ne nuk kemi analizuar atë që Serbia ka sot në Kosovë dhe çfarë është reale që mund të marrim”, tha presidenti serb para bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të premten e ardhshme.
I pyetur nëse ai pret që presidenti i SHBA-së Donald Trump do t’ju bashkohet bisedimeve, Vuçiq tha se nuk e pret këtë nëse “përmbajtja e kërkesës së SHBA-së për Serbinë në lidhje me Kosovën është si supozohet”.
Vuçiq, tha se nëse ai do të pranonte takimin me presidentin Trump, ai do të ishte presidenti i parë serb që mund të ketë jo vetëm takimin e parë me Avdullah Hotin dhe Trump, por edhe një takim bilateral me presidentin amerikan.
“Meqenëse mendoj se e di se cila mund të jetë përmbajtja e asaj befasie, sepse e ndiej atë, dhe jo sepse kam të dhëna, ka më shumë të ngjarë që do ta refuzoj këtë dhe se ky takim nuk do të zhvillohet,” tha Vuçiq.
Ai gjithashtu tha se Serbia “duhet të paguajë çmimin e politikave të pasuksesshme nga vitet 1990”.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, me ftesën që u ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.
Ky takim fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2 shtator. Por ai është shtyrë për dy ditë më vonë.
Po ashtu,më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.
Kryeministri Hoti deklaroi këtë javë se Kosova e zhvillon dialogun për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. rel
Greqia ka në plan ta shtyjë kufirin perëndimor të ujërave territorialë në Detin Jon deri në 12 milje detare, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis të mërkurën.
Kryeministri konservator grek tha se një projektligj për këtë çështje do t’i paraqitet shumë shpejt parlamentit.
“Greqia do t’i shtrijë ujërat e saj territoriale perëndimore nga 6 në 12 milje detare,” u tha zoti Mitsotakis ligjvënësve gjatë një debati, që lidhej me çështjen nëse parlamenti do të ratifikojë një marrëveshje të kohëve të fundit për kufijtë detarë midis Greqisë dhe Italisë.
Zoti Mitsotakis tha gjjthashtu se ministri i jashtëm grek Nikos Dendias kishte biseduar për këtë vendim me homologun e tij italian dhe atë shqiptar.
Ai tha se ministri Dendias do të shkojë në Tiranë për bisedime me homologun e tij shqiptar për demarkacionin e kufijve detarë midis dy vendeve fqinje, një projekt për të cilin është debatuar gjatë viteve të fundit.
Nga ana tjetër, Greqia dhe Italia nënshkruan në qershor një marrëveshje për kufijtë detarë, duke krijuar një zonë ekskluzive ekonomike dhe duke zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra për të drejtat e peshkimit në Detin Jon.
Në parlamentin grek është gjithashtu në proces një marrëveshje detare me Egjiptin dhe ligjvënësit pritet të votojnë për të dyja marrëveshjet të enjten.
Në anën lindore të Greqisë, Turqia ka paralajmëruar se një veprim i ngjashëm nga Athina do të ishte një shkak për luftë.
Dy vendet janë në mosmarrëveshje lidhur me zgjatjen e shelfit kontinental dhe kufijve të tyre detarë.
Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit natyror në gjirin e Detit të Zi, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan më 21 gusht, duke e konsideruar këtë gjë “si lajm të mirë të një rëndësie historike” për shtetin që varet pothuajse krejtësisht nga energjia e importuar.
“Turqia ka bërë zbulimin më të madh në histori të gazit natyror në Detin e Zi”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv nga Stambolli.
Megjithatë, analistë të industrisë kanë thënë se ndonëse sasia është e madhe, ajo nuk do ta kthejë Turqinë në zonë rajonale të energjisë, dhe nuk do të ndikojë në pasurinë e shtetit.
Anija e shpimit Fatih ka gjetur depozitën në zonën e gazit, Sakarya në qytezën verilindore, Zonguldak, ka thënë Erdogan, duke shtuar se Ankaraja planifikon të dërgojë gazin për tregun e brendshëm nga viti 2023.
Fatih, apo Pushtuesi, është anija e parë e shpimit e Turqisë, e cila mban emrin sipas Sulltan Mehmetit II, i cili ka sjellur Konstadinopojën – Stambollin e ditëve të sotme – nën regjimin otoman më 1453.
Turqia ka qenë në kërkim të hidrokarbureve në Detin e Zi dhe Detin Mesdhe – ku së fundmi me veprimet e saj në ujërat e kontestuar ka nxitur reagime të Greqisë dhe Qipros.
Megjithatë, presidenti turk ka thënë se vendi që drejton ai do të shpejtojë operacionet në Mesdhe.
Importet e energjisë së Turqisë më 2019 kanë prekur shifrën e 41 miliardë dollarëve, sipas të dhënave qeveritare.
Ky shtet ka importuar më shumë se 45 miliardë metra kub të gazit natyror vitin e kaluar – kryesisht nga Rusia.
Analistët paralajmërojnë se mund të marrë vjet dhe miliarda dollarë investime para se Ankaraja të nisë prodhimin e gazit. rel
Anija e madhe luftarake amerikane, “USS Hershel Woody Williams”, ka mbërritur në ishullin grek të Kretës ndërsa tensionet përshkallëzohen mes aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat e shfrytëzimit të burimeve energjetike në Mesdheun lindor.
Prania e luftanijes amerikane pason përplasjen e një anijeje ushtarake turke e cila mbronte një anije eksplorimi që Ankaraja e dërgoi në rajon për të bërë kërkime për naftë dhe gaz, me një luftanije greke, duke shkallëzuar krizën detare mes dy vendeve.
Arritja e luftanijes amerikane gjithashtu pason dislokimin e forcave ushtarake të Francsë në rajon, duke i ofruar ndihmë ushtarake Greqisë gjatë krizës, një angazhim aktiv që Flota e 6-të e Marinës amerikane thotë se është duke e shmangur për momentin.
“Ne nuk po marrim pjesë në këtë përballje dhe “USS Hershel Woody Williams” nuk është dërguar për të ndërhyrë”, i tha Zërit të Amerikës Kyle Raines, atashe për shtypin i Flotës së Gjashtë të Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se dërgimi i luftanijes në Gjirin e Sudas në Kretë ishte “i planifikuar”. Megjithatë, nëse situata mes dy aleatëve të NATO-së përkeqësohet dhe zyrtarët në Uashington vendosin të veprojnë, anija mund të ndërhyjë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
“USS Hershel Woody Williams është shumë elastike dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake në mbështetje të detyrave kombëtare,” tha zëdhënësi Raines.
Ekspertët e përshkruajnë luftanijen “USS Hershel Woody Williams” si një bazë ushtarake lundruese, e dyta e një brezi të ri anijesh të mëdha që Marina amerikane tani po i përdor si qendra transporti dhe mbështetjeje të shpejtë për operacionet ushtarake.
Anija me gjatësi 230 metra, ishte më herët në Napoli, për një ndalesë logjistike rutinë para se të lundronte drejt Kretës.
Që nga incidenti detar i 12 gushtit, Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka kërcënuar të përdorë forcën kundër çdo përpjekjeje greke për të bllokuar anijen eksploruese turke, “Oruc Reis” dhe pesë luftanijet e tjera që e shoqërojnë atë.
“Nëse kjo vazhdon,” paralajmëroi ai ditët e fundit, “ne do të hakmerremi. Ne nuk do të braktisim asnjë anëtar të farefisit tonë, gjallë a vdekur.”
Qeveria Greke e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka bërë përpjekje javët e fundit për të bindur partnerët e saj të Bashkimit Evropian që të ndërmarrë sanksione ndaj Turqisë. Ajo gjithashtu i është ankuar NATO-s për mbajtjen e distancës së barabartë ndaj antagonistëve rajonalë.
Rritja e numrit të luftanijeve në Mesdheun lindor, përfshirë edhe ardhjen e një luftanijeje ruse, ka shqetësuar ekspertët në Greqi.
Disa anije luftarake greke dhe turke janë dislokuar në rajon që kur Presidenti Recep Tajip Erdogan urdhëroi dërgimin e një anijeje kërkimore në Mesdheun lindor për të studiuar burimet e gazit dhe naftës.
Greqia thotë se shtrati i detit në brigjet e Kretës dhe ishujt e tjerë të rajonit janë territor i saj dhe se Athina ka të drejtë ta shfrytëzojë atë, një pretendim që Turqia e ka hedhur poshtë vazhdimisht, duke thënë se ishujt nuk kanë të drejtë të përdorin atë që njihet si një zonë ekskluzive ekonomike.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë hollësi se për sa kohë luftanija “Hershel Woody Williams” do të qëndrojë në Kretë.
Ministri i Jashtëm i Qipros Nikos Christodoulidis tha se forcat nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vende të tjera në rajon ka të ngjarë të arrijnë dhe të bashkohen në këtë përpjekje.
Ai tha se zyrtarët grekë po përpiqen për këtë dhe e presin këtë grumbullim forcash, ndërsa Athina përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike. Zoti Christodoulidis përshëndeti rritjen e pranisë ushtarake duke e quajtur atë një provë të vendosmërisë së Perëndimit për të bllokuar atë që ai e quajti ndikim në rritje të Turqisë në rajon.
Analisti Kostas Ifandis, profesor i studimeve ushtarake dhe marrëdhënieve diplomatike, dyshon se demonstrimi i forcës do t’i ndryshojë gjërat.
Ai thotë se nëse situata tensionohet më tej, ne mund të shohim mobilizimin e vendeve të tjera si Egjipti. Por, nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian, thotë ai, nuk ka të ngjarë që kjo rritje e pranisë ushtarake të ketë ndikim mbi Turqinë sepse partneri i saj më i madh tregtar dhe aleati më i ngushtë, Gjermania, nuk ka gjasa t’i bashkohet një manovrimi të tillë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës kryeson presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, është përpjekur të bindë Athinën dhe Ankaranë që të hyjnë në negociata mbi pretendimet që secila palë ka për të drejtat ajrore dhe detare në rajon.
Gjermania nuk është treguar e gatshme për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Turqisë, por ka këshilluar qeverinë e Ankarasë që të tërheqë anijen e saj kërkimore nga ujërat e debatueshme.
Turqia ka thënë se do të vazhdojë studimin e rajonit të kontestuar deri në javën e ardhshme.
Por grumbullimi i anijeve, nëndetëseve dhe madje edhe avionëve luftarakë në rajon, ka shtuar frikën e ekspertëve për mundësinë e një aksidenti që do të shkaktonte një konfrontim më të madh midis Greqisë dhe Turqisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të enjten se në Uashington mund të ketë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë vetëm për temat e përcaktuara më herët dhe se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare atje.
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, përgjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, se Kosova duhet të shkojë në Uashington më 2 shtator për një marrëveshje përfundimtare dhe për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, Vuçiq ka thënë se Haradinaj mund ta kthejë avionin e tij menjëherë dhe të mos shpenzojë kerozinë nëse shkon në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, sepse ai nuk do të jetë aty.
“Ne po shkojmë në Uashington për të diskutuar tema të përcaktuara. Mund të flasim për çdo temë, por ata të marrin të gjitha e ne asgjë, dhe t’i njohim, atë film nuk do ta shohin”, ka thënë Vuçiq për televizionin Pink të Serbisë.
Vuçiq ka thënë mes tjerash se “gjithçka është e mundur”, por derisa ai është i vetëdijshëm – diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Megjithatë ai ka pranuar se bisedimet e ardhshme nuk do të jenë të lehta.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, më 14 gusht njoftoi se më 2 shtator, Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington. Kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Administrata amerikane ka konfirmuar për REL se në këtë takim do të bisedohet për çështjet ekonomike.
Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur në Bruksel më 16 korrik të këtij viti.
Ky proces ishte pezulluar nga nëntori i vitit 2018, meqë autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në importet e Serbisë.
Kjo masë ka qenë e papranueshme për autoritetet serbe, derisa heqjen e saj më vonë e ka mirëpritur edhe faktori ndërkombëtar, me qëllim të rikthimit të dialogut.
Në një intervistë për media në Beograd, Vuk Drashkoviç, lider i partisë SPO, ka folur për situatën e përgjithshme të krijimit dhe më pas shkatërrimit të Jugosllavisë, për luftërat në ish-Jugosllavi dhe për Kosovën, pikërisht për qëndrimet e tij rreth rolit të Kishës Ortodokse dhe të Kosovës. të gjitha këto i sjellim nga artikulli i “Kurir”.
“Personalisht mendoj se statusi përfundimtar për Kosovën është zgjidhur para 14 viteve, bazuar në Rezolutën 1244 dhe asokohe kemi marrë një dokument të shkëlqyer si bazë të marrëveshjes së ardhshme mes Kosovës edhe Serbisë”, ka thënë Drashkoviç.
Ai potencoi se “jo marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës sepse nuk po flasim prefektët e dy qyteteve dhe ky është një iluzion. Popullit i servohet mashtrimi se këto bisedime që udhëhiqen janë bisedime mes Serbisë dhe krahinës së saj. E assesi mes shtetit të Serbisë dhe shtetit të Kosovës, që shteti nuk e njeh, por i duhet të arrijë marrëveshje”, tha ai.
Drashkovç nënvizoi se “dokumenti i Ahtisaarit ka sjellë tek ajo që shqiptarët e Kosovës së pari hoqën dorë nga flamuri, shteti edhe himni”.
“Ky ishte presion i fuqishëm i Amerikës. Kanë heqë dorë nga synimet që të bashkohen me Shqipërinë. Kanë pranuar që në të gjithë territorin e Kosovës gjuha dhe shkrimi cirilik të jetë e barabartë me gjuhën shqipe dhe shkrimin. Pranuan që pasuria e kishave edhe manastireve të jetë pronë e Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd. Që ato të ruhen e mbrohen nga njësitet speciale ku komandantët të jenë serbë. Që 40 kisha e manastire të formohen si zona të mbrojtura, ku shqiptarët nuk guxojnë të vendosen dhe të lejohen aty. U formua zinxhiri i komunave të reja me shumicë jo shqiptare, serbëve iu garantuan 10 vende deputeti dhe dy ministri. Shumë më tepër mund të arrihet me bisedime dhe në momentin kur Kosova e Serbia hynë në BE, nuk do ketë asnjë kufi”, tha ai.
Sipas Drashkoviç: “Kosova është nj mit i shpikur, i mrekullueshëm për literaturë, por i shpikur se nuk ka asnjë betim apo darkë të princave, çdo gjë është e shpikur… kjo në të vërtetë është mbetja e darkës sekrete ku Lazari luan rolin e Jezusit, ndërsa 9 jugoviçët janë apostuj e Vuk Brankoviç është Krishti. Mirëpo pastaj njerëzit e mençur edhe kisha e pranojnë si realitet dhe popullit përmes violinave i predikohet edhe në libra…. i predikohet se i gjithë populli serb është popull i Jezu Krishtit dhe duhet të ndjekë viktimën e vet. Sipas kësaj roli i Kishës Ortodokse Serbe është katastrofë për kombin tonë”, tha Drashkoviç.
Ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel, i ka habitur të gjithë me disa postime në ‘Twitter’ dedikuar Ali Pashë Tepelenës.
Postimet e ambasadorit, që lidheshin me situatën e krijuar në Greqi, kanë shkaktuar reagime të forta nga grekët. Në postimet e tij, mes të tjerash ambasadori pyet “Të dashur urryes, çfarë ju mërzit: fakti se unë simpatizoj Ali Pashën për rebelimin e tij ndaj Osmanëve?”
Dy postimet e ambasadorit:
Ali Pasha, Pashai i Osmanëve i thërritur si Luani i Janinës, kërkoi të krijonte një shtet të pavarur në Epir. Ai dështoi dhe u vra. Trupi i tij pa kokë është varrosur këtu. Një histori tjetër thotë se ai mbyti 18 vasha, sepse refuzuan t’i bashkohen haremit tij.
Të dashur urryes, çfarë ju mërzit: fakti se unë simpatizoj Ali Pashën për rebelimin e tij ndaj Osmanëve? Apo fakti se nuk e simpatizoj? Dhe pse Ali Pasha ka të bëjë me situatën e sotme në vend?
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se Turqia nuk do të tërhiqet para paralajmërimeve për sanksione dhe as para inkursioneve në një territor të cilin ajo e pretendon si të vetin në Detin Mesdhe, ku ajo dhe Greqia, anëtare e BE-së, janë mbërthyer në një ballafaqim mbi të drejtat për shpim-kërkim në një territor të diskutueshëm.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë të premten pas një takimi të kërkuar nga Athina, se veprimet e Ankarasë, ishin antagoniste dhe të rrezikshme.
Tensionet mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë janë shtuar këtë javë, pasi Turqia dërgoi një anije kërkimi, të shoqëruar nga anije luftarake, për të analizuar një zonë në Mesdheun lindor, mbi të cilën të dyja vendet kanë pretendime territoriale.
“Ne nuk do të përulemi kurrë përballë banditërisë në pjesën tonë të territorit. Nuk do të dorëzohemi para gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve”, tha Presidenti Erdogan në qytetin verilindor të Rizës.
Anija e kërkimit “Oruc Reis”, që ndodhet mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës, do të vazhdojë punën deri më 23 gusht, shtoi ai. Ajo është rrethuar nga fregatat greke dhe të mërkurën anije luftarake të të dyja palëve u përfshinë në një përplasje të lehtë.
Ministrat e Jashtëm të BE-së biseduan në një videokonferencë të premten dhe thanë se lëvizjet e marinës turke do të shkaktonin “rritjen e gjasave për incidente të rrezikshme”.
Ata thanë se keqësimi në marrëdhënien me Turqinë, po sillte pasoja strategjike të gjera për të gjithë Bashkimin Evropian, përtej Mesdheut Lindor.
Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, kanë qenë shpesht të mbushura me tensione. Mosmarrëveshjet kanë pasur të bëjnë që nga kufinjtë e pjesëve të nënujore në det dhe hapësirës ajrore, e deri tek ishulli i ndarë në vija etnike i Qipros. Në vitin 1996, dy vendet pothuajse hynë në luftë lidhur me përkatësinë e disa ishujve të vegjël të pabanuar në Detin Egje. zëri i amerikës
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha të premten se Franca duhet të vetëpërmbahet nga hapat që do t’i rrisnin tensionet në pjesën lindore të Mesdheut, ku Turqia është futur në një mosmarrëveshje me Greqinë rreth kërkimit të naftës dhe gazit në ujëra të kontestuara.
Sipas disa burimeve të sigurisë, ushtria franceze ka kryer ushtrime me forcat greke në rajonin e kontestuar, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Duke folur në një konferencë për gazetarë bashkë me homologun zviceran, Cavusolgu bëri të ditur se Zvicra ka ofruar ndërmjetësim për ta zgjidhur mosmarrëveshjen dhe se Turqia është pajtuar në parim për këtë, duke shtuar se Greqia do të marrë kundërpërgjigje, nëse e provokon anijen turke “Oruc Reis”.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se mosmarrëveshja mes Turqisë dhe Greqisë ka qenë një ndër temat e diskutimit në bisedën telefonike mes presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump.
Në njoftim thuhet se dy liderët shprehën shqetësim për rritjen e tensioneve mes aleatëve të NATO-s, Greqisë e Turqisë.
Zvicra tha se është e gatshme ta përkrahë dialogun për uljen e tensioneve, nëse një gjë e tillë dëshirohet nga dy palët e përfshira në mosmarrëveshje.
Qeveria greke ka lajmëruar se ka shtyrë kufizimet për hyrjen e shqiptarëve në Greqi, deri më datë 31 gusht.Lajmi jepet në “Facebook” nga ana e ambasadës greke në Shqipëri.
Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizim jane: personat qe kane pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.
Hyrja e personave të mësipërm bëhet nga pikat kufitare të Kakavijes, prej së ciles lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshtices prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me aeroplan (fluturimet Tiranë – Athinë).
Nga e Diela e dates 16.08.2020 nga ora 00:01 e drekes, të gjithë ata që hynë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).
Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5 000 euro. Sipas njoftimit të ambasadës, nga data 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë personat që hyjnë në Greqi, duhet që të paraqesin këtë dokumentacion:
1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të kryhet deri në 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorë publik ose privat të çertifikuar në Shqipëri, (jo i vlefshëm për drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)
2) Vërtetimi i diagnozës në anglisht (në të cilën duhet te jete emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të një individi
3) Vërtetim për plotësimin e formularit special PLF, me kod QR (nga adresa e postës elektronike https://travel.gov.gr).”, thuhet ne reagimin e ambasadës greke.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë të premten se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington si dy shtete të pavarura, janë “provokuese”, duke i cilësuar të njëjtat si “përpjekje e ulët për të krijuar një klimë të keqe politike, dhe për të parandaluar arritjen e çfarëdo marrëveshjeje”.
Gjuriq ka thënë përmes një deklarate se Hoti në këtë mënyrë “ka nënvlerësuar nikoqirët e takimit në Uashington”, derisa sipas tij, pavarësisht qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara për “pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, ata me siguri janë të vetëdijshme se ky territor de fakto dhe de jure është larg pavarësisë së vërtetë”.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër të parat vende që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, derisa zyrtarët e tyre trajtojnë Kosovën gjithnjë si shtet të pavarur.
Reagimi i Gjuriqit vjen pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes këtyre dy shteteve, Richard Grenell ka bërë të ditur se është duke u planifikuar mbajtja e një takimi në mes të zyrtarëve kosovarë dhe atyre serbë më 2 shtator.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë konfirmuar se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Grenellit për takim në Shtëpi të Bardhë.
Të dy liderët kanë thënë se në këtë takim do të bisedohet për çështje ekonomike.
Ky është takimi i dytë i thirrur nga Grenelli.
I pari, i planifikuar për 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.
Megjithatë, dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik në Bruksel.
Ky proces, që ndërmjetësohet nga pala evropiane, ka nisur më 2011.
Ai ishte bllokuar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në mallrat serbe. rel
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua në Slloveni me udhëheqësit e këtij vendi. Takimet përfshinë mes të tjerash nënshkrimin e një deklaratë të përbashkët lidhur me teknologjinë 5G.
Gjatë vitit të kaluar vendet evropiane përfshirë Poloninë, Estoninë dhe Republikën Çeke kanë nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, me zotimin që furnizuesit e teknologjisë 5G nuk do t’i nënshtrohen kontrollit nga një qeveri e huaj pa një proces të pavarur gjyqësor, duke përjashtuar qartësisht firmat kineze.
Departamenti i Shtetit tha se disa nga temat kryesore të bisedimeve sot (e enjte) janë përveç çështjes së energjisë bërthamore edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor. Zoti Pompeo vizitoi Republikën Çeke të mërkurën dhe tha se fuqia ekonomike e Kinës është në një farë mënyre një kërcënim më i madh global sesa ai që paraqiste Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.
Ai tha se “Partia Komuniste Kineze është futur tashmë në ekonomitë, politikën dhe shoqëritë tona në një mënyrë që Bashkimi Sovjetik nuk ka qenë kurrë“. Komentet e zotit Pompeo vijnë pasi muajin e kaluar ambasadori kinez në Londër akuzoi Shtetet e Bashkuara për nxitje të konfliktit me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit. zëri i amerikës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha të martën se e ka kuptuar kritikën e ambasadës amerikane për blerjen e armëve kineze dhe të njëjtën e interpreton si një “komunikatë politike”.
“Sa herë që vendosim të blejmë diçka (nga armët), dikush gjithmonë ka diçka kundër nesh, dhe kjo është logjike”, tha Vuçiq gjatë një vizite në sheshin Sava në Beograd.
Ky është komenti i parë i Vuçiqit lidhur me deklaratën e ambasadës amerikane në Beograd dhënë për Radion Evropa e Lirë më 10 gusht, ku thuhet se qeveritë duhet të kuptojnë rreziqet dhe kostot afatshkurtra dhe afatgjata nga të bërit biznes me kompanitë kinez.
Presidenti Vuçiq tha se Serbia ende nuk e ka blerë sistemin raketor kinez për mbrojtje të tipi FK-3, por që ka “menduar për të”.
“Ne gjithmonë do të marrim vendime vetë. Përndryshe, FK-3 nuk është në listën e sanksioneve amerikane,” tha Vuçiq.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi tha më 10 gusht ka thënë se blerja e pajisjeve ushtarake dhe mbrojtëse është një vendim sovran.
Blerja e sistemeve raketore për mbrojtje, FK-3, është përfshirë në raportin vjetor të kompanisë shtetërore për armët, Jugoimport SDPR, që i është dërguar Agjencisë për Regjistra të Biznesit.
Vuçiq gjithashtu nënvizoi se Serbia është një “vend i lirë, sovran”, duke shtuar se nuk do të rrezikonte interesat e vendit.
Vuçiq: Jam i lumtur për shkak të vaksinës ruse
Presidenti i Serbisë, Vuçiq gjithashtu tha se është gëzuar lajmit që Rusia ka prodhuar vaksinën kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.
“Unë jam i lumtur nëse rusët e prodhuan, por ekspertët tanë duhet ta kontrollojnë atë,” tha Vuçiq, duke theksuar se vaksina është “një shpëtim për ekonominë tonë”.
Ai gjithashtu tha se i pari do të pranojë vaksinën, për të cilën ekspertët në Serbi thonë se është e mirë dhe ndihmon në parandalimin e COVID-19.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, tha se një vaksinë për luftimin e koronavirusit e zhvilluar në Rusi është e gatshme për përdorim dhe se njëra nga vajzat e tij është vaksinuar.
Putini ka bërë këtë njoftim në një takim të qeverisë më 11 gusht, duke theksuar se vaksina është treguar efikase gjatë testimit dhe mund të krijojë imunitet të qëndrueshëm nga koronavirusi.
Më shume se 100 vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar në botë dhe të paktën 4 nga to janë në fazën finale të testimit në njerëz.
Faza 3 e testimit përfshin miliona njerëz dhe procesi zgjatë për disa muaj, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“Testmi në afat më të shkurtër (i vaksinave potenciale kundër COVID-19) ka ngritur shqetësimin në nivel botërore, pasi po anashkalohet e ashtuquajtura faza e 3-të ku bëhen provat e sigurisë, e cila fazë zakonisht zgjatë disa muaj”, ka paralajmëruar OBSH.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka publikuar hartën e zonës në të cilën anija kërkimore sizmike Oruç Reis po kryen aktivitete në Mesdheun Lindor brenda kufijve të raportuar në Kombet e Bashkuar (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA)
Çağatay Erciyes, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme për Çështje Bilaterale Politike dhe të Detarisë-Aviacionit-Kufijve, në llogarinë e tij në Twitter publikoi hartën e zonës ku Oruç Reis po kryen aktivitete.
Erciyes ka theksuar se është Greqia ajo që po krijon tensione në rajon me kërkesa maksimale, duke i përmbledhur tezat ligjore të Turqisë.
Erciyes shkroi se anija turke filloi aktivitetet kërkimore sizmike brenda zonave të juridiksionit detar të saj siç është njoftuar edhe OKB-ja, ndërsa shtoi se Greqia krijoi zhurmë të madhe duke pretenduar se zonat ku Oruç Reis po kryen aktivitete i përkasin asaj.
“Për shkak të ishullit Kastellorizo (Meis) me sipërfaqe 10 kilometra katrorë, i cili gjendet 580 kilometra larg nga Greqia kontinentale, Greqia po kërkon 40 mijë kilometra katrorë të zonave të juridiksionit detar, me çka po përpiqet të ndalojë anijen Oruç Reis dhe ta mbyllë Mesdheun Lindor për Turqinë”, tha Erciyes.
Ai theksoi se ky pretendim i Greqisë nuk përputhet më të drejtën ndërkombëtare.
“Ky pretendim maksimalist nuk përputhet me të drejtën ndërkombëtare. Është kundër parimit të drejtësisë. Megjithatë, Greqia kërkon nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ta mbështesin këtë pretendim dhe të ushtrojnë presion mbi Turqinë për të ndaluar aktivitetet e ligjshme për hidrokarbure. Kjo nuk është e pranueshme dhe nuk është e drejtë. Në vend të kësaj, këto vende duhet të kërkojnë që Greqia t’u japë fund këtyre pretendimeve të padrejta dhe absurde. Nuk është Turqia ajo që krijon tensione në rajon, por Greqia për shkak të këtyre pretendimeve maksimaliste”, deklaroi Erciyes.
Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë mbesin në nivel të lartë, derisa të dyja vendet kanë dërguar anije luftarake në Mesdheun lindor, raporton AP.
Turqia dërgoi një anije kërkimore për të kryer kërkime sizmike për burimet e gazit dhe naftës në një zone për të cilën Greqia thotë se është në pjesën e saj.
Greqia tha se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, njoftoi zyra e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ankaraja njoftoi të hënën se anija e saj kërkimore “Oruc Reis” dhe dy anije mbështetëse luftarake, do të zhvillonin aktivitete kërkimore në Detin Mesdhe midis Qipros dhe Greqisë, deri më 23 gusht.
Greqia e cilësoi këtë si një veprim të paligjshëm që shkelte të drejtat sovrane të vendit.
Anijet luftarake greke janë dërguar në zonë, dhe po monitorojnë aktivitetet e anijes turke derisa ushtria është në gatishmëri, thanë zyrtarët.
Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh.
Të dyja vendet kanë qenë në prag të luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë edhe një herë mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore.
Zbulimet e fundit të gazit natyror në Mesdheun lindor kanë ripërtërirë tensionet.
Ankaraja është zemëruar nga një marrëveshje që Greqia nënshkroi me Egjiptin të enjten e kaluar, e cila përcakton kufijtë e tyre detarë dhe zonat ekskluzive ekonomike për të drejtat e shfrytëzimit të burimeve.
Vitin e kaluar, Turqia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me qeverinë libiane të mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli.
Marrëveshja Turqi-Libi shkaktoi zemërim në Greqi, Egjipt dhe Qipro, duke thënë se ajo cenonte të drejtat e tyre ekonomike në Mesdhe.
Bashkimi Evropian tha se marrëveshja ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar që kërcënonte stabilitetin rajonal.
Kryeministri, Mitsotakis foli të martën me presidenten greke, Katerina Sakellaropoulou, për ta informuar atë lidhur me situatën në Mesdheun lindor, tha zyra e tij.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur pas një takimi katër-orësh të kabinetit të hënën në mbrëmje, paralajmëroi se Turqia nuk do të kufizojë eksplorimet e saj në det të hapur.
“Le të bashkohemi si vende mesdhetare. Le të gjejmë një formulë që është e pranueshme për të gjithë, që mbron të drejtat e secilit”, tha Erdogan në një fjalim televiziv, duke thënë Turqia është e gatshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut. rel
Kryetari i Partisë për Aksioni Demokratik (SDA) dhe nënkryetari i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, nuk beson se do të ketë një lider në mesin e serbëve që do ta njohë Kosovën.
Ai thotë se nëse ndodh kjo atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, me ç’rast do të ketë shumë zhurmë.
“Nuk besoj se në mesin e serbëve do të gjendet një lider që do të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nëse ndodh kjo, atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, do të kërkohet kompensim për serbët dhe Serbinë. Do të ketë shumë zhurmë, që me kalimin e kohës do të heshtet dhe nuk do të sjellë ndonjë gjë. Pasi, edhe në Kosovë e edhe në Bosnjë-Hercegovinë pala serbe e ushtria serbe ka kryer krime dhe spastrime etnike”, ka thënë Izetbegoviq për “Radio Sarajevo”.
Veteranët e Luftës së Kroacisë janë mbledhur në “MK Veterani” në këtë shtet ku kanë falënderuar në mënyrë të veçantë të gjithë shqiptarët që mbrojtën Kroacinë.
Ata kanë shprehur përkrahjen e pastër për veteranët e Kosovës të ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza nga Gjykata në Hagë, shkruan Dnevno.
Duke bartur flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kolonë me motoçikleta, ata kanë rikujtuar Ditën e Krenarisë dhe Lavdisë kur luftuan krah për krah të kosovarëve dhe kroatëve kundër agresionit të Serbisë.