VOAL

VOAL

Sulmohet Çedomir Jovanovic në aeroportin e Beogradit

Makina e politikanit liberal serb, Cedomir Jovanovic, është sulmuar nga persona të panjohur në  parkingun e aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, trasnmeton Gazeta Express.

Siç raportojnë mediat serbe, Jovanovic e kishte parkuar makinën përpara aeroportit derisa ishte duke e pritur djalin e tij teksa kthehej nga Britania e Madhe, meqë si familje do të festonin një festë që kremtohet të dielën.

Kur ishte kthyer bashkë me të birin, Jovanovic kishte gjetur makinën e tij të thyer dhe një grup të rinjsh e kishin fyer . Pas kësaj, politikani serb kishte njoftuar menjëherë policinë.

Siç shkruan “mondo.rs”, ky grup i të rinjve e kishin fyer Jovanovicin me fjalët “e ke shitur Serbinë”, Këta të rinj ishin kujdesur që të mos identifikohen dhe kishin larguar edhe tabelat e makinës së tyre.

Një hetim ka filluar dhe të gjitha kamerat po analizohen.

Kroaci, mijëra njerëz në kortezhin e përkujtimit të viktimave të Vukovarit

Vukovar

Dita përkujtimore e viktimave të Vukovarit me rastin e 30-vjetorit të rënies së qyteti kroat shënohet me një sërë ngjarjesh, e njëra prej tyre është edhe kortezhi përkujtimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë vit, kortezhi përkujtimor, i organizuar në përputhje me masat epidemiologjike, udhëhiqet nga anëtarët e familjeve të të vrarëve dhe të zhdukurve, veteranët kroatë të luftës, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, kryeministri Andrej Plenkoviç dhe kryeparlamentari kroat Gordan Jandrokoviç.

Këtë vit, në mesin e pjesëmarrësve është edhe anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Shefik Xhaferoviç.

Programi përkujtimor filloi me tubimin e përfaqësuesve të shoqatave të veteranëve dhe kreut shtetëror para Spitalit Memorial Kombëtar Vukovar, ku u mbajt programi i veçantë i quajtur “Vukovari – vend i patriotizmit me pietet të veçantë”.

Kortezhi dinjitoz u nis përpara Spitalit Memorial Kombëtar të Vukovarit, ku refugjatët ikën në vitin 1991. Pjesëmarrësit e kolonës duhet të kalojnë rrugën 5.5 kilometra për rreth dy orë. Kolona e përkujtimit do të përfundojë në Varrezat Përkujtimore të viktimave të Luftës, ku do të bëhet lutja për viktimat e Vukovarit, në krye me Imzot Gjuro Hraniç, kryepeshkop dhe mitropolit i Osjekut.

Pjesëmarrësit në kortezhin përkujtimor, përfshirë edhe kreun shtetëror, do të vendosin kurora me lule në varreza dhe më pas Imzot Ivan Shashko, peshkop ndihmës i Zagrebit, do të udhëheqë Eukaristinë solemne.

Dita përkujtimore për viktimat e Luftës kroate dhe Dita përkujtimore për viktimat e Vukovarit dhe Shkabërnjës është një manifestim kombëtar që shënohet në Kroaci më 18 nëntor në kujtim të ditës kur u thye mbrojtja e qytetit të Vukovarit në vitin 1991, gjatë masakrës në Shkabërnje mbrojtësit treguan heroizmin e tyre në Saborsko, Slunj, Cetingrad dhe Rakovica.

Kjo ditë përkujtohet në kujtim të rënies së Vukovarit më 18 nëntor 1991, nën kontrollin e forcave okupuese të formacioneve paramilitare serbe dhe të Armatës Popullore Jugosllave (APJ). Rrethimi dhe beteja për Vukovarin zgjati tre muaj, nga 24 gushti deri më 18 nëntor 1991. Qyteti, i cili u shndërrua në një gërmadhë në kohën kur ra në duart e APJ-së, u mbrojt nga afër 1.800 pjesëtarë të forcave kroate. Linja e mbrojtjes ishte dhjetë kilometra e gjatë.

Në luftime u vranë midis 2.900 dhe 3.600 njerëz. Sipas spitalit të Vukovarit, 1.624 civilë dhe pjesëtarë të Ushtrisë Kroate u vranë ndërsa 1.219 u plagosën. Më shumë se 22 mijë banorë të paraluftës mbetën të pastrehë dhe u dëbuan.

Së bashku me viktimën e Vukovarit, përkujtohet edhe kujtimi i masakrës së 43 civilëve kroatë në Shkabërnjë, të kryer në të njëjtën ditë të vitit 1991.

Shtatë vjet pas rënies, Vukovari u riintegrua paqësisht. Qyteti, i cili kishte më shumë se 44 mijë banorë para luftës, tani ka pak më shumë se 27 mijë banorë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (GJNPJ) në Hagë dënoi Mile Mërkshiç, një nga komandantët e njësive të APJ-së, me 20 vjet burg për vrasje dhe torturë dhe Veselin Shljivançanin me 10 vjet burg për torturë, por u lirua nga akuzat për gjenocid dhe shfarosje të popullatës joserbe ndërsa Miroslav Radiç u lirua nga akuza.

Sllavko Dokmanoviç, kryetari i Kuvendit Komunal të Vukovarit në kohën e luftës, gjithashtu u padit dhe u arrestua, por ai kreu vetëvrasje para se të jepej vendimi në vitin 1998. Krimet në Vukovar ishin pjesë e aktakuzës kundër ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili nuk priti vendimin për shkak se vdiq në paraburgimin e Gjykatës së Hagës në vitin 2006.

Vojisllav Sheshel, lideri i “Shqiponjave të Bardha”, u lirua nga GJNPJ nga akuzat për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, përfshirë dhe konfliktet në Vukovar.

Rritet shqetësimi për zhvillimet në Ballkan, Perëndimi shqyrton mundësinë e sanksioneve

Jamie Dettmer

Kërcënimet e për shkëputje të Republikës Serbe nga Bosnja dhe riarmatosja e Serbisë kanë rritur shqetësimet se Ballkani mund të shkojë drejt konfliktit.

Kërcënimet nga udhëheqësi i Republikës Serbe, Milorad Dodik, për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina, po shtojnë shqetësimin në rritje rajonal dhe ndërkombëtar për zhvillimet në Ballkan.

Kërcënimet e zotit Dodik, të kombinuara me një program të madh të riarmatosjes nga Serbia fqinje po ushqejnë shqetësimet se Ballkani mund të shkojë drejt konfliktit.

Serbia filloi negociatat muajin e kaluar me Izraelin për blerjen e raketave antitank dhe disa zyrtarë të Bashkimit Evropian dyshojnë se Beogradi mund të jetë në proces të vendosjes së kontakteve me Ankaranë për të diskutuar blerjen e llojit të dronëve të armatosur të prodhimit turk të përdorur në mënyre efektive nga Azerbajxhani në luftimet e fundit me Armeninë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se fqinjët e tij ballkanikë nuk duhet të shqetësohen nga riarmatosja, të cilin ai e konsideron si një përmirësim të forcave të armatosura të vendit të tij dhe thotë se Beogradi nuk ka qëllime për të ndërmarrë sulme. Në fillim të këtij viti, ai tha: “Të gjithë po riarmatosen, edhe ne do të riarmatosemi. Nëse të gjithë të tjerët e bëjnë atë, edhe ne duhet ta bëjmë këtë.”

Alarmi në rritje

Por fqinjët e Serbisë janë të shqetësuar nga programi i saj i riarmatosjes, i cili ka çuar në rritjen me 70 për qind nga Beogradi të shpenzimeve në fushën e të mbrojtjes që nga viti 2015. Dhe ata mendojnë se kjo po bëhet në frymën e retorikës nacionaliste në rritje të zotit Vuçiç.

Beogradi ka ofruar gjithashtu mbështetje të fortë politike për zotin Dodik.

Javën e kaluar Christian Schmidt, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Ballkani i dëmtuar nga lufta po përballet me kërcënimin e tij më të madh që nga spastrimi etnik dhe luftërat e fillimit të viteve 1990. “Perspektivat e ndarjes dhe konfliktit të mëtejshëm janë shumë reale”, tha ai.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të frenojë çdo veprim separatist të kërcënuar nga serbët e Bosnjës.

Alarmi po rritet edhe në kryeqytetet e Evropës Perëndimore, me zyrtarët që vunë në dukje se blerjet e armëve nga zoti Vuçiç i kanë shërbyer thellimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kinën dhe Rusinë, e cila është simpatizuese e ambicieve të zotit Dodik për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe bashkimin e saj me Serbinë.

Sipas zyrtarëve britanikë, Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, e ka vendosur Ballkanin në rendin e ditës për takimin e muajit të ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga. Gjermania ka ushtruar presion ndaj vendeve anëtare të BE-së për të përgatitur sanksione kundër zotit Dodik. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha të shtunën se Berlini dëshiron të shohë “masa (sanksione) individuale kundër atyre që vënë në dyshim integritetin territorial” të Bosnjës.

Maas shtoi: “Ne nuk mund të pranojmë vazhdimin e kësaj politike të papërgjegjshme pa ndërmarrë veprime”. Ai akuzoi Republikën Serbe se po “punon në mënyrë aktive për të shkatërruar Bosnjën dhe Hercegovinën si një shtet të tërë”.

Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague paralajmëroi të martën se “Historia ka treguar shumë herë se ne e neglizhojmë Ballkanin Perëndimor në dëm të interesave tona”. Në një artikull për për gazetën The Times, ai tha “Për vite të tëra, udhëheqësi i Republikës Serbe, me shumicë serbe, Milorad Dodik, ka minuar shtetin e Bosnje-Hercegovinës me mbështetjen aktive ruse dhe serbe. Në javët e fundit gjendja është bërë e rëndë. Dodik po i afrohet shkëputjes nga Bosnja”.

Mosmarrëveshjet e pazgjidhura

Ai dhe të tjerët kanë frikë se mosmarrëveshjet e pazgjidhura nga luftërat e viteve 1990 në ish-Jugosllavi dhe tensionet e ndezura midis Kroacisë, e cila gjithashtu është duke u riarmatosur, dhe Serbisë po rrezikojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ne mesin e këtyre problemeve në Ballkan janë edhe mosmarrëveshjet për statusin e Kosovës, ish-provincës serbe, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, pas një lufte që shkaktoi vrasjen e më shumë se 13,000 njerëzve, kryesisht shqiptarë.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës rifilluan kohët e fundit, por një mosmarrëveshje ndërkufitare në shtator, e nxitur nga vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të mos njohur targat serbe të makinave, bëri që Beogradi të dislokonte tanke në kufirin e tij me Kosovën.

Udhëheqësi serb i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë dhe paralajmëroi se nëse nuk e bën këtë, “ne do të dimë si ta mbrojmë vendin tonë, nuk ka dyshim për këtë”. Qindra serbë të Kosovës mbyllën një rrugë kyçe kufitare dhe zyrtarët e Kosovës dërguan njësi policore shtesë për të mbrojtur pikën kufitare.

Por komentet e zotit Dodik për shkëputje janë shqetësimi më i madh për fuqitë perëndimore, thonë diplomatët amerikanë dhe evropianë. Ata kanë frikë se përpjekja e zotit Dodik për të shkëputur Republikën Serbe nga Bosnja, do të mund të shkaktonte një konflikt të ri në Ballkan, cili do të mund të rindezte shumë lehtë konfliktin midis Serbisë dhe Kroacisë, si dhe atë midis Serbisë dhe Kosovës, duke e zhytur Ballkanin Perëndimor përsëri në një luftë të ashpër ndëretnike, të ngjashme me atë të viteve 1990 që çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Marrëveshja e Dejtonit e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1995 e bëri Bosnjën një shtet multietnik nën protektoratin ndërkombëtar, me marrëveshje komplekse kushtetuese për ndarjen e pushtetit midis tre grupeve kryesore etnike që e përbëjnë atë. Ajo ka dy entitete gjysmë autonome: Federatën e Bosnje-Hercegovinës (të përbërë nga boshnjakët dhe kroatët) dhe Republikën Serbe. Por udhëheqësi i Republikës Serbe, Milorad Dodik ka kërcënuar se do të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror të Bosnjës, duke përfshirë ushtrinë dhe ka militarizuar policinë e tij, e cila mund të shërbejë si një forcë ushtarake e serbëve të Bosnjës.Ai ka thënë gjithashtu se dëshiron të krijojë një gjyqësor të veçantë.

62-vjeçari Dodik muajin e kaluar paralajmëroi se do të përshpejtojë planet e tij të shkëputjes nga Bosnja, nëse ndaj tij vendosen sanksione nga vendet perëndimore. Sipas informacioneve të rrjedhura, zoti Dodik i ka thënë Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar në lidhje me sanksionet: “Nëse doni të flisni me mua, atëherë mos më kërcënoni”.

Milorad Dodik ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje ushtarake e NATO-s që synon ta pengojë atë nga ndarja e Bosnjës do të kundërshtohej nga “miqtë” e tij, që është parë si një referencë për Serbinë e riarmatosur dhe Rusinë. Zoti Vuçiq u duk muajin e kaluar sikur po përpiqej të frenonte zotin Dodikun, duke thënë: “Është e rëndësishme të ruhet paqja dhe të tregohet se Republika Serbe nuk është burimi i problemit, por se ne të gjithë jemi gati të bisedojmë në rajon”.

Por ai shtoi se Serbia nuk do të bashkohet në asnjë përpjekje për të vendosur sanksione kundër Republikës Serbe të Bosnjës.

Kryeministrja e Serbisë e fton Kosovën t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

RFE/RL

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u bëri thirrje të gjitha vendeve në Ballkan, përfshirë Kosovën, që t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”.

Ajo tha se ftesa për këto vende është “gjithmonë e hapur”.

Nisma e bashkëpunimit “Ballkani i Hapur”, e cila përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, parashikon lirinë e lëvizjes për kapitalin, mallrat, shërbimet dhe njerëzit midis vendeve.

“Qytetarët që jetojnë në rajon do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kjo nismë”, tha Bërnabiq më 15 nëntor, duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë një takimi të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Parlamentin serb.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina kundërshtojnë pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur”.

Qeveria aktuale e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e hedh poshtë këtë iniciativë dhe u bën thirrje vendeve të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian.

Në Beograd më 4 nëntor, është mbajtur takimi i radhës i udhëheqësve të nismës rajonale për bashkëpunim “Ballkani i hapur”.

Në takim morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, si dhe afaristë nga rajoni.

Presidenti Vuçiq tha se do të formohet një këshill i zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Çfarë është arritur deri më tani?

Në kuadër të kësaj nisme, është vendosur lëvizja e lirë e qytetarëve me letërnjoftim ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në parandalimin dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore. Po ashtu, janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, si dhe një Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është rënë dakord që kontrollet kufitare të hiqen nga 1 janari i vitit 2023. Po ashtu, është planifikuar që gradualisht të krijohet një treg i përbashkët për 12 milionë banorë, aq sa kanë banorë këto tri shtete së bashku – pra, të krijohet një “zonë e vetme ekonomike”.

Profesori i Shkencave Ekonomike, Muhamet Mustafa, i ka thënë Radios Evropa e Lirë (REL) se nisma “Ballkani i hapur” nuk mund të jetësohet përderisa Serbia ka qasje penguese për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ndërsa njohësi i ekonomisë nga Tirana, Fatos Cocoli, i tha REL-it se Kosova duhet ta përkrahë këtë iniciativë pavarësisht problemeve politike me Serbinë.

Disa burra pastrojnë ngjyrën e hedhur mbi muralin e Mlladiqit

RFE/RL

Një grup burrash filluan të pastrojnë muralin e të dënuarit serb për krime lufte, Ratko Mlladiq, në Beograd, vetëm pak kohë pasi mbi të u hodh ngjyrë e zezë.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, burrat që po e pastrojnë muralin, me kapele në kokë, nuk kanë dashur të prezantohen e as t’iu përgjigjen pyetjeve të REL-it.

Një grup burrash pastroi muralin edhe më 10 nëntor, pasi Gjorgjo Zhujoviq, zyrtar i Partisë Social-Demokrate të Serbisë, e cila është pjesë e Qeverisë serbe, hodhi ngjyrë të bardhë mbi të.

Javën e kaluar, Ministria e Brendshme e Serbisë i ndaloi planet e Iniciativës joqeveritare të të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, për të fshirë muralin e Mlladiqit.

Aktivistet e të drejtave të njeriut, Aida Qoroviq dhe Jellena Jaqimoviq, u ndaluan nga policia më 9 nëntor, pasi hodhën disa vezë mbi mural.

Aktivistet më pas u liruan, por murali, që atëherë, ruhet nga një grup i krahut të djathtë.


Anëtarë të organizatave joqeveritare dhe qytetarë u mblodhën në qendër të Beogradit për të kundërshtuar ndalimin e aktivisteve, por një kordon policor nuk i lejoi ata t’i afroheshin muralit.

Disa organizata të shoqërisë civile organizuan edhe më 13 nëntor protestë kundër muralit, duke kërkuar që ai të hiqet nga qendra e qytetit.

Mlladiq është dënuar nga Gjykata në Hagë me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992 deri më 1995.

Murali i tij ka gati katër muaj që qëndron në fasadën e një ndërtese në qendër të Beogradit.

Një autor i panjohur e pikturoi atë në fund të korrikut, një muaj pasi Gjykata në Hagë e konfirmoi burgimin e përjetshëm të Mlladiqit.

Borrell: Situata në Ballkanin Perëndimor – “jo aq e mirë”

RFE/RL

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se situata në Ballkanin Perëndimor “nuk është edhe aq e mirë”.

Borrell i bëri komentet në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku situata në këtë rajon – veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi – pritet të jetë temë diskutimi.

Borrell tha se në Bosnje e Hercegovinë ka tendenca që rrezikojnë unitetin e këtij vendi dhe pengojnë përparimin e tij në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, tha se raportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në nuk janë vetëm rreth zgjerimit, por kanë të bëjnë edhe me përshtatjen e politikës së tyre të jashtme me atë të BE-së.

Duke folur po ashtu në prag të takimit, Varhelyi tha se zgjerimi mbetet vegla kryesore e BE-së për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Ai tha se pret që tani, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari, të ketë lëvizje të shpejta pozitive në terren, që do të mundësonin nisjen e negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe midis Shqipërisë dhe BE-së.

“Ne jemi të gatshëm për këtë dhe akoma shpresoj se kjo mund të ndodhë para fundit të këtij viti”, tha Varhelyi.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, edhe Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave, por kjo është bllokuar në Këshillin Evropian – në rastin e Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Kjo, pastaj, ka ndikuar që të mos nisin negociatat as me Shqipërinë.

Varhelyi paralajmëroi edhe zbatimin e shpejtë të planit për investime në Ballkanin Perëndimor.

Në prag të këtij takimi, nga shërbimet e BE-së është përgatitur edhe një dokument për situatën në Ballkanin Perëndimor, si bazë për diskutimet e sotme.

Në të thuhet se në disa pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, situata politike paraqet “sfidë në rritje”.

“Në Bosnje e Hercegovinë është thelluar kriza politike dhe dominojnë retorika dhe veprime përçarëse. Ka pasur kthim të tensioneve dhe incidente në veri të Kosovës. Ndasitë ndërpartiake kanë vazhduar ta destabilizojnë dhe paralizojnë sistemin politik në Mal të Zi. Mospajtimet mes partnerëve nga Ballkani Perëndimor janë duke mbajtur peng implementimin e integrimeve rajonale”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Në takim pritet të diskutohet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas burimeve të BE-së, “nuk ka pasur përparim në muajt e fundit”.
Burimet e BE-së thonë se Brukseli pret që palët në dialog të përqendrohen te zbatimi i marrëveshjeve të mëhershme, përmes hapave konkretë.

Po ashtu, kërkohet që të ketë një mbështetje të madhe nga shtetet anëtare për përpjekjet e Borrellit dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, në ndërmjetësimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Palët duhet të inkurajohen që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të dëshmojnë rezultate pozitive, përfshirë edhe rreth marrëveshjeve rajonale që lidhen me tregun e përbashkët rajonal, dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe retorika përçarëse, sidomos kur është fjala për veriun e Kosovës”, thuhet në dokument.

Të martën, në Bruksel pritet të zhvillohet një takim i ri në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Sipas burimeve të BE-së, temat e diskutimeve do të jenë të lidhura pikërisht me zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, por edhe me vazhdimin e dialogut në nivel të lartë.

Kroaci, nga e marta certifikata për COVID-19 e detyrueshme në institucionet publike

Zagreb

Shtabi i Mbrojtjes Civile në Kroaci në një konferencë për media bëri të ditur detajet e paralajmërimit të certifikatave për COVID-19 për të gjithë punonjësit si dhe për të gjithë ata që të martën hyjnë në institucionet shtetërore dhe publike në Kroaci, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me të mbërritur në punë, të gjithë nëpunësit civilë dhe publikë, punonjësit e kompanive dhe institucioneve të themeluara nga Republika e Kroacisë, qarqeve, qyteteve dhe komunave duhet të paraqesin certifikatat për COVID-19 nga e marta, 16 nëntor”, u njoftuan sot në konferencën e Shtabit të Mbrojtjes Civile në Kroaci.

“Personat që nuk janë vaksinuar do të duhet të testohen dy herë në javë. Testimi do të organizohet nga punëdhënësi ndërsa në Kroaci do të hapen 6.407 qendra testimi”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç.

“Me këtë zbatohet masa e sigurisë së testimit të detyrueshëm vetëm për arsye epidemiologjike për të mos rrezikuar funksionimin e organeve shtetërore dhe administratës publike, kurse certifikata dixhitale e BE-së për COVID-19 është dëshmi se një person është testuar, se është negativ për virusin, se ka kaluar COVID-19 ose se është vaksinuar”, tha Bozhinoviç.

Të njëjtat certifikata COVID-19 do të duhet të posedojnë edhe nga shfrytëzuesit e këtyre institucioneve, palët dhe vlefshmëria e tyre do të kontrollohet nga një person i autorizuar nga punëdhënësi në hyrje të ambienteve të këtyre institucioneve.

Personat që refuzojnë të paraqesin certifikatën e COVID-19 ose refuzojnë të testohen nuk do të kenë të drejtë të hyjnë apo të qëndrojnë në ambientet e administratës shtetërore dhe publike.

Masa e njëjtë është vendosur më 4 tetor për institucionet shëndetësore dhe sociale dhe tashmë është shtrirë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike: shkolla, kolegje, posta, administrata tatimore, bashki etj.

Gjuriq: Deri në fund të vitit Serbia do ta ketë mbështetjen e Kongresit Amerikan

Ambasadori i Serbisë në Washington Marko Gjuriq ka deklaruar se “deri në fund të vitit pret miratimin e një rezolute në Kongresin Amerikan, e cila i jep mbështetje Serbisë”.

“Deri në fund të vitit, pres një letër mbështetjeje të Kongresit për Serbinë dhe marrëdhëniet serbo-amerikane, e cila do të nënshkruhet nga një numër i madh anëtarësh të Kongresit, duke përfshirë disa nga më me ndikim”, ka deklaruar Gjuriq për gazetën serbe “Politika”.

Ai pretendon se është e nevojshme të punohet vazhdimisht dhe me këmbëngulje në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA dhe se “shumë gjëra do të ishin ndryshe nëse do të kishim një masë kritike njerëzish në klasën politike që në thelb e kuptojnë se si funksionojnë SHBA dhe zotërojnë shumë aftësi të nevojshme për punë me institucionet dhe publikun atje”.

“Presidenti Vuçiq e kuptoi rëndësinë e kësaj marrëdhënieje dhe bëri shumë përpjekje personale. Sot Serbia ka rezultate të mira, një vizion të madh për të ardhmen dhe është një kënaqësi e vërtetë t’ua prezantojmë atë bashkëbiseduesve tanë në Shtetet e Bashkuara. Edhe atyre të cilët janë skeptikë tradicionalë”, nuk harron Gjuriq obligimin për ta lavdëruar shefin e tij.

Ai tregon se që nga marrja e detyrës, më 18 janar të këtij viti, “ka takuar dhe ka krijuar komunikim të rregullt me ​​dhjetëra anëtarë të Kongresit me të dyja partitë”.

“Me këtë aktivitet, unë punoj intensivisht me stafin politik dhe të karrierës çdo ditë për të siguruar që politikë bërësit të marrin informacionet tona për ngjarjet në Serbi dhe rajon, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik, politik dhe forma të tjera”, pretendon Gjuriq.

Escobar viziton Bosnje-Hercegovinën

RFE/RL

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të arrijë më 7 nëntor në Sarajevë, në kohën e rritjes së shqetësimeve se Republika Sërpska mund të shkëputet nga ky vend.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 nëntor se njerëzit në Bosnje e dinë që komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar për t’u siguruar që “të zbatohen përkushtimet për paqe dhe siguri të njerëzve në rajon”, duke shtuar se “ne jemi të përkushtuar se nuk do të ketë luftë”.

Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës, ka kërcënuar së fundmi me largim të Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare, siç është autoriteti i taksave, agjencia për ilaçe dhe nga ushtria.

Escobar ka thënë se secili motiv që dëmton Marrëveshjen e Dejtonit është “shumë destabilizues në rajon”.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë edhe më parë se nuk ka “rrugë kushtetuese” për Republikën Sërpska që të tërhiqet njëanshëm nga institucionet shtetërore.

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, ka paralajmëruar ditë më parë se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt ka thënë se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa.

NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë.

Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje.

Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit.

Kryeministri hungarez Orban arrin në Banja Llukë

RFE/RL

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë arritur të shtunën, më 6 nëntor, në qytetin Banja Llukë të Bosnje-Hercegovinës.

Siç është njoftuar, Orban po qëndron për një “vizitë miqësore në Republikën Serbe” (njëra nga dy entitetet e Bosnje-Hercegovinës).

Orban do të takohet me anëtarin e Presidencës trepalëshe të Bosnjës Millorad Dodik, dhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës Serbe, Radovan Vishkoviq.

Në delegacionin e Hungarisë është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto.

Është paraparë një mbledhje dhe drekë pune.

Dodik ka thënë më herët për Radio-Televizionin RS se Orban, në disa nga takimet e mëparshme, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Republikën Serbe.

“Për shembull, një numër i konsiderueshëm i disa stimujve të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm hungarezë mund të transferohen në Republikën Serbe dhe se njerëzit nga Republika Serbe mund t’i përdorin ato fonde sipas procedurës për të cilën do të pajtohemi”, ka thënë Dodik.

Nga kabineti i Dodikut është thënë që nuk janë paraparë deklarata për media.

Dodik ka marrë pjesë në Samitin Demografik në Budapest, në fund të shtatorit të këtij viti, në të cilin, liderët e vendeve të Evropës Qendrore nënshkruan një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratë është thënë se migracioni nuk duhet të jetë përgjigje ndaj rënies së natalitetit të Bashkimit Evropian dhe u është bërë thirrje vendeve anëtare që të mbajnë politikën familjare nën kompetencë kombëtare.

I mbajtur për herë të parë në vitin 2015, i ashtuquajturi Samiti Demografik në Budapest organizohet çdo dy vjet, me synimin për të luftuar emigracionin, por edhe për të inkurajuar çiftet e krishtera që të kenë më shumë fëmijë.

EUFOR: Vazhdojmë me mbështetjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit të sigurt në Bosnjë

Sarajevë

Forcat e Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR) edhe më tej do të mbështesin autoritetet lokale në mirëmbajtjen e mjedisit të sigurtë dhe stabil, në bashkëpunim me agjencitë për zbatimin e ligjeve dhe forcave të armatosura të BeH-së, tha sot komanda kryesore e EUFOR-it, duke konfirmuar se Këshilli i Sigurimit të OKB-së njëzëri miratoi vazhdimin e mandatit për një vit tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e EUFOR-it, me ripërtëritjen e mandatit bashkësia ndërkombëtare dërgoi porosi të qartë mbështetjeje dhe besimi, duke pranuar rezultatet që operacioni “ALTHEA” realizoi gjatë 17 viteve të fundit, veçmas kontributin e EUFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në BeH.

“EUFOR është i gatshëm të vazhdojë me kryerjen e detyrave të saj dhe përmbyshjen e detyrave me qëllim të mbështetjes së sigurisë dhe rrethimit stabil në pajtim me mandatin dhe me përkushtim të njëqind për qind të BeH-së, qytetarëve të saj dhe përparimin e këtij vendi në rrugën e integrimit të BE-së”, theksohet në njoftimin e Komandës kryesore të EUFOR-it.

Më tej thuhet se kjo përfshin mbështetjen për Master Planin e BeH-së për municionet, armët dhe minat, çminimin dhe stërvitjen kolektive me Forcat e Armatosura të BeH-së, të cilat si forca të armatosura multietnike dhe të trajnuara ndihmojnë në rivendosjen e besimit të qytetarëve në një BeH të qëndrueshme dhe të sigurt.

Kryeministri Krivokapic: Ja pse Mali i Zi nuk i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri Zdravko Krivokapic ka reaguar për herë të parë pas lajmit se Mali i Zi i është bashkuar “Ballanit të Hapur”.

Ai tha se se nuk i është bashkuar nismës për Ballkanin e Hapur, sepse një proces i ngjashëm tashmë ekziston.

Në një intervistë për Tanjug, Krivokapic tha se Mali i Zi nuk ka thënë se nuk do t’i bashkohet nismës për Ballkanin e Hapur, por se nisma të ngjashme tashmë ekzistojnë dhe se në to duhet të fokusohen.

Siç shpjegoi ai, edhe tani qytetarët e Malit të Zi kalojnë kufijtë me vendet përreth me vetëm letërnjoftim, ndërsa problemi i vetëm tha se janë lejet e punës, ndonëse siç thotë ai, kjo mund të “zgjidhet me elegancë”.

“Nuk shoh ndonjë dallim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. I vetmi ndryshim është se do ta drejtonim vetë dhe tani jemi të udhëhequr. Unë jam për pavarësi, por që ka institucione që do të kenë autoritet për të siguruar që në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pse duhet të bëjmë një hap përpara”, tha Krivokapic.

“Le ta përfshijmë këtë. Unë nuk jam kundër asnjë nisme që ka për qëllim mirëqenien dhe përfitimin e qytetarëve që kalimi i kufirit të jetë i shpejtë, që askush të mos presë”, tha Krivokapic.

Skoci – Pas dorëheqjes së Zaev, Vuçiç pyet Ramën: A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pjesë e Samitit për ndryshimin e klimës është takuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kreu i shtetit serb, përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograt duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup, ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqjen.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç.

Edi Rama shkon në Serbi më 3-4 nëntor

Në datat 3 dhe 4 Nëntor në Beograd do të zhvillohet takimi i radhës së 3 vendeve që kanë firmosur për iniciative Open Ballkan.

Kryeministri Rama, presidenti serb Vuçiçi dhe kryeministri Zaev do të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave për qytetarët e tyre.

Nuk dihet ende nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme.

Rama, Vuçiç dhe Zaev në mbyllje të tryezës së diskutimeve do të zhvillojnë dhe një konference për shtyp.

Eurodeputetja: Partia e Vuçiç përdor çdo formë për të sulmuar dhe mbytur zërat kritikë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin, Europian Vioal von Cramon është shprehur se partia e Vuçiç sulmon çdo zë që është kritik ndaj tyre.

Cramon ka zhvilluar një vizitë në Serbi, ndërsa ka folur edhe për media , duke u shprehur se nuk sheh asnjë provë për një mjedis të sigurt opozitar.

Eurodeputetja e pyetur lidhur me dokumentin e Komisionit Europian i cili thotë se presidenti Vuçiç ka premtuar përkrahje projektin e minierës së Litiumit, thotë se pret transparencë të plotë nga të gjitha palët, ndërsa theksoi se do të hetojë të gjitha pretendimet e ngritura për këtë çështje.

Ndërkohë gjatë vizitës së Von Cramon në Serbi, një grup simpatizantes të presidentit Vuçiç kanë brohoritur ‘Kosova është zemra e Serbisë’ , ‘Nuk do të na e merrni Kosovën’.

Schmidt: Bosnja përbëhet nga entitetet, e tillë do të mbetet

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, 28 tetor, 2021.

 

Bosnje e Hercegovina përbëhet nga entitetet dhe e tillë do të mbetet, sepse ato janë pjesë e integritetit territorial, të përshkruar me Marrëveshjen e Dejtonit, tha përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt.

Schmidt, i cili ka marrë detyrën në muajin gusht, iu drejtua të enjten për herë të parë Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnjës.

Ai tha se është e qartë se “askush nuk ka interes ta kthejë kohën pas” dhe se “komuniteti ndërkombëtar nuk do të qëndrojë anash”.

Komentet vijnë pasi Republika Sërpska e Bosnjës – entitet i banuar me shumicë serbe – ka kërcënuar me ndarje.

Ky entitet, mes tjerash, ka sfiduar Kushtetutën e Bosnjës me miratimin e një ligji për produktet dhe pajisjet mjekësore.

Përfaqësuesit e tij kanë thënë po ashtu se serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit.

Përfaqësuesit e Republikës Sërpska nuk morën pjesë në seancën ku foli Schmidt.

Ata janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës.

Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit.

Schmidt tha se qytetarët e Bosnjës meritojnë të ardhme paqësore dhe të begatë.

“Ajo që ata nuk meritojnë është frika. Atmosfera e frikës dhe e ndarjes vetëm se do ta përshpejtojë largimin e të rinjve”, tha Schmidt.

“Nuk kam mundur të pres në muajin gusht që Bosnja do të përballet me sfidën më serioze ndaj sovranitetit të saj”, tha ai.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Politikania boshnjake: Marrëveshja për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi pati përkrahjen e SHBA!

Politikania boshnjake, Sabina Çudiç ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë pasur pajtim për shkëmbim territoresh, e cila marrëveshje ishte përkrahur edhe nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një shkrimi në llogarinë personale në Facebook, Çudiç ka thënë se ish-i dërguari për Ballkanin Perëndimor ka qenë pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo përmend edh kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për të cilin thotë se ka qenë prezent.

“E takova zotin Palmer në Uashington në prill të vitit 2019, në mbrëmje, në pritjen pas panelit në të cilin fola bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, atëherë anëtar i ekipit negociator të Kosovës. Pas pak minutash, biseda jonë u bë e pakëndshme kur e pyeta drejtpërdrejt nëse ai ishte në dijeni të nënkuptimit të mbështetjes (potencialisht dhe autorizimit) të idesë së shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo.

Tutje rrëfen ngjarjen ku thotë se në bisedë e sipër me Palmer, ishte bashkuar edhe Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku.

Sipas Çudiç, Çitaku me nervozizëm e ka pyetur pse ka ndërhyrë në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë.

“Më herët atë ditë, oficeri i Ambasadës Serbe në Uashington, duke supozuar se di më shumë sesa dija në atë moment – ai më tha se marrëveshja ishte arritur, duke kërkuar një moment adekuat dhe të favorshëm nga administrata Trump për ta paraqitur atë marrëveshje si historike. Në një bisedë me zotin Palmer na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë moment, ambasadorja e Kosovës në Washington”.

“Dëshmitare e përshkallëzimit të mosmarrëveshjes sime me Palmerin, duke dal në mbrojtje të tij – ajo me nervozizëm më pyeti pse ndërhyjë në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë? Unë iu përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshjeje të tillë për Bosnje dhe Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin. Të nesërmen unë dhe Çitaku duhet të ishim në takimin e përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës ishte ndryshuar në minutën e fundit – Më njoftojnë se pas adresimit tim të djeshëm, unë duhet të dal para se të fillojë informimi për Kosovën. Adresim im lidhej me kërcënimet e sigurisë në lidhje me vazhdimin e forcave destruktive të krahut të djathtë”, tha ajo.

Po ashtu Çudiç shtoi se plani për shkëmbim të territorit të Serbisë dhe Kosovës u ndal nga opozita e Kosovës në vitin 2019 – me angazhim të mbinatyrshëm në Bashkimin Evropian dhe Senatin Amerikan.

Ndryshe, Çudiç është zëvendëspresidente e partisë “Nasha Stranka” me seli në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.

Katër fëmijë emigrantë mbyten në brigjet e Greqisë

Ministri i Emigracionit i Greqisë tha se katër fëmijë kanë vdekur, pasi një gomone që transportonte emigrantë nga brigjet e Turqisë, u fundos të martën pranë ishullit lindor grek, Kios.

Notis Mitarachi tha se 22 persona janë nxjerrë të gjallë dhe se së paku një emigrant është ende i zhdukur.

“Me gjithë përpjekjet më të mira të rojës bregdetare, katër fëmijë – të gjithë nga mosha 3 deri në 14 vjeç – konfirmohen të vdekur”, shkroi Mitarachi në një postim në Twitter.

Ai e akuzoi Turqinë për mosrespektim të një marrëveshjeje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian.

“Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shfrytëzimet nga bandat kriminale. Këto udhëtime nuk duhet të lejohen kurrë të ndodhin”, tha Mitarachi.

Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë – rreth 4 milionë – dhe thotë se BE-ja është e ngadalshme në përmbushjen e premtimeve për mbështetje financiare.

Migrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në vendet e BE-së janë kryesisht të ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugore.

Dodik s’heq dorë nga shpërbërja e Bosnjës, Daçiq: Mund të llogarisë në mbështetjen e Serbisë

Anëtari serb i Presidencë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik konfirmoi se ai nuk do të heq dorë nga miratimi i ligjeve që do t’i sfidonin fuqitë e shumta të vendit dhe do t’i transferonin ato në nivel të Republika Srpskas, ndërsa kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq tha se ai mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.hr, transmeton Gazeta Express.

Daçiq shkoi në Banja Llukë për të marrë pjesë në kremtimin e 30 vjetorit të punës së parlamentit të Republika Srpskas, i cili konsiderohet pasardhësi i të ashtuquajturit “Kuvendi i Popullit Serb në BeH”, i themeluar në mënyrë jokushtetuese në vitin 1991.

Të hënën, Daçiq tha se akti i tri dekadave më parë tregoi besimin se serbët mund të jenë “të vetëm” dhe se ata e kanë mbështetjen absolute të Serbisë në këtë qëllim.

Në një konferencë shtypi, Dodik e quajti Daçiqin politikan që është “shumë kompetent” për situatën në BeH dhe që është gati ta ndihmojë RS kur të jetë e mundur.

Dodik rikonfirmoi këmbënguljen që parlamenti i RS të miratojë ligje në ditët në vijim që do t’ia “rikthejnë” njësisë kompetencat e transferuara në nivelin e Bosnjës si shtet.

“Të jeni të sigurt se do ta bëjmë”, tha Dodik.

Kroaci, fillon mbledhja e nënshkrimeve për referendum kundër futjes së euros

Zagreb

Nisma e referendumit “Të mbrojmë kunën kroate” ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për një referendum në të cilin, nëse shpallet, qytetarët kroatë do të kenë mundësinë të votojnë kundër futjes së euros si valutë kombëtare, ose për mbijetesën e mëtejshme të kunës, raporton Anadolu Agency (AA).

Nisma përbashkët “Të mbrojmë kunën kroate” nga sovranistët kroatë dhe Partia Kroate e të Drejtave (HSP), do të përpiqet të mbledhë rreth 370.000, ose 10 për qind të nënshkrimeve, në më shumë se 250 lokacione në gjithë Kroacinë nga numri i përgjithshëm i votuesve sipas regjistrimit të vitit 2011 në 15 ditët e ardhshme, për shpalljen e një referendumi në të cilin qytetarët do të vendosin nëse janë kundër futjes së euros si valutë dhe për mbijetesën e kunës, e cila është monedha kombëtare kroate për 25 vjet.

Marko Milanoviç Liter, kryetar i komitetit organizativ të iniciativës “Të mbrojmë kunën kroate”, deklaroi se pyetja e referendumit do të ishte: ‘A jeni për futjen e një dispozite në kushtetutën kroate që thotë: Njësia monetare e Republikës së Kroacisë është kuna e ndarë në njëqind lipa?’ Vendimi për ndryshimin e monedhës në Republikën e Kroacisë merret nga votuesit në referendum”.

Milanoviç Liter theksoi se kjo çështje referendumi nuk bie ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare që Kroacia tashmë i ka nënshkruar me Bashkimin Evropian.

“Konsiderojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kroacisë do të duhet ta konfirmojë këtë çështje kur të mbledhim një numër të mjaftueshëm nënshkrimesh. Me këtë referendum ne duam t’i kthejmë popullit kroat fuqinë për të vendosur për të ardhmen dhe proceset politike në Kroaci. Euro dëshiron të futet me forcë, pa pyetur opinionin publik të qytetarëve kroatë dhe kjo është ajo që ne duam të ndryshojmë me këtë iniciativë për referendum”, tha Milanoviç Liter.

Ai shtoi se Kroacia ka marrë përsipër të fusë euron në marrëveshjen me Bashkimin Evropian, por se marrëveshja nuk përcakton kohën dhe kushtet se kur do ta bëjë këtë. Liter beson se Kroacia aktualisht nuk është as ekonomikisht dhe as shoqërisht e gatshme për euron.

Ai paralajmëroi se të gjitha vendet anëtare kanë pasur inflacion kur futën euron dhe se as Kroacia nuk do të kursehet.

Ushtria greke dhe egjiptiane i afrohen kufirit të Turqisë, reagon Ankaraja

Greqia dhe Egjipti zhvilluan ditët e fundit një stërvitje të përbashkët ushtarake në zonën përreth Kretës duke shkaktuar mjaft shqetësim në Ankara. Mediat greke e përshkruan këtë stërvitje si një mesazh të fortë ndaj Turqisë dhe “synimeve të saj ekspansioniste në rajon” duke dhënë edhe detaje nga operacioni i përbashkët.

Mësohet se në stërvitjen e përbashkët ajrore morën pjesë 14 avionë ushtarakë. 8 prej tyre, të modelit F-16 ishin të Greqisë, kurse nga Egjipti u angazhuan 4 Mig-29 dhe dy F-16.

Stërvitja zhvillohet pas nënshkrimit në prill të marrëveshjes mes Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke dhe asaj egjiptiane për një bashkëpunim  më të zgjeruar në rajonin e Mesdheut.

“Hurriyet” e ka cilësuar këtë një provikim të rëndë duke iu referuar burimeve nga ushtria turke.

Gjithçka ndodh teksa Franca ke reaguar pozivitisht ndaj një zhvillimi të tillë. Ajo ka firmosur një marrëveshje të gjerë ushtarake me Greqinë për shitjen e katër anijeve ushtarake si edhe të disa avionëve të avancuar “Rafale”, raporton abcnews.al

Krahas Greqisë, Turqia nuk ka raporte të mira edhe me Egjiptin që prej vitit 2012 kur Abdul Fattah Al Sisi rrëzoi përmes një grushti shteti presidentin islamist Al Mursi.

Bërnabiq thotë se ishte planifikuar vrasja e Vuçiqit

RFE/RL

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi se ka pasur një plan për vrasjen e presidentit të këtij shteti, Aleksandar Vuçiq. Siç tha Bërbaniq, vrasja ishte planifikuar të ndodhte gjatë zbulimit të monumentit të Stefan Nemanjës, që u bë më 27 janar të këtij viti në Beograd.

“(Vrasja) Është planifikuar prej kohësh dhe në detaje. Janë formuar struktura paralele në Ministrinë e Brendshme (MPB) dhe janë bërë fushata në mediat e manjatëve, që janë transmetuar edhe në mediat në rajon për dehumanizimin e Vuçiqit, që ta shndërronin atë dhe familjen e tij në një grup kriminal”, tha Bërnabiq më 24 tetor për televizionin Pink.

Bërnabiq tha se këtë rast janë duke u marrë shërbimet kompetente dhe përgjegjësit nuk do të mund t’i ikin drejtësisë pa marrë parasysh “emrin dhe mbiemrin, funksionin dhe përkatësinë partiake”.

Kryeministrja serbe deklaroi se akuzat për përgjimet e Vuçiqit në aferën “Jovanjica” janë “tentativë për grusht-shtet”.

Prokuroria për Krim të Organizuar në janar nisi hetimet për shkak të përgjimeve të paautorizuara të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç ka thënë vetë Vuçiqi, dyshohet se ai është përgjuar nga shërbimet vendase.

MPB-ja ka kompetencë mbi këto shërbime. Kjo ministri ishte drejtuar nga Nebojsha Stefanoviq nga viti 2014 deri më 2020, kur ai u emërua ministri i Mbrojtjes. Këtë post ai e mban edhe sot.

Stefanoviq ka deklaruar vazhdimisht se ai kurrë nuk ka marrë pjesë “në ndonjë aktivitet që do ta rrezikonte presidentin Vuçiq apo anëtarët e familjes së tij”.

Edhe ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, ishte përmendur se mund të jetë e lidhur me aferën e përgjimit të presidentit. Ajo u arrestua më 15 tetor.

Në media u raportua në janar se Hërkaloviq ishte një prej personave që ishte marrë në pyetje lidhur me aferën e përgjimit të Vuçiqit. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk kanë mohuar e as pohuar këtë pretendim, ndërkaq Hërkaloviq po ashtu nuk është deklaruar publikisht për këtë çështje.

Afera e njohur si “Jovanjica” u bë publike në nëntor të vitit 2019, kur policia gjeti 1.6 ton marijuanë në një fermë të produkteve organike ushqimore, në pronësi të Pregrad Koluvija.

Një nga dy aktakuzat në këtë çështje, që ende është në fazën e gjykimit, përfshiu tetë persona, mes të cilëve pjesëtarë të policisë, Agjencisë së Informacionit të Sigurisë dhe Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, që akuzohen se kanë mbrojtur pronarin e kësaj prone bujqësore.

I pandehuri në këtë rast, Pregrad Koluvija është në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Apelit ia hoqi masën e paraburgimit, që ishte prej vitit 2019 dhe më 1 tetor ai dha një intervistë që e bëri avokati i tij, që njëherësh është anëtar i kryesisë së partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe, Vladimir Gjukanoviq.

Ky rast po ashtu ka marrë vëmendje për shkak të pretendimeve të opozitës dhe mediave se zyrtarët e lartë shtetërorë janë të lidhur me aferën e përgjimeve, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga autoritetet.

Erdogan kërkon që 10 ambasadorë të shpallen “non grata”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallë “persona non grata” (persona të padëshirueshëm) dhjetë ambasadorë nga shtetet perëndimore, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara, pasi ata kanë bërë thirrje për lirimin e filantropistit, Osman Kavala.

Kavala është në burg që prej vitit 2017, pasi akuzohet se ka financuar protestat mbarëkombëtare të vitit 2013 dhe për përfshirje në tentim grushtshtetin e vitit 2016. Ai i mohon të gjitha akuzat.

Përmes një deklarate të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Zelandës së Re kërkuan që sa më shpejt të zgjidhet çështja e Kavalas. Ata u thirrën në bisedë nga Ministria e Jashtme, që e quajti këtë deklaratë të përbashkët si të papërgjegjshme.

“Kam dhënë urdhrin e nevojshëm Ministrisë sonë të Jashtme dhe kam thënë atë që duhet bërë: këta dhjetë ambasadorë duhet të shpallen ‘persona non grata’. Do ta zgjidhni menjëherë”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në një tubim në Eskisehir, në veriperëndim të Turqisë.

Vitin e kaluar, Kavala u shpall i pafajshëm për akuzat lidhur me protestën, por vendimi u rrëzua këtë vit dhe u kombinua edhe me akuzat e çështjes tjetër, atë të tentim grushtshtetit.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se rasti i tij është simbol i goditjes që Erdogan i bën disidencës.

Mali i Zi i ofron azil politik biznesmenit të kërkuar nga Rusia

RFE/RL

Mali i Zi i ka ofruar azil politik biznesmenit azerbajxhanas, Telman Ismailov, ka konfirmuar avokati i tij, Milosh Vuksanoviq, për Radion Evropa e Lirë (RFE) të premten, më 22 tetor.

“Ismailovit iu garantua azili politik në Mal të Zi nga organi kompetent në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe ai u lirua nga paraburgimi”, tha Vuksanoviq.

Ismailov u arrestua në Podgoricë pasi ndaj tij kishte një urdhër-arrest dhe kërkesë për ekstradim. Biznesmeni Ismailov po qëndronte në paraburgim i cili ishte vendosur nga Gjykata e Lartë e Podgoricës.

Gjykata pati thënë ka “rrezik të arratisjes” pas arrestimit të tij.

Ndërkohë, më 15 tetor, Mali i Zi ka pranuar një kërkesë zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë për ekstradimin e Ismailovit.

Avokati Vuksanoviq beson se ai nuk mund të ekstradohet në Rusi “pasi iu ofrua azili politik”.

“Interpretimi im i Ligjit për Ndihmën Juridike Ndërkombëtare, është që një person që gëzon azil në Mal të Zi nuk mund të ekstradohet në një shtet tjetër”, tha Vuksanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Mediat kanë raportuar se ai kërkohet për përfshirje në vrasjen e dy biznesmenëve, por pas arrestimit në Mal të Zi, avokati tij pati thënë se Ismailov e mohon këtë dhe e quan urdhër-arrestin i Rusisë ndaj tij si rezultat të një persekutimi politik dhe ekonomik.

Mediat raportuan se në fund të vitit 2018, djali i tij Alekper Ismailov bleu gjysmën e kapitalit aksionar të Kazino Avala në Budvë të Malit të Zi.

Megjithatë në Regjistrin Qendror të Bizneseve në Mal të Zi, më 4 tetor 2021, emri i Alekper Ismailov nuk është i shkruar si pjesë e pronësisë së kompanie.

Babai i tij, dikur ka qenë një nga biznesmenët me lidhje të shumta në Rusi. Më 2009 autoritetet ruse ia mbyllën një treg në ambient të jashtëm për shkak të “shkeljeve sanitare dhe të sigurisë” dhe kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.

Në atë kohë, Komiteti Hetues i Rusisë tha se ai treg funksiononte si një “shtet brenda një shteti”. Kritikët thonë se mbyllja e tregut Cherkizovsky mund të ketë qenë pjesë e një beteje për pasuri të patundshme në Moskë.

Ky biznesmen ka qenë në shënjestër të presidentit rus, Vladimir Putin, për shkak të stilit të tij të jetës luksoze.

Putin pati thënë se miliarda dollarët e fituar në Rusi, duhet të investohen në vend, dhe jo në projekte jashtë.

Ismailov përfundimisht pati ikur nga Rusia dhe pronat e tij atje u konfiskuan.

Rasti ‘Kavala’, Erdogan i shpall luftë Sorosit: Turqia nuk është Shqipëria

Pas kthimit në Turqi pas vizitave të tij në Afrikë, Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion dhe ai bëri komente të jashtëzakonshme lidhur me deklaratën skandaloze të 10 ambasadorëve për thirrjen për lirimin e Osman Kavalës një filantropist i burgosur në Turqi që nga viti 2017.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avionin që kthehej nga Afrika, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me të njëjtin vendosmëri, duke e cilësuar Kavalën, i cili është njeri i Xhorxh Sorosi, si terrorist.

Duke iu përgjigjur pyetjes ‘Çfarë shihni në sfondin e kësaj’, Erdogan tha: ‘Ajo që është Soros në komunitetin ndërkombëtar, është rasti Kavala.’ Duke u shprehur se këta emra po përpiqen të tundin vendin që duan me para, Erdogan tha: Tani po hyn edhe djali i Soros. Ai është si babai i tij. Ato duhen ndjekur me shumë kujdes. Për shembull, ata po përpiqen të depërtojnë në Ballkan, të frikësojnë Ballkanin. Natyrisht, ne nuk do t’u japim atyre një mundësi, ata nuk duhet të jenë. Ata bëjnë gjëra të ngjashme në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, kudo. Prandaj, ne duhet ta vendosim atë nën vetëdijen tonë një herë. Elhamdulilah, ne si Turqi jemi të fortë dhe nuk mund të depërtojnë tek ne. Ka një rënie serioze të numrit të terroristëve. ‘Ne do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit me të njëjtën vendosmëri,’ tha ai.

Shikoni, tani GJYKATEN EVROPIANE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT ka marrë një vendim. Ata gati duan të dënojnë Turqinë këtu për këtë mbetje të Sorosit të quajtur Kavala. Pse e bëjnë këtë deklaratë 10 ambasadorë, ata që e mbrojnë këtë tepricë të Sorosit po përpiqen ta realizojnë.

I thashë ministrit tonë të Jashtëm se nuk kemi mundësi t’i presim në vendin tonë. A është vendi juaj për t’i dhënë Turqisë një mësim të tillë? Kush je ti, çfarë është, largohu nga Kavala. A i lini banditët, vrasësit, terroristët në vendin tuaj? Amerika, Gjermania, cila ka bërë ndonjëherë një gjë të tillë?

Nuk bënë dhe nuk do të bëjnë. Përgjigjja që do t’ju japin kur ai të flasë është, ‘gjyqësori është i pavarur’. A është gjyqësori i pavarur në ju, por i varur nga gjyqësori ynë? Gjyqësori ynë jep shembujt më të mirë të pavarësisë. Nuk mund të presim asgjë tjetër prej tyre. Si AK Parti dhe MHP, ne goditëm të njëjtin objektiv kur bëhet fjalë për të drejtat e kombit tonë në Aleancën Popullore. Por të tjerët nuk godasin të njëjtin objektiv. Ata po veprojnë së bashku. Çfarë është ajo? Ai ka 4 vjet që fle.

Çfarëdo që të thotë gjykata. Tani HDP po përpiqet gjithashtu të largojë Selahattin Demirtaş-in. Shikoni aureolën. Njeriu terrorist… 53 qytetarë tanë po vdesin pas thirrjes së kësaj në Dijarbakır. Ju e dini se si u martirizua foshnja jonë Yasin Bör. Ndërsa e gjithë kjo është në mes, shikon një kanal televiziv që e heq gruan, e bën të flasë dhe ajo thotë ‘babai i fëmijëve të mi është brenda’. Babai i fëmijëve tuaj është gjithashtu brenda, Jasin Boru u martirizua. Të tjerë ranë dëshmorë në të njëjtën mënyrë. Pra nuk kanë këlyshë? Çfarë do të ndodhë me ta?

Ata kurrë nuk flasin për të. Ata vazhdimisht kritikojnë qëndrimin tonë për këtë çështje. Më falni, përderisa jemi në këtë detyrë, ne jemi të detyruar të kërkojmë që çfarëdo që të jetë ligji, atë që është e nevojshme. Këtu nuk mund të bëjmë kompromis. Kiliçdaroglu, kreu i opozitës kryesore, tha se ‘vrasjet politike mund të kryhen’. Ju bëtë një ankesë për të.

A mund të marrim pikëpamjet tuaja për këtë temë? Së pari, këto deklarata të kreut të opozitës kryesore janë krejtësisht të çmendura. Ai ose do të mësojë politikë ose do të mësojë politikë; nuk ka rrugëdalje tjetër. Kur thua vrasje politike, ke çfarë të bësh. Çfarë është kjo? Do ta vërtetoni. Nuk ka asnjë provë të tillë. Thuajse një i çmendur hodhi një gur në një pus, 40 të zgjuar nuk mund ta nxirrnin.

Kështu është. Si e thua këtë? Sepse rregulli i ligjit është shumë i qartë; Paditësi është përgjegjës për vërtetimin e pretendimit të tij. Duhet ta provosh. Nëse nuk mund ta dëshmoni, ju qëndron. Në fakt, të gjithë miqtë tanë kanë thënë se çfarë duhet të bëjnë për këtë çështje. Por kjo është e njëjta, ato pranë saj janë të njëjta.

Ata flasin për të njëjtat gjëra pa pushim. Miqtë tanë avokatë kanë hapur raste në lidhje me këtë tani. Ai gjithashtu e kapi. Pse? Sepse ai flet për atë që nuk është. Po kështu, tjetri flet për atë që nuk është. Siç e dini, tani i ka ftuar edhe Prokuroria e Përgjithshme. Me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm, ata do të dëshmojnë. Le të shohim se çfarë kanë për të thënë. Projektligji, i cili parashikon zgjatjen e operacionit ndërkufitar në Siri dhe Irak edhe për dy vjet, është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit.

Bashkëkryetari i HDP-së Mithat Sancar u bëri thirrje partnerëve të Aleancës Kombe, Partisë së Mirë dhe CHP-së, të ndryshojnë qëndrimin e tyre për rezolutat ushtarake. Me fjalë të tjera, ata e bënë çështjen tonë të sigurisë kombëtare çështje negocimi. Çfarë mendoni për këtë temë. Ju thatë edhe një ditë më parë: ‘Nuk kemi më durim, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm.’ Ky u cilësua edhe si sinjal i një operacioni ndërkufitar. Çfarë doni të thoni për këtë temë?

A keni ndonjë Për momentin, operacionet tona vazhdojnë në pika kritike të ndjeshme në rajonin tonë. Absolutisht asnjë kompromis. Ne vazhdojmë këtë proces në Siri. Për momentin, nuk e di se si do të mbajë regjimi, por ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, veçanërisht kundër kësaj qasjeje në Idlib dhe vazhdojmë të përgjigjemi me të gjitha armët tona të rënda. Nuk mund të lejojmë që kjo gjë të marrë rrjedhën e saj.

Ju shkuat në Baku në qershor dhe vizituat Shushën. E dinim që do të ndërmerreshin hapa për hapjen e Korridorit të Zangezurit. Ndonjë përparim në këtë? Do të jeni sërish aty për hapjen e aeroportit të Fuzulit më 26 tetor. A keni detaje rreth programit tuaj? Baku nuk është në program, por shpresoj të hapim aeroportin. Për këtë çështje kemi biseduar edhe me vëllain tim Ilham Aliyev. Në programin e asaj dite, shpresoj se do të hapim aeroportin dhe disa autostrada atje dhe disa hapa të ndërmarrë në lidhje me bujqësinë. Vendosmëria jonë në lidhje me hapjen e Korridorit Zangezur mbetet e njëjtë.

Meqë ra fjala, ne i dhamë dhe po i japim minahedhësit tanë Azerbajxhanit. Ata gjithashtu u vlerësuan shumë. Këto automjete ishin shumë të suksesshme në pastrimin e minave. I dhamë nga dy Togos dhe Burkina Fasos. Ata ishin gjithashtu shumë të lumtur. Irani ka një aktivitet ushtarak në kufirin e Nakhchivanit dhe Kaukazit jugor. Irani i referohet edhe marrëdhënieve të Azerbajxhanit me Izraelin.

Pasi Turqia kthehet në një aktor aktiv dhe të përhershëm në Kaukaz, a kanë kuptim këto veprime të Iranit dhe a do të kthehet kjo në një krizë të nxehtë? Unë personalisht nuk kam një pritshmëri të tillë. Për shkak të marrëdhënieve të Izraelit me Azerbajxhanin, Irani nuk do të jetë në gjendje të ngrihet dhe ta vendosë Azerbajxhanin në shënjestër kundër Azerbajxhanit. Sepse sot, shkalla e azerëve në Iran është e dukshme. Kjo sigurisht të bën të mendosh. Nuk është aq e lehtë. Puna e bërë është e gabuar.

Unë mendoj se Irani, administrata e re, nuk do ta vazhdojë këtë gabim. Ju pëlqeu biseda katërpalëshe në kopsht gjatë takimit tuaj me liderët e Togos, Burkina Fasos dhe Liberisë. Çfarë ndodhi atje, çfarë u fol dhe u shfaq ai imazh i këndshëm? Presidenti Liberian Ueah është një ish -futbollist. Ai hyri në politikë pas futbollit. Ai thotë se e do shumë Galatasaray. Ai ka luajtur për shumë klube të mëdha futbolli si Monaco, Paris Saint-Germain, AC Milan, Chelsea dhe Manchester City dhe Marseille.

Ai u zgjodh edhe lojtari i vitit, mori edhe çmimin Topi i Artë, të cilin e mori edhe Ronaldo. Sigurisht, ai i mori shumë mirë paratë e transfertave. Ishte një bisedë e bukur ku ne buzëqeshëm për një shaka që bëmë për këtë.

Banka Botërore rrit parashikimin për rritjen e ekonomisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Tiranë/Prishtinë/Shkup

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore (BB), ekonomitë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po rimëkëmben më shpejt se sa pritej, pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto tre vende nuk janë përjashtim në Ballkanin Perëndimor, pasi i tërë rajoni po kthehet nga recesioni i shkaktuar nga pandemia COVID-19 e vitit 2020.

– Shqipëria

Pas tkurrjes së ekonomisë me 4 për qind gjatë vitit 2020, për vitin 2021 parashikohet që rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Shqipëri të shkojë në 7,2 për qind, thuhet në botimin e fundit të raportit periodik ekonomik për Ballkanin Perëndimor të prezantuar online.

“Gjatë vitit 2021 ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja inkurajuese të rimëkëmbjes”, u shpreh gjatë prezantimit të raportit, Emanuel Salinas, menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka mundësi të forcojë qëndrueshmërinë e modelit të saj ekonomik dhe të zbatojë reformat që do të mbështetin më tej rritjen gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik.

“Kjo rimëkëmbje e fortë mbështetet kryesisht te konsumi, turizmi dhe ndërtimi. Në vijim, pritet që rritja të jetë në nivel mesatar prej 3,8 për qind për vitin 2022 dhe 3,7 për qind për vitin 2023. Në fund të vitit 2021, parashikohet që niveli i varfërisë në Shqipëri të bjerë në nivelin e para pandemisë. Punësimi dhe pjesëmarrja e forcës së punës janë po ashtu drejt rimëkëmbjes, edhe pse me ngadalësi”, theksohet në raport.

Sipas raportit, rajoni i Ballkanit Perëndimor është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme, me një rritje të PBB-së që parashikohet të arrijë në 5,9 për qind për 2021.

– Kosova

Raporti i BB-së për Kosovën thotë se në vitin 2021 PBB-në do të tejkalojë nivelet e vitit 2019 deri në fund të vitit, por rreziqet për parashikimin mbeten të larta pasi vendi vazhdon të përballet me pandeminë.

Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind pas një rikthimi më të fortë sesa pritej në vizitat e diasporës, rikthimin e besimit të konsumatorëve dhe rritjen e kredive për konsum, bëhet e ditur tutje në raport.

Raporti thekson se të hyrat publike po përjetojnë një rikthim të paparë për shkak të aktivitetit më të lartë ekonomik, por edhe për shkak të inflacionit më të lartë dhe masave të përmbushjes tatimore, ku si rezultat i kësaj, deficiti fiskal pritet të ulet në 2021.

Menaxheri i vendit i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci tha se në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, ekonomitë por rimëkëmben më shpejtë se sa është parashikuar.

“Duhet të krijohet një shtytje për më shumë mundësi ekonomike, me politika dhe investime që fokusohen në reforma afatgjata për të transformuar rrënjësisht modelin e rritjes së Kosovës në një model që krijon vende të punës duke u udhëhequr nga produktiviteti më i lartë”, tha Paolucci, duke theksuar se thirrja e njëjtë vlen për gjithë rajonin.

Rritja në rajon parashikohet të arrijë 4.1 për qind në 2022 dhe 3.8 për qind në 2023. Norma e varfërisë për rajonin parashikohet t’i rikthehet trendit të saj para-pandemik me rënie dhe të bie me rreth 1 pikë përqindjeje në 20.3 për qind, afër nivelit të vitit 2019.

– Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut nuk është përjashtim në Ballkanin Perëndimor, pasi i tërë rajoni po kthehet nga recesioni i shkaktuar nga pandemia COVID-19 e vitit 2020, falë një rimëkëmbjeje më të shpejtë se sa pritej në vitin 2021.

“Ky opinion pozitiv për Maqedoninë e Veriut është ende i rrethuar nga rreziqe negative, me ritmin e imunizimit të ulët dhe zinxhirët e furnizimit që janë ende të ndërprerë, ndërsa kushtet financiare kanë filluar të shtrëngohen”, tha menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.

Në raport theksohet se tregu i punës kërkon vëmendje, pasi humbjet e vendeve të punës nga recesioni kanë prekur në mënyrë disproporcionale gratë dhe të rinjtë, duke rritur papunësinë e të rinjve në 37,7 për qind në 2021.

Gjithashtu, nga BB theksojnë se Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të duhet të përqendrohen në krijimin e vendeve të punës dhe transformimin ekonomik, përfshirë tranzicionin e gjelbër.

BB vlerëson se vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitonin nga reformat në mjedisin e biznesit, qeverisjen dhe digjitalizimin, të cilat mund të kontribuojnë në mbylljen e hendekut me vendet e BE-së.

Gjithashtu, theksohet se menaxhimi efektiv i tranzicionit të gjelbër, duke përfshirë edhe shkëmbimet e shumta të politikave, do të duhet të jetë një fokus kryesor i vëmendjes së politikave për Ballkanin Perëndimor në vitet në vazhdim.

Gjukanoviç: Kemi sulm nga nacionalizmat e fuqive të mëdha mbi sistemin shtetëror të Ballkanit Perëndimor

“Autorët e këtyre nacionalizmave mendojnë se ata thjesht kanë kaluar një kohë të keqe dhe tani po përpiqen të bëjnë atë që nuk arritën ta bëjnë në fillim të viteve 1990”, tha Gjukanoviç

Rusmin Radic   |15.10.2021
Budvë

Në Ballkanin Perëndimor, tema kryesore ka ndryshuar në gjashtë muajt e fundit, kështu që historia e integrimit evropian ka të bëjë kryesisht me stabilitetin sot, tha presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në Forumin 2BS, i cili po mbahet në Budvë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjukanoviç paralajmëroi se edhe sot “ne kemi një sulm të nacionalizmave të fuqive të mëdha mbi sistemin shtetëror të Ballkanit Perëndimor”.

“Së pari, ky stabilitet u kërcënua në Mal të Zi. Brukseli pohoi se reformat e ngadalta ishin përgjegjëse. Ne pretenduam se zvarritja e zgjerimit shkaktoi ndryshim të fokusit”, tha Gjukanoviç.

Ai vuri në dukje se ka një shenjë barazie midis integrimeve evropiane dhe euroatlantike. “Nuk ka pasur politikë zgjerimi vitet e fundit dhe është logjike që çështja e stabilitetit të ketë qenë në axhendë”, tha Gjukanoviç.

Siç tha ai, atje ku nuk ishin mjaftueshëm të pranishëm Bashkimi Evropian dhe NATO, vendet e treta zunë vendin e tyre. Sipas Gjukanoviçit, ajo shfaqje i dha krahë nacionalizmit, i cili ra në gjumë për pak kohë pas Marrëveshjes së Dejtonit, por që nuk u zhduk kurrë.

“Autorët e këtyre nacionalizmave mendojnë se ata thjesht kishin një kohë të keqe dhe tani po përpiqen të bëjnë atë që nuk arritën të bënin në fillim të viteve 1990. Sot, për fat të keq, ne e kemi atë problem”, theksoi presidenti malazez.

Gjukanoviç beson se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë kapacitetet e tyre për të siguruar stabilitetin e rajonit, por që mund të forcohet me integrim.

“Ne nuk kemi nevojë të na hapet para kohe dera e BE-së, por problemi është kur ju merrni mesazhe shumë të pakta nga adresat e partnerëve, të cilat interpretohen më saktë si një mjegullim serioz i perspektivës evropiane”, theksoi Gjukanoviç.

Duke komentuar mesazhet nga rajoni, ai tha se “nacionalizmi impotent i Boris Tadiçit është zëvendësuar nga nacionalizmi agresiv i Aleksandar Vuçiç”.

“Ideja është e njëjtë. Tadiç bëri të njëjtën gjë që bëri Vuçiç, duke shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje, duke u nisur nga premisa e rreme se të drejtat e serbëve janë të rrezikuara. Tadiç bëri të njëjtën gjë, duke bërë thashetheme të tmerrshme për Malin e Zi”, tha Gjukanoviç.

Ai vuri në dukje se po bëhet një punë hibride kundër Evropës Perëndimore.

“Mali i Zi thërret dhe paralajmëron – Rusia nuk është e interesuar për Malin e Zi, aq sa është e interesuar të shkatërrojë sistemet e vlerave evropiane”, tha Gjukanoviç.

Ai shtoi se në fuqi është abuzimi i kishës si një instrument i nacionalizmit serbomadh, i cili, siç tha ai, minon sovranitetin e shteteve fqinje.

Forumi i këtij viti 2BS mblodhi së bashku shumë burra shteti rajonalë dhe ndërkombëtarë, politikanë dhe ekspertë të sigurisë. Tema kryesore e forumit është Ballkani Perëndimor si dhe perspektiva e Aleancës së NATO-s.

Vuçiq takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë të lartë serbë gjatë takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, në Rashkë të Serbisë. 13 tetor 2021.

 

RFE/RL

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka nisur një takim në Rashkë të Serbisë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Takimi po mbahet në kazermën lokale dhe të pranishëm janë zyrtarë të partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, por edhe përfaqësues të ushtrisë së Serbisë.

Ky takim mbahet pas një aksioni të zhvilluar nga Policia dhe Dogana e Kosovës kundër kontrabandës, që u zhvillua edhe në komunat në veri të Kosovës. Aksioni policor u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët protestuan dhe ngritën bllokada në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha se nëse diçka e tillë ndodh edhe një herë, do të ketë një rezistencë të përgjithshme të popullit serb.

“Nëse diçka e tillë ndodhë herën tjetër, ne do të bëjmë rezistencë të përgjithshme. Çfarë do të thotë kjo dhe sido që e kuptoni ju, president. Ne do të mbrohemi me gjithçka që kemi në dispozicion”, tha Rakiqi në takim.

Vuçiq u tha të pranishmëve se nëse është e nevojshme ai do të qëndrojë gjithë natën në Rashkë dhe shtoi se ai dëshiron që të dëgjojë mendimet e të gjithë të ftuarve.

“Ne do t’i zgjidhim të gjitha keqkuptimet”, tha Vuçiq, duke iu drejtuar të mbledhurve.

“Unë nuk do të flas për atë se sa ishim në vitin 1961 dhe se si ramë nga 27 në 11 për qind. Unë nuk do të kaloj nëpër zgjidhje të këqija nga viti 19999, heshtje në pogrom në 2004, ose në 2008, kur Kosova, kur Prishtina shpalli pavarësinë”, tha Vuçiq.

Siç tha, ai e dinë se çfarë mendojnë njerëzit e zakonshëm.

“Tetë vjet po kërkojmë të drejtat tona dhe po shohim se cilat janë rezultatet. Kështu që unë e kuptoj pakënaqësinë. Tani na ka mbetur vetëm mosbindja civile dhe largimi nga të gjitha institucioneve të Kosovës”, tha një nga përfaqësuesit e serbëve, i pranishëm, në takim.

Përveç Vuçiqit, në takim marrin pjesë edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ai i Mbrojtjes, Nebojsha Stafanoviq si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe qytetarë serbë nga Kosova, të cilët paraqitën problemet e tyre, kërkuan mbrojtje nga shteti i Serbisë dhe përdorën shprehje fyese kundrejt shqiptarëve.

Në takim, disa qytetarë nuk ishin të kënaqur me reagimin e Serbisë dhe zyrtarëve të saj dhe e ndërprenë tubimin. Vuçiq kërkoi nga të pranishmit në këtë takim të qetësohen pasi ata filluan të akuzojnë njëri-tjetrin.

Kroaci, shënohet 30-vjetori i bombardimit të ndërtesës së qeverisë nga agresioni serbomadh millosheviçian

Zagreb

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç vendosi kurorë lulesh në ndërtesën e qeverisë në përkujtim të datës kur 30 vjet më parë avionët e atëhershëm të Armatës Popullore të Jugosllavisë sulmuan selinë e qeverisë kroate, raporton Anadolu Agency (AA).

I shoqëruar nga disa ministra dhe zyrtarë, Plenkoviç vendosi kurorë para pllakës përkujtimore në vendin e quajtur “Banski Dvori”, ku ndodhet selia e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të bombardimit të selisë së qeverisë.

Pas vendosjes së kurorës, Plenkoviç vuri në dukje se sulmi në “Banski Dvori” ndodhi “në kulmin e sulmeve të agresionit serbomadh millosheviçian mbi Kroacinë”.

“Ato ishin momente fatale për lirinë e Kroacisë, për gjithçka që kemi sot dhe pas saj, pra natën nga 7 në 8, Parlamenti Kroat solli vendimin përfundimtar për pavarësinë e Republikës së Kroacisë. Ne kujtojmë atë moment me krenari të madhe dhe me një mesazh të rëndësishëm për të informuar brezat e rinj për ngjarjet kryesore kur lindi Kroacia bashkëkohore dhe moderne”, tha Plenkoviç.

Rreth orës 15:00 të 7 tetorit të vitit 1991, në kohën e goditjes me raketa të selisë së qeverisë, në ndërtesë ndodhej presidenti kroat Franjo Tugjman, kryetari i Presidencës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Stipe Mesiç dhe kryeministri jugosllav Ante Markoviç si dhe të tjerë.

Gjatë goditjes me raketa në të cilën u hodhën gjashtë raketa një person humbi jetën ndërsa disa persona u plagosën.

Mitsotakis kundër vetos bullgare: Po mban peng Shkupin dhe Ballkanin

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mitsotakis e bëri të qartë qëndrimin e tij se pranimi i Ballkanit në Bashkimin Europian, duhet të përshpejtohet.

“Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Lubjanës. Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja.

Gadishulli Ballkanik është europian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund të shihet vetëm përmes Europës, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit grek.

Kur ishte në opozitë, partia Demokracia e Re e Mitsotakis votoi kundër marrëveshjes se Prespes për ndryshimin e emrit e cila i hapi rrugën Shkupit për t’u bashkuar me BE.

Megjithatë, pas marrjes së pushteti ai bëri një kthesë të fortë dhe e mbështeti plotësisht perspektivën europiane të shteti fqinj. /tch

Vuçiç: Millosheviç nuk është fajtor për vrasjen e vendit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka ‘zhveshur’ nga faji ish-shefin e tij, Sllobodan Millosheviç, i cili njihej ndryshe si kasapi i Ballkanit.

Gazeta Ekspress shkruan se Vuçiç fajëson Millosheviç vetëm se nuk pati mundësi që të llogarisë mirë situatën në atë kohë, pasi sipas tij tani ata po paguajnë çmimin e veprimeve të Millosheviç.

Më tej Vuçiç ka shtuar se Millosheviç nuk e ka pasur të lehtë dhe se nuk është fajtor për vrasjen e vendit, duke shtuar se ai luftoi për Kosovën.

“Nuk ishte e lehtë për Millosheviçin. Ai i bëri të gjitha llojet e gabimeve, por nuk është fajtor për vrasjen e vendit, janë ata që e bënë këtë. Por ai është fajtor që nuk ishte në gjendje të llogariste dhe të shihte mirë, kështu që ne paguajmë çmimin. Pastaj erdhi një grup i papërgjegjshëm. Millosheviçi të paktën kishte emocione dhe luftoi për Kosovën”, tha Vuçiç.

Ai e përmendi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit në Kosovë e cila e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviç është dënuar me dy vjet burgim nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut.

“U prezantua një shkelje verbale, e cila mbështetet nga vende të caktuara perëndimore. Ata shkelën brutalisht marrëveshjen e Brukselit. Duhej të ishin dy serbë në Kolegjin e Apelit dhe nuk kishte gjyqtarë serbë. Në këtë mënyrë, ju nuk mund ta jepni një aktgjykim”, tha Vuçiç.

Vuçiç: Besoj se nuk jemi larg zgjidhjes së problemit me Kosovën

Beograd – Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, deklaroi se Serbia është plotësisht e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani, të cilat janë të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian.

Ai falënderoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për qëndrimin e saj mbi krizën në veri të Kosovës dhe për gjithçka, për të cilën ajo paraqiti një “qasje të mjaftueshme të balancuar”.

“Faleminderit për fjalët tuaja të arsyeshme. Citoj, ju thatë: “Është me rëndësi kyçe të zvogëlohet tensioni dhe t’i kthehet dialogut,” tha Vuçiq në Donji Medjurovo, sipas RTK.

Sipas tij, ajo është më shumë se kushdo tjetër e gatshme të shprehë një pozicion objektiv mbi zhvillimet politike në Evropë dhe botë.

Vuçiq tha se shpreson që të arrihet një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne kurrë nuk i kushtëzojmë bisedimet, dialogun dhe nën kujdesin e BE -së është për ne diçka që është themelore dhe për të cilën ne jemi të përkushtuar,” tha Vuçiq.

Ai tha se nuk mund të flasë hollësisht për negociatat që u zhvilluan dje në Bruksel me palën kosovare në Bruksel.

“Unë dua të besoj se ne nuk jemi larg zgjidhjes së problemit aktual dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të shmangim problemet e mundshme në të ardhmen, gjë që është e rëndësishme,” tha ai.

Vuçiq paralajmëroi se çdo lloj destabilizimi ka një efekt të keq në të gjithë rajonin.

“Çdo lloj problemi bën një problem të madh për të gjithë ne në tërheqjen e investimeve dhe gjithçka tjetër. Ne nuk do të jemi anëtarë të BE -së derisa t’i zgjidhim plotësisht marrëdhëniet tona me Prishtinën,” tha Vuçiq.

Kandiq: Vuçiq e Brnabiq i intimidojnë serbët në Kosovë me gënjeshtra në baza ditore

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq thotë se politikanët serbë, përfshirë presidentin Vuçiq, kryeministren Brnabiq, ministrat dhe deputetët e partisë së presidentit aktual i intimidojnë serbët e Kosovës në baza ditore me gënjeshtra, raporton Gazeta Express.

Kandiq e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e deputetit të Partisë Progresive Serbe të Aleksander Vucicit, Nebojsa Bakarec se presidenti i Serbisë u ka mundësuar serbëve në Kosovë të mbijtetojnë në vatrat e tyre shekullore.

“E pavërtetë: presidenti i Serbisë u ka mundësuar serbëve në Kosovë të mbijetojnë në vatrat e tyre shekullore thotë Nebojsa Bakarec, një deputet i SNS. E vërteta: Presidenti i Serbisë, kryeministrja, ministrat, deputetët dhe liderët e rinj të SNS-it intimidojnë serbët në Kosovë në baza ditore me luftë, masakra, barrikada dhe gënjeshtra”, ka shkruar Kandiq.

Reporteri i N1: Ushtria serbe është tërhequr nga afërsia e kufirit me Kosovën, është kthyer në Rashkë

Reporteri i televizonit serb N1 raporton se ushtria serbe që gjendej në afërsi të Jarinjes në Rudnicë është tërhequr nga aty dhe janë vendosur në Rashkë.

Sipas informacioneve të N1, as dje ushtria serbe nuk ka qenë e pranishme në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas tyre ushtria është tërhequr në kazermën në Rashkë, transmeton Gazeta Express.

Këtë mëngjes, helikopteri i KFOR-it ka fluturuar mbi Jarinje, teksa policia e Kosovës e bën ndërrimin në ora 12:00.

Ndërkaq, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Vuçiq falendëron barrikaduesit serbë në Jarinje dhe Bërnjak

President serb Aleksander Vuçiq ka falenderuar barrikaduesit serbë që po qëndrojnë tash e nëntë ditë në Jarinje e Bërnjak.

Vuçiq në Tv Pink tha se Serbia është me protestuesit në dy pikat kufitare, transmeton Gazeta Express.

“Për gjithçka që kemi, për progresin që kemi bërë e kemi bërë sepse kemi luftuar, sepse kemi shfaqur që ne kemi fuqi të mjaftueshme, energji të mjaftueshme, dituri dhe besim në vetvete. Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Bernjak, Serbia është me ju”, ka thënë ai.

VIDEO- Televizioni shtetëror i Serbisë: Ushtria vetëm 2 km larg kufirit me Kosovën, në radhë 4 automjete të blinduara

SERBI

Televizioni shtetëror serb, RTS lajmëron se ushtria e vendit të saj është vetëm 2 km larg kufirit me Kosovën.

Katër automjete të blinduar të tipit “Lazar” dhe “Milos” si dhe një sërë ushtarësh serbë janë pozicionuar përgjatë rrugës që të çon për Jarinje.

Në javën e dytë pas reciprocitetit të targave, askush nga palët nuk po tërhiqet. Serbët e Veriut kanë bllokuar dy autostrada kurse Policia e Kosovës nuk tërhiqet.

Komiteti i Helsinkit në Beograd promovon librin e Rita Augestad

Voal.ch – “Momente të vetë-vendosjes: koncepti i vetë-vendosjes dhe ideja e lirisë në diskursin ndërkombëtar të shekullit 20 dhe 21”.

Ky është titulli i librit të Rita Augestad, bashkëshortes së Kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurtit, i sapo përkthyer në gjuhën serbe dhe i promovuar në Beograd nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut,

që ishte edhe promovuesi dhe organizatori konferencës mbi thelbin e brendisë të librit që është koncepti i vetë-vendosjes të popujve.

Në këtë konfrencë mori pjesë ikona serbe e të drejtave të njeriut zonja Sonja Biserko, kishte të ftuar nga bota akademike serbë, nga BiH dhe Kosova.

Ishte e pranishme përmes platformës Zoom edhe vetë autorja e librit Rita Augestad, zonja e kryeministrit të Kosovës,

e cila u shprehu falenderime organizatorëve për përkthimin e librit dhe promovimin e tij si dhe për diskutimin e një teme,

që për mendjet e nxehta tingëllon provokim, por që është e drejta më legjitime e popujve, ajo e vetë-vendosjes.

“Kjo tezë shqyrton sesi koncepti i ‘vetëvendosjes’ është shfaqur në diskursin ndërkombëtar të nivelit të lartë në momentet kryesore në shekujt 20 dhe 21. Gjuha ekzakte e ‘vetëvendosjes’ u ndërkombëtarizua në 1918 nga Woodrow Wilson në kontekstin politik të Luftës së Parë Botërore, dhe në reagim ndaj referencave të mëparshme të Leninit për konceptin, të cilin ai e kishte zhvilluar midis 1903 dhe 1917”, shkruhet në abstraktin e librit të Rita Augestad, autores të librit.

voal.ch uron zonjën Rita Augestad dhe zonjën Biserko, pasi Komiteti i Helsinkit në Beograd lidhet me emrin e saj, për përkthimin dhe promovimin e librit.

Mediat në Beograd kanë reaguar me zemërim të madh, ndërsa zonja Birseko që është edhe presidente e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut sipas Danas ka thënë: Libri nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet aktuale në Kosovë.”

Sipas Danas, promovimi i librit “Idetë e Lirisë dhe Vetëvendosjes” nga Rita Augestad Knudsen, gruaja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, provokoi zemërimin e mediave të regjimit në Beograd. Ata e lidhin konferencën “E Drejta për Vetëvendosje”, e organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, në të cilën autorja mori pjesë me një lidhje video, me ngjarjet aktuale në veri të Kosovës. Ata e quajnë ngjarjen një skandal. Ndërsa Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i tha Danas se regjimi dhe mediat e tij tani kanë nevojë për armiq që përshtaten në këtë kontekst në veri të Kosovës, dhe se autorja nuk e përmendi situatën aktuale  nëpërfshirjen e saj./EB

Gjukanoviq: Ballkani, sërish arenë e përplasjeve gjeopolitike

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq flet gjatë takimit të Asamblesë së 76 -të të OKB -së më 23 shtator 2021 në Nju Jork.

RFE/RL

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i konfrontimit të interesave dhe qëllimeve strategjike të aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë.

Ai këto komente i bëri në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila po i zhvillon punimet në Nju Jork të SHBA-së.

“Edhe sot e kësaj ditë ekzistojnë sfidat dhe kërcënimet ndaj demokracisë shumetnike në Ballkan. Ballkani Perëndimor është përsëri arenë e interesave gjeopolitike, pasojat e të cilave janë ngadalësimi i integrimit të shoqërive të Ballkanit Perëndimor në mjedisin e tyre natyror evropian”, shtoi presidenti malazez.

Gjukanoviq tha se Mali i Zi paralajmëron për rrezikun e përtërirë të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës të perspektivës së tij evropiane.

Më herët, një raport i ri i Qendrës për Studimin e Demokracisë me bazë në Bullgari thotë se në vendet ku ka pasur hyrje të kapitalit kinez është vërejtur ndikim negativ në mjedis dhe cilësinë e qeverisjes.

Pjesa më e madhe e ndikimit të Pekinit është fokusuar në Hungari, Çeki dhe Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Sipas raportit, vendet që kanë pësuar më së shumti në rënien e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e nivelit të borxhit janë Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Mali i Zi dhe Serbia.

Një projekt për ndërtimin e autostradës në vlerë prej 1 miliard dollarësh në Mal të Zi u vendos në qendër të debatit për ndikimin kinez në Evropë.

Mali i Zi pati njoftuar se nuk do të ishte në gjendje të paguante borxhin e tij ndaj Bankës Export-Import të Kinës.

Përveç çështjes së borgjit ky projekt u kritikua edhe për koston që kishte.

Përfundimisht, Podgorica mori ndihmë borxhi nga një sërë institucionesh amerikane dhe evropiane për të ndihmuar në stabilizimin e financave të saj dhe për të përmbushur pagesat e huasë.

Edhe ndikimi rus konsiderohet nga vendet perëndimore si shumë problematik në Ballkanin Perëndimor.

U vra në burgun grek, Ilia Kareli u mbajt 97 minuta në “frigorifer” dhe u rrah pa pushim

Shtatë vite më vonë dhuna ka lënë gjurmë në burgun Nigritas. Rasti i torturës nga zyrtarët e burgut të shqiptarit me origjinë nga Fieri, Ilia Kareli i dënuar më shumë se 12 vite shkaktoi shumë polemika në mars të 2014.

Të pandehurit që u ulën në bankë për vrasjen e shqiptarit ishin 14.

Çështja u shty në vitin 2016 por më pas sipas vendimit gjashtë nga të burgosurit e akuzuar u dënuan me pesë vite burg, tre të tjerë deri në gjashtë vite burg dhe tre të tjerët përfshirë gardianin dhe truprojën me burgim të përjetshëm.

Por së fundmi sipas medias greke prothema.gr të akuzuar e kanë apeluar vendimin, me arsyen se e kryen krimin për hakmarrje ndaj kolegut të tyre.

Gjithashtu media helene ka shkruar detaje rrëqethëse, minutat e tmerrshme para vdekjës së Karelit të cilat kanë dalë në dritë nga shkresa e çështjes prej një mijë faqeve të Gjykatës në Selanik.

Dosja e çështjes paraqet, në veçanti, arsyeshmërinë e vendimit për burgosjen e stafit të burgut, në një kohë kur torturat në burgje nuk janë të rralla. Vendimi sqaron se tortura për një qëllim, sipas ligjit përbën një vepër penale.

Kronika e vdekjes

97 minuta në ‘frigoriferin’ e burgut ishin të mjaftueshme për të torturuar Ilia Karelin i cili nuk arriti të jetonte më shumë se 7 orë në burgun Nigritas.

U zbulua se Kareli kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij.

Ai u vendos në qelinë e tij i plagosur rëndë, deri në atë pikë sa nuk mund të qëndronte në këmbë, në një kohë kur temperatura në dhomë nuk kalonte 10 gradë Celsius.

Gjyqtarët e Serresit ishin përqëndruar në metodën e torturës “falangë” duke theksuar se ishte një përdorim i metodave sistematike të torturës.

“Ata përdorën një gërshet të improvizuar me një çarçaf, i cili ishte konfiskuar në të kaluarën nga kontrollet në qelitë e të ndaluarve. Me këtë, ata shkaktuan goditje të shumëfishta, në mënyrë metodike dhe të organizuar, në një zonë që nuk u filmua, padyshim sepse nuk do të ishte e mundur të hetohej më pas se kush kryente veprime specifike’ shkruan Protothema.

Hakmarrja

Dosja prej 60 faqesh i atribuoi torturën e zyrtarëve të burgut ndaj Karelit si hakmarrje për vrasjen e kolegut të tyre.

Kujtojmë që Kareli u transferua në burgun e Nigritas në mars të vitit 2014 pas vrasjes se një roje në burgun e Malandrinos në Greqinë qendrore.dita


Send this to a friend