VOAL

VOAL

Shqiptarët me 6 deputetë, kush janë parlamentarët e rinj të Malit të Zi?

Në bazë të rezultateve paraprake, tashmë dihen edhe emrat e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. Këto janë rezultate paraprake dhe se ndryshimet janë të mundshme derisa të përcaktohen rezultatet përfundimtare.

Genci Ninambegu do të jetë përfaqësues i Aleancës Shqiptare, ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj.

Në parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë. Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit, Milo Gjukanoviç ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër, Dritan Abazoviç, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.

Demokratët dhe URA:

Aleksa Beçiç, Dritan Abazoviç, Momo Koprivica, Zdenka Popoviç, Miloš Konatar, Boris Bogdanoviç, Dragan Krapović, Ana Novaković Đurović, Vladimir Martinović, Stevan Katić dhe Filip Adžić.

Deputetët e lëvizjes “Evropa Tani”:

Milojko Spajić, Filip Ivanović, Maida Gorčević, Andrej Milović, Anđela Jakšić Stojanović, Boris Pejović, Vasilije Čarapić, Srđan Pavićević, Vladimir Dobričanin, Seid Hadžić, Jelena Nedović, Tihomir Dragaš, Filip Radulović, Mirko Đukić, Naida Nišić, Vojislav Šimun, Uglješa Urošević, Dražen Petrić, Radinka Ćinćur, Jovan Subotić, Miodrag Laković, Miloš Pižurica i Jevrosima Pejović.

Nga radhët e koalicionit “Së bashku”:

Danijel Zhivković, Nikola Janović, Nermin Abdić, Drita Lola, Boris Mugosha, Dushan Raičević, Oskar Huter, Aleksandra Vuković, Kučučkov, Jevto Eraković, Abaz Dizdarević, Sonja Milatović, Branislav Nenezić, Mehmed Zenka, Nikola Milović, Zoja Bojanić Lalović, Andrija Nikolić, Nikola Rakočević, Mihailo Andušić, Aleksandra Despotović dhe Nihad Canović.

Për të ardhmen e Malit të Zi:

Milan Knežević, Andrija Mandić, Simonida Kordić, Marko Kovačević, Maja Vukićević, Slaven Radunović,  Vesko Delić, Milun Zogović, Milutin Đukanović, Milan Lekić, Vladislav Bojović, Jelena Božović dhe Jovan Jole Vučurović.

Deputetët e Partisë Boshnjake:

Ervin Ibrahimoviç, Amer Smailoviç, Kenana Strujiq Harbiç, Damir Gutiç, Admir Adroviç dhe Mirsad Nurkoviç.

Deputetet e SNP-së dhe DEMOS-it:

Vladimir Jokoviç dhe Dragoslav Shqekiç.

Deputet i HGI:

Adrijan Vuksanoviç

Përfundon numërimi- Lëvizja Evropa Tani fiton zgjedhjet në Mal të Zi, DPS-ja renditet e dyta

Lëvizja Evropa Tani (PES) e Malit të Zi fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit (23 mandate), sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI).

Partia pro-evropiane Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila udhëhoqi Malin e Zi midis viteve 1990 dhe 2020, doli e dyta me 23.8% të votave (21 mandate). Aleanca konservatore për të Ardhmen e Malit të Zi, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, fitoi 14.7% (13 mandate). Sondazhet para votimeve ishin të përafërta me rezultatet preliminare.

Sipas CEMI-t, një koalicion tjetër pro-BE-së që përfshin Partinë Demokratike dhe Lëvizjen URA të kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq, doli në vendin e katërt me 12.3% të votave (11 mandate).

Millojko Spajiq, lider i listës së Lëvizjes Evropa Tani (PES), në fjalimin e tij të parë paszgjedhor deklaroi se ishte një fitore e madhe për partinë e tij, e cila nga një parti joparlamentare, u shndërrua në partinë më të madhe në Mal të Zi, për më pak se një vit. Ai theksoi se në të ardhmen nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviq. “Ne presim që qeveria të formohet sa më shpejt, do të flasim me të gjithë ata që ndajnë vlera si tonat. Ne do të formojmë një qeveri të re pro-evropiane”, tha Spajiq. Për 81 ulëset e Parlamentit të Malit të Zi garuan 15 parti dhe koalicione. Të drejtë vote kishin 542.468 qytetarë. Sipas të dhënave të para, në këto zgjedhje votuan rreth 56 për qind e votueseve me të drejtë vote. Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik në Mal të Zi, shifra paraqet rënie të numrit të votuesve për 20 për qind, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2020.

Garçeviq: Mali i Zi po hyn në një periudhë jostabiliteti politik
Mali i Zi po hyn në një periudhë jostabiliteti politik dhe do të duhen edhe disa zgjedhje derisa situata të stabilizohet, tha për Radion Evropa e Lirë profesori nga Universiteti i Bostonit, Vesko Garçeviq.

Sipas Garçeviqit, i vetmi koalicion i qëndrueshëm do të ishte ai i formuar nga Lëvizja Evropa Tani dhe koalicioni i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve, “por është e diskutueshme nëse kjo është e mundur”. Si një variant tjetër të mundshëm të koalicionit qeverisës, profesor Garçeviq sheh një qeveri të pakicës të përbërë nga Lëvizja Evropa Tani dhe partitë e pakicave kombëtare, me mbështetjen e koalicionit rreth Partisë Demokratike të Socialistëve.

 

Opsioni i tretë, teknikisht, për Garçeviqin, mund të jetë Lëvizja Evropa Tani dhe Lëvizja Ura e kryeministrit të deritanishëm, Dritan Abazoviq. Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Filip Axhiq, tha se dita e zgjedhjeve kaloi si në ‘shtetet më të zhvilluara demokratike’.

 

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se pret që Qeveria e re të formohet shpejt, “në mënyrë efikase dhe në përputhje me vullnetin elektoral të qytetarëve”. Millatoviq tha se Qeveria e re duhet të vazhdojë rrugën e reformave dhe, mbi të gjitha, të përmirësojë standardin e jetesës së qytetarëve, sundimin e ligjit dhe përshpejtimin e integrimit evropian. Ndërkohë, ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një deklarim për media gjatë ditës, tha se pret që Qeveria në Mal të Zi të formohet sa më parë.

“Ne kemi tre vjet që jetojmë në një kohë konfuze, është pothuajse e pashmangshme në jetën e çdo njeriu, çdo vendi, një fazë normale dhe asgjë më shumë se kaq. Mendoj se fotografia tashmë është pastruar pjesërisht, mendoj se do kenë mundësi të formojnë qeveri”, tha Gjukanoviq. Partitë dhe koalicionet kanë dhënë premtime të ndryshme, përfshirë jetë më të mirë, paga dhe pensione më të larta, blerje të favorshme të banesave dhe rritje të përfitimeve sociale.

Pse ishin të rëndësishme këto zgjedhje?
Këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare mund t’i japin fund një krize politike gati trivjeçare në Mal të Zi, ku dy qeveri u rrëzuan përmes mocioneve të mosbesimit. Rezultati i zgjedhjeve mund të prodhojë një qeveri funksionale, të cilën Mali i Zi nuk e ka thuajse që nga prilli i vitit 2020, kur Partia Demokratike e Socialistëve, asokohe e udhëhequr nga Millo Gjukanoviq, humbi në zgjedhje.

Media të ndryshme ndërkombëtare dhe analistët politikë, ditëve të fundit, thanë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e Malit të Zi, pasi votuesit do të kenë mundësi të vendosin për të përkrahur partitë dhe koalicionet – disa përkrahëse të Perëndimit, të tjerat përkrahëse të Serbisë, apo Rusisë. Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në 30 vjetët e fundit, në të cilat nuk merr pjesë ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili humbi në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në muajin prill të këtij viti.

Paraprakisht, më 16 mars, tre ditë para se të zhvillohej rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviq shpërndau Parlamentin dhe caktoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke përmendur trazirat e vazhdueshme brenda Qeverisë dhe mungesën e përparimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet e 11 qershorit ishin zgjedhjet e 12-ta parlamentare që nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të gjashtat që nga pavarësimi i Malit të Zi në vitin 2006. Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga viti 2017 dhe kandidat për anëtarësim në BE që nga fundi i vitit 2012. Mali i Zi hapi të 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE – të fundit në qershor 2020 – dhe mbylli tre.

Çfarë kanë premtuar partitë politike?
Lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq, gjatë fushatës zgjedhore ka qenë shumë aktiv në dhënien e premtimeve sa i takon rritjes së pagës mesatare, të cilën ai premtoi se do ta bëjë 1.000 euro. Ndërsa, për pagën minimale tha se do të jetë 700 euro. E po ashtu premtoi rritje të pensionit minimal në 450 euro. Siç shpjegoi ai, parakusht për zbatimin e kësaj është konsolidimi fiskal njëvjeçar dhe reduktimi i shpenzimeve joproduktive deri në 200 milionë euro.

Koalicioni i udhëhequr nga DPS-ja, në krye me Danijell Zhivkoviqin, premtoi rritje të pagës bruto për 50 për qind dhe pension minimal prej 350 eurosh. Për rritjen e pagave ka folur edhe Millan Knezheviq, i cili udhëheq dy parti nga Fronti Demokratik pro-serb. Edhe Lëvizja për Ndryshim, e cila deri vonë ishte pjesë e Frontit Demokratik, premtoi se paga mesatare, nëse do të ishte pjesë e Qeverisë, do të ishte më shumë se 1.000 euro dhe pensioni mesatar do të ishte 700 euro.

Rezultatet paraprake: Partitë proevropiane fitojnë numrin më të madh të votave në Mal të Zi

VOA/Ali Salaj

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Malin e Zi tregojnë se Lëvizje Europa Tani doli e para me 26 përqind të votave apo 24 mandate, por jo të mjaftueshme për të formuar një qeveri e vetme. Ajo pasohet nga koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviq me 23,7 për qind ose me 21 mandate në Parlamentin e Malit të Zi.

Koalicioni pro-serb dhe pro-rus “Për të Ardhmen e Malit të Zi” (ish Fronti Demokratik) ka fituar 15 përqind të votave ose 13 mandate dhe koalicioni URA e Dritan Abazoviqit me Demokratët të Aleksa Beçiqit 12.3 përqind ose 11 mandate.

Partia Boshnjake, si partia më e madhe e pakicave në Mal të Zi fitoi 6.8 përqind të votave ose 6 mandate, kurse në parlament do të hyjë edhe Forumi Shqiptar me 2 mandate, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate me nga 1 mandat.

Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 56.4 për qind ose 305.760 qytetarë. Kjo është dukshëm më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kur votuan 76.6 për qind, si dhe në vitin 2016, kur pjesëmarrja ishte 73.3 për qind.

Rezultatet paraprake tregojnë se më shumë vota kanë fituar partitë pro-demokratike dhe proevropiane siç është Lëvizja “Evropa Tani”, e cila u formua në mesin e vitit të kaluar dhe të cilës i përket edhe presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, koalicioni i URA-s me Demokratët dhe partitë e pakicave të cilët në koalicionin paszgjedhor mund të formojnë shumicën në parlamentin e Malit të Zi.

Një ndryshim i madh ndodhi tek koalicioni i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili në zgjedhjet e kaluara formoi shumicën aktuale parlamentare. Ky koalicion politik është ndarë tashmë në tre parti të pavarura dhe në këto zgjedhje shënoi një rënie të theksuar.

Nga këto zgjedhje dalin 81 deputetë, dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi.

Gjatë viteve të fundit, shumica e paqëndrueshme parlamentare zëvendësoi dy qeveri, të cilat e zhytën Malin e Zi në një krizë institucionale dhe thelluan edhe më tej ndarjet në skenën politike.

Për këtë arsye faktori ndërkombëtar në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për krizën e zgjatur politike në vend, bllokimin e institucioneve, polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pamundësinë e autoriteteve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.

Mali i Zi u bashkua me NATO-n në vitin 2017, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shteti një vit më herët, për të cilën Podgorica akuzoi agjentët rusë dhe ultranacionalistët serbë.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar, Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kremlini në këmbim e vendosi Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore.

Presidenti i Malit të Zi: Së pari zgjedhjet në veri pastaj themelimi i Asociacionit

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, vlerëson se për të qetësuar situatën në Kosovë është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje të reja në veri dhe të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Milatoviq, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë” ka theksuar Milatoviq.

“Për të përmirësuar situatën, duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës dhe Kosova duhet të themelojë Asociacionin”, ka shtuar ai.

I pyetur se çfarë duhet të bëhet fillimisht, ai është përgjigjur se fillimisht zgjedhjet duhet të mbahen në veri të Kosovës.

I pyetur nëse serbët do të marrin pjesë në to, Milatoviq deklaroi se veriu duhet të shkojnë në zgjedhje.

“Duhet, sepse duhen dy për tango”, theksoi ai.syri.net

Mali i Zi mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 15 subjekte në garë, mes tyre 2 parti shqiptare në koalicion

Mali i Zi mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjashtat që nga rivendosja e pavarësisë së vendit në një referendum në vitin 2006.

Në zgjedhje marrin pjesë 15 lista dhe të drejtë vote kanë 542.468 qytetarë.

Lista e parë në fletëvotim është lista e Partisë Boshnjake (BS), drejtues i së cilës është lideri i BS, Ervin Ibrahimoviç. E dyta është lista e Iniciativës Qytetare Kroate, e udhëhequr nga kreu i asaj partie, Adrijan Vuksanoviç, dhe e treta është lista e Lëvizjes Popullore “Drejtësia për të Gjithë”, e kryesuar nga ish-ministri i Drejtësisë Vladimir Leposaviç.

Lista e Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe Demos-it është në vendin e katërt dhe kryesohet nga kryetari i PKSH-së, Vladimir Jokoviç, në pozitën e pestë është Koalicioni Popullor i përbërë nga Prava Mali i Zi, Lëvizja Demokratike Kristiane (DHP), Mali i Zi i Lirë, Partia e Serbisë Demokratike dhe Lëvizja për Pljevlja, dhe kreu i DHP-së është Dejan Vukshiç.

Vendi i gjashtë në listë i takon Aleancës Shqiptare, përbërës të së cilës janë Forca, Aleanca Demokratike, Aleanca Demokratike e Malit të Zi dhe grupi civil Pokret za Tuzi, dhe kryetar i Forcës është Genci Nimanbegu. Pas saj vjen lista e lëvizjes Preokret e udhëhequr nga ish-deputeti Srgjan Periç, e ndjekur nga Lëvizja për Ndryshime, listën e së cilës e ka lideri i asaj partie, Nebojsha Medojeviç.

Në pozitën e nëntë është lista “Mi mozome”, me kryetare Dragica Peroviç Ivanoviç, në të dhjetin është koalicioni “Së bashku”, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Social Demokratët, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale. Drejtues është Danijel Zhivkoviç.

Lista e Lëvizjes Evropa tani (PES) është në pozitën e 11-të, të cilën e prin kreu i PES Milojko Spajiç. Pas tyre vijon lista e Partisë Socialdemokrate e udhëhequr nga kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikolla Gjurashkoviç, ndërsa në pozitën e 13-të është lista e Lëvizjes Qytetare URA dhe Demokratëve, e udhëhequr nga kryetari i demokratëve, Aleksa Beçiç.

Në vendin e 14-të është lista e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i cili përbëhet nga Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike (DNP) dhe Partia e Punëtorëve. Me drejtues kreun e DNP, Milan Knezheviç.

Në vendin e 15-të renditet lista e Forumit Shqiptar, aleancë, përbërës të së cilës janë Alternativa Shqiptare (AA), Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve. Ajo udhëhiqet nga kreu i AA-së dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj.bw

Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë

Protesta e gjashtë “Serbia kundër dhunës” në Beograd, 9 qershor 2023.

 

Radio Evropa e Lirë

Në protestën e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, të premten, dhjetëra mijëra qytetarë në Beograd nisën një marsh drejt Qeverisë së Serbisë, rreth së cilës do të bëhet një unazë.

Në krye të kolonës janë studentët me pankartën “Studentët kundër dhunës”.

Pjesëmarrësit në protestë kanë brohoritur “Studentët nuk heshtin”, “Vuçiq largohu”, “Dorëheqje”.

Ndër mesazhet që protestuesit bartin në pankarta janë: “Jeta e fëmijëve nuk ka çmim”, “Mjaft më, a e kuptove”, “Në heshtje mbijeton dhuna”.

Organizatorët e protestës ftuan qytetarët që të përgatisin mesazhe për Ministrinë e Arsimit, por edhe për gjithë Qeverinë.

Balonat mbajnë mesazhe me mbishkrimet "Vuçiq largohu" dhe "Vulin largohu".

Balonat mbajnë mesazhe me mbishkrimet “Vuçiq largohu” dhe “Vulin largohu”.

Protestat po zhvillohen me ftesë të një pjese të opozitës, për shkak të pakënaqësisë ndaj reagimit të Qeverisë së Serbisë ndaj krimeve nga të shtënat masive, në fillim të majit, ku humbën jetën 18 persona.

Nga protesta u bë e ditur se do të nisin aksione të reja nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në fund të javës së ardhshme.

Kërkesa kryesore e protestës është ndalimi i nxitjes së dhunës në hapësirat publike.

Kërkesat tjera nga protestat janë edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë për Informim të Sigurisë, Aleksandar Vulin.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shkarkimin e Organit rregullator të mediave elektronike, mbylljen e tabloideve që propagandojnë dhunën dhe shkelin kodin, si dhe konfiskimin e frekuencave kombëtare nga televizionet Pink dhe Happy.

Ministri i Arsimit, Branko Ruzhiq ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”.

Në këtë shkollë, më 3 maj, një nxënës 13-vjeçar ka vrarë me armë zjarri tetë nxënës dhe një roje sigurie. Një vajzë e plagosur vdiq më vonë dhe ajo është viktima e dhjetë.

Një ditë më vonë, më 4 maj, në fshatrat Malo Orashje dhe Dubona afër Beogradit, një sulmues 21-vjeçar vrau tetë dhe plagosi 14 persona.

Pas kësaj, autoritetet shtuan praninë e policisë nëpër shkolla dhe u bënë thirrje qytetarëve që të dorëzojnë armët në polici.

Studentët protestojnë me pankartën "Studentët kundër dhunës", Beograd, 9 qershor 2023.

Studentët protestojnë me pankartën “Studentët kundër dhunës”, Beograd, 9 qershor 2023.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, më 7 qershor, deklaroi se kërkesat e protestës ishin politike.

Më pas ajo ka ofruar dorëheqjen, duke vlerësuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë zgjidhje për krizën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ftoi edhe një herë opozitën të bisedojë, duke thënë se nëse nuk i përgjigjet thirrjes, do të pasojnë zgjedhjet.

Më 7 qershor, gjatë një adresimi para publikut me kryeministren, Vuçiq tha se është fare e qartë se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe se është vetëm çështje e muajit se kur do të mbahen ato.

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë në listën e kërkesave të protestuesve.

Përfaqësuesit e opozitës deklaruan se nuk duan zgjedhje në kushtet e vjetra zgjedhore.

Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve

 

Nuk do të ketë asgjë, për momentin, lidhur me konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte planifikuar në marrëveshjet ndërmjet liderëve të dy shteteve në Bruksel dhe Ohër, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga një burim në Bruksel.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) pajtohen që për momentin nuk ka vend për diskutime për organizimin e konferencës së donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte parashikuar në Marrëveshjen për normalizimin e raporteve, e arritur nga liderët, më 27 shkurt në Bruksel dhe në Aneksin e zbatimit që u dakordua më 18 mars në Ohër.

Teksti i marrëveshjes parashikonte organizimin e konferencës së donatorëve, 150 ditë pas arritjes së marrëveshjes, me qëllim krijimin e një pakoje financiare për Serbinë dhe Kosovën, por pagesa do të bëhej vetëm pasi të konstatohej se të gjitha pikat e marrëveshjes janë zbatuar.

Meqenëse asnjëra palë nuk ka zbatuar asnjërën nga pikat, për momentin nuk ka disponim për mbajtjen e konferencës së donatorëve, mëson REL-i në Bruksel.

Me këtë rast, përfaqësuesit e disa shteteve anëtare të BE-së theksuan se përgjegjësia, për heqjen nga agjenda të planeve për konferencë të donatorëve, është e të dyja palëve, sepse as Kosova e as Serbia nuk kanë filluar zbatimin e marrëveshjeve nga Ohri dhe Brukseli.

Kur bëhet fjalë vetëm për Kosovën, shtetet e BE-së paralajmëruan masa “simbolike” kundër Prishtinës, pasi të dërguarit e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, në raportin që parashtruan, i vlerësuan si “të vështira” bisedimet me kryeministrin e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Zyrtarët e kabinetit të përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialog, Mirosllav Lajçak, kanë dorëzuar raportin para diplomatëve të vendeve anëtare të BE-së, për vizitën e tyre në Prishtinë dhe Beograd. Lajçak ka qëndruar atje, gjatë kësaj jave, me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç konfirmuan për REL-in disa burime, të pranishme në diskutim, për shkak të mosmarrjes së hapave drejt shtensionimit, e vetmja masë e menjëhershme që mund të ndërmerret në të ardhmen e afërt kundër autoriteteve të Kosovës është anulimi i takimit të Komisioni Evropian dhe Kosovës në një nënkomision në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.

Anulimi i mundshëm i këtij takimi do të ishte një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e Brukselit ndaj Prishtinës, për shkak të mosrespektimit të kërkesave ndërkombëtare lidhur me shtensioimin e situatës në veri të Kosovës.

Vuçiq: Askush përveç komunitetit serb nuk ka të drejtë të bëjë propozim për Asociacionin

Radio Evropa e Lirë

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën lokale dhe të cilët bojkotuan votimet paraprake.

“Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçiq në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor.

Ai tha se “dikush duhet ta marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet (e reja) atje”.

Javën e kaluar, dhuna shpërtheu në veri të Kosovës, pasi kryetarët e komunave, shqiptarë etnikë, u vendosën në objektet komunale, në komunat e banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën në prill, në të cilat pjesëmarrja ishte vetëm 3.5 për qind.

Si përgjigje ndaj trazirave, në të cilat protestuesit serbë u përleshën me paqeruajtësit e NATO-s, duke lënë dhjetëra të plagosur nga të dyja palët, Serbia i vuri forcat e saj të armatosura në gatishmërinë më të lartë luftarake. Ndërkaq, NATO dërgoi përforcime në misionin e saj në Kosovë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Prishtinës që të organizojë zgjedhje të reja rajonin me shumicë serbe, në mënyrë që të qetësohen tensionet, ndërkaq Serbia të braktisë gatishmërinë luftarake dhe të largojë trupat nga kufiri me Kosovën.

Megjithatë, Vuçiq tha se autoritetet në Kosovë do të duhet të bëjnë disa lëshime për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja.

“Ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë (shqiptarëve të Kosovës) dhe kryetarëve të komunave”, tha Vuçiq.

Marrëveshja, tash e 10 vjet e vjetër, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, parashikonte që serbët në veri të themelonin Asociacionin e komunave vetëqeverisëse, në këmbim të njohjes së institucioneve të Kosovës, por marrëveshja nuk u zbatua kurrë, kujton Reuters.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se zona me shumicë serbe, në rast se do t’i jepej autonomi më e madhe në kuadër të Asociacionit të komunave, do të mund të organizojë referendum për bashkimin me Serbinë.

“Serbët (në veri) janë gjithmonë të gatshëm të bisedojnë, por ju duhet t’u ofroni atyre diçka”, tha Vuçiq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të këtij muaji, tha se vendi mund të mbajë zgjedhje të reja në komunat për të cilat bëhet fjalë, në qoftë se 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion, përmes të cilit kërkohen zgjedhjet.

Ajo, gjithashtu, akuzoi Serbinë për ndërhyrje.

Vuçiq ka deklaruar se “ajo që po thonë këta njerëz është tmerruese” dhe akuzoi Kurtin se nuk është gati për kompromis.

“Jam i sigurt se (Kurti) nuk do të investojë asnjë minutë nga koha e tij apo një pikë djerse për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.

Ai, gjithashtu shtoi se Serbia po shqyrton nëse do të zvogëlojë gatishmërinë e saj luftarake.

“Ne do t’i mbajmë trupat tona në gatishmëri të lartë dhe jo në gatishmërinë më të lartë luftarake, sepse kjo kushton shumë”, tha ai.

Vuçiq lidhur me propozimet për Asociacionin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në intervistën për Reuters-in, më 9 qershor, se askush përveç komunitetit serb nuk ka të drejtë të bëjë propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Vuçiq përmendi se propozimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë paraqitur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe disa organizata joqeveritare.

“Asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë çfarëdo propozimesh. Propozimin e japin serbët dhe Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi në një konferencë për shtyp se më 7 qershor i ka përcjellë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz draftin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, tha më 9 qershor se çdo kontribut konstruktiv në dialog, në të cilin diskutohet për Asociacionin, është i mirëpritur, por se dialogu është e vetmja platformë ku duhet të zhvillohet diskutimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët ka propozuar draftin e tij, duke u bazuar në shembullin e pozitës së serbëve në Kroaci.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një nga obligimet e Kosovës për të cilën BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë më së shumti, dhe pajtimi për formimin e tij është arritur në vitin 2013, si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në intervistën për Reuters-in, Vuçiq tha gjithashtu se Serbia është duke negociuar blerjen e avionëve luftarakë Rafale nga Franca dhe forcimin e mëtejshëm të ushtrisë së saj me armë perëndimore.

Ai tha se Serbia mbetet në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe se ka arritur të balancojë politikën e saj të jashtme, për të mundësuar vazhdimin e marrëdhënieve miqësore me aleatët e saj historikë Rusinë dhe Kinën.

Parlamenti i Republikës Sërpska u kërkon anëtarëve të OKB-së ta çnjohin Kosovën

Radio Evropa e Lirë

 

Parlamenti i Republikës Sërpska ka miratuar më 8 qershor “Rezolutën për mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë”.

Shumica në trupin më të lartë legjislativ të entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë udhëhiqet nga Aleanca e Socialdemorkatëve të Pavarur e Millorad Dodikut, i cili njëherësh është presidenti i Republikës Sërpska.

Dodik nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka raporte të ngushta me zyrtarët në Kremlin dhe Beograd.

Për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve politikë nga Republika Sërpska, Bosnje e Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe të dyja shtetet aplikojnë regjim të vizave për qytetarët e vendeve respektive.

Çfarë thuhet në tekstin e rezolutës?

Teksti i rezolutës mbështet të drejtën e Serbisë “për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin, që garantohet nga ligji ndërkombëtar” dhe rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta u propozua nga Nenad Stevandiq, president i Parlamentit të Republikës Sërpska, njëherësh kryetar i partisë Sërpska e Bashkuar, që është në koalicion me partinë e Dodikut.

Në tekst thuhet se Republika Sërpska “dënon aktivitetet terroriste të shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve të tyre, të cilat paraqesin kërcënim për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë”.

Përveç rezolutës u miratuan edhe konkluzione, përmes së cilave, Republika Sërpska fton shtetet, anëtarët e OKB-së, të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, që e njohin pavarësinë e Kosovës, të shqyrtojnë vendimin e tyre dhe të tërheqin njohjen për Kosovën.

Parlamenti i Republikës Sërpska po ashtu ka kërkuar që përfaqësuesit e këtij entiteti, që janë në institucionet e Bosnje e Hercegovinës, të iniciojnë marrjen e vendimeve që “do të dënonin shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe spastrimin e vazhdueshëm etnik të serbëve në Kosovë dhe Metohi nga shqiptarët e Kosovës dhe autoritetet e tyre”.

Parlamenti tha se do të dërgojë konkluzionet në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe në Parlamentin Evropian.

Rezoluta dhe konkluzionet u mbështetën edhe nga partitë opozitare në Republikën Sërpska.

Kjo çështje u propozua që të vendosej në agjendën e Parlamentit të Republikës Sërpska pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – situata e sigurisë është përkeqësuar qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë marrë zyrtarisht detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Serbët lokalë në këto tri komuna që atëherë po organizojnë protesta para ndërtesave komunale.

Dhuna kulmoi më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe nga përleshjet u plagosën dhjetëra persona nga të dyja palët.

Zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë këta kryetarë shqiptarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Bërnabiq: Jam e gatshme të jap dorëheqje

Radio Evropa e Lirë

 

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha se është e gatshme të japë dorëheqjen.

“Jam e gatshme dhe llogarisni se mund ta keni dorëheqjen time”, tha ajo gjatë një fjalimi publik së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo tha se mendon se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare deri në fund të vitit është zgjidhje për krizën dhe shtoi se opozita nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për takim.

Në muajt e fundit, në Serbi janë mbajtur disa protesta të thirrura nga një pjesë e opozitës që është e pakënaqur me përgjigjen e Qeverisë ndaj dy të shtënave masive në muajin maj, që lanë të vrarë 18 persona.

Bërnabiq tha se ka kryer detyrat në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se rezultatet e ekzekutivit të saj janë të padiskutueshme.

“Jo gjithçka ishte perfekte, por ne bëmë më të mirën dhe mendoj se kemi rezultate që çdo qytetar, nëse është i sinqertë, mund të krenohet me to”, tha ajo.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është e sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.

Vuçiq tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore.

Presidenti i Serbisë ftoi edhe një herë opozitën për të biseduar.

“Besoj se do të gjejmë bashkëbisedues. Nëse kjo nuk ndodh, do të shkojmë në zgjedhje, por Qeveria nuk do të zgjidhet në rrugë dhe nuk do të ketë qeveri tranzitore”, tha Vuçiq.

Ndryshe, Bërnabiq ka marrë mandatin për të udhëhequr Qeverinë e re serbe në mesin e vitit 2022.

Atëbotë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kur njoftoi për mandatimin e saj në krye të ekzekutivit, tha se Bërnabiq nuk do të qëndronte në këtë post në mandat të plotë, por gjatë vitit 2024 do të kishte ndryshime.

Beograd, gjysmë ore takim i Escobar dhe Lajçak me Aleksandër Vuçiçin

Emisari amerikan për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak, ndodhen  tashmë në Serbi, ku takuan presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiç.

Siç njofton korrespondentja e RTK-së në Beograd, Anamari Repiq, në këtë takim  ndodhej edhe shefi i delegacionit të BE-së si edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Megjithatë, për dallim prej takimit të mbrëmshëm mes Escobarit e Lajçakut me Kurtin në Prishtinë, takim që zgjati rreth 2 orë, në Beograd ajo me presidentin serbe përfundoi për rreth gjysmë ore.

Gazetarja e RTK-së tha se nga ky takim ende nuk ka njoftim për media, megjithatë tha se nga deklarimet publike të presidentit të Serbisë, në rrjetet sociale, është kuptuar për temat e bisedës.

Ajo tha se Vuçiç ka shkruar se Serbia është e përkushtuar për partneritet në rajon dhe se sipas tij, “Prishtina duhet të përmbushë obligimet e saj me formimin e Asociacionit sipas marrëveshjes së Brukselit”.

Vuçiç ka shkruar në instagram se shtetet perëndimore që kanë ndikim te Kosova, mund ta detyrojnë të atë që t’i zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

Duke cituar kreun e shtetit serb, gazetarja Repiq tha se ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta përmbushë obligimet  veta.

“Dua të besoj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikimin më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”, ka shkruar Vuçiqi.

Megjithatë, gazetarja e RTK-së tha se për detaje më të sakta, pritet që më vonë të ketë edhe një komunikatë për media.

Ajo rikujtoi e ky takim është vazhdimësi e takimeve në të emisarëve amerikan e evropian në Kosovë,  dhe tani mendohet të bisedohet për situatën në veri, se cilat mund të jenë mesazhet e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen për veri.

“Emisarët kanë kërkuar nga Beogradi, hapa konkret si tërheqja e ushtrisë nga afërsia e kufirit me Kosovën dhe uljen e nivelit të gatishmërisë ushtarake të ushtrisë serbe”, tha gazetarja e RTK-së.

“Ajo çfarë Beogradi zyrtar kërkon është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu”, tha ajo, duke rikujtuar se  pritet të shihen mesazhet e ndërkombëtarëve nga ky takim.

Ndërkohë, Vuçiç ka shkruar se nga dita e parë, Serbia ka qenë një partner konstruktiv, konsistent dhe i besueshëm në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit të të gjithë rajonit.

Inflacioni në Turqi, nën 40 për qind për herë të parë sivjet

Lira turke.

Inflacioni vjetor në Turqi ka rënë nën shifrën 40 për qind në maj, për herë të parë që 16 muaj.

Sipas të dhënave zyrtare, kjo ulje është nxitur nga oferta momentale e gazit falas për ekonomitë familjare.

Çmimet e konsumit janë rritur për 39.6 për qind në baza vjetore dhe kanë qenë pothuajse stabile me muajin paraprak, ka thënë Agjencia shtetërore e Statistikave.

Megjithatë, këto shifra zyrtare – të parat prej kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar si president për një mandate të ri më 28 maj – janë duke u sfiduar nga ekonomistët e pavarur të Grupit Kërkimor për Inflacion në Turqi.

Sipas këtij grupi, norma vjetore e inflacionit shkon mes 105 deri më 109 për qind, varësisht nëse merret parasysh ofrimi falas i gazit.

Erdogan, i cili e ka nisur mandatin e tretë si president, ka thënë se luftimi i inflacionit do të jetë prioriteti i tij kryesor.

Inflacioni pati prekur shifrën 85 për qind, në vjeshtën e vitit 2022, para se të niste rënia më vonë.

Ndonëse çmimet vazhdojnë të rriten çdo muaj, trendi është shumë më i ngadalshëm sesa në vitin paraprak.rel

Kryeministrja e Serbisë ia lë ‘topin’ Vuçiçit: Jam e gatshme të jap dorëheqjen, por presidenti refuzon

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqjen.

Megjithatë ajo ka shtuar se kjo nuk është pranuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ndër të tjera shtoi se nuk është kundër zgjedhjeve.

“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, për të qenë të qartë, në çdo moment jam gati të jap dorëheqjen si kryeministre dhe presidenti i Serbisë Vuçiç e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje”,  shkruan ajo në Twitter.bw

Vuçiç: Nuk e dorëzoj pushtetin pa zgjedhje, jam gati edhe të vdes

Prej disa ditësh në Serbi janë zhvilluar protesta masive, pas masakrave ku mbetën viktimë të paktën 18 persona.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve, ndërsa ka deklaruar se është gati të vdesë, por nuk e dorëzon pushtetin pa pasur zgjedhje.

“Të gjitha zgjedhjet do t’i bëj, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam frikë fare! Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por atyre nuk do t’u dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”,  ka thënë Vuçiç gjatë mbledhjes, shkruajnë mediat serbe.bw

Media kroate: Vuçiçi po i drejtohet popullit njësoj si Millosheviçi para se të rrëzohej nga pushteti

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i sugjeroi opozitës, një ditë pas protestave të pesta masive, ku kërkohej edhe dorëheqja e tij nga posti i kreut të shtetit, të propozojë në parlament një referendum për votëbesimin ndaj Presidentit të Republikës, por i siguroi se asgjë nuk do të ndryshonte.

Vuçiç u tha gazetarëve se nëse opozita nuk ka vota të mjaftueshme, nisma do të mbështetet nga koalicioni qeverisës dhe më pas qytetarët do të vendosin në referendum.

 

Pas protestës së zhvilluar të shtunën, Vuçiç ka reaguar disa herë në rrjetet sociale.

Në një video-mesazh në Instagram, ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që “të bashkohen pavarësisht dallimeve”.

Mëngjesin e së dielës, në Instagram pasoi një mesazh i dytë me të njëjtën intonacion me thirrje për unitet dhe veprim të përbashkët.

 

“Askush nga jashtë nuk po e rrënon Serbinë, por po e rrëzon një Vuçiç për shkak të Serbisë. Për ta është e rëndësishme që Serbia të jetë sa më e dobët. Ne duhet të punojmë që Serbia të jetë më e fortë,”tha Vuçiç.

 

Krahasimet e mesazhit të Vuçiçit me një deklaratë pothuajse identike të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç para se të rrëzohej nga protestat më 5 tetor 2000 pas zgjedhjeve në të cilat ai refuzoi të pranonte humbjen.

 

“Ata nuk po e sulmojnë Serbinë për shkak të Millosheviçit, por po e sulmojnë Millosheviçin për shkak të Serbisë”, tha në atë kohe  Millosheviç.

 

Që nga fillimi i protestave masive, Vuçiç ka deklaruar vazhdimisht se qeveria nuk do të ndërrohet në rrugë, dhe ka theksuar se nuk do të ketë qeveri kalimtare dhe as nuk do të nënshkruajë asnjë vendim të tillë për aq kohë sa të jetë gjallë.

Në prill të vitit 2022, Vuçiç fitoi një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar me më shumë se dy milionë vota në raundin e parë.

Dhjetëra mijëra serbë ngrihen në këmbë: Vuçiç ik!

Dhjetëra mijëra serbë protestojnë kundër qeverisë në Beograd

Dhjetëra mijëra qytetarë serbë u mblodhën të shtunën për protestën e pestë antiqeveritare brenda një muaji në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, pas dy masakrave radhazi ku u vranë 18 persona, gjysma e tyre fëmijë.

Protestat “Serbia kundër dhunës” kanë evoluar në disa prej mitingjeve më të mëdha që kur demonstratat e përhapura shkaktuan rënien e të fortit Slobodan Millosheviç mbi dy dekada më parë.

Protestat erdhën pas masakrave në fillim të majit që lanë 18 të vdekur dhe plagosur disa të tjerë. Nëntë nga të vdekurit ishin nxënës në një shkollë fillore në Beograd, të cilët u qëlluan me armë nga një nxënës 13-vjeçar.

Demonstratat janë shprehje zemërimi të fortë ndaj partisë në pushtet mbi atë që protestuesit thonë se është një kulturë dhune, e nxitur nga qeveria dhe mediat që ajo kontrollojn.

“Unë jam këtu për të gjithë ne, veçanërisht për fëmijët e mi. Kështu që ata nuk kanë nevojë të protestojnë, por të punojnë dhe të jetojnë në vendin e tyre ashtu siç duhet,” tha matematikanja 33-vjeçare Bojana Popovic për AFP gjatë mitingut.

Protesta e kësaj jave, e organizuar nga disa parti opozitare pro-evropiane, fillimisht ishte planifikuar për të premten, por u zhvendos si një masë paraprake pasi grupet e ekstremit të djathtë njoftuan edhe ato pjesëmarrjen.

Demonstruesit duan gjithashtu që qeveria të revokojë licencat e transmetimit të kanaleve televizive që promovojnë përmbajtje të dhunshme dhe një ndalim të gazetave pro-qeveritare që nxisin tensione duke synuar disidentët politikë.

Ata kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe kreut të shërbimit inteligjent.

Protestat fillimisht ishin të qeta, por u shndërruan në një protestë të plotë antiqeveritare pasi kërkesat e tyre u pritën me kundërshtime të ashpra nga Presidenti dhe aleatët e tij, të cilët talleshin me mitingjet dhe i ofenduan pjesëmarrësit.

Kritikët kanë akuzuar për vite me radhë presidentin serb Aleksandar Vuçiç se po mbështetet gjithnjë e më shumë në masat autokratike për të mbajtur opozitën në kaos dhe nën kontrollin e tij mediat dhe institucionet shtetërore.

Vuçiç i hodhi poshtë protestat si një marifet “politik” dhe ngriti teori konspirative rreth fuqive të huaja që dyshohet se orkestrojnë tubimet.

Udhëheqësi 53-vjeçar populist rrëzoi gjithashtu një pjesë të kërkesës së opozitës për një qeveri kalimtare përpara zgjedhjeve të reja, duke thënë se kjo nuk do të ndodhte “për sa kohë që jam gjallë”./SYRI.NET

Erdogani betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e ri presidencial në Ankara.

Teksa e ka lexuar betimin, ai ka thënë se do t’iu përmbahet vlerave të republikës laike dhe do t’i mbrojë të drejtat e njeriut.

Teksa blloku qeveritar e ka duartrokitur, pjesëtarë të opozitës nuk janë ngritur në këmbë, në momentin e betimit, si shenjë proteste.

Erdogan i ka fituar zgjedhjet presidenciale më 28 maj, në rundin e balotazhit, duke i siguruar edhe pesë vjet në pushtet.

Ai veçse është në krye të Turqisë që gati 20 vjet.

Opozita e ka kritikuar presidentin 69-vjeçar, për ato që i konsideron tendenca “autoritare” të tij, si dhe për fushatë të padrejtë zgjedhore.

Presidenti turk tani pritet të vizitojë gjatë ditës mauzoleun e themeluesit të republikës moderne turke, Mustafa Kemal Ataturk, si dhe të takohet me mysafirë të huaj në pallatin presidencial për një darkë speicale.

Të shtunën, Erdogan do ta prezantojë kabinetin qeveritar.

Më shumë se 30 krerë shtetërorë dhe kryeministra janë pjesë e ceremonisë në Ankara – në mesin e tyre edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Të premten, Parlamenti i ri turk e ka mbajtur seancën e parë, pas rrethit të parë të zgjedhjeve, të mbajtura më 14 maj.

Erdogan dhe aleatët e tij, formojnë një bllok të madh në parlamentin me 600 ulëse.

Megjithatë, atyre u mungon shumica e nevojshme për të kryer ndryshime ligjore.

Presidenti më pas mund t’i miratojë disa ndryshime ligjore përmes dekretit, për shkak të fuqive ekzekutive që i janë dhënë kësaj pozite, prej vitit 2018. rel

Tensionet në veri- Turqia dërgon një batalion komando në Kosovë me kërkesë të NATO-s

Nisur nga tensionet në veri të Kosovës, Turqia do të dërgojë një batalion komando në Kosovë si njësi rezervë, me kërkese të NATO-s.

Njesia do të tranferohet në kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4-5qershor.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrotjes turke thuhej:

“Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të saj të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë kontekst, Vendi gjithashtu monitoron nga afër zhvillimet në Ballkan, ku kemi vlera të përbashkëta historike dhe kulturore, merr qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje për zgjidhjen e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës mike dhe vëllazërore, të cilat dëmtojnë rajonin, sigurinë dhe stabilitetin, përmes dialogut.

Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë , një batalion komando i lidhur me komandën tonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Kırklareli), i cili më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), u caktua si njësi rezervë, në bazë të kërkesës së bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali). Është planifikuar transferimi i njësisë sonë të caktuar në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4-5 qershor 2023. ” syri.net

“Ai s’duhet të kthehet kurrë më në shtëpi”- Çmenduria serbe, fushatë e organizuar me thirrje për vrasjen e ushtarit amerikan në Veri

Në veri të Republikës së Kosovës ka disa ditë që janë vendosur trupat e KFOR-it, përfshirë edhe ato amerikane, që të kujdesën për sigurinë në atë pjesë, pas protestave të dhunshme të organizuara nga serbët lokalë.

Nga aktet e dhunës të serbëve lokalë disa ushtarë të KFOR-it, italianë e hungarez, kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur me fraktura e djegie nga mjetet e përdorura. Por duket se serbët nuk po mjaftohen me kaq.

Në rrjetin social “twitter” disa llogari me emra të ndryshëm, kanë nisur një fushatë linçuese kundër një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin kanë arritur që të identifikojnë nga një fotografi që i është shkrepur atij në veri të vendit.

“Amerikan, Kosova është Serbi, kthehu në shtëpi”, ka shkruar një prej llogarive që ka shpërndarë fotografinë e ushtarit amerikan.

Një tjetër llogari, ka komentuar te postimi i njëjtë duke bërë thirrje për vrasjen e ushtarit. “Kthehu në shtëpi, ose do të vritesh”, shkruan një komentues tjetër.

“Stanley solli një armë automatike në tokën e shenjt serbe, ai kurrë s’duhet të kthehet më në shtëpi”, është komenti tjetër.

Një tjetër llogari ka shkruar se “Stanley është një ushtar fashist” dhe se “NATO është organizatë naziste që synon shkatërrimin e Rusisë”.

Përveç këtyre komenteve e thirrjeve për vrasje ka edhe dhjetëra komente tjera që linçojnë e shajnë në drejtim të ushtarit amerikan.

Pas krimeve monstruoze të forcave serbe ndaj shqiptarëve të paarmatosur, dëbimeve masive dhe masakrave të shumta të forcave paramilitare serbe ndaj civilëve shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999 më 24 mars kishin marrë vendimin për bombardimin e Jugosllavisë. Pas 78 ditë bombardimesh nga Aleanca Veri-Atlantike, Sllobodan Millosheviç kishte nënshkruar kapitullimin e Serbisë dhe forcat serbe ishin larguar nga territori i Kosovës.

Forcat amerikane që nga ajo kohë vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë dhe janë të vendosura në një prej bazave më të mëdha në rajon e vendosur në qytetin e Ferizajt e që quhet “Bondsteel”. Bazuar në Rezolutën 1244 forcat amerikane bashkë me forcat e tjera të KFOR-it kujdesen për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

Disa prej “screen shot” të marra në postimin e llogarisë së Darko Bubonja një person nga Serbia. Ky postim i Darko Bubonja ka marrë mbi 600 shpërndarje, mbi 2 mijë pëlqime dhe e kanë parë afro 62 mijë njerëz në “twitter”.bw

Ambasadori amerikan në Serbi: Prishtina do t’i bartë pasojat

Radio Evropa e Lirë

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova do t’i bartë pasojat për veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

“Ne ia kemi bërë shumë të qartë Prishtinës se ne i kundërshtojmë veprimet e Qeverisë Kurti. Sekretari [amerikan i Shtetit, Antony] Blinken, ka qenë, po ashtu, shumë i qartë se do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë Hill para gazetarëve në Beograd.

Ambasadori amerikan paralajmëroi se nuk duhet të humbet fokusi nga dialogu i Brukselit, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shtoi se Ballkani Perëndimor duhet të ecë drejt integrimit evropian.

Hill iu referua deklaratave të sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili i bëri thirrje edhe Kosovës, edhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve.

Blinken gjithashtu përsëriti më 31 maj se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i instaluar me forcë kryetarët e rinj në komunat me shumicë serbe në veri, i përshkallëzoi tensionet “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”.

Këto deklarata nga përfaqësuesit e SHBA-së vijnë pas tre ditësh tensionesh në komunat veriore të Kosovës, pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Të premten, në një deklaratë tjetër, sekretari Blinken, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

Kurti është shprehur i pakënaqur me këtë deklaratë dhe ka thënë se ajo “jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, gjatë një interviste me Guardian.

Opozita në Kosovë ka reaguar duke e bërë Kurtin fajtor për tensionim me aletatët, sidomos SHBA-të. Përfaqësuesit opozitarë i kanë bërë thirrje kryeministrit që të tregojë maturi politike, të ndryshojë qasjen dhe të zgjedh të ardhmen dhe rrugën euroatlantike të Kosovës.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe dhe u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Vuçiq nuk shkon në Bratisllavë, viziton trupat e dislokuara afër kufirit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”.

Vuçiq i bëri komentet në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Burime të BE-së e përmendën Bratisllavën si vend të mundshëm takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ato thanë se nuk ka asgjë të konfirmuar, por se po punojnë në këtë drejtim.

Në Bratisllavë, aktualisht, po mbahet një takim për sigurinë dhe Kurti e Vuçiq kanë qenë të ftuar.

Nga kabineti i Kurtit thanë më herët për REL-in se shkuarja e tij në Bratisllavë ka qenë e planifikuar, por është shtyrë, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.rel

Erdogan fiton balotazhin, shpallet fitues i zgjedhjeve

Rexhep Taip Erdogan eshte fituesi i balotazhit ne Turqi, duke fituar zgjedhjet per president i vendit.

Ku janë numëruar mbi 98 për qind të votave rezultatet në Turqi tregojnë për një fitore tjetër të Recep Tayyip Erdogan përballë kundërkandidatit të tij Kemal Kiliçdaroglu në zgjedhjet e balotazhit për president të Turqisë.

Image

Erdogan, 69 vjeç, sfidoi sondazhet e opinionit dhe doli në avantazh me pothuajse pesë pikë epërsi ndaj rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu, në raundin e parë më 14 maj. Atij i mungoi vetëm pak nga 50% i votave të nevojshme për të shmangur balotazhin, në një garë me pasoja të thella për vetë Turqinë dhe gjeopolitikën globale.

Zgjedhjet do të vendosin jo vetëm se kush e drejton Turqinë, një vend anëtar i NATO-s me 85 milionë banorë, por edhe se si qeveriset ajo, ku po shkon ekonomia e saj pasi monedha e saj ra në një të dhjetën e vlerës së saj kundrejt dollarit në një dekadë, dhe forma e politikës së saj të jashtme, e cila e ka parë Turqinë të nervozojë Perëndimin duke kultivuar lidhje me Rusinë dhe shtetet e Gjirit.

Kilicdaroglu, 74 vjeç, është kandidati i një aleance opozitare me gjashtë parti dhe kryeson Partinë Republikane Popullore (CHP) të krijuar nga themeluesi i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. Kampi i tij ka luftuar për të rifituar vrullin pas tronditjes së Erdoganit në raundin e parë.

Zgjedhjet fillestare treguan mbështetje më të madhe se sa pritej për nacionalizmin, një forcë e fuqishme në politikën turke e cila është ngurtësuar nga vite të tëra armiqësish me militantët kurdë, një tentativë për grusht shteti në vitin 2016 dhe fluksi i miliona refugjatëve nga Siria që nga fillimi i luftës atje në 2011.

Turqia është pritësi më i madh në botë i refugjatëve, me rreth 5 milionë emigrantë, nga të cilët 3,3 milionë janë sirianë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.

Kilicdaroglu, një ish-nëpunës civil, është zotuar se do të tërheqë shumë nga ndryshimet gjithëpërfshirëse të Erdoganit në politikat e brendshme, të jashtme dhe ekonomike turke. Ai gjithashtu do të rikthehej në sistemin parlamentar të qeverisjes, nga sistemi presidencial ekzekutiv i Erdoganit, i miratuar ngushtë në një referendum në 2017.

‘Kësaj radhe nuk ka parti politike në fletëvotim dhe fleta nuk është një metër. Janë vetëm dy kandidatë dhe meqenëse populli ynë do të votojë vetëm për këtë, besoj se votimi i sotëm do të përfundojë shumë shpejt. Për herë të parë në historinë e demokracisë turke, ne jemi dëshmitarë të një raundi të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në të njëjtën kohë, nuk ka asnjë zgjedhje tjetër në historinë e botës që të ketë një pjesëmarrje kaq të lartë, prej 90%’, tha Erdogan.

‘Të dashur anëtarë të shtypit, ftoj të gjithë qytetarët tanë në kutitë e votimit që më në fund demokracia dhe liritë e vërteta të vijnë në vendin tonë për të hequr qafe shtypjen dhe një regjim autoritar. Të gjithë le të japin votën e tyre dhe pastaj të mbrojnë kutitë e votimit. Sepse këto zgjedhje po bëhen në kushte shumë të vështira. Ndaj nesh u ndërmor një fushatë e tërë shpifjesh. I besoj ndërgjegjes së përbashkët të popullit tonë. Demokracia dhe liria me siguri do të vijnë në këtë vend. Njerëzit do të mund të ecin rrugëve të tij në paqe dhe të kritikojnë politikanët si të duan’, tha Kilicdaroglu. syri.net

“E braktisën edhe mbështetësit e tij”- Analiza e medias serbe: Fundi i Vuçiçit dhe partisë së tij ka ardhur!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një tubim në Beograd.

Për të përmbushur dëshirën e tij dhe për të treguar se sa “mbështetje ka, autobusët u nisën nga e gjithë Serbia që nga agimi herët me qëllim që të zhvendosnin në Beograd sa më shumë njerëz që do të admironin “guximin dhe forcën” e “djalit më të madh në historinë e re të Serbisë”.

Megjithatë në realitet asgjë nga këto nuk u realizua.

Historia do ta kujtojë këtë periudhë si një kohë kur një vend i tërë, madje edhe mbështetësit e tij, ishin viktima të nevojës së pangopur të një njeriu që donte të ishte i dashur me çdo kusht.

  • foto galeri

Skenat nga ura e Brankos, ku pas një shiu të rrëmbyeshëm mbështetësit braktisën Vuçiçin e iu drejtuan autobusëve, janë sinjal se ka filluar fundi i sundimit të Aleksandër Vuçiçit dhe Partisë Përparimtare Serbe.

Kundër tubimi, i cili u shpall si “mitingu më i madh në historinë e re të Serbisë” ose “Tubimi i Shpresës”, pësoi një kolaps total . Fjalët dhe pamja e Vuçiçit nuk ishin një argument mjaft i fortë që të gjithë simpatizantët të qëndronin para ndërtesës së Kuvendit dhe në këtë mënyrë të dërgonin imazhin e masës që presidenti dëshironte aq shumë.

Edhe progresistët po numëronin ditët deri në kundërmitingun e Vuçiçit.

Mediat pro regjimit njoftuan se në shesh do të ishin 200,000 mbështetës, televizionet përgatitën emisione speciale me analistët e ftuar.

Praktikisht gjithçka ishte gati që Udhëheqësi i madh të dilte dhe të njoftonte se çfarë do të ndodhë me kombin e traumatizuar pas tragjedive. Nuk kemi dëgjuar asgjë nga këto. Presidenti tha atë që thotë zakonisht, dhe njerëzit që duhej ta admironin, e duartrokisnin dhe i bërtisnin, disa për shkak të shiut, disa sepse i kishin mësuar përmendësh të gjitha fjalët e tij, filluan të largoheshin nga kundër tubimi para se të përfundonte.

Më kot presidenti ngriti zërin, foli për pagat dhe pensionet, tha se qeveria e tij ka investuar shumë në zhvillimin e vendit dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë pavarësisht kritikave të atyre keqbërësve që shqetësohen nga një Serbie e fortë dhe e fuqishme. Njerëzit që ai me egoizëm mendonte se ishin të vetët i kanë kthyer shpinën. Ata nuk donin ta dëgjonin. Sepse kur i trajton qytetarët si numra, kur i abuzon dhe i përdor për të matur veten me të tjerët dhe për të dëshmuar se të gjithë ju duan, atëherë ka shumë mundësi që gjithçka t’ju kthehet si bumerang. Dhe duke gjykuar nga fotot nga tubim, ai bumerang iu kthye atij që e nisi.

Po kthehet sepse dialogu është zvarritur dhe edhe gatishmëria për një bisedë të sinqertë me opozitën është e vonuar.

Madje as tërheqja nga posti i drejtuesit të partisë nuk do ta ndihmojë. Pas vitesh helmimi të opinionit publik, urrejtjes, persekutimit të disidentëve, nëpërkëmbjes së të gjitha llojeve të lirive, është vonë.bw

Milatoviç: Së shpejti do të shkoj në Beograd, Serbia është partneri më i madh ekonomik i Malit të Zi

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç tha se më 30 maj do të takohet me zyrtarë të lartë në Bruksel, në vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës dhe se shumë shpejt do të vizitojë Beogradin. Ai tha se ka marrë një ftesë nga Aleksandër Vuçiç, kur ky i fundit mori pjesë në inaugurimin e tij.

“Kam marrë ftesa të shumta, kam thënë se mendoj se është e rëndësishme dhe në aspektin demokratik të vizitoj Beogradin shumë shpejt, pas Brukselit. Serbia është partneri ynë më i madh ekonomik dhe kam marrë një ftesë verbale kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kur ishte në inaugurim”, tha Milatoviç.

Ai paralajmëroi një takim më 30 maj me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borell dhe Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelji, i cili synon të dërgojë një mesazh të fortë se Mali i Zi ka vullnet politik për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Së pari do të vizitoj Brukselin dhe do të dërgoj një mesazh simbolik se rruga evropiane e Malit të Zi është prioritet i të gjitha prioriteteve gjatë mandatit tim. Do të bisedoj më 30 maj me Borell dhe Varhelyi dhe më pas do të shkoj në Moldavi për Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, ku do të bisedoj me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula për den Leyen, por do të zhvilloj edhe takime me liderët evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron”, ka thënë Milatoviç.

Ai tha po ashtu se shumë shpejt do të vizitojë Uashingtonin. syri.net

Senatori Murphy në Beograd: Nuk është në dobi të asnjë vendi të mbështesë Putinin

Senatori amerikan, Chris Murphy, tha të enjten në Beograd se nuk është në dobi të asnjë vendi të mbështesë regjimin e Vladimir Putinit dhe Serbia duhet të harmonizohet me perëndimin në qasjen ndaj Rusisë.

Senatori Murphy anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit i bëri këto komente gjatë vizitës në Beograd në kuadër të një vizite në rajonin e Ballkanit Perëndimor bashkë me senatorin Gary Peters, anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, njofton Zeri i Amerikes/

“Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë janë të një rëndësie thelbësore. Shtetet e Bashkuara mbështeten në Serbinë si partner ekonomik dhe politik. Sa herë që jam këtu, kam nevojë të theksoj se partneriteti ynë ekonomik është duke u forcuar, ne po forcojmë partneritetin tonë në fushën e diversifikimit të burimeve të energjisë dhe sigurisht që dëshirojmë që Serbia t’u bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por ne e vlerësojmë që Serbia votoi me ne në Kombet e Bashkuara”, tha senatori Murphy pas takimeve me udhëheqësit serbë.

Senatori Murphy tha se shpreson të vazhdojnë bisedimet me zyrtarët serbë për harmonizimin e politikave lidhur me sanksionet kundër Rusisë, duke nënvizuar se “e ardhmja e Serbisë është me SHBA-në dhe BE-në, jo me Rusinë”.

I pyetur nga gazetarët për të komentuar vizitën e shefit të Shërbimit serb të Zbulimit Aleksandar Vulin në Moskë, senatori Murphy tha se “nuk mendon që është në dobi të ndonjë vendi të mbështesë regjimin e Vladimir Putinit”.

Serbia një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë dhe vazhdon të ruajë lidhjet e ngushta me Kremlinin në radhë të parë për shkak të qëndrimit të Moskës kundër pavarësisë së Kosovës, që Beogradi vazhdon ta kundërshtojë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë shtuar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë në hijen e luftës në Ukrainë. Kosova dhe Serbia u pajtuan në muajin mars në Ohër të zbatojnë një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por tensionet vazhdojnë të mbeten të larta.

Senatori Murphy tha se të dyja palët duhet të hedhin hapat për zbatimin sa më parë të marrëveshjes.

“E di që përqendrimi këtu është në Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, por është e nevojshme që të dyja palët të hedhin hapa drejt zbatimit në të njëjtën kohë. Ne besojmë se Serbia duhet të përmbushë pjesën e saj të punës dhe Kosova duhet të përmbushë pjesën e saj. Në Kosovë kam thënë që duhet ta përmbushin detyrimin e tyre dhe të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe dhe se mund ta bëjnë këtë në përputhje me Kushtetutën e tyre”, tha senatori Murphy duke theksuar se nuk duhet humbur kohë.

“Nuk mendoj se duhet të kalojë edhe një vit për ta kuptuar si të krijohet Asociacioni, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të kalojë edhe një vit që Serbia t’i përmbushë detyrimet dhe ta lejojë Kosovën që t’u bashkohet organizatave ndërkombëtare”, tha zoti Murphy.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe ata për themelimin e Asociacionit.

Kosova dhe Serbia u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në muajin gusht të vitit 2015 për parimet e tij. Po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Beogradi akuzon Kosovën për mospërmbushje të marrëveshjeve, ndërsa Prishtina akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjes së Ohrit, për shkak të qëndrimeve të saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Image

Senator Chris Murphy, Aleksander Vuçiç në mes dhe senator Gary Peters

Vuçiq, “bisedë të hapur” me senatorët amerikanë për Kosovën dhe raportet me SHBA

Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters në një konferencë për shtyp në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, 22 maj 2023.

RFE/RL

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka zhvilluar “një bisedë të hapur” me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters në Beograd më 25 maj.

Vuçiq tha gjithashtu se ka theksuar se prioritet i Serbisë është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe se do të angazhohet për zbatimin e vendimit për formimin e tij “siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit”.

Ai, përmes një postimi në Instagram, ka shkruar se para senatorëve ka ripërsëritur “vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve me SHBA-të në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, si dhe se në takim janë diskutuar edhe për çështje të tjera me interes për të dy vendet.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka anuluar takimin me senatorët amerikanë që ishte planifikuar për mëngjesin e 25 majit, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, u takua me senatorët më 24 maj në Beograd. Siç është raportuar, ata kanë biseduar për dialogun me Kosovën, politikën e jashtme dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Senatorët amerikanë po vizitojnë Ballkanin Perëndimor dhe deri më tani kanë vizituar Prishtinën dhe Podgoricën.

Në Prishtinë ata janë takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas takimeve me ta, senatorët kanë thënë se Serbia duhet t’i japë fund bllokadës në përpjekjet e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe kanë nënvizuar rëndësinë e formimit të Asociacionit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe 2015.

Por, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Megjithatë, Kushtetuesja ka thënë se ajo mund të harmonizohet me akte ligjore.

Serbia kërkon themelimin e Asociacionit, por Qeveria në Prishtinë ka shprehur frikën se një asociacion njëetik mund të prekë funksionalitetin e shtetit.

Përtej kufirit, në këmbë e me autobusë për të mbështetur Vuçiqin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe nënkryetari Listës Serbe, Milan Radojçiq, takuan më 22 maj në qytetin serb Ljig, një grup serbësh nga Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut që po ecin këmbë për në Beograd për të marrë pjesë në tubimin e 26 majit

RFE/RL

Transport i organizuar falas, presion për pjesëmarrje, lista të punonjësve që duhet të marrin pjesë në tubim, por edhe vullnet i disave për të mbështetur udhëheqësin serb.

Informacionet e tilla janë duke përcjellë përgatitjet dhe organizimin e një mitingu, që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka paralajmëruar për të premten në Beograd.

Një javë më herët, rreth njëzet serbë nga Kosova janë nisur në këmbë drejt Beogradit, për të qenë të pranishëm në adresimin e tij.

Profesorët e një shkolle në Mitrovicën e Veriut, siç i është thënë Radios Evropa e Lirë, janë në listën e atyre që “duhet” të jenë në Beograd.

Në mbështetje të Vuçiqit, edhe disa shoqata nga Maqedonia e Veriut dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, janë duke organizuar autobusë pa pagesë.

Pas dy vrasjeve masive në Serbi në fillim të majit, opozita ka organizuar dy protesta në Beograd me sloganin “Serbia kundër dhunës”. Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në to.

Ata kanë kërkuar mbylljen e televizioneve me frekuencë kombëtare, të tilla si Pink dhe Happy, që pretendohet se nxisin dhunë, pastaj dorëheqjen e ministrit të Policisë, Bratisllav Gashiq, dhe të kreut të Agjencisë së Sigurimit, Aleksandar Vulin, ndalimin e menjëhershëm të programeve të njohura si “reality show” dhe zëvendësimin e anëtarëve të këshillit REM – Organi rregullator për mediat elektronike.

Protestat në Beograd, sipas Vuçiqit, janë përpjekje për të keqpërdorur pikëllimin dhe “për të shkatërruar gjithçka serbe”.

Ai ka vendosur të organizojë një tubim, të cilin e ka paralajmëruar si më të madhin në historinë serbe, e në të cilin do të flasë edhe vetë.

Në këmbë deri në Beograd

Disa serbë nga Kosova do të ecin për nëntë ditë nga komuna e Leposaviqit – në veri të Kosovës – deri në Beograd, për të mbështetur presidentin e Serbisë në, siç thonë, përpjekjet e tij për ta shpëtuar Serbinë.

Me flamuj serbë, ata kanë veshur bluza në të cilat shkruan: “Serbët nga Kosova dhe Metohia për Serbinë, për Vuçiqin”. Ata kanë nisur ecjen në këmbë para një jave, ndërsa u kanë mbetur edhe dy ditë për të arritur në Beograd.

“Ky është vetëm një gjest i vogël, jemi 12 nga Leposaviqi dhe 11 nga Mitrovica. Rruga është e gjatë. Dua t’iu uroj djemve shëndet të mirë dhe shpresoj se do të arrijmë për nëntë ditë në tubimin mbështetës për presidentin Vuçiq”, ka thënë Dejan Marjanoviq nga Leposaviqi fare në fillim të turneut.

Sipas informacioneve që ka REL-i, kuota e njerëzve që duhet të shkojnë në tubimin e presidentit të Serbisë të premten, duhet të plotësohet nga secila prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Këtë informacion e ka konfirmuar një mësuese e një shkolle fillore në Mitrovicën e Veriut, por me kusht që të mos i zbulohet identiteti. Ajo ka thënë se gjendet në listën e njerëzve që duhet të udhëtojnë për në Beograd të premten. Sipas saj, transporti do të jetë i organizuar dhe pa pagesë.

“Na kanë thënë se nga shkolla jonë duhet të shkojnë 50 punonjës. Këtë e kam marrë si obligim pune. Nuk na ka kërcënuar askush, jemi marrë vesh mes vete. Transporti është i organizuar, por nuk e dimë ende se kur do të nisemi”, ka thënë kjo bashkëbiseduese e REL-it.

Situata është gati identike edhe në zonat e tjera me shumicë serbe, si në jug, ashtu edhe në veri të lumit Ibër, konfirmojnë burime të REL-it, të punësuara në institucionet arsimore dhe shëndetësore.

Këto dy institucione në mjediset me shumicë serbe në Kosovë punojnë sipas sistemit serb dhe financohen nga buxheti i Serbisë. Përveç pagës së rregullt mujore, këta punëtorë marrin edhe të ashtuquajturën shtojcë të Kosovës, gjegjësisht edhe 50 për qind të pagës bazë.

REL-i ka pyetur drejtorin e Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Ellek, dhe shefin e administratës së shkollës, Ivan Zaporozhac, në lidhje me “përmbushjen e kuotave” dhe “detyrimin e punëtorëve” që të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga Vuçiqi.

Vetëm Ellek është përgjigjur shkurtimisht, duke thënë se ky është “informacion absolutisht i pasaktë”. I pyetur nëse transporti është ende i organizuar për ata që duan të shkojnë, Ellek ka thënë: “Kush do vullnetarisht, po”.

Pronari i një kompanie private për transportimin e udhëtarëve nga Ferizaji – komunë rreth dyzet kilometra në jug të Prishtinës – ka konfirmuar se më 23 maj ka pasur kërkesë për transport për në Beograd, por se nuk ka pasur pajtim për çmimin.

Ai nuk ka mundur të thotë se kush e ka kontaktuar saktësisht, por se i është thënë se janë të interesuar që t’i marrin të gjithë autobusët që ka.

Edhe një kompani tjetër ka konfirmuar për REL-in se është kontaktuar, por se nuk ka pasur autobusë të mjaftueshëm.

Paralajmërime për pjesëmarrje në mitingun në Beograd ka pasur edhe nga përfaqësuesit e malazezëve në Kosovë. Kryetari i Partisë Liberale Malazeze të Kosovës, Radoman Doderoviq, ka thënë se kryesia, anëtarët dhe votuesit e kësaj partie do të jenë në numër të madh në tubimin e 26 majit.

“Të gjithë do të shkojmë në tubimin në mbështetje të Serbisë sonë”, ka thënë Doderoviq.

Edhe nga Maqedonia e Veriut me autobusë falas

Në Maqedoninë e Veriut janë rezervuar gjashtë autobusë falas, që do të nisen për në Beograd, herët në mëngjesin e së premtes. Rreth 300 qytetarë maqedonas nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Negotini do të shkojnë për të mbështetur presidentin e Serbisë.

Katër autobusët që do të mbushen nga organizata joqeveritare e Shkupit “Paqe, harmoni dhe stabilitet”, e që do të nisen për në Serbi, nuk financohen nga Qeveria e Serbisë. Ky udhëtim po organizohet nga shoqata me para nga anëtarësimi dhe me donacione nga disa individë, i është thënë Radios Evropa e Lirë.

Kryetari i shoqatës, Dimitrije Nediq, ka thënë se “do të përkrahë një njeri që i mbron interesat maqedonase dhe serbe”.

“Ne do të mbështesim këdo që mbron interesat e popullit serb dhe maqedonas. Faleminderit Zotit, ky tani është Vuçiqi. Ky është mandati i tij i fundit. Mbështetje mund të ketë edhe për presidentin e ardhshëm, i cili mund ta ndjekë të njëjtën rrugë si Vuçiqi”, ka thënë Nediq për REL-in.

Këshilltari i Komunës së Kumanovës, Mirosllav Triçkoviq, ka thënë se do të paguajë nga xhepi i tij një ose dy autobusë, në mënyrë që simpatizantët maqedonas të arrijnë në tubimin e Vuçiqit, por nuk ka treguar se sa do t’i kushtojë ky udhëtim.

“Unë dhe miqtë e mi e kemi marrë një autobus me qira dhe po shkojmë në Beograd. Nuk ka asgjë për të fshehur, asgjë sekrete. Nëse do ta kisha mbështetjen e SNS-së [Partisë Përparimtare Serbe] apo të Qeverisë së Serbisë, apo të kujtdo nga Serbia, do të ishin jo dy, por dyqind autobusë që do të shkonin nga Maqedonia [e Veriut]”, ka thënë Triçkoviq.

Çmimi i biletës së autobusit në një drejtim nga Shkupi për në Beograd është 25 euro, që do të thotë se për këtë “udhëtim falas” për në Beograd, të premten do të shpenzohen së paku 15.500 euro.

Edhe Triviq, edhe Dodik

Qeveria dhe opozita e Republikës Sërpska kanë rënë dakord për një gjë – ta mbështesin udhëheqësin serb kur ai t’i drejtohet kombit nga Beogradi të premten.

Në mesin e atyre që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit serb është edhe presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe udhëheqësja e Frontit Kombëtar të opozitës, Jellena Triviq.

Deri më tani, rreth dhjetë autobusë nga Republika Sërpska kanë njoftuar se do të nisen për në Beograd, mëngjesin e së premtes. Ata financohen nga Partia Sërpska e Bashkuar dhe për këtë udhëtim do të ndajnë, siç kanë thënë, mjete nga buxheti i tyre.

“Kemi marrëveshje për bashkëpunimin e grupeve parlamentare, respektojmë gjithçka që është bërë për Republikën Sërpska. Nëse të tjerët do të kishin bërë diçka të tillë, do të kishin treguar empati dhe respekt, ne do të kishim shkuar te të tjerët, por ata nuk e kanë bërë këtë”, ka thënë Nenad Stevandiq, president i Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, për Radion Evropa e Lirë.

Radosavleviq: E parë tashmë në kohën e Millosheviqit

“Meqenëse mjeshtri i jetës politike në Serbi [Aleksandar Vuçiq] është tronditur, ai po kapet për çdo fije kashte dhe po përpiqet të tregojë se është interpretuesi i vetëm autentik i interesave kombëtare serbe”, thotë profesori në Universitetin e Novi Sadit, Dushko Radosavleviq, për Radion Evropa e Lirë.

Një gjë e tillë, thotë ai, është jo vetëm e gabuar, por edhe kundërproduktive.

“Një problem edhe më i madh është përdorimi, nxitja dhe futja e një problemi të brendshëm politik në Serbi – që është zgjedhja e drejtimit në të cilin do të lëvizë në të ardhmen – në vendet ku jetojnë serbët, qoftë si anëtarë të kombit përbërës, siç është rasti në Bosnje e Hercegovinë, ose si pakicë në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut”, thotë Radosavleviq.

Ai beson se e vetmja shenjë e vetëdijes dhe përgjegjësisë së lartë politike, është se serbët nga Kroacia nuk pajtohen me këtë lloj të “shantazhit politik”. Sipas tij, ata kanë një udhëheqje më të pjekur dhe më të balancuar evropiane, me në krye Millorad Pupovacin dhe Këshillin Kombëtar Serb.

“Në të gjitha rastet e tjera bëhet fjalë për një sistem gjykatash të ndërlidhura. Millorad Dodik e di se nuk mund të qëndrojë gjatë në pushtet, kur i bie shefi i tij kryesor nga Beogradi”, thotë Radosavleviq.

Ai beson se është edhe më i rrezikshëm fakti që Republika Sërpska, si dhe serbët nga Kosova dhe Mali i Zi nuk duan të krijojnë dhe zbatojnë politika me njerëzit që jetojnë në shtetet e tyre.

“Në vend të kësaj, ata duan që një njeri nga Beogradi të negociojë në emër të tyre dhe për fatin dhe të ardhmen e tyre, sikur të mos kenë pasur përvojë me politikën e Sllobodan Millosheviqit dhe atë që ai u ka bërë serbëve përtej Drinës”, thotë Radosavleviq.

Ai shpreh bindjen se lëvizjet e këtij lloji, do të ndikojnë keq në situatën në vendet e tjera të rajonit.

“Unë jam përkrahës i idesë së mençur të Marko Nikeziqit [kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Serbisë] kur ai u ka thënë serbëve në Sarajevë, në fillim të viteve 1970: ‘Këtu është udhëheqja juaj, Bosnje dhe Hercegovina është vendi juaj. Aty zgjidhini problemet tuaja’. Kemi një situatë, ku serbët jashtë Serbisë përdoren si një faktor përçarës në vendet ku jetojnë – gjë që u jep të djathtëve të tjerë një justifikim të shkëlqyeshëm për t’i akuzuar ata për destabilizim”, përfundon Radosavleviq.

Opozita serbe akuzon për presion, OJQ-të kërkojnë që tubimi të anulohet

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë partinë e Vuçiqit për presione dhe kërcënime ndaj punonjësve të institucioneve shtetërore, për të marrë pjesë në tubim.

Verolub Stevanoviq, deputet i opozitës në Parlamentin e Serbisë dhe ish-kryetar i Komunës së Kragujevcit, ka thënë se presioni i Partisë Përparimtare Serbe mbi punonjësit e sektorit publik në këtë qytet të Serbisë qendrore, po intensifikohet.

“Kuota për Kragujevcin është rreth 9 mijë, me sa di unë. Është e qartë se SNS-ja dëshiron të mbajë një tubim të madh në një mënyrë që nuk është e pranueshme”, ka thënë Stevanoviq.

Sipas disa partive opozitare, ajo që bën SNS-ja për t’i mobilizuar qytetarët nën presion, është vepër penale, për të cilën parashikohen edhe dënime me burg.

Ndërkohë, një grup i organizatave të shoqërisë civile i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 23 maj, që ta anulojë tubimin në interes të uljes së tensioneve dhe parandalimit të përçarjeve të mëtejshme në shoqëri.

“Të vetëdijshëm për rrezikun në të cilin çon rritja e tensioneve dhe polarizimi i mëtejshëm i shoqërisë – që është reflektuar me pasoja të dhunës në një formë që vendi ynë nuk e ka njohur deri më tani – ju bëjmë thirrje që të veproni me përgjegjësi, me arsye dhe në interesin më të mirë të numrit më të madh të qytetarëve, dhe ta anuloni tubimin masiv të paralajmëruar për 26 maj”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga dhjetë organizata.

Në deklaratë theksohet, gjithashtu, se në situatën në të cilën ndodhet Serbia, thellimi i ndarjeve mes qytetarëve është më së paku i nevojshëm.

Sipas Vuçiqit, tubimi i së premtes “nuk është për urrejtje, protestë dhe zemërim”, por për “njerëzit e zakonshëm, të mirë të Serbisë dhe për ata që duan t’i mbështesin ata që kanë humbur të dashurit e tyre”.

Partia e tij e ka quajtur tubimin “Serbia e shpresës”.

Përgatiti: Valona Tela

Pas fitores bindëse, Mitsotakis nuk pranon mandat për koalicion, kërkon zgjedhje të reja

VOA

Pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e së dielës, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk pranoi të hënën ofertën e presidentes Katerina Sakellaropoulou për të marrë një mandat dhe për t’u përpjekur të krijonte një qeveri koalicioni. Ai kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda disa javësh për të siguruar shumicën që i nevojitet për të qeverisur i vetëm.

Disa orë pasi përfundoi votimi të dielën, kryeministri 55-vjeçar tha se do të “ndiqte të gjitha procedurat kushtetuese”, por la të kuptohej qartë se nuk do të angazhohej në bisedime për koalicion.

“Unë besoj se mesazhi i votuesve ishte shumë i qartë. Nuk besoj se ka baza për të formuar një qeveri nga ky parlament dhe dua të theksoj se nëse do të ishte në fuqi dje sistemi elektoral që do të përdorim në zgjedhjet e ardhshme, Demokracia e Re do të kishte një shumicë të fortë parlamentare prej më shumë se 170 vendesh”, tha ai.

Kryeministri grek tha se do ta kthente mandatin, në mënyrë që t’u hapej rruga zgjedhjeve të reja.

Me 99.55% të votave të numëruara deri herët të hënën, partia e tij konservatore fitoi 40.79% të votave, dyfishi i atyre të forcës kryesore të opozitës, partia e majtë Syriza e cila siguroi 20.07% të votave.

Pasoku socialist doli në vendin e tretë me 11.46% të votave.

Por sistemi proporcional që u përdor në zgjedhjet e së dielës do të thotë se Demokracia e Re fiton vetëm 146 nga 300 vendet e parlamentit, pesë më pak nga sa i duhet për një shumicë qeverisëse.

Zgjedhjet e reja, të zhvilluara me sistemin e mëparshëm të votimit, do t’i jepnin partisë fituese deri në 50 mandate shtesë.

Kjo do t’i siguronte partisë së zotit Mitsotakis një shumicë të fortë për një mandat të dytë në pushtet nëse rezultati i së dielës përsëritet.

Fitorja e Demokracisë së Re i shkaktoi opozitës disfatën më të rëndë në gjysmë shekulli.

Analisti Solon Molho thotë se fitorja e Demokracisë së Re ishte kryesisht humbje për Syrizën, e cila sipas tij nuk paraqiti alternativa.

“Demokracia e Re paraqiti argumenta më konstruktive, jo vetëm duke parashtruar se pse opozita është e dobët, por pse vetë ajo vetë është alternativa e duhur, çfarë do që të bëjë gjatë katër viteve të ardhshme dhe mesa duket votuesit janë më të interesuar të shohin përpara sesa prapa ”, tha analisti Molho.

Shumë nga qytetarët grekë thanë se e kishin pritur një rezultat të tillë, edhe pse ndoshta jo një humbje aq të thellë të opozitës.

“E prisja që Demokracia e Re të fitonte, por jo me këtë përqindje. Nuk mbetet shumë për të thënë, ai (Mitsotakis) i mundi bindshëm dhe fitoi me të drejtë, sepse Tsipras nuk mundi të realizonte atë që kishte premtuar Syriza”, thotë Fotis Hatzos.

“Jam e kënaqur. E prisja edhe pse jo kaq thellë. Nuk besoj se do të ndryshojë gje me raundin e dytë”, thotë Marta, një punonjëse e sektorit publik.

 

Zgjedhjet e reja, me sistemin e ndryshuar, pritet të mbahen më 25 qershor ose 2 korrik.

Berlusconi: “Jam më mirë. Isha rëndë. Tani do të rinovoj partinë”

VOAL- “Jam më mirë. Isha rëndë, por kam qenë gjithmonë me shpresë. Kam besuar në ndihmën e Perëndisë dhe në profesionalizmin e mjekëve”. Kështu lideri i Forza Italia Silvio Berlusconi në CorSera pak ditë pas daljes nga spitali.

“Marta e kapërceu veten, më qëndroi pranë me kujdes dhe përkushtim të pashoq – shtoi ai – Edhe këtë herë kam perceptuar miqësinë dhe dashurinë e sinqertë, herë-herë edhe prekëse, të shumë njerëzve, madje edhe të huajve”.

“Nuk kam pushuar kurrë së punuari – tha sërish – duke dhënë indikacione dhe sugjerime për fushatën për autoritetet administrative”. I pyetur për një riorganizim të mundshëm të partisë në funksion të zgjedhjeve europiane, ish-kryeministri u përgjigj: “Historia e FI-së është një rinovim i vazhdueshëm, por që të jetë e besueshme, duhet së pari të rinovojmë veten. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, pa hequr dorë nga askush”.

Dhe në lidhje me të ardhmen e FI-së, “Unë shoh një funksion gjithnjë e më të rëndësishëm, sepse vetëm ne jemi qendra liberale dhe e krishterë”, përfundoi ai. rsi-eb

Nea Demokratia fiton zgjedhjet parlamentare në Greqi

Partia konservatore Nea Dimokratia e udhëhequr nga Kyriakos Micotaqis kryeson qartë në zgjedhjet parlamentare në Greqi. Pas saj vjen partia e majtë Syriza e drejtuar nga ish-kryeministri Alexis Tsipras.

Partia Demokracia e Re renditet e para në zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41 për qind të votave. Partia e majtë Syriza rreth 20 për qind, kurse partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12 përqind të mirë. Pragun prej tre për qind e kaluan edhe komunistët që fituan më shumë se gjashtë për qind të votave si dhe partia populiste e djathtë Elliniki Lysi që fitoi mbi katër për qind.

Rezultatet nga Athina konfirmojnë në thelb sondazhet e ditëve të fundit. Partia konservatore Demokracia e Re, e kryesuar nga kryetari aktual Kyriakos Mitsotakis, ishte gjithmonë përpara në sondazhe, edhe pse sipas anketave konservatorët mendohej se do të kryesonin vetëm me rreth shtatë përqind ndaj partive të tjera.

A mjaftojnë votat për të krijuar qeverinë?
Sistemi i ri grek i votimit, i cili kërkon deri në 47 për qind të votave për të krijuar qeverinë, e bën të pamundur që pas këtyre votimeve të përcaktohet një fitues i qartë. Prandaj, dy kandidatëve kryesorë do t’u duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur aleatë. Përndryshe do të jetë i nevojshëm një raund i dytë një muaj më vonë. Megjithatë formimi i një koalicioni konsiderohet i vështirë për shkak të dallimeve të mëdha midis kampeve politike.

Në vitin 2012 u nevojitën dy zgjedhje të njëpasnjëshme përpara se të formohej një qeveri koalicioni midis Nea Dimokratia, Partisë Socialdemokrate Pasok dhe partisë së majtë tashmë të shpërbërë Dimar.

Këtë herë partia socialdemokrate e Nikos Androulakis, Pasok-Kinal, është në dispozicion si partnere koalicioni edhe për Micotaqisin edhe për Tsipras.

Ulja e moshës së votimit
Më shumë se 9.8 milionë grekë ishin thirrur për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të së dielës (22.05) për 300 deputetët e parlamentit grek.

Mosha e votimit në Greqi është ulur për herë të parë në 17 vjeç dhe shtetasit grekë që jetojnë jashtë vendit lejohen të votojnë edhe në vendin ku banojnë.

Përpara zgjedhjeve u arrestuan pesë vetë me dyshimin për tentativë për blerje votash. Në një nga makinat e të dyshuarve policia gjeti rreth 200 karta identiteti, pasaporta dhe një çantë me 114 zarfe me fleta votimi, pesë prej të cilave qenë mbushur me emrin e një kandidati./DW/

Jakov Millatoviq mori detyrën e presidentit të Malit të Zi

Jakov Millatoviq me bashkëshorten e tij arrijnë në parlamentin e Malit të Zi, ku do të bëj betimin presidencial, 20 maj 2023.

RFE/RL

Duke lexuar tekstin e betimit para deputetëve të Parlamentit të Malit të Zi, ministrave, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe liderëve të vendeve të rajonit, Jakov Millatoviq zyrtarisht mori detyrën e presidentit të Malit të Zi.

“Betohem se do të kryej detyrën e presidentit me përgjegjësi, nder, ndërgjegje, drejtësi dhe paanshmëri. Sipas Kushtetutës dhe ligjit”, tha Millatoviq në sallën plenare të Parlamentit të Malit të Zi, gjë që shënoi fillimin e mandatit të tij pesëvjeçar presidencial.

Në fjalimin e tij inaugurues, Millatoviq tha se ishte i nderuar dhe krenar që mori detyrën e presidentit duke bërë betimin:

“Do të jem një president i vërtetë i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, politike apo fetare”.

Momenti aktual ka karakter historik, tha presidenti i ri malazez, duke u shprehur se ndryshimi i strukturës politike dhe konsolidimi i demokracisë ngjall shpresë, se në një mjedis më të lirë do të zgjidhen çështjet e hapura të rëndësishme për të ardhmen e Malit të Zi.

Jakov Millatoviq, gjate fjalimit të tij.

Jakov Millatoviq, gjate fjalimit të tij.

Millatoviq tha gjithashtu se nuk do të devijojë nga drejtimi dhe angazhimet që nënkuptojnë Malin e Zi si pjesë të BE-së dhe se ai do të angazhohet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe barazi të të gjithë qytetarëve.

“Konteksti global është përcaktuar në masë të madhe nga sulmi rus ndaj Ukrainës. Nuk guxon dhe nuk do të ketë devijime nga drejtimet dhe përcaktimet tona strategjike, të cilat e përfshijnë Malin e Zi si pjesë të familjes euroatlantike.”, tha Millatoviq, duke theksuar se nuk ka asnjë dilemë që Mali i Zi i përket Evropës “e cila është e bashkuar në shumëllojshmërinë e saj”.

Ai theksoi se prioriteti i prioriteteve do të jetë përshpejtimi i rrugës së Malit të Zi drejt

“Jemi të vetëdijshëm se ka obligime të mëdha dhe Mali i Zi ka vullnet dhe kapacitet politik për ta arritur këtë qëllim”, tha Millatoviq.

Fjalimin e tij, i cili zgjati 20 minuta, ai e përfundoi me fjalët “Rroftë Mali i Zi”!

Rreth 200 personalitete marrin pjesë në inaugurimin, gjegjësisht në ceremoninë e betimit, që zhvillohet në Parlamentin e Malit të Zi, duke përfshirë zyrtarë nga vendet fqinje, ambasadorë dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA], Gabriel Escobar.

Në ceremoni janë të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit të Malit të Zi, përfaqësues të qeverisë, organeve të drejtësisë, si dhe presidenti i deritashëm i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, të cilin Millatoviq e mposhti bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në fillim të prillit.

Pjesa qendrore e qytetit të Podgoricës është bllokuar që nga mëngjesi, si dhe rruga për në aeroport.

Pas intonimit të himnit kombëtar, betimit të Millatoviqit dhe fjalimit të tij inaugurues, do të mbahet përshëndetjet ceremoniale ushtarake në platonë para Parlamentit.

Pas kësaj, Millatoviq do t’i presë të ftuarit në një drekë, ndërkaq në orët e vona të pasdites, në Vilën shtetërore Gorica, ai me bashkëshorten do të presin rreth 700 të ftuar.

Në mesin e tyre do të jenë presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërkaq nga Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës të pranishëm do të jenë Zhelko Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq.

Ceremonia e inaugurimit në Parlamentin e Malit të Zi.

Ceremonia e inaugurimit në Parlamentin e Malit të Zi.

Ndonëse deri në mëngjesin e së shtunë nuk ka pasur asnjë konfirmim, presidenti serb Alleksandar Vuçiq ka mbërritur në Mal të Zi dhe merr pjesë në inaugurimin e Millatoviqit.

Vuçiq, në profilin e tij në Instagram, ka konfirmuar arritjen e tij në Mal të Zi, duke postuar foto me liderët e Demokracisë së Re Serbe (NOVA) Andrija Mandiq dhe të Partisë Popullore Demokratike (DNP) Millan Knezheviq, nga një mëngjes në Zeta afër Podgoricës.

Nga zyrtarët evropian, të pranishëm do të jenë Oliver Ropke, president i Komitetit evropian ekonomik dhe social të Komisionit Evropian, ndërkaq nga Britania e Madhe dhe Gjermania, të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich dhe Manuel Saracin.

Presidenti i malit të Zi zgjidhet çdo pesë vjet, ndërkaq të gjitha inaugurimet e mëparshme ishin bërë në Cetinë.

Jakov Millatoviq, 37-vjeçar, është presidenti i parë që nuk është nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviqit, e cila pati pushtetin për tri dekada, deri në gusht të vitit 2020, kur humbi zgjedhjet.

Millatoviq, një nga liderët e lëvizjes “Evropa tani”, e themeluar një vit më parë, ka qenë në politikën malazeze që prej tre vjetësh kur u emërua ministër i qeverisë së parë pas shkuarjes nga pushteti të DPS-së.

Në garën presidenciale, ai pati mbështetjen partive në pushtet, Frontit Demokratik pro-Rus, Demokratëve dhe Lëvizjes qytetare URA.

Që nga fillimi i viteve të 90-ta, Gjukanoviq ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe dy herë president i Malit të Zi.

Pas humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare, gati tre vjet më parë, DPS-ja e tij humbi edhe zgjedhjet në Podgoricë, në muajin tetor. Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviq dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.

Ditëve të fundit, Gjukanoviq dhe Millatoviq zhvilluan dy takime si pjesë e procedurës së dorëzimit të detyrës, pas të cilave theksuan se Mali i Zi është shembull i mirë i tranzicionit demokratik të pushtetit.

Ndryshimi i kreut të shtetit vjen para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të planifikuara për 11 qershor. Ato u shpallën për shkak të krizës institucionale që ndaloi integrimet evropiane.

Që nga ndërrimi i pushtetit, për gati tre vjet, kanë rënë dy qeveri, ndërkaq tentativa për të zgjedhur një të tretë ishte e pasuksesshme. Në atë periudhë është shënuar rritje e tensioneve etnike.

Gjatë pushtetit të Gjukanoviqit, Mali i Zi votoi për pavarësinë e vendit në referendumin e vitit 2006. Në vitin 2010, Mali i Zi u bë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërkaq më 2017 hyri në NATO.

Disa protestues në Beograd e kaluan natën në bllokadë të autostradës

Qytetarët ngritën tenda në autostradë, gjatë bllokadës në protestën e tretë “Serbia kundër dhunës”, 19 maj 2023.

RFE/RL

Një pjesë e pjesëmarrësve të protestës së tretë “Serbia kundër dhunës” e kanë kaluar natën duke bllokuar një pjesë të autostradës ndërkombëtare në Beograd, në blloqet e pjesës së re të qytetit, afër pompës së karburanteve “NIS”, transmeton agjencia Beta.

Bashkë me disa tenda në autostradë ka pasur edhe thasë për gjumë dhe karrige kopshti, ndërsa pjesëmarrësit e protestës i kanë thënë gazetarit të agjencisë Beta mbrëmë se aty do të qëndrojnë deri sa të ketë një njoftim tjetër.

Televizioni N1, më 20 maj, raportoi se demonstruesit u shpërndanë në mëngjes. Fotoreporterja e i Radios Evropa e Lirë [REL] raportoi se rreth orës 9 të mëngjesit nuk kishte më demonstrues në autostradë.

Në bllokimin e rrugës, ku sipas vlerësimeve kanë mbetur rreth një mijë persona, në orët e vona të mbrëmjes, ka qenë të pranishëm edhe një pjesë e përfaqësuesve të opozitës.

Me ftesë të opozitës, më 19 maj, dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit me sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Shkak i protestës “Serbia kundër dhunës” është pakënaqësia me reagimin e autoriteteve pas dy vrasjeve masive në fillim të majit, ku mbetën të vrarë 18 persona.

Gjatë protestës u bllokuan Gazela, që është ura më e ngarkuar në autostradë në Beograd, si dhe Ura e Brankos, që lidh Beogradin e Ri me qendrën e qytetit.

Një ditë para protestës, në Parlamentin e Serbisë filloi diskutimi për situatën e sigurisë në vend dhe rrethanat që çuan në dy krimet, që ishte një nga kërkesat e protestës.

Ndër kërkesat tjera është edhe dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë për Informim të Sigurisë [BIA], Alleksandar Vullin.

Është kërkuar, gjithashtu, shkarkimi i Organit rregullator të mediave elektronike, mbyllja e tabloideve që propagandojnë dhunën dhe shkelin kodin gazetaresk, si dhe konfiskimi i frekuencave kombëtare nga televizionet Pink dhe Happy.

Ata kërkuan gjithashtu anulimin e programeve që promovojnë dhunën, si reality-shfaqjet.

Në të njëjtën kohë kur filloi protesta “Serbia kundër dhunës”, presidenti serb Alleksandar Vuçiq foli në një tubim të Partisë së tij Progresive Serbe [SNS] në Pançevë, afër Beogradit.

Në këtë tubim, Vuçiq tha se kishte marrë informacion nga shërbimet nga Lindja se protestat në Serbi ishin përpjekje për revolucione me ngjyra. Ai foli se për cilat shërbime bëhet fjalë.

‘Vuçiç, dorëhiqu, largohu’- Beogradi ndizet nga protestat kundër presidentit serb

Mijëra persona kanë protestuar ditën e sotme në Beograd në protestën e organizuar nga opozita” “Serbia kundër dhunës” është slogani i protestës.

Në atë që po konsiderohet ndër protestat më të mëdha ndonjëherë në Serbi, protestuesit kanë shprehur zhgënjimin ndaj autoriteteve për reagimin, pas vrasjeve që ndodhën në maj në Serbi.

“Vuçiç, dorëhiqu” e “Vuçiç, largohu” ishin thirrjet e protestuesve para Parlamentit e Qeverisë së Serbisë.

Është protesta e tretë e madhe që po organizohet pas sulmeve.

Në fillim të majit, për dy ditë në Serbi ndodhën dy sulme.

Në të parin, një nxënës 13-vjeçar i vrau tetë nxënës dhe një roje të shkollës, si dhe plagosi gjashtë nxënës tjerë dhe një mësues.

Një ditë më vonë një 21-vjeçar, i vrau tetë persona dhe plagosi 14 të tjerë. syri.net

Vuçiq: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

RFE/RL

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten në një takim të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) në Pançevë, afër Beogradit, se ka pritje që Serbia ta dorëzojë Kosovën “në pjatë”.

“Bëni çfarë të doni, jashtë dhe brenda, këtu në shtet, nuk do të lejoj që të shkatërrohet Serbia, dhe nuk do të ketë Kosovë të pavarur”, ka thënë Vuçiq.

Marshi i partisë së tij në Pançevë, është duke u mbajtur në kohën e njëjtë me protestën “Serbia kundër dhunës”, që po mbahet në Beograd.

Arsyeja për organizim të protestës në Beograd është zhgënjimi me reagimin e autoriteteve, pas dy vrasjeve masive që kanë ndodhur në Serbi, në muajin maj, në të cilat janë vrarë 18 persona.

Vuçiq ka thënë se ai nuk do të lejojë që qeverisja të ndryshohet me forcë, nën ndikimin e tjerëve, dhe as të zbatojë politika kundër interesave të Serbisë.

Ai ka thënë se nuk do t’iu “shërbejë” kurrë të huajve.

“Ata nuk do ta udhëheqin politikën e jashtme të Serbisë. Ata nuk do të vendosin për mua se kë ta sanksionoj, njerëzit do të vendosin, ata nuk do të vendosin për mua nëse Serbia do t’i bashkohet NATO-s, njerëzit do të vendosin”, ka thënë Vuçiq.

Ai i ka ftuar qytetarët që të shkojnë në Beograd, për një marsh të planifikuar nga partia e tij ditëve në vijim.

“Të gjithë në Beograd. Do të shkohet në Beograd nga secili qytet, nëse është nevoja edhe në këmbë”, ka thënë ai.

“Jo zmbrapsje, jo dorëzim, ne do ta ruajmë shtetin tonë”, ka shtuar ai.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

Kosova dhe Serbia, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve më 2011, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Në shkurt të këtij viti, ato kanë arritur pajtueshmëri për Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, dhe në mars për aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Kisha serbe: Kosova nuk duhet pranuar as tërthorazi dhe as drejtpërdrejt

Asambleja e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) njoftoi se çdo pranim, indirekt ose i drejtpërdrejtë, i pavarësisë së Kosovës do të ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së dhe aktet dhe parimet e tjera.

Në seancën e rregullt vjetore të Kuvendit të KOS-it, është thënë se një gjë e tillë nuk ka mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe as të shumicës së vendeve të botës, përfshirë pesë vendet e BE-së.

“Kjo në mënyrë të pashmangshme do të shkaktonte shtimin e emigrimit të popullit serb dhe do ta bënte të pamundur jo vetëm bashkëjetesën paqësore të të gjithëve, pavarësisht prejardhjes etnike dhe fetare, por edhe vetë mbijetesën e popullit tonë në vatrat e tij shekullore. Prandaj, zgjidhjet duhet të kërkohen ekskluzivisht në respektimin e parimeve që vlejnë njësoj për të gjithë në botë”, bëri të ditur Kuvendi i KOS-it.

Më tej, kisha serbe tha se serbët vendosën të larohen nga institucionet e Kosovës “pas dhjetëra sulmeve ndaj tyre dhe shtëpive të tyre në Kosovë”, ndërsa shtoi se kthimi i tyre do të bëhet vetëm kur të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Është e qartë se qëllimi i institucioneve të Kosovës është të krijojnë një Kosovë etnikisht shqiptare në të cilën serbët vështirë se mund të kenë një jetë të lirë dhe normale. Me këtë rast, Kisha dënon gjithashtu të gjitha sulmet ndaj popullit serb, objekteve të shenjta dhe pronës së tij, veçanërisht sulmet e armatosura terroriste ndaj serbëve individualë, përfshirë fëmijët, si dhe listat sekrete në bazë të të cilave serbët, madje edhe ish-pjesëtarët e policisë së Kosovës, arrestohen dhe ndalohen. Po kështu shpronësimi i tokave në pronë të serbëve po bëhet në mënyrë të paligjshme, me qëllim që të ushtrohet presion shtesë dhe të detyrohen të shpërngulen”, thotë Kisha Ortodokse Serbe.

Në reagim thuhet se edhe ajo është në një situatë shumë të vështirë sepse zyrtarët më të lartë shqiptarë nuk i pranojnë as ato garanci që vërtetohen me ligjet e Kosovës.

“Kisha jonë në Kosovë dhe Metohi ka nevojë për mbrojtje shumë më aktive ndërkombëtare kundër sjelljes diskriminuese të institucioneve të Kosovës me garanci të shtuara ndërkombëtare dhe mbikëqyrje efektive, në mënyrë që të parandalohen të gjitha abuzimet e mundshme dhe të monitorohet zbatimi i ligjeve dhe vendimeve gjyqësore, të cilat nuk duhet të interpretohen, ndryshohen ose shfuqizohen plotësisht në mënyrë arbitrare dhe e gjithë kjo në dëm të kishës sonë”, tha KOS-i në njoftim. syri.net

Turqia voton për presidentin dhe Parlamentin e ri

RFE/RL

Zgjedhjet e 14 majit në Turqi janë ndër më të rëndësishmet në historinë moderne të këtij shteti, të cilat ose mund ta rrëzojnë nga pushteti presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe t’i japin fund rrugës gjithnjë e më autoritare të Qeverisë së tij, ose do t’i mundësojnë që të hyjë në dekadën e tretë në pushtet.

Votimet jo vetëm që do të përcaktojnë se kush do ta udhëheqë Turqinë – shtetin anëtar të NATO-s me 85 milionë banorë – por edhe si do të udhëhiqet shteti, cilin drejtim do të marrë ekonomia e cila është goditur nga kriza e kostos së jetesës, dhe do të formësojë politikën e jashtme.

Sondazhet i kanë dhënë kundërkandidatit kryesor të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglut, avantazh të lehtë. Ai është kandidat i aleancës të përbërë nga gjashtë parti opozitare. Megjithatë, nëse asnjëri kandidat nuk arrin të fitojë mbi 50 për qind të votave, rundi i balotazhit për zgjedhjet presidenciale do të mbahet më 28 maj.

“Të gjithëve na kishte munguar demokracia”, tha ai për gazetarët. “Do ta shihni, do Zoti, pranvera do të vijë për këtë shtet”, shtoi Kilicdaroglu.

Votuesit po ashtu do të zgjedhin Parlamentin e ri. Gara për Parlament pritet të zhvillohet mes koalicionit Aleanca e Popullit që përbëhet nga partia konservatore e Erdoganit, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe parti të tjera nacionaliste, dhe aleancës opozitare të Kicidaroglut, Aleanca Kombëtare. Në krahun opozitar bën pjesë partia sekulariste, Partia Popullore Republikane (CHP), që ishte krijuar nga themeluesi i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Vendvotimet janë hapur në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00, sipas kohës lokale. Sipas ligjit në Turqi, publikimi i çdo rezultati është i ndaluar deri në orën 21:00. Në orët e vona të së dielës mund të ketë indikacione të qarta nëse do të ketë rund balotazhi për zgjedhjet presidenciale.

Në Dijarbakir, qytet të banuar kryesisht me kurdë që u goditë nga tërmetet shkatërruese të shkurtit, disa banorë kanë thënë se do të votojnë për opozitën dhe jo për Erdoganin.

“Nevojitet një ndryshim për shtetin tonë”, tha Nuri Can, 26 vjeç, i cili përmendi krizën ekonomike si një prej arsyeve që ka zgjedhur që të votojë për Kilicdaroglun.

Por, Hayati Arslan, 51 vjeç, tha se ai do të vazhdojë për Erdoganin dhe partinë e tij.

“Situata ekonomike e shtetit nuk është e mirë, por unë ende besoj se Erdogan mund ta rregullojë gjendjen. Prestigji i Turqisë jashtë ka arritur në një pikë shumë të mirë me Erdoganin dhe unë dua që kjo të vazhdojë”, tha ai, raporton Reuters.

Shumë nga provincat që u goditën nga tërmetet, që lanë të vrarë mbi 50.000 persona, kanë shprehur zemërim lidhur me përgjigjen e Qeverisë.

Votuesit kurdë, që janë diku 15-20 për qind e elektoratit, do të luajnë rol kyç në zgjedhje dhe ka të ngjarë që aleanca opozitare nuk do të mund të fitojë e vetme shumicën parlamentare.

Partia pro-kurde, Partia Demokratike Popullore (HDP) nuk është pjesë e bllokut opozitar, por ky subjekt kundërshton fuqishëm Erdoganin, pas përndjekjes së anëtarëve të kësaj partie që kanë bërë autoritetet për vite me radhë.

Erdogan. 69 vjeç, po përballet me testin më të madh politik. Ai gëzon mbështetjen e turqve të cilët nuk duan një Turqi sekulare dhe ai i ka mbijetuar një sërë skandalesh korrupsioni dhe tentimin për grusht-shtet të vitit 2016.

Megjithatë, nëse turqit e rrëzojnë nga pushteti Erdoganin, kjo pritet të bëhet për shkak se ata duan prosperitet, barazi dhe gjëra elementare përballë krizës ekonomike, me inflacionin që arriti në 85 për qind tetorin e kaluar dhe me kolapsimin e lirës turke.

Kilicdaroglu, 74 vjeç, ka premtuar se ai do të ndryshojë drejtimin e ekonomisë nëse fiton zgjedhjet. Ai po ashtu dëshiron të ndryshojë sistemin politik dhe ta kthejë shtetin në sistem parlamentar. Kilicdaroglu po ashtu ka premtuar se do të rivendosë pavarësinë e gjyqësorit.

Mbi 64 milionë persona, përfshirë edhe 3.2 milionë pjesëtarë të diasporës turke, kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 14 majit. Mbi 1.6 milion persona veçse kanë votuar jashtë vendit. Tradicionalisht, dalja në zgjedhjet turke është e lartë.

Dyshimet për një ndërhyrje ruse dhe frika për një sulm ndaj Kilicdaroglu. Erdogan: E vështirë të binden 5.2 milionë të rinj që votojnë për herë të parë

Paqja e brendshme në Turqi duhet të merret si e mirëqenë pasi orët e fundit është intensifikuar frika e një situate të tensionuar politike dhe sociale në prag të zgjedhjeve, pas tërheqjes nga gara presidenciale të kandidatit Muharrem Ince, duke nxitur skenarët e ndërhyrjes ruse, në zgjedhje.

Nga frika e kërcënimeve, kandidati presidencial dhe kreu i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu, u shfaq dje me jelek antiplumb në tubimin e tij parazgjedhor, dy ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi, pasi kishte “informacione se ai mund të sulmohej.

Në pamjet e transmetuara, truprojat e Kilicdaroglua mbajnë automatikët dhe janë me të në podium nga ku mbajti fjalimin e tij, që po ndodh për herë të parë në fushatën e tij elektorale. Duhet theksuar se që nga fillimi i periudhës parazgjedhore, Kiliçdaroglu ka mbajtur dhjetëra fjalime në qytetet e vendit fqinj, duke synuar të vizitojë 81 vendbanime, por pa shfaqur asnjë shenjë shqetësimi për jetën e tij.

Një burim i afërt me Partinë Republikane Popullore (CHP) tha se lideri 74-vjeçar i opozitës kishte veshur jelek antiplumb dhe siguria e tij ishte rritur mes raporteve se ai mund të ishte në shënjestër të sulmeve, pa dhënë detaje. Kemal Kilicdaroglu, i cili kryeson me një diferencë të vogël në sondazhe, mbajti fjalimin e tij zgjedhor në Samsuda në Detin e Zi, për nevojat e të cilit u detyrua të merrte masa emergjente mbrojtjeje.

Kujtohet se në një intervistë, të premten, për agjencinë Reuters, Kilicdaroglu tha se ishte optimist për fitoren e tij në zgjedhjet e të dielës. Në të njëjtën kohë, përmirësimi i masave mbrojtëse nuk është e vetmja lëvizje mbresëlënëse e Kemal Kiliçdaroglu, pasi ai la dyshime serioze për përfshirje të mundshme të Rusisë në zgjedhjet turke, pas dorëheqjes së Muharem Ince. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë akuzat në një konferencë të premten, duke i quajtur ata që përhapin thashetheme të tilla “gënjeshtarë”, raportoi CNN. “Rusia nuk ndërhyn në punët e brendshme dhe në proceset zgjedhore të vendeve të tjera”, tha Peskov.

Në kundërsulm, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoganai pranoi se përballet me vështirësi për të bindur brezin e ri që ta ndjekë. Por dje ai u përpoq shumë personalisht të mblidhte bazën e tij, dy ditë përpara një zgjedhjeje presidenciale vendimtare, nga më përçarëset, me të cilën ai është përballur në dy dekadat e tij në detyrë.

Nga pikënisja e tij në një lagje tradicionalisht konservatore të Stambollit, Erdogan iu drejtua mbështetësve të tij dhe më pas përuroi një xhami – një nga mijëra që janë ngritur gjatë presidencës së tij në të gjithë vendin. Në fjalimin e tij, ai paralajmëroi se vendi “do të paguajë një çmim të rëndë” nëse opozita, një aleancë gjashtëpalëshe që ai tha se është e uritur për “hakmarrje”, fiton zgjedhjet.

Sondazhet, megjithatë, tregojnë se rivali i tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu i Partisë Republikane Popullore (CHP), kryeson me një diferencë të ngushtë. Ndërkohë pardje një nga katër kandidatët, Muharem Ince, tërhoqi kandidaturën e tij, e cila sipas vëzhguesve favorizon Kilicdaroglu. Nëse asnjë nga tre të tjerët nuk arrin të mbledhë më shumë se 50% të dielën, dy të parët do të përballen me njëri-tjetrin në raundin e dytë më 28 maj.

Në çdo rast, Erdogan, popullariteti i të cilit është gërryer nga kriza financiare e Turqisë, u shfaq jashtëzakonisht i rezervuar mbrëmë në lidhje me rezultatet. “Sontazhet do të na tregojnë të dielën”, iu përgjigj ai një gazetari që e pyeti nëse mendonte se do të fitonte. Ai pranoi gjithashtu se e ka të vështirë të bindë të rinjtë (5.2 milionë turq do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje) të cilët, sipas tij, nuk e kanë përjetuar kaosin dhe korrupsionin e qeverive të koalicionit. “Ka një brez në vendin tonë që nuk ka njohur asnjë nga ata që na kanë bërë të vuajmë”, sqaroi ai. “Ne e kemi të vështirë t’ia shpjegojmë vlerat tona këtij brezi të ri. Sepse të rinjtë tanë nuk e bëjnë krahasimin me Turqinë e vjetër por me vendet që kanë kushte më të mira”, tha ai.

Sipas sondazheve, më shumë se gjysma e të rinjve do të preferonin të votonin për Kiliçdaroglu. Sa i përket kurdëve, të cilët gjithashtu mirëpritën përpjekjet për demokratizim gjatë viteve të para të qeverisjes së Erdoganit, ata tani do të mbështesin edhe kundërshtarin e tij.

Vëzhguesit besojnë se ajo që është në rrezik të dielën është e ardhmja demokratike e Turqisë. “Ose Erdogan do të humbasë, duke i dhënë Turqisë një shans për të rivendosur demokracinë, ose ai do të fitojë dhe ndoshta do të qëndrojë në pushtet për pjesën tjetër të jetës së tij,” komentoi Soner Cagaptay, një studiues në Institutin e Uashingtonit.

Përballë pakënaqësisë së shprehur nga një pjesë e shoqërisë, Kilicdaroglu e bazoi fushatën e tij në mesazhe pozitive, duke shmangur sulmet personale ndaj Erdoganit për t’u fokusuar në premtimet për rivendosjen e stabilitetit ekonomik dhe lirive. Ai është gjithashtu i rrethuar nga ekonomistë që gëzojnë besimin e investitorëve perëndimorë, si dhe ish-aleatëve të Erdoganit, për t’iu drejtuar segmentit nacionalist dhe konservator të elektoratit.

Kreu i opozitës thekson në çdo rast se prioritet i tij është kthimi në sistemin parlamentar për të mbyllur kapitullin e presidencës që mori plotfuqinë pas reformës kushtetuese të vitit 2017. Për ta bërë këtë, opozita duhet të fitojë edhe zgjedhjet parlamentare, megjithatë sondazhet i japin epërsinë aleancës konservatore të Erdoganit. CHP mund të sigurojë ende një shumicë në parlament nëse mbështetet nga partia pro-kurde dhe partitë e së majtës.bw

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon ashpër Mitsotakis: Ngjarje e shëmtuar, lirojeni menjëherë! Nëse Shqipëria do të afrohet me BE, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira

Arrestimi i kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ka ngjallur reagime të forta të Athinës zyrtare

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis e quajti arrestimin e Belerit një ngjarje të shëmtuar, dhe u shpreh se Athina zyrtare nuk do të tolerojë shkeljen e ligjit për këtë rast.

Duke i kujtuar Shqipërisë se për integrimin në BE duhet të përmbushë standardet, Mitsotakis kërkoi lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve

“Dua të flas për një ngjarje jashtëzakonisht të shëmtuar që ndodhi ne Shqipëri, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri. Nga Lesbos, t’i dërgoj një mesazh vendit mik Shqipërisë: Zbatoni ligjin dhe mbroni të drejtat e pakicës greke!
Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ajo ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, deklaroi Mitsotakis.

Ai theksoi se në zgjedhjet në Greqi duhet të fitojë partia Demokracia e Re, vetëm kështu sipas tij Greqia do të mundet të dërgojmë mesazhe të fuqishme tek të gjithë fqinjët, mesazhe të një vendi i fortë, me vetëbesim e siguri.bw

Arrestimi i Fredi Belerit, Dendias telefonon Ramën, mediat greke zbardhin detaje

Athina zyrtare ka reaguar menjëherë pas arrestimit të Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” më Himarë, njëkohësisht përfaqësues i minoritetit grek.

Mediat greke raportojnë se për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është vënë në dijeni edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Pas kësaj ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Mësohet gjithashtu se ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pasi më herët ka informuar për këtë çështje kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Në të njëjtën kohë, partneri dhe avokati i tij që u ndaluan nga autoritetet shqiptare mësohet se u liruan”, shkruan Protothema.bw


Send this to a friend