VOAL

VOAL

SHQIPËRIA DHE GJERMANIA – THIRRJE PËR TRANSPARENCË PËR KUMANOVËN

 

VOAL – BERLIN – Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Shqipërisë bënë sot thirrje në Berlin për më shumë transparencë lidhur me rastin e konfliktit të armatosur në Kumanovë, ku humbën jetën 18 vetë, 8 policë dhe 10 persona të armatosur.

“Episodi i para dhjetë ditëve alarmoi Evropën, por po ashtu na bëri më të vëmendshëm. Shpresoj që ajo që pamë nuk është fillimi i një acarimi, por që autoritetet do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të na sqaruar se çfarë ndodhi. Së dyti, shpresoj që do të marrin gjithë masat që episode të tilla të mos përsëriten më”, tha zoti Shtajnmajer.  

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh se është në interes të Maqedonisë të respektojë sa më mirë marrëveshjen e Ohrit.

“Gjykuar nga pikëpamja apo konteksti i kompozimit etnik dhe social që ka Maqedonia, i cili është disi unik për rajonin e Ballkanit Perëndimor, mendojmë që është në radhë të pare në interesin e Maqedonisë për të bërë një transparence më të plotë sic e tha edhe ministri Shtajnmajer në lidhje me zhvillimet në Kumanovë në mënyrë që kriza aktuale të ndalohet dhe të mos përshkallëzohet dhe rruga apo busulla orientuese e Maqedonisë si gjithë vendet e tjera të rajonit të vazhdojë të mbetet integrimi euroatlantik dhe integrimi euroatlantik që besojmë të gjithë bazohet në respektin për sundimin e të drejtës, në respektin për një marrëdhënie ndëretnike, harmonike siç parashikonte Marrëveshja e Ohrit dhe për një kohezion më të mire politik dhe social”, tha zoti Bushati. za

Dhjetë orë bisedime – pa ndonjë rezultat

 

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevksi dhe shefi i opozitës Zoran Zaev biseduan deri në mëngjesin e mërkurës në Strasburg, por ende nuk dihen hollësi të bisedimeve

VOAL – STRASBURG – Takimi midis dy drejtuesve politikë maqedonas në Strasburg ka zgjatur për dhjetë orë, në përpjekje të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.

Takimi i ndihmuar nga deputetët e Parlamentit Evropian Ivo Vajgel, Eduard Kukan dhe Richard Houit, ka zgjatur deri pas orës tre të mëngjesit të së mërkurës, siç njofton media maqedonase nga Strasburgu, ndërsa nuk ka shumë hollësi për rezultatet e mundshme të tij.

Përfaqësuesit politikë, Nikolla Gruevski, kryeministër dhe kryetar i partisë VMRO-DPMNE dhe Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social Demokrate kanë njoftuar, secili veç e veç, lehtësuesit evropianë të takimit, përfshirë edhe komisionarin për fqinjësi dhe negocim të zgjerimit të Bashkimit Evropian Johanes Hahn, me gjendjen e krijuar në Maqedoni pas skandalit të përgjimeve.

Lehtësuesit evropianë, pas takimit, kanë përshëndetur me anë të një komunikate, “përpjekjet e drejtuesve të partive për arritjen e një marrëveshjeje në pajtim me standardet evropiane, e cila do të zgjidhte sfidat që dalin nga kriza. Partitë e konfirmuan përcaktimin e tyre për integrim në Bashkimin Evropian dhe për parimet demokratike dhe ranë dakord që në rend të parë duhet t’i vendosin interesat e vendit”, thuhet në komunikatë.

Në këtë kuadër, sot Parlamenti Evropian do të debatojë mbi gjendjen në Maqedoni, por nuk pritet të dalë me ndonjë përfundim.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland ka bërë thirrje të martën për një hetim të paanshëm dhe të besueshëm lidhur me akuzat e ngritura nga opozita maqedonase për përgjimin e paligjshëm të njëzet mijë njerëzve.

Në një konferencë të përbashkët shtypi edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Roberto Zannier ka shprehur shqetësim për “rritjen e polarizimeve ndërmjet aktorëve të ndryshëm politikë në Maqedoni”, ndërkohë që ka bërë thirrje për një angazhim të hapur politik.

Dy rivalët politikë kanë qëndrime tejet të kundërta për sa i përket zgjidhjes së krizës politike, që po zgjatë prej disa muajsh.

Zoran Zaev i opozitës ngulë këmbë për dorëheqjen e kryeministrit Gruevski dhe të qeverisë së tij, për t’i hapur rrugë një qeverie të përkohshme që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë, zoti Gruevski në këtë fazë, e ka kundërshtuar propozimin, duke thënë se gëzon mbështetjen dhe vullnetin e popullit dhe të votuesve.

Pas një jave, bisedimet do të vazhdojnë në Shkup, me përfshirjen edhe të dy përfaqësuesve politikë shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Qeveria e vendit të vogël ballkanik pas përballjes me skandalin e përgjimeve, përjetoi edhe një konflikt të armatosur në Kumanovë mes policisë dhe disa shqiptarëve të armatosur, ku sipas autoriteteve humbën jetën 18 njerëz. za

EDI RAMA – Shkupi Jo në Nato pa respektuar Ohrin

 

Kryeministri paralajmëron Maqedoninë, pas ngjarjeve të Kumanovës: E rrezikshme përpjekja për të bashkuar termin terrorizëm me emrin shqiptar.

VOAL – TIRANË – Ndërsa në takimin e ministrave të Brendshëm të Ballkanit për cështjet e terrorizmit, po i mëshonte idesë së bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe rëndësisë së stabilitetit të tij, kryeministri Edi Rama shprehu dhe një herë shqetësimin për situatën në Maqedoni, pas ngjarjeve të Kumanovës “ku, fatkeqësisht, fjala terrorizëm dhe fjala shqiptar u bënë bashkë, në një përpjekje të rrezikshme për t’i dhënë terrorizmit një prapashtesë etnike dhe etnisë një parashtesë paragjykuese. Kjo është e papranueshme, jo vetëm për ne, por për vetë interesin e Maqedonisë. Autoritet maqedonase duhet ta kenë shumë të qartë që shqiptarët kanë qenë, janë dhe mbeten një faktor shtetformues, i patjetërsueshëm, i pazëvendësueshëm, i padiskutueshëm për integritetin e shtetit maqedonas”.

Sipas kryeministrit “përzierja e termit terrorist në trajtimin e tragjedisë së Kumanovës është e patolerueshme, siç do të jetë e patolerueshme për shtetin dhe për qeverinë shqiptare, vonesa dhe ende më keq, mungesa e transparencës edhe e drejtësisë. E drejtësisë, për terrorin dhe për dëmet që pësuan banorët e pafajshëm të Kumanovës”, tha zoti Rama, duke shtuar se “të gjithë dëshirojnë një Maqedoni të qëndrueshme dhe demokratike që të jete pjesë e Natos, por  që s’mund të bëjë pjesë e saj, pa garantuar në frymë dhe në gërmë, vlerat dhe parimet e Aleancës”, nënvizoi zoti Rama duke paralajmëruar “se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO, pa garantuar në frymë dhe në germë, Marrëveshjen e Ohrit. Një Maqedoni ku liritë dhe të drejta e njeriut të përkojnë në frymë dhe në germë, me aspiratën e shpallur të Maqedonisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s”.

Shqipëria është vend anëtar i Natos dhe gëzon të drejtën e vetos, një e drejtë e përdorur që prej 2008 nga Greqia për shkak të konfliktit që ka me Maqedoninë për cështjen e emrit.

Kryeministri Rama theksoi disa herë nevojën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, përballë sfidave të ekstremizmit të dhunshëm.  “Terrorizmi ndërkombëtar vazhdon të përbëjë një kërcënim për këtë rajon, sikundër për të gjithë paqen dhe sigurinë globale. Unë shpresoj që ky takim të mos konfirmojë thjesht gatishmërinë, por edhe vendosmërinë tonë për të mposhtur jo thjesht terrorizmin, kur ai na shfaqet ballë për ballë, por ideologjinë, frymën dhe mekanizmat që e mbështesin atë në çdo vend dhe që e bëjnë atë, një kërcënim befasues”, u shpreh zoti Rama.

Për dy ditë me radhë ministrat e Brendshëm të Ballkanit dhe zyrtarë të vendeve të Bashkimit europian dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat  u përfaqësuan me nënsekretaren e Shtetit për Sigurinë civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut Sarah Sewall, diskutuan për masat e përbashkëta  në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, që nga përfshirja e sa më shumë aktorëve të shoqërisë, te bashkëpunimi dhe koordinimi mes agjencive ligjzbatuese të vendeve të rajonit. za

PRISHTINA PRET SQARIME NGA SHKUPI RRETH TË VRARËVE DHE TË ARRESTUARVE

 

VOAL – PRISHTINË – Autoritetet e Kosovës ende janë në pritje të konfirmimit zyrtar nga ana e autoriteteve të Maqedonisë, të emrave të personave të vrarë dhe atyre të arrestuar në incidentin e armatosur të Kumanovës, si dhe konfirmimin zyrtar që lejon marrjen e trupave të pajetë të shtetasve të Kosovës, të vrarë në këtë incident.

Gjatë një përleshjeje të armatosur me forcat e rendit në Kumanovë, me 9 dhe 10 maj, thuhet të jenë vrarë 9 shtetas nga Kosova dhe 21 të tjerë të jenë arrestuar.

Institucionet e Kosovës, kanë organizuar task forcën, e cila po përcjellë vazhdimisht zhvillimet dhe informatat që vijnë nga Maqedonia.

Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se janë të gatshme që të ofrojnë ndihmë edhe për të arrestuarit, por edhe për çështjen e sjelljes në Kosovë të viktimave që pësuan në incidentin e Kumanovës, e që janë shtetas të Kosovës, si dhe për familjet e tyre.

Deri më tash, Ambasada e Kosovës në Maqedoni ka ndihmuar familjarët e personave të arrestuar në 13 vizita për ta.

Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se kanë krijuar komisionin që do të bëjë verifikimin, transportin dhe pranimin e personave të vrarë në incidentin e Kumanovës.

Gjithashtu, autoritetet e Kosovës kanë theksuar se do të jenë të gatshme t’i plotësojnë kërkesat e familjarëve të viktimave, në rast se ato kërkojnë obduksionin e të afërmve tyre të vrarë.

Në anën tjetër, familjarët e personave të përfshirë në konfliktin në Kumanovë, të përkrahur nga organizatat e dala nga lufta në Kosovë, kanë organizuar protestë në Prishtinë, të cilës i janë bashkuar qindra qytetarë të tjerë.

Ata kanë kërkuar që të arrestuarit nga incidenti në Kumanovë, të kthehen në Kosovë, ashtu sikurse edhe trupat e personave të vrarë në konflikt me policinë maqedonase.

Përfaqësuesi i familjarëve të personave të përfshirë në konfliktin në Kumanovë, Taulant Gashi, ka thënë se kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të interesohen për fatin e të afërmve të tyre, dhe se protesta e së mërkurës është shenjë revolte për, siç tha ai, indiferencën e institucioneve të vendit për qytetarët e vet.

“Jemi sot këtu në shenjë solidariteti për djemtë, familjarët dhe shokët tanë, por edhe për t’iu bërë thirrje institucioneve të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë, që të angazhohen shpejt për zbardhjen e rastit dhe mbrojtjen e qytetarëve të vet”.

“Ne si familjarë, miq e bashkëluftëtarë, ende nuk e kemi të qartë fatin e tyre. Djemtë tanë po torturohen në mënyrat më çnjerëzore nga regjimi sllavo-maqedonas. Sot, ne terrorizohemi nga mungesa e informacionit, shpifjet dhe propaganda që tregohet për fatin e atyre çlirimtarëve”, tha Gashi.

Gashi ka kërkuar që institucionet e Kosovës veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar, si dhe për identifikimin dhe sjelljen në Kosovë të trupave pa jetë të qytetarëve të saj, që u vranë në incidentin në Kumanovë.

Ndryshe, dy ditë më parë, autoritetet e Kosovës kanë theksuar se janë duketentuar që të sigurojnë mundësinë që Këshilli për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut t’i vizitojë të burgosurit në Maqedoni dhe të sjellë një raport para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, tha për Radion Evropa e Lirë se tashmë kanë kërkuar nga ambasada e Kosovës në Shkup që ta përshpejtojë procesin dhe të sigurohet leja nga autoritetet maqedonase.

“Ne i kemi bërë të gjitha punët që nevojiten. Kemi qenë dhe jemi të gatshëm të shkojmë në çdo kohë. Ambasada na ka kërkuar emrat e ekipit që do të shkoj të vizitojë. I kemi dërguar, emrat, të dhënat e pasaportave, të cilat janë të nevojshme dhe tash jemi në pritje”, theksoi Shala.

Ai ka shtuar se pas incidentit në Kumanovë, institucionet e Kosovës janë gjetur në huti dhe nuk kanë mundur të veprojnë menjëherë, por tashmë ato janë vënë në lëvizje.

Ndryshe, ditën e martë, autoritetet e Maqedonisë kanë konfirmuar se kanë marrë kërkesën nga autoritetet e Kosovës për “sigurimin e listës së personave të vdekur, sigurimin e mundësisë që një grup ekspertësh nga Kosova të bëjë obduksionin e trupave të vdekur, si dhe transportimin e trupave të vdekur nga Maqedonia në Kosovë” .

Autoritetet e Maqedonisë kanë theksuar se kërkesat e Kosovës “do të procedohen me proces të përshpejtuar”.

PRISHTINË – FAMILJARËT KËRKUAN QË TRUPAT E PAJETË TË BIJVE TË TYRE TË KTHEHEN NË KOSOVË

VOAL – Protesta e organizuar nga familjarët e të arrestuarve dhe të vrarëve në Kumanovë e mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ka përfunduar.

Familjarët kanë kërkuar që të familjarët e arrestuar por edhe kufomat e të vrarëve të kthehen në Kosovë.

Taulant Gashi i cili ka folur në emër të familjarëve tha se janë të indinjuar me qeveritarët kosovarë që luftëtarët e Kumanovës i quajtën terroristë

Protestën e përkrahën edhe shoqatat e luftës.

Kryetari i Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari tha se sot janë bashkë për të përçuar një mesazh nga deri te institucionet që të jenë në krye të detyrës.

“Ata që luftuan në Kumanovë nuk janë vetëm pjesëtarët e familjeve tuaja por edhe janë luftëtarë të lirisë kudo që jetuan shqiptarët. Nga sot e tutje të gjithë ata që lëshojnë deklarata të pamatura ndaj atyre që luftuan në këto troje ne u themi se e kanë gabim”, tha Jashari.

Protestuesit përveç fotografive të të vrarëve në Kumanovë, kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Ku janë djemtë tanë”, “Poshtë pushteti sllavo-maqedonas”, etj.

PËRFUNDON AUTOPSIA – PRITET KTHIMI I TRUPAVE

Autoritetet maqedonase kanë identifikuar trupat e të vrarëve gjatë konfliktit të fundjavës së  kaluar në Kumanovë të Maqedonisë përmes autopsisë së përfunduar të hënën.

Numri i të vdekurve të identifikuar është dhjetë, nëntë nga ata janë nga Kosova, derisa njëri është nga Maqedonia.

Burime të besueshme të gazetës në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë kanë konfirmuar në kushte anonimiteti se autopsia e trupave ka përfunduar gjatë ditës së hënë, ndërkohë janë në pritje të vendimit të Prokurorisë se kur do t’i lejojë trupat të sillen në Kosovë, transmeton Zëri.

Ndonëse lista me emrat e të vdekurve akoma nuk ka arritur në Kosovë, gazeta ka pasur qasje në atë listë në të cilën në mesin e të vdekurve janë edhe të shumëpërfolurit, Mirsad Ndrecaj  (17.06.1979) dhe Beg Rizaj (25.12.1977).

Editorial – MAQEDONIA IA VRAU KOSOVËS LULEN E TRIMËRISË

Maqedonia ia vrau Kosovës, në rrethana absolutisht të pasqaruara, disa nga luftëtarët e saj më të shquar të lirisë, ia vrau lulen më të bukur të trimërisë. Ata që u vranë në Kumanovë dhe ata që u arrestuan e po torturohen në burg janë luftëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë luftëtarë të përjetshëm të lirisë. Pasi ia vrau Kosovës lulen e trimërisë, Maqedonia, në vend që të japë sqarime një për një rreth Kumanovës, po e mban Kosovën fajtore dhe po tallet me djemtë e saj. Kumanova është e paqartë edhe sot e kesaj dite saqë ende nuk janë identifikuar të vrarët e 9 dhe 10 majit. Ndërsa kërkesave të Qeverisë së Kosovës për identifikimin e trupave të pajetë, Maqedonia i është përgjigjur në mënyrën më tallëse: “Shumë shpejtë do të marrë një përgjigje ambasada e Kosovës, përmes linjës zyrtare pë të gjitha kërkesat, të cilat i ka adresuar drejt organeve kompetente.” Kërkesat e Kosovës rezultojnë si më poshtë: “Kërkesa e parë ka të bëjë me sigurimin e listës së personave të vdekur. Kërkesa e dytë ka të bëjë me sigurimin e mundësisë që një grup ekspertësh nga Kosova të bëjë obduksionin e trupave të vdekur. Kërkesat e fundit kanë të bëjnë me transportimin e trupave të vdekur nga Maqedonia në Kosovë.” Zëdhënësi shqiptar i Ministrisë së Drejtësisë, të cilën gjoja e drejton një shqiptar, i ka shfajësuar vonesat maqedone, duke thënë se kemi të bëjmë me një “çështje delikate”. Në aksionin e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, të rrethuar nga forcat speciale të Maqedonisë, raportohet nga Shkupi zyrtar se humbën jetën 9 shtetas nga Kosova dhe 21 të tjerë të jenë arrestuar si pjesëtarë të grupit të armatosur me të cilin është përleshur policia maqedonase. Të arrestuarit po mbahen në burgun e Shutkës në Shkup dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ndërkohë Avokati i Popullit i Maqedonisë Ixhet Mehmeti iu ka thënë mediave se të parabarugosurit e Kumanovës janë torturuar. Prishtina dhe Tirana duhet të vënë në punë të gjitha kapacitetet e tyre për të sensibilizuar dhe për të vënë në lëvizje bashkësinë ndërkombëtare, në të gjithë hierarkinë e saj, në mënyrë që trupat e pajetë të identifikohen dhe t’iu dorëzohen familjeve të tyre në Kosovë sa më shpejt, ndërsa të arrestuarve t’iu sigurohet një proces i drejtë, i shpejtë dhe transparent në përputhje me të gjitha konventat përkatëse që janë në fuqi.

IXHET MEHMETI – TË PARABURGOSURIT E KUMANOVËS JANË TORTURUAR

Pas grumbullimit të dëshmive dhe informacioneve kemi siguruar dëshmi të mjaftueshme se tek një i paraburgosur është kryer torturë. Njëlloj edhe në rastet e tjera të të paraburgosurve kemi informacione për maltretime dhe tortura dhe këto denoncime janë bërë edhe nga avokatët dhe të afërmit e të paraburgosurve. Kështu ka deklaruar Ixhet Memeti, Avokati i Popullit.

Ai ka theksuar se në burgun e Shutkës janë vizituar vetëm një pjesë e të paraburgosurve dhe jo të gjithë dhe se për disa nuk dihet akoma gjendja e tyre.

Memeti gjithashtu ka bërë të ditur se nga e premtja e kaluar, institucioni i tyre po përballet me obstruksiuone nga drejtoria e burgut të Shkupit. Për këtë ai ka njoftuar dhe kërkuar raport nga Ministria e Drejtësisë./Alsat/

SOT PROTESTË NË PRISHTINË PËR TË ARRESTUARIT E KUMANOVËS

Familjarët e ish-luftëtarëve të UÇK-së që morën pjesë në konfliktin në Kumanovë do të mbajnë sot, me fillim në orën 12:00, një protestë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të cilën, siç kanë paralajmëruar, do të kërkojnë nga institucionet e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve që janë të arrestuar.

Përmes një thirrjeje publike ata thonë se në Kumanovë u luftua për drejtësi dhe dinjitet të shqiptarëve dhe përmes protestës e cila do të organizohet në mbështetje të organizatave të luftës, veteranëve dhe studentëve do të adresojnë kërkesat e tyre.

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përkrahin protestën e organizuar nga familjarët e ish-luftëtarëve të UÇK-së që morën pjesë në luftimet e Lagjes së Trimave në Kumanovë dhe u bënë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve që të marrin pjesë në të.

“Kjo protestë organizohet, për shkak se familjarët e luftëtarëve që u janë publikuar emrat në listën e të vrarëve nuk kanë informacion zyrtar, si dhe për shkak të keqtrajtimit të atyre luftëtarëve që gjenden në burgjet e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së.

Me anë të një komunikatë, protestën e përkrahu edhe Grupi i Pavarur Studentor, organizatë kjo e cila kohë më parë organizoi në sheshin e Prishtinës ndezjen e qirinjve për të rënët në luftimet në Kumanovë.

“Ne si Grup i Pavarur Studentor shprehim përkrahjen e fuqishme për familjarët e viktimave që ndodhën në Kumanovë dhe njëherwsh për familjarët e të arrestuarve dhe shprehim brengen tonë në lidhje me mënyrën e trajtimit që po u bëhet të arrestuarve”, thuhet në komunikatën e GPS, në të cilënm njëkohësisht, kërkohet nga Qeveria një transparencë më e madhe dhe një kujdes më i madh për bashkëkombësit ne Maqedoni.

Ja dhe kërkesat të cilat i parashtrojnë organizatorët e protestës së sotme:

– Kërkojmë urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar e që po torturohen nga regjimi sllavo maqedonas dhe servilet shqiptarë në institucione.

– Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete në identifikimin dhe sjelljen e trupave që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni.

– Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj institucioneve tona, të cilat për më shumë se një javë qëndrojnë indiferent ndaj qytetarëve të vet, të cilët vriten, rrahën, e torturohen nga regjimi policor e diktatorial i Maqedonisë.

– Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklarimeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quan terrorist ish luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni.

Shqiptarët janë mësuar të jetojnë me dinjitet. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan dhe nuk do të pranojnë të jetojnë të nëpërkëmbur. Dinjiteti dhe liria e bashkëkombësve tanë në Maqedoni është përgjegjësi e të gjithë neve. Patriotizmi e përkushtimi i djemve tanë për kombin shqiptarë është dëshmuar nga veprat e tyre. Ata kanë qenë pjesë e çdo lufte çlirimtare duke e mbajtur gjallë ëndrrën tonë për bashkim të trojeve etnike shqiptare. kp

ALI AHMETI DHE MENDUH THAÇI – DJEMTË E PLEHRAVE – Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Demokracia nuk mund të imponohet duke eliminuar pikëpamjet rivale; suksesi i saj nuk mund të garantohet as kur ideali fiton një pranim të përgjithshëm. Demokracia thjesht nuk mund të garantohet, sepse ajo mbetet e kushtëzuar nga energjitë krijuese të atyre që marrin pjesë në të. Shqiptarë të FYROM-it, mos rrini pasiv, bashkojuni protestave të opozitës sllavo-folëse, alternativa më e mirë për momentin, hapi parë…Shtyni në përdorim energjitë e juaja ose digjuni.

***

Një firmë punoi dy javë në rindërtimin e kuzhinës verore në kopshtin para shtëpisë time në Kaliforni si dhe plazhit privat që kufizohet me kuzhinën. Puna u krye para tre ditëve, por pastrimin e terrenit nga mbeturinat duheshe ta bën ndonjë firmë tjetër e nivelit të ulët. Kërkova në internet, gjeta një reklamë ku thuhej:

Djemtë e plehrave

Ne i marrim dhe i bartim plehrat dhe mbeturinat tua shtëpiake për riciklimin. Djemtë e plehrave i hedhin mbeturinat tua.

Një alternativë më e mirë se sa t`i hedhësh në koshin e plehrave!

Ne mbledhim dhe hedhim:

– Të gjithë mbeturinat që ju kanë mbetur pas rindërtimit të nevojtoreve ose objekteve tjera shtëpiake

– Mbeturinat e kopshtit që me muaj kanë qenë në qese mbeturinash

– Çfarë ju nuk e kuptoni se pse është e vendosur në bodrum ose në nën çatinë e shtëpisë

Dhe çdo gjë tjetër që ju nuk dëshironi për të disponuar.

***

Më shkoi mendja te tradhtarët Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët unë nga respekti i madh që kam për ta, nuk do t`i quaj: “enveristi i Zajazit” dhe “bakllavaxhia i Tetovës”, por “Djemtë e Plehrave”. Kjo sepse këta dy nuk vyejnë gjë. Rrenave të tyre për gjoja se avancimin e çështjes shqiptare u besojnë vetëm budallenjtë.

Ndodhi edhe Kumanova – Maj 2015, por djemtë e plehrave pasi janë pjesëmarrës në inskenimet e ngjarjeve tragjike atje, nuk largohen vullnetarisht nga qeveria terroriste e FYROM-it. Djemtë e plehrave e kuptojnë vetëm forcën por pasi për momentin nuk shohin rrezik nga ajo, akoma mashtrojnë shqiptarët, tani, që të mos u bashkohen protestave të opozitës sllavo-folëse në krye me Zoran Zaevin. (Jo për të ngritur Zajevin por rrëzuar Gruevskin).

Nuk ka dyshim se nevojiten ndryshime të mëdha, të gjitha këto parti të korruptuara shqipfolëse duhet të shemben, shkatërrohen. Nuk pritet që „politikanët“ të heqin dorë nga interesat vetjake. Prandaj lypset mobilizuar opinionin publik për të ushtruar trysni mbi ta.

A do të mbijetojnë si komb shqiptarët etnik të FYROM-it nuk është aspak e sigurt, kjo varet nga fakti nëse rendi i tanishëm kriminel do të mbijetojë apo jo. Do të mbijetojnë nëse më përpara e pastrojnë oborrin e vetë nga djemtë e plehrave. T`i shembim kriminelët më përpara se kriminelët të na shembin neve.

Djemtë e plehrave 25 vjet me radhë përçmojnë, shtypin dhe kontrollojnë shqiptarët e pambrojtur, të paorganizuar dhe të paarmatosur që nuk mund t`jua kthejnë goditjen. Këta tipa janë sadistë pikërisht për shkak se ndihen të pafuqishëm, të paaftë. Sadisti orvatet të gjejë një kompensim, duke ushtruar pushtet mbi të pambrojturit, duke u shndërruar – ai që ndihet një krimb – në një zot.

Qysh prej vitit 2001 kam shkruar rregullisht se shqiptarëve etnik të FYROM-it u duhet një UNITET që të reagojnë s`bashku kundër regjimeve terroriste të atij shteti të përkohshëm, përndryshe kurrë nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë shtetin terrorist sado i dobët të jetë ky, sepse shteti ka forcën e detyrimit.

Sa më shumë atdhetar të jenë të aftë të vërejnë me qetësi dhe sy kritik skenën për shqiptarët, të cilën e përgatisin armiqtë e jashtëm në bashkëpunim me armikun e brendshëm, aq më i vogël do të jetë rreziku i çmendurive të mëdha kolektive, dhe në radhë të parë, i luftës vëllavrasëse. E ardhmja e juaj varet nga serioziteti i juaj: si t`i shkatërroni partitë “politike”, si t`i qaseni problemit të juaj ekzistencial dhe cila rrugë ju shpie drejt lirisë, demokracisë dhe barazisë me sllavo-folësit, ose ndarja definitive dhe ribashkimi me shtetin amë.

“Suksesi”, popullariteti dhe pasuria personale janë, vetë-terapia e “politikanëve” shqipfolës (djemve të plehrave) kundër depresionit dhe çmendurisë. Duke luftuar për të arritur pikësynimet e tyre, në të vërtetë luftojnë për shëndetin e tyre mendor. “Politikani” shqipfolës i tokave shqiptare, është i hareshëm dhe mbron pareshtur se është i kënaqur prej jetës së tij, mbetet i pështjelluar nga ëndrra, dhe fillon të shprehë pikëpamje të ndryshme mbi punën e tij përkundër faktit se veprimtaria e tij “politike” nuk ka asnjë qëllim Kombëtar përveç atij për të bërë pasuri për vete dhe se, për të ky është një motiv i mjaftueshëm për jetën; dhe më tej, me gjithë larminë në dukje, problemet “politike” të cilave duhet t`u jep zgjidhje, janë në thelb të gjithë të njëllojtë, ose mund të “kryhen” me një numër të kufizuar të metodave të përsëritura..

***

Ngjashmëria në themel e një njeriu me një tjetër dhe të drejtat e patjetërsueshme të njeriut janë ide të një epoke tjetër. Thjesht fakti se jemi qenie njerëzore nuk sjell me vete ndonjë të drejtë: përballë ligjit skllavi nuk ndryshon nga një pasuri tjetër e tundshme. Privilegjet i takojnë më fortë pozicionit në jetë sesa vetë personit. Për shembull, në një shoqëri feudale toka është më e rëndësishme se pronari i tokës, ky i fundit privilegjet i gëzon vetëm nga që zotëron tokën.

EVROPA NDËRMJETËSON MES GRUEVSKIT DHE ZAEVIT

 

VOAL – BRUKSEL -Bisedimet e sotme mes kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe drejtuesit të opozitës Zoran Zaev për zgjidhjen e krizës në vend, janë zhvendosur në Strazburg, ku tre deputetë të Parlamentit Evropian po ndërmjetësojnë bisedimet.

Fillimisht, zoti Zaev takohet me euro-deputetët Ivo Vajgël, Richard Howitt dhe Eduard Kukan. Takimi me këta të fundit do të pasohet veçmas nga zoti Gruevski dhe më pas pritet që të mbahet një takim i përbashkët.

Bëhet e ditur se edhe Komisioneri për Fiqnjësi dhe Zgjerim, Johanes Hahn, do të ketë takim me drejtuesit politik maqedonas.Dy rivalët politikë kanë qëndrime tejet të kundërta për sa i përket zgjidhjes së krizës politike, që po zgjatë prej disa muajsh.

Zoran Zaev i opozitës ngulë këmbë për dorëheqjen e kryeministrit Gruevski dhe të qeverisë së tij, për t’i hapur rrugë një qeverie të përkohshme që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme.

Ndërkohë, zoti Gruevski në këtë fazë, e ka kundërshtuar propozimin, duke thënë se gëzon mbështetjen dhe vullnetin e popullit dhe të votuesve.

Pas një jave, bisedimet do të vazhdojnë në Shkup, me përfshirjen edhe të dy përfaqësuesëve politikë shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Kriza u thellua sidomos pas daljes në skenë të skandalit të përgjimeve, për të cilin opozita thotë se janë mbi njëzet mijë qytetarë të cilëve u janë përgjuar bisedat telefonike. za


SHBA – THIRRJE PËR DIALOG MES PALËVE NË MAQEDONI

 

VOAL – UASHINGTON – Departamenti amerikan i Shtetit tha se po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë. Por Rusia  ka hedhur një teori paralele sipas së cilës, perëndimi i ka nxitur protestat kundër qeverisë së Nikola Gruevskit si reagim ndaj mbështetjes së tij për një projekt rus energjie përmes Ballkanit. Në Washington, një ekspert thotë se problemi qëndron tek angazhimi i pamjaftueshëm, jo i tepërt i Uashingtonit dhe BE-së.  Kolegia Keida Kostreci njofton:

​​

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jeff Rathke tha dje se Departamenti i Shtetit dhe partnerët evropianë u kanë shprehur shqetësimet qeverisë maqedonase dhe udhëheqësve politikë për krizën aktuale politike.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë të drejtat e grumbullimit dhe lirinë për protesta paqësore, por të frenohen nga dhuna.  U kemi kërkuar autoriteteve që të marrin hapa për identifikimin e përgjegjësive mbi akuzat për shkelje nga ana e qeverisë lidhur me informacionet e bëra publike së fundmi”.

Zoti Rathke tha se Uashingtoni i ka bërë thirrje partisë së opozitës që të kthehet në parlament, që të marrë pjesë në mbikqyrjen e institucioneve. Përfshirë komisionin për hetimin e informacioneve nga përgjimet. Ai shtoi se hapat për zëvendësimin e zyrtarëve të implikuar të qeverisë ishin inkurajues.

“Por ne besojmë se të gjithë udhëheqësit e Maqedonisë duhet të punojnë së bashku dhe të angazhohen në dialog për çështje me të cilat përballet vendi, përfshirë reformat e nevojshme dhe krizën aktuale politike”.

Por ndërsa qeveritë dhe organizatat perëndimore vazhdojnë të shprehin shqetësimin për gjendjen, Rusia ka hedhur një teori alternative, sipas së cilës perëndimi është organizatori i protestave kundër Gruevrskit, si kundërpërgjigje ndaj bashkëpunimit të tij me Moskën.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha të premten në Serbi se ngjarjet në Maqedoni po “zhvillohen në kontekstin e refuzimit të qeverisë (maqedonase) për të rënë dakord me politikën e sanksioneve kundër Rusisë dhe mbështetjes së fuqishme që Shkupi ka shprehur për projektin e gazsjellësit turk.

Ai i referohej idesë për një projekt që ka hedhur Moska për të zëvendësuar  Gazsjellësin e Jugut përmes Evropës juglindore, që u braktis pas kundërshtimit të BE-së.

Ministria e Jashtme ruse dhe diplomatët rusë folën për plane nga jashtë për “përpjekje për ta shtyrë vendin në humnerën e një revolucioni si ato me ngjyra”.

Por një ekspert amerikan i politikave të energjisë thotë se ajo që po ndodh në Maqedoni nuk është rivalitet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Richard Kauzlarich është Bashkëdrejtor i Qendrës për Shkencën dhe Politikën e Energjisë, dhe ish-ambasador në Bosnje.

“Më vjen keq ta them por një nga problemet është se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë kushtuar vëmendjen e caktuar Ballkanit në përgjithësi, veçanërisht Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Dhe të dyja ato vende tani siç kemi parë javët e fundit kanë pasur incidente të brendshme sigurie që kanë shkaktuar vdekje dhe mendoj se u rikujtuan Uashingtonit dhe Brukselit rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe angazhimit të tyre në rajon”.

Edhe senatori demokrat Chris Murphy tha në një deklaratë se kriza në Maqedoni është një kujtesë që Shtetet e Bashkuara nuk duhet “ta marrin si të mirëqenë “paqen dhe stabilitetin në Ballkan”.

Ish-ambasadori Kauzlarich thotë se nuk është sekret që Shtetet e  Bashkuara duan që Evropa të diversifikojë burimet e saj të energjisë. Por me gjithë pretendimet e Moskës, ai thotë se nuk sheh shenja të ndonjë dëshire për të hapur ndonjë front të ri konflikti SHBA-Rusi lidhur me energjinë në Ballkan. za

SKËNDER HYSENI – NGJARJET NË MAQEDONI S’KANË LIDHJE ME TERRORIZMIN

VOAL – TIRANË – Ngjarjet e ndodhura së fundmi në Maqedoni nuk kanë asnjë lidhje me terrorizmin, dhe kushdo që e bën këtë paralelizëm gabon rëndë.

Kështu u shpreh sot në Tiranë, ministri i Brendshëm i Kosovës Skënder Hyseni, ndërsa ka marrë pjesë në samitin rajonal që po zhvillohet në Shqipëri,për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Asnjë lidhje nuk mund të tërhiqet, asnjë paralele. Kujtoj është fondamendalisht qasje e gabuar nëse çfarëdo paralele tërhiqet midis terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe ngjarjeve në Maqedoni, dhe absolutisht në Tiranë jemi duke biseduar për mënyrat më efikase të mundshme për të luftuar terrorizmin por ngjarjet në Maqedoni nuk kanë asnjë lidhje me këtë, dhe çfarëdo përpjekje për të tërehqur një paralele midis asaj që po ndodh në Maqedoni dhe terrorizmit global është gabim shumë, shumë i madh dhe absolutisht qëndrimi im është i prerë; nuk kanë lidhje ngjarjet në Maqedoni me çfarëdolloj terrorizmi apo ekstremizmi,” tha Skënder Hyseni sot në Tiranë.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës kanë marrë masa në mënyrë që të mos ketë importim të trazirave nga Maqedonia në Kosovë dhe po sigurohen që të jenë të përgatitura në rast të tejkalimit të situatës dhe të ardhjes së shqiptarëve të Maqedonisë që mund të kërkojnë strehim në Kosovë.

Aktualisht janë mbi 50 aktakuza të ngritura për pjesëmarrjet në luftëra të huaja, e për më tepër Kosova ka miratuar edhe një ligj të posaçëm për ti ndaluar qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit të tyre. kp

BEN BLUSHI VIZITON LAGJEN E TRIMAVE NË KUMANOVË – KUR SHTETI ËSHTË I PABESË, KY ËSHTË FUNDI I TIJ

 

LAGJIA E TRIMAVE, KUMANOVË – Deputeti socialist Ben Blushi udhëtoi sot drejt Maqedonisë, ku fillimisht vizitoi qytetin e Kumanovës, i cili u bë arenë e përplasjes së forcave të policisë maqedonase dhe një grupi të armatosur, ku humbën jetën 22 veta.

Blushi i takua me banorë të Lagjes së Trimave, e cila ishe edhe lagjia që u godit nga kjo ‚luftë‘. Gjatë takimit Blushi e quajti shtetin maqedonas të pabesë.

Duke vizituar banorët dhe shtëpitë e tyre të rrënuara, ai tha se u tmerrua nga çfarë ka parë dhe përjetuar në këtë lagje, e cila, theksoi Blushi, është goditur nga një terror i paparë, informon INA. „Ju kanë cënuar pronat dhe dinjitetin njerëzor. Ju kanë cënuar pabesisht dhe padrejtësisht. Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij,“ përfundoi Blushi.

Para disa ditësh deputeti Blushi ngriti çështjen e Kumanovës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

„Ajo që ndodhi sot në Kumanovë është e frikshme. Maqedonia sot ka një problem deliktat me demokracinë e vet. Nuk është një shtet demokratik, por autokratik. Rasti i Kumanovës dëshmoi se shqiptarët kanë një krizë në raport me qeverinë që i drejton dhe me partitë shqiptare. Ne s’mund t’iu themi se kujt t’i besojnë, por si shtet dhe si parlament duhet t’i mbështesim demokratët në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë,“ tha Bushi.

ben b2

ben b3

DASH – SHBA TË SHETËSUARA PËR KRIZËN NË MAQEDONI

 

VOAL – UASHINGTON – Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jeff Rathke, ka thënë se Shtetet e Bashkuara “janë duke vëzhguar nga afër zhvillimet në Maqedoni dhe së bashku me partnerët evropianë, janë në konsultime të ngushta me qeverinë në Maqedoni dhe liderët politikë atje për të shprehur shqetësimet mbi krizën aktuale politike”.

Në takimin me gazetarët në Washington, zoti Rathke ka përcjellur thirrjen drejtuar të gjitha palëve në Maqedoni për të respektuar të drejtën e lirisë për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, dhe njëkohësisht për t’u përmbajtur nga dhuna.

Ai ka thënë gjithashtu se nga autoritetet është kërkuar të merren me pretendimet për keqbërje nga ana e qeverisë të cilat janë shpërfaqur së fundmi, kurse nga opozita është kërkuar të kthehet në Kuvend që të mbikëqyrë në kuptimin parlamentar institucionet qeverisëse të Maqedonisë, përfshirë këtu edhe komisionin hetimor që do të merrej me zbulimet e fundit.

Zëdhënësi i DASH-it ka përshëndetur vendimin e javës së kaluar të qeverisë maqedonase për të zevendësuar ministrat dhe zyrtarët e implikuar, por njëkohësisht ka shprehur besimin se liderët e Maqedonisë duhet të punojnë bashkërisht dhe të angazhohen në dialog mbi çështjet të cilat gjenden përballë këtij vendi, përfshirë këtu reformat e domosdoshme dhe krizën aktuale politike. rel

MITINGU I GRUEVSKIT MBRËMË NË SHKUP ISHTE PLOT FLAMUJ RUSË

“Nëse në Evrovizion sonte nuk na japin 12 pikë, atëherë kot paskan qenë flamujt mbrëmë…”.

Është ky një nga komentet satirike në rrjetet sociale, pas mitingut të mbrëmshëm në Shkup, të organizuar nga partia në pushtet VMRO-DPMNE në mbrojtje të kryeministrit dhe liderit të partisë Nikolla Gruevski.

Përveç flamujve partiakë dhe shtetërorë – përfshirë edhe atë të vjetrin, me yllin e Verginës, në kontra-protestën e djeshme në Shkup kishte edhe shumë flamuj të Serbisë dhe Rusisë dhe shumë simbole fetare ortodokse. Gjithashtu, para dhe pas mitingut, protestuesit këndonin këngë dhe hidhnin parulla fyese dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve.

Portali satirik “Kozanostra” ka komentuar edhe kontra-kampingun e aktivistëve të VMRO-së, të cilët vendosën të qëndrojnë tërë natën me tenda përballë Parlamentit. VMRO edhe në këtë mënyrë iu përgjigj protestuesve të anës tjetër, të cilët pas mitingut të parmbrëmshëm të opozitës, studentëve dhe shoqërisë civile për dorëheqjen e Gruevskit dhe Qeverisë, u stacionuan te Qeveria me qëllim që të mos largohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Duke paraqitur absurditetin e situatës, ku pushteti, si në regjimet diktatoriale, i organizon njerëzit që ta përkrahin, “Kozanostra” shkruan: “Nga kontra-kampi të vendosur: Nuk largohemi deri sa ta marrim vesh pse jemi këtu”. kp

MUSTAFA – S’KAM PASUR INFORMACIONE PËR NGJARJET E KUMANOVËS

VOAL – PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur shqetësimin lidhur me tendencat për manipulimin e opinionit se gjoja ai ka pasur informata nga AKI lidhur me ngjarjet që mund të ndodhnin në Kumanovë.

Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e kryeministrit, sipas të cilës po që se Kryeministri i Republikës së Kosovës do të dispononte me informata të tilla, jo vetëm që me urgjencë do të kërkohej nga institucionet e sigurisë për të ndërmarrë të gjitha veprimet parandaluese, por një gjë e tillë do të kërkohej edhe nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë, me qëllim të parandalimit të humbjes së jetës së njerëzve dhe dëmtimit të pronës. kp

MAQEDONI – EDHE MBËSHTETËSIT E GRUEVSKIT – NË TENDA

 

Përkrahësit e opozitës nga e diela po qëndrojnë para qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski – mbështetësit e këtij të fundit ngritën tenda para parlamentit.

VOAL – SHKUP – Pas mitingut të VMRO-DPMNE të hënën mbrëma para Parlamentit në Shkup, disa përkrahës të kësaj partie kanë ngritur tenda përballë Parlamentit, për të shprehur kështu mbështetjen ndaj partisë së tyre. Ata thonë se do të mbeten aty “për ta mbrojtur demokracinë dhe vullnetin e shumicës së votuesve të shprehur në zgjedhje dhe deri sa të mos ketë rrezik nga Lidhja Social Demokrate dhe organizata Soros ndaj institucioneve dhe interesave shtetërore”.

Veprimi i tyre është kundërpërgjigje ndaj mbështetësve të opozitës maqedonase e cila që nga e diela kanë vendosur tenda para ndërtesës së qeverisë, një kilometër larg kundërshtarëve të tyre politikë, në pritje të dorëheqjes së kryeministrit Nikolla Gruevski dhe qeverisë së tij.

Protesta e së dielës e opozitës dhe mitingu i së hënës i partisë maqedonase në pushtet mblodhën një masë të madhe njerëzish, që nuk mbahet mend, mbase nga pavarësia e Maqedonisë. Por, nëse në protestën e opozitës u pasqyrua një paraqitje shumetnike si simbol i të ardhmes së barabartë të popujve të këtij vendi, kritikët në mitingun e VMRO-së dalluan një paraqitje të forcës përmes fjalimeve të përshkuara nga gjuha e urrejtjes .

Kryetari i partisë dhe kryeministër, Nikolla Gruevski u tha të tubuarve të hënën se “Maqedonia nuk ka nevojë për udhëheqës që e vënë vetën në shërbim të shërbimeve të huaja të zbulimit”, duke ju referuar udhëheqësit të opozitës Zoran Zaev. “Mesazhi ynë është se ne nuk do të tërhiqemi. Ata po kërkojnë dorëheqjen time kundër vullnetit të popullit”, tha Nikola Gruevski

Ai tha se numri i pjesëmarrësve të tubimit është “disa herë më i madh se ai i opozitës”.

Kritikët, ndërkaq, vërejnë se pushteti, si qendror edhe ai vendor u kanë bërë trysni punonjësve të administratës që me doemos të dalin në miting duke sjellë me vete edhe anëtarë të familjes ose miq të tyre.

Në anën tjetër, protestuesit e opozitës të cilët kanë vendosur tendat para ndërtesës së qeverisë për të kaluar netët, thonë se do të rrinë aty deri sa kryeministri Gruevski dhe qeveria e tij të japin dorëheqje.

Kriza në Maqedoni, që filloi menjëherë pas zgjedhjeve të prillit, 2014, pasi Lidhja Social Demokrate nuk i njohu rezultatet dhe ngriti akuza për manipulime, duke bojkotuar si rrjedhojë edhe punën e Parlamentit, u shkallëzua edhe më tej me skandalin e përgjimeve. Opozita thotë se janë mbi njëzet mijë qytetarë të vendit të cilëve u janë përgjuar bisedat telefonike. Në këtë kuadër, opozita posedon përgjime edhe nga zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët dëgjohen, nga sa është publikuar, duke biseduar për manipulime të ndryshme si në gjyqësor, në zgjedhje, biznese, media, etj.

Katër drejtuesit e partive më të mëdha politike në Maqedoni u takuan të hënën në një raund të dytë për të kërkuar një zgjidhje të krizës politike që ka kapluar vendin, por pa rezultat. Në takimin e ndihmuar nga ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, Jess Baily dhe Aivo Orav, ende nuk janë hapur temat e bisedimeve; madje drejtuesi opozitar Zoran Zaev ende nuk i quan bisedime.

Të martën në Strazburg do të mbahet një takim midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe drejtuesit opozitar Zoran Zaev, me ndërmjetësimin e tre deputetëve të Parlamentit Evropian. Pastaj më 26 maj, përsëri do të takohen të katër drejtuesit e partive më të mëdha në Shkup.

Kërkesa e opozitës maqedonase ka të bëjë me një qeveri, e cila mund të jetë e përbërë nga ekspertë, nga administrata ose mund të jetë dhe politike, që do ta kthejë vendin drejt normalitetit dhe të krijojë kushte për zgjedhje të parakohshme, siç tha zoti Zaev.

Qeveria e vendit të vogël ballkanik pas përballjes me skandalin e përgjimeve, përjetoi edhe një konflikt të armatosur në Kumanovë mes policisë dhe disa shqiptarëve të armatosur, ku sipas autoriteteve humbën jetën 18 njerëz.

Në këtë rajon të njohur për historinë e përgjakshme të konflikteve ndëretnike dhe paqëndrueshmërisë politike, zhvillimet kanë shkaktuar alarm si brenda ashtu edhe jashtë atij vendi. za

Protesta pro-Gruevskit me Jankullovskën dhe e mbushur me flamuj serbë

Në mitingun qeveritar e organizuar nga Gruevskiqë që u mbajt para godinës së Parlamentit në Shkup, në radhët e para ishin të rreshtuar ministrat maqedonas, kryetarët e komunave që drejtohen nga VMRO-DPMNE-ja, si dhe drejtuesit e partive më të vogla që janë në koalicion me Gruevskin.

Në afërsi të Gruevskit janë parë edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordanan Jankullovska dhe ish-shefi i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, të cilët ditë më parë dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre shtetërore.

Gjithë opinioni sapo është njohur me deklarimet antishqiptare të Jankullovskës, ku nga përgjimet që ka bërë publike Zaevi, dëgjohet që Jankullovska të ketë thënë se i shfaros brënda orës shqiptarët, duke përdorur termin denigrues.

Hapjes së mitingut i kanë paraprirë disa këngë patriotike në gjuhën maqedonase, kurse përveç flamujve të Maqedonisë, i madh ka qenë edhe numri i flamujve serbë që janë valëvitur nga mbështetësit e pushtetit.

Mitingu i VMRO-së u mbajt një ditë pas protestës së madhe antiqeveritare që u organizua nga opozita.

ZIADIN SELA: NDËRTIMI I SHTETIT BINACIONAL DHE NJË MARRËVESHJE E RE E SHPËTON MAQEDONINË NGA KRIZA

VOAL – Kryteari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela, ka qënë i ftuar në emisionin e gazetarit të njohur shqiptar, Enkel Demi në Televizionin Publik Shqiptar.

Sela ka folur për situatën politikë në Maqedoni, ngjarjet e fundit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, protestën e opozitës, reformimin e pashmangshëm të skenës politike shqiptare dhe për zgjidhjen njëherë e mirë të çështjes shqiptare në Maqedoni.

Në pyetjen e Enkel Demit se a ka pozuar ndonjëherë Ziadin Sela me flamurin maqedonas ashtu siç pozoi Zaevi me flamurin kombëtar shqiptar, Sela iu përgjigj se asnjëherë se ka bërë këtë dhe se as nuk i është ngritur në këmbë himnit maqedonas. Sela këtë e arsyetoi me faktin se kur është sjell ky flamur dhe ky himn i shtetit të Maqedonisë, nuk janë pyetur shqiptarët dhe prandaj nuk ka pse i respekton.

“ Është e vërtetë. Nuk kam dalur asnjëherë ashtu siç nuk i jam ngritur asnjëherë në këmbë hymnit të Maqedonisë. Unë e përmeda edhe më herët…Maqedonia ka shpallur pavarësinë e saj mbi bazën e aneksimit të të drejtave të një të tretës së popullatës. Unë nuk kam pse e respektoj një hymn kombëtar, të cilin shqiptarët nuk e kanë votuar, përbërja e parë parlamentare shqiptare në vitin 92 nuk e ka votuar këtë Kushtetutë. S’ka votuar as flamurin, s’ka votuar as hymnin… Kur është sjellë ai flamur, nuk janë pyetur përfaqësuesit e shqiptarëve, nuk ka konsensusin e shqiptarëve dhe s’kam pse e respektoj”- theksoi Ziadin Sela, transmeton Portali Vatra.

Sela gjatë emisionit foli edhe për ndërtimin e shtetit binacional në Maqedoni dhe ky shtet sipas tij ndërtohet vetëm me një marrëveshje të re politike, me të cilën do të rregulloheshin njëherë e mirë problemet e shqiptarëve dhe kjo sipas tij arrihet me parlamentin dydhomësh, ndarjen proporcionale të buxhetit, gjuhën shqipe zyrtare. Nëse sipas tij kjo nuk arrihet do të ketë krizë.

Ai përmendi disa forma të rregullimit shtetëror nëpër të cilat duhet të kalojë Maqedonia. Shtet i përbashkët binacional, federatë ose Konfederatë dhe nësë të gjitha këto nuk arrihen atëherë sipas Selës, është e patjetërsueshme procesi i ndarjes së shtetit./tvsh

GRUEVSKI E ZAEV SOT TAKIM NË STRASBURG

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot pasdite në Strasburg do të takohen me tre eurodeputetët, Riçard Hovit, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan.

Ata, siç pritet, do të bisedojnë për dalje nga kriza aktuale politike në vend.

Paraprakisht, Hovit, Vajgël dhe Kukan në Bruksel kanë pasur takime me përfaqësues të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, por hollësira nga takimet nuk janë kumtuar.
Eurodeputeti Hovit mori pjesë në protestën e së dielës që u organizua nga LSDM-ja dhe disa organizata joqeveritare, ndërsa dje ka pasur takim me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së.

“Unë jam këtu që të vëzhgoj dhe nuk do të tentoj të locoj faj te njëra apo pala tjetër, kjo nuk është sjellje përgjegjëse, në rast se jeni pjesë e ndërmjetësimit, i cili duhet ta zgjidh krizën politike”, deklaroi Hovit.
Gjatë ditës së sotme, Gruevski dhe Zaev do të takohen edhe me eurokomisarin për negociata për zgjerim Johanes Han, i cili do të tentojë t’i pajtojë kundërshtarët politikë, me qëllim të tejkalimit të situatës politike në vend.

Për këtë detyrë, Han mbrëmë u inkurajua edhe nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së, të cilët në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së mbajtën mbledhje të shkurtë edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Maqedoni dhe arritën marrëveshje që më hollësisht të përqëndrohen në këtë çështje në qershor.

Maqedonia, Turqia dhe Hungaria, nesër, megjithatë do të jenë në rend të ditës edhe të sesionit të ri të Parlamentit evropian. Eurodeputetët në Strasburg do të debatojnë për krizën politike në Maqedoni dhe ngjarjet në Kumanovë.

MUSTAFA NUK IA DHA HYSENIT INFORMACIONET QË MUND TË EVITONIN KUMANOVËN

Ka mundur të parandalohej vrasja e nëntë kosovarëve në Kumanovë, në rast se për lëvizjet e tyre të dyshimta kryeministri Isa Mustafa do të përcillte te Ministria e Punëve të Brendshme informacionet që ia kishte vu në dispozicion Inteligjenca, kanë theksuar të hënën deputetët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Gjatë dëgjimit në Komision, ministër i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka konfirmuar të mos i jenë përcjellë informatat nga shefi i tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Defekti në komunikimin Mustafa-Hyseni është zbardhur pasi deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” (LVV), Aida Dërguti, ka ngritur çështjen e një raporti që Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) në fillim ia kishte përcjellë kreut të Qeverisë, por edhe presidentes Atifete Jahjaga. Dërguti është anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, por edhe e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

REHABILITIM PUBLIK PËR JANKULLOVSKËN – NË MITING PËRKRAH GRUEVSKIT

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska në mitingun e madh të VMRO-DPMNE-së që po mbahet sonte në Shkup, po qëndron pranë kryeministrit dhe liderit partiak Nikolla Gruevski.

Në rend të parë, përveç bashkëshortes së Gruevskit janë edhe ministrat maqedonas të Qeverisë, por ajo që më së shumti bie në sy është Jankullovska përkrah tij.

Ministrja e policisë, e cila u bë e famshme, mes tjerash, edhe për urrejtjen ndaj shqiptarëve, që u pa nga telefonatat e përgjuara që i publikoi opozita, ditë më parë dha dorëheqje, bashkë edhe me një ministër, Mile Jankullovskin, dhe me shefin e kundërzbulimit, kushëririn e Gruevskit, Sasho Mijallkov.

Këta të tre, siç dëshmuan edhe telefonatat e publikuara, ishin njerëzit më të afërt të Gruevskit dhe bashkëpunëtorët kryesorë në veprimet korruptive dhe të tjera jodemokratike të kësaj qeverie.

Është bindje e përgjithshme se largimi i tyre nga kabineti i Gruevskit u bë si rezultat i trysnisë së madhe që ushtruan diplomacia amerikane dhe ajo e BE-së, e në tentim për të zbutur sado pak krizën e madhe në të cilën gjendet kjo Qeveri. kp

NESËR NË PRISHTINË PROTESTË PËR TË ARRESTUARIT NË KUMANOVË

Është një protestë tjetër që është thirr nga familjarët e ish-luftëtarëve të UÇK-së që morën pjesë në konfliktin në Kumanovë.

Përmes një thirrje publike ata po thonë që në Kumanovë u luftua për drejtësi dhe dinjitet të shqiptarëve dhe përmes protestës e cila do të organizohet në mbështetje të organizatave të luftës, veteranëve dhe studentëve dhe do të adresojnë kërkesat e tyre.

Ky grup përmes protestës do të kërkoj urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve që janë të arrestuar.

Ja kërkesat e tyre

-Kërkojmë urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar e që po torturohen nga regjimi sllavo maqedonas dhe servilet shqiptarë në institucione.

-Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete në identifikimin dhe sjelljen e trupave që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni.

-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj institucioneve tona, të cilat për më shumë se një javë qëndrojnë indiferent ndaj qytetarëve të vet, të cilët vriten, rrahën, e torturohen nga regjimi policor e diktatorial i Maqedonisë.

-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklarimeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quan terrorist ish luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni.

Shqiptarët janë mësuar të jetojnë me dinjitet. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan dhe nuk do të pranojnë të jetojnë të nëpërkëmbur. Dinjiteti dhe liria e bashkëkombësve tanë në Maqedoni është përgjegjësi e të gjithë neve. Patriotizmi e përkushtimi i djemve tanë për kombin shqiptarë është dëshmuar nga veprat e tyre. Ata kanë qenë pjesë e çdo lufte çlirimtare duke e mbajtur gjallë ëndrrën tonë për bashkim të trojeve etnike shqiptare.

Protesta thirret për 20.05.2015 (E mërkure) dhe organizohet para objektit të Qeverisë. kp

KOMISIONI EVROPIAN I KA KËRKUAR ZYRTARISHT DORËHEQJEN GRUEVSKIT

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan në mënyrë informale gjatë mbrëmjes mbi situatën e përkeqësuar në Maqedoni.

Mësohet se ata u informuan shkurtimisht nga Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini, dhe Komisioneri Hahn, por nuk pati konkluzione, për të cilat, ministrat evropianë vendosin në qershor, përpara samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE.

Ministrja kroate, Pusiç deklaroi ashpër për mediat vendase se “BE është shumë e shqetësuar për situatën në Maqedoni dhe se aktualisht mendohet të jetë pika më e ndjeshme në rajon, mes vendeve jo anëtare të Bashkimit Europian, por që në fakt janë në mesin e shteteve anëtare”.

Ndërsa burime pranë Komisionit Europian tregojnë se “Kryeministrit Gruevski i është kërkuar dorëheqja, por Shkupi nuk e merr në konsideratë këtë kërkese”, raporton Top Channel.

Ministri i Jashtëm sllovak, Lajçak ka thënë se deri tani të mos kenë pasur një kërkesa të tillë.

“Deri tani nuk ka një kërkesë të drejtpërdrejtë publike për dorëheqjen e Kryeministrit Gruevski. Vendi ka thyer normat europiane dhe kjo situatë ishte sinjalizuar nga bojkoti i opozitës e publikimi i përgjimeve”, ka thënë Lajçak.

“Tashmë është koha për BE-në që të ndërhyjë në Maqedoni, të jetë e dukshme atje dhe të tregojë lidership”, u shpreh Miroslav Lajçak për mediat sllovake, duke konfirmuar se Komisioni nuk do të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkohë që në nisje të takimit të përbashkët me Këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, deklaroi se “Aleanca po e ndjek nga afër situatën, përmes zyrës në Shkup”.

KUNDËRPROTESTË E GRUEVSKIT – NUK DO TË TËRHIQEM

Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, drejtoi një tubim të dhjetëra mijëra mbështetësve të tij, në një demonstrim force kundrejt tubimit të së dielës të opozitës që kërkon dorëheqjen e tij

Mijëra njerëz morën pjesë në mitingun e partisë VMRO-DPMNE të hënën në mbrëmje, në bulevardin para Parlamentit të Maqedonisë. Me moton “Maqedonia e fuqishme”, mitingu tuboi mbështetësit nga mbarë vendi, të partisë më të madhe në pushtet, për të shfaqur përkrahjen ndaj politikave të kryeministrit Nikolla Gruevski, në këtë periudhë krize që ka përfshirë vendin dhe kur ai po përballet me kërkesat e opozitës për dorëheqje.

Në miting u vërejtën, krahas flamujve shtetëror maqedonas, edhe flamuj të Serbisë dhe të Rusisë.

Media e afërt me VMRO-në vlerëson se përkrahësit e zotit Gruevski në këtë miting arritën shifrën prej 90 mijë njerëzve që tregon, sipas tyre, se populli i Maqedonisë është në anën e kryeministrit.

Drejtuesit e VMRO-së thanë se “askush nuk guxon të mohojë vullnetin e votuesve dhe të mos respektojë votën për atë se kush do ta udhëheqë shtetin dhe kush do t’i realizojë projektet”.

Kryetari i partisë dhe kryeministër, Nikolla Gruevski u tha të pranishmëve se Maqedonia nuk ka potencial për një konflikt dhe për destabilizim sepse populli nuk e dëshiron këtë. “Të gjitha komunitetet etnike, shtoi ai, dëshirojnë paqe dhe mirëqenie” dhe kjo, sipas tij, “u dëshmua në Kumanovë, ku edhe përkundër thirrjeve të shumta për ndihmë terroristëve, askush nuk iu dha mbështetje. Atje pati përleshje në mes të policisë dhe një bande kriminale terroriste”, u shpreh kryeministri maqedonas.

Nikola Gruevski u tha pjesëmarrësve në tubim se “Maqedonia nuk ka nevojë për udhëheqës që e vënë vetën në shërbim të shërbimeve të huaja të zbulimit”, duke ju referuar udhëheqësit të opozitës Zoran Zaev.

“Mesazhi ynë është se ne nuk do të tërhiqemi. Ata po kërkojnë dorëheqjen time kundër vullnetit të popullit”, tha Nikola Gruevski

Ai tha se numri i pjesëmarrësve të tubimit është “disa herë më i madh se ai i opozitës”.

Kritikët, ndërkaq, vërejnë se pushteti, si qendror edhe ai vendor u kanë bërë trysni punonjësve të administratës që me doemos të dalin në miting duke sjellë me vete edhe anëtarë të familjes ose miq të tyre.

Organizatorët, madje kanë hequr një semafor në bulevard për të zgjeruar skenën ku do të flisnin oratorët.

Në anën tjetër, protestuesit e opozitës të cilët kanë vendosur tendat para ndërtesës së qeverisë për të kaluar netët, thonë se do të rrinë aty deri sa kryeministri Gruevski dhe qeveria e tij të japin dorëheqje.

Kriza në Maqedoni, që filloi menjëherë pas zgjedhjeve të prillit, 2014, pasi Lidhja Social Demokrate nuk i njohu rezultatet dhe ngriti akuza për manipulime, duke bojkotuar si rrjedhojë edhe punën e Parlamentit, u shkallëzua edhe më tej me skandalin e përgjimeve. Opozita thotë se janë mbi njëzet mijë qytetarë të vendit të cilëve u janë përgjuar bisedat telefonike. Në këtë kuadër, opozita posedon përgjime edhe nga zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët dëgjohen, nga sa është publikuar, duke biseduar për manipulime të ndryshme si në gjyqësor, në zgjedhje, biznese, media, etj.

Dështojnë bisedimet e partive politike në Maqedoni

Katër drejtuesit e partive më të mëdha politike në Maqedoni u takuan të hënën në një raund të dytë për të kërkuar një zgjidhje të krizës politike që ka kapluar vendin, por pa rezultat. Në takimin e ndihmuar nga ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, Jess Baily dhe Aivo Orav, ende nuk janë hapur temat e bisedimeve; madje drejtuesi opozitar Zoran Zaev ende nuk i quan bisedime.

Zoti Zaev bëri të ditur se nuk ka ndonjë përparim. Ai thotë se fillimisht duhet sqaruar disa gjëra si parimi i barazisë së paraqitjes së propozimeve nga të gjithë pjesëmarrësit në takim: “…Dhe të garantohet zbatimi i gjithë asaj që do të arrihet si marrëveshje”, thotë ai.

Ndërkohë, të marten në Strazburg do të mbahet një takim midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe drejtuesit opozitar Zoran Zaev, me ndërmjetësimin e tre deputetëve të Parlamentit Evropian. Pastaj më 26 maj, përsëri do të takohen të katër drejtuesit e partive më të mëdha në Shkup.

Zoran Zaev bëri të ditur se nuk është arritur të hapen bisedimet lidhur me çështjen eventuale të një qeverie teknike, ose kalimtare. “Kërkesat tona, tha ai, janë të qarta, por nuk janë hapur në takim”.

Kërkesa e opozitës maqedonase ka të bëjë me një qeveri, e cila mund të jetë e përbërë nga ekspertë, nga administrata ose mund të jetë dhe politike, që do ta kthejë vendin drejt normalitetit dhe të krijojë kushte për zgjedhje të parakohshme, siç tha zoti Zaev.

Sipas burimeve të afërta me drejtuesit politikë nga takimi, mësohet që partitë e pushtetit VMRO dhe BDI të kenë shprehur gatishmëri për një riformatim të qeverisë, por kjo është e papranueshme për opozitën maqedonase. BDI, thuhet të ketë kërkuar formimin e një komisioni për hetimin e skandalit të përgjimeve.

Ndërkohë, ngjarjet e Kumanovës, edhe pse u bënë shkak për këto takime të shpejta të politikanëve me ndikim, megjithatë nuk jane fare temë e bisedës.

Gjatë një pushimi nga takimi, zotërinjtë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kaluan rreth gjysmë ore bashkë, çaste të rralla këto kur dy drejtuesit politikë shqiptarë të Maqedonisë mund të duken bashkë në publik.

Qindra përkrahës të opozitës e kaluan natën jashtë ndërtesës së qeverisë në Shkup nën kërkesat e vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit konservator Nikola Gruevski.

Protestuesit, të cilët thonë se kanë në plan të qëndrojnë aty për ditë me rradhë, po ashtu kanë bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Mbështetësit e opozitës e kaluan natën në tenda pas protestës së të dielës ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Qeveria e vendit të vogël ballkanik pas përballjes me skandalin e përgjimeve, përjetoi edhe një konflikt të armatosur në Kumanovë mes policisë dhe disa shqiptarëve të armatosur, ku sipas autoriteteve humbën jetën 18 njerëz.

Në këtë rajon të njohur për historinë e përgjakshme të konflikteve ndëretnike dhe paqëndrueshmërisë politike, zhvillimet kanë shkaktuar alarm si brenda ashtu edhe jashtë atij vendi. za

NATO KËRKON TË SHMANGET PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE NË MAQEDONI

 

VOAL – Shkup, 18 maj – Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s, Jens Stoltenberg i kërkoi Shkupit të tregojë kujdes me situatën e krijuar nga ngjarjet në Kumanovë dhe skandali i përgjimeve që ka nxjerrë opozitën në protesta.

Ai tha se dhuna duhet të evitohet, duke i kujtuar qeverisë se protestat janë pjesë e demokracisë. Stotelnberg kërkoi që të evitohet më çdo kusht përshkallëzimi i krizës dhe rritja e tensioneve .

“Besoj se demonstrat e qeta janë pjesë e shoqërisë demokratike. Më kryesorja është që të shmanget një dhunë e re, të bëhet gjithçka që të sigurohet një zhvillim demokratik i institucioneve dhe në përgjithësi të zbatohet sundimi i së drejtës.Duhet patjetër ti shmangemi eskalimit të krizës dhe konflikteve në Maqedoni’, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s, Jens Stoltenberg.

HARADINAJ I THOTË KUQIT – PËR BASTISJET KENI MARRË URDHËR NGA GRUEVSKI?

VOAL – PRISHTINË – Aksioni i Policisë së Kosovës për bastisjen e shtëpive të personave që thuhet se kanë marrë pjesë në konfliktin e Kumanovës, ka ngritur një debat në seancën e Kuvendit të Kosovës, në mes deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Derisa deputetja Donika Kadaj- Bujupi kërkoi nga ministri Kuçi të dinte se në bazë të çfarë vendimi policia ka bastisur në këto shtëpi. Megjithatë, Kuçi nuk iu përgjigj Kadaj-Bujupit, e kjo e shtyri deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj të pyeste Kuçin se bastisja në këto shtëpi a është kryer pas urdhrit nga kryeministri maqedon, Nikolla Gruevski.

E ministri Kuçi tha se ai nuk është kompetent në këtë fushë dhe se nuk është përgjegjës për policinë.

Ndërsa, kryetari Veseli ka thënë se kanë dërguar kërkesë tek institucionet maqedonase që Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Lirit e Njeriut të lejohet për t’i vizituar të burgosurit ,dhe për të ditur gjendjen e tyre. Ai tha se që nga dita e premte me 15 maj, janë duke pritur një përgjigje zyrtare nga shteti maqedonas. kp

SHQIPTARË DHE MAQEDONË KANË ‘ARMIK’ TË PËRBASHKËT

VOAL – SHKUP – Protesta e opozitës maqedonase të dielën, para Qeverisë së Maqedonisë, ku morën pjesë pjesëtarë të bashkësve të ndryshme etnike, ka hapur një faqe të re në raportet mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.

Kështu vlerësojnë njohësit e ndëretnicitetit duke komentuar pjesëmarrjen masive të maqedonasve dhe shqiptarëve në protestën kundër siç thanë, “regjimit kriminal të Nikolla Gruevskit“.

Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndërentike, thotë se tubimi i djeshëm “tregoi pjekurinë e lartë që ekziston mes qytetarëve, pa dallim përkatësie entike, se kur bëhet fjalë për interesat e tyre jetësore, demokracinë dhe sundimin e ligjit, ata janë të gatshëm të bashkohen, apo të bëjnë atë që politikanët me vite jo që nuk kanë mundur të bëjnë, por gjithmon raportet ndërentike i kanë shfrytëzuar për interesat e tyre partiake”.

“Vlerësoj se pjesës më të madhe të qytetarëve të Maqedonisë i ka ardhur mbi kokë nga një qeverisje e këtillë diktatoriale. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për kalkulime politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve të cilët të dielën u bashkuan në tubimin më të madh mes tyre të mbajtur ndonjëherë në Maqedoni, por për mbrojtjen e të drejtave të tyre që po shkilen sistematikisht nga pushteti aktual”.

“Mendoj se si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët kanë treguar pjekuri të paparë, atë që nuk munden ta bëjnë për partitë për shkak të interesave të tyre personale dhe partiake, e bënë qytetarët të cilët u bënë bashkë për t’i thënë stop regjimit aktual“, thotë Dimovski.

Ramadan Ramadani, nga Instituti “Nisma“ dhe njohës i çështjeve politike, thotë se shqiptarët dhe maqedonasit kanë protestuar edhe më parë, në veçanti gjatë disa nismave të fundit, por protesta e djeshme, sipas tij, ka qenë masive që dëshmoi se armik i përbashkët i qytetarëvë si atyre maqedonas ashtu edhe shqiptarëve dhe të tjerëve është pushteti aktual.

“Pjesëmarrja e madhe e shqiptarëve e cila ishte individuale në protestën e së dielës konsideroj se flet për dy momente. Së pari se armiku i përbashkët i shtetit, është koalicioni aktual qeverisës dhe ai është i përbashkët për të gjithë qytetarët, si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët dhe të tjerët”.

“Momenti i dytë dëshmon atë se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar dhe këtë e dëshmoi protesta e së dielës”, thotë Ramadani.

Protesta e djeshme kaloi qetë dhe pa incidente ndërsa kërkesa e liderit të opozitës, Zoran Zaev kishte të bënte me dorëheqjen e qeverisë dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do të kishte mandat organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Por, kërkesa e tillë hidhet poshtë nga kryeministrin Gruevski.

Kjo, është edhe motoja kryesore e mitingut të sontëm për mbështetjen e qeverisjes së tij.

Për dallim nga mitingu i opozitës, kundër-protesta e partisë së Gruevskit është një entike me disa përjashtime të vogla të drejtuesve të disa partive të vogla të disa bashkësive etnike joshqiptare që i mbetet bensike politikave të kryeministrit.

Njohësit e çështjeve politike, thonë se protesta e djeshme e opozitës dhe e sotmja e partisë së kryemistrit Gruevski, VMRO DPMNE, bëhen për të matur forcat para qytetarëve.

Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për Hartimin e Politikave, nuk pret që të ketë tensione, ashtu siç nuk pati edhe në protestën e opozitës.

“Nuk do të ketë tensione pasi protesta e dytë mbahet në vend tjetër. Dje gjithçka kaloi qetë dhe nuk shoh ndonjë arsye që sot të jetë ndryshe. Protestat si e njërës ashtu edhe e partisë tjetër kanë një qëllim mbështejtjen e qytetarëve për politikat e tyre, pra matet pulsi i qytetarëve se cili opsion politik ka mbështetje më të fuqishme“, thotë Bozhinovski.

Opozita pas protestës së djeshme ka nisur me formën e re të shprehjes së pakënaqësisë. Para qeverisë janë vendosur tenda ku qindra simpatizantë vazhdojnë protestën, e cila, siç thonë, do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit, Nikolla Gruevski. rel

9 KOSOVARË TË VRARË E 21 TË ARRESTUAR NË KUMANOVË

Nëntë kosovarë të vrarë rezultojnë të jenë në Kumanovë dhe 21 të a arrestuar. Kështu ka thënë sot para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri Shpend Maxhuni. “Ne as sot nuk i kemi certifikatat e tyre që kanë vdekur në Kumanovë sepse Maqedonia ende nuk i ka lëshuar ato”, ka deklaruar Maxhuni, raporton gazetari i gazetës “Kosova Sot”.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni ka deklaruar se qeveria maqedonase është duke luajtur me të dhënat që po i kërkon Qeveria e Kosovës.

Hyseni ka deklaruar se nuk kanë të dhëna për raportin e AKI-së për personat e vrarë.

(Kosova Sot)

KOSOVË – MINISTRIA E BRENDSHME NUK PATI INFORMACION NGA AKI PËR KUMANOVËN

 

VOAL – Prishtinë, 18 maj – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni mohon të ketë pasur informacione për situatën në Maqedoni, nga Agencia Kosovare e Inteligjencës.

“Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pranuar as një raport nga AKI për atë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur asnjë informacion se mund të ndodhë ajo që ka ndodhur, ndërkaq, siç tha që nga 21 prilli i ka bërë të gjitha veprimet në territorin e Kosovës, ta sigurojmë kufirin, të ndërmarrë veprime operative, që të mos ketë veprime kriminale në Kosovë”, tha z. Hyseni gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Sigurinë.

Hyseni tha se ajo çfarë ka ndodhur në Maqedoni është përgjegjësi ekskluzive e shtetit maqedon. Ai akuzoi autoritetet maqedonase se po luajnë me mënyrën e dorëzimit të emrave të të vrarëve, duke thënë se nuk e di sa është ky numër.

OPOZITA NË MAQEDONI ZOTOHET TË MOS HEQË DORË NGA PROTESTA

VOAL – SHKUP – Mbi 200 anëtarë dhe simpatizantë të opozitës maqedonase, LSDM-së, natën e kanë kaluar para qeverisë së Maqedonisë duke fjetur në tendat e ngritura në bulevardin para ndërtesës së ekzekutivit, pas përfundimit të protestave të djeshme gjith popullore të cilat u organizuan para qeverisë.

Në mesin e protestuesve, që e kaluan natën në tenda para qeverisë, ka qëndruar dhe lideri i opozitës Zoran Zaev, i cili për Radion Evropa e Lirë është shprehur se se protesta e paraqet një vlerë të panjehsueshme sa i përket masivitetit, por gjithsesi edhe përbërjes multietnike dhe multifetare.

“Ne do të qëndrojmë këtu edhe gjatë ditës së nesërme, nuk do të shkojmë në asnjë lokacion tjetër dhe kjo paraqet një garanci. Ne sot dërguam një porosi shumë të rëndësishme, se këtu jeton një popull paqedashës i cili di të vlerësojë demokracinë po edhe vlerat demokratike”, është shprehur Zoran Zaev mbrëmjen e kaluar, teksa vendoseshin tendat para qeverisë, duke theksuar se nuk do të largohet deri në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski.

Qyetarët e ardhur nga më shumë qytete të Maqedonisë janë shprehur të vendosur se do të qëndrojnë para qeverisë deri kur të japë dorëheqje kryeministri Nikolla Gruevski.

“Nuk mund ta kuptoj si mund të qëndrojë akoma dikush brenda në Qeveri, përderisa populli brohoret kundër tij i mllefosur, për ccfarë pushteti mund të bëhet fjalë pos për një diktaturë”, thotë një qyetar, i cili kishte ardhur nga Kavadarci.

“Natën e kemi kaluar këtu bashkë, maqedonas, shqiptarë, turq, dhe do të qënrojmë gjesa të shkojë ky kryeministër, sepse ne duam një Maqedoni qytetare, një Maqedoni e cila do të ndërtohet mbi vlerat demokratike dhe jo ato partiake, një Maqedoni e cila do t’i ketë institucionet në shërbim të qyetarëve dhe jo e kundërta”, është shprehur Sasho Trajkov, nga Vinica,.

Ndërkohë, Emreh nga Kumanova thotë se pika fillimit të revoltës ndaj kësaj qeverie për të kanë qënë zhvillimet në Kumanovë një javë më parë.

“Qëllimi ynë është që të largohet kjo Qeveri. Unë personalisht kërkoj që e gjith kjo përbërje qeveritare të largohet për më shumë gjëra që ka bërë gjatë 9 viteve të kaluara veçanërisht aksioni në Kumanovë”, thotë Emreh.

Ndryshe, rruga në të cilën janë vendosur tendat është e mbyllur, ndërsa protestuesit mbikëqyren nga forca speciale të policisë të cilat janë përqendruar përgjatë hyrjes së ndërtesës së qeverisë.

JA BISEDA E SOKOLIT ME MIRSAD NDRECAJN E BEG RIZËN PAK DITË PARA LUFTËS NË KUMANOVË

Në një bisedë te zhvilluar ne rrjetin social Facebook, ndërmjet Sami Ukshinit-Komandant Sokolit dhe dy te vrarëve ne luftimet e Kumanovës , Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizes, kritikohet ashpër Ali Ahmeti, duke e cilësuar atë si tradhtar dhe komunist.

Ne ju sjellim bisedën e zhvilluar pa ndërhyrje në tekst:

Beg Rizaj: A ala shqiptart po jetojn me andrra Amerika nuk i përkrah kriminelat e nëntokës ma me vija ka lindja e sllavizmi

Sami Ukshini: E Beg Riza ata qe jan rrit e edukuar me komunizmin, jan frymzuar me veprat e Leninit, qe sot fatkeqësisht ju prin shqptarve e i mashtrojnë per antarsim ne NATO e B.Evropian. Sikur këto te kishin qen nga Lindja do te ishin mbyllur tashme.

Mirsad Ndrecaj: Alijes ju ka prish busulla nuk po din ma ka asht lindja Apo perëndimi por prap ky asht si puna e iriqit ngrejë ka te duash ky prap ne lindjese aty i shkon shpirti komunist i përbetuar

Sami Ukshini: Po me duket se Dokumentat e dyta qe ja ka dhen KOS-i Alis i ka pas me qat emër..!

Misrad Ndrecaj: Sami Ukshini po ku mbet Mamica dajica strella drini gjeneratat e Udbashave qe janë shperbly me shume qmime e dekorata nga Dashakeqasit e Sqhiptarve

Beg Rizaj: Mirsad Ali Ahemti (Alekasnder Antic) Fazli Veliu (Ujak) Musa Xhaferi (Mama) Gzim Osdreni (Drin) Talat Xhaferi (Strela) kta jan qe i udhëheqësin vllezrit tan atje

Ilir Tahirsylaj: Komandant Sokoli Qka Po i bjen me kon Na Qe i kemi sherby Antiqi? Ti Sokol fort i ke raportu Antiqit, se une Begi e Mirsadi jemi kan ushtar sna ka vet kush

Sami Ukshini: Ilir ne atje kemi bere nje shërbim per vllezrit tan, sa i përket Alis ti e di se kush e ka emru. Jan do shoke te Alis qe ti hala po rrin me ta…!

Mirsad Ndrecaj: Kush janë ata Vlla ta dim edhe na

Shababn Vishaj: Pershendetje djem, qe ka vend per kritika këtu pajtohna edhe une ama te etiketohet Alia me kto etiketa une jam kategorik kundraj se nuk i shkojn përshtati!

Sami Ukshini: Shaban pom doket edhe ti e ke lexu Maji e Kuq

Mirsad Nrecaj: Sami qka eshte kjo Maji e Kuq

‘FOREIGN AFFAIRS’ – MAQEDONIA, SHEMBULL I VËRTETË I DËSHTIMIT

VOAL – Kriza e re kërcënon Ballkanin, Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë dhe Kosovën. Revista më me ndikim në botën e marrëdhënieve ndërkombëtare, “Foreign Affrairs”, vlerëson se këto tri shtete janë buzë greminës, të rrënimit të institucioneve dhe përshkallëzimit e dhunës.

E për këtë fajtor sipas kësaj reviste, janë disa liderë që po luajnë me kartën e nacionalizimit.

“Maqedonia është shembull i vërtetë i dështimit derisa SHBA-së dhe BE-së ky vend u intereson pak, ndaj Greqia po e bllokon rrugën e saj për në BE dhe në NATO”, shkruan “Foreign Affairs”.

Sipas revistës amerikane, kryeministri aktual, Nikola Gruevski, është i vendosur për të luftuar për pushtet deri në fund, duke lënë stabilitetin e Maqedonisë nën rrënoja.

Sipas “Foreign Affairs”, edhe Kosova është në gjendje të mjerueshme. Si “rrezik” përmenden opsionet për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, gjë që do të sillte konflikt të ri me Beogradin.

“Brukseli dhe Washingtoni, duhet të bëjnë presion te liderët shqiptarë, që të përparojnë në reforma dhe sundim të ligjit”, shkruan kjo revistë.

Islami radikal dhe ndikimi rus janë dy faktorë, të cilët sipas revistës amerikane paraqesin rrezik për Bosnjën, ndërsa për udhëheqësit politikë të serbëve dhe kroatëve vlerësohet se po bëjnë lëvizje të veçanta për ndarjen e vendit.

Me situatën në Maqedoni është marrë edhe BBC-ja, e cila vlerëson se përgjimet sekrete të publikuara nga lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, konfirmojnë komplotet e ministrave për të manipuluar zgjedhjet dhe fshehjen e një vrasjeje, ku javën e kaluar dy ministra dhe kreu i inteligjencës kanë dhënë dorëheqjet.

BBC-ja në artikull, shkruan po ashtu se jostabiliteti politik në Maqedoni vjen edhe si pasojë e përleshjeve të armatosura të javës së kaluar midis shqiptarëve etnikë dhe policisë.

DEPUTETJA E BDI-së ERMIRA MEHMETI KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT

VOAL – Ermira Mehmeti, deputetja e BDI-së, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, ku bën pjesë edhe partia e saj si partnere koalicioni me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, për shkak të, siç thotë, dështimeve totale.

“Une kam votuar per kete Qeveri sepse kam besuar se:

– do te anetaresohemi ne NATO
– do te nisim negociatat per UE
– do te realizojme premtimet per barazi te plote
– do te rikthejme vlerat e demokracise
– do te rivendosim sigurine

Por, gjate gjithe kesaj kohe, Qeveria:
– e izoloi vendin nga partneret nderkombetare
– e rrenoi imazhin pozitiv te vendit
– nuk tregoi asnje respekt per parimet e bashkeqeverisjes etnike
– pa ndalur e luftoi realizimin e Marreveshjes se Ohrit
– vendosi autoritarizmin ne vend te demokracise
– refuzoi dialogun
– rrenoi bashkejetesen
– prishi kohezionon e brendshem
Mjaft ishte. As qytetaret dhe as komuniteti nderkombetar nuk mbeshtet qeverisjen jodemokratike. Eshte koha per dorëheqje”, ka shkruar deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.

XHABIR DERALLA NGA SHOQËRIA CIVILE: GRUEVSKI DHE QENTË E TIJ DUAN LUFTË

Në protestën e organizuar nga opozita në Shkup, e mori fjalën edhe Xhabir Deralla nga shoqëria civile. Ai midis të tjerave tha: “Sot erdha këtu për t`i porositur ata që lexojnë batuta nga foltoret, që këndojnë nga foltoret, atë gjë ta bëjnë në burg.” Populli sot erdhi me të veten. Erdhi koha e lirisë, të drejtave dhe barazisë, porositi Xhabir Deralla nga organizata Civil.

“Hyrjet dhe ndërtesat që nuk ekzistojnë njerëz për t`i kapur për veshi, ajo është fitorja e tyre zgjedhore. Ai dhe qenët e tij duan luftë. Pse? Për të shpëtuar nga drejtësia. Dënime, kjo është jeta e jonë, ndërsa ata si sulltanë jetojnë. Më jep punë, ja librezën e partisë. Këtu është populli që nuk ka harruar se çka është liria. Rënia është e patjetërsueshme.”, tha ndërmjet tjerash Deralla. /Zhurnal/

ZAEV – GRUEVSKI I KA ORËT E NUMËRUARA

 

VOAL – SHKUP – Vazhdon edhe në këto çaste protesta e opozitës para Qeverisë me një pjesëmarrje masive të qytetarëve të ardhur nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Aty vazhdojnë të protestojnë së bashku maqedonas, shqiptarë dhe pjesëtarë të të gjitha bashkësive tjera etnike.

Aktualisht, masës së tubuar në protestën gjithëpopullore para Qeverisë në Shkup, i është drejtuar lideri i opozitës, Zoran Zaev .

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate tha se ka ardhur koha që kryeministri, Nikolla Gruevski, përfundimisht të ikë nga pushteti.

“Gruevski i ka orët e numëruara dhe çdo moment duhet të braktisë godinën e Qeverisë”, deklaroi Zaev.

Ai akuzoi Qeverinë për veprimtari kriminale, falsifikim të zgjedhjeve, dhunë ndaj institucioneve dhe ndaj qytetarëve përmes shantazheve të ndryshme.

E vërteta për Maqedoninë ka dalë në sipërfaqe dhe kjo dëshmohet edhe me rrugët e Shkupit të mbushura me njerëz. Ne kemi vendosur të kthejmë demokracinë. Ky muaj do të hyjë në histori për kthesën e re të Maqedonisë. Do të vendosin sundimin e ligjit. Këtë po e bëjmë me të gjithë qytetarët pa dallim përkatësinë e tyre etnike dhe fetare”, theksoi Zaev duke kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit, drejtuesve të televizionit shtetëror dhe të gjithë funksionarëve të përfshirë në aferën e përgjimeve.

Ai tha zgjidhja e vetme për krizën politike është formimi i qeverisë kalimtare dhe përgatitja e vendit për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Zaev tha se nuk do të ketë tërheqje pa vendosjen e rendit dhe ligjit në Maqedoni, duke shtuar se një gjë e tillë do të arrihet vetëm me largimin e Nikolla Gruevskit.

Folësit e deritashëm drejtuan kritika të ashpra ndaj Qeverisë për, siç thanë, krimet që janë zbardhur nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve, për dhunën dhe frikën që po praktikohet nga regjimi i kryeministrit Gruevski.

Ata thonë se protesta e sotme është shans për një fillim të ri në Maqedonisë, për kthimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Protesta po ndiqet edhe nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa vërehet edhe prani e madhe e forcave speciale të policisë që po sigurojnë objektin e Qeverisë.

“Gruevski ik”,”Lamtumirë Nikolla” “Poshtë Qeveria kriminale”, “Protestoj”, janë vetëm disa nga parullat që po mbajnë protestuesit në duar.

​​

​​Deri në këto momente, protesta po zhvillohet e qetë dhe pa incidente.

Masës së tubuar të parët i janë drejtuar studentët.

“Studentët janë këtu janë jo për të mbështetur ndonjë parti, por për t’i thënë ik këtij regjimi. Kërkojmë të ardhme këtu në vend dhe jo jashtë vendit”, ka theksuar një student, i cili iu drejtua të pranishmëve.

Më pas një studente tjetër shqiptare, 21 vjeçe, tha se dëshiron të jetojë në një shtet, që siguron të ardhme për të rinjtë.

“Gjenerata ime tashmë i ka vendosur themelet e një shoqërie multi-etnike dhe jam e bindur se gjenerata ime asnjëherë nuk do të jetojë një luftë të re, sepse gjenerata ime beson në fuqinë e bashkësisë, beson në lirinë dhe demokracinë, prandaj jemi më rezistent dhe kosistent në betejën për realizimin e ideve tona”, iu drejtua masës së tubuar një studente shqiptare.

Ndërkaq, edhe qytetarët e shumtë që i janë bahskuar protestës, shprehin kritika ndaj udhëheqësve politikë.

“Vij nga qyteti i Gostivarit, ne protestojmë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë, sepse ministrat tanë flenë dhe kjo na ka nxjerrë në protesta. Ministrat shqiptarë derisa rrinë brenda në Qeveri, ndodh Kumanova, pra të gjithë ministrat e kësaj qeverie duhet të shkojnë, sepse prej tyre s`ka gjë”, ka thënë një qytetar, i cili kishte ardhur për të protestuar nga Gostivari.

“Unë protestoj se ky pushtet është i papërgjegjshëm dhe i pamoralshëm, prandaj duhet të japë dorëheqje”, ka thënë një qytetar tjetër, i cili tha se kishte ardhur në Shkup nga Shtipi.

“Kërkojmë lirimin e qytetarëve të pafajshëm që mbahen në burgje për rastin MONSTRA. Kërkojmë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, realizmin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që ndodhi në Kumanovë ishte terror, kërkojmë që ngjarje të këtilla të mos përsëriten më”, ka theksuar një qytetare nga Kumanova.

Kam ardhur të protestoj kundër një pushteti jodemokratik, protestoj kundër asaj se pushteti refuzon të dëgjojë popullin, protestoj kundër kësaj qeverie, e cila mbijeton falë nxitjes së nacionalizmave”, është shprehur një një qytetare nga Shkupi./REL

VAZHDON PROTESTA MASIVE GJITHËPOPULLORE NË SHKUP – DERI NË DORËHEQJEN E GRUEVSKIT

17-05-2015 16-42-57

VOAL – SHKUP – Vazhdon edhe në këto çaste protesta e opozitës para Qeverisë me një pjesëmarrje masive të qytetarëve të ardhur nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Aty vazhdojnë të protestojnë së bashku maqedonas, shqiptarë dhe pjesëtarë të të gjitha bashkësive tjera etnike.

Masës së tubuar vazhdojnë t’u drejtohen përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, studentë, ndërsa më vonë pritet edhe paraqitja e kreut të opozitës, Zoran Zaev.

Folësit e deritashëm drejtuan kritika të ashpra ndaj Qeverisë për, siç thanë, krimet që janë zbardhur nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve, për dhunën dhe frikën që po praktikohet nga regjimi i kryeministrit Gruevski.

Ata thonë se protesta e sotme është shans për një fillim të ri në Maqedonisë, për kthimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Protesta po ndiqet edhe nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa vërehet edhe prani e madhe e forcave speciale të policisë që po sigurojnë objektin e Qeverisë.

“Gruevski ik”,”Lamtumirë Nikolla” “Poshtë Qeveria kriminale”, “Protestoj”, janë vetëm disa nga parullat që po mbajnë protestuesit në duar.

​​

​​Deri në këto momente, protesta po zhvillohet e qetë dhe pa incidente.

Masës së tubuar të parët i janë drejtuar studentët.

“Studentët janë këtu janë jo për të mbështetur ndonjë parti, por për t’i thënë ik këtij regjimi. Kërkojmë të ardhme këtu në vend dhe jo jashtë vendit”, ka theksuar një student, i cili iu drejtua të pranishmëve.

Më pas një studente tjetër shqiptare, 21 vjeçe, tha se dëshiron të jetojë në një shtet, që siguron të ardhme për të rinjtë.

“Gjenerata ime tashmë i ka vendosur themelet e një shoqërie multi-etnike dhe jam e bindur se gjenerata ime asnjëherë nuk do të jetojë një luftë të re, sepse gjenerata ime beson në fuqinë e bashkësisë, beson në lirinë dhe demokracinë, prandaj jemi më rezistent dhe kosistent në betejën për realizimin e ideve tona”, iu drejtua masës së tubuar një studente shqiptare.

Ndërkaq, edhe qytetarët e shumtë që i janë bahskuar protestës, shprehin kritika ndaj udhëheqësve politikë.

“Vij nga qyteti i Gostivarit, ne protestojmë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë, sepse ministrat tanë flenë dhe kjo na ka nxjerrë në protesta. Ministrat shqiptarë derisa rrinë brenda në Qeveri, ndodh Kumanova, pra të gjithë ministrat e kësaj qeverie duhet të shkojnë, sepse prej tyre s`ka gjë”, ka thënë një qytetar, i cili kishte ardhur për të protestuar nga Gostivari.

“Unë protestoj se ky pushtet është i papërgjegjshëm dhe i pamoralshëm, prandaj duhet të japë dorëheqje”, ka thënë një qytetar tjetër, i cili tha se kishte ardhur në Shkup nga Shtipi.

“Kërkojmë lirimin e qytetarëve të pafajshëm që mbahen në burgje për rastin MONSTRA. Kërkojmë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, realizmin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që ndodhi në Kumanovë ishte terror, kërkojmë që ngjarje të këtilla të mos përsëriten më”, ka theksuar një qytetare nga Kumanova.

Kam ardhur të protestoj kundër një pushteti jodemokratik, protestoj kundër asaj se pushteti refuzon të dëgjojë popullin, protestoj kundër kësaj qeverie, e cila mbijeton falë nxitjes së nacionalizmave”, është shprehur një një qytetare nga Shkupi.

Kreu i opozitës, Zoran Zaev, ka thënë se protesta nuk do të ndalet deri në largimin e Nikolla Gruevskit./REL

17-05-2015 16-44-1317-05-2015 16-45-1517-05-2015 16-44-5917-05-2015 16-46-06 17-05-2015 17-00-22

SHQIPTARË E MAQEDONË BASHKË NË PROTESTË

VOAL – Duket shumë qartë nga regjistrimet e hedhura në youtube – se në protestë marrin pjesë shumë shqiptarë. Këtë e tregojnë edhe flamujt kombëtarë shqiptarë që valëviten krahas flamurit të Maqedonisë. Këtë e pohojnë edhe mediat se shqiptarët u janë bashkuar maqedonasve në protestën paqësore e cila po mbahet në qendër të Shkupit e ku janë të pranishëm me dhjetëra mijëra qytetarë.

Një prej atyre momenteve ku shqiptarët me flamurin kombëtarë në duar u bashkohen rreshtit të parë të protestuesve maqedonas paraqitet edhe në këtë video të cilën e ka realizuar aktivisti Rron Gjinovci citon gazeta Zëri.

17-05-2015 15-53-50

17-05-2015 15-53-26

 

 

 


Send this to a friend