VOAL

VOAL

Haradinaj: Në Banjallukë u këndua në mbështetje të gjenocidit ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, reagoi ndaj një marshimi në Banjallukë të Republikës Sërpska në Bosnje, ku u kënduan, siç tha ai, këngë gjenocidiale kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ai e cilësoi këtë veprim si provokim të Serbisë ndaj Kosovës përmes, siç tha, “satelitit të quajtur Republika Sërpska”.

“Në Banjallukë, një njësit me tipare të pastra paramilitare në marshin më provokues që synon destablilizimin e tërë Ballkanit këndon këngën e ‘Heronjve të Kosovës’, e cila në tekstin e saj thërret për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës. Njësiti dhe kënga gjenocidale përcillet me thirrjet kundër Bashkimit Evropian”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Kjo skenë që përkujton sentimentin gjakpirës të aparaturës së Millosheviqit bëhet në nder dhe para kryeministres kukull të (v.j.presidentit të Serbisë) Vuçiqit, Ana Bërnabiq, dhe ministrit të Mbrojtjes kukull të Rusisë, Aleksandar Vulin”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Haradinaj kritikoi edhe Bashkimin Evropian, duke thënë se BE-ja i shfrytëzon të gjitha kanalet për të bërë presion ndaj Kosovës për shfuqizimin e taksës doganore që i është vënë Serbisë dhe Bosnjës.

“Edhe përkundër këtij disbalansi të politikës së Bashkimit Evropian, Kosova është e përkushtuar që të jetësojë idealet evropiane në ekonomi, sundim të ligjit, mbrojtje e zhvillim. Synimi ynë strategjik është integrimi dhe anëtarësimi euro-atlantik dhe përqafimi i vlerave të demokracisë, përderisa Serbia ka Rusinë si alternativë kërcënuese në zemër të Evropës”, shkroi Haradinaj.

Në Banjallukë, të mërkurën, u shënua Dita e Republikës Sërpska, pavarësisht faktit se Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës e ka shpallur atë jokushtetuese në vitin 2015.

Kosovë – Rritet importi i markave ndërkombëtare nga Maqedonia dhe Shqipëria

Luljeta Krasniqi – Veseli

Vendosja e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për importin e produkteve të brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka rritur importin e këtyre produkteve nga vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci tha për Radion Evropa e Lirë se ndonëse është kohë e shkurtë që të ketë lëvizje të mëdha, vërehet një rritje e lehtë e importit të këtyre brendeve të huaja, të cilat prodhohen në vendet tjera fqinje.

“Është shumë herët të vërehet ndonjë rritje e madhe, pasi që kompanitë e mëdha kanë produkte të tilla në stoqet e tyre, po normalisht që vërehet një rritje e lehtë e importit nga vendet fqinje. Me kohë, këto brende do të zëvendësohen, pasi për shembull, një produkt i një brendi të huaj ka prodhimtari në gjithë Ballkanin dhe nuk është ndonjë problem që të zëvendësohet”, thekson Stavileci.

Stavileci shton se që nga vendosja e taksës 100 për qind për importin e produkteve të brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka pasur disa hyrje, por ato kanë qenë të lëndës së parë dhe jo të produkteve finale.

Qeveria e Kosovës më 6 nëntor, të viti të kaluar, fillimisht kishte vendosur taksë doganore 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo taksë doganore u ngrit në 100 për qind më 21 nëntor.

Derisa, më 28 dhjetor Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendosë taksë doganore 100 për qind edhe për produktet e importuara nga brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, thotë se ka filluar të rritet prodhimi pas vendosjes së taksave doganore.

“Ka ndodhur një rritje dhe kjo rritje është vërejtur gjatë muajit dhjetor (të vitit 2018). Gjatë muajit dhjetor kemi pasur një rritje për 30 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2017. Sa i përket vendosjes së taksës edhe për produktet me brende të huaja, kjo ende nuk është vërejtur, pasi që është kohë e shkurt dhe efekti mund të shihet pak më vonë”, thekson Palushi.

Ai shton se nga taksa 100 për qind për brendet e ndërkombëtare, të cilat prodhohen në Serbi nuk do të ketë mungesë të atyre produkteve, pasi që disa produkte të brendeve të huaja që janë prodhuar në Serbi, të njëjta prodhohet edhe në Tiranë edhe në Shkup.

“Këto produkte të brendeve ndërkombëtare që të zëvendësohen me produkte vendore nuk është e arritshme, pasi që në Kosovë nuk e kemi të zhvilluar këtë industri prodhuese. Por, ato do të zëvendësohen duke u importuar nga vendet tjera, përkatësisht nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Palushi.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës, pas vendosjes së taksës 100 për qind për brendet e huaja ndërkombëtare të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka shprehur shqetësim për vendosjen e barrierave tregtare.

Përmes një komunikate për media, Oda Ekonomike Amerikane kishte theksuar “se çfarëdo vendimi për barriera tarifore dhe jotarifore do të gjenerojë efekte negative për ekonominë e Kosovës në periudhë afatgjatë meqë sipas tyre, do të ndikojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe do të pengojë prospektet për krijimin e vendeve të punës, duke lënë në hije efektet pozitive shkurtpamëse që vendimi mund të ketë”.

Vendosja e këtyre taksave doganore kishte ngritur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë. Serbia, e cila para vendosjes së kësaj takse në ditë eksportonte në Kosovë mallra në vlerë mbi 1 milion euro, kërkoi heqjen e taksës si kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy shteteve.

Ndërkohë, mekanizmat ndërkombëtarë, si Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan që të hiqet taksa, duke e konsideruar taksën 100 për qind edhe si shkelje e Marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA.

Por, Qeveria e Kosovës, të paktën deri më tani, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi.

Ahmeti: Thaçi deri të premten duhet t’ia dorëzojë Ekipit negociator dokumentacionin për dialogun

Delegacioni shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë i ka dërguar dje kërkesë presidentit Hashim Thaçi për marrjen e dokumentacionit të procesit që është zhvilluar deri tani.

Këtë e ka bërë të ditur njëri nga dy kryesuesit e Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, i cili thotë se Thaçi ka kohë deri të premten që të dorëzojë materialin e kërkuar, derisa shton se presidenti duhet ta kuptojë që kjo nuk është garë me njëri-tjetrin.

“E kemi dorëzuar edhe zyrtarisht kërkesën si delegacion shtetëror te Presidenca, që të na ofrojë të gjithë materialin që e ka në dispozicion deri të premten, që i bie 11 janar.

Pra, ne kërkojmë që të na dorëzohet ky dokumentacion, që ka diçka që është diskutuar, ato çështje mund t’i flasim. Nuk ka kuptim që neve si delegacion shtetëror, të mos na vihet në dispozicion dhe nuk kam parë ndonjë rezistencë të madhe, tash mbetet ta shohim. Pra, edhe Thaçi duhet ta kuptojë që nuk është kjo garë me njëri tjetrin, është një bisedë, një dialog goxha i vështirë dhe këtu mund të kemi ndoshta idetë e ndryshme, mospajtimet, por besoj që Kosova do të ishte shumë më e fuqishme po ta kishte një zë dhe këtu gjithmonë”, ka thënë Ahmeti për KP.

Ai është skeptik se do të ndodhë marrëveshja përfundimtare me Serbinë, e nëse marrëveshja ndodhë, sipas tij, duhet të jetë fitore për të dyja palët, ku Kosova e fiton përfundimin e formalitetit dhe pavarësisë, duke u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Teksa sipas tij, edhe Serbia përfundimisht heq dorë nga një barrë e madhe, me garancën që e kërkon për minoritetin serb në Kosovë.

Ahmeti gjithashtu ka kritikuar Vetëvendosjen e LDK-në për mos pjesëmarrje në Ekipin Negociator, duke thënë se “ato janë të papërgjegjshme politikisht”.

BISHAT E EGRA NË PD TË KOSOVËS – Nga BINAK MAXHARRAJ

Bishat e egra kur të çarten, ato e shtojnë turrin dhe sulmojnë nga të
gjitha anët. Këto ditë PDK nuk dallon fare nga bishat e egra, sepse
vërtetë ata janë bisha të çartura sulmojnë nga të gjitha anët kur janë
në zor. S’do mend së këto ditë PDK e kanë kapë edhet është sëmur
mentalisht dhe sillet kështu si e çartur, veç sulmon kur është në
nevojë, e kur nuk është në nevojë ajo ua jep shkelmin partnerëve. PDK
i ka punët pisk më dialogun, ka mbetur ka sharrua në të si në një
ndyrësirë, sepse dialogu në të cilën është ngujua i cili i sjell dëm
të madh vendit, dhe kjo do të vërtetohet së shpejti se çfarë loje të
fëlliqet është tu luajt PDK.

PDK-ja, pasi që është ngujua keq më dialogun e kanë kapë edhe, po
kërkon shpëtim te opozita.

Por opozita e sidomos LDK ka ngulë këmbë se kësaj radhe nuk do t’i
del në ndihmë bishës së çartur PDK, ajo nga inati e ka lëshuar të tërë
arsenalin e saj kundër LDK-së që nga kryetari i saj e më poshtë. Kjo
është një fushatë denigruese e Klanit Pronto, shumë shqetësues që kemi
një parti të tillë në skenën politike, më njerëz analfabet të cilët
nuk dinë të bëjnë shtet, por dinë të shkatërrojnë shtetin. Edhe
dialogu është në funksion të shkatërrimit të shtetit, dhe mu për këtë
i ka kapë panika, janë bë si të çartur, të humbur, kërkojnë ndihmë,
kërkojnë shpëtim.

Tanimë LDK-ja e ka mësuar “lojën e tradhtisë” së PDK-së dhe kësaj
radhe ka vendosur që mos ti del në ndihmë, dhe kjo është mençuri e
sajë, për të mos e nxjerrë fundërrinën PDK nga plehu që ka ra.

Gjithë kjo fushatë denigruese ndaj LDK, e ka vetëm një qellim për të
ia lënë LDK një pjesë të patates së nxehtë në dorë, për të nda
përgjegjësin më LDK, po ku ndahet përgjegjësia për diçka që nuk ka
marrë pjesë në të. PDK e bënë këtë për ta shpëtuar fytyrën e saj të
zezë, për ta ndarë përgjegjësinë me LDK-në. Populli së shpejti do ta
kuptojë për kompromiset që i ka bërë Hashim Thaçi krye në vete, do të
kuptojë se një mëngjes populli do të mbetet pa frymë kur të kuptoi se
ka mbetur pa pjesën më të pasur në botë, veriun e Kosovës. Kjo është
tradhtia më e madhe që i bahet vendit, shtetit te vetë, por ky huligan
politik i drejtuar kryesisht nga Serbia dhe Rusia nuk ka dert që për
interesa personale ta shes edhe shtetin e vet. Këtë njeri historia do
ta dënojë shumë keq.

Kreu i LDK-së e kritikon Ekipin negociator

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar Ekipin negociator të Kosovës, i cili ka zhvilluar të martën një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në kuadër të përgatitjes së fazës së ardhshme të dialogut me Serbinë.

Sipas Mustafës, gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, të martën në Bruksel, “Kosova u përfaqësua nga një delegacion pa relevancë”.

Sipas Mustafës, Ekipit negociator i është dhënë një porosi e qartë se “duhet të kthehen në Kosovë ta heqin taksën” prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

“Bashkëkryesuesit në deklaratat e tyre nga Brukseli u munduan t’i tregojnë Kosovës se kush janë. Ata u morën me vetveten, jo me esencën e dialogut; u morën me taksën, pa dhënë përgjigje, dhe u morën me LDK-në”, ka deklaruar Mustafa.

Kryetari i LDK-së ka thënë po ashtu se Kosova në Bruksel duhet të përfaqësohet nga një “Qeveri me përkrahje të gjerë, e cila për çështje të dialogut arrin të sigurojë unitet. Ndryshe, të tjerët do na i bëjnë letrat e ne do të vazhdojmë të përplasemi ndërmjet veti”.

Ekipi negociator i Kosovës ka realizuar të martën një takim konsultues me zyrtarët e Bashkimit Evropian. Pas takimit, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ka kërkuar që Kosova të heqë taksën prej 100 për qind të vënë në muajin nëntor.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i këtij procesi, ka kërkuar që të dy palët, në fund të këtij procesi të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila pos tjerash, do t’u hapë perspektivën evropiane të dyja shteteve.

Greva e minatorëve të “Trepçës” shpërfaq mospajtimet me Bordin

Nadie Ahmeti

Ka katër ditë që minatorët e kombinatit “Trepça” kanë hyrë në grevë të përgjithshme, me kërkesat drejtuar institucioneve të Kosovës për rritjen e pagave për 20 për qind, shkarkimin e Bordit të këtij kombinati, ndalimin e punësimit pa konkurs dhe krijimin e kushteve më të mira për punë.

Po ashtu, minatorët po kërkojnë që të gjitha vendburimet përreth “Trepçës” dhe të gjitha zonat e interesit të përfshihen në draft-statutin e këtij kombinati.

Kjo kërkesë ishte paraqitur edhe në grevën e minatorëve që është mbajtur në muajin korrik të vitit të kaluar.

Njëherësh, ata kërkojnë që t’iu njihet përvoja e punës, siguria shëndetësore në punë, si dhe pensioni të jetë 70 për qind i pagës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, njëherësh anëtar i Bordit mbikëqyrës të “Trepçës”, tha për Radion Evropa e Lirë, se mbi 1 000 punëtorë të këtij kombinati, që nga java e kaluar po qëndrojnë në grevë në vendet e tyre të punës.

Kurse, të mërkurën, thotë Sadiku, do të vendoset për ndryshimin e formës së grevës. Ai nuk e përjashton mundësinë që punëtorët të mbyllën në minierë apo të nisen në këmbë nga Mitrovica në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

“Realisht këshilli grevist ka paralajmëruar që mund të merren hapa tjerë më radikal. Nuk përjashtohet mundësia e mbylljes në minierë ose nisja e punëtorëve për të protestuar në Prishtinë. Këto dy opsione janë të kapshme dhe përkrahen nga sindikata e punëtorëve”, tha Sadiku.

Kurse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se “Trepça” ka qenë peng i situatës politike në Kosovës.

“Jemi afër zhbllokimit të këtij pengu. Nuk do të zhbllokohet në Bruksel, por do të zhbllokohet në Prishtinë dhe Mitrovicë. Kërkesat e minatorëve janë legjitime dhe jam i bindur se do të gjejmë zgjidhjen së bashku”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, kryetari i Bordit mbikëqyrës të “Trepçës”, Ardian Syla, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë njohuri se një ndër kërkesat e grevistëve është edhe shkarkimi i anëtarëve të Bordit. Ai ka rikujtuar se Bordin e emëron dhe e shkarkon Qeveria e Kosovës.

Kurse sa u përket kërkesave tjera, Syla thotë se rritja e pagave aktualisht është e pamundur. Ai thotë se paga mesatare e punëtorëve në “Trepçë” është mbi 750 euro dhe kërkesa për rritje prej 20 për qind llogaritet kosto e lartë për ndërmarrjen. Ndërkaq, punësime pa konkurs, sipas tij, në “Trepçë” nuk ndodhin.

“Rritja e pagave për momentin është e pamundur, për shkak të gjendjes financiare në të cilën gjendet ndërmarrja. Nuk ka afarizëm pozitiv dhe nuk ka pasur afarizëm pozitiv për një kohë të gjatë, është një kosto shumë e lartë që e rrezikon stabilitetin financiar të ndërmarrjes”, tha ai.

Sa i përket kërkesës për zgjidhjen e statutit të kombinatit “Trepça” dhe zbatimit të ligjit, Syla shprehet se kjo është kërkesë e Bordit, por që është penguar nga greva e minatorëve e mbajtur në korrik të vitit të kaluar.

“Pasi është kërkuar që të futën në statut disa çështje që nuk e kanë vendin në statut, siç janë çështjet sociale dhe disa asete që nuk i ka paraparë Ligji për Trepçën”, tha Syla.

*Video nga arkivi: Vitet e humbura të “Trepçës”

Ai rikujton se pas grevës që ishte mbajtur në muajin korrik të vitit 2018, Qeveria e Kosovës kishte formuar grupet punuese të cilat kishin për detyrë t’i vlerësonin asetet që janë në pronësi të “Trepçës” dhe përfshirjen e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare, si dhe të bënin trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga sindikata e minatorëve të “Trepçës”.

Këto grupe punuese i kanë dërguar rekomandimet e tyre në Qeverinë e Kosovës.

Kështu që Syla shpreson se në një nga seancat e para të Kuvendit të Kosovës pritet të aprovohet statuti i “Trepçës”.

Edhe Xhevdet Tahiri, ushtrues detyre i drejtorit menaxhues të ndërmarrjes “Trepça”, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata financiare aktualisht nuk siguron rritjen e pagave, kurse pajtohet me kërkesën e punëtorëve që të fillojë të zbatohet Ligji për Trepçën.

Ai thotë se pa regjistrimin e ndërmarrjes si shoqëri aksionare, nuk mund të hapen rrugët e zhvillimit.

“Ndërmarrja ‘Trepça’ nga ana buxhetore qëndron shumë keq. Nuk ka asnjë mundësi buxhetore për të rritur pagat për 20 për qind. Unë kam takuar minatorët dhe kam kërkuar që të kthehen në vendet e punës sepse çdo ditë e humbur do shkaktojë probleme dhe telashe të mëdha”.

“Kurse sa i përket Ligjit për Trepçën, që në Kuvendin e Kosovës është miratuar para 27 muajsh dhe nuk ka filluar së zbatuari, normal që e përkrahi kërkesën për zbatim sepse statusi i ‘Trepçës’ njëherë e përgjithmonë duhet të definohet dhe ligji duhet të fillojë së zbatuari”, tha Tahiri.

Ndryshe, janë bërë dy vjet kur Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për Trepçën, me të cilin mëtonte ta rimëkëmbte dhe rivitalizonte ndërmarrjen. Por, si i tillë ky ligj nuk arriti të zbatohet në tërësi, për shkak të, siç thuhet, neglizhencës që treguan autoritetet e vendit karshi ndërmarrjes.

Në bazë të këtij ligji, pronësia e kompleksit u bart nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) te Qeveria e Kosovës, si aksionare kryesore me 80 për qind, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça”, i cili thuhej se do të mundësonte zbatimin e ligjit, u themelua 18 muaj pas miratimit të këtij ligji.

Thaçi shpall 2019-ën vit të NATO-s në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur vitin 2019-të, vit të NATO-s në Kosovë.

Siç thuhet në një njoftim të Presidencës, këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur “pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën”.

“Populli i Kosovës do u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre” thuhet në komunikatë.

Intervenimi i NATO-s në Kosovë ndaj caqeve serbe kishte filluar më 24 mars 1999 dhe kishte zgjatur gjithsej 78 ditë.

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan flet për vrasjen e Ali Ukës: Të dyshuarit kryesor janë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth vrasjes së ish-gazetarit Ali Uka.

Maralusha thotë se vdekja e gazetarit Uka, nuk ishte aksidentale, por, sipas tij, e gjitha ishte e planifikuar.

Madje ndër tjerash në ketë postim, ai thekson se arsyeja për rihapjen e këtij rasti është rrjedhja e disa informatave, ku dyshohet se aktorët kryesor të kësaj ngjarje janë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti.

Ja postimi i plotë i tij:

Vdekja e Gazetarit Ali UKA nuk esht akcident por i planifikuar?

Sipas disa burimeve të sigurta që vijnë nga disa burime zyrtare të një shteti perëndimor, vendimi është marrë që rasti i vrasjes së gazetarit Ali Uka të rishqyrtohet. Ali Uka u gjet i masakruar në vitin 1997 në një dhomë të një hoteli në Tiranë, që po ashtu shfrytëzohej bashkërisht me Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin. Vdekja e gazetarit Ali Uka, tash shqyrtohet se ka qenë një rast i planifikuar bashkërisht ndërmjet Sigurimit Shqiptar (SHISH) dhe Udhëhëqësisë Politike të atëhershme të UÇK-së.

Personi që do ta udhëheqë grupin hetues është caktuar dhe puna do të filloj sa më shpejt që situata të lejojë.

Arsyeja për rihapjen e këtij rasti është se kanë dalë disa informata tjera sheshit, ku dyshohet se aktorët kryesor të kësaj ngjarje janë, Hashim Thaçi (“Gjarpni”) dhe Xhavit Haliti (“Zeka”), të cilët kanë dhënë deklarata të rrejshme gjatë kohës së hetimeve fillestare në koordinim të plotë me Sigurimin Shqiptar (SHISH) të atëhershëm.

Tash dyshohet se vdekja e Ali Ukës ka qenë një koordinim ndërmjet SHISHI-t Shqiptar dhe Udhëheqësisë Politike të UÇK-së. Simbas rezultateve të hetimeve të atëhershme të bëra nga autoritetet Shqiptare – vdekja e gazetarit Ali Uka nuk ka qenë i një natyre politike, por ka qenë një rast kriminal.

Fundi i iluzioneve, fillimi i një shprese të re! – Nga Florim Zeqa

Përderisa në të kaluarën jo shumë të largët morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot imoraliteti, antivlerat, maskarallëku dhe poshtërimi njerëzor kanë njollosur imazhin dhe mjegulluar të ardhmën e shoqërisë sonë.
Përderisa shqiptarët e Kosovës në të kaluarën e afërt identifikoheshin me heroizmin, trimërinë, bujarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin, toleranacën,…tani janë kthyer në njerëz që urrejnë njëri-tjetrin, nga besnik në tradhëtar, nga besimtar në fanatik fetar, nga politikanë në biznesmen matrapaz, nga mbrojtës të pasurisë shoqërore në shkatërrues të saj!
E gjithë kjo është produkt i politikanëve të papërgjegjshëm, të cilët Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend pa përspektivë, ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma palindur, ku pasiguria dhe vdekja të shoqëron në çdo hap të jetës.
Pushtetarët aktual, përveqse sindromë kancerogjene e shtetit të Kosovës, janë shndërruar në thyerës të shpresave për jetë të popullatës shqiptare në Kosovë, kanë zvënitur edhe ëndërrat e qindramijëra mërgimtarëve për kthim të shpejtë në vendlindjen e tyre.
Qytetarët e zhgënjyer në këtë klasë kusarësh dhe matrapazësh politik, e kanë humbur besimin në liderët aktual dhe subjektet ekzistuese politike.
Me fuqizimin e pakicës serbe dhe varësinë e madhe ndaj ndërkombëtarëve, që moti e kemi humbur sovranitetin politik, me prodhime te huaja (kryesisht serbe) e kemi humbur sovranitetin ekonomik, pa shëndetësi cilësore, me arsimin gjysmak dhe degradim kulturor jemi bërë shtet për gjynah të zotit.
Dy dekada nga përfundimi i luftës dhe 11 vite nga rishpallja e pavarësisë përballë njëra-tjetrës ndodhen dy shtresa të skajshme të popullsisë; oligarkët e pushtetit (politikanët multimilionerë) përballë një popullate të varfër, madje skajshmërisht të varfër, të harruar dhe nëpërkëmbur nga të gjitha pushtetet e pasluftës.

Kuvendi në shërbim të oligarkëve në pushtet

Qytetarët e Kosovës nuk e kanë më asnjë arsye që të ju besojnë politikanëve të papërgjegjshëm, të shantazhuar, të korruptuar dhe tejinkrimuar. Mjafton t’i shikojnë veprimet e tyre të përditshme, t’i shikojnë pasuritë e tyre të paligjshme, të shikojnë jetën e tyre luksoze prej “Sheikëve” në Kosovën e varfër.
Politikanët milionerë aq shumë janë shkëputur nga interesat e popullit, saqë nuk e dëgjojnë më zërin e qytetarëve, nuk i shohin vuajtjet e përditshmërisë së tyre.
Aq thellë ka shkuar degradimi i institucioneve shtetërore, saqë edhe organi më i lartë ligjvënës në vend-Parlamenti i Kosovës është shndërruar në instrument të oligarkëve në pushtet.
Nuk ka ku shkon më keq, kur të zgjedhurit e popullit, në vend se të mbrojnë interesat e votuesve dhe qytetarëve të vendit, në Kuvendin e Kosovës votojnë ligje me rekomandim të qeveritarëve për rritjen enorme të pagave të pushtetarëve duke lënë në harresë të plotë shtresat më të varfëra dhe më të rrezikuara të shoqërisë.
Përtej kësaj marrëzie të “kuvendarëve” mercenarë të pushtetit, deputetët servil të liderëve të korruptuar partiak, me vendimet antishtetërore dhe antikombëtare në Kuvendin e Kosovës, e kanë rrezikuar dhe janë duke e rrezikuar seriozisht ekzistencën e shtetit dhe jetën e qytetarëve.
Nën diktatin e liderëve të shantazhuar partiakë, deputetët shqipfolës servil nga të gjitha partitë politike (me përjashtim të LVV-së) votuan në kundërshtim me betimin kushtetues të deputetit, duke i falur Malit të Zi hiq më pak se 8200 hektarë tokë.
Në këtë moment, pa shmangshëm parashtrohet pyetja logjike; Si t’u besohet atyre që shkelën betimin e dhënë dhe Kushtetutën e vendit, se nuk do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe herën tjetër…
Logjika e thjeshtë përgjigjet në këtë mënyrë; Ata (ato) që tradhtojnë njëherë, tradhtojnë përseri dhe me qindra herë!

Thirrjet e mërgatës, të pamjaftuara

Nga paslufta e këndej, të gjithë pushtetarët pa dallim, e kanë përbuzur dhe injoruar mërgatën, me të gjitha kapacitet intelektuale të saj nga frika e humbjes së pushtetit.
Megjithatë, mërgimtarët edhe pse me mijëra kilometra largë vendlindjes, për asnjë çast nuk e harruan atdheun e tyre. Mërgata e jonë përveq ndihmave të pakursyera materiale për familjet e tyre, asnjëherë nuk i ndali përpjekjet për investime në shtetin e Kosovës.
Mirëpo, barrierat byrokratike, haraçi i pushtetarëve dhe mungesa e sigurisë së kapitalit ua pamundësoi realizimin e investimeve në vendlindje.
Mërgata deri më tani i kanë provuar të gjitha mundësitë për ta bindur këtë klasë të papërgjegjshme për ndrrim të kursit qeverisës në vend.
Intelektualët nga mërgata, përmes shkrimeve analitike, kërkesave për ndryshim, peticioneve dhe formave tjera i bënë thirrje edhe popullatës për ndërgjegjësim dhe vetëdijësim, por të gjitha ishin të pamjaftuara.

Levizja e re politike, shpëtim për vendin

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve me gjak të pastër shqiptar, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe njëherë sikurse në fillimvitet e ’90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e uzurpatorëve, matrapazëve dhe zhvatësve të buxhetit të shtetit, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona shekullore.
Ndryshimet substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.
Krijimi i një levizje të re politike nga elita intelektuale, konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare është imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.
Levizja e re politike nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer të vetën,…pragmatizmi dhe patrioztizmi i tyre përfundon tek “URA” mbi lumin Ibër në Mitrovicë!
Levizja e re politike duhet t’i bashkoj të gjitha forcat progresive pa dallime rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga katandisja në humnerë dhe për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike.
Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër se heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Ardhja në pushtet e një klase të re e të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare.
Me forcimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm që do të luftohen dukuritë negative, do të krijohet siguri për investime dhe shpresë për ardhmëri në vendin tonë.

Me vendime të guximshme kolektive për forcimin e shtetit

Në rrethana normale do të mjaftonin 5 vite pas përfundimit të luftës, për rimëkëmbje ekonomike dhe paqe sociale në vendin tonë. Mirëpo, edhe pse kaluan afro dy dekada nga përfundimi i luftës, shtetit të Kosovës i mungon përspektiva zhvillimore, arsimi cilësorë, shëndetësia dhe kultura qeverisëse.
Si pasojë e ngufatjes së sistemit të drejtësisë nga politika, bartësit e institucioneve vjedhin në baza ditore buxhetin e shtetit dhe s’ka kush t’i dënojë!
Në anën tjetër qytetarët me bizneset e tyre kanë mbetur të pambrojtur në mes kusarëve politikë dhe hajnave ordinerë!
Po ndodhë kështu për faktin se shtetin e udhëheqin oligarkët politikë dhe ekonomik e jo dijetarët dhe atdhetarët e vërtetë.
Kjo na bënë të mos ndjehemi krenarë me shtetin për të cilin sakrifikuam shumë dhe pritëm një kohë tepër të gjatë!
Për ta bërë shtetin e Kosovës tërheqës dhe të dashur për të jetuar në të, duhet guxim e vendosmëri qytetare për marrjen e vendimeve kolektive për ndëshkimin e kusarëve politikë në pushtet dhe opozitë.
Vendimi kolektiv fillon me marrjen e vendimeve individuale për mos shitjen e votës për asnjë çmim apo premtim elektoral politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar.
Vendimi tjetër kolektiv fillon me injorimin dhe padëgjueshmërinë qytetare ndaj politikanëve që rropën e ç’rropën shtetin për 20 vjet rresht.
Grevat e përgjithshme dhe protestat mbarëpopullore deri në largimin përfundimtar nga skena politike e politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, do të hapë një fillim të ri, nga i cili do të lind një klasë e re dhe e pastër politike, që ka dijen dhe energjinë pozitive, vullnetin dhe guximin për ta bërë shtetin e Kosovës të dashur dhe tërheqës për të gjithë qytetarët pa dallim ideologjie politike apo fetare, përfshirë investimet dhe kthimin e mërgatës për të jetuar në vendin e tyre të lindjes.

Qytetarët në Gjakovë protestuan kundër vizitës së pelegrinëve serbë

Qytetarët në Gjakovë kanë protestuar sot duke kundërshtuar, siç u shprehën ata, një vizitë të pelegrinëve serbë.

Në dyert e kishës ortodokse serbe në Gjakovë, qytetarët protestues vendosën pankarta me mbishkrime të ndryshme, të tilla si “Gjakova nuk harron” dhe “I keni duart me gjak”.

Në një njoftim për media, organizatorët e protestës kanë thënë se ata do të kundërshtojnë ardhjen e pelegrinëve, pasi sipas tyre, në mesin e tyre ka edhe persona që kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Protestuesit, pasi qëndruan para kishës ortodokse u shpërndanë të qetë.

Sipas Policisë, e cila doli për të ruajtur sigurinë dhe se protesta ka qenë e qetë dhe ka kaluar pa incidente.

Sipas protestuesve, një grup i pelegrinëve serbë, pritej që sot të vizitojnë Gjakovën për festën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Por, drejtori i Policisë rajonale të Gjakovës, Ahmet Hasi, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga asnjë grup pelegrinësh se sot do të vizitojnë objektet fetare në Gjakovë.

“Pelegrinë nuk ka, vizitorë nuk ka prej askund. Ata (pelegrinët) kanë ardhur për çdo vit, por kësaj here nuk ka pasur informacione se do të vijnë. Ata nuk kanë bërë asnjë kërkesë te organet relevante që duhet t’i japin leje për një vizitë të tillë”, tha Hasi për Radion Evropa e Lirë.

Kurti kërkon bashkim të Luginës me Kosovën, i do preshevarët në Ekipin Negociator

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar të respektohet qëndrimi i shqiptarëve të Luginës për t’iu bashkuar Kosovën. E ka përmendur referendumin e vitit 1992 ku shqiptarët e asaj pjese janë shprehur pro bashkëngjitjes me Kosovën. Kurti ka kërkuar edhe përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës në Ekipin Negociator të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarata ai i ka bërë  në takim me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Saihu dhe sekretarin e këtij Kuvendi, Avni Aliti.

Në takim është diskutuar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe shqetësimet e tyre, tani para rifillimit të negociatave me Serbinë.

U tha se rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti.

“U pajtuam që çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti. Miratimi i Rezolutës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nuk përmenden fare të drejtat e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, reciprociteti me Serbinë si dhe mospërfshirja e asnjë përfaqësuesi nga këto tre komuna shqiptare nën Serbi në delegacion të bisedimeve, na bëjnë të brengosemi për përsëritjen e gabimeve të deritanishme dhe lënien e sërishme në harresë të këtyre qytetarëve shqiptarë”

Kreu i VV-së, ndër të tjera ka kërkuar edhe respektimin e Referendumit të vitit 1992, përmes të cilit qytetarët e Luginës kërkuan bashkimin me Kosovën.

“Ne mbështesim, qëndrimin e Salihut që në përbërje të delegacionit të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që bisedimet të bëhen mbi baza të reciprocitetit dhe ku shtrohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke pas parasysh Deklaratën e vitit 2006 të përfaqësuesve të Kuvendeve Komunale të të tre komunave si dhe referendumin e vitit 1992”, ka shkruar Kurti në Faceook.

Mërgimtarë, mos ja mësyni Merdares – pritje deri në 8 orë

Të gjithë ata që kanë zgjedhur Merdaren në rrugën për tu kthyer në vendet ku jetojnë dhe punojnë duhet të presin deri në 8 orë.

“Kufiri #Merdarë: pritja është 7 orë e 20 minuta deri 7 orë e 40 minuta për të dalë nga #Kosova”, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK).

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë u duhen vetëm 5 e më së shumti 10 minuta.

E përveq në Merdare, pritje tre orëshe ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Mirëpo, përveç në kufirin Kosovë-Serbi, me pritje qytetarët po përballen edhe ne kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

Politikanët e tërbuar pas pushtetit e rrezikuan të ardhmen e shtetit! – Nga Florim Zeqa

Shkaku pse njerëzit e ndershëm, me ndërgjegje të pastër dhe të guximshëm nuk mund ta gjejnë vetën në asnjë parti politike në Kosovë, është fakti se, të gjitha partitë politike, kush më shumë e kush tjetër më pak janë të financuara nga kompanitë e inkriminuara, janë të kontrolluara nga nëntokat kriminale dhe luftojnë vetëm për pushtet dhe privilegje personale, për të përfituar benefite për veti dhe klanet mafioze e jo për t’u shërbyer qytetarëve.

Liderët e shantazhuar partiak, rrezik për shtetin

Partitë e konsumuara politike nën drejtimin e liderëve të shantazhuar partiak, shtetin e Kosovës e kanë shndërruar në objekt pasurimi, ndërsa qytetarët i kanë shndërruar në skllevër e shërbëtor të tyre.
Të gjitha partitë politike pa dallim, pushtet dhe opozitë vetëm thirren në demokraci, por asgjë nuk kanë të përbashkët me vlerat demokratike, etikën dhe moralin njerëzorë.
Po ndodhë pikërisht kështu, për faktin e stërgjatjes së fazës së tranzicionit politik, mungesës së zhvillimit ekonomik dhe mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë.
Si pasojë e kësaj situate, partitë shtetndërtuese u shndërruan në rrënuese të shtetit, partitë e dala nga lufta u shndërruan në shkelëset më të mëdha të vlerave të luftës dhe gjakut të dëshmorëve.
Pasi në krye të shtetit erdhën njerëzit e pamoralshëm, pa etikë dhe pa trashëgimi të pastër dhe pa trung të fortë familjarë, pa histori të mirëfilltë dhe pa integritet personal, të cilët shumë shpejtë i harruan idealet mbi të cilat u ngriten në karrierë politike, duke u shndërruar në kusarë të tërbuar pas pushtetit dhe pasurimit të paligjshëm.
Së fundmi, politikanët e tërbuar pas pushtetit kanë hyrë në vallen e keqpërdoruesve të pushtetit, duke e rrezikuar seriozisht të ardhmen e shtetit.
Në rrethanat krijuara nga varfëria dhe mungesa e përspektivës zhvillimore, edhe njerëzit e mirë i kanë futur në botën e krimit, shkaku i varësisë së skajshme nga partitë e inkriminuara.

Privilegjet e pushtetit kriminal po vazhdojnë t`i gëzojnë edhe anëtarët e familjeve më emblematike si ajo e Adem Jasharit dhe ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Kur familjet e mëdha, me fuqi të madhe ekonomike, reputacion të gjërë dhe kredibilitet të pakontestueshëm kombëtar bien pre dhe bëhen pjesë e pushteteve të inkriminuara, fundosen shpresat dhe thyhet morali i familjeve me gjëndje të rënduar socio-ekonomike!
Kjo situatë paradoksale, ka bërë, që njerëzit e thjeshtë për të siguruar kafshatën e gojës për familjet e tyre të lakohen më lehtë para pushtetarëve të inkriminuar.
Kësisoji, ata që nuk iu nënstruan të keqës edhe në rrethanat më të vështira, gjatë periudhës së luftës dhe pasluftës, 20 vjet më pas u kanë mbetur vetëm dy rrugë; dorëzimi para të keqës ose të largohen përgjithmonë nga vendi i tyre!
Kjo u vjen nga kushtëzimet në forma të ndryshme nga ana e pushtetarëve, qoftë me; punësime, regjistrime në shkolla e fakultete, shërimin në spitale, marrjen e statusit të veteranit apo invalidit të luftës e deri tek asistenca e thjeshtë sociale.

“Kompromisi i dhimbshëm”, produkt i klasës politike mercenare

Me këtë klasë politike në pushtet deri në fund të vitit 2019, do të kemi më pak shtet e më shumë kriminalitet, do të kemi tkurrje territoriale dhe zvogëlim të popullatës shqiptare në Kosovë.
Me këtë klasë politike në pushtet, përveq humbjes territoriale do të ndodhë fuqizimi i mëtutjeshëm i pakicës serbe me shtimin e kompetencave ekzekutive të Asociacionit të komunave serbe në brendi të vendit dhe zgjerimit të autritetit të kishave dhe manastireve serbe gjithandej Kosovës nën mbikëqyrjen e rreptë të UNESCO-s dhe lidhjes së drejtëpërdrejt me Beogradin, gjë e cila e dërgon pashmangshëm Republikën e Kosovës drejtë zhbërjes si shtet i pavarur dhe sovran!
Duke pasur në krye të shtetit të njëjtit politikanë të pasinqertë, të korruptuar, të tejinkriminuar dhe të dëmshëm për qytetarët, lehtësisht mund të ndodhë mashtrimi i radhës si “kompromisi i dhimbshëm” në emër të liberalizimit të vizave dhe kinse “normalizimit të madhënjeve” me Serbinë, shtetin që nuk e njeh dhe as pranon ekzistencën e shtetit tonë-Republikës së Kosovës.

Të pabesëve nuk iu zihet besë

Si t’u zihet besë atyre që i vunë flakën parlamentit në emër të mbrojtjes së territorit, e që më pas me dorën e tyre i falen Malit të Zi mijëra hektarë tokë, i falen përjetësisht Çakorrin, Kullën e Bjelluhën pa e marrë liberalizimin e vizave dhe pa e marrë asnjë milimetër tokë nga Mali i Zi!
Kushti i radhës mund të jetë akoma më i dhimbshëm, që Kosova ta bëjë marrëveshjen e planifikuar nga Serbia dhe të imponuar nga BE-ja, nga e cila Kosova do të dali e dëmtuar për mijëra kilometra katrorë, me humbjen e resurseve natyrore, pasurive kryesore nëntokësore (Trepça, Ujmani, etj) si dhe ndarjen e sovranitetit të shtetit të mbetur në disa pjesë; në Kosovën shqiptare (me Prishtinën e zgjeruar me komunat shqiptare), atë serbe (AKS-në e zgjeruar me enklavat, kishat dhe manastiret serbe) si dhe pjesën turke (pjesën e Prizrenit të erdoganizuar me mbetjet turkofile gjithandej Kosovës)!
Ky nuk është defetizëm, por rrezik real nga i cili kanoset sovraniteti i Republikës së Kosovës nga armiqt shekullorë (Serbia dhe Turqia).
Popullata shqiptare dhe qytetarët e vendit i kanë akoma të freskëta copëtimet e një shekulli më parë dhe copëtimin e vitit të kaluar me bekimin e deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës.
Ide të tilla mund të shfaqen sërish nga zyrat e mercenarëve të Prishtinës dhe Tiranës, të cilët për ruajtjen e kolltuqeve të tyre, as që i bëjnë hesap trojet shqiptare!
Mbetët në dorën e qytetarët të vendit që të përcaktohen, se a do të pranojnë të japin përseri territor, që të lëvizin pa viza apo të sakrifikojnë vizat për mbrojtje të territorit të vendit të tyre!?
Ndryshe, armiqt tonë shekullorë, sa për këtë lidership të shantazhuar dhe këtë klasë politike të korruptuar dhe tejinkrimunar edhe përgjysmë mund e do ta ndajnë këtë Kosovë të vogël e të pa zot shtëpie.
Andaj ju bëj thirrje vëllazërore të gjithë qytetarëve të vendit tim, mos ju besoni politikanëve të shantazhuar, mos besoni në ato që i thonë për konsum të brendshëm politik, por shiqoni veprimet e tyre,…shiqoni pasuritë e tyre të paligjshme, shiqoni jetën e tyre prej “Sheikëve” në Kosovën e varfër, shiqoni si janë shkëputur nga interesat e popullit e shtetit!
Logjika e thjeshtë e thotë të vërtetën lakuriqe; ,ai që të tradhëton njeherë, të tradhëton përseri dhe me qindra herë!
“Sheikët” e politikës kosovare po tentojnë që përmes “patriotizmit folklorik” dhe pabesive në prapaskenë si në rastin e demarkacionit me Malin e Zi, t’ia falin Serbisë gjakatare mijëra kilometra katror në emër të “normalizimit të mardhënjeve ndërfqinjësore” dhe kinse të liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.
Nuk duhet lejuar që fati i shtetit dhe qytetarëve të mbetet në duart e politikanëve të tërbuar pas pushtetit, këtyre “Sheikëve” të trullosur pas pasurive qindra milionëshe.

Dhjetëra ish-luftëtarë të UÇKsë do të paraqiten në Hagë këtë muaj (video)

Me 17 shkurt Kosova do të festojë ditëlindjen e saj të 11.

 

Por këtë ditë nuk do të mund ta festojë në vendlindje një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky ish luftëtar  i UCK-së që është nga Komuna e Rahovecit,  emër i njohur për redaksinë, me 17 shkurt do të duhet të paraqitet në Hagë për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Por, para tij pran prokurorëve në Hagë do të paraqiten edhe dhjetëra ish udhëheqës të UCK-së.

Një nga ta është ish komandanti i Përgjithshëm i UCK-së, Sylejman Selimi që siç merr vesh televizioni, në Hagë do të duhet të paraqitet me 9 janar.

E pas tij, pran prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të paraqitet edhe ish komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku.

Ai do të paraqitet në Hagë me 14 janar.

Por në të njëjtën datë, pranë prokurorëve duhet të paraqitet edhe ish komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si REMI.

Pos të lartë cekurve, në Hagë do të shkojnë edhe Nazif Mehmeti e Remzi Shala.

Por ky i fundit nga dita kur ka marr ftesë nuk dihet vendndodhja e tij.

Ndërkohë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, T7 merr veshe se kanë arritur edhe disa ftesa të tjera por që ende nuk janë bërë publike.

Pavarësisht kësaj, po thuaj se të gjithë janë interesuar se si mund të mbrohen sa më mirë në Hagë.

Këtë gjë e kanë bërë në Ministrinë e Drejtësisë, ku është themeluar Zyra për Mbështetjen e të Akuzuarve potencial nga Dhomat e Specializuar.

“Po thuaj se na kanë kontaktuar të gjithë….”.

 

Driton Lajqi, thotë se kanë këshilluar të interesuarit se si të veprojnë në lidhje me rastet e tyre.

“Ua kemi dhënë instruksionet themelore. Në qoftë se e kanë  najë avokat që nuk është i certifikuar, të certifikohen sa më shpejtë. Këtu është edhe”.

Por, ani pse ekziston një fond prej 1.5 milion eurosh, ende nuk e di se sa do të ketë buxhet kjo zyrë për të realizuar mbrojtjen e të akuzuarve potencial nga Gjykata Speciale.

“Tashi propozimiet buxhetore i ka bërë ministria e drejtësisë, ai fond ka qenë i ndarë më herët, akoma nuk është definu shuma e saktë. Mirëpo cfarëdo që të jetë shuma, qeveria duhet të zbatojë ligjin”

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar edhe disa pyetje drejtuar institucioneve vendore për të marr përgjigje për çështje specifike që atyre u interesojnë.

“Na ka kontaktuar sa i përket marrjes së informacioneve nga institucioneve të Kosovës, ne vetëm ndërmjetësojmë. Do të përpiqemi që të bashkëpunojmë sa më shumë që është e mundur”.

Televizioni T7, merr vesh se Prokurorët e Hagës janë shumë të interesuar që të marrin informacione për trashëgimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për veprimtarin e personave që do të intervistohen në Hagë.

Ndryshe, sipas ligjit për Dhomat e Specializuar organet vendore janë të detyruara të bashkëpunojnë me këtë mekanizëm të drejtësisë.

“SYRI I POPULLIT” VIA “SHTABI I ROGNERIT” – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Ne gjykimin “Syri i Popullit” erdhën me dëshmu edhe “Klani i
Rognerit”: Hashim Thaqi,Kadri Veseli,Xhavit Haliti.Të gjithë këta iu
frikesuan Murat Jasharit edhe pse ishte në pranga ne gjyq.

Por?!

Shkurte”Klani i Rognerit”përçudishtë i doli ne mbrojtje Murat
Jasharit,anipse ai i kishte në liste për ti likujdu,me i vra të gjithë
këta.

Ky Klane e ç’fajsoi Murat Jasharin,por i hudhi akuzat kah Albin Kurti
dhe Glauf Konjufca.Ky na qenka sekret shteteror kur u përjashtuan
mediat nga salla e gjykimit.Skenar ku për tua hjedhë fajin te
pafajshmeve,bile iu mor tel.edhe nje gazetarje.Bile Murat Jasharin e banë
edhe budall, te pa shkollë,së nuk dinë me shkru,anipse po ky Murat
Jashari ua kishte dergu qe te gjithëve me qindra e qindra pyetje rreth luftes dhe pas luftës
por qe asnjeri nga ta nuk kishte këthy asnje përgjegje.

Diqka ketu nuk eshte ne rregull,nuk shkon:si eshte e mundur qe ta
mbrosh diken qe te ka ne liste per me te vra?Këtu çëndron “Themra e
Akilit”.A ka diçka këtu konspirative,Pasiqe Murat Jashari u mbrojtë nga “Shtabi

i Rognerit”,hajde e mos thuaj së e terë kjo xhurullti është veç një skenar,sepse

siç thotë eprori i dikurshem i SHIK-t Naim Miftari së kjo fantom Organizat është

pjellë e LPK se SHIK-ut.

Janë dy arsye pse u mbrojtë në Gjykatë Murat Jashari!

Së pari, keta te “Klanit te Rognerit”e kane pas nga tuta se mos po
e therrëtë Murat Jasharin Gjykata Speciale per te deshmu naj sen per
ta sepse ky dine qdo gje per ta.

Populli nuk thote kot:”argati nxihet me heret para se te duhet”.

E dyta, si është e mundur qe ne gjykatë te akuzohën dy lideret e LVV së prapa
“Syrit të popullit” qendron Albin Kurti dhe Galif Konjufca.Ç’prej se u ba
antentat ne avokatin Ayem Vllasi,qe nga ajo ditë është publikuar edhe lista
e kësaj Organizate me njërezit për likujdim.Që nga ajo ditë e deri në gjykim
kanë kaluar më shumë së një vit.

Pse gjatë gjithë kësaj kohe askush,e as pushtetaret e apostrofuar ne listen e
kësaj organizate nuk e tha asnjë fjalë se kush çendron pas kësaj Organizate.
Por u heshtë,u mbajte sekret.Pse u deshte te pritet qe pas një
viti e më shumë te thuhet kjo dhe bash në gjykimin e Murat Jasharit?.Pse gjatë
gjithë kësaj kohe nuk u ngritë akuzë nga prokuroria për Albin Kurtin dhe Glauf
Konjufcën si organizator të kësaj organizatë nëse kjo do ishte e vërtët?

Shumë pyetje,pa asnjë përgjëgjëje?!

Kjo është vetem se një lojë politike.Kjo është një lojë e keqe,jo e
ndërshme,jo ferë.Është

një lojë për likujdim poltikë të këtyre dy figurave te LVV.Sepse po te
ishte e vertëtë
kjo këta të dyt moti do te ishin në burg.Nuk është kjo hera e parë
që veprohet kështu më figurat e njohura te cilat kanë pas për qellim
denigrimi në skenen politike
Po pëmendi rastin e Fatmirë Sejdiut,dhe rastin e Isa Mustafës dhe
shumë te tjereve te cilet janë ra victim si pasojë e
e pastrimit politik.

Procesi gjyqësor ndaj “Syrit të Popullit”, drejt fundit

Taulant Qenaj

Gjykimi i filluar në mars të vitit të kaluar ndaj të pjesëtarëve të organizatës së ashtuquajtur, “Syri i Popullit”, pritet të përfundojë këtë vit. Në fund të vitit që lamë pas, pjesë e këtij procesi gjyqësor u bënë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët dëshmuan në këtë rast.

Të dy këta liderë të Kosovës, së bashku me shumë ish-drejtues tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin në listën e personave që kjo organizatë i konsideronte tradhtarë dhe planifikonte t’i likuidonte.

Ishte marsi të vitit 2017, u krye edhe tentim-vrasja e parë. I pari në listë për t’u vrarë ishte Azem Vllasi, i cili u plagos mëngjesin e 13 marsit të këtij viti.

Pas kësaj tentim vrasje, ishin arrestuar, Murat Jashari dhe Avni Llumnica, si pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”, që mori përgjegjësinë për këtë rast.

Vala e arrestimeve të mëvonshme përfshiu edhe persona tjerë, si Bajrush Konjusha, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, që organizatën “Syri i Popullit”, e cilëson si terroriste, pjesëtarët e saj akuzohen se po planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Në aktakuzë thuhet se në listë për t’u vrarë nga kjo organizatë ishin edhe shumë emra të tjerë, si Isa Mustafa, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, që nga kjo organizatë konsideroheshin tradhtarë.

Në aktakuzën afër 80 faqe, thuhet se kjo organizatë ka pasur edhe dy grupe; “Grupet Guerile” dhe “Grupi i Dajakut”. Aktakuza e Prokurorisë Speciale, shpjegon se kjo organizatë kishte logon, emblemën, vulat dhe betimet, të cilat kryheshin para flamurit kombëtar dhe fotografive të Adem Jasharit, i cili në Kosovë njihet si “komandanti legjendar i UÇK-së”.

Po ashtu në aktakuzë thuhet se pas fillimit të aksioneve, “Grupi Gueril” dhe “Grupi i Dajakut”, si dhe veprimtarët do të kishin rroga mujore, derisa financimi do të bëhej nga afaristët vendorë kur të krijoheshin rrethanat, si dhe nga mërgata.

Edhe në librin e Jasharit, të titulluar “Lufta e Pambaruar”, të botuar më 2016, që përmbante pyetje të shumta dërguar ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murat Jashari akuzonte ata për tradhti të vendit.

Por, pavarësisht aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, avokatja e Murat Jasharit, Fehmije Gashi-Bytyçi, thotë për Radion Evropa e Lirë se klienti i saj, i cili është në paraburgim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, nuk e ka vendin në sallën e gjykatës.

“Konsideroj se ende është duke u bërë një shkelje tejet e madhe e të drejtave dhe lirive të tij, sepse është absurde një person me paaftësi mendore të jetë në bankën e të akuzuarve, sepse relevanca e tij nuk është aspak e rëndësishme për gjykatën. Personi me paaftësi mendore mund të jetë prezent kudo, por të jetë prezent në sallën e gjykimit, në bankën e të akuzuarit, besoj që kjo është një praktikë që po ndodhë për herë të parë në Kosovë, sepse është një proces mjaftë i rëndë”, thotë avokatja e Murat Jasharit.

Kurse, avokati mbrojtës i të akuzuarit tjetër, Sadri Ramabaja, Ramiz Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Prokuroria Speciale, nuk ka asnjë provë kundër klientit të tij. Ramabaja sipas aktakuzës, akuzohet “për përgatitjen e veprave penale terroriste, të kryera ndaj funksionarëve të lartë të Republikës së Kosovës”.

“Asnjë provë e vetme nuk qëndron në këtë që e thotë prokurori. Krejt çfarë mund të thuhet për “veprimet kriminale” të Sadri Ramabajës, është fakti se i njëjti e ka bërë redaktuarën e librit të Murat Jasharit “Lufta e pambaruar”. Me gjasë Prokuroria, nuk mund të bëjë dallimin në mes të autorit të librit dhe personit që e ka bërë redaktuarën e librit”, thotë avokati Krasniqi.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 25 janar, ku pritet të dëshmojë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe gazetari Berat Buzhala, emra këta që po ashtu ishin në listën e personave për likuidim nga “Syri i Popullit”.

Kadri Veseli shpall kandidaturën për kryeministër

Kryetari i parlamentit të Kosovës dhe njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në një intervistë për lajmi.net ndër të tjera ka folur edhe për kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Veseli fillimisht është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e vendos se kush do të jetë kandidat dhe se synimi i tij është të fitojë brenda partisë që të vazhdojë të jetë kryetar.

“Partia Demokratike e Kosovës vendos, njëherë duhet të fitoj të jem kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ndihem i privilegjuar që jam kryetar i kësaj partie dhe synoj të jem krytar i PDK-së, ndoshta është hera e parë që po e bëj publike dhe natyrshëm unë pretendoj të dal para qytetarëve të mij me ofertën ‘muj, di, du me e ndërru këtë vend’, për hir të interesit të qytetarëve, pra kjo nënkupton që synoj kryeministrin”, tha Veseli në intervistën për lajmi.net.

Ai gjithashtu është shprehur se e di saktësisht se çfarë duhet të bëhet që të ndryshohet dhe të transformohet Kosova dhe të drejtohet atje ku të gjithë qytetarët duan,
“Mua më ngushton kur thua a don veç karrigë, unë jam aty ku është interesi i vendit,  por besoj me këto sfidat të cilat po i zhvillojmë ta çojmë deri në fund këtë mandat, e natyrshëm jo se mendoj, por mendoj fuqishëm që mund të bëjë shumë mirë për çdo qytetar të RKS, e di saktësisht çfarë duhet të bëj ta transformoj këtë vend, cili është vizioni me e transformu me e modernizu këtë vend, me e çu atje ku e dojnë qytetarët tonë”, tha Veseli.
Ai në këtë intervistë për lajmi.net ka folur për gjëra të ndryshme si gjendja brenda Partisë Demokratike të Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ministrat e PDK-së dhe të tjera.

Wieland: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk është ide e mirë

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha të mërkurën në Prishtinë se mundësia e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, nuk do të ishte ide e mirë.

Ai i bëri këto komente pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në të cilin është diskutuar për sfidat me të cilat pritet të përballet Kosova gjatë vitit 2019.

Zëvendëspresidenti Wieland tha se arritja e një marrëveshjeje përmes ndryshimit të kufijve nuk do të ishte ide e mirë.

“Pothuajse fjalë për fjalë i thash kryeministrit tuaj se në momentin e parë që kam dëgjuar që njerëzit po propozonin ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë isha shumë i dëshpëruar, por u ndjeva shumë i lumtur nga qëndrimi i kancelares Angela Merkel dhe të koalicionit tonë qeverisës që e sqaruan se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar kufijtë”…tha ai duke nënvizuar se ndryshimi i kufijve mund të sjellë më shumë probleme se sa arritje pozitive.

Zoti Wieland bëri thirrje ndërkaq që të mos premtohen afate për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai tha se nuk mund të premtoj kur mund të bëhet ndodhë një gjë e tillë, meqë disa qeveri nëpër Evropë ende nuk janë bindur për të hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Kosova hyri në vitin 2019 pa liberalizim të vizave për qytetarët e saj, pavarësisht kushteve të përmbushura dhe premtimet e politikanëve që kjo çështje do të ndodhë gjatë vitit që lamë pas.

Viti që sapo ka filluar pritet të jetë i vështirë për Kosovën e cila pret të hyjë në një periudhë të re bisedimesh me Serbinë për të arritur një marrëveshje përfundimtare normalizimi që është kusht për integrimet në Bashkimin Evropian, i cili në pranverë do të jetë në një periudhë zgjedhjesh që priten me shumë shqetësime.

“ILUZIONISTËT E SPECIALES”, margaritari i radhës i autorit Florim Zeqa

Këto ditë doli nga shtypi libri “ILUZIONISTËT E SPECIALES”, i autorit Florim Zeqa, i cili është vazhdimësi e dy librave publicistik “NJOHJA E VONUAR” dhe “THIRRJE NGA SHPIRTI”.
Libri “ILUZIONISTËT E SPECIALES” është përzgjedhje e shkrimeve të botuara në gazetën “KOSOVA SOT”, filluar nga data 17.05.2015 deri me 11.07.2018.

Libri “ILUZIONISTËT E SPECIALES” është botim ekskluziv i gazetës KOSOVA SOT në 20 vjetorin e themelimit. Ky libër është një përzgjedhje prej 100 shkrimeve të botuara në gazetën KOSOVA SOT, i ka 448 faqe, me lidhje të fortë dhe përgatitje të lartë teknike.

Florim Zeqa u lind me 30 gusht të vitit 1963 në Bokshiq të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Grabanicë, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet në fakultetin Xehëtaro-Metalurgjik në Mitrovicë.

Florim Zeqa me shkrime gazetareske dhe publicistikë ka filluar në gjysmën e parë të vitit 2010. Deri më tani i ka të botuara mbi 650 shkrime autoriale dhe rreth 1000 prononcime në të përditshmet tona.

Autori Florim Zeqa ka bashkëpunim të ngushtë me shumë gazeta të shkruara dhe elektronike si; SOT News, Gazeta e Re, Bota sot, Bota press, Kosova info, VOAL-Zeri i shqiptarëve, International Web post, Revista Drini, ALBwebTV, Zemra Shqiptare, Rugova press, 2L Online, 04 Online, Fjala e Lirë, Filolet, Dritarja Online, Fokusi, Lidhja e Prizrenit, Portalb, Monitor, Presheva Jonë, Portalionline, Tetova sot e shumë të tjera gjithandej trojeve etnike dhe në Diasporë.

A u mashtruam edhe në vitin 2018?! – Nga Skënder MULLIQI

Se po mashtrohemi apo vetemashtrohemi e tregoi edhe ky 12 muajsh te cilin e lam mbrapa.Eshte per te na qudit fakti se si njerëzit janë te predisponuar te besojne verbërisht. Te besojne ne ata te cilet deshtuan ne shtetndertim dhe mireqenje qe 20 vite.U besuan atyre politikaneve sehirgji si sehirgjiut- Burdushi.Burdushi u burgos, por keta sehirgjite politikë dhe ekonomik nuk ka kush ti burgos! Kurse per ta ndryshuar këtë gjendje të pa shpresë, mundet nese deshiron ta ndryshon vetem faktori -popull I cili kurrsesi te zgjohet as të vetëdijesohet.

U mashtruan dhe u tradhëtuan idealet tona dhe të parëve tanë .U mashtruan nënat tona, u mashtruan fëmijët tanë, u mashtruan ata qe luftuan, u tradhetuan idealet e shume martirëve dhe deshmorëve të kombit në luftën për liri dhe pavarësi nga Serbia.U tradhetuan të gjithë ata të cilët kan besuar në një Kosovë shumë më ndryshe.Viti 2018 ishte vit I mbushur me ngjarje te pa mira politike, me ecuri ekonomike dhe sociale ne shkallën më të ulët, me rritje te shkallës së varferisë , pa punësimit dhe me largimet masovike nga vendi, ku edhe pak u dashtë të zhbehët shteti I brisht i Kosovës.Hazarderët politikë I vunë interesat përsonale para interesit të përgjithshem.Shumë kush në krye të shtetit u vu në sherbim me dashje ose pa dashje të qarqeve antishqiptare para së gjithash serbo- ruse dhe qarqeve të ndryshme pro serbe në Evropë.Aventurave shumë të pa matura politike të presidentit Hashim Thaqi, u doli para Amerika mike,Dhe këtu do të ishte e pa ndershme mos të permendim edhe kontributin e kryeministrit , Haradinaj I cili dihet më sygjerimin e SHBA-ve u aprovuan edhe ligjet ne kuvend për transfprmimin e FSK-se në Ushtri të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu qeveria mori masa karshi Serbisë duke bërë kufizimin 100 për qind të importit të mallrave nga ky shtet , I cili kurre nuk I ndali apetitet për gllaberimin e tokave shqiptare.Ky ishte potezi me I mirë politike deri me sot.Serbia ka shumë borgje të pa lara, si në njerëz ashtu edhe në të mira materjale .Shqiptarët nuk ishte dashur të lejojnë në asnjë mënyrë coptimin e serishem të territoreve etnike.Pa një koncenzus nacional sidomos kur bëhët fjalë për temat e mëdha, nuk ka mundësi të merret asnjë vendim I drejtë, dhe as që ishte dashur të ndodhë diqka e tillë.Edhe pse vonë , Serbisë duhet vu kushtin që ta njohë pavarësinë e Kosovës, atëherë mund të bisedohet vetëm për qështje teknike, e jo të bisedohet për qështje politike siq ndodhi deri më tash , pa asnjë kusht të parashtruar.Kjo gjendje do të thosha e parregullt, dhe këtyre besimeve sterile do të duhej tu vjen fundi.Ne vend që ata të cilët abuzojnë më shtetitin të thirren në përgjegjësi politike dhe ligjore, ne po rreshtohemi më shumë në luftë virtuale ideologjike.Kjo është realiteti.Lufta e vërtetë ideologjike moti është larguar nga politika.Politika në Kosovë e ka humbur kuptimin e vertetë të fjalës, është bërë capital për të përfituar materjalisht.Kemi mbetur shoqëri pa vizion për të ardhmen.Kjo duket e vetmja gjë që na ka mbetur e përbashkët

Ne ndrrimin e moteve sigurisht dhe më të drejtë po bëhëmi sentimental, së edhe një vit kalendarik humbi…sikur për qdo vit po fillojmë nga e para duke ecur tutje, që nuk është tjetër vetëm një endërr e mirë.Dhe, duket së pa iluzione nuk mund të mbesim gjallë.Na duhen parashikime praktike, së vetëm kështu lind shpresa q ë të bëhët më në fund më mirë.Por, tash kur po bëj përpjekje për ta përshkruar vitin 2018, po mendoj dhe po me duket së kurrë më shumë nuk kam shikuar rreth vetës më shumë demoralizim dhe pa shpresën e përgjithshme.Në jetët tona po mbretëron kaos, I cili ne vetvete sjellë pa siguri sikur të ishim në vitët e 90-ta të shekullit të kaluar.

Po mbytemi në netët e errëta dhe të gjata.Ne Kosovë sikur po mbretëron gjendje lufte.Askush nuk po e kupton shoqin.Pak gjë na ka mbetur më qka mund të krenohemi.Kjo me duket mua është në pika të shkurtëra fotografia e vitit 2018, e një viti të stergjatur dhe të mbushur më shumë probleme të pazgjidhura… Sigurisht së në fund po mos të ishte formimi I ushtrisë dhe masat ekonomike të vura kunder Serbisë gjenocidiale do të ishim shumë të pikëlluar…

Në prioritetet e vitit 2019 mungojnë liberalizimi i vizave dhe INTERPOL-i

Arton Konushevci

Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, theksohen si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019. Krahas këtyre prioriteteve, si qëllim më vete shihet edhe përmbyllja e procesit të bisedimeve me Serbinë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se angazhimi i Qeverisë së Kosovës gjatë vitit 2019 do të jetë i fokusuar në prioritet dhe synime të cilat në vitin 2018 nuk kanë arritur të realizohen.

“Angazhimi ynë do të jetë në drejtim të intensifikimit në zhvillimit ekonomik të vendit, avancimin e integrimeve evropiane, konsolidimi i mëtutjeshëm i shtetësisë dhe rritja e mirëqenies, si reformat tona të brendshme që kanë qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarit. Këto duhet të jenë disa nga objektivat tona”, tha Limaj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive politike opozitare thonë se prioritet duhet të jenë zgjedhjet dhe formimi i institucioneve të reja, që sipas opozitës, do të garantonte legjitimitetin në qeverisje.

Ismet Beqiri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se fillimisht duhet të formohen institucionet e reja të cilat më pastaj do të kishin si prioritet zhvillimin e vendit në aspektin ekonomik.

“Prioriteti kryesor dhe nevoja kryesore e Kosovës dhe qytetarëve tanë ka qenë pikërisht krijimi i institucioneve stabile dhe të besueshme. Kjo nënkupton se prioritet për vendin do të duhej të jenë institucionet të reja. Institucionet e reja me legjitimitet dhe pastaj sikur edhe me herët që kemi ofruar mundësinë të punohet e bisedohet me të gjithë ata që ja duan të mirën vendit”.

“Temat e mëdha duhet të jenë, zhvillimi ekonomik dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni, pra sundimi i ligjit. Normal të punohet shumë edhe për liberalizimin e vizave, por të mos jepen data “, tha Beqiri.

Nga ana tjetër, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se qeveritë në Kosovë kanë krijuar tashmë një rutinë pune dhe nga viti në vit i bartin prioritetet, duke mos arritur që t’i realizojnë ato. Mushkolaj thotë se sfidat dhe problemet në Kosovë vazhdojnë të jenë të mëdha.

“Marr parasysh që problemet në Kosovës janë të shumta, natyrisht që edhe prioritetet janë të shumta ose planifikohen të jenë të shumta për t’u zgjidhur. Por kështu nuk ndodh zakonisht. Zhvillimi ekonomik mbetet prioriteti kryesor për të cilin institucionet e vendit nuk kanë bërë sa duhet ose kanë bërë shumë pak në vazhdimësi. Në ndërkohë, nuk kemi parë përparime të dukshme as në fushat e tjera të rëndësishme, siç është ulja e papunësisë dhe zhvillimi i sektorit të arsimit dhe përmirësimi i kushteve në shëndetësi”, thotë Mushkolaj.

Mushkolaj konsideron se Institucionet e Kosovës duhet të merren më shumë me gjenden e politikës së jashtme.

“Institucionet nuk duhet t’i harrojnë as prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit të Kosovë, në kuptimin e subjektivitetit ndërkombëtar, e këtu hynë edhe përmbushja e obligimeve që dalin nga agjenda evropiane e natyrisht edhe çështjet e tjera që lidhen me përfaqësimin dhe forcimin sa më të madh të Kosovës në botë”, tha Mushkolaj.

Në fillim të vitit 2018, Qeveria e Kosovës kishte paraqitur programin e saj qeverisës, ku si prioritet kryesor kishte vënë zhvillimin ekonomik.

Ndërkaq, si tri qëllime kryesore për vitin 2018, kishte anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, liberalizimin e vizave dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Nga këto tri synime, viti u përmbyll me realizimin e qëllimit për fillimin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Kurse anëtarësimi në INTERPOL dhe liberalizimi i vizave barten tani si prioritete për vitet e ardhshme.

Produktet “Made in Kosova”, në Evropë dhe botë

Nadie Ahmeti

Disa nga produktet që prodhohen në Kosovë kanë arritur të depërtojnë në vendet evropiane dhe botërore, ndonëse me vështirësi.Prodhimet “Made in Kosova” jo rrallë herë hasin vështirësi edhe në tregun vendor, e kalimi i kufijve ka qenë me sfida të shumta tregojnë afaristë nga Kosova. Sipas tyre, konkurrimi me produktet e shteteve të zhvilluara, nuk është proces i lehtë.

Kushtet e vështira financiare, paragjykimet në cilësinë e këtyre artikujve, por edhe mosliberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm në vendete Bashkimit Evropian, janë disa nga arsyet, që importi vazhdon të dominojë dukshëm nga eksporti.

Kompania për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike “Frutex”, nga Suhareka, që një dekadë arritur që produktet e saj t’i eksportojë në shumicën e vendeve të rajonit, por edhe në Austri, Itali, Afrikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se është përballur me sfida të shumta për të siguruar tregje ndërkombëtare, po që cilësia dhe marketingu sipas tij, janë faktorët kryesorë që kanë siguruar treg të jashtëm.

Ai tregon se për një vit eksporton mbi 5 milionë euro produkte, kurse pritet që kjo vlerë të rritet në vitin 2019, pasi është në përfundim të lidhjeve të marrëveshjeve të reja me kompani ndërkombëtare.

“Kalimi i kufijve për produktet e prodhuara në Kosovë është problem, pasi këto produkte nuk kanë një imazh të qëndrueshëm në vendet e Evropës. Por, për fat kompania jonë duke u bazuar në marketing dhe cilësi ka arritur që 10 vite t’i kalojmë kufijtë e Kosovës dhe produktet ‘Frutex’ gjenden pothuajse në gjitha vendet e rajonit, në disa vende të Evropës dhe më larg”, tha Palushi për Radion Evropa e Lirë.

Kompania për Prodhimin e Këpucëve, “Solid” ka vite që ka arritur të depërtojë në tregje të ndryshme të Evropës dhe botës. Drejtori ekzekutiv në këtë fabrikë, Shpejtim Kuqi, thotë se prodhimet e kësaj kompanie tashmë gjenden në tregjet e Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Maqedonisë, Malit të Zi, por edhe në Afrikë.

Ky treg sipas tij është arritur duke përmbushur standardet e cilësisë që kërkojnë vendet e Bashkimit Evropian.

“Vështirësitë vazhdimisht ekzistojnë, për shkak se tregjet evropiane kanë rregulla, kanënjë procedurë që duhet të kalojë çdo prodhues vendor. Ka kritere dhe standarde të shumta të cilave ne iu kemi përshtatur. Sa i përket përshtatjes së tregjeve, me modele dhe me cilësi, kompania ka një staf profesional në të cilin ka investuar shumë”, tha Kuqi, duke treguar se në vitin 2019 do të fillojnë të eksportojnë edhe në tregun e Belgjikës, Anglisë dhe të Suedisë. Ai thotë se më kompani private nga këto shtete tashmë kanë nënshkruar marrëveshje.

Edhe kompania “S/SPRINT” që merret me prodhimin e veshjeve sportive që gjendet në Komunën e Podujevës, që dy vjet ka arritur që të produktet e tyre t’i eksportojnë në disa nga vendet e Ballkanit, por edhe në Evropë, përkatësisht në Zvicër,Gjermani dhe Francë.

Sami Sopa, pronar i kësaj kompanie, i tha Radios Evropa e Lirë se vështirë ka qenë vetëm deri te depërtimi në tregjet e huaja, më pas marrëveshjet janë shtuar.

“Problemi ka qenë vetëm deri sa kemi arritur t’i dërgojmë produktet në këto vende. Më pas kualiteti i produkteve e ka bërë të veten, më nuk kemi pasur problem. Tashmë jemi në kontakt edhe me Suedinë, edhe kjo e ka pranuar kualitetin dhe tashmë jemi në pritje të lidhjes se kontratës përfundimtare”, shprehet Sopa.

Ndryshe, industria e prodhimit, pas përfundimit të luftës, që dy dekada me radhë nuk ka mundur të rimëkëmbet.

Problemet, me të cilat ballafaqohen prodhuesit kosovarë, e që theksohen vazhdimisht, janë Tatimet e larta mbi Vlerën e Shtuar, ekonomia joligjore, financimi i vështirë për bizneset, normat e larta të interesit, jostabiliteti me energji elektrike, por edhe niveli i lartë i produkteve të importuara, që në tregun e Kosovës, kanë dalë më çmim pothuajse të njëjtë me produktet vendore.

Për shkak të industrisë së dobët të prodhimit në Kosovë, eksporti i produkteve “Made in Kosova” në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, kap vlerën e mbi 300 milionë eurove në vit, kurse importi i produkteve të huaja në vend arrin rreth 3 miliardë euro në vit.

Një përmirësim i dukshëm në industrinë e prodhimit po vërehet pas vendosjes se tarifës doganore 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për prodhimet më origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Sipas përfaqësueseve të komunitetit të biznesit, vendosja e tarifës ka bërë që të rritet kërkesa për produktet “Made in Kosova”. Sipas tyre, kompanitë prodhuese kanë rritur kapacitete prodhuese dhe numrin e punëtorëve.

Haradinaj: Serbia një mini-Rusi në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar që në rast se Serbia nuk i ndryshon politikat e saj ndaj Kosovës, taksa prej 100 për qind për produktet serbe, do të mbetet përgjithmonë.

Këtë deklaratë kryeministri Haradinaj e ka bërë në konferencën për mediat në ditën e fundit të këtij viti.
“Nëse Serbia nuk ndryshon dhe është e njëjta Serbi që paraqet një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka për të mbetur përgjithmonë”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.

Ai ka shtuar që në rast se Serbia dëshiron të punojë me logjikën evropiane dhe dëshiron të merret vesh me Kosovën për njohje reciproke, taksa do të hiqej sa më parë.

Por, sipas tij, Serbia, pavarësisht aspiratave për tu bërë pjesë e BE-së, nuk po i qëndron frymës evropiane, duke i bërë pengesa Kosovës.

PËRVJETORI I TENTIM SHFUQIZIMIT TË GJYKATËS SPECIALE!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

-Shfuqizimin e gjzkates Speciale e pengoi LVV dhe LDK,
-Ambasadori Delawie ky është tentim qe SHBA-ve ti futet thikë pas shpine.

Ate nate ishte e premte 22 dhjetori 2017.cdo gje ishte ne qe
tesi.Vreheshin shume punetor duke e rregullu shehsin per festat e
fundvitit.Sheshi qysh tani kishte marr nje pamje dhe bukuri
mahnitese.Anipse ishte vone atje ne Parlamentin e Kosoves nga te
gjitha anet shiheshin dritat e ndezura.Aty po theheshin shtizat midis
pozites dhe opozites per parametrat e buxhetit.Dosido buxheti
kaloj,por derisa po disakutohej per bugjetin do hijena po silleshin
neper sallen e Parlamentit,gadi si ne msheftesin me te madhe diqka po
zihej,diqka po nenshkruanin,por jo te gjithe deputetet.Pas pak atje
nalt diku Kadri Veseli e kishte thirr me ngute si ne huti seancen e
Kryesis se Parlamentit,diqka e tmershme po i pregatitej Kosoves nga
pushtetaret e vete.Kryesia ishte ne pritje sepse nuk e kishte kourumin
LDK dhe LVV dhe Lista Serbe nuk ishte ne Kryesi,keshtuqe Seanca e
Kryesise deshtoj.Por se shpejti u perhape si rrufeja lajmi se disa
deputet nja 43 sish kishin mbledhe nenshkrimet per nisjen e nisjatives
per rreximin apo shfuqizimin e Ligjit mbi Gjykaten speciale.Lajmi
shpejte u dha edhe neper tv-te.Qyteti pernjhere i zdrite nga ky lajme
i cili ne msheftesi ma te madhe ishte pregatit nga vete pushtetaret
tane.

Gjykata sepciale per gjykimin e krimeve gjate Luftes ne Kosove ishte
formu ne gusht te vitit 2015 ne baze vendimit te miratuar nga Keshilli
i Evropes dhe te SHBA.Ky Ligje se bsahku me Dhomat e specializuara
ishte miratue me 2/3 e deputeteve te Parlamentit te Kosoves.Nuk
kishin marre pjesevetem deputetet e LVV.Per miratimin e ketij
Ligji,bile,nuk ishin te disponuar as deputetet qe ta votojne,sidomos
ata ta krahut te Luftes pra te PDK-se,por me insistimin e Hashim
Thaqit Ligji kaloj,u miratu,per kete pue u bane edhe ndryshimet ne
Kushtetuten e Kosoves.

-Po pse pas tri vjetesh kur cdo gje ishte gadi te nise nga puna kjo
gjykat disa shpiretra,disa fantazma qe gjenden ne kreun e Shtetit edhe
ashtu te brishte te Kosoves u doli gjumi se dicka me kete Gjukaten
speciale nuk qenka ne rregull?!.

LIgjerishte cdo gje ishte ne rregull qe nga Parlamenti e deri ne
Keshillin e Evropes ishin marre me kohe te gjitha masat per fillimin e
punes se kesaj Gjykate.Shume here ishte thane nga te gjitha burimet e
fuqieshme nderkombetare se UCK-ja nuk eshte ne shenjester te kesaj
Gjykate,se nuk do te preken vlerat UCK-se e cila vertete ka ba nje
lufte clirimtare.por do te ndiqen ata te cilet ne emer te UCK i kane
keqeperdore kete lufte.Me afrimin e punes shume shpejte u pa se kushe
ka e ka mizen pas veshite me c’rast filluan edhe te trezohen
shpirtetat e disa nga Komandantet qe do te preken nga kjo Gjykate.Me
vete inisiativen e pushtetareve te Kosoves Shoqate e Veteranve te
luftes filloj haptas te mbledhe nenshkrime per sh’fuqizimin e kesaj
Gjykate,e ate nate edhe ne sallen e Parlamentit te Kosoves ne
msheftesi me te madhe u mblodhen 43 nenshkrime per kete pune.U thirre
Senca e Kryesise se Parlamentit e cila sic e pame deshtoj per munges
kuorumi.

Alarmi mori dheun,u ndegjue ne tere boten per kete tentative jo
serioze te Parlamentit te Kosoves,te gjitha mediat boterore e
kundershtuan kete nisjetive te parlamentarve te Kosoves si veprim i
papjekur,i papritur dhe befasues duke i lajmeruar Qeveritaret e
Kosoves se nese kjo pune nuk nderpritet Kosova do te kete pasoja te
pariparueshme ne maredhenjet nderkombetare.Me te zeshmite ishin
Ambasadoret e Kuintit,ambasadori Delawie reagoj shume ashper ndaj
kesaj inisjative te pushtetareve te Koaoves,duke ju tregue se kjo loje
e tyre do te kete pasoja shume te renda ne Maredhenjet misis Kosoves
dhe SHBA,bile e quajti se kjo eshte thike pas shpine qe Kosova po i
afute SHBA-ve,pra mikut strategjik te Kosoves pa te cilin Kosova kurr
nuk do te ishte clirue.Izeshem ishte edhe Amabasadori i Brotanis Onell
i cila tha se kjo ishte nata me e gjate,me e keqe per Kosoven qe prej
qlirimit te Kosoves dhe se Britani e Madhe kurr nuk do ta perkrah nje
insiative te tille.

Sote shume ashper reagoi edhe departmenti i shtetit e SHBA-ve.Sot
deklarata e zedhenesit te SHBA-ve Heather Nouret ishte shume e
fuqishme,kur tha se:SHBA jane shume te shqetesuara ne perpojekjete e
fundit te Parlamentit te Kosoves per shfuqizimine e Ligjite per
Gjykaten sepsiale te cilin SHBA te perkrahin fuqishem duke theksuar
posaqerishte ate se:”u bajme thirrej udheheqesve te Kosoave qe ti
respektojne angazhimin e tyre ndaj punes se Dhomave te gjykates
Speciale dhe te mos ndikojn ne autoritetin dhe juridiksionin e kesaj
gjuykate e cila edhe eshte miratu me pajrimin e tyre.Perndryshe Kosova
nese vepron ne te kunderten do te kete pasoja te pariparueshme ne
maredhenjet midis SHBA dhe Kosoves,pra ndaj shtetit i cili e cliroi
Kosoven ia dha lirin.

Pra per kend po rrahin kumbonat,per ata qe e kane mizen pas veshit te
cilet njehere e pergjithemon duhet te kuptojne se kjo Gjykate nuk
eshte kunder UCK-se dhe vletat e saj,por per ata te cilet i
keqperdoruan vrerat sublime te kesaj lufte.

Rrugëtim 10-vjeçar për Ushtrinë e Kosovës

Arton Konushevci

Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i nevojitet një periudhë kohore prej 10 vjetësh për t’u transformuar në një Ushtri me kapacitete të plota. Kështu, të paktën parashihet me fillimin e transformimit të saj përmes tri ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë, se tashmë ka filluar një transformimi i rregullt i FSK-së.

“Tranzicioni i Forcës së Sigurisë është i paraparë që të zgjasë 10 vjet. Kapacitet e plota operacionale parashihen që të arrihen në fazën e tretë. I tërë procesi është i paraparë në tri faza, faza e para 7 plus 3. Faze e dytë është 3 deri në 6 dhe e treta është 7 deri në 10 vjet. Ky është një proces që është hartuar edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, me ekspertët e tyre, me ekspertët tanë dhe mendoj se ky proces do të jetë transparent edhe me shtete mike dhe partnerët”, tha ministri Berisha.

Procesi i transformimit, pritet të kalojë përmes zbatimit të tri ligjeve tashmë të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ku bëjnë pjesë, Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kaloi mes polemikave të shumta. Në planin e brendshëm, ky transformim nuk e ka mbështetjen e deputetëve serbë, të cilat mbështesin politikat zyrtare te Beogradit, i cili po ashtu është kundër Ushtrisë së Kosovës.

Për Prishtinën zyrtare, edhe më shqetësues ishte fakti se fillimi i transformimi i kësaj Force nuk arriti të sigurojë mbështetjen e plotë të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kishte deklaruar se ky transformim po ndodh në një “kohë të papërshtatshme”.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës besojnë se e kanë mbështetjen e nevojshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake. Zyrtarët shtetërorë, thonë se të gjitha veprimet deri te transformimi i plotë do të bëhen në koordinim me NATO-n.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “Forca e Sigurisë së Kosovës është kthyer në institucionin më të besueshëm dhe më të respektuar në Republikën e Kosovës”.

Siç ka thënë ai, bashkëjetesa, solidariteti, përkushtimi dhe profesionalizimi, janë vlera të FSK-së.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbetet forcë shumetnike që do t’i shërbejë çdo qytetari të Kosovës, pa dallim feje dhe etnike. Do të bëhet faktor i sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë inspektimit të pjesëtarëve të FSK-së më 13 dhjetor, vetëm një ditë para transformimit të kësaj Force në Ushtri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë inspektimit të pjesëtarëve të FSK-së më 13 dhjetor, vetëm një ditë para transformimit të kësaj Force në Ushtri.

Presidenti i Kosovës, ka porositur partnerët ndërkombëtarë se mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen e Kosovës ndaj tyre, është duke e kthyer vendin në një eksportues të paqes dhe sigurisë.

“Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të bëhet në bashkëpunim dhe në koordinim me NATO-n dhe partnerët tanë në botë, të cilët dëshirojnë që të ketë paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon, për çka edhe po investojmë”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se FSK-ja do të jetë Ushtri e të gjithë qytetarëve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e transformimit të FSK-së në Ushtri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e transformimit të FSK-së në Ushtri

“Nuk do të zhvillojmë doktrinë mbrojtës dhe nuk do të veprojmë që Ushtria asnjëherë të kthehet kundër popullit të vet. Ketë e dinë ata që jetojnë rreth nesh se sa të respektuar janë komunitetet nga shqiptarët. Kurrë Ushtria e Kosova nuk do të kthehet kundër askujt, pra jo kundër popullit të vet. Serbët si ne jug si në veri janë njerëz të këtij vendi, Ushtria është tyre ata nesër do të shërbejnë në këtë Ushtri, jo vetëm ata, por të gjithë ata që jetojnë në Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Që nga pranvera e vitit 2018, një numër i madh i pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë braktisur radhët e kësaj force, nën presionin e autoriteteve të Beogradit.

Këto të fundit, publikisht u kanë kërkuar pjesëtarëve serbë të FSK-së që ta braktisin atë, duke thënë se institucionet e Kosovës duan ta shndërrojnë FSK-në në Ushtri dhe që pjesëtarët serbë të kësaj force t’i çojnë drejt vëllavrasjes.

Që atëherë, plotësimi i kuotës prej 5 për qind të përfshirjes së pjesëtarëve të komunitetit serb në FSK, është parë sfidë për këtë forcë, si dhe për institucionet e Kosovës në përgjithësi.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pasur 103 pjesëtarë serbë, para se një numër i madh i tyre ta braktisin këtë forcë. Pas ndryshimeve ligjore për FSK-në, pritet që në këtë forcë të përfshihen 250 pjesëtarë të komunitetit serb.

Sido që të jetë, eksperti i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, tha për Radion Evropa e Lirë se, Kosova Ushtrinë e saj do ta ketë pas 10 vjetësh.

“FSK-ja kapacitete saj do t’i ngritë pas 10 vjetësh. Vetë autoritet tonë po flasin se ajo do të bëjë këtë punë atë punë dhe po nxisin reagime, pastaj janë normale ato reagime se kanë presione edhe nga serbët. Mendoj se kjo çështje nuk duhet të potencohet shumë. FSK-ja e ka kohë e afatit e ngritjes së kapacitetit e të zhvillimit 10-vjeçar”, tha Ibishi.

Forca e Sigurisë së Kosovës do të nisë rrugën drejt shndërrimit në Ushtri, rolin dhe mandatin mbrojtës në Kosovë do të vazhdojë ta ketë forca paqeruajtëse dhe shumëkombëshe e KFOR-it.

Buxheti aktual, konsiderohet i mjaftueshëm për fillimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë ushtarake.

Pavarësisht kostos, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, tashmë kanë deklaruar se ka bazë të mjaftueshme financiare për të ecur tutje me transformimin e FSK-së. Sipas tyre, brenda 10 vjetësh, sa është paraparë të marrë kohë ky proces, nga buxheti i Kosovës do të arrihet të sigurohen mjetet financiare.

Dhurata e parë Forcës së Sigurisë së Kosovës i ishte dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e pajisur FSK-në me 24 automjete ushtarake të tipit “Humvee”.

*Video nga arkivi: FSK-ja pajiset me Humvee

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj.

Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

FSK-ja aktualisht numëron 2500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Ky numër pas ndërrimit të mandatit, do të dyfishohet. Më mandatin e ri parashihet që të ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 pjesëtarë rezervë.

Shënohet Dita e Veteranit, liderët përkujtojnë sakrificën e UÇK-së

Në Kosovë sot është shënuar Dita e Veteranit, në përkujtim të dëshmorëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar dëshmorët dhe veteranët e luftës, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e tyre.

“Një ditë para përmbylljes së vitit, më 30 dhjetor, që shumë vjet shënohet Dita e Veteranit. Për çdo veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz. Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë, prandaj sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë dhe nderojmë gjithë sakrificën dhe kontributin e çdo veterani në luftën tonë çlirimtare”, thuhet në postimin e presidentit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është falenderues ndaj atyre që iu përgjigjen thirrjes së atdheut.

“Sot, në “Ditën e Veteranit” të luftës sonë çlirimtare, mirënjohës përjetë atyre që ndër breza i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, në përpjekjet deri në liri. Dalzotës të atdheut, të gatshëm për sakrificë dje, të bashkuar sot rreth vlerave të lirisë, për t’i dhënë krahun dhe frymën tonë fuqizimit të shtetit”, tha Haradinaj në Facebook.

Konvertimi i (pa)pritur i Thaçit, nga patrioti në tradhtar! – Nga Florim Zeqa

Presidenti i shantazhuar dhe hipokrit, lërë se po tallet edhe me popullin, është duke u tallur edhe me spektrin politik.

Pas degradimit sistematik të shtetësisë, presidenti Thaçi është duke rrezikuar edhe tërësinë territoriale të vendit tonë! Hashim Thaçi, duke mos pyetur njeri, kokë më vete, si një despot i egër, me paratë e popullit, në emër të “përparimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë” është duke tentuar t’i falë 1/3 e territorit të vendit shtetit të Serbisë!
Ndryshimi radikal i Hashim Thaçit, gjegjësisht katandisja e tij politike nga Perëndimi tek Lindja, ka bërë që të ndryshojë rrënjësisht edhe fjalorin politik. I ashtuquajturi udhëheqës politik i UÇK-së, i ardhur në pushtet përmes kartës së “patriotizmit”, duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve, në sakrificën sublime të familjes Jashari, me ndryshimin e kursit politik për 360 shkallë, idenë e bashkimit kombëtar e ka zëvendësuar me idenë e këmbimit (faljes) të territoreve dhe integrimit të plotë me Serbinë!
Me dialogun e filluar shtatë vite më parë në Bruksel, Hashim Thaçi bisedoi pandërprerë me Serbinë, pa kushte, pa dënimin e krimeve të luftës, pa u kthyer të pagjeturit, pa marrë dëmshpërblimet e luftës, pa marrë fondin pensional dhe pa marrë artefaktet arkeologjike.
Madje Hashim Thaçi nuk bëri asgjë për t’ia hequr UÇK-së barrën e akuzave për trafikim organesh, gjë e cila solli Gjykatën Speciale. Dialogu i pabarabartë me Serbinë, fillimisht Kosovës i hoqi akronimin e “Republikës”.
Pas degradimit sistematik të shtetësisë, presidenti Thaçi është duke i rrezikuar edhe tërësinë territoriale vendit të tonë! Hashim Thaçi, duke mos pyetur njeri, kokë më vete, si një despot i egër, me paratë e popullit, në emër të “përparimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë” është duke tentuar t’i falë 1/3 e territorit të vendit shtetit të Serbisë!

Hipokrizia e Thaçit

Presidenti i shantazhuar dhe hipokrit, lërë se po tallet edhe me popullin, është duke u tallur edhe me spektrin politik, duke u shitur si ‘baba’ i këtij shteti.
Thaçi përmes gënjeshtrave po përpiqet ta mashtrojë edhe administratën amerikane, kinse ai është njeriu kryesor në Kosovë.
Ndryshimi i terminologjisë prej “korrigjimit të kufijve” në përcaktimin e kufirit përmes demarkacionit nga ana e presidentit kuisling Hashim Thaçi, paraqet ndryshim të formës së talljes (por jo të përmbajtjes) me popullin “zemërgjërë” të Kosovës, që po i duron akoma marrëzitë e tij politike.
Pavarësisht terminologjisë që përdor, qëllimi i Hashim Thaçit mbetët i njëjtë dhe i pandryshuar, ndarja dhe copëtimi i Kosovës në këmbim që ai t’i shpëtoj Gjykatës Speciale.
Pra, Hashim Thaçi po bënë pazare me territorin e Kosovës dhe pasuritë e shtetit, duke e trajtuar Serbinë si pronare të Kosovës, vetëm e vetëm që ai t’i shpëtoj Gjykatës Speciale.
Hashim Thaçi, po harron se për shqiptarët e Kosovës, Beogradi nuk është kryeqytet i tyre që nga 2 korriku i vitit 1990.Jo vetëm kaq, presidenti kuisling i Kosovës, me qëllim po mundohet t’i harroj faktet se pavarësia e Republikës së Kosovës ka marrë vulën e 115 shteteve të botës, ka marrë vulën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) me kufijtë e saj zyrtarë nga ish RSFJ, gjegjësisht nga Kushtetuta e vitit 1974, të gravuar edhe në flamurin (hartën) e shtetit të njohur ndërkombëtarisht nga shumica e vendeve të BE-së, SHBA-së dhe vendeve tjera nga mbarë globi.

Loja me korrigjim kufijsh i luajti themelet e shtetit të Kosovës

Kosova ka qenë më e pranishme në diplomacinë perëndimore 28 vite më parë seç është sot, gjegjësisht më i pranueshëm nga diplomatët perëndimor ka qenë Ibrahim Rugova 28 vite më parë, si udhëheqës i shtetit paralel (virtual), se sa që është sot Hashim Thaçi si president i shtetit të pavarur dhe sovran.
Në asnjë rrethanë nuk mund të jenë në ballë të një populli ata që negociojnë pavarësinë e shtetit, ata që bëjnë pazare me tokat dhe pronat e shtetit, ata që i humbasin e dorëzojnë betejat diplomatike më Serbinë, për më tepër ata që punojnë për interesa të Serbisë në Kosovë.
Nuk mund të qeverisin tutje me vendin, ata që vrapojnë korridoreve për t’i shtrënguar duart me udhëheqësit e një shteti që s’lënë gur pa lëvizur për ta zhbërë shtetësinë e Kosovës, nuk mund të qëndrojnë në ballë të institucioneve të shtetit, ata që vrapojnë pas Putinit dhe Aleksandar Vuçiqit, duke bërë pazare territoriale, në mënyrë që kështu Thaçi të shpëtoj nga Gjykata Speciale.
Në asnjë mënyrë nuk mund të ecet përpara me ata që e sfidojnë miqësinë me aleatët e jashtëm që na kanë ndihmuar të pavarësohemi!
Assesi populli nuk duhet t’i toleroj më që të vazhdohet me këtë lidership të korruptuar dhe tejinkriminuar, por duhet kërkuar përveç përgjegjësisë morale, edhe atë penale për dëmin që i kanë shkaktuar shtetit dhe qytetarëve.

Zëri i popullit është zëri i Zotit

Arsyeja pse populli nuk po ngrihet në protesta masive e paqësore, për t`ia bërë me dije tërë botës se nuk do ta lejojnë Hashim Thaçin që të bëjë pazare me territorin dhe pasuritë e Kosovës, është se populli e ka humbur besimin në tërë klasën politike, e cila aq shumë ngjan e aq pak dallon me njëra-tjetrën, saqë nuk po dihet kush është djall e kush tjetër engjëll në këtë vend.
Aq shumë djaj janë bërë në politikën kosovare, saqë populli nuk po u beson më as engjëjve. Klasa politike në pushtet gjithnjë po kalon pa ‘ferrë në këmbë’, siç e thotë populli, e gjithë kjo për shkakun e lidhjeve të interesit dhe lidhjeve kriminale që kanë mes tyre pushteti dhe opozita.
Është momenti i fundit që populli të dëshmoj se edhe në Kosovë populli është sovrani, për t`i penguar pushtetarët e inkriminuar, të cilët vazhdojnë të ndjehen rehat duke shkelur ligjin e Kushtetutën, duke rrezikuar dhe duke e futur shtetin thellë e më thellë në krizë identiteti.
Populli duhet t’i lëshojë “teposhtë” ata të cilët për dy dekada e kanë bllokuar këtë vend dhe ua kanë zënë frymën njerëzve të aftë e të përgjegjshëm që e kanë vullnetin për ta çuar përpara vendin.
Ngase nuk shkohet përpara me njerëz, të cilët për të shijuar një post politik janë të gatshëm të rrezikojnë të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve.
T’i ndalim tani, sa nuk është bërë tepër vonë, për shkak se është duke u rrezikuar seriozisht ekzistenca e shtetit dhe substanca e qenies tonë kombëtare në Kosovë.
Klasa aktuale politike e inkriminuar dhe shantazhuar (pushtet dhe opozitë) shtetin e pavarur të Kosovës, përmes dialogut me Serbinë, Thaçi & Isa Mustafa e kanë kthyer prapa para vitit ’99, gjegjësisht e kthyen Serbinë në Kosovë, duke e zhvendosur qeverinë qendrore në Beograd, ndërkaq Kosovën e bën filial të qeverisë së Serbisë fashiste, e cila na djegur, shkatërroi, vrau e masakroi!
Po qe se duam ta shpëtojmë Kosovën nga kthetrat e Serbisë, populli duhet të bashkohet sikurse në vitet e ’90-ta, deri në largimin e kusarëve politikë nga pushteti dhe opozita, për t’u rirreshtuar në një organizim të ri politik.

Heqja e vijave të kuqe për Serbinë, ogur i zi i Thaçit

Paralajmërimet e Hashim Thaçit se nuk do të ketë vija të kuqe dhe se do të ketë kompromis të dhimbshëm me Serbinë, për të vazhduar me konferencat e tij për media, në të cilat nuk thotë asgjë përveç pazarit me territorin e Republikës së Kosovës, fletë qartë për pozicionin inferior dhe nënçmues që ka Kosova në dialogun e Brukselit.
Qëllimi i vetëm i Hashim Thaçit në dialog me Serbinë është ndarja e Kosovës për të shpëtuar lëkurën e tij nga Gjykata Speciale.
Për të arritur këtë qëllim, Thaçi i ka blerë dhe shantazhuar komplet spektrin politik në Kosovë, qeveritarët aktual, mediet dhe një pjesë të shoqërisë civile vetëm e vetëm që të mos e pengojnë në pazarin e tij me Aleksandar Vuçiqin për ndarjen e Kosovës.
Tendenca e Thaçit është, që të gjitha marrëveshjet private me Vuçiqin, t’i konsideroj si marrëveshje obligative për Kosovën, duke bërë presion të paparë ndaj institucioneve të shtetit, përkatësisht Kuvendit dhe Qeverisë, nën kërcënimet për izolim, siç ndodhi edhe me rastin e demarkacionit me Malin e zi, i cili edhe pse u kundërshtua për 3 vite, të njëjtit që e kundërshtuan, e pranuan sapo e morën pushtetin, pasi ambasadat ua ndalën edhe dhënien e vizave politikanëve të korruptuar dhe shantazhuar kosovarë.
Kjo në fakt është edhe arsyeja pse Thaçi po insiston qe ta bëjë marrëveshjen me Vuçiqin si një akt të kryer dhe t’i imponohet Kosovës, vetëm e vetëm që ai të heq barrën e Gjykatës Speciale.

Thaçi nuk ka të drejtë të flasë në emër të shqiptarëve

Të gjithë në Kosovë janë të befasuar nga konvertimi i (pa) pritur i Thaçit, nga patrioti në tradhtar, gjegjësisht të rrëshqitjes nga udhëheqës politik i UÇK-së në një servil të papërmirësueshëm të Beogradit dhe çarqeve antishqiptare.
Të vetmit që po ngritin zërin lartë kundër idesë së Thaçit për ndarjen e Kosovës janë mediet e pavarura dhe intelektualët nga mërgata jonë, të cilët në forma të ndryshme janë duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për mosmbështetjen e veprimeve antishtetërore dhe antikombëtare të Hashim Thaçit.
Nuk kanë si të trajtohen ndryshe, pos si tradhtarë ata që shesin tokat e atdheut të tyre tek armiqtë e kombit shqiptar. Derisa bën pazare me Serbinë në kurriz të territorit të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi ka të drejtë të flasë vetëm në emër të strukturave kriminale serbe dhe bashkëpunëtorëve shqipfolës në Kosovë, por assesi në emër të 90 % të popullatës shqiptare në Kosovë dhe miliona shqiptarëve në Diasporë.
Për fatin e keq të vendit, i ashtuquajturi president, Hashim Thaçi po e finalizon marrëveshjen për ndarjen e Kosovës pa u penguar nga shoqëria civile, madje as nga opozita, për shkak se i ka blerë dhe shantazhuar komplet spektrin politik në Kosovë.
Jo vetëm kaq, servilizmi i politikës kosovare në krye me Hashim Thaçin na kushtoi me falje të territoreve Malit të Zi dhe Maqedonisë, dhe së fundmi po rrezikojmë edhe humbjen e veriut të Kosovës.
Në fakt zanafilla e servilizmit është më e hershme, duke pranuar diskriminimin pozitiv të përfaqësuesve serb në Parlament, fusnotën, formimin e komunave etnike serbe, formimin e asociacionit të komunave serbe, arsimin paralel, shëndetësinë paralele, fuqizimin (autonominë) e kishave ortodokse serbe edhe pse ato në të kaluarën ishin kisha shqiptare.
‘Moderimi’ i presidentit Thaçi dhe ‘patriotizmi’ i Qeverisë ‘Haradinaj’ janë truqe politike për t’ia zgjatur jetën vetes në luksin e pushtetit.
Përderisa gënjeshtrat e pushtetarëve zgjasin getoizimin e qytetarëve, vazhdon zbrazja në heshtje e Kosovës nga të rinjtë e saj!
Derisa të vie në pushtet një klasë e përgjegjshme politike, me etikë dhe integritet profesional për të udhëhequr shtetin dhe dikasteret përkatëse qeveritare, të gjitha dëshirat dhe shpresat e qytetarëve do të mbesin iluzione.
Mbase sjelljet e fundit të pushtetarëve, përkatësisht dualizmi i veprimeve të pushtetarëve aktualë do të jenë një “alibi” më shumë për getoizimin e mëtutjeshëm të qytetarëve të këtij vendi dhe talljen me liderët shtetëror të Kosovës dhe mosdhënien edhe për një kohë të gjatë të vizave nga shtetet e BE-së.

Fizikani kosovar që konteston teorinë e Ajnshtajnit

Një profesor kosovar i fizikës ka marrë guximin ta sfidojë gjeniun e shekullit XX, përkatësisht fizikanin e ndjerë të përmasave globale Albert Einstein (Albert Ajnshtajn).

Ajnshtajn ishte vlerësuar se kishte koeficientin e dijes së trurit 165 dhe ishte i njohur në botë me teorinë e relativitetit, përderisa para gati një shekulli kishte fituar çmimin “Nobel për Fizikë” për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik.

Por doktori i Fizikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Shukri Klinaku, thotë se teoria e Ajnshtajnit është e paqëndrueshme, pasi ka gjetur shumë gabime në të, shkruan “Zëri”.

Klinaku shkon edhe më tej me kritika, duke e vlerësuar Ajnshtajnin si njeri konfuz dhe mistik, ndërsa për teorinë e tij thotë se është e pasaktë.

Për të arritur në këto konstatime Klinaku thotë se i janë dashur 30 vjet studime.

“Shumicën e kohës kam punuar në shpjegimin e lëvizjes relative. Sot teoria speciale e relativitetit është teoria dominante shkencore. Unë qysh para përfundimit të studimeve bazike kam filluar ta studioj atë teori, afër 30 vjet unë punoj në këtë lëmi”, ka thënë ai.

Vazhdojnë kolonat e gjata në pikat kufitare Muçibabë e Dheu i Bardhë (tabela)

Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit, e ka shtuar fluksin e njerëzve, e bashkë me të edhe kolonat në kufi.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, pritjet më të gjata janë në Muçibabë dhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Aty qytetarëve po u duhet të presin deri në 60 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërkaq, si rrallë herë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Merdarja nuk shkojnë më gjatë se 10 minuta.

Kolona janë krijuar edhe në Han të Elezit, mirëpo aty nuk raportohet për pritje të gjata.
Në pikat tjera kufitare gjendja është më stabile.

Thaçi: Ekipi Negociator në Bruksel, unë në Brezovicë, jemi pajtuar që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës (video)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencës e fundvitit me gazetarë, ka thënë se mbështet të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës:

“Unë mbështes në plotëni të drejtat legjitime dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, bile sot me fuqishëm sesa gjatë verës. Në muajt në vijmë shpresoj në zyrtarizimin e së drejtës së tyre për bashkëngjitjen me Kosovën, Kosova do të krijojë dhe prodhojë argumente, ta lehtësojë dialogun dhe të mos krijohet përcepsioni sikur Kosova është pengesë për fillimin e dialogut”, ka thënë Thaçi.

Në këtë konferencë, Thaçi ka folur edhe për ekipin negociator për bisedime në Bruksel, ku ka thënë se Kuvendi ka marrë një vendim shumë të drejtë për ta votuar këtë ekip.

“Delegacioni ka legjitimitetin qytetar dhe përgjegjësinë e marrë nga të zgjedhurit e popullit. Do të ishte interes që të ketë përfshirje më të gjerë. Ditën kur është votuar delegacioni është votuar edhe një rezolutë prandaj tash dokumentet që nxjerrin duke respektuar kushtetuan do të jenë obliguese për të gjithë”, ka deklaruar Thaçi.

I pyetur nga gazetarët, nëse ai dhe ekipi negociator kanë pajtueshmëri për prekjen e kufijve, Thaçi është përgjigjur: “Ekipi negociator është pajtuar me propozimin tim më 8 janar ata të jenë në Bruksel, ndërsa unë në Brezovicë në skijim”.

Më 2019 Kosova pritet t’iu japë fund kodeve të huaja telefonike

Luljeta Krasniqi – Veseli

Kosova përfundimisht në fillim të vitit 2019 pritet të bëjë largimin e të gjitha kodeve të huaja telefonike dhe të përdor vetëm kodin telefonik të Kosovës +383, bëjnë të ditur përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Ndonëse ishte paraparë që në qershor të vitit 2018 t’i jepet fund operimit të kodeve të huaja telefonike dhe të përdoret vetëm kodi +383 i Kosovës, kjo nuk arriti të realizohej.

Sfidë për fillimin e zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës +383, sipas operatorëve të telefonisë mobile Vala dhe Ipko ishin relacionet e tyre me operatorët ndërkombëtarë.

Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse në vitin 2018 nuk është arritur të largohen përdorimi i kodeve të huaja, procesi i zbatimit ka shënuar arritje të mëdha.

“Një nga të arritjet që mund të përmenden është largimi i plotë i kodit të Serbisë që ka funksionuar në Kosovë për një periudhe të gjatë nga telefonia fikse. Në telefoninë fikse, të gjithë operatorët qoftë ata të mëdhenj apo të vegjël e kanë zbatuar komplet kodin +383, ndërsa në telefoninë mobile janë hapur mundësitë për të bërë thirrje dhe për të pranuar thirrje me kodin +383. Në këtë mënyrë, tani thirrjet nga e gjithë bota në drejtim të Kosovës mund të bëhen me +383 edhe ne telefoninë mobile edhe fikse”.

“Në këtë proces është bërë edhe përdorimi i kodit +383 në shumë aplikacione që shfrytëzohen në rrjetet sociale”, thotë Gashi.

Afati i dytë për largimin e kodeve të huaja ishte 31 tetori i vitit 2018. Por, në pamundësi për arritjen e këtij afati, dy operatorët Vala dhe Ipko kishin kërkuar shtyrje të afatit, por kjo nuk ishte pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Ky autoritet, nxjerri vërejtjen përfundimtare dhe kërkoi që të eliminohen kodet e huaja sa më të shpejtë që është e mundur, derisa me masa sanksionuese bëri të ditur se fillohet nga data 15 janar, 2019.

Tani, 15 janari i vitit 2019 është data e fundit kur operatorët e telefonisë mobile dhe fikse Vala dhe Ipko do të duhet të fillojnë me zbatimin e kodit telefonik +383 ose do të fillohet me masa sanksionuese.

Gashi thekson se ky vendim ishte marrë me qëllim që operatorëve të ju vihet një kusht dhe përfundimisht tu tregohet se nuk do të ketë tolerime tjera të moszbatimit të kodit.

“Ne kemi kontakte të vazhdueshme me të dy operatorët të cilët janë duke punuar që të realizojnë largimin e kodeve të huaja sa më shpejtë. Ne do të presim datën e caktuar (15 janar) dhe vetëm deri atëherë mund të jemi të sigurt se cili do të jetë rezultati. Megjithatë, tash është marrë vendimi se nëse ka shkelje të atij afati, operatorët e dinë se do të dënohen dhe nuk ka nevojë për ndonjë vendimmarrje të re pasi që vendimi vetëm ekziston dhe do të ketë një dënim mujor prej 10 mijë euro për secilin operatorë që nuk zbaton plotësisht atë vendim”, thekson Gashi.

Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë dy operatorë të telefonisë mobile të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386) për të cilat Kosova duhet të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.

Ekspertë të çështjeve të telekomunikacionit e konsideruan neglizhencë të operatorëve telefonikë mosrrumbullakimin në afat të caktuar të kodit shtetërorë telefonik të Kosovës +383.

Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, dikur udhëheqës i Post-Telekomit të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, pati thënë se do të duhej të ndëshkoheshin operatorët për neglizhencën e treguar karshi zbatimit në tërësi të kdit telefonik 383 të Kosovës.

“Unë mendoj që kjo është neglizhencë e pafalshme. Rregullatori (ARKEP) është të vendosë menjëherë gjoba pasi që këta do të vonohen përsëri. Kjo nuk është problem i qytetarëve të Kosovës, por operatorëve të cilët duhet ta zgjidhin. Ata duhet të bëjnë maksimumin e vet për të bërë një shërbim si duhet për qytetarët. Po bëhet një kohë e gjatë që qytetarët kanë problem me komunikim, pasi që softuerët e këtyre sistemeve nuk janë adaptuar si duhet dhe nuk kanë bërë zgjidhje transitore për të kaluar në sistemin e ri në kodin +383”, pati thënë Dida.

Në mungesë të kodit telefonik, vetëm Telekomi i Kosovës, që shfrytëzon linjën +377, i ka paguar për shfrytëzim të kodit 3 milionë euro Telekomit të Monakos, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro. Kostoja e përgjithshme e shkaktuar nga mungesa e kodit telefonik, sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, i kanë kushtuar humbje vendit deri në mbi 200 milionë euro.

Kosovës iu kishte ndarë kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në dhjetor të vitit 2016. Ky kod ishte rezultat i bisedimeve në Bruksel, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Marrja e kodit telefonik, nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës ishte konsideruar e rëndësishme për sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit dhe njohjeve ndërkombëtare e pavarësisë në fushën e telekomit.

Qeveria i vendos taksën 100% edhe brendeve ndërkombëtare që vijnë nga Serbia

Prej sot në Kosovë nuk do të mund të hyjë pa iu nënshtruar taksës 100 përqind asnjë lloj malli nga Serbia, pavarësisht vendit të origjinës.

Këtë vendim Qeveria e Kosovës e ka marrë pas kërkesës të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës, në mënyrë që masa prej 100 përqind të trajtojë njëlloj të gjitha kompanitë.

Ministri Shala u shpreh se kanë sugjerim nga të gjithë miqtë që të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë.

“MTI dëshiron që të jetë e barabartë për të gjitha kompanitë, për këtë MTI kërkon heqjen e listës, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2019”, tha ai.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ajo që është e papranueshme është letra e kryeministres serbe, Ana Bernabiq, e cila kërkon që vendet që kanë njohur Kosovën të tërheqin njohjen. Sipas tij, kjo është e papranueshme.

Thaçi dekretoi ligjet për transformimin e FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar të premten tri ligjet që përcaktojnë procedurat e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Në ditën e nënshkrimit të këtyre ligjeve, Thaçi ka uruar edhe një herë të gjithë pjesëtarët e FSK-së për këtë hap.

“Si President i Republikës së Kosovës dhe Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës, ju uroj juve, i nderuar komandant, gjithë ushtarët, oficerët, nënoficerët dhe popullin e Kosovës. I falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, SHBA-në dhe të gjitha shtetet e tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë presidenti i Kosovës.

Tri projektligjet për FSK-në janë miratuar me shumicë votash nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor të këtij viti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar mbështetje të fuqishme në këtë proces, derisa NATO-ja ka shprehur skepticizëm duke konsideruar se transformimi i FSK-së po ndodh në një “periudhë të papërshtatshme”.

Pakoja e ligjeve ka ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, ligjin për Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe ligjin për Shërbimin në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Me ligjet në fjalë, FSK kanë marrë një mandat “të mbrojnë integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Kosovës” si një “fuqi multietnike ushtarake, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për shërbimin në vend dhe jashtë tij, në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor”.

Presidenti Thaçi nënshkruan ligjet për ushtrinë

Presidenti Hashim Thaçi sot do të dekretojë ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nënshkrimi i ligjeve bëhet në ora 10:00 në kabinetin e presidentit.

Më 14 dhjetor Kuvendi i Kosovës ka miratuar tre ligjet që e kanë ndryshuar mandatin e FSK-së në ushtri.

Rriten të hyrat nga diaspora kosovare

Luljeta Krasniqi – Veseli

Diaspora e Kosovës, jo vetëm që ka vazhduar, por edhe ka shtuar shumat financiare që i dërgon apo investon në Kosovë gjatë këtij viti. Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, tregojnë se shuma e remitencave të dërguara, ka shënuar rritje.

Deri në muajin shtator të këtij viti, remitencat kanë arritur vlerën e 587 milionë eurove, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë shënuar rritje për 6.1 për qind.

Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania pasuar nga Zvicra, SHBA-ja, Italia, Austria, Franca dhe shtete të tjera.

Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.

Lorik Pustina, udhëheqës i Divizionit për Komunikim në Ministrinë e Diasporës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se përkrahja e diasporës për Kosovën, vazhdon të jetë e madhe. Ai tregon se janë një varg projektesh që po synohen të realizohen ndërmjet diasporës dhe institucioneve të Kosovës.

“Ne sapo kemi përfunduar konsultimet publike për Ligjin për diasporën që ka qenë njëri nga projektet kryesore të këtij viti. Gjatë konsultimeve ne kemi qenë diku rreth 12 shtete, diku filluar nga Amerika e deri në Kroaci dhe aty kemi parë që entuziazmi i diasporës jo që është ulur, por vetëm sa është rritur. Komentet që ata i kanë dhënë në Ligjin për diasporën, na kanë treguar se janë më shumë të interesuar të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës për atë që ne e quajmë marrëdhënie të shëndoshë në mes Kosovës dhe diasporës sonë”, thekson Pustina.

Pustina bën të ditur se me plotësimet që po i bëhen Ligjit për diasporën, është kërkuar nga Kuvendi që Ministrisë së Diasporës t’i ndahet një buxhet në proporcion me remitencat dhe ato t’u dedikohen projekteve zhvillimore.

“Nëse diaspora ka sjellë remitenca prej 700 milionë eurosh në vit, atëherë 7 milionë euro t’i dedikohen Ministrisë së Diasporës në këto projekte, pra kjo është një risi që është në Ligjin e Diasporës dhe e cila do të jetë shumë fitimprurëse për të dy anët – edhe për bashkatdhetarët tanë, edhe për institucionet e Kosovës, pra do të investohet në projekte zhvillimore se sa në konsum”, thotë Pustina, duke shtuar, se këto projekte zhvillimore do të gjenerojnë edhe vende të reja pune.

Pjesa më madhe e remitencave që në vit është mbi gjysmë miliardë euro, sipas të dhënave të BQK-së, shkojnë për konsum, pastaj në investime, kryesisht në blerje të patundshmërive.

Ekspertë të çështjeve ekonomike vazhdimisht kanë theksuar se duke pasur parasysh ritmin e zhvillimit në Kosovë, i cili, sipas tyre, nuk ka garantuar krijim të burimeve tjera të qëndrueshme që mund ta përkrahin zhvillimin ekonomik të vendit, është mjaft e rëndësishme që Kosova ka një diasporë të fuqishme.

Siç vlerësojnë ata, parave të dërguara nga diaspora, të cilat kryesisht shpenzohen për konsum, duhet t’u ndërrohet orientimi duke i kthyer në investime në projekte të ndryshme që do të gjeneronin edhe vende pune.

Shuma e dërgesave të emigrantëve në vit konsiderohet të jetë edhe më e lartë, pasi që një pjesë e mjeteve hyjnë në Kosovë edhe përmes formave tjera, të cilat mund të mos përfshihen në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas raportit më të ri të Bankës Botërore të titulluar ‘Migrimi dhe Zhvillimi”, që analizon trendët globalë të migrimit dhe remitencave, Kosova është ekonomia e katërt në rajonin Evropë dhe Azi Qendrore për nga përqindja e pjesëmarrjes së remitencave në bruto-produktin vendor për vitin 2018.

Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit, është rreth 350 mijë.

Flet Specialja: E kemi autoritetin për ta siguruar praninë e Sylejman Selimit në Hagë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se ka ftuar për intervistim për krime lufte ish-komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Kjo zyrë thotë se ka autoritet për ta siguruar praninë e Selimit në Hagë. Gazeta Express pak më herët ka raportuar për ftesën ndaj figurës kryesore në hierarkinë e UÇK’së.

Vetëm pak orë pasi Gazeta Express ka raportuar se Sylejman Selimi më 9 janar 2019 do të intervistohet në Hagë nga një prokuror i Specializuar për Kosovën, ZPS, duke komentuar për rastin në fjalë, ka thënë se ka autoritet të sigurojë praninë e palëve që mund të jenë pjesë e Tribunalit Special.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka autoritetin që, mes tjerash, ta kërkojë praninë e të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve dhe t’i marrë në pyetje ata, të mbledhë dhe të hulumtojë të dhëna dhe të marrë vendime për fillimin, vazhdimin ose përfundimin e hetimeve për rastet kriminale”, ka thënë zëdhënësi i ZPS’së, në një përgjigje me e-mail, duke komentuar ftesën ndaj ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK’së.

Tutje, zëdhënësi Christopher Bennett ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është e vetëdijshme se individë apo përfaqësuesit e tyre kanë njoftuar se kanë marrë urdhra për paraqitje në Hagë të disa ish-eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim në Zyrën e Prokurorit Special.

“Sidoqoftë, Zyra e Prokurorit Special nuk jep të dhëna për statusin e hetimeve për arsye ligjore, profesionale dhe etike”, ka thënë tutje Bennett për Gazetën Express.

Të enjten pasdite, Gazeta Express ka raportuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ftuar për intervistim në Hagë edhe ish-komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Për gjoja krime lufte, Selimi, në Hagë, do të intervistohet më 9 janar 2019, raporton Gazeta Express, përmes burimeve të afërta me procesin.

Ftesa, Selimit i është dërguar qysh në fillim të dhjetorit të këtij viti, sikurse edhe një pjese tjetër të ish-komandantëve të UÇK-së, dhe figurave tjera të rëndësishme të këtij grupimi ushtarak për çlirimin e Kosovës.

Avokati i Selimit dhe familjarë të tij nuk kanë folur për Gazetën Express rreth kësaj ftese.

Pak minuta pas raportimit, ish-avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, kishte mohuar pohimet e artikullit, duke harruar se ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë muaj më parë e ka liruar atë nga mbrojtja ligjore.

Vetë Sylejman Selimi, me anë të një letre që e kishte dërguar nga burgu, për Gazetën Express, në nëntor të këtij viti – si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Supreme kur refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht -, e kishte njoftuar avokatin Tomë Gashi se qysh atë ditë e tutje nuk e ka më përfaqësues ligjor, pasi siç thotë ai procesi kundër tij është i montuar nga politikanët vendës dhe ndërkombëtarë.

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, që pas luftës, për një kohë ishte edhe komandat i përgjithshëm i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, e më pas edhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ambasador i Kosovës në Tiranë, aktualisht ndodhet në burg në Kosovë.

Atij, gjatë kohës sa po shërbente si ambasador në Tiranë, EULEX-i i ngriti aktakuza për krime lufte, në dy rastet e njohura si “Drenica” 1 dhe 2.

Në fund të dy proceseve, ish-komandanti i përgjithshëm i FSK-së u dënua më 14 vjet dënim unik, për të dy rastet – për krime lufte ndaj popullatës civile.

Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim rastin “Drenica 1”, rast në të cilin Gjykata e Apelit, Sylejman Selimit i kishte vërtetuar 6 vite burgim për “tortura ndaj civilëve”.

Ndërkohë, Supremja, në shtator të 2018, për të dytën herë Sylejman Selimit i vërteton dënimin unik prej 7 vite burgim për krime lufte, në Drenica 2.

Përveç Selimit, nga grupi “Drenica”, Haga ka ftuar për intervistim edhe dy ish-komandantë tjerë të zonës operative të UÇK-së në Drenicë, raporton Gazeta Express. Këtë thirrje për gjyq, tashmë e ka konfirmuar edhe vetë Sami Lushtaku, përmes avokatit të tij.

Sylejman Selimi është emri i 10-të i konfirmuar me burime nga Gazeta Express, i ish-pjesëtarëve të UÇK-së që në janar të vitit të ardhshëm do të udhëtojnë në Hagë, pas thirrjeve për intervistim që u ka bëra Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën.

Përveç ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Specialja deri më tash, nga figurat kyç të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ftuar për intervistim edhe ish-kryetarin e Gjykatës Ushtarake të UÇK’së dhe disa ish-komandantë të njohur zonash operative të Drenicës dhe Llapit. /M.Gj./GazetaExpress/

Policia shkruan komunikatën 4 orë pas vrasjes së zyrtarit të saj Izet Demaj

Policisë së Kosovës i janë dashur 4 orë për të shkruar një komunikatë lidhur me incidentin e Istogut, ku mbeti i vrarë një zyrtar i saj dhe një grabitës i dyshuar.

Në një komunikatë të lëshuar para pak minutash, Policia jep detaje për rastin që ka ndodhur rreth orës 15:30.

Policia ka treguar se në këtë kohë, në Istog kishte ndodhur një rast i tentim grabitjes së armatosur në filialin e bankës NLB.

Sipas komunikatës, njësitet e Policisë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme për t’iu përgjigjur rastit.

Dhe, kur shkojnë në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë hasin në të dyshuarin, i cili sipas komunikatës, ishte i armatosur me një armë të gjatë dhe dyshohej se kishte marrë peng dy persona.

Më pas kishte shpërthyer përleshja, gjatë të cilës ishte qëlluar polici Izet Demaj dhe ishte vrarë edhe i dyshuari K.M.

Këto janë detajet e ofruara nga Policia saktësisht katër orë pas ngjarjes.

“Sot 15:35, në filialin e bankës së NLB-së në Istog, ka ndodhur një rast tentim grabitje e armatosur. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për t’iu përgjigjur vendit të ngjarjes, ku me të arritur në atë lokacion kanë hasur në personin e dyshuar i cili posedonte një armë zjarri të gjatë, si dhe dyshohej që kishte marrë peng dy persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia sqaron se personi i dyshuar në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka shtënë me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve janë detyruar t’i përgjigjen me armë zjarri, duke e neutralizuar dhe duke e lënë të plagosur personin e dyshuar.

Sipas këtij njoftimi, polici Izet Demaj ishte plagosur rëndë dhe kishte kërkuar ndihmë në Spitalin rajonal ntë Pejës.

“Gjatë intervenimit policor, si pasojë e shkëmbimit të armëve të zjarrit një zyrtar policor është plagosur rëndë, dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Pejës. Disa orë më vonë nga mjekët kompetent është konfirmuar vdekja e zyrtarit policor (I.D.) i cili ka shërbyer në stacionin policor Istog, si dhe vdekja e personit të dyshuar (K. M.) viti i lindjes 1968 nga fshati Shushicë e Ulët – Istog”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje policia sqaron se  të gjitha njësitet policore nga niveli lokal, rajonal dhe ai qendror, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në afërsi është gjetur një granatë dore, një armë zjarri revole dhe një armë AK-47 me municion, të cilat i ka poseduar i dyshuari. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se personi i dyshuar posedon të kaluar kriminale të kryer në disa vende të Evropës”, thuhet në njoftim.

Polici i vrarë Izet Demaj ishte ushtar i UÇK-së në Koshare

Polici Izet Demaj, i cili u vra sot në qytetin e Istogut derisa ndihmonte qytetarët e marrë peng në një bankë, ka qenë ushtar i UÇK-së në betejën e Koshares.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, e cila është shprehur e tronditur nga vrasja e policit Demaj.

“Lajmi për vrasjen e oficerit të policisë Izet Demaj, ushtarit të Koshares, hijes mbrojtëse të komandant Rrustem Berisha, na tronditi thellë. Ngushëllime të përzemërta familjes Demaj, shokëve, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të policisë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Polici Izet Demaj u vra sot pasdite në një përleshje me një person të armatosur, i cili kishte hyrë për të grabitur një bankë në Istog.

Demaj u vra gjatë përpjekjes për t’i liruar disa persona të cilët ishin marrë peng nga grabitësi.

Më pas, grabitësi u qëllua për vdekje nga kolegët e Izet Demajt.

Sipas Spitalit të Pejës, polici Izet Demaj ishte sjellë pa shenja jete.

Vrasja e polici Izet Demaj në Istog, prokurorja tregon si ndodhi gjithçka

Prokurorja e rastit nga vrasja e dyfishtë në Pejë, Sahide Gashi, ka dhënë një kronologji për atë që ndodhi në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj dhe grabitësi i bankës Kamer Metaj.

Në një lidhje direkte në KTV, Gashi tha se Prokuroria është njoftuar rreth orës 16:00. Aty kanë shkuar menjëherë pas informatave të para.

“Plaçkitësi i bankës NLB në Istog, ka hyrë në lokal me kallashnikov dhe i ka kërkuar paratë arkëtares. Aty më pas menjëherë është përgjigjur policia, i pari ishte polici Izet Demaj. Sipas dëshmitarëve, polici ka kërkuar që ai të dorëzohet. Ai i është përgjigjur policit me zjarr nga brenda në bankë. I është përgjigjur njëjtë edhe polici, por grabitësi ka vazhduar të shtie me armë drejt polici. Më pas kanë ardhur përforcime, të cilët kanë kërkuar nga grabitësi të dorëzohet, ai ka dalë me një peng jashtë banke e më pas ka tentuar të ikë. Ka shtënë vazhdimisht në drejtime të ndryshme me armë, policia ka shtënë dhe aty ai është rrëzuar në tokë, ku më pas edhe ka vdekur”, tha Gashi.

Ajo tutje tha se tani po hetojnë se a ka qenë i dyshuari në bashkëpunim me dikë apo kush e ka sjellë.

Gashi tha se Policia në bazë të dëshmive ka vepruar sipas rregullave. Grabitësi, tha ajo, nuk i është përgjigjur paralajmërimeve të policisë prandaj kanë pasur urdhër të gjuajnë drejt tij.

“Përveç që ka shtënë edhe drejt hapësirave ku kishte numër të madh të njerëzve, fatmirësisht s’kemi tjera viktima. Atij i është gjetur edhe granata e dorës”, tha ajo.

Viktima po qëndron në vendin e ngjarjes edhe në këtë orë, Gashi tha se kjo po ndodh pasi teknika po bënë hetimet, ekspertizën dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Po e presim edhe mjekësinë ligjore për obduksion. Janë veprime që duhet bërë patjetër. Veprimet janë duke u bërë në kuadër të rregullave”, përfundoi ajo.


Send this to a friend