VOAL

VOAL

Për një vit, qytetarët e Kosovës shpenzuan 58 milionë euro për zhdoganim të veturave

Fatlum Jashari

Më shumë se 183 milionë euro kanë shpenzuar qytetarët e Kosovës për blerjen e veturave nga jashtë, vetëm gjatë vitit 2018.

Në përgjithësi, vitin e kaluar janë importuar 20 mijë e 689 vetura. Prej tyre, 17 mijë e 340 janë vetura të përdorura, ndërsa 3 mijë e 349 vetura të reja.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga totali i 183 milionë eurove, më shumë se 129 milionë janë shpenzuar për vetura të përdorura, ndërsa afër 54 milionë euro për vetura të reja.

Pos për blerjen e veturave, qytetarët një shumë të konsiderueshme parash e shpenzojnë më pas edhe për zhdoganim.

Bazuar në të dhënat zyrtare, nga procesi i zhdoganimit të këtyre makinave, Dogana e Kosovës ka arkëtuar afër 58 milionë euro (57 milionë e 953 mijë euro). Prej tyre, rreth 22 milionë euro janë inkasuar vetëm nga taksa doganore dhe akciza, ndërsa 36 milionë euro tjera janë grumbulluar nga TVSh-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar).

Dogana i ka inkasuar afër 10 milionë e 500 mijë euro, vetëm nga zhdoganimi i 3 mijë e 349 veturave të reja – të cilat nuk u nënshtrohen të gjitha taksave. Sipas llogaritjeve i bie që pronarët e veturave të reja, mesatarisht, kanë paguar taksa në vlerë prej 19.4 për qind të çmimit të veturës.

Ndërsa, për zhdoganimin e 17 mijë e 340 veturave të përdorura, të cilat i nënshtrohen taksës doganore, akcizës dhe TVSh-së, qytetarët kanë paguar 47.5 milionë euro. Përkthyer në përqindje, pronarët e këtyre veturave i bie se, mesatarisht, kanë paguar taksa në vlerë prej 36.7 për qind të çmimit bazë të veturës.

Nga totali i 47.5 milionë eurove të taksave të paguara për veturat e përdorura, për akcizë dhe doganë janë paguar 21 milionë euro (afër 9 milionë euro janë paguar vetëm për akcizë, ndërsa më shumë se 12 milionë euro të tjera për taksë doganore).

Pa llogaritur TVSh-në, kjo përbën 44 për qind të shumës totale që Dogana ka inkasuar nga zhdoganimi i veturave të përdorura.

Ligjet aktuale në fuqi, në Kosovë, lejojnë importin e veturave të vjetra deri në 10 vjet.

Radio Evropa e Lirë ka bërë një llogaritje të thjeshtë, në kalkulatorin online të Doganës dhe Institutit GAP, për shumën që një qytetar duhet të paguajë për të vënë, lirshëm dhe ligjshëm, në qarkullim një veturë të blerë jashtë vendit.

Llogaritja është bërë duke marrë shembull një veturë me vlerë 5.000 mijë euro, me vëllim të motorit nën dy mijë kubikë dhe të vjetër 10 vjet.

Sipas kalkulatorit, për një veturë të tillë zhdoganimi kushton 2 mijë e 316 euro. Nga kjo shumë 1 mijë e 116 euro shkojnë për TVSH, për tatimin në import 500 euro dhe 700 euro të tjera për akcizë.

Kur shumës së zhdoganimit i shtohen edhe sigurimi (i thjeshtë) e regjistrimi (bashkë me taksën për rrugë, tabelat etj), që zakonisht kushtojnë rreth 250 euro, kostoja e përgjithshme e dokumentacionit për vënien në qarkullim të veturës, zakonisht, shkon afër 2 mijë 600 euro.

Në një thjeshtësim, për një veturë në vlerë 5 mijë euro, të blerë jashtë vendit, një qytetar duhet të paguajë edhe së paku gjysmën e asaj shume, vetëm për dokumentacionet e nevojshme për të vënë makinën e tij lirshëm dhe ligjshëm në rrugët e Kosovës.

Aktualisht, dogana për import të automjeteve është 10 për qind, TVSH-ja 18% dhe akciza llogaritet sipas vëllimit të motorit dhe vitit të prodhimit.

Ish-drejtori i Doganës dhe njohësi i kësaj fushe, Naim Huruglica, vlerëson se taksat nuk janë shumë të larta.

Megjithatë, ai pranon se ato nuk janë në përputhje me standardin ekonomik të shumicës së popullsisë në Kosovë, pasi, sipas tij, pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë vetura të reja, të cilat lirohen nga akciza.

“Kur kemi të bëjmë me veturat e vjetra ose të përdorura, atëherë fillon aplikimi i taksës dhe akcizës, e cila shkon duke u rritur gradualisht sipas vjetërsisë së veturës. Nuk do të thosha që taksat i kemi shumë të shtrenjta, por problemi është që njerëzit tanë, në përgjithësi, nuk kanë fuqi ekonomike të blejnë vetura të reja dhe gjithmonë është orientimi te veturat e përdorura dhe për këtë shkak i nënshtrohen pagesës së këtyre detyrimeve,” vlerëson Huruglica.

Ideja e vendosjes së akcizës, sipas ish të parit të Doganës, ka qenë dekurajimi i qytetarëve nga blerja e automjeteve të vjetra.

Por, Huruglica taksat për importin e veturave i lidh edhe me mbushjen e arkës së shtetit, pasi sipas tij, Kosova do ta kishte shumë të vështirë t’i zëvendësonte taksat që mbledh ky produkt.

“Problemi është se, parimisht, është e vërtetë se kemi akciza, të cilat e rëndojnë bukur shumë atë që nuk ka fuqi për veturë më të re, por unë e shoh edhe një problem – atë të buxhetit. Të ardhurat që vijnë nga importi i makinave janë një kategori shumë e rëndësishme dhe është e vështirë për Qeverinë që përnjëherë ta ulë (akcizën) apo ta heqë atë në total – sepse është problem zëvendësimi i atyre taksave që sot vijnë nga ky produkt”, shpjegon ai.

Huruglica shton se me Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim, që Kosova e ka nënshkruar me Bashkimin Evropian, parashihet zbritje e taksës doganore nga viti në vit – dhe, në vitin 2021, ajo parashihet të jetë vetë një për qind.

TË LUMTË VLORA ÇITAKU, TË PASTË NËNA! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Vlora Çitaku në KS ishte ylli i vetem që shëndriti tërë botën,

rrezet e saja depërtuan çdo kund dhe ne çdo vend. Vlora
Çitaku ishte më shumë së Krenaria e Kosovës.

Vlora Çitaku drenickja që ia zbardhi fytyrën jo vetem Drenicës
por krejtë Kosovë ua msheli gojën te gjithë atyre grave dhe burrave qe
ishin me te,i la pa gojë pa frymë,i bani nemeca.
Vlora Çitaku i mbajti leksion qetnikut të Serbisë Ivica
Daçiqit e zateti për muri,i gjori veç zihej ne vehte.

Vlora Çitaku e la pa fjalë edhe tërë KS me argumentet e saja
për Kosovën,ia qiti për ledinë te gjitha masakrat dhe krimet qe Serbia
i ka ba ne Kosovë dhe abuzimet qe Serbia tani po banë me Kosovën,ia
qiti për ledin te gjitha rreant për Kosovën dhe rreth sajë. I tregoi
Daçiqit, se Kosova nuk është lodër që Serbia mund te luan me te.Ka
kaluar ajo kohë.

Fortë guximshëm i tregoi anetarve të KS,Serbisë dhe Ivica Daçiqit së
Trepça dhe Ujmani janë te tonat,kanë qenë tonat dhe do te mbesin
tonat.Ato historikishë kurr nuk kanë qenë të Serbisë dhe as qe do te
jënë ndonjëherë.

Vlora Çitaku mbramë ne KS ua bani me dije Serbisë dhe te gjithë
anëtarëve të KS së sheti dhe pavaresia e Kosovës nuk mund te negocohet
dhe askush nuk ka të drejtë të prekë teritorin dhe pavarësinë e saj.

Kështu foli ne KS “Shota Galica”e Drenicës,foli trimerisht pa u
trembë nga askush.Foli më bindëshm se sa burrat,se sa do burreca te
Drenicës të cilët më kokë ulur shkojnë skutave te botës dhe lobojnë më
çetnikët e Serbisë për coptimin e Kosovës.

Vlora Çitaku në KS ia zbardhe fytyrën Kosovës. Ti ishe
krenaria e Kosovës.

Të pastë nana moj bija e Kosovës.E lumja ajo nanë qe te lindi dhe të
rriti për me i dalë zot Kosovës,për me i dalë zot atedheut.

Nazim Bllaca agjent i BIA-s serbe që nga viti 1997

Në dokumentet të cilat RTK i posedon shihet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996.

RTK ka siguruar edhe formularin e rekrutimit të Bllacës si informator i besueshëm. Në këtë letër propozim thuhet: “Qëllimi i angazhimit të Nazim Bllacës është krijimi i një pozicioni operacional që do jepte gjetje interesante nga sfera e Shërbimit të Sigurisë.

Baza për angazhimin e këtij personi për qëllime operative është prezenca e tij në një mjedis me interes për sigurinë si dhe dashamirësia e tij personale me shërbimin serb.

Në angazhimin e mëtejmë pseudonimi i personit do të jetë VEZA (që në shqip do të thotë LIDHJA)”, thuhet në këtë dokument sekret të pjestarit të shërbimit serb të sigurisë. Ky propozim i dërgohet sigurimit shtetëror serb, UDB-së për procedura të mëtutjeshme.

Më 30 prill 1997 Nazim Bllaca rekrutohet si informator i UDB-së por ende ka edhe disa procedura të verifikimit.

Emisioni “Udhëve” ka gjetur se më 8 Maj 1997, është kthyer raporti i verifikimit nga ana e UDB-së që ia mundëson Bllacës që të pranohet si informator.

Më 14 Maj 1997, Bllaca pranohet zyrtarisht si informator. Në formularin e lëshuar nga Shërbimi I Sigurisë Publike për pranimin si informator jepen të gjitha shënimet e sakta të Bllacës. Gjithashtu në formular është shkruar edhe emri I zyrtarit operativ të cilit do t’I raportojë Bllaca gjatë punës së tij të re si informator i sigurimit shtetëror serb, e ai është Qepo Mihajloviq.

Në fund të këtij dokumenti përmendet edhe një vepër penale për plaçkitje që e kishte pasur Bllaca në fillim të viteve 90’ta, por që nuk ishte dënuar nga Gjykata.

Ky dokument është i nënshkruar nga udhëheqësi i drejtpërdrejt I Shërbimit të Sigurisë Publike në ministrinë e punëve të brendshme të Serbisë, Slavko Lludaiq dhe nga dy punëtorë operativ, Qepo Mihajloviq dhe Ivan Gjokica, thuhet në dokumentet e siguruara.

LDK e Vetëvendosje drejt përafrimit

Arton Konushevci

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, pranojnë se ditëve të fundit kanë përafruar qëndrimet e tyre, në radhë të parë, siç thonë, për ndaljen e keqqeverisjes aktuale.

Deputeti Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se me Vetëvendosjen kanë kontakte më të shpeshta. Këto kontakte, sipas tij, vijnë edhe si rrjedhojë e përafrimit të Partisë Socialdemokrate me partitë në pushtet. Beqiri thekson se qëllimi kryesor është që “të ndalet e qeverisja e keqe” dhe të shkohet sa më shpejt në zgjedhje.

“Kjo është e vërtetë, për këto probleme që i kemi aktualisht rreth qeverisjes aktuale, rreth koalicionit dhe problemet që i kemi në raport me dialogun me Serbinë. Qëndrimi ynë karshi sjelljes së presidentit (Hashim Thaçi), karshi Ekipit negociator – i cili është thjesht është një servis i Thaçit – për këto qëndrime kemi përafrim dhe afërsisht mendime të njëjta, me nuanca që normalisht mund të kemi edhe ndonjë dallim. Kjo është esenciale tash për tash, ndërkaq për të tjerat mbetet për më vonë të shihet sepse është shumë e qartë që ne kemi afri”, tha Beqiri.

Beqiri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen LDK të ketë një bashkëpunim (koalicion) për qeverisje me Vetëvendosjen, por edhe me ndonjë subjekt tjetër politik.

“Sot nuk mund të them për çështje të koalicioneve se çka do të ndodhë më vonë. Është çështje e përcaktimeve dhe orientimeve edhe programore, por edhe e vendimeve të strukturave të partisë. Sigurisht, me kohë ne do të flasim për të gjitha të mundshmet – bashkëpunimet (me partitë) me të cilët mundemi dhe nuk mundemi në të ardhmen të qeverisim. Qëllim kryesor e kemi që të ndalet e keqja, të shkohet sa më shpejt në zgjedhje dhe pastaj me kohë do të marrim qëndrime konkrete se çka do të ndodhë dhe se kush me kë do të qeverisë”, tha Beqiri.

Ai shton se LDK-ja, dallon prej subjekteve tjera. Sipas tij, LDK ka dallime programore edhe me Vetëvendosjen, andaj këto dallime, siç shprehet ai, kërkojnë kohë që të përafrohen dhe të ndryshohen.

Edhe deputetja, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli – Dalipi, tha për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht ekziston një bashkëpunim më i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ky bashkëpunim, sipas saj, ka të bëjë me qëllim të ndaljes, siç tha ajo, të veprimeve të rrezikshme që është duke i ndërmarr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Të dy partitë konsiderojmë se bashkëpunimi ynë është jetik për të ndalur presidentin dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës. Prandaj, në kemi filluar një bashkëpunim të tillë dhe pajtohemi në shumë pika që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë – Serbi dhe hapat që duhet t’i ndjekë Kosova”, tha Pacolli – Dalipi.

Kurse, sa i takon përafrimit të qëndrimeve për ndonjë koalicion të mundshme në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, Pacolli-Dalipi tha se kjo çështje paraprakisht duhet të diskutohen në organet e partive politike, gjë që sipas saj, nuk ka ndodhur.

“Në Lëvizjen Vetëvendosje ne së pari diskutojmë me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, në organet tona dhe pastaj hymë në diskutime për të arritur diçka tjetër, për të shkuar qoftë drejt një koalicioni parazgjedhor. Tash për tash bashkëpunimi ynë është që të ndalet presidenti i Kosovës i cili ka filluar një aventurë të rrezikshme”, tha ajo.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë njoftuar se kryetarët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, kanë vlerësuar se “negocimi i çfarëdo marrëveshje finale me Serbinë duhet bërë me një formulë parlamentare që garanton unitet të gjerë politik”, si dhe që “negocimi i çfarëdo çështjeje që është fundament kushtetues dhe element i shtetit të Kosovës, siç janë territori, institucionet kushtetuese, popullsia, resurset natyrore, është i papranueshëm dhe ato nuk mund të bëhen objekt i negocimit me Serbinë”.

Faktorizimit të popullit i ka ardhur koha!! – Nga Skënder MULLIQI

Kthesen me te madhe për ta ndryshuar gjendjen për te mirë mund ta bëjnë vetëm qytetaret! Keto ndryshime aq te nevojshme nuk po i bën as pushteti dhe as opozita qe gadi 20 vite. Kemi ardhur deri te udhekryqi te jemi apo mos te jemi. Ose do të kthehemi shumë mbrapa duke pru në pikëpyetje ekzistimin e shtetit. Vitet qe janë para nesh, duhet dhene kuptim jetes në shtet ndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme.

Kjo kerkon pergjegjesi nga të gjithë , por edhe kujdes të madh! Sigurisht së shtrohet pyetja nga të fillojmë , kur gjendja politike ka hy në fazën kritike , për shkak të divergjencave të madha të spektrit politik dhe heshtjës së madhe të popullit për të ardhmen e vet? Realiteti është kjo qe po e shohim dhe po e prekim , natyrisht jo I mirë. Per fatin e keq të qytetarëve , është jo reale të presim përgjegjësi si nga pozita ashtu edhe opozita , të cilat kan kalkulime te,cilat më shumë po merren më interesa vullgare partiake.Krerët e partitve politike po I “diciplinojne” të gjithë ata të cilët mendojnë ndryshe.Askush nuk po guxon të mendon më kokën e vet.Mbetet që kujdesin dhe përgjegjësinë ta merre në dorë populli.Kjo do të ishte gjeja më e mirë , së është rasti historik!Eshte momenti qe te behen dallime nga ajo qe deri me tash nuk eshte pa, me qendrime licemere dhe me platforma politike të cilat na kan roberuar.

Të demontohet gjithë ajo qe ka kufizuar shoqërinë.Dhe, ky vetëdijesim qytetare të bëhët ndeshkim per gjithe ata qe nuk punuan mire.Te akumolohet energji pozitive të dhjeta dhe mijëra qytetareve, po qe eshte nevoja te dalin në rrugë për të protestuar ne menyre te civilizuar .Te spastrohet mbare aparati shtetëror nga ata të cilët janë mbushur haram deri ne fyt ,duke keqpërdorë paranë publike e marifete te tjera. Faktorizimit të popullit I ka ardhur koha.Te gjithe ata të cilët deri me tash kan mbetur vrojtues së qka po ngjanë, do të duhej të japin maksimumin për veten dhe për shtetin.E më së shumti kontribut në këtë drejtim duhet të japin intelektualet, profesoret univezitar,mësuesit, artistët, shkenctarët e të tjerët.Te gjithe qytetaret të zgjohen për ti siguruar vetit dhe fëmijëve të tyre një jetë normale , për qka edhe ekziston shteti si sistem!

Është shumë më rëndësi që të kuptohet nga qytetaret së ata janë që vendosin për fatin e tyre, dhe të kuptojne së a deshirojne të ndërtojnë vertete shtet ligjor dhe funksional. Nuk guxojme të simulojmë së po bëjm shtet I cili ka defekte të mëdha.Nuk guxojame të lejojmë që grupacionet e caktuara politike të na kthejne mbrapa për interesa të tyre përsonale.Loja më territore është lojë më zjarr.Nuk u luftua historikisht që Serbia të jete ajo e cila përfiton vazhdimisht në kurriz të shqiptarëve .Kufijtë mund të ndryshojne në dëm ose dobi vetëm më luftë.

Zbehja e 17 shkurtit 2008, pasojë e lidershipit të shantazhuar! – Nga Florim Zeqa

Pas përfundimit të luftës, gjegjësisht të hyrjes së forcave paqëruajtëse në Kosovë, kërkesë e vazhdueshme e presidentit historik Ibrahim Rugova ishte njohja formale e shtetit të Kosovës, po ashtu kërkesë e përhershme e tij ishte zhvillimi i demokracisë dhe funksionalizimi i institucineve të shtetit të Kosovës.
Forcat e Armatosura të Republikes së Kosovës (FARK) ishin projekt i tij, mekanizëm i sigurisë së shtetit. Mirëpo për shkak të shkrirjes së UÇK-së, fillimisht në TMK, e mëpastaj në FSK nga vetë udhëheqësi i saj (Hashim Thaçi), nga një forcë mbrojtëse për vendin në një strukturë vigjilente.
Na ka rënë të ndëgjojmë shpesh nga presidenti Rugova) se KFORI është ai që përkujdeset për sigurinë e shtetit tonë.
Vërtetë kështu po na del edhe tani pas afro 20 viteve nga çlirimi i vendit dhe pas 11 viteve nga ri-shpallja e Pavarësisë, se e vetmja forcë reale për mbrojtjën e shtetit tonë është KFORI e askush tjetër.

Nga joshja me çmim “NOBEL”, tek shantazhi i “Speciales”

Negociatorët e Brukselit, fillimisht e joshën Hashim Thaçin me çmimin “NOBEL” për paqe derisa e kanalizuan në rrjedhat e dialogut, për ta shantazhuar më pas përmes Gjykatës Speciale deri në nështrim total para Serbisë gjakatare.
Përderisa rënja e kredibilitetit politik të Hashim Thaçit fillon nga nga bisedimet politike me Serbinë, përmes të cilave lëndoi rënd shtetësinë e Kosovës (fusnota*, Asociacioni, amnistimi i kriminelëve serb të luftës), humbja e besimit qytetar filloj nga mospërmbushja e premtimeve elektorale.
Hashim Thaçi me suitën e tij, përmes dialogut “teknik” në Bruksel, fillimisht i hoqi emrin “Republikë” Kosovës, për ta transformuar në dialog politik i cili rihapi statusin e Kosovës jo vetëm në tavolinën e Brukselit, por edhe gjithandej kancelarive botërore, duke e kthyer Kosovën para 24 marsit ’99, gjegjësisht në Rambuje para bombardimeve të NATO-s, duke hedhur poshtë vendimin e GJND-së, bashkë me këtë dhe 17 shkurtin 2008-të, aktin për të cilin ishte krrekosur vetëm deri në vitin 2011 kur i filloj bisedimet me Serbinë armike!
Hashim Thaçi në bisedimet nën Rezolutën 1244, hodhi poshtë Planin e Ahtisarit, 17 shkurtin dhe të gjitha njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, duke sfiduar në radhë të parë SHBA-të, Anglinë Gjermaninë, Francën, Japoninë dhe mbi 100 njohje tjera.
Pra, tkurrja e njohjeve është pasojë i lidershipit të shantazhuar kosovar.

Dikur vraponin pas meritave, sot ikin nga përgjegjësia

Këta (qeveritarët aktual) që para 11 viteve shtyheshin me bërryla për të marrë meritat për pavarësinë e vendit, tani duhet të jenë të gatshëm t’i pranojnë edhe pergjegjësitë për dështimet e tyre në shtrirjën e sovranitetit e të ligjëshmerisë në tërë territorin e vendit.
11 vjet pas pavarësisë, është e kundërta e asaj çka ka pritur e ka dëshiruar populli: mungesë sovraniteti, mungesë territori, mungesë lirie, mungesë zhvillimi ekonomik, mungesë demokracie e barazie në vendin tonë.
Pushtetarët në vend të rezultateteve, e që duhej të ishin: zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, liberalizimi i vizave, furnizimi më energji 24 orë në ditë, furnizimi me ujë të pijes e shumë e shumë gjëra tjera elementare për jetën e qytetarëve, ata merren me dialogun me Serbinë, gjegjësisht se si ta kënaqin orekset serbe, se si t’i ngrisin pagat për vete dhe për militantët partiak në sektorin publik e deri në reklamimin e përditëshem të një himni pa tekst e flamurit pa ndjenja kombëtare në televizionin (politik) publik të Kosovës.
Në këtë përvjetor të shtetit të Kosovës, gjëja e vetme me të cilën ka arsye të mburret Qeveria është se, kjo është qeveria më megalomane jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për numrin enorm të ministrive, zv. kryeministrave, zv. ministrave dhe këshilltarëve, vozitësve e sekretareshave të bukura, numri i saktë i të cilëve nuk bëhet publik asnjëherë!

11 vjetori i ndjenjave të përziera

Republika e Kosovës ditëlindjen e 11-të është duke e pritur e katandisur si asnjëherë më parë; me fusnotë* dhe me status të hapur në arenën ndërkombëtare.
Pas rihapjes së statusit të Kosovës, jo vëtëm që nuk bëhet më fjalë për njohje të reja, por sfiduese mbetët mbrojtja e 17 shkurtit 2008-të, gjegjësisht mbrojtjes së njohjeve ndërkombëtare dhe sovranitetit të vendit.
Kërkesa për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën nga ana e kryeministrit Haradinaj, përveq se bie ndesh me shpalljen e pavarësisë dhe vendimine GJND-së, drejtëpërdrejt atakon interesat dhe investimet amerikane në Ballkan.
Megjithatë, është fat i mirë që amerikanët e dinë që kosovarët janë populli më proamerikan në botë, përndryshe, sa për këta udhëheqës sharllatan të shtetit të Kosovës, me të vërtetë brenda natës SHBA-të do të zavëndësoheshin me Rusinë dhe “çizmën” serbe në Kosovë.
Ky është “progresi” që i sollën Kosovës kjo kastë politike në pushtet, të cilët me veprimet e papërgjegjshme po i rrezikojnë seriozisht raportet me shtetin mik SHBA-në, që na shpëtoj nga zhbërja fizike.

Liderët e shtetit me fusnotë, uzurpatorë të institucioneve shtetërore

Liderët e shtetit me fusnotë*, në bisedimet e Brukselit nuk prezentohen si përfaqësues të shtetit të pavarur, por si përfaqësues të subjektivitetit 1244 të KS të OKB-së, ndërsa të njëjtit lider para opinionit të brendshëm kosovar me entuziazëm paraqitën si lider të shtetit të pavarur!
Si rezultat i personalitetit të dyfisht të liderëve shtetëror, që 11 vjet Kosova vendnumëron dhe rrotullohet rreth boshtit të pavarësisë së 17 shkurtit 2008-të, duke i kaluar 11 vite izolim me njohje ndërkombëtare, pa mirëqënje qytetare dhe pa asnjë përspektivë zhvillimore.
Rihapja e statusit të Kosovës në dialogun e Brukselit, Kosovës i kushtoj me tërheqjën e mëse 10 njohjeve ndërkombëtare.
Gjykata Speciale mbi kokën e liderëve të korruptuar dhe tejinkriminuar shtetëror e partiak, shtetit të Kosovës i kushtoj me humbjen e mbi 8200 hektarëve tokë, me tendencën e humbjes edhe të rreth 3500 kilometrave katorë në veri të vendit, krejtësisht shkaku i një lidershipi të shantazhuar, të cilëve sa më shumë u shtohet presioni nga Gjykata Speciale, aq më tepër e rrisin gatishmërinë për kompromise (falje të territoreve) të reja ndaj Serbisë.
Politikanët me peronalitete të dyfishta e kanë humbur tërësisht besimin tek qytetarët, por edhe tek bashkësia ndërkombëtare.
Shkaku i uzurpimit nga kusarët politik, Kosova edhe pse 11 vite shtet i pavarur dhe 20 vite në liri, ka mbetur oazë e krimit të organizuar, në duart e nëntokës dhe mafio-oligarkëve.
Kosova mbase është i vetmi vendi në rajon dhe më gjërë ku nëntoka kriminale është mbi ligjin dhe vendos për gjithçka natën e ditën, dhe ku për shkak të mos sundimit te ligjit, pa ndëshkueshmëria e kriminelëve është bërë normë, ndërkaq pabarazia qytetare është bërë rregull e pashkruar në (pa)drejtësinë kosovare.

Nga lindja deri tek njohja e shtetit

Shteti i Kosovës për shqiptarët ekziston që nga Deklarata për Pavarësi e 2 korrikut e vitit 1990, por që i mungonte njohja formale ndërkombëtare, njohje e cila erdhi më 17 shkurt 2008-të,…përveqse nuk është e plotë, tani ajo është rrezikuar seriozisht si pasojë e liderëve të shantazhuar shtetëror dhe partiak.
Urimi më i mirë në 11 vjetorin e Pavarësisë do të ishte që Kosova të jetë sovrane dhe e liruar nga strukturat kriminale në veri, si dhe e liruar nga uzurpatorët e shtetit në brendi të vendit, përkatësisht nga kusarët politik të “Cosa Nostra”-s apo mafias kosovare të shekullit 21 në të dyja nivelet e qeverisjes, si kusht i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.

Ndalojeni Baton Haxhiun!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kryeministri i Kosovës Ramush Harajdinaj sot është deklaruar për
veprimtarin e Baton Haxhiut.Lidhur me te ai deklarohet së Baton Haxhiu
i paska kaluar te gjitha limitet,por nuk thotë së cilat janë ato
limite që i Baton Haxhiu i paska kaluar…dhe vazhdon së nuk e kupton
misionin e Baton Haxhiut i cili del hapatas na fletë për disa
opcione,se kuptoj së çka i vyjnë atij një rol i tillë,nga i vjen,nga
kush?!

Kryeministër për punët që po merret haptas,lirshem Baton Haxhiu pa u
pengu nga askush mund ta pyesish Presidentin e Republikës Hashim
Thaçin,por edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Kristaq Rama të i cili
Baton Haxhiu është edhe këshilltar i tij,sepse ky njëri vepron ne një
linijë me këta dy shtetar,te cilët po merren me veprimtari
antikushtetuese qe ne fokus kanë coptimin,ndarjen apo shkembimin e
teritorit dhe kufijve te Kosovës.

Zoti Kryeministër ti je shef i ekzekutivit nën juridiksionin tend i
ke Ministrin e brendshme dhe AKI,nga te cilët edhe duhet të marrin
informacione me te detajuaja lidhur më “limitet të cilat i paska
tejkalu Baton Haxhiu”,por informata te detajuar mund ti marrish edhe
nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Edi Rama nëse janë te gatshëm të të
informojnë,sepse Baton Hagjiu është ndihmësi kryesor rreth ndarjës se
Kosovës.

Por zoti Kryeministër po te ndihmojë pak.Baton Haxhiu është figura më
tragjiko-komike në Kosovë.Këtë njeri te gjithë e quajn spiun te
Serbisë pasi ka bashkpunuar me sigurimin Serb sidomos me kriminelin
Stanishiq.Kështu thonë shumë portale dhe media në Kosovë. Ky njeri sot
sillet si azgan,shetit lirshëm nëpër Kosovë dhe Shqiperi, haptas ju
delë në ndihmë,por është edhe pjesë e tyre,atyre qe po tentojnë me e
shkaterru Kosovën,banë plane dhe skica,opcione te ndryshme,për
coptimin,ndarjën apo korigjimin e kufijve.Ky njeri është totalisht në
shërbim te planeve Sorosiane dhe serbo-ruse për ndarjën e Kosovës.

Prandaj,z Kryeministër qe ta këshë shpirtin dhe zemrën e pastër për
veprimtarin e tij dhe te atyre qe bashkëpunon me ta rreth qartjës së
kufijve të Kosovës qe është një veprimtari antikushtetuese,duhet

që me te të mërret prokuroria dhe te
vertetoj së cilat janë ato limite qe Baton Haxhiu i paska kalu,së ato
limite se a është i rrezikshëm ky njeri për vendin ,a po tenton të
bëje shkelje Kushtetuese,sepse sipas Kushtetutes kufijtë e Kosovës
janë te pacenueshëm,te panergocueshëm

Kosnett dhe Scott: 2019-a do të duhej të jetë viti për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Serbi, Philip Kosnett dhe Kyle Scott i bëjnë thirrje Kosovës të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës. Ata po ashtu kërkojnë që Serbia të jetë konstruktive si dhe të dyja palët të ndalin provokimet.

“Është koha që Kosova ta pezullojë taksën, që Serbia të përgjigjet në mënyrë konstruktive, që të marrin fund provokimet nga të dy anët, që Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe që të dyja palët ta përqafojnë paqen guximshëm. Nëse e bëni këtë, jemi optimistë se mund të arrini një marrëveshje historike për normalizim në 2019-ën”, thuhet në një editorial të përbashkët të dy ambasadorëve të botuar të premten në gazetën “Politika” të Beogradit dhe “Zëri” të Prishtinës.

Ambasadorët Scott dhe Kosnett theksojnë se Serbia dhe Kosova e kanë mbështetjen e plotë amerikane dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të ndihmuar Beogradin dhe Prishtinën të krijojnë besimin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje në qendër të së cilës do të ishte njohja reciproke.

“Nëse të dy anët dështojnë për ta shfrytëzuar këtë mundësi, rrezikoni ta humbisni mundësinë më të mirë në një brez”, theksojnë diplomatët amerikanë.

“Si ambasadorë amerikanë në Beograd dhe Prishtinë, ne jemi të bindur se një udhëheqësi politike e matur dhe me një vizion mund të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, në qendër të së cilës do të ishte njohja e ndërsjellë” thuhet në shkrimin dy ambasadorëve.

Ata kanë rikujtuar letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar që të shfrytëzojnë këtë moment për të arritur një marrëveshje.

“Shtetet e Bashkuara nuk e caktojnë dhe nuk do të caktojnë se si duhet të duket zgjidhja, por besojnë se duhet të jetë e zbatueshme në Kosovë dhe në Serbi dhe duhet t’i kontribuojë stabilitetit afatgjatë të rajonit ” thuhet në editorial.

Ambasadorët amerikanë kanë paralajmëruar se “status quo-ja” po pengon përparimin politik dhe ekonomik të dyja vendeve përderisa “ në vend të tyre, krimi i organizuar, korrupsioni dhe elementet tjera ekstremiste po bëhen më të gjera dhe po kthehen në kërcënim për sigurinë rajonale dhe evropiane”.

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për rastin në Drenas

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të premten një seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e fundit të raportuar të abuzimit seksual të një vajze në Komunën e Drenasit.

Seanca, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00, është thirrur me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe subjektit Alternativa.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se raste si ajo që ndodhi në Drenas, nuk do të tolerohen.

“Mbledhja e Kryesisë ishte kërkesë e jashtëzakonshme e 40 deputetëve. Në Republikën tonë ka ndodhur një rast i një abuzimi me një të mitur. Ky është rast i rëndë, i pamoralshëm, në botën demokratike kjo quhet pedofili. Po ashtu është abuzim i pozitës zyrtare. Këto gjëra nuk do të tolerohen, ky është mesazhi”, është shprehur ai.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kjo seancë është thirrur pasi lidhur me këtë rast kërkohet “përgjegjësi institucionale”.

“Gjatë këtyre ditëve ne kemi qenë dëshmitarë të një tragjedie që ka ndodhur në Drenas, në raport me ngacmimin seksual, përdhunimin, por po ashtu edhe abortin e paligjshëm. Natyrisht kjo ngjarje do të duhej të na thërriste në përgjegjësi pasi kjo është përgjegjësi institucionale”, ka thënë Haxhiu.

Abuzimi seksual i vajzës nga Drenasi është thënë të ketë filluar kur ajo ka qenë vetëm 16 vjeç, fillimisht nga profesori i saj.

Pas denoncimit në polici nga viktima, hetuesi policor kishte abuzuar seksualisht me të dhe në janar të këtij viti, e kishte detyruar të kryente abort të padëshiruar në një klinikë private në Prishtinë.

Autoritetet kanë arrestuar zyrtarin policor dhe mësimdhënësin.

Këshilli i Sigurimit shkurton numrin e mbledhjeve për Kosovën

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit u pajtuan të enjten që të shkurtohet numri i takimeve për Kosovës që mbaheshin çdo tre muaj deri tash. Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, u vendos që gjatë këtij viti të mbahen tri, ndërsa në vitin 2020 dy takime.

Vendimi u mor para takimit të së enjtes i cili sërish u përshkua me qëndrime tërësisht të kundërta të Kosovës dhe Serbisë ndërsa u mbizotërua nga çështja e tarifave të Prishtinës ndaj mallrave serbe, që ishte edhe pjesë e raportit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se vënia e tarifave “është e palogjikshme” dhe politikisht e motivuar. Sipas tij, tarifat po e pengojnë vazhdimin e bisedimeve dhe se vendi i tij beson se bisedimet janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”.

Ai mirëpriti kërkesat ndërkombëtare për heqjen e tarifave, por kërkoi më shumë trysni ndaj Kosovës për një gjë të tillë. Shefi i diplomacisë serbe kërkoi që të mos shkurtohet Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe të vazhdojnë takimet e Këshillit të Sigurimit.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, tha se është e papranueshme që takimet në Këshillin e Sigurimit “janë shndërruar në teatër nga Serbia përmes gënjeshtrave që as ata nuk iu besojnë. Kjo dhomë është duke u keqpërdorur për të treguar përralla e tregime fiktive nga Serbia”.

Ajo theksoi se UNMIK-u nuk ka rol dhe as mandat për ta ushtruar në Kosovë, ndërsa i bëri thirrje Serbisë që të “çlirohet nga Kosova” dhe ta njohë realitetin.

Ambasadorja Çitaku tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifave ndaj mallrave serbe, shtoi ajo, nuk ishte përgjigje ndaj fushatave agresive të Serbisë kundër Kosovës dhe se ajo po përdoret nga Serbia për të kushtëzuar bisedimet.

Ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce, shprehu keqardhjen që “nuk dëgjoi nga njëri prej folësve asnjë keqardhje, asnjë pranim të fajësisë për krimeve të luftës që janë bërë në terren dhe krimet që janë përcaktuar dhe përkufizuar nga Gjykata Ndërkombëtare që u themelua nga ky Këshill”, tha ajo

Ajo u bëri thirrje të dyja vendeve që të shfrytëzojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe të shmangin veprimet që nxisin tensione.

Përfaqësuesi amerikan, Jonathan Cohen, tha se është e mundshme që një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, të arrihet në vitin 2019, ndërsa vuri theksin tek mbështetja që kësaj mundësie i ka dhënë presidenti Donald Trump.

Ambasadori i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit, tha se e vetmja rrugë për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian është njohja e Kosovës, ndërsa kritikoi fushatën e ministrit serb Daçiç për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Duke i nxitur vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ju jeni duke e qëlluar veten në këmbë dhe nuk e kuptoj këtë”, tha ai.

Ai tha se vendi i tij kundërshton çdo mundësi për ndryshimin e kufijve në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

“Asnjë në marrëveshje e Brukselit nuk flet për ndryshimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve. Ne në Gjermani mendojmë se këto përpjekje janë të rrezikshme për rajonin dhe e destabilizojnë atë”, tha ai.

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit i kërkuan Kosovës heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

Ramush Haradinaj Baton Haxhiut: ke kaluar çdo limit, rri në punën tande!

Kryetari i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj thotë se nuk e kupton rolin e drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiu. Thotë se ai ka kaluar limitet.

“Unë nuk e kuptoj misionin e z. Haxhiu dhe ndonjë Haxhiu tjetër në shoqërinë tonë që me shku e me na shpjegu neve sa i mirë është ky opsion. Pse s’po rrin ai në media të vetë…S’e kuptoj çka i vyn atij një rol i këtillë. Nuk e marr vesh nga i buron detyra”, tha kryeministri.

“Nga ai e shoh një kampanjë realisht”, tha Haradinaj.

“Unë e shoh z.Haxhiu të involvuar skajshmërisht në një agjendë që s’ka pse me qenë aq e rëndësishme për të”, tha ai.

Bahtiri e Rakiqi shkëmbejnë deklarime për luftë në veriun e paralizuar, BE-ja jep një përgjigje qesharake për situatën

Veriu i Mitrovicës edhe pas 20 vjetësh vazhdon të mbetet një nga pikat më të nxehta dhe problematike, për të cilën Bashkimi Evropian ka dështuar të gjejë një zgjidhje adekuate edhe pas një dekade bisedash ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit për normalizimin e raporteve

Një zonë në të cilën vazhdojnë të funksionojnë strukturat ilegale të Serbisë, lulëzon kontrabanda, e shteti i Kosovës assesi nuk arrin që ta shtrijë atje autoritetin dhe sovranitetin e plotë.

Madje edhe për të dërguar Ushtrinë e vet, duhet marrë leje nga NATO dhe KFOR-i.

Siç dihet në tentim e sipër për të shtrirë autoritetin atje, ka mbetur i vrarë edhe polici Enver Zymberi, e ndërkohë situata vazhdon të jetë fragjile, me shqiptarët këndej urës që kërkojnë bashkimin e qytetit, e serbët e ndarë matanë Ibrit, të cilët kontestojnë çdo ditë e më tepër shtetësinë e Kosovës përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës, të cilët veprojnë hapur me direktiva të Beogradit.

Së fundi, kreytari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka iniciuar një nismë ligjore për bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Një peticion me 15 mijë nënshkrime Bahtiri më 16 janar të këtij viti ia ka dorëzuar kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.
Përveç peticionit, Bahtiri në një organizim të mbajtur më 4 shkurt, është lëshuar edhe në deklarata e kërcënime për lutë në rast se preket veriu i Mitrovicës.

“Unë po ju them të gjithëve, edhe ndërkombëtarëve edhe këtyre të Prishtinës komplet, që preket Mitrovica do të ketë luftë e cila nuk është parë asnjëherë. Kjo është e vërteta. Mitrovica nuk guxon të preket. Mitrovica do të jetë epiqendër e fuqishme e revolucionit”, ka thënë Bahtiri në një përkujtim të një masakre të kryer nga shteti serb ku kishin mbetur të vrarë 10 persona dhe 25 tjerë ishin plagosur.

Në këtë tubim ishte i ftuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili kishte folur për ambiciet dhe projektin e Serbisë për të ardhur deri te Lumi i Ibrit.
E kundër këtyre deklaratave të Bahtirit, ka reaguar edhe përfaqësuesi i serbëve të Kosovës, Goran Rakiq.

Në një deklaratë për media, Rakiç kishte thënë se kushdo që do të tentojë të prekë veriun e Mitrovicës dhe shtëpitë e serbëve, do të marrë përgjigjen e duhur.
E pas gjithë këtyre deklarimeve, Gazeta Express, është interesuar dhe ka dërguar pyetje në adresë të zyrës së ndërmjetësueses së dialogut, kryenegociatores Federica Mogherini.

Në këtë email, Gazeta Express ka shprehur interesim se pse nuk po vazhdon të hapet ende ‘Ura e Ibrit’, për nismën e Bahtirit për bashkim të qytetit, për tensionet që mund të nxisë një përpjekje e tillë, për deklarimet dhe kërcënimet e Goran Rakiqit, dhe në fund një pyetje në të cilën thuhej se “ A e shihni këto iniciativa për bashkimin e qytetit si rezultat i dështimit të bashkimit Evropian, që edhe përkundër dialogut shumëvjeçar nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për këtë qytet, edhe pse kanë kaluar 11 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pas dy ditësh pritje, për të gjithë ato pyetje esenciale në adresë të Gazetës Express ka arritur një përgjigje qesharake e zëdhënëses së Federica Mogherinit, Maja Kocijancic.
“Ne dëshirojmë të shohim një punë të mirë për avancimin e raporteve ndërmjet komuniteteve në Kosovë dhe progres për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”- kjo është përgjigja e cila i ka marrë kohë dy ditë Kocijancicit për t’u përgjigjur çështjes problematike të veriut të Mitrovicës, çështje kjo e cila po vazhdon ta mbajë peng Kosovën.

Madje një përgjigje e tillë përsëritet nga Brukseli për vite të tëra, ndërsa në terren situata vazhdon të jetë e njejtë, me shqiptarët që vazhdojnë kërkojnë bashkim të qytetit, e serbët në anën tjetër që kërkojnë bashkim me Serbinë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka stanguar ende nuk dihet se kur do të vazhdojë. Serbia e BE-ja bashkë kërkojnë pezullimin e vendimit të Qeverisë Haradinaj për taksë ndaj produkteve serbe, ndërkohë Haradinaj vazhdon t’iu rezistojë presioneve duke thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën.

Haradinaj gjithashtu ka theksuar se nuk do të pranojnë të jenë pjesë e një dialogu i cili kushtëzohet nga Serbia.

Kreu i Qeverisë, vazhdimisht ka adresuar kritika për mënyrën e si Bashkimi Evropian ka udhëhequr dialogun e Brukselit. E një deklaratë e bërë dje nga Maja Kocijancic se edhe Trepça do të jetë pjesë e diskutimeve ndërmjet dy vendeve, e ka nervozuar jashtëzakonisht shumë Haradinajn, duke thënë se me të vërtet Mogherini po e dëshmon që ‘i ka humbur rruga në oborr’.

Këtë dështim të BE-së për të normalizuar fillimisht Kosovën përbrenda, e pastaj me Serbinë, po përpiqen ta rregullojnë dy presidentët, Vuçiq e Thaçi, përmes idesë për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve, e cila në një formë është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian.

Projeksioni i një ideje të tillë po duket të jetë shkëmbimi i territoreve, konkretisht bashkëngjitja e Luginës së Preshevës me Kosovën, duke i dhënë komunat veriore Serbisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht kishin thënë se mbështesin çfarëdo marrëveshje për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia, megjithatë ende nuk dihet saktë se cili është qëndrimi i tyre për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, ide kjo që u plasua në tavolinë nga Thaçi e Vuçiq në Forumin e Alpbachut në Austri.

Ndërkohë fuqitë e mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia e shtetet të Ballkanit, kanë dalë kategorike kundër një ideje të tillë për pazar me kufijtë. Edhe faktori politik në krye me Haradinajn, e kanë kundërshtuar ashpër nismën për lojë me kufijtë./GazetaExpress

Ambasadori Kosnett vizitoi Policinë e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar të mërkurën Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, i shoqëruar nga zyrtarë të Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Penale (ICITAP).

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se Kosnett është pritur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Rashit Qalaj.

Ata është thënë të kenë diskutuar për “sigurinë e përgjithshme në Kosovë, luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritjen dhe forcimin e integritetit dhe kapaciteteve policore, vazhdimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, si dhe synimin drejt anëtarësimit të Policisë së Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

Përveç tjerash, në komunikatë është theksuar se ambasadori amerikan ka vlerësuar përpjekjet dhe kontributet e Policisë së Kosovës për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Ai po ashtu ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së SHBA-së ndaj Policisë së Kosovës, veçanërisht në lidhje me fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, është thënë ndër tjera në komunikatë.

UNMIK-u vazhdon rolin ndërmjetësues mes Kosovës dhe INTERPOL-it

Kosova dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nuk i kanë ndërprerë të gjitha kontaktet dhe komunikimin, ashtu siç kishte deklaruar të mërkurën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës, kanë deklaruar se e kanë ndërprerë komunikimin dhe nuk e njohin më Misionin e Kombeve të Bashkuara-UNMIK, si strukturë përfaqësuese në Kosovë.

Zyra e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë funksionon edhe si zyrë komunikimi ndërmjet institucioneve të Kosovës me Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë- INTERPOL.

Zëdhënësja e UNMIK-ut, Sanam Dolatshahi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se UNMIK-u vazhdon të luajë edhe më tej këtë rol.

“UNMIK-u vazhdon të përmbushë rolin e tij si ndërmjetësues me INTERPOL-in, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, ashtu siç kërkohet për të siguruar që të gjitha funksionet të kryhen në mënyrë efikase. Ne nuk do të komentojmë për raste specifike”, ka thënë Dolatshai.

Misioni i Kombeve të Bashkuara është instaluar në Kosovë në vitin 1999. Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe vepron sipas rezolutës 1244 të OKB-së, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2018, Prishtina zyrtare ka kërkuar që misioni i UNMIK-ut të reformohet dhe të mbetet vetëm si zyrë përfaqësuese e OKB-së në Kosovë.

KS i OKB-së do të diskutojë për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë të enjten raportin tre mujor të punës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në rend dite do të ketë raportin tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteres thuhet në njoftimin e OKB-së.

Raporti tre mujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ka nxitur reagimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë të mërkuren se raporti nuk e pasqyron realitetin dhe se “Qeveria e Kosovës i ka shkëputur gjitha kontaktet me misionin e UNMIK-un”.

Mirëpo në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i UNMIK-ut Sanam Dolatshahi tha se “Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, mbetet i përkushtuar në rolin që ka për të i’u shërbyer qytetarëve të Kosovës në bazë të mandatit që buron nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”.

Zëdhënësi Dolatshahi, tha se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mund të jetë cituar në mënyrë jokorrekte nga ana e disa mediave pasi ai ka qenë faktit.

Raporti, sipas tij, vetëm përshkruan në mënyrë kronologjike rrjedhën e vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Pasi e emëroi Sylejman Selimin këshilltar, Ramush Haradinaj qortohet ashpër nga Amerika

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe udhëheqës të tjerë në vend, kanë marrë një vërejtje të ashpër nga Shtetet e Bashkuara, në mbrëmjen e së mërkurës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka kritikuar fillimisht shefin e ekzekutivit të vendit, pasi e bëri këshilltar të tij ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, pas lirimit të tij nga burgu.

“Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Kosnett, në llogarinë e tij në Twitter.

“Udhëheqësit e të gjitha partive në Kosovë duhet të ndalen së mbështeturi individë të tillë”, është shprehur ambasadori amerikan.

“Një mbështetje e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovës për sundim të ligjit”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori ka përshëndetur “grupet nga komunitete të ndryshime” për reagimin e tyre ndaj qeverisë dhe ndaj krerëve të partive. /Express/

Qeveria e Kosovës “nuk e njeh më UNMIK-un”

Qeveria e Kosovës e ka ndërprerë komunikimin dhe nuk e njeh më Misionin e Kombeve të Bashkuara-UNMIK, si strukturë përfaqësuese në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se “Kosova ka shkëputur komunikimin me UNMIK-un (Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë)” dhe se më nuk komunikon me të.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar zyrën e kryeministrit Haradinaj,për të sqaruar kohën dhe arsyet e shkëputjes së komunikimit me UNMIK-un nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se në parim, shkëputja e komunikimit me UNMIK-un ka ndodhur “më 17 shkurt 2008, kur Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur, si dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, duke u bërë entitet juridiko-politik i pranuar ndërkombëtarisht”.Por, sipas tij, qeveria e Haradinajt tashmë edhe praktikisht ka shkëputur komunikimin me UNMIK-un.

“Së fundi, në qeverinë Haradinaj, praktikisht edhe komunikimi i kurtoazisë është shkëputur, për arsye se objektivisht, synimet e Kosovës janë rrugëtimi euroatlantik dhe anëtarësimi në BE dhe NATO dhe ne nuk shohim asnjë interes që Kombet e Bashkuara t’i përfaqësojë një strukturë që quhet UNMIK. Praktikisht, Qeveria e Kosovës më nuk e njeh një strukturë të tillë në vendin tonë”, ka thënë Matoshi.

Zyra e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë funksionon edhe si zyrë komunikimi ndërmjet institucioneve të Kosovës me Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë- Interpol.

Matoshi ka shtuar se Misioni i Kombeve të Bashkuara është mision “mysafir”, i instaluar në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, para shpalljes së pavarësisë së saj, në shkurt të vitit 2008.

Misioni i UNMIK-ut është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe vepron sipas rezolutës 1244 të OKB-së e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

Qëllimi i këtij misioni është të kujdeset për paqen, sigurinë, sundimin e ligjit në Kosovë. Ky mision dikur ka numëruar 15 mijë të punësuar dhe sot janë rreth 380. Buxheti i këtij misioni prej qershorit të vitit 2017 deri qershor të 2018 ka qenë rreth 38 milion euro.

Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt, 2008, institucionet e Kosovës zyrtarisht disa herë kanë thënë se rezoluta 1244 është e tejkaluar dhe nuk e përfaqëson realitetin e ri dhe se misioni i UNMIK-ut nuk ka më funksion në Kosovë.

Prishtina zyrtare ka kërkuar që misioni I UNMIK-ut të reformohet dhe të mbetet vetëm si zyrë përfaqësuese e OKB-së në Kosovë.

Hekurudha Fushë Kosovë-Hani i Elezit do të rehabilitizohet deri në vitin 2021

PRISHTINË – Me anë të një ceremonie, sot u nënshkrua kontrata për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 kilometrash,.

Kontrata u nënshkruar mes kompanisë publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – INFRAKOS dhe kompanisë italiane Generale Construzioni Ferrovarie-GCF.

Në ceremonin e organizuar në Qeverinë e Kosovës kontrata u nënshkrua nga kryeshefi Ekzekutiv i INFRAKOS-it Agron Thaçi dhe drejtori gjeneral i GCF-së Eduardo Rossi, në prani të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit të Komisionit Evropian në Kosovë, Luigi Bruso.

Kryeministri Haradinaj theksoi se punimet do të zgjasin 24 muaj, për çka linja hekurudhore 10 do të jetë e gatshme në fillim të vitit 2021.

Ai tha se Kosova do të ketë hekurudha me një cilësi të pranueshme, në funksion të qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve, por edhe të lidhjeve ekonomike, “jo vetëm me Maqedoninë e Veriut në këtë rast, por edhe të ekonomive të rajonit”.

“Pjesa e mirë e ditës së sotme është se ky është një investim i përbashkët, investon populli i Kosovës nga buxheti i vet, por po ashtu investon edhe BE-ja, përmes fondeve të IPA-s për aftësimin e hekurudhave tona”, tha Haradinaj.

Projekti me ndikim pozitiv mbi ekonominë e Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, deklaroi se kostoja e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 kilometrash kap koston prej 78 milionë euro, ndërsa kostoja e përgjithshme e rehabilitimit të hekurudhave të Kosovës do të kushtojë 210 milionë euro, të cilat do të sigurohen përmes Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim”.

Drejtori Gjeneral i INFRAKOS-it, Agron Thaçi, tha se projekti nuk është vetëm vendor, pasi ka lidhje edhe me rajonin dhe më gjerë.

“Kemi filluar dhe nuk do të ndalemi. Javën e ardhshme do të prezantohet edhe projekti tjetër prej 40 kilometrave dhe deri në pjesën e parë të vitit 2021 do t’i kemi të përfunduara afër 100 kilometra”, tha Thaçi.

Luigi Brusa, nga ana e tij tha se bëhet fjalë për tri faza. “Në fazën e parë, pjesa jonë është rreth 39 deri në 40 milionë euro, përfshirë edhe fazën e projektimit. Do të ketë një pjesë në mes të Fushë Kosovës dhe Mitrovicës për çka do të ofrojmë rreth 17 deri 18 milionë euro, prandaj jemi në përgatitje të hartimit të fazës së tretë mes Mitrovicës dhe kufirit me Serbinë”, tha Brusa për të shtuar se projekti do të ketë ndikim shumë pozitiv mbi ekonominë e Kosovës, pasi do të krijojë 160 vende pune.

Sylejman Selimi u intervistua nga Prokuroria Speciale si i dyshuar

Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, nga Zyra e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar avokati i Selimit, Tomë Gashi.

Sipas tij, Selimi është marrë në pyetje nga prokurori kompetent i Zyrës së Prokurorisë Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Ai ka sqaruar se Selimi është intervistuar të mërkurën në Prishtinë dhe i ka dhënë të gjitha shpjegimet e tij, në prezencën e prokurorit dhe personave tjerë të paraparë me ligj.

Avokati Gashi ka theksuar se marrja në pyetje e Selimit, ka zgjatur rreth dy orë si dhe ka qenë e formës së përgjithshme, por, sipas tij, edhe përgjigjet kanë qenë të tilla.

“Cilësia juridike, për të cilën ai është marrë në pyetje, ka qenë si i dyshuar. Do të thotë, jo dëshmitar, jo dëshmitar i dyshuar, por si i dyshuar. Në shpresojmë që prokurori të vendosë, që mos ta lerë këtë situatë thuajse pezull, por nuk besoj që kjo do të ndodhë shpejt. Pastaj, ata do të vijnë në përfundimin se çfarë do të vendosin juridikisht më tej”, ka thënë avokati Gashi.

Megjithatë, ai nuk ka sqaruar se për çfarë është i dyshuar Selimi, por, ka thënë se marrja në pyetje e secilit që është në cilësinë e të dyshuarit ose të dëshmitarit, në çdo situatë dhe në çdo rast, konsiderohet konfidenciale, bazuar në rregullat e punës së Gjykatës Speciale.

Ndryshe, Sylejman Selimi, me 25 janar të këtij viti, nga një panel i themeluar nga Këshilli Gjyqësor, është liruar me kusht nga vuajtja e dënimit me 6 vjet burg, pasi që kishte kaluar mbi 5 vjet në burg.

Më 24 maj 2013, Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Përveç Selimit, Prokurori Speciale që e ka selinë në Hagë ka intervistuar edhe Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun derisa Sokol Dobruna, Sabahajdin Cena dhe disa të tjerë janë intervistuar në Prishtinë.

Gjykata Speciale është trupi i katërt me radhë që merret me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paraprakisht me ketë çështje është marrë edhe Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Tribunali Ndërkombëtar i Hagës si dhe Gjykata e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX.

Abdixhiku: Kosova ta refuzojë ndërmjetësimin e BE-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka adresuar kritika Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se zyrtarët e BE’së, që thonë se për Trepçën duhet të flitet në Bruksel me Serbinë, nuk munden të jenë ndërmjetës në dialogun mes dy vendeve.

“Zyrtarët e BE-së, Kur e bëmë ushtrinë thanë është provokim. Duhet marrë pëlqimin e Serbisë. Merreni me mend. Kur vendosëm për Trepçën, thanë është nguti. Vendoseni pasurinë në tavolinë me Serbinë”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

“Të tillët s’mund të jenë ndërmjetësues në dialog. Të tillët, me mendje kështu, janë palë me Serbinë. Të njëanshëm e pa kredibilitet, të njëjtit nuk përfaqësojnë as qëndrimet individuale të shteteve në BE. Ndërmjetësimi i tyre është i komprometuar; si të tillë, këtë ndërmjetësim – deri në qartësim – Kosova duhet ta refuzojë menjëherë”, ka thënë Abdixhiku.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha sot se Kosova e Serbia duhet të negociojnë për Trepçën në Bruksel.

I menjëhershëm dhe nga të gjitha anët e politikës në Kosovë erdhën reagime kundër një veprimi të tillë.

Thaçi: Korrigjimi i kufijve do të jetë pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vitale për Kosovën.

“Nuk do të pranojmë një marrëveshje që nuk është e pranueshme edhe për Uashingtonin”, tha presidenti Thaçi gjatë një bashkëbisedimi në “Council on Foreign Relations” në New York.

Ai tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë do të sjellë paqe në Kosovë dhe rajon si dhe do të ketë rol transformues në shoqëri, thuhet në një komunikatë nga Presidenca e Kosovës.

Duke shpjeguar pse rrethanat janë të favorshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi u shpreh se “këtë herë duket se edhe Serbia është e interesuar për marrëveshje me Kosovën, ndërsa edhe Rusia duket e gatshme të pranojë një marrëveshje që do të arrihej në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Nuk do të jetë proces i lehtë arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, por është e vetmja rrugë përpara për të evituar kthimin prapa në tensione dhe konflikte”, tha presidenti Thaçi, i cili po qëndron në SHBA, për të marrë pjesë në organizimin e “Lutjet e Mëngjesit”.

Sipas Thaçit një nga pikat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë edhe përcaktimi i kufirit në mes dy vendeve.

“Një nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar, se kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë.

“Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme. Por pikat strategjike si Liqeni i Ujmanit, qyteti i tërë i Mitrovicës, Trepça, këto janë resurse të panegociueshme”, theksoi presidenti Thaçi.

Veseli: Trepça nuk do të jetë çështje e dialogut me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Trepça nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë.

Reagimi i tij pason atë të Qeverisë së Kosovës, në të cilin cilësohej si i papranueshëm reagimi i Bashkimit Evropian lidhur me miratimin e Statutit të Trepçës nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se “me këtë gjuhë, BE-ja është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mire”.

Reagimi nga autoritetet në Prishtinë bëhet një ditë pasi zëdhënesja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, u citua nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug të ketë thënë se “të gjitha çështjet ndërmjet dy palëve duhet të zgjidhen përmes finalizimit të dialogut”. Deklarata e saj ndërlidhej me miratimin e Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Kosovës.

Qeveria e Kosovës i reagon BE-së për Trepçën

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si të papranueshëm reagimin e Bashkimit Evropian lidhur me miratimin e Statutit të Trepçës nga ana e Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, veçmas reagimit të Qeverisë, kryeministri, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarimi i BE-së për Trepçën “është dëshmi se BE-ja e ka humbur rrugën në oborr”.

“Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiq, dhënë medieve serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ndaj deklaratave të BE-së, ka reaguar edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shprehur habinë me “kërkesën e BE-së që çështja e Trepçës të trajtohet në dialogun me Serbinë”.

“ Kosova në asnjë fazë nuk ka pranuar që për Trepçën dhe pasuritë e saj natyrore, të cilat janë në territorin e saj, të dialogojë me Serbinë”, ka shkruar Mustafa.

Zëdhënesja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, të martën, nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, është cituar t’i jetë përgjigjur pyetjes për pasojat që mund të ketë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Kosovës. Sipas kësaj agjencie, Kocijançiq ka theksuar se “të gjitha çështjet ndërmjet dy palëve duhet të zgjidhen përmes finalizimit të dialogut”.

Albin Kurti: Baton Haxhiu, një ndër njerëzit më të urryer në Kosovë, ka lidhje me shefin e Shërbimit serb. Duhet një “Pranverë Shqiptare”

Albin Kurti e konsideron Baton Haxhiun, jo vetëm si një nga njerëzit më të urryer në Kosovë por edhe një njeri të lidhur me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror të Serbisë.

Ai shprehet se është koha e një “Pranvere shqiptare”, ndërsa takimet Rama-Thaçi-Haradinaj janë veçse konjuktura që nuk “do t’i gricin dot shpresat për shqiptarët.”

Albin Kurti: Unë nuk mendoj se kryeministri i Shqipërisë është pro ndarjes së Kosovës por unë mendoj që ai ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë njerëz të papërshtatshëm, të cilët përfitojnë për vete edhe nuk e kanë fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës.

Gazetari: Çfarë raportesh do të sjellë në raportet e jashtme të Kosovës vendosja e një njeriu të tillë si Gent Cakaj në krye të ministrisë së Jashtme, delegimi pra njeriu i Baton Haxhiut?

Albin Kurti: Baton Haxhiu është një ndër njerëzit më të urryer në Kosovë për shkak të lidhjeve të tij me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror Serb, i cili i ka formuar edhe “Tigrat e Arkanit” edhe shkorpjonët, edhe Beretat e Kuqe, tri formacione famëkeqe që kanë bërë masakra në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë dhe ky person të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe, përveçse vazhdon shteti i Serbisë të qëndrojë pranë tij.

Gazetari: A duhet të ketë një ndryshim me vendosjen e Gent Cakajt pikërisht…

Albin Kurti: Gent Cakaj shpërtheu si rrena! Unë besoj që edhe në Republikën e Kosovës, edhe në Shqipëri ka panumër njerëz më cilësorë, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriotë që të jenë në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Gazetari: Si e komentoni takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Rama, kryeministrit Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi por dhe takimin e sotëm mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt?

Albin Kurti: Me thënë të drejtën unë kam ardhur dje në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur këto takime por besoj që takimet konjukturale nuk do të mund të na i gricin shumë shpresat për të mirën tonë.

Mendoj që edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri duhet të fillojmë të mendojmë dhe të përgatitemi për një pranverë shqiptare. Meqënese kur në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët dhe ushtritë i kemi pothuajse inekzistente e ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor edhe hapësinor, edhe si Ballkan, edhe në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të rishfaqet dhe ta demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe të interesit të tij shtetëror për integrim europian.

KOSOVA NË RREZIK SI SHTET DHE KOMB NGA MAFIA POLITIKE!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

-Shtetet më të fuqishme të Evropës me ne krye Gjermaninë dhe Britaninë
e Madhe janë kundër ndarjes së Kosovës,

-Edhe Amerika nuk është e përfshier në lojrat për ndarjën e Kosovës.

-Erërat për ndarjen e Kosovës vijnë nga Lindja,nga shtetet sllave
Rusia dhe Serbia me ndihmën e tuxharëve mafioz të Kosovës,

-Në kohën e Sllobodan Millosheviqit intelegjenca Shqiptare ishte shumë
aktive ne demaskimin e dhunës qe ushtrohej ndaj shqiptarëve. Por tashti
kur Kosova rrezikohet te ndahet ajo po heshtë.Tash,ose kurr Kosova
kërkon ndihmë nga intelegjenc Universitare,Akademike,nga mendjet e
ndritura të kombit kudo që janë,nga shoqeria civile për ta penguar
coptimin e Kosovës.Kjo është detyrë urgjente e intelegjencës dhe
popullit që ti del për ballë kësaj egersire qe e ka kapë Kosovën.

——————————————

Ëndrra Serbe për të marrë Veriun e Kosovës.

Është kohë alarmi.Kosova po gjendet para një rreziku të madh së cilës
po i rrezikohët ekzistenca si shtet dhe komb.Janë ba bashkë djajt nga
mbrenda dhe jashtë për ta shkatërruar Kosovën.Nuk ka ditë qe
midiat,portalet e ndryshme qe nuk raportojnë së Kosova do te
ndahet,sepse kontrabanduesit e saj te jashtem dhe te mbrendshëm veç i
kanë ba planet makabre për ndarjën e sajë duke theksuar se Kosova me
këtë ndarje do te humbë tokë diku 20-30%,pra do ta humbë kompletë
Veriun e Kosovës,pjesën me te çmueshme te sajë pa te cilën Kosova nuk
mund te ekzistoj sepse atje janë pasuritë nentokësore me te medhatë në
Evropë.

Andrra serbe për te marrë Veriun e Kosovës është shumë e vjetër.Të
gjitha regjimet serbe e kane ba elaborate,projekte dhe plane për
marrjën e Veriut të Kosovës.Këto projekte te bame nga Akademija Serbe
e shkencave i knë përkrah të gjithë pushtetarët serb.Kështu “baba i
kombit” serb Akademiku Dobrica Qosiq sa ishte njefarë presidenti i
Serbisë dhe Malit te Zi,haptas doli me tezën për ndarjën e
Kosovës.Këtë ide e përkrahi edhe kasapi i Ballkanit Sllobodan
Millosheviq.Por diçka me vonë kur Milan Paniqin e sollën nga Amerika
dhe e banë Kryetar,ai pa prtitmas erdhi ne Prishtinë për te bisedu
me”shtetin paralel” te udhehqur nga strateku,politikani dhe atedhetari
Ibrahim RugovaShkurt i tha veriu i Kosovës na takon neve,e ju
shqiptaret me pjesen tjetër jeni te lirë te shkoni kah te doni,bile
ndaçi bashkohuni edhe me Shqipërin.Por Ibrahim Rugova me mençurin dhe
pjekurin e tij politike dhe me dashurin atedhetare e këthey pas Malian
Paniçin duke e refuzuar kategorikishtë një plan te tillë djallëzor te
Serbisë.

Miku i madh i Rugovës dhe i Kosovës Amerika e këshilloi Presidentin e
“shtetit paralel” ne Kosovë që të ruanë qetesinë e qytetarëve sepse
nuk është koha qe lufta të zbriste edhe ne Kosovë,anipse Kryetari i
Kroacisë e cila ishte futë në ferrin e luftës e luste vazhdimisht
Rugovën qe te ia niste luftës.Por, Rugova e ndegjoi Mikun e Madh te
tij Amerikën që as se si nuk është koha për luftë.

Por nuk kaloi gjatë,kur u shpartallu ish-jugosllavija dhe gadi te
gjitha republikat e shpallën pavaresin e tyre,shigjetat e shovenizmit
serb u drejtuan kah Kosova duke e nisë luftën se pari gjoja ne
luftimin e terroristeve shqiptar te cilët kishin dalë ne male për ti
dal zot atedheut.Trimat e devotëshem te kombit luftonin si luaj ne
male kunder aremikut,kurse një pjesë tjetër,sidomos nga LPK edhe pse
ishte luftë dhe kallej Kosova,bante sefan e zotit ne hotelin Rognër
dhe banin plane jo për luftën,por se si pas luftes te përfitojnë ne
emer te luftës.U banë masakra të medha ne popull,Kosova u ba tokë e
djegur,pati përdhunime rrenqethese te bijave,nanave dhe motrave tona,u
vran mbi 12 mijë civil,u deportuan mbi 1 milion shqiptarë,etj.Por fal
zotit Kosovës i erdhi ne ndihmë miku i Madh i Rugovës Amerika e cila
së shpejti i mobilizoi shumë shtete të tjara te Evropës dhe e çliruan
Kosovën nga kataklizma serbo-madhe duke e debuar nga Kosova.

Shtabi i Rognerit erdhi ne pushtet falë klikes Enveriste që ishte ne
pushtet ne Tiranë.

Ata që dikur gjatë luftës hanin dhe pinin nëpër hatelet e Rognerit me
ndihmën e kastes enveriste qe ishte në pushtet në Tiranë te tipave
Fatos Nano,Paskal Milo,Fatos Klosi dhe Presidenti Mejdani,erdhën në
pushtë,e zapuan Kosovën ne të gjitha nevelët e pushtetit.Filloi nga ta
plaqëkitja e madhe e Kosovës te cilët u pasuruan mbrenda nates duke e
lanë popullin ne mjerim,duke e pru ne ate gjendje sa qe te detyrohën
të ikin nga Kosova,te bejnë vetëvrasje bile kishte kogja shume edhe
nga radhet e UÇK-se te cilët u deshpruan së për çka kishin luftuar.

Kjo kaste e fliqet e luftës,këta mafioz të mjer kanë marrë aq turr sa
qe kanë nisë me hy edhe në lojra te pista për Kosovën.Në krye te
këtyre lojrave nuk është askush tjeter pos Hashim Thaçi,i cili u ba
President përmes kontabandës me Partit politike dhe deputet për ti
fillu planet e tij makabre ne demë te Kosovës.Kurse ne Serbi edhën ne
pushtet çetnikët e V.Sheshelit dhe Sllobodan Milosheviqit Aleksandër
Vuçiq dhe Ivica Daçiq.Këta te dytë jo vetem qe nuk u distancuan nga
politika vrastare e Milosheviqit dhe Sheshelit,por me ngulim vazhduan
politikat e tyre kundër shqiptarve dhe Kosovës.Ata së shpejti e zapuan
edhe Veriun e Kosovës.Veriu me çdo gjë u ba
serbe,mbishkrimet,flamujt,sheshet u banë me emra serb.Aty nuk
kishte,edhe sot nuk,kurrfarë qasje shqiptare.Më fjalë tjera Veriu i
Kosovës u okupu nga Serbija me nje strategji te përgatitur mire,derisa
këta mafiozet tanë plaqkitshin cdo gje për çdo ditë duke mos u kujdes
për veriun,apo ndoshta kështu ishin marr vesh me Serbinë në ndonjë
takim diku ne erresirë.

Dialogu me Serbinë dhe maskarada e Hashim Thaçit.

Pasiqe u ngaterru kështu puna rreth Veriut te Kosovës,më pa te
drejtë,por me ndermjetesimin e nderkombetareve Kosova u detyru te
futet ne njfarë dialogu të pa krye me Serbin.Aksidentalisht ne krye te
këtij dialogu me dhunë u gjendë përkrahësi i interesave te Serbisë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,kurse nga ana e Serbisë Çetniku
Aleksander Vuçiq.Dhe këtu fillonë loja midis djajve(dreçërve) për
Kosovën dhe rreth Kosovës.Kryeçetniku serb Aleksander Vuçiq,jo vetem
qe nuk i zbaton bile ato Mareveshje te arrijtura deri me tani,por
djallezisht e qiti para pro ruses dhe pro serbës Mogherinit dhe para
Thaçit e cili rrinte me duar ne xhepa,tezën e vejtër Serbe për ndarjën
e Kosovës.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,duke patur dosje nga
Haga,por edhe shumë dosje ne Serbi ra në grackë,u zu rob nga Serbia u
shantazhu dhe nuk kishte së nga të ikëte.

Dhe pikërishtë këtu filloi maskarada e Presidentit Hashim Thaçit për
ndarjën,copëtimin e Kosovës.Derisa A.Vuçiq fliste më pakë ne publik
rreth ksaj çështje,si duket “kompirin e nxehët”ia kishte lëshu në dor
Thaqit.Ky i gjori bash si nxënesi i shkollës fillore u bë si papagall
i Vuçiqit dhe nuk la gur pa rrexu ne dobi për ndarjën e Kosovës.Në çdo
paraqitje te tijë publike te cilat edhe i shpeshtoj ne maje te gjuhes
e kishte ndarjën e Kosovës.Jo vetem kaq,ne vend se ai te angazhohej qe
ndonje shtet ta njohë Kosovën,ai vepron kundër shtetit te vetë,lobonte
gjithandej nepër Evropë për me e nda Kosovën me Serbinë.E formoi
treshen e vetë ne përberje me Aleks Sorrosin djalin e Xhorxh
Sorrosit,Kryemafiozin e Shqipërisë Edi Ramën,por aty kur janë ne
pyetje interesat serbe dhe antishqiptare aty u gjend domosdo edhe
spiuni i rafinuar serb Baton Haxhiu.Thaçi,Rama dhe Vuçiq takoheshin
hapur,por edhe mshaftas neper birucat e Evrpoes për te krijiuar planet
për ndarjën e Kosovës.Rrethe kësajë aq thellë ka shkuar puna sa shumë
analist dhe njohës te kësaj errësire rreth Kosovës po deklarohen se
plani veq ështe gadi dhe së pritet se shpejti të shperthej.Kurse ekipi
i Kosoves i formuar për këte çështje do te shkoj si Muça pas daive.

Amerika nuk është e përfshiër ne lojrat për ndarjën e Kosovës.

Planet për ndarje e Kosovës e alarmuan edhe Evropën dhe Amerikën.Disa
shtet ne krye me Gjermani dhe Britanin e Madhe as qe dojnë me ndegju
për këtë punë,janë kunder kësaj idje e cila do te hapëta Kutinë e
Pndorës ne rajon e me gjërë,do te ndezete shumë nacilnalizma ne
Ballkan qe veç presin te shpërthejnë.Edhe Amerika nuk është e
përfshier në këto lojra makabre për ndarjën e Kosovës.Për ndarjën e
Kosovës askund nuk përmendet as ne letrën e Presidentit Donald
Trump.Por Hashim Thaçi me do letra po manipulon,po mundohet me ju qitë
hi syeve popullit se edhe Amerika e përkrah,çfarë nuk është e vërtetë.

Hashim Thaçi,Aleksandër Vuçiq me Edi Ramen janë nguju keq ne folën e
qyqeve,këta mjeran,këta mafijoz,matrapaz,këta antikombëtar,këta djaj
te ferrit më mirë është te lenë te qetë Kosovën,sepse Kosova nuk është
pronë përsonale e tyre,Kosova është e popullit të sajë dhe se as Edi
Rama dhe as Hashim Thaçi nuk e kanë mandatin e popullit që te mërrën
më këto punë te pista rreth ndarjes së Kosovës me aremikun tonë
shekullor.

Pse po heshtë intelegjenca shqiptare karshi tendencave për ndarjën e Kosovës.

Në kohën e Sllobodan Millosheviqit kur ai ushtronte dhunë dhe terror
ndaj shqiptarëve Intelegjenca shqiptare ishte shumë aktive në
demaskimin e plateforme së tij për shfarosjën e shqiptarëve.Por tashti
kur Kosova po rrezikonë të ndahet ajo po heshtë.E pa
kuptueshme.Tash,ose kurr Kosovës i duhet nga intelegjenca
Universitare,Akademike,nga mendjet e ndritura të kombit kudo që
janë,nga shoqeria civile për ta penguar coptimin e Kosovës.Kjo është
detyrë urgjente e intelegjencës dhe popullit që ti del për ballë kësaj
errësire të egër qe e ka kapë Kosovën dhe po donë ta copëtojë për
interesat e tyre meskine. Inetelegjenca dhe populli,sa nuk është ba
vonë,duhet ta ngritë zerin e saj që te ndihet sa më larg,qoftë me
peticione,projekte apo elaborat për pasajat e këtilla mesjetare,qoftë
nëpër protesta masovike te prirë nga djaleria dhe vajzëria Kosovare te
mbrojnë Kosovës nga e keqëja qe po i kanosetë,ti dalin zot te ua
tregojnë mafiozeve,matrapazeve dhe tuxharëve te trojeve tona së ku e
kanë vendin,duke ju treguar se nuk ka birë nanë që guxonë ti prekë
kufijtë e Kosovës te cilët janë te popullit,janë të pacenueshëm,për
këta kufij është derthë gjaku deri ne gju dhe askush nuk guxon te
shkelë mbi gjakun e tyre.Po te ndodhë ndryshe,atehere pse e bamë
luftën,pse i dhamë mbi 12 mijë viktima,pse u ba Kosova prush e hi,tokë
e djegur,pse u deshtë te bahen gjithë ato masakra ne popull, kush do
te përgjigjët për te gjitha këto,kur Serbia shumë vite para lufte e
kërkonte Veriun pa luftë.Apo e bame luftën për te ardhë mafiozet dhe
matrapazet ne pushtet për ta masakru edhe një hërë Kosovën.

Firma në emër të babait të ministrit Besim Beqajt ndërton 57 shtëpi luksoze

Një lagje super luksoze që është në pronësi të familjes së ministrit Besim Beqaj ka filluar të marrë formë në Bellopojë të Pejës. Plani i familjes Beqaj është që të ndërtojë 57 shtëpi luksoze, ndërkohë deri më tani janë ndërtuar vetëm gjysma.

Lagjen e cila quhet “Peja Hill” është duke u ndërtuar nga kompania “Peja Hill”, pronarë të së cilës janë babai dhe një vëlla i Besim Beqajt.

Pra, pronar është Jakup Beqaj, babai i ministrit dhe një nip që ka emrin Veton Beqaj, e i cili është një djalë i ri që është diplomuar në mars të vitit 2016.

Ndërsa, në kohën e njëjtë të diplomimit  me Veton Beqajn është regjistruar si biznes në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve edhe ndërmarrja “Peja Hill”, shkruan FaktePlus.

Megjithëse ndërtimi i lagjes duket të ketë kosto shumë të lartë, ministri Besim Beqaj kur e ka deklaruar pasurinë në vitin 2018, ka treguar se në llogarinë bankare të babait të tij janë vetëm 22 mijë euro para të gatshme, të fituara nga pagat në biznesin e Jakup Beqajt, “The Cambridge School”.

 

Ndonëse, ka deklaruar të hyrat e babait, vetëm nga kolegji, ato nuk janë deklaruar edhe nga kompania “Peja Hill”.

Të hyrat e babait janë deklaruar nga viti 2015, dhe ato nuk e kapin shifrën e më shumë se 22 mijë euro para të gatshme në bankë, mjete këto që janë përfituar nga kolegji.

29 leje të lëshuara nga administrata e LDK-së

 

Lagja “Peja Hill” ka nisur të ndërtohet në vitin 2016 në pjesën jug-perëndimore të Pejës, 2 km nga qendra e qytetit. Sipas ueb faqes zyrtare të “Peja Hill” lagja do të ketë 57 shtëpi banimi me 3 lloje të shtëpive (lloji A, B dhe C), të cilat kanë sipërfaqe të ndryshme.

Planin e shtëpive e ka bërë N.SH. “Cena” nga Peja dhe deri më tani “Peja Hill” është pajisur me 29 leje të ndërtimit nga Komuna e Pejës.

Me 14 leje të ndërtimore, Beqaj është pajisur në vitit 2018 për ndërtimin e shtëpive individuale. 6 leje i ka marr në nëntor, 1 në gusht dhe 7 në korrik. 12 leje janë marr në vitin 2017.  Ndërsa, në korrik të vitit 2016 janë lëshuar 3. Në Komunë e Pejës kryetar që dy mandate është Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

Firma në emër të babait të Besim Beqajt ndërton 57 shtëpi luksoze

Deklarimi i pasurisë me shumë luhatje

Nga viti 2005 deri në 2010, Besim Beqaj ka qenë kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Nga viti 2010 e deri më tani ka qenë në postin e ministrit, dhe për një mandat deputet.

Si zyrtar publik, pasurinë e deklaron nga viti 2010. Deklarimi i pasurisë bëhet në çdo fillim të muajit mars në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në vitin 2010 ishte emëruar Ministër i Integrimeve Evropiane. Në këtë vit kishte deklaruar të hyra në bankë që i kishte në emrin e tij 22 mijë e 342 mijë euro. Pagën si ministër e kishte deklaruar 1140 euro, pagën e profesorit të rregullt 850 euro dhe pagën e profesorit në kolegjin “Fama” 1800 euro. Po ashtu e kishte deklaruar pagën e bashkëshortes në vlerë prej 400 euro në muaj. Në këtë vit i kishte deklaruar tri kredi, 100 mijë euro për blerjen e shtëpisë në emrin e tij, 20 mijë euro për blerjen e veturës në emrin e tij, dhe 50 mijë euro për nevoja familjare, në emër të bashkëshortes.

Në vitin 2011 ka qenë Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Në këtë vit kishte deklaruar, para të gatshme që i kishte vetëm në emrin e tij 27 mijë e 500 euro. Në këtë vit ka deklaruar që merr pagë, 13 mijë e 680 mijë euro në vit nga Qeveria e Kosovës, 18 mijë euro nga Kolegji Cambrige dhe 6 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës. Ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes 12 mijë euro në vit, pagë në Kolegjin Cambrige. Ndërkohë, ka deklaruar tri kreditë e njëjta që i kishte në vitin 2010.

Në vitin 2012, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik ka deklaruar 99 mijë e 500 euro në bankë, në emrin e tij. Sipas deklarimit që e ka bërë në vitin 2011, nuk ka mbulushmëri të mjaftueshme për shumën prej 100 mijë eurove të deklaruar në bankë në emrin e tij. Por, në vitin 2012 për herë të parë e deklaron edhe pagën e babait, por jo edhe paratë në bankë në emrin e tij, të cilat do t’i deklaron me vonë. Ka deklaruar se babai merr 18 mijë euro nga “Cambrige”. Po ashtu ka deklaruar edhe tri llojet e pagave të tij që kapin vlerën 37 mijë euro. I ka deklaruar edhe tri kredit që figurojnë nga viti 2010.

Në vitin 2013, po si Ministër i Zhvillimit Ekonomik ka deklaruar para në bankë 88 mijë euro të gjitha vetëm në emrin e tij. Ka deklaruar se merr para nga tri burime, UP, Qeveria e Kosovës e Kolegji Cambrige që kapin vlerën 21 mijë e 480 euro në vit. Dy pagat e bashkëshortes 17 mijë e 400 euro për krejt vitin. Dhe të hyrat e prindit nga The Cambridge School dhe nga Gjimnazi Cambridge, në vlerë prej 36 mijë euro për një vit. Ka deklaruar vetëm dy kredi.

Në vitin 2014 ka qenë Ministër i Financave. Në këtë vit i janë “zhdukur” shumë para nga banka, krahasuar me një vit më herët. Në këtë vit në emrin  tij ka deklaruar para në bankë në vlerë prej 26 mijë eurove. Ka deklaruar paga nga tri burime, në vlerë prej 37 mijë e 680 mijë euro në vit. 17 mijë e 400 është vlera e pagave të gruas në këtë vit dhe 24 mijë euro paga të babait. Po ashtu ka deklaruar dy kreditë.

Në vitin 2015, si deputet i Kuvendit ka deklaruar 150 mijë e 900 euro në emrin e tij, para të gatshme në bankë. Veçmas nga këto ka deklaruar edhe 8 mijë euro, para të fëmijëve dhe 15 mijë euro në emër të prindit, kjo shumë e prindit, si para të gatshme në bankë është deklaruar për herë të parë në vitin 2015. Paratë në vlerë prej mbi 150 mijë eurove nuk kanë mbulushmëri, nëse shihet deklarimi i vitit 2014, marr parasysh të gjitha pagat e tij dhe paratë e gatshme të deklaruara në bankë. Po në këtë vit ka deklaruar pagat vjetore nga tri burime në vlerë prej 43 mijë e 750 euro. Pagat e babait në vlerë prej 26 mijë euro.

Në vitin 2016, si deputet i Kosovës, para të gatshme në bankë në emrin e tij ka deklaruar  128 mijë e 250 euro. Ka deklaruar 23 mijë e 420 euro para të gatshme në emër të fëmijëve. 5380 euro të bashkëshortes dhe 20 mijë euro në emër të prindit. Ka deklaruar vetëm një kredi. Ndërsa, 64 mijë e 205 euro ka deklaruar të hyra vjetore nga pesë burime. 25 mijë e 800 euro të hyrat e gruas.

Në vitin 2017, si Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në emrin e tij ka deklaruar 13 mijë e 300 euro para të gatshme në bankë. 116 mijë euro i ka deklaruar si të përbashkëta. 24 mijë e 200 të fëmijëve. 6300 euro të bashkëshortes. 22 mijë euro të babait. Gjithsejtë 181 mijë e 800 euro. Nga pesë burime ka deklaruar se ka pasur të hyra vjetore në vlerë prej 59 mijë e 500 euro. Rreth 25 mijë e 800 mijë euro paga të bashkëshortes nga tri burime, dhe nga dy burime rreth 21 mijë euro të hyrat të babait.

Në vitin 2018, si Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka deklaruar 12 mijë euro para të gatshme ne emrin e tij. 116 mijë euro të përbashkëta. 26 mijë e 800 euro, para të fëmijëve, 3200 euro të bashkëshortes dhe 22 mijë euro të prindit. Në këtë vit ka deklaruar 2 lloje të detyrimeve financiare. 80 mijë euro ka deklaruar se i ka marr borxh në kompaninë e babit të tij “Peja Hill” dhe një kredi në 30 mijë euro. Është e paqartë se si babai ia ka dhënë borxh këto para ministrit Beqaj, ngase para të gatshme në emrin e babait ka deklaruar vetëm 22 mijë euro në Agjencinë Kundër Korrupsionit, dhe në asnjë rast nuk është paraqitur ndonjë shumë e mjeteve të kompanisë “Peja Hill” në deklarimet e ministrit, qoftë edhe si të hyra nga ku merr pagë babai i tij. Ndërkaq, deklarimi i pasurisë për vitin 2019 do të bëhet në muajin mars./FaktePlus

Droga pas luftës në Kosovë, Hashim Thaçit i përmendet se e kontrollon atë

Kanabis Sativa- apo e njohur edhe si “marihuana”, ose ne zhargonin urban “bari” është njëra nga drogat më të përdorura në Republikën e Kosovës.

Ky shtet i vogël e i varfër ka një specifikë të rëndësishme në trafikun e drogës. As nuk e prodhon e as nuk e përdor në masë shqetësuese. Por, është vend transit.

Për më shumë, edhe krerët në të lartë të vendit me lidhje me ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në episode të pasluftës janë përfshirë në biznesit e madh të drogës.

 “Në raportet konfidenciale që mbulojnë më shumë se një dekadë, agjencitë e dedikuara për luftimin e drogës në të paktën pesë vende e kanë përmendur Hashim Thaçin dhe anëtarët e tjerë të “Grupit të Drenicës”  që ata ushtojnë kontroll brutal mbi tregtinë e heroinës”, thotë DickMarty në raportin e tij.

Në dokumentarin “Drogë&Censurë”, InDoks trajton fenomenin e drogës dhe implikimet që ajo ka në krejt vendin.

InDoks | Drogë & Censurë

As nuk e prodhon e as nuk e përdorë në masë shqetësuese, por Kosova është vend transit për drogat në Ballkan dhe më tutje. Megjithëkëtë, numri i të rinjve që po fillojnë ta përdorin atë po shtohet çdo ditë, po ashtu edhe numri i të arrestuarve për krime në lidhje me drogë.Por, pjesa tjetër e historisë është edhe më e errët, krerët në të lartë të vendit me lidhje me ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në episode të pasluftës janë përfshirë në biznesit e madh të drogës.Në 50 minuta të këtij dokumentari të InDoks do të shfaqen për herë të parë këto lidhje. Flasin edhe ata që tregojnë se si funksion tregu i drogës, kush qëndron prapa tij, e kush e pësojnë. Me njerëzit kompetent shqyrtohet në çdo aspekt edhe nisma e politikës për ta censuruar muzikën. Trajtohet edhe dilema se a duhet të legalizohet apo jo “mariuhana”.“Drogë & Censurë” është gjithçka që nuk dihet, dhe çka dihet për këtë fenomen në Kosovë. Dhe për prapaskenat e politikës në këtë biznes multimilionësh.

Këtu mund ta gjeni të plotë dokumentarin! Drogë & Cenzurë

 

Tahiri: Thaçi duhet të ndalet, do të shpërthejë një revoltë

Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradinaj, në pamundësi të ndalë rrugën e presidentit Thaçi në Bruksel, ka vendosur taksën e cila ka bllokuar dialogun.

Duke shprehur qëndrim e saj kundër korrigjimit të kufijve, ajo thotë se Hashim Thaçi duhet të ndalet përmes institucioneve. Sipas saj, një marrëveshje që prek kufijtë, është marrëveshje që çon në luftë. Ish-ministrja e Jashtme ka një porosi për udhëheqësit shtetërorë.

Edita Tahiri, që dikur udhëhiqte delegacionin e Kosovës në bisedimet më Serbinë në Bruksel, mendon se udhëheqësit institucionalë, përfshirë këtu presidentin e vendit, duhet të hartojnë një deklaratë, ku secili hedh firmën aty, dhe e njëjta siguron që nuk do ketë ndryshim kufijsh.Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se ky mospajtim që po zhvillohet e qe duket se është për taksën, realisht është se nuk ka unitet për mbrojtje të kufijve, meqë presidenti është për korrigjim, ndërsa të tjerët janë kundër.

Megjithatë, vendimin për taksën e sheh si përgjigje të mirë ndaj Serbisë, dhe sipas saj ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion edhe në Serbi. Tahiri thotë se Parlamenti ka dështuar dhe nuk ka zotësi të nxjerrë një platformë për dialogun, që do të bënte të qartë se askush nuk mund t’i prek kufijtë e Kosovës, dhe se çfarëdo bisede me Serbinë do bëhet për fqinjësi të mirë. Ajo thotë se Thaçi e ka gabim historik, andaj sipas saj, ai duhet të ndalet.

Duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se kufijtë në Ballkan ndryshohen vetëm me luftë. Sipas saj, nëse udhëheqësit e shtetit nuk dalin me një platformë që garanton se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, populli do të marrë situatën në dorë dhe do të shpërthejë një revoltë gjithpopullore. Në bisedën me KosovaPress, Edita Tahiri flet edhe për atë që ajo po e sheh si manipulim me faktorin ndërkombëtar.

Ajo thotë se Shtetet e Bashkuara nuk janë për ndryshim kufijsh, por Thaçi dëshiron që mbështetjen e ShBA-vë për marrëveshje me Serbinë, ta përkthejë në atë formë.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se vënia në tavolinë e temës së kufijve do t’i bënte favor vetëm Serbisë dhe Putinit.

Ajo përsëritë që qëllimi i Kosovës, edhe partnerëve amerikan dhe evropian, ka qenë që përmes dialogut të ri-integrojnë veriun, të mbyllin çështjen me Serbinë dhe të vendosin marrëdhëniet ndr-fqinjsore mes dy shteteve.

Haradinaj nuk e heq taksën, nuk merr vizë për në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të shkel as këtë vit në SHBA me rastin e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit. Ambasada e SHBA’së ka refuzuar vizën të parit të ekzekutivit për shkak të vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Probleme me vizë Haradinaj kishte pasur edhe vitin e kaluar për shkak të qëndrimeve për demarkacionin me Malin e Zi.

Askush nga AAK-ja nuk do të marrë pjesë në organizimin e pervjetshëm “Lutjet e Mëngjesit” që mbahet çdo vit në Amerikë.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë pjesëmarrës as këtë vit për shkak të telasheve me vizë.

Vizë nuk ka arritur të marrë Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Nitaj ka thënë se për shkak që është vonuar me procedurat e aplikimit për vizë nuk do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Ndërsa, nuk e komentoi pse kryeministri Haradinaj nuk ka arritur ta marrë vizën.

“Fatkeqësisht jam vonuar ne procedurat e aplikimit per vize dhe kete here e humba rastin për te qene pjesëmarrës i një ngjarje te rëndësishme, siç janë Lutjet e Mëngjesit. Shpresoj ta realizoj vitin e ardhshem! Nuk e di për kryeministrin nuk muj me folë për të”, tha Nitaj të dielën për Gazetën Express.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës. Ftesë për këtë ceremoni kanë marrë edhe zyrtarë nga Kosova, por i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj për shkak që nuk i është lëshuar viza amerikaë nuk do të jetë pjesëmarrës.

Ndërsa, ditë më parë Al Jazeera e Ballkanit kishte raportuar se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Për këtë nuk ka komentuar askush nga kabineti i kryeministrit.

Edhe Memli Kransiqi ka konfirmuar shkuarjen në Amerikë.

“Jam i ftuar në Lutjet e Mëngjesit dhe planifikoj që të marrë pjesë në këtë eveniment gjatë javës së ardhshme”, ka thënë Krasniqi, për Express.

Shkuarjen në SHBA e ka konfirmuar edhe Arben Gashi i LDK’së.

Sidoqoftë, në Lutjet e Mëngjesit nga Kosova do të shkojë, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, Deputeti i LDK-së Arben Gashi, deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu, deputetja e VV-së Saranda Bogujevci. Ndërsa, Isa Mustafa, nuk do të shkojë për shkak të problemeve shëndetësore.

Vetë Haradinaj, në konferencën për media një javë më parë, e pranoi se me gjasë nuk do të mund të udhëtojë për në Uashington, për shkak të situatës së krijuar pas vendosjes së taksës.

“Qejf kam pasur, edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për media.

Kryeministri Haradinaj është përballë edhe një vit më parë me probleme e vonesa të vizës amerikane.

Edhe atëherë raportohej se kryeministrit po i bëheshin vonesat e vizës për shkak se nuk po e përkrahte marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi./Gazeta Express

Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2019

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Pas debatit dhe votimit mbi amendamentet, u votua edhe projektligji për buxhetin në tërësi. Votën për buxhetin e propozuar e kanë dhënë 65 deputetë. Deputetët e partive opozitare Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë në votim.

Sipas ligjit të miratuar buxheti i Kosovës në vitin 2019 është 2.37 miliardë euro. Projekt buxheti parashikon rritje të pensioneve të pleqërisë për 20 për qind, ndërsa pensioni për pensionistët që kanë ndarë kontribute rritet për 15 për qind.

Projektligji për buxhetin u miratua falë votave të Partisë opozitare Social Demokratike, e cila votimin e kushtëzoi me ndërrimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Ky kusht u përmbush të shtunën në mëngjes para fillimit të seancës së Kuvendit, meqë kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi ministrin Rikalo.

Rikalo, si dhe dy ministrat tjerë serbë nga radhët e Listës Serbe, ka qenë në dorëheqje që nga marsi i vitit të kaluar, pas arrestimit nga policia kosovare të Marko Gjuriqit, shefit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

FOTO – RTK “nxin” ekranin në mes të lajmeve, zbulohet mesazhi

Radio Televizioni  i Kosovës në shenjë proteste ndaj amendamentit që e shndërron këtë media nga transmetues publik në transmetues shtetëror ka ndërprerë për pak çaste transmetimin në mes të edicionit qendror të lajmeve duke nxjerrë ekranin tërësisht me ngjyrë të zezë.

Deputetët e Kuvendit në Kosovë sot votuan ligjin për pagat ku është futur edhe RTK duke mos marrë aspak  në konsideratë protestat e shumta të punëtorëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë nismë për të ndryshuar pozitën  e televizionit dhe statusin e transmetuesit publik që ka aktualisht.

Nga ana tjetër, po këta deputetë nuk e votojnë ligjin e propozuar nga RTK-ja, ndërsa ky veprim lë hapësirë për të dyshuar se ligjvënësit po tentojnë të fusin nën kontroll të plotë  transmetuesin publik.

Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin Nenad Rikalo

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar sot nga detyra ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo nga Lista Serbe.

Haradinaj nëpërmjet rrjetit social Facebook bëri të ditur lajmin për shkarkimin e ministrit Rikalo, ndërsa e falënderoi për bashkëpunimin gjatë periudhës derisa ishte aktiv në Qeverinë e Kosovës.

“Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, ka shkruar Haradinaj.

Shkarkimi i ministrit Rikalo është kusht i Partisë Socialdemokrate në opozitë për të votuar ligjin e buxhetit për vitin 2019, i cili është në axhendën e seancës së rregullt të sotme të Kuvendit të Kosovës.

Partia Socialdemokrate ka 12 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ish-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Pa votat e tyre, koalicioni qeverisës nuk ka numër të mjaftueshëm votash për të miratuar ligjin për buxhetin. Socialdemokratët besojnë se Rikalo nuk është personi i duhur për të udhëhequr një sektor aq të rëndësishëm, siç është bujqësia.

Kujtojmë se që nga marsi i vitit të kaluar, ministrat e Listës Serbe janë në dorëheqje pas arrestimit të Marko Gjuriçit, shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, në pjesën e banuar me shumicë serbe. aa

Kosnett: Kërkojmë udhëheqje të guximshme në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ritheksoi kërkesën amerikane për heqjen tarifave ndaj mallrave serbe duke nënvizuar se çështja nuk është nëse Kosova ka të drejtë ta vendosë atë por nëse është vendim i mirë për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për Kohavisionin (KTV) ai përjashtoi mundësinë e sanksioneve ekonomike ndaj Kosovës, por tha se i mbetet udhëheqjes së Kosovës të vlerësojë nëse dëshiron ta ruajë miqësinë me Amerikën.

Ne kemi rezistuar të japim ndonjë ultimatum. Ne nuk duam ta diktojmë punën e qeverisë së Kosovës. Ne besojmë fuqimisht që pezullimi i përkohshëm i taksës, sa më shpejt që është e mundur, do ta ndihmojë ecjen përpara të procesit. Nëse kjo nuk ndodh, ka rrezik të humbjes komplete të momentumit, që do të jetë shumë e dëmshme për popullin e Kosovës e atë të Serbisë dhe do të jetë e dëmshme edhe për Shtetet e Bashkuara e Bashkimin Evropian. Çështja nuk është nëse Kosova ka të drejtë ta vendosë tarifën, por pyetja është nëse është vendim i mirë për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”.

Ai tha se para intervistës në KTV kishte lexuar raporte sipas të cilave Shtetet e Bashkuara do t’i vënë sanksione ekonomike Kosovës.

Dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës që kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk është mënyra se si ne veprojmë me një shtet mik si Kosova. Ajo çka kërkojmë nga Kosova është që te ketë udhëheqje të guximshme për të marrë vendime. Nëse Kosova zhvillon politika që ia vështirësojnë ose ia bëjnë të pamundur ecjen përpara për të ndërtuar paqe, përparim dhe drejtësi në Ballkan, Shtetet e Bashkuara do të jenë të shqetësuara nga kjo, do të jenë thellësisht të zhgënjyera me këtë”.

Aambasadori Kosnett tha se është e pashmangshme që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku për ta ruajtur marrëdhëniet e ngushta.

Është sikur martesë, kur ju duhet të respektoni nevojat edhe perspektivën e njëri –tjetrit . Kam dëgjuar disa zyrtarë të Kosovës të thonë se Kosovës nuk i duhet më SHBA-ja. Epo, nuk mendoj se kështu mendojnë qytetarët e Kosovës. Mendoj se populli i Kosovës nuk pajtohet me këtë. Populli i Kosovës dëshiron që të mbajë marrëdhënie të afërta me SHBA-në. Nëse Kosova vendos që kjo nuk është e rëndësishme, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, theksoi mes tjerash ai.

Ambasadori Kosnett takoi të enjten udhëheqësit e Kosovës për të diskutuar këtë çështje, ndërsa ata u takuan edhe në orët e mbrëmjes mes vete për të shqyrtuar situatën e krijuar në vend për shkak të dallimeve edhe brenda koalicionit qeverisës për tarifat ndaj mallrave serbe dhe procesin e bisedimeve me Serbinë.

Tarifat ndaj mallrave serbe, të vendosura në nëntor të vitit që lamë pas, ka nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian ndërkaq Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi të vazhdojë të mbetet i pezulluar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ngulë këmbë që tarifat të mbeten deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi kërkon që të dëgjohen aleatët që kërkojnë heqjen e saj. Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli ka propozuar një pezullim 120 ditësh të saj.

Mospajtimet kanë vënë në pikëpyetje dhe qëndrueshmërinë e mëtejme të koalicionit qeverisës në vend.

Berisha i përgjigjet Thaçit: Më përpara dal në debat me Vuçiqin, sesa me ty

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh ish-president i vendit, Sali Berisha, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së tij për një debat publik mes tyre.​

Thaçi ka kërkuar të enjten ballafaqim televiziv me Berishën, pasi ish-udhëheqësi i Shqipërisë javëve të fundit ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express, Berisha ka bërë të ditur se e refuzon ftesën e Thaçit për debat televiziv me të.

Teksa ka thumbuar Thaçin, Berisha ka thënë se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Udhëheqësin serb, Berisha e ka cilësuar “patron” të Thaçit.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit”, ka deklaruar Berisha për Gazetën Express.

“Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka thënë ish-udhëheqësi shqiptar.

Gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, muajin e kaluar, Berisha e kishte sulmuar ashpër Thaçin për idenë e tij për kufijtë.

Berisha kishte vlerësuar se plani i Thaçit për kufijtë parasheh ndarjen e Kosovës.

Ai kishte thënë po ashtu se Thaçi po i ndjek planet e Serbisë për Kosovën.

Ish-udhëheqësi shqiptar kishte deklaruar në T7 se më përpara do të takonte një serb, sesa Thaçin. /Express/

Thaçi jep detaje nga biseda telefonike me Boltonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar sot në telefon me John Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti kosovar ka thënë se me Boltonin ka diskutuar për “dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së”.

“Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump”, është shprehur Thaçi.

“Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka shtuar ai.

“Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme”, përfundon shkrimi i Thaçit./Express

JOHN BOLTON PRO SERB DHE ANTI SHQIPTAR?! – Është i pakuptueshëm presioni i SHBA-ve për taksën – Opinion nga BINAK MAXHARRAJ

John Bolton është Këshilltari Nacional për Siguri i Presidentit të
SHBA-ve Donald Trump. Arsyet së pse Presdienti e zgjodhi bash këtë
figurë kontraverze për Këshilltarë është çështje e tij.

Por unë e di së John Bolton është një figurë kontraverse,është një mik
i madh i Serbisë por njkohsishtë është edhe antishqiptar.Ai ishte
gjithëmonë kundër Kosovës dhe pro Serbisë,po del së John Bolton është
mik i Serbisë,por njkohësishtë po delë se ështe edhe antishqiptar dhe
kundër Kosovës.Ai u shprehë hapur kundër pavaresiësë së Kosovës
përderisa ishte zyrtar i SHBA ne OKB. dhe kurr nuk e ndrroi qendrimin
për pavarësin e Kosovës,anipse SHBA ishin te parat qe e njohën
pavarësin e Kosovës.

Nuk e di poashtu së çka i”përshpërit” John Bolton Presidentit Donald
Trump për Kosovën apo për Serbinë.Nuk jam profet ta di.Por e di një
gjë se sentenca e përfolur së po u demtojkan interesat nacionale te
SHBA ne Ballkan nese Kosova nuk e heç taksën ndaj Serbisë.Unë nuk po
marrë vesh së çka kanë lidhje interesat strategjike dhe gjeopolitike
të Amerikes ne Ballkan me taksën e Kosovës.Taksa e Kosovës nuk duhet
të lidhët me këto interesa . Taksa është si pasojë e sjelljesë
arrogante,diskriminuese e Srbisë ndaj Kosovës e ekupimit te Veriut te
Kosovës,kurse askush nuk reagon nga nderkombetaret e as nga John Bolton
i cili kur është ne pyetje Serbia ai i mshel syt dhe i mbyll veshet.

Apo mos vallë kjo puna e taksës është ndonje”përshpëritje” e Jon
Boltonit ne vesh te Presidentit,për ti ndihmuar mikut te vetë Serbisë
e cila ka renë ne gazep me taksen e Kosovës,e cila edhe ua shprishi
zorret pushtetarëve serbë në krye me A.Vuçiq kundër te cilit është qu
ne proresta populli i vetë përgjatë tërë Serbisë.

Veseli: Nuk ka mbrojtje të territorit pa politika të mençura euroatlantike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, tha se partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë i përjetshëm.

Gjatë homazheve që i bëri te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në Prishtinë, Veseli tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të sigurt se sovraniteti dhe shteti mbrohen me politika të mençura.

“Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetë Kosova. Ne jemi një dhe aty ku është Amerika, është Kosova dhe anasjelltas”, tha Veseli.

Komentet e tij pasojnë kërkesën e përsëritur të SHBA-së për pezullimin e tarifës doganore 100% që Kosova u ka vënë mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Por, me gjithë këtë kërkesë që po përsëritet disa herë, Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për pezullim të tarifës.

“I rëndësishëm është partneriteti me SHBA-në dhe i gjithë orientimi im politik është drejt kombit tim dhe fuqizimit të kombit tonë me SHBA-në. Nuk ka sovranitet dhe mbrojtje të territorit të Kosovës pa politika të mençura euroatlantike, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Veseli.

Ai është pajtuar që tarifa të pezullohet për 120 ditë, për t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ashtu siç ka kërkuar edhe SHBA-ja, dhe BE-ja.

Ambasadori i SHBA përplas derën pas takimit me liderët e Kosovës

Mediat raportojnë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka lënë takimin me liderët vendas duke shfaqur nervozizëm nga refuzimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për pezullimin e taksës dhe rifillimin e Dialogut.

Burime të RTK-së thonë se Ambasadori Philip Kosnett është ngritur demonstrativisht dhe ka përplasur derën, teksa është larguar nga takimi që kishte për qëllim diskutimin për zgjidhjen e kësaj çështje. Kjo është edhe arsyeja pse liderët kosovarë sot mbeten më gjatë në takim, e nuk dolën përnjëherë me ambasadorin e SHBA-së,

Në këtë takim me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, siç mësohet, ambasadori Kosnett ka bërë të qartë se ekzistojnë vetëm dy rrugë. E para, pezullimi i taksës, që nënkupton qëndrimin e SHBA-së përkrah Kosovës deri në fund. E dyta, vendosja e menjëhershme e sanksioneve të SHBA-së për Kosovën, që nënkupton dëmtimin serioz të raporteve mes dy vendeve. Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor, ka vendosur taksë 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Që nga ajo ditë, Kosova është duke u përballuar me presionin e SHBA-së dhe BE-së për pezullimin e taksës dhe shfrytëzimin e mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.

Bolton nuk publikon asgjë për bisedën me Haradinajn

Për t’i bërë presion për heqjen e takës, kryeministrin Haradinaj e ka telefonuar këshilltari kryesor i presidentit Trump. Haradinaj në paraqitjet e sotme për media nuk ka bërë asnjë koment rreth telefonatës, ndërsa as John Bolton nuk ka bërë publike asgjë rreth telefonatave që nga Shtëpia e Bardhë i ka bërë në Ballkan.

John Bolton, këshilltari që llogaritet si një nga njerëzit kryesorë të Presidentit amerikan, Donald Trump, ka telefonuar dje gjatë ditës kryeministrin Ramush Haradinaj.

Tema kryesore e telefonatës ishte taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të cilën Haradinaj po refuzon ta heq.

Pas disa takimeve me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kryeministrin që s’po i bindet thirrjeve të SHBA-së e kontaktoi Bolton.

Këshilltari i Trumpit nuk ka dhënë asnjë shenjë se ka biseduar me shefin e qeverisë kosovare. Dje është raportuar e Bolton ka folur edhe me Thacin ndërsa edhe Edi Rama ka bërë me dije në Twitter se ka folur për Kosovën me vartësin e Presidentit të SHBA’ve.

Por, në profilin e tij në Twitter, Bolton ka shkruar rreth çështjeve të tjera me të cilat po merret administrata Trump.

As Zyra e Kryeministrit nuk ka dalë me njoftim zyrtar rreth asaj se çka kanë biseduar Haradinaj e Bolton.

Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet rreth kësaj telefonate, duke e mbajtur sekret se çka i tha njeriu i Trumpit.

Gazeta Express ka raportuar se Haradinaj po priste telefonatën e këshilltarit të Trumpit, ndërsa bisedën mes tyre e kishte konfirmuar në mbrëmje nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Express/


Send this to a friend