VOAL

VOAL

Kushtetuesja i kthen përgjigje Thaçit, nuk ia merr në dorë kërkesën e dorëzuar në shtator të vitit kaluar

Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar si të papranueshme kërkesën e Presidentin Thaçi për interpretim të nenit 18 rreth kompetencave të Kuvendit dhe të tij rreth marrëveshjeve ndërkombëtare.Presidenti Hashim Thaçi në shtator të 2018’ës i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese interpretim rreth kompetencave që ka Kuvendi dhe presidenca në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

Pyetja e Thaçit ishte se: a duhet gjithsesi që marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikohen me 2/3 e votave të Kuvendit, apo ajo ratifikohet me nënshkrimin e presidentit.

“A duhet të ratifikohen në cilësinë e Marrëveshjes Ndërkombëtare, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve (në pajtim me Nenin 18.1. të Kushtetutës) apo a duhet të konsiderohen të ratifikuara pas nënshkrimit nga Presidenti (në pajtim me Nenin 18.2 të Kushtetutës), për shkak të ndërrimit të rolit dhe mandatit ekzekutiv të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, pasi që tani e tutje do të ketë rol kryesisht këshillëdhënës dhe monitorues”, kishte pyetur Thaçi Kushtetuesen.

Sot Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktvendimin për papranueshmërinë e kërkesës së Presidentit.

“Gjykata erdhi në përfundimin se, ndonëse rasti ishte paraqitur nga një palë e autorizuar, përkatësisht Presidenti – i cili pretendonte konflikt në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit, ai nuk e kishte specifikuar saktësisht se çfarë konflikti ekziston ndërmjet kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit, përkundër kërkesës së Gjykatës për të qartësuar kërkesën e tij të cilën fillimisht e kishte sjellë në formë të pyetjes kushtetuese në bazë të nenit 84 (9) të Kushtetutës. Presidenti, si parashtrues i kësaj kërkese, nuk kishte dorëzuar mjaftueshëm informata të dobishme në lidhje me “konfliktin e supozuar” apo të “pretenduar”, e as nuk kishte specifikuar “saktë se çfarë konflikti ekziston ndërmjet kompetencave kushtetuese” të Presidentit dhe Kuvendit”, thuhet në njoftimin e kushtetueses.

Rrjedhimisht, Gjykata, me shumicë, e deklaroi kërkesën e Presidentit për konflikt të pretenduar në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit të papranueshme për shqyrtim në merita. /Express/

Haradinaj shkarkon Zv/Ministren Mikiç

Leonat Shehu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi të hënën nga detyra zëvendësministren e drejtësisë, Vesna Mikiç, siç tha ai për shkak të , gjuhës së urrejtjes dhe deklaratave të papranueshme.

Vendimi i Kryeministrit Haradinaj pasoi vlerësimin që Zv. Ministrja Mikiç kishte bërë një ditë më parë lidhur me njëzet vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Vesna Mikiç

Ajo shkroi në rrjetet sociale se ”para njëzet vitesh aleanca e NATO-s ka ushtruar gjenocid të planifikuar ndaj një shteti sovran që për dekada ka luftuar kundër terrorizmit shqiptar brenda kufijve të vet”.

Zonja Mikiç tha se “edhe pas njëzet viteve, Serbia përballet me trysni të tejskajshme për të njohur pavarësinë e vetëshpallur brenda territorit të saj”.

Deklaratat e zëvendësministres Mikiç ngjallën reagime të shumta në Kosovë dhe thirrje për shkarkimin e saj.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale kryeministri Ramush Haradinaj shkroi se ka liruar nga detyra zonjën Mikiç duke nënvizuar se në qeverinë dhe institucionet e Kosovës nuk ka vend për individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

“Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, thuhet në vendimin e kryeministrit Haradinaj.

Një ditë më parë, në Kosovë u shënua njëzet vjetori i fillimit të fushatës së bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

Shënimi i 24 marsit në Kosovë bëhet sipas përkatësisë etnike. Institucionet e Kosovës e vlerësojnë si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit. Vlerësimet për 24 marsin ndërkaq janë krejt ndryshe tek komuniteti serb dhe zyrtarët e Beogradit të cilët e vlerësojnë Serbinë si “viktimë të agresionit të NATO-s”.

Njëzet vjet më pas, Kosova dhe Serbia ndodhen në një proces aktualisht të pezulluar bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian. Por, tensionet ndërmjet të dyja vendeve mbeten të larta.

Mashtrimi i dhëmbshëm: ÇAKORR, LAMTUMIRË PËR SA TË JETË JETA! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

-Një vit më parë në Parlamentin e Kosovës ndodhi
Tradhetia dhe mashtrimi i madh që pushtetarët ua bënë
Deputeteve të Parlamentit të Kosovës duke i detyruar
ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi,më kushtin për
liberalizimin e vizave dhe me kushtin e korigjimit të kufi
nit.

-Por pas një viti nuk ndodhi asnjera as tjetra?!

Sot është një përvjetor i dhëmbshëm i përvuajtëshëm,sepse sot një vitë
më parë e humbëm me fajin tonë përkrenarën e Bjeshëve tona
Çakorrin.Sot një vitë deputetet e Parlamentit të Kosovës u
tradhëtuan,u mashtruan por edhe u turperuan duke e votuar humbjen e
Çakorrit kur e votuan demarkacionin e montuar më Malin e
Zi.Mashtrueshi qeveritar i mashtruan deputetet së pas kësaj do te këtë
gjithësesi rishqyrtim,rikorigjim të kufirit,bile Kryeministri Ramush
Harajdinaj zotohej se da ta këthej Çakorrin.
Kalojë një vitië pritje për fillimin e korigjimit të kufirit,por zani
i Kryeministrit nuk po ndegjohet i ka fut veshët në lesh,spo ndihet
për se gjalli korigjimi nuk po vjenë.Premtimet e tij i mori era.Nuk
fajtohen aq shumë deputetet të cilët u mashtruan,por fajtor janë
kreret qeveritar qe mashtruan deputetet,mashtrun popullin duke ia fal
8200 hektar tokë Kosove Malit të ZI.Kjo është e turpshme,kjo ështe e
pafalshme.Për këtë mashtrim-tradhëti ndaj atedheut dhe kombit dikush
duhet të përgjigjët.
Në këtë drejtim pikë së pari duhet ta ngrisin zërin vete deputetet ,së
pse u mashtruan,duhet te kërkojnë llogari nga krerte e shtetit,se
përndryshe edhe ata do te bahën bashkfajtor më kreret e shtetit dhe te
përgjigjën për këtë para popullit për këtë mashtrim për humbjen e
territorit të Kosovës.Nese deputetet nuk e bajnë këtë janë
bashkëpjesemarresh për prekjen e sovraniteti te Kosovës i cili është i
mbrojtur edhe me Kushtetutë.
Pra,siç po shihet korrigjimi nuk erdhi.Kreret e shtetit ia kanë borgj
popullit ti thuhet e verteta se pse nuk ndodhi korrigjimi i
kufirit.Pse e mashtruan popullin.
Por,sot bash ne ditën kur po bahet një vitë pas nënshkrimit te
demarkacionit ku Kosova humbi 82oo hektar tokë ndodhi
skandali.Ministri i jashtëm i Republikës së Malit të Zi Serxhan
Darmanoviq,jo rastesishtë erdhë për vizitë në Kosovë dhe ua bani me
dije Krerve mashtrues të Kosovës se puna e demarkacionit është punë e
kryer,e përfunduar.Çuditerisht me këtë deklaratë të ministrit te
jashtëm të Malit të ZI u pajtue edhe Kryeministri Ramush Harajdinaj i
cili edhe vete dhe partia e tij ra viktimë e këtij mashtrimi duke e
nenshkruar vijën e demarkacionit.Turp dhe skandaloze.
Gjatë gjithë vitit 2018 kamë plasë duke e mbriojtur Çakorrin si
përkrenare e jonë të cilin as kral e as mbret,e as Mark Milani nuk e
mori sepse e mbrojten me luftra,e mbrojtën me gjakun e tyre:Atë vitë
në mbrojtje te Çakorrit i kamë publikuar mbi 20 shkrime,bile ne ditën
kur Parlamenti i Kosovës e beri turpin dhe tradhetin me të madh ndaj
atedheut. I merzitue pës se tëpërmi pëe humbjen e Çakorrit,njësoi
sikur te me hiçete një pjesë e trupit nga shpirti dhe nga dhembja e
shkrova këtë Elegji për Çakorrin.
ELEGJI PËR ÇAKORRIN

Lamtumirë, o ju malet dhe shkrepat e nalta.
Lamtumirë, o ju tufat, kullotat dhe livadhet e gjata,
Lamtumirë, o ju smetijet e borës, me lugje uji të ftoftë bilur,
Lamtumirë, o ju stanet e verës, në te cilat e çova rininë,
Lamtumirë, o ju baçicat dhe bareshat e bukura,
Lamtumirë, o ju arusha, ujq, shpezë dhe mlleza,
Lamtumirë, o ju krojet dhe liqenet e arta,
Lamtumirë, o ju tufa dhe kullota të gjata,
Lamtumirë, o ju mrizat e lisave te gjatë qe aty me bagetinë mrizova,
Lamtumirë, o ju shqiponja të mia qe fluturonit lart, shumë lart
mbi Çakorr që tanimë s’është i imi,
Lamtumirë, o ti lahuta e malcis me te cilën u këndova kreshnikëve në
mbrojtje të Çakorrit,
Lamtumirë, o ju varret e t’parëve te mij qe sot ju përdhos
Lamtumirë,për sa të jetë jeta.

I jepet lamtumira e fundit djalit që u vra nga një plakë në Bazel (video)

I është dhënë lamtumira e fundit 7 vjeçarit i cili u ther për vdekje me thikë nga një grua 75 vjeçare në Bazel të Zvicrës.

7-vjeçari nga Kosova, Ilias Mahmuti, i cili në mënyrë barbare u mbyt me thikë nga një zvicerane në Bazel, u varros sot në Gjilan.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë numër i madh i familjarëve, miqve dhe qytetarëve.

Vogëlushi nga Lipjani është vrarë para dy ditësh nga një 75-vjeçare teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi. Këtë sulm e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit.

Ky lajm i hidhur ka pikëlluar gjithë Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Ambasada e vendit tonë në Bernë dhe Konsullata në Zyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, në lidhje me rastin tragjik të vrasjes në Basel.

Familjarët në Kosovë dyshojnë se 7-vjeçari mund të jetë vrarë për arsye raciste

Një ditë më parë, derisa po kthehej nga shkolla i vetëm, 7-vjeçari nga Lipjani, Ilias Mahmuti, u vra mizorisht në Bazel të Zvicrës. Një grua 75-vjeçare e preu atë në fyt me thikë. Ajo më pas e lajmëroi policinë për rastin dhe e pranoi fajësinë para organeve të drejtësisë. Trupi i pajetë i miturit, që do të kthehet në Kosovë për t’u varrosur, është ende në obduksion. Express ka qëndruar sot në Gjilan dhe Lipjan nga ku familjarët e të miturit kanë folur për tragjedinë që u ka ndodhur. Xhaxhai i Valon Mahmutit, babait të viktimës duke folur për gazetën la të kuptohet se rasti mund të ketë të bëjë edhe me racizëm. Arlena Krivenjeva

Familja Mahmuti, nga fshati Bregu i Zi i Lipjanit, si dhe ajo Xhemaili nga Gjilani, u tronditën kur morën vesh lajmin se nipi i tyre, Iliasi, ishte vrarë me thikë në fyt nga një grua 75-vjeçare, derisa po kthehej nga shkolla në Bazel të Zvicrës.

Për 7-vjeçarin, i cili u vra mizorisht, shkruajtën edhe mediat më të mëdha botërore. Familja tashmë është duke bërë përgatitjet për të pritur trupin e pajetë dhe për t’i kryer procedurat e varrimit.

Ilias Mahmuti qe u vra ne Zvicer

Deri më tani atyre u është thënë se bëhet fjalë për një plakë e cila dyshohet se ka probleme psikike, ndërkaq një burim tjetër ka thënë, për Express, se e njëjta e kishte vrarë djalin me thikën me të cilën ishte duke ngrënë bukë në një restorant në cep të rrugës ku ndodhi rasti.

Gazeta Express sot gjatë ditës ka qëndruar në Gjilan dhe Lipjan ku familjarët kanë rrëfyer për rastin.

Rrëfimi nga Gjilani – si e morën vesh familja Xhemaili lajmin

Këtë të hënë, pas një pushimi dy javor në Gjilan, familja Mahmuti u nisën për në Zvicër, aty ku Valoni (babai i 7 vjecarit të vrarë), jetonte së bashku me gruan Samirën dhe të dy djemtë.

Por, po atë ditë, Samira u sëmurë dhe kështu u shtri në spital. Për këtë, të dy fëmijët mbetën në përkujdesjen e të atit.

Njëjtë kishte ndodhur edhe të enjten, herët në mëngjes. 7-vjeçari, Elias Mahmuti, që këtë vit kishte filluar klasën e parë, pak para se të nisej për në shkollë e kishte telefonuar të ëmën e sëmurë për t’i treguar se çka kishte veshur, duke i premtuar se do ta vizitonte sapo ta kryente mësimin.

Familja ne Gjilan

Por, e enjtja ishte e kobshme për familjen Mahmuti pasi Iliasi djali i tyre 7 vjecar duke u kthyer nga shkolla u përgjak nga duart e një 75-vjeçareje, e cila e theri atë me thikë në fyt në mes të rrugës. Fëmija ndërroi jetë në spital pak minuta më vonë.

Gjyshërit e Iliasit (nga nëna), Zaimi dhe Ajshja, që jetojnë në Gjilan, sot gjatë ditës, në një bisedë për Gazetën Express, kanë rrëfyer krejt mënyrën se si morën vesh për rastin.

Mes lotësh, të tronditur, ende nuk po mund të besojnë se nipi i tyre, që e përcollën pak ditë më parë për në mërgim, nuk është më, e aq më pak për mënyrën e tmerrshme se si ai kishte ndërruar jetë.

Familja ne Gjilan

“Dje në mëngjes ish çu djali për në shkollë me shku, e ish veshë, ja kish marrë babës së vet telefonit e ka thirr nanën e vet i ka thanë mam kshyrëm a jam vesh mirë se jam tu shku në shkollë, ajo me dhimbje të vet mos me pa djali, i ka than shumë mirë mami, tash a të ka kalu ka pyet ai kur ki me u kthy te shpia”, rrëfen Ajshe Xhemaili, duke treguar se pas kësaj bisede djali ishte nisur për në shkollë, e ky ishte komunikimi i fundit që prindërit kishin pasur me të.

Pas kësaj, djali i përcjellë nga babai i tij, Valoni do të shkonte për në shkollë, e prindërit për të pas disa orësh dëgjuan nga policia, pasi të njëjtin veçse e kishin dërguar me plagë të rënda për në spital.

Derisa 7-vjeçari po kthehej nga shkolla, në rrugën që përshkonte çdo ditë, u sulmua nga një grua 75-vjeçare, e cila pasi që goditi të miturin me thikë u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Familjarët u shqetësuan nga vonesa e djalit e kështu lajmëruan mësuesen e tij për të pyetur se a ishte kryer orari. Pikërisht mësuesja është ajo që, sipas mediave zvicerane, e ka gjetur e para djalin e plagosur rëndë.

Prindërit morën edhe mesazhin, por jo ashtu siç kishte ndodhur rasti, atyre iu tha se djalin e kishte goditur një veturë, e kështu e kishin futur në operacion urgjentisht.

Nëna e djalit, Samira, që ishte vetë e shtrirë në spital, u dërgua menjëherë para sallës ku po mbahej operacioni i 7-vjeçarit, e pak minuta më vonë asaj ia kumtuan lajmin – djali nuk kishte mundur t’u mbijetonte plagëve.

Njëjtë siç edhe ka deklaruar Samira Xhemaili për “Blick”, edhe familjarët po thonë se asnjëherë në jetë nuk kishin problem me askënd, aq më pak me një grua të moshuar.

Samira Xhemaili ne vendin ku ju vra djali

Në kohën kur Express po qëndronte në familjen Xhemaili në Gjilan, familjarët e të ndjerit kishin shkuar për të parë trupit e pajetë, ndërkaq iu ishte kumtuar se gruaja që kreu veprën makabër kishte probleme të rënda shëndetësore të natyrës psikike, e për veprën kishte rrëfyer para organeve të rendit në Zvicër.

Madje siç thuhet plaka u kishte dërguar vet sms organeve të rendit për t’u treguar për aktin që kishte kryer.

Trupi i pajetë i 7-vjeçarit Ilias Mahmuti do të kthehet në Kosovë sapo të përfundojnë të gjitha procedurat, ndërkaq varrimi i tij do të bëhet në Gjilan, ashtu siç kanë kërkuar gjyshërit, te të cilët gjithmonë ai i kishte kaluar pushimet.

 Rrëfimi i familjarëve të 7-vjeçarit në Lipjan

Në fshatin e babait të 7-vjeçarit të ndjerë, në Breg të Zi të Lipjanit, të premten po prisnin njerëz që niseshin për ngushëllime. Atyre iu ishte thënë se afër vendit ku u vra Iliasi, ishte një vend për të ngrënë, nga ku edhe doli gruaja e cila kreu veprën makabër.

Këta të fundit madje po thonë se edhe thika me të cilën u krye vrasja u mor nga aty, megjithëse deri më tani këto janë vetëm fjalë që kanë marrë nga familjarët, pa konfirmim.

Familja ne Lipjan

Xhaxhai i Valonit, Skender Mahmuti, thotë se janë informuar nga familjarët që i kanë në Zvicër për rastin tragjik.

“Informatat i kam marrë nga djali, djali ka shku në shkollë, ka u kthy prej shkollës, një grua 75-vjeçare me thikë e ka pre te arteria në vesh, ka ikë njëherë pastaj u shku u paraqit në polici”, po thotë ai, duke shtuar se djali ka qenë një fëmijë shumë i urtë.

“Gjeneratat e vjetra të zviceranëve nuk i donë shumë njerëzit që vijnë prej vendeve të tjera”, deklarohet ai, duke thënë që mësuesi e gjeti të mbuluar me gjak në mes të rrugës.

Familja ne Lipjan

Këta po shtojnë se Bashkësia Islame në Zvicër ka marrë përsipër shpenzimet e varrimit, duke thënë se njëherë iu ishte thënë se trupi do të vinte për në Kosovë nesër, por nuk kanë asgjë të konfirmuar deri më tash.

Çka dihet deri më tani për këtë rast?

Vrasja në mes të rrugës në qytetin e Bazelit ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave më të mëdha botërore.

U shkrua për një akt makabër të kryer nga një grua 75-vjeçare, e cila pak orë më vonë do të lajmëronte përmes një SMS organet e rendit për krimin, e pastaj do të jepte rrëfimin e saj edhe para prokurorit.

Sot në vend të ngjarjes dolën edhe prindërit e Iliasit, ndërkaq, persona të shumtë në atë vend kanë vendosur gjatë ditës lule e kanë ndezur qirinj. Vepra gjithashtu ka ngjallur ankth e frikë te fëmijët e tjerë dhe te prindërit e atij vendi.

Sipas informacioneve që janë bërë të ditura deri më tani kryesja e krimit nuk e kishte njohur as viktimën e as familjen e tij.

Momentalisht është duke u bërë ekzaminimi psikiatrik për të kuptuar se a ka pasur probleme mendore, ashtu siç po dyshohet./GazetaExpress

Vendi ku ndodhi vrasja

Sllobodan Petroviqi përfshihet në një incident fizik me një zyrtar të Listës Serbe

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të afërt me ish-ministrin e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo nga Lista Serbe.

Gjatë një konferencë të mbajtur të mërkurën në hollin e Kuvendit të Kosovës, ai tha se sulmi ndaj tij ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Kuvendit.

Petroviq tha se në mëngjes ishte mysafir në një emision në Televizionin Publik ku kishte shpalosur disa detaje rreth punës së ish-ministrit Nenad Rikallo, çka sipas tij, mund të ketë qenë motiv i sulmit ndaj tij, pasi që sulmuesit, siç tha Petroviq, ishin njerëz të afërt me ish-ministrin Rikallo dhe Listën Serbe.

Petroviq tha se menjëherë pas sulmit ndaj tij, ka ftuar policinë në vendin e ngjarjes e cila tashmë është e njoftuar me rastin.

Por në reagimin e Listës Serbe thuhet se Petroviq ishte ai që i pari ka goditur me telefonin e tij zyrtarin e Listës Serbe.

Sipas Listës Serbe, anëtari i këtij subjekti politik, Millan Kostiq është sulmuar fizikisht nga ana e deputetit Sllobodan Petroviq në një restorant në Prishtinë.

“Ky është një sulm i turpshëm ndaj Kostiqit, të cilin në Kosovë e njohin si një njeri familjar dhe i cili në politikë është përfshirë me kërkesën e bashkëkombasve të tij”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, e cila e bën fajtor Petroviqin për këtë incident.

Për të njëjtin rast, Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka sqaruar se rreth orës 10:30, ka marrë informacionin se në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të tre personave.

Policia tha se ka shoqëruar në stacionin policor dy persona për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

“Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sllobodan Petroviq, në anën tjetër, ka theksuar se ka kohë që ndaj tij dhe bashkë-partiakëve të tij zhvillohet një fushatë dhe presion i pandërprerë.

“Mund edhe të më vrasin, por unë nuk jam njeri që mund të më frikësojnë”, tha Petroviq, duke shtuar se veprime të tilla janë shqetësuese për familjen e tij, por dhe institucionet.

Sllobodan Petroviq është një nga 10 deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës. Nëntë deputetët tjerë nga komuniteti serb i përkasin Listës Serbe.

Ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo të cilin e ka përmendur Petroviq, kohë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka liruar nga detyra dhe në vend të tij ka emëruar ministren, Dijana Zhiviq, nga Partia e Pavarur Liberale.

Policia e Kosovës mbyll 22 lokacione ku dyshohet se është zhvilluar prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për mbylljen e 22 lokaleve për shkak të parregullësive që mund të mund të lidhen me trafikim dhe prostitucion.

Riza Murati nga Drejtoria për hetimet e trafikimit me qenie njerëzore në Policinë e Kosovës, tha se gjatë vitit 2019, në nëntë aksione policore janë arrestuar 41 persona të përfshirë në këto vepra penale, ndërsa në vitin 2018 ishin arrestuar 44 persona.

Ai shtoi se kjo veprimtari më së shumti ushtrohet në qendra të masazhit, ndaj të cilave janë zhvilluar edhe aksionet e policisë.

“Të inspektuara 48 lokale, prej tyre 22 të mbyllura për shkak të parregullsive. Janë hasur duke punuar 211 punëtorë, prej tyre, 180 femra, 31 meshkuj. Shtetas të huaj të hasur duke punuar janë 20, 11 të Shqipërisë, gjashtë të Tajlandës, ka pasur të Italisë, Rumanisë, Gjermanisë. Janë hasur edhe pesë punëtore të gjinisë femërore, nën moshën 18 vjeçare. Kemi pasur dy raste në dy lokacione ku janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për veprën penale për prostitucion apo detyrim prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion”, tha Murati.

Ndërkohë, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se lokacionet e mbyllura do të gjobiten me shumën prej 1,000 eurosh.

“Në rast se këto lokacione tentojnë të rihapen pa kaluar nëpër procedurat e nevojshme, atëherë inspekcioni komunal ngreh kallëzim penal ndaj tyre”, tha ai.

Trafikimi me qenie njerëzore mbetet sfidë për shtetin e Kosovës. Sipas organizatave joqeveritare, në shumicën e rasteve, viktimat kosovare janë të mitura, jetojnë në viset rurale me kushte të vështira socio-ekonomike, ose këto viktima kanë përjetuar dhunë fizike në familjet e tyre.

20 marsi – Dita Ndërkombëtare e Lumturisë: Kosova në vendin e 46, Shqipëria në vendin e 107

Sipas Raportit më të ri për Lumturinë në Botë, të lëshuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, Kosova renditet si vendi i 46 më i lumtur në botë. Raporti i lumturisë botërore është një studim historik i gjendjes së lumturisë globale që i rendit 156 vende, nisur nga fakti se sa të lumtur janë qytetarët e tyre.

Raporti i sivjetshëm i lumturisë fokusohet në lumturinë dhe komunitetin: se si lumturia ka evoluar gjatë dhjetëra viteve të fundit, me fokus në teknologjitë, normat shoqërore, konfliktet dhe politikat qeveritare që i kanë nxitur këto ndryshime.

Kosova në këtë raport renditet si vendi i 46 ndërkaq vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Serbia në vendin e 70-të, Mali i Zi 73, Kroacia 75, Bosnje dhe Hercegovina 78, Maqedonia 84 përderisa Shqipëria në vendin e 107-të.

Sondazhet janë bërë për përiudhën ndërmjet viteve 2016-2018.

Finlanda përsëri është e para, si vendi më i lumtur në botë. Dhjetë vendet tjera që janë renditur vazhdimisht në mesin e më të lumturve janë : Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria. SHBA-ja u rendit në vendin e 19-të duke rënë një vend nga viti i kaluar.

Ndërkaq në fund të listës së vendeve më të lumtura gjenden: Afganistani në vendin e 154, Republika e Afrikës Qëndrore në vendin e 155 dhe Sudani Jugor renditet në vendin e 156-të .

Dita Ndërkombëtare e Lumturisë shënohet më 20 mars.

Albin Kurti kërkon zgjedhje të reja: Ndryshimi tashmë është nevojë jetike

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është shprehur se mbajtja e zgjedhjeve të reja në Kosovë është shumë e nevojshme. Duke renditur një sërë problemesh, kreu i Vetëvendosjes thekson se ligjin për mbrojtjen sociale është tepër i cunguar dhe nuk reflekton përmirësim në jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Çdo i treti banor i Kosovës ka qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor, kurse çdo i pesti nuk kërkon shërbime edhe në rast të sëmundjes, për shkaqe ekonomike. Vdekshmëria e foshnjeve në Kosovë është katërfish më e lartë sesa mesatarja në Bashkimin Evropian. Çdo i nënti fëmijë në Kosovë punon, ndërkaq vetëm çdo e teta grua ka një vend pune. Kosova i ka 34 ligje për mbrojtje sociale por pak zbatohen”, shkruan Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes ri përsëriti se ligjet në Kosovë nuk janë të këqija, por institucionet janë të dobëta dhe njëherësh qëndrojnë larg nevojave të qytetarëve.

“Investimet në ekonomi zhvillimore kanë rënë, gjersa korrupsioni nëpër ndërmarrje publike është rritur. Institucionet e shtetit janë përgjigja për nevojat e shoqërisë dhe të drejtat e qytetarëve, e jo shans për interesat private dhe partiake. Ndryshimi tashmë nuk është zgjedhje, por nevojë jetike. Andaj, zgjedhjet e reja janë aq shumë të nevojshme”, shprehet me tej Kurti.

Ish-deputeti: Jam në rrezik, ndiqem nga makina me targa shqiptare

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK, Gani Geci, mendon se ndiqet nga disa makina me targa të Shqipërisë, ndaj edhe jeta e tij është në rrezik. Geci bën me dije gjithashtu se për një gjë të tillë ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

Shqetësimin e tij ish-deputeti e ndan edhe në rrjetin social ‘Facebook’. Ai shkruan se është informuar nga disa shokë se ‘vetura me targa nga Shqipëria po shëtisin në Drenicë ndaj edhe jeta e tij mund të jetë në rrezik’.

“Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik.

Menjëherë vëllau ynë ka thirrur Policinë e Departamentit të Krimeve te Rënda në Prishtinë dhe me udhëzim të tyre rastin e ka raportuar në stacionin më te afërm Policor në Drenas, dhe besoj që organet kompetente do ta trajtojnë rastin me seriozitet te lartë dhe me ndjeshmëri”, shkruan Geci.

Më tutje, ai shprehet edhe se dy polic hetues në Prishtinë kanë pasur të njëjtin informacion dhe se dikush mund të jetë duke përgatitur ndonjë atentat për të.

“Dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtin kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut.

Policia në Drenas e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht ka pasur ndonjë kërcënim direkt? Ganiu iu ka përgjiigjur se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime direkte sepse kërcënimet direkte përpos që i ndajmë me policinë u kthejm në formën e njejtë duke e mbrojtur gjithëherë vetën me aq fuqi sa kemi.

Vëllai ynë Gani Geci ka dhënë një deklaratë në Stacioni Policor në Drenas dhe nën përcjelljen e Policisë është kthyer në Skënderaj”, thotë ai.

Banorët e Çabrës kërkojnë drejtësi për tre fëmijët e mbytur në Ibër

Sa herë del në afërsi të Ibrit Zaim Deliu kujton me emocione ditën e kobshme kur djali i tij bashkë me dy fëmijë të tjerë u mbytën në këtë lum në mars të vitit 2004.

Ai ende është i bindur se tre fëmijët ranë në Ibër nga frika, derisa ende beson se përgjegjës janë serbët lokalë.

‘Këta njerëz enden të lirë edhe pas 15 vjetëve’, tha Deliu për televizionin publik të Kosovës.

Mbytja e këtyre tre fëmijëve shkaktoi trazira ku si pasojë mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe tetë serbë.

15 vjet më pas shqiptarët por edhe serbët e kësaj zone thonë se nuk kanë probleme të theksuara ndërmjet vete.

Për shkaqe sigurie gjatë gjithë kohës në rrugët e fshatit qarkullojnë vetura të policisë.

Fshati Çabër është i vetmi vendbanim me shqiptarë që i përket komunës së Zubin Potokut.

Thyerja e shpresave të qytetarëve, produkt i politikanëve të papërgjegjshëm! – Nga Florim Zeqa

Veprimtarët e viteve të ’90-ta edhe pse i kaluan afro 3 dekada larg atdheut nuk u shkëputen për asnjë çast nga vendlindja, edhe pse të politizuar, asnjëherë nuk u shantazhuan, edhe pse të injoruar nga pushtetarët, asnjëherë nuk u ndalën së vepruari për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Duke e analizuar situatën në shtetin e Kosovës 20 vjet pas çlirimit, pa dashje u ktheva në vitet e ’90-ta, u ktheva në lokalet e shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës, ku asokohe në një lokal të përbashkët punonin dy sisteme paralele të arsimit. Në njërën anë ishin të barrikaduara strukturat serbe që gëzonin të gjitha privilegjet e pushtetit,… në anën tjetër ishim ne shqiptarët që punonim të ndarë prej tyre në kushte tjera.
Përkundër të gjitha vështirësive, me ne ishte morali i fortë për mbjelladituri tek ai brez shkollarësh, të cilët bashkë me ne përjetonin katrahurat me plot vështirësi të kohës.
E gjitha kjo bëhej më e lehtë falë financimit nga mërgata shqiptare, ku me kontributin e qytetarëve dhe mirëmenaxhimin e mjeteve financiare nga institucionet shtetërore dhe atyre arsimore në veçanti (LASH-i), e mbanim gjallë sistemin paralel të arsimit shqip në Kosovë në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë.

Dallimi në kohë dhe përmbajtje

Edhe sot, 20 vjet pas lufte në shtetin e Kosovës, edhe pse në një sistem të vetëm qeverisës, përballë njëra-tjetrës ndodhen përseri dy shtresa të popullatës.
Në njërën anë janë të privilegjuarit e pushtetit. gjegjësisht familjet e pushtetarëve dhe oligarkëve ekonomik, si dhe ata që janë të lidhur me pushtetin (të punësuar në sektorin publik), ndërsa përballë tyre janë shumica e pupullatës shqiptare, të pa punë dhe të harruar nga shteti, që jetojnë në kushte të vështira dhe varfëri ekstreme.
Duke e parë se nuk ka asnjë shans për një jetë më të mirë në këtë shtet të kriminalizuar, qytetarët e lënë pas dore, të nëpërkëmbur nga politika dhe të shfrytëzuar nga oligarkia kriminale, po kërkojnë shpëtim duke gjetur rrugë për të ikur nga Kosova, ndërsa ata që ende nuk kanë gjetur rrugë po e presin me padurim liberalizimin e vizave për të ikur sa më parë dhe sa më larg nga vendi i pashpresë!
E gjithë kjo për shkak se, injorantët politikë, të korruptuar dhe tejinkriminuar janë shndërruar në vrasësit më të mëdhenj të ardhmerisë së fëmijëve tanë.
As okupatori serb nuk ua ka shkatërruar ardhmërinë gjeneratave të reja në këtë masë se sa kusarët e politikës, të cilët e duke e trajtuar shtetin si plaçkë, e rrjepën dhe e bënë leckë.

Dallimi qëndron në kohë, ndërsa ndryshimi tek kauzat e rrejshme

Përderisa pushtuesit e bënin mashtrimin në emër të “bashkim-vllazërimit”, kusarët e politikës shqiptare po e bëjnë në emër të “patriotizmit”.
Thyerjen e shpresave të shqiptareve të Kosoves nuk mundi ta bëjë regjimi okupues serb përmes formave më të vrazhda të represionit; helmimin e nxënësve, mbylljen e shkollave e fabrikave, burgosjen dhe vrasjet sistematike,…por, po e realizojnë fatkeqësisht me sukses politikanët e papërgjegjshëm shqipfolës që ua bën jetën ferr qytetarëve në pjesën e shtetit të liruar nga pushtuesit serb.
Tani e dy dekada ndaj shumicës shqiptare në Kosovë është ushtruar presion psikologjik me padrejtësi në të gjitha segmentet e jetës, duke filluar nga degradimi i sistemit shëndetësor, arsimor e kulturor e deri tek mohimi i punësimit në sektorin publik, për shkak se të gjithë politikanët pa dallim u përkujdesën për punësimin e familjarëve të tyre dhe të militantëve partiak.
Mohimi i drejtësisë për qytetarët, është akti i fundit i thyerjes së të gjitha shpresave për jetë në një vend.
Popullata e lodhur nga skamja dhe denigrimi social i mbajti mbi kurrizin e saj pseudopatriotët dhe pseudokomandantët, që u shndërruan në “sheik” kundrejt një popullate të varfër.
Intelektualët e mirëfilltë dhe atdhetarët e vërtetë u injoruan dhe anashkaluan nga të gjitha qeveritë e pasluftës. Vendet e tyre i zunë servilët dhe puthadorët, karrieristët dhe lakmitarët e pushtetit.

Dy personalitete të kundërta me analogji të njëjtë

Edhe pse dy personalitete të kundërta, Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti janë të vetmit liderë në historinë më të re të Kosovës që nuk u tërhoqën për as një milimetër nga qëndrimet e tyre politike dhe kombëtare.
I pari, Ibrahim Rugova (i dëshmuar në qeverisjen e vendit) edhe përkundër pengesave të shumëta, deri në frymën e tij të fundit nuk e hoqi nga goja pavarësimin e Kosovës nga Serbia. Kurse i dyti, Albin Kurti (i pa dëshmuar akoma në qeverisjen qendrore) nuk heqë dorë nga mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetin të shtetit të njohur ndërkombëtarisht.
Ashtu sikurse Ibrahim Rugovën, edhe Albin Kurtin konsistenca në qendrime dhe vendosmëria në arritjen e qëllimeve politike, i bën të dallohen prej politikanëve tjerë jo vetëm në Kosovë, por në mbarë trojet etnike shqiptare.

Përderisa në vitet e 90-ta, udhëheqësit politikë, aktivistët dhe veprimtarët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin dhe respektoheshin aq shumë nga populli,…në Kosovën e sotme, politikanët shiqohen me ironi nga popullata, të cilëve përveqse u mungon pushteti moral, janë bërë sinonim i të këqijave, si; nepotizmit, korrupsionit, krimit të organizuar e dukurive të shumëta negative.
Për këtë situatë, përgjegjësia bie edhe mbi popullatën kosovare, që e mbajti kaq gjatë në pushtet një klasë politike të korruptuar dhe tejikriminuar.

Florim Zeqa, 18.03.2019

Nënkryetari tjetër i PDK-së, dikur zëvendës i Thaçit, del kundër Presidentit për prekjen e kufijve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë kritikën e radhës për planin e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe mes dy vendeve.

Njeriu që dikur ishte zëvendës i tij në kohën kur Thaçi udhëhiqte Partinë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka paralajmëruar kundër prekjes së kufijve të vendit.

Bajrami, i cili aktualisht është nënkryetar i PDK’së, por edhe profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të sponsorizohej nga Bashkimi Evropian, i cili është lehtësues i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Por, sipas tij, marrë parasysh që Organizata e Kombeve të Bashkuara është e përfshirë në çështjen e Kosovës, përmes Rezolutës 1244, me të cilën e ka mandatuar administrimin ndërkombëtar, për Kosovën, siç thotë ai, do të ishte me interes që marrëveshja eventuale me Serbinë, të pranohej nga Këshilli i Sigurimit.

“Kjo marrëveshje duhet edhe formalisht ta shfuqizojë tërësisht Rezolutën 12 44 dhe duhet të zëvendësohet me një rezolutë tjetër, e cila do t’i hapë rrugë anëtarësimit brenda OKB-së. Në një mënyrë, me këtë rezolutë do t’i jepej fund administrimit ndërkombëtar, i cili është përcaktuar me Rezolutën 12 44 dhe do të bëhej një lloj njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Me këtë hapet rruga që përmes një rezolute të re të trasohet rruga e anëtarësimit të plotë të Kosovës brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Bajrami për Radion Evropa e Lirë.

Njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se rikthimi i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në formën e një marrëveshjeje që do të arrihej të formalizohej, nuk e rrezikon shtetësinë e Kosovës, e cila është ndërtuar pas shpalljes së pavarësisë së vendit, më 17 shkurt 2008.

Bajrami shpreh mendimin që në radhë të parë përgjegjësinë për mbrojtjen e shtetësisë së vendit do ta kenë institucionet e Kosovës në tavolinën e negociatave me Serbinë. Sipas tij, ato duhet të jenë të kujdesshme që të mos e pranojnë asnjë marrëveshje të re ndërkombëtare me Serbinë, që do ta cenonte shtetësinë dhe pavarësinë e vendit.

“Marrëveshja, e cila do të nënshkruhet në Bruksel, ajo duhet ta mbrojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Nëse një marrëveshje e tillë, e cila në tërësi nuk i cenon interesat e Kosovës, do të marrë edhe dritën e gjelbër në Këshillin e Sigurimit, kjo Kosovës do t’i krijonte favore, sepse do t’ia mundësonte anëtarësimin e plotë në OKB”.

“Natyrisht që do të ishte shumë e dëmshme, në qoftë se në Këshillin e Sigurimit hapet debati për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe aty dizajnohet marrëveshja. Por, në qoftë se në këtë rast Këshillit të Sigurimit vetëm ratifikon marrëveshjen që palët e arrijnë në formatin e Bashkimit Evropian, atëherë Kosova nuk ka asnjë rrezik që mund t’i cenojë interesat veta”, vlerëson Bajrami.

O’Connell deklaron se nepotizmi po dëmton procesin e punësimit në Kosovë

Pamje nga konferenca e sotme në Prishtinë.

Emërimet dhe punësimet mbi bazën e familjarizimit, dëmtojnë rëndë punësimin e kuadrove profesionale në Kosovë, ka deklaruar të hënën ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Ai i bëri këto komente, në konferencën për shënimin e trevjetorit të Memorandumit të Mirëkuptimit për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në mes të Ambasadës Britanike dhe institucioneve të Kosovës.

Ambasadori britanik tha se qasja e institucioneve të Kosovës në favor të nepotizmit ndikon në penalizmin e profesionalitetit, çka rrjedhimisht, sipas tij, dëmton punësimin mbi bazën e meritave në pozitat e larta drejtuese.

O’Connell tha se dështimi i këtij projekti është përgjegjësi e politikanëve në Kosovë.

“Vitin e kaluar në konferencën e njëjtë pata deklaruar se projekti po shkon më mirë se që kemi pritur. Për fat të keq, këtë vit nuk mund ta them të njëjtën gjë. Në fakt kemi kthim prapa. Kemi raportime shqetësuese për interferim në proces. Falsifikimi i dokumenteve për të përmbushur kriteret formale, konflikti i interesit mes panelit dhe kandidatëve të intervistuar apo thjesht në favor të një kandidati, zakonisht i paracaktuar ta fitojë pozitën”, tha O’Connell.

Memorandumi ishte nënshkruar në vitin 2016, nga Ambasada britanike në Kosovë me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, për siç thuhet, pavarësimin e bordeve të agjencive të pavarura.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e ka mohuar se gjatë proceseve të rekrutimit janë shënuar dëme.

“Duhet ta pranojmë që kemi edhe lëshime, kemi edhe dëme me të cilat duhet të përballemi, por e falënderojmë Ambasadën britanike për trajtimin e këtyre dëmeve. Deri tani 44 pozita të larta janë realizuar me partneritetin me ambasadën britanike dhe jemi pajtuar që të vazhdojmë edhe më tutje për pozitat që kemi para nesh”, tha Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri thirrje për parandalimin e emërimeve jomeritore, pasi sipas tij, kjo po ndikon në largimin e të rinjve nga Kosova.

“Situatën nuk e kemi aq mirë me emërimet, për shkak se besimi i qytetarëve nuk është i duhur dhe kur nuk ka besim, kemi një ftohje të tyre dhe prirje për t’u larguar nga Kosova. Kjo nuk i duhet Kosovës, aq më tepër kur numri i popullatës po zvogëlohet dita e ditës. Unë inkurajoj shoqërinë civile, mediat, si dhe bartësit e institucioneve, që të bëhen më të zëshëm në ndalimin e tyre për shkak se do ta shkatërrojnë perspektivën tonë”, tha Veseli.

Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është një ndër proceset që vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile në Kosovë, e së fundmi, edhe nga faktori ndërkombëtar.

Së fundi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar lidhur me emërimin nga Kuvendi i Kosovës, të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të kësaj agjencie, në shenjë pakënaqësie për emërimin e Shalës, duke e konsideruar se ai nuk i ka përmbushur kriteret.

Haradinaj: Ja ç’më tha Mogherini kur i përmenda SHBA-të në dialog

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për “incidentin” që ka pasur me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini gjatë një takimi.
Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj tha se është e vështirë të arrijmë një marrëveshje finale me Serbinë në kohën kur Mogherini është në fund ta mandatit dhe në strukturat e BE-së ka zgjedhje.

“Kam pasur thyerjet e mia me zonjën Mogherini si kryetar i qeverisë së Kosovës. Në takimin e parë i kam përmend asaj rolin e Amerikës në negociata, ajo nuk ka dalë me mua në konferencë për shtyp. Më ka thënë ‘zoti Kryeministër, nëse ti mban këtë qëndrim ne nuk mund të dalim bashkë në konferencë’”.

“I kam thënë ‘në rregull zonja Mogherini shihemi në mbledhjen e ardhshme’. Unë kam kërkuar rolin e Amerikës në tavolinë. Nuk është krejt rastësi se si ka hyrë Amerika në bisedime. Ne jemi duke parë fatkeqësisht vetëm sot për sot”, tha ai.

Kryeministri ka thënë se zonja Mogherini e ka të lehtë të luajë rolin e saj në ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mogherini duhet të nxjerrë arkivat e veta dhe të thërrasë amerikanët, ata kanë një material… Le të vijë në Kosovë vetë e katërta dhe të sjellë një kontratë. Të thërrasë delegacionin shtetëror dhe ne shohim nëse duam të aprovojmë marrëveshjen. Nuk jam për të shtyrë aspak marrëveshjen, por jo të paguajmë një kosto”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës debaton bllokimin e KQZ-së nga presidenti Thaçi

Prishtinë

Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga nënshkrimet e 44 deputetëve opozitarë, po debaton në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti i vendit.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, në emër të propozuesit të seancës së jashtëzakonshme, tha se sipas ligjit, përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë të mbajtura më 11 qershor të vitit 2017, për çka duhet të ndodhë një ndryshim në përbërjen e KQZ-së.

Kurteshi tha se ndryshimi nuk ka ndodhur për shkak të operacionit ilegal të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk konfirmoi anëtarët e rinj të KQZ-së edhe pas paraqitjes së nominimeve të partive politike për herë të dytë.

“Që nga 27 marsi i vitit 2018, KQZ mbahet e bllokuar dhe si një institucion i përhershëm dhe i pavarur. KQZ nuk ka funksionuar që nga ajo datë. Presidenti i Kosovës deri më 27 mars të vitit 2018 ishte i detyruar të konfirmojë emërimin e subjekteve politike për anëtarët e KQZ-së në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore të cilat garantojnë funksionimin kushtetues të institucioneve”, tha Kurteshi.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, nga ana e tij tha se presidenti Hashim Thaçi, me mosveprimin e tij, po e bllokon funksionimin e KQZ-së.

Sipas tij, procedura për emërimin e anëtarëve të KQZ-së është e qartë dhe thotë se 6 anëtarë emërohen nga grupet parlamentare që përfaqësojnë shumicën, që bazuar në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 grupi parlamentar që përfaqësojnë komitetin shumicë janë PAN, LDK dhe LVV.

“Për më shumë se një vit nuk janë certifikuar 37 këshilltarë komunalë dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës ku si rrjedhojë nuk mund të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të cilët i kanë votuar. Duke lënë anash anëtarët e KQZ-së, presidenti shkeli të drejtën e qytetarëve për t’u përfaqësuar në institucionet qendrore dhe lokale”, tha Hoti.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica tha se partia e tij është për një emërim sa më të shpejtë të anëtarëve të KQZ-së.

“Republika e Kosovës po përballet me një situatë ku kemi pasur dy koalicione dhe një tjetër siubjekt, prandaj mungesa e rregullativës për një situatë të tillë çoi në vonesën e emërimit të anëtarëve të KQZ-së. Me qëllim të eliminimit të të gjitha dilemave, presidenti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nga e cila mori një vendim i cili duhet të zbatohet. Ne, si grup parlamentar, jemi më së shumti të dëmtuar nga kjo situatë sepse kemi një deputet i cili pret të zëvendësohet”, tha ai.

Nepotizmi dhe Klientelizmi si deformime të rënda shoqërore – Nga Skënder MULLIQI

Nepotizmi nuk është sqaruar sa duhet deri me tash si mardhënje familjare , kurse klienetela shpjegohet si fenomen i të fuqishmive , të cilët më çdo kusht e mbrojnë atë që e fitojnë pa marre parasysh së si arrihet kjo.Shteti shërben si mbulesë përsonale të pronës shtetërore. Makroekonomia është shume e pershtatshme për këto dy dukuri .Përdorën mjete dhe metoda ku qytetarët nuk I marrin vesh, në dukje të parë janë të sofistikuara dhe të buta.

Përdorën strategji dhe metoda indirekte të tjetërsimit të pronës shoqërore. Sigurisht së operohet me metoda të ndikimit politik dhe metoda tjera të veprimit.Ne këte kontest vjen në pyetje edhe shpërlarja e parasë në forma të ndryshme të ndërtimeve dhe në infrastrukturë, duke përdorë politikën ireale dhe metoda tjera despotike -klienteliste. Nuk planifikohet zhvillimi ekonomik , por bëhët fjalë për plaçkitje të legalizuar, si logjikë e pakontrolluar , duke ju mbetur borgj kështu gjeneratave të tëra dhe pushteteve të ardhshme .Pasuritë shoqërore i shmangën çdo kontrolli. Klientelizimi si strategji e shpërlarjës të mjeteve dhe parave aplikohet edhe për realizmin e interesave përsonale në BT të ndryshme, dhe në shumë sektore tjera publike .Kështu krijohet monopol në privatizim duke pasur ndikim negativ në të gjitha shtresat shoqërore.Si pasojë e nepotizmit dhe klientelizmit është deindustrializimi , duke krijuar parakushte për papunësi dhe shumë negativitete të cilat ndikojnë në nivelin e jetës dhe të zhvillimit të gjithmbarshem .Pasojat janë praktike , duke rrënuar klasën e mesme , pa të cilën nuk ka stabilitet ekonomik dhe politik të një vendi.Këto fenomene negative mbyllin kanalet vertikale të përparimit, duke prodhuar gjithnjë grupe të reja klienteliste , të cilat edhe për nga natyra e kan përkrahjen e pushtetit.

Kjo pa mundëson qdo reformë në sistemet kyqe të një shteti, dhe ka edhe pasoja të tjera zhvillimore. Në këto rrethana , secili lufton për ndonjë interes të vogël, por që në fakt , kjo është një faturë e rëndë që paguajnë mbi supët e tyre.Shteti mu për ate bëhët gjahë I strukturave të caktuara politike, duke homogjenizuar edhe njerëzit që I përkrahin, legjitimon edhe interesat përsonale si program politik. Shteti ndanë poste e pozita, premton punësime , përparime dhe karrierë.Nuk është më rëndësi niveli profesional I shkollimit, e as dija, sepse në sitemet e tilla ndërshemeria, demokracia dhe dija konsiderohen ireale…Institucionet janë të zbrazëta në formë dhe në përmbajtje.Politika konsiderohet konflikt interesi dhe ideologjie, e në fakt është konflikt midis klaneve dhe klikave të interesit. Në këtë kontest edhe rrënohet qdo ide e mirë, pa alternativa serioze për gjëra shumë serioze dhe të interesit të pëgjithshem. Mediat janë më shumë mënyrë e punës spektakulare. Institucionet kredibile themelin e kan në ndarjën e drejtë të punës, kontrollin hiearkik, përsonel të shkolluar dhe çasje të ndershme e profesionale karshi punës, duke flakur çdo diletantizëm.Shteti nuk mbahët në këmbë më ata të cilët kan diploma, magjistratura dhe doktoratura fallso.

Klientelizmi dhe nepotizmi e dukurit tjera negative janë deformime të rënda , të cilat bien ndesh më çdo vlerë shoqërore, më shtetin ligjorë ,dhe më demokracinë. Ndryshimet quhen modernizmi dhe shume vlera tjera evropiane…

Haradinaj: Bisedimet dolën nga binarët me diskutimet për shkëmbim territoresh

(Foto nga arkivi)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të mërkurën se bisedimet me Serbinë dolën nga binarët kur shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, lejoi diskutimet për shkëmbim territoresh.

Ai ju kundërvu zonjës Mogherini e cila sërish bëri thirrje për anulimin e tarifave ndaj mallrave serbe, gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Zonja Mogherini tha se në ditën kur tarifat anulohen, do të organizojë menjëherë një takim për bisedime për të arritur një marrëveshje ligjore që duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Siç e dini, personalisht e kam ndërmjetësuar bisedimet, por ato nuk më përkasin mua, as Bashkimit Evropian dhe asnjëri përreth kësaj tryeze. Bisedimet u takojnë palëve dhe është në dorën e tyre të gjejnë një marrëveshje që do të ishte e pranueshme dhe e përshtatshme për të dyja palët. Në të njëjtën kohë, marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duhet të mbështetët nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, tha zonja Mogherini.

Por, kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim ne rrjetet sociale, tha se bisedimet nuk janë ndërprerë për shkak të tarifave dhe vazhdimi i tyre nuk duhet të lidhet me to.

“Pas deklaratave të djeshme të Federica Mogherinit, se tarifat duhet të hiqen që të vazhdojë dialogu, unë ua kujtoj të gjithë vendimmarrësve se dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej tarifa dhe kjo ka ndodhur kur përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme ka lejuar që në këtë dialog jotransparent të diskutohet për ndërrim territoresh dhe me tolerimin e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura. Këto janë arsyet se pse dialogu është ndalur”,shkroi kryeministri Haradinaj.

Dialogue was derailed long before tariffs were introduced @FedericaMog. Lack of transparency, encouraging land swap proposal & failure to implement existing agreements – those are the reasons. Dialogue can and should resume without relating it to tariffs. RH

— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) March 13, 2019

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë kanë shtuar trysninë ndaj kryeministrit Haradinaj për pezullimin e tarifave me të cilat Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve.

Refuzimi i qeverisë së Kosovës për të pezulluar tarifat ka çuar në përçarje të brendshme politike për shkak të drojës për dëmtimin e marrëdhënieve të Kosovës me aleatet kryesor perëndimorë.

Haradinaj i reagon Mogherinit për dialogun dhe taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini që të mos ndërlidh vazhdimin e dialogut me taksën doganore që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj ka thënë se “dialogu ka dalë nga binarët” para se të vendosej taksa doganore në nëntorin e vitit të kaluar.

“Dialogu kishte dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit për shkëmbim territoresh dhe dështimi i zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese – këto janë arsyet. Dialogut mund dhe duhet të rikthehet pa u ndërlidhur me tarifën”, ka shkruar Haradinaj.

Dialogue was derailed long before tariffs were introduced @FedericaMog. Lack of transparency, encouraging land swap proposal & failure to implement existing agreements – those are the reasons. Dialogue can and should resume without relating it to tariffs. RH
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) March 13, 2019

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini i tha të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së se “Kosova duhet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës”.

Pasi të ndodhë kjo, Mogherini përsëriti se do të thërrasë menjëherë rundin e ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të arrihet marrëveshja ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet dy vendeve.​

Dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që prej se Kosova vendosi taksën doganore prej 100 për qind.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në dialog, pa u hequr taksa. Por, Haradinaj po këmbëngulë se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë nga Prishtina zyrtare që të pezullojë këtë taksë, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut në Bruksel.

KUFIJTË E KOSOVËS NUK JANË MALL PËR TREGTI!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

-Të gjithë Presidentet e vendeve te botes më fanatizem i mbrojnë
kufijtë e shteteve të tyre.

-Kurse i vetmi President në botë është Hashim Thaçi i cili kërkonë ti
jipet teritor Serbisë për njohje. Por realishte as qe kemi nevojë me na
njoftë një shtet kriminel qe na i ka vra frmijt ne djep,bile as pa
kërkuar falje për gjenocid.

Ka disa vite që po vazhdon dialogu misis Kosovës dhe Serbisë,i cili
ashtu siç po ecë edhe nuk është dështë as të filloi.Por çdo gjë me
nisjën e dialogut filloj keq dhe dialogu ka has në çorrsokak pa
kurrfarë dalje.Deri te kjo erdhi se dialogun për shumë vite e udhëoqen
njerezit pa kredibil,te pa aftë,te padije bile edh te pa mençur të
cilët jo vetem qe nuk janë te dijshëm poe edhe më keq edhe nuk dinin
së për çfarë kanë shkuar atje,për çfarë aresye.Përsonat e tipit te
Hashim Thaçit i cili është në kyre te dialogut qe sa vite nuk është
dasht ta udhëheqin këtë dialog sepse po del se ao nuk i ka dy kokrra
mend në krye.Ky njeri i shantazhuar dhe i kapur deri ne fund nga
Serbija me dosje për dyshime në veprimtarin e tij krimineli si gjat
dhe pas luftes.Shkoi ne Brukses si siç thotë populli”Muça pas daive”
dhe na i la disa Mareveshje kopile te dera në damë të Kosovës,për te
Kosova qe tani po vuan nga to.

Dialogu ishte fund e krye i padefinuar mirë,i pa konceptuar mirë,nuk
kishte qellim te qartë,dhe si i till ky dialog edhe nuk do te duhej te
ndodhë.Por ky dialog nuk u ba sepse për te kishte nevojë Kosova,por u
ba sepse kishte nevojë Brikseli me shumë për ta ledhatuar serbin për
te mos lën te shkoj nga Rusija.Anipse intimisht ju thamë se Serbia
anon nga Evropa për para,kurse shpirtin e ka atje larg ne Malet e
Kaukazit.Mu oer këtë arsye gjatë gjithë dialogut Brukseli ia mbajti
anën Serbis me Mogherinin ne krye si pra ruso-serbe.

Thjeshtë mendoj së Kosova,sikur te kishte pas në dialog njerez
atdhetar,te dijshem,intelektual,akademik dialogu nuk do te nisej dhe
te shkonte në këtë menyrë.Nuk do te nisej dhe shkonte për arsye së
Kosova është viktimë e liftes e jo Serbia siç po e le përshtypjën
atmosfera gjatë gjithë dialogut,sepse Serbia atje po vepron sikur
dialogu ësht pronë e saj po e luan lojën e djallit gadi duke e lanë
fajtore për çdo gjë Kosovën.Ajo,po luan me dialogun,po e kushtezon
dialogun,ajo nuk i plotëson as ato mareveshje te arrijtura,thjeshtë
ajo në këtë dialog po kërkon andrrën e vetë shekullore për ta marr
veriu.Nuk mundi ta marr me luftë,por si dukët do ta marr në paq.Siç
përmenda dialogu me Serbin është nisë dallash.Kosoav kurr nuk do të
ishte dështë qe ta nisë dialogun pa këto kushte:Kërkim falja nga
Serbia për gjenocidin dhe krimet e bera gjat[ luftës ne
Kosovë,kërkesen për separacionet e luftës,te pagjeturit.Këto do te
ishin vetem disa nga ato kërkesa të Kosovës qe pa pranimine tyre as qe
do te duhej të ndodhë dialogu,por pasi qe e kemi njl udheheqes
fudull,te zapuem e te kapur nga Serbia ndodhi kjo qç ndodhi dhe jemi
fut si pyka ne dru.

Unë së kuptojë së pse duhet te jetë kaq e rënesishme njohja e Kosovës
nga Serbia kriminele dhe arëmiqesore.Dhe nuk e di sepse këta qyqarët
tanë insitojnë për njohjën e Kosovës nga Serbija nga shteti
kriminel,nga çetniket siç janë Vuçiq dhe Daçiq.Kosova as se si nuk
guxon që te insiston në këtë njphje nga Serbia,sepse një gjë e këtillë
është e kotë.Serbia kurr nuk do ta njohë Kosovën m[ deshirën e saj,pos
nese nuk është e detyruar ta bëjë këtë gjë.Thjeshtë njohja nga Serbia
nuk eështë e domosdoshme të ndoshë.Nuk na duhet një njphje e sajë nese
Kosova ështe e detyruar të jepë Tokë për këtë njohje ose për ndonjë
aderim të Kosovën ne organizmat boteror.Kjo është floskul
politike,sepse aderimi ne Organizatat e medha nderkombetare siç është
OKB nuk mvarën nga Serbia,na njohu ajo ose jo.Këtë nuk guxon as bire
nane te bajë në Kosovë.Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është mall qe
te tregetohet të shitet e blihët në treg në treg,sepse nese dikush
vepron kësisoji e prek Kushtetutën,sovranitetin dhe integritetin
teritorial teritorial te cilat janë te pacenueshme.Po, Kosova mund te
jetojë lirshem edhe pa njohjën e Serbisë.Ka shum shtete në botë qe nuk
janë njohtë nga kojshit e tyre,nuk janë as ne OKB e kudo tjetër,siç
është Izraeli,por ai po jeton lirshëm,bile as qe kërkon njohje nga
shtetet arabe,por është ba një shtet i fortë ne rajon i cli edhe ua
luan gishtin shteteve arabe.

Në fundë nuk ka tregëti më Kosovën,ajo nuk është mall qe shitet e
blihet ne treg,ajo e ka qenjen e vet,integritetin e vet te
pacenushëm.Nuk luftuam,nuk na çliruan ata qe na ndihmuan në luftë për
te ardhë deri këtu se Kosova na u deshka te ndahet.

Veseli: S’mund të rri në një qeveri që dëmton raportet Kosovë-SHBA

Dialogu Kosovë-Serbi aktualisht është bllokuar, pas situatës së krijuar me vendosjen e taksës dhe refuzimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për ta dëgjuar kërkesën e SHBA-ve për ‘ngrirjen’ e saj.

Por cili do të jetë qëndrimi i liderit të koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, për zgjidhjen e kësaj situate?

“Qëndrimi im do të jetë ai që po e them publikisht – cili do të jetë qëndrimi i SHBA-së dhe i partnerëve perëndimorë, do të jetë edhe i imi. Dy ditë nuk rri në një Qeveri, e cila i dëmton këto raporte. Ky raport nuk ka të bëjë vetëm me disa shtete. Ka të bëjë në raport me të ardhmen e këtij shteti, e këtij kombi. Nuk mund ta imagjinoj zhvillimin e Kosovës, perspektiven e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës, ta quaj të zhvilluar pa raportin me SHBA-në dhe BE-në”, ka deklaruar Veseli për Pista News.

Lideri i PDK-së, po ashtu, ka thënë se do të veprojë në momentin që sheh se mund të dëmtohen raportet me SHBA-të, shkruan RTK.

“Kur është interesi i Kosovës, kam me marrë vendim. Pastaj, le të ankohen ata të tjerët cila është vendimmarrja ime. Si dje që kam marrë vendime, edhe sot marr vendim. Edhe pardje, edhe nesër. Vendimi do të jetë çka është interesi i popullit tonë, qytetarëve të vendit tonë, shtetit tonë”, tha Veseli.

Veseli në vazhdim ka treguar se kur mund të priten zhvillime të reja.

“Nuk ia bëj qejfin Serbisë asnjëherë. Por qëndrimi i Kosovës, në momentin kur e shoh se mund të dëmtohet me partneret si SHBA-ja dhe partnerët perëndimorë, do të veproj”, ka deklaruar Veseli.

Dogana e Kosovës konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kufiri Kosovë – Serbi në Merdare

Dogana e Kosovës njoftoi të martën se gjatë javës së kaluar ka konfiskuar mallra të kontrabanduara në vlerë prej 25 mijë eurosh.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se pjesa më e madhe e mallrave të konfiskuara është nga Serbia.

“Mallrat (e kontrabanduara) – pjesa më e madhe është nga Serbia, por ka mallra edhe nga vendet tjera. Ka edhe kundërvajtje, të cilat janë realizuar në pika të tjera kufitare. Sidoqoftë, nuk mund të themi se është një sasi shumë e madhe, por prapëseprapë, Dogana është vigjilente për t’i ndaluar të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave në Republikën e Kosovës”, tha Stavileci.

Dogana ka zbuluar 18 raste të mallrave të dyshimta si kontrabandë, të cilat kanë qenë kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, mallra ushqimore dhe teknikë e ndryshme.

Importet nga Serbia në Kosovë kanë rënë prejse Qeveria e Kosovës ka vendosur, në nëntor të vitit të kaluar, taksë doganore 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Para taksës, është vlerësuar se Serbia ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë deri në 1 milion euro në ditë.

Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim këshilltarët për politikë të jashtme të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe normalizimin e dialogut me Serbinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Haradinaj i ka njoftuar këshilltarët Hecker dhe Lüttenberg, për progresin e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Axhendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj, me këtë rast ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës duke thënë se bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat është i rëndësishëm për vendin.

“Gjermania është një nga partnerët politikë dhe ekonomikë të Kosovës, e cila i ka dhënë mbështetje në momente të vështira dhe tani në fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe ofrimin në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Për këtë ju jemi mirënjohës”, ka thënë Haradinaj.

Besnik Berisha: Gjermania nuk dëshiron ndarjen e Kosovës, ja pse erdhën këshilltarët e Merkelit (video)

Avokati Besnik Berisha ka folur në Pressing rreth vizitës së sotme në Kosovë të dy këshilltarëve të kancelares gjermane Angela Merkel. Jan Heker dhe Matias Litenber takuan sot në Prishtinë udhëheqësit politikë vendas.

“Gjykoj se mesazhi gjerman është vetëm për të përçuar atë që është thënë më herët se Gjermania është kundër ndarjes së territoreve”, tha Berisha.

Berisha thotë se po në këtë takim mund të jetë diskutuar edhe çështja e taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.

Ndërkohë ai mendon se politika e SHBA’ve ndaj Kosovës ka ndryshuar.

“Dikur na kanë trajtuar si një fëmijë të cilin prindi dëshiron ta rrisë pa e lënë të rrëzohet e lëndohet”, tha Berisha.

“Tash e kanë lënë (Kosovën) që të rrëzohet dhe të çohet vetë”, tha ai.

Taksa, vendimi që po përçan koalicionin

Taulant Qenaj

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, nga partnerët e koalicionit qeverisës ishte vlerësuar fillimisht si vendim shumë i rëndësishëm.

Por rritja e trysnisë ndërkombëtare për pezullimin e këtij vendimi që hyri në fuqi më 21 nëntor të vitit të kaluar, shënoi edhe pikën e nisjes së mosmarrëveshjeve mes kryeministrit Ramush Haradinaj në njërën anë dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi, të cilët nuk ndajnë mendimin e njëjtë për taksën e vendosur për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Derisa kreu i ekzekutivit insiston që taksa mos të hiqet, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, por edhe ish-kryetari i kësaj partie, tani president i Kosovës, Hashim Thaçi, janë të mendimit që taksa duhet të hiqet.

Këta të fundit ndërruan qëndrimin e tyre, pas presionit ndërkombëtar e sidomos kërkesave të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që taksa të pezullohet dhe t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

​Për qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, ka folur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ai tha se qeverisja Haradinaj duhet t’i ndryshojë qëndrimet edhe sjelljet e saj ndaj vendimeve që ka marrë dhe partnerëve ndërkombëtarë, e veçanërisht ndaj SHBA-së.

“Ne jemi munduar që edhe qeverisjes aktuale t’ia bëjmë me dije që duhet t’i ndërrojë qëndrimet e saj, duhet t’i ndërrojë sjelljet e saj sepse është në interes të vendit që ne të kemi bashkëpunim më të mirë me partnerët tanë evropian dhe veçmas me SHBA-në. Është në interes të vendit që ne të përmbushim agjendën evropiane, sepse pa e përmbushur këtë agjendë ne nuk mund të anëtarësohemi në BE dhe ne nuk kemi rrugë tjetër”, tha Mustafa në 29-vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas dhe atë të Rinisë së LDK-së.

Mirëpo, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, tha se nuk ka përçarje ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës. Deputetja Haxhiu tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi për taksën, është marrë në bashkëpunim me partnerët e koalicionit.

“Edhe si Grupe Parlamentare, konsultohemi për gjithçka. Jemi duke punuar. Po funksionon koalicioni dhe nëse flasim për një të ardhme, kurdo që të vendoset ndryshe, ne si Aleancë jemi të gatshëm”, tha deputetja Haxhiu.

Por, ndryshe mendojnë analistët e zhvillimeve politike në Kosovë.

Përçarja e partnerëve të koalicionit qeverisës, sipas njohësit të çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, tregon se vendimi për vendosjen e taksës, nuk ishte mirë i menduar. Ai për Radion Evropa e Lirë tha se vetë përçarja e koalicionit qeverisës në raport me taksën, dëshmon më së miri se nuk ka pasur plan ‘B’ dhe nuk ka pasur ndonjë ide se si duhet të vepruar nëse rritet presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë kosovare për shkak të taksës.

“Zotëri Thaçi dhe zotëri Veseli, në fillim e kanë përkrahur taksën, kur taksa ka qenë një akt populist dhe ka hasur në miratimin e gjerë popullor sepse kanë dashur që të përfitojnë nga ky populizëm, mirëpo në momentin kur është rritur presioni, posaçërisht nga Amerika, atëherë edhe Thaçi edhe Veseli kanë kalkuluar politikisht dhe më shumë iu konvenon ta kundërshtojnë taksën sesa ta përkrahin atë”, tha Muhaxhiri.

Ai tha se kjo ndarje që ka ndodhur ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, dëmton Republikën e Kosovës, në rrafshin ndërkombëtar.

“Çdo mungesë e unitetit përbrenda spektrit politik kosovar, e dëmton jashtëzakonisht pozicionin e Kosovës, sepse në momentin kur Kosova nuk e ka një zë të vetëm që t’i artikulojë kërkesat e veta, atëherë edhe këto kërkesa e humbin fuqinë e tyre në raport me vendimmarrësit ndërkombëtarë”, tha Muhaxhiri.

Edhe nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, i cili vizitoi Kosovën javën e kaluar, iu bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë, të heqin tarifën ndaj mallrave serbe. Hale i cili vizitoi paraprakisht edhe Beogradin, iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Pas takimit që zhvilluan me zyrtarin amerikan në Prishtinë, liderët e Kosovës, u shprehën të gatshëm për vazhdimin e dialogut.

Koalicioni qeverisës në Kosovë ende nuk po arrin të gjejë ndonjë zgjidhje për ta përmbushur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës doganore, si hap i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur qëndrimin e tij, se taksa ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, nuk do të hiqet, derisa Serbia ta njohë shtetin e Kosovës.

Ambasada e SHBA-së kërkon përgjegjësi të plotë në rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq

Foto nga arkivi: Protesta e 29 marsit, 2018, në Prishtinë për dëbimin e shtetasve turq nga Kosova.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha përmes një deklarate për media se “ka kaluar një vit qëkur Kosova i ka dëbuar gjashtë shtetas turq, pa një proces të duhur, duke pretenduar se kërcënonin sigurinë kombëtare”.

“Kemi qenë të lumtur për formimin e një komisioni hetimor parlamentar, i cili i ka ekspozuar shkeljet ligjore rreth incidentit, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij. Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë 31 shkelje ligjore ose procedurale nga Agjencia e Inteligjencës e Kosovës, Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera, ngrenë shqetësime lidhur me mashtrimin e agjencive kryesore të sigurisë, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik”, thuhet në deklaratë.

Përmes saj, ambasada u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të kërkojnë përgjegjësi të plotë nga kushdo që e shkel ligjin dhe i kujtoi liderët e Kosovës se “institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit të tyre kushtetues”.

“Problemi nuk është fajësia apo pafajësia e individëve, por shmangia e dukshme e proceseve ligjore të Kosovës nga politikanët e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje e egër e vlerave demokratike. Ne bëjmë thirrje për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në udhëheqjen e çështjeve të jashtme, në mënyrë që të parandalohen ndërhyrjet e papërshtatshme të politikanëve kosovarë në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Amabsadës së SHBA-së në Prishtinë.

Dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, në mars të vitit të kaluar, është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova. Por, deputetët, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën thënë se nuk kanë pasur njohuri lidhur me rastin.

Për gjashtë shtetasit turq, Ankaraja dyshon se janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grushtshtet në Turqi në vitin 2016.

Komisioni Hetues Parlamentar i Kosovës, muajin e kaluar, ka konstatuar se janë bërë shkelje gjatë dëbimit të shtetasve turq.

Hiperbolizimi i taksës dhe protestat e munguara në Kosovë! – Nga Florim Zeqa

Është e vështirë të flitet në mënyrë hipotetike si do të ishte situata në vend sikur Lëvizja Vetëvendosje të mos bëhej pjesë e sistemit (pranimit të “Pakos së Ahtisarit” dhe kushteve të lojës parlamentare ), por jam i sigurtë se do ta kishim një forcë politike opozitare të gatshme jo vetëm për të protestuar, por edhe për t’u ballafaquar me sfidat e kohës nëpër të cilën po kalojmë.

Hyrja brenda kornizave të sistemit pamundëson opozitarizmin e vërtetë

Futja e të gjitha subjekteve në sistem, përkatësisht renditja e të gjitha subjekteve pas marrjes së pushtetit, ka bërë që ta lënë në harresë të plotë elektoratin pas përfundimit të procesit zgjedhor nga ana e partive politike, gjë e cila ka bërë që edhe popullata të pasivizohet dhe demoralizohet siq është më së keqi.
Nuk ka si të mos ndodhë pikërisht kështu për faktin se liderët e partive politike përveq pasurimit të skajshëm, kanë punësuar militantët partiakë dhe familjarët e tyre nëpër institucione e borde, nëpër agjensi e korporata tjera fitimprurëse…
Edhe të ashtuquajturat “OJQ”, po mendojnë vetëm si të pasurohen dhe vjelin para të buxhetit të shtetit me ca konferenca të mbajtura sa për sy e faqe dhe në koordinim të plotë me pushtetarët.
Duke e parë këtë situatë sa të dhimbshme po aq dëshpruese dhe vrastare për shtetin, qytetarët e zhgënjyer janë tërhequr nga të gjitha zhvillimet që po ndodhin në vend dhe rreth vendit tonë, duke u pajtuar në heshtje me të keqën e madhe që po i ndodhë këtij vendi, për shkak se e vetmja zgjidhje për qytetarët është që të ikin sa më larg, e për të mos u kthyer ndoshta asnjëherë në Kosovë.
Deri në këtë derexhe e kanë sjellë qytetarin kusarët politik të të gjitha llojeve e ngjyrave.
Nuk pritet gjë e mirë nga subjektet aktuale politike, e vetmja shpresë e vogël e qytetarëve të dëshpruar është ngjizja e një nisme të re nga Diaspora në bashkëpunim me kapacitetet e shëndosha intelektuale të vendit, me veprimtarët dhe atdhetarët e përkushtuar ndaj Kosovës martire, për ta ç’rrënjosur në themel të keqën që ka mbërthyer vendin tonë në këtë dhjetvjetshin e fundit.
Kjo është e mundur me vullnet e dashuri, me guxim e përkushtim, me besa-besë për një qëllim hyjnor për të dhënë gjithçka nga vetja për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Shëmbulli i mirë i një proteste

Protesta e 25 shkurtit në qytetin e Pejës, kundër ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lumbardh, protestë e cila e detyroi Qeverinë ‘Haradinaj’ që të pezulloj vendimin për ndërtimin e Hidrocentralit në lumin Lumbardh. Njëherësh kjo e dëshmoi më së miri se me unitet e vendosmëri është e mundur të ndalohen edhe gjërat më të këqija për vendin.
Sikur të protestohej kështu fuqishëm në mbarë Kosovën siq u protestua në Pejë për mbrojtjen e Lumbardhit, me siguri do të parandalohej edhe dhënja e 2500 hektarëve Maqedonisë, do të parandalohej ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend,…dhe përseri pasojat do të ishin të njëjta; mungesa e liberalizimit dhe asgjë më shumë e as më pak.

Hiperbolizimi i taksës nuk e ndihmon Kosovën

Hiperbolizimi i situatave dhe problemeve nuk është një gjë e mirë, madje mund të prodhojë efekte shumë të dëmshme dhe me pasoja zinxhirore.
Hiperbolizimi i taksës ka neutralizuar në masë të madhe zërat kundër dialogut, përkatësisht zërat kundër ndarjes në prapaskenë që po i përgatitet Kosovës në emër të normalizimit të mardhënjeve dhe fqinjësisë së mirë me shtetin e Serbisë.
Pa dyshim, për ndaljen e procesit të ndarjes së veriut të vendit kërkohen veprime më energjike dhe më të unifikuara në nivel vendi.
Vendimet politike të cilat nuk përcillen edhe me veprime konkrete në terren, jo vetëm që nuk implementohen asnjëherë, ato bëhen pengesë ecjes dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të proceseve.
Vënia e taksës 100 % ndaj Serbisë pa ndërmarrjen e veprimeve konkrete për zbrazjen e dyqaneve, supermarketeve dhe tregjeve të Kosovës nga mallrat serbe, jo vetëm që është shndërruar në lojë për konsum të brendshëm politik, e ka stimuluar kontrabandën dhe ndihmuar Serbinë në procesin e dialogut, duke u paraqitur kjo e fundit si “viktimë” në njërën anë, ndërsa në anën tjetër është duke e përdorur taksën si alibi për “fryerjen e zjarrit” në prishjen dhe tensionimin e raporteve të Kosovës me disa nga shtetet e BE-së dhe SHBA-të, aleatin tonë strategjik dhe jetik për mbrojtjen e shtetit tonë nga aspiratat grabitëçare të Serbisë.
Për faktin se edhe pas vënjes së taksës mallrat serbe janë me shumicë në Kosovë, dëshmon se taksa është futur në lojë jo për ta dëmtuar Serbinë, por që ta ndihmojë diplomacinë serbe kundër Kosovës.
Pra taksa e pa menduar mire, nga një masë sanksionuese ndaj Serbisë ka filluar të shndërrohet në masë me efekte negative dhe me rreziqe të sanksioneve ndërkombëtare ndaj vendit tonë.
Pezullimi i përkohshëm i taksës dhe zavëndësimi i saj me masa të reciprocitetit ndaj Serbisë do të ishte zgjidhja më e mençur dhe më pragmatike.
Për faktin se të gjitha partitë janë bërë përafërsisht të njëjta, zgjedhjet qofshin ato të rregullta apo të parakohshme, përveqse nuk ofrojnë zgjidhje të mirë për vendin, ato e vazhdojnë “Status Quon” e keq-qeverisjes dhe zbrazjen në heshtje të Kosovës nga qytetarët e saj.
Vetëm protestat masive dhe të pandërprera në të gjitha qytetet e Kosovës mund ta stopojnë dialogun vrastar të Brukselit, gjegjësisht procesin e ndarjes fatkeqe e tragjike të vendit tonë dhe jo vetëm.
Vetëm me protesta masive, demonstrata të fuqishme dhe padëgjueshmëri qytetare mund të vie deri të përmbysja totale e sistemit të instaluar tani e sa vite në Kosovë.

Haradinaj: Demostrata e 11 marsit – Epokë vendimtare për Kosovën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kajtuar demostratën e 11 marsit të 81, e cila sipas tij shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, kreu i ekzekutivit në Kosovë, Haradinaj, shkruan se kjo demostratë shënoi një epokë vendimtare në historinë e re të Kosovës.

“Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës.
Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.
Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit”, shkruan Haradinaj.

KUR KUSHTET BËHEN SKLLOTË!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Serbia hapatas i thot JO SHBA-ve, kurse Kosova palohet si lepuri/

Amerika i ka vu dy kushte, njerën Kosovës për taksën ndaj Serbis, dhe
kushtin tjetër Serbisë që të ndalon lobimin për çnjohjet për Kosovën.

1.Amerika përmes zëvendësndihmësit të Sekretarit të shtetit Mathew
Palmer i ka vu kushte Serbisë së nese Serbia deshiron qe Kosova ta
heçë taksen,atehere duhet të ndaloj fushatën e egër për terëhëqjën e
njohjeve të Kosovës nga vendet qe e kanë njohur.

Por Serbisë nuk i hanë palla së çka thotë dhe kërcnon SHBA.

Por,Beogradi zyrtar e ka hedhur kategorishtë poshtë ofërtën e
SHBA-ve.duke ia ba asaj më dije përmes Ministrit të punëve te jashte
Ivica Daçiq së SHBA shpresojnë kotë sepse procesi i çnjohjeve është i
panadalshem.(sic).

2.Kosova për këtë fushatë për çnjohjet qe po ia banë Serbia,asaj ia
vuri taksen 100%.Serbia u tranu,e alarmaoi krejtë botën për taksen dhe
i vuri kushtin se:Serbia nuk do ta vazhdoi dialogun pa u hequr taksën.

Dhe si përqudi krejte bota iu gjujtë Kosovës si arushes së duhet te
hiqet taksa nese don Mareveshje me Serbinë.U qua në kemb Evropa dhe
Amerika rrth kësaj pune duke ba trysni mbi Kosoven.Por diçka ketu nuk
shkon.

Pse Evropa dhe Amerika po bajnë trysni vetem mbi Kosovën për ta heq
taksen.Pse këto nuk bajnë trysni edhe ndaj Serbisë për ndaljën e
çnjohjeve kur ajo hapas e hodhi poshtë oferten e SHBA për ndalimin e
çnjohjëve.

Kjo nuk shkon tl jeshë për dikend nanë e për dikand njerkë.Nuk është
korrekte as nga Evropa as nga Amerika.

Baraliu kundërshton Thaçin: Ja pse nuk mund të bëhet ndryshimi i Kushtetutës

Ideja e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshim të Kushtetutës në mënyrë që Lugina t’i bashkohet Kosovës, duket se është vështirë e realizueshme. Kjo për arsye se për këtë ndryshim kushtetues ekziston një pengesë ligjore dhe kushtetuese që ndryshimi i Kushtetutës të bëhet me 2/3 e shumicës së deputetëve dhe pakicës.

Juristi dhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, në një intervistë thotë se për këto ndryshime në Kushtetutë duhen votat e Listës Serbe, të cilët tani më nuk janë pjesë e koalicionit të partive në pushtet.

“Çështjet të cilat mund të ndryshohen ose kërkohet të ndryshohen tani kanë dallime të mëdha, fakti tjetër është që atëherë ka pasë një koalicion të partive në pushtet, partive me shumicë shqiptare me Listën Serbe, ndërkohë tani afër një viti Lista Serbe është jashtë koalicionit qeverisës dhe e dyta kemi të bëjmë me ndryshime sipas pretendimeve të Presidentit që nuk i votojnë deputetë serb, ata nuk do votojnë që një pjesë e territorit që zyrtarisht është në sovranitet të Serbisë, të kalojë në sovranitet të Kosovës”, u shpreh Baraliu.

Këto barriera dhe këto kushte, Baraliu thotë se vetë pushtetarët i pranuan në Kushtetutën e Kosovës dhe se tani kur bëhet fjalë për Luginën është e pamundur që për këto ndryshime në Kushtetutë të sigurohen votat e Listës Serbe të cilët në asnjë mënyrë nuk votojnë për bashkim të Kosovës me Luginën.

“Është një pengesë ligjore dhe kushtetuese që ndryshimi i kushtetutës do bëhet me 2/3-tat e shumicës së deputetëve dhe pakicës, prandaj tejkalimi i këtyre barrierave që vetë këta të cilat këta zotërinj tanë i kanë pranuar në Kushtetutën e Kosovës, janë bllokadat dhe barrierat të cilat paraqiten në momentin kur ka nevojë të bëhet një ndryshim i tillë”, ka thënë Baraliu për Ekonomia Online.

Ai thotë se këto janë vetëm deklarata të politikave në Kosovës dhe ndryshimet nuk mund të ndodhin derisa janë mekanizmat bllokues të cilat kjo klasë politike i ka pranuar.“Gjitha këto janë më tepër hipoteza dhe presupozime të cilat jo rrallë herë politikanët tanë dinë t’i shprehin e pastaj t’i ndryshojnë deklaratat, ndryshime të tilla s’mund të ndodhin sepse janë mekanizmat bllokues të cilat kjo klasë politike i ka pranuar”, ka thënë Baraliu.

Ai shprehet skeptik se Serbia do ta njoh Kosovën, por ajo që mund të bëhet sipas tij është lidhja e një marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve ose normalizim me Kosovën e cila nuk është njohje e sovranitetit

“E tëra kjo do duhej të varej nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse, tani në zhargonin politik, nëse një marrëveshje e tillë lidhet, e që dyshoj që Serbia do ta pranojë, në qoftëse Kosova nuk mund t’i pranojë ato kushte të cilat kanë dalë tani, atëherë kjo nëse ndodhë unë jam shumë skeptik që do ketë një marrëveshje dhe sidomos jo një marrëveshje siç po pretendohet nga institucionet e vendit që Serbia ta njohë Kosovën. Serbia me asnjë marrëveshje nuk do ta njohë shprehimisht Kosovën. Serbia mund të lidhë një marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve ose normalizim me Kosovën e cila nuk është njohje e sovranitetit”, ka thënë Baraliu.

Ai thotë se Serbia nuk e pranon në asnjë mënyrë Luginën si të tillë dhe Serbia nuk është e interesuar që të japë tokë, por të fitojë territore dhe synimi i saj është të marr veriun e Kosovës.

“Ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të ndodhë fare pasi që Serbia nuk e pranon në asnjë mënyrë Luginën si të tillë dhe Serbia nuk është e interesuar që të japë tokë, por të fitojë territore dhe synimi i saj është të marr veriun e Kosovës, gjithë territorin dhe resurset ekonomike, t’i japë disa fshatra, e cila nuk është zgjidhje dhe është jo e pranueshme, as nuk është nga populli ynë në Luginë, por as e pranueshme për Serbinë. Gjitha këto deklarata që shpesh janë të papërputhshme me njëra-tjetrën mund ta ngatërrojnë dhe të krijojnë konfuzion para opinionit publik, duhet pasë kujdes për këto deklarata pasi përgjegjësia duhet të jetë shumë e madhe, llogaridhënia gjithashtu, ata duhet ta ruajnë kredibilitetin para Kushtetutës”, ka thënë ai për EO.

Ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,ka thënë se kërkesën e Luginës për bashkim me Kosovën do ta prezantojë edhe në Bruksel.

Ai tha se për t’u bashkuar me Luginën përkrah edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Haradinaj pas takimit me Nënsekretarin amerikan: Jam i gatshëm të diskutojmë për tregtinë e lirë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar se me Nënsekretarin amerikan për Çështje Politike, David Hale, ka folur për domosdoshmërinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq Kryeministri nuk njofton se çka është folur për taksën.

“E ritheksova se ne jemi gati per dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolines e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Pata nderin që sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli të zhvillojmë një takim të hapur dhe të sinqertë me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale.

Në këtë takim paraqita qëndrimin se tash Kosova është më e gatshme se kurr, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit.

E ritheksova se ne jemi gati per dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolines e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

Nënsekretari amerikan David Hale takohet me krerët e shtetit të Kosovës

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, të shtunën ka arritur në Kosovë për të zhvilluar takime me udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në prani të ambasadorit amerikan Philip Kosnett, kanë zhvilluar një takim në rezidencën amerikane në mëngjesin e së shtunës me nënsekretarin David Hale. Pas takimit, liderët nuk kanë pranuar të flasin para medieve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha shkurt se gjatë ditës do të zhvillojë një konferencë për medie.

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, të premten ka qëndruar në Beograd. Gjatë takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, Hale iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Nga autoritetet në Prishtinë, ai kërkoi heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për heqjen e tarifës, ndaljen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdim të dialogut. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme”, u tha përmes një postimi në Twitter nga ambasada amerikane në Beograd, pas takimit.

Koalicioni qeverisës në Kosovë nuk po arrin të gjejë ndonjë zgjidhje për ta përmbushur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës doganore, si hap i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019, e cila do të përfundojë me njohje reciproke.

Haradinaj e publikon certifikatën që dëshmon se Trepça është kompani e Kosovës

Gjiganti metalurgjik “Trepça” është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Këtë e ka barë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook. Para këtij vendimi, ka pasur kundërshtime nga ana e Serbisë që “Trepça” të mos regjistrohet në Kosovë si kompani

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë lajmin e madh përmes Facebook-ut, ku ka treguar se gjiganti metalurgjik në Mitrovicë është regjistruar si kompani në Kosovë.

“Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë. Urime e me fat!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Express.

Regjistrimi i “Trepçës” si kompani vjen pasi në Kuvendin e Kosovës muaj më parë, statuti i saj mori dritën e gjelbër për t’u regjistruar si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Miratimi i Ligjit për “Trepçën”, në tetor të vitit 2016 dhe statuti i “Trepçës” kishte nxitur reagimin e Beogradit zyrtar, pasi që këtë kombinat Serbia vazhdon ta konsiderojë si pjesë të ekonomisë së saj. Ata në vazhdimësi kanë kërkuar që çështja e “Trepçës” të futet në dialog me Serbinë. /GazetaExpress/

Veton Surroi është gati, veç po pret për ta ftuar në negociata me Serbinë

Veton Surroi, emër i përhershëm në ekipet negociuese të Kosovës me Serbinë përgjatë dy dekadave të fundit, është i bindur se SHBA’ja e ka seriozisht për bisedimet me Serbinë. Ai konfirmon se në një mënyrë tashmë është i përfshirë në proces duke takuar liderët politikë në Kosovë për t’i këshilluar, si më i vjetri në zanatin e negociatave. Dy vende në delegacionin shtetëror janë rezervuara për shoqërinë civile, e nuk përjashtohet që publicisti të jetë një nga ta. Ai thotë se është gati nëse e thërrasin: “Nëse mendohet se mund të ndihmojë në çfarëdo forme jam në dispozicion” thotë Surroi.

Shoqërisë civile i kanë takuar vende në secilin formacion të ekipeve negociuese të krijuara për dialogim me Serbinë, që nga bisedimet në Rambuje e në Vjenë.

Edhe ekipi negociator i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj ka dy vende të zbrazëta, të cilat i takojnë përfaqësuesve nga shoqëria civile.

Akoma nuk janë zgjedhur bartësit e këtyre pozitave, megjithatë publicisti Veton Surroi, i angazhuar në secilin ekip negociator që nga Rambujeja, po jep kontribut edhe në këtë fazë të bisedimeve me Serbinë.

Publicisti ditë më parë ka treguar se ka biseduar për dy muaj me liderët politikë në vend, e me ta ka arritur dakordim në disa pika për dialogun.

“Unë mund t’i sugjerojë edhe 5 edhe 10, por nuk i bëjë publike. Në bisedën që e kemi zhvilluar dy muajt e fundit me ta, me të gjithë liderët, kemi arritur deri te dakordimi mbi disa pika që mund të jenë mbi kornizat negociatore të së ardhmes”, ka thënë Surroi në një intervistë në KTV.

“Ia vlen që partitë të ulën t’i rivlerësojnë. Subjektet politike e kanë të gjitha një copë letër që e kanë shikuar dhe i kanë pajtuar me to”, ka shtuar ai.

Ai është i bindur se SHBA’të e kanë seriozisht për bisedimet.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura, duhet kuptuar shumë seriozisht dhe përgjigja ndaj tyre duhet të jetë dinamizimi kosovar jo hajt se kalojmë edhe këtë javë edhe javën tjetër kur t’na vjen një diplomat tjetër” thotë Surroi.

Surroi ka vërejtje për mënyrën se si Thaçi po merret me bisedimet por nuk e kundërshton përfshirjen e tij në proces.

Ai komenton edhe mbi atë se pse spektri aktual politik nuk po bashkohet për të ndërtuar konsensusin.

“Mungesa e përvojë nuk ka aq shumë njerëz që kanë kaluar nëpër procese të tilla negociatare. Mund të jetë njëra prej arsyeve” thekson Surroi.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as këshillat për Ramush Haradinajn se si të hiqet taksa që aktualisht po e mban të bllokuar procesin.

Në dhjetor, Surroi ka pasur disa takime të papritura në zyrën e Kadri Veselit dhe të Ramush Haradinajt. Më vonë për median e tij tregoi se takimet kishin të bënin me përgatitjet për dialogun me Serbinë dhe aty ka shkuar si përfaqësues i shoqërisë civile.

Partia Socialdemokrate, si subjekti që ka më së shumti anëtarë në delegacionin kosovar, ka thënë për Gazetën Express se ekipi negociator është në proces të emërimit të përfaqësuesve civilë.

Në përgjigjen e PSD’së thuhet se Surroi nuk e ka ndihmuar ekipin negociator në ndonjë punë të tyre, ndërsa nuk e përjashtojnë se emri i tij mund të jetë një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.

“z.Veton Surroi nuk ka qenë i përfshirë në punën e Delegacionit Shtetëror, rrjedhimisht as në procesin e përgatitjes dhe të përpilimit të Platformës shtetërore. Delegacioni Shtetëror nuk ka përjashtuar ndonjë emër të përveçëm të përfaqësuesve të mundshëm të nesërm të shoqërisë civile në përbërjen e Delegacionit, pra as z.Veton Surroi”, thuhet në përgjigjen e PSD’së.

Gazeta Express në dhjetor raportoi për një vizitë të Surroit në Kuvend. Atje takoi kryeparlamentarin Veseli, ndërsa kishte paralajmëruar takime të tjera edhe me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin të fliste për dialogun, pjesë e të cilit ai refuzon të bëhet.

“Sot u takova me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, si pjesë e projektit të KFOS-it për mbështetje në proces negociator. Nesër takohemi me Albin Kurtin dhe me Fatmir Limajn. Pra, bëhet fjalë për iniciativë të KFOS-it që si shoqëri civile të mbështet partitë e pushtetit dhe opozitës në procesin negociator, pa marrë parasysh a marrin pjesë a jo në ekipin negociator”, kishte deklaruar Surroi.

E, rreth pjesëmarrjes eventuale në procesin e bisedimeve, që po bëhet gjithnjë më i mundshëm për shkak të insistimit ndërkombëtar, Surroi thotë se është gati.

“Unë edhe ashtu jam duke ndihmuar për aq sa mundem në këtë pozicion i jam falënderuar PSD që nga fillimi kur më është ofruar përfshirja dhe të njëjtën përfshirje e kam edhe sot në momentin kur të krijohet konsensusi dhe nëse mendohet se mund të ndihmojë në çfarëdo forme jam në dispozicion.”

Kosovë – Sfidat e grave për të gjetur një vend pune

Ariana Kasapolli – Selani

Valdete Sahiti, 40-vjeçare nga Komuna e Vitisë dhe nënë e katër fëmijëve, tash e dy vjet punon në biznesin e saj të vogël. Ajo merret me prodhimin dhe konservimin e perimeve. Thotë se paratë që i fiton nga ky biznes, janë të mjaftueshme për një jetë normale.

Për aftësimin e saj për këtë punë, ajo e falënderon organizatën joqeveritare, “Gratë për Gratë”, e cila i ka ndihmuar në çdo aspekt për t’u inkuadruar në biznes. Valdetja, është një nga gratë në Kosovë që përbëjnë 12 për qind të të punësuarave, pasi që rreth 88 për qind e tyre, sipas statistikave zyrtare, janë të papunësuara.

“Këtë biznes e kam filluar para dy vjetësh. Tre vjet më parë kam mbajtur trajnim për aftësim profesional për hortikulturë nga organizata ‘Gratë për Gratë’. Në fshatin ku jetoj kryesisht merren me bujqësi dhe jam trajnuar në këtë lëmi. Pastaj, kam hulumtuar dhe kam bërë projekte duke kërkuar donacione për pajisje, dhe i kam arritur të gjitha si aparaturën për punë, serat dhe gjitha pajisjet tjera mbështetëse”.

Valdete Sahiti

“Ne veprojmë tash si shoqatë dhe jemi 20 gra, ku të gjitha kanë fituar sera dhe punojnë njësoj sikurse unë. Na kanë financuar edhe objektin ku punojmë me kushte të pranueshme”, tregon për Radion Evropa e Lirë, Valdete Sahiti.

Me paratë që fiton, ajo thotë se i mbulon të gjitha shpenzimet e familjes.

“Ndonëse edhe bashkëshorti punon, ai paguhet pak në sektorin privat. Të gjitha meritat i ka organizata ‘Gratë për Gratë’, sepse pa të nuk do të ishte e mundur të zhvillojmë biznes. Punët tona janë sezonale. Të ardhurat dallojnë nga muaji në muaj, por fitimi është i mirë”, thotë Sahiti.

Gratë në Kosovë, përbëjnë gjysmën e popullatës së përgjithshme. Në bazë të ligjeve aktuale në Kosovë, ato gëzojnë të drejta të barabarta sikurse në vendet tjera të Bashkimit Evropian. Ato gëzojnë të drejtën e votës, shkollimit, punësimit dhe të ngjashme.

Por, ndonëse të përgatitura profesionalisht, ka të tilla që janë të papuna.

Njëra nga to është Vlora Shala, 33-vjeçare, e cila ka përfunduar studimet në nivelin bachellor dhe master. Ajo thotë se përcjell çdo konkurs, qoftë privat apo edhe shtetëror, për të gjetur një vend pune, por deri tash nuk ka pasur sukses.

“E kam përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, si dhe masterin në këtë lëmi. Jam e papunë. Kohë pas kohe punoj me projekte, por punë stabile nuk po mund të gjej. I përcjelli vazhdimisht konkurset dhe kam qenë e ftuar në intervista, por nuk kam mundur të punësohem. Ndonëse shpeshherë kam kaluar shumë mirë nëpër intervista dhe kam qenë e bindur se do të pranohem në punë, ka ndodhur e kundërta”, thotë Shala.

Ajo thotë se shpeshherë i ka shkuar mendja që të hapë ndonjë biznes privat, por për këtë duhet mjete financiare, të cilat thotë se nuk i ka.

Ndërkaq, edhe mungesa e hipotekave për marrjen e kredive, paraqitet si një nga problemet, me të cilat ballafaqohen gratë biznesmene.

“Më ka shkuar mendja të hap biznes timin, por as këtë s’kam mundësi ta bëj për shkak se duhen mjete financiare të kursyera, gjë që unë nuk i kam”, thekson ajo.

Kosova është një prej vende me papunësinë më të lartë në rajon dhe në Evropë. Ndërkaq, një problem tjetër që e karakterizon vendin, sipas Adelina Berishës nga Rrjeti i Grave të Kosovës është edhe ngecja në implementimin e ligjeve për barazi gjinore.

“Ne e kemi Ligjin për barazi gjinore që e thekson shumë mirë që përfshirja e burrave dhe grave në çdo institucion duhet të jetë 50 me 50 për qind, ashtu siç është edhe popullata në Kosovë. Mirëpo, edhe pse kemi kornizën ligjore mirë të formuluar dhe në harmoni me kërkesat e Bashkimit Evropian, nuk ka zbatim të kësaj kornize. Statistikat tregojnë sa pak është bërë për t’u ofruar mundësi punësimi grave edhe në sektorin publik edhe atë privat”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, Blerta Deliu – Kodra, e cila bën pjesë në grupin joformal të grave deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se si grup kanë arritur të ngritin kauza të shumta që kanë të bëjnë me fuqizimin e gruas në shoqëri, por që ende janë shumë larg realizimit të asaj çfarë do të donin të ishte roli i gruas në shoqëri.

“Ka qenë sfiduese që nuk kemi arritur të kemi një përfaqësim më të mirë të gruas në punësim. Ndonëse statistikat zyrtare flasin ashtu si janë, jo të gjitha të punësuarat janë të regjistruara, pasi punojnë në sektorin privat”.

“Megjithëkëtë ka pasur tentativa të deputetëve që ligji të jetë i implementueshëm , pasi është i shkruar mirë, dhe të rritet numri i grave që të punojnë, ende jemi larg realizimit të ligjit që këto gra të jenë të përfaqësuara dhe të kenë një pozitë më të lartë në statistikat e punësimit”, thotë Deliu – Kodra.

Bazuar në të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm 12 për qind e femrave në Kosovë punojnë. Megjithatë, marrë parasysh faktin që shumë biznese nuk i regjistrojnë punëtorët, dukuri kjo që është evidente në ekonominë e Kosovës, besohet se numri i të punësuarave është më i lartë.

Me gjithë iniciativat e ndryshme të mbështetura nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, e më pak edhe ato qeveritare për inkurajimin e grave që të fillojnë ndonjë biznes, gratë në Kosovë hezitojnë dhe ende ballafaqohen me barriera të ndryshme për të marrë primatin e ndonjë kompanie.

Krahas punësimit, edhe pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në Kosovë është diskutuar shpesh, por nuk e ka ndryshuar shumë gjendjen praktike.

Pozita më e lartë e mbajtur ndonjëherë nga ndonjë grua në Kosovë është nga Atifete Jahjaga, e cila ishte presidente e vendit nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Në Kuvend, përfaqësimi i gruas sigurohet me ligj në kuotën prej 30 për qind. Kurse Qeveria e Kosovës, ka një ministre, ndërkaq asnjë komunë nuk udhëhiqet nga ndonjë grua.

Gjatë vitit të kaluar, autoritetet e rendit, kanë njoftuar se ishin raportuar rreth 1.200 raste të dhunës në familje, në të cilat pjesa më e madhe e viktimave janë femra.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 raste të vrasjeve, ku viktima kryesisht kanë qenë gratë.

Kuvendi i Kosovës miraton Platformën për Dialogun me Serbinë

Prishtinë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Platformën për Dialogun me Serbinë për marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Agjencia Anadolu (AA).

Për Platformën votuan 61 deputetë, ndërsa kishte vetëm një votë të përmbajtur. Deputetët e partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në debatin për Platformën, e as nuk kanë votuar.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më herët kanë votuar në lexim të dytë edhe ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

MËSUESI FETAH RUDI-SIMBOL I LIRISË – Nga Binak MAXHARRAJ

Sot është dita e mësuesit, festa e mesuesit. Mësuesi është njeriu më i dashur i popillit. Mesuesi është i pari ai i cili ia meson shkrim e lexim popullit, e ngritë dhe edukon atë. Mësuesi është krenaria e popullit. Fjala mësues është fjala me e dashur për të gjithë në. Të gjithë kaluam përmrs duarve te mesuesit. Mësuesi respektohet nga nxënesit njësoj sikur prindërit e tyre. Mesuese nuk ndalej kurrë, ai punonte edhe kur e kish te ndaluar, ai ua mesoi germat shqipe nxënësve edhe kur e kish te ndaluar. Mesuese gjitheherë u bani rezistencë regjimeve armike qe nuk lejonin te mësohet shqip.
Njeri nga këta mësues të dashur është edhe Fetah Rudi nga Malisheva. Mesuesi Fetah Rudi i hyri si i ri një pune shumë te veshtirë, shumë humane në edukimin e gjeneratave të reja. Nuk pushoi
kurrë, gjithmonë ishte në shërbim të kombit. Por mësuesi i dashur Fetah Rudi ishte diçka edhe më shumë si mësues, ishte një aktivist i dhe veprimtar i dalluar. Në vitin 1989 kur regjimi serb e suspendoi
Kushtetutën e viti 1974 dhe e shtriu ndikimin dhe dhunën në tërë Kosovën në skenë doli një njeri i urtë, një njeri i mençur në ndihmë popullit te vet. Ishte ky dr Ibrahim Rugova i cili e formoi LDK
në vitin 1989. E beri këtë për ti dal zot populli Kosovës. LDK në fillim i përngjante më shumë një Levizjeje popullore sepse gadi i gjithë populli u anëtarësue më gjithë familje ne te,ishin mbi 800 mijë veta. Më
këtë rast Rugova e ndau popullin nga regjimi serb i Millosheviqit,duke e  ndarë popullin nga regjimi serb dhe duke eorganizuar jetën paralele te shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës.Edhe mesuesi Fetah Rudi më deshirë iu bashkangjitë kësaj Levizjeje popullore. E nisi aktivitetin e tij në LDK e Malisheves. Ishte një aktivist i madh nuk ndalej në shërbim të popullit. Por, kur krisi pushka e parë në malet e Kosovës për ta çliruar Kosovën, Fetah Rudi ishte nder te paret qe iu përgjegj kushtrimit të kombit për çlirimin e atdheut. Si aktivist i LDK dhe i Ibrahim Rugoves ai u ba edhe ushtar i dalluar i UÇK-se. Aktiviteti i tij në te gjitha veprimet nuk shihej mirë. Mnjeherë pas luftes ai u arrestua, u burgos u maltretua pa meshirshem nga Qendra e krimit të organizuar në Kosovë. E ndalin, e maltretuan, e rrahën, por Fetah Rudi kurr nuk u dorëzu, ishte i pa trembur në rrugën e LDK dhe Presidentit Ibrahim Rugova. Iu kërcënuan njerezit me maska dhe pa maska hapats. I thanë:”terhiqu nga aktiviteti në LDK dhe Ibrahim Rugova nese don ta shijosh lirin, sepse përndryshe do te vrasim.” Por trimi nuk dorzohet para hijenave të zeza të cilët e kishin kapë Kosovën nga te gjitha anët, kërcnonin njerëzit të cilët nuk u nënshtroheshin.

Por nje ditë këto kërcnime drejtuar kohë pas kohe u banë realitet. Një ditë dimri te ftohët dimri me 15 dhjetor 2000, derisa po kthehej nga një mbledhje të LDK në Prishtinë te cilën e drejtonte dr Ibrahim
Rugova, duke u këthyer për në shtepi, aty dikund afër “Urës së Bytyçëve” në Arllatë ndegjohen rafal krismat makabre e”tadhëtarve te kombit” te shkrepur mbi trupin e mesuesit, atdhetarit Fetah Rudi. Atë ditë i doli
në ndihmë dhe shpetoi vetem fal Zotit të madh që nuk u vra anipse ishte ba shosh nga plumbat e “kopilave”mbeturinave të UÇKK. Pra Fetah Rudi sot jeton por i ngujuar në karrocë, sepse mbeti invalid
përgjithmonë. Por, pasi shteti është i kapur i zapuar nga këto hijena te dala nga Lufta, rasti i Fetah Rudit kurr nuk u zbardh.

Kështu përfundoi kjo storie për mesuesin e popullit, për veprimtarin e shquar të çështjës kombëtare, për anëtarin e devotshem dhe aktivistin e dalluar të Ibrahim Rugovës Fetah Rudin.

Pra sot mëssuesi Fetah Rudi anipse levizë me karroicë është më i fortë, nuk dorëzohet, vazhdon aktivitetin e tij , është plotë elen dhe nuk dorezohet.

Pra, me fat, gëzuar fetsa e Mesuesit o Fetah Rudi, paç faqen e bardhe, sepse ti je krenaria e kombit, je simbol i lirisë!

Haradinaj: Tarifa në Rrugën e Kombit është logjikë e gabuar

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e sheh taksën në Rrugën e Kombit si një barrierë të shtuar në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare. Deklaratat e tij, Haradinaj i bëri në emisionin “Përballë” në RTSH, ndërsa theksoi se këtë mendim ia ka bërë me dije edhe kryeministrit Edi Rama.

“Mendoj që është një logjikë e gabum. Shqipëria e ka treg Kosovën e ka konsumator si për detin ashtu edhe për punë të tjera do të thotë ti për me pru konsumatorin duhet me e josh. Si e josh? Për shembull me thonë Shqipëria që çdo makinë e Kosovës që hyn ja japim një bonus për një kafe dikund dhe kështu ti rrit frekuentimin, shton njerëzit, rrit klientelën.

Më vjen keq që ka ndodh kjo me taksën, tarifën në Kalimash. Edhe ma keq kalojnë transportuesit, pagesa e skanerit që është shumë e shtrenjtë. Është e pashpjegueshme. I kemi fol, i kemi fol. Si nuk i kemi fol, por megjithatë. ne nuk mundemi tash me qit kushte Shqipërisë: po nuk e hoqe atë do të bëjmë këtë. Nuk bohet ashtu. Shpresoj që do të gjendet ndonjë zgjidhje, por zor është me imponu zgjidhje”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj deklarohet pas fjalëve të Britanisë së Madhe kundër prekjes së kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka falënderuar të martën Britaninë e Madhe, për qëndrimin që ka shfaqur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Duke folur për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ministri britanik për Evropë, Sir Alan Duncan, ka thënë se “arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë-Serbi dhe rrezikon të vendos një precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej”.

Nëpërmjet një shkrimi, të publikuar në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, Haradinaj ka thënë se është “mirënjohës dhe falënderues për qasjen konsistente të Qeverisë së Britanisë së Madhe ndaj idesë luftënxitëse e destabilizuese të ndryshimit të kufirit të Kosovës me Serbinë, si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me shtetin fqinj”.

“Në debatin e sotëm për Kosovën në Parlamentin Britanik, Ministri për Evropë, Sir Alan Duncan e cilësoi si tejet të rrezikshëm për Ballkanin, debatin për ndryshimet e kufijve, që do të shfrytëzohej si presedan nga palët e treta”, ka thënë Haradinaj.

“Kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt, dhe lëvizja e tyre është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme. E përsëris se Kosova është e interesuar për marrëveshje me Serbinë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke brenda kufijve aktual të 17 shkurtit 2008”, ka thënë Haradinaj.


Send this to a friend