VOAL

VOAL

Liria është vepër autoriale Nga Skënder MULLIQI

Kjo epokë është bërë mbytëse.Eshtë epokë e pasanikëve kundër të varferëve .Çdo lavdatë! Po na diktojnë çdo gjë , madje edhe jetën tonë?!Po kan mundësi të bëjnë çdo gjë , ta shesin edhe tokën tonë, së bashku edhe më ne! Madje po deshtën na zdeshin si na ka lindur nëna!

Dhe , atë bash hiq pa u mërzitur së do tu mungon as një fije floku. Nuk ka vend që nuk e zgjedhin për tna mashtruar , si në tubime të ndryshme , në debate, në institucione të shtetit, në rrugë , kafene …?!Ata që ende kan mbetur deri diku të pastër janë njerwzit që po merren më shkrime, të artit e të kulturës .Për ne shumicën që po sillemi sikur të ishim pubertetli,nuk po ekzistojnë mashttrimet dhe as diktatura!Dhe, pyetja , cili është dallimi nga frigjiteti dhe impotenca?!

Krejt është bulmet i njejtë.Para së të krijojmë simpati për këta njerëz të politikës, më mirë është ta daum vetën dhe ta duam atdheun.Këta milonerë nuk duan askënd mbi këtë tokë?! Nuk po zgjohemi nga kllapia e rëndë në të cilën këmi rënë që shumë kohë, sikur mos të ishim në tul të bukës. Ju kemi nënshtruar demagogëve , të cilët pa asnjë turp, po na manipulojnë sikur të ishim kope delësh?!Një shoqëri e re , të cilën e kemi parameduar dhe pretenduar nuk po ekziston?!

Nuk po ekziston as dashuria e ndërsjellë… Ne vend të metodave bashkëkohore të punës dhe të jetës , kemi zgjedhur metodat konzervative ! Aty ku nuk ka të vërteta , ska as rrena , dhe ska asgjë që vlenë! Po na mundojnë ambiciet dhe kërkesat që ato ti dërgojmë deri në fund?!Mjaftë është bërë më misione dhe predikime të kohës së kaluar.Njeriut tonë i nevoitet freskia.I duhet ajo që mos të nën çmohet dhe as të përulët .Dashuria është e mira e kësaj bote.Dashuria e pastron dhe fisnikëron shpirtin dhe zemrat e njeriut .

Duhet të qëndrojmë vertikalisht edhe atëherë kur rëzohemi përtoke , për tu ringritur serish .Kjo është edhe qelësi i suksesit për një popull.Çdo dorëzim para të keqës, është kapitulim .Kan zënë vend destrukcionet politike dhe të gjitha destrukcionet e formave të tjera. Liria është vepër autoriale.Mungesa e dialogut na ka pru në situatë shumë të vështirë . Na ka pru në situata të palogjikshme për kohën . Sikur po lejojmë që të na rrëmbehët gjithëçka e jona para vetit?! Kësaj nuk i thonë tjetër veq robnim…?!

Kush janë shkaktarët e prishjes së marrëveshjes LVV-LDK!? – Nga Florim Zeqa

 

Tanimë, kur koalicionit LVV-LDK i ka “vdekur nëna”, në skenë kanë filluar të dalin një nga një shkaktarët e pengimit të marrëveshjes, e cila deri dje konsiderohej historike për të ardhmen e vendit.
Ata që deri dje vepruan në prapaskenë kundër arritjes së marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK, kanë filluar të dalin në sipërfaqe duke akuzuar të tjerët si “shkaktar” të pengimit të marrëveshjes.
E tillë ishte edhe deklaratata e Rexhep Selimit, ish Ministrit të parë të Punëve të Brendshme në ‘Qeverinë e Përkohshme’ të Hashim Thaçit, e cila të kujton atë thënjen famoze “Aty ku ka tym, ka edhe flakë”, duke vërtetuar kështu ndikimin e jashtëzakonshëm të Hashim Thaçit në LDK dhe LVV.

(Pa) vërtetësia e deklaratave hipotetike

Për aq sa janë të vërteta ato që i thotë Rexhep Selimi se “Thaçi ndoshta edhe e dirigjon LDK-në”, mund të jenë të vërteta edhe ato që fliten në opinion, se Rexhep Selimi dhe të tjerët si ai, e kanë penguar në prapaskenë lidhjen e koalicionit qeverisës LVV-LDK, duke e dëshmuar kështu miqësinë e vjetër me Hashim Thaçin dhe përcaktimin e përbetuar kundër filozofisë politike rugoviane.
Edhe po të dojë, Hashim Thaçi nuk mund të jetë më pengues brenda LVV-së sesa Rexhep Selimi në pengimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Kur jemi në këtë segment, Rexhep Selimi para se të merret me deklaratat qofshin hipotetike apo të vërteta ndaj Thaçit, bën mirë t’i tregojë opinionit publik, se ku e kanë burimin pakënaqësitë me ish shefin e tij, presidentin aktual të Kosovës!?
Deklaratat e Selimit për Thaçin, kinse ai ka thënë se; “Për sa kohë do të jem në këtë zyre të presidencës, ky koalicion nuk do të ndodhë kurrë…, ai ndoshta e dikton edhe agjendën e takimeve, e dirigjon LDK-në” (përfundon citati), për qëllim kanë fshehjen e ndikimit të Thaçit ndaj LVV-së dhe fshehjen e ndikimit të tij personal ndaj Albin Kurtit.
Përderisa në strukturat drejtuese të LVV janë të instaluar ish ministra dhe deputet të PDK-së, vartës të Hashim Thaçit, në LDK numri i vartësve të Hashim Thaçit është akoma më i madh dhe i pambarim, filluar nga drejtuesit e partisë e deri tek ish ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë dhe lokal të LDK-së, që janë të lidhur ngusht me Hashim Thaçin përmes bizneseve dhe veprimtarive tjera afariste.
E dhimbshme, por shumë e vërtetë, që eksponent të caktuar të LDK-së, më shumë i kanë frikën Hashim Thaçit sesa ‘zotit në qiell’, ashtu sikurse që ka individ brenda VV-së që punojnë më shumë për llogari të Hashim Thaçit sesa të Albin Kurtit.
Sikur të ishte ndryshe, marrëveshja për bashkëqeverisje në mes LVV-së dhe LDK-së do të ishte arritur që moti, do të thoja menjëherë pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor, ashtu siq kishin premtuar liderët e këtyre dy partive.

Për aq sa Hashim Thaçi e dirigjon LDK-në, për aq Rexhep Selimi e kontrollon LVV-në

Ditëve të fundit janë duke qarkulluar zëra brenda LDK, se “e kanë të pamundur të hyjnë në bashkëqeverisje me LVV-në, shkaku i përfshirjes së disa zyrtarëve të lartë të kësaj partie në afera korruptive dhe kriminale,…dhe se insistimi i LDK-së në marrjen me çdo kusht të Ministrisë së Punëve të Brendshme konsiston në supozimet e sipërpërmendura”.
Nga konstatimet e mësipërme po vërtetohet se Hashim Thaçi ende e dirigjon çdo gjë në Kosovë, mbi dhe nën tokë, përfshirë edhe LVV-në dhe LDK-në, të cilat po sillen si shpërfillësit më të pa përgjegjshëm dhe tërësisht jo serioz të votës së qytetarit të mashtruar të Kosovës posa përfunduan zgjedhjet dhe tash po bëjnë tregti për pozita në kapjen e institucioneve të shtetit.
Ndikimi i bazuar i Hashim Thaçit mbi LDK-në dhe LVV-në, përveq fuqisë politike e dëshmon edhe shkathtësinë e tij politike për të ndikuar në vendimarrjen e këtyre dy subjekteve.
Përderisa të gjithë në Kosovë e kanë kuptuar, se e preferuara e elektoratit të LDK-së, zonja Vjosa Osmani është penge e Isa Mustafës, Agim Veliut e Lutfi Hazirit, pak njerëz në Kosovë e dinë se Albin Kurti është peng i Rexhep Selimit dhe klanit të tij brenda dhe jashtë LVV-së.
Paradoksalisht, dy personaliteteve më të votuara në vend, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit po ju mungon forca e veprimit, përkatësisht e marrja vendimeve në emër të partisë, shkaku i ndikimeve të fuqishme të klaneve të fortifikuara brenda këtyre dy partive.
Mos arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje, përveq humbjes së rastit historik për ndryshimin e kursit qeverisës, ka shkaktuar humbjen e të gjitha shpresave të qytetarëve për jetë të dinjitetshme në Kosovë.
Si pasojë e kësaj situate, ka filluar një valë e re e “eksodit të heshtur” dhe zbrazjes masive e Kosovës nga qytetarët e saj!

Për një vit, Kosova shpenzoi rreth 60 milionë euro për pensionet e veteranëve

57 milionë euro janë shpenzuar vetëm gjatë vitit paraprak si pagesë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se deri në muajin maj përfitues të këtyre pensioneve kanë qenë mbi 37 mijë veteranë.

Ministria e Financave në raportin nëntëmujor financiar të vitit 2019 ka bërë të ditur se për pagesat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) nuk është bërë i ditur numri i saktë i përfituesve të këtyre pensioneve.

Mirëpo në statistikat nga kjo Ministri del se deri në muajin maj përfitues të pensioneve ishin 37 mijë e 460 veteranë. Mungesa e të dhënave për muajt pasues pamundëson të dalë në pah se sa është numri i veteranëve, të cilët kanë përfituar pensione. Gjatë vitit të kaluar u krijua një kaos në vend për shkak të daljes së 20 mijë veteranëve të rrejshëm në listën, që atëkohë u përpilua nga avokati Elez Blakaj, shkruan tutje “Zëri”.

Pas kësaj Prokuroria propozoi që pagesat të ndalen për veteranët, emrat e të cilëve figuronin në lista, por një vendim i tillë ende nuk është marrë nga Gjykata. Të gjithë veteranët, pavarësisht se emrat e disave figurojnë në listat me veteranë të rrejshëm, vazhdojnë të marrin pensione nga shteti.

Behgjet Pacolli paralajmëron padi ndaj gazetarit Enver Robelli

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe gazetari Enver Robelli me gjasë do të përballën edhe një herë para gjykatës. Kjo pasi që sot gjatë ditës Robelli ka bërë tërthorazi akuza të rënda për Pacollin duke e ndërlidhur me vrasjen e Jusuf Gërvallës. Në një përgjigje për Gazetën Express, kreu i AKR-së ka bërë të ditur se do të padisë Robellin për shpifje.

Gazetari Enver Robelli sot e ka ndërlidhur emrin e Behgjet Pacollit, me njërin nga atentatet më të tmerrshme ku janë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Në 38 vjetorin e kësaj vrasje, Robelli teksa ka kritikuar shtetin e Kosovës që nuk ka bërë asgjë për të zbardhur prapavijen e asaj se çka ndodhi, ka thënë se Pacolli kishte qenë i afërt me Selim Broshën që u vra pas luftës në Prishtinë, e që sipas tij ka pasur informacione mbi këto vrasje.

Ai thotë se po në atë kohë Pacolli dha një intervistë për një gazetë serbe të afërt me UDB-në. Artikulli i kësaj gazete ilustrohej me fotografi ku Pacolli mes tjerash shihej me Selim Broshën, duke pirë birra në një lokal të Prishtinës. E kjo, sipas Robellit, ndodhi pikërisht në kohën pasi në Gjermani u vranë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka.

“Pas çlirimit të Kosovës oligarku dhe palaçoja i skenës politike të Kosovës, Behgjet Pacolli, i dha një intervistë një reviste të Beogradit të afërt me UDB-në. Intervista u ilustrua edhe me shumë fotografi, mes tyre, shend e verë, duke pirë birra në një lokal në Prishtinë: Pacolli dhe Brosha. Diku në vitet 80-të. Pasi në Gjermani ishte vrarë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka”, shkruan Robelli.

Ai shkon edhe më tutje, duke thënë se Brosha ka qenë pjesë e ekipit për përgatitjen e terrenit për vrasjen e Jusuf Gërvallës konfirmohet edhe në aktet e Policisë Federale të Zvicrës.

“Që Selim Brosha ka qenë pjesë e ekipit për përgatitjen e terrenit për vrasjen e Jusuf Gërvallës – për këtë nuk lënë dyshim aktet e Policisë Federale të Zvicrës. Është shumë e mundur që vrasësit, pra ata që kanë tërhequr këmbëzën e armës, të kenë qenë tipa të llojit të Arkanit, por për shkrimin e historisë së Kosovës është me rëndësi të dihet kush i çoi vrasësit te banesa e Jusuf Gërvallës në Gjermani? Kush e përcolli te kriminelët e regjimit të Beogradit informacionin se Kadri Zeka nga Zvicra lindore u nisë në takim me vëllezërit Gërvalla në Untergruppenbach të Gjermanisë? Ka shumë gjasa që këtë shërbim pushtetit serb t’ua kenë bërë kriminelët shqiptarë. Kosova zyrtare nuk interesohet për këso detajesh. Prioritet janë interesat e momentit, plaçkitja e shtetit, tallja me vuajtjen e njerëzve”, shkruan ai.

Për këto deklarata që sot gjatë ditës i ka bërë gazetari Robelli ka paralajmëruar padi për shpifje ministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli. Kështu ka konfirmuar i njëjti në një përgjigje për Gazetën Express.

Kjo nuk është hera e parë që Pacolli dhe Robelli për përballen në Gjykatë.

Pacolli kishte fituar gjyqin ndaj gazetarit në një gjykatë zviceriane në Zurich të vitit 2016-të, pasi që e kishte paditur Robellin për shpifje me anë të shkrimeve në disa media.

Në bazë të vendimit të gjyqit, që e kishte siguruar Gazeta Express, Robelli ishte gjobitur me 1500 franga zvicerane (6 mijë franga nëse e përsërit veprën) dhe me detyrimin për t’i paguar shpenzimet e gjyqit. I kontaktuar nga Express, këtë lajm Robelli e pati quajtur të pavërtetë.

“Është e pavërtetë. Është thjesht një manipulim dhe keqpërdorim të dhënash, asgjë me shumë”, tha ai të hënën.

Kreu i AKR-së i kishte prishur punët me Robellin në mars të vitit 2015-të, duke e akuzuar atë se i kishte kërkuar një shumë të madhe të parave prej 60 mijë euro për t’ia shkruar biografinë.

Më 4 mars 2015, Behgjet Pacolli kishte paralajmëruar padi ndaj Robellit përmes një postimi në Facebook.

Osmani: Nuk bashkëpunojmë me PAN-in për ta shkarkuar Konjufcën

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të pranojnë të bëhen bashkë me PAN-in për ta shkarkuar Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Përveç kësaj ajo ka thënë se LDK’ja nuk do të marrë ndonjë inicitaive për ta shkarkuar Konjufcën nga pozita e të parit të Kuvendit.

Këto deklarata Osmani i ka bërë sot për gazetarët nga selia e LDK’së.

Ajo gjithashtu ka potencuar se është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës.

Dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK-së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.

Më pas kreu i LDK’së Isa Mustafa, në një konferencë për media ka deklaruar se këtë letër nuk e konsideron zyrtare.

Dy partitë tashmë i kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës, ndërkohë situata është bllokuar dhe nuk ka asnjë deklarim për pranim apo refuzim të ofertave.

Në anën tjetër presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar lëvizje në rast se situata vazhdon të mbetet e bllokuar, derisa nga VV kanë thënë se do ta dërgojnë emrin e mandatarit pa vonesa./GazetaExpress/

Vetëvendosje: Do t’ia dërgojmë pa vonesa emrin e mandatarit Presidentit

Partia e udhëhequr nga Albin Kurti po thonë se do të bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa. Pa saktësuar se kur do të bëhet një gjë e tillë, nuk dihet nëse brenda kësaj kohe LV e LDK-ja do të mund të merren vesh për bashkëqeverisje, shkruan Gazeta Express.

Sot janë bërë 22 ditë që prej kur është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe janë zgjedhur, kryetari e nënkryetarët.

Mirëpo, partia e parë e dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, nuk e ka dorëzuar ende emrin për mandatar te i pari i vendit, Hashim Thaçi.

Vetëvendosje për këtë është duke u kritikuar edhe nga partia me të cilën tash e saj muaj janë duke negociuar për koalicion. Mos dorëzimi i emrit për mandatarin nga LDK-ja po shihet si frikë për të marrë përgjegjësi.

“Mandati është te partia e parë. Edhe këtë rast nuk janë tu e marrë mandatarin tash e 3 javë. Tregon një farë frike ose tregon se sa e vështirë është me i ndërtu institucionet. Si duket nuk ka vullnet. Është obligim kushtetues i tyre, na po presim. E kam thënë edhe ma herët që ka një lloj frike me e marrë këtë post edhe këtë zyrë me e udhëheq vendin, tani po vërtetohen edhe ma shumë. Ambasadori Walker tha, me siguri ka aluduar për LV-në, që ka frikë prej politikanëve me i marrë detyrat shtet ndërtuese”, ka thënë në emisionin DPT te Fidani, sekretari i Lidhjes Demokratike, Arban Abrashi.

Përveç kësaj, shtyrja e propozimit nga LV-ja, që do të hapte rrugë pastaj për krijim të institucioneve, ka bërë që presidenca të lajmërojë se për këtë do të drejtohen për interpretim në Gjykatë Kushtetuese. Kjo pasi që ata kanë kërkuar që të dihet se sa ka kohë partia e parë e dalë nga zgjedhjet për të dorëzuar emrin.

Për këto deklarata e se kur do të bëjnë propozimin për mandatar, kanë folur sot gjatë ditës nga Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë për Gazetën Express.

Nga zyra për media, Arlind Manxhuka ka thënë se synim i LV-së mbetet edhe më tutje krijimi i institucioneve të reja, tash kur veçse është bërë zgjedhja e kryesisë.

Ai ka shtuar se brenda afateve do të bëjnë edhe dorëzimin e emrit për mandatar, por, pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Synimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë dhe mbetet krijimi i institucioneve të reja në përputhje me vullnetin qytetarë të shprehur me 6 tetor 2019, përkatësisht themelimi i qeverisë, tash kur Kuvendi i Kosovës është konstituuar dhe me ç’rast ka zgjedhur kryesinë e re me në krye të këtij institucioni Glauk Konjufcën. Në këtë drejtim ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes përbrenda afateve dha pa ndonjë vonesë Lëvizja VETËVENDOSJE! sigurisht se do të dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutën e vendit dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”, është shprehur Manxhuka.

Dorëzimin e emrit për mandatar e ka kërkuar ditë më parë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, mirëpo, që kësaj thirrje të tij iu është përgjigjur duke i kërkuar që të mos bëjë presion, i pari i LV-së, Albin Kurti.

LV dhe LDK ende nuk kanë arritur që të dakordohen për koalicion, ndërsa, tani vetëm se janë shtuar edhe më shumë përplasjet mes tyre. Kjo pasi që as njëra e as tjetra nuk po lëshojnë pe nga kushtet që kanë vënë në tavolinë të diskutimit.

Tenori Ramë Lahaj godet rëndë Edi Ramën që e paditi Ramush Haradinajn

Padia që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka nxitur reagime të ashpëra gjithandej. Ka reaguar ashpër edhe artistiti shqiptar, Ramë Lahaj, i cili e ka cilësuar Edi Ramën si ‘ shortim mes greku e serbi’.

Tenori shqiptar me famë botërore ka thënë se vazhdimisht historia e kombit shqiptar ka njohur politikanë të tillë të cilët kanë gëzuar të huajt duke e përmbysur sofrën e vetë, raporton Gazeta Express.

Ramë Lahaj kishte shkruar një reagim kundër Ramës edhe kur ky i fundit ishte shëtitur rrugëve të Durrësit me Aleksander Vucicin, pak ditë pasi kreu i shtetit serb kishte mohuar krimet serbe në Kosovë.

Reagimi i plotë i Ramë Lahajt:

Faqja e zeze

N’ven se Shqipnija me qu padi kundra krimeve te bame ne Kosove e gjenocidin barbar ne dekada nga Serbija, sot nji shortim mes greku e serbi “profeti“ paska qu padi per t’zotin e shpise n’Kosove, vllaun e vet. I mjeri !

Historikisht kombi shqiptar ka pase qakoj qe me bisht ner’ kame, i kan shti hunet fell, sa kan mbrri me permyse sofren e vet per me ja bo qefin e me gzu vrasesin, hasmin t’perbetuem t’vallut t’vet.

Po nuk jemi merzite asihere se luajt gardian qe jeten flijuan neper dekada per ket’ liri t’lame me gjak, na kan lane djem e nipa boll, qe me na e mrbojte torishten prej zagarve te ktij soji. N’funt t’funit, boll i kemi hallet tona me ndamjen e hises se pushtetit, bash si qent e terrbum rreth lekures se kurbanit.

HIJENA T’PUSHTETIT

Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji.

Zeri i Amerikës: Padia ndaj Haradinajt – Publicistët kosovarë shpërthejnë kundër Ramës: Akt anti-historik prej diktatori

Kosovë, reagime pas padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt

Publicistë dhe shkrimtarë në Kosovë thonë se padia që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ushtruar ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, është e dëmshme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Të mërkurën, kryeministri Rama ushtroi padi me pretendimet se kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar. Në padinë të bërë publike nga emisioni “Betimi për Drejtësi” thuhet se deklaratat janë bërë në kuadër të debateve rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e që, në parim, siç thuhet në padi, do të duhet të rezultojë në një marrëveshje reciprokisht të detyrueshme për të dyja palët dhe njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve.

Publicisti dhe shkrimtari, Milazim Krasniqi thotë për Zërin e Amerikës se padia është për keqardhje dhe është në vazhdën e përshkallëzimit të moskuptimeve si dhe hapje e një teme të panevojshme.

Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi

“Tema e tillë krijon në radhë të parë vet dëshpërim te shqiptarët por edhe çdo konflikt ndërmjet Kosovës e Shqipërisë rrezikon dobësimin frymës Atlantike dhe evropiane dhe mund të inkurajoj qarqet pan-sllaviste ruse që të penetrojnë më shumë në rajon, në këto hapësira prandaj po them se e shoh si një arrogancë, si një egoizëm pothuajse pervers i cili nuk i ka hije një kryeministri të shtetit shqiptar”,tha ai.

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, thotë se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë të dyanëshme, njëra që lidhet me bashkëpunimin e qytetarëve dhe tjera politike dhe institucionale që aktualisht po ndikon në uljen e ndikimit shqiptar në rajon.

“Me atë që dje pamë, padinë që e ushtroi kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama kundër (Ramush) Haradinajt është kulmi i një hipokrizie politike. Diçka të tillë kurrë nuk kanë parë as vendet ballkanike në mes veti që të padisin kryeministrat, ani pse ka pasur kontekste vazhdimisht në mes tyre, e leje më që të dal me një padi për tradhti. Kjo është edhe ajo që në kohën kur dje u shënua masakra e Reçakut, një masakër që pastaj i parapriu ndërhyrjes të NATO-s, u shënua nga e gjithë bota, u shënua edhe nga aleatët, ndërkohë që Shqipëria jo vetëm që nuk e shënon por kryeministri i saj i bën padi kryeministrit në detyrë Haradinaj, i cili përkundër qeverisjes së tij e cila nuk mund të quhet e kënaqshme, megjithatë ka treguar një stabilitet së paku në disa kundërvënie të disa kërkesave të Serbisë”, tha ai.

Zoti Buxhovi thotë se Tirana zyrtare kohëve të fundit është afruar me Beogradin zyrtar duke anashkaluar problemet me të cilat përballet Kosova kundrejt Serbisë. Ai thotë se kjo sjellje e Tiranës zyrtare mund të ketë pasoja

Jusuf Buxhovi

Jusuf Buxhovi

“Megjithatë uroj që politika e Kosovës të mos sillet aq papërgjegjshëm siç po sillet ajo e Tiranës, por edhe ajo e Tiranës mund të thuhet se gjatë këtyre 10 apo 15 vjetëve të fundit krahas kësaj sjellje që mund të quhet edhe vandale që është pasqyruar dje me këtë padinë që i bëri zotit Haradinaj, ajo në të njëjtën kohë ka pasur edhe lëvizje të dëmshme përgjithësi për politikën shqiptare në Ballkan. Edhe ajo çka është më e rëndësishme për shembull te (Edi) Rama është sjellja prej një diktatori në raport me demokracinë atje. Ne e dimë që në dy vjetët e fundit se Shqipëria po përjeton një rilindje të një diktature të shteti një partiak, ky model do të thotë është ai që mund të jetë shumë i dëmshëm dhe të ndikoj që edhe autokratët e ardhshëm në Kosovë por edhe axhamitë tjerë me të cilët politika e Kosovës është me plot e për plot ta marrin si model atë të Shqipërisë dhe t’i trimëroj në një farë mënyre sjelljet e tilla. Prandaj në këtë aspekt mendoj se sjellja e papërgjegjshme e Tiranës është një akt anti-historik”, tha zoti Buxhovi.

Ndërsa, publicist Milazim Krasniqi thotë se padia e kryeministrit Edi Rama është rrjedhojë e përpjekjes për të mbuluar projektin e mini-shengenit ballkanik.

“Pra, padia është në këtë kuptim dhe ai e ka kuptuar sipas të gjitha gjasave që Kosova nuk mund të tërhiqet për kapistalli ashtu siç ai e ka menduar në marrëveshjen me (Aleksandër) Vuçiçin dhe tash përpiqet ta zhvendosë temën te një kontest gjyqësor, por mbetet shija e hidhur e një aventurizmi që ka provokuar Edi Rama me këtë lojë me Vuçiçin dhe jam i bindur që asnjë qeveri e Kosovës nuk do të jetë e gatshme që të pranojë këtë skemë e cila thash që e faktorizon Serbinë që është vrima e zezë gjeo-startegjike në zemër të atlantizmit”, tha zoti Krasniqi.

Marrëdhëniet ndërmjet dy kryeministrave u përkeqësuan përgjatë vitit 2019 dhe se polemikat në distancë ndërmjet tyre janë përsëritur disa here.

Pingpongu i ofertave djallëzore! – Nga Florim Zeqa

 

Pas ndërprerjes së dialogut në mes LVV-së dhe LDK-së, ofertat drejtuar njëra-tjetrës nga largësia, edhe pse pa ndonjë efekt të drejtëpërdrejt, u ngjajnë predhave në ajër, ku secila nga dy subjektet po mundohen të krijojnë avantazh në terrenin politik pa e bërë asnjë lëizje para.
LVV dhe LDK po hudhin oferta pa ju përgjigjur njëra-tjetrës, duke i trajtur ofertat si jo serioze, ashtu siq janë në realitet këto dy subjekte mes tyre; të pasinqerta, hipokrite dhe të pabesa ndaj njëra-tjetrës.
Vallë deri kur do të “gjuhen” me oferta “partnerët” e koalicionit qeverisës!?
Ndoshta deri në pafundësi derisa të ndodhë ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese apo bashkësisë ndërkombëtare për zhbllokimin e situatës!?
Kjo lojë e pasinqertë e këtyre dy subjekteve, pretendente për të qeverisur me vendin, më shumë po ngjet në fushatë zgjedhore sesa në përpjekkje më arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ndërhyrja nga jasht, e “keqe” e domosdoshme…

Paradoksalisht në Kosovën e pas luftës të gjitha qeveritë janë formuar me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, e siq po duket do të përseritet skenari si në të kaluaren, ku pothuajse çdo herë është dashur ndërhyrja e ndërkombetarëve për formimin e institucioneve shtetërore.
Ndërhyrje do të ketë edhe kësaj radhe, por jo për arritjen e marrëveshjes LVV-LDK, për shkak se tashmë ka ‘vdekur’ koalicioni Vetevendosje-LDK, dhe për arsye se nuk ka interesim të ndërkombëtarëve për një marrëveshje të tillë.
Sikur të kishte pasur vullnet të ndërkombëtarëve për një qeveri të fuqishme vendore, që moti do të kishte ndodhë ndryshimi në vendin tonë.
Problemi është se ndërkombëtarëve më shumë ju intereson stabiliteti politik sesa progresi në Kosovë.
Sikur të ishte ndryshe që moti do të ishim shkëputur nga këto situata paradoksale të ngërçeve politike dhe prapaskenave të turpshme paszgjedhore.
Edhe sikur nesër të ndodhë marrëveshja për formimin e qeverisë së re, me stërgjatjen e panevojshme të (mos) marrëveshjes, LDK-dhe LVV e kanë dëmtuar imazhin e tyre dhe kanë humbur besimin e qytetarëve për shkak të mospërfilljes së vullnetit të elektoratit për koalicionin qeverisës, gjegjësiht të humbjes së rastit historik për ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë.

Shkelja e parimeve, rëshqitje drastike e Albinit

Konsistenca në mbajtjen e qëndrimeve dhe mbrojtja e parimeve e kishin bërë Albin Kurtin jo vetëm të veçohet prej liderëve tjerë partiak, por të jetë i dashur për qytetarët dhe respektuar prej oponentëve politik.
Rrëshqitja drastike e Albin Kurtit me ofertën për zgjerimin e ‘Qeverisë’, jo vetëm që nuk paraqet kompromis politik, është shkelje e parimeve dhe premtimeve bazike të marrëveshjes, i shndërruar tani në pazar i pastër për arritjen e qëllimit politik.
Shkelja e parimeve dhe vënja në pazar e posteve politike e ka nivelizuar Albin Kurtin me liderët e tjerë partiak. Shkelja e parimeve dhe premtimeve është manipulim i votës dhe shkelje e vullnetit të elektoratit për ndryshim.
Me këtë po deshmohet se edhe VV-ja bashkë me LDK-në, që duke e rritë numrin e ministrive tani nga 10 që proklamoheshin tëre kohën, në 14 ministri, se nuk dallojnë aspak nga të gjitha partitë tjera, sepse kjo që po ndodh në këtë fazë të marrëveshjes është pazar i pastër politik dhe kontrabanim i posteve për kënaqjen e egos për pushtet në gjysëm shtet.
Pazari me poste politike ende pa u formuar qeveria ka thyer shpresat e qytetarëve për ndryshime pozitive.
Kush mund të besoj, që nesër ky pazar të mos ngritet akoma më lartë,…nga 14 mund të shkojë në 16, 18 apo 20 ministri, e të mos flasim për numrin e zv. ministrave dhe këshilltarëve që nuk mund ta kontrolloj askush nga qytetarët e vendit.
Kush mund të besoj tutje që edhe Albin Kurti nuk do të bëjë pazare me territore të vendit ngjashëm sikurse pararendësit e tij me Daçiqin e Vuçiqin.
Pas këtij veprimi skandaloz të Albin Kurtit për zgjerimin e ‘qeverisë’, qytetarët do të bien në depresion edhe më të thellë, pasiqë shpresat për ndryshim po vdesin akoma pa lindur qeveria.
Nëse dikush ka patur një fije shprese, se në Kosovë mund të kthehet sundimi i ligjit dhe qeverisja për interesa të shtetit dhe qytetarëve, ajo shpresë u fundos në greminë.

Tanimë për qytetarët e vendit, pak rëndësi ka, kur dhe si formohet qeveria

Siq duket takimi i fundit i liderëve të LVV-së dhe LDK-së ishte më i vështiri dhe vendimtari për ndarjen e rrugëve në mes këtyre dy subjekteve politike. Java e ardhshme mund të shënojë fundin dilaogut për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së dhe fillimin e një krize të re politike me pasoja të rënda dhe afatëgjatë për vendin.
Zbatimi i skanarit përjashtues për lëvizjen Vetëvendosje, e çertifikuar si parti e parë politike fituese e zgjedhjeve, ku përmes kontrabandimit të deputetëve të kurdiset grupi më i madh parlamentar i LDK-së, në mënyrë që t’i bëjë presion LVV-së për më shumë hise në marrëveshjen e koalicionit, ose ta kushtëzon atë duke zgjedhur partner të tjerë bashkëpunues në mesin e partive të PAN-it, me AAK-në dhe Nisma, plus minoritetet e suportuar nga PDK-ja në kuvend, do të prodhojë pasoja zinxhiore për vendin.
Kështu pra, sikurse në të kaluarën e afërt, edhe tani, për kënaqjen e egos së një grupi të vogël njerëzish në politikë, do të pësojnë qindra e mijëra qytetarë të pafajshëm qoftë duke protestuar apo ikur nga vendi i “mallkuar”.
Në situatën e krijuar, edhe pse nuk janë zgjidhje, vetëm zgjedhjet e reja mund ta evitojnë krizën e thellë politike dhe trazirat e pashmangshme në vend.
Përgjegjësit kryesor për çdo lloj trazire në vend, do të jenë LVV dhe LDK, dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, përkatësisht Albin Kurti dhe Isa Mustafa, që nuk arritën të tejkalojnë interesat personale për të mirën e vendin dhe të ardhmen prosperuese të qytetarëve.

Kur lideri është i pari dhe i fundit i partisë

Përderisa në partinë më të vjetër në vend, në LDK ka plot kuadro të afta dhe më të përgatitura sesa lideri i partisë, në LVV nuk ka personalitet që mund ta zavendësojë Albin Kurtin.
Kjo ka bërë që Albin Kurti të mos ketë këshilltarë të zgjuar në situatat e caktuara, siq ishte rasti me zgjerimin e ministrive, gjegjësisht ofertës së fundit drejtuar LDK-së, e cila më shumë se këtë subjekt, ka irrituar qytetarët e vendit, të cilët mbanin shpresë në mbajtjen e premtimeve të liderit të LVV-së.
Edhe pse, ky gabimi i parë i Albin Kurtit nga fillimi i bisedimeve me LDK-në, është gabim i rëndë dhe i parekuperueshëm në aspektin politik, i dëmshëm në aspektin moral dhe psikologjik, nga i cili nuk do të këndellet shpejt lideri shpirtëror i LVV-së.
Unë, si aktor indirekt në politikën kosovare, nuk po mund qëndroj indiferent ndaj zhvillimeve politike, edhe pse nuk kam forcë të bëjë atë që duhet, nuk kam ndërgjegje të rri pa bërë asgjë.
Për këtë arsye reagimet e mia janë shprehje e brendshme shpirtërore dhe e dashurisë së pakufishme ndaj atdheut dhe qytetarëve të vendit tim, për të kontribuar sado pak në funksion të ndryshimeve pozitive, e asnjëherë në funksion të një apo subjekti tjetër politik.
Vetëm djalli hesht para padrejtësive dhe fatkeqësive, qofshin ato produkt i natyrës apo egoizmit njerëzorë!
E vetmja fije e shpresës për qytetarët e vendit ka mbetur tek ngjizja e një force të re politike nga elita intelektuale në Diasporë, në bashkrendim me forcat progresive në Kosovë, për të përmbysur një herë mirë këtë klasë kusarësh politik që po bëjnë pazare me poste politike për marrjen e pushtetit dhe që bëjnë pazare më pastaj me territor të vendit për ti mbajtur ato poste të turpit.

Vetëvendosje i përgjigjet Abrashit: S’e kemi kërkuar kurrë Presidentin

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë se 3 muaj që nuk po arrijnë të dakordohen për një marrëveshje finale që do të rezultonte me krijimin e institucioneve të reja. Sekretari Organizativ i partisë së Isa Mustafës, Arban Abrashi, të mërkurën në T7 ka thënë se një marrëveshje e tillë nuk është arritur meqenëse LVV s’ka shprehu gatishmëri ndaj kërkesës së LDK’së për presidentin.

Gazeta Express

Madje Abrashi ka thënë se Kurti tri pozitat kryesore, kryeministër, kryekuvendar i do për partinë e tij dhe në këtë rast ka përmendur edhe rrezikun për rrëshqitje në autokraci.

Por nga Lëvizja Vetëvendosje mohojnë që ta kenë kërkuar edhe postin e presidentit. Arlind Manxhuka në një përgjigje për Gazetën Express thotë se një gjë e tillë vërtetohet edhe nga oferta e publikuar dje nga Besnik Bislimi.

“Propozimi i fundit i Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilin e publikoi nënkryetari Besnik Bislimi nuk e thotë një gjë të tillë. Ju kisha lute ti referohen të gjithë atij teksti dhe te mos flasim gjera qe nuk janë thënë asnjëherë”, ka thënë ai për Express

Deputeti LDK’së Arban Abrashi në T7 kishte thënë se nuk është e mirë për demokracinë që një parti të marrë 3 pozitat kryesore, pasi sipas tij një gjë e tillë shfaq rrezikun për rrëshqitje në autokraci dhe thotë se LDK nuk e lejon një gjë të tillë.

“Nëse një parti i merr këto tri poste, nuk është mirë për atë demokraci, sepse kompetencat e presidentit në koordinim me kryeministrin janë shumë të mëdha. Prandaj rrëshqasim drejt autokracisë, dhe LDK këtë nuk e len. Duhet me e kontrollu demokracinë në vend, që një parti mos me i marrë krejt këto. Këtë e kemi bërë për shtetin, jo për LDK’në. Nuk e di a ka prirje (autoritare), Nuk po dojm as me e testu e as me e bo prova me vendin tonë”, ka thënë Abrashi në T7.

Ai tutje ka thënë se ajo se çfarë po kërkon LDK’ja është një marrëveshje fer dhe e balancuar që garanton funksionimin e shtetit.

Masakra e Reçakut… Nga Skënder MULLIQI

Masakra e Reçakut,Prekazit, Izbices, Mejes,Krushës, Lubeniqit…janë dhembja dhe krenaria jonë kombëtare. Këto masakra, lufta jonë e shejtë çlirimtare, bashkë më ndihmën e botës demokratike, bën që sot të jemi shtet i pavaruar dhe sovran. Bën që të jetojmë të lirë pas një okupimi të gjatë…

Masakra e Reçakut,ishte një tragjedi që shokoi botën, zgjoi ndërgjegjen e mbarë opinionit ndërkombëtar dhe vuri në veprim diplomacinë botërore, duke ndryshuar rrjedhën e historisë. Ndaj, edhe në këtë 21 vjetor dhe si gjithmonë më parë, përjetë i jemi mirënjohës Ambasadorit William Walker, i cili i gjendur menjëherë në vendin e krimit, e përcaktoi atë ngjarje me tri fjalë: Krim Kundër Njerëzimit! Kjo masakër ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe bota Perëndimore, për ti dhënë fund projektit shfarosës të Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës. 21 vite më parë bota u ndiqte më ankth ngjarjet më tragjike, të një lufte lokale që ndodhën më rastin shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë, e cila përfundojë më luftën në Kosovë.

Një luftë lokale që solli mijëra viktima të pafajshme, të gjenocidit serbomadh, dhe i cili shtet në mënyrën më apsurde nuk u dënua për gjenocid!Sa e sa viktima të një luftë apsurde ranë së pari në Bosnje , e për të përfunduar kjo luftë më masakra të tmershme edhe në Kosovë.U dëbuan nga Kosova më dhunë në një projekt shfarosës nga forcat militare dhe paramilitare të kryekriminelit, Sllobodan Millosheviq një milon shqiptarë. Sot, në këtë përvjetor u kujtua kjo masakër nga institucionet e dy shteteve shqiptare dhe nga bartësit e partive politike.

Dhe, nuk bënë që mos të kujtohet kjo tragjedi dhe gjitha ato masakra në mbarë Kosovën.Por, shtrohet pyetja:Ata që sot bënë homazhe në Reçak, a janë të denjë dhe a e merituan të jenë aty?!Këtu e kam fjalën për njerëzit tanë në krye të politikës .A e dërguan amanetin e gjithë këtyre të vrarëve në vend ? Nuk e dërguan sa duhet , së nuk punuan mirë që të realizohet kauza e të rënëve për liri. Nuk ranë gjithë ata njerëz që Kosova të bëhët vend i pa përspektivë për të jetuar !

Ai që e mohoi masakrën e Reçakut dhe të gjitha masakrat të tjera në Kosovë, është çetniku në krye të Serbisë, Aleksandar Vuqiq, të cilit po i bëjnë temane, udhëheqësit e dy shteteve shqiptare…Le ta vëjnë gishtin në temthë , dhe lë tu kthjellën kokat…Nuk është dashur të zvillohen dhe as të vazhdohen bisedimet më ata që na vranë , na dogjën e poqën , dhe nuk e bëjnë as një kërkim falje të vetme… Njëri ndër më plehrat e Serbisë neofashiste sot është, Aleksandar Vuqiqi më të cilin, nuk bën të bisedohet për asgjë ,sidomos pas deklaratës së fundit së Reçaku ishte inskenim…!

“Numri i ministrive mbetet 12”, LDK bën publike ofertën për Albin Kurtin për qeverinë e re në Kosovë

LDK ka publikuar sot ofertën për Levizjen Vetëvendosja, sa i takon krijimit të qeverisë së re në Kosovë. “Sot kemi dorëzuar me shkrim ofertën tonë për bashkëqeverisje me VV-në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020. Në këtë takim, dhe në të gjitha takimet e mbajtura deri tani, LDK-ja ka shprehur gatishmërinë për qeverisje të përbashkët në interes të shtetit të Kosovës, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019. Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet siguron stabilitet qeverisës për mandat të plotë prej katër vitesh. Kjo marrëveshje duhet finalizuar sa më parë në mënyrë që të fillojmë zbatimin e programit qeverisës të dakorduar nga dy ekipet tona, që mundëson reforma të thella ekonomike, sociale, të sundimit të ligjit dhe të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.” shkruan Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook, ndërsa publikon edhe kërkesat e forcës politike ku bën pjesë drejtuar Albin Kurtit.



Propozimet e LDK-së:

  1. LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës).
  2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime:
  3. a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  4. b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
  5. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.
  6. Si rezultat i kësaj marrëveshje:
  7. Deri në zgjedhjen e Presidentit:
  • VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq
  • LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.
  1. Pas zgjedhjes së Presidentit, të propozuar nga LDK-ja:
  • VV do të ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq
  • LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.
  1. Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme.

Oferta e Albin Kurtit përplas krerët e LDK-së

Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje nuk po shihet me pozitivitet nga të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Oferta e fundit e vënë në tavolinë të diskutimit nga Albin Kurti, u bë shkak i përplasjes së nënkryetarëve të LDK-së, Agim Veliut e Vjosa Osmanit, që njihen për raportet e acaruara që një kohë, shkruan Gazeta Express.

Ka një javë që Lëvizja Vetëvendosje i ka përcjellë një ofertë të re LDK-së, me gjasë të fundit që do të qartësojë a do të ndodhë apo jo koalicioni. E njëjta, është dërguar me pak ndryshime në LDK edhe dy ditë më parë, megjithatë nga partia e Isa Mustafës nuk ka pasur ndonjë vendim se a do të pranojnë apo jo.

Detaje se çka përmban ky propozim ka dhënë dje përmes një shkrimi në Facebook, nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi. Ndër të tjerash, duke shpalosur ofertën që rrit numrin e ministrive në 14, ai ka kritikuar LDK-në që në takimin e javës së kaluar kishin thënë se do ta diskutonin në Këshill të Përgjithshëm, e që po vazhdojnë ende të deklarohen se po presin oferta të reja prej LV-së.

“Në takimin e fundit me ekipin e LDK-së na është thënë që propozimi ynë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit do t’i dërgohet Këshillit të Përgjithshëm të subjektit të tyre politik për vlerësim (pranim ose refuzim). Andaj është e pakuptimtë të deklarohet se jemi në pritje të propozimeve të reja nga ana e Vetëvendosjes! Propozimi ynë i nxjerrë (si kompromisi i katërt brenda të njëjtit takim), mbrëmë i është dërguar me shkrim kryetarit Mustafa. Në përpilimin e këtij propozimi, Vetëvendosje beson se është bërë edhe një kompromis shumë i madh, meqë gatishmëria për të rritur numrin e ministrive (nga të cilat VV nuk përfiton assesi), vetëm do ekspozojë me pakënaqësitë e opinionit publik, i cili me të drejtë do të na sulmojë për lëvizje nga premtimi para dhe pas zgjedhor për reduktim të numrit të ministrive në 12 sosh)”, ka deklaruar Bislimi.

Mirëpo në LDK, njeriu i dytë pas Isa Mustafës, Agim Veliu këtë propozim të LV-së e ka konsideruar si jo serioz e që nuk zgjedh situatën në të cilën ndodhen momentalisht dy partitë.

Pak më vonë, kur detajet e ofertës u bënë publike, Veliu zgjodhi që të komentojë atë edhe në rrjetin social Facebook.

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike edhe përmes këtij shkrimi e cilësoi si përpjekje jo serioze angazhimin e LDK-së, duke e akuzuar se po kërkojnë pushtet absolut.

“E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin. Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike. Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi”, deklaroi Veliu, duke thënë se kjo përpjekje e LV-së është e dështuar dhe nuk duhet që të ndihmohet nga LDK-ja.

Njejtë si Veliu nuk mendon edhe kandidatja e LDK-së për kryeministre e nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani.

Ajo i ka dalë në krah Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa i ka kujtuar bashkë partiakut të saj, Agim Veliut vitin 2017-të, kur sipas saj është ndërtuar koalicioni i shpresës.

Osmani ka përmendur edhe tentativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale, duke thënë se LV kishte dalë në krah të Lidhjes Demokratike.

“Ishte vetëm një parti që i doli në krah përpjekjeve të LDK-së atë ditë: Lëvizja Vetëvendosje. Atë mbrëmje, për këdo që e kupton politikën drejtë, është ndërtuar koalicioni i shpresës. Atë ditë, është ri konfirmuar orientimi pro-perëndimor dhe euro-atlantik i vendit tonë. Atë nuk e bëri LDK-ja vet, e as LVV-ja vetë…por e bënë LDK dhe LVV bashkë, me bekimin e miqve tanë ndërkombëtare”, thotë ajo, teksa përmend edhe disa bllokues të ndryshimit, pa përmendur emra.

“Pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njëjtë me atë që Ambasadori i atëhershëm amerikan e bëri në zyret tona në orët e vona të mbrëmjes në prezencë të zyrtarëve të LDK e LVV në v.2017: ÇFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TË KETË MË KOSOVË?”, ka përfunduar ajo.

Teksa LDK dhe LV ende nuk kanë arritur që të merren vesh për koalicionin, tashmë kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Vetëvendosje ende nuk ka dorëzuar propozimin për mandatarin, derisa për këtë temë, presidenca ka njoftuar se do të drejtohen për interpretim në Gjykatë Kushtetuese.

Rrëfimi i hoxhës që varrosi 45 viktimat e Masakrës së Reçakut

Imami Isa Tërshani nga Shtimja tregon përjetimet për varrimin e 45 civilëve që u masakruan nga forcat serbe në Reçak.Këtu prehen trupat e 45 civilëve, që pamëshirshëm u masakruan nga ushtria serbe më 15 janar 1999.

Para se të pushkatoheshin, këta banorë të fshatit Reçak të Shtimes u masakruan e u torturuan.

Jo vetëm vdekja e tyre ishte e rëndë.

Edhe pas vdekjes, të gjallët e Reçakut pos dhimbjes u përballën me një sfidë tjetër.

Pati shumë presione nga regjimi serb edhe për ceremoninë e varrimit të të vrarëve.

Më shumë se dy dekada më pas, hoxhë Isa Tërshani nga Shtimja tregon përjetimet e 15 janarit dhe të ditëve në vijim.

Policët serbë, sipas Tërshanit kërkonin që 45 të vrarët të varrosen në tre lokacione të ndryshme.

Përfundimisht, pas afër një muaji nisi edhe hapja e varreve për të rënët.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime, hoxhë Isa Tërshani përshkruan zhvillimin e gjithë ceremonisë mortore.

Maskra e Reçakut mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të gjenocidit që shteti serb kreu në Kosovës gjatë luftës së fundit.

21-vjetori i themelimit të Brigades 136 “Rugova “! – Nga Tahir Cukaj (video)

Një e vertetë historike dhe heroike, Rugova, si çdo Krahinë e Kosovës, rreshtohet në linjën e drejtçlirimit të Kosovës duke respektuar hierarkinë shtetrore dhe duke qendruar në ballë të stuhive dhe sakrificave!

Po në ketë ditë Janari rugovasit se bashku me Komandantin e Shtabit Rajonal Rugova z.Smajl Hajdaraj (i cili funksiononte qe nga Muaji Korrik) respektojnë vendimet dhe qendrimet institucionale të shtetit të Kosovës duke mirëpritur emrimin e Komandantit të Brigadës 136 “Rugova” zotin Florim Qela!

Kosova në luftë dhe në flakëzjarri , vrasje dhe debime të popullates nga shtepit e veta, dhunime e masakrime të njëpasnjëshme bëri që populli ta merr pushkën për ti dalur zot vetvetës!

Edhe Rugova ishte ajo që në kohë krize u gjet krah njeri tjetrit për ta liftuar të keqen dhe armiqet e ketij vendi!

Smajl Hajdaraj, si një burrë i urtive të një intelektuali dhe veprimtari politik, mori guximin dhe besimin e popullit që të jetë në ballë lufte dhe krize!

Duke e ndier përgjegjsinë dhe pasojat e pa prituar qe mund ndodhin ne kriza lufte, bëri që në rendin e parë ta kemi mirkuptimin dhe kordinimin e popullit dhe në rast nevoje edhe tê sakrifikohet!

14-Janari – i vitit 1999 rugovasit i gjen të bashkuar dhe si perfaqësues ushtarak dhe politik Smajl Hajdaraj benë thirrje dhe merr përgjegjsi për unitet duke e mbeshtetur Florim Qelen për Komandant Brigade , si dhe duke respektuar vendimet e Ministrisë se Mbrojtjes që ishte nen udhëheqjen e Ministrit Halil Bicaj!

Një qendrim i tillë beri që Rugova eshtë Krahinë burrash dhe trimash , dhe në kohë krizash e mospajtimesh din të merr edhe vendime të menqura për të miren e popullit!

Për hir të se vertetes dhe maturisë se pa shoqe që deshmoj në kohë lufte dhe paqe z. Smajl Hajdaraj obligohem që ti falem vepres dhe kontributit të tij të pa shoq prej një miku dhe bashkëluftetari të sinqertë!

Duke pritur se një ditë do të dekorohet dhe shperblehet nga institucionet e larata shtetrore në befasi në hyrje të baneses se tij shkrepin rafale plumbash mbi trupin e tij duke i marrë jeten në menyren më të poshter nga dora e kriminelit që tani e 18 vite nuk eshtë i zbular rasti e familja e tij jeton në ankth dhe nê humbje shprese! Respekt dhe nder mundit dhe sakrificës se Komandantit dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Smajl Hajdaraj!

 

Ndryshimet duket së ishin iluzion në kokat tona?! Nga Skënder MULLIQI

Institucionet dhe rrugët tona u udhëhoqën nga primitivet partiak , të cilët na rrahen më kamgjik sa herë që deshtën.E më kamgjik dihet kush rrahët!Të padegjueshmit u ndëshkuan si në kohën e inkuzicionit!Dy janë vertikalët që e rrënojnë shtetin, mediet dhe kuvendet.Korrupcioni është elementarja e rrënimit të jetës publike dhe të jetës parlamentare. Pak kush mbeti i kursyer.Kurrë nuk u shkëputem nga rrenat dhe dallavëret, të cilat i mobilizuan më aq zell pushtetet.Këto u bënë tashmë shumë të gerditshme.

Këto politika pa asnjë ndryshim pozitiv, na kan pru gjendjen gadi pa rrugëdalje. Kjo është apsurde për shekullin 21.Sikur po ja mbyllim rrugën të gjitha alternativave! Po na rrënohet shteti edhe ashtu i brisht para syve tanë, dhe askush nuk po e merre guximin, që këtij orteku ti dalë përpara.Sikur po dëshirojmë që sa më parë të mbytemi diku…?!është e quditshme së si po i gëlltisim të gjitha këto të keqija me xhemba , sikur të ishin pija më e lezetashme!Deri sa këta njerëz ti mbajnë vendet kyqe në pushtet, nuk do të kemi tjera politika, nuk do të kemi asnjë ndryshim për së mbari.Do të vazhdon agonia jonë, së bashku më agoninë e shtetit tonë.Po na mbajmë kurse anticivilizuese dhe antievropiane?!

Ku atëherë më pasë shtet stabil dhe me demokraci stabile.E kemi pranuar logjikën e sundimit si të robit! Jemi nënshtruar para këtyre regjimeve gjysëm totalitare?! Nuk kemi politike unike të mbrendshme dhe as të jashtme.Sikur po vdesim ngadalë edhe biologjikisht, duke u gjuajtuar në përiferi, jo vëtem nga këto regjime, por edhe nga mos aftësitë tona , që gjërat ti marrim vet në dorë. Pushtetet në demokracinë parlamentare ndërrohen më zgjedhje.Ne, këtë së bëmë në mënyrën e duhur. Zgjedhjet u treguan të kobshme për politikën dhe shoqërinë, së mbeten në pushtet, ata që nuk e merituan votën pas herës së parë . Mediet mbetën të ndara kurse parlamentet të demoluara, jo në kuptimin fizik. Kjo klasë politike nuk pati ide , as vullnet për të dhënë propozime të reja. Nuk kan ide së janë më logjikë retrograde, lakimitare për pushtet dhe për para, e asgjë më tepër?!Fort besuam së ndryshimet erdhen edhe pse më vonesë .

Ky ndryshim duket së ishte iluzion në kokat tona. LVV dhe LDK, na zhgënjyen më veprimet e veta të pamatura.E hudhen si leckë votën e lirë, sikur të mos ekzistonte fare! Harruan së vota ju dha për ndryshime , jo për të bërë tallje më te!Kjo është e rëndë për qytetarët tashmë të lodhur nga politikat e mbrapshta, dhe nga gjendja e keqe ekonomike -sociale… Tek e fundit çka po na duhet Qeveria? kur ska kush e drejton , dhe ska kush të punon ndershemrisht?! Një shtet i vogël si Kosova, mund të ekziston më mirë edhe fare pa Qeveri…!!!

Pas deklaratës së Mustafës, reagon VV: Jemi për koalicion me LDK-në, por s’ka garanci se do të ndodhë

Ndonëse kanë kaluar 3 muaj nga zgjedhjet e parakohshme, ende nuk kemi një marrëveshje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Pas takimit që Kurti pati me Isa Mustafën, ka reaguar dhe anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit tha se ende nuk ka garanci që do të ndodhë koalicioni me LDK-në.

“Ne jemi shumë të interesuar të kemi koalicion me LDK-në. Do te punojmë shumë në këtë drejtim por nuk kemi garanci se kjo do të ndodhë. Garancia është vetëm përkushtimi jonë për jetësimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Haxhiu, për Telegrafin.
Ajo ka shtuar se i kanë bërë propozim LDK-së. “Siç kemi thënë publikisht, ne i kemi bërë propozim LDK-së, presim mbledhjen e Këshillit Drejtues për propozimin tonë , siç kanë thënë”, u shpreh Haxhiu.

E pyetur se a do të ketë gjatë kësaj jave takim të Kurtit dhe Mustafës, Haxhiu nuk ka dhënë përgjigje.

William Walker: Vuçiçi është si Millosheviçi, ai e di që masakra në Reçak ka ndodhur

Ish-ambasadori i OSBE-së, Wiliam Walker i është përgjigjur sot në një intervistë për Televizionin T7, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që deklaroi se Walker kishte inskenuar masakrën e Reçakut, raporton Gazeta Express.

Walker që në Kosovë po qëndron për 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka kërkuar që presidenti serb të zgjohet, duke thënë se ai e di të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës .

“Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme, se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviq. Por, 21 vjet pas, presidenti i Serbisë ende të flasë ashtu… ai e di të vërtetën që ndodhi Recak. Besoj se ishte ministër i informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviqit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviqit”, thotë Walker.

I njëjti tutje, ka ironizuar me Vuçiqin, duke e krahasuar atë me njerëzit që besojnë se toka është e rrafshët.

“Ka njerëz në këtë botë, që përkundër të gjitha provave apo shkencës, besojnë që toka është e rrafshët. Ne ishim në Hënë dhe pastaj filluan të dyshojnë se ne kemi shkuar atje. Ky për mua është Vuciq. Ai beson në tokë të rrafshët, apo që ne nuk kemi shkuar në Hënë, apo që masakra e Recakut asnjëherë nuk ka ndodhur. Por jam i sigurt që ai e din që masakra ka ndodhur. Ai ishte pjesë e komandës. Ai mund të me quajë si të dojë. Mund ti thotë mbështetësve të tij se jam mashtrues global, se jam gënjeshtar dhe gjithçka cka më ka thënë. Ai ka gjëra më të mira për të bërë në jetën e tij 21 vite pas asaj që ishte një akt makabër nga forcat Serbe”, ka deklaruar ai.

LVV nuk propozon mandatarin, pret vazhdimin e negociatave me LDK-në

Luljeta Krasniqi – Veseli

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos bëjë presion në lidhje me caktimin e mandatarit për postin e kryeministrit.

Reagimi i Kurtit vjen katër ditë pasi Thaçi i dërgoi një letër atij dhe Lëvizjes Vetëvendosje përmes së cilës kërkoi që të caktojnë mandatarin për kryeministrin e ardhshëm.

“Kushtetuta e Kosovës nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në procesin e caktimit të mandatarit apo edhe të garantimit të një shumice parlamentare për zgjedhjen e qeverisë në kuvend. Ju lusim që të mos bëni vlerësime politike dhe presion përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të qeverisë”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar presidentit Thaçi.

Kurti ka theksuar se LVV dhe LDK janë në fazën e finalizimit të marrëveshjes.

Lëvizjes Vetëvendosje i mbetet të ndërmarrë nismën e radhës për takimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës në kuadër të negociatave për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Një gjë të tillë e thonë zyrtarët e LDK-së, sipas të cilëve, është në duart e Vetëvendosjes të thërrasin takimin për vazhdimin e negociatave.

Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se në vazhdimësi janë duke ofruar propozime për të ardhur deri te zgjidhja.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, tha për Radion Evropa e Lirë se presin që sa më parë të arrihet një marrëveshje për kolacionin qeverisës me LDK-në.

“Unë besoj që LVV do të ndërmarrë të gjitha veprimet që i ka në dispozicion në mënyrë që sa më parë të kemi një zgjidhje. Vazhdimisht kemi dhënë propozime të ndryshme për LDK-në dhe shpresoj të arrihet sa më parë marrëveshja dhe të vazhdohet në funksionalizimin e plotë të institucioneve të vendit.

Në anën tjetër, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës thonë se edhe LDK është e interesuar që sa më shpejt të themelohen institucionet e reja.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në takimin e fundit, LDK ka dhënë ofertën për bashkëqeverisje dhe sipas tij, ‘është në dorën e LVV-së të gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja’.

“Takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, tha Hoti.

Ai ka shtuar se në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019.

“Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet është e pranueshme për LDK-në dhe siguron stabilitet për Qeverinë për të kryer mandatin e plotë, që është tepër e nevojshme për të kryer reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik e social dhe integrim evropian”, thotë Hoti.

Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, por ende nuk është krijuar qeveria e re. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Negociatat ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, po shihen si proces në dy faza. Ato para dhe pas konstituimit të Kuvendit. Që nga 26 dhjetori kur është konstituuar Kuvendit dhe kur deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ishte zgjedhur kryetari i këtij institucioni, Lidhja Demokratike ka kërkuar që procesi të rifillonte nga faza e parë, pasi që për këtë subjekt politik, edhe pozita e kryetarit të Kuvendit ishte pjesë e negociatave.

Rikthimi i procesit të negociatave në pikën zero, siç po kërkohet nga LDK-ja, nënkupton negocimin e sërishëm për postin e kryetarit të Kuvendit, çka deri më tani, nga Vetëvendosje nuk është parë si opsion.

Të dy partitë, kishin një pajtim që nga fillimi që pozita e kryeministrit t’i takonte Vetëvendosjes, dhe liderit të saj, Albin Kurti. Kurse si balans, është kërkuar nga LDK-ja që në marrëveshjen eventuale për qeverinë, Vetëvendosje të pajtohet se do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për presidentin e ardhshëm të Kosovës, i cili do të zgjidhet nga Kuvendi më 2021.

Bazuar në një video mesazh të Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, përveç postit të kryeministrit preferon t’i ketë edhe një post zëvendëskryeministri, dhe pesë ministri. Kurse për Lidhjen Demokratike, sipas këtij projeksioni të Vetëvendosjes, mbetet posti i zëvendëskryeministrit të parë dhe pesë ministri. Dy ministri, ndërkaq, u janë lënë komuniteteve pakicë.

Një javë më parë është zhvilluar takimi i parë ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por aty nuk është nominuar mandatari për pozitën e kryeministrit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të evituar vonesat rreth formimit të qeverisë së re javën e kaluar i ka kërkuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, emrin e mandatarit për postin e kryeministrit.

Ambasadat e vendeve perëndimore në Kosovë në vazhdimësi kanë bërë thirrje për formimin e institucioneve të reja.

Njohës të zhvillimeve politike kanë thënë se vendi rrezikon krizë institucionale në rast se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vonojnë edhe më shumë për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Vonesa në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka bërë që vendi të hyjë në vitin 2020 pa buxhet të miratuar.

Ligji për ndarjet buxhetore i vitit të kaluar fiskal, sipas procedurave ligjore mund të vazhdojë të zbatohet vetëm për tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal.

Në rast se deri në fund të muajit mars nuk kemi një Ligj të ri për ndarje buxhetore të këtij viti, atëherë nënkupton që asnjë organizatë buxhetore nuk mund të bëjë shpenzime dhe nënkupton që institucionet publike nuk mund të kryejnë asnjë funksion.

Vëllai tjetër i Haki Imerit akuza të rënda ndaj Presidentit: Me ty Hashim Thaçi shihemi në Gjykatë Speciale

Faik Imeri, vëllai i Haki Imerit, i vrarë pasluftës në rrethana të pasqaruara, përmes një letre bombë, e paralajmëron Presidentin Thaçi se shumë shpejt do të shihen në Gjykatën Speciale për vrasjen e vëllait të tij. Faiku, përndryshe, thotë se me Thaçin kanë qenë në një klasë, kurse kujdestar e kishin Haki Imerin tashmë të ndjerë.

Shkruan në vetën e parë Faik Imeri, më poshtë shkrimi i plotë:

Prej vitit 1998 e gjer më sot Presidenti Hashim Thaçi ka ndërtuar skenarë të larmishëm kundër familjes sonë si: shantazhe, dhunë, kidnapime dhe të cilat i përmbylli me vrasjen e vëllait Hakiut në vitin 1999.

Në vitet e fundit ka kaluar edhe në ryshfet, joshje, nxitje të përçarjes së familjes, nxitje për vrasje të pajustifikuara ndaj autorëve të shpallur të dyshimtë nga ai vetë, informacione të rrejshme për autorësinë e vrasjes, të orientuara ndaj kundërshtarëve të tij politik apo edhe të një natyre tjetër. Të gjitha këto i ka bërë dhe po i bën duke shpërdorur dhe abuzuar me detyrat dhe obligimet kushtetuese si president.

Të gjitha këto akuza dhe dyshime të parashtruara më lart dhe në vijim nga ne janë të dokumentuara në aspektin kronologjik, pra në hapësirë dhe kohë.

Kemi pas shumë arsye edhe mundësi t’ia kthejmë ndoshta me të njëjtën masë, por në vend të reagimit sipas traditës zakonore shqiptare, jemi pajtuar për zgjidhje sipas modelit kulturor perëndimor, pra e kemi lënë që këtë terror ta zbardhë drejtësia.

Fillimisht kemi pritur nga institucionet e UNMIK-ut, pastaj nga Institucionet e Përkohshme Administrative të Kosovës (IPVQ-të), me pavarësimin e Kosovës shpresonim tek institucionet shtetërore, dhe me vendosjen e Misionit Mbikëqyrës të BE-së, EULEX-it, dhe sot apo tashmë sa vite besojmë tek Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Pra, shpresojmë dhe besojmë se më në fund historia do t’ia çjerrë maskën personalitetit më paradoksal dhe më hipokrit në historinë shqiptare.

T’i kthehemi rrëfimit të ngjarjes sonë tragjike, informacioneve dhe zbulimit të informacioneve që kemi arritur ne për rastet e familjarëve tanë dhe viktimave tjera të dhunës dhe krimit politik.

Historia e krimit

1.

Ishte diku fillimi i Pranverës së vitit 1999. Gjendesha në Lindjen e Mesme, kur e mora lajmin se është arrestuar vëllai im Imer Imeri, në Shqipëri.

Nuk mund ta besoja sepse as nuk mund të arrija ta kuptoja pse mund të arrestohej vëllai im në shtetin amë, si e quanim ne Shqipërinë. Një lajm i këtillë në kohën kur ballafaqoheshim me njëmijë telashe të tjera të shkaktuara nga një regjim kriminal dhe një okupator i egër si Serbia e Millosheviçit, më vinte shumë ters, ishte e pakuptueshme, e pashpjegueshme, anakroni e paimagjinueshme.

Pas këtij lajmi gati kobzi, pranveror e ndërpreva vizitën në lindjen e mesme dhe kontaktova me zyrën e qeverisë në ekzil të Bujar Bukoshit në Bon në Gjermani. Më thanë eja këtu dhe flasim. Ishte fillim maji i vitit 1999, kur arrita në zyrën e qeverisë Bukoshi.

Bisedova me disa aty dhe njëri nga ata më tha, “tash arrestimet në Shqipëri janë shpeshtuar dhe ka filluar “gjahu i shtrigave” kundër njerëzve që mbështesin akoma LDK-në dhe Dr.Rugovën. E pyeta atë personin gjerë e gjatë rreth këtyre problemeve, që për mua ishin absurde. Personi që më shpjegoi për këto dukuri negative asokohe, ishte një zyrtar i LDK-së nga Vjena dhe ndodhej për momentin në zyrën e Qeverisë së Kosovës në ekzil të Bujar Bukoshit.

Tash ai është njëri ndër anëtarët e kryesisë së PDK-së. Ky më rrëfeu se edhe Fehmi Aganin dhe Bajram Kelmendin i kanë vrarë këta… Unë nuk e kuptoja kur më thoshte se këta e kanë vra këtë njeri, këta e kanë plagosë atë njeri, këta kanë kidnapuar e arrestuar atë e këtë, etj. E pyeta se kush janë ata që po i bëjnë këto gjëra të tmerrshme? Më tha prerazi, këta janë Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti.

Hashim Thaçin e njihja, për Xhavit Halitin kisha dëgjuar se ishte një aktivist i lëvizjes shqiptare kundër Jugosllavisë, ndërsa për Azem Sylen nuk kisha dëgjuar kurrë më parë. E dëgjova të gjithë narracionin e tij me vëmendje. U trishtova dhe nuk doja ta besoja ende.

E hulumtova rastin e kidnapimit të vëllait në detaje. I identifikuam ata që ishin pjesë edhe e urdhërdhënies edhe e organizimit operativ.

U befasova për të keq kur kuptova se Hashim Thaçi është urdhërdhënësi në këtë rast dhe në raste të tjera… Me zotin Thaçi njiheshim qëmoti. Ai na njihte si familje që të gjithëve. Kishim qenë nxënës në të njëjtën shkollë, ishim madje edhe në të njëjtën klasë për një kohë të gjatë. E kishim edhe kujdestar klase vëllain tim Haki Imerin, ndjesë pastë.

Nuk mund të gjeja as arsye, as argumente, dhe asnjë kujtim të keq, që mund të motivonte një veprim aq bizar dhe kriminal, aq më tepër se mund të ndodhte ndaj vëllait tim, dhe atë në Shqipëri, madje nga persona që veten e quanin “çlirimtar”. Pasi e hetuam dhe gjurmuam rastin na duhej një njeri që të ndërmjetësonte, dhe e menduam si personin më të duhur Rifat Jasharin, vëllai i dy heronjve të luftës, Hamëz dhe Adem Jasharit, ky i cilësuar edhe sot si komandant i UÇK-së, sakrifica e të cilëve me familje u kthye në kult propagande të njerëzve të përmendur më sipër, që tashmë njiheshin si anëtar të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Rifati ishte edhe bashkëpunëtor dhe shok i Imerit. Në organizimet e shqiptarëve për të drejtat dhe liritë e tyre politike kundër Jugosllavisë kishin bashkëpunuar një kohë të gjatë në Gjermani, si anëtar të LPK-së, aso kohe kur akoma nuk ekzistonte LDK-ja. Njiheshin dhe njiheshim me familjen e komandantit të UÇK-së Adem Jasharit, që nga vitet e ‘80-ta, këtë lidhje e kishte ndërtuar vëllai i jonë Imer Imeri në Gjermani sa punonte si ‘gastarbeiter’. Edhe vinin te ne në familje, edhe ne shkonim te ata në Prekaz, për shkak se ishin shokë vëllezërit tanë, të gjithë ishim shokë e dashamirë sipas traditës së mbarë shqiptare.

Prandaj kur merrej parasysh kjo lidhje e gjatë shoqërore vendosëm që baca Rifat të ndërmjetësonte për lirimin e vëllait tonë, i cili ishte kidnapuar në Shqipëri, nga njerëz ose grupe që nuk kishin kompetenca legale të kryenin arrestime (kidnapime), pasi arrestimet në Shqipëri sipas ligjeve dhe Kushtetutës shqiptare mund t’i bënin vetëm autoritetet ligjore shqiptare, nëse dikush i shkelte ligjet e shtetit.

Një shtet paralel nuk besoja që mund të ekzistonte në Shqipëri, por ekzistencën e tij e kuptuam më vonë. Kontaktuam Rifat Jasharin, i shpreha ngushëllime për tragjedinë dhe heroizmin familjar të dëshmuar në mënyrë kolektive, dhe i thashë se ishte e padëgjuar dhe e paparë gjer më tani që dikush të ishte sakrifikuar në atë mënyrë me tërë familje për liri të vendit. Shembull tipik heroik me nuanca hyjnore.

Rifat Jashari na tha, “po kam dëgjuar që e kanë arrestuar Imerin në Shqipëri”. Një veprimtar të çështjes kombëtare ta arrestonin ishte e papranueshme dhe e panevojshme. Fjalët tjera të Rifat Jasharit po i parafrazojë: “Kur unë dhe Imeri kemi organizuar demonstrata kundër Jugosllavisë komuniste në Perëndim, këta që sot po arrestojnë shqiptarë nuk ishin askund. Po këta nuk ia donë të mirën luftës sonë, as Kosovës bre bacë”. Kështu mu shpreh Rifat Jashari.

Më premtoi se do të merrte masa sa më shpejt që të ishte e mundur. Pas 4 ditëve e thirra përsëri dhe ma konfirmoi edhe njëherë se Imerin e kishin arrestuar, por tani më tregoi se atë e kishin arrestuar me urdhër të Hashim Thaçit… Për të tjera gjëra nuk do të flasë në këtë pjesë të kujtimit të luftës.

I shpreha falënderim Rifat Jasharit për kujdesin që kishte bërë që Imeri të lirohej edhe pse komanda supreme e drejtuar nga Hashim Thaçi nuk e kishte liruar. Përpjekjet e mia që të bëja diçka më shumë në atë drejtim kishin stagnuar. Kosova po digjej flakë.

Nipi im Kastrioti, djali i vëllait tim, Hakiut, kishte qëndruar gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë. Kujdesi i tij për gjyshin Tahir dhe babain e tij Hakiun është heroizëm i pashoq kur e kujtojë edhe sot se çfarë ka bërë ai djalë, kur dihen rrethanat e kërcënimit të dyfishtë të cilat i ka sfiduar.

Anëtarët tjerë të familjes ishin pjesë e një eksodi në esencë biblik, që po e përjetonte populli shqiptar i pambrojtur nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe të regjimit të Milosheviçit. Eksodi masiv me pamje trishtuese dhe tregime nga më rrëqethëset të të mbijetuarve nga përndjekja e okupatorit serb, bëhej edhe më tronditës për ne. Përballë këtyre sjelljeve gjenocidale serbe, ata që po thirreshin si atdhetarë dhe luftëtarë të lirisë, po i vazhdonin ato që i kishin nisur, keqtrajtimet, persekutimet dhe ekzekutimet e shqiptarëve të njohur për atdhetari dhe si njerëz që e mbështesnin me devotshmëri Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugovën.

Institucionet shtetërore, si udhëheqësi kryesor i tyre që ishte Rugova, kishin krijuar struktura ushtarake të mirëfillta, dhe që vërtetë kishte raste që i kishin tronditur forcat serbe si në Betejën e Loxhës, dhe veçmas në Luftën e Koshares. Disa nga udhëheqësit e këtyre strukturave nuk kishin pasur fat aspak më të mirë se dy vëllezërit e mi, Imeri në luftë, dhe Hakiu pas lufte.

Ata që po e udhëhiqnin këtë luftë të përndjekjes së atdhetarëve të devotshëm mund të ishin gjithçka tjetër, por jo UÇK. As çlirimtar. Këtë e dëshmuan për dy dekada. Vazhduan me të njëjtën metodë pune, eliminimin e kundërshtarëve politik edhe pas lufte.

Një përndjekje e tillë ka ndodhur me vite. Të gjithë jemi dëshmitar të kësaj golgote famëkeqe që ka marrë jetëra njerëzish vetëm pse mendonin ndryshe.

Informacionet kredibile perëndimore, të publikuara, por edhe ato që do të merren vesh më vonë, gjatë gjykimeve nga Gjykata speciale pritet t’i konfirmojnë këto, se edhe pas luftës ishte i njëjti grup që organizonte vrasje duke përdorur skuadra vrasjesh, të cilat kryenin aksione kriminale, që përmbylleshin me kidnapime dhe ekzekutime njerëzish në stilin mafioz.

Lirimi i Imerit dhe zhdukja e menjëhershme

Informacionet që vinin nga terreni na treguan se Imeri ishte liruar. U gëzova pa masë. Por, fatkeqësisht doli se ishte një gëzim i shkurtër. Pastaj u informuam se ai ishte zhdukur. Nuk na vinin më lajme nga terreni për vendndodhjen e tij. E kuptuam më vonë se e kishin “internuar” në Prizren në një kamp të burgosurish së bashku me disa persona të tjerë me të vetmin qëllim ekzekutimin. Deklaratat e mëvonshme nga dëshmitarët e gjallë na konfirmuan dyshimet që kishim në lidhje me internimin.

Fatbardhësisht erdhi liria, me ardhjen e saj edhe vëllai Imer Imeri u lirua dhe gjithë personat tjerë që ishin aty, fal ndërhyrjes së KFOR-it gjerman.

Filluam të merrnim frymë të lehtësuar. Menduam se më në fund mori fund saga e dhunës ndaj familjes sonë. Kosova ishte e lirë!

Imeri iu bashkua familjes në një vatër të djegur nga forcat e regjimit të Milosheviçit. Filluam të gjallërojmë. Erdhi vjeshta dhe ishim duke u përgatitur për zgjedhjet nacionale, kur një tragjedi shumëfishë më e madhe po trokiste befas në derën tonë!

Kidnapimi dhe ekzekutimi i Hakiut

Me datën 2 nëntor 1999 u kidnapua dhe u vra mësuesi dhe kujdestari im dhe i Hashim Thaçit, Haki Imeri, vëllai i autorit të këtyre rreshtave. E pabesueshme, por e vërtetë. Tragjeditë të shkaktuara në familjen tonë, i ka bërë faktori njeri dhe ai është i njohur për ne dhe ne po kërkojmë drejtësi tashmë gati qe një çerekshekull. Protagonistit të këtyre mundimeve dhe vrasjeve, do t’ia çjerrë maskën e ardhmja e afërt. Golgota e vuajtjeve dhe persekutimeve ndaj nesh ndodhi vetëm pse ne ishim dhe mbetëm pjesë e lëvizjes për liri dhe pavarësi të prirë nga Ibrahim Rugova.

2.

Kush është Hashim Thaçi?

Një personalitet që i han kokën edhe shokut edhe mikut

Lufta e lansuar dhe e organizuar nga Hashim Thaçi është me tipare klasike udëbë-eske, e cila do të ndriçohet dhe qytetarët do të jenë dëshmitar për dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës dhe shqiptarëve në 22 vitet e fundit. Motivi i tij për pushtet e shpërfaqi një personalitet që ia han kryet edhe shokut e mikut, edhe bashkëpunëtorit, vetëm e vetëm për t’i realizuar ambiciet e tij toksike (helmuese).

Motivi i veprimeve të tij nga këndvështrimi i një njeriu që e presin aktakuza të bujshme është i kuptueshëm, pasi tenton t’u shpëtojë akuzave për krime të rënda, vrasje, rrëmbim, keqtrajtim…, por i patolerueshëm për drejtësinë, viktimat, familjarët… sistemin demokratik. Pra, për të arritur te pafajësia, e hamendësuar, Thaçi shpreson që pista e akuzave të jetë e drejtuar përtej tij, tek dikush tjetër dhe jo në drejtimin e duhur ose të saktë.

Sjelljet e tij antinjerëzore i kemi përjetuar dhe po i përjetojmë akoma ne si familje, fatkeqësisht që Kosova ecën në tehun e shpatës dhe të pasigurisë për shkak të skenarëve dhe apetiteve të një njeriu që inspirimet dhe financimet për përçarje i ka ushqim jetese.

Ditën e nis me frazën “gjuaje gurin e fshehe dorën”. Këtë taktikë e ka ushtruar për dy dekada, ka shembuj të shumtë që e provojnë këtë rrëfim. Fatkeqësisht i ka funksionuar për mrekulli për më shumë se 22 vite. Viktimat kanë qenë të ndryshme, duke filluar prej bashkëpunëtorëve të tij e gjer te rivalët politik, e tani në ciklin e ri jetësor ose thënë ndryshe në, “Epokën e Gjykatës speciale”, po duket përsëri se ka lansuar metodat e zejes së tij me agresivitet publik dhe klandestin.

E ka pasion joshjen, intrigën dhe hipokrizinë dhe shumë vese të tjera që e kanë shndërruar në karikaturë të mjerë kriminale. E ka kthyer shtetin në paçavure duke shpërdorur edhe kompetencat ceremoniale, duke zbrazur burgjet (nëpërmjet amnistimit) me një qëllim të vetëm, që të rrënojë shtyllën kryesore të shtetit – sistemin e drejtësisë, dhe t’i krijojë vetes favore për tu mbështetur nga krimi, dhe për këtë përfitim e ka vënë veten në plotëni në shërbim të ligësisë. ‘Ritet’ e takimeve të tij zyrtare i përdor kudo dhe kurdo që atij i nevojiten, për interesa personale, klanore dhe partiake.

Meqë, postin e fituar e ka grabitur në saje të një kompromisi të dhimbshëm, kompromis që në rrafshin nacional dhe juridik, Kosovës mund t’i kushtojë me ndarje.

Për ta realizuar këtë kompromis, e theu mirëbesimin – marrëveshjen e bashkëqeverisjes, dhe atë kompromis e shndërroi në instrument për të goditur partnerin e vet, në këtë rast Isa Mustafën (që i kishte ofruar pajtim me kompromiset e Thaçit) dhe LDK-në. Sjellje që është në natyrën e tij.

Lojaliteti i tij ndaj shtetit është shkelja e ligjit në të gjitha format, d.m.th. Presidenti është luajal vetëm ndaj nëntokës me të cilën është në simbiozë dhe nëpërmjet së cilës e drejton shtetin.

Skenari i Thaçit për shpërbërjen e shtetit

Në këto katër vitet e fundit e ka çuar shtetin dhe institucionet e tij në qorrsokak këtë po e pohojnë zyrtar të lartë të SHBA-së në Kosovë, dhe po ashtu zyrtarë të BE-së. Kjo çoroditje e ka kap shtetin nga lart-poshtë dhe anasjelltas, kuptohet se edhe odën, dikur institucion i kuvendimit popullor shqiptar, po e përdor si mjet ekzistence… Ekzistojnë argumente sa të duash se shteti është i kapur nga një njeri.

Presidenti zhvillon një PROXY ËAR në disa fronte. Meqenëse institucionet e Kosovës janë në fazën finale të agonisë, sepse sindromi i kapjes së shtetit është shtylla kyçe e shpërbërjes së shtetit dhe nga ky kënd benificionet personale ia atribuon vetes, ithtarëve që i josh me të mira materiale, atyre që verbërisht i besojnë, po që më në fund ky besim do t’ju sjellë bumerang.

Këtë betejë të zhbërjes së shtetit e filloi me qellim te shberjes se Gjykates Speciale

Qëllimi – shpërbërja e Gjykatës speciale

Një betejë tjetër është duke e zhvilluar që nga data 5 tetor 2017 kundër Gjykatës Speciale. Këtë e bëri jo vetëm publike, por kjo tendencë u thye nga SHBA-të, kur tentoi ta përdorte parlamentin e Kosovës për shpërbërjen e saj. Jo se mund ta shpërbënte Gjykatën Speciale, por tentativa e tij zbuloi dëshirën e tij, pasi u alarmua me vonesë se Gjykata Speciale është armiku i tij final dhe i pakapërcyeshëm.

Që prej atij momenti i ka shërbyer shpërbërjes së saj në të gjitha rrafshet duke bërë luftë speciale dhe psikologjike kundër dëshmitarëve, duke përdorë paranë për të shantazhuar e blerë dëshmitarët, pastaj duke sajuar situata e armiq ndaj dëshmitarëve, familjeve të viktimave etj, por që këta një ditë do t’ia çjerrin maskën prej psikopati.

Me gjithë përpjekjet titanike që të ushtrojë ndikim ose të ketë qasje në Gjykatë speciale, ai deri më tani ka dështuar. Qasja e tij ndaj kësaj kauze është e kuptueshme. Por, beteja në këtë drejtim nuk fitohet në asnjë mënyrë pa e thënë drejtësia fjalën e vet.

Drejtësia do ta sjellë Hashim Thaçin në bankën e të akuzuarve. Unë autori i këtyre rreshtave do të ballafaqohem me të jo për krimet e luftës, por për të gjithë skenarët e persekutimit që i ka ndërtuar kundër nesh si familje, dhe familjeve të viktimave të vrasjeve politike, për më shumë se 20 vite.

Skenarët për ekzekutime dhe zhdukje dëshmitarësh

Nga pozicioni i Presidentit shfrytëzon gjithë potencialin politik dhe ekonomik për të sajuar më tutje drama me skenarë, që i shkojnë teatrit e jo politikës, në të cilin ai loz protagonistin e mjerë, me qëllim të krijimit të një situate të re, në favor të tij.

Rrjedha e ngjarjeve kronologjike duket të jetë natyrore dhe Presidenti as nuk do të ketë ndikim, as nuk mund të shkëputet nga situatat që do të pasojnë në këtë vit. Por, do të ishte njerëzore që në rrugëtim e sipër të mos targetojë më dhe të mos shkaktojë viktima në familjet tona sepse mjaft ka punuar në këtë drejtim.

Makina e tij është duke udhëtuar drejt gërmadhës, shpresojmë që historia të ketë mëshirë për ndonjë etapë të jetës së tij, edhe pse vështirë të gjendet ndonjë fragment i tillë në udhëtimin e tij politik -klandestin.

Frika nga aktakuzat e mundshme e kanë përdhos integritetin e tij nëse ndonjëherë ka pas. Si mësues i revolucionit dhe propagandës prodhoi persekutime, dhunë e vrasje politike, këtë e dëshmojnë tashmë shumë shokë të tij, edhe publikisht edhe pas perdeve. Besoni se Dita po vjen, dhe ballafaqimi me të kaluarën dhe të sotmen e tij është i pashmangshëm.

Lufta klandestine e tij kundër familjeve të viktimave të vrasjeve politike është përshkallëzuar në një magnitudë të frikshme.

Ka informacione valide se Presidenti Thaçi ka autorizuar persona për blerje dëshmitarësh, për goditje të prokurorëve të Gjykatës Speciale, për vrasje të kundërshtarëve politik nëse ka, gjatë procesit që gjykata speciale e fillon funksionimin.

Nëse analizojmë thjesht aktivitetin e tij të tanishëm klandestin jep për të kuptuar se shqetësimi i tij i papërmbajtur buron nga vendime, të cilat nuk i ka peshuar dhe i ka shndërruar në veprime me pasoja, të cilat po i përjetojmë sot e do t’i përjetojmë edhe nesër… kemi dronë!

Kërcënimet nga skenarët e Thaçit

Sipas informacioneve të besuara mësojmë se persona të afërt me Presidentin Thaçi, të autorizuar, kanë marrë përsipër një tjetër aktivitet bizar dhe kriminal, në kundërshtim me rrjedhat dhe proceset e Gjykatës Speciale. Pritet e vërteta ta marrë dhenë. Jemi të vetëdijshëm se realiteti do ta nxjerr lakuriq Presidentin tonë të “dashur”. Provat janë në rrugëtim e sipër.

Janarin e vitit të kaluar i janë vënë themelet këtij komploti të ri kundër gjykatës speciale, dhe ky komplot është hartuar direkt nga Hashim Thaçi.

INFORMACIONET FLASIN se personat e involvuar janë duke zhvilluar aktivitet klandestin financiar për arsye tashmë të njohura. Vendndodhja e këtij operacioni është në Vjenë, Baden Baden dhe Bruksel. Dëshmitarët janë të gjallë dhe nënshkrimet e tyre janë dëshmia më e mirë sesi e përndjek drejtësinë Presidenti nëpërmjet rrugëve gjarpërore klandestine.

A është kjo ndërhyrje shkelje flagrante ligjore dhe kushtetuese apo kategori tjetër me sens kriminal, mbetet të shihet në të ardhmen, se si do t’i atribuohen këtyre krimeve disa politikanë, madje edhe intelektualë.

Sipas autorëve të një raporti të klasifikuar mësohet se personat që i kanë hyrë kësaj rruge janë njerëz të afërt me Presidentin Thaçi. Kjo dukuri karakteristike pasqyron gjendjen mendore të një protagonisti, që është duke kaluar në zonën ku rrit rrezikshmërinë fizike të atyre që mund të dëshmojnë në Gjykatën speciale si dhe të stafit të saj. Gjendje që ai duhet trajtuar me kujdes psikiatri. Është tmerr, por edhe për keqardhje se në çfarë shkalle është deformuar kreu i një shteti që po përjeton goditje si nga brenda edhe nga jashtë.

Akuzat që rëndojnë

Lista e veprimeve të tij është e gjatë, por disa po i listojmë që opinioni publik ta kuptojë origjinën e dhunës politike në Kosovë dhe më gjerë. Jo që opinioni nuk i njeh këta “margaritar”, por që në këtë kontekst të shihet aktiviteti i tij aktual, që sinkronizohet nga posti i kreut të shtetit.

Hartuesi i komunikatës 59, tash President i shtetit, me atë komunikatë i terrorizoi për më shumë se 20 vjet vëllezërit Geci, target ishte Gani Geci. Bilanci faktik i kësaj komunikate rezultoi me dy të vrarë dhe një të plagosur. Këto janë evidenca, të dhëna nga dëshmitarë dhe bashkëpunëtorë të Hashim Thaçit… se kush qëndron prapa këtij atentati.

Ekzekutimi brutal i Ali Ukës – gazetar në banesën e Thaçit në Tiranë (1997) vështirë të besohet që ishte fatkeqësi ose grindje familjare, skenar disi si ky që tash e ndërtoi në familjen tonë.

Gjatë sundimit të Qeverisë së Përkohshme në Kosovë është lansuar një dhunë politike e paparë. Viktimë e asaj dhune ka rënë edhe vëllai im Haki Imeri – kujdestar klase i Hashim Thaçit.

Kemi dëshmi të pakontestueshme dhe dëshmitarë se Hashim e Gani Thaçi qëndrojnë prapa këtij planifikimi dhe organizimi ogurzi, bilanci tragjik i të cilit ishte kidnapimi i vëllait tim Haki Imerit dhe ekzekutimi i tij. Merret mësuesi në fshatin Burojë – vendlindja e Hashim Thaçit, dhe ekzekutohet në fshatin Aqarevë. Kuptohet qartë kalkulimi i kësaj vrasje, pse është bërë në Aqarevë.

Murin e përçarjes e vuri me datën 22 nëntor 2016, kur shkoi në Vojnik për tu larë për mëkatet e tij.

Shefi që dukej se pretendonte se është dikush tjetër (duke u paraqitur me emër tjetër), ka maltretuar pengje lufte, të arrestuar gjatë luftës. Të arrestuarit kryesisht ishin anëtarë ose drejtues të LDK-së, të nivelit lokal dhe qendror.

Ai është përgjegjësi kryesor për zhdukjen e Behajdin Hallaqit dhe Shaban Shalës.

Ai ishte në rolin e Shefit të burgut të Kleqkës dhe të prokurorit të atij burgu, kërcënuesi i kolonel Ahmet Krasniqit, më vonë kërcënimi i tij u përmbushë në plotëni, pasi këtë premtim që ia bëri kolonelit Krasniqi edhe e mbajti.

Shefi i Drejtorisë Politike kërcënues i kolonel Tahir Zemajt, që më vonë është ekzekutuar me kushëririn dhe djalin.

Shefi që publikisht ka ndëshkuar Presidentin Ibrahim Rugova, më vonë u bënë dy atentate ndaj tij…

Fingerprinti i veprave të ish shefit të Drejtorisë Politike të UÇK-së është prezentë dhe me efekte toksike, madje edhe tani ndërton mure përçarjeje me qëllim të vetëm që pista e hetimeve ta ndërroj kahjen.

Nuk lëvizim nga pozicioni jonë me asnjë çmim. Kërkojmë që sa më shpejt Gjykata Speciale të bëjë realitet hetimet disa vjeçare para se situata të eskalojë. Eskalimi i situatës i konvenon vetëm Hashim Thaçit, por asnjë situatë tronditjeje nuk do ta shpëtojë atë nga e kaluara e tij “brilante e errët”.

Hashim Thaçi nuk e ka problem të madh Gjykimin dhe verdiktin në HAGË, sa e ka problem elaborimin e të gjitha mistereve, deshifrimin e të gjitha kurtheve dhe ndërskamcave që do t’ia përplasin në fytyrë shokët e tij, ata që i ka frymëzuar për të ekzekutuar rival politik. Dhe koha e pas përplasjeve dhe gjykimeve do të jetë përsëri një fushëbetejë me njerëzit e frustruar nga humbja e më të dashurve dhe situatat e rënda që i kanë kaluar. Kjo nuk duhet nënvlerësuar.

Në gjithë këto vite shumë gjëra na janë sjellë vërdallë në mendjet tona, në shpirtrat tanë për shkak të vuajtjes, torturave ndaj vëllezërve dhe vrasjes së më të dashurit tonë, Hakiut. Askush nuk mund ta kuptojë, t’i ndjejë, përcjellë mesazhet e ndjesive tona, të shoqëruara përveç me dhimbje, stres, shqetësim e ankth, përveç ndoshta atyre familjeve shqiptare që patën një fat tragjik si tonin!

Rrallë kush që ka denjuar të shkruajë, transmetojë ato mesazhe tonat, që përcjellin mospajtimin dhe refuzimin e plotë, të një strukture kriminale të vendosur mbi shtetin dhe interesin e shumicës absolute në Kosovë. Por, kishte edhe të tillë, gazetarë, politikanë dhe familje, tek të cilët gjetëm kurajon për të vazhduar! Edhe pse gjithnjë vinin duke u pakësuar, dukë rënë mbështetja, nga dorëzimi për shkak të lodhjes dhe molisjes nga varfëria, mbyllja e rrugëve të ekzistencës, shantazheve dhe metodave tjera kriminale që përdorte dhe po i perfeksionon klani kriminal.

Por, sot shpresojmë dhe besojmë se do të dëgjohen mesazhet tona, që burojnë përveç se nga sinqeriteti ynë, edhe nga shpirtrat e qindra atyre atdhetarëve të devotshëm, të cilët nuk mund të pushojnë të qetë pa drejtësi dhe shpagim, ndëshkimin e dorasve nga drejtësia dhe mbi të gjithë të atyre që porositën këto vrasje.

Fragmente nga Biografia reale Hashim Thaçit.

(Autori është vëllai i ish zyrtarit të LDK’së Haki Imeri, i vrarë në rrethana të pasqaruara pas përfundimit të luftës)

A po krijohet standard i ri politik!? – Nga Florim Zeqa

 

Aq i nevojshëm është ndryshimi epokal, për aq sa është i nevojshëm ajri për qytetarët e këtij vendi. Për aq sa dukej që ishim afër ndryshimit para dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, për aq jemi largë nga arritja e qëllimeve për një ndryshim pozitiv dhe përmbajtësor në Kosovën e kapur dhe ngulfatur nga uzurpatorët e të gjitha llojeve e ngjyrave.

Instiktivisht nga fillimi nuk më kanë pëlqyer takimet e Albin Kurtit me Isa Mustafen, arsyet të cilat i kam shprehur muaj më parë në shkrimet dhe prononcimet e mia analitike.
Shikuar nga këndveshtrimi analitik negociatat për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së, ato gjithnjë kanë qenë të ftohta, të pasinqerta dhe plot hipokrizi.
Mospajtimet për ndarjen e “tortës qeveritare” filluan që nga negiciatat për koalicion parazgjedhor, kur LDK-ja nuk e pranoj kushtin që Vjosa t’i prijë listës së përbashkët, ndërsa Albini të bëhet kryeministër.
Edhe përkundër pajtueshmërisë që të shkojnë ndaras në zgjedhje, me kushtin që partia e cila merr më shumë vota ta ketë të drejtën e mandatarit të qeverisë, LDK-ja përseri vazhdoi me obstruksione ndaj LVV-së, duke e futur në pazar edhe postin e presidentit.
Kushti i LDK-së që Vetëvendosje ta nënshkruaj “blanko çekun” për postin e Presidentit një vit e gjysmë para se t’i skadojë mandati Presidentit aktual (të zgjedhur me votat e LDK-së) është i papranueshëm, për faktin që në zgjedhjet e 6 tetorit populli votoj për parlamentin dhe qeverinë e re e jo për president të shtetit.

Zgjedhja e kryeparlamentarit, shkas për thellimin e ndarjes

Megjithatë, ndarjet në mes LVV-së dhe LDK-së u thelluan pas seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së së Glauk Konjufcës në postin e kryeparlamentarit me votat e LDK-së!
Dhënja e votës dhe më pas kundërshtimi i zgjedhjes së kryeparlamentarit, e shpërfaqin fytyrën e vërtetë të LDK-së së Isa Mustafës për mosmarrveshje me asnjë kusht me LVV-në, për të arritur qëllimin final të djegies së kandidaturës së Albin Kurtit për kryeministër dhe nxjerrjen nga loja për pushtet të LVV-së.
Për realizimin e planit përjashtues të koalicionit LVV- LDK në prapaskenë është duke punuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili është duke e shfrytëzuar postin e tij pas mospajtimeve LVV-LDK, që t’ja jep mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë fituese më të tjerët, në këtë rast LDK-së. Këtë plan përjashtues të VV-së, ditë më parë e bëri publik edhe nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, sipas të cilit, “ka variante b, dhe c, që qeveria mund të bëhet edhe pa Vetëvendosjen”.
Deklarata e Haki Rugovës nuk është vetëm një balon i hedhur në ajër, por është fillimi i heqjes së maskave të krerëve të LDK-së, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për koalicion me LVV-në, por vetëm e kanë mashtruar opinionin publik kinse janë për koalicion dhe për ndryshime pozitive në vend.
Sikur të kishte pasur qëllime të mira nga kreu i LDK-së, që moti do të ishte arritur marrëveshja për bashkëqeverisje, madje edhe para procesit zgjedhor.

Pas abuzimit me Vjosen, abuzimet po vazhdojnë me Albinin…

T’ja japësh votën për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe ta quash më pas e njëanshme VV-në, po më duket pak më tepër se hipokrizi dhe lojë e dyfisht e krerëve të LDK-së, të cilët ashtu siq abuzuan me Vjosa Osmanin për grumbullimin e votave, po i shfrytëzojnë obstruksionet politike ndaj Albin Kurtit për arritjen e qëllimit final, e që është ai i marrjes së mandatit për formimin e qeverisë.
Elektorati i zhgënjyer i LDK-së ia besoi votën Vjosa Osmanit pikërisht pse ajo hiqej si reformatore, prandaj vota për Vjosen ishte votë kundër liderit diktatorial, i rizgjedhur kryetar me aklamacion dhe vartësve të tij morbid.
Vjosa Osmani që deri dje ishte konsideruar forca e ndryshimit në LDK, po e dëshmon të kundërtën e saj,…ajo po e dëshmon që nuk i interesojnë ndryshimet rrënjësore në parti, por vetëm ato kozmetike që asaj gjenerojnë vota me shpresën e mashtrimit të mëtutjeshëm të elektoratit të LDK-së.
Elektorati i LDK-së edhe kësaj radhe ra në kurthin e puçistëve dhe uzurpatoreve të LDK-së në krye me Isa Mustafën që e nominuan Vjosen vetëm pse e hante më lehtë këtë fore elektorati për të shpëtuar nga ndëshkrimi dhe fundosja politike për shkak të procesit të deformuar zgjedhor brenda LDK-së nga aklamacionist puçist në krye të saj..

Koalicionit LVV-LDK i ka vdekur nëna akoma pa lindur!

Isa Mustafa po i kërkon Albinit Kurtit sa më shumë që është e mundur, duke qenë i bindur që Albini nuk lëshon pe dhe nuk i pranon ofertat e tij.
Megjithatë nga kjo lojë e dyfisht dhe mosmarrëveshje në mes LVV-së dhe LDK-së, po del edhe diçka pozitive.
Për herë të parë është duke i krijuar një standard i ri në politikën kosovare, që partia fituese të përcaktoj rregullat e lojës, e jo siq ka ndodhur deri më tani që humbësit të marrin krejtë atë që kërkojnë, siq ia bëri AAK-ja e Haradinajt PDK-së,….dhe më pas ku AKR-ja në shuarje e Pacollit iku nga koalicioni me LDK-në dhe dy palëve ua mori 4 ministri dhe zv. Kryeministrin me vetëm një deputet.
Pavarësisht epilogut final të dialogut LVV-LDK, gjegjësisht të shkuarjes në zgjedhje të reja apo të kalimit të mandatit të kryeministrit tek partia e dytë, me konsistimin në qëndrime të liderit të saj, LVV-ja përveqse fituese faktike doli të jetë edhe fituese morale e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
Krijimi i standardit të ri politik, paraqet fillimin e ndryshimit epokal, pjesa tjetër u mbetët qytetarëve të vendit, nëse e duan ndryshimin apo vazhdimësinë!

MARRËVESHJE NUK DO TË KETË, SEPSE KËSHTU KANË LIDHË BESË DJALLI (PDK) DHE I BIRI I TIJ (LDK) – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Mareveshje për formimin e qeverisë nuk do te ketë, kjo së çka po ndodhë ështe vetem një skenë teatrale, sepse ne erresirë kanë lidhë besë djalli(PDK)dhe i biri i djallit(LDK) që ta pengojnë LVV dhe Albinin të vije ne pushtet.Ky është qellimi i tyre/.

Ç’prej se ka filluar dialogu për arrijtjën e një mareveshje koalicioni midis LVV dhe LDK,nga kjo parti si telall qe komunikojnë me publikun janë tre veta: Lutfi Haziri,Agim Veli dhe Isa Mustafa,sejcili prej tyre e rrehë telin e vetë.

Por një gjë është e vertetë se në këtë dialog nuk do te këtë marrëveshje. Në këtë dialog ka çdo gjë tjetër pos jo sinçeritet dhe gatshmerii për te arrijtur një mareveshje sipas votes së pupulli.Ka plotë ndërskamca,spica dhe pyka mes tyre ne stilin së kush po merr më shumë duke mos munguar edhe shmingimet nga jashtë sidomos nga Pronto mafia dhe shik që te mos këtë mareveshje.

Thjeshtë këto dy partit e shantazhojnë njera tjetrën,qe në këtë shantazim prinë LDK e cila po e kërkon kafshatën qe nuk mund e përbin ose te marr copën më te madhe se sa qe ja ka dhënë populli.Kjo është vetem një farsë e sajë.LDK nuk është e sinçërtë në këtë dialog,sikur është përshtypja së e ka një frigë nga dikush,se mos zbulohen lidhjet e LDK me Pronto mafin,sepse edhe nga kjo parti ka zyrtar te lartë mjaftë të korruptuar

Njëri nga tellallet e LDK nenkryetari Lutfi Hazir sikur gadi e zbuloi një të vërtët te idhët.Ai këto ditë u prononcua se mareveshjen midis LVV dhe LDK nuk po e “pengon çështja e presidentit,e as ndarja e resoreve por diçka tjetër është në pyetje”.Së për çka është fjala ai nuk shkoi me tejë,e la më kaq.

Por, çka mshifet këtu,ose thanë ndryshe ku”po flenë”lepuri në LDK?

Ja se çka qendron prapa asja qe nuk e tha Haziri .Është fjala edhe për një kushte të pa pranueshëm për LVV.Qenka fjala se LDK për te pamundesuar mareveshjën në këto biseda e paska shtuar edhe këtë kusht,këtë kërkesë:

“LVV duhet të japë garancione, se nuk do të ndjekë penalisht asnjërin nga të korruptuarit nga yzrtarët e lartë të LDK”

Diçka e pamundur,e pa kapshme për LVV!

Sikurishtë këtë LDK e ka marrë si rekomandim nga PDK dhe Pronto mafia,kur zyrtaret e saj edhe përkundrejt korrupcionit melagoman nuk po denohën nga drejtësia për përkundrazi po amnistohën si te pafjashëm.

Por,nese një kushti i tillë delë se është e vertetë,LVV nuk e hanë këtë karrem sepse midisë te akuzuarve nuk do te ketë dallime për këtë ose ate parti.

Pra,siç po dukëtë nuk do te këtë mareveshje midis LVV dhe LDK përderisa ne mesin e tyre ka hyer djalli dhe i biri i tij për ta penguar mareveshjën midis LVV dhe LDK ne te cilën ka argat te bollshëm.

Pra nuk është qellimi që te arrihet mareveshja,por në këtë lojë të piset te LDK qellimi është që LVV të qitet nga loja dhe te digjet politikisht Albin Kurti.

Por nuk do te ia arrijnë,sepse Albin Kurtin populli e thirri si shpetimtar dhe do ta votoj sa here qe do të këtë zgjedhje.

William Walker do të vijë në Kosovë

Njeriu që ia hapi sytë botës se Serbia po kryen gjenocid në Kosovë, William Walker do të vijë në Kosovë javën e ardhshme.

Me ftesën e zëvendëskryeministrit në detyrë, Behgjet Pacolli, Walker do të vijë në Kosovë për përvjetorin e masakrës së Reçakut.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punës së Jashtme, Jetlir Zyberaj.

Me 15 janar bëhen 21 vite nga përvjetori i masakrës së Reçakut. Kjo masakër njihet si një nga krimet më të rënda të kryera nga Serbia gjatë viteve të 90-ta.

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj jep dorëheqje nga posti i kryetarit

Muaj më parë dha dorëheqje nga kryetari i qeverisë. E Ramush Haradinaj dorëheqje ka dhënë edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Këtë veprim thotë ta ketë ndërmarr për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kanë vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë.

Ai po ashtu thotë se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegat një votë, me çka hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.Thotë se këto zgjedhje janë shumë sfiduese, pasi ka 100 kundërkandidatë.

“Ne e kemi hapur votën në total, në këtë rast nëse kandidoj Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ja qet votën vetes edhe unë vetes i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hymë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet inicuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”.

“Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme e kemi e kemi hapur garën në total në parti, 1 delegat 1 votë, edhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mitë në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë”, thotë Haradinaj.

Haradinaj shpjegon se në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidat as për poste dhe të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza.

“Megjithatë ne e kemi lejuar që përpos zgjedhjes direkte të Këshillit Drejtues, se Këshilli Drejtues tek ne tani është votë, s’ka ex-officio as kryetari i partisë nuk është ex-officio, atëherë i cilit do funksion. Pra unë kandidoj vetëm për kryetar, mirëpo çdo anëtarë i këshillit drejtues dhe çdo i zgjedhur tek ne është me bazë deleguese, s’ka ex-officio, ministra, deputetë, kryetarë komunash të gjithë janë me bazë deleguese, delegat e pastaj të drejtën me votua”, thotë ai.

Ai thotë se kjo mënyrë do të rritë transparencën garuese, ndërsa tregon se tashmë edhe zgjedhja e kryesisë së partisë do të pësojë ndryshime nga herët e kaluara.

Thotë se në kryesi do të fusin edhe njerëz nga jashtë që nuk janë ën struktura të partisë.

“Nuk ka asnjë ndërhyrje tjetër, bazuar në këtë unë besoj që është mirë që e kemi lënë që Kryesinë e Aleancës e propozon Kryetari i Këshillit Drejtues. Por nuk mundet me kalua asnjë kryesi e propozuar prej kryetarit nëse ata nuk janë dakord, për shkak se të gjithë janë fuqiplotë janë njerëz të zgjedhur, askush nuk është me funksione që i ka të deleguara por të gjithë janë të votës. Mirëpo prapë se prapë krijimi i kryesisë është një liri që me ftua edhe figura të tjera, jo vetëm njerëzit e zgjedhur të procesit zgjedhorë por është lënë një hapësirë për me ftua figura jashtë procesit zgjedhor për kryesi por jo për këshill drejtues edhe kandidatët për kryetarë ose kryetari i partisë nuk mundet me pas bazë deleguese”, thotë ai.

Haradinaj beson që ky proces të ecën mirë dhe se qershor të mbahet Kuvendi Zgjedhor ku do të votohet për kryetarin e ri dhe për strukturat tjera partiake.

“Mendoj që ky proces të ecën mirë. Pra pjesa e parë do të përmbyllet deri në maj që i bien që në qershor do të kemi kuvendin tonë zgjedhor dhe aty do të shihet rezultati, por është një proces i mirë”, përfundon ai.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më 29 dhjetor të vitit që lamë pas shpalli zgjedhjet e reja të brendshme.

“Kosova po rrezikohet”! Haradinaj mesazh të prerë Kurtit: Thirri ndërgjegjes, bëj qeverinë ose lësho rrugë!

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një mesazh të prerë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re.

Haradinaj thotë se është koha e fundit që Kurti si fitues i zgjedhjeve të deklarohet se çka propozon për gjendjen e krijuar, pasi që konsideron se Kosova po rrezikon shumëçka për shkak të vazhdimit të takimeve pa kufij. Në të kundërtën Haradinaj kërkon nga Kurti që të hapë rrugë për opsione të tjera.

“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjej formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaron çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është. A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje. Por diçka duhet t’i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë varur. Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutëm mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjes. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi ka e rrezikojmë funksionimin e vendit”, thotë kryeministri në largim.

Sipas Haradinajt çdo vonesë në formimin e qeverisë do të ketë pasoja për vendin. Ai thotë se si kryeministër në largim po e ka vështirë mbarëvajtjen e qeverisë, pasi që nuk po ka fuqi vendimmarrëse.

Përveç të pakuptueshme, prolongimin e formimit të qeverisë, Haradinaj po e vlerëson si shumë të rrezikshme dhe për këtë përgjegjës po e bën vetëm Albin Kurtin dhe VV-në si parti fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Është e dëmshme kjo vonesë dhe shkakton dëme serioze në qeverisje dhe në kualitete të tjera të jetës. Pra duhet t’i japin një epilog gjendjes. Krejt Kosova pret nga Kurti dhe VV-ja epilog, cili do që të jetë ai. Por mbajtja e një gjendje në emër të një negocimi pa kufij nuk është veprim i mençur. Duhet të jetë i përgjegjshëm. Nuk jam palë e interesit në asnjë variant, por duke qenë kryetar qeverie në detyrë unë i shoh pasojat për Kosovën. Tani edhe unë kam frikë, jo pse unë s’dua të punoj, por kam frikë nëse kjo situatë vazhdon gjatë. Pra kam frikë për Kosovën jo për vete dhe AAK-në. Nëse fituesi i zgjedhjeve nuk e merr mandatin nuk i respekton afatet, pra nuk e kuptoj këtë gjendje. Kjo për mua është tepër e pakuptueshme. Përveç që është e pakuptueshme është edhe e rrezikshme. Mendoj që kjo qasja e z.Kurtit, vonesat, nuk janë në rregull. Është kuptuar ndoshta derisa nuk është certifikuar rezultati dhe deri sa nuk është konstituua parlamenti, por tash e tutje është problem kjo gjendje”, thotë Haradinaj.

Pavarësisht që për mosarritje të marrëveshjes së koalicionit po shihen edhe kërkesat e tepruara të LDK-së, Haradinaj përgjegjës kryesor dhe të vetëm për formimin e qeverisë po e konsideron Albin Kurtin.

“Ajo çka më shqetëson është mbajtja peng e procesit. Sot është një situatë shumë e qartë. Mos harroni nuk e them këtë pse është z.Kurti edhe pse kam deklaruar se çka mendoj për të, por sikur të ishte çdo parti edhe AAK-ja, parimisht kisha deklaruar se s’bën ta mbajmë peng vendin pa epilog. Nuk është përgjegjësia te partia e dytë, por në sistem tonin përgjegjësinë me krijua institucione e ka vetëm Albin Kurti dhe VV-ja. Por nuk mundesh ti sot me ju thënë partive. Nuk është duke formuar qeveri LDK-ja, ajo i bashkohet një qeverie. Përgjegjësia bie mbi z. Kurtin, ai duhet të dijë t’i akomodon të gjithë ata me të cilët do me bë shumicën parlamentare”, pohoi Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online.

Haradinaj ka komentuar edhe çështjen e presidentit për të cilin Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk po mund të merren vesh. Nuk premton votën e AAK-së për këtë post, pasi që thotë të mos jetë fare temë e diskutimit brenda partisë së tij.

“Mua nuk më ka thirr Albin Kurti ose Isa Mustafa me më thënë që a na kishe votuar për president. Nuk mund të shkojmë mysafirë të pa thirrur. Në një rast kur do të ishte në votim presidenti AAK-ja e kishte diskutuar kandidaturën. A ka kandidaturë të vetën apo ndonjë që është më e përafërt. Por ne nuk e kemi temë si AAK fare çështjen e votimit të presidentit sepse nuk jemi të kyçur në këtë proces”, thotë ai.

E në rast të shkuarjes në zgjedhje të reja, Haradinaj mohon çfarëdo pretendimi për koalicion me ish-partnerin e deritanishëm, PDK-në. Thotë se një bashkëpunim i tillë i mbetet vetëm të së kaluarës.

“Nuk parashoh një koalicion të ardhshëm me PDK-në po them sinqerisht. Ne e kemi bërë një koalicion në një etapë të caktuar, i kemi kryer ato përgjegjësi që i kemi pasur. Kemi marrë një vendim politik si aleancë që nuk jemi për një koalicion parazgjedhor apo paszgjedhor me PDK-në. Kjo është parimore për shkak se ne kemi pasur dëshirë t’i japim mundësinë qytetarëve dhe vendit tonë me gjet zgjedhjen e duhur pastër. Rezultat i kësaj ndarje të PAN-it kanë fituar partitë tjera dhe nuk mërzitëm për këtë sepse jemi në demokraci”, përfundon Haradinaj.

Kosova ndan fonde për koalicionin kundër Shtetit Islamik

Qeveria në largim e Kosovës, vendosi të premten të ndajë 250 mijë euro, (afërsisht 277 mijë dollarë) për koalicionin ndërkombëtar kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj tha pas mbledhjes së qeverisë se “nga ky veprim jo vetëm që forcohen veprimet në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit por edhe forcohet pozicioni i Republikës së Kosovës, si shtet i përkushtuar në luftimin e terrorizmit global”.

Ai theksoi se Kosova “është rreshtuar përkrah SHBA-ve në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë për të gjithë popujt paqedashës dhe ka ndërmarrë veprime konkrete në luftimin e propagandës, ndjekjen dhe dënimin e luftëtarëve të huaj terrorist, mbylljen e organizatave jo-qeveritare të cilat merreshin me financim dhe me përhapjen e propagandës, e që një pjesë e tyre financoheshin drejtpërdrejtë nga Irani, si dhe parandalimin e akteve terroriste brenda dhe jashtë vendit”.

Ambasada amerikane në Prishtinë duke i bërë jehonë vendimit të qevrisë, falënderoi Kosovën “për mbështetjen e palëkundur dhe anëtarësimin në koalicionin për të mposhtur ISIS-in”.

Edhe në vitin 2017 Kosova kishte ndarë 100 mijë euro në mbështetje të koalicionit pjesë e të cilit ajo është që nga viti 2014.

Fatkeqësisht edhe Kosova është prekur nga kjo luftë, ku disa qytetarë kanë shkuar atje. Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë koalicion, ne i kryejmë obligimet. Kosova është e gatshme të kryej obligimin ushtarak, policor, inteligjencës e obligime logjistike ndaj këtij koalicioni”, tha zoti Haradinaj.

Që nga viti 2012 afro 400 qytetarë të Kosovës ishin përfshirë në luftërat në Siri e Irak dhe një pjesë e tyre luftuan përkrah grupit militant Shteti Islamik. Disa dhjetëra kanë humbur jetën në ato luftëra, ndërsa nëpër vite mbi 120 janë kthyer prej andej vullnetarisht.

Në prill të vitit të kaluar, 110 persona nga të cilët 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 burra, u kthyen në Kosovë në një operacion të qeverisë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Të katër burrat u dërguan menjëherë në burg dhe të paktën një prej tyre është dënuar me 4 vjet heqje lirie.

Prokuroria e Posaçme e Kosovës deri tash ka ngritur aktakuza ndaj 20 prej 32 grave të kthyera të cilat ngarkohen për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje ne grup terrorist” dhe “bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, ne organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit te Republikës se Kosovës”.

Gjatë dy ditëve të fundit, dy nga gratë e kthyera janë dënuar me nga dy vjet heqje lirie më kusht nga një gjykatë në Prishtinë nën akuzën për “pjesëmarrje në grup terrorist”

Në vitin 2015 parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që ndalon bashkimin në luftëra të huaja dhe parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie.

Zoti Haradinaj, i cili më vonë gjatë ditës takoi zyrtarët e ministrisë së Brendshme që punojnë në Divizionin për ri-integrimin e personave të kthyer nga Siria, tha së fondet e ndara të premten janë më pak sesa mbështetja që ka marrë Kosova nga koalicioni ndërkombëtar në procesin e kthimit të qytetarëve të saj nga vatrat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz, ka bërë që shumë luftëtarë të tij të kapen ndërsa familjarët e tyre të mbahen kampeve të ndryshme.

Por, me gjithë rënien e tij, nuk kanë përfunduar edhe shqetësimet për sigurinë në vendet e prejardhjes së luftëtarëve të huaj. zëri i amerikës

Qytetarët duket së edhe kësaj radhe do të dalin humbës…! Nga Skënder MULLIQI

Pushtetet e pas luftës dhuran gjithqka për vete. Kurse shumicës i dhuruan fjalë më bollëk, shfaqje teatrale, dhuruan korrupcion, klinetelizem, krim, nepotizem, na dhuruan sherifa lokal deri ne qender, të cilët udhehoqën si deshtën , dhe moren qka dwshiruan nga pasuria shoqërore, dominuan mbi të gjithë, madje duke e pru gjendjen që të ik kush ka i shohin syte…

Lufta më Serbinë ka përfunduar para 20 vitësh, për ti lëshuar vend “luftës speciale” për pushtet të tipit apsolut.Mbarë vendin e ka mbuluar korrupcioni nga niveli më i ulët deri te nivelet qendrore, na kontaminuan më pesimizëm dhe mos tolerancë të ndërsjellë njerëzore e partiake…! Nuk llogaritën në mbrambeturi , ne varfëri të skajshme të mbi 25 përqind të popullatës… Na futën në kriza të shumë llojshme … Këta njerëz në krye të partive politike dhe te shtetit, e mblodhën gjahun, kurse për shumicën i lan veq kockat… Kosova u nda në dy taborre, në “Krahun e Luftës” dhe në “Krahun e Paqës”, ndarje kjo më shumë artificale ,që shumë është duke na kushtuar, kur dihet së shumica e shqiptareve, edhe ata që nuk e rrokën pushkën në një menyrë ose tjetërm, e ndihmuan luftën çlirimtare kunder Serbisë okupatore. Pas gjithë këtyre vitëve , patem mundësi reale që të kemi shtet të përparuar, shtet modern dhe liberal, ku do të ishin të lumtur shumica. Kaluan shumë zgjedhje, dhe pritja së do të bëhët mirë, nuk po ndodhë, njerëzit thjeshtë nga udhëheqjet jo si duhet më shtetin , bëri që të largohen nga vendi i tyre…!

Dhe, sikur kjo rënja jonë , nuk po ka të ndalur, edhe pas këtyre zgjedhjeve të”shpresës”… Rrugës tonë po i qesim pengesa të pakalueshme , e që në fakt nuk janë pengesa të tilla. Qytetarët duket së edhe kësaj radhe do të dalin humbës…! LVV dhe LDK , shumë jua thyen atyre shpresat…! Edhe , nese ndodhë koalcioni në momentet e fundit, mbetet përshtypja e hidhur si pelimi që e lan mbrapa… Dhe, mbetet dilema e madhe, së zor do të kemi ndryshime për të mirë në Kosovë, Zoti e din deri kur …!

SHTETI NUK GUXON TE KOLLABOJ, QEVERIA BËHET EDHE PA VETËVENDOSJEN?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Janë të fuqishëm zërat në LDK se mund ta formojnë qeverin edhe pa LVV/

Që tre muaj po zgjasin bisedat midis LVV si parti e parë dhe LDK e dytë. Në këto biseda nuk ka sinqeritet e as deshirë te plotë për te arrijtë një mareveshje. Në këto biseda LVV ka hyer mbrenda me të dy këmbët dhe me besim dhe sinqëritet të madh, kurse LDK vetem me një kemëb pa besim dhe sinqëritet ndaj LVV.

Kjo tregon së beisedat për tu arrijtë një marëvishje për krijimin e qeverisë po shkojnë më dy skenar. Skenari i pare është ka që po e shohim për çdo ditë midis LVV dhe LDK por pa ndonjë sukses,sepse këto biseda jane te pasinqerta sikur dikush done qe këto biseda te mos përfundojnë më ndonjë sukse,me ndonjë mareveshje. Strumbullar I kësaj qe të mos arrihet mareveshje është pikërishtë LDK e cila me kërkesat e saj qe nuk ia bane barra qeranë po e demton qellimshëm krijimin e qeverisë.

Pse po sillët kështu LDK-ja?!

LDK ne këto biseda po e luan lojën e djallit. Zyrtarët e sajë të nivelit të lartë shpesh po deklarojnë së ka edhe opcione tjera për te formuar qeverin,së qeveria mund të formohet edhe pa LVV.Dihet së LDK,sidomos një pjesë e sajë është e lidhur më Pronto mafin e PDK perms lidhjeve te ndryshme e cila nuk deshiron qe ti shkaterroi,dhe se pa i këputë të gjitha fijet LDK me Pronto mafin nuk mund te luftoj për çkapjën e shtetit nga korrupcioni dhe krimi i organizuar pjesë e sajë është edhe vetë.Për kamufllashë të krejtë kësaj është edhe kërkesa e saj qe me çdo kushte ta marrë Ministrin e Brendshme.Kjo do të thotë së LDk po bisedon me LVV sa për sy e faqe,kurse mendjen e ka se si me e formu një qeveri pa LVV.

Arroganca e Presidentit Hashim Thaçi?!

Së vërtëtë LDK nuk është e sinçertë e tregon edhe sjellja fantazmë e Presidentit Hashim Thaçi i cili po i jepë zjarr edhe me te madh qe mos këtë një qeveri LVV dhe LDK,sepse ky njeri e done LVV jo ne pushtet por ne opozitë.Kjo e tregon fakti I sjelljes së tij antikushtetuese kur bënë ftesa lidhe e pa lidhje,kur cakton data bile edhe orë për të nomunuar Kryeministrin kryeministrin qe se deshiron nga partia qe i fitoi zgjedhjet,sepse I ka ne mendje planet e veta ugurzeza për ta penguar formimin e qeveris jo me LVV por të LDK me dikend tjeter.

Arroganca e Presidentit Hashim Thaçit u pa kur biseda me Albin Kurtin zgjati vetem 4 minuta,por e pa te arësyeshme qe me komunitetet tjera të bisedoi edhe deri n’ora 2 te pasënatës,me siguri qe ti bindë ata qe të mos ia jepin votat Albin Kurtit për te formuar qeverin.

Dhe ja kështu bisedat me pjesemarrjën ne hije të LDK për ta formuar qeverin po zhvillohën ne dy binar.LDK është,pra,ajo qe po e zvarritë procesin e vendimarrjes për formimin e qeverisë,sepse pos këtij opcioni në të cilin ka hyer ne biseda me LVV e ka edhe version rezerv për ta bërë qeverin pa LVV siç po deklarojnë edhe zyrtaret e sajë të lartë.

Nuk do te jete kjo hera e pare qe LDK mund ta bëjë një gjët të këtillë.Ajo edhe me 2014 e la ne lloçë VLAN-in,për te shkuar te”vëllau” vetë PDK me të cilin është i lidhur më gjëra te pëbashkëta

Sqaron Hasani: Vetëm partia e parë jep emrin për kryeministër, Thaçi mund të rrijë e të mos flasë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka sqaruar interpretimin e tij rreth procedurës së mandatimit të kandidatit për kryeministër nga presidenti i vendit.

Ai ka folur për Gazetën Express, në mbrëmjen e së mërkurës, pas raportimit se dy vite e gjysmë më parë ai kishte folur krejt ndryshe nga sot për nominimin e kryeministrit nga kreu i shtetit.

Në qershorin e 2017’s, Hasani kishte deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që presidenti të mandatojë për formimin e qeverisë edhe partinë e cila nuk e ka shumicën e vendeve në Kuvend. Gazeta Express ka publikuar edhe videon e emisionit, ku Hasani i kishte dhënë deklaratat asokohe.

Ndërkaq, këto ditë, Hasani ka thënë se presidenti fillimisht e fton partinë e parë për të dalë me një kandidat për kryeministër, e nëse dështon i nominuari i parë për të bërë shumicën, atëherë ia dërgon ftesën përsëri partisë së parë, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosjes, që të dalë me një kandidat tjetër. Nëse dështon edhe i nominuari i dytë, atëherë, sipas Hasanit, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai është munduar të arsyetohet për dallimet e qarta dhe të evidentuara në interpretimet që i ka bërë ndër vite procedurës së mandatimit të kandidatit për kryeministër. Hasani ka thënë për Gazetën Express se gjithçka është një keqkuptim – dhe se i qëndron interpretimit të këtyre ditëve, që vetëm partia e parë e jep emrin për kryeministër.

“Unë nuk e kam ndryshuar interpretimin, dhe nuk është ashtu siç e thoni ju. Asnjëherë nuk kam thënë ashtu, sepse edhe nuk ka logjikë kur dikush e ka shumicën në Kuvend”, ka deklaruar ai.

“Ajo çka unë kam thënë më 2017 është se kryeministër mund të bëhet çdokush që është shtetas i Kosovës. E dyta: Kur e kemi interpretuar kushtetutën dhe kemi nxjerrë aktgjykim, kemi thënë se herën e dytë procedura është e njëjtë, por kandidati është tjetër. Në asnjë rrethanë nuk guxon që pa konsultim dhe pa pëlqim të partive politike të mandatohet dikush, nuk guxon. Ne kemi thënë në aktgjykim që kushtet për t’u mandatuar duhet të jenë në mënyrë komulative të plotësuara”, është shprehur Hasani.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se “sipas normave kushtetuese, që janë në fuqi, presidenti fare nuk ka diskrecion. Diskrecioni nuk është arbitraritet. Diskrecioni nënkupton kushtet mbizotëruese, që janë objektive, dhe që janë të matshme”.

“Fillimisht duhet shkuar në rundin e parë, sepse pa u djegur i pari, s’mund të shkohet në rundin e dytë. E herën e dytë, pa pëlqimin e partive që kanë kaluar pragun, nuk mund të mandatohet kurrkush”, ka treguar ai.

Hasani ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka pasur të drejtë t’i caktojë kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një afat prej 48 orësh për t’ia dhënë emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të vendit.

Në pasditen e së mërkurës, ka skaduar ky afat i Thaçit, teksa Kurti ka thënë se Thaçit do t’ia tregojë emrin e mandatarit vetëm pas disa ditësh.

Çfarë veprimesh mund të ndërmarrë tani Thaçi, kur ky afat ka skaduar dhe ai nuk e ka marrë emrin e mandatarit? Sipas Hasanit, presidenti i vendit mundet të bëjë vetëm një gjë: të presë.

“Asnjëherë nuk ka të drejtë që presidenti t’i caktojë afat Kurtit. Në këto kushte që jemi, presidenti nuk ka asnjë mekanizëm, asnjë kompetencë kushtetuese juridikisht për ta zhbllokuar situatën”, është shprehur ai.

“Presidenti mundet vetëm të rrijë dhe të mos flasë, sepse nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në procesin e formimit të organeve qendrore, përveç se me letër, njëjtë si ka bërë kur dha Ramush Haradinaj dorëheqje. Pra, ta pyesë PAN’in, a keni kandidat tjetër. Presidenti nuk mundet në sistemin kushtetues parlamentar, siç është Kosova, t’i imponojë vullnet politik forcave politike, sepse ai nuk i përfaqëson forcat politike”, ka përfunduar Hasani.

Haki Rugova: Qeveri të re pa Vetëvendosjen – Shteti nuk guxon te kollaboj

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Haki Rugova, ka kërcënuar drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje se edhe pa këta të fundit mund ta formojnë Qeverinë e re, ndonëse partia e Albin Kurtit ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në tentimin e radhës për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, do të takohen edhe sot.

”Kërkesat janë të njohura publikisht, por edhe ofertat. Se a do të arrihet marrëveshja varet nga ekipi negociator (kryesia) në krye me Isa Mustafen. Ta shohim a do te arrihet. Besoj që duhet të arrihet. Nëse nuk arrihet marrëveshja, shikojmë se ekzistojnë variante tjera plotë, ka variante B, C. Shteti nuk guxon te kollaboj, duhet të funksionoj. Mundet me u bo Qeveria edhe pa Vetëvendosjen!”, tha Rugova për “Front Online”.

Në takimin e sotëm pritet që LDK-ja të del me ofertë për LV-në, derisa këta të fundit kanë kërkuar nga Isa Mustafa që sot t’i prezantojë kushtet që i kanë në tavolinë të diskutimit.

Kush janë emrat që po përmenden si ministra të mundshëm të LDKsë?

Lidhjes Demokratike të Kosovës dje i është bërë thirrje nga Vetëvendosje që t’i çojë 5 emra për ministra nga Lëvizja Vetëvendosje. Po dje Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu tha se askush nuk mund t’i tregojë kësaj partie se kur do t’i japë emrat. Megjithatë, tashmë disa emra janë përfolur brenda LDK’së, përfshirë edhe atë për postin e Zëvendëskryeministrit, shkruan Gazeta Express.

Dakordimi i parë që nuk u solli pengesa për t’u marrë vesh Albin Kurtit e Isa Mustafës ishte për numrin e ministrive që do të ketë qeveria e përbërë nga këto dy parti, krejt kjo në rast se arrijnë që të pajtohen.

Si kritikues të mëdhenj të qeverisë PAN, të dy këto subjekte sa ishin në rolin opozitar, ishin zotuar se do të zvogëlojnë numrin e dikastereve ministrore.

Në parim, Kurti dhe Mustafa ishin marrë vesh që do t’i kishin 12 ministri. Derisa dy prej tyre ju shkojnë pakicave, ato që mbeteshin do të ndaheshin proporcionalisht në mes të dyjave.

Problemi filloi kur në tavolinë të diskutimit dy liderët që po tentojnë të merren vesh për koalicion, filluan të ndajnë pazarin.

Mustafa e komplikoi situatën kur e zgjodhi Ministrinë e Punëve të Brendshme, që ishte premtim elektoral i LV-së.

Megjithatë, zgjedhja vazhdoi deri kur dy të fundit ministri mbetën ajo e kthimit dhe e kulturës që iu shkuan komuniteteve.

Në marrëveshjen e parë u morën vesh që LDK të merr fillimisht Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Infrastrukturës që do të ketë të bashkëngjitura ambientin dhe planifikimin hapësinor.

LV ndërkaq zgjodhi Ministrinë e Punëve të Jashtme, Financat, Zhvillimin Ekonomik ku përfshihen ajo e Tregtisë, Industrisë e Inovacionit dhe për punë, Ministrinë e Sportit dhe Shëndetësisë, dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Në parim, marrëveshja thoshte se LDK merr edhe kryeparlamentarin dhe zëvendëskryeministrin e parë, ndërkaq, zëvendëskryeministri i dytë i shkon LV-së. Partia e Kurtit me këtë marrëveshje merrte dy nënkryetarët e Kuvendit.

Bisedimet shkuan vetëm duke u komplikuar pasi që në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, LV-ja propozoi në pozitën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufcën, post ky që sipas marrëveshjes paraprake i takonte LDK-së. Madje, në këtë pozitë ishte raportuar se mund të emërohet nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani që në zgjedhjet e fundit ishte kandidate e kësaj partie për kryeministre.

Për këtë, disponim kishin shfaqur edhe në LV, madje vetë Konjufca në një paraqitje në Pressing në T7, kishte thënë se Osmani është e denjë për këtë post.

Pa u marrë vesh me Mustafën, i pari i LV-së, Albin Kurti vendosi që ta bëjë dje edhe një hap tjetër, të ngjashëm me atë të 26 dhjetorit kur pa dijeninë e LDK-së nominoi për kryeparlamentar Konjufcën.

Përmes një video mesazhi, Albin Kurti ka propozuar dje për pozitën e zëvendëskryeministrit të dytë, Haki Abazin, ndërsa ka zbuluar edhe pesë emrat që ka zgjedhur për të udhëhequr postet ministrore.

Rrjedhimisht, Kurti ka propozuar për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia.

Pasi që bëri publik emrat që ka zgjedhur, Kurti ka kërkuar nga Isa Mustafa që edhe ai t’i dërgojë pesë emrat që do të propozohen për ministra dhe emrin e zëvendëskryeministrit të parë.

Ai e ka bërë të qartë se tashmë nuk negociohet me pozitën e kryeparlamentarit, teksa, ka shtuar se për presidentin me LDK-në mund të merren vesh më vonë.

Mirëpo, LDK nuk është duke e parë kaq me pozitivitet koalicionin ashtu si në LV. Në fakt, partia e Isa Mustafës është duke vazhduar insistimin me kushtet e vjetra që i kishin vënë në tavolinë, duke kërkuar që kryeparlamentari të ju takojë atyre, e që të merren vesh edhe për presidentin që do ta pasojë Hashim Thaçin.

Pavarësisht se për dallim nga Vetëvendosje në LDK nuk kanë folur për emra të përveçshëm që mund të emërohen në institucione, tashmë në publik po rrjedhin disa prej të përfolurve për të zënë pozita ministrore.

Ndër ta është Anton Quni, deputeti i zgjedhur, e kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, që sipas informacioneve është propozim i mundshëm në pozitën e të parit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në një intervistë për Gazetën Express, pas zgjedhjeve, Quni nuk e ka mohuar se është diskutuar që të emërohet ministër. Madje, ai pati thënë se është i gatshëm që të punojë në fushën e sigurisë në rast se kështu vendoset në parti.

“Me qenë përgjegjës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tim do të ishte për mua një përgjegjësisë e detyrë për të cilën do të punoja me nder për ta përmbushur, por, ende nuk ka emërimi apo caktime në asnjë pozitë, sepse fillimisht na duhej një marrëveshje mes LDK e VV e cila besoj se do të arrihet së shpejti”, kishte deklaruar Anton Quni.

Në anën tjetër, si ministër ka kohë që është duke u përfolur edhe këshilltari i Isa Mustafës, e avokati i njohur Besnik Berisha.

Berisha sipas informacioneve është përfolur në LDK si Ministër i Punëve të Brendshme, dikastër për të cilin është bërë mjaft zhurmë gjatë negociatave.

“Për avokati jam i gatshëm të flas me ty, ndërkaq për përfolje, po besoj që ne pajtohemi se nuk është e imja t’i komentoj”, kishte thënë Berisha i pyetur nga mediat, pa e mohuar informacionin në fjalë.

Si rrallë herë, kësaj radhe në qeverisje, LDK nuk ka ministrinë që lidhen me ekonomi, fushë kjo nga e cila ka më së shumti ekspertë në parti.

Mirëpo, merret vesh se propozimet për dikasteret tjera janë Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Zharku. Ky i fundit, në qeverinë e fundit kishte udhëhequr Ministrinë e Infrastrukturës. Dumoshi në anën tjetër po përflitet si propozim për Ministre të Arsimit.

Përpos ndarjeve të ministrive, në LDK merret vesh se po bëhet zhurmë edhe për pozitën e zëvendëskryeministër, post të cilin ishte përfolur Vjosa Osmani. Pretendime për të njëjtën pozitë raportohet se ka edhe Avdullah Hoti, që në zgjedhjet e kaluara kishte qenë kandidat për kryeministër.

Nuk dihet se kur Mustafa do të prezantojë në opinion ndonjë emër të përzgjedhur për ministër, pasi që të njëjtën nuk po flasin për emra as kur pyeten për presidentin e ardhshëm që e kërkojnë si pjesë të pazarit.

Kosovë: Arrestohet një grua që reagoi ndaj vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një grua e cila në rrjetet sociale kishte shprehur pikëllimin pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani

Policia tha shkurt se drejtoria kundër terrorizimit në bashkëpunim me prokurorinë e posaçme të Kosovës, ka kryer bastisje dhe e dyshuara është intervistuar para se t’i caktohej masa e ndalimit prej 48 orësh. Por ajo nuk dha më shumë hollësi dhe as e bëri të ditur identitetin e saj.

Mediet lokale thanë se e arrestuara është Ikballe Berisha – Huduti, drejtoreshë e Institutit Kërkimor Ndërkombëtar ‘Naim Frashëri’ në Prishtinë.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian ajo kishte shkruar në rrjetet sociale se “njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak krimineli, ata janë te vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelët ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo në rrjetin facebook.

Më pas ajo e kishte fshirë postimin e saj dhe kishte paralajmëruar padi ndaj medieve që e kishin cituar atë.

Operacioni amerikan për vrasjen e gjeneralit iranian ishte mbështetur nga autoritetet në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shprehu mbështetjen për “veprimet amerikane ndaj veprimtarive të Iranit në Lindjen e Mesme që kanë shkaktuar terror, paqëndrueshmëri dhe shqetësim global. Qëndrojmë së bashku në mbrojtjen e vlerave tona dhe mënyrës sinë të jetesës në kërkim të paqes e sigurisë”, shkroi ai.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, tha se “Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të Shteteve të Bashkuara në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej. Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën. Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të’ shkroi ai në rrjetet sociale.

Udhëheqësi i forcave Kuds të Iranit, Qasem Soleimani, u vra në një sulm amerikan me dron. Shtetet e Bashkuara e fajësonin atë për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe për planifikim sulmesh të reja.

Vrasja e tij shkaktoi protesta dhe reagime të ashpra në Iran dhe Irak ndërsa udhëheqësit iranian dhe mbështetësit e tyre kanë bërë thirrje për hakmarrje. zëri i amerikës

Agim Bahtiri: Fola me anëtarë të kryesisë së LDKsë, janë pro marrëveshjes

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se shumica e anëtarëve të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pro arritjes së menjëhershme të një marrëveshje mes LDKsë dhe Vetëvendosjes, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri i ka bërë thirrje kreut të LDK’së, Isa Mustafës, që të nënshkruajë marrëveshjen sot ose nesër. Sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër përveç koalicionit.

“Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruajë sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë”, ka shkruar Bahtiri.

Çfarë kanë deklaruar zyrtarët e LDK-së që kundërshtuan dje koalicionin me LVV-në

Për disa orë dje, Isa Mustafa ka mbajtur mbledhje me strukturat e partisë në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike. Diskutimet brenda zyrave nuk qenë aq të lehta për të dalë me përfundim, se duan të vazhdojnë diskutimet me LV’në për koalicion. Megjithatë, ata që edhe publikisht ishin kundër që partia e Albin Kurtit të marrë poste të caktuara, shpërfaqen edhe dje kundërshtimet e tyre. Të njëjtat, më vonë dolën për t’i demantuar përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Express.

Tre muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, situata e bisedimeve për koalicion në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partisë së parë të dalë nga zgjedhjet, Lëvizjes Vetëvendosje ka shkuar duke u vështirësuar.

Seanca konstituive e 26 dhjetorit, ku LV propozoi Glauk Konjufcën si kandidat për kryeparlamentar, e gjithashtu edhe nënkryetaren e parë, bëri që për disa ditë të mos ketë komunikim fare në mes të dy liderëve, Albin Kurtit e Isa Mustafës. Ky i fundit, madje as nuk është përgjigjur në thirrjet për takim nga kreu i LV-së, e rrjedhimisht një i tillë ka javë që nuk ka ndodhur.

Të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur deri më tani janë bërë në distancë, e dy partitë këto kohë i kanë shtuar edhe akuzat për njëra tjetrën.

Derisa nga LDK-ja nuk kanë lëvizur nga pozicioni që kanë mbajtur që nga fillimi, e kërkesat e tyre, Albin Kurti ka shkuar një hap më përpara duke bërë propozimet e tij për kabinet qeveritar. Kështu ai dje ka publikuar emrat e pesë ministrave në dikasteret që kanë zgjedhur në marrëveshjen e parë me Mustafën, si dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Rrjedhimisht, siç potencoi edhe pas takimit me Hashim Thaçin në rast se mbërrijnë marrëveshje me Mustafën, pjesë e diskutimit nuk do të jetë pozita e kryeparlamentarit të cilën do ta vazhdojë ta mbajë Glauk Konjufca. Për presidentin në anën tjetër, shtoi se vazhdojnë të mendojnë se duhet të diskutohet kur t’i vjen koha.

Përderisa LV-ja po vazhdon procedurat për mandatim, nga LDK-ja ka pasur dje një mobilizim të strukturave, për të vendosur përfundimisht se a do të vazhdojnë diskutimet, apo të tërhiqen duke zgjedhur opozitën.

Ky opsion, ishte i pëlqyer nga disa prej anëtarëve të kryesisë, që njihen edhe për ndikimin që kanë brenda partisë.

Gazeta Express ka raportuar nga burime të sigurta brenda kryesisë së partisë së Isa Mustafës, se disa prej anëtarëve të LDK-së, në mbledhjen e djeshme kanë qenë kategorikisht kundër një marrëveshje me LV-në. Në fund, megjithatë, është vendosur që të dalin me qëndrim pro diskutimit.

Listës së kundërshtuesve i prin nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu. Bashkë me të edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, por edhe ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni. Tre tre këta ditë më parë u takuan me Richard Grenell, të dërguarin e presidentin Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi.

Përveç tyre, sipas të njëjtave burime, kundër është shprehur edhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, që tash mban pozitën e sekretarit në LDK.

Po ashtu edhe deputeti i zgjedhur Florian Dushi, e anëtari i kryesisë Naser Osmani.

Edhe kryetarja e forumit të gruas së LDK’së, Lirije Kajtazi, sipas burimeve të Expressit brenda mbledhjes, është deklaruar kundër bashkëpunimit me partinë e Kurtit. Këta persona megjithatë nuk e arritën shumicën e kryesisë që ishte pro vazhdimit të diskutimit. Kështu pas mbledhjes përmes një komunikate u dha qëndrimi, pasi që askush nga kryesia nuk pranoi të flasë para gazetarëve që pritën me orë të tëra para selisë.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit”, shkruhej në komunikatë, teksa bëhej thirrje që ndarja e pushteteve të bëhej e barabartë.

Nga LDK-ja madje vendosën që të akuzojnë median për raportime që sipas tyre nuk janë të sakta, ani pse qëndrimet e personave të cekur në lajmin e publikuar në Express janë edhe publike.

Agim Veliu, nënkryetari i parë i LDK-së, është që para zgjedhjeve më i zëshmi kundër një koalicioni me partinë e Albin Kurtit. Në prononcimin e parë pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, Veliu kishte thënë për Gazetën Express se është i vështirë bashkëpunimi me LV-në. Ai kishte kërkuar që ndarja e pushtetit të bëhet në mënyrë proporcionale, duke insistuar që të marrin si pjesë të pazarit edhe pozitën e presidentit.

Në anën tjetër, Avdullah Hoti, anëtari tjetër i kryesisë që ka kundërshtuar një marrëveshje me LV-në, merret vesh se është edhe pretendent kryesor për një nga pozitat që i takojnë Lidhjes Demokratike. I njëjti, së bashku me Skender Hysenin dhe Veliun, si tre kundërshtuesit kryesorë të marrëveshjes, për këtë arsye udhëtuan në Berlin për tu takuar me të deleguarin e Trumpit.

Skender Hyseni në një paraqitje në RTV 21 dy javë më parë, madje kishte thënë se koalicioni nuk do të ndodhë nëse LV kërkon pushtet të tepruar. Ai kishte thënë se kjo do të mund të ndikonte që të shkohet në sistem diktatorial.

“Është VV-ja ajo që e ka në dorë nëse vendin do ta çojë në zgjedhje të parakohshme, sepse VV-ja është fituese e zgjedhjeve, me një pakicë ekstreme, sepse kur flasim për zgjedhje, duhet ta kemi parasysh përkrahjen popullore.

Nëse nuk shënohet një koalicion partneriteti, ai koalicion nuk duhet të ndodhë, unë jam në mënyrë jetike i interesuar, dhe angazhohem në të gjitha strukturat e partisë që ky koalicion të ndodhë. Nuk mund të lejojmë koncentrim pushteti të tepruar në njërën ose tjetrën parti, fundja, përtej votës gati të barabartë është e shëndetshme për demokracinë në këtë vend që të krijohet me domosdo instrumenti i kontrollit dhe i vetë kontrollit për qeverinë.

Mund ta quaj një far rebelimi deri në krekosje, që nëse nuk doni ne shkojmë në zgjedhje të reja, ky është abuzim me vullnetin qytetar. Koalicioni vetëm LDK – VV nuk përmbush ato kërkesat për qeverisje stabile”, kishte deklaruar Hyseni duke folur për marrëveshjen potenciale me LV-në.

Në anën tjetër, Avdullah Hoti ka qenë që nga fillimi i diskutimeve i zëshëm për shkuarjen në opozitë.

“Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtet ndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese. Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”, kishte deklaruar Avdullah Hoti në emisionin Pressing në T7.

Në të njëjtën javë deklaratë afërsisht të njëjtë kishte dhënë edhe sekretari i LDK-së, Arban Abrashi që mbrëmë hezitoi ta përmende me emër LV-në, duke iu referuar si partia me 29 deputetë.

Abrashi kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është duke hezituar që ta drejtojë qeverinë.

“Po flasim për nj ndërtim të koalicionit, të shpresës. Kjo duhet të ndërtohet në baza të shëndosha të bashkëpunimit në mes të partnerëve. S’ka të bëjë me barrikadim. Edhe pika e Presidentit ka qenë diskutim shumë i shëndosh se pse kjo duhet t’i takojë LDK-së ose një partneri tjetër. Kështu do ta kontrollin partitë njëra-tjetrën më mirë. Politika në Kosovë dhe sistemi politik ta imponon kompromisin. Nga paslufta shohim kompromise të mëdha. Fitues është ai që bën kompromise”, pati deklaruar Abrashi.

Kundër tashmë dihet qëndrimi i deputetes Lirije Kajtazi, e cila ishte e vetmja që nuk votoi pro kur Glauk Konjufca u propozua nga Albin Kurti.

“Jo, s’e kam votuar. Qaq ka meritu, qaq ka marrë. LDK ka votuar, kam konsideruar se qaq ka mjaftuar. Ne e kemi menduar mirë, kemi bashkëpunuar si opozitë, e kemi menduar se mundemi… Nëse na konsiderojnë si partner jemi të gatshëm derisa ata janë serioz. E dini qëndrimin e LDK-së”, deklaroi e njejta.

Qëndrimi i Florian Dushit, anëtarit tjetër të kryesisë, tashmë dihet. I njëjti që nga fillimi ka kundërshtuar publikisht përmes disa shkrimeve në Facebook këtë marrëveshje. Të njëjtin qëndrim e përsëriti edhe mbrëmë.

“Qëndrimi im rreth koalicionit eventual LDK me VV është publik. Koalicioni me VV duhet të ndodhë, mendoj unë, por asnjëherë nën kushtet e diktuara njëanshëm nga partia e Albin Kurtit.

Dje, sot, dhe nesër, në organet e partisë, por edhe publikisht, angazhohem që Kosovës dhe qytetarëve tonë t’iu ofrojmë një qeveri dhe qeverisje ndryshe, duke pasur kujdes të veçantë që partneriteti në mes të këtyre dy partive të jetë i sinqertë dhe i mirëfilltë, e përfaqësimi LDK-së në institucione i dinjitetshëm”, ka shkruar Dushi mbrëmë në Facebook.

Tashmë kur dihet se si është bërë ndarja e ministrive sipas zgjedhjes 5+5, dhe kur është zgjedhur kryeparlamentari e nënkryetarët e Kuvendit, post që i ka mbetur LDK-së është ai i zëvendëskryeministrit të parë.

Sipas kësaj marrëveshje LV merr kryeparlamentarin, nënkryetarin e parë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e dytë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Financat, zhvillimin ekonomik, sportin dhe shëndetësinë dhe ministrinë e Drejtësisë.

LDK në anën tjetër, merr zëvendëskryeministrin e parë, kryetarin e dytë të Kuvendit, MPB-në, Arsimin, Bujqësinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Infrastrukturës. Edhe ndarja e emrave që do të emërohen zëvendësministra mbetet e njëjtë.

LDK nuk ka sqaruar se a do të pranonte një marrëveshje me LV-në pa pozitën e kryeparlamentarit, derisa, merret vesh se me ndarjen e posteve siç është aktualisht, LV-ja mund të pranojë që të negociojë me postin e presidentit.

Sido që të jetë, sot ose ditëve në vazhdim pritet që të mbahet takim në mes të Mustafës dhe Kurtit, aty ku do të jepen në tavolinë të diskutimit edhe ofertat e fundit./GazetaExpress/

MPJ iu sugjeron qytetarëve të Kosovës të shmangin qarkullimin nëpër Serbi

Vendkalimi kufitar në Merdare

Ministria e Jashtme e Kosovës u sugjeroi qytetarëve të Kosovës që të shmangin qarkullimin në Serbi, ndërsa u kërkoi atyre që nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, që të shfaqin kujdes dhe maturi.

Ministria tha se Serbia është një territor, i cili nuk ofron as siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të qytetarëve kosovarë dhe për familjarët e tyre.

“Duke rikujtuar komunikatën e 31 majit, 2019, njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, me vendbanim në Kosovë apo jashtë vendit, që të shfaqin kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë”, thuhet në komunikatën për media.

Javën e kaluar, është raportuar se policia serbe ka ndaluar shtetasin kosovar, Nezir Mehmetaj, në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Mehmetaj po udhëtonte nga Zvicra për në Kosovë.

Ndaj tij, gjykata në Serbi ka marrë vendim për paraburgim prej 30 ditësh.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka dënuar arrestimin e Mehmetajt dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij.

Ministria e Jashmte e Kosovës ftoi të hënën Serbinë që përfundimisht “të heqë dorë nga praktikat fashiste dhe të pranojë faktin që është pjesë e kontinentit evropian, ku liria e lëvizjes është e drejtë universale e secilit dhe respektohet pavarësisht agjendave politike”. rel

Katër minutat e Albin Kurtit e Hashim Thaçit

U janë dashur disa ditë për ta caktuar takimin e tyre të parë. Hashim Thaçi dhe Albin Kurti edhe pse armiq të moçëm megjithatë ia dolën të merren vesh që ta lënë 6 janarin si një datë kur do të shiheshin në Zyrën e Presidentit. Mbase për ta realizuar takimin më të shkurtër në karrierat e tyre.

Por, kur Kurti shkoi në Zyrën e Shefit të Shtetit, gjithçka shkoi shpejt. Presidenti i vendit dhe pretendenti për krijimin e Qeverisë së re, lideri i Vetëvendosjes ndenjën së bashku vetëm 4 minuta. Kështu ka thënë një zyrtar që ka marrë pjesë në këtë takim.

Kur ka dalë para gazetarëve, pothuajse me shpejtësi drite, Kurti ka thënë se takimi i shkurtër nuk ka prodhur asnjë efekt juridik.

“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj. Unë dëgjova presidentin në këtë takim disaminutësh, unë dëgjova presidentin që shprehu interesimin për krijimin e qeverisë, por, njëkohësisht edhe tha që e di që ju nevojitet një kohë e caktuar, por, gjithashtu ne do ta bëjmë propozimin”, ka thënë Kurti.

E që nuk ka filluar numërimi i 15 ditëshit që mandatari e ka në dispozicion pasi të nominohet e ka pranuar edhe Hashim Thaçi.

Por Presidenti ka bërë me dije se ia ka vendosur Kurtit një afat 48 orësh që t’ia çojë propozimin për Qeverinë e re.

“Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje. Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës. Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore” ka thënë ai./GazetaExpress/

TAKIMI I DY ARMIQVE TË SKENËS POLITIKE NE KOSOVË?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Takimi i sotit Thaçi-Kurti nuk do të prodhoi kurrfarë efekti. Do të jetë një takim veç sa për një kafe

Sot po takohen ball për ball dy arëmiq të përbetuar të skenës politike në Kosovë midis Presidenti Hashim Thaçi i cili nuk ia din fijën pasurisë së tij,dhe pretenduesi për kryeministër Albin Kurti lider i LVV e cila doli e para ne zgjedhjet e fundit i cili s’ka kurrfarë pasurie që jetonë me familje në një apartment te vogël prej 62 metra katror të marrë me qira. Ata kurr nuk janë takuar më parë,as që asnjëhërë nuk janë përshendetur mes vedi. Por e njohin njeri tjetrin:Hashim Thaçi e njehë Albin Kurtin nëpër protesta kur policia ia arestonte aktivistet, por edhe ate e ngrehte zhagë nëpër tokë. Njihën edhe nga seancat e Parlamentit kur Albin Kurti vazhdimisht i kundërshtonte Marreveshjet e demshme të Hashim Thaçit me Serbin e Malin e ZI qe ishin ne demë te Kosovës, kurse Thaçi veq qeshte pse e kundërshtonte Kurti,por ky ia këthente:”President mos u zgerdhi, je një paçavër”.

Por sot i ka shty zori qe edhe fizikisht të takohën. Nuk e di se a do te përshendetën,a do te ja shtrinë dorën njeri tjetrit sepse kanë shumë hasmeri ndër vedi sidomos Thaçi i cili është munduar shumë hërë të ia futë thikën pas shpine Kurtit. Por ky takim i sodit është takim sa për kafe siç thuhet sa për tu njoftue,sepse ky takim i sodit nuk do të prodhoi ndonjë efekt. Takimi po i ngutet Presidentit Thaçi,me siguri për prapaskenat e tij i cili po i dergon ftesa edhe disa sosh brenda dites,sikur te kishte ndonjë zor të madh.

Takimi i sotit do te jetë takim sa për tu takuar,sa për sy e faqe,sepse takimi nuk është i parapregatitur,nuk ka ende ndonjë koalicion i cili do te ia dergonte emrin Presidentit për të nominuar për Kryeministër anipse emri i Albin Kurtit është i padiskutueshëm,kurse LVV nuk nuk mund ta dergon Kurtin për nominim sepse e vetme nuk mudë të formoi qeverin,kurse Thaçi nuk mund te nominoj Kurtin nese nuk është edhe zyrtarisht i derguar nga koalicioni i cili ende nuk ekziston.

Prandej takimi i sotit midis Thaçit dhe Kurtit do te jetë një takim sa për te thyer akullin e ngrir midis tyre,është vetem një farcë sa për tu takuar,sepse ky takim ligjerishtë nuk mund te prodhoi asgje.Presidenti duhet të presë kohën për një takim të radhës kur ky koalicion(LVV dhe LDK) qe gjejë një zgjidhje për bashkëqeverisje,sepse Presidenti nuk mund te veproi n’kye n’vehte të bënë nominime pa mbulës,apo ka skenar tjere parapa përdes siç din vetem ai te veproi.

Spektrit politik të Kosovës iu shtua edhe një parti e re, “Partia Demokratike e Diasporës”- Nga Skënder MULLIQI

Këtyre ditëve spektrit politikë të Kosovës, ju shtua edhe një parti e re Partia Demokratike e Diasporës. Nismën për formimin e saj , e ka marre veprimtari i çeshtjës kombëtare, Emrush Qeku, njëherit kusheri i heroit të kombit, Sali Qekaj. Emrush Qeku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshem për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Ai ishte angazhuar qysh heret ne veprimtaritë e ndryshme me karakter kombetare. Ishte anëtër i LDK , dega në Gjermani.

Ishte njeri nder organizatorët e Tre Perqinëshit, të kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit.Ai jo vetëm që ndihmojë djemtë e luftës për liri, por u angazhua edhe në shumë aktivitete tjera kombëtare, në mbledhjën e ndihmave për Kosovën në kohën e luftës, për të strehuarit në Shqiperi e në shumë vende të tjera, edhe me mjete te veta , duke lënë keq edhe familjën e tij, madje duke mbeteur edhe pa shtëpi në Kosovë. Po ta numërojmë e gjithë kontributin e tij, nuk mjafton vetëm ky shkrim…

Emrushi shprehet së këtë nismë e kishte marr bashke me Fadil Islamin,Afrora Fusha dhe Valon Gajraku, më arsyen madhore, së mergata shqiptare po anshkalohet tash e shumë kohë, e cila ka bërë shumë për Kosovën dhe kombin.Emrushi thotë së kam qene i mendimit së PDD , ta udheheq miku im dhe veprimtari ,Hafiz Gagica, por i cili për asrye objektive nuk e pati mundësinë. Ne vazhdim të shkrimit po ju sjellim fjalimin e kryetarit të PDD-së, më rastin e themelit të këtij subjekti te ri politike në Prishtinë.

Të nderuara zonja, të nderuar zotrinjë, Të dashur miq, Më lejoni fillimisht të ju përshëndes dhe njëherit konventës së parë, të Partisë Demokratike të Diasporës, ti uroi punë të mbarë e sukses! Uroi që Partia Demokratike e Diasporës, të arrij të vë në pah rëndësin e mërgatës politike e patriotike të Kosovës! Mërgatës e cila është shfrytëzuar maksimalisht nga partitë politike vendore. Asaj mërgate e cila së fundi u la pas dore u injorua deri në atë shkallë sa ngjallë keqardhje.

E si pasojë, lind edhe pyetja e shumëarsyeshme: Pse i kemi ndihmuar ato parti të cilat atë kohë e quanin vetën, kombëtare? Të nderuar, vetë prania juaj sot në këtë konventë është dëshmi e qartë për vullnetin tonë që të organizohemi politikisht e moralisht në mënyrë që të sigurojmë një përfaqësim të denjë të mërgatës në jetën shoqërore e politike të vendit. Me këtë rast do të kemi mundësinë që bashkarisht të diskutojmë dhe të nxjerrim konkluzat e nevojshme për një veprim cilësorë e gjithnjë në dobi të vendit tonë. Ne kemi një mijë e një argumente nga e kaluara, të cilat na shtyjnë të jemi të paknaqur me gjendjen aktuale dhe neglizhimin e faktorit politik të mërgatës.

Duke filluar nga puna e madhe që ka bërë mërgata patriotiken,në kohën kur vendit i duhej ndihma e saj. Është fakt i cili dihet mirfilli. Por siç duket ka ardhur koha që i gjithë ai angazhim i yni të përmendet e të përseritet shpesh. E gjitha me synim që tu rikujtohet harrestarëve të qëllimshëm. Tu kujtohet se mërgata ka qenë faktori gjenerues e kryesorë i lirisë dhe pavarsisë së Kosovës. Mërgata ka qenë ajo nëna e pagjumë që nuk ka gjetur rahatin askund kur fëmija i ka lënguar i sëmurë. Apo fëmija që ka ndenjur zgjuar mbi kokën e sëmurë të nënës. Shpesh shkojmë largë me gjykime e veprime pa e shikuar bazën e një dukurie.

Mërgata është pjesa e një Atdheu e Atdheu është kudo ku ka mërgimtarë. Mjerisht mërgata patriotike e Kosovës, përjetoj përjashtimin total nga pjesmarrja në proceset e vendimarrjes politike të vendit. Ne sot, nuk do të lëshohemi shumë në historitë e shkuara dhe atë për të vetmin shkak se synimi ynë është të ecim përpara, të rikthejmë atë frymën masive e plotë ellan në dobi të vendit, të zhvillimit dhe afirmimit të Kosovës, nga mjediset ku jetojmë e punojmë.

Ne si mërgatë, me punën dhe angazhimin tonë konkret jemi bërë dëshmi e fortë në vendet e perëndimit, se shqiptarët janë popull i vyeshëm dhe i mirë. Edhe pse krimi, korrupsioni e nepotizmi që mbretërojnë në institucionet e vendit tonë e kanë dëmtuar në masë të madhe imazhin tonë në botën perëndimore. E gjitha na ka kushtuar shumë, ndërsa në anën tjetër ne jemi të vetëdieshme se për të rikthyer këtë imazh kërkohet shumë punë dhe angazhim i yni i përbashkët. Pra pse të mos fillojmë një ditë e më përpra që të angazhohemi në këtë drejtim?! Partia Demoktatike e Diasporës, do të mbështetet te Brezi i ri Akademik. Tek të rejat e të rinjët e vullnetit të mirë, tek të vyeshmit, e veçanërisht te brezi i cili rrjedhë nga prindërit patriotë, të atyre gjeneratave të cilët në kohën e rezistencës kombëtare në krye me liderin Ibrahim Rugova ishin shtylla të rëndësishme të atij organizimi. Të atyre të cilët në kohën e luftës për liri e pavarësi të udhëhequr nga Adm Jashari, Sali Çeku e Zahir Pajaziti, kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Tani fëmijët e tyre janë anashkaluar e injoruar.

Partitë politike i mobilizojnë e përfitojnë nga kjo shtresë patriotike, në kohë të caktuara. Një fenomen të cilin duhet ta ç’rrënjosim. Partia Demokratike e Diasporës do të veprojë me nder për të krijuar një frymë të besimit, bashkëpunimit e kontributit të përbashkët, në dobi të vendit dhe të ruajtjes së vlerave të tij. PDD, do të jetë e shtrirë në të gjitha qytetet ku jetojnë e punojnë shqiptarët e përmes një organizimi të denjë, do të afirmojë Kosovën, pasurit e saj dhe do të motivoj grupe të ndryshme për të vizituar Kosovën dhe për të investuar në zhvillimin e saj. PDD, përmes punës së saj organizative, mendon të afirmoi brezin e ri akademik, apo të rinjë të vullnetit të mirë si potenciali i jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës. Ne si kërkesë e kohës, duhet të zhvillojmë një frymë të re politike, kulturore dhe infromative. Një frymë unifikuese dhe jo konfliktuoze.

Një afrim mes gjeneratave dhe mendimeve ndryshe e jo diferencim e linçim mes veti. PDD do të jetë afër çdo qytetari i cili e ndjen vetën shqiptar i Kosovës dhe i cili ka interes për të qenë pjestar aktiv i vendit. Për fund,uroj që të na prijë e mbara. Vetëm me punë konkrete dhe përkushtim serioz, ne do të dëshmojmë se jemi ndryshe dhe në cilën masë e duam vendin tonë!� Atdheu, ka nevojë për çdo qytetar të devotshëm të tij! Prandaj mendoj që Partia e Mërgatës po vije në kohën e duhur dhe si kërkesë e kohës për të rikthyer besimin në vlerat që ka vendi ynë të cilin çdo ditë si rrjedhojë e politikave grabitçare po e braktisin qytetarët e dëshpëruar.

Lavdi të gjithë të rënve për lirinë e Kosovës! Respekt dhe nder për ata të cilët kontribuan pa hile për Liri dhe Pavarësi !

Arrestimi i Nezir Mehmetajt në Serbi për krime lufte, reagon MPJ: Të ndalen përndjekjet

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me arrestimin e Nezir Mehmetajt, i cili u ndalua dje në pikën kufitare në Merdare. Përmes një reagimi zyrtar MPJ i bën thirrje autoriteteve serbe që të lirojnë menjëherë Mehmetajn, për të cilin sot Gjykata serbe vendosi masën e arrestit me burg për 48 orë, pasi akuzohet për krime lufte. Ministria e Jashtme ka bërë me dije se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës po bënë githçka për lirimin e tij, ndërkohë tregojnë se familja e Mehmetajt kanë angazhuar edhe një avokat.

Sipas një komunikate të lëshuar nga ministria që drejtohet nga Behgjet Pacolli, thuhet se Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd dhe është marrë në pyetje për çështje politike. Kosovari, i cili prej 25 vitesh jetonte në Zvicër ishte në ‘Stop Listë’ nga autoritetet serbe.

REAGIMI I MINISTRISË SË JASHTME
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe, në pikën kufirare në Merdare, dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Zyra Ndërlidhesë e Kosovës në Beograd është aktive dhe po merr të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e z.Nezir Mehmetaj, familja e të cilit tashmë ka angazhuar edhe një avokat lokal.
z.Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd, është marrë në pyetje nga hetuesit serbë dhe po rëndohet me akuza politike. MUP-i serb ka kryer krime lufte në Kosovë, dhe ky institucion, si i tillë, nuk mundet dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kurrë një rol drejtësie ndaj shtetasve kosovarë. Nëse ndonjë institucion apo individ është përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë, është vet MUP-i serb, udhëheqja e tij e mëparshme dhe aktuale. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe ka lajmëruar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e z.Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar. Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar.

Kjo praktike është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e z. Neziraj dhe kthimin e tij në familjen e tij. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme përsërit thirrjen e majit 2019, me anë të së cilës nxiten qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt dhe përmes Serbisë, për shkak të ndjekjes politike të shtetasve kosovarë me akuza të motivuara politikisht nga qeveria serbe.


Send this to a friend