VOAL

VOAL

Hapet rruga për marrëveshje, LVV dhe Glauk Konjufca e lirojnë pozitën e Kryetarit të Kuvendit për LDK

Gazeta Express ka mësuar që LDK dhe LVV janë duke i shikuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.

Express

Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se marrëveshja LDK-VV është gati ndërsa shumë shpejt pritet të nënshkruhet.

Nënkryetari i Vetëvendosjes nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri duke marrë post ministror. Vendin e tij do marrë Vjosa Osmani.

Ndërsa, për pozitën e Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë.

Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen.

Rikthimi i Lutfi Hazirit nga shërimi i ka dhënë një energji të re negociatave me Vetëvendosjen.

Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Deri tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore.

Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.

LDK-ja optimiste për koalicionin me LVV-në

Fotografi ilustruese.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka diskutuar lidhur me marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, para seancës së 3 shkurtit, ku pritet të votohet për Qeverinë e re të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se mbledhja e sotme është në kuadër të përpjekjeve që të arrihet marrëveshja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

“Edhe më tutje po angazhohemi që kjo marrëveshje të jetë e balancuar, që i akomodon të dy subjektet e mëdha politike, në mënyrë që t’i hapet rrugë mandatarit që të krijojë koalicion edhe me partitë e pakicave. Finalizimi i marrëveshjes natyrisht që bie mbi përgjegjësinë e dy subjekteve politike, respektivisht të dy liderëve dhe ky angazhim është në funksion të saj”, tha Haziri.

I pyetur se a ka sinjale nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeparlamentarit – që po shihet si pengesa kryesore për mosarritjen e marrëveshjes së koalicionit -, Haziri tha se ky dallim ende nuk është tejkaluar.

“Nuk është përballuar ende ky dallim. Gjasa janë të mëdha që Kosova të ketë ekzekutiv dhe përpjekjet nuk do të mungojnë që të arrihet ky qëllim. Ne gjithmonë po flasim për një ekzekutiv LDK-LVV dhe një përfaqësim ku Vetëvendosje e udhëheq qeverinë dhe LDK-ja kuvendin. Ky është angazhimi ynë i përbashkët.

Para nisjes së takimit, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha për gazetarët se shpreson që sot të përmbyllet gjithçka, sa i përket marrëveshjes së koalicionit me partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne mbajmë takime, komunikime çdo ditë. Kështu që po shpresoj që edhe sot gjithçka të përmbyllet, por për momentin jemi në fazën e përpjekjeve”, tha Osmani.

LVV-ja dhe LDK-ja që pas certifikimit të rezultatit zgjedhor në muajin nëntor, kanë zhvilluar bisedime për krijimin e koalicionit qeverisës, por deri më tani nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje.

Më 26 dhjetor u konstitua përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, 2019, ku kryetar i kuvendit u zgjodh Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 20 janar, ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit.

Sipas Kushtetutës, prej momentit që presidenti mandaton kandidatin për kryeministër, nis edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit.

LDK-ja gjatë negociatave me LVV-në nuk ia ka kontestuar kësaj të fundit pozitën e kryeministrit, por ka kërkuar që si baraspeshë në ndarjen e pushtetit, ta ketë pozitën e kryetarit të kuvendit, të cilën e ka nën drejtim Vetëvendosje. rel

Albin Kurti: Të hënën të votohet në parlament për qeverinë e re

Kryesia e parlamentit të Kosovës mblidhet të premten për të vendosur lidhur me kërkesën e kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare për votimin e përbërjes së qeverisë së re.

Në kërkesën e zotit Kurti thuhet se parlamenti do të duhej të mblidhej të hënën me 3 shkurt, një ditë para skadimit të afatit prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Më 20 janar, zoti Kurti, kryetar i lëvizjes Vetëvendosje mori zyrtarisht mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kërkesa e tij për mbledhjen e parlamentit u bë ende pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë, me gjithë negociatat e gjata që filluan menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Ndonëse të dyja këto parti që nga fillimi kanë theksuar se nuk kanë alternativë tjetër përveç koalicionit qeverisës me njëra tjetrën, nuk i tejkaluan dot deri tash ndasitë rreth ndarjes së pushtetit.

Fillimisht, marrëveshja u pengua nga mospajtimet rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës në vitin 2021, kur skadon mandati i presidentit Thaçi, ndërsa hendeku u thellua pas mbledhjes së parë të parlamentit të ri më 26 dhjetor, kur lëvizja Vetëvendosje propozoi zotin Glauk Konjufca për postin e kryetarit të parlamentit dhe ai u miratua edhe me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më pas, Lidhja Demokratike refuzoi një ofertë të Vetëvendosjes për shtimin e ministrive duke kërkuar postin e kryetarit të parlamentit deri në zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në një situatë të tillë pa marrëveshje me Lidhjen Demokratike, zoti Kurti kërkoi të premten mbajtjen e mbledhjes së parlamentit për të votuar qeverinë. Gjatë ditës ai takoi përfaqësuesit e pakicave përfshire edhe Listën Serbe, përfaqësuesit e së cilës thanë se “nuk do të pengojnë formimin e qeverisë”.

Tani për tani është e paqartë se si mund të rrjedhë procesi i mëtejmë dhe nëse ka ende hapësirë për një marrëveshje ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale pas takimit me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, zoti Kurti tha se “e njoftova z. Borrell edhe me përpjekjet për krijimin e qeverisë së re e cila do të marrë drejtim në javën që vjen”.

Analisti Vigan Qorrolli i tha Zërit të Amerikës se zoti Kurti mori “një hap logjik për të kërkuar besimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pa marrëveshje ndonëse konvencioni politik do të duhej të ishte me një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Sipas tij, Lidhja Demokratike “po e detyron zotin Kurti që të shkojë me një kërkesë që të votohet një qeveri e pakicës, e cila do të duhet kushtetutshmërisht të marr 61 vota në Kuvendin e Kosovës për t’u bërë si e tillë. Tash a do të ketë jetëgjatësi një qeveri e pakicës është çështje problematike për t’u diskutuar”, tha ai, duke shprehur bindjen se “marrëveshja Kosovë-Serbi po del të jetë, potencialisht thembra e Akilit në bashkëpunimin Vetëvendosje – LDK”.

Zoti Qorrolli thotë se “me gjasë një marrëveshja në mes të Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes është pak e arritshme dhe zoti Kurti po kërkon që të dështojë marrëveshja me Lidhjen Demokratike në mënyrë që t’i hap mundësinë presidentit të Republikës të kërkoj një mandatar të ri. Zoti Kurti me të drejt po vepron që ta dështoj vetën si kandidat për kryeministër, sepse Lidhja Demokratike nuk po dëshiron të arrijë një marrëveshje me Vetëvendosjen dhe tashmë është botërisht e ditur se pas vizitës së ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Lidhja Demokratike po kërkon që të marr pozitën e kryeministrit e vetme dhe të kërkoj një koalicion të mundshëm me partitë e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë PDK, AAK dhe Nismën dhe ta lërë Vetëvendosjen në opozitë. Kjo kartë tashmë është në tavolinë dhe zoti Mustafa dhe elita politike e Lidhjes Demokratike po e kërkon me ngulm këtë kartë. A do të jetë e realizueshme do të pritet të shihet por si mundësi po luhet”, thotë ai.

Por çfarë ndodhë nëse zoti Kurti shkon në mbledhjen e parlamentit pa marrëveshje me Lidhjen Demokratike dhe nuk merr votat as për qeverinë e pakicës?

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse ai nuk siguron të paktën 61 votat sa duhen për miratimin e qeverisë, atëherë presidenti “emëron kandidatin tjetër për kryeministër”.

Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 kur Kosova ishte në një krizë politike, “është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që, pas konsultimeve me partitë dhe me koalicionet, të vendosë se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër për Kryeministër. Nuk duhet të përjashtohet qe Presidenti i Republikës mund të vendose t’i japë të njëjtës parti ose koalicion edhe një rast për të propozuar kandidatin tjetër, që mund të jetë i suksesshëm në formimin e Qeverise se re, duke marre votat e nevojshme ne Kuvend. Gjykata konsideron se Presidenti i Republikës duhet te vlerësojë se cila është gjasa me e madhe qe një parti politike ose koalicion te propozoje kandidatin për Kryeministër, i cili do te marre votat e nevojshme ne Kuvend për formimin e Qeverise se re. Gjykata rithekson se neni 95, paragrafi 4, i Kushtetutës kërkon qe të ketë një kandidat tjetër për Kryeministër, por e lë të hapur çështjen se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për te propozuar kandidatin për Kryeministër”, thuhet mes tjerash në atë vendim të vitit 2014 të cilin të plotë mund ta lexoni këtu:

Nëse zoti Kurti dështon, atëherë presidenti pas këshillimeve me partitë politike mund të dekretojë kandidatin tjetër që do të ketë dhjetë ditë afat për formimin e qeverisë së re.

“Nuk fillon me automatizëm afati dhjetë ditësh. Afati fillon prej dekretit kur presidenti e lëshon për mandatarin e dytë. Ai fillimisht do të duhet të thërras të gjitha partitë për biseda në mënyrë që të kërkojë kandidatin dhe pas bindjes së tij, atëherë do të lëshoj një dekret presidencial sikurse në rastin Kurti për nominimin e një kandidati të ri për kryeministër që vetëm zoti Kurti nuk mund të jetë. Aktgjykimi i gjykatës Kushtetuese thotë se mund të jetë prapë partia e njëjtë por mund të jenë edhe parti potencialisht tjera, por në momentin kur e lëshon dekretin presidencial në atë moment fillon numërimi” tha zoti Qorrolli.

Nëse as kandidati tjetër nuk arrin të sigurojë formimin e qeverisë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. zëri i amerikës

Borrell promovon projektin e BE-së për rinovimin e TC “Kosova B”

Josep Borrell.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka promovuar projektin e BE-së me një fond prej 76 milionë euro për rinovimin e Termocentralit “Kosova B”.

Ai tha se Kosova ka nevojë ajër të pastër, pasi që siç u shpreh ai “çështja e shëndetit është shumë e rëndësishëm për ne dhe gjeneratat që vijnë”.

“Dua të paralajmëroj se ky projekt është pjesë e një përpjekeje të madhe sa i takon energjisë se ripërtritshme dhe kursimit të energjisë. Nuk do të thotë se e ardhmja e energjisë do të bazohet në qymyr, mirëpo ne kemi ketë termocentral të qymyrit dhe duhet të punoj në pajtim me praktikat e parametrat me të mirë dhe të mos e rrezikoj shëndetin e qytetareve”, tha Borrell.

Edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se duhet të punohet më shumë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, dhe se sipas saj, për këtë arsye BE-ja është angazhuar për këtë projekt.

Kurse, drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës [KEK] thanë se investimet e Bashkimit Evropian kanë arritur të eliminojnë disa prej ndotësve kryesorë, derisa mbështetja e fundit për ndërrimin e elektro – filtrave dhe reduktimin e pluhurit do të jetë jetike për Kosovën dhe sektorin e energjisë.

Termocentralet e Kosovës vazhdojnë të jenë ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, është thënë në një raport të publikuar në fund të vitit të kaluar nga grupi i Organizatave Joqeveritare Mjedisore në Evropën Qendrore dhe Lindore, “Bankëatch Netëork”.

Në raportin e publikuar nga kjo organizatë thuhet se pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina nuk kanë përmbushur standardet e Bashkimit Evropian për emetimet industriale.

Emetimet totale të dyoksidit të squfurit (SO2) nga këto pesë vende që synojnë integrimin në BE, në vitin 2018 ishin gjashtë herë më të larta se sa tavani për të cilin ishin zotuar.

Në rastin e Kosovës, e cila e siguron energjinë përmes thëngjillit, termocentrali Kosova B konsiderohet ndër ndotësit më të mëdhenj, ndonëse aty përmendet edhe termocentrali Kosova A, po ashtu. rel

Kosova, Serbia bisedojnë për rihapjen e linjës hekurudhore

Ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë, zhvilluan të hënën një takim në Berlin për të rihapur linjën hekurudhore ndërmjet tyre, me ndërmjetësimin ambasadorit amerikan, Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca, zoti Grenell vlerëson lart përparimin që kanë arritur palët gjatë këtij takimi, derisa autoritetet në Prishtinë thonë se janë të gatshëm të nënshkruajnë cfarëdo marrëveshje që nuk cenon sovranitetin e vendit.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadori, Richard Grenell, vlerësoi lart përparimin e arritur nga përfaqësuesit e të dyja shteteve në takimin e së hënës në ambasadën amerikane në Berlin, mbi mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje për transportin hekurudhor.

Në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës, zoti Grenell, tha se diskutimet kanë shkuar aq mirë saqë palët kanë arritur të flasin edhe për çështje të tjera, por pa saktësuar se cilat ishin ato.

“Ne do të punojmë për të përfunduar ‘letrën e qëllimit’ përmes postës elektronike gjatë javës së ardhshme. Dua të falënderoj sërish ekspertët nga Serbia e Kosova që kanë qëndruar në Berlin për këto bisedime”, tha zoti Grenell.

Hekurudhat e Kosovës menaxhohen aktualisht nga dy kompani publike, INFRAKOS që merret me menaxhimin e infrastrukturës dhe TRAINKOS që merret me transportin.

Liridon Drenica, drejtor i departamentit për zhvillimin e bizneseve në Trainkos, thotë se tash për tash asnjë tren nuk udhëton drejt Serbisë, ndërsa çdo ditë vijnë dy deri në katër trena nga Serbia deri në Zveçan, një komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas tij, Kosova do të përfitonte nga një marrëveshje për funksionalizimin e linjës hekurudhore me Serbinë, vetëm nëse ajo nuk e shkel sovranitetin e vendit.

“Mendimi jonë është që cdo marrëveshje e cila do të nënkuptonte që trenat e mallrave dhe të udhëtarëve do të lidhen jashtë kufirit, që është në Leshak, ajo është shkelje e sovranitetit. Mendimi jonë është që kjo të bëhet duke u bazuar në rregulla ndërkombëtare të hekurudhave, ashtu siç veprojmë edhe me Maqedoninë ku trenat lidhen në Han të Elezit dhe secila pjesë e respekton sovranitetin e vet dhe të tjetrit dhe në këtë mënyrë do të funksiononte normalisht”, thotë ai.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë, Pal Lekaj, tha se dy zyrtarë të departamenteve të ndryshme nga kjo ministri kanë qëndruar në Berlin për diskutimet mbi këtë marrëveshje, të cilat i vlerësoi si shumë pozitive. Ai tha se po priten projekt propozimet e letrës së qëllimit, duke garantuar se nuk do të nënshkruhet dicka që prek sovranitetin e Kosovës.

“Sa i përket përfitimeve ekonomike janë shumëdimensionale sepse transport i mallrave përmes trenave është shumë më i lirë, dhe sidomos lidhja e korridoreve posaçërisht me ato panevropiane mendoj që ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik. Ne jemi deklaruar si Kosovë se do të ndikojmë pozitivisht në cdo marrëveshje që nuk e prek sovranitetin dhe vendin apo Kushtetutën e Kosovës”, tha zoti Lekaj.

Zoti Drenica vlerëson që edhe nëse arrihet një marrëveshje e tillë do të duhet kohë deri na zbatimin e saj, duke pasur parasysh që tash për tash trenat nuk lëvizin fare në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Megjithatë përfitimet në kuptimin ekonomik janë të mëdha, thotë ai.

“Aktualisht ne si korridor ndërkombëtar e kemi vetëm pjesën nga Maqedonia dhe kjo paraqet ndoshta edhe një problem të madh të operimit tonë, për shkak se tash jemi vetëm si pikë nisëse apo si pikë e përfundimit, pra nuk jemi transit për asnjë pjesë. Në rast të funksionimit të kësaj linje kjo do të nënkuptonte një rritje ekonomike për vendin për shkak se të gjitha bizneset do ta shfrytëzonin më shumë trenin duke pasur parasysh se kostoja e transportit të mallrave me tren është shumë më e lirë se ajo me kamionë”, thotë ai.

Diskutimet për një marrëveshje të re për linjën hekurudhore ndërmjet Kosovës e Serbisë, pasuan nënshkrimin e një marrëveshjeje midis dy vendeve për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, me ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, i cili ngulë këmbë se përmirësimi i lidhjeve ekonomike midis dy vendeve dhe hapja e vendeve të punës do të ndihmojë tërë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina vendosi tarifa ndaj mallrave serbe në shenjë kudnërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori Grenell i cili vizitoi të dyja vendet javën e kaluar tha se tarifat duhet të hiqen dhe Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj: Pas planit për Lindjen e Mesme, presim nga Trump ide konkrete edhe për rajonin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për dy marrëveshjet e nënshkruara në Berlin në mes të zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

I pyetur për marrëveshjen për hekurudha që u nënshkrua të hënën, Haradinaj tha se do të kenë këto ditë një takim për të diskutuar të.

“Marrëveshjet zakonisht njëherë janë materie për diskutim për analizë, ne e kemi arrit një diskutim për të besoj ose sot ose nesër do ta vazhdojmë një takim të punës, për të gjithë ata që janë të kyçur këto marrëveshje edhe kjo për hekurudhën janë ndihmesë për qytetarët e Kosovës në interes tonin, e dini sa numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë nëpër Serbi ne i japim më shumë mundësi qytetarëve tonë për qarkullim të lirë. Të gjitha këto marrëveshje janë ecje përpara, janë forcim i sovranitet tonë. E shoh se ka një hezitim, skepticizëm se s’jemi mësu me lajme të mira”, thotë Haradinaj.

Ai shton se sa më shumë tema që të zgjidhen në mes të dy shteteve, afrohet njohja reciproke.

“Sa më shumë tema që hjeken mes nesh dhe Serbisë, mbetet më pak, ajo më pak është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Shpresoj që të shfrytëzohet kjo kohë që të përgatitet kontrata për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të vjen edhe dita kur të ndodhë një takim intensiv deri në marrëveshje për njohje që do të ishte edhe interesa i yni, shpresoj që kjo energji e ambasadorit Grenell të shfrytëzohet edhe nga BE-ja dhe Berlini zyrtar, një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë kërkon darkodimin e të gjithëve, të SHBA-së dhe BE-së që mbulon një konto financiare të të dy vendeve tona, shpresoj që të bashkohet kjo energji të shkurtojmë kohën”, shton kryeministri në detyrë, duke pohuar se nuk mund të bëhet fjalë për një marrëveshje të shpejtë, pasi që është pritur që 20 vjet për këtë gjë. Ai tha se pas planit të presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, presin ide konkrete edhe për rajonin.

“S’mund të jetë marrëveshje e shpejtë, kemi pritë 20 vjet për një marrëveshje të tillë. Plani i presidentit Trump për Izraelin dhe Palestinën na jep një shpresë të madhe që mund të vijnë me një ide konkrete edhe për rajonin tonë, nuk besoj që SHBA do të shtijnë letra miliona dollarë se ne jemi në Evropë, po është me rëndësi që të arrihet te marrëveshja”, tha Haradinaj.

Glauk Konjufca nga Brukseli: Kosova së shpejti do ta ketë qeverinë e re

Parlamenti Evropian ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, po merr pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel.

Gjatë këtij Samiti, të organizuar dhe kryesuar nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli, përpos kryeparlamentarit Konjufca, po marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefat e grupeve politike të Parlamentit Evropian, si dhe reporterët e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Në punimet e këtij Samiti, ndër çështjet kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi parlamentar dhe e ardhmja e Evropës, me theks të veçantë procesi i zgjerimit të saj.

Duke iu drejtuar pjesëmarrëseve të këtij Samiti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Konjufca, pasi falënderoi Presidentin Sassoli për iniciativën e mbajtjes së këtij Samiti, dhe përkushtimin e tij ndaj perspektives evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera theksoi: “ Ne në Ballkanin Perëndimor, e dimë shumë mirë rëndësinë e Projektit Evropian. Qysh prej përfundimit te luftërave të viteve 90, procesi i Integrimeve Evropiane e ka drejtuar shoqërinë tonë drejt demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Shoqëria jonë ka ndërtuar institucione të pavarura, media pluraliste dhe shoqëri civile aktive”.

Në vijim të fjalës së tij, kryeparlamentari Konjufca, para të pranishmëve nënvizoi suksesin e procesit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit, Kosova së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.

Duke folur për vendin tonë dhe sfidat që e përcjellin atë në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane, kreu Kuvendit Konjufca u shpreh: ”Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumta në rrugëtimin e saj evropian. Pavarësisht nga arritja e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim ne nuk kemi shkuar drejt statusit të vendit kandidat. Kanë kaluar 96 muaj nga kur e kemi filluar dialogun për liberalizimin e vizave dhe sot ne mbesim vendi i vetëm që nuk është liruar nga regjimi i vizave në zonën e Schengen-it”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Konjufca, dhe nënvizoi po ashtu se, është shumë zhgënjyese për qytetarët e Kosovës ndjenja e të qenit të izoluar.

Në fjalën e tij me këtë rast, kryeparlamentari Konjufca, foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se e kuptojmë plotësisht rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut me Serbinë, që lehtësohet nga BE-ja. Lidhur me këtë ai deklaroi se Qeveria e re do të ndërmerr hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Ai po ashtu foli edhe për pritjet e qytetarëve nga Qeveria e re. Kryeparlamentari Konjufca, vlerësoi dhe tha para të pranishmëve se qytetarët presin rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura me Serbinë dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike.

Duke folur për zgjerimin e BE-së, përkatësisht integrimin e shteteve të Ballaknit Perëndimor, kreu i Kuvendit të Kosovës, Konjufca, vlerësoi:” Ne inkurajojmë hapjen e negociatave sa më parë të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne besojmë se Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë qellim”.

Në fund të fjalës së tij, kryeparlamentari Konjufca tha: “Dëshiroj të falënderoj Parlamentin Evropian që ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor. Unë plotësisht e kuptoj që nuk jemi në një kohë të lehtë për Evropën për të besuar në fuqinë e Unionit të zgjeruar, por, besimi në gjërat e duhura në kohëra të vështira është ajo që e dallon një përfaqësues shteti të guximshëm nga politikani oportunist”, vlerësoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor.

Shpërthen vëllai i Gani Gecit: Isa spiun i Serbisë, nuk bën koalicion me VV-në pa i thënë Hashimi

Halil Geci, vëllai i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Gecit ka bërë akuza të rënda drejt LDK-së, dhe kreut të kësaj partie Isa Mustafës, raporton Gazeta Express.

Geci përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se Mustafa nuk bën koalicion me LV-në pa thënë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“O milet mos e lodhni ISEN. Pa i thënë Hashimi LDK-s nuk bën koalicion. Kosova po zbrazet e këta po bëjnë pazare e po shtyhen për poste. LDK për t’ia ruajtur vendin e të parit të shtetit spiunit të Serbisë, dhe për ta sjellë në pushtet Shikun dhe Hashimin i shkeli votuesit e vet. Pritne Hashimin dhe Vuqen se po vinë dorë me dorë për ti festuar tokën pa njerëz…. Kurse juve të LDK-s ruani votën për Hashimin. Kosova po zbrazet e ju o tradhtar po shtyheni për poste. Vetëm dje nga një agjenci u nisën për në Gjermani 37 autobus me rini”, ka shkruar ai.

Geci shton se këta persona nga LDK-ja që i ka quajtur servilë që kanë bërë pasuri për tre shekuj, nuk i pengon Kosova e zbrazët.

“Ju o politikan të pa besë me veprimet e juaja e vratë një popull, Ju e zbrazet një shtet i formuar me shumë gjak e sakrificë u bëtë argat të ndarjes, u bëtë argat të Zajednices, ua vrat shpresat krejt një populli , atë çka tha Hashimi e Putini ju e realizut…tash pritni Hashen se po vjen…. Hashimi nuk vjen i vetëm, aj po vjen me Vuqen me aeroplan,e po këthehet në Rusi me Tren për kafe të mëngjesit ta gëzoj Putininin e ti thotë BACI PUTIN u krye Minishingeni po funksionon për mrekulli…!”, ka thënë ai.

Geci ka thënë tutje se krejt po bëhet për t’u rehatuar Isa Mustafa të cilit iu është referuar si spiun i Serbisë dhe tre persona tjerë në LDK të cilët nuk i ka përmendur me emër.

Nese doni kualicion me LDK-n shkoni te Hashimi e te Samia aty është çelësi!

O milet mos e lodhni ISEN.
Pa i thënë Hashimi LDK-s nuk bën kualicion.

Kosova po zbrazet e këta po bëjnë pazare e po shtyhen për poste.
LDK për t’ia ruajtur vendin e të parit të shtetit spiunit të Serbisë,dhe per ta sjellë në pushtet Shikun dhe Hashimin i shkeli votuesit e vet.

Pritne Hashimin dhe Vuqen se po vinë dorë me dorë për ti festuar tokën pa njerëz….

Kurse juve të LDK-s ruani voten për Hashimin.

Kosova po zbrazet e ju o tradhetar po shtyheni për poste.
Vetem dje nga një agjensi u nisën për në Gjermani 37 autobus me rini.
Të gjithë të gëzuar që po iknin nga Kosova për mes Serbisë,kurse lotet e priderve nuk ua fshinte shamia….!

Ju o servil o ju bythë ….! Keni bërë pasuri për tre shekuj , ju o të shitur nuk ju pengon Kosova e zbrazet, ngase keni shitur bythen për pak lekë.
Ju o politikan të pa besë me veprimet e juaja e vratë një popull,

Ju e zbrazet një shtet i formuar me shumë gjak e sakrificë u bëtë argat të ndarjes,u bëtë argat të zajednices,ua vrat shpresat krejt një populli ,ate qka tha Hashimi e Putini ju e realizut…tash pritne Hashen se po vjen….

Hashimi nuk vjen i vetem,aj po vjen me Vuqen me aeroplan,e po këthehet në Rusi me Tren për kafe të mengjesit ta gëzoj Putininin e ti thot BACI PUTIN u krye.
Minishingeni po funkcionon për mrekulli…!

O ju b …. e servilë i shkelet 200 mi votus për ta rehatur spiunin e serbisë Isën dhe prapanicat e dy tre vetave nga ju e ….!
Haram ju qoftë vota e jonë .
Shkoni në rrs!

Haradinaj kujton 30 të rënët e 28, 29 dhe 30 janarit 1999 në fshatrat e Gjakovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 30 dëshmorët që ranë para 21 vitesh në fshatrat e Gjakovës, saktësisht në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit.

Haradinaj shkroi se datat 27, 28 e 29 janar të vitit 1999 ishin ditët prej më tragjikeve ku ranë luftëtarët të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë për armatim.

“Në tentim për të shkuar drejt kufirit e të ktheheshin me armatimin që aq shumë iu duhej luftëtarëve të lirisë, do të përjetësohen shumë burra, shumicën e të cilëve kisha rastin t’i njoh nga vijat e frontit”, shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se përgjithmonë do t’i përulet para veprës së tyre dhe gjithmonë do t’i kujtojë emrat e të rënëve Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

“Ato ditë të kobshme, në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala. Rënia e tyre u bë frymëzim që ne të vazhdonim luftën për liri deri në ditën e ditores”, përfundoi Haradinaj.

Ndahet nga jeta aktivisti i VV-së që ishte plagosur në protestat e 2007-tës

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë Hysni Hyseni, aktivist i kësaj partie nga Komuna e Prizrenit, raporton Gazeta Express.

Tashmë i ndjeri merret vesh se kishte qenë i sëmurë kohëve të fundit, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.

Hysni Hyseni kishte qenë i plagosur në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje të shkurtit të vitit 2007.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë përmes Facebook-ut, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Hysni Hyseni (Doda)/Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer… Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi!
I drejtë dhe vazhdove drejtë! Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove! Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllaut, qytetarit, aktivistit, shokut… Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi. I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni, Zoti të mëshiroftë”, ka shkruar ai.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00 në Prizren.

‘Mendoj se do të ketë marrëveshje’, deputeti i Vetëvendosjes: I kemi ofruar 7 propozime LDK-së, nuk e japim kryeparlamentarin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se kjo parti i ka bërë shtatë propozime LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Sipas tij, LDK-ja ka bërë vetëm një dhe ajo ka qenë që Glauk Konjufca i VV-së të hiqet nga posti i kryeparlamentarit e LDK-ja ta udhëheqë Kuvendin deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Nuk e di sa serioze mund të quhet një kërkesë e tillë kur thuhet se personi që e kemi votuar të japë dorëheqje e të shkarkohet, ta marrim për një vit e pastaj ua kthejmë. Po të ishte puna që njëmend puna të ishte për një post të rëndësishëm shtetëror, do të duhej të pranohej kryekuvendari që më 23 dhjetor kur u kemi bërë propozim. S’bëhet fjalë për kërkesë legjitime që të thuhet se po e kërkojnë një post vetëm sa për të mbetur pa post të rëndësishëm. S’mund të kthehemi prapa sepse shkelet vullneti i deputetëve. Edhe po të merreshim vesh ka shkelje të vullnetit të deputetëve të tjerë”, ka thënë ai.

Murati ka zbuluar se VV-ja i ka ofruar LDK-së 7 ministri në Qeverinë Kurti, por nuk ka treguar nëse aty është paraparë raporti 7 me 3 apo ka qenë format tjetër. Sipas tij, edhe kjo ofertë është refuzuar nga LDK-ja me kërkesën e vetme për kryeparlamentarin.

“Ne kemi ofruar shtatë propozime. Pres që shumica në LDK të reflektojë e të kemi marrëveshjen. Ne kemi lëvizur shtatë herë, kemi bërë shtatë propozime. Propozimi i vetëm i LDK-së deri tani nga 26 dhjetori e tutje ka qenë propozimi që këqyr me e zhbë rezultatin e 26 dhjetorit, votimin e Glauk Konjufcës. VV-ja ka bërë vazhdimisht propozime që të arrihet konsensusi. S’mundet vetëm njëra palë të bëjë shtatë propozime e pikërisht asaj t’i thuhet lësho pe akoma. S’mund të hyjë edhe VV-ja në qeveri duke hequr dorë ose duke i shkelur edhe institucionet e vullnetin që u shfaq më 26 dhjetor. Kemi qenë të gatshëm të lëshojmë pe duke mos ndërhy në votimin që ka qenë, u kemi ofruar 6 ministri e madje edhe 7. Ideja ishte vetëm të mos ngecim. Kemi një palë në anën tjetër që të vetmen kërkesë e ka te një post që tashmë është zgjedhur. Marrëveshja duhet të lëvizë përtej asaj. Ata të lëvizin sepse votimi i Konjufcës është i pakthyeshëm”, ka thënë tutje Murati.

Murati, megjithatë, është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes para 4 shkurtit.

“Mendoj se do të ketë marrëveshje. Shpresoj të kemi mirëkuptim edhe prej palës tjetër që të vijnë në tavolinën e negocimit e të bëjnë një hap drejt marrëveshjes. Deri tani ishte një gjysmëhapi me sherr që të zhbëhet diçka që tashmë ishte bërë. Duhet të sqarojmë se si secila palë të ndihet e kënaqur e të materializojmë vullnetin për ndryshim”, ka përfunduar ai.

/Koha.Net

Polici i Kosovës që u vra në krye të detyrës, kishte qenë ushtar i UÇK-së

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka vdekur dje pas një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit. I ndjeri ishte pjesëtar i UÇK’së.

Një polic ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar dje rëndë pas një aksioni në shtëpinë e një personi të dyshuar për narkotik dhe dhunë në familje.

Përveç policëve, i lënduar ka mbetur edhe djali 12 vjeçar i të dyshuarit, i cili në shtëpinë e tij e kishte vendosur një bombë.

Viktima Sami Thaçi përpos polic i Kosovës, kishte qenë ushtar në UÇK.

Deri tani raportohet se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë pasi që fatkeqësisht, ka mbetur i verbuar.

Më 29 janar 1999 forcat serbe kryen masakrën në Rogovë

Sot bëhen 23 vite nga masakra që është kryer nga forcat armike në fshatin Rogovë të Hasit, ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nga vrasjet nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Po në këto data por në fshatrat Bishtazhin dhe Goden ranë dëshmorë edhe nëntë të tjerë.

Humb jetën polici Sami Thaqi dhe plagosen dy të tjerë gjatë një operacioni në Zhur të Prizrenit

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën, ndërkaq dy të tjerë janë plagosur gjatë një aksioni bastisjeje në fshatin Zhur të Prizrenit, kanë konfirmuar organet e rendit.

“Policia ka zhvilluar një aksion në fshatin Zhur në Prizren, për parandalimin e narkotikëve. Njësia e specializuar kur ka arritur në lokacion gjatë kontrollit të shtëpisë ka pasur një eksploziv që për fat të keq një koleg i yni vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy kolegë përjetuan lëndime nga shpërthimi”, ka deklaruar Shaban Osmanollaj nga policia rajonale e Prizrenit.

“Gjithashtu edhe një fëmijë i të dyshuarit është plagosur”, tha ai, duke shtuar se i njëjti kishte marrë lëndime të lehta trupore.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndalur për 48 orë”, ka thënë Osmanollaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar ne Facebook se e kishte përjetuar me dhimbje të thellë lajmin për rënien në krye të detyrës të policit, me emrin, Sami Thaqi.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook duke shkruar se ndihej I tronditur me këtë rast.

“I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj.

Dy policët e plagosur, sipas njoftimeve nga Policia e Kosovës, ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Kosovë: As prania e diplomatëve nuk siguroi marrëveshje për qeverinë e re (video)

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk arritën as të martën të pajtohen për formimin e qeverisë së re, gati katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të dyja partitë biseduan për rreth tri orë dhe gjatë kësaj kohë ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e ambasadave kryesore perëndimore në Prishtinë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha pas takimit se partia e tij vazhdon të ngulë këmbë në kërkesat e saj.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës, ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohëve të fundit është një zgjidhje që i kontribuon marrëveshjes qeverisëse e cila balancon mbi suazat e votës së qytetarëve dhe besimit qytetar që kemi marr në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Ne në çdo moment jemi të gatshëm të lidhim marrëveshje për bashkëqeverisje dhe konsiderojmë se është një marrëveshje që i kontribuon vendit, i kontribuon luftës kundër krimit dhe korrupsionit, i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe u jep besimin qytetarëve të cilën e kemi marrë”, tha zoti Mustafa.

Partia e tij kërkon që asaj t’i takojë posti i kryetarit të parlamentit të Kosovës, ndonëse më 26 dhjetor të vitit që lamë pas, ajo votoi në favor të zgjedhjes së zotit Glauk Konjufca në atë post. Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se çështja e postit të kryetarit të parlamentit tashmë është çështje e kryer, ndërsa i ka ofruar Lidhjes Demokratike shtimin e posteve ministrore.

Ndërsa, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se nuk mund të ketë marrëveshje pa përafrim të dyanshëm.

“Nuk ka përafrim sa i përket pozicioneve nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ata insistojnë në propozimin e tyre të vjetër të datës 8 janar, ne kemi bërë dy propozime tjera prej që kemi dërguar emrin tim tek presidenti i Kosovës si person për kryeministër të ri, janë propozimet e datës 24 janar dhe 27 janar mirëpo për marrëveshje nevojitet përafrim i dyanshëm dhe jo vetëm të njëanshëm. Ne jemi afruar mirëpo nga ana tjetër ka insistim vetëm në tetë janar në stilin merre ose lëre. Me qasjen merre ose lëre, nuk mund të arrijmë marrëveshje”, tha zoti Kurti.

Ndërsa, Albulena Haxhiu nga kjo lëvizje deklaroi pas takimit se “s’mund të them se takimet kanë përfunduar sepse kemi një javë në dispozicion për të finalizuar marrëveshjen. S’mund të jap garanci se do të bëhet, por do të garantoj për përkushtimin e Vetëvendosje që të punojë në këtë drejtim”, tha ajo.

Përfaqësuesit e dy subjekteve thanë se takimi me diplomatët e vendeve të Quint-it (një emër i përbashkët për diplomatët e pesë vendeve perëndimore: Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës e Italisë), kishte për qëllim njoftimin e tyre me bisedimet aktuale, dhe jo kërkesa për ndërmjetësim apo ndikim në procesin e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Diplomatët nuk u deklaruan pas takimit, por gjatë ditës përmes një deklarate thanë se nuk mbështesin asnjë kandidat ose parti politike në Kosovë në procesin e formimit të qeverisë së re.

Ata iu referuan një deklarate të përbashkët të bërë më 30 gusht të vitit të kaluar në të cilën thuhet se ata “përfaqësojnë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e popullit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të diplomatëve perëndimor.

Më 20 janar kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti mori mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë dhe nga ajo ditë ka filluar afati prej 15 ditësh për një gjë të tillë.

Nëse brenda shtatë ditësh sa kanë mbetur deri në fund të afatit, nuk sigurohet një marrëveshje, atëherë presidenti i Kosovës i ofron kandidatit tjetër mundësinë që brenda dhjetë ditësh të formojë kabinetin dhe nëse as atëherë nuk ndodh, vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. zëri i amerikës

Kurti dhe Mustafa negociojnë në prani të diplomatëve të Quint-it

Bekim Bislimi

Lidhja Demokratike e Kosovës po e sheh dorëheqjen e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si zgjidhje për nyjën e krijuar rreth marrëveshjes për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas LDK-së, dorëheqja e Konjufcës do t’u hapte mundësi partive në negociata, Vetëvendosjes dhe LDK-së, që të ndajnë në mënyrë të barabartë pushtetin, ngase kjo pozitë do t’i bartej nën udhëheqje LDK-së, kurse pozita e kryeministrit Vetëvendosjes.

LDK-ja pretendon që pozitën e kryetarit të kuvendit ta mbajë deri në ditën kur kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, diku në pjesën e parë të vitit 2021. Duke kërkuar që Vetëvendosje me marrëveshjen për koalicionin qeverisës ta mbështesë kandidatin e LDK-së për president, kjo e fundit më pastaj do t’ia kthente postin e kryetarit të kuvendit Vetëvendosjes, kurse do të ruante për vete postin e presidentit të shtetit.

Ndërkaq sa u përket ministrive, Vetëvendosje dhe LDK kanë një marrëveshje që ato të ndahen pesë me pesë, si dhe dy ministri për pakicat.

Por një zgjidhje e tillë, e cila do të çonte në dorëheqje kryetarin e kuvendit Glauk Konjufca, deri tani është kundërshtuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje. Lideri i saj, Albin Kurti, i mandatar për postin e kryeministrit, ka thënë se nëse LDK-ja e ka ndarë mendjen se kjo është oferta “merre ose lëre”, kjo sipas tij nënkupton “lëre” ofertën.

Për të ndihmuar në përafrimin e qëndrimeve dhe arritjen e marrëveshjes, Vetëvendosje kishte paralajmëruar se në negociatat e radhës do të ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e vendeve të Quint-it dhe Bashkimit Evropian.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, rreth orës 16: 30 të ditës së martë, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, për ku është paralajmëruar se do të mbahet edhe një takimi tjetër i tyre.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk e di nëse në këtë takim do të jenë të pranishëm ambasadorët e vendeve të Quin-it.

“Nuk e di, sepse ne nuk i kemi ftuar (v.j. ambasadorët e Qunt-it). I ka ftuar Kurti. Ne do të shkojmë në takim. Në rast se vijnë ambasadorët, do ta mbajmë takimin. Nëse jo, të shohim pastaj”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar që LDK-ja nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj, duke thënë se zgjidhja të cilën e ka ofruar kjo parti është zgjidhja që funksionon dhe që u ofron të dyja palëve partneritet të fortë dhe balancim të pushteteve.

Rreth orës 18:00, në Kuvendin e Kosovës kanë hyrë përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë dhe të ambasadave të vendeve të Quint-it.

Në takimin e Kurtit dhe Mustafës, janë duke marrë pjesë shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ambasadori i Gjermanisë, Christian Held, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott si dhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Francës dhe të ambasadës së Italisë në Prishtinë.

Vendet e Quint-it, më herët të martën, kanë thënë përmes një deklarate se nuk mbështesin asnjë kandidat ose parti politike në Kosovë, gjatë procesit të formimit të qeverisë.

Përmes kësaj deklarate, këto vende e kanë ritheksuar qëndrimin e shprehur edhe më 30 gusht të vitit 2019, se “çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë”.

“Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë”, thuhet në deklaratë.

“Përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës. Ne nuk do të ndërmjetësojmë”, thuhet në deklaratën e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Drejtuesi i Sekretariatit për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka shkruar në Facebook se në fund të takimit të zhvilluar të hënën, ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, kishte pajtim që të martën ose të mërkurën të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quint-it si dhe shefja e Misionit të BE-së në Kosovë.

“Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm (v.j. e martë). Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues, por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, ka shkruar Vraniqi.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, menjëherë pas certifikim të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 nëntor, kanë nisur punën për harmonizimin e programit për bashkëqeverisje.

Megjithatë, mosmarrëveshjet kishin lindur pas kërkesës së Lidhjes Demokratike që t’i garantohet mundësia e propozimit për postin e presidentit të vendit, pas skadimit të mandatit të presidentit aktual, në vitin 2021.

Më 26 dhjetor është konstituuar përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, dhe kryetar i këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se ky veprim i kthen negociatat për krijimin e një koalicioni qeverisës në pikën zero.

Kosovë, diplomatët përfshihen në procesin e formimit të qeverisë

Udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i dhanë fund pa marrëveshje një takimi të hënën në mbrëmje në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Duke pohuar se takimi i së hënës nuk siguroi një marrëveshje, lëvizja Vetëvendosje shkroi në një postim në rrjetet sociale se “palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it (pesë vendet kryesore perëndimore) si dhe me Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian”.

Lëvizja Vetëvendosje përkujton në shkrim se “kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”.

Më 20 janar kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti mori mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë dhe nga ajo ditë ka filluar afati prej 15 ditësh për një gjë të tillë.

Të dyja partitë politike po negociojnë me muaj, por pa ndonjë rezultat deri tash. Ato vazhdojnë të jenë të ndara rreth postit të kryetarit të parlamentit të Kosovës, i cili tashmë mbahet nga lëvizja Vetëvendosje, ndonëse përgjatë gjithë negociatave që nga zgjedhjet e 6 tetorit është thënë se ky post i takon Lidhjes Demokratike.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha të hënën para takimit se kjo parti nuk heq dorë nga ky post.

Ne po presim nga Vetëvendosja që të deklarohet për ofertën tonë, oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri edhe me zotimin për president. Kjo është oferta që qëndron, ne presim përgjigje”, tha zoti Veliu.

Në mbrëmje në një postim në rrjetet sociale, Lidhja Demokratike shkroi se “në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”.

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se çështja e postit të kryetarit të parlamentit tashmë është çështje e kryer. Kryetari i saj, Albin Kurti, tha të hënën gjatë ditës se të dyja partitë i kanë pozicionet e qarta në procesin e negociatave.

I korrespondojnë propozimeve tona të shprehura nga Lidhja Demokratike e Kosovës me datën tetë janar ndërkaq nga lëvizja Vetëvendosje me datën nëntë janar në takimet që i patëm zhvilluar ato dy ditë kur kishte më shumë se një jave para se ne ta dorëzojmë propozimin për mua si mandatar, si kryeministër i ardhshëm tek presidenti i Republikës. Këto pozicione tona do të përpiqemi që t’i afrojmë në mënyrë që të kurorëzojmë një marrëveshje”, tha zoti Kurti.

Ai shprehu besimin se një marrëveshje do të mund të arrihet gjatë ditëve në vijim.

Me besimin e mirë, me urimet dashamirëse, me vullnetin dhe përkushtimin që kam, duke qenë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve, jo vetëm unë por të gjithë ne që po negociojmë, besoj që në këto ditë të mbetura do ta rrumbullaksojmë më në fund marrëveshjen dhe të shkojmë në Kuvend të Republikës e ta votojmë qeverinë e re në kuadër të afatit 15 ditësh”, tha zoti Kurti.

Nëse brenda tetë ditësh sa kanë mbetur deri në fund të afatit, nuk sigurohet një marrëveshje, atëherë presidenti i Kosovës i ofron kandidatit tjetër mundësinë që brenda dhjetë ditësh të formojë kabinetin dhe nëse as atëherë nuk ndodhë, vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.

Paralajmërimi se nesër në takim do të përfshihen edhe diplomatët ndërkombëtare shihet si një përpjekje e re për të shmangur zgjedhjet e reja dhe për t’i dhënë fund boshllëkut politik në vend. zëri i amerikës

Marre me ju ardhë çka po bani me shtetin e ri të Kosovës …!! Nga Skënder MULLIQI

 Politika jonë e dobët, aq shumë na ka irituar dhe na ka injoruar sa vështirë të mendohet. Interesat e popullit krejt u hodhën pas shpinës.Na krijuan dhe na grumbulluan aq shumë probleme, sa vështirë do të jetë që edhe për shumë kohë , të vejmë rend, të vëjmë rregulla ashtu si duhet ligjore dhe demokratike, si dhe të kemi shtet normal.Këta liderë më shumë të tipit popullist, organet e shtetit i shfrytëzuan për ti realizuar interesat e veta, shpesh duke u shërbyer me rrena dhe propagandë .

Në kushtet e demokracisë liberale, njerëzit ju besojnë liderëve partiakë dhe shtetëror. Dhe, që përditshmëria e tyre të jetë e sigurt, ju kan besuar organeve të dala nga vota e lirë.Çdo vendim i marr i organeve të shtetit duhet të jetë i logjikshem, dhe të bëhët konform kërkesave imediate të qytetarëve.Mediet e besueshme dhe të pavarura i përkrahin këto procese.Por, në realitet kështu nuk po ndodhë!Shumë medie dhe rrjete sociale janë duke i dëmtuar proceset zhvillimore dhe ato demokratike, duke plasuar të paverteta .Po plasojnë të pavërteta në një situatë delikate politike nëper të cilën po kalon Kosova Po e vështirësojnë atmosferën e bisedimeve ndërmjet përtnerëve të koalicionit, që edhe ashtu po sillen më pa përgjegjësi të madhe politike, e fort mirë dinë së në pyetje është fati i shtetit të Kosovës?!Këtë po na thonë edhe shumë miqë ndërkombëtar.

Njerëzit gjithnjë e më shumë po ndihen të pasigurt,po ndihen të manipuluar në këto institucione të cilat çdo ditë e më shumë, po duken edhe më të dobëta.Po humbet motivimi për punë , po humbet motivi, që e ardhmja të ndërtohet në Kosovë.Ne vend që ta shfrytëzojmë kohën që ajo të punojë për ne, ajo po na ikën shpejt, pa i përmbushur as detyrimet elementare per jetë . E kemi pru vetën në një situatë që të intervenon faktori ndërkombëtar, për tna i formuar organet e reja të pushtetit, e që këtë punë mund ta bejmë vet, duke i lënë anash vetëm interesat e ngushta përsonale e biznesore .Eshtë marre bre me ju ardhë së çka po bëni. Po edhe neser nese bëhët ky koalicion i hamamit , sa vleftë ka kjo punë , kur gjthqka është dezavuar, kur pamë dhe ndëgjuam gjithë këto maskarada politike, për poste e kolltuqe.

Haram ju koftë vota e sovranit?! Fatin e shtetit po e lidhni ngusht më fatin e Juaj në politikë… !Këto politikat e juaja janë katastrofale , po i largojnë të rinjët më të madhe nga Kosova…! Këto politika, kan bër që mos të kemi vende të reja të punës, të kemi ekonomi stagnuese, nivel të arsimit më të dobët zor qe gjën , shëndetësi kolapsuese..!

Frika nga “patatja e nxehtë” dhe zbrazja në heshtje e Kosovës! – Nga Florim Zeqa

 

Zvarritja e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës LVV-LDK, ka thyer më shumë shpresat e qytetarëve sesa të gjitha qeverisjet paraprake.
LVV dhe LDK janë dy parti diametralisht të kunderta si në aspektin e profilizimit politik, ashtu edhe të veprimeve në rrafshin praktik. Përderisa LVV ishte deklaruar prej fillimit pë shkapjen e shtetit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, LDK ka vepruar në mënyrë të matur dhe të tërthortë shkaku i mos prekjes së disa eksponentëve të korruptuar brenda saj nga sistemi i drejtësisë.
Zvarritja e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së, ka bërë që zhgënjimi i opinionit publik të jetë i madh, i cili ka ndikuar në rritjen e numrit të atyre që çdo ditë po e braktisin Kosovën.
Pavarësisht arritjes apo jo të marrëveshjes për bashkëqeverisje LVV-LDK, këto dy subjekte mbi supet e tyre e bartin peshën e përgjegjësisë së zbrazjes së Kosovës përgjatë këtyre tre muajëve të fundit.
Edhe po të ndodhë nesër koalicion mes VV-së dhe LDK-së, tashmë shpresa e qytetarëve është vrarë. Ata që kanë ndarë mendjen për të ikur nga Kosova nuk ka kush që i ndalë, për arsye se shkaqet që po i shtynë kosovarët të ikin nga Kosova drejt vendeve perëndimore janë të shumta, filluar nga mungesa e zhvillimit ekonomik, pabarazia qytetare, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, funksionimi i keq i sistemit shëndetësor, degradimi i sistemit arsimor e deri tek bastardimi i të gjitha institucioneve shtetërore, të kapura tmerrësisht nga bandat partiake dhe klanet mafioze që ua kanë bërë jetën ferr qytetarëve të vendit.
Si rezultat i kësaj situate të krijuar pas zvarritjes së gjatë dhe të pajustifikueshme të bisedimeve, koalicioni LVV-LDK nuk paraqet më shpresë për qytetarët e vendit.
Kosova po rrezikon të mbetët vend i shkretë dhe për gjynah të zotit, vetëm me pushtetarë dhe mbështetës të tyre, me oligarkë ekonomik dhe mbikëqyrës ndërkombëtar që pasurohen mbi kurrizin e shtresave të varfëra.
E vetmja shkëndijë shprese për qytetarët e këtij vendi ka mbetur ngjizja e një force të re politike nga elita intelektuale dhe forcat progresive nga Kosova dhe Diaspora, në të kundërta zbrazja në heshtje do ta kthejë Kosovën në një vend pa shpirtë dhe pa shpresë për qytetarët e saj.

Nga fillimi i bisedimeve, LVV e LDK janë sjellur si rival e jo si partner politik

Edhe java që e lamë pas, kaloi pa dakordimin e LVV-së dhe LDK-së për ta firmosur marrëveshjen për koalicion qeverisës dhe ndarjen e pozitave qeveritare.
Stërzgjatja e arritjes së marrëveshjes politike për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së, e ka shpërfaqur keq situatën në të cilën ndodhet skena politike kosovare, prandaj edhe nënshkrimi i këtij koalicioni pak orë para skadimit të afatit kushtetues dhe nën presion, nuk do të sjellë ndonjë shpresë të madhe tek qytetarët për ndryshimet e premtuara.
Si e tillë çfarë është skena politike, e pa profilizuar dhe e mbërthyer nga klanet dhe grupet e interesit, nga pazarexhinjë të posteve dhe pozitave shtetërore, gjasat janë që edhe për një kohë të gjatë të vazhdojë “Status Quo”-ja e kontrabandimit të vullnetit të elektoratit, e blerjes dhe shitjes së votës së qytetarëve më lirë sesa vezët në treg,…përderisa më pas, kësaj vote t’i rritet vlera një milion herë për një post politik.
U shpreha kështu në mënyrë figurative për të treguar përfitimet e matrapazëve politik që qesin kushte për ndarje të posteve duke shitur moral, kinse po e bëjnë për të mirën e vendit dhe të ardhmen e qytetarëve, kur tashmë i kanë harruar në tërësi të gjitha premtimet e dhëna qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.
Dështimi në arritjen e marrëveshjes dhe futja në tregti për poste me LDK-në, e ka barazuar LVV-në me të gjitha subjektet tjera politike në vend. Përderisa LDK-në, dikur parti e fjalës dhe besës, e cila pa asnjë presion politik e votoi në Kuvend kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar, po e dëshmon të kundërtën e saj, duke i kërkuar “partnerit” në bisedime tërheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit të zgjedhur me votën e saj.
Futja e LVV-së dhe LDK-së në javën vendimtare për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës do të jetë e mundimshme, por që do të përcaktojë qartë pozicionin përfundimtar të këtyre dy subjekteve. Gjasat janë të vogla që LVV të bindet për ta sakrifikuar më në fund pozitën e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës, për shkak të futjes në kushtëzime të tjera akoma më të rënda e më të mundimshme në të ardhmen e afërt gjatë procesit qeverisës.
Kur kësaj t’i shtohet edhe presioni i filluar ndërkombëtar në procesin e dialogut me Serbinë, gjasat janë që LVV-ja do të pozicionohet në mbrojtjen e fytyrës së saj duke u barrikaduar pas postit të Glauk Konjufcës, si shpëtim nga presioni ndërkombëtar për kompromise të dhimbshme me Serbinë.

Mungesa e guximit për përballje me Serbinë, pengesë e koalicionit LVV-LDK

Aq sa vjen e shtohet presioni ndërkombëtar për formimin e qeverisë dhe ri-fillimin e dialogut me Serbinë, LVV e LDK aq më tepër po largohen nga njëra nga frika e “patates së nxehtë”!
Presioni ndërkombëtar është i përqendruar në dy drejtime; për formimin pa vonesë të qeverisë së re, por dhe për hapjen pa kushte të dialogut të përshpejtuar me Serbinë dhe arritjes së marrëveshjes për normalizim dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, para zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti në Serbi dhe atyre presidenciale në SHBA.
“Marrëveshja për vijën ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës” është paralajmërim i qartë edhe për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.
Mbetja në dorë e “patates së nxehtë” të bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes me Serbinë, është arsyeja kryesore e vonesave dhe ngurrimit në formimin e qeverisë së re të Kosovës nga koalicioni LVV-LDK, që për mbulesë po i nxjerrin mosmarrëveshjet në ndarjen e pozitave në qeverisje.
Bllokimi dhe “ç’bllokimi” i dialogut për marrëveshje në mes LVV-së LDK-së përmes ofertave dhe ultimatumeve, e dëshmon jo seriozitetin dhe mungesën e vullnetit politik për arritjen e marrëveshjes e cila pashmangshëm nesër do t’i dërgojë në përballjen historike me Serbinë, nga e cila Kosova rrezikon të dali humbëse e madhe siq ndodhi me marrëveshjen për vijën ajrore të cilën shteti ynë nuk e kontrollon fare nga okupimi klasik i viteve të ’90-ta, përkatësisht nga përfundimi i luftës e deri në ditët e sotme.
Siq u nënshkrua kjo marrëveshje për vijën ajrore të Kosovës pa dijen e organeve të shtetit, përkatësisht Kuvendit të Kosovës, rrezikojmë të nënshkruhet edhe marrëveshja finale me Serbinë, ku Parlamenti i Kosovës do të gjendet para aktit të kryer siq u gjend me Demarkacionin me Malin e Zi.
Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit, duhet të tregohen të kujdesshëm dhe më syqelë para votimit të marrëveshjes me Serbinë, nga e cila fare lehtë Kosovës mund t’i lëkundet sovraniteti politik dhe integriteti territorial, për shkak se marrëveshja e ardhshme me Serbinë nuk është marrëveshje teknike as afariste, por ka karakter politikë dhe juridik që prek drejtëpërdrejt në themelet e shtetit të Kosovës.
Bazuar në këto rreziqe para të cilave ndodhet shteti i Kosovës, konsiston edhe (mos) marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së, e cila është duke e shpërfaq frikën e të dyja palëve, e jo mungesën e dëshirës për pushtet. Sikurse njëra (LVV), ashtu edhe tjetra (LDK), nuk është që e duan më pak sesa subjektet tjera pushtetin në Republikën e Kosovës, por që i frikohen “patates së nxehtë” të dialogut me Serbinë, ndryshe që moti do të ishte arritur marrëveshja historike për ndryshimin e kursit politik në vend.

Po heshtim, po ikim dhe po vdesim për së gjalli…?! Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë i kemi endrrat e jetës. Dikush që ka talent dhe është këmbëngulës , edhe e arrinë synimin e dëshiruar. Kështu mendojnë shumë njerëz të dijës. Edhe mua si i ri, më ka interesuar shumë arti kenematografik. Kështu edhe fillova të lexoj literaturë nga kjo lëmi interesante.Me kujtohet së filmi i parë më zë ishte” Këngëtari Xhazit” i xhiruar në vitin 1927. Me duket së më shumë art kishte në epokën e filimit pa zë.Pa dyshim së aktori më i njohur që ishte dhe ka mbetur është komiku i madh, Çarli Çaplini,i cili i ka bërë të qeshin më miliona njerëz. Për të qenë aktor i komedisë duhet të kesh talent të madh. Këtë e arriti ÇARLI në shumë filma më vlerë të lartë artistike. E bëra këtu një hyrje nga kinematografia botërore, së edhe në këtë lëmi të zorshme , shumë kush ka krijuar famë, dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Sikur sot, nuk kemi më njerëz të tillë të artit, të kulturës , dhe në asnjë kategori tjetër shoqërore…

Komikët? Njeriu pa talent nuk ka mundësi që të zëvëndësoj të tjerët në film, por as në jetë. Këta njerëz tanë të politikës duke bërë përpjekje të luajnë role të ndryshme, asnjerin rol spo e luajnë mirë.Do të kishte qenë mirë të shikohën në pasqyrë dhe ta shohin veten së nuk janë për profesionin fisnik të politikës,që kërkon talent, dije , kreativitet, punë… Këtyre do tju kishte shkuar mirë zanati të cilin e kan ushtruar më zell, e dihet së shumica prej tyre , kan qenë qoban lopësh, delësh, kan prashitë kollomoq, e punë tjera fizike, që nuk është hiq marre, të ushtrohën, dhe njeriu ti këtë për zanat.Por, nga këto profesione pa asnjë predispozitë , të na ” lëshojnë shtatin dhe të sillen si bibanat me tesha kat në politikë”, janë role që nuk po ju shkojnë. E së ju kan shkuar mirë punët e hajnive, nuk ka asnjë dyshim.Në këtë “fah” janë treguar përfekt?! Këtë lloj njerëzish të politikës, ata të dijës i kan shpallur hajgaregji, së më ju thënë komikë, është nder i madh për ta.Ndoshta deri diku ju shkon per shtati rolet e ‘ klounëve”, edhe pse edhe këtu nuk janë të mirë.Hajde më qenë komikë është fortë mirë , së thojnë diqka para publikut në skenë që i bëjnë për të qeshur!

Por,të tillët të ” kapën ‘ pas politikës, është apsurd kur dihet së janë nivel i ulët, dhe së janë duke na bërë dëme të mëdha . Edhe nese folim për tragjedinë si zhaner, këta as këtu, si kan dy lidhje, po që në fakt ngjitja e tyre lartë në pushtet ka qenë tragjike për këtë milet, kjo është e vërtetë?! Ndoshta jo të gjithë, por një shumicë po. Çdo aktor i mirë mund të jetë edhe politikan i mirë, shëmbulli i presidentit,Ronald Regan, dhe i guvernatorit të Kalofornisë, Arnold Shfarcenegër…kemi edhe shumë shëmbujë tjerë në botë.Për botën demokratike ,këto raste të politikanve të Kosovës janë qesharake?!Këta hajgaregji janw shumë largë nga profesioni i politikws .Këta të pa ditur nga etja për pasuri dhe pushtet, e kan humbur më ka krejtë kontrollin.Qytetarët fatzi, janë dukë shikuar dhe përjetuar shfaqje tragji-komike, jo në skenë por në jetë.

E gjithë kjo situatë na bënë për të qarë dhë për të qeshur, na bën shpesh edhe të pshuremi së qeshuri, së më kënd po kemi të bëjmë.Por, që ne, as nuk po qeshemi, dhe as nuk po dijmë të qajmë. Po heshtim, po ikim dhe po vdesim edhe për së gjalli…?!

Vetëvendosja e bën të qartë: Konjufca nuk dorëhiqet nga posti i kryeparlamentarit

Vetëvendosja ja bën të qartë LDK-së: Glauk Konjufca nuk dorëhiqet nga posti i kryeparlamentarit

Ajo që pritej të zgjidhte gjithë ngërçin  e koalicionit qeverisës në Kosovë, duke se e ka prekur Vetëvendosjen në pikën e dobët ose krahun e djathtë të Albin Kurtit, Glauk Konjufcën.

LDK i ka kërkuar prej disa ditësh LVV-së postin e kryeparlamentart deri në zgjedhjen e Presidentit, dhe për këtë duhet të sakrifikohet Glauk Konjufca.

Por sot zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

‘’Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqjen’’- tha Manxhuka për Koha.Net.

Albin Kurti nuk ka dhe shumë kohë të zgjedhë për qeverinë e re pasi afati kushtetues po mbaron dhe nëse nuk formohet koalicioni, atëhere Kosova pas më shumë se tre muajsh shkon përsëri në zgjedhje.

Osmani: Do të kemi takime efektive këto 2-3 ditë me VV-në

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Osmani e ka lënë të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo për kp.

Detaje që nuk i keni dëgjuar më herët, Haradinaj: Si më joshën për ndarjen e Kosovës (video)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lëshuar dje deklarata të rënda kundër tre personave që sipas tij e kanë projektuar dhe proklamuar idenë për shkëmbim me territore, raporton Gazeta Express.

I ftuar në Top Channel për të folur për padinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ai e ka përsëritur deklaratat e tij se Rama ka pasur informacione për këtë ide, e se bashkë me të atë projekt ishin të përfshirë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi dhe publicisti Baton Haxhiu.

Për këtë temë, Haradinaj thotë se është kujdesur që të mos shkaktojë më shumë pasoja në marrëdhëniet ndër shqiptare.

“Me fanatizëm ka përkrahë idenë e shkëmbimit të territoreve, nganjëherë të quajtur korrigjim i kufijve për ndarje të Kosovës, mirëpo, kam bë kujdes të mjaftueshëm, edhe pse ka qenë një temë e rrezikshme dhe me pasoja, që të mos shkaktoj pasoja të tjera në marrëdhëniet tona ndër njerëzore ndër shqiptare”, ka deklaruar më tutje.

Kryeministri në detyrë i Kosovës shton se kushdo që ka qëndruar prapa kësaj teme dhe që vazhdon me aktivitete për t’a hedhur në jetë do të merr reagimin e njejtë nga ai, raporton Gazeta Express.

Madje, ai shton se këta persona kanë tentuar që ta joshin që ky t’i përkrahë duke i premtuar se do të mbetet në pushtet në Kosovë për tërë jetën, e do të mbetet në histori.

“Sido që të jetë, nëse dikush që ka qëndruar pas kësaj teme, vazhdon me aktivitete që ndërlidhen me të, jam i detyruar me ju përgjigje, sikur që kam qenë i detyruar me kundërshtu, ju siguroj edhe një që, mu më kanë dërgu njerëz të afërt të gjithë këta, po edhe vetë, mos i dil kundër se është punë e kryme, se kanë vendos se është kështu, se është atje, ti mos u bë budall qysh ti po i del kësaj kundër kur të gjithë jemi për, kanë provu me lobu, kanë provu në mënyra të tjera, kanë provu deri … edhe joshje e tjera, të natyrave të ndryshme, si do të ishte kjo një perspektivë glory për udhëheqësit. Nuk du me hy në atë detaje, por, e konfirmoj dhe e them publikisht me vetëdije si njeri që ka një vetëdije një ndërgjegje të kujdesshme, që po kështu ka ndodhë.

Cila ka qenë joshja, do të mbetesh në pushtet, do të mbetesh i përjetshëm, do bëhesh hero, do të bëhesh i njohur, do të hysh në histori, se ti do të bëhesh ai kjo ajo, do të mbetesh mik i përjetshëm i këtij i atij.

Shumica e atyre që kanë qenë të kyçur në këtë temë, të gjithë ata që kanë qenë të kyçur.

Z. Thaçi që e ka përkrah shkëmbimin e territoreve të maskuar përmes një korrigjimi të kufijve, ka nënkuptu ndarjen e Kosovës e ka ditë se kjo është ide serbe e kamotshme”, ka thënë mbrëmë Haradinaj.

Grenell: Afati për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi është i shkurtër

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi pas Prishtinës ka arritur për vizitë zyrtare në Beograd.

Më të arritur atje Grenell ka folur sa i përket dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe ka potencuar se presidenti i SHBA’së, Donald Trump, nuk do të lejojë që të zvarritet shumë gjatë procesi i arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka pohuar se ka një afat të shkurtër brenda të cilit do të duhet të zgjidhet problemi shumë vjeçar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Njëjtë sikurse në Prishtinë, Grenell ka thënë se Serbia duhet të ndalë lobimin kundër pavarësisë së Kosovës ndërkohë ka thënë se taksa e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duhet të hiqet.

I pyetur nëse është optimist që një gjë e tillë mund të ndodhë, Grenell ka thënë se njerëzit e komunitetit të biznesit dhe qytetarët e zakonshëm janë duke pritur progres.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodhë, por disa politikan janë bllokuar në mënyrën e tyre të vjetër të të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka. Le të hiqen taksa, dhe unë do të insistoj që Serbia të ndalojë lobimin, kjo duhet të ndodhë në të njëjtën kohë. Unë mendoj se jemi afër për ta bërë një gjë të tillë, njerëzit duan të ecin përpara, për ta kapërcyer të kaluarën”, ka thënë Grenell shkruan Blici serb./GazetaExpress/

Grenell reagon në Twitter: Faleminderit Albin…

Ambasadori amerikan në Berlin njëherit edhe i dërguari i posaçëm i Presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka falenderuar kreun e VV-së për takimin e zhvilluar sot, raporton Gazeta Express.

Grenell përmes Twitterit ka falenderuar Kurti duke thënë se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për tërë rajonin.

“Faleminderit Albin, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës duhet të jetë prioritet për tërë rajonin”, ka shkruar Grenell në Twitter.

I dërguari i Presidentit Trump dje ka arritur në Kosovë ku ka pasur një darkë pune me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Grenell sot ka takuar partitë politike, fillimisht ka qëndruar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin dhe kreun e Kuvendit Glauk Konjufcën.

Pas VV-së, Grenell i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kanë qëndruar edhe në selinë e LDK-së. Aty janë pritur nga kryetari Isa Mustafa dhe nënkryetarët, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu.

Richard Grenell gjatë prononcimit për media vazhdimisht ka porositur se në Kosovë nuk ndodhet për të ndërhyrë në çështjet politike por është këtu që të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik.

Grenell: Kosova të heqë tarifat – Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve (video)

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të enjten se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në fillim të javës mori mandatin për formimin e qeverisë së Kosovës dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

“Është shumë e rëndësishme që nëse duam përparim në zhvillimin ekonomik, tarifa prej 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të ndodhë në të njëjtën kohë kur Serbia duhet të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”, tha ambasadori Grenell, duke nënvizuar se këtë mesazh do të transmetojë edhe në Beograd ku pritet të qëndrojë të premten.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Diplomatët presin që qeveria e re e Kosovës të pezullojë tarifat për t’u hapur rrugën bisedimeve.

Por, Kosova ende nuk ka një qeveri pas zgjedhjeve të parakohshme të tetorit të vitit të kaluar.

Ambasadori Grenell tha se nuk do të përfshihet në procesin e ngritjes së qeverisë, por është i përkushtuar për zhvillimin ekonomik. krijimin e vendeve të punës dhe sjelljen e bizneseve evropiane dhe amerikane në Kosovë.

Zoti Grenell i cili arriti të mërkurën mbrëma në Kosovë, tha se “presidenti Donald Trump është veçanërisht i përqendruar për zgjidhjen e këtij problemi, jo duke shikuar prapa, jo vetëm duke shikuar argumentet e vjetra. Ne duam të përparojmë në këtë rajon, në Kosovë, të kemi zhvillim ekonomik për njerëzit që e meritojnë këtë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë punë dhe ardhmëri të ndritshme. Ajo që po përpiqem të bëj është që të shoh tërë këto çështje që kanë ndikim ekonomik”.

Ai po qëndron në rajon pak ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Grenell pas takimit me Kurtin: Nuk jam i interesuar të përfshihem në formimin e Qeverisë

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi pas takimit me të parin e LV-së, Albin Kurtin ka deklaruar se nuk do që të përfshihet në përplasjen për krijimin e qeverisë së re në vend, teksa ka përsëritur thirrjen për heqje të taksës prej 100 për qind, raporton Gazeta Express.

Grenell ka deklaruar se i inkurajon liderët në vend që të veprojnë sipas ligjit, duke mos komentuar zhvillimet në bisedimet për koalicion.

“Ishte kënaqësi të shoh përsëri z.Kurti, formimi i qeverisë së re nuk është problemi im dhe nuk jam i interesuar që të përfshihem aspak. Dua të them dy gjëra, i thash z.Kurtit se ne jemi duke shikuar se çka po ndodhë ju inkurajojmë që të ndiqni ligjin sikur se të gjithë”, thotë ai.

Grenell ka shtuar se është në Kosovë që të ndikojnë në ndihmë për ekonominë e vendit.

“Dua të sqaroj se shtytja ekonomike që unë jam duke dashur që të bëjë është më e rëndësishmja, formimi i vendeve të reja të punës, njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke ju ndihmuar bizneseve përmes qeverisë”, shton ai.

Ambasadori amerikan në Berlin ka shtuar se do të kërkojë nga politikanët tjerë në vend në takimet që do të mbajë sot gjatë ditës që të hiqet tarifa 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.

Ai ka deklaruar se do të kërkojë ndërkaq nga Beogradi, ku do të qëndrojë nesër gjatë ditës që të ndalin fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Jam duke u munduar që të injorojë përplasjet politike dhe të koncentrohem në rritje ekonomike dhe për këtë kam kërkuar nga z.Kurti dhe do të kërkojë edhe nga politikanët tjerë që është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë tutje në zhvillim ekonomik që tarifa 100 për qind të hiqet. Kjo është një gjë që duhet të largohet në të njejtën kohë fushata për tërheqje të njohjeve nga Serbia duhet të ndalet.

Unë do ta përcjellë të njëjtin mesazh edhe në Beograd. Ky është mesazhi që e mbaj këtu sot edhe në Serbi”, shtoi Grenell.

Emisari amerikan në dialogun Kosovë – Serbi për pak pritet që të takohet edhe me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

Thaçi në darkë pune me ambasadorin Grenell

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë të mërkurën në mbrëmje një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Takimi është konfirmuar përmes një njoftimi të zyrës së presidentit Thaçi.

Vizita e ambasadorit amerikan, Richard Grenell në Kosovë ishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe nga zyrtarët e kësaj ambasade.

Pas Kosovës, Grenell pritet të qëndrojë në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do të takohet me Grenellin në Beograd. Vuçiq ka thënë për televizionin publik serb nga Forumi Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që t’i dëgjojnë kërkesat dhe problemet e Beogradit lidhur me Kosovën.

Grenell viziton Kosovën dhe Serbinë disa ditë pasi ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy palëve me kompaninë gjermane “Lufthansa“ për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

Hoxhaj: Minishengeni ide e Serbisë, s’mund ta ndajmë sovranitetin me ta

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka treguar se prej nga rrjedh ideja e Minischengen-it dhe a ka interes Kosova të bëhet pjesë e tij. Hoxhaj, ka treguar se kjo ide fillimisht u shpalos nga serbët në vitin 2016, derisa ishte ministër i jashtëm dhe etiketohej si union doganor. Ai tha se Kosova nuk mund ta ndajë sovranitetin e saj me Serbinë, Bosnën e as Rusinë, andaj edhe ka kundërshtuar të bëhet pjesë e Minischengen-it.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka folur në detaje rreth cështjes së Minischengen-it, shpalosjen e kësaj ideje dhe interesin e Kosovës për të.

Hoxhaj, ka treguar zanafillën e kësaj ideje, duke thënë se fillimisht për të ka shkruar në një gazetë austriake, “Die Presse”.

“Mendoj që Minischengeni është tema ma serioze për herë të parë është folë për një union doganor në shkurt të 2016. Një gazetë austriake Die Presse ka bërë një shkrim për idenë e unionit doganor, kur ne në atë kohë, sa kam qenë ministër i jashtëm kemi bërë përpjekje ta kuptojmë se kush është mbrapa kësaj ideje dhe kemi pa që serbët e kanë bërë një dokument jozyrtar për ta plasu nje ide të tillë, të mos ketë kufi dhe dogana, që Dogana e Kosovës të mos jetë në Veri në Jarinjë, por të jetë në Suboticë, si pjesë e një sistemi rajonal”, ka thënë zv.kryeministri Hoxhaj.

Ai ka treguar se në atë kohë Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar, por pas unionit doganor, është hapë një projekt i dytë, me emërtim tjetër, një treg i përbashkët rajonal.

“Ne në atë kohë e kemi kundërshtu, si Qeveri e Kosovës. Pas unionit doganor, ka qenë një projekt i dytë, me një fjalë tjetër, një treg i përbashkët rajonal. Minischengen-i tash është paketimi i tretë, rikornizimi i tretë i idesë së njejtë. Në këtë drejtim, ne e shohim si dicka që nuk është në përputhje me interesat e Kosovës, meqë ne nuk mund ta ndajmë sovranitetin tonë me dy shtetet në rajon që nuk e njohin Kosovën, Serbia dhe Bosna”, ka thënë tutje Enver Hoxhaj.

Hoxhaj gjithashtu tregoi kur kryeministrja serbe, Ana Bernabiq, në tetor të 2019’ës, ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me komunitetin euroaziatik.

“Në tetor të 2019, kryeministrja serbe, Bernabiq ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me komunitetin euroaziatik, që udhëhiqet nga Rusia. Deri tash Serbia ka pasur marrëveshje të tregtisë së lirë vetëm me Rusinë dhe Bjellorusinë, tash ka me të gjitha shtetet e ish sovjetike”, ka deklaruar Hoxhaj në tv Klan të Maqedonisë Veriore.

Ai ka thënë se Kosova nuk është e gatshme ta ndajë sovranitetin e Kosovës me Serbinë e as me Bosnën, dhe as me Rusinë e cila thotë se është një lloj kundërshtari strategjik.

“Unë i kam parë deklaratat edhe në Novi Sad, në Ohër e në Tiranë. Shpjegimi im është shumë i thjeshtë, të katër kryeministrat folin për katër liri. Liri të njerëzve, të mallrave, të shërbimeve dhe të kapitalit”, ka thënë tutje Hoxhaj.

Ai ka thënë se lëvizja e lirë e njerëzve pa pasaporta ekziston në shumicën e vendeve të rajonit, por nëse ka nevojë është edhe temë bilaterale, vetëm një shtet me një shtet mund ta rregullojë heqjen e pasapportave apo jo.

“Lejet e punës për të cilat fjasin të tre kryeministrat dhe njohja e diplomave, janë cështje bilaterale gjithashtu. Tregtia, lëvizja e kaptalit, mund të rregullohet me CEFTA, ky është synimi i CEFTA-s.”, ka deklaruar Enver Hoxhaj.

Ai, krejt në fund, tha se nuk mendon se Minischengeni është në interes të Kosovës dhe nuk mendon se është në interest ë shteteve të rajonit, madje as në interest ë partnerëve tanë ndërkombëtar.

Richard Grenell nesër e pasnesër në Prishtinë dhe Beograd

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të qëndrojë të enjten dhe të premten në Prishtinë dhe në Beograd.

Ambasadori Grenell viziton të dy kryeqytetet dy ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Gjatë vizitave në të dyja vendet në muajin tetor të vitit që kamë pas, zoti Grenell kishte theksuar se “administrata e Presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme. Qëllimi është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja”, thuhej në një deklaratë pas vizitave të asaj kohe në Kosovë dhe Serbi.

Zoti Grenell u emërua më 4 tetor në detyrën e re, pak kohë pasi që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte emëruar zotin Mathew Palmer si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin.

Emërimi i tyre, ndonëse kishte nxitur pikëpyetje ndër shumë vëzhgues, u mirëprit në Kosovë ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.

Vizita e tij në Kosovë ndodh në një periudhë kur vendi ende nuk ka një qeveri të re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Mandatin për themelimin e qeverisë e mori në fillim të javës kryetari i lëvizjës Vetëvendosje, një parti politike që ishte kritike e rreptë e mënyrës se si janë zhvilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Këto bisedime janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre. zëri i amerikës

Tridhjetenjë vjet burg për pjesëtarët e organizatës “Syri i Popullit”

Një gjykatë në Prishtinë dënoi sot me gjithsej 31 vjet heqje lirie tetë pjesëtarë të organizatës së ashtuquajtur “Syri i popullit”, nën akuza për kryerjen e veprës penale përgatitje e veprave terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Avni Llumnica u dënua me 12 vjet heqje lirie, Sadri Ramabaja me pesë vjet, Ragip Sallova me katër vjet, Bajrush Konjusha me tre vjet, Halim Halimi me tre vjet, Rexhep Topllana me dy vjet si dhe Behxhet Luzha me dy vjet heqje lirie, ndërsa i akuzuari Murat Jashari, u dënua me trajtim të detyrueshëm psikiatrik për 10 vjet, për shkak të gjendjes së tij mendore.

Ditë më parë prokuroria hoqi dorë nga akuzat ndaj Sabit Berishës dhe Lirije Luzhës, në mungesë të provave.

Sipas kryetares se trupit gjykues, Naime Krasniqi Jashanica, pjesëtarët e organizatës “Syri i Popullit” kishin planifikuar vrasjen e një numri veprimtarësh politikë, të cilët sipas akuzës, organizata i cilësonte tradhtarë, përfshirë edhe vetë presidentin.

“Me datën 15 maj të vitit 2015 ishte themeluar organizata kriminale ‘Syri i popullit’ me të ashtuquajturit Avni Rrustema për të vrarë tradhtinë, në një shtet evropian ishte marrë vendim që në mars të vitit 2017 të fillojnë aksionet e kundërligjshme me qëllim që seriozisht të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës”, tha kryetarja e trupit gjykues duke lexuar vendimin.

Në mars të vitit 2017, u krye një tentativë për vrasjen e avokatit Azem Vllasi, ish udhëheqës komunist i Kosovës. Zoti Vllasi mbeti i plagosur dhe më pas policia arrestoi Murat Jasharin dhe Avni Llumnicën, si pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”, që mori përgjegjësinë për këtë rast.

Familjarët dhe avokatët mbrojtës të të dënuarve nuk u pajtuan me vendimin e gjykatës, duke thënë se nuk ka prova që dëshmojnë fajësinë e të dënuarve.

Në shkurt të vitit 2018, prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj dhjetë personave, nën dyshimet se ishin pjesë e kësaj organizate.

Sipas aktakuzës pjesëtarët e kësaj organizate “po planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016”.

Partia Demokratike e Kosovës, e cilësoi dënimin e pjesëtarëve të organizatës “Syri i Popullit” si një lajm të mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.

Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se ajo e “dënon fuqishëm përfshirjen e lëvizjes Vetëvendosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët politikë”, ndërsa i bëri thirrje asaj që sic thuhet, të distancohet nga ky grup terrorist.

Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u paraqit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për të dëshmuar kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ndaj të cilëve kishte ngritur edhe një kallëzim penal për siç thuhet “deklarim të rrejshëm nën betim”.

Zoti Kurti tha atëbotë pas dëshmisë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e kanë akuzuar lëvizjen Vetëvendosje, vetë atë dhe Glauk Konjufcën, si pjesë e organizatës së ashtuquajtur “Syri i popullit”. zëri i amerikës

Grenell për marrëveshjen ajrore: Ky është vetëm fillimi i asaj që planifikojmë për Serbinë e Kosovën

Përfaqësuesi Special Presidencial, Richard Grenell, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar për realizimin e fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd do të ndihmojë komunitetin e biznesit për të krijuar vende të reja pune dhe për të zgjeruar rrjetin e tregut.

Emisari special ka thënë se një lëvizje e tillë është si rezultat i punës së tij pas emërimit në pozitën e emisarit të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi, që vë në dukje se zhvillimi ekonomik është thelbësor për procesin e dialogut.

“Kur presidenti Trump më kërkoi të bëhem përfaqësues special për diskutimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, ai e bëri të qartë që zhvillimi ekonomik është çelësi për të filluar procesin. Zhvillimi ekonomik është dhe do të jetë gjithmonë krijuesi më i madh i pasurisë për njerëzit e këtij rajoni dhe të botës”, ka thënë Grenell për Blicin serb, transmeton Gazeta Express.

Siç ka thënë Grenell banorët vendor dhe biznemsenët do të zëvendësojnë 6 orë udhëtim me makinë me rreth 20 minuta kohë që do të marrë fluturimi.

“Presidenti Trump dhe ekipa e tij kanë punuar shumë për të arritur një marrëveshje të tillë, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur që ne parashikojmë për miqtë tanë në Serbi dhe Kosovë”, ka shtuar tutje Grenell.

Dimri i 24 janarit 2011 na stepi, se ndërroi jetë prof.Nazmi Lukaj – Nga Skënder MULLIQI

 Nuk harrohen kurrë miqët.Nuk harrohen ata që i deshte dhe të deshtën pa hile.Miqët të mungojnë çdo herë.Si të venitet kujtimi për mikun tim të qmuar, krijuesin dhe publicistin , Nazmi Lukaj! Para së gjithash ishte njeri i mirë, shumë i ndërshem , i dashur, talent i rrallë i letrave shqipe, i cili la pas veti shumë shkrime publicistike, dhe katër libra të botuara.

Tashmë u bënë 9 vite, nga vdekja e tij, kur u tjetërsua ekuilibri i stinëve,të një dimri të 24 janarit që nuk harrohet nga familja , nga shoket , miqët dhe nga ata që e njohën prof.Nazmi Lukajn.Atë natë në Tiranë i ftohti u kthye në mort.Sikur dimri na ngriri e stepi, për lajmin së Nazi ynë, i dashur kishte ndërruar jetë, në përballje më një sëmundje të rëndë. Përballoi Nazi shumë fortuna mbi supe, por jo edhe sëmundjën, që ja këputi ëndrrat e jetës më mes ne moshë të re.

Atë dimër mizor të vitit 2011, mbaron një histori e një publicisti të shquar, por që jeta dhe vepra e tij, nuk do të harrohen asnjëherë.Jetoj dinjitetshëm, në mes të njerëzve të mirë, por jetojë duke e kthyer shpesh kokën mbrapa, nga vrasësit dhe koplilët, që thuren një epokë ogurësh të zymta. E ndoqën komplotet në gazeta ku punojë nga hileqaret e kohës! Jetojë në mes kërcënimeve te atyre që jetuan në mes tragjedish dhe tradhtish. Të atyre që e prishën ekujlibrinë e jetës në Kosovën e pas luftës.

Por, Nazi kurrë nuk përkulë dhe as nuk frikësua, së kauza për të cilën luftoi dhe u angazhua gjithë jetën ishte kauzë kombëtare. Ai e kishte të qartë së ngjarjët duheshin përballuar pa frikë, si ndodhi të pa shmangshme të jetës.Ai e ndoqi më fanatizem fatin e vet, duke qëndruar vertikalisht. Tehun e mprehtë të frikës, e kthejë brenda zemrës, atje ku gjeti guximin e të shkruarit. Dashuria e vërtetë për atdheun dhe kombin, është si një pemë e madhe më rrënjë të thëlla, atje ku nuk ka mundësi askush ta qrrënjosë?! Ishte profesor i vyer,ishte fugurë e madhe prej gazetari e shkrimtari…

Nazmi Lukaj, zën një vend të rëndësishem në publicistikën shqiptare.Përshkrimet dhe rrëfimet e tija e plotësojnë tablonë e ditëve tona, të cilat edhe pasqyrohen mirë në veprat e tija. Jeta dhe vepra e Nazmiut, janë thellësisht të kulluara, janë njerëzore dhe bujare, për të mirën shqiptarëve dhe të shtetit të ri të Kosovës. Ajo çka kërkonte nga jeta ishte kërkim i vetvetës, ishte ndërgjegjësim , është si një rilindje, që të bën të fortë kurdoherë.I tillë ishte në jetë dhe më vepra që i la mbrapa, miku im i paharruar, Nazmi Lukaj…

Mustafa: Qeverinë deri në fund të javës – ose pajtohemi që s’ka marrëveshje

Lidhja Demokratike e Kosovës i bëri thirrje të martën lëvizjes Vetëvendosje që të vazhdojnë përpjekjet për formimin e qeverisë së re brenda javës duke theksuar se oferta e tyre e fundit është zgjidhja më e mirë.

Kjo parti u mblodh të martën për të diskutuar situatën e krijuar pas mandatimit te kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e qeverisë.

Pas mbledhjes u tha se LDK-ja edhe njëherë shprehë vullnetin për “një marrëveshje politike të balancuar” me lëvizjen Vetëvendosje që do të pasqyronte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Kryesia e LDK-së konsideron që marrëveshja e propozuar nga ekipi negociues i LDK-së e mbështetur në orientimin e Këshillit të Përgjithshëm e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve, garanton përfaqësim dhe përgjegjësi të balancuar që janë të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe për demokracinë në vend”, thuhet në deklaratën e kësaj partie, duke e ftuar lëvizjen Vetëvendosje që si parti e parë të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se marrëveshja me Vetëvendosjen duhet të nxjerr në pah një qeveri në përputhje me besimin e qytetarëve.

Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është propozim shumë i balancuar dhe këtë mendojmë se Vetëvendosja duhet të trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi, të bisedojmë mirëpo që ajo ulje të ketë përfundim sa më të shpejt, mundësisht deri në fund të kësaj jave në mënyrë që të bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet, prandaj këtu mbetemi në këto pozita por gjithsesi me vullnet që të përfundojmë një marrëveshje që është në dobi të qytetarëve dhe e cila vlerëson peshën dhe politikat e saj”, tha zoti Mustafa.

Herën e fundit Lidhja Demokratike kërkoi që të ketë kryetarin e parlamentit deri në zgjedhjen e presidentit, pastaj kryetari i parlamentit do t’i kalojë lëvizjes Vetëvendosje. Por, lëvizja Vetëvendosje tha se posti i kryetarit të parlamentit është tashmë çështje e kryer. Më 26 dhjetor të vitit që lamë pas, në atë post u zgjodh edhe me votat e LDK-së, Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje

Të hënën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dërgoi në parlament dekretin me të cilin kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, mandatohet për formimin e qeverisë së re dhe nga dje ka filluar të rrjedhë afati prej 15 ditësh dhe gjatë kësaj kohe zoti Kurti duhet të sigurojë miratimin e qeverisë së tij në parlament. Nëse kjo dështon atëherë presidenti i Kosovës i ofron kandidatit tjetër mundësinë që brenda dhjetë ditësh të formojë kabinetin dhe nëse as atëherë nuk ndodhë, vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. zëri i amerikës

Vetëvendosja e përmbajtur për marrëveshjen në Berlin, po i pret dokumentet

Partia e parë e dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të dihen më shumë detaje për marrëveshjen e nënshkruar në Berlin për fluturimet komerciale, Prishtinë – Beograd, shkruan Gazeta Express.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga zyra për komunikim në partinë e Albin Kurtit kanë deklaruar se duhet të lexohen të gjithë dokumentet e dorëzuara për fluturimet e paralajmëruara Prishtinë – Beorgad, që pastaj të shihet a është në përputhje gjithçka me parimin e reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet t’i lexojmë të gjitha dokumentet e dakorduara për fluturimet e paralajmëruara Prishtinë-Beograd dhe të shohim se a është gjithçka në përputhje me parimin e reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e LV-së.

Lajmi për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd është bërë dje nga kryeqyteti gjerman nga zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Konferencën për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien.

Liderët në vend ndërkaq e kanë pritur me pozitivitet arritjen e kësaj marrëveshje.

Ata në Serbi kanë deklaruar se do të jetësohet vetëm nëse hiqet taksa prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.

Dokument: Marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë- Beograd eliminon taksën ndaj Serbisë

Dje në Berlin, me ndërmjetësimin e amerikanëve është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e linjës ajrore Beograd – Prishtinë. Përfaqëuesi i kompanisë gjermane Lufthansa dhe Eurowings ka nënshkruar me zyrtarë nga Kosova e e Serbia letrën e qëllimit (dokumente të ndara), për të vendosur korridor të veçantë ajror për fluturime në dy kryeqytetet. Gazeta Express e ka siguruar të plotë dokumentin që obligon Kosovën të heq taksën ndaj Serbisë të vendosur nga Kryeministri Haradinaj në nëntor të vitit 2018.

Dokumenti që nga ana kosovare në ceremoninë në Berlin është nënshkruar nga zyrtari i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, përvec firmës së Grupit Lufthansa mban edhe firmat e Aeroportit të Prishtinës dhe Komandantit të KFOR-it thekson se lëvizja në relacionin Prishtinë -Beograd do të realizohet në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel të njohur si IBM që siguron lëvizje vetëm me letërnjoftime.

“Marrëveshjet për Lirinë e Lëvizjes dhe Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të arritura gjatë dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, do të zbatohen për pasagjerët, postën dhe mallrat që transportohen përmes kësaj linje ajrore” thuhet në dokument.

Po ashtu theksohet se “Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe Aeroporti i Prishtinës konfirmojnë se operimi për në/nga Beogradi/Prishtina dhe anasjelltas do të funksionojë pa taksa shtesë dhe taksa për një shërbim në linjën BPSAR”. Pikërisht ky është edhe provizioni që kërkon heqjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë që në nëntor të vitit 2018 e kishte vendosur Kryeministri Ramush Haradinaj. Pala serbe menjëherë pas publikimit të lajmit se është arritur marrëveshja, ka bërë me dije se ajo nuk do të funksionalizohet pa u hequr taksa. E kryeministri Ramush Haradinaj I cili dje reagoi ndaj kësaj ngjarje e quajti hap gjigand.

Më poshtë po e sjellim të plotë “letrën e qëllimit” për hapjen e linjës ajrore Beograd Prishtinë.

Janar 2020

Letër e Qëllimit për Themelimin e Linjës së Veçantë Ajrore Beograd-Prishtinë

(BPSAR)

Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë, Aeroporti i Prishtinës dhe Misioni i NATO-s në Kosovë (Forca e Kosovës – KFOR-i) do të dëshironin të këshillonin dhe konfirmonin si më poshtë. Në lidhje me themelimin e linjës së veçantë dhe të ndërsjellë ajrore Beograd-Prishtinë për Grupin Lufthansa:

Palët e shprehin qëllimin e tyre për themelimin e Linjës së drejtpërdrejtë dhe të Veçantë Ajrore Beograd-Prishtinë (BPSAR). Njësia e Kontrollit të Trafikut Ajror (ATC) në Aeroportin e Prishtinës është autoritet kompetent për të ofruar shërbime të Kontrollit të Trafikut Ajror brenda sektorit të KFOR-it. KFOR-i është autoritet kompetent për mbikëqyrjen e dispozitave të shërbimeve të Kontrollit të Trafikut Ajror brenda sektorit të KFOR-it dhe përmbushjen e tyre në mënyrë të sigurt. Njësia e Kontrollit të Trafikut Ajror në Aeroportin e Prishtinës do të ofrojë shërbime të Kontrollit të Trafikut Ajror për të gjithë aeroplanët që kontrollohen nga kompania “Eurowings” dhe transportuesve të Grupit Lufthansa brenda hapësirës ajrore të KFOR-it.

Këtu përfshihen fluturimi përmes linjave të drejtpërdrejta ajrore nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas, nisjet dhe aterimet në aeroportet e Prishtinës/Beogradit, në pajtueshmëri me Marrëveshjen për BPSAR-in. Si segment i shërbimeve të Kontrollit të Trafikut Ajror, komunikimi i drejtpërdrejtë do të zhvillohet mes ofruesve të shërbimeve në aeroporte, përfshirë ofruesit e shërbimeve të Kontrollit të Trafikut Ajror në Aeroportin e Beogradit apo të ndonjë kontrolli tjetër të trafikut ajror që kërkohet.

Institucionet në Kosovë, në pajtueshmëri me Marrëveshjen për BPSAR-in, do t’ua ofrojnë të drejtën kompanisë “Eurowings” dhe transportuesve të Grupit Lufthansa për ta zbatuar planin e fluturimit duke e përdorur kodin ICAO të BKPR-së për shërbimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Autorizimet përkatëse për hapësirën ajrore do të mbesin efektive, pa ndonjë miratim shtesë. Dhënia e pëlqimit i kërkon regjistrimin dhe lejet e nevojshme të lëshuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë, të cilat nuk do të tërhiqen në rast se kompania “Euroëings” apo transportuesi i Grupit Lufthansa ka mundësi të paraqesë dokumentacion tipik dhe relevant të aeroplanit.

Operimi i tanishëm do të jetë subjekt i fizibilitetit komercial, teknik dhe procedural nga kompania “Eurowings” apo një transportues i Grupit Lufthansa, me përkrahjen e plotë të të gjitha palëve.

Aeroporti i Prishtinës menaxhohet dhe kontrollohet nga operatorët relevantë komercialë. Nëse kërkohet nga kompania “Euroëings” apo një transportues i Grupit Lufthansa, Aeroporti i Prishtinë do të nënshkruajë një marrëveshje të bazuar në Marrëveshjen Standarde për Menaxhimin Tokësor të IATA-së me Divizionin Lufthansa-Euroëings, duke siguruar që kompania “Euroëings” dhe transportuesit e Grupit Lufthansa do të marrin përkrahje të plotë për t’i ofruar shërbimet për pasagjerë në bazë të BPSAR-it. Këtu përfshihen përkrahja e ndërsjellë për menaxhimin e shërbimeve për pasagjerë, mallra dhe shërbime postare, mbushjen me karburant dhe përkrahjen gjatë lëshimit në tokë dhe ngritjes në qiell, shërbimin e pasagjerëve, mallrave, postës, valixheve dhe hyrjeve/daljeve të udhëtarëve që udhëtojnë përmes linjës BPSAR. Shërbimet duhet ta gëzojnë nivelin e njëjtë të shërbimit si çdo shërbim tjetër nga dhe drejt Prishtinës. Marrëveshjet për Lirinë e Lëvizjes dhe Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të arritura gjatë dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, do të zbatohen për pasagjerët, postën dhe mallrat që transportohen përmes kësaj linje ajrore.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe Aeroporti i Prishtinës konfirmojnë se operimi për në/nga Beogradi/Prishtina dhe anasjelltas do të funksionojë pa taksa shtesë dhe taksa për një shërbim në linjën BPSAR. Në çfarëdo rasti, taksat dhe pagesat shtesë nuk do të jenë diskriminuese. Kompania “Euroëings” dhe transportuesit e Grupit Lufthansa do të kenë autoritet të plotë për të shitur bileta, për t’i përcaktuar tarifat për udhëtarë, mallra dhe dërgesa postare vetëm për shërbimet e ndërsjella mes Prishtinës dhe Beogradit dhe anasjelltas.

Realizimi i shitjeve të biletave mes kompanive të një transportuesi të Grupit Lufthansa për shërbimin e ndërsjellë do të mundësohet në çfarëdo kohe, me kusht që të jenë plotësuar të gjitha kushtet e rregulluesit. Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë e ka të qartë se kompania “Euroëings” apo një transportues i Grupit Lufthansa e ka të drejtën për t’i përdorur shërbimet nga partnerët për kryerjen e shërbimeve të ndërsjella, me pëlqimin paraprak të autoriteteve në fjalë.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe KFOR-i do të bëhen pjesë e një plani të përshtatshëm për qeverisjen dhe zbatimin e linjës BPSAR. Në çfarëdo rasti, KFOR-i do të vazhdojë ta ketë autoritetin në hapësirën ajrore mbi Kosovë, në bazë të marrëveshjeve të njohura nga komuniteti ndërkombëtar për misionin e NATO-s në Kosovë. Në pajtueshmëri me Marrëveshjen dhe Planin, Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe KFOR-i do t’i harmonizojnë dhe do t’i nënshkruajnë Procedurat e Koordinimit për ekzekutimin e fluturimeve të linjës BPSAR. Në çfarëdo kohe, Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë, Aeroporti i Prishtinës dhe KFOR-i do të sigurojnë realizim të sigurt të fluturimeve të linjës BPSAR, përfshirë aterimet.

Nënshkruesit: Grupi Lufthansa dhe kompania “Eurowings”, Autoriteti i Aviacionit Civil, Aeroporti i Prishtinës, Komandanti i KFOR-it./GazetaExpress/

Haradinaj zbulon detaje nga darka në shtëpinë e Thaçit

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë ka dhënë detaje rreth darkës në shtëpinë e re të Presidentit Hashim Thaçi në Prishtinë, që ishte mbajtur në shkurt të 2019-s. I pranishëm në këtë darkë përveç Thaçit, Haradinajt, Pacollit, Veselit e Limajt ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E pikërisht nga kjo darkë fillojë ‘thyerja’ e madhe mes Ramush Haradinajt e Edi Ramës.

“Gjatë bisedës në këtë darkë është ekspozuar edhe njëherë kjo ide (shkëmbimi i territorit) edhe aty ka ndodhë shpjegim i jem definitiv që çështjet e Kosovës, nuk janë çështje të tij dhe nuk duhet ai mi trajtu”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në largim ka bërë më dije që gjatë darkës ka pasur edhe siç i quan ai “momente të ndjeshme” të Edi Ramës.

“Qysh është tradita jonë, e shqiptarëve unë kam qenë në shtëpi të zotërit Thaçi pritja ka qenë në rregull, tamam shqiptare, ne kemi qenë të gjithë shqiptarë aty ulë dhe jam munduar ta ruaj atë takim me kurtuazinë mos me dëmtu atë situatë kur jemi disa shqiptar bashkë. Gjatë bisedës ka pasur edhe momente të ndishme të kryeministrit të Shqipërisë”, ka thënë ai, përcjell Insajderi.

Haradinaj ka theksuar se gjatë kësaj darke ka qenë i prerë në vendimin e tij për çështjeve e territorit të Kosovës, teksa shton se ka respektuar sofrën ku ishte i ulur.

Gjatë intervistës, Haradinaj pohon se gjatë kësaj darke është diskutuar edhe çështja e varrit të heroit, Isa Boletinit duke mos u lëshuar në detaje.

Haradinaj ka theksuar se Presidenti, Hashim Thaçi ka qenë mjaftë i tërhequr. Teksa ka theksuar se publikisht Thaçi ka përkrahur idenë për shkëmbimin e territorit me Serbinë.

LETËR PËR VJOSA OSMANIN: VJOSA, KAPËRCEJE RUBIKONIN! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

-Vjosa kapërceje Rubikonin bëni marëveshje me LVV.Edhe marevëshja me e keqe është më e mirë se sa hiq mareveshje,sepse

-Këthimi i Pronto mafis në pushtet do të ishte fatale për shtetin

Është shumë interesante së komunikimi me letra dhe përmes portaleve ne Kosovë dhe shqiperi është bërë modë.Në Kosovë Presidenti me Kryeministrin nuk flasin mes vedi,komunikojnë me letra dhe media.Edhe në Shqiperi po ndodhë e njeta gjë. Kryeminisët Edi Rama nuk fletë e as nuk takohtë me Presidentin e as me kreun e opozites,por është shumë në qejfë kur takohet me vrasesit e kombit Vuçiq,takohet me te edhe kur ai ia shanë Reçakun aty ka Vuçiq beri plojën duke maskaruar shqiptarët,etj.Por edhe dialogu midis LVV dhe LDK ka nisë të bëhët përmesë letrave.Edhe unë kësaj po komunikoj me Vjosa Osmanim përmes kësaj letre.

Vjosa,nuk e di se a te zgjodhën me qellim,apo më hipokrizi Klani mafioz i LDK qe ti prijsh fushatës parazgjedhore të 6 tetorit të vitit te kaluar duke të nominuar edhe për kryeminstre te ardhëshme.Por ,e di se ata nuk e kishin kurajon e as guximin qe me dikënd tjetër ta fillonin fushatën.Ta dijsh këtë e bënë jo nga respekti për ty por nga firka se do ti humbnin zgjedhjet.E bënë këtë pak si vonë kur e kuptuan forcën tende,kur e kuptuan respektin e madh që keni në popull.Por,nuk u pajtuan të gjithë nga Klani vozhdave te LDK,pati asish edhe qe u pëqyrraven nga inati.

Por, ti asnjëhërë nuk u hamende,nuk u trembe,nuk hetizove për asgjë, e nise uraganin e fushatës hu vetem më plotë fuqinë për të mbledhë vota për LDK atje ku ishin dhe nuk ishin,për imazhin tendë,bash si bletet kur e thithin nektarin nga lulet.

E vazhdove fushatën dhe për asnjë moment nuk u ndale,ishe në çdo pjesë,në çdo cep të Kosovës që si kryeminstre e ardhëshme të premtosh këtij populli të vuajtur nga mjerimi,skamja,ikaj nga atedheu së do të bëshë ndryshime të medha,se do ta mundish Pronto mafin duke e nxjerr atë ne opozitë si shkaterruese e këtij vendi për këto 20 vite.Kahdo qe shokoje ne fushatë populli te ndiçte pas,te bësaonte sikur kërkonte ndihmë nga ti me te drejtë sepse thellë besonin se ti do të jesh shpetimtraja e këtij vendi,i këtij populli te katandisur skajshmerisht në margjinat e jetës.

Dhe populli të besoi,siç i besove ti atij?!

Kur më 6 tetor 2019 shkrepi qielli,iken rete e zeza mbi Kosovën,rrezet e diellit atë ditë e shendritën tërë Kosovën kur u dha kumti i madh së mundi yt nuk shkoi huq,ia zbardhe fytyrën LDK e cila atë ditë fitoi duke dalë partia e dytë vetem me një deputet pas LVV pas të gjitha atyre manipulimeve te KQZ dhe mafisë të lidhur rrethe sajë.

Pra,të dy partitë fituese të zgjedhjeve LVV dhe LDK dolën te parat duke e qitë kështu nga loja Pronto mafin,duke e hedhë ate në humnerë.Ndjehej një kënaqesi e madhe në popull së me ne fundë diçka e madhe do te ndodhë në Kosovë,se do të këtë ndryshime të medha në qeverisjën e vendit.

Fill pas kësaj ia nisi dialogu i shumë pritur për krijimin e qeverisë së re midis LVV dhe LDK.Të gjithë prisnin së kjo punë do të shkojë shpejtë.Por,jo nuk ndodhi kështu.Menjëhërë në dialog u përzinë nga LDK ata qe nuk kishin te drejtë te përzihëshin,ata qe nuk kontribuan asgje për mirevajtjën e zgjedhjeve,por me shumë e penguan,thjeshtë u përzi mafia e LDK qe te pengoi qe një mareveshje te mos ndodhë aq shpejtë e cila ishte ne bashkëpunim edhe me Pronto mafin tani te rrexuem për tokë për ta penguar formimin e qeverisë.Kjo u pa kur Klani i treshes e LDK të injoruan pothajse plotesishtë nga dialogu,dhe te cilët filluan te shtinë mish dhije në dialog,duke kërkuar futjën e postit te presidentit ne dialog për të rezervuar vite me par për “carin e LDK” Isa Mustafa,duke kërkuar ministri(MPM)të cilat nuk kanë takatë ti menaxhojnë.

Dhe kështu dilaogu nuk po shkon,ka ngecë në ngërq,është lidhë nyje më tekëtë e te dyja partive.Por,këtu një gjë është e qartë se një mareveshje për krijimin e qeverisë po e pengonë edhe partit tanime të rrexuar nga pushteti në krye me Pronto mafin dhe Presidnetin Hashim Thaçi i cili është më i zëshmi dhe me çdo kushtë nuk deshiron qe të ndodhë një bashkëqeverisje midis LVV dhe LDK.Presidenti gadi së nuk po çmendet nga frika se mos po ndodhë qeveria.Ai po trumbetonë mbrenda dhe jashtë shtetit së nuk banë te lidhët një koalicion i till,duke e linçuar LVV dhe sidomos Albin Kurtin,një figurë emblematike,e pakorruptuar i cili do te kërkonte llogari dhenje për ata qe për këto vite e katnadisën keq vendin drejtë shkaterrimit të tij.

Por,LVV dhe LDK duhet të ngritet mbi vehtën e tyre,duhet të bëje të pamundurën qe të gjejën guximin dhe kurajon qe ta formojnë qeverin për ta nxjerrë këtë vend nga kriza nga mjerimi në të cilën kaë renë,për te quar në vend amanetin e popullit i cili kërkon ndryshim,për hire te asaj që ky popull te mos deshprohet.

Vjosa Osmani në ty poseqerishtë në ty bjenë përgjegjesia kryesore se a do te këtë mareveshje për krijimin e qeverisë.Ti e kë kredibilitëtin moral dhe ligjor për te bërë një gjë te tillë,dhe duhësh ta beshë.Ajo qe e solli LDK në tavolinën e bisdeimeve për mareveshje është merite e jotja,e jo e mafis dhe klaneve brenda LDK,te cilët nga friga se janë futë thell ne errësirën e bashkëpunimit me Pronto mafin dhe SHIK, nuk e kanë kurajon dhe gateshmerin për ndonjë mareveshje më LVV për të cilën dëshirojnë qe formimi i qeverisë të deshtoi.

Qe te mos deshtoj mareveshja për krijimin e qeverisë është primare angazhimi i ytë më i fuqishëm sepse kjo është mertië e jotja qe LDK po negocon,sepse sikur ti të mos ishe,LDK as qe kishte më e pasë shansin të diagoloj.Angazhimin tend më te madh pa kurrfarë firike e kërkojnë ata mbi 200 mije veta qe te votuan,dhe ata mbi 200 mijë veta qe e votuan LVV.E kërkojnë ata të cilëve ti dhe Albin Kurti iu premtuat gjatë zgjedhjeve se do te bëni ndryshime dhe duhet të mbani fjaën,e fjalën kryesore nga LDK ne krijimin e qeverisë duhet ta kesh ti,ta marrish sepse këtë e kërkon populli.Mjaftë me mareveshja duhet të ndodhë,qeveria për ndryshime duhet të vjënë,nuk ka rrugë tjetër në këtë situatë.Zgjedhjet e reja nuk janë opcion,sepse LDK nuk do ta kishte rastin qe përseri te negoxoj me LVV,kurse Pronto mafia do te angazhonte te gjithë altilerin e sajë të rendë dhe të lehtë për tu këthye ne pushtet.

Dhe për në fund Vjosa mos lejo qe formimi i marevshjes më LVV te deshtoj,edhe përkundër te metave qe i ka edhe ajo.Kapërcejni RUBIKONIN,bëjëni qeverinë sepse më e mirë është një qeveri e keqe se sa një hiq qeveri,sepse në te kundërtën siç thotë populli”nuk do te ju lanë as pusi e as Drini.

Presidenti Thaçi mandaton Albin Kurtin

Të hënën pak pas mesditës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e dërgoi në parlament dekretin me të cilin kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, mandatohet për formimin e qeverisë së re.

“Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit Thaçi.

Dekreti u dërgua në parlament pak kohë pasi që Lëvizja Vetëvendosje propozoi kryetarin e saj, Albin Kurti, si mandatar për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kandidati për kryeministër i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha përmes një video mesazhi se propozimin e lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, si subjekt fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit, kishin dashur ta dërgojnë te presidenti pas një marrëveshjeje me Lidhje Demokratike të Kosovës.

“Në mbledhjen konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake dhe tani, dy javë pas atij takimi katër minutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re. Ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te presidenti”.

Ai theksoi se lëvizja Vetëvendosje nuk e ka pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së por është treguar e gatshme për takime të mëtejme me synim gjetjen e alternative tjera që do të ishin të pranueshme për të dyja palët.

“E theksoj përsëri, nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata se kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse ndryshe nga dakordimi nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të përgjithshëm. Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasja “mere ose lëre” do të thotë lëre. Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dal nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë. Ne, si lëvizje Vetëvendosje kemi marr mandatin të bëjmë qeverinë që ju e dëshironi e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak. E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit, nuk është më aty ai pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetar i ri Glauk Konjufca. Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Në ditët në vijim do të takoj edhe përfaqësuesit e pakicave”, theksoi zoti Kurti ne video mesazhin e shpërndarë në rrjetin facebook.

Propozimi i emrit të mandatarit u bë vetëm një ditë pasi që presidenti Thaçi i bëri thirrje zotit Kurti të marrë ose të refuzojë mandatin.

Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth propozimit të lëvizjes Vetëvendosjes. Javën e kaluar ajo kishte theksuar se nuk do të ketë takime për negociata të reja por vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes.

Të dyja partitë kishin shkëmbyer oferta e kundër oferta por pa siguruar një afrim të qëndrimeve për ndarjen e pushtetit.

Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth propozimit të lëvizjes Vetëvendosjes. Javën e kaluar ajo kishte theksuar se nuk do të ketë takime për negociata të reja por vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes.

Të dyja partitë kishin shkëmbyer oferta e kundër oferta por pa siguruar një afrim të qëndrimeve për ndarjen e pushtetit.


Send this to a friend