VOAL

VOAL

Skadimi i shtetit maskë – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Zullumi keputet prej s’trashi.

Termeti i 26 nëntorit dhe koronavirusi e shkërmoqi shtetin parti të Rilindjes si kështjellë rëre.
Pavarësisht propagandës së shfrenuar të industrisë mediatike të qeverisë për një shtet, më të fortin e më të pregatiturin në këto 30 vite, për të përballuar situata të jashëzakonshme, sapo u vu në provë u duk si një ish koperativë bujqësore e zonave të thella malore.
Këshillave të opozitës, të Presidentit për marrjen e masave, pushtetarët u përgjigjeshin me arrogancë dhe propotencë nga adrenalina që të jep pushteti, duke i akuzuar për panik.
Maskat e skaduara jënë dëshmia më autentike e një shteti të skaduar, kufomën e të cilit sovrani e rrezoi në referendumin e 2 marsit, në Bulevardin Deshmorët e Kombit, të thirrurr nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Edi Rama mendon se ashtu siç e tejkaloj Dhjetorin e Dytë të protestave të studentëve, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të termetit të 26 nëntorit, do ta kalojë edhe pranëverën shqiptare, Besëlidhjen Kuqezi të 2 marsit dhe do të gjejë shpetim tek koronavirusi.
Por i ka bërë llogaritë gabim sepse beteja vazhdon..
Besëlidhja Kuqezi e 2 marsit është balsami i sherimit nga Ramavirusi dhe shteti i tij i skaduar i maskave, apo maskave të skaduara, shpetimi nga virusi tumoral metastazat e të cilit kanë kalbëzuar oktapodin e regjimit rilindas dhe po infektojnë krejt shoqërinë shqiptare.
Populli thotë një fjalë të urtë popullore:
“Zullumi keputet prej s’trashi”.
Prej më shumë se 6- të vitesh gibelinët e Rilindjes me në krye Perandorin e tyre Rama asfiksuan demokracinë duke asgjesuar zgjedhjet e lira dhe votën si gurëthemel të saj, paralizuan funksionimin juridiko institucional, ma anë të votave të vjedhura grabitën pushtetin e më pushtetin uzurpuan shtetin e së drejtës.
Sëfundmi nëpërmjet inkubatorit mafioz KED të Dvoranit ideuan puçin kushtetues, skenarin e desantimit të Gjykatës Kushtetuese dhe invadimin e Presidencës, të vetmit istikam që i ka rezistuar ciklonit rilindas.
Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën, dokumentin themelor të shtetit të së drejtës, që ka sjellë si pasojë renien e republikës parlamentare dhe krijimin e një republike kryeministrore dhe kthimin e parlamentit zyrë noteriale e qeverisë.
Qeveria Rilindase pasi ka shkatërruar ekonominë e tregut të lirë e konkurencën e lirë ka krijuar një oligarki oborrëtare, një plutokraci mediatike, dhe gjithçka kontrollohet nga kakistokratët e kleptokratët pjellë e saj.
Patriarku rilindas e ka kthyer Shqipërinë në feud të tij dhe shqiptaët i trajton si bujkërobër.
Qeveria vampire ka grabitur të gjitha asetet kombëtare, ka përvetësuar me tjetërsim pronën individuale të shtetasëve të vet.
Ajo e ka kthyer vendin trampolinë të mafies ndërkombëtare, korridor të trafiqeve narkotike, hambar të mbetjeve toksike dhe së fundmi oaz refugjatësh.
Po ndodh kështu transplantimi i rracës arbërore, shkulja me rrënjë e saj, me imponinin e ikjes masive të shqiptarëve, shpopullimin e Shqipërisë, zëvëndësimin e të larguarve me refugjatët aziatikë.
Prej kohësh Kryeministri ynë po adapton teorinë maltusiane të shpopullimit të Shqipërisë.
Shqiptarët po detyrohen të largohen në pamundesi për të duruar zgjedhën e këtij sundimtari zullumqarë, të cilëve nuk u ka lanë asnjë hapsirë, ku nuk mund të flitet më për qytetarë virtuozë e barazi para ligjit.
Nëse u referohemi statistikave të fundit na rezulton se numri i të ikurve dhe të vdekurve është më i madh se ai i të lindurve.
Organizata Freedom House me seli në SHBA, në raportin për Shqipërinë thekson se Shqipëria hyn në grupin e vendeve gjysëm të lira.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregëtisë Enio Jaço nënvizon problemin serioz që ka biznesi me konkurencën e pandershne.
Regjim hibrid që po shket drejt autokracisë e emërtojnë organizata të tjera prestigjoze. Raporti i DASH të bërë publik të merkurën, ka nënvizuar “Kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit, ku shpifja konsiderohet si shkelje kriminale, korrupsioni i kudondodhur, në të gjitha degët e qeverisjes, përfshirë institucionet lokale.
Pandëshkueshmeria, thekson raporti, vazhdon të mbetet serioz.
Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi, shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale”.
Ndjekja penale dhe veçanarisht denimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje, ka qenë sparodik dhe jokonsistent.
Qytetarët shqiptarë ngjasojnë me personazhet e Metamorfozës Kafkiane, ku vlera e njeriut matet me valutën e Kafkës, sepse marrëdheniet midis njerëzve i dominion paraja në pushtetin rilindas.
Rama ka ndërtuar një sistem neodiktatorial që siç nënvizon shkrimtari i madh Kafka “Nuk pyet fare për individin”.
Mirëpo Rama deklaron herë pas here se gjithçka e bën në emër të ligjit.
Për të i’u përgjigjur kryeministrit po perifrazoj Didëroin, luftëtarin pakompromis të të gjitha indoktrinimeve dhe formave të tiranisë.
Tek Enciklopedia, vepra kolektive që realizoi me d’Alamber, Rusoin, Volterin dhe Bufonin, e cila u ba frymëzimi i Revolucionit Francez në vitin 1789, filozofi iluminist mallkon despotizmin dhe u thur lavdi lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Ligji është liria, por ligjet janë bindje dhe jo kufizim lirishë”.
“Republika barazohet në konceptin liri barazi” nënvizonte filozofi i madh.
Tek Zhak Fatalisti hyjmizon vullnetin e lirë dhe dialektikën mes njeriut dhe Zotit.
Është e domosdoshme të shtrojmë edhe njëherë pyetjet retorike:
Çështë demokracia?
Çështë shteti?
Demokracia është pushtet i popullit.
Populli e ushtron sovranitetin në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo përmes të zgjedhurve të tij.
Dy shtyllat e demokracisë janë mazhoranca dhe opozita.
Niveli i demokracisë së një vendi matet nga respektimi i të drejtave e lirive të individit.
Shteti është marrveshje mes njerëzish.
Ai është një trupë politike që përbëhet nga tre pushtetet e ndara sipas Monteskiesë, legjislativi, ekzekutivi gjygjsori.
Dokumenti themelor i funksionimit të shtetit të së drejtës dhe ballancimit të pushteteve është kushtetuta.
A e rrembeu shtetin me pushtetin Edi Rama.
A i bëri atentat Kushtetutës kryeministri?
A tentoj të rrembente Gjykatën Kushtetuese me puç kushtetues të KED së Dvoranit dhe ministres Gjonaj.
A u përpoqën me fallsifikim e mashtrim, pas puçit kushtetues për të realizuar grushtin e shtetit?
Ky grusht shteti a u sponsorizua nga kryeministri?
A u rrezua republika parlamentare dhe u zëvendësua me republikën kryeministrore?
A u përpoq Edi Rama të eliminojë opozitën reale dhe zëvendësimin e saj me opozitën artificiale parlamentare.
A i shkeli liritë dhe të drejtat e njeriut?
A e shkatërroj konkurencën e lirë Rilindja?
Me ligjin për dividentin a e institucionalizoi oligarkinë e kalifatit të saj?
Paketa antishpifje e Ramës e kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët a ishte pushkatim i fjalës së lirë e cila është e drejtë hyjnore?
A ishte kjo tendencë e kalimit nga autokratizmi në totalitarizëm?
Këtyre pyetjeve u dha përgjigje Sovrani dhe Venecia.
Sovrani me Besëlidhjen e 2 marsit delegjetimoj pushtetin e rilindjes me vota të vjedhura, i dha fund autokratizmit të Edi Ramës, i tha stop puçit kushtetues dhe grushtit të shtetit, u ba barrikadë e orvatjeve të Ramës për instalimin e totalitarizmit.
Verdikti i Sovranit legjetimoj Besëlidhjen Kuqezi si gardiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, çertifikoj opozitarizmin shqiptar si mazhorancë morale, celebroj si të vetmën rrugëzgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kriza shumëdimensionale, politike, kushtetuese, institucionale, ekonomike zgjedhjet e reja, të lira me një qeveri kujdestare pa Ramën kryeministër.
Venecia rrëzoi në mënyrë shterruese piramidën antikushtetuese rilindase.
Edhe vetë ata e kanë pranuar publikisht se mund të kenë gabuar dhe përdorën slloganin e madh të artikuluar vetë mediatikisht:
“Kali i kuq e ka një huq”.
E pranuan keshtu solemnisht se janë treguar politikuaj.
Edi Rama i dëshpëruar dhe në shenjë hakmarrje ndaj BE-së për refuzimin e qeverisë së tij.
Në shënjë urrejtje për Kosovën e barrikadën e pakapërcyeshme Ramush Haradinajn që ndaloj skenarin ogurëzi për ndarjen dhe shkembimin e territoreve të saj dhe i shterroj ëndrrat serbiane për Serbinë e madhe në Samitin e Berlinit, ku Rama ishte përfshirë edhe vetë kokë e këmbë, sëbashku me sivëllaun e tij Vuçiç organizuan miniShengenin Ballkanik.
Ky miniShengen kishte si qëllim aneksimin e Kosovës, krijimin e bajpaseve detare për Serbinë dhe jetësimin e Jugosllavisë së re.
Për shkak të gjitha këtyre zullumeve mbi 100 mijě qytetarë iu përgjigjën thirrjes së Presidentit Ilir Meta me dt 2 mars në Bulevardin Deshmorët e Kombit me Slloganin e qëlluar:
“Për Demokracinë, për Shqipërinë, për Kombin”.
Ky referendum popullor përveçse mbrojti demokracinë, Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës ishte mesazhi me i qartë për ti thanë jo ndarjes së Kosovës.
Muaji mars për shqiptarët është i shumë i çmuar jo për faktin që vjen sëbashku me pranëverën por sepse që nga Besëlidhja e Lezhës së Gjergj Kastriotit e deri në ditët e sotme historia e ka pagëzuar si muaji i lirisë dhe demokracisë.
Me dt 4 e 11 mars të vitit 1981, si sot 39 vjet më parë shpërthyen revoltat studentore në Prishtinë, të cilat u pasuan nga demonstratat e punëtorëve që kërkonin lirimin e studentëve të burgosur por armata jugosllave i shtypi me zjarr e hekur.
Ketu filloi definimi i ndarjes përfundimtare të shqiptarëve të Kosovë së robëruar nga ish Jugosllavia.
Në mars të vitit 1989 Presidenti Serb Sllobodan Millosheviçi hartoj një kushtetutë të re dhe filloi kështu fushatën nacionaliste për Serbinë e madhe.
Kosovës që gezonte autonominë e plotë me kushtetutën e vitit 1974 si të gjitha republikat e tjera të Federatës Jugosllave ia hoqi të gjitha pushtetet autonome.
Me 3 mars të vitit 1989 u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe u imponua sundimi i drejtëpërdrejtë nga Beogradi.
Pas 9 vitesh zullumi, dhune e genocidi të paparë dhe pas sulmit jugosllav me dt 28 shkurt të vitit 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës e deri me 12 qershor të vitit 1999 filloj lufta e armatosur.
Kudo pati beteja të përgjakshme, por do të veçoj Epopenë Legjendare të Jasharajve 5-6-7 marsit 1998 dhe Epopenë e Dukagjinit të prirë nga Haradinajt me dt 24 mars 1998.
Betejat homerike nën moton “Një Komb një qëndrim” u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës nga Serbia e kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviçi me 12 qershor të vitit 1999, por Gebëlsi i tij, Vuçiçi me ndihmën e sivëllaut të tij Edi Rama po vazhdon me këmbëngulje për jetësimin e ëndrrës së tij dhe projekteve të karaxhiçëve, garashaninëve, çubriolloviçëve, qosiçëve për Serbinë e madhe.
Edi Rama tashmë i ka harruar dekleratat panternaliste prej patrioti të madh, thirrjet për njohjen e Kosovës, për të drejtat e vëllezërve tanë në Preshevë, apo thenien e tij proverbiale në Parlamentin e Shqipërisë:
“Sot të gjithë jemi çamë”.
Ai tani po ndjek një politikë kryekëput antikombëtare.
Pas zullumeve të një gjysëm shekulli mbi shqiptarët në dhjetor të vitit 90 u rrëzua regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.
Partia Demokratike e Shqipërisë ngadhnjeu me 22 mars të vitit 1992.
Por pas tre dekadash Presidenti i Republikës ia ktheu pushtetin Sovranit pikërisht me 2 mars për të mbrojtur demokracinë, shtetin e së drejtës, kombin.
Sovrani foli me bekimin e Zotit.
Ai e dha verdiktin e tij.
Pushteti hyjnor i Sovranit dhe forca e tij mposht regjimet diktatoriale, autokratike, despotike, totalitare sëbashku me zullumet e tyre.
Zullumi këputet prej s’trashi.

Qeveria Kurti shqyrton krijimin e një Komisioni të Posaçëm për luftën kundër koronavirusit

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:30. Njoftimi është bërë publik përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e kryeministrit.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në ndertën e Qeverisë në orën 15:30”, thuhet në njoftim, raporton Express.

Express ndërkohë ka siguruar rendin e ditës të kësaj mbledhje të qeverisë së Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me shqyrtimin e propozimit për krijimin e një Komisioni të Posaçëm për parandalimin e infektimit me koronavirus.

Si të mbrohet Republika e Kosovës!? – Nga Florim Zeqa

 

Përderisa në të kaluarën Kosovës nga BE-ja i bëheshin oferta në këmbim të liberalizimit të vizave, përkatësisht në këmbim të pranimit të; fusnotës*, asociacionit, demarkacionit,…kërkesat e fundit të bashkësisë për heqjen e taksës pa asnjë kusht ndaj Serbisë, janë dëshmi se pas taksës fshihet diçka shumë më e rrezikshme për fatin e shtetit të Kosovës.

Fillimi i bisedimeve me Serbinë ishte një skenar mashtrues

Për të qenë mashtrimi akoma më i madh për popullatën e Kosovës, këto bisedime fillimisht i quajtën “teknike”, mirëpo ishte fusnota* ishte ajo që e nxori në sipërfaqe karakterin politik të bisedimeve, përmes të cilave dialogu i Brukselit e ka kthyer në pikën zero statusin e Kosovës.
Serbia ia arriti qëllimit me bisedimet e Brukselit. Fillimisht me fusnotën* na e hoqi emrin Republikë, me Zajednicën i krijojë bazat e autonomisë së serbëve brenda Kosovës dhe së fundmi me planin ndarës e rihapi nga fillimi statusin e Kosovës.
Pas (ri) shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe njohjes nga 116 shtete të kësaj pavarësie, kërkesat për korrigjim dhe shkëmbin territoresh me Serbinë, e ka vënë në lajthitje edhe faktorin ndërkombëtar, përkatesisht 116 vëndet që kishin njohur Kosovën si shtet i pavarur e jo si rezolut 1244, e cila rezultoi me tërheqjen e 18 njohjeve.
Si rezultat i kësaj situate, përveq ç’njohjeve, kemi bllokim të njohjeve të mëtutjeshme si dhe rishqyrtim të njohjeve nga ato shtete që e kanë bërë njohjen vite më parë!

Të pamundësohet ndarja e Kosovës

Nuk duhet harruar se kushtëzimet që vijnë nga ndërkombëtaret mund të jetë një sprovë për t’na mat impulsin tonë sesa jemi në të vendosur në mbrojtjen e shtetit, për arsye se është thënë në qarqe të ndryshme se shqiptarët e Kosovës nuk janë të zotët ta mbajnë shtetin e tyre.
Prandaj për të demantuar tezat e tilla, sa më parë dhe sa më shpejtë duhet unifikim i faktorit politik shqiptar. Para bashkësisë duhet të flasim me një zë, e jo me dy, tre e më shumë, për arsye se bëhemi të pakuptueshëm dhe qesharak në sytë e botës demokratike.
Liderët e tri institucioneve më të larta shtetërore, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani duhet ta njohin dhe pranojnë njëri-tjetrin si dhe të koordinojnë veprimet në përputhje me rregullimin kushtetues të vendit, e jo të veprojnë sipas egove dhe inateve personale.
Në rrethanat kur mungon konsensusi politik për gjëra më të vogla siq është taksa dhe reciprociteti, në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që fati i shtetit të mbetët në dorën e një lideri shtetëror, për të trajtuar pasuritë e shtetit si “pasuri e të gjithëve dhe pasuri e askujt”, por ta mbrojmë në mënyrë demokratike përmes referendumit popullor.
Deputetët e kësaj legjislature duhet sa më parë të inciojnë ligjin për referendumin, si e drejtë kushtetuese e përcaktimit të sovranit (popullit) për tema madhore për vendin.
Kthimi i Referendumit popullor para marrëveshjes finale me Serbinë, përveq ndërgjegjësimit të liderëve shtetërorë dhe partiakë, do t’i zvogëlonte mundësitë e pazareve politike dhe pamundësonte ndarjen e Kosovës.

Propaganda anti-amerikane

Pranimi i kushtëzimeve të Serbisë dhe pranimi i propagandës anti-amerikane janë tepër të rrezikshme në këtë fazë nëpër të cilën po kalojmë si shtet.
Anti-amerikanzimi është pjellë dhe lojë e rrezikshme e Serbisë, e cila për qëllim të fundit ka prishjen e raporteve të mira të Kosovës me SHBA-të.
“Fake News” apo lajmet e rrejshme se gjoja “SHBA-të janë duke e shqyrtuar tërheqjen e trupave nga Kosova shkaku i mos heqjes së takses apo tarifës, po ashtu janë propagandë e pastër e Serbisë, që për fat të keq i gëlltiti edhe një pjesë e madhe e politikanëve tonë në pushtet dhe opozitë.
Investimet amerikane në Kosovë janë afatëgjatë dhe nuk kanë të bëjnë fare me taksen. Hiqet apo nuk hiqet taksa, ka apo s’ka marrëshje mes Kosovës dhe Serbisë, forcat amerikane do të jenë këtu për interesat e tyre strategjike.
Prandaj nuk ka nevojë për asnjë lloj shqetësimi apo shpërqendrimi të vëmendjes nga veriu i vendit.
Mbrojtja e veriut, përkatësisht integritetit territorial të vendit nuk është anti-amerikanizëm por është atdhedashuri dhe obligim i së cilit prej nesh, për të cilën gjë na duan dhe respektojnë amerikanët dhe të gjithë miqt tonë.
Prandaj, nuk kemi rasye të hezitojmë në të drejtat tona kombëtare dhe qytetare, e mbi të gjitha në drejtën universale të mbrojtjes së qënjes sonë në trojet tona stërgjyshore.

Të gjithë në mbrojtje të shtetit

Të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të shtetit pa dallim partiak apo fetar, më të gjitha mjetet demokratike duke filluar nga: protestat, demonstratat, grevat e pergjithëshme deri në një rezistencë aktive e paqësore mbarëkombëtare.
Kjo është një e drejtë natyrore të cilën nuk mund ta mohoj as komuniteti ndërkombëtar. Përderisa bashkësia ndërkombëtare serbëve ua lejon barrikadimin në veri, që tani e 21 vite më parë po e mbajnë të pushtuar, nuk mund të na pengojë as ne mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të shtetit të njohur në kufijt ekzistues.
Shteti i Kosovës duhet të mbetët unik dhe i pandarë, pra Republika e Kosovës pa fusnota*** ose ndryshe nuk mund të ekzistoj, sikurse pavarësia që duhet të jetë e plotë ose ndryshe nuk mund të quhet ashtu, për shkak se nuk ka gjysëm pavarësi, gjysëm liri dhe as gjysëm shtet.
Po ndodhë kështu për faktin se të gjitha qeveritë tona që nga paslufta deri më tani nuk e kanë bërë asnjë trysni politike ndaj faktorit ndërkombetar, por çdo herë ngjarjeve ju kanë shkuar nga mbrapa në vend që t’ju paraprijnë atyre vetë.
Nuk është vonë as tani, që bashkësisë ndërkombëtare t’i bëhen të qarta kërkesat tona para përmbylljes së bisedimeve me Serbinë, duke u nisur nga veriu i vendit, për arritjen e suksesshme të përmbylljes së këtij misioni, në të kundertën, do të bien poshtë edhe shumë plane të ndërkombëtarëve, se pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në ballkan nuk do të ket qetësi në ketë rajon e më gjerë.
Për të ardhë deri të ky shtet është derdhë shumë gjak e janë bërë sakrifica të panumërta, andaj askush nuk e ka të drejtën të luaj me atë gjak, as presidenti, kryeministri dhe askush tjetër.

Qeveria e Kosovës pezullon procesin mësimor për shkak të koronavirusit

Qeveria e Kosovës vendosi të ndërpresë procesin mësimor në të gjitha nivelit si dhe shtimin e masave tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendimi i qeverisë pasoi deklarimin e koronavirusit si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraqiti në një konferencë për gazetarë, 11 masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Një, ndërprerja e procesit edukativo-mësimor në të gjitha nivelet deri me datën 27 mars 2020. Me rekomandim që njëri prind të lirohet nga puna, kjo masë nuk vlen për punonjësit shëndetësor dhe të sigurisë”, tha ai duke renditur më pas pezullimin e linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër.

Masat parashohin kontrollin e detyruar të udhëtarëve nga ekipet mjekësore të Qendrave të Mjekësisë familjare në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjen e policisë së Kosovës të të gjithë qytetarëve që vijnë nga zonat epidemike për detektimin e rasteve të COVID19 dhe ndërmarrjen e masave parandaluese dhe vet karantimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

Sipas vendimeve të qeverisë “aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut, si për shembull ngjarjet dhe tubimet sportive, tubimet e ndryshme, koncertet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta” deri në një vendim tjetër si dhe ndalohen “veprimtaritë e restoranteve, klubeve të natës, pishinave, palestrave pas orës 23”.

Qeveria vendosi të ndalojë “eksportin e pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve përveç me vendim të qeverisë. Të gjitha institucionet qeveritare si dhe ndërmarrjet publike e private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga ministria e Shëndetësisë të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese”.

Përvec tjerash qeveria parasheh që “personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se deri tani në Kosovë janë testuar 82 persona të dyshuar për koronavirus, por nuk asnjë rast të regjistruar si të infektuar me të.

APOTHEOZA E TAKSES (Dialogu Kosovë-Serbi do t’i kushtojë Kosovës diku rreth 500 miliardë dollarë) – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Dikur në kohën e Migjenit kur zoteronte një varferi e skajshme ishte aktuale Apotheoza e Mistrit. Refreni: pak mister,pak misër

ju lutem zoteri,pak misër zoteri sepse më këtë e shpetoni një
jetë,shpetoni jetën e Lulit të vocerr, gishtat e këmbës të cilit i dilnin jashtë opingave te llastikut.Ishte Apoteozë merimi dhe skamjeje e asaj kohe.

Por sot kohërat kanë ndryshuar?!

Sot po luhet një lojë tjetër Apoteoza e taksës qe përseritet si refren i mesuar përmendesh nga Uashtingtoni e deri ne Paris.Londër dhe Berlin për te shpetuar Serbin sepse na paska rënë në mjerim,ne skamje për shkak te taksës.
E çartë nese gjenë ndonjë budall,të cilin si dukët veç e ka gjetë dhe po luan me te.

Por Serbisë nuk po i pengon taksa,hiq bile fare, ajo mallërat nga Kosova po i shtinë e nxjerrë kur po don,loja e sajë me ndërkombëtarët është diçka me e thellë.

Lëxojeni me vemdendje deklarimet e krerve serb,sidomos ato te Vuçiqit dhe Daçiqit,se Serbia nuk delë nga Kosova pa marrë diçka.

E qajo diçka është e madhe,shumë e madhe,nuk ka te bajë me “kokrra misri”si ne kohën e Migjenit por me kokrra floriri,ari.Thjeshtë Serbia e done Veriun e Kosovës.

E,kjo është plotësishtë e vertetë,do ta shihni,do te bindeni edhe vetë.Te gjitha të tjerat janë rrena broqkulla.

Këtu është qellimi i tyre qe s’po e kuptojnë,apo spo dojnë të kuptojnë ndërkombëtarët.Kjo do te thotë se Serbia ua ka futë te gjithe ndërkombëtarve këmbet në një kepucë.

Aferim Serbi?!

Veriu i Kosovës, të cilës ia ka vu syrin Serbia është zemra e Ballkanit.Aty flejnë pasuri marramendëse nentokësore,që gjatë historis i paten shfrytezuar shumë zapues të Kosovës.

Lë te flasin vetë shifrat.Sipas te gjitha hulumtimeve shkencore të bera si nga ekspertet e mbrenshëm dhe te jashtem pasuria nentoksore e Veriut të Kosovës është vlerësuar në:

500 miliard dollar që Kosovës do ti mjaftonin hiq më pak së për gjashtë shekuj eksploatim,kurse

200 miliard dollar janë vleresuar te gjitha resurset në tërë teritorin e Serbisë.Për ata qe marrin vesh në numra e shifra kjo tregonë së:

Vetem teritori i Veriut të Kosovës e ka vlerën për 2,5 hërë më të madhe së sa krejtë teritori i Serbisë.

Këtu qendron ajo singtanga e krerve te Serbisë se Serbia nuk delë nga Kosova pa marrë diçka,pra thjeshtë ata e done Veriun e Kosovës e praruar në florid dhe ar dhe se taksa për Serbinë nuk paraqetë asgjë,por vetem se ua ka bërë punën mjegull ndërkombëtarve lidhur më taksën për ta ardhë deri te floriri.Dhe si po dukët rruga po e qonë në atë drejtim.

Thanë thjshtë e shqip dialogu me Serbin do ti kushtojë Kosovës hiç me pak së 500 miliard dollar,sepse po aq do te kushtojë edhe lekura e ndonjerit pushtetar të Kosovës.

Por,a ka birë nane qe hynë ne këto transakcione me Serbin qoftë për mesë njeë mareveshje te vogël,apo te madhe,apo përfundimtare.Ka me siguri se ka.

Kosova historikisht ka nxjerrë njërez të tillë të cilët kanë përfunduar në plehun e historisë.

Akademia e Shkencave: Presidenti të ndalë kërcënimet ndaj Gjykatës Speciale, po rrezikohet shteti

Akademia e Shkencave thotë se kauza populiste e Qeverisë, mbijetesa politike e Presidentit, kërcënimi i Gjykatës Speciale, nuk janë më të rëndësishme se vetë Kosova.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka dalë me qëndrim rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. Në komunikatën e ASHAK’ut, thuhet se shteti po rrezikon të shkojë drejt zhbërjes për “interesa meskine” të klasës politike.

“Mirëpo, pakkush ka besuar se klasa jonë politike me një lehtësi kaq të madhe do të shkel të gjitha parimet, do të kthejë përmbys çdo ideal dhe, për interesa meskine, do të jetë në gjendje që, herë pas here dhe gjithnjë e më shpesh, të vërë në dyshim të gjitha arritjet e Kosovës, duke e çuar atë në zgrip të ekzistencës, krejt afër zhbërjes”, thuhet në njoftimin e ASHAK’ut.

Më poshtë gjeni të plotë komunikatën e lëshuar nga ASHAK:

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si shumica e qytetarëve të vendit, është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, të nxitura nga një betejë e ashpër dhe e paparimtë midis subjekteve politike dhe institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Duke qenë një demokraci e re, me institucione të brishta dhe me një pozitë të luhatshme ndërkombëtare, ka qenë e ditur se Kosova nuk do ta kalojë aq lehtë këtë fazë të vështirë të transicionit. Mirëpo, pakkush ka besuar se klasa jonë politike me një lehtësi kaq të madhe do të shkel të gjitha parimet, do të kthejë përmbys çdo ideal dhe, për interesa meskine, do të jetë në gjendje që, herë pas here dhe gjithnjë e më shpesh, të vërë në dyshim të gjitha arritjet e Kosovës, duke e çuar atë në zgrip të ekzistencës, krejt afër zhbërjes. Askush nuk ka besuar dhe nuk beson se kauza populiste e një qeverie, mbijetesa politike e një presidenti, kërcënimi i Gjykatës Speciale, ose konflikti ndërmjet proveniencave të ndryshme politike dhe ideologjike mund të ketë më shumë rëndësi se vetë Kosova, sikundër që askush nuk beson se konfliktet dhe betejat tona politike kanë në prapavijë synime të larta dhe ideale të mëdha.

Opinioni i Kosovës, veçmas që nga zgjedhjet e fundit e këndej, që disa muaj, jeton një torturë të paparë të retorikave nxitëse dhe lënduese, një herë duke përçarë, herën tjetër duke krijuar perspektiva të zymta për Kosovën; herë duke përdorur Serbinë si “Hannibal ante portas” për të shkatërruar çdo iluzion dhe perspektivë; herën tjetër për ta vënë në dyshim të nesërmen dhe për t’ua bërë të pamundur jetën në Kosovë atyre që nuk mund ta përballojnë korrupsionin dhe sundimin e mendjeve të cekëta, duke bërë një jetë pa vlerë dhe pa dinjitet.

Me të gjitha makiavelizmat politike Kosova tashmë ka një përvojë dhe opinioni i gjerë mund ta pranojë të mirëqenë një betejë politike si garë opsionesh dhe idesh, por nuk mund të pranojë që në betejën politike të përfshihet vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës. Ne nuk mund ta pranojmë që Kosova të humbë mbështetjen ndërkombëtare për shkak të një klase politike të korruptuar, sikundër që nuk mund ta pranojmë që në betejën e brendshme politike ndërmjet presidentit dhe qeverisë të përdorën miqtë tanë tradicionalë dhe të pazëvendësueshëm. Ne nuk mund të pranojmë që për interesa të Serbisë, të mbijetesës së një klase politike nacionaliste në zgjedhjet që do të mbahen atje, Kosova të përfshihet në krizë dhe të bëjë koncesione deri në humbje të subjektivitetit shtetëror, të rregullimit të brendshëm kushtetues, apo të tërësisë territoriale dhe integritetit; sikundër që nuk mund të pranojmë që një klasë politike, e përfshirë në betejë të paparimtë për pushtet, ta vendos Kosovën në një “zjarr të kryqëzuar” hipotetik ndërmjet miqve tradicionalë dhe njësoj të rëndësishëm, SHBA-së dhe BE-së, duke shpallur së fundi Brukselin “armik të Kosovës”, po atë Bruksel ku kemi ngarendur deri së fundi për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, për të bërë marrëveshje poshtëruese për Kosovën dhe ku synojmë një ditë të përfshihemi në integrimet euro-atlantike. Por ne njëkohësisht nuk mund të pranojmë që paqëndrueshmëria e koalicionit qeverisës të përdoret për t’i dhënë edhe më shumë dilemë qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës, duke e bërë atë të luhatshëm dhe me një perspektivë të zymtë. Po kaq e papranueshme për qytetarët e vendit është kthimi i qeverisjes në kauzë populiste, duke vendosur kredot personale dhe partiake mbi interesat shtetërore të Kosovës dhe duke e mbajtur tendosjen politike si agjendë të përhershme institucionale.

Duke parë këtë rrethanë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ngre zërin fuqishëm për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së tanishme të mosmarrëveshjeve të brendshme politike, ndërmjet institucioneve dhe subjekteve politike, duke ua sjellë në vëmendje se nuk kanë asnjë të drejtë, as mandat të nëpërkëmbin shtetin e Kosovës, as të cenojnë interesat e tij, por të ndjekin agjendën shtetërore, në përputhje me përgjegjësitë për të cilat vetë janë zotuar. Njëkohësisht ftojmë bashkësinë ndërkombëtare, veçmas përkrahësit e fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, që të kenë mirëkuptim për mangësitë, mungesat dhe dështimet e klasës sonë politike dhe ta vazhdojnë mbështetjen për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, si vullnet dhe ideal politik i popullit të saj.

Teksti i projekt rezolutës VV – LDK për negociatat me Serbinë, nuk përmendet taksa

Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë propozuar sot në Kuvend të Kosovës një rezolutë që do të autorizonte qeverinë që të bëjë përgatitje për negociata me Serbinë, raporton Gazeta Express.

Në rezolutën e propozuar shkruhet se Kosova është e përkushtuar për bisedime politike mes Kosovës dhe Serbisë, që do të rezultojë me njohje reciproke.

Në pikën e dytë shkruhet se Kuvendi i Kosovës thekson se Kushtetuta është sovraniteti shtetëror, e se integriteti territorial dhe karakteri shoqëror janë të pacenueshme.

“Askush nuk ka të drejtë të bisedojë, të dialogojë, apo të negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

Dy partitë e pozitës kanë propozuar këtë rezolutë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2019-të, ku thuhet se qeveria e ka mandatin që t’i udhëheqë bisedimet ose dialogun me Serbinë./GazetaExpress/

Ja pse PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë të mërkurën një seancë të jashtëzakonshme, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me, siç thuhet, rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Sipas kësaj partie, kjo situatë është pasojë e qasjes “shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-së.

Kërkesa e PDK-së pasoi një postim të Donald Trump Junior, djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i bëri jehonë deklaratës së senatorit amerikan, David Perdue, në të cilën ai thoshte se “në rast që Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë”.

Deklarata gjeti mbështetjen edhe të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit, Richard Grenell.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po insistojnë që Qeveria e Kosovës të shfuqizojë taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, për t’i dhënë rast përmbylljes së dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë me arritjen e një marrëveshjeje paqësore.

Kryeministri Kurti më 27 shkurt pati propozuar që më 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, si “shenjë e vullnetit të mirë” dhe e gatishmërisë “për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

Por, propozimi i Kurtit nuk gjeti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e madje as të partnerit të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hyseni: U takova me ambasadorin Grenell, ai dhe Shtëpia e Bardhë kërkojnë me ngulm heqjen e tarifës

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se Shtëpia e Bardhë dhe ambasadori Richard Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

Hyseni ka njoftuar se është takuar në Uashington, me të dërguarin presidencial për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin, Richard Grenell.

“Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatësisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i ambasadorit Grenell”, ka cituar Hyseni, fjalët e ambasadorit Grenell.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hyseni tha se e ka siguruar ambasadorin Grenell “se LDK-ja mbron qëndrimin që tarifa të hiqet menjëherë dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 27 shkurt pati propozuar që më 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, si “shenjë e vullnetit të mirë” dhe e gatishmërisë “për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

Por propozimi i Kurtit nuk gjeti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e madje as të partnerit të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të martën, senatori amerikan David Perdue, përmes një shkrimi në Twitter ka shkruar se në rast që Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar a senatori Perdue.

Që nga nëntori i vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind nga Qeveria Haradinaj, Beogradi zyrtar ka refuzuar të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën./rel

 

Sot pata një takim të gjatë me Ambasadorin Richard Grenell në Shtëpine e Bardhë në Washington

Me autorizimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë dhe Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së, u prita në Shtëpinë e Bardhë në Washington nga i Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell.
Gjatë një takmi të gjatë dhe shterrues, bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon.
I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.
Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishem e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj.
Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.
E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.
LDK kurre nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet.
LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë.
LDK pajtohet dhe mbron qendrimin që tarifa të hiqet menjëhere dhe pa kushte, ashtu siq kërkohet nga Presidenti Trump.
Partneriteti me Amerikën nuk ka alternative.

Skender Hyseni

Kurti nuk takon Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të takojë të hënën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një deklaratë për media, kabineti i kryeministrit ka thënë se Kurti në vend të takimit me Thaçin, do të jetë pjesë e seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilin do të flasë Vasfije Krasniqi-Goodman, një prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës ka organizuar seancë të veçantë, kushtuar sensibilizimit të çështjes së viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999 Kosovë.​

Përveç kësaj seance, Kurti ka përmendur edhe arsye tjera për të mos e takuar sot presidentin.

“Presidenti sot e paska lënë t’i takojë krerët e partive. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kam as interes e as gatishmëri ta takoj presidentin aktual. Si kryeministër e kam obligim. Takohemi një ditë tjetër kur të mbarojë me partitë”, është thënë mes tjerash në arsyetimin e kryeministrit.

Presidenti i Kosovës ka ftuar kryetarët e partive më të mëdha politike për takim të hënën me qëllim të, siç është thënë, informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror. rel

Dëmet dhe pasojat nga egoizmi i një presidenti! – Nga Florim Zeqa

 

Fjala egoizëm vjen nga latinishtja EGO, që do të thotë mënyra e të reaguarit, duke kufizuar dhe shkatërruar interesat e tjetrit për hirë të vetvetes.
Egoizmi është dashuria për veten dhe për çdo gjë në funksion të vetvetes, është dëshira për të përvetësuar meritat e të tjerëve.
Tek personat që posedojnë një nivel inteligjence pak më të lart se mesatarja është egoizëm pozitiv, mirëpo tek personat me intelegjencë të ulët, egoizmi manifestohet në mënyrën e shëmtuar, me tendencën e rrënimit të vlerave e të tjerëve.

Tendenca e hapur e presidentit për ndërhyrje në punën e qeverisë

Dëshira e madhe presidentit për të përvetësuar meritat e të tjerëve duhet të jetë në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese.
Në rendin kushtetues çfarë ne e kemi si republikë parlamentare, roli i presidentit më tepër është ceremonial sesa vendimarrës dhe me kompetenca të kufizuara politike.
Prandaj nuk është ashtu siq e mendon dhe dëshiron presidenti Thaçi, që atij “t’i subordinohen të gjitha palët që janë pjesë e politikës së jashtme, në këtë rast edhe qeveria dhe kryeministri, që kanë rol zbatues të politikës së jashtme dhe këshillues për propozimet e tyre dhe jo anasjelltas”.
Dëshira e pakufishme e presidentit Thaçi, që ai të ketë rolin kyq në dialog me Serbinë, ka bërë që ai të merrë jashtëligjshëm kompetencat e kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme, respektivisht qeverisë së Kosovës.
Deklarata e dalë prej Zyrës së Presidentit, se “Presidenti i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë kushtetues, i cili udhëheq me politikën e jashtme”, është ndërhyrje në punën e qeverisë dhe tendencë e hapur për dominim në politikën e jashtme të Kosovës.
Askush nuk mund t’ia mohon presidentit të drejtën e takimit me homologët e tij ndërkombëtar, pra as me presidentin e Serbisë, sikurse që as presidenti nuk mund t’i merrë kompetencat e kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme.
Çdo tendencë për përzierje kompetencash do ta degradojë akoma më tepër politikën e jashtme të Kosovës dhe do ta ulë imazhin e përfaqësimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare si republikë parlamentare.
Lufta e ashpër në mes të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe Presidentit Thaçi për ta kontrolluar dhe dirigjuar politikën e jashtme të Kosovës, është rezultat i inateve personale dhe ndërskamcave politike për dominim ekstrem në stilin monarkik.
Kërkesa e presidentit Thaçi për raportim në Kuvend pas vizitës më shumë private sesa shtetërore në SHBA dhe takimit jo zyrtarë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishte krejtësisht e paarsyeshme dhe e panevojshme.
Mbase adresimi i presidentit Thaçi në Kuvend do të kishte kuptim sikur ai të ishte takuar me presidentin Trump, por jo me Vuçiqin dhe zyrtarë të nivelit të ulët të administratës amerikane.
Përfundimisht, liderët e tri institucioneve më të larta shtetërore, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani duhet ta njohin dhe pranojnë njëri-tjetrin si dhe të koordinojnë veprimet në përputhje me rregullimin kushtetues të vendit, e jo sipas fuqisë politike apo partiake.

Rënja e fuqisë politike të Hashim Thaçit

Dita e merkurë e javës së kaluar i vërtetoi dy gjëra; rënjen e fuqisë politike dhe dredhitë e Hashim Thaçit. Siq po shihet qartë kanë ndryshuar gjërat, Hashim Thaçi nuk e ka më fuqinë politike të ndikimit ndaj Kuvendit siq e kishte një vit më parë. Dita e merkurë e 4 marsit 2020 e shënon dështimin e Hashim Thaçit që ta marrë legjitimitetin në Kuvend si njeriu më i fuqishëm dhe i vetëm që do ta përfaqësojë Kosovën në procesin përfundimtar të dialogut me Serbinë.
Mos përfillja me urgjencë e kërkesës për raportim para deputetëve, e tregon dështimin dhe delegjitimimin e plotë të Hashim Thaçit që të vendosë i vetëm për fatin e Kosovës.
Thënë edhe më qartë, nga dita e merkurë Hashim Thaçi e ka humbur të drejtën e nënshkrimit i vetëm të marrëveshjes finale me Serbinë. Mund të takohet sa herë të dojë me Vuçiqin në Bruksel e Uashington, por nuk e ka të drejtën e përfaqësimit dhe nënshkrimit i vetëm të asnjë asnjë marrëveshje finale, për arsyes se, Kosova është republikë parlamentare, e ka qeverinë dhe kuvendin, gjegjësisht edhe kryeministrin dhe kryeparlamentaren të cilët duhet të jenë nënshkrues të barabartë të marrëveshjes finale me Serbinë, marrëveshje e cila duhet të kthehet për miratim në referendum popullor, për shkak se këtu kemi të bëjmë me ndarje dhe bashkim territoresh, e tek pastaj të ratifikohet në Kuvend.

Këndellja e vonuar e presidentit Thaçi për Specialen

Letra që presidenti Thaçi ia dërgoi sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo, më 29 nëntor 2019, lidhur me tentativën për ta penguar punën e Gjykatës Speciale, është e këndellje e vonuar, e pavlerë dhe dëmshme në aspektin politik.
Efektet politike të “Speciales” po ashtu do të jenë me pasoja afatgjata për të ardhmen e vendit,…të cilat do ta rehabilitojnë pushtuesin tonë verior-Serbinë, sponsorizuesin kryesor të kësaj gjykate.
Specialja do të nivelojë krimet e supozuara individuale të ndonjë pjesëtari të UÇK-së me gjenocidin shtetëror serb në njërën anë, ndërsa në tjetrën do ta bllokojë Kosovën në ecjen e saj drejt integrimeve evropiane!
Gjykata Speciale është produkt i dështimit të politikës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi në ngritjen e aktakuzave kundër shtetit serb për vrasjet gjenocidiale dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.
Megjithatë, përgjegjës kryesor për themelimin e Gjykatës Speciale është politikani numër një në vendin tonë, Hashim Thaçi dhe jo vetëm.
Përgjegjëse është e tërë klasa politike që e mbështeti një ide të tillë, por në radhë të parë përgjegjës janë deputetët që e votuan një gjykatë të njëanshme dhe krejtësisht politike kundër interesave të shqiptarëve.
Hashim Thaçi, si president i vendit, duke qenë politikani më i shkathtë në Kosovën Post-Rugoviane dhe protagonisti i të gjitha ngjarjeve që janë zhvilluar në Kosovë dhe për Kosovën , paralelisht letrës dërguar sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo, do duhej adresuar qytetarëve të vendit me kërkimfaljen e sinqertë për dëmet e shkaktuara Kosovës nga dialogu i pabarabartë me Serbinë në Bruksel, në veçanti duhet t’iu kërkojë falje luftëtarëve të lirisë për dëmet dhe problemet e mëdha që ua shkaktoi me pranimin e Gjykatës Speciale, kësaj gjykate të njëanshme dhe tendencioze, për ta pasuar tëreqjen e nënshkrimit mbi të gjitha marrëveshjet me Serbinë, e në veçanti për Gjykatën Speciale dhe Asociacionin e Komunave Serbe.
Vetëm kështu presidenti Thaçi mund ta lajë një pjesë të borxhit ndaj qytetarëve të vendit, pjesën tjetër le ta bën drejtësia. Kërkimfalja është akt i lartë dhe shprehje e vlerave njerëzore.

KOMPLEKSI MEMORIAL ADEM JASHARI…! – Nga RESHAT NURBOJA

 

 

Sikurse MEKA për besimtarët islam,

Sikurse VATIKANI për besimtarët katolik

Sikurse MURI I VAJTIMIT për besimtarët orthodoks izraelit

Si BUDA për budistët…

I tillë duhet të jetë e trajtohet edhe Kompleksi Memorial ADEM JASHARI për të gjithë shqiptarët anëkënd botës…!

Kurti nga gazeta gjermane u çon mesazh Grenellit dhe Trumpit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një opinion për mediumin gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, përmes të cilit u ka dërguar një mesazh ambasadorit Richard Grenell dhe presidentit të SHBA’së, Donald Trump.

Detaje lidhur me këtë opinion që do të publikohet edhe në versionin e shtypur të gazetës gjermane, ka thënë gazetari i këtij mediumi, Michel Martens.

Martens ka ndarë një citat të Kurtit nga opinioni i shkruar për FAZ.

Sipas këtij citati, Kurti ka thënë se një marrëveshje e arritur me presion dhe kërcënime nuk vlen asgjë.

“Marrëveshjet që për bazë e kanë presionin dhe kërcënimet nuk vlejnë as sa letrat në të cilat i vëmë nënshkrimet tona”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Për gazetarin Martens, opinioni i Kurtit që do të publikohet në FAZ, është një rikujtim miqësor për Grenellin dhe Donald Trumpin.

Ky shkrim i Kurtit vjen pas përplasjes që ka pasur me Përfaqësuesin Special të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, rreth taksës.

Grenell nuk e ka pëlqyer fare vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës, duke thënë se tarifa duhet të hiqet plotësisht dhe pa kushte, ndërkohë i ka rikujtuar kryeministrit të vendit se po bën një gabim shumë serioz./GazetaExpress/

“Taksa,” Amerika, dhe Kosova: Përthyerja e Marrëdhënieve Transatlantike Nga Faton Bislimi

Me 5 Maj 2019, kisha publikuar një shkrim autorial mbi “Samitin e Berlinit: Ajo që nuk e tha deri më tani” ku kisha analizuar rendësinë gjeopolitike të këtij takimi dhe mesazhet diplomatike të ndërlidhura me të e të përcuara kjartazi por në mënyrë të pathënë direkt, ne mes SHBA-ve dhe Gjermanisë, respektivisht Presidentit Trump dhe Kancelarës Merkel.

Në atë shkrim, kisha paralajmëruar se fati i Kosovës dhe vecanërisht i procesit të dialogut Kosovë-Serbi tanimë ishte bërë një rast prima facie i përthyerjes në marrëdhëniet transatlantike.

Sa për rikujtim, aty kisha thënë, ndër të tjera:

“Krejt kjo u bë mëse e qartë kur erdhi letra e Presidentit Trump për Thacin dhe Vuqiqin në Dhejtor të vitit 2018. Aty paralajmërohej se Kosova e Serbia bashkë me Amerikën do të festonin në Shtëpinë e Bardhë arritjen e marrëveshjes historike në mes të dyja palëve. Letra në fjalë, që u lexua vetëm sipërfaqësisht nga të gjithë, ishte mesazhi më i drejtpërdrejtë dhe më i vrazhdë diplomatik që Shtëpia e Bardhë po i bënte – jo vetëm Kosovës e Serbisë – por Gjermanisë në vecanti dhe BE-së në përgjithësi. Letra ishte dokumenti që përcoi mesazhin unilateralist amerikan për gjeopolitiken globale vis-à-vis Evropes (kryesisht Gjermanisë).”

Ky veprim nga Presidenti Trump shënon fillimin sforcimit të pozitës amerikane karshi zhvillimeve në Evrope, përmes imponimit direkt në krye të procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe plagë e hapur e Evropës.

“Por, Kancelarja Merkel e ka lexuar më mire se gjithëkush tjetër letrën e Presidentit Trump… Andaj, në kundërpërgjigje të kësaj sfide, ajo bashkë me Presidentin Macron, bëri atë që duhej: ftoi Samitin e Berlinit për të përcuar tani mesazhin e vet drejtë Shtëpisë së Bardhë, se Gjermania bashkë me Francën dhe BE-në në përgjithësi, do të përkujdeset që të zgjidhë cështjet e veta në oborrin e vet duke mos i lënë hapësirë e as nevojë Amerikës për ndërhyrje.


Një fjalë popullore thot “dreqi fshihet në detaje.” Andaj, duhet patur parasysh se pjesëmarrja e Presidentit Macron dhe znj. Mogherini në Samitin e Berlinit (Maj 2019) nuk ishte aspak e rastësishme. Macron u ftua për shkak të kundërthënjeve të tij të vazhdueshme me Presidentin Trump e vecanërisht për idenë e krijimit të Ushtrisë Evropiane. Kurse Mogherini u ftua në cilësinë e Zëvendës Presidentës së Këshillit të Evropës së BE-së e jo si Shefe e Politikës së Jashtme të BE-së. Kjo është shumë relevante sepse si Zëvendës Presidente ajo përfaqëson gjithë BE-në. Andaj, Kancelarja Merkel është kujdesur që ftesa dhe pjesëmarraj e Mogherinit të jetë në vijë me mesazhin diplomatik që ajo po i përconte Shtëpisë së Bardhë.


Normalisht, krejt kjo betejë diplomatike gjeopolitike që, fatmirësisht, përqëndrohet në rajonin tonë, nuk shkoi pa u kuptuar nga Shtëpia e Bardhë. Si rezultat, delegacioni kosovar u ftua në takim në Ambasadën Amerikane në Berlin, tek Ambasadori Grenell, para se të shkonte në Samitin e Berlinit. Kjo nuk ishte as koincidence e as takim kurtuazie. Ishte mesazhi që Shtëpia e Bardhë po i dërgonte Kancelarës Merkel, se Amerika është saktë e vetëdijshme për mesazhin tuaj; dhe ne kemi disa miq që aty do jenë prezentë dhe janë shumë më shumë në anën tonë se sa të tuajën.”

Pra, është Maji i vitit të kaluar kur Ambasadori Grenell bëhet direkt pjesë e politikës së Shtëpisë së Bardhe duke u inkuadruar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ambasadori Grenell gjen një aleat të përsosur për të kryer misionin e vet – ai gjen Presidentin Thaci të gatshëm të bëjë cfarëdo që i kërkohet atij në emër të SHBA-ve.

“E këtë rol dhe këtë mesazh më së miri e ka përcuar Presidenti Thaci, duke qenë kryesisht kundërthënës ndaj Gjermanisë dhe lutës ndaj Amerikës. Ajo që Thaci nuk e kupton është se ai është vetëm vegël e përdorur në këtë lojë të madhe gjeopolitike. Fatekqësia e tij është të besojë se rëndësia e tij politike kundrejtë Amerikës është më e madhe sesa e një pike uji në oqean.


Prandaj, Samiti i Berlinit nuk ishte asgjë më shumë se sa një mesazh për Shtëpinë e Bardhë ne vazhdën e kontradiktave, kundërthënieve, dhe zhvillimit të kuptueshëm diplomatik në mes dy liderëve global politik sic është Amerika dhe Gjermania. Ishte një aktivitet frytdhënës gjeopolitik në marrëdhëniet transatlantike shumë më shumë se sa gjithëcka tjetër.


Me mendësi të ciltër, përkushtim të sinqertë, dhe veprime të matura politike (së pari në vendet tona, e pastaj edhe diplomatikisht), ne gjithëherë do të dalim fitues nga cfarëdo debati apo marrëveshje në marrëdhëniet transatlantike. Por, mund edhe të pësojmë nëse në vazhdimësi përfaqësohemi nga të tillë që besojnë në iluzionet optike të paraqitjeve diplomatike dhe nuk e kuptojnë thelbin e mesazheve që realisht përcillen nga këto paraqitje, e aq më pak rolin e vet në to.”

Fatkeqësisht, sic edhe kisha paralajmëruar gati para një viti në shkrimin e asaj kohe të cekur më lartë, Presidenti Thaci edhe sot e kësaj dite vazhdon të luaj lojën në të cilën ai si duket me të vërtetë beson së është lojtar i pazëvendësueshëm.  Në anën tjetër, zhvillimet e fundit politike në Kosovë kanë sjellë një shumicë parlamentare dhe një Qeveri nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti që mund të pranojë gjithëcka tjetër, po nënshtrimit ndaj Thacit sidomos në tema jetike për vendin sic është dialogu me Serbinë.

Taksa 100% që po kërkohet të hiqet me ngulm nga SHBA-të bëhet për arsye të rinisjes së dialogut dhe me qëllim të përfundimit të tij pikërisht sic ka thenë Presidenti Trump, në një ceremoni nënshkrimi të një marrëveshje finale në mes Kosoves e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Por, ngutia e Amerikës, respektivisht e Administratës Trump ka të bëjë direkt edhe me zgjedhjet Presidenciale në SHBA që do të mbahen në nëntor të këtij viti. Përderisa Presidenti Trump ka një mori të mirash në sferën ekonomike që mund t’I shpërfaqë në fushatën e tij si suksese të mandatit të pare, ai thuajse nuk ka asnjë sukses të tillë të rendësishëm në sferën e politikës së jashtme. Një marrëshje finale në mes Kosovës e Serbisë e arritur në Shtëpinë e Bardhë me nikoqir Presidentin Trump është suksesi që do të shpallej botërisht si fitore e politikës së jashtme amerikane mu në zemër të Evropës.

Sidoqoftë, Kosova në asnjë rrethanë nuk e ka luksin e as komoditetin bile që të nënvlerësojë angazhimin serioz amerikan për të rinisur dialogun dhe besa edhe për të përfunduar atë. Heqja e takses, duhet të bëhet në përputhje me kërkesën amerikane, dhe në koordinim të plotë me Washingtonin për hapat tjerë në këtë proces të dialogut. LVV dhe LDK si partnerë qeverisës nuk duhet të hamenden assesi, por të bashkërendojnë procesin e dialogut me Serbinë bashkë me Amerikën sepse dëgjueshmëria ndaj saj në këtë rast nuk është nënshtrim, por besim tek aleati kyc që kemi pasur. Anash interesat elektorale të Trump, anagazhimi amerikan në Kosovë është i etabluar në politikën e jashtme amerikane dhe nuk duhet dyshuar se do na zhgënjejë. Miqësia jonë me Amerikën nuk guxon të bije prehë e përthyerjes në marrëdhëniet transatlantike. Përkundrazi, lidershipi ynë, repsektivisht Qeveria e Kosovës, duhet të marrë në dorë këtë proces për të mirën e vendit dhe duke shmangur cfarëdo keqkuptimi me SHBA-të. Përndryshe, jemi peshk kogja i vogël për të notuar të vetëm në oqeanin e madh të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Faton Bislimi është anëtar i Komitetit Këshillues Strategjik për Diplomacinë Qytetare pranë German Marshall Fund të SHBA-ve në Washington, DC, si dhe anëtar ekzekutiv i Bordit të Drejtërove të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në New York. Ka qenë kandidat i LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

 

 

Vuçiç: Beogradi do të vazhdojë të punojë në tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

Beograd

Presidenti i Serbisë Vuçiç në një konferencë për shtyp tha se nuk ekziston kurrfarë marrëveshje apo një “plan i madh” për të zgjidhur çështjen e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se ka pasur shumë lajme të pavërteta se “kanë arritur marrëveshje të madhe” dhe se ekziston një plan, ashtu që, si më parë, konsideron se marrëveshja e vërtetë midis Beogradit dhe Prishtinës nënkupton kompromis.

Vuçiç përsëriti se kërkesa për bisedime thelbësore është heqja paraprake e tarifave të vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia, dhe zyrtarët kosovarë i porositi se Beogradi do të vazhdojë të punojë në tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Vuçiç gjithashtu komentoi vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo vizitë ka qenë e rëndësishme dhe se dera e SHBA-ve për politikën serbe nuk është më e mbyllur, duke shtuar se vizita do të japë fryte në të ardhmen.

Presidenti serb Aeksandar Vuçiç me rastin e krizës së re të migrantëve tha se nëse nevojitet Serbia do të mbronte kufijtë e saj dhe se Serbia nuk do të jetë një “parking për migrantët”.

Vuçiç më tutje potencoi se “pas hapjes së kufirit turk drejt Bashkimit Evropian për migrantët, shërbimet serbe kanë marrë të gjitha informacionet e nevojshme në bazë të të cilave do të merren vendime”.

“Nëse nevojitet të mbrojmë kufijtë, atë do ta bëjmë në mënyrë efikase. Kësaj radhe nuk do të pres përgjigje nga BE, por do të sillemi vetëm në interes të sigurisë sonë”, porositi Vuçiç.

Agim Bahtiri thotë se Thaçi ia tregoi planin për shkëmbim të territoreve më 2015

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka treguar atij planin për shkëmbimin e territoreve në vitin 2015, në kohën kur po rivarroseshin eshtrat e Isa Boletinit.

Bahtiri thotë se ishte ai që nguli këmbë për varrosjen e eshtrave në qytetin ku jetoi Isa Boletini, ndërsa kishte pasur plane që ai të varrosej në Vlorë.

“Situata tani është jo e mirë. Planet e presidentit kanë qenë shumë më herët të ditura”, thotë Bahtiri për sfidat me të cilat po përballet Kosova për momentin.

“Unë e kam kuptuar në vitin 2015 se çfarë ka në kokë presidenti, kur ka qenë rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit. Kishim në plan me zyrtarë të Shqipërisë dhe të Kosovës që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit të bëhej në vendlindje. Trupi të kaloi nga Vlora, në Tiranë, Prizren, Isniq, Skenderaj dhe Mitrovicë. Thaçi atë kohë më tregoi planin, të cilin unë i thashë si Agim Bahtiri nuk ka shanca ta pranoj. Rivarrimi i eshtrave do bëhej në tokën që planifikohej të i jepej Serbisë”, shton ai.

“Kosova do të fitonte një Mitrovicë të bashkuar, ndërsa do jepte Zubon Potokun, Zvecanin dhe Leposavicin për tokat në Luginë. Unë e pashë hartën dhe i di të gjitha tokat që do jepen centimetër për centimetër”, shton ai./Express/

Kurti u nis letra zyrtarëve evropianë, i njofton me prioritetet e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka nisur letra presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për t’i njoftuar me prioritetet e Qeverisë së re të Kosovës.

Në të dyja letrat, Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton është e fokusuar në zhvillim ekonomik, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës dhe luftim të pakompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Këto dy prioritete të ndërlidhura të qeverisë sime përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Ato janë edhe kritere të rëndësishme të cilat duhet t’i plotësojmë gjersa vazhdojmë në rrugën tonë drejt integrimit evropian. E çmojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian në arritjen e progresit drejt realizimit të këtyre qëllimeve”, është thënë në letrat dërguar dy zyrtarëve evropianë.

Përveç kësaj, Kryeministri Kurti ka përmendur edhe rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se negociatat duhet të vazhdojnë.

“Arritja e një marrëveshjeje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon”, është mes tjerash në letra.

Përveç kësaj, kur ka folur për dialogun me Serbinë, Kurti është zotuar se do t’i japë fund mungesës së koordinimit që sipas tij ka ekzistuar mes përfaqësuesve të Kosovës, duke shtuar se vetë kryeministri tani do të ketë përgjegjësi për përfaqësim të shtetit në nivelin më të lartë diplomatik.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka informuar zyrtarët evropianë se që nga 15 marsi do të heqë taksën 100 për qind në lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina në Kosovë.

“Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për rifillimin e dialogut me Serbinë. Shpresojmë që Serbia t’i përgjigjet në mënyrë reciproke këtij vendimi; në këmbim të kësaj presim që Serbia t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jotarifore për tregti me Kosovën, si dhe t’i jap fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Përveç zotimeve të qeverisë së tij, Kurti u ka bërë thirrje autoriteteve evropiane dhe atyre amerikane që të krijojnë mekanizma për monitorim dhe sanksionim, ashtu që të dyja palët të përmbushin premtimet që kanë bërë nëpër marrëveshjet që tani ekzistojnë. rel

Referendum popullor për marrëveshjen finale me Serbinë – Nga Florim Zeqa

 

Referendumi është një instrument demokratik, me të cilin elektoratit i kërkohet të shprehet me votë të drejtpërdrejtë për propozime të veçanta, me mundësinë për të zgjedhur në mes dy ose më shumë opsioneve të paracaktuara (për shembull: po / jo, republikë parlamentare / presidenciale / monarki, qëndrim / largim, bashkim / ndarje, etj.).
Referendumi është forma më e lartë e demokracisë së drejtpërdrejtë, në të cilën qytetarët, pa asnjë ndërmjetësim apo përfaqësim politik, mund të ushtrojnë vullnetin e tyre dhe të vendosin për çështje madhore për vendin.

Rrugëtimi 30 vjeçar i Kosovës

Kosova si ish njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate.
Edhe pse me 2 korrik 1990 Kosova u shpall Republikë përmes Deklaratës së Pavarësisë, ndërsa nga data 26-30 shtator 1991 përmes referendumit popullor u shpall shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989–1999).
Qëndresa e gjatë paqësore mbarëpopullore, lufta çlirimtare (1998–1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999 dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara (UNMIK) deri në 2008.
Më 17 shkurt 2008, Kosova u (ri) shpall shtet i pavarur dhe sovran. Edhe pse deri më tani Kosova ishte njohur nga mbi 116 vende të botës, Serbia po vazhdon fushatën politike për ç’njohjen e shtetit dhe pretendimet e saj për ripushtim dhe shtrirje të sovranitet mbi territorin e Kosovës.
Mirëpo, edhe pas 21 vitesh nga çlirimi dhe 12 nga (ri) shpallja e pavarësisë, trupat e NATO-s (KFOR-i) janë mbrojtësit kryesor të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

Referendumi instrument demokratik për zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të hapura me Serbinë

Kosova në historinë më të re të saj ka organizuar referendumin e parë dhe të vetëm për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, të mbajtur prej 26-30 shtator 1991, në të cilin kanë marrë pjesë mbi 90 % e popullatës së Kosovës, ku 99,99 % e pjesëmarrësve në referendum janë deklaruar për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur.
Pavarësia e 17 shkurtit 2008, e ardhur si produkt i Pakos diskriminuese të Ahtisarit, përveqse i barazoi shqiptarët shumicë me pakicat etnike, duke e shpallur Kosovën multietnike me 90 përqind shqiptar, na zhveshi nga identiteti kombëtar dhe na hoqi referendumin si instrument demokratik për përcaktimin dhe marrjen e vendimeve plebishitare si shtet i pavarur dhe sovran.
Në kohën kur Kosovës po i bëhet presion i paparë ndërkombëtar për të hequr taksen, si kusht për vazhdimin e dialogut, ndërsa në anën tjetër Serbisë nuk është duke ju bërë asnjë presion për të ndërprerë luftën politike dhe fushatën për ç’njohjen e Kosovës, kërkohet unifikim i faktorit politik shqiptar, për të mbajtur taksën si të vetmen mundësi që kemi për ta ndëshkuar Serbinë derisa ajo të njohë realitetin e krijuar, përkatësisht ta njohë shtetin e Kosovës.
Në këto rrethana, kur mungon konsensusi nacional për marrjen e vendimeve për temat kruciale në Kuvend, siq është taksa apo reciprociteti ndaj Serbisë, çfarë do të bëjmë ne me marrëveshjen finale me Serbinë!?

Kthimi i Referendumit popullor, imperativ i ngutshëm kohor

Ka një kohë të gjatë që është folur e përfolur për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht ndryshimin e ligjit zgjedhor, por deri më tani nga asnjëra legjislaturë e Kuvendit nuk është kërkuar nxjerrja e një ligji që kthen Referendumin si instrument demokratik, i cili i mundëson sovranit marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin, siq është përcaktimi i rendit kushtetues, sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit.
Në rrethanat kur mungon konsensusi politik për gjëra më të vogla siq është taksa dhe reciprociteti, në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që fati i shtetit të mbetët në dorën e liderëve partiak, qofshin ata në pushtet apo opozitë.
Të paktën ne, të mos bëhemi pjesë e lojërave të ndyta kundër pavarësisë së shtetit tonë. Reciprociteti pa njohje reciproke është mashtrimi dhe iluzioni më i madhë që mund t’i krijojmë vetes në këto rrethana të pa qarta politike.
Kërkojë që deputetët e kësaj legjislature të inciojnë ligjin për referendumin, si e drejtë kushtetuese e përcaktimit të sovranit (popullit) për tema kruciale për vendin.
Kthimi i Referendumit popullor para marrëveshjes finale me Serbinë, do t’i bënte më të vëmendshëm dhe më të përgjegjshëm negociatorët kosovarë, si dhe do t’i zvogëlonte mundësitë e pazareve politike në dëm të shtetit të Kosovës.
Mos ta lëmë veriun e vendit në mëshirën e pazargjinjëve, për ta trajtuar atë si “pasuri e të gjithëve dhe pasuri e askujt”, por ta mbrojmë në mënyrë demokratike përmes referendumit popullor.

Kurti i përgjigjet më në fund telefonatës së O’Brienit

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë rreth mesnatës në celularin e Albin Kurtit është regjistruar një thirrje nga amerikanët, por që shefi i Qeverisë s’është përgjigjur. Gazeta Express ka publikuar lajmin se ai që ka thirrur mbrëmë kryeministrin është këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien. Kryeministria bën me dije se Kurti ka folur tek sot me O’Brienin dhe me të dërguarin e posaçëm të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Gazeta Express sot pasdite ka publikuar lajmin se Kurti nuk u është përgjigjur në telefon zyrtarëve të lartë në Uashington. Thirrja është bërë nga këshilltari i Trumpit, Robert O’Brien, të cilit Kurti nuk ia ka hapur mbrëmë telefonin, sikurse që nuk u është përgjigjur edhe disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë. Kjo ka nervozuar zyrtarët e lartë amerikanë.

“O’Brien e ka telefonuar Kurtin për të diskutuar, por ai nuk është përgjigjur. Nuk u është përgjigjur as disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë. Ai po e shkatërron raportin”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Por, sot Kryeministria, pas shkrimit në Gazetën Express, ka konfirmuar raportimin e Gazetës duke e dhënë versionin e vet rreth ngjarjes.

Ata kanë thënë se Kurti ka folur sot rreth orës 17:00 me zyrtarët amerikanë. Gazeta Express i ka shkruar kryeministrisë rreth kësaj çështjeje, rreth orës 14:00, por nuk ka marrë përgjigje. Kurti ka zgjedhur një portal tjetër për t’u rrëfyer vetëm pasi Express ka raportuar për ngjarjen.

“Mbrëmë kur e kanë kontaktuar rreth mesnatës nga ambasada amerikane nuk ka mundur të përgjigjet, por atë bisedë e ka zhvilluar para një ore e gjysmë. Pra, me ambasadorët O’Brien dhe Grenell”, kanë thënë për kallxo.com nga Zyra e kryeministrit Kurti.

Dje gjatë ditës, amerikanët kanë mbajtur një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për ta rinisur dialogun Kosovë-Serbi. Amerikanët janë të pakënaqur me vendimin për tarifën që mori Kurti. Ata kërkojnë heqjen e plotë të tarifës, pa ndonjë masë tjetër, siç është reciprociteti.

Kurti dje nuk i është përgjigjur në telefon Këshilltarit të Trumpit për Siguri Kombëtare?

Burimet e Gazetës Express thonë se Kryeministri Kurti nuk i është përgjigjur thirrjes se O’Brien, pastaj nuk i është përgjigjur edhe disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë.

Robert O’Brien, Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit Donald Trump, ka ndërmjetësuar dje në takimin me presidentëve Hashim Thaçi e Aleksnadër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Gazeta Express mëson se para këtij takimi O’Brien e ka telefonua Kurtin, për të diskutuar rreth tarifës ndaj produkteve serbe dhe rinisjes së dialogut me Serbinë.

Një burim i sigurt i Express ka thënë se Kurti nuk i është përgjigjur as thirrjes së këshilltarit të Trumpit e as thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë.

“O’Brien e ka telefonuar Kurtin për të diskutuar, por ai nuk është përgjigjur. Nuk u është përgjigjur as disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë. Ai po e shkatërron raportin”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti.

Gazeta Express e ka pyetur Zyrën e Kryeministrit se a ka marrë Kurti telefonata të tilla, por nuk kanë kthyer përgjigje. Për pyetjet është informuar edhe asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri.

Qeveria vazhdon të mos ketë zëdhënës për media, e Gazeta Express ka provuar ta kontaktojë Këshilltarin kryesor të Kurtit, Luan Dalipin. As ai nuk ka qenë i qasshëm.

Në të njëjtën ditë, Kryeministri Kurti i ka dërguar letër Presidentit Trump, ku i ka shpjeguar planin e tij për heqjen fillimisht të pjesshme të tarifës, ndonëse për këtë plan ka marrë reagim negativ nga emisari special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Së këndejmi, duke filluar nga 15 Marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushtatën për çnjohjet e Kosovës. Ne poashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Presidenti Thaçi dje zhvilloi takim me Vuciqin në Shtëpinë e Bardhë, nën praninë e O’Brien dhe emisarit special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenellin.

Nuk janë dhënë detaje rreth takimit, ndërsa ministra e Drejtësië, Albulena Haxhiu ka thënë në Televizionin 7 se Thacit nuk ia ka dhënë Kuvendi mandatin për takime të këtilla.

“Kjo nuk është hera e parë që ai ikën fshehtas nga Kosova për takime të tilla pa mandat kushtetues, pa mandat që ja ka njohur Kuvendi”, ka thënë Haxhiu.

Konjufca: Serbia me këto veprime i jep të drejtë tarifës 100 për qind

Prishtinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende nuk ka marrë njoftim zyrtar për çnjohjen eventuale të pavarësisë së Kosovës nga shteti afrikan, Sierra Leone, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili mori pjesë në një konferencë ku u publikua “Vjetari i Politikës së Jashtme”, raport që flet për punën njëvjeçare të politikës së jashtme, i bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Konjufca, duke folur për paralajmërimin e homologut të tij serb, Ivica Daçiq i cili theksoi mëngjesin e së martës se shteti afrikan Sierra Leone, që e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 11 qershor të vitit 2008, e ka “tërhequr njohjen”, tha se nuk kanë ende njoftim zyrtar nga ky shtet.

Konjufca tha se me këto veprime Serbia “i jep të drejtë taksës”.

“Për Sierra Leonen tashmë i kam paralajmëruar shtetet që kanë ndikim atje. Sepse e kam ditur para katër-pesë ditëve që është duke u përgatitur diçka. Kjo është forma e vetme në të cilën Kosova ka fuqi dhe e praktikon këtë metodologji. Shtetin që ne e kemi konsideruar që për nga influenca diplomatike tradicionale, historike dhe relacioneve tregtare, shteti që është më i fuqishmi në Sierra Leone, e ka ditur këtë punë, prej meje. Domethënë e kam informuar. E tani sa është objektivisht e vërtetë ajo që po thotë Daçiqi, unë mendoj se nuk mund ta marrim si të vërtetë”, tha Konjufca.

Duke folur për politikën e jashtme gjatë vitit 2019 por edhe atë që pritet të ndodhë në vitin 2020, Konjufca tha se politika e jashtme e Kosovës ka qenë e kushtëzuar dhe kushtëzimi kryesor ka qenë se “çfarë relacioni ka dhe po zhvillon Kosova me Serbinë”.

Hulumtuesi nga PIPS, Butrint Berisha tha se edhe në vitin 2019 ka qenë shqetësuese fushata për çnjohjet e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, e cila filloi në vitin 2017 “me tërheqjen e njohjes nga Suriname dhe pas kësaj u përcoll me valë shtetesh që dërguan nota verbale kryesisht në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, duke deklaruar se pezullojnë njohjen e Kosovës”.

Berisha tha se përgjigja institucionale e Kosovës nuk ka qenë e kënaqshme ndaj kësaj fushate, duke thënë se “çnjohja nuk është e rregulluar me ligjin ndërkombëtar”.

“Njohja e fundit nga Barbados në shkurt të vitit 2018 përbën periudhën më të gjatë kohore nga shpallja e pavarësisë pa asnjë njohje të re. Por jo vetëm kaq, edhe në aspektin shumëpalësh Kosova nuk është që kishte një vit të suksesshëm, ku realisht as nuk aplikoi as nuk u bë anëtare e ndonjë mekanizmi të rëndësishëm ndërkombëtar. Kosova u bë anëtare e Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN), sidoqoftë, organizata e fundit e madhe në të cilën Kosova është bërë anëtare është Komisioni i Venecias në vitin 2014”, tha Berisha.

Ky raport vë në pah se sfidat karshi pozicionit të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare vazhdojnë të jenë serioze ndërsa “procesi i njohjes së Kosovës ka hyrë në një fazë të re vitet e fundit, i karakterizuar me sukses të limituar dhe mungesë të një qasjeje energjizuese”.

Gjithashtu po sipas këtij raporti, Kosova ka vuajtur nga zhvillime të jashtme sikundër Brexit apo aneksimi i Krimesë të cilat e kanë lëvizur fokusin nga rajoni i Ballkanit Perëndimor duke krijuar “një ambient më armiqësor për Kosovën”.

Kurti: Dështimi i bisedimeve Thaçi-Vuçiq është në dobi të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi është dashur të koordinohet, dhe të raportojë në Kuvendin e Kosovës, para se të shkojë në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Thaçi është takuar të hënën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri Kurti, i cili ditë më parë, e ka ftuar presidentin në takim për të koordinuar hapat në politikën e Jashtme , tha se “është gabim dhe dëm që nuk ka ardhur (presidenti Thaçi) në institucionet tona, para se të provojë të bëjë dakordime me presidentin e Serbisë”.

“Mora vesh që po kthehet presidenti nga Shtetet e Bashkuara, pa një deklarim të përbashkët me Vuçiqin. Fakti që nuk kanë një marrëveshje – presidenti i Kosovës me presidentin e Serbisë – besoj se është një dështim i dobishëm për Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti, pasi mori pjesë në një punëtori të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Të hënën, pas takimit me presidentin Vuçiq në Uashington, presidenti Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë se në takim është diskutuar për “domosdoshmërinë e një zgjidhjeje paqësore të çështjeve Kosovë-Serbi” dhe për “mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare”.

“Takimi ka qenë korrekt, konstruktiv, pa ndonjë të veçantë. Është treguar një vullnet i mirë që gjërat të çohen përpara në interes të të dyja vendeve”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi bëri të ditur se takimi është zhvilluar me ftesë të të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Robert O’Brien.

Thaçi dhe Vuçiq kanë qenë në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara, gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin veprime, që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. rel

Kurti pas lajmit për çnjohjen nga Sierra Leone: Do t’u kërkoj SHBA-së e BE-së t’i bëjnë trysni Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se edhe një shtet e ka hequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Facebook se shteti serb, vullnetit të mirë të Kosovës për heqjen e pjesshme të taksës, po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë këtë ofensivë.

“I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës”, tha ai.

Kryeministri ka shtuar se Kosova ka treguar që ka vullnet për marrëdhënie normale dhe korrekte me Serbinë.

“Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet. Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj”, tha ai.

Kurti u shkruan letra Trumpit dhe Pompeos, godet Thaçin: Unë jam adresa e dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo. Kurti i ka njoftuar ata për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, duke treguar procesin e heqjes së tarifës. Ai po ashtu i ka njoftuar se dialogun e Kosovës me Serbinë do ta udhëheq vetë ai si kryeministër i Kosovës

Në letrën e shkruar për Trump, Kurti ka shkruar se po e njofton atë për programin qeverisës dhe për qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Kurti e ka falënderuar presidentin e SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Qeveria ime dhe unë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne mbetemi të bindur se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve. Ne besojmë se kjo është rrugë e rëndësishme për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshje historike që do të krijonte paqe të qendrueshme, stabilitet dhe siguri në Ballkan”, i ka shkruar Kurti Trumpit.

Ndërkaq ai ka përmendur edhe heqjen e tarifave ndaj mallrave që hyjnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke shpjeguar procesin e heqjes së tarifës.

“Së këndejmi, duke filluar nga 15 Marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë seveprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushtatën për çnjohjet e Kosovës. Ne poashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka theksuar në letrën e tij se dialogun me Serbinë do ta udhëheq ai, si kryeministër i Kosovës.

“Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të fundit ka pasur mungesë të theksuar të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës për rolin, interesin dhe qëllimet në dialogun me Serbinë, si dhe për mungesën e qartësisë se kush flet në emër të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese. Kjo do të përfundojë me qeverinë që drejtoj unë. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandatin kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore, si dhe përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive për të marrë përsipër, udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Presim me padurim të fillojmë punën me ju, diplomatët dhe emisarët tuaj, si dhe partnerët tanë në Bashkimin Europian, për ta çuar përpara këtë proces”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shkruar edhe për marrëdhënies e Kosovës me SHBA’në, duke theksuar se qeveria e tij i sheh këto marrëdhënie me rëndësinë më të lartë strategjike për vendin.

“Qeveria ime i sheh marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara si marrëdhënie me rëndësinë më të lartë strategjike për vendinn tonë, si aleancë që është e bazuar në vlera dhe interesa thellësisht të përbashkëta. Administrata juaj tashmë ka pasur ndikim të madh pozitiv në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë energji të reja dhe zbatueshmëri në zgjidhjen e problemeve, gjë që ne e mirëpresim jashtëzakonisht shumë. Mezi presim ta thellojmë partneritetin dhe të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara në shtimin e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e sigurisë rajonale, shtyrjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet e tjera”, ka shkruar Kurti./GazetaExpress/

Rrihet brutalisht kryeredaktori i RTK-së, ngjarja në një lokal të Prishtinës

Kryeredaktori i faqes web së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona në një lokal të Prishtinës.

Ngjarja ështe regjistruar dje, ndërsa siç raporton vetë RTK, sulmi fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends Aveny” të kryeqytetit.

Edhe pse ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet se pse ka ndodhur një sulm i tillë.

Ndërkaq, një prej të dyshuarve për sulmin brutal është zyrtari i Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli.

“Pesë vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policinë dhe prokurorinë. Nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.

Policia dhe prokuroria janë në dijeni të ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Deputeti me karrocë: Shpejt do ta takoj Kryeministrin, do t’i kërkojë zbardhjen e vrasjeve politike

Deputeti i LDK’së, Fetah Rudi, i cili ka mbetur me karrocë prej vitit 2000, për shkak të një atentati, ka pasur një takim sot me Shefin e Qeverisë. Janë takuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Karrocave.

Në një bisedë për Express, Rudi ka thënë se sot me Kurtin ka folur vetëm për përmirësimin e kushteve për njerëzit që kanë me karrocë. Në ditët në vazhdim, ai ka paralajmëruar se do të takohet me Albin Kurtin, Agim Veliun e Albulena Haxhiun.

“Nuk kam folur për vrasjet politike. Shpresoj se do ta vizitoj shpejt. Sot më shumë kemi folur për ditën ndërkombëtarë të karrocave. I kërkuam ë rregullohet infrastruktura qysh është e paraparë me ligj”, ka thënë Rudi, për Express, të dielën.

Ai ka thënë se nuk do të heshtë derisa të zbardhen të gjitha vrasjet e pasluftës përfshirë ato politike të zyrtarëve të LDK’së.

“Besoj se në takimin që do ta vizitoj dhe institucionet tjera. Edhe Kryeministrit edhe Ministrit ë Brendshëm edhe Drejtësisë. Mendjen me hesht nuk e kam”, ka thënë ai.

Albin Kurti ka publikuar foto duke bërë një marsh midis Prishtinës me Fetah Rudin dhe njerëz të tjerë që lëvizin me karroca.

Fetah Rudi, një ish-mësues dhe aktivist politik, e përdor një karrige me rrota tash e 19 vjet, që kur persona të armatosur ende të paidentifikuar i kishin shkarkuar atij 14 plumba në stomak dhe në shpatull, në një incident që kishte ndodhur në afërsi të fshatit Bytyq, komuna e Drenasit.

Deputeti i LDK’së kishte thënë se plumbat që gati e vranë atë në dhjetor të vitit 2000 – 18 muaj pas përfundimit të luftës dhe largimit të forcave serbe.

Kuvendi i Kosovës të hënën seancë të jashtëzakonshme për taksën

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme të hënën me kërkesë të opozitës, ku do të diskutohet lidhur me njoftimin për heqjen e taksave për importet e lëndëve të para nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas seancës së Kryesisë së Kuvendit tha se të hënën do të mbahet seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të 41 deputetëve në lidhje me njoftimin e kryeministrit Albin Kurti për shfuqizimin e taksës për mallrat nga Serbia dhe BeH.

Nismën për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit e ndërmori grupi i deputetëve të partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Shefi i grupit parlamentar, Daut Haradinaj tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet ligjore, përfshirë protestat, për të parandaluar heqjen e taksës.

“Ne kemi thënë hapur se jemi kundër heqjes së taksës derisa Serbia vazhdon me të vjetrën. Është e qartë se Serbia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj në marrëdhëniet me Kosovën. Këtë e pamë dje si një nënshtrim ndaj Serbisë dhe mendojmë se ai kishte gabuar sepse nuk kishte kompromis apo koordinim të plotë me SHBA-të dhe siç duket nuk as me partnerin e koalicionit”, tha Haradinaj, i cili është vëllai i Ramush Haradinajt, i cili derisa ishte kryeministër i Kosovës në nëntor 2018 vendosi taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe BeH.

 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeparlamentarja Osmani tha se drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nënkryetare e së cilës është, do të zhvillojnë sot një takim me kryeministrin Kurti për të diskutuar propozimin e tij lidhur me taksën. Ajo gjithashtu theksoi se nuk shihte ndonjë prirje të askujt në Qeveri, siç vlerësojnë disa njerëz, për të dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-të.

“Në fakt, unë shoh gatishmërinë e plotë të të gjithë anëtarëve të Qeverisë për të koordinuar çdo veprim me partnerët tanë me të cilët kemi marrëdhënie ekzistenciale. Unë bëj thirrje për harmonizim dhe në rast të ndonjë detaji që nuk ka pëlqim për momentin, jam e bindur se ajo do të arrihet shumë shpejt”, tha Osmani.

Ajo shtoi se duhet të merren parasysh interesat e vendit si dhe të partnerëve strategjikë të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se më 15 mars do të shfuqizojë taksën prej 100 për qind për importet e lëndës së parë nga Serbia dhe BeH dhe në kthim nga Serbia pritet të pezullojë fushatën e saj për tërheqjen e njohjeve dhe heqjen e barrierave jo tarifore për ekonominë e Kosovës. Nëse Serbia u përgjigjet pozitivisht këtyre kërkesave, Qeveria e Kosovës më 1 prill do të heqë plotësisht taksën prej 100 për qind për importet e të gjitha mallrave nga Serbia dhe BeH për 90 ditë.

Kurti tha se më 1 prill fillon zbatimi gradual i reciprocitetit ndaj Serbisë. “Nëse nuk ka reflektim nga pala serbe edhe pas një periudhe 90-ditore për heqjen e taksës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga 15 qershori do t’i kthejë tarifat derisa të aplikohet reciprociteti i plotë”, tha Kurti.

Ndaj këti vendimi të Kurtit kishte reaguar ashpër i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se Kurti po bënte një gabim serioz, pasi SHBA kërkon heqjen e plotë të taksës pa kushtëzime. Megjithatë, Bashkimi Evropian përshëndeti vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e pjesërishme dhe me kusht të taksave, duke thënë se ky ishte një hap i parë dhe se priten më shumë detaje.

Ish-Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj vendosi taksën në nëntor 2018 që çoi në bllokimin e dialogut me Serbinë. Të gjithë aleatët ndërkombëtarë kërkojnë që Kosova të heqë taksën për ta kthyer Serbinë në tryezën e bisedimeve. Pas vendosjes së taksës, Serbia ndërpreu dialogun me Kosovën, i cili u zhvillua në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Isa Mustafa kërkon heqjen e tarifave – Grenell e quan udhëheqës të guximshëm

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi tha të dielën se heqja e tarifave ndaj mallrave serbe që nga nesër, do të ishte një fillim i mbarë për më shumë përparim.

Ai i bëri këto komente në llogarinë e tij në twitter, duke i bërë jehonë deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili bëri thirrje që të hiqen tarifat që nesër ashtu siç kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zoti Mustafa shkroi në rrjetet sociale tha se aktualisht “tarifa objektivisht mbetet vetëm si relikt, i cili po i shërben Serbisë të paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare dhe disave në Kosovë si mjet i vetëm i një kauze të paqëndrueshme politike. Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës”, tha ai.

Zoti Mustafa shkroi se megjithatë shumicës dërmuese iu mbushet mendja se Shtetet e Bashkuara në rend të parë dhe Bashkimi Evropian mund ta bindin Serbinë, përmes procesit të bisedimeve, ta njohë shtetin e Kosovës. “Dëshiroj të besoj se mbledhja e nesërme e Kuvendit do t’i japë përkrahje qeverisë dhe kryeministrit Kurti të hiqet tarifa. Të hiqet ashtu siç po kërkojnë SHBA-të.

“Nëse dikush luhatet, Lidhja Demokratike, deputetët e saj dhe anëtarët e qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me besim e bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës, dhe atë jo vetëm se po e kërkon partneri ynë strategjik SHBA, por se jemi të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës” shkroi zoti Mustafa duke nënvizuar se në qoftë se Serbia, nuk e ndal fushatën kundër Kosovës dhe nuk mënjanon pengesat tregtare dhe ekonomike, Lidhja Demokratike mbetet e përkushtuar për zbatimin e masave të reciprocitetit pas një periudhe që qeveria e bashkërendon me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Ambasadori Grenell duke e quajtur Isa Mustafën udhëheqës të guximshëm tha se “heqja e tarifave nesër do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm për shumë më tepër përparim. Zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara derisa tarifat të mos hiqen”, shkroi zoti Grenell.

Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti propozoi fillimin e heqjes së kushtëzuar të tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, që u vendosën në nëntor të vitit 2018 në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Ai tha se nga 15 marsi do të hiqen tarifat në lëndën e parë si shenjë e vullnetit të mirë dhe nëse Serbia i jep fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, më 1 prill do të hiqen tërësisht tarifat për një periudhë 90 ditëshe.

Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e koalicionit qeverisës, tha se qëndrimi i tillë nuk është bashkërenduar me të dhe se ajo nuk do ta votojë miratimin e tij.

Propozimi i kryeministrit Kurti ndërkaq nuk u mbështet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat thanë se nuk i mbështesin masat gjysmake dhe se qëndrimi është amerikan është që tarifat duhet të hiqen tërësisht.

Ndërsa, Bashkimi Evropian u shfaq me qëndrim më të butë duke mirëpritur vendimin e kryeministrit Kurti, si hap i parë drejt heqjes së tërësishme të tarifave ndaj mallrave serbe.

Çështja e heqjes së tarifave ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Presidenti i vendit ka bërë thirrje që të hiqen menjëherë për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Partitë opozitare kanë thirrur për të hënën një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit për të diskutuar lidhur me paralajmërimet për heqjen e tarifave, I ashpër ndaj këtyre paralajmërimeve është shprehur ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të penguar një gjë të tillë.

Rama – Haradinaj: Polemikë në distancë rreth tarifave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, shkroi të dielën në rrjetet sociale se “Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”, shkroi ai duke nënvizuar qëndrimin e tij kundër qasjes së ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Zoti Haradinaj tha ndërkaq se “është i kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, shkroi ai. zëri i amerikës

Ballafaqimet e para të Albin Kurtit me realitetin e hidhur! – Nga Florim Zeqa

 

Menjëherë pas publikimit nga ana e kryeministrit Kurti i marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel që e ndalon shkuarjen e FSK-së në Veri pa lejën e KFOR-it, në mediat elektronike vërshuan kërkesat për shkarkimin e presidentit Thaçi për fshehje të sekretit shtetëror!
Mbase një marrëveshje e tillë edhe mund të mirret shkas si për inicimin e mocionit për shkarkimin e presidentit Thaçi, kur dihet që janë më shumë se një marrëveshje të nënshkruara në Bruksel që e ngarkojnë me përgjegjësi politike Hashim Thaçin.
Por, fillimisht duhet sqaruar se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel, që FSK të mos shkojë në Veri pa marrë leje nga KFOR-i nuk është sekret, por realitet i hidhur për Kosovën.
Prandaj këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj zbulimi të sekretit, por të dokumentit që ekziston prej kohësh në sirtarët e KFOR-it dhe të qeverisë së Kosovës.
Për t’i vërtetuar gjërat akoma më tepër dhe më qartë, Albin Kurti duhet të shikoj marrëveshjen më të re në mes NATO-së dhe FSK-së me rastin e fillimit të procesit (10 vjeçar) të transformimit të FSK-së në ushtri, në dhjetorin e vitit 2018, e cila përcakton qartë kompetencat e FSK-së, e tek pastaj të flet për zbulim “sekretesh”.
Kosova edhe pse e shpallur si shtet i pavarur dhe sovran, tani e 12 vjet nuk e ushtron sovranitetin e plotë në veri të vendit shkaku i Rezolutës 1244 dhe rolit të KFOR-it si garantues i vetëm i paqes dhe sovranitetit të Kosovës sipas rezolutës në fjalë.
Publikimi nga ana e kryeministrit Kurti e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel që FSK të mos shkojë në Veri pa marrë leje nga KFOR-i, është vetëm fillimi i ballafaqimit të Kurtit me realitetin e krijuar në Kosovë pas 17 shkurtit 2008, përkatësisht pas fillimit të dilaogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ku janë nënshkruar një mori marrëveshjesh akoma më të dëmshme për shtetin sesa marrëveshja për mos shtrirjen e FSK-së në Veri.

Rrëshqitjet e Kosovës nga dialogu i pabarabartë

Nga procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë i filluar me 8 mars 2011 si i ashtuquajtur si dialog teknik, i kthyer në dialog politik me 19 tetor 2012, nga ajo kohë e deri më tani janë arritur 33 marrëveshje.
Dialogu i pa barabartë dhe pa kushte mes Kosovës dhe Serbisë, i ka shërbyer dhe i ka shkuar për shtati vetëm njërës palë. I ka shërbyer me të madhe Serbisë për rehabilitimin e krimeve të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë si dhe përafrimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Për dallim nga Serbia, Kosova jo vetëm që nuk ka përfituar diçka me vlerë, është dëmtuar në shumë aspekte.
Nga kalimi i dialogut teknik në dilaog politik, Kosova ka pranuar rrëshqitjen drastike nga shtetësia e saj, duke e pranuar fusnotën * në vend të emrit Republikë, pra denominimin e vetëm si ‘Kosova*’ në të gjitha përfaqësimet e Kosovës në takimet rajonale dhe ato ndërkombëtare, përkatësisht në takimet e Kosovës me institucionet e BE-së të bëhen jo si shtet i pavarur, por si subjektivitet sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.
Momenti tjetër kulmor i rrëshqirtjes së Kosovës nga shtetësia e saj vjen me marrëveshjen e 19 prillit 2013, përkatësisht të 25 gushtit 2015, ku liderët shtetërorë të Kosovës (Hashim Thaçi e Isa Mustafa) e nënshkruan marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive, e cila e shkelë sovranitetin dhe cenon integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Edhe përkundër arritjes së 33 marrëveshjeve teknike dhe politike në Bruksel, Serbia nuk e ka zbatuar në plotni asnjërën prej marrëveshjeve të arritura, ndërsa Kosova i ka plotësuar të gjitha pa asnjë hezitim.
Koj situatë paradoksale, e ka motivuar Serbinë që në vahzdimësi t’i vëjë kushte të reja Kosovës, si dhe ta pengojë në të gjitha nismat e anëtarësimit në UNESCO dhe INTERPO, e të mos flasim sa shumë e ka larguar Kosovën në rrugën e anëtarësimit në BE dhe OKB pas tërheqjes së 18 njohjeve nga shtete të ndryshme të botës!

Të mos bëhet taksa mollë sherri për përqarje të brendshme

Pavarësisht faktit se vënja e taksës ishte bërë kokë në vete nga ish kryeministri Haradinaj apo në koordinim me ish partnerët qeverisës, heqja eventuale e taksës nuk guxon të ndodhë kokë në vete. Përveq koordinimit mes partnerëve të koalicionit qeverisës, duhet koordinim edhe me opozitën dhe faktorët tjerë relevant vendor.
Anashkalimi dhe mos pjesëmarrja eventuale e opozitës në një temë kaq të ndjeshme, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në planin e brendshëm dhe e dobëson pozicionin e Kosovës në finalen e bisedimeve me Serbinë.
Vetëm uniteti politik dhe një ekip gjithëpërfshirës në bisedime mund të sjellë rezultatet e pritura dhe ruajtjen e raporteve të mira me faktorin ndërkombëtar.
Për arritjen e çfarëdo marrëveshje nuk mjafton vetëm vullneti i mirë i njërës palë. Do të ngelet krejtësisht i pamjaftueshëm vullneti i mirë dhe gatishmëria vetëm e Kosovës për normalizim të marrëdhënjeve dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë.
Për këtë duhet të dëshmohet edhe vullneti i palës tjetër, në këtë rast e Serbisë, e cila paraprakisht çdo gjëje, duhet ta bëj kërkimfaljen publike për të gjitha të bëmat ndaj popullatës shqiptare para dhe gjatë luftës në Kosovë, për të vazhduar me pagimin e dëmeve të luftës, kthimin e fondit të grabitur pensional, artefakteve e shumçka tjetër.

Taksa duhet ta ketë një çmim

Meqë po kërkohet me ngulm nga BE dhe SHBA heqja e taksës para rifillimit të dialogut me Serbinë, pse të mos e shfrytëzojmë rastin, që edhe ne të marrim diçka në këmbim të taksës; bie fjala, nga BE-ja të kërkojmë liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë apo nga SHBA-ja të kërkojmë që të inicojë në KS të OKB-së nxjerrjen e një rezolute të re që hedhë poshtë Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit, e cila e njehë Kosovën si pjesë të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë.
Sikurse BE-ja ashtu edhe OKB-ja janë përgjegjëse për izolimin 21 vjeçar të Kosovës dhe 12 vjet si shtet i pavarur. Nuk është koha të merremi me njëri-tjetrin, as ta luajmë lojën e “patriotit” e “tradhtarit”, por të ballafaqohemi me realitetin e krijuar në shtetin në inkubator.
Kosova me protektorat ndërkombëtar tani e 21 vjet më parë, si dhe 12 vjet të shtetit të njohur ndërkombëtarisht, po mbahet e vetme në izolim të hekurt nga bota e lirë dhe demokratike.
Të mos provohet tani pas gjithë këtyre viteve të zbulohet “uji i nxehtë”, por të provohet të ndryshohet realiteti i krijuar në shtetin me sovranitet të dyfisht.

O’Brien: Trump i gatshëm të asistojë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekje intensive që të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshje finale sa më shpejtë që të jetë e mundur. Për një gjë të tillë kanë emëruar dy Përfaqësues Special, dhe kanë shtyrë Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së tri marrëveshjeve për rikthimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, hekurudhë dhe për autostradë.

E për momentumin e krijuar pas këtyre marrëveshjeve Kosovë-Serbi është diskutuar edhe në Washington në një takim të kreut të shtetit, Hashim Thaçi, dhe këshilltarit të presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, raporton Gazeta Express.

Pas këtij takimi në një njoftim të lëshuar nga National Security Council, thuhet se Presidenti i SHBA’së dhe Administrata e tij janë të gatshëm të asistojnë mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje nga e cila do të përfitonin qytetarët e dy shteteve.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të diskutuar rreth momentumit të krijuar pas marrëveshjeve me Serbinë për linjën ajrore, hekurudhën dhe autostradën. Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij janë të gatshëm të asistojnë tek të dy palët për arritjen e një marrëveshje nga e cila do të përfitonin njerëzit në Serbi dhe Kosovë”, thuhet njoftimin e NSC, raporton Gazeta Express.

Megjithatë hovi i SHBA’së për arritjen e një marrëveshje po ngadalësohet nga zhvillimet në Kosovë e Serbi. Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, është duke rezistuar që të heq plotësisht taksën pas vendos asnjë kusht tjetër. Një gjë e tillë nuk është pritur fare mirë nga emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell, i cili ka thënë se Albin Kurti po bën një gabim serioz.

Ndërkohë në Serbi në muajin prill do të organizohen zgjedhjet e përgjithshme për vendosjen e institucioneve të reja, zhvillim ky i cili pritet që të shtyjë edhe më tej arritjen e marrëveshjes.

Se duhet pritur përfundimi i zgjedhjeve në Serbi për të rinisur negociatat me Beogradin e ka thënë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Thaçi: Tarifat të hiqen sepse po e izolojnë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri thirrje të premten që të hiqen tërësisht tarifat ndaj mallrave serbe, duke theksuar se Kosova duhet të marr vendim që i japin fund izolimit.

Në një shkrim në rrjetet sociale ai shkruan se “kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në. Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë”.

Ai tha se nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takimin me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare Robert O’Brien.

“Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në. Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike”, shkroi presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se do të fillojë heqjen e kushtëzuar të tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, që u vendosën në nëntor të vitit 2018 në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Ai tha se nga 15 marsi do të hiqen tarifat në lëndën e parë si shenjë e vullnetit të mirë dhe nëse Serbia i jep fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, më 1 prill do të hiqen tërësisht tarifat për një periudhë 90 ditëshe.

Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e koalicionit qeverisës, tha se qëndrimi i tillë nuk është bashkërenduar me të dhe se ajo nuk do ta votojë miratimin e tij.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten mbrëma se Shtetet e Bashkuara nuk i mbështesin masat gjysmake të kryeministrit Albin Kurti dhe se qëndrimi është amerikan është që tarifat duhet të hiqen tërësisht.

Bashkimi Evropian u shfaq me qëndrim më të butë duke mirëpritur vendimin e kryeministrit Kurti, si hap i parë drejt heqjes së tërësishme të tarifave ndaj mallrave serbe.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se Brukseli po pret të mësojë më shumë hollësi, por e mirëpret vendimin si një hap të parë që mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një mundësi për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit. zëri i amerikës

Albin, a ta mbajmë apo ta n’shojmë veriun e vendit!? – Nga Florim Zeqa

Në këtë shkrim nuk do të merrem me takimin e kryeministrit Kurti me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç në Samitin e BERZH-it në Londër, se pse ishte ulur afër dhe çfarë i ka kërkuar asaj, as me rezultatet e punës së qeverisë, për shkak se është tepër herët për të dhënë vlerësime për punën e qeverisë së re, por do të flas për disa çështje të cilat duhet të tërheqin vëmendjen kryeministrit të ri, Albin Kurti.

Pas hapave të vegjël, priten vendime të mëdha për vendin

Pajtoj me mendimin e kryeministrit Kuri, se nuk mund të arrihen rezultate brenda një dite dhe një jave, por brenda një ore dhe një dite të vetme mund të mirren vendime të rëndësishme për vendin.
Janë për t’u përshendetur nismat e mbara të kryeministrit Albin Kurti, filluar nga përgjysmimi i pagave për kabinetin qeveritar, shkarkimin e 14 konsujve të emëruar jashtëligjshëm, anulimin e disa tenderëve të dhënë po ashtu jashtëligjshëm gjatë periudhes së qeverisjes së kaluar. Por këta hapa janë tepër të vegjël në raport me shumë çështje të hapura dhe të mbyllura nga paslufta e deri në ditët e sotme.
Në vitet e para të pas luftës, të gjitha qeveritë dhe partitë politike erdhën dhe u larguan nga pushteti pa përmbushjen e premtimit elektoral për bashkimin e Mitrovicës së ndarë me 12 Qershor 1999 nga forcat ruso-franceze të KFOR-it. Pas 17 Shkurtit 2008, të gjitha qeveritë e Kosovës përveq zbehjes së këtij premtimi deri në anashkalim, partitë politike në pushtet erdhen me premtimin për liberalizim të vizave dhe me kauzën e Demarkacionit me Malin e Zi.
Fillimi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel e shënon fillimin e ri të iluzioneve për bashkimin e qytetit të ndarë të Mitrovicës. Dy marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel për Asociacionin e Komunave Serbe (Zajednica) nga dy ish kryeministrat paraprak, përkatësisht ajo e nënshkruar nga Hashim Thaçi me 19 Prill 2013 dhe Isa Mustafa me 25 Gusht 2015 i kanë vënë thëmelet e autonomisë së Zajednicës serbe në veri të vendit dhe lidhjes asimetrike me komunat serbe në brendi të vendit.

Karta e Zajednicës e ka trimëruar Serbinë

Zajednica serbe me kompetenca ekzekutive në një mënyrë e legjitimon ndarjen e veriut të vendit. Me “kartën” e Zajednicës në xhep, Serbia i ka shtuar akoma më shumë apetitet grabitçare për shtrirje më të thellë në brendi të Republikës së Kosovës.
Si rezultat i atyre dy marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nga dy ish kryeministrat kosovarë, përgjatë dy viteve të fundit janë hartuar platforma gjeo-politike, plane të fshehta dhe të hapura për ndarjen përfundimtare të pjesës veriore të Kosovës.
Siq dihet, në mes të këtij plani, qeveria e kaluar me rekomandim të disa parnterëve ndërkombëtar e instaloj Taksën 100 % politike, kinse si masë masë ndëshkimore ndaj Serbisë, e cila u bë pretekst për ndërprerjen e dialogut të Brukselit.
Mirëpo, kjo ndërprerje e dialogut i ka intesifikuar akoma më tepër takimet e fshehta mes dy palëve, si dhe ka prodhuar takime tjera në nivel ndërkombëtar të liderëve serb dha atyre shqiptarë, siq ishte ai i Berlinit dhe Parisit vitin e kaluar, nga të cilat takime është avancuar ideja e shkëmbimit të territoreve, përkatësisht gllabërimi i pjesës veriore nga Serbia.

Arusha nuk trembet me shoshë

Sado që kryeministri Albin Kurti po mundohet t’i mbulojë problemet që ka para vetës me deklarata bombastike dhe reciprocitet, nuk do mund t’u ikë temave të hapura, për të cilat bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar zgjidhje të shpejtë dhe pa kushte.
Nëse Albin Kurti ka menduar mirë deklaratën bombë në takimin e Mynihut të Gjermanisë në përballje me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”, atëherë paraprakisht “çlirimit të Serbisë nga Kosova”, Albin Kurti duhet ta çlirojë veriun e vendit nga paramilitarët serb dhe bandat kriminale, në të kundërtën sovraniteti i shtetit të Kosovës rrezikon të përfundojë shpejtë tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.
Meqë është kështu, atëherë pa humbur kohë, Albin Kurti duhet të ndërmerr veprimet e duhura për të dëshmuar lidershipin e tij, ashtu siq konsiderohet në popull, si politikan që mbanë fjalën dhe premtimet, e jo të bie në nivelin e politikanëve mashtrues.
Nuk është koha e fjalëve të medha dhe kauzave të rrejshme, por është koha e veprimeve konkrete, për arsye se është momenti më i ndjeshëm nga përfundimi i luftës, më kruciali pas 17 shkurtit 2008.
Përpara çdo fjale apo veprimi kërkohet maturi dhe pjekuri politike, pragmatizëm dhe syqeltësi para çdo situate, e mbi të gjitha kërkohet unitet i faktorit politik dhe qytetar, për shkak se çështja sovranitetit dhe territorit të vendit është e të gjitheve, pra e pozitës dhe opozitës, e të gjithë qytetarëve të vendit dhe e mërgimtarëve që jetojnë me mijëra kilometra larg atdheut.
Ashtu sikurse 21 vjet më parë që na u dasht ndihma e bashkësisë ndërkombëtare për çlirim nga Serbia, edhe tani na duhet ndihma e miqve për ta përmbyllur çështjen e hapur të veriut të vendit.

Thirrje e sinqertë për kryeministrin Kurti

I nderuari kryeministër i vendit tim, Albin Kurti, kërkojë nga ju që të jeni transparent në veprime dhe i sinqertë në deklaratat politike. Nuk ka taksë dhe as reciporcitet që na e zgjidhë çështjen e veriut të vendit, sikurse që nuk ka forcë që na bashkon më shumë sesa sinqeriteti dhe transparenca e veprimeve politike.
Nëse e mendoni që e keni forcën bashkoni Mitrovicën dhe veriun në përgjithësi, mjafton një thirrje e juaja si kushtrim për të gjithë shqiptarët, në të kundërtën, bëni mirë ta thoni të vërtetën, qoftë ajo edhe e hidhur, që të lirohemi nga stresi dhe ankthi i së ardhmës së pasigurtë në Republikën e Kosovës.
Nëse keni vizion për ta bashkuar qytetin e ndarë të Mitrovicës, atëherë para anulimit të çdo vendimi tjetër, duhet të merrni vendim për anulimin e dy marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa për themelimin e Zajednicës me kompetenca ekzekutive, në të kundërtën, bëni mirë t’ua tregoni të vërtetën qytetarëve të vendit, se çka fshihet pas zgjidhjes finale me Serbinë.
Zoti kryeministër, të jeni i qartë, konkret dhe i sinqertë përpara qytetarëve të vendit, se a jemi të gatshëm ta mbajmë veriun e vendit apon ta n’shojmë në mëshirën e ndërkombëtarëve!?
Janë pak më tepër se shumë 21 vjet të humbura për Kosovën, nuk guxojmë të humbim më asnjë ditë të vetme dhe asnjë javë, për shkak se muajt dhe vitet vlejnë dekada dhe shekuj për Kosovën.
Zgjidhja e problemit të veriut të vendit dhe mbyllja e kapitullit shekulor me Serbinë, përveq zgjidhjes së shumë problemeve zinxhirore, hapë përspektivën e sigurtë të investimeve kapitale dhe determinon zhvillim të shpejtë dhe stabilitet qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.
Per dallim nga marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, varianti final i marrëveshjes me Serbinë, para çdo lloj nënshkrimi duhet të kaloj në referendum popullor, e tek pastaj të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, e assesi nuk guxon të mbetet çështje inividuale e presidentit, kryeministrit apo cilit do lider shtetëror.
Janë edhe shumë tema tjera të ndjeshme për vendin, me të cilat dhe për të cilat duhet të merret kryeministri i vendit, por pa dyshim “alfa dhe omega” e të gjitha problemeve mbetet pjesa veriore e vendit, pa zgjidhjen e së cilës Kosova do të mbetet vrimë e zezë në zemër të Ballkanit, pa liberalizim të vizave dhe pa asnjë përspektivë zhvillimore dhe integruese në organizatat prestigjioze ndërkombëtare (OKB, BE, INTERPOL, etj.).

Kurti: Jam koordinuar me LDKnë për heqjen e tarifës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot, në një konferencë për media, vendimin e qeverisë që udhëheq për heqjen e pjesshme të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Kurti ka thënë se për vendimin e marrë është dakorduar paraprakisht me partnerin e Lëvizjes Vetëvendosje në qeverisjen e vendit, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se e ka njoftuar zëvendëskryeministrin e parë të vendit, Avdullah Hoti, për shpalljen e vendimit.

“Në vija të trasha e kam njoftuar se sot do të dal me qëndrimin sa i përket reciprocitetit në njërën anë, dhe heqjes së tarifës 100 për qind për lëndën e parë që vjen nga Serbia, në anën tjetër”, ka thënë Kurti.

“Ne, me konceptin e reciprocitetit, kemi garuar në shtator dhe tetor të vitit kaluar. Kemi fituar më 6 tetor, e kemi përfshirë në programin e qeverisjes së përbashkët si partnerë të koalicionit në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar”, është shprehur ai.

“Është politikë e jona. Është princip i rregullimit të raporteve të shëndosha”, ka deklaruar Kurti.

“Edhe nga takimi që kam pasur sot, edhe me bashkëpunimin e deritanishëm, natyrisht që jemi të harmonizuar dhe jemi bashkë”, ka shtuar Kurti.

“E theksoj edhe njëherë që hapin e parë po e bëjmë ne, gjestin e parë të vullnetit të mirë po e bëjmë ne, duke hequr tarifën…”, ka thënë ai më tej.

Kurti ka njoftuar se ministrit të Financave dhe Transfereve i ka “dhënë detyrë që nga Doganat e Kosovës të marrë të gjitha kodet doganore të lëndës së parë që importohet nga Serbia, që të njëjtat të mos e paguajnë më tarifën 100 për qind”. /Express/

Kryeministri e heq pjesërisht dhe me kushte taksën ndaj mallrave serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konferencë për media, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë taksën pjesërisht dhe me kushte ndaj mallrave serbe.

Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars.

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina”, është shprehur Kurti.

“Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

E nëse Serbia vazhdon fushatën miqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, Kurti kushtëzoi edhe Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“BE’ja ta zhvillojë lart këtë veprimin tonë, duke filluar liberalizimin e vizave. Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e Qeverisë së Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pas në fushën ekonomike e politike”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti thotë se nëse Serbia nuk reflekton, tarifa do të rikthehet përsëri.

“Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qeshor do ta rikthejë tarifën përsëri”.

“Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qeshorit”, shtoi Kurti.

Kryeministri Kurti del në konferencë për media në orën 18.30

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, njofton Zyra e tij.

Pasi e anuloi mbledhjen e Qeverisë, që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 16:00, kryeministri do të deklarohet për media sonte në orën 18:30.

Kështu ka njoftuar Zyra e tij, ndërsa mbledhja e anuluar sot, do të mbahet të premten në mesdite.

Express ka raportuar se ka përplasje mes dy partnerëve qeveritarë LDK’ja dhe Lëvizja Vetëvendosje për shkak të qëndrimeve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar sot që të hiqet taksa dhe të mos rrezikohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Express/

Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-ve: Nuk e heqim taksën

Kryeministri Albin Kurti i ka kthyer përgjigje negative kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe. Kësisoj priten pasoja të mëdha për Kosovën.

Burime të Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, Shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga qeveria e Albin Kurtit.

Kurti tashmë u është përgjigjur amerikanëve negativisht. SHBA-tëa planifikojnë të merren masa, ndërsa vetëm tërheqja e njohjes nuk është një nga opsionet për “ndëshkim”. Nuk dihet saktësisht se çka që do të ndërmarrë Amerika, megjithatë suspendimi i investimeve dhe aktiviteteve tjera që ndihmojnë Kosovën për 20 vjet, mund të jetë disa nga masat.

Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë – Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA. bw

Qeveria paralajmëron mbajtjen e një takimi për të vendosur për taksën

Arton Konushevci

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do të mblidhet së shpejti për të marrë vendimin në lidhje me taksën apo tarifën doganore të vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Vendimi për tarifën doganore prej 100 për qind ishte marrë në nëntor të vitit 2018, nga qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Qeveria aktuale e kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.

Vendimi i qeverisë në lidhje me taksën, po paralajmërohet pas thirrjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që taksa të shfuqizohet në mënyrë që të vazhdojë dialogu për arritjen e një marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sipas një komunikate për media të lëshuar pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, ka theksuar se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentumin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, tha për Radion Evropa e Lirë, se qeveria planifikon të mbajë një takim ku përveç çështjes së tarifës, do të diskutohet edhe për realizimin e planit qeverisës që rrjedhë nga marrëveshje e koalicionit, ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abazi, tha se Qeveria e Kosovës po punon që të tejkalojë çështjet e hapura dhe se sipas tij, çështja e heqjes së tarifës po shikohet me kujdes.

“Në përgatitjen e planit qeverisës, i cili është në finalizim, është që të kemi qasje të përgjithshme përfshirë edhe marrëdhëniet në rajon, po në mënyrë specifike, në kalimin nga tarifa për mallrat serbe dhe boshnjake në reciprocitet për të përdorur këtë si instrument të njohur përbrenda marrëdhënieve ndërkombëtare”, tha Abazi.

Megjithatë, ai tha se ende nuk mund të tregohet një datë se kur do të largohet taksa, por theksoi se Qeveria e Kosovës , po punon që t’i mbyll çështjet e hapura dhe jo të hap çështje të reja në rrafshin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti, ka marrë mbështetjen e SHBA-së e BE-së për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, por kjo përkrahje i ka munguar në tentativën e proklamuar që taksën ta zëvendësojë me vendosjen e masës së reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, para më shumë se një jave ka shkruar në Twitter se Kosova duhet të heqë tarifën, pa vënë masa tjera në mënyrë që të evitohen barrierat për bizneset dhe ekonominë.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Abazi thotë se Qeveria do të jetë e kujdesshme me vendimet që do të merr.

“Lëvizjet duhet të jenë në një paralelizëm të veprimeve konstruktive për të arritur në një fazë tjetër [të dialogut] e cila nuk është vetëm edhe një cikël i pafund i diskutimeve, por determinim i vullnetit politik dhe i fqinjësisë së mirë, që të përfundohet njëherë e mirë e përgjithmonë problemi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Abazi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha një ditë më parë se “masa e reciprocitetit nuk është për hakmarrje e as nga inati”, por siç u shpreh ai, vendoset për shkak se Kosova ndihet e diskriminuar dhe kërkon të trajtohet e barabartë.

Kurse, zëvendësi i tij, Haki Abazi thotë se vendosja e reciprocitetit, është qasje pragmatike.

Ndërkaq zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një postim në Facebook është shprehur se para Kosovës është një proces sfidues i arritjes së Marrëveshjes së paqes me Serbinë, që sipas tij, si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës.

“Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë”.

“Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të udhëhequr nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin. Pengesat e vetëshkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmojnë, përkundrazi”, ka shkruar Hoti pos tjerash në Facebook.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke u shprehur se ka disa ditë që në publik po problematizohet seriozisht çështja e tarifës dhe e takimeve të Albin Kurtit me përfaqësuesit e shtetit serb.

“Paragjykimet për këto dy tema, në fakt, janë standard i vënë nga vetë ai dikur. Ky debat në publik i duhet pikërisht atij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore. Por, kjo nuk i duhet sot Kosovës”, ka shkruar pos tjerash Veseli.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike e Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në rast të rinisjes së procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të sqarohen formati i bisedimeve, pasi që, sipas tij, deri tash ai format ka qenë i paqartë.

“Ne e kemi të qartë, duke u bazuar në premtimet, por edhe kërkesat e komunitetit ndërkombëtar që me t’u marrë vendimi për largimin e tarifës, konsiderohet se më nuk ka asnjë barrierë që dialogu të rifillon. Megjithatë, unë konsideroj se nëse vendimi për largimin e tarifës merret nëse ose pas nesër, konsideroj që do të fillojnë vetëm parapërgatitjet për takimet mes palëve të përfshira”, tha Kryeziu.

Kryeziu thekson se para rifillimit të dialogut, në rrafshin e brendshëm, duhet të ketë një unitet gjithëpërfshirës të spektrit politik. Kjo sipas tij shihet si një sfidë dhe disavantazh në raport me palën tjetër në dialog.

“Në situatën e tanishme është përgjegjësi e institucioneve udhëheqëse drejtuese qeverisëse që të kujdesen që kurdo që dialogu të rifillojë ata të jenë të gatshëm dhe paaftësia për të arritur një pajtueshmëri të mos jetë disavantash i shënuar dhe shumë i dëmshëm për zhvillimin e procesit të dialogut dhe përfundimisht për marrëveshjen dhe përmbajtjen e saj finale”, tha Kryeziu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë caktuar tashmë dy diplomatë të saj që do të ndihmojnë dhe lehtësojnë dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mathew Palmer dhe Richard Grenell. Përderisa Bashkimi Evropian ka propozuar diplomatin sllovak, Mirosllav Lajçak, përfaqësues të posaçëm të BE-së për dialog.

Sipas burimeve të REL-it në Bruksel, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, u ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së emrin e Lajçakut si përfaqësues i ardhshëm i bllokut, i cili para së gjithash do të merret me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe me çështje të tjera në rajon.

Thaçi, pas takimit me Pompeon: SHBA, interesim i ri për Kosovën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pas takimit me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në Departamentin e Shtetit se politika kosovare, partitë politike dhe qeveria duhet të orientohen dhe të marrin vendimet që i përkasin kultivimit të partneritetit strategjik me SHBA.

Duke komentuar për Zërin e Amerikës menjëherë pas takimit, ai tha se “është qëndrim i qartë i SHBA që Kosova ka nevojë të prodhojë argumente pozitive për të lehtësuar mbështetjen e SHBA-ve për zhvillimet në Kosovë, për zhvillimin e saj ekonomik.”

Ai tha se nuk është i arsyeshëm konfrontimi me dikë për të lënduar raportet strategjike me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian. “Por para së gjithash ne jemi të bekuar me këtë interesim të ri dhe konkret të SHBA për Kosovën,” tha Presidenti i Kosovës.

Zoti Thaçi tha se i kërkoi Sekretarit Pompeo që roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. Ai tha se kishte marrë zotimin e tij e në të njëjtën kohë kishte shfaqur edhe zotimin e Kosovës “që të jemi sa më shpejtë pjesë e Natos, sepse kemi një ushtri profesionale dhe multietnike.”

Zoti Thaçi komentoi edhe për kritikat e kryeministrit Albin Kurti për atë që ai e quan shkelje të Kushtetutës nga zoti Thaçi kur ishte kryeministër lidhur me marrëdhëniet e FSK-së me NATO-n. Presidenti i Kosovës tha: “Kosova është e bekuar që ka Naton në Kosovë dhe ky partneritet vetëm sa do të avancohet derisa të jetë Kosova pjesë e Natos. Shqetësim për Kosovën është paranoja për Naton dhe jo prezenca e Natos.”

Presidenti Thaçi u prit gjithashtu me ceremoni në Departamentin e Mbrojtjes.

Kurti: Thaçi ka bërë shkelje me “marrëveshjen sekrete” me NATO-n

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka shkelur Kushtetutën gjatë kohës kur ishte kryeministër i vendit.

Ai i bëri këto komente duke shpalosur një letërkëmbim të muajit prill të vitit 2013 ndërmjet ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe ish kryeministrit Thaçi, në të cilin zoti Thaçi zotohej se Forca e Sigurisë së Kosovës do të nuk do të hyjë në veriun e banuar me shumicë serbe “pa një pajtim paraprak” të forcave paqeruajtëse të NATO-s. Po ashtu sipas letërkëmbimit, për të siguruar pajtimin, forcat paqeruajtëse mund të këshillohen me komunitetin në veri.

Një pajtim i tillë mes Kosovës dhe NATO-s është përmendur në disa raste edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, posaçërisht pas vendimit të parlamentit të Kosovës në dhjetor të vitit 2018 për të shndërruar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të saj. Kjo u ritheksua edhe të mërkurën nga zyrtarët e NATO-s.

Kryeministri Albin Kurti tha e përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të Forcës së Sigurisë në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti i është drejtuar me një letër kryetares se Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani, për të informuar siç thuhet me “implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013”, duke përfshirë edhe një opinion të zyrës së tij ligjore rreth letërkëmbimit të cilin ai e quan marrëveshje të fshehtë.

“Marrëveshja është mbajtur fshehtë, bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare sipas opinionit të zyrës së kryeministrit, opinionit ligjor, tash e kanë 120 deputetë të Kuvendit të republikës edhe opinionin ligjor të zyrës së kryeministrit edhe letrën time dërguar kryeparlamentares Osmani edhe shkëmbimin e letrave midis ish kryeministrit dhe ish sekretarit të NATo-s. Pra, nuk është se ne do të marrim veprime tash, ne duam marrëdhënie shumë të mira me NATO-n dhe KFOR-in mirëpo duhet ta bëjmë transparente për ligjvënësit dhe për qytetarët e Republikës se nuk na paska qenë vetëm një marrëveshje por dy me 19 prill të vitit 2013”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti tha se letërkëmbimin e ka siguruar nga një zyrtar i NATO-s dhe se tani është në duar të deputetëve të parlamentit të vendosin për hapat e ardhshëm ndaj presidentit aktual.

“Unë nga çfarë kam parë këtu, besoj që kemi një rast të cilin duhet të trajtojnë organet e drejtësisë. Nuk mund të bëj edhe gjykatësin, unë po e bëj personin i cili po ju informon”, tha kryeministri Kurti.

Ndaj deklaratave të kryeministrit reagoi kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli që e cilësoi “shqetësues faktin që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës”.

Në llogarinë e tij në facebook, zoti Veseli shkroi se “sot, sovraniteti i Kosovës nuk rrezikohet nga NATO dhe marrëveshjet me NATO-n, por nga agresiviteti dhe kërcënimet e Serbisë. NATO është garanci e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës”, shkroi ai.

Ndërsa, ish kryeministri Ramush Haradinaj bëri publike një letër të 9 janatrit të vitit 2019 në të cilin ai e njoftonte NATO-n për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Zoti Haradinaj shkroi se “qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvleftësohen kufizimet territoriale të letrës së ish-kryeministrit Thaçi të vitit 2013, dhe i bëhej ftesë NATO-s që përmes KFOR-it të nënshkruajë protokollin e të bashkëpunimit operacional, këtë herë pa kufizime territoriale”.

Letërkëmbimi kishte ndodhur në kohën kur Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjet e para në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti tha të mërkurën se nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sa i përket përmbajtjes së saj dhe se e kupton dhe vlerëson rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj, duke nënvizuar se nuk do të ndërmarrë asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e Kosovës. zëri i amerikës


Send this to a friend