VOAL

VOAL

Veseli kërkon zgjedhje pas pandemisë: S’votojmë qeveri të mashtrimeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot nga Hani i Elezit se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e ardhshme që pritet të formohet nga LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe VV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, tha Veseli.

Ndërkaq sot Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar koalicionin për qeverisjen e përbashkët.

AAK në qeverinë e re do të drejtojë 4 ministri dhe do të ketë poashtu postin e zëvendëskryeministrit./Express/

Shefi i EULEX tregon që stafi i këtij misioni kur hyjnë në Kosovë nuk rrinë në konvikt, por në karantinat e tyre

Diplomati dhe shefi i Eulex’it Lars-Gunnar Wigemark përmes një shkrimi në twitter ka treguar se stafi i Eulexit në momentin që hyjnë në Kosovë nuk rrinë në konvikt por në karantinat e tyre.

“Sa për dijeni, i gjithë stafi i EULEX’it kur kthehen në Kosovë, qëndrojnë 14 ditë në karantinë. Ne e kemi praktikuar këtë zakon prej fundi të muajit shkurt”, shkruan Wigemark.

Tutje, ai tregoi se 31 oficerë polakë që janë kthyer javën e kaluar në Kosovë, aktualisht janë në karantinë në kampin e tyre.

“Për shembull, 31 oficere policie polake, që janë kthyer në Kosovë javën e fundit, aktualisht janë në karantinë në kampin e tyre”, përfundoi Wigemark.

Ky reagim erdhi pasi kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli tha se stafi dhe diplomatët e Eulexit dhe Unmikut, nuk kanë hyrë në karantinë kur kanë ardhur në Kosovë.

“Stafi i Unmikut dhe Eulexit janë përjashtuar nga qëndrimi në karantinë kur janë kthyer në Kosovë. Kontrolloni listat e pasagjerëve. Vitia gënjen dhe veprimet e tij po e pengojnë punën e parlamentit. Nëse diplomatët dhe personeli i tyre janë përjashtuar nga karantina, pse deputetët e parlamentit të mos përjashtohen nga karantina. Vetëm pse nuk po ju mbështetim juve?”, shkroi Pacolli.

Ferdonije Qerkezi: Qysh me i falë kriminelët serbë, ma kanë humbë një shtëpi me njerëz

Në ditën e të pagjeturve, Ferdonije Qerkezi që gjatë luftës ka humbur burrin me katër djemtë, ka folur në emisionin Frontal në T7 edhe për deklaratat e fundit lidhur me amnistinë e krimeve të luftës, shkruan Gazeta Express.

Qerkezi ka deklaruar se nuk mund të falë dikë që ja ka vrarë një shtëpi me njerëz.

“Unë nuk e ndëgjova direkt, po në rrjete sociale komentet. Unë si nanë, kur ai si ka fol ai e ka përly veten, pastaj edhe kombin shqiptar, na sjemi shku në Serbi me na mbytë, ata janë ardhë te na na kanë hy nëpër shpija, na kanë vjedhë na kanë djeg, qysh falet ai? Edhe pse nuk të ka ra ty duhesh me ma ditë. Një shpi ma ka hup qysh falet? Ai vjen apet vepron si para 21 vjetëve. Unë e kam ni veten të thyme, me i fol ato fjalë si një i shkolluar, jam habitur shumë. Zotit po ja lo atë punë”, ka deklaruar ajo.

E njëjta thotë se ata që ja vranë burrin e fëmijet janë të lirë, e se disa herë rrëfimin e saj e ka dhënë edhe para hetuesve ndërkombëtar.

“Janë të lirë, kerrin e bashkëshortit tem e kanë pa në veri të Mitrovicës, as kur ka qenë UNMIK’u ktu as EULEX’i. Unë kam dëshmi, sa polici ndërkombëtar është ardhë në shpi te unë s’mundesh me marrë me mend”, shtoi ajo.

Qerkezi ka treguar edhe se si i kalon ditët, e për një gëzim që e ka pasur pas shumë vitesh.

“Një ditë e jemja është shumë e vështirë, kur është një shpi me tetë anëtar e me mbetë vetëm, po tash unë i kam gratë e vëllezërve, kojshitë, mahallën, një ditë kur s’dal në oborr më marrin në telefon e më thirrin me pi kafe.

Mas 20 vjete kum pas një gëzim, në përvjetorin e të zhdukurve në shkollë të Gjimnazit e kishin pas përgatit një program të mirë, që i kanë përkujtu nxënësit që janë kanë në gjimnaz në 99”, ka thënë ajo në Frontal.

GJAKPRISHTESI BATON HAXHI-STANISHIQI – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

/Ky njeri shqiptar gjakprishtës don te shkel mbi gjakun e martirëve për liri,duke e Amnistu Serbin për krimet e luftës/.

Po kush është ky njeri gjakprishët shqiptari i cili e merr guximin te thotë,deklaraon pa vije turpi ne tv T7 së në mareveshjn mes Kosovë e Serbisë një ndër pikat duhet te jetë edhe Amnistia mes dy vendeve Kosovës dhe Serbisë,pasi sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të denohet më.

Po ku janë OVL me Gucatin ne krye qe për një deklaratë te këtill nuk reagojnë fare sikur ky kopil antishqiptar nuk paska thënë asgje,kurse për çdo gjër tjetër gjuaj shkelma në stilin se kush jemi na.

Ndoshta nu nuk guxojnë nga Hashim Thaçi sepse ky mote e ka hudhë iden për pajtim me Serbinë

Ky farë Baton Haxhi-Stanishiqi qe moti ka hyer ujeve te turbullta duke qenë bashkëpiunetar dhe servil i Serbis në demë te Kosovës.Ky haram dhe antikombëtar se bashku me Soroset,Aleksandër Vuçiqin,Edi Ramën dhe Hashim Thaçin për interesa serbo-sllave qe moti janë dukee luajtur lojën e djallit ne drejtim të cenimit te sovranitetit dhe integritetit e shtetit te Kosovës,me lojrat e tyre te pista të mshefta jo po e ndajm,jo po e korixhojmë duke i qitë edhe hartat në tavolinë se kahduhet me ja qitë Kosovës konopin.

Po a është normal apo i çmendur ky pandur i Serbisë së çfarë ka bërë Serbia shekuj me radhë ne zhdukjën dhe eliminimin e shqiptarëve nga trojet e veta duke torturu,maskaru vetm me qellim qe të ikun nga Kosova.Ajo ka bërë edhe shumë elaborate për zhdekjën shqiptarëve ndër shekuj.

Po ku guxon ky matuf njeri të folë për viktimat,përdhunimet dhe zhdukjën e shqiptarve ne luften e fundit çlirimtare te UÇK-ës,sikur që sipas tij nuk paska ndodhë asgjë.

Më çfarë te drejtë dhe ku e merr ky njeri serrvil i Srbisë te flasë ne emer te 13 mijë.te masakrave ne çdo anë te Kosovës,kur Serbia hapatas e injoron Reçakun Izbicn,Mejen, dhe shumë te tjera krime,mbi 20 mijë te vajzave,motrave dhe nanave tona të përdhunuara,të mbi 12o mijë shtepiave te dejegura,te deportuarve gadi 1 milon shqiptar dhe te bame shkrum tokën e Kosovës.

Po, ku e mer ky debdil atë liri qe te shkel mbi gjakun e deshmorve te kombit të cilët e dhanë jeten për lirin e Kosovës,

Po ku guxon ky harambash të ulë dinjitetin e
deshmorve,vuajtjet e nanave për djemt e tyreqe ranë deshmor.

Po me çfarë te drejte flëtë ky njeri gjakprishet shqiptare se po u deshka të bëhët edhe Amnistia mes dy vendeve Kosovës dhe Serbisë,pasi sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të denohet më
.
Kush qendron pas këtij katili i cili e injoron luftën Çlirimtare,i injoron viktimat dhe masakrat ne Kosovë,PO a e dinë ky njeri se askush i gjallë në Kosovë nuk guxonë ti injoroi te gjitha këto për hirë të njfarë pajtimi.

Askush e sidomos as klikën e tij Vuçiq –Rama-Thaçi nuk guxojnë të luajn me gjakun e bijve dhe bijave tona qe e dhanë jetën për liri dhe te kërkoj njëfarë Amnistimi të zier ne kazanet serbo-sllave.

A e dinë ky mjeran se krimet e luftës nuk vjetrohën kurr,se kriminelt mund te ndiqën në çdo kohë.E dinë ky mirë se edhe krimet e bame nga Nazistët ne Gjermani janë djekë me vite me dekata për tu nxjerrë para drejtësi.

Dihet fortë mirë se krimet në Kosovë i ka kryer shteti i Serbisë.Dhe si guxonë ky farë Baton Haxhi-Stanishiqi të kërkoj Amnisti për shtetin e Srbisë i cili,jo vetem ne luftën e fundit,por me shekuj,historikishtë e ka pëndjekë,maskatru popullin e shqiptare ne Kosovë.

Trajkoviq: Situata aktuale i konvenon Thaçit e Vuçiqit, shkarkimi i Kurtit çon në destabilizim

Liderja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviq ka deklaruar në një intervistë për portalin serb Nova.rs se presidenti serb Aleksandër Vuçiq me qëllim po i pengon hetimet në rastin Oliver Ivanoviq, në mënyrë që t’i mbrojë personat të cilët janë besnikë ndaj tij.

Situata aktuale në Kosovë është e përshtatshme vetëm për liderët rajonalë të korruptuar të cilët janë të ndërvarur dhe të ndërlidhur thellësisht, dhe mbi të gjitha mendoj për Vuciqin dhe Thaçin. Thaçi është përgjegjës për destabilizimin në mënyrë që të ruajë edhe më shumë rëndësinë e tij politike dhe të shmangë, ose të paktën të shtyjë përgjegjësinë e tij para gjykatës speciale në Hagë, ndërsa nga ana tjetër, është normale që Vuçiq të mbështesë opsionin me të cilin ai ka lidhje jo transparente dhe fitimprurëse, e kjo është “Koalicioni i luftës” me të cilin ai bashkëpunon në mënyrë të drejtpërdrejt dhe koordinon veprimet përmes Listës Serbe, ka thënë Trajkovic.

Ajo thekson se shkarkimi i Albin Kurtit me siguri do të çojë në destabilizim rajonal, por gjithashtu edhe do të tërheq njerëzit në rrugë, madje edhe në mes të pandemisë së koronavirusit. Ajo beson se me siguri është më për serbët që Kurtin të mbetet në fuqi sepse zgjedhja dhe shpresa e tij ishte që më në fund të fillohet me eliminimin e krimit rajonal që po helmon rutinën e përditshme. Ajo pretendon se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuciq dhe Hashim Thaçi, kishin marrëveshje për shkëmbimin e territoreve dhe se ky ishte një “sekret publik”.

Një vit më parë ju thatë që autoritetet dhe tabloidet e shtetit ju kanë futur në listën e pushkatimeve, ku gjendeni tani?

Fushata e tmerrshme e cila u zbatua kundër meje është një “standard” i vjetër, i ngjashëm me ndjekjen e cila u bë kundër të ndjerit Oliver Ivanoviq. Së pari, dehumanizimi agresiv i personalitetit tim u bë përmes titujve të tmerrshëm në tabloidet e regjimit, dhe – në rastin tim – edhe në konferencat për shtyp të vetë presidentit dhe nëpër llogaritë në Tëitter të vartësve të tij shterërorë. Pastaj isha në shënjestër shumë të hapur, kjo është arsyeja pse jam nën mbrojtjen e policisë. Megjithëse, më duhet të pranoj se koha e koronavirusit më ka lehtësuar pak ndjenjën time të izolimit, sepse tani ne jemi të gjithë “bashkëvuajtës” nën arrest shtëpiak.

A mendoni ende se Vuçiq pengon hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit?

Kjo është plotësisht e qartë. Për sa kohë që Milan Radoiçiq gëzon mbrojtjen e tij dhe përderisa presidenti e konsideron atë të paarritshëm për gjyqësorin e Kosovës, Vuçiq pengon hetimin. Nëse Vuçiq dëshiron të shfajësojë veten nga përgjegjësia për pengimin, ai duhet t’i dorëzojë Radoiçiqin në gjyqësorin e Kosovës dhe t’i lejojë atij të provojë pafajësinë e tij në gjykatë.

Shteti, virusët dhe mëngjeset tona!! Nga Skënder MULLIQI

Kur të kalojë pandemia , është interesant të shohim së si atë mëngjes do të zgjohemi dhe së si do të ndihemi?Dhe ku.Çka do të ndodhë në mëngjeset në vazhdim?Kjo edhe është e vetmja e pyetje e cila sot ka kuptim.Se, virusi do të kalon, dhe neve sigurisht do të flasim për veten, e jo për virusin.Ata të cilët e kan përjetuar këtë të ligë, sigurisht së do të flasin së çfare fati kan pasur që kan shpëtuar .Shumë kujtime do të na sillën në kokë nga koha e karantinës.Nuk do ti harrojmë ata për të cilët kemi ndëgjuar së kan ikur nga kjo botë nga virusi.Për shumë kënd jeta do të jetë më ndryshe, do të kemi një gjendje shpirtërore më ndryshe, kjo lëngatë sigurisht do të lënë gjurmë të pashlyera në trurin tonë… Të gjitha këto përjetime nuk do të jenë barrë e lehtë. Njeriun e këtij nënqielli e përcollën gjatë këtyre viteve edhe shumë përjetime nga lufta. E këto perjetime të jetës jo të mirë në kushte të lirisë nuk po ndalën . Nuk ka gjë më vështirë kur sheh para vetit së të fortit e politikës grabisin çdo gjë para syve tanë . Kjo po zgjatë që nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Dikush ka grabitë një televizor, e dikush të gjithë televizorët.Dikush një lopë , e tjerët gjitha fermat.Dikush një laps e dikush fabrikën …

Ku ka mundësi të bëhët shteti pa mund e ndjersë! Nuk ka lumturi, edhe pse e fituam shtetin tonë?!Rastin për të bërë shtet e kemi pritë më decenie, por që nuk po dijmë ta shfrytëzojmë .Fjala shtet do të thotë shumë. Është nocion pa dyshim i gjërë .

Shteti nuk bëhët pa besuar në asgjë , e as në Zot.

Shtet kur çdo komunë e ka Zotin e vet.

Shtet kur gjithëqka nga e kaluara jonë nuk vlenë.

Shtet kur nuk sundon si duhet rendi dhe ligji.

Shtet ku dënohen dhe rrahën gazetarët.

Shtet ku lulëzon krimi dhe korrupcioni.

Shtet ku lirohen kriminelët.

Shtet ku ministra dhe deputete bëhën analfabetet potencial.

Shtet me milionerë më para të popullit.

Shtet ku korporatat po i zëvëdësojnë partitë .

Shtet ku njeriun e ndërshem e trajton si mut.

Shtet ku ikin rinia kah ju shohin sytë.

Shtet ku shkrimtarët dhe intelektualet rrëshqasin nga të dhierat e politikanëve.

Shtet ku nuk ka industri.

Shtet ku nuk ka turizem dhe bujqësi.

Shtet ku ka vdekur kultura dhe arti.

Shtet ku pak kush lexon.

Shtet ku mund të punësohesh veq nese bëhësh servil dhe më para.

Shtet ku univerzitetet funksionojnë si supermarketet.

Shtet ku diplomat shitën më kilogram.

Shtet me shumë medie të kontrolluara nga politika .

Shtet ku sportistët mvaren nga menagjerët. Sportistët dhe këngëtarët që po na mbajnë gjallë krenarinë.

Shtet ku për një cikerrimë shkon në burg.

Shtet ku vjedhen milonat e shkon në Dubaj.

Shtet që nga themeli duhet ndërtuar.

Ne një shtet të tillë po zgjohemi në çdo mëngjes. Kemi pasur mundësi që të kemi shtet shumë më ndryshe, më të mirë… Na duhet shtet, ku mëngjeset tona, janë të bukura, dhe shumë më të lumtura, për të gjithë…

Saranda Bogujevci: Baton Haxhiu nuk vendos dot në emrin tonë!

Saranda Bogujevci, e mbijetuar nga krimet serbe, sot deputete e Parlamentit të Kosovës reagon ndaj provokimit të Baton Haxhiut për amnisti ndaj krimeve serbe:

“Isha vetëm 13 vjeç kur kam humbur familjen dhe jam plagosur si fëmijë, për këtë shtet!

Sot, gati si 35 vjeçare ende jetoj me pasojat e asaj kohe. Ende më duhet përkujdesje mjekësore për plagët që i kam marrë në trup, e kujtesa e asaj kohe jeton me mua për çdo ditë.

Kështu jeton çdo qytetar i Republikës së Kosovës që ka përjetuar atë luftë.

Sot kemi shtetin se kemi dhënë shumë për të, secili person e familje, në një formë apo tjetër.

Para disa javësh vajza e Nekibe Kelmendit tha se “unë nuk e fal gjakun e familjarëve të mi”, as unë dhe familja ime nuk e falim gjakun e familjarëve tanë dhe ju garantoj që as edhe një familje nuk e fal gjakun e familjarëve të vet pa sjellur para drejtësisë fajtorët e atyre krimeve.

Nuk arrijë ta kuptoj se si individ e grupe të caktuara marrin të drejtën të flasin në emrin tonë se a dojmë drejtësi e pajtim.

Nuk e ka atë të drejtë ekskluzive askush të flas në emrin tonë pa e thënë ne fjalën e fundit për këtë çështje. Nuk i takon as Baton Haxhiut të na tregojë se a duhet të ketë amnesti për krimet që janë kryer ndaj familjarëve tanë nga pushteti serb. Edhe po të kalojnë 100 vite ne dhe brezat pas neve nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ato krime. Nuk i japim të drejtë askujt të vendos në emrin tonë.

Fatkeqësisht, gjerë tani nuk është se këto familje e këta qytetarë të prekur nga lufta në Kosovë kanë pasur përkrahjen e shtetit. Por, për një gjë të jeni të bindur të gjithë se edhe pa asnjë përkrahje nga instuticionet tona ne nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi për familjarët tanë të humbur e edhe për ne të mbijetuarit e asaj lufte.

Është e drejtë e jona, e askujt tjetër.”

EU, I MJERI RAMUSH,EU…?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Kurr nuk qe në gjendje të ngritësh vetë më këmbëtë e tua. Partin e le të shtrime për tokë pa mujtë te marrë vehtën asnjëherë ne zgjedhje.

Kur nuk je i zoti te ngulësh ne këmbet tua, këmbet tua janë bërë si kungala,paterica duke u terheqë zhagë herë të një parti,herë të tjetra.

Këto mjerimet tua politike,lakmia për pushtet,kalmia për te ecëme kingala,apo paterica ne tërë pas luftën po e demtojnë AAK,duke iu lepi tuljifarë partie,po te ngrehin zhag,po lujan me ty,sepse e kanë hetuar se je i etur për pushtet.

Sikur AAK te mendonte për vehte,e jo për te tjërët,do te delte me mirë në zgjedhje.

Eu,Ramush,eu së në ç’gjendje e kë sjellë partinë duke u bërë patericë e partive tjera.

Ani shikojeni se si i buzëqeshet padronit Avdullah Hoti për ndonjë postë ne qeveri.

Sa poshtë ka rënë katundi i AAK gjithëmonë lypsare postesh me paterica,e jo të qendroi e fortë dhe krenare me këmbet e veta.

Deri kur kështu….kur do te bëhesh vetëvehtja…sa gjynah,hero ne luftë kurse lypsar postesh me paterica ne paçë duke iu rrasë partive tjera.

Ku ka mbetë krenaria e jote miku im…

Ramush Harajdinaj: hero ne luftë,i ligështë ne paçë

LAN apo LANA, koalicion i theqafjes politike për LDK-në! – Nga Florim Zeqa

 

Pa dashur të ndalem tek nominimi i z. Avdullah Hoti për kryeministër, ishte i qëlluar apo i gabuar, Isa Mustafa për të arritur qëllimin e semurë politik deri tek posti i presidentit, fillimisht e dogji zonjen Vjosa Osmani (me tërheqje nga qeveria), duke e shpërfillur vullnetin e elektoratit të LDK-së, i cili e votoi Vjosa Osmanin për kryeministre e jo Avdullah Hotin.

Pasi e dogji Vjosen, po i vë flakën edhe Avdullah Hotit

Vënja në pazar e LDK-së për arritjen e qëllimit politik është dëshmi, se Isa Mustafës nuk i intereson LDK-ja , as e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve, por vetëm interesi i tij personal.
Isa Mustafa për arritjen e qëllimit personal (posti i presidentit)i është i gatshëm t’i djegë një nga një bashkëpunëtorët e tij sikurse cigaret “Morava”, për t’i hudhë më pasatj si lecka në shportën e mbeturinave, ashtu siq e hudhi Vjosa Osmanin pasi ajo e solli LDK-në në pozitën e dytë dhe i dha atij mundësinë e manipulimit me vullnetin e elektoratit.
Vërbimi i Isa Mustafës pas pushtetit të pakufishëm në LDK dhe fokusimi pas postit të presidentit e ka dëmtue rëndë imazhin e LDK-së.
Një qasje pak më pragmatike e LDK-së, do të bënte që kjo parti të fuqizohej në elektorat për zgjedhjet e ardhshme, të cilat që tani shihen në horizont.
Ndryshe, zgjedhjet do të jenë një mundësi e “mirë” që LDK-ja me Isa Mustafën ta thejnë rekordin e humbjeve në zgjedhjet parlamentare!
Në situatën e tanishme, për qytatarët e vendit të gjitha partitë politike janë bërë përafërsisht të njëjta, janë parti të dështuara në qeverisjen e vendit, të kriminalizuara dhe në shërbim të mafias dhe oligarkisë kriminale.
Në mungesë të një alternative të re dhe serioze politike, qytetarët edhe nga zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk presin që të ketë ndryshime substanciale, pa marrë parasysh se cila parti apo cili koalicion fiton, do të kemi vazhdim të keq-qeverisjes, përkatësisht sundim të krimit të organizuar në institucinet më të larta të shtetit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, sprovë e vetëdijes qytetare

Me zgjuarsinë e qytetarëve në procesin e parakohshëm zgjedhor, mund të bëhet një hap i madh në pastrimin e skenës politike, si parakusht i domosdoshëm për pastrimin e sistemit qeverisës në vend.
Koaliconi LAN apo LANA me listën serbe është koalicion i turpit i cili nuk po bëhet për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, por nga frika e ndëshkimit dhe humbjes së mundësisë për rimarrjen e pushtetit.
Prej koalicionit të turpit, nuk do të kemi shkapje të shtetit, por vazdhimësi të kapjes së shtetit dhe ngulfatje të vullnetit të elektoratit për ndryshime.
E kuptoj ngutinë e Albin Kurtit dhe LVV-së për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme, por do të jenë pikërisht zgjedhjet ato që do ta zhgënjejnë më së shumti këtë subjekt politik, shkaku i gabimeve dhe mosmenaxhimit të mirë të ‘qeverisë së shpresës’ nga Albin Kurti. Si pasojë e kryeneqësisë në liderit të saj, LVV do të mbetet shumë largë objektivave për rimarrjen e pushtetit.
Mundësia e fundit që i mbetët LVV-së për rimarrje të pushtetit është koalicioni natyral paszgjedhor me PDK-në e Kadri Veselit, si e vetmja alternativë.
Ndryshe, zgjidhja më e mirë për LDK-në, do të ishte lënja e pushtetit dhe kthimi kah vetëvetja, për t’u hapë rrugë ndryshimeve pozitive dhe reformave brenda kësaj partie (kërkesë e elektoratit), në të kundërtën katandisja dhe theqafja politike e LDK-së nuk do të kenë të ndalur në koalicion me ish partitë e PAN-it!
Me shkuarjen e vetme të partive politike në zgjedhje, do të matet forca reale dhe kredibiliteti i tyre në raport me qytetarët e vendit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme kurdo që të mbahen ato, do të jenë një sprovë e madhe e vetëdijes qytetare.

”UÇK ka kryer krime”, Albin Kurti shkarkon këshilltarin pas deklaratave të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar Shkëlzen Gashin, këshilltarin e tij që deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime.
Kjo deklaratë nga dita e djeshme deri sot ka ndezur arenën politike në Kosovë por jo vetëm dhe në Serbi por ka ndërhyrë menjëherë Kurti.
Në një status nëFB, Kurti thotë se e ka liruar nga detyra dhe ka mësuar se ai nuk është një bashkëbisedues i lehtë.
Gashi në fakt përmendi se vetëm disa pjesëtarë të UÇK kanë kryer krime ndaj serbëve por nuk është tërhequr nga këto fjalë.
STATUSI I ALBIN KURTIT

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.

Debat virtual për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kriza politike në Kosovë, përshkoi debatin virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, tha se ndarjet politike në Kosovë e kanë shpërqendruar vëmendjen e shumë udhëheqësve të saj nga kriza shëndetësore.

“Këto ndarje kanë zvogëluar besimin e publikut në udhëheqjen politike gjatë një kohe të një ankthi dhe pasigurie të rritur të popullsisë”, tha ai.

Ai vlerësoi edhe siç tha, komunikimin dhe bashkërendimin e përmirësuar midis autoriteteve shëndetësore në Prishtinë dhe në Beograd në kohën e pandemisë duke përmendur me këtë rast edhe një mijë teste për koronavirusit, që Serbia u dhuroi Kosovës.

Këtë dhuratë e përmendi edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke theksuar se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë të dëshmojë solidaritet në kohën e pandemisë, ndërsa kritikoi siç tha, politizimin e kësaj mbështetjeje nga politikanët në Prishtinë.

Ministri serb tha se Serbia edhe gjatë periudhës para takimit të Këshillit të Sigurimit ishte e përkushtuar për një marrëveshje me Kosovën “që asnjëra nuk do të merrte gjithçka por do të merrte mjaftueshëm për ta bërë zgjidhjen afatgjate dhe të qëndrueshme”.

Ai tha se kishte shpresë që pas zgjedhjeve të tetorit në Kosovës dhe formimit të qeverisë në shkurt të këtij viti do të ishte një periudhë e një faqeje të re kundrejt bisedimeve.

“Por pamë pikëpamje shumë më të skajshme dhe mosgatishmëri për bisedime në vendimet e qeverisë së Albin Kurtit”, tha ai duke theksuar se vendosja e masave reciproke ndaj Serbisë pas heqjes së tarifave ndaj mallrave të saj nga zoti Kurti janë hapi i fundit që pengon rifillimin e bisedimeve.

Ai tha se është e papranueshme të vihet paralele ndërmjet tarifave të vendosura ndaj mallrave serbe dhe fushatës së Beogradit për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai falënderoi ambasadorin amerikan Richard Grennell, i dërguar i presidentit Donald Trump për marrëveshjet për trafikun e ajror, hekurudhor dhe rrugor ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ministri serb tha se projekti për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës është gabim i një pjesë të komunitetit ndërkombëtar.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Serbia nuk po e kupton një fakt të thjeshtë: “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010 e ka vulosur legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, që është e pakthyeshme”, tha ai duke cituar opinionin e gjykatës se “shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.

Ministri Konjufca tha se sa më parë që Serbia e kupton këtë, do të jetë më e dobishme për Serbinë, për Kosovën dhe rajonin. Ai tha se kërkesën në Gjykatë e kishte dorëzuar Serbia dhe “është qasje hipokrite të pyesësh Gjykatën dhe të mos e respektosh përgjigjen e saj”.

Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë sa më parë, sepse kësisoj tha ai, do të respektonin jo vetëm vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës por edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.

Ministri Konjufca tha se marrëdhëniet e vështira me Serbinë mund të përmirësohen vetëm me dialog të sinqertë dhe të barabartë.

“Për të krijuar një mjedis të tillë, qeveria ka vendosur të tërheq tarifën qind për qind, kemi marrë hapa gradual të reciprociteti për të adresuar barriera tarifore që Serbia i ka bërë për mallrat tona. Serbia duhet t’i heqë barrierat”, tha ai.

Ministri Kojufca kërkoi që Serbia të japë përgjigje për personat e zhdukur gjatë luftës duke përmendur profesorin Ukshin Hoti si dhe vënien para drejtësisë të autorëve të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Ai akuzoi ministrin serb se “është duke mashtruar disa shtete që e kanë njohur Kosovën, duke thënë se bisedimet Kosovë Serbi kane të bëjnë më statusin e politik të Kosovës”, tha ai duke nënvziuar se Pavarësia e Kosovës është faktori i paqes dhe stabiliteti në rajon.

Zoti Konjufca sikurse edhe një pjesë e ambasadorëve të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit tha se ka ardhur koha që të përmbyllet misioni i UNMK-ut në Kosovë.

Këshilli i Sigurimit arriti një marrëveshje vitin e kaluar se gjatë vitit 2020 do të mbahen dy takime në vit për Kosovën, një në muajin prill dhe një në muajin tetor.

A po shkojnë partitë drejt profilizimit politik!? – Nga Florim Zeqa

 

Rrëzimi i ‘qeverisë së shpresës’ dhe ‘formimi i qeverisë e së keqës’,… gjegjësisht përafrimi në distancë i LVV-së me PDK-në në njërën anë dhe dhe kontrabandimi i vullnetit të elektoratit të LDK-së tek partitë e vogla, por shumë të deshtuara në qeverisjen e vendit në anën tjetër, paraqet fundin më të tmerrshëm të iluzioneve për ndryshim!

Deklarata e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli se “LVV i ka dërguar ftesë PDK-së për një koalicion të mundshëm”, është vazhdimësi e deklaratave të mëhershme të Glauk Konjufcës “për konstruktivitet të PDK-së”, e cila nënkupton përafrimin e këtyre dy subjekteve me ideologji të njëjtë politike.
Bashkimi i PDK-së me LVV-në paraqet bashkimin më natyral të LP-këistëve të djeshëm në një front të përbashkët kundër të djathtës shqiptare, i cili do të rezultojë me profilizimin e skenës politike në përgjithësi.
Ky bashkim i dy subjekteve të përafërta me njëra-tjetrën, do të bëjë, që të pakënaqurit e dezertuar nga krahu i djathtë në këto parti, të kthehen në origjinën e tyre ose të konvertohen në neokomunist të rinjë.
Në anën tjetër, edhe subjekti më i vjetër i skenës politike kosovare, LDK-ja e mbërthyer nga strukturat e vjetra komuniste, lakmitarët e pushtetit dhe matrapazët politik, patjetër duhet të reformohet shpejtë, në të kundërtën rrezikon tkurrjen enorme të saj.
Partitë e vogla do ta kenë më të vështirë ekzistencën e tyre pas profilizimit të ri politik.

Kulmi i zhgënjimit qytetar

Zhvillimet e fundit politike në vend kanë shkaktuar kulmin e reagimeve dhe zhgënjimin e qytetarëve në të gjitha partitë aktuale.
Derisa në gjithë botën e civilizuar ka reflektim pozitiv të forcave politike dhe vazhdim të mandatit të qeverive aktuale për tu përballë me armikun e pa dukshëm të ashtuquajtur “Covid-19”, tek ne në Kosovë po ndodhë e kundërta, të gjitha partitë politike pa dallim, pozitë dhe opozitë, po e shfrytëzojnë situatën e pandemisë për të bërë luftë politike kundër njëra-tjetrës, për të mbajtur apo marrë pushtetin nën tentativën për t’u bërë sundimtar apsolut në koloseumin e quajtur Kosovë.
Sjellja e papërgjegjshme dhe lufta e ashpër për pushtet e klasës aktuale politike në një gjendje të rënduar në ballafaqim me pandeminë globale COVID-19, ka irrituar tejë mase qytetarët e vendit, të cilët pamëshirshëm do t’i ndëshkojnë të gjitha pa dallim në zgjedhjet e radhës kurdo që të mbahen ato.

Alternativa e re politike, shpresa e fundit për ndryshim

Nga ato që ceka më sipër dhe ato që pamë, dëgjuam dhe përjetuam ditëve të fundit, janë dëshmi e mjaftueshme për nevojën imediate të ngjizjes së një alternative të re politike, të pandikuar nga partitë aktuale, përkatësisht të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni endemik.
Thënë ndryshe, skena politike ksovare ka nevojë për një parti të re politike, e cila i dërgon në pluhurin e harresës partitë aktuale.
Lindja e një alternative të re politike do të ringjallë shpresat e qytetarëve për jetë në këto troje. Vazhdimi i “status quos” me të njejtat parti dhe lider që thyen shpresat për jetë në këtë vend, do t’i bëjë qytetarët akoma më të pa interesuar për të qëndruar në atdheun e tyre.
Nuk është koha për akuza dhe kundër akuza, as për sharje e fyerje, as per heshtje dhe stagnim, por për meditim, reflektim, vetëdijësim dhe ndërgjegjësim qytetarë, është koha per besim në zot dhe atdhe, për dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, për unifikimin e forcave progresive për çlirimin e shpirtërave të robëruar nga mashtruesit e intrigantët, demagoget dhe diktatorët e veshur nën petkun e demokracisë.
Alternativa e re për të cilën angazhohem, do të jetë një forcë e re politike e cila në asnjë rrethanë nuk do të bëhet pjesë e këtij sistemi të antivlerave.
Alternativa e re e ndryshimit politik në vend, nuk do të bashkëpunojë me asnjëren nga partitë aktuale të skenës politike, por do të angazhohet për bashkëpunim me të gjitha forcat progresive dhe elektoratin e të gjitha partive politike.
Elektorati kosovarë i shpërndarë në subjektet eksistuese janë qytetarë të ndershën të këtij vendi, janë vëllëzërit e motrat tona gjithandej Kosovës dhe në Diasporë .
Ky elektorat i shpërndarë në subjektet ekzistuese nuk duhet të përdoret edhe më tutje për llogari të partive të dështuara politike dhe për interesa meskine të liderëve partiak dhe grupeve tjera të interesit.
Të mos bëhemi mbështetës dhe as simpatizant të partive të dështuara politike. Do të jetë e pafalshme për ne, nëse i mbështesim në garën për pushtet këto parti dhe këta liderë matrapaz që kontrabanduan vullnetin tonë për 2 dekada rresht, nga njëra parti tek tjetra.

Kosovën nga “Coronavirus”-i do ta shpëtoj Zoti, nga klasa e matrapazëve politik duhet ta shpëtojmë ne vet.

Kurti: Presidenti Thaçi dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti, Hashim Thaçi po synon që Kosova të ketë një kryeministër të dobët, i cili do t’i mundësonte atij më shumë kompetenca dhe pushtet. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti tha se presidenti po bën shkelje të rënda të kushtetutës, duke pretenduar që t’i jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë.

Por, siç tha ai, ende nuk e ka në dorë letrën zyrtare të presidentit me të cilën i kërkon LDK-së që ta formojë qeverinë, pasi në momentin që ta ketë këtë shkresë zyrtare, Kurti tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë”, tha kryeministri në detyrë, duke shtruar më pas dilemën se si kishte ardhur në përfundim Thaçi se Vetëvendosje nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vet për propozimin e mandatarit, kur Vetëvendosje nuk e ka thënë një gjë të tillë.

“Letra e parë që ma dërgoi presidenti pas mocionit të mosbesimit ishte më 2 prill kurse në pasditen e 22 prillit konstatoi që ne po e refuzojmë. Kjo është arbitrare, ku shkruan në kushtetutë që 20 ditë më pas, presidenti duhet të konkludojë që është refuzuar mandatimi për kryeministër”, tha Thaçi.

Ndërkaq në lidhje me propozimin e LDK-së që Avdullah Hoti të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë, Kurti tha se presidenti dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët, të cilin do ta dirigjonte për t’i siguruar vetës më shumë pushtet dhe për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë të enjten se “çdo hap i tij është dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

Qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi në Kuvend më 25 mars. Që atëherë presidenti i Kosovës ka nisur konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re. Më 22 prill, presidenti Thaçi konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve nuk e ka shfrytëzuar rastin për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia kaloi LDK-së. rel

Latifi: Hoti do të jetë i dirigjuar nga Mustafa

Analisti politik, Blerim Latifi, ka folur rreth zgjedhjes së Avdullah Hotit kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë në “Pressing”, në T7, se LDK’ja u përcaktua për Hotin, sepse ai është njeri i afërt me kreun e partisë, Isa Mustafa.

Sipas Latifit, Hoti do të jetë i dirigjuar si kryeministër.

“Nëse e shohim traditën në Kosovë, kemi pasur kryeministra të cilët kanë fituar zgjedhjet, dhe te cilët janë emëruar. Hoti do të jetë një kryeministër i dirigjuar. Hoti është besnik i Mustafës, andaj e bëri kryeministër”, tha Latifi.

Ambasadori Heldt tregon pse Gjermania dhe Franca nuk përkrahën rrëzimin e qeverisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, në DESK të KTV-së ka thënë se të kesh një krizë institucionale në kohë pandemie “nuk është e dobishme”.

Ai e ka thënë këtë gjë teksa iu është përgjigjur pyetjeve rreth demarshit të Gjermanisë dhe Francës, dërguar LDK-së, pak para se të votohej mocioni i mosbesimit, që e rrëzoi Qeverinë.

“Pikërisht këto ishin arsyet pse ne i shprehëm shqetësimet tona, të kesh një krizë institucionale në këtë kohë mendoj nuk është e dobishme dhe nuk është gjithçka në të cilën të gjithë akterët, akterët politikë do të duhej të përqendroheshin tani”, ka thënë ai.

Ajo energji, sipas Parisit dhe Berlinit, duhet t’u kushtohet krejtësisht luftës kundër pandemisë dhe perspektivave ekonomike dhe shoqërore.

Megjithatë, ai ka thënë se përfaqësuesve diplomatikë tani iu mbetet “vetëm të ndjekin zhvillimet”.

Heldti në DESKU ka folur edhe për mënyrën e menaxhimit në Gjermani, të krizës pandemike.

“Kam përshtypjen se me kancelaren Merkel, që është një person analitik, deri tani ne në Gjermani e kemi menaxhuar mirë, sepse ka pasur një shkallë të lartë të përgjegjësisë dhe njerëzit thjesht qëndruan tok, sepse menjëherë u vetëdijesuam se pandemia e virusit korona është diçka që nuk kishim parë në historinë e fundit”, ka thënë ai.

Sipas tij, në rrafshin global, “ende ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë dimensionin e pasojave me të cilat ne do të përballemi të gjithë. Të gjithë anembanë botës”.

Kosovë: Diplomatët perëndimorë nuk mbështesin asnjë pozicion politik

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, thanë të enjten se takimet e tyre me udhëheqës politikë dhe institucional nuk nënkuptojnë mbështetje për ndonjë pozicion të caktuar.

Në një deklaratë të përbashkët, këto ambasada thanë se dëshirojnë të njoftojnë që “ne bëjmë takime me udhëheqës politikë dhe institucionalë që t’i dëgjojmë pikëpamjet e tyre dhe për të marrë informata, në mënyrë që t’i mbajmë qeveritë tona të informuara lidhur me zhvillimet. Pjesëmarrja në takime të tilla nuk sinjalizon miratim ose mbështetje për ndonjë pozicion të veçantë apo rrjedhë veprimesh. Kjo është në përputhje me praktikën normale diplomatike”, thuhet në komunikatë.

Këto komente u bënë pak orë pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se i ka njoftuar ambasadorët perëndimorë “se shumica absolute e partive politike janë në favor të formimit të qeverisë së re pa shpërbërjen e Kuvendit dhe konform këtij vullneti të shprehur dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ka kërkuar nga LDK-ja kandidatin apo kandidaten për të formuar Qeverinë e re”.

Më herët gjatë ditës Lidhja Demokratike e Kosovës Avdullah Hotin mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, pak kohë pasi mori kërkesën nga presidenti Hashim Thaçi për emrin e mandatarit të mundshëm.

Lëvizja Vetëvendosje i cilëson këto zhvillime jokushtetuese dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nëse presidenti mandaton dikë jashtë kësaj lëvizjeje, që është fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua me një mocion votëbesimi të ngritur nga Lidhja Demokratike më 25 mars. zëri i amerikës

LDK propozoi sot mandatar për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës propozoi sot Avdullah Hotin mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, pak kohë pasi mori kërkesën nga presidenti Hashim Thaçi për emrin e mandatarit të mundshëm.

Të mërkurën presidenti tha pas një takimi këshillues me partitë politike se do t’i jap mandatin kujtdo që dëshmon se ka shumicën në parlament, me gjithë kundërshtimin e lëvizjes Vetëvendosje e cila e cilëson këtë shkelje kushtetuese.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se për mandatarin do të votohet edhe në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, ndërsa shfaqi shpresën se që deri në fund të javës do të mund të formohet qeveria e re e Kosovës.

“Unë personalisht mendoj dhe i kryesisë se zoti Hoti mund ta bëj me përgjegjësinë më të madhe këtë punë, mund ta çoj një qeveri stabile përpara, mund të krijojë komunikim me të gjitha subjektet parlamentare në Kuvendin tonë dhe po ashtu mund të krijojë komunikim normal dhe pozitiv me partnerët tanë evropianë dhe partnerët tanë amerikanë, sepse duhet ta kemi përkrahjen e partnerëve tanë edhe tash në procesin e luftës kundër COVID-19 por edhe në procesin e dialogut”, tha zoti Mustafa.

Lidhja Demokratike tashmë ka arritur marrëveshje në parim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe partitë e pakicave kombëtare të përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon ndërkaq që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas pandemisë, ndërsa kryetari i saj, Albin Kurti tha të mërkurën se veprimet e presidentit rrezikojnë rendin kushtetues.

Presidenti Thaçi takoi të enjten diplomatët e pesë vendeve më të rëndëishme perëndimore të cilët i njoftoi, siç thuhet në një komunikatë, “se shumica absolute e prerive politike janë në favor të formimit të qeverisë së re pa shpërbërjen e Kuvendit dhe konform këtij vullneti të shprehur dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ka kërkuar nga LDK-ja kandidatin apo kandidaten për të formuar Qeverinë e re”.

“Pas konsultimeve me partitë politike i kam kërkuar kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa, të ofrojë kandidatin apo kandidaten për formimin e Qeverisë së re”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se “çdo hap është dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

Por, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha sot se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese pasi të ketë parë dokumentet në bazë të të cilave po veprojnë presidenti dhe partitë tjera politike që po synojnë qeveri siç tha ai, pa fituesin e kundër fituesit.

Pra ndryshuan rregullat e lojës me aktgjykim të gjykatës Kushtetuese në sistemin institucional dhe ne i pranuam ato dhe tash po thonë le të kthehemi atje në vitin 2014 që është padrejtësi e dyfishtë. Pra edhe në vitin 2014 na bëhej e padrejtë po na bëhet edhe sot e padrejtë sepse po synohet një qeveri jo vetëm pa fituesin por edhe kundër fituesit dhe një qeveri e cila për here të parë në Kosovën e pavarur nuk varej as nga Lista serbe e as nga PAN-i (akronimi i partive që përbënin qeverinë e Ramush Haradinajt) dhe me tejkalimin e kompetencave të presidentit i cili po dëshiron të formoj vullnet politik që nuk është në mandatin e tij edhe me varësi prej listës serbe edhe prej PAN-it. Pra nga pavarësia qeveritare edhe nga lista serbe edhe prej PAN-it po synohet të kalohet në një varësi të dyfishtë”, tha zoti Kurti.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës përmes Skype-it se presidenti Thaçi me veprimet e tij po luan rolin e formësuesit dhe bashkërenduesit të vullnetit politik gjë që nuk i takon.

Kjo (që tha) dje se kush i sjellë numrat (për shumciën), kjo është logjikë e papranueshme në rend të parë sepse bie ndesh me rolin e deputetit sepse pak prej tyre që ishin dje aty nuk janë fare deputet dhe kjo mënyre publike e demonstrimit të një formimi politik tregon se është presion ndaj Kuvendit dhe kjo mënyrë është e papranueshme. E dyta është se ajo çfarë shihet qartë është që presidenti i Republikës po e merr sikurse me qenë ky raundi i dytë, në fakt në çdo rast kur bie qeveria ose vdes kryeministri, atëherë procedura është (sipas nenit 95.5 të Kushtetutës), e njëjta fillon me të parin, të dytin ose dështon shkon në zgjedhje, që do të thotë prapë i pari me procedurat e para, është e njëjtë dhe nuk ka asnjë diskrecion dhe duhet të pres”, tha ai.

Zoti Hasani thotë se të gjitha palët duhet të angazhohen që të ruhen parametrat kushtetues.

Në bazë të asaj që është e drejtë kushtetuese sot që ka të bëj me formimin e organeve qendrore që është sot është ashtu siç po e them unë. Do të thotë ka shkelje të procedurave sepse po anashkalohet i pari dhe presidenti po ndërhynë në vullnet politik. Ne e kemi thënë në paragrafin diku 85 të aktgjykimit (të vitit 2014) se kush i ka dhe nuk i ka votat vërtetohet në Kuvend, ne e kemi thënë shprehimisht në aktgjykimin e 2014. Kjo është e sigurt kështu sot për sot mbi bazën e kësaj kushtetute që vlen. Unë jam i bindur që nëse lëvizja Vetëvendosje insiston siç po thonë në një teori dhe nuk e di ku e kanë gjetur, se neni 82.2 që mund të shkohet çdo herë kur ka vakancë, mosbesim të qeverisë, tërheqje apo çfarëdo qoftë që mund të shkohet në automatizëm në zgjedhje, është gabim sepse asnjëherë nuk ka ndodhur ashtu sepse çdo herë zgjedhjet janë mbajtur me konsensus, është shpërbërë parlamenti me konsensus dhe përndryshe nuk mund të mbahen zgjedhjet nacionale pa pasur konsensus që do të thotë kjo do të ndryshonte sistemin qeverisës në Kosovë sikurse të varej parlamenti nga fati i ekzekutivit. Kjo nuk shkon dhe është i njëjti ekstrem që po e bën presidenti i Republikës sa i përket emërimit, do të thotë është ekstremi tjetër, sepse po mendon se 95.5 nënkupton që të parit dërgoja vetëm një letër formalisht, po e paragjykon do të thotë është një tallje dhe vazhdo procedurat tjera. Edhe ajo është ekstrem dhe nuk shkon ashtu”, thotë ai.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë pasi që parlamenti miratoi me 25 mars një mocion të Lidhjes Demokratike te Kosovës, për rrëzimin e qeverisë pjesë e së cilës ishte. Koalicioni u përça për shkak se Lidhja Demokratike kërkoi që tarifat ndaj mallrave serbe të hiqen në tërësi sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara që tashmë kanë pezulluar programe dhe kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë.

Gjykata Kushtetuese ka fuqinë të krijojë stabilitet politik

Bekim Bislimi

Në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit, skena politike dhe institucionale është duke u përballur edhe me një ngërç politik dhe kushtetues, vlerësojnë njohesit e zhvillimeve politike në vend.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka paralajmëruar se do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re një partie, e cila është e gatshme që të bëjë shumicën parlamentare për formimin e qeverisë.

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar që me veprimet e tilla, presidenti është duke e shkelur Kushtetutën e vendit.

Analistja Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ngërçi aktual në skenën politike ka nisur që para mocionit të mosbesimit, i cila e rrëzoi qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Sipas saj, në vazhdim, veprimet e institucioneve dhe partive politike kanë çuar drejtë krizës politike, e cila mund të thellohet edhe më tej.

“Marrë parasysh që nuk kemi pasur në situatë të ngjashme në të kaluarën dhe meqë jemi shtet i ri dhe jemi duke e testuar qoftë demokracinë tonë, qoftë Kushtetutën e vendit, është më se e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e vet dhe që të mund t’i nxjerrë palët nga ky diskurs politik, duke tentuar që të krijojë një stabilitet politik në këtë situatë, që nuk është aspak stabël. Në këtë mënyrë të evitojë thellimin e mëtejshëm të krizës politike, si dhe të evitojë një krizë e cila mund të prekë gjithë shoqërinë”, tha Krasniqi.

Sipas saj, e gjithë kjo krizë politike ka të bëjë me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili edhe më herët është konsideruar që duhet të jetë prioritet i cilësdo qeveri që do të udhëheqte vendin.

Pikërisht ky proces, siç thotë ajo, ka ndikuar edhe në jetëgjatësinë e qeverisë aktuale, e cila tashmë është në detyrë, por edhe të partive politike.

Sfidë e tanishme për partitë politike dhe institucionet, siç thotë ajo, do të jenë veprimet të clat do t’i ndërmarrin e që nuk duhet të rrezikojnë të shkelin Kushtetutën dhe të cenojnë demokracinë e institucioneve dhe kushtetutshmërinë e funksionimit të shtetit.

Analisti Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që tashmë me emërimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si kandidat për kryeministër të ri, me pretendimin se mund të krijojë shumicën për formimin e qeverisë së re, bllokada kushtetuese shumë shpejt mund të marrë një rrugë.

“Tashmë ekziston një veprim dhe kur kemi një veprim hapet rruga për ta dërguar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar nëse veprimi i presidentit është ose jo në përputhje me Kushtetutën, pas nëj kërkese që potencialisht mund ta dorëzojë Vetëvendosja”.

“Me nxjerrjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, atëherë gjithçka bëhet e qartë dhe ose njihet si kushtetues veprimi i presidentit dhe zgjedhja e qeverisë nga ana e LDK-së, nëse zgjidhet, ose kthimi në pikën zero, ku konsiderohet që presidenti e ka shkelur kushetutën me dekretimine dikujt nga LDK për kryeministër”, tha Demhasaj.

Ai shtoi se megjithatë, veprimet e partive politike në ditët në vijim, mund të krijojnë situata, të cilat mund të ndikojnë edhe në çështjen e menaxhmit të përballjes me pandeminë e koronavirusit.

“Situata është kjo: në rast se zgjidhet qeveria e Hotit në kuvend, por qeveria e Kurtit refuzon që ta lirojë vendin në qeveri për shkak se konsideron që nuk janë zgjedhur në mënyrë kushtetuese, atëherë mund të hyjmë në një situatë të një bllokade që mund të ketë pasoja edhe te kjo çështja e menaxhimit të pandemisë së COVID-19.”

“Ne po po e shohim se sa shumë ka nevojë për stimulim financiar sektori privat, sektori publik dhe sektore tjera, kështu që mund të ketë pasoja shumë të rënda edhe te çështja e menaxhimit të pandemisë”, u shpreh Demhasaj.

Thellimi i mëtejmë i krizës politike dhe kushtetuese, siç thotë analistja Krasniqi, do të vështirësonte edhe më shumë qasjen ndaj sfidave edhe më të mëdha që e presin vendin, pas tejkalimit të pandemisë së koronavisrusit.

“Të gjitha institucionet duhet të jenë të fokusuar edhe në aspektin ekonomik, sepse shumë shpejt do të jetë e nevojshme që të ketë nevojë edhe për ndërhyrje ekonomike, për të mos pësuar kolaps ashtu siç po paralajmërohet në gjithë botën. Prandaj kriza politike duhet të lihet me një anë për të parë interesin e qytetarëve. Por, pë fat të keq, nuk jemi duke e parë këtë gjë. Jemi duke parë që spektri politik ka vënë në fokus dhe në rol parësor interesat e ngushta politike, të cilat patjetër që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”, u shpreh Krasniqi.

Krijmi i jostabilitetit shoqëror, si rezultat i përplasjeve politike, siç thanë njohësit e zhvillimeve politike, mund të krijojë situata të rrezikshme për stabilitetin e vendit, në kohën kur po përballet me pandeminë, e cila ka pëfshirë gjithë botën.

Mustafa: Ishte vullnet i të gjithëve që Avdullah Hoti të jetë kandidat

Kreu i LDK’së Isa Mustafa e ka konfirmuar se Avdullah Hoti është emri që kanë zgjedhur për të nomimuar për kryeministër.

Mustafa tha para mediave se partia e tij kishin kërkuar që ai të jetë kandidat.

“Ishte kërkesë e gati të gjithë anëtarvë që unë të marr këtë përgjegjësi, sepse ata konsideronin si vullnet dhe përgjegjësi të tyre, unë e arsyetova para krysesisë që nuk jam në gjendje të marrë këtë përgjegjësi”, tha kreu i LDK’së.

Ai tha se janë diskutuar disa emra, por në fund është vendosur për Avdullah Hotin.

“Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Lutfi Hazirin, Kujtim Shalën, ka pas edhe emra të tjera, me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që z.Hoti të propozohet nga kryesia e LDK’së, për kryeministër”, ka deklaruar ai./GazetaExpress/

Hiqen rrethojat e objektit të Qeverisë

Disa punëtorë kanë larguar rrethojat e hekurit të vendosura te objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Këto rrethoja po largohen vetëm pak ditë pasi pritet të behët ndërrimi i qeverisë, ku në krye të ekzekutivit pritet të vijë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nuk dihet ende se kush e ka marrë këtë vendim, dhe a është i çastit apo i diskutuar më herët.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo ai nuk është përgjigjur përmes telefonit.

VJOSA OSMANI: Si sot 7 vite më parë, Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic

Si sot 7 vite më parë, Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të vendit.
Sot, 7 vite pas, po i njëjti tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.
#JoNëEmrinTim

REAGIM I POETIT ATDHE GECI: Marrveshjemëdhenjtë e korrupsionit do ta copëtojnë sërish Kosovën

Populli ynë s´ jeton pa poshtëruesit e vet. Sot një copë e historisë së fituar me gjak e sakrifica para të gjithë neve u shemb, nga aktorët e vjetër të dramës së Kosovës. Marrveshjemëdhenjtë e korrupcionit do ta copëtojnë sërish Kosovën, njëjtë si Çakorrin. Mbi fytyrën e shenjtë të tokës së gjelbër dardane, sërish trazira, sërish gjak dhe sërish marrëveshje.
Atdhe Geci – Dortmund, 22.04. 2020

Pas veprimit të Thaçit për qeveri të re, Kurti paralajmëron konferencë në orën 20:30

Pas zhvillimeve të fundit ku presidenti Hashim Thaçi thirri partitë politike për konsultime dhe u arrit marrëveshje për krijimin e qeverisë së re pa zgjedhje, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar një konferencë për medie.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit në një komunikatë për medie.

Kjo është komunikata e plotë:

Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 22.04.2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të mbajë konferencë për medie.

VENDI: Oborri i Qeverisë

KOHA: 20:30

Haxhi Avdyli: Ja kushtet e AAK për qeveri – asnjë fjalë për taksën 100%

Deputeti i LDK’së, Haxhii Avdyli, ka postuar në faqen e tij në Facebook kushtet e AAK’së për lidhjen e një koalicioni me LDK’në për të krijuar qeverinë.

Avdyli ka zgjedhur tri pika që atij i duken interesante për lidhjen e këtij koalicioni. Njëra ndër to është ndërtimi i autostradës së Dukagjinit, asaj të Anamoravës dhe përfundimi i magjistralës Prishtinë-Pejë.

Ky është postimi plotë i Avdylit:

Prioritetet e AAK-se për qeverisjen me LDK-ne :

– asnjë fjalë për taksën 100%, e reciprocitetin.

– 3 autostrada, mundësisht kah livadhet e veta.

– Riperseritja e premtimit per korrigjim te demarkacionit qe e votuan vetë.

Asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar e cila si duket sështë diskutuar fare.

Asnjë fjalë per luftimin e pandemisë e shëndetësinë.

Asnjë fjalë per krizën ekonomike ,as për punesim, e zhvillim ekonomik. E ne fund do sllogane bajate.

LDK i kërkon Mustafës ta pranojë postin e kryeministrit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Isa Mustafa, kryetar i kësaj partie që të jetë i mandatuari për kryeministër, tash që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka kaluar të drejtën për propozimin e qeverisë cilësdo prej partive që arrin t’i sigurojë 61 vota, shkruan Gazeta Express

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka deklaruar sot për Gazetën Express se partisë së tij do të i bënte nder në rast se Isa Mustafa pranon që të jetë i mandatuari për kryeministër.

“Nëse pranon kryeministri dy Isa Mustafa na kish bë nder”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka deklaruar për Gazetën se edhe në rast se kreu i LDK’së nuk pranon që ai të jetë i nominuari, atëherë për emrin do të vendosë vet.

“ Edhe nëse ai nuk pranon mund të kandidojë çdo kënd nga radhët e LDK’së”, ka deklaruar Haziri për Express.

Mustafa pas takimit me partitë politike dhe presidentin e vendit ka bërë të ditur se nesër do të mbledhin kryesinë e partisë për të vendosur për mandatarin.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot me partitë politike të cilët i ka pyetur se a janë për zgjedhje të reja, apo për formim të qeverisë.

Pasi që vetëm Vetëvendosje ishte kundër, Thaçi tha se cilado parti që i ka votat që duhen për në Kuvend, mund të bëjë propozimin për mandatarin.

Express ka marrë vesh se seanca për votimin e qeverisë së re mund të thirret të premten, ose më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Sot gjatë ditës, Mustafa ka mbajtur takime edhe me liderët e partive me të cilët po synon të bëjë krijimin e koalicionit.

Thaçi: Qeverinë e re e mbështesin 91 deputetë

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, thotë se ka marë pëlqimin e shumicës që të formohet një Qeveri e re.

Thaçi përlqimin e partive e ka konvertuar në numrin e deputetëve, duke thënë se nga partitë që përfaqësojnë 120 deputetë, përfaqësuesit e 91 prej tyre kanë qenë kundër shpalljes së zgjedhjeve dhe pro një Qeverie të re.

“Sapo përfundova takimin me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nga 120 deputetë, përfaqësuesit e 91 prej tyre u shprehën për krijimin e një Qeverie të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Unë do ta respektoj vullnetin e tyre, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka shkruar Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i vendit e ka paralajmëruar Qeverinë e re në ditët e ardhshme dhe ka vendosur që të mos shpërndahet Kuvendi.

“Në ditët e ardhshme, Kosova do të ketë Qeveri të re dhe nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit dhe as zgjedhje të reja. Kosova ka aftësi dhe maturi që edhe përkundër kësaj pandemie të formojë Qeveri të re dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Lekaj: Ja pse edhe AAK është për heqjen e menjëhershme të recprocitetit

Heqja e reciprocitetit do të jetë një nga vendimet e para për të cilat ka paralajmëruar se do t’i marrë LDK-ja në rast se i jepet e drejta për ta krijuar qeverinë. Me këtë qëndrim të partisë së Isa Mustafës, po pajtohet edhe AAK-ja që sipas të gjitha gjasave do të jetë partneri kryesor i Lidhjes Demokratike në koalicion, shkruan Gazeta Express.

Qeveria në detyrë e Kosovës në vazhdimësi është duke marrë thirrje për heqje të masës së reciprocitetit me Serbinë, në mënyrë që të krijohen kushtet që Prishtina e Beogradi të ulen në tavolinë të bisedimeve pas gati më shumë se dy vitesh prej kur dialogu po qëndron pezull.

Megjithatë, Qeveria në dorëheqje, që ka marrë vendimin për reciprocitetin dhe atë për heqje të taksës, ka deklaruar se një masë e tillë do të vazhdojë që të mbetet në fuqi.

Ndryshe, nga kreu i Qeverisë në detyrë po deklarohet LDK-ja, që me shumë gjasë do ta formojë qeverinë e ardhshme.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, ka deklaruar se vendimi i parë që do të merrte qeveria e krijuar nga LDK-ja do të ishte heqja e reciprocitetit. Shefi i Lidhjes Demokratike tha se kjo masë do të vazhdohej me reciprocitet të plotë tregtar, ekonomik e politik në rast se Beogradi nuk i heq pengesat ndaj Kosovës.

Por, a pajtohen me këtë qëndrim të LDK-së edhe ata që me gjasë do të jenë partnerët e ardhshëm të kësaj partie në qeverisje.

Gazeta Express sot gjatë ditës ka kontaktuar deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, me të cilin ka diskutuar për qëndrimin e Aleancës lidhur me paralajmërimin për heqje të reciprocitetit.

Lekaj i ka thënë Gazetës se Albin Kurti, kreu i Qeverisë në detyrë, është ai që ka bërë një gabim duke larguar taksën dhe duke luajtur me fjalë për reciprocitetin.

“Aleanca qëndrimin për taksën e ka pasur shumë të qartë duke e përdorur atë si instrument për fuqizim ekonomik dhe politikë. Shumë kanë thënë se KM Haradinaj do ta pezullon taksën pas pak javësh, por ai e mbajti deri kur dha dorëheqje. Tani KM Kurti, bëri gabim fundamental duke e larguar taksën dhe duke luajtur me fjalë për reciprocitetin”, thotë ai.

Lekaj i ka thënë Expressit se qytetarët e Kosovës nuk duhet që të drejtojnë gishtin ka Aleanca për këtë çështje, sepse vendimet e gabuara për këtë temë sipas tij i ka marrë Kurti.

“Populli i Kosovës nuk duhet ta drejtojë gishtin kah Aleanca për këtë temë, pasi që Kurti pa asnjë nevojë e mori hapin e gabuar rreth taksës dhe reciprocitetit. Kjo duke e bërë të mjegullt se çka është reciprociteti. Vendimi për taksën mbante edhe reciprocitetin. Për AAK-në taksa nuk ish-larguar kurrë”, ka deklaruar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka marrë pëlqimin e Këshillit të partisë për një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, tha sot se janë duke pritur thirrjen e presidentit Hashim Thaçi, për të diskutuar lidhur me emrin për mandatarin. /GazetaExpress/

Edhe Mustafë: LDK do qeveri të re, nuk do zgjedhje të reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është për krijim të institucioneve të reja pa shkuar fare në zgjedhje të reja.

Në takim me presidentin e vendit, Mustafa ka thënë se partia e tij është e gatshme që të merr përgjegjësitë për krijimin e shumicës në Kuvendin e Republikës së Kosovës nëse i ofrohet një mundësi e tillë.

Ai ka thënë se edhe situate aktuale në të cilën gjendet Kosova, pra përballja me pandeimnë COVID-19, pamundëson shkuarjen në zgjedhje të reja dhe shfaq nevojën për krijimin e institucioneve të reja që mund të punojnë në kapacitet të plotë.

“Unë dhe në emër të LDK’së vlerësojmë që në këto momente nuk duhet të shkojmë në zgjedhje dhe se duhet të bëjmë përpjekje që të themelojmë një qeveri që ka mandate nga Kuvendi dhe që mund të qeverisë vendin në mënyrë normale”. Në besojmë se Qeveria në detyrë nuk i përgjigjet kërkesave në tërësi që shtrohen para saj, sepse Kuvendi ka shprehur mosbesim ndaj kësaj qeverie me 82 vota me mocion mosbesimi.Vendit i nevojitet një qeveri që mund të punojë në kapacitetet të plota. Momenti i tanishëm që po ballafaqohet Kosova nuk mundëson që ne të organizojmë zgjedhje normale dhe të rregullta dhe kjo është një factor shtesë që ne të bëjmë përpjekje të bëjmë një qeveri që siguron një shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe këtë ta bëjmë sa më shpejtë.Si LDK jemi të gatshëm që të ndërrmarim iniciativën që të sigurojmë shumicën, nëse na ofrohet kjo përgjegjësi dhe mendoj që këtë duhet të bëjmë bashkarisht”, ka thënë Mustafa./Express/

Edhe Vesel: PDK do qeveri të re, nuk do zgjedhje të reja

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka deklaruar sot në takimin me presidentin dhe kryetarët e partive politike se momentalisht nuk janë që të shkohet në zgjedhje të reja, shkaku i pandemisë, raporton Gazeta Express.

Veseli ka deklaruar se në këtë kohë liderët do të duhej të ishin duke diskutuar për krizën shkaku i pandemisë.

“Koha që po kalojmë ndoshta edhe këtë takim do ta bënte më kuptim plotë nëse do të ishte një preokupim mbi pandeminë, apo edhe pakon për t’i dalë në ndihmë kërkesave të qytetarëve. Sidoqoftë situata e krizës është një situatë e pazakontë që është shkaktuar nga vetë ata që do të duhej të qeverisnin, përveç kësaj një acarim të jashtëzakonshëm politik me qëllim të qartë protagonismin me qëllim përfitimin elektoral.

Qeveria që është në largim me vetë hapat që ka ndërmarrë e ka blloku Kosovën dhe vetveten dhe ka dëmtuar gjitha masat nëse shohim që i ka marrë ose kanë shkelje ligjore ose shkelje të Kushtetutës.

Pjesa e situatës në veri është aspekti më i rëndë, kemi lejim të institucioneve që vendos gjendje formale juridike në Kosovë. Të gjithë e dimë që ka pasur struktura paralele po s’ka askush të drejtë t’i frikësojë qytetarët e Kosovës që e legjitimon vendimin e Vuciqit”, ka thënë ai, duke shtuar se PDK’ja është e gatshme t’i dalë zot cdo qytetari.

“Ne jemi të gatshëm çdo qytetari t’i dalim zot, të marrim përgjegjësi për çdo qytetar, kjo është një situatë në të cilën jemi që është më e rëndë se kjo për të cilën po flasim.

Edhe nëse dojmë zgjedhje, nuk po mund të shkojmë shkaku i pandemisë, edhe nëse dojmë me la këtë qeveri nuk mundemi. Për faktin se duke mos qenë gjendje e jashtëzakonshme marrin vendime jo kushtetutese”, tha ai.

Veseli ka kërkuar nga presidenti që të merr vendim duke u bazuar në Kushtetutë.

“Ju president e keni mandatin kushtetues, deri në sekondën kur e mbani mandatin, nuk është çështje e vullnetit politik po vendim i juaj që të jeni gardian i kushtetutës dhe ti jepni zgjedhje kësaj çështje.

Ne do të presim që kur të krijohen kushtet dhe rrethanat që të kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar ai.

Edhe Haradinaj: AAK do qeveri të re, nuk do zgjedhje të reja

Në takimin e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë që partia e tij është kundër shpalljes së zgjedhjeve dhe se përkrah idenë e formimit të një qeverie të re të votuar nga parlamenti ekzistues.

Thaci po mban konsultim me përfaqësuesit e partive politike në vend. Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk dëshiron që të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet.

“Nuk jemi për shpërbërjen e parlamentit. Kemi mbajtur zgjedhje që janë pranuar nga të gjithë. Ky parlament është legjitim. Ky parlament e ka obligim me ia kthy vendit një Qeveri me mandat të plotë”, ka thënë Haradinaj.

“Ne përkrahim krijimin e një Qeverie në kuadër të këtij parlamenti dhe përkrahim angazhimin e të gjithëve për situatën e krijuar”, është shprehur kreu i AAK’së.

Rakiqi: Lista Srpska do qeveri të re, nuk do zgjedhje të reja

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se partia e tij nuk përkrah shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë.

Në takimin me presidentin Hashim Thaçi, Rakiq ka thënë se në këtë situatë që gjendet Kosova, pra në kohën kur po përballet me pandeminë COVID-19 mbështesin krijimin e një qeverie të re në legjislaturën aktuale.

Kundër zgjedhjeve të reja janë shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK dhe Partia Demokratike e Kosovës, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar që të shkohet në zgjedhje të reja./Express/

Albulena Haxhiu: Ky takim i Thaçit me partitë është antikushtetues

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po zhvillon një takim konsultativ me partitë parlamentare lidhur me mundësinë e krijimit të qeverisë së re apo shkuarjes në zgjedhje.

Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në takim nga VV’ja në vend të kryetarit të partisë, Albin Kurti.

Haxhiu ka thënë se pjesëmarrja e kryetarit Kurti takim në rrethana normale është jo serioz sepse ftesa nga Presidenti Thaçi për partinë e saj ka ardhur 1 orë e gjysmë para takimit.

“Në rrethana normale është jo serioze që të merr pjesë në këtë takim, pasi që vetëm 1 orë e gjysmë përpara jemi ftuar. Me këtë urgjencë ne do të tduhej të vepronim në drejtim të luftimit të pandemisë. Por sic po duket nuk jeni të interesuar pasi që nuk ishit present në takimin që kryeministri në detyrë Kurti ju ka ftuar, sic duket jeni bërë bashkë për të dalë kundër Vetëvndosjes”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se thirrja e këtij takimi nga Presidenti Thaçi është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ky takim sot në këtë format është në shpërputhje me kushtetutën e Kosovës dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese sepse Presidenti mund të konsultohet vetëm me partinë që ka fituar shumicën në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja në detyrë i ka kërkuar Presidentit që të respektojë kushtetutën

“Ju ftoj që t’a respektoni Kushtetutën e Kosovës. Ju nuk keni të drejtë dhe as autorizim kushtetues, ju nuk e keni në mandate të përcaktoni se si e cfarë duhet të jetë kushtetuta Respektoni përgjegjësitë tuaja kushtetuese dhe të kryeni detyrat tuaja vetëm President, roli juaj në politikë nuk është aktiv. Ju këshilloj dhe kërkoj që të respektoni Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të mos ftoni këso takim që janë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ajo./GazetaExpress/

Thaçi i shkruan Kurtit se do t’i fillojë bisedimet me partitë tjera për formimin e qeverisë

Zijadin Gashi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre e ka njoftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pas mungesës së përgjigjes në lidhje me caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, në bazë të autorizimeve kushtetuese, presidenti do t’i fillojë bisedimet me liderët e partive tjera politike.

“Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për ta formuar qeverinë, në pajtim me Vendimin e KQZ-së për certifikim të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

Letra e presidentit Thaçi, 22.04.2020

Letra e presidentit Thaçi, 22.04.2020

Ai e ka informuar Kurtin se do të veprojë në bazë të kompetencave që i garantohen me Kushtetutë dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

“Më duhet t’ju rikujtoj që në pajtim me mandatin kushtetues është përgjegjësi e imja që ta ruaj stabilitetin e vendit dhe ta garantoj funksionimin demokratik të institucioneve”, ka shkruar Thaçi.

Kështu, sipas tij, “në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14 do të bëj konsultim të përbashkët me të gjithë liderët e subjekteve politike parlamentare për hapat e mëtejmë”.

Këtë vendim, Thaçi ka shkruar se e ka marrë pasi që Kurti dhe Vetëvendosje nuk i janë përgjigjur atij pavarësisht tri thirrjeve të bëra më 2, 10 dhe 25 prill.

Thirrjeve të presidentit Thaçi për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u është përgjigjur me letra që sipas tij, e argumentonin se nuk mund të ketë qeveri të re.

Sipas Kurtit dhe Vetëvendosjes, qeveria aktuale në detyrë duhet ta vazhdojë punën deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit dhe më pastaj vendi të shkojë në zgjedhje. Ndërkaq, duke komentuar opsionin e formimit të qeverisë pa partinë fituese, në këtë rast pa Vetëvendosjen, Kurti kishte deklaruar se në një rast të tillë, ai do ta procedojë lëndën për aktgjykim në Gjykatën Kushtetuese, duke besuar se presidenti nuk e ka të drejtën që t’ia marrë mandatin partisë fituese.

Në ditën kur Thaçi paralajmëroi kalimin e mandatit për formimin e qeverisë te një subjekt tjetër, duke mos e pritur më tutje Vetëvendosjen, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë filluar takimet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës. Liderët e të dy partive, Isa Mustafa (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK) kanë zhvilluar një takim në të cilin, sipas informacioneve që u dhanë më pas, është diskutuar vetëm për lidhjen e koalicionit, por jo edhe për ndarjen e pozitave.

Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha gjatë një konference për gazetarë se takimi kishte si qëllim trajtimin e çështjes së koalicionit. Por, ai tha se fillimisht pritet vendimi i presidentit Hashim Thaçi në lidhje me mandatin kushtetues që duhet t’ia ofrojë eventualisht, LDK-së për formimin e qeverisë.

Takimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafa me AAK-në ishte i pari në vazhdën e krijimit eventual të një koalicioni qeverisës. Takime të ngjashme priten edhe me Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe si dhe komunitetet tjera joshumicë, pasi që për formimin e qeverisë, Mustafës do t’i nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend.

LDK dhe AAK nisin bisedimet për koalicion qeverisës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë filluar takimet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës në Kosovë.

Liderët e të dy partive, Isa Mustafa i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-ë kanë zhvilluar një takim në të cilin, sipas informacioneve që u dhanë më pas, është diskutuar vetëm për lidhjen e koalicionit, por jo edhe për ndarjen e pozitave.

Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha gjatë një konference për gazetarë se takimi kishte si qëllim trajtimin e çështjes së koalicionit. Por, ai tha se fillimisht pritet vendimi i presidentit Hashim Thaçi në lidhje me mandatin kushtetues që duhet t’ia ofrojë eventualisht, LDK-së për formimin e qeverisë.

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se këtë javë do të ndërmerr veprime konkrete për formimin e qeverisë së re. Këto veprime, Thaçi pritet t’i ndërmerr si rezultat i votimit në Kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës më 25 mars.

Thaçi i ka kërkuar disa herë partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje që ta caktojë mandatarin për formimin e qeverisë, por Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti ende nuk e kanë nominuar mandatarin.

Nisur nga ky mosveprim i Vetëvendosjes, partia e dytë në zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që ta formojë qeverinë pa Vetëvendosjen. Pjesë e qeverisë që do të drejtohej nga LDK-ja, nuk do të jetë as Partia Demokratike e Kosovës. Kështu të paktën ka deklaruar lideri i saj, Kadri Veseli.

Takimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafa me AAK-në ishte i pari në vazhdën e krijimit eventual të një koalicioni qeverisës. Takime të ngjashme priten edhe me Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe si dhe komunitetet tjera joshumicë, pasi që për formimin e qeverisë, Mustafës do t’i nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend. rel

Masa të veçanta për shtatzënat e prekura me koronavirus në Kosovë

Ariana Kasapolli – Selani

Tri gra shtatzëna në Kosovë janë të diagnostikuara me koronavirus.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Jakup Ismaili, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja e tyre shëndetësore aktualisht është e mirë dhe se klinika që ai drejton, ka ndërmarrë disa hapa për frenimin e përhapjes së pandemisë.

“Para disa ditësh, kemi marrë në klinikë një kamerë laserike, që e mat temperaturën në mënyrë automatike. Çdo paciente që e ka temperaturën mbi 38 gradë, na alarmon dhe menjëherë e identifikojmë. Gjithashtu kemi termometra laserikë dhe çdo pacienteje në ambulanca të pranimit i matet temperatura”.

Si masë për parandalimin e sëmundjes COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi, Ismaili tha se pacientëve u merret edhe një historik i shkurtër.

“Për çdo paciente e plotësojmë një anketë epidemiologjike para pranimit. I pyesim nëse vijnë nga ndonjë zonë endemike me të infektuar, a kanë pasur kontakt me të prekur me koronavirus dhe më pas konsultohemi me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, si dhe me Klinikën Infektive”, tha Ismaili.

Për gratë shtatzëna që dyshohet se kanë koronavirus dhe për ato që diagnostikohen është bërë një repart i veçantë brenda Klinikës Gjinekologjike.

“Për pacientet që janë me COVID-19 kemi ndarë një repart të veçantë. Aty kryhet lindja nga ekipet e mjekëve që caktohen. Por, ajo me çka po përballemi tani, është se shumë nga gratë shtatzëna po kërkojnë të bëjnë teste, jo për shkak të simptomave që i kanë, por nga paniku”, tha Ismaili.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, mikrobiologu Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, tha se nuk ka të dhëna të sakta që tregojnë nëse gratë shtatëzëna janë më të rrezikuara nga koronavirusi, sesa pjesa tjetër e popullsisë.

“Për shkak të ndryshimeve në trupin e tyre dhe sistemin imunitar, shtatzënat mund të preken nga disa infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj, është e rëndësishme që ato të marrin masa paraprake mbrojtëse dhe të raportojnë për çfarëdo simptome apo shenje të sëmundjes që iu shfaqet gjatë shtatzanisë”.

Raka përmendi edhe një hulumtim të bërë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, i cili, sipas tij, ka treguar se shtatzënat e infektuara me koronavirus, kanë pasur pasqyrë të njëjtë me gratë tjera që nuk kanë qenë shtatzënë.

“[Prej tyre], 86% kishin sëmundje të lehtë, 9% kishin sëmundje të rëndë dhe 5% zhvilluan sëmundje kritike”, tha Raka.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna, në kohën e pandemisë së koronavirusit, duke u kërkuar atyre t’i lajnë duart shpesh, të shmangin prekjen e syve, hundës dhe gojës, si dhe të mbajnë distancën fizike.

Shtatzënia dhe gjidhënia për gratë e prekura me COVID-19
Fotogaleri

Shtatzënia dhe gjidhënia për gratë e prekura me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna në kohën e pandemisë së koronavirusit. Kjo organizatë po ashtu tregon se si duhet të veprojnë gratë e prekura nga sëmundja COVID-19, të cilat ushqejnë me gji fëmijët e tyre.

Në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë, gjatë muajit mars kur edhe janë shënuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, kanë lindur 709 foshnje, ndërsa gjatë prillit, mesatarja në ditë ka qenë deri në 30 lindje.

Të martën, në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka vdekur një grua shtatzënë, e prekur me koronavirus.

Kadri Veseli: PDK s’bën koalicion me LVV as LDK

Kryetari i PDK, Kadri Veseli ka hedhur poshtë çdo mundësi që partia e tij që është dhe më e madhja opozitare të bëjë koalicion me LVV apo LDK.

Sipas tij në PDK kanë ardhur njerëz nga këto parti për tëdiskutuar për koalicion por Veseli hedh poshtë çdo mundësi që ai të jetë në qeveri me një nga këto 2 parti.

Pasi LDK ra dakord për një koalicion me AAK- Nisma Socialdemokrate u aludua se LVV e Albin Kurtit mund të kishte një koalicion me PDK por Veseli hedh poshtë çdo mundësi.

“Nuk kanë nevojë me e mashtru opinionin për izolim e të më çojnë mu njerëz me ba Qeveri të përbashkët. Me asnjërin s’kam me pasë qeveri. As këta që shkuan, nuk kanë shanse. As këta që vijnë, nuk kanë me pasë shancë me këtë mentalitet, partneritet në qeverisje të përbashkët. As këta që po kalojnë nuk kanë nevoje me dergu njerëz me u marrë vesh me shiqu qysh me e ba qeverinë. Ju kam tregu si syni. Po edhe këta që po hyjnë tash s’kanë të nevojë të flasin PDK me qenë pjesë e tyre. PDK nuk do të jetë me asnjë palë”, ka thënë Veseli në një intervistë për Reporteri.Net .

Tryeza e vonuar e Albin Kurtit! – Nga Florim Zeqa

 

Sikurse lindja e parë qe ndodhi me vështirësi të mëdha ashtu e rrita dhe zhvillimi i Qeverisë Kurti kapërcyen nëpër veshtirësi të mëdha.
Jetëgjatësia e kësaj lindje të parë të foshnjes (qeverisë) ndodhi për shkakun e mos kujdesit të duhur të Albin Kurtit ndaj foshnjes (qeverisë) dhe faktorëve të jashtëm atmosferik (politik) që ndikuan në vdekjen e parakohshme e të sapolindures ‘Qeveri Kurti’.

Nga rënja në ngjizje të re

E imagjinoj dhimbjen e madhe të Kurtit për humbjen e foshnjes (qeverisë), por në asnjë rrethane nuk guxon ta humbas arsyen e të menduarit dhe logjikën e shëndoshë të veprimeve politike.
Pikërisht në rrethana të vështira dëshmohet dhe sprovohet madhështia e njerëzve të mëdhenjë, me menaxhimin e dhimbjes dhe trazimit të brendshëm shpirtëror.
Pavarësisht faktit se shkaktarët e vdekjes (rënjes) së foshnjes (qeverisë) janë brenda shtëpisë (shtetit), nuk duhet t’i vihet flaka shtëpisë, përkundrazi duhet mbledhë forcë në tejkalimin e dhimbjes derisa të krijohen kushtet optimale për një ngjizje të re.
Që ngjizja e ardhshme të jet e shëndoshë dhe suksesshme, nevojitet dashuri e sinqertë dhe kujdes në lëvizje dhe veprime…
Për të mos ardhur deri tek deshtimi i dytë, Albin Kurti duhet të bëjë kujdesin maksimal në mos përseritjen e gabimeve në ngjizje, lindje dhe rritje të foshnjes (qeverisë) së dytë.
Për lindjen, rritën dhe zhvillimin e foshnjes (qeverisë) së radhës, kujdesi fillon nga zgjedhja e partnerit, respektimi i të drejtave dhe obligimeve të barabarta ndaj frutit të përbashket (marrëveshjes qeverisëse).

Tryezë e vonuar dhe e pavlerë

Sikurse tryeza e organizuar dje nga Albin Kurti, të ishte mbajtur në fillim të përhapjes së “Covid-19”-it në Kosovë, me siguri situatën do ta kishim më ndryshe,…foshnja (qeveria) do të ishte duke u rritur në djepin e saj dhe se edhe pak ditë do t’i kremtonim të gjithë së bashku 100 ditorin e lindjes së saj.
Tryeza e vonuar e organizuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti në të cilën kishte thirrur liderët e të gjitha partitë politike, për të diskutuar lidhur me situatën rreth pandemisë “COVID-19”, përveqse e vonuar, na doli të jetë edhe pa vlerë.
Nxitimi i Albin Kurtit në marrjen e vendimeve dhe anashkalimi i spektrit politik me rastin e aplikimit të masave për parandalimin e pandemisë, i është kthyer në bumerang të madh.

Loja e dyfishtë e LDK-së

Në anën tjetër, ish partneri qeverisës i Albin Kurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke i shfrytëzuar maksimalisht lëshimet e kryeminstrit, qoftë me prezencën e ministratrave të saj në qeveri, ashtu edhe me kundërshtimin e çdo veprimi qeveritarë, siq ishte aplikimi i ngurtë i masave të jashtëzakonshme për lëvizjen e qytetarëve e deri tek ai i pranimit të testeve për “Covid-19” nga Serbia.
LDK-ja, me mbajtjen e ministrave në qeverinë e dorëhequr, veprimet e të cilës i kundërshton vazhdimisht edhe atëherë kur nuk janë për t’u kundërshtuar, duke i mbajtur duart e zgjatura në dy qeveri; në atë të Kurtit dhe atë të “Thaçit” në ardhje është duke e bërë lojën e dyfisht dhe të pasinqertë.
Pavarësisht kompozimit të qeverisë dhe kryeministrit në ardhje, ajo do të jetë një qeveri e kontrolluar nga presidenti Thaçi, me një kryeminstër kukull që zbaton urdhëra nga lartë.

Thirrjet për trazira, ogur i zi për Kosovën

Deklarata e Kurtit “se në rast se në Kosovë krijohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje, atëherë mund të ketë protesta masive në vend”, janë paralajmërim i keq dhe oguzi për Kosovën
Tendencat për mbajtjen me forcë të pushtetit, gjegjësisht përmes shkaktimit të trazirave në vend, paraqesin rrezik të madh për shtetin e Kosovës.
E tillë ishte edhe thirrja disa ditëve më parë e kryetarit të Mitrovicës (anëtar i LVV-së); “Presidenti t’i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje”, e cila kishte provokuar reagime të spektrit të gjërë politik dhe mediatik, pakënaqësi dhe shqetësim të shoqërisë civile në vendin tonë.
LVV-ja nëse e mendon ngritjen e saj politike, atëherë duhet të shkëputet përfundimisht nga e kaluara e saj, përkatësisht nga praktikat e veprimeve të dhunshme.
Pavarësisht mënyrës komplotiste të shkarkimit të qeverisë, Albin Kurti duhet ta merrë me qetësi largimin nga pushteti. Duke nxjerrë mësimet e duhura nga kjo rënje, ngritjen duhet ta bëjë në mënyrë demokratike dhe civilizuese siq e bëjnë të gjithë liderët partiak në vendet e zhvilluara.
Jo vetëm LVV-ja, por të gjitha partitë politike duhet t’i ulin armët e vëllavrasjes, të ndërprejnë gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes nacionale.

Të pranohet realiteti dhe rregullat e lojës parlamentare

Të gjithë liderët e partive politike duhet ta kuptojnë një gjë, se betejat politike në shekullin 21 nuk fitohen me forcën e muskujve dhe as kërcënimin e armëve, por me forcën e argumenteve, me dije e mençuri, me tolerancë e bashkëpunim, me respekt e mirëkuptim, me humanizëm dhe dashuri njerëzore.
Deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, është edhe një fakt tjetër, se kuvendi deri në (vet) shpërbërje e ka legjitimitetin e qytetarëve, pavarësisht rikompzimit të grupeve parlamentare në Kuvend.
Për fatin e keq të Kosovës dhe qytetarëve, të gjitha partitë janë bërë të njëjta, sikurse janë bërë përafërsisht të njëjtë të gjithë liderët partiak, të kthyer në sundimtar dhe arrogantë në veprimet e tyre, duke injoruar njëri-tjetrin, shkelur ligjin dhe mohuar rregullat e demokracisë parlamentare.
Me këtë klasë politike të ndarë dhe të përqarë, të joshur pas posteve dhe privilegjeve të pushtetit, gërshërët e kasapëve të Ballkanit do të depërtojnë thellë në territorin e Kosovës.

Serbia bllokon hyrjen e kamionëve nga Kosova në territorin e saj, lajmin e jep në Twitter ministri Abdixhiku

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, thotë se Serbia i ka ndaluar transportuesit e mallrave, që shkonin nga Kosova.

Abdixhiku shkruar në Tëitter se është e paparë që gjatë periudhës pandemike të ndalohen transportuesit, duke akuzuar autoritetet serbe për sjellje çnjërzore dhe kundër marrëveshjes rajonale për korridore.

“Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për cka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ministri në detyrë, transmeton Gazeta Express.

Ku është Atdheu ynë?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Nga gjërat e vogla deri ato të mëdha ,në fakt së si edhe i kupton njeriu, bëhët ajo që quhet –SHTET. Duke u nisur nga shtëpia, pronat tona , familja, farefisi, të gjitha janë sinonime të shtetit.Të nisemi nga rrugicat tona nga aty , ku i kemi shtepitë dhe pronat që na kan lënë baballarët tanë, e më largë , kjo është vendlindja jonë.

Kur fillojmë pak më largë më shikuar, duke filluar nga komshitë, deri të qyteti, e nga qyeteti në qytet, nga krahina në krahinë , kjo është Atdheu ynë .Nese kthehemi në krahun e kundërt të gjitha këtyre , nuk kemi më atdhe, e zhbëjmë ate?! Dhe, natyrisht kjo është tragjike. Neve sikur moti kemi filluar të shkojmë dhe ti shikojmë gjerat nga krahu I kundertë ?!Kur gjërat e imëta deri të ato të mëdhat fillojnë të na dukën asgjë , edhe asgjë na delë përfundimi.

Shqiptarëve , e veqmas atyre që po i drejtojnë dy shtetet tona , sikur kan përjetuar kallje truri! Sikur ju ka ndaluar sahati! As nuk po kthehen mbrapa nga historia , e as nuk po shikojnë përpara!E kan harruar prejardhjen e tyre dhe të popullit të vet! I kan harruar sakrificat historike për ta ruajtur çënjen tonë kombëtare ?! I kan harruar martirët , dëshmorët dhe heronjët , që ranë në altarinë e lirisë?! Ku po mbesim ne , ku është Atdheu ynë? Sikur i kemi harruar këto, dhe kemi harruar edhe kush është babai dhe nëna jonë?!

E kemi futur vetën në probleme të mëdha. Shikoni sinonimet.Nese Atdheu ynë është “ vendi” nga vjen babai, atëherë është Atdheu, apo në këtë rast vendi ku na lidhen të gjitha përjetimet tona ,të mira apo të keqija, ska rëndësi. Familja, vendlindja, prona janë ,ato janë që na lidhin.Janë të shenjëta për secili njeri. Edhe nese e kemi pasur apo e kemi jetën e keqe , neve na duken të mira, së ajo është fëmijëria dhe rinia jonë, është gjithëqka si një trup i vetëm.Do të ishte mirë të ndalemi pak, ti analizojmë të gjitha këto.Të ndalemi dhe të kuptojmë pse jemi bërë kaq të pakupueshëm, pse e kemi humbur durimin dhe njerëzilëkun? Ne gjithë këtë mesele më shumë po dukemi si mizantrop, autoshovenstë, nuk po e duam veteveten , nuk po e duam vendilndjën , dhe sigurisht pastaj nuk e duam as atdheun?! Pak gjë na ka mbetur nga tradita e mirë që e kishim si popull…?!


Send this to a friend