VOAL

VOAL

Kurti: S’kam dilema, ka marrëveshje sekrete mes Thaçit e Vuçiqit

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka përsëritur pretendimin e tij se Presidenti Hashim Thaçi ka marrëveshje sekrete me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, por sipas së cilës Kosova kursesi nuk fiton territor Bujanocin dhe Preshevën.

Ai thotë se nga kjo marrëveshje Kosova do duhej të hiqte dorë nga disa komuna.

”Është një marrëveshje sipas të cilës Kosova do duhej të hiqte dorë nga komunat në Veri të lumit Iber, Serbia do të fitonte edhe ndonjë komunë shtesë me serbë në jug të Ibrit”.

”Për kompensim thuhet që Kosova do të mirrte ca fshatra në Luginën e Preshevës por kursesi Bujanovcin dhe Preshevën”.

Në Opinion të TV Klan ai shprehet i bindur se një marrëveshje sekrete ekziston.

”Ata kanë bërë marrëveshje, marrëveshja sekrete është sekrete. Unë s’e kam. Po ta kisha do ta tregoja. Unë nuk mendoj që kufiri i imagjinatës tuaj është Enver Hoxha”.

Lidhur me këtë ai nuk përmendi emrat e atyre që ia kanë përmendur detajet e ujdisë finale, njofton Klan Kosova.

”Një bashkëpunëtor i Presidentit të Kosoëvs ka biseduar me njërin prej njerëzve më të afërt të mi, e pak a shumë këtë gjë ia ka paraqitur si një gjë shumë të favorshme për Kosovën dhe një gjë e tillë do të kalonte në një referendum”.

”Nuk kam pse ua them unë emrat, ata kanë pasur takim gjysëm formal këtë ua kam shpjeguar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por se ka një ujdi mes tyre unë nuk kam dilema”.

Varhelyi: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që nuk rrezikon vendet e rajonit

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha të enjten se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të pajtohen për një zgjidhje që nuk paraqet rrezik për vendet tjera të rajonit.

Ai i bëri këto komente të të enjten në një debat me Komisionin për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian lidhur me samitin e një ditë më parë ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë debatit një pjesë e deputetëve evropianë, përfshirë edhe raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ngritën shqetësimet pas një deklarate të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell rreth marrëveshjes së mundshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dy ditë më parë zoti Borrell në një intervistë me katër medie përfshirë edhe të përditshmen Koha Ditore, duke folur rreth ideve për shkëmbim territoresh tha se “kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por, siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon. Por në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe fer mes dy palëve…”, tha ai.

Zoti Varhelyi, tha të enjten se “qëndrimi ynë ishte shumë i qartë që nga fillimi. Thelbësore është që të dyja vendet të pajtohen për një zgjidhje që është e pranueshme për to dhe që nuk paraqet asnjë rrezik për asnjë vendet tjera në rajon. Kur të arrijmë atje, mund të shohim për elementet tjera. Në këtë kuadër, shkëmbimi i territoreve nuk është një çështje apo është një çështje e dorës së dytë. E domosdoshme është që palët të jenë në tryezën e bisedimeve dhe të angazhohen mirëfilli për një zgjidhje”, tha ai.

Deklarata e zotit Borrell nxiti shumë reagime në Kosovë.

Të enjten presidenti Hashim Thaçi, tha se “Kosova është vend i pavarur dhe sovran i njohur prej shumicës së vendeve të BE-së. Dialogu duhet të vazhdojë mes dy vendeve sovrane, por këtë realitet nuk mund ta ndryshojë askush. Unë nuk jam këtu që të komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa shkroi në facebook se “askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovë, në qoftë se ne i besojmë vetvetes për të mos i ndryshuar. Kjo është në dorën dhe në përgjegjësinë tonë. Nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojmë me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës. Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun”, shkroi mes tjerash zoti Mustafa.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se qëndrimi i zotit Borrell, është i dëmshëm për paqen dhe qëndrueshmërinë e rajonit, dhe “e cilësojmë si qasje destruktive në raport me rolin e tyre si lehtësues në dialogun e udhëhequr nga Amerika për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë. Secila përpjekje për të na rikthyer në një proces të paqartë, të pakornizuar në kohë, dhe pa parime dialoguese, do të jetë kundërproduktive, dhe do të refuzohet fuqishëm nga Kosova dhe populli i saj sikurse në të kaluarën, të cilët janë të përcaktuar për Kosovën në kufijtë e pavarësisë së 17 shkurtit 2008, ashtu siç na ka njohur shumica absolute e shteteve perëndimore demokratike, në krye me ShBA-në”, thuhet në një reagim të kësaj partie.

Debatet nëse ka një kuadër për një marrëveshje Kosovë – Serbi që do të përfshinte prekjen e kufijve u ringjallën bashkë më krizën politike në Kosovë.

Me 20 prill gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë e analistë të organizuar nga “Presseclub Concordia” me seli në Vjenë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ritheksoi bindjen se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë një ujdi për shkëmbim territoresh. Ai tha se kjo është diskutuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish shefja politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Mund të jetë që zoti (Richard) Grenell është çorientuar nga presidenti Thaçi, por mbase është tunduar po ashtu që të përfitojë pikë politike për të zgjidhur një konflikt njëshekullor”, tha zoti Kurti.

Ambasadori Richard Grenell i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi reagoi duke theksuar se “absolutisht nuk ka pasur asnjë bisedë për shkëmbim territoresh nga unë dhe nuk është diskutuar nga askush në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, shkroi ai.

Zyra e kryeministrit në detyrë Albin Kurti pohoi se ai i ka shkruar një letër gjatë muajit prill nënpresidentit amerikan Mike Pence, në të cilën siç thuhet “ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e presidentit Thaçi për shkëmbim territorial, eufemizën për ndarje të Kosovës, për të cilat nuk e ka informuar si duhet Ambasadorin Grenell”.

Por zyra e tij tha se raportimi i disa medieve lokale se kryeministri Kurti i është ankuar nënpresidentit Pence për ambasadorin Grenell “është interpretim tendencioz dhe nuk përfaqëson përmbajtjen e kësaj letre”.

Në reagimin e zyrës së zotit Kurti thuhet se “presidenti Thaçi, përmes lobit të tij ka punuar që të imagjinohet se një realitet tjetër ekziston në Kosovë. Mirëpo ka një shpërpushje mes situatës së sajuar ku dialogu kinse tashmë ka përfunduar dhe vetëm pritet nënshkrimi i marrëveshjes, dhe realitetit ku së pari duhet dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura e ku nuk mund të ketë shkëmbime territorial, përkatësisht ndarje të Kosovës”.

Kam shprehur edhe qëndrimet tona, si qeveri e Kosovës, të miat si kryeministër në detyrë për çështje të ndryshme politike përfshirë dialogun me Serbinë. Nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin Grenell, por kam shprehur pikëpamjet e mia për këtë dialog, se si duhet të jetë parimor e i përgatitur mirë. Për shkak se ka shumë keqinformim për qeverinë tonë, për mua jo vetëm si kryeministër por edhe si politikan në përgjithësi se çka bëj e çka them, i kam shprehur qëndrimet e mija që të mos ketë keqkuptime”, tha Kurti.

Presidenti Thaçi tha të enjten se “Shtetet e Bashkuara e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë”.

Varhelyi flet për vizat dhe idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka folur të enjten para deputetëve të Parlamentit Evropian për rezultatet e Samitit të Zagrebit, i cili është zhvilluar një ditë më herët përmes një video-konference.

Ai e ka quajtur si shumë të rëndësishme deklaratën e miratuar nga ajo konferencë dhe zotimin e dyanshëm për një perspektivë evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai në këtë debat është përgjigjur edhe në pyetjet rreth ideve për shkëmbim territoresh, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për çështjen pothuajse të bllokuar të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pozicioni ynë ka qenë i qartë nga fillimi. Kyçe është ajo për të cilën pajtohen dy vendet. Një marrëveshje rreth së cilës pajtohen dyja palët dhe që nuk paraqet rrezik për shtetet tjera të rajonit” ka thënë Komisionari evropian.

Ai ka shtuar se pasi të arrihet te marrëveshja eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë mund të shikohet në elementet e ndryshme të saj.

“Nuk mendoj se shkëmbimi i territorit është një çështje, mendoj e ajo është një çështje dytësore” ka thënë ai.

Komisionari i BE-së ka thënë se është me rëndësi që të dyja palët në tryezë të angazhohen në mënyrë domethënëse dhe të arrijnë te zgjidhja.

Në këtë aspekt ai ka thënë se pret që rol të madh të ketë i dërguari i posaçëm për procesin e dialogut, Mirosllav Lajçak.

Varhelyi ka folur edhe për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka thënë se, për fat të keq, nuk ka parë ndonjë lëvizje në Këshill rreth kësaj çështjeje

“Ne në vazhdimësi lobojmë te shtetet anëtare. Kriza ka dëshmuar se sa e rëndësishme është që të ketë korridore të gjelbra për lëvizje ndërkufitare dhe këtë mund të shfrytëzojmë për t’iu sqaruar vendeve anëtare se pse duhet të fillojmë të konsiderojmë liberalizimin e vizave në një afat të shkurtër” është shprehur ai.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian presin që sa më shpejt të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndonëse pranojnë se tash, ngërçi i ri politik në Kosovë si dhe shpallja e zgjedhjeve në Serbi, e kanë komplikuar këtë proces.

Shumica e diplomatëve në BE besojnë se dialogu do të mund të rifillonte pas zgjedhjeve në Serbi dhe pasi të sqarohet situata politike në Kosovë. rel

Varhelyi: Kosovës i duhet një qeveri stabël dhe e fuqishme

Rikard Jozwiak

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosovës i duhet domosdoshmërisht një qeveri stabël dhe e fuqishme.

I pyetur nëse mendon që nëse duhet mbajtur zgjedhjet e reja apo nëse ekziston diçka që do ta thyente bllokadën në Prishtinë, ai ka thënë se shpreson që “të gjitha partitë politike, bashkë me presidentin, do të mund të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme”.

“Nuk më takon mua të ofroj mundësi. Mendoj se ata janë të angazhuar plotësisht tani. Ata kanë kërkuar edhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, jam i sigurt se udhëheqësia politike në Kosovë do të jetë e gatshme për të gjetur zgjidhje të prekshme”.

Megjithatë ai ka thënë se “koha që po humbet është shumë e vlefshme”.

“Nëse vërtet dëshirojmë të luftojmë krizën, nëse vërtet dëshirojmë ta vendosim Kosovën në rrugën evropiane, neve na duhet të bëjmë gjithçka për të gjetur zgjidhje të shpejtë për një qeveri stabile.

Më 1 maj, Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

Më 30 prill, presidenti Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Po të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë vendim kundërkushtetues.

Procedurat për formimin e qeverisë së re pasojnë iniciimin e mocionit të mosbesimit nga LDK-ja kundër qeverisë tashmë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në mesin e arsyeve për ngritjen e mocionit janë përmendur marrëdhëniet që së fundmi ka Kosova me Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm.

A u keqpërdor kriza me pandeminë për përfitime politike?

I pyetur nëse ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka keqpërdorur situatën e krijuar pas pandemisë me koronavirus, për përfitime politike, Varhelyi ka thënë:

“Kjo është diçka për të cilën kam dëgjuar. E kam dëgjuar edhe në lajme tjera. Ne kemi duke e ndjekur prej afër se çfarë po ndodh, por po shohim se të gjitha parimet për të cilat jemi këtu për t’i mbrojtur janë duke u zbatuar.

Mes tjerash ai thënë se nuk është në veçanti i shqetësuar për ndonjë shtet të këtij rajoni.

“Një ditë më parë kuptova që Serbia ka vendosur t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme dhe masat emergjente janë hequr nga sot. Mendoj se jemi duke dalë nga kriza”, ka thënë shtuar mes tjerash ai.

Duke diskutuar se pse deklarata e Samitit të Zagrebit, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian nuk ka pasur një mesazh të qartë për integrim të rajonit të Ballkanit në bllokun evropian, Komisionari për Zgjerim ka thënë mes tjerash se “politika e zgjerimit është më e fuqishme se kurrë më parë”.

Komisioni Evropian “është përgjegjës për procesin e zgjerimit”

Raporti i Freedom House për nivelin e demokracisë në vendet në zhvillim, ka treguar se Serbia dhe Mali i Zi nuk klasifikohen më si shtete demokratike.

Serbia dhe Mali i Zi kanë dalë këtë vit – për herë të parë qysh më 2003 – nga kategoria e demokracive.

“Kapja e shtetit, abuzimi i pushtetit dhe taktikat e të fuqishmëve, të praktikuara nga Aleksandar Vuçiq në Serbi dhe Millo Gjukanoviq në Mal të Zi, kanë bërë që këto vende të kapërcejnë kufijtë. Ato nuk kategorizohen më si demokraci”, është thënë në raport.

“Prejse ka marrë pushtetin në vitin 2012, Partia Përparimtare Serbe ka kufizuar vazhdimisht rolin e opozitës në qeverisje”, ka theksuar ky raport.

Mirëpo komisionari evropian ka thënë se ky vlerësim për BE-në përbën vetëm “kontribut të rëndësishëm” pasi Komisioni Evropian është përgjegjës për procesin e zgjerimit.

“Siç e dini, Komisioni ka vlerësimet e veta kur vjen puna te sundimi i ligjit, demokracia për shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë ato me të cilat janë duke u zhvilluar negociata. Ne do ta shikojmë këtë situatë kur të çojmë përpara raportin për Serbinë dhe Malin e Zi.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, Varhelyi ka thënë me bindje se deri në qershor ai do të prezantojë kornizën e negociatave për anëtarësim.

“Ne jemi duke punuar në këtë aspekt. Ne jemi duke punuar pa pushuar edhe përgjatë krizës dhe do dalim në qershor me propozime, në kuadër të paketës vjetore të zgjerimit”.

Teksa ka folur për hapje të kapitujve, Varhelyi ka thënë se fillimisht duhet të krijohet pajtueshmëri për kornizën e negociatave.

“Kur të kryhet kjo gjë, atëherë mund të zhvillojmë konferencën e parë ndërqeveritare dhe më parë mund të fillojmë më hapje të kapitujve”, ka deklaruar ai.

Maqedonia e Veriut pret nisjen e negociatave me BE-në qysh në vitin 2009, ndërsa Shqipëria qysh më 2018.

Në tetor të vitit të kaluar, Franca e ka bllokuar vendimin pozitiv për këto dy vende, duke kërkuar reforma të mëtejshme nga to, por edhe reformim të vetë procesit të zgjerimit të BE-së.

Komisioni Evropian ka dhënë vlerësime pozitive për përparimin që ka bërë Shkupi në përmbushjen e reformave duke përsëritur rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Po mbytemi në të zeza , sikur nata e pa fund?! Nga Skënder MULLIQI

Idealet për shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan u realizuan, si maratonë për bashkimin e të gjitha pjesëve të coptuara padrejtsisht nga fuqitë e kohës.Kosova u pavarësua , por shteti më i ri në Evropë, nuk po ndërtohet mirë , kjo nuk ka dyshim.U bënë investime të mëdha ushtarake nga miqët tanë ndërkombëtar, u bënë investime të mëdha njerëzore e materjale të shqiptarëve kudo që jetojnë .Kjo çka ndodhi në kushtet e paqës, është shumë e quditshme dhe është shumë e pa justifikueshme.

U mashtruam keq nga ata që erdhën në pushtet.U mashtruan nënat që i sakrifikuan fëmijët e tyre për Kosovën.U mashtruan ushtarët e luftës çlirimtare, u mashtruan të gjithë ata që atdheun dhe patriotizmin e kan në shpirt. U mashtruan së kanë pritur më të drejtë të jetojnë të lumtur .Shumë gjatë ju dha rasti njerëzve të politikës që ti avansojnë proceset zhvillimore dhe proceset demokratike . Ju ra perdja të gjitha këtyre mbrapshtive në kurriz të qytetarëve .E pamë të gjithë më në fund së këta hazarder të politikës hodhën vallën e keqe më ekzistencën tonë, më lumturinë tonë,më kohën dhe më pronën tonë…Shumë kush ndanë mendimin pse njerëzit janë të predisponuar të besojnë në gjëra të zbrazëta?

Pse u bësuan gjatë këtyre rrenave të politikanëve tanë? Këtë mua vështirë të ma shpjegon ndonjëherë kush. Ne vend që të merrën në përgjëgjësi të gjithë ata që abuzuan më të mirat materjale dhe abuzuan edhë më lirinë tonë , neve ju kemi nënshtruar busullës virtuale të luftës , e cila dihet së qka prodhon. Asgjë hiq. Ky është realiteti ynë.Politika po bëhët të ne më do rregulla të pashkruara, duke mos u bazuar në ligje , në kushtetutë dhe as ne rregullat demokratike te lojes .Gjithëqka po matet përmes arshineve financiare.

U shpartalluan dinamikat sociale duke e pru gjendjen e mjerushme materjale e shpirtërore.Dhe, ky popull ka mbetur krejtë i vetmuar. Duke mbajtur disi shpresa njeriu në fund të qdo viti e sheh të arsyeshme të bën rekapitulimin e 12 mujave te kaluara. Bëhemi sentimental nga ajo që edhe një vit kalendarik e kemi lenë mbrapa, pa bërë po thuaj asgjë , duke kërkuar arsyetime së në vitin vijues ndoshta do të bëhët më mirë. Deri më sot , të gjitha na dolën vëtëm iluzione. E na fakt ,njeriu si çënje biologjike , edhe nuk mund të jeton pa iluzione. Nese mundohemi të përshkruajmë gjithë ato përjetime tona , më duket së pak kemi shënja më këtë klasë politike , së do të bëhët mirë edhe për shumë kohë në Kosovë. Ne jetën e shumicës po mbretëron një situatë gadi kaotike, pa siguri dhe frikë për fëmijët tanë .Këtë dezorjentim zor më e kuptuar , kur i kemi të gjitha kushtet , që edhe në vendin tonë të jetohet mirë.

Po mbytemi në të zeza , sikur nata e pa fund.Nuk po ekziston vullneti dhe dëshira që ta kuptojmë njeri-tjetrin. Nuk po dëshiron kush ta kupton mendimin ndryshe. Nuk e dëshiron kush kompromisin, pa të cilën komponent nuk arrihet paqja e ndërsjellë, dhe as paqja sociale. Shumë pak na ka mbetur më çka të krenohemi.Kjo gjendje na dërgon në thëqafje kolektive. Kjo më duket mua është aktualisht fotografia e Kosovës, për vitet që i kemi lënë mbrapa…?!

Reagime në Prishtinë dhe Uashington rreth letrës që Kurti i shkroi Zëvendëspresidentit Pence

Nga zyra e emisarit amerikan, Richard Grenell, nuk kanë pranuar që të komentojnë fare letrën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dërguar në adresë të zëvëndëspresidentit amerikan, Mike Pence, në të cilën lideri i VV’së ishte ankuar se Thaçi ka keqinformuar Grenellin rreth idesë së shkëmbimit të territoreve.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër zëvëndës presidentit amerikan, Mike Pence, në të cilën ka shprehur shqetësimet e tij se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka keqinformuar emisarin e Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve.

Dërgimin e letrës dhe përmbajtjen e saj e kanë shpjeguar edhe nga zyra e kryeministrit në detyrë.

“Ai (Kryeministri Albin Kurti) nuk është ankuar për Ambasadorin Grenell, por ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e Presidentit Thaçi për shkëmbim territorial, eufemizëm për ndarje të Kosovës, për të cilat nuk e ka informuar si duhet Ambasadorin Grenell”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për Kallxo.com.

Përveç tjerash në këtë letër, Kurti ka shprehur shqetësimet e tij për veprimet e presidnetit Thaçi rreth krijimit të qeverisë së re pas realizimit të mocionit të mosbesimit.

Gazeta Express lidhur me këtë letër të Kurtit në drejtim të zv.presidnetit amerikan Pence të mëkurën ka kontaktuar zyrën e emisarit të Trump, Richard Grenell, për t’i pyetur nëse janë në dijeni të një komunikimi të tillë të Kurtit me njeriun e dytë të administratës së Trump.

Dick Custin, zëdhënësi i Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se asnjëherë s’i komentojnë komunikimet personale diplomatike.

“Ne kurrë nuk komentojme rreth çfarëdo komunikimi diplomatik personal që mund të ekzistojë ose që mund të mos ekzistojë.”, thuhet në përgjigjen e Custin për Gazetën Express.

Për letrën e Kurtit drejtuar Pence sot ka folur gjithashtu edhe kreu i shtetit, Hashim Thaçi.

Presidenti ka thënë se Kurti mund t’i shkruaj kujtdo që dëshiron, por sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin realitetin në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës ka pasur gjithmonë besim në përkushtimin dhe rolin e SHBA-së.Nuk janë me rëndësi deklarimet e Beogradit, sa është me rëndësi uniteti. Sa i përket letrave që theksuat unë nuk jam duke lexuar, nuk i kam pasur nëpër duart e mia. Është e lirë që t’i shkruajnë kujtdo çkado, nuk e kam ndërmend të merrem me këto letra. SHBA-ja e njeh realitetin në Kosovë shumë mirë dhe të gjithë të tjerët” është shprehur sot presidenti Thaçi në një konferencë për media.

Që nga ulja e Kurtit në karrigen e kryeministrit përplasjet e tij me presidentin Hashim Thaçi rreth asaj se kush duhet të udhëheq dialogun me Serbinë kanë qenë të vazhdueshme.

Kurti kishte propozuar një ekipë për dialogun, duke e vendosur veten në krye, mirëpo një gjë e tillë nga presidenca ishte interpretuar vetëm si një dëshirë e Kurtit.

Behgjet Pacolli, miliarderi i madh që bëri “rrush e kumbulla” buxhetin e një shteti të vogël

Pacolli me stafin e tij në Ministrinë e Jashtme harxhoi 750 mijë euro në aviobileta, veç akomodimi i tij në hotelet luksoze i ka kushtuar popullit të vuajtur të Kosovës 100 mijë euro

Behgjet Pacollin mund ta keni dëgjuar shumë herë tek thoshte se nuk e shpenzon asnjë metelik të buxhetit të shtetit, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, dhe se vizitat jashtë i bën me aeroplanin e tij privat. Pasqyrat e shpenzimeve e përgënjeshtrojnë.

Brenda një periudhe prej rreth dy vjetësh, sa e ka ushtruar funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme, ai dhe stafi politik i Ministrisë i kanë harxhuar 775 mijë euro vetëm në aviobileta.

Pacolli si i vetëm i ka harxhuar 100,863.37 euro vetëm gjatë vizitave jashtë vendit dhe për telefonata, pa përfshirë këtu edhe shpenzimet për bileta avioni.

Pjesën më të madhe të kësaj shume e ka lënë në hotele. Bazuar në pasqyrën e shpenzimeve që Ministria ia ka përcjellë gazetës javën e shkuar, figurojnë 76,968.85 euro si shpenzime të kartelës në kategorinë “akomodimi gjatë udhëtimit jashtë vendit”. Shpenzime akomodimi i janë përshkruar edhe në një kategori tjetër – të tilla janë 3,413.52 euro.

Krahas këtyre, figurojnë edhe 11,576.08 euro shpenzime të kartelës për ushqim gjatë vizitave jashtë.

Ndërkaq, shpenzime “tjera” të kartelës gjatë këtyre udhëtimeve janë në lartësinë 5,828.92 euro. Natyra e këtyre shpenzimeve nuk i është saktësuar gazetës.

Pacollit i janë përshkruar edhe 3,076.00 euro shpenzime telefoni.

Nuk janë ofruar të dhëna që dëshmojnë shumën e shpenzimeve të tij për aviobileta, karburante, për reprezentacion e dreka në Kosovë, e edhe për pagë e mëditje.

Megjithëkëtë, disa të dhëna komulative tregojnë se Pacolli dhe stafi politik mbështetës, për dy vjet kanë harxhuar për aviobileta hiç më pak se 775,531.43 euro. Krahas kësaj, në reprezentacion e dreka zyrtare i kanë çuar 127,022.13 euro, dhe krahas këtyre harxhimeve në tryezë, figurojnë edhe 61,848.60 euro për akomodim e pritje delegacionesh. Kësisoj, shpenzimet në komulativ të këtij stafi për vetëm këto tri kategori, e që nuk u janë përshkruar si shpenzime veç e veç, gati kanë prekur njëmilionëshin – 964,402.16 euro.

Përkundër këtyre shumave që figurojnë në dokumentin që Ministria ia ka vënë gazetës në dispozicion, Pacolli ka insistuar se pothuajse 98 për qind të udhëtimeve zyrtare i ka realizuar me aeroplanin e tij. Ka thënë se me paratë e tij janë paguar edhe hotelet, edhe për stafin që e ka shoqëruar. Po kështu, se me të kanë udhëtuar falas, gjithmonë, edhe pasagjerë të tjerë të Ministrisë që kanë ushtruar detyrat e tyre, dhe se një pjesë të madhe të bujtjeve nëpër hotele i ka paguar nga xhepi i vet, pa kërkuar kompensim./Koha Ditore

Kurti i përgjigjet Borellit: S’mund të ketë dialog me harta e as marrëveshje që e ndan Kosovën

Për Qeverinë e Republikës së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, çfarëdo diskutimi në të cilin mendohet të përfshihet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm. Në një përgjigje të dhënë për Express nga Qeveria thuhet se nuk mund të ketë dialog me harta dhe marrëveshje që mund të përfshijë ndryshimin e kufivje të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, dje në një intervistë për disa media të Ballkanit ka folur rreth çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd. Në këtë intervistë Borell nuk ka kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një çështje e tillë duhet të zgjidhet mes dy palëve dhe se nuk i takon BE’së t’iu tregojë serbëve e kosovarëve se për çfarë duhet të merren vesh e për çfarë jo.

Por për Qeverinë e Republikës së Kosovës që aktualisht drejtohet nga Albin Kurti, nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i një dialogut me harta.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka thënë se për ekzekutivin kosovar të gjitha diskutimet që kanë për subjekt kufijtë e Kosovës janë të papranueshme.

“Në lidhje me deklaratën e z. Borrell, qeveria thekson se dialogu duhet të jetë parimor. Ne tashmë kemi përsëritur qëndrimet tona se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog dhe dialog me harta. Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, diskutimet që kanë për subjekt kufinjtë e Republikës së Kosovës si premisë për një marrëveshje janë të papranueshme ashtu sikurse një marrëveshje që përfshinë ndryshimin e tyre si rezultat”, thuhet në përgjigjen për Express.

Për Qeverinë që drejton kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përdorimi i termit ndryshim i kufijve si zëvëndësim për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm.

“Ndryshimi e kufijve, si eufemizëm për ndryshim territorial dhe ndarje të Kosovës është i papranueshëm për neve dhe i palejueshëm nga ne”, ka thënë tutje Kryeziu.

Në fund ai ka thënë se Qeveria mirëpret dekalrimin e Borell se dialogu duhet të jetë i lirë dhe fer mes Kosovës dhe Serbisë dhe se marrëveshja finale duhet të ketë parasysh efektet që mund të shkaktojë në rajon.

Borell dje i pyetur nëse kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve, ka thënë se s’mund të tregohen më katolik se Papa dhe se një çështje e tillë u takon ta zgjidhin Kosova dhe Serbia.

“Siç thashë kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolikë se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata, apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thashë nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon”, ka thënë Borell i pyetur nëse është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve”, ka thënë Borell.

Zgjedhjet e ardhshme – Albin Kurti: Nuk i vendosëm vijë të kuqe LDK-së

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk do të bëjë më aleancë me LDK-në dhe Isa Mustafën por shpreson të shkojë në zgjedhje ku do të tentojë të marrë 50% të vendeve në parlament.

Kurti thotë se nuk kishte vijë të kuqe për LDK-në po ata kaluan në anën tjetër.

“Ne nuk iu kemi vënë vijë të kuqe LDK-së, por lidershipi i kësaj partie kaloi këtë vijë të kuqe dhe kaloi në anën tjetër”, ka thënë Kurti.

Por edhe LDK nga ana tjetër duke se nuk ka ndërmend më një koalicion me LVV pasi ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me AAk dhe Nismën Socialdemokrate.

Vetëm 1 rast i ri me koronavirus në Kosovë — shërohen 87 pacientë të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 856.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 220 mostra, prej të cilave 1 ka rezultuar pozitive.

“ Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë). ”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 87 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

TETËDHJETË E SHTATË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

Sot më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar vetëm një (1) rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë).

Sot më 05 maj 2020, janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 8.761 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 856 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 05 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.694.087 raste të COVID-19 dhe 255.597 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ NUK ËSHTË KOHA TË RELAKSOHEMI!

NA NDIHMONI SI DERI MË TANI! DUKE RESPEKTUAR RREGULLAT!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Dy ministri kërkojnë më shumë hollësi rreth incidentit në Qendrën e Studentëve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se janë në kërkim të detajeve më të hollësishme, që lidhen me rastin e vdekjes së Agon Musliut, teksa ka qenë në karantinë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ato u kanë bërë thirrje organeve të hetuesisë që të punojnë për zbardhjen e këtij rasti.

Më 3 maj, viktima është raportuar se ka vdekur pasi është hedhur nga katet e larta të njërit prej konvikteve në Prishtinë.

Një ditë më parë Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rastit të vdekjes së 26-vjeçarit.

Në një komunikatë drejtuar mediave është thënë se zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kanë kërkuar raporte të detajuara zyrtare nga ambasada e Kosovës në Gjermani dhe nga Qendra Operative e MPJD-së, e cila është përgjegjëse për koordinimin e kthimit të qytetarëve në Kosovë.

“Pas shqyrtimit të raporteve, kemi kuptuar që për rastin në fjalë Qendra Operative e MPJD-së dhe zyrtarët e saj, përveç shënimit në listë si ‘prob. shen. – posedonvertetim’, siç janë shënuar edhe rastet e tjera, nuk kanë pasur asnjë dokument shëndetësor. Duhet ta sqarojmë, që listat e tilla dërgohen rregullisht nga misionet diplomatike dhe ato nuk janë valide për ta përcaktuar qëndrimin apo mosqëndrimin e dikujt në karantinë, sepse ato përgatiten nga shefat e misioneve diplomatike, e jo nga organet shëndetësore”, është thënë në njoftimin e këtyre dy ministrive.

Me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri në Kosovë, të gjithë personat që synojnë të hyjnë në këtë shtet, duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore në ambientet e Qendrës së Studentëve.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 855 persona të infektuar, 403 të shëruar dhe 26 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi. rel

Publikohen dokumentet: Agon Musliu kishte kërkuar psikolog në ditën kur vdiq

Pas humbjes tragjike të jetës së 26 vjeçarit nga Gjilani, Agon Musliu, i cili u raportua se ishte hedhur nga konviktet në Prishtinë ku po qëndronte në karantinë, tani janë bërë publike dokumentet, gjegjësisht kërkesat që i janë drejtuar Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me datë 1 maj është dërguar letra e parë me kërkesë që t’i lëshohet leja e qarkullimit babait të të ndjerit, i cili siç pretendon QOE Gjilan, kishte reklamuar dokumente që Agoni ishte sëmurë nga mëlçia, njofton Klan Kosova.

Letra tjetër shpalos shkëmbimin e letrave në mes të dy Qendrave Operative, ku me datë 2 maj si kërkesë emergjente është që Agoni të kontrollohet urgjentisht nga neuropsikiatri sepse siç thuhet aty, ai ishte depresiv.

Kësaj kërkese i është përgjigjur Qendra Operative Emergjente pas disa minutash, duke i thënë se e kanë përcjellë kërkesën e tyre për angazhim të ekipeve mjekësore në Karantinën e Qendrës së Studentëve.

Ndërkohë, e kemi edhe një email, ku me datë 3 maj, përgjegjësi i karantinës, Valdet Hashani, ka bërë të ditur se pas vizitave mjekësore, katër pacientë kanë shfaqur shqetësime dhe kanë kërkuar konsulencë specialistike, e në mesin e tyre është edhe Agon Musliu, i cili sipas këtij dokumenti, kishte kërkuar psikolog ose psikiatër.

Osmani kërkon interpretim ligjor nga Kuvendi për çështjen e deputetit Etem Arifi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga trupat e Kuvendit interpretim ligjor lidhur me mandatin e deputetit Etem Arifi

Pas raportimit në media se deputeti Etem Arifi është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 1 vit e 3 muaj burg për mashtrim me subvencione, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, menjëherë e ka adresuar këtë çështje në instancat përkatëse meqë deri në ato momente Kuvendit nuk i ishte dërguar asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë rast. Zonja Osmani i ka dërguar letër Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatës së Apelit, nga të cilat ka kërkuar që t`i përcillen në Kuvend aktgjykimet nga të gjitha instancat gjyqësore për rastin e deputetit Etem Arifi.

Kuvendi i Kosovës, me 1 maj e ka pranuar kopjen elektronike ndërkaq me 4 maj kopjen fizike të dokumentacionit të kërkuar nga institucionet përgjegjëse. Ndaj, po të njëjtën ditë Kryetarja Osmani ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, i cili sipas fushëveprimtarisë së tij të ofroj një opinion ligjor në lidhje me mandatin e deputetit Arifi. Një opinion ligjor, kryeparlamentarja Osmani e ka kërkuar edhe nga Zyra Ligjore e Kuvendit.

Pasi që ta ketë përgjigjen nga Komisioni për mandate dhe Zyra Ligjore, kryetarja Osmani çështjen e deputetit do ta trajtojë në procedurë të rregullt në Kryesinë e Kuvendit.

“Siç mund të jeni vënë në dijeni, me 20 prill 2018, z.Etem Arifi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim me kusht, pasi ai ishte shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione. Dënimi i z.Arifi, ishte konfirmuar edhe me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, të datës 20 gusht 2019, me të cilin dënimi me burgim ishte ulur në një vit e tre muaj. Kurse, me 30 janar 2020, Kolegji i Gjykatës Supreme ka vendosur që ta refuzojë si të pabazuar, kërkesën për mbrojtje te ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtja e z.Arifi, e ushtruar kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe asaj të Apelit”, thuhet në letrën e kryeparlamentares.

Në letrën e saj, zonja Osmani ka theksuar se më 30 prill 2020, përfaqësuesi i autorizuar i z.Etem Arifi ka dorëzuar në Kuvend një memorandum sqarues përmes së cilit paraqet qëndrimin e z.Arifi lidhur me rastin në fjalë dhe implikimet potenciale rreth mandatit të tij si deputet.

Më tej, kryetarja e Kuvendit ka përmendur nenin 70, paragrafi 3, pika (6) të Kushtetutës së Kosovës, sipas të cilit mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim. Njëjtë rregullohet edhe në Ligjin nr.03/L-111 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, specifikisht në nenin 8, pika 1.6 të këtij ligji, si dhe në nenin 25, pikën (d) të Rregullores së Kuvendit.

“Duke pasur parasysh këto shkresa, luteni që të jepni interpretimin tuaj lidhur me mandatin e deputetit Arifi”, përfundon letra e kryreparlamentares Osmani.​

Një flamur t’Kosovës për Car Lazarin! – Nga Florim Zeqa

 

Ditë më parë duke biseduar me një kolegë timin rreth marrëveshjes me Serbinë, ndër të tjera më tha këto fjalë; “Po tutna mos jena hi në gjynah pak me ta që kena shkrue”, duke aluduar në klasën aktuale politike”!
Pa frikë, ja ktheva unë. Nëse për asgjë tjetër, politikanët tonë mëkatet i bartin për mos transparencë të veprimeve përgjatë dialogut me Serbinë dhe për pasurim të skajshëm kundrejt një popullate të varfër. Ne i kemi komentuar dhe analizuar veprimet e politikanëve tonë për aq sa ata i kanë bërë transparente marrëveshjet me Serbinë në Bruksel.

Hashim Thaçi barjaktari, Albin Kurti vjen i mbrami

Nga dëshira për të marrë primatin e çdo gjëje për Kosovën, Thaçit i mbeti bajraku në dorë, anipse punët i ka kryer dikush tjetër (ndërkombëtarët).
Tani, jo Albini, por askush tjetër nuk mund ta pengoj legalizimin e ndarjes së Veriut të Kosovës vetëm me fjalë pa veprime konkrete, të projektuar 21 vite më parë.
Asnjëri nga politikanët kosovarë, përfshirë edhe Albin Kurtin nuk kanë arsye të “rrahin gjoks” dhe as t’na shesin patriotizëm, për shkak se pjesa veriore e Kosovës nuk është e ndarë nga dje, para 6 tetorit, por është e ndarë plotë 21 vjetë më parë me vendosjen e forcave ruso-francese të KFOR-it mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë.
Ku ishin “trimat e xha Sulos” që nuk u organizuan për çlirimin e pjesës veriore të vendit nga bandat kriminale serbe, siq po organizohen në mbrojtje të pushtetit të kryeministrit të shkarkuar në mënyrë legjitime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Trimërinë që po e provojmë ndaj njëri-tjetrit, sikur ta kishim demonstruar kundër pushtuesve serb të pjesës veriore, do ta kishim kthyer jo vetëm Luginën e Preshevës, me të cilën po abuzohet për konsum të politikës ditore, por do ta kishim kthyer edhe Nishin.

Sovraniteti i shtetit përfundon të Ura Ibrit në Mitrovicë

Problemi është se patriotizmi ynë fillon dhe mbaron tek Ura e lumit Ibër në Mitrovicë. Nuk po kemi forcë t’i kthejmë as tokat e grabitura nga Manastiri i Deçanit, e lërë më të bëjmë diçka më shumë.
Të paktën ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi (tani president i vendit), e kishte provuar me 26 korrik të vitit 2011, që ta shtrijë sovranitetin edhe në veri të vendit.
Mirepo, para përmbushjes së misionit, gjegjësisht vënies nën kontroll të pikave doganore në veri, policët e ROSU-se u sulmuan nga serbët e pjesës veriore në Bërnjakë, mes fshatrave Varage dhe Zupç, me ç’rast nga të shtënat e snajperistëve serbë u vra polici Enver Zyberi.
Megjithatë, sovranitet të plotë shteti ynë në veri të Kosovës nuk ka as sot pas 9 viteve. Gjithçka e arritur atje ka ndodhur si rezultat i negociatave me Serbinë në Bruksel, shtet ky që kontrollon rreth 25 % të territorit të Kosovës.
Edhe pse nuk u arritë qëllimi i mirë i Hashim Thaçit, të paktën për disa orë na bëri të ndjehemi krenarë me kryeministrin e vendit tonë.
Deri më tani, kush më pak, e kush tjetër më shumë, të gjithë liderët e partive serioze politike i provuam në qeverisjen qendrore.
Ardhja e Albin Kurtit në krye të ekzekutivit kishte ngjallur shpresat e shumicës së qytetarëve për ndryshime pozitive, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për VETTING në sistemin e drejtësisë si edhe për shtrirje të sovranitetit në Veri dhe në brendi të vendit (nëpër enklavat serbe).

Albin Kurti len shumë për të dëshiruar…

Përveq shkarkimeve në qeveri dhe borde të ndërmarrjeve publike, për këtë kohë të shkurtër të qeverisjes, nuk ndodhi as përpjekja më e vogël e Albin Kurtit për kthimin e tokave të uzurpuara nga Manastiri i Deçanit dhe të shtrirjes së sovranitetit në Veri të vendit.
Në vend të shtrirjes së sovranitetit të shtetit në tërë territorin e vendit, nën qeverisjen e Albin Kurtit ndodhi ajo që nuk e kemi pritur, ndodhi ri-shtrirja e Serbisë në Kosovë përmes heqjes së Taksës 100 %, futjes së qindra “mantilbardhëve” dhe 1000 testeve për “Covid-19”!
Futja e kamionëve nga Serbia me portrete gjigante të Putinit dhe Karagjiqit dhe shkuarja e tyre deri në qytetin e Pejës pa u penguar nga askush, e shënon kulmin e dështimit të shtetit në parandalimin e një provokimi sa të rënd, po aq edhe paradoksal!
Përderisa në të kaluarën, kur LVV-ja ishte parti opozitare jashtë kuvendit, kamionët me mallra nga Serbia rrokulliseshin me të hyrë në territorin e Kosovës, sot me Albinin kryeministër po hyjnë lirshëm dhe të zbukuruar!
Kjo do të ishte normale për pushtetarët e deritanishëm, por jo edhe për Albin Kurtin e premtimeve për “bashkim kombëtar” dhe ndryshime pozitive.
Është e dhimbshme, që një lider nacionalist të kthehet në lider super të moderuar dhe të nënshtruar nga Serbia!
Po të mos ishte kështu, pasi u futën kamionët e zbukuruar me portrete nga Serbia, të nesërmën Albin Kurti do duhej ta testonte reciprocitetin me dërgimin e kamionëve nga Kosova në drejtim të Serbisë me portetet e Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës.
Mund të gjenden mijëra arsyetime për këto lëshime të ‘Qeverisë Kurti”, por nuk mund të arsyetohet më asgjë hezitimi për të depërtuar në Veri të vendit, qoftë edhe në mënyrë simbolike me vendosjen e flamujve të Kosovës përkrah flamujve serb ose të paktën, për nder të 4 vjetorit të vendosjes së shtatores së mbretit serb, me ja vënë në dorë Car Lazarit një flamur t’Kosovës, për t’i treguar se jemi bërë shtet apo t’ia vendosin peshkopit serb Sava Janjiq një flamur në derë të Manastirit, për t’ia kujtuar se ndodhet në Kosovë e jo në Serbi!

Assesi nuk bën të largohet nga pushteti Albin Kurti pa lënë gjurmë dhe pa na bërë krenarë që e kishim kryeministër. Në të kundërtën, nuk kemi pse ta mbajmë gjatë në mend qeverisjen e tij, përpos, si qeveria më e shkurtër në historinë e re të Kosovës.

Drama e përgjithshme e Kosovës!! Nga Skënder MULLIQI

Do të ishte normale, në një shtet normal, të ndërhyjnë organet e drejtësisë. Megjithate ka diçka në rendin e parë të dramës së përgjithshme të Kosovës .Kjo është dezorjetimi i shtetit, ku po legalizohet padituria, ku viktimë është dituria, profesionalizmi, shkollimi dhe dija .Këtë luftë shteti ynë i shumëzuar më mentalitete të mbyllura nga shekulli i kaluar, ka bërë që sistemet edhe ashtu dobëta të fillojnë të sterkeqën edhe më shumë.Koncepti profiteresk dhe agresiviteti i kan dëmtuar shumë proceset zhvillimore të Kosovës. Njerwzit e politikës duke filluar nga niveli local deri të niveli qendror, i kan pushtuar institucionet , ligjet, madje edhe tw drejtat elementare njerëzore, duke mos ju interesuar kurgjë tjetër. Po ju lejohet! Pas virusit do të shtyjnë sërish hajnit përpara.Në këtë lojë këtyre nuk ju intereson zhvillimi ekonomik i vendit, prodhimtaria dhe mirëqenja e përgjithshme. Është turp për neve që njerëzit e politikës i kemi kaq të dobët , të pa përgatitur për sfidat e kohës moderne.As nuk janë vet të aftë për asgjë ,as si kanë të aftë bashkëpunëtorët.Kemi njerëz të shkolluar dhe të ndërshem, që do të na prezantonin ashtu si duhet para botës demokratike.Kemi njerëz të cilët dinë çka dojnë, dhe dëshirojnë ta zhvillojnë vendin e tyre . Kjo klasë politike është klasë reakcionare, nuk i takojnë politikës së kohës moderne.Tek ne të gjitha ambiciet e sëmuara për pushtet kan marr krah. Kush nga ta po e respekton ligjin,diplomacinë dhe standardet? Kush nga kjo klasë politike merren me kontestet globale gjeostrategjike ? Ka humbur kuptimi i politikës parimore , duke u zëvëndësuar më dhunues të politikës , në krye të partive politike.Këta janë të interesuar të bëjnë koalicione që të ndajnë përfitimet së bashku. Egoizmi, koncepti autoritar politikë në emer të demokracisë, mashtrimet dhe mjegullimet jashtë institucionale janë bërë model i kësaj kaste politike. Dhe, ku jemi ne sot? Kemi mbetur të gjuajtur pas shpine si substancë varfërie, shoqërie dhe culture.Kjo pandjeshmëri , pa vizoni ynë edhe si kolektivitet po ju mundëson të na sundojnë. Ku ka mundësi një shtet të funkcionojë mirë, kur i gjithë mekanizmi shteteror ka defekte të mëdha? Sikur e kan trajnuar mirë këtë popull të qëndron i përulun .Edhe pësha e kësaj sëmundjeje po bëhët më e rëndë se pandemia. Dallimi i gjithë kësaj është së pandemisë i gjendet një ditë vaksina. Kunder kësaj sëmundje , ku simptomet e saja janë mos dija , amatorizmi ,duke ja shtuar arrogancën dhe banditizmin-asnjë vakcinë nuk ka mundësi të ndihmojë?!

Shtet i brishtë me politikanë të prishtë! – Nga Florim Zeqa

 

Fillimisht dëshirojë të ju sqaroj lexuesve, se fjala “brishtë” nënkupton diçka që thyhet lehtë, bie fjala; enë qelqi apo kristali, porcelani apo çeramike, lodër e ndjeshme fëmijesh, dru i butë, lule e njomë, trup delikat,…apo për njerëzit e ndjeshëm e me shëndet ligë, që preken shpejtë, që shpejtë nxehen e më shpejtë ftohen e deri tek subjektet me bazë (themel) të cekët apo institucione të paqëndrueshme dhe jo kredibile.

Nuk kemi si e quajmë ndryshe shtetin e Kosovës, por veç si shtet të brishtë, i cili për dy dekada në liri nuk po arrinë të krijojë; institucione kredibile dhe as bazë të qëndrueshme financiare, shëndetësi të mirë dhe as sigurime shëndetësore, arsim cilësorë dhe as ekonomi të qëndrueshme, vende pune dhe as përspektivë zhvillimore për qytetarët e vendit.

Të brishtë mund ta quajmë shtetin e Kosovës edhe për shkak të varësisë së skajshme nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak se liria dhe pavarësia e jonë janë të mbrojtura dhe garantuara nga forcat e NATO-s (KFOR).

I brishtë është shteti i Kosovës, në të cilin më vlerë ka fjala e një ambasadori të akredituar në vendin tonë sesa fjala e një politikani të zgjedhur nga populli, më vlerë ka fjala e një të pasuri injorant sesa fjala e një dijetari, më vlerë ka pasuria e një politikani të korruptuar sesa jetërat e mijëra njerëzve, më të vlerësuar para drejtësisë janë një hajdutët dhe kriminelët sesa qytetarët e zakontë dhe të ndershëm të këtij vendi.

Të brishtë jemi edhe për faktin se, edhe përkundër prezencës së madhe ndërkombëtare, jemi i vetmi vend i izoluar (karantinizuar) në këtë pjesë të Ballkanit pa liri të levizjes drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Mirëpo, përkundër brishtësisë së skajshme të shtetit, i kemi politkanët e “zgjuar” dhe shumë aktiv në zhvatjen e buxhetit dhe uzurpimin e institucioneve shtetërore.
Përkrahë kusarëve politikë dhe uzurpatorëve të shtetit, e kemi një shoqëri civile të brishtë, pothuajse inekzistente, e kemi një klasë intelektualësh të fjetur dhe të heshtur apo më keq se kaq, edhe një shtresë tjetër intelektualësh servilë e puthadorë të pushteteve, që shesin shpirtin tek politikanët e korruptuar.

Mirëpo për fatin e mirë, përballë kusarëve dhe uzurpatorëve politik e kemi një armatë të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, një bërthamë të shëndoshë dhe shumë të fuqishme të intelektualëve, atdhetarëve dhe veprimtarëve të devotshëm, gazetarëve, analistëve dhe publicistëve të pathyeshën në misionin e shenjtë për një shtet ligjor dhe demokratik, për barazi qytetare dhe kombëtare në këtë pjesë të Ballkanit të banuar me shqiptarë autokton.

Patriotët (atdhetarët) asnjëherë nuk viktimizohen dhe as nuk dorëzohen, nderojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin për t’u ngritur lartë dhe fuqizuar në karrierë sipas veprave e jo sipas fjalëve dhe frazeologjive mashtruese.

Për dallim nga patriotët, politikanët janë shndërruar në ujqër kundër njëri-tjetrit, duke u munduar t’i nxjerrin nga goja kafshatën e gjahut të grabitur, ashtu siq i grabitin pushtetin dhe monopolet e pushtetit njëri-tjetrit.

Shteti i brishtë i Kosovës është bërë poligon i politikanëve egoistë dhe karrierist, të prishtë dhe të pistë, lakmitarë ttë pushtetit dhe të pangopshëm në pasurimin e skajshëm kundrejt një popullate të varfër e të pashpresë për jetë në vendlindjen e vet.

Përderisa në mbarë botën politikanët janë bërë bashkë për ta luftuar pandeminë “Covid-19”, në Kosovë po nodhë e kundërta, politikanët e prishtë dhe karrieristë, mashtrues dhe egoist po abuzojnë me “Coronavirus”-in duke zhvilluar luftë të ashpër kundër njëri-tjetrit për pushtet në gjysëm shtet!

Fundi i politikanëve të korruptuar dhe politikanëve mashtrues me kauza të rrëjshme, për aq sa varet nga vetëdija qytetare, varet edhe nga organizimi i elitës intelektuale dhe mobilizimi i mërgatës tonë.

Bashkërendimi i veprimeve të elitës intelektuale do të ndikojë në homogjenizimin e popullatës në Kosovë dhe mërgatës tonë në Diasporë, për të vepruar si një trup i vetëm deri në ç’rrënjosjen e të gjitha dukurive negative të pas luftës në vendin tonë.

THAÇI NDRYSHE MENDON, NDRYSHE FLET DHE VEPRON?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Kush kriminelit ia shtrin dorën e pajtimit,
Mbi te do te bjerë mallkimi i historisë.

 

Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit kur nuk i pretë sakica ne një vend. Ësht shumë zor me ja qellu se kur ky njeri fletë përnjëmend e kur e kur jo.Ky njeri ç’pres se është instalu ne pushtet kurr nuk e ka folë te vertetën,është një mashtrues ordiner, herë thotë se do te kemi kompromise te dhemshme me Serbin së do te ndajmë dhe coptojm Kosovën e çka mos tjetrë,kur pas nje jave e thotë te kundërtën.

Ky njeri i shkonë për vijë vetem interesave të tij personale dhe jo gjithaq atyre shteterore.Kjo shifet nga se ky njeri e ka bërë rremujë jetën politike ne Kosovë nga te gjitha anët si mbenda poashtu edhe jashtë vendit.

Për ta vertetuar jo sinqeritetin e tij kur foli për masakrën në Studime të Vushtrisë ku u vranë dhe masakruan mbi 116 civil te pafajshëm.Është cinike,skandaloze dhe shumë e turpshme.

Për këto krime dhe shumë të tjera në Kosovë Thaçi po ua le fajin ndërkombëtarve se pse po heshtin për krimrt në Kosovë sikur qe te ishte amnisti nga ana e tyre për krimet e kryra.Dhe ai më pastaj vazhdon se na kurr nuk do te ndalemi për te kërkuar drejtësi,dhe se amnistia nuk do te jetë opcioni i jonë.Nuk mund te këtë paq dhe pajtim dhe pajtim pa drejtesi ne Kosovë.

Kjo është njera anë,ajo jo e sakëta,kurse ana tjetër e sakëta është sepse Presidenti i Kosovës nuk ka të drejtë ti akuzon nderkombëtarët se pse po heshtin ndaj krimeve te Serbisë nëKosovë.Ky ka harruar se ndërkombëtarët e kanë mbaruar punën e tyre kur u bënë forca kryesore për çirimin e Kosovës.kurse tjerat duhet ti kryejn vetë oragnet shtetoreor te vendit.

Serbin për krimet,masakrat dhe gjenocidin e bamë në Kosovë nuk mund ta padisin ndëkombëtarët,kjo është punë e organeve shtetërore te Kosovës.Shteti I Kosovës qe 20 vjetë pas luftës nuk ka ndërmarr asgje që ta gjunjezoi Serbin për krimet,dhunimet dhe gjenocidin ne Kosovë,sepse asnje organ,asnje pushtetar zyrtarisht nuk ka leviz në këtë drejtim.

Bile aq më këq edhe vetë Presidenti Hashim Thaçi i cili ka vra dhe këthjellë qe 20 vjetë dhe për shtatë vjet dialog me Serbinë, asnjë here nuk pati kurajën,trimnin,apo nuk deshti,bile te ia përmend Serbisë për te bamët e sajë në Kosovë,as kërkim falje nuk kërkoi,as qe e paditi Serbin për krimet e luftës as qe e paditi Din Martin për akuzat kriminel ndaj tij,qe do te thotë se vetë Presidenti i pari po shekë mbi vikitmat mbi gjakun e heronjeve dhe deshmorve tanë i cili e ka gojën plotë se duhet pajtim pakurrfar kushtesh me Serbin që ajo te na njefë,bile hapatas duke kërkuar pajtim me Serbin.Për atë qe dine shqip pajtimi do te thotë edhe amnisti.
Për të vertetuar këtë të dhanë se sa Hashim Thaçi është i pasenqertë kur fletë për amnistin,pse ai nuk i reagoi fare telallit të tij Baton Haxhi-Stanishiqit kur para do ditësh haptas në ne tvT7 tha se me Serbin duhet te kemi amnisti sepse zor është te denohen personat qe kanë kryer krime në Kosovë pas 20 vjetesh.Por sikur ky haram njeri nuk e kupton se krimet e luftës nuk kryhën kurr,sikur nuk e kupton se nazistët qe bane krime gjatë luftës së II boterore edhe sote e kësaj dite kërkohën nëpër botë për tu sjellë paradrejtësi,ka pas raste te tilla kur janë arrestuar dhe denuar disa të tillë.

Është veshtirë te vertetohet,por është e mundshme,se a qendron Thaçi pas këtyre deklataratve te Baton Haxhi-Stanishiqit,pse ai hështë në këtë rast,kur krejtë qartët kur dikush tjetër e leshon njdinjë gaf te paqellimte.

Pra,nuk janë fajtor ndërkombetarët por jemi fator vetë ne sepse nuk e ndjekim Serbin për krimet e luftës,fajtor jemi vetë në se pse heshtim,por edhe me tragjike është së pse dhe a guxojm te heshtim,por na po heshtim.Kjo është e turpshme,këtë nuk e përbijnë,nuk e falë populli dhe shumë gjenarat qe vijnë pas nesh,sepse askush,kushdo çoftë nuk ka te drejtë ti falë asgje Serbisë,nuk ka të drejtë të pajtohet e as te amnistoj Serbin për krimet,masakrat dhe gjenocidin në Kosovë.

Kushtetuesja rrëzoi qeverinë Hoti – Bajrami: Çfarëdo verdikti kundër vullnetit të popullit do ta fuste Kosovën në një krizë të thellë politike

Profesori i Juridikut, një ndër hartuesit e kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për Avdullah Hotin si mandatar për kryeministër.

Bajrami ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë vendimi i duhur dhe ka bërë që partitë e Kosovës të ndalen së shkeluri kushtetutën.

“Duhet të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe cilido vendim i kësaj gjykate duhet të merret menjëherë në zbatim, nuk i lejohet askujt që të marrë asnjë veprim që nuk është në pajtueshmëri të plotë më vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë shumë akt pozitiv vendosja e masës së përkohshme sepse një masë e tillë ka parandalu devijimet kushtetuese apo gabimet apo thyerjet të mëtejshme të Kushtetutës dhe ju ka dhënë kohë partive politike qe të ulin gjakrat dhe të bëjnë një lloj abstenimi nga thyerja e Kushtetutës”, ka thënë ai për infokusi.

Ai ka thënë që pret që Gjykata Kushtetuese të vendos për zgjedhje sepse sipas tij gjithmonë sovrani është ai që zgjedhë dhe gjithçka varet nga populli.

Çdo zgjidhje tjetër sipas Bajramit do ta fuste vendin në krizë.

“Unë pres që Gjykata t’i japë një epilog kësaj pune. E kujtojmë rastin pothuajse të njëjtë të vitit 2014 për VLAN-in, por unë edhe atëherë isha i bindur se çfarëdo verdikti kundër vullnetit të popullit do ta fuste Kosovën në një krizë të thellë politike”, ka thënë ai.

Kosova, e katërta në Evropë me më së paku të vdekur nga Covid-19 për 100 mijë banorë

Me 22 të vdekur deri tash, Kosova është vendi i katërt në Evropë sa i përket raportit me të vdekur për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në Kosovë deri tash në 100 mijë banorë janë shënuar 0.65 vdekje. Vetëm tri vende të tjera në Evropë kanë raport më të mirë se Kosova në këtë përllogaritje. Ato janë Letonia me bilanc prej vetëm 0.25 të vdekur për 100 mijë banorë, Sllovakia me 0.4 e Ukraina me 0.56. Në këtë përllogaritje, në Shqipëri në 100 mijë banorë janë shënuar 1.05 vdekje, Mal të Zi 1.12, Kroaci 1.64 e Serbi 1.79, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 3.5 vdekje në 100 mijë banorë.

Fotografia e hartës së Evropës, e postuar nga mediat spanjolle, tregon se në Evropë Spanja është vendi me raportin më të keq me gati 52 persona të vdekur për 100 mijë banorë.

Krahas këtyre të dhënave, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka publikuar raportin edhe për të infektuar dhe të vdekur në një milion banorë në rajon.

Sipas grafikës së tij, në Kosovë janë Shqipëria e Mali i Zi në raport më të ulët në krahasim me Kosovën sa i përket të vdekurve për një milion banorë. Teksa në Kosovë 12 persona në një milion banorë kanë vdekur nga koronavirusi, në Mal të Zi e Shqipëri janë nga 11 të vdekur për një milion banorë.

Në total, në Kosovë janë këto të dhëna deri tash: 823 të infektuar, 22 vdekje e 336 të shëruar.

Arrestohet E.H. që kërcënoi se do t’i digjte fëmijët e Pacollit

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti po dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit. Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.Sipas Murselit, personi i arrestuar ka kërcënuar se do t’i djegë fëmijët e Pacollit, shkruan Gazeta Express.

Sipas Mureselit, personi i arrestuar mbrëmë ka kërkuar edhe para nga Pacolli.

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli.

E Behgjet Pacolli ka qenë cak i sulmeve publike pas përplasjeve që ka pasur me zyrtarët e Vetëvendosjes, të cilët kanë kërcënuar me arrestim nëse del nga shtëpia shkaku i kthimit të tij nga Zvicra, pasi sipas rregullave në Kosovë secili i kthyer duhet të qëndrojë dy javë i izoluar si pasojë e pandemisë.

Pacolli kishte alarmuar se ka mundur t’i bëhet edhe sulm kur ishte kthyer nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës.

SHBA: Sundimi i ligjit po funksionon në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se vendimi i së premtes i Gjykatës Kushtetuese, për të lënë më shumë hapësirë për shqyrtim, tregon se sundimi i ligjit po funksionon në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur më 1 maj në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi deri më 29 maj, i cili i mundësonte kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, të formonte qeverinë e re.

“Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe atyre institucionalë që të respektohet Gjykata dhe proceset që lidhen me të”, është thënë mes tjerash në një postim të kësaj ambasade në rrjetin social, Twitter.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do ta respektojë vendimin e marrë nga kjo Gjykatë, derisa Qeveria në detyrë e Kosovës, ka thënë se vlerëson vendimin e këtij institucioni por “ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës”.

Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu ka thënë se do ta respektojë këtë vendim ndonëse ka theksuar se është e vendosur në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë qeverinë e re.

Më 30 prill, Thaçi ka njoftuar se ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin, për postin e kryeministrit të Kosovës.

Menjëherë pas kësaj, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Thaçit dhe duke kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të dekretit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar një ditë më parë nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që të organizojë seancë të jashtëzakonshme më 2 maj për formim të qeverisë së re, mirëpo pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria në detyrë do të vazhdojë punën, deri në vendimin e ardhshëm. rel

Vendimi i kushtetueses për pezullim, rast i mirë për reflektim! – Nga Florim Zeqa

Gjatë ditës së djeshme, përderisa partitë politike të etshme për pushtet e prisnin verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, nga pika kufitare në Merdare e deri në Pejë qarkulluan të papenguar nga askush dy kamion nga Serbia me foto gjigante të Putinit të Karagjiqit, për t’na përkujtuar dhimbjet shpirtërore dhe dështimet 20 vjeçare të politikës kosovare.

Është mirë që kushtetuesja veprojë me urgjencë në shmangien e konfliktit dhe trazirave politike në vendin tonë

Gjykata Kushtetuese, pa paragjykim ndaj ligjshmërisë së presidentit Thaçi për dekretim të z. Avdullah Hoti si kandidat për kryeministër dhe kërkesës së LVV-së për anulimin e dekretit të presidentit, gjegjësisht pranueshmërisë ose jo të dekretit e vendosi me shumicë votash për pezullim të përkohshëm zbatimit të dekretit të presidentit.
Pa dashur të prejudikoi verdiktin final të Gjykatës Kushtetuese, vendimi i djeshëm i kushtetueses është i vendim i arsyeshëm, i giximshëm dhe i drejtë për shtensionimin e situatës konfliktuoze në vend dhe gjetjen e zgjidhjes më optimale për dalje nga kriza institucionale që është futur vendi pas shkarkimit të ligjshëm të ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvendin e Kosovës.
Masa për pezullim të përkohshëm të dekretit të presidentit nuk e prejudikon vendimin final të Gjykatës Kushtetuese dhe as vazhdimin e “Status Quos” me qeveri të shkarkuar.
Kjo masë e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese është një mundësi e mirë për kryeministrin e shkarkuar Albin Kurti, që të pranojë me gjakëftohësi vendimin final të kushtetueses dhe jo vetëm.

Vendimi i kushtetuese të shërbejë ulje tensionesh politike

Në ndërkohë, ky vendim i përkohshëm i kushtetueses duhet t’iu shërbej të gjitha forcave politike në vend për zbutjen e gjuhës politike, t’i ulin tensionet në elektoratet e tyre dhe ta pranojnë me qetësi verdiktin final të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk do të thotë se do të zgjatë deri me 29 maj, madje mund të ndodhë që në javën e parë.
Me vendimin e djeshëm, Gjykata Kushtetuese u vërtetua se është organ i pavarur juridik dhe gardian besnik i kushtetutës së vendit.
Vendimin e përkohshëm të kushtetueses në asnjë rrethanë dhe nga askush nuk duhet kuptuar si zgjidhje finale, por vetëm si vendim që për qëllim ka shmangien e konfliktit politik.
Pezullimi i përkohshëm i dekretit të presidentit nga ana e Gjykatës Speciale duhet të shërbejë si ndërgjegjësim për të gjitha forcat politike që ta respektojnë ligjshmërinë dhe aktet juridike në vendin tonë.
Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për pezullim të dekretit të presidentit, u vërejtën edhe lëvizjet e para të partive politike.
Lëvizja e PDK-së nga pozicioni i mos shkuarjes për shkuarje në zgjedhje dhe gatishmëria e LVV-së për shlyerje të vijave të kuqe, lenë të kuptohet për përafrim të këtyre dy subjekteve politike.
Përafrimi qëndrimeve të PDK-së me LVV-në për shkuarje në zgjedhje i krijon mundësinë Albin Kurtit që të ndjehet më komod në kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Siq shihet, përfundimisht edhe Albin Kurti e ka kuptuar, se pas shkarkimit më 25 mars 2020, as kushtetuesja nuk mund ta mbajë në pushtet me 29 apo 30 deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ajo që është e sigurtë deri në verdiktin final të kushteueses, është mbajtja në “Stand By” e ‘Qeverisë Hoti’, e cila edhe ashtu ishte e paformuluar qartë, se a do të jetë koalicion LAN apo LANA me listën serbe.

Kurti hedh hapin e radhës: Vendi në zgjedhje më 14 qershor, qeveria e re s’ka mbështetje

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhje me qendrat e këtij subjekti. Kryetari i LVV-së, Albin Kurti gjatë kësaj mbledhje foli mbi prioritetin e punës së tij për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Duke folur mbi zhvillimet e fundit, sa i përket përpjekjeve antikushtetuese, jolegjitime dhe ilegale të ‘klubit të stërvjetëruar politik’, Kurti tha se qeverinë e re të synuar nuk e përkrah as Vjosa Osmani e disa deputetë të tjerë.

“Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë. Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten ca. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes”, tha Kurti.

Njoftimi i plotë i LVV-së:

Sot u mbajt mbledhja me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën morën pjesë kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, njëherit edhe kryeministër, sekretarja organizative, znj. Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i qendrave, z. Valon Hoti.

Kryeministri Kurti nga zyret e Lëvizjes foli mbi prioritetin e punës së tij gjatë kësaj kohe, që është ai i menaxhimit me pandeminë COVID-19. Masat e reja të ndërmarra kanë pasur efektin e tyre çka ka ndikuar në uljen e trendit të të infektuarve e rritjen e numrit të të shëruarve. Me masat e qeverisë e këshillat e profesionistëve shëndetësor, por edhe me më të rëndësishmen displinën e bashkëpunimin qytetar shumë shpejt do ta mposhtim virusin.

Në mbledhje u theksuan edhe punët të tjera duke filluar nga çlirimi i bordeve e menaxhmenteve të ndërmarrjeve publike deri te denoncimi i gjetjeve të shumta që kanë ngulfatur këto ndërmarrje nga njerëz të pushtetit të vjetër.

Duke folur mbi zhvillimet e fundit, sa i përket përpjekjeve antikushtetuese, jolegjitime dhe ilegale të Klubit të Stërvjetëruar Politik, kryeministri Kurti potencoi:

“Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë. Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten ca. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të VETËVENDOSJE!-s”.

Pas pikës politike, mbledhja vazhdoi me çështjet organizative dhe formën se si do të kryej veprimin e saj organizata jonë në këtë kohë pandemie. Zyret tona janë hapur sërish, puna dhe aktivitetet intensifikohen.

Kurti me kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më 1 maj, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision”, thuhet në komunikatën për medie të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Kjo është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre.

Më 30 prill, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës. Po të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë një vendim kundër-kushtetues.

Më 1 maj, Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit. rel

Ambasadori britanik në Kosovë: Gjykata Kushtetuese të veprojë e pavarur, pa frikë dhe favore

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott i bën thirrje klasës politike në vend që të respektojnë Kushtetutën, teksa ndodhen në momentet e krijimit të qeverisë së re. Përmes një postimi në Facebook, diplomati amerikan thekson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen nga të gjithë.
“Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të jetë të gjendje të veprojë e pavarur, pa frikë dhe favore, lidhur me ligjshmërinë e veprimeve politike të të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës. Vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë”, tha Abbott.

Reagimi i tij vjen në kohën kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim rreth kërkesës së dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje për ligjshmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë së re.
Vetëvendosje ka kërkuar nga kjo Gjykatë edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të dekretit.

Njoftimi për dekretimin e Hotit erdhi pasi presidenti Thaçi më 22 prill, konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019, nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, andaj këtë të drejtë ia kaloi LDK-së. Procedurat për formimin e qeverisë së re pasojnë iniciimin e mocionit të mosbesimit nga LDK-ja kundër qeverisë tashmë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Në mesin e arsyeve për ngritjen e mocionit janë përmendur marrëdhëniet që së fundmi ka Kosova me Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm.

24 orët e fundit të ‘Qeverisë Kurti’! – Nga Florim Zeqa

 

Për rifreskim të memories së qytetarëve të vendit, po i sjelli disa nga rastet kur presidentit Historik Ibrahim Rugova i është marrë “pushteti” në mënyrë klandestine dhe të pandershme, në kohën kur ai e gëzonte mbështetjen apsolute të qytetarëve të Kosovës.

Hera e parë ishte në Rambujë (Francë), kur Ibrahim Rugovës nga pozicioni i kryetarit të shtetit i mirret primati nga një figurë anonime, siq ishte asokohe, Hashim Thaçi.
Herën e dytë, pas lufte, poashtu formohet e ashtuquajtura ‘Qeveri e Përkohshme’ nga i njëjti person dhe persona të tjerë që sot janë në PDK, LVV dhe partitë tjera.

Por lidershipi i LDK-së dhe lideri shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës i tejkaloi me urtësi e gjakëftohtësi, me maturi dhe në mënyrë të kulturuar këto dy situata të rënda, por jo të fundit, për të mirën e Kosovës.

Hera e tretë dhe e katërt, kur LDK-ja nën udhëheqjen e presidentin Rugova si fituese e zgjedhjeve nacionale të pasluftës, përkatësisht në zgjedhjet e vitit 2001 (48 %) dhe 2004 (45 %), nën presionin ndërkombëtar dhe trysninë e brendshme detyorhet që timonin e qeverisë t’ua lë dy partive të dala nga lufta (PDK dhe AAK).

Kjo nuk ishte dobësi, por madhështi që dinë ta bëjnë vetëm burrat e mëdhenjë të kombit për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Respektimi i shumicës parlamentare, obligim kushtetues

Pas shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti” (më 25 mars 2020) është krijuar një shumicë e re parlamentare konformë rregullave parlamentare.
Thirrjet e mëhershme (2014) të Albin Kurtit për respektim të shumicës parlamentare, duhet të vlejnë edhe sot dhe kurdoherë, derisa Kosova ta ketë njëjtin sistem qeverisës.
Nëse Albin Kurti i është referuar republikës parlamentare, gjegjësisht shumicës parlamentare në vitin 2014 për tejkalimin e krizës, duhet t’i referohet dhe respektoj edhe sot kur e ka humbur pushtetin në mënyrë legjitime në Kuvend.
Pavarësisht mënyrës komplotiste të rrëzimit, shkarkimi i qeverisë në Kuvend ishte i ligjshëm dhe në përputhje me rregullat parlamentare. Prandaj Albin Kurti duhet ta merrë me qetësi largimin nga pushteti, duke i nxjerrë mësimet e duhura nga kjo rënje.
Ngritjen e sërishme Albin Kurti duhet të provojë ta bëjë në mënyrë demokratike në Kuvendin e Republikës së Kosovës ose t’i presë zgjedhjet e radhës e jo përmes rrugëve antiligjore, përmes protestave dhe trazirave…
Pra, në situatën e tanishme, LVV-ja pas formimit të qeverisë së re, i ka dy rrugë ligjore; të qënurit opozitë konstruktive në Kuvend deri në fund të mandatit kushtues ose të provojë ta bëjë shumicën parlamentare për ngritjen e mocionit për shkarkim të qeverisë së “re” për quarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Çdo tendencë për anashkalim të Kuvendit është shkelje dhe dhunim i demokracisë dhe rendit kushtetues në vendin tonë!

Thirrjet për protesta, nuk e ndihmojnë LVV-në

Nëse vërtetë LVV-ja e mendon seriozisht ngritjen e saj politike, atëherë duhet të shkëputet përfundimisht nga e kaluara e saj e dhunshme, përkatësisht nga praktikat e protestave të dhunshme dhe trazirave politike.
I bëjë thirrje liderit të LVV-së, zotit Kurti, drejtuesve dhe simpatizantëve të këtij subjekti politik, që të tregohen të kujdesshëm në marrjen e vendimeve dhe të jenë të përgjegjshëm në veprime pas formimit të qeverisë së “re”.
Realitetin duhet pranuar ashtu siq është e jo siq e dëshirojmë. Vullneti elektoratit dhe simpatizantëve të LVV-së nuk është vullnet i shumicës së qytetarëve të këtij vendi.
Meqë është kështu, atëherë duhet respektuar vullnetin e shumicës së qytetarëve të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Lideri i LVV-së duhet t’i bindet realitetit të krijuar me tërë përgjegjësinë e tij politike. Edhe pse Albin Kurti është lideri më i votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk është i preferuari i të gjithë qytetarëve të vendit, sikurse që LVV-ja nuk është e gjithë Kosova, por vetëm çereku i saj (26 %).
Zërat për dalje në rrugë nuk janë zëra të ndërgjegjës qytetare dhe as kombëtare, por janë zëra kobëzi që kërkojnë shkatërrimin e sistemit politik dhe rrënimin e shtetit të Kosovës
Andaj, Albin Kurti si liderë i partisë më të madhe në vend,e mbanë përgjegjësinë historike në këtë ndërrim pushteti, që pas 51 ditëve të qeverisjes legjitime të largohet me qetësi nga pushteti, të paktën, ashtu siq u largua PDK-ja pas 12 vjetëve të qëndrimit në pushtet.
Albin Kurti duhet t’i ftojë të gjithë simpatizantët e LVV-së për vetëpërmbajtje e durim, qetësi e sjellje qytetarë pas votimit të qeverisë së re në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Protestat nuk e kthejnë LVV-në në qeveri, e ndihmojnë Serbinë

24 orët e fundit të ‘Qeverisë Kurti” dhe 24 orët e para të qeverisë së “re” do të jenë testimi i fundit i Albin Kurtit para qytetarëve të vendit. Na mbetët të shohim në praktikë kohezionin dhe largëpamësinë politike, dashurinë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës nga ana e Albin Kurtit!
Albin Kurti si liderë opozitarë i duhet Kosovës më shumë se asnjëherë më parë, për të parandaluar votimin e marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në të kundërtën, me një Kosovë të mbërthyer në trazira, Serbia do ta ketë më lehtë në realizimin e aspiratave të saj hegjemoniste.
Albin Kurti duhet të reflektojë më pozitivisht se asnjëherë më parë, duhet të tregohet i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm në veprime, i matur në deklarata dhe në paraqitje publike.
Qasja pragmatike dhe sjellja civilizuese do ta ngrisnin akoma më lartë liderin e LVV-së, në të kundërtën, protestat dhe trazirat do ta ulin imazhin e Kurtit dhe kthenin vendin në anarki, shkatërrim dhe izolim të mëtutjeshëm.
Me gjakëftohtësi dhe në mënyrë të kulturuar Albin Kurti duhet të pranoj verdiktin e shumicës në kuvend dhe të zbatojë në përpikmëri rregullat e lojes demokratike, përkatësisht rregullave të sistemit parlamentar, të cilave ju nënshtrua plotësisht me 3 shkurt të këtij viti.

Albin Kurti, sikurse e pranoj zgjedhjen kryeministër (me 64 vota) dhe shkarkimin (me 82 vota) në mënyrë legjitime në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ashtu duhet ta pranoj dhe respektoj edhe vendimin e radhës për formimin e qeverisë së “re”, të paraparë për të shtunën e 2 majit 2020.

Qeveria Kurti: Pacolli duhet të rrijë në vetizolim, kërkojmë t’i tërheqë fjalët për Kosovën “shtet terrorist”

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit Behgjet Pacolli se është frikësuar nga ndonjë akt terrorist që të kthehet në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se deputetit Pacolli iu është komunikuar zyrtarisht që duhet të respektojë masat si të gjithë qytetarët.

“Fatkeqësisht, me ose pa vetëdije për peshën e rëndë të fjalëve të veta, thirrjet për respektimin e udhëzimit zyrtar që edhe ai të zbatojë masat në fuqi i intepretoi si frikë të tij për një “akt terroristik nga ana e shtetit” në të. Pra, masat që janë marrë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga virusi, deputeti Pacolli, njëherësh ish Ministri i Punëve të Jashtme dhe ish Presidenti i Republikës së Kosovës, i interpretoi si mundësi për “akt terroristik nga shteti”. Këto fjalë të rënda, po publikohen në mediat e vendeve që sabotojnë shtetësinë e Kosovës, dhe po përdoren kundër shtetit tonë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se është e papërgjegjshme dhe e pamatur që të përmenden aktet terroriste./Express/

Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë me urgjencë çështjen e dekretit të presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se do ta trajtojë me urgjencë kërkesën e Vetëvendosjes për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili të enjten dekretoi, Avdullah Hotin për kryeministër të ri të vendit.

“Përveç kësaj, në kërkesë, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullim të zbatimit të Dekretit në fjalë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përkitazi me këtë kërkesë, Gjykata ka kërkuar nga palët e përfshira që komentet për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese, gjatë ditës së sotme.

“​Komentet përkitazi me kërkesën për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese sot, më 1 maj 2020, në orën 12:00. Komentet përkitazi me meritat e kërkesës, t’i dorëzojnë në Gjykatë deri më 8 maj 2020, në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Bazuar në këtë afat kohor, mbase gjykata mund të marrë vendim shumë shpejt lidhur pezullimin ose jo të zbatimit të dekretit të shpallur nga presidenti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës. Vetëm pak çaste pas shpalljes së këtij dekreti, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë një vendim kundër-kushtetues.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar në Kuvend, kërkesën me 61 nënshkrime të deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të shtunën, më 2 maj, me pikën e vetme, zgjedhjen e qeverisë së re.

Vendimi i presidentit Thaçi pason votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, në kuvend, më 25 mars. rel

Behgjet Pacolli ateron në aeroportin “Adem Jashari”

Ish-presidenti i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ateruar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Pacolli do të kontrollohet nga ekipe mjekësore e policore, e sipas këshilltarit të tij, Naim Murselit, Pacolli menjëherë pas kontrolleve mjekësore do të shkojë në rezidencën e tij në Hajvali.

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Në aeroport, Behgjet Pacollin e priti edhe kushëriri i tij, Rrahim Pacolli, njëherit edhe zyrtar i AKR’së.

I pyetur se a do të karantinohet në Qendër të Studentëve, Rrahim Pacolli, ka thënë “është duke ardhur për të shkuar në shtëpinë e tij”.

LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për votimin e qeverisë më 2 maj

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re më 2 maj.

Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“I kemi votat dhe kërkesa është bërë me 61 nënshkrime të deputetëve”, ka thënë Gashi.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme vjen menjëherë pasi presidenti i Kosovës, Hashi Thaçi dekretori kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Vendimi i presidentit Thaçi pason votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, në kuvend, më 25 mars.

“Në ditët në vijim, një tjetër qeveri e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës, sërish në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me rendin demokratik të Republikës sonë, duke marrë parasysh legjitimitetin e qartë nga deputetët e kuvendit dhe zotimi që u dëshmua sot i shumicës së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit”, theksoi Thaçi. rel

VV dërgon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Thaçit për Hotin

Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se kjo parti politike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të dhënë aktgjykimin në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi.

“Me këtë dekret, ne vlerësojmë që presidenti ka shkelur kushtetutën”, tha Selimi. Sipas tij, dekreti i presidentit është bërë publik pak para 1 Majit dhe vikendit, në përpjekje që Kuvendi të formojë qeverinë e re, në mënyrë jokushtetuese, gjatë ditëve të festës dhe vikendit.

“Ne presim vendim të drejtë të Kushtetueses dhe nuk jemi këtu të paragjykojmë”, theksoi deputeti Selimi.

Kurse deputetja Arbërie Nagavci, po nga Vetëvendosje, tha se i është kërkuar Gjykatës Kushtetuese që deri në marrjen e vendimit, të pezullohen të gjitha procedurat rreth zgjedhjes së qeverisë së re.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetit Arben Gashi, ka deponuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, kërkesën me 61 nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të shtunën, në ora 13:00, me pikën e vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e qeverisë së re.

Vendimi i presidentit Thaçi pason votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, në kuvend, më 25 mars.

“Në ditët në vijim, një tjetër qeveri e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës, sërish në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me rendin demokratik të Republikës sonë, duke marrë parasysh legjitimitetin e qartë nga deputetët e kuvendit dhe zotimi që u dëshmua sot i shumicës së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Thaçi. rel

Qeveria e “re” e praktikave të vjetra! – Nga Florim Zeqa

 

Praktika e keqe e drejtimit të qeverisë nga partia humbëse e zgjedhjeve zanafillën e ka nga pas lufta, kur LDK-së rugoviane në vitin 2001, si fituese e zgjedhjeve me 48 përqind të votave, i imponohet nga bashkësia ndërkombëtare që ta pranoj mandatarin nga partia e dytë, që ishte PDK-ja me vetëm 26 përqind të votave të qytetarëve.

Binomi Thaçi-Mustafa, projektues të shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’

Tashmë nuk ka asnjë dilemë, që projektuesit e shkarkimit të qeverisë Kurti ishin binomi Thaçi-Mustafa, të cilët tjetërsuan pamëshirshëm vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Binomi fatkeq për vendin Thaçi-Mustafa e shfrytëzuan gabimin e parë për ta ndëshkuar kryeministrin Albin Kurti përmes “bombës së kurdisur” të quajtur Agim Veliu, e cila u finalizu shpejtë dhe në formën e prerë të mocionit për shkarkim nga LDK-ja në mes të pendemisë “Covid-19”.
Vërtetë mocioni për shkarkimin e qeverisë do të kishte kuptim sikur LDK-ja të tërhiqej në opozite dhe vendi të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme menjëherë pas pandemisë, me ç’rast do të matej forca reale e LDK-së pa Vjosa Osmanini si dhe do të verifikohej mbështetja e vërtetë e zonjes së nderuar tek elektorati i këtij subjekti politik.
Në anën tjetër, poashtu do t’i hiqej meraku edhe Albin Kurtit për synimin e 51 përqindëshit te votave, gjë e cila është e pamundur në rrethanat aktuale, kur i kemi më pak se 50 % (më 6 tetor 2019 vetëm 44 %) të daljes së votuesve në zgjedhje.
Rënja e papritur dhe në kohë pandemie e ‘Qeverisë Kurti’, ka hapur dilema të shumta për të ardhmen e shtetit.

LDK pas asnjë fitore nga viti 2004, kthehet sërish në pushtet

Fitorja e fundit e LDK-së në zgjedhjet nacioanle ishte ajo e vitit 2004, në epokën e Ibrahim Rugovës me mbi 45 përqind të votave të qytetarëve. Edhe pse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ishte shumë afër fitores historike, por nuk e shijoj fitoren shkaku i shantazhit nga brenda që iu bë kandidates për kryeministre, zonjes Vjosa Osmani e cila u votua në mënyrë plebishitare nga elektorati rugovian.
Edhe përkundër humbjeve të vazhdueshme të LDK-së, humbësit serik në krye me Isa Mustafën paradoksalisht dhe në mënyrë totalitare po vazhdojnë ta drejtojnë këtë subjekt politik. Po ndodhë pikërisht kështu, për faktin se, nga pozicioni i humbësit, LDK-ja po kthehet gjithnjë në pushtet.
Është hera e dytë, pas vitit 2014 që LDK-ja nga pozicioni i humbësit të zgjedhjeve, përmes pazareve të fshehta me Hashim Thaçin po e merrë timonin e ekzekutivit të vendit.
Të mos flasim për partinë e vogël si AAK-ja, e cila poashtu si humbëse apsolute e zgjedhjeve e ka drejtuar dy herë qeverinë; në vitin 2004 (100 ditë) dhe vitin 2017 (afro dy vite).
Nga partitë aktuale, PDK-ja është partia e vetme që nga viti 2007 për 12 vite rresht (së fundit herë përmes koalicionit PAN) e mbajti pushtetin në Kosovë.

Mungesa e përvojes në qeverisje dhe vetëkënaqësia e pushtetit iu kthyen bumerang LVV-së së Albin Kurtit

LVV-ja, edhe përkundër se doli dy herë radhazi subjekti më i votuar në vend, nuk po arrinë të qeverisë me vendin. Përderisa herën e parë, në vitin 2017 u mund në zgjedhje nga koalicioni parazgjedhor PAN, herën e dytë me 2019, pas vetëm 45 ditë qeverisje, u mund në prapaskenë nga marrëveshja e fshehtë politike e binomit Thaçi-Mustafa.
Për herën e fundit, duhet pranuar faktin, se përgjegjës për humbjen e pushtetit është edhe vetë lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili nuk arriti ta menaxhojë situatën e parë konfliktuoze në qeveri me ‘bombën e kurdisur Agim Veliu’.
Tani kur jemi në prag të krijimit të qeverisë së “re” përmes koalicionit LDK,-AAK-NISMA-Lista Serbe dhe pakicat tjera, vendi do të përballet me një situatë të re destabilizuese dhe të paparashikuar nga pas lufta.
Fillimi i mbarë i ‘Qeverisë Kurti’ kishte ngjallur shpresat e qytetarëve për ndryshim. Shteti i së drejtës, që ishte proklamim paraelektoral dhe premtim elektoral për luftimin e të gjitha të këqijave dhe në veqanti luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit dhe krimin në përgjithësi, u rrenuan nga brenda dhe nga jashtë, por edhe nga vetëkënaqesia e pushtetit nga ana e Albin Kurtit pa e shijuar ende mirë pushtetin.

Vetëdijësimi i qytetarëve, kusht i domosdoshëm për ndryshim

Pas rënjes së ‘Qeverisë Kurti’, qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijesohen akoma më shumë për t’ia dhënë goditjen përfundimtare kësaj klase politike të korruptuar dhe tejinkriminuar në zgjedhjet e radhës, për ta sjellë në pushtet një brez ri të politikanëve përgjegjshëm, të pa korruptuar dhe pa inkriminuar që janë shtetas dhe banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës, për ta kthyer shpresën dhe besimin për jetë në shtetin e Kosovës, në mënyrë që të ndalet trendi i largimit nga vendi i të rinjëve dhe gjitha shtresave të popullsisë.
Është e vështirë të kthehet shpresa për jetë në Kosovë, përderisa fituesit e zgjedhjeve kthehen në humbës apo ansjelltas, kur humbësit kthehen në pushtet.
Akoma më e vështirë bëhet kthesa pozitive në vendin tonë përderisa të mençurit dhe të ndershmit anashkalohen dhe linçohen, ndërsa injorantët avancohen në pozita të larta shtetërore, kurse hajdutët dhe kriminelët në vend që të përfundojnë në burg, ngriten në majat e pushtetit!
Nuk e kam as idenë më të vogël, se çfarë e mirë e pret këtë vend në qeverisje po nga të njëjtit njerëz që thyen shpresat e qytetarëve dhe lëkundën themelet dhe tkurren territorin e Republikës së Kosovës.

Nuk i dihet se çfarë epilogu do të merrë prioriteti i parë i qeverisë së “re” në dialog me Serbinë! A do të mbetemi më pak se shtet apo më shumë se autonomi, siq e kishte projektuar Serbia millosheviqiane qysh në fillim të viteve të ’90-ta!?

Gashi: Nëse Pacolli hyri në Kosovë pa vulë, kreu vepër penale

Avokati Tomë Gashi pohoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë imunitet, përveç në fushëveprimin e tyre si deputetë në Kuvend.

Gashi e dha këtë vlerësim përderisa komentoi mundësinë që deputeti Behgjet Pacolli të jetë futur në Kosovë me veturën e Presidentin të vendit Hashim Thaçi – informacione të pakonfirmuara deri më tani, për të cilat hodhi dyshime ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Bazuar në atë çfarë tha ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në konferencë, unë besoj që është situatë ende e paqartë. Mirëpo duket që ai ka informacione, sepse është duke kryer detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme – presidenti Thaçi ka kaluar në Shqipëri në orën e përcaktuar që tha ai, orën 18:00 dhe është kthyer diku pas orës 19:00”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

“Presidenti Thaçi ka thyer protokollet nëse është e paraparë që ta njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme që shteti i Kosovës gjithmonë ta dijë se ku e ka presidentin e vet, në cilin territor të cilido vend në rruzullin tokësorë sepse këto janë rregulla të përcaktuara edhe për të mirën e presidentit. Nëse eventualisht deputeti Behgjet Pacolli ka qenë në veturat e eskortës së presidentit dhe nëse nuk ka një vulë hyrëse të Republikës së Kosovës atëherë kemi një problem juridik”.

Gashi theksoi se “në rastin e kalimin ilegal të kufirit, kushdo që të jetë, është vepër penale e kalimit ilegal të kufirit”.

Sa i përket krijimit të qeverisë së re, koalicionit për krijimin e së cilës po i prinë LDK-ja, avokati vlerësoi se kjo mund të krijohet nëse ka për bazament shkeljen kushtetuese, siç tha ai, me forcën e numrave.

Sveçla: Nëse Thaçi e ka takuar Pacollin, edhe ai do t’i nënshtrohet karantinës ose vetizolimit

Xhelal Sveçla e paralajmëron Presidentin Thaçi se nëse ka pasur kontakt me Behgjet Pacollin, atëherë do t’i duhet të karantinohet ose të vetizolohet.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, ka folur për skenarët e mundshëm se Presidenti Hashim Thaçi, mund ta ketë futur mbrëmë deputetin Behgjet Pacollin në Kosovë.

Sveçla thotë se nëse konfirmohet se Pacolli ka qenë në veturën e Presidentit Thaçi, atëherë, sipas vendimit që ka marrë qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit Covid 19, edhe Thaçi duhet t’i nënshtrohet masave të karantinimit ose vetizolimit.

“Sipas vendimit të Qeverisë, personat për të cilët vërtetohet se kanë pasur kontakt me persona të sëmurë osë të dyshuar, futen në karantinë. Rrjedhimisht, nëse Presidenti vërtetohët që ka pasur kontakt me z. Pacolli, atëherë ai duhet t’i nënshtrohet karantinës, ose vetizolimit në linjë me historikun e shëndetit” , ka thënë Sveçla, raporton Gazeta Express.

Në fund, ai i ka kërkuar deputetit Pacolli ta tregojë vendndodhjen e tij, duke thënë se nëse paraqitet në publik, pa u nënshtruar masave, atëherë Policia do të ndërmarrë veprime ndaj tij.

“I kërkojmë z. Pacolli se ku është sepse në qoftë se shfaqet në publik, policia do të ndërmarrë masa”, ka thënë Sveçla.

Kreatura mashtruese dhe e rrezikshme e Baton Haxhiut!! – Nga Skënder MULLIQI

Secili shtet serioz i bën të ditura planet afatgjata zhvillimore ekonomike ,dhe e bënë të ditur gjendjën në shoqëri për temat e ndryshme.Nga këto qëndrime të qeverive mvaret edhe fati i shtetit.Për këto duhen njerëz më vizion, njerëz të përgatitur profesionalisht dhe moralisht.Kosovën e ka kapluar politika.

Mediet e caktuara po i nxisin ambiciet jo të shëndosha të politikanëve dhe ‘ mesijeve ‘ të tyre të rreme, të cilët po dominojnë në jetën publike dhe po diktojnë edhe dialogun public.Njerëzit në Kosovë , deri vonë , fatkeqësisht kan besuar në fuqinë e tyre indivuduale ,të cilët edhe na u paraqitën si shtet?! Ne, duket jemi populli I vëtem në Evropë që po jetojmë dhe po ju besojmë grupeve të tilla të interesit. Ballafaqimi më politika jo serioze dhe profitereske na ka pru në shkallën më të ulët .Anomiziteti dhe mashtruesit kan cenuar të gjitha vlerat. Si mendojnë njerëzit që në këtë vend do të bëhët mirë? Investimi në budallakina dhe në poshtersina nuk i duhen qytetarëve të Kosovës. Nuk ka zhvillim të shtetit dhe standard të mirë të jetës, kur nuk mendon kush për atë punë .Ne, duhet të turpërohemi , kur shtetet e menqura dhe moderne krenohen më zhvillim ekonomik, krenohen më njerëzit e menqur të politikës dhe të biznesit. Mos suksesi nuk na falet. Shoqëria i dëshiron vlerat.Në ndërkohë këta po realizojnë plane dhe marshojnë më politikat dhe kampanjat në historinë e re.

Disa gazetarë janë bër viktima të pa ftyrësive të tyre, duke marrë bajrakun për të keqën e Kosovës.Njeri prej tyre është Baton Haxhiu, më deklaratat në vazhdimësi të rrezikshme për Kosovën. Madje ky po merre guximin të merret më temat e ndijeshme politike dhe të interesit jetik nacional. Ky Baton Haxhiu, kërkon publikisht faljen e mijëra krimëve të çetnikizmit serb në Kosovë. Kjo makineri antiKosovë që nga mëngjesi i hershëm deri në terr, i Baton Haxhiut është shëmbull eklatant I të keqës së madhe , që mund ti përgatitët Kosovës. Po e ofendojnë dhe përulin popullin këta tajkun, duke i dhënë Kosovës goditje të vazhdueshme nën brez. Për këtë njeri nuk po ka kufijë, së nuk po vepron ende dora e ligjit .E ne po heshtim dhe po durojmë .Po mendojmë së kjo vetvetiu kalon. Jo nuk kalon nese nuk merren masat e nevojshme .E mos marrja e masave do të na shkakton dëmin e pa riparueshem.

Nuk kemi të drejtë më të heshtim para atyre , që tallën më popullin, më të vrarët , më gratë e dhunura shqiptare, më të pagjeturit e luftës,që tallën më gjakun e dhënë për pavarësinë e Kosovës. Jemi i vetmi vend sot në Evropë i pa integruar po thuaj në asnjë organizëm të BE-së. Nuk është vështirë më kuptuar një kreaturë mashtruese si Baton Haxhiun, i cili i ban pyetje vetit dhe vet i zgjedhë ato. Çfare shteti është ky? Çfarë njerëzish jemi ne? A dëshirojmë më marr frymë njëherë lirshëm në tokën tonë? A nuk u luftua që të lirohemi nga zgjedha e këtij soji? Kemi mbetur në një ambient të mbyllur , sikur që na ndodhi karantina nga pandemia?!Sa kritikat i morëm deri më tash për korrupcion dhe krim nga miqët tanë evropian dhe amerikanë? Sikur, që gjithqka ban, por që populli duhet të mbetet i mbyllur si në kafaz, që mos të zgjohet.E, po miqë të ndëruar , ka ardhur koha për zgjim të ri demokratik. Ne, sigurisht jemi më shumë , së ata përtej bregut. Mjaftë jemi rrejtë, mashtruar, keqpërdorë, duke mos na lënë që të përcaktohemi për vlera, që popujt tjerë moti i kan realizuar…

Zëdhënësi i Qeverisë: Sapo ta shpallë dekretin për mandatarin, Presidentin e çojmë në Kushtetuese

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka thënë sot se po presin publikimin e dekretit nga Presidenti Hashim Thaçi për mandatarin për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Kryeziu ka thënë se përderisa nuk po ndodhë publikimi i kërkesës për mandatarin për kryeministër ndaj LDK’së, nga ana e Presidentit Thaçi qeveria në detyrë do të vazhdojë punën e saj, raporton Gazeta Express.

“Jemi në pritje të këtij dekreti, përmbajtjen e këtij dekreti dhe referimi që bëhet nga Presidenti mbi hapat e tij drejt formimit të qeverisë dhe mbi këtë përmbajtje do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se mospublikimi i këtij dekreti është shprehje e gatishmërisë për të bërë veprime që janë ndesh me kushtetutën.

“Ne kemi shprehur bindjen tonë dhe besojmë që interpetimi ynë është i drejt kur themi se veprimet e radhës të presidentit duhet të jenë ato që çojnë deri te shpallja e zgjedhjeve të parakohshme pasi që të kalojë pandemia dhe jo formimi i një qeverie të re”, ka thënë ai për Rtv Dukagjini.

Ai poashtu ka thënë se do të kërkojnë opinion edhe nga Komisioni i Venecias

“Për një kërkesë për opinion do t’i drejtohemi edhe Komisioni të Venecias, duke qenë të bindur që një opinion prej një institucioni të pavarur do të ndihmojë në sqarimin e kësaj situate kushtetuese por në të njejtën kohë do t’i shërbente edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese ashtu që ai të jetë sa më i drejtë dhe sa më kredibil”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë.

Sveçla: Presidenti mbrëmë ka shkuar në Shqipëri, s’mund të konfirmojmë se e ka sjellë Pacollin gjatë kthimit

Xhelal Sveçla ka treguar se Presidenti Hashim Thaçi dje ka hyrë në Shqipëri dhe ka qëndruar atje vetëm pak minuta, për t’u kthyer prapë. Sveçla i kërkon deputetit Behgjet Pacolli të lajmërohet se ku gjendët, në të kundërtën thotë se Policia do të ndërmarrë masa, nëse shihet në publik dhe kuptohet se ka hyrë në Kosovë, pa iu nënshtruar masave për parandalimin e virusit Covid 19.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se Policia e ka njoftuar që Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë e ka kaluar kufirin me Shqipërinë, për t’u kthyer sërish në Kosovë pas pak minutash.

“Mbrëmë vonë jam informuar nga policia se Presidenti e ka kaluar kufirin pak para orës 18. I njëjti është kthyer pak para orës 19”,ka thënë Sveçla, raporton Gazeta Express.

U.d i ministrit të Brendshëm thotë se Thaçi ka qenë i ulur në ulësen e parë dhe nuk është para nëse në ulëset mbrapa në veturë ka qenë dikush tjetër.

“Kur është ndalur vetura, është vërtetuar se Presidenti ishte ulur në veturën e dytë. Ai ishte i ulur përpara, përkundër rregullave. Policia, për shkak të xhamave të zi, nuk ka arritur ta dallojë nëse ka pasur persona tjerë ulur mbrapa”, ka thënë Sveçla.

Ai tregon se Presidenti Thaçi nuk e ka lajmëruar te Protokolli Shtetëror shkuarjen e tij në Shqipëri, edhe pse duhet ta bëjë një gjë të tillë për cdo vizitë zyrtare a jozyrtare.

“Cdo vizitë e Presidentit jashtë vendit, zyrtare apo jozyrtare, duhet të komunikohet te Protokoll shtetëror I MPJ’së. Tashmë është konfirmuar se Protokolli I Shtetit nuk është njoftuar për vizitën e Presidentit”, ka thënë Sveçla.

“Nuk kemi konfirmim se z. Thaci ka qenë i shoqëruar nga z. Pacolli. Megjithatë një skenar I tillë do të minonte komplet Repulbikën e Kosovës”.

Sveçla e paralajmëron deputetin Behgjet Pacolli, se nëse ka hyrë në mënyrë klandestine, për t’i ikur masave të karantinimit në Kosovë, atëherë ka bërë shkelje penale.

“Për më tepër, shkelja e vendimeve nga organet kompetente është veper penale e përshkruar në nenin 50 të Kodit Penal”.

Tutje u.d i ministrit ka thënë se nëse konfirmohet se Pacolli ka qenë me Thacin, atëherë edhe Presidenti do t’u nënshtrohet masave të izolimit, apo vetizolimit, sipas vendimit të Qeverisë.

“Sipas vendimit të Qeverisë, personat për të cilët vërtetohet se kanë pasur kontakt me persona të sëmurë osë të dyshuar, futen në karantinë. Rrjedhimisht, nëse Presidenti vërtetohët që ka pasur kontakt me z. Pacolli, atëherë ai duhet t’I nënshtrohet karantinës, ose vetizolimit në linjë me historikun e shëndetit” , ka thënë Sveçla.

Në fund, ai i ka kërkuar deputetit Pacolli ta tregojë vendndodhjen e tij, duke thënë se nëse paraqitet në publik, pa u nënshtruar masave, atëherë Policia do të ndërmarrë veprime ndaj tij.

“I kërkojmë z. Pacolli se ku është sepse në qoftë se shfaqet në publik, policia do të ndërmarrë masa”, ka thwnw Sveçla.

Kosova me 5 zëvendëskryeministra, pritet finalizimi i qeverisë Hoti

Sot gjatë ditës pritet të finalizohet në Kosovë marrëveshja e koalicionit të ri qeverisës, me në krye Avdullah Hotin, të nominuar nga Lidhja Demokratike (LDK).

Nga sa pohon gazeta Express, marrëveshja thuhet se do të firmoset nga LDK, AAK, NISMA, AKR, minoritetet e Lista Serbe.

Deri më tani, të gjitha këto parti kanë bërë të ditur se nga sa është rënë dakord, ato do të marrin nga një zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti.

Në ekzekutivin e mëparshëm, të formuar nga vetëm dy parti, postet më të larta i mbanin tre persona, Albin Kurti si kryeminisër, Avdullah Hoti si pasardhës i tij, në postin e zëvendëskryeministrit të parë,  e të njëjtën pozitë kishte dhe Haki Abazi.

Por me marrëveshjen e re që vjen si pasojë e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, në karrigen e zëvendëskryeministrit thuhet se do të ulet nga një përfaqësues për çdo parti. Deri më tani, vetëm partitë nga radhët e minoriteteve s’kanë bërë të ditur nëse kanë kërkuar që të përfaqësohen me një zëvendëskryeministër.

Nga LDK-ja mësohet se për postin e zëvendëskryeministres do ta propozojnë Hykmete Bajramin, që momentalisht mban postin e Ministres në Detyrë të Arsimit.

Me ujdinë e re, ky dikaster pritet që t’i kalojë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila do të jetë partia e dytë më e madhe në këtë koalicion.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, LDK-ja ka deklaruar se do ta dërgojnë zyrtarisht emrin e Hotit në presidencë si të mandatuar./ dita

Teksti i marrëveshjes LDK – AAK, përmenden edhe subjektet tjera të koalicionit

Gazeta Express sjell marrëveshjen e plotë.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa flitet për luftën e institucioneve ndaj përhapjes së pandemisë dhe për rifillim të dialogut Kosovë – Serbi.

Gjithashtu, për anëtarësim në OKB, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Në marrëveshjen e nënshkruar bëhet e ditur se pjesë e koalicionit është edhe NISMA, AKR, Lista Serbe dhe minoritetet tjera.

Gjithashtu dy partitë janë dakorduar që përveç ministrive që i shkojnë katër AAK’së dhe një zëvendëskryeministër, edhe postet e zëvendësministrave të ndahen sipas fuqisë politike të partnerëve të koalicionit.

LDK dhe AAK janë dakorduar në marrëveshje se nuk do t’i përkrahin mocionet e mosbesimit që mund të iniciohen nga palët tjera.

Në rast se dikujt nga kabineti qeveritar i ngritët aktakuzë, atëherë kryeministri ka të drejtë ta shkarkojë atë ministër automatikisht.


Send this to a friend