VOAL

VOAL

16 kamionë nga Serbia futen në Kosovë me dokumentet “Republika e Kosovës” (video)

Pasi në dokumentet e tyre iu kanë referuar Kosovës si Republikë, 16 kamionë me mallra nga Serbia kanë hyrë në Kosovë.

Por 13 kamionë të tjerë që nuk u ishin përmbajtur masave të reja të reciprocitetit, nuk janë lejuar të futen në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, vendimi ka dhënë efekte, duke kthyer mbrapa disa mauna, por nuk ka ndaluar importet në tërësi nga ky shtet, raporton KOHA.

Vendimi për shtim të masave të reciprocitetit obligon Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikata fitosanitare dhe veterinare.

Kriteret e vendosura me vendimin e Qeverisë atëherë në detyrë, sipas zëdhënësit të kësaj agjencie, Lamir Thaçi, janë duke u zbatuar gjatë kontrollit të brendshëm dhe atij kufitar.

KOHA ka provuar që të marrë një qëndrim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përkatësisht nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd se sa kompani serbe kanë kërkuar leje nga zyra për eksportin e mallrave në Kosovë sipas rregullave të reja tregtare, por ajo nuk është përgjigjur gjatë ditës së mërkurë.

Përveç vendimit, Ministria e Ekonomisë ka miratuar një urdhëresë për zbatimin e masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë.

Me të i kërkohet Inspektoratit të Tregut t’i largojë nga tregu të gjitha mallrat nga Serbia që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, duke u kushtuar vëmendje të veçantë shenjave kombëtare të konformitetit.

Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars, kishte marrë vendim për heqjen e taksës dhe vendosjen graduale të reciprocitetit, ndërsa pak para largimit nga pushteti i ashpërsoi ato.

Heqja e taksës ka ndikuar që importet nga Serbia për dy muaj të jenë afro 35 milionë euro, ndërkohë eksporti vetëm rreth 3 milionë euro.

Isa Mustafa paralajmëron një vendim të shpejtë të LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ka pritur që Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ta drejtojë seancën ku u votua qeveria në krye me Avdullah Hotin.

“Është një vendim dhe përcaktim i saj. Edhe pse nuk pranoi, seanca u mbajt. E vlerësoj drejtimin e seancës sot nga Kujtim Shala si nënkryetar i Kuvendit. Kam pritur që Vjosa Osmani si anëtare dhe nënkryetare e LDK-së do ta drejtojë këtë seancë dhe do ta përkrahë zgjedhjen e Avdullah Hotit, por nuk ndodhi. Nuk shoh arsye që dikush që është anëtar i LDK-së të mos e përkrahë familjen e vet në çastet jetike të saj, sepse edhe ky moment ka qenë jetik për LDK-në dhe Kosovë”, ka thënë i pari i LDK’së, derisa ka paralajmëruar se kjo çështje do të diskutohet në parti.

“Ne do të diskutojmë në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesi të LDK-së. Nuk janë çështje që mund t’i anashkalojmë, sepse janë sjellje që nuk janë në harmoni me atë çfarë Statuti i LDK-së thotë për çdo anëtar të LDK-së. Besoj se shpejti do të marrim vendim për këtë. Sot kemi një rast të veçantë dhe nuk dua ta vë në hije duke u marrë me Vjosa Osmanin dhe ata që nuk kanë votuar sot”, tha Mustafa.

I pyetur se a do të jetë Vjosa Osmani në selinë e LDK-së ku po festohet për qeverinë e re që do të drejtohet nga Avdullah Hoti, Mustafa ka thënë se dyshon se do të ndodhë një gjë e tillë.

“Meqë Vjosa Osmani nuk ishte në Kuvend, dyshoj që do të jetë edhe këtu. Por këtu janë ata që e duan LDK-në”, kathënë Mustafa./Express/

Më 3 qershor 2005 u bë atentati kundër gazetarit të shquar shqiptar Bardhyl Ajeti

VOAL – Më 3 qershor 2005, gazetari i shquar shqiptar Bardhyl Ajeti u qëllua nga afër në kokë me pistoletë ndërkohë që kthehej nga puna për në shtëpi. Pas një qëndrimi të shkurtër në Spitalin e Prishtinës, ai u dërgua në një spital të Milanos (Itali).

Më 25 qershor 2005 ndërroi jetë në një spital të Milanos Bardhyl Ajeti (lindur më 29 maj 1977), kolumnist i gazetës së përditshme Bota Sot, e cila botohej në Prishtinë, në Shkup, në Zyrih dhe në Nju Jork. Bardhyl Ajeti shkruante kolumna të përditshme për gazetën Bota Sot, gazetë që përkrahte dhe mbështeste liderin shqiptar, arkitektin e pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova, themelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia e parë shqiptare pluraliste.

Në kolumnat e tij Bardhyl Ajeti denonconte krimet politike në Kosovë dhe kërkonte daljen e vrasëve dhe urdhëruesve të vrasjeve para drejtësisë.

Disa javë para se të vritej, Bardhyl Ajeti i kishte shkruar një letër Komisionerit të Përkohshëm të Mediave pranë UMNIK-ut, i cili ishte mbikqyrës ndërkombëtar i mediave në Kosovë. Në lerën e tj Bardhyl Ajeti i shkruante komsionerit se jeta e tij ishte nën kërcënim.

Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit është theksuar se nuk janë bërë hetime për vrasjen e Bardhyl Ajetit.

Bardhyl Ajeti nuk ishte i vetmi gazetar i Bota Sot i vrarë në Kosovë. Bekim Kastrati, vrarë më 19 tetor 2001 në fshatin Llaushë pranë Prishtinës, ishte gjithashtu gazetar i Bota Sot.

Edhe Enver Maloku i cili u vra në Prishtinë më 11 janar 1999 ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Bota Sot. Gjithashtu Xhemail Mustafa, i cili u vra më 23 nëntor 2000 ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Bota Sot.

Aliu: Pajtohemi për një qeveri tranzitore me Murat Jasharin kryeministër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se partia e tij do të përkrahte një qeveri tranzitore të cilën e ka propozuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në krye me Murat Jasharin si kryeminsitër.

“Mendoj që është një ide e mirë të kemi një qeveri tranzitore tu e pasur parasysh që kjo qeveri që ka qenë e varur prej listës serbe. Qeveria do të duhej të udhëhiqej nga Murat Jashari”, ka thënë Aliu.

Vjosa Osmani, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese një ditë para seancës ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Ajo ka thënë se pavarësisht mospajtimeve rreth disa pjesëve të arsyetimit të Gjykatës, Kushtetuta jonë nuk lë hapësirë e rrugë tjetër sa i përket zbatimit të vendimeve nga ana e institucioneve.

Osmani ka theksuar se zgjedhjet janë i vetmi opsion.

“Politikisht, siç e kam thënë edhe në të kaluarën, zgjedhjet janë i vetmi opsion që do të mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve”, ka theksuar ajo për Blic.

Por në ndërkohë, ka shtuar ajo, deri sa do të krijoheshin rrethanat për zgjedhje për shkak të pandemisë, “mendoj se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha në këto kohë sfiduese do të kishte qenë një qeveri tranzitore, ta zëmë për 6-9 muaj, e udhëhequr nga një figurë unifikuese mbi-partiake dhe me ministra teknik”.

Kjo sipas Osmanit, do mundësonte tejkalimin e krizës politike e ekonomike, përgatitjen për organizim të zgjedhjeve të reja, arritjen e konsensusit rreth dialogut dhe mbrojtjes së integritetit territorial.

Kryetarja e Kuvendit konsideron se qeveritë që janë të varura nga Lista Serbe, nuk kanë sjellë stabilitet.

Duke marrë parasysh që edhe Qeveria Hoti do të varet nga votat e Listës Serbe, Osmani konsideron se asnjë vendim më nuk është vetëm i Kosovës, por si rezultat i kompromiseve me Serbinë.

“Qeveritë që varen në tërësi nga Lista Serbe asnjëherë nuk kanë sjellur as sukses e as stabilitet, sepse varshmëria nga Lista Serbe rrezikon arritjen e çdo objektive apo suksesi në të mirë të vendit”, ka theksuar ajo.

Ajo paralajmëron që nëse Qeveria varet nga Lista Serbe, as ligjet e thjeshta nuk do të mund të miratohen pa pajtimin e Beogradit.

“Asnjë vendim më nuk është vetëm i vendit tonë por është rezultat i kompromiseve Kosovë-Serbi. Pra as edhe ligjet më të thjeshta nuk do të mund të kalojnë pa pajtimin e listës serbe, që do të thotë pa pajtimin e Beogradit”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, Osmani kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë që ka kundërshtuar koalicionin e LDK-së me AAK e Nisma

NJË LUTJE PËR DEPUTETËT: MOS E VOTONI QEVERINË E TURPIT! – Nga Binak MAXHARRAJ

Ju legjislatura e re e votuar me 6.tetor 2019 ia këthyet shpinën votuesve te juaj dhe e bëtë tradhëtin e parë ndaj tyre duke e votuar mocionin e LDK për rreximin e qeverisë Kurti nen tryesnin e krimit të organizuar dhe pronto mafisë se PDK dhe LDK.

Por neser nuk duhet qe më çdo çmim te përseritni edhe tradhetin e dytë te radhës sepse kjo jo vetem qe ju turperon por edhe ju vorros për së gjalli.

Nuk keni te drejtë qe për herë të dytë brenda një muaj ti hyni tradhetisë së dytë duke ia këthyer shpinen votuesve te Juaj të cilët ju sollën në postin e deputetit. Pra,neser ju pretë edhe një provë që te mos fundosën si deputet të përseritni tradhëtinë e dytë.

Sot mos shkëlni përseri ne voten e juaj duke e votuar qeverin e turpit,qeverin e hajnave dhe plaqëkitësve të vendit,sepse nëse edhe për hërë të dytë e bëni këtë ju nuk do jeni më deputet por do te jeni tradhetar të kombit,shpërdorues së votës tecilën ua dha populli për te bërë ndryshim e jo për te instaluar përseri hajnin.plaqëkitjet dhe kapesit e shtetit te cilët e dhunuan dhe e ç’njerëzaun kët vend për me se 20 vjet.
Mbi ju dhe familjet e juaja do te bie mallkimi dhe kështu do të pëfundoni në plehun e historisë,kurse mbi familjet e juaja do te bie turpi,kurse mbi femijet e juaj do te mbetet një njollë e keqe,do te jenë te urrejtuar nga mocaniket e tyre do te përqeshën dhe injorohën si femijë qe e tradhëtuan votën e popullit.

Pra,neser larg duart nga kutia e votimit të një qeverie të dalë nga partit e cubave,mos e votoni qeverin e turpit,mos ia këtheni shpinën votuesit,sepse kjo qeveri e zorit nuk do te ju sjell asgje te re,por siç po flitet neser do te ju detyrojnë ta votoni edhe ndarën,coptimin apo korgjimin e kufirit,ata te beje faljën e gjakut te deshmorve te kombit dhe te me shumë se 12 mijë te vrarve duke ia shtri dorën e pajtimit shteti kriminel Serbisë e cila për shume decenie vrau,sakatoi,dhunoi kombin por edhe duke tentuar ta zhbijë nga trojet e veta.

Mosni ju lutë mos lejon qe fëmijte e juaj te mbetën jetima me prind,sepse gjatë gjithë jetës se tyre nuk do te gjejnë rehatin dhe do te jenë të urryer,të injoruar te veçuar nga mocaniket e tyre.

Kurse ju deputetet e sodite qe po e beni këtë turp duke e votuar qeverin e turpit për tanë jetën do te mbeteni si delet e zeza në histori, te injoruar,dhe te përbuzur.

Pra,neser jeni në provim histori sepse duke e mos votuare këtë qeveri ju do ti ndaloni pazaret për Kosovën dhe rreth Kosovës,do te shkelni mbi sakrificat e demshmorve te kombit dhe gjithë atyre qe me decenije ranë deshmorë për mbrojtjën dhe çlirimin e atedheut.

Neser për një mment këthejni kokën prapa,shikoni nga populli e jo kah kasta e korruptuar e pushtetarve,shikoni kah votuesit te cilet ju sollën këtu ku jeni për ti mbrojtë interesat e vendit,për te mbrojtë Kosovën nga ata qe e kanë qitë në pazar.

Pra neser nese keni vetem pak gjak shqiptari,nese keni vetem pak patriotizm ne shprtin e juaj duhet ti delni zot Kosovës.
Sepse Kosova është në rrezik,ajo kërkon mbrojtjën nga ju.Këtë më se miri do ta beni duke emos votuar këtë qeveri te kuinslingëve,te hajnave dhe plaqekitesve.Dhe kështu do te jeni në nivel te detyres si deputet,përndyshi do te përfundoni ne plehun e historisë,te tradhëtis,kurse Kosoves do ti çkapën pjesët e sajë nga tuxharet e mbendsh, dhe te jashem.
Pra,neser populli,votuesit i kan sytë kah ju qe ta mbroni Kosovën,ta nxirrni nga këthetrat e cubave,ta ndalni lojën makabre të tyre qe po bëjnë ne damë te Kosovës dhe popullit te sajë.

Sot në sheshin “Nënë Tereza” nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja në Kosovë

KOSOVA

Në sheshin ”Nënë Tereza” të Prishtinës në Kosovë do të nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja.

Sot në 18:00 do të mblidhen firmat teksa nesër Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re me mandatar nga LDK dhe kryeministër Avdullah Hotin.

Vetëvendosja kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur të padrejtë dhe gjyqtarët të kapur por sot mund të jetë dita e fundit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në qeveri.

Kush duhet t’i nënshtrohet vetizolimit pasi të hyjë në territorin e Kosovës?

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka sqaruar se të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë të kryer testin për Covid 19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim.

Por, nëse nuk e posedojnë testin, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim, për shtatë ditë.

Kështu thuhet në një sqarim për media nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës

Sipas komunikatës, kur ekipi mjekësor që gjendet në pikën kufitare, vlerëson se udhëtarët kanë simptoma të COVID 19, atëherë ata i bëjnë udhëzimet mjekësore se si duhet të veprojnë.

Më tutje në komunikatë thuhet se për të hyrë në Republikën e Kosovës, shtetasit e huaj që nuk kanë test të COVID 19, duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje-qëndrim ose kontratë qiraje, si dhe dëshmi të tjera të pranueshme).

“Kjo bëhet në mënyrë që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetizolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit nuk u lejohet të hyjnë në Kosovë”, thuhet në sqarim.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Kosovë për t’iu nënshtruar provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar dokumentin studentor.

Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër Republikën e Kosovës, përjashtohen nga këto rregulla.

Nga 1 qershori në Kosovë ka hyjë në fuqi faza e tretë e lehtësimit të masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Nga kjo datë janë hapur kufijtë tokësorë, por sipas vendimit të Qeverisë se Kosovës të gjithë personat obligohen t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore në kufi dhe t’i zbatojnë masat kundër Covid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi. rel

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk funksionon

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë kanë shpërndarë një qëndrim të ambasadorit Jean Hubert-Lebet sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kishte thënë në majin e vitit 2019.

Në përshkrimin e këtij qëndrimi të Lebet thuhet se “Është koha për të kujtuar mësimet e marra përgjatë lehtësimit dhe ndërmjetësimit në proceset e paqes”, raporton Gazeta Express.

Në pikën e parë të këtij qëndrimi thuhet se ndryshimi i kufijve nuk është një ide e cila mund të funksionojë.

Ndërkohë në pikën dy thuhet që nuk duhet të imponohet një marrëveshje.

“Besimi në mes të palëve dhe vullneti për të arritur një marrëveshje në të dy anët është jetik”, thuhet në reagim.

Gjithashtu në këtë reagim të ambasadës thuhet se procesi i paqes duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

Sipas Ambasadës së Zvicrës “nënshkrimi i marrëveshjes nuk është pika kyçe, përmbyllja e procesit të zbatimit të një marrëveshjeje vërtet e bën ndryshimin”.

***

Time to remember lessons learned while facilitating and mediating in peace processes:
1. Changing borders does not work
2. Never force an agreement. Trust between the parties and willingness to reach an agreement on both sides is essential
3. A peace process must be inclusive and transparent
4. The signing of an agreement is not the key point, concluding the implementation process of an agreement really makes the difference
For more details, please read the full statement by Ambassador Lebet in May 2019.

Shembje e dheut në Minierën e Artanës, vdesin dy minatorë

Dy minatorë kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës.

Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, në kuadër të së cilës funksionon edhe miniera e Artanës, për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar se dy minatorë kanë vdekur dhe një është i lënduar lehtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat po punojnë në nxjerrjen e trupave.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka bërë të ditur identitetin e minatorëve që kanë humbur jetën.

“Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, komuna e Lipjanit”, thuhet në komunikatë.

Ngjarja, sipas kësaj ministrie, ka ndodhur pas shembjes së pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës. Ai ka thënë se ndjehet thellë i pikëlluar me humbjen e e jetës se dy punonjësve në Minierën e Artanës.

Shala kërkoi seancë për votimin e Qeverisë të cilën thotë se nuk do ta votojë

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismes Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk do ta votojë qeverinë Hoti.

Shala ka thënë se është çështje e parimeve dhe jo e pazarit.

“Jo nuk është e vërtetë, nuk është çështje e pazarit personal po çështje e disa parimeve tona. Nesër i kuptojmë të gjitha, përderisa nuk kam diskutuar me kryetarin sot, nuk kam arsye të jap opinione”, ka thënë Shala në Tv Dukagjini.

Ndërkohë Shala ka qenë ndër deputetët që ka nënshkruar kërkesën për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.

Zyra e Kryeministrit Kurti: Gjykata Kushtetuese bie në kundërshtim me vetveten

Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës ka reaguar ndaj aktvendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit të ri. Ata thonë se vendimi bie në kundërshtim me vetveten, dhe se ajo ka “shtrembëruar faktet” kur ka folur për shpërndarjen e Kuvendit në vitet 2010 dhe 2017.

‘’Gjykata Kushtetuese sot publikoi Aktgjykimin e plotë në rastin nr. KO 72/20. Duke marrë parasysh se edhe ne kemi pasur në posedim një kopje të dokumenteve përgatitore të Kushtetutës konstatojmë me përgjegjësi se Gjykata nuk ka paraqitur përmbajtjen e saktë të punës së Komisionit Kushtetues. Ky Komision shprehimisht kishte refuzuar propozimin që pas mocionit të mosbesimit të formohet një Qeveri e re. Gjykata ndër të tjera ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar faktet rreth shpërndarjes automatike të Kuvendit pas mocioneve të mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017’’, thuhet në reagimin e Zyrës së kryeministrit në detyrë.

Tutje ata thonë se sistemi demokratik i Kosovës nuk mund të krahasohet me shtete të tjera sikur Turqia dhe Moldavia.

‘’Gjykata po ashtu ju referohet opinioneve të Komisionit të Venedikut përkitazi me rregullimet kushtetuese të shteteve tjera. Këto rregullime kushtetuese dallojnë thelbësisht nga rendi kushtetues i Kosovës dhe si të tilla nuk kanë asnjë relevancë për çështjen në shqyrtim. Sistemi kushtetues i Kosovës nuk ka ngjashmëri as me Moldavinë dhe as me Turqinë, e aq më pak me Mbretërinë e Bashkuar e cila ka një sistem rregullativ që bie në të drejtën zakonore.’’

‘’Gjykata po ashtu shtrembëron përmbajtjen e Aktgjykimit KO 103/14, në të cilin shprehimisht është theksuar nga Gjykata se Presidenti konsultohet vetëm me partinë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën, qoftë relative apo absolute. Ndërkaq ajo që Gjykata thotë tani është se në frymën e atij aktgjykimi Presidenti nuk është i detyruar të konsultojë vetëm partinë e parë.’’

Ata bëjnë të ditur se këshilltarët ligjorë të kryeminsitrit po përgatisin një analizë të detajuar në lidhje me komplet aktgjykimin.

‘’Kjo analizë do të publikohet vetëm për të sqaruar absurditetin e këtij vendimi të cilin nuk mund ta pranojmë.’’, thuhet tutje.

‘’Kjo ka qenë një çështje kushtetuese tepër e thjeshtë. As 162 mijë faqe interpretimesh të shpikura, lëre më 162 faqe, nuk mund ta fshehin këtë fakt.’’, përfundon komunikata.

Kjo është komunikata e plotë:

Gjykata Kushtetuese sot publikoi Aktgjykimin e plotë në rastin nr. KO 72/20. Duke marrë parasysh se edhe ne kemi pasur në posedim një kopje të dokumenteve përgatitore të Kushtetutës konstatojmë me përgjegjësi se Gjykata nuk ka paraqitur përmbajtjen e saktë të punës së Komisionit Kushtetues. Ky Komision shprehimisht kishte refuzuar propozimin që pas mocionit të mosbesimit të formohet një Qeveri e re. Gjykata ndër të tjera ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar faktet rreth shpërndarjes automatike të Kuvendit pas mocioneve të mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017.

Gjykata po ashtu ju referohet opinioneve të Komisionit të Venedikut përkitazi me rregullimet kushtetuese të shteteve tjera. Këto rregullime kushtetuese dallojnë thelbësisht nga rendi kushtetues i Kosovës dhe si të tilla nuk kanë asnjë relevancë për çështjen në shqyrtim. Sistemi kushtetues i Kosovës nuk ka ngjashmëri as me Moldavinë dhe as me Turqinë, e aq më pak me Mbretërinë e Bashkuar e cila ka një sistem rregullativ që bie në të drejtën zakonore.

Gjykata po ashtu shtrembëron përmbajtjen e Aktgjykimit KO 103/14, në të cilin shprehimisht është theksuar nga Gjykata se Presidenti konsultohet vetëm me partinë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën, qoftë relative apo absolute. Ndërkaq ajo që Gjykata thotë tani është se në frymën e atij aktgjykimi Presidenti nuk është i detyruar të konsultojë vetëm partinë e parë.

Përpos kundërthënieve në lidhje me arsyetimin e neneve të Kushtetutës, procedurës së ndjekur nga Presidenti dhe kompetencave të tij në këtë fazë, paraqitjes së shtrembëruar të përgjigjeve të fituesit të zgjedhjeve, Gjykata është kundërthënëse edhe në dispozitivin e saj. Përderisa në arsyetimin e aktgjykimit (tek përfundimet) ajo thekson se gjyqtarët me shumicë kanë votuar për përputhshmërinë e dekretit të Presidentit me “… paragrafin 4 të neni 95 të Kushtetutës”, në dispozivitin e aktgjykimit është fshirë paragrafi 4. Ky nuk mund të jetë një lëshim teknik apo riformulim gjuhësor, por është paraqitje kundërthënëse e vendimit që kanë marrë gjyqtarët. Ata ose kanë votuar për nenin 95 të Kushtetutës në tërësinë e tij ose për paragrafin 4 të nenit 95.

Këshilltarët tanë ligjorë bashkë me ekspertë të fushës janë duke përgatitur një analizë të detajuar në lidhje me komplet aktgjykimin. Kjo analizë do të publikohet vetëm për të sqaruar absurditetin e këtij vendimi të cilin nuk mund ta pranojmë.

Kjo ka qenë një çështje kushtetuese tepër e thjeshtë. As 162 mijë faqe interpretimesh të shpikura, lëre më 162 faqe, nuk mund ta fshehin këtë fakt.

VV: Kërkojmë pajisjen me procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetuese

Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për rastin e dekretit të presidentit Thaçi.

“Marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e madh për rendin kushtetues dhe demokracinë në vendin tonë, domosdoshmërinë për pasqyruar gjithë procesin e shqyrtimit dhe të vendosjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese për dekretin antikushtetues të presidentit, sot kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kërkuar nga Gjykata që në përputhje me përgjegjësinë për të qenë e hapur dhe transparente për publikun, e veçanërisht për palët, që në afat sa më të shpejtë dhe në format autentik të na ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO72/20”, thuhet në njoftim.

Sipas Vetëvendosjes aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën vetëm për ta arsyetuar presidentin.

“Dekreti antikushtetues i Presidnetit nuk mund të justifikohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu sikurse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën për ta arsyetuar Presidentin. Andaj si palë në këtë rast, kërkojmë të njihemi me dokumentet që dëshmojnë se mbi çfarë baze është argumentuar ajo që nuk mund të argumentohej në dritën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thotë VV.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot aktgjykimin për vendimin e kushtetueshmërisë së dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Njoftimi i plotë i VV’së:

Kërkojmë pajisjen me procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetuese

Marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e madh për rendin kushtetues dhe demokracinë në vendin tonë, domosdoshmërinë për pasqyruar gjithë procesin e shqyrtimit dhe të vendosjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese për dekretin antikushtetues të presidentit, sot Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes VETËVEDOSJE! Z. Rexhep Selimi ka kërkuar nga Gjykata që në përputhje me përgjegjësinë për të qenë e hapur dhe transparente për publikun, e veçanërisht për palët, që në afat sa më të shpejtë dhe në format autentik të na ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO72/20.

Dekreti antikushtetues i Presidnetit nuk mund të justifikohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu sikurse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën për ta arsyetuar Presidentin. Andaj si palë në këtë rast, kërkojmë të njihemi me dokumentet që dëshmojnë se mbi çfarë baze është argumentuar ajo që nuk mund të argumentohej në dritën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Nadie Ahmeti

Pesëmbëdhjetë kamionë me mallra nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës, për shkak të zbatimit të vendimit të fundit të qeverisë në detyrë të Republikës se Kosovës për ashpërsimin e masave për reciprocitet me këtë shtet.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që asnjë maune nga Serbia të mos hyjë në Kosovë nëse në dokumentet e saj nuk shkruan Republika e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të dielën ka shkruar në Facebook se “edhe emri “Kosovë” është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit “Republika e Serbisë”. Ne i kundërvihemi me masë reciproke”, ka shkruar Kurti.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, për Radion Evropa e Lirë, tha se deri tani u kthyen 11 maune, të gjitha kthimet “kanë të bëjnë me aplikimin e masave te reciprocitetit sipas pikës 1 respektivisht 1.1 dhe 1.3 dhe gjithashtu edhe pikës 3 te vendimit te qeverisë”, thotë ai.

Pika tre, nënkupton që operatorët ekonomikë nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyjnë në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.

Në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi ndërkaq thonë se rreth 20 kompani serbe deri tani kanë kërkuar leje nga kjo zyre për eksportin e mallrave në Kosovë sipas rregullave të reja tregtare të miratuara të shtunën më 30 maj.

Jetish Jashari nga kjo zyrë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se “është një proces që zgjatë, dhe ne jemi duke marrë kërkesa; kështu që nuk kemi numra të fundit se sa kompani kanë kërkuar leje që mallrat e tyre të hyjnë në Kosovë”.

“Por, mund të konfirmoj me siguri se ka më shumë se dhjetë ose njëzet kompani që kanë dërguar kërkesa në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi. Ne u kemi përcjellur kërkesat institucioneve tona kompetente, të cilët do të vendosin për secilën kërkesë individualisht, sepse ato duhet të plotësojnë kushte të caktuara, në mënyrë që mallrat të hyjnë në Kosovë. Sapo të sigurojnë lejen, ata do të jenë në gjendje të transportojnë mallrat,” ka thënë Jashari.

Qeveria në detyrë e Kosovës, më 28 maj, ka vendosur masa tregtare shtesë për Serbinë, duke ndaluar përdorimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale me “emra vendesh që përmbajnë elemente që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që përmbajnë elemente që mohojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.”

Ndalet edhe eksporti i Kosovës për në Serbi

Sipas vendimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare.

Zëdhënësi i kësaj Agjencie Lamir Thaçi, për Radion Evropa e Lirë, tha se të gjitha vendimet qe nxirren nga autoritetet shtetërore “ne jemi vetëm zbatues të tyre, duke përfshirë edhe vendimin e fundit të nxjerrë nga qeveria e Kosovës”.

“Të gjitha kriteret e vendosura sipas pikave të vendimit të qeverisë jemi duke i zbatuar gjatë kontrollit të brendshëm dhe atij kufitar”, tha Thaçi.
Kurse, gjatë ditës së hënë, Thaçi tha se nuk ka pasur ndonjë kërkesë nga kompanitë e Kosovës për të eksportuar produkte në Serbi.

Një nga kompanitë e Kosovës që eksporton mallra në Serbi është “Inter-Company” nga Podujeva. Kjo kompani mbjell luledielli dhe prodhimin e kësaj bime e përdor për prodhimin e vajit dhe një pjesë të lëndës se parë e eksporton në Serbi.

Pronari i kësaj kompanie, Sulejman Konushevci, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se pas vendimit të ri për reciprocitet nuk ka tentuar të eksportojë, pasi thotë, se Serbia nuk njeh që në certifikata fito-sanitare ku shkruhet Republika e Kosovës, por vetëm Kosova.

“Nuk kam tentuar të eksportojë sepse qeveria na ka kushtëzuar që në certifikata duhet të shkruhet Republika e Kosovës, ata ( autoritetet serbe) nuk e pranojnë. Kështu që nuk kemi tentuar sepse vetëm duhet të bëhen shpenzime që mauna të shkojnë në kufi dhe të mbesin aty”, tha Konushevci.

Më 1 prill, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka hequr taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, të vendosur në vitin 2018 nga Qeveria Haradinaj, derisa masën ndaj mallrave serbe e ka zëvendësuar me reciprocitet.

Lajiq: Masat a reja nënkuptojnë ndërprerjen e tregtisë mes Kosovës dhe Serbisë

Vendimi i ri ka të bëjë me moslejimin e hyrjes së mallrave serbe, të cilat nuk posedojnë dokumente që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës. Ky vendim ka nxitur reagime në Serbi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq, tha se që nga ndërmarrja e masave të reja tregtare nga Qeveria në detyrë e Kosovës, kamionët nga Serbia po kthehen prapa në vendkalimet në Kosovë, sepse “asnjëri nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga Dogana e Kosovës”.

“Me të ashtuquajturat masa reciproke, dërgimi i mallrave nga Serbia në Kosovë është zyrtarisht i kufizuar dhe i ndaluar, sepse kushtet janë të tilla që asnjë kompani nga Serbia nuk mund t’i përmbushë ato”, tha Lajiq, duke shtuar se masat e reja “nënkuptojnë ndërprerjen e të gjithë tregtisë në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai tha se masat e reja u referohen deklaratave dhe certifikatave fitosanitare dhe veterinare, të cilat duhet të përmbajnë shenjën se mallrat po shkojnë në Republikën e Kosovës.

Serbia që nga vendosja e taksës ka ndërprerë dialogun me Kosovën që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke ka thënë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa u shfuqizuar të gjitha masat, përfshirë reciprocitetin.

Slavica Zhivkoviq, një biznesmene nga Serbia dhe drejtuese e Shoqatës së fabrikave për prodhimin e materialeve të ndërtimit, tha se “nuk ka transport të materialeve të ndërtimit në këtë moment”.

“Për humbjet nuk dua as të flas. Është një problem i tmerrshëm, ne sapo kemi filluar të rimarrim veten nga taksa 100 për qind dhe arritëm të krijojmë marrëdhënie me klientët nga Kosova si dhe na kanë pritur shumë mirë. Por, kjo që ndodhi të shtunën prishi gjithçka dhe përsëri krijoi një pengesë të re, për të cilën duhet të luftojmë në periudhën tjetër. Fabrikat nga jugu i Serbisë u prekën më së shumti sepse ato ishin pjesë direkte e asaj pjesë të tregut”, tha Zhivkoviq.​
BE kundër masave të reja

Përveç Serbisë, më vendimin e fundit të qeverisë ka reaguar edhe Brukseli. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka shprehur zhgënjimin për masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë, të cilat i ka miratuar qeveria në detyrë e Kosovës.

Këtë masë e ka kundërshtuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe i mandatuari i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, duke thënë se “veprimet e fundit të qeverisë në detyrë të Kosovës “nuk e ndihmojnë vendin, por e vënë atë në kurth”, ka thënë Hoti.

Kryeparlamentarja Osmani mbështet vendimin e Kurtit për masat e reciprocitetit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbrojtur vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës, për të zgjeruar masat e reciprocitetit ndaj Serbinë.

Ajo i ka reaguar përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili kërkoi heqjen e këtyre masave dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialog.

“Marrëveshjet i referohen masave reciproke në tregti dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Standardi më i rëndësishëm në tregti është: reciprociteti. Ajo që po bën Kosova është pikërisht ajo që po na kërkoni: të zbatojmë marrëveshjet”, ka shkruar Osmani.

Një vendim i së shtunës në mbrëmje i qeverisë në detyrë të Kosovës për të zgjeruar masat e reciprocitetit me Serbinë, ka nxitur reagime në Kosovë, Bruksel dhe Serbi. Vendimi i qeverisë ka të bëj me moslejimin e hyrjes së mallrave serbe, të cilat nuk posedojnë dokumente që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe mandatari për formimin e qeverisë nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë në detyrë.

Në Serbi, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se dialogu në Bruksel nuk do të vazhdojë derisa të gjitha këto vendimet nuk tërhiqen nga ana e autoriteteve të Prishtinës.

Por, kryeministri Kurti ka thënë përmes një postimi në Twitter se”refuzimi i parimit të reciprocitetit është mohim i ushtrimin të të drejtave sovrane të Kosovës”.

Qeveria Kurti e ka hequr tarifën ndaj mallrave serbe duke e zëvëndësuar atë me masat e reciprocitetit.

Mirëpo, Serbia ka thënë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa u shfuqizuar të gjitha masat, përfshirë reciprocitetin.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u kishte vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. rel

Kosovë, nga nesër hapen kufijtë, qendrat tregtare, aeroportet dhe pishinat

KOSOVA

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka prezantuar fazën III të rihapjes prej pandemisë nga 1 qershori.

Kurti tha se nga qershori hapen kufijtë tokësorë, qendrat tregtare, çerdhet apo kafenetë.

Sa i përket shkollave do të ketë kthim në shkolla vetëm për nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 12-ta që duhet të mbajnë provime.

Zhgënjimi i Lajçak për reciprocitetin, Kurti i përgjigjet: Serbia duhet ta shohë si të barabartë Kosovën në tryezë

KOSOVA

Albin Kurti i është përgjigjur të dërguarit special të BE, Miroslav Lajçak për zhgënjimin e këtij të fundit për masën e re të reciprocitetit.

Kurti thotë se refuzimi i reciprocitetit të Kosovës është sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave sovrane. Më tej kryeministri në detyrë sqaron se Kosova do të ketë një dialog të barabartë dhe që Serbia ta shohë si të barabartë në tryezë Kosovën.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit në Republikën e Kosovës është sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave të tij sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët e saj. Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, shkroi Kurti.

Albin Kurti sqaron masat e reja: Serbia ka ndërruar qasje, i kundërvihemi me masë reciproke

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar vendimet që ka marrë në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria në detyrë, ku janë marrë masa shtesë të reciprocitetit ndaj Serbisë, është shkarkuar Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A. dhe janë marrë edhe disa vendime të tjera.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se pse është marrë vendimi për futjen e masave të reja në reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke”, ka shkruar Kurti, duke arsyetuar edhe vendimet e tjera të marra në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Në mbledhjen e 37-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm 6 vendime:

1. Reciprociteti me Serbinë

Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës.

2. Bordet

Kemi vazhduar shkapjen e Ndërmarrjeve Publike nga keqpërdorimi. Mbrëmë, u shkarkua Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A. Qeveria e ka bërë shkarkimin e tij për shkak të shkeljeve që janë konstatuar, dhe ku i cili e ka lejuar keqpërdorimin e pronës dhe dëmtimin e mjedisit. Bordi i ri ka këtë përbërje:

– Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;

– Luan Matoshi, drejtor;

– Miranda Zherka, drejtore; dhe

– Urim Gashi, drejtor.

Gjithashtu, z. Shpend Gjugja është emëruar drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.

3. Lotaria e Kosovës

U miratua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.

4. Vettingu

U miratua vendimi për vazhdimin e afatit të paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për hartimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020.

5. Kredi

U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.

Vazhdojmë…”, ka shkruar Kurti.

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje online në orët e vona të së shtunës, ku ka marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, plotësim-ndryshimi i vendimit të mëhershëm për marrëdhëniet tregtare me Serbinë, nënkupton ndalimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, duke thënë se kjo është e papranueshëm për Serbinë.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen.

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të lejojë “qeveri pa zgjedhje”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sekretarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimurati ka njoftuar të shtunën se pjesëtarët e kësaj Lëvizjeje do të nisin një peticion për mbajtje të zgjedhjeve të reja në Kosovë.

“Zgjedhjet janë zgjidhje e krizës politike, zgjedhjet janë paqësore dhe demokratike. Ato janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi. Peticioni do të jetë i stërmadh”, ka deklaruar ajo, teksa ka theksuar se kjo Lëvizja nuk do të lejojë “qeveri pa zgjedhje”.

Konferenca e LVV-së vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i ka dhënë të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Disa parti politike në Kosovë kanë kërkuar respektim të vendimit, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka kërkuar interpretim të vendimit të Thaçit, e ka konsideruar vendimin e Gjykatës, si skandaloz.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë po ashtu përgjatë konferencës se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet janë mënyra e vetme e marrjes së një legjitimiteti të ri, le të garojmë në zgjedhje dhe populli të vendosë së çfarë lloj shteti dhe qeverisje dëshiron”, ka deklaruar ai.

I pyetur për mundësinë e organizimit të protestës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Aliu ka thënë se:

“Protestat janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ne nuk i përjashtojmë asnjëherë protestat si mjet. Tani për tani nuk ka nevojë për protestë”.

Po gjatë ditës së shtunë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se anëtarët e koalicionit janë duke e pritur aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, për të thirrur seancën për krijimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Mustafa ka thënë se është i bindur që LDK-ja dhe partnerët e koalicionit do ta qeverisin Kosovën, me respektim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Vendimi për formim të qeverisë së re ka ardhur pas rrëzimit të Qeverisë tashmë në detyrë, të drejtuar nga Albin Kurti, përmes një mocioni të mosbesimit të organizuar nga LDK-ja.

Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm. rel

Publikohet raporti: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

UNDP ka publikuar sot sondazhin raportit “Pulsi Publik” mbi aspektin e kënaqshmërisë së qytetarëve të Kosovës që kanë për punën e liderëve politik të vendit.

Ky raport, kësaj radhe, si pasojë e pandemisë, është realizuar përmes intervistave telefonike me gjithsej 1306 qytetarë.

Në raport prin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku niveli i kënqashmërisë së qytetarëve me punën e saj është 72.4%, pasuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 65.4%

Më poshtë ju sjellim raportin e publikuar nga UNDP:

Në vijim disa nga gjetjet kyçe nga përmbledhja e fundit e Pulsit Publik:

Nivelet e kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative në Kosovë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010. Kënaqshmëria e regjistruar me punën e ekzekutivit është 60.7%, që përbën një rritje prej 46.3 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019 kur ishte 14.4%.

Niveli i kënaqshmërisë së regjistruar me punën e Kryeministrit është 65.4%, kurse me punën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës ka arritur vlerën rekord prej 72.4% kundrejt 20.7% dhe 20.5% të regjistruar në nëntor 2019 dhe maj 2019.

Përkundër rritjes së niveleve të kënaqshmërisë me institucionet kyçe, ka rritje të pakënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës. Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës.

Anketa e opinionit tëka regjistruar një rritje të Indeksit të Demokratizimit (ID) që aktualisht është 1.53, që përbën nivelin më të lartë të regjistruar nga Pulsi Publik që nga viti 2010.

Mund të vërehet një rënie në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE), që ka rënë nga 1.05 në 0.98, duke sugjeruar se më shumë se dy të tretat e kosovarëve janë të brengosur me zhvillimet ekonomike në Kosovë

Perceptimet lidhur me problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen Kosovarët vazhdojnë të jenë të njejtat: për 37.2% të të anketuarve është papunësia, e ndjekur nga korrupsioni (23.5%) dhe varfëria (15.3%).

Ngjashëm me anketat e tjera në të kaluarën, gjetjet tregojnë se shumica e të anketuarve (52.7%) i kanë formuar perceptimet e tyre për praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë nga mediat.

Kjo anketë nxjerr në pah ndjenjën e fuqizimit të qytetarëve përballë politikës në Kosovë. Në pyetjen nëse vota e tyre mund ta ndryshojë situatën në Kosovë, një numër shumë i madh i të anketuarve (46.7%) deklaruan se vota e tyre mund të sjellë ndryshime. Gjetjet gjithashtu tregojnë se 70.2% e të anketuarve do të votonin për një parti të caktuar politike ose një koalicion, nëse zgjedhjet qendrore do të zhvilloheshin në të ardhmen e afërt.

Të anketuarit e PP 18 u pyetën edhe për njohuritë e tyre në lidhje me të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Gjithsej 19.5% thanë se dinë shumë për këtë temë, 36.8% pohuan se kanë njohuri mesatare, kurse 36.9% e të anketuarve thënë se pak dinë për këtë temë.

41% e të anketuarve thanë se kanë zvogëluar shpenzimet, ndërsa 15.3% huazuan para dhe 14.1% vazhduan të punojnë për të përballuar krizën pandemike.

Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike tregojnë se COVID-19 ka ndikuar negativisht në mirëqenien ekonomike të të gjitha komuniteteve etnike: 65.7% e shqiptarëve dhe serbëve dhe 74.5% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës raportuan ndikim negativ të COVID-19 në mirëqenien e tyre ekonomike.

Shumica e të anketuarve nga të gjitha komunitetet etnike raportuan ndikim negativ të COVID-19 në shëndetin e tyre mendor: 59.2% e shqiptarëve të Kosovës, 65.2% e serbëve të Kosovës dhe 64.5% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës.

Shumica e të anketuarve (78.8%) u deklaruan të kënaqur me reagimin e institucioneve publike ndaj krizës së shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19.

Borrell: S’jemi në garë me Amerikën për dialogun Kosovë-Serbi, kufijtë të mos preken

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një bisedë me disa gazetarë të vendeve evropiane, foli të premten edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Borrell tha se BE-ja është e gatshme për vazhdimin e dialogut, porse duhet pritur sqarimi i situatës politike në Kosovë. “Ne nuk jemi në garë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth dialogut. Është vetëm një dialog, e ai është dialogu që e ka nisur BE-ja. Nëse Shtetet e Bashkuara duan të ndihmojnë, kjo është mirë, të na japin një dorë ndihme. Ne nuk veprojmë për qëllime propagandistike, por bëjmë punë serioze për të rinisur dialogun, i cili është i bllokuar”, tha Borrell.

Kosova, qysh më 25 mars, është me qeveri në detyrë, ndërsa këtë javë Gjykata Kushtetuese e vendit i ka dhënë mbështetje dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar një kryeministër të ri, pa shkuar në zgjedhje.

Duke u përgjigjur në pyetjet rreth ideve për ndryshimin e kufijve, më saktësisht për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, Borrell shprehu një ndryshim pozicioni në krahasim me atë që ka thënë më herët, kur nuk e ka përjashtuar këtë mundësi. Ai tha se idetë e tilla nuk kanë mbështetje dhe se BE-ja do të preferonte që të mbahet gjendja e tanishme e kufijve.

“Së pari, duhet thënë se marrëveshja duhet të jetë mes serbëve dhe kosovarëve. Nëse ata nuk pajtohen, atëherë asgjë. Por, është thënë tashmë se marrëveshja duhet të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare. Ato [Kosova dhe Serbia] nuk i kanë duart e lira që të vendosin çfarëdo të duan, sepse mund të ketë edhe pasoja kolaterale në rajon. Dihet shumë mirë se sa e ndjeshme është të ndryshohen kufijtë”.

“Nëse filloni t’i ndryshoni kufijtë në një vend, atëherë edhe të tjerët mund të thonë se duan të njëjtën gjë. Pra, gjëja më e mirë për t’u bërë është ruajtja e status quo-së dhe të shihet se si do të shkojnë negociatat. Është e qartë se ne në BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve. Po ashtu, disa shtete anëtare janë kundër çfarëdo lëvizjeje në këtë drejtim”, tha Borrell.
Ideja për ndryshimin e kufijve si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është shpërfaqur nga vetë presidentët e të dyja vendeve në vitin 2018, por ajo ka hasur në reagime për dhe kundër si në Prishtinë dhe Beograd, ashtu edhe te komuniteti ndërkombëtar. Borrell u pyet edhe për të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili është nga Sllovakia – shtet që nuk e ka njohuar pavarësinë e Kosovës.

Ai dha të njëjtin argument si edhe më herët, duke thënë se sikur i dërguari i posaçëm të ishte nga ndonjë vend që e ka njohur Kosovën, atëherë Serbia do të mund të ishte e pakënaqur. Borrell tha se duhen ndalur këto kritika dhe se duhet punuar në mënyrë serioze, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për diplomat që përfaqëson Bashkimin Evropian. Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Përfaqësues të posaçëm në dialog tani kanë edhe Shtetet e Bashkuara: diplomatin Richard Grenell. /REL

SKANDALOZE: GJYKATA E LËSHOI VENDIMIN E TURPIT – Nga Binak MAXHARRAJ

Është ditur së kjo do te ndodhë, sepse gjykata kushtetuese nu punon sipas kushtetues por sipas urdhnave te bosave te saj politik,sepse ka rredhjedh nga ata dhe punon për ta,dhe klshtu behet pjesë e krimit të organizuar.

GJykata kushtetuese sot e lëshoi verdiktin e turpit te saj.Kjo gjykatë punon me dy kute,e jo sipas nenev kushtetuese.

Më 214 po kjo gjykatë e turpit thoshte qeverin e formon vetem partia qe delë e para,kurse sot

E ndrroi mendjen se qeverin po muka me e formu edhe parrtia e dytë,e tretë,e katertë…por edha ajo qe e ka kaluar veq pragun.

Sor gjykata kushtetuese e shpërfilli vullnetin e popullit duke e përjashtuar partinë e parë fituese e zgjedhjeve.

Sot gjykata kushtetuese tregoi edhe kësaj radhe,se është gjykat e kapur,e zapueme nga kupola e krimit te organizuar dhe se është ne shërbim te tyre.

Ap ndoshta gjykata kushteuese e solli një verdikt te ketllë nga friga se a mos po bënë Presidenti Hashim THaçi vetevrasje ne shenjë revolte për refuzimin e dekretit te tij,po

Gjykata kushtetuese sote ne vewnd se te deshproi një njeri,ajo e deshproi tërë një popull,elektoratin dhe votuesi e mbi 400 mijë,

Soe gjykata kushtetuese e shtine ne telashe tërë një popull i cili votoi për ndryshime,votoi kundert krimite te organizuar,nepotizmit,kundër kapjes shkerdhirjës së shtetit.

Dhe kjo është drejtesia në Kosove duke filluar nga kjo gjykate e poshtë qe nuk funksion sipa ligjeve por sipas porosive te pushtetarëve.

AKR me dy deputetët e saj do të jetë në opozitë

Këshilltari i kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli, thotë se kjo parti nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, që pritet ta formojë Avdullah Hoti.

Zyberaj në Facebook ka shkruar se AKR’ja me dy deputetë në Kuvend, do të jetë opozitë.

“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, thuhet në postimin e tij.

Qeveria pritet të formohet nga LDK’ja, e cila tashmë ka arritur marrëveshje për koalicion me AAK’në, Nismën dhe minoritetet. /Express/

Kurti: Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit

Albin Kurti, Prishtinë, 28 maj 2020

Shkëlqim Hysenaj

Kryemnistri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të ligjshëm dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re.

Përmes një reagimi në Facebook, Kurti ka thënë se në pak vende të botës mund të gjendet ndonjë rast kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe presidenti i vendit.

“Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë ineksistent. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit. Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon”, ka shkruar Kurti.

Duke shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti tha se beteja kundër vendimit do të vazhdojnë, siç u shpreh ai, së bashku me popullin.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten. Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijesuar, kundër kësaj kaste të korruptuar”, ka shkruar Kurti.

Kurti tha se nuk ka pasur shpresa të mëdha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, porse, sipas tij, ky vendim është “përtej imagjinatës e nën çdo nivel logjik e juridik”.

LDK synon ta formojë qeverinë brenda tri ditësh

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejt presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për formimin e qeverisë së re, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur që synon formimin e qeverisë në tre ditët e ardhshme.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka më asnjë pengesë për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së kuvendit. Tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit tonë Parlamentar (v.j. Arben Gashi) edhe me kandidatin për kryeministër (v.j. Avdullah Hoti) se kur do të thirret mbledhja e kuvendit, por edhe me partnerët tanë, AAK-në, Nismën e të tjerët”, deklaroi Mustafa.

Kreu i LDK-së, tha se ekziston mundësia që qeveria të votohet edhe të shtunën.

“Në qoftë se është gjithçka në rregull sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi, atëherë unë mendoj që nuk ka asnjë arsye të pritjet më shumë që të mbahet nesër (v.j. e shtunë). Nëse procedurat e aktgjykimit kërkojnë që afati të shtyhet atëherë do ta respektojmë edhe atë”, tha Mustafa.

Duke komentuar kundërshtimin e Vetëvendosjes sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Mustafa tha se edhe partia e Albin Kurtit duhet të respektojë vendimin pasi sipas tij, gjithçka është bërë në frymë kushtetuese.

Thaçi: Të formohet sa më parë qeveria e re

Formim të shpejtë të qeverisë ka kërkuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke folur në një konferencë për media, presidenti Thaçi tha se kishte qenë i kujdesshëm për respektimin e Kushtetutës, kur vendosi për mandatimin e Avdullah Hotit, si kandidat për formimin e qeverisë së re.

“Duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale, efektive dhe efikase. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive politike, të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pra, të zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët institucionalë dhe partiakë që të punojmë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt

Presidenti Thaçi gjatë konferencës së sotme për media.

Presidenti Thaçi gjatë konferencës së sotme për media.

demokratik”, tha presidenti Thaçi.

Të enjten në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese tha se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie, nuk rezulton me shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.

Vetëvendosje e kishte dërguar dekretin e presidentit për interpretim në Gjykatë Kushtetuese pasi e konsideronte antikushtetues. Vendimin e gjykatës, Vetëvendosje e ka quajtur skandaloz.

Respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, u tha në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Edhe Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, kërkoi nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kurti e quan të papranueshëm vendimin e Kushtetueses

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka cilësuar të padrejtë dhe të paparanueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se dekreti i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për caktimin e Avdullah Hotit nga LDK-ja si mandatar për formimin e qeverisë së re, është në përputhje me Kushtetutën.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten. Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar”, ka thënë Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se për hapat tjerë politikë, qytetarët do të njoftohen në ditët në vijim.

Vetëvendosje e kishte dërguar dekretin e presidentit për interpretim në Gjykatë Kushtetuese pasi e konsideronte antikushtetues.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të formohet sa më parë qeveria e re e Kosovës.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së re do të thirret shumë shpejt. rel

Baton Haxhiu: Vendimi i Gjykatës është i pakthyeshëm, Vetëvendosje e pafuqishme për revoltë

Analisti Baton Haxhiu, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që vendosi që deputetët mund të zgjedhin qeverinë, tha se ky është një vendim i pakthyeshëm.

Haxhiu u shpreh se Albin Kurti nuk mund të kërcënojë me dhunim të institucioneve të shtetit.

“GJK është nën presionin e partive dhe ka qenë vazhdimisht. Kosova është ngjitur në standarde demokratike për shkak të Gjykatës Kushtetuese. GJK ka dhënë vendime në tërësi të mira, historikisht. GJK ka marrë në dorë 4000 faqe të bisedave. Vendimi ka qenë i qartë për këtë ceshtje. Faji për rrëzimin e kësaj qeverie i takon vetem Albin Kurtit.

Rruga e opozitarizmit nuk iu ka qëndruar mirë në lëkurën e tyre. GJK ka marrë vendim i pakthyeshëm, gabim do ishte nëse Albin Kurti dhunon institucionet. Në krah Kurti nuk e ka Haradinajn dhe Fatmir Limajn, duke mos pasur fuqi protestuese. Fuqinë e ka pasur për shkak të këtyre dy figurave të UCK. Duke qenë se këta dy figura të UCK janë brenda qeverisë, prandaj nuk ka fuqi”, tha Haxhiu.

Baton Haxhiu u shpreh më tej se beson se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka më sot fuqinë e duhur, pasi është dobësuar në krahasim me vitet më herët.

“Zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fituesin. Por procedura ndonjëherë është më e vlefshme sesa zgjedhjet. Zoti Thaci njëherë e një kohë ka hequr dorë dhe u bë ministër i Jashtëm, kurse la Isa Mustafën kryeministër. Unë mendoj se VV është sot fuqia e pafuqishme. Nuk ka më fuqi. Revolta nuk ka nisur nga VV, por fitorja ka ardhur për shkak të pakënaqësisë së popullit. Vetëvendosje nuk ka më shumë se 12 përqind votues. Simpantizantët e VV kanë shpresuar që LDK do të respektohej, por panë tjetër fytyrë”, u shpreh Haxhiu.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Deputetët vendosin për qeverinë e re

Nuk ka zgjedhje të reja për Albin Kurtin. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur mbrëmë me votë unanime që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja pas mocionit të mosbesimit, por t’i hapet rrugë krijimit të qeverisë së re. Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit. Të gjitha partitë politike përveç Vetëvendosjes kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë sërish në zgjedhje dhe kryetari i kësaj partie. Ndërkohë Albin Kurti tha se kjo parti do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Para vendimit të Kushtetueses, anëtarë të VV-së organizuan pasditen e sotme në sheshet qendrore të Prishtinë një, siç thanë ata, provë proteste, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Kurti- Thaçit: President helaq, sa herë godasim korrupsionin, filloni Amelika, Amelika, Gleneli, Gleneli

KOSOVA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka sulmuar Presidentin Thaçi lidhur me qëndrimet e këtij të fundit për dialogun dhe SHBA.
Kurti thotë se sa herë i preket korrupsioni, nis dhe përmend Amerikën e Grenellin ndërkohë që ushtrojnë trysni mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje.
STATUSI NGA ALBIN KURTI
Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.

Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.

Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?

Vendimi i Kushtetueses: Për dikë pakënaqësi, për të tjerët festë

Arton Konushevci

Vetëm edhe një ditë ka mbetur kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se do të sjellë aktgjykimin në lidhje me dekretin e presidentit, Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Kjo çështje për disa javë ka qenë një nga temat më të përfolura në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe, ka pasur edhe përplasje fjalësh, akuza e kundërakuza ndërmjet presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përplasjet mes Thaçit dhe Kurtit kanë pasur të bëjnë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë e re pas mocionit të mocionit të mosbesimit, të votuar suksesshëm ndaj Qeverisë Kurti më 25 mars, në Kuvendin e Kosovës.

Analisti Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetës “Koha Ditore”, tha për Radion Evropa e Lirë, se cilido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dikush nga palët do të dalë i pakënaqur.

“Tani na mbetet të shohim se si do të përpiqet Gjykata Kushtetuese të gjejë rrugëdalje nga kjo situatë, mirëpo unë nuk pres që vendimi do të zgjidhë problemin esencial që ka të bëjë me një krizë politike të zgjatur e të stërzgjatur, e cila fatkeqësisht edhe përmes zgjedhjeve nuk ka arritur të zgjidhet dhe nuk shoh ndonjë mënyrë se si një vendim i Gjykatës Kushtetuese do ta mbyllë këtë krizë, tashmë disavjeçare”, tha Bajrami.

Analisti politik Imer Mushkolaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë i balancuar, por nuk mund t’i kënaqë të gjitha palët.

“Kushtetuesja duhet të veprojë me integritet e profesionalizëm, pavarësisht pritjeve që i kanë partitë politike. Vendimi i gjykatës duhet të respektohet, edhe pse nuk mund të jenë të kënaqur të gjithë. Kur bëhet fjalë për vendim të balancuar të gjykatës, mund të ndodhë që dekreti për mandatarin të shpallet antikushtetues, e ndërkohe t’i caktohet afat partisë se parë për të dërguar emrin e mandatarit te ri”, tha Mushkolaj.

Gjykata mund ta shtyjë marrjen e vendimit

Thaçi pretendon se e drejta i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të saj partnere, pasi që Vetëvendosje nuk i ishte përgjigjur atij në kërkesën për të prezantuar mandatarin e ri për formimin e qeverisë.

Kurse, Kurti pretendon se qeverinë mund ta formojë vetëm partia që i ka fituar zgjedhjet dhe se në rastin konkret, kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Edhe analisti tjetër politik, Blerim Vela, tha për Radion Evropa e Lirë, se vendimi i gjykatës nuk mund t’i kënaqë të gjitha palët.

“Duke pasur parasysh pozicionin [qëndrimet] e palëve politike, është pak e vështirë që cilido aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese do t’i kënaqë palët. Në aspektin teknik ndoshta gjykata do të deklarojë se dekreti është antikushtetues për vet faktin se partia e parë shprehimisht nuk e ka refuzuar mandatin, por duhet të hapë rrugën për krijimin e një qeveri të re, pra nuk do të mbështet kërkesën kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje që është shpërndarja e kuvendit. Në këtë drejtim, do të jetë një vendim që besoj nuk do t’i kënaqë të gjitha palët, njëra palë do ta ndjejë veten fituese”, tha Vela.

Vela mendon se aktgjykimi i Gjykata Kushtetues, kurdo që do të publikohet, në një afat të shpejt nuk do ta zgjidhë krizën politike. Ai mendon po ashtu se gjykata mund të shtyjë afatin e saj për të publikuar aktvendimin.

“Gjykata në këtë rast ende nuk ka vendosur se a do te ketë seancë dëgjimore dhe ky mund të jetë një indikatorët që ndoshta edhe vendimi nuk do të shpallet brenda këtij afat i të parë, që është paraparë masën e përkohshme deri më 29 maj. Ka gjasa që ndoshta gjykatës i duhet edhe pak kohë deri sa të bëjë arsyeshmërinë e saj ligjore për vendimin që do të marrë”, tha Vela.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, më 25 mars, presidenti Hashim Thaçi kishte nisur konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re.

Gjatë periudhës nga data 2 deri më 22 prill, Thaçi i kishte dërguar pesë letra kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që si lider i partisë fituese të zgjedhjeve (Lëvizjes Vetëvendosje), të propozonte mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Marrë parasysh që Kurti i kishte kthyer atij letrat, por jo edhe emrin e kandidatit për kryeministër, Thaçi kishte ardhur deri te konkludimi se Vetëvendosje nuk e kishte shfrytëzuar të drejtën kushtetuese dhe kishte vendosur që këtë të drejtë t’ia bartë partisë së dytë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë frymë, më 30 prill, Thaçi dekretoi kandidatin e LDK-së, Avdullah Hotin për pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Të njëjtën ditë, Vetëvendosje dërgoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se Thaçi kishte shkelur Kushtetutën.

Një ditë më vonë, më 1 maj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi masë të përkohshme, duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin nga LDK, për kryeministër.

A do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta respektojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, kjo parti ka thënë se është e vendosur në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë qeverinë e re.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deri tani nuk është përgjigjur direkt në atë se a do ta respektojë vendimi e gjykatës, por është deklaruar se pret nga Gjykata Kushtetuese që të bëjë interpretimin e Kushtetutës dhe jo, siç ka thënë ai, shkrimin e saj.

Gjykata Kushtetuese gjatë këtyre ditëve është përballur edhe me presione nga politika, për të cilën gjë edhe ka reaguar.

Gjykata ka dënuar ashpër, atë që e ka konsideruar ndërhyrje në pavarësinë e saj, teksa ka përmendur se po ndjek me shqetësim “diskursin politik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike”.

“Gjykata Kushtetuese dënon po aq ashpër edhe përfoljen e gjyqtarëve individualë, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje”, është thënë në reagimin e kësaj gjykate.

Gjykata Kushtetuese nuk besohet se do të sjellë ndonjë vlerësim apo zgjidhje që nuk janë të shkruara apo parapara në Kushtetutë, ngase kjo do të nënkuptonte rishkrimin e Kushtetutës.

Pritja apo opsioni i parë, është që Kushtetuesja të japë vetëm interpretimin kushtetues se si përcaktohet identifikimi i mandatarit duke identifikuar partinë fituese dhe rastin si veprohet pas mocionit të mosbesimit.

Një interpretim i ngjashëm, ishte dhënë edhe në vitin 2014, mbi bazën e të cilit ishte përcaktuar se kush mund të formojë qeverinë (të paktën në rrethin e parë) dhe cila konsiderohet partia apo koalicioni fitues i zgjedhjeve, që çdo herë vjen në shprehje së pari kur është në pyetje formimi i qeverisë, pavarësisht nëse ndërkohë është formuar një shumicë e re parlamentare.

Nuk digjet shteti për pushtet! – Nga Florim Zeqa

 

Shkrimin e sotëm do e filloj me një rrëfim interesant, se si dy fëmijë të moshës 3-4 vjeçare duke lozur në shtëpi, me të dëgjuar në radio këngën “Qysh e don shoqnija, flakë le të kallet shpija”, për pak i kishin vënë flakën shtëpisë! Në momentin kur fëmijët grumbullit me letra filluan t’i vënë flakën, hyn brenda e zonja shtëpisë, çfarë ini duke bërë ashtu!? Të dytë njëzëri përgjigjen; “Po ai në radio na tha mi kallë shpinë”!

Fëmijët arsyetohen edhe në raste të tilla, por të rriturit dhe të moshuarit që dëgjojnë “këngë” të tilla nga politikanët e papërgjegjshëm nuk duhet t’i vënë flakën shtëpisë, por duhet ta mbrojnë shtëpinë nga flakëvënja.

Paralajmërimi i protestave nga Lëvizja Vetëvendosje për ditën e Enjtë 28 Maj 2020, është një ogurë i keq për Kosovën.

Sikurse vënja e masave të ndalimit të levizjes shkaku i pandemisë, ashtu edhe heqja e tyre në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjërë, janë aplikuar në fillim të javës, ndërsa tek ne në mes të javës!

Ky është tregues i mjaftueshëm se diçka këtu nuk është në rregull! Ne, ose jemi me të mençurit ose më krisurit e rruzullit tokësorë.

Nga këtu shihet qartë se heqja e masave kufizuese për qytetarët e vendit tonë në mes të javës nuk ka të bëjë fare me virusin “Corona”, por me virusin politik.

Edhe protestat duhet të kenë kuptimin e vet e jo të protestohet për gjithçka dhe për asgjë.

Protesta një ditë para vendimit të organit më të lartë gjyqësor të vendit, do të thotë presion i pastër politik para gjyqësorit, kurse protesta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të thotë mosrespektim dhe mospërfillje e vendimit të organit të pavarur juridik dhe gardianit më besnik të kushtetutës së vendit.

Parashtruesi i kërkesës në kushtetuese, LVV duke ngulë këmbë në të drejtën e saj për ta çuar vendin në zgjedhje në kundërshtim me aktet juridike, me protestën e saj para verdiktit final të Gjykatës Kushtetuese, paraprakisht po e mohon kushtetuesen dhe ekzistencën e shtetit në përgjithësi.
Meqë e kemi një kushtetutë, duhet ta kemi vetëm një zgjidhje ligjore, e jo dy e tri zgjidhje si produkt i presioneve apo ndikimeve partiake.

Mosrespektimi i vendimeve të organeve shtetërore përveqse abuzim, paraqet mohim të shtetit në veten e parë. Veprimet e pamatura dhe anarkiste mund të çojnë në rrënim dhe flakëvënje të shtetit.

Shteti i Kosovës nuk është pronë e politikanëve dhe as e partive politike, por është pronë e të gjithë qytetarëve të vendit. Meqë është kështu, nuk duhet rrezikuar shtetin për egot e sëmura të liderëve partiak, por duhet mbrojtur me të gjitha mjetet demokratike dhe juridike.

Sikurse vendimin e Kuvendit të Kosovës së 25 Marsit 2020, si organ më i lartë ligjvënës në vend, ashtu edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese si organ më i lartë juridik dhe gardian i Kushtetutës duhet të respektohet nga të gjithë.

Përderisa e njëjta gjykatë, që ka rrëzuar dy president dhe është respektuar nga të njëjtit në mënyrë të civilizuar (Fatmir Sejdiu dhe Behxhet Pacolli), pse të mos respektohet vendimi i saj nga një kryeministër i shkarkuar ligjërisht dhe me shumicë të votave në parlament!?

Pse u dashka të mbrohet me aq ngulm vullneti i 26 % të votave të qytetarëve kundrejt vullnetit të 84 përfaqësuesve të popullit në Kuvend!?

Në momentin që i është drejtuar kushtetueses, LVV-ja dhe lideri i saj, Albin Kurti duhet të tregohen të përgjgjshëm në respektimin e vendimit të saj, ashtu siq i rekomandoj Komisioni i Venedikut, në të kundërtën mbajnë përgjegjësi historike për rrezikim të shtetit.

Kontestimi i Gjykatës Kushtetuese për jo profesionalizëm dhe anshmëri si dhe kërkesa drejtuar Komisionit të Venedikut (Commissione di Venezia) lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës sa i përket mandatarit dhe shpërndarjes së Kuvendit pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit, ishin shprehje e mosbesimit të Albin Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese institucioneve të shtetit në përgjithësi!

Përderisa Komisioni i Venedikut e shprehu besimin dhe mbështetjen e plotë për Gjykatën Kushtetuese dhe profesionalizmin e saj, mos respektimi i vendimeve të kushtetueses nga cilido subjekt apo lider i yni partiak paraqet paradoks, shqetësim dhe rrezik të madh për të ardhmen e shtetit.

Nuk duhet lejuar të digjet shtëpija për mosmarrëvshje mes anëtarëve të familjes dhe as të digjet shteti për inate personale dhe ego për pushtet të liderëve partiak.
Janë 1001 arsye për të protestuar në Kosovë, por jo për kauza pushteti të liderëve partiak.

NJË VENDIM I DREJTË I GJYKATËS KUSHTETUESE DO TA SHPETONTE VENDIN – Nga Binak MAXHARRAJ

 

Data 29.5.2020,konsiderohet një ndër datat me te rëndësishme për vendin në këto vitet e fudnit,sepse një vendim i drejtë i sajë i bazuar(jo ne lojra politike)por decitivishtë i bazuar në kushtetutë do ta shpetonte vendin,
nga ngerçi politik,do te sillte një kurs tjetër politikë në jetën politike te vendit,Do ti sillte shumë te mira vendit,sepse

1.Nga ky vendim i drejtë i gjykates kushtetuese,i bazuar ne kushtetutë,do ta detyronte Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin të jepte doreheqëje si shkelës i kushtetutës duke i mandatuar joligjerisht Avdullah Hotin për kryeministër.Dobia do te ishte e shumë fishët,sepse do te dorëheqej nga Presidenca njeriu i cili për vite i solli te këqija dhe e mbeshtolli jeten pilitike ne atë masë sa qe ajo gadi të paralizohet,por edhe duke sjellë imazh te keq për Kosovën në arënën ndërkombëtare,

2.Një vendim i drejtë i gjykatës kushtetuese do ta çonte vendin ne zgjedhjet e reja që në një garë ferë midis partive do te fitonte ajo parti për te cilën populli mendon se është më e mira e cila është në funksion të tijë dhe jo të interesave të oligarkive,kriminelve dhe të korruptuarve,dhe

3.Ajo së çfarë është,poashtu shumë e rëndësishme,një vendim i drejtë i gjykatës kushtetuese,do ta pengonte ndarjën e Kosovës,coptimin e saj,më çrast do ta mbronte integritetin dhe sovranitetin e vendit qe parashihet edhe më kushtetutë.Përndryshe,çdo kushë duhet ta dijë se nese gjykata kushtetuese nuk e parandalonë këtë vedi shumë shpejtë do te coptohet,janë gadi planet,hartat,skicat,te cilat janë në tavolinat e qeverive te medha të cilat si te tilla nuk po demantohën haptasi,pos nga ajo gjermane.

Shkëlzen Gashi i reagon Hashim Thaçit: S’kam thënë asnjëherë që UÇK ishte terroriste

Shkelzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi, i cili dje në një intervistë tha se Gashi e ka quajtur UÇK’në terroriste. Ish-këshilltari i Kurtit thotë se kjo nuk është e vërtetë.  

Gashi kujton se Presidenti Thaci përmendet 26 herë në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, i cili nga ngritur dyshime se gjatë luftës në Kosovë janë trafikuar organe. Gashi thotë se Thaci asnjëherë nuk e paditi Martyn, edhe pse kur kishte dalë raporti, në vitin 2011, ishte zotuar se do ta padiste senatorin zviceran.

Ish-këshilltari i Kurtit, përmend edhe Gjergj Dedajn, për të cilin thotë se Thaci e ka emëruar gjithmonë në pozita shtetërore, pas akuzave që Dedaj ia ka bërë Thacit se e ka torturuar gjatë luftës.

“Pra, Hashim Thaçi nuk e paditi Dick Marty-n, e themeloi Gjykatën Speciale, e emëroi, e dekoroi dhe e dekretoi Gjergj Dedajn. Me të gjitha këto, ai i pranoi akuzat se ka bërë shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare”, ka shkruar Gashi.

Shkrimi i plotë:

Hashim Thaçi, Dick Marty, Gjergj Dedaj dhe Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, mbrëmë në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit deklaroi se «…këshilltari i Kryeministrit të Kosovës e ka quajtur UÇK-në terroriste dhe ushtarët e UÇK-së kriminelë». Nuk kam deklaruar asnjëherë se UÇK-ja ishte terroriste, e as se ushtarët e UÇK-së ishin kriminelë. Përkundrazi. E përsëris deklaratën time: «Pjesëtarë / individë nga radhët e UÇK-së, madje me pozita të larta, sipas raporteve të organizatave prestigjioze ndërkombëtare dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, kanë qenë të përfshirë në krime».

Natyrisht, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, sepse ishte çlirimtare. A ka bërë UÇK-ja gabime? Sigurisht që ka bërë dhe për këto gabime duhet të diskutojmë. Ta zëmë, gabimi i saj i parë dhe kryesor ishte që ka pranuar ta ketë drejtor politik Hashim Thaçin.

Presidenti Thaçi në intervistën e mbrëmshme e përmendi Raportin e Dick Marty-t. Duhet thënë se në atë raport, Hashim Thaçi përmendet plot 26 herë. Pas publikimit të këtij raporti, z. Hashim Thaçi, atëherë Kryeministër i Kosovës, pati paralajmëruar se do ta padiste Dick Marty-n për shpifje. Kuptohet, lëre që nuk e paditi asnjëherë, por madje e themeloi Gjykatën Speciale mbi bazën e Raportit të Dick Marty-t.

Edhe diçka. Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, z. Gjergj Dedaj, e ka akuzuar publikisht Hashim Thaçin duke thënë se gjatë luftës në Kosovë e pati torturuar fizikisht atë dhe disa veprimtarë të LDK-së. Hashim Thaçi iu përgjigj këtyre akuzave duke e emëruar Gjergj Dedajn katër herë zëvendës-ministër: në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (2008); në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2013); në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (2015) dhe së fundmi në Ministrinë e Punëve të Jashtme (2017). Më vonë, në vitin 2018, Presidenti Thaçi e dekoroi Dedajn me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e më pas, po më 2018, e caktoi Ambasador të Jashtëzakonshëm Fuqiplotë në Shkup.

Pra, Hashim Thaçi nuk e paditi Dick Marty-n, e themeloi Gjykatën Speciale, e emëroi, e dekoroi dhe e dekretoi Gjergj Dedajn. Me të gjitha këto, ai i pranoi akuzat se ka bërë shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Vetëvendosja përgatitet për protesta në Kosovë, nesër teston 5 mijë njerëz në shesh

Lëvizja Vetëvendosje e cila është partia qeverisëse por përgatitet për protesta pas përfundimit të pandemisë.

Nesër do të ketë një protestë provë në Prishtinë e cila është e dyta gjatë pandemisë dhe do të ketë deri në 5 mijë njerëz.

Vetëvendosja po largohet nga qeveria por kërkon zgjedhje të parakohshme por nga ana tjetër LDK- AAK- Nisma kanë lidhur një koalicion qeverisës pa qenë nevoja për zgjedhje,

“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, kanë thënë nga LVV’ja për Gazetën Express.

Rexhaj: Nëse Kushtetuesja merr vendim ndryshe nga ai i VLAN-it, Vetëvendosja s’do ta respektojë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj është i bindur se vendimi për dekretin e presidentit duhet të jetë i njëjtë me atë që gjykata kishte marrë në kohën e LAN-it, përkatësisht VLAN-it, në vitin 2014.

“Një rast të tillë, pra të Gjykatës Kushtetuese, e kemi pasë në kohën e LAN-it përkatësisht VLAN-it pak më vonë kur Gjykata Kushtetuese pati thënë decidivisht që subjekti i parë – fitues relativ – e fiton Kryetarin e Kuvendit dhe ka të drejtë ta formojë qeverinë”.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje presim që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendosë në raport me atë se çfarë ka vendosur më parë – do të thotë që Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën që ta bëjë qeverinë. Në ndërkohë, ne kemi insistuar në zgjedhje për shkak që kemi pasë mocion i cili e ka rrëzuar qeverinë. Në momentin kur një mocion e rrëzon qeverinë, atëherë vendi ynë duhet të shkojë në zgjedhje. Kemi shembuj kur presidenti e ka dërguar vendin menjëherë në zgjedhje”, ka thënë Rexhaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ne presim që Gjykata Kushtetuese ta rithotë fjalën e vet të cilën e ka thënë në kohën e VLAN-it, pra ta thotë vendimin e vet jo në favor tonin, por atë që e ka thënë dhe është e pakthyeshme më”.

Ai ka insistuar që Gjykata Kushtetuese duhet ta rikonfirmojë vendimin që e kishte marrë në kohën e VLAN-it pasi, sipas tij, në të kundërtën bie në kundërshtim me veten.

“Në rastin e VLAN-it, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur në favorin tonë. Atëbotë PDK-ja pati dalë e para në zgjedhje, derisa ne kishim krijuar një bllok. Gjykata Kushtetuese pati thënë që qeverinë duhet ta bëjë PDK-ja. LDK-ja me arsyetimin se Gjykata Kushtetuese e ka bllokuar vet këtë bllok shkoi në koalicion me PDK-në”.

“Kemi vendim që është i ngjashëm 100 për qind me këtë që e kemi. Çfarëdo vendimi tjetër i Gjykatës Kushtetuese bie në kundërshtim me vet vendimin e atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese do të duhej që ta ritheksonte vendimin”.

Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese kur ka konstatuar vet që Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta japë emrin e mandatarit për formimin e qeverisë.

“Presidenti [Hashim Thaçi] kur na dërgonte letra që t’ia dërgonim mandatarin sa më shpejt së pari kalonin nëpër media dhe më pas vinin te ne. Këto letra për mandatim të LDK-së nuk i kemi parë gjëkundi, sepse ka konsideruar se po të dalin në publik mund t’i dërgonim në Gjykatën Kushtetuese për ankesë”.

“Askund në Kushtetutën e Kosovës nuk përcaktohen afatet kushtetuese se kur Lëvizja Vetëvendosje e dërgon emrin e mandatarit te presidenti – si periudhë kohore. Në këtë rast presidenti nuk mund të paragjykojë dhe as të analizojë nëse Lëvizja Vetëvendosje e dërgon emrin ose jo. Ne kemi pasë përgjigje ndaj presidentit ku i kemi thënë që do të përgjigjemi me kohë, derisa ai kokë më vete ka konkluduar se ne nuk do t’ia dërgojmë emrin. Këtu e ka bërë shkeljen e parë kushtetuese”.

Por, a do ta pranojë Lëvizja Vetëvendosje vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse i njëjti është ndryshe nga vendimi i vitit 2014?

“Kushtetuta e përcakton veprimin e krijimit të qeverisë. Kushtetuta e Kosovës tashmë ka dhënë një vendim. Nëse Gjykata Kushtetuese del me një vendim tjetër, atëherë bie ndesh me vendimin e mëparshëm. Atëbotë, ne e patëm pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe pse nuk ka qenë në interesin tonë politik… Ndërsa tash nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim tjetër me të cilin nuk e respekton as vendimin e vet, normalisht që Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta respektojë”, tha ai.

“Nuk do ta pranojë vendimin, sepse një vendim i tillë do të ishte shkelje e vet Kushtetutës. Është mendimi im personal, por besoj që kështu mendojnë edhe disa nga Lëvizja Vetëvendosje. Do të mbahet një mbledhje e Kryesisë dhe do të merret një vendim i qartë, por unë insistoj që të mos pranohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese që bie ndesh me vendimet e veta”.

Në një rast të tillë hipotetik kur Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta respektonte vendimin e Kushtetueses, a do të krijonte një precedent të rrezikshëm mosrespektimi i institucionit më të lartë juridik në vend?

“Tash po krijohet një precedent tjetër. Fituesi i zgjedhjeve nuk konsiderohet më ai i cili duhet ta formojë qeverinë, pra mund ta formojë qeverinë i pesti, i treti, i shtati, por jo i pari”, tha Rexhaj.

Zëdhënësi Kryeziu sqaron qëndrimin e Qeverisë Kurti ndaj asosacionit të komunave serbe

Qeveria në detyrë e konsideron të zhvleftësuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ani pse ky mekanizëm përmendet në Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024. Zyra e Kryeministrit këtë e bazon në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i publikuar më 23 dhjetor 2015.

Pjesë e obligimeve të MSA-së është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, respektimi i parimeve të bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimi efektiv me misionin e Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Sa i përket pikës që i referohet Asociacionit, thuhet se do të veprohet në përputhje me aktin më të lartë juridik dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se askund në këtë dokument nuk kanë paraparë ndonjë masë afatshkurtër ose prioritet afatmesëm që parasheh çfarëdo veprimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, shkruan KOHA.

Ai ka cituar pjesën e Programit ku thuhet se, “është thelbësore që Kosova të vazhdojë zbatimin në mirëbesim të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Në dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një aktgjykim lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës gjithnjë do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është paragrafi vijues të cilin e ka përmendur Kryeziu në përgjigje.

“Pra, përmendet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nr. KO 130/15, i publikuar më 23 dhjetor 2015, i cili praktikisht e ka zhvlerësuar projektin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo nënkupton se meqë përmendet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo tregon se qëndrimi i Qeverisë është se ne kemi vullnetin politik t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet, përfshirë këtë, në mirëbesim dhe në përputhje me Kushtetutën dhe rendin juridik. Më tej, askund në këtë dokument nuk kemi paraparë ndonjë masë afatshkurtër ose prioritet afatmesëm që parasheh çfarëdo veprimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Kryeziu për KOHËN.

“Në këtë kontekst, siç është evidente në Programin e Qeverisë – i cili në faqe 42 parasheh si në vijim: ‘Rishikim i plotë i marrëveshjeve të arritura deri më tani, me qëllim të analizimit të shkallës së zbatimit të tyre nga ana e Serbisë dhe, në bashkëpunim me BE-në, të shtrohen këto çështje në tavolinën e dialogut’ – dhe nga deklarime të vazhdueshme publike të kryeministrit Kurti lidhur me këto marrëveshje, Qeveria nuk do të marrë ndonjë vendim ose ndërmarrë ndonjë veprim para përfundimit të një rishikimi të tillë. Çfarëdo vendimesh e veprimesh eventuale që do të merren pas këtij rishikimi në çdo rast do të jenë vetëm në përputhje të plotë me frymën dhe përmbajtjen e Kushtetutës dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Por edhe pse Gjykata Kushtetuese pati konstatuar shkelje në të shtatë kapitujt e marrëveshjes, ajo nuk e ka rrëzuar atë duke thënë se shkeljet duhet të evitohen me rastin e draftimit të statutit. Për Kushtetuesen vazhdon të vlejë marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013, e cila në gjashtë pikat e saj flet për themelimin e Asociacionit.

Produktet nga Serbia rikthehen në tregun e Kosovës

Nadie Ahmeti

Produktet e prodhuara në Serbi janë rikthyer në tregun e Kosovës, që kur Qeveria në detyrë e Kosovës ka zëvendësuar taksën 100 për qind për produktet serbe, me masat reciproke më 1 prill të këtij viti.

Sipas Doganës së Kosovës, nga 1 prilli deri më datë 25 maj nga Serbia në Kosovë kanë hyrë mallra në vlerë 29 milionë euro, kryesisht produkte ushqimore dhe grurë.

Gjatë muajit prill, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, importi i mallrave nga Serbia në Kosovë ka arritur në vlerën mbi 15 milionë euro përderisa në periudhën e njëjtë të vitit 2019, kur ka qenë në fuqi taksa 100 për qind, vlera e mallrave serbe në Kosovë ishte 637 mijë euro.

Nga Kosova në Serbi në muajin prill janë eksportuar mallra në vlerë prej 1.1 milion euro.

Një ndër kompanitë që ka filluar importin e disa produkteve nga Serbia është kompania tregtare “Elkos Group”. Kushtrim Mujaj menaxher i importit në këtë kompani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thekson se kanë importuar sasi të vogël të produkteve, kryesisht ato produkte që kanë çmim më të ulët, sesa në vendet e Bashkimit Evropian.

“Ka disa lehtësira për disa kategori që të furnizohemi prej Serbisë me çmime më të lira, sesa jemi furnizuar deri tash nga shtetet e tjera. Një nga produktet që në tregun e Serbisë është më i lirë, është vaji i produkteve ushqimore. Disa lloje që kemi importuar më herët, kemi filluar importin gradual të tyre në sasi të vogël”, tha Mujaj.

Stavileci: Reciprociteti po zbatohet në tërësi

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka zëvendësuar taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia, të vendosur nga qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018, duke futur gradualisht masat reciproke.

Masa e parë e tillë ka të bëjë me emërtimin e Kosovës në dokumente që duhet të përputhen me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Këto dokumente janë si certifikata fitosanitare dhe veterinare dhe dokumente të tjera ndihmëse për ushqim dhe produkte të tjera me origjinë bimore, joshtazore dhe shtazore, që janë objekt i kontrollit kufitar.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se nga 1 prilli –kur është shfuqizuar taksa dhe është vendos reciprociteti –e deri më tani, vlera e mallrave nga Serbia ka arritur në 29 milionë euro. Shumica e këtyre produkteve janë nga industria ushqimore, konkretisht gruri.

Të gjitha dërgesat nga Serbia vijnë më dokumentacion që i përmbahet vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për reciprocitet.

“Në fillim kemi pasur disa problematika, por me kalimin e kohës të gjitha dërgesat që vijnë nga Serbia, janë komplet në rregull. Deri më tani nuk kemi hasur asnjë dokument i cili nuk i përmbahet vendimit për reciprocitet të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha Stavileci.

Eliminimi barrierave, në interes të bizneseve

Edhe ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se eliminimi i barrierave me vendet e rajonit është në interes të komunitetit të biznesit. Safet Gërxhaliu, ish-kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se shifrat e shkëmbimeve tregtare me Serbinë kanë tejkaluar pritjet dhe njëherësh është tregues sa ka vështirësuar taksa tregtinë e lirë në mes këtyre dy shteteve.

“Barrierat nuk i bëjnë nderë proceseve integruese dhe partneritetit të vendeve të rajonit. Është koha kur më tepër të bëhet garë për të eliminuar barrierat, për t’i zhbërë ato. Me heqjen e asaj takse është një frymëmarrje tjetër e bizneseve të Kosovës, ku kemi të rritje të shkëmbimeve tregtare dhe importit të mallrave nga Kosova në Serbi. Prandaj, në këtë drejtim duhet të mësohemi nga e tërë kjo që dialogu nuk ka alternativë, që definitivisht eliminimi i barrierave në interes të biznesit duhet të jetë gjithmonë në funksion dhe nuk fitohet nga populizmi”, thotë Gërxhaliu.

Më 1 prill, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka hequr taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, derisa masën ndaj mallrave serbe e ka zëvendësuar me reciprocitet.

Taksa 100 për qind ishte vënë nga qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018.

Që nga ajo kohë është pezulluar dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar vendimin për të zëvendësuar taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe me masa reciprociteti.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se Kosova “duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika janë në dëm të qytetarëve të Kosovës dhe janë duke e bllokuar ekonominë e Kosovës”.

Intervistë me Jusuf Buxhovin 6 vjet më parë

Jusuf Buxhovi: Qeveria Thaçi ka humbur legjitimitetin,këtu kemi dyshimin e madh se e kemi këtë qeveri mafioze, pse kështu deshën të huajt

 

 

Jusuf Buxhovi, një emër i madh në aradhen e figurave më të spikatura në historinë moderne të këtij gjysmëshekulli, krahas Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit, të cilët i dredhuan letërsisë për një kauzë të madhe si vazhdon të mbetet në sendërtimin e paqes, në një rrugëtim që nis prej çlirimit e deri tek shteti ligjor.

Pas çlirimit të Kosovës, Jusuf Buxhovi duket sikur i ka dredhuar politikës, ndërkohë mospërfshirjen në politikën aktive ai e ka plotësuar me një angazhim të jashtëzakonshëm për të demonstruar permes shkrimit identitetin evropian të shqiptarëve. Për të rrënjosur atë që është synuar të çrrënjoset, rrënjët e shqiptarëve, produkt i së cilës ishte edhe lufta e Kosovës, si e fundit pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Vepra e tij  historiografike në tri vëllime “Kosova” ështe një Monument, që mund të kishte ardhur si rrjedhojë e punës të Akademisë të Kosovës a asaj  të Shqipërisë, o të dyjave sëbashku, ndërsa Jusuf Buxhovi e ka arritur vetë. Shoqëruar nga një sukses i jashtëzakonshëm i publikut shqiptar në trevat shqiptare dhe diasporë. “Kosova” e Jusuf Buxhovit është ribotuar disa here, kështu edhe romani i tij më i ri “Jeniçeri i fundit”.

Pikërisht në kohën më të zezë të krizës për librin shqiptar, ku shitjet janë minimale, librat e Jusuf Buxhovit arrijnë kuotat më të larta të shitjeve si bestseller. Ai ka pohuar të kundërtën e  Ivo Andriçit. Si një të vërtetë qetësuese, e cila është ilaç në kohën e integrimeve për të gjithë, kur Ballkani thuhet se e ka humbur konotacionin e dikurshëm si “FuçiBaruti”, ndërsa keqqeverisjet shqiptare iu ngjajnë fuçive të barutit.

Shitja e veprës tregon se ai gëzon një besim të padiskutueshëm tek publiku shqiptar, i cili, nëse Jusuf Buxhovi do të përfshihej në politikë, do t’i shndërrohej në votëbesim.

Unë si gazetare e kam ftuar ashtu si Ismail kadarenë, edhe Jusuf Buxhovin të përfshihet në politikë, sepse përfshirja e tij do të gjeneronte katarsis dhe do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm për të mirën e Kosovës dhe lexuesit të tij.

Bashkë me pyetjet për intervistë, katër syresh, pasi përgjigjeve që dha të cilat do t’i lexoni pak më poshtë, i dërgova këtë shënim:

“I nderuari Profesor,  ju falënderoj shumë. Ju jeni emri i vetëm në Kosovë i padiskutueshëm për ato që shprehni dhe që shkruani. Nga kjo rrjedh suksesi juaj, të cilin e garantoni me personalitetin që keni. Njerëzit e dinë edhe kur ju ende e keni veprën në laborator, pa e publikuar, se ajo që keni shkruar e po thoni përmes shkrimit, është padiskutueshmërisht me vlerë. Pra lexuesi ju beson, sepse këtë besim ju e keni ushqyer. Prandaj angazhimi juaj në politikë është shumë i rëndësishëm, jo për ju, por për Kosovën dhe shqiptarët.

Shqiptarët kudo që jetojnë janë të etur të dëgjojnë të vërtetën ku ndodhemi dhe si dalim prej kësaj baltovine. Mos u shqetësoni kurrë prej zagarëve. Kaloni në rivistë se çfarë i kanë bërë Rugovës, Kadaresë, Nënë Terezës dhe Skënderbeut. Sulmet e zagarëve merrini si sport dhe angazhohuni. Kurrë nuk jeni vonë. Tani gjithsesi koha duket më fatlume, sepse ka të paktën 15 vjet dështime në qeverisje. Ne ju duam shumë dhe vlerësimet tona janë të padiskutushme, deri në qiell. Presim të takohemi, këtu apo atje. Shumë të fala Zonjës, fëmijëve, mbesës dhe nipave – Gjinit të vogël, që e dini se ju ngjan fort. Shumë të fala prej nesh, me përqafime, Elida“

Më poshtë vjen intervista.

Në secilin vend demokratik personat e apostrofuar nga drejtësia së paku do të heshtnin – tek ne, ngjet që edhe nga burgjet jo vetëm që drejtohet shteti,  por edhe bizneset, dhe madje edhe fushatat zgjedhore!

Elida Buçpapaj: Përfaqësuesi i CDU në Bundestagun gjerman Michael Brand ka dalë deklaritivisht hapur kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë. „Deri tani – tha ai përpara Parlamentit – në Kosovë nuk kemi as stabilitet, as shtet ligjor, as struktura stabile shtetërore“. Në këto kushte, a ka të drejtë partia e Hashim Thaçit të pretendojë fitore të zgjedhjeve ?

JUSUF BUXHOVI: Edhe pa vlerësimet e qëlluara te zotit M. Brand, qeveria Thaçi qysh moti e ka humbur legjitimitetin qeverisës. Mjafton të shihet shkalla e korrupsionit, pastaj kriminaliteti dhe dukuri të tjera ku shteti zhvatet në të gjitha segmentet e tij, ndërkohë që qytetarët lokalë gjenden në një situatë kur shteti jo vetëm që nuk ua jep ato që ka për detyrë, por edhe ua merr edhe ato që kanë.

Pos këtyre është edhe çështja e krimeve të luftës dhe të tjera me të cilat ngarkohen shumica e bosëve të partisë së Thaçit, të cilët janë në qeveri dhe faktori ndërkombëtar (SHBA, Bashkimi Europian dhe NATO) përditë bëjnë me gisht kah ata.

Mjafton të shihet se si këto ditë fushata zgjedhore e kësaj partie përcillet po ashtu me një seri shkrimesh në “Kohën ditore” me plot e përplot akuza për krime të kryera gjatë dhe pas luftës nga pjesa më e madhe e liderëve të kësaj partie!

Në secilin vend demokratik personat e apostrofuar nga drejtësia, së paku do të heshtnin përderisa gjyqi ta thotë fjalën e fundit. Te ne, ngjet që edhe nga burgjet jo vetëm që drejtohet shteti, por edhe bizneset, dhe madje edhe fushatat zgjedhore!

Elida Buçpapaj: Po në Bundestagun gjerman, në debatin e organizuar për qeverinë e Prishtinës, u fol për „Mafien politike të Kosovës.“. Nisur nga fakti që Ministrja gjermane e Mbrojtjes nuk u takua me kryeministrin në ikje, çfarë do të thonë këto fakte ?

JUSUF BUXHOVI: Sa i përket “Mafias politike”, që zunë n‘gojë gjermanët, ata e dinë më mirë se ne se çfarë janë përmasat e saj, siç e dinë edhe amerikanët dhe të tjerët, të cilët, megjithatë nuk mund të bëjnë vetëm me gisht, siç po bëjnë tani, kur ata kanë përkrahur këto garnitura qeverisëse dhe shumë prej tyre i kanë përdorur dhe shfrytëzuar për të futur në dorë resurset e caktuara ekonomike të Kosovës (Telekomin e Kosovës, Elektroekonominë dhe resurset tjera).

Këtu tashmë ekziston dyshimi i madh, se ne kemi këtë qeverisje mafioze pse si të tillë e deshën të huajt, ku nuk mund të përjashtohen as gjermanët, që kanë të përzgjedhurit e tyre në këtë lëmsh kriminal, të cilët i futën në lojë qysh para luftës dhe veçmas gjatë saj, pasi përjashtuan intelektualët dhe idealistët që e donin shtetin e Kosovës të pastër dhe properëndimor.

Është për keqardhje kur dihet se Kosova si projekt  perëndimor euro-atlantik, që u vu nën protektoratin ndërkombëtar, instaloi një armatë të tërë mekanizmash ndërkombëtarë nga ata të sigurisë e deri te ekspertët dhe këshilltarët e shumtë, të cilët në vend se të punonin për këtë qëllim, vepruan për të kundërtën, gjë që katandisja e Kosovës në këtë gjendje është edhe meritë e tyre e madhe!

Në farsën mediale nuk mund të mos fajësohet edhe faktori ndërkombëtar

Elida Buçpapaj: Në Bundestag u përmend edhe liria e mediave, e cila në Kosovë është pothuaj 100 % e komprometuar, çfarë do të thotë kjo për një gazetar me përvojë dhe krijues si ju, dhe çfarë duhet të bëhet?

JUSUF BUXHOVI: Liria e mediave në Kosovë ka kohë që nuk ekziston. Kemi një farsë mediale, fund e krye në sherbim të bosëve politikë, të cilët e kanë degraduar profesionin e gazetarit tmerrësisht! Me ndonjë përjashtim të vogël, gazetat dhe televizionet drejtohen nga politika dhe interesat e tyre. Edhe këtu nuk mund të mos fajësohet edhe faktori ndërkombëtar, i cili, në vend se të forcojë fjalën e lirë dhe gazetarinë e pavarur, ka investuar te disa grupe dhe mediume që kanë qenë në shërbim dhe grupeve politike dhe mediale. Kështu që mizeria politike në të cilën ndodhet Kosova nuk do të mund të ishte e tillë pa meritën e gazetarëve dhe të gazetarisë së Kosovës dhe pa sponsorët e jashtëm, që kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë vasalë dhe jeniçerë!

Me librat e mi i kundërvihem rënies të madhe morale

Elida Buçpapaj: Jeni gjithnjë në aktivitet krijues, me trilogjinë Kosova, të përkthyer edhe në anglisht, me Jeniçerin e Fundit, gjithkund jemi i zënë në promovime, librat tuaja janë më të shiturit, ndërsa Kosova është në degradim, a nuk duhet t’i ktheheni angazhimeve qytetare si pjesë e elitës, sikur keni bërë bashkë me inteligjencien 24 vjet më parë kur themeluat LDK ?

JUSUF BUXHOVI: Është e vërtetë se librat e mia (“Kosova” dhe “Jeniçeri i fundit”) janë më të shiturat dhe më të kërkuarat, gjë që tregon se jo gjithçka e ka humbur besimin. Kjo më bën edhe më të përkushtueshëm. Përcaktimi kah krijimtaria nuk është vetëm një satisfaksion për krijuesin e dëshpëruar në kohë krize të thellë siç është kjo e jona, por është një mjet i fuqishëm që t’i kundërvihet kësaj të keqeje. Suksesi i veprave të mia si dhe interesimi i madh për to e dëshmon këtë. Ndaj, nuk do t’i kthehem politikës së papastër, e cila të kthen në shërbëtor dhe  jeniçer, por do të mbetem te librat, në mënyrë që me anën e tyre t’i kundërvihem rënies së madhe morale, shoqërore në për të cilën po kalojmë.

27 Maj 2014

ELIDA BUÇPAPAJ

Reagon Osmani: Mustafa e di për cilin zyrtar të LDK e kam fjalën, e kam informuar me 27 shkurt

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, i ka reaguar shefit të partisë, Isa Mustafës, për një përgjigje dhënë Gazetës Express rreth “letrave kundër saj”, që Osmani thotë se zyrtarë të lartë të LDK’së ia kanë dërguar administratës amerikane.

Osmani thotë se Mustafa është njoftuar me dalë 24 shkurt për një zyrtar të lartë të partisë, që sipas saj, ka dezinformuar për të në qarqet më të larta të administratës amerikane dhe thotë se kreu i partisë i ka dëshmitë për këtë çështje.

“Kryetarin Mustafa e kam informuar me datën 27 shkurt lidhur me dezinformatat që një zyrtar i lartë i LDK-së (anëtar i kryesisë) i ka bërë ndaj meje drejtuar niveleve më të larta të administratës amerikane. Pra është i informuar se për kë është fjala dhe ja kam dërguar dëshmitë për një gjë të tillë”, ka thënë Osmani për Gazetën Express.

Mustafa më herët e ka komnetuar intervistën e Osmanit dhënë mbrëmë në Pressing të Televizionit 7.

Kreu i LDK’së ka thënë se nuk ka njohur që dikush nga LDK’ja ka folur për kryeparlamentaren e tanishme me administratën amerikane. Për akuzat e Osmanit, kreu i partisë e fton atë që t’i bëjë publike emrat e zyrtarëve.

“Si Kryetar i LDK-së nuk kam njohuri se dikush nga strukturat e larta të LDK-së ka komunikuar me administratën amerikane apo me EPP-inë për znj Osmani. Por, në qoftë se znj. Osmani ka argumente, do ta ftoja që ato t’i bëjë publike, me emër dhe mbiemër”, ka thënë Mustafa.

Osmani, që në zgjedhjet e fundit ishte kandidate e LDK’së për kryeministre, dje në Pressing ka akuzuar zyrtarë të lartë të kësaj partie, se u kanë thënë amerikanëve se ajo nuk e përfaqëson partinë.

“Kishte zyrtarë të LDK’së që i dërgonin letra administratës amerikane, EPP’së, dhe të tjerëve lidhur me mua, prapa shpine. Flitet për letra ku thonin se Vjosa Osmani nuk shpreh asnjë qëndrim të LDK’së. Pastaj po këta zyrtarë të SHBA’së dhe të EPP’së më njoftonin mua çka u ka thënë partia”, është shprehur Osmani. /Express/

Albin Kurti takon Valdete Dakën: KQZ gati të mbajë zgjedhje në kohë pandemie në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Valdete Dakën, kryetaren e KQZ duke vijuar me bindjen se vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në njoftimin e qeverisë së Kosovës, bëhet me dije se Valdete Daka e ka njoftuar Kurtin që KQZ është e gatshme të mbajë zgjedhje në kohë pandemie.

NJOFTIMI NGA QEVERIA E KOSOVËS

Ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional. Znj. Daka e njoftoj Kryeministrin në detyrë, z. Kurti, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor. Në anën tjetër Kryeministri në detyrë, z. Kurti e njoftoi znj. Daka, për lirimin e masave që po i ndërmerr Qeveria ndaj COVID-19. Koordinimi ndërinstitucional dhe respektimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët, kanë dhënë rezultatin e tyre. Kryeministri në detyrë Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi ynë për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre

Osmani: Nëse do të ma jepte mandatin LDK, do ta merrja dhe do t’i drejtohesha VVsë për koalicion

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se po t’ia jepte Lidhja Demokratike e Kosovës, mandatin e kryeministrit, Osmani do t’i drejtohej Lëvizjes Vetëvendosje që ta bënte koalicionin qeverisës.

Gjithashtu, Osmani ka thënë se beson që do t’i bënte 61 vota po t’i jepej kjo mundësi.

“Sikur të më thuhej mere mandatin dhe bëj 61 vota, do ta merrja dhe do ta bëja 61’shin duke ju drejtuar Vetëvendosjes, ku besoj se do të arriheshin numrat. Por asnjë moment nuk është arritur një gjë e tillë”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se nuk e di nëse VV’ja është e gatshme për një koalicion të tillë, por kjo tentativë do të bëhej, sipas saj, që të ruhej vullneti i 6 tetorit.

“Kjo është hipotezë sikur të lejohej partia e dytë të krijonte qeverinë. Nuk e di cfarë do të thoshte Lëvizja Vetëvendosje, unë e di cka diskutoj me ta cdo ditë por jo cka do të thoshin ata”, ka thënë Osmani.

“Ideja është të tentonim ta shpëtonim vullnetin e 6 tetorit”, shtoi Osmani.


Send this to a friend