Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë se të premten më 7 gusht, kanë zhvilluar një patrullim “të sinkronizuar” me forcat e armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Njoftimi i KFOR-it, pasoi raportimet e medieve vendase se të premten “forcat serbe kishin hyrë në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës”. Njoftimi nxiti reagime dhe kritika në adresë të qeverisë së Kosovës.
Forcat paqeruajtëse shpjeguan të shtunën se bëhej fjalë për një patrullim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Serbisë në vijën kufitare.
“Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për tu siguruar që nuk ka incidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me organizatat e sigurisë së Kosovës në afërsi të vijës kufitare administrative”, thuhet në një komunikatë të forcave paqeruajtëse.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ministri i tij i Brendshëm, Agim Veliu është takuar me komandantin e KFOR-it.
„Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja. Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës“, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
Komentet e kryeministrit Hoti pasuan një vizitë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj në fshatin Karaçevë, „për të biseduar me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla“, shkroi zoti Haradinaj.
Partia Demokratike e Kosovës i bëri thirrje qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare “që të reagojnë me shpejtësi dhe veprime të drejtpërdrejta për t’i ndalur këto provokime të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit të vendit dhe shmangin çfarëdo konflikti të mundshëm që mund t’i cënoj të arriturat e deritanishme”.
Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, tha pas takimit me komandantin e KFOR-it, Michele Risi, se bëhej fjalë për patrullim të përbashkët dhe se „aktivitete të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave“.
Forcat e NATO-s thanë se vija kufitare Kosovë – Serbia, “shtrihet në rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta”. Sipas tyre, „patrullimet e sinkronizuara duhet t’i përshtasin lëvizjet e tyre me terrenin“, ndërsa në asnjë moment pjesëtarët e forcave serbe „të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga pjesëtarët e KFOR-it“ dhe njësoj ka ndodhur edhe të premten.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përdorë ngjarjen e Karaçevës, ku disa xhandarë serbë hynë në territorin e Kosovës, për të kërkuar bashkimin e Luginës me pjesën tjetër të Kosovës.
Në një reagim në Fb, ai ka thënë se vetëm kur kufiri i Kosovës të shkon deri në Ristovë atëherë s’do të ketë më xhandarë në territorin e Kosovës. Ka thënë se tash është koha të kryhet puna e jo të bëhen deklarata popullsite.
“Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës së Epërme. Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”, ka shkruar Haziri, në një reagim në FB.
Mbrëmë janë publikuar pamje të ushtarëve serbë që kanë hyrë në një fshat të Kamenicës që është në kufi me Serbinë. KFOR’i ka thënë se kishin një ushtrim të përbashkët me Serbët.
Sidoqoftë, Lutfi Haziri prej vitit 2011 e ka promovuar idenë e tij që të bashkohet Lugina e Preshevës me Kosovës. ka thënë se zgjidhja më e mirë për shqiptarët dhe Kosovën është bashkë bashkimi i Luginës.
“Çfarëdo marrëveshje me Serbinë që nuk e rikthen këtë pjesë të natyrshme të Kosovës brenda kufijve të saj, nuk është zgjidhje as e qëndrueshme, as e përhershme. Pra, nuk mund të quhet finale, por marrëveshje gjysmëfinale”, ka thënë Haziri, në janar të vitit 2019.
“Nuk ka asnjë argument të vetëm politik e as socio-ekonomik që do të vërtetonte se zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës me Serbinë është e qëndrueshme pa rikthimin e Kosovës Lindore në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ai.
Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati për Gazetën Express tha se KFOR’i u ka sqaruar se patrullimet e xhandarmërisë serbe dje në Karaçevë kanë qenë aksion i përbashkët me forcat paqeruajtëse të tyre. Kastrati tha se si komunë e as nga policia nuk kanë qenë të informuar paraprakisht për këtë aksion të përbashkët.
Ngjarja e djeshme në Karaçevë të Kamenicës ku xhandarmëria serbe janë parë duke hyrë në thellësi të fshatit ka zgjuar jo pak reagime.
Kryetari i Kamenicës Kastrati tha se i ka shprehur shqetësimin e tij KFOR’it pasi pavarësisht aksionit të përbashkët, xhandarmëria serbe nuk ka të drejtë të futet në brendi të territorit të Kosovës.
“Me të pranuar informatën, menjëherë kam kontaktuar me nivelin qendror për shkak që mbrojtja e kufijëve është në mandatin e tyre. Kam biseduar edhe me KFOR-in sepse askush nuk mund të hyj në atë pjesë pa pasur fillimisht leje të veçantë nga ta. Sipas tyre ka qenë kontroll i përbashkët me ushtrinë serbe, për çka edhe ua shpreha shqetësimin tonë si komunë sepse pavarësisht aksioneve të përbashkëta ata nuk kanë pasur të drejtë të hyjnë thellë brenda territorit, pra në vendin ku edhe janë marrë pamjet”, tha Kastrati për Express të shtunën.
Kastrati tutje tha se nuk kanë qenë të informuar paraprakisht si komunë për këtë aksion të përbashkët të KFOR’it me ushtrinë serbe.
“Nga informatat që kemi as Policia e as ne si komunë nuk kemi qenë të njoftuar paraprakisht për këtë aksion të përbashkët, e normalisht që kjo ka sjellë shqetësim për banorët e asaj ane sepse nuk është hera e parë që ata përballen me diçka të tillë”, tha Kastrati.
Ai u shpreh po ashtu se kësaj radhe xhandarmëria është futur në zonën e fshatit ku frekuentohet nga të gjitha moshat.
“Madje kësaj rradhe kanë hyrë në një territor të frekuentuar nga të gjitha moshat. Për shkak të një gabimi në Marrëveshjen e Kumanovës në vitin 1999, ata ndihen të provokuar që organet e Serbisë hyjnë brenda vendbanimeve të tyre, aq më pak në këtë thellësi territoriale që nuk parashihet as me këtë marrëveshje të 99-tës”, u shpreh Kryetari i Kamenicës.
Ndërkohë Ministri Anton Quni gjatë ditës ka folur për Express ku ka thënë se në lidhje me këtë rast KFOR’i dhe organet e tjera të sigurisë janë duke e hetuar rastin.
“Rasti është duke u hetuar nga autoritetet e KFOR-it dhe institucionet vendore të sigurisë.Besoj se së shpejti do ta kemi raportin e saktë mbi natyrën dhe motivin e kësaj ngjarjeje.Nga ana e FSK-së janë duke u zbatuar veprimet e duhura nën drejtimin e Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama”, tha Ministri i Mbrojtjes.
Kurse policia e Kosovës kanë deklaruar se kanë njoftuar KFOR’in për patrullimin e xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Ata thanë po ashtu se njësitet kufitare të tyre kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por që nuk kanë hasur në ushtri të Serbisë./GazetaExpress/
Foto nga Klinika Infektive në Qendrën Klnike Universitare të Kosovës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) raportoi të shtunën për 12 pacientë të vdekur dhe 190 të infektuar me koronavirusi e ri brenda 24 orëve.
Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 443 mostrave.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 315. Një ditë më parë, kjo shifër ishte 303.
Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste.
Që prej 13 marsit – kur Kosova shënoi rastet e para me koronavirus – deri më 8 gusht, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19.
Gjykatat e Serbisë po vazhdojnë të dërgojnë ftesa për vuajtjen e dënimit në qendrat korrektuese të këtij shteti për personat që kanë vendbanim në Kosovë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë dy vjetëve të fundit.
Nga Gjykata Themelore në Leskovc, në jug të Serbisë, siç është konfirmuar për Radio Evropa e Lirë (REL), janë dërguar dhjetëra ftesa për qytetarët e Kosovës, qoftë ata serbë apo shqiptarë, me kërkesën që të lajmërohen për vuajtje të dënimit me burg në qendrat korrektuese në Nish apo Qupri.
Nga gjykatat e Leksovcit është konfirmuar gjithashtu se askush nuk është përgjigjur në ftesat e dërguara.
Selimi: Ftesat kthehen si të parealizuara
Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Selim Selimi ka konfirmuar për REL se ministria që ai udhëheq, ka hasur në ftesa të tilla dhe të njëjta janë kthyer prapa si të paekzekutuara, pasi që kanë qenë “në kundërshtim me sistemin juridik të Republikës së Kosovës”.
“Vetëm sot (7 gusht) janë kthyer dy të këtilla”, ka konfirmuar ministri Selimi.
Sipas ministrit kosovar, ftesat për vuajtje të dënimit kryesisht kanë të bëjnë me veprat që pretendohet se janë kryera ose që dyshohet që janë kryer gjatë viteve të 90-ta dhe nuk i referohen veprave për krime të luftës.
Kosova dhe Serbia, sipas ministri Selimi, bashkëpunojnë konform marrëveshjes së arritur në vitin 2013 dhe e cila është plotësuar në vitin 2015. Në mungesë të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me autoritete serbe, krejt kjo zhvillohet nëpërmjet të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë dhe përmes Zyrës së BE-së në Serbi.
“Fatkeqësisht këtu kemi pengesa që na shkaktohen vazhdimisht”, ka nënvizuar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi duke mos precizuar se për cilat pengesa bëhet fjalë.
Një ftesë të këtillë nga Gjykata Themelore në Leskovc vitin e kaluar e ka pranuar pjesëtari i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe invalidi i luftës, Hashim Mecinaj nga Skenderaj. Në ftesën e datës 1 korrik të vitit 2019, nga ai është kërkuar që të lajmërohet për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 13 vjetësh.
Për REL kanë konfirmuar se Gjykata e Apelit në Leskovc, atë e ka dënuar me vendim të plotfuqishëm për dy vepra të terrorizmit. Ftesa e Gjykatës së Leskovcit, Mecinajt i është dorëzuar nëpërmjet Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Ministri Selimi thotë se ka pasur raste në të kaluarën kur shtetasit e Kosovës janë njoftuar me pretendimet e gjykatave serbe përmes këtyre ftesave nga Ministra e Drejtësisë, pasi shtetasit “nuk kanë qenë në dijeni fare për proceset gjyqësore ndaj tyre dhe as për dënimin në mungesë, çka përben shkelje flagrante të drejtave të njeriut”.
Gjykata në Leskovc: Do të dërgojmë më shumë ftesa për burg në Kosovë
Novica Dimitrijeviq, zëvendëskryetar i Gjykatës Themelore të Leskovcit, konfirmon se ky institucion i ka dorëzuar të gjitha ftesat. Ai precizon se në rast të mosparaqitjes në institucionin përkatës, pason masa e lëshimit të fletë-arrestit.
“Si shqiptarëve ashtu edhe personave të përkatësive tjera në Kosovë, ftesat iu dërgohen kryesisht nëpërmjet postës. Në rastet kur posta nuk funksionon, ftesat, ndonëse në numër dukshëm më të vogël, dërgohen nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, konform marrëveshjes për ndihmën e ndërsjellë juridike, e cila është arritur në negociata në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, ka shpjeguar Dimitrijeviq.
Për shkak të mosparaqitjes në ftesat e dërguara, qytetarët e Kosovës rrezikojnë që emrat e tyre të paraqiten në fletë-arreste dhe rrjedhimisht të arrestohen dhe ekstradohen nëse lëvizin jashtë vendit.
Ftesat kontestuese të gjykatave
Katarina Goluboviq, presidente e Komitetit të juristëve për të drejtat e njeriut, i cilëson kontestuese ftesat e gjykatave serbe, që po iu dërgohen qytetarëve të Kosovës.
Ajo thotë se aktgjykimet iu referohen veprave të kryera shumë kohë më herët, para arritjes së Marrëveshjes për gjyqësorin, për të cilën ishin dakorduar kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa, përkatësisht Aleksandar Vuçiq.
“Bëhet fjalë për vepra të cilat në esencë janë politike, ndërsa gjykatat nuk do duhej që të merren me këto, meqë bëhet fjalë për lojëra politike”, nënvizon Goluboviq.
Ajo thekson se marrëveshja për ndihmën e ndërsjellë juridike nuk mundëson zbatimin e këtyre vendimeve, meqë ato kryesisht i referohen sulmit ndaj rendit kushtetues të Serbisë.
Pavloviq: nuk ekziston as minimumi i mundësisë për një gjykim të drejtë
Mihailo Pavloviq, avokat nga Beogradi, rikujton numrin e madh të proceseve gjyqësore që janë zhvilluar kundër shqiptarëve të Kosovës në pjesën e dytë të viteve të 90-ta. Ai konsideron se shqiptarët, atëbotë, nuk e kanë pasur as minimumin e mundësisë për gjykim të drejtë.
“Ata persona i janë nënshtruar gjyqeve të rastit. Ata janë gjykuar brenda natës”, thotë Pavloviq. Ai shpjegon se proceset gjyqësore kryesisht kanë përfunduar pa asnjë provë dhe se dënimet që janë shqiptuar ishin në kohëzgjatje prej shumë vjetësh, ndërsa veprat me të cilat ishin ngarkuar shqiptarët e dënuar, kryesisht ishin vepra për terrorizëm dhe veprimtari armiqësore.
“Ata nuk kanë pasur as përkthyes. Disa nga ata as që e kanë ditur se për çfarë po gjykohen. Aktakuzat janë bazuar kryesisht në pranimin e tyre dhënë policisë, për të cilat ata më vonë kanë thënë se janë detyruar ta bëjnë si pasojë e torturës dhe keqtrajtimit”, shpjegon Pavloviq.
Krejt kjo, sipas avokatit Pavloviq, i bën kontestuese të gjitha ftesat e gjykatave serbe.
Gjykimet në mungesë
Dejan A. Vasiq, avokat nga Mitrovica, tërheqë vërejtjen se për veprat në fjalë, vendimet në gjykata janë marrë pas luftës në Kosovë, në periudhën kur gjykatat në Kosovë që punonin me sistemin serb, u bartën në Serbi.
“Bazuar në përvojën time, ka qenë e pamundur që shqiptarëve të akuzuar t’iu dorëzohet aktgjykimi, sepse atëbotë nuk ka funksionuar posta në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për personat e dënuar me burgim, është lëshuar urdhër-arresti dhe shumica e tyre janë arrestuar gjatë udhëtimit jashtë vendit dhe janë dërguar për vuajtje të dënimit”, tha Vasiq.
Ndërkohë, në bazë të fletë-arresteve nga Serbia, në të kaluarën janë arrestuar ish-kryeministrat e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Agim Çeku si dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi.
Procedurat e ekstradimit në secilit rast të mësipërm kanë përfunduar me lirimin e tyre.
Paralelisht më rifilllimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, po zhvillohen edhe ngjarje të tjera politike dhe të karakterit ushtarak që kan lidhje më bisedimet moti të nisura shqiptaro-serbe, për normalizim të marrdhenjeve .Krizat e vazhdueshme politike dhe institucionale që rezultuan më disa palë të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, sikur e kan dobësuar palën shqiptare në bisedime.Pozicionin politikë të Kosovës e ka dobësuar edhe formimi i Gjykatës Speciale ,pastaj, rrjedhat jo të mira ekonomike , si rezultat i punës shumë të dobët të kësaj kaste politike . Krimi dhe korrupcioni po ashtu e kan zbehur imazhin e Kosovës në sytë e botën demokratike , por edhe pozicionin tonë politikë në Bruksel dhe Ëashington.Rifillimi i dialogut pas dy vitësh ndërprerjësh , Kosovën e gjeti më të pa pregatitur së kurrë.Kriza më pandeminë , ngritja e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale , përqarja e madhe e skenës politike , më shumë për pushtet së sa për shtet, po bëjnë që drejtuesit e qetnikizmit serb, të cilët i forcuan pozitat pas zgjedhjeve në Serbi, të trimëruar janë duke na diktuar shumë qka rreth dialogut të filluar .U hoqën taksat dhe reciprociteti bashkë më qeverinë e mirë Kurti, duke i krijuar favore palës serbe në bisedime . Shikuar më numra të shumicës shqiptare në Parlament, Qeveria Hoti, nuk e ka legjitimitetin për të zhvilluar bisedimet më palën serbe . Nuk është krijuar unitet i spektrit politike në kuvend lidhur më këtë temë.Të kthehemi pakë të ajo së si Serbia ka vu në funksion kërcinimet ushtarake ndaj Kosovës, përmes Ministrit të Mbrojtës ,Aleksandar Vulin.Ai gjoja duke e kundërshtuar armatimet e Kosovës , lëshoj zëra kërcënuese dhe fyese për ushtrinë tonë .E gjithë kjo trysni politike me veprime edhe në terren, nga ana e Serbisë të pa reformuar, po bëhën për ta zbritur nivelin e bisedimeve ne Rezolutën 1244 të OKB-së, ku Rusia ka të drejtën e vetos.Edhe takimet e shpeshtuara të kreut të Serbisë, më udheqësit e lartë të Rusisë, i vertetojnë tezat e tilla , për kërcinime ushtarake karshi shqiptareve në Ballkan.Boshti sllavo -ortodoks është duke e shfrytëzuar fushatën elektorale që po mbahet për zgjedhjet e këtij fundviti në Amerikë, për ta forcuar pozitën gjeostrategjike ne Ballkanin Perëndimor.Këtë gjë edhe bukur shumë e kan arritur, së udhëheqjët e dy shteteve shqiptare , nuk janë sa duhet syqelë në planin e mbrojtjës të sovranitetit dhe territorit të trojeve etnike .Qarkullimi në opinion për një kohë të gjatë së Vuqiq, Rama dhe Thaqi kan hartuar plane për shkëmbime teritorriale , e kan dobësuar gjithashtu pozicionin politik të shqiptarëve, pas një kohe të gjatë, ku qëndronim mirë në këtë drejtim.Udhëheqësit e dy shteteve tona nese kan pasur apo kan qëllim humbje të sërishme të territoreve tona , do të mashtrohen keq. Por, edhe nese kan pasur ndonjë strategji veprimi lidhur më temën për shkëmbime territoriale dhe temën e Minishengenit Ballkanik të Ramës, nuk dolen të mira këto punë.Se pari, se ka ekzistuar një plan për shkëmbime territorale, apo e ndarje të Kosovës , e bëri të ditur amerikani, Bolton ish zyrtarë i lartë në administratën e presidentit, Donald Tramp.Ky plan ka mundësi të na servohet prap në tavolinë , por më shumë tash si plan për ndarje të Veriut të Kosovës, si plan hartuar që nga Dobrica Qosiqi , e deri te Vuqiq.Ngjarjët që zgjuan vëmendjën e opinionit të gjërë public këtyre ditëve , ishin ajo për ligjin e vlerave të luftës në Kuvend, dhe parelelisht më te, pamë në televizionet tona , së gjandarmeria shoviniste serbe , bëri shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës, duke u futur në kufi të Kamenicës. Edhe pse duken si ngjarje te ndara , ato të përbashkëten e kan qëllimin shovinist serbe karshi Kosovës. Reagimi i Serbisë karshi aprovimit për ligjin mbi vlerat e luftës u quajt skandaloz, dhe ligji kunder popullit serb ! Udhëheqësit e pushetetit të Serbisë nuk e lanë edhe kësaj radhe pa lëshuar zëra qjerrës , së gjoja UÇK-ja ka bër tortura , krime të luftës ,dhe kidnapime të popullatës serbe . Kështu vijnë punët kur kjo kastë politike për 20 vite në liri, iu lëshojë terren politike shovinizmit serbomadh, duke mos dëponuar para Gjakatës për Krime të Luftës në Hagë, materjale më bollëk për gjenocid të serbëve ndaj shqiptarëve në vendin e tyre.Nuk u kërkuan dëmet e luftës dhe suksesioni. Nuk i kërkuan as të pagjeturitë shqiptarë diku në Serbi , të cilëve iu kan transplantuar organët, e që këto akuza shumë pardejtësisht po i ngarkohen UÇK-së, nga Gjykata e pa drejtë Speciale…
Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebbook, ka reaguar pas raportimeve për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës.
Surdulli tha se veprime të tilla të xhandarmërisë serbe po vazhdojnë tash e 20 vjet pas çlirimit të Kosovës.
Ish-kryetari apeloi të KFOR’i dhe institucionet tjera të Kosovës që të reagojnë në mënyrë që veprime të tilla të mos përsëriten përsëri nga forcat serbe
Gjithashtu, edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar lidhur me këtë çështje ku ka thënë se paramilitarët serbë terrorizuan qytetarët e Kamenicës.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të ish-kryetarit Surdulli:
Informatë
Për KFOR-in,
Institucionet qendrore të Republikës së Kosovës,
Mediat dhe opinionin publik
Sot, më 07.08.2020, rreth ores 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposht ende më fellë të territorit të Republikës së Kosovës.
Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës. Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës.
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, më herët publikoi një video nga Karaçeva e Kamenicës ku tha se kanë hyrë 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.
Policia e Kosovës tha se me të marrë këtë informatë ka dërguar njësitet policore në këtë vend për të patrulluar, por se nuk kanë gjetur ndonjë ushtar serb.
Policia ka thënë se në zonën e Karaçevës mandatin e sigurisë e ka KFOR-i.
“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë”.
“Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”.
Gjithëqka na është bërë pandemi.Edhe koka na është mbushur me “virus”.Po ndëgjojmë lajme pas lajmeve në kanale të ndryshme televizive, rrjete sociale për gjendjën pandemisë në botë , e secilit më shumë po I intereson gjendja më virusin në shtetin e vet.Ajo çka po shohim dhe po ndëgjojmë janë duke na krijuar përjetime trishtuese .Kjo sigurisht së është duke ndikuar shumë edhe në anën psikologjike , ku thuhet së në Kosovë , janë duke i frekuentuar spitalët psikiatrike mbi 70 përqind të popullatës , që nuk ka ndodhë më parë. Madje, si po shkojnë punët gjithnjë e më keq , rrethi gjithnjë e më shumë po na ngushtohet .Pandemia tashmë ka rrezikuar secilin, dhe gjithësecili po i lutët Zotit, që mos tia gjën adresën kjo lengatë e shekullit. Dhe , siq ka thënë Nastradini më një rast,” Ruaje Zot bythës time”. Kjo është shumë e vertëtë ,së nuk po ka ende ilaq për virus, dhe mbështetja jonë ka mbetur më shumë të Perëndia! Pushteti në Kosovë e ka humbur luftën më koronën ! Kur kthehemi veq disa muaj mbrapa, jeta që e kemi bërë pavarsisht vështirësive , na duket si një pushim veror. Përditshmëria jonë në kohë pandemie është krejt ndryshe.Na ka ndryshuar ritmi i jetës edhe ashtu jo e mirë nga kjo kastë grabitaqare . Edhe frekuentimet në markete , në barnatore , dasma dhe varrime kan marrë krejtë formë tjetër.Kovid gjenerata do të jetë depresive , individualiste, dhe do të kemi luftë të ashpër për mbijetës , që drojë së do të na sjellë deri “ lufta të gjithë kundër të gjithëve”.Kriza ekonomike dhe sociale , varfëria e madhe, tashmë po trokasin në shumë dyer shqiptare. Izolimi fizik po na shëndron në një shoqëri pa kontakt?!Ndoshta edhe dhënja e dorës , do të mbetet prapa nesh.Duket së nuk do te kemi kujtë ti shkojmë të dera e shtëpisë?!Të gjitha ato përjetime nga e kaluara do të na mbesin në kujtesë si një ëndër e mirë.Edhe tradita dhe mentaliteti për kojshillëk edhe pa pandimi si traditë e mirë e shqiptarëve, do të harrohen edhe më shumë .Kemi edhe futuristë që botën pas pandemie e shohin më optimizem.Ata mendojnë së gjeneratat e reja do të jenë më të emancipuara, që mendojnë dhe veprojnë racionalisht, duke e bërë botën më të mirë. Njerëzimi megjithate është në rrezik.Ata që sot po e sundojnë botën, duhet ndryshuar kursin politike dhe veprimet e tyre për të mirë.Dikush duket së ka apetite apokaliptike.Kjo mund të hasët në shumë libra të botuar dhe shumë dokumentarë të ndryshem në botë.Nuk ka më tmeruese së propaganda që po bëhët në shërbim të agjenturave të ndryshme, në shërbim të formimit të pasanikëve të rinjë , siq është tendenca edhe për zvoglimin e popullatës shumë milidardëshe në botë! Askush nuk ka dëshirë të ndëgjojë gjëra që ja prishin iluzionet e jetës të mirë .Porosia së “gjithëçka duhet rrënuar për tu bër ma mirë” , është logjikë dehumanizuese dhe fatale. Duket së gazetarët nga përvoja në këto parashikime janë më real e më të saktit?! Natyra e njëriut është jo shumë e ndryshueshme , që nuk e ka ndryshuar religjoni, ideologjia dhe as sistemi politikë.Luftat dhe dhuna kurrë nuk kan pushuar në këtë botë të trazuar! Edhe në këtë luftë më pandeminë kan dalë në sipërfaqe profiterët e ndryshem duke u bërë miliarderë! Sigurishtë jo në menyrë të ndërshme…A do të ndikojë vërtetë virusi në trurin tonë , mbetet të shihet në të ardhmën pa këtë virus, apo më ndonjë virus tjetër…?!
Autoritetet në Kosovë konfirmuan të premten se 3 veta kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 303 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Gjatë kësaj kohe nga 463 teste të kryera, 181 raste tw reja janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi.
Kosova filloi edhe muajin gusht me numër të lartë të të infektuarve me COVID-19 dhe raste te vdekjeve nga pasojat e tij. Numri i të infektuarve ka mbërritur në 9 mijë 869 veta.
Kjo çështje ishte edhe pjesë e debatit gjatë seancës së parlamentit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet edhe një projektligj për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se institucionet po bëjnë përpjekje që të mbajnë nën kontroll situatën me koronavirusin.
“Ne po shkojmë çdo ditë rreth stabilizimit të kësaj situate edhe më duhet të jem i sinqertë nuk mund të presim efekt të menjëhershëm qoftë të numrit apo edhe të rasteve që përfundojnë me fatalitet. Çdo ditë është e ndryshme por është duke ecur në perspektivë më të mirë. Zgjerimi i kapaciteteve tona testuese edhe në nivelin publik por edhe në nivelin të sektorit privat do të na mundësojë një mundësi shtesë në përballje me pandeminë COVID-19 dhe pjesa tjetër domosdoshmërisht që lidhet me zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës”, tha ministri Zemaj.
Por, shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje në opozitë, Rexhep Selimi, akuzoi qeverinë për mos menaxhim të mirë situatës që sipas tij ka dal jashtë kontrollit.
“Shifrat janë alarmante, statistikat janë statistika lufte, njerëzit po vdesin jo vetëm sepse janë të infektuar por edhe sepse nuk po u ofrohet ndihmë nga qeveria, me gjithë përkushtimin e punonjësve shëndetësorë edhe ata kanë mbetur si ushtar të braktisur në front të rrezikuar po aq sa edhe pacientët. Spitalet tashmë nuk mund të pranojnë të infektuarit”, tha zoti Selimi.
Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes pasi që sipas tyre spitalet e Kosovës po përballen me mbingarkim të kapaciteteve pasi që aktualisht Kosova ka rreth 700 shtretër për të trajtuar të sëmurët me COVID-19.
Deri më tash qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë masash përmes të cilave synohet frenimi i përhapjes së COVID-19. Por, shqetësim sipas tyre mbetet menaxhimi i situatës shëndetësore dhe asaj ekonomike, e cila që nga fillimi i pandemisë është përballur me rënie të madhe të të hyrave.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, i cili pritet të shqyrohet nga Kuvendi i Kosovës në seancën e së premtes, rrezikon të minojë lirinë e shprehjes.
“Përveç kësaj, ligji do t’ia çelte rrugën legjislacionit që do të penalizonte format e tjera të lirisë së shprehjes, duke vënë precedent të rrezikshëm. Penalizimi i kritikës ndaj çfarëdo grupi apo individi është hap i rrezikshëm, edhe nëse nuk është me atë qëllim, drejt autoritarizmit. Ka vende që, për shembull, penalizojnë kritikën ndaj një presidenti në detyrë ose ndaj prijësve të tjerë politikë – shprehje që është pjesë e diskursit të përditshëm të gjallë në Kosovë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në demokracitë e tjera”, ka thënë Kosnett përmes një deklarate.
Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë “kundër UÇK-së”, dhe përkundrazi e kuptojnë se sot “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese”.
Mirëpo, sipas tij, ky projektligj do të ishte e pamundur të zbatohej, pasi do të ishte “një barrë e panevojshme mbi sistemin e zbatimit të ligjit dhe atë të drejtësisë”.
“Ligji i propozuar, gjithashtu, do të mund të minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi. Dëshmitarët, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, do të pyesnin se a do të mund të dënoheshin për shkak të dëshmisë për krimet e supozuara të individëve të asociuar me UÇK-në, madje edhe nëse ata individë janë akuzuar se kanë vepruar të vetëm, e jo në emër të grupit”, ka deklaruar Kosnett.
Për më tepër, sipas ambasadorit Konsett, Kosova tashmë ka ligje kundër shpifjeve dhe fyerjeve. Këto ligje ekzistuese, sipas tij, duhet të aplikohen nëse njerëzit bëjnë pohime të rrejshme, të vërtetueshme, kundër veteranëve të UÇK-së.
“Përkundrazi, ligji i ri i propozuar do të vinte një barrë të panevojshme mbi sistemin e zbatimit të ligjit dhe atë të drejtësisë. Do të ishte e pamundshme të zbatohej. Do të ofronte mundësi të lehtë që rivalët të hedhin akuza mbi njëri-tjetrin duke pritur që menjëherë do të pasonte hetimi dhe ndjekja penale. Kjo do të hapte rrugën për manipulime të ardhshme politike”, ka potencuar Kosnett.
Më 6 gusht, edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, i ka bërë jehonë një postimi të Ambasadës Amerikane të bërë në fund të korrikut, në të cilin kritikohej projekligjit në fjalë.
“Unë ndaj vlerësimin e kolegut tim amerikan. Rrallë herë në një shoqëri demokratike është ide e mirë të përpiqeni të ngufatni diskutimet duke i kufizuar ato përmes ligjit penal”, ka shkruar ambasadori gjerman në Tëitter.
Ndërkaq, edhe Zvicra është e shqetësuar se Ligji i propozuar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së mund të dëmtojë lirinë e shprehjes.
Ligji i propozuar mund të shkaktojë frikësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës dhe të pengojë proceset e tjera që synojnë trajtimin e së kaluarës, thuhet në reagimin e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten do të shqyrtojnë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Qeveria e Kosovës, më 14 korrik ka mbështetur këtë projektligj, duke e proceduar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.
Çka parasheh projektligji?
Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Vlerë e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.
Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtjen institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore. Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë eurosh, pa i llogaritur edhe investimet.
Sipas ligjit, “Çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës detyrohet t’i respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe çdo rrethanë brenda dhe jashtë vendit”. Gjithashtu, “me rastin e ndaljes dhe arrestimit të veteranit të UÇK-së, sipas fletë-arresteve ndërkombëtare të lëshuar nga Serbia, me motive politike, Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme për mbrojtjen e veteranit”.
Shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi. rel
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, i cili pritet të shqyrohet nga Kuvendi i Kosovës në seancën e së premtes, rrezikon të minojë lirinë e shprehjes.
“Përveç kësaj, ligji do t’ia çelte rrugën legjislacionit që do të penalizonte format e tjera të lirisë së shprehjes, duke vënë precedent të rrezikshëm. Penalizimi i kritikës ndaj çfarëdo grupi apo individi është hap i rrezikshëm, edhe nëse nuk është me atë qëllim, drejt autoritarizmit. Ka vende që, për shembull, penalizojnë kritikën ndaj një presidenti në detyrë ose ndaj prijësve të tjerë politikë – shprehje që është pjesë e diskursit të përditshëm të gjallë në Kosovë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në demokracitë e tjera”, ka thënë Kosnett përmes një deklarate.
Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë “kundër UÇK-së”, dhe përkundrazi e kuptojnë se sot “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese”.
Mirëpo, sipas tij, ky projektligj do të ishte e pamundur të zbatohej, pasi do të ishte “një barrë e panevojshme mbi sistemin e zbatimit të ligjit dhe atë të drejtësisë”.
“Ligji i propozuar, gjithashtu, do të mund të minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi. Dëshmitarët, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, do të pyesnin se a do të mund të dënoheshin për shkak të dëshmisë për krimet e supozuara të individëve të asociuar me UÇK-në, madje edhe nëse ata individë janë akuzuar se kanë vepruar të vetëm, e jo në emër të grupit”, ka deklaruar Kosnett.
Për më tepër, sipas ambasadorit Konsett, Kosova tashmë ka ligje kundër shpifjeve dhe fyerjeve. Këto ligje ekzistuese, sipas tij, duhet të aplikohen nëse njerëzit bëjnë pohime të rrejshme, të vërtetueshme, kundër veteranëve të UÇK-së.
“Përkundrazi, ligji i ri i propozuar do të vinte një barrë të panevojshme mbi sistemin e zbatimit të ligjit dhe atë të drejtësisë. Do të ishte e pamundshme të zbatohej. Do të ofronte mundësi të lehtë që rivalët të hedhin akuza mbi njëri-tjetrin duke pritur që menjëherë do të pasonte hetimi dhe ndjekja penale. Kjo do të hapte rrugën për manipulime të ardhshme politike”, ka potencuar Kosnett.
Më 6 gusht, edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, i ka bërë jehonë një postimi të Ambasadës Amerikane të bërë në fund të korrikut, në të cilin kritikohej projekligjit në fjalë.
“Unë ndaj vlerësimin e kolegut tim amerikan. Rrallë herë në një shoqëri demokratike është ide e mirë të përpiqeni të ngulfatni diskutimet duke i kufizuar ato përmes ligjit penal”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten do të shqyrtojnë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Qeveria e Kosovës, më 14 korrik ka mbështetur këtë projektligj, duke e proceduar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.
Çka parasheh projektligji?
Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Vlerë e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.
Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtjen institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore. Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë eurosh, pa i llogaritur edhe investimet.
Sipas ligjit, “Çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës detyrohet t’i respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe çdo rrethanë brenda dhe jashtë vendit”. Gjithashtu, “me rastin e ndaljes dhe arrestimit të veteranit të UÇK-së, sipas fletë-arresteve ndërkombëtare të lëshuar nga Serbia, me motive politike, Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme për mbrojtjen e veteranit”.
Shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi. rel
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket ai, nga sot (6 gusht) do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputëteve të kuvendit që ta përkrahin këtë nismë.
Megjithatë Selimi nuk ka treguar nëse ndonjëra parti ka treguar përkrahje për mocionin.
Para njoftimit të tij për mocionin, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se qeveria aktuale është “jokushtetuese dhe joligjore”.
“Në anën tjetër kjo qeveri tashmë e ka dëshmuar se është e paafatë për të qeverisur vendin. Edhe pse kur erdhi në pushtet kishim raste minimalisht të reja me virus dhe madje me ditë kur kishim shënuar edhe zero raste të reja të infektimeve, kur vendi ynë ishte shembull model në botë për menaxhimin e mirë të situatës me pandeminë COVID-19, në mungesë të planifikimit për t’u përballur me pandeminë kjo qeveri pa kompetencë e njohuri, e ka kolapsuar tërsisht sistemin edhe ashtu të brishtë shëndetësor të vendit tonë”, ka deklaruar Nagavci.
Përveç kësaj, Nagavci ka thënë se qeverisë Hoti i mungon edhe plani për rimëkëmbje ekonomike, duke vlerësuar se kjo përbërje qeveritare po e çon Kosovën “drejt një katastrofe humanitare”.
Për mbajtjen e seancës për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit nevojiten 40 vota.
Nagavci ka thënë se 31 vota tashmë veçse i kanë, duke aluduar në numrin e deputetëve që ka LVV-ja në kuvend.
Përgjatë konferencës, Selimi ka pretenduar se Qeveria e Kosovës nuk e ka më as shumicën në Kuvend.
Deklaratat e tij vijnë pas lajmit për urdhër-arrestin e lëshuar të martën nga Gjykata Themelore të Prishtinë ndaj deputetit të Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.
Deputeti Arifi është i dënuar me një vit e tre muaj burgim.
Qeveria Hoti ishte formuar me 61 vota, derisa Arifi ka qenë një prej deputetëve nga radhët e minoriteteve, që ka përkrahur formimin e kësaj qeverie.
Kujtojmë se qeveria e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje është rrëzuar më 25 mars përmes një mocioni të mosbesimit, të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti me të cilën LVV-ja kishte krijuar koalicion qeveritar.
Në mesin e arsyeve për mocion, LDK-ja pati përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.
Çka parasheh Kushtetuta me mocion mosbesimi?
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, sipas Kushtetutës, mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.
Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, përmes një reagimi për media, ka kritikuar klasën politike në Kosovë për menaxhim të dobët të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Rritja e numrit të personave të vdekur dhe të të infektuarave, sipas ASHAK-ut, ka shndërruar Kosovën në një vend të izoluar që ka dështuar krejtësisht në menaxhimin e pandemisë.
“Kjo situatë e ka bërë Kosovën vend të izoluar, në të cilin kanë dështuar jo vetëm institucionet e shëndetit publik, të rendit dhe të ligjit dhe të mirëmbajtjes së shoqërisë, por edhe vetëdija qytetare, përgjegjësia kolektive dhe vlerat e emancipimit shoqëror”, thuhet në reagimin e ASHAK-ut.
ASHAK-u më tej shton se situata me pandeminë është më e rëndë sesa që po paraqitet nga institucionet.
“Tashmë jemi dëshmitarë se situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë ka dalë jashtë kontrollit, se gjendja e prezantuar dhe e njohur publikisht nuk i përgjigjet situatës reale, e cila është shumë më e rëndë, është e padetektuar, e padeklaruar, ose është duke u fshehur qëllimisht”, thuhet në reagimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
ASHAK-u bën përgjegjës për situatën e krijuar të gjithë klasën politike, si dhe të gjitha qeveritë e pasluftës.
ASHAK-u, gjithashtu, konsideron se Kosova në këtë rrethanë nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë pasi, sipas këtij institucioni, “dialogu është duke u përdorur për të mbajtur në pushtet individë dhe politika recidiviste për të zhvendosur vëmendjen e opinionit në çështje anësore për Kosovën”.
Javëve të fundit, Instituti i Kosovës për Shëndetësi Publike ka regjistruar shifra rekorde të numrit të personave të infektuar.
Që nga shfaqja e rastit të parë më 13 mars, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 9,492 raste pozitive me COVID-19. Numri i përgjithshëm i viktimave deri me 5 gusht ka arritur në 284.
Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 3,862 raste aktive.
Institucionet e Kosovës kanë vendosur së fundi disa masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Në kuadër të masave obliguese është vendosja e maskës në publik, si dhe reduktimi i stafit nëpër institucionet private dhe publike.
Një ndër masat në fuqi është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në qytetet me rastet më të shumta.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, në komunën e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Mitrovicës së Jugut, Gjilanit, Fushë Kosovës, Shtërpcës, Gjakovës, Drenasit dhe Lipjanit ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22.30 deri në orën 05.00 të mëngjesit.
Në këtë periudhë kohore është i ndaluar edhe aktiviteti gastronomisë.
Përmes vendimit të qeverisë, po ashtu, ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Kosovës.
Nuk ka vend në botë që nuk jetohet midis kontrasteve, të botës së civilizuar dhe botës primitive. Madje mund të shohim dhe përjetojmë dallime aq të mëdha shoqërore së njeriu mbetet pa tekst. Po shohim në këtë nënqiellin tonë së si po jetohet. Po shohim dallime shumë kontraditore , dy shtëpi njera pallat, e tjetra aty afër saj, më mure dhe pullaz gjysëm të prishur!Kjo botë është shumë e padrejtë,për dikënd është botë idealiste, e për shumicën botë e varfër. Disa skena politike po funkcionojnë , punojnë dhe ekzistojnë jashta skenës së popullit. Populli sikur po jeton në një botë krejtë tjetër më shumë probleme, për dallim nga bota e të pasurëve të pasluftës në Kosovë, të cilët i kan kaluar më jetë luksoze shumë herë kufijtë e normalës.Skena jonë politike nuk po bënë asgjë që jetën e bënë më të mirë, nuk po na ofron asnjë model të mirë. Jemi futur në krizë të thellë ekonomike , e cila po tërheqët zvarë bashkë më Kosovën, si gomari i ri që tërheqë qerrën , dhë pritët që të rrëzohët shpejtë në kokër të shpinës?! Po bëhët gjithnjë më vështirë të gjendet qelësi i daljës nga kjo krizë e përgjithshme , dhe nga kjo krizë e moralit.Shumë kujtë iu ka bërë jeta e mërzitshme, jetë e poshtër më plotë gojën?!Na është bërë jeta si ndonjë film ku skenaristi nuk jep gjatë gjithë kohës , e deri në përfundim asnjë zgjedhje fatlume. Na është mjegulluar e tashmja dhe e ardhmja jonë, nga këta njerëz të katapultuar në pushtet që 20 vite .Nese tentojmë të gjejmë formula , shumë nga to na kthejnë mbrapa në vitët e 90-ta ,të shekullit të kaluar , ku hapësira ballkanike vlonte nga problemet e përmasave shpërthyese. Sigurishtë së ky shekull është shekulli i kompjuterizmit të përkryer, por që kemi mbetur mbrapa më logjikën tonë të te menduarit. Nese e lëshojmë një sy në retrospektivë shtetit të ri të Kosovës, analiza jonë nuk është shumë shpresëdhënse.Kemi mbetur si në rrjetën e marimangës. Sikur këtë popull e ka lëshuar memoria , së qka ka përjetuar në të kaluarën kur ishim të okupuuar nga Serbia?!Sikur është humbur vullneti për ndryshimin e këtij kursi të pareformuar, të tipit autokratik. Nuk po hapim horizonte te reja shpresëdhënese për kapërcimin e krizës në të cilën na kan futur ata që e plaqkiten pa mëshirshëm e rëndë popullin e vet! Këtë gjendje gadi kaotike pak kush e ka paramenduar së do të ndodhë në kushte të lirisë! Nese bëjmë një anazilizë , mund të shohim së nuk na mungojnë njerëzit atraktivë , integjent, të shkolluar dhe përparimtar .Vetëm këto forca të reja , do ta kishim margjinalizuar këtë kastë katastrofale politike, duke shkulur rrënjësh, shkëlmuar fuqishem, duke e margjinalizuar?! I kemi mundësit që të formojmë krejtë fotografi tjetër për Kosovën.Ne shumë shtete demokratike koha e”gladiatorëve” të politikës , ka kaluar.Ende në hapsirat shqiptare nuk po mbretëron logjika.e shëndosh .Nese na lejohet të zgjedhim të mirët, kualitetin dhe progresiven , thjeshtë duhet gjetur rrugët, e jo të marrim atë që në servohet. E mira nuk është ushqim , as pije, e mira është diqka për të cilën duhet luftuar , e cila duhet zgjedhur dhe ajo qka duhet mësuar.Rëndë janë duke na kushtuar deklarimet dhe stili i jetës:qka po më intereson , hiqu kësaj pune … Kjo është duke na kushtuar shumë në jëtë, është duke bërë që të shkatërrohet gjithakqa para nesh …Jemi duke jetuar në kohën e internetit , në kohën e rrjeteve sociale , ku po shohom dhe po ndëgjojmë së si bëhët jeta creative dhe interesante në botën demokratike.Sigurisht së standardi jetësor përmirësohet vetem më punë .Kjo kastë politike është bërë modeli më i shëmtuar për rininë , së si duhet përfituar pa mund, së duhet pasuruar në mënyre marramendëse më djersën e pupullit.Për fat të keq një pjesë e rinisë gjithnjë e më shumë po e pëqafojnë këtë stil banditeskë të jetës dhe të punës . Kjo elitë nuk dëshiron , nuk ka vullnet dhe guxim të tregon së qka është e drejtë , cila është e keqja dhe cila është e mira.Mos të flasim për autoritetin e ërrët të tyre, mos të flasim për keqpërdorimet e tyre ?!Janë duke e keqpërdor më të madhe politikën, artin dhe kulturën, shkencën duke krijuar kaos të përgjithshem.?! Na janë krijuar grupacione politike të rrezikshme tashmë për shoqërinë dhe shtetin?! Çka ka nga ajo shoqëri kur nuk promovohen vlerat ?Kësaj shoqeëie i duhen ndryshimet përmbajtësore , jo ndryshimet kozmetike, për të formuar shtet të menqur më elitë të menqur dhe productive .Kosovës I duhen forcat përparimtare , që do të kishin krijaur një klimë të re politike, të shëndosh në pikëpamje morale e kombëtare. Natyrisht së është lehtë më manipuluar më masën, më i servuar gjera jo reale, paranojake, retorikë e cila po e shtyne në baltë, dhe në turp iracional…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Këto shifra dalin pas testimit 461 të mostrave nga IKSHPK-ja.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 284 .Një ditë më herët, ky numër ka qenë 269.
Ndërkaq, edhe 156 pacientë janë shëruar duke e çuar në total 5,346 numrin e të shëruarve.
Numri i rasteve aktive është 3,862.
Numri më i madh i rasteve të reja është shënuar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 70 raste.
Që prej 13 marsit – kur u shfaqën rastet e para me koronavirus – deri më 5 gusht, në Kosovë janë regjistruar 9,492 raste me COVID-19.
Dënim i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga mekanizmat e drejtësisë për përvetësimin e parave në mënyrë të paligjshme dhe mashtrime, është një imazh i keq për Kosovën dhe vetë kuvendin, thonë përfaqësuesit e organizatave që monitorojnë punën e organit legjislativ dhe zhvillimet politike.
Gjykata Themelore në Prishtinë të martën lëshoi një urdhër-arrest ndaj deputetit të Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.
Urdhri për arrestim është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vuajtje të dënimit me burg, pasi ai nuk është lajmëruar në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg.
Deputeti Arifi është i dënuar me një vit e tre muaj burgim.
Radio Evropa e Lirë, ka provuar të kontaktojë me deputetin Arifi, por ai nuk ka qenë i qasshëm në telefon.
Albert Krasniqi nga ‘Demokraci Plus’, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se mashtrimet e deputetëve me paratë e shtetit dhe mosbindja ndaj urdhrave të shtetit, paraqesin goditjen më të ulët që ligjvënësit mund t’i japin shtetit.
“Ky është një dëm i madh që i bëhet vendit nga sjellja e papërgjegjshme e deputetit (Etem) Arifi. E mira do të ishte Arifi të japë dorëheqje menjëherë dhe kështu i hap rrugë zëvendësimit të tij në kuvend”, tha Krasniqi.
Si e humb mandatin një deputet i Kosovës?
Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se çështja e mandatit të deputetit Etem Arifi është trajtuar edhe nga Komisioni parlamentar për mandate dhe imunitete.
Ajo thotë se komision pati dhënë rekomandim që të veprohet bazuar në praktikën parlamentare në të kaluarën, kur ka pasur raste të tilla, pa dhënë rekomandim konkret se si duhet vepruar, ndonëse rasti i deputetit në fjalë dallon nga rastet e kaluara.
“Marrë parasysh këtë pozicion të komisionit, kryetarja e kuvendit kishte kërkuar interpretim ligjor nga ana e Zyrës ligjore të kuvendit. Sipas atij interpretimi ligjor, deputetit në fjalë në këtë legjislaturë nuk mund t’i merret mandati automatikisht siç parashihet me Kushtetutë (neni 70.6) dhe Rregullore të kuvendit (neni 25,4) sepse në kohën kur është dënuar me vendim të formës së prerë me burgim, ka qenë në legjislaturën e VI-të, pra jo në këtë legjislaturë dhe ai mund ta humbë mandatin vetëm nëse shkon në vuajtje të dënimit dhe mungon në punimet e kuvendit për gjashtë muaj”, shpjegoi Haxhiu.
Sipas Haxhiut, një vendimi për t’ia marrë mandatin deputeti Arifi, pas gjashtë muajve mungesë, duhet ta marrë kuvendin me 2/3 e votave të deputetëve të pranishëm në seancë, pas rekomandimit nga komisioni parlamentar përkatës.
Kontestohet edhe votimi i Qeverisë Hoti
Çështja e deputeti Arifi tashmë është dërguar për interpretim nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje edhe në Gjykatën Kushtetuese, për të cilën gjë Kushtetuesja ende nuk ka dhënë aktgjykimin e saj.
Lëvizja Vetëvendosje më 11 qershor pati dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për “antikushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit” të deputetit Etem Arifi në seancën për votimin e qeverisë të udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti.
“Pjesëmarrja e z. Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e kuvendit për votimin e qeverisë”, pati thënë me anë të një komunikatë për media Vetëvendosje.
Haxhiu mendon se mungesa e deputetit Arifi në punimet dhe mbarëvajtjen e kuvendit nuk e ndikon shumicën minimale prej 61 votave që e ka aktualisht koalicioni qeverisës në kuvend.
“Nëse e llogarisim edhe dy votat nga Aleanca Kosova e Re (AKR) sepse edhe AKR-ja ndonëse nuk është pjesë e koalicionit, deri tash ka vepruar në koordinim me shumicën parlamentare, për dallim prej dy partive të tjera opozitare LVV dhe PDK. Mirëpo kuorumi në votim, nga seancat që janë mbajtur deri tash, kemi parë që është problematikë në secilën seancë, marrë parasysh faktin që kemi një shumicë minimale prej 61 deputetëve, që gjithmonë krijon mundësinë që të bllokohet procesi i votimit në seanca, nëse shumicës i mungojnë numrat e opozita nuk merr pjesë në votim pavarësisht prezencës fizike”, tha Haxhiu.
A do të ndikojë urdhër-arresti ndaj deputetit Arifi te qeveria?
Analisti Krasniqi thotë se në Qeverinë e Kosovë pas urdhër-arrestit ndaj deputetit Etem Arifi, nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh veçse ekzekutivi nuk do të ketë një shumicë të përkrahjes së deputetëve në kuvend.
“Do të jetë një qeveri e cila nuk do të mund të llogarisë në votat e deputetëve të saj që të shtyjë përpara ligjet dhe agjendat e kuvendit në rast se nuk ka një bashkëpunim me partitë e tjera opozitare”, tha Krasniqi.
Zëvendësimi i deputetëve të Kuvendi të Kosovës sipas rregullave të kuvendit mund të bëhet brenda një periudhe të shkurtër kohore (brenda 5 ditëve),nëse një deputet jep dorëheqje.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës më 10 prill të këtij viti, ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” përfshirë edhe ndaj ish-ministrave të Qeverisë së Kosovës Mimoza Kusari-Lilës, aktualisht deputete e Kuvendi të Kosovës, Besim Beqajt, Nenad Rashiqit dhe Dardan Gashit.
Edhe në qeverinë e udhëhequr nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj ishin gjithsej gjashtë ministra me aktakuza.
Keqpërdorimi i detyrës zyrtare, posedimi i armëve dhe punësimet e paligjshme ishin disa nga aktakuzat që rëndonin mbi ish-ministrat.
Institutit i Kosovës për Drejtësi, për legjislaturën e gjashtë kishte vërtetuar se ishin më shumë se 20 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë pasur lëndë të hapura në prokurori dhe gjykata për vepra të ndryshme penale.
Për dallim nga ministrat dhe postet tjera qeveritare, deputetët janë të zgjedhurit e popullit.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 13 persona të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë duke e çuar në 269 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 225 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 9.274.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 477 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri tani janë testuar gjithsej 38.342 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 201 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.
Bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha të hënën në Uashington se Prishtina e sheh rolin e Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi si të pazëvendësueshëm. Zoti Hyseni, tha për Zërin e Amerikës, pas takimeve në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë se e ka marrë angazhimin e Uashingtonit në këtë drejtim. Ai tha se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke.
Zoti Skënderi u takua në Uashington me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin në Departamentit e Shtetit, Matthew Palmer dhe me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Ka një përkushtim të paluhatur në përkrahje të dialogut të filluar në Bruksel dhe një përkrahje të fuqishme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, sa i përket normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”, tha zoti Hyseni për Zërin e Amerikës.
Vëzhguesit thonë se ka një mungesë bashkërendimi mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, lidhur me dialogun Kososvë-Serbi. Por zoti Hyseni tha se nga takimet në Uashington, kjo përshtypje rezulton e gabuar dhe se i është thënë pa ekuivoke se Uashingtoni e përkrah dialogun plotësisht.
“Do të shohim hapa konkretë të kyçjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, krahas Bashkimit Evropian”.
Në fund të qershorit, pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë për akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi, dështuan planet për një takim Kosovë-Serbi në Uashington. I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell tha më pas se takimi do të bëhej në një datë të ardhme. Zoti Hyseni, tha se ishte në kontakt me Ambasadorin Grenell dhe do të zhvillonte një bisedë telefonike me të, pasi ai ndodhej jashtë Uashingtonit. Por nuk përmendi data të mundshme.
“Ne po punojmë ngushtë me SHBA që procesi i normalizimit të ecë shpejt deri në njohje të plotë reciproke, si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, tha ai.
Megjithëse Serbia ka këmbëngulur se nuk do ta njohë Kosovën, zoti Hyseni thotë se ndonjëherë në politikë thuhen gjëra që jo domosdoshmërisht përputhen me realitetin dhe njohja reciproke është një rezultat i pashmangshëm.
“Përndryshe nuk do të kishte kuptim, përndryshe duhet shpallur e dështuar çdo përpjekje, sepse unë e kam bindje të thellë dhe këtë linjë e kemi adoptuar në Kosovë”.
Ai tha se nuk mund të ketë marrëveshje për çështje të veçanta, pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të detyrueshme dhe të garantuar ndërkombëtarisht.
I pyetur se çfarë është e gatshme të ofrojë Kosova, ai thotë se ka hapësirë për zgjidhje pa e dëmtuar substancën, por në rrethanat e njohjes reciproke.
“Kur krijohet ajo barazia nga një pozicion krejtësisht i barabartë, Kosova dhe Serbia mund të zgjidhin të gjitha problemet”.
Zoti Hyseni i hodhi poshtë zërat e kritikëve që kanë shprehur shqetësimin se bisedimet po rrezikojnë të rrëshqasin në nivel teknik.
“Mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nuk ka asgjë teknike deri në përmbyllje të njohjes reciproke. Çdo gjë është skajshëm politike. Çdo gjë bart një dimension politik akut dhe ai dimension politik, akut duhet të adresohet dhe të zgjidhet ekskluzivisht në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes këtyre vendeve”, tha ai.
Emërimi i zotit Hyseni, ngjalli debate mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë dhe u shoqërua me kritika sipas së cilave Lidhja Demokratike e Kosovës, “po i privatizonte bisedimet”.
Zoti Hyseni tha se e mohon kategorikisht nocionin se LDK-ja synon të privatizojë këto bisedime dhe se kjo çështje nuk mund të ecë përpara pa një konsensus të shkallës së lartë brenda forcave politike në Kosovë.
“Unë do të vazhdoj të insistoj që në këtë proces të jenë të pranishëm të gjithë, Kam kontaktuar çdo lider politik pa përjashtim dhe do të vazhdoj të insistoj nga pozicioni im si koordinator për dialog, që të krijohet një trupë e të barabartëve”, tha zoti Hyseni.
Autoritetet në Kosovë thanë se në 24 orët e fundit 7 persona humbën jetën si pasojë e COVID 19, ndërkaq u regjistruan edhe 250 raste të reja të të prekurve nga kjo sëmundje.
Rastet e reja e çuan në 256 numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën nga pasojat e virusit, ndërsa në 9 mijë e 49 numrin e të infektuarve.
Numri më i madh i rasteve u regjistrua sërish në Prishtinë, pasuar nga Mitrovica, Peja, Gjilani dhe Prizreni.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 4 mijë e 989 raste.
Gjatë ditës, sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë, u hodhën në protestë para qeverisë së Kosovës me kërkesën për rritjen e pagesës për ata që punojnë në ndërrimin e natës.
Sipas sindikatës, një ndërrim i natës për këta punonjës shëndetësorë që zgjatë 12 orë paguhet 18 euro ndërsa kërkesa e tyre është që kjo shumë të dyfishohet në 36 euro.
Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, tha se protesta është thirrje për shtim të kujdesit për këtë komunitet që sipas tij ndodhet në vijën e parë të përballjes me koronavirusin.
“Unë besoj që kjo protestë është jashtëzakonisht e fuqishme sot që jeni duke e parë prapa meje sepse këta janë heronjtë që i quajti qytetari por në fakt heronj vetë në gjuhën e mirë dhe të bukur por në realitet ata sot paguhen 18 euro në një ndërrim të natës, e kërkesa jonë e drejtë dhe direkt ka qenë që nga 18 euro të bëhet 36 euro”, tha ai.
Zoti Havolli tha se një pjesë e këtyre punonjësve shëndetësorë përballet me rrezik të vazhdueshëm.
“Këto kërkesa nuk kanë të bëjnë me rroga por për një motivim që duhet t’u jepet këtij komuniteti i cili për dy javët e kaluara janë rreth 800 të infektuar në vend të punës. Ne nuk dimë se si mund t’i motivojmë dhe ndalemi ata që ta kenë një energji shtesë duke u kujdesur ende më shumë për të ruajtur vetën nga COVID-19”, tha ai.
Kosova po përballet muajve të fundit me periudhën më të rëndë shëndetësore që nga shfaqja e pandemisë, me numër të lartë të të infektuarve me COVID-19 dhe të viktimave nga pasojat e tij.
Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi mbrëmë se është prekur nga koronavirusi. Ai tha se do të qëndroj në izolim për dy javët në vazhdim dhe do të kryej detyrimet nga shtëpia.
Edhe zyrtarë të tjerë të partive politike dhe institucioneve janë prekur nga koronavirusi.
Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes pasi që sipas tyre spitalet e Kosovës po përballen me mbingarkim të kapaciteteve pasi që aktualisht Kosova ka rreth 700 shtretër për të trajtuar të sëmurët me COVID-19.
Ish -zëdhënësi i UCK’së për Zvicër Bardhyl Mahmuti i ka reaguar Ibrahim Kelemendit, njërit nga themeluesit të LPK’së pasi ky i fundit i shkroi letër Hagës nëpërmjet të cilës tha se Hashim Thaci nuk ka qenë drejtor politik i UCK’së por marionetë e shërbimit sekret francez. Mahmuti në shkrimin e tij lë të kuptohet se Kelmendi po tenton të bëhet dëshmitar i Speciales, por që Haga nuk do ta pranojë si të tillë.
Sipas Kelmendit, Thaçi në pozitën e kreut politik është rekrutuar nga francezi Arnaud Danjean “shef i drejtorisë për Ballkanin pranë DGSE-së franceze”. Kelmendi në letrën që ia ka dërguar Prokurorisë së Hagës rreth kësaj çështjeje muajin e kaluar, pretendon që bashkë me Hashim Thaçin dhe Bilall Sherifin agjentin francez e kanë takuar në një hotel në Gjermani. Kelmendi e ka publikuar edhe një fotografi nga ky takim duke thënë se bashkë me ta është edhe agjenti francez Arnaud Danjean. Pikërisht për këtë fotografi ka reaguar Bardhyl Mahmuti duke thënë se në atë fotografi nuk është fare Arnaud Danjean.
“Arnaud Danjean është deputet i Parlamentit Evropian dhe në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni mund të gjeni të dhënat e tij.
Ai është i lindur më 11 shkurt 1971 dhe rrjedhimisht, në qershor të vitit 1999, ai ka qenë më pak se 28 vjeç e gjysmë.
Fotografia që t’i ia ke bashkëngjitur letrës tënde mund të manipulojë ndonjë lexues shqiptar që nuk i di gjërat, por jo edhe Prokurorinë Speciale në Hagë që kanë njëmijë e një mundësi ta verifikojnë identitetin e personave në foto! Prandaj, me gënjeshtra të tilla, nuk të pranojnë as për dëshmitarë!
“Foto dëshmia” jote është një sajesë tepër e neveritshme që nuk ka asnjë qëllim tjetër pos manipulimit. Për këtë arsye më poshtë do të publikoj fotot dhe le të vlerësojnë lexuesit për vërtetësinë e asaj që pretendon ti” ka shkruar Mahmuti.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e Mahmutit:
Ibrahim Kelmendi! Më vjen keq për ty, ku e ke katandisur veten! Nuk të pranojnë as për dëshmitar!
Kohëve të fundit kam qenë i ngarkuar me punë të tjera dhe nuk e kam parë që ti, Ibrahim Kelmendi, në cilësinë e “informatorit”, i ke shkruar një letër elektronike Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Republikës së Kosovës (ZPS), në të cilën pretendon se “presidenti Hashim Thaçi nuk ishte udhëheqës politik i UÇK-së, por marionetë e shërbimit francez dhe se ka qenë i komanduar prej saj për ato që duhet bërë”.
Për t’i mbështetur pretendimet tua, ti përmend takimin që keni pasur më 8 qershor 1999, në Hotel Maritim në Köln (Gjermani) ku përveç teje, Hashim Thaçit dhe Bilall Sherifit na paskësh qenë edhe “shef i drejtorisë për Ballkanin pranë DGSE-së franceze, Arnaud Danjean”. Madje, për të qenë sa më bindës në ato që thua, letrës tënde ia ke bashkëngjitur “foton si dëshmi konkrete për takimin”.
Arnaud Danjean është deputet i Parlamentit Evropian dhe në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni mund të gjeni të dhënat e tij.
Ai është i lindur më 11 shkurt 1971 dhe rrjedhimisht, në qershor të vitit 1999, ai ka qenë më pak se 28 vjeç e gjysmë.
Fotografia që t’i ia ke bashkëngjitur letrës tënde mund të manipulojë ndonjë lexues shqiptar që nuk i di gjërat, por jo edhe Prokurorinë Speciale në Hagë që kanë njëmijë e një mundësi ta verifikojnë identitetin e personave në foto! Prandaj, me gënjeshtra të tilla, nuk të pranojnë as për dëshmitarë!
“Foto dëshmia” jote është një sajesë tepër e neveritshme që nuk ka asnjë qëllim tjetër pos manipulimit. Për këtë arsye më poshtë do të publikoj fotot dhe le të vlerësojnë lexuesit për vërtetësinë e asaj që pretendon ti.
Në bazë të të dhënave në internet, kjo fotografi e Arnaud Danjeanit është bërë në vitin 2014, pra 15 vjet më vonë sesa takimi që pretendon ti. Siç shihet, edhe 15 vjet më vonë, ky tregon më i ri se personi në “dëshminë tënde”.
Ndërkaq, për shpifjet që e cilësojnë Hashim Thaçin “spiun francez” nuk kam çka i shtoj më shumë asaj që kam shkruar para katër vjetësh. Prandaj, për ata që nuk kanë pasur mundësi ta lexojnë reagimin tim në atë kohë, po e publikoj në tërësi.
Propaganda kundër Hashim Thaçit i ka rrënjët në Beograd
22 Shkurt 2016 Autor: Bardhyl Mahmuti
Në të gjitha momentet vendimtare të historisë së re të Kosovës udhëheqësit e saj janë sulmuar në mënyrën më të ulët të mundshme. Janë përdorur të gjitha mjetet për të denigruar personalitetet, të cilët, në këto momentet, kishin pozita kyçe.
Kështu, gjatë periudhës së luftës çlirimtare në Kosovë dhe fill pas përfundimit të saj, Shërbimi Sekret Serb përgatiti dhe orkestroi një fushatë histerike kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Azem Sylës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Rexhep Selimit, Elmi Reçicës, Adem Grabovcit dhe bartësve tjerë të UÇK-së.
Mbi 27 mijë faqe materiale të përgatitura nga Shërbimi Sekret Serb në formë CD-shë dhe me mbi 2000 faqe në formë libri u shpërndanë zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë dhe pas shpërbërjes së saj nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
Boshti kryesor rreth të cilit pështillej propaganda serbe kishte për qëllim që udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës të paraqiten herë si terroristë dhe udhëheqës të një strukture terroriste (UÇK-së), e herë si kriminel dhe udhëheqës të një strukture kriminale. Shkurt, në shkrimet e përpiluesve të Shërbimit Sekret Serb, liderët politikë dhe ushtarak të UÇK-së ishin në të njëjtën kohë terroristë dhe udhëheqës të klaneve kriminale. Sipas propagandës serbe ata “ishin përgjegjës për vrasjen e civilëve të pafajshëm, për rrëmbimet e shumta, për burgosjet e paligjshme, për trafikimin e organeve njerëzore të civilëve serbë…ata merreshin me trafikimin e drogës, me emigracionin ilegal, me tregtinë me armë…”
Sa i përket kësaj propagande, ndërhyrja ushtarake e NATO-s kundër Serbisë ishte indikatori më i fuqishëm për dështimin e shpifjeve të sajuara nga Shërbimi Sekret serb kundër udhëheqësve të UÇK-së.
Por, intervenimi i NATO-s për të ndërprerë politikën e gjenocidit në Kosovë mobilizoi filo¬zo¬fë, publicistë, politologë, sociologë, historianë e politi¬kanë të orientimeve politike të majta e të djathta, që kishin emërues të përbashkët “antiamerikanizmin”, të mobilizohen në “mbrojtje të Evropës nga imperializmi amerikan”. “Antiamerikanizmi”, si këndvështrim i tyre ideologjik, bëri që përkundër divergjencave që kishin në fusha dhe tema të caktuara, të dalin me qëndrim të përbashkët se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Elmi Reçica, Adem Grabovci dhe bartësit tjerë të UÇK-së “ janë spiunë të amerikanëve” që mundësuan ndërhyrjen e amerikanëve në “territorin e Evropës” duke krijuar kushtet për “ndërtimin në Kosovë të bazës më të madhe ushtarake amerikan në Evropë.”
Akuzat kundër udhëheqësve të UÇK-së për “terrorizëm”, “krim të organizuar” dhe si “spiun të amerikanë” shkuan duke u intensifikuar pas përfundimit të luftës. Gjatë procesit të përcaktimit të statusit politik të Kosovës këto akuza u intensifikuan dhe kulmin e tyre e arritën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kulmi i kësaj fushate filloi me Carla Del Ponten.
Një muaj e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish- Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla del Ponte botoi librin e saj “Përndjekja: Unë dhe kriminelët e luftës”. Sa i përket udhëheqësve të lartpërmendur të UÇK-së, në këtë libër, Carla Del Ponte i përvetëson fjalë për fjalë akuzat e ngritura në “Librin e Bardhë” të Shërbimit Sekret Serb.
Nga publikimi i këtij libri pasoi i ashtuquajturi “Raporti i Dick Marty-t”, që paraqet një sintezë të shpifjeve dhe sajimeve të Shërbimit Sekret Serb, “Sintezë shpifjesh” që u shndërrua në Raport të Këshillit të Evropës, për të vazhduar me Task Forcën Hetimore Speciale dhe votimin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së!
Vlen të përmendet se përkundër proceseve të montuara gjyqësore kundër Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut, Sylejman Selimit, Rrustem Mustafës dhe kundër shumë luftëtarëve të lirisë, shpifjet e lartpërmendura nuk çonin peshë te opinioni publik shqiptar. Përkundrazi. Të bindur për faktin se shpifjet dhe akuzat e tilla ishin sajuar nga Shërbimi Sekret Serb, proceset gjyqësore kundër luftëtarëve të lirisë kishin efekt revoltën e madhe të popullit të Kosovës. Kjo revoltë shprehet më së miri në pritjet madhështore që ju bënë të gjithë të liruarve nga akuzat e fabrikuara nga Shërbimi Sekret Serb.
Të gjitha problemet e lartpërmendura i kam trajtuar hollësisht në pjesën e dytë të librit tim (Mashtrimi i Madh f. 397-560). Të interesuarit për vërtetësinë e pohimeve që solla në këtë shkrim të shkurtër mund t’i konsultojnë referencat që sjell në libër.
Ajo që më shtyri të reagoj duke rikujtuar shpifjet dhe akuzat që u sajuan nga Shërbimi Sekret Serb ka të bëj me një fushatë histerike që përpiqet ta paraqes Hashim Thaçin si “spiun të Francës…” E shoh të udhës të reagoj sepse këtu kemi të bëjmë me një kontekst të ri historik dhe me një periudhë të re të luftës speciale kundër luftës çlirimtare të Kosovës.
Për dallim nga periudha paraprake kur ish-udhëheqësit e UÇK-së kishin një minimum solidariteti përball padrejtësive që u kanoseshin, përkundër divergjencave që kishin në mes tyre në fusha të ndryshme, tani kemi një situatë ku divergjencat rrezikojnë të shndërrohen në armiqësi “brenda llojit”.
Nuk më takon mua “të ndaj drejtësi” se kush është “më shumë” apo “më pak” fajtor për situatën e krijuar. Ajo që shihet është e tmerrshme. Shpifjet dhe akuzat e sajuara nga shërbimet antishqiptare po shpërndahen edhe nga njerëzit që vepruan për dekada të tëra në të njëjtat struktura organizative. Qëllimi im nuk është të polemizoj me asnjërin prej tyre sepse kjo histeri shpifjesh ka kaluar caqet individuale. Prandaj nuk po ua përmend emrat. Por, siç thotë një shprehje popullore «Në kofsh Bektesh, e merr vesh»!
Nuk ka turp më të madh ku shpifjet e një ish-Zëvendës Drejtori Teknik të njërit nga Shërbimet Sekrete të Francës (Shërbimit të Jashtëm) të përhapen në mediet shqiptare me tituj bombastik se gjoja “sipas ish –shefit të shërbimit francez Pierre Siramy, Hashim Thaçi është agjent i Francës!” Poshtërsia është edhe më e madhe kur të njëjtën dezinformatë e shpërndajnë njerëzit me të cilët kemi vepruar bashkë.
Sikur t’u kishte interesuar e vërteta lidhur me këto “pretendime”, secili do të kishte mundur të bindej se prapa Pierre Syrami-t nuk qëndron asnjë shef i Shërbimit Francez por bëhet fjalë për pseudonimin e Maurice Dufresse, një ish Zëvendës drejtor TEKNIK, i pensionuar për “çështje shëndetësore” dhe i cili ka botuar një libër, ndaj të cilit janë ngritur disa padi për shpifje.
Sikur t’u kishte interesuar e vërteta, para se të botonin shpifje të rënda, do të ishin bindur se në librin “Dëshmia e Pierre Siramy-t, 25 vjet në shërbimet sekrete” në 793 faqe të shpërndarë falas përmes internetit (http://data.over-blog-kiwi.com/0/94/25/77/20140225/ob_8bd82e_25-ans-dans-les-services-secrets-siramy-pierre.pdf), as edhe një fjalë e vetme për Hashim Thaçin!
Kujt i shkon përshtati që në kohën kur pritet që të themelohet Gjykata Speciale të futë thika të tilla me qëllim që divergjencat e ish shokëve tanë të shndërrohen në armiqësi. Meqenëse disa ish bashkëveprimtarë më janë drejtuar publikisht nëpërmes profileve të tyre të Facebook-ut që të jap mendimin tim lidhur me “pretendimet” se gjoja “Hashim Thaçi është spiun francez” e shoh të udhës që të shprehem publikisht rreth kësaj çështjeje.
Gjatë veprimtarisë së përbashkët diplomatike me Hashim Thaçin (si përfaqësues politikë të UÇK-së, në kuadër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës dhe në kuadër të PDK-së) Hashim Thaçi ka dëshmuar një konsekuencë të vazhdueshme në qëndrime. Në qindra takime që kemi pasur me përfaqësues të nivele të ndryshme politike dhe shtetërore ndërkombëtare, Hashim Thaçi ka mbrojtur qëndrimin se pavarësia e Kosovës ishte zgjidhje e vetme e mundshme që do të garantonte stabilitetin në Ballkanin Perëndimor; Në të gjitha takimet që kemi pasur pas luftës, Hashim Thaçi insistonte me ngulm për lirimin e menjëhershëm të gjithë shqiptarëve që ishin marrë peng nga regjimi i Millosheviqit dhe në mesin e tyre, në çdo takim ka përmendur Albin Kurtin dhe Nahit Hasanin. Në të gjitha takimet diplomatike Hashim Thçi insistonte në domosdoshmërinë e presioneve ndërkombëtare për ndriçimin e fatit të atyre që konsideroheshin të zhdukur dhe në këtë kontekst nuk e lente pa përmendur rastin e politologut Ukshin Hotit dhe veprimtarit të njohur Xhavit Haziri…
Për mua është e qartë se prapa Pierre Siramy-së dhe të gjithë atyre që bëjnë propagandë e lartpërmendur qëndron Serbia. Të gjithë bashkëveprimtarëve u drejtohem me një këshillë: divergjencat eventuale që mund të kemi mes nesh, nuk duhet të na verbojnë deri në atë shkallë sa të heshtim para shpifje, për të cilën thellësisht jemi të bindur se janë të sajuara nga shërbimet sekrete antishqiptare.
Është e drejtë e secilit prej nesh të ketë mendimin e vet se çfarë presidenti i duhet vendit. Dikujt mund t’i duke e arsyeshme që Hashim Thaçi të zgjidhet në këtë funksion në përputhje me marrëveshjen PDK-LDK; dikujt mund t’i pëlqente që në vend të tij të ishte Isa Mustafa, në përputhje me marrëveshjen e përparshme të VLAN-it, e dikujt tjetër mund t’i pëlqejë një i tretë. Kjo është çështje pikëpamjesh dhe pozicionesh në garën politike.
Por, të gjithë e dimë se Hashim Thaçi nuk është spiun, as i Francës e as i ndonjë shteti tjetër, siç e dimë se propaganda që bëhet kundër babait, gjyshit dhe stërgjyshit të Hashim Thaçit është propagandë e sajuar në Beograd, pikërisht për shkak të veprimtarisë që Hashim Thaçi ka zhvilluar kundër Serbisë gjatë luftës çlirimtare, gjatë procesit të përcaktimit të statusit final të Kosovës, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës…
Propaganda e Shërbimit Sekret Serb ka vërshuar Kosovën. Nëse dikush pa vetëdije ka ra në grackë të kësaj propagande është momenti që të tërhiqet, sepse kjo fushatë histerike nuk dëmton vetëm Hashim Thaçin, por Kosovën në rend të parë. Ndërsa, ata që me vetëdije (me pagesë apo pa pagesë) shpërndajnë këtë propagandë, jam plotësisht i vetëdijshëm se do të vazhdojnë avazin e diktuar nga padronët e tyre! Atyre u them: qafën e thefshi!
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi të dielën mbrëma se është prekur nga koronavirusi.
Në një postim në llogarinë e tij ai shkroi se nuk ka “shenja përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, shkroi ai.
Edhe zyrtarë të tjerë të partive politike dhe institucioneve janë prekur nga koronavirusi në një periudhë kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të numrit të të infektuarve dhe rritje të numrit të viktimave.
Të dielën autoritetet konfirmuan 13 viktima dhe 245 raste të reja në 24 orë.
Deri tani numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 8 mijë e 799, ndërsa i viktimave në 249. zëri i amerikës
Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona të infektuar me koronavirus.
Numri i vdekjeve në total ka shkuar në 249, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 245 raste të reja infektimi.
Njoftimi i plotë:
133 TË SHËRUAR DHE 245 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste,
komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.
Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!
Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.
Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!
NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj virusit të Nilit, edhe pse në Kosovë, sipas këtij Instituti, nuk është shfaqur asnjë rast me këtë virus.
Sipas IKSHPK-së, virusi i Nilit Perëndimor – që transmetohet kryesisht te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave – mund të shkaktojë sëmundje neurologjike te njerëzit.
“Sëmundja serioze mund të shfaqet te njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmurën rëndë pas infektimit me VNP”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se autoritetet e Shqipërisë, e kanë liruar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati, i cili u ndalua nga policia, pas një kërkese që Serbia kishte dërguar në INTERPOL.
Haradinaj-Stublla tha se është njoftuar nga homologu i saj shqiptar, Gent Cakaj, se veterani i UÇK-së ishte liruar para dy orësh dhe se ai ishte ndaluar për verifikim.
Sipas ministres Haradinaj-Stublla, Serbia po vazhdon me veprime ilegale ndaj Kosovës, ndërsa ka shtuar se Shqipëria do të përditësojë listat e dërguara nga Serbia, me qëllim, që sipas saj, ato të reflektojë “realitetin politik e ligjor të Kosovës”.
“Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ministrja Haradinaj-Stublla në një postim në rrjetin social Facebook.
Më herët gjatë ditës, ishte kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, që njoftoi për ndalimin e Murtez Kastratit nga Policia e Shqipërisë.
Ai iu bëri thirrje bashkëluftëtarëve të tij, që të shmangin lëvizjet nëpër shtetet tjera, pasi siç tha, ai ka informacione se Serbia ka përpiluar një listë të re të emrave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat i ka dërguar në INTERPOL.
“Ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa më parë ta lirojë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në INTERPOL nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Kosova nuk është pjesë e Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL). Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare.
Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme. Njëjtë kishte vepruar edhe më 2019. rel
Veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, sot është ndaluar nga Policia e Shqipërisë, pasi që Serbia e ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se nga burimet që ka marrë, Serbia këto ditë ka formuluar një listë të re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Gucati u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta lirojnë Kastratin.
“Ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa më parë ta lirojë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në INTERPOL nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Kosova nuk është pjesë e Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL). Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme. Njëjtë kishte vepruar edhe më 2019. rel
Në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 18757 fleta statistikore për kurorëzime. Këto të dhëna sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se në Kosovë në vitin 2019 janë kurorëzuar 17577 çifte bashkëshortore.
Mosha mesatare e të martuarve sipas ASK-së ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe.
Sipas grup-moshave, dominojnë kurorëzimet te femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 750 kurorëzime, ose 32.7%. Ndërsa, te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 663, ose 32.2%.
Numri më i madh i kurorëzimeve ishin në komunën e Prizrenit (1 646 kurorëzime), ose 8.8%; në komunën e Prishtinës (1 364 kurorëzime), ose 7.3%; në komunën e Ferizajt (1 123 kurorëzime), ose 6.0%, etj.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10 757, ose 61.2% dhe numri i meshkujve ishte 11 983, ose 68.2%. /Zëri
Strukturat në pushtet nuk paten sukses për gjithë këto vite ta përparojnë vendin e tyre!Nuk kemi bujqësi të zhvilluar, nuk kemi turizem, nuk kemi industri, nuk kemi ekonomi te vogël dhe te mesme ne nivel të dëshiruar, edhe pse ekzistojnë të gjitha parakushtet .Po jetojmë në një shtet , kur pushteti u kuptua si vend ku duhet plaqkitur , uzurpuar , pamë një privatizim për interesa të pushtetarëve , pamë dhe po shohim vjedhje…U varfërua populli skajshmerishte më ndjersën dhe mundin e vet.Madje , kjo kastë politike manipulojë dhe keqpërdori edhe buxhetin e shtetit! Edhe shumë raporte ndërkombëtare qeveritare dhe jo qeveritare na bën më dije së po jetojmë në një shtet, ku nuk po luftohet krimi e korrupcioni, ku kemi demokraci hibride , e më shumë aparat represiv .Kjo strukturë politike nuk ish dashur të mbetet në pushtet as një mandat, e jo që ata po e kalerojnë Kosovën për 20 vite .Pse është kështu, gjerat duhet studiuar në thellësi sociologjike, psikologjike , dhe qdo analizë tjetër. Nese askush tjetër , atëhërë ndoshta kjo epidemi , mos po i gjuan përtoke njëherë e përgjithmonë.E tash këtë primat të rrënimit po e merre Pandemia e shekullit?! Jo vetëm njerëzit por edhe Kosova po vdes ngadalë e përditë , se i kemi vu në ballë tyrlifarë deputeti, ministri , e kështu më radhë deri në krye të shtetit?!Keqpërdoruesit, krimi dhe korrupcioni , nuk na hiqën qafe , pa angazhim të gjithëanshem.Me rrëzimin e Qeverisë Kurti, midis pandemie , këta treguan së nuk iu intereson shume shteti, veq postet dhe përfitimet përsonale. Sikur të ishte ndryshe do ti kishin punët shumë më mirë si shtet dhe si popull në rajonin e Ballkanit.Duhet theksuar së qytetarët janë duke u rrezikuar serozishte nga epidemia. Po ndihen të rrezikuar së e kan të qartë së në pushtet , janë forcat retrograde ! Pikërisht për këtë shkak edhe frika gjithnjë e më shumë po sforcohet së qfarë fati ata mund ti pret. COVID 19 po delë gjithnjë e më shumë nga kotrolli.Gjithnjë e më shumë po rritët numri i atyre që po humbin luftën më këtë murtajë. Kosova ka nevojë teper te madhe për dije dhe tru, e jo për gjithfarë njerëz që më së paku e kan vendin në politikë. Ende nuk është kuptuar së shteti dhe populli janë para së gjithash…Deri sa nuk organizohet një front i përbashkët, shumë keq do ti kemi punët …Histori mban mend shumë lufta , murtaja dhe fatkeqësi natyrore. 2020 sipas gjitha gjasave do të jetë viti më i keq i jetës, për Kosovën i shtet?!
Kosova vijon me shifrat alarmante të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 10 pacientë, si dhe janë konfirmuar 224 raste të reja pozitive.
Njoftimi i ISHPK:
152 TË SHËRUAR DHE 224 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast.
Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!
Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.
Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!
NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Blerim Shala ka bërë me dije se Richard Grenell nuk është më i përfshirë në dialogun me Serbinë.
Shala thotë se ky spostim ka ardhur pasi Grenell po merret me fushatën e Donald Trump në SHBA. Por gjithsesi kjo nuk do të thotë se SHBA nuk është e angazhuar apo se Grenell nuk do të rikthehet më.
Në një emision në Kosovë, Shala ka zbuluar se me dialogun Kosovë- Serbi nga SHBA po merren tashmë Philip Reeker dhe Matthew Palmer.
“Grenell sot për sot është jashtë procesit te dialogut, nuk do te thotë qe nuk kthehet me. Por ai po merret me fushatën dhe agjendën e Trumpit. Reeker dhe Palmer do te merren me dialogun. Kështu janë ndare punët”, ka thënë Shala
Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë kaluar apo po kalojnë pushimet në Kosovë që t’i kenë parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Përrmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka bërë me dije se të gjithë ata që do të kthehen apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani nga java që vjen testet për koronavirus janë obligative.
“Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutem të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës. Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen Testet për Covid janë obligative”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, maska dhe higjienën./Express
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të premten 226 raste të reja të prekura me koronavirusin e ri, pas marrjes së 459 mostrave.
Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 15 pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus, duke e çuar numrin total të viktimave në 226.
Nga 8,330 persona të prekur me koronavirus prej regjistrimit të rasteve të para më 13 mars në Kosovë, aktualisht numri i rasteve aktive qëndron në 3,525, derisa i të shëruarve në 4,578.
Vetëm në ditën e fundit, nga virusi janë shëruar 115 pacientë.
Në po këtë ditë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat dhe spitalet e Kosovës aktualisht janë të shtrirë 593 pacientë.
Prej tyre 393 janë të infektuar me koronavirus.
Në raport është sqaruar se 15 pacientë janë në respiratorë, 24 të tjerë në pajisjet për frymëmarrje CPAP dhe 365 të tjerë me oksigjenoterapi.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.
Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot ka vdekur mjeku Lulzim Kolgjeraj, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.
Haskuka ka treguar se mjeku Kolgjeraj kishte qenë i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tri javë rresht në betejën me COVID-19.
I ndjeri kishte shërbyer si mjek i shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj të Prizrenit.
“Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.
Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.
Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.
Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka./Express/
Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me urdhrin “Hero i Kosovës”, ish-ushtarin e UÇK’së, Qerim Kelmendin.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes Facebook’ut nga familja e tashmë të ndjerit.
“Hero i Kosovës, Qerim Kelmendi, i tillë ishe dhe do të mbetesh gjithmonë!”, kanë shkruar nga familja Kelmendi.
Për dekorimin e Kelmendit me urdhrin “Hero i Kosovës”, ka shkruar edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi.
“Era Qerim Kelmendi, edhe zyrtarisht babin Hero, nderime për Heroin Qerim Kelmendi ! Shpirtmadhi me uniformën e qëndisur nga fillet e para UÇK”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Qerim Kelmendi, ish’ushtar i UÇK’së është gjetur i vdekur mëngjesin e 27 shkurtit, në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës.
Bashkë me vëllanë e tij Ibrahim Kelmendin, ishte një ndër themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës që më pas ishte shndërruar në Ushtri Çlirimtare të Kosovës.
Qerim Kelmendi gjatë kohës sa kishte shërbyer në LPK ishte njohur me nofkën “Shpirtmadhi”, ndërkohë në gjatë shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte njohur me nofkën “Dema”.
Vëllai i të ndjerim, Ibrahim Kelmendi ndërkaq është njëri nga kritikuesit më të mëdhenjë të presidentit Hashim Thaçi./Express
Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti iu është përgjigjur kritikave që ka dhënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë, që ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është duke u zhvilluar në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjatë vizitës sot në Forcën e Sigurisë së Kosovës së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn tha se fjalën e fundit për masat duhet ta japin profesionistët shëndetësorë.
“Në qeveri jemi duke shqyrtuar një listë të re të masave të propozuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, jemi në proces. Unë e kam thënë gjithmonë bash me ministrin, ne do t’i respektojmë plotësisht rekomandimet që na vijnë nga profesionistët shëndetësorë në përputhje me situatën në të cilën gjendemi.
Do të bëjmë të gjitha konsultimet e nevojshme me të gjithë partnerët e koalicionit, por edhe me akterë të tjerë me Shoqatën e Gastronomëve. Ata kanë pasur një protestë i kam takuar dhe po mundohemi t’i harmonizojmë të gjitha qëndrimet edhe pozicionet që i kanë gjithmonë në funksion të menaxhimit të situatës. Por ju them që fjalën e fundit duhet ta japin profesionistët shëndetësorë”, ka deklaruar ai.
Hoti po ashtu ka bërë të ditur se edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare bëhet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe se sipas tij, pa mbështetjen ndërkombëtare Kosova nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizatë.
“Çdo anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare bëhet gjithmonë në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, kjo është e vërteta… Ne jemi dakorduar që në këtë proces të rrugëtojmë bashkë sepse e dimë që po nuk e patëm këtë mbështetje ne nuk mund të qojmë përpara këtë agjendë të anëtarësimeve në organizata”, ka shtuar Hoti.
Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se vazhdon koordinimi me SHBA-të rreth dialogut me Serbinë. “Procesi i dialogut që është duke u zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së është plotësisht i koordinuar me ShBA”, ka deklaruar Hoti.
Pavarësisht deklarimeve se partnerët e koalicionit nuk kanë asnjë pakënaqësi mes vete, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka bërë edhe një paralajmërim për kryeministrin Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express.
Pak ditë pasi pati kritika për dialogun dhe emërimin e Skender Hysenit si koordinator për bisedime, Haradinaj ka folur edhe njëherë lidhur me mosmarrëveshjet e partnerëve.
Lideri i AAK’së në një intervistë për Gazetën Blic citohet të ketë thënë se nuk e mbështet Hotin në dialog.
“Avdullah Hoti kotë “shëtitet” në Bruksel, nuk e ka mbështetjen time dhe të AAK-së për këtë formë dialogu”, ka deklaruar Haradinaj.
Të njejtin qëndrim karshi Hotit dhe dialogut e kanë edhe në Nismën Socialdemokrate.
Lideri i Nismës, Fatmir Limaj javën që lam pas në Pressing në T7 ka folur lidhur me emërimin e Hysenit, për të cilin tha se nuk ka pasur asnjë informacion.
Jemi duke parë e ndëgjuar së çfarë angazhimi janë duke bërë dy këngetarët tona më nam , Dua Lupa dhe Rita Ora, për të drejtat e shqiptarëve në botë. Kurse në anën tjetër në Kosovën tonë të vogël po zihemi si mishi në kazan qorbe nga problemet politike dhe problemet e natyrës ekonomike e socilae, që e kan mberthyer Kosovën në krizën më të thellë, pas përfundimit të luftës.Dhe, kur dihet së qka është duke na bërë edhe pandemia globale, duke marrë shumë jeta njerëzish. Dua Lipa e Rita Ora po iu tregojnë ku e kan vendin të gjithë atyre që nuk i duan shqiptarët.Po iu tregojnë edhe burrave dhe grave te politikës së Kosovës , së si duhet punuar ndershemerisht për Atdhe dhe Komb.Deklaratat dhe angazhimet e më të famshmeve shqiptare sot në botë, ka nxitur reagime të shumë dashamirëve të shqiptarëve,por edhe duke iu dhi qibrin edhe armiqëve serbë në anën tjetër, te cilet plasen nga inati, kur Dua Lipa postoi një foto të hartës së “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin “Autochthonous“ . “Ne të gjithë meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe nga vijmë.Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në hartë dhe të jam e aftë të flasë me krenari për vendin mëmë. Unë inkurajoj këdo që të përqafojë trashëgiminë e tij dhe të dëgjojë e mësojë nga të tjerët”, ka deklaruar Dua Lipa . Kurse këngetarja tjetër, Rita Ora në pyetjën e një gazetari:Çka do të thotë Kosova për ty? është përgjegjur : E po, JAM UNË. ËSHTË GJAKU IM. ËSHTË AJO QË NDJEJ NËN LËKURËN TIME! Këto këngetare e shumë te tjerë, bashkë më shumë sportistë në botë tashmë janë bërë zëri i shqiptarëve, janë bërë lavdia dhe krenaria jonë kombëtare.Jeni duke na zbardhur fytërën vajzat tona, në krahasim më këtë njerëz të politikës të cilët Kuvendin e kan shëndruar në arenë zënkash e pollavrash.Këtë klasë miopesh politike e ka lene moti arsyea. Ju kan qoruar sytë duke vrapuar pas pushtetit dhe parasë, në kurriz të popullit vet.Këta janë bërë gazi i këtij nënqielli ,e që po na turpërojnë edhe para botës demokratike…!!!???
Në Kosovë u konfirmuan të hënën 276 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani.
Rastet e reja rezultuan nga testimi i 404 mostrave.
Duke folur në një konferencë për media, Ramadani tha se shifra është rekorde dhe paralajmëroi se situata në sistemin shëndetësor është e mbingarkuar.
Në 24 orët e fundit po ashtu u regjistruan tetë viktima nga koronavirusi.
Ramadani tha se numri total i viktimave aktualisht është 185.
Ai tha se në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 153 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 4,027.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars dhe që atëherë ka konfirmuar gjithsej 7,413 raste pozitive.
Në konferencën për media në Prishtinë mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha se ministria që drejton ai, ka shpërndarë 200 profesionistë shëndetësorë shtesë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithsmme, për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve.
Zemaj po ashtu tha se ka nisur edhe procesi i lincencimit të institucioneve private për testimin serologjik të qytetarëve.
Me testin serologjik konfirmohet nëse një person ka qenë i infektuar me koronavirus ose jo.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i pranishëm po ashtu në konferencë, tha se Kosova ka pranuar një ndihmë nga Jordania prej gjysmë milioni maskash, lëngjesh dezinfektuese dhe mantelësh.
“Shpërndarja e maskave dhe e xhelit dezinfektues do të bëhet në bazë të kriterit të numrit të banorëve në 38 komunat e Kosovës”, tha Tahiri.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se më 23 korrik i ka nisur letër zyrtare shefit të kompanisë amerikane, Apple, Tim Cook, për të përfshirë kufijtë e Kosovës në shërbimet për harta të kësaj kompanie.
“Shërbimet për harta të Apple nuk i shfaqin kufijtë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Në vend të kësaj, Republika e Kosovës shfaqet si pjesë e Serbisë. Kjo gjë është në kundërshtim me realitetin politik dhe atë ligjor. Kjo gjë lëndon qytetarët tanë që janë përballur me humbje të mëdha në përpjekjet për pavarësi. Kjo gjë shihet edhe si fyerje ndaj shtetit tonë”, ka thënë ajo përmes letrës.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Apple që të tregojë pse Kosova nuk shfaqet në hartën e kësaj kompanie si shtet i pavarur dhe sesi bën vlerësimin për shfaqjen e shteteve në shërbimet e saj, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.
Ditë më parë këngëtarja e njohur britanike me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, shkaktoi një varg reagimesh në rrjetet sociale, pasi, fillimisht, e ftoi kompaninë Apple nga profili i saj në Instagram që ta vendosë Kosovën në hartë, ndërsa më pas postoi në Instagram dhe Twitter një fotografi të hartës së “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin “autochthonous“ (autokton).
Në këtë hartë, përveç Kosovës dhe Shqipërisë, përfshihen pjesë të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Poshtë fotografisë, Dua Lipa ka shkruar: “Autokton – mbiemër (banor i një vendi), vendas, jo pasardhës të migrantëve ose kolonistëve”.
Përdoruesit e rrjeteve sociale në Serbi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre.
Të gjithë kësaj i ka paraprirë reagimi i këngëtares së njohur ndaj një peticioni që kërkon që Kosova të mbahet në hartat e Apple me një yll, apo fusnotë, si pjesë e Serbisë.
Ky peticion aktualisht ka mbi 13,000 nënshkrues.
Peticioni i dytë, i cili ka rreth 93,000 nënshkrime, thotë se është shqetësuese që Kosova nuk tregohet në hartat e Apple.
“Kufijtë e saj mezi shihen dhe më e keqja është se tregohet si pjesë e Serbisë. Kjo duhet ndryshuar sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse Kosova është një vend i pavarur që nga viti 2008 “, thuhet në peticion.
Ndërkohë edhe këngëtarja tjetër britanike me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka kërkuar nga Apple që ta përfshijë Kosovën në hartat e saj.
Aktualisht, kufijtë e Kosovës në hartën e kësaj kompanie janë vizatuar me ngjyrë të kuqe të zbehtë, ndryshe nga vendet e tjera që ndahen me një ngjyrë të ndritshme dhe një linjë e trashë. rel