VOAL

VOAL

Kurti bisedon me Engel, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresmenin Eliot Engel, të cilin e ka ftuar ta festojë ditëlindjen e tij të 75’të në Kosovë.

Kurti një gjë të tillë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, teksa e ka cilësuar si mik të përhershëm të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

 

“Eliot Engel është mik i kahmotshëm i Kosovës. Ai ka përfaqësuar vendin tonë në Kongres për dekada me radhë dhe ai sot ende kujdeset për pavarësinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar ndër të tjera i pari i ekzekutivit.

“E falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë të festojmë pavarësinë tonë dhe 75 vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë”, ka përfunduar kryeministri Kurti.

Engel ka përfunduar mandatin e tij si drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA vitin e kaluar. Pasues i tij aktual është Gregory Meeks, të cilit ia kishte uruar mandatin Kurti nëpërmjet një letre.

“I nderuari Gregory Meeks:Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Duke qenë në dijeni të kontributit që keni dhënë për vendin tonë në kohët më vendimtare për ne, sikurse vota kundër ndalimit të fondeve për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999 dhe bashkësponsorimi i rezolutës për pavarësinë e Kosovës në vitin 2002, ne besojmë që vendi ynë do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Agjenda juaj progresive, e shtyrë përpara në mandatin tuaj si anëtar i Këshillit të shtetit të Neë York-ut dhe pastaj si kongresist, na inspiron të gjithëve”, u tha në letrën e tij.

U kthye për babain, Kadri Veseli do të qëndrojë tre ditë në Kosovë, më pas rikthehet në paraburgimin e Hagës

KOSOVA

Tre ditë leje ka marrë ish-kreu i PDK, Kadri Veseli për të qëndruar në Kosovë për babain e tij i cili pësoi sulm në tru.

Ditën e djeshme Veseli u pa në spitalin e Mitrovicës ku shkoi vizitoi babanë e tij, por pas 3 ditësh do të duhet të rikthehet në Hagë.

Gjykata Speciale ia dha të drejtën e lirimit 3-ditor Veselit, të ruajtur nga forca sigurie dhe Eulex, teksa ai akuzohet për krime lufte nga Haga dhe do të vijojë procesin gjyqësor.bw

Të mërkurën arrin një kontigjent vaksinash anti-Covid në Kosovë

Në Kosovë do të zbarkojë një kontingjent me vaksina kundër koronavirusit, sasia e së cilës nuk është bërë e ditur, ka njoftuar Komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

I njëjti ka thënë se do qëndrojë në Kosovë më 5 maj, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor. Të mërkurën Komisioneri Varhelyi ka njoftuar se do të vizitojë edhe Shqipërinë. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Komisioni Evropian nëpërmjet një komunikate, shkruan Gazeta Express.

Komisioni Evropian dhe Austria patën njoftuar më 20 prill se 651 mijë doza të vaksinës “BioNTech/Pfizer” do të dorëzohen në rajon çdo javë nga fillimi i muajit maj e deri në muajin gusht.

Siç thotë edhe komunikata, vaksinat janë ndarë nga pakoja 70 milionë euroshe, e siguruar nga Bashkimi Evropian.

“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe për punëtorët e tyre shëndetësorë, si dhe ata më të rrezikuarit nga pandemia. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Bashkë më të fortë!”, ka thënë ai për uebfaqen e Komisionit Evropian.

Kosova në kontingjentin e parë ka marrë 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit të COVAX-it, ku BE-ja ka kontribuar me 2.5 miliardë euro.

Deputeti i Vetëvendosjes: Ne i kemi ndalë thikat mbi harta

Arbër Rexhaj, deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ka komentuar dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se për herë të parë Kosova është si palë në dialog, dhe se Vetëvendosja i ka ndalë “thikat mbi harta”.

“Nuk e kam hallin opozita a bëhet bashkë në kuptimin e pjesëmarrjen në dialog unë po flas për interesin kombëtar, atëherë opozita na ka kritikuar në këtë formë, mirëpo nuk ka qenë interes kombëtar që Vetëvendosja të jetë së bashku me ta, sepse në marrëveshjen në shtëpinë e bardhë që është bërë…” tha Rexhaj.

“I kemi ndalë ne fatmirësisht, i kemi ndalë ne ‘Thikat mbi Harta’, qe pse?, aty flitet që ndërtimi i hekurudhës e cila ka pasur të shkoj nga veriu i Mitrovicës, dhe ndërkohë këta e kanë dërguar ka Merdarja. Vetëvendosja ka pasur qëndrim, dhe LDK-ja në atë botë që të shkojë ka veriu se në njëfarë forme do të ishte një shtrirje e sovranitetit tonë atje, dhe me një fjalë goje u ndrru destinimi, realisht kjo ka pasë të shkojë kah Veriu i Mitrovicës, dhe pikat tjera që kanë pas të bëjnë më çështje tjera si Moritariumi njëvjeçar përfundoi Rexhaj.

Von Cramon para PE-së: Nuk iu kushtojmë edhe aq vëmendje “non-papers”, përhapin frikë dhe janë provokuese

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, para Parlamentit Europian ka thënë se Kosova do të ketë mbështetjen e plotë dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë në çdo aspekt, përfshirë edhe ruajtjen e shtetësisë së Kosovës.

Për “non-papers” ajo tha se s’duhet kushtuar vëmendje meqë, sipas saj, janë për të përhapur frikë te qytetarët e Kosovës.

“Është mirë që jeni mirëpritur nga të gjitha institucionet e BE-së. Sigurisht që ka pritje të mëdha nga kryeministri i Kosovës që do ta mbështesni aktivisht dialogun që do lehtësohet nga Miroslav Lajçak. E di që ka një lloj ngurrimi apo rezervimi nga ana juaj dhe kjo mund të jetë e kuptueshme, por duam t’iu ofrojmë mbështetje në pjesëmarrje në këtë dialog politik për aq sa mundemi”.

“Jemi të gatshëm t’iu mbështesim në çdo gjë që iu duhet dhe qëndrojmë në krahun e Kosovës për garantimin e shtetësisë së saj. Nuk iu kushtojmë aq shumë vëmendje këtyre “non-papers”. E dimë se çka ka prapa tyre për të përhapur frikën dhe për të provokuar”, njofton Klan Kosova.

Për fitoren e Vetëvendosjes, Cramon ka thënë se fitorja e madhe shkon krahas përgjegjësisë së madhe.

Ajo kritikoi pozitën dhe akuzoi atë se para zgjedhjes së presidentes së Kosovës pati disa “përpjekje enigmatike”, për të cilat tha se i kanë përjetuar si irrituese, por se shpresojnë që në muajt e ardhshëm do shkohet në drejtim tjetër.

Kurti edhe sot në Bruksel, takohet me Stoltenberg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit në Bruksel, sot do të takojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan Gazeta Express.

Njoftimi për këtë takim është bërë publik në faqen zytare të NATO-s.

“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

Kurti dje nga Brukslei ka thënë para mediave se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.

The Financial Times: Kjo është receta e përkryer për luftë të hapur në Ballkan

Ballkani Perëndimor ka shumë nevojë për një pjesëmarrje më të fortë të BE-së dhe SHBA-së dhe sa më gjatë që qeveritë perëndimore ta injorojnë atë, aq më të lartë duhet ta paguajnë çmimin, shkruan Financial Times, transmeton Gazeta Express.

Duke komentuar “non-paper” e famshme që pretendohet se ka origjinën nga kryeministri slloven Janez Jansha, gazeta thotë se mbrojtja e paprekshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor nuk është politikë e mjaftueshme e Perëndimit ndaj këtij rajoni.

Duke vlerësuar se Ballkani Perëndimor, i cili përfshin Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore dhe Serbinë, të bllokuar strategjikisht për një çerek shekulli, Financial Times shton, “Një mënyrë për të zbutur tensionet në rajon do të ishte pranimi i të gjashtë vendeve në BE, por projekti duket të jetë një qëllim i palëkundur. Blloku me 27 kombe po lëviz kaq ngadalë sa po bëhet gjithnjë e më i parëndësishëm në përgjigje të problemeve në rajon”.

E përditshmja londineze shton se pasiguria për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor intensifikon antagonizmat rajonalë dhe hap mundësi për fuqitë e tjera, veçanërisht Kinën, Rusinë, Turqinë dhe shtetet e Gjirit, për të zgjeruar ndikimin e tyre në oborrin e pasmë të BE-së.

Gazeta londineze vlerëson gjithashtu se, megjithëse nuk ka rrezik serioz të dhunës, siç janë luftërat e viteve 1990, paqëndrueshmëria e përhershme e Ballkanit Perëndimor ruan aftësinë për të tërhequr forca të jashtme dhe për të acaruar tensionet ndërkombëtare, siç bëri në shekujt 19 dhe 20.

Duke kujtuar që dokumenti anonim që qarkullon në Bruksel nuk pasqyron pozicionin zyrtar të ndonjë qeverie në BE-së ose në rajon dhe se askush nuk ka marrë përgjegjësi për autorësinë, Financial Times tregon se disa nga argumentet në favor të ndryshimeve të kufijve janë të zakonshme midis nacionalistëve në Ballkanin Perëndimor që nga shpërbërja e federatës komuniste Jugosllave.

Sipas gazetës, kjo është një recetë pothuajse e përsosur për konflikt apo edhe luftë të hapur në Ballkan dhe humbësit më të mëdhenj do të ishin boshnjakët myslimanë në BeH, të cilët do të mbeteshin me një shtet të cunguar, të prekshëm.

Duke theksuar se dokumenti nuk përmend ndikimin rus ose kinez në Ballkanin Perëndimor, por ka tri referenca të errëta për Turqinë dhe përmend gjoja “Islamin radikal” në BeH, gazeta arrin në përfundimin se dokumenti prek një temë të dashur për qarqet e djathta populiste në të gjithë Evropën.

Balla paralajmëroi shkarkimin e Metës, reagon zëdhënësi i Presidentit: Tao Tao afrohu, afrohu se do ta marrësh përgjigjen ti dhe…

TIRANË

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PS-së, i cili paralajmëroi nisjen e procedurave për shkarkimin e tij.

Zëdhënësi Tedi Blushi, flet për një përgjigje që “do të marrë Balla dhe armiqtë e Shqipërisë”.

“Tao Tao AFROHU AFROHU!
Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!”, shkruan Blushi.

Kryeministri Kurti në Bruksel: Nuk ka bisedime Kosovë – Serbi me 11 maj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Deklarimi për “non-papers”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë ka komentuar edhe çështjen e “non papers” të publikuara nga mediat në Ballkan, për zgjidhjen e mundshme të çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe të mundësisë së ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë besoj që të gjithë këtyre ‘non-papers’ është më së miri t’iu përgjigjemi me ‘no comment’ (pa koment) sepse përmes përgjigjeve po përpiqen të marrin jetë në kohë që nuk dihet autori dhe synimet, por pasojat nuk mund të jenë të mira. Nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial dhe as bosnjëzimin e Kosovës”, tha Kurti.

Sipas tij, Kosova duhet të shkojë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe se raportet në “Ballkan mund të rregullohen vetëm më dialog parimor”.

Gjatë javëve të fundit nga mediat në Ballkan janë publikuar dy qarkore, njëra nga mediat sllovene në të cilën pretendohej se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një dokument, në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar, dhe tjetri nga gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë, për të cilin është thënë të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Në këtë dokument thuhej se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse. Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”, është thënë në një përgjigje të Ambasadës gjermane, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Takimet e Kurtit në Bruksel

Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Ky i fundit ka arritur në Bruksel të martën dhe po atë ditë ka pasur një takim joformal me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.

Kurti së pari ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Evropian.

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka thënë se ka pasur një “takim të mirë, të parë” me Kurtin dhe të ka diskutuar për agjendën e reformave në gjyqësorin e Kosovës, për rimëkëmbjen ekonomike, procesin e vaksinimit, por edhe për aspektin evropian dhe atë trans-atlantik.

Kryeministri belg po ashtu ka thënë se gjatë këtij takimi, e ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të shtetit të tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga BE-ja.

Më 28 prill, Kurti do të ketë kryesisht takime me komisionarë të fushave që janë më pak politike, por që mbulojnë sektorë për të cilët Komisioni Evropian beson se kanë rëndësi edhe për Kosovën.

Delegacioni i Kosovës pritet që të takohet të mërkurën edhe me Komisionarin evropian për Bujqësi dhe Zhvillim rural Janusz Wojciechhowski, atë për Drejtësi Didier Reynders, Komisionaren për Energji Kadri Simons, për Ekonomi dhe Financa Paolo Gentiloni dhe nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Ekonomi Valdis Dombrovskis.

Gjatë ditës, Kurti pritet ta takojë edhe presidentin e Parlamentit Evropian David Sasolli.

Të enjten, ndërkaq, ai do t’i ketë takimet me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell.

Kurti takimin me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel e ka zhvilluar në mënyrë virtuale të martën pasi ai është dashur të shkojë në një udhëtim jashtë shtetit me urgjencë.

Kurti do të ketë takim gjatë vizitës në Bruksel edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Edhe burimet e BE-së pohojnë se kjo vizitë ka një agjendë të ngjeshur dhe takime për të diskutuar shumë tema e jo vetëm ato të karakterit politik.

Bashkëpunimi i Kosovës me Komisionin Evropian në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, energjisë, ekonomisë dhe financave vlerësohet si mundësi për të nxitur investime dhe përmirësuar jetën e qytetarëve.

Kosova, sipas raporteve të progresit të Komisionit Evropian, në shumë prej këtyre fushave ka ngecje të mëdha dhe BE pret që Qeveria të ketë më shumë vëmendje për të shënuar progres.

Vëmendja më e madhe megjithatë pritet të jetë për temat siç janë ndihma në procesin e vaksinimit, ku Kosova ka problem serioze me sigurimin e vaksinave deri tash dhe BE planifikon të ndihmojë, sikur edhe në përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Të mërkurën në mbrëmje Kurti do të ketë edhe një darkë me Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog Miroslav Lajçak.

Netflix shton Kosovën në listën e shteteve

Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj me kodin telefonik +383.

Kështu ka thënë Sovran Hoti përmes një postimi në Facebook, i cili dy muaj më parë pati nisur një fushatë për njohje të Kosovës nga kjo kompani.

Ai ka thënë se pas 37 mijë nënshkrimeve, Netfix ka dëgjuar kërkesën e atyre që kanë nënshkruar peticionin.

“Presim të pasojë e njëjta edhe për vendndodhjen e përdoruesve kosovarë”, ka thënë Hoti.
Ai pati treguar për rubrikën Hashtag të Radios Evropa e Lirë se pse ka marrë këtë iniativë.

“Kjo iniciativë lindi pasi që në kohën e pandemisë, duke e përdorur Netflixin, më shumë sesa në kohërat e mëparshme, ndodhi që e shihja shumë shpesh lokacionin tim si vendndodhje në Serbi”.
Hoti ka thënë se kjo gjë i ka penguar, andaj ka kërkuar ndihmën e gjithë kosovarëve.

Mirëpo problemi i identitetit digjital të Kosovës, nuk është problem i ditëve të sotme.

Prej vitit 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ajo vazhdon të mos ketë kodin e saj në internet.
Prandaj kur qytetarët qasen në internet nga territori i Kosovës IP-adresat e tyre lidhen me ato të vendeve të rajonit si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia e Veriut.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës, ka thënë muaj më parë se ndarja e domenit përbën një proces të gjatë negociatash.

Kurti nis takimet në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të mërkurën nis takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Ky i fundit ka arritur në Bruksel të martën dhe po atë ditë ka pasur një takim joformal me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.

Kurti së pari do të ketë takim me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Evropian.

Më 28 prill, Kurti do të ketë kryesisht takime me komisionarë të fushave që janë më pak politike, por që mbulojnë sektorë për të cilët Komisioni Evropian beson se kanë rëndësi edhe për Kosovën.

Delegacioni i Kosovës pritet që të takohet të mërkurën edhe me Komisionarin evropian për Bujqësi dhe Zhvillim rural Janusz Wojciechhowski, atë për Drejtësi Didier Reynders, Komisionaren për Energji Kadri Simons, për Ekonomi dhe Financa Paolo Gentiloni dhe nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Ekonomi Valdis Dombrovskis.

Gjatë ditës, Kurti pritet ta takojë edhe presidentin e Parlamentit Evropian David Sasolli.

Të enjten, ndërkaq, ai do t’i ketë takimet me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell.

Kurti takimin me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel e ka zhvilluar në mënyrë virtuale të martën pasi ai është dashur të shkojë në një udhëtim jashtë shtetit me urgjencë.

Kurti do të ketë takim gjatë vizitës në Bruksel edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Edhe burimet e BE-së pohojnë se kjo vizitë ka një agjendë të ngjeshur dhe takime për të diskutuar shumë tema e jo vetëm ato të karakterit politik.

Bashkëpunimi i Kosovës me Komisionin Evropian në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, energjisë, ekonomisë dhe financave vlerësohet si mundësi për të nxitur investime dhe përmirësuar jetën e qytetarëve.

Kosova, sipas raporteve të progresit të Komisionit Evropian, në shumë prej këtyre fushave ka ngecje të mëdha dhe BE pret që Qeveria të ketë më shumë vëmendje për të shënuar progres.

Vëmendja më e madhe megjithatë pritet të jetë për temat siç janë ndihma në procesin e vaksinimit, ku Kosova ka problem serioze me sigurimin e vaksinave deri tash dhe BE planifikon të ndihmojë, sikur edhe në përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Të mërkurën në mbrëmje Kurti do të ketë edhe një darkë me Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog Miroslav Lajçak.

Më herët gjatë javës zyrtarët e lartë të BE-së për vazhdimin e dialogut kanë biseduar edhe me presidentin Serbisë Aleksandar Vuçiq e madje Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell ka përmendur edhe datën e 11 majit si ditë e caktuar për takimin Kurti-Vuçiq.

Qeveria e Kosovës ka mohuar se është dakorduar një datë e tillë.

Ndërkohë në BE kanë sqaruar se ajo është vetëm një “datë e mundshme” dhe se “po punohet për të caktuar një datë për takimin e tyre”.

Albin Kurti votoi në Shqipëri, Von Cramon: Nuk do të reflektojë në dialogun Kosovë-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se veprimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të votuar në zgjedhjet në Shqipëri ka një konotacion të fortë politik dhe se ajo do të donte të bisedojë me Kurtin për motivet e tij për një gjest të tillë.

Pavarësisht kësaj, Von Cramon ka thënë se nuk mendon se ky veprim i Kurtit do të ketë pasoja më serioze për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë për gazetën serbe “Danas”, raportuesja për Kosovën deklaroi se ajo vetëm mund të konfirmojë atë që tashmë e kishte thënë lidhur me votimin e Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri, se ajo nuk ishte dakord me një veprim të tillë. Ajo nuk e sheh mundësinë e reagimit zyrtar për këtë çështje, por thekson se me dëshirë do të fliste me Kryeministrin e Kosovës për motivet e tij lidhur me dërgimin e një mesazhi të tillë.

“Veprimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të votuar në zgjedhjet në Shqipëri ka një konotacion të fortë politik sepse ai nuk është një qytetar i zakonshëm me dy shtetësi. Sipas mendimit tim, nëse Kryeministri i një vendi voton në një vend fqinj, nuk i kontribuon stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. Nëse do të kem rast, do të doja të diskutoja me Kurtin cilat ishin motivet e tij për këtë veprim. Unë nuk mendoj se votimi Kurtit do të reflektojë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, por është e qartë se ne nuk mund të zbatojmë standarde të dyfishta për çështjen e shtetësisë së dyfishtë për serbët e Kosovës dhe shqiptarët nga Kosova”, -theksoi Von Cramon.

Të përkujtojmë se kritika e Von Cramon drejtuar publikisht Kryeministrit të Kosovës lidhur me votimin e tij në zgjedhjet e Shqipërisë ishte njëra nga reagimet e para të tilla të ashpra të raportueses në PE për Kosovën ndaj zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës sot ka udhëtuar në Bruksel ku do të takohet me zyrtarët e BE-së për vazhdimin e dialogut me Serbinë, menjëherë pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte gjithashtu në Bruksel, ku pati takime me zyrtarët e lartë të BE-së.

Gjykata Speciale: Vazhdon masa e paraburgimit për Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin

Gjykata Speciale ka vazhduar masën e paraburgimit për Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin.

Ata akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale. Z. Gucati dhe z. Haradinaj bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara. Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së.”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Në bazë të Ligjit, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion që të gjykojnë individë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë kur këto vepra penale kanë të bëjnë me procedurat zyrtare dhe zyrtarë të Dhomave të Specializuara.”, thuhet më tej në njoftim. bw

Kosovë – Emrat e 1 mijë e 643 të pagjeturve

 

Jetët e personave të pagjetur si pasojë e konfliktit të fundit në Kosovë, përgjatë viteve janë kthyer në numra.

Shumë rrallë flitet për identitetin dhe prejardhjen e tyre.

Përmes kësaj harte, Radio Evropa e Lirë ka tentuar të vendosë mbrapa numrave, emrat, vitin e lindjes, vendin e lindjes dhe rajonet ku janë parë ata për herë të fundit. Emrat e të pagjeturve në hartë janë kategorizuar në bazë të vendit të tyre të lindjes.

Edhe 21 vjet pas konfliktit, familjet shqiptare, serbe dhe ato të nacionaliteteve tjera, janë ende në pritje për të kuptuar më shumë për më të dashurit e tyre.

*Të dhënat e pagjeturve janë siguruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

Emrat e të pagjeturve mund t’i gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

 

https://www.evropaelire.org/a/kush-jane-te-pagjeturit-ne-kosove/30810611.html

Kryeziu: Dakordimi për vazhdim dialogu më 11 maj mund të jetë bërë me Beogradin, Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë ftesë

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Perparim Kryeziu, ka thënë se Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë ndonjë ftesë për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj, ashtu siç u raportua në medie.

Kryeziu këtë gjë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka njoftuar se nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeminstrin Bislim Bislimi dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do e vizitojnë Brukselin, shkruan Gazeta Express.

 

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve”, thuhet në postim.

“Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeminstrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge. Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, thuhet tutje.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel, sipas Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Pas një pezullimi gati 2 vjeçar, bisedimet ndërmjet dy vendeve gjatë vitit 2020 patën rifilluar, por ato sërish u ndërprenë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë që u mbajtën më 14 shkurt.

Rona Nishliu: Qeveria shqiptare urgjentisht t’i pajisë kosovarët me pasaporta shqiptare

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka reaguar pas kritikave që u janë bërë shqiptarëve të Kosovës dhe posaçërisht kryeministrit Albin Kurti, të cilët votuan dje për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo i lutet qeverisë shqiptare që urgjentisht t’i pajisë me pasaporta të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë dëshirë ta kenë atë.

Sipas Nishliut, nuk duhet të ishte diskutimi pse votuan, por pse ata nuk janë të mbrojtur dhe pjesë e OKB-së.

“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon”, ka shkruar këngëtarja.

Kritika ndaj Kurtit pas votimit në zgjedhjet e Shqipërisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur të “papranueshëm” votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

Kurti, që ka edhe shtetësi të Shqipërisë, të dielën, më 25 prill, votoi në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

“Nuk e kuptoj se çfarë është kjo. Në njërën anë, të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga vet presidenti, Aleksandar Vuçiq, por në anën tjetër, kryeministri i Kosovës madje voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën për mua”, ka shkruar von Cramon në rrjetin social, Twitter.

Edhe Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, ka kritikuar Kurtin, duke thënë se atij i “më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu”.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje garon në zgjedhjet në Shqipëri me tre kandidatë të regjistruar si të pavarur.

Kryeministri Kurti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se “votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”.

Shqipëria po mban zgjedhjet e përgjithshme, prej ku do të dalë kuvendi dhe qeveria e re, që do ta udhëheqë vendin në katër vjetët e ardhshme.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 3.6 milionë qytetarë.

U kritikua për interesimin e madh për zgjedhjet në Shqipëri, flet Kurti: Votova dhe u ktheva

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është kthyer në Kosovë pasi ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Kurti ka njoftuar për kthimin e tij pasi është kritikuar nga opozita se më shumë po interesohet për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për qytetarët e tij në kohë të pandemisë.

Krahas disa fotografive të publikuara në profilin e tij në Facebook, kryeministri Kurti ka theksuar se votimi është detyrë qytetarë për ata që e duan demokracinë.

 

Ndryshe, pas votimit atje, Kurti ka ftuar qytetarët e Shqipërisë që të dalin në votime.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë. Dita është e bukur, e dielë, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë, e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti pas votimit.

Por veprimi i tij është kritikuar nga Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai ka shkruar se si Shqipëria i ka vaksinuar qindra mijëra qytetarë, ndërkohë që Kosova vazhdon të jetë ndër vendet me më së paku të vaksinuar në botë.

“Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu. Ndërkohë Shqipëria ka arritur numrin e 400 mijë qytetarëve të vaksinuar, në Kosovë janë vetëm 20 mijë të tillë në pritje të një tjetër kontigjenti ndihmash me vaksina”, ka shkruar Hoxhaj.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri garon me tre kandidatë për deputetë në këto zgjedhje. /Express/

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”: SHBA dhe Presidenti Biden t’i njohin krimet e Serbisë në Kosovë si gjenocid

Organizata jo-qeveritare Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” e ka përshëndetur njohjen zyrtare të krimeve masive të kryera ndaj popullit armen nga Perandoria Osmane si gjenocid nga presidenti i SHBA’së, Joe Biden, para më se një shekulli, derisa i ka bërë thirrje të parit të Shteteve të Bashkuara t’i njohë me të njëjtin status krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Kjo organizatë thirrjen e ka bërë nëpërmjet një komunikate lëshuar në faqen zyrtare të tyre, teksa ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i shtojnë përpjekjet që të njihen si gjenocid krimet e kryera në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Kërkojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe personalisht nga presidenti J. Biden që të njohë zyrtarisht cilësimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë si krim i gjenocidit!

“Ftojmë institucionet e Kosovës që të veprojnë në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Kosovës lidhur me krimin e gjenocidit dhe të intensifikojë angazhimet në fushën diplomatike që gjenocidi i kryer në Kosovë të njihet botërisht”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” përshëndet qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden që të njohë zyrtarisht gjenocidin e kryer para 106 vjetësh nga Perandoria Osmane kundër popullit armen”.

Presidenti Biden njohu vrasjet masive të armenëve të kryera para më se një shekulli më parë nga Perandoria Osmane si gjenocid.

“Çdo vit në këtë ditë, ne kujtojmë jetët e të gjithë atyre që vdiqën në gjenocidin Armen të epokës Osmane dhe kërkojmë që të parandalojmë një mizori të tillë që të mos ndodhë më kurrë”, deklaroi Biden në një deklaratë të lëshuar në nder të 106 vjetorit të fushatës brutale nga ish-Perandoria Osmane që vrau 1.5 milion njerëz.

Arben Gashi: Asociacioni dhe shkëmbimi i territoreve janë dy opsione në tavolinën e dialogut

Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe dhe shkëmbimi i territoreve janë dy opsione në tavolinën e dialogut, shkruan Express.

Sipas Gashit ekzistojnë ende dy probleme në tavolinë, për të cilat Vetëvendosje nuk po ka guxim dhe aftësi të merret me to.

 

Madje Gashi tha se pikërisht për këto arsye Vetëvendosje po kërkon që LDK’ja të bëhet pjesë e grupit të bisedimeve.

“Ekzistojnë dy probleme në tavolinë. Asociacioni i Komunave dhe shkëmbimi i territoreve”, është shprehur Gashi.

“Ata (VV) nga mungesa dhe aftësia e guximit të merren me këto çështje po kërkojnë që LDK’ja të jetë pjese e grupit të bisedimeve”, ka thënë Gashi.

“LDK e pati marrë përsipër çështjen e asociacionit, ne e kemi negociuar e vendimin e ka marrë z. Thaçi”, ka thënë Gashi.

“Statuti i Asociacionit të Komunave serbe thotë një pikë aty se kjo çështje fillimisht duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese për të parë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë që për marrëveshjen e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë, Gashi tha se Administrata Biden e përkrah fuqishëm.

“Është një rrjedhë logjike normale. Nëse e shohim edhe sekretarin e shtetit, ai deklaroi se e njeh dhe e përkrahë marrëveshjen e Uashingtonit. Nuk ndryshon politika amerikane brenda ditës”, shtoi Gashi.

Kryediplomatja Gërvalla takoi homologun e saj gjerman Maas në Prishtinë

Prishtinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në Prishtinë homologun e saj gjerman, Heiko Maas, me të cilin ka mbajtur takim bilateral, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Gërvalla në takimin e saj me Maas në objektin e Qeverisë së Kosovës, e ka falënderuar homologun e saj për vizitën, duke vlerësuar raportet midis Kosovës dhe Gjermanisë si të shkëlqyera.

Sipas komunikatës për media nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), gjatë takimit, dy ministrat janë fokusuar në diskutime lidhur me marrëveshjet bilaterale në mes të dy vendeve, me ç’rast kanë vlerësuar se duhet të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, arsimin e shkencën.

“Kosovës iu tha se do t’i ofrohet përkrahje për thellim të bashkëpunimeve bilaterale edhe në raport me shtetet e tjera të BE-së”, thuhet në njoftim.

I njëjti burim bën të ditur se në takimin Gërvalla-Maas është diskutuar për marrëveshjen për njohjen e patentë-shoferëve kosovarë në Gjermani, marrëveshje e cila është afër përmbylljes. Ndërkaq, u nënvizua edhe roli i diasporës shqiptare në Gjermani, ku mbi 400 mijë shqiptar u tha të jenë të integruar mirë në shoqërinë gjermane.

“Pala gjermane shprehu gatishmërinë që të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës sa i përket reformave të brendshme, por edhe për shërbimin e saj të jashtëm”, përfundon njoftimi.

Maas me takimin me ministren Gërvalla mbyll takimet zyrtare në Kosovë, ku më herët është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidenten Vjosa Osmani. Ndërkaq, të premten ai do të jetë për vizitë zyrtare në Serbi për të zhvilluar takime me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Brnabiq dhe homologun e tij serb, Nikolla Selakoviq.

Ines Demiri: Njohja nga Izraeli thyen të gjitha tabutë e ngritura nga ata që nuk e njohin Kosovën

VOA

Përfaqësues të komunitetit hebraik në Shtetet e Bashkuara, thanë të mërkurën se Kosova bëri historinë duke u bërë vendi i parë evropian që hapi ambasadën në Jerusalem.

Këto komente ishin pjesë e një debati të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Izraelito-Amerikane në Çikago, i mbështetur nga nga komuniteti Hebre i Cikagos dhe organizata shqiptaro-amerikane, lidhur me njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.

Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars, pasi që më 1 shkurt të dyja vendet vendosën marrëdhënie diplomatike. Me 4 shtator të vitit 2020, në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një dakordimi për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump, u përfshi edhe pajtimi i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Në hapje të debatit të së mërkurës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se popujt e të dyja vendeve kanë lidhje historike, “dhe ne shpresojmë t’i forcojmë, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik”.

E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës, Ines Demiri, tha se hebrenjtë e Kosovës i takojnë komunitetit sefardik dhe ishin vendosur në Kosovë pas largimit nga Portugalia dhe Spanja, në periudhën e inkuizicionit.

Duke folur për historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve ajo tha se numri i hebrenjve ishte rritur gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në kapitullimin e Italisë. Më pas 258 hebrenj ishin deportuar nga forcat gjermane më pas dhe 92 kishin humbur jetën në kampet e përqendrimit. Një pjesë e tyre u largua nga Kosova pas krijimit të Izraelit më 1948, tha ajo.

“Njohja nga Izraeli është shume e rëndësishme për Kosovën dhe thyen të gjitha tabutë e ngritura nga ata që nuk e njohin Kosovën. Kjo njohje ndihmon pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe integrimin e saj në organizata ndërkombëtare. Njohja nga Izraeli është një nga arritjet më të mëdha duke falënderuar aleatin e përjetshëm, (Shtetet e Bashkuara), por edhe përkushtimin e udhëheqësve të Kosovës për të përmbushur detyrimin (për hapjen e ambasadës në Jerusalem) që u arrit në marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Uashington”.

Bashkimi Evropian e vlerësoi për keqardhje vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem. Kosova u bë vendi i tretë që hap misionin e saj diplomatik në atë qytet, duke nxitur reagimin e autoritetit palestinez, disa vendeve të Ligës Arabe dhe të Turqisë e cila u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës “të heqin dorë nga ky hap, siç u tha, i papërgjegjshëm”.

Zonja Demiri tha se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të mira dhe do të mbeten miq, por pa diskutuar më tej rreth reagimeve.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 e cila është njohur nga mbi 100 vende të botës, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Kosovë, qeveria ndan rreth 20 milionë euro ndihmë për qytetarët dhe sektorët e prekur nga COVID-19

Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 20 milionë euro ndihmë financiare për sektorë të ndryshëm të cilët janë dëmtuar nga efektet e mbylljes për shkak të pandemisë COVID-19 si dhe kanë qenë të ekspozuar ndaj këtij virusi me punën e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mbledhjen e tetë të saj, qeveria ka ndarë 6 milionë euro për gastronominë dhe bizneset e tjera të cilat kanë pësuar humbje gjatë periudhës 7-19 prill si pasojë e masave të marra nga qeveria që kanë ndaluar apo pezulluar punën e tyre. Me këtë shumë, do të subvencionohen pagat e punëtorëve dhe gjysma e qirave.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se përpos bizneseve, mbi 5 milionë janë ndarë edhe për sektorin e shëndetësisë. Siç tha ai, bëhet fjalë për shtesa prej 150 euro për sektorin e shëndetësisë për muajt prill dhe maj si dhe 100 euro për stafin teknik. Kurse për sektorin e sigurisë, bëhet fjalë për 100 euro shtesa në muajt e njëjtë.

“Në total kjo pako stimuluese financiare arrin shifrën prej 20 milionë euro. Normalisht, duhet pasur konsideratën që hapësira buxhetore dhe mundësitë buxhetore janë të kufizuara, mirëpo jemi të përkushtuar të gjejmë zgjidhje t’u dalim në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë por edhe bizneseve që janë prekur më së shumti”, theksoi Murati.

Ministri Murati gjithashtu theksoi se nga kjo shumë, 8,5 milionë euro janë ndarë për shtesa për 30 për qind për skemat sociale si dhe asnjë nga pensionet nuk do të jetë nën 100 euro për muajt prill, maj dhe qershor.

Shumë sektorë, përfshirë edhe atë të gastronomisë u pezulluan nga 7 prilli deri më 18 prill me vendim të qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Që nga fillimi i kësaj jave në vend është hapur gastronomia me kusht zbatimin e rekomandimeve nga institucionet shëndetësore.

Në Kosovë deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në gjithsej 102.742 raste, nga të cilët 2.105 kanë vdekur, ndërsa 89.141 janë shëruar.

Policia e Kosovës po heton grafitet në shtëpinë e Adelina Graincës

Policia e Kosovës ka thënë se është duke hetuar rastin që lidhet me disa grafite, të cilat besohet se janë shkruar në disa lokacione në Ferizaj.

Në to thuhet “Bijat i shesim, votat i qesim”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Mimoza Kusari ka thënë se grafitet janë shkruar në muret e shtëpisë të familjes së Adelina Graincës.

Grainca, pak pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Kosovës më 4 prill, kur është votuar Vjosa Osmani si presidente e Kosovës, ka kaluar nga Partia Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.

Atëbotë, Partia Demokratike e Kosovës pati kritikuar vendimin e Graincës për marrjen e këtij vendimi.

Kusari ka thënë se grafitet janë “realitet i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje”.

“Nëse ky akt i shëmtuar nuk denohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina Grainca deri para zgjedhjes së presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata, në mënyrën se si një parti e konsideron dhe trajton një vajzë të re me mendim ndryshe”, ka thënë mes tjerash ajo në një postim në Facebook.

Ndërkohë, Avni Bytyçi, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se partia të cilës i përket ai nuk beson në këtë formë të “protestës” dhe se vetë ajo ka qenë, siç ka thënë ai, viktimë e këtij lloj sulmi.

“Vetë reagimi i LVV-së tregon qartazi se kush qëndron mbrapa këtyre grafiteve. Pyetjet me rëndësi që duhen shtruar është se pse tani pasi disa javë janë bërë këto grafite? Edhe atë në shtëpinë e gabuar?! Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk e ka ulur vetën në këtë nivel duke e sulmuar dikë në shtëpi e në familje për motive politike. Për këtë arsye ky sulm është i papranueshëm për ne”, ka thënë ai po ashtu përmes Facebookut.

Mes tjerash ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që intervistimet për këtë rast t’i fillojë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas tij, kjo e fundit duket se pas disa ore i ka ‘identifikuar’ autorët. rel

Spahiu pas letrës së Biden: Çështja e ndryshimit të kufijve tani është jashtë konsiderate

Ish-amabasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka komentuar letrën e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Spahiu në Info Magazine tha se Biden në këtë letër rikonfirmon mbështetjen e SHBA-ve karshi Kosovës dhe thekson se do t’i qëndrojnë krah Kosovës në çdo hap të procesit të dialogut.

“Është shumë e rëndësishme që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe njëherë rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve për Kosovën. Kjo nuk është hera e parë që presidenti Biden e bën këtë pasi në disa raste ai ka theksuar partneritetin dhe miqësinë siç e thekson edhe në letrën e fundit si dhe është shumë inkurajues fakti se në letrën e tij ai po ashtu thekson se gjatë procesit të dialogut në çdo hap të këtij procesi Washingtoni do të jetë bashkë me Kosovën”.

Ish-ambasadori foli konkretisht edhe për pikat që përmban letra duke u foksuar më shumë tek dialogu, ku tha se mund të ketë kompromise nga të dyja palët.

“Në letër ka disa pika të rëndësishme duke përfshirë edhe ndihmën sa i përket sigurimit të vaksinave kundër COVID-19 – që është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën në këtë situatë që edhe njëherë dëshmon faktin se diplomacia jonë ka mundur të luajë një rol më të madh në sigurimin e vaksinave”.

“Çështja e dialogut përmendet sërish edhe në këtë letër dhe në të thuhet se Shtetet e Bashkuara do të jenë bashkë me Kosovën në këtë proces – por se ky proces nuk do të jetë i lehtë siç edhe sugjerohet në letër dhe duhet pritur të ketë edhe kompromise”.

“Natyrisht se çfarë mendon presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kompromise është relative në letër dhe nuk mund të themi se ka menduar këtë apo atë. Por pjesëmarrja në një dialog të tillë politik do të thotë se duhet të ketë kompromise nga të dy palët”, u shpreh Spahiu.

Tutje Spahiu tha se pas kësaj letre çështja e ndryshimit të kufijve është jashtë konsiderate.

“Nuk dihet se për çfarë kompromise mund të bëhet fjalë, por, tani është e qartë se në këtë aspekt çështja e ndryshimit të kufijve tani është jashtë konsiderate dhe nuk mendoj se është menduar për këtë kompromis – pra ndarje të Kosovës as që vije në shprehje tani. Bile kjo as nuk ka qenë pjesë e tavolinës së bisedimeve por se për të është folur në kuluare se mund të jetë njëra nga opsionet”.

E konfirmon Von der Leyen: 95 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Kosovë nga maji

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj, raporton Gazeta Express.

Von der Leyen në një postim në gjuhën shqipe në Twitter ka thënë se këtë ia ka konfirmuar edhe kryeministrit, Albin Kurti.

 

“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo./Express/

Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe @albinkurti

95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit 🇽🇰

Ne jemi në këtë së bashku.

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 20, 2021

Kosovë, fillon festivali i filmit rom

Edlira Bllaca

Rreth 30 filma zhanresh të ndryshme, të animuar, dokumentarë, të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër nga e gjithë Evropa po shfaqen këto ditë në kuadër të edicionit të gjashtë të festivalit të filmit që trajton çështje që lidhen me jetën e komunitetit rom, “Rolling Film Festival”.

Avni Mustafa, drejtor i këtij festivali, i tha Zërit të Amerikës se synimi i festivalit te sivjetmë është shfaqja dhe vlerësimi i trashëgimisë kulturore të komunitetit rom, si formë e shmangies së paragjykimeve që jo rrallë e ndjekin këtë komunitet.

“Ne besojmë se ende ka nevojë t’i tregojmë jo vetëm komunitetit rom por edhe atyre që nuk i takojnë këtij komuniteti se ne vërtetë kemi kulturën tonë unike, vlerat tona, trashëgiminë tonë kulturore që kemi dëshirë ta shfaqim te njerëzit ashtu që njerëzit të mund të na njohin më mirë dhe të paktën të kemi trajtim të barabartë me pakicat tjera në Kosovë”, thotë ai.

“Rolling Film Festival” u oragniza për herë të parë në vitin 2013, dhe mbahet çdo të dytin vit që atëherë. Zoti Mustafa thotë se gjendja e romëve në Kosovë mbetet pothuajse e pandryshuar.

“Komuniteti rom në Kosovë është më i marxhinalizuari dhe më i diskriminuari. Kur flasim për përfshirje dhe integrim në shoqëri të Kosovës është situatë shumë e rëndë, posaçërisht nëse flasim për punësimin ku 98 për qind e 38 mijë romëve që jetojnë në Kosovë janë papunë. Organizatat nga shoqëria civile mundohen dhe bëjnë punë shumë të mirë por ajo që kemi nevojë më shumë është përfshirja e institucioneve në trajtimin e këtyre çështjeve”, thotë ai.

Drejtori artistik i këtij festivali, Sami Mustafa, tha se për herë të parë i gjithë festivali për katër ditë me radhë do të mbahet online për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Të gjithë filmat do të shfaqen online në një faqe të posaçme interneti që e kemi krijuar, një platformë për shfaqje filmash. Këtë vit po ashtu për herë të parë do të kemi program për fëmijët ku do t’u rrëfehen përralla të vjetra rome si dhe po ashtu kemi punëtori për anti gjipsizmin në Kosovë”, thotë zoti Mustafa.

Ai thotë se kjo ngjarje kulturore ka një rëndësi të madhe për komunitetin rom në Kosovë, gjendja e të cilit është përkeqësuar që nga përhapja e pandemisë.

“Përfundimisht është duke u përkeqësuar, sidomos kur kemi parasysh se shumica e tyre nuk kanë as punë dhe ky është problem madhor i komunitetit rom. Po ashtu janë kushtet e jetesës, shumica jetojnë në kushte të rënda dhe nuk i kanë mundësitë të përballen me pandeminë si pjesa tjetër e njerëzve”, thotë ai.

Përfaqësues të organizatave humanitare në vazhdimësi tërheqin vërejtjen për diskriminimin që përjeton pakica rome në Kosovë. Ata thonë se pavarësisht që ky komunitet është integruar në sistemin politik të vendit, të drejtat e pjesëtarëve të këtij komuniteti janë shpesh herë të cunguara. Një pjesë e madhe e tyre jetojnë në varfëri të thellë, me mungesa të mëdha ushqimore e shëndetësore, pa shkollë, pa punë dhe pa strehim.

Aksidenti tragjik në Gjakovë, 2 viktima janë nga Kosova, 1 nga Shqipëria

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona.

Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës ndërkohë ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për Syri Vision, raporton Gazeta Express.

Lidhur me aksidentin për Express ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është njoftuar per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete.  Ju mbajmë te informuar”, ka thënë Gjurkaj.

Në aktakuzën ndaj Pjetër Shalës, Specialja përmend edhe Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, të enjten është transferuar në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Në aktakuzën e redaktuar të publikuar nga Dhomat e Specializuara, Shala, i njohur gjatë luftës si “Ujku”, dyshohet se së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, kishin mbajtur të izoluar në fabrikën e metalit në Kukës disa persona pa proces ligjor të rregullt, duke i trajtuar në mënyrë çnjerëzore.

Në aktakuzë përmenden edhe Sabit Geci dhe Xhemshit Krasniqi, si të përfshirë në këto vepra.

“Ata u mbajtën në qeli të improvizuara të ruajtura nga roja të armatosura, u prangosën dhe u lidhën, iu morën dokumentet e udhëtimit dhe paratë dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës”, thuhet në aktakuzën e redaktuar.

Shala dyshohet se ndaj të ndaluarve kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike duke i kërcënuar me vdekje, duke i frikësuar dhe duke i marrë në pyetje. Veprat e lartpërmendura thuhet se ishin kryer mes 17 majit dhe 5 qershorit të vitit 1999.

“Të ndaluarit në fabrikën e metalit në Kukës rriheshin thuajse përditë. Pjetёr Shala nuk mori asnjë masë për parandalimin ose kufizimin e dhunës, ose ndryshe për të ndihmuar ose për të siguruar trajtim njerëzor të të ndaluarve”, thuhet tutje.

Sabit Geci, i njohur gjatë periudhës së luftës si “Qopa”, ishte dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kukës dhe Cahan dhe armëmbajtje pa leje nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë. Mirëpo, Gjykata e Apelit më pas ia kishte pezulluar ekzekutimin e dënimit për një periudhë tre mujore, për shkak të shëndetit të tij. Gjatë vitit të kaluar Geci kishte thënë se Gjykata Speciale i kishte ngritur aktakuzë.

Mësimi në Kosovë, nga e hëna, do të vazhdojë në shkolla

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, nga e hëna, do të vazhdojë pa kufizime në pjesëmarrjen fizike të nxënësve në shkolla.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha përmes një postimi në Facebook se vendimi u mor në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Nxënësit e arsimit parauniversitar, përjashtuar ciklin e ulët nga klasa e parë deri në të pestën, janë duke mbajtur mësim online qysh më 12 prill.

Kjo ka qenë një nga masat e Qeverisë së Kosovës, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Kosova, javëve të fundit, është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus dhe të viktimave.

Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar për 17 viktima dhe gati 600 raste të reja me koronavirus. rel

​Era Syla fiton Medalje të Argjendtë në Olimpiadën Matematikë Evropiane për Vajza

Nxënësja kosovare Era Syla ka fituar Medalje të Argjendtë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza-EGMO 2021.

Kjo është medalja e parë e argjendtë e Kosovës në një olimpiadë prestigjioze ndërkombëtare për nxënës të arsimit parauniversitar.

 

Këtë lajm e ka bërë të ditur Shoqata e Matematikanëve të Kosovës përmes një komunikate për media.

Kjo është komunikata e plotë:

Përfundoi me sukses Olimpiada e 10-të Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2021. Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Medalje të Argjendtë. Kjo është medalja e parë e argjendtë e Kosovës në një olimpiadë prestigjioze ndërkombëtare për nxënës të arsimit parauniversitar.

EGMO është gara më e rëndësishme evropiane e matematikës për vajza, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet e Evropës dhe shumica e vendeve jashtë Evropës marrin pjesë në cilësinë e mysafirëve, të përfaqësuara nga nxënëset më të mira të matematikës. EGMO është kampionati evropian i matematikës për nxënëset e shkollave të mesme. Prandaj, arritja e Erës është vërtet e jashtëzakonshme.

Rikujtojmë se këtë vit nxënësja Era Syla, falë edhe sukseseve në olimpiada ndërkombëtare të matematikës, është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në MIT – Massachusetts Institute of Technology, në SHBA.

Ky sukses i Erës para së gjithash është rezultat i talentit të saj për matematikë dhe i punës e përkushtimit të saj të palodhshme.

Po ashtu, ky sukses i Erës do të ishte shumë më i vështirë pa mbështetjen profesionale të kolegëve e anëtarëve të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës. Me këtë rast, një falënderim të veçantë e meritojnë udhëheqësit e ekipit të Kosovës: Lideri i ekipit, matematikani Valmir Krasniqi dhe zëvendëslideri i ekipit, matematikani Dorlir Ahmeti, të cilët për vite me radhë kanë dhënë kontribute të rëndësishme për përgatitjen profesionale të nxënësve olimpiadistë të talentuar në matematikë.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon nxënësen Era Syla për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.

Kurti i kërkon Greqisë ta njohë Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi të cilës i ka kërkuar që Greqia ta njohë Kosovën, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri Kurti kërkoi që të zgjerohet dhe të thellohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral dhe që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën. Znj. Aliferi e informoi kryeministrin Kurti për ftesën që Greqia i ka bërë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për të vizituar Greqinë. Duke folur për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, ajo potencoi faktin se javën që vjen virtualisht do të mbahet forumi i tretë ekonomik mes Greqisë dhe Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka vlerësuar lart marrëdhëniet me Greqinë dhe angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, e cila e uroi për fitoren në zgjedhje dhe për stabilitetin që kjo fitore ka sjellë në vend. Ajo i solli kryeministrit Kurti letër falënderimin e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për urimin që i ka bërë atij me rastin e 200- vjetorit të revolucionit grek. Ai i vlerësoi lart marrëdhëniet me Greqinë dhe angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti me anëtarësimin në BERZH”, thuhet tutje.

Biznesmeni turk i kërkuar në Turqi gjeti strehim në Kosovë

Sedat Peker (në qendër) gjatë një vizite në qytetin e Prizrenit.

Shkëlqim Hysenaj

Biznesmeni kontrovers turk, Sedat Peker i cili në Turqi konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të ‘operacioneve mafioze’ që nga vitet e 90-ta, në dy vjetët e fundit ka gjetur strehim në Kosovë dhe vendet të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Peker e ka një leje të përkohshme qëndrimi në Kosovë, e së fundmi, ai është pajisur edhe me një pasaportë të Maqedonisë së Veriut, me identitet të rremë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, disa herë është takuar me disa zyrtarë nga Kosova.

Kush është Sedat Peker?

Në një shkrim të publikuar në muajin shkurt të vitit 2019, organizata Nordic Monitor e përshkruan Pekerin si personin më të fuqishëm të mafias turke. Nordic Monitor është një faqe lajmesh në internet dhe faqe përcjellëse, që drejtohet nga Rrjeti Nordik i Kërkimeve dhe Monitorimit me qendër në Stokholm. Kjo media mbulon lëvizjet ekstremiste fetare, ideologjike e etnike dhe grupet radikale, me një fokus të veçantë në Turqi.

Në vitin 1997, Peker u akuza për një vrasje që bëri që ai të largohej drejt Rumanisë, por pak muaj më vonë, një gjykata në Turqi e shpalli të pafajshëm.

Siç raporton BBC në gjuhën turke, një hetim i nisur kundër krimit të organizuar në fillim të viteve 2000, çoi në arrestimin e Pekerit pesë vjet më vonë.

Në fund të procesit gjyqësor, Peker u dënua me 14 vjet burgim për veprën penale “Formimi i një grupi të armatosur terrorist”, por dënimi iu reduktua dhe ai u lirua në vitin në vitin 2014.

Raportimet mediale thonë se Peker në të kaluarën kishte raporte të afërta me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Por së fundmi situata ka ndryshuar pasi Peker dhe grupi i tij kriminal po ndiqen nga autoritetet e Turqisë për veprimtari të ndryshme kriminale.

Kjo e ka shtyrë atë që të largohet nga shteti dhe të kërkojë strehim në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Iku nga Turqia dhe u strehua në Kosovë

Pas largimit nga Turqia, në dy vjetët e fundit, Peker gjeti strehim herë në Mal të Zi, herë në Shqipëri, herë në Maqedoni të Veriut e pjesërisht edhe në Kosovë, ku ende ka një leje të përkohshme qëndrimi me të cilën u pajis në vitin 2014.

Leja e tij e qëndrimit është valide deri më 29 dhjetor, 2021.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për herë të fundit Peker ka hyrë në territorin e Kosovës më 18 janar, 2021 dhe është larguar në drejtim të Shqipërisë pas vetëm dy ditësh.

Mediat në Maqedoni të Veriut kishin raportuar se Peker ishte arrestuar të njëjtën ditë për shkak të shkeljes së lejes së qëndrimit dhe se ai ishte deportuar për në Kosovë.

Aktualisht Peker është në arrati dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

E kaluara kriminale s’i pengoi politikanët që ta takojnë

E kaluara kriminale nuk ishte pengesë për disa politikanë nga Kosova që të takojnë biznesmenin turk, Peker.

Fikrim Damka, udhëheqës i Partisë Demokratike Turke në Kosovës, tani ministër i Zhvillimit Rajonal, në të kaluarën ka pasur disa takime me Sedat Pekerin. Në internet gjenden disa fotografi në të cilat Peker shihet i shoqëruar nga ministri Damka.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur ministrin Damka se në çfarë cilësie i ka zhvilluar takimet me Pekerin. Damka po ashtu është pyetur nëse ka pasur takime të tjera në muajt apo vitet pasues. Ministri Damka nuk është lajmëruar në thirrjet telefonike e as nuk është përgjigjur në mesazhet e dërguara.

Në njërin nga takimet që u zhvillua mes Pekerit dhe Damkës, i pranishëm ka qenë asokohe edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Yildiray Bayram, që po ashtu është pjesëtar i komunitetit turk në Kosovë.

Në vitin 2019, Peker ka vizituar edhe Komunën e Mamushës, komunë kjo që banohet kryesisht nga pjesëtarë të komunitetit turk. Aty është pritur zyrtarisht nga kryetari i kësaj komune, Abdylhadi Krasniç.

Krasniç ka pranuar të flasë për këtë takim, duke thënë se nuk kishte njohuri se kush ishte mysafiri që e priste në zyrën e tij.

“Një herë ka qenë një takim, ka qenë përmes disa shokëve. Një shok i yni që jeton tash në Turqi ka qenë këtu dhe tha po dëshiron të ju vizitojë, thash në rregull. Një herë ka qenë në Mamushë dhe kaq”, tha Krasniç.

Krasniç insiston se Peker kishte kërkuar takim me të vetëm si biznesmen dhe mohon çdo mundësi të jenë takuar sërish.

Gjatë një vizite tjetër në Kosovë, Peker, kishte takuar edhe kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Pas reagimeve dhe interesimit të mediave, Komuna e Hanit të Elezit fshiu nga ueb-faqja dhe rrjetet sociale njoftimin e takimit.

Në një reagim të tij, Suma kishte mohuar të ketë njohur apo pasur informacione për Sedat Pekerin para se ta takonte.

Njëjtë si Komuna e Hanit të Elezit edhe Komuna e Mamushës si dhe personat e përmendur në këtë tekst, kanë fshirë njoftimet dhe fotografitë e takimeve me Sedat Pekerin.

Në Turqi iu arrestuan bashkëpunëtorët

Të premten, më 9 prill, 2021, autoritetet e Turqisë realizuan një operacion të gjerë në të cilin u bastisën më shumë se 120 lokacione.

Gjatë aksionit u arrestuan rreth 60 persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Sedat Pekeri, i cili ndodhet në arrati.

Policia turke bastisi edhe shtëpinë e Pekerit, ku jeton gruaja dhe fëmijët e tij.

Më 12 prill, 2021, REL i ka shkruar gruas së Pekerit, Özge Peker për të pyetur nëse di vendndodhje e burrit të saj dhe për faktin se a vazhdojnë të kenë biznese aktive në Kosovë, mirëpo kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje.

Peker dyshohet se mori pasaportë të Maqedonisë së Veriut

Më datë 7 prill, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar nëntë zyrtarë policorë, të cilët dyshohet se kanë pajisur me pasaporta false pjesëtarët e një grupi kriminal, të përfshirë në kontrabandë me drogë dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Sipas MPB-së së Maqedonisë së Veriut, këta zyrtarë policorë kishin pajisur me pasaporta false 215 persona, 214 prej të cilëve shtetas të huaj.

Në mesin e atyre që kanë marrë pasaportë maqedonase, sipas MPB-së së Maqedonisë së Veriut, është edhe Sedat Peker.

Sipas MPB-së në Maqedoni të Veriut, Peker ishte pajisur me një pasaportë me identitet të rremë të një qytetari nga Shkupi me emrin Djadin Ademovski.

Në Kosovë nuk japin informacione

Pas operacionit të zhvilluar në Maqedoni të Veriut, Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione për Sedat Pekerin në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Prokurorinë e Shtetit si dhe Policinë e Kosovës.

Por marrja e përgjigjeve është e vështirë.

Radio Evropa e Lirë, më 12 prill, 2021, ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës disa pyetje sa i takon mënyrës së pajisjes me leje të përkohshme të qëndrimit, evidencat e hyrje-daljeve në territorin e Kosovës si dhe faktin nëse Peker po hetohet nga institucionet e Kosovës.

MPB-ja është pyetur gjithashtu nëse autoritetet e Maqedonisë së Veriut apo Turqisë kanë kërkuar bashkëpunim me Kosovën për të identifikuar vendndodhjen e Pekerit.

Ky institucion deri tani nuk është përgjigjur.

Njëjtë ka vepruar edhe Prokuroria e Shtetit.

Në një përgjigje të shkurtër ka dhënë Policia e Kosovës. Ky institucion, më 13 prill, 2021, ka thënë se nuk mund të ndajë informacione për hyrje-daljet e Sedat Pekerit, pasi kjo sipas tyre, kjo bie ndesh me Ligjin e të dhënave personale.

“Bazuar në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe në Sistemin e Menaxhimit Kufitare i cili përmban të dhëna të klasifikuara, ne nuk mund të japim informacione të tilla që janë të mbrojtura me ligj, me përjashtim kur këto i kërkon organi kompetent, i cili udhëheq ndonjë procedurë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Por, pavarësisht se këto institucione nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, Ministria e Punëve të Brendshme kishte folur për Sedat Pekerin në muajin janar të këtij viti.

Asokohe, Peker ishte arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi kishte shkelur rregullat e qëndrimit.

Siç ishte raportuar, Peker kishte refuzuar që të deportohej në Turqi me arsyetimin se atje rrezikonte të përballej me torturë çnjerëzore.

Siç kanë raportuar mediat në Maqedoni të Veriut, më kërkesë të tij, Peker është deportuar në Kosovë.

Asokohe u raportua se Sedat Peker kishte shtetësi të Kosovës, gjë që u mohua nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në muajin janar të këtij viti, përmes një reagimi, MPB-ja sqaroi se Sedat Peker nuk kishte nënshtetësi të Kosovës, por konfirmoi se ai ka një leje qëndrim të përkohshëm, me të cilën ishte pajisur në vitin 2014.

“Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmoj se personi në fjalë nuk posedon pasaportë kosovare, siç është raportuar, por i njëjti posedon vetëm leje qëndrimi të përkohshëm, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren, nga viti 2014 dhe të vlefshëm deri më 29/12/2021”, thuhej në njoftimin MPB-së të datës 20 janar, 2021.

Në mungesë të përgjigjeve zyrtare nga institucionet kosovare, Radio Evropa e Lirë ka provuar që të identifikojë biznesin e Sedat Peker të cilin MPB-ja e përmend si justifikim për marrjen e lejes së përkohshme të qëndrimit.

Përkundër shumë përpjekjeve, asnjë biznes nuk është gjetur se ekziston në Kosovë, e që është i regjistruar në emrin e biznesmenit kontrovers turk.

Pas operacionit të autoriteteve të sundimit të ligjit në Turqi kundër grupit të Sedat Peker, Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ambasadën e Turqisë në Prishtinë nëse kanë kërkuar bashkëpunim për identifikim e vendndodhjes së Sedat Pekerit.

REL i ka sqaruar Ambasadës turke se sipas MPB-së së Kosovës, Peker ka leje qëndrim dhe besohet se ka një biznes të regjistruar.

“Ambasada nuk ka informacione për pyetjen tuaj”, ka qenë përgjigja e vetme.

Pekeri i rrjeteve sociale

Ndonëse ka një të kaluar kriminale, kjo nuk i ka penguar më shumë se dy milionë përdorues të rrjeteve sociale që të ndjekin aktivitetet e Sedat Pekerit.

Që nga lirimi i tij nga burgu në vitin 2014, Peker në vazhdimësi ka rritur numrin e ndjekësve.

Në profilin e tij në rrjetin social Instagram ai ka rreth 970 mijë ndjekës. Në Facebook rreth 1.6 milion si dhe në Twitter më shumë se 200 mijë ndjekës. Peker ka prezencë të papenguar edhe në Youtube, ku ka më shumë se 61 mijë ndjekës.

Llogaria e Sedat Peker në Instagram.

Llogaria e Sedat Peker në Instagram.

Në çdo platformë sociale ku ka prezencë, Pekeri publikon materiale, reagime si dhe fotografi nga aktivitetet dhe takimet e tij me personalitete të ndryshme.

Peker u bë shumë i njohur për një kërcënim që ai ua bëri akademikëve turq në vitin 2016 ku tha se: “Ne do të derdhim gjakun tuaj dhe do të notojmë në të!”.

Ky kërcënim lidhje me Deklaratën e Akademikëve për Paqe përmes së cilës 1,200 akademikë akuzuan qeverinë turke për kryerjen e operacioneve të ashpra në rajonin juglindor të Turqisë, rajon ky i banuar kryesisht me popullatë kurde.

Kjo deklaratë, asokohe kishte acaruar edhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili përdori gjuhë fyese ndaj intelektualëve.

Kosovë, publikohet raporti me dëshmi të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Foto: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës/AA
Prishtinë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka publikuar raportin “E drejta për të vërtetën – viktimat pa emër”, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç u tha në një konferencë për media nga udhëheqës të kësaj organizate, raporti përmbledhë dëshmitë e 345 viktimave, përfshirë gra, burra, djem dhe vajza të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti tha se ideja e krijimit të një platforme të dokumentimit gjithëpërfshirës dhe sistematik të dhunës seksuale të luftës ka qenë prioritetet nga fillimi i punës së tyre, por ka nisur si proces nga viti 2019.

Ajo tha se institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare kanë dështuar të grumbullojnë dhe të bëjnë një arkiv gjithëpërfshirëse të dokumentuar mbi krimet e dhunimit seksual gjatë luftës, arkiv e cila do t’i shërbente gjeneratave të reja dhe institucioneve relevante.

“Për këtë arsye, me tre organizata kemi arritur t’i grumbullojmë 345 dëshmi të cilat i kontribuojnë të vërtetës, narrativave të luftës, duke krijuar një ballafaqim të drejtë dhe të saktë me të kaluarën në mënyrë që zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale të amplifikohet. Të arrihet që përmes këtyre të dhënave që dalin nga ky raport të kemi ndryshime ligjore për qasje gjithëpërfshirëse, bërjen e politikave më të avancuara me krimet e dhunimit dhe mbi të gjitha qasjen në drejtësi e cila mungon që nga vitit 1999 deri më tani”, tha Rushiti.

Ajo tha se ky raport ndër të tjera synon edhe ndërkombëtarizimin e kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftë.

Udhëheqësja e programit për dokumentimin e viktimave të dhunës seksuale, Fatmire Haliti tha se nga 345 rastet që kanë dëshmuar për dhunën ndaj tyre gjatë kohës së luftës në Kosovë, 20 nga ta janë burra dhe djem ndërsa 325 janë gra dhe vajza.

Po kështu, Haliti theksoi se 6 për qind e viktimave i përkasin komuniteteve pakicë në vend. Ndërsa, 11 për qind nga 345 rastet e dokumentuara, sipas Halitit kanë qenë të moshës nën 18 vjeçare kur kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.

“22 për qind e viktimave, dhunën seksuale gjatë luftës e kanë përjetuar në shtëpinë e tyre. Pra, derisa kanë qenë në shtëpinë e tyre, kanë hyrë forcat e armatosura dhe kanë kryer dhunimin brenda shtëpisë. Këto raste janë paraqitur si rastet më të vështira të cilat shpalosin historinë e tyre duke u përballur çdo ditë me atë ngjarje pasi që 22 vite pas luftës, shumica prej tyre jetojnë ende në ato shtëpi e për më tepër ato nuk ua kanë rrëfyer ngjarjen asnjëherë familjarëve të tyre duke e mbajtur të fshehur”, tha Haliti.

QKRMT ka parashtruar disa kërkesa ndaj institucioneve kosovare për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale në luftë, përfshirë shërbim shëndetësor falas për këtë kategori, derisa u ka bërë thirrje atyre që kanë përjetuar dhunim në kohë lufte të paraqiten, në mënyrë që shteti t’ua njeh të drejtën e tyre duke i përkrahur viktimat financiarisht.

Sipas të dhënave nga organizatat joqeveritare në Kosovë në Kosovë, llogaritet që janë 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Rozafa Kelmendi emërohet zëdhënëse e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës nga sot do të ketë dy zëdhënës. Kryeministri, Albin Kurti, ka emëruar Rozafa Kelmendin, zëdhënëse të Qeverisë.

Kjo u bë e ditur nga një komunikatë për media e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Rozafa Kelmendi ka përvojë nëntë vjeçare si gazetare me mediat vendore e ndërkombëtare. Nga viti 2011 ka punuar në projekte të Fondit Global, UNDP-së dhe UN Women. Vitin e kaluar ka punuar si Analiste e Politikave të Drejtësisë Tranzicionale në UN Women, Nju Jork, ku mes tjerash ka koordinuar punën globale për drejtësi tranzicionale të kësaj agjencie.

Është autore e disa publikimeve për personat e pagjetur dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ka studiuar për Menaxhment dhe Informatikë si dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në komunikatën e tyre.

Kujtojmë se përveç Rozafa Kelmendit, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës është edhe Përparim Kryeziu.

Kosova paralajmëron reciprocitet me secilin shtet

Pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Arton Konushevci

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë. Nga ekzekutivi thonë se një masë e tillë do të vendoset në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat, sipas tyre, shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e arsyeton një veprim të tillë si obligim të qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti në mbrojtje të qytetarëve dhe interesave të shtetit të Kosovës.

Kryeziu nuk ka treguar për Radion Evropa e Lirë se kur mund të pritet një vendim për çështjen e reciprocitetit, por ka shtuar se vendimi do të merret me kohë.

Për shkak të mospranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në nëntorin e vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Nga qeveria pasuese, e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars, 2020 taksa u shndërrua në reciprocitet me Serbinë, gjë që nxiti kundërshtim në Serbi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkim Evropian. Heqja e kësaj mase ishte vendimi i parë i pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hotit, i cili e hoqi reciprocitetin më 6 qershor, gjë që mundësoi rinisjen e dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Pasojat e mundshme nga reciprociteti

Me idenë e vendosjes së masave të reciprocitetit pajtohet edhe profesori i ekonomisë, Musa Limani.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se reciprociteti duhet të vendoset menjëherë ndaj Serbisë, por ai tërheqë vërejtjen që një vendimi të tillë nuk duhet t’i jepet konotacion politik.

“Ne duhet të marrim masa të njëjta me secilin shtet, jo vetëm ndaj Serbisë, masa të njëjta sikur që ata i zbatojnë për mallrat apo diçka tjetër. Reciprocitetin e kanë të gjitha shtetet e botës. Nuk jemi vetëm ne të vetmit që bëjmë diçka të tillë”, thotë Limani.

Megjithatë, profesor Limani thotë se nga masa e reciprocitetit, Kosova “mund të ketë disa pasoja”.

“Ne kemi një import të madh të mallrave nga Serbia, si për lëndën e parë apo edhe për produktin final. Në fillim mund të ketë ndonjë problem por bizneset e Kosovës kanë kontakte dhe janë të orientuar edhe në tregje të tjera, tregu është i hapur. Përkundrazi, unë mendoj se në këtë rast Kosova përfiton sepse fillon të rritet konsumi i produkteve vendore”, thekson Limani.

Masa e reciprocitetit në fushën e tregtisë, nëse vendoset nga Qeveria e Kosovës, të parët që do të mund t’i prekte janë kompanitë kosovare, të cilat furnizohen jashtë vendit me lëndë për prodhimin e tyre.

Kompanitë, të ndara rreth reciprocitetit

Kompania e lëngjeve “Laberion”, aktualisht furnizohet në Serbi për një pjesë të materialit ambalazhues.

Pronari i kësaj kompanie, Bashkim Osmani tha për Radion Evropa e Lirë, se në rast të një mase të re reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të detyrohen të furnizohen nga shtetet tjera.

“Reciprociteti nuk na pengon. Na e rrit koston e produktit (ambalazhit), e rrit koston e transportit, por janë të mundshme alternativa të tjera të cilat janë funksionale”, tha Osmani.

Ndërkaq, Gojart Kelmendi, është udhëheqës i një kompanie të letrës në Kosovës. Ai thotë në tregun e Kosovës mund të gjesh mallra të prodhuara në Serbi, por mallrat e Kosovës nuk shiten në Serbi.

“Ata shesin te ne lëndën e parë, produkt të gatshëm ose gjysmë-produkt. Të gjitha i shesin e ne nuk mundemi. Çka do që është produkt final në Kosovë nuk mund të vendoset në dyqanet e Serbisë”, thotë Kelmendi.

Sipas Kelmendit, moszbatimi i një sërë marrëveshjeve, që janë arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, po ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Ndërkaq, pronari i kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, tha se çdo veprim që merr qeveria, duhet të reflektojë edhe interesat e ekonomisë së vendit.

“Çdo reciprocitet e dëmton në radhë të parë ekonominë prodhuese sepse shumica e repro-materialeve që bazohen prodhuesit, e kanë bazën, për fat të keq në Serbi. Edhe nëse merret një vendim i tillë, duhet dhënë afat 30-ditor në mënyrë që prodhuesit të gjejnë rrugë tjera të bashkëpunimit edhe pse bashkëpunimi ekonomik mes shteteve të rajonit është vështirësuar shumë për shkak të pandemisë dhe kërkesave të mëdha”, tha Kelmendi, i cili më herët ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, ai shton se para çdo vendimi për masa reciprociteti duhet të analizohen edhe pasojat që mund të sjellë një vendim i tillë.

“Nëse ne marrim masa dhe e dëmtojmë vetveten në emër te popullzimit politik, ajo mund të jetë e dëmshme e pastaj duhet miqtë ndërkombëtarë të intervenojnë”, tha Kelmendi.

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që ka nisur më 2011 janë arritur një sërë marrëveshjesh, duke filluar nga lëvizja e lirë e njerëzve e mallrave deri te njohja e targave të automjeteve.

Kompanitë e Kosovës jo rrallë herë kanë pasur vështirësi që të transportojnë mallrat e tyre në Serbi, për shkak se autoritetet ose nuk ua kanë njohur targat e makinave, por edhe kanë pasur probleme me njohjen e dokumentacionit të mallrave, ku figuron termi “Republika e Kosovës” si dhe vulat e lëshuara nga Kosova.

Qeverisë Kurti 2 i është bërë thirrje nga Bashkimi Evropian që procesi i dialogut me Serbinë të vazhdojë pa vonesa dhe pa pengesa.

Vjosa Osmani: 14 prilli do të shënohet si Dita e Mbijetuarit e Dhunës Seksuale

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se 14 prilli do të jetë ditë e shënuar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale. Ajo tha se  më 14 prill të vitit 1999 Vasfije Krasniqi u dhunua nga forcat serbe.

Osmani derisa tregoi për takimin që pati me Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Vasfije Kransiqi e mbijetuara e dhunës seksuale tha se shembulli dhe guximi i Krasniqi do të shërbejë si udhërrëfyes për të kërkuar drejtësi. Ajo shtoi se Krasniqi nuk është e vetme dhe se ajo është zëri i më shumë se 20000 të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

 

“14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme. Por, për Vasfije Krasniqin mbetet përherë data kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Atë ditë të vitit 1999 ajo u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Në këtë ditë, barra e luftës për të ka marrë kuptim tjetër, sepse u shtua aq shumë në peshë e u bë përjetësisht e pashlyeshme. Barrën që e bartë Vasfija, sot e mbijetuar e dhunës seksuale në luftë, nuk guxojmë kurrsesi të lejojmë ta bartë e vetme, sepse kjo është plotësisht e padrejtë dhe e papranueshme. Ashtu siç e ndau ajo guximshëm dhimbjen, guximin e të vërtetën me ne e me gjithë botën, po ashtu duhet të luftojmë ne krah për krah me të dhe shumë gra e burra të tjerë si ajo, për të treguar të vërtetën e për të kërkuar drejtësi. Por siç Vasfija ia doli të jetojë, të mbijetojë, të triumfojë, shembulli e guximi i saj le të na shërbejnë si udhërrëfyes në kërkimin për drejtësi e në komunikimin me të tjerët për këtë pjesë të historisë sonë. Vasfija nuk është e vetme – as në këtë përjetim, por as edhe në rrugëtimin që ka marrë për sjelljen e dretësisë. Ajo është sot zëri i më shumë se 20000 të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovën tonë”, ka shkruar Osmani.

Osmani në takim thotë se u diskutua që të vazhdohet të kërkohet drejtësi për krimet e kryera nga Serbia. Veç kësaj Osmani tregoi se u pajtuan që 14 prilli nga sot e tutje nënë patrionatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të shënohet si Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Veç kësaj Osmani premtoi që do të ketë konsultime edhe me Qeverinë e Kosovës që kjo ditë të shënohet edhe me ligj.

“Sot përveç që diskutuam se duhet të vazhdojmë të flasim gjithnjë e më zëshëm për krimet e kryera nga Serbia e që ende po i mohon, u pajtuam që 14 prilli nga sot e tutje, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të shënohet si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu, i premtova që në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të angazhohemi për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional për ta shndërruar datën 14 prill në një ditë të shënuar edhe me ligj. Vasfije, na ke pas, ti dhe të gjithë mbi 20000 të mbijetuar të dhunës seksuale të regjimit barbar serb!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Kosovë: Qeveria i hap rrugë hartimit të ligjit për konfiskimin pasurive të pajustifikuara

Edlira Bllaca

Qeveria e Kosovës miratoi të martën një dokument që i hap rrugë hartimit të ligjit për konfiskimin e pasurive të pajustifikuara.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha pas mbledhjes së qeverisë se ky është hapi i duhur në çrrënjosjen e krimit të organizuar e korrupsionit që sipas saj po e mbajnë të pazhvilluar Kosovën.

Me ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale i cili ka hyrë në fuqi para dy viteve ende nuk mund të them me siguri që i njëjti ka rritur të zbatohet ndaj të paktën një personi prandaj ka qenë edhe alarm për qeverinë tonë që menjëherë të adresojmë pengesat në këtë drejtim në mënyrë që të luftohet korrupsioni, të konfiskohet pasuria e pajustifikuar dhe t’i hapet rruga zhvillimit ekonomik të vendit”, tha ajo.

Zonja Haxhiu tha se po ashtu është hapur rruga për themelimin e një institucioni të përbërë nga profesionistët që do të ketë për mandat zbatimin e ligjit të ri.

Koncept dokumenti adreson nevojën për rishqyrtimin e pasurisë së zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar pavarësisht pozicioneve apo mënyrës së zgjedhjeve të tyre por po ashtu len hapësirën që të hetohen për pasurinë e pajustifikueshme edhe qytetarët duke pasur parasysh faktin që konsiderohet që shumë prej zyrtarëve të cilët kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme e kanë lënë atë në emër të personave të tretë”, tha ajo.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se tash për tash nuk është koha e duhur për një ligj të tillë.

Do të ishte një iniciativë jashtëzakonisht e qëlluar nëse do të kishim një sistem të drejtësisë të pavarur, të paanshëm dhe të drejtë. Fatkeqësisht Kosova është tashmë e njohur që ka një sistem prokurorial e gjyqësor që nuk është në gjendje të ushtrojë kompetencat e përgjegjsitë në bazë të ligjit. Prandaj pa një proces të vetingut, pa pastrimin e sistemit të drejtësisë, në këtë fazë konsiderojmë që kjo nismë është ende e hershme”, tha ai.

Zoti Miftaraj thotë se ligji aktual është mjaftueshëm i mirë por problemi qëndron te moszbatimi i tij.

Ajo që ka ndodhur në praktikë është se përkundëe faktit që kemi këtë kornizë ligjore mjaft të avancuar, fatkeqësisht nuk ka pasur guxim nga ana e prokurorisë por edhe gjykatave qoftë për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar apo dënuar këta persona. Kur ligjet që i kemi në letër nuk zbatohen, Kosova gjithmonë vije në pozitën që çdo qeveri e re të përpiqet t’i përmirësojë gabimet e të kaluarës duke bërë ligje”, tha ai.

Hulumtimet e ndryshme vazhdojnë të nxjerrin Kosovën si një nga vendet më të prekura nga shkalla e korrupsionit, ndërsa luftimi i kësja dukurie është një nga kushtet për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Raporti i fundit i organizatës, Transparency International e radhiti Kosovën në vendin 90-të apo tri vende më poshtë se në vitin paraprak për shkallën e korrupsionit.

Anulohet projekti i TIKA-s për restaurimin e Hamamit të Madh

Komisioni i Ministrisë së Kulturës për Shqyrtimin e Ankesave, ka anuluar projektin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), për restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë, i cili ishte miratuar nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM).

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Qerim Ondozi, këshilltar për media i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

“Po, ky projekt është pezulluar”, ka deklaruar Ondozi të martën.

Ai ka shtuar se vendimin për pezullimin e këtij projekti e ka marrë Komisioni i Ministrisë së Kulturës për Shqyrtimin e Ankesave, pas pranimit të ankesave të parashtruara nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore – MKRS, dhe nga disa profesorë të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Ondozi ka thënë se Komisioni i MKRS-së ka vërejtur se shqyrtimi dhe miratimi i projektit nga ana e IKMM-së, “nuk është zhvilluar duke u bazuar në standardet profesionale dhe teknike, të parapara në bazë të legjislacionit në fuqi që e rregullon fushën e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës”.

“Projekti ka mangësi, në veçanti në argumentim të dy elementeve të rëndësishme: atë të hulumtimit paraprak të historikut të ndërtesës, gjendjes burimore, si dhe atë të arsyetimit të zgjidhjes së propozimeve konservuese-restauruese, ku në mungesë të argumentimit të saktë të pjesës hulumtuese, edhe ofrimi i zgjidhjes për restaurim/konservim mbetet i mbështetur në hipoteza, e cila përpos metodës së krahasimit, është dashur të ndërtohet edhe në bazë të dhënave të shkruara për vetë ndërtesën e Hamamit të Madh të Prishtinës, fotografive të mëparshme, hartave, skicave, raporteve, e dokumenteve tjera arkivore”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Ondozi për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se në mungesë të dëshmive të gjendjes burimore edhe pas hulumtimit, “projekti i konservimit dhe qasja e restaurimit apo kthimit të monumentit në një periudhe të caktuar kohore, duke i zhbërë elementet tjera që janë shtresëzuar brenda pesë shekujsh, si dhe duke vendosur elemente të reja, nuk mund të hartohet mbështetur vetëm në hipoteza.”

Hamami i Madh i Prishtinës pritej që të hynte në një fazë të restaurimit dhe shndërrimit në muze, dhe ishte paraparë që për këtë projekt të investoheshin rreth 1 milion euro.

Më shumë se gjysma e projektit ishte planifikuar të financohej nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) si dhe punimet ishte paraparë që të kryheshin nga një kompani që do të përzgjidhej nga Qeveria turke.

Projekti që ishte prezantuar në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës, pati nxitur reagime të shumta për shkak se Hamamit të Madh, i cili është objekt i trashëgimisë kulturore, i ishte ndërruar emri në “Fatih Hamami Muzesi”.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) pati njoftuar më 3 mars të vitit 2021, se ka refuzuar të trajtojë lëndën për Hamamin e Madh të Prishtinës, pikërisht për shkak të emërtimit.

Shqetësimet e ngritura për projektin për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës kanë shtyrë Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore që të ndërmarrë hapa drejt rishikimit të projektit.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) pati hedhur poshtë akuzat e fshehjes së ndonjë qëllimi prapa ndihmës financiare për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës.


Send this to a friend