***Kohëve të fundit, në prag të varrimit të heroit kombëtar shqiptar, Isa Boletini, po flitet dhe po shkruhet në frymën polemizuese dhe politizuese, se ku do të duhej të varroseshin eshtrat e tij, në vendlindjen e tij në Boletinin heroik apo në Vlorën heroike, ku Isa Boletini së bashku me Ismail Qemalin (babain e Shqipërisë etnike moderne) shpallën pavarësinë e qeverisë së Shqipërisë Etnike (28.XI.1912).
Nuk ka asnjë dilemë se, në bazë të meritave, të kryengritjeve dhe të luftrave të shumta disavjeçare kundër perandorisë osmane dhe, më pas kundër mbretërive dhe regjimeve pushtuese gjenocidale të Serbisë së Madhe dhe të Malit të Zi (1886-1916), heroi-kolosi ynë kombëtar, e meriton të varroset në Vlorën e Shqipërisë Etnike, aty, pranë vëllait, bashkudhëtarit, bashkidealistit, bashkëluftëtarit, bashkëmendimtarit, bashkëpatriotit të penës dhe të pushkës, Ismail Qemali. Kjo, nuk është fare e diskutueshme, sepse Isa Boletini, Ismail Qemali, Hasan Prishtina… e të tjerë, nuk kanë luftuar për një Boletin, për një Vlorë, apo për një mahallë, për një provincë…etj. ( sikurse këta politikanët dhe mafiozët e sotëm “demokratë” dhe “patriotë”, të cilët popullin e kanë copëtuar në shumë parti politike për ta sunduar dhe për ta shfrytëzuar më gjatë dhe më leht), por kanë luftuar për çlirimin dhe për pavarësimin e gjithë Shqipërisë Etnike (që përbëhej nga katër vilajetet shqiptare).
Pra, logjika e historisë kombëtare shqiptare e Shqipërisë Etnike, e thotë qartë se, Isa Boletini sipas meritave të tij, vendin e ka aty, pranë varrit të Ismail Qemalit. Aty, nën një FLAMUR SHQIPTAR të Skënderbeut.
Mirëpo, meqë ky rast është politizuar në skajshmëri, për shkak të ushtrimit të diktatit të politikës propagandistike dhe diplomatike të Beogradit, duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës, edhe pse kjo nuk është më koloni e saj e dikurshme, por një shtet i pavarur (17 shkurt 2008), se gjoja varrimi i Isa Boletinit në vendlindjen e tij-Boletin, do të ndikonte “negativisht” në marrëdhëniet ndërshtetërore të Kosovës dhe të Serbisë, duke qenë se Beogradi zyrtar ende nuk ka hequr dorë nga Kosova si “pronë koloniale”, por edhe me Kushtetutë, ende e konsideron “territory serb”.
Pra, për ata, që dinë ta “lexojnë mes rreshtash” politikën kakofonike dhe simfonike (të shtetit dhe të kishës) të Serbisë, e kanë tejet të qartë prapavijën poltiike të saj, sepse kolonialistët dhe imperialistët serbomëdhenj duan që me çdo kusht ta mbrojnë identitetin e rremë dhe të falsifikuar etnik, historik, kishtar. gjeopolitik dhe shtetëror serb në Kosovën e Shqipërisë Etnike, e cila kurrë nuk ka qenë pronë e tyre.
Kjo është një nga “arsyet” kryesore, pse Serbia është involvuar haptazi dhe fshehurazi në çështjen e varrimit të Isa Boletinit, që ky të mos varrosej në Boletin, i cili gjatë historisë së derisotme të Kosovës ishte Kryekështjella e parë e pamposhtur e Isa Boletinit në parandalimin e invazioneve dhe ekspeditave barbare çetniko-fashiste pushtuese dhe gjenocidale serbe.
Varrri dhe përmendorja e Isas në Boletin, citadelë e pakalueshme për hordhitë pushtuese dhe gjenocidale serbe!
Lidhur me justifikimin, pse Isa Boletini, duhet të varroset në Boletin, jo në Vlorë, më së miri flet komenti me titull “Atentati i dytë do të ishte nëse Isa Boletini nuk varroset në vendlindje”, shkruar nga Prof.Dr. Hakif Bajrami, njëri nga historianët më shquar dhe, njëherazi njëri nga analistët politikë më të frytshëm dhe më të njohur të Kosovës (1989-2015).
Ky koment është shkruar në formë letre : “Letër publike Samuel Zhbogarit, përfaqësues i BE-së në Kosovë, me rastin e ndalimit të rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit në vendlindje” ( jhttp://www.kosova-sot.info/opinione/10404/atentati-i-dyte-do-te-ishte-nese-isa-boletini-nuk-varroset-ne-vendlindje/), të cilin, për hir të përmbajtjes së tij të rëndësishme dhe me vlerë cilësore , të argumentuar si mbi bazën historike, ashtu edhe në atë politike, duhet ta kenë lexuar me kënaqësinë më të madhe dhe me vëmendje të merituar të të gjithë shqiptarët, që në zemër dhe shpirt e kanë Isa Boletinin dhe Kosovën e Shqipërisë Etnike.
Vërtet, këtë koment shumë të qëlluar dhe të brumosur me fakte dhe me argumente historike dhe politike të qëndrueshme, e mbështes dhe e përligj në tërësi, duke qenë se ka mbështetjen jo vetëm historike, por edhe atë humane, njerëzore tardicionale shqiptare, si dhe atë të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare dhe sipas së Drejtës Evropiane sipas së cilave nuk ekzston asnjë pengesë, as ndalesë ligjore, që Heroi kombëtar Isa Boletini, të mos varroset në vendlindjen e tij.
Bashkatdhetarit, kolegut, bashkëmendimtarit dhe bashkëveprimtarit tim të palodhshën në rrugën e përbashkët akademike dhe jetësore në shërbim të mbrojtjes së identitit të kombit dhe të atdhut (sipas amanetit të pavdekshëm të Skënderbeut, të Abdyl, Sami dhe Naim Farshëri, Vaso Pashë Shkodrani, Isamil Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Bejta… , Adem Demaçi dhe Adem Jashari), po i drejtohem thejsht dhe qartë, – lumtë pena si përherë e guximshme, e qartë dhe me plot peshë domethënëse, argumengtuese, e pranushme dhe aksiomatike në shërbim të humanizimit, të shkencës së mirfilltë, të kombëtarizmit dhe të atdhetarizmit, pa rënë asnjëjerë “pre’” ndër leqe dhe në humbëtira të politikave ditore të regjimeve të ndryshme shtypëse antipopullore dhe anti-ribashkim gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
Me shembuj dhe me fakte konkrete historiko-politike kombëtare dhe ndërkombëtare, e vure në dijeni Samuel Zhbogarin (përfaqëues i BE-së në Kosovë) se heronjtë tanë kombëtarë së bashku me viganin Gjeneral Isa Boletini nuk i varrosim, as nuk i përdhosim, as nuk i sakrifikojmë për asnjë çmim dhe për asnjë pozitë shpërblyese-privilegjuese në pushtet apo për ndonjë “tender”- firmë, burektore apo çajtore private, me qëllim që të pajtohemi dhe të përqafohemi me agresorin kolonialist shekullor (1912-1999), sipas diktatit dhe të ultimatumeve kërcënuese të regjimeve të ndryshme çetniko-fashiste të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit dhe të bashkëpunëtorëve dhe të pasuesve të tij ultranacionalistë, të cilët, për fat të keq, Evropa e sotme demorkatke, I njeh si “demokratë” përkundër faktit se këta (Tomislav Nikoliq, president, dikur në vitet e 90-ta të shekullit XX, nenvojvodë çetnik i Vojsilav Sheshelit), Aleksandar Vuçiq, sot, kryeministër i Serbisë, dikur sekretar i përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe të Vojsilav Sheshelit) si dhe Ivica Daçiq (dikur dora e djathte këshilluese politike e kryekriminelit Slobodan Milosheviq të Partisë Socialiste Serbe, sot nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm i Serbisë).
As Evropa e as Zhbogari nuk kanë asnjë të drejtë morale, as ligjore, as politike e as diplomatike, të përzihen dhe të diktojnë se ku duhet të varroset heroi gnjithëkombëtar shqiptar Isa Boletini, për këtë vendos vetëm familja e tij, askush tjetër, sepse varrosja e asnjë personi nuk mund të jetë çështje e poltiikës ditore shqiptare, as e saj evropiane dhe ndërkombëtare.
Ligjërisht, sipas së drejtës natyrore, legjitime, legale, morale, dhe sipas të të gjitha konventave ndërkombëtare (karta, rezoluta, deklarata, protokolle, marrëveshje etj.) mbi liritë dhe të drejtave të njeriut, vetëm familiarët e Isa Boletinit mund të marrin vendim të ligjshëm, duke shprehur dëshirën dhe vullnetin e tyre, se ku ta varrosin heroin e tyre në Boletin apo në Vlorë, e jo as Hashim Thaçi, as Edi Rama e as Samuel Zhbogari, as Evropa e as Beogradi, sepse kjo nuk është çështje politike e askujt, as kurrfarë akti kërcënues ndaj askujt, por vetëm çështje private e familjes së Isa Boletinit
Vetëm Slloba ka diktuar varrosjen e kufomave të masakruara shqiptare nëpër Serbi deri në Danub (1989-1999)!!!
Një gabim të tillë nuk do të duhej ta bënin as trashëgimtarët e tij, të instaluar në krye të shtetit të Serbisë në Beograd (duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës, madje, edhe në rastin se, ku shqiptarët, duhet t’i varrosin heronjte e tyre), as Prishtina, as Tirana e as Evropa, sepse do të ishte akt dhe vendim antihuman, në kundërshtim me të drejtat dhe liritë elementare të njeriut, me rregullat, me normat dhe me parimet e së drejtës humanitare ndërkombëtare.
Pavarësisht se çfarë kërkon dhe çfarë thotë Serbia përmes “suflerit” të saj S. Zhbogar, si dhe vasalët e tij në “aparatin” shtetëror të Kosovës dhe të Shqipërisë, familiarët e heroit Isa Boletini, nuk duhet t’u frikësohen, të ngurrojnë, të “skuqen”, as t’u nënshtrohen vendimeve të tyre politike antiligjoree dhe anticivilizuese qoftë në formë diktati apo ultimatumi kërcënues, sepse nuk ekziston asnjë ligj në Evropë, as në botë, të cilin, duhet respektuar familja e Isa Boletinit, se ai “nuk mund” të varroset në vendlindjen e tij në Boletin.
Përkundrazi (duke filluar që nga Deklarat Universale për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, 1948), edhe ligjet ndërkombëtare janë në favorin e së drejtës natyrore, humane, historike dhe ligjore të Isa Bletinit dhe të familjarëve të tij, që Ai të varroset në fshatin e tij të Vendlindjes-Boletin.
Prandaj, ne, duhet të përfillim historinë, traditat dhe zakonet tona, që përligjin dëshirën, vullnetin dhe të drejtën e familiarëve dhe të bashkëvendësve të heroit Isa Boletini, që të varroset në Boletin, askund tjetër, JO sipas diktatit dhe urdhrave tinëzare politike dhe çnjerëzore të Beogradit, të clat, pa asnjë të drejtë morale dhe ligjore ia ka vënë si obligim serbo-evropian, S.Zhbogarit, që të ujshtrojë trysni ndaj insrtitucioneve shtetërore (kuvendit dhe qeverisë), duke u sugjeruar, që Isa Boledtinin, të mos e varrosin në Boletin, por dikund tjetër, jashtë Kosovës.
“Qeni i keq, ta sjellë ujkun në torishtë”, thotë populli!
Asnjë anëtar i qeverisë apo i parlamentit të Kosovës, nuk kanë kurrfarë të drejte morale, as ligjore, që të ushtrojnë trysni ndaj familjarëve dhe bashkëvendësve të Isa Boletinit, që ai të mos varroset në Boletin. Një akt i tillë politizues sipas dikatit të Beogradit dhe partnerëve të tij evropianë, është antihuman, antiligjor dhe plotësisht në kundërshtim me zakonet dhe me traditat kombëtare shqiptare, si dhe me normat e së drejtës humanitare ndërkombëtare.
“Big deal” çfarë sugjeron S. Zhbogari lidhur me varrosjen e Isa Boletinit. Kjo as sipas detyrës, as sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare, nuk është në kompetencën politike dhe diplomagtike të Zhbogarit, të Jahjagës, të Veselit, të Mustafës dhe të Tahçit e as të Edi Ramës, por vetëm të familjes Boletini dhe të bashkëvendësve të tij të Shalë dhe Bajgorës.
Të gjithë, duhet ta dijnë se Zhbogari nuk është kurrfar “guvernatori” i BE-së në Kosovë, sepse Kosova nuk është koloni ose gjysmëkoloni nën mandatin e ndonjë shteti evropian, por është shtet i pavarur dhe sovran.Prandaj, Zhbogari nuk është as president, as kryeministër i Kosovës, vetëm një i dërguar (raportues) special i BE-së, që sipas së drejtës ndërkombëtare është plotëlisht jolegal, sepse sovraniteti si atribut sipran, nuk njeh kurrfarë pushteti tjetër pandan, as kontrollues qoftë krijesë e brendshme apo e jatshme.
Prandaj, jo vetëm në rastin e varrosjes së Isa Boletinit, por në asnjë rast tjetër (përderisa të funksionjnë institucionet dhe organet ligjore dhe kushtetuese të Republikës së pavarur të Kosovës), Zhbogari nuk mund ta ketë fjalën kryesore, as vendimtare mbase Kosova është shtet më vete dhe sovran, i njohur nga 108 shtete të OKB-së. Këtë e ka të qartë, edhe vetë Zhbogari. Prandaj, nuk parapëlqehet që ai të involvohet në intrigat dhe provokimet e politikës zyrtare të Beogradit, që t’iu diktojnë shqiptarëve të Kosovës se ku duhet varrosur heronjte e tyre kombëtarë, siç është Isa Boletini, të cilit Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, edhe për së vdekuri i frikësohet, sepse m’u në Boletin, kulla e tij ishte fortesë çeliku e pakapëcyeshme për hordhitë pushtuese barbare serbo-malazeze.
Së fundi, as për politikën e brishtë shqiptare (Prishtinë – Tiranë), as për S. Zhbogarin e as për BE-në, në asnjë aspekt nuk duhet të jetë “temë debate” politizimi i varrosjes së Isa Boletinit, por, para së gjithash, duhet të fokusohen në tema të nxehta me prioritet për sigurinë, stabilitetin e dhe paqen e Ballkanit, i cili, do të kërcënohet prapë sikurse në vitet e 90-ta të shekullit XX (luftrat agresive dhe nga tre gjenocidet e Serbisë së Madhe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës), për shkak të rehabilitimit të kolaboracionistit çetniko-fashist, gjeneralit Drazha Mihajloviq nga ana e Gjykatës së Lartë të Beogradit, më 14 maj 2015.
Kjo do të duhej të ishte temë bosht dhe preokupuese edhe për Ballkanin, edhe për Evropën, edhe për NATO-n, edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse rehabilitimi legal i nazifashizmit serb, do të jetë rrezik për shpërthimin e konflitkeve dhe luftërave të reja në Ballkan.
Pra, as poltika vendore shqiptare, as ajo evropiane e Zhbogarit, nuk duhet të mirren me politizimin e varreve të heronjve dhe të historisë kombëtare shqiptare, por me problet akute, që e kanë mbërthyer Ballkanin ( korrupsioni, kriminaliteti i organizuar dhe mafioz , liritë dhe të drejtat e njeriut, pazhvillushmëria, papunësia, varfëria ekstreme, ekzodi sistematik i migruesve etj.).
Komentet