VOAL

VOAL

DANIEL SERWER – SERBIA TA NJOHË KOSOVËN SHTET I PAVARUR E SOVRAN

VOAL – PRISHTINË – Analisti për Ballkanin, Daniel Serwer ka porositur Serbinë që ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

“Nëse do të përparojë në integrimet euroatlantike Serbia duhet ta bëjë një hap të tillë”, citohet të ketë thënë Serwer, përcjell televizioni publik.

Serwer tha gjithashtu se Serbia duhet të distancohet nga politika e Dodikut.

EMIRATET E BASHKUARA ARABE NDËRTOJNË SPITAL PEDIATRIK NË KOSOVË

Delegacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe me presidenten Jahjaga në vendin ku do të ndërrtohet spitali pediatrik kirurgjik

VOAL – PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Maitha Al Shamsi, ministre e Shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zyrtarizuar fillimin e planeve për ndërtimin e një qendre pediatrike kirurgjike në Prishtinë.

Për ndërtimin e kësaj qendre do të dhurohen 22 milionë euro. Presidentja e Kosovës tha se klinika parashikohet të hapet në verën e vitin 2017.

“Për qytetarët e Kosovës, ndërtimi i klinikës pediatrike kirurgjike është ndihmë e jashtëzakonshme. Ky spital përmbush një nevojë urgjente për përmirësimin e kujdesit shëndetësor të fëmijëve të Kosovës dhe në përgjithësi përmirësimin e kualitetit të jetës dhe mirëqenës së familjeve tona”, tha Jahjaga.

Jahjaga u shpreh se raportet ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë të mira, por me projekte dhe bashkëpunime të tilla, këto raporte miqësore janë thelluar.

“Sot vuloset kjo miqësi edhe me këtë klinikë pediatrike që me nder dhe krenari do të mbaj emrin e Sheika Fatimës, si dëshmi e humanitetit të saj dhe qëndrueshmërisë së marrëdhënieve tona të shkëlqyera, të cilat do të vazhdojnë çdo ditë e më shumë t’i avancojmë”, theksoi Jahjaga.

Kurse, ministrja e shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Maitha Al Shamsi, tha se Kosova ka një potencial të madh në shumë aspekte.

Shamsi deklaroi se realizimi i projektit do të përcillet hap pas hapi deri në përfundim të ndërtimit.

“Me ndërtimin e këtij spitali, shumë fëmije do të ketë mundësi që të kenë qasje për trajtime të ndryshme që do t’i ofrojë qendra apo edhe për medikamente. Kështu që jam shumë krenare që jam pjesë e përkrahjes së këtij projekti. Po ashtu, bashkë me kolegët e mi këtu do të jemi të gatshëm që të ndihmojmë çka do që kërkohet për realizimin e projektit”, deklaroi Shamsi.

Zyrtarët nga Emirate e Bashkuara Arabe thanë se për një kohë jo shumë të gjatë do të shihet një spital i mrekullueshëm, në të cilin do të shërohen fëmijët. Siç u tha, spitali do të jetë i pajisur me një teknikë moderne.

Delegacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen në Kosovë pas nënshkrimit të marrëveshjes së një donacioni prej mbi 22 milionë eurove të dhuruar nga,Sheika Fatima bint Mubarak.

Kjo marrëveshja ishte nënshkruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Abu Dhabi. rel

2 PRILL 1999 – MASAKRA QË DOGJI PËR SË GJALLI 21 GRA E FËMIJË NË GJAKOVË

“Në rrugën time, vdekja s’ka më vend”. Kështu mes tjerash shprehet poetesha gjakovare Mevlyde Saraqi, në një poezi kushtuar masakrës së 2 prillit të vitit 1999, e njohur si “Masakra në familjen Vejsa”.

Dhe me të vërtetë, morti e vdekja përjetësisht e kanë kryer misionin e vet të zi në këtë familje, në këtë rrugë diku në Gjakovë.

Në këtë rrugë, e cila përjetësisht do të përmendet si rruga ku ndodhi masakra që një qenie njerëzore normale, vështirë mund ta imagjinojë.

Askush nuk mund ta imagjinojë se si mund të ishte momenti i vrasjes së Ritës së vogël, e cila ende nuk i kishte mbushur 2 vjeç.

Si mund të paramendohet vrasja e Dalinës, që pikërisht atë natë po i mbushte 2 vjeç.

Si mund të paramendohet vrasja e Marigonës, Sihanës, Arlindit, Delvinës … të gjithë nën moshën 10-vjeçare.

Si mund të paramendohet vrasje e më pastaj djegia e 21 njerëzve, të gjithë gra e fëmijë pa as më të voglin faj e mëkat. /zëri

MBRËMJET E MATURËS DHE KASTA E PAPËRGJEGJSHME POLITIKE – Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

Pas çdo përfundimi të vitit shkollor, si zakonisht po mbahen mbrëmjet e semimaturantve, maturanteve, dhe mbremjet e atyre qe  i kanë përfundur studimet. Keto organizime në këtë gjendje te rëndë ekonomike po tërheqin shpenzime te mëdha veqmas të atyre të cilët nuk qendrojnë mirë  ekonomikisht. Ne prindërit jemi te lumtur pse bijtë dhe bijat tona po kryejnë shkollimet, po organizojne takimet me shokët  dhe shoqet e klasës për herë të fundit, sepse rrugëtimi i jetës  i ndanë  ata përgjithmonë. Kujtimet më të mira të njeriut janë ato pas përfundimit të shkollimit të mesem. Ne këto mbrëmje të kenaqet zemra kur e shikon gjeneratën e re e cila te fascinonë me pamjen e tyre fizike prej races me të bukur në botë. Njeriu në ato momente ka emocione të shumta për rininë tonë të mrekullueshme. Për rininë tonë e cila po kalon sfida të mëdha të kohës. Për rininë tonë e cila po i mbarojnë studimet dhe nuk dinë kah tia mbajnë. Kjo eshte diqka shumë e dhembshme për gjeneratat e pasluftës, të cilët për mos zhvillim të duhur ekonomik , nuk po kan ku ta gjejne një vend të punës dhe po largohen me te madhe nga Kosova. Dëshprimi i tyre në strukturat udhëheqese  të korruptuara secilen ditë e më shumë po rritet.Po rritet edhe frustrimi i tyre. Nuk ka si mos të rritet, kur është krijuar pa përspektivë e madhe për të jetuar në vendin e tyre.
Sigurisht së rinia jonë as në ëndërr nuk e ka pritur se punët pas çlirimit te Kosovës, do të shkojnë jo mire në shume plane të jetës.Njeriu kur nuk ka të ardhura nuk ka mundësi që të planifikon për gjera të mëdha. Planifikon të siguron vetem bukën e gojës ,ndoshta edhe për një ditë të vetme.Secila qeveri deri me tash nuk planifikojë asgjë për menyrën e shkollimit ,duke planifikuar kuadro sipas kërkesës se vendit. Dikush në një shkrim para do dite e tha se asnjë të punësur nuk e kemi prej se ka filluar punën Qeveria e Isa Mustafës. Dihet se çfarë buxheti ka ne dispozicion Mustafa ,  buxhet  më shumë emergjent. .Isa Mustafa me mirë është të prezentojë ndonjë program konkret zhvillimor për zbutjen sadopak të papunësisë se të mbajë nasihate, duke dhënë deklarata politike së a do të bëhet Hashim Thaçi president në vitin 2016 apo jo. Dihet së për këtë punë pak kush  e ka Mustafën në shpatullë të pulës, kur shumë faktorë tjerë do të vijnë në shprehje ,së kush do të jetë president i radhës. Këtu do të vjen në shprehje edhe faktori ndërkombëtër pa te cilin sigurisht që vështire do të arrihej liria dhe pavarësia e vendit.Kryeministri Mustafa dëklaroi se gjithësesi Thaçi do të jetë president , se ai edhe  i ka numrat e deputeteve. Tamam Mustafa që shumë kohë po sillet si diktator i vogël duke i prejudikuar gjerat paraprakisht.
Nese kështu është mësuar të vepron me LDK-në  e klanizuar dhe te burokratizuar, kështu nuk i delë puna kur behët fjalë për gjerat tjera. PDK-ja do ta synojë postin e kryeministrit, edhe postin e presidentit se sa variantin e propozuar nga Mustafa. PDK-ja është parti fituese dhe vështirë qe lideri i saj Hashim Thaqi do të lejon që Isa Mustafa të jetë lojtari kryesor së kush do të bëhet president, apo ndoshta do të shkohet edhe në zgjedhjet e reja që është varianti me i mundshem në këtë situatë të rendë politike dhe ekonomike në të cilën që shumë kohë është katandisur vendi.Pas Kuvendit të VIII te LDK-së ,  në të cilin kuvend është instaluar  diktatura, kur dihet për mënyrën e votimit të të të parit të LDK-së, dhe për anulimin  e zgjedhjeve legjitime të degëve të LDK-së në Zvicer dhe në Gjermani.Kjo LDK-e është dobësuar dhe sigurisht që PDK-ja llogaritë së edhe më lehtë do ti fiton zgjedhjet. LDK-ja  e deshti kjo strukturë  diktatoriale e  saj  ose jo , është dobësuar , sepse gadi në tërsi janë menjanuar njerëzit e linjës politike rugoviane .Lojëra për fëmijë janë deklaratat politike të kryeministrit, Isa Musfata, se Thaçi do të jetë president, kur edhe shumë ujë do të rrjedhë nën urë siq thotë një fjalë e popullit. Me mirë do të ishte që ai  të flasë për sanimin e gjendjës pas protestave masovike  politike dhe sidomos  pas ekzodit masovik te shqiptarëve , se sa të   na mbajë  llafe . Tek e fundit le të zgjedhet kush te zgjedhet për president, por Kosova ka punë shumë  të mëdha përpara  të karakterit zhvillimor.E mira e së mirës do të ishte për këtë vend dhe për këtë popull që kjo kastë  e dështuar poltike  , sa më parë tu lëshon vend forcave të reja dhe kreative politike. Me të korruptuarit dhe me të kriminalizuarit nuk ecët asnjë memilmeter përpara.Pa reformim edhe të partive politike , nuk ka mundësi që të bëhen reforma në strukturat më të larta të shtetit.
Kjo qeveri mamute gadi sa e Kines është treguesi me i mirë së çka do të presim prej saj, pak ose asgjë. Mustafa i ka rehatuar mirë neper poste të larta shtetërore do servila dhe matrapazë politik,  që veq interesin e tyre përsonal e kan prioritet . Kjo Qeveri bashkë me këtë Parlament më shumë ngjajnë në klub të cirkusantëve se në njerëz serioz të cilët janë të thirruar  për ta udhëhequr shtetin  ashtu si vërtetë i ka hije   një shteti me premisa  demokratike  …

AGJENCIA E STATISTIKAVE – MBI 45 MIJË BANORË U LARGUAN NGA KOSOVA MË 2015

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mbi “Vlerësimin e Popullsisë 2014”, sipas të cilës popullsi rezidente në Kosovë janë 1 804 944 banorë, krahasuar me vitin 2013, që ishte 1 820 631 banorë.

Sipas ASK-së, publikimi ofron të dhëna statistikore mbi popullsinë (demografinë) në nivel vendi dhe komune. ASK-ja do të vazhdojë ta bëjë këtë vlerësim, çdo vit, me qëllim që të sigurojë serinë kohore të treguesve demografikë mbi ndryshimet në nivel territorial.

ASK thotë se baza e të dhënave për ta vlerësuar numrin e popullsisë për vitin 2014 është marrë nga numri i vlerësuar i popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2013, lindshmëria, vdekshmëria dhe lëvizjet e popullsisë së Kosovës për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2014.

“Përkundër një shtimi natyror prej 23 922 banorëve, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlua për 15 687 banorë, për shkak të emigrimit (largimit) të theksuar në vitin 2014. Popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2014 (31 dhjetor) vlerësohet të jetë 1 804 944 banorë, krahasuar me Vlerësimin e vitit 2013, që ishte 1 820 631 banorë. Shtimi natyror i popullsisë në Kosovë gjatë vitit 2014 ishte 23 922 banorë. Numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2014 ishte 32 087 lindje, kurse numri i vdekjeve ishte 8 165. Gjatë vitit 2014, 45 333 banorë janë larguar nga Kosova (numri i emigrantëve kosovarë), derisa numri i personave që kanë imigruar (ardhur) në Kosovë ishte 5 720 banorë. Bilanci i emigrimit për vitin 2014 ishte -39 613 persona”, thuhet në një komunikatë për media të ASK-së.

Në këtë publikim janë përfshirë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë nga një komunë në tjetrën, ku numri i përgjithshëm është9 466 banorë. kp

DEGRADIM I SISTEMIT ARSIMOR NË KOSOVË

VOAL – PRISHTINË – Sistemi arsimor në Kosovë është duke degraduar çdo ditë, deklaruan zyrtarë të partisë politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, departamenti për arsim.

Në një konferencë me gazetarë, ata thanë se “nuk mund të flitet për një sistem efektiv arsimor, pa garantimin e një sistemi unik, dhe gjithëpërfshirës në arsimin parauniversitar dhe pa sigurimin e mekanizmave efikas të monitorimit dhe vlerësimit”.

Udhëheqësi i departamentit për arsim në AAK, Jonuz Salihu, tha se deri më tani janë hartuar strategji të shumta për të gjitha nivelet e arsimit, por asgjë nuk po jetësohet në praktikë.

“Ne jemi dëshmitarë se për fat keq, sistemi arsimor po degradon çdo ditë. Tani këtë po e thotë edhe Qeveria e Kosovës dhe po e pranon”, tha Salihaj.

Sipas tij, “shkalla e analfabetizmit po rritet, fenomeni i braktisjes së shkollës ka marrë përmasa shqetësuese, cilësia e arsimit kurrë nuk ka qenë më e ultë”.

Jonuzaj u shpreh se si parti politike, do të angazhohen që të mos ndodhë degradimi i mëtejmë i sistemit arsimor në vend.

AAK-ja konsideron se duhet të formohet një forumi arsimor gjithëpërfshirës i institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare për të siguruar se Kosova do të marrë vendime të qëlluara politike afatgjate, për të garantuar një sistem arsimor efektiv.

AAK-ja ka sugjeruar që të ketë mekanizma efikasë për inspektimin e arsimit, si dhe krijimin e mekanizmave efikasë për aftësimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu, nga AAK, njëherësh anëtare e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kritikoi Ministrinë e Arsimit.

Ajo tha se asnjë ndryshim në sistemimin arsimor të Kosovës nuk vërehet me udhëheqjen e re në Ministrinë e Arsimit.

Edhe në këtë periudhe të këtij ministri, (Arsim Bajrami) nuk kemi raste konkrete, nuk kemi diçka të prekshme për ta vlerësuar të gjithë qytetarët se me të vërtetë ka filluar një kthesë e mbarë që vlerësohet dhe se do të ndryshojë dhe të kemi të arritura në cilësinë e arsimit. Kemi ngecje edhe në bërjen e ligjeve. Kemi ngecje sa i takon ministrisë që nuk i sjell ligjet me kohë”, tha Haxhiu.

Nga ana tjetër, në Ministrinë e Arsimit thanë se janë duke punuar për përmirësimin e nivelit të arsimit në gjithë Kosovën.

Këshilltari politik i ministrit të Arsimit, Hysen Bytyçi, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha elementet, të cilat i përmban Ligji për Arsimin parauniversitar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me komunat, janë duke u zbatuar dhe zhvilluar.

Ai tha se MASHT-i është duke punuar që të avancohet sa më shumë cilësia në arsim.

 “Cilësia nuk është në nivelin e kënaqshëm, prandaj në të gjitha segmentet e arsimit jemi duke punuar dhe duke fuqizuar të gjitha segmentet, të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e kjo nënkupton edhe për arsimin parauniversitar. Nga pjesa e menaxhimit të cilësisë, normalisht është kompetencë e MASHT-it, mirëpo një pjesë e madhe e arsimit parauniversitar është edhe kompetencë e komunave”, deklaroi Bytyçi

Cilësia e arsimit në institucionet para-universitare në Kosovë është shumë e ulët, e madje vë në pikëpyetje vlerën e diplomës, kanë deklaruar disa herë ekspertë të kësaj fushe.

Ata konsiderojne se Kosova është në krizë sa i përket cilësisë së arsimit në vend.

Sipas ekspertëve ajo që ka degraduar këtë fushë, është politizimi i sistemit të arsimit duke filluar nga niveli fillor, e deri tek ai universitar.

BARRIKADA ANTIPAQE ‘PARKU I PAQES’

VOAL – MITROVICË – Barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes”, në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, që nga vendosja e saj, po pengon qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se në takimin e dy kryeministrave, të Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahet më 23 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ndër temat që do të diskutohen, pritet të jetë edhe çështja e të ashtuquajturit “Parku i paqes”.

Valon Murtezaj, këshilltar për çështje të jashtme i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, thotë për Radion Evropa e Lirë se në takimin e 23 qershorit, do të diskutohet për një varg temash, për të cilat, sipas tij, është dashur të arrihet përparim në zbatimin e tyre, pasi që ato janë pjesë e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Siç thotë ai, një nga këto tema është edhe çështja e lëvizjes së lirë.

“Këtu hyn edhe pjesa e urës së Ibrit, pra, heqja e barrikadës. Pastaj, zhbërja e plotë e strukturave paralele të sigurisë apo të strukturave paralele që e pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në disa pjesë të Kosovës. Pra, në rastin konkret, në urën e Ibrit”, thekson Murtezaj.

Arritja e kësaj teme, si çështje për t’u diskutuar në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ndodh për shkak se barrikada mbi urën kryesor mbi lumin Ibër, në vazhdimësi është parë si problem politik dhe i tillë vazhdon të jetë tash e një vit, duke qenë një pykë për paqen e brishtë në qytetin e Mitrovicës.

Çfarë e bëri “Parkun e paqes” problem politik?

Kjo barrikadë, është vendosur më 18 qershor të vitit 2014, vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut, si dhe me mbështetjen dhe në praninë e autoriteteve të Serbisë.

Përderisa drejtuesit serbë të pushtetit lokal në Mitrovicën e veriut e patën vlerësuar të ashtuquajturin “Parku i paqes” jo si barrikadë, por si dorë e zgjatur për pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë, në anën tjetër, institucionet e Kosovës patën reaguar duke thënë se “barrikada e mëparshme është zëvendësuar me një të re, por vetëm me pamje tjetër” dhe se ky veprim e shkel marrëveshjen për qarkullimin e lirë, të arritur në dialogun në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 18 qershor, të vitit 2014, kur edhe u vendos barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes”, Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut, pati theksuar se vendimi për ndërtimin e parkut mbi urë është marrë në konsultim me qeverinë e Serbisë.

“Sa i përket urës kryesore, edhe më tutje automjetet nuk do të mund të kalojnë aty”, pati theksuar Rakiq.

Reagimet e autoriteteve të larta të Kosovës, patën pasuar menjëherë, duke e dënuar vendosjen e siç e patën quajtur “barrikadës së re”. Por, në javën e fundit të korrikut të vitit 2014, Zyra e kryeministrit të Kosovës, përmes një komunikate, pati theksuar se duke u mbështetur në një propozim të Bashkimit Evropian, palët janë pajtuar për heqjen e barrikadave dhe revitalizimin e urës mbi Ibër në një proces gradual.

Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë, patën theksuar se i ashtuquajturi “Parku i paqes” do të mbetet aty ku është.

Më 23 korrik të vitit 2014, përfaqësuesi i palës serbe në bisedime me Kosovën, Marko Gjuriq, pati thënë se nuk ka kurrfarë marrëveshje për heqjen e parkut mbi urën e Ibrit, të cilin Prishtina e vlerëson si barrikadë.

“Jemi marrë vesh që ‘Parku i paqes’ të mbetet dhe, po ashtu, jemi marrë vesh që të bëhet një vlerësim teknik vizual i urës gjatë javëve në vijim”, pati thënë Gjuriq.

Ai, edhe në dhjetor të vitit të kaluar, pati thënë se “Parku i Paqes” në Urën e Ibrit në Mitrovicë nuk do të hiqet derisa të mos gjendet një zgjidhje e pranueshme edhe për palën serbe, edhe për palën shqiptare në atë qytet

“Deri në gjetjen e kësaj zgjidhjeje asgjë nuk do të preket”, pati thënë Gjuriq.

“Barra” mbi autoritet lokale

Më 10 shkurt të vitit 2015, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në takimin me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut nëBruksel, ndër të tjera patikërkuar hapjen e urës qendrore mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës dhe largimin e barrikadës të quajtur “Parku i paqes”.

Më pas, të dy kryetarët e komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri i komunës jugore dhe Goran Rakiq i komunës veriore, patë deklaruar se kanë marrë mbi vete obligimin që të gjejnë një zgjidhje për heqjen e barrikadës “Parku i paqes”.

Së fundmi, javë më parë, Bahtiri, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, paralajmëron se së shpejti do të hiqet barrikada e e ashtuquajtur “Parku i paqes”.

“Unë po shpresoj që shumë shpejt atë urë më nuk do ta kemi të mbyllur dhe do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk dëshiroj të jap data, por po them, së shpejti”, thekson Bahtiri.

Më pas, Rakiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se çështja e “Parkut të paqes” është politizuar shumë dhe ajo nxitë reagime nga të dyja anët, të njerëzve që jetojnë në jug dhe në veri të lumit Ibër.

“Prandaj, do të ishte mirë që për këtë ‘park’ të mos flitet shumë qoftë nëpër medie apo në nivelet e larta. Duhet lejuar që procesi të ndodhë dhe të arrihet një mirëbesim, para së gjithash, i qytetarëve, i cili është humbur moti, e më pas gjërat mund të zgjidhet në teren shumë më lehtë”, thotë Rakiq.

Ai shton se çelësi për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që u përkasin komunave të veriut dhe të jugut të Mitrovicës, është që gjërat të rrjedhin.

Ndërkaq, Bahtiri, e konfirmon se ai dhe Rakiq janë në kontakt të përhershëm dhe se takohen çdo javë.

“Ne dëshirojmë që ty kryejmë punët pa ndonjë influencë të madhe të politikës. Unë po shpresoj – kështu kanë marrë vendim edhe BE-ja, por edhe institucionet e Kosovës- që të na lënë neve, të dy kryetarët, që ta heqim atë ‘Park të paqes’. Nuk na duhet asnjë urë e bllokuar, sepse urat bëhen për t’i bashkuar njerëzit dhe për lëvizje të lirë, e jo për t’i bllokuar”, thekson Bahtiri.

 

“Parku i paqes”, çështje e niveleve të larta

 

Por, Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se nuk ka informata se të dy kryetarët, Bahtiri dhe Rakiq, kanë arritur deri në atë pikë që të merren vesh për largimin e të ashtuquajturit “Parku i paqes”.

“Të jem e sinqertë, çështja e barrikadës në formë të ‘Parkut të paqes’, unë nuk e besoj se është një gjë që do të zhvillohet dhe rregullohet vetëm nga ana e dy kryetarëve. Ura kryesore (mbi lumin Ibër) është politizuar dhe kjo çështje do të rregullohet nga niveli i lartë, por mund të prezantohet sikur një zgjidhje, të cilën e kanë bërë të dy kryetarët, të Mitrovicës veriore dhe të Mitrovicës së jugut”, ka thënë Hoxhiq.

Edhe këshilltari i kryeministrit Mustafa, Valon Murtezaj, thotë se çështja e heqjes së barrikadës “Parku i paqes”, nuk është barrë e vetëm dy kryetarëve të komunave të Mitrovicës, të asaj veriore dhe jugore.

“Jo, kjo është çështje më komplekse dhe për të cilën një numër më i madh i institucioneve kanë për të thënë ose për të marrë vendime. Natyrisht, rolin kryesor këtu duhet ta kenë institucionet e Kosovës, bashkë me Bashkimin Evropian, në mënyrë që të zbatohen marrëveshjet e arritura dhe të zbatohet kushtetutshmëria në secilën pjesë të Kosovës”.

“ Kjo është esenca pse edhe po bëhet dialogu. Pra, që të shtrihet sovraniteti në të gjitha pjesët e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të ketë ligjshmëri dhe zbatim të ligjeve në të gjitha pjesët e Kosovës”, thekson Murtezaj.

Ai shton se edhe më herët janë arritur marrëveshje që të hiqen barrikadat dhe takimi i dy kryeministrave, Mustafa dhe Vuçiq, do të jetë një moment i mirë për të shikuar se çfarë është zbatuar dhe çfarë jo nga ato marrëveshje.

Pala e Kosovës, sipas tij, është këmbëngulëse që të zbatohen marrëveshjet, përshirë edhe lëvizjen e lirë e cila është një nga gjërat esenciale të frymës evropiane. Në këtë kontekst, siç tha ai, një nga lëvizjet e pra që do të duhej të bëhej, është largimi i barrikadës në urën e Ibrit.

Barrikada e ashtuquajtur Parku i paqes” ka zëvendësuar barrikadën e mëparshme me rërë e gurë në urën kryesore mbi lumin Ibër , që ishte vendosur nga banorët lokalserbë në korrik të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi ndaj përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për të vendosur autoritetin në veri të vendit dhe për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, në kufi me Serbinë.

KOSOVË – KRIMI EKONOMIK RRËNON BIZNESET

VOAL – PRISHTINË – Niveli i lartë i krimit ekonomik në Kosovë po pengon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zvogëlimin e të hyrave në buxhetin e Kosovës, thonë ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë.

Sipas tyre, pastrimi i parave, krimeve tjera ekonomike dhe financiare, në pjesën më të madhe konsiderohen krime të fshehura.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit vlerësojnë se korrupsioni, shkeljet tatimore, krimet që lidhen me prokurimin, kontrabandën, krimet financiare, krimet e drogës janë krimet më të shpeshta, por që ende nuk dihet se në çfarë përmasash.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, konsideron se kjo dukuri po shkatërron veprimtarinë e bizneseve, të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë në mënyrë të rregullt.

“Sipas të gjitha perceptimeve, analizave, hulumtimeve, ekziston krimi ekonomik. Po në çfarë mase asnjëherë nuk mund të vërtetohet kjo, ashtu siç nuk mund të vërtetohen shifrat e sakta për korrupsionin dhe ekonominë joformale”.

Ky fenomen negativ karakterizohet edhe me haraç, shantazhe të ndryshme, që iu bëhen njerëzve dhe bizneseve”, thotë Shahini.

Ekonomia kriminale është e pranishme në Kosovë dhe kjo po pengon ekonominë reale, zhvillimin e shoqërisë, por edhe buxhetin e Kosovës, thotë edhe Ismail Kastrati, ekspert për çështje ekonomike.

Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se krimi ekonomik pengon edhe në mundësitë e zhvillimit të arsimit, shëndetësisë dhe veprimtarive tjera publike.

Kastrati konsiderojnë se autoritetet kompetente nuk po tregojnë një gatishmëri për të luftuar këtë dukuri.

“Në realitet, ekonomia kriminale nuk luftohet fare , përveç deklaratave dhe formimin e disa grupeve, komisioneve dhe strategjive, të cilat vetëm në aspektin formal e plotësojnë vakuumin,përndryshe në aspektin real kurrgjë nuk bëhet në këtë drejtim”, thekson Kastrati.

Ndërkaq, Agim Shahini thekson se prania e kësaj dukurie në Kosovë është për shkak të mosfunksionimit të duhur të sistemit të drejtësisë.

“Kjo vjen si pasojë e mosfunksionimit të rendit dhe ligjit, e cila është e nxitur nga njerëzit e papërgjegjshëm, por dhe njerëzit e përgjegjshëm, sepse janë të nxitur nga të parët. Përderisa në Kosovë ende nuk janë të mbrojtur dëshmitarët në nivelin e duhur, kjo do të vazhdojë të jetë në rritje, për shkak se askush nuk e ka atë guxim shpirtëror që të denoncojë gjithë këto dukuri, apo njerëz të caktuar në organet e drejtësisë”, shton Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, zyrtarë qeveritarë tashmë sa herë kanë pohuar se lufta kundër këtyre krimeve është përparësi e institucioneve të Kosovës. Madje, për luftimin e kësaj dukurie janë krijuar disa strategji.

Në Strategjinë kombëtare për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizimit dhe krimeve ekonomike për vitin 2014- 2018 thuhet se do të reduktojë shkallën e ekonomisë joformale në 5 për qind mes 2014 dhe 2018.

Kurse, gjatë vitit 2015 deri në 2018, vlera e konfiskimit të të ardhurave nga krimi duhet të jetë 1,000 000 euro për vit.

William Walker kundër Gjykatës Speciale

VOAL – Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker është kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Walker thotë se është shpenzuar shumë deri tani në këtë drejtim dhe nuk ekziston nevoja që të pritet edhe disa vite derisa të fillojë punën ajo, raporton RTV 21.

Madje, Walker thotë se qytetarët e Kosovës bashkë me liderët duhet të vendosin dhe t’u thonë ndërkombëtarëve mjaft.

“Duhet të filloni të vendosni vet. T’ju thoni ndërkombëtarëve: ‘mjaft na treguat ju çfarë të bëjmë’”, ka thënë ai.

“Çfarë na duhet edhe një Gjykatë që i duhen edhe disa vjet deri të fillojë punën. Nuk e kuptoj nevojën për themelimin saj”, ka thënë Walker.

KOSOVA LARG ANËTARËSIMIT NË ORGANIZATËN BOTËRORE TË TREGTISË

VOAL – PRISHTINË – Janë bërë gati tetë vjet që kur autoritetet kompetente në Kosovë kanë filluar përgatitjet për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), por deri tani nuk kanë aplikuar.

Madje, autoritetet kompetente nuk kanë vendosur se në çfarë modaliteti do të aplikojnë. Dilemat për modalitet kanë qenë në mes anëtarësimit të rregullt dhe shtetit vëzhgues për një periudhë fillimisht pesëvjeçare.

Për mundësitë dhe procedurat e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në OBT, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në muajin mars të këtij viti ka vizituar këtë mekanizëm.

Ajo ka paraqitur synimet e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me integrimin e mëtejmë në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë edhe OBT-në.

Ekspertë për çështje ekonomike e konsiderojnë jo të lehtë procesin e anëtarësimit në këtë organizatë por, megjithatë, sipas tyre, institucionet kompetente kanë dhe po zvarrisin këtë proces.

Muhamet Sadiku, udhëheqës i Qendrës për Promovimin e Zhvillimit, thotë se të qenët anëtar i Organizatës Botërore të Tregtisë është shumë i rëndësishëm për ekonominë dhe tregtinë e Kosovës. Sipas tij, është koha e fundit kur Qeveria e Kosovës duhet të vendosë për të aplikuar në këtë mekanizëm.

“Kjo organizatë është pjesë përbërëse edhe e sistemit global të tregtisë botërore. Prandaj, edhe pse Kosova është një shtet i vogël, me potenciale të kufizuara ekonomike dhe tregtare, sigurisht që Kosova ka nevojë të bëhet pjesë e këtij sistemi. Por, procedurat e anëtarësimit vërtet janë më të gjata dhe burokratike. Prandaj, Kosova, për ta arritur këtë qëllim, duhet të bëjë një punë shumë të rëndësishme”, thotë Sadiku.

Eksperti tjetër i ekonomisë, Haki Shatri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, konsideron se adresa e qëllimit të zvarritjes së këtij procesi, është te mungesa e aktivitetit të institucioneve përkatëse.

“Nuk ka pasur asnjë pengesë tjetër objektive ose të jashtme. Kjo ka dëmtuar ekonominë, ka dëmtuar bizneset, për aq sa Kosova është e inkuadruar në marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare. Kosova ka një import që kalon 2.5 miliardë euro në vit. Dhe, nga ky anëtarësim do t’u sillte përfitime bizneseve të caktuara. Ndërkaq, te pjesa e eksportit, përfitimet do të jenë në mënyrë proporcionale, pasi vëllimi është më i vogël”, konsideron Shatri.

Muhamet Sadiku thekson se Kosova është në fazën e zhvillimit dhe nuk ka nivel të lartë të eksportit, por anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm, do të përmirësojë imazhin e saj karshi investitorëve të huaj.

“Është e vërtetë se Kosova në këtë fazë të zhvillimit ka shumë pak për të paraqitur në anën e eksportit, por sido që të jetë, Kosova gjithnjë e më tepër duhet t’i fuqizojë lidhjet me rajonin dhe botën. Kjo sepse disa nga vendet e rajonit tashmë janë bërë pjesë përbërëse e OBT-së, andaj mendoj se edhe Kosova duhet të bëjë ecjen drejt organizatës globale”, thekson Sadiku për Radion Evropa e Lirë.

Shteti i fundit që ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë është Kazakistani. Ky vend ka 20 vjet që tenton të bëhet anëtar i kësaj organizate.

Me art në mbështetje të viktimave të përdhunimeve

Më moton “Mendoj për ty” në Prishtinë nëpërmjet një vepre artistike me mbi pesë mijë fustane u bë thirrje për më shumë mbështetje ndaj mijëra viktimave të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë

Më shumë se 5 mijë fustane, të varura në stadiumin e Prishtinës, u shndërruan në një vepër artistike që synon ndërgjegjësimin për gjendjen e viktimave të përdhunimeve gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. Askush nuk e di numrin e saktë, por besohet se mijëra ishin viktima të përdhunimeve nga forcat serbe. Numri i saktë mbase nuk do të mësohet kurrë dhe rrëfimet rreth tyre deri vonë ishin shumë të pakta për shkak të frikës nga stigmatizimi. Fustanet e mbledhura në kuadër të nismës së artistes shqiptaro britanike Alketa Xhafa-Mripa, synojnë të nxisin më shumë debat për këtë çështje. Nisma u mbështet nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila tha të premten se nisma me moton “Mendoj për Ty” synon të nxisë solidarizimin me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe thirrje për të thyer heshtjen, për të luftuar stigmën, për veprim, ndërgjegjësim, e pranim.

Sot, kjo fushë futbolli e mbushur me fustane, dhe kjo pamje, po më lë pa frymë. Nga njëra anë, për përmasat e një çështjeje që është heshtur për kaq gjatë. Nga ana tjetër, për shpresën që lind nga ky solidarizim, nga kjo përkrahje”, tha presidentja Jahjaga.

Presidentja tha se synimi është përkrahja e grave për t’i nxjerrë në dritë rrëfimet e tyre, për t’i hapur ato, jo për t’i mbajtur të mbyllura e të heshtura.

“Turpi nuk rëndon mbi to, por mbi ata që kryen këtë krim mizor mbi to. Ato e kanë guximin dhe më nuk duhet të ndihen të vetmuara”, tha ajo.

Ndjekja dhe dënimi i kësaj forme të krimit është dëshmuar punë e vështirë dhe aktualisht organet ndërkombëtare të drejtësisë janë duke ndjekur 14 raste të këtij krimi të luftës.

​​Pak më larg stadiumit të mbushur me fustane të premten u zbulua edhe një monument me emrin ‘Heroinat’, kushtuar sakrificës dhe kontributit të gruas gjatë luftës në Kosovë. Alma Lama, nismëtare tha se kjo është shprehje e mirënjohjes për angazhimin e grave për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Ky kontribut është i gjithanshëm. Është kontribut i atyre grave dhe vajzave të cilat nuk ngurruan të marrin armët në dorë dhe të dalin e të luftojnë për liri, duke dhënë edhe jetën. I atyre nënave, grave, motrave të cilat kishin barrën më të rëndë në luftë. U përkujdesën për të gjithë të afërmit e tyre, fëmijët mbi të gjitha në ato ditë të jashtëzakonshme të luftës”, tha zonja Lama.

Kryeministri Isa Mustafa tha se ky memorial tregon edhe respektin institucional për kontributin e grave.

Ky memorial shënon pikë kthese jo vetëm në kujtesën tonë historike, por edhe respektin institucional dhe njohjen e  vlerave dhe kontributit të jashtëzakonshëm që kanë dhënë nënat, gratë dhe motrat tona gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për më tepër, këtë memorial duhet parë edhe si një mirënjohje sublime, artistike por edhe shtetërore për të gjitha përjetimet tragjike të gruas shqiptare në tmerret e kësaj lufte por edhe gjatë historisë sonë kombëtare”, tha kryeministri Mustafa.

Të premten u mbushën 16 vjet që kur trupat e NATO-s u vendosën në Kosovë duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare.

Nëntë vjet pas hyrjes së forcave të NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj e cila njihet nga mbi 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila megjithatë është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve, në shkëmbim të afrimit të saj me strukturat e Bashkimit Evropian.

Në një ceremoni solemne parlamenti i Kosovës shënoi këtë dite që në kalendarin e festave njihet si ditë e paqes. Seanca u bojkotua nga opozita e cila u shpreh e pakënaqur që nuk u është dhënë mundësia të flasin në ceremoni, që u zhvillua pa fjalime politike, por siç u tha e pakënaqur edhe me zhvillimet politike në vend. za

me arttt

Frankfurter Allgemeine Zeitung – PADI ARBITRAZHI KUNDËR KOSOVËS

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Shoqëria e investimeve Axos ngre padi ndaj Kosovës duke kërkuar miliona, sepse ajo është dëmtuar prej marrëveshjes për blerjen e koncernit shtetëror të telekomit.

Korrupsioni në Kosovë për herë të parë do të shqyrtohet nga një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi. Shoqëria e investimeve në Hamburg Axos Capital Partners ka hapur një proces arbitrazhi pranë Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit mbi Investimet (ICSDI) në Uashington, sepse qeveria në Prishtinë më 2013 tërhoqi në çastin e fundit marrëveshjen e negociuar prej kohësh për privatizimin e kompanisë së telekomunikacionit. Si rrjedhojë kompania Axos ka pësuar një dëm në vlerën e 180 deri në 500 milionë euro. Eshtë rasti i parë, në të cilin institucioni ICSID i krijuar nga Banka Botërore do të shqyrtojë një padi kundër Kosovës shkruan revista “Global Arbitration Review”. As Prishtina dhe as kompania Axos nuk duan të prononcohen për rastin. Por siç dëgjohet bëhet fjalë për dyshime mbi ryshfet dhe përfitim personal nga përfaqësues shtetëror të PTK-së. Siç shkruan më tej gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung“ (FAZ), prej vitesh organizatat ndërkombëtare, diplomatë e sipërmarrje kritikojnë shtetin e vogël, që shpalli pavarësinë nga Sebria më 2008, për ryshfet dhe një sistem të dobët drejtësie. Në raportin e fundit të Komisionit të BE-së mbi progresin thuhet: “Në Kosovë mbetet mjaft shqetësuese gjendja e shtetit ligjor, pavarësia e drejtësisë si dhe përparimet e pakta në luftën kundër korrupsionit.“ Sipas Komisionit të BE-së shitja e PTK në dhjetor 2013 dështoi për shkak të „një sërë akuzave për korrupsion“. Procesi i hapur tani i arbitrazhit mund të zgjasë me vite, shkruan ndër të tjera “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Baku: Fillojnë Lojërat Evropiane, pjesëmarrëse edhe Kosova

Në Baku të Azerbajxhanit sot hapen Lojërat Evropiane, në të cilat për të parën herë në këtë nivel, merr pjesë edhe Kosova. Ndër vendet pjesëmarrëse është edhe Shqipëria.

Në këtë garë sportive të nivelit evropian, që organizohet për të parën herë, marrin pjesë seleksionet e më se 50 vendeve.

Siç ka njoftuar më herët Komiteti Olimpik i Kosovës, në Baku udhëtuan 19 sportistë nga 9 sporte: xhudo, karate, qitje, mundje, boks, shigjetari, not, çiklizëm dhe tekvando.

Kjo garë sportive evropiane po mbahet në periudhën kur Azerbajxhani po ballafaqohet me kritika për gjendjen e të drejtave të njeriut.

Organizata Human Rights Watch tha se disa gazetarë nga organizatat kryesore të informacioneve në Evropë nuk janë lejuar të hyjnë në këtë vend për të raportuar nga këto gara.

Autoritetet në Baku thonë se ekziston një fushatë e mediave për “diskreditimin” e lojërave, raporton agjencia DPA nga Baku.

Human Rights Watch tha se Lojërat Evropiane, në të cilat marrin pjesë afro 6 mijë sportisë nga i gjithë kontintenti, hapen në “një atmosferë të respresionit të paprecedent të qeverisë në periudhën pas-sovjetike”. rel

16 VJET NGA ZBARKIMI I NATOS NË KOSOVË – 16 VJET NGA KOSOVA-DAY

VOAL – Bota vazhdon të ketë në mendje imazhet e shumë qytetarëve kosovarë që u uronin mirëseardhje ushtarëve të KFOR-it. Me lot gëzimi në sy, me brohoritma “NATO, NATO”… I konsideronin shpëtimtarë të tyre.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga agresioni serb.

Fillimisht numëronin 50,000 ushtarë dhe vinin nga dhjetëra shtete anëtare të NATO-s dhe vendeve aleate. Të parat që kanë zbarkuar kanë qenë njësitet britanike. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Hyrjes së tij i ka paraprirë Marrëveshja e Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Ajo është arritur vetëm pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Si pasojë e saj, mbi 10,000 njerëz janë vrarë, rreth 5,000 të tjerë janë zhdukur dhe mbi 1 milion janë zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Ato kanë ekzistuar deri në janar të vitit 2009, kur edhe është formuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

Sot, gjashtëmbëdhjetë vjet pas zbarkimit, janë disa mijra trupa të NATO-s që vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Numri i tyre është zvogëluar vit pas viti, bazuar në vlerësimet e situatës së sigurisë.

Gati nëntë vjet pas zbarkimit të NATO-s, përkatësisht më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, me gjithë kundërshtimet e fuqishme të Beogradit.

Shteti i ri është njohur nga rreth 100 vende dhe është i angazhuar në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në strukturat euro-atlantike. Për këtë qëllim, së fundmi, ka nënshkruar edhe marrëveshje me Serbinë për normalizimin e ndërsjellë të marrëdhënieve.

Dita e Lirisë së Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesë në histori. Sipas shumë vlerësimeve, 12 qershori është dita e rreshtimit të botës demokratike përkrah popullit të shtypur të Kosovës.
12-06-2015 10-46-21

VDIQ DRAGOLJUB TODOROVIC – AVOKATI I KOSOVËS NË BEOGRAD – NË KOSOVË ASKUSH NUK E THA NJË FJALË PËR TË

VOAL – Më 14 maj në Beograd vdiq Dragoljub Todorović-i, avokat i të mbijetuarve të masakrave serbe mbi familjet Bogujevci (Podujevë) e Berisha (Suharekë) – dhe përfaqësues juridik i vëllezërve Bytyqi, po ashtu të vrarë nga forcat serbe. Dragoljub Todorović-i ishte avokat, publicist, kronist, kulturolog, humanist, enciklopedi e gjallë, mik i madh i shqiptarëve, dashnori më i madh i Sarajevës dhe europiani ndoshta më i madh në Beograd.

Në Kosovë askush nuk e regjistroi me ASNJË fjalë vdekjen e tij. Ai ishte avokat i Kosovës në Beograd./koha.net

SOT NË STADIUMIN E PRISHTINËS NE MIJRA FUSTANË PËR TË KUJTUAR VIKTIMA E DHUNËS – ME MOTON „MENDOJ PËR TY“ (FOTO E VIDEO) Nga Elida Buçpapaj

VOAL – “Mendoj për ty” quhet projekti, për viktimat deri tash të harruara.

Prej 3 qershorit u hap zyrtarisht fushata“Mendoj për Ty”, kushtuar viktimave e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Me këtë rast janë mbledhur me mijra fustanë. Thuhet 5 mijë, por duhet të jenë shumë më shumë.

Artistja Alketa Xhafa – Mripa së bashku me producenten Anna Di Lellio, janë ideatoret e kësaj fushate. Anna Di Lellio është gazetare dhe njohëse e thellë e Kosovës të pasluftës. Ajo gëzon autoritet e prandaj stadiumi i Prishtinës është kthyer tash në një arenë fustanesh të dhuruara.

Këtë fushatë e mbështeti e para presidentja Atifete Jahjaga. Roli i presidentes është i domosdoshëm sepse të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës janë jo vetëm viktima të luftës, por edhe të indiferencës të shoqërisë kosovare.

Përveç presidentes Jahjaga këaj fushate i janë bashkangjitur edhe yje të formatit botëror si Rita Ora e Eliza Dushku. Edhe Cherie Blair, bashkëshortja e kryeministrit Tony Blair ka dhuruar një fustan për viktimat e Kosovës  përmes ambasadorit të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar Lirim Greiçevci

Pikë grumbulluese ka patur edhe në Tiranë. Edhe në SHBA përmes një Shoqate të Grave.

A po fillon të zgjohet shoqëria kosovare më në fund. Vetëm grate mund ta shkundin.

E tani janë mbledhur me mijra e mijra fustane ngjyra ngjyra që janë varur me kapsa rrobash të gatëshme për t’u shitur në stadiumin e Prishtinës. Nuk po e vë fare në diskutim pyetjen nëse do të shiten, sepse ato duhet të shiten!

Sepse vetëm kështu do të jetë i realizuar qëllimi që këto para të vihen në shërbim të viktimave.

Kjo fushatë është mbëshetur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara si dhe ajo e Britanisë së Madhe, si dhe shumë donatorë të tjerë.

Gratë e përdhunuara gjatë luftës ende sot nuk e kanë statusin e viktimave të dala nga një konflikt i përgjakshëm. Ky duhet të jetë edhe qëllimi final, sepse edhe 16 vjet pas përfundimit të konfliktit ato janë të anashkaluara, të persekutuara dhe kësaj here viktima prej një shteti pa shpirt dhe të një shoqërie indiferente.

Prandaj ka vlerë të madhe kjo fushatë sensibilizuese, e cila duket se po ka sukses të plotë, nisur nga fustanat që tani e kanë kthyer stadiumin e Prishtinës nga një arenë të ndeshjeve futbollistike në një arenë fustanësh në shërbim të një kauze të madhe.

Rreth kësaj fushate janë botuar shkrime e reportazhe edhe një shtypin botëror siç është ai i gazetës The Guardian, ku thuhet se përmes fustanëve nderohen viktimat e dhunës gjatë luftës.

„5000 fustane në stadium futbolli për të kujtuar përdhunimet e kohës të luftës“, është titulli i një reportazhi të gjatë, në të cilin përveç të tjerave citohet autorja e projektit Anna Di Lellio. “Aktiviteti mbahet në stadium”, thotë ajo “që është në qendër të Prishtinës, një vend ku qyteti mban parada ushtarake dhe festimet të lidhura me luftën. Projekti ynë është një mënyrë e ndryshme e nderimit të luftës, pa madhështi dhe triumfalizëm, thotë ajo. “Kjo është një histori tjetër, është një histori e vuajtjeve të mëdha që lufta solli për të gjithë. ” Por që janë mbajtur fshehur. Dhe Anna Di Lellio bashkë me artisten Alketa Xhafa – Mripa përpiqen t’i zbulojnë.

12-06-2015 07-27-41

alketa-xhafa-skenderaj-may-11-20152-e1434038863475Alketa

12-06-2015 08-25-26Anna

12-06-2015 08-28-52

Cherie Blair

12-06-2015 06-59-33

Presidentja Jahjaga

12-06-2015 08-19-20

Kadire Tahiraj, aktiviste e pandalur në kërkim të të drejtat e grave viktima

 

 

 

Kosova në 16 vjetorin e çlirimit – GJYKATA SPECIALE, NËNSHTRIM I RADHËS, DITA E PAQES, TJETËRSIM I LUFTËS ÇLIRIMTARE! – Nga FLORIM ZEQA

Në Kosovën e lirë dhe të “pavarur”, në vendin e paradokseve të shumta ndodhi edhe kjo; të mos kemi ditë të çlirimit, të mos kemi ditë të Republikës, të mos kemi ditë të festës kombëtare (28 Nëntorin),… të mos kemi dinjitet kombëtar !
Secili komb në botë që ka zhvilluar një luftë çlirimtare e ka edhe një ditë çlirimi. Ata, që parreshtur rrahinin gjoks për çlirimin e vendit, na dalin të jenë mohuesit më të mëdhenj të luftës çlirimtare!
A ka paradoks më të madhë që në njërën anë thirremi e shtirremi që jemi të pavarur, ndërsa në anën tjetër të mos kemi ditë të çlirimit !
Për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, dita e çlirimit është dita më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore.
Për shqiptarët e Kosovës, 12 qershori  i vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar.
Marshimi i ushtrisë se NATO-s (më pas edhe i UÇK-së) rrugëve të Prishtinës dhe Kosovës shënoi gëzimin më të papërshkruar më fjalë të qytetarëve, të njerëzve të vuajtur dhe të përndjekur që ktheheshin në shtëpitë e tyre të rrënuara nga lufta…të cilin mundi ta përshkruaj në mënyrën më besnike vetëm blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive.
Shënimi i ditës së çlirimit në mënyrë institucionale dhe shtetërore e madhështon luftën dhe sakrificat e popullit për çlirim, lirisë së vendit i jepë kuptimin e plotë, ndërsa popullit i shtonë dashurinë ndaj atdheut.
Në vendet e lira e të pavarura është zakon të organizohen parakalime (parada) ushtarake për të nderuar prezencën e krerëve shtetëror e politik.
Për nderë të ditës së çlirmit bëhen nominime (gradime), avancime në poste të shërbyesve civil dhe ushtarak, ndarje mirënjohjesh dhe dekoratash…e shumë veprimtari tjera më karakter shtetëror.
Ndërsa tek ne nuk ndodhi asnjëra nga këto, për arsyen e thjeshtë së Kosova në kushtetutën e saj nuk ka ditë të çlirimit !
Tradita e mirë e festimit të ditës së çlirimit u ndal pas 17 shkurtit të 2008-së !
Pas “pavarësimit”, në Kosovë po festohet 15 prilli si “dita e Kushtetutës” së hartuar prej ndërkombëtarëve (Pakoja e Ahtisarit) e cila është në kundërshtim më vullnetin e popullatës shumicë shqiptare në vend,…e cila ditën e çlirimit e zavëndësoj më “ditë të paqës”, ndërsa popullin shumicë shtetformues të vendit e barazoj më pakicat minoritare në vend.
Pranimi i termit “ditë e paqës” në vend të ditës së ÇLIRIMIT paraqet njërin nga gabimet më fatale të politikës kosovare.
Sipas kësaj i bie së në Kosovë nuk ka pas luftë çlirimtare, por vetëm një konflikt të vogël ndëretnik…
Më mohimin e ditës së çlirimit, po tentohet të mohohet lufta çlirimtare,…si pasojë kemi veprimet e EULEX-it (për hatër të Serbisë e Rusisë) për kriminalizimin e UÇK-së,…më ndjekjën dhe burgosjën e çlirimtarëve  në ëmër të “drejtësisë” ndërkombëtare.
Gjykata speciale një nënshtrim i radhës !
Tani kur Kosova ndodhet në prag të ndryshimeve kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale, nuk e di si do të quhet kjo kushtetutë; e Isos apo e Hashës, ngase vendi po qeveriset nga dy kryeministra !
Po ndodhë pikërisht kështu sepse drejtuesve shtetëror u ka humbur busolla orientuese, u ka humbur vetëdija, u ka humbur dashuria ndaj atdheut dhe fryteve të luftës-LIRISË, për të cilën u derdhë shumë gjak dhe u bënë sakrifica të panumërta !
Qasjen jopragmatike, nënshtrimin dhe varësinë e tepruar të liderëve tonë shtetëror karrshi ndërkombëtarëve është duke e shfrytëzuar siq është më së miri Serbia më një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, përmes të ashtuquajturës “Gjykatë Speciale”, synon t’i nivelizoj krimet e supozuara individuale të ndonjë pjestari të UÇK-së me krimet gjenocidiale shtetërore të saja ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë.
Sa ishte gjallë presidenti historik Ibrahim Rugova vlerat e luftës çlirimtare u mbrojtën më dinjitet të lartë shtetëror. Presidenti pa hezitim u thoshte gjithmonë ndërkombëtarëve: ” Ne kemi mbrojtur pragun e shtëpisë”.
Madje edhe në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit kundër satrapit të Ballknit, Rugova si burrështetas i vërtetë kishte dalë në mbrojtje të UÇK-së duke pohuar, po citoj; “UÇK-ja nuk është terroriste,…ajo është formuar nga njerëzit e thjeshtë, nga patriotët që luftuan  për lirinë e vendit të tyre”, për të vazhduar akuzat ndaj Millosheviqit:…”ky është personi që ka kryer krime e gjenocid ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë”.
Mirëpo tani, kur ai na mungon, nuk ka kush të del në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare nga akuzat e EULEX-it, pasi mungon autoriteti i një lidershipi të përgjegjëshëm siq ishte ai rugovian.
Ditë e paqës mund të quhet dita e arritjës së një marrveshje pajtimi mes dy palëve në konflikt. Madje ditë e paqës nuk mund të quhet as “marrëveshja” politike e Brukselit e 19 prillit të vitit 2013-të, ngase kjo nuk është ndonjë marrveshje historike, por vetëm improvizim i saj.
Ditë e paqës mund të quhet dita kur Serbia do t’i kërkonte falje publike shqiptarëve dhe mbarë popullit ë Kosovës për krimet e kryera, me përgjigjen pozitive mbi dëmshpërblimin për shkatrrimin e pronave publike dhe private gjatë luftës në Kosovë, kthimin e arkivave, aktifakteve dhe pasurive tjera me vlera kombëtare të grabitura gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Marrveshja fatkeqe e 19 prillit 2013-të, objektiv kryesor ka hapjen e dyerëve Serbisë drejtë antarësimit në Bashkimin Europian, krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit e cila “de jure dhe defakto” e ndanë pjesën veriore të vendit tonë, ndërsa Kosovës i mbetë “të trasht e surlës” në dorë,…për vazhdimin MSA-së, si kusht për geotizimin e mëtutjeshëm  të popullit shqiptar, pa mundësi lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave drejt vendeve të Bashkimit Europian, duke e lënë Kosovën si një vrimë të zezë në Ballkan !

Pse Jahjaga nuk e mbrojti vetën si Presidente dhe Kosovën nga kritikat shpifëse dhe ofenduese të Nikoliqit?! – Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

Abraham Lincoln: “Those who deny freedom to others, deserve it not for themselves”.

 
Këtë  vlerësim aksiomatik të ish-Presidentit të lartënderuar historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, duhet ta mbajnë parasysh, jo vetëm  presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliq, kryeministri i  qeverisë serbe, Alaeksandar Vuçiq, nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ivica  Daçiq (si qeveria, ashtu edhe parlamenti serb), por edhe  Akademia  dhe Kisha Ortodokse Serbe me në krye mitropolitin e saj, Irinej,  sepse të gjithë këta  së bashku me  ultrancionalistët e tjerë serbomëdhenj, botërisht  nuk po e njohin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës shqiptare. –E në anën tjetër, qe tri vite zhvillojnë dialog me përfaqësuesit e  lartë të qeverisë së Kosovës në Bruksel (2013), PSE ky dialog, kur Serbia nuk e njeh Kosovën?!
 
 
Vetëm kur ta kuptojnë dhe ta zbatojnë drejt në teori dhe në praktikë  këtë thënie të artë vlerore të ish-Presidentit të lavdishëm Abraham Lincoln, atëherë serbët dhe Serbia mund të llogarisin në krijimin dhe në normalizimin e  marrëdhënieve të mira dhe miqësore, jo vetëm shqiptarët, por me të gjithë popujt e tjerë fqinj të Ballkanit.
 
Ndryshe, duke ua mohuar lirinë të tjerëve, pikësëpari shqiptarëve, Serbia kurrë nuk do të  ketë marrëdhënie të mira me shqiptarët, as kurrë, nuk do të jetë faktor paqeje, sigurie dhe qëndrueshmërie në rajon, pavarësisht nga  premtimet  boshe, gënjeshtrat, mashtrimet, spekulimet dhe simulimet e përfqësueve zyrtarë të qeverisë, të kuvendit dhe të presidencës së Serbisë, se gjoja “jetësisht janë të interesuar”, që të mbretërojë bashkëpunimi, paqja  dhe siguria në Ballkan, e në anën tjetër, duke u shërbyer me kërcënimin e politikës së forcës dhe me ofendime sikurse presidenti Nikoliq në samitin  “Bërdo-Brioni”  të presindetëve rajonalë ballkanikë, bërë në Budvë të Malit të Zi, më 8 qershor 2015, pohojnë se kurrë nuk do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran ( të cilin, tanimë  e kanë njohur 109 shtete të OKB-së), por e quajnë  “Serbi”.
 
Kjo politikë destruktive me primesa kolonialiste dhe neokolonialiste, krejtësisht antiligjore, antrihumane, anticivilizuese dhe antievropiane e Serbisë, duke mohuar lirinë shqiptarëve dhe Kosovës, kurrnjëherë, nuk do të jetë në përputhje me standardet dhe me vlerat e Evropës së sotme të integruar dhe demokratike. Por, do të jetë “një sorrë e zezë” ndjellakqe edhe për fatin e Ballkanit, edhe për fatin e Evropës.
 
Presidenti Nikoliq ofendoi keq Kosovën dhe Jahjagën, se kinëse “Kosova nuk është kurrfarë shteti dhe se  Atifete Jahjaga nuk  është kurrfarë presidenteje e Kosovës”!
 
Mirëpo, ndaj këtij rasti  të shëmtuar ofendues, provokues anticivilizues dhe antievropian të Nikoliqit, mungoi përgjigjja reaguese nga  Jahjaga dhe nga Nishani, të cilët, në vend se t’i përgënjeshtronin ashpër dhe me argumente  akuzat dhe shpifjet e Nikoliqit, ata  i kishin futur “veshët në lesh”, nuk patën kurrfarë përgjigjeje  përgënjeshtruese ndaj presidentit ultranacionalist të Serbisë, Tomislav Nikoliq!?
 
Pse kjo heshtje ndaj ofenduesit primitiv Nikoliq?!
 
 
Nëse  presidenit Nikoliqi është primitiv, ultranaconalist dhe anti-evropian, kjo assesi nuk do të thotë, që kritikat e tij ofenduese antishqiptare dhe anti-shtetërore të Kosovës së pavarur, të heshtën, përkatësisht të ngelin pa asnjë përgjigjeje nga ana e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, sepse kësaj i janë thënë publikisht në praninë e të  gjithë presidentëve të Ballkanit.
 
-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pati shansin historik, që në praninë e të gjithë pjesëmarrësëve të Samitit “Bërdo-Brioni” në Budvë, ku mirrte pjesë, edhe   përfaqësuesi special i BE-së, presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, ta përgënjeshtronte kritikën ofednuese të presidenit serb Tomislav Nikoliq, drejtuar asaj : “Kosova nuk është shtet dhe, ti mos u shtir se gjoja po udhëheq një shtet të vogël, që nuk është shtet, dhe kurrë nuk do të jetë I tillë”( http://botasot.info/lajme/414476/nikoliq-ofendoi-jahjagen-ti-nuk-je-kryetare-shteti/).
 
Menjëherë “flakë për flakë”, Presidentja Jahjaga, do të duhej t’i replikonte çetnikut ultranaconalist fashist-presidentit të Serbisë, Nikoliq, se  këto kritika tuaja subjektive dhe këto  sjellje primitive  ofenduese  tuajat, të adresuara  në emrin tim personal  ( se  gjoja unë  sipas teje, nuk përfaqësoj dhe nuk prezetoj Kosovën si Presidente, dhe se Kosova nuk është shtet) edhe të Kosovës, janë të papranueshme, edhe për mua si Presidente e  shtetit të pavarur  dhe sovran të Kosovës, edhe për shtetin de fakto dhe de jure të Kosovës, të cilin deri tani e kanë njohur 109 shtete të OKB-së, si dhe de fakto dhe de jure, e ka njohur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, duke vlerësuar se  shpallja e pavarësisë së Kosovës është plotësisht e ligjshme dhe  në përputhje të plotë me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, e  çfarë ëndërron ti Nikoliq, është problem juaj personal privat, që nuk ka të bëjë fare me  të vërtetën dhe me realitetin e krijuar në Kosovë.
 
Gjithashtu, në këtë ton, do të duhej të reagonte, edhe Presidenti  i Shqipërisë ,Bujar Nishani,  duke  i hudhur poshtë kritikat ofenduese primitive dhe anticivilizuese të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, të drejtuara kundër presidents së Kosovës, Jahjaga dhe kundër kontestimit dhe mohimit të Republikës së pavarur dhe sovrfane të Kosovës.
 
Ky ishte rasti më oportun, që Nikoliqi të demaskohej botërisht në atë tryezë diplomatike të kryeliderëve të vendeve ballkanike në samitin  “Bërdo-Brioni” të Budvës, bërëmë 8 qershor 2015, jo  të  “gëlltitesdhin” në heshtje ato shpifje dhe akuza primitive të pa     qëndrueshme të  ultranacionalistit(vojvodës) Tomislav Nikoliq.
 
-“Nuka ka faj” ky farë ultranacionalisti fashist-vojvodë i Sheshelit, por ata që e kanë  votuar dhe ata faktorë evropianë, që kanë lejuar atë, të dalë në skenën politike zyrtare shtetërore të Serbisë (madje si president).
 
Së këndejmi, fajin më të madh e kanë  pushtetarët-drejtues të shtetit të Kosovës, që kanë pranuar të hyjnë në dialog (në “një thes” me këta çetniko-fashistë të pa riparueshëm dhe të pandëshkuar nga  Tribunali I Hagës) para se Beogradi zyrtar, ta njihte de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës (shkurt 17, 2008).
 
Nuk ka asnjë dyshim se ky gabim fatal  politik, diplomatik, kombëtar dhe shtetëror, bëri që politika dhe diplomacia e Serbisë, të hapë një “kaptinë të re” dialogimi me Prishtinën zyrtare, kinëse në emër të “normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, e që në fakt pas këtij “normalizimi” fshihet lufta dhe përpjkejet e Beogradit, që të “revidojnë” statusin politik të shtetit të ri të pavarur të Kosovës.
 
Këtë e dëshmoi edhe akuza ofenduese e presidentit Nikoliq në samitin e theksuar të homologëve të tij në Budvë, se “Kosova nuk është kurrfarë shteti, dhe se presidentja Atifete Jahjaga nuk e përfaqëson atë, por vetëm se hiqet si president…” !?
 
Pikërisht, për shkak të politikës dhe të diplomacisë fatale të qeverisë të të parlamentit dhe të presidencës së Kosovës me në krye titullarët e saj, Thaçi…etj. ( të hyrjes së parakohshme në negociata me Serbinë, pa e njohur Kosovën si shtet sovran),  bëri që  Beogradi së bashku me partnerët e tij evropianë, ta iniconte themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.  Ky është “fryti” i parë konkret i Marrëveshjes së Brukselit Thaçi-Daçiq (19 prill 2013).
 
Formimi i Gjykatës Speciale, është vetëm fillimi  I “gjunjëzimit” përpara Serbisë, ndërsa, çfarë kompromisi politik, do të sdjellë epilogu i Marrëveshjes së Brukselit(2013), atë do ta shohim, pas nënshkrirmit të saj. Mirpo,  e vërteta, që tani, mund të parashikohet, se arritja e kësaj Marrëveshjeje, nuk do të jetë në favorin e përligjjes së Kosovës së pavarur dhe sovrane, por në interesin e politikës neokolonialiste të Serbisë.
 
Duhet ta kemi të qartë dhe të jemi realistë se derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran,  në Ballkan, nuk do të ketë kurrfarë progresi përmbajtësor të stabilitetit, të bashkëpunimit, të mirëbesimit, të sigurisë, të paqes, të forcimit të ndërsjellë, as kurrfarë  intensifikimi në kuptimin pozitiv të përpjekjeve të BE-së për integrimin  e të gjitha vendeve të “Ballkanit Perëndimor” në  radhat e saj, pavarësisht nga nxitja dhe  stimulimi i dialogut i gjithë rajonit me Bashkimin Evropian,  frymën e mbajtjes së përvitshme të  “Samitit të shefave të shteteve të Evropës Juglindore”, siç ishte edhe ky  i fundit me në krye mysafirin-Presidentin e Austrisë Heinz Fischer, , bërë në Budvë të Malit të Zi, më 8 qershor 2015.
 
Së fundi, të gjithë ata faktorë politikë vendorë, ballkanikë, ervopianë dhe ndërkombëtarë, nuk do të duhej  të dakordoheshin, që Serbia të fitojë asnjë status në kuadrin  e BE-së, pa e njohur paraprakisht Republikën e Kosovës. Ky duhet të jetë kushti kryesor , që Serbia nolens volens , duhet ta përmubushë, nëse dëshiron të aderojë në BE si anëtare me të drejta dhe me detyrime të barabarta sikurse  anëtarët e tjerë ekistues të Bashkimit Evropian. Ndryshe, jo, në asnjë mënyrë, sepse nuk i plotëson kushtet dhe standardet e BE-së ngase ka probleme të pazgjidhura  territoriale me shtetet fqinje, siç është edhe Kosova.
 

KOSOVA LARG SHTETIT LIGJOR DHE SOVRAN OSE INTEGRAL…?! – Nga AGRON SHABANI

 

Figura dhe personalitete të njohura vendore dhe ndërkombëtare ka kohe që vazhdojnë te ngrisin zërin dhe tërheqin vërejtjet e tyre ndaj formave dhe metodave të ndryshme të abuzimëve dhe keqpërdorimëve të ndryshme në të gjitha instancat ose nivelët e mundshme të shtetit dhe qeverisë kosovare në një periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të konsolidimit (shteteformimit) të ngadalëshëm dhe tranzicionit.Kjo duke filluar nga që nga klanizimët, fosilizimet, instrumentalizimet, uzurpimet ,privatizimet dhe komercionalizimet e ndryshme ( të pafalshme ) të mekanizmave dhe institucionëve të gjithëmbarshme shtetërore, qeveritare, politike  ose diplomatike në vendin tonë në njerën anë. Si dhe relativizimin dhe privatizimin e lirisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë ose qytetarë në anën tjetër.  Duke t´i rikujtuar në këtë rastë kthetërat, fiksionet, sloganët dhe recidivet e njohura autoritare dhe totalitariste  të liderëve-shtet dhe shtetëve-parti.

Ndërkohë që lajmet dhe informacionet e vazhdueshme nga terreni bëjnë të ditur për fenomene dhe dukuri të shëmtuara dhe tepër groteske të krimit të organizuar, kontrabandes, prostitucionit dhe korrupsionit të gjithëmbarshëm dhe të çfarëdollojshëm në  vendin tonë. Në kufirin e njohur Kosovë-Serbi sidomos.

Duke menduar këtu ( me theks të posaçëm ) në  shtetin fraxhil, poroz dhe tepër heterogjen ose inkompaktibil të Republikës së Kosovës në kufijë me Serbinë . Gjegjësisht, në paradokset, destruksionet, dekonstruksionet, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale dhe kolektive ose objektive dhe subjektive në vendin tonë. Deri në ambisë të përgjithshëm ose fatalitet.

Kjo në radhë të parë në mungesë shteti  të konsoliduar ligjor, qytetar dhe demokratik në Kosovë i cili do ishte i njejtë ose i barabartë dhe obligativë për të gjithë pa dallim. Duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryeministrja, kryetari i parlamentit, liderët politik ose partiak, ministrat ose titullarët tjerë dhe deri tek qytetaret e thjeshtë.

Dhe, jo si gjer me tani ku shteti dhe qeveria kosovare për serbët dhe nomenklaturat e ndryshme vendore ose ndërkombëtare në pushtet , gjithmonë  ishin “nënë” ose parajsë e vërtetë politike, materiale, karieriste, profiteriste etj. Ndërsa, për qytetarët e atjeshëm shqiptarë (që përbëjnë shumicën absolute të popullësisë së gjithëmbarshme në Republikën e Kosovës, rrespektivisht, me teper se 95 % )- ishin vetëm njerkë ose instrumente dhe mekanizma të ndryshme abuzimi, injorance, represioni, inkursioni, reperkusioni etj.

Kështu nuk shkon më. Apo…?!

Shteti, ligjet ose kushtetuta  e Republikës së Kosovës duhet të vlejnë për të gjithë pa dallim. Edhe për presidenten ose presidentin e vendit, edhe për kryeministrin ose kryeministren ( në rastin konkret, presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Mustafa), edhe për pakicën e atjeshme serbiane dhe pakicat tjera nacionale ose etnike në vendin tonë etj.

Për ata të ” paprekshmit”  që i përkasin të të ashtuquajturit ” krahut shtetëformues” , “patriotik”  ose ” institucionalist” të LDK-së dhe aleatëve të tyre  ( ” anarkist” ) në pushtet-sidomos.

Thua se vetëm Hashim Thaçi dhe “krahu” i tij “radikal” ose “anarkistë” na qenkan të korruptuar dhe nën hetime të ndryshme vendore ose ndërkombëtare…?!

Ndërkaq, ata të  “krahut demokrat” dhe  “institucionalist”  të LDK-së etj. Nuk manipuluan dhe s´abuzuan kurrë me Fondet e ndryshme qeveritare ose nacionale të vendit tonë si “Fondi i 3 %-shit” , “Fondi i luftës”, “Fondi i Drenicës”, “Fondi i Arsimit” , “Fondi i Aachenit” etj… Për shumë vite me radhë.

Apo, Isa Mustafa, Bujar Bukoshi, Skënder Hyseni, Sabri Hamiti etj., na qenkan “engjej” , “patriot” dhe “shpëtimtarë të vërtetë” !?  Bubu…! Çfarë ironie!!!

Nejse…!

Siç dihet, shqiptarët të Bashkuar tok si Një nën Emblemën e lavdishme të UÇK-së, e bënë dhe e fituan luftën e njohur  çlirimtare dhe patriotike për lirinë, shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Ndonëse, me vuajtje, plagë, dhëmbje, fraktura, pezmatime, viktima dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale te cilat edhe sot e kësaj dite  vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari.

Aty ishin edhe  Rezistenca dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të z. Adem Demaçi, Dr. Ibrahim Rugovës dhe alternatives së njohur politike dhe demokratike të Kosovës në muzgun ose “buzëmbremjen”  e luftërave të përgjakshme në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë dhe kështu me radhë gjatë një harku të madh kohorë dhe hapësirorë. Respekt.

Në këtë frymë të lartëpërmendur revolucionare, epokale dhe historiike: Lufta e lavdishme dhe heroike e UÇK-së: Sigurisht se i ngriti, zbuloi dhe përjetësoi edhe heronjtë, akterët ose protagonistët e sajë kryesorë. Respektivisht, heronjtë, akterët dhe protagonistët e njohur të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Dhe, së bashku me këta të fundit edhe Aleancën e njohur Nato- UCK-së për të cilën tashmë janë shkruar libra, antologji, enciklopedi dhe histori të shumëta në analët e njohura të historisë me të re shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Ndërkohë që si një Amanat i Madh dhe Testament, edhe kësaj radhe ngelën vëllezërit dhe motrat tona shqiptare në Kosovën Lindore, Mal të Zi dhe në ish Republikën jugosllave të Maqedonisë.

Duke mos i harruar këtu ( kurrën e kurrës)  edhe motërat dhe vëllezërit tanë në Çamëri! Të cilet edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të thërrasin dhe apelojnë fuqishëm dhe gjithë kushtrim në ndërgjegjën dhe vetëdijen e gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe historike  të popullit ose kombit tonë në përgjithësi. Përkatësisht, në të dyja shtetët tona përkatëse ose respektive (Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës) në veçanti.

Ndonëse, për të arritur gjer këtu ku ndodhemi sot, siç u cek edhe me sipër, u deshën pra luftëra, përpjekje, travaje, krajata dhe sakrifica të panumërta njerëzore, materiale, historike, gjeografike dhe të tjera të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë den baba den.

Mbase, gjithnjë fjala mbi shtetin e ri të Republikës së Kosovës që i ka mbushur shtatë ( 7) vjet dhe shtetin tonë ëmë ( Republikën e Shqipërisë ) që i ka mbushur me tepër se njëqind ( 1OO ) vjet!

Ndërkohë që luftërat, levizjet dhe përpjekjet e njohura çlirimtare, shtetërore, nacionale, historike, gjeografike, politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera të iliro-shqiptareve në këtë sfond, si të thuash nuk pushuan dhe nuk munguan kurrë që nga Antika e largët dhe gjer në ditët tona.

Duke i vëçur kësaj radhe Luftën dhe Besëlidhjen e Pare të Shqiptarëve -nën udhëheqjen supreme të kryetrimit tonë legjendarë Gjergj Kastriot- Skënderbeut së bashku me Luftën dhe  Besëlidhjen e  Re të Shqiptarëve -nën qiellin e flamurit  dhe nën ëmlemën e lavdishme të UÇK-së dhe luftës së njohur për liri dhe pavarësi.

Mbase, gjithnjë fjala mbi shtetin e ri të Republikës së Kosovës si një eveniment  ose ” surprizë të re ” politike dhe historike në  arenën e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare. Respektivisht, si njerën prej ngjarjeve më madhore ose kulmore në historinë e përgjithshme të popullit ose kombit tonë (Pas Shpalljes Historike të Pavaresise se Shqiperise me 1912) .

U mor vesh  se amerikanëve, gjermanëve, anglezëve, skocezëve, francezëve, italianëve, holandezëve, suedezëve dhe të tjerëve në këtë sfond. Respektivisht, popujve me të fuqishëm industrial dhe ekonomik të globit. Iu deshën disa shekuj ose dekada me radhë për t´u bashkuar dhe formuar si kombe dhe shtete të fuqishme nacionale, industriale dhe ekonomike. Respektivisht, si shtete dhe shoqëri të konsoliduara ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike çfarë janë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe etapat ose periudhat  e njohura revolucionare dhe post-revolucionare. Gjegjësisht, tranzitore, evolutive, reformatore dhe të tjera në Evropë, SHBA-s dhe gjetkë.

E thënë dhe deshifruar me leksikun ose gramatikën e njohur të arritjëve dhe zhvillimëve të lartëpërmendura revolucionare dhe historike në vendin tonë: Kjo donë të thotë se shteti dhe populli ( kombi) ynë shqiptarë në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët e njohur natyrorë dhe historik të popullit ( kombi) dhe vendit tonë,  kanë bërë si të thuash hapa gjigant ose madhështorë gjatë periudhës së lartëpërmendur  kohore ose historike.

Se këndejmi, 16 vite të lirisë (çlirimit) dhe 7 vite të shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës…Dorën në zemër nuk të duken edhe aq pak duke i patur parasyshë të kaluarën e hidhur dhe tepër tragjike të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë nën ish jugoserbosllavi.

Kuptohet se deri në zhvillimin dhe konsolidimin e plotë shtetin dhe shoqërinë kosovare i presin sfida, udhëkryqe dhe turbulenca të ndryshme politike, diplomatike, administrative, juridike, sociale, industriale, ekonomike etj. Është pra një maratonë ose  rrugë e gjatë ngjarjesh, zhvillimësh, procesësh, standardësh, trendësh, sfidash dhe fenomenësh të ndryshme të cilat jo rrallë e determinojnë, kolidojnë dhe eklipsojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme.

Në këtë kontekst, mbrojtja dhe afirmimi i vazhdueshëm ose sistematik i vlerave të njohura epokale dhe historike të luftës së sipërpërmendur clirimtare dhe patriotike në Kosovë , paraqet si të thuash prioritetin e të gjitha prioritetëve tjera në sfond.

Pa e harruar këtu edhe konsolidimin e plotë të shtetit dhe pushtetit të njohur sovran, ligjor, qytetarë dhe demokratik në Kosovë.

Ndonëse, duke i vëçuar këtu aspiratat ose interesat tashmë të njohura të vendit tonë për anëtarësimin e shumëpritur të Republikës së Kosovës në Nato, në Bashkimin Evropian , në OKB-se si dhe në të gjitha mekanizmat ose institucionet tjera botërore ose ndërkombëtare.

Në këtë frymë sigurisht se është fat i madh që Shteti ynë Ëmë (Republika e Shqipërisë ) është anëtare e rregulltë dhe fuqiplote e Paktit të Natos dhe OKB-së. Gjë që rrugën e pashmangshme të Republikës së Kosovës për të admiruar apo për t´u anëtarësuar në  organizatat ose institucionet me të fuqishme dhe me relevante të globit e bën akoma me të lehtë dhe praktike.

Aty janë edhe miqtë dhe aleatët e lartëpërmendur natyrorë dhe historik të popullit ose kombit tonë si SHBA-së, Republika Federale e Gjermanisë, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Japonia, Turqia etj..;

Nërkaq, krimi i organizuar, korrupsioni, kontrabanda dhe format tjera të abuzimëve të mesipërme shtetërore, qeveritare ose politike së bashku me të të ashtuquajturat ” enklavat”, ” apendikset” ose ” eldoradot serbe” në vendin tonë, paqesin kancerin e shtetit dhe shoqërisë kosovare.

Ndonëse, Kosovës pos tjerash i mungojnë edhe ndustria ose ekonomia e fuqishme dhe rentabile që i mbulojnë sëpakut 2/3 e shpënzimëve ose bruto-buxhetit të përgjithshëm shoqërorë ose qytetar, i mungon një ushtri e rregullt  dhe profesioniste në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme, policia e pavarur dhe profesionale, bankat e njohura shtetërore ose nacionale, rezervat e njohura të arit dhe të tjera të deponuara në trezorët e bankave të ndryshme vendore ose ndërkombëtare që i garantojnë investimet ose kreditë e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, i mungon kori i fuqishëm politikë dhe diplomatikë që i njohin dhe respektojnë normat dhe standardët e gjithëmbarshme të politikës dhe diplomacisë  botërore dhe kështu me radhë.

                                                                                                        Nga Agron Shabani,dv.

Në Mitrovicë fillojnë homazhet për heroin Isa Boletini (Foto)

VOAL – Në këto caste dhjetëra anëtarë te familjes Boletini janë duke bërë homazhe para eshtrave te Isës.

Aty po marrin pjesë mbesat nipat dhe farefisi Boletini, ku disa nipa te Isës e puthen edhe arkivolin ku prehen eshtrat e heroit Isa Boletini.

Kreu i komunës së Mitrovicës,Agim Bahtiri, si dhe i pari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kanë bërë homazhe para arkivolit të heroit kombëtar Isa Boletini.

I pari i kësaj komune Agim Bahtiri, është shprehur i kënaqur dhe krenar që eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, kanë arritur t’i sjellin në Mitrovicë.

“Ne sot po e kryejmë një obligim që gjeneratat e mëhershme nuk e kishin fatin duke e korrigjuar kështu një padrejtësi që është bërë për gati një shekull. Sot Shalës po ja kthejmë nderin dhe bukurinë duke sjellë heroin në vendlindje, ndërsa prania e tij në mesin tonë na bënë më të fortë”, tha Bahtiri.

Kalorësit në përcjellje të Isa Boletinit

Nga nallbanët u përgatiten 49 kuaj për të përcjellë arkivolin e Isa Boletinit për në banesën e tij të fundit.

Kalorësit nga e gjithë Kosova, u mblodhën në Dobërllukë të Vushtrrisë, për t’i bërë nderimet heroit kombëtar.

Atyre po u ngjan vetja me kalorësit e kohës së Isa Boletinit.

Vendimi që iniciuesi i shtetit shqiptar do të varroset në vendlindjen e tij, i ka bërë kalorësit nga Kosova të ndihen shumë krenarë.

Këta kalorës mbajnë shpresë që në mungesë të FSK-së, të jenë në përcjellje të heroit që erdhi të prehet i qetë në vendlindje.

Në Mitrovicë fillonë mbledhja solmene për heroin Isa Boletini

Ka filluar mbledhja ne kuvendin komunal te Mitrovicës.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se kjo mbledhje e jashtëzakonshme e kuvendit te komunës është mbledhja ma e rëndësishme qe është mbajt ndonjëherë ne komunën e Mitrovicës pasi i kushtohet Isa Boletinit

“Sot po shënojmë ngjarje te rëndësishme me varrimin e eshtrave te Isa Boletinit dhe po bëhemi pjese e historisë ashtu siç e meriton.

Ne sot po e kryejmë një obligim qe nuk e kishin gjeneratat para nesh fat por na ra neve hise qe të kryejmë këtë amanet qe ishte obligim për krejt shqiptaret. Ne sot po i mundësojmë Isës qe te kthehet ne shtëpinë e tij dhe po e kthejmë Isën në Boletin. Ne sot po e hijeshojmë Boletinin dhe Isën dhe Shalës po ja kthejmë bukurin”, ka thënë Bahtiri.

I pranishëm në këtë seancë ishte sot edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili po ashtu tha fjalë të mëdha për heroi Isa Boletini, raporton KosovaPress.

“Jemi të gjithë sot këtu me një barrë të madhe sepse mes dhimbjes dhe krenarisë dërgojmë sot mesazh para shqiptarëve dhe botës se Mitrovica me dinjitet do ta pres dhe përcjellë heroin pa krijuar asnjë incident. Sot Mitrovica pas 100 vit eve e ka djalin e vet në tokën e vet”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha se eshtrat e Isa Boletinin do të varrosen në një Kosovë të lirë me nderimet më të larta dhe në mënyrë më dinjitoze.

Menjëherë pasi që është përfunduar kjo seancë solemne, eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini nën përcjelljen e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë kanë mbërritur para ndërtesës të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ku qytetarët do të bëjnë nderimet e tyre.

Para eshtrave te Isa Boletinit kane bere homazhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, pastaj krye parlamentari Kadri Veseli, familjaret e heroit Isa Boletini e me pas edhe qytetaret. Homazhet janë duke vazhduar edhe në këto momente.

Agjenda e ceremonisë së rivarrimit të Isa Boletinit

Manifestimi i rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini, i organizuar dhe nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, mbahet sot në Mitrovicë dhe në fshatin e tij të lindjes, Boletin.

Dita e fundit e manifestimit dhe aktiviteteve 3 ditore (8 -10 qershor 2015), do të zhvillohet sipas kësaj agjende:

MITROVICË

Ora 08:30 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Mitrovicës kushtuar Heroit Kombëtar Isa Boletini.

Ora 09:00- Homazhe në sheshin “Adem Jashari”.

Ora 11:00 – arkivoli do të lëviz në drejtim të Stadiumit të qytetit “Adem Jashari”.

Agjenda e manifestimit qendrorë në stadiumin e qytetit“Adem Jashari” në Mitrovicë me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini

Në ora 12:00 në Stadiumin e qytetit të Mitrovicës do të realizohet ceremonia qendrore, me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.

Fjalët e Rastit

12:00 – 12:05 Intonimi i Himnit Kombëtar dhe Shtetëror

12:05 – 12:12 Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës

12:12 – 12:19 Përfaqësuesi i Republikës sà « Shqipërisë (Presidenti… ose)

12:19 – 12:26 Kryetari i Kuvendit

12:26 – 12:33 Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës

12:33 – 12:40 Kryetari i Mitrovicës

12:40 – 13:00 Përfaqësuesi i Institutit të Historisë

13:00 – 13:05 Fjalët përshëndetëse (Maqedoni, Preshevë, etj)

13:05 – 13:10 Përfaqësuesi i Familjes Boletini

Pjesa e dytë e programit artistik

13:10 – 13: 20 – Kori i Filarmonisë-Operës së Kosovës.

13:20 – 13:35 – Ansambli i KKV “Shota” me kolazh me koreografi të valleve.

13:35 – 13:40 – Aktori Bislim Muçaj, recitim kushtuar Isa Boletinit.

NGA14:30 – ARKIVOLI DO TË UDHËTOJË PËR TE VARREZAT NË BOLETIN, në shoqërim të familjarë dhe të ftuarve të tyre.

Ora 15:00 – Ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Boletin.

NË FINALEN E BERLINIT FADIL VOKRRI TAKOI HOMOLOGË NGA BOTA

 

Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, të cilët me ftesë të UEFA-s ishin të pranishëm në ndeshjen finale të Ligës së kampionëve që zhvillua në Berlin ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës, veç që ndoqën këtë ndeshje, shfrytëzuan rastin të takojnë edhe shumë kryetarë federatash, përfaqësues të klubeve dhe futbollistë me nam.

Krerët e FFK-së shfrytëzuan maksimalisht këtë prani në Berlin dhe u takuan me kryetarin e FF të Krocisë Davor Shuker, pastaj me Senesh Erzik anëtar i UEFA dhe i FIFA, me drejtorin e FC “Bayern” të Munihut Karl Hainz Runenigge.

Takuan edhe futbollistin brazilian Ronaldo dhe ish lojtarin e Milanit Clarence Sedorf. Duke qenë se ishin te vendosur në hotelin ku ishin vendosur shumica e kryetarëve të federatave delegacioni i FFK-së pati takime edhe me shumë personalitete tjera nga komuniteti i futbollit evropian dhe botëror duke lobuar në këtë mënyrë për futbollin e Kosovës.

ÇMIMET E USHQIMEVE MË LIRË NË GJERMANI SE NË KOSOVË

Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë, sipas qytetarëve janë të shtrenjta.

Një litër vaj luledielli kushton 1.59 euro dhe një sasi e tillë qumështi kushton 1.09 euro.

Kurse, në Gjermani në njërin ndër vendet e Bashkimit Europian me standard të lartë zhvillimi ekonomik, një litër vaj kushton 1.49 euro ndërsa litra e qumështit 0.59 euro, transmeton Klan Kosova.

Sipas Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, kjo ndodhë për shkak të mungesës së rregullatorit të tregut.

Selatin Kaçaniku, kryetari i kësaj shoqate ka thënë se çmimet në Kosovë nuk janë në relevancë me të ardhurat e konsumatorëve.

Klan Kosova ka provuar që të kontaktojë me Ministrinë e Financave për të marrë një përgjigje rreth çmimeve të larta, por kontakti ka qenë i pamundur.

POLITIKANËT E PRISHTINËS I KANË REHATUAR FAMILJARËT E TYRE MË MIRË SE VETEN

 

Deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë kanë nxjerrë në pah se shumica e familjarëve të këtyre të fundit janë “rehatuar” në institucione të ndryshme publike dhe private, prej nga sigurojnë të hyra të majme.

Madje sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, të publikuar nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), familjarët e zyrtarëve shtetërorë marrin paga shumë më të larta sesa që fitojnë këta të fundit nga postet politike.

Në bazë të formularëve të deklarimit të pasurisë, bashkëshortja e zëvendëskryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, fiton shumë më shumë se numri dy i Qeverisë së Kosovës, si ligjëruese në Kolegjin “Fama”.

Lumnije Thaçi ka pagë vjetore prej rreth 18 mijë eurosh, përderisa bashkëshorti i saj si kryediplomat paguhet rreth 14 000 euro në vit. zëri

familjaret e pasurfamiljaret e pasur2

EDHE ISA BOLETINI U ‘KOSOVARIZUA’ – Nga GËZIM MEKULI

 

Projekti artificial “kombi kosovar” e pushkatoi Isa Boletinin ne shekullin XXI, projekti i UNMIK-ut dhe tani i EULEX-it (kombi kosovar) po shkakton depresione kolektive, përçarje familjare dhe ndasi kombëtare tek shqiptarët. Ky projekt artificial dhe diktatorial është duke tentuar me çdo kusht që të “kosovarizojë” ikona dhe simbole të identitetit kolektiv shqiptar. Për hir të kësaj u “kosovarizua” heroi i shqiptarëve, Isa Boletini. Për kombin “kosovar” u sajua flamuri i Ahtisarit, himni pa tekst e pa gjuhë, “darka e lames”, “qeni kosovar”, “flija kosovare”, “djathi kosovar” e madje edhe “heronjtë kosovarë”.U fshi, u largua dhe u retushua fjala “shqiptar”! Qëllimi i tyre eshte, pos tjerash, që Kosova të “rrezatojë” dhe të konotojë identitetin dhe simbolin “kosovar” dhe jo atë “shqiptar”. Andaj, edhe jo rastësisht, heronjtë, fjalimet politike, kushtetuta, epika, hartat, kënga dhe mediat masive konsiderohen si elemente retorike me qëllim që të krijohen identitete, kombe të reja. Retorika konstruktive është fundamentale për homogjenizimin, krijimin dhe sundimin e kombeve “të pamend”.

Do të thosha se nuk ishte aspak diplomatike e as larghedhëse pranimi i disa njerëzve (dështakë) që heroin e shqiptarëve ta përdorin për përfitime e për eksperimente sociale. E tërë kjo që po ndodh sot, është tregues i asaj se, mungon shteti, mungon akademia, mungon vetëdija kolektive….

Të tëra këto bashkë po na ndëshkojnë si komb e si njerëz. Sot, trashëgimtarët e të madhit Isa Boletini u lanë vetëm, u tradhëtuan, u harruan dhe u përdorën “si mjet” nga disa parti politike dhe disa individë që duan të ndërtojnë karrierë në emër të veprave të heroit të madh të shqiptarëve.

Këta e minimizuan vepren e Isës, këta e parcelizuan dhe e lokalizuan epopenë e tij, duke e mbitheksuar karakterin lokal e në anën tjetër duke nënvlerësuar idenë historike e gjithëpërfshirëse të heroit për Shqipëri të ribashkuar.

Në këtë lojë të piste, rol të madh po luajnë projektuesit e “kombit kosovar”. Pra janë këto rryma që po tentojnë që me çdo kusht të ndërtojnë një “komb të ri”, antihistorik, kombin artificial e ideologjik, atë “kosovar”. Dhe duke ndërtuar ikona, simbole dhe heronj “kosovarë”, këta po mashtrohen e po mendojnë se po ndërtojnë kombin e tyre…

Për turp të tyre edhe i madhi Isa Boletini u “kosovarizua”, u poshtërua dhe u manipulua. Ideja sllave e copëtimit të kombit shqiptar po konkretizohet, tani përmes retorikës ndërtuese.

Ju të nderuar, pasardhës të të madhit Isë Boletini, jeni në plotni të pafajshëm dhe njëkohësisht të jeni krenar. Të turpshëm, dështakë dhe të palexuar do të jenë ata të cilët e pranuan kapitullimin për ta “vrarë Isë Boletinin për së dyti herë”. Ata e “pushkatuan” sot dhe e ofenduan rëndë edhe luftërat për pavarësi që nga 1878, duke pranuar që heroi i pavarësisë të prehet atje ku ai më së paku do t’a dëshironte. Atje ku simbolika për bashkim kombëtar është e vogël, e për ndarje është e madhe. Isa ynë, Isa i shqiptarëve, e donte Shqipërinë të ribashkuar, kombin e bashkuar, e jo kombin e ndarë, shtetin e përgjysmuar e të korruptuar.

Sot mediat po manipulojne dhe po propagandojne. Mediat e ambasadave po thone se, kinse, familjarët e heroit janë pajtuar për ta varrosur heroin në Boletin. Kjo është një gënjeshtër, sepse familja nuk u pajtua kurrë, por u pajtuan disa individë, të cilët tradhëtuan dhe shkelën në besë vendimin historik të familjes së tyre dhe të Qeverive të Tiranës dhe të Prishtinës. Këta individ u shitën për interesa personale. Politikanët fshatarë, me diploma universitare të blera, u erdhën në ndihmë këtyre individëve të shitur, dhe tani po bëjnë përfitime, “status” dhe dukje spektakolare në media…. po përdorin eshtrat e heroit tonë, po tallen me veprat kolosale të diplomatit e të luftëtarit të Shqipërisë…. Po poshtërojnë të gjallët e të vdekurit.

Shënim: Titulli është i redaksisë. Titulli në orogjinal është ‘Eksperimenti social e kombëtar me Isa Boletinin’

VJOSA OSMANI – NË LDK JAM PARA ISA MUSTAFËS

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani mohoi mundësinë që ajo ta krijojë ndonjë parti të re.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova Osmani tha se do të vazhdojë të kontribuojë në LDK, siç edhe e ka bërë me vite të tëra.

Madje, sipas Osmanit, aktivizimi i saj në partinë që e udhëheq kryeministri Isa Mustafa ka qenë edhe më i hershem sesa i drejtuesit të saj.

“Vite në LDK kam më shumë se ai”, tha Vjosa Osmani duke iu referuar Isa Mustafës.

Pastaj Osmani tha se nuk duhet të lejohet që LDK-ja të bjerë poshtë dhe se po ashtu ajo përmendi edhe sjelljen ndaj mediave, të dielën, në kuvendin zgjedhor, të cilat nuk u lejuan të futen brenda.

MILIONERËT E KOSOVËS – KRYESISHT NGA POLITIKA

Profesioni më fitimprurës në Kosovë vlerësohet të jetë politika, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, sipas të cilëve pasuri më të madhe krijon në ndonjë post publik në sektorin shtetëror se sa më ndonjë biznes privat.

Sipas tyre, edhe pse Republika e Kosovës konsiderohet vendi më i varfër në rajon, me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, megjithatë në vend ka qytetarë milionerë apo vlerësohen qytetarë të pasur, kryesisht nga politika.

Nga deklarimi i pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, vërehet se zyrtarë të institucioneve, disa nga të cilët janë pjesë e legjislativit, kanë pasuri të paluajtshme, pasuri të trashëguar nga familja, para të gatshme dhe vetura luksoze.

Ndërkaq, pagat për ta sillen rreth 17 mijë euro vjetore.

Artan Demahasaj, përfaqësues ligjor në Organizatën Joqeveritare “Çohu“, shpreh shqetësimin se pasuria e tyre nuk korrespondon me pagat e tyre që marrin, madje pasuria rritet nga viti në vit.

“Pasuria që këta e kanë nuk është krijuar nga paga që ata e marrin sepse të gjithë zyrtarët e lartë më i mbledhë pagat bashkë, nuk mund të krijojnë pasuri milionëshe”.

Pagat janë të ulëta dhe nuk korrespondon pasuria që këta e kanë me pagën që marrin. Kjo të krijon hapësirë për dyshime se pasuria e deklaruar, të jetë fituar në mënyrë të paligjshme”, thekson Demhasaj.

Të hyrat nga sektori publik kurrsesi nuk e arsyetojnë pasurinë milionëshe të shumicës se politikanëve në Kosovë, thotë edhe Agron Demi, kryeshef ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara GAP.

Demi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se “nga të qenurit pjesë e politikës në Kosovë, përfitimet janë të shumta, sepse shpenzimet për vete dhe familjen janë në minimum pasi shfrytëzohen resurset shtetërore”.

Përfitim tjetër nga të qenurit në politikë, Demi përmend edhe punësimin e bashkëshortëve në sektorin privat.

“Të hyrat e sektorit publik nuk e arsyetojnë asesi pasurinë milionëshe të shumicës së politikanëve që janë në poste publike më shumë se një dekadë. Ata kanë krijuar pasuri milionëshe dhe nëse shikohen të hyrat vjetore apo përfitimet vjetore nga postet publike del se ato janë shumë më të mëdha se sa bizneset mesatare në Kosovë. Ky është problemi, sepse në Kosovë është bërë shumë më profitabile të kesh një post publik se sa një biznes privat”, tha Demi

Në anën tjetër Artan Demhasaj, nga Lëvizja “Çohu” thotë se në Kosovë mungon baza ligjore që sanksionon pasurinë e paligjshme. Një ligj i tillë, thotë ai, vështirë se do miratohet në Kosovë, pasi pasuria e tyre mund të përfundojë me konfiskim.

“Mungon baza ligjore që sanksionojnë pasurinë e paligjshme në mënyrë që autoritet e drejtësisë të kenë mundësi që të hetojnë pasurinë e tyre. Nëse nuk janë në gjendje të argumentojnë që pasurinë e tyre e bëjnë në mënyrë të ligjshme, shteti më pas ka të drejtë ta konfiskojë”.

“Normal se këto ligje nuk do të bëhen asnjëherë sepse bëhet fjalë për ata zyrtarë të cilët i bëjnë ligjet. Kështu nuk presim se do të bëjnë ligje që të hetohet pasuria e tyre dhe mund të përfundojë me konfiskim të pasurisë“, tha Demhasaj.

Sidoqoftë, zyrtarë qeveritarë tashmë sa herë kanë deklaruar se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që me reformat e nisura të rrisin edhe më shumë transparencën dhe kredibilitetin e sistemit për menaxhim të parasë publike. rel

TËRNAVA – NUK KA FORCË NË BOTË QË MUND TA PËRÇAJË KOMBIN SHQIPTAR

Myfti i Kosovës, Naim Tërnava, sot publikisht u dha një mesazh të gjithë personave që mundohen të destabilizojnë besimtarët myslimanë, duke i porositur që dyert e Bashkësisë Islame janë të hekurta dhe nuk mund të kalohen nga këta persona.

Bashkësia Islame e Kosovës, duhet ta dinë që të gjithë, që është dhe do të jetë një derë e hekurt, një pengesë e cila nuk mund të kalohet assesi në destabilizimin e këtyre besimtarëve të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë nën qiell ,mirëpo edhe brenda trojeve tona etnike shqiptare”, ka thënë Tërnava.

I pari i myslimanëve të Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, në lidhje me çështjet mjaftë të përfolura të fesë islame dhe personave që thirren në të, tha para medieve se nuk ka fuqi që do ta përçajë kombin shqiptarë.

“Mund të them se sigurisht që edhe ata që e thonë këtë edhe ata që e thërrasin për këtë duhet të dinë që nuk ka fuqi që destabilizon kombin shqiptar dhe nuk ka fuqi absolutisht që mund të depërtojë tek ne për një vepër të tillë të keqe dhe që është jashtë çdo norme islame fetare për destabilizim të vendit”, tha Tërnava.

Sipas myftiut Tërnava, çdo veprim keqdashës do të ndalohet. kp

RRUGËTIMI SHEKULLOR I ESHTRAVE TË ISA BOLETINIT – RRËFEN HOXHA QË I MBAJTI 14 VJET NË OBORRIN E TIJ!

Me moshë i vjetër 72 vjeçar, por në mendje i ri dhe shumë i kthjellët. Është hoxhë me profesion. Puna dhe vepra e tij jetësoi dëshirën e të gjithë shqiptarëve.

Që eshtrat e Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij t’i takojnë Kosovës dhe vendlindjes së tij, Boletinit.

Emri i tij është Mulla Asllan Murati.

hoxha1

Studimet i ka mbaruar në medrese, shkollën e lartë histori-gjeografi dhe fakultetin e gjuhës arabe-turko edhe persiane në Prishtinë.

Në xhaminë e ‘Zallit’ në Mitrovicë është imam për 46 vjet. Në moshën 17 vjeçare ka dalë imam i xhamisë.

Figura e Isa Boletinit për Mulla Asllanin ka qenë e njohur qysh në fëmijërinë e tij. Ndikim të madh ka pasur edhe Tafil Boletini pasi që ka ndenjur shumë me të dhe shumicën e historisë së Boletinëve e ka marrë nga ai.

Për hoxhën, figura e Tafil Boletinit është një enciklopedi e gjallë, ndërsa për varrin e Isës ai ka dëgjuar nga një shokë i tij.

“Për varrin e Isa Boletinit, më ka treguar një shokë i imi – Islam Zeqiri nga Kutllovci. Ai e ka kryer ushtrinë në Podgoricë dhe atje e ka parë varrin e tij me një gurë të vendosur në të cilën shkruhej ‘Isa Boletinac’”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ëndrra e të gjithëve ka qenë që heronjtë të pushojnë në tokën e tyre. Këtë ëndërr nuk refuzoi ta thotë edhe Mulla Asllani, të cilin edhe pse e kanë mbuluar rrudhat në fytyrë, vërehet emocioni i patriotizmit.

“Gjithmonë kam ëndërruar që eshtrat e tij të sillen në Kosovë, përkatësisht në Boletin. Isa Boletini ka qenë nip i Zhabarit, nëna e tij është quajtur Ajshe Zhabari. Kontributi dhe vepra e tij historike duhet të vlerësohen me grada të larta”.

Me shumë vullnet Mulla Asllani flet për veprimtarinë dhe jetësimin e ëndrrës së shumë të tjerëve.

“Në javën e fundit të muajit prill të vitit 1998 ka ardhur akademik Pajazit Nushi në Mitrovicë me doktor-profesor Masar Rizvanollin dhe profesor Latif Berishën. Kemi biseduar për këtë çështje. Në atë kohë kam qenë kryetar i Bashkësisë Islame dhe njëkohësisht bashkëpunëtor i ngushtë i Latif Berishës. I pata lëshuar të gjitha xhamitë e Bashkësisë Islame për aktivitet politikë, sindikatave të ndryshme të minatorëve edhe për studentë”, rrëfen hoxha.

E dinin që t’i sillnin eshtrat në Kosovë ishte një sakrificë shumë e madhe pasi që dihej situata e vitit 1998 – megjithatë, ata ishin të vendosur që amanetin e Isës ta bënin realitet.

“Ndjehej era e luftës nga të gjitha anët. U mblodhëm në një shtëpi në lagjen Ilirida. Pajaziti na tregoi që ka tentuar qysh në vitet 1968-1970 që t’i tërheq eshtrat e Isës pasi ka qenë në atë kohë përgjegjës për arsim dhe kulturë, mirëpo nuk iu lejua në atë kohë në mënyrë zyrtare nga një akademik i Podgoricës. Meqë në mënyrë shtetërore kishin provuar ata kërkuan që tentimin e radhës ta bëjmë përmes Bashkësisë Islame. Unë pa hezitim iu thash që këtë punë do ta marr përsipër mirëpo nuk i garantova se do të kem sukses”, tregon tutje Mulla Asllani.

Rruga për në Podgoricë ishte sfiduese por shume lehtë për të depërtuar deri tek varret e Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij.

“ U nisëm për Podgoricë, Mal të Zi. Ishte 6 maj i vitit 1998. Kam shkuar së bashku me Muhamet Shukriun i Prizrenit , Remzi Muratin-nipin e Isës, dhe me një shofer të fshatit Kçiq, Fetah Hasani. Duke shkuar rrugës, në Rozhajë na kanë ndaluar policia. U drejtuan tek unë duke më thënë që të dal nga vetura. Në atë moment po më kontrollonin se mos kam armë. Iu drejtova në gjuhën serbe ‘unë jam teolog. Unë nuk mbajë armë. Arma ime është lapsi dhe gjuha. Vlladikën (të parin e fesë ortodokse në Mal të Zi) a kishe për ta kontrolluar. Besimtarët e besimit islam kur e shohin vlladikën tuaj e përshëndesin ndërsa ti po më kontrollon’, polici mbeti pa tekst. Menjëherë na liruan. Arritëm në Podgoricë. U drejtuam tek varrezat. Duke u bazuar tek një skicë e gjetëm varrin e Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij. Ishte tetë metra nga rruga në drejtim të varrit. Para se të shkoj te varri, hoqa kapelën time duke e lënë në karrige të veturës”, thotë ai.

Mulla Asllani e kishte një të njohur atje. Profesor Idriz Demiraj në atë kohë ishte kryetar i Bashkësisë Islame në Podgoricë.

Meqë kishin punuar më herët bashkë ai u mbështet tek ndihma që do t’ia kërkoj atij.

“Meqë e shikuam varrin, u nisëm nga aty drejt e në Bashkësinë Islame. Kryetarin Idriz Demiraj nuk e gjetëm aty. Atë natë e kemi kaluar në Podgoricë. Të nesërmen shkuam sërish dhe e gjetëm. Na priti shumë mirë. I drejtohem, ‘Idriz efendi ne kemi ardhur me punë. Duam t’i tërheqim eshtrat e Isa Boletinit’. Më pyeti ku janë varret, i thash në Pobërxh (ashtu quhej ai vend). Edhe ai ishte i mendimit që do të jetë e vështirë marrja e eshtrave. I tregova mënyrën se si mund t’i marrim”.

Vështirësitë sipas Mulla Asllanit ishin prezente, pasi që bëhej fjalë për Isa Boletinin. Por mënyra më e lehtë ishte depërtimi përmes një shkrese nga Bashkësia Islame tek Kuvendi Komunal i Podgoricës.

“Në varreza kishin filluar të ndërtoheshin banesa shumë katëshe dhe park lojërash për fëmijë. I tregova që duhet t’ia dërgojmë një shkresë Komunës se Podgoricës dhe të shkruajmë ‘Po bëhet diskriminim i të parëve tanë dhe ndaj neve si pasardhës të tyre. Prandaj kërkojmë nga Kuvendi Komunal i Podgoricës të na lejoj që eshtrat e të parëve tanë t’i marrim nga këto varreza”. Pa hezituar fjala ime mori miratimin e Demirajt. Pasi e shkruajtëm shkresën, e dërguan në Komunë. U kthyem për Kosovë”.

Mirëpo vendimi sipas tij erdhi, edhe pse pas disa muajsh. Ishin në pyetje shumë pak ditë për ta kryer aktin final të marrjes së eshtrave.

“Nga muaji maj e deri në tetor s’kemi marrë asnjë lajm. Në muajin tetor në orën 12 të natës më ka telefonuar Idrizi, ku më thotë: ‘Mulla Asllan shpejt të vish, se ka dal fleta zyrtare nga Mali i zi ku thotë kush dëshiron t’i marrë eshtrat në Pobërxh janë të lirë t’i marrin’. Menjëherë kam ardhur në zyrën time dhe e kam ftuar Latif Berishën (profesorin e ndjerë) duke i treguar për telefonatën me Idrizin. Të nesërmen Latifi shkoi në Prishtinë tek presidenti Rugova. Ai ia ka dhënë Latifit dy mijë marka për t’i hequr shpenzimet e marrjes së eshtrave të Isa Boletinit”.

Edhe pse Mullas Asllani nuk shkoi vet personalisht, ai dërgoi për t’i marrë eshtrat Muhamet Shukriun dhe Remzi Muratin (nipin e Isës).

“Ata me shumë sakrificë i kishin nxjerrë eshtrat nga varrezat dhe i kishin vendosur në qese të plasmasit dhe në çanta sportive. I kishin larë me një furçe të gjitha eshtrat dhe janë nisur për në Kosovë”.

Pasi erdhën në Mitrovicë rreth orës katër, Mulla Asllani u takua me ta tek xhamia e ‘Haxhi Veselit’.

“Në zyrën time i kam pas dy divane, dhe aty i futa të gjitha çantat. Ma treguan të gjithë ngjarjen e marrjes së eshtrave. Muhamedi atë ditë u nis për Prizren. Pas dy ditë qëndrimi në Prizren ka ardhur sërish. I kishte bërë disa letra të plastikës me emrat e tyre ku edhe ia ngjitëm qeseve”.

Nuk dinin ku t’i varrosnin eshtrat pasi ishte rrezik të dihej se Isa Boletini ka ardhur në Mitrovicë, andaj amanet ia lanë Mulla Asllanit.

“Unë, Muhamed Shukriu dhe Latif Berisha mendonim se ku t’i varrosnim eshtrat. Mendimi ishte për tek varrezat e Zhabarit, meqë edhe Isa Boletini ishte nip Zhabari. Kur shkuam tek varrezat ishte një kasolle që përdorej për elemente të ndryshme. Unë reagoj dhe them që ta varrosim përkohësisht këtu. Aty, Muhamed Shukriu më tha ‘Hoxhë po më vjen turp prej Isa Boletinit me e vendos në këtë kasolle’. Unë i them që e di, sepse ky meriton një Sarajë por me situatën në të cilën ndodhemi duhet ta gjejmë një zgjidhje. Nga aty u kthyem sërish në Mitrovicë. U ulëm për të pirë një kafe. Aty të dy më thanë që eshtrat të rrinë tek unë duke ma lënë amanet”.

Mulla Asllani së bashku me dy punëtorë arritën t’i varrosin eshtrat në xhaminë e ‘Haxhi Veselit’ në Mitrovicë.

“Aty u ndamë secili në punët e tyre. Unë fillova të siguroj një arkivol të metaltë dhe një bombolë me oksigjen. Sigurova dy mjeshtër që dinë të saldojnë . Ata janë, haxhi Mustafa Shala dhe haxhi Mehmet Berani. I vendosëm të gjitha eshtrat në arkivol. Skeleti i Isa Boletinit ishte më i zhvilluari nga të gjithë. Dy orë kemi bërë deri sa i salduam. Pas jacisë, ne të tre dolëm në oborr të xhamisë dhe e hapëm një varr. E mbuluam me plasmas në mënyrë që ta ruaj arkivolin nga lagështia. Varri u mbulua dhe mbi të vendosa një gurë të vjetër në mënyrë që edhe kur ta shohin varrin të tjerët të mos mendojnë që është varr i ri, po i vjetër”.

Eshtrat e Isa Boletinit kanë qëndruar aty deri në vitin 2004 ku u formua edhe këshilli për rivarrim.

“Presidenti Ibrahim Rugova kishte caktuar dy ministrat e atëhershëm Behxhet Brajshorin dhe Behxhet Osmanin për përgatitjen e rivarrimit të Isa Boletinit. Këshilli përbëhej nga 25 anëtarë, ndër ta ishim edhe unë, Remzi Murati, Pajazit Nushi, Zekrija Cana, Arif Muçolli, Ramadan Kelmendi, Mursel Ibrahimi, Hajdar Peci etj. U organizua i gjithë skenari për të bërë rivarrimin e eshtrave të Isës dhe të bashkëluftëtarëve të tij gjithashtu edhe data 7 shtator i vitit 2004”.

Jo çdo gjë shkoi si e kishin planifikuar, pasi që situata e ndjeshme e veriut të Mitrovicës ku edhe gjendej fshati Boletin ishte mjaft specifike. Kjo i doli pengesë për ta arritur qëllimin e kahmotshëm.

“Mirëpo pasi ia dërguam KFOR-it organizimin tonë ata u përgjigjën se gjenerali Agim Çeku (i cili ishte paraparë që të merrte pjesë) , nuk do mund të jetë prezent në Boletin. E informuam presidentin Rugova, përmes dy ministrave. Ai u përgjigj se Isa Boletini ose do t’i bëhet ceremonia e varrimit si duhet ose të mos bëhet hiç, dhe kështu rivarrimi u shty për një afat të pacaktuar”.

Meqë eshtrat mbaheshin sekret, dikush e kishte rrëzuar gurin e varrit. Mulla Asllani ndërmori masa të menjëhershme.

“Kur shkova te varri dikush gurin e kishte rrëzuar. Më hyri frika. Në atë moment i kam thënë dy djemve të mi, të ma sigurojnë një kombi që ta dërgojmë arkivolin në oborrin e shtëpisë sime. Ashtu edhe vepruam. E vendosëm tek një objekt përcjellës në oborr timin. Në dijeni për këtë ishin familja ime”.

I mbushur nga emocionet dhe me lot në sy ai shpjegon momentin kur para varrit ia kumtoi lajmin se Kosova e fitoi pavarësinë e shumëpritur.

“Kur u shpall pavarësia e Kosovës, shkova te varri dhe i thashë më lot në sy ‘pusho e gëzohu për ata që dhanë pasurinë, jetën – e sot u bo realitet’, me lot në sy sqaroi momentin prekës ai.

Deri në vitin 2011 eshtrat kanë qëndruar tek oborri i shtëpisë së Mulla Asllan Muratit, ku më pas i janë dorëzuar autoriteteve të komunës së Mitrovicës.

“Në vitin 2011 e kemi mbajtur një tubim në fshatin Boletin. Iu kam thënë gjatë fjalimit tim të gjithëve se nëse nuk ndërtohet kulla e burrave, unë nuk ua dërgojë eshtrat e Isës me bashkëluftëtarë. Dhe po ashtu ju kam thënë mos të quhet ‘Kulla e Isa Boletinit’ por ‘Kullat e Isa Boletinit’, sepse aty janë dy kulla. Mirëpo pasi ishte e domosdoshme t’ua dërgoj autoriteteve të komunës për shkak të analizave të ADN-së, në mënyrë shumë solemne ua kam dërguar eshtrat e Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij”, përfundon rrëfimin e tij, Mulla Asllani. /Telegrafi/

LIDERI I LDK-së NË LUFTË FRONTALE ME MEDIAT – Nga HALIL MATOSHI

Pas besëprerjes që ia bëri bllokut të ashtuquajtur V-LAN dhe martesës me PDK-në e kriminalizuar në një koalicion qeverisës, më 2014, dhe pas përzënies së gazetarëve nga skena e një hoteli kosovar, ku ai mbante Kuvendin Zgjedhor, pas pak më shumë se gjashtë muajve, Isa Mustafa “i humbi” përfundimisht gazetarët. Pra, ai e humbi luftën me median…

Pse e ka zët Isa Mustafa median?

Sepse ai në media e ka parë veten tek gënjeu anëtarësinë e gjerë dhe simpatizuesit e LDK-së, zgjedhësit dhe publikun kosovar, kur pati thënë: “Kurrë me PDK-në.”

Së këndejmi, këtë mëri ndaj shtypit ai e ka si mekanizëm mbrojtës për ta justifikuar vetveten përballë gënjeshtrës së madhe, legjendare…

A e sheh ai shtypin si të pabesë dhe armiqësor?

Dhe përse nga një lider i qetë dhe me sfond prej profesori e akademiku, u shndërrua në armik nr. 1 të lirisë së shtypit, në përbuzës dhe sharës pa e mbajtur gojën e medias!?

Dikur betohej se do ta rikthente lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, që, sipas tij, ishin cenuar rëndë nga klika e Hashim Thaçit, PDK-së dhe SHIK-ut.

Ishte “koha e artë” e grupimit V-LAN.

Por, sa shpejt që harroi atë fjalim frymëzues dhe së fundi u pa në një hotel kosovar, me një grumbull delegatësh të shpëlarë nga trutë, përmes inxhinieringut të mendjes, tek “i fshihej” publikut, për ta kamufluar mjerimin e demokracisë së tij aklamacioniste.

Mustafa i humbi mediat për të mbetur krejtësisht jashtë kohe, i vetmuar dhe në përqafimin e “Gjarprit”, përballë sfidave si Gjykatë Speciale, të cilën duket se tashti po e minojnë aktorët kryesorë të vetë PDK-së, që e pandehin veten si subjektet kryesore të hetimeve…

Po ashtu, do të përballet i vetëm dhe i pashpresë me (mos) krijimin e ushtrisë kosovare, të cilën Mustafa e pati shndërruar në levë patriotike (njerëzit që akuzohen për mungesë patriotizmi rëndom bëjnë gabimin fatal: shfaqen në publik si ultranacionalistë dhe “spiderpatriotë”, duke hedhur hapa krejtësisht të gabuar politikë, si në rastin kur Mustafa dhe partia e tij, me turre uraganesh, u ngritën kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara për komunitetet joshumicë, edhe për një mandat, si këmbim me marrjen e votës së dyfishtë për shndërrimin e FSK-së në FAK.

Madje eksponentë nga partia e tij ia përshkruan këtë “sukses” liderit të tyre, Mustafa, porse pa e menduar kurrë se një shans i tillë vështirë se do të vinte më…

Kisha shkruar në dy raste për ta justifikuar këtë këmbim, vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetet joshumicë, madje jo për një mandat por për dy, mirëpo në këtë refuzim printe LDK-ja e pasuar nga të tjerat.

Krekoseshin se kishin bërë një refuzim të fuqishëm ndaj serbëve kosovarë (që dikush dikur duhet të kujtohet për t’i trajtuar seriozisht, si shtetas të barabartë të Republikës së Kosovës) dhe kinse e kishin kthyer më në fund denjësisht kushtetutshmërinë!?

Këtë huqje fatale e kishte vërejtur ish-shefi i FSK-së, gjenerali i pensionuar Kadri Kastrati, i cili në KTV akuzoi politikën që nuk e kishte bërë më 2014 këtë këmbim.

Thjesht, edhe deklarata e tij kaloi në heshtje nga kuazipatriotët në Prishtinë.

I ballafaquar me ikjet masive të qytetarëve në kërkim të dinjitetit njerëzor dhe të drejtës për lumturi, Mustafa dhe Qeveria e tij bënin strucin, duke e futur kryet në zall dhe duke tentuar që me masa represive t’ua mohonin kosovarëve këto të drejta.

Madje ministri i tij i Brendshëm, Skënder Hyseni, në disa raste përdori paligjshëm policinë e Kosovës për t’ua prerë njerëzve udhën dhe për t’i kthyer ata nga një udhëtim teknikisht legal!!!

Së këndejmi, i zënë në kurthin konspiracionist të Kumanovës, Mustafa ende nuk di se çfarë po ndodh në shtetin e tij, (duket se atij nuk i raporton askush, as AKI dhe as Policia e shtetit) përkatësisht se çka po ndodh me ata shtetas që duan shpartallimin e Maqedonisë sllave dhe krijimin e “Shqipërisë Etnike” dhe pa asnjë sukses në qeverisjen e tij, prej shtatë muajve, Mustafës nuk i mbetet tjetër pos të shfryjë mbi median, t’i akuzojë e t’i mallkojë gazetarët, natyrisht “në pako” me kundërshtarët e tij brenda të njëjtit kamp politik.

Nuk i zuri në faj gazetarët Mustafa por vetveten, kur e tha at “Jo-në” fabulative kundrejt HTH.!?

Kush i ka faj që ai s’ka barometër, etalon matës të kredibilitetit të deklaratave të veta?

Gazetarët?

As që bëhet fjalë!

Duke e uruar partinë për zgjedhjen e vetvetes si lider, Mustafa ua dedikoi fitoren delegatëve e jo vetes.

Pra, ai e pranoi dështimin e parë!!!

“Ju kërkoj falje, që dhjetë ditë, së bashku me mua, përjetuat një presion të paparë medial. Morët letra dhe porosi nga gazetarë e redaktorë, nga përfaqësues të shoqërisë civile, se kënd duhet ta përkrahni e ta votoni. Këto letra i morët nga ata që sot në emër të lirisë së medias po ankohen se LDK-ja nuk ishte transparente. Unë po ua përcjell atyre këtë fotografi, t’ua tregoj transparencën e LDK-së. Po i lus, që në të ardhmen të mos tentojnë të ndërhyjnë në mënyrë flagrante dhe të cenojnë dinjitetin dhe lirinë e delegatëve tanë. I juaji, Isa Mustafa.”

Në këtë postim në “Facebook” Mustafa nuk ia ka dalë as të shfryhet mjaftueshëm mbi gazetarët, sepse e ka pranuar obsesivisht keqdashjen ndaj mediave, (si pasqyrë shprehëse e lirive civile dhe të njeriut) ngase opinionet (bindjet e lira të gazetarëve, opinionistëve dhe gazetarëve) ai i cilëson si presion dhe si ndërhyrje, sikur gjatë diktaturave në Evropën Juglindore që akuzohej shtypi i lirë për mbështetje të “Kolonës së Pestë”, kurse ata që shprehnin një opinion për akëcilin vend komunist cilësoheshin si armiq të jashtëm e të brendshëm, që po ndërhyjnë në punët e brendshme ectr…

Mustafa nga ekonomisti po shndërrohet në specialist të fabrikimit të armiqve të shtetit!

Dhe ai, besuat apo jo, e dëshmon transparencën e LDK-së me ngritje duarsh e shpatullash, me duartrokitje e brohoritma, thua se shohim fotografitë e Kim Jongut në grup…

Më 2009, në vota kanë dalë 99.98 koreanoveriorë, që kanë dhënë 100 për qind mbështetje për kandidatët e emëruar nga shefi i shtetit.

Sivjet, më 2015 zgjedhjet në Korenë e Veriut Partia e Punës i fitoi me 100% të votave.

Dhe ky njeri, kryeministri aktual kosovar dhe transparenti me nam, një ditë kur mund të jetë në telashe, përballë qytetarëve të Republikës, të cilën e udhëheq, për mungesë të dhënies së një pune, në mungesë të votimit të amendamenteve kushtetuese për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe në mungesë të çfarëdo suksesi në qeverisje do ta shohë dhe vetë se si nuk do t’i dhimbset kujt, se si do ta flakin anash, pa ia qarë hallin kush…

Pra, do të ndeshet me ftohtësinë mediale. Sepse për këtë njeri askush nuk do të ketë keqardhje.

Madje as ata që i duartrokitën aq gjatë dhe me rrapëllima, si moti dikur, u duartrokitej liderëve të pavdekshëm stalinistë…

Si para katër vjetësh, kur erdhi në krye të LDK-së, si para një viti, kur e pati deklaruar rëndshëm “Jo-në” e madhe ndaj koalicionit me PDK-në, Mustafa i kishte mediat në krah dhe gëzonte tërë simpatinë e gazetarëve, që projektonin dëshirat e mira të qytetarëve për të parë dhe përjetuar ndryshime në skenën rigjide e autoritariste politike të Kosovës.

Mirëpo pas tradhtisë që ia bëri bllokut dhe martesës me PDK-në e kriminalizuar në një koalicion qeverisës, dhe pas përzënies së gazetarëve nga skena e një hoteli kosovar, ku ai mbante Kuvendin Zgjedhor, “i humbi” përfundimisht gazetarët.

Po pse kundërshtarja e tij brenda partisë, Vjosa Osmani, brenda pak ditësh krijoi aq shumë simpati tek media kosovare, madje edhe jashtë kufijve të Kosovës?

Në median shqipe në Maqedoni dhe në Shqipëri.

Sepse tashmë gjatë kohë kosovarët presin ndryshimin, të cilin e projektonin tek profili i një gruaje, Vjosa Osmani.

Rreshtimi i medias me një kauzë që e karakterizon ose së paku perceptohet se e karakterizon një lider (lidere) ishte plotësisht i arsyeshëm, për këtë shkretëtirë politike, siç është Kosova.

Dhe është parakushti i parë për të pasur sukses në ndërtimin e karizmës, secili lider.

Dhe në LDK ende nuk ka një burrë ose grua të tillë që për pak ditë fiton aq shumë simpati e vëmendje mediale sa Vjosa.

D.m.th. ajo kishte një të mirë të madhe, mbështetjen qytetare dhe atë mediale, por ende të pamjaftueshme për t’u ngjitur në majat e lidershipit të LDK-së, sepse është e rrethuar me njerëz e grupe interesi, që ose u është dhënë një punë (post publik), ose u është premtuar ajo.

Ka zëra që thonë madje se delegatëve u është kërkuar fotografimi i votës së bashku me dorën dhe orën!? (Sic!) për ta dokumentuar lojalitetin ndaj liderit të madh!

Fuqia e personalitetit të Vjosa Osmanit u ngrit ndjeshëm tek publiku, por jo tek strukturat klienteliste dhe demagogjike partiake.

Po t’u mbushej mendja 178 delegatëve që ta “kualifikonin” për finalen e madhe, në garë me Mustafën, ambiciet e delegatëve më skeptikë do të rriteshin dhe Vjosa sot do të ishte shefe e partisë.

Asaj nuk ia dhanë shansin, sepse tek delegatët mbizotëroi vetëdija e turmës, pa ide dhe pa ideale…

Ajo që ndodhi në Kuvendin Zgjedhor (që një koleg imi e përshkroi si Plenum i tipit komunist) të LDK-së me një fjalë është kontroverse.

U proklamua demokracia e brendshme dhe gara fer (me shumë kandidatë) dhe, në anën tjetër, paradoksalisht kjo u pengua proceduralisht.

Pra, u ndal konkurrenca.

Teknikisht Mustafa ia doli t’i kontrollonte shumicën në atë sallë hoteli, mirëpo, kjo do t’i kthehet atij si bumerang në Kuvendin e Kosovës, ku fraksioni rreth Vjosës do t’ia brejë veshët përditë e më ashpër…

Në anën tjetër, lideri Mustafa u prish me tërë spektrin medial kosovar, prandaj historikisht vlen parimi që ai politikan i cili e ka median kundër nuk e ka të largët rënien.

Mbajeni mend këtë!

Fundja, çfarë do të ndodhte me këtë vend dhe me këtë shoqëri sikur të gjithë dhe gjithmonë të rreshtoheshin me fituesin!

Diktatura të egra.

Prandaj shumë kolege e kolegë të mi zgjodhën të rreshtoheshin me një grua, e cila ndonëse nga kjo garë doli e humbur, ndërtoi logjikën e ndryshimeve brenda LDK-së dhe ky është një sukses, apo jo!?

Sidoqoftë, kundërshtarët politikë të kreut të partisë duhet të sillen denjësisht, por të lidhen edhe më fort rreth ideve të reja e jo rreth njerëzve apo rreth Isa Mustafës konkretisht dhe të rezistojnë në Kuvendin e Kosovës…

Një frymë e re është lindur tashmë në LDK dhe po ngjizet.

LDK-ja është fraksionuar përbrenda Kuvendit të Kosovës dhe ky është fillim i debatit demokratik, sado që është në zanafillë në LDK dhe në mbarë skenën politike kosovare.

RAMUSH HARADINAJ TEK FORUMI I RRUKUM – TREGON PËR LIDHJET ME TË VRARËT E KUMANOVËS (VIDEO)

 

VOAL – Me refuzimin e Gjykatës Speciale, ne nuk po bëjmë ofertë OKB’s e armiqve tanë atje, por po refuzojmë me nxjerrë jashtë funksionit rendin kushtetues te shtetit.Kjo Gjykatë, kështu si po vjen, në të ardhmen ka me u bë pengesë për zhvillimin e sovranitetit të vendit tonë.

Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar në Emisionin “Forum” në Rrukom.

Haradinaj po ashtu ka pranuar se i ka njohur e respektuar disa prej shtetasëve të Kosovës që humben jetën ne konfliktin e armatosur muajin e kaluar në Kumanovë. Por ai thotë se me Kumanovën qeveria maqedonase synonte me mbajt pushtetin.

Por cilat ishin lidhjet e Haradinajt me ata që u vranë në Kumanovë.

Kryetari i AAK’së flet edhe për zgjedhjet e mbrëmshme te partisë së tij. Ai pret që ne Kuvendin e 2 Korrikut me pas edhe kundërkandidat. Madje, ai thotë se ka shumë njerëz në AAK që munden ta drejtojnë këtë parti.

GRATË E KRUSHËS NË NJË REPORTAZH TË AL JAZEERA-S (VIDEO)

VOAL – Televizioni Al Jazeera ka bërë një dokumentar për historinë e grave të Krushës, të cilat kanë rindërtuar jetën, pasi shumë nga burrat e tyre u vranë në vitin 1999.

Marte Prekpalaj tregon se në Krushën e Vogël më 25 mars, 1999, u vranë meshkujt e fshatit, në një nga masakrat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Mbi 100 burra, duke përfshirë edhe djem të ri të gjithë shqiptarë – u rrethuan dhe u vranë nga policia serbe në një bastisje, një ditë pas sulmeve të para ajrore të NATO-s . Tetëdhjetë e dy gra mbetën të veja dhe shumë fëmijë jetim.

Gratë u detyruan të largohen dhe të kërkojnë strehim në vendet fqinje, si qindra e mijërashqiptarë  të tjerë të Kosovës, deri në fund të luftës.

“Kur u kthyem, fshati ishte i panjohur. Çdo gjë u dogj dhe u desh ta rindërtonim”, ka thënë Akile Zylfiu për Al Jazeera, një nga gratë burrat e të cilëve u vranë.

Me dhimbjen e humbjes së burrave të tyre, gratë e Krushës së Vogël nisën një udhëtim të jashtëzakonshëm të fuqizimit dhe të rilindjes.

Gratë e Krushës tregojnë historinë e fuqishme drejt rindërtimit të shtëpive, bizneseve dhe jetës së tyre.

Ato vajtojnë humbjen e tyre dhe do të kujtojnë gjithmonë burrat dhe djemtë që kanë humbur. Por gratë pjesërisht kanë kapërcyer tragjedinë e tyre duke gjetur forcën për të rimarrë veten, të mbështetin njëra-tjetrën, të mbijetojnë dhe të kenë sukses.

ISIS KËRCËNON NË SHQIP BALLKANIN – SHQIPËRINË DHE KOSOVËN

VOAL – Shfaqet një video ku dy luftëtarë që flasin shqip: Do të tmerroheni. Do ju vijmë me eksploziv. Një gazetare e kronikës e Gazetës Shqiptare merr mesazh kërcënues në Facebook nga një militant: Do ta paguash.

Një video e shfaqur nga seksioni i medias i ISIS-it përmban kërcënime serioze të luftëtarëve të saj ndaj Ballkanit, ndërsa dy prej tyre, Abu Muqatil (Al Kosovi) dhe Abu Bilqis (Al Albani) duke folur shqip paralajmërojnë hakmarrje “ndaj atyre që kanë poshtëruar muslimanët” ndërsa thonë se “armiqtë e Allahut po kërkojnë t’i përcajnë”.

Në mesazhin e Al Kosovit flitet për “ditë të zeza” ndaj atyre që kanë nëncmuar muslimanët dhe Allahun, “në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin”, duke kërcënuar se duhet të “kenë frikë të punojnë në zyrat e tyre, do të tmerrohen e trishtohen në shtëpitë e tyre, edhe kur flenë”. Al Kosovi përfundon duke paralajmëruar se “do t’ju mbysim me lejen e Allahut. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.

Një ditë më parë, një gazetare e kronikës së zezë në Gazetën Shqiptare, Aurora Koromani, njoftoi se kishte marrë kërcënime në Facebook, ku në profilin e saj ajo kishte gjetur mesazhin “Do ta paguash”. Koromani, është autore e disa artikujve rreth muslimanëve shqiptarë që i janë bashkuar ISIS-it. Ajo shpjegoi se edhe autori i mesazhit është një prej këtyre personave, për të cilin ajo kishte shkruar më parë. Gazetarja nuk e bëri publik emrin e tij, për shkak se për ngjarjen autoritet shqiptare kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa mësohet se personi që ka nisur mesazhin kërcënues është në listën e të kërkuarve nga Drejtësia shqiptare, dhe dyshohet se tashmë ai ndodhet në zonën e luftimeve në Siri./ZA

DISA NGA TË ARRESTUARIT NË KUMANOVË – TË REKRUTUAR NGA SHËRBIMET SEKRETE

Disa prej kosovarëve të arrestuar nga grupi i Kumanovës para autoriteteve kompetente maqedonase deklaruan se kanë pasur kontakt me të paktën dy njerëz nga Agjencia e Inteligjencës dhe me dy nga DSK-ja, mëson jo-zyrtarisht Alsat M nga burimet e hetimit

Sipas informatave të pakonfirmuara tani për tani, në një pjesë të deklaratave zyrtare të të arrestuarve është përmendur agjenti me inicialet SH.M identiteti i të cilit u publikua nga disa mediume në vend dhe në Kosovë.

Personi tjetër i përmendur nga njëri prej të arrestuarve në Kumanovë, thuhet se është këshilltar i sigurisë te Presidenti, i cili së bashku me SH.M është shfaqur në regjistrim që në telefonin e vet e ka pasur njëri nga të vdekurit në aksion. Cila ka qenë natyra e këtyre komunikimeve dhe çfarë janë marrë vesh, tani për tani nuk dihet.

Alsat M edhe sot kërkoi përgjigje nga Agjencia e Inteligjencës për takimet mes zyrtarëve të Agjencisë dhe liderëve të grupit të Kumanovës. Në pyetjen nëse është e vërtetë se pjesëtarë të agjencisë kanë pasur kontakte të tilla, dhe nëse kanë pasur me çfarë karakteri ishin ato, nuk morëm përgjigje.

Publiku është i njohur tashmë vetëm me qëndrimin e institucionit. E ai është paralajmërimi se do të ngrenë procedurë për përgjegjësi penale për ata që e zbuluan identitetin e agjentit të tyre të fshehtë. Nga Agjencia nuk u përgjigjën ende se sa persona fizikë ose juridikë janë të dyshuar në denoncimin e tyre.

Për denoncimin Alsat ka pyetur në Prokurorinë publike. Ata konfirmuan se e kanë pranuar, por nuk u përgjigjen se sa njerëz janë subjekt i hetimeve të mundshme.

“Për momentin mund të konfirmojmë se ka arritur Iniciativa nga Agjencia e inteligjencës e cila është marrë në shqyrtim nga një prokuror kompetent. Për detajet e procedurës do të informoheni me kohë”.

Zyrtarisht, deri më tani vetëm nga MPB-ja njoftuan se agjentë të tyre nga DSK-ja, së paku zyrtarisht nuk kanë pasur kontakt me anëtarët e grupit të Kumanovës, para ngjarjeve të 09 dhe 10 majit. Ndonëse jozyrtarisht, në deklaratat e të arrestuarve është theksuar se njëri nga udhëheqësit e grupit ka qenë në kontakt me dy nga punonjësit e tyre njëri me inicialet B.D. tjetri B.N.

Në njoftimin e Agjencisë së inteligjencës nuk kishte asnjë konfirmim apo mohim, por dënim për zbulimin e identitetit të pjesëtarit të tyre dhe paralajmërim për kallëzim penal. Në publik, tashmë spekulohet se si cak i hetimeve mund të jenë mediat dhe gazetarët me qëndrime kritike. kp

SOT KONFERENCA ‘ISA BOLETINI NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE’

“Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare” është tema e Konferencës Shkencore që do të mbahet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, organizuar nga Instituti i Historisë – Prishtinë, Instituti i Historisë – Tiranë dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Kjo konferencë ka për qëllim të ndriçojë veprën atdhetare të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtareve të tij me rastin e 99 – vjetorit të vdekjes e rivarrimit të eshtrave të këtij heroi të kombit. Gjithashtu, organizimi i një konference të tillë ka synim për ta ndriçuar, si Isa Boletinin dhe veprën e tij, po ashtu edhe një plejadë të tërë luftëtarësh e trimash që u sakrifikuan për çështjen kombëtare.

Në Konferencën që organizohet nën patronazhin e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të marrin pjesë një numër i madh shkencëtarësh, historianë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët studimet e veta mbi figurën e madhe kombëtare do t’i paraqesin në dy seancat e parapara.

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli dhe ambasadori shqiptar në Prishtinë Qemal Minxhozi.

Puna e Konferencës në Kuvendin e Kosovës fillon në orën 09:30. kp

AGJENDA E CEREMONISË SË RIVARRIMIT TË ESHTRAVE TE HEROIT IS BOLETINI

 

VOAL – Komuna e Mitrovicës ka publikuar agjendën zyrtare të aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini. Në këtë dokument thuhet se aktivitetet do të nisin të enjten me 4 qershor me një drekë tradicionale shqiptare në Kullën e Isa Boletinit duke filluar nga ora 12:00.

Me 6 qershor është paraparë të mbahet një koncert me orkestrat e artistëve të rinj të Gjakovës dhe Mitrovicës në bashkëpunim me orkestrën e Gjenevës (Zvicër), aktivitet ky që do të mbahet tek shëtitorja buzë Ibrit në Mitrovicë në orën 15:00.

Me 7 qershor do të mbahet një program artistik i muzikës së mirëfilltë popullore në qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” nga ora 20:00.
Për datën 8 qershor është paraparë që të mbahet një ekspozitë me motive nga Isa Boletini po ashtu, në Qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” duke filluar nga ora 19:00.

Po ashtu për këtë datë është paralajmëruar të mbahet një shfaqje baleti nga Teatri Kombëtar i Kosovës në Qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”, duke filluar nga ora 20:00.

Për datën 9 qershor në program është Revista e folklorit tek sheshi i qytetit, duke filluar nga ora 15:00.

Pritja e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini do të bëhet në orën 18:30 dhe do të përcillen nga kalorësit gjatë tërë lëvizjes në qytet dhe deri tek kazerma e FSK-së.

Me datën 10 qershor kur edhe do të bëhet rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në kompleksin e Kullës së tij në Boletin, sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës do të mbahet një seancë e Kuvendit Komunal duke filluar nga ora 08:30.

Në ora 09:00 në sheshin “Adem Jashari” do të bëhen homazhe, ndërsa nga ora 11:00 eshtrat do të lëvizin nga sheshi në drejtim të Stadiumit Olimpik.

Agjenda e publikuar ka të bëjë vetëm me aktivitetet që do të zhvillohen në Komunën e Mitrovicës, ndërsa ditëve në vazhdim do të bëjmë përpjekje ta prezantojmë agjendën e plotë, pasi siç është thanë më herët eshtrat e heroit Isa Boletini do të nisen nga Vlora, për të vazhduar në Tiranë, Prizren, Deçan, Prekaz, Prishtinë dhe për të arritur në Mitrovicë. Tash për tash nga kjo agjendë dihet se Kuvendi i Kosovës do tubohet në një seancë solemne, më 9 qershor, ndërsa në hollin e Kuvendit të Kosovës do të organizohen homazhe në nderim të heroit Boletini.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për ndarjen e 50 mijë eurove Këshillit organizativ për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini.

Me këtë rast është thënë se këto mjete do të shpenzohen për manifestimet që do të mbahen në Isniq, Prizren, Prekaz, Prishtinë dhe Mitrovicë ndërkohë manifestimi qëndror do të mbahet në Mitrovicë me datën 10 qershor prej orës 12:00 deri në ora 14:00 ndërsa pas përfundimit të këtij manifestimi do të bëhet rivarrimi i eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini në vendlindjen e tij në fshatin Boletin.

Vendimi që në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), më 10 qershor, eshtrat e heroit Isa Boletini do të rivarrosen në Vlorë e jo në vendlindjen e tij, në Boletin të Mitrovicës, kishte ngjallur reagime të shumta në opinionin në Kosovë, veçmas te shtresa të ndryshme intelektuale e politike.

Pas kësaj, Këshilli organizativ për rivarrimin e mbetjeve mortore të Isa Boletinit, mori vendim që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit të bëhet në Boletin e jo në Vlorë, siç ishte caktuar më 13 maj.

SHTATORJA E HOLLBRUKUT NE VITI – MIRENJOHJE KONTRIBUTIT AMERIKAN PER PAVARESINE E KOSOVËS – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Sot eshte nje dite historike per Vitine,Karadakun,Kosoven dhe mbare kombin shqiptar.Ne historine e shqiptareve ne perpjekjet e tyre vigane per liri,pavaresi e drejtesi shoqerore ne 100 vitet e fundit Zoti na beri aleat kombin e madh te lirise, demokracise dhe te progresit SHBA.Qysh ne vitin 1907, ne vitet e erreta te sundimit turk poeti yne kombetar Ndre Mjeda i drejtohej Kolosit te pertej oqeanit Amerikes se Washingtonit,Xhefersonit e te Abraham Linkolnit me fjalet lapidare : Lirine keni ju, na hekurat kemi.Rilindasi i madh e portretizonte Ameriken si model te lirise dhe e tille ajo ka mbetur per shqiptaret ne shekullin e fundit dhe keshtu do te mbetet dhe ne shekujt qe do te vijne.
Te dashur vellezer e motra te Kosoves para 2 vitesh Shqiperia festoi 100 vjetorin e pavaresise se saj, por endrra e eterve te pavaresise Hasan Prishtines , Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Ded Gjo Lulit e patrioteve te tjere mori nje goditje te rende ne konferencen e ambasadoreve te Londres ne vitin 1913. Kosova qe i dha shpirtin , gjakun , qendreses dhe krenarine betejes se madhe per pavaresi mbeti jashte kufijeve te shtetit shqiptar sebashku me gjysmen e trojeve etnike te banuara prej mijera vitesh nga te paret tane.Edhe vet egzistenca e shtetit shqiptar u ndodh ne udhekryq dhe rrezikohej te zhdukej nga harta e botes por Shqiperia mbijetoi fale perpjekjes titanike te patrioteve shqiptar dhe vetos se fuqishme e historike qe vuri nje burre i madh i Amerikes dhe i mbare botes se lire , Presidenti Willson ne konferencen e paqes se Parisit me 1919.
Nderim dhe mirenjohje te perjetshme ketij kampioni te madh te lirise, te drejtesise dhe paqes.Edhe pas luftes se dyte boterore, historia u tregua perseri e ashper me shqiptaret.Konferencat e Jaltes e Posdamit i lane serisht te ndare edhe pse ata u rreshtuan ne krahun e fituesve dhe sipas paktit te Curçillit dhe Ruzveldit per vetevendosjen e popujve pas luftes ata nuk e realizuan endrren e tyre, ndonese u cliruan nga pushtuesit rane nen kthjetrat e diktatures per nje gjysme shekulli.Te nderuar bashkekombas tubimi i sotem madheshtor dhe ky monument i bukur dhe kuptimplote eshte nderimi per ate qe ka bere per lirine e Kosoves z.Ricard Hollbruk, diplomat, humanist dhe personalitet i shquar por nderimi yne i shkon ne rradhe te pare Amerikes, kombit te madh te lirise, dinjitetit te progresit njerezor pa te cilen nuk do te kishim Kosove te lire por as Europe dhe bote te lire.
Shqiptaret kane ne kodin e tyre gjenetik nderimin per mikun, per miqte qe u jane gjendur prane ne momentet me te veshtira te historise.Ata i kane te shenjte ashtu si lirine, Atdheun , gjuhen dhe flamurin e tyre. I tille eshte Hollbruku, Presidenti Klinton dhe Bush, gjenerali Klark, zonjat Ollbrajd dhe Klinton dhe mbare kombi amerikan per shqipetaret kudo ne bote.Beteja per lirine e Kosoves kunder regjimit gjakatar te Milloshevicit ishte nje beteje principiale mes botes se lire dhe demokratike dhe nje diktatori satrap qe beri ne Jugosllavi e Kosove krimet me te tmerrshme ne Europe qysh nga lufta e dyte boterore.Fantazia kriminale e Milloshevicit do te tejkalonte edhe mizorite mesjetare te Erik qimekuqit, Vladit hungules, Cenkiz kanit apo Ivanit te tmerrshem. Presidenti historik i Kosoves, gjeniu i politikes Ibrahim Rugova me vizionin e tij profetik dhe politiken paqesore e orientoi popullin e Kosoves ne kahjen e duhur historike drejt vlerave perendimore.Ishte kjo politike qe e beri ceshtjen e Kosoves nje ceshtje themelore per moralin e mbare botes Euroatlantike.Pershkallezimi ne ekstrem i dhunes ndaj shqipetareve, vrasjet e barbarizmat mesjetare te makinerise Milloshovicjane ne Kosove nxoren ne skenen historike UCK e udhehequr nga simbolet e qendreses Adem Jashari e Ramush Haradinaj.
Eshte nje merite e vecante e z.Ricard Hollburk i cili ne rrethanat diplomatike e politike teper komplekse diti te orientohej drejte : Ai e kuptoi kauzen e drejte te luftetareve te lirise dhe bisedoi ne terren me drejtuesit e UCK-se duke e legjitimuar kete lufte ne arenen nderkombetare.Monumenti i z.Hollburk i ben nder kujteses sone historike, Vitise se Njazi Azemit, Gursel dhe Bajram Sulejmanit, Karadakut te Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit, Kosoves e mbare kombit shqiptar.Sot Kosova eshte e lire dhe demokratike.Nderim perjete per te gjithe ata djem dhe vajza nga te gjitha trojet shqiptare qe derdhen gjakun per lirine e saj.Nderim per Zahir Bajzitin, Edmond Hoxhen, Luan e Shkelzen Haradinajn, Bedri Shalen, Bekim Berishen, Adrian Krasniqin, Muje Krasniqin, Femih dhe Xheve Lladrovsin, Tahir Sinanin, Ridvan Qazimin, Sali Cekajn.Klasa politike e Kosoves nuk ka asnje dileme per te ardhmen e saj :
Ajo eshte rruga e integrimit pakthim ne BE dhe ne NATO.Shqipetaret e meritojne plotesisht e perjetesisht vendin e tyre ne shtepine e lirise ne Europen e civilizuar per te cilen kane dhene aq shume kontribut ne shekuj e mijevjecare duke i dhene asaj certifikuesin e kristianizmit, Kostandinin e madh dhe atletin e krishterimit Gjergj Kastriotin Skenderbeun, Nene Terezen, themeluesin e Turqise moderne Ataturkun.Kosova ,Shqiperia dhe shqipetaret kudo ne ballkan jane faktore vendimtare paqje dhe stabiliteti dhe te tille do te mbeten.Jam i bindur se bashkekombasit e mi do te valevitin ne festa e pervjetore madherisht krahas flamurit te tyre kombetar dhe flamurin e SHBA-se, te Bashkimit Europian dhe te NATO-s si nje trini te shenjte te endrres tone per liri, demokraci dhe progres.
Azgan  HAKLAJ

ANTIKORRUPSIONI – JA MILIONERËT E INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS

Puna në institucionet dhe ndërmarrjet publike vazhdon të jetë mundësia më e mirë për ta shtuar pasurinë.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë së 412 zyrtarëve të lartë publikë nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria, institucionet e pavarura, ndërmarrjet publike dhe komunat, shkruan sot Koha Ditore. Në bazë të asaj që kanë deklaruar, milionerë ka në secilin institucion.

Por, zyrtarët me pagën më të lartë në Kosovë nuk janë as presidentja, as kryeministri e as kryetari i Kuvendit.

Adrian Zalli, drejtor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, është zyrtari që ka pagën katërfish më të lartë se të kryeministrit të Kosovës, apo për gjysmë më e madhe se e presidentes. Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, Zalli ka pagë vjetore prej 71 mijë e 500 eurosh, apo rreth 6 mijë euro në muaj. Ai gjithashtu ka deklaruar edhe 810 euro mëditje nga udhëtimet.

Pas Zallit, pagën më të lartë e ka kryeshefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), Ejup Qerimi, i cili merr rreth 50 mijë euro në vit.

Ndërkaq Sejdi Hoxha, që është kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës (PK), ka pagë mujore prej 3 mijë eurosh, apo 36 mijë euro në vit. Kurse drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, merr pagë mujore prej 2 mijë e 800 eurosh.

Edhe pse nuk qëndron më mirë se zyrtarë të ndërmarrjeve publike, e para e vendit, Atifete Jahjaga, e ka shtuar pasurinë e saj nëse krahasohet me periudhën kur ka marrë mandatin. Derisa në vitin 2011 Jahjaga kishte deklaruar para të gatshme në banka vetëm 7 mijë e 849 euro, në vitin 2015 kjo shumë është dhjetëfishuar. Tani Jahjaga të deponuara në banka i ka 85 mijë e 960 euro. Ajo ka deklaruar edhe një veturë, “Shkoda New Octavia 1.6 TDI”- vlera e së cilës është 16 mijë 500 euro. Të hyrat mujore të Jahjagës dhe burrit të saj Astritit janë 2 mijë e 873 euro, përkatësisht 966 euro.

QË MARADONA TË VIJË NË KOSOVË

Diego Armando Maradona mund të vijë në Kosovë shumë shpejt, njofton Klan Kosova.

Përveç tij, në vendin tonë mund të shihen edhe lojtarë të tjerë të njohur të kombëtares argjentinase, si Riquelme, Redondo, Zanetti dhe Crespo.

Ministria e Kulturës ka vënë kontakt, por çmimi që duhet paguar për këtë organizim – 300 mijë euro – duket i lartë.

Muharrem Sahiti, këshilltar në MKRS, tha për Klan Kosovën se pasi FFK-ja ende nuk është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s kjo do të ishte një gjë shumë e madhe që do t’i ndihmonte Kosovës.


Send this to a friend