VOAL

VOAL

Kosova Sot: Asociacioni serb, një mini-shtet brenda Kosovës

Formimi i Asociacionit lë në duar të Serbisë rreth 30 për qind të territorit të vendit

“Këto dëme akoma më të mëdha po i bëjnë me krijimin e ”Zajednicës”, duke lejuar krijimin e një mini-shteti serb brenda territorit të Republikës së Kosovës. Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe lë jashtë kontrollit të Republikës së Kosovës dhe në duar të Serbisë rreth 30 për qind të territorit të vendit. Kështu që, me krijimin e këtij asociacioni, po krijohet një mini-shtet brenda Kosovës, ku do të ketë kompetenca shtesë në gjyqësi e polici, si dhe në arsim dhe shëndetësi”, shprehet analisti Faik Krasniqi

Formimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë është një mini-shtet në territorin e Kosovës. Në bisedimet me Beogradin, pala kosovare u tregua totalisht e papërgjegjshme, duke bërë lëshime e kompromise të vazhdueshme në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë, duke ia mundësuar asaj të përzihet në tërë brendinë e Kosovës. Formimi i këtij asociacioni, do të bëjë që Kosova gjithmonë të ketë probleme dhe me këtë rast Serbinë do ta ketë brenda Kosovës. Kosova ndonëse ka arritur të dalë jashtë Serbisë, ajo ka lejuar “Zajednicen”, që Serbinë ta sjellë dhe mbajë brenda Kosovës në tërë territorin e saj në plot 10 komunat brenda Kosovës. Se Asociacioni do të jetë një mini-shtet brenda Kosovës e thotë edhe Frashër Krasniqi nga lëvizja ‘Vetëvendosje’. “Asociacioni i Komunave ose “Zajednica” do të jetë mini-shtet brenda Kosovës. Ajo do të ketë buxhet të ndarë, ekonomi të ndarë, sistem juridik të ndarë, polici të ndarë, arsim dhe shëndetësi të ndarë. Kjo nënkupton që praktikisht ai do të jetë një republikë brenda Republikës së Kosovës, me gjasë që të bëhet edhe më e fuqishme se sa vetë republika jonë. Ne mendojmë që ky asociacion nënkupton ndarje dhe segregacion dhe është e kundërta e integrimit të vërtetë të serbëve në shoqërinë tonë. Ne mendojmë që segregacioni që po imponohet përmes “Zajednicës” është në shpërpushje me të drejtat elementare të njeriut dhe është kundër interesit edhe të serbëve lokalë”, shprehet Krasniqi për “Kosova Sot”. Ky projekt, sipas tij, është kryekëput interes i Serbisë në kuadër të planeve të saj ekspansioniste…

Seminaristet serbe: Paragjykimet ndaj Kosovës vijnë nga mosdija

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili aktualisht po mbahet në Prishtinë, ka tërhequr dhjetëra studentë nga vende të ndryshme të botës, për të ardhur në këtë seminar për të mësuar gjuhën shqipe, por edhe kulturën e shqiptarëve.

Në mesin e tyre ka edhe studente nga Serbia, të cilat tashmë janë duke studiuar gjuhën shqipe në Katedrën e albanologjisë në Beograd.

Ato thonë se tashmë Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, për çdo vit është bërë vendtakimi i albanologëve nga e gjithë bota, si dhe ka krijuar mundësi krejtësisht më të mëdha për të komunikuar në gjuhën shqipe se sa në vendin ku janë duke i bërë studimet, në Beograd.

Danica Avramoviq nga Jagodina, është studente në Universitetin e Beogradit, në Katedrën e Albanologjisë.

Sivjet, është hera e tretë që ajo ka ardhur t’i ndjekë kurset e gjuhës shqipe në seminar dhe tashmë është në nivelin e tretë të këtyre kurseve, që vlerësohet si nivel për ata që tashmë e njohin mirë shqipen.

Duke folur për Radion Evropa e lirë, Avramoviq thotë se ajo çfarë i pëlqen në seminar, është mundësia që ta njohë dialektin gegë të gjuhës shqipe dhe të folmen e përditshme në Kosovë.

“Ne në katedër (në Universitetin e Beogradit) mësojmë gjuhën standarde, gjuhën letrare dhe kur vijmë për herë të parë këtu e kemi problem të adaptohemi me të folurën e Kosovës, me gegërishten. Por, është mirë. Mund të kuptohemi tani me njerëz në rrugë dhe mendoj që është një përparim shumë i madh. Mendoj që kjo është falë seminarit, sepse çdo vit vij këtu dhe praktikoj apo ushtroj gjuhën”, thotë Avramoviq.

Përshtypje të ngjashme për Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka edhe Anja Zhivkoviq nga Leskovci, e cila po ashtu është studente në Katedrën e Albanologjisë në Beograd.

Ajo është në seminar për herë të dytë, në nivelin e tretë të kursit të gjuhës shqipe. Siç thotë ajo për Radion Evropa e Lirë, mësimet për dallimet e dialekteve të gjuhës shqipe, e kanë pasuruar dijen e saj për shqipen.

Në këtë drejtim, sipas saj, e kanë ndihmuar mjaft shume profesorët e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, të cilët janë pjesë e seminarit.

“Po, na kanë ndihmuar shumë, sepse, për shembull, kemi bërë një shëtitje me profesorin, në qytet. Ishim edhe në treg. Ai na ka treguar për gjuhën e rrugës. Ne mësojmë vetëm nga librat dhe është pak e vështirë sepse nuk jemi në kontakt me gjuhën çdo ditë. Këtu është mirë, sepse edhe në rrugë por edhe në fakultet flasim shqip, çdo ditë, atje (në Beograd) nuk kemi mundësi”, bën të ditur Zhivkoviq.

Të dy këto studente serbe nga Beogradi, thonë se para se të fillojnë të studiojnë gjuhën shqipe, janë ballafaquar me paragjykimet që ka pasur rrethi për studimet e tilla.

Avramoviq thotë se ka pasur mjaft raste kur njerëz që e rrethojnë, kanë shprehur çudinë pse ajo studion shqipen.

“Është thjeshtë një si çudi. Njerëzit habiten që një serb dëshiron të mësojë gjuhën shqipe. Por, jo pse është ndonjë gjë e keqe, por sepse është gjë e pazakonshme”, thotë Avramoviq.

Por, çfarë do t’u thotë lidhur me vizitën në Prishtinë, njerëzve në rrethin e saj Anja Zhivkoviq, kur të kthehet në Beograd?

“Sinqerisht, ata nuk janë shumë të interesuar, sepse ka ende shumë paragjykime. Por, ndoshta janë mësuar me këtë gjë sepse unë ju flas për çdo ditë për atë që studioj dhe jam shumë e interesuar. Për shembull, kur u them se është njësoj situata këtu dhe në Beograd, se njerëzit janë shumë të ngjashëm, ata janë pak të habitur, në mënyrën ‘nuk e dinim’. Kjo është sepse kanë paragjykime”, shprehet Zhivkoviq.

Danica Avramoviq, shpreh mendimin se ekzistojnë paragjykimet te shumë njerëz edhe në Serbi, por edhe në Kosovë, për popujt e të dyja vendeve. Por, ajo thotë se kjo ndodhë nga mosdija e të dyja palëve.

“Mendoj që paragjykimet lindin nga mosdija. Por, meqë shqiptarët këtu kanë pasur kontakte me serbë, mendoj që nuk kanë aq shumë paragjykime si në Serbi. Në Serbi, njerëz që nuk kanë pasur kontakt, për shembull Serbia qendrore apo veriore, kanë pak paragjykime. Jam e sigurt që do të kalojnë, sepse duhet të kalojnë. Nuk mund të jetojmë të ndarë si njerëz. Jemi fqinjë dhe duhet të bashkëjetojmë ndonjë ditë”, thotë ajo.

Studentet nga Serbia, pjesëmarrëse në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, thonë se e vlerësojnë mikpritjen e njerëzve në Prishtinë dhe siç thonë ato, nuk kanë hasur në asnjë problem deri më sot.

Ato thonë se do të shkojnë nga Prishtina me përshtypje të mirë, për t’u kthyer sërish në seminarin e vitit të ardhshëm.

Oliver Ivanoviqit i vazhdohet paraburgimi

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ku ka edhe pjesëtarë të misionit EULEX, e ka vazhduar sot paraburgimin për politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, deri më 27 tetor.

Ivanoviq dhe katër serbë të tjerë janë të akuzuar për krime të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, në periudhën 1999-2000.

Nebojsha Vllajiq, avokat i të akuzuarit Oliver Ivanoviq, e ka kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se po mbahet njeriu kundër të cilit “nuk ekziston asnjë provë se ka bërë vepër penale”.

Ai ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Kosovë: Arrestohet prokurorja Vahide Badivuku

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar tre persona, prej tyre, një prokurore, Vahide Badivuku, nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, si dhe dy ndërmjetësues, ndërsa ndërmjetësuesi i tretë gjendet në arrati, ka njoftuar Prokuroria Speciale Kosovës.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale, si marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të ndikimit.

E pandehura Vahide Badivuku është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime.

Ajo kishte kërkuar ryshfet në shumën prej 22 mijë eurove përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve.

Dje gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar në Merdare, është kontrolluar e pandehura, Vahide Badivuku, dhe në çantën e saj janë gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat janë pjesë e 22.000 eurove të pranuara ryshfet, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Milaim Zeka: Rreth intervistes në New York të Halil Mulajt me Hashim Thaçin per listat e Gjykates Speciale

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar rreth intervistës që Hashim Thaçi i dha gazetarit të TV21 rreth Gjykatës Speciale. Më poshtë po ju sjellimreagimin e plotë të Zekës:

“Dy fjale per studentet e gazetarise

Rreth intervistes me Hashim Thaçin per listat e Gjykates Speciale

Shume profesor te mi te gazetarise, njerez te medhenj ne zanatin e vet, kur na trajnonin ne Suedi per teknikat e intervistes, zakonisht, ligjeratat e tyre, i ilustronin me intervista qesharake te gazetareve te ndryshem.

E tille ishte intervista e mbremeshme e Hashim Thaçit, dhene korespodentit te tv 21, Halil Mulaj, ne New York te Amerikes.

Ne kete shkrim po merrem vetem me pyetjen foshnjore te Liles, qe nuk do ta bente asnje gazetar, pa qofte edhe fillestar…

Ja si e fillon pyetjen: -Zotri Thaçi, une kam provuar t’i marre listat se kush te akuzohet. Nuk kam arritur. Nderkohe ne Kosove jane publikuar emra. Pra ka pas spekulime. Cili eshte komenti yt?!!!

Lila i shkrete, ka mendu qe listat i kane varur neper qendra tregetare, po ja qe mbasi ai, pra Lila, nuk i ka gjetur, ato jane rrena.

More Lile dhe krejte ju te tjeret qe fatkeqesisht jeni badihavxhi korrspodent, a e dini cila eshte detyra juaj ndaj publikut?

Jo te pyesni per lista e per pordhe delegacionet tona, po te hulumtoni se sa kushtojne hotelet neper te cilat flejne me parat e taxapaguesve?

Sa shpenzojne per darka e dreka? Sa alkool pijne me paret e popullit, gje qe eshte e ndaluar?!

Me çfar biletash te shtrenjta po udhetojne?!

Mos eventualisht po krijojne skandale te sexit neper hotele, siq ishte rasti i para disa viteve me nje delegacion te nivelit te larte, ne Grand Hotel te Stokholmit?!!
Keto jane detyrat e nje korrspodenti normal….

Po a ka mbete dicka normale tek mediat tona nime?!!!

 

 

Seminari në Prishtinë, burim i albanologjisë për botën

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është tubimi më i madh dhe më i rëndësishëm i shkencave albanologjike, të cilat janë shumë-dimensionale dhe multi-disiplinare.

Kjo është përmbledhja e vlerësimeve, të cilën studiuesit shqiptarë dhe të huaj të disiplinave të shkencave albanologjike, i kanë dhënë këtij seminari, edicioni i 34 i të cilit aktualisht është duke u mbajtur në Prishtinë.

Që nga themelimi, në vitin 1974, e deri më sot, ky seminar, ka tërhequr vëmendjen dhe ka tubuar nëpër vite qindra studiues shqiptarë dhe të huaj të fushave të albanologjisë dhe ai tashmë konsiderohet institucion më vete.

Profesor doktor Rrahman Paçarizi, drejtor i Seminarit të 34 Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se rëndësia e këtij seminari, që nga themelimi e deri më tash, është shumë dimensionale dhe mund të kundrohet nga disa aspekte.

Aspekti i parë, sipas tij, është përmbledhja apo përqendrimi i rezultateve më të rëndësishme nga fusha e albanologjisë për t’u prezantuar dhe për t’iu nënshtruar debatit shkencor nga një publik shkencor, gjatë ditëve të mbajtjes së seminarit.

Po ashtu, sipas tij, seminari ka edhe prioritete tjera të rëndësishme.

“Është promovimi i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare në botë e posaçërisht, promovimi i shoqërisë së Kosovës, në një kohë, e tash edhe i shtetit të Kosovës, përmes pjesëmarrjes së qindra studentëve të huaj, në secilin nga edicionet”.

“Ata janë shndërruar jo vetëm në ambasadorë, në kuptimin figurativ, por vërtet, një pjesë e tyre janë pjesë e misioneve diplomatike të vendeve të tyre në Kosovë. Një pjesë e tyre janë themelues dhe udhëheqës të degëve të albanologjisë apo studimeve të gjuhës shqipe nëpër universitetet më të rëndësishme evropiane”, thotë Paçarizi.

Cili ka qenë rrugëtimi i këtij Seminari?

Seminari, u themelua në vitin 1974, me emrin “Qendra e gjuhës shqipe për të huaj”. Themelues të tij janë akademikët Idriz Ajeti dhe Rexhep Ismajli.

Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, profesor doktor Sedat Kuçi, thotë se ky seminar, që nga themelimi, nuk e pati rrugën e lehtë deri në ditët e sotme.

Siç thekson ai, gjatë historikut të vet, seminari e ka përjetuar fatin e Kosovës dhe për këtë arsye, ai pati edhe ndërprerje në organizimin dhe zhvillimin e tij.

“Nga themelimi i tij e deri në vitin 1990, seminari u organizua plot 16 herë në Prishtinë, në fakultetin tonë. Ndërsa, në periudhën 1990 e deri në vitin 2000, atëherë kur shteti i Serbisë i mbylli dhunshëm institucionet e arsimit në Kosovë, seminari u organizua dy herë në Tiranë, në vitin 1995 dhe në vitin 1996”.

“Me çlirimin e Kosovës nga Serbia, u krijuan kushtet për kthimin e institucioneve arsimore në objektet e veta. Pra, edhe të vazhdimit të organizimit të seminarit në Prishtinë”, shpjegon Kuçi.

Rikthimi i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në vitin 2000, ishte dukur i zbehtë fillimisht. Kështu e kujton gjatë bisedës me Radion Evropa e Lirë edhe profesor doktor Bardh Rugova, i cili ishte pjesë e organizimit të edicioneve të këtij seminari pas luftës në Kosovë, si dhe në dy vitet e kaluara edhe drejtor i seminarit.

“Unë e mbaj mend, sidomos seminarin e viti 2001. Kanë qenë rreth 35 ose 36 seminaristë, në mesin e të cilëve kishte edhe disa nuse të shqiptarëve nga Gjermania, nga Zvicra, me interesime të kësaj natyre”.

“Ne, në atë kohë, sapo kishim dalë edhe vetë nga lufta. Shumëkush kishte edhe prioritete të tjera. Njerëzit nga viset e tjera të botës, albanologë, kishin dilema për sigurinë, për qetësinë, për shumëçka. Por, ishte shumë e rëndësishme që ta rifillonim seminarin, që ta kthenim traditën”, tregon Rugova.

Profesor Rugova shton se seminari gjatë më shumë se një dekade të fundit, ka arritur qëllimin, për të cilin edhe është themeluar: të bëhet shkollë ku mësohet shqipja, të krijojë albanologë, të krijojë kontakte dhe miqësi nëpër botë, si dhe të bëhet një forum shkencor, në të cilin albanologët nga e gjithë bota vijnë dhe i paraqesin rezultatet e tyre.

Në dhjetëvjetëshin e fundit, pothuajse në çdo edicion të seminarit, kanë marrë pjesë mbi 120 albanologë dhe studiues të fushave të ndryshme të interesuar për albanologjinë.

Si e shohin studiuesit e huaj Seminarin?

Robert Austin, studiues i njohur i çështjeve shqiptare nga Kanadaja, thotë për Radion Evropa e lirë se e ka vizituar seminarin për herë të parë, edhe pse në Prishtinë ka qenë edhe më parë.

“Isha me të vërtetë i impresionuar me organizimin dhe njerëzit atje. Me të vërtetë më ka bërë përshtypje, duke marrë pjesë në disa kurse të Gjuhës Shqipe dhe duke i parë njerëzit nga pjesë të ndryshme të botës, e veçanërisht nga Evropa, që kishin gjetur kohë për të ardhur dhe për t’u angazhuar në një përvojë të mësimit të gjuhës shqipe. Këta pjesëmarrës punojnë për ta kuptuar jo vetëm gjuhën, por edhe kulturën, shoqërinë dhe aspekte të tjera të jetës së shqiptarëve këtu”, tregon përvojën e tij Austin.

Ndërkaq, Maksim Makarcev nga Rusia, ndonëse është studiues në Institutin e sllavistikës në Akademinë e Shkencave të Rusisë, ai ka shfaqur interesim për ta mësuar edhe gjuhën shqipe. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se në Prishtinë ka gjetur njerëz mikpritës dhe një shkollë shumë të mirë për albanologjinë.

“Këtu përpiqem të përmirësoj mënyrën, në të cilën e flas gjuhën shqipe dhe bëjmë shumë ushtrime, lexojmë shumë tekste dhe na shpjegojnë jo vetëm gjuhën standarde, por edhe dialektin gegë. Kjo për mua është me shumë rëndësi, sepse unë e njoh vetëm gjuhën standarde dhe disa dialekte të Shqipërisë së jugut. Dialektet gege për mua janë diçka shumë e re”, thotë Makarcev.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, pas themelimit të tij ishte bërë një pikë frekuentuese për çdo vit për studiuesit arbëreshë të Italisë.

Zef Chiaramonte tashmë është një nga albanologët e shquar arbëresh të Italisë. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se çfarë gjetën arbëreshët në këtë seminar.

“Shumica e këtyre që sot janë në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Itali, kanë dalë nga ky seminar. Edhe unë shkruaj drejtpërdrejt shqip – nuk them si italishten – por e shkruaj mirë shqipen, për hir të këtij seminari”, thekson ai.

Chiaramonte thotë se ky seminar ka luajtur edhe një rol tjetër, përveç të mësuarit e shqipes.

“Ka luajtur edhe një rol politik jo indiferent, sepse edhe ne arbëreshët nuk e dinim që ishte Kosova. Kur na jepnin mësimin e gjeografisë, të gjithë ishin jugosllavë. Nuk e dinim, gjenerata ime, se kishte një krahinë kaq të madhe që e përdorte gjuhën tonë. Kështu që, ka qenë një zbulim për ne”.

“Seminari na e zbuloi situatën jo të volitshme të shqiptarëve në Jugosllavi. Kemi bërë edhe komitete dhe kemi bërë edhe protesta. Edhe sot, nuk jemi shumë të kënaqur se si është punë këtu, puna politike”, thotë Chiaramonte.

Por, a mund të thuhet se në edicionin e 34, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka arritur pikën e pjekurisë si një institucion?

Drejtori aktual i këtij seminari, profesor Paçarizi, vlerëson se është vështirë që të thuhet kjo.

“Seminari, vështirë se mund të thuhet se ka arritur pjekurinë e duhur. Ka ndërtuar një traditë solide dhe është një institucion i qëndrueshëm, por për të vazhduar të mbetet i tillë, duhet investuar shumë. Duhet të zhvillohet në hap me trendët shkencor global, të cilët është shumë e vështirë të kapen në ditën e sotme, për shkak të përparimeve teknike dhe teknologjike dhe përparimeve të tjera”, vlerëson ai.

Megjithatë, sipas profesor Paçarizit, seminari e ka arritur qëndrueshmërinë e vet, por siç tha ai, u mbetet edhe institucioneve shtetërore të Kosovës që të sigurojnë infrastrukturën e domosdoshme që shkenca albanologjike të mund të funksionojë krahas shkencës globale dhe e ndërlidhur me të, në mënyrë që rezultatet shkencore të albanologjisë, të mund të konsumohen nga shkenca globale.

Këshilli i Sigurimit – Ban Ki-Moon ka shprehur shqetësimin për vonesën e Gjykatës Speciale

Voal – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shndërruar në një arenë përplasjesh mes ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç. Kjo pasi diplomati serb në fjalimin e tij është ankuar për shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë si dhe për pasiguri të tyre. Ndërkohë që Thaçi i është kundërpërgjigjur Daçiqit duke i thënë se Serbia është ajo që ka kryer krime në Kosovë dhe se institucionet e Kosovës tani janë duke u angazhuar që të ndërtojnë një shtet multienik.

Në seancën e së premtes, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shqyrtoi raportin mbi zhvillimet tremujore në Kosovë të Sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon.

Ban Ki-Moon në raport ka shprehur shqetësimin për vonesën e krijimit të Gjykatës Speciale, me ç’rast thotë se kjo “minon imazhin e Kosovës për të vendosur një shembull drejtësie dhe llogaridhënie”.

Debat i ashpër Thaçi – Daçiq në Këshillin e Sigurimit

Voal – I ashpër është treguar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ndaj deklaratave të homologut të tij serb, Ivica Daçiq, në lidhje me spastrimin etnik që po bëhet ndaj serbëve në Kosovë, raporton KTV.

Thaçi i ka thënë Daçiqit se ka qenë Serbia dhe ushtria e këtij shteti që ka bërë krime në Kosovë.

Duke premtuar se nuk do të rrijë duarkryq, ai ka thënë se Kosova do të ngrehë padi ndaj Serbisë për gjenocid “Ju do të vazhdoni luftën se e keni zakon, por prapë do ta humbni”, ka thënë Thaçi, gjatë fjalimi të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka polemizuar me ministrin serb rreth anëtarësimit ë Kosovës në UNESCO. Ai tha se Kosova ka aplikuar për këtë anëtarësim, duke përkujtuar se disa shtete në botë, para se të bëheshin anëtare të KB-së, janë bërë anëtare të UNESCO-s.Ivica Daçiq

Ai i ftoi anëtarët e KS-së që të mbështesin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kërkesat e Kosovës për të marrë pjesë në organizatat ndërkombëtare, siç janë UNESCO dhe Interpol, janë të papranueshme për shtetin e Serbisë.

Daçiq tha se në përputhje me Rezolutën 1244, Kosova nuk mund të konsiderohet si një shtet në të drejtën ndërkombëtare dhe për këtë arsye nuk mund të kualifikohet për pranim në UNESCO dhe Interpol. Thaçi e akuzoi Daçiqin për fjalorin e ashpër të përdorur, ndërsa shtoi se megjithëkëtë bisedat për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë.

Ambasadori amerikan ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentes Jahjaga

Voal – ​Kosova dhe SHBA do të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Kjo u konfirmua edhe pas takimit të parë të presidentes, Atifete Jahjaga, me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, që sapo dorëzoj kredencialet e tij te Presidentja e Kosovës.

Presidentja tha se Kosova mbetet e përkushtuar për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe miqësinë me ShBA.

Ndërsa, ambasadori amerikan pasi që përshëndeti në gjuhën shqipe dhe atë serbe, tha se është i lumtur që në Kosovë po ndërtohet objekti i ri i Ambasadës Amerikane e po ashtu që ai që ka marrë këtë detyrë të re dhe së bashku me familjen e tij do të qëndrojnë gjatë këtij mandati në Kosovë.

Thaçi më 1999: Nuk e di se ku jeton Ibrahim Rugova, kërkoj nga ai që të kthehet në Kosovë (Video)

 

Thaçi më 1999: Nuk e di se ku jeton Ibrahim Rugova, kërkoj nga ai që të kthehet në Kosovë (Video)

Hashim Thaçi flet për thyerjen dhe vjedhjen e banesave pas luftës

Në një konferencë për media më 1999, Hashim Thaçi, ka adresuar çështjen e vjedhjeve të banesave dhe uzurpimin e tyre nga ana e individëve të ndryshëm pas luftës.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhur nga persona ose grupe të caktuara të cilat sipas tij, kanë keqpërdorur uniformën e UÇK-së ndërkohë që ka theksuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës distancohet nga këto veprime.

Atëbotë, Thaçi kishte komentuar edhe për Ibrahim Rugovën i cili ende nuk po kthehej nga Italia, duke thënë që nuk e di ku jeton, por kerkon nga ai që të kthehet në Kosovë, që të mos ta bojkoton Kosovën.

ova

Filmi për Richard Holbrooke shfaqet në Prizren (Video)

Voal – Zëri i Amerikës – Në Kosovë, David Holbrooke, djali i ish-diplomatit amerikan Richard Holbrooke, promovoi filmin “The Diplomat”, kushtuar karrierës dhe trashëgimisë së babait të tij, i cili vdiq në dhjetor 2010.

David Holbrooke i tha korrespondentit tonë Besim Abazi se shfaqja e filmit përveç pasqyrimit të rolit të zotit Holbrooke në procesin e paqes në Kosovë e gjetiu, synon edhe frymëzimin e gjeneratave të reja të diplomatëve.

 

 

21-08-2015 14-56-5121-08-2015 15-02-30

21-08-2015 15-04-18

21-08-2015 16-15-03

 

 

 

 

 

 

 

 

David Holbrooke, Djali i Holbrooke: Lufta e Kosovës, ishte luftë mes babit tim dhe Millosheviqit (Video)

Voal -David Holbrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan, Richard Holbrooke, ka rrëfyer gjithë lidhjen e babait të tij me Kosovën.

Në një intervistë për Klan Kosovës, ai tha se nuk mbanë mend ndonjë moment kur ka folur me babain për Kosovën, sepse ai ishte shumë i angazhuar. Por ai tha se Holbrooke me çdo kusht dëshironte të shënonte sukses për Kosovën, që ajo të ishte e lirë.

“Ne kemi dyshuar për Kosovën por nuk e mbaj mend si moment pasiqë ishte pjesë e punës së tij. E di se ai brengosej shumë për Kosovën. Konflikti solli valë të madhe refugjatësh. Ai e kuptoi se duhej të bënte diçka dhe ai e bëri”, tha ai.

Ai ka thënë se vet ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka deklaruar se lufta e Kosovës, ishte edhe një luftë mes Milloshevicit dhe Holbrooke.

“Mendoj se rrëfimi i tij për Millosheviqin ishte mahnitës. Bëhej fjalë për një luftë epike midis këtyre dy burrave të fuqishëm. Presidenti Clinton tha se rasti i Kosovës ishte raundi i dytë i luftës Holbrooke Millosheviq. Bëhej fjalë për një luftë epike mes këtyre dy burrave. Babai e kreu punën në mënyrën se i solli Kosovës lirinë. Ai e kishte përvojën dhe e përdori edhe ndaj Milloshevicit. Mendoj se suksesi që zgjati më së shumti është Kosov”, tha David Holbrooke.

21-08-2015 08-10-49

Ai ka rrëfyer edhe emocionet që ka pasur kur ka xhiruar pjesët e dokumentarit për babain e tij në Kosovë.

“Herën e kaluar kur isha këtu për ta xhiruar filmin, ishte një park këtu në Prishtinë. Njerëzit më thanë se duhej të shkoja në Junik. Unë nuk e kisha kuptuar se cka kishte bërë ai këtu derisa erdha këtu. Tash e di se ai e ndihmoi këtë vend të bëhet shtet. Ishte mahnitëse se si në Viti të gjithë ata njerëz flisnin për të”, thotë ai.

“Ai rastisi të jetë babai im por edhe një diplomat i realizuar”, thotë djali i diplomatit të ndjerë Holbrooke dhe ndërmjetësuesit të shumë konflikteve në botë./Zëri – Klan Kosova

Kushtetuesja nuk e pezullon konstituimin e Speciales

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sinjale të enjten se mund të ndërmerren çfarëdo veprimesh për konstituimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht faktit se opozita e ka kontestuar bazën kushtetuese që mundëson ngritjen e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, ajo ia ka dhënë presidentes Atifete Jahjaga dritën jeshile për të shpallur dy ligje që derivojnë nga amendamenti kushtetues për Specialen.

Një javë më parë, 24 deputetë opozitarë kanë kërkuar nga Kushtetuesja që të nxjerrë një verdikt, nëpërmjet të cilit do të shfuqizohej amendamenti për Specialen. Është kontestuar edhe përmbajtja e edhe procedura e miratimit të amendamentit.

Megjithëkëtë, faktori vendës dhe ai ndërkombëtar nuk kanë pezulluar veprimet në kontekst të funksionalizimit të Speciales.

Një burim i gazetës ka thënë se po punohet në disa drejtime, përfshirë negocimin e marrëveshjeve për shtetet nikoqire për vendndodhjen dhe premisat, hartimin e statutit dhe akteve tjera rregullative të Gjykatës, rekrutimin e gjyqtarëve dhe stafit tjetër, si dhe në krijimin e infrastrukturës, ku do të zhvillojë aktivitetin ky mekanizëm që vetëm formalisht do të jetë pjesë e sistemit kosovar të drejtësisë.

Në Qeveri dhe as në Zyrën e Bashkimit Evropian nuk kanë folur për këtë.

Opozita ka insistuar që të mos njihet asnjë pasojë e prodhuar nga amendamenti, e që nënkupton edhe pezullimin e procedurës për konstituimin e kësaj gjykate që do të trajtojë pretendimet që përmban raporti i Këshillit të Evropës për krime të UÇK-së.

KS debaton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për situatën në Kosovë.

Periudha, e cila do të vihet në shqyrtim, është prill-korrik 2015, dhe bazohet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Kosovën në takim do ta përfaqësojë shefi i diplomacisë Hashim Thaçi, kurse Serbinë do ta përfaqësojë homologu i tij, Ivica Daçiq.

Mbledhja e fundit e KS-së për Kosovën ka qenë më 26 maj, kur Thaçi ka folur për konfliktin në Kumanovë, për themelimin e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte, për migrimin e kosovarëve dhe çështje të tjera.

Mbërrin në Kosovë ambasadori i ri i SHBA, Greg Delawie

Mbërrin në Kosovë ambasadori i ri i SHBA, Greg Delawie
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, ka mbërritur në Kosovë.
“Sapo mbërrita në Prishtinë. Ndihem shumë mirë që jam në Kosovë dhe i emocionuar”, ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ambasadori amerikan.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ambasadori Greg Delawie do të dorëzojë letrat e tij kredenciale te Presidentja Atifete Jahjaga, e më pas do të ketë një bisedë private me të.
Diplomati amerikan do të pritet gjithashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Vetëm dy ditë më parë, Ambasada e SHBA-ve publikoi një videoprezantim të ambasadorit Delawie, i nominuar në muajin mars në këtë detyrë nga Presidenti Barack Obama.

Jahjaga takohet me kongresistët amerikanë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me delegacionin e kongresistëve të Kongresit të SHBA-së, Vern Buchanan, David Price, Adrian Smith, Dina Titus, Susane Davis, me të cilët ka biseduar për zhvillmet aktuale të Kosovës, si dhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik.

Në një komunikatë për media, të publikuar nga kabineti i presidentes, zonja Jahjaga citohet të ketë theksuar rëndësinë e parneritetit në mes të Kosovës dhe SHBA-së, si dhe angazhimin amerikan për stabilitet dhe paqe në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Jahjaga po ashtu tha se Kosova është duke punuar për të forcuar sundimin e ligjit dhe rendit, si dhe është duke u bërë partnere e rëndësishme ndërkombëtare në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit dhe tha se Kosova nuk do të bëhet strehë e sigurtë për ekstremistët.

Ndërkaq, anëtarët e delegacionit të kongresistëve të Kongresit të SHBA-së citohen të kenë vlerësuan të arriturat e mëdha të Kosovës dhe theksuan mbështetjen e SHBA-së për proceset në të cilat ndodhet vendi.

Kongresistët theksuan rëndësinë e forcimit të partneritetit të SHBA-së me Kosovën dhe kërkimin e mënyrave të bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik, me mundësi të investimeve.

AP Arkiv – Deklarimi i Rugovës dhe Jakup Krasniqit menjëherë pas përfundimit të bisedimeve të Rambujesë (Video)

Në një nga videot e lëshuara nga agjencia e lajmeve Associated Press, rreth ngjarjeve të ndryshme të luftës së fundit në Kosovës, është edhe një xhirim i kthimit të delegacionit te Kosoves nga Rambujeja.

Jakup Krasniqi, ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, atëherë udhëheqës i fraksionit pacifist Shqiptare të Kosovës, japin deklaratat e tyre për ecurinë e bisedimeve.

Rugova e ka cilësuar si një ngjarje tepër të rëndësishme për Kosovën.

“Bisedimet ishin shumë të rëndësishme për Kosovën dhe kanë një rëndësi të madhe politike, globale dhe ushtarake”.

Jakup Krasniqi thotë se pala e Kosoves nuk kishin shkuar me pritje të mëdha në këto bisedime dhe se lufta çlirimtare varet nga vendosmëria e UÇK-së.

“Ne nuk kemi shkuar me iluzione të mëdha që nga Rambujeja do të ia kthejmë pavarësinë Kosovës. Pavarësia e Kosovës varet nga lufta jonë, vendosmëria jonë, për të luftuar për liri, për pavarësi dhe për demokraci”.

 

Fjalimi i Rugovës kur u nderua me çmimin Saharov që ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian (Video)

Voal – Në Strazburg, më 16 dhjetor 1998, në selinë e Parlamentin Evropian në Strazburg, Dr. Ibrahim Rugovës, në një ceremoni madhështore iu dorëzua Çmimi Saharov nga kryetari i Parlamentit Evropian, Hoze Maria Robles Delgado.

Kryetari i Republikës Kosovës Ibrahim Rugova, duke u falenderuar për këtë mirënjohje të lartë të Parlamentit Evropian, tha: Gjendja ne Kosovë mbetet serioze dhe e rrezikshme. Ne shpresojmë qe misioni i SHBA dhe ndërhyrja e Kombeve të Bashkuara do të sjellë rivendosjen e paqes në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për zgjidhjen e konfliktit. Unë do te doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me te gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë. Për të ardhmen unë do të doja instalimin e protektoratit ndërkombëtarë për një periudhë kalimtare.

Pavarësia e Kosovës do të lejojnë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë.

Pavarësia e Kosovës do të përbëjë një faktor stabilizues në rajon. Për momentin ne jemi duke punuar në një marrëveshje të përkohshme për Kosovën e cila do të hapë rrugë për rivendosjen e paqes në rajon. Zotëri President, kam kënaqësi të madhe në marrjen e çmimi Saharov në 10 vjetorin e krijimit të saj. Këtë vit në jemi duke e festuar 50 vjetorin Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut e cila ka ngritur botën nga vetëdija çështjeve të të drejtave të njeriut.

Faleminderit edhe njëherë deputetëve evropianë. Shpresoj dhe uroj që Kosova një ditë do të ketë një vend në këtë institucion të nderuar të parlamentit evropian, siç thoshte mësuesi im i dashur Roland Barthes “Politika fillon me një dëshirë dhe pastaj atë dëshirë duhet ta ktheni në veprim”.

Zotëri President më lejoni të përfundoj fjalën time me një proverb nga Shqipëria, si një nga qytetërimet më të vjetra të Evropës, “Drejtimi i shtëpisë pa miq është i pamundshëm”.

 

Në prag të takimit Mustafa – Vuçiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen javën e ardhshme (25.08) në Bruksel për të vazhduar dialogun Kosovë-Serbi, të nisur tash e disa vjet më parë. Në këtë takim që do ta mbahet me me ftesë të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, pritet të mos humbasë më koha dhe të nënshkruhen disa marrëveshje. Sipas zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, pritet të finalizohen marrëveshjet për lirinë e lëvizjes, energjinë, kodin telefonik dhe marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministrit i Kosovës Isa Mustafa, synon që këto marrëveshje të nënshkruhen në paketë. “Mendojmë që të gjitha këto çështje t’i përgatisim dhe t’i arrijmë si pako. Flitet vetëm për parimet themelore, e jo për statusin dhe për detajimin e asaj se si do të duket asociacioni. Do të thotë, parimet themelore për asociacionin, kodin telefonik që është kryer, në qoftë se ndërkohë nuk është penduar dikush, pastaj do ta kemi çështjen e energjisë dhe çështjen e urës mbi Ibër”, thotë kryeministri Mustafa. Sipas tij, Prishtina zyrtare tashmë i ka dhënë qëndrimet veta rreth këtyre çështjeve dhe ato i ka dërguar në Bruksel.

“Ne ia kemi dhënë qëndrimet tona edhe zyrës së zonjës Mogherini, se ne dëshirojmë që vetëm si pako ta arrijmë këtë. Do të nënshkruhet veç e veç secila nga marrëveshjet, por jo që njëra prej marrëveshjeve të mbetet më vonë, sepse pastaj dyshohet, që nëse mbetet diçka më vonë, ajo do të stërzgjatet dhe është vështirë të trajtohet”, thotë kryeministri Isa Mustafa.

Çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se do të jetë pika më e vështirë në dialogun Kosovë-Serbi. Pala serbe tashmë ka kohë që kërkon që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, por Prishtina e hedh poshtë në mënyrë kategorike këtë kërkesë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe sipas qeverisë së Kosovës duhet të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës pa kompetenca ekzekutive. Megjithatë, do të jetë edhe zyra e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ajo që do të angazhohet për këtë çështje për një zgjidhje kompromisi, por pa imponime. Ministrja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një intervistë dhënë më parë për DW, është shprehur, se Bashkimi Evropian deri tani nuk ka imponuar ndonjë zgjidhje arbitrazhi. “Zakonisht metodologjia e BE-së në këtë dialog mund të përkufizohet si një rol lehtësues, deri tash nuk kanë imponuar ndonjë zgjidhje arbitrazhi, por BE-ja angazhohet që të gjendet zgjidhje që në të vërtetë të dyja palët do të jenë të kënaqura. Besoj se edhe kësaj radhe do të jetë një proces negociatash ndërmjet BE-së dhe të dyja palëve Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të shihet se cila do të ishte ajo zgjidhje e pranueshme”, thotë Edita Tahiri.

Ndonëse akoma nuk ka detaje se çfarë mund të jenë kompetencat e asociacionit të komunave me shumicë serbe, partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta dhe masa të tjera kundër çfarëdo asociacioni të komunave me shumicë serbe. Nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë për mediet lokale se kjo parti do të ndërmarrë një varg veprimesh për ta kundërshtuar këtë marrëveshje.

“Protesta do të jetë vetëm një nga format që ne do ta shfrytëzojmë. Kemi bërë me dije ditët e fundit që ne nuk do ta reduktojmë aktivizimin tonë dhe kundërshtimin tonë në vetëm një metodë. Do të jemi radikal në kundërshtimin e kësaj marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë Driton Çaushi.

Me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas Lëvizjes Vetëvendosje Kosova do të hynte në një fazë të defunksionalizimit.

Sidoqoftë, takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të mbahet dy ditë para takimit të radhës së 27 gushtit të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, nismë kjo e shtetit Gjerman. Në këtë takim sipas kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, do të flitet lidhur me projektet për të cilat është punuar deri më tani e që i përkasin rrjetit bazik të këtyre vendeve, përkatësisht lidhjes së kryeqyteteve dhe objekteve kryesore ekonomike dhe infrastrukturore.

Kosovë – Mbeten për t’u integruar edhe 300 pjesëtarë të Mbrojtjes Civile

Procesi i integrimit në institucionet e Kosovës të pjesëtarëve të së ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, strukturë kjo e paligjshme në veri të vendit, ka filluar dhe po zhvillohet në mënyrë korrekte.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Aleksandar Jabllanoviq, kryetar i Listës Serbe, subjekt ky politik, i cili e përfaqëson bashkësinë serbe në Kuvendin e Kosovës, si dhe është pjesë e koalicionit qeverisës në vend.

E ashtuquajtura “Mbrojtja civile”, në veri të Kosovës ishte paraqitur në vitin 2012 dhe funksiononte në kuadër të katër komunave paralele, të financuara nga Beogradi zyrtar.

Jabllanoviq, ka theksuar se, procesi i integrimit të pjesëtarëve “Mbrojtjes civile”, po zhvillohet.

“E di që ky proces po zhvillohet. Nuk po zhvillohet në mënyrë krejtësisht të thjeshtë, sepse pikë së pari, kemi të bëjmë me një numër i madh të njerëzve, por gjithsesi që gjithçka po shkon në drejtim të integrimit definitiv”, tha Jabllanoviq.

Ai shtoi se mbi 100 pjesëtarë të “Mbrojtjes civile”, tashmë janë përzgjedhur për t’u integruar në institucione, por sipas tij ende nuk kanë filluar punën.

“Ata njerëz ende nuk kanë filluar të punojnë. Ende po bëhet përzgjedhja e tyre në kuptimin që kush dhe në cilin vend pune do të marrë përsipër detyrën. Por, më 1 shtator gjithçka duhet të përfundojë zyrtarisht. Do të thotë, më 1 shtator ata duhet të fillojnë që zyrtarisht t’i marrin pagat”, tha Jabllanoviq.

Megjithatë, sipas tij, procesi i integrimit të pjesëtarëve të “Mbrojtjes civile” do të përfundojë vetëm atëherë kur do të integrohen të gjithë ata pjesëtarë të kësaj strukture, për të cilët është zotuar Qeveria e Kosovës dhe siç ka thënë ai, kjo duhet të ndodhë brenda 3 vjetësh.

Muaj më parë, ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, pati theksuar se bazuar në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, “Qeveria e Kosovës është zotuar për të integruar 483 individë që kanë qenë pjesëtarë të kësaj strukture”.

Por, përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës kanë deklaruar edhe më parë se kjo strukturë ka pasur mbi 700 pjesëtarë.

Mbetja jashtë integrimit në institucione të Kosovës e mbi 300 pjesëtarëve të së ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, sipas kryesueses së Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së veriut, Ksenija Bozhoviq, do të jetë çështje problematike.

“Në qoftë se nuk gjendet zgjidhja për ata që mbeten jashtë, natyrisht që do të ketë probleme. Në qoftë se për ta nuk ka zgjidhje, nuk është në rregull që njerëzit të mbesin në rrugë. Unë pres që për të gjithë ata të gjendet zgjidhja”, theksoi Bozhoviq.

Sipas saj, ngjashëm kanë mbetur të pa integruar në sistemin e Kosovës edhe një pjesë e ish-pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetojnë në veri të Kosovës, të cilët, sipas saj, në vazhdimësi kanë protestuar ndaj situatës në të cilën janë gjetur.

Por, Jabllanoviq, është shprehur optimist se do të gjendet një zgjidhje edhe për pjesëtarët e “Mbrojtjes civile” të cilët mbesin jashtë integrimeve.

“Mendoj se është e pritshme se do t’iu dilet në ndihmë edhe atyre njerëzve që nuk janë përfshirë në procesin e integrimit, sepse ata njerëz mund të përdoren dhe janë të dobishëm për shkak se dinë të punojnë punë të ndryshme. Atyre duhet ofruar shansin, sepse me siguri që ata nuk do të bëhen barrë e asnjë institucioni ku do të punonin”, tha Jabllanoviq.

Ndryshe, pjesëtarët e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, në nëntor të vitit 2012, publikisht kishin mbajtur ushtrime simuluese të reagimit ndaj zjarrit, në veri të Mitrovicës.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës patën deklaruar atë kohë se nuk kishin marrë asnjë kërkesë për organizimin e ushtrimeve të tilla.

Kohë më parë, Lista Serbe, përmes një komunikate kishte theksuar se ““Mbrojtja civile” nuk ka qenë kurrë dhe nuk është strukturë paralele”.

Por, kjo strukturë, është konsideruar nga institucionet e Kosovës si një formacion ilegal i sigurisë për të cilin në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel është arritur marrëveshja që të shpërndahet dhe të vijon më pas procesi i integrimit.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, patën theksuar se integrimi i pjesëtarëve të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, do të bëhet duke respektuar ligjet e Kosovës, përkatësisht Ligjin për shërbimin civil të Kosovës, ku janë parë të gjitha normat për integrim, përfshirë edhe verifikimet përkatëse të sigurisë.

USAID dhe Ministria e Bujqësisë: Mjedra, potencial bujqësor dhe ekonomik për Kosovën

PRISHTINË – Sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë ka filluar “Java e Mjedrave”, panairi i promovimit të prodhuesve të mjedrës dhe pemëve tjera manore, që paraqet edicionin e katërt të organizuar nga USAID dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës.

Të pranishëm në hapjen e “javës së Mjedrave” ishin  ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, të cilët u takuan dhe biseduan me prodhuesit e mjedrës vendore, si dhe pemëve të tjera manore (dredhëza, manaferra etj.)

Krasniqi dhe Hope u pajtuan që mjedra është produkt shumë i rëndësishëm për Kosovën ngaqë, prodhimi i kësaj peme ka shumë potencial, është shumë e kërkuar në tregun vendor dhe më e rëndësishmja, është shumë e kërkuar në tregun ndërkombëtar. Kërkesa e madhe për eksportin e mjedrës në tregjet e huaja automatikisht rrit nevojën për rritjen e prodhimit dhe kapaciteteve prodhuese. Me këtë do të hapen vendet e reja të punës dhe e gjithë kjo do të ndikoj në zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë kosovare.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi theksoi se mjedra është një nga pemët manore me potencialin më të madh për përfitimet e bujqve në Kosovë. Leverdia e kultivimit të mjedrës është dëshmuar edhe rritjen e shpejtë dhe përhapjen e madhe të hapësirave të kultivuara me këtë pemë manore, në dy vitet e fundit.

Ministri Krasniqi tregoi se në vitin 2013, Kosova ka pasur 23 hektarë sipërfaqe të kultivuara me mjedër dhe 105 tonë produkte të prodhuara. Në vitin 2014, sipërfaqet janë pesëfishuar në 105 hektarë me prodhimtari deri në 580 tonë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, aktualisht vlerësohet se janë mbi 400 hektarë të kultivuara me mjedër në Kosovë dhe pritet që sasia e rendimentit të katërfishohet nga viti i kaluar. Ky është një laj i mirë për bujqësinë dhe ekonominë e Kosovës, sepse, siç potencoi Krasniqi përfitimet e fermerëve janë shumë të mëdha

“Ne si ministri, në partneritet me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojë ta mbështesë këtë sektor të rëndësishëm, me fokus të veçantë tek pemët manore, tek mjedra dhe tek të gjitha ato pemët të cilat me të vërtet e ngritin prodhimtarin, zëvendësojnë importin dhe sjellin përfitime për fermerë, duke rritur vendet e punës dhe duke ndihmuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik” tha Ministri Krasniqi dhe e falënderoi USAID-in për ndihmën dhe partneritetin efikas në ngritjen e prodhimtarisë së mjedrës në Kosovë.

Ai tregoi se, Ministria, sivjet për herë të parë ka filluar të subvencionoi prodhuesit me shumë prej 400 eurove për hektarë, duke dhënë mbi 1 milion euro për pemët manore, për të ngritur pemishte të reja, mbi 1,5 milion për përpunimin e pemëve dhe perimeve. Ministri i Bujqësisë siguroi se ky buxhet do të vazhdoi të rritet në të ardhmen për të rritur konkurrencën e prodhuesve vendor, cilësin e produkteve vendore dhe të ndihmoj ngritjen e kapaciteteve prodhuese, krijimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik.

Drejtori i USAID në Kosovë, James Hope u shpreh i lumtur që mbështetja dhe përkrahja e SHBA-ve në Kosovë, në sektorin e Bujqësisë dhe me theks të veçantë në prodhimin e pemëve manore ka treguar sukses të madh, duke përparuar me progresion gjeometrik në dy vitet e fundit.

Ai tregoi se, aktualisht USAID po mbështet mbi 300 fermerë të mjedrës në mbarë vendin, duke iu ndihmuar në modernizimin e teknologjisë së kultivimit, llojeve të reja të pemëve, modernizimin e paketimit dhe marketingun e shitjen më të mirë.

Hope theksoi se përkrahja e USAID-it në këtë lëmi ka ndikuar në ngritjen e sasisë dhe cilësisë së mjedrës në Kosovë.

“Rezultati i kësaj është shitja më e madhe, trefishë më e madhe se vitin e kaluar dhe eksport më të madh në vendet e Bashkimit Evropian… ky është një simbol i fuqisë dhe potencialit të sektorit të bujqësisë në Kosovë”  tha Hope duke shtuar se ky sektor është një shtyllë e rëndësishme e cila do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomikë të Kosovës.

Bashkim Qerimi, prodhues i mjedrave nga fshati Katunishtë e Podujevës, tregon se prodhimin e mjedrës e ka filluar me pak investime vetjake dhe me ndihmën e donacioneve nga USAID, komuna dhe tash ministria e Bujqësisë.

Qerimi thotë se USAID i ka ndihmuar përmes granteve për të blerë fidanët e mjedrave, sistemin e ujitjes ja ka bërë komuna kurse Qeveria e ka subvencionuar prodhimin, me shumë prej 400 eurove për hektar. Kjo, sipas Qerimit ka qenë ndihmë e madhe për ta filluar këtë biznes dhe më vonë për ta zgjeruar.

“Kemi filluar me 30 ari, vitin e kaluar, tani e kam rritur me financat e mia, me atë llogarinë që e kam bërë, fitimet që i kam bërë vitin e kaluar, kam arritur me i zgjerua edhe 45 ari të tjera. Do të thotë, ky është një biznes shumë profitabil për mua por edhe për rrethin sepse, unë po kam mundësi me pak parcelë prej 75 ari, po kam mundësi me e punësuar edhe dikë tjetër” thotë Qerimi.

Ai thekson se kalimin e mjedrës në treg nuk e kanë problem sepse ky proces shkon nëpërmjet pikave grumbulluese, prej nga prodhimet më tutje dalin në tregun e jashtëm ndërsa, çmimi sipas fermerit Bashkim Qerimi, është i garantuar dhe shumë i mirë. aa

Berianë Xhemajl Mustafa – Avokatët e vrasësit të babit paguhen me taksat tona (Video)

E bija e ish- veprimtarit të LDK-së të vrarë pas lufte, Xhemajl Mustafës, Berianë Mustafa ka reaguar ndaj miratimit të ligjit, përmes të cilit do të financohen të akuzuarit potencial nga Specialja.

Ajo përmes një shënimi në Facebook, sipas RTK, ka postuar një video nga ceremonia e varrimit të babit të saj, të vrarë paslufte, derisa me plot zhgënjim ka shënuar: “E tash, avokatët e vrasësit të tij duhet me i pagu nga taksapaguesit”

Xhemajl Mustafa është ndër personalitetet e shumta, që ishin të afërt me LDK-në, e që u vranë pas luftës. Edhe pse në medie është raportuar se Gjykata Speciale do të merret me vrasjet politike, zyrtarë të ndryshëm shtetëror kanë theksuar se kjo Gjykatë nuk do të merret me këto vrasje.

 

Kreditë e pashlyera – Bankat në Kosovë në ankand hipoteka me vlerë 300 milionë euro

Rreth 300 milionë euro konsiderohet vlera e hipotekave që bankat komerciale kanë në dispozicion. Kjo ka bërë që kohëve të fundit, jo rrallë herë mund të hasësh shitje pronash në ankande publike të shpallura nga institucionet financiare në faqet e tyre zyrtare apo në gazetat e përditshme.

Pronat apo hipoteka bëhet objekt i shitjes nga bankat pasi kredimarrësi nuk arrin t’i paguajë këstet e kredisë, kurse banka patundshmërinë e lënë peng, me rastin e marrjes së kredisë, e nxjerr në shitje nëpërmjet ankandit publik.

Por, interesimi i palëve të treta për të blerë prona, të cilat janë objekt i shitjeve gjyqësore, nuk është i madh.

Lidhur me këtë, ekspertë për çështje ekonomike dhe financiare theksojnë se në Kosovë nuk është i rregulluar tregu i hipotekave, kurse tradita ndikon në mosblerjen e pronave.

Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, njëherësh ish-anëtar i bordit në Bankën Qendrore të Kosovës, bën të ditur se vlera e hipotekave ka arritur në 300 milionë euro.

Ai thotë se në Kosovë ekzistojnë dy fenomene të kundërta, shkalla e kredive të këqija është më e ulëta në rajon, por siç thotë ai, fenomeni tjetër që pengon uljen e normave të interesit, është niveli i lartë i kolateralit dhe mosshitja e tij.

“Kemi një ngufatje, shumë lëndë në gjykata janë vendosur në dobi të bankave, por këto asete të kolateruara nuk i blen askush. Kjo, sepse tregu i Kosovës është shumë i vogël, njerëzit njihen në mes vete dhe askush nuk dëshiron që në rajonin e njëjtë të blejë kolaterialin e dikujt tjetër, qoftë për shkak të afërsisë familjare”.

“Ndërkaq, në shtete më të mëdha, ku tregu është më i madh, mundësia e blerjes dhe shitjes së këtyre kolateraleve, është shumë më e madhe”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Profesori tjetër në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Sadiku, konsideron se tregu i hipotekave në Kosovë nuk funksionin, kështu që bankat komerciale këtë e konsiderojnë pjesë përbërëse të rrezikut, e që automatikisht ndikon edhe në lartësinë e normave të interesit.

“Ajo që ka ndikim esencial është mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe zvarritja e zgjidhjes së kontesteve të shumta ndërmjet klientëve dhe bankave, por edhe tradicionalizmit që ekziston në Kosovë”, thekson Sadiku.

Niveli i lartë i kësteve të papaguara dhe krijimi i madh i kolaterialit, është i trashëguar para shtatë vjetësh, vlerëson Mejdi Bektashi, duke shtuar se problemi që lidhet me çështjen e ekzekutimit të mjeteve të sigurimit të kredive bankare, do të mundësonte edhe uljen e kamatave për kredi.

“Këto hipoteka janë të trashëguara nga periudha e mëparshme, nga viti 2003 – 2008 kur sistemi bankar nuk ishte aq mirë i rregulluar. Pamundësia e shitjes së kolateraleve, ka të bëjë në radhë të parë me mosnjohjen apo ekzistimi i traditës që të mos blihen prona që kanë mbetur borxh”, konsideron Bektashi.

Sidoqoftë, ekspertët konsiderojnë se përfundimi i procesit të shpejtë dhe të suksesshëm të ekzekutimit të kolateralit është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm për ekzistencën e një sistemi bankar të shëndoshë dhe të domosdoshëm për funksionimin e një ekonomie konkurruese.

Prishtina insiston në marrëveshje për të gjitha çështjet ose asnjërën

Prishtina dhe Beogradi presin që t’i përmbyllin disa nga temat tashmë të negociuara në dialogun politik dhe teknik me marrëveshje të reja deri në fund të këtij muaji.

Takimi në nivelin teknik, pritet të mbahet më 24 gusht, kurse një ditë pas është paralajmëruar të mbahet edhe takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiq.

Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian po përpiqen që t’i finalizojnë marrëveshjet për kodin telefonik të Kosovës, pastaj atë për energjinë, që përfshinë edhe distribuimin në veri të Kosovës si dhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe heqjen e barrikadës të quajtur “parku i paqes”, mbi urën e lumit Ibër.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se një prej temave më të vështira mbetet ajo e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Tash për tash, ai nuk pret që çështja e këtij Asociacioni të përmbyllet, por të paktën të arrihen parime të reja të marrëveshjes.

“Ka akoma çështje të hapura. Ne insistojmë në atë, dhe qëndrojmë që Asociacioni të mos ketë asnjë përgjegjësi ekzekutive dhe të mos jetë pushtet i tretë në Kosovë, por të gjendet mënyra se si Asociacioni do të përkrahë, ndihmojë zhvillimin ekonomik, kulturor e arsimor të komunave me shumicë serbe”, ka theksuar Mustafa.

Në anën tjetër, Beogradi kërkon kompetenca ekzekutive për Asociacionin Serb, për çka edhe nuk është arritur deri më tani finalizimi i marrëveshjes.

Qeveria Mustafa po ballafaqohet edhe me presionin e brendshëm politik nga opozita kundër themelimit të këtij trupi.

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se veprimet që do të kundërshtojnë Asociacionin Serb do të jenë radikale.

“Do të jemi radikal në kundërshtimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Nëse një gjë e tillë realizohet dhe kalon atëherë është vështirë të mendohet një moment më i dëmshëm për pavarësinë e Kosovës që nga shpallja e saj”, ka thënë Çaushi.

Sa u përket temave tjera të dialogut me Beogradin, kryeministri Mustafa nuk pret që të ketë shumë probleme.

Madje, sipas tij, tani mbetet vetëm te pala serbe nëse do të jetë e gatshme për marrëveshje, pasi që për palën nga Kosova ai i konsideron negociatat për kodin telefonik dhe energjinë, si të konsumuara.

“Për Kodin telefonik, e cila është kryer nëse nuk është penduar dikush, pastaj do të kemi çështjen e energjisë dhe atit ë Urës mbi lumin Ibër. Ne i kemi dhënë qëndrimet tona edhe zonjës Federica Mogherini që ne dëshirojmë që vetëm si pako ta arrijmë këtë. Jo që të nënshkruhet si pako, do të nënshkruhen marrëveshjet veç e veç, por jo që njëra prej marrëveshjeve të mbetet për më vonë, sepse pastaj dyshohet se mund të stërzgjatet dhe vështirë të arrihet më pastaj”, ka deklaruar Mustafa.

Kohë më parë, edhe kryeministri i Serbisë, Aleksanadar Vuçiq kishte paralajmëruar mundësinë që temat e hapura në dialogun me Prishtinën të përmbyllen deri në fund të muajit gusht.

Liderët politik në Prishtinë dhe Beograd e pranojnë që Bashkimi Evropian ka shtuar presionet mbi të dyja palët pasi që përparimet në këtë dialog po shihen edhe si mundësi për të lëvizur përpara në proceset integruese evropiane.

Po ashtu, Brukseli inkurajon Prishtinën dhe Beogradin që me normalizimin e marrëdhënieve, do të mundësohej edhe zbatimi i projekteve zhvillimore në rrafshin rajonal.

Pas takimeve që do të kenë delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, pritet që të mbahet edhe takimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me projektet e përbashkëta të rrjetit bazik që lidh kryeqytetet, bizneset dhe infrastrukturën e këtyre vendeve.

Milaim Zeka paraqet dokumenta nga Gjykata e Prishtinës ku Baton Haxhiu është i dënuar për shpifje

VOAL – Gazetari Milaim Zeka ka sjellë dokumenta nga Gjykata e Prishtinës ku Baton Haxhiu rezulton i dënuar për shpifje. Lind pyetja a mund të ketë integritet një gazetar që dënohet për shpifje, kur kredoja e një gazetari profesionist është mbrojtja e së vërtetës !

Që të jesh gazetar si kusht sine qua non duhet të thuash të vërtetën cila do qoftë ajo, e hidhur apo e thartë.

Ja reagimi i Milam Zekës dhe kopje nga vendimi i Gjykatës të Prishtinës:

“A e keni ditur kete per Baton Haxhiun?

A keni ditur ju te nderuar kolege gazetare, ju ambasada te vendeve te huaja, sidomos ju tagjidhenesit e Baton Haxhiut, ju klasa politike hajdute e Kosoves, qe per turpin me te madh jeni bishkat dhe bishkateni me kete hajdut, qe vodhi paret e kolegeve te vet gjate luftes, se ky, pra Baton Haxhiu, ne dhjetor te vitit 2010, eshte denuar dhe eshte shpallur fajtor, nga Gjykata e Prishtines?!!!
A e dini per çka? Per shpifje.

Shikojeni dokumentin…

12345

 

Krerët e bashkësive fetare të Kosovës mbështesin anëtarësimin e vendit në UNESCO

PRISHTINË – Krerët e bashkësive fetare në Kosovë janë bërë bashkë dhe kanë dhënë përkrahjen e tyre për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO), duke i dërguar një letër të përbashkët Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, dhe delegacioneve të vendeve anëtare të UNESCO-s, thuhet në komunikatën për media ku është bashkangjitur edhe letra origjinale dërguar drejtoreshës së UNESCO-s.

“Ne po ju drejtohemi në emër të shumicës dërrmuese të të gjitha bashkësive fetare në Kosovë, që përfaqësojnë 96% të të gjithë popullsisë së Kosovës. Luteni ta konsideroni këtë letër si një argument shtesë për mbështetjen tuaj dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO” shkruan në komunikatë.

Krerët fetarë rrëfyen se Kosova ka qenë gjithmonë në udhëkryq të qytetërimeve, perandorive dhe feve, duke potencuar tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyeshme fetare, pavarësisht nga fakti se pjesa më e madhe e kosovarëve veten e konsiderojnë myslimanë sunitë.

“Prania e fuqishme historike bashkësive krishtere ortodokse, katolike, muslimane bektashiane, sufi muslimane, protestante ungjillore dhe hebraike, dhe bashkësitë e tjera, pasurojnë vendin tonë të përbashkët që ne e quajmë Kosovë. Ne konsiderojmë se jemi vërtetë të bekuar me këtë thesar. Ne e përqafojmë harmoninë dhe bashkëpunimin historik ndërfetar, megjithëse një luftë e egër shkatërroi vendit tone vetëm 16 vite më parë. Kosova është vendi ku një vajzë e re me emrin Gonxhe Bojaxhiu u zotua për herë të pare për t’u bërë Nënë Tereza e të gjithë njerëzimit dhe ku familjet fisnike shqiptare muslimane i fshehën hebrenjtë për t’i shpëtuar nga Shoah apo Holokausti. Kjo pasuri dhe ky diversitet duhet të ruhen dhe mbrohen” shkruajnë krerët fetarë në letrën adresuar UNESCO-së.

Më tutje, ata tregojnë se si, një pjesë e madhe e trashëgimisë kosovare është humbur përgjatë historisë, posaçërisht në dekadat e fundit.

“Në epokën që po jetojmë, bashkësitë fetare të Kosovës kanë dhënë një kontribut të madh për të ndërtuan një shoqëri paqësore dhe tolerante ku ne mund të bashkëjetojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin, pavarësisht nga përkatësia jonë etnike apo fetare” thuhet në letrën e krerëve fetarë të cilët, me këtë, arsyetojnë dhe mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në fund, ata shprehin besimin e tyre të plotë se Kosova do të anëtarësohet në UNESCO, sepse, sipas tyre, lënia e qytetarëve kosovarë të izoluar dhe pa qasje të drejtpërdrejtë në UNESCO nuk do të ndihmojë kauzën e mbrojtjes së trashëgimisë së përbashkët kosovare, promovimin e dialogut ndërfetar dhe qasjen gjithëpërfshirëse ndaj të gjithë njerëzve që përqafojnë paqen anembanë botës.

Kjo letër është nënshkruar nga Myftiu Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Don Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Kishës katolike në Kosovë, Pastori Driton Krasniqi, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, Sheh Lulzim Shehu, Bashkësia e Sufi Tarikateve të Kosovës, Baba Mumin Lama, kryetar i Komunitetit Bektashian në Kosovë, dhe Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi e ka mirëpritur këtë letër dhe i ka falënderuar krerët fetarë të Kosovës. aa

Vrasja e vëllezërve Bytyçi, problemi më i madh i marrëdhënieve Serbi-SHBA

Beograd, 13 gusht – Kryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka thënë sot se vrasja e shtetasve amerikanë, tre vëllezërve Bytyçi në vitin 1999, është problem më i madh bilateral në marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA, por që ai problem do të zgjidhet.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq tha se qeveria nuk ka ndërmend për të mbrojtur të gjithë kushdoqoftë ai që mund të jetë përgjegjës ose i përzier në vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Vuçiq ka thënë se në SHBA nuk ka ndërmend të sjellë dëshmi të reja në këtë rast, siç është thënë më herët.

“Detyrimi i Qeverisë është për të përfundojë hetimin e tyre në lidhje me këtë pyetje që ai të rast të zgjidhet e jo për të mbajtur letrat”, ka thënë Vuçiq.

Ai po ashtu tha se atë rast nuk e kanë zgjedhur disa që kanë qenë në Qeverisë 13 ose 14 vjet.

“Ne këtë do ta zgjedhim. Nuk është në pyetje dëshmi të reja, por një krim të rëndë. Ne këtë pyetje mund ta zgjedhim dhe kjo nuk është problem bilateral, por sepse është krim i rëndë dhe i tmerrshëm që ka ndodhur ndaj shtetasve amerikanë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se ka probleme edhe në mbledhjen e dëshmive në hetim e natyrisht se për këtë edhe zgjatë ky proces.

Haradinaj u lutet krerëve të shtetit të mos e japin tokën e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje sot krerëve të shtetit, kryeministrit Isa Mustafa, ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit, dhe presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të mos e japin tokën e Kosovës, ndërsa ka shtuar se ata janë duke gabuar në relacion me kufirin me Malin e Zi.

Kreu i AAK-së thotë se nga kjo Kosova po humb rreth 12 mijë hektarë tokë, e jo asnjë milimetër siç po pretendojnë Thaçi e Mustafa.

Haradinaj ka thënë se është shqetësuese puna që ka bërë Komisioni Shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi e po ashtu edhe më shqetësuese është se Qeveria ka miratuar raportin e këtij Komisioni, komision ky që, sipas Haradinajt, ka ofruar version të gabuar.

Sipas tij kjo është një thirrje e sinqertë që po i bënë Presidentes dhe Qeverisë që ta ndalin këtë veprim.

Pas shkrimit të gazetarit Milaim Zeka, Prokuroria nën hetim Baton Haxhiun – i ngatërruar në shumë afera korruptive

Prokuroria vërteton shkrimin e gazetarit Milaim Zeka

Para dy ditëve gazetari Milaim Zeka në reagimin që bëri ndaj një kolumne që kishte shkruar Baton Haxhiiu rreth listave të Gjykatës Speciale, kishte përmendur që ndër të tjera Baton Haxhiu është aksionar në një spital për të cilin edhe është duke u hetuar.

Në lidhje me këto pronocime të Milaim Zekës kemi një reagim të Prokurorisë për Gazetën Kosova Sot.

Ja qfarë thotë Prokuroria për Gazetën Kosova Sot

Debati që ka nisur në lidhje me listën e personave që do të procedohen nga Gjykata Speciale ka hedhur dritë edhe mbi çështje të tjera, të përfolura por të papublikuara më herët. Kështu, gazetari Milaim Zeka, ndërsa ka folur rreth listës së personave që pritet të kalojnë në duart e Gjykatës Speciale, është ndalur tek gazetari Baton Haxhiu, duke e quajtur atë shembullin më të keq të gazetarit shqiptar dhe se është pasuruar në mënyrë joligjore. Për më tepër, sipas Zekës, Baton Haxhiu po hetohet nga Prokuroria në cilësinë e aksionarit të një spitali privat. “Unë di të të them dy gjëra Baton. E para, s’ka njeri që të beson dhe e dyta, ti je shembulli më i keq i çdo gazetari shqiptar, ngase ti je sinonim i gazetarit që Bibël, Kuran, Zot e atdhe, ka paratë. Po të ketë prokuror Kosova, ti prej kohësh do të ishe në Dubravë. Pasuria jote i kalon 4 milion euro. Ti je aksionar edhe në një spital, për çka je duke u hetuar”, ka shkruar Zeka në rrjetet sociale. Ndërkaq ende nuk ka pasur një reagim nga Baton Haxhiu, ndërsa nga ana tjetër nga Prokuroria e shtetit kemi mësuar se emri i Baton Haxhiut ndodhet në dosjen hetimore ne Prokurorinë Speciale në rastin e stentave.

Përfshirja në rastin e stentave

Burime nga Prokuroria e shtetit konfirmuan për gazetën “Kosova Sot”, se Baton Haxhiu është pjesë e dosjes së skandalit të stentave. “Emri i Baton Haxhiut është në dosjen e skandalit të stentave. Për shkak të hetimeve nuk mund të flasim më shumë”, ka thënë një burim i gazetës, i cili ka qartësuar më tej pozicionin e Haxhiut në spitalin “Eda”. Sipas të njëjti ai është bërë aksionar për shkak se spitali nuk ka paguar paratë e reklamës në televizionin ku Haxhiu punon. Skandali i stendave është i lidhur me mjekët të cilët dyshohen se janë përfshirë në mashtrime të pacientëve me stenta, duke i dërguar këta të fundit nga QKUK-ja në klinika private. Të dyshuar në këtë rast janë mjekë të QKUK-së dhe të disa klinikave private që veprojnë në Kosovë, përfshi Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocaogllu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Elfedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra. Ndërkohë në mesin e të dyshuarve të përfshirë në këtë skandal është edhe ishministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Në Tetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës pati arrestuar 9 mjekë, si dhe pati intervistuar ministrin e atëhershëm te Shëndetësisë, si dhe sekretarin permanent të kësaj ministrie, Gani Shabanin. Hetimet në rastin e stentave janë kryer nga prokurori Besim Kelmendi, por me largimin e tij në Prokurorinë e shtetit, pritet që lënda t’i ndahet një tjetër prokurori javës që vjen. Më herët nga prokuroria kemi mësuar se hetimet në rastin e stentave janë zgjeruar, pasi janë siguruar prova të reja.

Dyshimet për pasurinë e kundërligjshme

Pas konfirmimit nga Prokuroria e shtetit në lidhje me emrin e Baton Haxhiut si pjesë e dosjes hetimore të stentave, analistë të ndryshëm në vend kanë kërkuar hetimin pasurisë së tij që siç thuhet nga Milaim Zeka shkon në shifrën e 4 milionë eurove. “Nëse emri i Batoni Haxhiut është në dosjen e rastit të stentave, patjetër që duhet të hetohet pasuria e tij, por jo vetëm e tij, por të gjithë njerëzve të implikuar në këtë këtë skandal, që shkaktuan vdekjen e qindra njerëzve. Prokuroria e shtetit e ka për detyrë që t’i hetojë të gjithë politikanët, biznesmenët dhe bishtat e tyre, se si u pasuruan në Kosovën e pasluftës, kur e dimë të gjithë se në çfarë gjendje financiare kanë qenë para luftës. Dhe përveç dënimeve të rënda me burg, ajo pasuri e tyre të krijuar në kurriz të këtij populli, t’u konfiskohet dhe t’u kthehet prapë popullit, që po vuan nga këta kriminelë të politikës dhe parapolitikës, të cilët e kanë kapur shtetin aq keq për fyti, sa që as zotin s’po e njohin më, e lëre më popullin”, është shprehur analisti Faik Krasniqi. Edhe sipas analistit Isa Mulaj, duhet të hetohet jo vetëm pasuria e Baton Haxhiut, por edhe personave të tjerë që mund të kenë lidhje me të. Sipas Mulajt është ky shkaku (pasuria e kundërligjshme), që e ka detyruar Baton Haxhiun të merret me listën e emrave që do të procedojë Gjykata Speciale. “Natyrisht se duhet të hetohet, jo vetëm prejardhja e pasurisë së Baton Haxhiut por edhe shumë të tjerëve. Lëvizjet e fundit dhe spekulimet e Batonit për të ashtuquajturën listë të personave me të cilët kinse do të merret Gjykata Speciale, krijojnë dyshimin se ky e bën një gjë të tillë nga një zor për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit tek tjetërkush. Është me rëndësi se themelimi dhe funksionalizimi i Gjykatës Speciale paralelisht do t’i japë një shtytje edhe konsolidimit të gjykatave vendore, e nëse Baton Haxhiu ka dosje në prokurori, atëherë gjasat për hetim të vendosur janë më të mëdha se kurrë më parë. Batoni sigurisht se është i vetëdijshëm për këtë, prandaj edhe duket se po i frikësohet tendencave serioze për vendosmërinë e sundimit të ligjit”, ka thënë Mulaj.

Bashkëpunimi me klanet mafioze

Sipas veprimtarit Reshat Badallaj, i cili është gatshëm të dëshmojë edhe para organit të akuzës, ky i fundit duhet të hetojë edhe nëse u takua Baton Haxhiu me Dragan Raqën në Serbi, për pasuri të paligjshme. “Dihet botërisht se Baton Haxhiu është pasuruar në mënyrë të paligjshme duke i vjedhur pasurinë e Kosovës. Baton Haxhiu, përpos zullumit zinxhiror që i shkaktoi vendit duke bashkëpunuar me klanet mafioze serbiane, aty u lidh edhe me bandën Devolli. Rasti më i fundit, është kur mesiti serbian, Baton Haxhiu, duke bashkëpunuar me kanalet e nëntokës serbe, zbrazën depot e kafshëve në qytetet e Serbisë me krunde kafshësh dhe i shitën e i shtruan në sofrat shqiptare për miell. Qindra tonë krunde kafshësh hynë pa u doganuar në Kosovë e Shqipëri duke përfituar dhe trashur xhepin ky bandit, Baton Haxhiu”, është shprehur veprimtari Badallaj. Sipas të njëjtit, Baton Haxhiu, është i lidhur ngushtë me bandën mafioze shtetërore të Kosovës. “Prapa shpinës të këtij banditi pa dyshim se qëndron edhe Qeveria e Kosovës. Baton Fazli Haxhiu, është edhe këshilltar i kryekuvendarit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit. Prokuroria e shtetit, përpos se duhet të hetojë pasurinë e paligjshme Baton Haxhiut, duhet të hetojë edhe pasurinë marramendëse të bandës shtetërore të Kosovës. Kjo bandë bashkë me mesitin serb, Baton Haxhiu e kanë bërë zap edhe gjyqësinë dhe prokurorinë, ndaj, ky i kishte duart e lira të veprojë me kontrabandë në Kosovë dhe haraçin ta ndajnë bashkë me banditët shtetërorë. Prokuroria të mos rrijë duarkryq, por duhet të veprojë menjëherë kundër kësaj bande kriminale për të shpëtuar Kosovën. Isha i pari që në gazetën lidere në Kosovë, “Kosova Sot”, i shkrova letër të hapur në publik, kryeprokurorit të porsazgjedhur të shtetit, zotit Aleksandër Lumezit, që menjëherë të burgosen banda Devolli dhe mesiti serb Baton Haxhiu”, ka thënë më tej Reshat Badallaj.

Qëllimi i pushtetit, çoroditja e popullit

Ndërkaq, flitet se Baton Haxhiu ka lidhje edhe me privatizime të kundërligjshme siç është rasti i fabrikës së amortizatorëve, i cili po hetohet nga Prokuroria Speciale. Por gjithashtu thuhet se nëse prokuroria do të marrë guximin të rihapë çështjen e Dino Hasanajt mund të zbardhen detaje të reja. Pak ditë më parë ka qenë avokati Tom Gashi i cili ka rikthyer edhe njëherë në vëmendjen vdekjen e ish kreut të AKP -së. Dino Hasanaj, por më tej mbetet për t’u parë qëndrimi i prokurorisë së shtetit. Ndërkaq sipas analistit Isa Mulaj, vetëm Gjykata Speciale mund t’i zbardhë këto çështje që janë enigmatike për mbarë opinionin publik dhe që janë zvarritur nga organet hetuese vendore. “Tema e Gjykatës Speciale sikur ka filluar t’ua ngjallë shpresat qytetarëve se po vjen koha e thyerjes së censurës dhe kërcënimeve kundër lirisë së shprehjes. Këto shpresa do të materializohen posa Gjykata të themelohet dhe bëhet funksionale. Do të dalin në shesh shumë raste interesante për të cilat opinioni publik ende nuk e di të vërtetën. Mirëpo, disa gazetarë që e kanë “mizën mas veshi” kanë filluar shumë herët të merren me spekulime dhe akuza se kë do akuzojë Gjykata. Këtë janë duke e bërë nga frika, sepse po dolën të vërtetat në shesh, gazetarët e tillë do të diskreditohen. Shqetësimi i tij po përcillet me propagandën e një sulmi paraprak ose siç njihet në anglisht “preemptive strike” kundër të tjerëve, që ka për qëllim ta mbrojë veten duke i etiketuar të tjerët, thua se Gjykata Speciale do të jetë injorante dhe nuk ka ide se kë duhet ta akuzoj”, ka thënë Mulaj duke iu referuar emrit të Baton Haxhiut, i cili së fundmi është marrë me temën e Gjykatës Speciale. Ndërsa sipas analistit Faik Krasniqi, tema e Gjykatës Speciale po përdoret për të hedhur mjegull dhe për të lëkundur organet hetuese vendore në punën e tyre. “Kosova dhe qytetarët e saj, kanë me mijëra probleme nga të cilat po vuajnë, nga ky pushtet mafioz dhe të korruptuar, e nuk do të ishte e udhës që vëmendja e këtyre problemeve që e shkatërruan këtë shtet dhe këtë popull, të përqendrohet tek debati i listave të Gjykatës Speciale, e sidomos kur këto lista përpilohen nga njerëz që janë pjesë e këtij pushteti mafioz. Prandaj ky është qëllimi i këtij pushteti, që përmes veglave të tyre të mediave ta çorodisin popullin, në mënyrë që popullata e Kosovës t’i harrojnë mijëra problemet që i kanë, të shkaktuara nga këta mafiozë dhe kriminelë të pushtetit”, ka thënë Krasniqi.  (KOSOVA SOT), /parrotlla.net/

Mediat: Lëkundet koalicioni i madh, mundësi për zgjedhje të jashtëzakonshme

 

Për më pak se një vit mandat në krye të institucioneve, koalicionit PDK – LDK i kanë shpërthyer pakënaqësitë e para nga militantët partiakë, të cilat rrezikojnë ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Zeri” shkruan sot se pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga zyrtarët e partnerit të madh të koalicionit, përkatësisht partisë që drejtohet nga zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, (PDK), të cilët po vlerësojnë se po largohen padrejtësisht nga pozicionet institucionale nga ministrat e partisë së Isa Mustafës, në të cilat pozita po emërohen militantë të LDK-së.

Burime të gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se pakënaqësi të mëdha kanë shpërthyer së fundmi në lidhje me menaxhimin e Ministrisë së Financave nga Avdullah Hoti dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nga Hykmete Bajrami.

“Të gjithë ministrat e PDK-së që e kanë drejtuar Ministrinë e Financave, Ahmet Shala, Bedri Hamza, Besim Beqaj, nuk e kanë larguar asnjë zyrtar të LDK-së, pavarësisht se në atë kohë kjo e fundit ka qenë në opozitë. Agim Krasniqi, i cili tashmë është emëruar zëvendësministër i Financave, gjatë gjithë periudhës së kaluar sa këtë Ministri e ka drejtuar PDK-ja, ai ka qenë drejtor i buxhetit të Kosovës. Të kundërtën po e bën Avdullah Hoti, pavarësisht se partia e tij është në koalicion me PDK-në”, thotë burimi i gazetës.

Ish UÇK – 17 mijë veteranët që nuk luftuan kurrë

Dy listat e Agim Çekut flasin për shifra të ndryshme të veteranëve.

Listën e parë me 13 mijë veteranë Çeku ia ka dorëzuar KFOR-it më 1999. Të dytën me mbi 30 mijë veteranë ia ka prezantuar publikut më 2015.

Të dyja janë prezantuar si të vërteta. Në listën që Çeku ia kishte dorëzuar KFOR-it thuhet se Shtabi i Përgjithshëm kishte 39 pjesëtarë, Zona Operative e Drenicës – 2.611.

Ajo e Pashtrikut – 1.715. Zona e Dukagjinit kishte gjithsej 1.537 pjesëtarë. Ajo e Shalës – 1.253. E Llapit – 4.523. Zona e Nerodimes kishte 1.253. Ajo e Karadakut kishte veç 347 pjesëtarë. Batalioni 1/60 kishte 110, derisa Qendra Shkollore kishte 30 pjesëtarë. Brigada 200 e Logjistikës kishte 40.

Me verifikim numri i veteranëve kalon 30 mijë. /Koha Ditore

Po na merr malli me pa shqiptar (Si e shof unë atdheun tim!) Nga AGIM GASHI

Me nji guri në nji lajthi,
Larg, larg trojeve të mia,
T´u i kujtu kohnat që shkuen
Më ka rrokë e shkretë merzia;
Të robnuem neve ishim
Por krenarinë në qiell e kishim.

Ishim t´ri me plot gjallni,
Mësonim shqip këtë histori,
Jetohej vshtirë por me pasterti
Mendjen kishim në Arbëni;
Vllaznisht rrinim pa pas ftrik,
Musliman e katolik.

Askush s´pyeste çfarë fe ti ke?!
Nji gjuhë kishim e një atdhe,
T´part na e lanë për jetë e mot
Shqipja kishte vetëm nji Zot;
Nga anmiku skishim frikë
Prapa shpine asnji thikë.

Sot anmiku ka arritë
N´shtëpi tona shpatë e thikë.

Po si ndrroi kjo kohë mizore?
Ndrroi veshja e ndrroi tradita,
Ndrroi kanga e historia,
Sa ditë t´zeza kalon Arbnia;
Nuk di shumë, por nji e di
Ska shqiptari ma atdhetari!

Shif me sy e ske çka ban,
Të shajnë pisat e t´kercnojnë,
Kur ua qet hajnitë n´ledinë
Spiunazhet dhe tradhëtinë;
Hajmedet o i dashtuni atdhe
Sa shumë tradhëtar erdhen ndër ne.

Sheh n´atdhe, sot çka nuk shef?

Shef ministrat bajnë hajni,
Deputetet bajnë tradhëti,
Me atdhe bahet tregëti;
Udbash, spiuna e rakixhi
Tespit n´dorë, n´saf t´parë n´xhami!

Njofta shumë dje, nof dhe sot,
Çfarë t´kalueme o i Madhi Zot,
Veç me shkije kohen kan que
Shokë e miqë t´u i spiunue;
Janë shkue n´Qabe e ba haxhi,
Tash deputet dhe n´qeveri.

E mbani mend o miqë të mi?
Si në Kishë edhe Xhami,
Kishim Zot e kishim fe
Aty flitej për atdhe;
Zoti n´qiell, ne ishim n´tokë
E shqiptarit ishte kjo botë.

Edhe dasmat kur i banim
Kangëtarë kanges ja thonin,
Binte daullja deri n´re
Kangë për nusen e për atdhe;
Si thonë qiell ma, por hava,
Dhe shqip kangës tallava.

Ra kjo luftë e u pa kush jemi,
U pa sa pisat ne i kemi,
Grat e shplueta varg e vi,
Mbuluen ftyrat me shami;
Burrat mjekrrat si livadh
Pantollonat tre fertal.

Ah e dinte anmik barbari
Se shumë lirë shitet shqiptari,
Bleu mjekrra dhe shamia
Kalifat me u ba Arbnia;
Ndertuen xhamia në çdo mahallë
Me hoxhollarë spiuj, tradhëtar.

Shiten shpirtin e atdheun
Anmik banë Skënderbeun,
Vranë Shqipninë e vranë Kosoven
Nanë Terezen, Ibrahim Rugoven;
Me bekim t´BIK-ut e tarikatit,
I kendohen kangë Sulltan Muratit.

Mbi vorre tona ra errsira
Krenari ska ma Drenica,
U harruen trimat si Ahmet Delia
U harrue Shota e Azem Galica;
Dolen disa pa rod pa fe,
Thanë: “Ska si ne ma mbi këtë dhe“!

Këta “trima”, karaxhoza,
Shiten e vidhen çka pat mu vjedh,
Harruen legjenden, Adem Jasharin,
Rjepen, mjelen çka pat me u mjel;
N´hoxhollar e lane rininë
Me e zhdukë ma shpejt Arbninë.

II
Ky atdhe i Mulla Idrizit,
I Naimit e i Gjergj Fishtes,
Shekujt kështu diçka nuk pane
Kaq të liga që na ranë;
Krojet rrjedhen po e ndalin
Edhe zogjet e lëshojnë malin.

O sa shumë pata me shkrue
Vajit ma smuj me i qëndrue,
Qaj për qiell e për atdhe
Për ato troje ku kam le;
Qava dje e po qaj sot
Veç në vaj po m´shkon ky mot.

Ngrehu ti moj rini shqiptare
Ti me edukim e shkollë kombëtare,
Leni kasha e xhamia
Për këtë tokë fe ashtë Arbnia;
Kur ta bajmë tonin atdhe
Do t´kem´ Zot e do t´kem fe.

Sot për sot skem ku lavdrohemi,
Çdo ditë me krimin po takohemi,
Valojnë flamujt serb dhe t´ISIS-it,
Koria e kombit dhe e fisit;
Eni sbashku t´punojmë e msojmë
Atdheun nji ditë ne ta gzojmë.

12.08.15
Düren

Milaim Zeka: Burim e Arsim Ramadani mbahen kot 13 vite në burg – Gjykata Speciale do ta zbulojë krimin në Politikë, Gjykatë, Prokurori, Polici, UNMIK dhe EULEX

VOAL – PRISHTINË, 12 GUSHT – Pas publikimit të listës me ata që do të hetohen nga Gjykata Speciale, që janë emrat në majën e piramidës të politikës, gazetari Milaim Zekaës është sulmuar nga segmenti klientelist i kësaj piramide. Por ai nuk ka rreshtur me reagimet  nga faqja e tij e Facebook-ut, si është edhe ky i sotmi. Ja çfarë shkruan Milaim Zeka:

“Burim e Arsim Ramadani, te cilet po mbahen ne burg qe 13 vite, pa asnje fakt, jane kuti e Pandores te Krimit ne Drejtesi, te kryer nga kupola e piramides te shtetit te Kosoved, sebashku me nderkombetaret,” shkruan në statusin e tij në Facebook gazetari Milaim Zeka. Dhe vijon:

“Gjykata speciale, jo vetem do ta zgjidhe kete krim, po do ta zbuloj krimin ne:
1. Politike
2. Gjykate
3. Prokurori
4. Polici
5. Unmik dhe Eulex”

Mbi 1 250 femra të ekzaminuara me mamografin mobil

Vitin e kaluar mamografi mobil u vu në shërbim të grave të cilat duan ta bëjnë falas kontrollin e gjirit.

Grupi i grave deputete kanë qenë ato që kanë iniciuar blerjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje gjitha gratë në gjithë territorin e Kosovës të kryejnë kontrollet e gjirit.

Mamografi mobil është blerë në vlerë prej 265 mijë eurosh. Ndonëse në fillim të punës, ka pasur disa telashe me funksionimin, ky shërbim tashmëpo funksionon mirë.

Ardian Bicaku – koordinator për mamografin mobil, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë për punën që është bërë për disa muaj lidhur me këtë shërbim.

“Që gjashtë muaj po punojmë në teren. Janë ekzaminuar rreth 1,254 femra. Numri i grave që ekzaminohen me mamografin mobil është pothuajse i barabartë me punën në QKUK. Deri tash janë diagnostikuar 5 femra me kancer në gji”, bëri të ditur ai.

Zoti Bicaku ka shtuar se përqindja e grave që bëjnë ekzaminime të gjirit është shumë e vogël dhe brengosëse.

“Shënimet janë pak brengosëse, pasi që rreth 80 për qind e femrave të ekzaminuara, asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë bërë mamografi. Në vitin 2008, është bërë një hulumtim, ku ka rezultuar që 90 për qind e grave asnjëherë nuk kanë bërë. Por as shumë vjet pas nuk kemi një situatë më të mirë”, tha Bicaku.

Ndryshe, kanceri i gjirit zë vendin e parë në tumoret malinjë që prekin gratë.

Shqetësues është fakti se në Kosovë çdo vit zbulohen rreth 200 raste të reja me kancer.

Përhapja e sëmundjes së kancerit të gjirit në botë dhe në vendet e rajonit është alarmante, thonë zyrtarë shëndetësorë.

Serbeze Kabashi drejoreshë e radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,ka theksuar se ndonëse ka sfida rreth ekzaminimit me mamografin mobil nëpër territorin e Kosovës, ky shërbim ka një rëndësi shumë të madhe për gratë.

“Puna e mamografit mobil ka një rëndësi të madhe për femrat e Kosovës. I kemi përkushtuar rëndësi të madhe që të mos dështojë, ndonëse kemi pasur sfida. Por me organizimin e duhur të klinikës së radiologjisë dhe stafit komplet, nuk do të mund të funksiononte. Mirëmbajtja e tij ka pasur shumë sfida. Megjithatë presim përkrahje financiare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës”.

“Sa i përket fluksit të pacienteve, ka rënë përqindja në QKUK, por këtu prapë punohet me kapacitete të plota. Për të qenë të kompletuar, ne kemi prezantuar edhe në Parlamentin e Kosovës se na duhet diagnostika e gjirit, na duhet ultrazëri, pastaj diagnostika. Por megjithatë mamografi është një preventivë për karciomat e gjirit”, tha Kabashi.

Por zonja Kabashi ka shtuar se në klinikën radiologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u mungojnë disa pajisje të nevojshme për diagnostikim sa i përket ekzaminimeve të gjirit.

“Ne nuk e kemi një ultrazë adekuat, dhe me plotësimin e tij do të jetë protokolli ashtu si gjithkund në botë, dhe më pastaj për diagnostikim asnjë grua nuk do të kishte nevojë të shkonte jashtë institucionit tonë”, bëri të ditur ajo.

Zyrtarë shëndetësorë thonë se vetëm gjatë vitit 2014, në Kosovë janë regjistruar rreth 800 raste të reja të të sëmurëve me kancer që janë trajtuar në institucione shëndetësore, por nuk dihet numri i saktë i të gjithë atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.

Format më të shpeshta të regjistruara në Kosovë, janë kanceri i gjirit te gratë dhe ai i mushkërive te burrat.

Milaim Zeka: Prap e paska dh* Baton Haxhiu – Me pas prokuror Kosova ti Baton moti do të ishe në Dubravë!

Gazetari Milaim Zeka reagon në Facebook rishtas në lidhje me listën që do të hetohet nga Gjykata Speciale që ai ka publikuar. Lexuesit po ia sjellim këtë reagim:

“Baton Haxhiu, pasi qe ka heshtur sikur Ariu Sovjetik, sot paska leshuar nje batare kunder listes qe kam botuar me emrat ne listen A, te cilet, sipas hetimeve paraprake do te akuzohen.

Jam shume i sigurte, qe ashtu siq u be me porosi nje liste me emra te tjere, ku u hoqen emrat e Hashim Thaqit, Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, edhe ky reagim vjen nga padronet e Batonit.

Perderisa kolegu i tije qe perpiloi listen e dyte, hane vetem taxhine e PDK-se, Batoni ua hane te gjitheve: PDK se, AAK se, Nismes, LDK se e VV.

Batoni e din, te pakten ai e din per veten e tije, qe perpos temave te sexit, sahere ka shkruajtur dicka me rendesi, gjithmone ka pasur nje porosi. Ai e din se kush e kishte porositur me 1998, qe te me merrte ne telefon nga Prishtina ne Stokholm, per ta kordinuar nje takim ne mes Bujar Bukoshit dhe Azem Syles. Nejse po e leme kete teme.

Batoni e din se si shkruan: O me porosi, sikur kesaj radhe, o me shantazhe, duke i detyruar njerezit te paguajne. Per marifetin e dyte munde te rrefehet Behgjet Pacolli, kuptohet nese don…

Per mos me zgjate shume e me tjerre lesh si Baton Haxhiu, une po i beje thirrje publike, jo per te, po per hire te departamentit te lajmeve, qe te vie ne emision, sebashku me kryeredaktorin dhe po ja tregoj listen. Nese nuk kam liste nga nderkombetar, me emer e mbiemer, me vule e te gjitha, jo burime anonime, une do ja doreheqje nga jeta publike. Nese e kam listen, a mundet Batoni te ma jap fjalen qe do haj vetem lakra dhe karrota, si puna e lepurit, e nuk ka nevoje me hanger mut sipas porosise.

Te gjithe ata qe jane ne liste, qe te gjithe e dine se lista e publikuar ekziston dhe eshte e vertete. Sa paret i ka marre Batoni per t i qetesuar shpirterat e trazuar, vetem ai e din.

Une di te te them dy gjera Baton. E para, s ka njeri qe te beson, aqe sa dikush do i besonte nje prostitute qe eshte virgjine.

E dyta: Ti je shembulli me i keq e cdo gazetari shqiptar, ngase ti je sinonim i gazetarit qe bibel, kuran, zot e atdhe, i ka paret.

Me pas prokuror Kosova, ti moti do ishe ne Dubrave. Pasuria jote i kalon 4 milion euro. Ti je akcioner edhe ne nje spital, per cka je duke u hetuar…

Kaq kesaj radhe Baton!!!”

FAMILJA REXHAJ: LETER PUBLIKE PËR ALSAT M – Udhëheqjes e gazetarëve të kësaj shtëpie mediatike

Së pari ju pyesim a keni ju familje? A keni nëna, baballarë? A keni gra dhe fëmijë? Dhe mbi të gjithat a keni Zot e a keni zemra?

Nëse Komandant Malisheva nuk e ka përkrahjen nga Institucionet shtetrore kosovare, dhe as nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, ta dini se ai ka dikend, ka familjen, ka popullin i cili nuk na len anash, dhe se ju si Shtëpi Mediatike Publike, duhet dikujt t’i jepni përgjegjësi bile morale ndaj veprimeve të jueja teper të ulta.


Çka ju shtyni dhe kush ju shtyni të na e shtoni dhimbjen shpirtrore e njerzore? Kujt i jepni ju përgjigje dhe kush ju paguan për veprimet e tilla? A jeni edhe ju farë e fiseve shqiptare, apo jeni sortë meleziane që keni humbë çdo traditë kombëtare, për të lansuar lajme aq idioteske që për ne ishin po aq të tmerrshme sa vetë lufta e Kumanoves!!!


Unë Arjeta Rexhaj Krasniqi, bashkëshortja e Muhamet Krasniqi- Komandant Malishevës, kërkoj përgjegjësi morale e politike për shpërndarje e lajmit se gjoja Komandant Malisheva paska dashtë të bën vetëvrasje. Dhe pas lajmit të juaj makaber, versulen qindra gazeta e portale idoteske, ta shpërndajnë këtë lajm friksimi dhe parapregaditje për ndonjë veprim makaber nga sllavo-maqedonasit në bashkpunim me tradhëtaret shqiptare në Maqedoni e Kosovë.

Lajmi i juaj i rrejshëm, se gjoja “Komandant Malisheva paska dashtë ta vras vetëveten me acid sulfurik” ju bënë bashkëfajtor me vrasësit. Metodat e tilla janë perdor me dekada në trojet tona dhe ndaj nesh. Mos të harrojmë vrasjen e ushtarëve e oficierve shqiptar që na vinin në funerale si gjoja të vetëvrarë, ose të burgosurit tjerë politik që nuk nënshtroheshin patra organeve të UDB-së.

Gjithashtu, ndjehem e obliguar moralisht që ta falenderoj popullin tim në përkrahjen masive për sherimin e plagës që na e sjaktuat, dhe se i drejtohem popullit me informaten se Komandant Malisheva gjendet shëndosh e mirë, dhe se as që i ka shkue ndërmend ndonjë veprim i tillë.

Përmes kësaj letre, dua që të ua përcjell fjalët e burrit tim, Komandant Malishevës:


“Unë Muhamet Krasniqi, i drejtohem familjarëve të dëshmorëve të lirisë si dhe familjarëve të të burgosurve, shokëve të idealit dhe mbarë popullit shqiptar, dhe Ju betohem se më daten 09.05.2015 kam menduar disa herë të vetëvritem që mos t´u bi në dorë armiqëve tanë, por për shkak të tradhëtisë që na u bë, jam dorzuar me qëllim që të dali e vërteta në sipërfaqen e kësaj toke arbnore. Pra, kur atë ditë nuk e bëra gjestin e vetëvrasjes, ta dini se një gjest të tillë s’do ta bëj kurr. Çdo veprim tjeter do të jetë vrasje e kurrësesi vetëvrasje.

Në këto momente na nevojitet përkrahja e Juaj morale e njerzore o populli im i dashur“!

Kjo leter i shpërndahet mediave publike.
Me respekt Arjeta Rexhaj-Krasniqi.

 

Ish Ambasadorja e SHBA kërcen vallen ‘Deri të Molla e Kuqe kufiri i Kosovës…’ (Video)

Ish-Ambasadorja e SHBA Tracey Ann Jacobson ka vallëzuar nën tingujt e një kënge shqiptare, videoja e së cilës është postuar në rrjetet sociale nga një shqiptaro-amerikan, ndërsa gazeta Express e ka sjellë atë të plotë.

Harry Bajraktari, biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA, kishte organizuar një pritje të madhe në fshatin Vranoc të Pejës për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA. Aty kanë qenë të ftuar ministra, deputetë, kongresmeni Eliot Engel, por edhe Ambasadorja e SHBA’së në Kosovës, Tracey Ann Jacobson me bashkëshortin e saj.

Pas fjalimeve politike, Ambasadorja amerikane ka dalë të vallëzojë. Ka rastisur që kënga me të cilën ka vallëzuar Ambasadorja të jetë një këngë jo aq e përshtatshme për një diplomate. Bëhet fjalë për këngën “Deri të Molla e Kuqe kufiri i Kosovës…”

Videoja është hedhur në Youtube nga vetë Harry Bajraktari.

Nenet për Gjykatën e Posaçme opozita i dërgon në Gjykatën Kushtetuese

Përfaqësuesit e tri partive politike në opozitë kanë dërguar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse amendamentet kushtetuese për themelimin e gjykatës së Posaçme janë në pajtim me Kushtetutën. Përfaqësuesit e opozitës thanë se themelimi i kësaj gjykate paraqet edhe shkelje të sovranitetit të Kosovës.

Albulena Haxhiu nga lëvizja Vetëvendosje tha se parlamenti ka miratuar amendamentet kushtetuese pa i përfillur procedurat ligjore kushtetuese. “Ky amendament është dashur që fillimisht të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për tu vlerësuar nëse i njëjti pakëson të drejtat e njeriut dhe për shkak të aspektit përmbajtës sepse i njëjti amendament e suspendon në tërësi kushtetutën e Kosovës sepse në fillim të këtij amendamenti thuhet se pavarësisht dispozitave të kësaj kushtetute. Pra nuk mund të thuhet që i njëjti amendament është në përputhje me kushtetutën për sa kohë vet fillimi i amendamentit tregon që ky amendament e suspendon kushtetutën e Kosovës. Krijon sistem paralel, pra cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe konkretisht bie ndesh me kapitujt një, dy, katër, pesë, shtatë dhe dymbëdhjetë”, tha zonja Haxhiu.

Kërkesa e partive opozitare, pason votimin e një jave më parë të parlamentit të Kosovës ku me 82 vota miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte.

Me gjithë kundërshtimin e partive opozitare, miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për ngritjen e gjykatës së posaçme nga parlamenti i Kosovës, nga diplomacia euro perëndimore është vlerësuar si një hap me rëndësi për të ardhme e shtetit të ri.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës. Miratimi i gjykatës hap rrugën për fillimin e negociatave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Holandës ku pritet të jetë selia e gjykatës, e cila do të funksionojë në bazë të ligjeve të Kosovës, por do të drejtohet në tërësi nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Opozita provon të rrëzojë vendimin e Kuvendit për Specialen

Partitë opozitare në Kosovë kanë finalizuar lëndën me të cilën do të provojnë që përmes Gjykatës Kushtetuese të kontestojnë kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit të Kosovës në lidhje me amendamentin për themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma, pritet që të procedojnë lëndën për në kushtetuese të martën.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë për Radion Evropa e Lirë se amendamenti i miratuar parasheh themelimin e një gjykate që ka si qëllim diferencimin etnik dhe jo dënimin e krimeve në përgjithësi.

Si e tillë, kjo gjykatë, sipas saj, paraqet edhe shkelje të sovranitetit të Kosovës. Haxhiu ka numëruar edhe disa nga argumentet në të cilat mbështetet opozita në pritje që Gjykata Kushtetuese ta interpretojë si jo kushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës të datës 3 gusht, kur u miratua amendamenti për themelimin e kësaj gjykate të posaçme apo speciale.

“Ne konsiderojmë që amendamenti në fjalë është në shpërputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vetëm po ta lexojmë, në fillim të këtij amendamenti thuhet që ‘pavarësisht dispozitave tjetra kushtetuese…’, pra ky amendament e suspendon edhe kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Ne në seancën kur është shqyrtuar ky amendament kemi kërkuar respektim të procedurave, sepse kryetari i Kuvendit kishte obligim kushtetues që ta dërgonte këtë amendament së pari në Gjykatë Kushtetuese për të konstatuar se a i pakëson të drejtat e njeriut. Kështu që është bërë shkelje kushtetuese. Pra, do ta kontestojmë si në aspektin procedural ashtu edhe në atë përmbajtësor”, ka thënë Haxhiu.

Argumentet e veta, opozita i mbështet sidomos në riprocedimin e amendamentit kushtetues për miratim në Kuvend, pavarësisht që ai në seancën e 26 qershorit ishte rrëzuar nga deputetët.

Sipas deputetes Albulena Haxhiu, pas riprocedimit, ky amandament u miratua pa i respektuar procedurat paraprake dhe si pasojë e një trysnie të paparë që u bë ndaj disa deputetëve nga strukturat qeveritare dhe faktori ndërkombëtar.

Ajo beson se Gjykata Kushtetuese do t’i marrë për bazë zhvillimet mes dy votimeve dhe të interpretoj drejt vendimin e Kuvendit të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese në fazën paraprake nuk e ka pasur të drejtën që të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kapitujve tjerë të kushtetutës, mirëpo vetëm kapitullin dy në raport me të drejtat e njeriut”.

“Duke marrë parasysh që ky amendament krijon sistem paralel, pra nga Gjykata Themelore deri te ajo Supreme, madje edhe organ paralel të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, mendojmë që ka bazë të mjaftueshme që Gjykata Kushtetuese ta hedh poshtë këtë amendament”, ka theksuar Haxhiu.

Marrë parasysh faktin që amendamenti kushtetues ishte rrëzuar në seancën e 26 qershorit, opozita konsideron se me atë vendim ishte dashur të përmbyllej kapitulli i këtij amendamenti.

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thekson se riprocedimi për një çështje që ishte mbyllur, nuk ka bazë juridike.

Nuk është dashur të përsëritet votimi për një çështje që tashmë ka kaluar votimi në Kuvendin e Kosovës duke qenë deputetët kundër”, ka thënë Isufi.

Me gjithë kundërshtimet e opozitës, miratimin e amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte e kanë përshëndetur presidentja dhe kryeministri i Kosovës si dhe përfaqësues të shumtë ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme për Krime Lufte, apo siç do të emërohet me ligj si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon që të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj disa civilëve serbë gjatë luftës së fundit.

Këto dhoma do të jenë nën kompetencë të plotë të prokurorëve e gjykatësve ndërkombëtarë.


Send this to a friend