VOAL

VOAL

KUVENDI I KOSOVËS E VOTOI GJYKATËN SPECIALE ME 82 VOTA PRO DHE 5 KUNDËR –

Parlamenti miraton Gjykatën e Posaçme

Parlamenti i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese që mundësojnë ngritjen e Gjykatës së Posaçme për krime lufte.

VOAL – Parlamenti i Kosovës, miratoi me 82  vota për dhe 5  vota kundër ndryshimet kushtetuese për ngritjen e Gjykatës së Posaçme për trajtimin e pretendimeve për krime lufte.

Rivotimi i sotëm pasoi dështimin e parlamentit për të miratuar këto ndryshime më 26 qershor. Votimi i hapi rrugën miratimit të ligjit për gjykatën e posaçme dhe qeveria paralajmëroi sot më herët se gjatë ditës do të dërgojë atë për miratim në parlament, së bashku me projektligjin për mbrojtjen e personave të akuzuar të mundshëm nga Gjykata e Posaçme.

Projektligji për Gjykatën e Posaçme miratimi i të cilit kërkon shumicën e thjeshtë të votave të deputetëve, është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë disa nga ndryshimet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.

Po ashtu miratimi i ndryshimeve kushtetuese pritet të pasohet nga sqarimi i çështjeve tjera që lidhen me funksionimin e gjykatëse e cila pritet të vendoset në Holandë, ndonëse ende nuk ka një marrëveshje për këtë çështje dhe ajo do të drejtohet nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese u përshkua me debat të ashpër dhe thirrje të opozitës kundër kësaj gjykate. Madje në disa raste debatet morën edhe ngjyrime personale ndërmjet deputetëve.

Qeveria e Kosovës u tha deputetëve se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është një hap me rëndësi të posaçme për Kosovën në procesin e përmbushjes së detyrimeve kundrejt partnerëve ndërkombëtarë. Në prill të vitit të kaluar parlamenti i Kosovës me 89 vota për, miratoi themelimin e gjykatës së posaçme.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës. Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Opozita fillimisht hodhi një propozim për miratimin e një rezolute për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë gjatë viteve 1998 -1999, përkatësisht siç thuhet gjenocidin që ka ushtruar Serbia në Kosovë, por nuk siguroi votat e mjaftueshme që kjo çështje të futet si pikë e parë e rendit të ditës për sot.

Udhëheqësit e opozitës thanë se nuk janë kundër një gjykate për krime lufte, por për një gjykatë gjithëpërfshirëse, ndërsa theksuan se ri votimi e dëmton rëndë demokracinë në vend.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën. Ata thonë po ashtu se dështimi i Kosovës për të ngritur gjykatën mund të çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo do të jetë e dëmshme për shtetin e ri.

Vendimi për rivotim pasoi diskutime të gjata brenda koalicionit qeverisës, përkatësisht brenda Partisë Demokratike, një numër i deputetëve të së ciëls votuan kundër, abstenuan, apo nuk morën fare pjesë në seancën e 26 qershorit gjë që  nxiti shtimin e trysnisë ndërkombëtare posaçërisht ndaj kryetarit të kësaj partie Hashim Thaçi, për gjetjen e rrugëve për votimin e serishëm të ndryshimeve kushtetuese./ZA

Miratohet Gjykata Speciale me 82 vota pro dhe 5 kundër

ARBANA XHARRA:PSE I KENI FRIKËN GJYKATËS SPECIALE NËSE JENI TË PASTËR,JU QË NUK VOTONI NUK E KENI HALLIN E KOSOVËS, POR TË VETES

Arbana Xharra, kryeredaktorja e gazetës Zëri në një postim të sajin në Facebook në adresë të atyre që nuk e votojnë Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës shkruan:

“Derisa flisni për luftën e UÇK-së, a ka kush brenda Kuvendit që ju përmend keqperdorimin që një numër i madh prej jush e keni bërë në emër të saj?!

Sa prej jush jeni bërë milionerë në emër te luftës? Gjithë ky frustrim, nga frika që humbni privilegjet?! Pse i keni friken Gjykatës nese jeni të paster? Pse nuk po i reagojne Speciales, ushtarët e denjë të saj që nuk përfituan asnje cent…

Ju aty jeni për të përfaqësuar qytetarin e Kosovës, shihni sondazhet për Specialen sa prej tyre janë pro e sa kundër.

E keni zorin të shpëtoni veten, nuk e keni hallin e Kosovës e as të luftës.

Mos nënçmoni qytetarët, se e dijnë mirë, secili prej jush kush jeni!

Shpërfytyrimi i shqiptarëve – Nga GANI MEHMETAJ

 

 

Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus. Ç’kanë shqiptarët fatkeqë më këto dy ideologji, të cilave iu ngjitën duke rënë pré e klasave politike kriminale. Arabët e mendësisë mesjetare me nacionalizmin islamik duan ta mobilizojnë popullatën kundër perëndimit, ndërsa ne jemi në taborin e Perëndimit.

 

Pamje më kërcënuese për qytetërimin evropian e më të shëmtuar për sytë se sa “falja” e Bajramit të Madh në Sheshin Nëna Terezë, në qendër të Tiranës, nuk kam parë në faqe të dheut. Një lumë njerëzish sektesh e ngjyrash të ndryshme, përkuleshin e ngriheshin nën qiellin e hapur, kinse i falen Zotit, ndërsa i braktisën xhamitë e teqetë. Tirana nuk pipëtinte, u ndal lumi i veturave, rrugët u braktisen, si të pritej hyrja e hordhive të Xhingis Kanit. Tiranasit mbyllen dyer e dritare, fëmijët s’hapnin gojë, shihnin me tmerr përtej grilave ritualin e pazakonshëm, të paparë në qytetërimin evropian. Edhe më të habitur ishin ata që nuk e dinin hilenë e bashkësive fetare myslimane: mendonin se u ngrysën Evropë, por me ndihmën e këtyre myslimanëve mesjetarë u gdhinë Azi. Në tërë këtë ritual të pazakonshëm të mijëra njerëzve, që ngriheshin e përkuleshin, mungonin vetëm devetë (gamilet) e beduinëve. Nuk kishte as shpata të lakuara arabe, shami beduinësh e rekuizita të tjera luftarake. Arabë pati, ata ishin instruktorë e urdhërdhënës që u tregonin “beduinëve shqiptarë” se si të rreshtoheshin në formacion lufte.

Atmosfera mesjetare e kohës së xhihadit ishte aty, në Sheshin Nena Terezë: sa e frikshme aq anakronike. S’ta kapte mendja që mund t’u ndodhte kjo hata shqiptarëve, nuk e shpjegoje se si mund të shpërfytyroheshin në atë shkallë. Mungonte vetëm akti final: pas faljes së “sabahut” zakonisht hordhi beduinësh mësynin kështjellat e qafirëve që t’i bëjnë rrafsh me tokë. Çuditërisht vjelësit e kësaj traditë beduinësh nuk mësyn godinat qeveritare, nuk u derdhen rrugëve të Tiranës që të kapnin qafirët për zverku, nuk pushtuan as kështjella kaurësh, ndërsa do të duhej, që të mos u shkonte falja huq. Kur i lejojnë hordhitë e tilla të dalin në rrugë si në shkretëtirat arabe, në vend se të falen atje ku e ka dhënë Zoti i myslimanëve, atëherë duhet të pritet çdo gjë: rrënim objektesh qeveritare, republikë islamike, pushtim i të gjitha poreve të shoqërisë shqiptare nga hordhitë islamike. Kur qeveritarët tolerojnë në mënyrë kriminale që feja islame të pushtojë jetën publike, institucionet qeveritare, policinë, shërbimin e fshehtë, shkollat, rrugët, sheshet, madje edhe dhomat tona të fjetjes me zërin e çjerrë e në kupë të qiellit të altoparlantëve që ta plasin timpanin e veshit, atëherë pse të mos sfidohen këta qeveritarë të squllët që e lejojnë terrorin? Vitin tjetër beduinët në Sheshin kryesor, Nëna Terezë, nuk do të mjaftohen me falje bajrami, nuk u quhet “sevapë” po nuk e ndoqën traditën islamike të sulmit rrënues mbi godinat e qafirëve (qafirë janë ata që nuk e besojnë islamin e nuk u nënshtrohen ligjeve të sheriatit).

A kapën fondet islamike majat e shtetit?  

Kështu, në shekullin XXI një grusht mercenarësh të financuar nga fonde të dyshimta, ta imponojnë primitivizmin e skajshëm. Një grusht mercenarësh të shitur, bëjnë rrëmujë sa që shqiptarët në vend se të merren me problemet fondamentale, e shpenzojnë energjinë për t’iu kundërvënë fushatës rrënimtare të këtyre islamikëve. Një grup islamikësh mercenarë po na e zënë frymën, bëjnë si të duan e ku të duan, pa përfillur të drejtat tona kombëtare, pa u brengosur që po na i shkelin liritë individuale. Disa parti politike janë kapur nga fondet e dyshimta islamike, prandaj i kanë futur në Kuvend deputetët me prejardhje aziatike, të cilët fyejnë e mohojnë kombin e atdheun e shumicës. Një grup islamikësh të ardhur nga Anadolli e shtetet arabe ua kanë mësuar arsyetimin prej idiotësh disa partive tona, kinse po e tolerojnë agresionin islamikë për hir të votave të besimtarëve, ndërsa duan ta fshehin arsyen e vërtet: fondet islamike e blenë kreun e disa partive politike e të institucioneve, i blenë votat për deputetët aziatik që po e përdhosin Kuvendin e shumicës shqiptare në Kosovë. Dhe shqiptarët e mjerë heshtin para këtyre aziatikëve ardhacak.

Shpërfytyrim më të frikshëm të shqiptarëve nuk është parë as në kohën e pushtimit më të egër të Perandorisë turke. Kjo shëmti nisi njëzetë vjet më parë në territoret etnike (Maqedoni e Kosovën lindore), vazhdoi me intensitet në Kosovën e pas çlirimit, ndërsa u përhap si kancer në Shqipëri. Sa më të zëshëm bëhen shqiptarët për bashkim me Perëndimin, aq më të dhunshëm tregohen shoqatat islamike, në përpjekjet për të na kthyer në mesjetën e tyre. Maskarada e ditës së Bajramit të madh këtë synim kishte.

Duhet ta kujtojmë se sprovat e para për dalje në rrugë të beduinëve shqiptarë pati fillimisht në Prishtinë, mirëpo policia u tregua efikase dhe, ua ngjeshi më kërbaç shpinës. Ndërkaq, në Tiranë tri vjet radhazi e provuan beduinët derdhjen në rrugë, bllokimin e trafikut e të jetës së qytetit. Sigurisht, po nuk i pengoi dikush sërish do të provojnë ritualin shkretinor. Dje e bllokuan arterien kryesore të kryeqytetit, nesër mund ta bllokojnë shtetin. Varet a kanë interes Serbia, Turqia, Irani e shtetet arabe. Në Tiranë, ditën e Bajramit vdiq shteti laik.

Kur nisi shpërfytyrimi i shqiptarëve?

Shpërfytyrimi i shqiptareve nisi në Kosovë me ndërtimin e qindra xhamive ilegale, pa e pyetur komunitetin dhe pa marrë lejen e institucioneve shtetërore. Pjesa dërmuese e xhamive u ndërtuan në mënyrë të dhunshme nga fondet e dyshimta turke, serbe e arabe. Komuniteti shqiptar protestonte, kurse disa emisarë i kërcënonin natën, apo i thërrisnin me telefonata të fshehta ditën. Policia nuk i mbrojti nga kërcënimet e shantazhet. Komunitetit në vend të xhamive të cilat i kishin me tepri, kërkonte shkolla, ambulanca, kopshte fëmijësh e qendra rekreative. Por për këto gjëra askush nuk pyeste, atyre ua ndërtonin xhaminë para syve. Ka ndodhur në dhjetëra raste kur planifikohej ndërtimi i shkollave, mirëpo derisa pritej leja e zyrtarëve të korruptuar të komunës, islamikët e ndërtonin xhaminë në të njëjtin vend pa pyetur askënd, apo mbase jepnin para nën dorë në komunë.

Në katundin Vitomiricë (Pejë), bie fjala, shqiptarët u ngritën kundër ndërtimit të xhamisë, me javë e mbronin katundin e tyre natën e ditën nga islamikët e Tiranës si në kohë okupimit, kur mbroheshin nga Serbia. Policia e komuna nuk u ndihmoi. Askush nuk i përfilli protestat e tyre kundër ndërtimit të xhamisë, që financohej nga një shoqatë islamike e Tiranës. Pse nuk i dolën në ndihmë komunitetit zyrtarët e komunës së Pejës? Janë të korruptuar? Kanë urdhër nga lartë për lejimin e ndërtimit të xhamisë ilegale politike, apo duan konflikte?

Rast i njëjtë ka ndodh edhe në lagjen e autorit: u ndërtua xhamia e paligjshme, në vendin e shkollës së ligjshme. Kërkesa e financuesit ndërkombëtar për ndërtim të shkollës nuk u tumir, ndërsa u tolerua ndërtimi i xhamisë disa qindra metra vijë ajrore larg xhamisë tjetër. Një grusht zyrtarësh të korruptuar u joshën nga fondet e dyshimta islamike, duke i marr në qafë mijëra fëmijë, të cilët mbetën pa shkollën e tyre. Madje duke kaluar rrugën kryesore për të shkuar në shkollën “Gjergj Fishta” dy kilometra larg, disa fëmijë ranë kurban të xhamisë, sepse i shtypën veturat. A i zë gjumi ata zyrtarë komune dhe ata islamikë që u bënë shkaktarë të këtyre fatkeqësive?

Bashkësitë islame nga Tirana, Turqia e Arabia Saudite ndërtojnë me dhunë xhami në Kosovë, ndërsa zyrtarët e korruptuar në Prishtinë, Pejë, Gjilan e disa qytete të tjera nuk i pengojnë, ose ua shkelin syrin të vazhdojnë ndërtimin ilegal. Tirana që nga koha e qeverisë së Mustafa Krujës e të ministrit Ernest Koliqi nuk e ndërtoi asnjë shkollë në Kosovë a në territoret etnike, ndërsa ndërtoi dhjetëra xhami! Çfarë shpërfytyrimi! Disa qarqe janë tejet aktiv në shkombëtarizim, ndërsa tmerrësisht pasiv në fuqizimin e kulturës kombëtare.

Nga xhamitë ikën mbi 100.000 shqiptarë të Kosovës

Nëpër katunde e qytete myezini me altoparlantë gjigant e terrorizon popullatën, duke e transmetuar edhe predikimin e hoxhës me zërin në kupë të qiellit si në shtetet më primitive arabe. Altoparlanti i xhamisë pos që ua prish çdo ditë gjumin qytetarëve, i shqetëson edhe katër herë të tjera gjatë ditës, në mënyrë të pafalshme, më arrogancë e primitivizëm. Kot që nuk shkoni në xhami, kur ata të futën dhunshëm në shtëpi dhe ta imponojnë një fjalor të çoroditur të hoxhës analfabet që fletë e kërcënon me mikron në dorë. Altoparlantët pa kufizim të zërit, çirren në kupë të qiellit, duke terrorizuar popullatën. Ndërkaq, ata që nuk duan të shkojnë në xhami, apo që nuk duan të dëgjojnë predikimet e tyre janë shumica absolute e popullatës. Pakica e terrorizon shumicën, sikurse në shoqëritë totalitare arabe e komuniste.

Aty ku janë ndërtuar xhami njerëzit janë duke i shitur banesat e shtëpitë gati falas, që të ikin nga altoparlantët terrorizues. Ndërtimtarët kanë rënë në pikë të hallit, sepse banesat u kanë mbetur zbrazët: askush nuk do të blejë apartamente a shtëpi afër xhamisë që ua prish gjumin pa lind dielli dhe nuk e le as njëherë të bëjë gjumin e pas ditës.

Nga xhamitë ikën mbi njëqind mijë shqiptarë të Kosovës dhe mbi pesëdhjetë mijë shqiptarë të Shqipërisë, duke kërkuar shpëtim në vendet e kishave. Qeveritarët e korruptuar e islamikët e kriminalizuar menduan se me xhami do t’ua heqin mendjen nga stomaku i zbrazët. Xhamitë i braktisën edhe miliona fatkeq arab për të kërkuar shpëtimin në Evropën Perëndimore. Jemi bërë të krahasohemi me arabët fatkeq fal qeverive tona të kriminalizuara. Bota e qytetëruar ua merr kapitalin vendeve islamike, ndërsa ne morëm “instruktorët” fetarë nga Arabia Saudite, Turqia e Irani. Ata në vend të fesë mbollën përçarjen fetare, në vend të durimit tradicional, kultivuan urrejtjen fetare vrasëse. Dhe frytet e punës së tyre kriminale po i vjelim të gjithë.

Kosova, Shqipëria e territoret etnike janë bërë poligon qitjesh e eksperimentesh nga më të shëmtuarat. Shpërfytyrimit i ndihmuan institucionet shtetërore që nuk e arrestuan dhe nuk e burgosën asnjë hoxhë dhëmbë palarë e analfabet që shkumëzonte kundër historisë kombëtare e nxiste përçarje fetare. Kështu i trimëruan analfabetet, të cilët për një lirë turke e arabe lehin kundër Skënderbeut e personaliteteve historike. Dhe asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë, por i ardhur në Kosovë në kohën e Perandorisë turke.

Islamizmi do të shkërmoqet mu si komunizmi

ShBA-të do ta shkërmoqin islamizmin, ashtu sikurse e shkërmoqen para tridhjetë vjetësh komunizmin e Bashkimin Sovjetik. Deri atëherë shqiptarët do të pësojnë nga islamizmi, ashtu sikurse pësuan nga komunizmi. “Evropa do të bëhet islamike”, çirren ca mercenarë shqiptarë mu sikur serbët e shqiptarët dikur për komunizmit që u bë hi e pluhur.

Prandaj, duhet ta kërkojnë me urgjencë ndihmën e SHBA-ve e të Evropës Perëndimore në mënyrë që ta luftojmë islamizmin që po i shpërfytyron shqiptarët. Na shpëtuan nga Serbia le të na shpëtojnë nga islamizmi. Ne duhet të integrohemi në BE jo me refugjatë që po e frikësojnë Evropën gati sa islamikët, por duke i zgjidh problemet e popullatës me fabrika e vende pune, në vend të xhamive koti. Problemet nuk zgjidhen nëse përpiqemi t’i dendim me hashashin islamik pjesën e varfër të popullatës, duke i bërë mish për top për luftëra fetare arabe, apo skllevër të turqve. Duhet të kërkojmë nga SHBA-të, NATO e Bashkimi Evropian të na çliroj nga Turqia, Arabia Saudite e Iranit.

Por së pari duhet të kërkojmë të na çlirojnë nga klasat jonë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar.

Seanca e së hënës – Opozita në unitet të plotë kundër Speciales

Riprocedimi i amendamenteve kushtetuese, që do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte, është në kundërshtim me rregullat e Kuvendit, thonë përfaqësuesit e partive politike opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova po hyn në një fazë të re të funksionimit, ku nuk vlejnë më rregullat dhe nuk respektohen vendimet e Kuvendit, e as Kushtetuta.

Çështja tash ka shkuar shumë më thellë, se kemi edhe një problem shumë më të madh procedural apo që i përket rrafshit të demokracisë. Një vendim i Kuvendit të Kosovës është i plotfuqishëm dhe që është vullnet i deputetëve të zgjedhur të popullit, e ka rrëzuar Gjykatën Speciale në votimin e fundit”.

“Tash, Qeveria me riprocedimin e Gjykatës Speciale në Kuvend, mendoj që po e fut pushtetin politik në Kosovë në një cikël të ri, të cilin unë do ta kisha quajtur diktaturë e Qeverisë në Kosovë”, thotë Konjufca, duke shtuar se shtetet demokratike dhe moderne funksionojnë vetëm me rregulla të shkruara.

Konjufca përsërit se formimi i dhomave të veçanta të Gjykatës Speciale për Krime Lufte, duhet të refuzohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të partisë politike Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thekson për Radion Evropa e Lirë se riprocedimi në Kuvend i amendamenteve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte është në kundërshtim me të gjitha rregullat e Kuvendit.

Qeveria sjell amendamente pa i futur fare në Komisionin për legjislacion dhe në komisionet funksionale. Do të thotë, çdo herë e më shumë po shkohet duke u rritur shkelja e normave të Kuvendit dhe në përgjithësi në procedura të tjera”, shprehet Bajrami.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se në seancën e së hënës partitë opozitare janë pajtuar që të dalin me një propozim për miratimin e një rezolute për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë të viteve 1998 -1999.

“Si pikë të parë të rendit të ditës do ta fusim në seancën e së hënës miratimin e një rezolute, e cila së pari e dënon gjenocidin serb në Kosovë, të cilin e ka ushtruar Serbia gjatë luftën në Kosovë, pra viteve 1998/’99 dhe kjo është shumë me rëndësi. Rezoluta përmban një pikë, e cila thotë që Qeveria duhet ta marrë rrugën e prioritizimit të trajtimit të të gjitha krimeve të luftës pa përjashtim”, thekson Konjufca.

Edhe nga partia politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vlerësojnë se Kuvendi i Kosovës ka votuar për amendamentet kushtetuese që lidhen me Gjykatën Speciale dhe rezultati ka qenë negativ.

Rikthimi i së njëjtës çështje, edhe një herë tjetër në votim, është i panevojshëm dhe në kundërshtim me praktikat parlamentare, thonë në AAK.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, thotë se për të kundërshtuar riprocedimin dhe votimin e Gjykatës Speciale, janë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha subjektet politike opozitare.

Në prononcimin dhënë për Radion Evropa e Lirë, Isufi thotë se për ta kundërshtuar këtë çështje, do të shfrytëzohen të gjitha alternativat e mundshme ligjore.

“Do të mbajmë konsulta të vazhdueshme deri në mbajtjen e seancës, por konsiderojmë se nuk është e drejtë që të bëhen shantazhe ndaj deputetëve ashtu siç po vepron Qeveria e Kosovës. Po ashtu, do të shohim të gjitha format në koordinim, të cilat pamundësojnë arritjen e aprovimit të Gjykatës Speciale”, bën të ditur Isufi.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti për 5 vota të sigurojë miratimin për ngritjen e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në senacën e mbajtur më 26 qershor, duke qenë se 13 ligjvënës nga Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi, votuan kundër, abstenuan apo munguan fare nga seanca.

Gjykata Speciale për Krime Lufte, apo siç do të emërohet me ligj si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon që të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ndaj disa civilëve serbë gjatë luftës së fundit.

Këto dhoma do të jenë nën kompetencë të plotë të prokurorëve e gjykatësve ndërkombëtarë.

Kosovë – Papunësia rritet, statistikat e fshehin

Shkalla e papunësisë në Kosovë përgjatë viteve ka mbetur pothuajse e pandryshueshme, kjo për faktin se të dhënat e Agjencisë së Statistikave për këtë dukuri nuk kanë reflektuar gjendjen reale të papunësisë në vend, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.

Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare kishte shënuar rënie të lehtë nga 30.9 për qind në 30.0 për qind midis viteve 2012 dhe 2013, mirëpo ka shënuar rritje në 35.3 për qind në vitin 2014.

Sipas Ibrahim Rexhepit, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, kjo normë e papunësisë mbetet në një farë mënyrë gati e pandryshueshme pasi që Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk bën matje të shpeshta të kësaj dukurie.

Norma e papunësisë duket e ngrirë pasi që matjet apo anketat e Agjencisë së Statistikave janë të rralla dhe problemi esencial qëndron në atë se nuk janë edhe aq të besueshme, meqenëse janë shumë statike dhe më shumë evidentohen në gjendjen e regjistrave që i kanë në zyrat për regjistrimin e papunësisë, sesa që reflektojnë gjendjen faktike”, thekson Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila është përgjegjëse për prodhimin e statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës, sipas Rexhepit, përveç tjerash nuk ka një tregues real të punësimit, numrit të atyre personave që krijojnë marrëdhënie pune gjatë një viti apo një periudhe të caktuar.

“Për këtë arsye del edhe s’përputhja e të dhënave të papunësisë,por edhe një shifër, e cila gjatë tërë kohës është statike. Madje, nëse u referohemi edhe disa shifrave që dalin nga regjistrimi i popullsisë sa i përket papunësisë, ai 45 për qind i normës së papunësie, mund të them se gati që 10 apo 15 vjet është i tillë”, shton Rexhepi.

Se të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës nuk pasqyrojnë gjendjen reale të papunësisë në Kosovë, e thotë edhe profesori i ekonomisë Musa Limani.

“Norma e papunësisë nuk është aq sa e thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës – mbi 30 për qind, por papunësia në Kosovë është mbi 50 për qind”, thekson profesor Limani.

Përveç shkallës së ulët të punësimit në Kosovë, sipas Anketës së fuqisë punëtore të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se 24.9 për qind e personave të punësuar punojnë në vende pune të paqëndrueshme.

Papunësia në Kosovë edhe në raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare ishte theksuar se vazhdon të mbetet një nga problemet thelbësore të qytetarëve të Kosovës.

Në një panair të punës të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë gjatë muajit qershor, vetëm për dy ditë sa ka qenë i hapur ai panair, mbi 1000 persona kishin kërkuar punë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kishte theksuar se treguesi më i mirë i shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë është interesimi jashtëzakonisht i madh i qytetarëve për të vizituar panairet e punës.

Ndryshe, bazuar në shkallën e papunësisë, Kosova ka nivelin më të lartë në rajon me 35.5 për qind, pasuar nga Bosnje dhe Hercegovina me 27.5 për qind, Shqipëria 17.9 për qind, Serbia 18.9 për qind dhe Mali i Zi me 18.0 për qind.

Kosovë – Remitancat janë sa trefishi i investimeve të huaja

Dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, paraqesin kategorinë më të madhe të të hyrave në Kosovë. Madje, remitancat kalojnë edhe investimet e huaja direkt në vend, të cilat mund të sjellin përfitime.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, vlera e remitancave në vitin 2012 ka qenë 605 milionë euro, kurse ajo e investimeve 229 milionë euro.

Në vitin 2013 dërgesat kanë arritur në mbi 620 milionë euro, kurse investimet ishin 280 milionë euro. Ndërkaq, vitin e kaluar dërgesat e mërgimtarëvekanë arritur në 693 milionë euro, kurse investimet kanë rënë në 151 milionë euro.

Diferenca e vlerës në mes investimeve dhe remitencave është absurde për ekspertë për çështje ekonomike. Ata konsiderojnë se ambienti i pafavorshëm për investime të huaja, ka bërë që situata ekonomiko- sociale të jetë e pafavorshme.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova është shndërruar në një hapësirë mjaft interesante ku menaxhimi i parasë është futur në një situatë mjaft të vështirë.

Arsye e nivelit të ulët të investimeve të huaja janë barrierat e të bërit biznes në Kosovë, ndërkaq emëruesi i përbashkët i zgjidhjes së të gjitha problemeve ekonomike, sipas Gërxhaliut, është sundimi rendit dhe ligjit.

“Është një hezitim, i cili po e pengon qytetarin e Kosovës, në veçanti diasporën të investojë në projekte kapitale, qoftë në prodhim, qoftë në fusha tjera. Dhe, tërë kjo e karakterizon faktin se krahas rritjes së remitencave në Kosovë, që janë të dedikuara dhe destinuara për konsum, e kemi një rritje të deponimeve bankare që kanë kaluar mbi 2 miliard e gjysmë euro të qytetarëve të Kosovës”, thotë Gërxhaliu.

Ndryshe, Kosova konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të emigrantëve. Afër 300 euro në muaj, vlerësohet se qytetarët e Kosovës pranojnë remitenca, ku në të shumtën e rasteve, këto dërgesa shfrytëzohen për konsum familjar.

Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, njëherësh ish-anëtar i bordit në Bankën Qendrore të Republikës se Kosovës, thotë se autoritetet kompetente, por edhe shoqëria, në përgjithësi, duhet të vetëdijesohet, që këto mjete përmes ligjeve dhe strategjive t’i orientojnë në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Shumë shtete të Ballkanit perëndimor janë pozitive nga hyrja e remitencave. Për shembull Turqia, Bullgaria, Maqedonia, por edhe Shqipëria që janë vende marrëse të remitencave, kanë bërë disa stimulime, propozime që një pjesë e kapitalit që vjen nga remitencat së bashku me kapitalin vendor, ( të bankave vendore apo fondeve të ndryshme zhvillimore që i formojnë shtetet), të përdoren për hapjen e vendeve të reja të punës”, thekson Bektashi.

Ndryshe, ajo që mbetet shqetësuese në mënyrën e shpenzimit të remitencave, sipas Safet Gërxhaliut, është se pjesa më e madhe e këtyre dërgesave, eksportohen jashtë shtetit si para të gatshme, për shkak të nivelit të lartë të produkteve të importuara.

“Produkti i vetëm që Kosova eksporton brenda vitit kalendarik janë paratë e gatshme. E them këtë bazuar në faktin se më tepër se 82 për qind e të gjitha produkteve importohen dhe krahas importit të produkteve nga vende e tjera, importohet edhe inflacioni”.

“Dhe, për fat të keq, të gjitha mjetet e dedikuara për ndihmë në Kosovë që vijnë nga diaspora, janë paraprakisht të paragjykuara apo të gjykuara që të jenë të eksportuara për import. Dhe, në këtë drejtim, nuk i bëhet nder Kosovës dhe as zhvillimit ekonomik të saj, por stimulohet shumë më tepër zhvillimi ekonomik i vendeve të rajonit”, vlerëson Gërxhaliu.

Ajo që vërehet në të dhënat e Bankës Qendrore është se që nga viti 2008, kur investimet e huaja për çdo vit shënojnë rënie, gjatë kësaj periudhe vazhdimisht ka rritje të remitencave.

Kurse, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në katër muajt e parë të këtij viti, vlera e investimeve të huaja ka arritur në 128.3 milionë euro, ndërkaq 210.9milionë euro janë remitencat, krahasuar me 182.2 milionë euro apo 28.7 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mërgimtarët e Kosovës – pritje të gjata në të dy anët e Dheut të Bardhë

Mërgimtarët po shkojnë nga Kosova, por edhe po vijnë në Kosovë. Në të dy drejtimet, ata po ndeshen në kolona të gjata.

Pas Merdarit, raporton TV Arta, pritje më shumë se një orë dhe të kolona të gjata veturash po shënohen edhe te Dheu i Bardhë.

Për këto pritje dhe për këto radhë po ankohen bashkatdhetarët të cilët e kanë të vështirë t’i ikin edhe vapës së madhe në këtë torturë largimi nga atdheu.

Ata thonë të mos e dinë se te cila palë kufitare, kosovare apo serbe, është faji, por e dinë se si rëndom gjatë verës e pushimeve, e pësojnë në pritje me ardhje dhe me largim nga atdheu.

Çdo vit, Kosova mbi 100 milionë euro humbje nga korrupsioni

Korrupsioni i kushton Kosovës mbi 100 milionë euro humbje çdo vit, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile dhe shoqatave ekonomike në vend.

Mbi 20 për qind e të gjitha vlerave të kontratave të tenderimit që bëhen brenda vitit, sipas hulumtimeve të bëra, keqpërdoren nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës.

Fidan Kalaja, nga Lëvizja “FOL”, e cila merret me matjen e luftës anti-korrupsion, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në bazë të hulumtimeve që kanë bërë del se njëri nga sektorët më të korruptuar në Kosovë është fusha e prokurimit dhe procesi i privatizimit.

Niveli i keqpërdorimit në sektorin e prokurimit është 20 për qind, ripërsërit Kalaja.

“Nëse flasim me shifra, Kosova çdo vit përmes procedurave të prokurimit shpenzon nga 450 milionë deri në 600 milionë euro, që i bie diku rreth 40 për qind e buxhetit të Kosovës shkon përmes procedurave të prokurimit. Nëse kësaj ia shtojmë 20 për qindëshin që keqpërdoret, atëherë i bie se rreth 100 milionë euro në vit këto mjete rrezikohen të keqpërdoren nga zyrtarët publik përmes procedurave të prokurimit”, vlerëson Kalaja.

Analiza e dytë e Lëvizjes “Fol”, shton Kalaja ka të bëjë me vendimet e gjykatave.

Edhe këtu në disa nga vendimet që janë dhënë nga gjykatat kompetente në Kosovë, tregohet se Kosova humb miliona euro nga korrupsioni.

“E kemi rastin e skandalit të pasaportave, ku gjykata ka vërtetuar se buxheti i Kosovës është dëmtuar mbi 1.5 milionë euro, pra ky është vendim i gjykatës, Këto janë shifra që potencialisht e dëmtojnë Kosovën nga aferat korruptive”, tregon Kalaja.

Korrupsioni në Kosovë në raportet e ndryshme ndërkombëtare ishte theksuar se si një nga sfidat me të mëdha me të cilat duhet të merren autoritetet e vendit.

Në vitin 2014, Kosova kishte shënuar një përmirësim të lehtë, por jo të efektshëm në indeksin e korrupsionit të botuar nga Transparency International, duke u radhitur bashkërisht me Shqipërinë në vendin e 110-të, në atë që njihet si “zonë e kuqe”.

Përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë, në anën tjetër theksojnë se evazioni fiskal i cili në Kosovë është mjaft i lartë, është i lidhur me korrupsionin që është në institucionet e shtetit të Kosovës.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë vlerëson se ky informalitet në Kosovë është deri në 40 për qind dhe që kap vlerën e 1.5 miliardë euro.

“Ky infomalitet dhe kjo punë që shkon jashtë sistemit tatimor është e shoqëruar me korrupsion, është e shoqëruar me krim të organizuar dhe kjo po e dëmton ekonominë e shtetit, po e dëmton imazhin e shtetit dhe njëkohësisht po kërcënon ekonominë formale. Ky fenomen negativ për fat të keq nga viti në vit po rritet”, shton Shahini.

Sipas një analize të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH), korrupsioni është theksuar të jetë një nga problemet kryesore në të bërit biznes në Kosovë.

Ndryshe, që nga hyrja në fuqi e Planit të Veprimit për rritjen e efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit, në nëntor të vitit 2013 deri në dhjetor të vitit 2014, prokuroritë kanë pasur në punë 1604 raste të dyshuara për korrupsion me 2709 persona.

Prej këtij numri të përgjithshëm, prokuroritë kanë arritur të zgjidhin 566 raste me 1301 persona.

Françeskanët boshnjakë në Kosovë – Kishën famulltare në Gjakovë, e ndërtuan katolikët dhe myslimanët

GJAKOVË (AA) – Në manastirin e Shën Pjetrit dhe Palit në Gjakovë tani veprojnë katër françeskanë: Nue Kajtazi (Guardian), Alexander Tanushi, Anton Nua dhe Ambroz Ukaj, që i përket provincës françeskane të Bosnjes (të quajtur Bosna Srebrena).

“Ekziston një histori e gjatë që lidh provincën boshnjake dhe popullin shqiptar. Gjatë gjithë historisë katolicizmi është ruajtur nga populli shqiptar dhe në territoret shqiptare, ndërsa për këtë meritë të madhe kanë dhe françeskanët boshnjakë. Ata janë që kanë mbajtur traditën dhe besimin”, thotë në një intervistë për AA Nue Kajtazi, abati i manastirit të Shën Pjetrit dhe Palit në Gjakovë.

Kur ishte restauruar provinca françeskane Shqiptare më 1906, si provincial i parë u emërua françeskani boshnjak, At. Lovro Mihaçeviq. Pas Luftës së Parë Botërore, provinca françeskane Shqiptare mbeti mes dy shtetesh. Me kërkesë të Selisë së Shenjtë dhe në marrëveshje me qeverinë e atëhershme jugosllave, françeskanët boshnjakë në vitin 1925 pranuan administrimin e famujve të Kosovës Pejë, Zlokuçane, Zym dhe Gllogjan, dhe administrimin e Shën Antonit në Gjakovë.

Françeskanët boshnjakë më 1948 nënshkruan një kontratë me Ipeshkvinë Shkup-Prizren, me të cilën ata ua japin në dispozicion katër famullitë e përmendura, kurse në këmbim marrin, së bashku me ato ekzistuese edhe famullinë e Gjakovës. Kontrata në praktikë është zbatuar 10 vjet më vonë – më 10 tetor 1958, që kur në Kosovë veprojnë françeskanët nën drejtimin e Provincës Françeskane të Bosnjës.

– Lidhje e përhershme mes françeskanëve të Bosnjës dhe shqiptarëve –

“Të mos shkojmë larg në histori, mund të kthehemi deri tek provinciali i parë, At. Lovre Mihaçeviq, i cili rinovoi provincën shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo ndodhi në fund të shekullit 18-të dhe në fillim të shekullit 19-të. At. Lovro Mihaçeviq dhe murgjër të tjerë nga Bosnja kanë lënë gjurmë të thellë tek populli shqiptar. Më vonë ata morën nxënësit më të mirë nga shkolla katolike duke i shkolluar ata në Goricë pranë Livnos dhe në Kreshevë”, thotë guardiani Kajtazi.

Posaçërisht françeskanin At Gjergj Fishta i cili është një nga shkrimtarët dhe poetët më të mëdhenj shqiptarë dhe poetëve si dhe aktivistin e kulturës, si dhe patriotin At. Shtjefan Gjeçovi, i cili la gjurmë në gjuhën dhe kulturën shqipe (duke kodifikuar kanunin kombëtarë – kushtetutën e cila përcakton sjelljen gjatë tërë jetës). Ata kishin lidhje të posaçme me Bosnjën.

“Kur flasim për këto marrëdhënie, atëherë me të vërtetë duhet të shkruhet shumë. Mund të thuhet se falë këtyre provincave dhe françeskanëve edhe një herë është ringjallur pas ndërprerjes. Në Kosovë, kanë vepruar françeskanët boshnjakë, kurse Tomë Xhaja ka vepruar edhe Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka lënë gjurmë në mesin e popullit shqiptar”, tha Kajtazi.

Në famullinë e Zlokuçanit por edhe e gjithë zona përreth Pejës, ende njerëzit flasin rreth tij. Dhe, siç thotë Kajtazi, ishte shumë i dashur, i denjë dhe njeri popullor.

“Në Gjakovë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur komunistët dhe serbët përvetësonin dhe vrisnin murgjit, ata nuk mund të vepronin më, prandaj shkuan në Pejë, Zlokuçani … Pas kësaj tragjedie ishte arritur marrëveshje ndërmjet Ipeshkvisë së Shkupit dhe provincës Bosnjake që Murgjit të marrin Gjakovën si famulli, sepse aty kishin vendin e shenjtë të Shën Antonit dhe të largohen nga famullitë tjera”, tha kujdestari Kajtazi.

Është interesante se shqiptarët At. Nue Kajtazi dhe At. Aleksandër Tanushi ishin studentët e teologjisë françeskane në Nexhariçi të Sarajevës. Iu janë mirënjohës profesorëve të teologjisë të cilët posaçërisht ishin të ndjeshëm ndaj shqiptarëve, sepse kishim probleme me gjuhën.

– Dy herë më shumë katolikë jashtë vendit se në famulli –

Ai thekson se në Kosovë jetojnë popullata shqiptare e përbërë prej shqiptarëve myslimanë dhe katolikë. Nga të cilët, sipas Kajtazit, në Kosovë jetojnë rreth tre përqind katolikë, ndërsa në Gjakovë katolikët përbëjnë rreth 30 përqind.

“Kryesisht rrethina përreth Gjakovës është katolike. Kurse në pjesë tjetër të Kosovës ka shumë pak. Përveç famullisë tonë, këtu ka edhe disa tjera, që janë më të vogla. Megjithatë, famullia e Gjakovës është më madhja, kështu që katolikët tjerë gravitojnë drejt Gjakovës dhe shenjtërores së Shën Antonit. Ne çdo ditë kemi kontakte me besimtarët. Rajoni i Gjakovës në bazë të atyre që kanë lindur dhe janë pagëzuar numëron rreth 15.000 deri 16.000 persona, por për fat të keq vetëm rreth 6,000 jetojnë këtu. Situata ekonomike që ishte para Luftës nga 1990-1999 kur ndaloi gjithçka së funksionuari dhe filloi shkatërrimi i Jugosllavisë dhe fabrikave që ishin, popullsia katolike, por edhe të tjerët, u detyruan që të migronin me të madhe nga Gjakova. Deri më tani rreth 6,000 persona jetojnë në famullinë tonë, kurse në famullitë tjera edhe më pak”, thotë At Kajtazi.

Veçanërisht vështirë ishte për françeskanët boshnjakë në Kosovë, në fund vitet e 90, konkretisht gjatë luftës në Kosovë. Manastiri kufizohej me kazermën e ish-APJ-së. Pjesë nga biseda me At Kajtazin ne realizuam pikërisht në hapësirën që kishte përdorur ish-ushtria jugosllave, e cila tani po meremetohet.

Kajtazi thotë se një murg ishte akuzuar për gjoja përgatitjen e njerëzve për kryengritje.

“Ata thanë se gjoja kishin gjetur armë. U arrestua At Ambrosi dhe ishte në burg për disa muaj me një grup intelektualësh. Ashtu ishte deri në 1998/99. Ishte situatë shumë e tensionuar dhe e trishtuar. Famullia ka humbur shumë besimtarë të cilët u vranë, mbi 200 persona”, thotë Kajtazi.

Ai vuri në dukje për “masakrën e madhe në Mejë, ku ishin vranë shumë njerëz nga ai vend dhe nga Korenica e Ramovaca, rreth 400 veta, katolikë dhe muslimanë u vranë në këtë vend”.

“Në këto 10 vite të pas luftës, ata i kthyen në disa raste nga Serbia, ku janë varrosur. Ka të disa prej tyre që akoma nuk janë gjetur. Kështu që tragjedia që ndodhi në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinë në një masë më të vogël, ka ndodhur edhe këtu në famullinë tonë të Gjakovës. Kishte edhe në vende të tjera, ku janë vrarë familje të tëra. Disa në fakt mendonin se serbët ishin vetëm kundër muslimanëve. Këto janë dëshmi se janë vrarë edhe muslimanë edhe katolikë. Cili ishte qëllimi i politikës së tyre, ne nuk e dimë, ata e dinë. Ne mund të flasim për viktimat që kanë ndodhur, fshatra të djegura”, thotë At Kajtazi.

– Golgota e murgjve në Kosovë –

Duke pasur parasysh se kjo është vetëm një gardh i ndante me kazermat kur filluan bombardimet në vitin 1999 e gjithë komanda e ushtrisë jugosllave u transferua në manastir.

“Një natë murgjit dhe komanda ishin bashkë. Ata e ndanë manastirin për gjysmë. Të nesërmen përzunë murgjit duke i detyruar që të largohen sa më parë. Aty ndodheshin formacione të ndryshme ushtarake paraushtarake. Murgjit ikën në një famulli tjetër dhe shpëtuan të gjallë. Aty mbetën deri në fund të luftës. Kisha e famullisë ishte dëmtuar shumë nga bombardimet sepse aty kishte shumë bunkerë. Duke pasur parasysh se ajo ishte shkatërruar, ne u detyruam që ta rrënojmë plotësisht dhe të bëjmë një të re. Jam krenar me popullit tim këtu, sepse, përveç katolikëve, për ndërtimin e kishës ndihmuan edhe Muslimanët të cilët me mënyra të ndryshme dhanë kontributin e tyre, si me kamionë dhe me zhavorr. Popullata është shumë e mira”, tha At. Kajtazi.

Thekson se shumica e banorëve të Kosovë janë shqiptarë, ndërsa serbët jetojnë në enklava të vogla. Në Gjakovë thuhet se rreth 1.000 njerëz (serb) të cilët për fatin e keq të tyre, ishin mobilizuar, dhe pas përfundimit të luftës ishin detyruar që të iknin, kështu që tani ka vetëm disa plaka që jetojnë në Kishën ortodokse.

“Probleme ndërfetare nuk ka. Krenohem me popullin shqiptar. Kam frikë se janë infiltruar disa rryma ekstremiste dhe me atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jetoj me muslimanë, ata janë besimtarë dhe njerëz të mirë, sidomos kur flasim për kishën e Shën Andonit. Kur është ndërtuar kjo kishë njëqind vjet më parë edhe atëherë kishin dominuar myslimanët. Jo vetëm që kanë ndihmuar, por edhe tani vijnë dhe ndezin qirinj, dhe lënë lëmoshë. Për kishën e madhe të famullisë thonë se është Kishë Katolike, kurse për shenjtëroren e Shën Antonit, të gjithë thonë se kjo është kisha jonë e përbashkët. Njerëzit me të vërtetë janë të mirë. Me ekstremistët katolikë e as me ata myslimanë nuk do të doja të jetoja as këtu as ne jetën e amshueshme. Mbi të gjitha tek Shqiptarët ka dominuar vetëdija kombëtare dhe se ai është krenar për traditën, kulturën, gjuhën dhe besimin e tij”, thotë At Kajtazi.

Konfiskim dokumentacioni në filialet e Jugobankës

Policia e Kosovës, ditën e mërkurë, ka bërë kontroll në dy institucione financiare, në Mitrovicën e veriut dhe në Graçanicë, me dyshimin se ato institucione financiare kanë bërë shmangie tatimi. Të dyja i takojnë bankës nga Serbia, “Jugobanka”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki kelani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se gjatë kontrollit në këto institucione financiare, është marrë dokumentacioni për verifikim.

“Policia e Kosovës, së bashku me Bankën Qendrore dhe ATK [AdministratënTatimore të Kosovës], kanë realizuar një urdhëresë për kontroll që është lëshuar nga gjykata kompetente. Kontrolli ka pasur të bëjë me dyshimet për shmangie nga tatimi nga ai institucion financiar. Operacioni është realizuar në dy rajone, në Graçanicë dhe në rajonin e Mitrovicës së veriut”, ka thënë Kelani.

Kelani ka sqaruar se gjatë kontrollit ne këto dy institucione financiare ka pasur persona të intervistuar, por jo të arrestuar.

Megjithatë, aksioni i ditës së mërkurë i Policisë së Kosovës, ka pasur për qëllim parandalimin që këto institucione financiare, në Graçanicë dhe Mitrovicë të veriut, ti bashkëngjiten si filiale Jugobankës. Kjo e fundit është institucion financiar bankar i Serbisë, që nuk ka leje veprimi në Kosovë.

Vladeta Kostiq, kryetar i Graçanicës, ka konfirmuar se institucioni financiar, në të cilin Policia e Kosovës ka bërë kontroll, është degë e Jugobankës.

“Ai është filial i Jugobankës dhe unë vërtetë nuk e di se çfarë letrash posedon Jugobanka. Por, pasi që unë kam pyetur, më kanë thënë verbalisht se ai filial, gjegjësisht Jugobanka nuk posedon licencë dhe kontrolli ka ndodhur për këtë shkak”, tha Kostiq.

Thaçi: Gjykata e Posaçme – javën e ardhshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se Parlamenti i Kosovës pritet të votojë javën e ardhshme ndryshimet kushtetuese që mundësojnë ngritjen e Gjykatës së Posaçme, që do të trajtojë pretendimet për krime lufte. Zoti Thaçi, që drejton Partinë Demokratike, mblodhi sot grupin parlamentar të kësaj partie për të diskutuar këtë çështje pas dështimit të parlamentit më 26 qershor që të miratojë ndryshimet kushtetuese. Ishin 13 deputetë të Partisë Demokratike që votuan kundër, abstenuan, apo nuk morën fare pjesë në seancën e 26 qershorit, e cila nxiti shtimin e trysnisë ndërkombëtare për gjetjen e rrugëve për votimin e serishëm të ndryshimeve kushtetuese.

Kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, tha se ishte rekomandim i grupit të tij që kjo çështje të hidhet në parlament javën e ardhshme.

Kjo është në interesin e politikës së Kosovës, në interesin e institucioneve të vendit, në interesin e shoqërisë kosovare, në interesin e perspektivës euroatlantike. Por, natyrisht se është edhe në interesin e së kaluarës edhe të së ardhmes së shtetit të Kosovës dhe vazhdimësisë së thellimit të partneritetit me Bashkimin Evropian, me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne ndajmë vlera të njëjta, ndajmë interesa të njëjta dhe kjo gjë do të ndodhë në javën e ardhshme”, tha zoti Thaçi.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës. Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Opozita po bënë thirrje që të respektohet vendimi i deputetëve të parlamentit dhe të hiqet dorë nga themelimi i saj në formën si është ofruar aktualisht. Udhëheqësit e saj thonë se nuk janë kundër një gjykate për krime lufte, por kërkojnë që ajo të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsa janë duke diskutuar rrugët e siç thuhet, pengimit të votimit të serishëm që sipas tyre do të dëmtojë rëndë demokracinë në vend.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën. Ata thonë po ashtu se dështimi i Kosovës për të ngritur gjykatën mund të çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo do të jetë e dëmshme për shtetin e ri.

Votimi i ndryshimeve kushtetuese kërkon dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave kombëtare.

Shoqata Humanitare “Sali Çeku” me seli ne Zvicer bëri homazhe pranë varrezave të dëshmorëve – Nga SKËNDER MULLIQI (FOTO)

skender mulliqi2

Mustafa fut në qeveri djalin e Ibrahim Rugovës, e bën zv.ministër

 

Mendim-Rugova-620x330

PRISHTINE- Lidhja Demokratike e Kosovës fut në qeveri edhe një anëtar të Familjes së Ibrahim Rugovës. Djali i madh i ish-Presidentit, Mendim Rugova është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Emërimin e tij e ka bërë Kryeministri Isa Mustafa, sipas shtypit në Kosovë.

Mendim Rugova është marrë me fotografi dhe me metrologji. Më herët në politikë ka qenë i përfshirë edhe djali i vogël i Ibrahim Rugovës, Uka, i ciliu bë deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit edhe e bija e Rugovës, Teuta, përmes listës së LDK-së arriti të bëhet deputete, madje njëra ndër më të votuarat në LDK.

​Llapushniku pranon ndërtimin e varrezave katolike në fshat

​Një takim mes të banorëve të fshatit ka rezultuar me arritjen e marrëveshjes, sipas së cilës prej 27 korrikut vazhdojnë punimet, ashtu siç ishte afati i paraparë.

“Ne si banorë të fshatit Llapushnik, vazhdojmë dhe do të punojmë në tolerancën dhe vëllazërinë që kemi trashëguar brez pas brezi”, thuhet në njoftimin e dërguar nga përfaqësuesi i komitetit, Ramadan Gashi.

Për të gjitha paqartësitë procedurale dhe ligjore, u tha se komiteti fton Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Drenasit që të njoftojnë opinionin për anën ligjore të këtyre procedurave.

Punimet për ndërtimin e varrezave dhe kishës të katolikëve në Llapushnik të Drenasit ishin pezulluar për një muaj.

Kjo marrëveshje ishte arritur në mes të kryetarit të kësaj komune Nexhat Demaku dhe përfaqësuesve të fshatit.

Në ketë fshat, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, janë afërsisht 20 shtëpi me mbi 50 banorë që i takojnë komunitetit katolik.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të dridhet përballë Gjykatës Speciale

Në seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Kosovës nuk do ta ketë në rend dite çështjen e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës edhe pse, ai nuk e ka përjashtuar skajshmërisht një gjë të tillë.

“Njëherë për njëherë jo, nëse Qeveria nuk ndërmerr ndonjë hap që e sjellë ndërkohë”, ka thënë Grabovci.

Zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, patën theksuar se do ta riprocedojnë amandamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvend, pas dështimit të miratimit në seancën e 26 qershorit, për të cilin dështim, vendimtare ishin qëndrimet e disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët votuan kundër, abstenuan, apo nuk morrën pjesë në seancë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së , Grabovci, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se gjatë kësaj kohe është punuar në grupin parlamentar të kësaj partie, si dhe deputetet e saj, që të sqarohen arsyet pse duhet të votohen ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Sipas tij, janë kërkuar garanci që procesi i gjykimeve të jetë i drejtë, i paanshëm, i pandikuar, të ketë barazi të palëve, si dhe që arkivat t’i kthehen Kosovës.

“Ne kemi punuar me deputetët, të cilët nuk kanë votuar. Shqetësimin, pikërisht, e kanë pasur këtu këta deputetë, të cilët kanë pasur këto kërkesa dhe këto shqetësime. Ne, tashmë, pothuajse, jemi të sigurt se do të kemi garanci dhe do të ishte jologjike që të mos marrim garanci nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian, që do të kemi një proces të drejtë, transparent dhe të pandikuar. Pas, këtyre bisedave edhe me këta deputetë, ne kemi marrë përkrahjen, pothuaj, edhe të tyre”.

Por, njohësi i çështjeve politike, Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se keqkuptimet që kanë disa deputetë lidhur me Gjykatën speciale,janë pasojë e mos transparencës nga vet partitë lidhur me këtë gjykatë.

“Besoj që ky është një keqkuptim shumë i madh që i është imponuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pikërisht për shkak të faktit që vet PDK-ja, partitë tjera si dhe LDK-ja nuk kanë pranuar që detajet mbi këtë gjykatë të diskutohen publikisht dhe tu sqarohen njëherë e mirë deputetëve, në mënyrë që këto lloj të debateve dhe të paqartësive mbi themelimin e Gjykatës Speciale, të mos e shoqërojnë procesin e votimit të themelit të kësaj gjykate”.

Edhe pse ka pasur indikacione se Qeveria e Kosovës do të riprocedojë në Kuvend amandamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, kjo ende nuk ka ndodhur.

Grabovci ka theksuar se fakti më i rëndësishëm në krejt këtë situatë është që, siç thotë ai, “nuk guxohet të shkohet në seancë pa u përgatitur dhe pa pasur sigurinë e plotë që kjo çështje do të kalojë”.

“Se a mund të ndodhë kjo në këtë javë apo në javën e ardhshme, për mendimin tim, nuk është shumë e rëndësishme. E rëndësishme është që ne duhet të punojmë dhe do të punojmë me këmbëngulje që të japim sqarimet shtesë, kurdo që ka nevojë edhe për disa deputetë, si dhe të jemi 100 për qind të sigurt”.

Ndryshe, zyrtarët e lartë të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, të cilët janë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ditë më parë kanë theksuar se Kuvendi duhet ta themelojë Gjykatën Speciale para pushimeve verore, qoftë edhe përmes një seance të jashtëzakonshme.

Kosova, vend origjine për viktimat e trafikuara

Çështja e trafikimit të njerëzve vazhdon të jetë shqetësim për disa nga institucionet e Kosovës, por edhe për organizatat që merren me mbrojtjen e këtyre viktimave.

Autoritetet e rendit në Prishtinë, thonë se gjatë muajve të parë të këtij viti janë identifikuar 11 viktima të trafikimit, me ç’rast janë arrestuar 81 persona të dyshuar si trafikantë.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se një nga detyrat dhe autorizimet e përgjithshme që dalin nga Ligji për Policinë është edhe luftimi i trafikimit me njerëz.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, ka ndërmarrë masa të rëndësishme në identifikimin e viktimave të trafikimit si dhe luftimin e kësaj dukurie”.

“Janë realizuar edhe një numër i operacioneve policore, të cilat kanë pasur për qëllim arritjen e objektivave të parapara. Natyrisht çdo dukuri negative e cila është e dëmshme për shoqërinë paraqet një shqetësim dhe ne intensivisht punojmë për reduktimin e dukurive të tilla”, tha Hoxha.

Zëdhënësi Hoxha, tha se Policia e Kosovës ka realizuar operacione të përbashkëta policore në nivel rajonal dhe janë shënuar rezultate konkrete në arrestimin e personave të dyshuar dhe shkatërrimin e grupeve të ndryshme kriminale.

Ai tha se anëtarësimi i Policisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë si Europoli dhe Interpoli, do të ndihmonte më shumë luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe trafikimit me qenie njerëzore në veçanti.

Përfaqësuesja e Qendrës për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Njerëz, Hamijete Dedolli, tha për Radion Evropa e Lirë se çështja e trafikimit me njerëz vazhdon të jetë një shqetësim dhe sfidë për Kosovën.

Sipas saj, vajzat e reja nga Kosova, janë viktima që mashtrohen nga trafikantët.

“Trafikimi me njerëz mbetet edhe me tej një shqetësim i madh, do të thotë vazhdon të jetë prezent edhe pas 15 viteve në Kosovë. Kosova tash më tepër është vend origjine për viktimat”.

“Fatkeqësisht një numër shumë i madh i viktimave të trafikimit janë vajza të mitura dhe [qëllimi i trafikimit] vazhdon të jetë eksploatimi seksual”, tha Dedolli.

Dedolli ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk janë duke bërë sa duhet për viktimat e trafikuara sa i takon rehabilitimit dhe ri-integrimit të tyre.

“Mungojnë fondet nga qeveria, nuk ka asgjë në ri-integrimin e viktimave të trafikimit. Gjithmonë jemi bazuar në donatorë të huaj”.

“Në rehabilitim ndihmon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me një përqindje. Mirëpo, ajo nuk mjafton për një qëndrueshmëri të shërbimeve. Pra, do të thotë për ri-integrim nuk punohet asgjë dhe pa dyshim që mund të ketë ri-trafikim”, tha Dedolli.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, viktimat e trafikimit që shfrytëzoheshin për qëllime seksuale, ishin nga vende të ndryshme të Evropës, ndërsa kohëve të fundit numri më i madh janë viktima nga Kosova.

Organizata të ndryshme ndërkombëtare raportojnë se në Evropë trafikohen njerëz kryesisht për qëllim të shfrytëzimit seksual, apo të shfrytëzimit për punë e qëllime të tjera.

Ekspertët – Kosova në udhëkryq ekonomik

Zhvillimi ekonomik në Kosovë nuk ka shënuar ndonjë progres të theksuar.

Madje autoritetet kompetente, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ekspertë të ekonomisë, kanë shpresuar shumë se ekonomia do të zhvillohet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke aluduar gjithmonë në rritjen e investimeve të huaja.

Por situata politike, korrupsioni prezent pothuajse në të gjitha institucionet, burokracia, politikat jo adekuate për zhvillim ekonomik, mbingarkesa e sektorit publik nga punëtorët jo të kualifikuar, ka bërë që ekonomia e Kosovës të stagnojë edhe shtatë vite pas shpalljes se pavarësisë.

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se stagnimi ekonomik është pasojë e një mungese të një sistemi adekuat ekonomik, që nënkupton ligje që i përshtaten këtij mjedisi.

Për gjendjen aktuale ekonomike, thotë ai, një pjesë të fajit e bartë edhe klasa politike, duke filluar nga institucionet e larta qeveritare e deri tek ato komunale.

“Unë mendoj se rënia e investimeve direkte, qoftë të brendshme apo të jashtme, ka ardhur si pasojë e shkallës se lartë të korrupsionit dhe nepotizmit, formave të ndryshme të pengesave, qoftë ligjore apo tarifore për investitorët”. 

“Prandaj, unë mendoj se kjo qeveri dhe kjo klasë politike duhet të gjejë forma që të ndërtojë një sistem që do të absorbonte zhvillimin ekonomik, që nënkupton jo me një mentalitet të si deri më tani, jo me këta ekspertë të sotëm që gjenden në një rreth vicioz,“ ka thënë Berim Ramosaj.

Ajo që më se shumti është zhgënjyese gjatë kësaj periudhe, është rënia e investimeve të huaja, investime këto për të cilat është pritur se do të rriten pas shpalljes se pavarësisë.

Duke e quajtur shqetësues këtë fakt, profesori tjetër në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, Muhamet Sadiku, thotë se Kosova gjendet në një udhëkryq të tranzicionit sa i përket aspektit ekonomik.

“Që nga viti 2008, Kosova vazhdon të përfshihet në një trend të rënies së investimeve të jashtme dhe kjo është vërtet shqetësuese. Në të gjitha shtetet e rajonit kemi një fluks të rritjes se investimeve të jashtme, kurse në Kosovë po ndodh e kundërta”.

“Kjo ndërlidhet me mjedisin jomiqësor për investime, kjo ndërlidhet me një qeverisje joefektive… situatë shqetësuese është edhe situata sociale. Do të thotë, çdo ngecje në zhvillimin ekonomik reflektohet në mënyrë shumë të ashpër në standardin e njerëzve”, ka thënë Sadiku, për Radion Evropa e Lirë.

Por, profesori Berim Ramosaj thekson se autoritetet kompetente duhet të krijojnë kushte dhe hapësirë që investitorët e huaj, por edhe ata vendorë, të kenë përfitime materiale më shumë se në vendet e rajonit.

“Në qoftë se një investitor mundet të fitojë [hapësirë] në vendin e tij, apo vendet tjera karshi Kosovës, apo fiton në nivel të barabartë, ai nuk vjen në Kosovë, duke marrë parasysh shkallën e sigurisë, problemet politike, shkallën e korrupsionit. Prandaj, mendoj se kjo është edhe terapia. Në vend, duhet të krijohet një situatë që bizneseve në Kosovë të iu mundësohet përfitim”, thekson Ramosaj.

Ndërkaq, Muhamet Sadiku, thekson se është koha e fundit, që të vihet një fokus i ri në politikat e reja ekonomike, që për orientim kanë zhvillimin e sektorit privat me reformat strukturore dhe përmirësimin e mjedisit biznesor.

“Në këto tri rrafshe, Kosova duhet të bëjë ndryshime. Duhet të pranohet seKosova duhet të fuqizojë shtetin ligjor. Nëse fuqizohet shteti ligjor atëherë është e mundur që të bëhen këto ndryshime”.

Ndryshe, Kosova shpesh është kritikuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare për gjendje jo të mirë biznesore dhe mos siguri për investitorët ndërkombëtarë.

Kosovë – zgjerohet hetimi, 14 policë nën dyshim për seks me të miturat

SUAREKE – Numri i policëve të dyshuar në aferën e seksit me të mitura, në Suharekë, nga 9 është rritur në 14.

Numri i të dyshuarve është shtuar nga hetimet e Inspektoratit Policor të Kosovës për rastin e ngjarë më 9 qershor të këtij viti në Suharekë, ku një vajzë 14-vjeçare dhe një tjetër 15 ishin raportuar si të zhdukura, ndërsa gjatë asaj periudhe ato kishin pasur marrëdhënie seksuale me rreshterin e Policisë së Kosovës në Suharekë, SH.S.

Ky i fundit tash e më se një muaj po mbahet në paraburgim, ndërsa gjatë javëve sa ai ka qenë në paraburgim, IPK-ja e ka rritur numrin e policëve të dyshuar, të cilët në një formë apo tjetrë kanë ndikuar në këtë rast.

Qytetarët e Kosovës – kredi edhe për pushime

Bankat komerciale, të cilat veprojnë në Kosovë, gjatë muajve të verës kanë ardhur me oferta të reja për kredi, e që është kredi për pushime.

Gati të gjitha këto banka në ueb-faqet e tyre dhe përmes fletushkave që po i shpërndajnë te qytetarët, po i informojnë këta të fundit se ofrojnë kredi për pushime.

Kjo ofertë e bankave pothuajse bëhet çdo vit gjatë sezonit të verës.

Një kredi për pushime në njëra nga bankat komerciale në Kosovë e kishte marrë edhe një qytetare e Prishtinës.

Adelina Berisha me familjen e saj katër-anëtarëshe kishte marrë një kredi në vlerë prej 1500 eurosh vitin e kaluar. Ajo tregon se këtë e ka bërë për shkak të pagës së ulët dhe pamundësisë që të kursejë para për pushim.

“Po kam marrë kredi për pushime verore vitin e kaluar në shumën 1500 euro. Po mendoj se nuk ia vlen pasi që interesi është shumë i lartë, ndoshta mund të merret ndonjë kredi për ndonjë rast urgjent dhe jo për pushime. Por, kur i ke rrogat e vogla, sidomos ne që punojmë në sektorin privat, je i detyruar në njëfarë mënyrë të hysh në kredi”, tregon Adelina Berisha.

Një ofertë e tillë e bankave, ndonëse për disa qytetarë konsiderohet të jetë lehtësuese dhe e mirë për t’i mundësuar vetes pushime, nuk arsyetohet nga njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë.

Milazim Abazi, ekspert i çështjeve ekonomike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, marrjen e këtij lloji të kredisë e quan të dëmshme.

“Kjo, faktikisht, e stimulon nxjerrjen e parasë jashtë vendit ashtu sikurse po ndodh me importin e mallrave që qytetarët e Kosovës gati 90 për qind të të hyrave të tyre, qoftë buxhetorë, qoftë paratë e dërguara nga bashkatdhetarët tanë, po i nxjerrin jashtë vendit. Me këtë edhe më tutje po përkeqësohet bilanci i pagesave të Kosovës”, sqaron Abazi.

Praktika e marrjes së kredisë për pushime nga disa familje, sipas Abazit, është një sinjal jo i mirë për familjen, por edhe për ekonominë në përgjithësi. Kjo, sipas tij, tregon se qytetarët e Kosovës janë duke jetuar në një gjendje jo të mirë ekonomike.

“Këtu kemi të bëjmë edhe me vetëdijen e ulët të qytetarëve të Kosovës, të cilët e harxhojnë edhe centin e fundit për pushime edhe pa i pasur mundësitë. Por, gjithsesi se kjo tregon që qytetarët e Kosovës janë të varfër dhe nuk kanë mundësi të kursejnë para gjatë vitit për një pushim, dhe hyjnë në kredi me norma kaq të larta të interesit”, thekson Abazi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, rreth 500 mijë qytetarë të Kosovës me një vlerë afër 2 miliardë euro kanë kredi në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë.

Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se ekonomitë familjare shpesh nuk janë në gjendje t’i paguajnë me kohë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale -faturat, mirëmbajtjet e rregullta.

Gjatë vitit 2013, rreth 44 për qind e ekonomive familjare dy herë ose më shumë nuk kanë mundur t’i përballojnë pagesat, ndërsa në vitin 2014 është vërejtur një rënie prej 2 për qind.

Po ashtu, në vitin 2014, 72 për qind e ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavor.

Obama në Kenia – ‘Ka një arsye për se unë quhem Barack Hussein Obama

VOAL – NAIROBI – “Afrika është në lëvizje, vrapon: varfëria ulet, mirëqenie shtohet dhe klasa e mesme është në rritje.” Kështu tha Barack Obama në një platé me sipërmarrës në Nairobi, siç raporton BBC. Sot presidenti i SHBA do të vizitojë përkujtimoren e atentatit ndaj ambasadës amerikane më 1998 e do të ketë një bisedë me presidentin Kenyatta për sigurinë. Kenia ka “bërë përparim të pabesueshëm” vitet e fundit, “jam krenar”, ka shtuar. “Kur kam qenë në Nairobi para dhjetë vjetësh, ishte një qytet ndryshe”, nënvizoi presidenti amerikan duke shtuar se “presim gjëra të mëdha nga ju”. Afrika duhet të jetë “motori i rritjes globale”, shtoi ai duke bërë një thirrje që gratë të jenë më të përfshira në jetën e vendit.” “Nëse gjysma e skuadrës sate nuk luan, ke një problem.” E pastaj ka kaluar në një terren personal: “Ka një arsye për se më quajnë Barack Hussein Obama”.

Dhe është përqafuar me motrën Auma e ka darkuar me gjyshen ‘Mama Sarah’. Vizita zyrtare e Obamës në Kenia vazhdon, e para e një presidenti të SHBA në detyrë. “Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të pranishëm për të promovuar vlerat në të cilat besojmë.”  “Do të jem presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që jo vetëm vizion Kenian dhe Etiopinë – tha në një intervistë për BBC pak para se të nisej nga SHBA – por edhe t’i drejtohem një kontinenti të tërë, në kuadrin e samitit historik afrikan që i forcon raportet solide që kemi me kontinentin.” ansa

 

ZDF ia ndërpret intervistën Jahjagës – tjetër e pyesin, tjetër përgjigjet (video)

Janë të rralla rastet kur Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka mundësinë që të paraqitet para një audience të gjerë në Gjermani dhe konkretisht në televizionet kryesore publike gjermane siç janë ARD dhe ZDF.

Dhe i vetmi program i përbashkët televiziv mes dy programeve edhe ashtu mese konkurrente ARD dhe ZDF është ai i mëngjesit. Programin e njohur edhe si MOMA (Morgen Magazin) e përgatit një javë ARD dhe një Javë ZDF, raportojn mediat në vend.

Këtë javë radhën e kishte ZDF dhe me këtë rast temë ishin edhe azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria. Pas një prezantimi të djeshëm të Ministrit të Brendshëm të Bavarisë Herrman (CSU) nga Studio e ZDF-it sot u lidhën edhe me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga për të biseduar me të sidomos për problematikën e azilkërkuesve nga Kosova por edhe Shqipëria.

Por ngjau ajo që më së paku pritej. Me një mënyrë pothuajse të pabesueshme Jahjaga jo vetëm që nuk u përgjigj në pyetjetet e gazetares gjermane por asaj iu deshën as më pak e as më shumë se shtatë të herë ta ndërprente Jahjagën e cila tërë kohën fliste për “të arriturat” e Kosovës, artistët e sportistët e saj, tek tuk korrupsionin etj. etj. Atë pra që Kosova e duron prejse kjo zonjë është e para e vendit dhe po ky vend e duron!

Intervista e Jahjagës në ZDF mund të ndiqet në këtë LINK të ZDF ku Jahjaga e jep një shembull sa të turpshëm aq edhe të meritueshëm që nuk i ka as edhe dy fije me politikë!

E që kjo është një vërtetë absolute e tregojnë edhe reagimet e mediave gjermane dhe sidomos gazetës së njohur gjermane Die Welt e cila në një artikull të gjatë paraqitjen e Jahjagës të premten në mbrëje e quan një rekord të pathyeshëm në historinë e re të tv-së gjermane. Dhe atë kur pas shtatë sprovash të moderatores t’i ndërkrehet monologu në fund ZDF ia ndalon sinjalin!

Shikojeni këtu intervistën e plotë të Jahjagës:
http://www.zdf.de/ZDFmediathek/beitrag/video/2394208/Besonderer-Ehrengast-glaenzt-im-ZDF-moma#/beitrag/video/2455080/Kosovo:-%22B%C3%BCrger-sind-isoliert-im-Land%22

Këtu mund ta lexoni tekstin e plotë të Die Wiel-it:
http://www.welt.de/politik/ausland/article144395433/Kosovos-Praesidentin-redet-worueber-sie-will.html

 

 

BETOHET AMBASADORI I RI AMERIKAN NË KOSOVË

VOAL – UASHINGTON – Pak para mbërritjes së tij në Prishtinë, në një ceremoni të veçantë, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delawie, ka bërë betimin.

Delawie ka marrë letrat kredenciale, të cilat do t’ia dorëzojë Presidentes së Republikës së Kosovës Ajete Jahjaga pas fillimit të detyrës në Prishtinë.

betohet2

Serbia anulon marrëveshjen për lëvizje të lirë me Kosovën

KOSOVE – Kabineti i Ministres për Dialog Edita Tahiri, në një shkresë drejtuar anëtarëve të Grupit Teknik për Sigurimet Kufitare, ka njoftuar se është anuluar Marrëveshja e Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të Sigurimeve te Automjeteve e nënshkruar në Bruksel me 23 qershor në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje ishte paraparë të hynte në fuqi që nga data 24 korrik.

Sipas një njoftimi të bërë nga ana e ndërmjetësit të BE-së në dialog, anulimi është bërë pasi pala serbe nuk ka arritur të bëjë përgatitjet e duhura të nevojshme për zbatimin e saj.

Kabineti i ministres Tahiri ka deklaruar se pasi janë të nevojshme të dyja palët për realizimin e kësaj marrëveshje, janë të detyruar që zbatimin e marrëveshjes ta shtyjnë për një kohë të pacaktuar.

Gjithashtu, shkruan “Telegrafi” në njoftim thuhet se takimi për të diskutuar rreth kësaj marrëveshjeje do të mbahet me datën 5 gusht.

Menjëherë, pas njoftimit se zbatimi i marrëveshjes është anuluar, ka reaguar Rrahim Pacolli nga Shoqata e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës. Ai ka thënë se mos zbatimi i ujdisë të arritur më parë tregon se sa jo serioze është Serbia.

Kosovë – Preferojnë arsimin, ekonomikun dhe mjekësinë

Fakultetet më të kërkuara në vitin akademik 2015/2016 në Kosovë, sipas të dhënave të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë Fakulteti i Edukimit, pasuar nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Durim Berisha, këshilltar i rektorit të Universitetit të Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se numri i maturantëve që kanë aplikuar për tu bërë studentë në Universitetin e Prishtinës ka pasur një ngritje, krahasuar me vitet e kaluara.

“Në Universitetin e Prishtinës prinë me aplikime Fakulteti i Edukimit, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë, si tre fakultetet më të kërkuara nga maturantët gjatë këtij viti, por duhet të përmend se ka një shtim të numrit të studentëve edhe në drejtimet tjera si në Fakultetin e Shkencave Matematiko- Natyrore dhe Fakulteteve Teknike”, ka theksuar Berisha.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Arsim Bajrami ka theksuar ditë më parë se me konkursin për këtë vit akademik është shkurtuar numri i studentëve për shkencat shoqërore dhe është rritur numri në shkencat ekzakte.

Ministri Bajrami, ka bërë të ditur se do të ketë një analizë të tregut të punës për pesë vitet e ardhshme. Kjo analizë, sipas ministrit, do të shërbejë që universitetet të nxjerrin kuadro, aq sa i duhen shtetit të Kosovës.

“Jemi të vendosur që të përshtatim pranimin e studentëve të rinjë me nevojat e tregut të punës. Kjo që po bëjmë, është një planifikim i mirë, sepse në të kaluarën kemi pasur një planifikim jo të mirë të pranimit të studentëve të rinjë”, ka theksuar ministri Bajrami.

Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015/2016, do të regjistrojë 7880 studentë, prej të cilëve 7330 studentë të rregullt dhe 550 studentë me korrespondencë.

Si shtesë e numrit si më sipër, Universiteti do të regjistrojë edhe 370 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 328 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turk, romë, ashkali, egjiptas dhe kroat.

Durim Berisha, këshilltar i reaktorit të Universitetit të Prishtinës, ka theksuar se në këtë viti akademik, Universiteti i Prishtinës ka ngritur kriteret për regjistrim.

“Një dallim nga vitet e mëhershme është se këtë vit kalueshmëria e provimit pranues në Universitetin e Prishtinës është ngritur nga 30 në 40 për qind, çka nënkupton se është ngritur edhe kriteri në aspekt cilësor i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin e Prishtinës”, bën të ditur Berisha.

Të rinjtë, të cilët në këtë vit do të fillojnë studimet, po zgjedhin profesionet e tyre.

Disa të rinjë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë theksuar se përzgjedhjen e fakulteteve e kanë bërë sipas preferencave të tyre dhe se ato profesione që ata i kanë zgjedhur për të studiuar i kërkon tregu i punës.

Linda Sinani ka vendosur të studiojë në Fakultetin e Edukimit që në të ardhmen të punojë si mësuese.

“Dua të studiojë edukimin parashkollor, pres një vend pune pas përfundimit të studimeve, por siç është bërë këtu në Kosovë vështirë për punësim do të jetë një sfidë mjaft e madhe për neve. Sidoqoftë, do të ishte mirë të punojë në profesionin tim, por që nëse nuk arrij të gjejë punë do të punojë dhe ndonjë punë tjetër”, shprehet ajo.

Një profesion që po e kërkon tregu i punës si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe më gjerë ka vendosur ta studiojë Elbasani.

“Do të studiojë për Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. E kam zgjedhur këtë fakultet vetëm se është më lehtë për të gjetur punë, pra tregu i punës po i kërkon punëtorë të kësaj lëmie”, shton ai.

Ndërsa, Shpejtim Simnica ka zgjedhur të studiojë në Fakultetin Ekonomik.

“Fakultetin Ekonomik e kam zgjedhur se më pëlqen si profesion i ardhshëm i imi, mendoj se mund të gjej punë më lehtë dhe kjo ka qenë arsyeja që kam aplikuar në këtë fakultet, shpresoj të regjistrohem”, shprehet ai.

Ndryshe, përfaqësues të organizatave që merren me përfaqësimin e interesave të bizneseve në Kosovë, vazhdimisht kanë kërkuar nga institucionet arsimore që në përputhje me kërkesat e tregut të punës, të bëhet edhe përzgjedhja e profileve në sistemin e shkollimit të lartë.

Priten arrestime të reja për mashtrimet me aviobileta

Pas arrestimit të pronarit të agjencisë “Alba Air”, Shefki Rramanaj, i cili dyshohet se ka mashtruar mijëra bashkatdhetarë me bileta aeroplani, gazeta “Zëri” shpalos detaje rreth përfshirjes në këto mashtrime edhe të agjencive dhe tour-operatorëve tjerë.

Në këtë skemë mashtrimi janë të përshirë edhe vëllai i të arrestuarit, që është pronar i agjencisë “Alba Reisen”, Bali Rramanaj, për të cilin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Po ashtu, në këtë skemë mashtrimi është i përfshirë edhe programeri dhe pronari i “webKos.de”, Muharrem Musaj, i cili është duke u hetuar nga Policia gjermane.

Në ndihmën e kësaj skeme mashtrimi ishte përfshirë edhe një agjencia tjetër, i cili për pronar ka një italian me emrin, Rodolfo Scodeller.

“Alba Reisen GmbH” para pak ditësh kishte mbyllur zyrat dhe kishte dërguar SMS për të njoftuar se fluturimet që i kishte planifikuar të gjitha ishin të anuluara.

Por, përveç Bali Rramanajt, Muharrem Musajt dhe Shefki Rramanajt tashmë i arrestuar, kishte edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Kosova nuk është çerdhe, por cak i terrorizmit

Kosova është vend i sigurt karshi çfarëdo tendence që mund të paraqitet nga elemente të terrorizmit, kanë vlerësuar zyrtarët e lartë të Policisë së Kosovës.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë, ka theksuar se Policia e Kosovës ka kapacitete të nevojshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi, ashtu sikurse edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), me të cilën, siç ka thënë ai, kanë bashkëpunim të ngushtë.

“Unë me përgjegjësi mund të them që Kosova është dhe vazhdon të jetë vend i sigurt karshi çfarëdo tendence që mund të paraqitet nga këto elemente. Policia e Kosovës ka kapacitete të nevojshme, edhe agjencitë e tjera, respektivisht AKI-ja ka kapacitetet e saja, por natyrisht që ne duhet të bëjmë vlerësime dhe analiza koherente mbi zhvillimet, mbi trendet dhe mbi kërcënimet aktuale dhe ato që mund të pasojnë”, ka theksuar Maxhuni.

Ai gjithashtu ka dhënë përgjigje në pyetjen e anëtarit të këtij komisioni, Rexhep Selimi, lidhur me atë se a është Kosova cak i radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Sipas Maxhunit, përgjigja bazohet në vlerësimet e Policisë së Kosovës.

“A është Kosova çerdhe e terrorizmit, radikalizmit të dhunshëm apo target? Vlerësimet tona është se Kosova nuk është çerdhe, e as nuk është promovuese, por është cak, është target”, ka theksuar Maxhuni.

Pas kërkesës së deputetit Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, gjithashtu anëtar i këtij Komisioni Parlamentar, që të sqarohet çështja se pse është anuluar koncerti për shënimin e 4 korrikut, ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Maxhuni ka theksuar se Policia e Kosovës nuk ka informacione lidhur me këtë çështje.

“Cili ka qenë shkaku kryesor apo arsyeja përfundimtare për ta anuluar koncertin që ka qenë i paraparë për ditën e pavarësisë së SHBA, kjo gjë nuk është e njohur për ne. Është një vendim që është marrë jashtë kompetencave të Policisë së Kosovës”, ka theksuar Maxhuni.

Drejtori i Policisë së Kosovës ka theksuar gjithashtu se lidhur me rastin e arrestimit të 5 personave që ndërlidhen me rastin te liqeni i Badovcit dhe të cilët janë arrestuar si të dyshuar për terrorizëm, i gjithë suksesi ka qenë e arritur e përbashkët e qytetarëve dhe Policisë së Kosovës.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni, gjatë një vizite në komunën e Podujevës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë syqelë dhe të denoncojnë çdo përpjekje të radikalizmit fetar.

“Të denonconi çdo tendencë për radikalizim, kudo që e hetoni. Është obligim qytetar, nacional dhe patriotik, ua them me plot gojën. Kudo që të hetoni tendenca, shpërfaqje të thirrjeve, diskurseve ekstremiste, t’i denonconi ato, sepse nga ky vend i vogël, në luftrëra të huaja të dhunshme, terroriste, kanë marrë pjesë mbi 300 qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Hyseni.

Edhe ministri Hyseni, por edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë theksuar se që nga viti 2012 e deri më tash në luftëra të huaja, përkatësisht në Siri, kanë marrë pjesë rreth 300 qytetarë të Kosovës.

Por, Maxhuni ka sqaruar se tash për tash, numri aktual i personave që dyshohet se tani marrin pjesë në zhvillimet apo aktivitetet e ndryshme në luftën e Sirisë është rreth 100 persona.

Kosovë – Kërcënimet terroriste, nga verbale në faktike

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, ditën e hënë, kanë hedhur poshtë lajmin e publikuar në disa portale se në afërsi të liqenit të Badovcit, ditën e diel, organet e rendit kanë gjetur eksploziv.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “Policia e Kosovës, si vazhdimësi e punës dhe ofrimit të sigurisë, njofton se në orët e pasdites, në një lokacion afër Badovcit ka gjetur armë me municion dhe disa gjëra tjera si rroba, por që nuk kanë të bëjnë me eksplozivin e as me gjëra tjera të dyshuara të kësaj natyre”.

Kelani nuk ka sqaruar nëse ka pasur të arrestuar lidhur me rastin, por ka theksuar se “Policia e Kosovës, siguron se po punon intensivisht drejt zbardhjes së rastit dhe ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”.

Ndryshe, gjetja në afërsi të liqenit të Badovcit e armës së gjatë, municionit dhe rrobave, të cilat nga policia nuk janë specifikuar nëse janë uniforma ushtarake ose jo, ka ndodhur vetëm disa ditë pas arrestimit të 5 personave të dyshuar për terrorizëm.

Tre prej tyre ishin arrestuar po ashtu te liqeni i Badovcit.

Të pesë të dyshuarve, Gjykata Themelore ua kishte shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërkaq që edhe pas ankesës së tyre në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit, të hënën i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve dhe e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar për veprën penale.

Arrestimet e fundit me dyshimin e veprës penale të terrorizmit, si dhe kërcënimet javë më parë nga grupi militant Shteti Islamik ndaj Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën, nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës po shihen si veprime të rrezikshme për Kosovën.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës duhet t’i qasen seriozisht kërcënimeve që vijnë nga terrorizmi.

“Çdo kërcënim, po të ishte vetëm verbal nuk do të ishte asnjëherë kërcënim. Kështu që kërcënimet verbale, zakonisht, apriori u paraprijnë kërcënimeve edhe faktike. Kosova nuk është cak i vetëm i kërcënimeve të terrorizmit global, por as nuk duhet të jetë e vetme në luftimin e kësaj të keqe globale që po ndodh rreth nesh”.

Deputeti Selimi, theksoi se Kosovës tashmë i janë shkaktuar dëmet e para nga situata e krijuar rreth ekstremizmit islamik dhe kërcënimet që vijnë nga ky ekstremizëm.

Sipas tij, Kosova është në fazën e njohjeve nga shtetet tjera dhe dëmtimi i imazhit të saj, si një vend që mund të jetë i kërcënuar apo si vend që mund të kërcënojë sigurinë rajonale, e dëmton këtë proces.

Burim Ramadani, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Kosova, ka kaluar nga fazat e kërcënimit të përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm në fazën kur sulmet terroriste mund të jenë prezente në vend, si pjesë e Ballkanit.

“Ballkani paraqet rëndësi strategjike dhe operacionale për lëvizjet ekstremiste dhe terroriste që funksionojnë nën ombrellën e IS-it (grupit militant Shteti Islamik) dhe asnjëri prej shteteve dhe popujve, veç e veç, në Ballkan, nuk e ka vlerën speciale aq sa e ka territori i Ballkanit, si portë hyrëse ose si urë ndërlidhëse me Evropën. Realisht, është i vetmi territor ose rajon që i mundëson qasje më të lehtë drejt Evropës, respektivisht ndaj civilizimit perëndimor”.

Kosova, tashmë është pjesë e koalicionit të vendeve që luftojnë kundër terrorizmit.

Por, deputeti Selimi vlerëson se institucionet e sigurisë në Kosovës, duhet të gëzojnë përkrahje më të madhe politike në luftë kundër terrorizmit.

“Nëse institucionet e Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe institucionet e autorizuara shtetërore të sigurisë, nuk do t’i përziejnë agjendat politike në këtë temë, normalisht që Kosova do të kishte kapacitete, jo si e vetme, por si partnere me të gjitha vendet tjera, për ta luftuar këtë të keqe që është globale”.

“Duket që institucionet e Kosovës po e shfrytëzojnë – për agjenda dhe tema të ndryshme politike dhe jo vetëm- një situatë të tillë, e cila po e dëmton edhe luftën e institucioneve të autorizuara të sigurisë karshi këtij fenomeni”.

Edhe Ramadani vlerëson se duhet të punohet më tepër në koordinimin e institucioneve të vendit në luftë kundër terrorizmit.

“Vërehet qartë një moskoordinim ndërinstitucional dhe ky është elementi i parë që institucionet e Kosovës duhet, me shpejtësi, ta përmirësojnë”.

Ndryshe, kohë më parë, zyrtarë të institucioneve të Kosovës, por edhe njohës të rrethanave të sigurisë në vend, patën theksuar se kërcënimet e grupit militant Shteti Islamik ndaj vendeve të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën, synojnë mbjelljen e frikës tek qytetarët, por ato kërcënime nuk duhet neglizhuar.

Arian Zeka: Kosova vazhdon prirjen negative ekonomike

Rritja ekonomike, as duhet dhe as mund të bazohet në Qeverinë e Kosovës apo në institucionet publike – ajo duhet të vijë nga sektori privat. Kudo, në çdo vend ku funksionon ekonomia e lirë e tregut, bartës kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit është sektori privat. Prandaj, që të ndodhë kjo, duhet sa më shpejt të futen masat, të cilat mundësojnë fuqizimin e këtij sektori”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Zeka, shtatë muaj që nga krijimi i institucioneve të reja, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vazhdimisht kanë deklaruar se janë duke punuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Ju, si përfaqësues i bizneseve në Kosovë, si i keni parë këta shtatë muaj të qeverisë?

Arian Zeka: Ajo çfarë mund të themi për këtë periudhë të Qeverisë së re të Kosovës, është se ka pasur një rritje të shpresës dhe pritjes për rezultate më të mëdha edhe nga ana qytetarëve edhe nga ana e bizneseve, por për shkak të dinamikës së ngadalshme në vendimmarrje në nxjerrjen e masave lehtësuese për bizneset e që nuk ka pasur rezultate konkrete.

Ajo çfarë mund të thuhet është që ka pasur vazhdim të trendëve negativë nga viti i kaluar, edhe në aspektin e rritjes dhe fuqizimit të sektorit privat, edhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, që rrjedhimisht do të ndikojnë në normën e pritshme ekonomike për vitin 2015.

Radion Evropa e Lirë: Po thoni se nuk ka pasur rezultate konkrete, pse nuk janë arritur këto rezultate dhe çfarë duhet të bëhet?

Arian Zeka: Të gjitha këto pritje të shtuara të shoqërisë kosovare duhet të përcillen me masa konkrete të qeverisë. Duhet të shohim këtë zhvendosje të prioriteteve nga politika në ekonomi që i ka munguar Kosovës në të kaluarën.

Jemi të vetëdijshëm që Ministria e Financave dhe Qeveria në përgjithësi, sidomos pas zhvillimeve të fundit brenda Bashkimit Evropian, duhet të vazhdojnë të ndjekin politika më konservative. Megjithatë, ekzistojnë forma tjera mbështetëse, të cilat mund të fuqizojnë sektorin privat.

Rritja ekonomike, as duhet të bazohet dhe as mund të bazohet në Qeverinë e Kosovës apo në institucionet publike – ajo duhet të vijë nga sektori privat.

Kudo, në çdo vend ku funksionon ekonomia e lirë e tregut, bartës kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit është sektori privat.

Prandaj, që të ndodhë kjo, duhet sa më shpejt të futen masat, të cilat mundësojnë fuqizimin e sektorit privat, masat që janë garantuese për investitorët e huaj, pasi që pa kapital të ri, pa metoda të reja të punës, përfshirë këtu edhe teknologjinë më moderne të punës, e cila do të sillej nga investitorët e huaj, vendi ynë do të humbë hapin me zhvillimet që tashmë po ndodhin nëpër botë, e për të cilat ne nuk jemi të përgatitur.

Radio Evropa e Lirë: Thoni se Kosova nuk është e përgatitur. Për çfarë përgatitje bëhet fjalë?

Arian Zeka: Në këtë drejtim duhet të them që Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës së fundi ka filluar lansimin e diskutimit të temave, të cilat, mendoj, që nuk kanë marrë trajtimin e duhur në shoqërinë tonë, duke përfshirë edhe konceptin e ri teknologjik që po promovohet anë e mbanë botës, siç është interneti i gjërave, integrimi i internetit në secilën pajisje, thjesht ndryshimin e mënyrës së të jetuarit dhe kryerjes së punëve, përfshirë edhe ndryshimin e mënyrës së të bërit biznes.

Duam apo nuk duam shumë shpejt do të na imponohet edhe neve, nuk është diçka që lidhet me kërkesën tonë, por diçka që do të na imponohet e për të cilën unë mendoj se ne si vend nuk jemi të përgatitur.

Ekziston një debat i madh anë e mbanë botës,nëse këto zhvillime të reja teknologjike do të ndikojnë në zvogëlimin e vendeve të punës apo krijimit e vendeve të reja të punës, por pavarësisht se çka do të ndodhë, pavarësisht se cili do të jetë rezultati përfundimtar, ajo çka mund të themi nga konteksti ynë kosovar, është që ne nuk jemi të përgatitur për këto zhvillime teknologjike.

Radio Evropa e Lirë: Atëherë, cili do të duhej të ishte hapi i autoriteteve të Kosovës karshi këtyre zhvillimeve teknologjike?

Arian Zeka: Institucionet arsimore në Kosovë nuk po i mbështesin këta trendë të rinj botëror dhe një shqetësim që ne e shprehim në vazhdimësi është që institucionet arsimore nuk plotësojnë nevojat momentale të tregut, por nuk i plotësojnë as nevojat e ardhshme të tregut.

Institucionet arsimor duhet të shohin trendët botëror të zhvillimit të kërkesave për fuqi punëtore dhe të njëjtat të fillojnë të aplikohen edhe në vendin tonë.

Radio Evropa e Lirë: Me këtë trend të zhvillimit të teknologjisë dhe me qytetarët e Kosovës pa arsimim adekuat, ashtu si thoni ju, pra të papërgatitur për nevoja e tregut, zbutja e papunësisë në Kosovë del të jetë një problematikë e madhe?

Arian Zeka: Një prej arsyeve më të mëdha që Kosova ka këtë papunësi të madhe, është për shkak se ne vazhdojmë të kemi të rinj të diplomuar në fusha, për të cilat më nuk ka kërkesë të madhe në tregun e punës.

Po i shoh disa përpjekje të ditëve të fundit që të kufizohet numri i studentëve të rinj nëpër fushat sociale dhe t’u jepet prioritet më i madh drejtimeve që nuk lidhen me fushat sociale, duke përfshirë këtu shkencat natyrore dhe matematikore, e që është një përpjekje e qëlluar.

Nëse ne, si asociacione të biznesit, nëse ministritë përkatëse,nëse shoqëria në përgjithësi flet se ekzistojnë potenciale të shumta të zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, atëherë shkollimi duhet të jetë në këtë shërbim.

Mund të tingëlloj skeptik, por unë dyshoj se kemi kapacitetet e duhura dhe të mjaftueshme njerëzore që të realizojmë këtë potencial të zhvillimit të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve në Kosovë. Duhet të kemi më shumë fuqi punëtore kurdo që krijohen kompanitë në këtë sektor, dhe ata duhet t’i kenë njerëzit që do t’i kryejnë detyrat dhe t’i realizojnë misionet e këtyre kompanive.

E arrestojnë xhandarët serbë në territor të Kosovës, e dënon gjykatësi shqiptar në Bujanoc

Florim Qerimi nga Stublina (1980) është arrestuar më 14 korrik në brendi të territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Florimi tha se xhandarmëria e ka dërguar në Gjykatën e Bujanocit ku është dënuar nga një gjykatës shqiptar me 200 euro.

Qerimi thotë se vija kufitare po shkelet vazhdimisht nga xhandarmëria serbe.

“Isha duke shkuar në arën time ku prisja ta korrnim grurin dhe për një moment kam hasur në xhandarmërinë serbe e cila më arrestojë dhe më pas më dorëzoj tek stacioni i policisë serbe”.

Kështu e nis rrëfimin Florim Qerimi banor nga Stublina i cili u arrestua më 14 korrik derisa po shkonte në arën e tij, raporton rajonipress.

Qerimi tha se xhandarmëria serbe nuk janë sjellë keq me të. “Realisht unë pak rezistova sepse u thashë se jam në tokën time ku gjithmonë e kam punuar tokën dhe asnjëherë s’kam pasur problem, por ata më thanë se duhet të dorëzojmë tek policia”, shpjegon Florimi.

Sipas Florimit, xhandarmëria e kanë dorëzuar tek policia serbe dhe së bashku me ta është dërguar në Bujanoc ku është dënuar nga një gjykatës shqiptar me 200 euro.

“Ishte një gjykatës shqiptar që quhej Reshat dhe i cili u soll shumë keq. Insistonte me çdo kusht që unë të dënohesha me 500 euro, por fatmirësisht qëlloi një shqiptar nga Dobrosini i cili insistonte se unë isha arrestuar gabimisht meqë isha në pjesën e Kosovës”, ka thënë ai.

Florimi thotë se policia kufitare e Kosovës duhet urgjentisht të mbajnë një takim me pjesën serbe që është përgjegjëse për vijën kufitare, kuptohet, me ndërmjetësimin e KFOR-it, në mënyrë që këto skandale mos të përsëriten.

“Nëse vazhdohet kështu që të pengohemi nga xhandarmëria serbe, ne nuk mund të jetojmë tutje këtu”, shprehet i revoltuar Florim Qerimi.

Rugovasit – Kufiri me Malin e Zi nuk mund të shënohet pa pëlqimin tonë

Banorët e Zonës së Rugovës ndihen të anashkaluar nga bisedimet e Kosovës me Malin e Zi për demarkacionin.

Agron Nikqi, përfaqësues i shtatë fshatrave të Zonës së Drelajt, i ka thënë “Kohës Ditore” se askush nga Komisioni qeveritar për demarkacionin kufitar me Malin e Zi nuk është konsultuar me banorët dhe ata janë kundër që pa dijeninë e tyre të shënohet pika kufitare.

Ai tregon se nuk është kundër kësaj çështjeje, por paraprakisht duhet të konsultohen banorët. Nikqi ka demantuar kryetarin e Komisionit Qeveritar për Demarkacion, Murat Meha, se është konsultuar me banorët.

Ali Lajqi, anëtar i komisionit qeveritar që ka rolin vëzhgues, njëherësh edhe kryetar i Komisionit Komunal nga Komuna e Pejës për kufirin me Malin e Zi, thotë se ato që i paraqet Murat Meha nuk janë harta, por vijëzime variante të Malit të Zi të vitit 2004-2008.

Nëse jetësohen pretendimet e Malit të Zi, Muq Lulaj, nga fshati Stankaj i Rajonit të Rugovës së Komunës së Pejës do të humbë hiç me pak se 6 hektarë tokë, të cilat do të mbeteshin në territorin e shtetit fqinj të Malit të Zi.

Kosovë – Kushtet higjienike në markete, alarmante

Kushtet higjienike sanitare në shumicën e marketeve në Kosovë ku shiten produktet ushqimore, nuk i plotësojnë kushtet adekuate në të cilat do të duhej të ruhen ato produkte.

Këto vlerësime i kanë dhënë për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të organizatës që merren me mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas tyre, nga mos mirëmbajtja në kushte adekuate të produkteve ushqimore, po rrezikohet jeta e konsumatorit.

Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori” Selatin Kaçaniku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se gjendja higjienike sanitare në marketet në Kosovë është nën nivelin e dëshiruar dhe mjaft shqetësuese.

“Ka vite të tëra që në disa markete të Kosovës ku shiten produktet ushqimore kemi zogj, kemi brejtës, kemi maca në afërsi kemi edhe qenë dhe kjo le të kuptosh se kemi të bëjmë me një menaxhim të dobët dhe me një ruajtje jo adekuate të produkteve që shiten për konsumatorët. Para të gjitha këtyre parregullsive autoritetet kompetente sikur i kanë mbyllur sytë dhe po lejojnë të ndodhin këto gjëra”, shprehet Kaçaniku.

Sipas tij, produktet që qytetari i Kosovës i blen në këto markete bën që ai te jetë i rrezikuar nga ndonjë helmim apo shfaqjen e ndonjë sëmundjeje që do të rrezikonte shëndetin e konsumatorit.

Ai tregon se në organizatën e tij kanë arritur mjaft ankesa nga qytetarët të cilët kanë treguar raste të ndryshme që ata kanë hasur në produktet që i kanë blerë.

“Para disa muajve ne kemi marrë një ankesë nga një qytetare nga Podujeva të cilës një brejtës i kishte dalë në suxhuk. Nëse kësaj ja shtojmë edhe rastin e helmimit të një qytetari i cili pësoi me jetë unë mendoj se nuk ka nevojë për koment. Por, mendoj se autoritetet e Kosovës duhet të veprojnë karshi kësaj çështje dhe të marrin masa adekuate në përmirësimin e kushteve higjienike sanitare në marketet tona”, shton ai.

Me qëllim të vënies së bazës ligjore për rregullimin e kualitetit të ushqimit, zbatimin e masave për pengimin dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse, si dhe kontrollimin e kushteve higjenike sanitare të këtyre subjekteve afariste, Kosova ka në fuqi Ligjin për Inspektoratin Sanitar.

Sipas këtij Ligji, në rastet kur evidentohet se një subjekt afarist nuk plotëson kushtet adekuate për mirëmbajtjen e ushqimeve iu ndërpritet veprimtaria.

Derisa, gjobat për kundërvajtjet sanitare sipas Ligjit mbi Inspektoratin Sanitar të Kosovës janë nga 1000 deri në 35 mijë euro, varësisht nga shkeljet që Inspektorati konstaton se janë bërë.

Përgjegjësinë kryesore për kontrollin e ushqimit në Kosovë e ka Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, si autoritet shtetëror.

Zëdhënësi ikëtij mekanizmi Lamir Thaçi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka bërë të ditur se inspektimet janë të vazhdueshme dhe se në momentet kur hasin diçka të dyshimtë merren masat adekuate.

“Në secilën ankesë të konsumatorit ne realizojmë inspektimet brenda 24 orëve dhe në secilin rast kur hasim në produkte që janë duke u shitur në mënyrë jo të drejtë ne marrim masat, konfiskojmë produktet bëjmë asgjësimin e tyre dhe për operatorin e biznesit iniciojmë procedurë gjyqësore”, sqaron Thaçi.

Edhe Thaçi tregon se gjatë inspektimeve, inspektorët kanë hasur në produkte të cilat nuk janë ruajtur në kushte çfarë kërkon produkti.

Ndryshe, jo rrallëherë në tregun e Kosovës është evidentuar se qytetarët e Kosovës kanë hasur në produkte me cilësi të dyshimtë dhe jo të sigurta për t’i konsumuar.

Kosovë: Militantët e IS-it synojnë mbjelljen e frikës

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh Besnik Latifit, Enis Latifit, Milazim Haxhisë, Gazmend Halitit dhe Fehmi Musës.

Të pesë të apostrofuarit janë të dyshuar për terrorizëm dhe janë arrestuar me 11.07.2015, te liqeni i Badovcit.

Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve është caktuar “për arsye se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Në anën tjetër, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe njohës të rrethanave të sigurisë në Kosovë, vlerësojnë se institucionet e sigurisë, Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Intelegjencës dhe institucionet tjera për zbatimin e ligjit, duhet të jenë syhapur, të përgatitura dhe të punojnë më shumë në parandalimin e rasteve të ekstremizmit në Kosovë.

Nuredin Ibishi, anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se institucionet e Kosovës tashmë kanë ndërmarrë edhe masat parandaluese, por edhe të ndëshkimit për kërcënimet që vijnë nga individ apo grupe ekstremiste.

“Do t’i veçoja arrestimet e mëhershme që ishin në këtë vazhdë, por edhe këtë të fundit, që ende nuk ka marrë epilogun, që ndodhi para 3 ditësh, ku u bë arrestimi i personave të dyshuar afër liqenit të Badovcit”.

Skënder Perteshi, analist nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova është e orientuar drejt integrimeve evropiane dhe në NATO, ndërkohë që këto të fundit, nga grupi militant Shteti Islamik shihen si armike.

Megjithatë, kërcënimet eventuale nga ky grup për Kosovën, sipas tij, më shumë kanë të bëjnë me propagandë.

“Kjo është vetëm një pjesë, një propagandë e organizatave ekstremiste, në mënyrë specifike prej IS-it, që pak a shumë të mbretërojë në diskursin publik emri IS (Shteti Islamik) dhe emri ektremizëm dhe në anën tjetër, që të mbjellin frikë, pasiguri dhe shqetësim tek qytetarët dhe opinioni publik”.

Lidhur me rastin e arrestimit të pesë qytetarëve të Kosovës të dyshuar për terrorizëm, Perteshi vlerëson se ende mungojnë informatat e sakta, lidhur me synimet që këta persona kanë pasur.

Megjithatë, sipas tij, shndërrimi i temave mbi terrorizmin dhe rrezikun nga terrorizmi, në tema dite në opinion, si dhe plasimi i informatave jo të plota nga institucionet dhe mediet, janë veprime që e shqetësojnë opinionin dhe si të tilla, ai i vlerëson të gabuara.

“Plasohet një informacion që është totalisht i pakonfirmuar dhe i pa verifikuar mirë. Vet qëllimi i organizatave ekstremiste është që ato të mbizotërojnë në diskursin publik, të mbizotërojnë mendjet e qytetarëve dhe të shkaktojnë një lloj frike dhe shqetësimi tek qytetarët e Kosovës”.

“Këto operacione shteti duhet t’i bëjë në mënyrë më të fshehtë. Do të thotë, emrat e personave që involvohen, mënyra e arrestimit dhe qëllimi pse bëhet, shteti duhet t’i bëjë në mënyrë më të fshehtë, ashtu sikurse edhe hetimet, sepse pak a shumë ndikon që edhe opinioni publik të mos shqetësohet për rastet që po ndodhin”.

Megjithëkëtë, deputeti Ibishi vlerëson se të gjitha rastet duhet të zbardhen për opinionin, pavarësisht faktit se në raste të caktuara edhe mund ta shqetësojnë atë.

“Mendoj që duhet opinioni ta dijë realitetin, sepse nuk ka më asgjë sekrete që të mbetet, sikurse aksionet e fshehta apo diçka të tillë, për arsye se edhe policia do të jetë transparente në ndërmarrjen e veprimeve, së bashku me prokurori dhe gjyqësi”.

“Mendoj se këtu nuk ka asgjë të keqe, pa marrë parasysh që realisht kjo ngritë shqetësime në opinion. Por, në qoftë se nuk ka transparencë, atëherë lindin dyshime tjera se çfarë po ndodhë. Atëherë, mendoj se shqetësimi është edhe më i madh i opinionit”.

Deri para arrestimeve të fundit, të ditës së shtunë, Policia e Kosovës kishte raportuar se ka hapur hetime dhe ka ushtruar kallëzime penale për mbi 130 persona, lidhur me pjesëmarrjen në organizata terroriste, organizimin, rekrutimin nxitjen dhe financimin e individëve për t’iu bashkangjitur organizatave terroriste dhe për të gjitha këto raste është duke u bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale.

Në lidhje me këtë fenomen, sipas Policisë së Kosovës, deri në rastin e fundit, janë arrestuar mbi 80 persona dhe janë bastisur mbi njëqind lokacione të personave të dyshimtë. rel

‘Mabetex’ konfirmon vdekjen e tre punëtorëve kosovarë në Kazakistan

 

“Mabco Construction”, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar lajmin e raportuar para pak minutash nga Koha.net se sot, rreth orës 11:00 në Astana të Kazakistanit, ka ndodhur një tragjedi ku për fat të keq kanë humbur jetën punëtorët Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983) dhe Luan Bakia (1976) si dhe janë lënduar Hajrush Hoti (1969), Isuf Bekolli (1956) dhe Avni Maksuti (1979).

“E gjithë familja e Mabetex shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi dhe lutemi për ata në këtë natë të madhe të muajit të shenjtë. Janë duke u marrë masat e nevojshme për tu kthyer kufomat e të ndjerëve në Kosove dhe tre të tjerët janë duke u trajtuar në mënyrën më dinjitoze në spitalet e Astanas”, thuhet në komunikatën e “Mabco Construction”.

Kosovë-Mal i Zi: Haradinaj ia përplas hartën në fytyrë kreut të komisionit të demarkacionit

 

Ramush Haradinaj, në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Punë të Jashtme, i ka përplasur në fytyrë hartën, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha.

Mësohet se Haradinaj as nuk e ka lënë Mehën të përfundojë raportimin, duke përplasur një hartë që kishte në dorë dhe më pas ka lënë mbledhjen, shkruan Gazeta Express.Ngjarja ka ndodhur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe po raporton Komisioni Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi.

ILIR SHALA – TAKIM ME DEPUTETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ANTON QUNI

VOAL – PRISHTINË –  Ilir Shala, kandidat për deputet në zgjedhjet nacionale në Zvicër nga radhët e partisë CVP, ne kuader te vizites zyrtare ne Kosove u takua me Anton Qunin, deputet i Parlamentit te Republikes se Kosoves.

Ilir Shala, në shënimin e tij në facebook, shkruan: ‘Ne takim u bisedua per tema te rendesishme te skenes politike ne Kosove si dhe per diasporen kosovare ne Zvicer. Z. Quni perkrahu fuqishem kandidaturen time per Deputet ne Parlamentin Zviceran dhe me inkurajoj te vazhdoj ne avanicimin tim ne skenen politike Zvicerane. Poashtu Z. Quni u zotua se do te mbeshtes kandidaturen time nepermjet nje lobimi te strukturat partiake te LDK ne Zvicer si dhe ne pergjithesi te diaspora shqiptare ne Zvicer. Z.Quni shprehu kenaqesi per gjeneratat e reja shqiptare qe po ngriten intelektualisht dhe profesionalisht ne diaspore.
Faleminderit z. Anton Quni’

Ilir Shala është zëvendës-kryetar i Forumit Rinor të CVP-së në Kantonin e Bernit dhe në moshë mjaft të re është kandidat serioz për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet nacionale.

Ilir Shala nga Smaqi i Gjakovës, 20 vjeçar, është i gatshëm për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Zvicër, sikurse edhe interesat e të rinjve, zviceranë dhe të të banorëve tjerë që jetojnë aty.

Mbështetja unike e shqiptarëve në Kantonin e Bernit për kandidatin për deputet Ilir Shala është mbështetje e sukseseve të shqiptarëve në Zvicër.

Suksesi i Ilir Shalës dhe të rinjve nga Kosova në Zvicër është sukses yni i përbashkët.

Lista Serbe e Kosovës – në delegacionin e Serbisë në Bruksel

Pavarësisht që përfaqësuesit e Listës Serbe janë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës të nivelit qendror dhe lokal, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ata janë pjesë e delegacionit të Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Goran Rakiq, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së veriut nga Lista Serbe, i cili së fundmi ka qenë i pranishëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Unë kam qenë anëtar i delegacionit të Beogradit edhe me ftesën e Bashkimit Evropian dhe qëllimi im është që të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme dhe një kompromis. Ndërkaq, definicioni i kompromisit është zgjidhja e problemit me pakënaqësi të të dyja palëve”, tha Rakiq.

Por, kjo situatë, ku në dialogun Kosovë- Serbi, serbët që janë pjesë e institucioneve të Kosovës, në fakt janë pjesë e delegacionit të Serbisë në Bruksel, sipas analistit të çështjeve politike, Halil Matoshi, është më shumë se paradoksale.

“Jo vetëm që është paradoksale, por është rast unik në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, që përfaqësuesit politik, ministrat, zëvendëskryeministra, të një shteti, të përfaqësojnë një shtet tjetër ose së paku, të deklarohen se përfaqësojnë një shtet tjetër. Por, kjo mund të ndodhë vetëm në Ballkan dhe vetëm në Kosovë”.

Por, Rakiq, nuk e sheh këtë situatë si paradoksale. Sipas tij, është e parëndësishme se kush në cilin delegacion është, në qoftë se dëshirohet të gjendet zgjidhja e problemeve.

Megjithatë, sipas tij, është e dukshme që autoritetet e Kosovës i shohin problemet skajshmërisht ndryshe nga Serbia.

“Nëse ata konsiderojnë që veriu dhe katër komunat e veriut janë pjesë e Kosovës, atëherë pse ata duhet të bisedojnë me Beogradin? Pse nuk thonë se ‘kjo është e jona dhe nuk kemi çfarë të bisedojmë’? Në qoftë se Prishtina po përpiqet që peshën e problemit ta bartë në veri, duke i fshehur problemet e veta që i ka në tërë territorin e Kosovës, atëherë nuk do të arrijmë kurrë deri te një rezultat konkret”, tha Rakiq.

Por, me gjithë insistimin që të marrim përgjigje lidhur me pyetjet që ka ngritur Rakiq, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, nuk janë prononcuar.

Në anën tjetër, analisti Matoshi, vlerëson se Qeveria e Kosovës është e pa aftë dhe pafuqishme që t’i bindë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që t’ia dëshmojnë besnikërinë.

Sipas tij, situata e tanishme nuk i pengon përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që të bisedojnë me Listën Serbe.

“Të bisedosh me qytetarët tu, nuk është kurrfarë tërheqje apo zmbrapsje, por pikërisht dëshmohet fuqia për t’i zgjidhur problemet me debat demokratik. Prandaj, edhe Prishtina zyrtare nuk është krejtësisht e pafajshme që nuk ka hyrë në dialog të vazhdueshëm me serbët e Kosovës, para se të krijohej Lista Serbe, e cila dihet se është krijuar nga Beogradi zyrtarë dhe e cila praktikisht, i mbanë fuqishëm ende qëndrimet e Beogradit zyrtar për sa i përket Kosovës”.

Por, Rakiq, vlerëson se tash për tash nuk është gati se e pamundur që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të bisedojnë vetëm me Prishtinën zyrtare për zgjidhjen e problemeve, pa praninë e Serbisë, si dhe faktorit ndërkombëtarë, që sipas tij, mund t’i garantojë marrëveshjet eventuale.

“Natyrisht që nuk dëshiroj të bisedojmë në këtë mënyrë, sepse nuk është arritur mirëbesimi ndërmjet Prishtinës dhe veriut. Ky mirëbesim nuk ekziston. Në momentin kur ky mirëbesim do të arrihej, ne do të ishim të gatshëm të bisedojmë. Por, Prishtina nuk i përmbahet marrëveshjeve në qoftë se këtë nuk e garanton bashkësia ndërkombëtare” , u shpreh Rakiq.

Analisti Matoshi ka theksuar se kjo situatë reflekton mungesën e një presioni nga Bashkimi Evropian ndaj Beogradit zyrtarë, që t’i lë të lirë serbët e Kosovës që t’i përfaqësojnë interesat e tyre dhe jo t’i nxisë në armiqësi me palën shqiptare të Kosovës.

Prizreni organizon sot marsh për Srebrenicën

Në Prizren do të organizohet një marsh për nder të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Marshi organizohet nga dy organizata jo qeveritare të boshnjakëve në Prizren, e përkrahur edhe nga Drejtoria për Kulturë e kësaj komune.

Sipas një njoftimi dërguar mediave nga OJQ-ja e quajtur “Boshnjak KS”, “Marshi i Paqes për Srebrenicën” do të fillojë sot në ora 17:00, pranë qendrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren, për të vazhduar në Bazhdarhane pranë “Shtëpisë e Bardhë” si dhe rrugës drejt Shadërvanit ku do të organizohet performansa “Lulja e Srebrenicës”.

“Marshi i paqes është manifestim këmbësorësh i cili mbahet në kuadër të përvjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës dhe të rrethinës së saj me qëllim të përkujtimit të viktimave të gjenocidit dhe rikujtimin e krimeve të tmerrshme të kryera nga forcat ushtarake të Republikës së Srpskës, të ndihmuar nga forcat e Serbisë, ndaj popullit boshnjak në muajin qershor të vitit 1995. Marshi i paqes organizohet në gati të gjitha vendet e botës, posaçërisht këtë vit kur mbushen njëzet vjet nga gjenocidi në Srebrenicë. Kolona e pjesëmarrësve numëron me mijëra njerëz nga të gjitha anë të botës dhe për çdo vit kjo kolonë është më e madhe”, thuhet në njoftim.

Organizatorët bëjnë thirrje të gjithë qytetarët që të marrin pjesë, për t’u bashkuar me të gjithë botën në përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, ku janë vrarë mbi 8 mijë njerëz.

Kosova shkatërron sot 1 742 armë

Kosova i është bashkuar Ditës Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve të vogla më 9 korrik.

Kjo ditë kujton botën që armët e akumuluara, të siguruara në mënyrë jo adekuate dhe armët e paligjshme paraqesin rrezik për sigurinë.

Kosova do të marrë pjesë në këtë ngjarje duke shkatërruar 1 742 armë të vogla dhe të lehta, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)/SEESAC.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, zëvendës-përfaqësueseja e UNDP Alessandra Roccasalvo dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i  Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet sot në Janjevë tek shkritorja.

Armët e shënuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre të hetimit të krimit.

BE nxit ngritjen e Gjykatës së Posaçme në Kosovë

Zyrtarë të BE-së të shqetësuar me dështimin e parlamentit të Kosovës që të votojë ngritjen e Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Jean-Eric Paquet, u shpreh i shqetësuar me dështimin e parlamentit të Kosovës që të votojë ngritjen e Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte. Komentet e tij u bënë gjatë një takimi në kuadër të procesit të stabilizim asociimit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Ai tha se është e qartë se një proces i tillë nuk është i lehtë, por shfaqi shpresën se kjo çështje të rishikohet dhe të zgjidhet.

Nuk besoj se mund ta theksoj mjaftueshëm rëndësinë që ka ngritja e Gjykatës për Kosovën dhe pozitën e saj në komunitetin ndërkombëtar si dhe besueshmërinë e përkushtimit politik që është bërë në këtë proces”, tha ai, duke nënvizuar se gjykata do të vendosë  drejtësi për viktimat dhe do të ndihmojë në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Më 26 qershor parlamenti i Kosovës dështoi të miratojë ndryshimet kushtetuese që do t’i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës. Institucionet e Kosovës thanë se po përpiqen të gjejnë rrugën për të hedhur sërish në debat këtë çështje si një detyrim ndërkombëtarë ndërsa opozita ka bërë thirrje që të respektohet vendimi i deputetëve të parlamentit dhe të hiqet dorë nga themelimi i saj në formën si është ofruar në parlament.

Debati për gjykatën është përcjellë më shumë reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Por, zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën. Ata thonë po ashtu se dështimi i Kosovës për të ngritur gjykatën mund të çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo do të jetë e dëmshme për shtetin e ri. Dështimi i Kosovës do të mund të pasqyrohej edhe në proceset integruese të saj në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe marrëveshjen e stabilizim asocimit, të cilën Kosova e përfitoi në shkëmbim të angazhimit në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Zoti Paquet, tha se ka shqetësime edhe me mungesën e përparimit në këto bisedime, ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e shpejtë të tyre.

Kjo është shumë me rëndësi për normalizimin por është me rëndësi edhe për të ardhmen e Kosovës dhe sjellë përfitime për Kosovën në ekonomi dhe në ardhmërinë e saj evropiane”, tha ai.

Bisedimet i mundësuan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por hapja e kapitujve të këtyre negociatave varet nga zbatimi i marrëveshjeve.

Kjo çështje pritet të jetë temë e vizitës në Beograd të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ngulë këmbë në qëndrimin se hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim duhet të pasojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. za


Send this to a friend