VOAL

VOAL

Kosovë, opozita letër të përbashkët qytetarëve: Ja pse hodhëm gaz lotsjellës

PRISHTINË – Partitë opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma u kanë adresuar një letër qytetarëve të Kosovës ku kanë shpjeguar veprimet e dhunshme në Kuvend. Ata kanë thënë se vezët, uji dhe gazi lotësjellës nuk janë drejtuar kundër Kuvendit, as kundër ndonjë institucioni të shtetit por kundër vendimeve të gabueshme të Qeverisë.

Sipas kësaj letre, opozita vlerëson se Kosova është në rrezik dhe se vendimet e marra së fundmi do të çojnë në ndarjen e Kosovës.

Letra e përbashkët

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ne vlerësojmë se shteti ynë është në rrezik! Vendimet e Kryeministrit dhe vartësve të tij do të rezultojnë në ndarjen etnike të Kosovës, duke formalizuar dhe legalizuar ndikimin politik të strukturave ilegale të Serbisë mbi një pjesë të territorit të Kosovës, që nuk është në interes as të shqiptarëve e as të serbëve. Në anën tjetër, marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi ia humb Kosovës mbi 10 mijë hektarë të territorit. Këto për ne janë të papranueshme.

Zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës kanë qenë të pashmangshme. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për shkak se Qeveria po e ndan Kosovën dhe po e falë territorin e saj. Jemi të vetëdijshëm që masat kundërshtuese të opozitës dje në Kuvend nuk kanë qenë të rregullta, por kjo ishte rruga e vetme për të kundërshtuar proceset që rrezikojnë funksionimin e shtetit të Kosovës, i cili ka qenë një projekt i përbashkët edhe me partnerët ndërkombëtarë. Prandaj, kërkojmë që edhe partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë ta shohin kundërshtimin tonë nga ky aspekt.

Vezët, uji dhe gazi lotësjellës nuk janë drejtuar kundër Kuvendit, as kundër ndonjë institucioni të shtetit. Janë drejtuar kundër vendimeve të gabueshme të Qeverisë, të cilat mund të zbatohen. Nën tymin e gazit lotësjellës kemi qëndruar edhe vetë, ne deputetët e partive opozitare, të përkushtuar për të mbrojtur shtetin, territorin dhe demokracinë në Kosovë.

Për opozitën e bashkuar, e neveritshme është ndarja e Kosovë në linja etnike dhe falja e territorit të shtetit tonë. E shëmtuar është shkurtpamësia politike për të parë dëmin që mund ta shkaktojnë këto marrëveshje.

Qeveria ka kaluar çdo kufi të sjelljes në suaza normaliteti me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, përkundër paralajmërimeve të qarta që u kemi bërë në foltoren e Kuvendit për javë e muaj me radhë. Por, kjo Qeveri nuk dëgjon zërin e arsyes dhe as qytetarin. Nuk ka dëgjuar as argumentet tona. Kryeministri dhe Qeveria janë nën presionin e dosjeve të korrupsionit, prandaj edhe e dëmtojnë Kosovën për të tentuar shpëtimin e vetes. Për ne është i papranueshëm nënshtrimi i interesave të kombit për interesa private e meskine të cilitdo individ, qofshin ata edhe krerët e koalicionit qeverisës.

Konsiderojmë se kjo që po bën Kryeministri Mustafa dhe Qeveria e tij nuk është demokraci. Kjo është logjikë e dhunimit të shtetit, popullit dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.

Kryeministri Mustafa ka për obligim kushtetues, qytetar dhe kombëtar të tërhiqet nga ato marrëveshje të dëmshme dhe të pazbatueshme. Nëse ai vazhdon të shpërfill këtë shqetësim krejt legjitim, atëherë dorëheqja e tij është e pashmangshme.

Policia kontrollon zyrat e Vetëvendosjes

Vetëvedosje: u bastisën zyrat e deputetëve dhe të Grupit Parlamentar të subjektit më të madh opozitar në vend

Policia e Kosovës kontrolloi të premten në mbrëmje zyrat e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje. Kontrolli u konfirmua nga policia e cila nuk dha më shumë hollësi, ndërsa pason veprimet e një dite më parë të partive opozitare për të bllokuar punën e parlamentit, me ç’rast u hodh edhe gaz lotsjellës.

Lëvizja Vetëvendosje tha nëpërmjet në komunikate se “pa praninë e deputetëve dhe pas orarit të punës, në zyrat e parlamentit të Kosovës ka ndodhur një akt i paprecedent i ushtrimit të pushtetit autoritar. Policia e Kosovës e cila duhet të sigurojë paprekshmërinë e organit përfaqësues të sovranit, ka bastisur zyrat e deputetëve dhe të Grupit Parlamentar të subjektit më të madh opozitar në vend, lëvizjes Vetëvendosje”.

Në komunikatë thuhet se “policia përveç bastisjes, ka filluar të ushtrojë presion ndaj vetë deputetëve, duke ftuar në intervistë deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në lidhje me aksionet e opozitës” në parlament.

“Këto ndodhi të papranueshme vijnë menjëherë pasi që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, organizoi një takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit, (pesë vendet kryesore euro – perëndimore). Siç duket, Kadri Veseli po e përdor takimin me ambasadorët e Kuintit për të legjitimuar shtimin e represionit dhe dhunimin e opozitës. Ish-kryetari i SHIK-ut (Shërbimi Informativ i Kosovës) u përpoq për disa ditë të përdorë maskën demokratike e paqësore, por tashmë përballë vendosmërisë së opozitës, Veseli po e shfaq sërish fytyrën e tij të vërtetë, atë të vjetrën!”

Lëvizja Vetëvendosje akuzon edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa për përdorim të policisë dhe gjyqësorit kundër aktivistëve dhe anëtarëve të opozitës.

Kundër kontrollit të policisë reaguan edhe dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilat vlerësojnë se kjo është “trysni politikisht të përllogaritur” mbi deputetët.

Që nga 22 shtatori partitë opozitare nuk kanë lejuar mbajtjen e seancave të parlamentit, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë dhe shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Sipas marrëveshjeve të 25 gushtit serbët në veriun e Kosovës do të kenë më shumë te drejta dhe asociacioni i komunave do të ketë përgjegjësinë për disa fusha. Opozita është shprehur e vendosur që të mos pranojë e as të lejojë të zbatohen marrëveshjet që sipas tyre rrënojnë shtetin e Kosovës. Të tri partitë opozitare, thanë të premten se “shteti është në rrezik”.

Në një deklaratë të përbashkët ata thanë se vendimet e kryeministrit dhe vartësve të tij do të përfundojnë me ndarjen etnike të Kosovës, duke formalizuar dhe legalizuar ndikimin politik të strukturave ilegale të Serbisë mbi një pjesë të territorit të Kosovës. Në anën tjetër, marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi ia humb Kosovës mbi 10 mijë hektarë të territorit, thuhet në deklaratën e tri partive opozitare.

“Zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës kanë qenë të pashmangshme. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për shkak se Qeveria po e ndan Kosovën dhe po e fal territorin e saj. Vezët, uji dhe gazi lotsjellës nuk janë drejtuar kundër Kuvendit, as kundër ndonjë institucioni të shtetit. Janë drejtuar kundër vendimeve të gabueshme të Qeverisë, të cilat mund të zbatohen. Nën tymin e gazit lotsjellës kemi qëndruar edhe vetë, ne deputetët e partive opozitare, të përkushtuar për të mbrojtur shtetin, territorin dhe demokracinë në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Drejtuesit e institucioneve vendase dhe ambasadat euro-perëndimore dënuan veprimet e opozitës duke i bërë thirrje asaj që të heq dorë, siç thuhet, nga përdorimi i dhunës si taktikë politike.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtimin e tensioneve politike në Kosovë, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që janë edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës marrëveshjen e stabilizim asocimit, që pritet të nënshkruhet së shpejti në Bruksel.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka ftuar në një darkë joformale, javën e ardhshme, kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Takimi do të mbahet më 13 tetor dhe sipas zyrës së zonjës Mogherini synon të shqyrtojë përparimin në zbatimin e marrëveshjeve dhe vazhdimin e mëtejmë të bisedimeve.

Kosova hap dyert për emigrantët nga Lindja e Mesme

Foto e migrantëve gjatë rrugëtimit të tyre.

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të pranuar rreth 500 emigrantë nga Lindja e Mesme.

Këto komente, zoti Thaçi i bëri më 8 tetor në Konferencën e nivelit të lartë për Mesdheun Lindor dhe Ballkanin Perëndimor në Lukesmburg.

“Vala aktuale e refugjatëve nga Lindja e Mesme nuk po kalon përmes Kosovës. Ne e dimë se rrugët ndryshojnë dhe ne po i ndjekim gjërat nga afër dhe po përgatitemi për çfarëdo zhvillimesh. Kosova dëshiron të jetë pjesë e projekteve për t’u marrë me këtë sfidë të re”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Radio Evropa e Lirë ka provuar të kontaktojë me përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, për t’u njoftuar me kapacitetet që ka Kosova për pranimin e këtij numri të migrantëve nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Siria, por zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se menjëherë pas gatishmërisë së institucioneve të Kosovës për pranim të migrantëve, kanë filluar t’i rishikojnë kapacitetet për të reaguar në këtë situatë.

Antigona Sopjani, koordinatore në këtë shoqatë kombëtare humanitare, ka theksuar se mund të ndihmojnë për aq sa ua lejon misioni i tyre.

Ajo ka treguar se Kryqi i Kuq ka ekipet për menaxhim të emergjencave dhe se varësisht nga nevojat ata do të jenë të gatshëm të ndihmojnë migrantët që do të pranohen në Kosovë.

“Ajo çka ne mundemi të bëjmë: fillimisht mund të asistojmë në ngritjen e kampit nëse është e nevojshme, pastaj mund të reagojmë me ekipet tona të ndihmës së parë, pasi që ka raste që mund të kenë nevojë për ndihmë të parë”.

“Kemi ekipet për përkrahje psiko-sociale, pasi që këta persona që vijnë prej zonave të konfliktit kanë nevojë për këtë ndihmë. Po ashtu kemi edhe shërbimin tonë të rivendosjes së lidhjeve familjare, në rast se personat kërkojnë pjesën tjetër të familjes që iu ka mbetur në ndonjë vend tjetër”, tregon Sopjani.

Në Kosovë, në Magurë të Lipjanit, ekziston Qendra për Azilkërkues, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës.

Drejtori i kësaj qendre, Fitim Zariqi, në një prononcim dhënë më herët për Radion Evropa e Lirë, kishte theksuar se në rast se Qeveria e Kosovës merr vendim që të pranohen refugjatë, atëherë, ata do të jenë në shërbim të atij vendimi.

Ai kishte treguar se Qendra për Azil ka një kapacitet për akomodimin e 60 azilkërkuesve, me mundësi maksimale të rritjes deri në 123 persona.

Sidoqoftë, kapacitetet e Kosovës për pranimin e migrantëve vihen në dyshim nga drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, Behxhet Shala.

Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Kosova është një vend që nuk ka qëndrueshmëri ekonomike dhe sociale në radhë të parë për qytetarët e saj.

Ai kujton valën e fundit të largimit të qytetarëve nga Kosova në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian në kërkim të një jete më të mirë.

“Kosova nuk ka asnjë kapacitet t’i pranojë ata të cilët vijnë nga shtete tjera, dhe është shumë jo serioze nëse japim premtime se mund të sistemojmë të ikurit nga Siria, Iraku apo nga shtetet tjera, kur nga shteti ynë po ikin shumë qytetarë për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe sociale”, thekson Shala.

Kosova, sipas tij, mund të pranojë refugjatë vetëm nëse mekanizmat ndërkombëtarë ofrojnë mjete për refugjatët, të cilët mund të strehohen në Kosovë.

Çështja e refugjatëve ishte ngritur edhe nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila kishte kërkuar nga autoritetet përkatëse që të shqyrtohen mundësitë dhe kapacitetet nëse Kosova është e gatshme që të solidarizohet me strehimin e refugjatëve të ikur nga lufta në Siri.

Migrantët nga Lindja e Mesme po përdorin vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht Maqedoninë dhe Serbinë, për të depërtuar brenda kufijve të Bashkimit Evropian.


Luljeta Krasniqi – Veseli

[email protected]

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Prishtinë – Pritet arrestimi i Albin Kurtit

Mediat në Prishtinë shkruajne se Policia e Kosovës pritet ta arrestojë deputetin e Vetvendosjes Albin Kurti.
“Express’ shkruan se arrestimi i ish-kreut të VV-së ka të bëje me veprimin e tij të fundit, një ditë më parë në Kuvend, ku Kurti hodhi gaz lotsjellës në sallë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë kryer hetimet për verifikimin e mjetit të dyshuar dhe pritet që në vijim të ndërmarrin veprimet e mëtejshme në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.

“Sa i përket rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-se, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës pas përfundimit të seancës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe zyrtarët kompetent të Kuvendit të Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar dhe te gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren ne baze te vendimit te prokurorit kompetent”, ka thënë për Express, zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

Ky veprim i tij, dërgoi në emergjencë për trajtim mjekësor dy deputetet e PDK-së, Flora Brovina dhe Blerta Deliun.

Pa ndjenja raportohet se ka mbetur edhe shefi i zyrës së BE’së, Samuel Zhbogar.

Ndryshe hedhja e gazit është vepër penale.

Bazuar në Kodin Penal, neni 120, i cili përcakton përkufizimet e shprehjeve të përdorura në kod, pika 38 saktëson se çka konsideron armë, ku edhe gazi hyn në kategorinë e armëve.

“Armë, çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë.”, theksohet në Kodin Penal të Kosovës.

Thaçi thotë: Jemi të gatshëm të pranojmë rreth 500 refugjatë

LUKSEMBURG – Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi deklaroi në konferencën e Luksemburgut, se Kosova është e gatshme të pranojë rreth pesëqind refugjatë. Ai tha se Kosova e kupton shumë mirë çfarë do të thotë të jesh refugjat, por edhe rëndësinë e gjetjes së solidaritet, kujdesit dhe zgjidhjes së krizës.

“Si qytetar i Kosovës, e kujtoj fare mirë se çfarë do të thotë të jesh refugjat, por edhe rëndësinë e gjetjes së solidaritetit, kujdesit dhe zgjidhjes ndaj krizës. Mikpritja evropiane shpëtoi kombin tim dhe për këtë ne do të jemi gjithmonë mirënjohës. Sot, Evropa po përballet me një valë të re refugjatësh. Ne duhet të veprojmë se bashku dhe të përgjigjemi duke dëshmuar edhe një herë solidaritet dhe kujdes, por edhe të kërkojmë zgjidhje për konfliktet që po prodhojnë mijëra refugjatë”, – tha Thaçi.

Zëvendëskryeministri tha se edhe Kosova ishte vend origjine i refugjatëve, por tashmë nuk është më.
“Ne u përballëm me një valë të migrimit në fillim të këtij viti, por ishim të suksesshëm në ndalimin saj. Një fushatë informimi nga Qeveria bëri që qytetarët të kuptojnë se kosovarët nuk do të pranohen si emigrantë në Evropë. Paralelisht, mekanizmat e zbatimit të ligjit arrestuan trafikantë të qenieve njerëzore. Kosova po jep rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, – u shpreh ndër të tjera, Thaçi.

Zëvendëskryeministri më tej u shpreh se si rezultat i këtyre masave, fluksi i refugjatëve nga Kosova ka rënë në mënyrë drastike që nga marsi.
“Ne tani po kalojmë në procesin e kthimit të këtyre qytetarëve të Kosovës. Sipas EUROSTAT-it, ne tashmë kemi kthyer më shumë se pesëmbëdhjetë mijë qytetarë. Vala aktuale e refugjatëve nga Lindja e Mesme nuk po kalon përmes Kosovës. Ne e dimë se rrugët ndryshojnë dhe ne po i ndjekim gjërat nga afër dhe po përgatitemi për çfarëdo zhvillimesh. Kosova dëshiron të jetë pjesë e projekteve për t’u marrë me këtë sfidë të re ”, – tha Thaçi.

Ministri i Punëve të Jashtme u shpreh se kjo është arsyeja pse shteti i Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të marrë rreth pesëqind refugjatë nëse është e nevojshme.
“Si pjesë e përpjekjeve tona për të kontribuar në sigurinë në kontinentin tonë, po bashkëpunojmë ngushtë me shtetet e rajonit, Evropës dhe më gjerë. Por, Kosova duhet të jetë gjithashtu anëtare e organizatave të sigurisë, të tilla si INTERPOL, dhe të sigurojmë bashkëpunimin me EUROPOL-in”, – tha ministri i Jashtëm.

Thaçi tha se Kosova është pjesëtare aktive e Koalicionit Global në luftën kundër ekstremizmit.
“Kosova po merr rolin e saj si pjesëtare aktive e bashkësisë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet gjithashtu të pranojë Kosovën si anëtare aktive të saj dhe Bashkimi Evropian duhet të na mbështes duke hequr regjimin e vizave, bazuar në përmbushjen e kritereve”, – u shpreh zëvendëskryeministri.
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ishte në mesin e liderëve evropianë që morën pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Mesdheun Lindor / Ballkanin Perëndimor në Luksemburg.

Kaosi institucional, produkt i keqqeverisjes shtatëvjeçare! – Nga FLORIM ZEQA

Përgjatë këtyre 11 muajëve të qeverisjes Mustafa-Thaçi 3, sa herë që e kemi thënë të vërtetën po aq herë jemi keqëkuptuar nga një pjesë e opinionit publik. Sa herë që kemi thënë të vërtetën për Isa Mustafën-kryeministër kukull në qeverinë e Kosovës, po aq herë jemi keqëkuptuar nga sejmenët e tij,…për sa herë kemi thënë se Isa Mustafa është kryeministër i Facebook-ut, po ashtu jemi keqëkuptuar nga mbështetësist e tij verbal.
Mirëpo, postimi i fundit i datës 07.10.2015 i Isa Mustafës në Facebook i vërtetoi të gjitha; e vërtetoi servilitetin, paaftësinë, debolencën, injorancën, urrejtjën,…e mbi të gjitha e vërtetoi paaftësinë e tij qeverisëse me institucionet e vendit!
Për hir të asaj pjese të opinionit publik që nuk kanë qasje në rrjetet sociale, po e publikoj të plotë reagimin e plotë në Facebook të kryeministrit kukull, po citoj:
“Te nderuar veprimtarë të VV dhe përkrahës nga AAK dhe Nisma
Unë ju ftoj ta sulmoni Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me vezë me gurë, me yje te metaltë, me plumba, me çfarë të doni! Mund ta dëmtoni, mund ta verbëroni, mundeni edhe t’ia merrni jetën. Ju siguroj se Gjykatat tona nuk do tu dënojnë, ato e kanë ulë çmimin e jetës dhe sigurisë së Kryeministrit. Sepse, ato janë aleatë tuaj. Çmimi më i lartë që do të paguani për jetën e Kryeministrit është 150 euro. Aq më tepër ky çmim është në veresi. Sepse Gjykata ju pret, kurse ju mund të ankoheni. Kjo është fytyra e drejtësisë sonë. Turpi ynë!.
Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës”
E kemi ditur për qytetarët e vendit që e kanë humbur besimin në institucione dhe sistemin e drejtësisë, por deri me sot nuk e kemi pasur të qartë, se edhe kryeministri i vendit nuk i beson një institucioni që e vet e “kontrollon”!
A ka ku shkon më keq se kështu, kur kryeministri i një vendi e humbë besimin në institucionet shtetit që e drejton !
Kjo është fytyra e kryeministrit, është fytyra e shtetit, fytyra e vërtetë e uzurpatorëve që kanë kapur drejtësinë për fyti !
Shteti dikujt mund ti duket si nocion abstrakt, por në fakt nuk është krejtësisht ashtu. Në realitet shteti është pasqyrë e të gjithë qytetarëve të saj, e pozitës dhe opozitës në kuvend.
Thënë ndryshe, secili prej nesh jemi pjesë përbërse e shtetit, ndërsa pjesa ekzekutive, legjislative dhe ajo e sigurisë janë fytyra e vërtetë e shtetit.
Kosovës, si një vend i ri që është i duhet një imazh tjetër nga ky i sotmi.
Imazhi negativ i Kosovës sot nuk është fytyra e qytetarëve të saj.
Shpërndarja e përgjegjësisë nga ana e pushtetarëve është mjegullim i fajësisë  është tendencë për ikje nga përgjegjësia,…
Ndodhë kështu, pasi drejtuesve të shtetit ju mungon përgjegjësia morale në radhë të parë dhe llogaridhënja para qytetarëve të saj. Ata sillen me popullin sikur të ishin të dërguarit e Perendisë, ndjehën të pa prekshëm nga ligji, sepse ligjet e drejtësia janë në dorën e tyre.
Pushtetarët dhe të “fortit” e politikës sillen si ua ka ëndja, (kemi “X” raste, kur djemt e politikanëve  kanë sfiduar organet e rendit), madje edhe familjarët e tyre sillen si “kauboj” të armatosur rrugëve dhe shesheve të Kosovës, përderisa policia vendore nuk e ka guximin e ballafaqimit më ta!
Me këtë nivel (të ulët) të qeverisjes së vendit kush e di edhe për sa kohë do të qëndrojnë në vendin organet e drejtësisë ndërkombëtare (EULEX-i, Gjykatat Speciale).
Prezenca e KFOR-it, (element i sigurisë), EULEX-it (element i drejtësisë), përfaqësuesit special të kombeve të bashkuara (Samuel Zhbogar), heshtja dhe indiferenca e popullatës karshi keq-qeverisjes më vendin e bënë shtetin e Kosovës, një shtet në “inkubator”, pa qenë në gjendje të lëvizi më këmbët e veta drejtë ecjes dhe zhvillimit normal siç i ka hije një vendi të lirë dhe demokratik.
Imazhin e Kosovës e njollosi kjo klasë e papërgjegjshme politike, kaosin politik e shkaktoi keqeverisja shtatvjeqare.
Populli, prap vazhdon të heshtë !!!

Mustafa: Kosova në prag të anëtarësimit në UNESCO

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se vendi po hyn në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESCO.

“Është ky një rezultat i një pune të fuqishme të institucioneve të Kosovës, i besimit që Kosova ka arritur ta krijojë në bashkësinë ndërkombëtare dhe i përkrahjes së fuqishme nga miqtë tanë”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shtuar se “Kosova do të respektojë të gjitha standardet botërore të ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë kulturore, mbi bazë të Kushtetutës dhe të Planit Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit dhe ekspertizës së UNESCO-s”.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ndërsa dhjetëra shtete kanë shprehur tashmë përkrahjen për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s.

Të hënën, më 12 tetor, pritet që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për futjen e Kosovës në agjendë, ndërsa me 21-22 tetor të votojë për rezolutën formale që rekomandon pranimin e Kosovës në UNESCO.

Opozita akuzon Veselin si nxitës konfliktesh

Subjektet e opozitës në Kosovë – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosoës dhe Nisma për Kosovën – kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën thuhet se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u tërhoq nga pozita e tij, duke e bartur kundërligjshëm udhëheqjen e seancës te anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti.

“Kjo është ikje nga përgjegjësia e atij që e ka për detyrë ta mbrojë Kuvendin e Republikës. Skenari sot ishte i qartë: Kadri Veseli deshi ta nxisë konfliktin mes deputetëve të Kuvendit. “

“Ne protestën tonë e kemi të orientuar kundër kthimit të Serbisë përmes Zajednicës, dhe kundër njerëzve të shantazhuar në qeveri, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, të cilët po punojnë me përkushtim të jashtëzakonshëm për t’ia mundësuar Serbisë pushtetin në Kosovë,” thuhet mes tjerash në reagimin e përbashkët të opozitës.

Kuvendi i Kosovës më në fund arriti të mbajë një seancë gjatë ditës së sotme, ndonëse nën tensione dhe fishkëllima nga deputetët opozitarë.

Në sallë u hodh edhe gaz lotsjellës nga ana e partisë politike në opozitë, Lëvizjes Vetëvendosje.

Fishkëllima, birbila, gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, probleme shëndeti për deputeten Flora Brovina

 

Voal – Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, është alivanosur si pasojë e gazit lotsjellës, të cilin e hodhën deputetët e opozitës në rrevoltën e sotme në Kuven

Edhe shumë deputetë të tjerë pësuan nga gazi i hedhur në sallën e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, pas të cilit seanca u ndërpre.

Ndërkohë, deputetja Flora Brovina është dërguar në emergjencën e QKUK-ut për trajtim.

Opozita në Kosovë, tym dhe fërshëllima në Kuvend, përfundon seanca

kuvend

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar mes tymit, fërshëllimave shurdhuese të bilbilëve frymorë dhe ujit të hedhur nga opozita drejtë pozitës, në serin e bllokimit të Kvendit.

Ashtu sikur dy herë më parë, edhe sot, Kuvendi i Kosovës u bllokua nga opozita.

Megjithëse kësaj radhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ishte i prerë se nuk do të lejoj ndonjë ndërpreje të punës opozita nuk e morri parasysh këtë.

Madje gjatë gjithë kohës sa Kadri Veseli fliste nga foltorja e tij, opozita fishkëllente me bilbila frymor duke bërë që të mos dëgjohej asgjë.

Po ashtu, në seancën e sotme, opozita ka hedhur edhe ujë mbi pozitën.

Ndërsa në fund, salla e Kuvendit është mbuluar nga tymi, origjina e të cilit nuk dihet. Tymi është lëshuar nga opozita dhe në këto kushte seanca u ndërpre./Koha.net

kosove kuvend

Tym ne kuvend

Mustafa nuk tërhiqet, opozita thellon bllokadën

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sërish të enjten në përpjekjen e radhës që t’i rifillojë punimet pas bllokadës së krijuar.

Opozita vazhdon të tregohet e vendosur se nuk do të lejojë zhvillimin e seancave, përderisa siç thuhet, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të mos tërheqë nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Mirëpo, një ditë para kësaj seance, kryeministri Isa Mustafa ka bërë me dije se proceset nuk mund të kthehen prapa.

Ndërkaq, ai ka rikujtuar opozitën se për marrëveshjet e arritura me Beogradin dhe Podgoricën, ai dhe Qeveria e Kosovës kanë edhe mbështetjen ndërkombëtare.

“Kemi marrë përkrahjen e të gjithëve, edhe të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për proceset që kemi kapërcyer këtu, edhe sa i përket vendimit për Gjykatën Speciale, edhe sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi edhe katër marrëveshjeve që i kemi arritur në Bruksel me Beogradin, me 25 gusht të këtij viti”, ka deklaruar Mustafa.

Skenari i deritashëm i bllokimit të punës së kuvendit tashmë është i qartë për publikun,sipas të cilit, deputetët e tri partive opozitare, ata të Lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma bllokojnë foltoren e Kuvendit.

Një formë e tillë e bllokimit të punës është zbatuar për t’i pamundësuar kryeministrit Mustafa që të raportojë në Kuvend në lidhje me marrëveshjet e arritura me Beogradin në Bruksel.

Më pas, një bllokadë e tillë është kumtuar se do të zbatohet për të gjitha seancat, përderisa, siç thuhet, Mustafa të mos i tërheq nënshkrimet.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka deklaruar gjatë një konference për media se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe do të dezintegronte çdo sektor të shtetit.

“Zbatimi eventual i marrëveshjes për të ashtuquajturin Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, apo më mirë thënë të “Zajednicës”, pasi që ky do të jetë termi i vetëm që do të përdoret në rast të implementimit të marrëveshjes, jo vetëm që sjell dezintegrimin e plotë të Republikës së Kosovës, por normal që sjell edhe dezintegrimin e çdo sektori veç e veç”, ka thënë Mulhaxha.

Pas ndërprerjes së tri seancave për shkak të bllokadës së krijuar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar gjatë kësaj jave se ai do të përkujdeset që seancat dhe puna në Kuvend të zhvillohet tutje.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të mjeteve ligjore që i mundësojnë atij nxjerrjen jashtë me anë të sigurimit të deputetëve që pengojnë seancat dhe mbarëvajtjen e punës së Kuvendit.

Andaj, mbetet të shihet skenari i kryekuvendarit Veseli, se si do ta rinisë punën në Kuvend dhe reagimin që eventualisht mund të ketë opozita.

Vështrim – Partitë kryesore politike po e humbin kredibilitetin në popull – Nga SKËNDER MULLIQI

Kjo gjendje e rëndë politike dhe ekonomike kërkon elaborim të gjerë, dhe ngerthën në vete edhe shumë pyetje. Si po e kalojmë fazën e tranzicionit?A po ndikon në krizën institucionale edhe kriza e sistemit shumë partiak? Sa janë përgjegjës për këtë krizë partitë poiltike?.Partitë politike të pa profiliuzara dhe ende të pa liruara nga logjika e vjetër e të menduarit dhe vepruarit janë bërë pengesë e madhe e demokracisë. Partitë kryesore politike të cilat e drejtuan vendin për 16 vite , u treguan së nuk kan vizion, nuk janë serioze në shtetndërtim.Në sistemin shoqerorë e politik të Kosovës gjithnjë e më shumë po theksohet edhe kriza e sistemtit shumë partiak.E gjithë kjo hallakam që nuk po përfundon në skenën tonë politike fletë së partitë kryesore  politike janë në krizë, dhe gjithnjë e më shumë po e humbin kredibilitetin në popull. Veprimet e deritashme  bashkë me liderët e tyre  , nuk po janë në gjendje të krijojnë institucione  stabile , nuk janë në gjendje ti përgjigjen demokracisë së mbrendshme dhe rrjedhave të përgjithshme demokratike si postulati kryesor i sistemit shumë partiak.Shoqëria demokratike është shoqëri ku vjen në shprehje barazia e secilit qytetarë në të gjithë sferat e jetës, barazia para ligjit, barazia  në punësim, barazia në të mira materjale etj.Ky aktualitet politik  na tregon së po rrezikohet demokracia  e cila edhe ashtu  është fragjile.Mos dialogimi me popullin  i këtij pushteti dhe kësaj kaste politike, çdo dite e më shumë po i mbush faqët e mediave të shkruara dhe elektronike për të bëmat e pista të tyre gjatë këtyre viteve, dhe sidomos kohën e fundit kur u lakuriqësuan si diletant të vërtetë politikë.Këta janë ngritur mbi ligjin,ose po e suspedojnë ate në menyrën më të turpshme të mundshme. I kan uzurpuar të gjithë hallkat e pushtetit më njerëz  te vet paten kualifikim profesional ose jo.Shumica e qytetarëve janë përjashtuar nga sistemi.Ne vend që hapësira politike të jetë në shërbim të qytetarëve, këta kan uzurpuar dhe mbyllur gjithçka.  Pushtetin aktual e karakterizon mos transparenca , politika  e keqe kadrovike, pasurimi i një grupacioni politikë ,pasurimi i shumë të tjerëve që janë aty afër tyre, pa barazia e qytetarëve para organeve të shtetit,dhe  tendenca për diciplinim  të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, ose tentojnë që proceset të marrin të mbaren. Këta njerëz të instaluar në pushtet dhe organe shtetërore dhe partiake po sillën sikur Kosova të ishte livadhi i tyre, duke harruar së shumica kanë dhënë kontribut për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kur pushtohet çdo gjë ose imponohet, kësaj nuk I thonë asgjë tjeter veq së diktaturë .Kur nuk vjen në shprehje mendimi I kundertë, kur merren vendime të rëndësishme në shoqëri,  procet  demokratike ngulfatën pa mëshirshëm.Mendimet dhe veprimet autoritare nuk i duhen këtij populli .Na nevoitet të ndërtojmë një sistem modern , të ndërtojmë vlera të cilat janë në përputhshmeri me shekullin 21.Kosovës i duhen energji të reja, sepse këto të deritashmet janë shterruar aq shumë , ose të cilat forca politike punuan në realizmin e interesave përsonale, duke I apstrahuar krejtsësisht interesat e përgjithshme.Pa asnjë turp po na shesin të arritura , kur dihet se ato janë minimale, kur dihet së çfarë resursesh njerëzore dhe kapitale posedon Kosova. Ardhmëria e kësaj shoqërie më këtë kastë politike nuk  është e mirë. Vetëm me njerëz kredibil , të përgatitur për sfida të kohës , jo me logjikë të shekullit të kaluar edhe mund të inkuadrohemi në BE.Forcave retrograde dhe ekstremizmave , duhet ngushtuar hapësirën e veprimit, sepse këto forca janë duke na shkaktuar dëme të mëdha si shtet i ri  dhe si komb…

Kosova javën e ardhshme nënshkrimin e MSA-së me BE-në

Kosova pritet të nënshkruajë javën e ardhshme marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i marrëveshjes që shënon edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian, do t‘i jap fund një procesi, negociatat për të cilin filluan në tetor të vitit 2013 dhe ato u siguruan pas angazhimit të Kosovës në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Në korrik të vitit 2014, Kosova dhe Komisioni Evropian hodhën inicialet e tyre në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, nënshkrimi i së cilës javën që vjen pritet të pasojë një takim ndërmjet shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në të cilin do të diskutohet për rrjedhën e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura ndërmjet tyre.

Kosova ishte ngecur në këtë proces për shkak të mungesës së konsensusit brenda Bashkimit Evropian, pesë vende anëtare të të cilit vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, më vonë u arrit pajtimi që kjo marrëveshje të mos ketë nevojë të ratifikohet nga parlamentet e shteteve anëtare, siç ka ndodhur me vendet tjera.

Mungesa e këtij konsensusi ka bërë që Kosova të jetë prapa të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimorë në proceset integruese. Qytetarët e saj janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha të mërkurën se deri në fund të nëntorit, vendi do të plotësojë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Zyrtarë evropian i thanë Zërit të Amerikës se proceset janë ngadalësuar edhe për shkak të zhvillimeve në Kosovë, duke radhitur këtu krizën gjashtëmuajshe institucionale të vitit të kaluar, që pasoi zgjedhjet parlamentare, por edhe fillimin e ngathtë te qeverisjes në këtë vit si dhe ngecjet në fushën e sundimit te ligjit. Një shtysë proceseve u ka dhënë ndërkaq miratimi i Gjykatës së Posaçme për krime lufte.

Nënshkrimi i marrëveshjes për stabilizim asociim, ndodhë në një periudhë kur autoritetet po përballen më kritika të ashpra nga partitë opozitare të cilat kanë bllokuar tash e dy javë edhe punën e parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve me Serbinë. Mospajtimet më të thella pasuan marrëveshjen për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe që parasheh një shkallë të gjerë autonomie për këtë komunitet. Partitë opozitare kërkojnë tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet që i shohin si të dëmshme për shtetësinë e Kosovës.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike ndërmjet koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Beogradi shpreson që brenda këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim, por diplomatët thonë se atij vendimi duhet t’i paraprijë vlerësimi i zbatimit në terren të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kapitulli i parë i bisedimeve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë.

Vuçiq lobon kundër Kosovës në UNESCO

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga homologu grek, Alexis Tsipras, që vendi i tij të mos votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Zyra për media e Vuçiqit njofton se dy kryeministrat kanë biseduar sot përmes telefonit.

“Përfaqësuesit e dy qeverive kanë diskutuar për të gjitha çështjet rajonale, sidomos për Kosovën. Kryeministri Vuçiq e ka lutur kryeministrin Tsipras që Greqia të mos votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, thuhet në njoftimin që e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq dhe Tsipras kanë biseduar edhe për krizën me migrantë, si dhe për marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis dy vendeve.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ndërsa dhjetëra shtete kanë shprehur tashmë përkrahjen për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s.

Vendimi përfundimtar pritet gjatë këtij muaji.

Kosovë: Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot një aktakuzë në Gjykatën Themelore të Pejës, kundër një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Në një komunikatë të Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës “i pandehuri S.M. gjatë periudhës kohore korrik 2013 deri janar 2014, me qëllim që t’i bashkëngjitet grupit terrorist ‘Al Nusra’, e cila operon në konfliktin e armatosur në Siri, ka udhëtuar në Turqi përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në linjën Prishtinë – Stamboll”.

Rrjeti Al-Nusra njihet ndërkombëtarisht si organizatë terroriste, e ndërlidhur me Al-Qaedan.

Prej Stambollit, i dyshuari pretendohet të ketë udhëtuar me autobus deri në qytetin Hataj dhe me taksi të ketë kaluar ilegalisht kufirin sirian.

Në rrethinën e qytetit të Aleppos në Siri, prokuroria thotë se ai “është vendosur në një qendër stërvitore”.

Pas mobilizimit në radhët e Al-Nusras, ai është plagosur dhe pas shërimit është kthyer në Kosovë, thuhet mes tjerash në komunikatën e prokurorisë.

Kryeimami Bajgora: BIK-u ka kontrollin mbi imamët e vet

Në Kosovë veprojnë shumë shërbime inteligjente që ndikojnë në spastrimin e trurit të të rinjve të Kosovës, për t’i dërguar të luftojnë në Siri, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora.

Radio Evropa e Lirë: Kryeimam Bajgora, duke pasur parasysh faktin se në mesin e personave që janë nën hetime, për shkak të dyshimeve për përfshirje në aktivitete terroriste, ka edhe imamë që dyshohet se kanë nxitur radikalizmin dhe rekrutimin e luftëtarëve në Lindjen e Mesme. A e ka shtuar Bashkësia Islame e Kosovës (BIK-u) kontrollin mbi imamët e saj?

Sabri Bajgora: Është e vërtetë se vitin e kaluar ka pasur një valë arrestimesh të disa teologëve dhe imamëve, për gjoja përfshirjen në aktet kriminale, për terrorizëm. Mirëpo, mund të them se, tash, pas një viti nga ajo kohë që ka kaluar, shumica e imamëve janë liruar.

Sigurisht që hetimet nga ana e prokurorisë vazhdojnë, por ata mbrohen, për momentin, në liri. Ne, si Bashkësi Islame e Kosovës, qysh në fillim jemi pozicionuar shumë qartë, se nëse ka shkas për ndjekjen e tyre apo të çdokujt që përpiqet ta cenojë integritetin dhe sigurinë në Kosovë, pavarësisht nëse është imam ose jo, ndaj tyre duhet të merren masa përkatëse.

Mirëpo, gjithmonë, bazuar në fakte relevante, por jo vetëm supozime që mund të ndodhë të mbeten vetëm supozime. Është e vërtetë që Bashkësia Islame e Kosovës ka shtuar kontrollin – jo censurë, por një kontroll – duke mbajtur mbledhje me imamët, tash e një vit, disa herë, duke i këshilluar që të rrinë sa më larg këtyre rrymave apo ndikimeve që mund t’i kenë nga qarqet e caktuara, duke marrë parasysh që në Kosovë veprojnë lirshëm shumë segmente të sigurimeve të ndryshme inteligjente, që ndoshta ne edhe nuk i dimë dhe njerëzit apo të rinjtë tanë lehtë mund të bien pre e këtyre spekulimeve, këtyre nxitjeve.

Andaj i kemi porositur edhe imamët tonë që të jenë shumë të kujdesshëm, të vëmendshëm, që në xhematin e tyre të reflektojnë pozitivitet dhe t’ia bëjnë me dije se Kosova është atdheu ynë dhe ne nuk kemi atdhe tjetër rezervë apo nuk kemi tjetër vend ku ne duhet të fokusohemi. Por, pikë parësore e aktiviteteve tona duhet të jetë mirëqenia e popullatës sonë dhe natyrisht edhe prosperiteti i Kosovës në integrimet euroatlantike.

Radio Evropa e Lirë: Kryeimam Bajgora, deri tash, rreth 150 deri 200 pjesëmarrës nga Kosova në luftëra të huaja, dyshohet të kenë shkuar në Siri dhe Irak. Llogaritet që Kosova ka numrin më të madh të pjesëmarrësve në luftëra të huaja nga Evropa, për kokë banori. Cilët mendoni se janë shkaktarët që nxisin këtë pjesëmarrje të qytetarëve të Kosovës.

Sabri Bajgora: Vërtetë është për keqardhje që Kosova të renditet në mesin e këtyre shteteve që kanë numër të madh të luftëtarëve në Siri, duke pasur faktin se ne si Bashkësi Islame, qysh në fillim të krizës, do të thotë, në fillim të shkuarjes së njerëzve në Siri për këtë qëllim, jemi pozicionuar që lufta në Siri nuk ka të bëjë me xhihad dhe lufta e Sirisë nuk është luftë e jona, por është një luftë që ata duhet ta zgjidhin vet, është një luftë qytetare. Aty tash nuk dihet kush kundër kujt lufton, sepse tash luftojnë të gjithë kundër të gjithëve…

Radio Evropa e Lirë: A është kjo xhihad, në kuptimin negativ?

Sabri Bajgora: Unë mendoj se ky është xhihad në kuptimin negativ, sepse xhihadi më i madh është që ne të përkujdesemi për vendin tonë, duke u bazuar në thënien e profetit tonë (Muhamedi a.s.), i cili kthehej nga ekspeditat luftarake e thoshte ‘po kthemi nga xhihadi i vogël ne xhihadin e madh’.

Do të thotë xhihadi i madh është ndërtimi i shtetit, te lufta me vetveten, me egot, me pasionet, epshet etj. Prandaj, nisur nga ky fakt, ne i kemi porositur të rinjtë tanë se nuk ka nevojë askush që të derdh gjak në Siri, por ne duhet të derdhim djersë për ta ndërtuar vendin tonë, Kosovën. E thash edhe më herët, që në Kosovë veprojnë lirshëm shumë shërbime inteligjente, të cilat, në një formë, ndikojnë që ta pastrojnë trurin e të rinjve tanë, duke u premtuar atyre ndonjë pasuri që të shkojnë në Siri apo duk u pretenduar se atje po bëhet vërtetë fetare, e shenjtë.

Sigurisht që të rinjtë tanë, duke qenë tash edhe pjesë e një rrjeti global të rrjeteve sociale, të medieve, të Facebook-ut, të Youtubes, etj. nga pak ata ndikohen edhe nga këto rrjete. Ka dalë edhe një konstatim edhe nga shërbimet tona të sigurisë që një rol shumë negativ, në këtë rast, kanë edhe rrjetet sociale, për të nxitur të rinjtë tanë që të shkojnë në Siri. Ndërkohë që imamët janë përpjekur vazhdimisht që ta ruajnë një rol unifikues dhe ta tërheqin vërejtjen që të mos shkohet në Siri të luftohet kot së koti.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët më herët që ka shërbime të inteligjencës, sekrete, të huaja. Sipas jush, kush janë dhe si po i mashtrojnë të rinjtë që t’i bashkohen grupit militant Shteti Islamik? A keni informacione?

Sabri Bajgora: Nuk kemi informacione të sakta, por ka indikacione. Ka indikacione që shumica e të rinjve tanë që e marrin rrugën për Siri, në mënyra të ndryshme klandestine, kanë rënë pre e këtyre shërbimeve inteligjente që veprojnë në dëm të Kosovës. Unë nuk mund ta them me saktësi, por diçka ka në këtë mes, sepse disa të rinjë mendjelehtë, shumë lehtë po përcaktohen që të udhëtojnë nëpër atë rrugë të ferrit, që për mua është një rrugë pa kthim, është një biletë njëdrejtimëshe.

Aty, është vështirë ta imagjinosh që një i ri që ka shkuar atje, të kthehet menjëherë. Jam i bindur që shumica e të rinjve tanë që kanë shkuar për herët të parë, kur janë ballafaquar me realitetin, ata me shumë kënaqësi do të kthehesh prapa, sepse e kanë parë që ata janë të huaj në një vend dhe ajo nuk është luftë e tyre. Mirëpo, fatkeqësisht, siç po ndodh në të shumtën e rasteve, kthim prapa më nuk ka.

Prandaj, edhe një herë e shfrytëzoj rastin që përmes mediumit tuaj, tu bëj thirrje të rinjve tanë, që të mos marrin për asnjë çmim atë rrugë, sepse me këtë nuk e kryejnë asnjë obligim fetar, nëse shkojnë. Përkundrazi, i bëjnë dëm vetvetes, i bëjnë dëm kauzës tonë kombëtare, por edhe asaj fetare.

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur mjaft akuza të drejtuara në adresë të BIK-ut, duke thënë se BIK-u i ka “mbyllur sytë” përballë këtij fenomeni, që në fille. Cili është mendimi juaj?

Sabri Bajgora: Unë mendoj se këto akuza janë të paqëndrueshme. Bashkësia Islame e Kosovës, si një institucion shumë me rëndësi, me një interes të veçantë i ka përcaktuar objektivat e veta qysh moti, qysh para luftës. Ndërkohë, pas luftës, vazhdimisht është po kjo Bashkësi islame që ka tërhequr vërejtjen drejt institucioneve tona që të jenë më të vëmendshme ndaj shoqatave të huaja që po veprojnë në Kosovë.

Për këtë kemi me dhjetëra shkresa drejtuar institucioneve të Kosovës, duke u tërhequr vërejtjen që të mos u lënë hapsirë shoqatave humanitare që të veprojnë edhe në mënyrë fetare. Fatkeqësisht, kjo ka ndodhur, ndoshta me një bekim të fshehur edhe të institucioneve të Kosovës, qoftë të përkohshme , qoftë zyrtare.

Dhe ne, tash jemi para një situate të tillë, që duhet të merremi me pasojat e jo me shkaqet, qysh ka qenë ndoshta puna në fillim. Prandaj, në këtë drejtim, unë mendoj se çdo akuzë ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, është një rëndim ndaj kësaj bashkësie, sepse ne veprojmë tash e 15 apo 16 vjetë pa asnjë status zyrtar. Veprojmë as si Organizatë Joqeveritare e as si institucion zyrtar. Mirëpo, megjithatë kemi arritur ta ruajmë atë bërthamen e Bashkësisë Islame të Kosovës të paprekur, edhe pse diku – diku ndonjë teolog, ndonjë imam, ka pasur ndonjë lëshim.

Mirëpo gjithmonë jemi munduar ta bëjmë punën tonë ashtu siç duhet. Normalisht, në këtë aspekt, Bashkësia Islame, në kohët e fundit është duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet qeveritare që merren me çështjen e sigurisë së vendit. Në këtë drejtim, është duke u bërë një punë goxha e mirë, sepse në kuadër të Komisionit republikan për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm apo terrorizmit, ne e kemi përfaqësuesin e Bashkësisë Islame, brenda këtij komisioni, i cili përcjellë aktivitetet dhe po ashtu, jemi pjesë e Strategjisë kombëtare për parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit fetar në Kosovë.

Mendoj se me ndihmën e të gjithë neve, bashkërisht, do t’ia dalim që ta mbrojmë popullin e Kosovës, aq më parë kur dihet se në këto troje, për shekuj, ka mbretëruar një frymë tolerante, një dashuri dhe një respekt i ndërsjellë, ndërmjet feve në Kosovë.

Andaj, mendoj se një klimë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kosova është një vend i vogël. Kosova nuk e duron dot fjalën terrorizëm e as ekstremizmin, sepse jemi një popull paqësor. Kështu na kanë mësuar të parët tanë dhe kështu shpresojmë të vazhdojmë edhe ne, në të ardhmen. Nuk ka të ardhme Kosova nëse zhytemi në ekstremizëm të çfarëdo lloji qoftë.

Radio Evropa e Lirë: Por, megjithatë, sa mendoni se Kosova është e rrezikuar nga terrorizmi?

Sabri Bajgora: Unë mendoj se me një bashkëpunim të mirëfilltë të institucioneve të Kosovës, ne mund të parandalojmë akte terroriste apo një valë të dhunshme të ekstremizmit. Normalisht që nuk mund të them me saktësi se mund ta evitojmë çdo moment, mirëpo, duhet të jemi shumë syçelë, të vëmendshëm, që të rinjtë tanë të mos i brumosim me ndjenja të tilla që të mund të marrin ndonjë akt të tillë.

Përndryshe, kërcënimet që na vijnë herë pas here nga jashtë, se në Kosovë do të bëhet, ato janë kërcënime, me të cilat ballafaqohet çdo shtet me to. Mirëpo, mendoj që është detyrë e organeve tona të sigurisë që me kohë të hetohen dhe të parandalojnë çdo akt të mundshëm, i cili mund ta destabilizojë Kosovën në vitet në vazhdim.

Shteti dhe “pushteti i katërt” – Nga AGRON SHABANI

…U mor vesh se në fushën ( tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit. Gjithçka tjetër pra i takon mbretëreshës, të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një  kali ( tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.
Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale ( etike), profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësisht, me pikën qëndrore të rëndesës ose gravitetit.
Në fushën e njohur lukrative dhe tepër sfiduerse dhe kompetitive të mendimit ose opinionit të lartë shkencor, politik, diplomatik ose zhurnalistiko-publicistik -sidomos. Ku gazetarët, intelektualet ose analistët e specializuar dhe kompetent të rangut ose nivelit të lartë  shkencor, intelektual ose profesional, vazhdimisht i shohin , godasin dhe arrijnë caqet, objektivat ose qëllimet e tyre intelektuale dhe profesionale në atë menyrë që nuk mundë t´i shohin ( godasin) dhe arrijnë edhe gjithë të tjerët.
Në anën tjetër ndërkaq, ata gjithmonë i kryejnë ose përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike ndaj popullit ( kombit) dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në atë menyrë që shtresat ose kategoritë tjera të shtetit dhe shoqërisë i lënë për me vonë apo nuk i përmbushin kurrë?! Duku u ofruar të tjerëve alternative, solucione ose zgjidhje konkrete dhe pragmatike ne tejkalimin e problemëve të tyre akute ose kronike. Gjegësisht, objektive dhe subjektive.
 Shih për këtë, të qenurit (prezenca), sugjerimet, rekomandimet, këshillat ose rezistenca e çfarëdollojshme e elitës ose prominencës së njohur shkencore, intelektuale, ,kulturore, informative ose publicitike në vendin tonë (Kosovë) e kanë peshën, mesazhin, dimenzionin, karakterin dhe rëndësinë e posaçme nepër etapa ose  periudha të ndjeshme dhe tepër sfiduese ose eklektike nepër të cilat po kalojnë Kosova dhe shqiptarët.
Ndonëse, gjithnjë duke e vërë theksin në  “malin e madh”  të obligimëve dhe përgjithësive të shumëta shtetërore, nacionale, politike, morale, intelektuale, kulturore, profesionale, patriotike dhe te tjera të elitave, strukturave ose superstrukturave të njohura intelektuale dhe profesionale- ndaj njeriut ( individit), popullit ( kombit) dhe vendit tonë në të gjitha çështjët dhe aspektët e mundshme.
Kjo pra në një kohë ose periudhë të fluidshme, hektive, turbulente dhe tepër sfiduese dhe dinamike të konsolidimit të gjithëmbarëshem dhe tranzicionit, ku kërkohet përvojë, maturi, edukatë, kulture, pjekuri, emancipim, disiplinë, afinitet, profesionalizëm dhe përgjithësi e lartë morale, shkencore, intelektuale, profesionale, dhe politike nga të gjitha shtresat ose kategoritë e mundshme shtetërore ose qytetar në Kosovë. Dhe, jo vetëm retorika ose oratori të zjarrta ( boshe) pas  ngjarjeve ose vendimëve të medha ose kardinale -historike per fatet e pergjithshme te kombit dhe atdheut tone.Kosova dhe “lehtësia e padurueshme” e  shtetit ligjor dhe demokratik.Disa shembuj konkretë:

Figura dhe personalitete të njohura vendore dhe ndërkombëtare, ka kohe që e kanë ngritur zërin ,duke tërhequr vërejtjet e tyre për forma dhe menyra të ndryshme të abuzimëve ose keqpërdorimëve të ndryshme në të gjitha instancat ose nivelët e mundshme të shtetit dhe qeverisë kosovare në një periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të konsolidimit (shteteformimit) të ngadalëshëm dhe tranzicionit. Kjo duke filluar nga që nga klanizimët, fosilizimet, instrumentalizimet, uzurpimet ,privatizimet dhe komercionalizimet e ndryshme ( të pafalshme mbase ) të mekanizmave dhe institucionëve të gjithëmbarshme shtetërore, qeveritare ,politike, diplomatike dhe te tjera në vendin tonë në njerën anë. Si dhe me relativizimin, absolutizimin dhe privatizimin e lirisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë ose qytetarë nga ana e të të ashtuquajturve liderëve-shtet dhe shtetit -parti! Duke t´i rikujtuar kështu kthetërat, fiksionet, sloganët dhe recidivet e njohura autoritare dhe totalitariste të regjimit të meherëshem komunopansllavist etj.

Ndonëse, pa i harruar këtu fenomenet ose dukuritë e shëmtuara (iracionale)  dhe tepër groteske të krimit të organizuar, kontrabandes, prostitucionit dhe korrupsionit të gjithëmbarshëm dhe të çfarëdollojshëm në vendin tonë së bashku me  kompromiset dhe koncesionet e vazhdueshme teritoriale, politike, administrative, juridike dhe të tjera të Kosovës ndaj Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve si i ashtuquajturi ” asociacioni i pavarur i komunave serbe” (lëxo: ” republika serbska” ) në Veriun e Kosovës dhe Mitrovicës, ” demarkacioni kufitarë” me Malin e Zi dhe Maqedoninë! Si dhe shumë absurde, paradokse, anakronizma dhe anomali tjera objekive dhe subjektive të shtetit dhe pushtetit kosovarë.
Dhe, cili ka qenë qëndrimi ose pozicioni i mediave të shkruara dhe elektronike ndaj trendëve të mesipërme diviante dhe eskalative në Kosovën e pasluftës?  Në fund shtrohet pyetja. Mbase, gjithnë fjala mbi fuqinë ose pushtetin e katërt në vendin tonë: Si duket, në vend të mbrojtjes dhe afirmnimit të mbretit dhe mbretëreshës, respektivisht, të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë, shumica e medieve të shkruara dhe elektronike në Kosovën e pasluftës, me tepër i mbrojten dhe afirmuan liderët e ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë së bashku me nomenklaturat ose politikat e ndryshme ditore ose periodike. Dhe, jo popullin ( kombin) dhe shtetin së bashku me vlerat, potencialet ose resursët e njohura globale dhe universale të Kosovës dhe shqiptarëve. Duke u bërë zëdhënëse ose “propaganduese të spikatura” dhe sistematike të së ” vërtetës” ose ” lavdisë së madhe” mbi Isa Mustafën, Skënder Hysenin, Edita Tahirin, Sabri Hamitin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Adem Grabovcin, Xhavit Halitin  ose ” naçallnikët” tjerë pushtetmbajtës dhe politikë atje që vazhdojnë të lozin, spekulojnë dhe manipulojnë përditë me ndjenjat ( emocionet), pronën ( pasurinë), shtetin, pushtetin dhe moralin e gjithëmbarëshëm shtetërore dhe nacional të popullit ( kombit) dhe atdhut tonë. Duke ua shitur , falur, plaçkitur, kontrabanduar ose stërshitur përditë shqiptarëve të shkretë lirinë, shtetin, moralin e tyre, dinjitetin, identitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin, integritetin dhe pasurinë e gjithëmbarëshme shoqërore ose qytetare në Serbi, Mal të Zi, Turqi ose dikund tjetër!
Ndaj, vërtetë është koha e fundit për t´u zgjuar nga marrakotjet, nostalgjitë ose letargjitë e ndryshme objektive dhe subjektive dhe për të mësuar dhe reflektuar në ato gjëra që i bëjnë jetën, botën, natyrën, popullin ( kombin), shtetin dhe profesionin tonë me të dashur dhe me te bukur.

A e kemi qeverinë që e meritojmë? – Nga FLORIM ZEQA

Pas përfundimit të luftes, e në veçanti pas ri-shpalljes së pavarësisë, ka pasur aq shumë pohime, në të njejten kohë mohime të asaj çka është thenë, saqë edhe kritikët më të medhenjë e kanë pasur të veshtirë per t’i bërë analizë proceseve nëpër të cilat kemi kaluar, për shkak të veprimeve kontradiktore dhe lojes së madhe me fjalë.
Pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, ndjenja e të qenuritt çlirimtar i vendit ishte e pakufishme, në shumë raste e tejkalonte arsyen, dilte përtej realitetit, gjë e cila kishte quar edhe në rritjen enorme të numrit të çlirimtarëve, eprorëve, komandatëve, saqë nuk dihej më kush në të vertetë është çlirimtari e kush abuzuesi i tij.
Aq shumë “Gjenerala” na dolen nga lufta e fundit, saqë edhe ushtritë me të fuqishme të rajonit nuk do mund t’i krahasonin numrat e gjeneralëve me këto figura të uniformuara ushtarake.
Poashtu pas shkuarjes në amshim të liderit të LDK-së, presidentit historik Ibrahim Rugova, të gjithë nga mbrendia këtij subjekti politik dhe jasht tij filluan të thirren në filozofinë e tij politike, në vlerat e tij humane siq ishin; durimi, afrimi, bashkëpunimi, dialogu, toleranca…nga të cilat jo që nuk trashëguan asgjë, por që janë larguar aq shumë nga ai vizion, saqë më nuk i ngjajnë aspak asaj vazhdimësie.
Lojë të marrëzishme me fjalë dhe veprime kontradiktore bëri edhe oponenta rugoviane. Ata që deri dje u munduan ta “hajnë” për së gjalli Rugovën, u shëndrruan në përulësit dhe lepirësit më të medhenjë të mermerit mbi varrin e tij.
Thënë me një fjalë u bënë më rugovista se rugovistat e vërtetë (më papë se papa) !
Pra, dëmi më i madhë këtij vendi i erdhi nga papërgjegjësia e liderëve partiak, nga lakmia e madhe për pushtet dhe privilegje,…nga sharjet e fyerjet qe i benin njeri-tjetrit gjatë fushatave zgjedhore, të cilat çdo herë i kthyen  në martesa ( koalicione ) të panatyrshme paszgjedhore, duke shkelur mbi të gjitha parimet, duke i mohuar të gjitha pohimet e tyre gjate fushates,…për  tu berë bashkë për të “miren” e vendit, duke lenë në harresë të plotë popullin që deri dje paturpërishtë e perqanë.
Patriotizmi është dashuria ndaj atdheut, besnikëria, gadishmeria  e të qënurit në shërbim të popullit dhe vendit në çdo rrethanë kohore e politike, duke mos kursyer asgjë nga vetja, sepse atdheu është mbi të gjitha, është i shenjtë dhe i pazavëndësueshëm.
Historia jo shumë e largët e popullit shqiptar, na tregon mjaftë mirë se si patriotët e vertetë gjithmonë kanë sakrifikuar gjithçka nga pasuria e tyre për popull e për atdhe deri të ma e shtrenjta-jetën e tyre.
Ndërsa tek “patriotet” e sotëm çuditërisht ka ndodhur e kundërta e saj. Jo vetëm që nuk e bënë një gjë të tillë, duke e shfrytezuar fatkeqesinë e popullit të tyre u pasuruan skajshmërisht,…nga hiqi u bënë milionera.
Duke u thirrur në gjakun e deshmorëve më qellim të marrjes së primatit të çlirimtarëve e shpetimtarëve të kombit,…u bënë shkelësit më të mëdhënje të gjakut të dëshmorëve dhe martirëve  të Kosovës.
Në vitet e 90-ta, udhëheqesit politik, veprimtarët e patriotët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli, trajtoheshin si idhuj, per faktin se kemi pasur një lidership të pergjegjëshem (Ibrahim Rugova), kur pushteti moral ushtrohej në terë territorin e vendit, karrshi një okupimi të egër e barbar serb.
Politikanët e pasuruar janë ngritur aq lartë saqë popullin nuk e shofin dhe degjojnë më, po mendojnë se janë berë vetë-Zoti. Ata që vetën e krahasojnë si të tillë, vërtetë  vlejnë shumë pak,…janë më pak se njerëz!
Si rezultat i kesaj njerëzit e politikës në Kosovën e sotme, shiqohen me ironi nga popullata, janë berë sinonim i se keqës. Për fat të keq, shumë aktivist , veprimtar politik dhe atdhetar të devotshëm janë duke u djegur nën hijen e këtyre kusarëve politik.
Përgjegjësia bie mbi vet popullin, që e mbajti kaq gjatë në pushtet një klasë të kriminalizuar, korruptuar dhe shantazhuar politikisht nga ndërkombëtarët!
Një fjalë e urtë italiane thotë; “Çdo vend e ka qeverinë që e meriton”.
Vetëvetiu shtrohet pyetja; a e kemi ne qeverinë që e meritojmë ?
Nëse i referohemi sakrificave të gjata e të panumërta, gjakut të derdhur për liri duhet të themi JO, por nëse e analizojmë heshtjen dhe indiferencën e popullatës përballë kësaj klase të shëmtuar politike, atëherë lirisht mund të themi se nuk e meritojmë më mirë.
Kur jemi në këtë segment, tek gjendja e krijuar në Kosovë, na del përpara thënja e të madhit dhe të pa vdekshmit, profesorit Fehmi Agani; “Koha sjellë çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë”.
Ky mendim i logjikshëm na obligon të investojmë sa më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës, si dhe në shfrytëzimin e kohës, si dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot.
Prandaj si asnjëherë më parë, tani është koha që ta largojmë të keqën që na ka mbërthyer. Të investojmë në angazhimin e shtresës së pastër kombëtare, intelektuale e akademike, mediale dhe biznesore që të dalin në krye të qeverisjes së shtetit, sepse vetëm në këtë mënyrë qytetarit do t’i kthehet dinjiteti, shtetit të Kosovës progresi dhe përspektiva e zhvillimit ekonomik.

Sekretari John Kerry përkrah Kosovën në UNESCO

UASHINGTON Sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, i ka dërguar një letër zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçit, ku ka premtuar përkrahje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi.

Sipas Selimit, në letrën e sekretarit Kerry thuhet se Kosova ka dëshmuar partneritet me bashkësinë ndërkombëtare për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Ai ka thënë se letra të ngjashme shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi ka marrë edhe nga homologë të tjerë në nivel botërorë, të cilët e përkrahin anëtarësimin e Kosovës, në UNESCO.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, tashmë ka hyrë në agjendën zyrtare të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate.

Në tetor pritet që Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, ku nevojiten votat e shumicës së thjeshtë apo 51 për qind e votave për rekomandim pozitiv për Kosovën.

Më pas, në nëntor lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO do të votohet në Kuvendin e përgjithshëm, ku nevojiten dy të tretat e votave.

Vështrim – Duket së zhbllokimin e krizës institucionale ka mbetur ta bëjnë shtetet e Quintit – Nga SKËNDER MULLIQI

Kur një shteti nuk i shkojnë punët mirë edhe merr gjithëfarë konotacionesh negative. Ne këtë botë kemi ende shtete me sisteme të ndryshme . Por, kryesisht bota ndahet në shtetet e zhvilluara ekonomikisht dhe në shtetet më pak të zhvilluara ekonomikisht . Hondurasi si i vetmi vend në botë thirret “ Republika banane”. Ketë epitet e mbanë me krenari sepse është prodhuesi me i madh i bananeve në botë. Në shtetet tjera “Repubilika e bananeve” kuptohet dhe ka krejt konotacion tjeter.Ka kuptimin e një shteti ku nuk funksionon si duhet rendi dhe ligji.Ku gërshetohen interesat e ndryshme , ku vijnë në shprehje  kriminaliteti i organizuar dhe korrupcioni  galopant.

Një situatë e tillë e keqe e rrjedhave politike dhe ekonomike ka dëpertuar edhe në disa shtete të Evropës , si në Greqi e cila një kohë të gjatë po përballet më krizë të rëndë ekonomike dhe krizë politike, pastaj Spanja dhe Portugalia, dhe deri diku edhe Italia e ndonjë shtet tjeter evropian, gjithashtu po përballen me situata  aspak të volitshme të ecurie ekonomike.Në të gjitha këtë shtete kjo gjendje ka ardhur për shkak së regjimet  atje nuk kanë qenë në nivelin e detyrës.Edhe qytetarët e Kosovës kanë shumë arsye që të jenë të mllefosur në  udhëheqjet shtetërore të pas luftës dhe në partitë kryesore  politike , të cilat e drejtuan vendin që nga çlirimi.Qytetarët e Kosovës janë shumë të brengosur për mos kujdesin e shtetit karshi tyre, e të cilët në pushtet kan ardhur me votën e tyre.Pastaj frustrimi I tyre gjithnjë e më shumë po rritet sepse gjithnjë e më shumë po rritët edhe  pa punësimi i të rinjve, niveli i ultë  I standardit të jetesës, shfaqja më te madhe e krimit të organizuar dhe korrupcionit . Sikur të kishim pasur një zhvillim më të hovshem të ekonimisë sigurisht së edhe problemet politike nuk do të ishin kaq të theksuara.Të gjitha qeveritë e deritashme meritojnë kritika , sepse as për afër nuk ishin në nivelin e kërkuar.Rezultatët ishin dhe janë minimale që nga viti 2000 .Kemi pasur përqindje të ulët të zhvillimit ekonomik  në krahasim më nevojat e qytetarëve.Të ardhurat për kokë të banorit janë të turpshme për kohën në të cilën po jetojmë, edhe pse jemi ende në fazen e tranzicionit të stërgjatur.Kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë për standardin tonë.

Të gjitha këto të meta të pushteteve të pasluftes kanë bërë që të kemi këtë stagnacion ekonomik dhe  këtë gjendje të rëndë politike.Nuk është qudi së nga industria nuk ka mbetur po thuaj asgjë, nuk kemi zhvillim te duhur të ekonomisë së mesme dhe ekonimisë së vogël, nuk kemi investime të jashtme dhe investitorë të jashtëm , sepse nuk kan siguri të duhur . Ata po ikin edhe për faktin se kanë presion nga oligarkët politiko –finaciar të Kosovës, të cilët konsiderojnë se investimi i kapitalit të huaj ua rrezikon bizneset . Me poltikanë të korruptuar dhe me plotë procese gjyqësore nuk ka mundësi të ecët përpara. Me njerëz që rastësisht janë gjendur në politikë, pa takat  dhe pa dije , nuk bëhët shteti. Me politikanë analfabet potencialë, shteti mbetet vetëm si një farsë. Vjedhjet e mëdha, keqpërdorimet që nuk kan të ndalur, veq sa po e shtojnë mllefin e akumuluar të popullit. E gjithë kjo ka bërë që të akumullohet më shumë energji negative.Për fat të keq deri diku është instaluar logjika kapitulluese para të keqës . Kriza institucionale  e para do kohe 6 mujore dhe kriza e tashme institucionale më shumë lidhën për interesat individuale, grupore dhe partiake, se sa më interesat e përgjithshme .Maskaradat në kuvend nuk janë gjë tjetër, veq inskenime meskine  për interesa të ngushta. Po të kishin menduar për shtetndërtim  më herët,  tash nuk do të kishim pasur këtë situatë politike acaruese  .Ku ishin pozita dhe opozita  deri me sot,që ta pengojnë  “Zajednicën “.As një reagim nuk e paten  për demarkacionin me Mal  të Zi. Të gjithë liderët e partive politike kanë pasur shumë njohuri se çka po ndodhë , por kurrë para popullit nuk ishin  transparentë. Për “Zajednicën” janë pajtuar moti në bisedimet maratonike më Serbinë nga Grupi i Unitetit edhe më vonë. Nuk e kundërshtuan Planin Gjashtë Pikësh të Ban Ki Munit , i cili gjeti zbatim dhe i cili   prek statusin politik të Kosovës. Tash edhe ajo  pavarësi që na ka mbetur kështu si po shkojnë punët  është duke u vu në rrezik . Një pjesë e madhe  e strukturës se PDK-së bashkë me opozitën  , duket së është e interesuar për rrëzimin e qeverisë të cilën po e udhëheq, Isa Mustafa. Sa ishte Thaçi kryeminister I vendit, nuk pamë këso skenash në Parlament, as gjuajtje me veze. Mikrofonin kryeparlamentarit Veseli në dy seancat e ndërpera ia mori Konjufca   pa pikë problemi. Vetëm një Qeveri Teknike do ta zgjidhte këtë sitautë aspak të mirë , më tendencë të përkeqësimit edhe më të madh.Ne. sikur jemi mësuar tashmë që problemet tona shtëpiake  të na i zgjedhin ndërkombetarët. Edhe në situatën e kësaj krize të re institucionale , duket se i vetmi variant është ndërhyrja e shteteve të Quintit .

Kisha ortodokse në hapësirën e Universitetit të Prishtinës – një kontest i gjatë gjyqësor (ilustruar me shumë foto)

Që nga fillimi i vitit 1990, kur nga peshkopi i atëhershëm, e më pas patriku serb Pavle, ishte hedhur ideja për ndërtimin e katedrales, kisha e “Krishtit shpëtimtar” (Hristos spasos), një tempull ortodoks serb në Prishtinë, e deri sot, ndërtimi i kësaj kishe nga shqiptarët e Kosovës ishte parë si problem politik, e në vitet e fundit është bërë kontest gjyqësor ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Universitetit të Prishtinës.

Kjo për faktin se kisha ortodokse serbe”Krishti shpëtimtar”, është ndërtuar në hapësirën, të cilën Universiteti i Prishtinës e konsideron të jetë nën shfrytëzimin e tij, rreth 50 vjet me radhë.

Për më tepër, objektit të kishës i janë nisur themelet dhe është ndërtuar gjatë dekadës kur në Kosovë sundonin institucionet nën masat e dhunshme të regjimit serb të Slobodan Milosheviqit, i cili ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë edhe ato në Kosovë.

Kisha, faltore apo “vulë e urbicizmit”?

Por, si shihet kjo kishë nga ekspertë të urbanizmit në Kosovë, por edhe nga përfaqësues të Kishës ortodokse serbe, si dhe zyrtarë të pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë?

Ferdane Llonçari, arkitekte, koordinatore e Qendrës për mundësi të barabarta në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, pushteti i dhunshëm serb i instaluar në Kosovë, ka bërë ndërtime të shumta në vend, për të “vulosur” përkatësinë, kinse serbe të Kosovës.

Por, sipas saj, shembulli më flagrant, si e quan ajo, i urbicidit në Kosovë, është rasti i ndërtimit të kishës në hapësirën e Universitetit të Prishtinës.

“Në hapësirat e Universitetit të Prishtinës ekziston një objekt sakral, i ndërtuar në kohën kur nga institucionet e Kosovës kanë qenë të suspenduar njerëzit që kanë punuar më parë në to. Masa të dhunshme. Dihet, ajo ka qenë periudha kur neve na kanë larguar prej institucioneve dhe kanë qenë ata që kanë vendosur jo vetëm për ndërtimin e kishës, por edhe për të gjithë të tjerat… serbët pra, patjetër”.

“Do të thotë po flasim për pushtetin, nën të cilin kemi jetuar. Ajo (kisha) është sakrale, mirëpo është një objekt që e vulos urbicidin në Kosovë. Secili, e konsideron politike, se dihet në cilën kohë është bërë dhe dihet çfarë ka pasur për qëllim ”, thotë Llonçari.

Por, përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, nuk pajtohet me vlerësimet se ndërtimi i kishës ortodokse “Krishti shpëtimtar”, ka pasur porosi politike.

Ne nuk pajtohemi me këtë kualifikim. Ne konsiderojmë se ajo nuk është kishë politike. Qëndrimi ynë është, dhe ne e kemi përsëritur disa herë, se ne i kemi të gjitha dokumentet se kisha është bërë në mënyrë legale dhe se ajo nuk është kishë e Milosheviqit. Ai nuk e ka ndërtuar atë”.

“Madje, për më tepër, ai personalisht ka qenë kundër ndërtimit të asaj kishe. Kisha është ndërtuar me iniciativën e peshkopit të atëhershëm, i ndjeri patriku Pavle. Ai atëherë ka qenë peshkop dhe ai e ka nisur ndërtimin, për shkak se atëherë në Prishtinë jetonin rreth 40 mijë serbë. Dhe, qytetit i nevojitej një kishë”, thotë igumeni Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, Janjiq shton se për ndërtimin e tempullit të saj, Kisha ortodokse u është drejtuar institucioneve ekzistuese në vitin 1990. Rreth një vit e gjysmë janë mbledhur dokumentet për ndërtimin e kishës, ndërkaq, në dhjetor të vitit 1992 janë vendosur themelet e saj. Më pas, në fillim të vitit 1999, kjo kishë ishte ndërtuar, deri në formën që sot e ka.

Kisha u ka bërë kërkesën institucioneve të atëhershme. Ne nuk kemi mundur t’u drejtohemi (nuk e di se cilave) institucioneve tjera. Ne u jemi drejtuar atyre që kanë qenë për momentin në pushtet”.

“Sipas ligjeve të atëhershme, kemi marrë lejen dhe të gjitha kushtet për ndërtim dhe kështu është ndërtuar. Natyrisht, ajo ka qenë një kohë e vështirë, të cilën njerëzit nuk e kujtojnë pozitivisht, por kjo nuk duhet të ndërlidhet me kishën”, konsideron Janjiq.

Por, arkitektja Llonçari, po ashtu edhe eksperte për urbanizëm, shpreh bindjen se ndërtimi i kishës ortodokse “Krishti shpëtimtar”, ka mundur të bëhet në ndonjë hapësirë tjetër të Prishtinës.

Por, sipas saj, me vetë faktin se ndërtimi i kësaj faltoreje ortodokse serbe është bërë në hapësirën universitare, ky objekt ka bartur porosi politike.

“Me vetë faktin që lokacioni është zgjedhur aty, unë nuk e di se a ka karakter tjetër, përveç se në një hapësirë të tillë, me një objekt kinse sakral, të vuloset okupimi i këtij vendi”, vlerëson Llonçari.

“Sherri” për kishën, kishte nisur që nga viti 2000

Arkitektja Llonçari thotë se në vitin 2000, ka punuar në Drejtorinë komunale për urbanizëm të Prishtinës, me detyrë specifike, hartimin e rrjetit të shkollave, ambulancave dhe objekteve të karakterit publik.

Sipas saj, pas luftës, Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, në kohën kur atë e drejtonte Bernard Kushner, kishte definuar dy pako të ligjeve: ato diskriminuese, të cilat ishin vendosur në Kosovë gjatë regjimit të Slobodan Milosheviqit dhe që përjashtoheshin për t’u përdorur, si dhe ligjet para asaj periudhe, jo diskriminuese, të cilat hynin në fuqi.

Siç thotë ajo, Michael Daxner, bashkëdrejtues i departamentit të Arsimit dhe Shkencës, në atë periudhë, kishte kërkuar përmes një shkrese që “të lirohen hapësirat e universitetit nga objektet që nuk i takojnë”.

Por, sipas saj, kjo nuk kishte ndodhur.

Në vitin 2012, arkitektja Llonçari, ka qenë këshilltare për çështje të planifikimit të hapësirave të Universitetit të Prishtinës e rektorit të këtij universiteti, Mujë Rugova.

Sipas saj, një zyrtarë i OSBE-së, u kishte thënë se Kisha Ortodokse Serbe dëshiron të bisedojë me Universitetin e Prishtinës, lidhur me vazhdimin ndërtimit të kishës “Krishti shpëtimtar”, për faktin se Qeveria e Kosovës është pajtuar që “hapësira ku është ndërtuar ajo, është pronë e Kishës Ortodokse Serbe” .

Kjo bisedë ka qenë, sipas saj, shkak për t’u takuar menjëherë me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

“E kemi pyetur se a është legjitime kërkesa e Kishës që të vazhdojnë punimet, me pretekstin që ata thanë se ‘janë pronarë’. Përgjigja ka qenë ‘po’, prej ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai e ka pohuar realisht atë që ne kemi dyshuar nëse është e vërtetë”.

“Me vetë faktin që ne kemi marrë përgjigje të tillë, te një ministër i Qeverisë së Kosovës, ne nuk kemi bërë pyetje më tutje. Universiteti i Prishtinës, atëherë, nuk ka mund të lejojë më që të na befasojë një veprim i tillë dhe kemi bërë një dosje dhe kemi angazhuar avokat dhe çështja e kishës është në gjykatë”, shpjegon Llonçari.

Në anën tjetër, me gjithë tentimet e Radios Evropa e Lirë për të marrë mendimin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ai nuk ka qenë i qasshëm.

Por, ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, mohon që Qeveria e Kosovës, edhe në mandatin e kaluar, t’i ketë dhënë të drejtë pronësie Kishës Ortodokse Serbe, për hapësirën ku është ndërtuar tempulli i saj.

“Jo, nuk është e vërtetë. Jo, jo… nuk është e vërtetë, nuk ka kurrfarë fakte për një gjë të tillë”, thotë ministri Agani.

Çështja në gjykatë

Sidoqoftë, që nga viti 2012, çështja e kishës ortodokse “Krishti shpëtimtar”, është në gjykatë, për të shqyrtuar legjitimitetin e kërkesave të të dyja palëve, Kishës Ortodokse Serbe dhe Universitetit të Prishtinës.

Igumeni Sava Janjiq, thotë se Kisha Ortodokse Serbe është në dijeni se rasti është shndërruar në kontest gjyqësor dhe se dokumentet për pronësinë mbi hapësirën ku është ndërtuar tempulli ortodoks “Krishti shpëtimtar”, i janë dorëzuar Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kisha posedon dokumentin ku Universiteti i Prishtinës, në vitin 1990, është pajtuar me ndërtimin e kishës. Po ashtu, siç thotë Janjiq, ekziston edhe vendimi i autoriteteve të komunës së Prishtinës, i viti 1990, në favor të ndërtimit të kishës.

“Ky është vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për planin urbanistik të Qendrës universitare në Prishtinë, ‘ku do të ndërtohet objekti i tempullit të katedrales me objektet përcjellëse dhe infrastrukturore. Dokumenti është nga 26 shtatori i vitit 1990 dhe e ka nënshkruar Hamdi Vraniçi, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Do të thotë, ky është dokumenti i parë”, thekson igumeni Janjiq.

Por, megjithatë, Radio Evropa e Lirë, nuk ka arritur ta shohë vërtetësinë e dokumentit, për shkak se igumeni Janjiq, thotëse nuk ka autorizim për ta dërguar atë.

Nuk mund t’ua dërgoj dokumentin, sepse nuk jam i autorizuar”, është përgjigja e Janjiqit dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ai, gjithashtu, thekson se në vitin 1991, Kishës Ortodokse Serbe i është dhënë vendimi për ndërtim dhe po ashtu vendimi për t’u regjistruar në kadastër.

Igumeni Janjiq shton se dokumentet, që sipas tij, vërtetojnë ligjshmërinë e ndërtimit të kishës dhe pronësisë së hapësirës, mund t’i dorëzohen edhe Komunës së Prishtinës. Por, ai nuk shpjegon se pse kjo nuk ka ndodhur deri më tash.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës, ka kërkuar edhe më parë që Kisha Ortodokse Serbe, në rast se i ka dokumentet që mund ta dëshmojë ligjshmërinë e ndërtimit të objektit të saj në hapësirën e Universitetit të Prishtinës, t’i dorëzojë ato për legalizim.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë, se është i njoftuar se çështja e kësaj kishe është dërguar në gjykatë nga Universiteti i Prishtinës. Sipas tij, e gjithë situata rreth kësaj çështjeje, para ligjit, është e thjeshtë.

“Në qoftë se është ndërtim pa leje – sepse ne nuk kemi kurrfarë dokumentacioni- atëherë ai objekt duhet të aplikojë për leje. Në qoftë se e kanë lejen, ata duhet ta sjellin në komunë, në mënyrë që ne ta verifikojmë se ka leje dhe se gjithçka është në rregull”.

“Mirëpo, deri më tani, Kisha Ortodokse Serbe ka hezituar ta sjellë këtë dokumentacion, sepse në njërën anë nuk kanë dashur të pranojnë që t’i nënshtrohen një procesi të legalizimit, sepse për ta kjo nënkupton që ata po pranojnë se është një objekt pa leje. Besoj që kjo është një çështje pak më e ndjeshme politike dhe do të trajtohet me kujdes. Megjithatë, ne nuk mund të marrim pozicion politik, përveçse zbatimit të ligjit që e kemi aktualisht në fuqi”, deklaron Shpend Ahmeti.

Ai shton se është pak e besueshme që Kisha Ortodokse Serbe të mos ketë marrë leje për ndërtim nga institucionet në vitin 1990, të cilat ishin të regjimit të Milosheviqit.

Por, gjithashtu, ai përkujton se në kohën kur ka filluar ndërtimi i kësaj kishe, rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, ka dërguar kallëzim penal në gjykatë.

Por, cili do të jetë fati i tempullit ortodoks “Krishti shpëtimtar”?

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferid Agani, thotë se institucionet do të jenë të detyruara të veprojnë në bazë të vendimit që do ta sjellë gjyqi.

“Të gjitha palët janë të detyruara që t’i respektojnë verdiktet përfundimtare të gjyqeve lidhur me këtë çështje. Unë e bashkë-kryesoj, me zotin (Samuel) Zhbogar, Këshillin për mbikëqyrje dhe zbatim, në bazë të ligjit përkatës, i cili merret me këto çështje. Ky këshill e ka pasur si pikë të rendit të ditës çështjen e kësaj kishe dhe është pajtuar i gjithë këshilli se duhet pritur vendimi i gjykatave kompetente lidhur me këtë çështje. Do të veprohet në bazë të këtyre verdikteve”, thotë ministri Agani.

Ministri Agani shton se ka informatë se ka filluar procesi i shqyrtimit të kësaj çështjeje nga gjykata. Megjithatë, ai shpreh mendimin se nuk duhet pritur që domosdo verdikti të jetë, siç e ka quajtur ai “bardh ose zi”, por mund të përmbajë edhe elemente tjera.

Sidoqoftë, edhe Igumeni Janjiq, por edhe arkitektja Llonçari, pajtohen në një pikë, por nga pikëpamje të ndryshme, që kisha “Krishti shpëtimtar” nuk duhet të rrënohet, pavarësisht verdiktit gjyqësor.

Igumeni Janiq, thotë se kisha nuk duhet rrënuar për faktin se është një faltore dhe kjo do të dërgonte sinjale jo të mira në botë për Kosovën.

Ndërkaq, arkitektja Llonçari, shpreh mendimin se kjo kishë nuk duhet shembur, por duhet të mbetet si një “simbol” që do të përkujtojë gjeneratat e reja, për, siç e quan ajo, urbicidin e ushtruar nga një regjim dhe për të gjitha ato që i ka kaluar Kosova në një pjesë të historisë së saj.

kishaort2kishaort3kishaort4kishaort5kishaort6kishaort7kishaort9

Besiana Kadare – Serbia nuk mund ta bllokojë pranimin e Kosovës në UNESCO

Kadare: Serbia as formalisht nuk mund të bllokojë kandidaturën e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare

E angazhuar në procesin e lobimit për pranimin e Kosovës në UNESCO, ambasadorja e Shqipërisë, Besiana Kadare, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka shfaqur bindjen se Serbia as formalisht nuk mund të bllokojë kandidaturën e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Kadare beson se procesi do të përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, megjithëse pohon të jetë befasuar me diskursin e ashpër të Serbisë për këtë çështje. Fushatën e shtetit serb kundrejt anëtarësimit në Kosovës në UNESCO, Kadare e sheh në mospërputhje me vlerat evropiane dhe me parimet e fqinjësisë së mirë.

Megjithatë, e quan rekord numrin e vendeve që tashmë kanë dhënë mbështetjen zyrtare që anëtarësimi i Kosovës të përfshihet në rendin e ditës në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv, që do të nisë punimet sot (e shtunë) dhe do të zgjasin deri më 8 të këtij muaji. Kadare e cilëson të favorshme kohën kur Kosova ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në UNESCO.

Mendon se pala kosovare e ka mbështetjen e nevojshme për të fituar në Këshill Ekzekutiv, pasi numri votave pro të konfirmuara zyrtarisht është më i lartë se numri i vendeve që kanë bashkësponsorizuar projektrezolutën e paraqitur nga Shqipëria

Bujqësia, sektor që rimëkëmb Kosovën

Fermer në Kosovë (Foto nga arkivi)

Sektori i bujqësisë vlerësohet si njëri nga sektorët me potencial të madh në Kosovë, i cili mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit.

Ekspertë të ekonomisë dhe të politikave bujqësore në Kosovë, thonë se investimi në këtë sektor do t’i mundësojë vendit zhvillim më të hovshëm.

Institucionet e Kosovës, thonë ata, duhet të krijojnë stimuj që të nxitet punimi i tokave të pashfrytëzuara, si dhe të ofrohen lehtësi, të cilat ulin koston e prodhimtarisë.

Halim Gjergjizi, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se bujqësia paraqet një ndër mundësitë kryesore të zhvillimit ekonomik, ngase janë resurset.

 “Kosova, fatmirësisht, ka një traditë të gjatë në prodhimtari, ka një klimë mjaft të përshtatshme dhe janë disa parakushte shumë të mira dhe ka kërkesa të vazhdueshme për ushqim. Tregu kosovarë është i pangopur me produkte bujqësore, ku edhe shumicën e produkteve bujqësore i importojmë”, shprehet Gjergjizi.

Edhe, profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Isa Tahiri, vlerëson se element qenësor për zhvillimin ekonomik, është aktiviteti optimal i kapaciteteve të prodhimtarisë në sektorin e agrobiznesit

“Baza e zhvillimit ekonomik në Kosovë është bujqësia apo agrobiznesi. Ka elemente lëvizëse, ka donacione nga Qeveria, mirëpo duhet të ngrihet shuma, e cila duhet t’u jepet si donacion fermerëve dhe bujqve. Në kuadër të kësaj, janë shumë fabrika, të cilat e bëjnë lidhshmërinë zinxhirore për zhvillimin e prodhueshmërisë që nga mbjellja, përpunimi, nga vjelja e të tjera ”, thotë Tahiri.

Ai thekson se duhet të bëhet një hulumtim se çka të prodhohet më tepër, që si i tillë ai produkt të mund të depërtojë edhe në tregun e jashtëm.

 “Duhet të jenë ekspertët që e bëjnë hulumtimin e tregut dhe të shihet se me çfarë mund të mbillet toka e Kosovës dhe të mos mbetet në këtë formë. Unë mendoj se kanë filluar investimet e shtetit në bujqësi, por me kapacitete minimale”, thekson Tahiri.

Institucionet e Kosovës, vazhdimisht kishin theksuar se po punojnë në rimëkëmbjen e bujqësisë. Po ashtu, ishte ngritur edhe buxheti për bujqësinë.

Sipas të dhënave zyrtare, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, nga 300 mijë euro sa ishte në vitin 2007, është rritur në 43 milionë euro në vitin 2015.

Gjithsesi, për të reflektuar sektori i bujqësisë në zhvillimin ekonomik të vendit, shton profesor Gjergjizi, duhet të bëhet investim në këtë sektor.

“Tani mendohet se investimet në bujqësi janë vetëm nga subvencionet, por këto janë vetëm një mbështetje e vogël. Duhet të bëhen investime nga vetë fermerët, e gjithsesi edhe shteti duhet të jetë mbështetës duke krijuar kushte të volitshme në infrastrukturë, si konsolidimi i tokës, riaftësimi i sistemit të ujitjes dhe riaktivizimi i industrisë përpunuese”, shton Gjergjizi.

Në programin qeverisës, i është dhënë një rëndësi e veçantë zhvillimit të bujqësisë.

Aty është theksuar se ” Qeveria do të angazhohet fuqishëm për promovimin e zinxhirit prodhues, nga prodhimi primar bujqësor, te përpunimi, ruajtja dhe tregtimi me produkte bujqësore, si dhe masa nxitëse kreditore dhe subvencionuese dhe përmirësimi i infrastrukturës publike.


Luljeta Krasniqi – Veseli

[email protected]

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Pse Kosova s’ka dhe s’do të ketë kompani ajrore

Kosova nuk ka ndonjë kompani ajrore publike dhe nuk pritet që të ketë. Kjo pasi në politikat zhvillimore të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) nuk parashihet që shteti të investojë në themelimin e kompanive ajrore publike.

Kështu thonë në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, sipas të cilëve, ky investim konsiderohet model i tejkaluar, për shkak të trendëve të zhvillimit të këtij sektori.

24 kompani ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë kompani të huaja, shumica e tyre vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Nevojën për investim në ndonjë kompani publike ajrore, muajin e kaluar e pati paraqitur në Kuvendin e Kosovës deputetja Teuta Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo pati kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që të fusë në agjendën qeveritare edhe hapjen e një kompanie ajrore shtetërore.

Sipas saj, kjo mund të realizohet nëse fillon bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës zyrtare.

“Në këtë rast, mundësitë nuk janë për momentin, mirëpo nuk do të thotë që të mos gjendet mundësia në mes dy shteteve.Unë kam dhënë një propozim që të bisedohet paraprakisht edhe me shtetin e Shqipërisë, në mënyrë që në mes të dy shteteve të bëhet një kompani e përbashkët”, ka thënë Haxhiu.

Por, kryeministri i Kosovës ishte përgjigjur se “hapja e një avio-kompanie publike nuk është në agjendë, sepse Kosova është në proces të rregullimit ekonomik dhe kjo nuk mund të bëhet”.

Se Kosova nuk ka kushte dhe mundësi materiale, e thonë edhe ekspertë të aviacionit. Sipas tyre, në Kosovë nuk ka kuadro profesionale dhe teknike për të themeluar dhe mirëmbajtur ndonjë kompani publike.

Ali Aliu, piloti i parë kosovar që ka drejtuar aeroplanët reaktivë dhe supersonik në ish-Armatën Popullore të ish-Jugosllavisë, thotë se shteti i Kosovë nuk ka mundësi financiare për një investim të tillë.

Edhe shtetet tjera që kanë dalë nga ish-Jugosllavia nuk kanë kompani të veta. Pasi janë shumë të kushtueshme, ka probleme të ndryshme dhe të gjithë janë orientuar në kompani private”.

“Kjo, sepse është investim i madh, si blerja e avionëve, mandej servisimi i tyre, marrja e lejeve për operim çdo vit, janë të kushtueshëm kuadri, pilotët, teknikët dhe inxhinierë të aviacionit”, thotë Aliu.

Por, përveç këtyre, Aliu i cili njëherësh ka qenë drejtor i departamentit të Aviacionit në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se Kosova nuk është anëtare në Agjencinë Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (EASA), e as në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

“Kosova i ka të kufizuara operimet. Edhe nëse kemi kompaninë tonë, ajo mund të operojë vetëm në Kosovë ose nëse arrihet ndonjë marrëveshje bilaterale me shtete të ndryshme. Pra, ne nuk e kemi të lirë hapësirën e Evropës”, thekson Aliu.

Sipas Ligjit të Aviacionit Publik të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përdorimi i hapësirës ajrore të Kosovës është i lirë për të gjithë avionët civil të regjistruar në Kosovë; me kusht që ky përdorim të bëhet në përputhje me të gjitha kushtet ose kufizimet e aplikueshme të përcaktuara me ligjet e Kosovës.

Në Aeroportin e Prishtinës, aktualisht operojnë 24 kompani ajrore, kurse sipas të dhënave të zyrtare , numri i pasagjerëve brenda një viti kalon mbi një milion. Gjatë këtij viti, numri i pasagjerëve pritet të jetë rreth 1 milion e 600 mijë.

Si ta lirojmë shtetin nga uzurpatorët? – Nga FLORIM ZEQA

Në Kosovën e pas “pavarësisë” çdo gjë është infektuar nga virusi i krimit të organizuar,  korrupsionit, nepotizmit, familjarizmit,… si pasojë e kësaj ka humbur besimi në të gjitha nivelet e shtetit duke filluar nga presidenca, qeveria, sistemi i drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit, etj.
Ne që po shkruajm e flasim për krim të organizuar në media, duket is paradoks para atyre njerëzve që popullin e vunë në gjumë, për atë arsye na quajnë të “çmendur”. Madje këta “njerëz” nuk i vret ndergjegja për asgjë, madje as atëhere kur vjedhin dhe shesin pasuri të këtij vendi, ndoshta kur tradhëtojnë interesat e vendit ndjejnë edhe kënaqësi shpirtërore…
Mesazhi ynë drejtuar popullit të përgjumur e ka një qëllim të vetëm, zgjimin e ndërgjegjës së fjetur, dhënjën e alarmit pët vetëdijësim përballë rrezikut në të cilin ndodhet shteti, e ardhmja e qytetarëve të këtij vendi.
Jo të gjithë e njohin mirë të vërtetën e hidhur, ajo (e vërteta) duhet të thellohet në mendjen e popullit, për ta kuptuar me qartësi realitetin e krijuar kur qeverisja aktuale si megafon i prishur flet për të “arriturat” e saj që nuk duken askund në horizont, përderisa vazhdon kapja dhe ngulfatja e shtetit, dhunimi i fjalës së lirë nga uzurpatorët dhe plaçkitësit, hajdutët dhe batakçinjët, mashtruesit dhe maskarenjët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave.
Kjo është “drita” që “shëndritë dhe ngrohë” zemrat e kosovarëve!
Përderisa në secilin shtet normal, të zhviluar dhe demokratik ndjekën dhe luftohen të korruptuarit, hajdutët, mashtruesit, intrigantët dhe tradhëtarët, në vendin tonë jo vetëm që kultivohet dhe mbrohet me ligj ky soj i keq i njerëzve, ata vendosen në majat e pushtetit!
Shteti i Kosovës është në rrezik, pas rrëshqitjeve drastike të klasës politike kosovare në bisedimet e Brukselit, pavarësia e shtetit e ka humbur çdo kuptim. Ndërkombëtarët shtetin e Kosovës më nuk janë duke e trajtuar si Republikë të pavarur por si një territor multietnik, me sovranitet të dyfisht,…madje disa edhe si koloni të Serbisë.
Për fatin tonë të keq, edhe disa nga mediat janë vënë në shërbim të së keqës (skllavërisë) së tyre, duke mbështetur maskarenjët, hajdutët, grabitçarët dhe uzurpatorët e shtetit.
Eshtë për të ardhur keq, se si disa deputet, intelektual, analist dhe gazetar të “kampit” rugovian të LDK-së,…deri para koalicionit të turpit me PDK-në, mbanin në shënjestër të kritikave keqeverisjen shtavjeqare të PDK-së, ndërsa tani përmes liderit të tyre të shantazhuar kanë dalë në mbrojtje të së keqës së vendit tyre.
Le të delë dikush nga ta dhe të më tregon se çfarë paska ndryshuar për të mirë në qeverisjen e vendit këtyre muajëve të fundit.
A u ndal krimi dhe korrupsioni, a u ndal haraçi, a u ndalen vjedhjet, a u ndalen  keqpërdorimet qeveritare, a u ndalen abuzimet me pushtetin, a u ndal tenderomania?!
Përgjigja është JO, përkundrazi kemi rritje enorme të dukurive negative, duke filluar nga “kryeministri” me tenderin e BMW-së për djalin e tij e deri tek MAXI aferat tenderuese me Bechtel-Enka për ndërtimin e Autostardave më të kushtueshme në rajon.
Në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që interesi shtetëror të rrezikohet shkaku i interesave personale të liderëve të korruptuar dhe shantazhuar, hipokritëve, gënjeshtarëve dhe injorantëve politikë!
Duhet të vie në shprehje elementi kombëtar, elementi intelektual e mbi të gjitha duhet të vihet në jetë vullneti i popullit-Referendumi popullor, si mjet që e përcakton vullnetin e shumicës dhe drejtimin e politikës shtetërore e jo interesat e fqinjëve, e aq më keq të pushtuesit tonë verior.
Fenomeni i servilitetit, i dëgjueshmërisë dhe inferioritetit ndaj të tjerëve është njollë turpi që kjo klasë e dështuar politike i vuri mbarë popullit shqiptar. Shkaku i një klase të shëmtuar politike, kombi ynë nga një komb i vjetër dhe i respektuar evropian rrezikon të rrëshqas në një komb të ç’orjentuar në aspektin politik dhe kulturor.
Në një shoqëri njerëzore në të cilën zëjnë vend kulturat e huaja, të bartura bashk me to edhe dukuritë negative, atëherë asaj shoqërie i rrezikohet identiteti, ndërsa shtetit e ardhmja.
Si pasojë e krimit të organizuar, korrupsionit, poshtërimit, denigrimit social,…së fundmi edhe të ndarjes së sovranitetit të shtetit,…jo vetëm të rinjët, por të gjitha shtresat e shoqërisë një mendje kanë; ikjen sa më parë nga vendi i tyre, ngase nuk dëshirojnë të jetojnë si skllëvër të injorancës dhe minorancës politike të vendit.
Në fund i kam edhe dy fjalë për opozitën. Pa dashur t’i komentoj në detaje deklaratat e opzitës, dëshiroj të theksoj një të vërtetë të madhe. Opozita, që me kaq ngulm (me plotë të drejtë) po kërkon tërheqjen e nënshkrimit nga ana e kryeministrit Mustafa, pse nuk u treguan më syçeltë në parandalimin e atij nënshkrimi, kur paraprakisht (javë të tëra) ka qenë e ditur dita e nënshkrimit të atyre marrveshjeve (me 25 gusht 2015) në Bruksel.
Përveq disa veprimeve simbolike të aktivistëve të Levizjes Vetëvendosje, nuk ndodhi asnjë përpjekje serioze nga ana e opozitës qoftë në parlament apo jasht tij për parandalim të një akti fatkeq për Republikën e Kosovës.
Edhe unë pajtoj me konstatimet se; “Zajednica po e gërryen Republikën,…Qeveria e ‘Zajednicës’ po e zhvleftëson Kuvendin,…etj”, por nuk mund të pajtohem me faktin se Zajednica mund të pengohet me bllokimin e Kuvendit. Ngase, edhe po të donin të tërhiqnin nënshkrimet liderët e shantazhuar, nuk do mund ta bëjnë një gjë të tillë (“Acqua passata”, thotë një fjalë e urtë italiane).
E vetmja mundësi reale dhe kërkesë legjitime e opozitës drejtuat bashkësisë ndërkombëtare, për defunksionalizimin e Zajednicës dhe delegjitimimin e nënshkrimeve në Bruksel nga liderët e korruptuar kosovar (Thaçi-Mustafa me kompani), do të ishte ndëgjimi i zërit të qytetarëve i shprehur përmes Referendumi gjithëpopullor,…shprehje kjo  e nivelit më të lartë demokratik, për deklarimin e popujve për rregullim të mbrendshëm politik, territorial  dhe vetëvendosje.
Në rast të mohimit të kërkesës për Referendum nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, atëherë më askush nuk mund t’na pengoj në perdorimin e gjitha mjeteve tjera për mbrojtjen e terësisë teritoriale, sovranitetit dhe integritetit shtetëror.

Deputetët: të hetohet skandali 53 milionësh i Enver Hoxhajt

Afera korruptive e teksteve shkollore

Fondet publike u shpenzuan kundërligjshëm, pa procedura prokurimi

“Nuk është çështje e raportimit në Kuvend, por e organeve të drejtësisë. Faktet janë, pasojat janë të hetueshme. Zyrtarët përgjegjës dihen, përgjegjësit po ashtu. Nuk ka asnjë pengesë për të filluar nga hetimet deri te ngritja e rastit. Sa më parë dhe sa më shpejt. Kjo është dhe një kërkesë publike që njësitë e krimeve ekonomike dhe prokurorët të fillojnë nga hetimi”, i ka thënë gazetës “Kosova Sot” Mytaher Haskuka, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të kërkojnë përgjegjësi nga ish- ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, i cili me vendimin skandaloz të vitit 2008 bëri që nga viti 2008 deri ne 2014 të shpenzohen mbi 53 milionë euro mjete të buxhetit pa tender dhe paligjshëm, duke ua mundësuar që në kontot e dy kompanive, respektivisht shtëpive botuese monopoliste pa asnjë procedurë tenderimi dhe me çmimet që i diktojnë këto dy kompani, dy deri trefish më të larta nga çmimet reale të tregut, individë të caktuar të përfitojnë miliona euro nga buxheti i varfër i Kosovës. Deputetët, si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, duhet të merren me këtë shkelje flagrante, por edhe Prokuroria duhet sa më parë të nisë hetimet. Në një prononcim për “Kosova Sot”, Adem Salihaj, deputet në Kuvendin e Kosovës, është shprehur se për fatin tonë të keq, në Kosovë nuk funksionon pothuajse fare sistemi i drejtë- sisë, sepse, ka thënë Salihaj, ai është plotësisht i kontrolluar nga politika…

Athina fton Thaçin – Beogradi i befasuar

Sipas gazetës Blic, Athina po e përgatit terrenin për njohjen zyrtare të Kosovës
Mediat serbe janë frikësuar dhe zemëruar me deklaratën e Ministrisë Greke për Punë të Jashtme, e cila i bën ftesë Hashim Thaçit për të vizituar shtetin helen.
“Ministri Kotzias e ka ftuar kolegun e tij, Hashim Thaçi, për vizitë në Athinë dhe ka shprehur përkrahjen e Greqisë për përpjekjet e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe për të mirën e stabilitetit të rajonit”, thuhet në njoftimin e ministrisë greke.
Sipas gazetës Blic, kjo deklaratë e vërteton tezën se Athina po e përgatit terrenin për njohjen formale të Kosovës.
Analisti politik, Dragomir Angjellkoviç, ka thënë se Tsipras është “politikan elastik, kur është pyetje çdo gjë tjetër përveç interesit të tij personal”.

Jahjaga: Gratë në Kosovë, një shtyllë e fortë e shoqërisë

Gratë në Kosovë kanë qenë një shtyllë e fortë në çdo fazë nëpër të cilën ka kaluar vendi, tha presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Në një diskutim mbi rolin e grave në procesin e paqes të zhvilluar në Universitetin Georgetown në Uashington, Presidentja Jahjaga foli edhe për problemin e nivelit të ulët të përfaqësimit të grave në institucionet vendim-marrëse në Kosovë. Përfaqësimi i grave në poste vendimarrëse në Kosovë është i ulët sidomos në pushtetin lokal ku deri më tani Kosova ka patur vetëm një kryebashkiake, Mimoza Lila-Kusarin nga Gjakova.  Në këtë diskutim mori pjesë edhe ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e cila theksoi rolin e rëndësishëm të grave në ripajtimin dhe tejkalimin e urrejtjes themelore mes grupeve të ndryshme etnike.

 

Gratë në Kosovë kanë luajtur një rol të rëndësishën në të gjitha periudhat nëpër të cilat ka kaluar vendi, tha presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Në një diskutim dje në Universitetin Georgetown mbi rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe pjesëmarrjen e tyre politikë, presidentja Jahjaga tha se gratë në Kosovë, kanë ndjerë më shumë vështirësitë dhe vuajtjet nga lufta dhe gjendja e rëndë ekonomike në vend.

“Gratë në Kosovë kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Ato kanë qenë një shtyllë e fortë e shoqërisë sonë në çdo fazë në të cilën ka kaluar vendi, në luftë, në paqe dhe në procesin e shtet-formues. Nëpër të gjitha këto faza që ka kaluar vendi, ato janë ndikuar jo vetëm emocionalisht duke parë vrasjen e burrave të tyre në kohën e luftës, vështirësitë e fëmijëve të tyre, diskriminimin, por edhe gjendjen e rëndë ekonomike, pamundësinë për të ushqyer fëmijët e tyre”.

Presidentja Jahjaga tha se gjatë luftës, gratë e Kosovës kanë dhënë një kontribut të madh humanitar duke ndihmuar me ushqime dhe ilaçe banorët e rajoneve të vendit të prekura nga lufta.

Ndërsa ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright tha se gjatë vizitave që ajo ka bërë në Kosovë ajo ka parë se si gratë e Kosovës duan të jenë agjente të ndryshimit e jo të viktimizimit. Ato duan ta lënë pas të kaluarën dhe të përqëndrohen në të ardhmen.

“Një nga elementët më të vështirë në konfliktet në mbarë botën është kujtimi i historisë, asaj që ka ndodhur në shekullin e 14-të. Kjo nuk është e dobishme. Njerëzit duhet t’i drejtojnë sytë nga e ardhmja. Dhe gratë janë ato që mund të tejkalojnë këtë urrejtje themelore mes grupeve të ndryshme etnike. Unë mendoj se roli i grave në procesin e ripajtimit është shumë i rëndësishëm”.

Ndërsa presidentja Jahjaga tha se edhe gjatë periudhës së paqes, gratë e Kosovës kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Ato janë të përfaqësuara në institucionet e vendit dhe po japin kontributin e tyre në procesin e shtet-ndërtimit, tha ajo.

Në lidhje me nivelin e përfaqësimit të grave në institucionet publike, presidentja Jahjaga tha se ligji që përcakton kuotat e përfaqësimit të grave është i rëndësishëm. Ajo kundërshtoi idenë për heqjen e këtij ligji, pasi sipas saj, një veprim i tillë do të ulte numrin e grave të përfaqësuara në institucionet e vendit.

“Vitin e kaluar kemi patur një debat me Bashkimin Evropian për çështjen e kuotave pas një nisme nga Brukseli për heqjen e tyre me justifikimin se ato nuk janë në përputhje me ligjet për të drejtat e njeriut. Argumenti im kundër kësaj nisme ishte, si do të justofikohej kjo me respektimin e të drejtave të njeriut nëse pas heqjes së kuatave do të kemi më pak se një përqind të grave të përfaqësuara në institucionet e vendit në vend të 30 përqind që kemi tani?”

Në lidhje me rritjen e përfaqësimit të grave në institucione, ish Sekretarja Albright tha se përfaqësimi më i madh i grave në institucionet publike sjellë qëndrueshmëri më të madhe ekonomike dhe politike.

“Mendoj se ne e dimë se është thelbësore kur gratë janë të angazhuara në pozita negocimi, sepse ato kanë aftësinë të punojnë mes tyre për ripajtimin e grupeve në konflikt. Kur gratë janë të angazhuara në ekonomi dhe në politikë, ne e dimë se shoqëritë janë më të qëndrueshme”. 

Presidentja Jahjaga dhe ish Sekretarja Albright gjatë diskutimit në Universitetin Georgetown në Uashington thanë se duhet bërë më shumë për rritjen e nivelit të përfaqësimit të grave në postet vendim-marrëse.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet në Kongresin amerikan

SHKUP – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në Kongresin e SHBA-ve në Washington. Ajo takoi në Kapitol Hill anëtarët e lartë të Komitetit për Çështje të Jashtme të Kongresit amerikan, të kryesuar nga kongresmeni Ed Royce dhe anëtari i lartë i Komitetit, kongresmeni Eliot Engel.

Ajo theksoi se Kosova është e lirë dhe e pavarur për shkak të ndihmës dhe përkrahjes së Kongresit amerikan.

Presidentja Jahjaga njoftoi kongresmenët për reformat e brendshme, konsolidimin e demokracisë së Kosovës dhe forcimin e sovranitetit. Presidentja theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave për të tërhequr investitorët e huaj, reforma këto që duhet të shoqërohen me një luftë të paprecedentë kundër korrupsionit.

Jahjaga gjithashtu informoi kongresmenët me rrjedhën e dialogut për  normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe arritjen e marrëveshjeve të fundit. Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes së Shteteve të Bashkuara për dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.

Presidentja e Kosovës gjithashtu kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidentja theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë luftë duke u bërë shembull në rajon.

Kongresmenët falënderuan Presidenten Jahjaga për vizitën dhe thanë se Kosova tashmë është një rrëfim i suksesit. Ata ritheksuan përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspirata e saj euroatlantike, zbatimin e reformave demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Kosova: Nëse nuk i zbaton marrëveshjet, ne do të vendosim reciprocitet ndaj sjelljeve të Serbisë

PRISHTINË – Delegacioni i Kosovës për Dialog me Serbinë, gjatë zhvillimit të rrethit të radhës të bisedimeve në Bruksel, duke biseduar për temat e lëvizjes së lirë, njohjes së diplomave, funksionimit të Zyrave Ndërlidhëse dhe dokumenteve kadastrale, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të bëjë trysni mbi Serbinë që të ndërpresë obstruksionin dhe vonimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjeve të arritura deri tash.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila po udhëheq delegacionin kosovar, gjatë bisedave që i kishte me Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së, ka tërhequr vërejtjen në obstruksionin e lëvizjes së lirë që po e bënë Serbia karshi Kosovës, në kuadër të zbatimit të reciprocitetit në çështjen e tabelave të regjistrimit të automjeteve.

Ministrja Tahiri ka njoftuar zyrtarët e Bashkimit Evropian se, Kosova do ta shfrytëzojë të drejtën e cila buron nga “Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë”,  për të zbatuar reciprocitetin e plotë në çështjen e tabelave “Prova” dhe nëse Serbia nuk i heq ato tabelat që po i aplikon për automjetet e Kosovës me tabelat ‘’RKS’’ atëherë, Kosova do të fillojë të aplikojë masa të njëjta dhe tabela “Prova” për automjetet e Serbisë. Me këtë rast, delegacioni i Kosovës njoftoi se do të aplikojë edhe masa tjera, siç janë pagesat administrative për këto tabela si dhe dokumentin hyrje – dalje për qytetarët e Serbisë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës .

“Kosova nuk ka aplikuar këto masa duke pasur prirje që të realizojë një lëvizje vërtet të lirë sipas standardeve evropiane, mirëpo, meqenëse Serbia me masat e saja ka vështirësuar dhe frustruar procesin e lëvizjes së lirë, atëherë Kosovës nuk i mbetet zgjidhje tjetër pos që të zbatojë reciprocitetin” i kishte thënë ministrja Tahiri ndërmjetësit të BE-së, Alexis Hupin.

Nga ana e tij, Hupin kishte propozuar që kjo temë të diskutohet edhe në takimin e radhës në përpjekje që, palët të gjejnë një zgjidhje në interes të qytetarëve, për të përmirësuar lëvizjen e lirë dhe jo për ta penguar atë. Megjithatë, pala kosovare insistoi se Serbia është ajo që po bënë pengesa dhe se Kosova është e vendosur se, çfarëdo që të jetë zgjidhja, ajo  do të jetë reciproke.

Në takimin e grupit punues për zbatimin e marrëveshjes për kadastër, BE-ja ka pasur vërejtje në vonesat në zbatimin e kësaj marrëveshjeje nga ana e Kosovës, e cila ka prolonguar miratimin e projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës nga ana e Kuvendit të Kosovës. Për këtë vonesë, pala kosovare ka fajësuar Serbinë e cila po e kryen me ritëm shumë të ngadaltë procesin e skanimit të dokumentacionit kadastral. Megjithatë, BE-ja ka insistuar se është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe çështjes së pronave të tyre që Kuvendi i Kosovës sa më shpejt ta miratoj këtë ligj i cili hap rrugën e kthimit të dokumentacionit kadastral, ndërsa nga Serbia është kërkuar të përshpejtojë procesin e skanimit të dokumenteve.

Në kuadër të takimit për Zyrat Ndërlidhëse, delegacioni i Kosovës kërkoi avancim të zbatimit të saj sidomos në aspektin e gjetjes së një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët për logot dhe vulat e të dy zyrave, çështjen e shtimit të hapësirave, stafit dhe avancimin e komunikimit në mes të zyrtarëve ndërlidhës dhe qeverive përkatëse.

Pala kosovare kritikoi sjelljet e Serbisë për mos pranimin e deritashëm të Zyrtarit Ndërlidhës të Republikës së Kosovës nga nivele ministrore në Serbi, duke dhënë si shembull sjelljet e veta, pasi që Zyrtari Ndërlidhës i Serbisë në Kosovë tashmë ka zhvilluar disa takime me disa ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Si rezultat i kësaj bisede, palët u dakorduan që Zyrtari Ndërlidhës i Republikës së Kosovës të pritet zyrtarisht gjatë muajit tetor nga ministri i Arsimit të Serbisë, Sërxhan Verbiq, ku ndwr tjera, do të bisedohet edhe për çështjen e librave që Qeveria e Kosovës po i dhuron për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Në fund, u arrit pajtimi që të intensifikohen angazhimet që, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ta pres zyrtarisht në takim zyrtarin ndërlidhës të Serbisë në Kosovë dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ta pres zyrtarin ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Serbi.aa

Skandali me tekstet falas, mbi 53 milionë euro dy kompanive që i zgjodhi ish-ministri Hoxhaj

Kërkohet hetimi urgjent i Prokurorisë

Berisha: Prokuroria me ligj është e obliguar të hetojë keqpërdorimin e parasë publike

Tekstet shkollore u vendos të jepen falas në vitin 2008, kur ministër ishte Enver Hoxhaj, dhe fillimisht u tha se MASHT-i do të blejë libra nga botuesit, në vlerë prej 3 milionë euro, kurse ndër vite kjo shumë shkoi në 8 milionë euro dhe përfitues më të mëdhenj këtu kanë qenë dhe janë dy shtëpitë botuese që kanë marrë mbi 53 milionë euro deri në vitin 2015. Deputeti Nait Hasani  thotë se MASHT-i duhet të ketë kujdes në mënyrën sesi është duke i paguar tekstet shkollore, për të cilat paguhen në vit rreth 8 milionë euro dhe, sipas disa të dhënave, shkollat nuk shpenzojnë më shumë se rreth 4 milionë euro libra në vit

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka para vetes një mundësi të mirë që ta kursejë buxhetin gati 4 milionë euro, të cilat i marrin shtëpitë botuese monopoliste “Dukagjini” dhe “Libri Shkollor”, ku në total për një vit nga MASHT-i marrin 8 milionë euro për tekstet shkollore që jepen falas. Në fakt, që nga viti 2008 e gjer tani, rreth 50 milionë euro është dëmtuar buxheti i varfër i Kosovës, dhe përfituesit më të mëdhenj vazhdojnë të jenë dy botuesit monopolistë, të cilët vetë i caktojnë çmimet e librave dhe ia shesin MASHT-it me një çmim mjaft të kripur, e kjo e fundit asnjëherë nuk lodhet të dalë në librarinë më të afërt për të kuptuar se në fakt me çfarë çmimi botuesit ua shesin librat. Që nga viti 2008 e deri në këtë shtator, asnjëherë MASHT-i askund, as në ndonjë gazetë, e as në portalin e vet nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim për hapjen e tenderit të librave dhe kjo gjë është bërë në negociata të fshehta larg njerëzve, që lë të nënkuptohet se ka pasur dhe vazhdon të ketë manipulime dhe përfitime, jo vetëm te një apo dy individë, por te një zinxhir njerëzish. Një libër shkollor nga klasa e 1-9 kushton mesatarisht 2.5-3.5 euro..

Në 70 vjetorin e lindjes së heroit qyteti i Pejës organizon ditët e Jusuf Gërvallës

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Pejës, në qytetin e Pejës organizohen nga 1-3 tetor ditët e Jusuf Gërvallës.

Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah, Gjermani).

Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atdhetar i shquar për liri deri në vdekje.

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. “Ora”, Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të “lapidaristëve” të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para – “Fluturojnë e bien” (1975) dhe “Kanjushë e verdhë” (1978) – poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve “Shtëpia në kornizë” dhe “Skena nga jeta e fshatit”. Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për “pak frymë njeriu e pak dritë qiriri”. Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, “Shenjat e shenjta” (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si “hije”, “pluhur”, “frikë”, “terr”, “ftohtë”, “varr”. Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë “jeta”. Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.

Jahjaga merr pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës mori pjesë në pritjen  tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.

Këtë pritje Presidenti Obama e organizon për pjesëmarrësit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidentja Jahjaga e postoi foton në facebook.

Presidentja Jahjaga me Zonjën Albright në simpoziumin në Universitetin Georgetown (fotoreportazh)

Presidentja Jahjaga në simpoziumin për pjesëmarrjen politike të grave në proceset paqësore në Universitetin Georgetown

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e 15 vjetorit të miratimit të rezolutës 1325 të KS të OKB-së, ishte e ftuar sot në Simpoziumin e Lartë për Pjesëmarrjen Politike të Grave në Procese Paqësore në Georgetown University në Uashington.

Në një bisedë bashkë me Ish-Sekretaren amerikane Madeleine Albright dhe Ish-Ambasadoren amerikane për Çështjet Globale të Grave, Ambasadoren Melanne Verveer, Presidentja Jahjaga ofroi përvojën e Kosovës për pjesëmarrjen e grave në jetën politike në vend.

Përgjatë viteve 1990 gratë në Kosovë u mobilizuan për të kryer punë humanitare, u mobilizuan politikisht për të protestuar kundër represionit dhe për të dokumentuar abuzimet e të drejtave të njeriut që çuan në ndërhyrjen humanitare ndërkombëtare që ndaloi luftën në vendin tonë dhe për të përkthyer në prova për gjykimet për krime lufte. Ato morën rrezik të madh personal dhe u përballen me probleme të përditshme, por kjo nuk i dekurajoi ato, tha ndër të tjera Jahjaga.

Presidentja poashtu foli për kontributin e gruas kosovare në ndërtimin e paqes. \”Në paqe, roli i tyre është po aq thelbësor. Ne kemi rritur pjesëmarrjen e grave në nivel qendror dhe lokal. Sot gratë përbëjnë 30 përqind të Parlamentit të Kosovës, duke kontribuar në një demokraci përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Gratë deputete kanë tejkaluar vijat partiake dhe ideologjitë për të formuar grupin e tyre dhe ato kanë një mundësi unike të bëhen forcë serioze ne demokracinë tonë parlamentare,\” deklaroi Presidentja Jahjaga.

  • 30-09-2015 20-13-4630-09-2015 20-14-2030-09-2015 20-14-4830-09-2015 20-14-08

Kryetarja e Gjakovës e informuar nga policia se kërcënohet me jetë

Mimoza Kusari – Lila, kryetare e komunës së Gjakovës, thotë se ka pasur një “pazar” për ekzekutimin e saj

Përfaqësues institucionesh e organizatash të ndryshme në Kosovë, reaguan me zemërim ndaj pohimeve se kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, është kërcënuar me jetë. Reagimet pasuan një deklaratë të zonjës Kusari – Lila se “dikush është paguar” për ta ekzekutuar atë.

Gjatë një mbledhjeje të Kuvendit të komunës së Gjakovës, duke u përgjigjur në pyetjen se përse ajo shoqërohet nga njësitë e mbrojtjes nga afër të policisë, zonja Kusari – Lila tha se kjo ndodhë meqë, “është paguar dikush që të më ekzekutoj fizikisht. Ky nuk është informacion që ka dalë prej kuluareve as prej odave, por është informacion që policia e Shqipërisë ia ka kumtuar policisë së Kosovës dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka ardhur urdhëresa për mbrojtjen time të afërt. Personi i paguar është nga Shqipëria, ndërsa fatkeqësia është se pazari dhe biseda për ekzekutimin tim është bërë në Gjakovë”, ka thënë zonja Kusari – Lila.

Policia e Kosovës, tha se “në kuadër të prokurorisë së posaçme të Kosovës, është hapur një rast i kanosjes, në bazë të hetimeve të kryera nga drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në kuadër të policisë së Kosovës. Policia lidhur me këtë rast i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin si dhe për ofrimin e sigurisë ndaj personalitetit në fjalë”. As zonja Kusari-Lila dhe as policia nuk kanë dhënë më shumë hollësi për motivet e mundshme apo autorët e kërcënimit.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i shprehu mbështetjen e plotë institucionale zonjës Kusari – Lila.

Kryetarja e komunës së Gjakovës është e vetmja kryetare femër që kemi në Kosovë dhe e cila meriton një respekt dhe vëmendje me të veçantë edhe në aspektin institucional dhe tradicional. Është mirë t’u iket ligësive të cilat e dëmtojnë vendin. Është mirë secili prej neve të mendojmë, që të lejohen njerëzit që janë të zgjedhur të punojnë dhe përfundojnë mandatin se sa dikush të mendoj ta dëmtoj dikë, për arsye se mund ta dëmtoj vetveten. Edhe një herë, kryetarja e Gjakovës e ka përkrahjen e institucioneve të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë derisa e ka mandatin duhet mos ta pengoj askush, sepse nuk është njërzillëk as burrëri, përkundrazi s’po dua të përdori fjalë tjera”, tha ai.

Gratë deputete të parlamentit të Kosovës dënuan kërcënimet ndaj zonjës Kusari-Lila. Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu – Kodra, tha se “ndjehet thellësisht e prekur me marrjen e lajmit se kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, është në shënjestër të kërcënimeve serioze për jetën e saj. Grupi i Grave deputete dënon çfarëdo forme të presionit, frikësimit apo shantazhit që tentohet të bëhet me qëllim të dekurajimit të grave që të angazhohen në poste të rëndësishme drejtuese. Grupi gjithmonë do të angazhohet fuqishëm që Kosova të jetë vend i sigurt ku sundon rendi dhe ligji”, thuhet në reagim.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është shprehur i shqetësuar me njoftimin se Mimoza Kusari – Lila mund të jetë cak i sulmeve që cenojnë jetën dhe sigurinë e saj.

Aktet e tilla të mundshme ndaj kryetares së komunës, e zgjedhur nga votëbesimi i shumicës së qytetarëve të komunës së Gjakovës është akt i ultë dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike. Asociacionin i Komunave të Kosovës kërkon nga organet e rendit që të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që të mbrohet autoriteti i të zgjedhurve lokal në komunën e Gjakovës dhe në gjithë pushtetin lokal në Kosovë”, thuhet në reagimin e këtij asociacioni.

Zonja Kusari-Lila fitoi postin e kryetares së Gjakovës, që është edhe vendlindja e saj, në zgjedhjet për pushtetit komunal të vitit 2013.

Rusia proteston ndaj pranisë së Kosovës në sallën e OKB-së

Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin u ankua për praninë e përfaqësuesve të Kosovës në Samitin Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm të organizuar nga SHBA të martën, duke thënë se ndërtesa e OKB-së është “nën komandën” Presidentit amerikan Barack Obama.

“Ata (zyrtarët e Kosovës) janë ulur në sallë së bashku me anëtarët tjerë të OKB-së. Nuk është e drejtë kjo, natyrish. Të mbash takime të tilla në ndërtesën e OKB-së, do të thotë se ata nuk kanë respekt për OKB-në… Është jashtë rregullave të OKB-së,” iu tha Churkin gazetarëve, raporton Reuters.

Kosova, ndonëse anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, nuk ka arritur të bëhet pjesë e OKB-së pasi që Rusia, e cila ka veto në Këshill të Sigurimit të OKB-së, kundërshton anëtarësimin e saj.

Churkin tha për amerikanët që ftuan Kosovën në takimin e së martës: “Ata po tregojnë se në këtë ndërtesë gjithçka është nën komandën e Obamas”, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, media ndërkombëtare kanë raportuar se si presidenti Obama po e trajton Kosovën si shtet.

“SHBA-të po e trajtojnë Kosovën si shtet gjatë takimit të nivelit të lartë të thirrur nga Preisdenti Barack Obama mbi luftimin e ekstremizmit. Një tabelë e ulëseve për takimin e së martës shfaq Kosovën në mesin e shteteve pjesëmarrëse në takim, ani pse nuk është shtet anëtar i OKB-së”, shkruan Starherald.com, transmeton Koha.net.

Në këtë takim, sipas Starherald, po marrin pjesë edhe Rusia e Serbia, dy shtete këto që kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në punimet e Samitit Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, ku është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Në Samit, së bashku me kryeministrin, janë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Çedomir Jovanoviq: Zoran Gjingjiq ka pasur iniciativë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Presidenti i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq në një intervistë për “Zërin” ka pranuar se ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq ka pasur një iniciativë për Republikën e Kosovës.

Jovanoviq, i cili ishte njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit të ndjerë të Serbisë ka thënë se, Gjingjiq ishte në dijeni se çdo marrëveshje që mund të arrihej atëherë do të ishte më e mirë se ajo që ne mund ta arrijmë në të ardhmen dhe se çdo vonesë rrezikon në mënyrë të barabartë interesat e Serbisë.

“Njerëzit i duan mjaft thashethemet, iu pëlqen t’i përhapin ato, i zmadhojnë dhe i kthejnë në mite. Iniciativa e Zoranit (Gjingjiq) lidhur me Kosovën ishte mënyra që edhe kjo çështje të merrej nga duart e nacionalistëve dhe populistëve, të cilët përmes Kosovës për dekada të tëra e kanë mbajtur Serbinë të stagnuar dhe e kanë penguar për t’u transformuar në një shoqëri moderne evropiane. Rreth kësaj nisme, sot paraqiten mitet më të zakonshme dhe spekulimet e gabuara, duke përfshirë teorinë çmendur se Zorani u vra në një komplot të fuqive perëndimore për shkak të pretendimeve nacionaliste”, ka thënë ai.

Sipas tij, e vërteta është shumë më e thjeshtë: ajo ishte mënyra e tij që të përpiqej për t’i lëvizur gjërat nga pika zero, dhe se, edhe pse nuk kishte vendime përfundimtare të zgjidhjes së problemit, të shkohej në krijimin e një lloj konsensusi mes Serbisë, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, për shkak se ai ishte i vetëdijshëm se me prolongimin e zgjidhjes së problemit Serbia rrezikon të ardhmen e saj evropiane. Politika e ndjekur nga Serbia kundrejt Kosovës gjithmonë dukej e njëjtë, me bindjen se bllokimi i akrepave të orës mund të ndalë kohën.

“Përkundrazi, Zorani ishte në dijeni se çdo marrëveshje që mund të arrihej atëherë do të ishte më e mirë se ajo që ne mund ta arrijmë në të ardhmen dhe se çdo vonesë rrezikon në mënyrë të barabartë interesat e Serbisë, komunitetit serb në Kosovë, si dhe Kosovën dhe të gjithë njerëzit që jetojnë atje”, është shprehur ai. /Zëri/

Shërbimi Serb i Ushtrisë ka në dorë dosjet e pjesëtarëve të FSK-së

Prishtinë, 29 shtator – Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Haxhi Shala, ka folur për raportimin e medieve se Shërbimi Serb i Ushtrisë ka në dorë dosjet e pjesëtarëve të FSK-së. Ai ka thënë se informatat mund të kenë rrëshqitur nga zëvendësministri i komunitetit serb në ministri të FSK-së.

Aktualisht në ueb faqe të kësaj ministrie nuk figuron ndonjë emër i ndonjë zëvendësministri të komunitetit serb. Këtë pozitë para shtatorit të vitit 2013 e ka mbajtur Sllavisha Filipoviq. Pas tij në këtë pozitë ish- kryeministri Hashim Thaçi kishte emëruar Jasmina Vasiq, transmeton Koha.net.

Shala nuk ka përmendur emër, vetëm se iu ka referuar zëvendësministrit serb nga radhët e komunitetit serb.

“Ka mundësi që të kenë rrëshqitur, sepse ai është zëvendësministër dhe zëvendësministrat kanë të drejtë të kenë informacione për gjithçka në secilin institucion”, është shprehur Shala.

“Ju duhet ta dini se në Ministrinë e FSK-së çdo herë kemi pasur një zëvendësministër nga radhët e komunitetit serb. Qeveria duhet të merret më seriozisht se kë po e emëron aty dhe kujt po i raporton çdo zëvendësministër i komuniteteve të tjera”, ka thënë Shala pas mbledhjes së Komisionit, që është mbajtur të martën.

Ai ka thënë se i ka njoftuar anëtarët e Komisionit edhe për një vizitë në Degën e AKI-së në Prizren. Shala ka thënë se nga informatat që kanë marrë atje kanë kuptuar se rajoni i Prizrenit është i mbuluar me fajdexhinj.

“Javën e kaluar kemi pasur një vizitë në degën e AKI-së në rajonin e Prizrenit, … me rastin e fundit të vrasjes së një personi në Prizren, kemi shprehur interesim që të informohemi lidhur me grupet që merren me fajde, nga Agjencia i Inteligjencës në rajonin e Prizrenit. Jemi njoftuar se si funksionojnë dhe a ka me të vërtetë fajdexhinj. Në Prizren jemi të njoftuar rajoni sot është i mbuluar nga fajdexhinjtë”, është shprehur Shala. Ai ka theksuar se nuk kanë emra konkretë të fajdexhinjve.

Shala ka deklaruar se i ka njoftuar anëtarët e Komisionit edhe për atë se nga e ka marrë informatën se shërbime sekrete serbe kanë të vendosura antena përgjimi në veri të Kosovës. “I njoftova që këtë informatë e kam marrë nga institucione që janë të thirrura për montimin e antenave dhe heqjen e tyre”, ka theksuar Shala.

Sot – dita më e veçantë e vitit për Teuta Ibrahim Rugovën!

Vajza e Ibrahim Rugovës,  Tetuta, 29 shtatorin e ka ditën më të veçantë të vitit.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka ditëlindjen, i mbush 25 vjet.

Teuta Ibrahim Rugova, më e vogla e fëmijëve të Presidentit historik të Republikës së Kosovës, është deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës. Është ndër deputetet femra më të votuara në Kosovë.

Ditëlindja e Teutës sot është në qendër të edicioneve të të gjitha mediave të Kosovës si dhe të mediave sociale shqip.

 

Tifozeria e klasës së dështuar politike! – Nga FLORIM ZEQA

Situata paradoksale e viteve të fundit në Kosovë, e pasurimit të skajshëm të klasës politike dhe e varfërimit të skajshëm të popullatës, kur kjo e fundit akoma vazhdon verbërisht tifozerinë e saj ndaj klasës së dështuar (shëmtuar) politke, jo vetëm që është e papranueshme për një shoqëri të civilizuar njerëzore, është shqetësuese për të ardhmën e saj.
Jo pa qëllim, elektoratin e partive politike e krahasova me tifozerinë e klubeve sportive, të cilat gjithmonë përfitojnë dhe nuk dhurojnë asgjë për tifozët e tyre, përveqse ndonjë shpërblimi “kortezual” për ndonjë tifoz të “përgjedhuar” nga udhëheqësia e klubit.
Përderisa udhëheqësit e klubeve u gjasojnë liderëve partiak, tifozët ngjajnë në militant partiak, spektatorët në stadium u ngjajnë elektoratit në votime,…përmes të cilëve lartësohen klubet (partitë) dhe pasurohen pronarët e klubeve (liderët). Ajo që u mbetët spektatorëve pas përfundimit të ndeshjes (zgjedhjeve) është  debati rreth (mos)suksesit të arritur dhe loja e treguar në fushë nga të preferuarit e tyre,…e cila shpeshëherë përfundon me debate të nxehta në mes tyre, pa pasur asnjë lloj përfitimi nga skuadrat (partitë) që i kanë për zemër.
Për dallim nga debatet e tifozerive sportive, ato të partive politike janë dukshëm më të “avancuara”, më të nxehta, më agresive,…të përcjellura me një fjalor të ulët dhe denigrues, ashtu siq është edhe gjuha e vet liderëve të sotëm partiak!
Për dallim nga drejtuesit e klubeve sportive që ju premtojnë tifozëve ndeshje të bukura dhe cilësore, liderët partiak tifozët e tyre i joshin përmes spektakleve televizive, me premtime mashtruese,…me prezantimin e skandaleve, të aferave korruptive dhe shantazheve të rivalëve politik.
Për dallim nga tifozeria e klubeve sportive, tifozeria e partive politike, e klaneve, grupeve të interesit keqpërdoren dhe mashtrohen në vazhdimësi nga liderët partiak,…ndahen dhe përqahen pamëshirshëm fushatave zgjedhore, duke u përdorur si skllëvër duke i joshur për pak lëmoshë në këmbim të votës për marrjen apo mbajtjen e pushtetit.
Kjo tifozeri e kësaj klase të dështuar politike, me ose pa vetëdijen e tyre janë shëndrruar në varrmihës të së ardhmës së fëmijëve të tyre.
Tifozeria partiake, me ushqimin dhe mbajtjen gjallë të një klase të korruptuar dhe shantazhuar politike, dita-ditës janë duke e bërë akoma më të pasigurtë dhe më të paqartë të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Pse kjo tifozeri politike, që ushqen dhe mbanë gjallë këtë klasë të shëmtuar kusarësh politik, nuk e si marrin shembull udhëheqjen e skuadrave sportive (ekipeve të futbollit, baskektbollit, hendbollit, etj), kur timonierët e tyre nuk e drejtojnë mirë ekipin, ata ndërrohen edhe nga tri-katër herë mbrenda një viti, ripërtërihet skuadra me lojtar të rinjë,…ndërsa në politikë po lejojmë të ndodhë e kundërta; për 16 vite rresht po i mbajmë të njejtit njerëz pa e treguar asnjë rezultat pozitiv për vendin dhe për të mirën e qytetarëve,…
Vendi nuk ka nevoj për tifozeri partiake, as për antarësi pasive politike, por për një energji të re kreative, me ide dhe koncepte te reja politike për zhvillim ekonomik, rimëkëmbje të sistemit të drejtësisë, arsimit, shëndetësisë dhe hallkave tjera të sistemit shtetëror.
Ndryshimi nuk vjenë me “koka” të infektuara nga sistemi korruptiv i një qeverie vrastare, as nga një kastë servilesh dhe sahanlëpirës të sistemeve të kaluara, as nga një garnitur analfabetësh politik me diploma të falsifikuara, dhe as nga një struktur plagjiatorësh me tituj “akademik”, pa asnjë të vetmin publikim shkencor në jetën e tyre.
Kështu shteti i Kosovës, në mungesë të vlerave të mirëfillta politike, në mungesë të prosperitetit, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes qytetare, është duke shëndruar, jo në një stadium futbolli me pak spektator, por në një koleseum gladiatorësh mes “BOSAVE” të pseudopolitikës që bëjnë luftën për marrjen, respektivisht mbajtjen e pushtetit me forcën e muskujve.
Edhe pse interesimi për garën politike është në rënje e sipër, megjithatë gara mes tiozerisë partiake akoma po vazhdon !
Në këtë moment krejt spontanisht përpara më dolën vargjet e këngës: “Amaneti i Clownit”, te Rock grupit TROJA, po citoj; “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kan mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet me vjedhë,…janë këta njerëz që diellin ma kan nal,…janë këto vjet që kurr nuk muj me i fal”, e deri të vargu “Janë këta njerëz që vet nuk muj me i nal”, që thërrasin si kushtrim për nevojën e unifikimit e të gjitha forcave progresive për largimin përfundimtar nga pushteti dhe skena politike e vendit, të kësaj klase të shëmtuar politike.

Send this to a friend