VOAL

VOAL

Behxhet Krasniqi, vëllai i Ahmet Krasniqit – Vrasësit e Ahmetit janë pjesë e politikës në Tiranë e Prishtinë

PRISHTINË – Kaq vite pas vrasjes, familjarët e ish-ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi zbulojnë detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në vitin 1998 në Tiranë. Vëllai i Ahmetit, Behxhet Krasniqi thotë se vrasësit e tij janë pjesë e politikës në Tiranë e Prishtinë.

Behxhet Krasniqi nuk ka dashur të flasë me emra dhe nuk i ka thënë detyrat e tyre, por ka konfirmuar për Botapress, se ata që urdhëruan vrasjen e vëllait dhe që janë pjesë e kësaj vrasje makabre sot janë në dy pushtetet e shteteve tona.

“Unë mendoj se ata që urdhëruan vrasjen e vëllait tim e të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit janë sot në skenën politike të Shqipërisë e Kosovës. Ata i takojnë niveleve të ndryshme të hierarkisë së këtyre pushteteve, por po e them, unë si vëlla i kolonelit, dyshoj se këta persona janë sot në pushtet edhe në Tiranë dhe në Prishtinë”, është shprehur Behxhet Krasniqi për Botapress.

Ai ka shfaqur bindjen se kryeministri Isa Mustafa do ta mbajë premtimin dhe se eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit së shpejti do të kthehen në Kosovë dhe do të rivarrosen me ceremoni të lartë shtetërore.
Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës, diku në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate.

Isa Mustafa: Shqipëria ta zbardhë vrasjen e Ahmet Krasniqit

Nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës, në këto momente është duke u mbajtur akademi përkujtimore në nder të ish Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Në këtë akademi  në një fjalë rasti Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se vrasja e tij duhet të zbardhet sa më parë. Mustafa ka thënë se vrasësit e tij duhet të dalin para drejtësisë dhe se kjo vrasje shquhet si njollë e pavarësisë dhe lirisë së Kosovës.

“ Dorasi duhet të dal para drejtësisë, për vrasjen e kolonel Krasniqit. Dorasi që ka kryer këtë vepër është armik i paqes dhe lirisë” ka deklaruar Mustafa

Ai poashtu tha se Qeveria do të jap mbështetjen për kër këtë çështje.

” Koloneli  Ahmet Krasniqi u bashkohet pleaidës së gjatë se shqiptarëve që ranë në pritat e kriminelëve si Hasan Prishtina, Azem Hajdari, Xhemal Mustafa, Tahir Zemaj, Qerqiz Topulli etj. Vënia para drejtësisë e kryrësve të këtyre vrasjeve qyqare dhe antikombëtare është përgjegjësi dhe detyrë ndaj atdheut. Ne si qeveri do të japim mbështetjen e plotë në gjykatat dhe prokurorit për të zgjedhur këto raste. Ne besojmë në fitoren e drejtësisë. Zoti e bekoftë Ahmet Krasniqin, familjen e tij, Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj”ka thënë Mustafa. /Zeri

Kushtetuesja lë në fuqi Gjykatën Speciale – refuzon kërkesën e opozitës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka refuzuar një kërkesë të opozitës, me të cilën 24 deputetë të partive opozitare në Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për miratimin e Amandamentit 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të miratuar më 3 gusht.

Deputetët opozitarë kanë konsideruar se procedura e ndjekur, që ka çuar deri në votim dhe miratim të vendimit të kontestuar, nuk ishin në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vendim prej 17 faqesh, që sot e ka shpallur në faqen e saj në Internet, “konkludon se parashtruesit e kërkesës dështuan të paraqesin prova për të dëshmuar pretendimet e tyre në mbështetje të kontestit të tyre për shkelje të Kushtetutës”.

Rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese, në mbështetjt të nenit 113.5 të Kushtetutës dhe ligjeve të tjera ekzistuese, ka vendosur njëzëri “ta deklarojë kërkesën të papranueshme”.

Në vendim theksohet se “hyn në fuqi menjëherë”.

Borxhi i Kosovës për strategun ushtarak dhe intelektualin kolonel Ahmet Krasniqi – Nga Anita Kadriu

Qyteti në pjesën veriore të Kosovës, Vushtrria, është vendlindja e tij, por jo dhe toka ku i prehen eshtrat.

Siç është bërë “zakon” në këtë pjesë të Ballkanit për heronjtë dhe heroinat thuren lavde, por shumë pak punohet në jetësimin e amanetit të tyre dhe zbardhjen e vrasjes.

Në 17 vjetorin e vrasjes të ish – ministrit të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, bashkëluftëtarët kanë çka thonë, madje flasin shumë e në superlativ për udhëheqësin e tyre, që themeloi brigadat e para të njësive operative të UÇK-së nën komandën e ministrisë së Mbrojtjes të FARK-ut, por familjarët duan drejtësi, të ndriqohet vrasja e kolonel Krasniqit, familjarit të tyre që u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë.

Aziz Krasniqi, në emër të familjes Krasniqi kërkon që të nisen hetimet dhe të zbulohet vrasja. Krasniqi thotë për “Zërin” se shteti shqiptar dhe ai i Kosovës kanë obligim moral, kombëtar dhe institucional që të zbardhin vrasjen dhe bëjnë kthimin e eshtrave në Kosovë, të kolonel Krasniqit.

“Axha (Behxhet Krasniqi) është takuar me ish kryeministrin Sali Berisha dhe i ka kërkuar zbardhjen e vrasjes si dhe dënimin e merituar për dorasit. Mirëpo, përgjigja ka qenë që të marrim një avokat dhe të fillojmë procedurat e hetimit. Ne si familje duke marrë parasysh se Ahmet Krasniqi është vrarë brenda institucionit dhe në shtetin shqiptar kemi menduar dhe mendojmë si familje se zbardhja e vrasjes i takon shtetit shqiptar dhe jo familjes sepse është vrarë në Tiranë, në postin e ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, jo në rrethana familjare”, thotë Krasniqi.

Ai thotë se deri më tash ka qenë i pamundur kthimi i eshtrave të kolonelit. “Besojmë se me formimin e Ushtrisë së Kosovës do t’i bëhet nder kolonel Krasniqit dhe me nderime ashtu siç na takon të nderojmë të rënët, të nderohet dhe ai, e të prehet i qetë në Kosovë”.

Krasniqi,  një profesionalist i artit dhe doktrinës luftarake

Majori Nazif Ramabaja, zëvendës i kol. Tahir Zemajt dhe komandant i njësive operative të Lugut të Baranit, thotë se Kosova dhe institucionet e dala nga votat e popullit kanë përgjegjësi dhe obligim shtetëror institucional të bëjnë zbardhjen e rrathanave të atentatit të kryer ndaj një ushtaraku dhe ministri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

“Dhe në mënyrë organizative shtetërore të bëjë kthimin e mbetjeve mortore në vendlindje, vetëm atëherë do të flejë i qetë shpirti i tij në amshim dhe Kosova do e kryej obligimin e vetë shtetëror”, thotë Ramabaja.

Ramabaja që së bashku me eprorë të tjerë kanë dhënë betimin para kolonel Krasniqit, e po ashtu personalisht ishte pjesë në ditën e dytë të takimit në Osllo, thotë se pas bisedimeve dhe rënies në ujdi-marrëveshjes në mes Ministrit të Mbrojtjes (Krasniqit) dhe Adem Demaqit po të funksionalizohej dhe zbatohej në përpikëri ajo marrëveshje, bilanci i rrjedhave dhe zhvillimeve luftarake do të ishte sikurse i Betejës së Logjës dhe luftës së Koshares.

“Do të ishim shumë më mirë të organizuar, të faktorizuar dhe të unifikuar. Me këtë fitorja do ishte më e lehtë dhe më meritore dhe tani s’do bënim fjalë, që edhe 17 vite pas vrasjes së Ahmetit, Kosova të mos e ketë ushtrinë e vetë FARK-un një forcë mbrojtëse siç referohej Ahmeti në atë kohë”, thotë Rambaja për “Zëri”.

Vrasja e kolonel Krasniqit, ai thekson se ishte humbje e madhe për Ministrinë e Mbrojtjes, FARK-un, si dhe për tërë Kosovën. “Humbëm një profesionalist të artit dhe doktrinës luftarake, një patriot dhe njeri të devotshëm të çështjes shqiptare, me këtë akt barbar humbëm të gjithë, madje edhe ata që e bënë ekzekutimin, por edhe ne që ishim të lënduar rëndë”.

Ramabaja thotë se së bashku me kolonel Tahir Zemaj kishin marrë aprovimin nga ish presidenti Ibrahim Rugova në propozimin e tyre që ia kishin bërë atij)Rugovës), për kthimin e eshtrave të Ahmetit në mënyrë shtetërore. “Por, me vrasjen e Zemajt rrethanat për kthimin e eshtrave të kolonelit u zbehën”, thotë ai duke apeluar tek qeveria që të bëjë tash kthimin e eshtrave.

Krasniqi ministri unifikues, vrasja humbje për Kosovën

Ahmet Krasniqi me propozimin e eprorëve ushtarak caktohet koordinator i të gjithë ushtarakëve me pëlqimin dhe firmosjen e tyre të cilët vepronin në grupe punuese në Zvicër,Gjermani, Sloveni, Koaci, Suedi..,etj.

“Caktohet koordinues për formimin e shtabit suprem dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Konsultimet janë bërë me Bujar Bukoshin, i cili e ka bërë nënshkrimin e emërimit të Ahmet Krasniqit personin përgjegjës për formimin e shtabit Suprem dhe ushtrues detyre Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”, thotë Ramabaja për “Zërin”.

Pas kësaj, ai thotë se Ahmet Krasniqi me Agim Mehmetin nisen për në Oslo 21-22 maj për të biseduar me Adem Demaqin i cili ishte përfaqësues politik i UCK-së, informon Adem Demaqin dhe bien dakord për : Formimin e shtabit të përbashkët me qender në Tiranë, Njohja e të gjitha njësive që vepronin në Kosovë, Emërimi i tyre i përbashkët UÇK dhe stema e saj, Të gradoheshin dhe të plotësoheshin me oficer profesionist ato njësi për të krijuar hierarkinë ushtarake dhe institucionale, Ekzistimi i dy fondeve paralel, Çdo informatë apo komunikatë shtypi do të kalonte nëpërmes shtabit në Tiranë, Të sigurohej komandimi i të gjitha njësive me oficer profesionist.

Deri më 21 qershor, Ramabaja thotë se janë bërë përgatitjet dhe pastaj formimi dhe betimi i brigadave 134, e kompletuar me ushtarë dhe epror profesionistë me komandant kol. Tahir Zemajn dhe bërthama e brigadave 131,133 me epror për tu kompletuar pas hyrjes në Kosovë me ushtarë.

“Qëllimi ynë kryesor është që populli i Kosovës të ketë një forcë mbrojtëse profesionale, e cila do të jetë garantuese e sigurisë e të gjithë banorëve të saj. Ushtria e fortë Kosovare do të ndikoj edhe në rrafshin ndërkombëtar si faktor stabiliteti në Ballkan”, citon Ramabaja, të ketë thënë Krasniqi.

Ndërsa, nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa, nesër (hëne) në ora 12:00, në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë do të mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar Kolonel Ahmet Krasniqit. /Zëri

Refugjatët nga Siria – sa mund të presë Kosova?

Vala e refugjatëve sirianë është duke vazhduar çdo ditë dhe kjo po pasqyrohet nëpër media çdo herë e më shumë, duke u bërë kështu temë kryesore për ditë me radhë për mediat botërore.

Sipas mediave ndërkombëtare kohëve të fundit, e në numër më të madh gjatë muajit gusht dhe shtator janë larguar mbi 350 mijë sirianë nga vendi i tyre, pas konfliktit që është duke ndodhur atje. Shumë nga vendet europiane kanë hapur dyert për të strehuar një numër të madh të tyre.

Por, një gjë të tillë ende nuk e ka bërë asnjë vend i Ballkanit, madje as Kosova, e cila posedon vetëm një qendër të azilkërkuesve. Kjo qendër e cila gjendet në Magure të komunës së Lipjanit, ka kapacitet me mundësi akomodimi për 60 persona deri në mundësi maksimale rreth 120 persona. Kushtet në këtë qendër janë të standardeve Evropiane dhe konsiderohet si njëra ndër qendrat më të mira në Evropë. Ajo përveç strehimit, ofron edhe kënde të lojërave për fëmijë dhe të rritur, bibliotekën si dhe qasje në internet.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, udhëheqësi i Qendrës së Azilkërkuesve, Fitim Zariqi, i cili tha se gjatë këtij viti nga 55 azilkërkues sa kanë qenë në këtë qendër, 80 % e tyre kanë qenë nga Siria, por për momentin aty nuk ndodhet asnjë.

“Për momentin nuk kemi sirian në qendër. Të gjithë që kanë qenë janë larguar nga qendra, për ne nuk dihet vendndodhja e tyre… Sipas informatave që kemi ata largohen drejt vendeve perëndimore për një jetë më të mirë. Sigurisht dihet që shumica e atyre që vijnë këtu, Kosovën e shfrytëzojnë si vend tranzit që të kalojnë në vende të tjera evropiane që kanë ekonomi më të zhvilluar, sepse shpeshherë ankohen ata se nuk mund të gjejnë punë këtu ose nuk janë pagat e mëdha edhe në rast se gjejnë punë”, tha Zariqi.

Por sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme tani është duke u përgatitur në rast se do të ketë fluks të madh të refugjatëve, duke bërë kështu identifikimin e disa objekteve të tjera dhe duke u marrë me përllogaritjet se sa do t’i kushtonte Kosovës në rast se do të ketë një fluks të madh.
Edhe pse ende nuk dihet shuma e këtyre përllogaritjeve, ai bëri të ditur se refugjatëve do t’u garantohen shërbime dhe produkte në vlerë prej 21 euro në ditë, shumë kjo që u ofrohet azilantëve të tanishëm.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse do të pranojë apo jo refugjatë nga Siria, shumë personalitete të larta të vendit, duke filluar nga presidentja Atifete Jahjaga, ministra e këshilltarë të ndryshëm, madje edhe vetë qytetarët kanë kërkuar nga ky institucion që të japë dritën e gjelbër për këta refugjatë.

Këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu ka bërë të ditur përmes telefonit për KosovaPress, se presidentja ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të bëjnë vlerësimin e kapaciteteve që ka Kosova për të pranuar refugjatë.

“Presidentja Jahjaga ka kërkuar që të bëhen vlerësimet duke marrë parasysh edhe kufizimet si dhe resurset që ka vendi ynë, pas konsultave me faktorin ndërkombëtarë në Kosovë dhe njëkohësisht edhe duke marrë parasysh vullnetin e qytetarëve të Kosovës, për t’ju dalë në ndihmë këtyre refugjatëve”, ka thënë Vllahiu.

Gjithashtu, edhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha se ata si komision duhet të kërkojnë nga shteti dhe qytetarët që të shohin mundësitë për pranimin e refugjatëve sirianë.

Në anën tjetër, këshilltari i sigurisë ne zyrën e kryeministrit, Edon Myftari, thotë se Kosova nuk mund të përballojë një fluks të madh të refugjatëve, për shkak të gjendjes ekonomiko-sociale. Por megjithatë, edhe ai mendon se Kosova duhet të ndihmojë.

Edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, javë më parë ka shprehur qëndrimin e saj se Kosova duhet të solidarizohet me këta refugjatë, duke thënë se Kosova duhet t’i kuptojë ata më mirë se askush, pasi vite më parë edhe shteti ynë ka pasur një histori të ngjashme.

Gjithashtu, KosovaPress ka kontaktuar përmes telefonit edhe me Kryqin e Kuq në Prishtinë, të cilët u shprehën se janë të gatshëm që menjëherë të pranojnë refugjatët nga Siria. Sekretari i Kryqit të Kuq, Agron Humolli ka thënë se ata kanë kapacitet të mjaftueshëm dhe se gjithmonë janë në gjendje gatishmërie për t’u ndihmuar njerëzve që kanë nevojë për raste të tilla. Ai shtoi se edhe më parë ata e kanë bërë një gjë të tillë, duke ndihmuar qytetarët e Luginës së Preshevës dhe të Maqedonisë dhe se një sfide të tillë ia kanë dal me sukses.

Kosovë – Ka rënë shumë numri i pjesëmarrësve në luftërat e huaja

Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me bashkësitë fetare, agjencitë e sigurisë e organizatat e shoqërisë civile, hartoi një strategji kombëtare për “Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”. Strategjia synon bashkërendimin e përpjekjeve për t’u përballur me shqetësimet që ka nxitur fakti se vendet e Ballkanit përfshirë edhe Kosovën, janë zonë e origjinës së luftëtarëve të huaj në Lindjen e Mesme.

Qytetarët e parë të Kosovës që u janë bashkuar konflikteve në Siri dhe Irak janë regjistruar nga mesi i vitit 2012. Fillimisht ata u ishin bashkuar forcave opozitare në Siri që luftonin për rrëzimin e regjimit të presidentit sirian, Bashar Al Asaad. Por, më vonë, thotë majori Luan Keka nga drejtoria e departamentit kundër terrorizmit në policinë e Kosovës, shumica e tyre u bashkuan me organizatat si Al Nusra apo edhe grupi i quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë.

“Që nga ajo kohë e deri sot, sipas informacioneve që ne posedojmë, e kemi një numër diku rreth 300 qytetarë të Republikës së Kosovës që i janë bashkëngjitur atij konflikti. Momentalisht, sipas informatave që ne posedojmë, numri sillet në rreth 100 perona që janë ende në ato zona të konfliktit, përkrah këtyre organizatave apo në IS, siç po quhet tash. Nga ky numër, sipas informatave që ne posedojmë, diku rreth 40 janë të deklaruar të vdekur”, tha zoti Keka.

Skënder Përteshi nga Qendra për studime të sigurisë, thotë se ka një rënie të numrit të qytetarëve të Kosovës të përfshirë në ato konflikte.

“Nëse e shikojmë trendin se sa qytetarë kanë shkuar në luftë brenda muajit, gjatë vitit 2012 – 2013 dhe sa shkojnë tash, për një përqindje shumë të madhe ka rënë”, tha zoti Përteshi.

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi tha se zvogëlimi i numrit është rrjedhojë e sqarimit të situatës reale në Siri.

“Njerëzit duke mos e ditur realitetin e mirëfilltë, duke mos e ditur atë që është qenësore, duke mos e ditur se çfarë në fakt po ndodhë atje, janë munduar dikujt- dikujt t’i tregojnë se me luftue për Zotin, është sevap i madh, është flijim i madh, fitohet xheneti. Tani, këto kanë rënë në ujë. Po e dinë njerëzit se me e luftue vëllai vëllain, nuk fitohet xheneti. Më e mbytë vëllai vëllain, po e dinë, nuk është xhihad. Është anti xhihad. Prandaj kur janë marrë vesh këto, kur janë sqaruar mirë dhe gjithandej, atëherë edhe numri i tyre ka rënë dukshëm”, tha zoti Rexhepi

Por, cilët janë faktorët që kanë ndikuar në përfshirjen e qytetarëve në ato luftëra.

“Faktori kryesor është definitivisht niveli i ultë i edukimit. Faktori i dytë është bindja fetare. Domethënë mënyra qysh ata i kanë marrë mësimet fetare, nuk është e duhura dhe nuk është ajo e drejta qysh sipas dijetarëvë islam, duhet të promovohet. Dhe pak a shumë qytetarët tanë, nga keqinformimi dhe mungesa e informacioneve të duhura fetare, informohen gabimisht nga adresa të huaja, nga adresa jo të drejta dhe marrin një vendim të tillë. Faktori i tretë është edhe besueshmëria në institucione dhe humbja e shpresës në vend. Ndër faktorët tjerë është edhe zhvillimi ekonomik dhe papunësia por edhe izolimi i vendit”, tha zoti Përteshi.

“Faktorët kryesor janë brengat ekonomike-sociale. Ka edhe faktorë edhe politik e ideologjik që janë të përfshirë. Pastaj mund t’i klasifikojmë si papunësi, edukimi i ultë, mungesa e perspektivës, kërkimi për një identitet të të rinjve e faktorë të tjerë”, tha zoti Keka.

Zoti Rexhepi thotë se thirrjet në emër të besimit ishin përpjekje për keqpërdorimin e porosive që nuk kanë të bëjnë me të.

“Sepse, njerëzit tanë, të rinjtë tanë nuk janë bërë dje mysliman. Përkundrazi te ne ekziston një traditë e gjatë, madje madje mbi gjashtë shekullore. Por, këtu janë bërë disa keqpërdorime, janë bërë disa keqinterpretime. Disa e kanë marrë shumë afër zemrës, po them në thonjëza, çështjen e xhihadit dhe tash nuk mund të shkojmë të gjithë të luftojmë në xhihad se, tutem mos na bëhet pak tepër neve, se jemi popull i vogël”.

Ai thotë se Bashkësia Islame ka propozuar në kuadër të strategjisë kombëtare që të ketë pjesën e saj të punës.

“Para së gjithash do të kemi me tepër ligjërata, të cilat në shënjestër do ta kenë sidomos ekstremizmin, radikalizmin, dhunën, mos të them, terrorizmin, gjithçka që shkon në këtë linjë do ta kemi në qendër të vëmendjes, në qendër të hytbeve, të ligjëratave, në veçanti ditët e premte. Do të kemi tribuna publike gjithandej nëpër qendrat më të mëdha në të cilat do të debatojmë hapur me xhematin tonë, me njerëzit tanë, sidomos për këto elemente”, tha zoti Rexhepi

Që nga viti 2013 e deri tash autoritetet kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizimin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza.

Por, a paraqesin kërcënim luftëtarët e kthyer dhe sa është e kërcënuar Kosova nga ekstremizmi i dhunshëm?

“Pjesa më e madhe e qytetarëve tanë që janë kthyer, nuk kanë marra pjesë direkt në luftime, mirëpo kanë qenë pjesë e grupeve ekstreme, qoftë me apo pa dashje, qoftë me vetëdije apo pa vetëdije. Nuk mund të gjykojmë, sepse nuk kemi prova të sakta për këtë, mirëpo këta janë kthyer nga një konflikt dhe çdo person që kthehet nga një konflikt, sjell me vete disa shkathtësi luftarake ose aspekte tjera psikologjike, të cilat mund të jenë të dëmshme për vendin. Në këtë rast, shteti normalisht i ka marrë masat dhe duhet t’i ndërmarr dhe të vlerësojë për një person të caktuar se çfarë rreziku ai mund të paraqesë për shoqërinë. Dhe në përputhje me vlerësimin e nivelit e rrezikut që bëhet nga institucionet e specializuara për këta persona, po ashtu duhet të merren masa nga shteti: qoftë të arrestohen, qoftë të merren me ta institucionet e specializuara, siç janë Ministria e punës dhe mirëqenies sociale, ose spitalet e caktuara apo psikologët apo institucione të tjera”, tha zoti Përteshi.

“Për momentin, vlerësohet rreziku jo i lartë nga sulmet terroriste edhe përkundër faktit se kohëve të fundit është vërejtur një trend i shtuar i propagandës, sidomos nga organizata terroriste ISIS, që përmes video postimeve ka drejtuar mesazhe kërcënuese në nivel global, rajonal dhe ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit. Ne këto kërcënime i trajtojmë me seriozitetin më të madh dhe me përkushtim dhe mund t’ju sigurojë se deri më tani ja kemi dalë shumë mirë me trajtimin e tyre”, tha zoti Keka.

Në muajin mars, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit. Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja. Por, veprimtarët thonë se krahas veprimeve ligjore, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke vënë theksin tek edukimi dhe informimi i drejtë i qytetarëve të Kosovës.

Isa Mustafa e pranon se veriu është i ndarë dhe është nën ndikimin e plotë të Serbisë

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur në lidhje me peticionin e opozitës për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë, por ndër të tjera ka pranuar se pjesa veriore e Kosovës është e ndarë dhe është nën ndikimin e plotë të Serbisë.

Duke komentuar këtë peticion, Mustafa tha se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë po nënshkruajnë pasi shumë nga ata nuk e kanë lexuar “Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve”, të dt. 19.04.2013, “Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të Zbatimit për këtë Marrëveshje”, nr. 04/L-199 të dt. 27 qershor 2013, por as dokumentin: “Asociacioni/Bashkësia i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë-Parimet e Përgjithshme / Elementet kryesore”, nënshkruar më 25 gusht 2015 në Bruksel.

“Qytetarët duhet të informohen çfarë përmbajnë këto dokumente, kush i votoi ato në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kush nuk mori pjesë fare në votim, ndërkaq ishte prezent. Unë i ftoj mediat që të publikojnë këto dokumente, në mënyrë që ato të jenë të njohura për qytetarët. Sepse është ironike, që ata që e votuan Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjes, të kundërshtojnë marrëveshjet dhe të bashkë-organizojnë peticion e të kërkojnë nënshkrime nga qytetarët që të mos zbatohet Ligji”, ka thënë Mustafa, raporton “Koha.net”.

Kreu i ekzekutivit thotë se çështje tjetër është se a është dashur të ndodhë Asociacioni apo jo.

“Ai nuk do të ndodhte sikur të arrinim t’i integrojmë me kohë serbët e Kosovës dhe sikur, me fajin tonë, por edhe të disave nga bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e ndarë pjesa veriore e vendit, nën ndikimin e plotë të Serbisë. Tani, kjo është zgjidhja që përkrahet nga miqtë tanë, të cilët na ndihmuan ta çlirojmë vendin, ta shpallim pavarësinë dhe ta ndërtojmë shtetin e pavarur”, ka përfunduar Mustafa.

Shoqëritë autoritare janë kundër çdo vlere demokratike, rrënojnë me dhunë çdo mendim kritik – Nga SKËNDER MULLIQI

Secilin njeri e karekterizojnë tiparet dhe veset. Ajo që është e mirë është dhuratë nga Zoti,  pastaj ajo trashegohet apo  jeta na mëson  të  bëhemi të mirë. Ka shumë njerëz në këtë botë  që janë jo tolerant . Mos durimi dhe jo toleranca janë  të dëmshme për secilin  përson , për familjën dhe për mbarë shoqërinë.Këta përsona jo tolerancën  e shprehin në forma të ndryshme deri të agresiviteti I hapur karshi përsonave të tjerë.Jo toleranca gjatë historisë është shprehur edhe të shoqëritë. Sistemet diktatoriale janë jo tolerante dhe agreseve karshi përsonave apo shoqërive të cilët mendojnë ndryshe. Ky sistem është I dhunshem, është sistem imponues, dhe  agresiv deri ne vdekje.Agresiviteti dhe jo toleranca karakterizohet edhe sipas asaj se sa një shoqëri transformohet në kuptimin pozitiv të fjalës.Mos durimi dhe jo toleranca  gjen vend tek përsonat destruktiv  të cilët janë të predisponuar ti lëndojnë të tjerët më çdo kusht.Nuk dëshirojnë të lejojnë alternativë tjetër pos  ideve të veta destruktive  dhe represive. Këta përsona më këto predispozita gjatë historisë u kan sjellur dëme shumë kombeve dhe shteteve me veprimet e veta primitive , karshi individëve me ide përparimtare, me vizione për demokratizim të shoqërisë.Anonimuset dhe kuazi intelektualet  e paraqesin veten si njerëz të cilët duhet ta udhëheqin shtetin , duke imponuar mos dijen dhe tolerancën e tyre karshi njerëzëve të ditur.Shëmbull eklatant I kësaj është bërë  edhe Kosova. Që nga pas lufta na u paraqiten përsona imponues dhe jo tolerant, të cilet impunuan dhe vazhdojnë të imponojnë gjithçka qe atyre u duket e mirë, e nuk është e mirë për shtetin të cilin po e ndërtojmë.Këta njerëz kan mbjellur jo tolerancën dhe kan futur mos durimin karshi përsonave  të ndryshem  dhe përgjithësisht në shoqëri.Ky egoizem , ky mos durim qytetar do të thosha dhe  jo toleranca ka bërë shpërfaqjën e krimit të organizuar, korrupcionit dhe shumë qka tjeter të dëmshme për sistemin pluralist .Këta përsona imponues po  janë pa ide, primtiv , dhe këtë primitivizem po na shesin si dije.Për dallim prej këtyre përsonave me logjikë të retardueme, demokratet janë përsona tolerant, të arsyeshem në marrjen e vendimeve, si kur bëhët fjalë për individin e caktuar , rrethin apo edhe mbarë shoqërinë.Shoqeritë  autoritiare janë kunder çdo vlere demokratike, rrënojnë çdo mendim kritik me dhunë.Shoqeritë jo demokratike fusin në funksion aparatin e tyre represiv kunder të gjithë atyre të cilët marrin guximin ti kundershtojnë hapur apo në çfardo forme  tjetër.E gjithë kjo bëhët për ti mbrojtur  interesat e klasës sunduese, karshi shumicës e cila është e detyruar të punoj për pakicën.Shtetet post komuniste nuk u shkëputen lehtë nga logjika komuniste diktatoriale . Kjo logjikë diktaroriale ende po fuksionon në Kosovë  nën petkun e demokracisë. Ende po iu shihet sherri mbeturinave të sistemit të kaluar, të cilët janë bërë pengesë e madhe e progresit .Të gjitha pushtet e pas luftës paten po thuaj logjikë imponuese, jo tolerante karshi kërkesave të qytetarëve . Mos durimi dhe jo toleranca po shfaqën edhe midis partive politike .Kështu ishte deri me tash. Mos toleranca e tipit diktatorial ka bërë që të kemi edhe konflikte deri të luftat e ndryshme , si mbrenda shtetit(luftat e ndryshme qytetare), pastaj deri të luftat në shkallë më të gjerë midis shteteve të ndryshme . Me shekujë  është zhvilluar luftë e hapur midis dy koncepteve politike, konceptit te avansuar kapitalist dhe  konceptit diktatorial -komunist. Dihet së kapitalizmi si sisitem ka shënuar fitore po thuaj në gjithë rruzullin . Dihet se e gjithë Evropa Lindore e flaki komunizmin .Ky mos durim apo jo tolerancë u shfaqë edhe ende po vazhdon të shfaqet kur është në pyetje feja.Toleranca fetare në Kosovë gjithmonë ishte në nivelin e duhur, edhe pse kohën e fundit janë shpërfaqur  disa ekstremizma fetare.Intoleranca  fetare nuk  i duhet  askujt përpos atyre që nga kjo punë jo e mirë po gjejnë leverdi materjale .Lufta  kunder atyre që mendojnë ndryshe  është tendencë për monopol  mbi çdo gjë .Kjo mos tolerancë po shpërfaqë edhe idenë së filan fisteku mund të jetë  edhe armik i kombit. Nese dëshirojmë të spastrojmë diq të tillë , atëher ë duhet vu në funksion ligjin e lustracionit. Lufta e ideve ndryshe është luftë e shëndosh deri atëherë kur  ajo nuk bëhët  luftë e dhunshme. Sistemi represiv është formë e tejkaluar e veprimit. Tash në këtë kohë të pluralizmit politik  do të duhej të vijnë në shprehje  logjika e shëndosh e  të menduarit dhe vepruarit.Të flakët përgjithmonë  logjika e forcës , se sepse ajo logjikë na solli  dhe ende po na sjellë dëme të mëdha…

Kosovë – Punonjësit në sektorin privat trajtohen si skllevër- bashkëpërgjegjëse institucionet!

Gjendja e të punësuarve në sektorin privat në Kosovë vazhdon të jetë e mjerueshme dhe jashtë çdo norme të punës  ajo sa vije e po rëndohet edhe më shumë.

Gjendja e të punësuarve në sektorin privat ngjanë me atë të kohës së trajtimit që u bëhet njerëzve në skllavëri dhe bashkë përgjegjëse pos bizneseve janë edhe institucionet e shtetit që nuk veprojnë e rrinë duar kryq.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, tha se gjendje e rëndë po vazhdon ti përcjell punëtorët në sektorin privat. Situata është e brishtë dhe me tendencë të përkeqësimit edhe më të madh, e cila krahasohet me kohën e skllavërisë.

“Gjatë vizitës në 18 kompani brenda dy muajve të fundit kemi vërejtur skllavërizëm, ku disa kompani nuk respektojnë asnjë normë e ligj dhe janë disa gjëra me të cilat punonjësit  ballafaqohen si në kohën e skllavërisë. Ka shumë padrejtësi dhe mbi 90 për qind të punonjësve trajtohen si skllevër”, tha Azemi.

Sipas tij një pjesë e madhe e punëtorëve në sektorin privat marrin edhe nga 120 euro pagë, gjë  e cila është në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe të gjitha ligjet në fuqi në vendin tonë.

E derisa pjesa më e madhe e punëtorëve në sektorin privat janë të diskriminuar në shumë aspekte në anën tjetër ka edhe kompani të përgjegjshme të cilat punonjësit i trajtojnë dinjitshëm dhe duke respektuar çdo  normë ligjore të punës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, tha se Ministria e Punës nuk ka bërë asnjë hapë konkret për ngritjen e pagës bazë në sektorin privat prej 5 për qind.

“Zyrtarët e shtetit kanë prioritet ngritjen e të ardhurave të tyre, apo atyre që rrinë nëpër zyra e nuk punojnë asgjë, e jo edhe për ngritjen për 5 për qind të pagave të punonjësve të sektorit privat dhe kjo ngritje duhet të ndodh dhe të ketë barazi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat”,tha Jusuf Azemi.

Sipas tij asnjë institucion në vend nuk po merret seriozisht me çështjen e punëtorëve të sektorit privat dhe trajtimin e dinjitetshëm që duhet rritje pagash edhe në sektorin privat.

Ai shtoi se ka kompani të shumta që për rreth e mbi dhjetë vjet të punësuarve nuk u kanë kryer obligimet apo kontributet dhe nëse deri me 15 tetor ata nuk i kryejnë këto obligime do të publikohen emrat e këtyre kompanive.

E gjithë kjo pjesë e kontributeve në vend se të shkon në fondin shtetëror, ato mjete shkojnë në pasurinë e pronarëve të kompanive të cilat janë edhe në marrëveshje me institucionet shtetërore.

“Kjo është një hajni e pastër të cilën pronarët e kompanive po e bëjnë me institucionet e vendit. Inspektorati e Punës, nuk po e kryen funksionin e saj dhe ka pasur edhe disa vdekje e lëndime në punë”, tha Azemi

Në Kosovë sipas të dhënave zyrtare janë mbi 370 mijë punëtorë, prej tyre rreth  80 mijë në sektorin publik të cilëve u paguhen kontributet. Ndërkaq në sektorin privat nuk kalon shifra e 100 mijë punëtorëve që u paguhen kontributet e të tjerëve jo. Kjo i bie që mbi 50%  apo më shumë se gjysma e punëtorëve të sektorit privat nuk janë as të regjistruar dhe bizneset punojnë në të zezë.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, tha se Inspektorati i Punës, në vend se të veprojnë heshtin, duke mos kryer punën e vet në të cilën thirret në të mirë të punëtorëve.

“Për gjendjen e mjerueshme të punëtorëve në sektorin privat, përgjegjësinë e mbanë Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me pronarët e kompanive. Ne kemi argumente të mjaftueshme për inspektorët  dhe zyrtarët e ministrisë për mos veprime”, tha Azemi.

Ai ka kërkuar veprime konkrete, sepse gjendja sa po vije e po rëndohet. toskanapress.info

Presidenti Obama pranon letrat kredenciale të Vlora Çitakut

Voal – Vlora Çitaku, tashmë edhe zyrtarisht është ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlora Çitaku, postuar në profilin e saj në Facebook një foto të takimit me presidentin amerikan, Barack Obama në White House, të cilit i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Çitaku e ka shoqëror fotografinë duke përshkruar përjetimin që kishte në takimin e saj me Obamën.

“E nderuar”, ka shkruar ka diplomatja kosovare në Facebook.

Çitaku deri më tash shërbente si konsulle në New York. Ndërsa, para se largohej për në Amerikë, ajo ka qenë ministre për Integrime Europiane dhe zëvendësministre e Jashtme e Kosovës.

Çitaku bëhet ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA, pas Avni Spahiut dhe Akan Ismajlit.

Peticion kundër Asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi

Partitë opozitare në Kosovë kanë nisur peticionin i cili synon mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve kundër marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Peticioni ka nisur të nënshkruhet fillimisht në Prishtinë, ku firmat e tyre i vendosën liderët opozitar, Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinaj lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë me këtë rast se ky peticion është i rëndësishëm ngaqë përmes tij, shprehet kundërshtimi i marrëveshjeve që Qeveria e Kosovës i arriti me atë të Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel.

“U bëjmë ftesë të gjithë akterëve politik, të gjithë zërave kundërshtarë dhe të gjithë qytetarëve që mendojnë që këto marrëveshje janë të dëmshme për vendin dhe që i shohin këto marrëveshje si të papranueshme për vendin, që të bëhen pjesë e këtij peticioni si një formë jashtëzakonisht e rëndësishme e mobilizimit të kundërshtimit qytetarë dhe i dërgimit të sinjaleve se qytetarët e Kosovës nuk e pranojnë dhe nuk janë dakord me këtë rrënim të Republikës që po ia bën qeveria”, ka thënë Ymeri.

Ndërkohë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sërish ka përmendur marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të cilën e ka vlerësuar tërësisht të papranueshme.

Duke iu referuar edhe deklaratës së fundit të presidentit amerikan Barack Obama të cilën ai në formën e shkruar ia dorëzoi ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ku mes tjerash Obama përshëndet edhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Haradinaj, ka thënë se nuk është kundër demarkacionit, por kundër kësaj marrëveshje të arritur e cila është në dëm të territorit të Kosovës.

“Edhe ne e përkrahim marrëveshjen për demarkacion, por të drejtë e jo të tillë çfarë e kanë sjellë në lajthitje. Qeveria e Kosovës, komisioni qeveritar e kanë vënë nën lajthitje gjithkënd, Kosovën, Malin e Zi e të tjerët. Pra, ne e përkrahim një demarkacion të drejtë në Qafë të Çokorrit te Kulla e Zhlebit, por jo këtë demarkacion të kësaj qeverie”, ka deklaruar Haradinaj.

Edhe kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se peticioni është një mundësi që qytetarët të tregojnë vullnetin e tyre, pasi që atyre nuk u ka mbetur ndonjë mundësi tjetër për të kundërshtuar marrëveshjet që Qeveria e Kosovës po arrin me Serbinë.

“Peticioni është një instrument demokratik që zakonisht përdoret kur qeverisja vepron diçka në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe nuk u ofrohet mundësia qytetarëve që të shprehen. Duke mos pasur rrugë e mundësi tjera që të shprehen, është peticioni ai i cili do t’u dërgonte një mesazh të qartë atyre të cilët kanë nënshkruar he kanë bërë marrëveshje në emër të qytetarëve të Kosovës, pa i pyetur ata dhe pa aprovimin e tyre”, ka thënë Limaj.

Liderët opozitar nuk kanë treguar se sa do të zgjas mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të këtij peticioni si dhe mekanizmat që do të përdoren më pas, nëse ai do të dërgohet në Kuvend për debat apo jo.

Pas peticionit, i cili u tha se do të shtrihet në gjithë Kosovën, sipas opozitës do të pasojë edhe faza e protestave në rrugë për të kundërshtuar marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë.

Presidenti amerikan përgëzon Kosovën për demarkacionin me Malin e Zi

Në porosinë e tij Çitakut, Presidenti Obama ka deklaruar: “Nënshkrimi i Marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi me 26 Gusht, demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosshmërinë Tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit”, ka thënë Obama, transmeton MPJ, përmes një komunikate për Media.

Presidenti Obama ka theksuar se përcaktimi i Kosovës që sfidat e lartpërmendura t’i adresojë në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive ka vënë Kosovën në një rrugë solide drejt rritjes së stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

“Ka shumë punë në rrugën drejt fuqizimit të demokracisë dhe ekonomisë dhe drejt integrimit në Institucionet rajonale dhe ndërkombëtare. ShBA-të do të vazhdojnë t’ju mbështesin në këto sfida dhe në sfida tjera”, ka shtuar Obama.

Majko: Asociacioni e kufizon sovranitetin e Kosovës

Kështu ka deklaruar ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, i cili njëherësh është deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë.

Serbia, sipas tij, po kërkon ta ruajë influencën e vendimmarrjes në Kosovë, duke kërkuar që përveç shtetit serb të garantojë një “hapësirë” të interesave të veta në një hapësirë që është më e madhe sesa territori ku ushtron sovranitet.

Majko, që ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përkatësisht gjatë viteve 1998-99, ka folur edhe për ushtrinë e shtetit më të ri në Evropë, duke thënë se ky shtet do t’i formalizojë forcat e veta të armatosura.

“Kjo që po më pyesni ka edhe komentin tuaj, të cilin po e marr si një “pyetje” po ashtu. Ekziston një dyzim i arsyeshëm lidhur me atë çfarë klasa politike drejtuese e Kosovës po realizon pas miratimit të “Paketës” së Ahtisarit”

Shtëpia zëvendëskryeministrit Shala i mbeti matanë kufirit me Malin e Zi

Sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, edhe vetë ministri thotë se kishte menduar se ishte më larg sesa që e ka vënë komisioni, madje ai ka theksuar se shtëpia e tij ka mbetur në pjesën e Malit të Zi.

Por Shala ka potencuar se të gjitha hartat dhe dokumentacionet që ekzistojnë, madje edhe ato të komunës së Pejës, e paraqesin kufirin aty ku e ka vendosur Komisioni për Demarkacionin.

Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, ai thotë se nuk ka parë asnjë bazë ligjore që u jep fuqi ekzekutive, por ka parë një bazë politike për rritjen e mirëqenies së asaj pjesë të Kosovës.

Shala, i cili është edhe ministër i Kulturës dhe Sporteve, ka komentuar gjithë ato zhurma që u bënë për punën e tij dhe atë që po quhet reformim i Ministrisë së Kulturës.

Shkurtimin e subvencioneve e ka arsyetuar me mungesën e bazës ligjore dhe faktin se është dashur të shlyejnë borxhet e lëna nga paraardhësi i tij.

Ndërkaq, sa i përket mosmarrëveshjeve që kanë me Qendrën për Art Bashkëkohor “Stacion”, e cila nuk po ua dorëzon objektin e Muzeut, Shala ka thënë se kjo çështje me nuk i takon atij e as Muzeut të Kosovës, por institucioneve të rendit, pasi konsiderohet se ajo hapësirë është e uzurpuar.

Ka mohuar të ketë shpenzuar 2 mijë euro për të parë ndeshjen Shqipëri – Danimarkë, duke theksuar se gjatë këtij udhëtimi personalisht kishte shpenzuar 139 euro e 33 cent, ndërsa ka thënë se gruaja e tij ishte punësuar në ministri në vitin 2009, por që realisht ka pasur kontratë mbi vepër.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Kujtim Shala, i cili ishte njëri ndër ithtarët e VLAN-it, ka rrëfyer për Rubikonin prapaskenat e gjithë proceseve rreth Bllokut, deri te marrëveshja e koalicionit mes dy kundërshtarëve më të mëdhenj politikë, LDK-së dhe PDK-së, raporton Koha.net.

Shala ka thënë se realisht ka parë gjasa të një bashkëpunimi të mirëfilltë me Vetëvendosjen, por që sipas tij, e gjitha mori në thua për faktin që nuk kishte zgjidhje, pasi rekomandimet që vinin nga ndërkombëtarët nuk e donin VV në pushtet.

Madje, ai ka theksuar se këtë ia kishin bërë me dijeni Vetëvendosjes në takimin e fundit, parti e cila më ngulm i kishte kërkuar LDK-së që të mos lidhej në koalicion me Thaçin.

Shala, i cili njihet si krahu i djathtë i Isa Mustafës, ka thënë se marrëveshjen me PDK-në e bënë pasi morën bekimin e Këshillit të Përgjithshëm edhe faktit se LDK-ja donte të qeveriste, pavarësisht që nuk ishte e para.

Ndërsa tha që pranoi të marrë poste në këtë koalicion edhe pse kishte votuar kundër, për faktin se dega nga e cila vinte kishte insistuar për një gjë të tillë.

Marrë-dhënie: Serbët po na marrin territor, ne po japim – Nga HYSAMEDIN FERAJ

Me Serbinë, siç e thotë fjala, kemi pikërisht marrëdhënie: dikush ka diçka këmpër të marrë, dikush për të dhënë. Mirëpo, ndërkohë që mes palëve këto janë marrëdhënie, për palët veç e veç nuk janë më të tilla, sepse për Serbinë janë bërë “marrje-marrje”, për ne “dhënie-dhënie”.

Kush po merr, çka, dhe kush po jep, çka? Serbia po na merr territore, ne sapo i kemi dhënë… po territore! Çka kemi marrë, dhe ç’ka dhënë Serbia? Asgjë! Kjo vërtet i deformon marrëdhëniet! Serbisë, sapo i kemi dhënë një Republikë Serbe brenda Kosovës, me territor dhe kompetenca të qarta, tani për tani pa këtë emërtim dhe pa të drejtën e shkëputjes.

Por, nëse vijon kjo sjellje shqiptare (e qeverisë dhe popullsisë), këto të drejta serbët do t’i marrin dhe ne do t’i japim me marrëveshjen tjetër të ardhme, siç është marrëveshja e tashme (25 gusht 2015), vijim i marrëveshjes së kaluar (19 prill 2013).

Shpesh është folur kot për “kthesë historike”, “epokë e re” në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por marrëveshja e para pak javësh është vërtet historike, por mbi të gjitha Histori e bërë në bashkëpunimin mes serbëve e shqiptarëve, në të mirë të serbëve dhe në dëm të shqiptarëve, pikërisht sepse për ata është marrje-marrje, për ne dhëniedhënie. Humbjen tonë e bën të mundshme, së pari, fakti se kemi marrëdhënie vetëm me historiografinë, por jo me historinë.

Prandaj, nëse do të jenë si ne, brezat e ardhshëm do ta kuptojnë nga historiografia historinë që kemi bërë ne tani për ta, për t’u dhënë serbëve falas territore shqiptare dhe, rrjedhimisht, për të vënë në lëvizje axhendën afatgjatë të ardhme të këtyre dy popujve.

Nëse ka njëfarë vërtetësie në përgjithësimet e lëvizjeve nacionale, nga njohja si pakicë te fitimi i autonomisë, te njësi (republikë, a sido të quhet) e barabartë politike me njësitë e tjera, tek e drejta e vetëvendosjes (përmes referendumit etj.) dhe shkëputjes, te pavarësia dhe bashkimi me shtete të tjera – atëherë nuk është e vështirë të kuptohet se kjo ecuri e serbëve tashmë ka bërë hapa aq të rëndësishëm para, sa vështirë të legjitimohemi se nuk e kuptojmë teksa po e bëjmë këtë histori, por do ta kuptojmë kur të jetë bërë historiografi.

Marrëveshja po aq e përcakton axhendën e veprimtarisë shqiptare: federalizmin e Kosovës, shndërrimin në “shtet” që nuk mundet të funksionojë edhe nëse qeveritarët do të kishin vullnetin e mirë (që nuk e kanë tani), përpjekjet dhe ankimet te ndërkombëtarët për të mos lejuar pavarësinë e republikës serbe të Kosovës nga Kosova, habinë e ndërkombëtarëve se nga e marrim këtë të drejtë të ankohemi kur vetë i kemi çuar punët në këtë fazë etj., etj.

Humbjen tonë e mundëson, së dyti, por më e rëndësishme, zëvendësimi i politikës me menaxhimin e bizneseve, sidomos të konflikteve familjare për biznese, menaxhimin e votave e të votuesve, menaxhimin e krimit dhe të tenderëve etj.

Ndërkohë që jemi “të zënë” ethshëm në konfliktet njëri me tjetrin, individualisht ose në klane të ngushta, se kujt iu hoq e kujt iu dha një biznes, kush do të fitojë e kush jo një tender, kush do të përfitojë nga projektet ndërkombëtare e kush të mbahet jashtë – ata që quajmë politikanë në fakt janë reduktuar në menaxherë të konflikteve të brendshme klanore dhe private.

Të përthithur plotësisht e deri në ekstazë me menaxhimin e rivaliteteve njëri me tjetrin, për ta bota është bërë vakum, pamundësi e proceseve të tilla; për ta, tej rivalitetit të njërit me tjetrin, nuk ka asnjë rivalitet qoftë edhe biznesi, tenderësh, projektesh ndërkombëtare në rajon ose në botë.

Sigurisht as që kuptojnë se mund të flitet për rivalitete dhe konkurrenca ndërmjet shteteve, për interesa të shtetasve dhe të kombeve etj., sepse për ta ekzistojnë vetëm individë, e shumta “grupe të identifikueshme”, por jo njësi “abstrakte”, kolektivitete si “komb”, “shtet” etj.

Të vetmit në botë që duan ta besojnë këtë konceptim “liberal” kundër “abstraktëve”, në bisedimet me Serbinë shkojnë si menaxher ndërmarrjesh të vogla me politikanët shtetërorë e kombëtarë serbë. Prandaj, të pajisur me vetëdije shtetërore e kombëtare, Serbia bën politikë përballë menaxherëve tanë dhe çon para me shpejtësi projektin e saj nacional.

Humbjen tonë në “marrëdhëniet” me Serbinë e mundëson, së treti, megalomania jonë, madhështia e udhëheqësit rajonal e botëror, si kompensim i vogëlsisë ku qëndrohet çdo ditë teksa menaxhohen konfliktet e vogla.

Të liruar nga interesat shtetërore e kombëtare, këto njësi të “mesme”, as të vogla sa një individ e familje, as të mëdha sa rajoni e bota, diskuri politik shqiptar është shtyrë nga politikanët-menaxherë kah zgjidhja e konflikteve të mëdha botërore dhe pasojave të tyre, sidomos lidhur me refugjatët sirianë dhe tifozëritë ndaj vendeve që po merren realisht me ta.

Humbjen tonë në “marrëdhëniet” shqiptaro- serbe e mundëson, së katërti, fakti se përgjithësisht media shqiptare ndjek me bindjen kokulur axhendën e diskurit të vendosur nga menaxherët tanë që i quajmë politikanë.

Për rrjedhojë, marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi, kalimi te serbët i një pjese të madhe të territoreve shqiptare, po kalon pothuaj pa u përmendur, sepse media është po aq e zënë me menaxherializmin, me “Prengën”, me “CEZ-in”

Në prag të vjeshtës së nxehtë kosovare – Nga FLORIM ZEQA

Protestat asnjëherë nuk vijnë si produkt i së mirës as si dëshirë e popullatës për të demonstruar kërkesat dhe nevojat e saj para pushtetarëve, por vijnë si rrjedhojë e së keqes, e keqeverisjes dhe shkëputjes së pushtetarëve nga interesat e qytetarëve.
Paralajmërimi i protestave të fuqishme të opozitës për mbrojtjen e shtetit nga Asociacioni, po vjenë si pasojë e rrëshqitjeve të njëpasnjëshme të liderëve shtetëror në bisedimet e pabarabarta me pushtuesin verior në Bruksel, pas lëshimeve drastike në procesin e demarkacionit, pas skandaleve të shumta qeveritare e deri tek aferat e njëpasnjëshme në sisitemin e drejtësisë,…probleme të cilat e kanë rrezikuar seriozisht funksionimin dhe të ardhmën e shtetit të Kosovës.
Që nga koha e zgjedhjeve të 2007-ës e deri me 8 qershor 2014, akrepat e orës kosovare kanë mbetur në 17 shkurtin e vitit 2008-të. Kjo ishte ecja më e shpejtë dhe më e shënuar pozitive për shtatë vite qeverisje të PDK-së!
Nga 17 shkurti 2008-të, qeveria e Kosovës ka bërë aq shumë rrethërrotullime dhe vendnumërime rreth kësaj date,…derisa fillojë me bisedimet “tekniko”-politike me Serbinë.
Nga momenti fillimit të bisedimeve politike me Serbinë fillojnë edhe hapat e parë të rrëshqitjes drastike të Qeverisë së Kosovës nga pavarësia e 17 shkurtit dhe elementet shtetformuese  të Kosovës!
Amnestimi i krimeve serbe legjitimoj strukturat kriminale në veri,…krijimi i Gjykatës speciale për krimet e luftës në Kosovë e rrezikon tjetërsimin e luftës çlirimtare, krijimi i Asociacionit të komunave serbe ndanë sovranitetin e vendit në dysh.
Liderët aktual, në vend të kushteve për Serbinë, pranuan gjithçka që ofroi kjo e fundit në tavolinën e bisedimeve ne Bruksel, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, invalidëve dhe të rreth 1700 të pagjeturëve nga lufta e fundit.
Me nënshkrimin e  “Zajednicës” (kancerit serb në zemër të shtetit të Kosovës) me 25 gusht 2015 në Bruksel nga liderët e korruptuar (Thaçi-Mustafa), Kosova shënon rrëshqitjen më drastike në 41 vitet e fundit.
Për ironi të faktit edhe kësaj qeveritarët e korruptuar po i thonë sukses!
Po, i thonë kështu sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë bërë qelës suksesi për pasurimin dhe ngritjen e tyre politike.
Shtatë vjet e gjysmë vendnumrim, rrethërrotullim, rrëshqitje dhe izolim ndërkombëtar për Kosovën nuk janë pak,…madje janë shum për një shtet në formim e sipër, janë tepër shumë për një popull më varfëri të skajshme.
Por akoma më të rënda bëhen për një popull të varfër, që për shtatë vite e gjysmë mbi supe barti një kastë politike të korruptuar dhe shantazhuar, duke u pasuruar skajshëm në kurriz të saj!
Shtatë vjet e gjysmë regres politik, ekonomik, social, shëndetësor, kulturor, sportiv, edukativ dhe moral të shtetit të Kosovës, do të mbetën gjatë në kujtesën e popullit,…të shkruara apo të pashkruara qofshin ato!
Përderisa liderët shtetëror bënin gara në kapjën e tenderëve milionësh në proceset e privatizimit,…popullata e lodhur nga varfërija numëronte kilogramët e fundit të miellit dhe artikujve të tjerë ushqimor në shtëpitë e tyre.
Përderisa për këta shtatë vjet e gjysmë liderët milioner të Kosovës shijonin plazhet më luksoze të globit, të sëmurët kosovar harxhonin centët e fundit për blerjën e ilaqëve në spitalet tona të boshatisura nga medikamentët dhe mjetët tjera sanitare!
Këta shtatë vjet e gjysmë të kaluara, poashtu do të mbetën të paharruara për të pangopshmit, të pasuruarit nga abuzimet me pushtetin,…të cilët ëndërrojnë të mbetën prapë në pushtet apo të rikthehen përseri në fronin e artë.
Këto argumente janë një arsye më shumë pse protestat e paralajmëruara nga opozita në asnjë rrethanë nuk guxojnë të marrin karakterin ideologjik si dhe nuk guxojnë të shendrrohen në protesta për marrjen e pushtetit me dhunë.
Protestat duhet të jenë gjithëpopullore, gjithëpërfshirëse, duhet të jetë ky reagim i arsyeshëm dhe i fuqishëm i të gjithë qytetarëve si domosdoshmëri e kohës për ndryshime pozitive, për ndryshimin e qasjes qeverisëse në këtë vend.
Nëse njëmend opozita e ka qëllimin e mirë dhe fisnik të protestave për ndryshime pozitive, atëherë  liderët e saj duhet ta bëjnë të qartë një gjë; të betohen para popullit se nuk do të jenë pjesë e hierarkisë politike shtetërore, se do të jenë përherë korrektor i vazhdueshëm i qeverisjes së vendit, luftëtar të paepur të krimit dhe korrupsionit dhe dukurive të tjera negative në vend,…për të thënë ndryshe, vendit i duhet një klasë e re politike, me mëndësi të re, vizion dhe pikëpamje të reja politike konformë rrethanave politike dhe zhvillimore.
Një qasje e tillë e drejtuesve të protesatve do të ishte inspirim shtesë për pjesmarrje masive, mbarëvajtje dhe realizim të suksesshëm të qëllimit të protestës.
Të mos mashtrohemi duke pritur ndërkombëtarët,…çlirimin e vendit nga oligarkia e pushtetit, nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe dukuritë e tjera negative duhet ta bëjmë vet, në të kundërtën do t’i kalojmë edhe 16 vite të tjera në anarki, pabarazi qytetare dhe varfëri të skajshme.
Vënja njëherë e përgjithmonë në binar të shëndosh të rendit dhe ligjit do të jetë bazë për riparimin e të gjitha defekteve shoqërore si dhe do të ndikojë në kthimin e besimit të qytetarëve në institucione.
Kësaj radhe protestat patjetër duhet të sjellin përmbysjen e kësaj qeverie kuislinge, kësaj diktature të kusarëve politik. Protesat duhet të sjellin ndryshimin substancial dhe përmbajtësor, në të kundërtën vetëm sa mund të forcojnë akoma më shumë pozicionet e pushtetarëve, të prodhojnë anarki dhe degradim të mëtutjeshëm të institucioneve shtetërore.
Krijimi i menjëhershëm i një Qeverie të shpëtimit kombëtar do të shënojë fillimin e një epoke të re në qeverisjen e vendit dhe hapjen e një kapitulli të ri në mardhënjet ndërkombëtare mbi bazën e parimeve të shëndosha, mirëkuptimit dhe reciprocitetit politik.
Ndryshimi i ligjit mbi zgjedhjet dhe përgatitja e një procesi kredibil zgjedhor, do ta shpie vendin në rrugën e mbarë të vënjes së thëmeleve të shëndosha të demokracisë, ku secili ka të drejtë të zgjedhë dhe të jetë i zgjedhur nga të tjerët.
Mbajtja e zgjedhjeve të lira, mbrojtja e votës së lirë me ligj dhe transparenca e plotë në numrimin e votave garanton mbarëvajtje të procesit zgjedhor,…i cili do të prodhojë një udhëheqje kredibile dhe të qendrueshme në këtë vend.

Mos bini pre e diskriminimit të policisë kufitare serbe! – Prof. Dr. MEHDI HYSENI

*** Nëse jeni zotërues të ligjshëm të pasaportës valide (personale, familiare ose kolektive)  të SHBA, asnjë polic serb nuk ka të drejtë që të mos e pranojë atë si dokument të ligjshëm udhëtimi për  hyrje-dalje të territorit të Serbisë.
 
Me rastin e kalimit të kufirit të Serbisë, asnjë shtetas i Amerikës, nuk ka asnjë arsye të frikësohet nga policia kufitare e Serbisë, sepse  ligjërisht jeni të mbrojtur me pasaportën amerikane, nuk iu  nevojitet kurrfarë dokumenti tjetër udhëtimi  për të dëshmuar identitetin tuaj.
 
Në rast refuzimi të pasaportës amerikane, thirrni urgjentisht shërbimin më të afërt diplomatik ose konsullor të  Ambasadës së Amerikës!
 
Nëse policia kufitare e Serbisë nuk pranon pasaportat e Amerikës, zotërues të cilave janë shqiptarët-shtetasit e saj, me origjinë nga Kosova, të cilët dëshirojnë të kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e Serbisë (qoft me qëndrim të përkohshëm, qoftë për kalim transit për ndonjë vend të tretë), atëherë shtetasit amerikanë e kanë për detyrë që menjëherë ta njoftojnë ambasadën ose shërbimin më të afërt konsullor të SHBA-së qoftë në Prishtinë, në Shkup, në Beograd, në Sofje apo në Zagreb, në mënyrë, që perosoneli me kompetencë për këto çështje, të marrë masa urgjente ligjore për  të zgjidhur problemin e krijuar nga  mosdija, ose nga keqpërdorimi i detyrë së policëve të shërbimit kufitar të Serbisë.
 
Çdo turist me pasaportë amerikane (pa vizë) ka të drejtën për të hyrë në territorin e Serbisë, sepse edhe sipas  ligjit përkatës  të SHBA-së : “U.S. citizens with tourist, official, or diplomatic passports do not need a visa to enter and stay in Serbia for up to 90 days.” days. “((http://travel.state.gov/content/passports/english/country/serbia.html).
 
Po ashtu,, edhe sipas Ligjit përkatës të Serbisë “Zakon o strancima” i dates 23 tetor 2008, i publikuar në “Sl. Glasnik Republike Srbije”, pasaporta amerikane pranohet si dokument udhëtimi. Kështu , thuhet  “në nenet 1 dhe 3, Pika 7) foreign travel document is a personal, family, collective, diplomatic or official passport”.
 
Prandaj, ligjërisht çdo gjë është e qartë si dielli, se pasaporta amerikane si dokument udhëtimi, është e pranueshme nga  shteti i Serbisë, i cili ka marrëdhënie diplomatike ndërshtetërore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Kjo çështje nuk është e diskutueshme, në asnjë aspekt  ligjor qoftë në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, qoftë në atë të së drejtës së brendshme të Republikës së Serbisë.
 
Prandaj, të gjithë shqiptarët- shtetasë amerikanë me prejardhje të Kosovës,, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Bosnjës, të Kroacisë dhe të Shqipërisë, që janë të pajisur me pasaporta valide, të lëshuara nga  qeveria  e SHBA-së, kanë të drejtën e patjetërsueshme ligjore, që pa asnjë pengesë ligjore, të hyjnë dhe të dalin nga Serbia. Këtë të drejtë, në asnjë mënyrë, nuk mund t’ua kontesojë, as t’ua mohojë policia kufitare e Republikës së Serbisë.

“Nuk do të ketë qetësi për ne deri sa të kemi gjetur eshtrat e të zhdukurit tonë Ukshin Hotit” – Nga GANI AZEMI

Letra XX e Librit të Diplomatit e Veprimtarit Gani AZEMI “Letra fqinjit tim serb”

“Nuk kemi ende asnjë lajm për Ukshin Hotin. Unë mendoj gjithmonë për fatin e tij, sepse ai ka qenë një nga profesorët e mi në Universitetin e Prishtinës.

I dënuar me shumë vite burg se kishte mbrojtur publikisht lirinë e mendimit, ai duhej të ishte liruar nga burgu i Istogut në Kosovë, më 16 maj 1999, por nuk dihet ende nëse është vrarë apo transferuar në Serbi.

Ajo që dihet është se më 22 maj 1999, një gardian serb i burgut të Istogut ka urdhëruar të burgosurit shqiptarë të rreshtohen në një palestër sporti, rrugës për në burgun e Nishit, në Serbi. Pas grupimit të qindra të burgosurve, gardianët serbë kanë shtënë në drejtim të tyre nëpërmjet vrimave të hapura në murin e rrethuar. Të burgosurit janë fshehur me sa kanë mundur, por të nesërmen gardianët janë rikthyer dhe kanë hedhur granata nëpër kanale e shpella ku ishin strehuar të burgosurit.

Bilanci tragjik, të paktën pesëdhjetë të burgosur kanë mbetur të vdekur.

Askush s’mund të flasë mbi fatin e Z. Ukshin Hoti.

Ai ishte intelektual i kalibrit ndërkombëtar, fliste disa gjuhë të huaja dhe mbrojti me vendosmëri të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve. Mbaj mend që kam marrë pjesë në një prej konferencave të tij në Universitetin e Cikagos në 1977.

Ai është sot, njëri prej mijëra shqiptarëve të zhdukur në Kosovë.

Soji yt s’lë familjet të marrin vesh për eshtrat e të dashurve të tyre, të cilët kanë frikë se mos janë hedhur në fund të Danubit, apo janë përzier me katranin e autostradës së Bajtanicës, afër Beogradit.

Është pikërisht ai vend ku ushtria serbe ka fshehur trupat e mijëra viktimave shqiptare, për të fshehur provat e masakrave të saj.

Me zhdukjen e eshtrave të viktimave ushtarët serbë kanë shtuar tmerrin tmerrit. Një barbari të tillë është pa emër pasi edhe në Mesjetë, palët bënin marrëveshje armëpushimi që të mblidhnin trupat e të rënëve e t’i varrosnin me nderimet e duhura.

A mund të imagjinosh fqinji im serb, hidhërimin dhe ankthin e familjeve që kërkojnë të zhdukurit?

Tashmë kemi një shoqëri që duhet të rimarrë veten, një shtet që duhet ndërtuar, por dijeni se do kemi në krah ndërkombëtarët që do të na mbështesin, e do vënë në vend drejtësinë e viktimave të shkaktuara nga çmenduria kolektive serbe. Nuk do të ketë paqe për ata që vranë burrat e Raçakut, që masakruan familjen e Jasharëve, që vranë më shumë se dhjetëmijë shqiptarë e ata që zhdukën mijëra të tjerë.

Nuk do të ketë paqe për ne, deri sa të kemi gjetur të zhdukurit tanë.

Bruksel, dhjetor 2000.

Nga GANI AZEMI (Leter fshinjiut tim serb – libër botuar në gjuhen frenge dhe italiane)

Lista Serpska vë kushte për miratimin e ushtrisë së Kosovës

Çështja e shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) është rikthyer si temë debati në skenën politike kosovare. Kjo për faktin që krijimi i kësaj trupe kërkon ndryshime kushtetuese, me miratimin edhe të deputetëve të pakicave. Deputetët e Listës Serpska, që kanë mbështetjen e qeverisë në Beograd, tani për tani janë kundër shndërrimit të FSK-së, në Forca të Armatosura të Kosovës. Ata edhe më parë kanë kërkuar vazhdimin e vendeve të rezervuara në parlament si kusht për të dhënë votën pro Forcave të Armatosura të Kosovës. Por kërkesa e tyre kundërshtohet fuqishëm nga shumica shqiptare në kuvend. Madje disa deputetë të Listës Serpska vazhdojnë të deklarojnë, se Kosova nuk rrezikohet nga askush dhe nuk ka nevojë për ushtri, sidomos për faktin që në Kosovë ende qëndrojnë mijëra trupa të NATO-s. Që FSK të bëhet ushtri e Kosovës, duhen dy të tretat e votave të deputetëve, në këtë mes edhe dy të tretat e deputetëve të pakicave, që domosdoshmërit nënkupton edhe miratimin me votat e serbëve në kuvendin e Kosovës. Komisioni i parlamentit të Kosovës për Punë të Brendshme është duke kërkuar nëse ekzistojnë rrugë të tjera që Kosova ta ketë ushtrinë e saj edhe pa qenë nevoja e shumciës së dy të tretave të pakicave. Njëri nga anëtarët e komisionit, Rexhep Selimi, ish-pjestar i UCK-së, tha të hënën me (14 09) se “Komisioni duhet të reflektojë që në komision të mos sillet shndërrimi i FSK-së në FAK vetëm si lojë e retorikës politike, por -sipas tij- duhet të forcohet ligji ekzistues dhe të ketë iniciativa të tjera për ta bërë ushtrinë e Kosovës”.

FAK-u vetëm me kushtetutë, nuk ka model tjetër

Analistët politik, ndërkaq, thonë se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk mund të bëhet duke ndryshuar ligjin. Ajo mund të vendoset vetëm me Kushtetutë, nuk ka model tjetër. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nga ana e tij, nuk pajtohet me faktin, që vazhdimi i mandateve të rezervuara për pakicat në parlament të jetë kusht që ata ta japin votën pro krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Mustafa: Jo vazhdimit të vendeve të rezervuara për pakicat

“Eshtë e paarsyeshme që të ngushtohen vendet për deputet të subjekteve shqiptare në Kuvend dhe të zgjerohen ato edhe më tej për përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë. Konsideroj, po ashtu, se nuk ka çmim, që e arsyeton dëmtimin e përfaqësimit në organin më të lartë legjislativ. Është e qartë se komunitetet jo shumicë, tani me vende të garantuara janë pozitivisht të diskriminuara, gati dyfish në krahasim me pjesëmarrjen në popullsi”, u shpreh Isa Mustafa në profilin e tij social.

“Sa i përket transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, për mua ka qenë dhe është e pajustifikueshme që të ndërlidhet me kontekstin e vazhdimit të vendeve të rezervuara. Sepse këto vende nuk mund të afatizohen. Ajo që ndryshohet në Kushtetutë me dy të tretat e dyfishta, nuk mund të ndryshoj në të ardhmen pa të njëjtin parim. Së fundmi kjo do të na shtynte në një cikël të kushtëzimeve, nga i cili vështirë se do të gjenim rrugëdalje”, thotë kryeministri Mustafa.

Prandaj kryeministri thotë, se ai është duke punuar shumë me të gjithë për të gjetur zgjidhje për transformimin e FSK-së dhe pret bashkëpunim dhe marrje të përgjegjësive edhe nga përfaqësuesit e partive jo shumicë në Kuvend.

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë, e kritikojnë qeverinë për qasjen siç thonë, jo serioze që ka pasur në raport me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Blerim Burjani, analist i tha DW-së, se gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, prioritet i është dhënë vetëm marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe duke e lënë pasdore FAK-un.

Sipas tij “themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) është i domosdoshëm për të plotësuar themelimin e institucioneve shtetërore të Kosovës.

“Nuk ka arsye të bëhet prolongimi, as të pengohet nga lista serbe. FAK-u do të jetë forcë e armatosur multietnike, e cila do të mbikëqyret nga trupat e KFOR-it. FAK do të punojë në bazë të mandatit të dhënë kushtetues dhe do të respektojë praninë ndërkombëtare dhe do të jetë mekanizëm shtesë për forcimin e sigurisë në Kosovë së bashku me KFOR-in. Deri me tash ka një pajtim në rrafshin ndërkombëtar, se FAK do të jetë një ushtri moderne e pajisur ushtarakisht në pajtim me standardet dhe politikat e NATO-s dhe me kushtet dhe rrethanat në regjion, ndaj ajo pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në mbrojtjen e shtetit të Kosovës dhe paqes në rajon”, thotë Blerim Burjani.

Sipas tij, askush nuk duhet të ketë frikë nga ushtria e Kosovës, as Serbia sepse, Kosova po shkon drejt normalizimit të marrëdhënieve më Serbinë. Analisti Burjani rikujton se më herët u la pas dore rasti, që “me votimin nga Kuvendi i Gjykatës speciale, në paketë të bëhej edhe votimi i përnjëhershëm edhe i Forcave të Armatosura të Kosovës”.

Sidoqoftë, tani ende nuk dihet nëse sërish do të provohet që përmes votimit në kuvend të shndërrohet Forca e Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, apo siç shprehen disa deputet shqiptar, të gjendet ndonjë rrugë tjetër me ndryshimin e ligjit, i cili ka kohë që është proceduar në qeveri. Mirëpo, sipas analistëve, themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk mund të bëhet duke ndryshuar ligjin. Ajo mund të vendoset vetëm me Kushtetutë, model tjetër nuk ka.

Greg Delawie: Çmimi i të qenit i korruptuar të jetë shumë i lartë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha të hënën në Prishtinë se një program i rreptë kundër korrupsionit krijon mjedisin e përshtatshëm në të cilin veprat e korrupsionit identifikohen lehtësisht dhe pastaj ndiqen po ashtu  lehtësisht.

Ai i bëri këto komente në hapjen e seminarit “Aspektet Ligjore të luftës kundër korrupsionit”, të organizuar nga ambasada amerikane.

Ai tha se “lufta kundër korrupsionit është sfidë për çdo qeveri, shpresojmë që trajnimi i sotëm do ta ndihmojë Kosovën në këtë përpjekje të vështirë, por të domosdoshme. Një program i rreptë kundër korrupsionit krijon mjedisin e tillë ku veprat e korrupsionit identifikohen lehtësisht dhe pastaj ndiqen lehtësisht penalisht. Çmimi i të qenit i korruptuar duhet të jetë shumë i lartë”, tha ambasadori amerikan.

Përpjekjet kundër korrupsionin janë nga përparësitë e mia kryesore. Duke punuar së bashku duhet të sigurojmë që Kosova ka masat ligjore zbatuese të cilat përmbushin standardet më të larta”, tha ai.

Pjesëmarrësit e programit, kryesisht nga ministritë dhe agjencitë e ndryshme shtetërore që trajtojnë luftën kundër korrupsionit, gjatë seminarit do të bashkëpunojnë me ekspertët amerikan, të njoftohen me praktikat më të mira për luftimin e korrupsionit dhe në fushat tjera me interes, siç janë siguria e kufijve dhe luftëtarët e huaj, shkeljet në qeveri, korrupsioni në administratën publike, reformat qeveritare etj.

Organizata e institucioneve vendase e ndërkombëtare e kanë radhitur shkallën e lartë të korrupsionit si një prej sfidave kryesore të Kosovës.

Organizata ndërkombëtare Transparency International në raportin e fundit e kishte radhitur Kosovën në vendin e 110-të për shkallën e korrupsionit gjatë vitit të kaluar në një tabelë me 175 vende të botës.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa avokat i djalit të tij në Gjykatë

Ka vazhduar gjykimi ndaj Besnik Mustafës dhe të tjerëve në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Mbrojtja e tij ka vazhduar të insistojë se kjo është drejtësi selektive, raporton KTV.

“Në bazë të fakteve del se Prokurori e ka akuzuar Besnik Mustafën sepse ka qenë djali i Isa Mustafës e jo se ka kryer ndonjë vepër penale”, ka thënë avokati i tij, Besnik Berisha që është edhe këshilltar i kryeministrit Mustafa.

Por prokurori special Ali Rexha e ka mohuar këtë duke thënë se në këtë rast ka edhe të akuzuar tjerë dhe se në kohën e hetimeve nuk ka qenë Isa Mustafa fare kryeministër.

Besnik Mustafa, bashkë me 6 persona të tjerë, akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me një fluturim të anuluar të vitit 2009 në Aeroportin e Prishtinës.

Besnik Mustafa, si menaxher i Bankës për Biznes, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, të një garancie bankare që ishte e dedikuar për pasagjerë.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe disa ish-zyrtarë të MTPT-së.

Në seancën e sotme dëshminë e tij e ka dhënë Ali Aliu, ish-drejtor i departamentit të aviacionit civil. Ai ka dhënë se në këtë rast nuk është respektuar hierarkia dhe vartësi i tij, Ismajl Berisha ka komunikuar direkt me kabinetin e ish-ministrit, Fatmir Limaj. Ish-shefi i kabinetit, Endrit Shala nuk është paraqitur sot si dëshmitar me arsyetimin se ka pasur një familjar të sëmurë.

SHBA liberalizon vizat me Kosovën, ja kush përfiton

Ambasada amerikane në Kosovë, ka njoftuar se qytetarët e Kosovës që kanë një vizë B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M apo J (Ende të vlefshme, apo të skaduar, jo më largë se 36 muaj) dhe që kanë kryer procesin e identifikimit të shenjave të gishtërinjve, mund t’u hiqen vizat dhe të udhëtojnë lirshëm në SHBA në bazë të programit “Waiver Program.”

Në njoftimin e ambasadës sqarohet se aplikantët duhet të jenë në Kosovë në kohën kur paraqesin kërkesën e tyre për heqjen e vizave dhe se, ata që tashmë janë të pajisur me vizë amerikane nuk janë të detyruar të presin për skadimin e vizës përkatëse, në mënyrë që të aplikojnë për vizën tjetër, raporton Indeksonline.

Për të aplikuar në këtë program, ambasada amerikane njofton se nuk aplikohet asnjë lloj pagese, përveç pagesës së zakonshme “MRV Fee” prej 160 dollarëve.

Ata që pagesën e kryejnë përmes bankës “Raiffeisen Bank”, nuk mund të pranohen në prorgramin “Waiver Program.”

“The Visa Waiver Program” (VWP), është një program i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që lejon qytetarët e shteteve të caktuara të udhëtojnë drejt SHBA-së për turizëm, biznes, apo tranzit për 90 ditë pa viza./

Parohia, monopoli dhe absolutizmi i përgjithshëm i Mustafës dhe kabinetit të tij qeveritar në Prishtinë – Nga AGRON SHABANI

…dhe mesimet e njohura nga Aleksandri ( Leka) i Madh….!

“Njeriu ngritet, afirmohet dhe përparon nga etika (moraliteti), edukata, kultura dhe arsimimi i tij.” Kështu thoshte dikur Hegeli në cilësinë  e njohur të  mendimtarit dhe filozofit me të madh gjerman (ndofta edhe të fundit idealist ) të kohës së tij. Pa harruar konstatimin e njohur të tij kur thotë se per filozofine: Çdo gjë e logjikshme është e natyrshme, sepse çdo gjë e natyrshme është e logjikshme. Duke u shprehur në vazhdim se edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, disiplina dhe moraliteti i njohur i njeriut janë vet ngritja ose avansimi i tij nga faza e njohur e foshnjerisë ose adoloshencës që dikur e ka fshehur ose krijuar vet.

Në shtetin dhe pushtetin kosovarë se këndejmi, në vend të një platforme dhe filozofie avanangarde, moderne, integrale dhe pozitiviste e cila do duhej të ishte analoge, koherente ose kohabitative me aspiratat dhe interesat e njohura shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë. Respektivisht, në sintoni ose harmoni të plotë me luftën, përpjekjet, idealet dhe vizionet e njohura liridashëse dhe patriotike të atyre që sakrifikuan ose ranë deshmorë për lirinë, shtetin, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithëm shtetërorë dhe nacional të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë. Me tepër kemi klanizime, fosilizime, instrumentalizime, monopolizime, uzurpime, absolutizime, komercializime dhe relativizime të lirisë, shtetit, pushtetit, pronës ( pasurisë), vlerave, resursëve dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë dhe nacional nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë të cilët si duket i kanë përceptuar dhe anticipuar popullin ( kombin), shtetin dhe pushtetin a atjeshën si” pasuri” ose ” pronë private”!

Shih për këtë, i ashtuquajturi ” shteti politikë, klanorë, farefisnorë, tribal, partiak ose privatë” i Isa Mustafës & Company: Me tepër të ngjanë në ” komunën” e Parisit ose ” polisin” e Athinës, se sa në një shtet të pavarur, ligjorë, sovran, integral dhe demokratikë.

Aty ose atje janë edhe papusët, guenonët, komisarët politikë, parohistët, atavistët, hedonistët ose ” okultistët” e ndryshëm alkimistë dhe ezoterikë të cilët nepër takime ose tubime të ndrysdhme përkujtimore ose komomerative, vazhdojnë t´i përhapin dhe propagandojnë të ” vërtetat” ose ” legjendat ” e njohura shamanike, totemiste  ose eshatologjike mbi ” rininë e përjetshme” ose ” jetën e pasosur” -përetj asaj ” anë tjeter” të vdekjës! Dhe, së bashku me këta të fundit edhe ” burbonët” ose ” zhirondinët” e atjeshëm kosovarë dhe ” jakobinët e pakënaqur” ose në revoltë! ( …)

Thonë se pas fitoreve ose triumfëve të njohura ushtarake ( luftarake) dhe politike në vende, rajone ose hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale të cilat ia kishin rikthyer famën ose reputacionin e dikurëshëm ” shtetit” ose ” polisit” të atëherëshëm të Athinës: Aleksandri ( Leka) i Madh, në stilin dhe cilësinë e njohur të një një nxënësi dhe studenti të shkëlqyer në Akademinë e Aristotelit dhe Platonit. Respektivisht, në stilin dhe manirin e shquar të një strategu dhe komandanti të madh ushtarak dhe politikë. Atëbotë e kishte përmbysur ose shkatërruar në themel të të ashtuquajturin ” shtetin” ose ” polisin” e mësipërm të Athinës, në të cilin me tepër se 😯 % e banorëve ose qytetarëve të atëherëshëm të Athinës ( krysisht pellazgo-iliro-shqiptar) nuk kishin të drejtë vote ose lirishë dhe të drejtash tjera themelore ose elementare në raport me parohistët, politokratët, demagogët ose hipokritët e ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë të klanëve ose tarafëve të ndryshme filogreke ose filohelene. Duke i vrarë, burgosur ose internuar shumicëmn absolute të ” shtresë së lartë” sundimtare, politokratike dhe kleptokratike të ” polisit” të Athinës. Duke ua konfiskuar pronën dhe pasurinë e tyre. Për t´ua dhënë qytetarëve, komandantëve ose njerëzve të përkushtuar dhe meritorë. Si dhe duke i detyruar ” shtresat e larta” qytetare, sundimtare ose politokratike në ” polisin” e mesipërm të Athinës të quanin veten si ” kosmopolitë” ose ” qytetar të botës”.

Ndërkohë që  ” arkitektëve” ose ” instruktorëve” të atëherëshëm të ” komunës” së Parisit, iu desht intervenimi ose invazioni i fuuqishëm ushtarak dhe politikë i trupave anglo-gjermane ( me 1871)! Për të parë dhe kuptuar fundin ose humnerën e iluzionëve të tyre hedoniste dhe utopike. Apo….?!

Shih për këtë, ngjarjet, mësimet ose me mirë t´u  themi zhvillimët e mësipërme epokale dhe historike, atëbotë e sot janë mbiquajtur dhe paramenduar si një “pranverë” e përgjithshme e shkencore, kulturore, politike ose humaniste në kontinentin e vjetër evropian dhe me gjërë. Aty u  nda ose u “divorcua” njëherë e përgjithmonë drita nga terri, liria nga robëria etj etj… Aty dhe atëherë si të thuash u vunë edhe kornizat ose fundamentët me të qëndrueshme dhe dialektike të shtetit dhe pushtetit të njohur ligjorë, qytetarë dhe demokratikë.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe revoluciont e njohura industriale dhe politike në Angli,SHBA-s,Francë, Gjermani etj.

Në këtë prizëm, sipas Aristotelit, njeriu në radhë të parë është ” kafshë politike” ( zon politikon ) që dallon nga të tjerët ( tjerat) për nga edukata, kultura, arsimimi, holistika, primatologjia, disiplina, moraliteti , zhvillimi ( evolucioni) dhe emancipimi i tij. Respektivisht, për nga marëdhëniët ose raportët e tij me të tjerët. Me shtetin, popullin ( kombin) ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare-sidomos.

Në rasstin e ca ” kafshëve të larta” pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë ndërkaq, vazhdimisht sikur ndodhë ( përseritët) e kundërta. Ku secili prej tyre veç e veç, si duket e kanë nga një ” mit”, ” totem” ” reliktë”, ” sinonim”, ” arketip”  ose ” idol” të vetin udhërrefyes, konspirativë, logjistikë etj. ( lexo: Kunder Kosoves dhe Shqiptareve!). Dikush Josip Broz Titon ose ish Jugosllavinë, dikush Turqinë, dikush tjetër Rusinë ose dikënd tjetër….?!
Ndërkaq, me Kosovën dhe shqiptarët hëpërhë askushë nga ” shteti-parti” dhe ” partitë-shtet. Në esencën ose substancën e saj Kosova po vazhdon të sundohet nga joshqiptarët, puroshqiptarët ose antishqiptarët. Kjo është e pafalashme. Pasojat tashmë janë të njohura. No Comment.

Drenas – kamioni përplaset me minibusin e shkollës, 17 nxënës të plagosur

DRENAS – 17 nxënës kanë mbetur të lënduar mëngjesin e sotëm në Kosovë, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në komunën e Drenasit.

Sipas mediave në Kosovë, minibusi që transportonte nxënësit është përplasur me një kamion dhe për pasojë 17 fëmijë janë lënduar.

Nxënësit e plagosur janë transportuar menjëherë drejt Prishtinës, në Qendrën Klinike Universitare dhe sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Kosovës, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Ekspertët: Analfabetizmi funksional në Kosovë është mbi 40 për qind

Organizatat joqeveritare në Kosovë, kanë ngritur shqetësime dhe kanë bërë thirrje për një përkushtim më të madh nga autoritetet kompetente, për uljen e nivelit të analfabetizmit në Kosovë.

Halim Hyseni, udhëheqës i Qendrës për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, ka thënë se institucionet kompetente të arsimit në Kosovë, duhet t’i shqetësojë fakti se Kosova ka nivelin më të lartë të analfabetizmit.

“Numri i analfabetëve funksional duhet të themi se është mbi 40 për qind. Kjo paraqet një pengesë jashtëzakonisht të madhe të zhvillimit të shoqërisë kosovare”, ka deklaruar Hyseni.

Ai thekson se çështja e analfabetizmit duhet të bartet tek organet, të cilat ndërtojnë politika zhvillimore, pasi që, siç është shprehur ai, Kosova zë vendin e parë në Evropë me nivelin e lartë të analfabetizmit.

“Problemi i analfabetizmit në Kosovë është shqetësim i madh, sepse cilësia e sistemit të edukimit dhe arsimit, është në atë nivel që ende prodhon numër të madh të analfabetëve funksionalë. Do të thotë, analfabetë, të cilët dinë lexim-shkrim, por lexim-shkrimin nuk mund ta përdorin për përmirësimin, integrimin e tyre në jetën aktive qytetare”, ka thënë Hyseni.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë deklaruar se përmes projekteve të ndryshme, janë munduar të ulin shkallën e analfabetizmit.

Për zbutjen e analfabetizmit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka mbajtur mësime joformale, që mundësojnë mësimin e shkrim-leximit, për qytetarët, të cilët, për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur të vijojnë shkollimin.

Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami, në pyetjen e Radios Evropa e Lirë lidhur me analfabetizmin në Kosovë, ka thënë se institucionet arsimore janë duke punuar që kjo dukuri të zvogëlohet.

“Ne jemi duke punuar me plane fillimisht për gjithëpërfshirjen në shkolla, që asnjë fëmijë i asnjë komuniteti të mos mbetet pa qasje në shkollë. Por, për ne nuk është me rëndësi vetëm gjithëpërfshirja apo masa. Për ne, me rëndësi është cilësia, dhe gjërat që ne sot po promovojmë, tregojnë se si ngrihet cilësia në shkollë”, është shprehur ministri Bajrami, duke theksuar se për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme është e nevojshme nxitja e kulturës për shkrim dhe lexim.

Kurse, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga partia politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, anëtare e Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, konsideron se Ministria e Arsimit në drejtim të uljes së nivelit të personave analfabet funksional dhe klasik, nuk ka bërë sa duhet.

Ajo ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk mjafton vetëm të shkruhen dokumentet dhe strategjitë nga ana e institucioneve,por ato edhe duhet të zbatohen në praktikë.

“Qeveria e Kosovës duhet të marrë hapa konkret, e jo fjalë boshe, jo sa për të deklaruar se kemi bërë diçka po në fakt realiteti është krejt ndryshe. Pra, Kosova nuk ka bërë hapa pozitivë dhe nuk po bën dhe nuk shihet që trendi i kësaj dukuri po bie”, ka thënë ajo.

Haxhiu, e cila ka punuar për 25 vjet në arsim, shpreh shqetësimin e saj edhe mosdijen dhe mënyrën se si po mësojnë gjeneratat e reja.

“Shkalla e analfabetizmit është e madhe. Edhe më e dhimbshme është çështja e nxënësve ose të rinjve tanë që, në fakt, kryejnë shkollimin, por janë të pa ditur”.

“Ndodh që në një gjysmë-vjetor nxënësit t’i kenë edhe nga 11 nota të dobëta, kurse në gjysmë-vjetorin e dytë, ose në fund të vitit vijnë dhe kalojnë me sukses të mirë. Kjo është edhe më e dhimbshme, sepse kjo konsideroj se është të nxjerrësh analfabet me diplomë”.

“Po ashtu nga të mënyra se si shkruajnë të rinjtë tanë në rrjetet sociale tregon më së miri se sa ata janë analfabet. Besoni, po flas për një pjesë, janë raste të rralla që ata mund ta bëjnë një fjali pa gabime”, është shprehur Haxhiu.

Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, thuhet se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim, derisa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë e 188 persona.

Mosha e personave analfabetë, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, thuhet të jetë mbi 55 vjeç.

Anëtarësimi në UNESCO sjell më shumë mundësi për të rinjtë e Kosovës – Nga RITA ORA

Jam një vajzë tipike nga Londra. Jam një yll i popit. Jam refugjate. Në të vërtetë jam një bebe refugjate. Si fëmijë jam rritur në një banesë me një dhomë të cilën e kam ndarë me prindërit e mi dhe motrën më të rritur.

Nga dritarja kam mundur të shoh Varrezat Brompton. Ishte e frikshme. Nuk e di se çka ishte më e frikshme – varrezat apo të qenit refugjat…

Prindërit e mi u larguan nga Kosova në kërkim të një jete më të sigurt. Fakti i të qenit një person i zhvendosur nga vendi, bartja e etiketimit “refugjat,” më ka dalluar thellësisht. Refugjatët rrallë se kanë një zë.

Fatmirësisht, unë e kam një – në kuptimin e plotë të fjalës dhe në mënyrë metaforike. Zëri më dha famë. Unë jam e privilegjuar dhe motivuar në mënyrë të barabartë për ta përdorur zërin tim në emër të refugjatëve. Edhe pse paqja dhe siguria janë ato që ne i synojmë, – parakushtet për një jetë normale, – jo gjithkush gëzon këto të drejta legjitime; ato nuk jepen, ato duhet të ruhen. Organizatat ndërkombëtare luajnë një rol të madh në këtë drejtim.

Ekziston edhe një aspekt tjetër i tregimit. Njerëzit e suksesshëm dhe ata të cilët i shikojnë ata kanë tendencë të besojnë se janë të veçantë, se janë bërë vetë të suksesshëm. Kjo është në një masë të madhe e vërtetë.

Megjithatë, ne nuk duhet të harrojmë fuqinë e mundësive të ofruara tek ne. Madje edhe më të mirët prej neve, në një vend të shkatërruar nga lufta, do të ishin këmbëzbathur pranë një vije kufitare, të zënë duke u munduar të mbijetojnë.

Prandaj, unë i përkrah përpjekjet e autoriteteve të vendit tim të lindjes në angazhimin e Kosovës në të gjitha forumet multilaterale – duke përfshirë UNESCO, në mënyrë që të sigurohet se populli i Kosovës, rinia e Kosovës, kanë qasje në më shumë mundësi. Gjithashtu, të drejtat e tyre do të mbrohen më mirë.

Unë e kam përjetuar personalisht faktin se të qenit refugjat bart shumë paragjykime dhe mund të shkaktojë izolim. Kombet janë si njerëzit, sa më i izoluar të jetë një vend, aq më shumë qytetarët rrezikojnë të vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët. Izolimi iu nervozon; mund t’i kthejë vendet në dhunë.

Jam e kënaqur që Kosova, vendi im i origjinës, ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit. Kjo i mundëson qytetarëve të jenë më të vendosur për të ecur përpara, të jenë më të egër për progres dhe sukses. Unë gjithmonë e kam dashur muzikën, isha e vendosur për arritjen e suksesit, por i falënderohem të gjithë atyre që më përkrahën. Ata më ndihmuan në shkrimin e tregimit tim.

Është e rëndësishme për Kosovës që të mbështetet në rrugën e saj drejt integrimit. Kjo nënkupton aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për njohjen e përpjekjes, mbështetjes së saj dhe arritjen e kompromisit. Duke bërë kështu, komuniteti ndërkombëtar tregon një vizion të botës. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë duhet të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve. Së bashku mund ta përcaktojmë shekullin 21.

Kosova në udhëkryq – Nga Dilaver Goxhaj-alias Shpëtim Golemi

Çështja e Gjykatës Speciale dhe krijimi i Zajednicës, (e krijuar kjo në kundërshtim me nenin 60 të Kushtetutës së Kosovës), janë çështje jetike për popullin shqiptar në Kosovë dhe vetë Kosovën. Ndoshta do të duket diçka e tepërt rikthimi te këto çështje, por ja që del e domosdoshme përsëritja e disa ngjarjeve të së kaluarës që populli ta fiksojë mirë në mendjen e vet se çfarë ka ndodhur e çfarë kërkohet të ndodhi me ato dy vendime, që janë dy çështje madhore jetësore për të ardhmen Kosovës.

Është theksuar shumë herë më parë se këta dy vendime anti Kosovë kaq të rëndësishëm: Gjykata Speciale dhe Zajednica, janë vendime të nënshkruara në Konferencën e Rambujesë.

Del e nevojshme ta ritheksojmë se bisedimet në Rambuje duhej të ishin bisedime për një paqe të drejtë demokratike midis Kosovës dhe Serbisë. Them “midis Kosovës dhe Serbisë” dhe jo midis UÇK-së dhe Serbisë, ngaqë Kosovën në Rambuje nuk e përfaqësoi vetëm UÇK-ja, (sikundër ishte këmbëngulja e drejtë e z. Adem Demaçi, ngaqë ajo i detyroi ndërkombëtarët ta thirrnin Rambujenë).

Dimë gjithashtu që z.Adem Demaçi e pranoi me kënaqësi Konferncën e Rambujesë, por me kushtet që: Kosova të mos mbetej pjesë e Serbisë, të mos ndahej ajo dhe UÇK-ja të mos çarmatosej e të mos shkrihej si dhe shtatë kushte të tjera që janë më pak të rëndësishme se këto të reja. Mirëpo organizatorët me aq urgjencë të Rambujesë (Franca, Anglia, Italia dhe Rusia) nuk i pranuan kërkesat e z. Adem Demaçi. Atëherë Demaçi vendosi që të bindte Drejtorinë Politike dhe Shtabin e Përgjithshëm që edhe ata të ishin të këtij mendimi, si dhe intensifikoi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku, veç të tjerave, atje do të shtrohej për diskutim edhe çështja e pranimit ose jo e të gjitha kushteve që parashikonte Projekt-Marrëveshja e Rambujesë.

Sikundër dihet tashmë, si Drejtoria Politike edhe Shtabi i Përgjithshëm vepruan njësoj si dhe Franca me Anglinë, nuk i pranuan sugjerimet e z. Adem Demaçi dhe shkuan në Rambuje, duke e sabotuar edhe Asamblenë Kombëtare, e parashikuar t’i fillonte punimet në 10 Shkurt 1999, ndërkohë që Konferenca e Rambujesë u shpejtua dhe i filloi punimet në 6 Shkurt 1999.

Evropa nuk kish si t’i pranonte kërkesat e Demaçit sepse synonte që Kosova të mbetej pjesë e pashkëputur e Serbisë, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës të çarmatosej dhe të shkrihej, gjë që u vërtetua me Gjykatën Speciale dhe Zajdenicën. Nënshkrimi i asaj Marrëveshjeje unanimisht nga i gjithë delegacioni i Kosovës, nuk thoshte gjë tjetër veç se pranoni që Kosova të ishte Serbi, mohohej lufta e deriatëhershme si dhe gjaku i derdhur, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës të shpallej jo ushtri çlirimtare, por grupe të armatosura terroriste dhe, si e tillë, t’i jepej për gjykim një gjykate ndërkombëtare,(shih“Marrëveshja e Përkohshme e Rambujesë për Paqe dhe Vetëqeverisje në Kosovë”, kreu “Korniza”, Nenin II, nënçështja: “Arrestimi i luftëtarëve dhe çështja juridike”,& Nr.13, pika “a”), sikundër u krijua tash pas 16 vjetësh.

Të gjithë politikanët shqiptarë të asaj kohe, të të gjithë krahëve e të gjitha trevave shqiptare, përfshi edhe LPK-në (Lëvizja për Çlirimin e Kosovës), që e kish shpërthyer vetë atë luftë(!), çuditërisht ishin për ndërprerjen e luftës çlirimtare, gjë që e kërkoi me ngulm z.Hashim Thaçi porsa zbriti në Paris, dhe bënin propagandë të ethshme për ta nënshkruar atë marrëveshje të disfavorshme për shqiptarët. Të gjitha këto forca politike shqiptare bënë një luftë të tërbuar edhe kundër Adem Demaçit, duke e akuzuar edhe për puçist dhe me gjysmë zëri edhe për tradhti kombëtare, edhe pse kërkohej dorëzimi pa kushte i UÇK-së. Por ajo që të habit edhe më shumë është fakti që shumica e politikanëve shqiptarë dhe e delegacionit kosovar në Rambuje edhe pse ishin dhe janë me grada e tituj shkencorë, çuditërisht bënin sikur nuk e kuptonin që me ato qëndrime kundër Demaçit bënin lojën e Serbisë, dhe pranonin që UÇK-ja t’i jepej gjyqit ndërkombëtar si terroriste. Kjo ishte një politikë e maskuar me fraza patriotike. Por edhe shumica e efektivave të UÇK-së e hëngri karemin e ngritur nga Serbia dhe e mbështetur nga partitë politike të Kosovës, gjë që e kuptuan kur lufta mbaroi, kur hynë në Kosovë forcat e KFOR-it të cilat porsa shihnin një person me uniformën e UÇK-së, qoftë edhe pa armë, e arrestonin dhe e hiqnin zvarrë si me qenë terrorist i ISIS-it të sotëm. Por ishte vonë.

Por nuk thonë më kotë se rasti është mbreti i botës. Falë këmbënguljes së Millosheviçit, (një këmbëngulje tepër e dyshimtë), e cila bëri që delegacioni i Serbisë të mos e nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë, dhe situata kaloi në favor të Kosovës, por jo edhe në favor të UÇK-së, e cila, sipas asaj marrëveshjeje, do të ndëshkohej për terrorizëm, dhe që po zbatohet tash pas 16 vitesh.

Krijimi i Gjykatës Speciale është thjeshtë haraçi që duhet të paguajë UÇK-ja për luftën që bëri kundër Serbisë dhe që e detyroi NATO-n ta ndëshkonte Serbinë, duke u vendosur përkohësisht dhe pa dëshirën e saj në krah të UÇK-së, për nevojat e saj imediate.

Por ajo që historia shqiptare ka për ta shkruar me shkronja të zeza është lufta këmbëngulëse e LDK-së, çuditërisht edhe e ish Drejtorisë Politike të UÇK-së (sot udhëheqëse e PDK), kundër UÇK-së, duke u zhytur gjithnjë e më shumë në këtë llum antikombëtar, duke arritur deri atje sa të marrin një vendim anti Kosovë e anti UÇK, duke thënë: “Le të ngrihet Gjykata Speciale kundër UÇK-së për interesa të Kosovës dhe pastrimin e UÇK-së”!

Dhe ajo që të revolton edhe më shumë është fakti që ende shoqatat e dala nga ajo luftë çlirimtare, si dhe një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar në Kosovë, ende nuk e kanë të qartë shkakun e vërtetë të këtij qëndrimi të përbindshëm të ish Drejtorisë Politike të UÇK-së, qëndrim i cili do ta përçai edhe më shumë popullin shqiptar, duke e kthyer Kosovën në një krahinë vasale të Serbisë.

Që të mos ndodhi trajtimi hipotetik i UÇK-së si ushtri terroriste dhe kthimi i Kosovës në krahinë vasale të Serbisë ka mbetur vetëm një rrugë demokratike: Të kthehemi atje ku historia ngeci në vend para 16 vitesh: të thirret Asambleja Kombëtare e Kosovës, të cilën ta kryesoi nismëtari i atëhershëm i saj, zoti Adem Demaçi. Kjo asamble të përbëhet jo më pak se prej 1800-2000 përfaqësuesve të popullit, (një delegat për 1000 banorë).

Që të realizohet ky akt i madh demokratik u del detyrë gjithë forcave përparimtare në Kosovë të organizojnë mbledhjen rrufe të jo më pak se 100.000 nënshkrime në popull. Dhe krahas kësaj, opozita do të bënte mirë t’ia kërkoi këtë gjë Parlamentit, duke vënë edhe një herë në provë atdhetarizmin e deputeteve të PDK, meqenëse mendojnë “për të mirën e Kosovës”, sikundër shprehen çdo ditë. Le t’ia lënë popullit të vendosë. Mund të dalin zëra e të thonë se nuk e njeh Kushtetuta Asamblenë Kombëtare, por Parlamenti ka të drejtë edhe ta abrogoi Kushtetutën e jo të mos marrë një vendim për thirrjen e një asambleje kombëtare në kushtet kur Kosova ndodhet në udhëkryq historik. Besoj se rrugë tjetër më demokratike nuk ka.

11.9.2015

VV i shfryn gomat e makinave qeveritare, dhjetëra të arrestuar

Partia politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se aktivistë të kësaj Lëvizjeje, “janë duke shfryrë gomat e makinave zyrtare të qeverisë së Kosovës, në parkingun e kësaj qeverie ”, në Prishtinë.

“Policia po intervenon brutalisht, duke arrestuar dhe rrahur aktivistët”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

Policia ka shpërndarë aktivistët dhe ka ndaluar disa prej tyre.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, “kanë hyrë më dhunë brenda oborrit të objektit të ish –Rilindjes, dhe kanë dëmtuar disa vetura zyrtare”.

“Policia e Kosovës po merr veprimet e nevojshme ligjore për të menaxhuar më këtë situatë”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se deri më tash janë dhjetëra të arrestuar.

Veprimi i sotëm i Lëvizjes Vetëvendosje është në frymën e aksioneve për të “defunksionalizuar qeverinë”, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për themelimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.

VV e konsideron marrëveshjen si shkelje të sovranitetit dhe ndarjen të Kosovës. Të njejtin mendim e ndajnë edhe dy partitë tjera në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Vështrim – A ka kush që Kosovën e dërgon kah prosperiteti? – Nga Skënder MULLIQI

Kaluan 16 vite aps luftës. Dhe bie pyetja logjike. Kujt ti besojnë qytetarët?Si të mbillet optimzimi tek ata të cilët  e kan humbur shpresën për një vend të punës, të cilët çdo ditë e më shumë po varfërohen.Shumë prej tyre 24 orë mendojnë së si të gjejnë ndonjë mjetë transportues për ta braktisur vendin.Optimizmi I tyre nuk shkonë më tutje deri atje së do të bëhët edhe me keq .Më termin optimizem mund te manipulohet në shumë mënyra. Disa këtë e mendojnë që disi ti shpejtojnë më të keqës, e pushtetarët optimizmin e shohin si privilegj  ku nuk kan çka të frikësohen për të ardhmen e tyre.Ata  ua  kanë siguruar familjeve të tyre  një  jetë të qetë dhe të bëgatshme .Kategoria e cila sot përmban shumicën në Kosovë, një privilegj të tillë  mund ta shofin vëtem në ëndërr, dhe duhet të mundohet  shume për të arritur shumë pak. Nga këto vite të  kaluara të pesimizmit , optimizmi duket term luksuz.Dhe, në këtë situatë pyetja logjike shtrohet kujt ti bësojnë qytetarët.A do të vazhdojnë ti besojnë kësaj kaste politike e cila e kan dhënë provimin për të keq?  Shteti dhe populli më shumë po  ngjajnë në loder fëmijësh.Reformat janë të pakëta apo shumë të ngadalshme, është humbur kohë e çmueshme , dhe është humbur durimi I qytetarëve, të cilët nuk po kërkojnë më shumë, vetëm së tu lehtësohet sado pak jeta në këto rrethana shumë të vështira ekonomike dhe politike .A do të ndërtojmë  shtet  për të cilin do të pyetet shoqëria apo oligarkët e gjithë fare ngjyrave.A na nevotet pushtet i cili kontrollon rrept qytetarët apo  që qytetari ti kontrollojë pushtetarët. Tek ne po ndodhë ajo e para. Po ndodhë që 16 vite që pushtet të cilat u ndërruan , vetëm sa e shtuan kontrollin mbi çdo gjë . Qytetarët sikur janë mësuar tashmë vetëm të dalin në zgjedhje  për të votuar dhe asgjë më shumë.Kësaj i thonë më shumë së turp.Kësaj I thonë mos përgjegjësi. Na u krijuan shumë pasanikë mbrenda natën. Secili që erdhë në pushtet pas tjetrit ishte më agresiv se ai paraprak.A ka dikush që Kosovën tonë ta dërgon kah prosperiteti, në  aspektin ekonomik dhe në aspektin  demokratik ? A  do të ndalën grupet e ndryshme kriminale , dhe grupet e ndryshme ekstremiste të cilat vendin po e fusin në qorrsokak? Nese dëshirojmë të inkuadrohemi në Evropën e Bashkuar, na nevoitet që ti plotësojmë të gjithë kushtet .Prandaj kushtet e kërkuara nga BE janë që të luftohen të gjitha të keqijat të cilat e kan mbuluar vendin që shumë kohë.Shumë vite  na kaluan të humbura ashtu të thëmë pa krijuar diqka të vlefshme për këtë popull.Nga puna jonë mvaret edhe prosperiteti i vendit.Nga puna  jonë mvaret edhe e ardhmja e gjeneratave të reja .Nuk na nevoiten konfliket e ndërsjella pozitë- opozitë, as konfliktet partiake, dhe as konfliktet e liderëve tanë.Pas luftës na ndodhën  përqarje partiake të thella me  idelologji të ndryshme.Një shoqëri nuk do të bëhët e prospëruar dhe demokratike pa ndjenjën e përgjegjësisë dhe pa ndjenjën e moralit politik.Kur të gjithë së bashku të ndalemi dhe të mendojmë esull, rritet edhe mundësia e zgjedhjës së problemeve dhe gabimeve të bëra në shtetndërtim. Nese kërkohen tema  të cilat  na bashkojnë e jo që na përqajnë , atëherë edhe rritën mundësitë për një shoqëri tolerante, rritën mundësitë e ecjës tonë përpara.  Interesi i shqiptarëve është  Bota Perëndimore dhe inkuadrimi në NATO.Me këtë klasë politike dhe me këto qendrime të tyre shpesh dualisite  në planin e jashtem ,zor e kemi ti arrijmë objektivat e synuara dhe të përqafuara nga shumica e shqiptarëve.Që të kemi sukses na duhet një  këndellje e madhe ekonomike , e cila nuk bëhët dotë pa vizion . Me heret në një shkrim e kam thënë  së vetem intelektualet e mirëfilltë mund ta nxjerrin vendin nga kjo  situatë e rëndë ekonomike dhe  politike.

Mjegulla e cila po na krijohet nuk i koontribuojne proeceseve zhvillimore dhe as stabilitetit .Evropa do të na ndihmon për aq sa ne i ndihmojmë  vetit.Të krijojmë shoqëri ku do të pyetet për gjthçka qytetari dhe jo oligarket, të cilët na paraqiten gjoja se i mbrojnë interesat shtetërore.Pushetet e nëntokës nuk i duhen Kosovës…

Heshtja përballë të keqes është krim! – Nga FLORIM ZEQA

E keqja për vendin tonë filloj tri vite e gjysmë më parë, kur në bisedimet “teknike” të Kosovës me Serbinë në Bruksel, Republika u zavendësua me fusnotë *. Me të filluar bisedimet reagova përmes shkrimit “Të mbrohet Republika e Kosovës” i botuar në gazetën “Bota sot”, të 24 shkurtit 2012, në rubrikën Debate faqe 8, shkrim ky i mirëpritur nga LDK-istët gjithë andej trojeve shqiptare.
Vlenë për t’u theksuar se në atë kohë jo fortë të largët, gazeta në fjalë dhe elektorati i LDK-së përcjellnin me admirim të jashtëzakonshëm përpjekjet e Levizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Thaçi 2.
Ndërsa tani kur erdhi finalizimi atyre bisedimeve, kur ndodhi degradimi dhe rrëshqitja më skandaloze e institucioneve shtetërore, kur u nënshkrua kapitullimi i shtetit përballë “Zajednicës” nga lideri i LDK-së Isa Mustafa, unë reagova prap,…kësaj radhe akoma më fuqishëm përmes shkrimit analog me titull dhe përmbajtje; “Të gjithë në mbrojtje të Republikës së Kosovës”, shkrim ky i botuar me 09.09.2015 në gazetën Kosova sot, në rubrikën Opinione, faqe 8 dhe në dhjetëra portale e faqe interneti,…por që nga LDK-istët (e Isa Mustafës) u përcoll në heshjte dhe indiferencë të plotë, thuajse nuk është duke ndodhur asgjë e keqe për vendin tonë !
Ashtu sikurse para tri viteve edhe tani përmbajtja dhe mesazhi i shkrimit janë përafërsisht të njëjtë,…dallojnë aspekti kohor dhe personazhet e ngjarjeve.
Sikurse atëherë edhe sot objekt i kundërshtimit nuk është emri i kryeministrit por përmbajtja dhe pasojat e marrveshjeve skandaloze në bisedimet e pabarabarta mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Republika e Kosovës nuk është produkt i njërit dhe as tjetrit kryeministër, por është produkt i rezistencës së gjatë paqësore, sakrificave të panumërta të shumë brezave, produkt i gjakut të derdhur të qindëra dhe mijëra dëshmorëve në luftën e fundit çlirimtare. Prandaj nuk duhet lejuar që me fatin e vendit të luajë si të dojë kryeministri i vendit, cili do qoftë ai.
Rrëshqitjet e njëpasnjëshme të qeveritarëve tonë nga elementet themelore të shtetit, jo vetëm që vërtetuan atë thënjën e vjetër; “njëqind sa një, një sa njëqind”, përgjatë udhëtimit “në kohë”, thënja e sipërpërmendur e përkthyer në gjuhën politike na transformohet në; ” një milion s’vlejnë sa një, një vlenë më shumë së një milion”. Thënë më kjartë; “një milion politikan të Kosovës sot nuk vlejnë sa një Ibrahim Rugovë”
Në epokën e Ibrahim Rugovës, opcion i vetëm dhe i panegociushëm ishte Republika e Kosovës, shtet sovran, i pavarur .
U organizuan dy palë zgjedhje në rrethanat e okupimit klasik, dhe dy të tjera në liri, nën protektoratin ndërkombëtar në tërë teritorin e shtetit me logo të Republikës së Kosovës.
Ndërsa në shtetin e “pavarur” politikajt e “moderuar”, te preferuarit e Beogradit dhe Brukselit mbajten zgjedhje me fusnota*, pa logo të shtetit, pa simbole kombëtare,…me margaritarin e ri-listën  “Serbska” e ardhur si produkt i bisedimeve  (Asociacionit i komunave serbe), i finalizuar së fundmi me 25 gusht me nënshkrimet e liderëve shtetëror Thaçi-Mustafa (“Zajednica”).
Shteti i Kosovës, në njërën anë i ndarë me “Zajednicë”, në tjetrën me kaos ligjor në vend është shëndrruar në një vend vërtetë SUI GENERIS, në të cilin nuk funksionon ligji e as kanuni.
Të huajt (ndërkombëtarët) janë bërë zot shpije në shtëpinë tonë. Ne jemi bërë pikë e pesë, të ndarë në shumë parti politike dhe grupe interesi përkrah liderëve partiak duke u larguar nga interesat e përbashkëta kombëtare dhe shtetërore.
“Kur të flejsh me femijë zgjohesh i lagur në mëngjes”, thotë një fjalë e urtë popullore.
Përgjegjësia më e madhe bie mbi grupacionet më të mëdha me traditë të gjatë politike në vend. Në këtë rast është LDK-ja, partia shtetformuese me traditën më të gjatë në skenën politike, e cila ka rrëshqitur nga “shtrati” i saj tradicional demokratik dhe shtetformues, për të rënë keq në shtratin e lagur dhe të thyer nga pesha e krimit dhe korrupsionit politik !
Që kjo të mos i ndodhte LDK-së, drejtuesit e saj ishte dashur me kohë të mendojnë per këto gjëra, e të mos mashtrohen për pak privilegje të pushtetit. Mbështetësit e kryeministrit aktual të mos befasohen për asgjë që po ndodhë, është vet Isa Mustafa që i prodhoj këto situata konfliktuoze në vend pas zgjedhjeve të 8 qershorit, e në veqanti  pas marrveshjes së fshehtë të nëntorit të vitit të kaluar me Hashim Thaçin për bashkqeverisje me PDK-në,…LDK-ja të mos befasohet për degradimin e saj politik, as për fuqizimin e subjekteve dhe grupimeve tjera politike kundër saj.
Përgjegjësia e LDK-së mbetët në  bashkqeverisjen me PDK-në, përfshirë të gjitha zhvillimet pas 8 qershorit të vitit e deri të akti i fundit i nënshkrimit të liderit të saj mbi marrveshjet e arritura në Bruksel nga kryeministri paraprak.
Edhe pse heshtin drejtuesit e saj, elektorati i LDK-së nuk mund dhe nuk guxon të qëndroj indiferent ndaj zhvillimeve të ditëve në vazhdim. Elektorati rugovian duhet të ndaj “shapin prej sheqeri” siq thotë populli, të mos pranoj në asnjë rrethanë bartjen e përgjegjësisë politike për shkak të veprimeve skandaloze të liderit dhe grupeve të interesit mbrenda këtij subjekti politik.
Heshtja përball të keqës përveq se është krim, prodhon anarki dhe shkatrrim në vend. Tashmë nuk janë në pyetje interesat e individëve të caktuar, por është në pyetje e ardhmja e shtetit. Askush nuk guxon të qëndroj i strukur duke shiquar çfarë po ndodhë dhe çfarë po bëjnë të tjerët.
Kundrejt degradimeve të fundit politike në vend duhet ngritur zërin të gjithë pa dallime partiake, fetare apo ideologike qofshin ato,…kemi aq shumë gjëra që na bashkojnë në rrugëtimin e vështirë për ruajtjen dhe mbrojtjen e shtetit dhe identitetit tonë kombëtar.

Presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri: Gjykata speciale nuk eklipson luftën e Kosovës kundër genocidit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani

Pas ceremonisë së mireseardhjes Presidentja e Kosvës nisi një takim kokë më kokë me presidentin Nishani pa praninë e medias. Në konferencën e përbashkët për shtyp, me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kreu i Shtetit, Bujar Nishani beri te ditur detaje nga takimi kokë më kokë. Nishani tha se ka biseduar ne homologen e tij nga Kosova për një treg të përbashkët ekonomik, pa barriera politike, të qëndrueshëm dhe të konkurrueshëm edhe brenda tregut evropian Duke përshëndetur takimet e përbashkëta të dy qeverive, Nishani vlerësoi edhe unifikimin e programeve arsimore. Ndërsa në kuadër të dialogut me Serbinë, Nishani tha se: “Jam i bindur se zbatim i angazhimeve të marra do shërbejnë për normalizimin e marrëdhënieve, do çlirojë energji pozitive për gjithë rajonin”. Nishani veçoi ndër të tjera se Kosova është sot një shtet që duhet marrë shembull nga gjithë rajoni për mënyrën e trajtimit të pakicave kombëtare. “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran për hir të përmirësmit të klimës rajonale në respektimin e pakicave duhet të merret si shembull nga të gjitha vendet e Ballkanit”. Nishani mirëpriti edhe krijimin e Gjykatës Speciale, ndërsa shprehu bindjen se asgjë nuk do mund të eklipsojë luftën heroike të Kosovës në përballje me gjenocidin millosheviçian. “Kosova ka shumë sfida, ashtu si edhe Shqipëria, por unë i vura në dukje Presidentes Jahjaga se Shqipëria e mirëpriti dhe mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale. marrja e këtij vendimi ishte i vështirë por i duhuri..

http://president.al/wp-content/uploads/2015/09/presidenti-nishani-presidentja-jahjaga-3.jpg

Në këtë kontekst, Nishani tha se, “Asgjë dhe askush nuk e eklipson dhe tjetërsoi dot luftën heroike të UCK dhe popullit të Kosovës në përballje me genocidin millosheviçian mbi popullin e Kosovës”.

Presidentja Atifete Jahjaga falënderoi presidentin Bujar Nishani për ftesën në Tiranë. Jahjaga theksoi se shqiptarët kanë qenë një faktor i rëndësishëm për Kosovën pasi kanë kontribuar në mbështetjen e bërjes së Kosovës Shtet. Lidhur me marrëveshjen për komunat serbe në Kosovë, Nishani vuri në dukej se kjo nuk cënon sovranitetin e Kosovës, por njëherazi është një njohje de facto që Serbia i bën shtetit të Kosovës. “Në gjykimin tonë është një marrëveshje shumë transparente dhe e qartë dhe nuk cënon sovranitetin e Kosovës, por është pranim De Facto i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, përsa kohë Serbia njeh këtë fakt mbi pakicat serbe në Kosovë duke i trajtuar si pakica të një minoriteti”.

Jahjaga: Unë e kam theksuar dhe ritheksuar se procesi i dialogut ka qëllim lehtësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ky proces dhe kjo marrëveshje do të kontribuohet në jetën institucionale të komunitetit serb që jeton në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Lugina e Preshevës

Nishani: Sa i takon cështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që ne mbetemi të shqetësuar për situatën e tyre vecanërisht për aspektin ekonomik dhe social, si dhe takimin që kam pasur me Vucic e kam adresuar këtë shqetësim, dhe për njohjen e diplomave, edhe për cështje të tjera të zhvillimit ekonomik social, kam marrë angazhime dhe premtime të gjera nga ana e autoritete serbe dhe ende pres të zbatohen, Jemi ende në fazën e premtimeve nga ana serbe dhe presim që të realizohen. Faktori shqiptar në tërësinë e vet Jahjaga: Dhe Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavararua dhe sovrane dhe kemi bërë hapa të rëndësishme dhe po ecim në rrugën evropiane dhe integrimit. Jemi të interesuara të zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësore mes dy shteteve.

Kryeministri Rama pret Jahjagën:

 

10-09-2015 17-28-00

Bashkëpunim strategjik mes dy vendeve tona!

Kryeministri Edi Rama mikëpriti sot në takim Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Ahtifete Jahjaga dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Presidentja Jahjaga i shprehu falenderimet Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare për mbështetjen e pakursyer të dëshmuar ndaj Kosovës, në të gjitha aspektet dhe në mënyrë të veçantë për kontributin dhe përkrahjen në procesin e njohjes së pavarësisë Kosovës.

Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Rama vlerësuan ecurinë e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston mes vendeve, falë zbatimit me sukses të një sërë marrëveshjeve në fusha me interes reciprok. Bashkëbiseduesit u dakordësuan për intensifikimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi strategjik, në ekonomi, shëndetësi, arsim, shkëmbimet tregtare, etj.

 

Meta pret Jahjagën: Heqje barrierash, shtimit të fluksit tregtar!

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

http://www.shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2015/09/meta-atifete.jpg

 

Kryetari i Kuvendit Meta i uroi mirëseardhjen në këtë vizitë të parë në Shqipëri Presidentes Jahjaga dhe delegacionit që e shoqëron, duke vlerësuar progresin e dukshëm të Kosovës gjatë viteve të fundit. Z. Meta theksoi se Shqipëria e mbështet plotësisht avancimin e Kosovës në procesin e integrimit euro-atlantik dhe në këtë kuadër përpjekjet duhen përqendruar në forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit, shtimit të njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat e ndryshme rajonale e ndërkombëtare si dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve të Kosovës si dhe të popullit të saj për mbështetjen e fuqishme, të vazhdueshme e të pakursyer të Shqipërisë dhe popullit të saj ndaj avancimit të proceseve integruese, lobimit për njohjet ndërkombëtare, anëtarësimit në organizatat rajonale dhe progresit të Kosovës. Kryetari Meta dhe Presidentja Jahjaga vlerësuan marrëdhëniet e ngushta e vllazërore mes dy vendeve fqinje dhe nënvizuan rëndësinë e rritjes së cilësisë së bashkëpunimit dypalësh, si në aspektin ndërparlamentar, ashtu edhe në drejtim të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, me qëllim heqjen e barrierave dhe shtimit të fluksit tregtar. Kryetari i Kuvendit z. Meta e siguroi në përfundim Presidenten e Kosovës znj. Jahjaga se Shqipëria do të jetë gjithnjë përkrah Kosovës në mbështetje të progresit të gjithanshëm demokratik e shoqëror të vendit fqinj, duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si strategjike për mbarëvajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka mbajtur sot një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë

 

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2015/09/jahjaga-parlament.jpg

 

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka mbajtur sot një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë. Duke u ndalur tek bashkëpunimi mes dy vendeve tona, Presidentja Jahjaga u shpreh se Shqipëria dhe Kosova synojnë integrimin europian. Më tej, Presidentja Atifete Jahjaga i ka bërë apel partive politike në Shqipëri që të tregohen bashkëpunuese në kuadër të integrimit në BE, si dhe në realizimin e standardeve.

“Kemi histori të përbashkët vuajtjesh dhe malli, e mbi të gjithë shumë bashkëpunimin mes nesh. Kemi ëndrrën për shtet të mëvetshëm, të lirë dhe demokratik, dhe Shqipëria na ndihmoi të realizojmë këtë ëndërr. Mbaj mend kur shqiptarët në Kosovë vraponin nga një cep i shtëpisë në tjetrin për të kapur valët e radio Tiranës, e më po kështu kujtoj librat që i çonim dorë më dorë. Pa Shqipërinë Kosova nuk do ishte ajo që është sot, e as Shqipëria s’do ishte e tillë pa Kosovën. Ju falënderoj nga zemra. Pas një shekulli përpjekjesh Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë bashkë si shtete të pavarura.

Ne nuk mbetëm rob të historisë po ecëm përpara si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Jam sot në Tiranë, si përfaqësuese e një vendi të ri e të vogël, por me peshë në rajon, që po synon konsolidimin. Ne Kosovën duam ta krijojmë si një shoqëri të një kontrate me qytetarin.

Uroj që orientimi drejt Bashkimi Europian i të gjitha partive të jetë i përbashkët drejt integrimit. Bashkëpunimi nuk është vetëm standard për t’u plotësuar drejt integrimit, por një standard për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët”, tha Jahjaga.

Ndërsa vuri theksin në rëndësinë e përmirësimit të nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, Jahjaga tha se duhet të hiqen barrierat për prodhimet e ndryshme.

Presidentja e Kosovës u ndal edhe tek lufta ndaj terrorizmit, duke shprehur rëndësinë e bashkëpunimit rajonal e më gjerë për të garantuar paqe dhe siguri.

   Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Jahjagës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Jahjagës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti pasditen e sotme Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit”.

Në takim, biseda mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentes Jahjaga u fokusua në krijimin e kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj e siguroi Presidenten Jahjaga për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi eksperiencave midis të rinjve. Ndërsa falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen, Presidentja e Republikës së Kosovës u shpreh se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të fokusohen edhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit të qyteteve.

Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi për krijimin e mundësive për parketimin e produkteve turistike mes dy vendeve, si një mënyrë për të rritur numrin e turistëve. Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të Presidencës. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi./ Raportimi është bërë sipas burimeve zyrtare

 

Jusuf Buxhovi: Pakoja e Ahtisarit prodhoi “Zajednicën”

Sipas historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi, marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe legjitimon një gjendje, atë të ndarjes së Kosovës, e cila ka ekzistuar nga vendosja e protektoratit ndërkombëtar e këndej, që njësoj i kanë kontribuar ndërkombëtarët dhe klasa politike e Kosovës.Buxhovi në një intervistë dhënë Indeksonline po ashtu ka thënë se Asociacioni do ta cenojë sovranitetin e Kosovës, meqë entiteti serb në Kosovë do ta rregullojë në mënyrë të pavarur jetën ekonomike, ndërkohë që nga aspekti kulturor dhe arsimor do të jetë i lidhur drejtpërdrejt me Beogradin.
Indeksonline: Cili është mendimi i juaj lidhur me këtë marrëveshje?
J. Buxhovi: Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe de jure legjitimoi një realitet, atë të ndarjes së Kosovës, i cili është i pranishëm nga viti 1999 e këndej. Veriu, ndonëse me praninë e forcave ndërkombëtare, ka qenë i shkëputur administrativisht dhe politikisht nga tërësia e Kosovës. Në atë pjesë, pakica serbe, praktikisht ka qenë e lidhur me Beogradin nga çdo pikëpamje. Burimet ndërkombëtare kanë pranuar se Serbia, edhe përkundër rezolutës 1244 të vitit 1999, në veriun e Kosovës kishte mbajtur strukturat paralele të sigurisë si dhe kishte financuar pushtetin paralel, i cili ishte toleruar edhe nga ndërkombëtaret. Ky realitet, pra shteti paralel serb me strukturat e veta ka vazhduar edhe pas shpalljes së pavarësisë edhe përkundër faktit se me Pakon e Ahtisarit, pakica serbe jo vetëm që ka fituar pozitë të privilegjuar kushtetuese (numrin e garantuar të deputeteve, të drejtën e vetos për shumë çështje e të tjera) por edhe të drejtën e qeverisjes autonome me lidhje të hapura me Serbinë dhe botën. Meqë shteti i Kosovës, nuk ka qenë në gjendje të shtrijë sovranitetin e vet në Veri, ndërkohë që Serbia ka vazhduar të forcojë strukturat e saj paralele, të cilat kanë paraqitur rrezik permanent edhe për infiltrimin e faktorëve të tjerë në atë pjesë (veçmas atij rus), pjesa e faktorit ndërkombëtar që ka ndihmuar shtetin e Kosovës (SHBA-të dhe vendet kryesore të BE-së) ka marrë përsipër të detyrojë Prishtinë dhe Beogradin që të pranojë një zgjidhje politike me të cilën duhet t’i jepet fund një gjendje të rrezikshme prej nga mund të destabilizohet rajoni. Me këtë rast, formula e integrimeve europiane dhe ato euroatlantike, si për Prishtinë dhe për Beogradin, është shfrytëzuar si një kod i detyrueshëm kompromisi.Indeksonline: A e cenon pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës themelimi i këtij Asociacioni?

J. Buxhovi: Marrëveshja e tanishme e imponuar nga Brukseli, ngjalli reagime të shumta dhe legjitime në opinionin shqiptar, ku shumëçka e saj u përjetua si një “komplot ndërkombëtar” kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj e në dobi të Beogradit. Me këtë rast sikur u harrua se kjo marrëveshje ishte e qendisur në pakon e Ahtisarit, që ishte një kompromis i dhimbshëm që i duhej shpalljes së pavarësisë. Në vend se nga viti 2008 të kihet parasysh kjo çështje, në mënyrë që sfidës së saj t’i jepej një përgjigje sa më e përshtatshme (integrimit të pakicave në unitetin politik dhe ekonomik të vendit), kasa politike shqiptare pa përjashtim, vazhdoi “atmosferën e kremtes”, ku “meritat e shtetit” u kthyen në plaçkë!
Edhe pse nënshkruesit e marrëveshjes thonë se nuk cenohet pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës, dhe me këtë rast theksojnë se statuti i tij do të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës (përmendet këtu edhe verdikti i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës), megjithatë Asociacioni do ta cenojë sovranitetin e Kosovës, meqë entiteti serb në Kosovë do ta rregullojë në mënyrë të pavarur jetën ekonomike, ndërkohë që nga aspekti kulturor dhe arsimor do të jetë i lidhur drejtpërdrejt me Beogradin. Nëse kësaj i shtohet edhe e drejta që përfaqësuesi i saj (kryetari) të përfaqësojë entitetin serb edhe jashtë dhe të vendos lidhje ekonomike dhe kulturore më jashtë, atëherë Kosova ekonomikisht, kulutralisht, po edhe politikisht do të ketë edhe realitetin paralel serb. Koha do të tregojë se realiteti etnik serb në Kosovë, a do ta shfrytëzojë statutin për t’u integruar në vend, apo si një gjendje kalimtare për t’u shkëputur? Mbetet për të shpresuar se formula e integrimeve europiane, ku Kosova dhe Serbia duhet të përfshihen, këtij faktori t’i japë përgjigje pozitive, si model edhe për statusin e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Indeksonline: Sipas jush cilat janë anët pozitive dhe negative të kësaj marrëveshje?

J. Buxhovi: Ana “pozitive” për Kosovën, nëse mund të thuhet kështu, është fakti se pjesa veriore e vendit fiton rastin “të integrohet” në Kosovë ndonëse me një statut tejet të privilegjuar. Me faktin se ky entitetet ndodhet brenda Kosovës, nënkupton pranimin e heshtur të Beogradit me këtë realitet, pa marrë parasysh se çfarë deklaron. Meqë garantues për këtë janë vendet e BE-së dhe SHBA-të, cilat e kanë imponuar atë, do të ishte mirë që kjo marrëveshje të përcillet edhe me atë të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës si dhe me një pako të ndihmës ekonomike për gjithë vendin dhe assesi që ajo të destinohet vetëm për asociacionin serb. Implementimi i saj duhet të kushtëzohet edhe me hapjen e rrugës në pako për në BE dhe strukturat veriatlantike të Kosovës me Serbinë, duke njohur njëra tjetrën si shtete të pavarura.

Indeksonline: Si i vlerësoni reagimet nga ana e opozitës, përkatësisht Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje? Vetëvendosje ka paralajmëruar që për të kundërshtuar themelimin e këtij Asociacioni nuk do ti zgjedh mjetet, ata madje kanë thënë se në rast të demonstratave nuk do të përjashtohet dhuna. A mendoni se kjo është gjëja e duhur?

J. Buxhovi: Opozita ka të drejtë të reagojë dhe këtë duhet ta bëjë, por gjithnjë në përputhje me kodin e sjelljes demokratike. Meqë fjala është për një çështje shumë seriozë, që lidhet me pakon e Ahtisarit, e cila lidhet me pavarësinë e Kosovës, duhet pasur kujdes që ajo mos të kthehet në një fushatë kundër faktorit ndërkombëtar, veçmas miqve që kanë ndihmuar lirinë dhe pavarësinë tonë. Po ashtu, reagimet kundër kësaj marrëveshje, nuk duhet të shfrytëzohen për marketing elektoral, me të cilin, dashë a pa dashë, po qe se ajo merr përmasa të dhunshme, t’i sjellin poena pozitive pozitës, siç ka ndodhur deri më tash.
Kujtoj se realiteti politik, duhet ta mobilizojë opozitën për veprim konstruktiv, por njëherësh të mobilizojë të gjitha forcat e pakënaqura intelektuale me pozitën dhe opozitën, që sollën vendin në këtë derexhe, që të formojnë një parti të re politike, e cila do të jetë në gjendje që të tubojë rreth vetes energjinë e madhe të akumuluar prej vitesh ndaj keqqeverisjes së vendit dhe të bankrotimit të tij. Me këtë rast nuk duhet përjashtuar mundësinë që ajo të kthehet në një lëvizje identike me atë fundviteve të tetëdhjeta dhe të fillmviteve të nëntëdhjeta, kur vendi ndodhej para sprovës me qenë ose mos me qenë./Indeksonline/

Këto ditë kombi ynë humbi tre Akademikë dhe tre luftëtarë të lirisë

Në foto Akademikët e Kosovës Pajazit Nushi, Mark Krasniqi dhe Esat Stavileci që ia kushtuan jetën dijes për ta marrë në mbrojtje Kosovën –

Jo me pushkë, por me argumenta shkendore.

Këto ditë kombi ynë i humbi të tre luftëtarët e penës, mendjes, dijes dhe të lirisë, ata u shuan njëri-pas tjetrit duke lënë jnë boshllëk të madh,

por duke u rreshtuar në tempullin e dijes, si Apostuj të Kosovës

Ata do të mbesin përherë në zemrat e popullit të Kosovës

në Përjetësi…

Ata tani u janë bashkuar Etërve të tjerë të Kosovës Ibrahim Rugovës, Profesor Aganit, Zekirija Canes, Anton Qetës…

Ata tani janë Ëngjëjt Mbrojtës të Kosovës !

U qoftë Dheu i lehtë !

Të gjithë në mbrojtje të Republikës së Kosovës! – Nga FLORIM ZEQA

Pas shtjerrjes së të gjitha mundësive politike, protestat mbetën mjeti i fundit demokratik në parandalimin e së keqes apo arritjes së qëllimeve të mbrapshta politike.
Paralajmërimi i protestave të fuqishme nga opozita kosovare në parandalimin e “Zajednicës”, mbrojtjen e sovranitetit të shtetit, rrezimin e qeverisë, shëmbjen e piramidës së krimit dhe korrupsionit…nga analist të porositur nga qeveria është duke u “vlerësuar” si paralajmërim i një  “Revolucioni të Vonuar Demokratik”,  i  krahasuar me atë të ’97-tës në Shqipëri?!
Ashtu siq e kam cekur edhe me parë, janë të gjithë deputetët shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallime partiake, pozitë dhe opozitë, që duhet të unifikojnë veprimet për mbrojtjen e interesave të shtetit, të së ardhmës së qytetarëve të vendit.
Deputetët shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të bashkuar kundër marrveshjeve të Brukselit, jo vetëm që do të mbrojnë amanetin e dëshmorëve (Republikën e Kosovës),…duke parandaluar situatën konfliktuoze në vend, do të mbrojnë drejtëpërsedrejti edhe jetën e qytetarëve, të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës.
Në veqanti kësaj radhe opozita duhet të tregohet më e kujdesshme se asnjëherë më parë, shkaku i rrezikut nga prapaskenat e Beogradit, i cili kohëve të fundit ka aktivizuar të gjithë mekanizmat e saj kundër shtetit të Kosovës. Kur e themë të gjithë mekanizmat i kam parasysh edhe disa prej shqipëfolësve të “fjetur”, të cilët Serbia me aq lehtësi i aktivizon në situatat më shpërthyese për vendin tonë!
Si në të kaluarën, edhe tani mjeranët dhe të dështuarit politik, fatzinjët dhe kobndjellësit e kombit shqiptar ngjallen si fantazma duke sulmuar vlerat më sublime të kombit,…duke sulmuar engjullin Rugovë në parajsën e tij, nënë Terezën, Skënderben,…e kështu më radhë, me qëllim të shkaktimit të urrejtjes dhe përçarjes etnike dhe fetare mbrenda popullatës shqiptare.
Këtyre fatzinjëve sikur nuk po u mjafton “Zajednica”, po kërkojnë kthimin komplet të pushtetit serb mbi tërë territorin e Kosovës !
Këto që themë nuk janë insinuata as hipoteza politike, por janë plane dhe ambicie permanente të pushtuesve tonë verior, që tashmë po shifen qartë në horizont.
Shtrohet pyetja çfarë munden dhe çfarë duhet të bëjnë subjektet tona politike në parandalimin e këtyre planeve antikombëtrae dhe antishtetërore?
E para e punës, është koordinimi dhe unifikimi i veprimeve të partive politike shqiptare në parandalimin e ratifikimit të marrveshjeve të fundit të Brukselit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mosvotimi i atyre marrveshjeve fatkeqe nga ana e deputetëve shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përveq se do të mbronte kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e vendit, do të shfuqizonte të gjitha marrveshjet e fundit në Bruksel, të nënshkruara nga  kryeministri i vendit, shkarkimin e menjëhershëm të tij dhe qeverisë që ai drejton si pikënisje e gjithçkaje,  mandej anulimin e të gjitha marrveshjeve të arritura deri më tani me Serbinë në Bruksel.
Formimi i menjëhershëm i një Qeverie të shpëtimit kombëtar në mbrojtje të shtetit të Kosovës deri në mbajtjën e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Me këtë do të hapej një kapitull të ri i mardhënjeve ndërkombëtare si dhe do të vihej një standard i ri në qeverisjen e vendit.
Rruga parlamentare e zgjidhjes së problemeve të mbrendshme, do të impononte një qasje krejt tjetër të ndërkombëtarëve karrshi shtetit të Kosovës.
Me pjekurinë tonë politike, me vendosmërinë kombëtare në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit tonë do t’ia arrijmë t’i bindim edhe miqt tonë për aftësistë tona shtetndërtuese.
Andaj kësaj radhe deputetët e partive politike shqiptare, pjesmarrëse në qeverisjen e vendit (PDK-LDK), mbi interesat e tyre personale apo partiake duhet të dalin në mbrojtje të interesave shtetërore,…të mos bien pre e liderëve të shantazhuar politik të futur në rrugën  “SENSO UNICO” (njëkahëshe) drejt realizimit të interesave të Serbisë mbi Kosovë !
Në të kundërtën, partitë politike me katandisjen dhe rrokullisjen e tyre të pakontrolluar rreth pushtetit do t’i humbin të gjitha; shtetin dhe pushtetin,  mbështetjen e miqëve ndërkombëtar dhe ajo çka është më e dhimbshmja,   përfundimisht  do ta humbin përkrahjen dhe besimin e gjithë qytetarëve të vendit.
Mosreflektimi pozitiv i deputetëve të pozitës ndaj aktualitetit tejet të rënd politik, mund të prodhoj situata të reja, që rrjedhin si domosdoshmëri e kohës për pengimin  e anarkisë politike në vend,…për  mbrojtjen e sovranitetit të shtetit, mbrojtjen e integritetit dhe identitetit kombëtare në këto hapsira.
Mbrojtja e shtetit pa dallim partiak apo fetar, më të gjitha mjetet demokratike duke filluar nga: protestat, demonstratat, grevat e pergjithëshme deri në një rezistencë aktive e paqësore mbarëkombëtare është e drejtë natyrore të cilën nuk mund ta mohoj as komuniteti ndërkombëtar.
Shteti i Kosovës duhet të mbetët kështu si është,  Republika e Kosovës pa fusnota dhe pa asociacione etnike, ngase ndryshe nuk mund të ekzistoj si i tillë, sikurse pavarësia që duhet të jetë e plotë ose ndryshe nuk mund të quhet ashtu, nuk ka gjysëm pavarësi, as gjysëm liri.

Haradinaj akuzon qeverinë për kufirin me Malin e Zi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje nga posti i anëtarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Në një njoftim të kësaj partie ai citohet të ketë thënë se “komisioni për Politikë të Jashtme është shndërruar në një instrument politik të kryeministrit Isa Mustafa dhe zv/kryeministrit Hashim Thaçi, dhe e ka humbur kuptimin dhe rolin që duhet ta ketë. Meqenëse në disa raste, ky komision ka paraqitur edhe raporte apo dokumente të korruptuara, siç është edhe raporti i komisionit Shtetëror për Demarkacion, unë nuk e shoh veten pjesë të këtij instrumenti dhe lojërave politike që po provohen të kryhen përmes tij”.

Zoti Haradinaj ka shprehur disa herë pakënaqësinë me procesin e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshja për të cilin u nënshkrua në Vjenë më 26 gusht.

Opozita është e bindur se me këtë proces, Kosova humbë rreth 12 mijë hektarë tokë, ndërsa qeveria është e bindur se nuk humbë asnjë metër katrorë. Sipas qeverisë shënimi i kufirit është në pajtim me marrëveshjen ndërkombëtare, përkatësisht me propozimin e ish të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisari në bazë të të cilit është shpallur edhe pavarësia e Kosovës si dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974 të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës

Marrëveshja për shënimin e kufirit duhet të ratifikohet nga parlamenti i Kosovës.

Kosova ka përmbyllur shënimin e kufirit me Shqipërinë pa asnjë pengesë, ndërsa shënimi i kufirit me Maqedoninë përfundoi mes shumë debatesh në tetor të vitit 2009.  Por, çështja e kufijve të Kosovës nuk përmbyllet as me shënimin e kufirit me Malin e Zi. Serbia nuk e njeh pavarësinë e shtetit të ri të shpallur në shkurt të vitit 2008 dhe rrjedhimisht as kufijtë e tij.

Vështrim – Halli i popullit është si të jetohet më mirë – Nga SKËNDER MULLIQI

Paslufta shfaqi shumë të meta të pozitës dhe opozitës. Dhe rrjedh pyetja logjike. Kush ta shlyejë ndotjen e shkaktuar në politikën e Kosovës? A ka mundësi të lahen të gjitha mekatet e tyre  në kurriz të popullit dhe të Kosovës. Sigurisht se do të jetë shumë vështirë të riparohet i gjithë dëmi I shkaktuar. Dhe, për këto vite të qeverisjës më shumë patën dështime së sa të arritura .Të kthehemi pak në raportin pozitë opozitë gjatë këtyre viteve. Dihet së Kosova u udhëhoq me koalicione , sepse asnjëra parti politike nuk I fitoi votat e mjaftueshme që vet ta drejton shtetin. Ishim dëshmitarë si në parlament , ashtu edhe në media për zënkat  për ëështje të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme politike të pozitës dhe opozitës. Këto zënka të ndërsjella shpesh po  bëhën me gjuhë të ashpër dhe jashtë rregullave demokratike të lojës. Por, nga gjitha këto është lënë  përshtypje në opinion së këto zënka apo këto dialogje janë  më shumë farsë, për ta mbuluar mos punën  e pushtetarëve dhe të opozitareve , sepse që të dyja palët kanë biznese  të përbashkëta, të cilat biznese mundohen dhe deri me tash edhe ia kan arritur qëllimit ti mbrojnë, me gjoja këto kritika të ashpra ndërmejt veti.Kjo është gjëja me e keqe qe po i servohet popullit, I cili gjithnjë e më shumë po torturohet nga kjo kastë politike shumë e papërgjegjshme dhe shumë e pa përfillshme .Kritikat e ndërsjella që po bëhët tash  të pozitës dhe opozitës , me duket se kan bukur shumë karakter të njejtë politik. Pse thëm kështu? Kur Qeveria e Hashim Thaëit ishte në krizën më të madhe ajo doli nga kriza pikërisht nga opozita e cila sipas rolit që e ka në parlament nuk guzon të sillet në atë menyrë.Kjo ndodhi disa herë deri me sot.Tash kjo gjuhë e ashpër e cila po pëdorët qe disa kohë midis Qeverisë dhe VV më shumë po ngjanë në fushatë parelektorale dhe për ta zhvendosur vemendjen nga problemet e mëdha ekzistuese të natyres sociale , ekonomike dhe të natyrës politike shumë të degraduara,  sidomos pas firmosjës në Bruksel të marrveshjës për Asociacionin e Komunave Serbe dhe pas nenshkrimit në Vjenë të vijës për  demarkacionin më Malin e Zi ,ku po humbën gadi  10 mijë hektarë .Këto manovra politike mund të pijnë ujë ende të një pjesë bukur e madhe e popullit të cilët janë dhën pas partive politike , pa e shikuar interesin e përgjithshem.Këto lajra politike po bëhën pikërisht se ende nuk e kemi arritur vetëdijën e duhur kombëtare, për të mos toleruar gjera të tilla shumë të ulëta të pozitës dhe opozitës në kurriz të popullit. Deri sa populli nuk vetëdijesohet me gjasë kjo kastë politike do të vazhdon lojën e djallit.Ëka janë  më rëndësi  tek e fundit deklaratat e kryeminsitrit te Kosovës, Isa Mustafës  rreth  sjellës se VV. Ose sa rëndësi dhe ëka iu hyn në funksion  popullit  të Kosovës  kundërpërgjigjet që po I bëhën kryeministrit nga ana e VV. Po këto  zotëri të ndëruar janë lojëra fëmijësh.Kështu nuk arrihet qëllimi që të stopohet Serbia e cila gjithnjë e më shumë po futet  në Kosovë.Rreth kësaj teme shumë të ndieshme  duhet vendos parlamenti dhe duhet të ekzistoj uniteti. Tjeter,  që i duhet këtij vendi dhe njerëzve të këtij nënqielli  është së si të dilet nga kriza ekonomike dhe politike. Si të gjendet zgjedhja për të arritur mirëqenja shoqërore e cila shumë po na mungon pikërisht për fajin e kësaj struktuare  të profiterëve politikë .Me këta njerëz në krye të shtetit shihet edhe nga qielli së nuk do të arrijmë  bash askund. Gjendja e keqe me gjasë do të vazhdon të thellohet . Nuk do të kemi prosperitet dhe as rritje të standardit të jetesës. Nuk do të kemi investime të jashtme pa të cilat vështirë është të dilet nga kriza e katandisur ekonomike. Gjithnjë vendi po merre  panoramë të zymtë. Rrugët  janë të zbrazuar dhe njerëzit duken të thyer krejt moralisht . Nuk ka gjallëri, sepse njerëzit janë demoralizuar me gjendjën e pa përspektivës së krijuar për të jetuar në Kosovë. Duhet të jemi realist në vlerësimin e situatës në të cilën aktualisht gjendemi. Ajo nuk është e mirë, prandaj , edhe shumë kush vetëm po e prêt rastin të largohet nga vendlindja e tij. Askush nuk e lëshon vendin nga dëshira duke marrë botën në sy pa ditur se ku do ta gdhinë e nesermja. Janë  krijuar qëllimisht rrethanat e tilla politike  . Ketu mud të kam edhe gabim se një zgjedhje ekziston,ajo është që kurrë më elektorati  mos të voton për ata të cilët vodhen dhe ropën Kosovën .

Pushteti ka për detyrë të sigurojë një jetë normale politike, një jetë   pa dhunë , pas shantazhe dhe   pa kërcnime , pa e përdoruar forcën përveq kur  të rrezikohet sovraniteti i vendit.Për të gjitha mund të diskutohet në parlament , kur vërtetë ekziston dëshira për ndryshmime pozitive.Për gjithqka që ndodhë në një  shoqëri përgjegjëse është  së pari pozita  , kjo veq dihet.Kur nuk kalohen kufijtë demokratik të sjellejës  atëherë  edhe mund të flasim së gjendja është duke u përmirësuar.Atëherë do të funksinonte shteti  ligjor,  do të funksionojshin më mirë organet shtetërore , partitë politike  bashkë me liderët e tyre etj.Asnjëres parti politike nuk I duhen aktivitete të cilat thërrasin në linq apo edhe diqka edhe më të rrezikshme për vendin.Një shtet nuk bëhët demokratik duke përdorur gjuhën e urrejtës e cila po përdorët dhe e cila tashmë e ka lodhur këtë popull, halli kryesor i të cilt është se si të jeton më mirë…

Në Katedralen e Prishtinës u mbajt mesha solemne e quajtur “Festa e Nënë Terezës”

05-09-2015 19-33-07

Në Katedralen e Prishtinës sot u mbajt mesha solemne e quajtur “Festa e Nënë Terezës”, datë kjo e cila përkon me ditën kur ajo ndërroi jetë.

Në këtë meshë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, u bënë lutje për më shumë paqe në mbarë botën.

Kjo meshë u drejtua nga kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili foli për veprën dhe përkushtimin e Nënë Terezës për t’u shërbyer njerëzve në nevojë.

“Ishte e përkushtuar që me të njëjtin zell shpirtëror t’u shërbente hinduve, myslimanëve dhe të krishterëve, sepse ishte e bindur se varfëria, vuajtja, padrejtësia, urrejtja, lufta, braktisja e aborti nuk janë të hinduve, as të myslimanëve dhe as të krishterëve. Ato janë mizori njerëzore dhe padrejtësi shoqërore, si pasojë e egoizmit dhe mungesës së dashurisë. Po ta dëgjonte bota këtë zë dashurie dhe këtë brejtje ndërgjegjeje, në mesin tonë nuk do të kishte më të varfër, në botë nuk do të kishte kaq shumë luftëra dhe në Evropë nuk do të kishte kaq shumë emigrantë”, u shpreh Imzot Dodë Gjergji, raporton Tch.

Kryeipeshkvi kosovar tha se Nënë Tereza e ka mahnitur mbarë botën me kujdesin që ka pasur për njerëzit në nevojë. Ajo ndërroi jetë në vitin 1997 dhe tani në çdo përvjetor të lindjes apo të vdekjes së saj, ajo kujtohet në të gjithë hapësirat shqiptare por edhe në botë.

Qindra vetë grumbullohen në varrin e saj, duke u lutur dhe duke kënduar. Murgeshat e urdhrit “Misionaret e Bamirësisë” që ajo themeloi 55 vjet më parë në Kalkuta, çdo vit vendosin lule para memorialit të bardhë.

11947858_1186245018068322_947730896776699627_oabegc05-09-2015 19-33-4105-09-2015 19-33-5705-09-2015 19-34-3205-09-2015 19-34-47

Presioni ndikon në jo lirinë e duhur, duke ia humbur çdo vlerë njeriut – Nga SKËNDER MULLIQI

Askush nuk i dëshiron presionet çfardo natyre qofshin ato. Presionet sikur janë bërë të zakonshme në Kosovë. Presionet më së shumti po janë të karakterit politik , por ka edhe presione tjera në formë kërcenuese .Këto presione të formës se drejtëprdrejtë, përmes mediave , shantazheve të ndryshme, dhe kërcnimeve kan për qëllim në të shumtën e rasteve që njerëzve më dhunë tua ndryshojnë mendimet dhe kahjën e jetës.Këto presione ndikojnë edhe tek fëmijët tanë. Presionet ndikojnë që ata të pyesin veten . “çfarë njerëzish jemi ne”.Presioni ndikon në jo lirinë e duhur, duke ia humbur qdo vlerë njeriut. Nese dikush i nënshtrohet presionit ai humb nga personaliteti I tij, humb nga rezonimi normal për gjerat të cilat e rrethojnë.Është fakt së ëshëtë vështirë të identifikohen të gjitha këto presione që po iu bëhën njerëzve . Kur njeriu punon nën presion nga ndonjë strukturë partiake apo shtetërore, sigurisht së nuk e kryen edhe punën për qka është i thirrur si duhet. Nenshtrimi presioneve don të thotë servilizëm pastaj karshi përsonit I cili e bën presionin. Don të thotë humbje e kredibilitetit dhe autoritetit në shoqëri. Don të thotë humbje e karakterit dhe moralit në profesioni të cilin e kryen. Më së shumti gjatë këtyre viteve patem rastin të degjojmë për presionet që iu bëhën njerëzve nga strukturat pushtetare , të cilët për ti fshehur të palarat e tyre bëjnë presion në përsonat mirë të informuar për punen e tyre , që ata mos të marrin guzimin qytetarë ti denoncojnë para organve të drejtësisë apo në ndonjë institucioni tjeter si shkollor, shëndetësor etj. Ai që bën presion e kalon kufirin duke ia cenuar lirinë e veprimit përsonit në të cilin bën presion.Kemi raste kur një institucion shtetëror bën presion mbi institucionin tjeter të shtetit. Edhe Qeveria shpesh bën presion mbi Kuvendin si institucioni më i lartë i shtetit, kur bëhët fjalë për ndonjë vendimarrje , edhe pse çdo vendim është valid kur merret nga kuvendi.Kjo e dëmton rendë demokracinë si vlerën më lartë të pluralizmit politik.Presioni i një organi mbi organin tjeter vendmarrës e dëmton shoqërinë në përgjithësi. Presioni është metodë e sistemit monist-diktatorial. Nën presion përsoni në kohën e komunizmit është detyruar ta marre fajin mbi supe për ta shpëtuar familjën e tij. Nga presioni i strukturave komuniste ka vuajtur shumë vjet heqje lirie apo tortura të ndryshme deri në vdekje.Presioni është forma më përfide e linçmit të njeriut.Kemi raste kur ushtrohet presion mbi organet e drejtësisë për të vepruar sipas tekeve të pushtetit, apo duke tentuar ta fusin ndikimin e politikës ditore në marrjen e vendimve të gjyqëtarve në këtë rast. Më së shumti ndikimin politik dhe presionin strukturat shtetërore e kan vu mbi organet e drejtësisë, për ti mbuluar të gjitha të metat apo keqpërdorimet e mëdha.Gjithqka qka bëhët nën presion të dikujt është e padrejtë , është shumë e dëmshme jo vetëm për përsonin e presionuar, por bëhët pastaj dukuri e përgjithshme . Presione po ndodhin edhe në sistemin arsimor duke ia humbur autonominë e shkollës apo njerëzve kompetent aty.Duke iu nënshtruar presionit edhe po ndodhin padrejtësitë e mëdha si p.sh kur bëhët fjalë për regjistrimin e nxënësve , por edhe për gjera të tjera .Shpesh nga presioni po ngarkohet sistemi arsimor me njerëz të tepert ashtu të thëm. Këto presione sigurisht ndikojnë në demoralizmin e atyre të cilët deshirojnë të punojnë mirë . Të gjithë ata që bëjnë presione të tiilla ndikojnë që të kemi antivlera, dhe të shkojmë nga shoqëria më demokraci të kufizuar.Nuk është mirë sigurisht që të jetohet nën presion , sepse jetohet pa ndërgjegje, jetohet pa ndjenjën e përgjegjësisë dhe moralit siq po na ndodhë që 16 vjet më radhë. Me presione nuk dilet nga kriza . Presioni si formë dhe përmbajtje është shumë e demshme.Me presione nuk dilet nga vështirësitë e mëdha ekonomike dhe politike më të cilat po përballemi.Dhe, sigurisht se është koha e fundit që presioni të ndalohet mbi secilin njeri apo strukturë shtetërore apo partiake.Ai i cili ankohet se ka pasur presion nga dikush apo nga strukturat e larta të shtetit,duhet ta bëjë ate publike . Presioni ishte dashur edhe më ligj të sanksionohet mirë…

Komandanti suprem i NATO-s për Evropën sot vizitë në Kosovë

Komandanti suprem i NATO-s për Evropën, gjeneral Philip Breedlove sot do ta vizitojë Kosovën.

Ai së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Gugliemo Luigi Miglietta do të mbajnë një konferencë për media në ora 15:00, në Aeroportin Ushtarak në Sllatinë.

Kjo nuk është hera e parë që gjenerali Philip Breedlove viziton Kosovën. Ai për herë të fundit ka vizituar KFOR-in në shkurt të këtij viti.


Send this to a friend