VOAL

VOAL

70 biznese vendëse marrin pjesë në Panairin Dimëror të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë hapjes së panairit ka falënderuar BE-në dhe Komisionin Evropian për ndihmën që ia kanë dhënë rajonit të Prishtinës për të organizuar panaire të ndryshme

PRISHTINË – 70 biznese vendëse, duke filluar nga ato të industrisë së ushqimit e  deri te zejet dhe artizanalet, prej sot e deri të dielën, do të promovojnë prodhimet e tyre në kuadër të Panairit Dimërorë të Prishtinës. Panairi organizohet nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim, si pjesë e projektit “Mbështetje për Zhvillimin Ekonomik Rajonal” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe udhëhiqet nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Libor Chlad, zëvendësshef për bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë, gjatë hapjes së panairit, shprehi kënaqësinë e tij që ky panair është bërë tradicional dhe është një rast unik për prodhuesit kosovarë që t’i promovojnë prodhimet e tyre. Për më tepër, ai u shpreh i gëzuar që, shumica e prodhuesve që janë prezent në Panairin Dimëror të Prishtinës, janë përfitues të ndihmës dhe përkrahjes financiare nga fondet e Bashkimit Evropian.

“Jam i lumtur që po shoh rritjen e interesimit në mesin e bizneseve kosovare për të marr pjesë në këtë Panair Dimëror, në fakt janë mbi 70 biznese të cilat e kanë përqafuar këtë rast për t’i prezantuar prodhimet e tyre, duke filluar nga verërat dhe djathi, mjaltë, biskota, ëmbëlsira të ndryshme, perime, mish, bira, çokollata, bizhuteri dhe artizanale” tha Chlad.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë hapjes së panairit ka falënderuar BE-në dhe Komisionin Evropian për ndihmën që ia kanë dhënë rajonit të Prishtinës për të organizuar panaire të ndryshme, në veçanti, për financimin e hapjes së tregut të prodhimeve vendore ku, të gjithë fermerëve nga rajoni i Prishtinës dhe komunat tjera të Republikës së Kosovës, iu është mundësuar promovimi dhe shitja e prodhimeve të tyre. Me këtë, sipas Ahmetit, BE dhe KE në vazhdimësi kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e bujqësisë në rajonin e Prishtinës dhe në përgjithësi, në Kosovë.

“Për ta zhvilluar konceptin e rajoneve dhe zhvillimit ekonomik regjional, Prishtina duhet të mendojë si regjion i Prishtinës, me 9 komuna që bëjnë pjesë në këtë regjion dhe panairet si ky, ndihma e cila na jepet neve si komunë, ka qenë e domosdoshme për zhvillimin tonë sa më të madh. Prishtina sivjet e ka tregun e prodhimeve vendore që është gjatë gjithë vitit, do ta kemi tregun e fundvitit në sheshin “Zahir Pajaziti” që do të qëndrojë për më shumë se një muaj aty dhe tani jam i lumtur që edhe në Sheshin “Skënderbe” e kemi këtë panair të prodhimeve vendore” tha kryetari i Prishtinës, duke iu drejtuar zëvendësshefit për bashkëpunim në zyren e BE-së në Kosovë, Libor Chlad-it.

Hana Bajrami,ushtruesja e detyrës së shefes së Asociacionit të Agjencive Rajonale për Zhvillim (ARD – Agency for Regional Development) deklaroi se prioritet kryesore i institucioneve vendore dhe donatorëve në Kosovë, është rritja e kualiteteve të shërbimeve dhe produkteve vendore të cilat, krahas rritjes së prodhimtarisë, duhet të ofrojnë edhe produkte dhe shërbime me cilësi më të mirë dhe çmime më të pranueshme për qytetarët e Kosovës. Sipas saj, nënshkrimi i MSA-së, ka krijuar mundësi të reja për eksportin e prodhimeve kosovare në tregje të jashtme por kjo kërkon ngritjen e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka hapur dyert për përfshirjen e produkteve vendore edhe në tregun evropian me 600 milion konsumatorë. Mirëpo, kjo marrëveshje përveç anëve pozitive rreth liberalizimit të tregut po ashtu ka efekt pozitiv edhe në rritjen e kualitetit dhe sigurisë së produkteve, si dhe në mbrojtjen e autenticitetit prodhimeve vendore” tha Bajrami.

Ajo theksoi se mbrojtja e prodhimeve vendore arrihet përmes mbrojtjes së indikatorëve gjeografik të prodhuesve vendor, ndërsa këto efekte vijnë nga zbatimi i standardeve dhe rregullave të origjinës së produkteve, që duhet të plotësohen për t’u eksportuar në vendet e BE-së.

“Në fakt, kjo do të ndikojë në mënyrë indirekte edhe në rritjen e marketingut dhe brendimit të prodhimeve ‘Made in Kosovo’ dhe përmes kësaj edhe në rritjen e eksportit dhe krijimin e vendeve të punës” tha Hana Bajrami,ushtruesja e detyrës së shefes së ARD-së në Kosovë. aa

Marrëveshja për demarkacionin mes rishikimit dhe anulimit

Vetëm anulimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe shkarkimi i komisionit shtetëror do të ishte opsion i pranueshëm, në lidhje me këtë çështje, thonë përfaqësues të opozitës në Kosovë.

Nga tabori opozitar është hedhur poshtë propozimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, për formimin e një komisioni ndërkombëtar për rivlerësim dhe i cili do të merrte për bazë edhe dokumentacionin mbi të cilin është arritur marrëveshja.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë subjekti politik që ka kundërshtuar më ashpër marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi për demarkacionin, me pretendimin se Kosova është dëmtuar në sipërfaqe.

Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Muharrem Nitaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ri-modifikim, por anulim të marrëveshjes dhe shkarkim të Komisionit shtetëror për demarkacionin, në mënyrë që procesi të nis nga fillimi.

“Pothuajse i gjithë opinioni publik në Kosovë e ka kuptuar që kjo marrëveshje është katastrofike. Madje së voni e keni parë edhe qëndrimin zyrtar të Podgoricës, ku thuhet se janë të gatshëm që ta shqyrtojnë një marrëveshje që ka probleme. Por, i vetmi njeri, apo e vetmja strukturë që nuk ka reflektuar akoma dhe nuk po e sheh që ka gabuar rëndë është kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi”, është shprehur Nitaj.

Në qëndrimin e tij, kryeministri Isa Mustafa ishte shprehur i gatshëm që së bashku me opozitën dhe me vlerësimin e një komisioni ndërkombëtar, marrëveshja e arritur me Malin e Zi të rishikohet.

“Sa i përket demarkacionit ne kemi shprehur qëndrimin tonë që jemi të gatshëm që çdo gjë t’ia lëmë në dorë një komisioni ndërkombëtar i cili do ta vlerësojë rregullsinë e përcaktimit të vijës kufitare dhe ta ketë një vështrim të plotë në lidhje me dokumentacionin i cili është shfrytëzuar për të”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, Muharem Nitaj thotë se është krijuar një përshtypje e gabueshme sipas të cilës, opozita dëshiron që të jetë pjesë e komisionit për demarkacion.

Me rëndësi, sipas tij, është që komisioni të jetë profesional dhe të mos e përsërisë gabimin e komisionit aktual.

“Nuk ka fare rëndësi. Në komision mund të jenë të gjithë nga partitë politike që janë aktualisht në pushtet, pra edhe pa opozitën, vetëm se ata duhet të jenë të besueshëm, që e njohin materien, që i njohin dokumentet dhe që nuk rrëshqasin me përsëritjen e gabimit. Sidoqoftë, nëse Qeveria e Kosovës mendon që edhe opozita dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mund të kenë rol në këtë komision, ne jemi të gatshëm që ta japim kontributin tonë”, ka thënë Nitaj.

Po në lidhje me kundërthëniet që janë krijuar në Kosovë rreth marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin, ka reaguar edhe Podgorica zyrtare.

Qeveria e Malit të Zi thotë se me Marrëveshjen për demarkacionin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë “zyrtarizuar kufijtë administrativë në harmoni me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë së vitit 1974”.

Megjithatë, Qeveria e Malit të Zi shprehet e gatshme për rishqyrtimin e marrëveshjes, nëse ka dyshime të bazuara për gabime.

Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin dhe ajo me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë, jo vetëm që po kundërshtohen ashpër nga opozita, por edhe po kërkohet nga qeveria që të anulohen, duke i vlerësuar ato në dëm të tërësisë territoriale dhe funksionimit të shtetit.

Kosovë – Nga moskthimi i kusurit, kompanitë kanë përfituar 50 milionë euro në vit

Rreth 50 milionë euro në vit është vlera nga moskthimi i kusurit në monedha të imëta prej 1 cent e më shumë, thonë përfaqësues të konsumatorëve. Kjo për faktin se pothuajse në të gjitha dyqanet tregtare, shërbyese, por edhe kompanitë e Telekomit në Kosovë, shumica e çmimeve të produkteve përfundojnë me shifrat 99 centë. Por, 1 centët e mbetur rrallë herë kthehen te konsumatori.

Selatin Kaçaniku, udhëheqës i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, duke shpjeguar hulumtimin e kësaj organizate, thotë se përfundimi i çmimeve me 99 centë bëhet për shkak të përfitimeve të bizneseve.

“Ne pretendojmë se afër 2 milionë banorë të Republikës së Kosovës, për 30 ditë brenda muajit i realizojnë rreth 3 miliardë veprime dhe çdo veprim e kemi vlerësuar në vlerë 1 cent e pak. Nga ky vlerësim neve na ka dalë se 50 milionë euro janë të manipuluara apo të “abuzuara” gjatë një viti”, tha Kaçaniku.
Edhe qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, pohojnë se me rastin e blerjes, nuk u kthehen paratë e imëta nga dyqanet. Në disa raste, në vlerë të kusurit, ata thonë se shërbehen me produkte të ndryshme.
Një qytetar nga Mitrovica, Burim Krasniqi, i cili blinte produkte në njërën nga qendrat tregtare në Prishtinë, tregon se asnjëherë nuk merr kusur nga 1 deri në katër centë, por rrallë edhe 5 centë.
“Rrallë marr kusur, madje edhe 5 centë, qendrat tregtare mund të kthejnë, dyqanet e vogla jo. Edhe pse unë i kërkoj, por nuk kanë, dhe në vlerë të tyre më shërbejnë me çamçakëz dhe çokollada” .
Në anën tjetër, Beqiri është pronar në një dyqan në Prishtinë. Ai madje konsideron se furnizimi i arkës së tij me monedha të imëta nuk është i domosdoshëm. Sipas tij, edhe konsumatorët nuk i kërkojnë apo në raste të caktuara nuk pranojnë t’i marrin paratë e veta.
“Shumë herë mund të them se nuk janë të domosdoshme dhe nuk na hyjnë në funksion shumë. Ne kemi artikuj të imët që mund të kompensojmë atë vlerë. Por, edhe vetë konsumatorët nuk janë insistues të marrin paratë e veta”.
Por, Selatin Kaçaniku, thotë se moskthimi i kusirit, nga ana e bizneseve, është e jashtligjshme. Ai madje thotë se nuk vërehet ndonjë përpjekje e autoriteteve kompetente për të zgjidhur këtë çështje.
“Të gjitha bizneset e kanë obligim ligjor, profesional, por edhe etik, që qytetarit t’ia kthejnë komplet kusurin, pavarësisht a bëhet fjalë për 2, 3 centë apo edhe më pak”, tha Kaçaniku.
Ndryshe, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është kompetente për sigurimin e një furnizimi të duhur të ekonomisë me kartëmonedha dhe monedha euro/centë.
Zyrtarë në këtë institucion, në një përgjigjje përmes postës elektronike, për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se Banka Qendrore e Kosovës, ka sasi të mjaftueshme dhe furnizon vazhdimisht tregun me monedha metalike.
Besnik Kada, zëdhënës në këtë institucion, ka thënë se furnizimi i bankave komerciale me monedha nga BQK-ja bëhet duke u bazuar në kërkesat që kanë këto të fundit për sasinë e monedhave, pasi bankat janë drejtpërdrejtë të ndërlidhura me ndërmarrjet, bizneset dhe qytetarët.
Në periudhën janar-qershor të këtij visit, sipas Kadas, bankat komerciale janë furnizuar me mbi 1.42 milionë copë monedha euro, të të gjitha denominimeve, prej të cilave mbi 1.3 milionë cop [92%] kanë qenë të denominimeve 5, 2 dhe 1 cent.

Në Kosovë arrestohet një person i dyshuar për terrorizëm

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nën dyshimet për përfshirje në terrorizëm.

Në komunikatën e policisë thuhet se “në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës, është arrestuar një shqiptar nën dyshimin se është i përfshirë në veprën e organizimit dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”.

Kosova është përballur me sfidën e pengimit të ekstremizmit te dhunshëm dhe përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e Mesme.

Policia e Kosovës pohon se aktualisht rreth 100 qytetarë të Kosovës mund të jenë duke luftuar në Siri dhe Irak përkrah grupit militant Shteti Islamik dhe Frontit al-Nusra. Deri tash besohet se rreth 50 qytetarë të Kosovës janë vrarë në ato luftëra.

Në vitin 2014, autoritetet e Kosovës arrestuan rreth 70 individë nën dyshimet për terrorizëm, rreth 40 prej të cilëve ishin luftëtarë të huaj që ishin kthyer në Kosovë.

Në muajin mars, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit. Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja.

Kosovë: Shtatë arrestime për krim të organizuar

Policia e Kosovës ka bërë me dije se i ka arrestuar shtatë persona të cilët dyshohen se janë marrë me falsifikim të dokumenteve të ndryshme.

Policia ka njoftuar se shtatë personat e arrestuar në lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj, dyshohen për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar, duke përfshirë edhe kontrabandimin me emigrantë, falsifikimin e dokumenteve e trafikimin me narkotikë.

“Gjatë realizimit të bastisjeve në dy lokacione të ndryshme, është zbuluar një laborator dhe një punëtori për prodhimin e dokumenteve ku janë gjetur qindra pasaporta dhe materiale për prodhimin e pasaportave të shteteve të ndryshme si: sllovene, finlandeze, çeke, bullgare, spanjolle dhe greke”, ka bërë të ditur policia.

Laboratori i gjetur, sipas organeve të rendit, është pajisje shumë e sofistikuar për prodhimin e dokumenteve.

Operacioni nga ana e Departamentit të Policisë Kufitare është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Personat e ndaluar janë dërguar në mbajtje.

Haradinaj: Do ta pengojmë seancën kuvendore të së hënës

PRISHTINE – Partitë opozitare nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës së radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila është paralajmëruar për të hënën.

Pengimin edhe të kësaj seance e ka konfirmuar për KosovaPress kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Ai bëri të ditur se kjo seancë do të kundërshtohet.

“Jemi në diskutim e sipër si opozitë për mënyrën e kundërshtimit. Kundërshtimi i mbajtjes së seancave do të vazhdojë deri sa të anulohen marrëveshjet. Jemi po ashtu në aktivitet edhe në terren me tubimet. Pra do të jetë një formë e kombinuar e kundërshtimit edhe për këtë seancë të radhës”, tha Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se kundërshtimi i marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe dhe asaj për demarkacionin me Malin e Zi do të vazhdojë me tubime nëpër qytetet kryesore të Kosovës.

Opozita e bashkuar ditë më parë ka bërë me dije se tubimi protestues i radhës do të jetë këtë të shtunë në Gjilan, ndërsa të hënën në Pejë.
Haradinaj mori pjesë në ceremoninë në Kolegjin Fama, me rastin e shpalljes Doctor Honoris Causa të politikanit dhe diplomatit amerikan Marshall Harris.(KosovaPress)

Incidentet në Gorazhdec e Serbobran, akte kriminale të inskenuara

Incidentet e fundit që kanë ndodhur në rajonin e Dukagjinit, i pari në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe i dyti në Serbobran të Istogut, kanë ngjallur jo pak reagime, si nga politikbërësit në vend, po ashtu edhe nga ata jashtë vendit, sidomos ata nga Serbia, por edhe nga politikanët serbë të Kosovës, të cilët u nxituan që ta cilësojnë këtë rast si rast të motivuar etnikisht.

Por, burime të Koha.net brenda organeve kompetente të rendit, bëjnë me dije se dy rastet e sipërpërmendura, sipas të gjitha gjasave, janë akte të pastra kriminale apo inskenime të qëllimshme.

Sipas burimeve të sigurta brenda organeve të rendit, sulmi në rastin e Gorazhdecit është kryer mbi një shtetas të Kosovës i përkatësisë etnike serbe, i cili, siç bëjnë me dije këto burime për Koha.net, njihet si person i cili në vazhdimësi shoqërohet me bashkëqytetarë shqiptarë dhe boshnjakë.

“Por, i njëjti njihet edhe si person problematik i dhënë pas pijes alkoolike dhe për shoqërim me persona të cilët supozohet të jenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme, aktivitete të cilat mund të kenë qenë shkaktare të incidentit”, ka thënë burimi i Koha.net duke mos dashur të identifikohet me emër.

Ai ka thënë se raporti zyrtar për këto raste pritet të del diku kah fillimi i janarit të vitit të ri, ku edhe do të konfirmohen të dhënat e sipërpërmendura.

Ndërkaq, edhe në rastin e fshatit Serbobran, mësohet se sulmi ka ndodhur mbi një dyqan të këtij fshati, për të cilin burimi në fjalë thotë se ka qenë i njohur si lokacion ku kanë qëndruar persona të dyshimtë dhe se pronarja e dyqanit ka indikacione që ka qenë e përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Andaj, rastet në fjalë, sipas informatave të organeve të rendit, i kanë të gjitha predispozitat e rasteve të pastra me motive kriminale të ndërlidhura me aktivitetet e personave të sulmuar.

“Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që këto raste të jenë inskenuar ose po përdoren tashmë në prag të vizitës së paralajmëruar të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë, me qëllim të përfitimit politik nga vepra të tilla kriminale”, thotë burimi i portalit Koha.net.

I kontaktuar nga Koha.net, zëdhënësi Xhevat Ibra nga Policia Rajonale e Pejës, se rasti është duke u hetuar intensivisht, duke mbledhë dëshmi, prova, deklarime të qytetarëve të atij fshati, edhe të fshatrave që kalojnë rrugës përmes fshatit Gorazhdec.

“Ai është edhe mendim imi që këto janë vepra kriminale që nuk kanë orientim politik, por as të tillë nuk mund ta quajmë derisa ne nuk kemi persona të dyshimtë, as nuk dihet nacionaliteti i tyre, prandaj ne nuk mund t’i quajmë sulm me motive ndëretnike. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim dhe kemi marrë masat shtesë. Kemi një plan të posaçëm të sigurisë për këto dy fshatra”, ka thënë Ibra.

Për këtë rast ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke thënë se “nuk duhet paragjykuar që sulmet janë kryer me motive etnike dhe politike”.

Kujtomë se rasti i parë, ai i Gorazhdecit, ka ndodhur mu në ditën kur serbë lokalë kishin bllokuar pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës. Shkak për këtë bllokadë të kufirit ishte aplikimi i caktimit të vlerës doganore për mallrat nga Serbia, që po bëhet nga Prishtina, dhe jo siç ishte bërë deri tani në kufi.

Ndërkaq, më 14 dhjetor 1998, në lokalin “Panda” në Pejë janë vrarë: Ivan Obradoviq (15), Vukota Gvozdenoviq (18), Svetislav Ristiq (17), Zoran Stanojeviq (17), Dragan Trifoviq (17) dhe Ivan Radeviq (25). Për këtë krim, organet serbe fajësuan shqiptarët.

Mirëpo, ish-shefi i Sigurimit të Brendshëm serb (DB), në fillim të vitit të kaluar, pati dhënë dëshmi se si gjashtë të rinjtë në kafenenë “Panda” në Pejë janë vrarë nga njësitet e paramilitarit Milorad Ulemek – Legija, derisa ish-komandanti i Njësiteve Speciale Operative (JSO) pati se gjithçka është bërë me urdhrin e DB-së, në krye me Radomir Markoviqin.

Autoriteteve serbe u janë ofruar dëshmi se vdekja e gjashtë të rinjve serbë në lokalin “Panda” në Pejë, më 1998, është kryer nga shërbimet serbe.

Vetëvendosje: Brenda Kuvendit u arrestua Faton Topalli

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sot se deputeti i saj, Faton Topalli, është “arrestuar brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës nga policia”.

Mëtutje, Vetëvendosje thekson se “policia sot arrestoi dy deputetë që janë vënë në mbrojtje të Republikës” dhe ka shtuar se “sikur Albulena Haxhiu, që u arrestua derisa po shkonte në një tubim, deputeti Topalli po kryente detyrat e veta në Kuvendin e republikës kur u arrestua”.

Në njoftimin për media të Vetëvendosjes theksohet se “as kjo polici e asnjë instrument i pushtetit të Isa Mustafës e Hashim Thaçit nuk do të munden ta ndalin kundërshtimin e “Zajednicës” dhe marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëherëshëm të deputetëve dhe kërkojmë tërheqjen e marrëveshjeve kriminale”, thotë Vetëvendosje dhe shprehet se “vazhdimi i arrestimit të opozitës do ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe do ta thellojë krizën”.

Vetëvendosje: Arrestohet edhe deputetja Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo është arrestuar “teksa po shkonte në një tubim në Gjilan”, ka njoftuar Vetëvendosje dhe ka shtuar se “kjo qeveri kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë”.

Mëtutje, një kumtesën e Vetëvendosjes dërguar mediave, theksohet se “veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit”.

Mëtutje theksohet se “opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit”.

“Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i tërheqë marrëveshjet, atëherë lë t’i hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to. Nëse as referendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Krizën politike dhe shkatërrimin e shtetit po e bëjnë ata të cilët do të kan punë më Gjykatën Speciale – Nga Saim Tahiraj

Situata politike në Kosovë po shkon drejtë ashpërsimit ekstrem që për qëllim përfundimtar ka shkatërrimin përfundimtar të institucioneve vitale të shtetit dhe krijimin e një anarkie ku ata që do të kërkohen nga Gjykata Speciale të jenë faktorët kryesorë të kthimit të stabilitetit, dhe së Bashkësia Ndërkombëtare të jetë e detyruar ti kthejë në krye  të shtetit,  dhe Gjykata Speciale të mos e ketë guximin të merret më ta. Vizita e sekretarit të SHBA, John Kerry në Kosovë dhe mesazhet e çarta që dha qoftë për pozitën,  duke thënë së hajnat dhe kriminelët nuk e kanë vendin në institucione të shtetit por jashtë tyre dhe në burg, dhe mu për këtë kërkojë funksionalizimin sa më të shpejtë të Gjykatës Speciale. Ndërsa për Opoziten pati mesazhe të çarta së dhuna nuk e ka vendin në Parlament dhe institucione të shtetit, dhe se të gjithë ata që bien ndesh më ligjin duhet të përballen më të pavarësisht pozitën  që e kanë .Ky mesazh kaq i fuqishëm  erdhi nga njeru që përfaqëson shtetin, që falë ndihmës vendimtare të tij edhe  jemi sot shtet.  Kerri , i bëri me dije gjithashtu  bartësit kryesorë të krimit dhe hajnisë qofshin në opozitë apo pozitë, dhe kështu tash  filloj një strategji e re e tyre për të shpëtuar nga burgosjet.

Vizita e Ilir Metës në Kosovë si ndërmjetësues i krizës politike, e i cili  akuzohet për korrupcion dhe i cili bartë mbi vete aferën  CEZ, është pandam i vizitës së John Kerrit . Vizitën e Ilir Metës  unë e shikojë  nga kënd vështrimi së po bëhët  pikërisht në vazhdën e kësaj strategjie ku ata që e krijuan këtë bërthamë që dikur quhej LPK , dhe ishte pjellë e sigurimit të shtetit shqiptarë dhe që sot është shpërndarë në katër parti  PDK,AAK,VV dhe Nisma,  të cilat subjekte politike bënë gjërat më të ndyta duke përqarë luftën çlirimtare,   duke vrarë drejtuesit institucional të saj që nga Ministri i Mbrojtjës , Ahmet Krasniqi e shumë të tjerë gjatë dhe pas lufte.Vizita e Ilir Metës është  koordinim i veprimeve në të dy anët, Shqipëri dhe Kosovë ,ku veprimet destabilizuese duhet të vazhdohen që në fund të kësaj gadi gjendje anarkie të vijnë në shprehje si shpëtimtarë ata që Ilir Meta dhe nëna parti e tij i formoi ,edukoi në stilin e tyre të ndyer duke  vrarë dhe vjedhë , që me frikë dhe para të vijnë në pushtet, dhe pastaj pasuria tu shumëfishohet dhe instrumentet e shtetit ti përdorin për ruajtjën e pushtetit dhe pasurisë së vjedhur. Sikur ti shikosh takimet që i patë Meta sot e vërtetojnë këtë. Mos takimi me kryeministrin kukull, Isa Mustafën tregon strategjinë që sa më parë të jetë e mundur LDK-në duhet larguar nga pushteti sepse qëllimi për diskreditimin e saj tashmë  është arritur. Në gjithë këtë rrëmujë politike me rëndësi është të shikohet roli i Isa Mustafës në diskreditimin e LDK-së. Po ta shikosh sot LDK-në, ajo është  e parcializuar, nuk kan qenë kurrë më të dëshpruar dhe të zhgënjyer anëtarësia e saj, kurrë më e uzurpuar nga diktatori dhe disa banda afër tij .Më habisin deklaratat e individëve të caktuar që dalin në emër të disa degëve në përkrahje të tij, në vend që të analizojnë situatën mirë dhe të dalin me kundërshtime serioze dhe të shpëtohet LDK-ja nga ky degradim që po I bëhët pa ndërprerë.Lexova me shqetësim të thellë deklaratën e kryetarit të deges së LDK-së në Ferizaj dhe kryetar aktual i komunës së Ferizajt në mbështetje të Isa Mustafes.I ndëruar kryetar, Muharrem Sfarqa, ju vini nga dega e LDK-së në Gjermani e cila ishte njëra ndër shtyllat kryesore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Keni punuar dhe jetuar në shtetin më demokratik të Europes ,Gjermani dhe e dini se çka do të thotë fjala- DEMOKRACI si punohet , si veprohet dhe si bëhet politika në një shtet demokratik.Si pate durim të qëndrosh në një Kuvend zgjedhor  ku shokët tuaj nga Gjermania që ishin delegatë iu ndalua hyrja në atë kuvendë?! Ju do të ishte dashur të jeni  i pari që me delegatët e  degës së LDK-së nga Ferizaj ta kundërshtoni fuqishem atë veprim.Kur bisedonim këtu në Zvicër ku ishe në vizitë dhe në Gjermani kur ishim në në vizitë kishe mendime krejtësisht tjera,ndërsa veprimet tuaja në Kosovë ndryshuan shumë.Ti bile që shkove nga demokracia Perëndimore nuk duhet ta përkrahësh një diktatur që u instalue në LDK dhe fatkeqësisht po rehabilitohet.Ti duhet të jesh i pari që ta kundershtosh ate, dhe të jesh bartësi dhe shembulli kryesor së si duhet të bëhet demokracia partiake. A po e sheh së si e kan katandisur LDK-në duke e diskredituar më ata që përgjaken LDK-në, ku edhe për këtë kemi biseduar gjatë.Unë po ju lus nga thëllësia e shpirtit juve dhe të gjithë atyre që ia duan të mirën LDK-së që të mblidhni mendjen dhe të veproni sa më parë kundër gjithë kësaj drame të dhembëshme  e cila po luhet  në kurriz të LDK-së dhe të shtetit të Kosovës. LDK-ja kurrë nuk do të guxoj të jetë pjesë e këtij skenari për rrënimin e shtetit të Kosovës siq po e paraqet, Isa Mustafa tani e një vit më parë që kur edhe ia  filloj.

Thaçi dhe Mustafa mund të burgosen

Kërkohet hetimi i marrëveshjeve të dëmshme të 25 gushtit – Partnerët qeveritarë mbajnë përgjegjësi për nënshkrimet që po i mbrojnë

Në Nenin 123 të Kodit Penal të Kosovës thuhet se kushdo që kryen veprimtari dhe nënshkruan duke e lënë Kosovën nën okupimin e huaj, apo një pjesë territoriale ia japin një shteti tjetër, dënohet me dhjetë vjet burg deri në burg të përjetshëm

Po bëhen rreth gjashtë muaj, kur Kosova ka hyrë në një krizë të thellë politike, për shkak të kontestimit të marrëveshjeve me Serbinë, për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Gjatë kësaj kohe, ekspertë të ndryshëm nga opozita, shoqëria civile po jo vetëm kanë argumentuar se me nënshkrimin e marrëveshjeve në fjalë nga kryeministri Isa Mustafa, por edhe partneri i tij, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, është shkelur Kushtetuta e Kosovës dhe për më tepër është cenuar sovraniteti dhe hapësira territoriale e Kosovës. Kjo situatë ka shkaktuar trazira, dhunë dhe arrestime, mirëpo organet e drejtësisë kanë zgjedhur të merren vetëm me ata që kontestojnë marrëveshjet dhe jo me nënshkruesit e tyre. Sipas njohësit të çështjeve të drejtësisë, profesor Muhamet Kelmendit, Prokuroria Speciale do të duhej tashmë të kishte nisur hetimet për marrëveshjet mbi Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. “Duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku janë përcaktuar përgjegjësitë e autoritetit shtetëror dhe natyrisht në Kodin Penal të Kosovës, i cili e ka thelluar më tej këtë çështje duhej të nisnin hetimet. Në Nenin 123 të Kodit Penal të Kosovës është përcaktuar kjo çështje taksativisht. Aty thuhet se kushdo që kryen veprimtari dhe nënshkruan duke e lënë Kosovën nën okupimin e huaj, apo një pjesë territoriale ia japin një shteti tjetër, dënohet me dhjetë vjet burg deri në burg të përjetshëm. Duke u nisur nga kjo bazë ligjore duhej që Prokuroria Speciale, pavarësisht të gjitha rrethanave të tjera, të niste hetimet për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Marrëveshjen për Asociacionin. Pasi këta dy persona ( Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi) , i pari në cilësinë e kryetarit të Qeverisë dhe i dyti në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme kanë shkelur Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale, e konkretisht Nenin 123. Kur është përcaktuar kjo anë juridike është pasur parasysh fakti se nënshkrimin e marrëveshjeve nuk mund të bëjë një qytetar i thjeshtë, por organet e shtetit”, ka sqaruar profesor Muhamet Kelmend. ks

Opozita e bën të ditur edhe në Gjakovë: Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat

Përfundon protesta e opozitës e organizuar në Gjakovë. Ashtu edhe siç u paralamjërua, ishte e qetë dhe paqësore. Policia e Kosovës kishte parashikuar se do të mblidhen 5 mijë qytetarë, por ende nuk dihet numri i saktë i të pranishmëve. Para tyre  mbajtën fjalime liderët e partive opozitare, duke përsëritur mesazhin kryesor: Marrëveshjet nuk kalojnë.

Manifestimi i opozitës filloi në ora 13:00 me fjalimin e kryetarit të AAK’së në Gjakovë, Ardian Gjini. Në fjalimin e tij ai ka thënë se asnjëherë në Gjakovë nuk ka parë më shumë njerëz në një manifestim.

“Unë këtu nuk po shoh vetëm përkrahës të opozitës, por edhe qytetarët të thjeshtë që po i kundërshtojnë marrëveshjet”.

Pas Gjinit, mbajti fjalim Driton Çaushi nga LVV dhe Fazli Hoxha nga Nisma për Kosovën. Me të përfunduar fjalimet kryetarët e këtyre degëve në Gjakovë, u ftuan liderët e partive opozitare.

I pari që mbajti fjalim ishte Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, duke thënë se nuk do të ndalen deri sa t’i thuhet jo marrëveshjeve të dëmshme për Serbinë.

“ Asgjë nuk do të na ndalë. Nuk do të ndalemi derisa t’i thuhet jo marrëveshjeve të dëmshme më Serbinë. Nuk do të na mbyll gojën askush”, ka thënë Limaj.

Të njëjtin mesazh e kishte edhe Visar Ymeri. Edhe ai i tha qytetarëve në Gjakovë që marrëveshjet nuk do të kalojnë. Ai tha se Gjakova ishte e para që i tha Jabllanovicit shporru dhe e para që është duke i thënë JO marrëveshjes për Zajdenicën dhe Demarkacionin.

““Gjakova i tha e para Jabllanovicit shporru dhe ai u shporr. Sot, Gjakova po i thotë jo marrëveshjeve dhe ato natyrisht nuk do të kalojnë”, ka thënë Ymeri. Isa Hashimi janë kryepolicët e Zajednicës që qytetarët nuk mund t’i durojnë. Ne nuk heshtim. Kosova nuk e duron e as s’i pranon marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi”, ka thënë Ymeri.

Kurse i fundit që mbajti fjalim ishte Ramush Haradainaj, kryetari i AAK’së. Ai ka thënë se Gjakovën e kanë zgjedhë që t’i nisnin manifestimet sepse nga ky vend janë dhënë shumë mesazhe për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se nuk do të lejojnë që pushteti ta ndajë vendin dhe të falë tokë.

“Ju kemi ftuar sot këtu, edhe pse keni plagë në trup e në shpirt, sepse nga Gjakova, nga çdo familje e juaj, nga ky shesh buron liria, buron pavarësia. Sovranitetin, Kushtetutën, territorin e Kosovës e keni larë me gjakun tuaj! ‘Kosova është gjaku im që nuk falet’ – ka thënë Ali Podrimja. Përjetësisht mirënjohje sakrificës së bashkëkombasve tanë për liri. Shumë faleminderit për vendosmërinë tuaj, për vendimin tuaj për të qenë bashkë sot, këtu në këtë shesh, për t’iu thënë JO marrëveshjeve të dëmshme”, ka thënë Haradinaj.

Në fund, tre liderët shtuan se manifestime do të ketë në qytetet kryesore të Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjet./Express/

Ymeri: Gjakova po iu thotë JO marrëveshjeve

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se Gjakova ishte e para që i tha Jabllanovicit shporru dhe e para që është duke i thënë JO marrëveshjes për Zajdenicën dhe Demarkacionin.

“Gjakova i tha e para Jabllanovicit shporru dhe ai u shporr. Sot, Gjakova po i thotë jo marrëveshjeve dhe ato natyrisht nuk do të kalojnë”, ka thënë Ymeri.

Sipas Ymeri, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po mundohen ta heshtin opozitën dhe të frikësojnë qytetarët por një gjë e tillë nuk do të ndodh.

“Republika do të bëhet edhe pse po kundërshohet nga Isa dhe Hashimi”, ka shtuar ai.

“Kosova nuk duron që t’i falen tokat”

Në fund ai ka thënë se opozita do të organizojë manifestime të tjera në shumë qytetet, dhe në Prishtinë do të vendosin se Republika është e pavdekshme.

Haradinaj i bën thirrje Qeverisë: Lirojini të burgosurit politikë

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët i kanë thirrur që ti thonë jo marrëveshjeve të dëmshme të Kosovës. Ai ka thënë se Gjakovën e kanë zgjedhë që t’i nisnin manifestimet sepse nga ky vend janë dhënë shumë mesazhe për Kosovën. Haradinaj ka thënë se nuk do të lejojnë që pushteti ta ndajë vendin dhe të falë tokë.

“Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, edhe e serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë. Ju kemi thirrë sot, për një shtet unitar e jo për një Kosovë copa-copa. Jemi bashku sot kundër t’ligut e t’keqit. Ju themi atyre mos e rrezikoni shtetin me këto marrëveshje. Mos i burgosni deputetët”, tha ai.

Ai në këtë manifestim ka falendëruar qytetarët e Gjakovës ngase siç tha ai ky vend është që ka dhënë shumë ëpr Kosovën.

“Ne jemi evropian si popull, si traditë, si kulturë, ne kemi vlera të rralla me të cilat mburremi, ne jemi mik I përjetshëm I Amerikës. Ai që ka provuar me marrë me zor shqiptarit e dinë qysh është nda. Kurr nuk do të mund dikush ti merr shqiptarit diçka.  Sa më shpejt të lirohen të burgorsurit politik”, ka thënë Haradinaj.

Fatmir Limaj: Askush nuk do mund të na mbyllë gojën

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se me Gjakovën kanë nisur manifestimet nëpër Komunë, që sipas tij do të mbahen në tërë Kosovën. Limaj ka thënë se në këtë manifestim po i thuhet jo marrëveshjeve më Serbinë.

“ Asgjë nuk do të na ndalë. Nuk do të ndalemi derisa ti thuhet jo marrëveshjeve të dëmshme më Serbinë. Nuk do të na mbyll gojën askush”, ka thënë Limaj.

Protesta në Gjakovë: Poshtë Zajednica (FOTO)

Fillon manifestimi i opozitës në Gjakovë. Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur bashkë për të përkrahur nismën e partive LVV-AAK-NISMA.

Ardian Gjini, kryetar i AAK’së në Gjakovë ka thënë se asnjëherë në Gjakovë nuk ka parë më shumë njerëz në një manifestim.

Ai ka thënë se nuk ka vetëm përkrahës të opozitës por edhe qytetarë të thjeshtë.

“Poshtë Zajdenica”- janë dëgjuar qytetarët duke brohoritur.

Ndërsa Driton Çaushi nga LVV ka thënë se nga ky shesh në janar nisi edhe shkarkimi i Jabllanovicit, duke vazhduar se përsëri nga Gjakova do të nisë edhe rrëzimi i dy marrëveshjeve, për Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Demarkacionin./Express/

Manifestimi për Republikën – Opozita proteston sot në Gjakovë

Kundërshtimet e opozitës përveç në kryeqendër do të zhvendosen edhe në qendrat tjera të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilët po kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, do të manifestojnë kundër marrëveshjeve në Gjakovë, me fillim në orën 13:00.

“Manifestimi për Republikën”, do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, ku pritet të flasin Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Ky është manifestimi i dytë i përbashkët pas atij të 28 nëntorit në Prishtinë.

Në kërkim të Lavdrim Muhaxherit, Policia bastis shtëpinë e zyrtares së AKI-së

Jo vetëm shtëpia e Lavdrim Muhaxhirit është bastisur së fundmi. ​Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë qenë të bindur, të mërkurën natën, se edhe në një shtëpi në fshatin Llanishtë të Shtimes mund të jetë i strehuar terroristi kaçanikas.

Një ditë më parë, Gazeta Express ka raportuar se Polica e Kosovës është parë duke bastisur shtëpinë e Lavdrim Muhaxherit në Kaçanik dhe në disa zona tjera përreth ku thuhej se mund të jetë strehuar xhihadisiti shqiptar, pas kthimit në Kosovë.

Por, për ta kapur liderin shqiptar të ISIS’it, Policia ishin angazhuar në të njëjtën natë për të hyrë edhe në një shtëpi tjetër, afër Shtimës.

Por në as në atë shtëpi nuk ndodhej i kërkuari nga Interpoli, por një pjesëtare e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, që është asistente e drejtorit të Njësisë antiterrorizëm në Ferizaj.

Policia kishte kryer një aksion bastisjeje gabimisht.

“Koha Ditore” ka marrë vesh se ky aksion i dështuar, që ka çuar policinë në shtëpinë e një zyrtareje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka ndodhur për shkak të përgjimit që Policia u ka bërë bisedave të dy zyrtarëve të kësaj agjencie.

Opozita nuk pranon ftesën për dialog – del me kundër-kërkesë ndaj kryeministrit Mustafa

Liderët e tri partive opozitare në Kosovë kanë bërë me dije se nuk pranojnë që të dialogojnë me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, por ia kanë ripërsëritur kërkesën që të heqë dorë nga dy marrëveshjet e nënshkruara.

Mustafa gjatë një konference të mbajtur sot ka ftuar në takim më 7 dhjetor liderët e tri partive opozitare në Kuvendin e Kosovës: Visar Ymerin nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limajn nga Nisma për Kosovën, si dhe zëvendëskryeministrin e parë, Hashim Thaçi.

Ymeri, Haradinaj e Limaj, gjatë një konference të përbashkët të mbajtur pas një takimi të zhvilluar në mbrëmje, kanë thënë se nuk e pranojnë ftesën e pozitës për dialog.

Lajmin për radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënsi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e takimit.

“Sapo ka përfunduar takimi i liderëve opozitarë. Që të tretë nuk e kanë vlerësuar ofertën e kryeministrit ngase e kanë konsideruar vetëm formale dhe jo serioze. Ata kanë shprehur keqardhje pse një ftesë për dialog nuk ka ngjarë më herët”, ka thënë Nitaj.

Pos që nuk e kanë pranuar ftesën për dialog, Nitaj ka thënë se liderët opozitarë kanë dalë me një kundër-kërkesë.

“Liderët opozitarë ia kanë bërë kryeministrit një kundër-kërkesë, që të hiqen të dy marrëveshjet që e kanë shkaktuar krizën politike në vend dhe gjithçka tjetër do të bie në binarët e vet”, ka thënë Nitaj.

Ftesa e kjryeministrit Mustafa është bërë në kohën kur është thelluar kriza politike në Kosovë. Opozita kundërshton fuqishëm marrevshjen që ka nënshkruar Kosova me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Sipas opozitës, marrëveshja e parë çon në ndarje të Kosovës, ndërsa e dyta bën që një pjesë e territorit të Kosovës, pa të drejtë, t’i takojë Malit të Zi.

Për rrjedhojë, opozita, tash e disa muaj, është duke penguar punën e Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesit opozitarë kanë organizuar edhe protesta në rrugë, ndërsa një të tillë e kanë paralajmëruar edhe për të shtunën në Gjakovë.

Operacion i madh policor në Kaçanik, në kërkim të Lavdrim Muhaxherit

Terroristi Lavdrim Muhaxheri, nuk është kthyer në Kosovë. Së paku këto janë rezultatet e një operacioni të madh policor të zhvilluar të mërkurën në mesnatë në “qytetin e xhihadistëve”, Kaçanik. Forcat e rendit nuk e kanë gjetur aty shqiptarin më të kërkuar në botë, të cilin e kërkon edhe Policia Ndërkombëtare–Interpol.

Por, Muhaxheri, sipas burimeve të Gazetës Express në Kaçanik, nuk është kërkuar vetëm në qytetin e tij të lindjes. Bastisje janë kryer edhe në disa lokacione tjera.

Autoritetet e sigurisë së shtetit i kanë trajtuar seriozisht raportimet e mediave se kaçanikasi, i cili prej vitesh dallohet si luftëtar i ISIS’it në Siri, Lavdrim Muhaxheri, mund të ndodhet brenda territorit të Kosovës.

Burime të Gazetës Express në Kaçanik kanë njoftuar se mesnatën e së mërkurës, Policia e Kosovës është parë duke bastisur shtëpinë e Lavdrim Muhaxherit dhe disa zona përreth ku thuhej se mund të jetë strehuar xhihadisiti shqiptar pas kthimit në Kosovë.

Sipas të njëjtave burime, bastisjet nuk kanë ndodhur vetëm në shtëpinë e babait të Muhaxherit në Kaçanik por dhe në disa fshatra përreth këtij qyteti.

Megjithatë, atje nuk është gjetur asgjë. E as dëshmi se Muhaxheri mund të jetë kthyer. Kjo pasi Policia e Kosovës nuk ka raportuar ende në lidhje me këto bastisje dhe këtë aksion.

Ky operacion ka ndodhur vetëm një ditë pasi Policia e Kosovës kishte vënë në pranga një tjetër të dyshuar për terrorizon, Samet Imishtin nga Hani i Elezit.

Dyshimet për kthimin e Muhaxherit në Kosovë, Policia i kishte trajtuar të martën që shkoi në një konferencë për media.

Luan Keka nga Drejtoria e Antiterrorizëm e PK’së pati deklaruar se Polica nuk posedon asnjë informacion se Muhaxheri ka shkelur sërish në vendlindjen e tij. Duke kujtuar më pas se ndaj tij ka edhe urdhër arrest ndërkombëtarë nga INTERPOL’i.

“Aty ku haset ai me siguri se do të ndalohet”, kishte thënë Keka. Por, nuk vonuar shumë dhe Policia është nisur drejtë Kacanikut.

Kjo nuk është hera e parë që për terroristin kosovar dyshohet se mund të jetë kthyer nga lufta në Siri. Së fundit, media të ndryshmet të Ballkanit, bazuar në burime, raportonin se Muhaxheri kishte hyrë në Ballkan përmes valës së refugjatëve aziatikë, rreth dy muaj më parë, derisa për disa kohe thuhej të ketë qëndruar në Maqedoni, e më pas të jetë kthyer në Kosovë. Krejtësisht, raportim i kundërt u dha dy ditë më parë, ku u fol se Muhaxheri aktualisht është në gjendje të rëndë dhe i paralizuar. Disa herë, ishte thënë edhe se ai mund të jetë vrarë gjatë luftimeve në ‘tokën e shamit’.

Ndryshe, Lavdrim Muhaxheri iu bashkua luftës në Siri, si muxhahedin, në vitin 2012, për t’u kthyer nga atje një vit më vonë. Fillimisht ai ishte i rreshtuar përkrah grupit “Al Nusra”, e më pas me tu kthyer sërish në Siri, në vitin 2013, iu bashkua luftëtarëve të shtetit islamik, ISIS, ku edhe mori pozita udhëheqëse.

Lavdrim Muhaxheri u bë i famshëm me një video në Youtube ku ai u bënte thirrje të rinjve shqiptarë për t’u bashkuar në luftimet në Siri. Më pas, kosovari më i njohur në ISIS, u paraqitë në një tjetër video ku shihej duke e grisur pasaportën e Kosovës, bashkë më disa kosovarë të tjerë. Fotografia përmes të cilës ai u njohë edhe ndërkombëtarisht ishte ajo duke prerë kokën e një të riu, për tu paraqitur së fundi edhe në një video ku shfaqej duke e ekzekutuar një burrë me bazuka. /GazetaExpress/

Lavrovi-Vuçiçit: Nuk do ta njohim Kosovën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrovi, ka thënë se Rusia dhe Serbia kanë qenë dhe do të mbesin gjithmonë aleate.

Lavrov ka biseduar sot në Beograd me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai ka thënë se Rusia nuk heq dorë nga kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës.

“Serbia dhe Rusia mbështeten në normat e ligjit ndërkombëtar. Ne i mbështesim parimet e parapara me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Lavrov.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit është miratuar pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova në qershor të vitit 1999 dhe ajo e e përcakton statusin politik të Kosovës si protektorat të OKB-së.

Lavrov, në Beograd, ka marrë pjesë në një konferencë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kryeministri Mustafa fton opozitën në bisedime

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u bëri ftesë zyrtare udhëheqësve të opozitës për një takim më 7 dhjetor për të diskutuar rrugëdaljen nga situata aktuale e cila krijuar pas kundërshtimit të opozitës ndaj marrëveshjeve me Serbinë dhe asaj për kufirin me Malin e Zi.

Kryeministri Mustafa tha të premten se ka ftuar në një takim Visar Ymerin nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limajn nga Nisma për Kosovën, si dhe zëvendëskryeministrin e tij, Hashim Thaçi.

Jam i bindur thellë se, në rrugën e ndërtimit të shtetit tonë, ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht, ku të gjithë qytetarët do të kenë siguri, stabilitet dhe perspektivë, për një të ardhme euroatlantike, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit tonë demokratik”, tha kryeministri Mustafa.

Ai tha se qeveria ka mirëpritur vendimin e presidentes Atifete Jahjaga për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Si kryeministër i vendit, jam zotuar se do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si arbitër përfundimtar i vlerësimit kushtetues të të gjitha akteve juridike, dhe i kam siguruar dhe i siguroj se ky Asociacion mund të bëhet vetëm në përshtatshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e Kosovës, ashtu siç është përcaktuar edhe me Marrëveshje”, tha ai.

Sa i përket shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, “qeveria e Kosovës, është e gatshme që të angazhojë një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët, së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror dhe përfaqësuesit  e spektrit opozitar, do të kenë qasje të plotë në procedurën dhe tërë dokumentacionin e shfrytëzuar, lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare, për t’u siguruar lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi”, tha ai duke nënvizuar se deri në përmbylljen e këtij procesi, qeveria nuk do ta dërgonte marrëveshjen për ratifikim në parlament.

Opozita kundërshton marrëveshjet dhe për më shumë se dy muaj bllokoi seancat e parlamentit. Gazi lotsjellës dhe skenat e dhunës përshkuan seancat e parlamentit, ndërsa përplasje të dhunshme pati edhe në protestat në rrugë. Ato akuzuan qeverinë për vendosje të shtetit policor për shkak të masave që janë ndërmarrë ndaj deputetëve opozitar. Pesë prej tyre janë në paraburgim ose nën masën e arrestit shtëpiak.

Kriza politike bëri që edhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry të bëjë thirrje kundër dhunës në parlament. Gjatë vizitës së të mërkurës në Prishtinë ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesnin asnjë marrëveshje “që do të kërcënonte sovranitetin, sigurinë apo pavarësinë e Kosovës. Kemi investuar shumë së bashku që të lejojmë që e ardhmja e Kosovës të vihet në rrezik”, tha zoti Kerry.

Sami Kurteshi:Dhunë është ushtruar nga pjesa e kriminalizuar e policisë së Kosovës me urdhëra politike

Pas disa keq/interpretimeve apo keq/informimit te disa mediave audiovizuele, me kete rast po e shoh te arsyeshme, per hire te sqarimit korrekt te publikut, te sqaroj te gjitha momentet rreth rastit te lendimit tim, me 28 Nentor 2015 nga njesitet e policise se Kosoves.

Une, me familjen time, se bashku me bashkeshorten, dy vajzat dhe djalin, ktheheshim nga Manifestimi i mbajtur ne Sheshin ‘Zahir Pajaziti’, pasi kishim vizituar tregun e prodhimeve vendese ne Sheshin kryesor te Prishtines. Ishte diku midis ores 15.45 dhe 16.00.

Kur kemi arritur para nderteses se ish OSBE, u ndalem nga kordoni i policise se gatshme dhe te pajisur me helmeta e mbrojtese. Meqenese ne donim te merrnim veturen e lene larg nga Vendi i Manifestimit, duhej te kalonim aty diku afer. Aty kemi hasur edhe turmen e njerezve te ndaluar por edhe te protestuesve. Po ashtu kam kuptuar se policia eshte duke bere perpjekje per arrestimin e aktivisteve te Vetevendosjes.

Meqenese nuk na lejonin te shkonim me tutje, une kam kerkuar nga te pranishmit te ulemi para kordonit te policise dhe askush te mos fyeje policine, te mos gjuaje me ndonje gjesend, te mos perdore asnje forme te forces, sepse policia jane tanet, njerezit tane. Ne jemi ulur dhe aty nuk kane kaluar me automjete, as ato te policise.

Gjithçka ka ndodhur papritmas. Ka ndodhur nje sulm qyqar, tinzak, i befasishem, i papritur i pjeses se kriminalizuar te policise se Kosoves me urdhera politike. Deri ne ate moment, gjate tere kohes sa kemi qendruar perballe policise, nuk ka patur medje asnje fjale fyese per policet qe ishin aty. Jo se jo ndonje veprim te dhunshem nga asnje qytetar i pranishem aty ne ato momente. As nga policia e pranishme ne gjendje gatishmerie. Ne ato momente nuk ka folur asnje polic, as edhe udheheqesi i asaj njesie qe rrinte prapa kordonit, nuk ka folur asnje fjale te vetme, madje as kane kerkuar qe te largohemi nga aty.

Pas rreth 10 minutash aty ka ardhur njesia e quajtur ROSU, ka nderhyre dhunshem pa asnje kundershtim nga qytetaret e ulur, ne mesin e tyre dhe une? Kemi qene te ulur. Kane hedhur sprej djeges ne fytyre dhe pastaj njeri nga policet e dhunshem ka thene “Aha, Avokati i Popullit, tash ia urojme hyrjen ne Vetevendosje”.

Njeri me ka goditur me cizme ne gju, pastaj ka shkelur me cizmen e tij mbi gjurin tim, ndersa tjetri me majen e ‘pendrekut’ te tij ka filluar te me godite ne brinje, me qellim qe te me shkaktoje lendime, qe jane konstatuar ne gjate kontrollit ne QKUK.

Ne ate moment kam kerkuar qe te mos perdorin dhunen, sepse kam qene me tere familjne komplet.

Kur kane verejtur se kane filluar te godasin sa une isha i ulur, kane intervenuar femijet e mi dhe njerez te tjere per te me ndihmuar.

Vajzen e madhe timen e kane paralizuar me sprej ne fytyre.

Vajza e vogel qe eshte afruar per ndihme, ka marre dy te rëna ne fytyre me grusht nga policet dhe eshte shtyre.

Ndersa djali im qe ka dashur te me terheqe nga aty, sa kam qene i shtrire dhe i shkelur nga polici, eshte kapur nga policia dhe eshte lidhur (shihet ne njeren nga videot qe qarkullon tani), dhe eshte arrestuar krejtesisht i pafajshem, ndersa shoqes sime qe eshte afruar per te me ndihmuar i eshte sperkatur fytyra me sprej djeges. Me vone me kane terhequr nga aty dhe me kane derguar ne ambulance, por une nuk mbaj mend te tjerat dhe nuk kam pare asgje.

Kjo ishte e tere ngjarja qe une mbaj mend dhe kam pare. Po ashtu kam verejtur se asnje nga policet me pergatitje per intervenim kunder qytetareve nuk ka numra identifikues te policeve.
Nuk ka pasur kurrfare ‘perleshje mes policise dhe aktivisteve te Vetevendosjes‘ (sic shkruan TV Klan ne statusin e botuar ne FB) ne ate moment! Kurrfare perdorimi te forces te cfaredo forme apo natyre, madje as kercenime nga askush.

Pas ndihmes se pare ne ambulancen kryesore te qytetit ne Qender, me kane ofruar edhe ndihmen profesionale ne QKUK, ku jane bere fotografimet ne Röntgen dhe nje incizim magnetografik qe i kam ne posedim. Pas rreth 2 oresh jam liruar per kurim dhe qetesim ne shtepi.

Konstatimi i TV Klan se ka patur ‘perleshje mes policise dhe aktivisteve te vetevendosjes’ eshte genjeshter e kulluar, shpifje policore nen petkun mediatik, apo ta quaje ndryshe perkrahje dhe ndihme ne kryrje te krimit ne emer te informimit medial!

Kjo eshte e verteta ne lidhje me lendimin tim nga nderhyrja e njesise Rosu me 28.11.2015, diku midis ores 16.00 dhe 16.30 ne Prishtine

03-12-2015 13-42-43

Donika Kada Bujupi në burg, kriminelët të gjithë jashtë Nga Elida BUÇPAPAJ

Mustafa-Kodhelit: Nuk pranojmë moral nga autorët e vitit ’97

Këshillat e ministres Kodheli dje gjatë vizitës në Kosovë duket se nuk janë pritur mirë nga Kryeministri kosovar Isa Mustafa. Në vizitën e djeshme në Prishtinë, Kodheli i bëri thirrje politikës kosovare që të mos bëjë gabimet e Shqipërisë, por të mësojë nga këto gabime.

Lidhur me këto deklarata, ka reaguar Kryeministri Mustafa në mbledhjen e Qeverisë. Ai përmendi ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri dhe kërkoi që mos të bëjnë moral personat që kanë shkaktuar këto trazira.

“Uroj që në Shqipëri të mos ketë gaz lotësjellës si në Kosovë, as në Parlament, as në rrugë, sepse ne kemi parë ngjarjet e papëlqeshme të vitit 1997. Ne i dimë pasojat e ’97, prandaj eksponentët e asaj dhune nuk mund të moralizojnë askënd, as në Kosovë e as në Shqipëri. Ne e marrim përgjegjësinë për gjendjen që është këtu, e kemi marrë këtë përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës”, tha Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e Qeverisë.

Përjashtohet nga Kuvendi, opozita vendos të kërkojë mbështetjen e qytetarëve

Pas trazirave të fundit në Kosovë me arrestimet e disa prej deputetëve dhe aktivistëve që kundërshtuan marrëveshjet e qeverisë me palën serbe, partitë opozitare deklarojnë se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Në një mesazh të shpërndarë për median, “Lëvizja Vetëvendosje”, “Aleanca për Ardhmërinë e  Kosovës” dhe “Nisma për Kosovën”, deklarojnë se kryeministri Mustafa dhe Hashim Thaçi përdorën shtetin policor ndaj tyre dhe shtojnë se tashmë ata do t’i drejtohen qytetarëve të Kosovës.

Përfaqësues të opozitës bëjnë përgjegjës krerët e qeverisë në Kosovë për dhunën e policisë dhe thonë se nuk tërhiqen nga “marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe Malin e Zi”.

Qëndrimi i opozitës në Kosovë vjen një ditë para se Sekretari i Shtetit, John Kerry të vizitojë vendin.

Sipas mediave kosovare, Kerry pritet të zhvillojë takime vetëm me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçin.

Deklarata e plotë e opozitës:

Autokracia policore po kthen Serbinë në Kosovë

Qeveria e Kosovës jo vetëm që u frikësua nga masiviteti i manifestimit të Opozitës së Bashkuar por në panik e sipër ka ndërmarrë veprime që pezullojnë gjithë sistemin e demokracisë parlamentare dhe të shtetit të së drejtës. Këto masa prej arrestimit e burgosjes së pesë deputetëve të opozitës e dhjetëra aktivistëve deri të thyerja dhe bastisja e selisë kulmuan me siç po e quajnë ata suspendimin e të gjithë opozitës nga e drejta për të marrë pjesë në seancë parlamentare.

Kryeministri dhe zëvendësi i tij na vërtetuan se janë të gatshëm për ta çuar vendin drejt një autokracie policore vetëm që mos të tërhiqen nga marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe Malin e Zi.

Ne i kemi dhënë opsionet tona për zgjidhjen e kësaj situate. Ne po ashtu kemi dhënë argumente të bollshme për rrezikun real nga këto marrëveshje. Ne jemi të vetëdijshëm që ky është moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës. Ne nuk kemi besim se kjo përbërje e pushtetit është në gjendje të mbrojë interesin e Republikës së Kosovës. Andaj ne jemi të detyruar e të vendosur që të vijojmë kërkesat dhe aktivitetet tonë në përputhje me këto kërkesa.

Këta janë të gatshëm që siç suspenduan opozitën nga Kuvendi nesër të provojnë të suspendojnë sovranitetin e unitetin e vendit tonë.

Por askush nuk mundet ta suspendojë gjithë Republikën e Kosovës. Ne jemi këtu për t’u siguruar që kjo kurrë nuk do të ndodhë.

Pas ngjarjeve të djeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës është rrënuar çdo formë e demokracisë përfaqësuese. Kështu që është e domosdoshme të vijojmë me  demokracinë e drejtpërdrejtë pra me qytetarët tanë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
NISMA për Kosovën

Analistët: Prapa krizës fshihet frika e klasës politike nga Gjykata Speciale

Kriza politike e krijuar në Kosovë edhe mund ta ketë në vete tendencën për shtyrjen e themelimit dhe funksionalizimit të Gjykatës së Posaçme për krime lufte, thonë analistët politikë në Prishtinë.

Destabilizimi dhe imponimi si faktor politik, sipas analistëve, u shkon për shtati shumë figurave të fuqishme politike në pushtet dhe opozitë, të cilët mund të presin të jenë të shënjestëruar nga Gjykata për krime lufte.

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, vlerëson se në prapavijë të krizës së krijuar, qëndrojnë figurat politike si nga partitë në pushtet, ashtu edhe ato në opozitë, që kanë probleme me drejtësinë ndërkombëtare.

“Imponimi si faktor, qoftë si destabilizues në vend i disa prej figurave të cilët mund të kenë probleme me drejtësinë ndërkombëtare, definitivisht del të jetë në prapavijë të krejt kësaj që po ndodhë në Kosovë. Pra, neglizhimi, shtyrja e kësaj Gjykate deri në pafundësi, që të imponohen vetë si figura të domosdoshme për ta rikthyer paqen dhe stabilitetin në vend. Pra, synohet një negociim me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë Matoshi, për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, edhe analisti tjetër i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, thotë se synimi i kësaj krize është shtyrja sa më gjatë e themelimit të Gjykatës së Posaçme për krime lufte, deri te imponimi i nevojës për zgjedhje të parakohshme.

“Nëpërmjet krizës politike, individë të caktuar brenda të dy krahëve politikë, po synojnë që të provokojnë situatë të atillë që Gjykata Speciale assesi të mos mund të themelohet dhe më tej të funksionalizohet. Mbase edhe ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që të ndërrojnë pastaj edhe konstalacionet politike të koalicionit qeverisës dhe të opozitës, në mënyrë që të krijohet një pozicion i fortë karshi Gjykatës Speciale”, ka vlerësuar Mushkolaj në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Sipas analistit Imer Mushkolaj, praktika e deritashme ka dëshmuar që disa figura dhe subjekte politike në Kosovë, shpesh kanë prodhuar kriza dhe më pas janë imponuar për zgjidhjen e problemeve.

Por, kësaj radhe, thotë ai, do të varet shumë edhe nga qëndrimi që do të mbajnë qeveritë e vendeve më me ndikim ndaj këtyre tendencave.

“Varet shumë se sa të prerë do ta kenë qëndrimin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian karshi kësaj çështjeje. Unë besoj që Gjykata do të themelohet dhe nuk do të varet shumë nga qëndrimi i njërit apo krahut tjetër. Individë të cilët do të jenë në shënjestër të kësaj Gjykate do të procedohen dhe kjo vetëm mund të zgjasë, por assesi nuk mund të pengohet apo të zhbëhet”, ka theksuar Mushkolaj.

Fakti që as pushteti, dhe as opozita, nuk po duan kurrfarë bisedimesh, sipas Halil Matoshit, tregon se asnjëra palë nuk është e përqendruar te Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe apo demarkacionin me Malin e Zi.

Opozita po kërkon shfuqizimin e këtyre marrëveshjeve, duke i cilësuar si të dëmshme për tërësinë territoriale të Kosovës.

Kauza e opozitës, sipas Matoshit,  është e parealizueshme, kurse qëndrimi indiferent i pushtetit vetëm ndihmon në thellimin e tensioneve politike.

“Kjo Gjykatë është shpresa e fundit që drejtësia do të vendoset në këtë vend, sepse nëse i marrim dhe bëjmë paralele mes drejtësisë së UNMIK-ut apo EULEX-it, atëherë vaj halli për këtë vend dhe për shoqërinë kosovare”, është shprehur Matoshi.

Kjo formë e krizës politike së krijuar, ka filluar që nga 25 gushti, kur kryeministri dhe qeveria e Kosovës arritën marrëveshjen me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin.

Në kërkim të anulimit të tyre, opozita ka bllokuar në shumë raste punën e Kuvendit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe me protesta në rrugë. Si rezultat, deri më tash janë arrestuar pesë deputetë opozitarë, është vënë në funksion policia brenda Kuvendit, kurse Kryesia e këtij organi kishte shqiptuar masën e suspendimit të opozitës nga punimet e seancës së fundit, më 30 nëntor.

Marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi u arritën pasi që Kuvendi i Kosovës kishte miratuar amandamentin kushtetues me të cilin mundësohej themelimi i Gjykatës së veçantë për krime lufte, e cila do të udhëhiqet nga prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Kjo Gjykatë, është thënë se do të trajtojë dhe gjykojë krimet e supozuara të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët bartin funksione me rëndësi qoftë brenda partive të caktuara politike apo institucioneve të Kosovës.

Kosovë: Ish të burgosurit politikë kundër dhunës dhe arrestimeve

Shoqata e Ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës ka reaguar sot me anë të një komunikate ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e quajtur intervenimin e policisë më 28 nëntor “dhunë të pajustifikueshme”.

“Midis dhjetëra të arrestuarish dhe të keqtrajtuarish, pos disa deputetësh, liderit të opozitës dhe ish të burgosurit politik të luftës çlirimtare, Albin Kurtit, janë të përfshirë edhe një numër i ish të burgosurish tjerë politikë, midis të cilëve edhe anëtari i Kryesisë dhe njëri nga themeluesit e Shoqatës, ish-kryetari i Komunës së Malishevës dhe njëri nga drejtuesit e UÇK-së, baba dëshmori, Gani Krasniqi, si dhe Avokati i deritashëm i Popullit, ish i dënuari politik, Sami Kurteshi”, thuhet në komunikatën e Shoqatës, që mund ta lexoni të plotë në vazhdim.

Ish të burgosurit politikë të Kosovës, ashtu si edhe të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës, po ndjekin me ankth e shqetësim të madh zhvillimet më të reja në Kosovë dhe rreth saj, që kanë shkaktuar paralizë institucionale, tensionim në përmasa serioze të raporteve politik e dhe dëmtim të ndjeshëm të gjendjes së përgjithshme të sigurisë dhe procesit të përgjithshëm shoqëror dhe zhvillimor.

Në mënyrë të veçantë, ata i shqetëson thellë prirja për shkallëzim të konfrontimit politik dhe represionit policor të shoqëruar me forma të luftës speciale, që jo vetëm zvogëlojnë dhe pamundësojnë gjasat për tejkalimin e situatës së krijuar, por dëmtojnë rëndë imazhin e Republikës së Kosovës dhe përpjekjet e saj për integrim ndërkombëtar dhe evroatlantik.

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, ka marrë këto ditë një sërë telefonatash, mesazhesh e postimesh, si reagim ndaj situatës më të re në Kosovë dhe dhunës së pajustifikueshme policore, pikërisht në Ditën e madhe të Flamurit, që kësaj here na erdhi edhe si festim, edhe si manifestim të ushtruar kundër oponentëve të marrëveshjes së dëmshme e të papranueshme për “Zajednicën” dhe “Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”, dhe posaçërisht kundër burgosjeve dhe keqtrajtimeve brutale të një numri të madh protestuesish e qytetarësh të pafajshëm.

Midis dhjetëra të arrestuarish dhe të keqtrajtuarish, pos disa deputetësh, liderit të opozitës dhe ish të burgosurit politik të luftës çlirimtare, Albin Kurtit, janë të përfshirë edhe një numër i ish të burgosurish tjerë politikë, midis të cilëve, edhe anëtari i Kryesisë dhe njëri nga themeluesit e Shoqatës, ish-kryetari i Komunës së Malishevës dhe njëri nga drejtuesit e UÇK-së, baba dëshmori, Gani Krasniqi, si dhe Avokati i deritashëm i Popullit, ish i dënuari politik, Sami Kurteshi, si dhe dhjetëra qytetarë të tjerë, duke përfshirë njerëz të shtyrë në moshë dhe vajza e djem të mitur, në shumë raste, bija e bijë dëshmorësh e veprimtarësh të shquar atdhetarë…

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë nuk i përkrah format ekstreme në luftën e brendshme politike dhe e kundërshton dhunën ku ndër subjekteve opozitare si dhe aktivistëve dhe adeptëve të saj, ashtu edhe aktet e dhunës kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës, po ashtu bija, bij e qytetarë të Republikës së Kosovës.

Duke qenë e angazhuar për zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura me dialog serioz e të përgjegjshëm, në rrugë demokratike dhe mbi bazë të vullnetit të qytetarëve dhe në përputhje me interesat e vendit, Shoqata shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion angazhimin dhe ndikimin e saj përafrues e normalizues, gjithnjë në funksion të tejkalimit të situatës, normalizimit të jetës dhe funksionimit të rregullt institucional, shoqëror dhe zhvillimor.

Siç dihet, Shoqata është gjithëpërfshirëse dhe gjithëpartiake; ajo bashkon ish të burgosurit politikë, pa dallim, të të gjithë brezave atdhetarë, të të gjitha përkatësive partiake, të të gjitha bindjeve politike e ideologjike dhe të të gjitha besimeve fetare. Si e tillë ajo vë në plan të parë atë që bashkon dhe jo atë që ndan e përçan.

Shoqata e ish të burgosurve politikë, kërkon eliminimin e shkaqeve të gjendjes së krijuar si kusht për eliminimin dhe parandalimin e pasojave.

Shoqata fton Presidenten, Qeverinë, Kuvendin, Gjykatën Kushtetuese dhe faktorët tjerë institucionalë që pa humbur kohë, me parimësi, transparencë e intrasigjencë t’i kontribuojnë tërheqjes së domosdoshme, të koordinuar, të planifikuar dhe të menagjueshëm të “marrëveshjeve”, qartësisht të dëmshme, të gabueshme, kundërligjore e kundërkushtetuese, gjithnjë në pajtim me frymën dhe shkronjat e dispozitave përkatëse të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe me dispozitat përkatëse të Konventës së Vjenës për Marrëveshjet Ndërkombëtare. Një hap tërheqjeje, në të vërtetë, do të jetà « një hop i rëndësishëm drejtë normalizimit, konsolidimit dhe hapërimit paravajtës.

Në mënyrë të veçantë Shoqata kundërshton harangën kundër selive, udhëheqjeve dhe përfaqësuesve të zgjedhur të subjekteve opozitare dhe kërkon lirimin e pashtyeshëm të të gjithë të burgosurve, të arrestuarve pa të drejtë dhe pa bazë ligjore, me shkelje të rënda procedurale ligjore e parlamentare dhe me motive të dukshme politike si dhe marrjen në përgjegjësi të bartësve të akteve të dënueshme dhe urdhërdhënieve të paligjshme dhe të pajustifikueshme.

Edhe në vendet tjera ata që kanë shumicën e vendeve në Parlament, mund të marrin vendim për suspendimin e pakicës opozitare, por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe askund. Dhe kjo ka arsye të fortë. Vetëm me opozitën përballë pozita mund të jetë normale dhe vërtetë pozitë. Pa pozitë e opozitë nuk ka demokraci. Edhe opozita, duke bërë luftë dinjitoze, të pjekur e fisnike, jep dë shmi se çfarë pozite synon të bëhet dhe si do ta trajtonte nesër opozitën përballë saj.

Ndërkaq, kur pozita (edhe kur ka shumicë numrash) suspendon opozitën, nga pozita nuk mbetet asgjë, mbetet madje një shkronjë mangut. Pozitë minus opozitë bën zero, madje edhe më pak, bën minus një…

Duke qenë edhe vetë dëshmitarë dhe objekt i represionit të egër politik, ish të burgosurit politikë kundërshtojnë, në mënyrë të veçantë, fushatën e gjerë e të egër të arrestimeve, burgosjeve, rrahjeve, kërcënimeve, shantazheve dhe formave të tjera të dhunës politike e të propagandës speciale, të cilat më shumë se gjithëkë dhe më shumë se gjithçka dëmtojnë imazhin dhe pozitën politike ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, lehtësojnë luftën speciale antishqiptare që armiqtë e saj shekullorë po zhvillojnë me intensitet të shtuar kundër Kosovës dhe kauzës së saj.

Shoqata angazhohet që në Kosovë n e re demokratike e evropiane të mos lejohet rishfaqja dhe rilegjitimimi i fenomeneve të burgjeve, të burgosjeve e proceseve politike, të përndjekjeve politike dhe sidomos jo të formave famëkëqia të luftës speciale kundër oponentëve dhe mendimit të ndryshëm .

Në pajtim me frymën përbashkuese të fundnëntorit përbashkues, Shoqata fton anëtarësinë e saj dhe të gjithë qytetarët pa dallim, për përmbajtje, reflektim, afrim e bashkim, në funksion të angazhimit të përbashkët për tejkalimin e grackave të rrezikshme dhe përballimin e sfidave serioze që kemi përpara.

Duke u ndarë e konfrontuar rrezikohet jo vetëm ajo që është e mundshme , por edhe ajo që është tashmë e fituar, ndërkaq, duke qenë të koordinuar e të përbashkuar rreth Flamurit dhe rreth vlerave kombëtare e demokratike paravajtëse, bëhet e mundshme edhe ajo që duket e pamundshme dhe e parealizueshme; bëhet e mundshme që 28 nëntorët tjerë të jenë festë dhe vetë m festë.

Haradinaj: Të na mbështesin intelektualët, analistët, mediat – nesër mund të jetë vonë

Me vendimet dhe me veprimet e fundit të pushtetit, vendi ka kaluar në një krizë të thellë politike. Përjashtimi i Opozitës nga Kuvendi dhe invadimi i policisë në zyrat e një partie opozitare, janë të pashembullta për botën demokratike

Kështu ka vlerësuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shton se qytetarët dhe aleatët e Kosovës kanë bërë shumë që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe stabil, dhe askush nuk mund ta ketë të drejtën që ta rrezikojë të ardhmen e tij.

Ndërkaq, as veprimet e fundit të opozitës për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, Haradinaj nuk i ka cilësuar si popullore a demokratike.

“Ne si parti dhe si opozitë, jemi gjendur në një situatë të rëndë, të shkaktuar nga dy marrëveshjet që e rrezikojnë integritetin dhe rendin kushtetues të vendit. Jemi të vetëdijshëm se mënyra e kundërshtimit tonë nuk ka qenë as popullore e as demokratike, por ka qenë e vetmja mënyrë e mundshme”, ka pranuar Haradinaj.

“Sot Kosova është në udhëkryq, prandaj ajo ka nevojë për mbështetjen e opinionit publik, shoqërisë civile, mediave e analistëve si dhe të klasës intelektuale e politike të vendit. Sot është koha që të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike, të vihen në anën e duhur. Nesër mund të jetë vonë”, ka përfunduar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kerry vjen në Kosovë për korrupsionin, dialogun dhe ISIS-in

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry në vizitën e parë në Ballkan si kryediplomat amerikan të mërkurën do të nënvizojë brengën për mungesën e progresit në Kosovë, 16 vjet pas luftës të udhëhequr nga SHBA e cila e vendosi Kosovën në rrugën e pavarësisë, shkruan Reuters.

Reuters shkruan se si Kosova po ballafaqohet me një krizë politike rreth marrëveshjeve me Serbinë dhe për frustrimin për shkak të mungesës së progresit në demokraci, çështjet e korrupsionit dhe ngecjes në integrimet evropiane.

Po asht theksohet se Kosova me shumicë myslimane mbetet pro-amerikane por ka brenga në Perëndim për shkak ta radikalizmit në mesin e rinisë të papunë kosovare. Reuters shkruan se së paku 200 të rinj i janë bashkuar ISIS-it.

Kjo agjencia ka cituar një zyrtar të lartë amerikan i cili thekson se Kerry do të udhëtojë në Kosovë për të mbështetur ndërtimin e shtetit demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Po ashtu Reuters raporton për krizën, demonstrata dhe hedhjen e gazit nga deputetët e opozitës.

Zyrtari amerikan ka thënë se Kerry do të ngris cështjen e kosovareve që po i bashkohen ISIS-it para se të shkojë në Beograd për të marrë pjesë në takimin e OSBE-së ku po ashtu do të bisedohet për çështjen e Sirisë dhe ISIS.

Por sipas Reuters fakti që Kerry vetëm tan po vjen në Ballkan edhe pse si sekretar i shetit i ka bërë 1 milion milje udhëtime, është tregues se gjendja në rajon është më e mirë edhe pse këtu dikur ka pasur luftëra.

Analistët ndërkaq theksojnë se në rajon ka pakënaqësi, veçmas në Kosovë. Shumë kosovarë janë duke u frustruar për shkak të progresit të ngadaltë drejt integrimeve evropiane, lirinë e lëvizjes, mungesën e punës dhe prosperitetit.

“E keni këtë frustrimin në rritje në Kosovë, pasi po bëhet e qartë se premtimet dhe shpresat të shoqëruara me pavarësinë, nuk po përmbushen”, ka thënë Gerald Knaus udhëheqës i ESI-t.

Ndërkaq Reuters ka cituar Ardian Arifajn, këshilltarin e Hashim Thaçit i cili duke komentuar vizitën e Kerryt ka thënë se ai do të shtyja politikën kosovare që ta vazhdojë punën dhe se “ne jemi në rrugën e duhur”

Ndërkohë Reuters ka shkruar edhe për respektin që kanë SHBA-të në Kosovë.

“Nëse amerikanët nuk do të na ndihmonin neve më 1999, unë sot do të isha në varr …ose në ndonjë vend të huaj”, ka thënë Ymer Sylejmani 64 vjeçar me profesion mësimdhënës.

“Por tani nganjëherë ata janë duke bërë gabime duke i mbështetur disa hajna-politikanët tanë”, ka thënë ai

Amnesty International kërkon hetime për veprimet e Policisë së Kosovës ndaj opozitës

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International ka kërkuar hetime për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, në lidhje me arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së shtunë.

“Nga fotot dhe videot që kemi parë duket se Policia e Kosovës përdori forcë të tepërt gjatë operacionit për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes në zyrat e kësaj partie gjatë ditës së shtunë”, ka thënë Sian Jones, hulumtues i Amnesty International për Kosovo 2.0.

“Ne jemi në proces të mbledhjes së informatave të mëtutjeshme, por i bëjmë thirrje Mekanizmit Parandalues Nacional që menjëherë të hapë hetime mbi sjelljen e policisë, dhe çdo akuze individuale për keqtrajtime”, ka thënë Jones më tutje.

Gjatë të shtunës rreth 97 aktivistë të Vetëvendosjes ishin arrestuar, ndër ta edhe deputeti Albin Kurti. Kurse edhe gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar disa deputetë të opozitës.

Seancë dramatike, gjendje pa rrugëdalje në Kuvendin e Kosovës

Nën tensione, gaz lotsjellës dhe përplasje mes sigurimit dhe forcave politike në opozitë, Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot edhe një seancë tjetër me shumë zhvillime dramatike.

Përveç skenave tashmë të para në Kuvend, si hedhja e gazit lotsjellës nga opozita dhe futja e sigurimit në sallë nga Kryesia e Kuvendit, sot është marrë një vendim edhe për pezullimin e opozitës nga punimet e Kuvendit të Kosovës.

Përpjekjet e para për nisjen e seancës u bënë në orën 11:00, por pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët opozitarë, seanca u ndërpre menjëherë.

Kryesia e Kuvendit, me propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që të thërrasë vazhdimin e seancës pa opozitën, diku rreth orës 14:00.

Seanca kësaj radhe u mbajt në sallën kryesore, ku deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, u penguan të futen brenda nga ana e sigurimit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se kjo nuk është pamje e mirë, por është në përputhje me rregulloren e punës dhe Kushtetutën.

“Në sallë janë 81 deputet. Më duhet të them që kolegët tanë opozitar janë duke e përjashtuar vetveten, qoftë duke përdorur gaz lotsjellës apo në pengimin e mbajtjes normale të seancave normale. I ftojmë të vijnë të marrin pjesë në seancë. Kjo nuk është pamje e mirë, por ne jemi të obliguar të vazhdojmë dhe vendimi është në pajtim me rregulloren e punës”, ka thënë Veseli.

Në anën tjetër, deputetët e opozitës janë përplasur me sigurimin në hollin e Kuvendit në përpjekje që të futen në sallë. Por, ata nuk u lejuan dhe opozita, edhe kësaj radhe, u kundër-përgjigj me gaz lotsjellës.

Anëtarja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se vendimi i Kryesisë [për pezullim ishte anti-kushtetues dhe në kundërshtim me rregulloren e punës.

“Suspendimi i opozitës nga Kryesia e Kuvendit ka ndodhur në kundërshtim me rregulloren e punës dhe Kushtetutën e Kosovës. Po shihet se çfarë masash kanë ndërmarrë për ta penguar punën e opozitës”.

“Po e shihni këtu prapa nesh sigurimin, ndërkohë që i gjithë oborri i Kuvendit është i mbushur me policë të njësisë speciale të cilët duan ta pengojnë dhe pamundësojnë pjesëmarrjen e opozitës në seancë. Opozitës tani nuk i mbetet tjetër, pos protestave në rrugë”, ka theksuar Dërguti.

Për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës apo posedimit të tij, sot policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion të policisë edhe tre deputetë; bëhet fjalë për deputetët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli e Ismail Kurteshi, dhe atij të partisë Nisma, Haxhi Shala.

Ditë më parë, po me këtë arsyetim, policia ka arrestuar edhe deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe është në kërkim të deputetëve të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.

Aktualisht nuk ka ndonjë plan konkret se si të tejkalohet kjo gjendje.

Opozita insiston që Kryeministri i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të tërheqin nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin.

Këto janë kushtet e panegociueshme të opozitës për normalizimin e punës së Kuvendit, duke mos pranuar asnjë opsion tjetër.

Përderisa nga partitë politike në pushtet, rikujtohet që lënda për Asociacionin është në Gjykatën Kushtetuese dhe përderisa nuk ka ndonjë vendim nga kjo Gjykatë s’mund të ketë zgjidhje tjetër. Në lidhje me demarkacionin më Malin e Zi ndërkaq, opozitës i është ofruar mundësia e krijimit të një komisioni vlerësues, ku do të kishte ekspertë nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar.

Analistët dhe qytetarët: Përjashtimi i opozitës dëmton legjitimitetin e Kuvendit

Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës ditën e hënë, sërish kanë treguar se ka një tensionim të skajshëm të raporteve ndërmjet pushtetit dhe opozitës në atë shkallë që tashmë është vështirë të menaxhohet dhe të gjendet një zgjidhje për të dalë jashtë këtij konflikti, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Analisti i çështjeve politike, Fisnik Korenica nga Grupi për studime juridike dhe politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata në Kuvendin e Kosovës është vetëm një ripërsëritje e situatave të ngjashme, që kanë ndodhur muajt e fundit sa herë që është tentuar të mbahen seancat.

Sipas tij, pushteti dhe opozita duhet ta gjejnë një zgjidhje për t’i ulur tensionet.

Ndërkaq, propozimin që partitë në pushtet e kanë bërë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për të përjashtuar në një afat të caktuar opozitën nga punimet e Kuvendit të Kosovës dhe vendimi i Kuvendit që ta suspendojë opozitën për seancën e ditës së hënë, sipas Korenicës, janë tërësisht të gabuar dhe Kuvendi në këtë pikë duhet të jetë shumë i kujdesshëm.

“Nëse Kuvendi i Kosovës vendos që ta përjashtojë opozitën, me çfarëdo formule procedurale, me një gjë të tillë, në fakt, e dëmton vet legjitimitetin e tij. Në anën tjetër, nëse nuk ka dialog prej të dyja palëve, ulje në një tryezë të përbashkët, gjithashtu ky do të jetë një reflektim që do ta dëmtojë dhe do të vazhdojë ta dëmtojë procesin”.

“Çfarëdo qasje për ta thelluar mëtutje këtë krize, mendoj që nuk është një diskurs i pranueshëm politik. Përgjegjësia nuk është e njërës anë, por e të dyjave anëve, që ta mundësojnë funksionimin e një dialogu minimal, që do të sillte deri te gjetja e një zgjidhjeje për dalje nga kjo situatë”, tha Korenica.

Në anën tjetër edhe disa qytetarë të Prishtinës, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, bllokimin e punës normale të Kuvendit, por edhe tensionet ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Faik Hoxha, thotë se ajo që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës, nuk i pëlqen askujt.

“Këtë situatë me dy fjalë e kisha përshkruar: edhe shqetësuese edhe brengosëse. Askujt nuk i pëlqen kjo. Zgjidhjet ekzistojnë dhe besoj që do të gjendet një zgjidhje. Tash, çfarë zgjidhje do të jetë, ne po presim të gjithë. Populli po pret prej tyre për ta gjetur një zgjidhje”, tha Hoxha.

Izja Tasholli, po ashtu qytetarë nga Prishtina, vlerëson se situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe në raportet ndërmjet pushtetit dhe opozitës, është situatë e turpshme, për të cilën, sipas tij, më tepër ka përgjegjësi pushteti.

“Kjo është faqja e zezë. A ka më keq se faqja e zezë. Për mua, sa më funksion të lartë që të kesh, përgjegjësia është më e madhe. Unë i lë përgjegjës dhe fajtor pushtetmbajtësit. Çka të duan le të bëjnë, por nuk kanë qare pa bë zgjidhje. Qare nuk kanë pa u ulur dhe të bëjnë zgjidhjen”, theksoi Tasholli.

Megjithatë, analisti Korenica shpreh mendimin se aktualisht as pushteti e as opozita nuk kanë gatishmëri që të ulën në tryezë të përbashkët për ta gjetur formulën për dalje nga kriza. Sipas tij, formula është e mundur për tu gjetur, pavarësisht se ajo ka një kosto politike.

Formula e rishqyrtimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, është diskutabile, por sipas Korenicës, të dyja palët do të duhej të uleshin dhe të diskutonin mbi këtë formulë. Në të kundërtën, sipas tij, situata mund të përshkallëzoj edhe më tej.

“Mendoj që maksimumi i asaj që mund të ndodhë është që opozita të shkojnë në burg, një nga një, kurse pushteti të vazhdoj që e vetme ta mbajë Kuvendin. Por, ky nuk është një cak, të cilin do të duhej ta synonte askush, sepse është një skenar i rrezikshëm, që pastaj sjellë implikime afatgjata, të cilat është vështirë për t’i menaxhuar cilado parti politike”.

“Unë, sot kam parë njëfarë insistimi të PDK-së që të mos lejojë në kryesi që të përshkallëzohet tutje kjo situatë, por që të ketë njëfarë kërkese për ta qetësuar, përkatësisht, për ta ftuar opozitën në dialog”, shtoi Korenica.

Korenica ka shtuar se tensionet ndërmjet pushtetit dhe opozitës tashmë kanë arritur një kulm që nuk është parë deri më tash.

LDK – Jep dorëheqje Naser Arifi: Udhëheqja na tradhtoi

I pakënaqur me gjendjen në vend dhe i zhgënjyer me vendimin e Isa Mustafës që të hyjë në bashkëqeverisje me PDK’në dhe me klanin të ashtuquajtur “Pronto”, kryetari i nëndegës më të madhe të LDK-së në Gjilan, Naser Arifi.

Njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Lutfi Hazirit, thotë se tradhtia që udhëheqja e LDK’së i bëri elektoratit të saj, ka bërë që ai të largohet përfundimisht nga LDK.

Ky është teksti i plotë i dorëheqjes së tij:

Duke e pare se ne cfare humnere po e drejton Kosoven koalicioni PDK-LDK, duke mos mujt me duru trathtine qe ju ba nga lideret e LDK-es, elektoratit patriot te LDK-es, duke i bashku votat me PRONTO-mafine, duke mos patur mundesi me e luftu kete trathti brenda LDK-es. Duke e pa qe lideret e LDK-es dhe deputetet e LDK-es, atyre qe ne ia dhame votat me i zbulu varsesit e komandantit tim Ahmet Krasniqit, Tahir Zemes, Smajl Hajdarit, e pastaj te Xhemail Mustafes, Bardhyl Ajetit, e shume aktivisteve te LDK-es, u bene bashke me ata qe deri dje vete i akuzonin si vrases, Duke e pare ndihmen e parreshtur qe po ja jep lidershipi i LDK-es, oligarkeve te PRONTOS, e duke mos patur mundesi te kontriboj qe te mos rizgjidhet Isa Mustafes kryetar i LDK-es, njeriut qe ia ndaloi financat presidentit Rugova ne nje kohe shume te veshtire, une Naser Arifi si ish ushtare i Kosoves dhe si mbrojtes edhe fizik i lidershipit dhe zyrave te LDK-es, ateher kur ato ishin ne shenjester te krimineleve pas luftes, tani ne poziten e delegatit te nendeges se LDK-es ne fshatin dobërcan (posti me reprezentativ i nendeges per momentin, sepse ka vite qe nendega e fshatit Dobercan nuk ka kryesi) me keqardhje jap doreheqje nga kjo pozite.

Duke ruajtur respektin me te thelle per aktivistet e LDK-es, te cilet ruajten me fanatizem mesimet e presidentit Rugova per shtetndertim, aktiviste te cilet nuk i shiten parimet per donje vend pune ose pozite drejtori, aktiviste te cilet gjithmone qeshtjen kombetare e kishin si qellim kryesor, aktivist te cilet perjetuan tortura te ndryshme nga okupatori serb, e me pastaj dhe nga kriminelet e pasluftes shqipetar. Njekohesisht kerkoj nga te gjithe keta patriot ndjese, nese donjeher i kam lendu duke u mundu qe ti ndryshoj gjerat nga brenda.

p.s

E di qekjo doreheqje nuk eshte e rendesishme ne syrin e ketyre qe ia ka qerry syte pushteti, por kjo leter e doreheqjes ne mase shume ta madhe pasqyron zhgenjimin e votuesit patriot te LDK-es.

Sërish gaz lotsjellës në sallë, pezullohet seanca në Kuvendin e Kosovës (foto)

Seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar ende pa nisur mirë. Shkak është bërë hedhja e gazit lotsjellës në sallë nga deputetë të opozitës. Pavarësisht kontrolleve të rrepta në hyrje të Kuvendit, deputetët opozitarë kanë arritur ta futin në sallë gazin lotsjellës.

Konjufca: Nuk lejojmë mbajtjen e seancave 

konjufca-6

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se opozita nuk do të lejojë mbajtjen e seancave në Kuvend.

Pas ndërprerjes së seancës, pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallë, Konjufca ka thënë se opozita do e pengojë mbajtjen e seancave dhe, sipas tij, pushteti ka vetëm një zgjedhje. “Ajo është tërheqja e marrëveshjeve”, ka thënë Konjufca për gazetarët.

“Pushteti ka vendosur ta trajtojë opozitën me polici antiterroriste. Ky është fundi i demokracisë”, ka shtuar ai.

 

fisnik-6
Policia ndalon Fisnik Ismailin, i gjenden dy boca me gaz

Pesë policë kanë rrethuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, duke mos e lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit. Sipas gazetës “Express”, atij i janë gjetur dy boca me gaz lotsjellës, gjatë kontrollit të kryer nga sigurimi i Kuvendit.

 

Policia dhe KFOR-i ‘blindojnë’ Kuvendin (FOTO)  

Një orë para nisjes së seancës parlamentare, policia e Kosovës ka “blinduar” ndërtesën e qeverisë  dhe atë të Kuvendit. Forca të shumta sigurie kanë rrethuar Kuvendin brenda dhe jashtë, para seancës që pritet të nisë në ora 11:00, bën të ditur “Koha”.

Në afërsi të këtyre dy institucioneve janë parë edhe automjete dhe efektivë të KFOR-it, i cili më parë kishte konfirmuar se në rast nevoje do të jetë në mbështetje të policisë së Kosovës. KFOR-i është faktori i tretë i sigurisë në Kosovë.

polkf1polkf2

Veseli seancë me 35 pika, policia blindon Kuvendin, VV: Do ta bllokojmë

PRISHTINE – Kuvendi i Republikës së Kosovës për sot ka caktuar seancën e radhës, në të cilën do të mungojë njëri nga deputetët më të zëshëm të opozitës, Albin Kurti i arrestuar të shtunën, më 28 nëntor, nga Policia e Kosovës. Ndërkohë forca të shumta të policisë janë pozicionuar brenda dhe jashtë Kuvendit.

Përderisa dihet që qëndrimi i opozitës vazhdon të jetë i njëjtë – mosmbajtje të seancave përderisa nuk tërhiqet Qeveria nga dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi – Kuvendi ka paralajmëruar edhe 35 pikat e rendit të ditës.

Sot do të duhet të diskutohet, shqyrtohet dhe votohet për një rend të ditës mjaft të ngjeshur për kuvendarët kosovarë, për çka gjasat janë të vogla që të zhvillohet normalisht.

Vendimin që të vazhdojnë me bllokadën e legjislativit liderët e tri partive opozitare parlamentare – Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, e kanë rikonfirmuar edhe gjatë konferencës së mbrëmshme të përbashkët për media, duke mos zbuluar se cilat mjete dhe metoda do t’i përdorin për arritjen e qëllimit.

Më poshtë sjellim të plotë rendin e ditës të paralajmëruar nga Kryesia e Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës, seanca e ditës së hënë, datë 30.11.2015, ora 11:00.

VV: DO TA BLLOKOJMË SEANCËN
Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Opozita do ta bllokojë edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, mbajtja e seancës do të bëhet e pamundur nga bllokimi i foltores e deri te metodat e tjera të cilat siç tha ai “i kemi përdorur edhe më parë”.

Rendi i Ditës
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,
Shqy rtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sigurimet,
Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,
Shqyrtimi i Raportit për gjend jen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,
Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve li dhur me raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,
Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,
Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

A po përdor pushteti skenarë të ndryshëm për t’ia zgjatë vetit pushtetin? – Nga Skënder MULLIQI

Ky 28 nëntror  do të duhej të na gjente shumë më ndryshe. Kur ishim në okupim  festën kombëtare  e pritishim me frikë, sepse para dhe prapa nesh qendronin UDB-ashët, të cilët shumë kënd për flamur  e kan rrahur dhe mbytë dajakë.Kjo festë e Flamurit nuk u pritë ashtu siq kemi ëndrruar shekuj më radhë. Nuk u pritë sepse pushteti në shumë raste wshtw shëndrruar në pushtet kleptokratik. Pos hajnisë, abuzimeve,  ishim dëshmitar të vrasjeve të ndryshme dhe vrasjëve për motive politike, të cilat kurrë nuk u zbardhën deri me sot. Dhe, pse nuk u zbardhën ? Së pari  strukturat e larta   të LDK-së   nuk janë të nteresuara dhe as nuk kan guxim   të kërkojnë që vrasjet  ta shohin dritën e diellit. Kjo garnituarë e LDK-së u treguar egoiste, lakmitare për pushetet, duke harruar fjalët e mëdha e punët e vogla që i bëri gjatë këtyre viteve. Koalicionit PDK-LDK tashmë pas gjithë këtyre ngjarjeve më protesta në rrugë, dhe dhunës së shpërfaqur  Pozitë –Opozitë në Kuvend dhe jashtë dyerve të kuvendit  shumë është delegjitimuar . Si Thaçi po ashtu edhe Mustafa nuk janë në domenin e burshtetasve të cilat kan mundësi që situatën ta qesin në binarë normal. Pse nuk kan mundësi? Sepse gjatë gjithë mandatit Qeveria Thaqi dhe tash Qeveria të cilën po e drejton Mustafa  pak bënë punë të hajrit për vendin si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm. Kan premtuar me mijëra vende të reja të punës e nuk i kemi. Kan premtuar investime te jashtme dhe liberalizim të vizave dhe as këto si kemi. Vendi po shkon kah varfëria dhe shkatërrimi .Rinia masovikisht po e braktisin vendin.Ajo çka po na servohet gadi çdo ditë në Parlament dhe në rrugë është e turpshme,  e pa përgjegjshme politikisht dhe moralisht. Shteti i vogël  i Kosovës nuk ndërtohet më këso matrapazlleqësh. Formimi i Gjykatës Specile është indikatori shtesë të ngjarjëve   të fundit në skenën tonë politike . Natyrisht së edhe është pritur formimi i një gjykate të tillë ndërkombëtare, kur dihet së  organet e drejtësisë nuk ishn në gjendje ta luftojnë krimin dhe korrupcionin. Punët e pa kryera , premitimet e dhëna dhe të pa përmbushura kanë bërë që gjendja të eskalon për të keq. Mustafa dhe Thaçi  nuk po japin deklarata përafruese , deklarata të unitetit . Gjoja  kërkojnë stabilitet politik,  e deklaratat e tyre  janë krejt ndryshe.Protestat e dhunshme nuk i përkrah asnjë njeri normal, por protesta çfare ishte ajo e së shtunës , është protestë e lejueshme dhe demokratike. Ajo çka ndodhi pas përfundmit të protestës ishte një skenar i përgatitur mirë . Nuk thëm që edhe disa anëtar të VV janë melaqe , por është shumë e pa logjikshme , shumë e dëmshme që pas një proteste paqësore , policia të futet në zyrat e VV e të arreston 150 veta , kështu edhe Albin Kurtin. Ka pasur një fletë arrest për Kurtin, dhe nese kërkohët që ligji të zbatohet, pse nuk u zbatua para protestës , ose të lihët që ky arrestim të bëhët  më vonë .Por, këtu edhe qendron krejt problematika. Pushteti i cili ka plotë gabime  duket së vetëm me skenarë të ndryshem mendon me ia zgjatë vetës pushtetin.Kujt i levërdisë arrestimi i Kurtit? Unë thëm së vetëm pozitës e askujt tjeter.  Të nëshkruhen marrveshjet e tilla sikur të bëhët fjalë për pronat private, kjo nuk është e lejueshme .Prapa të gjithë këtye që po ndodhin në Kosovë , mund të këte edhe ndonjë skenar që ne nuk e dimë.  Kështu siq është duke u tërhequr litari, është rrezik së do të rreshqasim në anarki totale, qe veq armiqëve tonë  iu hynë në funksion. Duket së nuk ka mbetur solucion më e mirë së sa të mbahen zgjedhjet   e reja, ose të formohet një qeveri  teknike afatizuese. Ose ndoshta të gjithë këtë mish mash politikë do të zgjedhë vizita e Kerit e planifikuar më 2 dhjetor.Ne, sa po kalon koha po tregohemi së jemi më shumë lakmitar për pushtet së sa për shtet. Ne fakt kemi njerëz që dinë së si bëhët shtetndërtmi  , por nuk po e kan një mundësi të tillë ende. ..

Kelani: Mbi 120 pjesëtarë të ISIS-it janë kthyer në Kosovë

Paralajmërimet që i bëri presidenti i shtetit fqinj – Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, se 70 pjesëtarë të ISIS-it, që ishin nga Maqedonia janë kthyer në këtë shtet, kanë reflektuar në shtimin e masave të sigurisë edhe në Kosovë.

Por përveç kësaj, këto masa janë shtuar edhe pas datës së sulmeve të fundit terroriste në fillim të këtij muaji në Paris, ku vdiqën rreth 130 persona.

Burime brenda organeve të sigurisë kanë bërë me dije se institucionet përgjegjëse, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe mekanizmat tjerë relevantë, janë duke përcjellë në detaje aktivitetet e kosovarëve, të cilët në kohë të ndryshme kanë qenë në Siri e Irak e që janë kthyer në Kosovë, shkruan “Zëri’.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, numri i personave që besohet se kanë qenë në zonën e konfliktit që nga viti 2011 e deri më tani dhe të cilët janë kthyer në Kosovë është mbi 120.

‘Post-Festum’ – Nga AGRON SHABANI

Edhe në Ditën e Bekuar të Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare, Kosova ngjante e pllakosur, e përgjakur dhe sakatosur  mbi ” sipërfaqen e mahisur” të dhembjeve, plagëve dhe pezmatimëve të thella fizike, skeletore dhe nacionalgjenetike të shkaktuara nga pushteti ( regjimi) kriminal dhe represiv i Isa Mustafës, Skënder Hysenit dhe Shpend Maxhunit & Company!  Në Prishtinë edhe dje kishte dhunë policore. Me 28 Nëntor pra!
Njerëzit dhe populli ( kombi) ynë shqiptarë atje, sërishë i preken dhe shijuan dikund thellë ” frytet” ose ” frutat” e hidhura të një ” shteti” dhe  pushteti  (regjimi) të ndodhur në mes krimit dhe fasadës. Mbase, të një populli dhe ” shteti” të ndodhur dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe ” robërisë së qetë” ! ( … )

Në sytë dhe shpirtin e vëllezërve dhe motrave tona shqiptare atje, edhe dje u ringjallen të frikëshme dhe alarmante, kujtimet e hidhura mbi rrathët e njohur të ferrit të egër serb dhe apokalipsen e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm! Mbi llahtarin  e plojës dhe patologjisë së egër serbomilitariste! Mbi muzgujt dhe hijet e lugatëruara mesjetare ose arkaike të nxitura dhe shkaktuara dikur nga ai varg i zgjatur shovenësh, animalësh dhe piromanësh të tërbuar prej Karpatëve që i dogjën, përgjaken, dhunuan dhe masakruan Kosovën dhe shqiptarët!
….!

Në vend të soldateskës dhe falangave serbe, edhe dje n´Prishtinë ishin skuadronet ( eskadronet) private të Isa Mustafës, Skënder Hysenit dhe Shpend Maxhunit. Kundër popullit ( kombit) dhe liderëve të njohur shqiptar në Kosovë. Stisje, inskenime ( teatro) dhe ” spektakle” të njohura ” shtetërore”  ose qeveritare që kundërmojnë kutërbueshëm erëra të tharta “tradhëtishë të reja” shtetërore, nacionale, historike ose politike nën ” shkëlqimet e feksura” të dritave, shandanëve ose llambadarëve të ” praruara” dhe ” stolisura” në ” stilin” e njohur sllavo-bizantinë në Prishtinën zyrtare ose politike.

Edhe në Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare, ”  pushteti “( regjimi) i” nardodit kosovar”- ishin  kundër kombit, kundër shtetit dhe kundër flamurit shqiptarë…Si dikur….Si gjithmonë.

Retorika ose ” oratori të zjarrta” ( boshe) – pas ” samitëve”( traktatëve) dhe vendimëve të pafalshme kardinale ose historike- kundër interesave të njohura shtetërore, nacionale dhe politike të Kosovës dhe shqiptarëve.
Urrejtje, xhelozi, shpifje, trilogji, mallkime ose deklarata t´ pamatura dhe tepër skandaloze- kundër opozitës parlamentare ose politike në Kosovë nga ana e hajnave ( hajdutëve), matrapazëve, demagogëve, hipiokritëve dhe analfabetëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë të cilët mezi i tubojnë ose bëjnë bashkë shkronjat e alfabetit shqip së bashku me tabelën e shumëzimit dhe pjestimit!

Rrahje, burgosje, përndjekje, arrestime dhe denime ” optimale” ose drakonike të deputetëve të paralamentit kosovarë nga ana e Isa Mustafës dhe regjimit të tij kuisling ose mercenar. ” Zajednica” ( republika serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ” demarkacioni kufitar” me Malin e Zi, e ashtuquajtura ” gjykata speciale” në Kosovë !  Dikovici, Vucici, Daciqi, Nikoliqi, …. Linja të thella tensioni dhe depresioni që ecin tutje….Kurtha, intriga, dredhi, shantazhe dhe komplote të njohura serbo-bizantine kundër Kosovës dhe shqiptarëve.Ndaj lufës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së-sidomos.

” Kufoma të reja” politike në Kosovë të vdekur dikur për së gjalli….” Zëra melodishë” ose ” simfonishë” të ndryshme funebre dhe tepër makabre që i shpartallon ose davarisë mengjesi.
Në ” prokurorinë” dhe ” senatin bizantin” të Romës, ndërkaq, akoma asgjë të  re. Në Prishtinë, askush t´ i mbrojë dhe shpëtojë shqiptarët nga joshqiptarët dhe antishqiptarët! Madje, as me 28 Nëntor….!
Mjerisht.


Send this to a friend