VOAL

VOAL

Opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë Mustafa-Thaçi pas vendimit të Kushtetueses

Partitë shqiptare në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, thonë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e Asociacionit me Kushtetutën e Kosovës, kanë kërkuar largimin e Qeverisë.

Opozita thotë se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, duhet të japin përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës së Kosovës.

Komunikata e plotë e partive opozitare:

Opozita e bashkuar ka deklaruar dhe argumentuar se marrëveshja e 25 gushtit me Serbinë e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe frymën e saj.

Rrjedhimisht kjo marrëveshje dhe ‘Zajednica’ në përgjithësi janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe si të tilla janë të vdekura.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si dhe koalicioni i tyre duhet të japin përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës.

Këta shkelën Kushtetutën, dhe mashtruan qytetarët duke u përpjekur ta fshihnin këtë mashtrim. Po ashtu, ata kanë vënë në lajthitje Kuvendin e Republikës, duke tentuar dhunshëm ta bëjnë atë pjesë të shkeljes së tyre të rëndë.

Kundër argumenteve tona Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi patën deklaruar se Zajednica është OJQ, është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën dhe se Dekretin për themelimin e saj do ta dërgonin në Gjykatën Kushtetuese.

Ata nën këto qëndrime antikushtetuese shpërfillën Peticionin e 205 254 qytetarëve, arrestuan deputetët tanë, aktivistët e qytetarët protestues.

Ata na akuzuan se po shkelim ligjin teksa kishin shkelur thelbësisht Kushtetutën e vendit tonë, pra interesin tonë shtetëror.

Prandaj largimi i menjëhershëm i Mustafës dhe Thaçi është i domosdoshëm dhe më e pakta që duhet të ndodhë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

NISMA për Kosovën

Kushtetuesja: Pjesë të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha të mërkurën se pjesë të marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në vendimin prej 39 faqesh, Gjykata Kushtetuese konstaton se Asociacioni i komunave me shumice serbe do te themelohet, si është paraparë me Marrëveshjen e Pare, te ratifikuar nga parlamenti i Kosovës, përkatësisht sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Gjykata konstaton se parimet e këtij asociacioni, siç janë përshkruar në marrëveshjen e 25 gushtit të këtij viti, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me disa nene që kanë të bëjnë me kapituj mbi barazinë para ligjit, të Drejtat dhe Liritë Themelore dhe kapitullin mbi të drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve te tyre.

Gjykata konstaton se që akti juridik i Qeverise së Kosovës dhe statuti qe zbaton parimet, për te qene në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet te plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet te jene ne pajtueshmëri  me kapitujt e saj.

Gjykata theksin se masa e përkohshme  e vendosur me 10 nëntor 2015, me të cilën ishte pezulluar zbatimi i marrëveshjes përfundon me shpalljen e aktgjykimit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pasoi kërkesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.

Kërkesa pasoi një periudhë tensionesh të brendshme politike për shkak të kundërshtimit nga ana e partive opozitare ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht.

Opozita bllokoi punën e parlamentit duke theksuar se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton shtetin e Kosovës. Sipas marrëveshjes, ky asociacion do të ketë një shkallë autonomie në disa fusha, siç janë arsimi, shëndetësia e planifikimi urban e rural.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike në Kosovë, i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Beogradi pret që brenda këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim. Kosova përfitoi ndërkaq marrëveshjen e stabilizim asocimit që për autoritet nënkupton hapin e parë zyrtar drejt integrimeve evropiane.

Sami Kurteshi: Albulena Haxhiu e Fisnik Ismaili nuk kanë hedhur gaz lotsjellës, por prapë mbahen të arrestuar

Partitë opozitare kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur për ngjarjet e fundit të ndodhura në skenën tonë politike, e sidomos në lidhje me arrestimet e deputetëve të opozitës.

Në këtë konferencë foli anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i cili tha se Gjykatat e Kosovës kanë shkelur parimet me rastin e arrestimeve të deputetëve të opozitës, ndërsa potencoi se për përdorim të gazit lotsjellës ka raste kur qytetarët janë dënuar vetëm me para.

Kurteshi tha më tej se deputetët Albulena Haxhiu e Fisnik Ismaili, nuk kanë hedhur gaz lotsjellës, dhe të njëjtit e vuajnë dënimin e njëjtë me të tjerët.

Në konferencë foli edhe Muhamet Kelmendi nga AAK, i cili u shpreh i habitur me faktin se si është e mundur që të përjashtohet e tërë opozita nga seancat e Kuvendit, ndërsa theksoi se deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Sipas tij, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të hyjë në histori si personi që ka bërë shkelje të parlamentarizmit.

Ndërkaq, duke folur për Demarkacionin me Malin e Zi, Kelmendi tha se ka prova të mjaftueshme nga ushtria ish-jugosllave që dëshmon se i është dhënë territor Malit të Zi, ndërsa ritheksoi kërkesën e opozitës për formimin e një komisioni për ketë çështje me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

LDK-ja po bashkëqeveris me ata të cilët i likuiduan si dikur Ozna famëkeqe – Nga Saim Tahiraj

Data 23.12. 1989, njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, dita kur u themelua LDK-ja. Një grup intelektualësh shqiptarë të kohës, do të thosha  elita intelektuale e themeloi Lëvizjen Kombëtare të Shqiptarëve në trojet e tyre në ish Jugosllavi.Me programin e kësaj lëvizje kombëtare, LIRI-PAVARËSI-DEMOKRACI,  u ndërtuan binarët mbi të cilët do të udhëtoj sigurtë drejtë Perëndimit lokomotiva e quajtur- LDK-e. Gjatë këtij rrugëtim me plotë sakrifica ku shqiptarët dhanë ç’do gjë nga vetja e tyre,vetëm e vetëm për lirinë dhe formimin e shtetit të tyre. Fati i madh për shqiptarët ishte që në krye të kësaj lëvizje u vu njeriu i urtë, i paisur me kulturën dhe traditen e lashtë shqiptare, intelektuali i shquar dr.Ibrahim Rugova.Urtia e tij e shenjtë bëri që të gjithë shtresat e shoqërisë,pa varësisht bindjeve politike e fetare të bashkohen rreth LDK-ës,  pa pyetur për çmimin, u vunë në shërbim të realizimit të programit politik, kombëtar përmes LDK-ës. LDK-ës , e cila vuri bazat e shtetit të  Kosovës, duke organizuar zgjedhjet e lira nga të cilat dolën institucionet vitale të shtetit të Kosovës, në krye me presidentin Rugova.Themeluan kushtetutën dhe të gjitha aktët ligjore më të cilat funksionoj shteti i Kosovës.Që nga themelimi i LDK-së e deri me filimin e luftës uniteti i popullit shqiptarë ishte si kurrë më parë në historinë e tij.Kjo ishte falë LDK-së dhe presidentit historik,dr. Ibrahim Rugovës. Duke shikuar rrugëtimin tonë nën udhëheqjen e LDK-së , dhe duke analizuar mirë kontributin e pjesës dermuese të shqiptarëve si në Kosovë ashtu  edhe në mërgatë. Sakrificën e tyre sublime duke dhanë nga vetja çdo gjë si në aktivitetin vullnetar duke vrapuar natë e ditë në terren, në aspektin material që nuk kursyen as kafshatën e fëmijëve të tyre, e deri të gjithë ai gjakë që u derdhë vetëm e vetëm që Kosova të jetë e lirë,sovrane me një demokraci  ku të gjithë do jenë të barabartë para ligjit. Nga kjo analizë rrjedhimisht lindin pyetje që domosdoshmerisht kërkojnë përgjigje përkatëse.A e kemi një shtet për të cilin dhamë ç’do gjë?Cili është roli i LDK-së në tërë këtë anarki shtetërore,ku krimi,korrupsioni dhe të gjitha veprimet e shëmtuara ia kanë ndërruar fytyrën e vërtetë shtetit të Kosovës?A thua vallë a është sot ajo LDK-ja që dikur ishte ç’do gjë për neve? Ishte vetë shteti i Kosovës. Këto pyetje duhet që ç’do anëtarë i LDK -së të ia shtrojë vetës dhe pastaj përgjigjën do e gjejë në ç’do hap në përditëshmërin tonë .Jo,jo,jo dhe vetem jo, sot nuk është LDK-ja e dikurshme,LDK e filozofisë Rugoviane.LDK-ja, sot është e uzurpuar nga një diktatorë, Isa Mustafa i rrethuar nga disa minidiktatorë ku e kan n’gulfatur ç’do mendim kundër,ç’do debat demokratik, madje duke linçuar dhe izoluar ata që përfaqësojnë ide dhe mendime tjera me diktatorin.  LDK, sot është në pushtet,në bashkëqeverisje më ata kriminelë që e përgjakën ate, më ata kriminelë që presidentin Rugova  dhe bashkpuntorët e ngushtë të tij fillimisht i shpallën tradhtarë dhe pastaj disa prej tyre i likuiduan si dikur OZNA famëkeqe.Hyn në koalicion më ata kriminelë që vodhën dhe vazhdojnë ta vjedhin pasurinë e Kosoves, kafshatën e gojës të ç’do qytetari, e ku shumica  po jetojnë  në varfëri të skajshme. Ky diktator dhe uzurpator i LDK-së së bashku me minidiktatorët e tij që e rrethojnë pa ndërprerë, i fyejnë dhe provokojnë anëtarsinë  besnike të LDK-së, duke ua përsëritur për ç’do ditë se Hashim Thaçi do jetë president  i Kosovës.Kjo është fyerja më e rëndë që i bëhet antarsisë së gjerë të LDK-së.Anëtarsisë besnike e LDK-së Rugoviane,ju që në momentet më të vështira i qendruat besnik asaj mos heshtni, zgjohuni nga kjo agoni që ju ka kapluar.Ju që  qendruat vertikalisht, pa u mposhtur kurrë nga agresori kriminalë për shumë vite dhe kurrë nuk u dorëzuat, mos lejoni që LDK të shkon drejtë humnerës.Ngrihuni si dikur dhe thuani njëherë e përgjithmonë ndalë degradimit të mëtutjeshëm, thuaj ndalë diktaturës   sw instaluar dhe filloni një rrugë të re pa diktatorë. Nese vazhdoni të heshtni  LDK-ja  rugoviane do fundoset, dhe më përgjegjës do jeni ju që po heshtni së sa këta diktatorë që po e shtyejn ditë për ditë drejtë fundosjës.

Ne dhe 205 mijë qytetarë e kemi marrë vendimin – Nga FATON TOPALLI*

Qeveria

Lehtësia me të cilën Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nënshkroi Marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe i doli të jetë një arrë e fortë.

Injorimi i zërit të opozitës për t’u tërhequr nga Marrëveshja e dëmshme për Kosovën, mospërfillja e 205.254 nënshkrimeve të qytetarëve për anulimin e tyre sollën një situatë të rëndë dhe të pakalueshme për vendin. Bilanci i këtyre marrëveshjeve: 4 muaj bllokadë të Kuvendit të Kosovës, përjashtim të kundërligjshëm të opozitës nga seancat, arrestime dhe masa policore për 13 deputetë, mbi 180 aktivistë të arrestuar dhe të keqtrajtuar, policë dhe qytetarë të lënduar dhe intervenim me Njësitë antiterror në zyrat e subjektit më të madh opozitar në Kosovë.

Qeveria e Kosovës e ndodhur përballë krizës më të madhe në vend prej përfundimit të luftës e deri më sot, nuk ka zgjidhje për të. Masat e ndërmarra dhe tentativa për ta shtypur opozitën e bëjnë Republikën e Kosovës të rrëshqasë drejt një qeverisje policore që nuk ka të bëjë asgjë me vlerat euroatlantike me të cilat e ka gojën plot kjo Qeveri.

Presidentja

Presidentja Jahjaga nuk u shkëput dot për asnjë moment nga forma se si u zgjodh. Ajo s’u shkëput dot asnjëherë prej zarfit. E gjithë puna e saj u karakterizua nga bartja e zarfit herë prej Bashkimit Evropian drejt Qeverisë dhe Kuvendit, herë prej Qeverisë drejt Bashkimit Evropian, e herë prej Qeverisë deri te Gjykata Kushtetuese.

Ajo në pyetjen e saj për Gjykatën Kushtetuese ka paraqitur vetëm një pjesë të problemit lidhur me marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë e jo kërkesat thelbësore të opozitës e të një mase të konsiderueshme të aktorëve të tjerë shoqërorë.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës për vitin 2015 ajo mori hapur anën e Qeverisë ngase e dalë nga zarfi ajo nuk u fuqizua kurrë, nuk luajti asnjëherë rol të baraslarguar dhe unifikues siç kërkon Kushtetuta e vendit. Për këto arsye roli i saj drejt zgjidhjes së krizës politike mbetet edhe kësaj radhe dhe në fund të mandatit të saj pa peshë.

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e dobësuar krejtësisht nga ndikimi politik përballë presionit të Qeverisë për ta paraqitur marrëveshjen konform kushtetutës së vendit. Dihet mirë se Gjykata Kushtetuese përballë presionit politik ka sjellë vendime në shërbim të pushtetit.

Një prej këtyre shërbimeve është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbajtur Hashim Thaçin në pushtet përkundër faktit se partia e tij në Kuvendin e Kosovës përfaqësonte pakicën parlamentare. Në këtë kuptim vendimi i Gjykatës Kushtetuese referuar përvojës nga viti 2013 dhe 2014 nuk pritet të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike, pëkundrazi.

Një shenjë që na e bën me dije se do të ketë vendim që i shkon përshtat Mustafës e Thaçit është moskonsultimi me Komisionin e Venecias nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ata i kanë edhe mundësitë edhe mandatin për t’iu drejtuar këtij Komisioni, por nuk e kanë bërë e me sa po duket nuk duan ta bëjnë.

Kushtetuta

Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një vendi. Ajo përcakton vlerat dhe normat themelore të një shoqërie. Ajo është një marrëveshje politike e një shoqërie e cila përcakton për vetveten mënyrën se si dëshiron të jetë një shoqëri. Në raste të veçanta edhe mund të sillen vendime politike, siç është marrëveshja e 25 gushtit, të cilat edhe po të jenë hipotetikisht konform Kushtetutës sa i takon anës formale, çfarë nuk është në këtë rast, nuk duhet të implementohen nëse janë në kundërshtim me interesin themelor të vendit.

Gjithçka që është e drejtë ligjore qoftë dhe kushtetuese nuk do të thotë që automatikisht është e drejtë që përfaqëson interesin konkret shoqëror. Sa për analogji duhet theksuar se mijëra shqiptarë u dënuan nga ana e pushtetit serb në Kosovë sipas ligjit dhe Kushtetutës në fuqi, por ato dënime ishin në kundërshtim flagrant me të drejtat e njeriut dhe me interesin e qytetarëve të Kosovës.

Nisur nga kjo situatë e krijuar edhe rastin e një vendimi pro marrëveshjes së Kryeministrit Mustafa me Vuçiçin, marrëveshja me Serbinë për shkak të shkeljes së interesave themelore të vendit do të duhej të anulohej dhe të krijoheshin kushte që këto interesa të normalizohen në Kushtetutë për të mos dëmtuar këto interesa.

Me votë apo Protestë?

Rruga e Mustafës dhe Thaçit për marrëveshjen e 25 gushtit me Serbinë është rrugë pa fund. Në këto kushte dhe rrethana të dy eksponentët e të dy partive në Kosovë do të duhej t’i krijonin mundësi vendit për të dalë kriza që kanë shkaktuar. Në fund të fundit qytetaria do të vendosë vetë. Varet krejtësisht prej tyre se a do të përcaktohen ta marrin vendimin e qytetarisë me votë apo me protesta.
(*Autori është deputet i Vetëvendosjes, aktualisht në paraburgim)

Banka Qendrore: Investitorët e huaj ikin nga Kosova

Raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) zbulon një fakt interesant, ku kompanitë e huaja kanë filluar t’i shesin aksionet e tyre. Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë vitit që lamë pas investimet e huaja direkte (IHD) janë karakterizuar me një rënie prej 46,0 për qind në të njëjtën periudhë.

“Kjo rënie e IHD-ve i atribuohet kryesisht shitjes së aksioneve të disa prej kompanive të huaja, që operojnë në Kosovë tek rezidentët kosovarë, si dhe shpërndarjes së superdividendës së disa prej kompanive të huaja që operojnë në Kosovë”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së. Por pavarësisht kësaj, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se sivjet Kosova ka shënuar progres në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, të cilat në nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë eurosh. Por, në anën tjetër ekspertët e ekonomisë në vend këtë shifër po e shohin me dyshim të madh. Sipas tyre, kjo shumë e investimeve nuk ka ndikuar në zhvillimin ekonomik. Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se Kosova gjatë vitit 2015 ka shënuar progres në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, të cilat në nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë eurosh.

Opozita përkrah idenë e Jahjagës për demarkacionin

Ideja e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për themelimin e një komisioni me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do ta shqyrtonin Marrëveshjen për Demarkacionin, mbështetet edhe nga subjektet opozitare.

Megjithatë, ata thonë paraprakisht se Qeveria duhet të heqë dorë nga marrëveshja aktuale dhe ta shkarkojë Komisionin, që udhëhiqet nga Murat Meha.
Në anën tjetër, analistët politikë në vend thonë se pas vlerësimit pozitiv që ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit për Marrëveshjen e 26 gushtit, çështja e demarkacionit duhet të konsiderohet e mbyllur nga ana e Kosovës.
Departamenti për Informim në Zyrën e Presidentes i pyetur nga “Zëri” ka pohuar se presidentja Jahjaga ka propozuar themelimin e një komisioni ad hoc me ekspertë të huaj, që do të bëjnë vlerësimin e këtij procesi.
Ndërsa, e para e vendit në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka thënë se mënyra e vetme institucionale dhe kredibile për t’i adresuar pasaktësitë eventuale në procesin e demarkacionit është formimi i një komisioni me ekspertë të huaj

SHBA dhuron 200 mijë euro për Kompaninë e Deminimit të FSK-së

Në Kazermën e Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së në Prizren, sot është mbajur ceremonia e certifikimit të trajnerëve për Deminim dhe Eliminim të Mjeteve të Pashpërthyera dhe pastrim të fushëbetejave. Përveç kësaj është bërë edhe dorëzim- pranimi i një donacioni nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, në vlerë prej 200 mijë eurosh, që përfshin pajisje specialistike për operacione të deminimit.

Përmes një komunikate të lëshuar, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se Ministri i FSK-së, Haki Demolli i ka falenderuar Shtetet e Bashkuara për donacionin dhe mbështetjen në kontunitet të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve dhe përmbushjen e misionit të saj në mënyrë efikase.

Ai citohet të ketë thënë se ekzistimi i zonave të minuara dhe mjeteve të pashpërthyera në zonat e afektuara nga to, nuk përbën vetëm një rrezik për jetën e njerëzve e banorëve, por e rëndon edhe gjendjen ekonomike të tyre për shkak të pamundësisë së punimit të tokave bujqësore dhe shfrytëzimit të produkteve malore.

I pranishëm në këtë ngjarje, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Gregory Delawie, citohet të ketë thënë se është i nderuar që në emër të Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë Amerikaneti i dhurojë FSK-së mjetet specialiste “me qëllimin që këto mjete të lehtësojnë punën e deminierëve në terren në mënyrë që Kosova të jetë e sigurt për qytetarët e saj”.

Në fund të ceremonisë, iu janë ndarë certifikatat 15 pjesëtarëve që e kanë kryer nivelin e parë të trajnimit trajno-trajnerët.

Dokument: Në 26 vjetorin e krijimit të LDK-së – krenohet me të drejtë Jusuf Buxhovi

Voal – Sot Jusuf Buxhovi kujton 26 vjetorin e krijimit të LDK, e cila ishte një lëvizje kombëtare sepse u krijua nga elita e kombit!

Duke vendosur në profilin e tij në rrjetin social zoti Buxhovi shkruan: Nesër, 26 vjetori i LDK-së.
Krenohem që isha pjesë e saj!”

Krenohet me të drejtë Jusuf Buxhovi!

Por sot çka me tregu njeriu për LDK-në e mbetur, e degraduar dhe e katandisur nga një lëvizje elite në një lëvizje proletare, bishti i bishtit të Hashim Thaçit.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk luftohen me fjalë, por me veprime konkrete – Nga FLORIM ZEQA

Ta çojmë në vend amanetin e “CLOWN-it” !
Vargjet e rok-grupit “Troja” bëhen më aktuale se kurrë.
Duhet ta mbështesim bashkësinë ndërkombëtare, që të veprojë pa asnjë hezitim, me procedura të përshpejtuara për burgosjen dhe vënien para drejtësisë të të gjithë shkaktarëve politikë dhe parapolitikë (grupeve kriminale të nëntokës politike), që e sollën Kosovën në këtë gjendje mjeruese.
I kaluam 16 vjet duke ëndërruar, duke kënduar e vajtuar, duke gënjyer e zhgënjyer vetveten se një ditë do të bëhet mirë, se do të kemi zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie qytetare. Ëndërronim se një ditë do të bashkohet qyteti i ndarë i Mitrovicës dhe pjesës veriore…
Përgjatë këtyre viteve i “provuam” të gjitha mundësitë tona për të bindur (frikësuar) pushtuesin tonë verior të na lë Mitrovicën, por kot! Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; “Jo nuk ndahet Mitrovica”, provuan ta bëjnë edhe liderët tonë përmes fushatave zgjedhore disa herë në vazhdimësi, derisa u konsumua në tërësi kjo çështje në fjalorin e tyre politik. Po i kthehem edhe një herë mesazhit të fuqishëm që shpërndau këngëtarja jonë e mirënjohur, në vargun e saj më kulmor në këngën e saj; “pa u farue me djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”.
Komandantët varfanjakë, të shndërruar në milionerë
Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, madje do të thosha edhe shqetësues për “bartësit” e luftës çlirimtare, tashmë të akomoduar mirë nëpër institucione shtetërore, të zhytur thellë në luksin përrallor që u solli liria!
Një situatë e tillë e krijuar e komandantëve (varfanjakë) të shndërruar  në milionerë, u bë shkak për iritim dhe thyerje shpirtërore të ish-luftëtarëve të lirisë, të cilët 16 vjet nga përfundimi i luftës të vetmin shpëtim ekzistencial për familjet e tyre e shohin Ligjin (diskriminues) për veteranët i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ashtu si ndarja e Mitrovicës që nuk ishte e rastësishme (e planifikuar), edhe veprimet e mëpastajme të pasluftës ishin të planifikuara dhe të koordinuara nga Serbia, Rusia me një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.
Orientimi i shqiptarëve kah shtetet turke-arabe-aziatike, ishte thikë me dy tehe dhe për arritjen e tri qëllimeve kryesore të armiqve tanë:
   – E para, shpërqendrim i vëmendjes së shumicës shqiptare nga pjesa veriore e vendit të tyre.
   – E dyta, shpëlarja e trurit të rinisë (së shëndoshë) shqiptare me dogma fetare.
   – E treta, ftohja dhe prishja përfundimtare e marrëdhënieve  të shkëlqyera miqësore me shtetet perëndimore, e në veçanti me SHBA-në.
Bandat serbe sundojnë veriun
Për fat të keq, ky projekt serbo-sllavo-ruso-maqedonase pati sukses ndaj shqiptarëve të mashtruar nga gjysmëliria që u erdhi në gjysmështetin e Kosovës.
Ja vetëm një nga rezultatet; ndërtimi i mijëra xhamive në shtetin “laik”, prodhoj qindra luftëtarë të gatshëm për të vdekur në shkretëtirat arabe-aziatike…!
Mbetet i pashpjegueshëm fakti, si shqiptarët me kaq lehtësi bien pre e kurtheve dhe planeve të të tjerëve, dhe me sa vështirësi arrijnë të bashkohen rreth idealit të tyre kombëtar!
Nga ju vjen gjithë ai motivim shpirtëror të rinjve shqiptarë për të lënë eshtrat e tyre shkretëtirave aziatike, kur aq afër e lënë në duar të serbëve pjesën e tokës më të pasur dhe më të çmuar të atdheut të tyre – “Trepçën”, tokë me flori siç thotë populli, njërën ndër minierat më të pasura në Evropë dhe botë!
Heronj të (vetëm) gjallë të asaj toke janë ata pak banorë shqiptarë të mbetur në pjesën veriore, që me prezencën e tyre fizike janë duke u munduar t’i dalin zot trojeve të veta stërgjyshore, përderisa liderët politikë me hipokrizi sollën ndaj tyre duke u thënë “jo nuk ndahet Mitrovica”, duke mos e bërë as hapin më të vogël politik e juridik për bashkimin e asaj pjese (përkundrazi përmes decentralizimit etnik krijuan komunën e Mitrovicës serbe të veriut) !
Në anën tjetër, serbët me modifikimin (ndryshimin) e pamjes së barrikadave mbi urën e lumit Ibër na rikujtojnë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës.
E gjithë loja e serbëve me barrikada po bëhet para syve të opinionit vendor dhe ndërkombëtar. Janë serbët, varrmihësit e shqiptarëve që s’ka kush t’i ndalë me lojërat e tyre djallëzore, që për më tepër se lojë është provokim dhe tallje me shqiptarët e anës tjetër, të ndarë dhe të përçarë në luftën për pushtet në gjysmë shtet!
Në anën tjetër, thirrjet për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, kanë dominuar në fjalorin e politikanëve kosovarë dhe ambasadorëve perëndimorë gjatë viteve, muajve, javëve dhe ditëve ë fundit, i përsëritur fuqishëm nga komisionerët e Bashkimit Evropian, të cilët qartësuan në formën e prerë kriteret për liberalizim të vizave për popullin e Kosovës, të cilët na kthyen në kohën, kur këngëtarët e Rock-grupit “TROJA”, vite më parë lansuan videoklipin e tyre “Amaneti i Clown-it”, përmes të cilit, më mirë se askush tjetër iu adresuan popullit të fjetur dhe të rënë në iluzione nga gjysmëliria, duke dhënë mesazhe të qarta për nevojën e largimit të kësaj klase të korruptuar dhe shëmtuar politike.
“Troja” i bëri thirrje ndërgjegjes së popullit
 “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kanë mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet mi vjedhë,….edhe sa vjet duhet me shkue, me i durue kta njerëz që krejt forcën ma kanë marrë,…janë këta njerëz që vet nuk muj me i nal…”. Në veçanti vargu i fundit i bën thirrje ndërgjegjes së popullit që të jenë të kujdesshëm se, prapa kujt po shkojnë? Apo nga kush po drejtohet shteti?
Ndërsa në vargun; “janë do fjalë që nuk po muj me i thanë…”, na shfaqet përpara vargu njëmijë vjet i vjetër i “Rubairëve” të Omar Khajamit kur thotë; “Dhe shumë gjëra pa fol i lashë…”.
Pra, është kjo një nga mënyrat e shprehjes së pakënaqësisë për gjendjen e krijuar në Kosovë. Është kjo një shprehje e shpirtit patriotik që vuan padrejtësitë, kur thotë; “Kisha dashtë diçka me ndrrue-të k’ta njerëz që djellin ma kan nal…”.
Prandaj, le të jenë këto vargje një kushtrim për të gjitha forcat përparimtare, sidomos tani, kur në Kosovë është krijuar një gjendje e paqartë politike, për ta larguar përfundimisht mjegullën politike dhe për t’i sjellë në shprehje vlerat njerëzore dhe kombëtare.
Mjaft më, me fjalë të kota, me tryeza dhe debate neveritëse, krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me veprime konkrete.
Popullata e vendit tonë duhet të vetëdijesohet, dhe të dalë me kërkesa të qarta, jo me kërkesa politike siç po e bën opozita për të ardhur në pushtet, por kërkesat duhet të jenë praktike, të thjeshta dhe të qarta për bashkësinë ndërkombëtare, që në fakt janë edhe kritere bazë për liberalizimin e vizave; të fillohet me arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, aty ku është “kupola” e krimit të organizuar dhe korrupsionit, tek bartësit e institucioneve më të larta shtetërore, për të zbritur teposhtë në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të vendit,…i pasuar me konfiskimin e pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme.
Nëse vërtet dëshirojmë të bëhet mirë, nëse vërtet dëshirojmë të jetojmë të lirë në kuptimin e plotë të fjalës, nëse dëshirojmë të marrim sinjalin pozitiv për lëvizje të lirë drejt shteteve të BE-së, atëherë duhet ta mbështesim bashkësinë ndërkombëtare, që të veprojë pa asnjë hezitim, me procedura të përshpejtuara për burgosjen dhe vënien para drejtësisë të të gjithë shkaktarëve politikë dhe parapolitikë (grupeve kriminale të nëntokës politike), që e sollën Kosovën në këtë gjendje mjeruese.  Në të kundërtën, thyeqafja dhe katandisja jonë do të vazhdojë deri në pambarim !

Reagime ndaj djegies së makinës së Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli i Gjyqësor i Kosovës dënoi të hënën incidentin ë fundjavës në të cilin u dogj një makinë e Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila përdorej nga kryetari i kësaj gjykate Hamdi Ibrahimi.

Policia tha se ëhtë duke hetuar djegien e makinës që ndodhi në rrethana të pasqaruara dhe tash për tash nuk dihet asgjë për autorët apo motivet e mundshme të këtij incidenti, sikurse edhe disa incidenteve të ngjashme në të cilat u dogjën disa makina të institucioneve të ndryshme të Kosovës.

Këshilli Gjyqësor e cilësoi djegien e makinës së zotit Ibrahimi sikurse edhe dy raste të mëhershme të djegies së makinave të gjykatave në Prizren dhe në Pejë si një lloj “mekanizmi shantazhues” ndaj gjykatësve “për t’u zmbrapsur nga vënia e drejtësisë”.

Djegia e makinës së kryetarit të Gjykatës Themelore u dënua nga presidentja dhe qeveria e Kosovës por edhe nga partitë opozitare të cilat hodhën poshtë çdo ndërlidhje të rasteve të tilla me krizën politike që u shkaktua nga mospajtimi i tyre me marrëveshjet e arritura në bisedimet me Serbinë dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriutm dënoi rastet e djegies së makinave duke kërkuar ndriçimin sa më të shpejtë të autorëve si dhe përmbajtje nga deklarimet e politikanëve të ndryshëm, që, siç thuhet “duke bërë përpjekje të përfitojnë politikisht nga ky sulm kriminal vetëm sa kontribuojnë në përshkallëzimin e situatës dhe ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit”.

AAK: Gabimet në demarkacionin me Malin e Zi janë evidente

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për shtyp, ka thënë se nuk mund ta komentojë versionin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pa e parë atë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar sot se shenjimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Pavarësisht prej kësaj, ka një numër jo të vogël të ekspertëve të kësaj fushe, që nuk janë përsona partiakë, që kanë gjetur parregullsi të mëdha në shënjimin e kufirit me Malin e zi. Për më tepër edhe vetë Mali i zi, në disa raste e ka shprehur gatishmërinë që të korrigjohen gabimet që janë bërë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Është pikërisht kjo parti politike në opozitë, e cila ka kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Askush nuk duhet të frikësohet nga përsëritja e një procesi të detajuar të demarkacionit me Malin e zi, sepse gabimet gjithmonë janë të mundshme dhe në rastin konkret, është evidente se ato janë bërë”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Shenjimi aktual i kufirit me Malin e Zi po kundërshtohet edhe nga dy subjektet tjera politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, të cilat thonë se ” marrëveshja dëmton tërësinë territoriale të Kosovës”.

Së bashku me marrëveshjen për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshja për demarkacionin është përmendur nga opozita, si arsye për bllokimin prej tre muajsh të punimeve të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi: DASH-i rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë

Zëvendës kryeministri i parë në qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me marrëveshjen për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar sot se shenjimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Ky raport kredibil rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë, profesional, ligjor dhe kushtetues”, ka thënë zoti Thaçi, në rrjetin social Facebook.

“Ritheksoj që SHBA-të, pavarësinë tonë e kanë njohur në bazë të tërësisë territoriale dhe kufijve aktualë të shtetit të Kosovës”, ka thënë mes tjerash zoti Thaçi.

Vetëvendosje, AAK – Protestë në Berlin kundër “Zajednicës”

BERLIN – Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të AAK-së, protestuan sot para përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës në Berlin, ku shqetësimin e tyre të thellë mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë më 25 gusht, si dhe marrëveshjen e 26 gushtit për demarkacion me Malin e Zi.

Protestuesit thanë se pushteti aktual në Kosovë po e keqpërdor secilin institucion shtetëror, vetëm e vetëm që ta shtypë opozitën, ashtu që t’i realizojë në përpikëri projektet e Serbisë brenda Kosovës.

“Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi cënojnë rënë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ndarja etnike e Kosovës përmes “Zajednicës” është hap i parë drejt bosnjëzimit të shtetit tonë. Prandaj, nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Prandaj, do të angazhohemi deri në fund që t’i ndalim këto marrëveshje.Qeveria e Kosovës është marrë peng nga politikat e gabuara, dhe si e tillë nuk është e aftë për të siguruar interesat vitale të shtetit dhe qytetarëve të saj. Një Qeveri që sjell marrëveshje antikushtetuese e raciste nuk është e denjë që ta udhëheq shtetin”, thuhet në një komunikatë të Vetvendosjes.

Ambasada Amerikane: Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi është në rregull

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit ka shqyrtuar vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

“Ne e kuptojmë që baza për Komisionin për Demarkacion ishte Kushtetuta Jugosllave 1974, e cila përcakton kufirin e Kosovës nga kufijtë administrativ të komunave, të cilat janë të ndara në zona kadastrale. Kjo bazë e përshkrimit është përdorur edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin në vitin 2007 e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës 2008”, shkruan në komunikatën e ambasadës amerikane.

Sipas ambasadës, pas një shqyrtimi të hartave të viteve 1940 deri më sot, duke përfshirë edhe ato të përdorura nga komisioni për shënimin e kufirit, Departamenti i Shtetit Amerikan ka ardhur në përfundim që vija kufitare e përcaktuar nga Komisioni për Demarkacion është me një vijë me atë të Kushtetutës së vitit 1974.

“Kufijtë e përshkruar që nga viti 2008 përputhen plotësisht me propozimin e vitit 2015 deri në detaje. Ne konstatojmë se përfundimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit është një kusht i BE-së për liberalizimin e vizave dhe paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në konstatimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Një replikë për “dhunën” në Kosovë – Nga DILAVER GOXHAJ

Këto ditë, në një prej mediave elektronike u botua edhe një shkrim me autor Anton M., me titull “Mbrojtësit e republikës”, i cili e nis shkrimin me fjalët: “Mund të mos pajtohemi…”, gjë që do të thotë se ai pranon debatin. Unë jam një prej atyre që nuk pajtohem në disa prej çështjeve që z. Anton trajton në këtë shkrim, dhe do të desha t’ia shpjegoj, se pse nuk jam dakort.

Së pari, nuk pajtohem me përkufizimin e tij për Vetëvendosjen: “VV do duhej të ndjehet e lirë të përdorë por jo dhe të keqpërdorë demokracinë si mburojë për dhunë apo arsyetim për veprimet jopaqësore me qëllim të realizimit të synimeve politike. Më shumë se sa parti demokratike VV është duke u profilizuar në një grupim demo-kritik, i cili më komod ndjehet në rrugë se sa brenda institucioneve”. 

Pse nuk pajtohem?
Sepse qëllimet politike të VV në këtë luftë politike që po bëhet në Parlament, lidhur me anullimin e dy marrëveshjeve antikombëtare të nënshkruara nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk është luftë për interes partiak, por është luftë në interes të Kosovës; është luftë jo vetëm në interes të banorëve të sotëm të Kosovës, por në interes të brezave të popullit të Kosovës që nuk kanë lindur akoma. Pra, lufta që po bën VV, edhe me gaz lotsjellës (që nuk është gaz helmues), është luftë për interesa kombëtare dhe jo partiake. Mund të themi me bindje të plotë, se është rasti i parë në historinë e pluralizmit politik shqiptar që forcat politike (VV, AAK, NISMA) vënë në plan të parë interesat kombëtare dhe jo interesat partiake, sikundër kanë bërë dhe po bëjnë të gjitha partitë e tjera plitike të të gjitha trojeve shqiptare.

 Së dyti, VV nuk “po e keqpërdor demokracinë”, sikundër ju shpreheni, por po e përdor ashtu sikundër e pranojnë regullat demokratike, pasi gazi lotsjellës është një lloj pengese për të mos kaluar Rubikonin, dhe jo armë që vret. Nëse VV nuk do të kish penguar zhvillimin e seancave parlamentare për miratimin e dy marrëveshjeve të Qeverisë, (ajo e Zajednicës dhe ajo e Demarkacionit me Malin e Zi), ato marrëveshje do të ishin miratuar dhe nuk ka zot që nesër të anullohen, njësoj si dy marrëveshjet e Ahmet Zogut me qeverinë e Serbisë për Shën Naumin dhe disa fshatra të Vermoshit. Dhunë, nuk është gazi lotsjellës, i dashur Anton, por dhunë është nënshkrimi i atyre marrëveshjeve pa e ditur dhe pa e pyetur as parlamentin dhe as popullin. Kësaj i thonë: “Vetë Ali, e vetë Kadi”, që do të thotë, qeveria është edhe popull edhe parlament; ajo vetë vendos, e vetë vulos. 

A ia keni bërë pyetje vetes, zoti Anton, se pse i janë mbajtur fshehur parlamentit përmbajtjet e dy marrëveshjeve deri në momentin e nënshkrimit të tyre?
Besoj se edhe ju e dini që fshehtas bëhen vetëm vjedhjet, krimet dhe tradhëtitë, ndërsa politika e hapur, transparente, të nxjerr gjithmonë në dritë.
A jeni në dijeni, z. Anton, që edhe për një pëllëmbë zhvendosje të gardhit në tokën midis dy vëllezërve janë vrarë e po vriten vëllai me vëllanë?
Vëllezërit vriten për një pëllëmbë tokë, e jo më shtetet për mijëra hektarë tokë. A e di ti, se luftrat midis shteteve bëhen për territore dhe vetëm për territore? Si është e mundur që t’i hiqen Kosovës mijëra hektarë tokë dhe VV, dhe gjithë opozita, sipas teje, të mjaftohet boll me kritikën ndaj Qeverisë Thaçi-Mustafa dhe të na rrojë demokracia pluraliste! Jo more! Kësaj i thonë që të lejojnë qeverinë të bëjë si të dojë me territorin e Republikës së Kosovës. Kjo quhet demokraci?!
Madje, nuk di nëse i ke ndjekur zhvillimet politike me fqinjët, meqenëse e trajton në shkrim, edhe vetë kryeministri i Malit të Zi, i shtetit të cilit i është falur ky territor i Kosovë, del në mbështetje të kërkesës së opozitës e thotë: “Prisni, bre burra, se jena kojshi! Ejani ta shohim se ndoshta është bërë gabim”. Dhe qeveritarët e Kosovës nuk duan që ta rishikojnë!
A të bën ndopak përshtypje ky refuzim i qeverisë së Kosovës edhe ndaj kësaj thirrjeje të Malit të Zi? A të shkon mendja se gjetkë duhet të flerë lepuri? A të bën kjo të mendosh se mos vallë kanë bërë ndonjë proçkë tjetër dhe kanë frikë se mos u zbulohet?
Mos vallë do të quajmë demonë edhe 200 mijë nënshkrimet popullore të marra prej tyre për referendum? Mos vallë duhet t’i quajmë demonë të së keqes edhe 20 mijë ish-luftëtarët e lirisë që janë me VV në këto dy çështje? Unë flas për 20 mijët që luftuan me armë në dorë dhe jo për 60 mijët e vënë në lista si luftëtarë nga Hashimi me shokët e tij, për interesa partiake. Besoj se e kuptoni që edhe në këtë pikë kemi prej tyre vendosjen e interesit partiak mbi interesin kombëtar.


Së treti, ju shkruani se “Vendi ideal për këtë do të ishte Parlamenti”. Po mirë, a e dini ju se ata të opozitës, përfshi edhe z.Jakup Krasniqi kur ishte Kryetar i Parlamentit, kanë kërkuar disa herë që Qeveria të sqaronte Parlamentin për çka bisedonte në Vjenë me Serbinë, dhe Qeveria as që e ka vënë ujët në zjarr? A e dini ju që në të gjitha tekstet psikologjike e pedagogjike të të gjithë vendeve thuhet se kur metoda e bindjes nuk ia arrin qëllimit, atëherë hyjnë në fuqi metodat e detyrimit? Apo nuk e dini që ligjet janë detyrim dhe asgjë tjetër? A s’më thua, se cila rrugë i kish mbetur opozitës për ta bindur Qeverinë?

Së katërti, ju shpreheni: “Por definitivisht ai nuk është populli në emër të të cilit po thirren secila prej tyre”. Po 200 mijë nënshkrime qytetarësh, a janë popull? Po 30-40 mijë kryeqytetas të grumbulluar dhe që duartrokitën opozitën në 28 Nëntor, a janë popull? A e dini ju se ditët e festave kombëtare qeveritë dhe Presidentët shpallin amnisti për të burgosurit dhe jo urdhëra për arrestime? Dhe cilin arrestuan? Kryetarin e opozitës! Tashti, të lutem, më thuaj, kush është dhe kush sillet si “demo-kritik”, qeveria Mustafa-Thaçi, apo VV? 

Cilën quani ju dhunë, daljen e popullit në rrugë në formën më të qetë, sikundër e pamë në 28 nëntor, apo arrestimin e kryetarit të opozitës dhe sjelljen e policisë ndaj manifestuesve më keq se policia e dikurshme e Millosheviçit? Nëse jeni edhe ju dakord me këto veprime të qeverisë së Kosovës, u kërkoj përsëri ndjesë. Po mijëra qytetarë të Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Malishevës, Deçanit që i janë përgjigjur deri tash thirrjes së opozitës duke “dalë në rrugë” (e kuptoj që kjo juve nuk u pëlqen), a janë popull? Po kuvendet komunale të disa komunave të Kosovës? Sipas botkuptimit tuaj, të shprehur në këtë shkrim, popull qenkanë vetëm deputetët marioneta të kryetarëve të partive, Thaçi e Mustafa!
Së pesti, ju sugjeroni që: “Në këto momente serioze, skenës politike kosovare, më shumë se asnjëherë më parë, po i nevojitet një parti më pak serioze…”, që do të thotë se, këtë qeveri dhe këtë mazhorancë parlamentare marionetash, që miratojnë gjyqe ndërkombëtare për luftërat e lirisë, si dhe krijimin e një mini-shteti serb brenda në Kosovë e që i falin një pjesë të territorit të Kosovës shtetit fqinj, vetëm një opozitë dele, vetëm ajo mund t’i detyrojë këta kalanderë të anullojnë këto vendime antikombëtare! Mos vallë nuk e keni rilexuar atë çfarë keni shkruar?!

Së gjashti, ju keni hedhur një tezë disi të çuditshme kur shpreheni: “Kosova është e vendosur në një territor, i cili pothuajse gjithmonë ka prodhur më shumë konflikte se sa periudha mirëbesimi mes banorëve të tij”. Sipas kësaj teze fajin na e paska territori, fushat, kodrat, gurët, drurët dhe pyjet e Kosovës dhe jo politikanët dhe qeveritarët e popullit shqiptar që ka jetuar e jeton në Kosovë (!!!). Mos vallë edhe qeveria aktuale, edhe ajo e Rugovës në vitet 1990, si dhe edhe Çubrilloviçi për faj të këtyre gurëve, drurëve dhe dhéut të Kosovës e shpikën dhe e nxitën shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët përmes shpërnguljes me dhunë dhe emigracionit ekonomik masiv! Lutem, më ndihmo ta kuptoj.

Së shtati, nuk jam dakort edhe me shprehjen tuaj: “shqiptarët e Kosovës (dhe kosovarët tjerë, Sic!) nuk e parapëlqejnë “hapur” përdorimin e flamurit shtetëror nëpër gazmende familjare nuk do të duhej të nënkuptojë automatikisht se ata e urrejnë atë. Për më shumë, janë po ata të cilët me krenari përcollën valvitjen e tij në ndeshjet e reprezentacionit të Kosovës në futboll dhe ngritjen e tij në sukseset e karatisteve si Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, në pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Evropës, në spotet muzikore të Rita Orës dhe të ngjajshme”. Gjë e mirë që e keni vënë re se shumica e shqiptarëve në Kosovë nuk e pëlqejnë zëvendësimin e flamurit kombëtar me një copë beze të propozuar nga të huajt. Kjo tregon se nuk i ka pyetur kush, ngaqë nuk e kemi referendumin në Kushtetutë, do të thonë Hashimi e Mustafa, apo jo? PDK-ja me në krye Hashim Thaçin nuk pyeti aspak për popullin kur I ndryshoi atij dhe kombësine,duke e urdhëruar atë: “Prej sodi u ndalohet me e qujt vedin shqiptarë, por kosovarë!”. Dhe këtë e vendosi në kushtetutë. Por, z.Anton, a e din ti se çfarë thotë i madhi ynë Fan Noli për ndryshimin e kombësisë? Po ta them unë: “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.

Dhe, ajo që është edhe më çudi se gjithë çuditë e këtyre dy partive, (PDK, LDK), është kur tellallët e tyre thonë se: “Nuk mund të organizohet referendum, sepse nuk e kemi në kushtetutë”. Edhe ju jeni dakort? Shumë bukur. Si ta merr mendja, pse nuk e shtojnë në kushtetutë edhe nenin për referendum, kush i pengon, apo ngaqë do të votohet 100%? 

Dhe, së fundi, dua t’iu them edhe dy fjalë rreth asaj që ju shkruani: “Ndërkombëtarët ka kohë që na flasin në gjuhë të huaj. Por ata nuk e bëjnë këtë në gjuhën e të huajve, por të miqve… Është fakt i pamohueshëm se nganjëherë ata kanë ditur që edhe të jenë të padrejtë me ne. E kjo nganjëherë nuk është tash”. Edhe për këtë kam mendim ndryshe nga ju. Edhe në këto tre rastet e përmendura antikombëtare, duhet ta dish që ndërkombëtarët nuk na flasin me gjuhën e mikut. Atyre nuk u bëhet gajle nëse sakrifikohet Kosova po qe se Serbia largohet jetë e mot nga Rusia. Nëse nuk e ke kuptuar këtë gjë, pyet Hashimin dhe Isa Mustafën dhe ta shpjegojnë ata, pasi janë lojtarë të kësaj strategjie. Madje, ngaqë edhe Hashimi me Mustafën kanë këtë bindje, si dhe ju, prandaj duan të na mashtrojnë duke na thënë: “Këto janë marrëveshje ndërkombëtare dhe si të tilla nuk mund të anullohen nga ana e jonë”. Mirëpo këtë ose e thonë nga injoranca e tyre dhe e këshilltarëve të tyre, ose ua thonë “miqtë” ndërkombëtarë. Mësoje mirë ju dhe Hashimi me Mustafën, se marrëveshjet dy palëshe, nuk janë dhe nuk quhen marrëveshje ndërkombëtare. Prandaj, të thashë që është mirë të pyesësh Hashimin dhe Isën se ata e dinë më mirë atë punën e “miqve” të huaj.

A po zhvillohet edhe luftë e koncepteve ideologjike në Kosovë? – Nga Skënder MULLIQI

  Në skenën politike  të pas luftës   në lojë është futur shumë  edhe elementi idelogjik. U luajtë bukur shumë  lojë e djallit  që pas përfundimit të luftës. U formuan parti  politike të cilat vetën e quajtën të majta e  të djathta , krejt sipas tekeve të liderëve të partive politike.  Të gjitha ngjarjët e fundit në Parlament , jashtë dyerve të parlamentit e në rrugët e Prishtinës janë  edhe  luftë për dominim të koncepteve politike  .Partitë më identitet të njejtë politik gjithmonë në kohë krizave të mëdha bëhën bashkë. Kështu është vepruar edhe në dy luftërat botërore. Gjithë ky  agresivitet i përgjithem politik  është brengosës për fatin e Kosovës.Kjo reflektoj keq edhe në luftën e ashpër për pushtet, sepse në ketë rrugëtim të Kosovës ndodhën  edhe vrasje për motive politike.Kryesisht u vranë njerëzit e LDK-së, si parti e konceptit të djathtë politik, por edhe disa gazetarë të kësaj linje  politike. Në vend të rivalitet partiak, ishim deshmitarë të kundershtive të mëdha edhe  armiqësore politike.Sa ishte gjallë presidenti Rugova , LDK  ishte partia fituese e zgjedhjeve nacionale dhe zgjedhjeve lokale. Pas vdekjës së kryetarit të LDK së dhe presidentit të parë të Kosovës , skena politike pësoi ndryshime , më shumë në saje të gabimeve të strukturës së lartë të LDK-së. Kuvendi i Gjashtë famoz solli përqarje të mëdha deri të ndarjës në dysh të këtij subjekti politik . Timonin e LDK-së e mori Fatmir Sejdiu, ndersa Nexhat Daci formoi subjektin politik LDD-në. Kjo ndarje edhe bëri që  LDK-ja të zbretë si partia e dytë  pas PDK-së .  Fatmir Sejdiu hyri ne koalicion me PDK-në,për të marr postin e presidentit të vendit. Në bazë të një  vendimi të Gjykatës Kushtetuese ,Sejdiu u detyrua të jap dorëheqje nga posti i presidentit  për shkak së mbajti dy poste, ate të kryetarit të partisë dhe presidentit të Kosovës. Largimi i Sejdiut lidhet edhe më lojërat e prapaskenës politike.  Ardhja  e Isa Mustafës në krye të LDK-së për shumë kënd ishte e pa pritur. Ishte befasuese  sepse Mustafa nuk ishte njeri i afërt më presidentin Rugova. Pasi që nuk funksionoj koalicioni i madh VLAN, i cili u shpërbe pas gjashtë mujave , duke e quar vendin në krizë institucionale. Nga kjo periudhë kohore edhe filloj më të madhe tatpjeta e proceseve politike bashkë më proceset ekonomike. Mustafa hyri në koalicion të pa natyrshem më PDK-në, që  ishte një grusht  i madh për elektoratin  rugovian .  Gjashtë muaj krizë institucionale që zgjati deri sa nuk u shpërbe koalicioni i madh VLAN, dhe tre muaj të krizës së re institucionale, janë tregues së gadi një vit  patem krizë permanente institucionale. Nënshkrimi i dy marrveshjeve të dëmshme për Kosovën, ai i “Zajednicës” dhe Demarkacionit veq sa  e eskaluan situatën politike edhe më shumë .Protestat kunder këtyre dy marrveshjeve në qytetet e Kosovës  dhe krahas kësaj arrestimet e opozitarëve nuk po kan të ndalur. Themelet e shtetit të ri të Kosovës seriozisht po lëkunden.Si duket as pusheti dhe as opozita nuk i morën seriozisht mesazhet mikut tonë amerikan sekretarit të shtetit, John Kerryt për dialog të ndërsjellë politik.Në secilën variant Pozita mbanë përgjegjësi politike më të madhe …

Fushatë apo frikë nga humbja e pushtetit?! – Nga FLORIM ZEQA

Deklaratat e krerëve të qeverisë pas rekomandimit të këshilltarëve të komisionit të BE-së për mosliberalizim të vizave për kosovarët edhe për vitin 2016, më tepër se ironizuese duken të jenë qesharake.
“Kryeministri” aktual deklaroi se mund të jetohet edhe pa liberalizim të vizave! Po, është e vëertetë,  “akademik” Isa Mustafa asnjëherë nuk e ka pas pengesë liberalizimin e vizave për udhëtime jasht shtetit; as në kohën e ish Jugosllavisë Titiste, as në përiudhën e regjimit Millosheviqian dhe as në ditët e sotme,…thënë ndryshe, për Mustafën getoizimi i qytetarëve të vendit nuk ka qenë problem në të kaluarën,  nuk është sot dhe as që do të jetë në të ardhmën.
Sa u përket deklaratave të kryediplomatit Hashim Thaçi, për mundësinë e protestimit të qytetarëve para zyrave të BE-së, më shumë se qesharake, shpërfaq frikën e tij për humbjen e pushtetit pas dy dështimeve  të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare; mosantarsimit në UNESCO dhe mosliberalizimi i vizave, si një premtim i vazhdueshëm i tij gjatë fushatës së fundit zgjedhore, e në veqanti pas krijimit të qeverisë Mustafa-Thaçi 3.
Njëherit, deklarata e Thaçit për protesta para zyrave të BE-së, ka për qëllim zhvendosjen e problemeve reale që ka pushteti me opoziten në raport me marrveshjet fatkeqe për vendin në Bruksel, për “Zajednicën” dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Protestat për mosliberalizim të vizave duhet të ndodhin para zyrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si shkaktare kryesore për mosliberalizim të vizave, për mungesën e zhvillimit ekonomik, mungesën e papunësisë, dështimet në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës, sportit, etj.
Siq po shifet qartë, rrugës përmes së cilës (bllokadës politike) erdhën në pushtet, qeveritarët aktual, do të jenë të detyruar të kthehen mbrapa, të përulur dhe poshtëruar para popullit të tyre, për mijëra dështime, gënjeshtra dhe mashtrime, keqpërdorim dhe zhvatje të pushtetit, dëmtim serioz të sovranitetit dhe integritetit shtetëror në bisedimet e Brukselit.
Qysh para dy viteve, kur qeveritarët tanë kishin filluar të bisedonin me pompozitet për MSA-në, e pata thënë se kjo do t’u mbetët në dorë si të “trasht e surlës”,…populli shqiptar i Kosovës padrejtësisht do të vazhdoj të mbetët i vetmi i getoizuar në Ballkan,…edhe pse në shtëpinë e vet “mbanë” prezencën më të madhe evropiane se çdo shtet tjetër i rajonit,….madje jemi ndër të parët në Ballkan që jemi “konvertuar” në valutën e EURO-s!
Mos të flasim për prezencën e fuqishme politike (Përfaqësuseit e BE-së), policore (EULEX-i) dhe ushtarake (KFOR-i). Janë këto element të mjaftueshme që tregojnë paaftësinë tonë politike për moskooperimin e duhur me këto organizata për avancimin e lirive dhe të drejtave njerëzore (në radhë të parë) dhe kombëtare për fuqizimin e institucioneve shtetërore.
Pas çlirimit të vendit, e në veqanti pas “pavarësisë” së 17 shkurtit, të fillimit të njohjes formale ndërkombëtare të shtetit tonë,…për fatin tonë të keq, politika kosovare më tepër u orientua kah lindja se sa kah përendimi, më tepër kah shtetet aziatike se sa kah shpëtimtarët e qenjës sonë kombëtare-SHBA-të !
Si rezultat i kësaj, viteve të fundit kemi pasur një tërheqje (të padeklaruar) të SHBA-ve ndaj krerëve të institucioneve tona.
Këtë situatë “vakumi” politik, më së miri e shfrytëzoi Brukseli, duke i “mjelur” mirë liderët e korruptuar kosovar, për të shpërblyer me sovranitet dhe territor kosovar  Serbinë gjakatare, shkaktarën e të gjitha luftërave në territorin e ish Jugosllavisë.
Gjendja e stresuar e kryeministrit nr.1 në qeverinë e Kosovës dhe kryediplomatit Hashim Thaçi në seancën e fundit të kuvendit të improviozuar, ishte një rrëshqitje e pazakont e tij ! Nuk është se ndjente keqardhje, pse qytetarët e vendit nuk do të mund të levizin lirshëm pa viza në vitin 2016, por pse e ka nuhatur mirë gatishmerinë e bashkësisë ndërkombëtare për largimin e tij nga pushteti dhe klsës aktuale politike në përgjithësi, për t’i hudhur si “limona të shtrydhur”, pasi të arrituart e Serbisë në Bruksel edhe mund të jenë të mjaftueshme për momentin.
“Patatja e nxehtë”, e të arriturave në bisedimet e Brukselit do të jetë e papërballueshme për qeveritë pasuese të shtetit Kosovës. Qeveritarët e rinjë të Republikës së mbetur të Kosovës, do të përballen me dy mundësi të pakëndshme dhe të papërballueshme; konfrontimin me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë ose vazhdimin e konçesioneve të reja politike në dëmë të shtetit të Kosovës.
Kjo është rruga me “xhëmba” e trasuar nga liderët e korruptuar kosovar !

Opozita protestoi edhe në Prizren kundër marrëveshjeve

Tubimi në Prizren në të cilin morën pjesë rreth një mijë qytetarë kaloi qetë

PRIZREN – Me protestën në Prizren, tre partitë opozitare kosovare edhe sot vazhduan me tubimet “Për Republikën” në komunat në shenjë proteste kundër marrëveshjes për Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Tubimi në Prizren në të cilin morën pjesë rreth një mijë qytetarë kaloi qetë.

Lideri i partisë më të madhe opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka porositur të pranishmit se nuk do të ketë dialog me opozitën në të cilin bëjnë thirrje kryeministri Isa Mustafa, presidentja Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi sepse opozita nuk do të lejojë të kalojë marrëveshja me të cilën shkatërrohet vendi dhe i dhurohet tokë Malit të Zi.

Duke rikujtuar se edhe për 60 ditë u është vazhduar paraburgimi deputetëve të opozitës, lideri i VV-së ka thënë se buxheti ndahet në shumë pjesë, një për Bashkësinë, një për Isën dhe një për Thaçin.

Ymeri ka thënë se prizrenasit më së miri e dinë çka do të thotë të kenë kryetar komune, i cili është i dënuar dhe ende është në pushtet. Në mungesë të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj për ardhmërinë e Kosovës ka folur sekretari i partisë, Blerim Kuçi. Ai ka theksuar se pas këtyre marrëveshjeve Kosova nuk është më unike dhe as multietnike.

Ai vlerëson se kryeministri Mustafa ka shkelur nenin e parë të kushtetutës në të cilën shkruan se Kosova është e pavarur dhe shtet sovran, me nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, derisa rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është shkelur neni tjetër i kushtetutës ndaj suverenitetit.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se marrëveshjet nuk janë në rregull dhe se formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe do të thotë kthimi i Millosheviçit dhe rrënimi i harmonisë e cila është krijuar në Prizren.

Limaj paralajmëroi se këto marrëveshje “e copëtojnë vendin tonë dhe se nuk kemi dalë rastësisht këtu që të kërkojmë mbështetje”. “Thirrja jonë është që të bashkohemi dhe të mos lejojmë përleshje. Kosova është shteti i vetëm në Evropë ku gjysma e opozitës është në burg. A mendoni se do ti kishin bërë ato veprime nëse nuk do të kishim arsye”, ka shtuar Limaj.

Ai më tej ka shtuar se kurrfarë masash represive nuk do të mund të ndalin opozitën për të penguar këto marrëveshje.

Opozita e bashkuar kosovare deri më tani ka mbajtur tubime në Prishtinë, Gjilan, Deçan, Malishevë dhe Pejë, ndërsa tubimi i madh është paralajmëruar më 9 janar, përsëri në Prishtinë.

Petrit Selimi jep dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Jashtëm

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka njoftuar se jep dorëheqje nga ky post.

Ai thotë se dorëheqja e tij është e parevokueshme.

Njoftimi i plotë i Petrit Selimit:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Nga viti 2011, duke pasur kënaqësinë dhe privilegjin të jem në funksion të zv. Ministrit të Punëve të Jashtme në 2 mandate (2011-2014) dhe 2015, ju njoftoj për dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion.

Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj zv. Kryeministrin e parë dhe kryetarin e PDK-së z. Hashim Thaçi, për besimin e dhënë gjatë kësaj kohe.

Jam munduar që të jap kontributin tim në sferën e Diplomacisë Publike, asaj Digjitale dhe në lobim ndërkombëtarë, pavarësisht sfidave të cilat Republika e Kosovës i ka ndërkombëtarisht.

Aktivitetin tim do të vazhdoj në konsulencë ndërkombëtare në sektorin privat.

Me respekt,

Petrit Selimi.

Kosova duhet të plotësojë edhe tetë kushte për liberalizimin e vizave

Komisioni publikoi të premten raportin e tij të fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa i dha dritën e gjelbër liberalizimit për  Gjeorgjinë dhe Ukrainën

Komisioni Evropian vlerësoi të premten pozitivisht përparimet e arritura në Kosovë për përmbushjen e kritereve për përfshirjen e saj në regjimin e udhëtimit pa viza në zonën Shengen, por tha se duhet përmbushure dhe tetë kritere të tjera për të siguruar liberalizimin.

I ngarkuari i Komisionit Evropian me çështje të migracionit dhe punëve të brendshme, Dimitris Avramopulos, tha në Bruksel se kanë mbetur vetëm edhe tetë kritere të cilët Kosova duhet t’i përmbushë dhe të ofrojë masa të frytshme për të parandaluar migrimin në Bashkimin Evropian. Pas kësaj tha ai, komisioni do të jap rekomandimin për liberalizim.

“Ta shfrytëzojmë këtë periudhë para nesh për të bërë çfarëdo që është e nevojshme për ta përgatitur Kosovën për udhëtim pa viza”, tha zoti Avramopulos, i cili pritet të qëndrojë në Prishtinë në fillim të vitit 2016.

Kosova kishte gjithsej 95 detyrime për të përmbushur në këtë proces.

Raporti i sotëm pasoi raportin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian më 15 dhjetor, në të cilin nuk u dha rekomandimi për liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës, duke nxitur shume reagime në Kosovë, ku autoritetet e cilësuan zhgënjyese dhe fyese qasjen e Brukselit.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo mori udhërrëfyesin për këtë çështje në qershor të vitit 2012.

Kosova është e fundit në proceset integruese edhe për shkak të mungesës së konsensusit brenda Bashkimit Evropian, pesë vende anëtare të të cilit vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e saj.

Ajo është e fundit që nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian më 27 tetor, e cila u mundësua për shkak të marrëveshjeve me Serbinë, e cila të hënën hapi kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këto marrëveshje ndërkaq e kanë çuar Kosovën në një krizë politike disa muajshe për shkak të mospajtimit të partive opozitare që vlerësojnë se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton sovranitetin e Kosovës.

Kur Thaçi dekoronte Haradinajn, Selimin, Brahimajn dhe Isufin

PRISHTINE – Gani Koci ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku shihet tashmë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi duke i graduar eprorët e lartë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Fjala është Ramush Haradinajn, Rexhep Selimin, Ahmet Isufin dhe Lahi Brahimajn, diku pas luftës së vitit 1999, kur Thaçi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

Koci ka shkruar në Facebook: “Kryegjenerali gradon. Keshtu ishte ne fund te vitit 1999, ku janë sot te graduarit?”

Kosova, shtet në inkubator! – Nga FLORIM ZEQA

Përgjatë këtyre viteve të paspavarësisë, janë bërë shumë analiza, komente, opinione dhe vlerësime të shumta për shkaqet e mosfunksionimit të shtetit të Kosovës, por asnjëherë nuk janë thënë të gjitha për faktin e thjeshtë të mosnjohjes deri në fund të veprimeve të nëntokës politike të Kosovës.
Janë shumë faktor që e përcaktojnë nivelin e demokracisë së një vendi. Kriteret për matjen e nivelit të demokracisë janë të shumta, duke u nisur nga shkalla e zhvillimit ekonomik, arsimor, kulturor e deri të niveli i sigurisë së qytetarëve.
Demokracia pa mbarvajtje të sistemit të drejtësisë shëndrrohet në anarki, duke marrë trajtën e një sistemi diktatorial. Dikush mund të thotë së në demokraci diktatura nuk ka vend! Në fakt ashtu duhej të ishte sikur shteti të ishte në parametrat e funksionimit dhe zhvillimit normal.
Shpeshëherë, jo pa të drejtë ju kemi adresuar vetëm SHIK-ut, si organizatë e fshehtë politike e partisë në pushtet (PDK-së) për prapësitë e shumta në skenën politike, duke anashkaluar veprimtaritë e shërbimeve të fshehta (SHIK-ave) të subjekteve tjera politike, të cilat ditën paraqitën si engjuj para opinionit, ndërsa nën errësirën e natës “lëvrojnë” bashkarisht nëntokën e Kosovës.
Luftë e ashpër dhe e pakompromis e nëntokës politike bëhet në mes grupeve të interesit mbrenda sojit të njëjtë (të njëjtit subjekt politik), e reflektuar në luftimin e  njëri-tjetrit për marrjen e primatit në parti.
Këto grupe të fshehta dhe kriminale të quajtura ndryshe edhe si “parapolitike”, janë shëndrruar në dhunuese të demokracisë, uzurpatore të lirisë dhe shkatërruese të ardhmërisë së vendit tonë.
Efektet e dëmëve të nëntokës politike janë shumëdimensionale, të reflektuara në të gjitha sferat e jetës, në të gjitha segmentet qeveritare dhe në të gjitha institucionet e “pavarura” të shtetit !
Pavarësisht prejardhjes së tyre politike, ideologjike apo fetare, të gjithë urithët e nëntokës janë shëndrruar në PËRBINDËSHA të gjithëçkajes në Kosovë !
Ngase të gjithë së bashku rropën e ç’rropën pasurinë shtetërore dhe shoqërore të Kosovës, uzurpuan të gjitha institucionet publike, varfëruan deri në palcë popullin, duke e lënë të harruar e të pashpresë nga pasojat e mashtrimeve në premtim për një të nesërme më të mirë !
Të gjithë këta përbindësha nuk duhet trajtuar me ngjyra partiake, si të këtij apo atij subjekti politik, por si një e keqe e përbashkët, pasi të tillë janë në jetën e përditshme; para syve të opinonit publik bëhen sikur shahen dhe përlahen paturpërisht me njëri-tjetrin, ndërsa në anën tjetër i bijnë në përqafim njëri-tjetrit, i ndajnë tenderët bashk, i ndajnë bizneset bashk, ngrëjnë e pijnë bashk, pushimet i bëjnë bashk, ekskursionet (vizitat) jasht shtetit i bëjnë bashk, financimet i kanë të përbashkëta (nga populli),…poashtu në fund edhe argëtimin (talljen) me popullin e bëjnë të përbashkët,…!!!
Përderisa në anën tjetër, populli i mjerë, mbetët gjithmonë i dëshpruar, i ndarë dhe i hasmuar me njëri-tjetrin për interesat e kusarëve politik,…të hasmuar mbetën vllazni e kojshi, miq e farefis shkaku i këtyre përbindëshave të pangopshëm, të akomoduar si gjithnjë së bashku në majat e pushtetit, qoftë ai lokal apo qendror !
Sa herë që bëhen bashk apo tradhëtojnë elektoratin e tyre, nëntokat e partive politike, shpëtimin e gjejnë tek ndërkombëtarët, duke u “arsyetuar” se gjoja ndërkombëtarët i detyruan të bëhen bashk “pa” dëshirën e tyre!
Mirëpo pas bashkimit të fundit të dy nëntokave politike, sikur u doli “ngjyra” arsyetimeve të tilla.
Vallë, paskan qenë ndërkombëtarët që e mbajtën peng vendin, mbi pesë muaj (vitin e kaluar) të barrikaduara përballë njëri-tjetrit partitë rivale ?!
Vallë a janë ndërkombëtarët që shkaktuan bllokadën parlamentare tre mujore (të këtij viti) në vendin tonë ?!
Jo, ishin dhe janë interesat meskine të grupeve dhe klaneve mafioze mbrenda  partive aktuale, ato që i ndajnë përkohësisht, dhe janë prap intersat personale të liderëve dhe mbështetësve të tyre që i bashkojnë pëseri grupet rivale në një kuorëzim të panatyrshëm politik.
Hipokrizia politike e pushtetarëve dhe opozitarëve i ka kaluar të gjithë kufijtë e imagjinatës njerëzore. Pushtetarët në njërën anë deklarohen si institucionalist, ndërsa në tjetrën rrënojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit me marrveshjet antishtetërore në Bruksel për interesa të Serbisë dhe Malit të Zi.
Ngjajshëm me pushtetarët, edhe opozitarët që deklarohen për mbrojtjen e shtetit, gjysma e tyre e kanë votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës marrëveshjen e 19 prillit 2013 në Bruksel për themelimin e “Zajednicës” të nënshkruar nga kryediplomati Thaçi.
Përderisa, marrëveshja  e 25 gushtit 2015 e nënshkruar nga “kryeministri” Mustafa, nuk është më pak dhe as më shumë se rikonfirmim i marrveshjes paraprake, që “de jure” e ndanë sovranitetin e shtetit në dysh.
Nëse për të parin (Hashim Thaçin) prejudikohet se pavetëdije ka nënshkruar marrveshjet e Brukselit, ky i dyti (Isa Mustafa) me vetëdije të plotë ka nënshkruar kapitullimin e Kosovës përballë Serbisë në Bruksel, si dhe demarkacionin me Malin e Zi, duke e tkurrur territorin e vendit për rreth 10 mijë hektarë.
Me këtë nivel të turpshëm (të ulët) të qeverisjes së vendit, kush e di edhe për sa kohë do të qëndrojnë në vendin organet e drejtësisë ndërkombëtare.
Prezenca e KFOR-it, (element i sigurisë së shtetit tonë), EULEX-it (element i drejtësisë), përfaqësuesi special të kombeve të bashkuara (aktualisht, Samuel Zhbogar), heshtja dhe indiferenca e popullatës karshi keq-qeverisjes, e bënë shtetin e Kosovës, një shtet në “inkubator”, pa qenë në gjendje të lëvizi më këmbët e veta drejtë ecjes dhe zhvillimit normal siç i ka hije një vendi të lirë dhe demokratik.
Si pasojë e kësaj gjendje, erdhi edhe rekomandimi i fundit i Këshillit të Ministrave të BE-së për mosliberalizimin e vizave për kosovarët edhe për vitin 2016!
Kjo i bie që MSA-ja, qeveritarëve tonë u mbeti në dorë si të “trasht e surles”, përderisa popullata shqiptare përveq varfërisë, vazhdon të përballet me izolimin dhe getoizimin ndërkombëtar, shkaku i keqqevrisjes tetvejqare të klasës aktuale politike.
Kot e akuzojmë Evropën, ajo nuk është fajtore për dështimet tona. Klasa politike kosovare në vend të përmbushjes së obligimeve për liberalizim të vizave, me tërë qenjën e saj u angazhua në përmbushjen e orekseve serbe në Kosovë.
Prandaj, jo vetëm se s’ka liberalizim të vizave, me këtë klasë të kriminalizuar, korruptuar dhe shantazhuar politike, që ka kapë të gjitha institucionet shtetërore, nuk do të ketë përspektivë zhvillimore dhe as jetë dinjitoze për shqiptarët në shtetin e Kosovës.
Truki politik i radhës i pushtetarëve për “dalje” nga kriza institucionale do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme, me qëllimin e ribashkimit të sërishëm pas zgjedhjeve !
Populli duhet të ketë nxjerrur mësimin e duhur nga loja përfide e pushtetarëve aktual dhe liderëve partiak opozitar,….për t’i dhënë fund kësaj katrahure të mashtruesve dhe intrigantëve politik.
Nga zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare në pranverën e 2016-së, duhet dhënë ndëshkimin e duhur strukturave të këtyre kusarëve dhe matrapazëve politik,…në të kundërtën, nëse i votojmë prap të njëjtit, atëherë s’kemi më arsye të ndihemi të tradhëtuar e as të zhgënjyer në qveritarët e “ri”, por në vetvetën e tonë.
Populli im i dashur, vllezër dhe motra që ju rrahë pulsi i zemrës njësoj si unë, që ju vlon gjaku njësoj si unë, që doni atdheun njësoj si unë, që vuani njësoj si unë, që nxheni njësoj si unë, që shani njësoj si unë,…të bëhemi të gjithë bashk kundër të keqës, pa dallime partiake apo fetare, t’ua ndalim hovin këtij grupi të vogël matrapazësh politik, këtyre maskarenjëve, kësaj fare të keqe që u pasuruan skajshmërisht mbi kurrizin tonë.
Me largimi nga skena politike të kësaj klase të qelbur politike, do të hapen rrugë dhe përspektiva të reja zhvillimore të shtetit tonë-Republikës së Kosovës.

Imponimi i kulturës politike diktatoriale është mallkimi më i madh që i bëhet një populli – Nga Skënder MULLIQI

Gjatë këtyre viteve  në shkrimet publicistike , në analizat politike, debatet televizive janë lakuar shumë  termat , korrupcion, krim i organizuar, hajni, zhvatje, kapje e shtetit, abuzime….Në vend të këtyre termave sikur të ishte punuar mirë , kemi mundur të ndëgjojmë , të flasim, të debatojmë për tema shumë më pozitive të shtetndërtimit dhe mirëqenjës sociale, për tema të  zhvillimit ekonomik dhe tema më të favorshme politike .Për shkak të shumë negativiteteve në shoqerinë tonë edhe na është përkeqësuar kaq shumë gjendja politike.Kur i përmendim të gjitha këto, vetvetiu shtrohet pyetja logjike. Ku qendron problemi, të populli apo të pushtetarët ? Nuk do të pajtohesha më konstatimin së ‘ Çfarë është populli të tillë e ka edhe udhëheqjën’. Kur jemi këtu duhet të flasim së në Kosovë  po na mungon edhe kultura politike. Po na mungon edhe për shkak së nuk kemi përvojë në shtetndërtim .Shtetin e fituam bashkë më bashkësinë ndërkombëtare. Kjo nuk mjafton kur dihet së shteti kërkon njerëz të zot , njerëz kreativ, të guximshem të ballafaqohen më sfida , njerëz të moralshem, dhe të përgjegjshem politikisht , por edhe më  kulturë politike. Në krye të shtetit  erdhën  forcat politike  të pa shkolluara, jo të nivelit politik dhe diplomatik të kohës  .Kur kësaj ia shtojmë edhe atë së edhe  në  strukturat e larta të shtetit  ka dëpertuar  korrupcioni  dhe  krimi i organizuar, nuk kemi së si ti realizojmë interesat minimale nacionale. Edhe në shumë raporte ndërkombëtare thuhet së krimi dhe korrupcioni nuk po luftohen sa duhet në Kosovë. Kur të gjithë këta ndodhin e shteti është i pafuqishem të ballafaqohet më  këto të keqija nuk kemi së çka të presim së vetvetiu  të bëhët  mirë. Sigurisht së largë do të jetë dita kur Kosova do të inkuadrohet në strukturat relevante ndërkombëtare që është synim i popullit të Kosovës.

Edhe kësaj radhe si shumë herë deri më tash morëm lajmin zhgenjyes së nuk do të kemi liberalizim të vizave. Na është mbushur koka duke ndëgjuar llafe të pa pjekura  politike nga kjo garniturë e  pushtetit  së këtë vit apo vitin vijues  do të kemi  liberalizim . E tash këto struktura të shtetit e fajsojnë bashkësinë ndërkombëtare  për këtë punë. Hashim Thaçi  jep deklaratë kërcënuese karshi faktorit ndërkombëtar ,kurse Mustafa thotë së jetojmë edhe pa liberalizim të vizave. Të dyja këto dëklarata janë skandaloze, janë deklarata për ta mbuluar mos punën e Qeverisë ,pikërisht dikastereve për punë të jashtme .Në Kosovë  ate që është më e rënda  njeriu mund edhe të vritet për pikë  të ditës ,dhe askush nuk përgjigjet para organeve të drejtësisë. Kjo sigurisht së nuk është  kulturë politike e cila buron nga populli, por është e keqe që po e prodhojnë  pushtetet neglizhente .  Kultura  diktatoriale e cila edhe tash deri diku po na serviret , është mallkimi më i madh  që i bëhët një populli.  Këtij shteti dhe këtij populli i duhen njerëz  me logjikë dhe kulturë  të mendimit dhe veprimit shumë më ndryshe. Këtyre  iu është errësuar mendja  pas pushtetit. Nese dëshirojmë të këmi standard të mirë të jetës , neve  jemi ata që më punën tonë duhet ta ngrisim. Nuk punon askush për neve.Duhet më të gjitha metodat demokratike ti luftojmë të gjithë keqberësit politik në zgjedhjet e radhës. Mos ta  qesim më kurrë  votën bllanko sikur  u veprua deri më tash.  Këtë e dëshmojë edhe koha…

Jahjaga: Kosova është në krizë të thellë politike dhe morale

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha në fjalimin e saj vjetor në parlament se pushteti dhe opozita duhet të kërkojnë në dialog rrugëdaljen nga kriza e rëndë politike

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha të enjten se Kosova është kapluar nga një krizë e thellë politike dhe morale, që ka sfiduar rëndë edhe rendin e ligjin. Në fjalimin vjetor në parlamentin e Kosovës ajo tha se zgjidhja e krizës është në dialogun ndërmjet qeverisë dhe opozitës.

Fjalimi i saj pason një periudhë tensionesh në parlamentin e Kosovës seancat e të cilit u përshkuan me gaz lotsjellës e skena dhune gjatë protestave të opozitës kundër marrëveshjes së arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Ajo tha se qytetarët e Kosovës u shndërruan në spektatorë të një tensionimi të skajshëm, të një tronditjeje të thellë, të një dhune të pashembullt dhe një arrogance të paparë në historinë e re të vendit.

Presidentja Jahjaga tha se shqetësimet me marrëveshjet janë të natyrshme, për shkak të rëndësisë që kanë edhe për funksionimin e Kosovës si shtet dhe se për tejkalimin e situatës ka propozuar plan konkret duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ne të gjithë mund të kemi mendim për Asociacionin, të kontekstit që e ka jetësuar atë, por Gjykata Kushtetuese, e krijuar dhe e votuar nga ky parlament, është instanca e vetme kompetente që të bëjë interpretim ligjor të parimeve të asociacionit. Ne duhet t’iu besojmë institucioneve që i kemi krijuar vet dhe ato t’i mveshim me fuqinë që të marrin vendime të pavarura, të shkëputura nga frustrimi i përditshmërisë dhe nga gjuha e ashpër që po e karakterizon këtë realitet sot”.

Ajo tha se ka propozuar një komision ekspertë të huaj, që do të bëjnë vlerësimin e procesit të shënimit të kufirit me Malin e Zi. Ajo tha se këto propozime janë edhe një sprovë për zotësinë e klasës politike të Kosovës që në rend të parë të vendosë interesin e vendit.

“Forcën e argumentit nuk mund ta zëvendësojë gazi lotsjellës. As demokracinë tonë nuk mund ta reduktojmë në numra. Niveli i demokracisë tonë dhe kualiteti i saj do të përcaktohen nga dialogu mes pozitës dhe opozitës”, tha presidentja Jahjaga.

Mungesa e këtij dialogu, tha ajo, rrezikon të zhbëjë parimin themelor të jetës politike, ta delegjitimojë vendimmarrjen dhe ta bëjë të pasuksesshme përpjekjen për të krijuar vend ku sundon ligji për të gjithë.

Besoj që tash e kemi të qartë që asnjëra palë nuk do të korrë fitore. Dhunën nuk do ta shndërrojmë në mjet politik, sepse në atë mënyrë do ta zhbëjmë, do ta rrënojmë Kosovën. Por, njëkohësisht, askush nuk e gëzon të drejtën e arbitrit në Kosovë. Rruga jonë përpara duhet të trasohet me dialog të brendshëm, me strategji të qartë për të avancuar proceset tona integruese, si në raport me etnitë e tjera, qytetarë të Kosovës, ashtu edhe me vendet fqinje dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, që qëndruan pranë nesh në periudhën tonë më të errët. Investimi ynë është i përbashkët”.

Ajo tërhoqi vërejtjen se zhvillimet në Kosovë janë duke e sprovuar rëndë përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën dhe po lëkundin besimin e miqve të saj. Klasa politike tha ajo po vazhdon pa përmirësim ta sprovojë rëndë besimin dhe durimin e qytetarëve.

Ajo tha se bisedimet më Serbinë janë të domosdoshme që Kosova të rivendosë sovranitetin mbi tërë territorin e saj dhe për ta ruajtur tërësinë e saj tokësore por edhe si kusht për integrimet evropiane. Por, ajo tha se duhet një konsensus më i gjerë që do të siguronte subjektivitet më të fuqishëm në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Ne duhet të insistojmë në qartësi nga partnerët tanë. Duhet ta definojmë deri në detaj se çfarë nënkuptojmë me normalizim. Dhe që një gjë të tillë ta shpjegojmë e argumentojmë para qytetarëve tanë. Të jemi më të qartë në kërkesat tona. Më aktiv se çfarë duam ne nga ky dialog. Ta përcaktojmë rendin e ditës – për të zhdukurit, për fondin e vjedhur pensional. Të mendojmë për reparacionet nga dëmet e shkaktuara nga lufta. Dhe, në fund, të gjithë neve na duhet më shumë transparencë e debat konstruktiv publik mbi procesin e dialogut”.

Presidentja Jahjaga vuri theksin edhe tek mungesa e zhvillimit ekonomik, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kosova tha ajo duhet të jetë e vëmendshme edhe ndaj kërcënimeve për sigurinë  e saj, përfshirë përballjen me përpjekjet e rrymave terroriste që të shtrijnë ndikimin e tyre, duke vazhduar rekrutimin e qytetarëve të Kosovës për t’iu bashkangjitur kauzave të rrejshme dhe terroriste në Siri dhe në Irak.

Fjalimi i presidentes Jahjaga, i fundit në parlament në mandatin e saj që përfundon vitin që vjen, nuk u ndoq nga deputetët e partive opozitare, të cilat sot protestuan në qytetin e Malishevës në Kosovën qendrore kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Opozita pritet ta bojkotojë fjalimin vjetor të Presidentes

Presidentja e vendit nesër do të dalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të mbajtur fjalimin e saj vjetor.

Burime të Koha.net brenda opozitës bëjnë të ditur se presidentja Atifete Jahjaga do të bojkotohet nga subjektet opozitare brenda Kuvendit.

Opozitarët më herët kanë thënë se nuk do ta pengojnë fjalimin e presidentes por që do ta kundërshtojnë, transmeton Koha.net.

“Nuk do ta bllokojmë, por do ta kundërshtojmë në mënyrën që kemi kundërshtuar seancat paraprake, në ndonjë mënyrë mund të shprehim ndonjë pikëpamje tonë ashtu siç ka ndodhur edhe në vizitat e presidentit Fischer apo edhe komisionarit Hahn”, pati thënë ditë më parë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ngrihet aktakuzë për katër deputetë të Kuvendit të Kosovës

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka njoftuar sot se ngriti aktakuzë kundër katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas një komunikate të lëshuar, aktakuzë është ngritur ndaj ish-liderit të LëvizjesVetëvendosje Albin Kurti, ndaj dy deputetëve të tjerë të këtij subjekti Albulena Haxhiu e Faton Topalli si dhe ndaj shefes së grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada Bujupi.

Të pandehurit, siç njofton prokuroria, akuzohen veç e veç për kryerjen e veprës penale “të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe për veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” nga neni 409 par.1 të KPRK-së.

Katër deputetët për të cilët tashmë është ngritur aktakuza por edhe disa të tjerë nga tri subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma , tash e dy muaj, përmes përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta pengojnë dhe e kanë penguar punën e legjislatvit.

Tërë këto veprime janë bërë në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin.

Pejë: Opozita protestoi kundër dy marrëveshjeve

Pamje nga protesta e sotme e opozitës në Pejë

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë mbajtur sot në Pejë një tubim, në shenjë kundërshtimi ndaj dy marrëveshjeve, me Serbinë për Asociacionin e komunave të banuara me popullatë shumicë serbe dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Opozita në Kosovë i cilëson të dy këto marrëveshje si të dëmshme për tërësinë territoriale të Kosovës dhe po kërkon me ngulm shfuqizimin e tyre.

Protesta e sotme në Pejë, në të cilën raportohet një pjesëmarrje prej mijëra vetësh, pason atë që u mbajt në Gjakovë dhe Gjilan.

Andis Harasani-Berat Buzhalës: Je një idiot 27 karatësh

Andis Harasani ka shpërthyer kundër gazetarit kosovar Berat Buzhala.

Shkak është bërë një deklaratë e Buzhalës për tifozat shqiptarë që do ndjekin përfaqësuesen tonë në “Francë 2016”.

Ja cfarë thotë Buzhala e si i i reagon Andis Harasani.

bba

Një fjali e Berat Buzhalës mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, duket se është bërë shkas për fyerje dhe akuza mes gazetarit kosovar dhe ish-deputetit socialist Andis Harasani.

“Tifozët janë një turmë pa logjikë”. Kështu është shprehur Berat Buzhala, ndërsa Harasani i është përgjigjur në Fb me fjalinë: “Berat Buzhala, je një idiot 27-karatësh”.

 Buzhala i është përgjigjur Harasanit, po nëpërmje Facebook-ut, duke e quajtur hajdut 27 karatësh:  “Andis, je nje hajdut 27 karatsh”.

“Ish- ministri i Energjetikes se Shqiperise, Andis Harasani, e paska bere nje postim lidhur me paraqitjen time ne emisionin e mbremshem ne Opinion. Postimi i tij qenka fjalepak, por ofendues.

Andis, per here te pare per ty kam degjuar kur shkruanin mediat se kur ishe ne poziten e ministrit ke qene hajdut 27 karatsh. Pyetja ime per ty eshte kjo: A eshte e veshtire te jesh edhe hajn edhe patriot? Streha e fundit e horrave, sigurisht e di se kush eshte?  Andis, ti je pjese e nje subjekti politik, ose se paku ke qene, lideri historik i te ciles e quante Beogradin si Kryeqytetin e Kosoves. Tash e shoh qe gjerat kane evoluar dhe nuk na akuzoni me qe po sillemi keq me Milloshevicin, perderisa i kemi te gjitha te mirat, si bie fjale: veture, shtepi etj.

Tash po kerkoni dicka tjeter: nenshtrim ndaj arrogances suaj. Harroje”, shkruan Buzhala.

Pas këtij statusi, Harasani ka shkruar sërish.

“Berat Buzhala. Te falenderoj qe me je pergjigjur. Ne rradhe te pare je gabim. Skam qene kurre minister. Sa per ate qe ke degjuar se jam hajdut, eshte e drejta juaj dhe une e respektoj!

Une per ju kam degjuar shume gjera te tjera, por ndryshe nga ju Berat une nuk komentoj per ato qe degjoj nga te trete. Une komentoj vetem per gjera qe degjoj me veshet e mi nga goja e personit per te cilin flas. Te kerkoj ndjese qe rashe ne nivelin tend dhe te fyeva duke vene shenje barazimi! Sa per patriotizmin nuk tregohet as me fjale dhe as duke fyer.

Duke respektuar cka mendon ti per mua, dhe duke mirekuptuar qe je mesuar te te kerkojne se cte besh e si te sillesh, me lejo miku im qe duke uruar te kesh jo vetem ti, por cdo familje ne Kosove e Shqiperi 10 here me shume se sa ka, do vleresoja te mos fyesh tifozet ne stadium. Shpesh kam qene pjese e tyre. Sa per nenshtrim ndaj te tjereve ajo kohe ka vdekur njehere e mire jo vetem per ne te dy”, shkruan Harasani.

DASH-i i shqetësuar me numrin e shtetasve të Kosovës në ISIS

Radikalizmi dhe pjesëmarrja e kosovarëve, burra dhe gra, në “Shtetin Islamik” përbën një shqetësim të madh edhe për Departamentin Amerikan të Shtetit. Zyrtarët e saj bëjnë thirrje që kësaj sfide dhe me këtë problem të punohet duke iu përgjigjur bashkërisht. Zyrtari i lartë i DASH-it, Tom Yazdgerdi, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”, thotë se gjatë kohës sa ka qenë në Kosovë, si zëvendësambasador i SHBA-së në vitin 2009, nuk e ka vërejtur këtë nivel të shtrirjes së ideologjisë ekstreme fetare.

Megjithatë, ai mendon se legjislacioni duhet të thotë qartë se si mund të procedohet me këta njerëz. Ndërkohë që, ai konsideron se problemet ekonomike, mosperspektiva dhe ngecjet tjera rrisin potencialin e të rinjve që t’i bashkëngjiten “Shtetit Islamik” (ISIS). Ai mendon se kjo është një çështje komplekse, nuk është diçka që lehtë zgjidhet. Sipas tij, sulmi i tmerrshëm në Paris ishte thirrje për këndellje. Yazdgerdi gjatë intervistës foli edhe për emigrantët e Kosovës drejt BE-së, për mandatin e EULEX-it, duke bërë të qartë se Kosova ende nuk është e gatshme që të ketë një gjyqësor tërësisht të pavarur. Ai foli mes tjerash edhe për Gjykatën Speciale si dhe për performancën e Policisë së Kosovës.

Zëri: Radikalizmi fetar është një nga sfidat kryesore me të cilat po ballafaqohet vendi. Zyrtarisht treqind meshkuj nga Kosova u bashkuan me ISIS-in, 36 femra të reja, shumica e tyre të lindur në vitet e nëntëdhjeta. Si e shihni Kosovën e cila ishte një vend goxha më laik?

Yazdgerdi: Kjo përbën një shqetësim të madh. Ju keni të drejtë, Kosova ka numrin më të madh të luftëtarëve krahasuar me kokë banori. Unë mendoj se kjo është një çështje komplekse, nuk është diçka që lehtë zgjidhet. Mendoj se duhet sulmuar atë në shumë nivele. Qeveria e Kosovës ka bërë gjëra të mira, para së gjithash, ata kanë legjislacionin e nevojshëm dhe kanë miratuar legjislacion e duhur.

Kosovë: 13 deputetë të opozitës në paraburgim ose në arrest shtëpie

Në orët e vona të së hënës, pesë deputetë të lëvizjes Vetëvendosje janë shoqëruar në polici për shkak të veprimeve në parlamentin e Kosovës, i cili gjatë tërë ditës së hënë u përshkua me skena të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës që kundërshtojnë marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.

Glauk Konjufca, Besa Baftiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli, u shoqëruan në polici me të dalë nga ndërtesa e parlamentit. Tre të partë meqë të hënën hodhën gaz lotsjellës, ndërsa dy të fundit meqë kishin shkelur masën e shqiptuar ditë më parë ndaj tyre me arrest shtëpie.

Më herët gjatë të hënës policia shoqëroi tre deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu, gjithashtu nën dyshimet për hedhje të gazit lotsjellës.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Ismail Kurteshi nga lëvizja Vetëvendosje ndodhen në paraburgim, Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën dhe Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndodhen në arrest shtëpie.

Gazi lotsjellës nuk i është ndarë parlamentit të Kosovës gjatë tërë ditës së hënë. Fillimisht opozita hodhi gaz lotsjellës në sallën kryesore të seancave të parlamenti. Më pas, gaz u hodh edhe në mbledhjen e kryesisë së parlamentit të Kosovës dhe pas kësaj partitë e koalicionit qeverisës u mblodhën në sallë alternative.

Grupe veprimtarësh të partive opozitare hodhën gurë dhe ngjyrë mbi ndërtesën e parlamentit dhe mbi policinë e cila arrestoi tre veta gjatë shpërndarjes së protestuesve.

Në hijen e zhvillimeve brenda dhe jashtë parlamentit, partitë shumicë miratuan me 78 vota buxhetin prej rreth 1.7 miliardë eurosh, si dhe një numër ligjesh të tjera.

Por, edhe seanca ne sallën alternative u ndërpre për rreth dy orë nga gazi lotsjellës që u hodh nga disa deputetë të opozitës që u lejuan të hyjnë në seancë.

Opozita thotë se nuk do të heq dorë nga kundërshtimi i marrëveshjes së arritur me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për kufirin me Malin e Zi, që sipas tyre, cenojnë sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës.

Partitë opozitare akuzojnë qeverinë për vendosje të pushtetit policor, meqë tetë deputetë të opozitës janë në paraburgim, nën masa të arrestit ose në procedurë gjyqësore për shkak të veprimeve në parlament.

Qeveria ka bërë thirrje për hapje të dialogut politik, por opozita kërkon anulimin e marrëveshjeve, referendum për to dhe nëse këto nuk funksionojnë atëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, u shpreh i zhgënjyer me zhvillimet e së hënës në parlament. Ai përmendi me këtë rast vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në Kosovë dhe thirrjet e tij për të shmangur veprimet e dhunshme në parlament.

“Është zhgënjyese që njerëzit nuk i kanë dëgjuar thirrjet e tij”, tha ambasadori amerikan, i cili u shpreh i shqetësuar edhe me praninë në parlament të dy deputetëve të opozitës ndaj të cilëve është në fuqi masa e arrestit shtëpiak. Ligjet vlejnë për secilin qytetar të Kosovës tha ambasadori amerikan.

Marrëveshjet me Serbinë, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që aspirojnë integrimet evropiane. Ato i siguruan Kosovën marrëveshjen e stabilizim asociimit, ndërsa Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që u hapën të hënën në mbrëmje në Bruksel.

Lojaliteti qytetar karshi këtij estabilishmenti politik ishte dështimi më i madh – Nga Skënder MULLIQI

Edhe një vit po e fusim në “ thes’ siq thotë një fjalë e popullit. Pas secilit vit që e lëmë mbrapa dëshirojmë që viti që vjen ta na sjellë më shumë shëndet, mirëqenje, më shumë bëgati, dhe përgjithsisht të sjellë prosperitet.Nese në shtetet e zhvilluara nuk mvaret shumë së kush vjen në pushtet, në vendet në tranzicion është shumë më ndryshe. Në Kosovë njeriun tonë e lidhë po thuaj gjithçka së kush vjen në pushtet dhe si punojnë këto pushtete. Sot, pos që nuk e kemi më okupatorin serbë mbi kokë , nuk mund të lavdërohemi  më të arrituarat tona.Pak kush e ka paramenduar së edhe pas 16 vitësh , vendi dhe populli do ta bjenë në këtë  deregje të ligë.Këto struktura politike, në vend që të janë fanarë ndriques, e ërresuan dhe gjithnjë e më shumë po e errësojnë ardhmerinë e brezave që po vijnë. Po e errësojnë përspektiven e  një shteti të vogël  në zemër të Evropës i cili sa po ka marrë këmbë.E kan lën të izoluar Kosovën  si ne geto.E futen vendin në krizë institucionale  më qëllime të caktuara politike.Viti që po e lëm mbrapa ishte i mbushur më plotë ngjarje të pamira. Kishim greva, protesta, gazëlotësjellës, demonstrata të dhunshme e paqësore,largime masovike nga Kosova. Dëgjuam edhe po degjojmë në media retorikë boshe të kësaj nomenklatuare politike.  Nuk bëhët mirë duke manipuluar  më masën . Ndërtuan institucione të shtetit më shumë për vete së sa për qytetaret. Organët e drejtësisë janë të ndikuara nga politika, dhe mu për ate nuk kemi rezultate  në luftë kunder krimit  dhe korrupcionit .Nuk kemi hulumtime të pasurisë të kësaj kaste politike . Nuk e lufton kush krimin në radhët e veta.Të gjitha këto marifete i mbulojnë duke arrestuar disa keqbërës shumë të vegjël  të cilët nuk kan ndonjë lidhje më pushtetarët.Mediat duhet liruar krejtësisht nga ndikimi i politikës . Vetëm informimi objektiv dhe korrekt i ndihmon këtij vendi dhe këtij populli që të dalim nga gjendja e status kuos.Marshimi i kësaj klase politike po shkon në rrugë të gabuar . I kan shëndrruar qytetarët në viktima, të cilët nuk kan menduar së e kanë dhënë aq  haram votën e tyre. Nese nuk ndodhë një zgjim tjeter kombëtar, secilen ditë e më shumë shteti i Kosovës do të mbetet vetëm si nocion imagjinar.  Këta janë betonuar fortë pas pushtetit dhe privilegjet që sjellë pushteti. Për të qenë absurditeti edhe më i madh është së ende shumë kush në Kosovë po shkonë verbërisht pas disa liderëve politik , thua së nuk ka kush ti përfaqëson tjetër.  Lojaliteti qytetarë karshi këtij estabilishmenti politik  ishte dështimi më i madh . Të mbash gjallë diqka inekzistente, është nepërkëmbje e çdo vlere njerëzore, është fundosje e çdo vlere demokratike.Ta mbash gjallë një  estabilishment para vdekjës politike, është iluzion i keq , është  vazhdim i agonisë së Kosovës.  Kemi një Qeveri dhe Parlament të mbushur siq e preferoj unë të thëm me analfabet potencial. Kemi qeverinë më mamute  jo vetëm në rajon ,në këtë kohë krize të rëndë ekonomike  .Kësaj i thonë turpi i Zotit! Ta drejtojnë shtetin e njejta garniturë politike  më njerëz të cilët mbajnë hipoteka nga e kaluara kësaj i thonë neodiktaturë . Në një vend ku  vrasjët për motive politike dhe vrasjët  tjera nuk zbardhën  , nuk mund të themi së kemi shtet të duhur ligjor dhe demokratik. Familjarët e të vrarëve kan mbetur më plagë të pa shëruara. Janari i tragjedive   dhe krenarive kombëtare është afer. Është afër dhembja e madhe që përjetuan familjarët e të vrarëve .Kjo dhembje po u përseritet që shumë vite me shpresën që viti që vjen  ndoshta vrasjët do ta gjejnë dritën e diellit.

Kjo strukturë e lartë e LDK-së është turpi që nuk lahet kurrë. U  treguan lakmitarë për pushtet dhe asgjë më shumë. Është koha që këta mekatarë të partisë të cilën e formoi i madhi Rugova të largohën  njëherë e përgjithmonë .Të shkojnë me koka të ulura së i tradhëtuan idealet e presidentit historik , Ibrahim Rugova , Smajl Hajdarajt, Tahir Zemës, Xhemajl Mustafës, Bardhyl Ajetit…Sigurisht së edhe në këtë janar  do të shkojnë të përkulen të varri i Rugovës duke thënë ngadalë me vete” mirë ke ba që ike në amshim dhe na u dha mundësia që në emrin tënd  ta kalërojmë LDK-në dhe ta kalerojmë  Kosovën”. Por mos harroni Ju së nuk e keni të largët ditën kur do të largoheni turpshem ,nga postët e larta partiake dhe  nga postët e larta pushtetare…

Opozita – Kosovë: Garantojmë normalitet nëse tërhiqen marrëveshjet

Opozita ka lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës ka komentuar gjendjen që mbretëroi sot në Kuvendin e Kosovës.

Reagimi i plotë i opozitës:

Triumvirati i rrenave – Veseli-Mustafa-Thaçi
Seanca e sotme e improvizuar nëpër skuta i ka nxjerrë në pah tre gënjeshtarë të mëdhenj, të cilët edhe sot nuk hezituan të vazhdojnë ta mbulojnë diktaturën e tyre me fjalime hipokrite e patetike.
I pari foli ish shefi i SHIK-ut, i rehabilituar si kryetar i institucionit më të lartë të një demokracie parlamentare, siç është Kuvendi. Të gjithë e mbani mend kur, para pak ditësh Kadri Veseli betohej se kurrë nuk do të lejonte të hynte policia në Kuvend, dhe kurrë nuk do të përjashtohej opozita, për sa kohë që Ai, do të ishte kryetar kuvendi. E sot, Kadri Veseli bën thirrje për skanera specialë, ndërkohë që e ka mbushur sallën e Kuvendit me policë me maska gazi. Kadri Veseli ka urdhëruar kontrollin e deputetëve të opozitës, ndërkohë që shumë prej bashkëpunëtorëve të tij në SHIK, që sot janë deputetë e ministra të partive në pushtet, kurrë nuk janë kontrolluar e kurrë nuk janë hetuar. Kadri Veseli ka kërkuar sot edhe masa të shtuara represive kundër opozitës, sepse sipas tij policia nuk mjafton, edhe pse i kemi parë të gjithë arrestimet dhe ndërhyrjet policore ndaj opozitës dhe mbështetësve të saj.
Në seancën e turpshme ku partitë në pushtet u mblodhën të diskutojnë pasi e përjashtuan opozitën, kryeministri i Qeverisë së Rashkës, Isa Mustafa, ka përsëritur edhe një herë se kërkesat e opozitës për tërheqje të marrëveshjeve nuk janë të sinqerta, dhe kinse Opozita e Bashkuar paska kërkesa të tjera.
Kjo nuk është hera e parë që Mustafa e thotë të njëjtën gënjeshtër, pasi ai këtë gjë e ka pretenduar edhe në kohën kur Opozita protestonte kundër ministrit të tij me qëndrime raciste, Jabllanoviqit. Por veprimet opozitare gjithnjë kanë qenë të përgjegjshme, dhe kanë vërtetuar të kundërtën. Mjafton që Isa Mustafa të heqë dorë nga dy marrëveshjet e dëmshme për të ardhmen e Kosovës, dhe ne garantojmë se secili aktivist e secili deputet opozitar do t’i kthehet normalitetit.
Mashtruesi i tretë ishte Hashim Thaçi, personi i cili i ka ndërtuar gjithë këto marrëveshje të cilat tash i ka nënshkruar Mustafa. Thaçi ka deklaruar me pafytyrësinë më të madhe se me bllokimin e këtyre marrëveshjeve, opozita ia paska pamundësuar Kosovës përfitimin e 60 milion eurove. Sipas zëvendësit të Mustafës ia vlen ta ndërtojmë Republikën Serbe në Kosovë, me një çmim të tillë. Hashim Thaçi mendon se qytetarët i kanë harruar aferat me qindra milionë të cilat ai dhe njerëzit e tij i kanë përfituar nëpër privatizime shkatërruese të pronës publike. Vetëm kontrata që Hashim Thaçi ka lidhur për privatizimin e KEDS-it, ia ka vjedhur fitimin mbi një qarkullim prej 300 milionë eurosh në vit. E kësaj i shtohen qindra milionë prej shumë privatizimeve e koncesioneve të dyshimta. Pra Thaçi nuk duhet të na tregojë çmimin me të cilin duhet të shesim Kosovën përmes marrëveshjeve, por duhet të shkojë sa më parë në Gjykatë për korrupsionin masiv të partisë të tij, korrupsion që tashmë është bërë shqetësimi kryesor edhe i ndërkombëtarëve në Kosovë.
Këta tre zyrtarë po thonë se në emër të demokracisë do të përjashtojnë e do të arrestojnë opozitën. Këta po thonë se në emër të drejtësisë do të përndjekin opozitën dhe do të mbrojnë korrupsionin e tyre.
Por ne jemi të vendosur se marrëveshjet për “Zajednicë” e Demarkacion, nuk kalojnë! Opozita nuk ndahet! Normaliteti do të kthehet vetëm kur të kthehet demokracia! Protestat nuk ndalen!

Kosovë: Edhe sot gaz lotsjellës në parlament

Gazi lotsjellës sërish bllokon parlamentin e Kosovës. Deputetët e partive opozitare hodhën gaz lotsjellës vetëm pas sekonda pas fillimit të seancës së parlamentit që pritet të diskutojë miratimin e buxhetit të vitit 2016, bashkë me 27 pika të tjera të rendit të ditës.

Në hijen e zhvillimeve politike, qeveria ka miratuar buxhetin prej rreth 1.7 miliardë eurosh, duke shprehur bindjen se ai do të ndihmojë në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Partitë në pushtet i kanë bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancë duke theksuar se mos-miratimi i buxhetit pos tjerash mund të rrezikojë edhe një një kredi prej 185 milionë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por, opozita thotë se nuk do të heq dorë nga kundërshtimi i marrëveshjes së arritur me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për kufirin me Malin e Zi, që sipas tyre, cenojnë sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës.

Që nga 22 shtatori partitë opozitare nuk po lejojnë mbajtjen e seancave të rregullta të parlamentit ku kanë hedhure dhe gaz lotsjellës në disa raste. Ato e akuzojnë qeverinë për vendosje të pushtetit policor, meqë tetë deputetë të opozitës janë në paraburgim, nën masa të arrestit ose në procedurë gjyqësore për shkak të veprimeve në parlament.

Qeveria ka bërë thirrje për hapje të dialogut politik, por opozita kërkon anulimin e marrëveshjeve, referendum për to dhe nëse këto nuk funksionojnë atëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Marrëveshjet me Serbinë, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që aspirojnë integrimet evropiane. Ato i siguruan Kosovën marrëveshjen e stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian, ndërsa Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Kosovë: Planifikohet mbajtja e seancës së Kuvendit

Pamje nga Kuvendi i Kosovës ku opozita ka hedhur gaz lotsjellës

Në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën planifikohet të miratohet buxheti për vitin 2016.

Por mbretëron paqartësi se si do të bëhet kjo, duke pasur parasysh se opozita në Kosovë vazhdon ta pengojë mbajtjen e seancave, në shenjë të protestës për nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë tërheqjen e Marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e komunave me popullatë shumicë serbe në Kosovë dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë këto kërkesa, duke e ftuar opozitën që të kthehet në punën e Kuvendit dhe të shqyrtohen këto çështje, e të mos pengohen institucionet e Kosovës.

Marketingu politik – Nga Skënder MULLIQI

Shumë herë gjatë këtyre viteve dëgjuam nga udhëheqësit shtetëror  aq shumë deklarata kontradiktore sa vështirë është të mbahën në mend . Shumë herë deri me tash dëgjuam së këtë vit apo vitin vijues  Kosova do të këtë liberalizim të vizave , dhe nuk ndodhi ashtu. Shumë herë dëgjuam nga pushtet së do të kemi më mijëra vende te reja të punës, dhe as kjo nuk doli e vërtetë. Dëgjuam nga këto pushtete së Kosova shpejt do të  bëhët pjesë e Evropës së Bashkuar  edhe pse kjo është shumë largë për ne.Për shumë çka qe ishte shumë më rëndësi për opinionin dhe për shtetin , dëgjuam pas firmosjës të shumë marrveshjeve që ndodhen . Shumë pak opinioni ishte informuar për Fusnotën. Kjo nuk ishte shpjeguar gadi hiq nga nënshkruesiot e kësaj marrveshje, ose opinioni ishte dezinformuar. Ishte deinformuar lidhur më këtë çeshtje pikërisht nga ideatorja , Edita Tahiri.Ajo bile edhe dha deklaratë skandaloze që fusnota në përfaqësimet rajonale të Kosovës , shpejt do të zhduket si fluskë  sapuni.  U zhvilluan bisedime maratonike me Serbinë herë për çështje teknike herë për çështje politike dhe kurrë opinioni i gjerë publik nuk ishte informuar në tërsi së çka në fakt  po bisedohet. Tash pas nënshkrimit të dy marrveshjeve të fundit , i tregohet gjoja opinionit së këto dy marrveshje shumë më herët janë bër faktike, tash nënshkrimi i tyre në Bruksë për “Zajednicën” dhe në Vjenë për Demarkacionin ishin vetëm formalitete. Thuhet për demarkacionin p.sh, së ate e kan votuar në Kuvend edhe opozita , e cila tash është duke i kundërshtuar këto marveshje . Nuk dua të flasë se a ishte ashtu apo kështu, por secila variant e cila po paraqitet   është e vonuar . Kjo ngjanë më ate hajde të “ bojmë’ politikë  . Gadi pata harruar të përmendi këtu së këta në vend të politikës  po bëjnë marketing politikë.Marketingu politik po iu hyn në funksion për mrekulli për tia zgjatë vetit pushetin .Demokracia nuk është vetëm procedurë .Demokracia është një sistem i caktuar e vlerës dhe ideologjisë së saj.Këta politikanë po e shohin veten dhe ashtu edhe po veprojnë sikur të ishin në sistemin  një partiakë. Po e para pëlqejnë këtë sisitem të së kaluarës së po mendojnë së gjithmonë duhet të mbesin  të pa prekshem .  Të gjithë e dimë së tradita jonë në demokraci është e një periudhe të shkurtër, por të punohet më logjikën autokratike, nuk justifikohet për shekullin në të cilin kemi hy. Politika partiake  po është largë politikës nacionale. Këtu edhe duhet shikuar deri diku  dështimet  e deri tashme .Kur nuk avansohet sistemi shumë partiakë dhe proceset demokratike , kufizohemi  dhe mbetemi në sistemin autokratik. Kryeminstri  i qorton minisitratë të cilët kan bër shumë udhëtime jashta vendit, në vend që ti ndëshkon ata për mos çasje profesionale , dhe ti ndëshkon si të pa sukseshem në punën  e deritashme të tyre. Partitë kryesore politike në vend që të promovojnë vlera po  na servojnë koncepte të mjegulluara  politike, jashtë ideve dhe idealeve  që sjellë demokracia. Po merren vendime të rëdësishme për shtetin të cilat edhe mund të lën pasoja të mëdha, dhe askush nuk e merre përgjegjësinë politike dhe morale si  dy postulatet kryesore në demokraci. Kemi keqepërdorime  me të mirat materjale, keqpërdorime politike , krijimi i një gjendje të  pashpresë  për jetë ,  vendime të cilat prekin statusin politikë  të vendit, akuza dhe kunder akuza Pozitë -Opozitë  deri në tradhëti kombëtare. Po ndodhin të gjitha këto  edhe për ta zhvendosur vemendjen nga  problemet  madhore më të cilat që shumë kohë po përballemi …

Një vit aborti politik! – Nga FLORIM ZEQA

Në situatë mjeruese dhe turpëruese, partinë e shpresës dhe besës së shqiptarëve të Kosovës e sollën një grusht i vogël njerëzish të ligj, të pabesë dhe lakmiqar, vetëm e vetëm për të kënaqur egon e tyre për pushtet,…sakrifikuan vullnetin e elektoratit të tyre, shuan ëndrrat dhe dëshirat e gjithë qytetarëve të ndershëm, rrezikuan ardhmërinë e gjeneratave të reja të këtij vendi.
Thyerja e zemrave, trazimi i shpirtërave dhe fyerja e ndjenjave të elektoratit rugovian nga njerëz shpirtligj, qyqarë dhe të pamoralshëm erdhi si rezultat i mashtrimit në premtim,..premtimi u kthye në zhgënjim, zhgënjimi në mallkim!jj
Kjo u bë nga lidershipi i LDK-së bashk me shumicën e deputetëve, që me aq lehtësi dhe pa fije turpi kapërdinën të bëmat dhe të thënat e veta,…thënë më mirë i hëngrën “qershijat e lagura” me muaj dhe vite, që trumbetonin parreshtur; “Kurr koalicion me PDK-në…”!
Thirrjet e panumërta të elektoratit rugovian për mosbashkqeverisje të turpit me PDK-në, depërtuan vetëm në veshët dhe ndërgjegjën e pak deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Edhe pse në numër të pakt, janë me shumë vlerë për të ardhmën e ndritshme të frymës rugoviane të LDK-së.
Deputetët që votuan kundër bashkqeverisjes me PDK-në nuk janë zëra të vetmuar siq u trajtuan nga lideri i katandisur i partisë, (nuk pat fuqinë morale të pranimit të vullnetit demokratik të tyre), por janë zë i fuqishëm i mbi 120 mijë votuesve besnik të LDK-së.
Një fjalë e urtë popullore thotë; “e keqja e ka të mirën e madhe mbrapa”. Rrokullisjes dhe katandisjes politike të liderit diktatorial të LDK-së është duke i ardhur fundi.
Kjo “SALTO MORTALE” e liderit aktual të partisë, shënon ndarjën e “shapit nga sheqeri”, ndarjen e të mirës nga e keqja, e të bardhës nga e zeza,…me shkarkimin e tij të shpejtë do të filloj lindja e një fryme të re në LDK,…nga një bërthamë e shëndoshë aktivistësh dhe veprimtarësh, nga një gjak i ri që nuk pranoj nënshtrimin dhe poshtërimin, paraqet lindjen e shpreses për një fillim i ri në LDK.
Andaj elektorati i LDK-së ka arsye të ndihet krenar në qëllimin dhe vizionin rugovian të veprimtarëve të saj të shumtë në Kosovë dhe Diasporë. Unifikimi dhe bashkrenditja e veprimeve të elektoratit rugovian për largimin e uzurpatorëve dhe puçistëve nga partia, do të shënoj fillimin e  ripërtëritjes së  partisë me kuadro të reja, do të përshpejtojë rënjën e kësaj qeverie të kriminalizuar, shantazhuar dhe servilizuar nga pushtuesit verior serb dhe qarqeve tjera diplomatike pro-serbe.
Në zgjedhjet e ardhshme partiake, elektorati i LDK-së nuk guxon të jetë vetëm votues dhe vëzhgues i zgjedhjeve, por duhet të bëhet pjesë përbërse e ndryshimeve nga niveli i aktivëve (të eliminuara nga diktatori), nëndegëve dhe degëve, për të determinuar kështu ndryshimin strukturor të kryesisë qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm të saj.
Me largimin e Isa Mustafës nga LDK-ja, nuk do të ketë vend për zhgënjim dhe as për mallkim, ngase mallkimi do të ikë bashk me të mallkuarit…
Ata që shkelën mbi vullnetin e elektoratit, u shëndrruan nga drejtues në uzurpator të timonit drejtues të LDK-së dhe shtetit të Kosovës.
Ata që tradhëtuan vullnetin e elektoratit, përveq që janë produkt me afat të skaduar, u mungon edhe e drejta morale për të udhëheq me LDK-në rugoviane dhe shtetin e Kosovës në veqanti.
Elektorat mbaje kokën lartë, LDK-ja ka rininë e mrekullueshme, plot kuadro të reja dhe të fuqishme, aktivist dhe veprimtar të devotshëm, besnik të frymës rugoviane të viteve të ’90-ta gjithandej Kosovës dhe Diasporë, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në procesin e ndryshimeve pozitive në shtëpinë e madhe rugoviane, shtëpi e përbashkët e të gjithë shqiptarëve të Kosovës.
Andaj, aktivist dhe veprimtar, elektorat dhe qytetar, të mos humbasim kohë duke u marrë me pushtetarët, por të kthehemi kah e ardhmja, të bëhemi bashkë për pastrimin e LDK-së nga mbeturinat komuniste, për t’i kthyer nderin dhe dinjitetin LDK-së rugoviane, të vetmës shpresë reale për ardhmëri të sigurtë në vendin tonë.
LDK-ja e reformuar, ashtu siq ishte dje, do të jetë sot, nesër dhe përgjithmonë lokomotivë e fuqishme dhe avangardë e proceseve demokratike në vendin tonë.
Mbështetësit e diktatorit, përveq mbrojtës skandaloz të së keqës, janë njerëz të lig dhe të pashpirtë, janë zë ogurzi i kthimit të diktaturës komunsite, shantazhit, kërcënimeve dhe likuidimit të oponentëve politik.
Shembulli më enklatant i diktaturës komuniste ishte mbyllja e dyerëve të kuvendit zgjedhor të 31 Majit 2015 për dy degët më të fuqishme në të LDK-së Disaporë (Zvicër dhe Gjermani).
Qeverisja njëvjeqare Mustafa-Thaçi 3, përgjatë vitit 2015 kaloj pa asnjë rezultat pozitiv sa i përket përmbushjes së premtimeve elektorale, siq ishin; rritja ekonomike,  iberlizimi vizave, hapja e vendeve të punes, investimeve në fusha të ndryshme, rritje të pagave, përmirësim të sistemit shëndetësor, ngritje të cilësisë në arsim, përmirësim të sistemit të drejtësisë,…kur është fjala të sistemi i drejtësisë gati harrova të permendi “rezultatet”,…ato janë evidente me  burgosjet politike të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që kundërshtuan marrveshjet fatkeqe për vendin.
Qeveritarët që burgosin vullnetin e qytetarëve, fjalen e lirë, mendimin ndryshe sot, janë njerëzit më të korruptuar jo vetëm në rajonin e Ballkanit por në tërë Evropën, janë këto mbeturina sllavo-komuniste që burgosjet e deputetëve po i bëjnë në emër të demokracisë, në emër të (anti) ligjit, duke injoruar kështu vullnetin e qytetarëve të vendit (të zgjedhurit e tyre).
Skenat e dhunës gjatë qeverisjes Mustafa-Thaçi 3, të kujtojnë skenat e dhunës policore të regjimit Millosheviqian të viteve të ’90-ta në Kosovë !
Veprimet antiligjore dhe antikushtetuese të drejtuesve të shtetit, më tepër se një diktature tipike komuniste, në të shumtën e rasteve u ngjajnë shërbimeve sekrete, që për dëtyrë (ndoshta) kanë rrënimin e shtetit më të ri në Ballkan-Republikës së Kosovës.
Për ironi të faktit, qeveritarët, mosantarsimin në UNESCO po mundohen ta mbulojnë me MSA-në, si masë për vazhdimin e mëtutjeshëm të getoizimit të popullatës kosovare, të vetmes pa të drejtë levizje të lirë drejt vendeve të BE-së.
Për një vit qeverisje Mustafa-Thaçi 3, krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë shënuar rritje enorme, papunësia dhe varfëria janë në nivelet më të larta,…thënë ndryshe, një vit qeverisje e dështuar, një vit aborti politik.

Vetëvendosje: Edhe nesër gaz lotsjellës në Kuvend, nuk lejohet fjalimi i Jahjagës

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi është shprehur se nesër do të ketë gaz lotsjellës dhe veprime të njëjta për të penguar seancën e thirrur nga Kuvendi. Çaushi në një konferencë për media, ka thënë se nuk do të ketë normalitet pa tërheqjen e nënshkrimeve të marrëveshjeve.

“Kanë kaluar tre muaj nga marrëveshjet dhe e kemi të qartë se çfarë përmbajnë këto marrëveshje. Do t’i kundërshtojmë patjetër edhe seancat. Nuk ka normalitet pa u tërheq marrëveshjet. Dhe për mënyrat e kundërshtimit do ti shohim”, ka deklaruar Çaushi, raporton “Zëri”.

Ndërkaq, në lidhje me lajmin se prapa djegies së veturave zyrtare qëndron “Vetëvendosje”, Çaushi ka thënë se ky lajm i cili është publikuar nëpër disa media nuk është aspak i vërtetë dhe se “Vetëvendosje”, distancohet nga djegia e veturave zyrtare.

“Nuk ka asgjë të vërtetë për lajmet se aktivistët e opozitës kanë djeg disa vetura”, ka deklaruar Çaushi.

Kurse, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Makolli është shprehur se është rrahur nga Policia pasi ka sulmuar me ngjyrë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Ai ka thënë se është keqtrajtuar nga Policia edhe brenda stacionit policor duke shtuar se është rrahur nga Njësia Speciale e Mitrovicës.

Brenda 24 orëve digjen katër vetura zyrtare në Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan

PRISHTINË, 13 DHJETOR – Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, katër veturave zyrtare iu është vënë flaka.

Zjarrvëniet në vetura, sipas policisë, kanë ngjarë në rajone të ndryshme të Kosovës.

Në Prizren, sipas policisë, është djegur një veturë që është në pronësi të Gjykatës së Apelit; në Pejë është djegur një veturë e Gjykatës për Kundërvajtje; në Mitrovicë një veturë që është pronë e Administratës Tatimore, ndërsa në Gjilan një veturë që është pronë e Prokurorisë.

“Policia e Kosovës është duke kryer hetime intensive për zbardhjen sa më parë të këtyre rasteve të cilësuara si zjarrvënie, të cilat dyshohet se janë djegur qëllimshëm nga persona të dyshuar”, ka njoftuar policia.

Sipas tyre, zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, ruajtja e pronës publike dhe asaj private, është detyrë e organeve të rendit.

Policia ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për zbardhjen e këtyre rasteve.


Send this to a friend