VOAL

VOAL

“Kosova ka të drejtën e vetëvendosjes” – Deklarata e Putin, shkakton tërmet në Serbi /VIDEO

Voal- Intervista e presidentit rus, Vladimir Putin dhënë të përditshmes më të lexuar gjermane “BILD” ka shkaktuar tërmet në opinionin publik serb.

Disa media serbe kanë shkruar për deklaratat e Putin se Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njëjtë sikur edhe Krimea. Agjencia e Lajmeve B92 ka shkruar një artikull, ku citohet Putini, duke thënë se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes.

Menjëherë pas publikimit kanë shpërthyer komente të ndryshme të lexuesve serb. Ata kanë dalë hapur kundër Putinit, por edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç.

Njëri nga komentuesit ka shkruar se Putini me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës. “Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatitë rrugën për njohjen e Kosovës”, ka shkruar ai.

Një tjetër komentues ka shkruar se Koshtunica nuk është fajtori kryesor, tashmë e kemi një të ri: Putinin.

“Për mua është njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: “Putin, të duam”!, “Putin, Serbia është me ty”!. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s’i ‘kërcet’ për neve, bile as rusët nuk çmenden pas nesh…”, ka shkruar një serb tjetër i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot ne mediat serbe, transmeton republika.nfo.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, BILD, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar, në mbrojtje të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

2016-01-11_20-38-43

PËRKUJTIM: Meshë në Katedralen “Nënë Tereza” në 10 vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Mark Sopit dhe Dr. Ibrahim Rugovës

Voal – Sivjet mbushen 10 vjet qëkur Imzot Mark Sopi, ipeshkvi ynë i ndjerë dhe Presidenti Rugova, në një interval kohor prej dhjetë ditës, kanë kaluar në amshim.

Për të shënuar këtë përvjetor, Ipeshkvia e Kosovës në bashkëpunim me Familjen Sopi dhe Rugova, organizon meshë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, të martën, më 12 janar 2016, në ora 18:00 në Katedrale.

Pas meshe do të hapet një ekspozitë me veprimtarinë e këtyre dy personaliteteve në Katedrale, e cila do të jetë e hapur deri më 22 janar 2016.

Kurse në Klinë, ku i ndjeri Imzot Mark Sopi e ka kaluar veprimtarinë më të gjatë të jetës së tij si meshtarë, u organizua një Akademi Përkujtimore, më 9 janar 2016, në të cilën dligjëruan njohësit e personit të tij në aspekte të ndryshme.

2016-01-11_20-22-46

Vetëvendosja sulmon me vezë Murat Mehën

Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha, është sulmuar sot me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Një video nga aksioni tregon se aktivistët kanë hedhur vezë në drejtim të tij, në shkallët e Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Sipas postimit në rrjetin social Facebook, Meha në cilësinë e kryetarit, “ka bërë lëshime të mëdha, me ç’rast mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës ia ka dhënë Malit të Zi”.

“Si rezultat i marrëveshjeve të tilla që dëmtojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës, shteti jonë tash e sa muaj është në krizë të thellë politike. As pas konstatimeve të ekspertëve se marrëveshja për demarkacionin është gabim, ky milioner i Qeverisë së Kosovës nuk reflektoi”, thuhet më tutje në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosja zotohet se nuk do t’i ndal protestat, deri në tërheqjen e siç thonë ata, “marrëveshjeve të dëmshme” dhe deri në largimin e qeverisë.

Prishtina: Shuhet ‘Mbrojtja Civile’, stukturë paralele e Serbisë në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit të datës 26 mars të vitit të kaluar, është shuar e ashtuquajtura “Mbrojtja Civile”.

“Ish pjesëtarët e kësaj strukture gjithsejtë 483 janë integruar në institucione qendrore të shtetit të Kosovës, në bazë të ligjit për shërbimin civil, pas një procesi të rekrutimit ligjor. Sot kanë nënshkruar kontratat e punës me institucionet qendrore të Kosovës gjithsejtë 378 ish pjesëtarë të “Mbrojtjes civile” ndërsa më herët në tetor të vitit të kaluar 105 të tjerë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, citohet në komunikatë të ketë thënë se shuarja e kësaj strukture paralele të Serbisë “shënon një hap shumë të rëndësishëm në shtrirjen e sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të vendit, e cila u mundësua duke iu falënderuar Dialogut të Brukselit dhe Marrëveshjes për shuarjen e mbrojtjes civile”.

Integrimi i këtyre personave në sistemin e Kosovës, sipas ministres Tahiri, është një zhvillim i rëndësishëm në kuadër të objektivave të Qeverisë së Kosovës për konsolidimin e sovranitetit dhe normalizimit të gjendjes në pjesën veriore të vendit dhe integrimin e serbëve të kësaj pjese jetën publike dhe shoqërore.

Ministrja Tahiri ka njoftuar se në bazë të vendimit të qeverisë, 378 personat që e kanë nënshkruar sot kontraten e punës me institucionet e Kosovës, do të jenë të përfshirë në listën e pagave të buxhetit të Kosovës që nga 1 janari 2016.

Doruntina Enver Maloku: Dua drejtësi! Mallkuar qofshi ju që e vratë dhe ju që e dini!

Vajza e Enver Malokut njëkohësisht deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doruntina Maloku përmes një statusi në Facebook ka kërkuar edhe njëherë drejtësi për vrasjen e babait të saj.

Ajo ka mallkuar ata që kanë vrarë babain e saj por edhe ata të cilët e din mirëpo që e fshehin këtë vrasje. Maloku ka përsëritur thirrjen drejt institucioneve për hetimin e vrasjes së babait të saj./Zeri/

Lexoni reagimin e plotë të saj”:

A ia vlenë ta përsëris thirrjen për drejtësinë që po mohohet? Në veshin e kujt do të bie zilja e ndërgjegjes? A dëgjon kush? Apo të gjithë janë të shurdhër?!

17 vjet! 6 mijë e 205 ditë! 148 mijë e 920 orë!

Për mua, një jetë e tërë në kërkim. Për shumë nga ju, thirrje monotone e përvitshme.

Dua drejtësi!

Aq më bën për qetësinë tuaj që prishet! Fare s’më bën për asgjë. Veç drejtësi dua për Babin tim! Asgjë më pak e as më shumë sesa të vërtetën!

Mallkuar qofshi, ju që e vratë dhe ju që e dini e po e fshihni të vërtetën! Unë besoj në Zot. Dhe e di se një ditë, jo shumë larg nga sot, do t’u shoh në sy, të gjithëve! Në gjyq! Maskarenj!

Ish-presidenti kroat Stipe Mesić në lidhje me Asociacionin

Figurë e shkëlqyer e politikës ndërkombëtare ish-presidenti kroat Stipe Mesić në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe është shprehur:

“…Opozita kosovare ka përdorur gaz lotsjellës.

Unë iu them se ai është më pak i rrezikshëm sesa projektet e planet serbe për copëtimin e Kosovës.

Një bombolë gazi është e pakëndshme për dikë apo disa individë, e projektet serbe sikurse Asociacioni i Komunave Serbe, janë rrezik për një popull të tërë”

Jusuf Buxhovi: Porosia e ditës: Jo piromanisë! Ndryshim rrënjësor i botëkuptimit politik – jo zëvendësim i një qeverisje kriminale me zullumçarë të ngjashëm!

Shkrimtari, gazetari dhe publicisti i shquar Jusuf Buxhovi, njëri nga bashkëkrijuesit e LDK, si Lëvizje Kombëtare në Kosovë, pas protestës të djeshme e cila në fund degjeneroi në tym e flakë ka lëshuar këtë mesazh sot në rrjetin social të Facebook-ut:

“Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit.

Kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmybll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot po veprojnë nga të gjitha anët.

Kjo duhet të pengohet nga intelegjencia e Kosovës, e cila duhet të bashkohet rreth një lëvizjeje të madhe kombëtare, që do të marrë përgjegjësinë për heqjen nga skena politike e atyre që për vite të tëra vendin e kanë rrënuar pamëshirshëm.

Pra, kërkohet ndryshim rrënjësor i botëkuptimit politik dhe jo zëvendësim i një qeverisje kriminale me zullumçarë të ngjashëm!”

Liderët e opozitës zbresin edhe sot në sheshin ‘Skenderbeu’

Liderët e tri subjekteve opozitare sot në sheshin “ Skenderbeu”, do të flasin për mediat, lidhur me protestën e djeshme në Prishtinë, e cila është konsideruar si një protestë masive por që eskaloi nga një grup protestuesish.

Konferenca e liderëve fillon në ora 15:00. Si pasojë e protestës janë lënduar mbi 10 persona, policë, qytetar dhe gazetar, janë arrestuar disa aktivistë të opozitës, janë djegur dy automjete të policisë, si dhe është dëmtuar prona publike.

Qeveria dënon “aktet e dhunës të udhëhequra nga opozita”

Pamje nga protesta

 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar përmes një komunikate “aktet e tmerrshme të dhunës të udhëhequra nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, sot në Prishtinë”.

“Duke respektuar të drejtën për protestë të ligjshme dhe paqësore, Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron sulm të drejtpërdrejtë mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, djegien e një pjese të objektit të Qeverisë, goditjen dhe hedhjen e koktejit të molotovit mbi zyrtarët policorë dhe aktet e tjera të shumta të dhunës ndaj qytetarëve, pronës publike dhe private”.

Qeveria e Kosovës vlerëson se “dhuna e shfaqur në këtë protestë, është e organizuar nga humbësit e dëshpëruar të të gjitha zgjedhjeve në Kosovë, të cilët ambiciet e tyre politike, po përpiqen t’i realizojnë me djegie të institucioneve legjitime dhe përmes zhytjes së vendit në krim dhe anarki”.

“Qeveria e Kosovës konsideron se kjo protestë kishte për synim rrëzimin me dhunë të Qeverisë dhe lënien e vendit në duar të të inkriminuarve që sot ia vunë zjarrin objektit dhe policisë, ka po ashtu për qëllim prishjen e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, parandalimin e liberalizimit të vizave dhe proceseve tjera eurointegruese, si dhe stopimin e zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet mes tjerash në reagimin e qeverisë.

Thaçi: Dhuna, mesazhi më i keq për Kosovën dhe qytetarët

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “dhuna e sotme e përsëritur nga partitë opozitare është mesazhi më i keq i mundshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj”.

Kjo dhunë, sipas tij, është cenim i rendit kushtetues e ligjor.

“Është cenim i procesit për liberalizimin e vizave, goditje e re për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për zhvillimin ekonomik dhe për ardhjen e investitorëve të huaj”, ka shkruar mes të tjerash Thaçi.

Tutje, Thaçi ka shkruar se dhuna e përsëritur sot është “atak edhe i mbështetjes së partnerëve të Kosovës: SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s”.

Kjo dhunë, sipas tij, entuziazmon kundërshtarët e konsolidimit të shtetit të Kosovës.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës dënon dhunën gjatë protestës

Ilustrim

Përmes një komunikate të lëshuar, Këshilli i Sigurisë ë Kosovës, e ka dënuar “eskalimin në dhunë të protestës së organizuar nga partitë opozitare në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë”.

Teksa iu ka bërë thirrje organizatorëve të protestës që të ushtrojnë përgjegjësinë që u takon për t’i larguar nga rruga “protestuesit e dhunshëm”, ka kërkuar njashtu nga partitë opozitare që të “heqin dorë nga ky skenar për përdorimin e dhunës dhe mjeteve të rrezikshme, për rrënimin e rendit institucional e kushtetues të Kosovës”

“Është për keqardhje, që duke arsyetuar veprimin e protestuesve të dhunshëm, organizatorët e protestës, në mënyrë të qartë po marrin përsipër sulmet ndaj institucioneve të shtetit dhe sfidimin e Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrës zyrtare për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka kërkuar nga organizatorët e protestës që të bashkëpunojnë me organet e shtetit për t’i vënë përpara drejtësisë përgjegjësit për pasojat e protestës, nga e cila janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, disa protestues, por edhe disa qytetarë, kalimtarë të rastit.

KSK iu ka dhënë mbështetje institucioneve të zbatimit të ligjit për siç kanë thënë, “menaxhimin e situatës së krijuar dhe për ruajtjen e institucioneve të shtetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Jahjaga dënon ashpër aktet e dhunshme në Prishtinë

Atifete Jahjaga, foto arkivi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar “ashpër vandalizimin e pronës publike dhe përdorimin e mjeteve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit, që e kanë për detyrë t’i mbrojnë institucionet e vendit”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, zonja Jahjaga ka thënë se “protesta është e drejtë e patjetërsueshme në çdo demokraci, e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe si mjet për të shprehur pakënaqësinë nuk duhet të kontestohet nga askush. Por, kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe zjarrvënia e sotme institucioneve të vendit është plotësisht e papranueshme”.

Ajo u ka bërë thirrje protestuesve “të tregojnë përgjegjësi dhe qetësi”, ndërsa ka kërkuar nga organizatorët e protestës të distancohen nga “këto akte dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që të ndalojnë dhunën në sheshet e Prishtinës”.

Delawie: Po kërcënohet demokracia dhe ajo që u ndërtua pas pavarësisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në rrjetin Twitter e ka dënuar dhunën gjatë protestave në Prishtinë.

“Dhuna politike kërcënon demokracinë dhe gjithë atë që Kosova e ka arritur që nga pavarësia”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Një postim poashtu në Twitter, përkitazi me protesten e sotme në Prishtinë, Delawie e ka bërë edhe një ditë më parë duke thënë “se e drejta për protesta paqësore është themel i demokracisë”.

amb1amb2amb3

UNMIK-u e dënon dhunën e protestuesve në Prishtinë

Ilustrim

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, përmes një komunikate të lëshuar, i ka dënuar veprimet e dhunshme të disa protestuesve gjatë protestës së mbajtur në Prushtinë,

Sipas zëdhënësit të misionit UNMIK, në protestën e sotme në Prishtinë, është vërejtur dhunë dhe është hedhur koktej molotovi, gurë e objekte të tjera në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

“Akte të tilla nga individë të caktuar nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore e shprehur nga shumë të tjerë”, thuhet në komunikatë.

UNMIK ka kërkuar përdorimin e mjeteve demokratike për zgjidhjen e problemeve.

Opozita thotë se ishin 100 mijë protestues (fotot)

Protesta e thirrur sot nga partitë opozitare VV-AAK-Nisma, ka mbledhur shumë qytetarë nga e gjithë Kosova.  Qëllimi i kësaj proteste ishte të kundërshtohen dy marrëveshjet e fundit, ajo e Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit. Sipas tyre ishin rreth 100 mijë protestues që i thanë JO marrëveshjeve të fundit.

Liderët e opozitës, Ymeri, Haradinaj e Limaj kanë thënë se nuk do të ndalen derisa ta rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr prej njeriut që dikur e kishin bërë Kryeparlamentar në mënyrë kundër kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë këto foto duke shkruar: Foto nga protesta gjithë popullorë kundër “Zajednicës”, demarkacionit me Malin e Zi dhe Qeverisë anti-kushtetuese!

opz2opz3opz4opz7opz8

Haradinaj shpreh keqardhje që pati përshkallëzim të protestës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një prononcim për KTV-në, ka thënë se i vjen keq për ngjarjet që ndodhën pas përfundimit të protestës.

“Na vjen keq që një numër i të rinjve u nxitën që të eskalojë protesta. Dua që të rinjtë t’i largojnë këto veprime të dhunshme dhe të shpërndahen pasi protesta ka përfunduar disa orë më parë”, ka thënë Haradinaj.

“Përgjegjësia e jonë është që të kundërshtojmë këta liderë dhe t’i themi jo “Zajednicës” dhe demarkacionit. Nuk duam që qytetarët të rrezikojnë sigurinë e dikujt as të qytetarëve as të policisë”, ka shtuar më tej ai.

“Durimi i popullit po humbet dhe nuk kanë kohë që Mustafa e Thaçi të manovrojnë. Ky është alarm i fundit për Qeverinë. Nuk kam vazhduar të marr pjesë pas mbylljes së protestës, por shprehim keqardhje për eskalimin e protestës”, u shpreh Haradinaj.

Ndërkaq, ai tha se nesër, përmes një konference për media, subjektet opozitare do t’i falënderojnë “edhe policinë e Kosovës dhe qytetarët”.

Limaj shpreh keqardhje për incidentet dhe kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Fatmir Limaj ka shprehur keqardhje për incidentet që kanë ndodhur në protestën e sotme dhe ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.

Lexojeni te plotë reagimin

Falënderoj dhe shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e NISMA për Kosovën për pjesëmarrjen e tyre sot në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar.

Ftoj edhe njëherë koalicionin qeveritar që ta merr seriozisht kërkesën e qytetarëve për dorëheqje. Populli i Kosovës, sot si asnjë herë më parë deri më tani në Kosovë përcolli mesazhin e qartë se nëse kjo qeveri refuzon të jep llogari për shkeljen e kushtetutës, atëherë populli i Kosovës do të refuzojë të qeveriset nga një qeveri që e ka shkelur kushtetutën.

Populli i Kosovës sot foli, ai pret dorëheqje nga kjo qeveri, rrugë tjetër nuk ka.

Pas përmbylljes se këtij tubimi madhështor e paqësor, unë shpreh keqardhje për incidentet që ndodhën. Askush dhe asgjë nuk mund ta zbeh mesazhin që dhanë qytetarët e Kosovës sot me pjesëmarrjen tyre masive në protestën e sotme madhështore e paqësore.

Qytetarët nuk do të ndalën deri në largimin e kësaj qeverie.

F.L

Përleshje të dhunshme në Prishtinë

Shishe me benzinë, gurë e mjete te forta u hodhën mbi ndërtesën e qeverisë së Kosovës në protestën e opozitës ku u kërkua rrëzimi i qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme

Përleshje të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe policisë shpërthyen pasditen e së shtunës në rrugët e Prishtinës, në përmbyllje të protestës së organizuar nga partitë opozitare me kërkesën për rrëzimin e qeverisë.

Grupe protestuesish hodhën gurë, mjete piroteknike dhe shishe me benzinë mbi ndërtesën e qeverisë së Kosovës, duke i vënë flakën një pjesë të ndërtesës së saj. Organizatorët e protestës nuk arritën të përmbajnë protestuesit.

Policia e cila për rreth gjysmë ore ndoqi protestën pa ndërhyrë, hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve dhe përleshjet vazhduan për disa orë.

Policia përdori edhe vrushkuj uji për të shpërndarë grupet e protestuesve që vazhduan të hedhin shishe me benzinë, gurë, mjete piroteknike e mjete të tjera të forta mbi forcat e policisë.

Policia tha se të paktën tetë pjesëtarë të saj dhe dy protestues, kanë pësuar dëmtime gjatë përleshjeve, ndërsa janë shoqëruar 24 protestues.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nëpërmjet komunikatave bënë thirrje kundër incidenteve të dhunshme.

Dhuna u dënua nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Në reagimin e saj thuhet se “protesta është e drejtë e patjetërsueshme në çdo demokraci, e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe si mjet për të shprehur pakënaqësinë nuk duhet të kontestohet nga askush. Por, kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe zjarrvënia e sotme institucioneve të vendit është plotësisht e papranueshme“.

Ajo u ka bërë thirrje protestuesve “të tregojnë përgjegjësi dhe qetësi”, ndërsa ka kërkuar nga organizatorët e protestës të distancohen nga “këto akte dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që të ndalojnë dhunën në sheshet e Prishtinës“.

Përleshjet shpërthyen në përfundim të protestës me moton “për shtet me sovranitet”, në të cilën morën pjesë mijëra veta. Në protestën e organizuar nga partitë opozitare në Kosovë, u kërkua rrëzimi i qeverisë në dritën e vlerësimeve të gjykatës kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në pjesën e fundit të vitit që lamë pas, Gjykata Kushtetuese tha se pjesë të marrëveshjes për asociacionin nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Ajo konstaton se asociacioni do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga parlamenti i Kosovës, përkatësisht sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta zbatojë me përpikëri vendimin e Gjykatës në fazat që ndërlidhen me hartimin e dokumenteve mbi asociacionin, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të ulet në tryezën e dialogut politik dhe të përkujdesen që protestat të jenë të qeta

Opozita kërkon largimin e qeverisë dhe anulimin e kësaj marrëveshjeje sikundër edhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Që nga 22 shtatori i vitit të kaluar e deri në përfundim të sesionit vjeshtor të parlamentit, punët e tij janë përshkuar nga gazi lotsjellës dhe skenat e dhunës për shkak të mospajtimeve lidhur me marrëveshjet me Serbinë.

Marrëveshjet, pjesa e më e madhe e të cilave nuk janë zbatuar, i mundësuan Kosovës marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, ndërsa Serbisë hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE. /za

Vetëvendosje: Policia s’po lejon të vijnë autobusët në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje thotë se dhjetëra mijëra protestues janë nisur nga e gjithë Kosova, ndërsa pjesëmarrja masive e qytetarëve po konfirmohet vazhdimisht nga kontaktet me aktivistët që janë organizatorë të nisjeve me autobusë.

“Frika nga masiviteti e ka bërë pushtetin që të mobilizohet për të ndaluar autobusët dhe për të mos lejuar ardhjen e protestuesve”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sipas saj, deri tash:

– Janë ndaluar autobusët që po vinin nga Kamenica dhe pothuajse gjysma e protestuesve janë detyruar të dalin jashtë dhe të mos udhëtojnë me autobusë.

– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Mitrovica dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.

– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjilani dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.

– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjakova dhe policia ka kontrolluar deri në detaje seilin protestues.

– Në Shtime, Policia ka ushtruar presion ndaj vozitësve të autobusëve duke tentuar që t’i largojnë autobusët para se të vijnë protestuesit.

Kësisoj, Vetëvendosje thotë se policia po e provokon situatën. “Liria e protestës, e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, po cenohet. Po ashtu liria e medieve dhe e fjalës së lirë po cenohet. Masiviteti popullor kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit nuk mund të ndalet me metoda policore. Protesta do të jetë madhështore dhe Qeveria do të tërhiqet!”, thuhet në njoftim.

Liburn Aliu: policia e Kosovës po rrah protestuesit që po vijnë nga Tirana

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ka thënë se policia e Kosovës është duke i rrahur protestuesit që po vijnë nga Tirana.

“Ne piken kufitare Morine, policia i ka ndaluar dhe po i rrah protestuesit nga Tirana”, ka shkruar Aliu, në FB.

Lexojeni të plotë njoftimin :

Dite e mire per proteste.

Mijera protestues rruges per ne Prishtine. Edhe per kunder ndalesave nga policia te autobuseve dhe kontrollimit nje per nje te protestuesve, ata nuk po ndalen.

Ne piken kufitare Morine, policia i ka ndaluar dhe po i rrah protestuesit nga Tirana.

E tera flet per frike te pushtetit.

E tera flet per fitore te afert.

Shihemi ne shesh.

Isë e Hashim, reflektoni para orës 12.00, më pas akrepat e orës për ju numërohen mbrapsht! – Nga FLORIM ZEQA

Momenti i së vërtetës po vjen
Protesta e 9 janarit pritet të jetë më masive se herëve të tjera
Më e rëndësishme se çdo pozicion politik, se çdo pozitë shtetërore, është jeta e qytetarëve të vendit
Më duket se është e vështirë për të dhënë përgjigje të saktë në mënyrë hipotetike për atë se çfarë do të ndodhë në protestën e paralajmëruar nga opozita e bashkuar (VV, AAK, NISMA) të 9 janarit 2016. Megjithatë, disa gjëra mund të konstatohen qysh tani.
Protesta e 9 janarit pritet të jetë më masive se herëve të tjera, për shkak të evoluimit  të situatës pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi shkeljet e Kushtetutës në marrëveshjen e Brukselit të 25 gushtit në hiç më pak se në 22 raste (nene dhe akte nënligjore).
Edhe përkundër vendimit të Kushtetueses, liderët shtetërorë (Thaçi e Mustafa) akoma po vazhdojnë me injorimin e një vendimi të tillë, për çka kanë irrituar në masë të madhe të gjithë qytetarët e vendit tonë.
Jo arrestime të opozitës
Edhe përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese nuk i obligon, mosreflektimi pozitiv i Thaçit e Mustafës, që i bie paraqitja e dorëheqjeve si akt moral ndaj shkeljeve të Kushtetutës së vendit, është një motiv shtesë për pjesëmarrje masive të qytetarëve të vendit në protestën e 9 janarit.
Edhe pse në secilin vend demokratik, thyerja e masës së arrestit shtëpiak është e papranueshme dhe e dënueshme njëkohësisht, pjesëmarrja e deputetëve të opozitës nën masën e arrestit shtëpiak në protestë, në asnjë rrethanë nuk do të duhej marrë si shkas nga pushtetarët për arrestimin e tyre gjatë protestimit. Janë masat juridike të mëpastajme që e rregullojnë një gjë tillë.
Skenari i mundshëm i pozitës, i pushtetit në këtë rast, për arrestimin e deputetëve nën masën e arrestit shtëpiak gjatë një proteste paqësore, do të ishte skenari më i keq dhe më fatal për vendin, ngase eskalimi i situatës kësaj radhe mund të prodhojë dhunë të paparashikuar dhe dëme enorme të pronës publike dhe shtetërore.
Thënë ndryshe, mbarëvajtja e protestës së paralajmëruar paqësore, edhe pse është detyrim i organizatorëve, në këtë rast i opozitës së bashkuar, në masë të madhe varet nga reagimi i pushtetarëve dhe reflektimi pozitiv i qeveritarëve.
Çfarë dua të them me këtë?
Është fakti se qeveritarët, në këtë rast dy drejtuesit e Qeverisë, Thaçi e Mustafa, si nënshkrues të marrëveshjeve të dëmshme për vendin (19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015), pas evidentimit të shkeljeve në 22 raste të Kushtetutës, duhet të tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë shtetërore, morale dhe juridike.
Liderët duhet të heqin dorë nga kryeneçësia e tyre
Tërheqja e tyre nga pozitat shtetërore dhe tërheqja formale e nënshkrimeve nga marrëveshjet fatkeqe të Brukselit, së largu deri në orën 12.00 të 9 janarit 2016, jo vetëm që do ta parandalonte protestën, por do të ishte vendimi më i mençur, më i arsyeshëm për shpëtimin e vendit nga trazirat dhe situata anarkike e bllokadës në institucionin më të lartë në vend-Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Në të kundërtën, kryeneçësia e drejtuesve qeveritarë do të përfundojë me një çmim tepër të lartë për vendin, pasojat e të cilit në radhë të parë do t’i vuajnë qytetarët e varfër të vendit tonë, ngase edhe për një kohë të gjatë do të mbesin të izoluar dhe të pashpresë në vendin e tyre.
Përfundimisht, dëshiroj të konstatoj se më e rëndësishme se çdo pozicion politik, se çdo pozitë shtetërore, është jeta e qytetarëve të vendit. Andaj, këtë fakt duhet ta kenë parasysh të gjithë faktorët politikë në vend, pushtet dhe opozitë.
Prandaj, Isë dhe Hashim, reflektoni para orës 12.00 të 9 janarit 2016,më pas akrepat e orës, për ju, mund të numërohen mbrapsht!

Kosovë: Ashpërsohet fjalori politik qeveri – opozitë

Pamje nga protesta e opozitës në Kosovë, më 28.11.2015

Tri partitë opozitare në Kosovë vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe shkarkimin e qeverisë që ai drejton. Për këtë qëllim, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma kanë paralajmëruar organizimin e protestave, nisur nga ajo që është thirrur për të shtunën, më 9 janar, në Prishtinë.

Sipas opozitës, aktgjykimi i shpallur i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe, ku mes tjerash thuhet se disa parime të saj nuk janë në harmoni me Kushtetutën, është një arsye e mjaftueshme që kjo qeveri të jap dorëheqje.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë dhe dy figurave kryesore të koalicionit qeverisës, Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

“Thaçi dhe Mustafa do të detyrohen të japin dorëheqje nëse këtë ata nuk e bëjnë vet. Kjo do të bëhet me protesta dhe demonstrata gjithë-popullore derisa ata të obligohen që ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Ymeri.

Krahas kundërshtimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe, opozita vazhdon të kërkojë edhe anulimin e marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se shkelja e kushtetutës dhe marrëveshjet, siç i quan ai të dëmshme, janë arsye të mjaftueshme që të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

“Të protestohet dhe kërkohet llogaridhënie prej atyre që kanë shkelur kushtetutën. Të kërkohet dorëheqja e atyre që shkelën Kushtetutën”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkohë, kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se opozita po angazhohet që përmes largimit të kësaj qeverie ta pengojë krijimin e një precedenti, sipas të cilit, edhe nëse e shkel kushtetutën mund të qeverisësh me vendin.

“Nëse ata nuk janë të gatshëm si qeveri të japin llogari për shkeljen e kushtetutës dhe refuzojnë ta bëjnë këtë gjë, atëherë edhe ne si qytetarë duhet të refuzojmë të na qeverisin shkelësit e kushtetutës”, ka theksuar Limaj.

Pas paralajmërimeve të opozitës për protesta me kërkesën për rrëzimin e qeverisë, kanë reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i parë i tij, Hashim Thaçi.

Komentet për zhvillimet e fundit ata i bënë gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, e cila u mbajt në orët e pasdites së ditës së premte.

Kryeministri Mustafa tha se nuk sheh arsye që opozita të protestojë. Por, edhe nëse protestohet, ai ka ftuar opozitarët që të përmbahen nga aktet e dhunshme.

“Zgjidhjet t`i bëjmë brenda institucioneve përmes dialogut politik”, ka thënë Mustafa, duke iu referuar kërkesave të opozitës. Njëherësh ai ka bërë me dije se organet e rendit do të kryejnë punën e tyre.

Ndërkaq zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova është në pritje të rekomandimit të Brukselit për liberalizimin e vizave, si dhe po mundohet që ta formojë ushtrinë e saj, në kohën kur po ballafaqohet me thirrjet e opozitës për protesta të dhunshme.

“Kjo po na pengon për këto gjëra. Se kush e udhëheqë Kosovën, vendosin qytetarët ,e jo tre, katër individë apo tre, katër liderë”, ka theksuar Thaçi. Sipas tij, qëllimi kryesor i opozitës mbetet marrja e pushtetit me dhunë.

“Opozita po e rrezikon krejt procesin e shtetit, por ne besojmë në qytetarët tanë. Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018 dhe pikë”, ka theksuar Thaçi.

Ndërkaq, nga aspekti i sigurisë, praktikat e deritashme kanë dëshmuar që protestat e opozitës në disa raste kanë përfunduar me dhunë dhe përplasje me policinë e Kosovës.

Sipas një komunikate të lëshuar nga policia thuhet se organet e rendit i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke rritur edhe masat e sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike para, gjatë dhe pas protestës.

Prishtinë: Opozita proteston nesër kundër qeverisë

Partitë opozitare në Kosovë do të protestojnë nesër kundër Qeverisë.

Me anë të protestës, opozita ka thënë se do të kërkohet që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, disa parime të kësaj marrëveshjeje nuk kanë qenë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës, andaj opozita kërkon që ajo të anulohet.

Në prag të protestës, opozita ka mbajtur takime me qytetarë të qyteteve të ndryshme, si dhe ka postuar disa klipe në mediat sociale, duke numëruar, siç thuhet, arsyet se përse Qeveria aktuale e Kosovës duhet të japë dorëheqje.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar opozitën për dialog.

Opozita këmbëngul se Mustafa duhet të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja për asociacionin, si dhe nga ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Sipas opozitës, marrëveshja e parë ndan Kosovën, ndërsa e dyta i jep Malit të Zi territor të Kosovës.

Ramush Haradinaj: Hashim Thaçi nuk bën për president

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk e përfaqëson unitetin e popullit, prandaj nuk duhet të zgjidhet president.

Haradinaj në intervistë për “Zëri” tha se protesta e së shtunës do të jetë masive dhe se opozita nuk do të ndalet deri në dorëheqjen ose rrëzimin e Qeverisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është njeriu i duhur për president të vendit pasi, sipas tij, Thaçi nuk përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë një intervistë për “Zërin”, ku ka folur edhe për protestën e së shtunës dhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Haradinaj ka thënë se kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe kundër asaj për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi tashmë nuk janë vetëm tri subjektet opozitare dhe përkrahësit e tyre, por janë edhe shumë qytetarë të tjerë.

Lideri i AAK-së po ashtu ka thënë se zgjedhjet nuk janë qëllimi i parë i opozitës, pasi Haradinaj thekson se opozitarët kanë kërkuar anulimin e marrëveshjeve, por pasi Qeveria nuk ka pranuar tani “kjo Qeveri duhet të japë llogari për marrëveshjet e dëmshme që i ka nënshkruar”.

E në rast se shkohet në zgjedhje, sipas Haradinajt, ka mundësi që opozita të garojë me një listë të përbashkët

Kushtetuta u shkel në 23 nene nga secili prej 7 kapitujve të Zajednicës – Nga ALBIN KURTI*

“Të nderuar të pranishëm,

Prokurorja në aktakuzën e saj thotë se ne deputetët nuk paskemi pasur autorizim për ta përdorur gazin lotsjellës. Mirëpo, as kryeministri i Kosovës nuk ka pasur autorizim nga Kuvendi për të nënshkruar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përkatësisht ‘Zajednicën’ e Serbisë. Në anën tjetër, kur policia e përdor gazin lotsjellës e bën këtë duke besuar që dëmi që e shkakton me gazin lotsjellës është shumë më i vogël sesa dëmi që e parandalon e të cilin e shkaktojnë protestuesit. Kjo shpeshherë nuk është e vërtetë për policinë, por, se ne kishim të drejtë, e vërtetoi edhe Gjykata Kushtetuese së fundmi. Kalkulimi ynë ishte i saktë: dëmet e gazit lotsjellës janë shumë më të vogla sesa shkelja e Kushtetutës së Kosovës në 23 nene të saj nga secili prej 7 kapitujve të ‘Zajednicës’.

Më tutje, pse do të duhej që dikush të jetë i autorizuar për diçka, e sidomos për përdorim të armës? Autorizimi nënkupton që një personi të caktuar i është besuar kalkulimi racional i krahasimit të dy apo më shumë dëmeve. Ne si deputetë të Kuvendit të Republikës – pra, Kuvendi është i Republikës, nuk është Republika e Kuvendit apo e deputetëve dhe aq më pak e Qeverisë apo e ministrave – kemi qenë të autorizuar ta mbrojmë republikën dhe kushtetutën, dëmtimi i të cilave përmes ‘Zajednicës’ është shumë më i gjerë e më i thellë sesa ai i gazit lotsjellës. Në sallën plenare me tavan të lartë gati 10 metra, gazi lotsjellës davaritej për më pak 30 minuta. ‘Zajednica’ nuk do të na hiqej as për 30 vjet – le të mos harrojmë që Republika Serbe në Bosnje tashmë i kaloi 20 vjet dhe është më e fuqishme se asnjëherë më parë.

Të nderuar të pranishëm,

Duhet ta bëj një sqarim këtu: unë sigurisht se nuk jam i kënaqur me Kushtetutën aktuale të Kosovës, por unë sa herë të jetë e nevojshme i bëj rezistencë atyre që duan ta ndryshojnë për të keq këtë Kushtetutë, ndërkohë që vazhdimisht angazhohem që ta ndryshoj për të mirë. Ngjashëm sikurse para 26 vjetëve kur shumica e atyre që e mbronin autonominë e Kosovës nuk ishin të kënaqur me atë autonomi dhe dëshironin republikë e pavarësi e bashkim kombëtar, por ja që e mbronin atë autonomi sepse edhe ajo po suprimohej.

Le t’i kthehemi sërish aktakuzës kundër nesh. Prokurorja vetëm në kualifikimin e veprës penale e përmend ‘armën’, mirëpo aspak në arsyetim nuk e provon që bombola e gazit lotsjellës është ‘armë’. Arma përmban elementet përbërëse dhe ka mekanizmin e saj. Këto nuk i gjejmë te bombola e gazit lotsjellës. Mandej, çdo armë e ka municionin e vet: nëse bombola e gazit lotsjellës na qenka armë atëherë cili është municioni i asaj arme? E, me gjasë, gazi lotsjellës nuk është as municion tamam, sepse edhe municioni përbëhet prej disa pjesëve si kapsula, baroti, predha etj. Mirëpo, prokurores nuk i interesojnë këto hollësi dhe ajo fare nuk merr mundin të arsyetojë. Për mua kjo është dëshmi e tendencës persekutuese me çdo çmim e pa asnjë standard.

Nëse mendoni që dikush duhet të akuzohet për përdorim të armëve pa e pasur provën materiale të saj për të vërtetuar se me të vërtetë mjeti në fjalë është armë dhe se qëllimi kryesor i saj është kryerja e sulmit fizik dhe lëndimit trupor në kuptim të Kodit Penal, atëherë kjo prokurori publike, nuk është as prokurori dhe as publike, por polici private e kundërshtarëve tanë politikë.

Arma e gazit lotsjellës është ajo me tytë dhe presion e me të cilën policia hedh me qindra bombola me gaz lotsjellës në protestat tona, me ç’rast disa që nuk shpërthejnë na mbeten neve ‘dhuratë’ për t’i përdorur.

Në seancat e Kuvendit unë kisha armë vetëm në kuptimin që vetë si deputet isha armë, pra disponoja vetveten si armë kundër ‘Zajednicës’ në protestën tonë në Kuvend si aksion politik e publik. Pra, unë kisha armë vetëm sepse unë isha aty, duke përmbushur detyrën time sipas nenit 74 (Ushtrimi i Funksionit) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili thotë me sa vijon: “Deputetët e Kuvendit të Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Kushtetutë, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit.”

Në pretendimet kundër nesh ka edhe shpifje. Psh. mua askush asnjëherë nuk ma ka dhënë bombolën e gazit lotsjellës në Kuvend që ta ndez në sallën e Kuvendit. Atë e kam marrur unë vetë në protesta kur na i gjuante policia pa kursim. Në seancën e 8 tetorit 2015, deputetes Albulena Haxhiu i kam kërkuar që të më sjellë vezë të prishura dhe ajo këtë e ka bërë. Gazi lotsjellës ishte mjeti i fundit pas pipave, ujit dhe vezëve, të cilat nuk kryen punë. Gazi lotsjellës nuk është armë sepse nuk është menduar që të lëndojë dikë. Gazi lotsjellës ishte kundër atyre që po lëndonin Republikën dhe popullin e saj dhe vetë ai nuk lëndonte askë. Gazi lotsjellës synonte largimin e personave që duan të lëndojnë. Qeveria ka qenë e armatosur, sepse ‘Zajednica’ ishte arma e tyre kundër Republikës dhe Kushtetutës siç e vërtetoi edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq gazi ynë lotsjellës synonte t’i largonte nga salla e Kuvendit këta njerëz të armatosur e të rebeluar kundër Republikës.

Për më keq se kaq, prokurorja askund nuk jep shpjegim pse është përdorur gazi lotsjellës. Është e qartë se qëllim s’mund të ketë qenë lëndimi i ndokujt sepse unë dhe të gjithë ne vazhdonim të qëndronim në sallë pa maska edhe shumë kohë pas hedhjes së gazit lotsjellës. Vepra për të cilën ne akuzohemi nuk ka mundur të kryhet padashje, prandaj për ta gjykuar e dënuar atë duhet të ekzistojnë mens rea (qëllimi kriminal) dhe actus reus (veprimi kriminal). Në aktakuzë nuk gjenden këto, posaçërisht e para, pra mungon mens rea për shkak se qëllimi ishte politik dhe jo kriminal. Qëllimi ynë ishte pamundësimi i normalizimit të ‘Zajednicës’ së Serbisë. Për një shkelje të rëndë siç është ajo e Kushtetutës nëpërmjet ‘Zajednicës’ ne kemi përdorur forcë edhe më pak se proporcionale. Aksioni ynë politik ishte mbrojtje e personave të tretë, përkatësisht mbrojtje e shtetit republikan, e rendit kushtetues dhe e qytetarëve të Kosovës.

Sa i përket pikës së dytë të aktakuzës, pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, duhet të them që pikërisht ne si deputetë të opozitës ishim persona zyrtar duke respektuar detyrën tonë zyrtare. Qeveria dhe deputetët e pozitës ishin po ata njerëz të përveçëm sikurse para 25 gushtit të ‘Zajednicës’ mirëpo ata s’ishin më personat e njëjtë zyrtarë dhe as nuk po e kryenin detyrën e njëjtë zyrtare. Kur ndryshon Republika sepse i shtohet ‘Zajednica’ nuk mbetet i njëjtë as Kuvendi si punëdhënës i këtyre personave zyrtar.

‘Zajednica’ është një gjë e re para sistemit shtetëror të Kosovës dhe institucioneve të tij. ‘Zajednica’ nuk ishte asnjëherë temë në fushatat zgjedhore dhe as çështje debati në Kuvend. Vetëm kur e pamë në televizion më 25 gusht 2015 se ajo është nënshkruar tashmë në Bruksel nga Mustafa me Vuçiqin. Pra, e kemi një njeri, qytetar republike që quhet Isa Mustafa, e i cili e vuri nënshkrimin për ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë. Në anën tjetër, ne i kemi mbi 205.000 nënshkrime të qytetarëve kundër asaj ‘Zajednice’ dhe kundër atij nënshkrimi të vetëm.

Ne nuk mund të lejojmë që një nënshkrim t’i mposht 205.000 nënshkrime. Aksioni ynë ishte politik dhe publik. Kurrfarë procesi demokratik nuk i parapriu nënshkrimit në Bruksel – madje, më 25 gusht të vitit të kaluar Kuvendi ishte në pushim. Kur ne u kthyem në Kuvend, ne ishim të njëtit njerëz, mirëpo nuk ishim të njëjtit deputetë, sepse mandati ynë si deputetë ishte tjetërsuar: ne nuk ishim më deputetë të Republikës, por deputetë të asaj që mbetet nga Republika atëherë kur Republikës i shtohet ‘Zajednica’.

Përveç peticionit, dhjetëra mijëra qytetarë kanë marrur pjesë në Prishtinë dhe shumë komuna tjera të Kosovës, në manifestime e protesta të ndryshme. Në anën tjetër, nuk ka pasur asnjë tubim me qytetarë nga qeveria për ‘Zajednicën’. Ama bash asnjë. Qeveria nuk është përpjekur që të arsyetojë ose justifikojë me qytetarët e për qytetarët nënshkrimin e saj.

Ne kemi qenë në Kuvend si persona zyrtar në detyrën tonë zyrtare, në kulmin e zbatimit të nenit 74 të Kushtetutës. Pa na e hequr Kuvendi me shumicë votash imunitetin, policia nuk është dashur të na hetojë e arrestojë, prokuroria të na akuzojë dhe gjykata të na gjykojë. Por, jo vetëm kaq. Deri te kjo ditë e shqyrtimit kryesor, procesi ka kaluar nëpër shkelje të shumta të të drejtave të njeriut të deputetëve dhe aktivistëve opozitarë. Lehtësia me të cilët policia na ndjek dhe arreston e mandej na rrah fizikisht dhe gjykatat na i japin nga 30 ditë paraburgim është e frikshme.

Në rastin tim po i theksoj dy situata. Së pari, kidnapimin nga Policia e Kosovës natën e 12 tetorit 2015 për çfarë kam bërë Kallëzim Penal, mirëpo tash e gati tre muaj askush nga prokuroria nuk më ka kontaktuar. Së dyti, arrestimin nga forcat elitare anti-terror me 28 nëntor 2015, kur u thye selia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë në një operacion që përbëhej nga qindra policë të cilët rrahën e arrestuan 97 aktivistë.

Ne kemi bërë 80 kallëzime penale për dhunën policore, ndaj të cilave Policia e Kosovës reagoi menjëherë se ajo i paska 166 policë të lënduar në protestat e muajve të fundit, duke pranuar kështu hakmarrjen ndaj nesh me 28 nëntor. Po ashtu, edhe Amnesty International dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kanë reaguar me komunikata zyrtare kundër kësaj ndërhyrjeje brutale.

Ne si deputetë nuk e kemi vënë në pikëpyetje ligjin si të tillë dhe as tërësinë e ligjeve në Republikën e Kosovës. Ne as që kemi menduar se cilat ligje po i shkelim me aksionin tonë politik sepse preokupimi ynë emergjent ka qenë Republika dhe Kushtetuta, demokracia dhe sovraniteti, të drejtat dhe liritë e qytetarëve, që përbëjnë themelin dhe burimin, thelbin dhe kuptimin e ligjeve, të korpusit të ligjeve, të secilit ligj, madje përfshirë këtu edhe vetë ligjet të cilat prokurorja thotë t’i kemi shkelur.

Organi i ndjekjes, Prokuroria, qysh në fillim të aktakuzës së saj tregon dhe vërteton faktin se ne veprimet i kemi ndërmarrë në cilësi të deputetëve. Pra, në cilësi zyrtare nën mandatin përfaqësues. Kjo do të thotë se ne po përndjekemi në cilësinë e deputetit! Si mund të quhet kjo ndryshe përveçse persekutim politik?! Se ky rast është politik e vërtetojnë edhe dëshmitarët e propozuar të prokurorisë, ku që të gjithë i përkasin pozitës, pra pushtetit.

Nuk e di nëse Prokurorja e ka lexuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit të vitit 2015. Nëse Prokurorja e mban të njëjtën aktakuzë kundër nesh edhe pas dijenisë për këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, atëherë kemi të bëjmë me dashakeqësi të skajshme të prokurores ose me një botëkuptim autoritarist të saj. Për këtë të dytën do të flas më vonë gjatë këtij procesi”.

*************

*Në Kosovë u zhvillua më 6 janar seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, të cilëve u është komunikuar masa e dënimit “arrest shtëpie”. Më sipër është fjala e Albin Kurtit përpara trupit gjykues.

A u “Qitën kokrra thive” gjatë këtyre viteve qytetarët e Kosovës ?! – Nga Skënder MULLIQI

Kur e kalojmë një vështërsi  të madhe thëmi  mos u harroftë.  Por, sigurisht që shumica e qytetarëve të Kosovës vitin 2015 më me qefë do ta kishin harruar sa më parë. Përjetuan në lekurën e tyre jo vetëm gjendjen e keqe ekonomike por edhe torturën politike . Një nëne nuk i kishin pasë dalur djemtë e   mirë dhe secilën ditë  e kalonte dukë thënë “ Qitu kokrra thive’.  Kështu duket së edhe qytetarët e Kosovës u qitën “ kokrra thive’ së pak gjë realizuan ata për të cilët votuan  .Viti i kaluar ishte një vit i mbushur më plotë ngjarje aspak të mira për qytetarët, të cilët nuk e kan besuar një zhvillim aq të  pa parashikuar  të rrjedhave   politike  të cilat rezultuan me eskalim të krizës institucionale.Çdo krizë institucionale rezulton me kriza të përgjthshme shoqërore. Viti 2015 na kaloi si një ënderr e keqe , të cilën nuk dëshirojmë të mbajmë gjatë  në mend .Pas secilit vit që kalon njeriu dëshiron që viti vijues të jetë shumë më i mirë. Të jetë vit i cili ngjallë shpresat  së do ti realizohen dëshirat  .Kjo tek ne nuk po ndodhë që shumë vite .Secili vit që po vjen  po është ma masllahat së tjetri siq thotë një fjalë e popullit. Pushteti nuk i realizoj premtimet e dhëna, dhe aq me keq kur nuk ishim shumë në dijeni së çka po na përgatitet.Sa e sa marrvesheje i patem më Serbinë herë për çështje teknike  e më shumë për çështje politike , dhe krejt kjo kalonte pa një transparencë të nevojshme para  atyre që ua kishin dhën besimin. Të drejtën më thën  zgjedhjet sipërfaqësisht dukshen të mira, por  në mbrendi kishin plotë të meta .Keq është për një popull  kur në çdo fundvit e kaplon ndjenja e subjektiviteti së vetvetiu bëhët mirë , ose i hap  veshët së mos ndoshta pushtetarët atyre u sjellin ndonjë të mirë në vitin vijues.Këto janë  më shumë fontanë dëshirash .Kur ne bëhemi krejt  të varur prej strukturave politike , nuk ka mundësi që të  ndryshon  gjendja për të mirë, pa u bërë vet pjesë aktive e jetës politike. Secili që mori pushetin pas luftës u tregua më egoist dhe lakmitarë se tjetri për pushtet  dhe për përfitime përsonale.Kjo klasë politike në serviri  ëndrra  të mira e asgjë më shumë.  Në vend që të numërojmë për së mbari nga numri 1 deri në 10, po shkojmë duke numëruar nga numri  10 kah 1. Shumë të keqija  u banë grumbull  për vite të tëra , dhe krejt këto   dolën në sipërfaqe gjatë vitit 2015 të Qeverisë Mustafa-Thaqi.

Fillimisht vendi u fut në krizë intsitucionale për gjashtë muaj radhazi pas dështimit  të koalicionit të madh VLAN. Pas shpërbërjës së këtij koalicioni Mustafa  me klanin e tij për interesa përsonale hyri në gjirin e Thaçit , duke i dhënë  goditje  të rëndë  elektoratit rugovian . Gjatë gjithë fushatës  ai kishte premtuar dhe kishte dhënë dëklarata së kurrë me Qeverinë e keqe të Thaçit. Ngjarjet politike në vazhdim treguan së ky koalicion ishte një gabim trashanik . Çka nuk pamë dhe ndëgjuam gadi krejt vitin . Skenat e tilla në Parlament dhe në rrugë të Prishtinës nuk do ti dëshironte ti shikonte as një afrikanë , e lëre më ne që jemi  në zemer të Evropës.Pjesë e këtyre skenarëve të rrezikshme për Kosovën fatkëqësisht u bë edhe garnitura  e lartë e LDK-së .Këta  pushtetarë gjithë ditën mund të lavderohen së kan bërë punë të mira për vendin , por fshati që duket nuk don kallauz.Nuk po kalon kohë e gjatë dhe diçka po servohet për opinion , për ti qitë  hi syve sërish .Po punohet më logjikën e mbrapsht “sa më keqe situata politike aq me mirë për ne”.Tashmë këtyre qeveritarëve dhe këtyre  deputetëve  u ka dalë boja më gjithçka. Secilën ditë kur i shohim në ekranet tona televizive  duken të mjerë .  Qeveri dhe Parlament më të dobët nuk mund të gjeshë. Na bën qerpazën e Zotit para botës demokratike .Prandaj, çdo mbetje më e gjatë këtyre njerëzve në pushtetin e Kosovës , për aq  kohë do të vazhdon  edhe agonia  jonë  .Matematikat e filluara të PDK dhe LDK për president  të ardhshem ,është edhe një tregues më shumë së lufta për pushtet është ba e tmershme.E nuk po e dijnë së më shumë po ngjajnë  në  kufoma  politike…

Në Pejë grafite për Mustafën, Thaçin dhe Veselin

Një grafit i ri është shfaqur mbrëmë në Pejë me protagonistë Isa Mustafën, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Ky grafit është parë mbrëmë në rrugën “Isa Dema” në qytetin e Pejës, pas atyre për presidenten Jahjaga dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli në Prishtinë. Në grafitin në Pejë, ku paraqiten Mustafa – Thaçi dhe Veseli, teksti shoqërues është “Inglourious Basterds”, titull ky i një filmi të realizuar në vitin 2009. Në këtë film luan aktori i famshëm Brad Pitt, i cili së bashku me një grup ushtarësh bëhen bashkë për të kryer krime ndaj nazistëve.

Pejë – Grafite për ​Mustafën, Thaçin dhe Veselin

Një grafit i ri është shfaqur mbrëmë në Pejë me protagonistë Isa Mustafën, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Ky grafit është parë mbrëmë në rrugën “Isa Dema” në qytetin e Pejës, pas atyre për presidenten Jahjaga dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli në Prishtinë. Në grafitin në Pejë, ku paraqiten Mustafa – Thaçi dhe Veseli, teksti shoqërues është “Inglourious Basterds”, titull ky i një filmi të realizuar në vitin 2009. Në këtë film luan aktori i famshëm Brad Pitt, i cili së bashku me një grup ushtarësh bëhen bashkë për të kryer krime ndaj nazistëve.

Selimi për Stupcat: UÇK-ja nuk rrezikohet nga satira, por nga Gjykata Speciale

Rexhep Selimi deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-epror i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, i pyetur rreth skeçit të grupit humoristik “Stupcat” ku me anë të personazheve të tyre portretizojnë disa luftëtarë si profiterë, ka shtuar se nuk ka rrezik nga satira.

“Nuk rrezikohet UÇK-ja nga satira, por diçka që është shumë më serioze se kaq, imazhi i saj është rrezikuar jo pak herë, e më së shumti me votimin e Gjykatës Speciale. Leni këtë punë mos u merrni me ‘’stupcat”, por e kanë rrezikuar ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale,” ka thënë Selimi.

Pse Policia e Kosovës fshehu vetëvrasjen e polices – motrës së një këngëtari të famshëm

Ka vrarë veten me plumb në kokë policja e Kosovës Drita Latifi

Kjo ka ndodhur një ditë më parë, por Polica e Kosovës megjithëse ka raportuar rastin, nuk ka treguar që ajo ishte pjesëtare e Policisë.

Tashmë e ndjera, për shumë kohë ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, e në muajt e fundit punonte në Stacionin e Policisë, numër 3, në Kodrën e Trimave.

Ajo është motra e këngëtarit të njohur Mc Beka.

Ndërsa, policia zyrtarisht ka raportuar se në një shtëpi është gjetur pa shenja jete viktima femre K/Shqiptare.

“Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e fundit të Policisë.

Pas lajmit të publikuar se Policia ka fshehur vetëvrasjen e një pjesëtareje të saj, ka ardhur edhe reagimi nga Policia e Kosovës.

Në sqarimit e Policisë, ku kjo vdekje cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, thuhet se Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit, duke përfshirë edhe dërgimin e trupit të pajetë ne institutin e mjekësisë ligjore për autopsi, veprim ky i cili është bërë me vendim të prokurorit kompetent.
“Policia e Kosovës edhe ne ketë rast të zyrtares së PK-se sikurse edhe ne të gjitha rastet e natyrës së njëjtë, nuk e publikon identitetin e viktimës, pasi që duhet të respektohen procedurat ligjore ne të gjitha rastet njësoj pa dallime. Ndërsa sa i përket shkrimit tendencioz se Policia e Kosovës ka fshehur rastin, kjo nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë, pasi që ky rast është publikuar për media sot (01.07.2016) rreth orës 11:15 min përmes raportit 24 orësh te PK-se, i cili publikohet ne baza ditore”, thuhet në reagimin e policisë.
Më herët u raportua se ka vrarë veten me plumb në kokë policja e Kosovës Drita Latifi dhe se Policia, megjithëse ka raportuar rastin, nuk ka treguar që ajo ishte pjesëtare e Policisë.

Cili do të jetë skeçi i radhës i ‘Stupcave’? – Nga FLORIM ZEQA

Po vjen momenti i së vërtetës në Kosovë
Më i dëmshëm për vendin është vazhdimi i qeverisjes së kësaj klase të korruptuar politike
Për opinionin publik, skeçi më i mirëpritur i radhës i STUPCAVE do të ishte për “institucionalistët”, që krijuan pasuri milionëshe, duke zhvatur pasurinë shtetërore për pasurim përmes tenderimit, korrupsionit dhe formave të tjera të paligjshme
E 2016-a hyri furishëm, ashtu siç e kemi pritur, me reflektimin e problemeve negative nga 2015-a. Nuk ishte i befasishëm skeçi humoristik i grupit të artistëve të mirënjohur STUPCAT, që riaktualizuan edhe një herë çështjen e komandantëve përfitues të luftës çlirimtare. E papritur dhe e pavend ishte paraqitja e grafiteve seksitive ndaj presidentes Jahjaga, e këtij produkti të politikanëve të papërgjegjshëm. Mbase të parës së shtetit më mirë do t’i shkonte ndonjë formë tjetër e grafitit, siç bie fjala; e servilitetit, injorancës dhe naivitetit politik.
Ashtu sikurse njëra (skeçi), edhe tjetra (grafitet) në vendet demokratike cilësohen si liri e shprehjes, ndërsa tek ne për fat të keq akoma po marrin karaktere tjera.
As skeçi humoristik, as grafitet, as çdo formë tjetër e shprehjes së pakënaqësisë qytetare nuk janë më të dëmshme për vendin sesa vazhdimi i qeverisjes së kësaj klase të korruptuar politike.
Krimi e korrupsioni janë shndërruar në kancer të shtetit të Kosovës
Ka ardhur koha, do të thosha është momenti i fundit, për të gjithë ata që kanë fakte, prova dhe argumente të pamohueshme, të dalin e t’i thonë hapur me emër dhe mbiemër para opinionit publik. Në radhë të parë duhet të flasin pjesëmarrësit e drejtpërdrejt të luftës çlirimtare, ish-komandantët dhe ushtarët, ata që lanë gjymtyrët e trupit të tyre për lirinë që e gëzojmë sot, dhe në asnjë rrethanë të mos heshtin, për të pranuar identifikimin e tyre me një grup të vogël keqpërdoruesish të luftës çlirimtare.
Sa herë që bëhet fjalë për dukuritë negative të shoqërisë, duhet pasur parasysh identifikimin e rasteve, identifikimin e individëve me emër dhe mbiemër, në të kundërtën flasim kot për luftimin e së keqes pa e luftuar të keqën individuale.
Sikurse terrorizmi që është bërë problem botëror, ashtu edhe për ne, krimi i organizuar dhe korrupsioni, më tepër se problem janë shndërruar në kancer të shtetit të Kosovës.
Çdo formë e përgjithësuar e kritikës dhe akuzave për krim të organizuar dhe korrupsion s’është gjë tjetër vetëm mbrojtje e të inkriminuarve në vepra të rënda penale. Shpërndarja e përgjegjësisë është fshehje fajësisë dhe mohim i së vërtetës.
“Çlirimtarë” dhe “instituacionalistë”, të bashkuar në sistemin korruptiv të qeverisjes
Krahasimi i të gjithë komandantëve dhe luftëtarëve të ndershëm me një grup tejet të vogël njerëzish të papërgjegjshëm që përfituan dhe shpërdoruan vlerat e luftës së lavdishme çlirimtare është i dëmshëm për vendin dhe denigrues për luftën çlirimtare.
Më të rrezikshëm se shpërdoruesit e luftës çlirimtare janë keqpërdoruesit e pushtetit të pasluftës, e në veçanti të pas 17 shkurtit 2008, që rrënuan vlerat tona kombëtare, rropën e çrropën pasurinë shoqërore, degraduan sistemin e drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, ata që në bisedimet me Serbinë në Bruksel cenuan sovranitetin dhe rendin kushtetues të vendit tonë.
Thënë ndryshe, “çlirimtarë” dhe “instituacionalistë”, të bashkuar në sistemin korruptiv të qeverisjes megalomane (21 ministri), me shpenzime enorme, janë shndërruar në dëmtuesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit pa i sjellë asnjë të mirë vendit të tyre.
Ashtu sikurse skeçi humoristik dhe grafitet për presidenten, mund të jenë një formë e planifikuar për zhvendosjen e vëmendjes së opinionit publik nga problemet madhore që ka vendi me keqqeverisjen aktuale.
Djajtë e veshur me lëkurë qengji
Andaj, për opinionin publik skeçi më i mirëpritur i radhës i STUPCAVE do të ishte për “institucionalistët”, që krijuan pasuri milionëshe duke zhvatur pasurinë shtetërore për pasurim përmes tenderimit, korrupsionit dhe formave të tjera të paligjshme.
Ngase për opinionin vendor është e bërë e vështirë të dallohen, cilët janë djaj e cilët engjëj, cilët janë milionerët më të mëdhenj në vend; “çlirimtarët” apo “institucionalistët”, qofshin ata nga ana e pushtetit aktual apo nga opozita, emrat e të cilëve janë të njohur mirë për opinionin publik!
Nëse me të vërtetë dëshirojmë të arrijmë rezultatet e dëshiruara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, atëherë, ashtu siç i përmendim çdo ditë me emër dhe mbiemër dhe me pietetin më të lartë dëshmorët dhe vlerat e kombit tonë, ngjashëm duhet t’i identifikojmë edhe antivlerat dhe keqpërdoruesit e pushtetit, qofshin ata të nivelit lokal apo qendror.
Promovimi i fundit nga ana e qeverisë, e “Prokurimit elektronik”, për luftimin e korrupsionit, tenderimit, auditimit dhe monitorimit të punës së administratës, për ruajtjen e parasë publike etj., është edhe një tentim i radhës për mashtrim e opinionit publik, për gjoja “përkushtimin” e qeveritarëve në menaxhimin (ruajtjen) e parasë publike dhe luftimin e dukurive tjera negative në vend.
Dashtë Zoti të dali i suksesshëm ky projekt qeveritar, por deri më tani në historinë e shoqërisë njerëzore nuk ka ndodhur akoma, që një keqpërdorues pushteti, një hajn apo një vrasës ta denoncoj krimin e tij.
Prandaj, të gjithë jemi në pritje; cili do të jetë skeçi i radhës i STUPCAVE ?

Në Prishtinë grafite për kryeparlamentarin ‘Kadri Montana’

Pas grafiteve të dedikuara presidentes së vendit Atifete Jahjaga me mesazhe seksiste e që nxiti reagimet e shoqërisë dhe krerëve institucional, në sheshet e Prishtinës janë parë disa grafite të reja të cilat për personazh kanë kreun e Kuvendit, Kadri Veseli.

Në grafitë është shfaqur Veseli duke qëndruar i ulur, ndërsa në mesazhin e bashkangjitur këtij grafiti shkruan: “ From OWL chilli 98-99 with love Dr. Kadri Montana”.
Ndryshe, Toni Montana njihet si udhëheqës i mafies më të madhe në Itali./KosovaPress

GRAFITEKADRI

Kosovë: Paraburgim për dy të dyshuar për terrorizëm

Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy shtetasve të Kosovës, të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore të Gjilanit.

”Me kërkesë të Prokurorisë speciale të Republikës së Kosovës u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 1 muaji, të pandehurve F.B. dhe V.H. Të pandehurit, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë kryer veprën penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nga neni 143, paragrafi 2 i Kodit penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Shkodra.

Ai ka shtuar se të pandehurit janë arrestuar nga Policia e Kosovës me datën 4 janar, 2016, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Të dy të pandehurit, dyshohet se përmes Stambollit, janë kthyer nga Siria.

Ata, po ashtu, dyshohen se kanë qenë pjesëmarrës në luftërat e huaja dhe pjesëtarë të organizatave terroriste.

Visar Ymeri: Protesta e opozitës do të jetë vendimtare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se protesta e paralajmëruar e opozitës, më 9 janar, do të jetë madhështore dhe vendimtare.

Me anë të protestës, opozita ka thënë se do të kërkojë që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, disa parime të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës, andaj opozita kërkon që ajo të anulohet.

“Hashim Thaçi dhe shefi i tij, Isa Mustafa, janë të ftuar të numërojnë pjesëmarrësit (në protestë) dhe të shkruajnë statuse, nëse s’kanë punë tjetër. Në qeveri janë kallëzuar të paaftë dhe kriminalë. Opozita e bashkuar me qytetarët ka për të fituar”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.

Ai ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se “partitë opozitare janë verbuar nga mosdurimi për të marrë pushtetin me dhunë”.

“Zëvendëskryeministri që mezi pret të bëhet president sot ka shkruar një hartim, ku si zakonisht kërcënon opozitën. Hashim Thaçi, pretendent për president, po përpiqet të zvogëlojë sadopak protestat gjithëpopullore që do nisin në 9 janar, e që do të vazhdojnë deri në largimin e këtij pushteti të papërgjegjshëm”, ka thënë Ymeri.

Albin Kurti: Ky nuk është gjykim, është persekutim politik

PRISHTINË – Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj–Bujupi dhe Faton Topalli kanë dalë sot para Gjykatës për Krime të Rënda në Pallatin e Drejtësisë. Deputetëve të VV-së, Kurti dhe Haxhiu iu ndryshua masa e paraburgimit, ndërsa ndodhen në “Arrest shtëpie”.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Kadaj–Bujupi, iu hoq dhe masa e arrestit shtëpiak, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë. 4 deputetët u arrestuan pas tensioneve të ashpra gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, ku ligjvënësit e opozitës sulmuan me gaz lotsjellës.

Gjatë fjalës së tij, Kurti ka thënë se ky gjykim që po bëhet ndaj tij nuk është i drejtë. “Unë nuk dua të mbrohem në heshtje. Nuk konsideroj që ndodhem para një gjykimi të drejt. Avokatja është caktuar nga dikush tjetër dhe dua që gjykata të mos marrë parasysh fjalët e saj. Është gjykim i padrejtë dhe persekutim politik”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera ai ka akuzuar gjyqtarin Beqir Kalludra se nuk po lejon komente. “Sipas tij, në këtë fazë lejohet vetëm deklarimi për fajësinë ose pafajësinë”, u shpreh Kurti, raporton Koha.net, ndërsa ka shtuar se “për tërë këtë aktakuzë dhe kaq pak fjalë të them, kjo nuk është e drejtë”.

Edhe bashkëpartiakja e tij, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk do të mbrohet në heshtje, “por nuk dua t’i përgjigjem pyetjeve as të prokurores dhe as të gjyqtarit. “Të gjitha veprimet tona në Kuvend kanë qenë politike dhe në kuadër të fushëveprimit tonë si deputetë. Unë nuk kam dashur fare avokat sepse nuk kam nevojë të mbrohem për veprimet tona”, ka theksuar ajo.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se veprimet tona kanë qenë në interes të qytetarëve.
“Unë nuk jam në konflikt me ligjin, por jam në konflikt me dy marrëveshjet e dëmshme të cilat do të vazhdoj t’i kundërshtoj”, ka thënë ajo, për të shtuar: “Unë nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetjeje të prokurorisë e as të gjykatës”. Deputeti tjetër i VV-së, Faton Topalli, ka thënë se do të deklarohet vetëm “për qëndrimet e mija politike”.

Opozita do të sjellë njerëz nga gjithë Kosova në protestën e 9 janarit – VV publikon orarin e nisjeve

Partitë opozitare kanë organizuar autobus falas për qytetarët që duan t’i bashkohen protestës së paralajmëruar të mbahet me 9 Janar në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje e ka shpërndarë orarin e nisjes së autobusëve të cilët do të sjellin protestues nga të gjitha qendrat e Kosovës për në Prishtinë.

Grumbullimi i të gjithë protestuesve, të shtunën – 9 janar, do të bëhet të Biblioteka Kombëtare, në ora 14:00, për të marshuar deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimet e opozitës thuhet se protestohet “Për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese”. /GazetaExpress/.

protesta opozita2

Veseli tronditet rëndë nga Stupcat – ja reagimet

*Oficeri i UÇK-së: Mirë e kanë Stupcat
*Pas skeçeve, ‘Stupcat’ kercenohen me jete

U përgatit si humor për mbrëmjen e 31 dhjetorit 2015, por kjo video e Stupcave ka trazuar politikën kosovare.

Dy aktorët e humorit kosovar kanë ironizuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vetë ish-komandantëve të saj, që tani janë në politikë. Ata kane portretizuar luftën e disa komandantëve, që, sipas skeçit, kanë luftuar vetëm për të ndarë pushtetin.

Prej 3 ditësh ka shumë reagime në lidhje me këtë videon, ku shumë e mbështesin humorin dhe ironinë e bërë nga aktorët, por shumë të tjerë e dënojnë si denigruese për luftëtarët e rënë për lirinë e vendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka komentuar skeçin e fundit të grupit humoristik “Stupcat”, duke thënë se as ky humor “pa shije” nuk mund të deformojë një të vërtetë të madhe.
“E vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është tepër e madhe, botërisht e njohur dhe e pranuar, saqë as humori i zi Dick Martit, e as humori pa shije i këtij skeçi që ju e përmendët, nuk do të mund ta errësojnë apo ta deformojnë këtë të vërtetë”, ka thënë Veseli për “Kohën Ditore”.
“Ata mijëra djem e vajza të Kosovës e më gjerë, që dhanë jetën e lanë gjymtyrët e tyre në luftën për lirinë e Kosovës janë krenaria më e madhe dhe e përjetshme e vendit tonë, janë themeli mbi të cilin qëndron dhe do të qëndrojë përgjithmonë Republika e Kosovës”.

Pas skeceve, ‘Stupcat’ kercenohen me jete
Pas skeçeve të natës së Vitit të Ri, protagonistët e grupit humoristik “Stupcat” janë kërcënuar me jetë.
Kërcënimet kanë ardhur si reagim pas skeçeve të tyre për natën e vitit të ri, të transmetuar në KTV, në veçanti njërit prej tyre – atë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Pas portretizimit të luftës së disa komandantëve, që, sipas skeçit, kanë luftuar vetëm për të ndarë pushtetin, Stupcat kanë marre shumë kërcënime publike.
“Kujna I Ka ra Nder mend me pi qaj Po kush e Ka ba regjin edhe kta vedati mensuri duet mi zan e mi pshurr dajak se nuk u kan lufta uqk humor Po lufta per Liri Po ktyne si shum ju kini dhan perparsi per me ba humor si shum Po propagandojn n emer uqk Turp sjeni artist a Po jeni plehra veq me perfitu idiota”, ishte një nga komentet në Facebook.
“Skan faj keta qe luajn me neve. Kemi faj na qe sjau kajtem nanen ketyne kelyshve te serbis me pastru niher e mir faren shqiptare”, shkruan një komentues tjetër për Stupcat në Facebook.
“leje qė është turp,qka kan bêrê ata stupca po besom që kta met vertet e dojnë stupcin,”, vazhdon komenti i radhës.
“o keta kriminela duhet me i denu me vdekje ne emer te popullit apo me ka 50 vite burge edhe regjisorin skenarin edhe transmeturin .kure na e shajm keshtu qka presim prej qetnikave kriminelave.,”, ishte një koment tjetër në Facebook.

Oficeri i UÇK-së: Mirë e kanë Stupcat

Revolta më e madhe është shprehur në faqen zyrtare të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por nuk ka munguar as në faqe tjera në Facebook.
Përkundër komenteve negative, nuk kanë munguar as ato përkrahëse për Stupcat, në të cilat thuhej se “Stupcat vetëm se e kanë pasqyruar realitetin”.

Në vazhdën e reagimeve ndaj skeçit të grupit humoristik ‘Stupcat’, Hafir Hoxha, njëri nga oficerët e parë shqiptar dhe ish-Komandant i UÇK-së, u ka dhënë edhe njëherë të drejtë humoristëve, duke numëruar edhe arsyet.
Komandanti Hafir Hoxha, kishte hequr dorë nga statusi i veteranit, pikërisht për shkak të parregullsive të shumta që ishin bërë gjatë procedurave të njohjes së statusit.

Më poshtë i gjeni arsyet se përse ai mendon se stupcat kanë të drejtë:

STUPCAT mirë e kan, ja pse

1. Këtë çka e tregojnë nuk e kanë shpikur vet por e kanë dëgjua nga populli dhe nga ish luftëtarët dhe pjesëtarët e UÇK-së.

2. Shumica e milionerëve të sotëm në Kosovë janë ata që e kanë menagjue fondin e 3% dhe atë Vendlindja thërret e që kurrë nuk dhanë llogari sa ishin ato fonde si dhe ku u shpenzuan .

3. Shumica e milionereve të sotëm janë ish udhëheqës të UÇK-së e që para luftës së vitit 1998 nuk kishin asnjë lloj pasurie .

4. Shumica e milionerëve të sotëm janë lider politik që bashkë me ish “komandantët” e UÇK -së e kanë privatizuar ( vjedhur) tërë pasurin e Kosovës, industrinë, fabrikat, teknologjinë, kooperativat bujqësie dhe tokat e punës, ndërmarrjet banesore dhe objektet afariste .

5. Tërë këta milionerë të Kosovës sot i kontrollojnë Universitetet , Akademinë e Shkencave, Media , Gjykatat , Policinë dhe janë mbi ligjin , e kushdo që ren keqpërdorim të tyre dhe ankohet ndaj tyre i bjen se ankohet tek ta !

6. Të gjithë këta milioner sot e kontrollojnë Importin/ eksportin ( doganat) i kontrollojnë edhe ato pak ndërmarrje publike shoqërore , këta i kontrollojnë ( e shit blejnë votat dhe funksionet politike ) këta e vendosin se kush do te fiton në zgjedhje ” të lira” këta e vendosin se kush do te jetë delegat dhe funksionar edhe nga partitë e tyre pa marrë parasysh sa vota ka !?

7. Të gjithë këta lider politik dhe të ish UÇK-së e din fort mirë ose munden ti zbardhin shumë shpejtë të gjitha vrasjet misterioze që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës , por nuk dëshirojnë sepse këta kanë gisht në to .

8. Të gjitha këto që i përmenda i din qytetarët , e din populli por sja vlen as me folë, as me u ankue sepse ski kujtë i tregon as ku ankohesh !!!Mbetet vetëm me bërë humor më këto gjera siç po bëjnë Stupcat e logjike që po ata hajna kujt është didikue ky humor i vërtet dhe i hedhur do të reagojnë në format e tyre që ata e din fort mirë dhe kanë eksperiencë që tu a mbyllur gojën Stupcave dhe dëshmitarëve dhe kritikëve të kësaj gjendje .

9. Me këto skeçe aspak nuk njolloset UÇK-ja, askush atë nuk mundet ta njillos as ta mposhtë sepse ajo ishte e popullit , ishte popull , ishte e shenjtë dhe gjaku i dëshmorëve herdo kurdo frymën do të javë zë atyre që i keqpërdorën dëshmorët , përfituan nga gjaku i tyre dhe sot krimet dhe marrëzirat e tyre tentojnë ti mbulojnë me emblemën e UÇK-së , këtë luftëtari , pjesëtari i UÇK-së nuk do ta lejon . LAVDI DËSHMORËVE

Dialogu Prishtinë-Beograd vazhdon javën e fundit të janarit

Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, në nivel kryeministrash, do të vazhdojë me siguri në javën e fundit të janarit, sipas agjencisë të lajmeve serbe Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Takimi ishte planifikuar më herët, diku ka mesi i muajt janar, por sipas Tanjug, kryeministri kosovar Isa Mustafa, e ka kushtëzuar takimin me marrjen e liberalizimit të vizave.

Prandaj, sipas informatave të gazetës serbe, rreth 18 janarit do të takohen dy palët në nivel ekspertësh, kurse kah fundi i muajt të parë të vitit 2016 do të bashkëbisedojnë sërish në Bruksel edhe dy kryeministrat, Isa Mustafa i Kosovës dhe kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Mustafa ka thënë se në takimin e ardhshëm, kurdo që do të mbahet ai, do të bisedohet për çështje si hapësira ajrore dhe hekurudhat dhe po ashtu shpërbërja e strukturave paralele, kurse nga Serbia në plan kanë të tjera tema.

Një listë e tyre, që i është dërguar edhe Klan Kosovës me një janar, e që është transmetuar në një kronikë të Klanit, thuhet se “përveç që do flitet për zbatimin e plotë të marrëveshjes mbi parimet e themelimit të Asociaconit të Komunave Serbe, me rëndësi thelbësore për bisedime janë edhe disa çështje si; trashëgimia kulturore, statusi i pronës së Kishës Ortodokse Serbe si dhe pronës private e publike, bashkë me çështjet e të pagjeturve dhe pranimit të diplomave universitare”.

Por, kryeministri i Kosovës në deklaratën e tij të fundvitit pati thënë se “duhet ta kemi edhe ne një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian se edhe kërkesat dhe nevojat e Kosovës po merren parasysh dhe mos të fitohet përshtypja se edhe BE-ja po punon në mënyrë të njëanshme”, njofton Klan Kosova.

Pikërisht për shkak të rezultateve që ka prodhuar dialogu dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar në këto bisedime me shtetin serb, në Kosovë vazhdimisht ka pasur krizë politike dhe bllokim të Kuvendit në Prishtinë.

Opozitarët në Kosovë i kanë cilësuar Marrëveshjet me Serbinë si anti-kushtetuese, sidomos atë për Asociacion e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa edhe Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim, pasi iu kërkua nga Presidentja Atifete Jahjafga, se Asociacioni nuk ka përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës në parimet bazë.

Përderisa frytet e dialogut kanë prodhuar krizë, në Bashkimin Europian dialogu e marrëveshjet janë cilësuar si një nga të arriturat më të mëdha të vitit që shkoi.

Përfaqësuesja e BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka listuar si njërin nga 12 sukseset e vitit 2015 marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, njofton Klan Kosova.

Ajo në bllogun e saj personal Federicamogherini.net, ku ka shkruar për disa nga ato që Bashkimi Europian i konsideron suksese të vitit që lamë pas, ka potencuar se marrëveshjet mes dy vendeve i kontribuojnë paqes së re mes tyre dhe paraqesin një hap historik drejt BE-së.

“2015 ishte viti kur Serbia dhe Kosova nënshkruan numrin më të madh të marrëveshjeve ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Negociatat kanë arritur një paqe të re: do të jetë ende vështirë, por të dyja vendet kanë marrë një hap konkret dhe historik drejt integrimeve europiane. Ne kemi hapur kapitujt e parë me Serbinë, kurse Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Ka qenë një arritje e madhe për Ballkanin, dhe për të gjithë europianët”, ka shkruar Mogherini, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, Opozita e bashkuar – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosvoën – kanë ndërmend që me nëntë janar të dalin në protesta për të kërkuar tërheqjen e Kosovës nga marrëveshjet dhe shkarkimin e vet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Koalicioni i shtetrrënimit Nga Aida Dërguti

Beteja për pushtetin e drejtuesve të PDK-së e LDK-së ka pasur çmim të lartë për Kosovën këto 16 vite. Këta na kanë dhënë dëshmi të shumta që mund të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve, mbi idealin e tyre. Këta nuk e kanë të vështirë të shkelin Kushtetutën sa herë është në pyetje mbajtja e pushtetit vetjak.

Viti i ri në Kosovë po fillon me hallet e vjetra. Me gjithë hallet e grumbulluara të qytetarëve, nisur nga papunësia, varfëria, shërbime të dobëta në shëndetësi dhe në anën tjetër, premtimeve përrallore të partnerëve të koalicionit aktual qeverisës për zhvillim ekonomik e vende të reja të punës, kjo Qeveri vazhdoi dhe ka vendosur të vazhdojë me avazin e vjetër të paraardhëses së saj, me Negociatat me Serbinë si top-prioritet.

Strumbullari i koalicionit Thaçi – Mustafa – Lista Serbe janë kushtet e marrëveshjes me këtë të fundit, ku në krye të kësaj marrëveshjeje qëndron themelimi i “Zajednicës”. Duke e pasur parasysh se Lista Serbe është zgjatim i Qeverisë së Serbisë brenda institucioneve të Kosovës, kushtet e marrëveshjes për koalicionin qeverisës janë kushte të Serbisë. Këto kushte si edhe çdo veprim tjetër i Serbisë, që nga shpallja e pavarësisë kanë për qëllim zhbërjen e asaj republike-në-bërje, ani pse të shpallur në 2008 me rezerva, me kushte, me kompromise, duke fshehur historinë e re të Kosovës. Ky është thelbi i kësaj Qeverie. Të tjerët janë gëzhoja e fortë që e mbështjellë, mbron dhe pavetëdijshëm zhvillon idenë e shtetrrënimit. Mbështjellësi Thaçi-Mustafa ka për qëllim të vetëm pushtetin, sepse po doli Lista Serbe, bie Qeveria. Prandaj, koalicioni qeverisës shtynë me çdo kusht themelimin e “Zajednicës”, qoftë edhe kur një gjë e tillë është antikushtetuese.

Hashim Thaçi me moton ‘familja, prona, shteti’ Kosovën e konsideron si pronë për familjen, miqtë dhe militantët. Prandaj nuk është çudi që këta politikanë venë gjithçka në shërbim të familjeve të tyre, përfshirë këtu edhe shtetin. Ky njeri, i cili nënshkroi shuarjen e UÇK-së kur nuk pati nevojë, pranoi karakterin multietnik të shtetit, ndonëse rreth 92% të popullsisë janë shqiptarë, për dy mandate si kryeministër, përmes dialogut të Brukselit e me koncesione të vazhdueshme, hap pas hapi shtroi rrugën për “Zajednicën”.

Isa Mustafa, ky dorëzues historik i lirisë së Kosovës, pjesëmarrës në keqpërdorimin e Fondit të 3% të mbledhur nga mërgata shqiptare, keqpërdorues i pushtetit sa ishte kryetar i Prishtinës, tani u vu në krye të qeverisë për ta kthyer Serbinë përmes “Zajednicës”. Këtij autokrati të heshtur përfundimisht i ra maska. Nuk është në natyrën sadomazohiste të Isa Mustafës dialogu i brendshëm. Opinionit në Kosovë e jashtë saj i kujtohet fare mirë sesi i përjashtoi përfaqësuesit e degëve të LDK-së në diasporë nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm. Me qasjen përjashtuese u përpoq pasukses ta heshtë e ta mposhtë opozitën.

Isa Mustafa, na kërcënohej nga Brukseli për një aksion krejt të thjeshtë e simbolik pranë rrethojave të pronës së tij në rrethinat e Prishtinës, në Prapashticë, ndërkohë që pranonte shtrirjen e “Zajednicës” gjerë e gjatë nëpër Kosovë, me kompetenca ekzekutive e kushtetutbërëse, përballë të cilës edhe Kuvendi i Kosovës do të ishte i pafuqishëm që në çfarëdo rrethane ta shpërbënte atë.

Nga fundi i gushtit 2015 e deri fund të dhjetorit 2015 qoftë Isa Mustafa qoftë Hashim Thaçi i ndërruan deklaratat e tyre lidhur me marrëveshjen e Brukselit. Por ata nuk ndërruan vetëm një parullë të cilën e përsëritën në mënyrë automatike në çdo konferencë, mbledhje qeverie, intervistë e takim publik. Të dy thanë se kishin nënshkruar marrëveshje në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në përputhje me interesin e vendit. Opozita e bashkuar vërtetoi pikë më pikë se Kushtetuta e vendit ishte shkelur rëndë. Në thamë se Zajednica nuk është OJQ dhe nuk i ngjan Asociacionit të Komunave të Kosovës, se po ka kompetenca ekzekutive, se është etnike dhe raciste dhe se është në shpërputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, se e ndan arsimin e shëndetësinë mbi baza etnike dhe rrezikon pronën e ekonominë e vendit tonë nga telekomunikacioni e energjitika tek pronat e shqiptarëve në Suhodoll e tek Trepça e Liqeni i Ujmanit.

Në krahun e argumenteve të Opozitës së bashkuar u vendosën 205 mijë qytetarë në Peticionin e shtator-nëntorit 2015, mijëra shqiptarë të mërgatës, dhjetra specialistë të fushës, qindra intelektualë nga Shqipëria e Maqedonia e dhjetëra opinionistë shqiptarë e ndërkombëtarë, madje dhe serbë si rasti i Sonja Biserkos.

Në krahun e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit përpos që nuk gjen asnjë gjurmë a dëshmi për mbështetjen nga qytetarët e Kosovës, shqiptarët në rajon, shqiptarët në mërgatë, nuk gjen madje as dhe një jurist me integritet e profesionalitet që t’ua justifikojë shkeljet e rënda kushtetuese dhe dëmin që i sjellin Kosovës marrëveshjet me Serbinë.

Në krahun e gënjeshtrave të tyre se Marrëveshja e 25 gushtit Mustafa-Vuçiq është në përputhje me Kushtetutën janë vetëm “specialistët” e oborrit të pushtetit.

Beteja për pushtetin e drejtuesve të PDK-së e LDK-së ka pasur çmim të lartë për Kosovën këto 16 vite. Këta na kanë dhënë dëshmi të shumta që mund të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve, mbi idealin e tyre. Këta nuk e kanë të vështirë të shkelin Kushtetutën sa herë është në pyetje mbajtja e pushtetit vetjak.

Këta ne kemi legjitimitetin t’i quajmë shtetrrënues. Shqetësimi i tyre kryesor është kush dhe si po i ndajnë postet shtetërore teksa edhe vendimi i Gjykatës që e kontrollojnë vetë iu thotë se e kanë shkelur Kushtetutën. Këta nuk i ndal as ligji as rendi kushtetues sepse këta nuk janë prodhuesit kryesor të shkeljeve. Këta nuk mendojnë për pasojat e dëmshme e afatgjata që ia shkaktojnë vendit. Këta mund të vazhdojnë kështu pa ndalim nëse nuk ndërhyjmë për t’i ndalur.

Kjo Qeveri ka afat deri më 9 janar të largohet. Në të kundërtën, me 9 janar qytetarët do të flasin siç flitet kur Qeveria tradhton vendin. E shtuna e 9 janarit shënon datën e fillimit të rënies së tyre.

Poshtë Qeveria! Rroftë Republika!

Aida Dërguti është Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës 


Send this to a friend