VOAL

VOAL

VV: Vetëm njohja e ndërsjellët normalizon marrëdhëniet me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri foli lidhur me dialogun me Serbinë ne Bruksel. Ai tha se normalizimi e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm nëse ka njohje reciproke të shtetësisë.

Ai krahasoi situatë e Kosovës me atë të Kroacisë, marrëveshje e arritur në mes këtij shteti dhe ish-Jugosllavisë në vitin 1996, pas përfundimit të luftës. Ymeri përmendi pikën e nëntë nga kjo marrëveshje dhe dallimi sipas tij, në këto dy marrëveshje është shumë i madh.

Derisa në marrëveshjen me Kroacinë, pika e parë është njohja dhe respektimi i palëve në mes veti si shtete, në marrëveshjen e Kosovës me Serbinë, në pikën e parë thuhet se do të formohet një Asociacion i Kominave Serbe.

Ymeri tha se Kosova nuk ka nevojë për dialog me Serbinë por me serbet e Kosovës./kp/

Pazaret politike pa hanxhinë – Nga Skënder MULLIQI

Është aktualizuar shumë tema për presidentin e ardhshem të Kosovës. Kësaj loje politike ia filluan portparolet Adem Gabovci  dhe Ismet Beqiri, të cilët deklaruan së Hashim Thaçi  duhet të jetë president i Kosovës. Me këtë temë nuk e la pa u marrë  edhe kryeministri, Isa Mustafa, thua së Kosova nuk na paskësha punë tjeter në vitin e ardhshem , pos asaj  që  Thaçi  të bëhët president, ose prishet koalicioni .Ky koalicion edhe ashtu ka qenë koalicion i makinacioneve të shumta politike. Ka qenë koalicion I interesave të grupeve të caktuara politike të PDK dhe LDK .Se është ashtu e tregoi edhe periudha një vjeqare e qeverisjës më vendin. Çka nuk pamë dhe çka nuk  ndëgjuam gjatë kësaj kohe.U bëm gazi i botës.  I  kemi qitur punët  në terezi të madhe,  veq na paskan mbetur  keq rehatimet  e radhës   . Këto maskarada politike po bëhën  në kohën kur vendi po zhytet në krizën më të madhe institucionale  të pasluftës. Pas gjithë kësaj së çka po na ndodhë para syve tanë , po na servohet   mjegulla  e re politike, e këtij pusheti të deligjitimuar .Turpi nuk çelë varrë askend thotë një fjalë e popullit .Pas secilit dështim të  radhës kasta udhëheqëse politike , e gjenë  një justifikim për të vazhduar politikën e vjetër . Popullit pak i intereson tashmë së kush do të jetë president i vendit, kur shteti dhe mirëqenja e tyre gadi kanë rënë  përtoke. Këto pazare  politike , janë produkt i njëmendësisë politike të tipit diktatorial. Sistemi monist dihet së është sistem krejt përjashtues. Është sistem ku vlerat morale dhe përgjegjësia politike nuk merren parasyshë.   Nuk është pyetja këtu Thaçi apo filan fisteku të bëhët president , por  është  turp të flitët për zevëndësim postësh në këto rrethana politike . Për  të mirën Kosovës , kjo Qeveri  do të duhet  të dorëhiqej.   Kurrë  nuk u lufua krimi dhe korrupcioni si dukuritë  rrënuese të pasluftës.Shumë vrasje për motive  politike nuk e gjetën dritën e diellit. Pak kush  nga zyrtarët e lartë të shetit u arrestua për shkak të nivelit galopant të korrupcionit.Nuk dua të bëj këtu ndonjë analogji, por   Serbia që mbartë mbi supe hipotekën e shtetit gjenocidial  arreston 80 përsona  në poste të larta të shtetit  e biznismenë të ndryshem  për korrupcion , kurse në Kosovë  moti nuk kemi ndëgjuar së është arrestuar ndonjë zyrtarë i lartë i shtetit për keqpërdorime të tilla. Ose edhe nese kemi pasur arrestime, ata janë liruar shumë shpejt dhe prapë janë  kthyer në postët e mëparshme pushtetare !

Dhe,tash e dhëna tjetër. Si ka mundësi që pas vendimit të kushtetetuesës  lidhur më Asociacionin të pretendohet të mbahet gjallë ky koalicion qeveritarë?.Kushtetata nuk është livadh të shkelet pak apo shumë. Nuk është këtu në pyetje vëtem arroganca përsonale e një njeriut  , por bëhët fjalë për arrogancën institucionale. Këtyre arrogancave  në vitin 2016 do të duhej tu vinte fundi. Heret kan filluar  pazarët  politike pa hanxhinë…

Marrëveshje vetëm për asociacione reciproke – Nga GANI QARRI

Derisa mjerisht, Serbia vazhdon ta quajë Kosovën me termat e njohur, më diskriminues millosheviqian si “Kosovo i metohija” edhe sot, nesër me krijimin e “zajednicës” brenda vendit tonë, këtij termi denigrues, përfaqësuesit e saj mund t’ia shtojnë edhe ndonjë -para apo prapashtesë tjetër serbe, si p.sh.  “Srpska Zajednica Kosovo i Metohija” apo ndonjë variant edhe më të çuditshëm, tërësisht të çoroditur e të padëgjuar asnjëherë në këto anë.

Megjithatë, politikanët e dështuar vendorë, vazhdojnë të ngulin këmbë në mbrojtjen e marrëveshjeve jo ndërkombëtare as ndërshtetërore, por të paktën nga Serbia, nëse jo edhe nga vet BE-ja, të trajtuara si marrëveshje-thjeshtë- vetëm ndërmjet “Prishtinës e Beogradit”,të cilat së fundmi, edhe ashtu u dëshmuan të jenë anti-kushtetuese dhe të dëmshme për Kosovën.

Pra, siç është tanimë botërisht e njohur për shumicën e popullit tonë dhe gjithë ndërmjetësuesve evropian, asnjë nga marrëveshjet e deritanishme të arritura në Bruksel, ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, nuk e kanë primatin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kjo edhe për faktin se vet Hashim Thaqi ,qysh me aprovimin e fusnotës, jo vetëm pranoi, por edhe nënshkroi degradimin e statusit shtetëror të Kosovës nga Shtet i Pavarur, në vend me status të pa-definuar.

Ai, Pavarësinë e lexuar në “fletë” të bardhë, vet e nxiu dhe bëri “katran” me fusnotë* të zezë, duke denigruar kështu edhe mëvetësinë e atdheut, të arritur me shumë gjak e mund nga shumë gjenerata patriotësh shqiptarë.

Fusnota abrogon Pavarësinë dhe paraqet një vend me status të papërfunduar.

E për fat të keq, që nga nënshkrimi i tij, emërtimit edhe ashtu komik të vendit tonë; “Kosovo*” i shtohet edhe mallkimi i quajtur fusnotë “*”. Madje, ajo nuk është e obligueshme të praktikohet vetëm në takimet me Serbinë, por siç kishim rastin ta shihnim në takimin e djeshëm të Bekim Çollakut me përfaqësuesin evropian Johanes Hahn, Kosova fusnotën detyrohet ta përdor edhe në të gjitha takimet bilaterale me vendet tjera të Kontinentit e më gjerë.

Për aq më keq, edhe BE, megjithëse ndërmjetësuese dhe lehtësuese e procesit të bisedimeve dypalëshe, për shkak të mosnjohjes së vendit tonë nga pesë vendet anëtare të saj, as ajo vet, ende nuk mund ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur e sovran.

Ndaj përfaqësitë diplomatike ,dhe të gjithë faktorët tjerë ndërkombëtar të cilët në emër të “Dialogut Teknik „e futën Kosovën me politikanë të tillë alojal, në këtë rrugë të pakrye dhe lojë të pa qartë politike, tani e kanë për detyrë dhe obligim parësor, që të ndihmojnë vendin tonë dhe përfaqësuesit shqiptar, qoftë edhe Qeverinë aktuale të Kosovës, për të dalë nga situata e krijuar.

Në fakt, që me arritjen e marrëveshjes për krijimin e “zajednicës”, më 25 gusht të vitit 2015, eksperti i njohur amerikan për rajonin, Daniel Serwer, shprehu brengosjen e tij, i cili me atë rast, pati deklaruar se ka arsye për të dyshuar nëse vërtetë ishte ide e mirë, Marrëveshja për krijimin e “Asociacionit të komunave serbe”, në Kosovë.

Brenga bëhej edhe më e madhe, nga shkaku se sipas z. Serwer, edhe vet krijimi i Asociacionit, nuk u definua politikisht as gjeografikisht, por eksplicit si Asociacion një-etnik serb, gjë që mund të bëhet shkas për distancim dhe qeverisje të ndarë serbe, nga strukturat shtetërore të Kosovës, në të gjitha hapësirat ku sundon “zajednica”.

Madje, po ky analist i mirënjohur nuk harron të përmend faktin se pikërisht në këtë mënyrë pati filluar ekzaltimi i entitetit serb edhe në Bosnje e Hercegovinë, entitet i cili që nga zyrtarizimi e këtej, e bënë shtetin e BeH gjithnjë e më jofunksional.

E brengosur nga argumente si këto, edhe zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, z. Ulrike Lunaçek, e cila duke parë jo seriozitetin e politikanëve vendor, që në fillim të 2014-s, pati deklaruar se mund të kalojnë dy-tre vite dhe të mos ketë liberalizim vizash për Kosovën, në vizitën që i bëri, muajin e kaluar vendit tonë, para gazetarëve në Prishtinë, deklaroi se; nëse Gjykata Kushtetuese vërteton që Marrëveshja për Asociacionin nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, atëherë ajo marrëveshje duhet të ri negociohet dhe ndryshohet, gjë që deri më tani, nuk u mohua as refuzua nga personalitetet evropiane dhe ndërkombëtare.

Ndaj, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vërtetoi se “zajednica” serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, përfaqësuesit e BE-së dhe ata ndërkombëtar, duhet që në mes të dy vendeve tona ,përfundimisht të krijojnë mundësi reciprociteti dhe ta detyrojnë Serbinë që të pranojë, jo thjeshtë vetëm ri-negocimin siç po trumbetohet kohët e fundit, por krijimin e një Asociacioni shqiptar të ngjashëm me “zajednicën” serbe, edhe për bashkëkombësit tanë në Kosovën Lindore.

Është koha e fundit, që edhe ata, të trajtohen si njerëz të barabartë.

Në fakt, një Asociacion i mundshëm Shqiptar, në Kosovën Lindore, jo vetëm se nuk do ti pengonte aspak dhe me asgjë serbët e Kosovës, por as nuk do të ndryshonte kualitetin e “zajednicës” së tyre në Kosovë.

Kurse për shqiptarët nën Serbi,do të thoshte shumë, sidomos në gjendjen nëpër të cilën ata, tash e sa vite po kalojnë, Asociacioni për ta, është baras me mbijetesën e tyre të mëtejme, në tokat e veta autoktone.

Vetëm, me ngritjen e statusit të shqiptarëve të lënë pas dore, në Kosovën Lindore, në shkallë analoge juridike me Asociacionin e serbëve në Kosovë, Serbia nuk do të guxonte, që edhe në të ardhmen, ti trajtonte, bashkëkombësit tanë atje, si njerëz të dorës së dytë, dhe detyronte ata në shpërngulje të heshtur, siç vepron tash e sa kohë, pa asnjë pengesë dhe në mënyrë të organizuar.

Një akt i tillë analog, do të siguronte zgjidhje të njëmendët të problemeve ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona, kurse garancinë e respektimit dhe barasvlershmërisë, për të dyja palët, mund ta siguronte BE-ja, e pse jo edhe OKB, përfaqësuesit e të cilave, përfundimin e bisedimeve, duhet ta kurorëzonin me njohjen reciproke ,ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si shtete të pavarura dhe sovrane.

Për të arritur deri këtu, duhet të shfrytëzohen edhe parimet e BE-së, të cilat janë të njëjta për të gjitha shtetet që pretendojnë inkuadrimin në këtë organizatë jetike. Vendet kandidate, që synojnë pranimin në BE, duhet të funksionojnë sipas standardeve demokratike, të respektojnë në plotëni barabarësinë e popujve dhe të drejtat njerëzore si dhe zgjidhin problemet e ndërsjella fqinjësore, sipas standardëve ndërkombëtare.

Me këtë rast as Serbia nuk duhet të bëjë përjashtim, sidomos kur kihet parasysh fakti se ajo edhe kështu, kudo që mundet e arrin, pengon pareshtur integrimet e vendit tonë, dhe ende pa jetësuar asociacionin e saj famoz, na kërcënon hapur përfshi edhe vet të parin e kishës ortodokse serbe Irinejin, i cili nuk sillet si njeri i Zotit por si krye-ushtarak i agresionit, duke mos hezituar të kërkoj hapur edhe përdorimin e dhunës për ripushtimin e Kosovës.

Ndaj, krejt ndryshe do ishte me krijimin e baraspeshës ndërmjet dy vendeve tona edhe sa i takon trajtimit të pakicave, me organizma analoge apo asociacione të barabarta dhe reciproke.

Madje asociacionet reciproke, do ta ruanin më së miri paqen në mes të dy shteteve, do ta mbronin vet ekzistencën dhe mbarëvajtjen e njëra tjetrës dhe nuk do të krijonin precedent as rrezikshmëri për asnjërën palë, siç mund të ndodhte në të kundërtën, me mbjelljen e Asociacionit vetëm një-etnik serb, në vendin tonë, derisa pothuajse aq sa ka serb në Kosovë, numër i përafërt banorësh shqiptar jetojnë edhe në Serbi.

Pra, është koha e fundit që në emër të së drejtës njerëzore, barazisë së popujve dhe reciprocitetit ndërshtetëror, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, të përdoren metodat e duhura dhe krijohen kushtet e nevojshme, për themelimin e asociacioneve analoge, si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për shqiptarët nën Serbi, në mënyrë që Marrëveshja të bëhet e pranueshme për të dy palët dhe përshtatet juridikisht me ligjet dhe kushtetutat e të dy shteteve fqinje, për të jetuar të qetë e pa tensione, si vende ndërkufitare.

Në anën tjetër, as atdheut tonë të shumëvuajtur, nuk i duhen më politikan të dështuar. Mjaft ishte. Çdo gjë ka kufi! Përfaqësuesit shtetëror të cilët e sollën vendin në këtë gjendje të pa-lakmueshme, patën guximin të rrezikojnë interesat e popullit që i takojnë, shitën dhe tjetërsuan pjesë të trojeve tona, duke nënshkruar edhe marrëveshje në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, është e domosdoshme që ata, sa më parë të shkarkohen nga të gjitha funksionet, të akuzohen penalisht dhe qohen në mënyrë të përshpejtuar para drejtësisë. Njëkohësisht, nevojë imediate, e cila  patjetër, duhet plotësuar urgjentisht, është formimi i një ekipi adekuat shtetëror nga ekspertët profesionist, të cilët do të dinë dhe munden t`ua lehtësojnë jetën, përmirësojnë kushtet dhe garantojnë ardhmëri të sigurt banorëve të vendit tonë, si dhe rregullojnë mirë e si duhet problemet e shumta të grumbulluara përgjatë sundimit harakiri të politikbërësve të deritanishëm, mbi Kosovë.

Gani Qarri

Aida Dërguti: Mustafa e Thaçi po numërojnë ditë e fundit në pushtet

PRISHTINE – Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë drejtuar mediave pohoi se për kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi këto janë ditët e fundit në pushtet. Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e VV-së, Aida Dërguti ka denoncuar arrestimet dhe përndjekjen që policia po u bën aktivistëve. Ajo ka ftuar policinë që të mos i bindet urdhrave të Qeverisë për arrestimin e aktivistëve të VV-së.

Ndër të tjera ajo ka përmendur rastin e arrestimit të Koordinatorit të Sekretariateve të Vetëvendosjes, Nol Nushit dhe ka thënë se policia po kërkon aktivistë të tjerë. Sipas saj, ky aksion është udhëhequr nga Driton Imeri, komandant i stacionit policor Qendra, i cili njihet mirë tashmë për organizimin e përndjekjes dhe rrahjes të aktivistëve të Lëvizjes nëpër stacione policore.

“Aktivistët e Vetëvendosjes, po vazhdojnë të arrestohen për protestat kundër marrëveshjeve që tashmë u dëshmuan se ishin jokushtetuese. Isa Mustafa e Hashim Thaçi, tashmë të rrënuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, nuk po e ndalin represionin, të vetëdijshëm që janë në ditët e fundit të pushtetit të tyre. Vetëm në vendet totalitare dhe policore ndodh që pushteti, në mungesë të argumenteve, përdorë dhunën ndaj opozitës. Si pasojë, 13 deputetë janë të përndjekur, prej tyre 3 janë në burg; janë afër 20 aktivistë të burgosur. Deri në rënien e kësaj Qeverie, i bëj thirrje Policisë së Kosovës që të mos u bindet urdhrave të kundërligjshëm e politik qeveritar, për arrestimin e aktivistëve që i dolën në mbrojtje Republikës”, ka thënë Dërguti.

LDK, 26 vjet pas – Opinion nga FATON MEHMETI

Dikur…

Disa njerëz e vën si bast se fillimet e lavdishme shpesh herë kanë një fund të trishtuar, gjithsesi une sdua ta besoj këtë tezë, edhe pse rasti konkret për të cilin po shkruaj nuk më jep aq shumë  të drejtë. Gjatë shkatërrimit të sistemit një partiak dhe me ngritjes së atij shumë partiakë në ish Jugosllavi,fillon të bëhet regjistrimi i partive të ndryshme politike. Përderisa në pjesët tjera të ish-Jugosllavisë u krijuan disa shoqata politike, në Kosovë në shtator dhe tetor të 1989-ës një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh fillojnë të punojnë për bashkimin e forcave politike shqiptare në një në një lidhje me emërtimin Lidhja Demokratike e Kosovës nën moton Liri, Pavarësi dhe Demokraci,mbërthyer brenda kodit të drejtës për shtet të pavarur dhe sovran.Intelektualët e kohës ne krye Dr.Ibrahim Rugovën, kryetar i  Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, filuan misionin historik për të drejtat e shqipëtarëve të Kosovës.Fal vizionit , urtësisë së Rugovës, Kosova bëri miq që ju gjenden në momentet vendimtare.Hisotira i mbeti borxh Rugovës që nuk arriti t’a gëzoi Pavarësinë.
Sot…

Më 23 dhjetor , LDK mbushi 26 vjet të themelimi të saj. Si bartëse e Qeverisë bashkë me oponentin e saj PDK, gabimet dhe fatkeqesisht dështimet e LDK-së në qeverisë nuk mungojnë.E themeluar nga djali i nje ballisti perfundoi tek nje ish komunist i regjur, duke ven ne pah metodat e nje regjimi partiak dhe shteror, LDK është katandisur si kurrë me parë.Vlerat te cilat e karakterizonin këtë subjket politik i takojnë vetem arkivit të pasur të saj, por që tani është tkurrur . Shkeljet e statusit të saj nga vet kryetari i saj aktual me rastin e zhgjedhjev  te fundit,diferencimi të atyre që mendojnë ndryshe, arroganca përball qyetareve që ikin nga situata e veshtirë e deri tek shkelja e Kushteteutës se vendit , jane nje varg defektesh dhe keqqeverisje nga lidhershipi i saj.Natyrisht faturën për të gjitha keto do e marri në zhgedhjet e ardhshme , kurdo qëe të ndodhin, e me gjasa s’do priten zgjedhjet e parapare me 2017, pasi frustrimi i qyetarëve po rritet. LDK-ja e cila ishte shpresa e qyetarëve për të ndryshur kursin qeverisës të instaluar nga PDK, është bërë një ndjekëse e keqe e kësja te fundit, në mungesë të guximit për t’i prir këtij vendi , por jo me këtë qeverisje. Mbi 100.000 votues që votuan këtë subjekt politik, votuan me pretendimin se po largojnë partinë aktuale nga qeverisja për të sjell nje model tjetër qeverisës , qe fatkeqësisht mbeti vec ënderr e atyre votuese, pasi qe ndryshimi nuk po shihet askund.
Me shpresën që do ndryshoj kursi i saj politik , për të mirën e vendit dhe të saj, Gëzuar LDK…

AAK: Isa Mustafa mund të flasë vetëm për dorëheqjen e tij

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij propozojnë modele për procedimin e Asociacionit, por sipas tyre kjo Qeveri nuk e ka kredibilitetin institucional dhe besueshmërinë qytetare që ta trajtojë më tutje çështjen e Asociacionit.

“Deklarimet e fundit të zyrtareve qeveritarë, përfshirë edhe ato të kryeministrit Mustafa, lidhur me atë se si Qeveria duhet të procedoje tutje rreth krijimit te Asociacionit, nuk mund të vlerësohen ndryshe vetëm si një fontanë dëshirash nga shkelësit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së, në të cilën shtojnë se kryeministri dhe vartësit e tij e kanë nënshkruar një marrëveshje që cenon Kushtetutën dhe kanë rrezikuar funksionalitetin e vendit.

Ata thonë se kryeministri dhe vartësit e tij, përpara se të flasin për opozitën dhe gazin lotsjellës, duhet të japin llogari për shkeljen e kushtetutës dhe dëmin që ata ia kanë shkaktuar vendit.

“Ai sot duhet të flasë vetëm për dorëheqjen e tij, nëse i ka mbetur sado pak kredibilitet moral e politik”, përfundon kumtesa e AAK-së.

Kosovë – Braktisja e fëmijëve, 46 syresh vetëm këtë vit

Gjatë vitit 2015, janë braktisur 46 fëmijë. Sipas zyrtarëve shëndetësorë tash për tash në qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë gjashtë fëmijë të braktisur, të cilët kanë probleme shëndetësore.

Bajram Kelmendi, shef i divizionit të shërbimeve sociale, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se mbrojtja e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, është mandat ligjor i Qendrës për Punë Sociale.

“Gjatë vitit 2015 janë paraqitur nga terreni 46 fëmijë të braktisur, pa përkujdesje prindërore. Prej tyre, 37 janë të braktisur menjëherë pas lindjes, derisa 9 fëmijë kanë mbetur pa përkujdesje prindërore për arsye të ndryshme, qoftë vdekje të prindërve ose të tjera”, thotë Kelmendi.

Ai tregon edhe numrin e fëmijëve që janë bartur nga viti i kaluar, si dhe për fatin e tyre:

‘’Janë edhe 96 fëmijë të braktisur që janë bartur nga viti 2014. 71 prej tyre janë në strehim familjar, 19 janë në SOS kinderdorf dhe 6 janë në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore”.

“Ky është numri i përgjithshëm i fëmijëve pa përkujdesje prindërore, e që janë në mbrojtje të organit të kujdestarisë, qendra për punë sociale në nivel komunal’’.

Familjet strehuese nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale marrin nga 150 euro në muaj, për t’u kujdesur për fëmijët e strehuar.

Drejtoresha e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, Donjeta Kelmendi duke folur për Radion Evropa e Lirë, si problematikë për adoptimin e fëmijëve përmend procedurat e stërzgjatura.

“Pas 21 ditëve të qëndrimit në spital, fëmijët e braktisur dërgohen në strehim familjar, në familje strehuese për fëmijët e braktisur, apo edhe në strehim rezidencial që te ne është në SOS fshatrat e fëmijëve”.

Kjo zgjat deri në zgjidhjen e statusit të tyre. Sipas hulumtimit tonë, procedurat e adoptimit kanë rezultuar të gjata, pasi që shumë fëmijë rrinë me status të pazgjidhur, për shkak të rrethanave të ndryshme, qofshin ato familjare, si vërtetimi i atësisë së ADN-së, analizë kjo që nuk mund të bëhet në Kosovë”, thekson ajo.

Donjeta Kelmendi thotë se fëmijët me nevoja të veçanta, janë ata që më pak adoptohen nga shtetasit e Kosovës, por këta fëmijë i adoptojnë më shumë ndërkombëtarët.

“Rasteve më specifike iu zgjaten procedurat e adoptimit. Janë fëmijët e braktisur me nevoja të veçanta, dhe ata fëmijë rrinë më gjatë në listën e pritjes, derisa ata fëmijë më shumë merren nga ndërkombëtarët në adoptim”, shton Donjeta Kelmendi.

E, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Kosovë numri i fëmijëve të braktisur është më i vogël se kërkesat për adoptim.

Sidoqoftë, sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, një fëmijë mund të adoptohet edhe jashtë Kosovës, në rast të konsumimit të të gjitha mundësive të adoptimit të fëmijës brenda Kosovës.

Shpend Ahmeti i përgjigjet Isa Mustafës, e quan kryeministër në ikje

Me kryeministër në ikje i është referuar Isa Mustafës, kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, kur i është përgjigjur shpejt në kritikat që ai ka dhënë për udhëheqjen në kryeqytet duke thënë edhe se Vetëvendosje nuk do të fitojë në zgjedhje.

“Kryeministri në ikje i Kosovës, Isa Mustafa, paska deklaruar se Vetëvendosje nuk do të fitojë zgjedhje në Kosovë, dhe se qeverisja në Prishtinë dëshmon se Vetëvendosje nuk di të qeverisë. Më kujtohet deklarata e tij se Prishtinën e fiton me duar në xhepa. Standardet e qeverisjes së Isa Mustafës janë të kundërta me ato të Vetëvendosje”, ka thënë Ahmeti.

Më tej, Ahmeti ka numëruar punë të tij në krye të Prishtinës.

“Për dy vjet ne kemi ndalur ndërtimet pa leje (46 mijë në kohën e tyre), kemi ndalur korrupsionin, nuk i kemi dhënë tenderë djemve, nuk kemi punësuar dhëndër e balldëska, kemi përmirësuar shërbimet në administratë, arsim e shëndetësi, kemi liruar hapësira publike, kemi punuar sinqertë, me mund, pastërti e drejtësi. Kemi hapur vende të reja të punës”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në atë ditë kur Isa Mustafa të thotë se “kemi qeverisë mirë, atëherë ne do ta dimë se kemi gabuar”.

“Me duar në xhepa nuk qeveriset. Një njeri që i ka humbur tri palë zgjedhje nuk mund ta ketë legjitimitetin të tregojë se kush do të fitojë”, ka thënë në fund Ahmeti.

Padi për tradhti kombëtare ndaj Thaçit e Mustafës – Nga FLORIM ZEQA

Argumente të fuqishme juridike nga Gjykata Kushtetuese
 
Vetëm izolimi (burgosja) e shkaktarëve të “kancerit” politik është shpëtim për vendin
Gjykata Kushtetuese ishte dashur të veprojë me standarde të njëjta, siç kishte vepruar edhe më parë me shkelësit e Kushtetutës, pra me shkarkimin e tyre nga detyrat shtetërore
Pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ku thuhet se është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ngritja e padisë për tradhti kombëtare ndaj Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, nuk është më padi e bazuar në dyshime, por në fakte dhe argumente të fuqishme juridike.
Në këtë rast, Prokuroria e Shtetit, pa asnjë hezitim, duhet të ngritë padi penale ndaj dy liderëve shtetërorë, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, nën akuzat për shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit e pasuar me arrestimin e tyre dhe lirimin e menjëhershëm e të gjithë kundërshtarëve të marrëveshjeve fatkeqe për vendin, të arrestuar nga aparati policor i shkelësve të kushtetutës (Thaçi-Mustafa).
Se vërtet marrëveshjet e Brukselit janë të dëmshme për vendin e kishin pohuar edhe diplomatë të pakorruptuar ndërkombëtarë, si psh. analisti dhe diplomati amerikan Danier Serwer, i cili për Asociacionin ishte shprehur kështu, po citoj;  “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është i definuar etnikisht dhe mund të bëhet një bërthamë e fortë e strukturave të ndara qeverisëse serbe në Kosovë. Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund ta pengojë Kosovën si Republika Srpska, Bosnjën…”
Prokuroria e Shtetit duhet të veprojë me urgjencë
Pra, verdikti i Gjykatës Kushtetuese doli të jetë në përputhje të plotë me mendimet e analistëve, njohësve të rrethanave politike dhe ekspertëve juridikë.
Në verdiktin final të Kushtetueses dolën të jenë në shpërputhje  me Kushtetutën e vendit jo një, por shumë pika të marrëveshjeve të Brukselit për Asociacionin e komunave serbe.
Andaj, në këtë rast, edhe sikur të ishte vetëm një pikë e vetme, Prokuroria e Shtetit duhet të veprojë me urgjencë për ngritje akuze dhe arrestim imediat të nënshkruesve të marrëveshjeve politike të Brukselit; të asaj të 19 prillit 2013 nga Hashim Thaçi dhe të 25 gushtit 2015 nga Isa Mustafa në cilësinë e kryeministrave të vendit.
Që të dytë, pa dallim, nga mbrojtës të interesave të vendit u shndërruan   në shkelës dhe tradhtarë të interesave vitale të Republikës së Kosovës.
Thënë ndryshe, Gjykata Kushtetuese e konstatoi publikisht dhe parimisht se Asociacioni i komunave etnike serbe (siç e kemi quajt me të drejtë Zajednicën serbe-kancer i shtetit të Kosovës), tërësisht nuk përputhet me kushtetutshmërinë, madje në shumë pika del jashtë kornizave të saj.
Vetëm izolimi (burgosja) e shkaktarëve të “kancerit” politik, është shpëtim për vendin, në të kundërtën, “kanceri majlind” i shkatërrimit të shtetit të Kosovës do të zhvillohet hovshëm dhe pa asnjë pengesë.
S’ka dyshim se të gjithë jemi pajtuar me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, për shkeljet në shumë pika të marrëveshjes, por megjithatë i ka munguar elementi bazik, ai i shkarkimit të nënshkruesve të marrëveshjeve antikushtetuese. Pasi, as i pari, Hashim Thaçi, nënshkruesi i marrëveshjes së 19 prillit 2013 dhe as i dyti, Isa Mustafa, nënshkrues i së njëjtës marrëveshje me 25 gusht 2015 nuk ishin “barinj delesh”, por kryeministra, liderë shtetërorë, njëri jurist e tjetri ekonomist me profesion, madje ky i fundit edhe me titull “akademik” i shkencave…!!!
Gjykata e tha fjalën e vet
Prandaj, edhe në këtë rast, Gjykata Kushtetuese ishte dashur të veprojë me standarde të njëjta, siç kishte vepruar edhe më parë me shkelësit e Kushtetutës, pra me shkarkimin e tyre nga detyrat shtetërore!
Vetëm kështu do të hapej rruga dhe do të hiqeshin të gjitha dilemat rreth Asociacionit etnik serb, përkundër të drejtave dhe privilegjeve të shumta askush nuk i pengon komunat serbe në anëtarësimin e Asociacionit të komunave kosovare, pasi në asnjë nen apo paragraf të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk parashikohet krijimi i asociacioneve një-etnike, me kompetenca të zgjeruara ekzekutive.
Verdikti në pritje i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (Zajednicës), kishte nxitë opinione të ndryshme në mesin e deputetëve të pozitës dhe opozitës, shqetësime dhe skepticizëm të arsyeshëm para opinionit vendor dhe ndërkombëtar.
E gjithë kjo për faktin, se është hera e parë, që kjo gjykatë kishte të merrte një vendim tepër të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, nën drejtimin e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, zonjës Arta Rama-Hajrizi.
Se a do të bëhet zonja Arta Rama-Hajrizi, në kuptimin pozitiv “Nëna” e drejtësisë kosovare, mbetët të shihet në ditët në vazhdim, me rekomandimin për ngritje të padisë penale ndaj shkelësve të Kushtetutës.

Kosovë – Bien remitancat, rritet vrafëria

Remitancat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, deri në shtator 2015 kanë arritur vlerën 566 milionë euro.

Dërgesat e emigrantëve kosovarë që çdo vit hyjnë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare janë rreth 600 milionë euro, që do të thotë se brenda një periudhe 10 vjeçare remitancat kanë kaluar shumën prej 5 miliardë euro.

Remitancat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 36.3 përkatësisht 22.1 për qind të gjithsej remitancave të pranuara në Kosovë.

Një pjesë e konsiderueshme e remitancave në vitin 2015 është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.2 për qind e gjithsej remitancave të pranuara në Kosovë.

Këto para, thonë ekspertë për çështje ekonomike, për qytetarët e Kosovës paraqesin një aspekt të rëndësishëm në mirëqenien e tyre, duke ndikuar edhe në uljen e varfërisë.

Edhe sipas një studimi të bërë kohë më parë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, është theksuar se pa këto para të dërguara nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, norma e varfërisë në Kosovë do të kishte ndryshuar nga 26 përqindëshi i vëzhguar në rreth 52 për qind, që paraqet një rritje prej 100 për qind.

Arbëresha Loxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, gjatë një prezantimi të publikuar gjatë këtij viti, kishte thënë se pa remitenca, normat e varfërisë krahasuar me skenarin e vëzhguar, do të ishin të larta si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane.

“Sa i përket rritjes në zonat rurale, rritja do të ishte rreth 27 pikë përqindje, që në zonat rurale do të ishte një rritje prej 105 për qind në nivelin e varfërisë. Sa i përket rajoneve, varfëria do të ishte e lartë në shumicën e rajoneve, por që rritja më e lartë do të ishte në rajonin e Mitrovicës dhe të Gjilanit”, shton Loxha.

Pikërisht kushtet e rënda socio-ekonomike në Kosovë obligojnë qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës të dërgojnë para në familjet e tyre, thonë ekspertë për çështje ekonomike.

Por ajo që mbetet shqetësuese, sipas tyre, është se mjetet e dërguara nga diaspora shfrytëzohen më tepër për konsum dhe jo për ndonjë investim që sjell përfitime.

E duke marrë parasysh se Kosova ka nivel të ulët të prodhimit dhe varet nga importi i produkteve të vendeve nga rajoni, Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se pjesa më e madhe e këtyre dërgesave, eksportohen jashtë shtetit si para të gatshme, për shkak të nivelit të lartë të produkteve të importuara.

“Produkti i vetëm që Kosova eksporton brenda vitit kalendarik janë paratë e gatshme. E them këtë bazuar në faktin se më tepër se 82 për qind e të gjitha produkteve importohen dhe krahas importit të produkteve nga vende e tjera, importohet edhe inflacioni”.

“Dhe, për fat të keq, të gjitha mjetet e dedikuara për ndihmë në Kosovë që vijnë nga diaspora, janë paraprakisht të paragjykuara apo të gjykuara që të jenë të eksportuara për import. Në këtë drejtim, nuk i bëhet nderë Kosovës dhe as zhvillimit ekonomik të saj, por stimulohet shumë më tepër zhvillimi ekonomik i vendeve të rajonit”, vlerëson Gërxhaliu.

Sipas regjistrimit të deritashëm të diasporës, janë evidentuar rreth 200 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Ndërkohë që procesi i regjistrimit është bërë e ditur se do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2016.

Ndryshe, janë mbi 22 për qind e familjeve që pranojnë rreth 300 euro në muaj, nga të afërmit e tyre, e që në shumicën e rasteve shfrytëzohen për konsum ditor.

Përveç remitencave që qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës dërgojnë vazhdimisht në Kosovë, shuma të mëdha të mjeteve financiare ata shpenzojnë edhe kur vijnë për pushime sidomos gjatë sezonit të verës dhe tashme për festat e fund vitit.

Krishtlindje me kritika për politikanët dhe mirënjohje për bashkëjetesë fetare

Lutja për Krishtlindje është që të gjithë njerëzit t’i përngjajnë sado pak Nënës Terezë, u tha në meshën kryesore të Krishtlindjes, e cila është mbajtur mbrëmë në katedralen Nëna Terezë në Prishtinë.

Meshën e ka udhëhequr Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, i cili ka theksuar se dhurata më e madhe dhe më e mirë e Zotit për Krishtlindje, është vendimi i Papa Françeskut që Nëna Terezë, nga viti i ardhshëm, do të jetë e shenjtë.

“Viti i ardhshëm që është vit i mëshirës, do të jetë vit hiri për të gjithë botën, e sidomos për popullin tonë, sepse jo vetëm ne, që lutemi shqip, por tani edhe qielli shqip do të flasë, shqip do t’i lutet Zotit”.

Ipeshkvi Dodë Gjergji ka theksuar se po t’i përngjanin njerëzit sado pak Nënës Terezë, në Kosovë do të kishte më shumë dashuri, përgjegjësi qytetare, mirëkuptim mes njerëzve, barazi dhe respekt për njëri tjetrin.

“Jo vetëm aq, por do të ishte ndryshe, shumëçka. Të varfërit nuk do të përbuzeshin me një ndihmë sociale që më shumë i poshtëron se u ndihmon. Të sëmurët, me sëmundje të rënda, nuk do të bridhnin skajeve të botës për të gjetur shërimin”.

“Djemtë dhe vajzat e popullit tonë, nuk do t’i hapnin zemrat e tyre për urrejtjen dhe nuk do të shkonin në luftërat e huaja”, ka thënë ipeshkvi Dodë Gjergji.

Duke u ndërlidhur me zhvillimet e muajve të fundit në skenën politike në Kosovë, ipeshkvi Dodë Gjergji ka dërguar kritika të ashpra në adresë të politikanëve, liderëve politikë dhe institucional.

Ai ka theksuar se qytetarët nuk mund të ndjehen mirë kur shohin se si keqpërdoret liria, duke u marrë vetëm si privilegj i disave dhe jo si e mirë e të gjithëve, por edhe si keq-ndërtohet paqja me logjikën e konfliktit.

“Shohim se si përgjegjësit e bashkësisë politike, në garën e tyre për të marrë ose për të mbrojtur pushtetin, shkelin kodin e marrëdhënies në përgjithësi. Kjo mënyrë i ka tejkaluar kufijtë e demokracisë, duke përdorur forma të papranueshme në shfrytëzimin e të drejtës për të kundërshtuar”.

“Mirëpo, edhe përdorimi i muskujve të shtetit, para forcës së arsyes, e tej-forcon pushtetin dhe i ngurtëson mendjet dhe zemrat e atyre që u është dhënë e drejta për ta përdorur. Ecja në këtë drejtim nuk çon askund”, është shprehur ipeshkvi Dodë Gjergji.

Ai ka shtuar se pa dialog, pa mirëkuptim dhe pa pajtim, nuk ka të ardhme për askënd në Kosovë, ndërkaq, pa mbrojtjen e kulturës qytetëruese të të parëve, nuk ka të ardhme as kombi.

Në katedralen Nëna Terezë në Prishtinë, meshën e Krishtlindjes e kanë ndjekur qindra qytetarë të besimit katolik.

Por, në meshë kanë shkuar edhe qytetarë tjerë, shqiptarë të besimit mysliman, për t’i uruar bashkëkombësit e tyre dhe për ta festuar së bashku.

Prenk Buzhala, thotë se i takon besimit katolik, por festën e Krishtlindjeve e feston së bashku me, siç i quan ai, vëllezërit e gjakut, por që janë mysliman.

“Faleminderit Zotit, këtu në Kosovë është një bujari, një mençuri, për çdokënd, të besimit të Krishterë apo të fesë së myslimane. Të gjithë jemi si vëllezër dhe i festojmë si pashkët, si Krishtlindjet, si bajramin, të gjitha festat, së bashku”.

Agron Beka, thotë se i takon besimit islam, por në katedralen Nëna Terezë, kishte shkuar t’i urojë, siç tha ai, vëllezërit e tij katolik.

“Krejt vëllezërit tonë katolik e festojnë dhe normalisht që festojmë edhe ne. Sikurse ata që e festojnë Bajramin me ne, edhe ne i festojmë Krishtlindjet. Është natë që bashkon. Unë kam shkuar edhe në Vatikan dhe në kishat më të mëdha të botës, kështu që, pse jo edhe në kishën tonë”.

Isuf Ibërdemaj, që po ashtu ishte prezent në meshën e Krishtlindjeve, tha se në këtë festë nuk dëshiron të prezantojë përkatësinë fetare.

“A ka mundësi që me qenë vetëm Jusuf. Babai e ka emrin Mustafë, e babai i babait Ibish. Katragjyshi i Ibishit e ka pasur emrin Gjon Papaj. Prandaj, konsideroj që kjo është shtëpia e atij Gjonit të Papajve që ka qenë paraardhësi i im jo shumë kaherë. Mesazhi im është që ta dojë njeriu-njeriun”.

Andrea Lekaj, e besimit katolik, thotë se të festuarit e Krishtlindjes, bashkërisht dhe pavarësisht përkatësisë fetare, është mesazh i shqiptarëve në përgjithësi.

“Kjo thotë që dashuria nuk njeh gjini, nuk njeh fe tjetër si dallim, nuk njeh asnjë aspekt ose dallim tjetër njerëzor. Dashuria është për të gjithë dhe sa më shumë që shpërndahet aq më e madhe është”.

Krishtlindja u shënua edhe në qendrat tjera në Kosovë, duke u mbajtur mesha në Kishat Katolike.

Pas meshës, festa është bartur nëpër shtëpi, si dhe lokale, ku tashmë është bërë traditë që të rinjtë, së bashku, të festojnë deri në orët e para të mëngjesit.

Strellc – Përcillet për në banesën e fundit 11-vjeçari i vrarë mbrëmjen e së mërkurës

Hysen e Ylber Malaj ishin bashkë të mërkurën në mbrëmje kur 19 vjecari Donard Lufaj qëlloi me armë në drejtim të lokalit ku dy vëllezërit po prisnin në radhë për ushqim.

“Kemi menduar që ishin petarde, por më pas na kanë thënë që të shtrihemi në tokë. Pastaj e kam parë që Ylberit i ka dalë gjaku nga goja”,-tregon Hyseni, i cili mund ta kishte pësuar njësoj si i vëllai, por i shpëtoi një plumbi që i kaloi shumë afër.

Ndërsa babai i dy djemve, Blerim Malaj, është i vetëdijshëm që djali i është vrarë aksidentalisht, por thirret në kanun, pasi thotë se nuk i ka bërë askujt keq që t’ia vrasin djalin në derë të shtëpisë.

Ai që e ka vrarë Ylberin nuk i ka më shumë se 19 vite. Lufajn nëna e la nëntë muajsh kur është ndarë nga babai i tij dhe ai ishte rritur nga njerka.

Sipas saj, nëna e tij biologjike ishte përpjekur ta bindë që të jetonte me të, për të cilën vonë e kishte kuptuar se e ka nënë.

Njerka e tij po ashtu thotë se Donardi nuk kishte shkuar për të vrarë askënd, por kërkonte nga daja i tij që është pronari i lokalit ku u krye vrasja, që ta linte të qetë.

Mirëpo, nga ana tjetër, daja i tij thotë se nuk ishte shenjester i plumbave.

Pushteti zotohet për respektim të vendimit, opozita kërkon dorëheqje

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që përmban konstatimin se parimet e përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën Kushtetuese, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë të enjten, në mbledhjen e qeverisë, se lidhur me Asociacionin, puna e qeverisë do të vazhdojë sipas udhëzime të kësaj gjykate.

“Ne tani do të vazhdojmë, ashtu siç ka udhëzuar Gjykata Kushtetuese, me dekretin e qeverisë, i cili do t’i shkojë Gjykatës Kushtetuese, me statutin mbi të cilin ne kemi interes që të kemi përfaqësues dhe ekspertë ndërkombëtarë, ekspertë të brendshëm dhe nga opozita”, ka thënë zoti Mustafa.

Ai ka shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin e Gjykatës Kushtetuese dhe udhëzimet e paraqitura në arsyetimin e aktgjykimit dhe mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese, përballë marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Qeveria siguron se i tërë procesi dhe çdo akt juridik për të finalizuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të bëhet duke u bazuar dhe respektuar konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese, të paraqitura në arsyetimin e aktgjykimit”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Në anën tjetër, në një konferencë për medie të mbajtur të enjten nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Për Kosovën, kanë kërkuar largimin e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, dhe zëvendës-kryeministrit, Hashim Thaçi.

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se për katër muaj opozita në vazhdimësi e ka thënë, sipas tij, atë që Gjykata Kushtetuese e ka thënë të mërkurën.

“Një marrëveshje, ku një pjese konsiderueshme e saj është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë ajo, natyrisht, është në formën e vet absolute anti-kushtetuese dhe si e tillë është marrëveshje e anuluar. Pra, për ne, marrëveshja për ‘Zajednicën’ është anuluar”.

“Por dje u vërtetua edhe një gjë tjetër, që Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës, kanë bërë shkelje flagrante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. prandaj, ne, si opozitë e bashkuar, kërkojmë urgjentisht dorëheqjen ose largimin e tyre nga pozitat ku ata janë”, tha Ymeri.

Në anën tjetër, lidhur me vendimi e Gjykatës Kushtetuese, të ditës së mërkurë, kanë reaguar edhe autoritetet serbe.

Marko Gjuriq, drejtor i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka thënë se Beogradi pret që marrëveshja mbi Asociacionin për komunat e banuara me shumicë serbe, e arritur në Bruksel më 25 gusht të vitit 2015, të zbatohet në tërësi.

Sipas tij, për Serbinë, ka thënë ai, e vlefshme është vetëm marrëveshja e 25 gushtit.

“Presim dhe kërkojmë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Gjuriq, për televizionin shtetëror serb, RTS, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, që pa zvarritje, të sigurojë zbatueshmërinë e kësaj marrëveshjeje, respektimi i së cilës, sipas tij, “është e vetmja mënyrë për të vazhduar me normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Drejt rinegociimit të marrëveshjes

Por, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, vlerësojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të çojë deri te rishikimi apo rinegocimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit, marrëveshje kjo që u arrit me 25 gusht 2015.

Naim Rashiti, analist në Grupin Ballkanik për Politika, thotë për Radion Evropa e Lirë, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, megjithatë, nuk ka përcaktuar rrugën se si do të bëhet rishikimi i marrëveshjes.

“Vendimi konstaton se shumica nga pikat e parimeve bien ndesh me frymën e Kushtetutës, kështu që qeveria do të detyrohet që ta rishikojë në tërësi marrëveshjen për parimet”.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka thënë rrugën se si duhet të bëhen këto veprime, por qeveria e ka të pamundur që t’i bëjë këto ndryshime dhe këto riparime në procesin e mëtutjeshëm, pa i ndryshuar parimet për themelimin e Asociacionit. Kështu që, kjo është barrë mbi qeverinë”, ka thënë analisti Rashiti.

Ai ka shtuar se marrëveshja duhet rinegocuar në Bruksel, me Serbinë, si dhe të adaptohet duke u bazuar në vendimin e Gjykatës kushtetuese.

“Nuk mund të bëhen marrëveshje tjera në frymën e rikuperimit, sepse këto janë parimet kryesore. Për ta lehtësuar procesin më tutje, parimet duhet të ndryshohen, të rinegociohen, të adaptohen dhe të përputhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Rashiti.

Fisnik Korenica, analist nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se është shumë e rëndësishme që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka gjetur se parimet që ndërlidhen me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë anti-kushtetuese.

Por, sipas tij, kjo gjykatë nuk e ka çuar deri në fund argumentimin e saj.

“Nuk e bën anulimin e marrëveshjes së dytë, çfarë unë besoj se do të duhej ta bënte. Kjo, natyrisht, është reflektim i faktit që, megjithatë, gjykata ka ndjekur, në fund të fundit, një logjikë të balancuar edhe politike, për faktin se nuk e anuloi, por thjeshtë e konstatoi që parimet janë kundër kushtetuese”.

“Nuk e anuloi marrëveshjen që efektivisht i prodhonte këto parime në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, e që ishte marrëveshja e dytë për Asociacionin”, deklaroi Korenica.

Analisti Korenica, vlerëson se tashmë barra e vendimit të Gjykatës Kushtetuese qëndron mbi pushtetin në Kosovë.

“Tash topi është te pushteti në skenën politike, që ata të jenë të vetëdijshëm që një marrëveshje që në tërësinë e saj shkel frymën dhe shkronjën e Kushtetutës, të anulohet dhe të rinegociohet”, shtoi ai.

Interpretimi i kushtetutshmërisë së Marrëveshjes së 25 gushtit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është kërkuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 30 tetor.

Kjo kishte ndodhur, pasi partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, e kanë cilësuar si anti-kushtetuese marrëveshjen dhe në kërkim të shfuqizimit të saj, kanë bllokuar prej rreth tre muajsh punimet në Kuvendin e Kosovës.

Ambasada e SHBA në Prishtinë: Thirrje për respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ambasada amerikane u bëri thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një njoftim të ambasadës thuhet se “gjykata në mënyrë të qartë thotë se Asociacioni/Bashkësia  e komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe jep udhëzime për tu siguruar që themelimi i saj bëhet sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”.

Edhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, bëri thirrje për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një komunikatë kësaj zyre thuhet se “Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me marrëveshjen e parë, në përputhje me Kushtetutën. Presim që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim ashtu që akti ligjor i qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që është e mundur”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha të mërkurën se pjesë të marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në vendimin prej 39 faqesh, Gjykata Kushtetuese konstaton se Asociacioni i komunave me shumice serbe do te themelohet, si është paraparë me Marrëveshjen e Pare, te ratifikuar nga parlamenti i Kosovës, përkatësisht sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Gjykata konstaton se parimet e këtij asociacioni, siç janë përshkruar në marrëveshjen e 25 gushtit të këtij viti, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me disa nene që kanë të bëjnë me kapituj mbi barazinë para ligjit, të Drejtat dhe Liritë Themelore dhe kapitullin mbi të drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve te tyre.

Gjykata konstaton se që akti juridik i Qeverise së Kosovës dhe statuti qe zbaton parimet, për te qene në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet te plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet te jene ne pajtueshmëri  me kapitujt e saj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pasoi kërkesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.

Kërkesa pasoi një periudhë tensionesh të brendshme politike për shkak të kundërshtimit nga ana e partive opozitare ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht.

Opozita bllokoi punën e parlamentit duke theksuar se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton shtetin e Kosovës. Sipas marrëveshjes, ky asociacion do të ketë një shkallë autonomie në disa fusha, siç janë arsimi, shëndetësia e planifikimi urban e rural.

Autoritetet mirëpresin vendimin e Gjykatës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe spektrit politik në Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Jahjaga u bëri thirrje partive të koalicionit qeverisës dhe opozitës të shfrytëzojnë këtë moment për të rinisur dialogun politik në Kosovë dhe për të rikthyer normalitetin në vend.

Qeveria e Kosovës e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa zotohet se do ta zbatojë me përpikëri atë në fazat që ndërlidhen me hartimin e Statutit dhe të Dekretit të Asociacionit.

Në një komunikatë për opinion, qeveria “fton gjithë spektrin politik, përfshirë partitë opozitare, që të respektojnë këtë vendim, i cili është në përputhje edhe me vetë Marrëveshjen e Parimeve, në të cilën ishte paraparë tekstualisht që e njëjta të shqyrtohej nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se është jetike për vendin që të përmbushen kërkesat ligjore dhe që të gjithë aktorët politikë t’i rikthehen jetës institucionale dhe debateve politike, të cilat duhet të zhvillohen brenda institucioneve, e në radhë të parë brenda Kuvendit të Kosovës”.

Opozita mirëpret vendimin – kritikon qeverinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një komunikatë të saj thuhet se vendimi i saj është dëshmi e pamohueshme se marrëveshja për asociacionin e komunave serbe, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet kështu siç është shkruar e zeza mbi të bardhë dhe çdo sugjerim apo kërkesë e Gjykatës Kushtetuese se si të procedohet më tutje me këtë marrëveshje, nuk mund të jetë në domenin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Ndërsa në një komunikatë të përbashkët të tri partitë opozitare, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, tha se “Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si dhe koalicioni i tyre duhet të japin përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës. Këta shkelën Kushtetutën, dhe mashtruan qytetarët duke u përpjekur ta fshihnin këtë mashtrim. Po ashtu, ata kanë vënë në lajthitje Kuvendin e Republikës, duke tentuar dhunshëm ta bëjnë atë pjesë të shkeljes së tyre të rëndë”.

Beogradi kërkon zbatimin e marrëveshjes për asociacionin

Shefi i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuric tha të mërkurën në mbrëmje se Beogradi pret dhe kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Brukselit.

“Për Serbinë marrëveshja e vetme e vlefshme është ajo e 25 gushtit”, tha ai duke nënvizuar se Serbia kërkon nga bashkësia ndërkombëtare  që pa vonesë të sigurojë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Neve askush nuk na ka pyetur kur është miratuar ajo kushtetutë e krahinës, prandaj sot bisedojmë në Bruksel dhe mendoj që respektimi i marrëveshjes së Brukselit është mënyra e vetme që të vazhdohet me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, tha ai.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike në Kosovë, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që janë edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat u hapën më 14 dhjetor, ndërsa Kosovës Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila u nënshkrua me 27 tetor.

BE: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

“Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën”.

“Presim që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim, ashtu që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në komunikatën e misionit të BE-së në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, të arritur në prill të vitit 2013, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por, në vendimin e Gjykatës është konstatuar se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, përkatësisht kapitujt që kanë të bëjnë me barazinë para ligjit, me të drejtat dhe liritë themelore, si dhe me të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

Thaçi: Gjatë hartimit të statutit të AKS-së do të punohet sipas Kushtetutës

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga ana e Qeverisë do të zbatohet në tërësi.

Udhëzimi që del nga vendimi i saj garanton se gjatë hartimit të statutit dhe dekretit për formimin e AKS-së do të punojmë konform Kushtetutës.

Thaçi ka shtuar se për hartimin e statutit nevojitet përfshirje e një spektri më të gjerë të ekspertëve.

Ndalohet një person si i dyshimtë për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Në këto qaste po vazhdon intervistimi i një personi, që konsiderohet si i dyshimtë për vrasjen e vajzës që u gjet e vrarë në Bjeshkët e Strellcit, Donjeta Pajazitaj.

Ajo u gjet e vdekur, shkaktuar nga dy plumba, gjashtë javë pasi u zhduk, ndërsa sot,tri ditë pasi që ajo u varros, Policia kanë një person të dyshimtë, raporton lajmi.net.

Agron Galani, kryeprokuror në Pejë bënë të ditur për lajmi.net se tashmë Polica ka ndaluar një person.

“Nuk dihet ende asgjë, është një i ndaluar dhe po jep deklaratë në Polici”, tha Galani për lajmi.net.

Por Policia e Kosovës nuk janë në gjendje ta konfirmojnë këtë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj sikur zakonisht ose është i zënë ose shumë i mbyllur me mediat.

Ndërsa, parrotlla.net raportojnë se përmes burimeve të tyre brenda Policisë se vrasjen e Donjeta Pajaziti e ka kryer një person i moshës 60 vjeçare, që ka një të kaluar kriminale e që po ashtu është i afërm i tashmë të ndjerës.

Opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë Mustafa-Thaçi pas vendimit të Kushtetueses

Partitë shqiptare në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, thonë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e Asociacionit me Kushtetutën e Kosovës, kanë kërkuar largimin e Qeverisë.

Opozita thotë se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, duhet të japin përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës së Kosovës.

Komunikata e plotë e partive opozitare:

Opozita e bashkuar ka deklaruar dhe argumentuar se marrëveshja e 25 gushtit me Serbinë e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe frymën e saj.

Rrjedhimisht kjo marrëveshje dhe ‘Zajednica’ në përgjithësi janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe si të tilla janë të vdekura.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si dhe koalicioni i tyre duhet të japin përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës.

Këta shkelën Kushtetutën, dhe mashtruan qytetarët duke u përpjekur ta fshihnin këtë mashtrim. Po ashtu, ata kanë vënë në lajthitje Kuvendin e Republikës, duke tentuar dhunshëm ta bëjnë atë pjesë të shkeljes së tyre të rëndë.

Kundër argumenteve tona Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi patën deklaruar se Zajednica është OJQ, është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën dhe se Dekretin për themelimin e saj do ta dërgonin në Gjykatën Kushtetuese.

Ata nën këto qëndrime antikushtetuese shpërfillën Peticionin e 205 254 qytetarëve, arrestuan deputetët tanë, aktivistët e qytetarët protestues.

Ata na akuzuan se po shkelim ligjin teksa kishin shkelur thelbësisht Kushtetutën e vendit tonë, pra interesin tonë shtetëror.

Prandaj largimi i menjëhershëm i Mustafës dhe Thaçi është i domosdoshëm dhe më e pakta që duhet të ndodhë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

NISMA për Kosovën

Kushtetuesja: Pjesë të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha të mërkurën se pjesë të marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në vendimin prej 39 faqesh, Gjykata Kushtetuese konstaton se Asociacioni i komunave me shumice serbe do te themelohet, si është paraparë me Marrëveshjen e Pare, te ratifikuar nga parlamenti i Kosovës, përkatësisht sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Gjykata konstaton se parimet e këtij asociacioni, siç janë përshkruar në marrëveshjen e 25 gushtit të këtij viti, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me disa nene që kanë të bëjnë me kapituj mbi barazinë para ligjit, të Drejtat dhe Liritë Themelore dhe kapitullin mbi të drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve te tyre.

Gjykata konstaton se që akti juridik i Qeverise së Kosovës dhe statuti qe zbaton parimet, për te qene në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet te plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet te jene ne pajtueshmëri  me kapitujt e saj.

Gjykata theksin se masa e përkohshme  e vendosur me 10 nëntor 2015, me të cilën ishte pezulluar zbatimi i marrëveshjes përfundon me shpalljen e aktgjykimit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pasoi kërkesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.

Kërkesa pasoi një periudhë tensionesh të brendshme politike për shkak të kundërshtimit nga ana e partive opozitare ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht.

Opozita bllokoi punën e parlamentit duke theksuar se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton shtetin e Kosovës. Sipas marrëveshjes, ky asociacion do të ketë një shkallë autonomie në disa fusha, siç janë arsimi, shëndetësia e planifikimi urban e rural.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike në Kosovë, i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Beogradi pret që brenda këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim. Kosova përfitoi ndërkaq marrëveshjen e stabilizim asocimit që për autoritet nënkupton hapin e parë zyrtar drejt integrimeve evropiane.

Sami Kurteshi: Albulena Haxhiu e Fisnik Ismaili nuk kanë hedhur gaz lotsjellës, por prapë mbahen të arrestuar

Partitë opozitare kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur për ngjarjet e fundit të ndodhura në skenën tonë politike, e sidomos në lidhje me arrestimet e deputetëve të opozitës.

Në këtë konferencë foli anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i cili tha se Gjykatat e Kosovës kanë shkelur parimet me rastin e arrestimeve të deputetëve të opozitës, ndërsa potencoi se për përdorim të gazit lotsjellës ka raste kur qytetarët janë dënuar vetëm me para.

Kurteshi tha më tej se deputetët Albulena Haxhiu e Fisnik Ismaili, nuk kanë hedhur gaz lotsjellës, dhe të njëjtit e vuajnë dënimin e njëjtë me të tjerët.

Në konferencë foli edhe Muhamet Kelmendi nga AAK, i cili u shpreh i habitur me faktin se si është e mundur që të përjashtohet e tërë opozita nga seancat e Kuvendit, ndërsa theksoi se deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Sipas tij, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të hyjë në histori si personi që ka bërë shkelje të parlamentarizmit.

Ndërkaq, duke folur për Demarkacionin me Malin e Zi, Kelmendi tha se ka prova të mjaftueshme nga ushtria ish-jugosllave që dëshmon se i është dhënë territor Malit të Zi, ndërsa ritheksoi kërkesën e opozitës për formimin e një komisioni për ketë çështje me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

LDK-ja po bashkëqeveris me ata të cilët i likuiduan si dikur Ozna famëkeqe – Nga Saim Tahiraj

Data 23.12. 1989, njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, dita kur u themelua LDK-ja. Një grup intelektualësh shqiptarë të kohës, do të thosha  elita intelektuale e themeloi Lëvizjen Kombëtare të Shqiptarëve në trojet e tyre në ish Jugosllavi.Me programin e kësaj lëvizje kombëtare, LIRI-PAVARËSI-DEMOKRACI,  u ndërtuan binarët mbi të cilët do të udhëtoj sigurtë drejtë Perëndimit lokomotiva e quajtur- LDK-e. Gjatë këtij rrugëtim me plotë sakrifica ku shqiptarët dhanë ç’do gjë nga vetja e tyre,vetëm e vetëm për lirinë dhe formimin e shtetit të tyre. Fati i madh për shqiptarët ishte që në krye të kësaj lëvizje u vu njeriu i urtë, i paisur me kulturën dhe traditen e lashtë shqiptare, intelektuali i shquar dr.Ibrahim Rugova.Urtia e tij e shenjtë bëri që të gjithë shtresat e shoqërisë,pa varësisht bindjeve politike e fetare të bashkohen rreth LDK-ës,  pa pyetur për çmimin, u vunë në shërbim të realizimit të programit politik, kombëtar përmes LDK-ës. LDK-ës , e cila vuri bazat e shtetit të  Kosovës, duke organizuar zgjedhjet e lira nga të cilat dolën institucionet vitale të shtetit të Kosovës, në krye me presidentin Rugova.Themeluan kushtetutën dhe të gjitha aktët ligjore më të cilat funksionoj shteti i Kosovës.Që nga themelimi i LDK-së e deri me filimin e luftës uniteti i popullit shqiptarë ishte si kurrë më parë në historinë e tij.Kjo ishte falë LDK-së dhe presidentit historik,dr. Ibrahim Rugovës. Duke shikuar rrugëtimin tonë nën udhëheqjen e LDK-së , dhe duke analizuar mirë kontributin e pjesës dermuese të shqiptarëve si në Kosovë ashtu  edhe në mërgatë. Sakrificën e tyre sublime duke dhanë nga vetja çdo gjë si në aktivitetin vullnetar duke vrapuar natë e ditë në terren, në aspektin material që nuk kursyen as kafshatën e fëmijëve të tyre, e deri të gjithë ai gjakë që u derdhë vetëm e vetëm që Kosova të jetë e lirë,sovrane me një demokraci  ku të gjithë do jenë të barabartë para ligjit. Nga kjo analizë rrjedhimisht lindin pyetje që domosdoshmerisht kërkojnë përgjigje përkatëse.A e kemi një shtet për të cilin dhamë ç’do gjë?Cili është roli i LDK-së në tërë këtë anarki shtetërore,ku krimi,korrupsioni dhe të gjitha veprimet e shëmtuara ia kanë ndërruar fytyrën e vërtetë shtetit të Kosovës?A thua vallë a është sot ajo LDK-ja që dikur ishte ç’do gjë për neve? Ishte vetë shteti i Kosovës. Këto pyetje duhet që ç’do anëtarë i LDK -së të ia shtrojë vetës dhe pastaj përgjigjën do e gjejë në ç’do hap në përditëshmërin tonë .Jo,jo,jo dhe vetem jo, sot nuk është LDK-ja e dikurshme,LDK e filozofisë Rugoviane.LDK-ja, sot është e uzurpuar nga një diktatorë, Isa Mustafa i rrethuar nga disa minidiktatorë ku e kan n’gulfatur ç’do mendim kundër,ç’do debat demokratik, madje duke linçuar dhe izoluar ata që përfaqësojnë ide dhe mendime tjera me diktatorin.  LDK, sot është në pushtet,në bashkëqeverisje më ata kriminelë që e përgjakën ate, më ata kriminelë që presidentin Rugova  dhe bashkpuntorët e ngushtë të tij fillimisht i shpallën tradhtarë dhe pastaj disa prej tyre i likuiduan si dikur OZNA famëkeqe.Hyn në koalicion më ata kriminelë që vodhën dhe vazhdojnë ta vjedhin pasurinë e Kosoves, kafshatën e gojës të ç’do qytetari, e ku shumica  po jetojnë  në varfëri të skajshme. Ky diktator dhe uzurpator i LDK-së së bashku me minidiktatorët e tij që e rrethojnë pa ndërprerë, i fyejnë dhe provokojnë anëtarsinë  besnike të LDK-së, duke ua përsëritur për ç’do ditë se Hashim Thaçi do jetë president  i Kosovës.Kjo është fyerja më e rëndë që i bëhet antarsisë së gjerë të LDK-së.Anëtarsisë besnike e LDK-së Rugoviane,ju që në momentet më të vështira i qendruat besnik asaj mos heshtni, zgjohuni nga kjo agoni që ju ka kapluar.Ju që  qendruat vertikalisht, pa u mposhtur kurrë nga agresori kriminalë për shumë vite dhe kurrë nuk u dorëzuat, mos lejoni që LDK të shkon drejtë humnerës.Ngrihuni si dikur dhe thuani njëherë e përgjithmonë ndalë degradimit të mëtutjeshëm, thuaj ndalë diktaturës   sw instaluar dhe filloni një rrugë të re pa diktatorë. Nese vazhdoni të heshtni  LDK-ja  rugoviane do fundoset, dhe më përgjegjës do jeni ju që po heshtni së sa këta diktatorë që po e shtyejn ditë për ditë drejtë fundosjës.

Ne dhe 205 mijë qytetarë e kemi marrë vendimin – Nga FATON TOPALLI*

Qeveria

Lehtësia me të cilën Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nënshkroi Marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe i doli të jetë një arrë e fortë.

Injorimi i zërit të opozitës për t’u tërhequr nga Marrëveshja e dëmshme për Kosovën, mospërfillja e 205.254 nënshkrimeve të qytetarëve për anulimin e tyre sollën një situatë të rëndë dhe të pakalueshme për vendin. Bilanci i këtyre marrëveshjeve: 4 muaj bllokadë të Kuvendit të Kosovës, përjashtim të kundërligjshëm të opozitës nga seancat, arrestime dhe masa policore për 13 deputetë, mbi 180 aktivistë të arrestuar dhe të keqtrajtuar, policë dhe qytetarë të lënduar dhe intervenim me Njësitë antiterror në zyrat e subjektit më të madh opozitar në Kosovë.

Qeveria e Kosovës e ndodhur përballë krizës më të madhe në vend prej përfundimit të luftës e deri më sot, nuk ka zgjidhje për të. Masat e ndërmarra dhe tentativa për ta shtypur opozitën e bëjnë Republikën e Kosovës të rrëshqasë drejt një qeverisje policore që nuk ka të bëjë asgjë me vlerat euroatlantike me të cilat e ka gojën plot kjo Qeveri.

Presidentja

Presidentja Jahjaga nuk u shkëput dot për asnjë moment nga forma se si u zgjodh. Ajo s’u shkëput dot asnjëherë prej zarfit. E gjithë puna e saj u karakterizua nga bartja e zarfit herë prej Bashkimit Evropian drejt Qeverisë dhe Kuvendit, herë prej Qeverisë drejt Bashkimit Evropian, e herë prej Qeverisë deri te Gjykata Kushtetuese.

Ajo në pyetjen e saj për Gjykatën Kushtetuese ka paraqitur vetëm një pjesë të problemit lidhur me marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë e jo kërkesat thelbësore të opozitës e të një mase të konsiderueshme të aktorëve të tjerë shoqërorë.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës për vitin 2015 ajo mori hapur anën e Qeverisë ngase e dalë nga zarfi ajo nuk u fuqizua kurrë, nuk luajti asnjëherë rol të baraslarguar dhe unifikues siç kërkon Kushtetuta e vendit. Për këto arsye roli i saj drejt zgjidhjes së krizës politike mbetet edhe kësaj radhe dhe në fund të mandatit të saj pa peshë.

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e dobësuar krejtësisht nga ndikimi politik përballë presionit të Qeverisë për ta paraqitur marrëveshjen konform kushtetutës së vendit. Dihet mirë se Gjykata Kushtetuese përballë presionit politik ka sjellë vendime në shërbim të pushtetit.

Një prej këtyre shërbimeve është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbajtur Hashim Thaçin në pushtet përkundër faktit se partia e tij në Kuvendin e Kosovës përfaqësonte pakicën parlamentare. Në këtë kuptim vendimi i Gjykatës Kushtetuese referuar përvojës nga viti 2013 dhe 2014 nuk pritet të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike, pëkundrazi.

Një shenjë që na e bën me dije se do të ketë vendim që i shkon përshtat Mustafës e Thaçit është moskonsultimi me Komisionin e Venecias nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ata i kanë edhe mundësitë edhe mandatin për t’iu drejtuar këtij Komisioni, por nuk e kanë bërë e me sa po duket nuk duan ta bëjnë.

Kushtetuta

Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një vendi. Ajo përcakton vlerat dhe normat themelore të një shoqërie. Ajo është një marrëveshje politike e një shoqërie e cila përcakton për vetveten mënyrën se si dëshiron të jetë një shoqëri. Në raste të veçanta edhe mund të sillen vendime politike, siç është marrëveshja e 25 gushtit, të cilat edhe po të jenë hipotetikisht konform Kushtetutës sa i takon anës formale, çfarë nuk është në këtë rast, nuk duhet të implementohen nëse janë në kundërshtim me interesin themelor të vendit.

Gjithçka që është e drejtë ligjore qoftë dhe kushtetuese nuk do të thotë që automatikisht është e drejtë që përfaqëson interesin konkret shoqëror. Sa për analogji duhet theksuar se mijëra shqiptarë u dënuan nga ana e pushtetit serb në Kosovë sipas ligjit dhe Kushtetutës në fuqi, por ato dënime ishin në kundërshtim flagrant me të drejtat e njeriut dhe me interesin e qytetarëve të Kosovës.

Nisur nga kjo situatë e krijuar edhe rastin e një vendimi pro marrëveshjes së Kryeministrit Mustafa me Vuçiçin, marrëveshja me Serbinë për shkak të shkeljes së interesave themelore të vendit do të duhej të anulohej dhe të krijoheshin kushte që këto interesa të normalizohen në Kushtetutë për të mos dëmtuar këto interesa.

Me votë apo Protestë?

Rruga e Mustafës dhe Thaçit për marrëveshjen e 25 gushtit me Serbinë është rrugë pa fund. Në këto kushte dhe rrethana të dy eksponentët e të dy partive në Kosovë do të duhej t’i krijonin mundësi vendit për të dalë kriza që kanë shkaktuar. Në fund të fundit qytetaria do të vendosë vetë. Varet krejtësisht prej tyre se a do të përcaktohen ta marrin vendimin e qytetarisë me votë apo me protesta.
(*Autori është deputet i Vetëvendosjes, aktualisht në paraburgim)

Banka Qendrore: Investitorët e huaj ikin nga Kosova

Raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) zbulon një fakt interesant, ku kompanitë e huaja kanë filluar t’i shesin aksionet e tyre. Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë vitit që lamë pas investimet e huaja direkte (IHD) janë karakterizuar me një rënie prej 46,0 për qind në të njëjtën periudhë.

“Kjo rënie e IHD-ve i atribuohet kryesisht shitjes së aksioneve të disa prej kompanive të huaja, që operojnë në Kosovë tek rezidentët kosovarë, si dhe shpërndarjes së superdividendës së disa prej kompanive të huaja që operojnë në Kosovë”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së. Por pavarësisht kësaj, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se sivjet Kosova ka shënuar progres në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, të cilat në nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë eurosh. Por, në anën tjetër ekspertët e ekonomisë në vend këtë shifër po e shohin me dyshim të madh. Sipas tyre, kjo shumë e investimeve nuk ka ndikuar në zhvillimin ekonomik. Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se Kosova gjatë vitit 2015 ka shënuar progres në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, të cilat në nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë eurosh.

Opozita përkrah idenë e Jahjagës për demarkacionin

Ideja e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për themelimin e një komisioni me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do ta shqyrtonin Marrëveshjen për Demarkacionin, mbështetet edhe nga subjektet opozitare.

Megjithatë, ata thonë paraprakisht se Qeveria duhet të heqë dorë nga marrëveshja aktuale dhe ta shkarkojë Komisionin, që udhëhiqet nga Murat Meha.
Në anën tjetër, analistët politikë në vend thonë se pas vlerësimit pozitiv që ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit për Marrëveshjen e 26 gushtit, çështja e demarkacionit duhet të konsiderohet e mbyllur nga ana e Kosovës.
Departamenti për Informim në Zyrën e Presidentes i pyetur nga “Zëri” ka pohuar se presidentja Jahjaga ka propozuar themelimin e një komisioni ad hoc me ekspertë të huaj, që do të bëjnë vlerësimin e këtij procesi.
Ndërsa, e para e vendit në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka thënë se mënyra e vetme institucionale dhe kredibile për t’i adresuar pasaktësitë eventuale në procesin e demarkacionit është formimi i një komisioni me ekspertë të huaj

SHBA dhuron 200 mijë euro për Kompaninë e Deminimit të FSK-së

Në Kazermën e Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së në Prizren, sot është mbajur ceremonia e certifikimit të trajnerëve për Deminim dhe Eliminim të Mjeteve të Pashpërthyera dhe pastrim të fushëbetejave. Përveç kësaj është bërë edhe dorëzim- pranimi i një donacioni nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, në vlerë prej 200 mijë eurosh, që përfshin pajisje specialistike për operacione të deminimit.

Përmes një komunikate të lëshuar, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se Ministri i FSK-së, Haki Demolli i ka falenderuar Shtetet e Bashkuara për donacionin dhe mbështetjen në kontunitet të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve dhe përmbushjen e misionit të saj në mënyrë efikase.

Ai citohet të ketë thënë se ekzistimi i zonave të minuara dhe mjeteve të pashpërthyera në zonat e afektuara nga to, nuk përbën vetëm një rrezik për jetën e njerëzve e banorëve, por e rëndon edhe gjendjen ekonomike të tyre për shkak të pamundësisë së punimit të tokave bujqësore dhe shfrytëzimit të produkteve malore.

I pranishëm në këtë ngjarje, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Gregory Delawie, citohet të ketë thënë se është i nderuar që në emër të Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë Amerikaneti i dhurojë FSK-së mjetet specialiste “me qëllimin që këto mjete të lehtësojnë punën e deminierëve në terren në mënyrë që Kosova të jetë e sigurt për qytetarët e saj”.

Në fund të ceremonisë, iu janë ndarë certifikatat 15 pjesëtarëve që e kanë kryer nivelin e parë të trajnimit trajno-trajnerët.

Dokument: Në 26 vjetorin e krijimit të LDK-së – krenohet me të drejtë Jusuf Buxhovi

Voal – Sot Jusuf Buxhovi kujton 26 vjetorin e krijimit të LDK, e cila ishte një lëvizje kombëtare sepse u krijua nga elita e kombit!

Duke vendosur në profilin e tij në rrjetin social zoti Buxhovi shkruan: Nesër, 26 vjetori i LDK-së.
Krenohem që isha pjesë e saj!”

Krenohet me të drejtë Jusuf Buxhovi!

Por sot çka me tregu njeriu për LDK-në e mbetur, e degraduar dhe e katandisur nga një lëvizje elite në një lëvizje proletare, bishti i bishtit të Hashim Thaçit.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk luftohen me fjalë, por me veprime konkrete – Nga FLORIM ZEQA

Ta çojmë në vend amanetin e “CLOWN-it” !
Vargjet e rok-grupit “Troja” bëhen më aktuale se kurrë.
Duhet ta mbështesim bashkësinë ndërkombëtare, që të veprojë pa asnjë hezitim, me procedura të përshpejtuara për burgosjen dhe vënien para drejtësisë të të gjithë shkaktarëve politikë dhe parapolitikë (grupeve kriminale të nëntokës politike), që e sollën Kosovën në këtë gjendje mjeruese.
I kaluam 16 vjet duke ëndërruar, duke kënduar e vajtuar, duke gënjyer e zhgënjyer vetveten se një ditë do të bëhet mirë, se do të kemi zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie qytetare. Ëndërronim se një ditë do të bashkohet qyteti i ndarë i Mitrovicës dhe pjesës veriore…
Përgjatë këtyre viteve i “provuam” të gjitha mundësitë tona për të bindur (frikësuar) pushtuesin tonë verior të na lë Mitrovicën, por kot! Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; “Jo nuk ndahet Mitrovica”, provuan ta bëjnë edhe liderët tonë përmes fushatave zgjedhore disa herë në vazhdimësi, derisa u konsumua në tërësi kjo çështje në fjalorin e tyre politik. Po i kthehem edhe një herë mesazhit të fuqishëm që shpërndau këngëtarja jonë e mirënjohur, në vargun e saj më kulmor në këngën e saj; “pa u farue me djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”.
Komandantët varfanjakë, të shndërruar në milionerë
Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, madje do të thosha edhe shqetësues për “bartësit” e luftës çlirimtare, tashmë të akomoduar mirë nëpër institucione shtetërore, të zhytur thellë në luksin përrallor që u solli liria!
Një situatë e tillë e krijuar e komandantëve (varfanjakë) të shndërruar  në milionerë, u bë shkak për iritim dhe thyerje shpirtërore të ish-luftëtarëve të lirisë, të cilët 16 vjet nga përfundimi i luftës të vetmin shpëtim ekzistencial për familjet e tyre e shohin Ligjin (diskriminues) për veteranët i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ashtu si ndarja e Mitrovicës që nuk ishte e rastësishme (e planifikuar), edhe veprimet e mëpastajme të pasluftës ishin të planifikuara dhe të koordinuara nga Serbia, Rusia me një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.
Orientimi i shqiptarëve kah shtetet turke-arabe-aziatike, ishte thikë me dy tehe dhe për arritjen e tri qëllimeve kryesore të armiqve tanë:
   – E para, shpërqendrim i vëmendjes së shumicës shqiptare nga pjesa veriore e vendit të tyre.
   – E dyta, shpëlarja e trurit të rinisë (së shëndoshë) shqiptare me dogma fetare.
   – E treta, ftohja dhe prishja përfundimtare e marrëdhënieve  të shkëlqyera miqësore me shtetet perëndimore, e në veçanti me SHBA-në.
Bandat serbe sundojnë veriun
Për fat të keq, ky projekt serbo-sllavo-ruso-maqedonase pati sukses ndaj shqiptarëve të mashtruar nga gjysmëliria që u erdhi në gjysmështetin e Kosovës.
Ja vetëm një nga rezultatet; ndërtimi i mijëra xhamive në shtetin “laik”, prodhoj qindra luftëtarë të gatshëm për të vdekur në shkretëtirat arabe-aziatike…!
Mbetet i pashpjegueshëm fakti, si shqiptarët me kaq lehtësi bien pre e kurtheve dhe planeve të të tjerëve, dhe me sa vështirësi arrijnë të bashkohen rreth idealit të tyre kombëtar!
Nga ju vjen gjithë ai motivim shpirtëror të rinjve shqiptarë për të lënë eshtrat e tyre shkretëtirave aziatike, kur aq afër e lënë në duar të serbëve pjesën e tokës më të pasur dhe më të çmuar të atdheut të tyre – “Trepçën”, tokë me flori siç thotë populli, njërën ndër minierat më të pasura në Evropë dhe botë!
Heronj të (vetëm) gjallë të asaj toke janë ata pak banorë shqiptarë të mbetur në pjesën veriore, që me prezencën e tyre fizike janë duke u munduar t’i dalin zot trojeve të veta stërgjyshore, përderisa liderët politikë me hipokrizi sollën ndaj tyre duke u thënë “jo nuk ndahet Mitrovica”, duke mos e bërë as hapin më të vogël politik e juridik për bashkimin e asaj pjese (përkundrazi përmes decentralizimit etnik krijuan komunën e Mitrovicës serbe të veriut) !
Në anën tjetër, serbët me modifikimin (ndryshimin) e pamjes së barrikadave mbi urën e lumit Ibër na rikujtojnë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës.
E gjithë loja e serbëve me barrikada po bëhet para syve të opinionit vendor dhe ndërkombëtar. Janë serbët, varrmihësit e shqiptarëve që s’ka kush t’i ndalë me lojërat e tyre djallëzore, që për më tepër se lojë është provokim dhe tallje me shqiptarët e anës tjetër, të ndarë dhe të përçarë në luftën për pushtet në gjysmë shtet!
Në anën tjetër, thirrjet për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, kanë dominuar në fjalorin e politikanëve kosovarë dhe ambasadorëve perëndimorë gjatë viteve, muajve, javëve dhe ditëve ë fundit, i përsëritur fuqishëm nga komisionerët e Bashkimit Evropian, të cilët qartësuan në formën e prerë kriteret për liberalizim të vizave për popullin e Kosovës, të cilët na kthyen në kohën, kur këngëtarët e Rock-grupit “TROJA”, vite më parë lansuan videoklipin e tyre “Amaneti i Clown-it”, përmes të cilit, më mirë se askush tjetër iu adresuan popullit të fjetur dhe të rënë në iluzione nga gjysmëliria, duke dhënë mesazhe të qarta për nevojën e largimit të kësaj klase të korruptuar dhe shëmtuar politike.
“Troja” i bëri thirrje ndërgjegjes së popullit
 “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kanë mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet mi vjedhë,….edhe sa vjet duhet me shkue, me i durue kta njerëz që krejt forcën ma kanë marrë,…janë këta njerëz që vet nuk muj me i nal…”. Në veçanti vargu i fundit i bën thirrje ndërgjegjes së popullit që të jenë të kujdesshëm se, prapa kujt po shkojnë? Apo nga kush po drejtohet shteti?
Ndërsa në vargun; “janë do fjalë që nuk po muj me i thanë…”, na shfaqet përpara vargu njëmijë vjet i vjetër i “Rubairëve” të Omar Khajamit kur thotë; “Dhe shumë gjëra pa fol i lashë…”.
Pra, është kjo një nga mënyrat e shprehjes së pakënaqësisë për gjendjen e krijuar në Kosovë. Është kjo një shprehje e shpirtit patriotik që vuan padrejtësitë, kur thotë; “Kisha dashtë diçka me ndrrue-të k’ta njerëz që djellin ma kan nal…”.
Prandaj, le të jenë këto vargje një kushtrim për të gjitha forcat përparimtare, sidomos tani, kur në Kosovë është krijuar një gjendje e paqartë politike, për ta larguar përfundimisht mjegullën politike dhe për t’i sjellë në shprehje vlerat njerëzore dhe kombëtare.
Mjaft më, me fjalë të kota, me tryeza dhe debate neveritëse, krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me veprime konkrete.
Popullata e vendit tonë duhet të vetëdijesohet, dhe të dalë me kërkesa të qarta, jo me kërkesa politike siç po e bën opozita për të ardhur në pushtet, por kërkesat duhet të jenë praktike, të thjeshta dhe të qarta për bashkësinë ndërkombëtare, që në fakt janë edhe kritere bazë për liberalizimin e vizave; të fillohet me arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, aty ku është “kupola” e krimit të organizuar dhe korrupsionit, tek bartësit e institucioneve më të larta shtetërore, për të zbritur teposhtë në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të vendit,…i pasuar me konfiskimin e pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme.
Nëse vërtet dëshirojmë të bëhet mirë, nëse vërtet dëshirojmë të jetojmë të lirë në kuptimin e plotë të fjalës, nëse dëshirojmë të marrim sinjalin pozitiv për lëvizje të lirë drejt shteteve të BE-së, atëherë duhet ta mbështesim bashkësinë ndërkombëtare, që të veprojë pa asnjë hezitim, me procedura të përshpejtuara për burgosjen dhe vënien para drejtësisë të të gjithë shkaktarëve politikë dhe parapolitikë (grupeve kriminale të nëntokës politike), që e sollën Kosovën në këtë gjendje mjeruese.  Në të kundërtën, thyeqafja dhe katandisja jonë do të vazhdojë deri në pambarim !

Reagime ndaj djegies së makinës së Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli i Gjyqësor i Kosovës dënoi të hënën incidentin ë fundjavës në të cilin u dogj një makinë e Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila përdorej nga kryetari i kësaj gjykate Hamdi Ibrahimi.

Policia tha se ëhtë duke hetuar djegien e makinës që ndodhi në rrethana të pasqaruara dhe tash për tash nuk dihet asgjë për autorët apo motivet e mundshme të këtij incidenti, sikurse edhe disa incidenteve të ngjashme në të cilat u dogjën disa makina të institucioneve të ndryshme të Kosovës.

Këshilli Gjyqësor e cilësoi djegien e makinës së zotit Ibrahimi sikurse edhe dy raste të mëhershme të djegies së makinave të gjykatave në Prizren dhe në Pejë si një lloj “mekanizmi shantazhues” ndaj gjykatësve “për t’u zmbrapsur nga vënia e drejtësisë”.

Djegia e makinës së kryetarit të Gjykatës Themelore u dënua nga presidentja dhe qeveria e Kosovës por edhe nga partitë opozitare të cilat hodhën poshtë çdo ndërlidhje të rasteve të tilla me krizën politike që u shkaktua nga mospajtimi i tyre me marrëveshjet e arritura në bisedimet me Serbinë dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriutm dënoi rastet e djegies së makinave duke kërkuar ndriçimin sa më të shpejtë të autorëve si dhe përmbajtje nga deklarimet e politikanëve të ndryshëm, që, siç thuhet “duke bërë përpjekje të përfitojnë politikisht nga ky sulm kriminal vetëm sa kontribuojnë në përshkallëzimin e situatës dhe ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit”.

AAK: Gabimet në demarkacionin me Malin e Zi janë evidente

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për shtyp, ka thënë se nuk mund ta komentojë versionin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pa e parë atë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar sot se shenjimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Pavarësisht prej kësaj, ka një numër jo të vogël të ekspertëve të kësaj fushe, që nuk janë përsona partiakë, që kanë gjetur parregullsi të mëdha në shënjimin e kufirit me Malin e zi. Për më tepër edhe vetë Mali i zi, në disa raste e ka shprehur gatishmërinë që të korrigjohen gabimet që janë bërë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Është pikërisht kjo parti politike në opozitë, e cila ka kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Askush nuk duhet të frikësohet nga përsëritja e një procesi të detajuar të demarkacionit me Malin e zi, sepse gabimet gjithmonë janë të mundshme dhe në rastin konkret, është evidente se ato janë bërë”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Shenjimi aktual i kufirit me Malin e Zi po kundërshtohet edhe nga dy subjektet tjera politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, të cilat thonë se ” marrëveshja dëmton tërësinë territoriale të Kosovës”.

Së bashku me marrëveshjen për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshja për demarkacionin është përmendur nga opozita, si arsye për bllokimin prej tre muajsh të punimeve të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi: DASH-i rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë

Zëvendës kryeministri i parë në qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me marrëveshjen për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar sot se shenjimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Ky raport kredibil rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë, profesional, ligjor dhe kushtetues”, ka thënë zoti Thaçi, në rrjetin social Facebook.

“Ritheksoj që SHBA-të, pavarësinë tonë e kanë njohur në bazë të tërësisë territoriale dhe kufijve aktualë të shtetit të Kosovës”, ka thënë mes tjerash zoti Thaçi.

Vetëvendosje, AAK – Protestë në Berlin kundër “Zajednicës”

BERLIN – Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të AAK-së, protestuan sot para përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës në Berlin, ku shqetësimin e tyre të thellë mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë më 25 gusht, si dhe marrëveshjen e 26 gushtit për demarkacion me Malin e Zi.

Protestuesit thanë se pushteti aktual në Kosovë po e keqpërdor secilin institucion shtetëror, vetëm e vetëm që ta shtypë opozitën, ashtu që t’i realizojë në përpikëri projektet e Serbisë brenda Kosovës.

“Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi cënojnë rënë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ndarja etnike e Kosovës përmes “Zajednicës” është hap i parë drejt bosnjëzimit të shtetit tonë. Prandaj, nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Prandaj, do të angazhohemi deri në fund që t’i ndalim këto marrëveshje.Qeveria e Kosovës është marrë peng nga politikat e gabuara, dhe si e tillë nuk është e aftë për të siguruar interesat vitale të shtetit dhe qytetarëve të saj. Një Qeveri që sjell marrëveshje antikushtetuese e raciste nuk është e denjë që ta udhëheq shtetin”, thuhet në një komunikatë të Vetvendosjes.

Ambasada Amerikane: Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi është në rregull

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit ka shqyrtuar vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

“Ne e kuptojmë që baza për Komisionin për Demarkacion ishte Kushtetuta Jugosllave 1974, e cila përcakton kufirin e Kosovës nga kufijtë administrativ të komunave, të cilat janë të ndara në zona kadastrale. Kjo bazë e përshkrimit është përdorur edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin në vitin 2007 e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës 2008”, shkruan në komunikatën e ambasadës amerikane.

Sipas ambasadës, pas një shqyrtimi të hartave të viteve 1940 deri më sot, duke përfshirë edhe ato të përdorura nga komisioni për shënimin e kufirit, Departamenti i Shtetit Amerikan ka ardhur në përfundim që vija kufitare e përcaktuar nga Komisioni për Demarkacion është me një vijë me atë të Kushtetutës së vitit 1974.

“Kufijtë e përshkruar që nga viti 2008 përputhen plotësisht me propozimin e vitit 2015 deri në detaje. Ne konstatojmë se përfundimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit është një kusht i BE-së për liberalizimin e vizave dhe paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në konstatimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Një replikë për “dhunën” në Kosovë – Nga DILAVER GOXHAJ

Këto ditë, në një prej mediave elektronike u botua edhe një shkrim me autor Anton M., me titull “Mbrojtësit e republikës”, i cili e nis shkrimin me fjalët: “Mund të mos pajtohemi…”, gjë që do të thotë se ai pranon debatin. Unë jam një prej atyre që nuk pajtohem në disa prej çështjeve që z. Anton trajton në këtë shkrim, dhe do të desha t’ia shpjegoj, se pse nuk jam dakort.

Së pari, nuk pajtohem me përkufizimin e tij për Vetëvendosjen: “VV do duhej të ndjehet e lirë të përdorë por jo dhe të keqpërdorë demokracinë si mburojë për dhunë apo arsyetim për veprimet jopaqësore me qëllim të realizimit të synimeve politike. Më shumë se sa parti demokratike VV është duke u profilizuar në një grupim demo-kritik, i cili më komod ndjehet në rrugë se sa brenda institucioneve”. 

Pse nuk pajtohem?
Sepse qëllimet politike të VV në këtë luftë politike që po bëhet në Parlament, lidhur me anullimin e dy marrëveshjeve antikombëtare të nënshkruara nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk është luftë për interes partiak, por është luftë në interes të Kosovës; është luftë jo vetëm në interes të banorëve të sotëm të Kosovës, por në interes të brezave të popullit të Kosovës që nuk kanë lindur akoma. Pra, lufta që po bën VV, edhe me gaz lotsjellës (që nuk është gaz helmues), është luftë për interesa kombëtare dhe jo partiake. Mund të themi me bindje të plotë, se është rasti i parë në historinë e pluralizmit politik shqiptar që forcat politike (VV, AAK, NISMA) vënë në plan të parë interesat kombëtare dhe jo interesat partiake, sikundër kanë bërë dhe po bëjnë të gjitha partitë e tjera plitike të të gjitha trojeve shqiptare.

 Së dyti, VV nuk “po e keqpërdor demokracinë”, sikundër ju shpreheni, por po e përdor ashtu sikundër e pranojnë regullat demokratike, pasi gazi lotsjellës është një lloj pengese për të mos kaluar Rubikonin, dhe jo armë që vret. Nëse VV nuk do të kish penguar zhvillimin e seancave parlamentare për miratimin e dy marrëveshjeve të Qeverisë, (ajo e Zajednicës dhe ajo e Demarkacionit me Malin e Zi), ato marrëveshje do të ishin miratuar dhe nuk ka zot që nesër të anullohen, njësoj si dy marrëveshjet e Ahmet Zogut me qeverinë e Serbisë për Shën Naumin dhe disa fshatra të Vermoshit. Dhunë, nuk është gazi lotsjellës, i dashur Anton, por dhunë është nënshkrimi i atyre marrëveshjeve pa e ditur dhe pa e pyetur as parlamentin dhe as popullin. Kësaj i thonë: “Vetë Ali, e vetë Kadi”, që do të thotë, qeveria është edhe popull edhe parlament; ajo vetë vendos, e vetë vulos. 

A ia keni bërë pyetje vetes, zoti Anton, se pse i janë mbajtur fshehur parlamentit përmbajtjet e dy marrëveshjeve deri në momentin e nënshkrimit të tyre?
Besoj se edhe ju e dini që fshehtas bëhen vetëm vjedhjet, krimet dhe tradhëtitë, ndërsa politika e hapur, transparente, të nxjerr gjithmonë në dritë.
A jeni në dijeni, z. Anton, që edhe për një pëllëmbë zhvendosje të gardhit në tokën midis dy vëllezërve janë vrarë e po vriten vëllai me vëllanë?
Vëllezërit vriten për një pëllëmbë tokë, e jo më shtetet për mijëra hektarë tokë. A e di ti, se luftrat midis shteteve bëhen për territore dhe vetëm për territore? Si është e mundur që t’i hiqen Kosovës mijëra hektarë tokë dhe VV, dhe gjithë opozita, sipas teje, të mjaftohet boll me kritikën ndaj Qeverisë Thaçi-Mustafa dhe të na rrojë demokracia pluraliste! Jo more! Kësaj i thonë që të lejojnë qeverinë të bëjë si të dojë me territorin e Republikës së Kosovës. Kjo quhet demokraci?!
Madje, nuk di nëse i ke ndjekur zhvillimet politike me fqinjët, meqenëse e trajton në shkrim, edhe vetë kryeministri i Malit të Zi, i shtetit të cilit i është falur ky territor i Kosovë, del në mbështetje të kërkesës së opozitës e thotë: “Prisni, bre burra, se jena kojshi! Ejani ta shohim se ndoshta është bërë gabim”. Dhe qeveritarët e Kosovës nuk duan që ta rishikojnë!
A të bën ndopak përshtypje ky refuzim i qeverisë së Kosovës edhe ndaj kësaj thirrjeje të Malit të Zi? A të shkon mendja se gjetkë duhet të flerë lepuri? A të bën kjo të mendosh se mos vallë kanë bërë ndonjë proçkë tjetër dhe kanë frikë se mos u zbulohet?
Mos vallë do të quajmë demonë edhe 200 mijë nënshkrimet popullore të marra prej tyre për referendum? Mos vallë duhet t’i quajmë demonë të së keqes edhe 20 mijë ish-luftëtarët e lirisë që janë me VV në këto dy çështje? Unë flas për 20 mijët që luftuan me armë në dorë dhe jo për 60 mijët e vënë në lista si luftëtarë nga Hashimi me shokët e tij, për interesa partiake. Besoj se e kuptoni që edhe në këtë pikë kemi prej tyre vendosjen e interesit partiak mbi interesin kombëtar.


Së treti, ju shkruani se “Vendi ideal për këtë do të ishte Parlamenti”. Po mirë, a e dini ju se ata të opozitës, përfshi edhe z.Jakup Krasniqi kur ishte Kryetar i Parlamentit, kanë kërkuar disa herë që Qeveria të sqaronte Parlamentin për çka bisedonte në Vjenë me Serbinë, dhe Qeveria as që e ka vënë ujët në zjarr? A e dini ju që në të gjitha tekstet psikologjike e pedagogjike të të gjithë vendeve thuhet se kur metoda e bindjes nuk ia arrin qëllimit, atëherë hyjnë në fuqi metodat e detyrimit? Apo nuk e dini që ligjet janë detyrim dhe asgjë tjetër? A s’më thua, se cila rrugë i kish mbetur opozitës për ta bindur Qeverinë?

Së katërti, ju shpreheni: “Por definitivisht ai nuk është populli në emër të të cilit po thirren secila prej tyre”. Po 200 mijë nënshkrime qytetarësh, a janë popull? Po 30-40 mijë kryeqytetas të grumbulluar dhe që duartrokitën opozitën në 28 Nëntor, a janë popull? A e dini ju se ditët e festave kombëtare qeveritë dhe Presidentët shpallin amnisti për të burgosurit dhe jo urdhëra për arrestime? Dhe cilin arrestuan? Kryetarin e opozitës! Tashti, të lutem, më thuaj, kush është dhe kush sillet si “demo-kritik”, qeveria Mustafa-Thaçi, apo VV? 

Cilën quani ju dhunë, daljen e popullit në rrugë në formën më të qetë, sikundër e pamë në 28 nëntor, apo arrestimin e kryetarit të opozitës dhe sjelljen e policisë ndaj manifestuesve më keq se policia e dikurshme e Millosheviçit? Nëse jeni edhe ju dakord me këto veprime të qeverisë së Kosovës, u kërkoj përsëri ndjesë. Po mijëra qytetarë të Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Malishevës, Deçanit që i janë përgjigjur deri tash thirrjes së opozitës duke “dalë në rrugë” (e kuptoj që kjo juve nuk u pëlqen), a janë popull? Po kuvendet komunale të disa komunave të Kosovës? Sipas botkuptimit tuaj, të shprehur në këtë shkrim, popull qenkanë vetëm deputetët marioneta të kryetarëve të partive, Thaçi e Mustafa!
Së pesti, ju sugjeroni që: “Në këto momente serioze, skenës politike kosovare, më shumë se asnjëherë më parë, po i nevojitet një parti më pak serioze…”, që do të thotë se, këtë qeveri dhe këtë mazhorancë parlamentare marionetash, që miratojnë gjyqe ndërkombëtare për luftërat e lirisë, si dhe krijimin e një mini-shteti serb brenda në Kosovë e që i falin një pjesë të territorit të Kosovës shtetit fqinj, vetëm një opozitë dele, vetëm ajo mund t’i detyrojë këta kalanderë të anullojnë këto vendime antikombëtare! Mos vallë nuk e keni rilexuar atë çfarë keni shkruar?!

Së gjashti, ju keni hedhur një tezë disi të çuditshme kur shpreheni: “Kosova është e vendosur në një territor, i cili pothuajse gjithmonë ka prodhur më shumë konflikte se sa periudha mirëbesimi mes banorëve të tij”. Sipas kësaj teze fajin na e paska territori, fushat, kodrat, gurët, drurët dhe pyjet e Kosovës dhe jo politikanët dhe qeveritarët e popullit shqiptar që ka jetuar e jeton në Kosovë (!!!). Mos vallë edhe qeveria aktuale, edhe ajo e Rugovës në vitet 1990, si dhe edhe Çubrilloviçi për faj të këtyre gurëve, drurëve dhe dhéut të Kosovës e shpikën dhe e nxitën shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët përmes shpërnguljes me dhunë dhe emigracionit ekonomik masiv! Lutem, më ndihmo ta kuptoj.

Së shtati, nuk jam dakort edhe me shprehjen tuaj: “shqiptarët e Kosovës (dhe kosovarët tjerë, Sic!) nuk e parapëlqejnë “hapur” përdorimin e flamurit shtetëror nëpër gazmende familjare nuk do të duhej të nënkuptojë automatikisht se ata e urrejnë atë. Për më shumë, janë po ata të cilët me krenari përcollën valvitjen e tij në ndeshjet e reprezentacionit të Kosovës në futboll dhe ngritjen e tij në sukseset e karatisteve si Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, në pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Evropës, në spotet muzikore të Rita Orës dhe të ngjajshme”. Gjë e mirë që e keni vënë re se shumica e shqiptarëve në Kosovë nuk e pëlqejnë zëvendësimin e flamurit kombëtar me një copë beze të propozuar nga të huajt. Kjo tregon se nuk i ka pyetur kush, ngaqë nuk e kemi referendumin në Kushtetutë, do të thonë Hashimi e Mustafa, apo jo? PDK-ja me në krye Hashim Thaçin nuk pyeti aspak për popullin kur I ndryshoi atij dhe kombësine,duke e urdhëruar atë: “Prej sodi u ndalohet me e qujt vedin shqiptarë, por kosovarë!”. Dhe këtë e vendosi në kushtetutë. Por, z.Anton, a e din ti se çfarë thotë i madhi ynë Fan Noli për ndryshimin e kombësisë? Po ta them unë: “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.

Dhe, ajo që është edhe më çudi se gjithë çuditë e këtyre dy partive, (PDK, LDK), është kur tellallët e tyre thonë se: “Nuk mund të organizohet referendum, sepse nuk e kemi në kushtetutë”. Edhe ju jeni dakort? Shumë bukur. Si ta merr mendja, pse nuk e shtojnë në kushtetutë edhe nenin për referendum, kush i pengon, apo ngaqë do të votohet 100%? 

Dhe, së fundi, dua t’iu them edhe dy fjalë rreth asaj që ju shkruani: “Ndërkombëtarët ka kohë që na flasin në gjuhë të huaj. Por ata nuk e bëjnë këtë në gjuhën e të huajve, por të miqve… Është fakt i pamohueshëm se nganjëherë ata kanë ditur që edhe të jenë të padrejtë me ne. E kjo nganjëherë nuk është tash”. Edhe për këtë kam mendim ndryshe nga ju. Edhe në këto tre rastet e përmendura antikombëtare, duhet ta dish që ndërkombëtarët nuk na flasin me gjuhën e mikut. Atyre nuk u bëhet gajle nëse sakrifikohet Kosova po qe se Serbia largohet jetë e mot nga Rusia. Nëse nuk e ke kuptuar këtë gjë, pyet Hashimin dhe Isa Mustafën dhe ta shpjegojnë ata, pasi janë lojtarë të kësaj strategjie. Madje, ngaqë edhe Hashimi me Mustafën kanë këtë bindje, si dhe ju, prandaj duan të na mashtrojnë duke na thënë: “Këto janë marrëveshje ndërkombëtare dhe si të tilla nuk mund të anullohen nga ana e jonë”. Mirëpo këtë ose e thonë nga injoranca e tyre dhe e këshilltarëve të tyre, ose ua thonë “miqtë” ndërkombëtarë. Mësoje mirë ju dhe Hashimi me Mustafën, se marrëveshjet dy palëshe, nuk janë dhe nuk quhen marrëveshje ndërkombëtare. Prandaj, të thashë që është mirë të pyesësh Hashimin dhe Isën se ata e dinë më mirë atë punën e “miqve” të huaj.

A po zhvillohet edhe luftë e koncepteve ideologjike në Kosovë? – Nga Skënder MULLIQI

  Në skenën politike  të pas luftës   në lojë është futur shumë  edhe elementi idelogjik. U luajtë bukur shumë  lojë e djallit  që pas përfundimit të luftës. U formuan parti  politike të cilat vetën e quajtën të majta e  të djathta , krejt sipas tekeve të liderëve të partive politike.  Të gjitha ngjarjët e fundit në Parlament , jashtë dyerve të parlamentit e në rrugët e Prishtinës janë  edhe  luftë për dominim të koncepteve politike  .Partitë më identitet të njejtë politik gjithmonë në kohë krizave të mëdha bëhën bashkë. Kështu është vepruar edhe në dy luftërat botërore. Gjithë ky  agresivitet i përgjithem politik  është brengosës për fatin e Kosovës.Kjo reflektoj keq edhe në luftën e ashpër për pushtet, sepse në ketë rrugëtim të Kosovës ndodhën  edhe vrasje për motive politike.Kryesisht u vranë njerëzit e LDK-së, si parti e konceptit të djathtë politik, por edhe disa gazetarë të kësaj linje  politike. Në vend të rivalitet partiak, ishim deshmitarë të kundershtive të mëdha edhe  armiqësore politike.Sa ishte gjallë presidenti Rugova , LDK  ishte partia fituese e zgjedhjeve nacionale dhe zgjedhjeve lokale. Pas vdekjës së kryetarit të LDK së dhe presidentit të parë të Kosovës , skena politike pësoi ndryshime , më shumë në saje të gabimeve të strukturës së lartë të LDK-së. Kuvendi i Gjashtë famoz solli përqarje të mëdha deri të ndarjës në dysh të këtij subjekti politik . Timonin e LDK-së e mori Fatmir Sejdiu, ndersa Nexhat Daci formoi subjektin politik LDD-në. Kjo ndarje edhe bëri që  LDK-ja të zbretë si partia e dytë  pas PDK-së .  Fatmir Sejdiu hyri ne koalicion me PDK-në,për të marr postin e presidentit të vendit. Në bazë të një  vendimi të Gjykatës Kushtetuese ,Sejdiu u detyrua të jap dorëheqje nga posti i presidentit  për shkak së mbajti dy poste, ate të kryetarit të partisë dhe presidentit të Kosovës. Largimi i Sejdiut lidhet edhe më lojërat e prapaskenës politike.  Ardhja  e Isa Mustafës në krye të LDK-së për shumë kënd ishte e pa pritur. Ishte befasuese  sepse Mustafa nuk ishte njeri i afërt më presidentin Rugova. Pasi që nuk funksionoj koalicioni i madh VLAN, i cili u shpërbe pas gjashtë mujave , duke e quar vendin në krizë institucionale. Nga kjo periudhë kohore edhe filloj më të madhe tatpjeta e proceseve politike bashkë më proceset ekonomike. Mustafa hyri në koalicion të pa natyrshem më PDK-në, që  ishte një grusht  i madh për elektoratin  rugovian .  Gjashtë muaj krizë institucionale që zgjati deri sa nuk u shpërbe koalicioni i madh VLAN, dhe tre muaj të krizës së re institucionale, janë tregues së gadi një vit  patem krizë permanente institucionale. Nënshkrimi i dy marrveshjeve të dëmshme për Kosovën, ai i “Zajednicës” dhe Demarkacionit veq sa  e eskaluan situatën politike edhe më shumë .Protestat kunder këtyre dy marrveshjeve në qytetet e Kosovës  dhe krahas kësaj arrestimet e opozitarëve nuk po kan të ndalur. Themelet e shtetit të ri të Kosovës seriozisht po lëkunden.Si duket as pusheti dhe as opozita nuk i morën seriozisht mesazhet mikut tonë amerikan sekretarit të shtetit, John Kerryt për dialog të ndërsjellë politik.Në secilën variant Pozita mbanë përgjegjësi politike më të madhe …

Fushatë apo frikë nga humbja e pushtetit?! – Nga FLORIM ZEQA

Deklaratat e krerëve të qeverisë pas rekomandimit të këshilltarëve të komisionit të BE-së për mosliberalizim të vizave për kosovarët edhe për vitin 2016, më tepër se ironizuese duken të jenë qesharake.
“Kryeministri” aktual deklaroi se mund të jetohet edhe pa liberalizim të vizave! Po, është e vëertetë,  “akademik” Isa Mustafa asnjëherë nuk e ka pas pengesë liberalizimin e vizave për udhëtime jasht shtetit; as në kohën e ish Jugosllavisë Titiste, as në përiudhën e regjimit Millosheviqian dhe as në ditët e sotme,…thënë ndryshe, për Mustafën getoizimi i qytetarëve të vendit nuk ka qenë problem në të kaluarën,  nuk është sot dhe as që do të jetë në të ardhmën.
Sa u përket deklaratave të kryediplomatit Hashim Thaçi, për mundësinë e protestimit të qytetarëve para zyrave të BE-së, më shumë se qesharake, shpërfaq frikën e tij për humbjen e pushtetit pas dy dështimeve  të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare; mosantarsimit në UNESCO dhe mosliberalizimi i vizave, si një premtim i vazhdueshëm i tij gjatë fushatës së fundit zgjedhore, e në veqanti pas krijimit të qeverisë Mustafa-Thaçi 3.
Njëherit, deklarata e Thaçit për protesta para zyrave të BE-së, ka për qëllim zhvendosjen e problemeve reale që ka pushteti me opoziten në raport me marrveshjet fatkeqe për vendin në Bruksel, për “Zajednicën” dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Protestat për mosliberalizim të vizave duhet të ndodhin para zyrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si shkaktare kryesore për mosliberalizim të vizave, për mungesën e zhvillimit ekonomik, mungesën e papunësisë, dështimet në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës, sportit, etj.
Siq po shifet qartë, rrugës përmes së cilës (bllokadës politike) erdhën në pushtet, qeveritarët aktual, do të jenë të detyruar të kthehen mbrapa, të përulur dhe poshtëruar para popullit të tyre, për mijëra dështime, gënjeshtra dhe mashtrime, keqpërdorim dhe zhvatje të pushtetit, dëmtim serioz të sovranitetit dhe integritetit shtetëror në bisedimet e Brukselit.
Qysh para dy viteve, kur qeveritarët tanë kishin filluar të bisedonin me pompozitet për MSA-në, e pata thënë se kjo do t’u mbetët në dorë si të “trasht e surlës”,…populli shqiptar i Kosovës padrejtësisht do të vazhdoj të mbetët i vetmi i getoizuar në Ballkan,…edhe pse në shtëpinë e vet “mbanë” prezencën më të madhe evropiane se çdo shtet tjetër i rajonit,….madje jemi ndër të parët në Ballkan që jemi “konvertuar” në valutën e EURO-s!
Mos të flasim për prezencën e fuqishme politike (Përfaqësuseit e BE-së), policore (EULEX-i) dhe ushtarake (KFOR-i). Janë këto element të mjaftueshme që tregojnë paaftësinë tonë politike për moskooperimin e duhur me këto organizata për avancimin e lirive dhe të drejtave njerëzore (në radhë të parë) dhe kombëtare për fuqizimin e institucioneve shtetërore.
Pas çlirimit të vendit, e në veqanti pas “pavarësisë” së 17 shkurtit, të fillimit të njohjes formale ndërkombëtare të shtetit tonë,…për fatin tonë të keq, politika kosovare më tepër u orientua kah lindja se sa kah përendimi, më tepër kah shtetet aziatike se sa kah shpëtimtarët e qenjës sonë kombëtare-SHBA-të !
Si rezultat i kësaj, viteve të fundit kemi pasur një tërheqje (të padeklaruar) të SHBA-ve ndaj krerëve të institucioneve tona.
Këtë situatë “vakumi” politik, më së miri e shfrytëzoi Brukseli, duke i “mjelur” mirë liderët e korruptuar kosovar, për të shpërblyer me sovranitet dhe territor kosovar  Serbinë gjakatare, shkaktarën e të gjitha luftërave në territorin e ish Jugosllavisë.
Gjendja e stresuar e kryeministrit nr.1 në qeverinë e Kosovës dhe kryediplomatit Hashim Thaçi në seancën e fundit të kuvendit të improviozuar, ishte një rrëshqitje e pazakont e tij ! Nuk është se ndjente keqardhje, pse qytetarët e vendit nuk do të mund të levizin lirshëm pa viza në vitin 2016, por pse e ka nuhatur mirë gatishmerinë e bashkësisë ndërkombëtare për largimin e tij nga pushteti dhe klsës aktuale politike në përgjithësi, për t’i hudhur si “limona të shtrydhur”, pasi të arrituart e Serbisë në Bruksel edhe mund të jenë të mjaftueshme për momentin.
“Patatja e nxehtë”, e të arriturave në bisedimet e Brukselit do të jetë e papërballueshme për qeveritë pasuese të shtetit Kosovës. Qeveritarët e rinjë të Republikës së mbetur të Kosovës, do të përballen me dy mundësi të pakëndshme dhe të papërballueshme; konfrontimin me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë ose vazhdimin e konçesioneve të reja politike në dëmë të shtetit të Kosovës.
Kjo është rruga me “xhëmba” e trasuar nga liderët e korruptuar kosovar !

Opozita protestoi edhe në Prizren kundër marrëveshjeve

Tubimi në Prizren në të cilin morën pjesë rreth një mijë qytetarë kaloi qetë

PRIZREN – Me protestën në Prizren, tre partitë opozitare kosovare edhe sot vazhduan me tubimet “Për Republikën” në komunat në shenjë proteste kundër marrëveshjes për Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Tubimi në Prizren në të cilin morën pjesë rreth një mijë qytetarë kaloi qetë.

Lideri i partisë më të madhe opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka porositur të pranishmit se nuk do të ketë dialog me opozitën në të cilin bëjnë thirrje kryeministri Isa Mustafa, presidentja Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi sepse opozita nuk do të lejojë të kalojë marrëveshja me të cilën shkatërrohet vendi dhe i dhurohet tokë Malit të Zi.

Duke rikujtuar se edhe për 60 ditë u është vazhduar paraburgimi deputetëve të opozitës, lideri i VV-së ka thënë se buxheti ndahet në shumë pjesë, një për Bashkësinë, një për Isën dhe një për Thaçin.

Ymeri ka thënë se prizrenasit më së miri e dinë çka do të thotë të kenë kryetar komune, i cili është i dënuar dhe ende është në pushtet. Në mungesë të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj për ardhmërinë e Kosovës ka folur sekretari i partisë, Blerim Kuçi. Ai ka theksuar se pas këtyre marrëveshjeve Kosova nuk është më unike dhe as multietnike.

Ai vlerëson se kryeministri Mustafa ka shkelur nenin e parë të kushtetutës në të cilën shkruan se Kosova është e pavarur dhe shtet sovran, me nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, derisa rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është shkelur neni tjetër i kushtetutës ndaj suverenitetit.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se marrëveshjet nuk janë në rregull dhe se formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe do të thotë kthimi i Millosheviçit dhe rrënimi i harmonisë e cila është krijuar në Prizren.

Limaj paralajmëroi se këto marrëveshje “e copëtojnë vendin tonë dhe se nuk kemi dalë rastësisht këtu që të kërkojmë mbështetje”. “Thirrja jonë është që të bashkohemi dhe të mos lejojmë përleshje. Kosova është shteti i vetëm në Evropë ku gjysma e opozitës është në burg. A mendoni se do ti kishin bërë ato veprime nëse nuk do të kishim arsye”, ka shtuar Limaj.

Ai më tej ka shtuar se kurrfarë masash represive nuk do të mund të ndalin opozitën për të penguar këto marrëveshje.

Opozita e bashkuar kosovare deri më tani ka mbajtur tubime në Prishtinë, Gjilan, Deçan, Malishevë dhe Pejë, ndërsa tubimi i madh është paralajmëruar më 9 janar, përsëri në Prishtinë.

Petrit Selimi jep dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Jashtëm

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka njoftuar se jep dorëheqje nga ky post.

Ai thotë se dorëheqja e tij është e parevokueshme.

Njoftimi i plotë i Petrit Selimit:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Nga viti 2011, duke pasur kënaqësinë dhe privilegjin të jem në funksion të zv. Ministrit të Punëve të Jashtme në 2 mandate (2011-2014) dhe 2015, ju njoftoj për dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion.

Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj zv. Kryeministrin e parë dhe kryetarin e PDK-së z. Hashim Thaçi, për besimin e dhënë gjatë kësaj kohe.

Jam munduar që të jap kontributin tim në sferën e Diplomacisë Publike, asaj Digjitale dhe në lobim ndërkombëtarë, pavarësisht sfidave të cilat Republika e Kosovës i ka ndërkombëtarisht.

Aktivitetin tim do të vazhdoj në konsulencë ndërkombëtare në sektorin privat.

Me respekt,

Petrit Selimi.

Kosova duhet të plotësojë edhe tetë kushte për liberalizimin e vizave

Komisioni publikoi të premten raportin e tij të fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa i dha dritën e gjelbër liberalizimit për  Gjeorgjinë dhe Ukrainën

Komisioni Evropian vlerësoi të premten pozitivisht përparimet e arritura në Kosovë për përmbushjen e kritereve për përfshirjen e saj në regjimin e udhëtimit pa viza në zonën Shengen, por tha se duhet përmbushure dhe tetë kritere të tjera për të siguruar liberalizimin.

I ngarkuari i Komisionit Evropian me çështje të migracionit dhe punëve të brendshme, Dimitris Avramopulos, tha në Bruksel se kanë mbetur vetëm edhe tetë kritere të cilët Kosova duhet t’i përmbushë dhe të ofrojë masa të frytshme për të parandaluar migrimin në Bashkimin Evropian. Pas kësaj tha ai, komisioni do të jap rekomandimin për liberalizim.

“Ta shfrytëzojmë këtë periudhë para nesh për të bërë çfarëdo që është e nevojshme për ta përgatitur Kosovën për udhëtim pa viza”, tha zoti Avramopulos, i cili pritet të qëndrojë në Prishtinë në fillim të vitit 2016.

Kosova kishte gjithsej 95 detyrime për të përmbushur në këtë proces.

Raporti i sotëm pasoi raportin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian më 15 dhjetor, në të cilin nuk u dha rekomandimi për liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës, duke nxitur shume reagime në Kosovë, ku autoritetet e cilësuan zhgënjyese dhe fyese qasjen e Brukselit.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo mori udhërrëfyesin për këtë çështje në qershor të vitit 2012.

Kosova është e fundit në proceset integruese edhe për shkak të mungesës së konsensusit brenda Bashkimit Evropian, pesë vende anëtare të të cilit vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e saj.

Ajo është e fundit që nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian më 27 tetor, e cila u mundësua për shkak të marrëveshjeve me Serbinë, e cila të hënën hapi kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këto marrëveshje ndërkaq e kanë çuar Kosovën në një krizë politike disa muajshe për shkak të mospajtimit të partive opozitare që vlerësojnë se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton sovranitetin e Kosovës.

Kur Thaçi dekoronte Haradinajn, Selimin, Brahimajn dhe Isufin

PRISHTINE – Gani Koci ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku shihet tashmë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi duke i graduar eprorët e lartë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Fjala është Ramush Haradinajn, Rexhep Selimin, Ahmet Isufin dhe Lahi Brahimajn, diku pas luftës së vitit 1999, kur Thaçi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

Koci ka shkruar në Facebook: “Kryegjenerali gradon. Keshtu ishte ne fund te vitit 1999, ku janë sot te graduarit?”


Send this to a friend