Se Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi e synojnë tregun kapitalist të Përendimit, kjo nuk është ndonjë zbulim i veçantë në fushat e njohura të shkencave politike dhe atyre historike.Ky mbase ishte edhe pikësynimi ,amaneti, testamenti, ideali dhe vizioni kryesor dhe esencial i presidentit të parë të Kosovës dhe liderit historik të LDK-së, Dr.Ibrahim Rugovës si dhe i luftës së njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së. Republika e Kosovës -shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik në miqësi të përhershme ose permanente me SHBA-s si dhe me vendët tjera të Natos dhe Përendimit që Kosovës dhe popullit ose kombit tonë iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.
Se këndejmi, UÇK-ja nga toka dhe Nato-ja nga qielli atëbotë, me rastin e luftës së njohur në Kosovë dhe në hapësira të tjera shqiptare nën ish Jugosllavi, njëherë e përgjithmonë ua zunë pritat muzgujve dhe atyre hijeve të lugatëruara të mesjetës. Per t´i sjellur kështu Kosovën dhe shqiptarët në faqen diellore të kulturës dhe civilizimit të njohur evroperëndimorë. Por, gjithmonë duke e preferuar imunitetin, spontanitetin,identitetin, eksluzivitetin, individualitetin, sovranitetin dhe integritetin e popullit (kombit) dhe atdheut tonë në çdo kohë dhe hapësirë. Ndërkohë që Dr.Rugova nuk ndodhët më në jetë! Platforma dhe viozioni i tij politik dhe historik, vazhdojnë t´iu bëjnë dritë aspiratave dhe interesave të lartëpërmendura të popullit (kombit) dhe atdheut tonë. Respektivisht, edhe Kosovës, edhe Shqipërisë…Me theks të posaçëm aspiratave dhe interesave të kahmotshme për inkuadrimin dhe integrimin e tyre të shumëpritur në Unionin Evropian, në NATO si dhe në të gjitha strukturat tjera përendimore ose evro-atlantike. Dhe, kjo si dy subjekte të veçanta, apo si dy shtete të pavarura, sovrane, integrale dhe demokratike në arenën botërore ose ndërkombëtare me resurse dhe potenciale të njohura njerëzore dhe materiale të cilat në këtë sfond do duhej të krijonin dhe siguronin sovranitetin dhe distancën e tyre shtetërore dhe politike për t´i ruajtur dhe siguruar kështu bashkëpunimin dhe afërsinë e tyre nacionale, etnike, gjenealogjike dhe historko-gjeografike. Si Gjermania dhe Austria si për shëmbull.
Dorën në zemër, personalisht jam ithtarë dhe një simpatizaant i flaktë i bashkimit të të gjitha trojeve etnike dhe historike të shqiptarëve në Ballkan dhe krijimit të Shqipërisë Etnike. Në atë menyrë që populli ose kombi ynë shqiptarë, njëherë e përgjithmonë të jetoj i lirë dhe i bashkuar (kompakt) dhe unik në trojet e veta etnike dhe historike.Thomas Robert Malthusi na mëson se popujt ( kombet) ose shtetët e ndryshme nacionale dhe politike rritën,shtohën dhe përparojnë sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik. Ndërsa,ushëqehën dhe mirëmbahën sipas ligjit ose progresionit aritmetik. E shrehur dhe deshifruar ( detektuar) me formulën dhe gramatikën e aspiratave dhe interesave të njohura të popullit dhe kombit tonë: Kjo donë të thotë se njerëzit ose popujt e ndryshëm e sigurojnë dhe e zgjerojnë teritorin ose hapësirën e tyre etnike dhe gjeografike. Dhe,jo hapësira gjeografike ose historike njerëzit ose popujt e ndryshëm në kohë dhe hapësirë. Shih për këtë, Gjon Stjuart Milli në veprën e tij “Liria”, duke u shprehur mbi evolucionin (evolucionizmin) e njohur politiko-organik të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektve, e vë theksin në imunitetin, individualitetin, identitetin, subjektivitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin e secilit popull ose komb veç e veç.
Mbase gjithnjë fjala mbi aspiratat dhe interesat e lartëpërmendura të popullit (kombit) dhe dy shtetëve tona shqiptare për inkuadrimin dhe integrimët e tyre në tregun e pasur industrial dhe kapitalist të Përendimit. Gjegjësisht në tregun global të vlerave, kulturës dhe kapitalit botërorë. Ndonëse. lidhjet, miqësitë dhe aleancat e njohura të iliro-shqiptarëve me Perëndimin janë të moçme, të shumëta dhe të shumëfishta. Ato datojnë herët…Që nga kohërat ose periudhat e ndryshme antike. Po, me sistemin e lartë industrial dhe kapitalist si qëndrojnë punët? Shtrohet pyetja. Sidomos me të të ashtuquajturin “kapitalizmin” shqiptarë ose kosovar i cili po vazhdon të ngritët dhe sendërtohet mbi kushtët dhe bazat e paqëndrueshme sociale dhe ekonomike. Gjegjësisht, mbi gërmadhat ose ruinatat e njohura të ish sistemit komuno-socialist të Lindjes.
Një trohë histori politike nga e kaluara: Siç dihet, revolucionët e njohura industriale dhe ekonomike në Angli etj., asokohe përveç tjerash e kishin ngritur dhe afirmuar të të ashtuquajturen shoqërinë moderne ose bashkohore të Përendimit. Ndonëse, me të gjitha tiparet dhe karakteristikat e njohura të një shoqërie borgjeze, klasore ose industriale dhe kapitaliste të përceptuar, konceptur dhe anticipuar konform rregullave, parimëve ose premisave të njohura finansiare, ekonomike, industriale dhe kapitaliste. Duke menduar në fuqinë e njohur finansiare, industriale dhe ekonomike të popullit ( kombit) dhe shtetit si garantuesit themelor ose esencial të mirëqeniës, prosperitetit dhe stabilitetit të tyre objektiv dher subjektiv. Ndërkaq, me shfaqjen e sistemit të lartpërmendur industrial dhe kapitalist si praktikë e përditshme dhe teori: Në skenën e përgjithshme botërore ose ndrkombëtare do të lindte një “klasë e re” politike ose proletare-sindikaliste. Klasa punëtore ose komuno-socialiste me të gjitha “levizjet” e saj punëtore, revolucionare dhe sindikaliste si “degë” ose “nëndegë të zgjatura” të proletariatit dhe socialdemokracisë botërore. Pa i harruar këtu ndikimët dhe reflektimët e shumëta dhe të shumëfishta të Revolucionit të Madh në Francë ( nën Napoleon Bonaparten etj.) në strukturën dhe substancën e gjithëmbarshme politike dhe organike të raportëve dhe marëdhëniëve të ndryshme botërore ose ndërkombëtare. Kjo duke filluar që nga elementët ose instrumentët e njohura nacionale dhe ideologjike dhe deri tek instrumentët dhe eksperimentët e njohura shkencore dhe metodologjike që do kenë ndikime dhe influenca të shumëta ( eksterne ose eksplikative) në kritikën e mëvonshme shkencore dhe humaniste ndaj të metave dhe dobësive të ndryshme shoqërore dhe politike të shtetëve dhe shoqërive (sistemëve) të ndryshme borgjeze, aristokrate, feudaliste dhe absolutisto-klerikaliste të kontinentit plak. Sidomos tek shtetët dhe “shoqëritë e larta” ( ancien regime) qytetare dhe politike në Evropë. Duke menduar këtu në “moralin e ri” si dhe në mundësitë tjera shkencore, humaniste ose iluministe sipas të të cilave me ndihmën e kristianizmit të reformuar si dhe eksperimentëve të njohura shkencore dhe metodologjike, do vendosej (konstituohej) dhe sistemohej shoqëria e ndërgjegjshme klasore dhe qytetare me të gjitha parimët dhe premisat e njohura të një shoqërie të përparuar, humaniste dhe pozitiviste. Kjo aq me tepër në një kohë kur ngritja dhe forcimi i faktorit të forcës ose fuqisë së përgjithshme politike, ushtarake dhe ekonomike së bashku me “ateizmin” ose mosbesimin e ndërsjellë në mes vendëve ose fuqive të ndryshme kolonialiste dhe imperialiste: Në një masë tepër të madhe asokohe do u shkonin për shtati projektëve dhe tëndencave të ndryshme hegjemone, imperiale dhe kolonialiste për influenca dhe dominime të çfarëdollojshme shtetërore, nacionale, ushtarake, fetare, kuzlturore, politike dhe ideologjike në stadin me të lartë të imperializmit. Zatën, edhe Napoleon Bonapartën dhe frytët ose idealet e njohura të Revolucionit ( Antiborgjez) në Francë, asokohe i kishin përmbysur dhe dëbuar nga pushteti e ashtuquajtura “Aleanca e shenjtë” e vendëve të ndryshme ortodokse dhe monarko-absolutiste në bashkëpunim të zhdërvjelltë me levizjet e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë.( Kujto “Kongresin e Vjenës” dhe vendimët e “Pentarkisë së Madhe” me 1815 etj.)
Ca ( disa) digresione diskursive dhe analogjike: Ndryshe nga kjo, prona private së bashku me kapitalin e njohur borgjez ose neofeudalist si dhe forcat e ndryshme joproduktive, burokrate dhe kleptokratike, asokohe e sot vazhdojnë të konsiderohën si armiqtë dhe kundërshtarët krryesorë të paqes sociale dhe harmonisë së gjithëmbarshme shoqërore dhe qytetare tek popujt dhe vendët e shumëta gjithandej rruzullit tonë tokësorë.
Për me tepër ndërkaq, Heinrich Grossman në kuadër të shkrimit të tij me titull “Ligji i akumulimt dhe rënia e sitemit kapitalist”, i sugjeron dhe rekomandon një sërë instrumentësh dhe mekanizmash të ndryshme politike dhe ekonomike të intërvenimit shtetëror dhe nacional me qëllim të menjanimit (eleminimit) të krizave të ndryshme konjukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera me qëllim të ringjalljes dhe mbijetesës së domosdoshme të kapitalit dhe vet sistemit kapitalist.
Se këndejmi, në kontekstin e ngjarjeve dhe zhvillimëve të njohura revolucionare dhe historike në Francë, mendimtari dhe historiografi i shquar anglez, Edmund Burcke në vështrimin e tij të njohur me titull “Reflection on The Revolution in France” ( Reflektime ndaj Revolucionit në Francë): Duke u thirrur dhe mbështetur në trashegiminë e njohur nacionale dhe historike si dhe në evolucionin ose zhvillimin e njohur historik dhe organik të shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme nacionale dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe me gjërë.Pos tjerash e nënvizon faktin e njohur të ngritjes dhe formimit të shkallëshkallëshëm ose sistamatik të vetëdijes kritike ose qytetare-politike. Rrespektivisht, mendimit të njohur shkencor dhe humanist -ndaj “pozicionit shpirtërorë ” dhe” socio-fizik” të borgjezisë si dhe të të gjitha rrymave (shtresave) të tjera konservatore, aristokrate dhe klerikaliste në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme (ekskluzive ose protekcioniste) të Perëndimit në funksion të edukimit, eksplorimit, ravijezimit, konturimit dhe riemancipimit të vazhdueshëm( sitematik ) të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme borgjeze ose kapitaliste në çdo kohë dhe hapësirë. Ndërkaq, August Komti (August Commte) në kuader të ” Kursit të Filosofisë Pozitiviste”( në frëngjisht “Cours de la Philosophie Positive”), duke u përpjekur dhe angazhuar mbi formulimin, përceptimin dhe akceptimin e preferuar shkencorë dhe humanist të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare të çliruar nga mitët, dogmat, totemet, paragjykimet, fetishët dhe reliktët e ndryshme mesjetare ose eshatologjike. Në vazhdim shprehet në favor të bashkëpunimit ose përpjekjeve të përbashkëta humaniste dhe pozitiviste të njerëzve të ditur ( intelektualëve), njerëzve të pasur( pasanikëve ose industrialistëve të ndryshëm) si dhe “inxhiinierëve” ose instruktorëve të respektuar shtetëror, nacional dhe politik. Duke pleduar dhe apeluar në konvergjencat dhe fuzionimet e domosdoshme konstelative dhe korelative të teorisë me praksën ose praktikën e përditshme jetësore dhe shoqërore sipas “etosit” dhe “erosit” të njohur shkencorë dhe humanist në funksion të konceptimit dhe akceptmit të lartëcekur integral dhe pozitivist të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare me njeriun si qytetar ( cityoen) ose banor ( burgeros) të respektuar dhe integral të botës dhe një shoqërie të përparuar qytetare dhe demokratike.Pa dallim feje, kulture, race, gjuhe, ngjyre, gjinie ose etnie të ndryshme në këtë drejtim.
Retrospektiva: Në këtë sfond u mor vesh se shteti ose republika moderne e perëndimit, në një formë a tjetrën, janë kuptuar dhe vazhdojnë të kuptohen prore në prizmin e njohur të një “piemonti” ose fuqie të përgjithshme ( globale dhe universale) në domenin ose suspektin e gjithëmbarshëm politik, fizik, gjeografik dhe historiko- organik. Duke e vërë theksin në ekonominë e fuqishme, industrinë, ushtrinë, policinë, në kushtetutën dhe ligjet e njohura sociale, ekonimike, administrative ose juridike, në politikën e jashtme ose diplomacinë si dhe në komponentët tjera kruciale dhe substanciale që e bëjnë një shtet të zhvilluar, të fuqishëm, të sigurtë, funksional dhe të dashur për të gjithë.
Për me tepër ndërkaq, i ashtuquajturi “kapitalizmi modern” ose bashkohorë i perëndimit, në pjesën me të madhe esenciale ose substanciale të tij, ndodhët i ngritur dhe projektuar mbi “substratin” ose “strukturën borgjeze” ( urbi et orbi) të “Traktatit të Versajës” me 1919. Përderisa, në dy dekadat e fundit të paraluftës së parë botërore, ishte ngritur dhe kishte përparuar dukshëm arsimimi dhe riemancipimi (ristrukturimi) i përgjithshëm i kulturës dhe civilizimit evropian në një kulturë dhe shoqëri masive industriale dhe ekonomike. Duke mos i harruar këtu edhe noekantizmin, kriticizmin, intucionizmin, fenomenologjizmin, ekzistencializmin, etikën dhe disiplinën e njohur globale ose universale gjatë vitëve të njëzeta dhe të tredhjeta të shekullit të kaluar. T´ mbiquajtura ose paramenduara asokohe si vite të dritës dhe të shpresës. Ndonëse, edhe shoqëria e pasur industriale dhe kapitaliste e perëndimit ,edhe ajo ” revolucionare” ose komuno-sociliste e lindjes: Përveç krizës dhe një avarie të thellë të qëllimëve, konceptëve, idealëve dhe vizioneve të tyre politike dhe nacionale- ideologjike. Kishin pësuar fiasko dhe fraktura të shumëta e të shumëfishta edhe në strukturën e përgjithshme shtetërore, nacionale, konjukturale, manufakturale, nomunklaturale, politike, organike etj. Duke i nënkuptuar këtu edhe konceptët dhe sistemët e ndryshme politike dhe idelogjike siç ishin koncepti dhe sistemi borgjez ose industrial dhe kapitalist i Përendimit dhe ai komuno-socialist i Lindjes. Gjegjësisht,demokracia e lartë qytetare dhe parlamentare evropërendimore dhe i ashtuquajturi sistemi i centralizuar dhe totalitarist evrolindor. Duke i lënë të hapura në këtë menyrë frontët, trashetë dhe istikamët e ndryshme politike dhe idelogjik për shumë vite dhe dekada me radhë. Për të mos thënë këtu gjer në përfundimin e ish “luftës së ftohët” dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Përendimit.
Në instancë të fundit, përderisa Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, do mbahen mend për viktimat dhe pasojat e shumëta njerëzore dhe materiale gjithandej globit tonë tokësorë. Ngritja dhe themelimi i Unionit Evropian ( UE ) me rastin e nënshkrimt të “Traktatit të Brukselit” në vitin 1948 dhe vet Paktit të Natos me 1949: Edhe përkundër pëngesave dhe vështirësive të ndryshme fillestare ose nismetare.Me kalimin e kohës do i dëshmojnë dhe konfirmojnë përparësitë dhe benificionet e shumëta politike, ushtarake, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike etj. Nga të cilat dikur me vonë do të lindin dhe avansojnë edhe benificionet ose përparimet e njohura shtetërore, nacionale, politike, historike dhe të tjera të vendëve dhe popujve të ndryshëm evropërendimorë. Kjo në radhë të parë për faktin se platforma dhe vizioni i ri në raportët ose mrëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ndërkombtare:popujve dhe venëve të ndryshm të kontinentit evropian etj. Do iu hapin (çelin) shtigje dhe horizonte të reja të zhvllimit, progresit, emancipimit dhe përparimit të gjithëmbashëm nacional dhe ekonomik. Ndërkaq, edhe e ashtuquajtura “Status Quo-ja” e atëhershme nukleare ose atomike në të dyja anët e konfrontuara rivale dhe antagoniste ( Kujto Paktin e Natos dhe ish Traktatin e Varshavës ):Falë arritjeve dhe zhvillimëve të fuqishme industriale dhe ekonomike të Natos dhe Përendimit, dikur me vonë do i njohur dhe panoi nuansat dhe karakteristikat e veçanta ose specifike. Duke i determinuar dhe “detantizuar” kështu pikëpamjet dhe qëndrimet e konfrontuara (rivale dhe antagoniste)) në mes Lindjes dhe Përendimit. Si dhe duke i eksploruar, ravijezuar, konturuar, sistemuar, profilizuar dhe konvencionalizuar ( unifikuar) edhe konceptët dhe vizionet e larmishme të popujve dhe shtetëve të ndryshme anëtare të Natos dhe UE-së.
Për fund:
Mëqe, gjithnjë fjala mbi platformen, filozofinë, idealet dhe vizionet e lartëpërmendura shtetërore, nacionale, historike dhe patriotike të Levizjes së njohur të Dr. Ibrahim Rugovës ose Alternatives së njohur politike dhe demokratike të shqiptarëve të Kosovës dhe të hapësirave tjera etnike dhe historike të shqiptarëve në muzgun ose ” buzëmbremjen e parë” të shpërbërjes ose shkatërrimit të përgjithshëm dhe përfundimtar të ish Jugosllavisë: Atëherë patjetër duhet shtuar në fund se lidhja ose levizja alternative dhe demokratike e Dr. Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij në dekaden e fundit të shekullit të kaluar: Ishin si të thuash një ” paralojë e butë” revolucionare, çlirimtare dhe patriotike e popullit ( kombit) shqiptarë në Kosovë dhe gjithandej. Respektivisht, rinjohje, ringjallje dhe një moblizimi i përgjithshëm aklamativë ose referendumian i cili do i paraprinte luftës së njohur clirimtare dhe patriotike të UCK-së. Ndonëse, pa i harruar këtu përpjekjet e njohura kolosale dhe titanike të liderit dhe simbolit të shquar të luftës dhe rezistencës së njohur të shqiptarëve, z. Adem Demaci , Ukshin Hotit si dhe të shumë intelektualëve dhe patriotëve tjerë shqiptarë në Kosovë dhe gjithandej.