Para 17 viteve, edhe pesimistët më të mëdhenj e kanë pasur të vështirë për të imagjinuar, se Kosova e jonë do të katandiset kështu keq përgjatë viteve të lirisë së saj !” Kush e ka menduar Kosovën e pavarur tetë vite më pas; pa zhvillim ekonomik, pa shëndetësi kualitative, pa arsim cilësor, pa ushtri të veten, të izoluar nga bota përendimore, të enklavizuar dhe të barrikaduar nga pakicat serbe, me autostrada moderne dhe varfëri ekstreme!
Situata e krijuar këtyre viteve, muajve dhe ditëve të fundit në Kosovë nuk është e rastësishme, është produkt i investimeve disa vjeqare të organizatave të caktuara ndërkombëtare që për qëllim kanë ndryshimin e hartës gjeopolitike dhe fetare sipas orekeseve sllavo-turke në ballkan.
Kush e ka menduar se 17 vite pas çlirimit, në shtetin për të cilin u derdhë gjak, për të cilin u flijuan familja Jashari, familja Delija, familja Berisha,…për të cilën u flijuan qindra e mijëra dëshmor të tjerë do të ladrojnë turq e shkije!
Në një vend ku nuk i pranon rregullat dhe ligjet e atij vendi nuk mund të përfitosh as një asistencë sociale e lëre më shumë, ndërsa në paradoksin e quajtur Kosovë ndodhë e kundërta, ata (serbët) që nuk e njohin dhe pranojnë ligjet e vendit gëzojnë të gjitha privilegjet e shtetit, madje bëhen drejtues shteti, ministra dhe kuvendar!
Ku pos në Kosovën e mjerë, ndodhë që hajnat dhe kriminelët, në vend të burgut, të ngriten në majat e pushtetit !
Kush e ka menduar se do të kalojnë kaq shumë vite pa stabilitet ekonomik, pa stabilitet energjetik dhe pa stabilitet politik, pa përspektivë për ardhmëri për jetë në Kosovën e lirë !
E gjithë kjo katrahurë ka ardhë si rezultat i kapjes së shtetit dhe pushtetit nga bandat mafioze dhe kriminale të këtyre viteve të paspavarësisë, duke zhvatur e gjithë pasurinë publike dhe shtetërore që rezultoj me pasurimin ekstrem të kësaj klase politike, duke u shndërruar në multimilioner, ndërsa në anën tjetër popullata gjithnjë e më shumë shkon duke u varfëruar.
Historia që harrohet është e destinuar të përseritet prap !
Krimi që klasa politike ka bërë kundër këtij populli nuk është vetëm korrupsioni, hajnia, zhvatja e pasurisë publike dhe shtetërore, por mbi të gjitha është mbytja e shpresave të njerëzve për të jetuar në shtetin e tyre, për të cilin sakrifikuan shumë dhe pritën një kohë të gjatë.
Si rezultat i kësaj situate, 17 vjet pas “largimit” të Serbisë nga Kosova, dhe këtyre tetë viteve të “pavarësisë”, na u paraqiten të njëjtat skena të ekzodit të përmasave alarmante, të ikjes së shqiptarëve nga Kosova !
Perderisa viteve të 90-ta, shqiptarët e Kosovës iknin nga dhuna dhe represioni sistematik i Millosheviqit, tani për fat të keq, po ikin nga pasojat e keqeverisjes së lidershipit shqiptar, në shtetin e “pavarur” të Kosovës.
Aq zhgënjyese dhe e pashpresë është situata sot në Kosovë, saqë njerëzit janë të gatshëm të shesin e gjithë pasurinë e tyre për t’u larguar nga vendi ku kanë lindur.
Ajo çka është më dëshpruese, shpresat për jetë në vendin e tyre kanë filuar t’i humbasin edhe intelektualët e ndershëm, truri dhe ajka e kombit,…jeta e të cilëve është vështirësuar nga injoranca e kësaj klase politike,… si dikur Fishta, Noli, Konica, Kadare, që nuk e kanë braktisur atdheun nga qefi por nga zori,…Kosova e sotme nuk është vend për njerëzit e ndershëm…!
Deri këtu e sollën Kosovën kjo klasë kusarësh dhe matrapazësh politiik, të cilëve nuk ju intereson jeta e qytetarëve as fati i vendit të vet,…janë të gatshëm të bëjnë kumbari me turq e shkije,…të sakrifikojnë të ardhmën e shtetit për mbajtjen e pushtetit !
Bazuar nga përvojat e deritanishme të veprimeve të bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht institucioneve të saja të instaluara në Kosovë, të ndikimit të fuqishëm të tyre ndaj institucioneve tona,…mbetët pak për të shpresuar për ndryshim të shpejtë të gjendjes në Kosovë.
Andaj, lirisht mund të thuhet se, pengmbajtësit e dorës së parë të së ardhmës sonë janë ndërkombëtarët në bashkëpunim me klasën e korruptuar politike, si pengmbajtës së dorës së dytë dhe shkatërrues dhe rrënues të shpresave të shumë gjeneratave në këtë vend.
Si gjithnjë, aferat e mëdha korruptive kanë qenë të koordinuara mirë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, si bie fjala; afera e pasaportave, e vizave nëpër ambasada e deri tek skandali i madh korruptiv në “misionin” e EULEX-it!
Pa një kordinim të shkëlqyer me ndërkombëtarët, nuk do të mbetnin pa ndëshkuar as aferat korruptive në Policinë e Kosovës, siq ishte rasti i vjedhjes së mbi 50 kg drogë dhe qindëramijëra euro në dhomat e dëshmive në stacionin policor në Prishtinë, pastaj vjedhja e Arit në dhomat e dëshmive në Pejë e gjetiu në Kosovë!
Të gjithë jemi dëshmitar të situatës së fundit të krijuar në parlamentin e Kosovës, bllokadat dhe pakënaqësitë qytetare, që shkaktuan dy marrveshjet e dëmshme në Bruksel, në kundërshtim edhe me kushtetutën e vendit.
Kush tjetër pos ndërkombëtarëve është duke i mbrojtur shkelësit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës! Po ndodhë pikërisht kështu, pasi qeveritarët tanë, përfshirë edhe një pjesë të opozitës, janë shëndrruar në figura politike në duart e ndërkombëtarëve.
Pa dashur të merrëm me problematikën e Gjykatës Speciale, unë, personalisht nuk mund t’i krijoj vetës iluzionin për këtë gjykatë, se ajo do të veproj drejt dhe paanshëm, në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, ngase fokusimi i saj nuk është krimi i organizuar dhe korrupsioni i pasluftës, e aq më pak pastrimi nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit aktual.
Ngase, sikurse ta kishin qëllimin e mirë, ndërkombëtarët skenën tonë politike do ta pastronin vite më parë, me mekanizmat e fuqishëm që kanë në dispozicion, duke e ndihmuar sistemin e drejtësisë kosovare, pa pasur fare nevojë për themelimin e gjykatave ndërkombëtare!
Pëfundimisht dua të theksoj, se Kosova e sotme i ngjet një tabele shahu, ku në njërën anë janë të vendosur ndërkombëtarët, ndërsa në tjetrën shteti serb,…të cilët me aq mjeshtri janë duke e përdorur naivitetin dhe pozicionin nënshtrues të politikës së korruptuar kosovare, për të kontrolluar në tërësi resurset natyrore, pasuritë tokësore dhe nëntokësore të shtetit tonë!