VOAL

VOAL

Mbyllja e korridorit Kosovë – Turqi për luftimin e ekstremizmit

Shqiptarët nga Kosova të cilët u janë bashkuar luftërave të huaja në Siri dhe Irak, kryesisht kanë shfrytëzuar shtetin e Turqisë për të arritur në destinacionin e tyre.

Kështu u tha të hënën në një tryezë të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me temën -“Mbyllja e korridorit për luftëtarët e huaj: Forcimi i bashkëpunimit Kosovë – Turqi”.

Pjesëmarrësit në takim thanë se është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë një bashkëpunimin më të madh me Turqinë në drejtim të parandalimit të kësaj dukurie.

Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, tha se në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, Kosova nuk po arrin të gjejë bashkëpunimin e duhur me vendet në rajon.

“Pavarësisht vullnetit ky bashkëpunim rajonal është i nënçmuar. Oferta e Kosovës për të bashkëpunuar nuk merret parasysh për arsye se bashkëpunimi rajonal shikohet ende nga prizmi politik. Kosova ende nuk ka arritur që të bëhet pjesë e disa nismave rajonale të sigurisë. Mbi të gjitha edhe në aspektin bilateral nuk shihet se ka një bashkëpunim të mirë në aspektin e nismave rajonale të sigurisë”, tha Qehaja.

Në përpjekje të angazhimeve për parandalimin e shkuarjes së shqiptareve nga Kosova në Siri dhe Irak, bashkëpunimi mes dy shteteve, Kosovës dhe Turqisë, duhet të jetë shumë i ngushtë tha pos tjerash Qehaja.

Kurse Jusuf Selman nga Qendra për Studime të Politikave dhe redaktor në gazetën “Daly Saba”, në Turqi tha se të gjitha problemet në rajon, përfshirë edhe radikalizmin e dhunshëm po vinë si pasojë e ekonomive të dobëta dhe problemeve shoqërore.

“Këto [probleme] çojnë deri te ngritja e lëvizjeve radikale. Ata rekrutojnë të rijnë të cilit kanë problem me kushteve e vështira ekonomike dhe të cilët kërkojnë jetën më të mirë. Kjo situatë është në Turqi është edhe në Ballkan”, është shprehur ai.

“Mendoj se duhet një bashkëpunim më i mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, por edhe shteteve tjera në Ballkan. Këtyre të rinjve do të ishte mirë të ju mundësohet një jetë me e mirë apo një shpresë e re”, tha ai

Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani i cili ishte panelist në këtë debat, foli lidhur me qeverisjen e dobët dhe ndikimi në përhapjen e ideologjive.

Ai tha se Kosova dhe institucionet e saj duhet japin më shumë kontribut në parandalimin e dukurive negative dhe, siç tha ai, veprimet e tyre duhet të jenë strategjike dhe jo aty për aty.

“Shteti i brishtë po mundëson ambient për përhapjen e ideologjive të ekstremizmit dhe nuk është vetëm një konkludim i veçantë, sepse kështu e thotë edhe Strategjia për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit. Strategjia thotë se këto probleme që i kemi shtetërore, kanë mundësuar dhe po mundësojnë në vazhdimësi një ambient që disa njerëz ta shfrytëzojnë mundësinë për rekrutimin e të tjerëve për kauza të veta”, tha Ramadani.

Përderisa Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë tha se për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm një kontribut të madh mund ta jap Bashkësia Islame e Kosovës dhe imamët e xhamive në Kosovë.

“Vetëm me një angazhim gjithëpërfshirës ne mund të arrijmë efektin e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm. Dhe unë pajtohem se kemi edhe polin tjetër që thotë jo, që është ai poli që tenton të minimizojë potencialin. Ne mendojmë që potenciali është aty diku në mes atyre që thonë se nuk kemi aq problem me ekstremizëm si dihet për këtë, por edhe atyre që ekzagjerojnë këtë punë”, tha Qehaja.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, David Phillips, nga Instituti për Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia pati deklaruar se “nuk duhet ta neglizhojmë mundësinë për të kuptuar rolin shumë tinëzar që Turqia po luan në radikalizmin e vendeve në Ballkanin Perëndimor”.

Institucionet e Kosovës kanë miratuar ligjin me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja. Po ashtu, Kosova ka edhe “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm”.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë per Radion Evropa e Lirë se krahas shkuarjes së rreth 300 qytetarëve nga Kosova në luftërat e huaja në Siri e Irak, për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të shpallura si terroriste, interesim për të udhëtuar dhe jetuar në ato vende kanë shprehur edhe disa familje nga Kosova.

Janë rreth 20 familje nga Kosova që kanë shprehur interesim për të jetuar në Siri.

Lobisti Shqiptaro Amerikan Luan Bukolla:Mos u mërzitni pse kam kritikue Ambasadorin Amerikan Greg Delawie

Lobisti Luan Bukolla, veprimtari i njohur Shqiptaro-Amerikan, Anëtari i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane prej më tepër se çerek shekulli, lobit më të njohur në SHBA, sot është paraqitur me dy statuse. Në të parin flet për kritikat që ai ia ka drejtuar Ambasadorit Greg Delawie; në të dytin rreth krizës të identitetit që LDK-së, lidërshipi i së cilës pas reagimeve shumë të ashpra të elektoratit të LDK-së, ka marrë rolin e viktimë!

 

Statusi i parë

 

Miqtë e mi të dashur,

Mos u mërzitni pse une e kam kritikue Ambasadorin Amerikan, Greg Delawie. Në fund fundit, ai nuk mund bë gje, nese ju, populli i Kosovës, bashkoheni dhe me vendosmeri punoni së bashku për të sjellur rrëzimin e Qeverisë se Isa Mustafës.

Nese jeni të kenaqur me qysh është ka puno Qeveria e Isa Mustafës, rrini qysh jeni.

Fjala e popullit është fjala Zotit.

Dhe sa për Ambasadorin Delawie, ne mundem mu marrë vesh për veprimet e tij në Kongres, kur behen Seancat për Kosovën.

Dhe besoj se pyetja e parë për Ambasadorin Delawie ka më kanë, “Ti ki thënë se nuk do të prano me punue me njerëz të korruptuar, pra, a e di ti se Kryeministëri i Kosovës, Isa Mustafa i ka përmbi 70 aktakuza për krime nepër gjykatat e Prishtinës?”

Tash, ju tregomni, a është e vertet se Isa Mustafa i ka 70 aktakuza për krime nepër gjykatat?

Statusi i dytë

 

Miqtë e mi të dashur,

Sulmet nga mbështetësit e Isa Mustafës dhe LDK-së kundër meje janë intensifikuar; ata janë të zemëruar, sepse unë e kam quajtur “LDK-në parti prostitutash”; por, jo, unë nuk e kam quajtur LDK-në, “Parti Prostitutash”, sepse unë nuk dua të ofendoj prostitutat, unë më parë do të jem një prostitute se sa anëtarë ose mbështetës i LDK-së, dhe ju tregoj pse.

LDK-ja ka vepruar gjithmonë si një viktimë.

Anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së gjithmonë e kanë akuzuar Hashim Thaçin dhe PDK-në se janë kriminelë dhe vrasës; LDK-ja ka akuzuar PDK-në edhe për vrasjeve politike, sidomos ndaj anëtarëve të LDK-së, dhe madje edhe për atentat ndaj Doktor Ibrahim Rugovës.

Kështu që, unë e them mbështetësit e LDK-së, në qoftë se ju e dini se ata kanë kryer këto krime të tmerrshme, shkoni me provat në prokurori; Unë nuk jam dëshmitar i ndonjë nga këto krime, kështu që unë nuk mund të bëjë gjë.

Ata pastaj më thojnë, ne nuk mund të shkojnë në prokurori sepse PDK-ja kontrollon Ministrinë e Drejtësisë, kështu që, unë them ok, mos pranoni koalicion me PDK, dhe punoni për të hequr PDK-në nga Qeveria, në menyr Demokratike.

Çfarë ka bë LDK-ja?

Në vitin 2007, LDK-ja formon një bashkëqeverisje me PDK-në, dhe thotë se nuk dëshiron të bëjë atë, por, duhet për të mirën e kombit dhe Shtetit.

Si mbaroi ajo koalicion? Ata nuk kanë muajt më përfunduar mandatin e tyre, Isa Mustafa, me Vjosa Osmanin si këshilltare, dhe elita e LDK-së e kanë fajësuar Fatmir Sejdiun për deshtimet dhe pse pranoj për të formuar koalicion me PDK-në. Isa Mustafa ja rrasi gishtin Fatmir Sejdiut në bythë, Fatmir Sejdiut ju dullen sytë sa dy kepë Shkupi, dhe e çiten prej LDK-së.

Në 2014, gjatë fushatës zgjedhor, antarët e LDK-së e shqyejshin gërmazat tuj akuzue Hashim Thaçin dhe antarët e PDK-së për krime dhe keq qeverisje, dhe thojshin, “Jo me PDK! Kriminelët në burg!”

U formue VLAN-i, Mbështetësit e LDK-së m’thirrshin dhe m’thojshin, “Luan, folë me Ramushin, sepse ai na tradhto dhe bë koalicion me PDK”, por dullë e kundërta, ishte Isa Mustafa dhe LDK-ja qe e tradhtoj elektoratin e tyre dhe opozitën me gjithë Kosovën, dhe pranuan koalicion me PDK.

Udhëheqja e LDK-së thotë se e kanë bë këtë Koalicion me PDK-në si sakraficë për të mirën e kombit dhe Shtetit.

Po ju pyes, çfarë të mirë është ka sheh Kosova më Isa Mustafën si Kryeministër?

Antarët e LDK-së thojnë se janë parti e “institucionalizuar”, “Institucionalizuar” në Shtetet e Bashkuara është edhe një fjalë kod për dikë qe është pranuar në një spital për njerëz të çmendur, pra, për mendimin tim, LDK-ja është Parti e “Institucionalizuar”.

Pra, qysh po ja bëjmë me LDK?

Mua me vjen keq për Anton Çunin sepse Antoni është Burrë i fortë dhe shumë i mirë, une po çuditna pse ai është në LDK.

LDK-ja e tregoj fytyrën e vetë, një fytyrë tradhtar, rrencë, dhe të poshtër!

Pra, për mendimin tim, me kanë Prostitut është më mirë se më kanë antarë e LDK-së.

Zoti i ndihmoft Kosovën!
Me respekt,
Dashamiri i juaj,
Luani

Për 7 vjet rreth 32 mijë vetë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Rreth 32 mijë veta kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës që nga viti 2009 e deri tani, raporton KTV.

Arsye për këtë sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme është se disa vende të Bashkimit Evropian nuk i lejojnë dy shtetësi për shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së.

Numri i atyre që kanë kërkuar shtetësinë e Kosovës është 6 mijë persona, por vetëm 1200 prej tyre e kanë fituar atë.

Personat të cilët kanë fituar shtetësinë e Kosovës janë kryesisht nga vendet fqinje, e cila lejon një e më shumë shtetësi.

Të dhënat gjatë periudhës janar-dhjetor 2015, tregojnë se në pikat kufitare janë kthyer 16 mijë 546 persona të riatdhesuar nga shtetet e ndryshme.

Debilë sipas Sokratit dhe idiotë sipas Platonit Nga Elvis Hoxha

Numri i pazakontë i komenteve të bëra lidhur me postimin tim të sotëm, më nxiti t’i lexoj.

Është e natyrshme që një status i tillë të mos sjellë ndonjë gjë të dobishme, përveçse një thirrje dëshpërimi mbi njerëz të cilët kanë mbi personin e tyre të drejtën e përfaqësimit.

Duke qenë se këta njerëz në politikën tonë janë në shumicën e tyre maksimale të papërgjeshëm, cinikë deri në paturpësi, ia vlen të vlerësohet se në bazë të cinizmit të tyre qëndron injoranca dhe mjaftueshmëria.

Njerëzit që na përfaqësojnë janë mësuar ta shohin pushtetin që u japim si një të drejtë të tyre të përhershme dhe jo si detyrë provizore.

Por, dua të them këtu se nuk jam dakort me asnjë mesazh që ka në bazë reduktimin e qenies te një prej predikatet e tij fiziologjike.

Njeriu është më shumë se shuma e organeve të vet.

Madje, kur i akuzojmë pushtetarët tanë për zaptim të çdo krijimtarie shoqërore dhe kolektive, e bëjmë këtë për t’iu kundërvënë reduktimit që ata kryejnë mbi vetveten.

Ne e shohim dita-ditës se ata gjykojnë politikisht me cerebralin e stomakut – thënë në gjuhën e Sokratit.

Këta njerëz nuk i quaj unë debilë, por Sokrati sipas dëshmisë së Platonit.

Për të qenë më i saktë në referencë, le të them se Paltoni i quan Idiotë.

Këta të fundit janë njerëz që nuk aktivizojnë natyrën publike të shpirtit (kundrues i Ideve), por vetëm kënaqësinë e stomakut si privatizim metabolik të natyrës.

Për ata ideja nuk ekziston, për ata nuk ekziston turpi.

Për ata qenia njeriu është qenie private. Për ne, njeriu është e vetmja qenie që ekziston, pra që ka ankth e jo frikë, që ka turp e jo trup.

Të ekzistosh do të thotë me qenë shuma e produkteve të tu publike.

Edhe një herë, asnjë koment mbi trupin nuk është i vlefshëm kur bëhet fjalë për mendjen.

Myfid Jyksel: Diaspora më e madhe shqiptare është në Turqi

PRISHTINË – Studiuesi nga Turqia Müfid Yüksel, në lidhje me konferencën e organizuar në Kosovë ditën e djeshme me temë “Marrëdhëniet ndërkulturore shqiptaro-turke nga periudha osmane e deri në ditët e sotme” tha për AA se më parë konferenca të ngjashme i organizonin në Stamboll, ndërsa muajin e shkuar një konference me temë të ngjashme ishte organizuar edhe në Tiranë.

Duke thënë se vetë ai ka kryer shumë studime në lidhje me marrëdhëniet mes osmanëve dhe shqiptarëve si dhe në lidhje me shqiptarët në Perandorinë Osmane Yüksel më tej në fjalën e tij shprehet: “Punimet e mija i kam shtjelluar duke i shoqëruar edhe me përmbajtje fotosh ku tregohet historia e shqiptarëve në Perandorinë Osmane që nga hyrja e kësaj perandorie në Ballkan e deri në vitet 1910 -1920. Edhe në këtë konferencë treguam një pjesë nga ato fotografi, dokumente dhe informacione që kam në dispozicion”.

Yüksel në vijim të fjalës së tij thotë se përmes konferencave ai iu shpjegon pjesëmarrësve për shqiptarët gjatë Perandorisë Osmane, duke përfshirë këtu jo vetëm për 33 sadrazamët shqiptarë, por edhe për ata të cilët kanë qenë me detyrë si Prefektë apo detyra të tjera të larta në vendet e tjera si ato arabe, anën e tyre artistike e kulturore etj.

Duke nënvizuar se këto konferenca mund të jenë një shtyse për të ringritur lidhjet mes dy popujve thotë: “Në Perandorinë Osmane shoqëria më e forte ishte ajo shqiptare. Lidhjet mes dy vendeve mund të ngrihen duke rilexuar historinë. Në të kaluarën kishim kaq shumë lidhje saqë për shkak të pranisë së madhe të vezirëve në Sarajin Topkapı në disa mbledhje mes tyre gjuha e përdorur ishte ajo shqipe. Shqiptarët ishin shumë të fuqishëm dhe efektivë. Madje edhe në gurët e varreve dhe tyrbet kemi dokumente që shkruhen dhe nënvizohen që këto persona kanë qen shqiptar. Domethënë Osmanllinjtë e kanë gdhendur emrin e shqiptarëve edhe në mermer për shkak të rëndësisë që i jepnin atyre. Marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qen ashtu sikurse shpjegohet”.

Në kuadër të historisë, idealeve dhe besimit të përbashkët duhet të rishikohen marrëdhëniet dhe të rigjallërohen ato ka thënë ndër të tjera Yüksel dhe më pas ka nënvizuar se lidhjet kulturore në veçanti duhet të jenë shumë më të forta pasi sipas tij diaspora më e fortë e shqiptarëve është në Turqi, një pjesë e mire e të cilëve janë në poste shumë të mira dhe të larta. “Është e papranueshme që një vend si Turqia që ka një prani kaq të lartë të diasporës shqiptare të ketë marrëdhënie të tilla me vendet e tyre”- thotë ai.

Duke vënë theksin edhe njëherë tek historia dhe vlerat e përbashkëta Yüksel thotë se shqiptarët kanë ndikuar dhe lënë shumë gjurmë në historinë e shkuar të Turqisë. “Veprat e shqiptarëve mund ti shikosh gjithë andej. Po të hedhim një sy në Stamboll do të shikojmë që pas Sulltanëve dhe familjeve të tyre më shumë vepra dhe shërbime kanë lënë pashallarët shqiptarë pasi kjo shoqëri nxori më shumë sadrazamë dhe pashallarë se sa çdo popull tjetër. Këto vepra nuk janë të kufizuara vetëm me Stambollin. Në Dijarbakër, Halep, Damask si dhe në qytete të ngjashme kur shohim mbishkrimet e veprave të tyre që ende janë në këmbë e kuptojmë që marrëdhëniet kanë qenë shumë më të ngjeshura dhe të mira’’.

Yüksel në fjalën e tij vuri në dukje se shërbimet e shqiptarëve nuk janë të kufizuara as me historinë e Perandorisë Osmane. Ai në këtë kuadër përmendi shqiptarët që kanë vazhduar të shërbejnë edhe më vonë në Egjipt, Irak dhe vende të tjera të ngjashme.

Ndërkohë ditën e djeshme në Kosovë u organizua simpoziumi me temë “Marrëdhëniet ndërkulturore shqiptaro-turke nga periudha osmane e deri në ditët e sotme” me mbështetjen e Fondacionit IHH me qendër në Turqi, Shoqata Alternativa dhe Forumi Ballkanik.

Zyrat e LDK-së janë sulmuar në gjashtë qytete

Persona të panjohur mbrëmë kanë thyer xhamat e dy zyrave në Prishtinë, zyrës në Gjilan, Istok, Pejë dhe Gjakovë, ndërkohë që mëngjesin e sotëm janë thyer xhamat edhe në Mitrovicë

PRISHTINË – Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytete të ndryshme të vendit janë dëmtuar zyrat e Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), partisë së kryeministrit, Isa Mustafa.

Persona të panjohur mbrëmë kanë thyer xhamat e dy zyrave në Prishtinë, zyrës në Gjilan, Istok, Pejë dhe Gjakovë, ndërkohë që mëngjesin e sotëm janë thyer xhamat edhe në Mitrovicë.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për zbardhje sa më të shpejtë të rasteve dhe gjetjes së autorëve.

LDK mbrëmë dënoi sulmet dhe vlerëson se aktet e tilla të dhunës janë vepër e njerëzve të cilët “tentojnë të fusin vendin në kaos dhe anarki duke sulmuar me koktej molotovi institucionet publike, pronën private duke i vënë zjarrin automjeteve të anëtarëve të familjeve të zyrtarëve, dhe së fundmi duke sulmuar zyrat e partisë”.

“LDK u ka bërë thirrje eksponentëve të partive opozitare të cilat disa ditë radhazi ofendojnë dhe linçojnë zyrtarët dhe deputetët e të braktisin një diskurs të tillë i cili nxit veprat e tilla kriminale” thuhet në reagimin e partisë.

LDK gjithashtu apelon tek organet kompetente të zbardhin rastet e sulmeve mbi zyrat e saj. aa

Lideri i VV-së thotë se Thaçi nuk mund të jetë President

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka deklaruar se organizimet e opozitës po vazhdojnë dhe protesta nuk do të ndalet sepse intensiteti i shkatërrimit të shtetit po vazhdon për interesat e Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Ymeri në një konferencë për media ka thënë se Hashim Thaçi nuk mund të jetë president pasi është drejtpërsëdrejti personi që i nënshkroi marrëveshjen për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se policia ka ndërhyrë në shesh dhe ka hequr tendat që kanë pasur leje të vendosen.

“Mllefi popullor është duke u rritur nga e gjithë popullata . Organizimet tona po vazhdojnë edhe do të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për 18 deputetët e opozitës që sipas tij po keqtrajtohen nga Policia. Sipas tij, Glauk Konjuvca është arrestuar dhe është arrestimi me arbitrar sepse ka qenë i akuzuar në vitin 2009.

Strukturat kriminale të LDK-së i sulmojnë Deputetit të LDK-së Dr.Hatim Baxhaku llogarinë e tij në Facebook

Voal – Deputeti i LDK-se Hatim Baxhaku ka njoftuar se mbrëmë i është sulmuar llogaria e tij në Facebook dhe ka përsëritur qëndrimin e tij se qëndron fort prapa prononcimeve të bëra ne ato shkrime.

Baxhaku ishte nder deputetet e LDK së që nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës kur u zgjodh presidenti i vendit.

Ja postimi i plotë

Të dashur miq.

Ju njoftoj se mbrëmë më është sulmuar llogaria ime në Facebook dhe më janë fshirë dy postim e mia të fundit.

Me këtë rast dua të deklaroj se qëndroj fortë prapa prononcimeve të bëra në ato shkrime.

Faleminderit

———–

Nëse pyesim se kush e ka sulmuar profilin në facebook të deputetit të LDK-së Dr. Hatim Baxhakut, atëhere përgjigja është:

Janë struktura të LDK-së që e kanë sulmuar profilin e Facebook-ut të deputetit të LDK-së i cili  nuk mori pjesë në votimin e 26 shkurtit, duke mos iu bindur urdhërit të Isa Mustafës.

Ka qenë dje paradite  Isa Mustafa që përmes Facebook-ut i ka sulmuar me fyerje këta 5 deputetë.

Dalja e Isa Mustafës në Facebook me statusin kundër deputetëve është shoqëruar nga qindra e qindra reagime të qytetarëve të cilët shprehnin indinjatën dhe zhgënjimin nga mashtrimi që LDK i ka bërë elektoratit. Komentuesit e shanin dhe e fyenin Isa Mustafën duke u ankuar gjithashtu se komentet e tyre censuroheshin.

Struktura të LDK-së prej 2006, ata që kanë përfituar privilegje, kërcënojnë prej 10 vitesh kundërshtarët e lidërshipit të LDK-së, pasi prej 2006,  LDK ka hyrë në një marrëdhënie të ngushta klienteliste me PDK.

Kundërshtarët kanë kërkuar largimin e kastës dhe reformimin e LDK-së.

Këto struktura që flasin me gjuhën e Isa Mustafës, duke luftuar zërin ndryshe brënda partisë apo të kundërshtarëve politikë, janë struktura kriminale nga segmenti i kastës të kësaj partie, që ka uzurpuar lidërshipin.

 

 

PDK e Thaçit do të synojë edhe postin e ekzekutivit – Nga Skënder MULLIQI

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, ngjalli reagime të ndryshme të opinionistëve , njerëve te politikës dhe njerëzve  të kategorive të ndryshme shoqërore. Pamë dhe dëgjuam gjithëfare vlerësimesh , analizash politike , sharjeve të ndërsjella në portale, gazeta dhe në fb lidhur me zgjedhjen e Hashim Thaçit të PDK-së për president të Kosovës. Deri sa Thaçi arriti të zgjedhet president, me vota të përzgjedhura do të thosha të PDK-së dhe LDK-së , u dashtë të presim që nga orët e hershme të mengjesit deri në orët e mbremjës. Dhe, gjatë kësaj kohe sërish pamë skena të cilat do të ishte mirë sa më parë ti harrojmë. Sigurisht së skenat e tilla të turpit edhe nuk harrohen lehte nga ata që kan ndërgjegje, nga ata që kan moral dhe përgjegjësi politike para qytetarëve dhe para Kosovës. Gazi lotësjellës tashme u bë i zakonshem në Kuvend. Tërheqja zvarrë e deputeteve të cilët kan imunitet  zor së shihet në ndonjë  shtet tjetër.Policë me shumë së protestues të grumbulluar para ndërtesës dhe ne mbrendi të Kuvendit të Kosovës. Pushteti nuk hoqi dorë nga logjika përjashtuese e kuvendarëve të Opozitës  nga salla .Erdhi kështu ngadalë në  ethe për idhtaret e Pozitës dhe për idhtaret e Opozitës  jashtë dyerve të kuvendit  , kur dy kandidatet për president të shtetit Rafet  Rama dhe Hashim Thaqi të PDK-së u qiten në votim. Maratona na solli si fitues Hashim Thaçin pas votimit të tretë.  Paraprakisht unë mendoi së nuk është dashur pa u zgjedhur kriza institucionale  të futët në rend të ditës zgjedhja e presidentit . Kjo ndodhi në rrethana të një gjendje shumë të tendosur politike , e cila ka pasur mundësi të eskalon në diqka shumë të keqe për vendin  dhe popullin e tij  .Një mundësi shpërthimi të situatës së elektrizuar nuk  ka kaluar ende.Së pari, Thaçi pas gjithë këtyre ndodhive nuk ka mundësi kurrë  të përfaqëson njeriun e unitetit. Zëri i tij  do të humbë si në shkretetirë. Ai në praktikë do të jetë president vetëm i atyre të cilet e kan votuar për pazare politike . Humbesi numer një është  LDK-ja,  të cilën parti politike janë  duke e rrënuar për interesa të ngushta do matrapazë politike në krye të saj.Detali kur pas raundit të parë Thaçi mori vetëm 50 vota,  vetëm pak sa  Thaçi i levizi vetullat , për ta detyruar Mustafën të vrapon pas deputetëve  të LDK-së. Në këtë tubim Thaçi të njejtën kohë ishte  epror i PDK-së dhe LDK-së.Shumë kush kur të bisedosh ndihet i zhgënjyer së pari më situatën katastrofale ekonomke dhe me gjendjën  e acaruar  politike. Zgjedhjën e Thaçit për president ka shumë që  nuk e kan pritur mirë.Një djalosh të nesermen mua afrue duke e ditur se jam gazetar e më tha.” A bon me shkru bre ne qitu qa po na sheh te tre vetave qe jemi së veq nese nuk kemi mundësi hiq, së do të largohemi nga Kosova.” Kjo logjikë së askush të rinjëve tanë nuk po u del zot, është shqetësuese  .16 vite  duke pritur së do të bëhët mirë është sukur të presesh Godonë.  Kjo çka po ndodhë  që shumë kohë në Kosovë, i ka kaluar suazat e normalitetit .  Një shtet i cili sa po ka lind , një shtet miniaturë   dhe mos të gjendet gjuha e dialogut të përbashkët    është për çdo kritikë.Koalicioni qeverisës PDK-LDK, e deshi dikush  apo jo , u tregu së ishte një gabim i madh. Mustafa tek pas gjashtë muajve kaloi nga koalicioni VLAN ne koalicion  qeverisës më PDK-në e vetmuar, solli pasoja të mëdha  politike . Qysh në start të punës kreu i ekzekutivit Isa Mustafa  bashkë me promtorin e koalicionit Sabri Hamitin ,formoi qeverinë më mamute jo vetëm në rajon, në një situatë shumë të dobët të rrjedhave ekonomike dhe gjendjes  së mjerushme sociale .Kjo u bë jo për të mirën e përgjthshme, por për  ti rehatuar shokët , miqët dhe jaranat e  tyre .Së vështirë  do të kemi stabiltet politik ,është paralajmërimi  i bllokut opozitarë për protesta të reja  . As Thaçi pasi që ia ka arritur qëllimit të tij politikë, nuk do të jetë i interesuar  që gjendja anarkike të vazhdon shumë  . Ai tash pasi që e ka marr postin e presidentit  , është i interesuar që PDK-ja ta marrë  edhe postin e kryeminstrit të cilën gjë e kam thënë kur është formuar  koalicioni . Postin e dytë nuk ka mundësi më e pasë PDK-ja pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme. Duke marre postin edhe të ekzekutivit, PDK-ja e margjinalizion LDK-në.Sigurisht  së  PDK-ja  do të mendon  të bashkëqeverisë më ‘ krahun e luftës’ . Qëllimi parësor i PDK-së dhe Thaçit si lojtari kryesor i skenës politike është ta heq qafe si rival kryesor politik, LDK-në. Koalicioni i natyrshem i PDK-së do të përpiqet ti ban pandam kështu   edhe Gjykatës Speciale për krime të luftës.Sigurisht se tronditje të reja  e presin skenën tonë politike, bazuar në ndodhitë e shumta politike  të deritashme , dhe ndodhitë e reja  që  do tna i sjellë   Gjykata  për jetësimin e saj nga kuvendi…

Zgjedhja e Thaçit president, vazhdim i një epoke të errët për Kosovën! – Nga FLORIM ZEQA

Ngjarja që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, paraqet aktin më të rëndë dhe më të dëmshëm për të ardhmen e vendit. Zgjedhja në postin e presidentit e njeriut më përgjegjës për katandisjen politike, ekonomike dhe morale të shtetit në këto tetë vitet e fundit, shkelësin e kushtetutës së vendit,  paraqet rastin më paradoksal në zgjedhjen e presidentëve në shtetet demokratike.
E krejt kjo erdhi si rezultat i servilitetit të deputetëve të LDK-së, që hyrën  (deputet) në kuvend me votat e marrura nga qytetarët me premtimin (mashtrimin) për largimin e Thaçit nga pushteti, të cilët më pas kontrabanduan besimin e marrë nga votat e elektoratit besnik të LDK-së për zgjatjen e jetës së Thaçit në pushtet !
Nënshtrimi i deputetëve të LDK-së para liderit diktatorial, i zgjedhur në mënyrën më antidemokratike në Kuvendin e VIII-të zgjedhor me 31 Maj 2015-të, flet qartë për nivelin e tyre moral dhe politik.
Zgjedhja e Thaçit president me votat e deputetëve të LDK-së, paraqet aktin më tragjik të fundosjes së këtij subjekti politik. Pas këtij veprimi skandaloz të deputetëve “rugovist” të LDK-së, elektoratit të këtij subjekti politik nuk i ka mbetë gjë tjetër, vetëm që t’i dorëzojnë në mënyrë publike librezat partiake ashtu siq dikur ishin hudhur të leckosura librezat partiake të LKJ-së!
Ky do të ishte vetëm një akt i vogël moral në shenjë pakënaqësie ndaj udhëheqjes neokomuniste të partisë dhe ndaj pakurrizorëve, të zgjedhurëve të tyre (deputetëve) që tradhëtuan besimin e tyre, që shkelën mbi vlerat dhe parimet rugoviane, siq ishte në të kaluarën LDK-ja, parti e besës dhe shpresës për shqiptarët e Kosovës.
Atë që e kam thënë publikisht, me 31 Maj 2015 pas përfundimit të punimeve të kuvendit antidemokratik zgjedhor të LDK-së, përmes një shkrimi autorial me titull; “LDK-ja post-mortum !”, respektivisht mesazhin që pata dhënë përmes epitafit; “Lavdi LDK-së rugoviane 23 Dhjetor 1989-21 Janar 2006, varrosur me 31 Maj 2015 nga Isa Mustafa dhe sejmenët e tij”, u vërtetua edhe një herë të ketë qenë konstatim i sakt,….të gjithë ata që nuk e kishin kuptuar atëherë mesazhin tim, do ta kenë kuptuar qartë tani pas zgjedhjes së Thaçit president.
Vërtetë LDK-ja rugoviane ka vdekur me 21 Janar 2006-të, me kalimin në amshim të liderit shpirtëror të saj dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.
LDK-ja rugoviane nuk ekziston më. Kjo që ka mbetë, është një mbetje mortore në duart e një klani mafioz,…përveq që shkelën besimin e elektoratit rugovian, për ruajtjen e interesave të tyre personale, bisneseve të pista dhe kolltuqeve që kundërmojnë erë tradhëtie,…janë të gatshëm edhe më tutje t’i qendrojnë besnik Hashim Thaçit dhe liderit diktatorial të partisë së tyre.
Respekt deputetëve të LDK-së që nuk qëndruan në seancë gjatë zgjedhjes së Thaçit president: Anton Çuni, Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Shpetim Bulliqi dhe Hatim Baxhaku.
LDK-ja rugoviane tashmë i takon së kaluarës, ajo përjetësisht me liderin e saj do të kujtohet ndër breza për rezistencën aktive paqësore kundër pushtuesit serb, për mbajtjen e shtetit paralel nën rrethanat e okupimit klasik dhe ruajtjen e qenjës sonë kombëtare deri në krijimin e shtetit të Kosovës.
Zgjedhja e Thaçit president në rrethana të jashtëzakonshme, të një shtetrrethimi klasik, me forca të mëdha policore, me protesta të fuqishme jashta dyerëve të kuvendit kundër zgjedhjes së Thaçit president, nën rrethanat e një situate shpërthyese,…nxjerrja me forcë e deputetvëe të opozitës nga salla e kuvendit,  ska si të quhet ndryshe veq se  një kuvend i turpit, që nën trysnin e forcës policore e zgjedhë poashtu një president të turpit!
E quajta të tillë, për arsye se presidenti i zgjedhur nuk është produkt i vullnetit të qytetarëve të vendit, por produkt i pazareve politike vendore dhe ndërkombëtare.
Andaj, një president i zgjedhur në kundërshtim me vullnetin e popullit, përveqse i dëmshëm, paraqet rrezik permanent për stabilitetin politik të vendit.
Tashmë, tre bartësit e institucioneve më të larta të vendit tonë; kryeparlamentari, kryeministri dhe presidenti përveqse nuk janë unifikues, janë shndrruar në figurat më të urryera në vend, në linçuesit dhe përçarësit më të mëdhenjë të shqiptarëve në dekadën e fundit.
Përfundimisht, të gjitha rrëmujat politike të krijuara në vend pas zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014, janë produkt i një njeriu të vetëm, me ambicie të sëmuara për pushtet, e që nga tani e tutje, lirisht mund ta quajmë edhe njeri me të meta mentale liderin diktatorial të LDK-së, ngase një njeri normal nuk mund t’ia shkakton gjitha këto të këqia vendit dhe gjitha këto plagë dhe vuajtje shpirtërore popullit të vet.
Me zhvillimet e sotme në parlament dhe jasht tij, Kosova i dha botës së civilizuar dhe demokratike imazhin më të keq të mundshëm për mënyren e zgjedhjes së  presidentit të shtetit në masa të dhunshme dhe të jashtëzakonshme.
Heu parlament të raftë pika, që punove qysh deshi Isa !

Në Facebook: Vjosa Osmani ka mbështetjen si lidere – Isa Mustafa si kryetar kolkozi i dështuar

Voal – Nëse do të krahasoni profilin e deputetes të LDK-së Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Kosovës, do të dalloni lehtë, superpopullimin dhe simpatinë tek Vjosa Osmani dhe do të konstatonit se simpatizantët e Isa Mustafës janë sa pjestarët e një kolkozi.

Sot për shembull, Isa Mustafa ka vënë një status agresiv dhe fyes për 5 deputetët e LDK-së që nuk morën pjesë në votim ditën e djeshme.

Postimi është bërë para rreth 12 orësh, ka vetëm 750 like, 20 share dhe rreth 60 komente që vijnë gjithmonë duke u zvogëluar në numër dhe që  janë pothuaj të gjitha kundër Isa Mustafës, komentuesit ankohen se komentet e tyre censurohen dhe hiqen ndërsa pothuaj në të gjitha komentuesit tallen dhe shprehin indinjatën e tyre për mashtrimin e votës që u bëri Isa Mustafa.

Tek Vjosa Osmani:

Vjosa ka bërë një reagim vetëm përpara 5 orësh, i cili vetëm like ka 13 mijë,  share ka mbi 1200 dhe komente ka rreth 1200, ku në të gjitha, komentuesit e lavdërojnë dhe shprehin simpatinë e tyre dhe  besimin tek ajo.

Nga kjo analizë sempliciste, Vjosa Osmani ka profil, format lidereje dhe gëzon simpatinë e votuesit dhe opinionit publik, ndërsa Isa Mustafa, të një politikani kolkozi të dështuar./EB

 

PS

Këto të dhana janë marrë konform kohës të reflektuar, sepse ato vijnë duke u ndryshuar. Për shembull, një përditësim tek Vjosa pas 21 orësh vetëm like janë 15 mijë, share 1419 dhe komente 1323 , ndërsa tek Isa Mustafa  nga 750 like pas më tepër se 24 orësh numri i tyre ka shkuar vetëm 818, share nga 24 numri ka shkuar në 25 dhe komentet janë reduktuar në 51, sepse tek pothuaj të gjitha komentuesit shprehin indinjatën me zemërim kundër Isa Mustafës, dhe si të tilla, ato censurohen.

2016-02-27_20-27-112016-02-27_20-25-18

 

ANTON QUNI NË LUFTË DHE NË PAQE

Një rrëfim ekskluziv me rastin e 8 –vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Anton Quni në Flatra për luftën, lirinë dhe shtetin. Përjetimet e të shkuarës dhe idealet e realizuara. Një luftëtar që nuk ka nevojë për histori personale … ne kemi nevojë për të….

Nga Brunilda Merko/Fotografia: Beni Cufi

Në hapat e tij ende mund ta ndjesh luftën…janë hapat e komandantit (ende e thërrasin kështu)… më shumë se kushdo ai ruan lidhjen mes luftës dhe lirisë, Anton Quni e nisë  rrëfimin e tij me 17 Shkurtin….ngjarjen e madhe, kurorëzimin e përpjekjeve që kanë bërë me bashkëluftëtarët e tij, ata që nuk janë më…ata që kontribuuan dhe i dhanë shumë këtij vendi.

“Pavarësia e Kosovës është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, sepse iu dha fund rreth 100 vjet të pushtimit serb, i ka hapur mundësi zhvillimit dhe të përparimit kombëtar, rrugën për procese të ndryshme për avancimin e mëtejmë të çështjes shqiptare. Është rezultat i angazhimeve shekullore të shqiptarëve për liri dhe prosperitet, si dhe i mbështetjes ndërkombëtare në këtë proces. Megjithatë, shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe shfaqja e lëvizjes politike për liri, pavarësi dhe demokraci, me në krye presidentin Ibrahim Rugova, është momenti i rëndësishëm që i hapi rrugë procesit të shtetndërtimit të Kosovës. Nën drejtimin e presidentit Rugova, Kosova dhe shqiptarët në territoret e tyre në ish-Jugosllavi, arritën që ta ndërkombëtarizojnë çështjen shqiptare, duke bërë të mundur që kjo çështje të diskutohet në kancelaritë perëndimore. Kjo lëvizje politike bindi bashkësinë ndërkombëtare se shqiptarët, e veçanërisht Kosova, nuk mund të trajtoheshin jashtë vullnetit të tyre për liri dhe të drejta kombëtare. Angazhimet politiko-diplomatike të shqiptarëve në krye me presidentin Rugova, e që u plotësuan edhe me luftën çlirimtare të UÇK-së, arritën që përfundimisht Kosovën dhe faktorin shqiptar në rajon ta fuqizonin dhe ta bënin që të impononin vullnetin e tyre për liri, pavarësi e demokraci. Prandaj, edhe mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare, përveçse për të drejta dhe për liri kombëtare, u fitua edhe për të mbrojtur dhe çliruar bashkërisht Kosovën, si dhe për të filluar fazën përfundimtare të pavarësisë së Kosovës.”- shprehet z.Quni.

Shpalljen e Pavarësisë, Anton Quni, e ka festuar ndryshe … në Koshare….një homazh për të gjithë ata që nuk ishin aty. Emocione të mëdha për të dhe stafin e brigadës 138 “Agim Ramadani”… ishte rivënia e idealit dhe qëllimit të luftës së tyre për liri dhe pavarësi.

“Kur u shpall Pavarësia, bashkë me stafin e brigadës, me bashkëluftëtarë dhe me familjarë të shokëve dhe të bashkëluftëtarëve tanë të rënë në beteja, kemi qenë në Kompleksin Memorial në Koshare, për të kujtuar, respektuar dhe shprehur mirënjohjen tonë të gjithë atyre që kanë rënë në luftën për liri, dhe që kishin bërë një nga betejat më të lavdishme të luftës për liri. Në Koshare kemi shkuar për të kujtuar Salih Çekajn, Agim Ramadanin, Xhemajl Fetahaj dhe shumë të tjerë … për t’ua dhënë lajmin se Kosova po bëhej shtet. Ka pasur shumë emocione dhimbjeje dhe krenarie atë ditë … emocione që nuk harrohen kurrë.”- kujton ai.

Por kur flasim për kujtimet e luftës, ato i zënë vend njëra-tjetrës… sepse luftërat që bëhen për liri janë të shenjta, të përshkuara nga ideali dhe ëndrra për pavarësi.

“Të gjitha ato momente mbeten të ngulitura thellë në kujtesë, edhe si përjetime dramatike, por edhe nga fakti se ato i kujtojmë sa herë që takohemi me stafin e brigadës, me bashkëluftëtarët dhe me familjarët e shokëve dhe të bashkëluftëtarëve të rënë në beteja, sa herë që vizitojmë vendet e fushëbetejave. Të gjitha ato ngjarje janë shumë emocionale, pasi që pas çdo momenti lidhen emrat e shokëve tanë që kaluan në përjetësi. Gjithsesi, një moment dhe përjetim i veçantë ka qenë kur kuptuam se lufta kishte mbaruar. Dhe kjo ndodhi më 9 qershor 1999, ditë kur njësia ime (batalioni diversanto-vëzhgues), që ishte nën komandën time kishte përfunduar të gjitha përgatitjet për avancimin në objektet dominante në atë hapësirë: Mricaj dhe Rrasa e Zogut, e në të cilat kishte forca të konsiderueshme të armikut. Kishim planifikuar që të nesërmen, pra më 10 qershor të lëviznim në drejtimet e paracaktuara. Në buzëmbrëmje të 9 qershorit 1999, aty rreth orës 18, dhe pasi kishim kryer të gjitha parapërgatitjet për nesër, secili prej nesh kishte rënë në kujtime, mendime dhe vetëm ndonjëri fliste rrallë. Në atë gjendje ishim kur cingëroi telefoni satelitor, ishte gjeneral Kudusi Lame. Ai na informoi se të nesërmen komanda e forcave serbe para ushtarakëve të NATO-s do të nënshkruajnë marrëveshjen për tërheqjen e të gjitha formacioneve ushtarako-policore nga territori i Kosovës. Pas përfundimit të bisedës me gjeneral Kudusi Lame, bashkëluftëtarët e mi më shikonin dhe pritnin se çka do t’u thosha unë. “Djema; lufta mbaroi: Serbia nesër do ta nënshkruajë kapitullimin.”. Nga Maja e Zezë, në lartësi mbi 2000 metra, Kosova dukej si në pëllëmbë të dorës. Secili prej nesh kishte hedhur shikimin kah vendbanimet, kah lagjet dhe kah shtëpitë: edhe pse të djegura, të dëmtuara dhe të boshatisura, ato ishin tonat, ishin të popullit tonë. Ishim të bindur se shumë shpejt do t’ua kthejmë madhështinë dhe do të mbushen plotë…”- tregon komandanti.

Kosova… 8 vjet shtet

8 vjet pas Anton Quni vlerëson atë që Kosova është sot, rrugën e drejt konsolidimit dhe sfidat që e presin.

“Kosova sot është shtet i pavarur dhe për një kohë të shkurtër ka arritur që të realizojë shumë aspekte të shtetndërtimit dhe është në rrugë të realizojë edhe aspektet e tjera deri në përmbyllje. Kosova është përballur dhe po përballet me sfida të shumta që janë rezultat i procesit të brendshëm të shtetndërtimit, i pozicionit të saj në rajon dhe më gjerë, si dhe angazhimeve e përgjegjësive shtetërore që ka marrë në kuadër të proceseve dhe marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare. Natyrisht, gjatë këtij procesi ka sfida që do të ishin përballuar më lehtë dhe më mirë, por e rëndësishme është se Kosova gjatë këtyre pak viteve ka realizuar aspekte të shtetndërtimit, për të cilat shteteve të tjera të dala nga ish-Jugosllavia u janë dashur më shumë kohë, edhe pse kanë qenë dhe janë në pozitë dhe me mundësi më të mëdha. Presim gjatë këtij viti të bëhet transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur, të realizohen shumë aspekte të shtetndërtimit dhe të avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.”- shprehet z.Quni.

Motivi për të qenë pjesë e politikës është pjesë e kontributit të vazhdueshëm që ai jep për vendin e tij, për të ndërtuar dhe pasur një shtet të fort.

“Kur kam vendosur të bëhem pjesë e luftës për çlirimin e Kosovës, e kam bërë si obligim ndaj vendit tim, por edhe i bindur se shteti ndërtohet duke krijuar dhe respektuar institucionet e tij. Në luftë, si ushtarak kam ndjekur dhe kam zbatuar vendime politiko-institucionale dhe bashkë me shokët e bashkëluftëtarët e mi kemi respektuar një zinxhir komandues institucional, edhe në rrethana dhe situata kur mund të mos ishte racionale dhe e mundshme. Pas përfundimit të luftës, procesi i shtetndrtimit të Kosovës dhe proceset tjera do të vazhdojnë në përputhje me rrethanat e krijuara, prandaj edhe kam konsideruar se duhet të jem pjesë e tyre dhe të vazhdoj të jap kontributin tim edhe në politikë. Dëshira ime ishte që të isha pjesë e proceseve politike nga fillimi dhe të ndihmoja që ato të realizoheshin sa më mirë.”- thotë ai.

Të paktë ishin ata luftëtarë që përzgjodhën një subjekt politik që nuk i takonte krahut të luftës, Anton Quni ishte një prej tyre.

“Me LDK-në më ka lidhur historia e saj politiko-institucionale, pasi që me të janë vënë themelet e shtetit dhe të institucioneve shtetërore, është bërë institucionalizimi i interesave kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, por edhe në territoret shqiptare në ish-Jugosllavi. Me LDK-në më lidh orientimi ideologjik i saj si parti e qendrës së djathtë, që ka si veçori konceptin për familjen, për pronën dhe për shtetin, e që është ideologji që është më afër kulturës sonë, më afër veçantive tona kombëtare dhe më afër etnopsikologjisë sonë. Më lidh edhe orientimi saj gjeopolitik e gjeostrategjik, pasi që LDK e rivendosi çështjen shqiptare në kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik euro-perëndimor, kurse kombin shqiptar e riktheu në qytetërimin perëndimor. Si popull i veçantë në grupin e popujve indo-evropianë, shqiptarët janë pjesë e qytetërimit perëndimor, janë popull që nga lashtësia ilire e këndej i kanë takuar dhe kanë kontribuar për qytetërimin perëndimor. Në aspektin gjeopolitik e gjeostrategjik, shqiptarët vetëm me mbështetjen e SHBA-ve dhe të shteteve të tjera aleate kanë mundur dhe mund të realizojnë interesat e tyre kombëtare, sepse çdo pozicionim tjerë gjeopolitik dhe gjeostrategjik ka rezultuar të jetë fatal për shqiptarët.”- nënvizon Anton Quni.

Sipas tij, për çdo popull, prandaj edhe për shqiptarët, investimi në dije është investimi më i rëndësishëm dhe më i domosdoshëm, arsimi që është baza e emancipimit shoqëror, e prurjeve të reja, e thithjes dhe e krijimit të dijes, duhet të jetë një sektor shumë i rëndësishëm jo vetëm i kësaj qeverie, por i çdo qeverie. Në kushtet kur informacioni, dija dhe digjitalizimi janë bërë mjaft të rëndësishme dhe mjaft dinamike në botë, dhe kur të gjitha këto po ndikojnë tepër shumë në zhvillimet edhe në fusha të tjera, arsimi ka fituar një rëndësi tepër të madhe.

Historia … pasioni i përhershëm

Është e jashtëzakonshme njohuria që ka për historinë, jo vetëm atë kombëtare. Biseda jonë shpesh herë zhvendoset te historia dhe koha kalon aq shpejt. Tregon plotë ngjarje historike sidomos të paraardhësve tanë dardano-ilirë. “Pasioni im ka të bëjë shumë me dëshirën që të njoh të kaluarën e njerëzimit, mënyrat e të jetuarit, qytetërimet ndryshme etj. Dhe është interesant se sa më shumë që thellohesh në historinë e lashtë, aq më shumë të tërheq dhe të bën për vete. Ka shumë qytetërime, pjesë të tyre që janë shumë interesante, që hedhin dritë në shumë aspekte të historisë njerëzore deri më sot. Historia e lashtë ka shumë ngjarje interesante, ka shumë ngjarje madhështore, dhe ka shumë enigma. Natyrisht ka edhe luftëra, ashtu siç ka edhe paqe të shumta. Ndër të gjitha këto qytetërime, ngjarje, popuj dhe zhvillime të tjera, qytetërimi Ilir, historia e tyre, kultura e tyre dhe vazhdimësia e tyre deri te ne, janë mjaft interesante, të rëndësishme dhe të veçanta. Historia e ilirëve, kultura e tyre dhe qytetërimi i tyre ka lënë gjurmë gjithandej dhe është bërë pjesë e historisë, e kulturës dhe e qytetërimeve botërore, dhe si e tillë është mjaft e rëndësishme dhe të bën të ndjehesh mirë që i takon një populli që është vazhdimësi e tyre (ilirëve). Përveç historisë, interesimet e mia lidhen edhe me sportin, pasi që sporti të ndihmon shumë në aspektin psiko-fizik. Ndër llojet e sportit, skijimi, noti, lundrimi dhe çiklizmi zënë pjesën më të madhe të vendit në interesimet e mia për sportin.”

E në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, që është arritur me angazhimin dhe sakrificën shekullore të brezave të ndryshëm të kombit shqiptar, të intelektualëve, të luftëtarëve dhe të gjithë popullit në tërësi, duhet të nderojmë të shkuarën, të kujdesemi për të tashmen dhe të ndërtojmë të ardhmen.

“Mesazhi im është që ta ruajmë shtetin, ta forcojmë dhe ta zhvillojmë, që të jetë sa më i fortë, sa më i zhvilluar dhe sa më i përgatitur për procese të ndryshme rajonale dhe më gjerë; të jetë një shtet që u siguron qytetarëve të tij jetë të mirë, të dinjitetshme dhe mundësi të shumta për realizimin e ambicieve të tyre personale. Vëmendja ime dhe e shtetit duhet të jetë te të rinjtë, sepse ata janë e ardhmja e këtij vendi, e këtij komb. Janë ata që mund dhe duhet të  shtyjnë përpara proceset, sepse të rinjtë janë ata që kanë nevojë për kushte më të mira për të ndërtuar jetën e tyre, arsimimin, edukimin dhe avancimin e tyre në fushat e dijes dhe të shkencës. Natyrisht, në vëmendjen tonë duhet të jetë e kaluara jonë e lashtë dhe gjithë historia jonë, që ajo të mos harrohet, që të bëhet më tërheqëse dhe me interesante për të gjithë, sidomos për të brezat e rinj, të cilët duhet të dinë kush janë, nga vinë dhe të dinë se ku po shkojnë.”- përfundon Anton Quni./Flatra

 

2016-02-27_19-52-54

I riu nga Shqipëria vdes në Prishtinë – policia e Kosovës: ishte demonstrues dhe narkoman

Një shtetas i Shqipërisë i moshës 29-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Mustaf Venhari”, në lagjen Dardania të Prishtinës. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tregoi se Policia në mëngjesin e sotëm ka marrë informacion për këtë vdekje, të cilën e cilësoi të dyshimtë.

Sipas tij, në vendin ku është gjetur i vdekur 29-vjeçari janë gjetur edhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë por nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës.

“Deri në këto momente mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për një person i cili është pa shenja jete, një rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshuar dhe policia po kryen edhe hetimet e mëtejme për të parë cilat janë elementet dhe shkaqet që kanë ardhur deri të kjo vdekje e dyshuar, në aspektin e hetimeve policore”, tha zëdhënësi.

“Dyshohet se janë gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marijuanë dhe mund të dyshohet që viktima në këtë rast të jetë edhe përdorues i substancave narkotine. Mirëpo, ne presim që fjalën e fundit ta thotë mjekësia ligjore, pra, priten të gjitha rezultatet e ekzaminimeve”.

Sipas informacioneve të “KosovaPress”, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe maska, të cilat janë të ngjashme me ato që janë përdorur në protestën e djeshme.

iriu2a

Reagim i deputetit Dr.Hatim Baxhaku ndaj sulmeve të Isa Mustafës: Unë e familja e ime me shekuj kemi jetuar me nder e dinjitet,kurrizdrejt e ballëlartë.

Në reagimin e tij në Facebook deputeti i LDK-së Dr. Hatim Baxhaku, njëri nga të pestë deputetët që nuk mori pjesë dje në votim ka reaguar ndaj sulmit të Isa Mustafës:

Ja si shkruan midis të tjerave Dr. Hatim Baxhaku:

“Dje në seancën e Kuvendit të Kosovës u zgjodh Kryetari i Kosovës dhe kjo ngjarje padrejtësisht dhe pa asnjë arsye po duket se po shkakton një debat jo të dobishëm në LDK.

Dua t’ju bëjë me dije të gjithë qytetarëve të Kosovës,anëtarësisë dhe simpatizuesve te saj se vendimi im për mospjesmarrje në Seancen e Kuvendit për zgjedhje të Kryetarit te Kosovës ka qenë krejtësisht i pavarur,dhe pa inponim nga askush.

Për këtë vendim jam udhëheqë nga parimi se po bëjë më të mirën në interes të përgjithshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj në radhë të parë dhe pastaj interesave të LDK-se dhe asapk nga interesa të mija personale.

Unë dhe familja e ime me shekuj kemi punuar dhe jetuar gjithmonë me nder dhe dinjitet,kurrizdrejt dhe ballëlartë.

Të nderuar elektorat i LDK-se,është e padrejtë dhe gabim të dyshohet në patriotizmin,atëdhedashurinë dhe besnikërinë në filozofinë Rugoviane për secilin Deputet.

Prandaj ju ftoj që të gjithëve që të ndalin kualifikimet e Deputetëve në Rugovista dhe jo Rugovista.”, shkruan në statusin e tij në facebook Dr.Hatim Baxhaku

Reagon Vjosa Osmani ndaj sulmeve të Isa Mustafës kundër 5 deputetëve që nuk shkuan në Kuvend

Të dashur miq,

E mendoja qe disa orë nëse ja vlenë të merrem me sulmet banale të KM Mustafa. Nëse asgjë tjetër, deri tani, karshi sulmeve e linqimeve të tij (dhe hienave të tij), nuk kam reaguar shpesh për shkak të bashkëpunimit që kemi pasur, besimit që (gabimisht) kam pasur në të, por edhe për shkak të moshës që ka. Por MJAFT është MJAFT.

Kush po na flet për frikësim? Njeriu që me një lëvizje të vetullave të Thacit kërcente përpjete për t’ju vërsulur deputetëve të tij.

Kush po na flet për instruksione? Ai që ato i merr nga Hashim Thaci e Kadri Veseli, dhe për këtë madje mburret. Njeriu për të cilin Thaci na qenka shteti, dhe parandalimi i bërjes së Thacit president, quditërisht na qenka rrënim i shtetit.

Për frikësim po na flet njeriu që nuk ndihet mirë të pijë kafe e të takohet me qytetarë nëpër Kosovë se mos po takohet me ndonjë nga votuesit e LDK-së, të cilët i tradhtoi dhe vazhdon t’i tradhtojë. Por nuk ndihet i lirë as tek ata që e mbajtën në Gjermani e gjetiu në diasporë, sepse ua mbylli derën veprimtarëve shumëvjeqarë të diasporës në LDK, të cilën e kishin mbajtur partinë tonë dhe Kosovën gjallë.

Le t’i pyet partnerët e tij të dashur të koalicionit se kë e kanë frikësuar ata, kë e kanë shantazhuar, e kë e kanë joshur me oferta. Mua nuk do më gjesh në asnjërën prej atyre listave. Kurrë përjetë, dhe ti, Isa Mustafa këtë e di shumë mirë.

Ka 1 vit që kam paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën ku zgjedhet Thaci dhe se e vetmja mënyrë për të parandaluar këtë skenar do të ishte pamundësimi i kuorumit. Dje kam mundur të jem kudo, por assesi në atë seancë të turpit. Poashtu, të gjithë ata që kanë qenë të interesuar t’a dijnë, e kanë kuptuar që unë kam udhëtuar për çështje shëndetësore e jo për qejf. Por Kryeministri ynë nuk ka respekt për askënd e asgjë, as për shëndet, as për familje, as për shtet, për ASGJË, e prandaj edhe flet për çadra. Unë nuk i bëjë planet e mia sipas instruktioneve të Mustafës, SHIK-ut, apo kujtdo tjetër. Për dallim, për Isa Mustafën, e tërë bota sillej rreth Hashim Thacit dhe zgjedhjes së tij President. Qe 1 vit vetëm për të ka lobuar. Por nëse është dikush që e di mirë, që unë nuk dorëzohem para asnjë presioni, ai është Isa Mustafa. Nuk marr leje as prej tij e as partnerëve të tij për asnjë qëndrim politik e për asnjë votim. I përgjigjem vetëm elektoratit e qytetarëve. Apo nuk i kujtohet që para syve të tij ngrita dorën kundër për zgjedhjen e Qeverisë PDK-LDK dhe zgjedhjen e Shefit të SHIK-ut në krye të Kuvendit?

Mustafa poashtu paska kërcënuar duke thënë mirë që jemi gjallë, ne deputetët që ja bojkotuam Thaçin?

Por ai e di më së miri që jemi gjallë, sepse ju kemi kujtuar edhe kur i dolën vetëm 50 vota për Thacin, edhe kur frikësohej mos po i dalin edhe dy deputetë nga salla për t’ja prishur kuorumin Thaçit.

Por ka shumë veprimtarë të LDK-së që nuk janë gjallë, në emër të të cilëve, dhe duke sharë SHIK-un, Mustafa mori votat e LDK-së.

Gjuha e Mustafës, lëre që ka përqarë tërë skenën politike të Kosovës, por po e përqanë edhe LDK-në. Se ai nuk është në paqe me vetveten e as me elektoratin e LDK-së, më së miri e dëshmon fshirja e menjëhershme e komenteve në çdo postim të tij. Për dallim prej tij, unë jam në paqe edhe me vetveten, e edhe me ata që më besuan t’i përfaqësojë.

Jam ballëhapur dhe gjumin e bëjë me ndërgjegje të pastër. Mustafa zor se e di këtë ndjenjë. Zëri i elektoratit të LDK-së do t’a ndjekë pas dhe kurrë nuk do t’a lë rehat.

Me sharje,fyerje e poshtrim reagon elektorati i LDK ndaj shpifjeve të Isa Musftafës kundër 5 deputetëve që nuk morën pjesë në votim

Janë me qindra mesazhe kundër Isa Mustafës në Facebook mbas pretendimeve të tij për pesë deputetët që nuk qendruan në Kuvend me votu Hashim Thaçin. Komentuesit shkruajnë se Isa Mustafa ua censuron komentet e tyne, por ata vijojnë e shkruajnë.

Astrit Krasniqi: I nderuar kryeminister Mustafa, ata deputetë të LDK-së që nuk ishin në sallen e parlamentit të Kosovës nuk ishin as të çadrat e opozites e as nuk ishin të frikesuar, ata thjesht ishin me votuesit e tyre të cilet ua kanë dhenë voten edhe nuk i tradhetuan votuesit e tyre sikur ata qe ishin prezent ne sallë dhe votuan pro Hashimit per president…wink emoticon.

Kreshnik Xhafolli Profesor babi im gjithmon me ka than djali jem nese ndonjeher te lidh dikush duart, eshte e mundur qe dikush me ti zgjidh, po nese e lidh veten ateher smundet askush nuk mundet me ti zgjidh. Ti ne ket rast ja ke idh duart vetes, nje dite do te deshirosh te largohesh por asesi nuk do te mundesh. Ti keto zgjedhjet i ke keshtu si si janë janë rezultat i kundershtimit te shikun, unë vet kam qen i pranishem ne mbledhje te LDK para 3 vite kur vet flisje bashk me Ismet Beqirin per antaret e LDK qe i ka vra shiku para dhe mbas luftes qe ende nuk u perball askushe me drejtesi, kurse ti tash le qe nuk do te arrish ti denosh asnjeher vrasesit e tyre por do te ju ndihmosh atyre te ikin nga drejtsia. E te till elektorati LDK nuk te ka dashur, as ty e as Ismet Beqirin. Mvjen keq shum per aq pak koh sa isha ne LDK. At librez te LDK qe e posedeoj me foton e te madhit Rugova nuk munda ta kall por e kam hudhur ne lum.

Mentor M. Dervodeli Ata deputet qe kane marre vota ne emer te LDK-se, ata kane qene me votuesit e vete, prane tyre. Ndersa ju, kurre me vote ne emer te LDK-se skeni me marre, as femija juaj skane me te votu ma.

Enver Krasniqi: Shko more Putin ne rrot te sames ty duhet me ta qit flaket teri ne thoj tradhtar i frymes Rugovjane

Driton Ymeri: Keta pese qe nuk i jane nenshtru presionit tend kane me u permende ne histori, si emra te pervecem. Ti ke me u permende per te keq, e te tjeret qe e kane perkule koken per me e mbajte poziten e deputetit kane me u harru shpejt.

Flamur Dardan Kosova: Ne kushte normale, si kryetar i LDK-se , do duhej t´i kishe perafersisht dhjetemije pelqime (10.000 Like)! Kurse tani i paske vetem 599! Krejt kjo eshte si pasoje e tradhtise qe i bete votuesve tuaj! Jam i sigurte qe deri me tani keni fshire permbi njemije komente te votuesve tuaj te pa kenaqur , por te sinqerte qe po ua thone se ndihen te tradhtuar!!! Ti thua se do duhej respektuar marreveshja me PDK- ne qe tua votoni kandidatin e tyre si president! Pse nuk ua bete sikur i madhi Rugova, kur u thoshte ofroni nje kandidat, perpos Hashimit! Rugova gjithmone ka thane : Hashimi sa ma large pushtetit…..

Sejdi B Berisha Me keq ardhje shprehem, por nuk janë institucione me vota të qytetarëve, sepse ne nuk kemi votuar për pazarllëqe pas zgjedhore, nuk mund të pajtohem me veten se si e keni guximin që në këtë mënyrë luani me votën e qytetarëve dhe beni koalicione, ku mbeti zgjidhja ime që bëra mes dy partive politike!!!
Shumë kisha dashur që të kem përgjigje nga ju?????

Mergim Hasani: Seriozisht Hashim Thaqi asht politikan pat maru tuj e shajt ju gjynahat fushata e thojke Ismet Beqiri Kurr nuk bajm kualicion me PDK kta e them me bindjen Te plot per Se po vjen koha e Po voton Ismet Beqiri Thaqin per president kjo asht sikur thot populli qka Ta peshtysh Ta lepish e kta qka kan pshty kan lepi ..

Naman Mehmeti: Ata qe e keqperdoren voten dhe vullnetin e qytetarve qendruan ne sall dhe e votuan shefin e shikut

Agim Beqiri: Ahe qaje isa qe thojshe se me PDK – SHIKU skemi kualicijon kurr e tash u bonen te mir a po normal se ti je veq nje prostitut e PDK e

Liron Edona Pepshi edhe pse e ke fshi komentin tim prap po te them qen KOMUNIST

Vedat Jakupi Voten e qytatarit e ke keqperdor ti me LDK-ne

Vedat Jakupi Po i fshin komentet e atyre qe ta dhan voten a , njeri ma i Lig ne kosov je ti isa si kim jongu veq nuk e ke mundsin se qashtu ja ban

Gërguri A Bajram Jam I bindun SE ata deputet te cilet ishin dje NE kuvend ishin frikacakt e Jo si zoti Anton Quni e at te tjert e kur ta permnedesh emrin VV duhesh mu ngirit NE këmb ose

Avni Ukshini Magar i madh je o Is. Ae din se vetem dje gjat seances e keni shkel kushtetutën mbi tre her. Por skeni faj ju se faj ka populli që nuk ngrihet në këmb me ngreh zvarr. Se e shkatrrut vendin bre Zoti ju shkatrroft.

Mentor Gjokaj O kryeminister i mutit pse po jav fshin komentet njerzve qe ste dojn .ti munesh me i shly ne fb po popullit smunesh me jav shky urrejtjen ndaj teje.

Salihaj i kundërpërgjigjet Mustafës: Ku ishin deputetët e LDK-së gjatë pauzave?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se deputetët e LDK-së që nuk ishin në sallë dje për ta votuar Hashim Thaçin për President, vepruan kështu sepse i thirrën ndërgjegjes, njofton Klan Kosova.

Ai këtë koment e ka bërë pasi që kryetari i tij i partisë dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, shkroi sot po në Facebook një status ironizues për deputetët e LDK-së që nuk gjendeshin në sallë.

“Frikohesha se janë zënë peng në çadrat e VV. Por, jo! Dikush më tha se i kanë frikësuar”, ishte komenti i Mustafës.

Kurse Adem Salihaj, duke u kundërpërgjigjur ka shkruar; “Dje, kur po mbahej seanca e zgjedhjes së Thaçit president, disa nga ne deputetët nuk ishim aty, sepse na thirri ndërgjegjja jonë dhe zëri e elektoratit të LDK-së, të cilit i ishim betuar sa e sa herë se kurrë nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në dhe kurrë nuk do ta votojmë Thaçin president”.

“Siç e dinë të gjithë”, vazhdon shkrimi i Salihajt, “LDK-ja gjithmonë e ka mbajtur Thaçin përgjegjës për vrasjen e njerëzve më mirë e më atdhetarë të LDK-së dhe të Kosovës”.

“Kur rezultati nuk po shkonte në favor të zgjedhjes së Thaçit president dhe deputetët e LDK-së po mundoheshin të luftonin me ndërgjegjen e tyre, përnjëherë u zbraz salla e kuvendit dhe nuk mbeti asnjë deputet aty”.

“Ku shkuan, ku i dërguan, a i zuri peng SHIK-u diku në një skutë të kuvendit dhe po u kërcënohej se do t’ua bënte më zi se atyre tjerëve? Megjithatë, në fund u kthyen, ndonëse me fytyra të zbehura. E votuan Thaçin me shumicë dërmuese votash. I lumtur për këtë, i pari ia uroi Isa Mustafa, kryetari i LDK-së. Deputetët e LDK-së dolën nga salla pa duartrokitur dhe kokulur. Por, thashë, së paku, mirë që janë gjallë. Se fytyra nuk i bie copë askujt, thotë populli”, përfundon shkrimi i Salihajt.

Prishtina: Anulohet vizita e Vuçiçit në veri të Mitrovicës

Është anuluar vizita e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiçi, në Kosovë, e paraparë për të dielën.

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se vizita e paralajmëruar e kryeministrit serb në veri të Kosovës, nuk do të realizohet, pa dhënë shpjegime për arsyet e anulimit.

Edhe zyrtarë policorë në veri të Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se planet përgatitore, të cilat kanë qenë në përfundim e sipër, janë ndërprerë pas njoftimeve se vizata është anuluar.

Mensur Krelani, Veprimtari LDK-së në Zvicër: T’kan tradhtu kta qe jan thirr ditën e naten në emrin tënd!

Mensur Krelani, Veprimtari i njohur i LDK-në në Zvicër, që ka qenë një nga degët më të fuqishme të kësaj partie në diasporë, që ka mbajtur  peshën e madhe duke pritur e përcjellë Ibrahim Rugovës, pas zgjedhjes të Hashim Thaçit si president i Kosovës me votën e LDK-së, i zhgënjyer reagon në rrjetin social:

“Bablok, me nder me than, Isa me te tijet,e kan ba mut,e kan ba kriminelin President!

Bablok, qaq shumë pot “dojn” sa qe për ditë po t’tradhtojn!

Le Isa Mustafen, Lutfi Hazirin, Haki Rugoven, Ismet Beqirin,

e te tjeret si keta, lej anash,

se kta po dihet se kurrë hajri i LDK-së nuk jan kan.

Po ty Bablok shka asht ma e keqja, t’ka tradhtu edhe qika jote, he medet.

T’kan tradhtu edhe Armend Zemaj e Arben Gashi, Besa Gaxheri e Melihate Termkolli,

t’kan tradhtu kta qe jan thirr ditën e naten në emrin tënd,Bablok,

u shiten, e e ban Hashim kriminelin president,

he Zoti mos e lasht pa i marru.

Lobisti Shqiptaro Amerikan Luan Bukolla: LDK parti prostitutash – nuk dua të dëgjoj kënd tuj thënë LDK-ja partia e Ibrahim Rugovës

Lobisti Luan Bukolla, veprimtari i njohur Shqiptaro-Amerikan, Anëtari i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane prej më tepër se çerek shekulli, lobit më të njohur në SHBA, pas votimit të djeshëm që bëri LDK-ja duke e zgjedhur Hashim Thaçin president të Kosovës reagon në faqen e tij në Facebook:

“Miqtë e mi të dashur,

Unë deshta më thënë se LDK-ja është përbërë nga prostituta,

por, unë nuk dua të ofendoj prostitutat, sepse,

të paktën me një prostitutë ju do të ndiheni të kënaqur pasi që e keni përfunduar kohën me të,

kjo është ajo që kam dëgjuar, jo me prevoj smile emoticon

Përndryshe, LDK-ja ka një erë e keqe neveritshme rreth tyre,

dhe nuk ka asnjë kënaqësi që vjen prej tyre dhe këtë e di nga koha im me ta.

Unë nuk dua të dëgjoj kënd tuj thënë se LDK-ja është partia e Ibrahim Rugovës,

unë nuk dua të dëgjoj kënd tuj thënë se ju jeni “ushtar i Ibrahim Rugovës”,

si mund të folni fjalë boshe, kur edhe vajza e tij e ka tradhtuar?

Pas vdekjes se Fehmi Aganit dhe Ibrahim Rugovës, LDK-në e ka hengër dreqi me mut!

Sinqerisht, dhe me dorë në zemër, po ju them se nuk ka parti më bërllog, në spektrin politike Shqiptar, se sa LDK-ja!!!

Për mendimin tim, të sinqert, ai qe voton për LDK-në në të ardhmen është gomar!!!

Go Fuck Yourself LDK!!!”

‘Turp për ty Doruntinë, tregtove me gjakun e babës tënd’

Pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, ka reaguar edhe Reshat Alija, motra e të cilit kishte qëlluar në momentin kur kishte ndodhur vrasja e babit të Doruntinë Malokut, Enveri, e cila e votoi Thaçin për president.

Alija në një shënim në Facebook ka thënë se sot Doruntinë Maloku tregtoi me gjakun e babit të saj.

“Turpi qoftë me ty, që tregtove me gjakun e babës tënd”, ka shkruar Reshat Alija.

Postimi i plotë:

“Mesazh publik për Doruntina Malokun, të bijën e Enver Malokut që sot i mundësoi Hashim Thacit të zgjidhet president.

Doruntinë,

E gjithë shoqëria jonë në Kosovë është e njoftuar për vrasjen e veprimtarit Enver Maloku- babait tënd.

E gjithë shoqëria kosovare e di që edhe sot 17 vite pas, nuk dihet dorasi që kreu atë vrasje.

E gjithë shoqëria kosovare e di ju personalisht keni drejtuar gishtin jo ndaj serbëve, por ndaj shqiptarëve si kryes të kësaj vrasje. Konkretisht e keni drejtuar gishtin kah shiku dhe njerëzit e PDK-së…

Por, Doruntinë,

Sot, e gjithë shoqëria kosovare e pa se ti bërë tregti me gjakun ae babes tënd. Sot, të gjithë e panë se ti i mundësove që të bëhej president, njeriut, partinë e së cilës e akuzove për vrasjen e Enverit dhe veprimtarëve të tjerë të LDK-së.

A kanë qenë shpifje ato akuza Doruntinë? Nëse jo, atëherë turpi qoftë mbi ju sepse tregtuat me gjakun e njerëzve tuaj, me gjakun e njerëzve që u vranë mizorisht.

Doruntinë,

Babain tënd e vranë para këmbeve te motres time. Në atë moment, familja ime ishte e vendosur në Prishtinë ngase në shtëpinë tonë ishte bërë e pamundur të qëndrohej nga lufta. Andaj ajo rastisti në momentin e vrasjes së Enverit sepse kishte shkuar të blinte bukë aty afër. Dhe natyrisht ishte e shokuar nga ai rast.

Në zgjedhjet kaluara motra me kërkoi falje dhe më tha; vëlla e di qe je simpatizant i një tjetër partie por të lutem më kupto; dua ta votoj vajzën e Enverit. Dua ta shoh në parlament në mënyrë që ta ketë më të lehtë zbardhjen e vrasjes së babës.

Doruntinë, nuk e kishim menduar kurrë që ti, jo që nuk do ta zbardhje rastin, por do ta votoje pikerisht atë qe akuzove dikur per vrasje. Sonte motra ime e zhgënjyer me kerkoi falje për votën e saj. Turpi qoftë me ty, që tregtove me gjakun e babës tënd” (sic), ka shkruar Alija.

Donika Gërvalla: Lutfi Haziri, ti je një hienë!

Voal – Ka reaguar menjëherë veprimtarja Donika Gërvalla kur Lutfi Haziri, kreu i Gjilanit dhe nr.2 i LDK-së pas votimit të mbrëmshëm doli e tha se ” “Pas konstituimit të qeverisë vitin e kaluar, ku LDK për herë të parë pas luftës udhëheq me qeverinë, sot u realizua në plotni marrëveshja me partnerin e koalicionit me zgjedhjen e z. Hashim Thaçi president. Votimi i sotëm për presidentin është votëbesim edhe për qeverinë e Isa Mustafës, për çka i falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës”, ka thënë Haziri.

Ja çfarë tha Donika Gërvalla:  “Lutfi Haziri, ti mund t’i falënderosh deputetët se je arkitekt i këtij maskarallëku, por ne ty nuk të falënderojmë aspak.
Votimi i sotëm është faqja e zezë – edhe e jotja – as më shumë, e as më pak. Je një prej hienave që pa pikën e dhimtës e çuat LDK-në në humnerë.
Shihemi në zgjedhjet e ardhshme komunale dhe nacionale.”

Zëri i Amerikës: Thaçi zgjidhet president mes tensionesh të larta politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike.

Ai fitoi me 71 vota në raundin e tretë pasi që në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve.

Zgjedhja e tij kundërshtohet ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën e sotme duke hedhur gaz lotsjellës.

Në pjesën e parë të seancës, deputetët e opozitës njëri pas tjetrit diskutuan kundër zgjedhjes së zoti Thaçi në postin e presidentit duke e akuzuar atë dhe kryeministrin aktual, Isa Mustafa, për veprime të dëmshme kundër Kosovës. Në debatet e tyre ata vunë theksin tek marrëveshjet e arritura në bisedimet me Serbinë si dhe atë për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Deputetët e opozitës shfaqën dyshimin se kandidati për president Hashim Thaçi, mund të ketë bërë lëshime të reja përballë Listës serbe në shkëmbim të votës së tyre në favor të zgjedhjes së tij.

Derisa po zhvilloheshin raundet e votimeve, jashtë parlamentit, policia përdori gazin lotsjellës dhe “topat e ujit” për të shpërndarë grupe protestuesish që hodhën shishe me benzinë në kundërshtim të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Të paktën 11 pjesëtarë të policisë dhe një protestues janë lënduar gjatë përleshjeve.

Zgjedhja e presidentit të ri që sipas Kushtetutës duhet të ndodhë deri më 7  mars, përkon me krizën më të thellë politike që ka përjetuar Kosova që nga shpallja e pavarësisë së saj. Opozita u hodh në protesta në parlament dhe jashtë tij për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura para një gjysmë viti për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Por, krahas këtyre dy çështjeve, partitë opozitare akuzojnë partitë në pushtet edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, korrupsionin dhe dështimet në politikën e jashtme.

Qeveria kërkon nga opozita që shqetësimet e saj të debatohen në institucione, ndërsa akuzon atë për përpjekje të marrjes së pushtetit me dhunë.

Kush është Hashim Thaçi

I lindur më 24 prill të vitit 1968 në fshatin Burojë të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore, Hashim Thaçi, ishte bërë pjesë e Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës në fund të viteve të 80-ta.

Pasi përfundoi studimet në degën e historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ai kaloi në ilegalitet. Në vitin 1997 ai dhe një grup veprimtarësh shqiptarë u gjykuan dhe u dënuan ne mungesë nga një gjykatës serbe në Prishtinë.

Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në këtë cilësi mori pjesë në delegacionin e Kosovës në bisedimet e paqes në Rambouillet të Francës, duke drejtuar delegacionin.

Ai u bë kryeministër i qeverisë së përkohshme të Kosovës e cila u shua me vendosjen e administratës së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Pas luftës u vu në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Në krye të kësaj partie ku ndodhet edhe sot, ai ishte pjesë e ekipit të negociuesve të Kosovë në bisedimet për statusin politik të Kosovës të drejtuara nga i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari.

Në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007, Partia Demokratike doli fituese dhe zoti Thaci u zgjodh kryeministër, detyrë që e ori më 9 janar të vitit 2008.

Me 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Ai u zgjodh sërish kryeministër pas zgjedhjeve të vitit 2010, ndërsa pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2014, ai mori postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm.

Zoti Thaçi jeton në Prishtinë, me gruan dhe një fëmijë.

27 deputetët që kanë votuar 27 fletë të pavlefshme kanë hyrë në historinë e re të Kosovës – Në duart e LDK-së fati i Kosovës !

Në raundin e parë ndodhi mrekullia.

Isa Mustafa e ka të pamundur që t’i blejë të gjithë deputetët e LDK-së.

Isa Mustafa e ka të mundur të shesi veten.

Bashkë me kastën e vjetër që e ka kapur për fyti LDK-në.

Por LDK është lëvizja e Ibrahim Rugovës dhe brënda saj do të ketë shpëtimtarë të vendit.

Dhe ata e treguan se janë!

Ju që keni votuar 27 fletë të pavlefshme jeni të bekuar nga Kosova martire!

Jeni të bekuar nga dëshmorët e Kosovës, nga Nënat e Kosovës që kanë 17 vjet që presin t’u kthehen bijtë e tyre.

Jeni të bekuar nga Adem Jashari, nga Prekazi,

jeni të bekuar nga rinia e Kosovës

që pret t’i hapen dyert e së ardhmes!

Kosova kërkon një shtet demokratik,

dhe ju deputetë që firmosët 27 fletët e pavlefshme

keni hyrë në historinë e re të Kosovës,

duke vendosur fatin e saj me fuqinë e votës!

Zoti ju bekoftë!

Mos e zhgënjeni Kosovën!

Se Kosova martire nuk e meriton ta zhgënjejnë bijtë e saj tek të cilët i mban shpresat!

 

Vjosa Osmani:Natyrisht që jo!

Natyrisht që jo!

Me këto fjalë, thjesht dhe bukur, deputetja Vjosa Osmani ka shprehur qendrimin e saj edhe faqen e saj zyrtare në rrjetin social.

Konseguente, fytyra e pastër e një politikaneje të re së cilës, gjeneratës të së cilës, i përket perspektiva e politikës në Kosovë.

Vjosa Osmani i ka deklaruar mediave në Kosovë  se ajo nuk do të marrë pjesë  në seancë.

“Ka thuajse një vit që vazhdimisht kam thënë se mospjesëmarrja  në seancë  dhe pamundësimi i kuorumit është e vetmja mënyrë për ta parandaluar zgjedhjen e Thaçit”,

ka deklaruar Osmani për Botapress.

 

2016-02-26_16-55-52

Nait Hasani konfirmon votën për Rafet Ramën

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka lënë një pikëpyetje të madhe nëse do ta votojë apo jo Hashim Thaçin për president.

Hasani ka postuar një fotografi në “facebook” me kundërkandidatin e Hashim Thaçit, Rafet Rama.

Në postim Hasani ka shkruar: Me kandidatin tim për president! Me këtë postim, Nait Hasani siç duket ka bërë të ditur se do të votojë kundër Hashim Thaçit, mirëpo, kjo gjë nuk do të dihet deri në fund.

Publicisti shqiptaro-amerikan Uk Lushi liderëve të Kosovës: Çojeni vendin në zgjedhje, se u bëtë gazi i botës!

Publicisti shqiptaro-amerikan Uk Lushi ka kërkuar nga liderët e vendit që ta çojnë vendin në zgjedhje.Ai në një shënim në Facebook, ka thënë se veç sovrani dhe vota e lirë mund ta shpëtojnë vendin.

Shënimi i plotë:

Politikanë të Kosovës, bëjeni gjënë e fundit të mirë që u ka mbetur në dispozicion, çojeni Republikën në Zgjedhje.

U bëmë turpi i botës me pamjet që ju po i dërgoni në eterin e botës.

Veç sovrani dhe vota e lirë mund të shpëtojnë vendin!

Politikanë të Kosovës, bëjeni gjënë e fundit të mirë që u ka mbetur në dispozicion, çojeni Republikën në Zgjedhje.

U bëmë turpi i botës me pamjet që ju po i dërgoni në eterin e botës.

Veç sovrani dhe vota e lirë mund të shpëtojnë vendin!

Ambasadori Delawie: Jam i shqetësuar që opozita pengoi një proces demokratik në Kuvend (Video)

Ambasadori amerikan ka deklaruar se është i dëshpëruar që opozita përsëri ka penguar një proces demokratik në Kuvend.

Më pas ai ka thënë se SHBA mbështetë institucionet dhe popullin e Republikës së Kosovës.

“Jam i dëshpëruar që opozita e ka penguar një proces demokratik në Kuvend.

Opozita dëshmoi se mund të ketë debat duke dhënë secili mendimin e vet.

Dua t’i jap mbështetje institucioneve dhe popullit të Kosovës.

E falënderoj Policinë e Kosovës për punën që po e bën, duke i mbajtur të gjithë të sigurt”, ka thënë ambasadori Amerikan.

Deputeti i LDK-së Dr. Hatim Baxhaku posa ka deklaruar se nuk do të jetë në seancën ku do të votohet Hashim Thaçi

Voal – Deputeti i LDK-së, Dr. Hatim Baxhaku, pak përpara ka deklaruar në faqen e tij në Facebook mospraninë e tij në sallën e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për Hahim Thaçin president. Ja si shkruan Dr. Baxhaku:

“Te nderuar qytetare, miq , dhe votues te mi. Duke pasur nje kerkese enorme per nje deklarim timin rreth zgjedhjes se Presidenti dua t’Ju njoftoj se do te respektoj vullnetin tuaj te shprehur gjitheandej ne takimet me Ju por dhe bindjet e mia dhe sot nuk do te jam pjese ne seancen ku Hashim Thaqi do te votohet per president. Ju faleminderit per perkrahje, besim dhe mirekuptim.

Hatim Baxhaku – deputet”

 

Urojmë që si Dr.Baxhaku të veprojnë edhe deputetët e tjere të LDK-së në respekt me premtimet që i dhanë Sovranit!

 

Komplikohet zgjedhja e Thaçit: Serbët i kanë 5 kërkesa, ose nuk rrinë në seancë

Zgjedhja e Hashim Thaçit president është komplikuar goxha shumë. Lista Serbe është duke kërkuar plotësim të kërkesave ose do të dalin jashtë sallës se Kuvendit, gjë që do ta pamundësonte edhe votimin e Thaçit.

Gazeta Express ka mësuar se kërkesat e Listës Serbe janë të lidhura me marrëveshjet që janë bërë ne Bruksel gjatë kohës së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto kërkesa nuk dihet a është e mundur edhe teknikisht të plotësohen sot.

Mirëpo, plotësimi i këtyre kërkesave, qofshin edhe të parëndësishme vetëm sa do t’i hedh benzinë situatës në vend.

Gazeta Express ka raportuar gjatë natës së mbrëmshme se Lista Serbe ka zhvilluar disa takime në Mitrovicë, ku është diskutuar për seancës e sotme të Kuvendit të Kosovës dhe votimi i Thaçit për President.

A po shkon shteti drejt falimentimit ?! – Nga FLORIM ZEQA

Përveç krizës së thellë politike në të cilën është katandisur vendi, shtetin e Kosovës e kanë mbërthyer edhe kriza financiare dhe morale njikohësisht,…të gjitha së bashku janë pasojë e keqqeverisje dhe mungesës së zhvillimit ekonomik për një kohë të gjatë.
Si pasojë e moszhvillimit ekonomik, në shtetin e  varfër, të politikanëve të pasur, i vetmi burimi i vetëm mbushjes se arkës shtetërore janë të “vjelurat” në dogana, gjobat në komunikacion dhe tatimpaguesit e  bizneseve të vogla, e them kështu, për faktin e thjeshtë se biznesmenët e mëdhenj, përveqse e fusin mallin e padoganuar, në të shumtën e rasteve u ikin e obligimeve që kanë ndaj shtetit përmes formave të ndryshme të korruptimit të zyrtarëve shtetëror dhe lidhjeve të fuqishme me boset e politikës.
Një shtet pa industri dhe bujqësi të zhvilluar, siq është Kosova, e ka të vështirë të qendroj në këmbet e veta. Varësia nga importimi edhe i gjërave më elementare për jetë siq janë; mielli, produket e qumshtit dhe produktet tjera deficitare për jetë, e deshmojnë mjaftueshëm gjendjen e mjeruar të shtetit tonë.
Edhe pse Kosova i ka të gjitha mundësitë zhvillimore nga resurset e shumta natyrore, pasuritë mbitokësore dhe nëntokësore, burime të shumta ujore, që mund të jenë bazë edhe për burime energjetike,…Kosovës nuk i mungojnë as burimet e naftës dhe gazit natyror, i dalur “vullnetarisht” në sipërfaqe disa javë më parë, pasatj pikat e shumta turistike, që me një përkujdesje krejt të vogël të institucioneve tona, do të ishin shndrruar në objekt i të hyrave materiale në buxhetin e shtetit.
Por, përkundr këtyre mundësive të shumta, Kosovës është duke i munguar kultura qeverisëse dhe shtetndërtuese, vizioni i qartë kombëtar për të ardhmën prosperuese të kombit tonë.
Injorimi dhe anashkalimi i vlerave në të dyja shtetet shqiptare dhe nga të gjitha subjektet politike shqiptare në trojet etnike, ka bërë që sot të kemi një klasë kusarësh politik, një klasë të dobët dhe të shëmtuar siq e kam zakon t’i quaj një pjesë të politikës në torjet shqiptare.
Kësaj klase politike i mungon dashuria ndaj atdheut dhe popullit të vet. Në vend që të punojnë ditë e natë për mirëqenjen e popullit, bashkatdhetarëve të tyre,…këta ditë e natë rropën e ç’rropën e gjithë pasurinë shoqërore duke shkatërruar shtetin për interesa meskine, për privilegje personale që ua garanton keqpërdorimi i pushtetit!
Pjesa tjetër e politikës (opozita) për të ardhur deri të gjahu (pushteti) janë të gatshëm të shkatërrojnë shtetin dhe ardhmërinë e shumë gjeneratave.
Të gjithë së bashku, pa dallime të mëdha, pushtetarët dhe opozita me veprimet e tyre janë duke e dërguar shtetin e ri të Kosovës drejtë shkatërrimit dhe falimentimit total.
Veprimet kapriçioze të liderëve të kësaj klase politike, po e dëshmojnë çdo ditë e më shumë se, “lufta” në mes tyre nuk po bëhet për të mirën e popullit, por vetëm për pushtet dhe privilegje personale.
Kjo klasë e injorantëve dhe analfabetëve politik, ua ka gërditë jetën në këtë vend të gjithë njerëzve të ndershëm, e në veqanti intelektualëve të mirëfillt, përderisa intelektualët nga Diaspora, ajkën e trurit kombëtar, e trajtojnë me përbuzje të paparë gjatë vizitave në vendlindje. Në vend të ofrimit të kushteve dhe mundësive për angazhim në jetën politike, i trajtojnë si njerëz të pavlerë,…duke i shiquar vetëm si objekt të plaçkitjes legale institucionale duke ua ofruar “mundësinë” e përshpejtimit të nxjerrjes së dokumenteve në këmbim të shumave enorme të parave për nxjerrjen e një dokumenti personal, duke filluar nga çertifikatat, letërnjoftimet e deri tek pasaportat,…për t’i bërë kështu mërgimtarët që aq shumë kontribuan për lirinë e vendit të tyre, ta mallkojnë atë gjatë kthimit në vendet europërëndimore.
Përfundimisht shtrohet pyetja, a është duke shkuar shteti i Kosovës drejt progresit apo falimentimit me këtë klasë politike ?!

A është sadist Hashim Thaçi ?? – Nga FATON MEHMETI

Dalja nga hija dhe ngritja e Hashim Thaçit është karakterizuar nga tri momente kyçe, njëheri edhe tri momente të dhimbshme në historinë e re të Kosovës.

Momenti i parë, ka të bëj me lufën e Kosovës gjatë vitete 1998-1999. Në atë periudhë , më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë, si mundësi për zgjidhen e problemit të Kosovës. Aty Hashim Thaçi shfrytëzoi egot e tija për pushtet përmes pozicionit të UCK-së, duke u munduar të dobësonte pozicionit politik të Presidentit Rugova. Megjithëses këtë nuk e arriti, gjithësesi bëri hapin e parë të ngritjes politike të tij.

Momenti i dytë i ngritjes së Hashim Thaçit , drejt postit të parë institucionale, ndodh pas vdekjes së Presidentit Rugova, respektivisht pas ndarjes së LDK-së, në Kuvendin e saj.

Ndarja nga jeta e Presidentit Rugova ishte dhe mbetet humbje jo veç për LDK-në por për gjithë popullin e Kosovës, gjithashtu edhe ndarja e LDK-së ishte humbje për Kosovën. Në mungesë të një LDK-je të fortë, qoftë edhe si opozitë, Hashimi forcoi pozicionin e tij politik për rrjedhojë pozicioni i Kosovës nuk ka pësuar ngritje, përkundrazi.

Momenti i tretë ka të bëj me pretendimet e tij që të zgjidhet President i Kosovës.Mbase është krejt e rastësishme se kjo ndodh në momentin më kritik politik, që pas luftës. Me një Kuvend që pesë muaj jashtë funskionit për shkak se marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacioni, ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve.

Edhe pse opozita proteston në tenda para Qeverisë, duke paralajmëruar protesta masive, Hashimi ka caktuar që të premtën të zgjidhet president i vendit.Për me tepër duke ftuar militantet e tij që ne vendin ku opozita proteston ata të festojnë.Kështu që ekziston mundësia reale për konfrontim në mes të mbështetësve të Hashimit dhe të opozitës, si duket këtë edhe e dëshiron Hashimi.

Kjo nuk duhet të jetë mendësia e pretendenti për president, pasi edhe vet pozita e presidenti të vendit përkufizohet e njeriut që krijon unitet mes popullit. Nderkohë që Hashimi nuk ka dhënë shenja asnjëherë se është njeriu unitetit,duke ja shtuar kësaj që me ardhjen e tij në postin e presidentit pozita e Kosovës karshi perendimit do të jetë më e zymtë, me një njeri që ka biografi jo aq të pastër.

Nëse LDK-ja ja mundeson Hashimit zgjedhjen e tij ne postin e të parit të vendit, do t’i shkaktojë vetës bumerang të paparë. Dhe kjo do të jetë fatkeqësia mbi të cilat Hashimi vetëm sa do e forcoj pozitën e tij prej të paprekshmit.

Rënia e postit të presidentit nga Rugova tek Thaçi është një kataklizëm për shoqerinë dhe shtetin e Kosovës.

Presidentja e ka dekretuar marrëveshjen për Gjykatën Speciale

Marrëveshja në fjalë, mes dy vendeve, e nënshkruar në fund të vitit që lamë pas, përcakton aranzhmanet që kanë të bëjnë me gjykatën dhe parasheh funksionalizimin e Gjykatës Speciale e cila do të gjykojë krimet që supozohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kjo marrëveshje nuk arriti të procedohet e as të marrë miratimin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak të zhvillimeve dhe bllokadës brenda këtij institucioni.

Por, burime të Gazetës Express, brenda Presidencës së Kosovës thonë se e para e vendit tashmë e ka dekretuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Holandës.

I njëjti burim i ka thënë gazetës se një gjë e tillë ia mundësojnë kompetencat e të parës së vendit, edhe pse Kuvendi nuk ka dhënë miratimin e tij.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Presidencës në lidhje me këtë çështje, por në zyra e saj nuk i ka kthyer përgjigjet. Tash ka mbetur që edhe Mbretëria e Holandës ta bëjë të njëjtën gjë, por kjo pritet të marrë disa muaj.

Zëri i Amerikës: Kosova: Tensione në prag të zgjedhjes së presidentit

Voal – Parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet të premten për të zgjedhur presidentin e ri, me gjithë kundërshtimin e partive opozitare, të cilat që nga e marta janë vendosur në sheshin përballë qeverisë dhe parlamentit për të kundërshtuar këtë zgjedhje për dhe të kërkuar rrëzimin e qeverisë.

Opozita ka bërë thirrje për protestë në kohën kur pritet të mbahet seanca, ndërsa degë të Partisë Demokratike kanë paralajmëruar kremtimin e zgjedhjes së presidentit, duke shtuar kësisoj edhe shqetësimet për zhvillimet e së premtes.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka asnjë arsye për shqetësim nga protestat e opozitës.

Posti i presidentit i takon Partisë Demokratike të Kosovës, sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Rafet Rama, po ashtu nga kjo parti.

Zgjedhja e presidentit sipas kushtetutës kërkon të paktën dy kandidatë dhe për të mund të konkurrojë çdo qytetar i Kosovës i moshës mbi 35 vjeç dhe që siguron nënshkrimet e 30 deputetëve. Një deputet mund të nënshkruaje  vetëm për një kandidat. Kushtetuta parasheh tri mundësi votimi të njëpasnjëshme. Në dy të parat fituesit i duhen 80 vota përkatësisht dy të tretat e votave të 120 deputetëve. Në raundin e tretë ai mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë, përkatësisht me 61 vota.

Përveç partive opozitare edhe disa deputetë të partive në pushtet e kundërshtojnë kandidaturën e zotit Thaçi për president dhe kanë paralajmëruar bojkotimin e seancës për të pamundësuar kuorumin e kërkuar për zgjedhjen e presidentit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, tha të enjten se pret që të gjithë deputetët e kësaj partie të veprojnë në përputhje me marrëveshjen politike të përkrahur nga strukturat e LDK-së, në mënyrë që t’i shërbejnë siç thuhet, funksionalizmit të plotë të institucioneve të Kosovës.

Zgjedhja e presidentit të ri që sipas Kushtetutës duhet të ndodhë deri më 7  mars, përkon me krizën më të thellë politike që ka përjetuar Kosova që nga shpallja e pavarësisë së saj. Opozita u hodh në protesta në parlament dhe jashtë tij për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura para një gjysmë viti për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Por, krahas këtyre dy çështjeve, partitë opozitare akuzojnë partitë në pushtet edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, korrupsionin dhe dështimet në politikën e jashtme.

Qeveria kërkon nga opozita që shqetësimet e saj të debatohen në institucione, ndërsa akuzon atë për përpjekje të marrjes së pushtetit me dhunë.

Ambasadori suedez në Kosovë z. Mats Staffansson solidarizohet me protestuesit e opozitës

Voal – Ambasadorin suedez për Kosovë z. Mats Staffansson solidarizohet me protestuesit e opozitës,

ai sot solli ushqim për ta. Siç shihet nga fotot,

Ambasadori suedez i vizitoi protestuesit, u takua me ta dhe ndau edhe ushqime.

2016-02-25_19-29-162016-02-25_19-29-34

Naser Rugova: Këtyre që trumpetohen si Rugovistë u thashë: mos shkoni për kuorumin !

Sot më kanë thirrur në telefon disa deputete dhe deputet të LDK-së, që trumbetojnë shumë për rugovizmin!

Nuk munda ti kuptoj, nuk e votojmë Thaçin kurrë, por do marrim pjesë në seancë, që nënkupton me ja bërë kuorumin dhe me i mundësuar zgjedhjen!

Ju thashë, pse po më thirrni, jeni deputet, veproni sipas zërit dhe vullnetit të elektoratit.

Elektorati është kundër më thonin, por na duhet…..ju thashë troç: Prap te elektorati duhet të ktheheni, por elektorati gjithmonë e thot fjalën e vet!

Personalisht mendoj se zgjedhja e një presidenti si Thaçi e dëmton shumë Kosovën dhe kauzën e LDK-së

Albulena Haxhiu: Deputetë të LDK-së, mos shkoni në seancë, bëjeni këtë për vendin dhe qytetarët që ju votuan!

VOAL – Para pak minutash deputetja Albulena Haxhiu ka postuar në faqen e saj në facebook këtë status:

 

Të dashur miq e mikesha,
Dita e nesërme është vendimtare!
Është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që të mos lejojmë bërjen e Thaçit president, është jetike! Është e rëndësishme që sheshi nesër ne orën 10:00 të mbushet e stërmbushet me gra e burra, pa dallim. Le t’i tregojmë këtij njëriu që i ka sjellë kaq dëme Kosovës, që nuk mund të na përfaqësojë! Le të ja shuajmë njëherë e përgjithmonë ambiciet e sëmura për të na përfaqësuar.

P.S. Deputetët e LDK-së, le të mendojnë për premtimet që ju bënë qytetarëve. Le t’i lënë hipokrizitë. Shkuarja e tyre në seancë, është votë për Thaçin. Mos shkoni në seancë, bëjeni këtë për vendin dhe qytetarët që ju votuan!

Deputetja Vjosa Osmani mbështet Bashkëvendasit e Ibrahim Rugovës që nuk e duan Thaçin president!

Deputetja e LDK Vjosa Osmani mbështet bashkëvendasit e Ibrahim Rugovës që nuk e duan Thaçin president! Ajo vendos në faqen e saj

Pas nëndegës së Dobërçanit, edhe nëndega e LDK-së në Vrellë të Istogut ka dalë me qëndrim kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president. Në një njoftim të lëshuar për medie, kjo nëndegë ka kërkuar nga deputetët e LDK-së që të mos e votojnë Hashim Thaçin për president.

Njoftimi i plotë i lëshuar për medie:

Nëndega Vrellë LDK-së në Istog

TË SHPËTOHET LDK-ja

Qyteti që e lindi Ibrahim Rugovën bënë thirrje publike të mos nënshtrohet LDK-ja.

Nëndega Vrellë e LDK-së në Istog, kërkon nga deputetët e LDK-së në Parlamentin e Kosovës të qëndrojnë stoik para këtij akti historik për ta shpëtuar LDK-në dhe Kosovën. Vendi ynë është në një krizë të thellë politike, andaj në këto rrethana të jashtëzakonshme Ju nuk duhet të pranoni zgjedhjen e Hashim Thaçin President i Kosovës. E kjo gjë bëhet vetëm nëse ju nuk pranoni të merrni pjesë në seancën ma të turpshme që kanë mbajtur ndonjëherë Parlamentet Demokratike, madje edhe në raport me vendet në regjion.

Të dashura deputete dhe deputet nga radhët e LDK-së, sot jeni para një akti historik për të për të triumfuar ose për të dështuar. Prandaj thirrni arsyes dhe nderojeni në rend të parë vetën dhe familjet tuaja, e pastaj edhe LDK-në sepse keni kontratë me votuesit dhe elektoratin i cili nuk ju ka votuar për ta kontrabanduar vullnetin e tyre, por për t’i mbrojtur vlerat dhe demokracinë, për t’i ruajtur dhe për t’i kultivuar idealet e Presidentit historik të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, në emrin dhe filozofinë e të cilit vazhdimisht po thirreni.

Nëndega e Vrellë e LDK-së në Istog, e qytetit ku e lindi Ibrahim Rugovën ju benë thirrje publike që të distancoheni nga politikat me dy standarde, sepse edhe të jesh me Rugovën dhe në të njëjtën kohë ta votoni Hashim Thaçin President, nuk shkon. Ne ju bëjmë thirrje edhe në emër të gjakut të dëshmorëve, edhe në emër të intelektualëve, dhe në emrin e popullit të kësaj treve, sidomos në këto rrethana të trazirave politike ju të mos e turpëroni vetën tuaj dhe të mos e tradhtoni besimin e elektoratit, votën e të cilit e keni marrë me kontratë publike duke na garantuar se në asnjë rrethanë nuk do të bëni koalicion me PDK-në.

Në këtë situatë kaq delikate në të cilën është Kosova do të duhej të ishte një zgjidhje më adekuate dhe më e pranueshme për të gjithë. Prandaj votimi juaj për Hashim Thaçin do të jetë për LDK-në një grusht rëndë dhe një humbje e madhe për shkak të gabimit tuaj historik.

Deputete dhe deputet të LDK-së ju duhet ta keni të qartë se Hashim Thaçi, posa të bëhet President, dhe posa të ulët në zyrën e Presidentit Historik, me ju do ta prish koalicionin dhe do t’u hedhin në koshin e historisë. Ne duke i njohur veprimet e tyre jemi të sigurt, sepse tradicionalisht janë treguar se ata nuk i respektojnë marrëveshjet, madje ju e dini fort mirë se për të gjallë të tij dr. Ibrahim Rugova nuk e ka lejuar Hashim Thaçin të bëhet kryeministër, kurse me vdekjen e tij, ky njeri i realizoi të gjitha, por do të ishte fat për Kosovën, jo edhe me votën e deputetëve të LDK-së.

Nëndega Vrellë e LDK-së në Istog të Ibrahim Rugovës, kërkon nga deputetet dhe deputetët e LDK-së që ditën e premte të mos jeni prezent fare në sallë, në të kundërtën do tu mallkoj historia, ndërsa duhet ta keni të qartë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta merrni votën tonë!

Istog, 24.02.2016.

Nëndega Vrellë LDK-së në Istog – Vendlindja e dr. Ibrahim Rugovës

Kryetari Xhevat Demaj

Kundër Thaçit, protestë gjithëpopullore më 26 Shkurt

Kryesia e Kuvendit në mënyrë arrogante vendosi të thërrasë seancë për zgjidhjen e Hashim Thaçit president në ditën e premte, 26 shkurt. Për ta ndaluar zgjedhjen e Hashim Thaçit president qytetarët dhe mbështetësit e kauzave opozitare do të protestojnë së bashku në sheshin përballë Kuvendit.

Nisja do të jetë e organizuar nga të gjitha vendet e Kosovës, qytetet e fshatrat. Do të bëhemi së bashku më shumë se në 9 janar, më shumë se në 17 shkurt.

Vendimi i kryesisë për ta përjashtuar opozitën nga Kuvendi është vendim i paligjshëm, ashtu siç është edhe vendimi për të përjashtuar anëtarët e opozitës prej kryesisë së Kuvendit. Ky pushtet dëshiron të zgjasë jetën e qeverisë anti-kushtetuese dhe të zbatojë projektet kriminale të Zajednicës dhe të demarkacionit. Nëse Hashim Thaçi bëhet president, do të jetë gjithnjë e më e vështirë të kundërshtohen proceset shkatërruese në të cilat është futur Kosova.

Sa më shumë që të jemi në shesh, të premten në orën 10:00, aq më lehtë do ta pamundësojmë instalimin e diktaturës së Thaçit dhe të SHIK-ut në Kosovë.


Send this to a friend