Më poshtë mund të lexoni fjalimin e gjatë të presidentit të zgjedhur Hashim Thaçi:
Shkëlqesitë tuaja, ambasadorë të nderuar,
Të dashur miq të Kosovës,
Më lejoni t’ju falënderoj për ftesën që më keni bërë për të prezantuar sot këtu para jush.
Kam pasur kontakt me Institutin tuaj edhe në të kaluarën. Sekretarja zonja Ollbrajt dhe ish-ministri i jashtëm rus Igor Ivanov janë në Bordin t uaj të këshilltarëve. Ata dy kanë luajtur një rol në historinë bashkëkohore të Kosovës, secili në mënyrën e vet.
Kam takuar sekretaren Ollbrajt dhe ministrin Ivanov 18 vjet më parë në një kështjellë në Rambuje të Francës.
Isha vetëm 29-vjeç atëbotë, por kam qenë udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Kam qenë edhe udhëheqës i delegacionit të Kosovës në negociatat me qeverinë serbe përmes së cilave synohej vendosja e paqes në Ballkan.
Millosheviqi e refuzoi marrëveshjen e propozuar qëështë mbështetur nga Evropa, SHBA-ja e Rusia dhe kështu historia ndryshoi.
Historia e Kosovës ndryshoi.
Historia e Ballkanit Perëndimor ndryshoi.
Edhe librat e shkencës politike në Evropë ndryshuan pasi që NATO nuk kishte asnjë mundësi tjetër veçse të bombardonte Serbinë.
Ishte kjo hera e parë që një shtet evropian u bombardua për shkak se kishte kryer spastrim etnik dhe gjenocid.
Fjala ime sot përqendrohet në atë sesi mund të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe për fqinjët tanë dhe sesi Kosova po kontribuon për paqen dhe stabilitetin në kontinentin evropian.
Megjithatë, do të filloj nga e kaluara.
Do të filloj me Rambujenë dhe me ata hapat e parë përmes të cilëve e bëmë Kosovën shtet të pavarur.
Nuk do të prekë shumë në histori, por dua të ofroj pak kontekst.
Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë federale. Serbia kishte suprimuar autonominë e Kosovës dhe kishte filluar shtypjen e shqiptarëve të Kosovës. Si përgjigje, Kosova fillimisht u përcaktua për një rezistencë paqësore.
Udhëheqësi ynë i atëhershëm na udhëhiqte siç Gandi i kishte prirë popullit të tij.
Por, Serbia nuk ishte për Kosovën ashtu siç Anglia mund të ketë qenë për Indinë. Rezistenca jo e dhunshme nuk solli paqe apo stabilitet.
Millosheviqi vazhdoi të shkatërronte Kroacinë me të gjithë forcën, pastaj Bosnjën dhe shumë shpejt i erdhi rendi edhe Kosovës.
Së pari, kam udhëhequr lëvizjen studentore në Prishtinë kundër sistemit njëpartiak.
Komunizmi ra, por represioni ndaj popullit tim vetëm sa shtohej. Rënia e komunizmit nuk ishte e mjaftueshme për vendin tim. Ne nuk kishim mundësi të ndërtonim demokracinë pa liri.
Kjo është arsye pse, së bashku me studentë të rinj dhe disa intelektualë në Kosovë, e nisëm një lëvizje të rezistencës së armatosur.
Mund të gëzoja një jetë të mirë në Vjenë ose në Paris, ku i kam pasur të afërmit e mi, të cilët i kisha vizituar disa herë.
Kurrë nuk kam pëlqyer luftën dhe konfrontimet. Në të vërtetë, gjithmonë kam urryer luftërat. Por, rezistenca aktive kishte mbetur alternativa e vetme për lirinë e vendit tim.
Lëvizja jonë, e cila shpejt mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo UÇK, bazohej në pesë parime:
E PARA: Ne nuk do të përdornim terrorizmin si metodë. Prandaj, nuk do të hidhnim asnjë bombë në Beograd dhe asnjë veprim kundër civilëve kudo. Qëllimi ynë ishte që ta largonim ushtrinë dhe policinë serbe nga Kosova. UÇK-ja asnjëherë nuk ka ndërmarrë veprime jashtë territorit të Kosovës dhe nuk ka kryer sulme ndaj civilëve.
E DYTA: Mbështetja logjistike dhe financiare do të pranohej vetëm në baza vullnetare, nga diaspora në mbarë botën. Dhe asnjëherë nëpërmes ndonjë lloji të aktiviteteve kriminale.
Dhe kështu edhe ndodhi.
E TRETA: Ne kërkonim mbështetje dhe përqafonim vlerat perëndimore dhe integrimin euroatlantik. Disa nga miqtë mi ishin marksistë të majtë në fillim, disa ishin nacionalistë të djathtë, disa ishin pjesëtarë të shoqërisë civile dhe tëmedieve në Prishtinë, por kemi pasur konsensus se pas rën ies së Murit të Berlinit, ne do të mbështesnim aleancat e kombeve evropiane dhe të SHBA-së. Kjo gjithashtu nënkuptonte se ne do të bashkëpunonim dhe të luftonim për një sistem demokratik.
E KATËRTA: Lufta jonë assesi nuk do të përmbante motive apo ngjyrime fetare. Mund të them me krenari se ia dolëm që të mbanim larg çfarëdo përpjekje e ideologji fetare apo luftëtarë fetarë për të depërtuar në radhët e UÇK-së. Asnjëherë, në asnjë rrethanë, asnjë fundamentalist islam nuk është lejuar të bëhet pjesëtar i UÇK-së.
Jam krenar të them se gjatë gjithë luftës, në vitet 1998 dhe 1999, as edhe një objekt fetar apo kulturor ortodoks serb nuk është prekur.
E PESTA: Ne kërkonim pavarësinë e Kosovës si një kompromis. Disa shqiptarë kërkonin për të bashkuar të gjithë shqiptarët në një shtet. S erbia donte vetëm të kishte Kosovën brenda Serbisë, pa i dhënë të drejtën popullit tonë për të zgjedhur fatin e tij. Kompromisi – si zgjidhje e mesme – ishte Kosova e pavarur. As bashkimi me Shqipërinë dhe as me Serbinë.
Ky ishte rezultati më i mirë i mundshëm për ne dhe për të gjithë.Kjo u shndërrua shumë shpejt në qëllimin e negociatave politike që i udhëhoqa nëRambuje, më 1999 në Paris, më 2006 dhe 2007 në Vjenë dhe në 4 vitet e fundit në Bruksel.
I përmenda këto pesë pika,sepse dua të jem i qartë se nga dita e parë e aktivitetit tim në jetën politike – së pari si një udhëheqës studentor, pastaj si udhëheqës politik i UÇK-së, më pas si udhëheqës i opozitës, e më vonë si kryeministër dhe tani si një President i ardhshëm, jam dhe do të mbetem krenar që kemi arritur qëllimet tona duke respektuar parimet tona.
Mund të citoj Tim Judah, gazetar nga “The Economist”, i cili kishte thënë se UÇK-ja ishte “lëvizja më e suksesshme guerile në historinë bashkëkohore”.
Ne arritëm ta çlirojmë Kosovën me ndihmën e NATO-s, me ndihmën e Evropës dhe të SHBA-së.
Ne ia dolëm që ta bëjmë Kosovën shtet të pavarur.
Tani ne kemi para vetes qëllimet përfundimtare: të bashkohemi me BE-në dhe NATO-n në të ardhmen, sa më shpejt të jetë e mundur.
Kjo pasqyron konsensusin tonë të tretë shtetëror, pas arritjes së lirisë dhe pavarësisë.
Kosova e pavarur tashmëështë pjesë e zgjidhjes për paqe në Ballkanin si një tërësi.
Ne nuk po importojmë më forca të sigurisë për të sjellë stabilitet.
Ne tani po eksportojnë nisma për paqe dhe dialog si një kontribut për zgjidhje afatgjata dhe për integrimin evropian të Kosovës, Serbisë dhe të gjitha shteteve të tjera në Ballkan.
Pasi shpallëm pavarësinë më 2008, Serbia u përpoq të bllokonte njohjen e subjektivitet tonë ndërkombëtar duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).
Në GJND, Serbia argumentoi kundër Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ne argumentuam të kundërtën dhe dolëm fitues.
GJND-ja vendosi se Kosova kishte të drejtë dhe se shpallja e pavarësisë sonë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Kosova tani njihet nga 111 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Ne jemi anëtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Ne sot jemi edhe një shtet olimpik dhe, këtë verë, Kosova, për herë të parë në histori, do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio, nën flamurin e saj shtetëror.
Këtë vit ne gjithashtu kemi arritur një marrëveshje historike me Bashkimin Evropian. Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me BE-në, si një marrëveshje e parë formale mes shtetit të Kosovës dhe BE-së.
Më 2010, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu opinionin e GJND-së dhe e udhëzoi BE-në për të nisur një dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Baronesha Ashton nisi dhe lehtësoi këtë dialog, fillimisht si një dialog teknik dhe më pas si një dialog politik.
Nuk ishte e lehtë për Kosovën që të bisedonte me ish-armiqtë e saj pa marrë nga këta të fundit kërkimfaljen për krimet e luftës që shteti serb kishte kryer, pa kërkimfaljen për spastrimin etnik.
Nuk ishte e lehtë për liderët serbë të takoheshin me mua, drejtuesin politik të UÇK-së.
Ashtu siç nuk ka qenë e lehtë për Mandelën dhe de Klerkun të takoheshin, por edhe shumë raste të tjera në histori.
Por, ata ia dolën. Ata e bënë atë për një të ardhme më të mirë për shtetin e tyre.
Nuk ishte e lehtë për ne, Kosovën dhe Serbinë, por ne duhej të punonim së bashku, sepse qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë u duhej normalizim.
Kisha detyrë para qytetarëve të Kosovës për të punuar për një perspektivë të re evropiane dhe për kompromise konstruktive.
Ne u takuam mbi 25 herë dhe kam kaluar më shumë se 200 orë me kryministratVuçiq dhe Daçiq.
Në takimin e parë, me Daçiqin, ne u ulëm 3 metra nga njëri-tjetri. Pa shtrëngim duarsh, vetëm shikonim nga njëri-tjetri. Vetëm pas një kohë, pas një frymëmarrjeje të thellë, arritëm të shtrëngonim duart.
Fjalia e parë nga Daçiq ishte: “Për vite, ne donim të të vrisnim”.
Unë iu përgjigja: “Ne nuk jemi këtu për të qarë për të kaluarën, por për të biseduar për të ardhmen”.
Megjithatë, së shpejti, arritëm të ndërtojmë një dialog konstruktiv.
Ne duhej të fillonim nga zeroja për shumë çështje: për të njohur dip lomat universitare, për të njohur kartat e identitetit, për të njohur të dhënat kadastrale.
Në fund, nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit për normalizimin, në prill 2013.
Ne vendosëm të mos bllokonim njëra-tjetrën në integrimin evropian dhe të hiqnim strukturat paralele ilegale serbe në Kosovë.
Ne u pajtuam se në Kosovë ekziston vetëm një ligj – ligji i Kosovës – dhe vetëm një Kushtetutë – Kushtetuta e Kosovës.
Kjo ishte hera e parë që Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në kohë paqeje – për herë të parë në histori ne përdorëm dialogun dhe jo armët.
Pas 100 viteve të armiqësisë dhe konfrontimit.
Kjo është një marrëveshje e rëndës ishme qëështë shembull për republikat e tjera në Ballkanin Perëndimor.
Pas 70 vjetësh, një kryeministër i Shqipërisë vizitoi Beogradin dhe një kryeministër i Serbisë vizitoi Tiranën disa muaj më pas.
Jam ftuar në një ngjarje të organizuar nga kryeministri Rama për kryeministrin Vuçiq.
Pa Marrëveshjen e Brukselit – ata të dy u pajtuan – nuk do të mund të kishte as normalizim ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.
Marrëveshja e Brukselit mund të përdoret sot si model edhe për çështje të tjera të hapura, të tilla si kontesti rreth emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Si Kosovë, ne duam të shohim Maqedoninë në NATO.
Marrëveshja e Brukselit gjithashtu ka ndihmuar kancelarenMerkel për të nisur “Procesin e Berlinit”, në kuadër tëtë cilit të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord që të jenë të barabarta dhe të bashkëpunojnë në sektorët e infrastrukturës, energjisë dhe në fusha të tjera ekonomike.
A është Marrëveshja e Brukselit marrëveshja përfundimtare dhe hapi i fundit drejt paqes?
Jo, nuk është.
Më lejoni të jem i qartë.
Më shumë punë duhet bërë.
Një shekull konflikti nuk mund të zgjidhet në një vit të dialogut. Dialogu duhet të jetë i përhershëm dhe duhet të jemi të guximshëm.
Në Kosovë, disa parti politike nuk e pëlqejnë Marrëveshjen e Brukselit dhe ato po protestojnë në Kuvend dhe në rrugë kundër dialogut me Beogradin.
Edhe në Serbi ka kundërshtarë të dialogut me Kosovën, të tillë si Shesheli dhe disa nacionalistë të tjerë. Dhe Qeveriae Serbisë nganjëherë nuk respekton frymën e marrëveshjes.
Vitin që shkoi, Qeveria e Serbisë nisi një fushatë shumë negative kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe ata ende po përpiqen për të na penguar që të bëhemi anëtarë të organizatave të tjera ndërkombëtare.
Por, unë jam i bindur se kjo përbën një nacionalizëm afatshkurtër për përfitime afatshkurtra politike për Serbinë dhe vetëm për Serbinë.
Ne duhet të përqendrohemi në bashkëpunim afatgjatë dhe dialog dhe në dobitë që do të gjenerohen për të gjitha shtetet në rajonin tonë.
Tani që jam bërë President i sapozgjedhur i Kosovës, propozoj katër elemente të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë për të krijuar një kornizë të përhershme për paqe.
Kjo kornizë mbështetet në fuqinë gravituese të Brukselit.
Serbia dhe Kosova duan të jenë pjesë e BE-së dhe kjo siguron mjete përmes së cilave mund të vendosim paqe dhe bashkëpunim:
Pika e parë: Duhet të kontribuojmë ndjeshëm dhe në mënyrë konstruktive në shqetësimet me të cilat përballet Evropa. Ballkani nuk është më në fokus tëtë gjithë të tjerëve. Në fqinjësinë tonë, emigrimi është një problem, ekstremizmi fetar është një problem.
Ka probleme në Paris, në Berlin, në Hagë.
Pra, Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për të dhënë një kontribut real ndaj problemeve evropiane.
Ne duhet të punojmë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Duhet të punojmë shumë për të mposhtur rrjetet terroriste dhe ISIS-in në shtetet tona. Gjithashtu duhet të jemi të vëmendshëm përballë përfshirjes ruse. Serbia ende mirëpret një rol të Rusisë. Por, unë mendoj – DHE JAM I SIGURT – se Serbia në të ardhmen do të kthehet nga NATO dhe BE-ja më shumë sesa nga Rusia, sepse ajo është e rrethuar nga NATO-ja dhe BE-ja.
Ç’është e vërteta, nuk ka të ardhme për Serbinë jashtë bashkëpunimit euroatlantik dhe ne duhet të punojmë së bashku për të ndihmuar në integrimin e rajonit tonë.
Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të bëhet pjesë e INTERPOL-it. Ne duhet gjithashtu, në të ardhmen, t’i bashkohemi programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.
Pika e dytë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë marrëveshje afatgjata që do të na ndihmojnë të përqendrohemi në ekonomitë tona, në vendet e reja të punës, jo vetëm në dialog. Dialogu nuk është i mirë nëse ai merr tepër shumë kohë, ose shkakton shumë emocione për të kaluarën. Ne duhet të gjejmë zgjidhje për 5 vitet e ardhshme dhe jo vetëm për 5 muajt e ardhshëm. Serbia duhet të pranojë Kosovën si fqinj dhe nuk duhet të kundërshtojë Kosovën në integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.
Pra, ne duhet të bëjmë kompromise që na lejojnë të mendojmëpër të ardhmen dhe të kthehemi nga e ardhmja, Serbia duhet të hapë kapituj të negociatave me BE-në. Kosova duhet të bëhet vend ka ndidat për anëtarësim në BE.
Dikush mund të thotë se dialogu duhet të përdoret si një shkop kundër Kosovës dhe Serbisë.
Unë them se zbatimi i marrëveshjeve është karota dhe shkopi për të dy shtetet.
Kush i zbaton marrëveshjet, ec përpara. Kush nuk i zbaton, ngel prapa dhe paguan çmimin.
Pika e tretë: Ne duhet të punojmë në një kontekst rajonal dhe të gjejmë zgjidhje që përfshijnë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje ndaj problemeve bilaterale. Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë pajtimin, atëherë Bosnje e Hercegovina mund të bashkëpunojë më Kosovën pa probleme nga udhëheqësit e “Republika Srpska”-s. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është i mirëpritur në Kosovë dhe kjo nënkupton më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Kjo e bën rajonin më të sigurt për të ecur përpara dhe për t’u bashkuar me komunitetin euroatlantik.
Qëndroj krenar që vitin që shkoi nënshkrova marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Presidenti Obama me të drejtë e quajti atë një marrëveshje historike. Sërish, jo të gjithë në Prishtinë më duartrokitën për këtë. Por, ne jemi liderë, jemi këtu për të marrë vendime të vështirë, por të drejta.
Prandaj, ne duhet të vazhdojmë me Procesin e Berlinit dhe të kemi një konferencë të suksesshme në Paris këtë verë.
Por, BE-ja duhet të punojë me ne në projekte konkrete, sepse të bisedojmë nuk është e mjaftueshme. As premtimet nuk janë të mjaftueshme.
Kosova nuk mund të mbahet e izoluar. Ne kemi nevojë për liberaliz im e vizave sot. Kishim dje dhe jo nesër.
Projektet konkrete në infrastrukturën rrugore dhe në fushën e energjisë janë jetike.
Ne duhet të lidhim dhe të integrojmë rajonin dhe të përgatisim atë për integrim në BE në të ardhmen.
Pika e katërt: Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në sundimin e së drejtës dhe në sjelljen e drejtësisë për viktimat. Kosova ka vendosur dhomat speciale – një gjykatë speciale e Kosovës me ligjet e Kosovës, por e cila do të vendoset në Hagë. Shumë akuza janë publikuar në të ashtuquajturin raportin e DikMartit dhe tani Kosova po jetëson një proces shumë transparent dhe ndërkombëtar gjyqësor për të vendosur të vërtetën. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur.
Gjykata Speciale përbën një mundësi dhe një përparësi për Ko sovën dhe jo një dënim. Unë udhëhoqa procesin e krijimit të kësaj gjykate në Qeverinë e Kosovës dhe në Kuvendin e Kosovës. Kosova gjithmonë ka pasur bashkëpunim të plotë me drejtësinë ndërkombëtare. Ne nuk mund të vazhdojmë të shpërfillim akuzat thjesht, sepse ne duhet të heqim çdo dyshim mbi emrin e UÇK-së.
Nuk më pëlqen fakti se Kosova është i vetmi vend që duhet bërë këtë dhe shpresoj se Serbia gjithashtu do të detyrohet të përballet me akuzat për gjenocid që vijnë si rezultat i akteve të politikanëve dhe ushtarakëve serbë në Kosovë.
Ne do të punojmë me gjykatat ndërkombëtare për të treguar se viktimat nuk janë harruar. Asnjë viktimë kurrë nuk duhet të harrohet. Por, gjithashtu, nuk duhet të harrohen edhe të gjithë kriminelët që kanë bërë krime. Krimet e luftës nuk janë brenga jonë e vetme.
Kjo është një çështje e vjetër, por sfida jona e re është se si të përballemi me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të dyja këto fenomene ekzistojnë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe kriminelët dhe njerëzit e korruptuar bashkëpunojnë në të gjitha shtetet ballkanike.
Pra, çdo e ardhme për Ballkanin në BE duhet të bazohet në reforma të thella dhe strukturore të projektuara për të konfirmuar dhe për të përforcuar sundimin e së drejtës.
Unë do të mbetem i përkushtuar në këto 4 pika si President i Kosovës dhe shpresoj se do të na ndihmoni për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ballkan.