VOAL

VOAL

Albin Kurti thotë të vërtetën e ndarjes nga AAK (video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar arsyet pse është ndarë blloku opozitar. Kurti në një intervistë për zërin ka treguar disa nga arsyet pse nuk ka funksionuar blloku opozitar, ai gjithashtu ka folur për partinë e Ramush Haradinajt si dhe pretendimet e AAK-së për rrëzimin e qeverisë.

Në intervistë Kurti gjithashtu thotë se mungesa e parimeve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë që ajo të shkëputet nga VV-ja.

Për më shumë shikoni një pjesë të intervistës së Albin Kurtit ku ndër të tjera ai fol edhe për listën e përbashkët opozitare për zgjedhjet e parakohshme.

Sot pritet vendimi rreth kërkesës së prokurorisë për Azem Sylën

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të vendos sot në lidhje me kërkesën e prokurorisë që ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, të mbahet në paraburgim prej 30 ditësh.

Syla po dyshohet për krim të organizuar, tjetërsim të pronave, shpëlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve.

Deri më tani, lidhur me këtë rast, janë arrestuar gjashtë persona, të cilëve u është caktuar masa 30 ditë paraburgim. Ish-deputeti Azem Syla u është dorëzuar dje autoriteteve të rendit dhe drejtësisë në Kosovë.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se hetimet e rastit “Syla” kanë të bëjnë me një grup të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv nga viti 2006 e deri më tani, i përbërë nga qytetarë nga Kosova dhe nga Serbia, i kryesuar nga Azem Syla. Ky i fundit deri më tani ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga organet e drejtësisë është thënë se anëtarët e këtij grupi kanë bashkëpunuar, secili me një rol të veçantë, për të privuar Kosovën nga pronat shoqërore në një vlerë përafërsisht prej 30 milionë eurosh. rel

Takimet biznesore të Azem Sylës në picerinë “Fluri” – Nga Vehbi Kajtazi

Florim Prapashtica i ka parë të gjitha takimet e Azem Sylës me anëtarët e grupit të tij. Ai është pronar i picerisë “Fluri” që ndodhet përballë Fakultetit Teknik në Prishtinë. Ai i ka dhënë një përshkrim të hollësishëm Prokurorisë për aktivitetet e Azem Sylës, Shaban Sylës, Shpresim Ukës, Nazim Bllacës, Fahredin Gashit e Driton Hajdarit. Grupi i Azem Sylës është përshkruar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si familje.

Azem Syla përshkruhet se si ulej në qoshe në picerisë “Fluri”. Askush nuk guxonte t’i afrohej nëse nuk ishte i ftuar.

Anëtarët e grupit uleshin një nga një në tavolinë për t’i raportuar për biznesin milionësh të tokave. Secili që do të ulej në takim me Azem Sylën, së pari duhej të legjitimohej nga shoferi i tij, Arton Vila.

Telefonat, çelësat e gjësendet tjera mblidheshin nga Arton Vila, futeshin në një çantë dhe largoheshin prej tavolinës. Kjo ishte si masë parandaluese e incizimit të bisedave.

Florim Prapashtica i ka parë të gjitha takimet e Azem Sylës me anëtarët e grupit të tij. Ai është pronar i picerisë “Fluri” që ndodhet përballë Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Prapashtica është dëshmitari kyç kundër Azem Sylës. Ai i ka dhënë një përshkrim të hollësishëm Prokurorisë për aktivitetet e Azem Sylës, Shaban Sylës, Shpresim Ukës, Nazim Bllacës, Fahredin Gashit e Driton Hajdarit.

Grupi i Azem Sylës është përshkruar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si familje.

“Azem Syla, i njohur si Daja, është kreu i familjes dhe ka qenë udhëheqësi kulmor i këtij grupi kriminal të organizuar për shumë vite”, shkruan në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për ish-deputetin Syla.

Dosjen hetimore e ka siguruar Insajderi.

“Aktivitetet e grupit të organizuar kriminal janë të lidhur me biznesin e tokave. Shpresim Uka dhe Shaban Syla janë anëtarët të lartë dhe bashkëthemelues të pjesës së grupit që merret me toka”, pretendon Prokuroria.

Syla dyshohet se ka siguruar financat fillestare për grupin. Fahredin Gashi dhe Nazim Bllaca përshkruhen si anëtarë të rangut të lartë të këtij grupi të përfshirë në nivelin që ishte drejtpërdrejtë nën Shpresim Ukën dhe Shaban Sylën.

“Shpresim Uka dhe Shaban Syla i kanë thënë Nazim Bllacës së paratë për të financuar biznesin e tokave kishin ardhur nga Azem Syla – fillimisht 50 mijë euro dhe pas kësaj janë përmendur shuma tjera të mëdha parash”, pretendon Prokuroria.

Dëshmitari tjetër, Fatmir Prapashtica, ka konfirmuar se Azem Syla ishte përgjegjësi kryesor i grupit. Prapashtica ka thënë se Azem Syla ishte në dijeni për biznesin e tokave dhe mbante të tjerët nën kontroll, por nuk përzihej në dokumente dhe çmime.

Prokuroria thekson se Shaban Syla ishte personi kyç në lidhjet me biznesin e tokave, por që të dy, Shaban Syla dhe Shpresim Uka, ishin figura udhëheqëse në këtë grup. Fatmir Prapashtica ka thënë se pasi që biznesi i tokave filloi, Shaban Syla u bë i pasur.

Prokuroria ka thënë se Nazim Bllaca ishte përgjegjës për shitjen dhe njerëz tjerë të cilët ishin të njoftuar mbi biznesin e tregtimit të tokave ishin të përfshirë në këtë biznes.

“Takimet e rregullta të grupit mbaheshin në picerinë ‘Fluri’, në pronësi të Fatmir Prapashticës në Bregun e Diellit, përballë Fakultetit Teknik. Azem Syla ulej në një qoshe dhe kohë pas kohe i ftonte anëtarët e grupit një nga një në tavolinën e tij duke kërkuar për ta njoftuar për të rejat.

Dëshmitari Fatmir Prapashtica ka thënë se ka qenë e pamundur që dikush të ulej në tavolinën e Azem Sylës pa qenë i ftuar prej tij.

“Kur një person është thirrur për të biseduar me Azem Sylën, Syla e ka thirrur Arton Vilën, shoferin, duke ia dorëzuar çantën e tij dhe telefonat si dhe telefonat e njerëzve tjerë të cilët do të uleshin në një qoshe ose pranë banakut”, pretendon Prokuroria.

Prokuroria thotë se anëtarët e grupit diskutonin në picerinë e Prapashticës në mënyrë të hapur dhe lirshëm. Dëshmitari i kishte parë anëtarët e grupit duke diskutuar dhe duke përgatitur dokumentacionin që duhet të dorëzohej në Gjykatën Komunale dhe në Zyrën Kadastrale. Ai deklaroi se toka ishte në Llapnasellë dhe Çagllavicë dhe se ajo kishte qenë e serbëve.

Prapashtica kishte parë shumë dokumente në gjuhën serbe përfshirë vendimet gjyqësore.

Driton Hajdari është anëtar i grupit i cili qëndron në një nivel më të ulët në hierarkinë gjatë aktiviteteve të cilat janë hetuar. Ai ka njohuri të plotë mbi aktivitetet e grupit, duke qenë i pranishëm në takimet e rregullta në picerinë “Fluri”.

“Ai ka ndjekur urdhrat e grupit sa herë i janë dhënë. Mori pjesë nga fitimet e grupit. Driton Hajdari ishte gjithashtu i përfshirë në administrimin e takimeve të frikësimit në rast se ato ishin të nevojshme”, pretendon Prokuroria.

Azem Syla i ka mohuar të gjitha këto pretendime. Ndërkohë, po mbahet një seancë për caktimin e paraburgimit. Prokuroria ka kërkuar 30 ditë si masë të nevojshme për të mos pasur ndikim në proces hetimor dhe në dëshmitarë.

Insajderi sjell ndërkohë detaje të transaksioneve, të ryshfeteve dhe pagesave milionëshe. Do të shihni se si janë korruptuar zyrtarët e Gjykatës dhe të AKM-së./Insajderi.com

Tre deputetët e PDK-së që i mori sivjet drejtësia – Nga Vehbi Kajtazi

Latif Gashi, Rrustem Mustafa, humbën mandatet në muajin shkurt të këtij viti, si pasojë e dënimeve për veprën penale të krimeve të luftës. Dorëheqje nga pozita e deputetit “për ti hapur rrugë drejtësisë” dha të enjten edhe ish-komandanti i tyre, deputeti Azem Syla.

Tre deputetë të fuqishëm ia ka marrë drejtësia sivjet, Partisë Demokratike të Kosovës.

Latif Gashi, Rrustem Mustafa e Azem Syla lanë ulëset e kuvendit për shkak të veprimeve të tyre kriminale.

Gashi e Mustafa, humbën mandatet e deputetit në muajin shkurt të këtij viti, si pasojë e dënimeve për veprën penale të krimeve të luftës. Latif Gashi, madje shkoi në vuajtje të dënimit.

Këta ish-deputetë të z Llapit, kanë qenë eprorë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atë zonë.

Dorëheqje nga pozita e deputetit “për ti hapur rrugë drejtësisë” dha të enjten edhe ish-komandanti i tyre, deputeti Azem Syla.

I dyshuari se ka drejtuar një grup të madh kriminal të përbërë kryesisht nga njerëz të dënuar për vrasje në rastin e Nazim Bllacës, ka thënë se ndjehet i pastër. Nga arratia ka lëshuar një deklaratë me të cilën thotë se nuk është më deputet.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë institucionale, nga të qenit deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Syla.

“Hetimi i filluar ndaj meje është padrejtësi, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punoj pa ndikime”.

Humbjen e tre deputetëve me peshë, PDK-ja po e sheh si humbje të vogël. Sekretari i kësaj partie, Basri Musmurati, i ka thënë Insajderit se PDK-ja nuk ka frikë as nga humbje tjera të mundshme të figurave për shkak të hetimeve e dënimeve.

“Tash, edhe vetëm një njeri dhe një votë e dëmton pak subjektin politik. Por na jemi subjekt i madh, i organizuar mirë dhe nuk besoj se kjo do të hetohet në votën e përgjithshme të partisë”, ka thënë Musmurati.

Ai thotë se këta deputetë kanë humbur mandatet jo për shkak të shkeljeve statutare apo ligjore në kuadër të partisë, por për shkak të veprave penale të kryera në mënyrë individuale.

“Ne nuk frikohemi për këtë punë, por kushdo që në mënyrë individuale shkel ligjin, merret me çfarëdo vepre që është e dënueshme, është problem i tij dhe sigurisht që në momentin që kjo do të ndodh, të gjithë ata do ta humbin pozitën e tyre”, ka thënë Musmurati.

Musmurati ka thënë se në kohën kur po bëhet trazicioni i kreut të PDK-së, ka zëra politikë se në struktura të subjektit  dhe të institucioneve, nuk do të ketë njerëz që kanë rënë në kundërshtim më ligjin.

“Ata që kanë bo vepra penale, kjo s’ka diskutim që do të largohen”.

Largimi i deputetëve të dënuar nga Kuvendi ishte përshëndetur nga ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell

“Me vjen mirë që më në fund, Kuvendi e largoi një nga deputetët e dënuar për krime lufte. As Kuvendi, as zyra publike, e as liria nuk janë vendi i duhur për njerëzit e dënuar për krime të rënda. Vendi i duhur është burgu”, kishte thënë ambasadori O’Connell./Insajderi.com

Çollaku: Ndalimi i flamurit të Kosovës nga EBU është fyerje

 Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku ka reaguar ndaj vendimit të EBU-së për ndalimin e flamurit të Kosovës në Eurovizion duke e quajtur fyes një vendim të tillë.

Madje ministri Çollaku ia ka kujtuar EBU-së rezolutat e shumta të Parlamentit Evropian ku bëhet thirrje për përfshirjen e Kosovës në Eurovizion.

Për këtë, sot gjatë ditës EBU ka kërkuar falje duke thënë se ndalesa kishte natyra të ndryshme. Dhe se sipas tyre dokumenti me flamujt e ndaluar nuk është dashur të bëhej publik.

Të enjten mbrëma është publikuar rregullorja  e ‘Eurosongut’ të publikuar nga bordi i festivalit i cili vepron nën drejtimin e Unionit Evropian të Transmetuesve Publik (EBU)./lajmi.net

Foto: Azem Syla gjatë arrestimit

Voal – Azem Syla, deputet i PD, i akuzuar për krim të organizuar në pranga. Thuhet se arrestimi i tij është bërë të mërkurën.  Azem Sylen  dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro. Arrestimi i Sylës është bërë nga EULEX-

azem syla i arrestum

Mbyllet rasti i Sejdi Thaçit – nuk është person i zhdukur i luftës

Foto nga Arkivi – Aktivitet kushtuar personave të zhdukur të luftës

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatave Familjare, ka pritur sot në takim Sejdi Thaçin, i evidentuar si person i zhdukur, dhe anëtarë të tjerë të familjes së Sejdi Thaçit, që ishin edhe iniciues në evidentimin apo hapjen e rastit të tij si person i zhdukur.

“Në bazë të deklaratave zyrtare, familja nuk ka ditur për fatin dhe vendndodhjen e Sejdi Thaçit, nga data 6 janar 1999 deri më 17 prill 2016, kur ai është u kthyer i gjallë në familje”, thuhet në komunikatën për media të Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në bazë të të dhënave të prezantuara, gjatë takimit, nga vet Sejdi Thaçi, ai është larguar nga Kosova, në janar të vitit 1999, mirëpo jo në mënyrë të dhunshme, por gjithnjë sipas vullnetit të tij, për të jetuar për këto 17 vite në Serbi.

“Në respektim të procedurave ligjore në fuqi, rasti i Sejdi Thaçit, i evidentuar si person i zhdukur që në vitet e para të pasluftës, tek institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, tashmë zyrtarisht është i mbyllur”, vijon komunikata.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur siguron familjarët e personave të zhdukur, që bashkërisht do të vazhdohet me angazhimin dhe përpjekjet për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes edhe të 1665 personave të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 – 1999, në Kosovë.

Po ashtu, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh mirënjohjen më të lartë për familjet e personave të zhdukur për mirëkuptimin e treguar gjatë trajtimit të këtij rasti. rel

EBU kërkon falje për fyerjen që shkaktoi me vendimin për flamurin e Kosovës

Si duket EBU është “dorëzuar” pas reagimeve të shumta që kanë ardhur pas publikimit të listës së shteteve ku ishin ndaluar disa nga flamujt e në mesin e tyre ishte ai i Kosovës.

Në një përgjijge për Magazina.al, menaxheri për komunikim me media nga Eurovisioni, Paul Jordan, ka thënë se lista tashmë është tërhequr dhe se do të krijohet një listë e re e cila do të specifikoj edhe arsyen e ndalimit të flamujve, duke kërkuar falje për të gjithë ata qe janë ndier të fyer nga kjo listë.

“Organizatorët kuptojnë dhe pranojnë ndjeshmërinë e paraqitur në përzgjedhjen e flamujve të organizatave dhe territoreve, secili prej tyre të natyrës shumë të ndryshme. Organizatorët kërkoj falje për të gjithë ata që ndihet i fyer nga kjo listë”, ka thënë Jordan.

Ai më tej ka thënë se  EBU ka kërkuar nga “Arena Globe” dhe AXS që menjëherë të largojë dokumentin që përfshin listen me flamuj.

Dokumenti zyrtar dhe përfundimtar i politikës per flamurin do të publikohen në faqen zyrtare, Eurovision.tv, sot më vonë, së bashku me një shpjegim të plotë”, ka thënë Jordan.

Siç dihet, pas publikimit të kësaj liste reaguan shumë institucione në Kosovës si Radiotelevizioni i Kosovës, ndërsa ky vendim ishte konsideruar si fyerje edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Jeton Thaqi reagon ashpër kundër Alma Lames

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alma Lama ka deklaruar se krishterimi ndër shqiptarë është përhapur me shpatë dhe më dhunë. Kundër kësaj deklarate ka reaguar prifti kosovar Jeton Thaqi.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se deputetja nga LDK-ja, Alma Lama duhet të kërkojë falje popullit dhe të vërtetës historike.

“Zonja Alma Lama thote se krishterimi nder shqiptar eshte perhapur me shpate dhe me dhune. Kete deklarate mund ta degjoni pas minutit 12 dhe te konfirmuar tek minutat 34 ne emisionin Target.Le t’i kerkoje falje popullit dhe te vertetes historike, pasi qe eshte perfaqesuese e popullit”, ka shkruar Thaqi.

jthq

FOTOT nga momenti i dorëzimit të Azem Sylës në polici

Deputeti Azem Syla i është dorëzuar sot policisë.

Ai është sjellë nga autoritetet e sigurisë në Stacionin policor në qendër.

Gazeta Express ka siguruar disa foto të momentit të dorëzimit të deputetit të PDK-së te autoritetet policore.

fotomom2fotomom3fotomom4

Azem Syla arrestohet nga EULEX-i

Azem Syla është tashmë në dorën e EULEX-it. Ai është arrestuar para pak minutash.

Deputeti Syla është duke u dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të gazetës “Zeri”.

Azem Sylen  dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro, përcjell “zeri.info”

Po ashtu Syla dyshohet se ka të bëjë me rastin e tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.

Donika Gërvalla-Schwarz: Ik një horr, e eja një tjetër… Quo vadis Kosova…

 

Voal – Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja do të jetë deputeti i Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Azem Sylës nga mandati i tij si deputet.

Sipas rezultateve zyrtare në KQZ, mandati i deputeti duhet të kalojë te Shukri Buja, i cili ka garuar me numrin 80 dhe ka marrë 8,224 vota.

Shukri Buja më 30 dhjetor të 2015-s është dënuar me 4 muaj burgim me kusht dhe 2000 euro gjobë, pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.

Azem Syla, në anën tjetër, ka dhënë dorëheqje pasi po hetohet si udhëheqës i një grupi të krimit të organizuar në lidhje me shpronësimin e disa pronave.

Buja ka qenë komandant i Zonës Operative të Nerodimës gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pas luftës ai ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. Në vitin 2007 ai ka garuar për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, duke fituar dhe duke e mbajtur këtë mandate deri në vitin 2013, kur pas zgjedhjeve lokale e ka humbur garën përball Imri Ahmetit të LDK-së.

Për këtë kalim të mandatit të deputetit nga Azem Syla tek Shukri Buja, një i akuzuar për krim të organizuar tjetri i dënuar për mashtrim ndaj shtetit, sepse nuk e deklaron dhe e fsheh pasurinë, që nuk i dihet burimi se si e ka bërë, reagon Donika Gërvalla Schwarz në rrjetin social e cila shkruan:

“Ik një horr, e eja një tjetër… Quo vadis Kosova…”, bën një pyetje retorike Donika Gërvalla Schwarz.

 

Kadri Veseli entusiazmohet nga Azem Syla

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përgëzuar deputetin e PDK-së, Azem Syla për dorëheqjes e tij nga posti i deputetit.

Sipas Veselit, ky është një akt fisnik të cilin duhet ta ndjekin të gjithë, akt të cilin ai e quajti një precedent të ri të qytetarisë dhe përgjegjësisë publike që duhet të shërbejë si standard dhe model për të gjithë ata që gjenden në rrethana të ngjashme. /Zëri/

Postimi i plotë i Veselit:

Përshëndes dhe përgëzoj deputetin e Kuvendit te Kosoves, z. Azem Syla, për aktin fisnik të dhënies së dorëheqjes prej mandatit të deputetit për ti hapur plotësisht rrugën organeve të drejtësisë në procesin e zbardhjes dhe trajtimit të çështjes së hapur ndaj tij.

Me këtë veprim ai po vendos një precedent të ri të qytetarisë dhe përgjegjësisë publike që duhet të shërbejë si standard dhe model për të gjithë ata që gjenden në rrethana të ngjashme.

Prandaj unë inkurajoj të tjerë aktorë politikë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, që gjenden para akuzave apo kanë çështje të tilla të hapura me drejtësinë, që të ndjekin rrugën e njëjtë dhe të tërhiqen nga detyrat e rëndësishme që kanë në mënyrë që ta lënë drejtësinë sa më të lirë në përmbushjen e detyrës së vetë.

Azem Syla nga arratia: Jap dorëheqje nga posti i deputetit, për t’i hapur rrugë drejtësisë

Deputeti i deritashëm i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëhqeje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale.

Pa treguar vendin se ku ndodhet, ai nëpërmjet një deklarate dërguar redaksisë së lajmi.net, ka bërë të ditur se kjo dorëheqje është e parevokueshme.

Më poshtë ju sjellim deklaratën e plotë të deputetit Azem Syla, i cili sipas organeve të hetuesisë, dyshohet  se është i përfshirë  në vepra të ndryshme penale, që kanë të bëjnë me tjetërsim të pronës publike.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë instutucionale, nga të qenurit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosvës.

Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundesi drejtesisë të punojë pa ndikime.

Me respekt

Azem Syla

Tahiri: Serbia po e shkel Marrëveshjen për Kodin telefonik

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri priti sot në takim ambasadorin e Suedisë jo rezident për Kosovë, Mats Staffansson, i cili shoqërohej edhe nga shefi i misionit të Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, me të cilët ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale, situatën politike në vend dhe rajon si dhe për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.

Ministrja Tahiri e falënderoi ambasadorin Staffansson për përkrahjen e veçantë të Suedisë për reformat evropiane me ç ‘rast shprehu falënderime për mbështetjen e Kosovës për MSA-në dhe për liberalizimin e vizave.

Ajo tha se heqja e vizave shpejt është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, por nënvizoi se duhet vërtetë të ndodh sepse Kosova e meriton.

Ministrja Tahiri foli për progresin në Kosovë dhe reformat evropiane që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës për forcimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Sa i përket, dialogut të Brukselit ajo akuzoi Serbinë për shkeljen e marrëveshjes për kodin telefonik për Kosovën dhe për çështjet e energjisë, duke thënë se këto tema janë pesë vjet në bisedime dhe Bashkimi Evropian duhet të jetë më energjik për të shtyrë përpara zbatimin e tyre.

Ministrja Tahiri konstatoi edhe njëherë se Kosova ka dëshmuar seriozitet në këtë proces duke zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani sidomos për shuarjen e strukturave paralele në polici, “mbrojtjen civile” drejtësi, dhe përmbushjen e obligimeve zbatuese për telekomin dhe energjinë etj.

Nga ana e tij, ambasadori Staffansson vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën, ku dhe konfirmoi përkrahjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën sidomos në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe përkrahjen për liberalizimin e vizave.

Ai theksoi se dialogu i Brukselit ndihmon Kosovën në integrimin evropian.

Azem Syla po e ‘negocion’ dorëzimin, EULEX-i nuk e konfirmon

PRISHTINË –  Edhe pse pritet që të kthehet sot në Kosovë, deputeti Azem Syla ka pasur kontakte me autoritetet pasditen e djeshme. Siç merr vesh, Syla do të paraqitet tek policia kufitare.

Depueteti Syla përvec që ia premtuar prokurorisë se do të kthehet, ai ka dërguar dje një letër përmes së cilës ka pemtuar se do të bashkëpunoj me prokurorinë.

Ndërkohë të pyetur nga “zeri.info” për kontakte me deputetin Sylam, misioni i EULEX-it ka thënë se nuk i komenton hetimet që janë duke vazhduar.

“Misioni nuk i komenton hetimet të cilat janë duke vazhduar” thuhet në përgjigjen e EULEX.

Azem Syla: Nuk ka asnjë fletëthirrje për mua nga organet e hetuesisë

Azem Syla, deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili sot ishte personi  më i përfolur në mediet e vendit, ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për të dëshmuar pafajësinë e tij.

Në një deklaratë të cilën Syla ua ka drejtuar mediave, ai tregon se deri ditën e djeshme (e martë 26 prill), ka qenë në Kosovë dhe ndaj tij nuk ka pasur asnjë fletëthirrje nga organet e hetuesisë.

Përveç kësaj, Syla thekson në këtë komunikatë se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me organet përkatëse.

Deputeti Syla deklaron se asnjë nga pretendimet e ngritura për korrupsion dhe keqpërdorime ndaj tij, nuk qëndrojnë  dhe këtë pastërti do ta dëshmojë shumë shpejte dhe para organeve të drejtësisë.

Deklarata e plotë e deputetit Azem Syla:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

– Me shqetësim të thellë kam marrë lajmin sot, për bastisjen e shtëpisë sime në orët e hershme të mëngjesit, nga policia e Eulexit dhe policia e Kosovës.

– Njoftoj opinionin e gjerë se unë deri ditën e djeshme kam qenë në Republikën e Kosovës, duke kryer te gjitha aktivitetet e mia publike si deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

– Unë nuk kam pasur asnjë fletëthirrje nga organet shtetërore dhe nuk kam qenë në dijeni se ka  qenë duke u zhvilluar ndonjë hetim ndaj meje.

– Prandaj unë qysh dje pasdite kam lëvizur jashtë vendit me një agjendë time personale.

– Vlen të theksohet se sot gjatë bastisjes së shtëpisë sime, unë kam qenë në kontakt përmes telefonit me organet kompetente që kanë marrë pjesë në bastisje, dhe kam shprehur gatishmërinë time për t’u kthyer në Kosovë dhe për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, në çdo kohë kur ata e shohin të nevojshme.

– Unë Azem Syla dua t’i garantoj familjarët e mi, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës, se asnjë nga pretendimet e ngritura ndaj meje, nuk qëndrojnë, janë të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija. Unë absolutisht jam i pastër, dhe kjo pastërti do të dëshmohet shumë shpejt nga organet e drejtësisë.

– Një jetë  të tërë ja kam kushtuar krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Republikës së Kosovës, prandaj jam i prirë fuqishëm të besoj në organet e drejtësisë së vendit tim.

Me respekt!

Azem Syla

Kumnova: Rasti i Sejdi Thaçit manipulim

Nysrete Kumnova kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave” e cila merret me kërimin për personat e pagjetur në Kosovë ka komentuar në Info Magazinë të Klan Kosovës rastin e kthimit të Sejdi Thaçit nga Serbia i figuruar në listat e të pagjeturve që prej 17 vitesh.

Kumnonva paraqitjen e Thaçit në këso forme dhe në këtë kohë të ndjeshme e ka parë si manipulim.

“Këtë e kam marr si manipulim, se si e gjetën këta njerëz që në këtë javë të veçantë të organizimeve të shfaqet ky person 80 vjeçar nga Serbia, menjëherë më kanë rrethuar shumë nëna gjakovare që iu mungojnë familjarët.”

“Personi tregon që nuk e ka kidnapuar askush, që ka punuar ka marr pension dhe tani është kthyer vullnetarisht,” ka thënë Kumnova, njofton Klan Kosova.

Kryetarja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” që e ka birin e zhdukur që 17 vjet, nuk është optimiste se dikush i gjallë është në Serbi  dhe bën thirrje të mos manipulohet me raste të tilla.

“Unë si nënë nuk pres që të ketë ndonjë të gjallë në Serbi, pasi Serbia nuk i ruan njerëzit e gjallë, mos të manipulohen familjarët.”

“Unë si nënë mund të mendoj që kjo është edhe çështje politike e Serbisë ose si manipulim për familjarët që të japin para të majme që t’i gjejnë të afërmit e tyre.”

“Jeta në ankth është shumë e vështirë,” ka thënë Kumnova, përcjellë Klan Kosova.

Rrëfimi i plotë i Sejdi Thaçit: Ja pse u largova nga Kosova e çfarë bëra në Serbi (Video)

Më 6 janar 1999, në Pejë, kishte ndodhur vrasja e disa të rinjve serbë në një diskotekë të qytetit. Policia serbe ia kishte hedhur fajin për vrasjen UÇK-së dhe për pasojë kishte ndërmarrë një mori reprezaljesh.

E vërteta e këtij rasti, i njohur si “Panda”, u mor vesh vetëm gjashtëmbëdhjetë vite më vonë, kur kryeministri serb Aleksander Vucic e tronditi opinionin serb, duke bërë të ditur se të rinjtë serbë i kishte ekzekutuar vetë policia serbe.

Po atë ditë ishte zhdukur edhe Sejdi Thaçi, nga fshati Zajm i Klinës. Ai ishte konsideruar i zhdukur, si edhe mijëra shqiptarë të tjerë. Mirëpo, para pak ditësh, për habinë e të gjithëve, ai u rikthye në vendlindje, gjallë e shëndoshë. Çfarë kishte ndodhur?

Lajmi i jashtëzakonshëm se Sejdi Thaçi u kthye pas 17 vitesh i gjallë nga burgjet serbe, rriti shpresat e shumë familjareve që kanë persona të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, pikërisht në ditën kur shënohet “Dita e të pagjeturve”.

Por, në fakt, del të jetë vetëm një mashtrim.

Sejdi Thaçi, një ditë pasi emri e historia e tij u shfaqën në opinion, ka rrëfyer për media se ai më 6 janar 1999 kishte shkuar vetë në Serbi, për të rregulluar disa dokumente për pension, pasi kishte punuar për 35 vite atje, para luftës.

Që nga ajo ditë, thotë të ketë mbetur rrugëve të Vojvodinës, pasi nuk kishte para e as kushte për t’u kthyer më te familja në Kosovë.

“Kam jetuar në disa banesa. Më kanë mbajte disa njerëz në banesat e tyre, sepse e dinin gjendjen që e kisha. S’kisha asnjë dinar me veti”, thotë ai.

Për rrugën që kishte marrë pikërisht në ditën kur në Pejë kishte ndodhur rasti famëkeq i njohur si “Panda”, thotë se nuk u kishte treguar fare familjes, që atëkohë qëndronin të strehuar pikërisht në këtë qytet, dhe afër lokalit ku kishte ndodhur ngjarja e 6 janarit 1999.

Rrëfimi i tij është tejet kundërthënës, porse herë-herë edhe sikur të ishte i mësuar përmendësh, ai përsërite të njëjtat gjëra.

Ndonëse pretendon se vazhdimisht ka dashur të kthehet në Kosovë, gjatë rrëfimit del se ai ka pasur kontakte me njerëz që disa herë kanë lëvizur nga Vojvodina e janë kthyer në Kosovë.

Fillimisht pohon se s’kishte arritur të takonte për 17 vjet asnjë shqiptar, por në fund të rrëfimit pranon se kishte njohur një person me emrin Bislim Bytyqi, nga Arllati, i cili kishte ndërruar jetë muaj më parë, e kufomën tij e kishte sjellë nga atje në Kosovë daja i tij.

Në Serbi rrëfen se ka jetuar si endacak, më pas ka punuar në një trafik ku fitonte shumë pak, e ka jetuar në shtëpi private tek disa familje të ndryshme. Por më vonë, thotë se ata që e mbanin në shtëpitë e tyre disa herë kishin provuar ta vrasin duke e helmuar, porse pretendon se ka arritur të shpëtojë duke u vetë mjekuar.

“Kam hekë shumë gjatë. Çuditna qysh jam gjallë”, rrëfen plaku i kthyer.

Kundërthënëse është edhe rruga e tij e kthimit. Fillimisht thotë se u kthye të dielën pas 10 ditësh rrugë, e më pas del se është kthyer para 10 ditëve dhe e ka bërë vetëm një ditë udhë.

Në nisje të rrëfimit tregon e një serb e solli me makinë deri në Kosovë, e më pas ndryshon deklaratën duke pretenduar se erdhi me autobus deri në Klinë.

Gjatë rrëfimit për media të cilin Gazeta Express ua sjell të plotë, më poshtë, disa herë kanë ndërhyrë familjaret e tij, me gjoja arsyetimin se plaku po i harron gjërat.

E edhe rrëfimi i familjareve, prapa kamerave ka qenë krejt ndryshe. Një familjar, në bisedë private me gazetën, pretendon se ai u kishte thënë se ka qenë në burg për gjithë këtë kohë, e kishte arritur të ikte pasi u la në sylah, por krejt këto i hedh poshtë vet 60 vjeçari.

“Atë ditë që ka ardhë na ka thanë se në fillim e kanë marrë serbët, por ma vonë e kanë lshu pasi i kanë thanë se nuk je as hajri e as e keqja e kujt. E masnej ka mbet aty deri tash”, deklaron djali i vëllait të tij Sejdi Thaçit, Skenderi, i cili edhe po e mban plakun në shtëpinë e tij në Kosovë, pas kthimit.

Sejdi Thaçi nga paslufta figuron në listën e personave të zhdukur gjatë viteve 1998/99. Familja e tyre madje për gjithë këto vite ka marruar pagë nga shteti, siç u takon çdo familje të personave të pagjetur që janë zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, pasi ishin marrë nga forcat serbe gjatë asaj periudhe.

Sido që të jetë, 80 vjeçari tregohet mjaft i gëzuar se u kthye tek familja dhe se pohon se çuditet se si ka arritur të mbijetojë për 17 vite jetë tejet të rendë në Serbi.

“Jam shumë i lumtur, skej e n’skej”, përshkruan Sejdi Thaçi gëzimin e rikthimit në shtëpi. /GazetaExpress/.

Grupi i Azem Sylës dhe “Tregtia kriminale” me tokën e shtetit Nga Vehbi Kajtazi

Tokat që janë tregtuar nga “grupi i Azem Sylës”, para luftës së dytë botërore kanë qenë prona private kryesisht të serbëve të Kosovës. Ato, ndërkohë janë marrë nga shteti dhe është themeluar ndërmarrja “KBI Kosova Export”. Pas luftës, këto prona në mënyrë të paligjshme, janë bartur në emra të pronarëve të vjetër – pa e ditur fare ata. Pas bartjes në emra të tyre, pronat janë shitur tek pronarët shqiptarë. Vlera e këtyre trojeve është vlerësuar se peshon mbi 30 milionë euro.

Prokuroria pretendon se bazuar në rezultatet hetimore të deritashme, deputeti Azem Syla, ka organizuar, i financuar dhe mbikëqyrur një grup kriminal.

Syla, së bashku me Fahredin Gashin, dyshohet se kanë fituar pronësi në mënyrë të paligjshme të dhjetëra hektarëve tokë të shtetit në vlerë mbi 30 milion euro.

Grupi pretendohet se ka nisur veprimtarinë që nga viti 2006.

Insajderi ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës për bastisjen e 42 lokacioneve në mbarë Kosovën, përfshirë shtëpinë e deputetit Syla në Kizhnarekë.

Prokuroria pretendon se ngastrat e tokës të përvetësuara në mënyrë të paligjshme, dekada më parë ishin shpronësuar nga prona private dhe ishin bërë të shtetit. KBI Kosova Export, menaxhonte me to.

Pas luftës, këto prona në mënyrë të paligjshme – me vendime gjyqësore të paligjshme dhe me dokumente fals, janë bartur në emra të pronarëve të vjetër. Mirëpo, ata pronarë nuk kanë ditur fare për këtë. Në këtë mënyrë, pronat janë shitur pronarëve të rinj shqiptarë.

Pronarët e vjetër janë kryesisht serbë, të cilët kanë ikur nga Kosova pas luftës.

Prokuroria ka identifikuar tri raste të mëdha të pronave në emër të familjes Vujoviq (Rasti 1), Simiq (Rasti 2) dhe Steviq (rasti 3).

“Pas sigurimit të vendimeve origjinale nga familjet e tyre, grupi ka siguruar nga arkivat e Gjykatës Themelore në Prishtinë skendarët origjinal të gjykatës për procedurat të cilat kanë rezultuar në këto vendime gjyqësore”, pretendon prokurori.

20160427_153714 (1)

Dokumentet të cilat i referohen ngastrave të tokës të cilat fillimisht iu ishin kthyer familjeve serbe, ishin larguar dhe zëvendësuar, apo plotësuar, me dokumente të rajt të falsifikuara, duke listuar ngastrat e KBI Kosova Export të cilat ishin me vlerë më të madhe se sa ngastrat origjinale të listuara në vendim.

Prokuroria pretendon se disa prej anëtarëve të atyre familjeve kanë bashkëpunuar me këtë grup. Të tjerët pretendohet që ose kanë nënshkruar këto autorizime në mirëbesim, apo nënshkrimet e tyre ishin falsifikuar.

“Dokumentet autentike apo të falsifikuara të autorizimit më pastaj ishin përdorur për të ekzekutuar vendimet e falsifikuara gjyqësore të cekura si më lartë. Të pandehurit kanë përdorur dokumentet për të lehtësuar transferimin e pronësisë në Zyrën komunale kadastrale, nga Ndërmarrja Shoqërore (KBI Kosova Export) në emrin e përfituesve”, shkruan në urdhrin për bastisje të Gjykatës.

Prokuroria thotë se transferimi i ngastrave të tokës ishte autorizuar nga zyra kadastrale pa miratimin e KPA-së. Pretendohet se grupi pastaj ka shitur tokën nëpërmjet njërës prej dy metodave.

“E para, të pandehurit Shaban Syla, Edvard Gashi dhe Hajrullah Beridha kanë shitur tokën drejtpërdrejt tek palët e treta, apo, e dyta. Grupi ka kryer shitje të rrejshme duke bërë transferimin e pronësisë së tokës tek anëtarët e grupit”, thuhet në vendim.

Bazuar në këto pretendime, gjatë rrjedhës së hetimeve Gjyqtari i procedurës paraprake ka miratuar disa kërkesa për masa të fshehta, duke përfshirë përgjimin e telekomunikimeve dhe zbulimin e të dhënave financiare.

Të dhënat e siguruara nëpërmjet përgjimeve mbështesin dyshimin se edhe pse disa prej anëtarëve janë në burg. Prokuroria ka thënë se ata janë aktiv për sa i përket organizimit dhe drejtimit të grupit. Prokuroria pretendon se Azem Syla është dhe ka qenë kreu i këtij grupi të organizuar për shumë vite. Dyshohet se ka siguruar financimin fillestar për grupin dhe ka mbajtur rolin mbikëqyrës përgjatë tërë operacionit.

“Raportet e Njësisë kundër krimit të organizuar përshkruajnë biseda të disa anëtarëve të pretenduar të grupit me një person të cilit i referoheshin si ‘Daja’ i cili pretendohet të jetë i pandehuri Azem Syla”, pretendon Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, në një bisedë tjetër ata i referoheshin të pandehurit Syla, si “Kryemadhi”. Pretendohet se Shpresim Uka dhe Shaban Syla janë anëtarët e lartë të këtij grupi, duke qenë bashkë-themelues të grupit dhe me role menaxhuese.

Fahredin Gashi, pretendohet se është anëtar i rangut të lartë të grupit i cili punon drejtpërdrejt nën ta.

“Provat e grumbulluara deri më tani, përfshijnë deklarata të disa dëshmitarëve të cilët janë dëshmitarë bashkëpunues, të cilëve vetë kishin mbajtur pozita të larta në kuadër të grupit… ata kishin dëshmuar në mënyrë të elaboruar lidhur me modus opeandi të grupit, duke përfshirë marrjen dhe dhënien e ryshfetit tek të bashkë-pandehurit, dhe rolet dhe pozitat e anëtarëve”, shkruan në vendimin e gjykatës për bastisje.

Personat e lidhur me familjet Vujoviq, Simiq dhe Steviq, janë intervistuar, nëpërmjet ndihmës së juridike me Serbinë dhe kanë dhënë deklarata mbi ngastrat e tokës që kanë pasur në pronësi familjet, dhe procesin e autorizimit.

Informatat dhe aktivitetet e zhvilluara të grupit janë konfirmuar nga mesazhet telefonike të shkëmbyera prej tyre.

“Të dhënat kadastrale janë konsultuar nga Prokuroria, nga të cilat janë siguruar informata lidhur me ngastrat e tokës. Prokuroria e ka konsultuat gjithashtu Arkivat Ndër-komunale të Prishtinës, shkresat e gjykatës dhe vendimet nga Gjykata komunale e Prishtinës dhe ajo e Graçanicës. Për më tepër janë zbuluar edhe të dhënat financiare të të pandehurve.

Hajrullah Berisha, Ish-punëtori i UNMIK-ut, dyshohet se të ketë ndihmuar nëpërmjet procedurave administrative para Dhomës së Veçantë, duke qenë i përfshirë në shitblerjen e ngastrave të tokës për sa i përket Rastit 1, dhe duke lehtësuar blerjen e tokës për sa i përket rastit.

20160427_153722 (1)
Arton Vila, vozitës i Azem Sylës, nga viti 2002 deri më 2014, pretendohet të ketë qenë i përfshirë në shitjen dhe blerjen e parcelave, veçanërisht të atyre që lidhen me parcelat e përmendura në rastin 3.

Ilaz Syla pretendohet të ketë qenë i përfshirë në blerjen dhe shitjen e parcelave, veçanërisht të atyre që lidhen me parcelat në rastin 1.

Nuhi Uka, si kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë, pretendohet të ketë vërtetuar vendimet e falsifikuara në lidhje me rastet 1 dhe 2. Ai dyshohet të ketë siguruar një procedurë të rrjedhshme kur është nevojitur intervenimi i Gjykatës.

Shpresim Uka, pretendohet të jetë një pjesëtar i lartë i grupit dhe ka vepruar si dëshmitar në gjykatë për të ndihmuar falsifikimin e dokumenteve zyrtare.

Mexhid Syla, një avokat, pretendohet të ketë qenë i autorizuar (rrejshëm) që të ekzekutojë vendimin e gjykatës sa i përket familjes Steviq (rasti 3), i cili ka gënjyer se parcela është e tij. Këto dokumente i ka përdorur për të lehtësuar bartjen e pronësisë në kadastër nga KBI-ja te përfituesi.

Gazmend Gashi dhe Edvard Gashi, si avokat kanë vepruar në emër të grupit, kanë përdorur vendime të falsifikuara për parashtrimin e kërkesave pranë Komunës, ndërsa Gazmend Gashi ka vepruar si ndërmjetësues mes gjykatës dhe zyrës së Kadastrës. Gazmend Gashi është dhëndri i Nuhi Ukës.

Sabedin Haxhiu, si shef i Zyrës se Kadastrës, dyshohet të ketë siguruar dhe aprovuar bartjen e pronësisë në kadastër nga KBI- të përfituesi.

Edvard Gashi, Mexhid Syla (rasti 3), Gazmed Gashi, Avni Maxhuni (rasti 1 dhe 2) Ramadan Uka, dhe Avdyrrahman Brajshori, kanë vepruar si avokatë dhe ndërmjetësues në emër të grupit. Dy të fundit dyshohet të jenë përfshirë në blerjen dhe shitjen e parcelave.

Sali Bivolaku, Elhame Uka, Idriz Buza, Nyrtene Brajshori, Enver Cocaj, Visar Ahmeti, Lumnije SOpjani, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Jeton Govori, Shkëlqim Latifaj, Jusuf Lataj, Agron Haxhosaj dhe Besnik Rexha pretendohet të kenë qenë të përfshirë në blerjen dhe/apo shitjen e parcelave që lidhen me rastin 1.

Elhame Uka, Xhevahir Begolli, Nadir Shantir, Muharrem Kadriu, Ramadan Mavraj, Raif Hajdini, Vldet Shqiri dhe Sali Bivolaku pretendohet të kenë qenë të përfshirë në blerjen dhe/apo shitjen e parcelave që lidhen me rastin 2.

Arsim Hasani, Haki Hyseni, Baki Abdullahu dhe Kujtim Bucaliu pretendohet të kenë qenë të përfshirë në blerjen dhe/apo shitjen e parcelave që lidhen me rastin 3.

Dragan Maksimoviq dyshohet të ketë vënë kontaktet fillestare me familjet serbe dhe të ketë vepruar si ndërmjetësues.

Prokurori e thekson se hetimi bazohet kryesisht në provat materiale të cilat, mes tjerash, përbëjnë vendime origjinale të gjykatës, shkresa të lëndëve gjyqësore që përmbajnë dokumente të falsifikuara, shkresa të kadastrës, lista poseduese, kontrata të shitblerjes; prokurat.

Prokuroria ka futur nën hetim dhe i ka bërë pjesë të grupit kriminal edhe blerësit e parcelave, , Elhame Uka, Sali Bivolaku, Idriz Buza, Nyrtene Brajshori, Enver Coçaj, Visar Ahmeti, Lumnije Sopjani, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Jeton Govori, Shkëlqim Latifaj, Jusuf Lataj, Agron Haxhosaj, Xhevahir Begolli, Nadir Shantir, Rmadan Mavraj, Raif Hajdini, Valdet Shaqiri, Arsim Hasani, Kujtim Bacaliu, Baki Abdullahu, Haki Hyseni dhe Besnik Rexha./Insajderi.com

(Tekstit i kanë kontribuar Edona Jerliu dhe Nektar Zogjani)

Adem Grabovci beson se Azem Syla nuk është arratisur

Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci në një prononcim për Express ka thënë se deputeti Azem Syla nuk është arratisur. Ai ka thënë se Syla ka komunikuar me EULEX’in dhe se u ka bërë me dije se do të kthehet gjatë ditës.

“Sapo lexova një lajm në të cilin thuhet se Azem Syla nuk është lajmëruar ne prokurori, siç thotë prokuroria e shtetit. E verteta është që Syla gjatë terë javës ka qenë në aktivitete partiake në parti dhe Komoran. Pas bastisjes ai ka komunikuar me policinë e EULEX, dje u ka thënë që do të vijë gjatë ditës”, ka thënë Grabovci për Express.

Kurse, Prokuroria e Shtetit orë më parë në një njoftim për media ka thënë se Syla është arratisur nga Kososva dhe se janë duke e kërkuar tash e dhjetë ditë. “Udhëheqësi i grupit, Azem Syla, deputet i Parlamentit, është në arrati në këtë moment. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit për ta përcaktuar vendndodhjen e Azem Sylës, ai nuk është gjetur dhe i ka ikur administratës”, thuhet në njoftim të Prokurorisë./

Thaçi a e përkrah aksionin kundër Azem Sylës sikur thotë ?!

Voal – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbështetur aksionin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në krim të organizuar.

Presidenti Thaçi ka kërkuar se të gjithë emrat që janë përfshirë në rastet gjyqësore të ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i të ardhmes tonë evropiane”, ka shtuar Thaçi në Facebook.

“Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore që t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë”, ka thënë Thaçi.

Një aksion më i madhi i kryer ndonjëherë në Kosovë për krim të organizuar ka filluar sot, që në mesin 51 persona të dyshuarve është deputeti Azem Syla.  Mes tyre ka gjyqtarë, zyrtar komunalë, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, etj.

Lista e plotë e 51 të dyshuarve të ‘grupit të Azem Sylës’

Voal – Insajderi ka siguruar dosjen hetimore kundër grupit më të madh të të dyshuarve në Kosovë për krim të organizuar. Në krye të kësaj liste si “kreu i grupit” dyshohet se është deputeti, Azem Syla. Në këtë rast janë të përfshirë edhe të dënuarit në rastin Bllaca. Vetëm Sadik Abazi nuk është.

Të dyshuar janë: Azem Syla, Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Arton Vila, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla, Driton Hajdari, Nuhi Uka – ish kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë,, Sabedin Haxhiu – kryeshef i ndërmarrjes publike banesore, avokatët Avni Maxhuni, Eduar Gashi, Mexhid Syla, dhe Gazmend Gashi,  Ramadan Uka – inxhinier, Avdyrrahman Brashori, Tefik Uka – zyrtar në Gjykatën Komunale të Prishtinës, Biserka Adianqiq – zyrtare certifikuese në Gjykatën Komunale të Prishtinës, dega në Graçanicë, Miliana Vlasaqeviq – zyrtare certifikuese në Gjykatën Komunale të Gracanicës, Lubisha Vujoviq, Aleksandër Bllagojeviq – polic i Kosovës, Vidosav Novakoviq – ish-polic i Serbisë, Bozhidar Lekiq, Dragan Maksimoviq, Shqipe Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Sami Maqedonci, Mustafë Haliti, Sali Bivolaku, Idriz Buza, Nyrtene Brajshori, Enver Çoçaj, Visar Ahmeti, Samir Haxhimusaj, Ndue Palushi, Shkelqim Latifaj, Jusuf Lataj, Agron Haxhosaj, Xhevahir Begolli, Nadir Shantir, Muharrem Kadriu, Ramadan Mavraj, Raif Hajdini, Valdet Shaqiri, Skender Potera, Arsim Hasani, Kujtim Bucaliu, Baki Abdullahu, Haki Hyseni, Jeton Govori dhe Besnik Rexha./Insajderi.com

?

Këta po i kërkon EULEX-i dhe Policia e Kosovës

Në mëngjesin e ditës së sotme ka nisur një aksion i EULEX’it bashkë me Policinë e Kosovë ku janë duke e kërkuar deputetin e Partisë Demoratike të Kosovës, Azem Syla ku përveç tij në shënjestër janë edhe 50 të tjerë.

Këta janë emrat:

Azem Syla, Shanan Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uka – axha i Nuhi Ukës që ka punuar referent në Gjykatë, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, avokati Eduard Gashi, avokati Mexhid Syla, avokati Avni Naxhuni, bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni, Hajrullah Berisha, Dragan Maksimoviq dhe Vukashin Steviq nga Llapnasela./ Insajderi

Azem Syla e Vidosav Nakoviqi shpronësuan toka në vlerë miliona euro

Të dyshuarit kryesor në këtë rast që përbëhet prej 51 personash është Azem Syla, Shanan Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uka – axha i Nuhi Ukës që ka punuar referent në Gjykatë, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, avokati Eduard Gashi, avokati Mexhid Syla, avokati Avni Naxhuni, bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni, Hajrullah Berisha, Dragan Maksimoviq, Vukashin Steviq nga Llapnasela, transmeton Insajderi.com.

Sipas këtij portali,  bashkëpunëtori kryesor i Azem Sylës, në shpronësimin e dhjetëra hektarëve tokë të shtetit, ka punuar për 17 vjet si policë i Serbisë në Prishtinë, ka zbuluar Insajderi.

Vidosav Novakoviq, i njohur si Nesha, dyshohet se me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka bartur tokat e ndërmarrjes, KBI “Kosova Export”  në emra të serbëve.

Pas kësaj, ato prona dyshohet se me anë të vendimeve të paligjshme gjyqësore janë bartur në emra të pronarëve shqiptarë. Ish-polici i Serbisë ka punuar në stacionin policor në lagjen Dardania në Prishtinë./Insjaderi.com.

Azem Syla si i mori 426 mijë franga nga sigurimi invalidor zviceran

Sot ka nisur një aksion i EULEX-it bashkë me Policinë e Kosovës duke kërkuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylën i cili dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro.

Burime nga EULEX bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një rast në të cilin janë 40 të dyshuar ndërsa do të bastisen 42 lokacione në vende të ndryshme të Kosovës.Aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente.

Megjithatë biografia e Azem Sylës përmban në vete edhe skandale të tjera. Për vite me radhë Kuvendi i Kosovës ka pasur në gjirin e vet një “invalid psikik qind për qind”.

Me këtë diagnozë Azem Syla kishte arritur që nga Zvicra të marrë mijëra euro, të cilat shteti helvetik ia ka kërkuar t’ia kthejë, pas “zbulimit” që ka bërë se Syla është deputet në Kuvendin e Kosovës. Në vendimin e Gjykatës Administrative të Kantonit të Solothurnit në Zvicër, janë numëruar siç quhen aty, mashtrime, sjellje joligjore dhe keqpërdorime nga Azem Syla, deputet i Partisë Demokratike

Në vendimin e Gjykatës thuhet se Syla gjatë luftës ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa pas luftës ushtroi funksionin e ministrit të Mbrojtjes. Për këto arsye atij iu kishte anuluar statusi i refugjatit më 6 tetor 2000. Mes 14 janarit 2000 dhe 14 janarit 2005, sipas aktvendimit, Syla kishte udhëtuar shumë herë me pasaportën e tij të Republikës së Shqipërisë në Shqipëri dhe në Kosovë, por asnjëherë direkt nga Zvicra. Me dokumentin zviceran të udhëtimeve (“Fletudhëtimi i kaltër”), i cili ishte i vlefshëm nga data 4 shtator 1998 deri më 15 dhjetor 2006, Syla kishte ndërmarrë disa udhëtime prej Shqipërisë dhe për në Shqipëri, si dhe disa udhëtime në Zvicër. “Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, Azem Syla nuk ka punuar kurrë. Pas ardhjes së tij ne Zvicër ai mori ndihma sociale dhe nga viti 2002 kontribute shtesë, pasi që për shkaqe psikike ai kishte një shkallë invaliditeti prej 100 për qind”, thuhet në këtë aktvendim.

Kontributet shtesë të cilave u referohet Gjykata janë një lloj pensioni që paguhen nga sigurimi invalidor i Zvicrës, kur personi përkatës gëzon një pension të ulët pasi nuk ka paguar mjaft kontribute në arkën pensionale. Kontributet shtesë paguhen edhe kur personi përkatës nuk ka paguar kontribute në arkën pensionale. Gjatë këtyre viteve, sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Kantonit të Solothurnit, Azem Syla nga sigurimi invalidor zviceran ka marrë hiç më pak se 426 mijë franga, që në këmbim me euro i bie 350 mijë euro. Në vendim më tutje thuhet se Syla mes vitit 2001 deri më 2003, ka kryer një studim në distancë në Universitetin privat të Leibniz-it në SHBA për të marrë titullin master. Në po atë universitet ai është pajisur edhe me titullin doktor. Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës të kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Nga viti 2008, Syla është president i përhershëm i nderit i Konferencës ndërkombëtare të biznesit dhe zhvillimeve të Institutit Financiar Kosovar IFK. Në dhjetor 2010, Syla është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Gjykata ka nënvizuar se autoritetet zvicerane kanë gabuar kur më 14 tetor 1999, ia kanë dhënë Azem Sylës lejeqëndrimin C për shkak se është e pamohueshme që në atë kohë ai ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe pjesëmarrës në Konferencën e Rambouillet.

Në kërkim Azem Syla – dëmtoi 30 milionë euro Kosovën

Ka nisur herët një aksion i EULEX-it bashkë me Policinë e Kosovës duke kërkuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylen ku dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro.

Po ashtu, “Zeri” mëson se aksioni ka të bëjë me rastin e  tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.

Azem Syla nuk është gjetur në shtëpi por është arrestuar shoferi i tij dhe pesë të tjerë.

Aksioni i bastisjeve është zgjeruar edhe në lagjen Pejton të Prishtinës ku është bastisur shtëpia Arton V., një ish shofer i PDK-së.

Burime nga EULEX bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një rast në të cilin janë 40 të dyshuar ndërsa do të bastisen 42 lokacione në vende të ndryshme të Kosovës.Aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente

Plagosen nga një sulm me thikë katër nxënës në Drenas

Ilustrim

Katër nxënës të një shkolle të mesme të Komunës së Drenasit janë therur me thikë dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mjeku kujdestar në Emergjencë të Qendrës klinike Universitare të Kosovës, Ejup Govori tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja shëndetësore e nxënësve të lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

“Njeri nga nxënësit është lënduar në ekstremitete dhe njeri është futur në sallën e operacionit, pasi që është i lënduar në bark. Do të thotë dy kanë qenë me lëndime serioze të cilët pranohen në spitale dhe dy të tjerët lirohen”, tha Govori.

Lidhur me rastin, policia thotë se po ndërmerren veprime operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve, por edhe për të sqaruar rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. rel

Asociacioni i komunave serbe pritet të hyjë në fazën e themelimit

Qeveria e Kosovës mund të inicojë së shpejti procedurat e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbi bazën e marrëveshjes së Brukselit.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se fillimisht kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, duhet të formojë grupin i cili do të analizojë vendimin e muajit dhjetor të vitit të kaluar nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me këtë asociacion.

Në atë vendim, thuhej se disa parime të marrëveshjes për Asociacionin të datës 25 gusht 2015, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Më pas, sipas Gecajt, do të formohet ekipi menaxhues, në përbërje dy serbë nga veriu dhe dy nga jugu të cilët bashkë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe personelin e misionit të OSBE-së, do të punojnë në hartimin e statutit të Asociacionit.

“Statuti i Asociacionit do të procedohet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Edhe në të ardhmen, nëse do të ketë amendamente, të gjitha do të jenë lëndë shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Gecaj.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, buron nga Marrëveshja e Parë e Parimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel më 19 prill të vitit 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Mbi bazën e saj, më pas ishte arritur edhe marrëveshja tjetër për themelimin e këtij Asociacioni më 25 gusht të vitit 2015, por parimet e të cilës, nga Gjykata Kushtetuese, u konstatua se bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Andaj, tani mbetet që çështja e themelimit të Asociacionit të procedohet tutje përmes statutit.

Ky Asociacion, parashihet të ketë në vete përfaqësues të dhjetë komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë, por sipas zotimeve të Qeverisë së Kosovës, nuk do të ketë edhe kompetenca ekzekutive.

Lista Serbe paraqit aktualisht subjektin më të fuqishëm politik që përfaqëson komunitetin serb në këto komuna dhe në institucionet qendrore të Kosovës.

Lubomir Mariq, nga Lista Serbe, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “çështja e themelimit të Asociacionit nuk është përmbushur sipas marrëveshjes së Brukselit”.

Po ashtu, ai rikujton se “themelimi i këtij Asociacioni ishte pika e parë edhe e marrëveshjes për koalicionin qeverisës”, që Lista Serbe ka lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas pritjeve të përfaqësuesve të Listës Serbe, tani me përmbylljen e procesit zgjedhor në Serbi dhe sidomos pas formimit të qeverisë së re atje, mund të pritet që Prishtina dhe Beogradi mbi bazën e marrëveshjes së Brukselit të bëjnë hapin tutje drejt themelimit të këtij organi.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kundërshtuar ashpër nga opozita në Prishtinë e cila po e konsideron atë si hap të parë drejt ndarjes etnike dhe bosnjëzimit të Kosovës.

Daniel Serwer: Serbia nuk anëtarësohet në BE pa njohje të Kosovës

Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, thotë se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk është i mundur derisa nuk zgjidhen të gjitha çështjet serioze.

“Kjo nënkupton njohjen diplomatike të Kosovës dhe shkëmbimin e ambasadorëve. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, nuk e di se si Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së”, thotë Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Duke komentuar zgjedhjet parlamentare në Serbi, Serwer thotë se kryeministri në pushtet, Aleksandër Vuçiçi, ka fituar mbështetje të madhe për shkak të politikës së tij pro-evropiane, e cila ka qenë tema kryesore e fushatës së tij.

Por, Serwer po ashtu kujton se Vuçiçi ka qenë nacionalist ekstrem në të kaluarën dhe se tani është përcaktuar kah e ardhmja evropiane.

“Shumë pyeten se përse Perëndimi është aq dashamirës ndaj Vuçiqit? Përgjigjja është e thjeshtë. Sekreti i diplomacisë është të bindni palën tjetër të bëjë atë që ju dëshironi. Dhe, Vuçiq po bën me sukses shumëçka që do BE-ja nga ai”, thotë Serwer.

Vuçiq ka premtuar se do ta integrojë Serbinë në Bashkimin Evropian, por, në të njëjtën kohë, përpiqet të ruajë edhe lidhjet e thella historike me Rusinë.

Megjithatë, Serwer nuk mendon se Rusia do të mund të luajë rol serioz në rajonin e Ballkanit.

“Një gjë të tillë nuk e ka barë as në vitet 1990, as në fillim të viteve 2000. Andaj, nuk mendoj se mund ta bëjë tani, marrë parasysh se do të përballet me vështirësi serioze financiare në disa vite të ardhshme”, thotë Serwer. /rel/

Jahjaga pjesë e partisë së re në Kosovë, krijohet nga figura të njohura të politikës

Foto: Vjosa Osmani, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila

Ilir Deda e zyrtarizoi braktisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i dhënë kështu fund spekulimeve të kahmotshme se ai nuk po mund të funksionojë brenda VV-së.

Largimi i Dedës nga Vetëvendosje vije në një moment kritik për këtë parti, marrë parasysh edhe ndarjen si opozitë nga AAK-ja dhe Nisma.

Deda sot në konferencë paralajmëroi edhe formimin e një subjekti të ri politik.

Indeksonline raporton nga burime brenda “grupit iniciues” se përveç Ilir Dedës në partinë e re do të jenë pjesë edhe Mimoza Kusari-Lila e larguar zyrtarisht nga AKR-ja, kryetare e Gjakovës, ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ish rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu dhe deputetja aktuale e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Ftesë u është bërë edhe Dastid Pallaskës dhe Lumir Abdixhikut, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga këta dy”, thonë këto burime.

Ilir Deda shpjegon largimin nga Lëvizja Vetëvendosje

Ilir Deda, deputet i deritashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti politike. Dorëheqjen, Deda e ka bërë publike përmes një konference për media në selinë e partisë, ku ishte i pranishëm edhe sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili ka falënderuar Dedën për kontributin që ka dhënë deri më tani në këtë subjekt politik.

Deputeti Ilir Deda, i cili tash e tutje vazhdon si i pavarur, ka paralajmëruar se në një të ardhme prej pak muajsh, do të angazhohet në një organizim të ri politik në Kosovë. Tërheqjen nga Vetëvendosja, Deda e ka arsyetuar me faktin që ai dhe partia kanë dallime konceptuale.

Kurse Molliqaj ka thënë se “ne po ndahemi, kushtimisht, por jemi bashkë kundër regjimit aktual”.

Visar Ymeri e Rexhep Selimi shpallen të pafajshëm

Ilustrim

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e Rexhep Selimi janë liruar nga aktakuza për rrahjen e kolegut të tyre nga Partia Demokratike e Kosovës, deputetit Bekim Haxhiu. Kurse me gjashtë muaj burg me kusht, është dënuar Besart Bujupi, po ashtu i përfshirë në këtë rast.

Vendimi është shpallur nga gjyqtari i rastit, Vesel Ismajli i cili ka thënë se nuk është arritur të vërtetohet më prova bindëse se të akuzuarit Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi kanë kryer veprën penale dëmtim trupor.

Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2012 gjatë një pauze, ku pas një debati në Kuvendin e Kosovës kishte ardhur deri te përplasja mes këtyre deputetëve.

Në këtë rast është i përfshirë edhe ish-deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, por ai ndodhet jashtë Kosovës kështu që procedura ndaj tij mbetet e veçantë.

Opozita ri-rreshtohet, Kuvendi i vazhdon seancat pa të

Partitë në pushtet dhe ato në opozitë nuk kanë vendosur ende dialogun e ndërsjellë me qëllim të tejkalimit të mospajtimeve dhe funksionalizimit të Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit, është mbledhur të hënën dhe ka caktuar seancën e radhës, por aty nuk ka marrë pjesë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, e vetmja që përfaqëson opozitën në këtë organ.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se opozita duhet të rikthehet në Kuvend në mënyrë që t’i merr përsipër përgjegjësitë që i takojnë. Deri më tani, sipas tij, kishte disa komunikime, por jo në nivel të liderëve.

“Ata duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës dhe duhet të kthehen sa më shpejt. Pak ka rëndësi se cilat janë raportet aktuale mes tyre, ata duhet të kthehen si opozitë dhe t’i marrin përgjegjësitë në vendimmarrje të cilën e kemi të përbashkët”.

“Oferta vazhdon të jetë e njëjta. Ne kemi disa komunikime mes nesh, por të cilat nuk e atakojnë drejtpërdrejtë lidershipet e partive”, ka thënë Veseli.

Përderisa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike po i përsëritë ftesën opozitës të kthehet në Kuvend, dy subjekte opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, tashmë kanë marrë vendime që të mos jenë pjesë e seancave të kësaj legjislature.

Vendimet e tyre mbështeten në vlerësimet politike se ky kuvend dhe këto institucione e kanë humbur legjitimitetin.

Ndërkaq subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, praninë në seanca e ndërlidhë më agjendën e Kuvendit.

Por, si do që të jetë, opozita, pas ndarjes ndërmjet AAK-së dhe Nismës në njërën anë dhe Vetëvendosjes në anën tjetër, sot ka pësuar edhe një ndryshim të ri.

Deputeti Ilir Deda, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se është tërhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të dallimeve konceptuale që ka me këtë subjekt politik. Dorëheqjen nga Vetëvendosja, Deda e ka bërë publike në selinë e kësaj partie politike gjatë një konference të përbashkët me sekretarin organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

Ky i fundit ka thënë se pa Ilir Dedën, Vetëvendosje dobësohet, por sipas tij, e përbashkëta e tyre mbetet kundërshtimi i qeverisë aktuale të Kosovës.

Kurse Ilir Deda, ka paralajmëruar se brenda një kohe do të angazhohet në një organizim të ri politik.

“Unë do ta fillojë një angazhim në muajt e ardhshëm. Të jemi të qartë, jo në javët, por muajt e ardhshëm për krijimin e një organizimi të ri politik”, ka thënë Deda.

Ri-rreshtimet në skenën politike në Kosovë tashmë janë një praktikë e zakonshme. Edhe në të kaluarën, deputetët apo zyrtarët e ndryshëm të partive politike kalojnë nga një subjekt në tjetrin.

Një lëvizje e tillë, së fundi ishte ajo e ish shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj Bujupi e cila kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, në rastin e deputetit, Ilir Deda, ai vet ka konfirmuar se nuk e sheh si zgjidhje bashkimin në ndonjë subjekt politik, por krijimin e një organizimi të ri.

Sulmohet me automatik banesa e kandidatit për deputet në parlamentin e Serbisë

ZUBIN POTOK – Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri banesën e kandidatit për deputet në Parlamentin e Serbisë, Sllavisha Ristiç.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00 në fshatin Jagnjenicë, afër Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas mediave kosovare, mësohet se nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga Ristiç, ndërsa ai pohoi se gjatë kohës që ndodhi ngjarja në banesë ndodheshin 12 persona, përfshi 6 fëmijët e tij. Ndër të tjera, kandidati për deputet theksoi se nga të shtënat janë goditur dritaret e shtëpisë së Ristiç. Sakaq, policia e Kosovës po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

‘Rrahja e Kamishit’, gjykata e Prishtinës shpall sot vendimin

PRISHTINE- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deputeti Rexhep Selimi, ish–deputeti Florin Krasniqi dhe truproja i Rexhep Selimit, Besart Bujupi do të marrin sot vendimin për padinë që është ngritur ndaj tyre nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ymeri, Selimi, Krasniqi dhe Bujupi akuzohen se kanë sulmuar fizikisht deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu. Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj të katërve të dyshuarve se kanë rrahur Haxhiun më 28 qershor të vitit 2012, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Britania përfshin Kosovën në listën e vendeve të rrezikshme

Zyra e Punëve të Jashtme dhe Komonuelthi në Britaninë e Madhe e ka publikuar një hartë të re, duke i radhitur 18 vendet më të rrezikshme dhe 45 vendet pjesërisht të rrezikshme për t’i vizituar, në të cilën Kosova konsiderohet si pjesërisht e rrezikshme për t’u vizituar nga britanikët.

The Sun e ka publikuar lajmin, duke e cituar Zyrën e Jashtme Britanike, e cila ju bën thirrje qytetareve të vet që të mos i vizitojnë për pushime këto vende, në mesin e tyre dhe Kosovën.

Ja 18 vendet më të rrezikshme të botës që duhet shmangur:

Afganistani

Burundi

Republika e Afrikës Qendrore

Çadi

Republika Dominikane e Kongos

Guineja

Irani

Libia

Mauritania

Nigeri

Territoret palestineze

Sierra Leone

Somalia

Somalilandi

Sudani Jugor

Siria

Tunizia

Jemeni

Ndërsa këto janë vendet që konsiderohen pjesërisht të rrezikshme:

Algjeria

Angola

Armenia

Azajbergjani

Bangladeshi

Burkina Faso

Burma

Kamboxhia

Kameruni

Kolumbia

Djibuti

Ekuadori

Egjipti

Eritrea

Etiopia

Gjeorgjia

Haiti

India

Irani

Izraeli

Bregu i Fildishtë

Japonia

Jordania

Kenia

Kosova

Libani

Madagaskari

Malajzia

Mali

Nepali

Nigeria

Pakistani

Filipinet

Republika e Kongos

Rusia

Arabia Saudite

Sudani

Tajkistani

Tajlanda

Turqia

Uganda

Ukraina

Venezuela

Sahara Perëndimore.

Vetëvendosje: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë në kundërshtim me Kushtetutën

Votimi i serbëve në Zveçan, 24 prill 2016

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media,ka reaguar për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë.

Sipas tyre, Serbia me këto zgjedhje po rikonfirmon praninë e saj në Kosovë, dhe njëkohësisht në praktikë po jetëson qëndrimin e saj se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Nuk ka dyshim që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke qenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në bazë të Kushtetutës, Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.”

“Zgjedhjet e vetme që mund të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës janë zgjedhjet për institucionet qendrore apo lokale të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se Qeveria e Kosovës ka dështuar t’i kryejë detyrat e veta shtetërore, derisa ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë. rel

Policia: Situata e sigurisë e qetë, votimi pa probleme

Votimi për zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë, po zhvillohet pa probleme, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, se pjesëtarët e kësaj policie janë të pranishëm në çdo vendvotim dhe deri më tash nuk është shënuar asnjë incident.

“Sa i përket punës policore dhe angazhimet, Policia e Kosovës është duke e dhënë asistencën e saj për OSBE-në, në grumbullimin e votave të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Policia e Kosovës është duke iu përgjigjur kësaj situate në kuadër të detyrave të rëndomta, pikërisht në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, deklaron Hoti.

Ai shton se gjatë tërë ditës, roli i Policisë së Kosovës do të jetë ruajtja e rendit publik dhe ofrimi i asistencës për OSBE-në.

Ndryshe, në mjediset e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, sot janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.


Send this to a friend