Edhe përkundër idealeve, vizionëve, konceptëve, formulave, platformave ose rezolutave të njohura integrale, konvencionale ose ” revolucionare” të Sen Simonit, Schumanmit, Wanderbergut ose të dikujt tjetër mbi ” Evropën e bashkuar të njerëzve, popujve dhe shtetëve të barabarta dhe të pakufijë”: BE-së ( UE-së) se këndejmi, në esencën ose substancën e saj ndodhët e ngritur ose projektuar mbi ” ruinat” ose ” gërmadhat” e njohura të dy luftërave të mëdha botërore. Gjegjësisht, mbi konceptët ose diktatët e ” suspektshme” dhe tepër dubioze ( ” urbi et orbi”) të ” marrëveshjeve” ose ” traktatëve” të ndryshme borxheze ose paktisto-antantiste të Versajës, Atlantikut, Jaltës, Teheranit, Kazablankës, Parisit, Brukselit, Romës dhe kështu me radhë. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe aspektët ose ” fenomenët” e njohura luftarake( ushtarake), hipotetike, reparative, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në sfond. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe averzionet, divergjencat, disonancat, diskrepancat, antagonizmat dhe rivalitetet e njohura shteterore, nacionale, politike, ushtarake, industriale, tregtare, monetare , finansiare, ekonomike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strategjike dhe të tjera në mes popujve ( kombëve) dhe vendëve ( shtetëve) me të fuqishme ose kryesore të BE-së si Republika Federale e Gjermanisë, Britania e Madhe, Franca, Italia etj.
Në këtë prizëm zaten edhe strukturën, arkitekturën ose infrastrukturën e përgjithshme ose kryesore të BE-se (UE-së) në esencën ose substancën e saj e përbejnë si të thuash natyra dhe karakteri i njohur fragjil, poroz, heterogjen dhe tepër i flashkët ose inkompaktibil në çështje dhe aspekte të ndryshme industriale, teknologjike, ekonomike, fiskale, finansiare, konjukturale, manufakturale, strategjike etj. Aty janë edhe ” modelët” ose ” konceptët” e larmishme, alternative, determinante ose paradigmatike brendapërbrenda UE-së ose BE-së si ” Modeli i Rajnës” i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, ” Modeli Anglo- Sakson” i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, ” Modeli Skandinavikë” i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Suedia dhe Finlanda , ” Modeli Jugor ” ” Mesdhetar” i përbërë nga Italia, Spanja, Greqia dhe Qiproja si dhe ” modeli” ose ” koncepti i ri” i vendëve ose shtetëve të reja anëtare të BE-së nga ” blloku” ose ” hemsifera” juglinore e kontinentit plak. Ndonëse, sëcili prej tyre me kushte, standarde, modalitete, mentalitete, koncepte dhe përceptime të ndryshme ose specifike të cilat jo rrallë e sfidojnë, kolidojnë, eklipsojnë ose katapultojnë njëri tjetrin në shumë çështje dhe aspekte të ndryshme esenciale ose substanciale.
Mos të flasim këtu mbi dallimet ose diferencat e thella kardinale ose kolosale në mes Gjermanisë si lokomotiva kryesore e BE-së dhe njëra prej tre fuqive kryesore të globit dhe Greqisë, Qipros, Polonisë, Sllovakisë, Rumanisë ose Bullgarisë si për shëmbull. Me të cilat ” resurse, kapacitete ose potenciale të mundshme njerëzore, materiale, shkencore, industriale, ekonomike, teknologjike dhe të tjera ” mund të krahasohen me resurset, potencialet, kapacitetët ose fuqinë e njohur njerëzore, materiale, shkencore, industriale, teknologjike ose ekonomike të Gjermanisë: Greqia, Qiproja, Spanja, Portugalia, Polonia, Sllovakia, Rumania ose Bullgaria si për shëmbull….?!
Në këtë kontekst të ” suspektshëm” ose tepër dibiozë, njerëzit, popujt ose shtetët e ndryshme brenda BE-së ose UE-së, mund të jenë të njejtedhe të barabartë me njëri tjetrin ose me njëra tjetrën vetëm në ëndërra ose iluzione të ndryshme hedoniste ose utopiste. Në këtë drejtim , pos standardit ose kulitetit jetësor, mjafton të cekën ose rikujtohen në sfond vetëm fuqia, resurset, kapacitetët ose potencialet e njohura njerëzore, materiale, shkencore, industriale, ekonomike ose teknologjike të Gjermanisë, B. Madhe, Francës ose Italisë … Gjithëçka është e qartë. No Coment.U mor vesh se projektët , eksperimentët dhe planimetritë e ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste nga ana e “instruktorëve” ose “arkitektëve” të ndryshëm vendorë ose ndërkombëtar në vendin tonë mbi ngritjen dhe projektimin e “popujve artificial” ose “johistorik”, edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi ?! Kujto nö këtë vorbullë “popullin e lindur” ose të “dalur nga lufta”! Përkatësiisht, “popullin e ri kosovar” sipas “koncepteve”, “vizioneve” dhe “definicioneve spektakulare” dhe “bombastike” të Mahti Ahtisarit, Viktor Çërnomirdinit, Primakovit, Jelcinit, Putinit, Gjingjiçit, Koshtunicës, Tadiqit, Fatmir Sejdiut, Hajredin Kuçit, Arsim Bajramit, Blerim Shalës etj. Ndonëse në kordinim dhe harmoni të plotë logjistike, konspirative, dekonspirative dhe komplotiste me Turqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Rusinë në njerën anë, si dhe me aprovimin ose miratimin “intern” ose indiskreto-eksplikativë të qarqëve, strukturave, konjukturave ose nomenklaturave të ndryshme evroperëndimore të cilave po vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja ne “koncertin e madh” të biritmave dhe ” ulurimave të reja” imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Serbisë ndaj vendit tonë në anën tjetër. Dhe, të gjitha këto të miratuara dhe aprovuara dikur nga i ashtquajturi “ekipi i unitetit” i cili dikur me vonë do e shpallte ose vetëquante vetën si “grupi i elefantëve”në Vjenë të Austrisë.
Pra nga “grupi i elefantëve” në bisedimet e atëhershme të Vjenës mbi statusin e Kosovës. Duke e marë formën dhe profilin e plotë të tradhëtisë së lartë shtetërore dhe nacionale me rastin e firmosjes së ” marrëveshjeve” ose ” traktatëve” të rënda unilaterale ose monologjike të Vjenës dhe Brukselit mbi ” demarkacionin kufitar” me Malin e Zi si dhe mbi të të ashtuquajturin ” asociacionin e pavarur të komunave serbe” ( lëxo: mbi republikën serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës nga ana e të të ashtuquajturit ” delegacionitë lartë shtetëror ose qeveritar” të Kosovës. Duke i sjerllur Kosovën dhe shqiptarët para atyre aktëve dhe faktëve të kryera të” rikthmit të sofistikuar” të Serbisë në Kosovë, apo të Kosovës në Serbi…!? Dhe, kjo me “dorën e zgjatur” të SHBA-së, Gjermanisë, B.Madhe etj. Gjegjësisht, në emër të të ashtuquajturit ” liberalizimit të vizave” si dhe të ” integrimëve” tjera ndërkombëtare ose veriatlantike të Kosovës.
Të falësh tokë ose teritore të ndryshme me interes të lartë shtetëror, nacional, ekonomik ose strategjik! Apo, të nënshkruash marrëveshje ose traktate të ndryshme unilaterale dhe disfatiste me Serbinë, Malin e Zi ose me dikënd tjetër në emër të ” liberalizimit të vizave”, gjegjësishtë në emër të interesave të njohura pushtetmbajtëse, politike, materiale, profiteriste, karieriste dhe të tjera të një kaste ( klike) të harbuar dhe të kontrabanduar demagogësh, hipokritësh, matrapazësh, analfabetësh ose gjysëmanalfabetësh të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik! Vërtetë të ngjanë në ” punë” Sizifi si dhe në gogol ose karrem të madh politik. Në blasfemi, hedonizëm dhe makiavelizëm të pafalshëm kardinal ose historik.
´ Në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës si dhe në Bjeshkët ( Alpet) e njohura të Rugovës, thonë se ndodhën resursët ose pasuritë me të mëdha minerale, hidrografike ( ujore) dhe të tjera në Kosovën dhe me largë. Se këndejmi, sipas teorive dhe hipotezave të njohura shkencore ose metodologjike të inxhinierëve ose ekspertëve të specializuar në fushat e ndryshme të metalurgjisë ose gjeologjisë, aty ku qielli është i kthjellët dhe i kaltert-blu dhe ku bora ( dëbora) është rrezatuese dhe jetëgjatë mbi alpe( bjeshkë) aty ka rezerva ose pasuri të pashtjerrshme të ujit, arit, argjentit etj..;
Dhuna, terrori, genocidi ( gjenocidi), urbanocidi, kulturocidi , hegjemonizmi dhe ekspanzionizmi i egër policor dhe ushtarak i regjimit kriminal dhe gjakatar te Millosheviçit ose Beogradit zyrtar kundër shqiptarëve të Kosoves si dhe ndaj vendëve dhe popujve tjerë joserb gjithandej: Pos tjerash, atëbotë sollën edhe homogjenizimin dhe mobilizimin e gjithëmbarëshëm politik, liridashës dhe patriotik të shqiptarëve dhe të tjerëve kundër hegjemonizmit, ekspanzionizmit, absolutizmit, totalitarizmit, militarizmit, kolonializmit ose gjysëmkolonializmit serb. Gjegjësisht, ngritjen dhe avansimin optimal ose maksimal të moralit dhe vetëdijes së përgjithshme shtetëformuese, kombëtare (çlirimtare) ose patriotike të shqiptarëvëve dhe të tjerëve kundër sundimit dhe robërisë së rëndë nën serbin. Duke i nënkuptuar këtu të të ashtuquajturën ” rezistencën paqësore” ose ” pacifiste” të Dr. Rugovës dhe LDK-së, PSHDK-së si dhe partive ose subjektëve tjera shqiptare në ” muzgun” ose ” buzëmbremjen e parë” të. shpërbërjës ose shkatërrimit të gjithëmbarëshëm të ish Jugosllavisë….Për t´u kurorëzuar dhe sublimuar fuqishëm me kryengritjen e armatosur, respektivisht, me rastin e lufës çlirimtare dhe patriotike të UCK-së ( 1998-1999) !
Ngritja ose avansimi i vazhdueshëm ose sistematik i moralit dhe vetëdijës së gjithëmbarëshme liridashëse ose patriotike pa ngritjen ose avansimin e vazhdueshëm ose permanent të edukatës, kulturës, disiplines, emancipimit dhe vetëdijes së lartë shtetformuese, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, akademike etj. Të ngjajnë në ” platforma” ose ” formula” boshe, pllakative, fakultative, pezhorative, ataviste, nihiliste, mazohiste, imagjinare, fiktive, aproksimative etj.
Përkatësisht, në hedonizëm dhe alkimizëm politik etj. Gjithnjë duke menduar këtu në kauzalitetin e lartë shtetëror, nacional, politik, ushtarak ( luftarak) historik, gjeografik etj. Respektivisht, në lirinë, shtetin, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin përgjithëshëm shtetëror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik të Republikës së Kosovës në kuptimin er plotë të fjalës.
Në këtë frymë të përgjithshme liridashëse ose patriotike, thonë se fusha kryesore e një lideri ose intelektuali dhe patrioti të lartë shtetëror, nacional ose politik, janë koha, njerëzit, populli(kombi) dhe atdheu i tij. Ndërkaq, kredoja, besimi, ideali dhe vizioni i tij kryesorë janë arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të njerëzve, popullit (kombit) dhe vendit të tij përkatës ose respektivë. Në këtë lideri, politikani ose intelektuali i mirëfillët, ekselent dhe profesionist, me të njejtën bukuri dhe dashur që e do Zotin, jetën, botën, familjen dhe farefisin e tij, i do edhe njerëzit, popullin (kombin) dhe atdheun e tij.
Kjo donë të thotë se liderët e vërtete shteteror, nacional ose politik nuk shajnë, nuk urrejnë, nuk ofendojnë dhe s´e paragjykojnë askënd. As shtetin, as qeverinë, as grupin, as personin ose individin. Askënd. Qofshin madje ata ose ato edhe në oponenca ose opzita të ndryshme politike, partiake, parlamentare, konceptuale ose ideologjike me ta apo me partinë ose organizatën e tyre përkatëse ose respektive.Duke e ruajtur dhe mbrojrur tjetrin nga vetëvetja, liderët e shquar shtetëror, nacional ose politik, i mbrojnë kombin ( popullin) dhe atdheun e tyre përkatës ose respektivët. nga klanizimet, fosilizimet, instrumentalizimet, uzurpimet, komercionalizimet, absolutizimet, monopolizimet ose relativizimet e ndryshme objektive dhe subjektive në kohë dhe hapësirë.
Në të kundërtën, atmosferat ose situatat e ndryshme negative, violente, infantile, paradoksale, reaksionare ose anakronike së bashku me anomalitë, patologjitë ,destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme individuale dhe kolektive, krijohen pikërisht me anë të klanizimëve, fosilizimëve, uzurpimeve, privatizimëve, komercionalizimëve, instrumentalizimëve dhe monopolizimëve të ndryshme të politikës së gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga ana e kujtdoqoftë në këtë kontekst.
Sipas konceptëve, pikëpamjeve, teorive,idealeve dhe vizioneve të njohura qytetare dhe liberaliste të shtetëve dhe shoqërive të konsoliduara parlamentare dhe demokratike, të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi apo të një shteti ligjor, parlamentar dhe demokratik, në instancë të fundit janë miq, partner, klient, participant, aspirant dhe aleat të përbashkët dhe konstruktivë në të mirëm e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryeministrja , lideret partiak ose politik dhe deri tek qytetarët e rëndomtë.
Në këtë sfond intelektualët politik ose liderët e vërtetë shtetëror, nacional ose politik, angazhohen vazhdimisht për një shtet ose shoqëri të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës. Mbase për një shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë ose të barabartë për të gjithë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, tensioni, depresioni, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive, gjegjësisht, objektive dhe subjektive dhe kështu me radhë. Për një jetë të udhëhequr nga ideali, respekti, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun ose qytetarin e lirë në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, edukatën, arsimimin dhe ekskluzivitetin e tij.
Në këtë frymë integriteti moral i personit ose individit së bashku me lirinë e njohur shoqërore ose qytetare në njerën anë , gjegjësisht , sovranitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik në anën tjetër. Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.
Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, arsimimin, emancipimin, demokracinë , moralin, disiplinën, pluralizmin e njohur politik, dialogun, konsenzusin, kompromisin, kauzalitetin e njohur shtetërorë, nacional, politik dhe historik së bashku me të të ashtuquajturin universalitetin global ose globalitetin universal në kontekstin e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura njerëzore (qytetare) dhe shtetërore e nacionale në të gjithë botën.
Ndaj, mu për këtë edhe evolucioni dhe zhvillimi i përgjithshëm i edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetërore, nacionale, politike , ushtarake( ludftarake), historike dhe gjeografike tek njerëzit ose popujt e ndryshëm anëkënd globit, ngritën dhe përparojnë mbi bazat e njohura të “konsenzusit dhe kompromisit” të njohur të August Commtit, “vetëdijes kolektive” të E. Dyrkhemit, “aksionëve dhe vetëdijes individuale” të Max Weberit, “karakterit referent të veprimit ose reagimit” të T. Parsonit, “karakterit nacional dhe historik” të Meaduovit, “karakterit antropohistorik, antrogjeografik, antropokulturor dhe antropobiologjik ose antropogjenetik ” të A. Gobinos, R. Chemberleinit etj.
Ndonëse, duke i vëçuar këtu edhe aksionet ose reaksionet( reagimet) e ndryshme individuale ose kolektive të ndara dhe klasifikuara sipas konceptëve dhe teorive të njohura shkencore dhe filozofike të Max Weberit, Sigmund Freudit, Karl Gustav Jungut , Alfred Adlerit etj.Përkatësisht, në levizjet, aksionet ose reagimet e logjikshme dhe racionale në raport me qëllimet ,idealet, vizionet , kërkesat ,aspiratat ose interesat e larta individuale dhe kolektive. Levizjet ,aksionet ose reagimet e njohura shkencore, intelektuale dhe patriotike në raport me aspiratat dhe interesat e njohura shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike etj. Aksionet ose reagimet e njohura tradicionale, evolutive dhe empirike. Aksionet ose reagimet e njohura racionale, logjike dhe intelegjente. Aksionet ose reaksionet e ndryshme emocionale, iracionale, imagjinare, fiktive, negative dhe të tjera për të cilat kemi shkruar edhe me herët.