VOAL

VOAL

Interesat e Kosovës nuk mbrohen me këtë kastë politike në pushtet!! – Nga Skënder MULLIQI

Barrikada “Rojat e urës”, barrikada me gurë dhe zhavorë dhe barrikada “Parku i Paqës”, janë barrikadat të cilat në mënyrë permanente po shënojnë kufirin ndarës të Veriut serbë dhe Jugut shqiptarë. Për ta futur ngadalë Veriun e vendit nën juridiksionin e Serbisë, serbët të udhëhequr nga politika zyrtare e Beogradit, morën hapin tjetër për ndërtmin e lagjjes “Lagjja e Diellit”, duke filluar kolonizimin më ndërtime të reja nga fondi i qeverisë së Serbisë. Hapi i radhës mbrenda një harku kohorë të shkurtër të serbizimit të Kosovës, është vendosja e bustit të Car Lllazarit në qender të qytetit. Të gjitha këto hapa po bëhën për grabitjën e territorit të Kosovës, e kjo udhëheqje e jona ka mbetur duke bërë sehirë. Disa këto veprime serbe po i klasifikojnë si shkelje të shtetësisë së Kosovës, në vend që ti klasifikojnë si grabitje të reja të një territori legjitim nga ana e Serbisë.
Këtu nuk bëhët fjalë për shkelje ligjesh, për shkelje të kushtetutës, por bëhët fjalë për një okupim të ri. Mos të flasim për hyrje daljët e zyrtarëve më të lartë serbë edhe në mbrendi të territorit të Kosovës gjatë këtyre viteve, pa i pyetur fare organet tona të shtetit. Serbët qendruan pa lejen e Kosovës edhe në Kosharën Legjendare, për të lavdëruar ushtarët dhe paramilitarët serbë të cilët u vranë duke mbrojtur gjoja kufirin. Vetë vizita e serbëve në kufirin shqiptaro -shqiptarë, është një fyerje e radhës, është fyerje e luftës tonë çlirimtare dhe fyerje e herojëve të kombit, Agim Ramadanit, Sali Çekut e shumë ushtarakëve të gjallë me nam, dhe dëshmorëve të cilët thyen kufirin për hërë të parë, duke thyer kështu përgjithmonë edhe mitin serbë për Kosovën. Po festohet Vidovdani në Gazimestan për çdo vit, madje duke iu u bërë edhe roje çetnikëve dhe çetnikizmit serb midis Kosovës më organe tona të rendit, se mos po na gjen diqka e keqe, në vend që një festë e huaj të ndalohet më ligj. Në Gazimestan ishte lëshuar kushtrimi serbë për luftë shfarosëse kunder shqiptarëve nga krimineli, Sllobodan Millosheviqi. Po lejohet një festë për një betejë të humbur të serbëve më gjithë ikonografinë dhe fjalimet nga kuzhinat shoveniste millosheviqiane. Marshimi nga Gazimestani i serbëve vazhdoi për në Veri për ta vendosur bustin e Car Llazarit, që është turpi i organeve tona të shtetit, të cilët jo që nuk janë në gjendje të pengimit të vendosjës të këtij busti, por po lëshojnë edhe deklarata më shumë së skandaloze. Bajram Gecaj deklaroi se kjo na qenka punë në kompetenca të komunës. Madje ai shkojë edhe më largë duke e krahasur bustin e Car Llazarit më vendosjën e bustit të rrëmbmadhit Adem Jasharit. Një krahasim i tillë është më shumë së iritues. Për të qenë irionia edhe më e madhe këtë bust të një shovenisti serbë e vunë serbët që janë në organet shtetërore të Kosovës. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi na kanë treguar se për ta mbajtur pushetitin e tyre autokratik, nuk mërziten shumë së çka po ndodhë me fatin e Kosovës dhe të popullit të saj. Për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht këta po bëjnë edhe lëshime pas lëshimeve, të cilat po prekin statusin politik të vendit. Mos të flasim për gjendjën e keq ekonomike dhe krizën institucionale e cila nuk po ka të përfunduar. Mos homogjenizimi i opozitës në këtë drejtim ia ka mundësuar pushtetit një akomodim edhe më të madh. Kjo qasje jo koherente është duke na shkaktuar dëme të mëdha në kohën kur kërkohet një homogjenizim i gjithë spektrit politik shqiptarë, kur edhe Evropa po përballet më një krizië të re politike, pas daljës së Anglisë nga BE-ja. Interesat nacionale dhe shtetërore nuk ka mundësi të mbrohen më këto struktura politike të korruptuara në pushtet…

Kritikohet Qeveria për mosreagim për deklaratën e Jabllanoviçit në Koshare

Në pozitën e sekretarit shtetëror në Ministrinë për Punë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Jabllanoviçi, të martën, ka vënë kurorë në karakollin e Koshares, raporton KTV.

Madje, ai ka thënë se “në Koshare heronjtë më të mëdhenj të popullit dhe shtetit serb e kanë mbrojtur vendin e tyre nga agresori NATO plot 82 ditë”.

Ky veprim i Jabllanovicit në territorin e Kosovës nuk është penguar fare nga ana e Qeverisë së Kosovës. Derisa nuk e kanë thënë asnjë fjalë për këtë vizitë të Jabllanovicit.

E ish-komandanti Rrustem Berisha ka deklaruar se Kosharja është vendi ku u zhduk integriteti territorial i Serbisë, ishte vendi ku u zhduk edhe fizikisht dhe përfundimisht “sovraniteti” i Serbisë në Kosovë. Ndërkaq, analistët politikë kanë thënë se ekzekutivi i vendit po tregohet i dobët karshi politikanëve serbë.

Imer Mushkolaj ka deklaruar se liderët e vendit tonë asnjëherë nuk ia kanë bërë respektin e merituar sakrificës së dëshmorëve të rënë në Koshare.

Kurse Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa, edhe për këtë çështje po i mban duart në xhepa.

Për veprimin e ish-ministrit të kabinetit të Mustafës, ka reaguar edhe KMDLNJ’ja, duke e quajtur ultra shovinist Jabllanovicin.

Në Betejën e Koshares, në vitin 1999, mbeten të vrarë qindra ushtarë e policë serbë nga forcat e UÇK’së.

Sllobodan Gavriçi dënohet me 13 vjet heqje lirie

I dyshuari për terrorizëm, Sllobodan Gavriçi i cili kishte hyrë në Kosovë me rreth 13 kilogram eksploziv që sipas prokurorisë kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist është shpallu fajtorë dhe është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinë me 13 vjet burg.

Kryetarja e trupit gjykues, Shahadije Gërguri gjatë leximit të aktgjykimit ka thënë se gjykata e ka gjetur fajtorë Gavriqin në veprën që ka të bëjë me përgatitjen e kryerjes së veprës penale të terrorizimit.

“I akuzuari Sllobodan Gavriq është fajtorë sepse me veprën e tij ka dashur që qëllimisht ta frikësoj popullatën dhe me qëllim që seriozisht ta destabilizoj dhe ti shkatërroj strukturat me e rëndësishme Kushtetuese, politike, ekonomike dhe sociale të Kosovës, ka përgatitur kryerjen e veprës penale të terrorizmit. Më këtë ai ka përgatitur kryerjen e veprës penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, prandaj gjykata konform dispozitave ligjore e gjykon atë me dënim me burg në kohëzgjatje prej 13 vjetësh”, ka thënë Gërguri gjatë leximit të aktvendimit.

Sllobodan Gavriq kishte hyrë në Kosovë në muajin dhjetor të vitit 2014, ku dhe kishte qëndruar në Hotelin “Grand”. Ndërkaq, deri sa po levizte në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë, policia e kishte ndalur dhe kontrolluar veturën e Gavriqit “Renault Clio”, me ç‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin ishte vendosur eksplozivi, transmeton “zeri.info”.

Gavriq ishte arrestuar dhe marrë në pyetje nga hetuesia brenda policisë, ku dhe kishte rezultuar me ngritje të aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokuroria e Shtetit kishte ngritur aktakuzë kundër Sllobodan Gavriqit më 10 korrik të vitit 2015. Sipas aktakuzës, Sllobodan Gavriq, ka përgatitur kryerjen e veprës penale të terrorizmit, ku në muajin dhjetor të vitit 2014 në Beograd, është furnizuar me 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 kilogramë, të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.

Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriqit, ishte marrë në Beograd dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist. Sllobodan Gavriq gjatë procesit gjyqësor kishte deklaruar se automjeti i tij nuk ishte kontrolluar deri sa kishte hyrë në Kosovë, dhe kjo nuk ishte hera e parë që këtë eksploziv e kishte sjellë në Kosovë, që sipas tij kishte për qëllim që ta shiste. Ai kishte thënë se gjatë kohës sa kishte qëndruar në Hotelin “Grand” e kishte mbajtur eksplozivin me veti. /Zeri/

Ju sa na ndertoni kisha e xhamia, ma mirë me ndertu fabrika e ta ngimë barkun bukë! Nga Mensur Krelani

Organizatat e ashtuquajtura “humanitare” po përçajnë Kosovën

Veprimtari në Zvicër Mensur Krelani në reagim ndaj ndërtimit të objekteve të kultit  nga të ashtuquajturat organizata “humanitare” ndërsa në Kosovë ekziston varfëri e madhe shkruan në rrjetin social:

“Ju sa na ndertoni kisha e xhamia, ma mirë me ndertu fabrika e ta ngim barkun buk!

Ato organizata të huaja “humanitare”që po japin para për ndertim të xhamive dhe të kishave, nuk janë e mira e Kosovës sipas mendimit tim.

Kishat e xhamiat i mbarojmë  vetë, sepse kemi mundësi.

Po ju nese na doni të mirën, atehre ndihmoni në ndertimin e shtepive,

ringjalljen e ekonomisë Kosovarë,

hapjen e vendeve të reja të punës,

rindertim e ndertim të fabrikave.

Nuk duam ne të shkojmë në objektet fetare që po i ndertoni ju, kur na kersasin zorret në bark nga uria,

kur e dimë se  shtepitë tona janë gjysëm të rrenuara,

e ne jetojmë në tenda,

ne kemi familjet tona duke vujtur për gjëra elementare,etj.

Xhamit e kishat që po i ndertoni ju, janë kah ndertohen me sherr,

sepse po shkohet drejtë përqarjës nderfetare në Kosovë,të cilen gjë Shqiptarët kurrë se kanë pasë me parë.

Ne si Shqiptarë kurrë s’kemi pas probleme fetare.

Ne festat tona fetare gjithmonë i kemi festu sebshku,

e unë uroj që kjo traditë të vazhdoj…

Po të kishte Kosova instutucione që punojnë në të mirën e qytetarve të saj,

keto organizata “humanitare” u dasht të kontrollohen, të hulumtohene prej ardhja e tyre dhe qellimi,

po ashtu të hetohet fondet e tyre,

dhe nese janë të dyshimta të debohen nga vendi ynë.”  M.Kralani

Pse Mali i Zi notë proteste Kosovës

Vendosja e mbishkrimeve nga Vetëvendosje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Malit të Zi i ka dërguar notë proteste Prishtinës për vendosjen e flamurit të Shqipërisë dhe tabelës me mbishkrimet “Republika e Kosovës” dhe “Mirësevini”, nga deputetë të partisë opozitare Vetëvendosje në territorin e Malit të Zi, për të treguar se “ku ndodhet kufiri real”.

Flamurin dhe tabelën, të vendosur në mes “vendkalimeve kufitare Kullë dhe Savine Vode”, e ka hequr të martën Policia e Malit të Zi.

Në notën e protestës Podgorica i “tërheqë vërejtjen Prishtinës” që në të ardhmen të ndalojë aktivitete të tilla sepse me to po sfidojnë, siç thuhet, marrëveshjen e arritur për përkufizimin e vijës kufitare, të nënshkruar në Vjenë më 2015.

Gjithashtu theksohet se Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen.

Flamurin dhe tabelën e Shqipërisë e vendosën deputetët e Vetëvendosjes duke theksuar se kjo ishte mënyra e vetme me të cilin qytetarët kundërshtojnë “dhurimin e tokës Malit të Zi në bazë të marërveshjes”, për të cilën me muaj të tërë ka patur kundërshtime të opozitës.

Azem Syla si e përzuri nga shtëpia familjen e mikut që e shpëtoi dhe strehoi në kohën e Millosheviçit

Azem Syla kishte blerë një shtëpi së bashku me “F” afër Gërmisë. Por, gjithë shumën prej 120 mijë eurosh ishte detyruar ta paguante vetëm “F”-ja. 80 mijë euro i kishte marrë borxh nga vëllai i komandat Remit.

Paratë për shtëpinë ia kishte dhënë Shpresim Ukës. Pronësia nuk i ishte bartur. Vëllai i Remit i kishte vënë kamatë. Fajdeja i kishte arritur në 200 mijë euro. 300 mijë tjera i kishte paguar kamatë. Për ta paguar gjithë këtë shumë, shtëpinë dhe picerinë ia kishte shitur “grupit të Azem Sylës. Paratë që kishte marrë nga shitja e kësaj shtëpie, ia kishte dhënë po këtij grupi që tashmë e kishin zhytur në borxhe. Patundshmëria në vlerë 700 mijë euro tashmë kishte përfunduar në pronësi të Fahredin Gashit.

Në kohën kur Azem Syla ishte përndjekur nga regjimi serb gjatë viteve të ’90-ta dhe pakkush kishte guxuar ta strehonte, një burrë nga një fshat i Prishtinës e kishte mbajtur kohë të gjatë në shtëpi. E kishte bërë anëtar të familjes.

Syla ishte strehuar aty deri në ditën kur kishte emigruar në Zvicër.

Tetë vjet më vonë, Azem Syla ishte rikthyer në këtë shtëpi. Tash për një arsye tjetër, për kryeshnosh.

Miku i Sylës kishte vdekur në vitin 1993. Syla vizitoi të birin e tij për ta ngushëlluar për vdekjen e të atit si dhe për ta falënderuar për gjithë ato që kishte bërë për të.

Shtatë vjet pas këtij “falënderimi”, Azem Syla ishte kujdesur personalisht që familjen e njeriut që i kishte dhënë bukë dhe strehë në kohën më të vështirë, ta nxirrte nga shtëpia.

Syla, kishte shkuar në shtëpinë e mikut të tij në Bregun e Diellit në Prishtinë për t’i dhënë një ultimatum: “Brenda 48 orëve duhet ta lironi shtëpinë”.

“Qysh po mundesh ti, Azem Syla, me na përzanë nga shtëpia”, ia kishte kthyer e veja e shokut të Azem Sylës.

“Nuk mërzitem për atë që ka ba djali yt”, ishte përgjigjur shkurt Syla.

Urdhri ishte zbatuar.

Familja e “F”-së kishte dalë nga shtëpia që ka vlerë gati një milion euro dhe ishin strehuar në një banesë që është në pronësi të Shpresim Ukës – anëtar i grupit të Azem Sylës.

Sot e kësaj dite shtëpinë e “F”-së, bashkë me një lokal të madh, jeton dhe e shfrytëzon familja e Fahredin Gashit – anëtar tjetër i “grupit të Azem Sylës”.

Për shumë vjet “F”-ja ka heshtur. U është nënshtruar urdhrave dhe kërcënimeve të këtij grupi.

Sot ai ka mbledhur forcat duke dëshmuar kundër atyre që e kishin zhvatur kohë të gjatë.

Rrëfimin për kërcënimet, presionin, zhvatjen e pasurisë dhe fajdetë, “F”-ja ia ka dhënë prokurorit të EULEX-it, Danilo Ceccarelli i cili po e heton Azem Sylën dhe 50 të tjerë për rastin e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave që lidhet me pronat e shtetit në periferi të Prishtinës.

Rrëfimin, “F”-ja e ka mbështetur me dokumente, duke filluar nga shitblerjet, deri tek fajdetë që kishte marrë nga vëllai i Rrustem Mustafës, Bedriu.

Viktima që është edhe dëshmitar, ka treguar se derisa kishin filluar presionet dhe kërcënimet kundër tij, Azem Syla e kishte futur në blerjen e një shtëpie në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë përgjysmë me të.

Syla dhe “F”-ja do të paguanin nga 80 mijë euro. 120 mijë euro ishte përcaktuar vlera e shtëpisë.

Por, “Daja” nuk kishte dhënë asnjë cent. Gjithë shumën ishte detyruar ta paguante ai. Paratë ia kishte dhënë Shpresim Ukës. E shtëpia nuk i ishte bartur në pronësi. Ajo ishte në pronësi të një qytetari të nacionalitetit serb.

Për blerjen e kësaj shtëpie, “F”-ja kishte marrë borxh nga Bedri Mustafa. Disa ditë më vonë, atij i ishte vënë një kamatë mujore prej 15 mijë eurosh.

Kur borxhi i tij kishte arritur gati gjysmë milioni euro, grupi ia kishte blerë shtëpinë dhe picerinë. Krejt paratë që i ishin dhënë, i kishin shkuar në fajdetë që kishte marrë për blerjen e shtëpisë me Azem Sylën. Kësisoj, pasuria e tij tashmë ishte në pronësi të njerëzve të Azem Sylës.

“F”-ja tashmë kishte marrë tatëpjetën.

Blerja e shtëpisë së bashku me Azem Sylën

Për këtë, ai posedon gjithë dokumentacionin.

“Kjo shtëpi ndodhet në rrugën për në Gërmi. Azem Syla ma ka ofruar këtë shtëpi. Më ka ftuar të ulëm me të në tavolinë, në kafeterinë time dhe më ka thënë ‘meqë je nga Prishtina, ti i dinë vendet që janë me vlerë dhe janë në lokacion të mirë’”, pretendon dëshmitari.

Ai ka thënë se kanë shkuar së bashku për ta parë shtëpinë. Aty, ka thënë se Syla e kishte pyetur se si po i dukej shtëpia. “F”-ja i kishte thënë se “ky është lokacion i mirë”.

“Azem Syla më ka thënë se kishte biseduar me Lulin duke menduar në Kadri Veselin. Nuk i di arsyet pse ka folur me të, as pse më ka përmendur. Më ka thënë se dëshiron të hynte në një biznes dhe ta blinte këtë shtëpi bashkë me mua”, ka treguar dëshmitari.

“E kam pyetur për çmim. Më ka thënë se është 120.000 euro. Kjo bisedë është zhvilluar gjatë kohës sa ishim në vozitje. Pastaj , ka thënë se gjysmën e shumës do ta paguaj unë, ndërsa gjysmën tjetër do ta paguante ai”.

Ai ka thënë se marrëveshja nuk është bërë siç ishin marrë vesh. Kështu që ishte detyruar ta paguante terë shumën e parave për këtë shtëpi që nuk i është dhënë pronësia asnjëherë.

Paratë për këtë shtëpi, ka thënë se ia kishte dhënë Shpresim Ukës në prani të Azem Sylës.

“Kam kërkuar ndërrimin e pronës në emrin tim. Ata arsyetoheshin se do të bëhet këtë javë, apo javën tjetër”, ka thënë “F”-ja.

Ai ka treguar se nuk e ka ditur që në atë shtëpi ka jetuar dikush. Tek më vonë e kishte zbuluar një gjë të tillë. Shpresim Uka i kishte thënë se “banorët janë të rrezikshëm dhe se duhej të kishte kujdes prej tyre”.

Aso kohe, pjesë e grupit ka thënë se ishte edhe Nazim Bllaca.

Dëshmitari ka thënë se pas një kohe e kishte gjetur kontaktin rastësisht me pronarin e shtëpisë që ishte një qytetar serb. Kishte biseduar me telefon me të dhe i kishte treguar për shtëpinë dhe një pronë tjetër që e kishte tek “Vneshta”.

“E kam pyetur atë se a është në shitje? Më ka thënë se është në shitje, por që për e momentin është një problem. E kam pyetur atë ‘cili është problemi”. Është përgjigjur se dikush e kishte ndërruar pronësinë duke shfrytëzuar dokumente false”, ka thënë “F”-ja.

Dëshmitari ka thënë se për këtë e kishte informuar Azem Sylën, Shpresim Ukën dhe Nazim Bllacën se shtëpia ishte me dokumente fals. Ka treguar se Nazim Bllaca e kishte pyetur se si po dinte se janë fals. Dëshmitari ka thënë se të tre kishin shkuar tek avokati i qytetarit serb i cili kishte bërë padi për shtëpinë. Pas kësaj, ata kishin shkuar në picerinë e tij. Aty ka thënë se ia kishte kërkuar paratë Azem Sylës që t’ia kthente. Syla ishte tallur me të.

“Kur po më shkon mendja në këtë problem, po me dhemb zemra”, i kishte thënë Syla.

“Unë vazhdimisht kam kërkuar nga ta të m’i kthejnë paratë, meqë pas obligime në bankë. Është dashur të paguaja këstet mujore”, ka sqaruar ai.

Remi: Ky është biznes

Pas një periudhe të caktuar kohore, ka treguar se Shpresim Uka, bashkë me Bedri Mustafën, vëllanë e Rrustem Mustafës kishin shkuar tek ai.

“Bedriu është pronari i ‘Route 66’ vëllai i komandant Remit, që ka shumë lokale në Prishtinë. Shpresim Uka dhe Bedri Mustafa m’i kanë dhënë 80.000 euro. Ka qenë Bedri Mustafa ai që m’i ka dorëzuar paratë”, ka thënë dëshmitari.

“Shpresimi më ka thënë ‘do të huazoj para nga Bedriu dhe do t’i kthej për një javë a dy”, ka treguar ai. Por, paratë nuk ia kishin kthyer as pas dy javësh.

Përkundrazi, tashmë e kishin futur në fajde tek Bedri Mustafa i cili për këto 80 mijë euro, kishte kërkuar 15 mijë euro interes.

“Pastaj kam filluar rregullisht që të paguaj interes për këto para. Kjo ka zgjatur për nja 13-14 muaj. Pastaj ata e kanë rritur shumën e interesit nga 15.000 euro në 20.000 euro”, ka rrëfyer ai.

Dëshmitari ka thënë se kishte kërkuar nga Azem Syla që t’i ndërpritej interesi sepse nuk po mund ta përballonte. Syla i kishte thënë se do të bisedonte me komandant Remin.

“Sipas Azem Sylës, ai ishte takuar me Remin në Hotelin ‘Victory’. Dikur në mbrëmje ka ardhur te unë. Më ka thënë se është takuar me Remin dhe që Remi i kishte thënë se kjo çështje është biznesi. Për këtë arsye nuk mund të bënte asgjë”, ka rrëfyer dëshmitari.

“Q ë nga kjo ditë, kur kam menduar që mund të më ndihmonte dhe ta kryente punën Azem Syla, kam filluar të marr kërcënime nga Bedri Mustafa. Ato kanë qenë kërcënime serioze. Më kërcënonte se pse kam folur.

Dëshmitari ka thënë se pas kësaj, Bedri Mustafa ia kishte shitur fajdenë një shoku të tij të quajtur Ali Muçiqi. Në një rast ka thënë se të dy e kishin kërcënuar.

“Marrëveshjen që kam pasur të nënshkruar me Bedriun, se unë i kam borxh atij 80.000 euro, e ka shqyer. Borxhi tani ishte bartur tek Ali Muçiqi. Unë është dashur ta nënshkruaj një marrëveshje të re me Ali Muçiqin dhe shuma ishte rritur, duke arritur borxhin e përgjithshëm prej 210.000 euro”, ka thënë ai.

“Kam arritur t’ia paguaj 80.000 euro Bedri Mustafës dhe Ali Muçiqit më 13.09.2006. Këto para i ka marrë Bedri Mustafa. Shuma prej 100.000 euro i është paguar Bedri Mustafës më 24.09.2006, ndërsa shuma tjetër prej 20.000 eurosh Bedriut i është paguar më 12.11.2006, në praninë e Ali Muçiqit.

Dëshmitari ka thënë se pasi ia kishte paguar 200.00 euro Bedri Musatafa, Ali Muçiqi i kishte kërkuar 200.000 euro tjera.

“Për ta paguar këtë shumë shtesë prej 200.000 euro unë jam detyruar të shes shtëpinë time dhe lokalet afariste”, ka thënë ai.

Pasi i ishte kërkuar edhe kjo shumë, ka thënë se kishte kontaktuar Azem Sylën për t’i kërkuar ndihmë. I kishte thënë se këtë shumë mund ta paguante vetëm nëse shiste shtëpinë.

Azem Syla kishte pranuar “ta ndihmonte”. Kishte kontaktuar me Fahredin Gashin. Gashi ia kishte sjellë 200.000 euro kesh në tavolinë. Këtë shumë po në atë tavolinë, Fahredin Gashi ia kishte dhënë Shpresim Ukës, e jo “F”-së.

“Fahredin Gashi i ka thënë Shpresim Ukës ‘shko dhe jepja këto para Bedri Mustafës’. Kemi shkuar në lokalin ‘Proper Pizza’ ku Bedri Mustafa dhe Ali Muçiqi tashmë kanë qenë duke na pritur. Shpresim Uka ia ka dorëzuar shumën prej 200.000 euro Bedri Mustafës. Ai i ka marrë paratë dhe kanë shkuar, ndërsa ne jemi kthyer në picerinë time”, ka treguar ai.

Fahredin Gashi po ashtu ia kishte depozituar 50.000 euro në llogarinë bankare, meqë në vitin 2005 kishte qenë garantues për një kredi.

“Fahredin Gashi i ka paguar këto 50.000 euro vetëm për t’u liruar nga banka si garantues për kredinë time. Veç kësaj Fahredin Gashi m’i ka dhënë 300.000 euro të gatshme, në praninë e Shpresim Ukës, më 08.04.2008. Në total Shpresim Uka m’i ka dhënë 200.000 euro, meqë kjo shumë përputhej me shumët të cilën ata e kanë vlerësuar për shtëpinë time, dhe për të gjitha këto pagesa, unë i kam dokumentet”, ka thënë dëshmitari.

Ai ishte larguar nga shtëpia më 13.04.2008. Para se të largohej ka thënë se grupi e kishte detyruar ta nënshkruante një kontratë me Fahredin Gashin në Gjykatën e Prishtinës. Dëshmitari ka thënë se së bashku me Fahredin Gashin, në pranin e dëshmitarëve Shpresim Uka dhe Shefki Berisha, kishin nënshkruar një marrëveshje interne. Vlera e pronës së tij në këtë marrëveshje ishte 700.000 euro. Marrëveshja ishte nënshkruar më 29.05.2007.

Dëshmitari ka thënë se kishte refuzuar ta lironte shtëpinë meqë nuk i ishin paguar të gjitha paratë. Azem Syla kishte shkuar personalisht në shtëpinë e tij më 11 prill 2007 dhe në praninë e nënës dhe gruas së tij i kishte dhënë ultimatum që brenda 48 orëve duhej ta lironte shtëpinë.

“Duke dalë nga shtëpia, Azem Syla na ka thënë se Hamzë Morina dhe Shpresim Uka do ta sjellin çelësin e një apartamenti. Të nesërmen, më 12 prill 2007, ata kanë ardhur dhe e kanë sjellë çelësin e një apartamenti, për të mos na lënë jashtë në rrugë”, ka thënë dëshmitari.

“Shpresim Uka dhe Fahredin Gashi na kanë dërguar në apartament dhe i kanë sjellë disa punëtorë për të rregulluar diçka në shtëpi. Fahredin Gashi ka investuar disa para në apartament. Atë ditë nuk kam mundur të shkoj në atë apartament me familjen time. Këtë e kam bërë ditën e nesërme, më 13 prill 2007”, ka thënë “F”-ja.

Dëshmitari ka thënë se nuk kishte qenë në gjendje të merrte asgjë në shtëpi, pos disa rrobave për fëmijë.

“Prona ime ishte marr nga Azem Syla dhe Shpresim Uka. Apartamenti që m’u dha atë kohë është i njëjti apartament ku momentalisht jetoj. Nuk paguaj qira. Unë nuk jam pronari. Pronari është Shpresim Uka”, ka treguar ai.

Disa vjet më vonë, Azem Syla e kishte vizituar “F”-në sërish. Tash në lokalin qymez që ndodhet tek Komuna e Prishtinës.

“Me veti qysh je bre Dajë? Thash mirë Dajë. Po punoj sa për idare. Me e mbajtë familjen. Tha, mirë i ke punët dajë, ke mujt me lujt prej mendve krejt e me dal rrugëve, më tha”, tregon “F”-ja për Insajderin.

Bedri Mustafa mohon dhënien e parave me fajde

I kontaktuar nga Insajderi, Bedri Mustafa ka mohuar se ka dhënë para me fajde. Ka thënë se “F”-në e ka pasur fqinj, por ka mohuar se njihet me Shpresim Ukën.

“’F’-në e kam kojshi. Shpresimin nuk e njoh. Edhe mos më bon kësi pyetje si prokuror”, ka thënë Mustafa.

Vëllai i tij, Rrustem Mustafa nuk është përgjigjur. Me Ali Muçiqin, Insajderi nuk ka mundur të kontaktojë./Insajderi

Ipeshkvia meshë në të gjitha kishat në Kosovë për viktimat në Turqi

Ipeshkvia e Kosovës ka reaguar pas aktit terrorist në Aeroportin e Stambollit, i cili ishte i drejtuar kundër njerëzve të pafajshëm, duke thënë se solidarizohet me popullin turk.

Në deklaratën e Ipeshkëvisë thuhet se me dhembje dhe pikëllim të thellë kanë përcjell lajmin trishtues të aktit terrorist në Aeroportin e Stambollit, i cili ishte i drejtuar kundër njerëzve të pafajshëm.

“Kjo shëmti e njerëzve të ligj ka tronditur botën e qytetëruar dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë. Ipeshkvia e Kosovës solidarizohet me dhimbjen e popullit turk, është e bashkuar në lutje për viktimat e kësaj të keqeje dhe për familjarët e tyre, që Zoti t’iu jep të gjithëve forcë dhe ngushëllim. Lusim Zotin që kjo e keqe kundër njeriut dhe popujve, me përmasa ndërkombëtare, të ndalet sa më shpejt, duke i kthyer zemrat e njerëzve që të kuptojnë se e ardhmja e njerëzimit nuk ndërtohet me dhunë e vrasje, por në vëllazëri, në paqe, në dashuri dhe me respekt ndaj tjetrit vëlla dhe motër”, thuhet në komunikatë.

Për shpirtin e të ndjerëve të rënë në këtë tragjedi dhe për paqe në botë, Ipeshkvia e Kosovës do të kremtojë meshë të dielën e ardhshme – 3 korrik 2016 – në të gjitha kishat e saja.

Presidenti Thaçi telegram ngushëllimi për popullin e Turqisë

Në këtë telegram ngushëllimi të presidentit Thaçi thuhet se sulmet terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll janë të papranueshme dhe thellësisht të dënueshme

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas sulmeve të mbrëmshme në aeroportin “Ataturk” në Stamboll i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë telegram ngushëllimi të presidentit Thaçi thuhet se sulmet terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll janë të papranueshme dhe thellësisht të dënueshme, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.

“Asgjë nuk mund të arsyetojë përdorimin e dhunës dhe marrjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm”, shkruan presidenti Thaçi, duke u shprehur thellësisht i tronditur nga dhimbja e shkaktuar, nga shkatërrimi dhe nga terrori i përhapur.

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, Presidentit të Turqisë, Recep Taip Erdogan, Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe tërë popullit mik të Turqisë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të presidentit Thaçi. aa

Qeveria e Kosovës e lejoi vendosjen e Car Llazarit

Mediet serbe në veri të Mitrovicës kanë zbuluar se të gjitha aktivitetet për vendosjen e shtatores së Knjaz Llazarit në sheshin “Shumadija” janë bërë në koordinim me Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe me ministrin Lubomir Mariq

Të gjitha aktivitetet për vendosjen e shtatores së Car Llazarit në sheshin “Shumadija”, njeriu i cili ka komanduar forcat e një koalicioni në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe ka humbur Betejën e Kosovës në vitin 1389, janë bërë në koordinim me Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe me ministrin Lubomir Mariq, kanë zbuluar mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Portali “Kossev” ka përcjellë fjalët e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili këtij mediumi ia ka sqaruar se koordinimi është bërë në bashkëpunim me ministritë relevante dhe të Doganës.

“Bashkëpunimi, gjegjësisht koordinimi lidhur me këtë çështje është zhvilluar në mes të pushtetit lokal, ministrive relevante dhe Doganës, pasi që përmendorja në këtë rast është punuar në Serbinë Qendrore. Procedura është shumë e qartë, donacioni i paraqitet Administratës së Pushtetit Lokal e pastaj Pushteti Lokal e diskuton dhe sjell vendimin në mbledhjen e Kuvendit. Administrata Komunale pas kësaj inicion çështjen tek institucionet tjera, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila jep pëlqimin e pastaj informohet Dogana”, ka sqaruar Rakiq.

 

Serbizimi i pjesës veriore, pasojë e bisedimeve të Brukselit! – Nga Florim Zeqa

Tashmë serbët kanë arritur objektivat e tyre strategjike mbi pjesën veriore të vendit. Pas rivendosjes së barrikadës së re (të hekurt) mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë, vënjes së gurthemelit të projektit kolonizues e të ashtuquajtures “Lugina e Paqës”, marrjes së vendimit për ngritjen e shtatores së “Car Llazarit”,…po kërkojnë edhe caktimin e vijes kufitare të ndarjes së qytetit të Mitrovicës, që njiherit do të jetë vijë ndarëse e sovranitetit me dy shteteve (Serbi-Kosovë).
Siq e ceka më sipër, Serbia ka arritur objektivat e saj ndaj Kosovës, sa për ilustrim po i përmendi vetëm disa prej tyre;
-ndarjen territoriale të Kosovës në baza etnike,
-ndarja e veriut me krijimin e Asociacionit të Komunave serbe ( në Bruksel ),
– transformimi (përmes decentralizimit) i enklavave në komuna serbe në brendi të vendit,
-fuqizimi i kishave dhe manastireve serbe (“Metohi-tokë e kishave”), si asnjëherë më parë gjatë historisë (vetëm Manastiri i Deçanit ka gllabëruar rrethë 24 hektarë toka shqiptare, plus 800 hektarë si zona të mbrojtura),
-amnistimi i kriminelëve serb të luftës,
-ruajtja e sovranitetit të dyfisht mbi Kosovë,…e shumë e shumë elemente tjera që dëmtojnë rëndë shtetësinë dhe sovranitetin e vendit tonë-Republikës së Kosovës.
Kjo bëhet më e dhimbshme kur i shtojmë faktin tjetër, që Serbia gjakatare në kurriz të Kosovës fitoj edhe statusin kandidat për antarsim në BE, pa u ditur fati i mbi 1600 shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Të gjitha këto, pushtuesit verior të vendit tonë i arritën nëpërmjet bisedimeve politike në Bruksel, apo më mirë është të themi i muarën dhuratë nga qeveria kuislinge në Prishtinë.
Kosova, plaçkë lufte e liderëve partiakë
Favoret (të mirat) që liderët e korruptuar kosovar i bënën Serbisë përmes të ashtuquajturave bisedime (“teknike”) politike në Bruksel, asnjë lider i një kombi tjetër nuk do t’ua nënshkruante për asnjë çmim dhe asnjë një popull tjetër nuk do të pajtohej kaq lehtë me një tradhëti të tillë!
Kjo e vërteton për të satën herë faktin, se liderët tonë, nuk e trajtuan asnjërë Kosovën si atdhe të tyre por si “plaçkë” lufte me të cilën dhe për të cilën negociuan pamshirshëm, duke tkurrur territorin dhe sovranitetin e vendit të tyre sikur të ishte më tepër se plaçkë lufte,…sikur ky të ishte territor i një vendi tjetër!
Arritjet e deritanishme politikës serbe ndaj Kosovës mund të jenë të mjaftueshme për mosvazhdimin e dialogut me palën kosovare. Pasi ata (serbët) muarën krejtë çka deshtën, ndërsa palës kosovare ua lanë si ngushllim në dorë MSA-në apo thënë ndryshe të “trashtë” e surlës, duke i lënë shqiptarët e Kosovës të vetmit në Ballkan të getoizuar, pa të drejtë levizje të lirë drejt vendeve të BE-së dhe të pashpresë për jetë në vendin e vet.
Problemi i barrikadës së re mbi Urë, përveq se një simbolikë, mbetët edhe pikë reference e ndarjes së sovranitetit mes serbëve dhe shqiptarëve, mes veriut e jugut të Mitrovicës, dikur qytetit të përbashkët të Minatorëve, krenarisë sonë kombëtare.
Të ndalet trendi i pazareve politike
Megjithatë nostalgjia e liderëve kosovar për t’u takuar me ata serb nuk ka të ndalur!
Liderët kosovar bëjnë gara cili të ulet i pari në tavolinën e bisedimeve me Serbinë,…jo që e bëjnë për t’i sjellë ndonjë të mirë popullit apo vendit të tyre, por e bëjnë për privilegje dhe beneficione personale që ju sjellë prezenca e tyre në tavolinë me palen serbe në Bruksel.
Është momenti i fundit që të ndalet trendi i pazareve politike i pushtetarëve aktual me sovranitetin dhe integritetin e vendit.
Që kjo të ndodhë sa më shpejt, duhen protesta dhe demonstrime të fuqishme gjithëpopullore, për ti dhënë fund politikave diskriminuese të udhëhequra nga partitë bizare shqiptare, që kanë vjedhur, shitur pasuritë e Kosovës, thyer dhe plagosur shpirtërat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
Kosova ka nevojë për ndryshime rrënjësore, përveq largimit të pushtetarëve aktual, duhen ndryshime edhe brenda institucioneve shtetërore që janë nën thundren e pushtetarëve aktual.
Vetëm me një guxim qytetar, organizim të përbashkët të partive opozitare me shoqërinë civile, intelektual të pavarur, analist dhe gazetar të ndershëm mund ta bëjmë Kosovën vend demokratik, pa hajna, pa milioner uzurpator, pa politikan kriminel, pa gjyqtar dhe prokuror të korruptuar, largimin e policëve sherbëtor të pushtetarëve, e deri të pastrimi “kimik” i administratës publike të korruptuar.
Duhet larguar sa më parë këtë klasë politike kriminale, të korruptuar, të shantazhuar dhe të pa moralshme,…duhet larguar sa më parë nga pushteti shkelësit e  kushtetutës, vjedhësit dh plaçkitësit e shtetit, ata që shkelën mbi sovranitin dhe integritetin territorial të vendit.
“Negociatorëve” kosovar do u bie ndërmend të i vëjnë kushte Serbisë vetëm atëherë kur kjo e fundit të zyrtarizoj ndarjen etnike në kancelaritë përendimore. Ndoshta kjo do të vjenë me një tëndencë për larjën e mëkateve të shumta,…por do të jetë tepër vonë!

Ministrat e Qeverisë Mustafa në zbulimin e shtatores së Car Llazarit në Mitrovicë

Drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriçi ka arritur në sheshin ‘Shumadia’ ku ka nisur ceremonia e zbulimit të përmendores së Car Llazarit, transmeton kp.

Ai po shoqërohet nga anëtarët e kabinetit qeverisës të Isa Mustafës, Branimir Stojaneviçi dhe Lubomir Mariçi. Në sheshin ‘Shumadia’ janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.
Gjuriqi, është i shoqëruar nga kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës Goran Rakiçi, zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviçi, si dhe ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariçi.

Përmendorja e Car Llazarit është zbuluar në sheshin Shumadia, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Dëmtohen varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Varrezat e dëmtuara myslimane në veri të Mitrovicës

Një numër varrezash të qytetarëve të besimit islam janë dëmtuar gjatë prerjes së drunjve brenda varrezave, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, këshilltari boshnjak në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Uglanin ka thënë se varrezat janë dëmtuar nga ndërmarrjet komunale në veri të Mitrovicës “Standard” dhe Elektro-ekonomia e Serbisë (Elektro Privreda Srbije), që kanë kryer punimet në prerjen e drunjve

“Ky është një vandalizëm institucional”, tha Uglanin.

Për dëmtimet në varreza janë njoftuar edhe Bashkësia Islame në Mitrovicën e jugut dhe njëkohësisht edhe Policia, Kuvendi Komunal dhe vetë kryetari i komunës.

“Të gjithë kanë qenë të habitur. Por më së shumti kemi qenë net ë habitur me këtë pamje të pahijshme. Ata i kanë prerë drunjtë, por duke I prerë drunjtë i kanë dëmtuar edhe gurët e varrezave”, tha Uglanin.

Policia e Kosovës e ka pohuar rastin për Radion Evropa e Lirë.

Zëvendës drejtori I Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti, tha se rasti është I hapur si “dëmtim i pasurisë” dhe i është paraqitur prokurorit.

“Besohet se këtë e kanë bërë Elektro Ekonomia, pasi kanë vendosur kabllot e caktuara dhe kanë prerë degët. Këto degë të drunjve pastaj kanë rënë mbi pllakat e varrezave dhe është shkaktuar dëmi. Rasti është I hapur dhe do të shohim se çfarë do të bëhet më tutje. Mund të ngritet edhe padi ndaj përgjegjësve”, tha Hoti.

Uglanin ndërkaq ka theksuar se çdo varrezë e dëmtuar do të paraqitet në zyrën komunale me qëllim që të rregullohet.

Dy varreza të qytetarëve të besimit islam ndodhen në dalje të Mitrovicës së veriut, në të dyja anët e rrugës. a.z. (REL)

Milan Shuflaj përkujtohet në Prishtinë në 85 vjetorin e vrasjes

Historiani dhe albanologu kroat Milan Shuflaj, është përkujtuar sot në 85 vjetorin e vrasjes. Shuflaj njihet për historinë e Ballkanit e veçanërisht të shqiptarëve dhe serbëve.

Me këtë rast u shënua edhe 25 vjetori i pavarësisë së Kroacisë.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, tha se ndër veprat kryesore të tij Milan Shuflaj për historinë e shqiptarëve është ajo “Serbët dhe shqiptarët” e cila hedh dritë shkencore mbi këto relacione.

“Albanologjia në masë të madhe është formuar me ndihmën e pakursyer të dijetarëve në radhë të kombeve të tjera, interesimet e tyre shkencore kanë bërë që opinioni botëror të mësojë më shumë për shqiptarët, për gjuhën e kulturën e tyre në veçanti në kontekstin e kulturave evropiane dhe për të kaluarën e tyre të lashtë. Këta albanologë në mesin e të cilëve është pa dyshim edhe Milan Shuflaj që ka ndriçuar aspekte të historisë sonë si një komb me miqësi që nga lashtësia deri më sot”, tha Matoshi.

Kurse profesori Muhamet Malaj, tha se Shuflaj u vra tinëzisht, pikërisht për shkak se tentoi ta shkruajë historinë e drejtë shqiptare.

“Njohja brilante e së kaluarës ballkanike e në veçanti e shqiptarëve i shërbeu Shuflajt për të paraparë dhe për ti ndërtuar vizionet dhe urat e bashkëpunimit të Ballkanit dhe Evropës për ët ardhmen por puna e tij fatkeqësisht u ndërpre në mënyrë tragjike kur ai në rrugën ‘Dalmatinska’ në qendër të Zagrebit më 19 shkurt të viti 1931 duke hyrë në banesën e tij u godit në mënyrë tinëzare e një shufër metali prapa shpinës dhe u bë viktimë e atentatit të kryer nga dora e serbit Branko Cfergel i cili i takonte organizatës terroriste ‘Mlada Jugoslavia’(Jugosllavia e Re). Në mes tjerash arsyeja e vrasjes së tij tinëzare ishte ed he zotërimi i tij se do ta shkruante historinë e shqiptarëve”, citon kp të ketë thënë Malaj.

Presidenca e Kosovës e ka dekoruar Milan Shuflaj me titullin “Medalje presidenciale e meritave” e cila do të ndahet ditëve në vazhdim.

Gjuriçit i lejohet hyrja në Kosovë

Institucionet kompetente të Kosovës kanë miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçit, dhe delegacioneve të tjera të cilat do të vijnë nga Serbia në Kosovë për kremtimin e festës së “Vidovdan-it” në Gazimestan.

Jo zyrtarisht mësohet se Gjuriçi, në orën 13:00 do të marrë pjesë në kremtimin e “Vidovdan-it” në Gazimestan, për të vazhduar pastaj në orën 16:00, në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë, ku në mënyrë solemne do të bëjë zbulimin e përmendores së Car Llazarit.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se Gjuriçit nuk do t’i lejohet ndërrimi i agjendës së paraparë.

Policia e Kosovës do të parandalojë veprimet provokative për Vidovdan

Ilustrim

Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime të menjëhershme, në rast të provokimeve gjatë shënimit të Ditës së Shën Vidit në Kosovë, përfshirë edhe bartjen e bluzave ose fanellave që mund të nxisin provokime.

Por ajo tha se përveç garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit do të sigurojë edhe lirinë e lëvizjes për të gjithë.

Paralajmërimet vijnë në ditën kur në Gazimestan, disa kilometra në veri të Prishtinës, pritet shënimi i manifestimit që ndër serbët e Kosovës njihet si Vidovdan.

Festa e Vidovdanit, në të kaluarën ka ngjallur një numër reagimesh për shkak të sjelljeve të pjesëmarrësve në manifestim, që janë cilësuar si nacionaliste.

Policia tha se ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për tubimin publik në Gazimestan, ndërkohë që një zëdhënës i saj Daut Hoxha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, bëri të ditur se policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime të menjëhershme në përputhje me situatën e krijuar.

“Polica e Kosovës do të veprojë konform situatës së paraqitur në terren dhe të gjithë veprimet që cenojnë sigurinë e përgjithshme dhe janë provokative do t’i konsiderojnë si jo të mira dhe do të ndërmerren veprimet të menjëhershme”, ka thënë Hoxha.

Zëdhënësi i Policisë tha se nga intervenimi i policisë nuk do të përjashtohen as edhe bartësit e mundshëm të fanellave ose të bluzave që mund të cilësohen si provokative me porosi nacionaliste.

“Çdo veprim që bie në kundërshtim me ligjet në fuqi, policia do ta marrë si provokim, dhe në atë aspekt do të veprojë konform ligjeve për të mbajtur një rend dhe një siguri të përgjithshme duke përfshirë edhe garantimin e lëvizjes së lirë”, ka sqaruar Hoxha.

Përdorimi i simboleve apo mesazheve nacionaliste, fyerjet fetare, kombëtare gjinore apo racore janë të ndaluara me Ligjet e Kosovës dhe autoritetet e sigurisë në vend kanë thënë se nuk do të lejojnë prishjen e rendit dhe të ligjit.

Në shënimin e Ditës së Vidit, më 28 qershor, pjesëtarë të komunitetit serb mblidhen ne Gazimestan, në një fushë ku besohet të jetë zhvilluar beteja e Kosovës e shekullit XIV. Në manifestime të tilla, të përvitshme, grupe të caktuara nga Serbia kanë bartur bluza me shënime nacionaliste duke nxitur, siç është vlerësuar, “urrejtje ndërmjet komuniteteve”..

Kremtimi i Ditës së Shën Vidit, që prej pas luftës disa herë u kthye në përplasje të manifestuesve me policinë e Kosovës. Në vitin 2012 mbi 30 policë u lënduan gjatë një përplasjeje me manifestues serbë të ardhur nga Serbia, që bartnin bluzat me shënime nacionaliste.

Shënimi i Ditës së veçantë në historinë serbe, Vidovdanit, sivjet do të bëhet në tri pjesë, në Manastirin e Gracanicës, në Gazimestan, dhe në Mitrovicën e Veriut, ku pritet që të zbulohet shtatorja e princ Llazarit.

Shtatorja ka nxitur reagime të shumta, ne veçanti të partive politike opozitare në Kosovë, por ministria e Pushtetit Lokal ka drejtuar gishtin kah komuna e Mitrovicës së Veriut duke e bërë përgjegjëse për këtë çështje.

Vendosja e shtatores, për ekspertin e çështjeve të sigurisë, Agim Musliu konsiderohet si një provokim i Serbisë që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës

Ky është një manifestim i cili ka për qëllim dhe është i dizajnuar dhe zbatuarnga “kuzhina” e sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe në atë aspekt gjithmonë ka për qëllim që të mundohet apo të provokojë një pjesë të kosovarëve të cilët janë rrugës deri në Gazimestan”.

“Nëse marrim parasysh edhe shtatoren e Car Lazarite cila është vendosur në veriun e Kosovës, kjo mund të jetë një acarim shtesëapo një irritim shtesë i shqiptarëve edhe në veriun e Mitrovicës, por edhe në pjesën tjetër të Kosovës ku mund të ketë ndonjë incident”, thekson Musliu.për Radion Evropa e Lirë. .

Dita e Shën Vidit, ose Vidovdani, është njëra prej festave më të rëndësishme për serbët e Kosovës meqë shënon, sipas historisë, edhe luftën më të rëndësishme në Ballkan të shekullit XIV – Betejën e Kosovës.

Megjithëse e cilësuar nga historia serbe si beteja e ushtrisë serbe ndaj pushtimit otoman, ajo shënoi humbjen më të rëndë të popujve të Ballkanit por nganga serbët shënohet si ditë e fitores shpirtërore.

Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989 në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviç u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit tëSerbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

Kosova afro dy dekada më vonë shpalli pavarësinë e saj, pas një intervenimi të NATO-s, që hoqi administrimin e Serbisë.(REL)

Dinakët dhe “idiotët” e politikes – Nga Skënder MULLIQI

  Idiot konsiderohet ai njeri i cili nuk posedon nivelin e duhur të intelegjencës. Ato shtete të cilat kanë pasur  traditë në shtetbërje, nuk mund të vijnë në shprehje  “idiotët”  që të bëhën njerëz të politikës. Politikani i mirëfilltë nuk punon për interesa individuale, por punon  për realizimin e interesave  të përgjithshme. Në rajonin e Ballkanit kemi udhëheqës shtetëror dhe partiakë shumë dinakë  të cilët e kan mbushur aparatin shtetëror  më “idiotë”, të cilët zbatojnë vetëm urdhëra pa menduar shumë  më kokat e tyre. Një pjesë bukur e madhe po sillen në mënyrë idioteske duke u bërë servilë dhe të dëgjueshem, duke i lënë anash edhe interesat e tyre. Pushteti në Kosovë pikërisht  këtë sojë të njerëzve po e dëshiron. Janë bërë militantë të partive politike të cilët po vrapojnë qorrazi pas liderëve të tyre, po vrapojnë edhe pas do koncepteve politike të pa dëfinuara mirë .Kjo miopi politike ka bërë   që rregullisht të votohen njerëzit e njejtë për pushtet të cilët u tregua së nuk e kan merituar. Dhe, kjo po ndodhë për shkak të pasivitetit të qytetarëve të cilët janë bërë vrojtues pasiv  të fatit të vet. E kan lën fatin në duar të njerëzve perfid, të atyre që kurrë nuk e përfillën votën dhe kërkesat e tyre. Gjithmonë i manipulan duke u premtuar  edhe ate që nuk është e mundur, dhe as nuk i realizuan edhe ato kerkesa të cilat  ishin të mundshme. Përdoren me mjeshtri metodat mashtruese të tipi komunist më masën. Këto lojë të pistë  e kanë trashëguar  nga para ardhësit e tyre. Do të ishte mirë që qytetarët në mënyrë të organizuar përmes ndonjë shoqate ti kanalizojnë kërkesat duke marrë fatin  në duar të tyre, duke mos pritur më që ti udhëheqin demagoget. Edhe ata ekspert qe i kemi të profileve të ndryshme, nuk po iu ipet mundësia që të kontribuojnë në rrjedhat ekonomike dhe politike te vendit, ku i kemi ngecjet më të  mëdha. Bëhët fjalë për botën në të cilën individet parreshtur të përkushtohen që më dije dhe më një dialog të kulturuar para së gjithash të sigurojnë statusin që iu takon në shoqëri .Deri më tash nuk patem ndonjë reformë në arsim, sepse pikërisht ky nivel i arsimit të dobët  po iu hyn në funksion klasës sunduese.Një kanalizim i mirë i rinisë , do të ndikonte në formimin e përsonalitetit të tyre, do të ndikonte në socializimin e tyre, do të ndikonte që mos të largohen  nga tradita, mos të largohen nga të mirat familjare… Të rinjët do të bëheshin pjesë kreative e shoqërisë, do  të mendojnë dhe veprojnë më kokat e tyre, dhe  në mënyre kritike  do të analizonin botën rreth tyre. Kjo do të ndikonte që rinia  të përqafojnë gjithë ate që është e mirë, e dobishme  dhe jo  imponuese.Kështu ata qysh  neser do tu kishin bërë rezistencë çdo forme të dominimit që do të ndikonte në ekzistencën dhe dinjitetin e njeriut. Ky pasivitet i jetës shoqërore e qëllimshme nga kjo klasë e pa pa përgjegjshme politike, mund të tejkalohet vëtem më forca të reja dhe kreative. Çdo vonesë në këtë drejtim do të jetë shumë e kushtueshme për fatin dhe për përspektivën tonë…

Krasniqi: Ardhja e Car Llazarit është vepër e Kryeministrit dhe e Presidentit të Kosovës

Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një shkrim të vetin autorial ka akuzuar kryeministrin dhe kryetarin e vendit, Isa Mustafa e Hashim Thaçi se me politikën e tyre të negociatave me Serbinë kanë mundësuar që në Mitrovicë serbët ta vendosin shtatoren e Car Llazarit.

Krasniqi ka shkruar:

Ardhja e përmendores se Car Llazarit në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike është vepër e Kryeministrit dhe e Presidentit të Kosovës, është vepër e bisedimeve të zhvilluara në Bruksel në mes të Kosovës e të Serbisë. Këto bisedime, u tha shumë herë nga qeveritarët e djeshëm e të sotshëm po mbaheshin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, për forcimin e sovranitetit të shtetit, për integrimin e komunitetit serbë në jetën publike e institucionale, për zhbërjen e strukturave të shtetit serb në Kosovë, për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar etj.. Asnjëra nga këto nuk ndodhi dhe nuk do të ndodh!

Po çka ndodhi?

Ndodhi e po ndodh çdo ditë, ndarja e sovranitetit të shtetit më Serbinë, ndodhi e po ndodhë çdo ditë forcimi i Listës serbe në Institucionet e Kosovës. Zëri i kësaj liste është zëri i Vuçiqit në Qeverinë e Isa Mustafës. Kjo listë është duke punuar pa reshtur për Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, diçka e ngjashme me Republika Serbskën në Bosnje e e Hercegovinë. Madje këta qeveritar as një park mbi urën e Ibrit nuk arritën ta heqin.

Heshtja e Qeverisë dhe e koalicionit qeverisës, për vendosjen e Përmendores së Car Llazarit në Mitrovicë, është heshtje për shkak të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Kjo është një dëshmi tjetër, se këta njerëz që kanë lejuar e lejojnë gjëra të tilla kundër Kushtetutës e ligjeve, duhet të dorëhiqen.

Dorëheqjen këta njerëz duhet ta afronin po të kishin moral e përgjegjësi politike, sikur pozitat që i mbajnë, t’i mbanin për publikun e jo vetëm për veten e tyre.

Kjo praktikë qeverisëse duhet të ndërpritet! Pa ndërprerjen e kësaj qeverisje, rrënimi i institucioneve të shtetit nuk do të ketë ndalje!”. 

Rritje e identifikimit fetar ndaj atij etnik?

Ilustrim

Identifikimi me identitetin fetar, në raport me identitetin kombëtar, është rritur, thotë një hulumtim i Instituti Kosovar për Zhvillim të Politikave (KIPRED). Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, thotë se bazuar në rezultatet e hulumtimit, një pjesë e shoqërisë së Kosovës po shkon drejt krijimit të një shoqërie religjioze etnike dhe jo anasjelltas.

Hulumtimi ka përfshirë 1 mijë persona të anketuar, 720 prej të cilëve shqiptarë të besimit islam dhe 280 shqiptarë të krishterë, nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Sipas rezultateve të hulumtimit, 57 për qind e shqiptarëve myslimanë e ndjejnë vetën së pari shqiptar e pastaj mysliman; 32 për qind e ndjejnë vetën së pari mysliman dhe pastaj shqiptar; 8 për qind e ndjejnë vetën vetëm shqiptar, duke përjashtuar fenë; si dhe 3 për qind e ndjejnë vetën vetëm mysliman, duke përjashtuar identitetin etnik.

Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, duke analizuar gjetjet e hulumtimit, ka thënë se përqindja e personave të anketuar, të cilët e ndjejnë vetën së pari mysliman dhe pastaj shqiptar, është e madhe.

“Kjo është ajo zhvendosja shumë e madhe e identitetit, ku identiteti shqiptar shndërrohet në identitet linguistik, ndërsa, është edhe ai drejtimi që po e merr drejt krijimit, për këtë pjesë të shoqërisë, në shoqëri religjioze etnike, në vend se me qenë etnike, e pastaj me elemente religjioze, siç kanë qenë përpara shqiptarët”, ka thënë Peci.

Ai ka shtuar se edhe te komuniteti i krishterë është vërejtur rritje e identifikimit me identitetin fetar, në raport me identitetin kombëtar. Tek të anketuarit shqiptarë të krishterë, sipas hulumtimit, 70 për qind e të anketuarve e ndjejnë vetën së pari shqiptar e pastaj të krishterë; 15 për qind ndjehen së pari të krishterë e pastaj shqiptar;8 për qind vetëm të krishterë dhe 7 për qind vetëm shqiptar.

Bazuar në hulumtimin e KIPRED-it, edhe distanca socio-fetare është madhe dhe 5. 8 për qind e të anketuarve pranojnë vetëm të flasin me shqiptarët e konfesionit tjetër; 4.8 për qind e tyre preferojnë që të mos i kenë fqinjë; si dhe 1. 4 për qind e tyre preferojnë që në Kosovë të mos jetë asnjë prej tyre.

Ndryshe, hulumtimi i KIPRED-it nxjerr se 44 për qind e të anketuarve e ndjejnë veten së pari shqiptar dhe më pas kosovar; 32 për qind e ndjejnë veten kosovar e më pas shqiptar; 17 për qind e ndjejnë veten vetëm shqiptar dhe 7 për qind vetëm kosovar.

Agon Demjaha, hulumtues i KIPRED-it, ka thënë se një nga elementet që kanë ndikuar në raportin e religjionit me identitetin shqiptar, është edhe fillimi i procesit të krijimit të identitetit kosovar. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, sipas tij, shqiptarët e Kosovës u ballafaquan me situatë konfuze dhe të dykuptimtë.

“Simbolet kryesore shtetërore; flamuri, himni, nuk kishin asnjë pikë takuese me simbolet kombëtare shqiptare nga e kaluara. Ky rikonfigurim apo ripremtim i Kosovës, domosdo ka pasur efekt denacionalizues te shqiptarët e Kosovës”, theksoi Demjaha.

Por, në anën tjetër, profesori Ismajl Hasani, sociolog i religjionit, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se hulumtimi i vetëdijes fetare dhe etnike, me vetëm 1 mijë të anketuar, është problematike të jetë e besueshme.

“Unë nuk besoj të ketë lëvizur vetëdija e shqiptarëve në këto përmasa. Pa dashur që të komentoj diçka që unë nuk kam prirje t’i besoj se i qëndron parametrave të mirëfilltë shkencor, megjithatë, mendoj se janë gjëra mund t’i shërbejnë vetëm debatit të njerëzve, që në emër të analizave shkencore dhe në emër të të ashtuquajturave analiza për probleme të tilla, bëjnë përpjekje të nxjerrin tema ditore”, është shprehur profesor Hasani.

Profesor Hasani ka shtuar se rezultatet e tilla të hulumtimit të KIPRED-it, nëse, siç ka thënë ai, në mënyrë hipotetike, do të ishin të sakta, atëherë kjo paraqet një përmbysje të pjesshme të civilizimit të shqiptarëve.

“Do të thotë, në mënyrë hipotetike, nëse mund të jetë rezultat i besueshëm, atëherë do të bëhej fjalë për një përmbysje të një pjese të konsiderueshme të proveniencës së civilizimit evropian në Kosovë, me çka të gjithë njerëzit do të duhej të ndjeheshin keq. Këtu, para së gjithash, e kam fjalën për zhvendosjen e predikimit të islamit tradicional në këto treva dhe përpjekjen për inaugurimin e të ashtuquajturit ‘islamit ekstremist’ , në trajtën e vehabizmit”, ka thënë profesor Hasani.

Sidoqoftë, hulumtuesit e KIPRED-it kanë theksuar se në përhapjen e ideologjive ekstreme fetare kanë ndikuar organizatat e ndryshme ndërkombëtare me bazë fetare, të cilat menjëherë pas luftës në Kosovë, “nën maskën e ndihmës humanitare, kanë përdorur pa mëshirë varfërinë dhe kushtet shoqërore” të qytetarëve të Kosovës.

Sipas tyre, kjo ka ndodhur veçanërisht në hapësirat rurale , “duke dëmtuar seriozisht traditat kulturore të këtyre komuniteteve”. Përfaqësuesit e KIPRED-it kanë dhënë edhe një varg rekomandimesh se si duhet qasur problemit, duke përfshirë udhëheqësit politik dhe të institucionet qeveritare, institucionet e drejtësisë, Fakultetin e Shkencave Islame, si dhe institucionet qeveritare përgjegjëse për arsimin.

Lugina e Diellit në Mitrovicë ndihmohet nga Rusia me një kishë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç po qëndron në Moskë dhe atje bashkëbiseduesit i ka njoftuar me situatën në Kosovë

Shefi i Zyrës serbe për Kosovën dhe njëkohësisht nënkryetar i Partisë përparimtare të Serbisë Marko Gjuriç me nënkryetaren tjetër të kësaj partie Maria Obradoviç janë takuar sot në Moskë me kryetarin e Këshillit Suprem të Partisë unike të Rusisë Boris Grizlov i cili ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Rusisë e Serbisë janë testuar me kohë dhe se në to nuk mund të ndikojnë kurrë ndikimet e jashtme.

Gjuriq e ka njoftuar Grizloin me situatën ë Kosovë, me rrjedhën e dialogut të Brukselit dhe me gjendjen e “popullit serb në krahinën jugore”, njofton tanjug, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se Qeveria serbe ka filluar procesin e kthimit të personave të shpërngulur në Kosovë, në radhë të parë e ka njoftuar për ndërtimin e vendbanimit “Lugina e Diellit”, në veri të Kosovës.

Gjuriçi e ka theksuar rëndësinë e ndihmës së Kishës ortodokse ruse e cila ka shfaqur gatishmërinë e saj për të ndërtuar kishë në këtë vendbanim.

Lugina e Diellit është projekt serb për siç thonë zyrtarët e Beogradit, kthimin e 1500 serbëve të shpërngulur në Mitrovicën Veriore.

Kosovë: Si u zhduk Fondi për Punësim dhe Zhvillim?

Ilustrim

Shumë premtime të zyrtarëve të lartë qeveritarë për zhvillim ekonomik, rrjedhimisht rritjen e shkallës së punësimit, janë heshtur apo nuk janë realizuar në mungesë të angazhimit dhe seriozitetit të autoriteteve kompetente, thonë ekspertë për çështje ekonomike.

Një premtim i zyrtarëve qeveritarë para dy vjetësh ka qenë krijimi i një Fondi për Punësim dhe Zhvillim duke u bazuar në mjetet e Fondit të Privatizimit dhe Trustit Pensional të Kosovës, që arrijnë shifrën rreth 1. 9 miliard euro.

Si Fond, ishte thënë se do të krijojë mundësi të reja të përkrahjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, duke përdorur praktikat më të mira investuese.

Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, thotë se ky premtim ka qenë vetëm në kuadër të fushatës zgjedhore dhe jo vullnet apo angazhim i mëtutjeshëm i autoriteteve qeveritare.

“Duhet kuptuar se viti 2014 ka qenë kohë zgjedhjesh, më shumë ka pasur premtime, joshje të elektoratit se sa kanë pasur bazë reale ato që janë premtuar. Edhe çështja e Fondit të Privatizimit dhe Fondit të Trustit të Kursimeve Pensionale, nuk janë çështje të vullnetit të një kryeministri apo kryetari,cilido qoftë, që ato të mobilizohen për zhvillimin e Kosovës”.

Duhet infrastrukturë ligjore, instrumente të sigurisë, garanci, të cilat nuk i ka bërë as kjo Qeveri, as që i ka bërë Qeveria e kaluar. Për këtë arsye çështja është heshtur”, thotë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se gjatë vitit 2014 të gjitha partitë kanë premtuar skenar për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

Edhe krijimi i këtij Fondi, që sipas tij, ka qenë ambicioz, ka mbetur i heshtur për shkak të mungesës se seriozitetit të autoriteteve në Kosovë, pasi për shfrytëzimin e mjeteve të Privatizimit dhe Trustit, nevojiten edhe ndryshime në aspektin ligjor.

“Ato mjete nuk mund të shfrytëzohen nëse nuk krijohet baza e qëndrueshme juridike dhe të ndryshohet edhe Ligji për Privatizim dhe ai i Fondit të Trustit Pensional të Kosovës. Kosova ka rreth 2 miliardë euro që gjenden në bankat e vendeve perëndimore, ku norma e interesit është zero”.

“Ku ato mjete sjellin 10 apo qindra mijëra euro interes në vit, kurse në Kosovë ka mungesë kronike të investimeve. Problemi qëndron në joseriozitetin ose mosguximin që ato mjete të investohen në Kosovë, me qëllim që të arrihet edhe shkalla më e lartë e zhvillimit, të shtimit të Bruto Produktit Vendor, me çka do të ulej edhe shkalla e papunësisë”, vlerëson Bektashi.

Megjithatë, pas ndryshimeve të nevojshme ligjore, investimi i këtyre mjeteve në projekte të ndryshme, thotë Rexhepi, duhet të ketë kthim të garantuar. Ai shton se në Kosovë nuk ka mungesë të mjeteve financiare, por mungesë të menaxhimit të tyre.

“Problemi kryesor në Kosovë qëndron te çështja e menaxhimit të parasë, çështja e krijimit të mundësive absorbuese, mundësive shpenzuese qoftë të bizneseve, qoftë të Qeverisë. Mirëpo, shpenzimet që të jenë në projekte profitabile , në projekte që garantojnë zhvillim, garantojnë ndryshim të situatës sociale dhe në të njëjtën kohë, që investimi ka një kthim të garantuar apo një kthim të madh, në mënyrë që mos të ketë lëkundje as në sistemin bankar dhe as në buxhet”, shpjegon Rexhepi.

Rreth 1. 3miliard euro ka arritur Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Këto investime janë të shtrira në mbi 60 shtete të botës, apo në afër 2000 emetues botërorë.

Kurse, Fondi i Mirëbesimit nga privatizimi dhe likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, sipas të dhënave të kësaj agjencie, ka arritur shumën prej mbi 661 milionë eurosh, të cilat deponohen në Bankën Qendrore të Republikës Kosovës, e prej aty investohen në tregjet e jashtme.

Nga ky fond parashihet të kompensohen kredituesit potencialë të ndërmarrjeve shoqërore.

Përmendorja e princit Llazar u vendos në veri të Mitrovicës

Princi Llazar

Në veri të Mitrivicës, në rrethrrotullimin kryesor, është vendosur mbrëmjen e kaluar një përmendore e princit serb, Llazar, e gjatë 7.5 metra.

Është paraparë që përmendoren ta zbulojë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi, më 28 qershor, kur edhe shënohet Dita e Shën Vidit, apo siç e quan komuniteti serb “Vidovdan”.

Vendimin për ngritjen e këtij monumenti e ka sjellë shumica e këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Monumenti, siç kanë thënë ata, është financuar nga donatorët.

O Putinista, o Erdoganista kuptone more të mjerë se jeni shqiptarë – Nga Mr.sc. Nue Oroshi

Rrethanat e reja botërore kanë bërë që dy rrymat politike që popullitë shqiptarë i kanë sjellë të zezat më të mëdha gjatë gjithë historisë kohore, rryma politike pansllaviste dhe rryma politike panaziatiste, te rifillojnë ringjalljen e serishme në trojet shqiptare. Te parët shpresat i kanë mbeshtetur tek Kryetari i Rusisë Vlladimir Putin, ndërsa të dytët shpresat i kanë mbeshtetur tek Regjep Taip Erdogan, kryetar i Turqisë.Të parët ëndërrojnë ringjalljën e idesë komuniste bolshevike, dhe shtrirjen e Rusisë në Ballkan me theks të veçantë në trojet shqiptare, ndërsa të dytët ënderrojnë për një kalifatë turko- arab, në trojet shqiptare. Edhe Putini edhe Erdogani, ënderrojnë dominimin e tyre në trojet shqiptare. Dhe në faktë ne shqiptarët nuk mund të presim edhe ndryshe nga këta dy diktatorë të cilët nga shtetet e tyre ku ata sundojnë, shkilen për çdo ditë të lume të zotit të drejtat e shtetasve të shteteve ku ata sundojnë, dhe vritën kundërshtarët politik natën me pas i vajtojnë ditën. Këto dy rryma politike me shekuj e kanë dëmtuar edhe sot e kësaj dite po e dëmtojnë kombin shqiptarë. Të parët e qajnë periudhën komunisto -pansllaviste ,për faktin se etërit e tyre si dhe ata vetë kishin privilegje në pushtimet sllave që i bënë tokave shqiptare, ndërsa të dytët vajtojnë Perendorinë Osmane, perendori e cila shqiptarve nuk iu la asnjë shkollë shqipe, madje duke vrarë dhe masakruar ata që munden ta marrin guximin që t’i shkruajnë shkronjat shqipe. Edhe të parët edhe të dytët, vajtojnë për baballarët e tyre të kuq, si dhe për kalifatet turko – arabe në trojet shqiptare. Kush më shumë dhe kush më pak sa mundësi që kanë janë duke e brejtur trupin e shëndoshë të kombit shqiptarë. Por shtrohet pyetja pse po gjejnë mundësi depërtimi politikë këto dy rryma politike në trojet shqiptare sa që arrinë aq poshtë që Kryeheroin shqiptarë të të gjitha kohrave Gjergj Kastriotin, të mundohen ta nëpërkëmbin. A e dini more të mjerë që ju ka marrë koka erë ? – do të thoshte i madhi Atë Gjergj Fishta , se Trojet Shqiptare nuk do të shëndrrohen as në troje ku do të ndikon pansllavizmi në krye me Putinin, dhe as në troje turko – arabe ku do të dominonte Erdoganizmi. Një fakt duhet ta dimë se çdo durim e ka kufirin e tij. Këto dy rryma politike si uritha dhe ushujza nëpërmes tokës e nëntokës po e shkatrrojnë orjentimin Evropian të Shqiptarëve. Shqiptarët duhet të dinë njëherë e përgjithmon se dielli i shqiptarve lind në Evropë. Toka e shqiptarëve është tokë Evropiane edhe pse shumë herë në këto toka u ndeshen betejat e vijës kryqzore, që ndante lindjen me perëndimin. Bota e qytetruar ka kohë që na tregon rrugën e drejtë dhe ne futemi therrave e llugave. Ajo na thotë se as Putini dhe as Erdogani nuk janë  miqtë e kombit shqiptarë sepse të dy jetojnë me ëndrra për dominim në Trojet Shqiptare. Dhe çohet shqiptarët e shkretë, e bëjnë be në kokat e Putinit dhe Erdoganit, e shpejtë mbetshi pa te dytë. O Putinista, o Erdoganista kuptone more të mjerë se jeni shqiptarë. Kultura jonë nuk i përket as me kulturën pansllaviste as me kulturën panaziatiste. Ne jemi një komb që shikimin dhe pamjen e kemi të Kastriotizmit, humanizmin e kemi të Nënë Terezës, trimërinë e kemi trashëgim brez mbas brezi, ndërsa orjentimin shkencor, politik dhe kulturor e kemi me botën e qytetruar Evropiane. Botë e cila dy herë radhazi na bëri shtet, falë qëndresës shqiptare dhe përkrahjes së diplomacisë dhe politikes së botës perendimore. Dhe pikërisht është kjo Evropë dhe Amerikë që në një të ardhme të shpejtë do të na përkrahë edhe bashkimin e Trojeve shqiptare, por para se të ndodhë kjo duhet t ’iu themi stop politikave, Putiniste dhe Erdoganiste në Trojet shqiptare. Sa për ilustrim se si kanë filluar ringjalljën këto dy politika të shëmtuara që po e brejnë si krimba të zinj palcën Arbërore po i jap dy raste. Rasti i parë ka të bëj më tentim ringjalljen e pansllavizmit komunist përmes ngritjes se dy permendoreve të Pansllavistave më të mëdhenj shqiptar Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha. Ferizaj merr iniciativën që të ringjallet serish Pansllavizmi në Trojet Shqiptare, duke ngrit permendore kriminelit më të madh shqiptar që punoj për Pansllavizmin rus Enver Hoxhës, ndërsa Gjakova merr iniciativë që vrasesit të shqiptarëve atdhetar dhe nacionalist, projugosllavit Fadil Hoxha t’i ngrisin  permendore në Gjakovë. Edhe njëri edhe tjetri ishin për rreth pesë dekada në shërbim të politikës pansllaviste ruso – jugosllave. Ndërsa rasti i dytë është panaziatizmi. Edhe Panaziatistët shqiptarë janë të ndarë në dy grupe. Në Panaziatistët Vehabistë të cilët po rekrutojnë të rinjë shqiptarë për të vdekur për tokat Arabe, dhe po iu prishin imazhin të rinjeve dhe të rejave shqiptare me mjekrra fantome pantollona të shkurt e veshje sorrzeza të vashave të bukura shqiptare. Kurse të dytët panaziatistat Erdoganist po kujdesen që Pushtimet Osmane në Trojet Shqiptare t’i shohin si clirim. Ata po kujdesen që të zhdukin Gjurmet e Historisë Shqiptare në pesë shekuj qëndresë kundër kësaj perendorie terroriste që e demtoj deri në gremin palcën Arberore të kombit shqiptar. Ata shkuan aq larg të cilët edhe hoqën edhe logon e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i dhanë titullin qytetar nderi të Prizrenit, përkrahësist më të madhë të ISIS Erdoganit. A thua këto gjëra nuk po shifen nga miqtë tanë Evropian dhe Amerikanë.Këto dy grupe politike që po punojnë ta dëmtojnë Kombin shqiptarë kanë një emruës të përbashkët. Janë kundër politikës së miqve tanë tradicionalë Evropianë dhe Amerikan. Por orjentimi shpirteror i shqiptareve është orjentimi Evropian. Shqipërinë Etnike do ta bëjmë pa Putinista dhe pa Erdoganista por me shqiptarë atdhetar që brez pas brezi e djalë mbas djali kanë cenë dhe janë në shërbim të kombit shqiptarë.

Ish-zëvendësministri e vodhi veturën e Shtetit për katër muaj, prokuroria s’e hetoi

Mbi 3 mijë e 700 euro ka shpenzuar një zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës vetëm në karburante, brenda një periudhe katër mujore. Për më keq, Zyra e Auditorit ka gjetur se zëvendësministri kishte bërë këtë shpenzim pas përfundimit të mandatit të tij dhe se nuk kishte pranuar ta kthente veturën e shtetit për katër muaj rresht.

Një zëvendës ministër i Ministrisë së Infrastrukturës, i cili ka përfunduar mandatin në dhjetor të vitit 2014, ka vazhduar të vozisë veturën zyrtare edhe për katër muaj të tjerë. Në vend se ta kthente në ministri, ai ka harxhuar mijëra euro të shtetit në karburante duke e vozitur veturën pa qenë i autorizuar.

Kjo është gjetja e raportit të Zyrës së Auditorit bërë Minsitrisë së Infrastrukturës për vitin 2015. Por auditorët nuk e kanë zbuluar identitetin e këtij zëvendësministri, raporton Insajderi.

Kanë treguar vetëm targat e veturës.

“Vetura zyrtare 3Z-009-08 në mandatin e kaluar qeverisës ka qenë në shfrytëzim nga zëvendës ministri. Kjo veturë është dashur të kthehet në ministri me rastin e përfundimit të mandatit në dhjetor 2014. Sipas zyrtarit përgjegjës në ministri, vetura është rikthyer në muajin prill 2015”, thuhet në raport.

E kostoja e shpenzimeve të kësaj veture të përdorur nga zëvendës ministri i paidentifikuar në raportin e auditimit, kap shifrën prej mijëra eurove.

“Ne kemi testuar faturat për karburante dhe kemi identifikuar se për muajt dhjetor 2014, janar, shkurt dhe mars 2015 kanë ndodhur shpenzimet në mënyrë jo të rregullt. Vlera totale e furnizimit për këtë periudhë është 3,745€”, thuhet në raportin e auditorëve.

Sipas auditorëve, mungesa e kontrollit dhe marrjes se masave adekuate për shfrytëzimin e pasurisë ka ndikuar në shpenzime të parregullta, bazuar në këtë, potencialisht mund të ketë edhe shpenzime tjera të ngjashme në të ardhmen.

ZAP ka rekomanduar ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, që të sigurojë që shfrytëzimi i pasurisë është në kuadrin e aktiviteteve të ministrisë, me qëllim të shmangies së saj apo edhe të krijimit të shpenzimeve të pakontrolluara dhe që nuk rrjedhin nga aktivitetet operative të Ministrisë./Insajder

Pritet të rritet numri i meshkujve të përdhunuar gjatë luftës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Torturës, edhe një herë u kërkua që të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, t’i ofrohet përkrahje institucionale.

Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë është një prej krimeve që janë kryer nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, që ende nuk është ndëshkuar.

Sebahate Pacolli-Krasniqi nga Qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës ka kërkuar që institucionet e Kosovës t’i njohin personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës, duke zbatuar ligjin dhe duke iu ofruar të mbijetuarve një benificion që do t’i mundësonte një mirëqenie të mirë.

“Ka raste edhe të meshkujve që janë lajmëruar në qendrën tonë dhe pres që këto raste të rriten sepse kanë informacione që ka pasur raste të dhunimit të meshkujve”, ka thënë ajo, raporton KP.

Ndryshe, synimi i Qeverise së Kosovës është që vendi ynë të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara,nga e cila merr obligime të ratifikoj edhe Konventën ndërkombëtare për parandalimin e torturës, së bashku me protokollet shtesë, si dhe të realizoj obligimet për ndërtimin e mekanizmave të cilat parashihen të krijohen në nivel nacional siç është “Mekanizmi për Parandalimin e Torturës”.

Rrahje mes shqiptarëve e serbëve te ura në Mitrovicë

Një rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 tek ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë, që për pasojë ka lënë disa persona të lënduar.

Ndihmë mjekësore në spitalin e veriut të Mitrovicës, pas rrahjes kanë kërkuar Strahinja Barbullov (1993) nga qyteti i Kikindës të Serbisë dhe Dushan Ivkoviq (1993) nga Leskovci, po ashtu qytet në Serbi.

Nuk dihet motivi i kësaj rrahje, por mësohet se ka pasur edhe të lënduar tjerë nga të dyja palët, të cilët nuk janë paraqitur fare për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i policisë në jug të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për kp se nuk është në dijeni për një incident të tillë, dhe se nuk është raportuar të ketë ndodhur diçka e tillë sa i përket pjesës jugore të qytetit.

Zona e përgjegjësisë së policisë në Mitrovicë ndahet me urë, përkatësisht mesi i urës përcakton jugun dhe veriun e këtij qyteti, ku vazhdimisht qëndrojnë patrulla policore në të dyja anët e urës.

Xhelal Sveçla jep dorëheqje pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve në Prishtinë

Foto – Prishtina

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla ka dhënë dorëheqje pas një rasti tragjik që ndodhi të enjten në Prishtinë, ku dy fëmijë humbën jetën në një gropë të mbushur me ujë.

“Pamundësia jonë për të luftuar deri në fund tërë këtë trashëgimi të tmerrshme që na e la qeverisja e kaluar në Prishtinë, ka shkaktuar vdekjen e këtyre fëmijëve”, ka shkruar Sveçla.

“Nuk ndjej përgjegjësi ligjore, por njerëzore po. Qoftë edhe si bashkëqytetarë i këtyre dy fëmijëve të vegjël. Jeta ime nuk mund të jetë e njëjtë pas këtij rasti”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes.

Ndryshe, dy fëmijët, vëlla e motër, njëri 11 e tjetri 13 vjeç, kanë humbur jetën aksidentalisht në një gropë- pusetë të hapur në Prishtinë, në lagjen e quajtur, “Kolovicë”.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje aksidentale. Kurse hetimet është thënë se do të vazhdojnë për të zbardhur rastin, përfshi edhe hetimet ndaj kompanisë apo individët që kanë hapur atë gropë e cila ishte mbushur me ujë nga të reshurat e shiut.

Banorët kanë rrëfyer se në këto dtitë me temperatura të larta, fëmijët janë parë duke e shfrytëzuar këtë gropë si “pishinë” për freskim.

Opozita e çakorduar, pushtetarët e relaksuar! – Nga Florim Zeqa

Situata nëpër të cilën po kalon Kosova, nuk është aspak për t’u dëshiruar, pasi rreziqet dhe prapaskenat për humbje territori dhe sovraniteti janë permanente. Vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe liberalizimi i vizave me kushtin e demarkacionit me Malin e Zi, në asnjë rrethanë nuk ishte dasht të përcjellen kaq lehtësisht me heshtjen e opozitës dhe qytetarëve të vendit tonë.
E kam thënë edhe më parë, po e perseris prap, ndarja e bllokut opozitar ishte fatale për të ardhmen e vendin. Kthimi mbrapa është dështim dhe vazhdim i keqeverisjes, imoralitetit politik dhe degradimit institucional të vendit.
Nuk është befasi dështimi i bllokut, këtë e kam vrejtur nga fillimi, befasi nuk do të jenë nesër as koalicionet e reja të ish anëtarëve të bllokut opozitar me partinë në pushtet (PDK).
Deri dje në së bashku në bllok shanin dhe “vranin” qeverinë,…harruan “parimet” që thirreshin në to, tani shajnë dhe akuzojnë njëri-tjetrin, duke vrapuar pas pushtetit,…ky është niveli i moralitetit të kësaj klase politike, të cilës më së miri i shkonë për shtati thënja e Pablo Borsellino; “Politika dhe mafia janë dy pushtete që synojnë të njëjtën hapsirë. Ata kur nuk merren vesh e bëjnë luftën mes vete” !
Pas thyerjes së bllokut opozitar, akuzat e ndërsjella në mes antarëve të deridjeshëm në koalicion e vërtetuan heterogjenitetin, përbërjen jonatyrale të bllokut opozitar, divergjencat politike, pikëpamjet e kundërta programore dhe ideologjike.
Kuvendi i qetë, sheshi i zbrazur
Ndarja e bllokut opozitar ua ka mundësuar  pushtetarëve të sillen me komoditet dhe pa asnjë problem me avazin e vjetër të keqqeverisjes dhe abuzimit me pushtetin në raport me bisedimet me Serbinë në Bruksel dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Partitë opozitare të ndara, njëra pjesë e qetë në parlament (VV) dhe tjetra jasht tij AAK-NISMA),…secila në mënyrën e tyre janë duke i ndihmuar pushtetarët.
VV-ja, si forcë e vetme opozitare në kuvend, edhe përkundër konstruktivitetit në kundërshtimin apo mosvotimin e nismave të pozitës në kuvend, gjithnjë do të mbetet e pafuqishme në pengimin e marrjes së vendimeve të “vështira” për vendin,…përderisa, as AAK-ja dhe NISMA me bojkotimin e seancave nuk janë duke e penguar aspak funksionalitetin e punës së këtij kuvendi të përgjysmuar.
Me ketë trend të veprimeve të opozitës, pa asnjë problem pushtetarët mund  t’ia arrijnë qëllimit për mbajtjen e pushtetit deri në fund të mandatit.
Mirëpo, brishtësia e koalicionit jo natyral nuk ua garanton një gjë të tillë. Rritja  enorme e stafit qeverisës nga kryeministri Mustafa në njërën anë,…moskoordinimi i veprimeve në parlament i koalicionit qeverisës dhe ngutja në zhvatjen e buxhetit të shtetit nga ana tjetër, jepin sinjalet e para të përshpejtimit të “Zanzibarir 2”, apo prishjes së kurorës së panatyrshme qeverisëse PDK-LDK.
Shkuarja eventuale e këtij koalicioni deri në fund të mandatit më së tepërmi do t’i konvendonte liderit të LDK-së, zotit Isa Mustafa, për t’u rehabilituar sadopak para elektoratit të këtij subjekti,…si kryeminstri i parë i vendit në Kosovën e pavarur që arrinë t’i i shkoj deri në fund të mandatit edhe përkundër dështimeve të njëpanjëshme në qeverisjen e vendit, abuzimit me pushtetin, shkeljen e 23 neneve të kushtetutës, tkurrjen territoriale dhe humbjen e sovranitetit të vendit!
Pushtetarët drejt këtij qëllimi janë duke i ndihmuar opozitarët e ç’akorduar, të ndarë në garën për marrjen e pushtetit,…i cili duket të jetë shumë larg për opozitën e pakoordinuar në veprimet e saj.
Largimi i opozitës nga kauzat e saj
Ditëve të fundit, opozita me (mos) veprimet e saj sikur është larguar nga qëllimet dhe kauzat rreth të cilave, muaj më parë arriti të tuboj në shesh hiq më pak se  100 mijë qytetar,…veprime këto që lëkundën themelet e këtij pushteti të kalbur, të inkriminuar dhe korruptuar skajshmërisht.
Thënë ndryshe, opozita e çakorduar i ka bërë pushtetarët të ndjehen të relaksuar, të qetë dhe komod në majat e pushtetit.
Opozita dhe qytetarët e vendit, sikur e kanë harruar një të vërtetë të madhe; asnjë pushtet diktatorial në rruzullin tokësor deri më sot nuk është larguar me lutje dhe as me votë, por vetëm përmes protestave, demonstratave të fuqishme  dhe mosdëgjueshmërisë qytetare,…sikurse që asnjë ndryshim pozitiv nuk është arritur në marrveshje me diktatorët, por vetëm duke i detyruar ata të tërhiqen nga pushteti.
Ah, sikur të mos ishte lakmia për pushtet e liderëve opozitar, me protestat e filluara mbarëpopullore,…sot do ta kishim një situatë krejt tjetër në vend. Edhe pse është e vështirë të konstatohet saktësisht, se në cilën situatë do të ndodheshim  në këto momente kur po i shkruaj këta rreshta,…megjithatë, sot pushtetarët nuk do të kishin kohë të mirreshin me dialogun me Serbinë (me “Zajednicën”), as me demarkacionin me Malin e Zi, as me gënjeshtrat për liberalizimin e vizave dhe as me manipulimet rreth “ngritjes” ekonomike të vendit më të varfër dhe më të pashpresë në rajon.
Për këtë askush nuk na ka faj. Jemi vet fajtor pse e kemi këtë gjendje të pashpresë me këtë klasë të shëmtuar politike. Kemi mbetur sikurse “Gomari i Buridanit”, mes pushtetit të kalbur dhe opozitës së çakorduar!

Thaçi: Demarkacionin e ratifikojmë brenda 10 ditësh

Për kufijtë sot foli Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Si i ftuar në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, ai tha se marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi duhet të miratohet brenda 10 ditësh.

Ai ka thënë se pozicioni i tij i ri u ka bërë mirë kundërshtarëve të dikurshëm politikë.

“A duhet të jenë pak të gëzuar (kundërshtarët politikë)? Duhet të tash që jam president”, ka thënë Thaçi. “Në të gjitha pozicionet, edhe si kryeministër, por edhe tash si president, unë kam ardhur si njeriu më legjitim, me votë të drejtpërdrejtë qytetare, jo si rezultat i marrëveshjeve politike. Ndaj kjo më jep të drejtën që të punoj në agjendën dhe prioritetet që mendoj se janë më të mira për qytetarët”.

Prishtinë: Dy fëmijë humbin jetën aksidentalisht në një gropë të hapur

Foto nga arkivi – Prishtina

Dy fëmijë kanë humbur jetën aksidentalisht në një gropë të hapur në Prishtinë, në lagjen “Kolovica”.

Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për dy fëmijë, një djalë 11 vjeç dhe një femër 13 vjeç, që sipas raportimeve, ishin vëlla e motër.

“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e fëmijëve e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor. Policia e ka trajtuar rastin si vdekje aksidentale, kurse hetimet është thënë se do të vazhdojnë për të zbardhur rastin, përfshi edhe kompaninë apo individët që kanë hapur atë gropë e cila ishte mbushur me ujë nga të reshurat e shiut.

Banorët kanë rrëfyer se në këto dtitë me temperatura të larta, fëmijët janë parë duke e shfrytëzuar këtë gropë si “pishinë” për freskim.

Mungon vullneti politik për çështjen e viktimave të dhunës seksuale

Instalacioni “Mendoj për ty”

Ka afro dy vjet që kur një ligj për të rënët, invalidët, luftëtarët e UÇK-së dhe viktimat dhunës seksuale të luftës, u miratua në Kuvendin e Kosovës, por i njëjti ende nuk ka filluar të zbatohet, në veçanti kur flitet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ligji, për herë të parë pas 15 vjetësh, njohu statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës në Kosovë dhe i njëjti është dashur të përcillet edhe me hapin konkret për krijimin e Komisionit Qeveritar që do të përkujdesej për këtë kategori.

Me të, njëkohësisht, u saktësua se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, do të duhej të gëzonin të drejtën e pensionit prej 300 eurosh.

Vonesat e bëra në themelimin e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës gjatë luftës kanë ngjallur reagime të mëdha tek shoqëria civile.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka gatishmëri politike për të vënë në funksion legjislacionin e aprovuar tani dy vite nga Kuvendi i Kosovës.

“Realisht mund të themi se deri më sot janë krijuar të gjitha mundësitë për të krijuar këtë komisioni për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, për shkak se legjislacioni sekondar i cili e shtynë të zbatohet ky ligj është aprovuar. Deri më tani mund të themi se vetëm gatishmëria politike e institucioneve të Kosovës ka munguar për të zbatuar njohjen ligjore të viktimave dhunës seksuale gjatë luftës”, ka bërë të ditur Rushti.

Ajo thotë se të gjitha viktimat janë të zhgënjyera dhe të demoralizuara nga vonesat që po i bëhen këtij Komisioni qeveritar.

“Shtyrjet që po bëhen përveç faktit që komisioni është folur dhe përfolur që do të krijohet shumë më herët, po ndikon negativisht në familje dhe tek vetë viktimat, për faktin se po e shohin jo seriozitetin e institucioneve të Kosovës ndaj këtij grupi të ndjeshëm shoqëror”, ka bërë të ditur Rushiti.

Por, zyrtarë të qeverisë thonë se procedurat e shpalljes së konkursit për anëtarët e komisionit qeveritar janë hapur dhe pritet që ai të funksionalizohet së shpejti.

Sokol Havolli, shef i kabinetit në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sekretariati teknik që merret me këtë çështje është themeluar në kuadër të qeverisë dhe ka një funksion deri në kryerjen e procedurave të konkursit për Komisionin

“Aktualisht mund të konfirmojë se rregullorja për Komisionin për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë është miratuar në qeveri, dhe tani jemi në procedura të hapjes së konkursit për anëtarët e këtij komisioni”.

Çështja e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës u riaktualizua në kohën e presidentes Atifete Jahjaga, e cila për të ndihmuar këtë kategori të shoqërisë krijoi Këshillin Kombëtar të cilin e udhëhoqi.

Fushata sensibilizuese në bashkëpunim me shoqerinë civile ndihmoi në miratimin e Ligjit, i cili ende nuk po gjen zbatim.

Jeta Krasniqi, ish këshilltare e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ka koordinuar punën e Këshillit Kombëtar të drejtuar nga Jahjaga, tha për Radion Evropa e Lirë se Këshilli ka përfunduar punën në fund të marsit të këitj viti dhe të gjitha proceset, sipas saj, duhet të shtyhen nga institucionet dhe në përgjithësi nga shoqëria.

“Zëri i grave të Kosovës të cilët kanë qenë të dhunuara ka qenë i heshtur. Me formimin e këshillit në atë kohë dhe iniciativën e ish presidentes Jahjaga kjo çështje kishte marrë hov dhe kishte thyer atë heshtje jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë vendit. Kishte munguar edhe njohja ndërkombëtaree kësaj kategorie të dalë nga lufta, pra nuk ishte njohur kjo dhunë seksuale e cila ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përfshirë në një raport të saj cështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës që janë evidentuar në afro 20 vende të botës, por ai nuk e përmend Kosovën.

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë shumë shpesh kanë fshehur krimin ndaj tyre, për shkak të stigmatizimit nga familja dhe shoqëria. Ky fakt mund edhe të paraqes probleme shtesë në kohën e verifikimit të numrit të saktë të personave të përdhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë kohë më parë kishte biseduar më një nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ajo pati treguar se rastin e saj e kishte fshehur madje edhe nga bashkëshorti i saj.

Ajo ka nevojë për paratë, por që të përfshihet në regjistrin e pensioneve, kishte thënë se do të duhet të detyrohet që fillimisht të “trillojë” diçka për të arsyetuar burimin e parave.

Edhe 17 vjet pas luftës ende nuk ka një numër të saktë të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por mendohet që numri i tyre të jetë deri në 20.000. (REL)

Kosova ekstradoi në Maqedoni Komandant Sulën e Grupit të Kumanovës

Sulejman Osmani ose i quajtur si Komandant Sula është ekstraduar dje rreth mesditës nga Kosova në Shkup.

55 vjeçari ishte arrestuar në Kosovë në korrik 2015, pas një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia si i përfshirë në Grupin e Kumanovës, ku mbetën të vrarë tetë policë.

Osmani u bë i njohur për opinionin publik pas dorëzimit të të mbijetuarve të konfliktit, ku ai në mënyrë misterioze, me pranga në duar, arriti t’i ikë policisë maqedonase, shkruan zhurnal.

Osmani për disa mediume deklaroi se kishte arritur të arratiset, pasi ishte dërguar nga policia me helikopter për ta treguar vendin e fshehjes së armëve të grupit të armatosur afër fshatit Gushincë.

Largohuni për të mirën e atdheut e të popullit! – Nga Skënder MULLIQI

  Kjo klasë politike, është klasë që po manipulon më popullin, klasë që theu rregullat e demokracisë, klasë qe e pruni vendin në një kolaps politik dhe në  kolaps ekonomik, klasë politike që vrapon pa pra pas të mirave materjale , klasë politike që e varfëroi popullin…Kur shikon lajmet në televizion , apo kur lexon në gazeta e portale, apo pastime ne fb,   nuk të  lënë aspak  të qetë.Nuk është njeriu i qetë nga rrenat e tyre të mëdha e të vogla së në këtë muaj apo në atë muaj , në këtë vit apo në vitin vijues, Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave, e shumë rrena të çdo ditshme së si gjoja do të bëhët mirë, së si situata politike dhe rrjedhat ekonomike janë në ngritje e sipër, e përplot rrena të tjera  irituese. Kjo aq më keq kur po  vien nga zyrtarët më të lartë të shtetit, nga ata që ishte dashur tu besojmë. Unë kërkojë falje nga lexuesit e ndëruar së po merrem edhe kësaj radhe më veprimet e pa mira  të këtij estabilishmenti politik, i cili më së paku ka lidhje më politikbërje. Këta mund të punojnë në ndonjë profesion tjeter , por jo edhe në profesionin e shejtë të politikanit .Opinioni i gjëre public gjithmonë po bombardohet më rrena   të pa fije turpi,  vëtem pse dojnë më çdo kusht të mbesin  në pushtet, për ti vazhduar hajnitë,  manipulimet ,  matrapazllëqet e ndryshme në kurriz të popullit. Këta janë bër aktorë të mirë në skenë , janë bërë mashtrues dhe shtrembërues të realitetit të hidhur më të cilin po përballemi tash e shumë kohë .Këta thua së kan harruar që ka Zot, ose nuk po e din Zotin për Zot! . Për këta nuk po vlen përgjegjësia politike. Nuk po vlen përgjegjësia morale , nuk vlen akti i dorëheqjës…  jo nuk vlen së këta kan instaluar një sistem despotik , krejtësisht përjashtues.  Këta janë shëndrruar ose kanë qenë njerëz të cilët kan ardhur më qëllime të caktuara, për të grumbulluar të gjitha të mirat materjale për vete dhe për njerëzit e caktuar të tyre. Kanë ardhur që rregullisht të manipulojnë më popullin i cili i ka votuar . Turpi nuk ka brirë dhe nuk qelë varrë askënd, thotë një fjalë e popullit. Këta dinë të shantazhojnë dhe kërcënojnë nese pushteti u vihet në rrezik nga kushdo qoftë ai. Për këto grupacione politike të tipit klientelist dhe despotik, nuk ka gazetarë të mirëfilltë , nuk ka intelektualë të  mirë  nese nuk mendojnë më kokat e tyre. Këta janë bërë njerëz të  foteleve , njerëz të cilët  nuk  kan fare taban politik. Janë shëndrruar ose kan qenë njerëz të pa vlerë, pa vetëdije për shtetndërtim dhe të pa vetëdije për vatan. Nese edhe dikush nga ta ka qenë meritor , këtë meritë e kan tretur si fluskë sapuni duke vrapuar pas pasurimit të paligjshem . Atdhetarizmi nuk ka lidhje  me zhvatje dhe më  abuzime karshi pronës shoqërore dhe karshi  shtetit .Duken të mirë për nga pamja e jashtme , por në mbrendi  janë si mollat e kalbura të futura në një  thes. Po paraqiten si do njerëz superior, si njerëz që duhet tu bëson populli, si njerëz   meritor , e nuk e kan asnjërën nga këto tipare .Paraqitjët  e çdo ditshme në mjetet e informacionit public, po ju behën dita- ditës më të zbehta , së pak kush është duke iu bësuar më. Edhe ato media të cilat i keni vu nën kontroll sigurisht së nuk po ju bëjnë më punë , sepse e keqja e ka mundur moti  të mirën . Mos na humbni më kohë , mos na zëni dritën e diellit ,mos na e ngushtoni hapësirën e veprimit…nuk i interesojnë më këtij populli të lodhur broqkullat e juve të pa kripëta…Do të ishte e ndërshme dhe e moralshme që më në fund të largoheni nga pozitat e larta shtetërore që i keni .Do të ishte e mirë që populli të marr më në fund frymë lirshëm, së mjaftë e keni ngulfatur jetën. Sigurisht së këtë edhe e meriton ky popull ,i cili  më ditë , më muaj dhe më  vite  i “duroj”  të gjitha këto të “rëna” nën brez…   

Phillips: Burgjet shndërrohen në universitete për xhihadistët

David Phillips

Kosova duhet të jetë e vetëdijshme që ka “miq të rrejshëm” dhe “Turqia është mike e rrejshme e Kosovës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, David Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin për studimin e të drejtave të njeriut, në Universitetin e Kolumbisë në New Jork. Ai ka qenë këshilltar në Departamentin e Shtetit dhe ekspert për marrëdhënie të jashtme.

Phillips ka theksuar se Turqia, përmes Agjencisë turke për zhvillim ndërkombëtar (TIKA), si dhe përmes ambasadës së saj në Kosovë, ka krijuar pozicion të fortë dhe të dukshëm, por agjenda e saj, siç ka thënë ai, “nuk është që t’i ndihmojë kosovarët, por që ta promovojë islamin turk në Kosovë”. Sipas tij, Kosova nuk është e vetëdijshme për një gjë të tillë.

“Jo, sepse në planet afatshkurta ekzistojnë përfitime të drejtpërdrejta nga marrëdhëniet e tilla me Turqinë. Por investimet e Turqisë nuk janë në interesin e Kosovës ,por i shërbejnë interesave të Turqisë.”

“Duhet të kemi kujdes për këtë. Kudo që ekziston zbrazëtira, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet ta plotësojnë atë. Institucionet ndërkombëtare duhet të përfshihen dhe janë të nevojshme kontaktet më të forta ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe të atyre nga vendet perëndimore”, ka thënë Phillips.

Duke folur për ekstremizmin e dhunshëm, ai ka theksuar se është e pamundur që ai të çrrënjoset vetëm përmes masave të sigurisë. Por, sipas tij, për një gjë të tillë nevojitet, siç e ka quajtur ai, “pushteti i butë”.

“Kjo përfshin arsimimin, vende të reja pune, zhvillimin ekonomik, bashkëpunim të shoqërisë në nivelin lokal, në mënyrë që të rinjtë të binden se kanë të ardhme në qoftë se përkushtohen ndaj strategjive që do t’i avancojnë. Mund të bëhet shumëçka. Radikalizmi është pjesë e problemit të madh që ekziston në Kosovë dhe kjo është dëshpëruese”, ka theksuar Phillips.

Sipas tij, masat e sigurisë nuk janë zëvendësuese të shpresës që duhet t’u ofrohet njerëzve.

“Atë shpresë duhet ta ofrojnë autoritetet e Kosovës. I dimë statistikat për papunësinë. Të rinjtë janë të dëshpëruar. Janë të dëshpëruar me liderët politik dhe me krimin e përhapur dhe korrupsionin në qeveri. Qeveria e Kosovës duhet të reagojë, që t’i inspirojë njerëzit dhe që t’u jepet shpresa për një të ardhme më të mirë. Po ta kishin të rinjtë këtë nuk do t’i ktheheshin islamit radikal”, konsideron Phillips.

Ai thotë se në vendin ku nacionalizmi gjithmonë ka qenë ndjenjë mjaft e fuqishme, është brengosës fakti që tashmë islamizmi është i përhapur ndër të rinjtë.

Sipas tij, luftëtarët që kthehen nga vend-luftimet e huaja paraqesin rrezik të veçantë për shoqërinë dhe siç thotë ai, për ta nevojitet program i posaçëm për integrimin e sërishëm në shoqëri.

“Burgjet janë problematike, për shkak se në burgje njerëzit i krijojnë kontaktet me ekstremistët e dhunshëm. Në këtë mënyrë, burgjet shndërrohen në një lloj universiteti për xhihadistët. Burgosja nuk është përgjigje ndaj kësaj. Këtë e kemi parë në Guantanamo në Kubë, si dhe në qendrat ndëshkuese në Irak dhe Afganistan. Ajo që nevojitet është që njerëzve t’iu ofrohet shpresa për të ardhmen, shkathtësitë dhe mundësitë ekonomike, në mënyrë që ta kenë ndjenjën se mund të bëjnë diçka me jetën e tyre, në vend se t’i kthehen ekstremizmit fetar”, theksoi Phillips.

Ai ka shtuar se fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit është problem global dhe si i tillë ai paraqitet edhe në Kosovë, në rajon, Evropë dhe në gjithë botën. Nisur nga ky fakt, sipas tij, nuk është e drejtë që Kosova të veçohet si vendi numër një që për kokë banori i ka kontribuuar më së shumti me luftëtarë të ashtuquajturit Shteti Islamik. (REL)

FSK pezullon togerin Sekiraqa – abuzoi seksualisht me të miturën në SHBA

PRISHTINË – Zyrtarë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se një pjesëtar i kësaj Force është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dyshimin për abuzim seksual me një të mitur.

Zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, tha se togeri Ismajl Sekiraqa, që ndodhej në trajnim në SHBA, është arrestuar për veprën e abuzimit seksual

“Mund të konfirmoj se është arrestuar në SHBA dhe është nën hetime për abuzim seksual me një të mitur. Ai ka qenë në një trajnim për oficer për mbrojtje kimike,atomike dhe biologjike. Ai ka qenë duke ndjekur në Amerikë një kurs bazik katër mujor në këtë lëmi”, ka thënë Shala.

Shala tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pezulluar nga puna togerin Sekiraqa, derisa veprimet tjera pritet të ndërmerren pasi që të përfundojnë hetimet qe po zhvillohen ndaj tij.

Dialogu Kosovë-Serbi drejt një formati të ri

Bruksel, 25 gusht 2015, pala kosovare dhe ajo serbe

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, praktikisht është pezulluar për një fazë të gjatë dhe tashmë ekzistojnë edhe sinjale se Bashkimi Evropian do ta ndryshojë qasjen ndaj këtij dialogu, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Sipas tyre, dialogu ka bërë një pushim të gjatë, për tri arsye: mënyra e menaxhimit të këtij dialogu nga pala e Kosovës, si dhe krizën politike që prodhoi dialogu brenda vendit; pauza e gjatë zgjedhore dhe taktike e Serbisë; si dhe nevoja për rivlerësimin e dialogut të deritashëm nga ana e Bashkimit Evropian, për të krijuar mundësinë e një qasjeje të re ndaj dialogut.

Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika, duke folur për Radion Evropa e Lirë vlerëson se dialogu, në fazën e tanishme, ka degraduar shumë dhe e ka krahasuar atë me një anije plot vrima, e cila është para fundosjes.

“Është keq menaxhuar. Nuk është menaxhuar nga BE-ja. Ka devijuar nga përgjegjësia e saj si ndërmjetësuese dhe garantuese. Në të njëjtën kohë, nuk është menaxhuar mirë nga Prishtina, politikisht. Beogradi, gjatë periudhës zgjedhore, për çdo detaj të vogël kërkon pauzë, ndërkaq BE-ja ia ofron atë.”

“Beogradi ka krijuar edhe rrethana të reja, siç është rasti me ndërtimet jolegale në veri. Prandaj, është marrë vendim që dialogu të rishikohet, të analizohet dhe të krijohet një platformë e re nga ana e lehtësuesit. Konsultimet po vazhdojnë dhe besoj që edhe presidenti (Hashim Thaçi) është mu për këtë sot atje, në Bruksel”, thotë Rashiti.

Ai ka shtuar se ekzistojnë informacione që ka pajtim ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian se nuk mund të flitet për tema të reja, pa u zbatuar marrëveshjet e arritura në dialogun e deritashëm.

Dren Doli, analist nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia tashmë ka dërguar sinjale se nuk ka ndonjë vullnet të shprehur për të rifilluar dialogun me Kosovën.

“Sipas vlerësimeve që janë thënë edhe publikisht nga kryeministri i Serbisë, Vuçiq, interesi i Serbisë nuk është që të hyjë në dialog me Kosovën pa marrë konfirmim të qartë që vazhdimi i dialogut me Kosovën do t’i njeh Serbisë një dritë të gjelbër për fillimin e negociatave në kapitujt e veçantë për anëtarësimin e Serbisë në BE”, thotë Doli.

Ndërkaq, analisti Rashiti vlerëson se faza e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e deritashëm nuk do ta garantojë suksesin e dialogut në përgjithësi, për faktin se Serbia po kërkon që dialogu të ketë qasje tjetër, që marrëveshjet të arrihen në paketë dhe që ato më pas kushtëzohen njëra me tjetrën. Shembull për këtë, sipas tij, është edhe marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në anën tjetër, sipas tij, edhe Kosova, duhet ta ndryshojë qasjen ndaj këtij dialogu.

“Nuk shoh që qeveria e Prishtinës mund ta avancojë dialogun pa një qasje të re të konsensusit politik brenda Kuvendit të Kosovës, pa një platformë më të konsoliduar dhe të përbashkët me subjektet tjera, pa një mekanizëm të ri. Por, në të njëjtën kohë, nuk shoh zhbllokim të zbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Do të thotë, nuk shoh shthurje të këtyre kushtëzimeve që kanë të bëjnë me gjithçka, sepse për gjithçka ka vënë kusht me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin”, thotë Doli.

Analisti Doli po ashtu shpreh mendimin se Qeveria e Kosovës nuk duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë pa arritur brenda vendit një konsensus nacional për mënyrën se si do t’i qaset këtij dialogu dhe qëndrimet që duhet t’i mbajë në këtë dialog. Gjithashtu, sipas tij, Qeveria e Kosovës e ka obligim që çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ta ndërtoj ashtu sikurse është përcaktuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Duke marrë parasysh kërkesën e dytë, unë besoj që dialogu Kosovë-Serbi do të mund të sillet më shumë rreth çështjes së Asociacionit, për shkak të interesit që Serbia ka ndaj këtij Asociacioni. Kjo nënkupton që Qeveria e Kosovës duhet që, në fazat e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi, të tentojë të prezantoj qëndrimet e saj si pjesë e një qëndrimi unitar politik të Kosovës dhe jo vetëm si qëndrime, të cilat janë një koalicioni qeverisës dhe të cilat mund të lëvizin kurdo që shihet e arsyeshme”, shprehet Doli.

Sido që të jetë, Qeveria e Kosovës e ka fajësuar Serbinë për, siç është thënë, “bllokim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura” në kuadër të dialogut të zhvilluar në Bruksel, “duke mos ndërmarrë asnjë hap në drejtim të përmbushjes së obligimeve të saj”. (REL)

Katër policë sulmohen fizikisht nga gjashtë serbë në Pejë

Katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga gjashtë pasagjerë.

Siç njofton Policia e Kosovës, të dyshuarit janë shtetas serbë, dhe se të njëjtit gjatë kontrollit të dokumentacionit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit me ç‘rast kanë fyer zyrtarët policorë e më pas i kanë sulmuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë, teksa njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndaluar veturën Audi me targa të Serbisë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Mogherini i kërkon Thaçit miratimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, 21 qershor 2016

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini ka kërkuar nga Kosova që sa më parë të përmbushë edhe “kriterin e fundi për liberalizmin e vizave, miratimin emarrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”.

Këtë komente Mogherini, citohet t’i ketë bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra për komunikim e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, thuhet se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini, është shprehur se “Kosova duhet të jetë optimiste për vendimin për liberalizimin e vizave”.

Presidenti Thaci, thuhet në kumtesë, e ka informuar përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Mogherini, “për të arriturat e Kosovës dhe për përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon”.

Ndërkaq, duke folur për procesin e vizave, Presidenti Thaçi u shpreh se “Kosova tani pret një vendim meritor”.

Presidenti Thaçi dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini kanë biseduar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se duhet të vazhdojë dhe se “të gjitha vendet e rajonit duhet të mbeten të përkushtuara për ndërtimin e bashkëpunimit të sinqertë me njëri-tjetrin”.

Presidenti Thaçi, ka takuar sot gjatë ditës edhe Presidentin e Parlamentit Evropian, në kuadër të një vizite në institucionet e BE-së.

Vazhdon lirimi i lokaleve të shitura e të uzurpuara në Prishtinë

Foto nga arkivi

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve të kryera dhe grumbullimit të provave materiale, kanë zhvilluar sot një aksion për lirimin e lokaleve të shitura e të uzurpuara.

Aksioni është realizuar në dy lokacione, njëri tek Zonën Industriale në Prishtinë dhe tjetri në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë.

Operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë liruar lokalet afariste, të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme.

Këto prona të cilat kanë qenë të uzurpuara deri më tani, me urdhër të gjykatës kompetente i janë nënshtruar procesit të sekuestrimit.

Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm, pas përfundimit të hetimeve ndaj të dyshuarve do të ngrit akuzë për veprën penal “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Kosova e veteranëve dhe akademikëve të rremë – Nga Sali Bytyçi

Para disa ditësh më erdhi për vizitë një nip nga fshati dhe, bisedë pas bisede, arritëm deri te listat e veteranëve. “M… u bë puna”, u shpreh nipi, kur e pyeta si ka vajtur procesi i listave të veteranëve në rrethin tonë. “E di rastin e N.N., i cili për të mos dhënë rojë gjatë luftës, se kishte frikë, i dha 500 DM? Tani i ka dhënë 2500 euro dhe ka hyrë në listën e veteranëve”! Po kështu kishte ndodhur edhe me mjekun, i cili gjatë kohës së bombardimeve ishte strehuar në fshatin tim, por që u kishte thënë të zotëve të shtëpisë ku ishte strehuar, të mos tregojnë që është aty, se pastaj i del problem t’i kontrollojë të sëmurët!!! Tani i kishin dhënë edhe atij certifikatën e veteranit luftëtar. Ndërsa sanitetit që kishte lidhur plagët e të plagosurve apo i kishte varrosur të vrarët, i kishin dhënë certifikatën e pjesëmarrësit.

“Në lista të veteranëve janë futur me të madhe dezertorët e luftës, njerëz që nuk kishin të bënin fare me luftën, po edhe të tillë të cilët gjatë luftës ishin 7-vjeçar!”, vazhdoi nipi të më thoshte.

Të them të drejtën, kur i dëgjova këto u nervozova jo pak.

Si është e mundur që një njeri, për të cilin të gjithë e dinë që ka paguar 500 DM për të mos u bërë ushtar i UÇK-së, tani të figurojë në listat e veteranëve?! Pastaj për mjekun e pafytyrë, i cili nuk u kishte ofruar ndihmë jo vetëm ushtarëve të UÇK-së, po as të sëmurëve, të jepej certifikata e veteranit luftëtar?!

Po, pas pak, filloi të më bjerë tensioni dhe, për të gjitha këto, mendova me gjakftohtësi. Fundi fundit, jo vetëm të nervozohem, po edhe nëse plas unë, punët do të shkojnë kështu, siç kanë shkuar deri më tani. Bile edhe me këtë shkrim që po e bëj, prapë vetëm sa humbas kohën time, se njerëzit në Kosovë janë bërë njësoj: s’e prish terezinë kush, pa marrë parasysh se çfarë ndodh këtu!

Me këtë rast duhet të cek se, siç jam i bindur që e kanë tepruar krijuesit e listave të veteranëve duke dyfishuar e trefishuar numrin, jam i bindur edhe se jo të gjithë ata që kanë hyrë në lista të veteranëve përfitojnë materialisht, por se një pjesë i kanë futur aty për t’i sajdisur njerëzit e vet, pra për t’iu dhënë rytbe jo të merituara.

 

Kujt iu dha mundësia, keqpërdori sa mundi

Mendoj që Kosova, në këtë dekadë e gjysmë pas shkëputjes nga Serbia, ka funksionuar jo sipas normave ligjore, po sipas vullnetit të njerëzve, të cilët kryesisht ishin të papërgjegjshëm. Dhe, në vendin ku vendosin njerëzit e papërgjegjshëm, aty ku nuk funksionon ligji, aty ku nuk ka mbetur asnjë shenjë e vogël e etikës, mund të ndodhin gjëra nga më të çuditshmet.

Pyetja e parë që i bëra vetes, pasi fillova të qetësohem, ishte: Cili komision, bord apo quaje si të duash, në këtë një dekadë e gjysmë në Kosovë, e kreu punën më me nder se Komisioni për verifikimin e listave të veteranëve?

P.sh. Në Trustin Pensional të Kosovës, ata që janë aty, i kanë ndarë dhe i ndajnë pagat për vete sipas vullnetit që kishin dhe kanë;

Në komuna, kanë ndarë dhe ndajnë banesa për të punësuarit aty, sikur komunat të jenë pronë private, po ashtu sipas vullnetit politik e klanor;

Në KEK, Postë-Telekom, Aeroport etj., i kanë punësuar njerëzit sipas vullnetit, po ashtu politik e klanor, që kishin;

Në Drejtësi, para disa vitesh, pothuaj të gjitha lëndët në të cilat punonjësit e Drejtësisë: avokatë, gjyqtarë, prokurorë, akuzoheshin për vepra nga më të ndryshmet, i hodhën në koshin e plehrave;

Keqpërdoruesit e tre përqindëshit nuk kanë dhënë as japin llogari për milionat e keqpërdorur;

Keqpërdoruesit e Fondit “Vendlindja thërret” nuk kanë dhënë as japin llogari për paratë që i morën (shtinë në xhepat e vet).

Kanë privatizuar pasurinë e Republikës së Kosovës siç ua ka dashur qejfi dhe interesi i vet!

Pra, gjithkund ku kanë pasur mundësi, komisionet, bordet, quaji si të duash, kanë vepruar sipas vullnetit të vet, pa u mbështetur në ndonjë ligj, ose i kanë vërtitur ligjet sipas vullnetit të vet. Ndaj, nëse duhet të jepet llogari për keqpërdorimet që i kanë bërë në punën e tyre, kur i hartuan këto lista veteranët, sipas radhës, ata duhet të jenë të fundit.

Po unë, me këtë rast, do të ndalem pak te “listat” në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, që konsiderohet institucioni më i lartë shkencor dhe kulturor i Republikës së Kosovës, si krijohen ato.

 

Si funksionojnë Seksionet dhe Kuvendi i Akademisë?

Për të kuptuar si funksionojnë Seksionet dhe Kuvendi i Akademisë, të shohim kush është futur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës viteve të fundit.

Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si shkencëtar i Historisë para disa vitesh është pranuar Jusuf Bajraktari.

Çfarë ka bërë Jusuf Bajraktari për shkencën e historisë?

Jusuf Bajraktari gjatë jetës së tij “historike” ka botuar një libër: “Gjakova me rrethinë në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX (1878-1912)” (mbrojtur si tezë disertacioni më 1985 dhe botuar më 1998, në kohën kur kishte filluar lufta në Kosovë).

Pasi ka shkruar këtë libër me 34 vjet “histori” të Gjakovës me rrethinë, Jusuf Bajraktari që gjysmë shekulli ka jetuar me të gjitha privilegjet që mund t’i ketë një njeri: të gjithë titujt e mundshëm akademikë që mund të marrë një njeri i ka marrë, pagën e rregullt e ka marrë, drejtor i Institutit të Historisë (ka qenë një kohë të gjatë) është bërë!

Banesë a ka marrë a jo, nuk e di.

Pra, vetëm për një libër që ka shkruar për Gjakovën me rrethinë ka marrë pagë dhe privilegje deri në pension, po për këtë libër ka marrë edhe honorarin nga Instituti i Historisë! Megjithatë, kjo ishte pak për të, ndaj Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe, pastaj, Kuvendi i Akademisë për këtë histori të Gjakovës me rrethinë ka vlerësuar që Jusuf Bajraktari duhet të hyjë në Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të paguhet në muaj rreth 1500 euro, po edhe pas vdekjes, sipas Rregullores, edhe gjashtë muaj familjes së tij t’i shkojnë në xhirollogari 6 paga të larta akademike!

Këto të gjitha pa bërë as edhe një vijë të zezë mbi të bardhë. Po nëse rastësisht i teket Jusuf Bajraktarit të bëjë një vijë të zezë në faqe të bardhë, ai merr honorar ekstra!

Për këtë, pas Seksionit të Shkencave Shoqërore, ka vendosur Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Rasti i dytë është ai i Mehmet Halimit.

Se është marrë me mbledhjen e ninananave, pastaj me mbledhjen e shprehjeve popullore dhe pak para se të dalë në pension ka doktoruar me monografinë “E folmja e Karadakut”, Mehmet Halimi gjatë gjithë jetës së tij ka marrë pagë të rregullt, po ashtu për veprat që ia ka botuar Instituti Albanologjik ka marrë edhe honorarin! Po organet përkatëse të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës këto i ka parë të pamjaftueshme për Mehmet Halimin, prandaj ia vazhdoi privilegjet njësoj si të lartpërmendurit, Jusuf Bajraktarit, pra e pranoi akademik.

Rasti tjetër është ai i Zejnullah Rrahmanit.

Në vitin 1985 ka doktoruar me një monografi me një titull paksa të çuditshëm “Nga teoria e letërsisë shqipe” (botuar më 1986). Gjatë gjithë jetës së tij pagë ka marrë si ligjërues në Fakultetin e Filologjisë (dikur Fakulteti Filozofik), po ligjërimi i tij ishte leximi i vazhdueshëm i disa fletëve të nxirosura, ndërsa studentët duhej të mbanin shënime. Në vitet ’90, gjatë kohës sa ishte dekan i Fakultetit Filologjik, u shkrua në shtyp se mbi 100 000 DM kanë humbur pa shenjë dhe pa dokë, por ky kurrë nuk dha llogari për to! Në këtë kohë, vitet ’90, ka botuar një libër me titull “Teoria e letërsisë” (1986), po ky libër është shumë larg nga të qenët tekst mësimor, sepse  është përmbledhje e ligjëratave të tij të dobëta, të bazuara kryesisht në teorinë e letërsisë së Milivoj Solarit, të përkthyer (në fakt: të sakatosur) në shqip nga Ali Aliu, asgjë më shumë. Në vitet 2000 e këndej ka botuar rreth 10 libra “teorike letrare”, të cilat janë kryesisht kompilime prej librave në gjuhë të huaja, jo rrallë të përkthyera me Google Translate.

Se sa është shkencëtar ky, lexuesi më mirë e kupton po të lexojë librin e tij të vetëm për letërsinë shqipe (pas tezës së disertacionit), në të cilin e “studion” romanin “Malësorja” të vëllait të tij, Nazmi Rrahmanit. Përveç përflitjes së subjektit të romanit të Nazmi Rrahmanit dhe dhënies së mendimeve subjektive, pra shfryrjeve të herëpashershme ndaj popullit shqiptar, asgjë shkencore nuk ka në këtë libër!

Në Akademi është edhe Ali Aliu, bile në tri akademi (të Prishtinës, të Shkupit dhe të Tiranës)! Aq sa gjendet ar në një grumbull dhe, po aq gjendet shkencë në veprat e tij fund e krye eseistike. “Poezia e filan poeti është maja e poezisë shqipe”; “Poeti N.N. është maja e majave të poezisë shqipe etj.”, kjo është shkenca që ka bërë Ali Aliu në artikujt e tij për letërsinë shqipe, apo që të gjithë shkrimtarët shqiptarë i quan Don Kishotë! Kështu, majë pas maje, u gjend në Akademi!

Se gjatë gjithë jetës së tij është marrë me statistika, Hivzi Islami është në Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës! Çfarë shkence përbëjnë statistikat, që i ka marrë nga institucionet përkatëse, për të cilat Hivzi Islami është bërë akademik, po edhe kryetar i Akademisë së Shkencave, madje në dy mandate?! Marrja me statistika, po për të cilat gjatë gjithë jetës së tij si profesor ka marrë pagë të rregullt, i ka dhënë argument Seksionit përkatës dhe pastaj Kuvendit të Akademisë ta pranojë si akademik!

Çfarë shkence ka bërë Isa Mustafa që është pranuar në Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës? Librat mësimorë, edhe nëse janë universitarë, për të cilët gjatë gjithë jetës Isa Mustafa ka marrë pagë, po edhe honorarë, çfarë shkence përbëjnë?! Pasi u zgjodh anëtar korrespondent në vitin 2008, duke qenë Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës (kjo përbën konflikt të pastër interesi!), u avancua në anëtar të rregullt katër vjet më vonë, në kohën kur krahas postit të njeriut të parë të kryeqytetit, ishte edhe kryetar i partisë të cilën e drejton edhe sot, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë shkrim nuk i përmenda edhe disa “akademikë” të tjerë, si Sali Gashi, Luan Mulliqi etj., emrat e të cilëve nuk thonë gjë, sepse janë më tepër personifikime të qenieve anonime; pra nuk meritojnë as të përmenden fare!

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i ka paraparë të gjitha privilegjet për anëtarët e saj, bile edhe pasi të vdesin, por nuk e ka paraparë plagjiaturën. Kjo Akademi që nuk i parasheh sanksionet, privilegjet po! Sa herë duhet të argumentohet plagjiatura e Sabri Hamitit?! Sabri Hamiti vazhdon të jetë anëtar i Akademisë, ndërsa për veprat në të cilat ka jo pak plagjiaturë, ka marrë honorar të majmë, si dhe çmime kombëtare në Shqipëri!

Nexhat Daci e Rexhep Ismajli, të dy akademikë, i kanë lënë pasardhësit në vendet ku kanë punuar, pra vajzat e tyre; i pari në Degën e fakultetit ku ka punuar, i dyti në Fakultetin ku ka punuar.

Në Fjalorin Enciklopedik, i cili është në përgatitje nga kjo Akademi, janë paraparë të jenë zëra të veçantë anëtarët e familjeve të të quajturve akademikë. Pasi i kanë siguruar vendin vetes si akademikë, tani në fjalorë i fusin anëtarët e tyre, po ndonjëri si Rexhep Ismajli, fut edhe mësuesin e shkollës së mesme, si dhe vajzën e tij!

Pasi në Ligj kanë “harruar” ta sanksionojnë plagjiaturën (hajninë intelektuale), nuk e kanë harruar një nen sipas të cilit seksionet e Akademisë mund të propozojnë individë për t’i pranuar në Akademi (këta edhe janë më të sigurtët që hyjnë në Akademi, sepse propozohen nga ata që janë aty!), ndërkaq në Projektligjin e fundit kanë futur një nen sipas të cilit personat mbi 65 vjet nuk kanë fare të drejtë të propozohen për anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës! Pra, pasi i kanë futur njerëzit e vet mbi këtë moshë, tani ua pamundësojnë “të tjerëve”, që kanë këtë moshë, edhe pse të padëshirueshmit e tyre edhe ashtu i kanë dyert e mbyllura nga kjo akademi, edhe po të jenë gjeni! Por, fodullëku i tyre grotesk, as që denjon të merret me lëndët e të padëshirueshmëve, në fund të fundit për t’i hedhur në koshin e plehrave!

 

Nuk ndodhin askund në botë

A ka dëgjuar dikush që ka një vend në botë, në të cilin njeriu që ka shkruar një libër për historinë e një qyteti (në fakt Gjakova në atë kohë ishte një qytezë) me rrethinë për një periudhë 34-vjeçare, të bëhet akademik?!

A ka dëgjuar dikush që ekziston një vend në botë në të cilin njeriu që ka shkruar libra për të folmen e rrethit të vet, i cili pak para pensionimit mezi arrin ta kryejë doktoratën, po për të folmet e rrethit të vet, si shpërblim t’i jepet titulli: akademik?!

A ka dëgjuar dikush që ka një vend në botë që njeriu i cili gjatë gjithë jetës së tij është marrë me statistika, edhe ato të marra të gatshme nga institucionet përkatëse, ta bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave?!

A ka dëgjuar dikush që ekziston një vend në botë në të cilin njeriu i cili ka botuar libra “teorikë”, të gjitha kompilime të dobëta nga gjuhët e huaja, siç është rasti i Zejnullah Rrahmanit, pra kompilime nga njeriu i cili së pari nuk e njeh as gjuhën e vet, e i cili në krejt veprën e tij “teorike letrare”, origjinale i ka vetëm fyerjet që i bën popullit të vet, ndërsa të tjerat nga A-Zh kompilime, njeriu i cili në vitet ‘90 ishte kryefjalë e një skandali, për të cilin nuk ka dhënë llogari kurrë, i cili si vëlla i Nazmi Rrahmanit ka hyrë asistent në Fakultetin e Filologjisë, që ka doktoruar me një libër me titull absurd: “Nga teoritë e letërsisë shqipe”, po që gjatë gjithë jetës së vet si ligjërues, i hap disa fletë dhe u ligjëron studentëve duke lexuar, ndërsa në fund të shpërblehet me titullin: akademik?!

A ka dëgjuar dikush që një institucion i cili financohet nga shteti të ketë në Rregulloren e tij një nen me të cilin u jep të drejtë seksioneve të veta, të përzgjedhin për ta pranuar personin që duan vetë, siç e ka Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës?!

 

Në fund

Të kthehemi edhe një herë te bashkëvendësi im i cili gjatë kohë së luftës i dha 500 DM që të mos hynte në radhët e UÇK-së, po që tani gjendet në listat e veteranëve luftëtarë të UÇK-së dhe te anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Më veteran është bashkëvendësi im që dha 500 DM për luftën apo këta akademikë me nga një libër për rrethin e tyre, për të folmet e rrethit të tyre, apo me statistika e kompilime librash të huaj?

Kush është më meritor: bashkëvendësi im që dha 500 DM për luftën e UÇK-së apo Jusuf Bajraktari për shkencën e Historisë me një libër për Gjakovën me rrethinë?

Nëse mund të jetë anëtar i akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës Jusuf Bajraktari që ka shkruar një libër për Gjakovën me rrethinë, për të cilën gjatë gjithë jetës së tij është paguar, po në të cilën nuk ka aspak shkencë, pse të mos jetë në Listën e veteranëve luftëtarë bashkëvendësi im që i ka dhënë 500 DM UÇK-së, me të cilët UÇK-ja ka mundur të blejë së paku 500 plumba, me të cilët edhe nëse nuk e ka vrarë asnjë armik, së paku ka dhënë alarmin që këtu është një popull i cili padrejtësisht sundohet nga Serbia?! Në fund të kësaj, puna e UÇK-së, edhe me 500 DM-të e këtij bashkëvendësit tim, ka rezultuar me sukses, pra Serbia është larguar nga Kosova deri në Urë të Ibrit, por, të më thotë dikush, çfarë i solli Jusuf Bajraktari shkencës së historisë me librin për Gjakovën me rrethinë?

Bashkëvendësi im, përveç 500 DM-ve, asgjë po qe se nuk ka bërë, së paku ka ikur prej serbëve, po Jusuf Bajraktari jo që nuk është marrë me shkencë kurrë, por as ka pasur rastin të ikë nga ajo, sepse kurrë nuk është takuar me të!

Nëse Mehmet Halimi për librat me të folme dhe me ninanana ka të drejtë të jetë anëtar i Akademisë së Shkencave, përse nuk ka të drejtë të jetë veteran bashkëvendësi im?!

Nëse akademikët fusin në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës pa asnjë kriter: shokë, miq, bashkëpartiakë, bashkëklanorë; futin në Fjalorin Enciklopedik familjarët e tyre, po edhe ish-mësuesit; e vërtitin ligjin sipas interesave të tyre të ngushta, përse u dashka që komandantë me gjysmëshkolla apo pa shkollë fare të mos fusin në listat e veteranëve shokë, miq, mikesha, vajza të tyre apo dhëndurë? Përse u dashka që Prokuroria të merret me Listat e veteranëve dhe jo edhe me Listat e akademikëve? Nëse akademikët kanë të drejtë që, në mes të kryeqytetit të Kosovës, ditën për diell, të fusin në Akademi një person që gjatë gjithë jetës së tij ka shkruar një libër për qytetin e tij me rrethinë, apo për të folmen e rrethit të tij, apo atë që ka bërë kompilime të shkallës më të ulët, apo edhe vjedhës të pronës intelektuale, pra plagjiatorë, pse në periferi të Kosovës, atje ku toka digjej flakë gjatë luftës, e ata aty ishin, të mos kenë të drejtë të futin ndonjë të vetin në lista, edhe atë që nuk ka qenë fare pjesëtar i luftës?

Nëse Hivzi Islami kishte të drejtë ta fusë në Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ish-mësuesin e tij të shkollës së mesme, Mehmet Halimin, përse i mohohet e drejta një ish-komandanti të Dukagjinit apo të Llapit, me një ngritje arsimore e kulturore modeste apo edhe pa ngritje fare, që t’i japë titullin veteran luftëtar një miku të tij, dhëndëri apo mbese?!

Më shumë ka kontribuar për luftën ai bashkëvendësi im që i dha 500 DM UÇK-së sesa të gjithë të përmendurit për shkencën. Dhe, nëse duhet kërkuar llogari, së pari duhet të kërkuar këtu në Prishtinë, të nisë llogaria nga fillimi, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, jo nga bishti!

Jo vetëm bashkëvendësi im që dha 500 DM për luftën, po edhe dezertorët e UÇK-së më veteranë luftëtarë janë se që janë shkencëtarë anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si Ali Aliu, Nexhat Daci, Hivzi Islami, Sabri Hamiti, Jusuf Bajraktari, Mehmet Halimi, Zejnullah Rrahmani, Isa Mustafa, Sali Gashi, Luan Mulliqi etj., sepse të parët së paku e bartën pushkën dhe e çuan deri diku, ndërsa të lartpërmendurit kurrë nuk bënë shkencë!

Konkluzion: Veteranët e Kosovës nuk mund ta bartin mbi kurrizin e tyre atë faj, tepër të rëndë, siç është prishja e paradigmës të së keqes, e cila është krijuar me shumë mund dhe përpjekje në mëse një dekadë e gjysmë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë!

Prandaj, këshilla ime është: Mos i ngucni veteranët, edhe ata Kosovë janë!

Ndërkaq, për mjekun i cili gjatë kohës së luftës nuk u ofroi ndihmë njerëzve në nevojë, e që tani është në listat e veteranëve luftëtarë, nuk kam koment. Të tillë, që kapen pas çdo pushteti që vjen, ka pasur gjithmonë, po do të ketë edhe në të ardhmen.

 

P.s. Tani, pasi ju mbrojta nga të tjerët, i kam edhe dy-tre fjalë me ju, vëllezër veteranë.

Të gjithë të tjerët në Kosovë e kanë bërë mut (ndjesë për fjalorin e pahijshëm, po vetëm ky fjalor e shpreh më së miri atë që e keni bërë), po kjo nuk ju jep të drejtë ta bëni mut edhe ju, se pastaj nuk na ngelet asgjë mbi këtë dhe! Të tjerët janë mësuar ta bëjnë mut; ata edhe në robëri jetonin me të gjitha privilegjet që ia jepnin vetes, po ishit ju që u zgjuat në këmbë, sakrifikuat dhe e përmbysët robërinë! pasi nuk arritët t’i përmbysnit ata, të keqen e shoqërisë, po kjo nuk do të thotë që t’i bashkëngjiteni kësaj të keqeje! Pasi sakrifikuat për ta nxjerrë Kosovën nga robëria serbe, do ta rrjepin tani atë për së gjalli?! Jo, kjo nuk guxon të ndodhë në asnjë moment. Ju duhet të jeni në mbrojtje të Kosovës e jo në shkatërrimin e saj! Veteranët e vërtetë, ka veteranë të vërtetë, duhet ta ngrenë zërin; ku janë ata, pse heshtin tani, jo vetëm për këtë po për çdo të keqe tjetër që i ndodh Kosovës dhe jo të bëhen pjesë e së keqes!

Futja e veteranëve të rremë në listat e veteranëve është thikë pas shpine që u bëhet veteranëve të vërtetë dhe luftës që bënë ata për liri të Kosovës! Pra, me bashkëngjitjen e dy-tre veteranëve të rremë një veterani të vërtetë është synuar të thuhet që të gjithë veteranët janë të rremë, po edhe e rreme është edhe lufta e tyre! Ju nuk duhej të binit në këtë kurth që ju ngritën, po ta kundërshtonit dhe, me këtë rast, ta mbronit Kosovën në mos me diç tjetër, me shembullin e juaj!

Si përfundim, sipas mendimit tim, procesi i verifikimit të veteranëve duhet të shpallet i dështuar. Keqpërdoruesit të vihen para përgjegjësisë dhe ky proces të nisë nga fillimi. Duhet të vijë një moment kur t’i themi Stop të keqes!

Nëse nuk ndodh kjo, pra shpallja e dështimit të procesit të verifikimit të veteranëve të Kosovës dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që e keqpërdorën përgjegjësinë që u ishte dhënë për krijimin e këtyre listave, unë, Sali I. Bytyçi, publikisht heq dorë nga të qenët në listat e veteranëve të Kosovës.


Send this to a friend