Të paktën nëntë deputetë të dalë nga koalicioni qeverisës nuk do të votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi më 1 shtator. Megjithatë, kjo nuk duket se po i shqetëson shumë partnerët e koalicionit pasi në “ndihmë” atyre pritet t’u vijë Lista Serbe. Sipas burimeve të gazetës “Zëri” çmimi që partnerët LDK-PDK duhet të paguajnë në rikthim të këtij “favori” është votimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. E krejt ky “pazar” nuk po i çudit shumë partitë opozitare. Ata thonë se vazhdimisht, koalicioni PDK- LDK- Lista “Srbska” i është përshtatur kërkesave të Listës Serbe. Sipas tyre, votimi për të dyja këto pika, do të ishte situatë fitoreje për Listën “Srbska” dhe situatë humbjeje për Kosovën.
Në anën tjetër analistët politikë thonë se tashmë është edhe realitet se Lista Serbe nuk do ta votojë demarkimin e kufirit me Malin e Zi nëse nuk “e blen” votën për Asociacionin!?
Lëvizja “Vetëvendosje” është e bindur se koalicioni PDK-LDK i është përshtatur vazhdimisht kërkesave të Listës Serbe. Sipas kësaj Lëvizje, pikërisht duke iu përmbajtur këtyre kërkesave, Kosova po rikthehet në Serbi. “Vazhdimisht, koalicioni PDK- LDK- Lista ‘Srbska’ i është përshtatur kërkesave të Listës Serbe.
Arbana Xharra bën me dije shpërdorimin e postit zyrtar të zyrtarëve të lartë duke abuzuar me vajzat e reja. Ja si shkruan Arbana Xharra në rrjetin social:
“Katër vajza, më janë lajmëruar se janë ngacmuar seksualisht dhe janë kushtëzuar nga drejtorë politikë nëpër ndërmarrje publike dhe nga zyrtarë të tjerë politikë nëpër institucione të ndryshme shtetërore (ministri dhe nivel komunal).
Ato më kanë ofruar të dhëna, sms dhe dëshmi për shantazhimet që janë bërë nga matrapazët e politikës (zyrtarë institucionalë).
Por, kanë frikë të dalin qoftë edhe me iniciale sepse thonë të jenë të kërcënuara me jetë.
E kam ditur se në Kosovë ka kriminelë të llojeve të ndryshme,
por që shfrytëzojnë varfërinë e papunësinë e të rejave për të kërkuar shërbime seksuale në këmbim të vendeve të punës,
nuk kam mundur ta marr me mend.
Unë i inkurajoj të gjitha ato gra e vajza,
të cilat janë në presion nga kushdo qoftë,
të më shkruajnë në inboks,
sepse do ta trajtoj secilin rast veçmas.
Mos ua kini frikën këtyre matrapazëve.
Në momentin që publikohen dëshmitë edhe Policia dhe institucionet tjera të sigurisë do të detyrohen që të merren me rastet tuaja.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, tashmë është bërë pikëtakimi i një numri të madh albanologësh nga e gjithë bota, të cilët për çdo vit takohen në Prishtinë, ku edhe mbahet ky seminar.
Edicioni i 35-të i këtij seminari, në Prishtinë ka sjellë edhe studiues të shqipes nga Serbia. Në mesin e tyre janë edhe dy studente të Katedrës së Albanologjisë të Universitetit të Beogradit, Monika Mariq dhe Vanja Zhivkoviq, të cilat Prishtinën e kanë vizituar edhe më parë.
Monika Mariq nga Mitrovica e Sremit, qytet në afërsi të Beogradit, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë është studente e vitit të katërt në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Beograd. Në seminar është për herë të dytë dhe po i ndjek kurset e nivelit të tretë për mësimin e gjuhës shqipe, nivel ky në të cilin përfshihen studentët që tashmë kanë njohuri të avancuara për shqipen.
“Tani është më mirë se herën e parë, sepse tani unë di shqip më mirë dhe mund të flas në rrugë, mund të njihem me njerëzit. Kemi folur në dyqane, në librari. Ata janë shumë të sjellshëm dhe kur dëgjojnë që ne jemi nga Serbia, fillojnë të flasin në gjuhën serbe ose nëse janë të rinj, na thonë ‘O sa mire, mirëserdhët”, thotë Mariq.
Edhe Vanja Zhivkoviq është absolvente nëDegën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Beograd. Ajo vjen nga Leskovci dhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka gjetur mundësinë e, siç thotë ajo, ambientimit me gjuhën shqipe dhe praktikumit të saj në përditshmëri.
“Gjuhën e kam mësuar, por praktika është më e vështirë. Këtu kemi mundësi të njihemi me njerëzit nga Kosova dhe nga vendet e ndryshme që studiojnë. Mendoj që është një rast i veçantë. Këtu çdo ditë e flasim shqipen, ndërkaq në Beograd është më e vështirë, sepse kemi mësime dy herë në javë dhe kemi vetëm dy profesorë, por kemi edhe lektorët që vijnë nga Shqipëria. Më e vështirë është, por ne përpiqemi të mësojmë ndërmjet nesh që të flasim”, ka thënë Zhivkoviq për Radion Evropa e Lirë.
Të dy këto albanologe nga Serbia thonë se në vitet e mëparshme, kur kishin ardhur për herë të parë në Prishtinë, ishin ballafaquar me reagimet e rrethit ku jetojnë.Mariq thotë se fillimisht ishte përballur me paragjykimet e njerëzve në rrethin ku jeton, por se tash, situata është krejt më ndryshe.
“Tani nuk është njësoj sikur kur isha për herë të parë, sepse atëherë të gjithë thoshin ‘o, a nuk ka frikë të shkosh atje?’ Nuk e di se çfarë mendonin se është këtu. Mendonin se këtu ka luftë apo ku ta di unë. Por, tani të gjithë e dinë se unë e studioj gjuhën shqipe dhe që kam ardhur këtu. Unë u tregoj të gjithëve se është mirë edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që njerëzit janë të mirë dhe ata nuk na bëjnë dallime nëse ne jemi nga Serbia apo ndonjë vend tjetër”, thotë Mariq.
Zhivkoviq thotë se reagimet e njerëzve në vendin ku jeton, kur kuptojnë se ajo studion albanologjinë, janë të ndryshme.
“Kemi reagime të ndryshme. Disa befasohen pozitivisht ‘oh, sa mirë, ti do të gjesh punë, sepse është gjuhë e rrallë’. Por, ka edhe reagime të llojit ‘oh, pse pikërisht shqip’, ‘nga 28 gjuhë që ka në Beograd, ti ke zgjedhur shqipen. Pse?’. Tani janë mësuar dhe e dinë. Çdo vit, unë ju tregoj se si kam kaluar në Kosovë dhe si është puna këtu. Mendoj që edhe ata kanë filluar të besojnë që këtu është njësoj si atje, që njerëzit janë të njëjtë, që asgjë nuk është ndryshe, përveç gjuhës”, thotë Zhivkoviq.
Sido që të jetë, të dy këto studente serbe të gjuhës shqipe, thonë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për të kaluarën, por serbët dhe shqiptarët duhet që përtej armiqësive të mëparshme, ta njohin njëri tjetrin.
Ato thonë se e studiojnë gjuhën shqipe për faktin se nuk kanë paragjykime dhe dëshirojnë të krijojnë urat e miqësisë, përtej politikës dhe politikanëve, por edhe jashtë vëmendjes së medieve. Mariq shpreson që një ditë do ta hapë një agjenci për turizëm, në mënyrë që të promovojë tek serbët, siç tha ajo, detin e Shqipërisë dhe malet e Kosovës, por edhe anasjelltas, edhe për shqiptarët vendet interesante në Serbi. (REL)
Hashim Thaçi, me egërsi politike, sikur të ishte kryetar i një junte politike, apo diçka tjetër, e jo President i shtetit të ri të Kosovës, shpesh i drejtohet kërcenueshëm popullit të vet: pa Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka integrim të Kosovës në BE, etj. Kjo është “Rrena Hashim e Integrimit”, e cila ua përnget thaçmeve të tij në ajrin e politikës. Për mos me thanë ndryshe.
Patjetër, integrimi i Kosovës në Europën e Bashkuar është ideal, rrugë e vizion i kahershëm e i sotshëm i vet popullit shqiptar të Kosovës. Krejt klasa politike e Kosovës e ka në Platformën e vet Politike. Kosova ka dhe nji Ministri Integrimi, si të gjitha vendet e Ballkanit jo antare të BE-së.
Po, e thanun troç, Kosova, me u integrue në BE e ka të vështirë, e pret nji udhëtim i gjatë. BE ka luftë blloqesh e rrymash politike kundër saj, veçmas ato sllave edhe jashtë Europës së Bashkuar, që kultivohen e zotnohen prej shekujsh e veprimtarojnë kundër Kosovës në çdo tik-tak kohe, me fytyrë mesjetare apo moderne.
E, tjetra, me u pranue nji vend kandidat për në BE, si rasti Shqipëria, duhet me u dakortësue të gjitha vendet antare të BE në institucione të shteteve të tyre dhe, kjo, është nji proçedurë disi e gjatë. Po fakti se pesë vende të BE: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia e Qipro, nuk e njohin ende Kosovën, tregon se sa i largët do të mbetet integrimi europian i saj.
Me sa duket për Hashim Thaçin e Isa Mustafën me nji pushtet kaq të gjatë, me diktate të mëdha e me akuza të shumta, kaq e pati kariera e tyne politike, ndaj tashti Kosovës i duhen figura të tjera të reja në kryevende të caktuara të saj, pa i distancue apo menjanue në rikthime apo në lobingje as dhe ish presidentët prof. dr. Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli, Atifete Jahjaga.
2.
E shumta dhe e veçanta e mirëpritur nga BE është dhe mbetet Liberalizimi i Vizave. Përndryshe: Marrëveshja e vonuar Shengen.
Europa nuk duhet të harrojnë se në mitologji, në legjenda klasike, është nji hallë e stërlashtë e ilirëve. Pra, bashkarisht, jemi Europa. Jemi të parët e saj, para se të vinin në Europë shumë nga popujt (shtetet) që tashma janë antare të saj.
Bojkotimi i derisotëm i Kosovës në Lëvizjen e Lirë (Shengen) është turpi ma i ri i Europës.
Ndaj Kosova duhet t’i kujtojnë Europës se qysh në hershmërinë ilire, rreth tre mijë vjet ma herët, kena kapërcye dete e male të Lindjes e të Perëndimit me “pasaporta” zyrtare të asaj kohe: me bojë në papirus ose pergamentë, gdhendur mbi pllakë të hollë bronzi ose guri.
Ndaj Kosova duhet t’i kujtojnë Europës se perandorë romak e bizantintë të saj e drejtuan Perandorinë Romake kur ishte Njish dhe kur u nda më Dysh, si Konstandini i Madh që e njohu zyrtarisht Krishtërimin, si Justiniani i Madh që e la “Kodin e Justinianit” në themele të sotme juridike të Europës, etj. etj.
Po, Kosova ka qënë dhe mbetet në zemër të Europës, në mesin e dheut (Mesdhe), ndërsa prania e sotme e shumanshme e Bashkimit Europian në Kosovë është vet “Fytyra e Kosovës”, aq sa për popullin shqiptar të Kosovës, në nji kuptim e realitet të caktuar, duket sikur “Kosova është BE dhe BE është Kosova”…
Ndaj duhet thanë se me sjellje të tilla të saj, me “Murin Shengen”, Europa e Bashkuar po e tepron dhe po e turpëron përditë e ma shumë vetveten në sytë e kombit shqiptar e të botës euro-atlantike.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njofton se sot para dite, stafi i Ambasadës së Kosovës në Paris e ka gjetur të dëmtuar pllakatën në hyrje të ndërtesës ku ndodhet Ambasada, e cila është vandalizuar me simbole nacionaliste serbe të kohës së Millosheviqit dhe ekstremistëve e nacionalistëve serbë,transmeton Gazeta Express.
Ministria e dënon këtë akt barbar që është jashtë çfarëdo standardi dhe rregulli diplomatik dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të sigurisë në Francë t’i gjej fajtorët të cilët duhet të marrin dënimin e merituar.
Ky nuk është rasti i vetëm që Ambasada e Kosovës në Paris ka qenë cak i vandalistëve të cilët propagandojnë dhe përpiqen të ndjellin frikë tek trupi diplomatik i Kosovës në këtë shtet.
MPJ zotohet se i gjithë shërbimi diplomatik nëpër botë do të vazhdoj ta kryejë punën e tij në mënyrë profesionale dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të saj pavarësisht kërcënimeve e shantazheve.
Policia e Kosovës thotë se nuk ka elemente inkriminuese në rastin e pankartës të vendosur në hyrjen e fshatit Mushtisht të Suharekës me fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.
Një zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, i tha Radios Evropa e Lirë se “policia nuk ka gjetur elemente të veprës penale, meqë bëhet fjalë për lirinë e shprehjes së qytetarëve që nuk është e ndaluar dhe e kundërligjshme”.
Pankarta, me përshkrimin, “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“, u vendos në kohën e paralajmërimeve të kthimit të serbëve të zhvendosur në këtë fshat dhe në prag të një feste serbe.
Vendosja e pankartës ka shkaktuar një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve, të hënën, iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, që duke e dënuar “vendosjen e pankartës, theksoi përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat”.
Ai tha se numri më i madh i banorëve ka shprehur gatishmërinë për kthimin e serbëve, por “vendosja e pankartës nga persona që nuk janë nënshkruar, flet se kthimi i serbëve nuk është diçka që e duan të gjithë”.
“E dimë se në vitin 1999 shumëçka e rëndë ka ndodhur në ato hapësira. Shprehim keqardhje për të gjtiha viktimat dhe nuk duam t’i mohojmë. Por, nuk pranojmë kualifikimin se të gjtihë serbët janë fajtorë për këtë” ,tha Stojanoviq dhe shtoi se “përpjekjet për kthimin në Mushtisht do të vazhdojnë”.
Ai bëri thirrje banorëve të Mushtishtit që të përmbahen dhe që ardhjen e serbëve me 28 gusht në festën e tyre dhe përgjithësisht kthimin e serbëve mos ta shohin si kërcënim. (REL)
Autoritetet e Kosovës e kthyen në Londër një ish prift katolik britanik, që kërkohej nga autoritetet britanike, nën dyshimin për abuzim seksual me fëmijë.
Ish prifti Lawrence Soper, po ndiqej nën dyshimet se gjatë viteve 1972 – 1986, në kohën kur shërbente si prift katolik në Kishën Ealing Abbey në Londër, kishte abuzuar me fëmijët.
Ai ishte arrestuar në vitin 2010, për t’u liruar me kusht dhe nuk ishte paraqitur më kurrë në stacionin policor dhe për këtë arsye policia britanike kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në vitin 2012.
Në muajin maj të këtij viti ai u arrestua në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, ku kishte jetuar për një kohë me emrin Andrew, por nuk janë dhënë hollësi për veprimtarinë e tij.
Lawrence Soper është arrestuar më të zbritur në Londër nga policia britanike.
Protesta e ndara të subjekteve politike, përveçse ndihmojnë pushtetarët, favorizojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.
Një thënie e urtë popullore e thotë: ” Kurbani nuk mbahet natën e Bajramit”, andaj edhe protesta e paralajmëruar e Levizjes Vetëvendosje me 1 Shtator, pikërisht në ditën kur pritet që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të votohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi,…përveqse e vonuar, mund të bëhet vetëm një shkas për trazira dhe dhunë, por jo edhe pengesë për votimin e Demarkacionit.
Demarkacioni mund të pengohet në brendi të kuvendit, jo me dhunë por me votën e deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës.
Çështja e shënjimit të kufirit me shtetet fqinjë, përvqese politike dhe shtetërore, është gjeografike, historike, kulturore dhe etnike, ngase përcakton vijën ndarëse dhe identitetin gjeografiko-nacional mes dy shteteve.
Si e tillë, është çështje me rendësi kapitale për vendin dhe u përket të gjithë qytetarëve. Andaj, për pengimin e Demarkacionit sipas variantit qeveritar, duhet të shfrytëzohen të gjitha format e demokratike të protestimit dhe demonstrimit të pakënaqësive para datës 1 Shtator,…të unifikuar të gjithë si një trup i vetëm, në të kundërtën, çdo formë e protestimit parcial, të ndarë në grupacione dhe parti politike, jo vetëm që nuk do ta pengoj ratifikimin në kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi,…ndihmon pushtetarët dhe favorizon grupacionet politike dhe parapolitike, ushqen krimin e organizuar dhe korrupsionin endemik në vendin tonë.
Sa më shumë ofrohet dita e votimit në kuvend (1 Shtatori), aq më tepër po shtohen kërcënimet e liderëve të partnerit të koalicionit qeverisës drejtuar deputetëve të partive të tyre,…këto forma të shantazhit politik të së kaluarës komuniste, janë një ogurë i zi për të ardhmen demokratike të vendit dhe një dëshmi më shumë se varianti qeveritar i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, s’është gjë tjetër veqse një pazar politik i liderëve tonë shtetëror, një kontrabandim i territorit të vendit për interesat e tyre personale dhe kënaqjen e orekseve grabitëçare të fqinjëve tanë.
Përndryshe 1 Shtatori është një test i radhës për deputetët shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nëse janë në shërbim të qytetarëve dhe vendit të vet apo kanë shitur shpirtërat e tyre për interesa të djallit (liderëve partiak), për përmbushjen e egove personale për privilegje dhe pasurim në dëmë të vendit dhe në kurriz të qytetarëve.
Po i kthehem edhe një herë titullit të shkrimit, për protestat e ndara të subjekteve politike. Shqetësues për proceset e ardhshme demokratike në vend, mbetët edhe injorimi i protestës së 19 Gushtit të Ballit Kombëtar Demokrat nga ana e mediave publike, një pjesë e partive opozitare dhe shoqërisë civile.
Protestat e ndara të subjekteve politike për të njëjtën “kauz” janë sa të palogjikshme, po aq edhe të dëmshme dhe pavlerë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, në pengimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe në veri,…luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të shumta negative në vendit tonë.
Vetëm unifikimi i faktorëve politik opozitar, shoqërisë civile dhe qytetarëve pa dallime partiake, fetare dhe ideologjike mund të shpëtoj vendin nga humbja e rreth nëntë mijë hektarëve tokë të bekuar të vendit dhe largimin e shpejtë të kësaj klase kusarësh politik.
Në të kundërtën, vendi përveqse rrezikon tkurrjen territoriale dhe humbjen e sovranitetit politiko-juridik, rrezikon të mbetët gjatë nën udhëheqjen e oligarkisë aktuale në pushtet, nga e cila gjithnjë e më pak po na mbetët shtet!
Po ju drejtohem me një letër të shkurtër me të cilën shpreh shqetësimin tim dhe të shumë të tjerëve. Po shkruaj për bashkëshorten time, e cila ka më shumë se një vit që ka doktoruar në Republikën e Shqipërisë. Pasi ka marrë diplomën ajo ka konkururar për njohje të saj në zyrën përkatëse të Ministrisë së Arsimit në Kosovë. Janë bërë pesë muaj që ajo nuk ka marrë përgjigje lidhur me fatin e diplomës së doktoraturës së fituar në UET.
Kjo zonjës sime tashmë i ka kushtuar tepër shumë sepse ka lëshuar rastin që të merr pjesë në konkurse, të cilat tashmë janë mbyllur. Zonja ime nuk ka pasur mundësi të merr pjesë në konkurse sepse nuk ka pasur mundësi të konkurojë në mungesë të vendimit për njohje/nostrifikim. Në konkurset që kanë shpallur universitetet është thënë shprehimisht se kandidatët që nuk kanë dëshmi të nostrifikimit, do të konsiderohen se kanë dosje të pakompletuara. Kështu zonja ime, e doktoruar në një universitet serioz shqiptar, e përgatitur shumë në aspektin akademik ka humbur rastin që të jetë pjesëmarrëse në konkurs dhe ka rrezik që të mbetet përgjithmonë pa qenë e punësuar në fushën e vet, nga shkaku i vendimeve dhe procedurave burokratike (krejtësisht të paqëndrueshme dhe të paarsyeshme sidomos kur është fjala për dy vendet tona që synojnë integrime evropiane e nuk integrohen kombëtarisht).
Nuk ka se si të kuptohet e aq më pak të arysetohet një zvarritje e procesit të njohjes së diplomave në Kosovë (për diploma të Republikës së Shqipërisë) dhe në Shqipëri (për diplomat e fituara në Kosovë).
Në Kosovë diplomat e fituara në Maqedoni njihen për një kohë shumë të shkurtë. Thuhet se kanë filluar të njihen edhe diplomat e universitetit klandestin të Mitrovicës së veriut. Këtu nuk ka nevojë më për asnjë koment.
Vështirësitë dhe pengesat, e të mos themi refuzimi i njohjes së një diplome të doktoraturës të UET, ta zëmë në Kosovë nuk mund të arsyetohet me asgjë. Mund të supozohet se shkaqet janë nga më të ndryshmet duke filluar me: xhelozinë, me ruajtje të vendeve për njerëz të caktuar deri sa të doktorojnë dikund tjetër, me punësime sipas stilit Pronto (aktual shumë ditët e fundit në Kosovë), me eliminim të qëllimshmë të personave të caktuar që kanë doktoru në Republikën e Shqipërisë (apo anasjelltas), me qëllime të ndonjë përfitimi të personave të caktuar në baza politike apo edhe në baza tjera, etj. Absolutisht nuk kemi të bëjmë me shkaqe akademike. Jo në asnjë mënyrë.
Në fillim të vitit në Kosovë u muar një vendim, me të cilin u mundësua që kandidatët që kanë marrë diploma në universitetet shqiptare të konkurojnë për njohje. Kam parë se zonja ime është dashur të përgatitë dosjen personale dhe të shkojë direkt në Agjencioni Shqiptar të Akreditimit ku ka marrë edhe një dokument shtesë në emrin personal lidhur me ate nëse programi ka qenë i akredituar. Është detyruar të vrapojë në Tiranë, pastaj të noterizojë dokumente, të kompletojë dosjen dhe në fund të konkurojë. Konkurimin e bëri në muajin Prill dhe deri më sot asnjë përgjigjje. Një kolege e saj që doktoroi në Maqedoni konkuroi disa muaj më pas dhe ajo mori vendimin e nostrifikimit. Si mund të quhet kjo? A mund të arsyetohet? A mos ishte vendimi i nxjerrë në fillim të vitit një dokument sa për sy e faqe? Apo si mund të shpjegoni këtë. Të mos flasim për trajtimin që kam parë si u bëhet kandidatëve në procesin e aplikimit. A nuk meritojnë një respekt më të madh kadidatet aplikante? Ato së paku janë doktor shekncash në fushën e caktuar dhe meritojnë një respekt. Nuk ëshët punë e lehtë të doktorosh. Këtë të gjithë e dimë.
Duke parë procesin e njohjes dhe vështirësitë, nga koleget e zonjës sime ka dëgjuar histori të ndryshme për vështirësitë dhe zvarritjet në proces në të dyja shtetet. Kam parë se kandidatëve tash nuk u lejohet mbrojtja finale e doktoraturës nga shkaku se u nevojitet vendimi i njohjes së shkollimit paraprak nga Ministria Shqiptare. Dhe ky proces zgjatë muaj dhe në disa raste edhe vite. Siç kam parë dhe dëgjuar nga kadidatët, çështja është te komunikimi në mes ministrive, të cilat duhet ti përgjigjen njëra tjetrës lidhur me vlefshmërinë e diplomave. Vërtet e dhimbshme. Tirana dhe Prishtina janë shumë larg dhe u duhen shumë muaj që të kuptojnë nëse një diplomë, një dokument është fituar në mënyrë legale në të dy shtetet respektive. Absurd i llojit të vet.
Mund të shkruhet shumë gjatë lidhur me këtë proces që nuk mund të quhet ndryshe veçse absurd që nuk i kontribuon në asnjë mënyrë të mirës sonë, përgjithësisht. Dëshirojmë integrime evropiane ndërkohë që nuk jemi të gatshëm të integrohemi në mes vete.
Ky proces burokratik, në asnjë mënyrë i arsyeshëm është fare i panevojshëm. Në fund të fundit nëse pala ka ofruar dosjen komplete, është përgjegjësi e tij. Nëse dyshohet në validitetin e dokumenteve, atëherë ligjet janë të qarta dhe dihet si duhet vepruar. Zyrtarë të të dyja ministrive takohen dhe mund të takohen çdo ditë dhe mund të verifikojnë brenda pak orësh atë në çka eventualisht mund të dyshohet.
E nderuar ministre dhe i nderuar minsitër,
Veproni urgjentisht. Ka një mllef që po rritet në të dyja anët. Këtë e kam parë këto muaj dhe mllefi nuk prodhon gjëra të mira. Mos i merrni në qafë njerëzit. Veproni dhe ua lehtësoni rrugën njerëzve të dëshmuar. Ju në fund të fundit jeni për të shërbyer dhe për të lehtësuar proceset. Mos lejoni që njerëzit (të cilët meritojnë respekt edhe ashtu sepse kane marrë grada shkencore dhe me mjaft vështirësi) të vuajnë nga kapardisja e zyrtarëve, nga pengësat që dalin nga frika e konkurencës, etj.
Nuk do dëshiroja të shoh doktor shkencash të detyrohen të protestojnë para dyerve të ministrive, të cilat po dalin pengesë dhe subjekte që eliminojnë kandidatë duke i diskriminuar me të vetmin fakt: nuk kanë diploma të nostrifikuara. Nga sa kam parë protesta ka për të ndodhur shumë shpejt. Po bëhemi përrallë e Zotit para botës. Si mund të kërkojmë të na njeh bota kur ne nuk njohim njëri tjetrin.
Unë vendosa të shkruaj në emër të zonjës sime. Shoh se shumë do të reagojnë së shpejti. Konkurset po hapen dhe po mbyllen dhe njerëzit po diskriminohen vetëm nga shkaku i vendimeve dhe procedurave administrative. Zonja ime humbi shumë kësaj rradhe. Uroj që të mos humbasin të tjerët. Ju lutem u jepni mundësi njerëzve të futen në konkurencë. Le të eliminohen për jokualitet dhe jo për procedura dhe vendime administrative.
Unë këtë letër po e dërgoj edhe tek disa gazeta shqiptare, kurse ju lirisht mund ti publikoni kudo që dëshironi.
Shpresoj shumë se nuk do rrezikoni të tjerët me mosveprimin tuaj. Muaji gusht është muaj final që jep edhe pak shanse për njerëz.
Liqeni, vija ndarëse mes Kosovës dhe Malit të Zi, në Kuçishtë
Subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, do të marrin pjesë në seancën e paralajmëruar të Kuvendit të Kosovës, më 1 shtator, në të cilën, ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, do të hidhet në votim.
Përfaqësuesit e të tri subjekteve opozitare, thonë se do të votojnë kundër kësaj marrëveshjeje.
Megjithatë, Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për Radion Evropa e Lirë se përpjekjet e këtij subjekti opozitar për ta ndalur ratifikimin e marrëveshjes, përveçse në Kuvend, do të bëhen edhe përmes protestës, të cilën e kanë ftuar për datën 1 shtator.
“Ne konsiderojmë që vendimi për dërgimin e Marrëveshjes së demarkacionit për ratifikim në Kuvend, është rrëshqitje drejt një tradhtie, e cila tash po dëshirohet që të shpërndahet si përgjegjësi në Kuvendin e Kosovës”.
“Si të tillë, e shohim të papranueshme, prandaj kemi thirrur protestë për datën 1 shtator dhe në këtë protestë do të protestojmë edhe në shesh, si qytetarë, por edhe në Parlament, si përfaqësues të popullit. Ne do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet dhe do të përdorim metoda demokratike për ta ndalur këtë proces”, thotë Hoxha.
Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur për Radio Evropa e Lirë, thekson që ky subjekt opozitar e kundërshton ratifikimin e Marrëveshjes për shenjimin e kufirit me Malin e Zi, duke e quajtur atë si qëndrim vetëm të Qeverisë së Kosovës.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kundërshton dhe kërkon nga deputetët që të votojnë kundër këtij qëndrimi të qeverisë, sepse konsiderojmë se Kosova po humbë territor, duke u bazuar në ekspertizën e ekspertëve më eminent, madje edhe të atyre që i takojnë pozitës. Ne nuk jemi pjesë e organizimit të protestës. Por, normalisht, është e drejtë qytetare e kujtdo që të dalë në kundërshtim të kësaj marrëveshje”, thekson Isufi.
Zafir Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e këtij subjekti opozitar do të jenë pjesë aktive në seancën e 1 shtatorit të Kuvendit të Kosovës, për t’i ripërsëritur qëndrimet kundër ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Jemi shumë të bindur që edhe një pjesë e madhe e deputetëve të shumicës parlamentare e kanë kuptuar këtë dhe këtu nuk shihet ndonjë rrezik se kjo marrëveshje do të kalojë. Ndërsa, sa i përket protestës, ajo është thirrur në mënyrë individuale nga Vetëvendosja. Ne i mbështesim protestat paqësore dhe lëvizjet qytetare. Natyrisht që qytetarët mund të marrin pjesë, por ftesa jonë për një protestë, pa qenë pjesë e organizimit, është pak si në dilemë”, shprehet Berisha.
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Në këtë funksion kanë qenë edhe porositë që ditë më parë i ka bërë nënpresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë qëndrimit në Kosovë. Megjithatë, këto porosi nuk kanë bërë që subjektet opozitare të lëvizin nga qëndrimet e tyre.
“Nuk mund të presësh ndonjë porosi tjetër nga burrështetas të huaj, atëherë kur burrështetasit tanë janë të gatshëm të bëjnë koncesione. Nuk e çajnë kokën se Kosova i humbë 8 mijë hektarë. Pse duhet ta çajë kokën atëherë Joe Biden për këtë çështje?”.
Ahmet Isufi thotë se në parim, marrëveshjet për definimin e kufirit me shtete fqinje duhet të bëhen, dhe angazhimet e miqve janë të mirëpritura. Por, AAK, sipas tij, nuk mund të mbështesë marrëveshje, siç thotë ai, që dëmtojnë Kosovën.
“Ne, normalisht që i mirëpresim angazhimet e tilla, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë bërë shumë për Kosovën. Por, mendoj se qeveria ka gabuar dhe Komisioni qeveritar ka devijuar nga vija e kufirit. Prandaj, ne konsiderojmë se nuk duhet lejuar që të humbim territor. Ndërsa, sa i përket fqinjësisë së mirë, Kosova duhet ta ketë me të gjitha shtetet fqinje”, deklaron Isufi.
Zafir Berisha e fajëson Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
“Konsideroj që qeveria me qëllim e ka :hargitur këtë çështje deri në këtë situatë që jemi, me idenë që nga presionet pozitive – kushtimisht po them – ta votojmë një version të gabuar”.
Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kushti i vetëm i mbetur i Kosovës, plotësimi i të cilit do të siguronte liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky kusht, siç kanë theksuar zyrtarët e Bashkimit Evropian, nuk është vendosur tash së voni, por “që nga viti 2012, kur Bashkimi Evropian u pajtua me Kosovën për hartën e rrugës që çonte drejt liberalizimit të vizave”.
Voal – Voal. ch shkruan se barbaria e koalicionit PDK-LDK përjashtoi dy deputetë të LDK-së, deputeten Vjosa Osmani dhe deputetin Prof.asoc.dr. Shpejtim Bulliqi që të merrnin pjesë në aktivitetet zyrtare gjatë vizitës të Nënpresidentit të SHBA Joe Biden në Kosovë.
Por nuk mjaftoi kjo barbari!
Koalicioni PDK-LDK që aendron në pushtet pa votën e lektoratit të LDK-së nuk u mjaftuan me barbarinë e rradhës por në gazetat ku punojnë mercenarët e tyre, këtë përjashtim ia dedikuan sikur ta kish bërë “Ambasada e SHBA në Kosovë”. Një shpifje e vërtetë të cilën e kanë denocuar vetë Osmani dhe Bulliqi!
Shikoni ku shkon kriminaliteti i tyre!
Mos harrojmë se Vjosa Osmani dhe Shpejtim Bulliqi ishin dy nga deputetët e LDK-së që nuk e votuan Thaqin si president. Shikoni pra si hakmerret dueti Thaqi-Mustafa!
Vjosa Osmani është takuar me tre presidentë të SHBA dhe kandidaten për presidente dhe me gjithë top-administratën e SHBA!
Kur ia bëjnë kështu Vjosa Osmanit a e merrni dot me mend se si ia bëjnë të tjerëve!
Voal po ju sjell një CV të shkurtër të Vjosa Osmanit
Vjosa Osmani (lindur më 17 maj 1982, Mitrovicë) juriste, shqiptare nga Kosova. Pra çlirimi i Kosovës e gjeti veç 17 vjeçare.
Më 1 gusht 2006, u emërua Këshilltare e Presidentit Fatmir Sejdiu për Çështje Ligjore dhe Ndërkombëtare ndërkaq nga 27 gushti 2009 është zgjedhur Shefe e Stafit të Presidentit të Republikës dhe njëherit vazhdoi të këshillonte Presidenten Atifete Jahjaga në fushën e çështjeve ligjore dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.[1]
Vjosa mësimet fillore dhe ato të mesme i ndoqi në vendlindje. Ndërsa mësimet e larta i mori gjatë studimit në Prishtinë, në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës.
Pas përfundimit të studimeve në Prishtinë, Departamenti i Shtetit të SHBA-së i ofrojë një bursë në kuadër të programit të tyre, ashtu që i mundësuan për të vazhduar studimet e magjistraturës në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA.
Studimet e magjistratures i përfundoi me nderime te larta dhe nga Universiteti i Pittsburgh-ut iu ndanë disa çmime për suksesin e arritur gjate studimeve.
Ka punuar në Këshillin e Evropës, Departamentin e Drejtësisë, në Gjykatat e Kosovës, dhe ka qene e angazhuar me honorar si eksperte në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.
Në Kosovë ligjëron të drejtën ndërkombëtare në Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës te drejten kushtetuese dhe shkrimin akademik ne Rochester Institute of Technology-American University in Kosovo[2] dhe të drejtën e biznesit në Universitetin Riinvest, ndërkaq në SHBA ligjëron lëndën “Shtetndërtimi dhe E drejta” në Universitetin e Pittsburgh-ut.
Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka përmendur se largimi i Thaçit nga pushteti dhe ndalimi i demarkacionit bëhet duke luftuar vendimet e tij.
Ymeri po ashtu përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se, presidenti duhet të luftohet deri në gjunjëzim.
“Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë. Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre. Kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale”, ka thënë Ymeri, pas deklaratës së Thaçit se demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet në Kuvend.
Postimi i plotë i Ymerit:
Kumbara i familjes Pronto, Thaçi, po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit.
Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dijnë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos.
Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po don ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit.
Edhe po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbron me kaq zell këtë marrëveshje, është fakt i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë.
Lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë.
Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë.
Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre. Kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale.
Po t’i mbanin premtimet parazgjedhore dy partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK), gjatë dy vjetëve të fundit në Kosovë do të duhej të hapeshin 100 mijë vende të reja pune, nga 200 mijë sa ishin premtuar gjatë një mandati 4-vjeçar të ekzekutivit.
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në qershor të vitit 2014, PDK-ja kishte premtuar se po të drejtonte Qeverinë gjatë një mandati qeveritar do t’i hapte 200 mijë vende të reja punës, përderisa 120 mijë i kishte premtuar LDK-ja e kryeministrit Mustafa.
Por, sipas ekspertëve të ekonomisë, shumë pak vende pune janë hapur deri më tani, madje edhe më pak se që janë hapur në mandatet e qeverive të mëparshme.
Përpos vendeve të reja të punës, dy partitë më të mëdha në vend kishin premtuar edhe shndërrimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), si dhe liberalizimin e vizave për kosovarët, premtime këto që ende nuk janë plotësuar etj. /zeri/
Koalicioni i “elefantëve”, siç njihet ndryshe koalicioni PDK-LDK, aktualisht nuk i ka votat e nevojshme për votimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Edhe pse ky koalicion numëron 83 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe LDK aktualisht pretendohet t’i kenë jo më shumë se 75 vota për ta votuar vijën kufitare më Malin e Zi.
Burime të televizionit brenda grupeve parlamentare të partive në pushtet bëjnë më dije se janë së paku tetë deputetë të këtyre partive të cilët janë kundër versionit aktual për demarkimin e kufirit me shtetin fqinj. Përderisa në PDK janë tre deputetë të kësaj partie të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje, në LDK situata është më e komplikuar. Deputetët Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Murat Hoxha, Adem Salihaj dhe Arben Gashi janë kundër versionit aktual të kësaj marrëveshje. Gjithnjë sipas këtij burimi, PDK i ka më shumë në kontroll deputetët e saj.
Muajt e parë të zbatimit të Marrëveshjës së Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, vlerësohen se kanë përkeqësuar edhe më shumë bilancin tregtarë në vend. Brenda katër muajve të hyrjes së fuqi të MSA-së, importet kanë shënuar rritje.
Të dhënat e fundit nga Tregtia e Jashtme në Kosovë të cilat flasin për muajin qershor tregojnë për një deficit tregtar më të lartë, prej mbi 200 milion euro. Eksporti i mallrave në muajin qershor kishte vlerën 30 milion euro, ndërsa importi rreth 250 milion euro.
Zyrtarë të Doganave të Kosovës po ashtu bëjnë të ditur se Marrëveshja për Stabilizim Asocimit, ka pasur ndikim edhe në zvogëlimin e të hyrave të tatimit doganor për mbi 10 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci duke folur për Radion Evropa e Lirë ka treguar për efektet e para të cilat i ka pasur MSA.
“Ne kemi qenë të përgatitur dhe deri tani nuk kemi pasur asnjë problem të vetëm në zbatimin e MSA-së, ndryshe nga shtetet tjera të cilat kanë pasur probleme, siç është ndryshimi i sistemeve të zhdoganimit, apo vjeljes së taksave”.
“MSA ka prodhuar efektet e veta. Deri tani kemi lirime të produkteve që importohen nga BE-ja si rrjedhojë e zbatimit të MSA-së , në vlerën prej mbi 10 milion euro. Ka produkte që janë me taksë zero dhe ka produkte që kanë tatim nëntë për qind”, thekson Stavileci.
Në këtë kuadër edhe importi i veturave të reja që importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian, raportohet se ka shënuar rritje të mëdha. Sipas Stavilecit me zbatimin e MSA-së importi i veturave është liruar për 10 për qind, pasi nuk paguajnë taksën doganore nga vlera e përgjithshme e automjetit.
Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar MSA-në më 27 tetor të vitit 2015, derisa ajo ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti.
Kjo marrëveshje parasheh që disa produkte që në fillim të lirohen nga taksa doganore. Në vitin e parë, tatimi doganor për disa produkte ulet nga dhjetë për qind sa ka qenë më parë, në tetë për qind. Vitin e dytë në gjashtë për qind, vitin e tretë në katër për qind dhe vitin e katërt, në dy për qind. Derisa pas vitit të katërt do të jetë zero për qind për të gjitha produktet.
Nga heqja e taksës doganore të produkteve që importohen nga BE-ja, është theksuar se do të pësojnë të hyrat në Doganat e Kosovës. Stavileci ka deklaruar se në vitin e parë të zbatimit të MSA-së, parashihet të ketë një zvogëlim në të hyra të tatimit doganor, deri në 25 milionë euro.
“Ne kemi pasur rënie të taksave, por në anën tjetër kemi pasur rritje të importit nga ana e Bashkimit Evropian. Tek automjetet kemi një rritje të fluksit të importit të automjeteve, pasi që ato kushtojnë më lirë tani. Nëse shihet viti 2015 kemi pasur 25 milion euro të mbledhura derisa gjatë këtij viti kemi 35 milion euro të mbledhura”, thekson ai.
Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), deri në vitin 2020 do të investojë në Kosovë, mbi 600 milionë euro. Nga kjo shumë e mjeteve do të përfitojnë edhe prodhuesit nga Kosova.
Ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë presin që këto mjete të ndikojnë në rritjen dhe zgjerimin e kapacitetet të prodhuese dhe përpunuese vendore, ku më pas do të ketë edhe rritje të eksportit.
Naim Gashi, njohës i çështjeve ekonomike, thotë për Radion Evropa e Lirë se efektet pozitive nga zbatimi i MSA-së, do të shihen në fund të vitit. Ai thotë se produktet e Bashkimit Evropian të cilat vinë në Kosovë do të duhej të shënojnë ulje.
MSA shton Gashi do të jetë një mundësi e mirë edhe për investime të huaja, për arsye se investitorët do të kenë qasje në një treg prej mbi 500 milion banorë.
“Bilanci tregtar do të ndikohet pak nga MSA, por në të ardhmen mendojë se bilanci tregtarë do të jetë më pozitiv për arsye se eksportet kosovare do të kenë qasje më të lehtë në tregun e BE-së, ndërsa sa i përket importit nuk mendojë se do të ketë ndikim domethënës për arsye se 45 për qind e produkteve të BE-së kanë hyrë në Kosovë edhe para zbatimit të MSA-së”, thekson Gashi.
MSA-ja kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë që mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile t’i përmbushin standardet e aplikuara të Bashkimit Evropian.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje, nga autoritetet e Kosovës ishte konsideruar si hapi i parë në kuadër të proceseve integruese evropiane. (REL)
Publikimi i pergjimeve të aferës skandaloze “Pronto 2” nxori në sipërfaqe shumë të vërteta, për të cilat më parë flitej vetëm në mënyrë hipotetike. Pas bërjes publike të pergjimeve telefonike, folën ata që heshtën, ndërsa po heshtin ata që folën deri dje!
Thonë në disa raste, “heshtja është flori”, e në të tjera “miratim i së keqës”.
Mirëpo heshtja e dy krerëve shtetëror, e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa lidhur me pergjimet telefonike të “Pronto 2”, nuk u përket dy varianteve të sipërpërmendura. Heshtja e tyre është e llojit të veqant, është heshtje që flet më shumë se një mijë fjalë.
Heshtja e dy krerëve shtetëror, është heshtje e turpshme, e cila në vete ngërthen dy gjëra; frikën nga Gjykata Spesiale dhe servilitetin e skajshëm ndaj ndërkombëtarëve.
Bashkimi i Thaçit e Mustafës në koalicionin qeverisës, është bashkim i dy figuarve kontraverse politike, i dy nëntokave politike, është bashkim i dy klasave diametralisht të kundërta,…por që kanë edhe disa gjëra të përbashkëta si; korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi dhe kapja e shtetit,…të përbashkët e kanë edhe të kaluarën e tyre gjatë periudhës së luftës çlirimtare, në “vjeljen” e mërgimtarëve pëmes fondeve të 3 %-it dhe “Vendlindja Thërret”.
Ishin dhe janë dy grupacione politike, përveqse përfituan nga shpërdorimi i djersës së mërgimtarëve, u ngriten në majat e pushtetit duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin.
Ashtu si në luftë, edhe në paqe u bënë milionerë në kurriz të popullit të tyre
Përderisa heshtja e presidentit Thaçi, është e lidhur me pazarin politik për Kosovën me ndërkombëtarët në dëmë të bashkëpartiakëve dhe ish bashkëluftëtarëve, për të shpëtuar “lëkurën” nga Gjykata Speciale,…kryeministri Mustafa hesht nga frika e keqpërdorimit të fondit të 3 % dhe bërjes publike të aferave korruptive dhe nepotizmit partiak dhe familjar.
Kryeministri i vendit, edhe para lidhjes së kurorës qeverisëse me rivalin partiak, i kishte punësuar njerëzit e vet nëpër Borde dhe Agjensione përmes SHIK-ut dhe nëntokës politike të PDK-së.
Ndërsa pas lidhjes së kurorës qeverisëvse në mënyrën më të turpshme, me aktin e tradhëtisë ndaj bllokut paszgjedhor V-LAN dhe elektoratit të LDK-së në veqanti, Isa Mustafa fillon invazionin e gjërë të punësimit të njerëzve të vet, militantëve partiak dhe argatëve të 3 % -it nga Diaspora,…duke i shpërblyer kështu me punësimin e familjarëve të tyre, anipse argatët e tij dhe vet ai, përveq shfrytëzimit të djersës së mërgimtarëve, asnjëri nga ta nuk e ka derdhur asnjë cent në fondin e 3 %-it.
Specifikë e argatëve të Isa Mustafës në Diasporë është fakti, se para lidhjes së kurorës qeverisëse me PDK-në e Thaçit “hajshi çelik” me dhemb nën slloganin mashtrues; “kurr koalicion me PDK-në”, duke sharë e fyer strukturat e PDK-së, e në veqanti ish liderin e saj Hashim Thaçi.
Menjëherë pas rehatimit të djemëve të tyre nëpër institucione shtetërore dhe qeveri nga ana e Mustafës me ndihmën e strukturave të SHIK-ut famëkeq dhe grupit mafioz “Pronto”, i ndryshuan fjalët, i harruan të gjitha premtimet, filluan së ngrënuri “qershiat e lagura”, duke i thurur edhe himne koaliconit qeverisës PDK-LDK.
Tani Isa Mustafa me sejmenët (argatët) e tij heshtin, nuk e flasin më asnjë fjalë të vetme për të bëmat e SHIK-ut, ndërsa gjithë ata që ngrisin zërin kundër kësaj qeversje të keqe, i luftojnë në mënyra të ndryshme përmes medotave komuniste, duke i etiketuar si “përçarës politik dhe armiq të brendshem partiak e deri në armiq të kombit shqiptar”!
Mjerimi i presidentit Thaçi
Heshtja ndaj pergjimeve të grupit “Pronto” dhe thirrja publike e presidentit Hashim Thaçi drejtuar qytetarëve të vendit, për mbështetjen ndaj “detyrimeve” që ka pranuar nga bashkësia ndërkombëtare për Asociacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, si kushtëzime fillestare për liberalizimin e vizave, formimin e FAK-ut dhe proceset tjera integruese,…e vërtetonë katërçipërisht vasalitetin dhe mjerimin e presidentit të shtetit, të dorëzuar para presionit ndërkombëtar dhe kapitullimin para invazionit politik të fqinjëve tanë.
Fjalimi i Hashim Thaçit dhe përuljet e fundit para varrezave serbe në Grackë dhe Gorazhdec, në memorialin e të cilave, në gjuhën serbe shkruan; “Žertve shiptarskog terrora” (Viktimat e terrorit shqiptar), me ç’rast i bën përgjegjës shqiptarët për dyja rastet e pandriçuara akoma.
Me këto veprime të papërgjegjshme dhe qyqare Hashim Thaçi për më tepër i gjason një presidenti të zënë rob nën prangat e korrupsionit dhe shantazhit politik se sa një presidenti të shtetit më etnik dhe sovran (mbi 92% të popullatës shqiptare) në Ballkan.
Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ditën kur duhet të votoni për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, duhet ta dini që jeni para një përgjegjësie historike, andaj ju të zgjedhurit e popullit me mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, përveqse e mbroni shtetin nga tkurrja territoriale, i çlironi presidentin dhe kryeministrin nga pengmbajtja ndërkombëtare,…për t’i hapur kështu rrugë sistemit të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare që të mirret me fatin e tyre, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të vazhduar me grupin mafioz “Pronto” dhe nëntokat tjera politike dhe parapolitike në Kosovë.
Ata me brohoritjet “Poshtë Qeveria”, “Adem të duam në burg”, “Dorëheqja nuk mjafton”… kërkonin largimi e të gjithë siç thonin, të korruptuarve nga institucionet e vendit
PRISHTINË – Disa dhjetëra qytetarë të Prishtinës në organizim të shoqërisë civile pasditen e sotme vazhduan protestat për të pestën herë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, protesta të cilat filluan dy javë më parë.
Fillimisht numri i protestuesve ishte i vogël, ndërsa si herave tjera, ashtu edhe në marshin e sotëm protestuesit vazhdimisht kërkonin që t’u bashkohen qytetarët tjerë. Protestuesit, numri i të cilëve në ndërkohë rritej, vazhduan drejt drejt sheshit “Skënderbe” në afërsi të ndërtesës së Qeverisë.
Ata me brohoritjet “Poshtë Qeveria”, “Adem të duam në burg”, “Dorëheqja nuk mjafton”… kërkonin largimin e të gjithë siç thonin, të korruptuarve nga institucionet e vendit. Disa nga protestuesit kanë hedhur ujë me qese tek ndërtesa e Qeverisë, ndërsa disa policë të pranishëm nuk reaguan.
Gjatë protestës dëgjoheshin bisedat telefonike të cilat pretendohet se janë kryer mes krerëve të PDK-së, që kanë funksione të larta në institucionet e vendit. Në këto pretendime protagonist është shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Adem Grabovci. Ndërkohë Adem Grabovci, para disa ditësh kishte dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ajo dhe bashkëpartiaku i saj, njëherësh njëri ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të demarkacionit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, janë larguar nga lista e të ftuarve në ceremoninë e përurimit të rrugës “Beau Biden”, djalit të ndjerë të zëvendës presidentit amerikan.
Osmani thotë se është kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ai që ka larguar emrat e dy deputetëve nga lista e të ftuarve, dhe nuk ishte Ambasada Amerikane ajo që ka bërë këtë veprim.
Për të dëshmuar këtë, Osmani ka publikuar në Facebook edhe ftesën e kryeministrit Mustafa, dërguar pjesëmarrësve në inaugurim.
“Kjo ftesë, dërguar një deputeti të LDK-së, dëshmon se ftesat për ceremoninë e inaugurimit të rrugës janë dërguar nga ana e Kryeministrit, e jo nga Ambasada Amerikane. Pra, emrin tim dhe te kolegut tim z.Bulliqi e ka larguar Qeveria, e jo Ambasada Amerikane”, ka shkruar Osmani.
Reagimi i Osmanit vjen pas raportimeve se emri i kësaj të fundit dhe Shpejtim Bulliqit janë larguar qëllimshëm nga lista e të ftuarve nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Me qëllim jo të keq në klasat ku ka përfunduar rikonstruktimi është vendosur orë që mban emblemën e agjencisë TIKA, e cila ishte mungesë e klasave, por jo në vend të fotografisë së Skënderbeut
PRISHTINË – Zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, Agnesa Globoder, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) shpjegoi se pretendimet që në shkollën e tyre janë hequr fotografitë e Skënderbeut dhe janë vendosur flamujt turk, nuk janë të vërteta. Ajo bëri të ditur se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka rikonstruktuar 9 klasa në këtë shkollë, e cila është një shkollë e vjetër dhe se klasat pas rikonstruktimit duken shumë më bukur.
“Shkolla është duke u lyer dhe duke u pastruar ende, tani kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollor. Kur të përfundojnë këto punime të gjithë fotografitë, përfshirë edhe ajo e Skënderbeut do të kthehen në vendet e tyre. TIKA ka rikonstruktuar pesë klasa në gjuhën shqipe dhe katër në gjuhën turke. Ndryshe, fotografia e Skënderbeut nuk ka qenë e vendosur nëpër klasa por në sallën e arsimtarëve”, u shpreh Globoder.
Globoder në vijim theksoi se pas gjithë këtyre punëve dhe angazhimeve, nuk duhej të përhapeshin thënie të tilla. Siç tha ajo, me qëllim jo të keq në klasat ku ka përfunduar rikonstruktimi është vendosur orë që mban emblemën e agjencisë TIKA, e cila ishte mungesë e klasave, por jo në vend të fotografisë së Skënderbeut.
Sa i përket heqjes së fotografisë së Skënderbeut siç thuhet në disa media vendase, Globoder u shpreh se gjatë gjithë renovimeve apo pastrimeve që bëhen, objektet që ndodhen nëpër mure hiqen. Ajo shtoi se kjo është një gjë normale e që nuk ka të bëjë me agjencinë në fjalë, dhe se nuk ka ndonjë zhvendosje që në vend të fotografisë së Skënderbeut do të vendosej flamuri turk.
Zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore “Elena Gjika” bëri të ditur se secila organizatë apo kompani që ka bërë punime rikonstruktimi apo ka kontribuar për objektin shkollor kanë vendosur emblemat e tyre.
Autoritetet në Kosovë thonë se hapat drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’i ndërmarrin kur Beogradi zyrtar të ketë zhbërë strukturat paralele në veriun e Kosovës.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se është e pakuptimtë të themelohet Asociacioni, derisa ka qeverisje lokale paralele në disa pjesë të Kosovës, të cilat mbështeten nga qeveria në Beograd.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Valon Murtezaj thotë se nuk ka filluar ende hartimi i statutit të Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, fillimi i themelimit të asociacionit varet nga dinamika e shpërbërjes së strukturave paralele serbe të ngritura nga Beogradi.
“Qeveria e Kosovës është e vendosur të zbatojë marrëveshjet për të cilat është dakorduar në Bruksel. Një prej tyre është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kosova mund të them se e ka kryer punën e saj, por problemet kanë qenë në anën e Qeverisë së Serbisë.”
“Çfarëdo hapi i mëtejshëm drejt themelimit të asociacionit apo hartimit të statutit dhe çështjeve që lidhen më këtë, varen nga dinamika dhe qasja e shpërbërjes së strukturave paraleleve të cilat ekzistojnë”, thekson Murtezaj.
Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ishte një prej temave që nënpresidenti amerikan, Joe Biden, ka diskutuar me lidershipin politik në Kosovë.
Biden, gjatë vizitës së tij në Kosovë kishte porosi të qarta për lidershipin politik të Kosovës, sidomos institucionet vendimmarrëse, duke u kërkuar atyre që të përmbyllin çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka siguruar nënpresidentin amerikan Biden se do të do t’i kryejnë obligimet dhe përgjegjësitë që i takojnë shtetit të Kosovës.
“Pa kalimin e demarkacionit, pra vijës kufitare me Malin e Zi dhe pa formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, Kosova do të mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga bota dhe e lënë anash nga SHBA dhe Brukseli.”
“Ne nuk mund të kërkojmë ndihmë dhe përkrahje nga askush kur nuk i kryejmë detyrat tona. Prandaj, jam i bindur nënpresident Biden me shpresë dhe besim të plotë se ne do t’i kryejmë obligimet dhe përgjegjësit tona”, kishte deklaruar Thaçi.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë të themelohet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, dhe më pas u rrumbullakua me një marrëveshje për parimet e themelimit, të nënshkruar në fund të muajit gusht të vitit 2015.
Nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel për Asociacionin e komunave me shumicë serbe pati nxitur kundërshtimet e partive politike opozitare në Kosovë, që pamundësuan edhe mbajtjen e seancave të Kuvendit.
Kundërshtimi opozitar çoi Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, përmes një kërkesë të ish-presidentes Atifete Jahjaga. Kjo Gjykatë doli me interpretimin se një pjesë e parimeve të marrëveshjes së vitit 2015 ishte në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Megjithatë, ky interpretim i Kushtetueses, sipas krerëve të institucioneve të Kosovës nuk e pamundëson themelimin e Asociacionit.
Nisur nga kjo situatë e krijuar, analistët e çështjeve politike në Kosovë thonë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ndodh gjithsesi, pasi që është një obligim ndërkombëtar, që Kosova e ka marrë si të tillë.
Analisti Driton Selmanaj, nga Demokracia Plus, thotë për Radion Evropa e Lirë se në kontekstin politik themelimi i asociacionit mund të parqet pengesë, derisa në aspektin praktik është një vendim i qartë.
“Në kontekstin praktik kjo çështje tashmë është shumë më e lehtë për t’u realizuar, pasi që kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por në kontekstin politik kjo pak e ka rënduar situatën, pasi që nuk jam e sigurt nëse Serbia do ta pranonte asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazën e asaj që ka rekomanduar Gjykata Kushtetuese”, thekson Selmanaj.
Ndërkohë, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kohë më parë kishin akuzuar delegacionin e Kosovës dhe kryeministrin, Isa Mustafa, se po zvarrisin zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin, siç thonë, duke vënë kushte të reja.
Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, në reagimin e tij ndaj kushtëzimeve të kryeministrit Isa Mustafa për themelimin e Asociacionit ka deklaruar se Brukseli duhet të bëjë presion mbi Prishtinën për zbatimin e marrëveshjeve. (REL)
Voal – Personi i dytë më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në konferencën e tij në hollin e Kuvendit të Kosovës e ka përmendur edhe Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, duke e parë fotografinë e tij në hollin e Kuvendit.
“Po e shihja fotografinë e Rugovës dhe më kthehet kujtimi për të. Njerëzit në Amerikë më pyesin se pse vij sërish e sërish në Kosovë? Kjo është se sa herë që vij, kthehem më i gjallërishëm dhe me shpresë, se e shoh se dekadat dhe shekujt e armiqësisë mund të tejkalohen. Do të largohem nga ky vend sot pasdite, me një shpresë të rimëkëmbur. Ju po më bëni që të ndjehem si hero”, ka thënë Biden.
Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, mori pjesë të mërkurën në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e dalit të tij të ndjerë Joseph “Beau” Biden. Rruga që do të mbajë këtë emër çon në Bondsteel, në kampin e disa qindra trupave amerikane që vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë.
Në një ceremoni emocionale nënpresidenti Biden kujtoi kohën kur i biri i tij i ndjerë kishte shërbyer në Kosovë si këshilltar ligjor në vitin 2001. Ai ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 46 vjeçare.
Nënpresidenti Biden tha se kur i biri kishte ardhur në Kosovë kishte rënë në dashuri me këtë vend ndërsa falënderoi institucionet për vendimin që rruga që çon në kampin Bondsteel të mbajë emrin e të birit, një rrugë të cilën e kishin kaluar së bashku në vitin 2001.
“Mbase më shumti e mbaj mend këtë udhëtim në këtë kodrinë, që u bë monument i KFOR-it dhe përkushtimit amerikan ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës“, tha ai, duke nënvizuar se është synimi i familjes së tij që të përmbushë synimet e Bo Biden.
“Të dimë se pesë, dhjetë, njëzet, gjashtëdhjetë vjet më pas, nipat, stërnipat e mi, çdo Biden i lindur do të udhëtojë për të parë atë monument të babait, gjyshit, e stërgjyshit, që besonte në Kosovën“, tha ai.
“Unë besoj se ju jo vetëm mundeni por edhe do të ndërtoni një Kosovë të lire, demokratike e përparimtare që do të përmbushë ëndrrat dhe shpresat e mohuara për një kohë të gjatë“, tha nënpresidenti Biden.
Kjo do të jetë edhe një nga rrugët që mbajnë emrat e personaliteteve amerikane, një formë kjo me të cilën në Kosovë shprehet mirënjohja për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën rolin e të cilave e cilësojnë të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.
Nënpresidenti amerikan, Joe Biden (majtas) dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vazhdojnë të qëndrojnë dhe ndihmojnë Kosovën dhe popullin e saj, ka deklaruar në Prishtinë nënpresidenti amerikan, Joe Biden.
Këto komente, Bideni i ka bërë pas takimeve që zhvilloi me krerët e institucioneve të Kosovës, fillimisht kryeministrin Isa Mustafa dhe më pas presidentin Hashim Thaçi, me të cilin zhvilluan konferencën e përbashkët për media.
Biden, gjatë kësaj vizite, kishte porosi të qarta për lidershipin politik të Kosovës, sidomos institucionet vendimmarrëse, duke u kërkuar atyre që të përmbyllin çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të vazhdojnë dialogun me Serbinë, të ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe të vazhdojnë luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Këto angazhime, sipas nënpresidentit amerikan, do ta drejtonin Kosovën në rrugën e saj prosperuese drejt integrimeve evropiane e euroatlantike dhe drejt një ekonomie të lirë të tregut, që do të siguronte zhvillimin e shumë kërkuar ekonomik.
Ndërkohë, Biden ka përgëzuar shumë institucionet e Kosovës, presidentin Thaçi dhe kryeministrin Mustafa, për angazhimet në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit.
“Kosova nuk është e vetme. Ju keni miq që janë të gatshëm t’ju ndihmojnë në gjithë botën dhe nuk ka mik më të madh sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës që duan t’ju ndihmojnë”, është shprehur Biden.
Ai ka inkurajuar lidershipin e Kosovës që të tregohet i vendosur në marrjen e vendimeve të mëdha, qofshin edhe të vështira, në mënyrë që shteti të ecë përpara.
“Suksesi i juaj është në interes të madh edhe për vendin tim, sepse nëse ju do të arrini sukses, atëherë edhe rajoni do të ketë sukses”, ka deklaruar Biden.
Ai ka përgëzuar edhe presidentin Hashim Thaçi për vendosmërinë e tij për të vizituar vendet ku pësuan edhe serbët e Kosovës gjatë luftës së fundit, siç ishin rastet e vënies të kurorave të luleve në Graçkë të Lipjanit dhe në Gorazhdec të Pejës.
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka siguruar nënpresidentin amerikan se Kosova do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit, radikalizmit dhe në vendosjen e rendit demokratik, duke luftuar dukuritë negative, si krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Njëherësh, Thaçi është zotuar se dialogu me Serbinë do të vazhdojë, kurse Kuvendi do të ratifikojë shumë shpejt Demarkacionin me Malin e Zi.
“Jam i sigurt se pajtimi është i mundur dhe do të ndodh. Për Kosovën kultivimi i fqinjësisë së mirë është interes strategjik dhe për ne dialogu është rruga e vetme për të ecur përpara”, është shprehur Thaçi.
“Në kontest të fqinjësisë se mirë, më lejoni zoti Biden që t’iu siguroj se edhe çështja e shënimit të vijës kufitare më Malin e Zi do të përmbyllet shpejtë në përputhje më interesin tonë shtetëror. Marrëveshja e demarkacionit Kosovë – Mal i Zi është marrëveshje e drejtë”, ka thënë presidenti i Kosovës.
Ky vendim i Kuvendit të Kosovës, sipas Thaçit, do ta forcojë shtetësinë, do të hap perspektivë të integrimit euro- atlantik dhe do t’i jap fund izolimit të qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar pa viza në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Pas takimeve me liderët e shtetit të Kosovës, Biden me anëtarët e familjes së tij është nisur që të vizitojë vendin afër kampit ushtarak amerikan Bondstill, përkatësisht rrugën që lidh qytetet e Ferizajit dhe Gjilanit, e cila ka marrë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden. (REL)
Rruga 35 kilometra afër kampit Bondsteel, nga sot do të emërohet “Beau Biden”.
Beau Biden është djali i ndjerë i zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Joe Biden i cili kishte ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit.
Beau Biden, kishte punuar në Kosovë në vitin 1998-99 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE), raporton “Zeri.info”.
Beau Biden ishte edhe Prokuror i Përgjithshëm në Delaëare ndërsa për një kohë kishte shërbyer edhe me Forcat Amerikane në Irak.
Në inaugurimin e rrugës me emrin e tij sot do të marrin pjesë babai i tij Joe Biden dhe fëmijët e tij Natalie e Hunter.
Presidenti Thaçi ka folur edhe për raportin me Serbinë duke thënë se një pajtim do të ndodhë së shpejti mes vendeve. Ndërkohë që ka thënë edhe njëherë se demarkacioni është në rregull dhe marrëveshje e drejtë.
Lexoni një pjesë të fjalimit:
Është nder i madh që ju vizitoni shtetin tonë të pavarur për herë të dytë. Kosova e sotme është shumë më ndryshe nga Kosova e cila luftonim 20 vite më parë. Kosova sot është shumë më ndryshe. Jemi bërë anëtarë të organizatave të rëndësishme botërore. Kosova si shtet i pavarur dhe sovran e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Për më shumë ne kemi forcuar bashkëpunimin në mes të Serbisë…. por koha po ikën shpejt dhe ne e kemi për detyrë që ti japim një dinamikë të re këtij dialogu që sa më shpejt ti japim kahje pajtimit sa më të shpejt. Jam i bindur që pajtimi do të ndodh. Për Kosovën dialogu është i rëndësishëm.
Më lejoni që të ju siguroj se edhe çështja kufitare me malin e zi do të përmbyllet shpejt. Marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e drejtë. Ky vendim i parlamentit do ta forcoj shtetësinë tonë dhe do ti jap fund izolimit të qytetarëve tanë për të lëvizur pa viza drejt zonës shenjen .
Pa demarkacionin dhe ma formimin e Asociacionin,Kosova do të mbetet e izoluar nga boat apo edhe e lënë anash nga SHBA dhe bota.
Nënpresidenti amerikan Joe Biden, filloi të mërkurën takimet me udhëheqësit e Kosovës, në kuadër të vizitës dyditëshe në rajon në përpjekje për të nxitur përparimin e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane.
Ai arriti të martën mbrëma në Prishtinë ku u prit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Rrugët e stolisura me flamujt amerikanë dhe ata të Kosovës e priten nënpresidentin Biden i cili në Kosovë shihet si një nga mbështetësit e fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së saj. Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë e kanë cilësuar vizitën me rëndësi historike.
Vizita e nënpresidentit Biden e gjen Kosovën në një periudhë tensionesh për shkak të mospajtimeve rreth marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Kjo çështje mund të zërë vend në takimet e tij në Prishtinë ku pritet që të diskutohet edhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm si një sfidë në nivel botëror, por edhe me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Nënpresidenti Biden do të marrë pjesë pasdite në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e dalit të tij të ndjerë Joseph “Beau” Biden. Rruga që do të mbajë këtë emër çon në Bondstell në kampin e disa qindra trupave amerikane që vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë.
Kjo do të jetë edhe një nga rrugët që mbajnë emrat e personaliteteve amerikane, një formë kjo me të cilën në Kosovë shprehet mirënjohja për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën rolin e të cilave e cilësojnë të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.
Nënpresidenti amerikan Joe Biden, qëndroi të martën në Serbi në fillim të vizitës dyditëshe në rajon gjatë së cilës do të qëndrojë edhe në Kosovë. Vizita e tij në Beograd cilësohet si mbështetje për aspiratat evropiane të Serbisë, e cila po përpiqet të ruajë drejtpeshimin e saj ndërmjet perëndimit dhe Rusisë.
Ai takoi kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin serb Tomislav Nikoliç, për të diskutuar edhe çështjet e hapura na marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.
Nënpresidenti Biden dhe kryeministri serb Vuçiç, nënvizuan siç u tha, rëndësinë e përparimit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo është punë e vështirë, nuk ka asgjë të lehtë dhe la shumë histori për të tejkaluar. Kërkohet shumë punë dhe vullnet politik për të tejkaluar dallimet”, tha nënpresidenti Biden, duke nënvizuar se “nëse të dyja pakët qëndrojnë të përkushtuara ndaj ardhmërisë në paqe e përparim, kjo do t’u ndihmojë të dyja vendeve që të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Kryeministri serb tha se çështjet kryesore në bisedimet me nënpresidentin Biden ishin marrëdhëniet dypalëshe, bisedimet me Prishtinën, marrëdhëniet në rajon dhe rruga evropiane e Serbisë.
Ai tha se do të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të siguruar invetsuesit, përfshirë edhe ata amerikanë, ndërsa nënvizoi se e ka njoftuar nënpresidentin Biden se brenda një muaji do të pres në Beograd kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës.
“Shumëkush ka bërë gabime në marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shumë serbë e shqiptarë kanë humbur jetën”, tha kryeministrit serb.
Derisa nënpresidenti Biden po bisedonte me kryeministrin serb, qindra mbështetës të Partisë Radikale serbe, protestuan kundër vizitës së tij, duke brohoritur në favor të kandidatit presidencial amerikane, Donald Trump.
Protestuesit që po brohorisnin “Votoni për Trumpin” mbanin të veshura bluza me portretin e kandidatit republikan.
“Trumpi është alternativë e globalizmit. Ai do të shkatërrojë qendrat e vjetra të fuqisë në Amerikë dhe është mbështetës i Rusisë”, tha kryetari i Partisë Radikale Vojislav Sheshel, dikur shef i kryeministrit aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe presidentit serb Tomislav Nikoliç.
“Joe Biden duhet ta dijë që Serbia nuk e do por e urren atë”, tha Sheshel duke nënvizuar rolin e Shteteve të Bashkuara në fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, që çuan në përfundimin e luftës në Kosovë.
Nënpresidenti Biden, ndërkaq pas takimit me kryeministrin serb shprehu ngushëllimet e tij për serbët që kanë humbur jetën gjatë bombardimeve të NATO-s, duke u bërë kësisoj zyrtari i parë amerikan që e bën një gjë të tillë.
Shtetet e Bashkuara luajtën rolin kryesor në fushatën e bombardimeve të NATO-s që çuan në çlirimin e Kosovës dhe në proceset politike që çuan në pavarësinë e saj e cila vazhdon të kundërshtohet nga Beogradi.
Ndonëse nuk u përmend gjatë konferencës me gazetarë, besohet se nënpresidenti Biden ka nxitur Beogradin që të trajtojë me përparësi çështjet që lidhen me krimet e luftës. Në këtë kuadër ai besohet të ketë diskutuar edhe ndriçimin e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyci, tre shqiptaro amerikanë që u vranë në rrethana të panjohura në korrik të vitit 1999.
Kryeministri serb, Aleskandër Vuçiç, është zotuar disa herë për ndriçimin e këtij rasti, por edhe 17 vjet pas luftës autorët nuk janë identifikuar dhe as vënë para drejtësisë.
I dyshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si udhëheqës i një grupi kriminal, Azem Syla vazhdon të qëndrojë në paraburgim që nga data 29 prill.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër muaj, procesi gjyqësor ndaj Sylës dhe të dyshuarve të tjerë për tjetërsim pronash në mënyrë të kundërligjshme akoma është në fazën fillestare, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ndërkaq, Gjykata Themelore sot pritet të vendosë se a do t’ia vazhdojë Azem Sylës masën e paraburgimit edhe për tre muaj të tjerë.
Avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi, ka thënë se ata si mbrojtje presin që gjykata të marrë parasysh kërkesën e tyre për heqjen e masës ligjore, ndërsa ka theksuar se prokurori i rastit vazhdon të insistojë në vazhdimin e paraburgimit për klientin e tij.
“Pas caktimit të paraburgimit ndaj Azem Sylës më 29 prill 2016, dhe pas kalimit të afatit prej 4 muajve, gjykata nesër do të mbajë seancë të veçantë për të vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorit të EULEX-it, për vazhdimin e paraburgimit ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve edhe për 3 muaj të ardhshëm. Si mbrojtje e Azem Sylës besojmë se këtë herë nuk do t’i vazhdohet paraburgimi ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ngase nuk ka asnjë arsye ligjore për këtë. Vazhdimi i paraburgimit mund të konsiderohet vetëm si dënim ndaj Azem Sylës dhe jo si masë ligjore, pasi që Prokurori deklaron se i ka të gjitha provat me shkrim në këtë çështje”, ka thënë Tomë Gashi
Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka folur rreth dorëheqjes së Adem Grabovcit.
Vetëvendosje ka thënë se me këtë veprim Adem Grabovci “Ekzekutuesi” e ka pranuar fajin.
Megjithatë sipas tyre ky nuk është fundi.
Sipas Vetëvendosjes tani duhet të japin dorëheqje edhe “Kokat e Krimit” e që sipas tyre janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Lexoni komunikatën e Vetëvendosjes:
Dorëheqja e Adem Grabovcit është pranim i fajësisë për krim të organizuar, korrupsion dhe kapje të shtetit. Adem Grabovci fillimisht u orvat të shpëtonte nga presioni publik duke fyer inteligjencën e qytetarëve duke dhënë arsyetime absurde që gjoja qenka angazhuar për të rritur punësimin në Kosovë, por i përballur me zemërimin e publikut, u detyrua që më në fund të pranojë fajet e tij ndaj Republikës dhe institucioneve të Kosovës.
Sidoqoftë, dorëheqja e tij vetëm nga drejtimi i Grupit Parlamentar të PDK-së është e pamjaftueshme. Ai duhet të heq dorë edhe nga pozita e deputetit, nënkryetarit të PDK-së si dhe nga çdo funksion tjetër politik e publik. Në anën tjetër, ai duhet urgjentisht të ndiqet penalisht dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për veprimet e tij të pista.
Dorëheqja e tij nuk mjafton, ngase – siç e pranon edhe vetë ai – Adem Grabovci ishte vetëm ekzekutues që urdhrat i merrte vazhdimisht nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Populli i Kosovës nuk mjaftohet me dorëheqjen e një ekzekutuesi përderisa kokat e krimit që e udhëhiqnin atë janë ende në krye të shtetit tonë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht dorëheqjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si dhe arrestimin e tyre të menjëhershëm.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, dha dorëheqje nga ky post, pas publikimit të bisedave të përgjuara telefonike.
Gazeta në internet, Insajderi.com, publikoi një pjesë të përgjimeve të bisedave të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike në të cilat, sipas gazetës, shfaqet ndikimi i ushtruar nga kjo parti në emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici.
Gazeta pohon se ka mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate gjatë muajve të fundvitit 2011. Në dhjetor të vitit 2012 qenë publikuar disa syresh në të cilat përfshiheshin çështje të ndryshme të veprimtarisë qeveritare e partiake.
Përgjimet kishin të bënin me rastin e ish Ministrisë së Transportit, ku subjekt i përgjimeve, me autorizimin e prokurorit të EULEX-it, ishte edhe Adem Grabovci.
Në një komunikatë për opinion, zoti Grabovci njoftoi të martën se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ditëve të fundit janë publikuar biseda në medie të cilat kanë pasur për objekt emrin dhe autoritetin tim politik e njerëzor. Me siguri këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time. Me qëllim të reagimit tim moral dhe politik ndaj një çështje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prekur edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së“, thuhet mes tjerash në komunikatën e zotit Grabovci.
Publikimi i bisedave bëri që kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi të krijojë një ekip të prokurorëve nga zyra e tij dhe Prokuroria e Posaçme e Kosovës, që do të verifikojë dhe analizojë përmbajtjen e bisedave të përgjuara.
“Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t’i fillojë hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer“, thuhej në njoftimin e zotit Lumezi.
Publikimi i përgjimeve nxiti shumë reagime në Kosovë. Diplomatë perëndimorë përfshirë edhe ambasadorin amerikan Greg Delawie, kërkuan analizë të plotë e transparente. “Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, shkroi ai në rrjetin social tëitter, pas publikimit të bisedave të përgjuara.
Partitë opozitare bënë thirrje që hetimet të cohën deri në fund, ndërsa grupe organizatash joqeveritare për disa ditë me radhe kanë protestuar duke kërkuar drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, mbrëma arrin në Kosovë.
Ndërsa, nesër ai do të ketë takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin Isa Mustafa.
Ndërkaq, Biden në aeroportin e Prishtinës do ta presë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe shefja e kabinetit të Kryeministrit Mustafa, Vlora Dumoshi.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit Faton Abdullahu, i cili ka thënë për “zeri.info” se zv.presidenti amerikan Biden do të pritet nga presidenti Thaçi.
“Joe Biden do të pritet nga shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi, dhe me sa kam informacion edhe presidenti Hashim Thaçi do ta presë atë”, ka thënë Abdullahu
“Përveç angazhimeve të tjera në aspektin e rendit dhe sigurisë, masa respektive janë ndërmarrë edhe për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor”
PRISHTINË- Me rastin e vizitës së zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden në Kosovë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Në një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në bashkëpunim me institucionet relevante dhe me strukturat e sigurisë së SHBA-së, janë përgjegjëse për sigurinë e zëvendëspresidentit Biden, duke ndërmarrë masa për ngritjen e nivelit të sigurisë gjatë realizimit të kësaj vizite në Republikën e Kosovës.
“Përveç angazhimeve të tjera në aspektin e rendit dhe sigurisë, masa respektive janë ndërmarrë edhe për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor, ku në intervale të caktuara kohore në lokacione specifike sipas planit është paraparë edhe ndalimi i përkohshëm për qarkullim të disa rrugëve, si dhe përdorimi i rrugëve të tjera alternative në mënyrë që të garantohet lëvizja apo qarkullimi pa pengesë”, thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.
Një mjet shpërthyes është hedhur, pak para mesnatës së të hënës (rreth orës 23.45), në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, nga persona tash për tash të panjohur, kanë bërë të ditur zyrtarë të policisë për Radion Evropa e Lira.
Ekipi hetues i Policisë së Kosovës dhe njësia e specializuar e EULEX-it kanë dalë në vendin e ngjarjes, i tha Radios Evropa e Lirë shefi i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.
Ai tha se mjeti shpërthyes është hedhur në afërsi të urës në pjesën veriore të qytetit nga ana e majtë e saj.
Ekipet hetuese të policisë kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një bombë dore M-75.
“ Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i qarkut I cili e ka karakterizuar rastin si veprë penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Nuk ka të lënduar dhe as dëme material”, tha Bojiq.
Bomba u hodh një ditë pas heqjes së Parkut të Paqes mbi lumin Ibër dhe fillimit të punëve për revitalizimin e saj, sipas një marrëveshjeje të arritur nga palët dialoguese në Bruksel. (REL)
Me nismën e veprimtarëve dr. Shaqir Shala dhe Hajdar Rexhahmetaj, isniqas të zellshëm dhe të zëshëm, u organizua takimi për hapjen e debatit demokratik, brenda radhëve të LDK-së. Dr. Shala, pasi përshënbdeti të pranishmit, foli për qëllimin emancipues dhe fisnik të këtij takimi, të parit të kësaj natyre. Ai tha se për të marrë pjesë në këtë debat, është ftuar edhe kryetari Isa Mustafa dhe kushdo tjetër nga strukturat drejtuese partiake dhe veprimtarë nga LDK-ja.
E para që u ftua të marrë fjalën ishte Donikë Gërvalla. “Ndjehem e emocionuar që flas nga salla e Asamblesë komunale të Deçanit. Ne kemi debatuar në kushte pushtimi, kemi kritikuar, por, jo sharë, edhe kryetarin Rugova, sepse debati shërbente për thellimin e demokracisë, të munguar në sistemin monist. Jemi këtu për të bashkëbiseduar hapur. LDK-ja, duke qenë në një koalicion të panatyrshëm, është vënë para sfidave dhe vendimeve të vështira. Ishte Nëndega e Dobërçanit të Gjilanit, e para, që u bëri thirrje deputetëve të vet, “të mos e votonin Hashim Thaçin president në emrin tonë dhe, nëse e votoni, mos kërkoni më votën tonë”.
Kur brenda strukturës tënde nuk bën debat, e ke të vështirë të debatosh me kundërshtarët. Pa qëllim të lokalizmit krahinor, Rrafshi i Dukagjinit e ka traditë debatin, fjalën e hapur, pa fyerje e hatërmbetje. Organizatorët kanë ftuar edhe kryetarin Isa Mustafa dhe në respekt të elektoratit, do të ishte normale të ishte dikush nga strukturat e partisë”, – tha në fjalën e saj të shkurtër kryetarja e Degës të LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvalla.
Në emër të Shoqatës të historianëve të komunës të Deçanit, foli Selim Loshaj. Duke përshëndetur organizatorët dhe të pranishmit, ai vlerësoi takimin dhe qëllimin e mirë të këtij bashkëbisedimi. Ai kritikoi të gjithë ata që më fjalë fshihen prapa emrit të Ibrahim Rugovës, por, në fakt, veprojnë ndryshe.
Naser Arifi, kryetar i Nëndegës të Dobërçanit, ishte më i zëshmi në kritika për udhëheqjen e LDK-së, për votën e bashkuar me PDK-në, si parti mafioze, me afera korruptive, nepotike me “Pronto-n” e saj dhe kriminale. Është pamundësuar dhe mohuar debati, fjala e lirë në strukturat e partisë, prandaj, me të drejtë, debati ka dalë në rrugë dhe media. Nuk e kemi hallin, thjesht, ke fitorja e LDK-së, por, problemi është tek fati i Kosovës, sepse nga subjektet politike aktuale, vetëm LDK-ja di të bëjë dhe të mbajë shtet.
Agim Nikçi, kryetar i Nëndegës të LDK-së të Rrokaqiellit në Pejë, veç tjerash, tha se kryetarit të Degës nuk i intereson fare bashkëpunimi me Nëndegët, përkatësisht, anëtarësinë. Doza e pakënaqësisë është shtuar nëpër shumë Nëndegë, por duke qenë të shpërfillur nga strukturat e partisë, heshtin dhe presin, të pashpresë, ringritjen e LDK-së. Ngulfatja pengon shtimin e radhëve dhe ecjen para të LDK-së.
Nezir Jahmurati, i Nëndegës të LDK-së në Lubeniq, tha se LDK-ja ka anashkaluar vizionin e Presidenbtit Rugova. Ne kemi vepruar me sukses edhe në katrahurën e pushtimit të egër. Bashkëpunimi në mes anëtarësisë dhe strukturave të partisë ka qenë i sinqertë. Ndërkohë, tani, bërrylimi është në modë. Penetrimi në strukturat e partisë pa stazhin e nëvojshëm partiak i disa kuadrove, me veprimet e tyre të dyshimta, po e dëmtojnë seriozisht imazhin e partisë.
Me keqardhje konstatojmë, se ashtu si kudo në komunat e Kosovës, edhe në Pejë janë anashkaluar aktivistët idealistë, duke u zëvendësuar me kuadro puthadorë, që nuk kanë guximin të reagojnë ndaj vendimeve fatale për Kosovën. Qendra nuk ka komunikimin e duhur me bazën partiake. Lubeniqi numëron 72 viktima të luftës, megjithatë shefat e LDK-së kanë qenë indiferentë dhe nuk i kemi parë në rastet përkujtimore.
Nëndega jonë e ka përjetuar rëndë sjellljen sa të padrejtë, aq edhe brutale të shefave të LDK-së, për përjashtimin nga Kuvendi i 8-të zgjedhor të delegatëve të Degëve të Gjermanisë dhe të Zvicrës, – përfundoi fjalën e tij Jahmurati.
Blerim Bajraktari, nënkryetar i Nëndegës të LDK-së në Isniq, ndër të tjera, tha se i takoi një grupi të ri, që mendon me përkushtim për LDK-në dhe Kosovën. Për 20 vjet në politikë, personalisht, nuk kam marrë asgjë, edhepse kam dhënë gjithçka. Qëllimi ynë është të zgjojmë vetëdijën e anëtarësisë, që subjekti ynë politik – LDK-ja, duke ndjekur rrugën rugoviane, të ngrihet në nivelin që i takon, për ta zhvilluar demokracinë brenda partisë, duke ndikuar edhe mëtej në Kosovë. Mendoj se mendimin ndryshe duhet shprehur brenda strukturave të partisë dhe jo në publik dhe media, – tha zotëri Bajraktari.
Dr. Ramadan Tahiraj, i Nëndegës të Strellcit, duke iu referuar sentencës popullore: “U ngi Kadrija me dajre”, shprehu zhgënjimin e madh të anëtarësisë dhe të elektoratit rugovian nën udhëheqjen aktuale të LDK-së. Është thyer dhe fyer keqas sedra e anëtarësisë. Është përdhosur ëndrra e madhe e demokracisë partiake. Klani brenda LDK-së e ka tepëruar me shpërfilljen ndaj anëtarësisë dhe kuadrove e veprimtarëve të dëshmuar e besnikë në frymën dhe parimet e kryetarit Ibrahim Rugova.
Brenda torishtës, vathës kanë mbetur vetëm militantët e LDK-së. Në vend që t`i afrojmë dhe aktivizojmë sërishmi edhe ata që zhgënjimi i pasivizoi, dikush është i interesuar, me provokimet e batakçillëqet në vijimësi, t`i nxjerrë nga torishta edhe ata, idealistët e ngujuar rugovistë. SHIK-un e kemi brenda, po rrezikojmë edhe sigurimin e kuotës limituese, per të qenë parti parlamentare.
Dr. Milazim Zeqiraj, ish-delegat i LDK-së në vitet 90-a, tani aktivist në Mërgatë, foli për epokën e artë, kur LDK-së i printe gjeniu Rugovë. Parimi dhe përgjegjësia, kanë qenë elementet bazë të demokracisë. Debati nuk ka qenë pronë e vetëm ditës javore – të premtës, në shtëpizën e krijuesëve të Kosovës, në Prishtinë, por është debatuar në çdo aktiv, nëndegë dhe degë të Kosovës dhe të Diasporës shqiptare. Inisjativa për kthimin e demokracisë të brendshme partiake, nuk drejtohet kundër askujt, madje as kundër Isa Mustafës me shokë, sepse rugovizmin askush nuk e mohon. Apeli ynë është që me zhvillimin e debatit demokratik, ta ringrisim LDK-në, duke i përfituar dhe aktivizuar të pasivizuarit, si pjesë integrale të partisë të Dr. Rugovës.
Demë Çettaj, veprimtar i Mërgatës, deri në Kryesinë e Degës të LDK-së në Gjermani, tani i pensionuar, por, jo i pasivizuar në parti, pos tjerash, tha se 20 vjet kam punuar pa hile dhe pa kompensim për këtë parti. Nuk jam kursyer as me kohë dhe as me xhep, për ta ndihmuar Kosovën. Edhepse larg, me mendje dhe zemër kemi qenë në Kosovë. Krenohemi që edhe Mërgata iu përgjigj thirrjes të Rugovës dhe të Atdheut, materiaslisht dhe fizikisht, në luftën për çlirim dhe liri. Atë që ne e bëmë dje, nuk po e bëjnë sot për shtetin e Kosovës disa që koxha fort e rrahin gjoksin.
Hajdar Rexhahmetaj, bashkorganizator i këtij debati demokratik, anëtar i Kryesisë të Nëndegës në Isniq, tha se jemi të pakënaqur për rrjedhat politike dhe ekonomike në Kosovën e sotme. Duke humbur individin, po e humbasim edhe shoqërinë. Koherenca, durimi, fjala, vota është besë, orientimi përendimor është vlerë. Largimi nga norma bazë e demokracisë, siç është votimi i fshehtë, ka degraduar fort LDK-në, duke e njëjtësuar me partitë e ekstremit të majtë të Kosovës. Dhe, e gjithë kjo është bërë qëllimshëm, për ta ruajtur monopolin personal politik mbi partinë. Thjesht, duke iu frikësuar përballjes, votës denokratike, kanë zgjedhur metodën moniste, komuniste, – tha në fund të fjalës së tij zotëri Hajdar Rexhahmetaj.
Hasan Jasiqi, përfaqësues i fshatit Jasiq, tha se politika m`u ka imponuar dhe unë kam ndihmuar, për aq sa kam ditur dhe sa kam mundur. Për këtë krenohem dhe jam gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar në proceset demokratike në Kosovën tonë.
Isuf Çettaj, luftëtar rinor i Kosharës, tani, anëtar i Kryesisë të Nëndegës të LDK-së në Bavari dhe anëtar i Kryesisë të Degës të LDK-së në Gjermani, në fjalën e tij u mundua ta nxjerrë debatin nga pesimizmi, duke dhënë tone optimiste. Nuk kemi nevojë pë vajtim e pesimizëm. Ai përmendi me emra kryetarët e komunave, ku LDK-ja ka fituar zgjedhjet, duke denoncuar haraçin e pushtetarëve të partive tjera. Ne jemi ata që vendosim me votën tonë se ke do të zgjedhim. Të mos e tepërojmë me kritika. Demokracia ka vend për të gjithë, tha, ndër të tjera kuadri i LDK-së të Mërgatës, Isuf Çettaj.
Zeqir Shala, profesor i matematikës në Zvicër, në fjalën e tij, iu referuar filozofisë. Ai tha se Galileu është themelues i idesë shkencore, ndërsa Gagileu i popullit shqiptar është Ibrahim Rugova. Atë që e bëri Rugova, për LDK-në dhe Kosovën, po e zhbëjnë sot shefat e partisë dhe shtetarët e pushtetarët e Kosovës. Asgjë nuk është rastësi. SHIK-u i kudondodhur vepron, realizon planet e tij të errëta.
Ne po i marrim me të mirë, që të kujton apoteozën e misrit. Politikë bëhet kur baza reagon. Disa partinë e shohin si trampolinë, për t`u hedhur në karrierë. Ata që udhëheqin keq, nuk duhet toleruar gjatë. Zvicra ka një ligj: Qenin, i cili han një herë, e vënë në gjumë për jetë, sepse mund të përsëritë kafshimin. Nëse njerëzit nuk reagojnë ndaj së keqes, pushtetarët mendojnë se e kanë mirë dhe vazhdojnë me prapësitë e tyre, – tha, në fund, zotëri Zeqir Shala.
Demë Hasanramaj, jam nga aktivistët e parë të LDK-së, dikur mjaft i suksesshëm. Por, tani, kam dështuar tërësisht, sepse lufta për karrike brenda llojit, degradoi partinë me nam të Ibrahim Rugovës. Familjet e mëdha, familjet nacionaliste e fisnike, tek të cilat mbështetej fort Presidenti Rugova, tashmë, luftohen jo vetëm nga e majta armike e deklaruar, por edhe nga e djathta e çoroditur. Virusi i së keqes e bren çdo ditë e më shumë LDK-në tonë.
Nazim Huruglica, nga Kryesia e Nëndegës të Dobërçanit, ishte më i drejtëpërdrejtë nga të gjithë parafolësit. Ne jemi këtu me qëllimin e mirë për ta forcuar LDK-në. Edhepse shefat tonë e dinë këtë, ata dizinformojnë, qëllimshëm, anëtarësinë dhe opinionin. Ne denoncojmë rrethin vicioz brenda Kryesisë Qendrore, për përjashtimet dhe linçimet e veprimtarëve të devotshëm të LDK-së. Ne jemi kundër ngulfatjes të partisë dhe duam frymëmarrje demokratike, për ta bërë LDK-në partinë e parë, si në epokën e Ibrahim Rugovës.
Si vrasësi, si përkrahësi, të dy janë pjesë e krimit. LDK-ja nuk arriti ta përballojë presionin brenda koalicionit me PDK-në, andaj u dorëzua pa kushte. Megjithatë, ngritja e LDK-së është kërkesë, jo vetëm e anëtarësisë të saj, por edhe e popullit të Kosovës, sepse vetëm ajo është “parti e besës dhe e shpresës”, – siç shprehej Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Së fundi, foli, sërishmi, Donikë Gërvalla. E shoh se ka shumë për të biseduar. Dikush me fjalë katundi dhe dikush me fjalor Universiteti. Nuk mjafton që hallet të qahen vetëm familje. Këndvështrimi i gjërave ndryshon nga ju, vendorët, me ne mërgimtarët. Jam kthyer në Kosovë pas 19 vjetësh mërgimi. Ka përenduar koha e frikës dhe e terrorit.
Ne jemi parti-shtetformuese. Pa LDK-në nuk ka as demokraci. Politikani në Gjermani, ku unë punoj dhe jetoj, është i përgjegjshëm, është në shenjestër të kritikave. Ai është i detyruar të japë llogari partisë që i takon dhe popullit. Kush e nxjerr vetën në publik, nuk ka të drejtë të kërkojë nga qytetari të plotësojë nevojat personale të tij.
Në Kosovë kurrë nuk ka pasur demokraci, prandaj mungon tradita demokratike, por, jo edhe edukata demokratike. Debatet, reformat bëhen para sfidave, para zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të na gjejnë të bashkuar, prandaj edhe debatojmë tani. Unë do të jem këtu në fushatën parazgjedhore, pavarësisht se kush do të jetë në krye të LDK-së.
Kritika ndaj vendimeve të dëmshme dhe jo parimore, duhet të jetë e hapur. Anëtarësia, populli duhet të informohen drejtë. Nëse LDK-ja humb fokusin, reagimi kundërshtues duhet të jetë i hapur, për ta nxjerrë nga ngulfatja, nga bataku.
Ne, mërgimtarët, jemi pjesë e Kosovës. Mos keni frikë nga ne, nuk ua marrim punën. Shqiptarët punojnë me ndershmëri kudo në botë. Ne bisedojmë hapur e pafrikë, sepse shohim si jetojnë popujt e lirë, në demokraci. Takimet e tilla të bëhen shprehi. Secili të gjykojë drejtë. Duhet lejuar debati në strukturë, përndryshe del në rrugë, në media, në publik. Debati, fjala e hapur është parim i demokracisë. Në të kundërtën, diktatura kërkon hapësirë, – përmbylli fjalën e saj përmbajtësore dhe konstruktive, kryetarja e Degës të LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvalla.
Deklarimi publik i Donikë Gërvallës se nëse deputetët e LDK-së e votojnë Demarkacionin pa transparencën e duhur, unë largohem nga LDK-ja, sepse nuk shkel mbi gjakun e gjyshit me vëllazëri, të cilët janë flijuar pikërisht për atë tokë, që tani humbet në paqe. Nuk dua ta mbaj damkën dhe turpin e tradhtisë.
Vërtet, anëtarësia e LDK-së është palë me Donikë Gërvallën në kundërshti të vijës kufitare aktuale me Malin e Zi, por nuk aprovon largimin e saj nga LDK-ja për këtë rast, sepse nuk është pjesë e strukturës vendimmarrëse të LDK-së, rrjedhimisht, nuk ka bërë listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë, pjesë e përgjegjësisë morale është edhe anëtarësia e LDK-së. Anëtarësia, miq, bashkëmendimtarë dhe bashkëpunëtorët apelojnë, madje zëshëm, që Donikë Gërvalla me shokë, ta vazhdojë betejën e nisur për reformimin e LDK-së, duke ngulmuar që të mos bëhen lëshimme të tjera në favor të Serbisë.
Nënshkrimi i peticionit kundër Demarkacionit aktual dhe kundërshtia e Donikë Gërvallës në vijimësi, janë të mjaftueshme që apo të mos jetë e turpëruar, as sot dhe as mot, për gabimet dhe fajet që bëjnë shefat aktual.
Arsyen pse nuk duhet ta braktisin LDK-në, Donikë Gërvalla dhe veprimtarët tjerë të dëshmuar të LDK-së, të anashkaluar dhe të anatemuar nga krerët e partisë, po e ilustrojmë me shembullin që tregoi në këtë debat veterani Demë Çettaj: “Ka pasur raste kur jam provokuar nga të tjerët dhe kam lëshuar mbledhjen duke thënë se nuk jam ma në LDK-e!
Por, e shihja se disa po i gëzoheshin largimi tim. Kur gëzohen disa nga partia ime, po sa gëzohen kundërshtarët jashtë partisë time?! Dhe, pendohesha për vendimin e nxituar, kthehesha në mbledhje dhe u thoja se kështu doni ju këtu dhe armiqtë tjerë të LDK-së. Por, unë do të jem këtu për inatin tuaj dhe të kundërshtarëve të LDK-së. Dhe, ky shembull tejet adekuat edhe për rastin e Donikë Gërvallës, u pëlqye dhe u duartrokit nga të pranishmit.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’ Connell, ka thënë se nepotizmi, sikurse edhe fenomenet tjera negative, po e dëmtojnë Kosovën. Këto komente, ai i ka bërë në lidhje me bisedat e përgjuara telefonike të shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci më zyrtarë të lartë të partisë të cilësuara tashmë në media si afera, “Pronto II”.
Kosova ka thënë ai “duhet t’i thyej praktikat dhe kulturën e nepotizmit”. Sipas tij, nëse në Kosovë vazhdon kultura e nepotizmit, kjo do të paraqiste dështim për vendin.
“I kam dëgjuar përgjimet, por e kemi ditur qysh moti që niveli i nepotizmit është në Kosovë. Kjo është përmendur çdo vit në raportet e progresit të Bashkimit Evropian dhe kjo nuk është diçka e re. Por, është diçka që e dëmton Kosovën”, ka theksuar O’Connell, pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ndryshe gazeta në internet Insajderi, vazhdimisht është duke publikuar bisedat e përgjuara telefonike të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me zyrtarë të lartë të partisë, që sipas gazetës, shfaqin ndikimin e ushtruar nga kjo parti në emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici.
Gazeta pohon se ka mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike, të nxjerra me vendim gjykatës, gjatë fundit të vitit, 2011.
Dje është dëmtuar objekti i xhamisë në fshatin Velekincë, nga shtetasi i Kosovës i etnicitetit serb, i cili deri më tani nuk dihet se me çfarë motive e ka kryer veprën.
Menjëherë pas sulmit, Policia e Kosovës ka intervenuar në vendin e ngjarjes meqë rast i dyshuari mashkull K/Serbë është arrestuar pasi qe kishte filluar ta rrënoj një pjesë të minares së Xhamisë nga lart-poshtë, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Njësitet policore kanë shkuar ne vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit dhe ndihma e parë.
Rreth një orë është negociuar me te dyshuarin i cili nuk ka përfillur urdhrat e policisë dhe ka vazhduar me rrënimin e minares, derisa ka shkuar Njësiti i reagimit të shpejtë i cili ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër te prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje 48 orë. /ZËRI
Barrikadat u hoqën në pjesën jugore të urës së Ibrit, por në pjesën veriore vazhdojnë të ruhen nga Policia dhe KFOR-i
Mitrovica. Barrikada në urën kryesore të Ibrit e vendosur nga serbët në korrikun e vitit 2011, pas aksionit të dështuar të njësive speciale të Policisë së Kosovës ROSU për t’i marrë pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjakë, fillimisht me rërë e të përforcuar me beton, e pastaj me vazo me drunj pishe, që serbët e kanë quajtur “Parku i paqes”, është larguar të dielën në orën 10:00 por vetëm në pjesën jugore, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.
Por pjesa tjetër ende ka mbetur në anën veriore. Largimi i barrikadës, për të cilën serbët betoheshin se nuk do ta lejojnë kurrë, ka shënuar fillimin e punëve për rivitalizimin e urës kryesore të Ibrit, sipas marrëveshjes së fundit në mes të Edita Tahirit, ministre për Dialog në Qeverinë e Kosovës, dhe Marko Gjuriqit, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në këtë mënyrë, ura lirohet pas 16 vjetësh të mbajtur peng nga serbët, të cilët nëpërmes të të ashtuquajturave “Roja të urës” keqtrajtonin shqiptarët që merrnin guxim ta kalonin e urën.
Kërkesat e Kadri Veselit për Adem Grabovcin ishin urdhra. Shefi i Shefave, Veselin e kishte shef. Kështu e quante dhe sillej para tij. Ai nuk i kundërshtonte ato që i thoshte Veseli. “U bo shef”, ishte përgjigja më e zakonshme. Kishte momente kur puna e Grabovcit nuk i përlqente Veselit. Në këto raste, Grabovci merrte qortime. Insajderi sjellë shtatë biseda telefonike të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe nënkryetarit, Adem Grabovci.
Edhe Shefi i Shefave kishte Shef. Madje dy. Pos Hashim Thaçit, Adem Grabovci, i rrinte gatitur edhe Kadri Veselit, ani se në kohën kur po kryhej përgjimi, Veseli nuk kishte asnjë funksion publik.
Shërbimin Informativ të Kosovës, kishte deklaruar tri vjet më parë se e kishte shuar, e në PDK nuk ishte anëtarësuar zyrtarisht.
Megjithatë, përgjimet e siguruara nga Insajderi dëshmojnë se Veseli, aktualisht kryetar i partisë më të madhe në vend, dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, ishte shumë aktiv në prapaskenën e jetës politike dhe në vendimmarrje.
“Ti i merr vendimet, unë i zbatoj”, i thoshte Grabovci Veselit.
Në periudhën kohore prej dy muajsh, Grabovci flet shpesh me Veselin në telefon. Mirëpo, Veseli është shumë i kujdesshëm në ato që thotë. Nuk përmend emra, nuk përmend institucione, e as veprime që do të mund t’i faturoheshin si ndërhyrje direkte.
Gjuha e tij është e koduar.
Grabovci i raporton vazhdimisht për zhvillime Veselit, nga vizita në Bruksel, deri tek dështimi në Kuvend për të votuar Ligjin për Prizrenin. E, kur flasin për këtë dështim, Veseli e “kërcënon” dhe qorton Grabovcin se do ta shkarkojë nga pozita e kryetarit të Grupit Parlamentar të PDK-së.
Ata flasin për dy pozita të larta në institucione, por nuk ua përmendin emrat. Vetëm në një rast, Grabovci e përmend një emër – Agronin. Nuk dihet nëse flasin për Agron Mustafën, apo Agron Thaçin, drejtorin e Infrakosit.
Në një rast tjetër, Veseli i thotë Grabovcit se është mirë “me ec ai djali që folëm dje për të”.
“Ta çova ni sms, a din që e lamë e… me bisedu. Dëgjo i lam n’sistem le t‘ec ai djali ma mirë. Ngom mu se ti ki me thanë mirë e ke pas, a e kupton? Ai djali që pijtum kafe dje, a e kupton? Le ta vazhdon, po hajt se… ma mirë o. Ngom mu, muna, me ti jep 10 argumente se o ma mirë”, i thotë Veseli Grabovcit në një bisedë të dhjetorit 2011.
E, Grabovci pa asnjë hezitim ia miraton rekomandimin.
“O qysh ta do shpirti ty…”, i thotë ai.
Veseli thotë se ka menduar për shpirt të tij dhe të Grabovcit se kjo është më mirë.
“Paj vallain ngo çka qysh ta do shpirti… menova për shpirt tem e tanin ma mirë o”, sqaron më tej kryetari i Kuvendit.
“Ti i merr vendimet, unë veç i zbatoj”, përgjigjet Grabovci.
Veseli flet për dike tjetër nga i cili druhet se do t’u dhemb kryet të dyve dhe do t’i lodhë.
“Jo jo, a din pse, ti meno, po dëgjo kryet ka me të dhimtë ty edhe mu pej qati edhe veç na lodh, e kem gajle edhe thjesht ma mirë let ec ai…, e shkurt”, vazhdon Veseli.
“A? A po thu? A je edhe ti pro? Se duhesh edhe ti pak me kanë”, e pyet më tej Veseli, Grabovcin.
“O u bo, po vallain hiç s’ta prishi”, përgjigjet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së. Shefi i tij, Veseli insiston se “ai djali është kuadër i mirë”.
“Hej po dëgjo, ma mirë, ngom mu, se unë menova bash…, e ma mirë mu dok, ma mirë, kuadër ma i mirë osht, ma i aftë, ma ma asii…, n’fund fundit ka deshtë mu vonu let vanohet, e bajt me shnet”, thotë Veseli duke i treguar Grabovcit për të mirat e kandidatit që duhet punësuar dhe dobësitë e kandidatit tjetër që nuk duhet shtyrë përpara.
Në një bisedë tjetër, dy protagonistët e përgjimit flasin edhe për një debat politik të zhvilluar në RTK. Grabovci tregon se si e kishte “mbytur” opozitën e asaj kohe që ishte LDK dhe Vetëvendosje.
“…, mirë o bre… ken kta tre, t’opozitës”, shton Grabovci.
“Hihihi…, a tan tu bonën a? A pshtove bile, a pshtove”, interesohet Veseli.
“Veç n’fund ja lshova, pak ma kshtu, a din, krejt zhag… Ata niher na sulmojshin kshtu, e unë n’fund e përmbylla. Thash, thash mas pari shprehi keqardhje. Thash mirë, thash zotëri Isufi se je opozitë e fortë, do të thotë e mobilizon mirë opozitën që të jetë shumë aktive, po thash fatkeqësisht pozita është shumë e fortë, ndërsa për mos të thom se nuk kemi opozitë fare…”, thotë Grabovci, duke qeshur.
“… Osht, osht një opozitë e brishtë, pa koncept, pa qëllim…”, vazhdon Grabovci.
“… a muren flakë”, e pyet Veseli.
“A jo tani ajo u mbyll”, përgjigjet Grabovci duke vazhduar t’i tregojë Veselin se cfarë ka thënë në debat.
“Jo po përzihet, jo po përzihet Qeveria, po dikton Parlamentin. I thash bashkëpunimin, nuk guxojmë me qujt interferim, thash ajo me Kushtetutë…”, vazhdon tregimin ai.
“Po ajo, osht me Kushtetutë more loptë e kqija thuj, more loptë e…”, e porosit Veseli.
Dështimi për të votuar Ligjin për Prizrenin dhe Hoqën e madhe e kishte nervozuar Kadri Veselin. Këtë ia thotë me telefon, Adem Grabovcit të cilin e quan të papërgjegjshëm. Por, ky epitet nuk i pëlqen shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.
“Shumë i papërgjegjshëm bre Adem, qysh bre Adem me t’votu ata, qysh bre se na”, thotë Veseli.
“Hej, hej, mos um trano. Kur ti qojsh njerzit e pa përgjegjshëm normalisht”, përgjigjet Grabovci. “O pasha…, pa t’shkarku si kryetar i Grupit parlamentar se kisha lanë”, thotë Veseli. Kësaj, Grabovci i përgjigjet me qeshje, derisa Veseli vazhdon qortimin.
“Qysh more, a u bonet budallë”, vazhdon Veseli. “A shkit, shkit kanë votu a”, e pyet më teh ai teksa merr konfirmim se deputetët serbë kanë votuar kundër, sipas tij gabimisht.
Biseda e parë
Veseli: O ku je more…?
Grabovci: A je, si je?
Veseli: Qe mirë.
Grabovci: Ishum ni drekë me grupin, e me kryeministrin, e me ministrin e.
Veseli: O zoti ju rujt bre, e ishalla, ishalla… Ka je kshty, ka je?
Grabovci: Qe n’zyrë qitash ni takim.
Veseli: Bravo! Ngo qitash!
Grabovci: Kishe pas ti… m’kishe pa çu sms.
Veseli: Ta çova ni sms, a din që e lamë e… me bisedu. Dëgjo i lam n’sistem le t‘ec ai djali ma mirë. Ngom mu se ti ki me than mirë e ke pas a e kupton? Ai djali që pijtum kafe dje, a e kupton, le ta vazhdon, po hajt se ëë… ma mirë o. Ngom mu, muna, muna, me ti jep 10 argumente se o ma mirë.
Grabovci: O qysh ta do shpirti ty…
Veseli: Paj vallain ngo çka qysh ta do shpirti jo, menova për shpirt tem e tanin ma mirë o. Hehehehe.
Grabovci:Ti i merr vendimet, unë veç i zbatoj.
Veseli: Jo jo, a din pse, ti meno, po dëgjo kryet ka me të dhimtë ty edhe mu pej qati edhe veç na lodh, e kem gajle edhe thjesht ma mirë let ec ai…, e shkurt.
Grabovci: Eeee… u bo.
Veseli: A? A po thu? A je edhe ti pro? Se duhesh edhe ti pak me kon…
Grabovci: O u bo, po vallain hiç s’ta prishi.
Veseli: Hej po dëgjo, ma mirë, ngom mu, se unë menova bash…, e ma mirë mu dok, ma mirë, kuadër ma i mirë osht, ma i aftë, ma ma asii…, n’fund fundit ka deshtë mu vonu let vanohet, e bajt me shnet.
Veseli: O i zanun njeri, gjithë njeri i zanun je, hahaha…
Grabovci: Qishtu osht tash, qa ki me bo. Qashtu tash.
Veseli: O ta ka jep zoti ty veç…
Grabovci: Hahahaha…
Veseli: Ça ka tre, a jeni lodh, a jeni mërzit a?
Grabovci: Tonat kapak.
Veseli: Çka po boni?
Grabovci: Hiç kurgjo, qitash pata ni debat me kta.
Veseli: Po a, ku?
Grabovci: N’RTK.
Veseli: Qysh kalove, allahile?
Grabovci: S…, mirë o bre… ken kta tre, t’opozitës.
Veseli: Hihihi…, a tan tu bonën a? A pshtove bile, a pshtove?
Grabovci: Po more qysh jo, po more qysh jo.
Veseli: Hehehehe…, ani mos u mërzit ani? A je a tek je a?
Grabovci: Veç n’fund ja lshova, pak ma kshtu, a din, krejt zhag.
Veseli: Pse?
Grabovci: (S’kuptohet) opozitë, ata niher na sulmojshin kshtu, e unë n’fund e përmbylla. Thash, thash mas pari shprehi keqardhje. Thash mirë thash zotëri Isufi se je opozitë e fortë, do të thotë e mobolizion shumë mirë opozitën që të jetë shumë aktive, po thash fatkeqësisht pozita është shumë e fortë, ndërsa për mos të thom se nuk kemi opozitë fare…
Veseli: Huhuhu…
Grabovci: Hahahah… osht, osht një opozitë e brishtë, pa koncept, pa qëllim, hahahah…
Veseli: Hahahah… a muren flakë?
Grabovci: A jo tani ajo u mbyll.
Veseli: Hehehehe…
Grabovci: Jo po përzihet, jo po përzihet Qeveria, po dikton parlamentin. I thash bashkëpunimin, nuk guxojmë me qujt interferim, thash ajo me Kushtetutë…
Veseli: Po ajo, ajo osht me Kushtetutë more loptë e kqija thuj more loptë e…
Grabovci: Çka po bon ti?
Veseli: Mirë mirë mirë, knej jom knej jom, knej ka pleqtë.
Grabovci: A ka pleqtë je a?
Veseli: Po, vallain po, valla po.
Grabovci: Qysh i ki planet kto ditë, a qysh?
Veseli: Hajt se shihem…
Grabovci: Me (nuk kuptohet) ka i 20-ti e kem.. e kryjmë buxhetin.
Veseli: Hajde për hair.
Grabovci: E n’ta marrtë menja, me rezervu najkun që tham a, qysh e ki (nuk kuptohet) a?
Veseli: Hajde, hajde pe kqyrum. Hajde se shihum n’Prishtinë edhe kqyrum…
Grabovci: Për shkak t’fmive që i ki, qysh i ki mundësit kur?
Veseli: Kqyrum…
Grabovci: Me kanë dikun ma mirë, dikun që ju përshtat fmive.
Veseli: E jo valla, me mujt dikun me kqyr ku është ai far veni.
Grabovci: Jo unë po të thom ty, kqyr ku u përshtatet ma shumë.
Grabovci: Dikun katër pesë ditë a i javë a…
Veseli: Po bisedojmë bashkë tani e kqyrum.
Veseli: Katër pesë ditë i kom, bisedoj kur je atje… hajt n’fillim t’javës a je anej?
Grabovci: Po po po.
Veseli: Hajt.
Grabovci: T’fala shumë pleqve.
Veseli: Faleminderit shumë hajde.
Grabovci: Hajde shumë t’fala.
Veseli: Hajde faleminderit, tung tung.
Biseda e tretë
Grabovci: Alo, Alo…
Veseli: Qe veç pak, prit dostit, se m’nxone keq. Ku je more?
Grabovci: Ç‘kemi?
Veseli: Qe se isha t’u e desh setrën kur e pash.
Grabovci: Hehehe.
Veseli: A je lodh?
Grabovci: Kapak.
Veseli: Ka je kshty?
Grabovci: Vallain qitash dola n’drekë, n’daq me ditë.
Veseli: Hajde t’boft mirë bravo. Me kon je?
Grabovci: Me Naimin qetu… me Naim Fetahun e me…
Veseli: O hallall ju koftë, qysh o bre Naimi?
Grabovci: Mirë mirë, si pllum.
Veseli: Hallall i koftë.
Grabovci: Ti a je mirë?
Veseli: Mirë, mirë.
Grabovci: A je lodh a, si ke kalu a?
Veseli: Jo jo kapak, jo kapak, ti?
Grabovci: Ka je n’kryeqendër a…?
Veseli: Po n’drekë jom.
Grabovci: Hajde mirë t’baftë.
Veseli: Hajde se shihem ma vonë, a u bo.
Grabovci: Ani hajt kur t’lirohesh.
Veseli: Hajt u ba, u bo.
Grabovci: Faleminderit shumë a. Faleminderit. Tung tung.
Biseda e katërt
Naseri: Alo urnoni?
Grabovci: Alo.
Naseri: Naseri n’telefon.
Grabovci: Hej, Nas ku je?
Naser: Qe vallain, qa i kini puntë?
Grabovci: Mirë mirë, ka jeni kshtu?
Naseri: Osht pak nxan.
Grabovci: A?
Naseri: Ku je ti ?
Grabovci: Oo… kesh me kta t’komisionit bre për… për Prevallë kanë kanë me shku, s’po du me shku unë e…
Naseri: Çka a po don naj sen a? Qe prit veç pak. Qe ta jepi.
Grabovci: Hajt hajt, le ma vonë, masi masi t’lirohet dëgjohmi.
Naseri: Merre, merre, merre. Tung.
Veseli: Burri ja flet ja s’flet, fol?
Grabovci: Hehehe…, ça i ki puntë a je mirë?
Veseli: Mirë, mirë.
Grabovci: Se kom ni telefonin se kesh…
Veseli: Ma murr menja qata, ma murr menja.
Grabovci: Ça i ki puntë?
Veseli: Mirë mirë, te Ariu jom.
Grabovci: Po a?
Veseli: Po.
Grabovci: Hajt (nuk kuptohet) se e kem me kta me Ramizin e me kta, për Prevallë.
Veseli: (nuk kuptohet) hajde kqyrni atje tani unë kah qyteti jam… për qata edhe unë deri qitash (nuk kuptohet).
Grabovci: U bo.
Veseli: A je lodh, a je mërzit a?
Grabovci: Kapak, kapak.
Veseli: Hajde, hajde, hajde se n’qytet tani vi une. Tung, tung, tung.
Grabovci: U bo, u bo faleminderit.
Biseda e pestë
Veseli: Adem.
Grabovci: Ç’kemi?
Veseli: Unë jom mirë, ku je ti?
Grabovci: Hehe… n’Parlament qitu.
Veseli: Edhe sa je n’Parlament?
Grabovci: Kem’ edhe pak.
Veseli: Shumë i papërgjegjshëm bre Adem, qysh bre Adem me t’votu ata, qysh bre se na.. (nuk kuptohet)
Grabovci: Hej, hej, mos um trano. Kur ti qojsh njerzit e pa përgjegjshëm normalisht.
Veseli: O pasha (nuk kuptohet) pa t’shkarku si kryetar i Grupit parlamentar se kisha lanë
Grabovci: Hahahaha…
Veseli: Qysh more a u bonet budallë?
Grabovci: M’ke shti me kesh qitash.
Veseli: A shkit, shkit kanë votu a?
Grabovci: Aha.
Veseli: Ooo… a e ki (nuk kuptohet) aty?
Grabovci: Po.
Veseli: Ama ni sekondë… hej, hajde deri kur je anej.
Grabovci: Hajt qetash kur t’lirohem t’thirri.
Veseli: Hajde, ani ama (nuk kuptohet).
Grabovci: Se kom ktu. Jashtë jom dal n’koridor, mrena n’sallë.
Veseli: Aha… mrena, mrena krejt a?
Grabovci: Ëhë…
Veseli: Hajde, hajde pra.
Grabovci: Hajt.
Veseli: Hajt.
Biseda e gjashtë
Veseli: Alo.
Grabovci: Tungatjeta.
Veseli: Hej, ku je, si je?
Grabovci: Vallain qe qitu te banesa tu e pi ni çaj.
Veseli: Me kon?
Grabovci: Me Miftar doktorin.
Veseli: Qysh o Miftar doktori, mirë a?
Grabovci: Mirë, mirë.
Veseli: Ti qysh je?
Grabovci: Mirë mirë.
Veseli: A e kalove naj qysh a u lodhe a?
Grabovci: Po, ja mirë, mirë kalum.
Veseli: A, bravo.
Grabovci: Ti çka bane?
Veseli: Mirë vallain mirë.
Grabovci: Ka je n’sheher a?
Veseli: Jo more n’sheher jom ni darkë, jom tu…,
Grabovci: Mirë shumë. Okeej. Jo veç thash…
Veseli: A u lodht, a u mërzit, a ka naj sen a?
Grabovci: Hiq hiq, me t’vjetra.
Veseli: Kshtu mirë a?
Grabovci: Mirë mirë. A përfundimisht ëë Agronin po… po e çojmë n’bjeshkë a?
Veseli: Po de. Po. Po.
Grabovci: U bo.
Veseli: Po kismet po. Kismet po. Edhe dëgjo, nejta sot me kit mikun tond, si ke taku me grykën a je ka kupton..
Grabovci: Me?
Veseli: Me ministrin, ministrin…
Grabovci: A. Po.
Veseli: …Dmth nejta unë me to, e m’kallxoj edhe për ty, thash e vallain edhe për mu qashtu, tha jom t’u kqyr tha… (nuk kuptohet) ,
Grabovci: U bo.
Veseli: Qaty nejta pak. tani metum edhe me bisedu. E tana i ditë me dal n’drekë unë, ti e ai..
Grabovci: Ani ani, bash mirë.
Veseli: Ani. Hajde. Ke shumë entuziast. Shumë entuziast.
Grabovci: E veç thash çt’lajmrona.
Veseli: Faleminderit shumë. Hajde t’fala.
Grabovci: Kalo mirë, kalo mirë. Tung, tung.
Biseda e shtatë
Veseli: Tungatjeta Adem. Marova bre zoti Adem!
Grabovci: Po ku je more ku je, as telefonin s’pe çon.
Veseli: (S’kuptohet)
Grabovci: As telefonin s’pe çon.
Veseli: … (nuk kuptohet) Kot o tani me u munu me t’marrë… (nuk kuptohet)
Grabovci: Babi babi…
Veseli: Eu… i përkushtuar, i përkushtuar.
Grabovci: Si tre ujq. Njonit mi than kqyr babit telefonin maje, mule.
Veseli: Hahaha… qysh je o bacë, ku je?
Grabovci: Vallain qe.
Veseli: A je lodh hiç?
Grabovci: Kapak, kapak.
Veseli: Naj sen t’re a, a t’vjetër a, ka je?
Grabovci: Po kesh n’Prishtinë, ë pramë jom kthy se kesh n’Bruksel qatje.
Veseli: A kalove mirë?
Grabovci: Vallain kem kalu mirë shumë.
Veseli: Hajde për hajr.
Grabovci: Patum takim me ë tanë kta, a po kupton, me kta far bosat, … ma i madhi ka qenë kur i përshëndetsha, e ju thosha kom kënaqësinë, t’ju përshëndes në emër të delegacionit, ma domethonsë dhe ma përfaqësor që, është mesazhi ma i miri… se çfare është gjendja n’Kosovë n’emër t’shkive e t’hashkalive, e tanë…
Veseli: Aa… hallall.
Grabovci: Hahaha…
Veseli: Hallall t’koftë.
Grabovci: E tjera tjera, po mirë, mirë kom kalu.
Veseli: A ju priten mirë?
Grabovci: Shumë mirë na kanë pritë.
Veseli: E bravo!
Grabovci: Edhe do llafe, po kur t’ja thush a din kshtu drejtë.
Veseli: Po?
Grabovci: Për liberalizim t’vizave, e folum kshtu bukur…, than ja jepum ë fjalën mas largu deri n’dhetë, n’fillim t’dhjetorit ka me fillu dialogu edhe kem me ë dhanë kontributin tonë me përfundu sa ma shpejt. U thash, thash ëë jemi gjithëpërfshirës, përfshi për t’gjithë a din, por qytetartë e Kosovës pa përjashtim po e ndinë vetën t’fym edhe t’anashkalum …dhe t’izolum dhe ju pe boni ni padrejtësi t’madhe ndaj Kosovës dhe po e detyroni popullin e Kosovës që të merr ë pasaportë dhe dokumenta të shteteve fqinje, qoftë Shqipërisë, qoftë Malit t’Zi, qoftë Serbisë, qoftë Maqedonisë, për të udhëtuar jashtë.
Veseli: Aha…
Grabovci: Edhe ky Kukani.
Veseli: Po!
Grabovci: Tha, zotëri Grabovci… kur e murr fjalën ai, toni ke edhe ky ky slloveni, e kjo Doris Packu e, Lunaçeku e…
Veseli: Po…
Grabovci: Ky osht ni argument shumë logjik dhe shumë bindës, që deri më sot nuk na ka ë thanë dikush, po ne pajtohemi plotësisht se osht qashtu edhe osht padrejtësi.
Veseli: Hajde thuj nimona pak thuj.
Grabovci: E qaty toni ai Kukani, tha jau jap ë fjalën si deri me 10 dhjetor ka me fillu dialogu.
Veseli: Hjade, hajde për hair ishalla.
Grabovci: Mirë, mirë, kem kalu, mirë kem kalu kshtu…
Veseli: Ju lumtë, ju lumtë! Vetë qysh je? E pse s’shkove te Hasan Prishtina, ktu ë janë anku se unë s’shkoj, jom kuq edhe unë, ka thirr ai…
Grabovci: Kush?
Veseli: ky… te Hasan Prishtina, ktu n’Rektorat, Buja (ose Muja) e ka bo.
Grabovci: Kuku, pasha allahun kom harru.
Veseli: Vallain, kuq jena….
Grabovci: Kuku… tash ai tash ai preket, thotë hë…
Veseli: Jo mejher, mejher thirre! Unë ja çova ni urim ma t’përzemërt, t’lumtë…
Grabovci: N’sa, n’sa e ka pas?
Veseli: Qitash, qitash n’televizion e ki, drejtpërdrejtë.
Grabovci: U… pasha besën kom harru qe.
Veseli: Hajt se s’o gajle veç…
Grabovci: Jo, po m’vjen keq prej tij, se a din se…
Veseli: Jo valla se ka meritu mos mi shku sepse, po ë unë nuk dojsha me shku (nuk kuptohet) kete far hamom politike…
Grabovci: E ti kshtu ku je, ku je?
Veseli: Unë qitash jom n’Prishtinë, jom tu dal pak me fmi edhe n’mramje jom ktu. Që je knej shihemi.
Grabovci: Okej hajt ta boj ni telefon.
Veseli: Hajde, hajde, a je knej ti, a je anej?
Grabovci: Jom ka Peja t’u shku.
Veseli: Hajde hajde, kalo mirë.
Grabovci: Se kthena unë, kthena.
Veseli: Edhe ti ja paske bo si unë berllog.
Grabovci: Hahaha… hajde hajde./Insajderi.com
(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike)./insajder
Në Kosovë janë 3.000 deri në 5.000 përdorues problematikë të drogës që janë të varur dhe që e përdorin rregullisht dhe kanë problem me ligjin, kanë bërë të ditur Policia dhe një terapist i njohur kosovar i përdoruesve të drogave.
Më shqetësuese, sipas tyre, është se po rritet vazhdimisht numri i përdoruesve të drogave nga moshat e reja, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtuesi i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labirinth”, Safet Blakaj, ka thënë se droga e tipit heroinë ka shënuar rënie të dukshme, posaçërisht tek të rinjtë derisa ngritje ka pasur tek drogat e tipit kokainë si dhe amfetamin ose speed.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se për luftimin e dukurive negative në shoqëri, përveç veprimeve aktive policore është e domosdoshme ndërmarrja e masave proaktive.
Profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Isufi ka thënë se kufiri me Malin e Zi ka devijime të theksuara dhe se ky devijim më së shumti shfaqet në pjesën perëndimore dhe veriore të komunës së Pejës, respektivisht komplet në zonën burimore të Lumbardhit të Pejës dhe në pjesën e Zhlepit.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Isufi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos e ratifikojnë kufirin me Malin e Zi pa e shikuar mirë të gjithë dokumentacionin, sidomos hartën e zonave të kadastrave të vitit 1974, e cila sipas tij dëshmon humbjen e terrorit të Kosovës.
Ai ka thënë se ekpertët e kanë kryer një obligim moral ndaj Kosovës dhe tërësisë territoriale, kurse tash u mbetet deputetëve ta marrin mbi supe vendimin për ratifikimin ose jo të demarkacionit me Malin e Zi.