VOAL

VOAL

Kosova i kërkon SHBA-së dhe BE-së të ndalin ‘tensionet’ e krijuara nga Serbia

Mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe arrestimi i një zyrtari të lartë të Policisë së Kosovës kanë krijuar tensione dhe vështirësi në raportet ndërmjet ekipeve dialoguese të Kosovës dhe Serbisë.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa e Lirë se bisedimet me palën serbe gjithmonë kanë qenë të vështira, por kohët e fundit ato janë vështirësuar edhe më shumë, pas zhvillimeve të fundit.

“Në veçanti javën e kaluar ishim dëshmitarë se edhe pas 5 viteve të bisedimeve, pala serbe doli nga ajo që ishim marrë vesh, duke bërë kërkesa shtesë dhe që e pamundësoi arritjen e marrëveshjes për zbatim. Për mendimin tim kërkesat shtesë ishin vetëm sa për të bllokuar zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik. E dyta është pikërisht arrestimi i një zyrtari të lartë të policisë zotit Thaçi”, deklaroi Tahiri.

Ministrja Tahiri theksoi se Serbia, duke u munduar të ketë juridiksion përtej kufijve të vet, po rritë tensione dhe brenda ekipeve dialoguese mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për mendimi tim, kjo ishte si provokim edhe për bisedime që të dekurajojë delegacionin tonë, ndoshta që të bllokojmë bisedimet dhe për të arsyetuar Serbia veten që ajo është e gatshme, pra për të marrë poena para faktorit ndërkombëtar”, deklaroi Tahiri.

Tensionet u rritën në veçanti pas arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, në vendkalimin kufitar në Konçul dhe vënies së masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga një Gjykatë e Lartë në Nish të Serbisë.

Në Bruksel, ndërkaq, negociatorët serbë ‘bllokuan zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik për Kosovën’, thanë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë, ndërkaq, i ndaluan hyrjen në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, me arsyetimin, siç thanë zyrtarë të MPJ-së, “shpërdorim të lejes së qëndrimit”.

Ministrja Tahiri, ndërkohë, kërkoi nga garantuesit e bisedimeve që të ndërmarrin masa për, siç tha ajo, “sjelljet e Serbisë”.

“[Dialogu] si historik ka dhënë rezultate. Ato që po flasim, si tensionime, lidhen me këto ditët e fundit dhe zgjidhje për këtë është ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar. Në këtë rast, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të angazhohen më shumë, por edhe Bashkimi Evropian të angazhohet më shumë, sepse të dy partnerët janë garantues të këtij dialogu, kurse BE është edhe ndërmjetësuese”, tha Tahiri.

Autoritetet në Beograd, ndërkaq, kanë fajësuar Prishtinën zyrtare për, siç thonë, “mosgatishmëri në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog”.

Mediat serbe kanë cituar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të ketë akuzuar, siç thuhet, “përfaqësuesit në Prishtinë për pengim të lëvizjes së lirë”.

Ndërkohë, analistët në Kosovë thonë se dialogu “jo vetëm që mund të tensionohet, por ai nuk mund të ketë kurrfarë rezultati’ nëse, siç thonë ata, vazhdojnë arrestimet e qytetarëve të Kosovës”.

“Ngjarjet e javës së fundit dhe deklaratat tendencioze të përfaqësuesve serbë, kanë treguar se Serbia ngadalë po i kthehet gjuhës se vjetër, stilit të vjetër të politikës dhe kjo është shenjë e qartë drejt dështimit të dialogut”, tha për Radion Evropa e Lirë, Artan Muhaxhiri.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë takuar së fundi javën e kaluar në Bruksel për të diskutuar çështjen e kodit telefonik të Kosovës, megjithëse, thonë analistët, përparimet në këtë fushë kanë qenë të vogla.

Takimet në nivelin e kryeministrave ende nuk kanë rinisur, sado që ishte paralajmëruar se mund të ndodhin së shpejti. (REL)

Kosova është robnuar në mbrendinë e konstruktit politik dhe ideologjik, si një botë pa alternativë ?! Nga Skënder MULLIQI

Me këtë strukturë pushtetare Kosova do të plaçkitet deri në themel.Po e plaçkitin grupe profiterësh të cilët i ka ba bashkë interesi , e jo partitë politike të cilat i takojnë. Po të ruhej koherenca partiake PDK-e dhe LDK-e , si dy subjekte më koncepte diametralisht të ndryshme politike nuk do të kishin lidhur kurrë koalicion. PDK-ja dhe pse e proklamuar si parti djathtiste në fakt i takon krahut të majtë politik. LDK-ja moti është proklamuar dhe ka qenë subject i krahut të djathtë politik , por nga vdekja e Rugovës edhe kjo parti nuk e din as vet së cilit taborr politik i takon. Në fakt partitë politike në Kosovë ende kan mbetur të pa profilizuara mirë.Kolacionin e bën grupet e fuqishme mbrenda partiake pa e pyetur shumë elektoratin .

PDK-së kështu iu zgjidh laku nga fyti pas periudhës gjashtë mujore të koalicionit VLAN, e cila kishte mbetur duke kërkuar partner qeverises . E gjetën LDK-në e cila përfundimisht u bë patericë e PDK-së pas gjithë atyre deklaratave së nuk do të hyn kurrë në kolacion më PDK-ne .Qysh u bë mbrapsht ky koalicion i madh, ashtu edhe mbrapsht shkuan punët që dy vite. Shkuan këto dy vite të mandatit qeverisës të Isa Mustafës pa realizuar gadi asgjë madhore për çka është edhe e thirrur çdo qeveri e një shteti. Krerëve të PDK-së u ra mish në biber siq thonë për ti vazhduar avazët e vjetra të keqpërdorimeve të mëdha dhe ruajtjës së pasurisë së pa ligjshme .Por edhe kreut të LDK-së ky koalicion i leverdisi për ti mbajtur postet e larta partiake dhe pushtetare, për të njejat qëllime të keqpërorimeve të posteve të larta shtetërore .

Gjatë këtyre vitëve pamë vëtem përplasje të ndërsjella politike Pozitë dhe Opozitë . Pamë krizë pas krize si ekonomike ashtu edhe kriza politike, deri të kriza institucionale e cila kursesi të përfundon. Dhe, as që do të përfundon më këtë klasë politike në pushtet, e cila më kriza edhe po ushqehet . Edhe Opozita bukur shumë po ia bën argati kësaj pune, së kurrë nuk ishin unik sa duhet në qendrimet politike dhe ne veprimet konkrete të tyre. Opozita shpesh ishte e përqarë në momentet ndoshta kur vëtem edhe pak është nevoitur që qeveria binomiale Thaçi –Mustafa të bien nga pushteti, Duke mbetur në pushtet ata që janë në listë të kësaj Gjykate , mendojnë që ti shpëtojnë disi duke prodhuar kriza permanente. Së a do tu lëverdisin manovrimet e tilla të dëmshme politike , mbetet të shihet deri në fillim të vitit të ardhshem, kur do të fillon edhe punën Gjykata në fjalë .Dëmet e këtye përplasjeve politike direkt po i paguajnë qytetarët. Më ata që janë mësuar të punojnë keq që 17 vite , e disa edhe më heret nuk do të këtë ky shtet kurrë bereqet. Këta janë do harama të popullit të cilët edhe më haram janë duke mbijetuar në skenën tonë politike.

Gjithçka kan qitur në ankand public bashkë më shtetin e ri të Kosovës. Këto dy grupe të caktuara politike të PDK-së dhe LDK-së bashkë më do servilë aty rreth e rrotull kan bërë privatizime sipas dëshirës së tyre. Po punësojnë njerëz sipas përkatësive partiake , por më parë po i punësojnë ilakat e tyre , militantët e ndryshem , duke i lënë anash krejt interesin e përgjitshem të shtetit. Këta i kan ndalë proceset zhvillimore dhe demokratike duke na kthyer mbrapa , apo shumë mbrapa si në kohën e fashizmit.Zatën edhe sjelljët e tyre janë hileqare dhe të tipit autokratik. Gadi 90 përqind të popullatës i kan bërë të varfër, më të varfërit në Evropë .Është e çartë tashmë së në Kosovë ndryshimet nuk mund të bëhën më këta matrapazë politikë , të cilët secilën ditë po e fundosin shtetin dhe të ardhmen e brezave që po vijnë . A ka gjë më tragjike për shqiptarët e Kosovës të cilët masovikisht po i braktisin vatrat e tyre shekullore. Vëtem mbrenda një harku kohor shumë të shkurtër vendin e kan lëshuar 130 mijë veta. Po të kishte ndodhur ky ekzod në Gjermani p.sh jam i bindur së do të kishte shkuar komplet qeveria në shtëpi .

Edhe po ti vihet flaka vendit në të katër anët , këta nuk do të largohen nga pozitat e uzurpuara. Nese në secilin vend demokratik tjetër në botë shtypi dhe shkrimet ndrrojnë pushtete , këta analfabetet potencialë politikë , as dert së kan së kush çka shkruan në mënyrë të argumentuar . Nese qytetarët po mendojnë së vetëvetiu do të vijnë ndryshimet pozitive , gabohën rëndë. Këta i kan lëshuar rrënjet thellë në të gjitha sistemet, dhe nese këto rrënjë nuk hiqën , nuk do të kemi ndryshime përmbajtësore.

Kosova është robnuar në mbrendinë e kontruktit politik dhe ideologjik si një botë pa alternativë .Gjuha propagandistike e politikës dhe gjuha e manipulimit ka arritur në stadin më ta lartë politik.Propagandën shumë ua zhveshi ambasadorja gjermane në Prishtinë , Angelica Viets, e cila tha së “Kosova ka çështje më urgjente sesa ratifikimi i Demarkacionit më Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe”. Secilën ditë opinioni i gjërë po ndëshet më retorika, ose siq thuhet më retorika të shtuara të kastës në pushtet , të cilat po iu shërbejnë për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë .Krejt politika e tyre bazohet në retorikë si formën e propagandës dhe të manipulimit , për ti qitur nga loja argumentet e shumta të cilat flasin për nivelin e lartë të krimit dhe korrupcionit, dhe nivelin shumë të ulët të mirëqenjës, pa punësisë të përmasave enorme, të cilat i potencoi edhe ambasadorja gjermane , Viets, etj . Këta e kan mbushur aq shumë kupën , e cila veq që nuk ka eksploduar …

Kryeparlamentari i shket goja serbisht teksa flet për patriotizëm

 Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli duke folur në konferencën e sotme për media ka rrëshqitur duke përdorur edhe fjalë në gjuhën serbe.

Teksa fliste për “garat se kush është më patriot e kush jo”, ai ka përdorur edhe fjalën “znaçka” apo distinktiv në shqip.

 

Pas arrestimit të Thaçit, kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë

PRISHTINE- Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme, anëtarët e këtij komisioni kanë bërë të ditur se do të dalin me një deklaratë në lidhje me arrestimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi.

Kryetari i këtij komisioni, Ilmi Reçica, ka thënë ata si komision e kundërshtojnë arrestimin e tij dhe se organet duhet ta shqyrtojnë në detaje këtë situatë.

Sipas Reçicës, arrestimi i Nehat Thaçit, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, shkruajnë mediat kosovare.

Ndërsa, sipas anëtarit të këtij komisioni, shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ky komision do të duhet të dalë me një deklaratë, sepse ajo çka ka ndodhur me drejtorin rajonal të policisë në Mitrovicë, nuk i kontribuon normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka bërë thirrje te organet përgjegjëse që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund, dhe nëse është nevoja që të ndërpriten bisedimet në shenjë proteste për veprimin e shtetit serb.

Në anën tjetër, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se ky rast është i papranueshëm dhe kjo tregon mentalitetin e vjetër të Serbisë.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, është formuar edhe një Komision për mbikëqyrjen e zbatimi të Ligjit për Protokollin e Shtetit.

Avioni ulet detyrueshëm në Aeroportin e Prishtinës – shpendi ia dëmtoi motorin

Një aeroplan është detyruar që të aterojë në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, vetëm pak minuta pasi është nisur nga aty.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 dhe aryse është se një shpend ka djegur njërin nga motorët e avionit, pasi ka hyrë aty.

Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara, që ka thënë se ekipet teknike janë duke u marrë me kontrollimin e motorëve.

Ajo ka shtuar ky aeroplan që po nisej nga Kosova në drejtim të Zvicrës, do të fluturojë sonte për në  destinacionin e caktuar.

Deri kur do të vazhdojë poshtërimi dhe degradimi institucional i vendit tonë? – Nga Florim Zeqa

Arrestimi i Drejtorit të Polcisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi nga policia kufitare e Serbisë të merkurën me 28 shtator 2016, të rikujton arrestimin e policëve Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, më 25 shkurt 2012 në territorin Kosovës nga pjestarët e MUP-it serb,…pashmangshëm na kujtohen skenat e tmerrshme të trajtimit jonjërzor dhe tallja poshtëruese  e xhandarmërisë serbe me policët e Kosovës.
Për ironi të faktit i gjithë poshtërimi që ju bë policëve të Kosovës, përfundoj me konstatimet verbale të zyrtarëve të lartë shtetëror, po citoj; “Arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në detyrë, është sulm mbi integritetin institucional e territorial të Republikës së Kosovës,…kërkohet që Serbia të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe të respektojë ligjet e normat ndërkombëtare për kufijtë ndërshtetëror dhe ndërkombëtar”.
Arrestimi i fundit i Drejtorit të Polcisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi nga policia kufitare e Serbisë edhe një herë e nxjerrë në sipërfaqe pafuqinë institucionale dhe shtetërore .
Pos arrestimit të policëve kosovar nga autoritetet serbe, me kërkesën e këtyre të fundit, më parë kishin ndodhur edhe arrestime të liderëve shtetëror dhe partiak nga autoritetet ndërkombëtare si në Bullgari, Hungari, Austri e disa vende të tjera ku, me kërkesën e Serbisë drejtuar Interpolit u ndaluan edhe bartësit më të lartë institucional sikur ishin Hashim Thaçi, Agim Çeku dhe Ramush Haradinaj të cilët , pas ndërhyrjes ndërkombëtare u liruan.
Në vazhdën e këtyre arrestimeve, të merkurën me 28 shtator 2016, rreth orës 20.00 në bazë të një fletarresti të Gjykatës së Nishit, në vendkalimin kufitar me Serbinë , të “Dheu i Bardhë” , u arrestua drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës , Nehat Thaçi i cili dyshohet nga autoritetet serbe për veprën penale të terrorizmit e që ndërlidhet me zhvillimet e vitit 1999 në komunën e Lypjanit, i cili po mbahet në paraburgim nën “akuzën për “terrorizëm”!
Vlenë për t’u theksuar se Nehat Thaçi ishte ushtar i UÇK-së dhe veteran i luftës çlirimtare.
Edhe pse Nehat Thaçi u arrestua si person privat, shkaku se ishte nisur për vizitë drejt shteteve perëndimore dhe se nuk ishte në cilësinë e udhëtimit zyrtar, nuk e zvogëlon aspak poshtërimin që Serbia i bënë Kosovës duke ia arrestuar zyrtarët e lartë sikur të ishin hajna ordinerë apo kontrabandues narkotikësh.
Me arrestime të tilla kriminale Serbia është duke përfituar politikisht, kurse institucionet kosovare i ka vënë në defansivë të plotë politike, duke i shndërruar në nënshtrues dhe lypës që kërkojnë mëshirë nga BE-ja, SHBA-të, Eulex-i dhe Serbia për një çështje që është dashur të zgjidhet shumë më herët, siç janë heqja e listatave të fshehta për arrestim të zyrtarëve dhe qytetarëve të Kosovës.
Serbia në këtë mënyrë po synonë amnistimin e plotë të strukturave të saj kriminale që kanë kryer krime gjenocidale në Kosovë , duke arrestuar zyrtarë të Kosovës, si barazpeshim me krimet e supozuara individuale.
Këtë e vërteton edhe deklarata e autoriteteve shtetërore serbe; Nehat Thaçi nga Ferizaji është arrestuar mbi bazat e “fletarrestit të lëshuar me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale terrorizëm”.
Çdo shtet normal , në këtë rast do të përgjigjej me reciprocitet dhe kjo është vërejtja për institucionet e Kosovës, në veqanti për Ministrinë e Punëve të Brendshme, që po tregohet aq tolerantë ndaj një neoçetniku siç është Marko Gjuriq që në një mënyrë është kryeministër i serbëve të Kosovës dhe ministrave shovinistë të qeverisë Mustafa-Thaçi-Veseli.
Mbase arrestimi i Nehat Thaçit nuk do të jetë arrestimi i fundit, andaj pashmangshëm lind pyetja: deri kur do të durojmë poshtërimin shtetëror dhe kombëtar dhe do të lejojmë këtë poshtrim të arrestimeve të zyrtarëve dhe qytetarëve të Kosovës sikur edhe deri kur do t’i durojmë eskursionet çetnike dhe shoviniste të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë dhe ministrave të Serbisë , në qeverinë e Kosovës ?!
Është momenti i fundit që Serbia të kushtëzohet me ndërprerje të dialogut në këmbim të lirimit të Drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi,…në të kundërtën duhet zbatuar të njëjtën masë reciprociteti ndaj neoçetnikut Marko Gjuriq, i cili sa herë i teket hynë e delë nga Kosova i pa “vrejtur” nga autoritetet kufitare kosovare.
Në rrethanat, kur qytetarët e Kosovës arrestohen dhe nuk ndjehen të sigurtë gjatë udhëtimit nëpër territorin e Serbisë, ndërsa ata serb shetisin të lirë në gjithë territorin e Kosovës,…këtu jo vetëm që nuk bëhet fjalë për reciprocitet, por edhe dialogut serbo-shqiptar në Bruksel i humbet kuptimi.
Heshtja qyqare e liderëve shtetëror dhe ministrit të Punëve të Brendshme ndaj arrestimit të Drejtorit të Polcisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, shpërfaq dorëzimin e tyre para politikës hegjemoniste të Beogradit dhe degradimin e skajshëm të institucioneve shtetërore.
Ka apo s’ka Kosova përfaqësi diplomatike (“Ambasadë”) në Beograd, për të cilën ishte bërë zhurmë aq e madhe me rastin e emërimit dhe largimit të mënjëhershëm të Lulzim Pecit nga “zyra diplomatike” në Beograd!
Liderëve shtetëror që u mungon forca e veprimit dhe mbrojtjes së qytetarëve të vet edhe jasht territorit të vendit, nuk e meritojnë të jenë krye të qeverisjes,…do të ishte në nderin e tyre ngritja e “flamurit të bardhë” para qytetarëve të vendit dhe lëshimin rrugë, për ardhjen në krye të vendit e njerëzve të guximshëm dhe të përgjegjshëm, që janë të zotët të ngritin zërin pa hezitim ndaj rasteve të tilla si në Vjenë, Bruksel, Berlin, New York e pse jo edhe në Beograd.
Përfundimisht shtrohet pyetja për të gjithë qytetarët e vendit; Deri kur do të vazhdoj poshtërimi dhe degradimi institucional i vendit tonë?

Hetohet “Fondi i 3-përqindëshit”, por jo “Vendlindja thërret”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve lidhur me rastin e “Fondit të 3%-shit”, por asnjë hetim për “Vendlindjen thërret”.

Sipas analistëve, është pak e besueshme që kjo llogaridhënie të përfundojë, derisa nuk ka ndryshime në klasën e tanishme politike, që e drejton pushtetin dhe e kontrollon drejtësinë.

Pas një presioni të vazhdueshëm mediatik, madje edhe dy-tri rasteve të ngritura si çështje në Kuvendin e Kosovës nga deputetët, Prokuroria e Shtetit ka filluar së fundi të merret me hetimin e njërit nga fondet e shumëpërfolura të luftës, atë të 3-përqindëshit, por duke lënë akoma në harresë fondin tjetër, atë “Vendlindja thërret”.

Sipas konfirmimit zyrtar nga Prokuroria e Shtetit, hetimi ka filluar dhe po përgatitet për ta nxjerrë eventualisht para drejtësisë grupin e manipuluesve të “Fondit 3%”, por sa i takon fondit tjetër, atij “Vendlindja thërret” akoma nuk ka ndonjë nismë hetimore, sado që dyshohet se bëhet fjalë për abuzimet miliardëshe me para të popullit, që është edhe baza e pasurimit të shumë politikanëve kosovarë.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi – Hajdaraj, u shpreh për “Kosova Sot” se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve lidhur me rastin e “Fondit 3%”. “Këtë e ka bërë për shkak të disa veprimeve të dyshuara nga tre persona, të cilët kanë tërhequr disa shuma të parave, brenda 6-7 viteve të fundit dhe tani ende janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. Lidhur me rastin Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë për sigurimin e informatave përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare nga Shqipëria dhe tani Prokuroria ende nuk ka pranuar ndonjë informatë relevante, përveç njoftimit se pas grumbullimit të informatave, të njëjtat do t’ia përcjellë PSRK-së”, u shpreh ajo.

Kozmaqi – Hajdaraj ka shtuar se nuk mund të paragjykohet asgjë në këtë proces të filluar lidhur me finalen e rezultatit. “Pas grumbullimit të të gjitha provave, gjegjësisht pas përfundimit të hetimeve, prokurori i çështjes vlerëson se a ka prova të mjaftueshme, të cilat paraqesin dyshim të bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer vepër penale apo jo, dhe pastaj do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës. Për shkak se rasti është në hetime, këto janë të gjitha informatat që mund të bëhen publike. Ndërkaq, në databazën e PSRK-së nuk figuron të ketë rast lidhur me fondin “Vendlindja thërret”, ka pohuar Liridonë Kozmaqi – Hajdaraj. Ajo ka thënë se duhet rrënuar lidhjet e nëntokës me politikën.

Një qasje serioze hetimore ndaj të dyja rasteve e kërkojnë edhe përfaqësues të subjekteve politike dhe ekspertë të drejtësisë. Sipas Ismail Kurteshit, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, sado e vonuar, llogaridhënia duhet të ndodhë një ditë për njërin dhe fondin tjetër, por se është pak e besueshme që kjo llogaridhënie të përfundojë, derisa nuk ka ndryshime në klasën e tanishme politike që e drejton pushtetin dhe e kontrollon drejtësinë. “Nuk është normale që një Qeveri që vjel kontribute të qytetarëve, për gati një dekadë, ta përfundojë punën e saj pa iu nënshtruar një auditimi dhe pa dalë me raport të detajuar financiar para qytetarëve, si dhe pa ia dorëzuar mjetet që i kanë mbetur në arkë Qeverisë pasuese, e dalë nga zgjedhjet e lira.

Bujar Bukoshi, nga Qeveria në ekzil, e cila nuk raportoi si duhet e as nuk i ktheu mjetet e mbetura në arkë të shtetit të Kosovës, u zgjodh zëvendëskryeministër sa ishte Thaçi kryeministër, kurse ministri i Financave i Qeverisë në ekzil, Isa Mustafa, është aktualisht kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Fakti që Thaçi është president, Veseli kryeparlamentar dhe Isa Mustafa kryeministër, e të njëjtët kanë qenë faktorë, por edhe përgjegjës për “Fondin 3 %” dhe “Vendlindja thërret” është arsyeja pse Prokuroria nuk fillon hetimet”, u shpreh për gazetën deputeti i “Vetëvendosjes”.

Në ecje zvarrë e sheh procesin hetimor, për njërin dhe fondin tjetër nga Prokuroria e Shtetit, edhe analisti i politikave të sigurisë, Jeton Kelmendi. “Po, është e vërtetë se në Kosovë janë keqpërdorur shumë fonde, por dy fondet më të mëdha të njohura, si “Fondi i 3-përqindëshit” dhe ai “Vendlindjes thërret” janë dy fondet më të abuzuara nga drejtuesit e këtyre fondeve. Është shkruar shumë herë se shefat e këtyre fondeve kanë bërë keqpërdorime, por nuk janë marrë Prokuroria dhe gjykatat me këtë çështje. Madje, mendoj se as që do të merret seriozisht nga Prokuroria, as nga ndonjë gjykatë me trajtime të tilla, derisa prokurorët dhe gjyqtarët janë të zgjedhurit e parapolitikës që po udhëheq institucionet tona”, u shpreh Kelmendi për “Kosova Sot”. Ai thotë se paraprakisht duhet rrënuar lidhjet e nëntokës me politikën, pastaj të ndërpriten edhe lidhjet e nëntokës me drejtësinë, pastaj një staf i zgjedhur pa ndikimin e politikës do të mundë t’i hetojë këto fonde dhe keqpërdorimet e mundshme me to.

Media ndërkombëtare: Arrestimi i Thaçit ndez tensione në Ballkan

Arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, tregon një shenjë të tensioneve të vazhdueshme të përqendruara në Ballkan, dhe mund të provokojë tensione mes Beogradit dhe Prishtinës, kanë vlerësuar agjencitë e lajmeve “Associated Press” dhe “AFP”.

AP rikujton se Thaçi u arrestua të mërkurën dhe se autoritetet në Prishtinë kërkuan nga ana e Serbisë një shpjegim për arrestimin e tij, transmeton KP.

Agjencia franceze e lajmeve vlerëson se pas arrestimit të Nehat Thaçit u krijua një situatë që mund të provokojë tensione mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjykata në Nish ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Nehat Thaçin. Ky vendim është marrë për shkak të rrezikut të arratisjes, dhe për shkak të dënimit me kusht që ka shqiptuar gjykata në Nish prej 10 viteve burg”, tha një zëdhënëse e gjykatës serbe për AFP.

Zëdhënësi i gjykatës në Nish, Vladimir Stanojeviq, i tha AFP-së se janë duke kryer hetim ndaj Thaçit për veprën “kundër terrorizmit”, por nuk pranoi të japë më shumë hollësi në lidhje me veprat për të cilat akuzohet.

Vështrim Diktatori , Vladimir Putin dhe rrezikimi i interesave të shqiptarëve në Ballkan? Nga Skënder MULLIQI

Evropa në këtë fillim shekull është duke u përballur më krizën globale ekonomike ,  dhe më aktet e ndryshme terroriste .Qendra e këtyre  sulmeve të terroristëve u bë Franca e  disa shtete  tjera të Evropës .Pamjet e vrasjëve të njerëzve të pafajshem  e tronditën botën demokratike. Në anën tjetër  po  shpërfaqën diktatorë të vegjël dhe të mëdhenj të cilët  po e rrezikojnë   paqën botërore njejtw   si terroristët .Zjarrit të luftës është duke i fryerë diktatori rus, Vlladimir Putin. Avanturieri  Putin jo vëtem që pushtojë Krimen, por qytetin çeçen Grozni e rrafshoi më tokë, duke vrarë dhe masakruar njerëz të pafajshem. Putini  është duke shkuar rrugës së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviqit, e cili në aventurën pushtuese për Serbi të Madhe la të vdekur mijera viktima civilë më rastin e shpërberjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë.Edhe Putini është duke tentuar ta kthej domonimin që kishte dikur mbi republikat  e ish Bashkimit Sovjetik e më gjerë. Në luftën kunder ISIS-it në Siri , Putin u lëshua në gjahun kunder  ‘shtrigave”, duke bombarduar caqet civile më çrast u vranë afër 10 mijë veta, në mesin e tyre  kishin gjetur vdekjën   edhe 1000 fëmijë.Regjimi barbarë i Putinit qytetin e Alepos  e  ka   shëndrruar në germadha . Shumë ekspertë ushtarakë amerikanë kishin adresuar kritika të rrepta kunder Putinit i cili luftën kunder organizatws terroriste  ISIS-it  dhe ndihmën ushtarake  karshi diktatorit Asad, e kishte shfrytëzuar për bombardimin e caqeve civile. Presidenti amerikan, Barak Obama shpesh ka marre kritika të rrepta për “lëshimet” karshi regjimit të Putinit, i cili duke shprehur  hegjemonin rusomadhe , kishte për qëllim që të faktorizohet si superfuqi botërore për ta qitur pikërisht  Amerikën në planin  e dytë.  Nese gjenocidin në Çeçeni ,Putin e kishte fshehur pjesërisht , tashmë nuk e ka një mundësi të tillë, së po thuaj të gjitha ngjarjet dhe luftërat në botë po gjirohen drejtëprdrejtë më mjetët më moderne të komunikimit ,  dhe po transometohen direkt në rrjete të ndryshme sociale.Duke bombarduar  caqet gjoja të ISIS-it , bombahedhësit rus kishin bombarduar pa mëshirshem edhe spitalët , duke krijuar pamje rreqethëse të vrasjëve dhe masakrimit  të shumë fëmijëve.Bota e civilizuar ishte dashur ta  ndalon këtë njeri të krisur  në synimet shfarosese pushtuese . Bisedimet dhe çfardo synimi I burrshtetasve botërore që të arrijnë paqën më diktatrorin ,  Vladimir Putin do të shkojnë huq. Diktatorët  e njohin vëtem gjuhën e forcës, siq u ndalë  më forcë diktatori i vogël , Slobodan  Millosheviqi . Putin do të mbetet krimineli i shekullit 21.Në kufi më Turqinë avionet ushtarak  rus  kishin bombarduar edhe  kamionet e ndihmave humanitare  të OKB-së, si hakmarrje kunder rrezimit të  një aeroplani ushtarak  rus  I cili  kishte shkelur kufirin ajror  më Turqinë. Putin disa herë deri më sot bëri kërcnime karshi Kosovës,duke e krahasuar ate më Krimenë e aneksuar. Influenca politike e Rusisë në Ballkan po rritet gjithnjë e më shumë. Aleati natyror i Rusisë , Serbia i ka shtuar apetitet pushtuese karshi Kosovës , por edhe karshi Shqipërisë si synim I kahmotshem i daljës së përbashkët  në det.Serbia po luan lojën më dy karta , të kartës gjoja Perëndimore sa për tu inkuadruar në BE, kuse në anën tjeter gjithmonë po koketon më Rusinë në planet e përbashkëta luftënxitëse pushtuse në rajon .Para disa  ditësh për vizitë në Kremlin kishte shkuar ultranacionalisti, Millorad Dodik, për të gjetur përkrahje që “Republika Serpska” ta mbajë referendumin për shkëputje nga BH-ja. I yshtur sigurisht  nga takimi që kishte më Putinin, Dodik edhe e mbajti referendumin , edhe pse gjykata më e lartë e BH-së  para prakisht e kishte shpallur ate si të pa ligjshem.Pasojat e mbajtjës së këtij referendumi mbetet të shihen më vonë .Politika e përbashkët ruso-serbomadhe është duke vazhduar më tempo të pandalshme . Fill pas referendumit të serbëve në BH-në, Millosheviqi i vogël, Ivica Daqiq përseriti  tezën shoviniste për ndarje të Kosovës ,të cilën e kishte proklamuar ish presidenti serb, Boris Tadiq. Ai kishte kërkuar 15 përqindëshin e territorit të Kosovës,duke u bërë kjo përmes bidedimeve të ndërsjella midis Tiranën dhe Beogradit zyrtar.Faktori shqiptarë duhet të jetë unifikues , duke mos  ra pre e politikave mashtruse të Serbisë karshi interesave të shqiptarëve në Ballkan. Mos të shfrytëzohet pavarësia e Kosovës për shtimin e apatiteve  të qarqeve shoviniste serbe për krijimin e Serbisë së Madhe .Pushtetet në Tiranë dhe në Kosovë nuk janë duke iu kundervu politikave të tilla  hegjemoniste serbosllave dhe ruse.Përqarja e faktorit politik shqiptarë , marrja më vetveten po i shkon për shtati shumë synimve serbe për zgjerimin e territoreve si gjithmonë në kurriz të shqiptarëve. Koketimet kaq të shpeshta të Edi Ramës më serbin, Vuqiq nga shumë kush më të drejtë po konsiderohet si takime të dëmshme , dhe si tendencë e Ramës për kthimin e ndikimit politik   të Serbisë në rajon.Edi Rama duket së më shumë është ka e para pelqën Lindjën së sa Perëndimin, dhe kjo tezë është shumë e rrezikshme për të ardhmen e shqiptarëve . Takimet e shpeshta  të këtyre dy liderëve shtetëror , po duken si në kohën  e vëllazërim -bashkimit të Boro e Ramizit. Këto klasa politike në pushtetet e Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet tu lëshojnë vendin njerëzve të rinjë kreativ dhe pa paragjykime idelogjike nga e kaluara e hidhur .  Me këto struktura politike në pushtete ka mundësi që seriozisht të rrezikohen   interesat e dy shteteve  shqiptare  në Ballkanin ende të trazuar…

Analisti Skënder Zogaj: Kryekriminelët edhe në radhët e LDK-së

Voal- Skënder Zogaj analist i njohur në Kosovë në një prononcim të tij rreth vrasjeve të pasluftës mbetur ende të pazbardhura ka thënë se “Nuk ka asnjë dyshim se krye kriminelët janë në radhë e PDK-s, disa prej të cilëve tashme janë nën hetim, por rrjeti i kriminalitetit është edhe në të gjitha partitë politike, edhe në LDK, e nuk ka bërë asgjë për ta detyrua drejtësinë që të merret me zbardhjen e heronjve të saj therorizuar, siç janë: koloneli Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ismet Raci, Uke Bytyci, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Shaban Manaj, Sebahate Tolaj, Shefki Popova, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati… Ata që kanë penguar zbardhjen e këtyre vrasjeve janë të mallkuarit e zi, të cilët e kanë nxi edhe drejtësinë kosovare sot”, ka thënë analisti Skënder Zogaj.
skdner-zogaj

“Drejtësia në Kosovën e pasluftës, deri më sot, është plotësisht e dështuar, jo vetëm sa i përket vrasjeve politike, por në të gjitha segmentet e përgjegjësisë së saj, duke qenë se, drejtësia është e kapur nga krimi i organizuar dhe është bërë instrument për mbrojtjen e rrjetit të krimit dhe korrupsionit, në llogari të grupit të bosëve – “çakejve të mëdhenj” që nga nëntoka kanë arritur të zënë postet më të rëndësishme politike dhe shtetërore të Kosovës. Drejtësia sot është një kope lakenjsh qyqarë dhe lëpiskagjinjsh, që nuk kanë guxim të hetojnë e vlerësojnë asgjë të vërtetë, por që u bien në qafë qytetarëve të ndershëm e te pambrojtur që i zhvatin pa kursim”, ka thënë Zogaj.

 

Analisti Skënder Zogaj: Kryekriminelët në radhët e PDK-së, por edhe në partitë tjera politike përfshirë edhe LDK-në

Voal- Skënder Zogaj analist i njohur në Kosovë në një prononcim të tij rreth vrasjeve të pasluftës mbetur ende të pazbardhura ka thënë se “Nuk ka asnjë dyshim se krye kriminelët janë në radhë e PDK-s, disa prej të cilëve tashme janë nën hetim, por rrjeti i kriminalitetit është edhe në të gjitha partitë politike, edhe në LDK, e nuk ka bërë asgjë për ta detyrua drejtësinë që të merret me zbardhjen e heronjve të saj therorizuar, siç janë: koloneli Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ismet Raci, Uke Bytyci, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Shaban Manaj, Sebahate Tolaj, Shefki Popova, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati… Ata që kanë penguar zbardhjen e këtyre vrasjeve janë të mallkuarit e zi, të cilët e kanë nxi edhe drejtësinë kosovare sot”, ka thënë analisti Skënder Zogaj.

“Drejtësia në Kosovën e pasluftës, deri më sot, është plotësisht e dështuar, jo vetëm sa i përket vrasjeve politike, por në të gjitha segmentet e përgjegjësisë së saj, duke qenë se, drejtësia është e kapur nga krimi i organizuar dhe është bërë instrument për mbrojtjen e rrjetit të krimit dhe korrupsionit, në llogari të grupit të bosëve – “çakejve të mëdhenj” që nga nëntoka kanë arritur të zënë postet më të rëndësishme politike dhe shtetërore të Kosovës. Drejtësia sot është një kope lakenjsh qyqarë dhe lëpiskagjinjsh, që nuk kanë guxim të hetojnë e vlerësojnë asgjë të vërtetë, por që u bien në qafë qytetarëve të ndershëm e te pambrojtur që i zhvatin pa kursim”, ka thënë Zogaj.

 

vrasjet

Mustafa: “Veteranë janë bërë edhe persona që ishin 6-7 vjeç gjatë luftës”

PRISHTINE – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për pamundësinë e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës, tha se në këto lista ka emra të cilët gjatë luftës në Kosovë kanë qenë 6-7 vjeç.

Kryeministri theksoi se ata që janë veteranë të vërtetë do të marrin pensionet dhe se nuk kanë pse shqetësohen.

“Mirëpo, nuk kemi mjete t’u paguajmë, sepse këto lista nuk janë lista të vërteta; janë lista mbi baza politike. Ka informata se aty ka të tillë që kanë marrë statusin e veteranit e që në kohë e luftës ishin 6-7 vjeç”,- ka thënë Mustafa në një intervistë për televizionin publik.

Vlora Çitaku e pushton ballinën e revistës amerikane (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku pushton ballinën e revistës amerikane “Jeta në Uashington”.

Çitaku ka shkruar se është e nderuar se revista ka përzgjedhur ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj.

“Jam e nderuar që këtë vit revista ‘Jeta në Uashington’ të përzgjedh ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj”, ka shkruar ndër të tjerash Çitaku.

Ndryshe, Çitaku për disa vjet ishte edhe Ministre e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës. /ZERI/ 

vloraballina

Izraeli nuk do ta njohë paravarësinë e Kosovës

Izraeli nuk do ta njohë paravarësinë e Kosovës: Kështu së paku ka thënë ambasadorja e sapozgjedhur e Izraelit në Serbi, Alona Fisher, e cila përsëriti qëndrimin e shtetit të saj rreth mosnjohjes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Unë do ta them shumë qartë, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe ajo është mosnjohja e Kosovës”, ka thënë Fisher për gazetën beogradase Blic, transmeton Telegrafi.

Përveç Izraelit, edhe pesë shtetet evropiane, Sllovakia, Qipro, Greqia, Spanja dhe Rumania nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Kujtojmë se pavarësinë e shtetit kosovar e kanë njohur 111 shtete.

Jabllanoviq: ministrat serbë të Mustafës marrin 70 përqindëshin nga tenderat

Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, ka deklaruar se ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës i komandon Marko Gjuriqi, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Sipas tij, ata dëshirojnë që 70 për qind të vlerës së tenderëve ta ndajnë me njëri tjetrin

Mosmarrëveshjet në mes të ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës dhe kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, kanë nxjerrë në dritë hendekun e madh që ekziston në mes këtij të fundit dhe ministrave serbë në Qeverinë e Isa Mustafës, posaçërisht me atë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq. Ai madje ka siguruar se me ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës komandon Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“E tëra shkon nga Gjuriqi. Gjuriqi komandon me ta. Të gjithë janë SNS (Partia Përparimtare e Serbisë e kryeministrit serb Vuçiq), unë u kundërvihem atyre. Nuk dua t’i dëgjoj ashtu siç flasin ata. Prapa tyre është mafia. Ata dëshirojnë t’i marrin të gjithë tenderët, të bëjnë punë për 30 për qind, ndërsa pjesën tjetër prej 70-përqindëshit ta ndajnë në mes vete. Unë këtë nuk e lejoj. Gjatë gjithë kohës Jevtiqi vë obstruksion ndaj meje, edhe vitin e kaluar vetëm për të treguar në opinion se jam kryetar i paaftë dhe nuk i kam realizuar projektet, ndërsa ai mjetet nuk i lëshon, por unë i kam dokumentet”, ka thënë Jabllanoviq për portalin “Kossev” në veri të Mitrovicës./Zeri/

Sondazhet, pasqyrë reale apo imagjinare! – Nga Florim Zeqa

Për ata që e njohin mirë historikun e pluralizmit politik në Kosovë, nuk është e vështirë për ta kuptuar realitetin politik të ditëve të sotme  vendin tonë. Hapja e proceseve demokratike në fillimvitet e ’90-ta shënon edhe fillimin e sistemit plural në Kosovë.
Dalja në skenë e partisë së parë politike në 23 Dhjetorin e vitit 1989, pra të LDK-së, shënon ndarjen nga sistemi monist dhe kalimi në atë plural. Rrethanat e atëhershme kohore dhe politike, bënë që LDK-ja, për më tepër se parti politike, kishte marrë karakterin e një Levizje Popullore, si një front i përbashkët i  rezistencës aktive paqësore karrshi një represioni permanent të regjimit okupues të Serbisë.
Për t’i dhënë ngjyrë pluralizmit politik në Kosovë, në pjesën e dytë të viteve të ’90-ta themelohen edhe dy-tri parti politike, të cilat më tepër shërbenin si dekor i proceseve demokratike, duke vepruar në një linjë të përbashkët me LDK-në.
Përkundër përpjekjeve të mëvonshme të disa figurave eminente dhe me ndikim,  për krijimin e një fronti opozitar, me themelimin e dy subjekteve me programe dhe opcione të kundërta politike, dështuan në qëllimet e tyre për thyerjen e frontit të përbashkët të levizjes paqësore demokratike shqiptare.
Në prag të luftës çlirimtare, fillojnë të rriten kontradiktat në mesin e popullatës
Edhe përkundër kërkesës së vazhdueshme të presidentit historik Ibrahim Rugova drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për njohjen formale të pavarësisë së 2 Korrikut 1990, njohjes së kushtetutës së 7 shtatorit po të njëjtit vit, si dhe të njohjes së vullnetit plebishitar të popullatës shqiptare të shprehur në Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, mbajtur nga data 26-30 shtator 1991. Mirëpo, për fat të keq kërkesat e vazhdueshme të Rugovës hasën në vesh të shurdhër të zyrtarëve të kancelarive më të larta botërore.
Si pasojë e kësaj situate dhe rritjes së represionit dhe agresionit serb ndaj popullatës civile shqiptare, shtrohet nevoja e organizimit në forma të tjera për mbrojtjen e pragut të shtëpisë (siq e thoshte Rugova) dhe nderit dhe dinjitetit kombëtar (siq e vlerësonin drejtuesit e rezistencës së armatosur).
Për faktin se rreshtat e fundit kërkojnë elaborim më të gjërë dhe më përmbajtësor, kësaj radhe po i kthehem temës në fjalë.
Pas përfundimit të luftës, fillon një epokë e re në jetën politike kosovare. Krahas LDK-së dhe partive minore ekzistuese, linden edhe dy parti të reja politike të krahut të luftës (PDK-AAK), jo si rrejdhojë e unitetit por si pasojë e fraksioneve të shfqaura nga koha e luftës çlirimtare mes drejtueseve ushtarak.
Elektoratet e këtyre dy partive politike nuk pikën nga qielli, por u shkëputën nga LDK-ja, disa të pakënaqur e më tepër të frustruar nga propaganda antirugoviane e disa subjekteve të dala nga lufta, e në veqanti të PDK-së, të cilët nuk e njihnin asokohe institucionin e presidentit të shtetit për të cilin “luftuan”!
Jo vetëm PDK e AAK, por edhe shumë të tjera që mbinën si “kërpudhat pas shiut” pas lufte, e shkëputën nga një pjesë të elektoratit të LDK-së.
Megjithatë, sa ishte gjallë lideri historik Ibrahim Rugova, LDK-ja në zgjedhjet nacionale dhe lokale peshonte më rëndë se të gjitha partitë tjera shqiptare.
Me shkuarjen e në amshim të Rugovës, akrepat e orës së LDK-së u kthye së numëruari mbrapsht.
“Kuvendi i karrigëve”, përveqse e ndau në dysh partinë (LDK-LDD), akrepat e orës rugoviane u kthyen mbrapsht për 180 gradë,…një pjesë e konsiderueshme e elektoratit dhe aktivistëve të saj të lartë kaluan nëpër parti të tjera, në veqanti në AAK, dhe atë për një arsye të vetme, për faktin se ishte intervenimi i liderit të AAK-së, zotit  Haradinaj në SHP të TMK-së,  që bëri të mundur ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova me nderime të larta ushtarake, gjë të cilën e kishin pamundësuar militantët e PDK-së!
Rënja e LDK-së nuk përfundon me kaq, pas katapultimit të Isa Mustafës në kreun e kësaj partie në vitin 2010, edhe përkundër bashkimit me LDD-në e Dacit nuk arriti të shënoj ngritje,…e në veqanti pas kuvendit të VIII-të zgjedhor të 31 Majit 2015, ku përfundimisht Isa Mustafa me sejmenët e tij e varrosën dhe dërguan në përjetësi frymën rugoviane brenda këtij subjekti politik, duke instaluar dhunën dhe diktaturën tipike komuniste dhe jo vetem kaq,…karrieristët, linçuesit, faqezinjët, njerëzit e pabesë shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së rugoviane,…matrapazët politik, hajdutët dhe kriminelët e maskuar nën petkun e demokracisë, mjeranët dhe servilët e fëlliqur e tradhëtuan një popullat të tërë për hirë të interesave të tyre të ngushta personale.
Pavarësisht rezultateteve të sondazheve të fundit, dhe pavarësisht faktit a janë reale apo imagjinare, sondazhe të lira apo me porosi,…elektorati i LDK-së pas 31 Majit 2015 ka levizur me të madhe në drejtim të partive të tjera.
Pavarësisht faktit, pse lideri i LDK-së dhe sejmenët e tij nuk dëshirojnë ta pranojnë këtë fakt, janë me dhjetëra raste të ish veprimtarëve të LDK-së që kanë deklaruar publikisht argimin nga kjo parti, qoftë edhe përkohësisht  derisa në krye të saj të jetë Isa Mustafa.
“Elektorati ynë është i disiplinuar dhe ai nuk lëvizë”, deklaroi një dorë e zgjatur e Isa Mustafës, duke u munduar të mohoj realitetin e hidhur brenda LDK-së, duke e harruar logjiken e thjeshte; “Një parti, e cila e humb besimin në popull nuk mund të ketë rritje të elektoratit”.
Sondazhet gjithnjë bëhen në prag të zgjedhje, e me gjasë ato nuk do të vonojnë shumë dhe e vërteta do të dali në shesh. Pa dashur të flas në mënyrë hipotetike për përqindjet dhe cilat do të jenë dy partitë e para, një gjë është e sigurtë, LDK-ja nuk do të jetë në mesin e dy të parave, mbase do të gjendet mes vendit të tretë dhe katërt të renditjes pas procesit zgjedhor.
Se cila parti ka shënuar ngritje e cila rënje të elektoratit gjatë këtyre viteve të fundit, do të jetë elektorati, ai që do t’ua jepë përgjigjën e merituar të gjithë “rrahagjoksëve” të partive politike.

Valon Murtezaj: Me çështjen e Nehat Thaçit po merret ministria për Dialog.

Arrestimi i nënkolonelit Nehat Thaçi, drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, nga ana e autoriteteve të Serbisë po trajtohet nga ministria për Dialog në kuadër të bisedimeve me Beogradin në Bruksel.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka thënë se me çështjen e Thaçit po merret ministria për Dialog.

Nga Brukseli, ministrja Edita Tahiri u ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit që të lirojnë Thaçin, i cili po mbahet në paraburgim nën “akuzën për terrorizëm”.

Pritjet e qeverisë së Kosovës janë që me këtë çështje të merret edhe Bashkimi Evropian, si lehtësues në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka konfirmuar njoftimet se policia ka arrestuar Nehat Thaçin, nga Ferizaj, në bazë të “fletarrestit të lëshuar me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale të terrorizmit”.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se “Thaçi u arrestua të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20 në vendkalimin administrativ Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë Qendrore”.

“Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për përcaktimin e paraburgimit nga viti 2010, Thaçi është dërguar në njësinë e paraburgimit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Gjatë ditës, Qeveria e Kosovës është treguar e përmbajtur duke mos reaguar pas arrestimit të Thaçit. Ndërkohë që edhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, nuk është përfshirë në këtë rast.

Zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky mision nuk është përfshirë në rastin Thaçi.

Ndërkohë, në formën individuale, ka reaguar zëvendësministri i brendshëm, Nehat Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai mes tjerash ka ftuar Kuvendin e Kosovës që të reagoj ndaj arrestimit të nënkolonelit të policisë së Kosovës nga ana e autoritete serbe.

“Mbrëmë nga policia e Serbisë është arrestuar nënkolonel, Nehat Thaçi – Drejtor i Policisë në Mitrovicë. Ai po akuzohet për terrorizëm, akuzë kjo me të cilën Serbia ka akuzuar e do të vazhdojë t’i akuzojë të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Mustafa.

Më pas, ai u është drejtuar deputetëve, duke shprehur habinë e tij me heshtjen që po mbretëron në Kuvend për këtë rast, pavarësisht se po mbahet seancë plenare.

“Institucionet tjera po bëjnë punën e tyre lidhur me këtë rast, por Ju po heshtni. Folni more e mos u ndini komod, sepse me akuza të tilla jeni akuzuar e mund të akuzoheni nga Serbia në të ardhmen edhe ju!”, ka shkruar Mustafa.

Në bazë të njoftimeve të dhëna nga Ministria e Brendshme e Serbisë, Thaçi do të duhej të paraqitej përpara gjykatës gjatë ditës së enjte, më 29 shtator.

Arrestohet drejtori rajonal i Policisë së Kosovës – kërkohen sqarime nga Serbia

Policia serbe ka arrestuar drejtorin rajonal të Policisë së Kosovës të rajonit të Mitrovicës së Jugut, Nehat Thaçi, i ka konfirmuar lajmin Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Arrestimi, tha Policia e Kosovës, ka ndodhur pak pas mesnatës së 28 shtatorit në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në magjistralen Gjilan-Bujanoc.

Zëdhënësi Hoxha tha se “Policia e Kosovës nuk ka asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë” dhe bëri me dije se “përmes autoriteteve kompetente të EULEX-it është kërkuar sqarim zyrtar për arsyet e arrestimit nga pala serbe”.

Sipas njoftimit të zëdhënësit Hoxha “drejtori rajonal Policisë, Nehat Thaçi, në momentin e arrestimit ishte jashtë detyrës së tij zyrtare dhe së bashku me një shokun e tij po udhëtonte për çështje private nëpër territorin e Serbisë për në shtetet perëndimore”. (REL)

Deputeti i PDK: Referendum për bashkimin me Shqipërinë

Vetëvendosje që në nisje të saj ka pasur si synim bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Synimi i Vetëvendosje i shkruar edhe në programin politik jo gjithmonë është mbështetur forcat politike në Kosovë.

Por tashmë ideja për bashkimin kombëtar është hedhur edhe nga deputeti i PDK, partisë në pushtet, Naim Hasani.

Hasani është shprehur se PDK duhet të punojë për miratimin e një ligji që t’i jepte qytetarëve të drejtën për të vendosur nëse duan ose jo të bashkohen me Shqipërinë.

Ndërkohë, lidhur me çështjen e demarkacionit, deputeti i PDK-së ka thënë se ai nuk ka hequr dorë nga qëndrimi tij kundër këtij versioni, ndërsa ka shtuar se meritat që demarkacioni nuk ka kaluar i kanë deputetët e shumicës dhe jo opozita.

Ministria e Brendshme e Serbisë: Thaçi u arrestua në bazë të fletarrestit për “terrorizëm”

Nehat Thaçi

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka konfirmuar njoftimet se policia ka arrestuar Nehat Thaçin, nga Ferizaj, në bazë të “fletarrestit të lëshuar me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale të terrorizmit”.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se “Thaçi u arrestua të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20 në vendkalimin administrativ Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë Qendrore”.

“Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për përcaktimin e paraburgimit nga viti 2010, Thaqi është dërguan në njësinë e paraburgimit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në bazë të njoftimeve të dhëna nga Ministria e Brendshme e Serbisë, Thaçi do të duhej të paraqitej përpara gjykatës gjatë ditës së enjte, më 29 shtator.

Arrestohet drejtori rajonal i Policisë së Kosovës – kërkohen sqarime nga Serbia

Policia serbe ka arrestuar drejtorin rajonal të Policisë së Kosovës të rajonit të Mitrovicës së Jugut, Nehat Thaçi, i ka konfirmuar lajmin Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Arrestimi, tha Policia e Kosovës, ka ndodhur pak pas mesnatës së 28 shtatorit në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në magjistralen Gjilan-Bujanoc.

Zëdhënësi Hoxha tha se “Policia e Kosovës nuk ka asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë” dhe bëri me dije se “përmes autoriteteve kompetente të EULEX-it është kërkuar sqarim zyrtar për arsyet e arrestimit nga pala serbe”.

Sipas njoftimit të zëdhënësit Hoxha “drejtori rajonal Policisë, Nehat Thaçi, në momentin e arrestimit ishte jashtë detyrës së tij zyrtare dhe së bashku me një shokun e tij po udhëtonte për çështje private nëpër territorin e Serbisë për në shtetet perëndimore”. (REL)

Policia e Serbisë arreston drejtorin rajonal të Policisë së Kosovës – kërkohen sqarime nga Serbia

Policia serbe ka arrestuar drejtorin rajonal të Policisë së Kosovës të rajonit të Mitrovicës së Jugut, Nehat Thaqi, i ka konfirmuar lajmin Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Arrestimi, tha Policia e Kosovës, ka ndodhur pak pas mesnatës së 28 shtatorit në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në magjistralen Gjilan-Bujanoc.

Zëdhënësi Hoxha tha se “Policia e Kosovës nuk ka asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë” dhe bëri me dije se “përmes autoriteteve kompetente të EULEX-it është kërkuar sqarim zyrtar për arsyet e arrestimit nga pala serbe”.

Sipas njoftimit të zëdhënësit Hoxha “drejtori rajonal Policisë, Nehat Thaqi, në momentin e arrestimit ishte jashtë detyrës së tij zyrtare dhe së bashku me një shokun e tij po udhëtonte për çështje private nëpër territorin e Serbisë për në shtetet perëndimore”. (REL)

Pse mungon Dita e Këpurdhave në Kosovë? Nga Florim Zeqa

Këtyre viteve të fundit qytetarët e vendit tonë, me të hapur televizionin, në emisionin e mëngjesit apo në lajmet e mbrëmjes dëgjojnë për “Ditën ndërkombëtare” të: tokës, ujit, rrushit, mollës dhe artikujve tjerë ushqimor,..ditën e demokracisë, ditën e paqës, ditën e viktimave,…e deri të shënimi i gjërave më banale që s’kanë të bëjnë fare me jetën e qytetarëve tonë.
Ditë më parë presidenti i vendit ishte në një fshat të komunës së Istogut (Kovragë) për shënimin e “Ditës së mollës”,  me ç’rast, atë ditë nga pemëtarët e Kovragës i është ndarë mirënjohje presidentit Thaçi për “kontributin e tij për zhvillimin e sektorit të bujqësisë” në Kovragë dhe Istog,…përderisa në anën tjetër aktivistë të Levizjes Vetëvendosje e mirëpritën presidentin me pankartën; “Pushtetarët “Pronto”, mollët rritën më mirë e më shumë pa ju”!
Edhe pse deri më sot, askush nga pushtetarët nuk e permendi “Ditën e Këpurdhës”, shiu i parë që bie në muajin Shtator, është  dita që më së shumti i gëzon banorët e varfër të fshtrave malore të Kosovës, e në veqanti të Rrafshit të Dukagjinit,…të cilët për disa ditë e javë rresht sigurojnë kafshatën e gojës nga mbledhja e këpurdhave nëpër luginat dhe majat e maleve më të ngjeshura me lloj-lloj drunjësh, ku në mesin e tyre ndodhen edhe lloj-lloj zvarranikësh të rrezikshëm për jetën e njeriut.
Për dallim nga Mollët e Kovragës, që janë produkt i punës së pemëtarëve të vyeshëm të asaj ane, Këpurdhat e Maleve janë kryekëput dhuratë e natyrës, të cilat mbijnë e rritën gjatë natës në malet tona, pa pasur nevojë për përkujdesje të askujt.
Edhe pse mbledhja e këpurdhave nuk është aq punë e lehtë dhe pa rreziqe, shkaku i prezencës së madhe të gjarpërnjëve,…të varfërit, të harruarit e shtetit, nga mëngjesi i hershëm e deri në mbrëmje vonë ia mësyjnë zonave malore ku llogaritin të gjejnë sa më shumë këpurdha.
Edhe puna e këpurdhave është sikurse puna e gjuetisë, dikujt i buzëqesh fati më shumë e kujt tjetër më pak. Me t’u kthyer në shtëpi, problem u mbetet shtitja e tyre, ngase nuk kanë ndonjë pikë të caktuar të shitjes. Si çdo herë mbetën në mëshirën e fatit, se kush do të vie i pari në fshat për blerjen e këpurdhave të tyre, ngase me kalimin e orëve këpurdhave u bie vlera, derisa edhe dëmtohen tërësisht.
Në mungesë të ndonjë pike të rregullt grumbulluese, këpurdhat e mbledhura me mund e me djersë shitën lirë,…për t’u kontrabanduar disa herë, deri sa të mbërrijnë tek destinacioni i fundit, i cili e fiton dhjetëfishin e çmimit të blerjes.
Mbase dikujt mund t’i duket banale çështja e këpurdhave, por biznesi profitabil me këpurdhat sikurse edhe bizneset tjera kanë ekzistuar vite më radhë para luftës, për të vazhduar edhe në ditët e sotme. Ky lloj biznesi është realizuar dhe realizohet në bashkëpunim me biznesmenët serb, që destinacion të fundit e kanë tregun evropian.
Nuk është se pushtetarët dhe policia e Kosovës nuk janë në dijeni për këtë lloj biznesi mjaftë profitabil, jo që nuk i dijnë dilerët dhe destinacionin e tyre,…e kanë zgjedhë heshtjen si mbulesë para një kontrabandimi të tillë të mundit dhe djersës së qytetarëve të varfër të këtij vendi.
Se sa është i lartë çmimi i këpurdhave në shtetet perëndimore, po ua ilistroj me një shembull të thjeshtë të tregut të shitjes në Itali; ku vetëm 10 gram këpurdha të terura në shitoret italiane kushton më shtrenjtë se 1 kg i blerjes së të njëjtave në Kosovë!
Andaj do të ishte mirë, që presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa bashk me kryetarin e Mitrovicës zotin Bahtiri, t’i vizitojnë këto ditë banorët e fshatrave malore të rrafshit të Dukagjinit,…në mos “mirënjohje”, nga ta mund të marrin si shpërblim nga 1 kg këpurdha sa për ta shënuar “Ditën e Këpurdhës”, e munguar deri më tani në ditarin e atyre që mirren me shënimin e “ditëve” të veqanta në vendin e paradokseve më të mëdha në botë, të quajtur me emrin Kosovë.
Megjithatë kjo nuk ka gjasa të ndodhë, ngase se liderët e sipërpërmendur shtetëror, shkojnë aty ku flitet për miliona, e nuk e qajnë kokën për mirënjohje dhe as për hallet dhe peripecitë e qytetarëve të varfër të vendit të tyre.
U shitën apo jo këpurdhat, i shtijnë “turrshi” apo i hudhin të nesermën në plehëra prap mbetët problem i shtresave më të varfëra dhe më të pambrojtura të vendit tonë.

Vetëvendosje: Asosacioni sjell luftë të re

Sipas këndvështrimit të Lëvizjes Vetëvendosje, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe do të sjellë luftë të re në Kosovë.

“Krijimi i Zajednicës sjellë tensione të reja. Një luftë e re shumë shpejt është e pashmangshme. Do të ketë gjakderdhje. Ashtu siç gjeneratat tona ishin fëmijë në vitet 90 e u bënë ushtarë të UÇK-së në luftë, fëmijët tanë do të jenë ushtarë nesër”,  kishte thënë deputeti Albin Kurti ditë më parë.

Ndërkaq, deklarata e Kurti ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Por, sipas Vetëvendosjes, Kurti ka thënë se “me shumë ka gjasa që të ketë luftë, sesa që të mos ketë luftë”.

Edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha ngjashëm si deputeti Albin Kurti ka thënë se do të ketë luftë në Ballkan.

Hoxha përmes një postimi në “Facebook” ka përmendur disa prej krizave që po ndodhin nëpër botë, me theks të veçantë, Evropën.

“Dhe deklarata e Albinit qe ne 5 vitet e ardhshme ka gjasa te këtë lufte te re ne Ballkan po ju duket e habitshme a? Kapni librat e lexoni pak aman, zaman”, ka shkruar ai. /ZERI/ 

Ngacmoi seksualisht të afërmen e deputetes, shkarkohet Zejdush Tahiri, këshilltari i ministrit

PRISHTINE – Mediat në Kosovë shkruajë se këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, është shkarkuar para dy javësh nga detyra, që ka mbajtur për gati dy vjet.

“Koha Ditore” nga tri burime të ndryshme ka mësuar se këshilltari Zejdush Tahiri është shkarkuar për shkak të dyshimit për sjellje të pahijshme dhe ngacmim seksual të familjares së një deputeteje të Kuvendit të Kosovës. Vetë deputetja e ka njoftuar ministrin për rastin dhe i ka kërkuar që ta shkarkojë Tahirin nga detyra.

“Koha Ditore” e ka të njohur identitetin e deputetes dhe të familjares që e ka ngacmuar Tahiri, por për shkak të ndjeshmërisë së çështjes ka vendosur që të mos i bëjë publike emrat. Në një bisedë për gazetën deputetja nuk e ka mohuar se një situatë e tillë ka ndodhur.

“Në Siri ndodhen 27 fëmijë kosovarë”

Voal – Të dhënat e fundit të departamentit për anti terrorizëm në Policinë e Kosovës tregojnë se numri i kosovarëve në Siri është 70 deri në 75 meshkuj,  38 femra dhe 27 fëmijë.

Drejtori i këtij departamenti, Fatos Makolli, ka thënë në “KTV” se ky numër mund të jetë i lëvizshëm vetëm tek fëmijët, ndonëse për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit ka ndodhur edhe shtimi i familjes.

“Sipas të dhënave të tanishme janë 70 deri 75 meshkuj të cilët konsiderohen që kryejnë funksione të ndryshme ndërsa janë 38 femra dhe 27 fëmijë në zonën e konfliktit mirëpo shifra e fëmijëve mund të mos jetë e saktë pasi ata janë atje për një kohë të gjatë dhe në ndërkohë ka ndodhur shtimi. Nëse ju referohemi shifrave kuptojmë që një pjesë e madhe e grave dhe fëmijëve kanë shkuar pa dëshirën e tyre”, ka thënë Makolli.

Makolli ka theksuar se nga shtatori i vitit të kaluar nuk është identifikuar asnjë rast ku një qytetar i Kosovës ka arritur të futët në zonën e konfliktit.

“Nga shtatori i vitit të kaluar nuk është identifikuar asnjë rast kur një qytetar i Kosovës ka arritur të futet në zonën e konfliktit”, ka thënë ai.

Ndonëse ai ka bërë të ditur se në përgjithësi numri i atyre që nisen për luftë është shumë më i vogël.

I pyetur nëse Policia e Kosovës ka informatorë në zonën e konfliktit, ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk mund të flasë më shumë mbi këtë çështje.

“Nuk mund ta konfirmoj apo mohoj këtë”, përfundoi ai.

Ishte në makinë me këngëtaren, deputetin Eduard Ndocaj e rrahën në Prizren, arrestohen autorët

Mediat në Kosovë raportuan sot se deputetit i PS-së i Qarkut Lezhë, Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si “Kaubojsi” është rrahur keq nga dy persona në fshatin Landovicë, afër qytetit të Prizrenit. Kështu shkruante ndër të tjera portali Blic, që pretendon se autorët e agresionit kanë qenë dy trafikantë.

“Ndocaj ka qenë në Pejë dhe duke u kthyer nga Peja, është ndalur në Landovicë të Prizrenit. Aty e kanë rrahur dy persona, që janë të njohur për Policinë si persona të dyshuar për trafikim me narkotikë”, – tha ky burim i Gazetës Blic brenda Policisë.

“Personat që kanë sulmuar deputetin shqiptar janë të njohur për Policinë”, – shkruan Gazeta Blic.
“A.V nga Kukësi, me banim në Prizren dhe I.B nga Prizreni”, – tha burimi. Portali thekson se bashkë me deputetin Ndocaj, në veturë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E.A., një personazh i njohur nga Shqipëria. Nga policia ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rastin.

Nga ana tjetër deputeti Ndocaj tha për “Balkanweb” se ka qenë në Kosovë, saktësisht në Pejë më 25 shtator dhe ka ndenjur gjysmë dite pasi i është dhënë çmimi ‘Politikani i vitit” në një spektakël. Por ai mohon çdo informacion tjetër dhe se mund të ketë pasur përplasje.

“Kam qenë në Kosovë por nuk kam pasur asnjë përplasje fizike. Kam marrë çmimin “Politikani i vitit” në Pejë në një spektakël. Kam pirë kafe me një gazetar dhe asgjë më tepër. Nuk më ka dalë asnjë person përpara, është mashtrim. Kam qenë me këshilltarin tim dhe shoferin”, – tha Ndocaj për “BalkanWeb”.

I pyetur nëse ky lajm ka sjellë ndonjë shqetësim në familjen e tij, Ndocaj tha se nuk ka pasur asnjë lloj reagimi pasi ky është një mashtrim. “Nuk kam pasur asnjë shqetësim nga familja sepse është mashtrim. Është sulm politik”, – deklaroi Ndocaj për “BalkanWeb”.

Drejtues të Gjykatës Speciale zbarkojnë në Prishtinë – kërkojnë bashkëpunim me institucionet

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, priti në takim informues Udhëheqësen e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, e shoqëruar nga udhëheqësi për Mbrojtje Juridike, David Hein, njofton zyra e saj për informim.

Në takim, sipas njoftimit, udhëheqësja e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Donlon, informoi Ministren Hoxha rreth procesit të krijimit të Zyrës Administrative, funksionimit, gjetjes së mënyrave më të mira të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Po ashtu, Donlon shprehu nevojën për bashkërendim dhe komunikim në mes Zyrës Administrative dhe Ministrisë së Drejtësisë për çështjet administartive, për të siguruar transparencë, drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit, thekson njoftimi i MD’së.

“Ministrja Hoxha, shprehu zotimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim, komunikim dhe koordinimin me Zyrën Administrative për të siguruar që i tërë procesi do të jetë transparent dhe i paanshëm”, përfundon komunikata.

Qeveria e Kosovës – Policia largon mjetin e dyshuar shpërthyes – vazhdon kontrollin e terrenit

Policia e Kosovës ka larguar mjetin e dyshuar shpërthyes, i cili është gjetur të martën në oborrin e Administratës Pensionale të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës të rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia ka larguar mjetin shpërthyes, por po vazhdon ekzaminimin e mëtejmë të vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se pas përfundimit të raportit për këtë ngjarje, Policia e Kosovës do të nisë hetimet lidhur me këtë rast.

Mjet shpërthyes te Administrata Pensionale e Kosovës

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë njoftuar se në oborrin e Administratës Pensionale të Kosovës, është gjetur një mjet shpërthyes. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11, Policia e Kosovës ka marrë njoftimin se në oborrin e Administratës së Pensionistëve të Kosovës është gjetur një mjet shpërthyes. Zyrtarët e Policisë së Kosovë dhe ekipet e deminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Tash për tash janë duke verifikuar mjetin shpërthyes dhe duke shqyrtuar mundësitë nëse do të mund të çaktivizohet apo do të shpërthehet në mënyrë të kontrolluar”, ka thënë Ahmeti.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë larguar qytetarët nga vendi i ngjarjes dhe kanë bllokuar kalimin në afërsi të objektit të Administratës së Pensionistëve të Kosovës, siç kanë thënë, deri në kalimin e rrezikut.

Banka Botërore parasheh rënie të ulët të rritjes ekonomike në Kosovë

Banka Botërore ka parashikuar që rritja ekonomike për vitin 2016 në Kosovë të jetë 3.6 për qind, që paraqet një shkallë më të ulët me vitin paraprak, kur ishte 3.9 për qind. Ndërkaq, parashihet një rritje prej 3.7 për qind në vitin 2018,

“Masat rregulluese fiskale, të tilla si reformat e tatimeve dhe lufta kundër informalitetit, kanë vazhduar të rrisin performancën e të hyrave në gjysmën e parë të vitit 2016. Mirëpo, numri i madh i paparashikuar i përfituesve nga skema e transfereve sociale për veteranët e luftës ka shtuar presionet fiskale dhe ka shtyrë deficitin në rreth 2.5 për qind të Bruto Produktit Vendor”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Këto të dhëna, janë publikuar në një konferencë për media në Prishtinë ku Banka Botërore ka prezantuar raportin për rritjen ekonomike në gjashtë vendet e Evropës Juglindore. Kjo rritje për këto vende, u tha sepritet të arrijë në 2.7 për qind në vitin 2016, nga 2.2 për qind sa ishte në vitin 2015.

Sipas raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore të Bankës Botërore thuhet se përshpejtimi i moderuar i rritjes është parashikuar të vazhdojë edhe gjatë viteve 2017 dhe 2018.

“Mbështetës i përshpejtimit të rritjes ishte Serbia, ekonomia më e madhe në rajon”, tha Barbara Cunha, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore dhe autore kryesore e raportit.

“Serbia lëvizi nga rritja 0.7 për qind në vitin e kaluar si pasojë e përmbytjeve të vitit 2014 në rritjen e pritshme prej 2.5 për qind këtë vit”.

Ekonomitë e tjera në rajon pritet të mbajnë rritjen në mes 2.8 dhe 3.6 për qind në vitin 2016, me përjashtim të një ngadalësimi në Maqedoni.

Kosovarët, si verikoreanët, mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 41 vende

Pasaporta e Kosovës renditet si e 85-ta në klasifikimin e pasaportave më të “fuqishme” në bazë të “Ranglistës së pasaportave botërore” , sipas një artikulli të publikuar kohëve të fundit në Forumin Botëror Ekonomik të Internetit.

Kosova renditet në të njëjtin nivel me Korenë e Veriut, duke marrë parasysh se qytetarët e të dy vendeve mund të udhëtojnë në 41 vende pa viza, transmeton rtk raportimin e mediumit ndërkombëtar “Global News Network”.

Kosova renditet poshtë shumë shteteve afrikane të tilla si Nigeria, Kongo, Liberia dhe Burundi.

Ndërsa vendet e rajonit janë renditur si më poshtë: Shqipëria (94 vende pa viza), Serbia (112), Kroacia (143), Maqedonia (107), Mali i Zi (103), dhe Bosnje dhe Hercegovina (98).

Në krye të listës janë Gjermania dhe Suedia, qytetarët e të cilit mund t’i vizitojnë 158 vende, pa pasur nevojë për të aplikuar për vizë.

Britania e Madhe renditet në vendin e dyte së bashku me Francën, Spanjën, Zvicrën dhe Finlandën.

Hoxhaj: Ekstremizmi i të rinjve në Ballkan vjen nga OJQ-të e huaja dhe klerikët

Enver Hoxhaj: prej vitit të kaluar askush nga Kosova nuk i është bashkuar IS-it

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se vendet e tjera e kanë eksportuar ekstremizmin e dhunshëm në Ballkan, përfshirë Kosovën, ku është shënuar përqindje e lartë e shtetasve që luftojnë për grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Autoritetet thonë se besojnë se afro 70 shqiptarë të Kosovës janë aktivë në Siri dhe Irak.

Enver Hoxhaj i tha mbrëmë agjencisë Associated Press, gjatë qëndrimit të tij në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se “radikalizimi i njerëzve të rinj në Ballkan, është eksportuar nga OJQ-të e ndryshme dhe klerikët” nga Lindja e Mesme.

Mëtuje, ai ka theksuar se “ne nuk mund t’i fajësojmë qeveritë e jashtme” për përhapje të radikalizmit në ballkan, pasi “ne nuk kemi dëshmi për këtë”.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se prej vitit të kaluar askush nga Kosova nuk i është bashkuar IS-it.

“Ne jemi shumë krenarë, që prej shtatorit të kaluar askush nuk është larguar nga Kosova për t’iu bashkuar Daeshit”, tha Hoxhaj, duke iu referuar IS-it me shprehjen arabe. rel

Diplomaticus – Visar Ymeri: Ndarja e shqiptarëve në futboll ka dashakeqësi

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar mungesën e urimit për ekipin e futbollit të Kosovës, urimin që ai bëri vetëm për kombëtaren e Shqipërisë dhe komentet negative me të cilat është përballur më pas. Duke folur në emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri në televizionin “News 24”, Ymeri deklaroi se qëndrimi politik që Vetëvendosje ka ndaj kësaj çështje është edhe i drejtë, edhe parimor, por është edhe i dobishëm.

“Në këtë drejtim ne do të mbetemi të vendosur. Ajo çfarë propozojmë ne është se Shqiptarët duhet t’i unifikojnë ligat Kosovë-Shqipëri dhe të kemi një kombëtare. Deri në qershor të këtij viti kishim një kombëtare dhe emocioni që u krijua gjithandej për sukseset e kombëtares tonë ka qenë i paçmueshëm dhe në këtë drejtim mendoj që ky projekti i ndarjes së shqiptarëve në futboll, aty ku ishim bashkë ka një dashakeqësi nga pas”, deklaron Ymeri.
Kreu i Vetëvendosjes bën një krahasim mes fushatës që Beogradi ka bërë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, dhe fushatës për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, duke thënë se ato janë lehtësisht të krahasueshme.

“Serbia ka qenë shumë më e vendosur, me tone shumë më fashiste dhe raciste kundër pranimit të Republikës së Kosovës në UNESCO, sepse pranimi i Republikës së Kosovës në UNESCO do ta trajtonte trashëgiminë kulturore të Mesjetës në Republikën e Kosovës si një trashëgimi kulturore të Kosovës, e cila aktualisht është regjistruar si e Serbisë. Pra pranimi në UNESCO do të nënkuptonte ndarje nga Serbia në fushën e trashëgimisë kulturore, që është një fushë shumë e rëndësishme. Ndërkohë që pranimi në FIFA dhe UEFA realisht është ndarje nga Shqipëria. E ndau futbollin e Shqiptarëve në dysh. Nuk po them se krijon përçarje, por kjo ka rrezik të evoluojë në diçka që nuk na nevojitet”, thekon Ymeri.

I pyetur rreth pajisjes së drejtuesve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje me pasaportat e Shqipërisë, ku qytetarët udhëtojnë pa viza në zonën Shengen ndryshe nga qytetarët e Kosovës, Ymeri e quan pajisjen me shtetësi të Shqipërisë një nder.

“Kjo është realizuar përmes presidentit Bujar Nishani. Mendoj se pajisja e disa prej zyrtarëve të lëvizjes Vetëvendosje me pasaportat dhe shtetësinë e Shqipërisë përveçse krenari është edhe një ndihmesë jashtëzakonisht e madhe, jo fort te udhëtimi pa viza sepse një gjë duhet ta dinë të gjithë se zyrtarët e lartë, qofshin ata deputetë apo zyrtare qeveritarë nuk është se kane pasur ndonjëherë problem për t’u pajisur me viza.

Kështu ne udhëtojmë në ato vende të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe që nuk e pranojnë pasaportën e Kosovës. Një shembull shumë i thjeshtë është fakti se nuk mund të udhëtosh në Spanjë me pasaportën e Kosovës sepse Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës. Ju e dini që lëvizja Vetëvendosje është një subjekt politik i cili angazhimin e vet e ka vendosur në funksionin të arritjes së bashkimit të shqiptarëve në një shtet”, deklaron Visar Ymeri për “News 24”.

Kosova kandidon sërish për në UNESCO

Ulpiana

Kosova është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të kandiduar sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar ndonjë afat konkret se kur do të ndodhë kandidimi i Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radon Evropa e Lirë, se institucionet e Kosovës janë duke punuar në dy linja, duke forcuar koordinimin brenda institucioneve të Kosovës, por edhe koordinimin me faktorë të jashtëm, që kanë përvojë të madhe në fushat që i mbulon UNESCO, prej të cilave përvoja Kosova mund të mësojë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme, por edhe ministritë tjera që ndërlidhen me fushat që UNESCO i mbulon, janë duke bërë përparime në kuptimin e hartimit të dokumenteve shtesë qoftë legjislative apo strategjike, në mënyrë që të adresojë çështjet që lidhen me fushën e veprimtarisë të UNECO-s. Do të thotë, siç janë: kultura, trashëgimia kulturore, aspektet e edukimit, të komunikimit në përgjithësi, të diversitetit etj. Pra, në këtë kuptim, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar”, thotë Murtezaj.

Kandidimi i Kosovës për UNESCO, vitin e kaluar, ishte kundërshtuar mjaft fuqishëm nga Serbia, me pretendimin se Kosova dëshiron ta tjetërsojë dhe përvetësojë trashëgiminë kulturore dhe historike serbe në Kosovë. Në këtë pikë, kundërshtime ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNECO, kishte bërë edhe Kisha Ortodokse Serbe.

Lidhur me atë se cili do të jetë reagimi i kësaj kishe përballë përpjekjes së sërishme të Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, thotë se nuk dëshiron të flasë. Sipas tij, kjo kishë ende nuk e ka diskutuar këtë çështje për të nxjerrë qëndrimin e saj në opinion.

Por, megjithatë, igumeni Janjiq thotë për Radion Evropa e Lirë se respektimi i të gjitha besimeve, i lirive fetare, i objekteve dhe trashëgimive që u përkasin bashkësive fetare, duhet të tregohet me vepër.

“Të gjitha bashkësitë fetare dhe të gjitha objektet e tyre duhet të sigurohen në mënyrë të njëjtë. Ndërkaq, liria e besimit në të gjitha objektet fetare, duhet të jetë e garantuar me ligj, nëse dëshirojmë të shkojmë drejt të ardhmes”, shprehet Janjiq.

Ismajl Hasani, anëtar i Këshillit drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova e ka strategjinë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe monumenteve të tjera të kultit ose të kulturës materiale dhe të asaj shpirtërore.

“Është një kornizë e mjaftueshme, e cila garanton që në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, në bashkëpunim me mekanizmat shtetëror në Republikën e Kosovës, të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe mirëmbajtjen, përkatësisht, përkujdesjen ndaj monumenteve kulturo-historike, qoftë ato të sferës materiale, qoftë ato të sferës shpirtërore”, thekson Hasani.

Ai shton se qeveritë e vendit, një pas një, kanë ndarë mjete të konsiderueshme për mbrojtjen e këtyre monumenteve dhe mbrojtjen e tillë e kanë bërë dhe po e bëjnë. Sipas Hasanit, Kosova edhe vitin e kaluar ka qenë e gatshme për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, anëtarësim të cilin e pati kundërshtuar fuqishëm Serbia.

Hasani theksoi se kjo e fundit, edhe tash po bën fushatë në dëm të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe se politikës së Kosovës i takon që të lobojë edhe më tepër sa i takon përgatitjeve për raundin tjetër të anëtarësimit të saj në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Zëvendësministri Murtezaj thotë se institucionet e Kosovës i kanë parasysh pengesat që Serbia përpiqet t’i bëj në rrugën e Kosovës drejt UNESCO-s.

Po shihet që prapë politika dhe Qeveria e Serbisë po tregohet destruktive përmes aktiviteteve të ndryshme, me synim pengimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO. Por, në fund të fundit, ajo nuk do të ketë sukses”, shton Murtezaj.

Më 9 nëntor të vitit 2015, Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova nuk arriti të sigurojë votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të kësaj organizate, të cilat ishin të nevojshme për pranimin e saj në UNESCO.(REL)

Analizë – Referendumi i proklamuar i Millorad Dodikut dhe hapja e Kutisë së Pandorës?! Nga Skënder MULLIQI

Më margjinalizmin e elitave intelektuale në shtetet e rajonit  erdhën në shprehje elita të dobëta pushtetare . Në atë shtet ku nuk ka elita intelektuale në pushtet, populli nuk ka mundësi ti kontrollon rrjedhat shoqërore dhe rrjedhat  politike . Nuk i kontrollon së vijnë në shprehje strukturat despotike . Vendet e Ballkanit kryesisht po udhëhiqën nga këto garnitura pushtetare më logjikë autokratike. Mentaliteti i këtyre liderëve shtetëror është mentalitet i kufizuar në kohë dhe në hapësirë.Më këta njerëz të  politikes në pushtete  nuk mund të presim ndonjë progres të proceseve demokratike . Qytetarët  po jetojnë në konfuzion të plotë politikë dhe konfuzion të plotë edhe të rrjedhave ekonomike . Pa lirinë e cila prekët nuk kemi përparim të gjithëmbarshem .Regjimet diktatorile mbijetojne vetëm  në saje të krizave , konflikteve të mbredshme dhe luftërave më ndonjë shtet fqinjë. Të kthehemi të tema e këtij shkrimi. Kryetari i “Republika Serpska’ Millorad Dodik ,referendumin moti të proklamuar për shkëputje nga Bosnja po mendon ta realizon më 25 shtator. Paralajmërimi për referendum  ka ngritur shqetësime të reja në Ballkan edhe ashtu të pa stabilizuar për shkak të problemeve të pa zgjedhura etnike dhe problemeve të theksuara  të natyrës ekonomike   .Nese hapet Kutia e Pandorës, kjo do të hapët edhe në Maqedoni , në të cilin shtet nuk po realizohen të drejtat legjitime të  shqiptarëve shtetformues në këtë banana  republikë .Pushteti i deritashem i  fashistit Nikolla Gruevskit mori shumë hapa të rrezikshem duke vrarë shqiptarë të pafajshem sa hërë që deshti, së gjeti shqiptarë servilë  në pushtet.  Kumanovën e shëndrroi në varrë të shqiptarëve etnik.Shqiptarët e ndarë pa drejtësisht nga trungu i lashtë ilirik nese fillon ndryshimi i kufijve, jo shumë i besueshem që do të lejohen , duhet  të kanë një çasje shumë serioze  për bashkimin e trojeve etnike. Të kthehemi  pak të tema e referendumit në Bosnje.  Edhe pse Beogradi zyrtar po bëhët sikur nuk e përkrahë referendumin , pak  është  kjo  e besueshme . Dodik  nuk do të kishte kurrfarë mundësish  që krye në vete  ti hynte kësaj pune  të rrezikshme për paqën  . Dodik nese nuk e tërheqë datën e referendumit mund   të  provokon  një luftë të re të përmasave edhe më tragjike  në këtë shtet dhe më gjerë.Për të kërkuar përkrahje në këtë synim  udhëheqësi i serbeve në Bosnje,Millorad  Dodik   u takue më Vladimir  Putinin në Kremlinë .  Mbajtja eventuale  e referendumit do ta kthente kohën e viteve të 90-ta , dhe do  të ishte  një tjetër   avanturizëm i rrezikshem  serbo-rusomadh  në Ballkan. Duke pasur para sysh ende plagët e pa shëruara mirë në Bosnje nga pasojat e gjenocidit që shkaktuan forcat e regjimit kriminal  të Millosheviqit,  loja më zjarrë  në këtë republikë  , mund të sjellë   një konflikt ushtarak ku do të përfshiheshin  Rusia  , shtetet evropiane  bashkë më  Amerikën .Viktima të një lufte eventuale  prapë   do të ishin qytetarët .  Serbia e pa reformuar  vetëm verbalisht  po proklamohet kunder referendumit në Bosnje  . Që 16 vite  pas luftës në Kosovë , ky shtet më shërbimet e veta sekrete dhe  më bandat e ndryshme  nuk po pushon  në planet për  destabilizimin  e   Kosovës.  Bashkësia Ndërkombëtare shumë e ka faktorizuar  Serbinë   karshi Kosovës . Me ngulm strukturat  e BE-së  po punojnë që Serbia të bëhët pjesë e saj, kurse  Kosova ende   ka mbetur  e izoluar si në geto. Serbia nuk u dënua për gjenocid edhe pse la më mijëra viktima të pafajshme në Bosnje dhe në Kosovë. Synimi i Millosheviqit  dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve bashkë më Kishën Serbe ishte dhe ka mbetur  krijimi  i Serbisë së Madhe  .Nese këtë synim nuk e arritën më luftë , po e vazhdojnë në kushte të paqës.  Sinkronizimi i politikës së Beopgradit zyrtarë në Bosnje më Dodikun dhe në Kosovë më strukturat paralele serbe ,janë veprime të cilat  flasin së Serbia nuk ka hequr dorë nga planet e saja  ekspanzioniste .Ne këtë synim për Serbi të Madhe , është duke ua lehtësuar kur bëhët fjalë për Kosovën , kasta e  pa përgjegjshme  politike në pushtet.Gjithnjë e më shumë Serbia është duke e futur ndikimin  e saj politik në Kosovë. Në këtë drejtim janë duke ua bërë argatin  dashur ose pa dashur ,presidenti, Hashim  Thaçi dhe kryeministri, Isa  Mustafa , të cilët po nënshkruajnë marrveshje  ku preket statusi politik i Kosovës. Të gjitha marrveshjët e deritashme asgjë të mirë nuk i sollën vendit , përpos premtimeve nga ana e BE-së. Nese kercënimet dhe shanatazhet e Serbisë pinë ujë , dhe janë duke pasur  sukses , aq më afër  do të kan edhe  formimin e Serbisë së Madhe. Veriu ngadal po na del prej dorës , së nuk po ka kush e mbronë . Po cenohet seriozisht humbja e territorit edhe  më Malin  të Zi  më rastin e shënimit të vijës kufitare  .Ratifikimin në kuvend të Demarkacionit  e pa mundësuan Opozita bashkë me qytetarët. Thaçi dhe Mustafa nënshkruan  këto  marrveshje pa i bërë transparente para opinionit të gjerë publik. Tash së fundi sikur kan vepruar rregullisht  e zhvendosën vemendjën e opinionit  më temën e Kishës së Millisheviqit të ndërtuar midis Prishitnës , e cila kishë është fund e krye e karakterit politikë pushtues në Kosovë.  Lexues të ndëruar i përmenda këto fakte , por ka edhe shumë fakte të tjera të cilat nuk i kam theksuar , por ndoshta edhe i kam harruar ti përmend , të cilat flasin së Serbia po e vazhdon ofenzivën  politike në Bosnjë e veqmas në Kosovë për realizmin e planeve të saja pushtuese. Më këtë kastë politike në pushtet rruga bukur shumë  i është hapur …

Ministri i paedukatë i Arsimit! – Nga Florim Zeqa

Nëse nisemi nga  parimi se; “Dita e mirë shifet në mëngjes”, atëherë seanca e parë vjeshtore e Kuvendit të Republikës së Kosovës lenë pak për të dëshiruar. Përveq mungesës së kryeministrit, munguan edhe zv.kryeministrat dhe gjysma e kabinetit qeveritar.
Si zakonisht, dy pikat e para të seancës nxitën polemika dhe reagime mes deputetëve të grupeve parlamentare të kundërta në kuvend. Megjithatë pika më e nxehtë ishte ajo e “Pyetjeve të deputetëve drejtuar kabinetit qeveritar”.
Kësaj radhe në thumb të kritikave ishte Ministri i (paedukatë) i Arsimit, zoti Arsim Bajrami, i cili nuk qe në gjendje të jepë përgjigje të duhur lidhur me tenderin skandaloz 7 milionësh për botimin e librave shkollor,…nuk qe në gjendje të arsyetoj as stoqet me libra të përdorueshëm nga vitet paraprake që rrijnë në sirtarët dhe bodrumet e shkollave fillore dhe të mesme gjithandej Kosovës.
Ministri Bajrami, përveqse nuk ishte në gjendje të jepë përgjigje në rritjen e tenderit nga 5 që ishte vitin e kaluar në 7 milion për këtë vit, nuk dha spjegime shtesë për mënyrën si u dha tenderi 7 milionësh për këtë vit shkollor.
Poashtu Ministri i Arsimit, ishte i paqartë dhe jo bindës edhe për shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me dërgimin e librave shkollor për nxënësit shqiptar në Luginën e Preshevës, anipse gjithnjë thirrej në “marrëveshjen” e reciprocitetit me Serbinë, përderisa kjo e fundit për çdo vit i futë në Kosovë tekstet diskriminuese dhe materiale tjera propaganduese antishqiptare në Kosovë.
Ministri i paedukatë Arsim Bajrami, në vend që ta ndjejë peshën e përgjegjësisë për pamundësinë e parandalimit të hyrjes së librave nga Serbia në Kosovë, si gjithnjë “topin” ua hudhke doganave dhe policisë kufitare, gjoja si “përgjegjës” kryesor të moszbatimit të reciprocitetit të arritur me marrëveshjet e Brukselit.
Në këtë rast, qëllimisht dhe pa ndonjë pendesë Arsim Bajrami mundohej të largohej nga përgjegjësia që i takon nga hierarkia qeverisëse, si ministër i Arsimit dhe si nënshkrues i marrëveshjes së reciprocitetit për tekstet shkollore me Serbinë në Bruksel.
Injorimi i mësimdhënësve të viteve ’90, veprim i turpshëm e ministrit Bajrami
Në pyetjen e një deputeti për njohjen e meritave dhe kontributit të mësimdhënësve përgjatë viteve të ’90-ta në Kosovë, ministri Bajrami ishte sa cinik po aq edhe fyes; “Ishin pjesë e rezistencës së përgjithsme popullore, andaj nuk u takon asnjë lloj dekorimi apo njohje e kontributit për ato vite”.
Përderisa në shtetin e ri të Kosovës, çdonjëri që ishte I burgosur qoftë për vëllavrasje, hajni apo involvim në vepra më të rënda kriminale dhe korruptive, çdo ditë nga pushtetarët aktual dekorohet në emër të “kontributit” për shtetin e Kosovës,…atëherë vetvetiu shtrohet pyetja; pse u dashka të privohen nga ajo e drejtë mësimdhënësit, ata që sakrifikuan vetën dhe familjet e tyre, vetëm e vetëm për të mbajtur gjallë arsimin shqip për rreth një dekadë nën rrethanat e okupimit barbar serb?
Në anën tjetër, u dekoruan me titullin “veteran” të luftës, njerëzit që nuk kanë qenë fare në Kosovë gjatë përiudhës së luftës çlirimtare, e lëre më që nuk i kanë parë me sy vijat e frontit të luftës,…titullin “veteran” e kanë marrë edhe ish bashkëpunëtorët dhe spiunët e Serbisë, apo edhe dezertorët e luftës për liri, madje edhe grupet minoritare kanë gëzuar të drejtën të shpërblehen dhe të lavdërohen si “kontribuues” për shtetbërjen e Kosovës, kurse ata që dhanë gjithçka patën, dhanë maksimumin për të mbajtur gjallë shtetësinë e Kosovës, duke mbajtur gjallë arsimin shqip në kohët më të vështira,…çuditërisht dhe paradoksalisht kanë mbetur të anashkaluar dhe harruar nga shteti dhe shoqëria!
Ndërsa ministri i paedukatë, Arsim Bajrami, pa fije turpi thotë se nuk meritojnë asgjë!
Unë si mësimdhënës i viteve të 90-ta e kam një pyetje të sinqertë për ministrin e paedukatë Arsim Bajrami; “Ku ishit ju zoti ministër nga viti 1990-1999, në cilin “kamp” të rezistencë popullore ishit dhe cilit komunitet i përkisnit atë kohë?”,… kur ne që sakrifikonim çdo ditë për mbrojtjen e arsimit shqip dhe nuk nënshtroheshim, ndiqeshim, rraheshim, burgoseshim dhe vriteshim nga regjimi okupues serb.
Ju zoti ministër Bajrami, për punën që bëni sot në shtetin e lirë të Kosovës,
përveq pagave të majme, që në atë kohë ne nuk i kishim,…ju sot merrni edhe meditje shtesë dhe benificione të panumërta në emër të “shërbimit” për shtetin e  Kosovës, por që ju nuk i kualifikoni si shpërblim dhe as dekorata, por që në realitet janë zhvatje e përdithsme që i bëni shtetit të Kosovës.
A nuk janë shpërblime e  dekorata, mëditjet dhe benificionet që marrin deputetët dhe ministrat, madje edhe  pas përfundimit të mandateve,…ndërsa ju pa fije turpi injoroni kontributin e mësimdhënësve përgjatë viteve 1990-99.
Sot çdo kush ka të drejtë të përfiton në emër të “punës” dhe “angazhimeve” për shtetin e Kosovës, pos atyre që për një dekadë rresht dhanë çdo gjë për arsimin shqip dhe mos nënshtrimin ndaj okupatorit serb.
Seanca e parë vjeshtore e nxori edhe një të vërtetë të madhe, atë të pozicionit nënshtrues të kryeministrit të vendit ndaj grupit “Pronto”. Sikur të mos ishte kështu, ndaj deklaratës së ministrit të paedukatë të Arsimit kundër kontributit të mësimdhënësve shqiptar të viteve të ’90-ta, do duhej të raegonte menjëherë kryeministri Isa Mustafa, si ish ministër i Financave në Qeverinë në ekzil, apo siq e quajnë me të drejtë disa të tjerë, “Qeveria e Bukoshit”, nga e cila për çdo muaj ndaheshin nga 2 milion marka gjermane (donacione të mërgimtarëve) vetëm për financimin e sektorit të Arsimit.
Nëse e keni ndërgjegjën e pastër zoti kryeministër, fol dhe reago ndaj deklaratës skandaloze të ministrit Bajrami, pasi ai përveq që fyeu dhjetëramijëra mësimdhënës të viteve të ’90-ta, injoroi pjesën më të lavdishme të historisë së arsimit shqip në Kosovë.

Mbi 140 mijë punëkërkues të regjistruar në Zyrat për punësim, por numri i të papunëve është shumë më i madh

PRISHTINË – Papunësia vazhdon të mbetet fenomen shqetësues për shoqërinë, kurse sfidë për institucionet e Kosovës. Sipas shifrave zyrtare, tregu i punës në Kosovë vazhdon të jetë në gjendje më të rëndë krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas shifrave zyrtare, papunësia në Kosovë thuhet se është 32.9 për qind, kurse sipas shifrave të përfaqësuesve të punëtorëve, thuhet se niveli i papunësisë është 45 për qind.

Për të përmirësuar tregun e punës në Kosovë, autoritetet kompetente vazhdimisht kanë kërkuar nga të papunët që të paraqiten në zyrat e punësimit, të cilat funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Numri i përgjithshëm i të regjistruarve në këto zyra, është rreth një qind e dyzet mijë punëkërkues.

Rreth tetë mijë është numri i punëkërkuesve me nivel të lartë të arsimimit.

Por, të dekurajuar nga mundësia e gjetjes së një vendi të lirë të punës nga regjistrimi në këto zyra, jo të gjithë të papunët kanë vendosur emrat në këto lista.

Arbeni, 27-vjeçar është i papunë dhe para dy vjetësh thotë se ka qenë i regjistruar në zyrtar e punësimit. Por, ai tregon se është çregjistruar për shkak se nuk ka arritur të sigurojë ndonjë vend pune nëpërmjet këtij departamenti.

“Kam qenë i regjistruar në zyrat për punësim, por ishte e pamundur për të gjetur një punë dhe më vonë jam çregjistruar nga ajo zyre, sepse është e kotë. Tash nuk kam punë të qëndrueshme. Punoj herë pas here në sektorin privat, çka ka nevojë”, thotë Arbeni.

Kurse, i riu tjetër, Besnik Thaçi, student në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe i Sportit, tregon se edhe gjatë studimeve ka kërkuar punë jashtë profesionit të tij, por nuk ka arritur të sigurojë.

Ai thotë se nëse arrin të gjejë ndonjë punë, pas përfundimit të studimeve, do të regjistrohet në këto zyre.

“Punë kam kërkuar, jo në profesionin tim. Pasi dëshiroj të punoj edhe për përvojë pune, por edhe për mjete financiare”, tregon Besniku.

Edhe nënkryetari në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK) Alush Sejdiu, për Radion Evropa e Lirë, thotë se jo të gjithë të papunët janë të regjistruar në zyrat e punësimit.

“Për arsye se edhe pritjet janë të gjata dhe zgjidhja e kërkesave të tyre. Kështu që njerëzit janë demotivuar nga pritjet dhe nuk janë regjistruar. Por, duhet të tregojmë edhe çështjet pozitive, zyra e punësimit ka bërë një avancim, ka një program të avancuar të evidentimit me financim të Bashkimit Evropian”, thotë Sejdiu.

Sidoqoftë, sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, thuhet se numri i përgjithshëm i punëkërkuesve të ndërmjetësuar në punësim të rregullt përmes Zyrave të Punësimit për vitin 2016 është rreth 3.000 – prej tyre mbi 1.000 janë femra.

Kjo ministri, ndërkaq, bën të ditur se vitin e kaluar ka arritur të punësojë mbi 17 mijë persona.

Ndryshe, sipas rezultateve të anketës së fuqisë punëtore për vitin 2015, publikuar në muajin qershor të këtij viti, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se dy të tretat e popullsisë së Kosovës nga 15 deri në 64 vjeç, është në moshë pune, por rreth 150 mijë persona të kësaj moshe vitin e kaluar kanë qenë të papunë.

Ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se shifrat zyrtare të punësimit nuk janë reale. Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi, shifrat e papunësisë në Kosovë i quan shifra kabinetike.

Rexhepi thotë për Radion Evropa e Lirë se ulja e papunësisë nuk mund të bëhet pa ndonjë zhvillim ekonomik, e në Kosovë nuk ka pasur ndonjë përmirësim që reflekton në uljen e shkallës së papunësisë.

“Prandaj, nëse kjo qeveri apo cilado qeveri tjetër, nuk nxit cikël investiv, nuk krijon ambient për një rritje shumë më të madhe ekonomike, atëherë problemet do të mbesin të njëjtat dhe ndoshta premtimet do të jenë të njëjta, meqenëse nuk po shoh dhe nuk po vërej një veprim konkret apo një vizion të qartë se si të nxitet zhvillimi ekonomik”, thotë Rexhepi.

Ai thotë se kohëve të fundit institucionet e Kosovës, kanë anashkaluar problemet ekonomike, duke u fokusuar në problemet politike.

“Mund të zgjidhet edhe problemi i demarkacionit, edhe problemi i Asociacionit të Komunave, dhe çfarëdo problemi tjetër mund të tejkalohet. Por, problemi i zhvillimit ekonomik dhe problemi i punësimit do të mbesin probleme akute që kërkojnë një konsensus dhe një fokusim afatgjatë, meqenëse nuk janë çështje që mund të përfundojnë me një vit pune apo me një mandat”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë, Ibrahim Rexhepi.

Po, sipas anketës së Agjencisë se Statistikave të Kosovës, pjesa më e madhe e të papunëve u përket personave të moshës 15 deri në 34 vjeç, që përbëjnë 62 për qind të të papunëve.

Shkalla më e lartë e papunësisë paraqitet te personat me nivel të ulët të arsimimit, me rreth 74 për qind.

Po, gjatë vitit 2015, rreth 14 për qind e të papunëve, nuk kanë kërkuar punë, sepse nuk besonin se kishte punë në dispozicion dhe janë dekurajuar nga kjo çështje.

Papunësia, e vlerësuar nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare si problem kryesor për shoqërinë, për çdo fushatë elektorale, nga partitë politike është shfrytëzuar si premtim kryesor.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partitë politike kishin premtuar krijimin e 120, eventualisht 200 mijë vendeve të reja të punës. (REL)

Adem Salihaj: Vazhdoj të jem kundër koalicionit me PDK-në

Deputeti nga LDK-ja, Adem Salihaj, ka thënë se vazhdon të jetë prapa mendimit që koalicioni me PDK, nuk është dashur të ndodhte.

“Unë kam qenë kundër koalicionit, gjithmonë e kam pohuar nuk e kam ndryshuar këtë qëndrim, ne kemi fituar vota duke thënë se nuk do bëjmë koalicion me PDK-në”, tha Salihaj.

“Unë nuk kam simpati për këtë koalicion dhe qeverisje, sado që mund të themi të jemi real se korrupsioni nuk është sikur ka qenë në qeverisjen e Thaçit. Mustafa disa e ka ndaluar atë trend negativ, por aspekti negativ i gjithë kësaj është se ne ja kemi mundësuar një vazhdim të qeverisjes një strukture që sipas mendimi tim nuk i bënë mirë Kosovës dhe nuk është dashur të jetë në pushtet”.

Salihaj ka thënë se është i bindur se LDK-ja ka pësuar në elektorat pasi ka bërë koalicion me PDK-në.

Ai gjithashtu ka thënë se premtimet e fushatës natyrisht që nuk janë arritur, pasi për një mandat nuk mund të realizohen të gjithë ato premtime.

“Premtimet e fushatës nuk mund të bëhen asnjëherë në tërësi, nëse është premtuar të punësohen 200 mijë nuk është mundur në katër vite”.

Duke folur për vrasjet e pasluftës, Salihaj ka thënë se nuk beson se do zbardhen, raporton Klan Kosova.

“Natyrisht që deri më tani nuk janë zbardhur dhe unë nuk pres që të zbardhen”.

“Asnjë hap nuk ka mundur të bëhet sepse ato struktura që janë të involvuara në ato raste janë aty, e natyrisht që nuk do e zbulojnë vetveten. Këto raste mund të zbulohen kur në Kosovë qeverisë një forcë që nuk ka lidhje me krimin”.

Salihaj ka folur edhe për qëndrimin e tij lidhur për marrëveshjen e Demarkacionit.

“Tani për tani është një lloj qetësie, nuk e di kur do të jetë seanca e ardhshme por deri më tani nuk ka asnjë ndryshim në çështjen e Demarkacionit, tani për tani qëndrimet mbesin ato që i kemi pasur, unë vazhdoj ta kem qëndrimin që Demarkacioni nuk është në rregull dhe duhet të rishikohet si proces në mënyrë që të bëhet përpjekje së bashku me Malin e Zi”.

“Në këtë variant nuk do e votoj”, tha ai.

Salihaj, ka thënë se për çështjen e Demarkacionit ka biseduar me anëtarët e partisë së tij, mirëpo asnjëherë nuk ka pasur presion që ta votojë këtë formë të kësaj marrëveshje.

“Kemi pasur shumë biseda me strukturat e partisë në shumë nivele, bisedat kanë qenë korrekte, dashamirëse, nuk ka pasur shantazhe, ka pasur përpjekje që të na bindin që Demarkacioni është në rregull dhe faktet që janë marrë parasysh janë ato që janë të kadastrit”.

Ai ka thënë se asnjëra prej opsioneve, pra as miratimi e as mosmiratimi i kësaj marrëveshje nuk i bëjnë mirë Kosovës.

“Të dy variantet nuk janë të mira, edhe miratimi edhe mosmiratimi i sjellin dëme Kosovës. E keqja më e vogël është nëse nuk miratohet, se sa të miratohet”,tha Salihaj.

Gjuriq: Në ‘Luginën e diellit’ po vendosen serbë të Kralevës

 Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar në Kralevë se në vendbanimin “Lugina e diellit”, e cila është duke u ndërtuar në komunën e Zveçanit, fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, do të vendosen serbë që aktualisht jetojnë në Kralevë.

Sipas një komunikate të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të cilën e përcjellin mediet serbe në veri të Mitrovicës,  Gjuriq ka thënë se në Kralevë aktualisht jetojnë më shumë se 20 mijë refugjatë nga Kosova, të cilët presin të kthehen në Kosovë, shkruan gazeta ‘Zeri’.

“Jemi marrë vesh që drejtuesit e Kralevës të kyçen në procesin e regjistrimit të familjeve të interesuara të kthehen në Kosovë dhe të jetojnë në lagjen ‘Sunca Dolina’, popullimi i së cilës do të fillojë pas përfundimit të ndërtimit të këtij vendbanimi, pas dy vjetësh.

‘Suncana Dolina’ do të përfundojë në vitin 2018. Do të thotë se në mesin e vitit 2017 ne duhet që njerëzve t’ua paraqesim se ku saktësisht dëshirojnë të kthehen, se si duken ato shtëpi, në të cilat secili prej nesh do të dëshironte të jetonte, sepse nuk bëhet fjalë për ndërtesa sociale, por objekte kualitative”, ka thënë Gjuriq në takimin me kryetarin e Kralevës, Predrag Terziq.

Mustafa e Vuçiçi pritet të dialogojnë në Nju Jork

Për nëntë muaj nuk kanë zhvilluar as edhe një takim mes tyre në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ai i Serbisë Aleksandër Vuçiçi, ua kanë lënë vartësve të tyre vazhdimin e dialogut në nivel teknik.

Në anën tjetër, e gjithë energjia e ministres për Dialog, Edita Tahiri, dhe drejtorit për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është përqendruar në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët.

Të dyja palët i vunë kushte njëra-tjetrës për zbatimin e marrëveshjeve. Madje, kjo periudhë u karakterizua me bisedime që zgjatën edhe mbi 20 orë, e në shumicën e rasteve përfunduan pa rezultate.

Se kur kryeministrat do të mund të takohen, këtë nuk e dinë në zyrën e Isa Mustafës.

Por, ata mund të takohen shumë shpejt, pasi vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mustafa e Vuciq do ta shfrytëzojnë edhe për të biseduar për ecurinë e dialogut të filluar në vitin 2011.

Kosova larg anëtarësimit në INTERPOL

Kosova, me gjasë, do të duhet të presë anëtarësimin në dy organizatat ndërkombëtare të sigurisë, INTERPOL dhe EUROPOL, për të paktën edhe një vit tjetër, thonë njohës të mirë të rrethanave të sigurisë.

Sipas tyre, anëtarësimi i Kosovës në Interpol, së fundi, është zvarritur edhe për shkak të, siç thuhet, mos saktësimit të afatit kohor për shqyrtimin e kërkesës së saj nga mekanizmat që drejtojnë këtë institucion ndërkombëtar.

Në prillin e vitit të kaluar, Kosova aplikoi për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se Kosova me mekanizmat e saj të sigurisë është e gatshme për të qenë pjesë e Interpolit dhe po bëhen përpjekje për të arritur këtë synim.

Shqipe Mjekiqi, këshilltare e lartë politike e ministrit të Punëve të Brendshme, i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës janë duke zhvilluar aktivitete lobuese që Kosova sa më parë të jetë pjesë e INTERPOLIT dhemekanizmave të tjerë ndërkombëtarë të sigurisë.

“Aplikacioni i Kosovës në Interpol është marrë parasysh nga komiteti ekzekutiv, mirëpo komiteti ka vendosur sikur aplikacionin e Kosovës po ashtu edhe të Ishujve Solomon dhe të Palestinës të mos e fus në agjendë të Asamblesë së Përgjithshme për këtë vit, që do të mbahet në fillim të nëntorit. Ajo do të lihet për një rast tjetër, pasi që komiteti ekzekutiv të çojë misione vlerësimi në këto tri vende që kanë aplikuar, për të parë nëse ato janë të gatshme për anëtarësim”, tha Mjekiqi.

Sipas saj, nga mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe EUROPOL nuk dëmtohet vetëm Kosova dhe rajoni, por edhe vendet e tjera në Evropë dhe me gjerë.

“Në qasje, në informacione, një shkëmbim i drejtpërdrejt i informacioneve do të ishte kontributi më i madh që anëtarësimi i Kosovës do të jepte. Mirëpo, tash për tash, dëmtohet (Kosova) meqenëse policia nuk mund të shkëmbejë informacione të drejtpërdrejta me INTERPOL-in dhe nuk mund të marrë informata”, tha Mjekiqi.

Ndryshe nga INTERPOL-i, anëtarësimi i Kosovës në EUROPOL – një mekanizëm i sigurisë në Evropë – varet nga anëtarësimi i saj në BE, thotë Mjekiqi, duke shtuar se Kosova ka një lloj bashkëpunimi me këtë mekanizëm dhe do që të nënshkruajë me EUROPOL-in një marrëveshje strategjike.

Pavarësisht faktit se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, këtu e 8 vjet më parë, ajo nuk ka arritur të bëhet anëtare e një numri organizatash ndërkombëtare, përfshirë edhe dy mekanizmat e rëndësishëm të sigurisë, që sipas analistëve vendorë,e bën më të vështirë edhe punën e saj në luftimin e krimit të organizuar, krimit tejkufitar dhe mbi të gjitha ekstremizmin e dhunshëm.

Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj, ka vendosur bashkëpunim me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in, por shkëmbimi i informatave kryesisht bëhet përmes Zyrës së Administratës së Kombeve të Bashkuara, që ka trashëguar Misionin e OKB-së në Kosovë, pas ristrukturimit të tij.

Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Kosovës thotë se institucionet përgjegjëse kanë kryer përgatitjet e nevojshme dhe infrastrukturën e brendshme për anëtarësim në INTERPOL dhe EUROPOL.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Valon Murtezaj, i tha Radios Evropa e Lirë se anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë është në vizionin e fuqizimit të shtetit të Kosovës.

“Kosova plotëson standardet në masën me të madhe, por megjithatë janë edhe disa hapa të cilët duhet të koordinohen mirë, sepse kjo është çështje e votave dhe shpesh herë është e nevojshme që të kesh numrin e duhur të përkrahësve, në forumet vendimmarrëse, për t’u anëtarësuar. Kosova është në rrugë të mirë në këtë drejtim”, tha Murtezaj.

Por, për përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që merren me çështje të sigurisë, anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat e sigurisë do të ketë vështirësi për shkak të, siç thonë, ngecjes në fushën e lobimit.

Donika Emini, hulumtuese në Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, tha për Radion Evropa e Lirë se është më me rëndësi fushata e lobimit për anëtarësim sesa vetë aplikimi pa një mbështetje.

“Anëtarësimi në INTERPOL nuk është vetëm çështje teknike; është çështje plotësisht politike. Kosova këtu ka stagnuar plotësisht. Deri tani nuk është vërejtur që është bërë ndonjë lëvizje drejt lobimit më të fuqishëm të Kosovës në lidhje me ketë çështje”, tha Emini.

Dy institucionet ndërkombëtare të sigurisë, EUROPOL dhe INTERPOL, janë mekanizmat më të rëndësishëm dhe njëra nga detyrat e tyre shtrihet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në luftimin e krimit, të çdo lloji. (REL)


Send this to a friend