trenit modern rus-Beograd- Mitrovicë (14 janar 2017).
Treni i bukur-modern rus, por me përmbajtje çetniko-nazifashiste serbe, nuk kalon në Kosovë! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI
trenit modern rus-Beograd- Mitrovicë (14 janar 2017).
Zëdhënësi i KFOR-it, nënkoloneli Max Barbacini,në një prononcim për gazetën “Zëri”, u ka bërë thirrje palës serbe dhe asaj kosovare për vetëpërmbajtje dhe të angazhohen për dialog. Megjithatë, sipas tij, KFOR-i është i gatshëm për çfarëdo situate, e cila ka nevojë për intervenimin e tyre
Tentimi që treni i nisur nga Beogradi me mbishkrimet “Kosova është Serbi”, të hyjë në Kosovë, ka kaluar të gjitha kufijtë e “normalitetit” të provokimeve të deritashme nga ana e Serbisë. Ky rast, nga ekspertët e sigurisë në vend, po shihet si “luftënxitëse”, dhe që ka cenuar situatën e sigurisë në Kosovë. Madje, sipas tyre, në pikëpyetje është edhe vetë stabiliteti rajonal, transmeton zeri.info. Megjithatë, sipas Policisë së Kosovës, nuk ka vend për shqetësime në nivel shtetëror për gjendjen e sigurisë. Ata vlerësojnë se situata është e qetë dhe e “brishtë” në pjesën veriore të Mitrovicës. Për këtë arsye edhe kanë ngritur në dispozicion të gjitha kapacitetet që kanë. E presidenti serb, Tomislav Nikoliç, dje ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë Nacionale, pas së cilës ka thënë se Serbia është e gatshme të nisë edhe ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohen jetët e serbëve.
E rreth krejt kësaj situate reaguesi i tretë për sigurinë në vend, KFOR-i, në një prononcim për gazetën “Zëri”, u kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të angazhohen në dialog, duke shtuar se ata do të jenë të gatshëm për çfarëdo lloj situate që paraqitet në terren.
Vështrim Treni shovenist ruso –serb dhe politika serioze e shteteve perëndimore?! Nga Skënder MULLIQI
U kthye mbrapa treni ruso- serb më do udhëtarë që Zoti e di qka ishte puna e tyre sigurisht njerëz të sherbimeve sekrete , të cilët morën një aventurë ndoshta më shumë mediatike e që do ta tregoi koha . Kjo aventurë e Serbisë dhe e Rusisë nuk është asgjë e re për shqiptarët e Kosovës. Tashmë jemi mësuar që shumë vite më provokimet serbe në veri për destabilizimin e Kosovës. Edhe në disa shkrime në kohën e fundit e kam theksuar faktin e ofenzivës politike të Putinit dhe Vuqiqit në Ballkan . Të gjitha provokimet tjera për mua kan qenë shumë më të rrezikshme se provokimi i fundit më tren i mbular më ikonografinë e qetnikizmit serbë në pushtet. Nese vërtetë ka pasur diqka serioze në gjithë këtë lojë të re serbo -ruso , ishte më duket mua vëtem një matje e impulsit së pari të Amerikës e cila në krye më Obamën shumë i lëshoj pe hegjemonizmit rusomadh në Lindje të Mesme(Siri) dhe i lëshoi pe më rastin e aneksimit të Krimës dhe të Gjeorgjisë. Kur në krye të Amerikës po vjen i pa parashikuari në politikë, Donald Tramp, sigurisht së rusët të cilët po mundohen që ta bëjnë Trampin ashtu të thëm mik më zor, me duket së veq u ka hy frika në palc. Trenin serbë e ndali nese dojmë të bëhemi serioz në politikë bashkësia ndërkombëtare duke mos e lejuar edhe njëherë tjetër talljen ruso- serbe në shpinë të BE-së dhe Amerikës. Ishte bërë mjaftë më më matje të pulsit të shteteve të BE-së dhe Amerikës nga aventurat e parreshtura të diktatorit, Vlladimir Putin dhe Serbisë ne veri. NATO dhe BE sigurisht së nuk janë tiger prej kartoni që të frikësohen nga nje aventurë më tren të qetnikut Vuqiq . Të lejohet një aventurë e tillë e serbëve të pa besë vështirë të mendohet . Kjo aventurë ishte tepër sipërfaqësore për politikën serioze botërore. Sido që të jetë çdo respekt për mobilizim të foracave të rendit të Kosovës . Gjithë ai investim i bërë në Kosovë nga bashkësia ndërkombëtare nuk lejohet të vihet në pëshore më trena të tillë të vizatuar me ikonografi shoveniste serbe. Si duket ne shqiptarëve më shumë na udhëheqin emocionet së sa bërja politikës serioze dhe pragmatike . Secili nga udhëheqësit shtetëror do të vrapojnë që këtë sukses tia atribuojnë në një mënyrë ose tjetër vetit, e që në fakt është krejt ndryshe. NATO ishte aty dhe nuk kishte asnjë rrezik që treni qesharak serb të futët në Kosovë . Presidenti i PDK dhe LDK –së, Hashim Thaqi doli më deklaratë së treni nuk bënë të lejohet të futën në Kosovë. Unë e thëm së sa për Thaqin treni nuk do të ishte ndalur . Në qershor të vitit 2014, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, 100 forca speciale serbe ishin futur në veri të Mitrovicës . Forcat tona policore në kufi u kthyen më një polic të vrarë dhe u kthyen më bisht nën shalë. Puna e ndalimit të trenit është punë ekskluzive nese thirremi ne organe, e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme , dmth punë e Qeverisë së Kosovës , e jo kompetencë e kryetarit . Thaçi me duket mua e shfrytëzoi rastin per të bërë më shumë fushatë elektorale karshi PDK-së në krizë të thellë. Duket ashiqare së ky koalicion është lëkundur shumë më ngjarjet jo të mira politike që ndodhën në kohën e fundit, dhe më krizën e pafundshme ekonomike .Ndalimi i trenit serbë mund të shikohet edhe nga ky kënd ,për tia shpëtuar sado pak fytyrën faktori ndërkombëtar kësaj qeverie të kolapsuar .Deklarata e kryeministrit serb, Aleksandar Vuqiq së “shqiptarët mos të provojnë më i sulmuar më armë serbët në Kosovë dhe Metohi , sepse Serbia këtë gjë nuk do ta lejon” , është deklaratë provokuese , kur dihet së veprimet e pushtetit të Beogradit zyrtar janë duke e rrezikuar të ardhmën e minoritetit serbë në Kosovë. Dhe, së provokime për luftë gjithnjë po vijnë nga Beogradi zyrtarë i cili nuk po e pranon realitetin e krijuar pas luftës . Sa më parë që shovenisti Vuqiq e pranon pavarësinë e Kosovës aq më mirë do të jetë për minoritetin serbë. Ku jemi të planet gjeostrategjike dhe gjeopolitike ne botë , edhe stacionimi i forcave ushtarake amerikane në Poloni e ka domethënjën e caktuar në këtë kohë të krizës globale …Nuk do të lejohet një destabilizim i ri apo aventurë ushtarake e re si duket nga Amerika në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo u nënkuptua edhe nga deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delavi më rastin prononcimit të tij lidhur më trenin ruso -serb…
Në stacionin hekurudhor Jarinja e Poshtme tek vendkalimi kufitar Jarinjë, nga ora 20:00 e së shtunës gjendeshin rreth njëqind policë kosovare dhe pjesëtarë të njësiteve special ROSU, lajmëron reporter i AA-së nga vendi i ngjarjes
NOVI PAZAR/JARINJË –Në veri të Kosovës, afër vendkalimit kufitar Jarinjë mbrëmë ka patur përforcim nga forcat e Policisë së Kosovës dhe njësitet speciale ROSU, ndërsa pasi që treni i cili u ndalua në Rashkë u nis drejt Beogradit, filloi edhe tërheqja e pjesëtarëve të forcave kosovare të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në stacionin hekurudhor Jarinja e Poshtme tek vendkalimi kufitar Jarinjë, nga ora 20:00 e së shtunës gjendeshin rreth njëqind policë kosovare dhe pjesëtarë të njësiteve special ROSU me së paku 20 automjete të blinduara dhe të tjera, lajmëron reporter i AA-së nga vendi i ngjarjes. Pjesëtarët e policisë kosovare u tërhoqën nga Jarinja.
Policët kosovarë gjendeshin përgjatë binareve, ndërsa pjesëtarët e njësiteve ROSU, në afërsi të rrugës magjistrale Jarinjë-Mitrovicë. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk e ndalën trenin, ndërsa në këtë vend erdhën sonte rreth orës 18:00 kur pritej që këtu të kalonte treni Beograd-Mitrovica e Kosovës i cili u ndal në Rashkë, dhjetë kilometra nga Jarinja.
Para ardhjes së policisë kosovare në Jarinjë të Poshtme u mblodhën rreth pesëdhjetë serbë nga veriu i Kosovës, por u shpërndanë.
Treni pas 18 viteve sot në mëngjes u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, ku pas ndaljes në Rashkë u nis për në Beograd rreth orës 20:40.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç sonte në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Qeverinë e Serbisë deklaroi se treni, sot pasdite është ndaluar për shkak të përpjekjeve për minimin e hekurudhës. Vuçiç, duke u bërë thirrje serbëve që të jenë të qetë, theksoi se vendimi i tij në atë moment ishte që të ndalet treni në Rashkë, dhe se është krenar me atë vendim dhe se Serbia dëshiron paqe.
Nga Policia e Kosovës, lidhur me informacionet se janë vendosur mjete shpërthyese përgjatë hekurudhës drejt Mitrovicës, theksohet se policia mori të gjitha masat që të kontrollohet hekurudha se deri tani nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Treni me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me motive dhe fotografi të kishave dhe manastireve ortodokse nga Kosova sot në mëngjes u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës së Kosovës. Në trenin i cili është donacion nga Rusia ishin kryesisht gazetarë.
Linja e rregullt e trenit në relacionin Beograd – Mitrovica e Kosovës nuk qarkullon nga viti 1999.
“Sipas Rezolutës 1244 Serbia nuk ka kurrfarë juridiksioni në Kosovë, e cila nënkupton që nuk ka as mbi qytetarët e Kosovës”, deklaroi Vllasi
PRISHTINË – SIBEL VEZAJ
Duke iu referuar bazave ligjore dhe përvojave të mëparshme të ngjashme, analistët në Kosovë, por edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk besojnë se ish-kryeministri dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të ekstradohet në Serbi.
Azem Vllasi, avokat dhe njohës i rrethanave politike në rajon, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) ka shprehur mendimin se ndalimi i Haradinajt nga autoritetet franceze, me një urdhërarrest të Serbisë është një provë tjetër e arrogancës dhe një provokim i qartë i Serbisë. Ai theksoi se nuk ka baza juridike që Haradinaj të ekstradohet në Serbi. Vllasi vuri në dukje se të gjitha provat dhe dëshmitë që eventualisht i ka pasur Serbia, ia ka dorëzuar Tribunalit të Hagës deri në vitin 2004, në bazë të së cilave në vitin 2005 është ngritur aktakuza kundër Haradinajt. Ai rikujtoi se në bazë të tyre, pas dy proceseve gjyqësore në Tribunalin e Hagës, Haradinaj ishte liruar.
“Thëniet se ka prova të reja janë një gënjeshtër e pastër, sepse ata nuk mund të kenë prova të reja për vitin 1999, meqë provat e fundit janë dorëzuar deri në vitin 2004. E dyta, sipas Rezolutës 1244 Serbia nuk ka kurrfarë juridiksioni në Kosovë, e cila nënkupton që nuk ka as mbi qytetarët e Kosovës”, deklaroi Vllasi.
Ai po ashtu theksoi se nëse Serbia eventualisht do të kishte prova të reja, ato do të mund t’i dërgonte nëpërmjet BE-së, pra Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), i cili merret me raste të tilla, dhe i cili tashmë ka proceduar disa raste nga koha e luftës ndaj disa të ish-komandantëve të UÇK-së. Ai vlerëson se akuzat dhe pretendime e tilla të Serbisë për gjykimin e qytetarëve të Kosovës për vepra të kryera para dhe pas luftës në Kosovë do të jenë një pengesë e përhershme për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
As Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë nuk beson se mund të shkojë gjendja deri në ekstradimin e Haradinajt. Në një prononcim për AA, Blakaj theksoi se nëse shikohet edhe në rastet e mëparshme, si në ndalimin e Haradinajt në Slloveni dhe në arrestimin e komandantit të forcave boshnjake në Srebrenicë, Naser Oriç në Zvicër, shihet se nuk ka ndodhur ekstradimi në Serbi.
Ai vuri në dukje se akuzat e Serbisë për krime lufte janë të vjetra më shumë se dhjetë vite dhe se duhet të tërhiqen, posaçërisht tani kur fillon punën Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë. Nëse Serbia është e interesuar për të drejtat e viktimave të luftës, e që sipas tij “edhe duhet me qenë e interesuar”, Blakaj theksoi se për këtë Serbia duhet të gjejë një mënyrë tjetër, e cila mund të ndodhë përmes dialogut të Brukselit dhe bashkëpunimit me sistemin e drejtësisë në Kosovë.
“Kosova tani ka një Prokurori Speciale për krime lufte dhe tashmë ajo ka ngritur disa aktakuza dhe ka nisur disa gjykime. Për këtë arsye mendoj që vetëm përmes bashkëpunimit me sistemin gjyqësor të Kosovës dhe me Gjykatën Speciale mund të dorëzohen dëshmitë të cilat i posedon Gjykata Speciale e Serbisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet drejtësia për viktimat e krimeve të luftës”, tha Blakaj.
Ai po ashtu theksoi se Serbia nuk duhet vetëm të dorëzojë dëshmi, por edhe duhet të pranojë dëshmitë prej shteteve tjera, sepse sipas tij edhe në Kosovë janë mbledhur dëshmi të shumta për krime të luftës të kryera nga personat që jetojnë në Serbi. Meqë ata nuk jetojnë në Kosovë, Blakaj u shpreh se as aktakuzat nuk mund të ngriten në Kosovë. Sipas mendimit të tij, bashkëpunimi rajonal në fushën e drejtësisë duhet të jetë çelësi i ndjekjeve penale për kriminelët e luftës nga të gjitha vendet e rajonit.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i AAK-së, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze bazuar në bazë të një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Ndërkaq, më 12 Janar ai u lirua me kusht nga autoritetet franceze, ku Gjykata e Apelit në Colmar deklaroi se janë në pritje të dokumenteve të nevojshme nga qeveria e Serbisë. Gjatë kësaj periudhe Haradinaj do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore dhe në bazë të lirimit me kusht, ai është i detyruar të paraqitet dy herë në javë tek policia franceze dhe i kufizohet ardhja e tij në Kosovë. Haradinaj edhe në vitin 2015 ishte arrestuar në Slloveni dhe më pas ishte liruar.
Ministrja Tahiri ka kërkuar nga BE-ja që ta ndalë trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, duke theksuar se ky është një provokim i radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë
PRISHTINË – Ministrja për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar për paralajmërimin e Serbisë se nesër do të bëhet prezantimi i linjës hekurudhore Beograd – Mitrovicë.
Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se me këtë rast ministrja Tahiri ka kërkuar nga BE-ja që ta ndalë trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, duke theksuar se ky është një provokim i radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.
“Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve. Paralajmërimi i bërë për të lansuar linjën e re ilegale Beograd – Mitrovicë që nga dita e nesërme, është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën, ka theksuar ministrja Tahiri.
Duke vënë në dukje se Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, ministra Tahiri është shprehur se faktori ndërkombëtar duhet ta ndalë Serbinë.
“Serbia ka agjenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën edhe partnerët ndërkombëtar. Tashmë ky është një provokim i hapur kundër Kosovës, që tregon se Serbia ka dalur hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë nacionale të saj”, ka deklaruar ministrja Tahiri.
Kjo linjë është iniciuar nga e ashtuquajtura Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë, e cila lansohet për herë të parë që nga viti 1999. Drejtori i kësaj Zyre, Marko Djuric është shprehur për mediat serbe se ky tren është i zbukuruar me motive të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se marrëveshjet e Thaçit e Mustafës me Beogradin, kanë bërë që Serbia të kthehet në Kosovë.
“A DONI DËSHMI TJETËR PËR DORËHEQJEN E QEVERISË SE KOSOVËS?
Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?! Shikoni ku përfunduan?! Përfunduan në kthimin e Serbisë në Kosovë!
Qytetarët duhet të shikojnë se çka prodhuan, marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe ajo e 25 gushtit 2015!
Për marrëveshjen e 19 prillit deputetëve ju pata thënë: Kjo marrëveshje kështu si është, është e papërfunduar dhe nuk kemi mundësi të dimë se çka po votojmë!
Megjithatë marrëveshja i mori mbi 85 vota?!
Nuk e di sesi ndihen sot, ata që e votuan!
Nuk besoj që duhet ndonjë dëshmi tjetër, për dorëheqjen e kësaj Qeverie?!”, ka shkruar ai.
Prishtinë, Janar 2017
Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Beogradin zyrtar për, siç thonë, “qasje destruktive jo vetëm në raport me dialogun, por edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me lehtësim të BE-së, posaçërisht pas ndalimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe këmbënguljes së Serbisë për ekstradim të tij.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në një pergjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, tha se “Serbia mund të izolohet në mendësinë e saj të vjetër që nuk sheh përtej Moskës, nëse nuk dëshiron fqinjësi me Kosovën”.
“Kosova ka një raport të qartë ndaj Serbisë, e që ka për bazë parimin tonë themelor që vetëm njohja e ndërsjellë mes dy shteteve sjellë paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Ky dialog që po zhvillohet ne Bruksel ka këtë si qëllim final dhe është në kuadër të këtyre qëllimeve”, është përgjigjur Tahiri.
Autoritetet në Prishtinë i bënë të qartë autoriteteve serbe se do të mund të përgjigjen, siç thonë, “me masa reciprociteti” nëse, siç thanë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, “ajo nuk heq dorë nga përndjekja e qytetarëve të Kosovës”.
Qeveria i ndaloi hyrjen në Kosovë presidentit serb Tomisllav Nikoliq në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse, duke arsyetuar veprimin me ‘mosrespektim të procedurave’.
Por, Qeveria e Serbisë në një mbledhje të saj urgjente, ditën e premte, pas vendimit të një gjykate në Francë për lirim me kusht të Ramush Haradinajt, deri në shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga kërkesa e saj për dorëzimin e Haradinajt në Serbi, për siç thuhet, ‘përballje me drejtësinë’
“Serbia nuk do të tërhiqet nga kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt“, tha ministrja e Drejtësisë në qeverinë serbe, Nela Kuburoviq.
“Ne shpresojmë që Franca do të sillet në mënyrë profesionale dhe në harmoni me aktet ndërkombëtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt për faktin se ne i plotësojmë të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me kërkesën tonë për ekstradim“, ka thënë Kuburoviq, duke nënvizuar faktin se përveç tjerash, organeve franceze u është prezantuar fakti “se në në aktakuzën e zgjeruar ndaj Haradinajt nga prokuroria serbe, janë përfshirë edhe 30 dëshmitarë”.
Prokuroria serbe për krime lufte pretendon se Ramush Haradinaj ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë periudhës së viteve 1998-99, pavarësisht se ai, mbi akuzat e njëjta, ishte gjykuar dhe shpallur i pafajshëm në dy raste, në proceset që janë zhvilluar nga Tribunali i Hagës.
Rasti Haradinaj ngriti edhe më tutje dilemat nëse, siç thonë njohësit e rrethanave, se ‘të dyja palët janë të interesuara që të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore”.
Ky proces ndërkaq, u vlerësua të jetë cenuar në disa raste, para ndalimit të zotit Haradinaj, përmes ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës, zvarritjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, paralajmërimit të Beogradit për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Analistët në Kosovë thanë se rasti Haradinaj duhet të shërbejë “si një alarm që institucionet e Kosovës se duhet ndryshuar qasjen ndaj Serbisë”.
Analisti politik Artan Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se është e qartë se Kosova si vend fqinj me Serbinë, gjithmonë ka qenë konstruktive në drejtim të përmirësimit të raporteve mes dy shteteve.
“Qeveria e Kosovës duhet të jetë me e zëshme në Bruksel, shumë më serioze dhe t’i vendos disa pika të kuqe përtej të cilave nuk mund të kalojë. Pra, cenimi i dinjitetit të qytetarëve dhe mungesa e vullnetit të plotë për aplikimin në realitet të të gjitha marrëveshjeve që janë realizuar deri me tash e bën absurde dhe të pakuptueshme secilin vazhdim të bisedimeve”, tha Muhaxhiri.
Ai tha se Qeveria e Kosovës po ashtu duhet të këmbëngul që zyrtarët në Bruksel që janë lehtësues të dialogut të jenë garantues serioz i marrëveshjeve të arritura.
“Nëse pala kosovare nuk e bën publik zemërimin me të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur deri më tani me procesin e Brukselit, atëherë një qasje e tillë do të vazhdojë sepse as Brukseli as Serbia nuk kanë vullnet që të ndryshojnë. Mirëpo, pala kosovare e ka të drejtën morale që ta ngris zërin dhe të këmbëngul në ndryshimin e qasjes sepse është pala që ka bërë më së shumti dhe e ka këtë të drejtë”, tha Muhaxhiri.
Sidoqoftë, marrëdhënia ndërmjet dy palëve, thonë njohësit e rrethanave, do të mund të acarohet edhe më shumë nëse autoritetet serbe do të insistojnë me këmbëngulje që të ‘krijojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë të njëanshme”, pavarësisht kundërshtimeve nga Prishtina zyrtare. (REL)
Në varrezat e Prishtinës, sot u varros shkrimtari dhe publicisti i njohur, Ramiz Kelmendi, i cili ndërroi jetë mbrëmë
Pjesë e ceremonisë së varrimit ishin edhe figura të njohura dhe kolegë të profesor Kelmendit.
Ramiz Kelmendi ishte një nga figurat e njohura të publicistikës shqiptare, profesor dhe shkrimtar.
Ai ndërroi jetë mbrëmë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Presidenti i Kosovës është takuar në SHBA me zëvendëspresidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden, sipas një njoftimi që e ka bërë presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Përkushtimi personal i zëvendëspresidentit (amerikan) Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i SHBA-së”, shkruan ndër të tjera Thaçi.
Presidenti i Kosovës ka thënë se ai mbetët “i sigurt që ky përkushtim do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re”.
Presidenti i Kosovës po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që disa ditë.
Disa orë para konferencës së tij të parë për media si presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar agjencitë amerikane të inteligjencës të cilat i ka fajësuar për publikimin e raporteve të pavërtetuara për marrëdhëniet e tij me Rusinë, duke pyetur “A po jetojmë në Gjermaninë naziste?”
Një zyrtar amerikan tha dje për Associated Press se zyrtarët e inteligjencës e kanë informuar Trumpin rreth raportit të pavërtetuara se Rusia posedon informata të fshehta personale dhe financiare për të, transmeton Express.
Ky zyrtar ka folur në kushte anonimiteti, për shkak se nuk e ka pasur të lejuar të diskutojë publikisht këtë çështje.
Trumpi dhe presidenti Obama janë njoftuar rreth të dhënave të komunitetit të inteligjencës javën e kaluar, sipas këtij zyrtari.
Dosido, Trump e ka quajtur të rrejshëm raportin dhe ka thënë se agjencitë e inteligjencës kurrë nuk duhet të lejojnë që lajme të rreme të publikohen.
“Unë i fitoj zgjedhjet me lehtësi, një ‘lëvizje’ madhështore vërtetohet, dhe kundërshtarët e shtrembër tentojnë ta nënvlerësojnë fitoren tonë me LAJME TË RREME. Gjendje e dhimbshme! Agjencitë e inteligjencës kurrë nuk duhet të lejojnë që lajmet e rreme të dalin në publik. Edhe një goditje e fundit ndaj meje. A po jetojmë në Gjermaninë naziste?” shkroi Trump në rrjetin social “Twitter”. /GazetaExpress/
Udhëheqësi i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Faik Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë si dhe ajo e gjyqtarit.
Këtë veprim thotë se e ka bërë për shkaqe shëndetësore.
Hoxha ka udhëhequr këtë departament prej vitit 2013. Më herët ai ka qenë prokuror në Prokurorinë Komunale të Prishtinës.
Hoxha përmendet në dosjen e Azem Sylës, si njëri prej zyrtarëve që ishin korruptuar nga grupi i tij për të mos i hetuar ata. Përmendet një ryshfet prej 20 mijë eurosh në dosjen e prokurorit të EULEX-it, Danillo Ceccarelli.
Grupi i dyshuar i Azem Sylës, dyshohet se kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovarë të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në polici, dhe në Prokurori.
Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe përgjimeve telefonike, Hoxha e kishte mbyllur këtë rast duke mos e hetuar Nuhi Ukën, në këmbim të një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.
Dyshimi ndaj gjyqtarit Faik Hoxha janë nxjerrë nga përgjimi i 29 janarit 2010 i bisedës mes Shpresim Ukës dhe Fahredin Gashit, ku përmendet rasti ‘Vujoviq’.
Sipas prokurorit, në këtë bisedë Shpresim Uka e ka bërë të qartë se prokurori i rastit, Faik Hoxha, ka kërkuar një ryshfet prej 20 mijë eurosh.
Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga ky post – dy vjet parë se të dalë në pension të rregullt.
Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë Hoxha për Insajderin.
“Arsyeja e dorëheqjes janë shkaqet shëndetësore…”, ka thënë ai, duke shtuar se pretendimet e prokurorit nuk i ka marrë seriozisht ngaqë sipas tij nuk ka pasur lidhje me atë punë.
Ndërkohë, që dorëheqja e Faik Hoxhës është konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda z. Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga pozita e gjyqtarit për shkaqe shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore dhënë për Insajderin.
Grupi i dyshuar i Azem Sylës kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në Prokurori dhe në Polici.
Në përgjimin që përmendet ryshfeti prej 20 mijë eurosh, bazohet dyshimi i Prokurorisë.
Shpresim Uka: Jo, po, po është ai prokuror. Ai njeri ka kërkuar 20 mijë.
Fahredin Gashi: Aha.
Shpresim Uka: Do të më tregojë kur përfundimisht, tash të shoh se çfarë më thotë ai.
Gjatë fjalimit të tij, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se përurimi i këtij projekti të trafikut urban është një proces i rëndësishëm i zhvillimit të qytetit
PRISHTINË – Në Prishtinë sot u prezantuan 15 autobusët e parë të projektit të reformimit të trafikut urban në kryeqytetin e Kosovës. Në prezantimin e tyre morën pjesë ministri i Financave, Avdullah Hoti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, zëvendësdrejtoresha në Departamentin për Infrastrukturë Komunale dhe Mjedisore në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) Lin O’Grady, Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, Drejtoresha për Kosovë në BERZH Elena Petrovska si dhe anëtari i Bordit dhe Drejtor Industrial në IVECO Bus, Antoine Garnier.
Gjatë fjalimit të tij, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti tha se përurimi i këtij projekti të trafikut urban është një proces i rëndësishëm i zhvillimit të qytetit. Duke vënë në dukje se numri total i autobusëve të rinj do të jetë 51, Ahmeti tha se “Sot pas 3 viteve jemi këtu me autobusët e rinj pas shumë diskutimesh dhe shumë analizash që t’i kemi këta autobusë sot në Prishtinë. 15 autobusët e dytë vijnë me 23-24 janar dhe 21 autobusët e fundit të kësaj pjese do të vijnë në muajt mars-prill’.
Ahmeti po ashtu vuri në dukje se ky numër nuk është i mjaftueshëm, duke shtuar se Prishtina ka nevojë për rreth 160-200 autobusë. Ai shtoi se kredia e dhënë nga BERZH-i është jashtëzakonisht e favorshme, duke vënë në dukje se përveç kredisë, një pjesë rreth 1 milion euro është asistencë teknike për reformimin e kompanisë së trafikut urban.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se këto projekte tregojnë për rëndësinë që ia kushton qeveria kryeqytetit të vendit dhe vuri në dukje se ky projekt do të replikohet edhe nëpër 4-5 qendra tjera kryesore të Kosovës, ku ka nevojë për autobusë modern.
“Ky është një ndër projektet më të rëndësishme që ka mbështetur Qeveria e Kosovës për Komunën e Prishtinës, do të vazhdojmë edhe me projektet tjera. Si Qeveri dhe Komunën e Prishtinës besoj këtë vit mund të fillojmë edhe me fabrikën për trajtimin e ujërave të zeza dhe stadiumin olimpik dhe projektet tjera”, tha Hoti.
Nga ana e saj, zv/drejtoresha Lin O’Grady, theksoi se ky është projekti i parë i BERZH-it që ndërlidhet me një komunë dhe me Kosovën në tërësi dhe shtoi se do të vazhdojë për projektet tjera që pritet të vijojnë.
“Ky projekt i autobusëve i dorëzimit të autobusëve është pjesë e një memorandumi të mirëkuptimit që ne kemi nënshkruar me Komunën e Prishtinës, që është më i gjerë dhe nuk përfshin vetëm autobusët dhe kjo nënkupton që mbështetja e BERZH-it dhe financimi i BERZH-it do të zgjerohet më tutje përtej fushës së transportit publik”, tha O’Grady.
BERZH-i përdorë fonde të qeverive të ndryshme, ku në këtë projekt ka përdorë fondin e qeverisë çeke. Me këtë rast ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy tha se Republika e Çekisë mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, jo vetëm në fushën politike por edhe për përmirësimin e standardeve të jetesës së njerëzve.
Pas fjalimeve pjesëmarrësit bënë një udhëtim të shkurtër me autobusët e rinj rreth qytetit të Prishtinës.
Marrëveshja për furnizimin e komunës së Prishtinës me autobusë të rinj, në mes të ndërmarrjes “Trafiku Urban” dhe kompanisë çeke “Iveco”, si fituese e tenderit u arrit në shtator të vitit të kaluar. aa
Askush nuk ka kërkuar nga Serbia heqjen e aktakuzave ndaj politikanëve shqiptarë të Kosovës – Nga Augustin Palokaj
Haradinaj do të lirohet, por me këtë nuk do të zgjidhet problemi. BE-ja ia ka njohur të drejtën Serbisë që t’i japë vetes kompetenca për të ngritur aktakuza ndaj cilitdo qytetar në cilindo shtet të ish-Jugosllavisë. Komisioni Evropian, duke e mbrojtur Serbinë pas kritikave të Kroacisë, madje ishte shprehur se “juridiksion universal kanë edhe shtetet e BE-së” duke injoruar kështu faktin se Serbia këtë e ka për qëllime politike. Madje edhe vetë BE-ja, e cila nuk ka kërkuar e as që do të kërkojë nga Serbia heqjen dorë nga akuzat e tilla, konfirmon se në dokumentet e saja në Serbi nuk është siguruar në praktikë pavarësia e gjyqësorit. Pos BE-së, as politikanët e Kosovës nuk kanë dëshmuar konsistencë në raporte ndaj Serbisë
Rasti i ndaljes së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia para më shumë se 10 vjetësh, ka dëshmuar edhe një herë inferioritetin që ka Kosova jo vetëm në raporte me Serbinë, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Mund ta kuptojmë se pse Kosova është e pafuqishme. Mund ta kuptojmë edhe pse Serbia ka shumë më tepër mirëkuptim sesa Kosova në BE. Por atë që nuk mund ta kuptojmë është pse politikanët e Kosovës, e besa edhe ata të Shqipërisë, nuk kanë qenë asnjëherë konsistentë në raportet me kolegët e tyre nga Serbia. Është shumë e qatë se politikanët e Kosovës dhe të Shqipërisë një gjuhë përdorin kur shprehen nëpër faqet e tyre në “Facebook” dhe një tjetër kur me ta takohen nëpër sallonet e Brukselit, Parisit, Berlinit apo Vjenës. Këtë na e kanë thënë shpesh edhe diplomatët e huaj, sa herë që u kemi thënë se “është vështirë të bashkëpunohet me ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Milosheviqit dhe Sheshelit që sot janë në pushtet në Serbi”. Por ata na janë përgjigjur se “atmosfera në takimet e liderëve nga Kosova, e edhe nga Shqipëria, me ta është shumë e mirë, madje shpesh edhe më miqësore sesa me politikanët nga BE-ja”. Prandaj edhe qytetarët duhet ta dinë se gjuhën që përdorin nëpër postimet e tyre në “Facebook”, përfshirë edhe “dënimet” që shprehin këto ditë për arrestimin e zotit Haradinaj në Francë, e bëjnë për t’u arsyetuar para opinionit të brendshëm, për të fshehur pafuqinë e tyre, dhe atë gjuhë do ta harrojnë sapo të kalojnë kufirin dhe të zbresin në ndonjë vend të huaj, ku duhet të promovojnë imazhin e tyre prej kozmopoliti dhe ku sulmojnë kundërshtarët e dialogut si “radikalë, ekstremistë dhe antievropianë”.
Haradinaj do të lirohet, por me këtë nuk do të zgjidhet problemi. BE-ja ia ka njohur të drejtën Serbisë që t’i japë vetes kompetenca për të ngritur aktakuza ndaj cilitdo qytetar në cilindo shtet të ish-Jugosllavisë. Komisioni Evropian, duke e mbrojtur Serbinë pas kritikave të Kroacisë, madje ishte shprehur se “juridiksion universal kanë edhe shtetet e BE-së”, duke injoruar kështu faktin se Serbia këtë e ka për qëllime politike. Madje edhe vetë BE-ja, e cila nuk ka kërkuar e as që do të kërkojë nga Serbia heqjen dorë nga akuzat e tilla, konfirmon se në dokumentet e saja në Serbi nuk është siguruar në praktikë pavarësia e gjyqësorit. Pos BE-së as politikanët e Kosovës nuk kanë dëshmuar konsistencë në raporte ndaj Serbisë. Presidenti Thaçi para disa muajsh në Bruksel kishte thënë se “Me Serbinë raportet janë shumë më të mira sesa që mendohet në opinion”. Nëse vërtet është ashtu siç thotë Thaçi, e ai me siguri di më shumë sesa dimë ne që mendojmë se raportet nuk janë të mira, atëherë le t’i përdorë ato raporte të mira për të zgjidhur këtë problem madhor, i cili në të kundërtën do të zgjasë edhe shumë vjet.
Me zgjatjen e këtij problemi, të listave të Serbisë për të dyshuar për krime lufte, do të zgjatet edhe pasiguria dhe paparashikueshmëria juridike dhe pasiguria personale për personat që janë në ato lista, sipas të gjitha gjasave edhe për vetë presidentin Thaçi, të cilin, me gjithë dëshirën e tij, nuk e lanë të vizitojë Beogradin me porosinë se “nëse vjen do të arrestohet, sepse është në fletarrestim”. Pasi është botuar edhe lista e veteranëve të UÇK-së, mund të ndodhë që e njëjta të përdoret nga Beogradi për të shtuar numrin e personave në listat e tyre për fletarrestim. Këtë Serbia nuk e bën vetëm për shtetasit e Kosovës, por edhe për ata të Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e mund ta bëjë edhe për shumë shtetas të vendeve të BE-së, të cilët kanë luftuar në anën e shqiptarëve të Kosovës apo të kroatëve gjatë luftës mbrojtëse kundër agresionit të Serbisë. Disa deputetë të Parlamentit Evropian në Bruksel kishin llogaritur se janë 13 shtete të BE-së nga të cilat ka pasur luftëtarë në radhët e ushtrisë kroate gjatë luftës atdhetare, dhe të gjithë ata potencialisht mund të akuzohen nga Serbia.
Arrestimi i Haradinajt nga policia kufitare e Francës në aeroportin e trekëndëshit Zvicër-Francë-Gjermani (Basel-Moulhouse-Freiburg) me siguri nuk ka qenë arrestim politik. Por ekzistimi i fletarrestimit, edhe pasi Haradinaj ishte liruar nga Haga, është politikë. Nga Serbia duhet kërkuar që të heqë një praktikë të tillë. Tash edhe për Brukselin duhet të jetë më e qartë se si Serbia përdor kompetencat që i ka dhënë vetes, të jetë “gjykues i të gjithëve”, i përdor për qëllime politike. Nëse arrestimet e tilla destabilizojnë Kosovën, Kroacinë apo Bosnjë-Hercegovinën, nëse ato prishin edhe raportet e këtyre vendeve me disa vende evropiane, atëherë edhe më mirë për Serbinë. Një ministër i Kroacisë para disa muajsh akuzat që ngre Serbia për krime lufte në Kroaci, Kosovë dhe Bosnjë, ndaj qytetarëve që nuk janë qytetarë të Serbisë, i ka quajtur si “perversitet historik, duke pasur parasysh faktin se Serbia ishte agresore ndaj këtyre shteteve dhe tash i gjykon ata që u mbrojtën”. Edhe gjykata e Londrës, kur kishte liruar politikanin boshnjak Ejup Ganiq, dhe madje pas një procesi që zgjati një muaj, ishte shprehur se nuk ka gjetur asnjë argument për aktakuzë, pos qëllimeve politike. Këtë rast e kishte përdorur Kroacia në përballjen e saj me Serbinë në Bruksel, por Komisioni Evropian i kishte dalë fuqishëm Serbisë në mbrojtje, madje edhe duke e përpiluar një “non paper”, ku arsyetohej e drejta e Serbisë. Kur e pata zbuluar atë dokument dhe pata shkruar për të në gazetën “Jutarnji list” të Kroacisë, nga Komisioni Evropian u munduan të përgënjeshtrojnë ekzistimin e tij. Prandaj edhe e botoi ajo gazetë tërë dokumentin në fjalë. Në vend që të bëhej presion ndaj Serbisë, për këtë bëhej presion ndaj Kroacisë. Por Kroacia nuk hoqi dorë. Sikur Kosova, edhe ajo ka problem me mbrojtësit e saj, ish-luftëtarët dhe veteranët e luftës, të cilët duan ta dinë se a mund të udhëtojnë apo jo jashtë shtetit.
Kosova ndoshta nuk ka fuqi të ndikojë në gjykatat e Francës, por me dhënien e dëshmive. Por duhet të jetë e qartë ndaj burokratëve të BE-së, të cilët në këtë rast pa dyshim janë në anën e Serbisë, dhe t’u sqarojnë atyre se kurrfarë normalizimi i raporteve nuk po ndodh përderisa ekziston një paqartësi e tillë juridike. Edhe pse Kroacia, si vend i BE-së dhe i NATO-s, ndoshta nuk ka aq shumë nevojë për ndihmën e Kosovës, do të ishte mirë sikur së paku moralisht dhe publikisht, si viktimë e agresionit serb, t’i kishte shprehur mbështetje Kroacisë. Por politikanët e Kosovës ishin të zënë duke u shitur si ndërtues të paqes, mirëkuptimit dhe pajtimit në rajon.
Edhe një gjë duhet nxjerrë si mësim nga rasti Haradinaj. As BE-ja, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as vendet mike nuk kanë reaguar për këtë rast. BE-ja ka heshtur duke u kufizuar në thënien se “po verifikon informatat që ka në dispozicion dhe po vëzhgon për së afërmi zhvillimet”. Të gjitha reagimet kanë qenë vetëm personale nga deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, dhe nga kongresisti amerikan Eliot Engel. Edhe pse që të dy janë personalitete të shquara, ata nuk flasin as në emër të BE-së e as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke i paraqitur ato si reagime amerikane dhe të BE-së, kosovarët vetëm ia bëjnë qejfin vetes. As sharjet dhe fyerjet ndaj shtetit të Francës nuk ndihmojnë. Franca ishte shtet i cili ka ndihmuar shumë Kosovën, gjatë dhe pas luftës. Në këtë shtet shpejt mund të ndodhin ndryshimet dhe në pushtet të vijë një president që dëshiron afrim me Rusinë, dhe që bën paralele mes aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe pavarësia e Kosovës. Nuk është fjala vetëm për kandidaten e ekstremit të djathtë Marine le Pen, e cila është edhe e financuar nga Rusia, por për Francuis Fillon,personin i cili ishte kryeministër në Presidencën e Sarkozyt pikërisht në kohën kur Franca njohu Kosovën.
Problemi qëndron në Beograd, Prishtinë dhe Bruksel e jo në ndonjë njësi policore në ndonjë qytezë të Francës. As në punën e shërbimeve policore të shteteve të BE-së nuk ka konsistencë në veprime rreth fletarrestimeve të Serbisë. Në të shumtën e rasteve nuk veprojnë, sipas tyre, por nganjëherë ndonjë polic të cilit i ndizet alarmi në kompjuter kur skanon pasaportën mund edhe ta bëjë arrestimin. E kur bëhet atëherë duhet të ndiqet procedura. Dhe kur nisin procedurat nuk mund të ketë ndërhyrje politike. Kosova është dashur që moti të insistonte që kjo të bëhet edhe pjesë e dialogut në Bruksel. Por, gjykuar në bazë të prononcimit të zonjës Edita Tahiri, Kosova ka provuar dhe nuk ka arritur ta fusë si temë, sepse Serbia nuk ka pranuar të diskutohet ajo. Dhe, siç na sqaroi përsëri zonja Tahiri, për ta futur një temë në dialog duhet të pajtohen të dyja palët. Me këtë ajo në mënyrë direkte apo të tërthortë pranoi se Kosova ka pranuar që të diskutohet për çështjet e saj të brendshme, për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, për fusnotën, ndërsa Serbia nuk ka pranuar që të flitet për arrestet e saja.
Problemi është shumë serioz dhe vështirë së Kosova do të gjejë mbështetje ndërkombëtare për të bërë presion ndaj Serbisë, sidomos tash kur ka një pauzë në aktivitetin e diplomacisë amerikane në Ballkan, një hiperaktivitet të Rusisë dhe një rënie të madhe të ndikimit të BE-së. Por, askush nuk ua ndalon liderëve të Kosovës që të tregojnë pak më shumë dinjitet kur përfaqësojnë shtetin, sidomos në dialogun në Bruksel. Dhe aty duhet të angazhohen për të gjithë e jo vetëm për fatin e tyre personal.
E sa për Serbinë vetëm në këtë moment, kur ajo bazohet në autoritet që gjykon krimet e luftës, ekzistojnë këto çështje të hapura: Serbia ka ndërprerë bashkëpunimin e plotë me Tribunalin e Hagës, Serbia nuk arreston të akuzuarit nga Tribunali i Hagës, Serbia ka pritur si hero të dënuarit nga Tribunali i Hagës, të cilëve u janë dëshmuar krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë, në Serbi nuk është siguruar në praktikë pavarësia e gjyqësorit, Serbia nuk njeh gjenocidin në Srebrenicë me gjithë faktin se ky krim si i tillë është njohur edhe nga Gjykata e Hagës për krime lufte e edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, përfaqësuesit e Serbisë rehabilitojnë Slobodan Millosheviqin dhe mbi varrin e tij thonë se atë “e ka zgjedhur Zoti”. Këto janë vetëm disa nga faktet që dëshmojnë se sa e sinqertë është Serbia në përballjen me të kaluarën e saj. Dhe problem edhe më i madh është se tash nga Serbia askush as nuk kërkon që të përballet me të kaluarën e saj, e madje edhe politikanët shqiptarë nga Prishtina e Tirana këtë e bëjnë vetëm përmes “Facebookut”
Të dy rezolutat e prezantuara, një nga AAK dhe një nga PDK-LDK, nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme për të kaluar
PRISHTINË – Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan asnjë nga dy rezolutat e propozuara në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u mbajt debati parlamentar në lidhje me mbajtjen në arrest të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në Francë.
Pas një debati të gjatë, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për dy projektrezoluta, një të prezantuar nga shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj dhe të mbështetur nga opozita dhe tjetrën të propozuar nga grupet parlamentare në pozitë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Të dy rezolutat e prezantuara, një nga AAK dhe një nga PDK-LDK, nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme për të kaluar.
Ndërkaq, mosvotimi i këtyre projektrezolutave erdhi si përfundim i asaj që deputetët nuk arritën ta harmonizojnë një projektrezolutë të vetme, për arsye se pozita dhe opozita nuk u pajtuan me dy pikat e fundit të rezolutës së prezantuar nga deputeti Pal Lekaj, ku kërkohej ndërprerja e bisedimeve me Serbinë dhe dorëheqja ose shkarkimi i të gjithë përgjegjësve kryesorë të negociatave me Serbinë.
Në projektrezolutën e AAK-së e cila përfshinte 5 pika kërkohej lirimi i sa ma shpejt i Haradinajt, përfshirja direkte e Bashkimit Evropian, përmes përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme, Frederica Mogherini, në përshpejtimin e lirimit të Haradinajt nga shteti francez, si dhe kërkohej që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në informimin e institucioneve ndërkombëtare se, refuzon juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë. Ndërkaq dy pikat e fundit të kësaj rezolute përfshinin ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, deri në anulimin e të gjitha fletë-arresteve të lëshuar nga Serbia kundër ish-udhëheqësve dhe ushtarëve të UÇK-së në Interpol si dhe dorëheqjen ose shkarkimin e të gjithë përgjegjësve kryesorë të negociatave me Serbinë.
Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së theksuan se nuk janë pajtuar për dy pikat e fundit, ndërsa i kanë dhënë mbështetjeje 3 pikave të para.
Rezoluta e AAK-së u votua nga 36 deputetë, ku 28 ishin pro, 3 kundër dhe 3 abstenuan, kurse ajo e PDK-LDK-së u votua nga 47 deputetë, e cila mori 38 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime.
Mbajtja e kësaj seance të jashtëzakonshme u vendos në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, e cila u mbajt ditën e shtunë, ku u vlerësua se kërkesa me 43 nënshkrime të deputetëve, e prezantuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i plotëson kushtet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqës i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhër arresti të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Ai në vitin 2015 ishte arrestuar edhe në Slloveni dhe më pas është liruar. Ndërkaq sot Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka dërguar kërkesën deri te organet e drejtësisë franceze për ekstradimin e Haradinajt, i cili që nga dita e ndalimit gjendet në paraburgim në Francë. aa
Gjatë ditës së martë hakerat serbë kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Faqja e Ambasadës së Shqipërisë është sulmuar duke vendosur fotografi me mbishkrime se “Kosova është Serbi”, por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë.Sulmi vjen pasi një ditë më parë një grup hakerësh nga Shqipëria të quajtur “Anonymous Albania”, kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë.
Në njoftimin e hakerave serbë përmes një video të publikuar në Youtube shkruan se “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetëshpallura në vendin tonë historik”.
Në një kumtesë të përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, kërkohet lirimi sa më i shpejtë i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Ne besojmë se abuzimi i Serbisë me sistemin, Njoftimi i Kuq, i Interpolit, që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt, është tmerrues”, thuhet në njoftimin e Zyrës së demokratit Engel dërguar mediave, dhe shtohet se “ne kërkojmë nga Franca që në mënyrë efikase ta procesoj rastin dhe ta kthejë atë në shtëpi në Kosovë, sa më shpejtë”.
Mëtutje, në deklaratën e dërguar mbrëmë vonë, pas një takimi Engel – Thaçi, theksohet se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për këtë abuzim të Interpolit” dhe se “në Evropë, procesi i pranimit të Serbisë duhet të ndalet derisa ajo të vazhdoj me obligimet e saj për normalizim të raporteve me Kosovën”.
“Po ashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë të ditur Beogradit se raportet do të vuajnë derisa ai të kththet në rrugën konstruktive”, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel.
Policia në veriun e Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, tha se një shpërthim pa pasoja në njerëz ka ndodhur të martën në mbrëmje në një hotel në atë zonë, një pjesë e të cilit është marrë me qira nga qeveria e Kosovës.
Policia tha se mjeti që është hedhur nga persona të panjohur la pas vetes dëme materiale.
Sulmi mbi ndërtesën një pjesë e të cilit shfrytëzohej nga qeveria e Kosovës është i dyti brenda dy javësh.
Më 28 dhjetor një bombë u hodh në oborrin e tij por nuk shpërtheu.
Ende nuk janë dhënë hollësi të tjera dhe policia nuk di për motivet e mundshme të tij.
Ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi është vend punë për pjesëtarët e komunitetit serb që punojnë për qeverinë e Kosovës. Hapja e mjediseve të punës ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pro amerikanizmi i Ramush Haradinajt dhuratë grilat franceze!?
Vet ftesa vetëm për Ramush Haradinajn nga ana e amerikaneve,ka lëne te dyshosh se u ngritën lugetërit antishqiptarë bashkë me një spektër politik të dobët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë!Arrestimi i tij sinjalizon zgjimin e ndërgjegjeje nga korrupsioni ,hajnia, pjesa e politikanëve që keqpërdoren shtetin, keqpërdoren sakrificat dhe luftën e drejte të UÇK-së. Një pjesë e popullatës harroi rrezikun për jetë a vdekje që kishim dhe i dha votën njerëzve ,qe brenda nate u bënë komandant ,doktor, profesor ,politikan,ambasador,kryetar komunash etj . Nga ky përfitim iu zë fryma shtresës intelektuale dhe luftëtarëve të devotshëm qe e dëshmuan veten si patriot, luftëtar, madje qe i flisnin edhe disa gjuhë të botës, i vranë, i zhduken për karrige,përfitime personale dhe pushtete!!!
Politikajtë si në Shqipëri dhe në Kosovë lejuan kumbari me turq, arab,sllav ,madje edhe serb e rus?shqiptaret proamerikan rrezikohen si Ramush Haradinaj!?.
Kjo shtresë e politukajve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,nga populli me votat e veta iu lanë duart e lira ,bane kumari me turq, arab,sllav ,madje edhe serb e rus duke i shkolluar hoxhallarët tanë duke e rritur edhe një ekstrem sa po edhe ushtarë rekrutuan për luftëra në vendet e huaj si në Siri e gjetiu.
Pas çlirimit të Kosovës bashkë me aleatët tanë në krye me amerikanët në emër të demokracisë me qindra xhami u ndërtuan që lagje nuk ka me pa to, a ne anën tjetër rreshtohet populli ma i varfër në Evropë. Nga kjo politike Kosova është duke e rrezikuar edhe pavarësinë e Kosovës, që me mund e fituam .Me amerikanët e bëmë shtetin dhe njerëzit proamerikan, janë ne shënjestrën e tradhtarëve njëzove përfitues për xhepat e vet dhe bixhosxhive me serbosllavët në dëmin e çështjes kombëtare!?.
Heshtjen amerikaneve në rastin e Ramush Haradinajt, sikur ne po i prijmë vet duke mos pasur vizion kombëtarë, para bote se kah kemi rrugën tonë me perëndimin qe i paraprin Amerika, apo me Lindjen qe tani po ndihet nuhatja e Rusisë ne ndikim qe nga Siria duke përfshirë ish shtetet e inkuadruar në Paktin e Varshavës. Të tilla synime Rusia i ka përmes Serbisë prapë ta ngulfate gadishullin ballkanik e pikërisht çështjen shqiptare qe për fat të keq si intervenim i tyre kemi mbetur akoma të shkapërderdhur ne disa shtete.
Politikën shterpë shqiptare dhe te pa vizion,po e paguan populli shqiptar dhe zoti Ramush Haradinaj me orientim pro amerikan dhe perëndimor.
Dhe, mjerisht, njëmijë here mjerisht, kjo po na përsëritet prej rasti në rast. Faktet i dinë të gjithë evropianët, se kush duhet të arrestohet në këtë periudhë pas luftën së Kosovës. Veprimtaria e uzurpatorëve të kapitalit dhe politikes ditore në Kosove,po u shkon për shtati çarqeve antishqiptare. Sot po i paguan populli shqiptar dhe zoti Ramush Haradinaj me orientim , pro amerikan dhe perëndimor.
Kjo lojë e piste është në shërbimin UDB-ës së Serbisë,me shefat e tij në shërbimin sekret francez. S’ka tjetër motiv këtu,pos ai politik i fletëarresti nga Interpoli i Serbisë. Kosova nuk ka mundësi ta ngrehe padinë kudër terroristëve të Serbisë ,por shtrohet pyetja, përse këtë nuk e bënë Interpoli i Shqipërisë dhe tu krijojmë probleme ndërkombëtare edhe terroristëve serb qe sot shëtisin të lirë në Serbi e ndonjëherë dhe në Kosove po edhe në Evropë!!!
Si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën udhëheqësit e vet gjatë historisë e tradhtuan!
Shqiptarët janë faktori kyç ku mund t`i priten rrugët e ndikimit të Rusisë në Ballkan! Përforcimi i Evropës pritet përmes shqiptarëve!
Historia na mëson qe gjithnjë e kanë tradhtua si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën udhëheqësit e vet. Pra, definitivisht ka ardhë koha se kjo gjenerate e politikaneve të Kosovës dhe të Shqipërisë nuk kane logjikë teorike me zhvillua karrierë politike në dëmin e çështjes së Kombit shqiptare. Prandaj edhe këta vetë duhet me u largu dhe me iu shmange kësaj retorike të rrezikshme .
Pra pavarësisht se shqiptarët kishin gabime të pa riparueshme gjatë shekullit të 20 të, për çka edhe u përbuzën, edhe shqiptarët nuk mësuan nga gabimet e veta (tyre), por edhe Evropa nuk mësoi asgjë nga trajtimi i shqiptarëve si skllav, që po trajtohen deri me sot .
Prandaj sot kjo Evropë rrezikohet nga Rusia në njërën anë kurse në anën tjetër kemi të njëjtën Evropë ku përkëdhelet aleatja e Rusisë, Serbia,në dëmin e shqiptarëve. Shqiptarët janë faktori kyç ku mund t`i priten rrugët e ndikimit të Rusisë në Ballkan, përkatësisht në Evropë përforcimin e Evropës përmes shqiptarëve… Por, Evropa apo Franca si e veçante vazhdon me avazin e vjetër të përbuzjes së shqiptarëve, e cila përbuzje me dashje (me vetëdije apo edhe pa te) forcon Rusinë dhe aleaten e saj në Ballkan Serbinë.
Gjykata Speciale është bere si rezultat i dështimit te shtetformimit, ku një pjesë kryesore të fajit, përpos vendoreve, e kanë, edhe UNMIK dhe EULEXI!
Pas luftës janë instaluar në jetën dhe shoqërinë kosovare, UNMIKudhe OJQ të ndryshme, e ma voné edhe né EULEX, komplet e kapen shtetin e Kosovës. Qeveria e jonë është vetëm kukull në duart e këtyre shërbimeve , me dashje apo pa dashje, me qejf apo pa qejf , me hatër apo me zor !?.
Gjykata Speciale është bere si rezultat i dështimit te shtetformimit, ku një pjese kryesore te fajit, përpos vendoreve, e kanë, edhe UNMIK dhe EULEXI, që hapin gjyqe të reja kundër UÇK-së.
Arrestimi i Ramush Haradinajt në France, e para është fyerje për këtë vend, pasi që Kosova është e pranuar nga kjo qeveri dhe superfuqitë botërore po përfitojnë nga ‘përçarja’ e shqiptarëve..
Tip, Esat Toptani,Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, luajtën gjithçka kundër interesave antishqiptare!
Pas Ismail Qemalit, nuk është drejtuar asnjëherë shteti i ynë nga njerëz dhe personalitete të denja në këtë rast Kosova po bien viktimë e tyre. Tip, Esat Toptani,Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, luajtën gjithçka kundër interesave antishqiptare, në fund dy qeveritë kukulla nuk po i krijojnë hapësirë as Shqipërisë as Kosovës inkuadrimin me Perëndimin pasi rruge tjetër, ne as qe kemi as që duhet te kërkojmë. E gjithë kjo gjendje në dy shtetet donë reformim të shpejt dhe ti epet fund një sundim i gjatë injorant dhe të korruptuar.
-Rasti më i freskët i injorancës është arrestimi i Ramush Haradinajt, i cili edhe pse është një hero i luftës për pavarësinë e Kosovës, edhe se ka reagime nga shume faktor ndërkombëtar dhe reagimet nga populli me demonstrata ,ndërsa qeveritë tona nuk e shohin të arsyeshme ta thirrin një seance kushtuar Ramush Haradinajt; që përmes tij njihet edhe lufta e Kosovës . Pos turpit kësaj po i vijën era edhe tradhti. Dikush do ta paguaj shtrenjtë këtë indiferentizëm dhe sabotazhe të rrugës se nisur për çlirimin e Kosovës dhe qe po vazhdon me heroin tonë Ramush Haradinaj.
Fyerja që Alma Lama ia bën gazetarit Xhemajl Rexha dhe KTV-së, është bërë shkas që Ministria e Jashtme t’ia tërheqë vërejtjen stafit të saj diplomatik.
Letra e Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ-së nuk i është drejtuar vetëm ambasadores në Itali, por të gjithë ambasadorëve të Kosovës.
Në këtë udhëzim, të cilin e ka siguruar KTV-ja, stafi diplomatik udhëzohet që të mos marrë qëndrime politike dhe të respektojë hierarkinë në MPJ sa herë të kenë kontakt me mediat.
“Shërbimi i jashtëm përfaqëson interesat e Republikës së Kosovës jashtë vendit dhe çdo qëndrim që mund të bëhet për tema të brendshme në Kosovë, paraqet shkelje të këtij rregulli”, thuhet në këtë letër.
Ambasadorja e Kosovës në Itali, ish-deputete e LDK-së, ka reaguar pas stories së publikuar në Interaktiv, ku asaj i kujtohen deklaratat e dhëna për Presidentin e vendit dhe votimin për të. Mosrespektimi i këtij udhëzimi, pason me marrjen e masave disiplinore për të gjithë pjesëtarët e shërbimit të jashtëm.
Në Prishtinë ndërkaq MPJ ka nisur procedura disiplinore ndaj ambasadores Lama. Për fyerjen që ka bërë ambasadorja Lama ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile dhe AGK-ja.
Njëri nga të dënuarit në rastin “Medicus”, Lutfi Dervishi, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas disa vitesh në arrati. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e Policisë së Kosovës.
“Konfirmojmë se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës, ka bërë arrestimin e një të dyshuari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e policisë.
Arrestimi i tij vjen disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin “Medicus”.
Më 6 nëntor 2015, Gjykata e Apelit, në kolegjin e përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor, e ka vërtetuar dënimin e të pandehurve për krim të organizuar, lidhur me, siç thuhet, “trafikimin me njerëz”.
Edhe Kosova si Shqipëria është përfshirë nga i ftohti dhe ngricat.
Por diçka e çuditshme ka ndodhur sot dhe madje e rrezikshme. Një ujk ka ‘braktisur’ malin dhe ka dalë shëtitje në qytetin e Malishevës në Kosovë, me siguri në kërkim të ushqimit.
Sipas “Malishevapress” në orët e para të mëngjesit në Malishevë afër stacionit të policisë është parë edhe një ujk. E natyrshëm të kujtohet shprehja e të vjetërve dikur “aq ftohtë është sa flenë bashkë ujku me dhinë”.
Ata që e njohin nga afër Ramushin e dinë mirë se nuk është vetëm trim e luftëtar, por një njeri mjaft inteligjent dhe i kultivuar!
Zyrtarë të Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë e gjysmë.
Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e makinave në kufirin në Merdarë arrijnë deri në 400 metra.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare raportohet të jetë normale.
Një gjendje e rënduar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe në Merdarë, por edhe tek Dheu i Bardhë, në magjistralen Gjilan – Bujanoc, u shënua që nga fundi i vitit të kaluar, kur qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore, pritën me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.
Që prej fundit të festave, në ditët e para të vitit të ri, pritjet u rikthyen dhe vetëm në fundjavën e kaluar kolona të gjata të makinave pritën me orë për të kaluar nëpër territorin e Serbisë.
Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, mendon se arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë është planifikuar nga persona në Kosovë.
Sipas ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradinajt iu planifikua arrestimi në mënyrë që të mos mund të merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trump-it president i SHBA-ve, pasi Haradinaj ishte një nga të paktit që kishte marrë ftesë për këtë event.
“Fatkeqësisht kohëve të fundit gjithçka mund të pritet prej njerëzve tonë brenda dhe jashtë vendit. Këtë e shohim nga mosreagimi i duhur i institucioneve tona, që lë për t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.
“Apo mos ndodhi, sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në botë, pra Trumpin?!”.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze pasi për të kishte një fletarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Ndërkohë, një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.
Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha pikat kufitare raportohet e qetë, përveç përqendrimit më të madh të automjeteve dhe udhëtarëve në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata në dalje të Kosovës për në Serbi.
“Policia e Kosovës po punon intensivisht me zyrtarët e saj, duke aplikuar edhe procedura të përshpejtuara të kontrollit, vetëm për të lehtësuar qarkullimin dhe lehtësuar lëvizjen në kufi, por për shkak të koncentrimit të madh në Merdarë, raportohet për pritje dhe kolona më të gjata”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha theksoi, po ashtu, se për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave, gjendja për qarkullim nëpër të gjitha rrugët e vendit, e posaçërisht nëpër ato rrugë që çojnë nëpër pika më të thella malore dhe kufitare, është më e vështirë.
“Kërkohet kujdes dhe vigjilencë maksimale për të realizuar një qarkullim sa më të sigurt nëpër rrugët tona”, deklaroi zëdhënësi Hoxha.
Ish-kryetari i Rahovecit, njëherit anëtari i kryessisë së AAK, Smajl Latifi, përmes një reagimi në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ka hedhur akuza në drejtim të presidentit Hashim Thaçi duke e akzuar si njeri qe po e pengon shtetin e Kosovës.
“Para 100 vjetësh Franca, Rusia, Serbia dhe Mali i Zi e kanë pas gjetur një bashkëpunëtor që të punojë kundër krijimit të shtetit shqiptar. Ai ka qenë Esat Pasha. Historia po përsëritet, i njëjti bosht sot e ka gjetur një bashkëpunëtor tjetër, që të pengoj shtetin e Kosovës! Hashim, a mos je ti? Se ish-shefi i Shërbimit Francez, Pierre Siramy ka thënë PO”, ka thënë Latifi
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi, ka përuruar linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë.
Kjo linjë direkte sipas mediave serbe do të nisë të funksionojë për herë të parë pas luftës.
Në këtë linjë do të udhëtojë treni më i ri nga Rusia, i cili pritet të bëjë udhëtimin e tij të parë në Vitin e Ri serb.
“Për Vitin e Ri serb zyrtarisht do të udhëtojë treni në linjën Beograd – Mitrovicë. Ai do të udhëtojë përmes destinacionit Beograd – Mlladenovac – Lapovo – Kragujevac – Rashkë – Mitrovicë. Ky do të jetë një tren me shpejtësi të lartë dhe nuk do të ndalet në çdo urë”, ka thënë Gjuriq për TV Pink, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai shtoi se çmimi i biletës do të jetë për gjysmë më e lirë sesa e autobusëve.
Sipas tij, fjala është për një tren modern i cili është i zbukuruar me motive të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.
“Treni është i zbukuruar me flamurin serb dhe emrat e kishave më të bukura serbe, manastiret dhe qyteteve mesjetare të Kosovës dhe Metohisë”, tha Gjuriq i cili tregoi se këtë vepër e ka kryer artisti Andreja Vasiljeviq.
Gjithashtu, ai tha se përfituesit kryesorë të kësaj linje të re hekurudhore janë studentët nga pjesë të ndryshme të Serbisë, të cilët studiojnë në Universitetin e Mitrovicës.
Nga Rexhep Qosja
Ramush Haradinaj do të na kthehet shpejt në Kosovë dhe do të na kthehet krenar e heroik si gjithmonë.
Por, arrestimi i Ramush Haradinajt prej Gjykatës franceze mbas lëvizjes së lirë në vendet e mëdha të BE-së e edhe në vetë Francën, para disa muajsh, na solli pezmatim të pamatshëm në njërën anë ndaj kësaj gjykate, kurse në anën tjetër ndaj oligarkisë sonë politike.
Ky arrestim na bën aq të pezmatuar ndaj Gjykatës franceze me përvojë shumë shekullore sepse ajo arrestoi çlirimtarin shqiptar Ramush Haradinaj edhe pse ai dy herë, pas dy gjykimeve, u shpall i pafajshëm prej Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në themelimin e së cilës kishte marrë pjesë edhe vetë Franca.
Ky arrestim i çlirimtarit shqiptar na bën aq të pezmatuar sepse Gjykata franceze e arrestoi Ramush Haradinajn në baze të aktakuzës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe të bashkëpjesëmarrësve të tij në krimet e shumëllojshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë, kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Arrestimi i Ramush Haradinajt na bën aq të pezmatuar edhe për shkak se gjykata në fjalë është gjykatë e shtetit të Francës që me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e kjo domethënë edhe me njërin nga komandantët e saj, mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej dhunës e terrorit të Sllobodan Millosheviqit, domethënë mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej pushtimit të Serbisë.
A mos është çudi e madhe kuptimore dhe etike arrestimi i një çlirimtari të Kosovës prej atyre që me të kanë marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës?!
Arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila qe sa vite bën bisedime politike me Serbinë për çështje të ndryshme midis dy shteteve, por asnjëherë pa kërkuar që të anulohen aktakuzat ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dhe më tej, arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila me politikën e saj dritëshkurtër, servile, të frymëzuar mbi të gjitha prej karrierizmit vetjak e formoi Gjykatën e Veçantë dhe me të deshi s’deshi i kontribuoi edhe këtij arrestimi të Ramush Haradinajt.
Nuk është e lehtë të kuptohet pse vendet që morën pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës krijojnë gjykatë të veçantë për gjykimin e çlirimtarëve shqiptarë! Dhe, është aq më vështirë të kuptohet pse aq lehtë oligarkët tonë politikë e ndërrojnë Kushtetutën vetëm e vetëm për të shprehur pajtimin e tyre me formimin e asaj gjykate unike në botë.
As pas sa vitesh pavarësi, as pas njohjes nga 112 shtete, as pas aq shumë shprehjesh për “meritat” vetjake politike e shtetërore, oligarkia jonë nuk arriti të shquajë mëvetësinë, prandaj as dinjitetin shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet me shtetet e tjera, madje, po të shohim qartë e pa ngurrim nga vetëkritika objektive, as në bisedimet me pushtuesin e dikurshëm, Serbinë.
Arrestimi i Ramush Haradinajt tregon se çfarë goditje i kemi dhënë vetes dhe luftës sonë çlirimtare me atë gjykatë!
Përkushtimin atdhetar të tij dhe të familjes së tij ndaj Kosovës, ndaj lirisë dhe pavarësisë së saj, Ramush Haradinaj po e paguan shumë shtrenjtë: me dy gjykime në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe me dy arrestime – herën e parë në Slloveni dhe tash në Francë.
Por, këto janë sakrificat e shtrenjta me të cilat idealistët jo rrallë gjatë historisë e kanë paguar idealizmin e tyre atdhetar.
Prokurori që po merret me hetimet lidhur me krimet e kryera gjatë dhe pas luftës do t’i ketë në cak udhëheqësit politikë e ushtarakë të pasluftës. Kjo për shkak se Qeveria e Përkohshme kishte kontroll mbi Shtetin. Ky është paralajmërimi i Enver Hasanit, njohës i të drejtës ndërkombëtare.
“Këto nuk flitet vetëm për krimet e kohës së luftës, por edhe pas 1999, kur ka pasur një Qeveri të përkohshme, e cila ka pasur strukturë dhe kontroll. Këtu është një dallim se është kohë paqeje”, ka thënë Hasani, në Rubikon të KTV’së.
Ai ka thënë se më së shumti Gjykata Speciale do të merret me kohën e pasluftës për shkak se në kohën e luftës s’kishte hierarki të qartë as në udhëheqjen e UÇK’së. Ka marrë shembullin nga gjykimi i Limajt në Hagë ku ishte thënë se ai s’ka pasur përgjegjësi komanduese pasi UÇK s’kishte strukturim të qartë në udhëheqje.
“Prcedenti Limaj i Hagës vlen sepse përgjegjësia e UÇK’së nuk mund të jetë komanduese”, ka thënë Hasani, teksa ka folur për krimet e kryera pas luftës.
“Nuk çuditëm edhe nëse arrestohen ata”, ka thënë Hasani, kur është pyetur për mundësinë e arrestimit të Thaçit si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme.
Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme kishte qenë Hashim Thaçi; Ministër i Punëve të Brendshme Rexhep Selimi; Ministër i Mbrojtjes, Fatmir Limaj; Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Azem Syla; Komandant i UÇK’së pasluftës, Agim Çeku etj.
Por, pse është themeluar kjo Gjykatë?
Përgjigja është e qartë: për t’i sqaruar akuzat që janë shkruar nga një zviceran, Dick Martyt, në një raport 30 faqesh, ku i bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet e kryera gjatë dhe me krimin e organizuar pas luftës.
Për t’i hetuar këto akuza ishte emëruar edhe Prokurori, Clint Williamson, i cili kishte thënë se do të ngriten përafërsisht dhjetë aktakuza ndaj ish-udhëheqjes së UÇK’së.
“Ne besojmë se Task Forca do të jetë në gjendje të ngrejë aktakuza kundrejt disa ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së për krime kundër Serbëve, Romëve dhe etnive tjera si dhe Shqiptarëve që janë besuar të kenë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë dhe rivalëve politikë”, kishte thënë Williamson, në korrik, të vitit 2014.
Ky Prokuror kishte përmendur numrin dhjetë të aktakuzave, por jo edhe numrin e të akuzuarve, shkruan Gazeta Express.
“Kaq, pak a shumë, ndoshta me pak por afërsisht 10 aktakuza”, kishte shtuar ai.
Deri më tash, askush s’ka përmendur emrat e atyre që do të akuzohen, por Prokurori Williamson, kishte treguar adresën se ku janë ata njerëz që do të ndiqen penalisht.
“Nuk do të hyjë në specifika për të folur për individë, por të dhënat tona janë në koherencë me atë që ka thënë Dick Marty në raportin e tij, që këta individë kanë qenë në menaxhment të lartë të UÇK’së”, kishte shtuar ai.
Në vend të Williamson është emëruar amerikani David Schwendiman është emëruar në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Europës për krime lufte në Kosovë.
Por, kush janë emrat që përmenden në këtë raport?
Ata janë: Hashim Thaçi, Shaip Muja, Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj , Xhavit Haliti, Haradinaj janë personazhet kryesorë në Raportin e Dick Martyt.
Emrat e udhëheqësve të UÇK’së në Raportin e Martyt
Më së shumti përmendet emri i ish-udhëheqësit politik të UÇK’së, Hashim Thaçit. Pra, emri i tij figuron në pothuajse secilën prej 30 faqeve të Raportit. Konkretisht, pesë herë përmendet emri dhe mbiemri, ndërsa, 21 herë të tjerë mbiemri i tij. Në total, emri i Ish-Kryeministrit Thaçi përmendet 26 herë.
Pas tij vjen deputeti tjetër i PDK’së, Shaip Muja, i cili përmendet 20 herë në Raport. Ai ka pasur pozita edhe në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK’së. Pos tyre, në Raport përmendet shtatë herë edhe emri i Kadri Veselit, aktualisht, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Gjashtë herë përmendet edhe emri i Fatmir Limajt, aktualisht, deputet dhe udhëheqës i një partie të vogël politike.
Azem Syla dhe mbiemri Haradinaj përmenden nga dy herë në raport.
Emërtimi “Grupi i Drenicës” përmendet pesë herë, ndërsa, udhëheqës i tij, thuhet se është Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi.
“Ky lloj aktiviteti kriminal ka vazhduar të veprojë edhe pas luftës në forma të tjera, të ndërlidhura me krimin e organizuar, derisa Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEXi zbuloi rastin e klinikës Medicus në Prishtinë për trafikim organesh”, thekson raporti.
“Disa anëtarë të tjerë të ‘Grupit të Drenicës’ na janë dhënë indikacione gjatë hulumtimit se kanë luajtur rol vital si bashkëkonspiratorë në aktivitete të ndryshme kriminale. Këtu përfshihen Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Azem Syla dhe Fatmir Limaj. Të gjithë këta janë hetuar vazhdimisht gjatë dekadës së fundit si të dyshuar për krime lufte dhe ndërmarrje të përbashkëta kriminale, duke përfshirë raste të mëdha të udhëhequra nga UNMIKu, Tribunali i Hagës, dhe EULEXi. Deri më sot, të gjithë i kanë ikur drejtësisë”, shkruan mes tjerash Marty.
“Burimet e drejtpërdrejta që disponojmë tregojnë në mënyrë të besueshme se Haliti, Veseli, Syla e Limaj, si dhe Thaçi e anëtarët e tjerë të rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë, do kenë urdhëruar, e ndonjëherë do kenë ndjekur edhe personalisht, realizimin e një numri vrasjesh, burgosjesh, agresionesh dhe marrjesh në pyetje, në rajone të ndryshme të Kosovës dhe konkretisht, çka na intereson në mënyrë më të veçantë, gjatë operacioneve të kryera nga UÇK-ja në territorin shqiptar, në vitet 1998-2000”, thuhet në raport.
Ministria e Drejtësisë ka nisur një letër zyrtare tek autoritetet franceze, të dytën brenda javës me të cilën kërkohet lirimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë, se “i është drejtuar sërish të premten homologut të saj francez me kërkesën për lirimin e Haradinajt”.
Ajo tha se po përcillen të gjithë hapat ligjor që do të mundësojnë lirimin e tij.
Autoritetet franceze ndaluan, të mërkurën, në aeroportin e Bazelit Ramush Haradinajn, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar që më 2004 nga autoritetet e Serbisë, me pretendimet për krime lufte të kryera në periudhën e luftës në Kosovë.
Haradinaj doli përpara një gjykate franceze një ditë pas ndalimit, dhe ajo vendosi që ta mbante në paraburgim, deri sa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij.
Zyrtarë të partisë së zotit Haradinaj i thanë Radios Evropa e Lirë se vendimi i Gjykatës e mban atë në “paraburgim dhe gjithashtu mundëson edhe lirimin e tij me kusht” deri në paraqitjen e ‘provave nga autoritetet e Serbisë”.
Një zëdhënës i AAK-së, Muharrem Nitaj, i tha Radios Evropa e Lirë se “avokatët e zotit Haradinaj pritet që së shpejti të kërkojnë zyrtarisht lirimin me kusht” duke ofruar edhe garancat e shtetit të Kosovës.
Vendimi i Gjykatës franceze për mbajtjen e zotit Haradinaj në paraburgim i jep një afat, siç thuhet, deri në “40 ditë autoriteteve të Serbisë për të kompletuar dokumentacionin me kërkesën për ekstradimin e Haradinajt”.
Zyrtarët e partisë së Haradinajt thanë se presin që brenda ditësh Gjykata të vendos për lirimin me kusht të tij, që do të nënkuptonte “qëndrimin brenda shtetit francez deri në zgjidhjen e rastit nga gjykata franceze”.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se “në një afat sa më të shkurtër kohor” do të kërkojë nga Franca ekstradimin e Haradinajt
“Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë do të drejtojë në një afat sa më të shkurtër një kërkesë zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt”, tha për Radion Evropa e Lirë shërbimi për media I Ministrisë.
Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhërarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe qe mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë.
Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se ka shoqëruar në stacionin policor disa protestueses të cilët ishin mbledhur afër Kishës Ortodokse, për të kundërshtuar vizitën e pelegrinëve serbë në Gjakovë.
Një grup i qytetarëve të Gjakovës është mbledhur afër Kishës Ortodokse me qëllim që të kundërshtojë vizitën e paralajmëruar të pelegrinëve serbë për Krishtlindjet Ortodokse.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka një numër të vogël të qytetarëve që janë mbledhur afër Kishës Ortodokse.
“Për momentin situata është e qetë janë diku rreth 30 persona që janë aty, nuk presim që mund të eskalojë situata. Ende pelegrinët serbë nuk kanë arritur në Gjakovë janë në Deçan për momentin, por presim që ata do të vinë në vizitë edhe në Gjakovë”, ka thënë Podrimaj.
Vizita e pelegrinëve serbë në Gjakovë është përvitshme dhe ajo korrespondon me Krishtlindjen ortodokse.
Dy vite më parë, gjendja ishte tensionuar kur pelegrinët serb ishin penguar të vizitojnë kishën për Krishtlindjet Ortodokse, për çka më pas ish-ministri në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Aleksandar Jabllanoviq i kishte fyer nënat gjakovare duke i quajtur egërsira.
Cilësimi i tij, më pas pati nxitur protesta, të cilat u përmbyllën me shkarkimin e Jabllanoviqit nga pozita ministrore në qeveri.
Gjakova, është një nga rajonet që ka pësuar shumë gjatë luftës së fundit, ku ish–regjimi i Sllobodan Millosheviqit ka lënë pas viktima dhe shkatërrime të shumta.
Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj ka reaguar për herë të parë për arrestimin dhe lënien në burg të tij në Francë pas një urdhërarresti serb.
Anita në një pronocim për RTK ka thënë se deri më tani nuk ka njoftim zyrtar për këtë çështje. Ajo ka akuzuar institucionet e vendit për neglizhencë.
“Nuk di çka të them më tepër. Jemi duke e pritur një njoftim zyrtar. Kjo e ka kaluar çdo vijë të normales. Shteti i Kosovës është dashur të marrë masa, kjo është bërë e tepërt dhe ka kaluar në banalitet”, ka thënë Anita Haradinaj.
“Ne nuk kemi marrë ende asgjë zyrtare. Lajmin për paraburgimin e tij e morëm vetëm nga mediat ndërkombëtare”, ka thënë ajo.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë së Serbisë për ta vizituar nesër komunën e Shtërpcës në Kosovë.
Ministria për Punë të Jashtme, në njoftimin për media tregon se refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.
“Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPJ-së. “Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë”, thuhet më tej në njoftim.