Barometri diplomatik
“Këmbimi i territorit”, Thaçin do ta bënte DY HERË HERO dhe SHTETARIN MË TË MADH të Ballkanit!
**** Flini, flini, kënaquni, ” kullotni moj bagëti, kullotni”!!! (Naim Frashëri)
*** Kësaj teme iu kam referuar (shqip e anglisht), që nga viti 2007, para se Kosova të bëhej e pavarur nga Amerika dhe nga aleatët e saj evropianë perëndimorë. Mirëpo, kot i kotit, si shkrove mirë si keq, krejt njësoj e ke, askush se vret mendjen për atë, sepse ai “milet” është mësuar të ushqehet me gënjeshtra, me mashtrime dhe me dezinformime, JO me të VËRTETËN!- Sëmundje e keqe kjo për shëndetin e interesit të përgjithshëm të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
*** Mirëpo, ai që nuk është me të VËRTETËN, nuk është as me Zotin, as me shkencën, as me popullin, as me atdheun, as me drejtësinë, as me demokracinë, as me Shqipërinë Etnike, as me Amerikën e as me Evropën Perëndimore, por vetëm me dreqin dhe me të keqen deri në thyeqafje , në përbuzje dhe në vetëkapitullim.
-E kam shumë të qartë se çfarë domethënie dhe peshe të madhe ka kompromisi politik, por, jo GJITHMONË të FITOJË Serbia e ASNJËHERË Kosova dhe Shqipëria! – O, “më të mençurit e botë”!
– E, po, kështu nuk thotë as Populli, as Zoti, as shkenca, as e drejta, as patriotizmi e as shqiptarizmi, sepse territori i Shqipërisë Etnike nuk është pronë e luajtshme, që kujt t’i “teket” për hesape të veta politike, bajraktariste, karrieriste, materialiste të ndyra, ta bëjë “rrush e kumbulla” në emër të rremë të atdhetarizmit, të demokracisë, të vërtetës, të drejtësisë, të popullit dhe të Zotit, por është thesar i paluajtshëm, që i përket mbarë kombit shqiptar.
Prandaj, kujdes, Jo “këmbim”, por ribashkim të territorit shqiptar-shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, në mënyrë që Thaçi, Mustafa, Tahiri, Vuçiqi, Nikoliqi, Daçiqi, si dhe të gjithë partizanët e tyre brenda dhe jashtë Kosovës dhe Serbisë së Madhe, të ngelnin me “gishta në gojë”.
-Edhe sikur Beogradi zyrtar të pranonte formulën e gabuar të “këmbimit të territorit verior të Kosovës me atë të territorit të Preshevës”, ne, me asnjë kusht nuk duhet të pranojmë, sepse do ta humbisnim minierën “Trepça” dhe territorin shqiptar. Sikur të ndodhte kjo, Kosova do të ngelte një vend i varfër dhe i pazhvilluar, i parëndësishëm dhe pa kurrfarë perspektive. Por, gjithmonë e rrezikuar dhe e varur nga Serbia. – Andaj, kujt, do t’i duhej një Kosovë e tillë pa “Trepçen”? –Askujt, sepse “Trepça” është pasuria kryesore jetësore e Kosovës!
“KËMBIMI” do t’i jepte “vulën” historiko-diplomatike Dialogut të Brukselit (2011-2017)!
Prandaj, thoni, -JO DIALOGUT TË BRUKSELIT (2011-2017); THONI, jo “këmbimit” të territorit shqiptar-shqiptar me Serbinë e Madhe kolonialiste dhe gjenocidale, sepse duam rikthimin dhe ribashkimin e territoreve tona autktone të Shqipërisë Etnike (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Vraja, Prokuple, Bllaca Kurshumlia etj.).
Kjo do të ishte zgjidhja e drejtë dhe përfundimtare e problemit kolonial shqiptar, pavarësisht nga aspiratat dhe nga pretendimet hegjemoniste, militariste dhe kolonialiste të Serbisë së Madhe për t’i mbajtur të copëtuar dhe të sunduar shqiptarët dhe territoret e tyre si “plaçkë” të përjetshme koloniale, duke u mbështetur në historiografinë falsifikatore të miteve të tyre nacionalshoviniste romantike të mesjetës dhe të shekujve XIX dhe XX.
Ndryshe, çdo zgjidhje tjetër do të kishte karakter paliativ afatshkurtër dhe të dëmshëm për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.
Humbja e Veriut të Kosovës nënkupton edhe humbjen e përgjithmonshme të “Trepçes”!
-Andaj, çfarë do na duhej Presheva dhe Kosova, pa “TREPÇEN”?
-Asgjë, sepse do ngelnim tërë jetën të varfër dhe shtegtarë si “vezet e qyqes” nëpër botë, duke bredhur me djepa në shpinë për të siguruar një krodhe buke për fëmijët tanë, ashtu sikurse deri tash (1912-2017). –Nuk lihen gjithmonë në megrim mbi 6 milionë shqiptarë. Ndaj, duhet të jemi të kujdesshëm, të vendosur, largpamës dhe këmbëngulës, që të mos humbasim asnjë metër katror të territorit shqiptar, sepse “një popull pa territor, ai nuk është popull”, ka thënë Rilindësi, ideologu, patrioti dhe arktiketi i ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, SAMI FRASHËRI.
Pra, jo kurrfarë këmbimi territoresh shqiptare-shqiptare me Serbinë (ndoshta Serbia do të pranonte të këmbente Preshevën me Veriun e Kosovës, gjithnjë duke llogaritur në pasurinë milionshe dhe miliardshe të rezervave të arit, të plumbit, të zinkut, të argjendit dhe të bakrit të “ Trepçes”. Kjo pasuri llogaritet të jetë më e madhe sesa e gjithë pasuria e sheteve të BE-së. Kështu ka pohuar akademiku serb, Matija Beçkoviq: “ Pasuria e Kosovës vlen më shumë se krejt BE-ja. Nuk mendoj në vlerën shpirtërore, e cila është e paçmueshme, por në vlerën materiale, e cila, leht mund të llogaritet. Dhe, askush nuk mund të na japë më shumë sesa të na marrë.” (http://www.blic.rs/Vesti/Politika/555017/Matija-Beckovic-Ako-Vucic–kaze-ne–Putinu-bice–novi-Tito).
“Këmbimi i territorit” shqiptar-shqiptar, do t’i bënte heronj evropianë Hashim Thaçin, Edita Tahirin, Isa Mustafën, Aleksandar Vuçiqin dhe Tomislav Nikoliqin!
“Këmbi territorial”, do ta shpëtonte Dialogun e Brukselit, kurse Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, do të shpalleshin “ shtetarët më të mëdhenj dhe më meritorë ” për pajtimin historik të e serbëve dhe të shqiptarëve në Ballkan.
-Kjo do të ishte fitorja historike, politike dhe diplomatike e presidentit Hashim Thaçi dhe e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq dhe e Serbisë së Madhe, jo e Kosovës, as e propozuesve të tezës së “këmbimit territorial” !
Prandaj, të mos jemi aq zemërgjerë ndaj hegjemonizit dhe ekspansionizmit serbosllav në përthithjen e territoreve indigjene të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sepse këmbimi i Veriut të Kosovës me Preshevën shqiptare, më së shumëti, do t’u konvenonte negociatorëve serbo-shqiptarë në Dialogun e Brukselit (2011-2017) si dhe mbështetësve shqipfolës të këtij dialogu fatkeq, duke u gënjyer dhe mashtruar se me një “këmbim të tillë”, do t’i iknin përgjegjësisë së historisë për humbjen e territorit verior të Kosovës (1999-2017).
Pra, s’ka asnjë dyshim se, nëse do të vinte në shprehje “lëvizja e kufirit” të Kosovës me Serbinë, sepse në këtë rast, nuk do të gëzohej vetëm Serbia, por edhe garniturat e sotme politike shqiptare në pushtet mbase këtyre nuk iu “dhemb” fare për popull e as për territor shqiptar, por vetëm si ta kenë mirë me krerët e Beograddit nëpër ahengje të ndryshme “ngre dreka e shtro darka”, si dhe të pasurohen në mënyrë të paligjshme (me korrupsion, me plaçkitje, me vrasje dhe me krim të organizuar etj.), duke e lënë popullin në mjerimin e thellë social-ekonomik, të papunë, të pazhvilluar, pa perspektivë dhe të varfëruar në skajshmëri.
Ky soj i liderëve politikë të “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut, janë në gjendje të shesin dhe të këmbejnë çdo gjë me Serbinë, vetëm për ta ruajtur pushtetin nepotist, pasurinë dhe hedonizmin iracional të tyre, sepse kjo është e vetmja mënyrë, që ta mbajnë gjallë miqësinë, kënaqësinë absolute dhe interesin e biznesit të tyre me Serbinë, si dhe ta ruajnë ekuilibrin e besimit të rremë, të krijuar te partnerët e tyre ndërkombëtarë.
Teori e keqe ajo: “mbath gjogun, zbath doriun” !
Duke qenë se shiptarët në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, janë në truallin e tyre autokton shqiptar, kurse serbët në Kosovë, janë kolonë në truallin e huaj. Kjo është arsyeja kryesore, pse nuk duhet të bëhet kurrfarë “trampi” i keq “mbath gjogun, zbath dorinë”! – Ndaj, Veriun e Kosovës nuk e japim për asnjë kombinim territorial me Serbinë, sepse edhe Veriu i Kosovës, edhe Presheva, edhe Bujanoci, edhe Medvegja janë territore të patjetërsueshme të kombit shqiptar dhe tëi Shqipërisë Etnike.
Prandaj, në këtë pikëvështrim nuk duhet të pranojmë asnjë formulë politike për dhurimin e Verut të Kosovës shtetit të Serbisë, edhe pse ky de fakto është nën kontrollin e Serbisë. Por, duhet të bëjmë çmos, që Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën t’ia rikthejmë zotëruesit legjitim-Shqipërisë Etnike. Kjo do të ishte trimëria, urtia dhe largpamësia strategjike e politikës dhe e diplomacisë shqiptare. Ndryshe, do të fitojë Serbia në kurrizin e territorit të Shqipërisë Etnike.
Kësaj “teme” iu kam referuar disa vite më parë (2012), pse ne nuk duhet pranuar kurrfarë opsioni politik për ndarjen e Kosovës (Veriut) në këmbim me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, SEPSE terrritori i Kosovës, ashtu sikurse territori i këtyre tri komunave shqiptare (që ende janë plaçkë koloniale e Serbisë së Madhe, 1878-2017) historikisht dhe ligjërisht është territor i Shqipërisë Etnike, jo i Serbisë së Madhe.- Nuk ka Serbia kurrfarë territori të vet, që do ta këmbente me Veriun e Kosovës. Ky është problemi që konteston idenë e këmbimit të territorit shqiptar-shqiptar. Në këtë kuptim, nuk duhet të ketë kurrfarë këmbimi, por vetëm INTEGRIM të terrritorit etnik shqiptar.
Prandaj, në këtë kontekst, nuk kemi se çfarë të ndajmë dhe të këmbejmë me Serbinë, sepse ajo nuk ka humbur kurrfarë Kosove, duke qenë se Ksoova kurrënjëherë nuk ka qenë territor legal i Serbisë, por vetëm një plaçkë koloniale dhe gjenocidale 100-vjeçare e saj (1912-1999).
Kjo e vërtetë, duhet të mbrohet me çdo kusht, dhe, t’u thuhet në sy, edhe Serbisë kolonialiste, edhe Rusisë, edhe BE-së, edhe NATO-s, edhe Amerikës, edhe OKB-së, jo të spekulohet me terma eufemiste të politikës propagandistike serbomadhe, se “Kosova duhet copëtuar” , sepse edhe me një këmbim të tillë, do të humbisnim territorin tonë, do të tëkurreshim në skajshmëri. Këtë Serbia do donte, sepse do ta merrte edhe “Trepçen” në këmnbim me Preshevën, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën.
– Mbajni në mend (për hir të gjeopolitikës dhe të gjeostretegjisë nacionale dhe shtetërore), Serbia nuk do të pranonte dot, që Kosovës, t’ia jepte edhe Bujanocin dhe Medvegjën krahas Preshevës.
Me një fjalë, çdo propozim a çdo zgjidhje, që pranon Serbia, nuk është zgjidhje, por humbje dhe katastrofë për Kosovën, përkatësisht për Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan. Këtë e ka provuar edhe historia dhe plitika e derisotme e marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan.
Ajo që Serbisë i bie tamam mirë , Shqipërisë i bie keq e zi!
-Mbani mend, o të pangopshëm, o shpirtzinj, hashotuxharë dhe fatzinjë, se Shqipëria Etnike nuk është biznes, as firmë, as pronë indiduale, partiake, klanore e as artikull konsumi privat, por pronë legjitime e gjithë shqiptarëve (jo vetëm e liderëve politikë dhe e aminuesve të tyre jopolitikë).
Kujtdo le t’i “mbetet hatri” dhe le të LEÇITET prej meje (dert i thellë), por, unë kurrë nuk do të sugjeroj e as pranoj, tezën e “këmbimit të territorit të Kosovës Veriore me atë të trekëndshit Preshevë-Bujanoc-Medvegjë”, sepse fjala është për një lloj “KËMBIMI ME VETËVETËN”, JO me kurrfarë këmbi të territorit të Kosovës dhe të Serbisë.
Pra, as sot e as nesër, kurrë nuk do ta ndryshoj këtë mendim timin, sepse çdo këmbim territori me Serbinë, do të thotë humbje të territorit të Kosovës.
Me një fjalë(siç theksuam më sipër) humbja e territorit të Kosovës, do të nënkuptonte edhe humbjen e Minierës “Trepça”. –Këtë e do Serbia, sepse “Trepça” është “manastiri” dhe pasurria më e madhe dhe e pashtershme e Serbisë (ari, argjendi, plumbi, zinku, bakri), jo manastiret dhe dioqezat serbe në Kosovë.
Pra, kujt do t’i duhej Presheva dhe Kosova e ribashkur pa “TREPÇEN”?!
Askujt, sepse humbja e “Trepçes”, do to thotë të ngelësh i varfër përjetësisht dhe me djepa në shpinë e me fëmijë ngrykë, duke bredhur nëpër vende të ndryshme të Evropës, si lypësarë dhe si nomadë për një krodhë buke dhe për ndonjë kasollë a tendë strehimi.
Ky është motivi kryesor, pse Serbia po e do Veriun e Kosovës, po e do “Trepçen” ngase kjo është “MANASTIRI KRYESOR” i serbomëdhenjve dhe i Serbisë së Madhe kolonialiste, jo as Manastiri i Deçanit, i Graçanicës e as Patrikana e Pejës.
Për këtë qëllim po zhvillohet edhe Dialogu i Brukselit (2011-2017), i cili është plotësisht i gabueshëm dhe i papranueshëm për interesin e përgjithshëm të shqiptarëve dhe të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.
Është i papranueshëm krahasimi banal i elementit autokton shqiptar në Anamoravë me atë kolon serb në Kosovë!
-Presheva, Bujanoci dhe Medvegja le t’i rikthehen Shqipërisë Etnike, jo të “këmbehen” me asnjë pjesë të territorit të saj!
-Le të merret në konsideratë e drejta historike, legjitime dhe juridike ndërkombëtare e shqiptarëve të “Luginës së Preshvës” alias të Anamoravës së Shqipërisë, që ata t’i ribashkohen Kosovës, përkatësisht Shqipërisë, sepse janë pjesë e trungut të tyre, qëkur njihen shqiptarët dhe Shqipëria në Ballkan.
Kjo e drejtë dhe kërkesë shekullore e shqiptarëve të Anamoravës (pjesët e tjera të saj, Serbia i ka serbizuar dhe spastruar etnikisht me terror dhe me gjenocid (1878-2017), jo që nuk janë të kontestueshme nga këndvështrimi historik dhe nga interesi i përgjithshëm kombëtar, territorial dhe shtetëror shqiptar, por janë të ligjshme dhe të domosdshme, që sa më parë, të vihen në “rend dite” për shqyrtim të politikës dhe të diplomacisë shqiptare të aksit Tiranë-Prishtinë.
Pavarësisht nga e drejta dhe nga kërkesa e drejtë dhe e ligjshme e shqiptarëve të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), që përfundimisht të zgjidhej statusi i tyre politik, duke u bashkuar me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë, Prishtina e as Tirana zyrtare nuk duhet të pranojnë kurrfarë këmbimi të territorit të veriut të Kosovës për territorin shqiptar të Anamoravës, sepse si Veriu, ashtu edhe Lindja e Kosovës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), janë pjesë të tërësisë së territorit integral të Shqipërisë, jo të Serbisë, në asnjë kuptim qoftë historik, qoftë juridik ndërkombëtar.
Në asnjë aspekt, nuk mund të krahasohet statusi i shqiptarëve dhe i territorit të tyre nën Serbi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) me statusin e serbëve në Veriun e Kosovës, sepse shqiptarët në Anamoravë janë autoktonë në tokat e tyre të Shqipërisë Etnike, kurse serbët, jo vetëm në Veriun, por në gjithë Kosovën, janë kolonë, të ngulitur me dhunë, me terror, me gjenocid dhe me spastrim etnik (1878-2017).