VOAL

VOAL

Raportohen të zhdukura, përfundojnë të trafikuara apo edhe me martesë

Trafikimi me qenie njerëzore në Kosovë vazhdon të thellohet si shqetësim i përgjithshëm. Aq më tepër, kur viktimat e trafikimit, ku dominon gjinia femërore, janë nën moshën 18 vjeç.

Autoritetet e rendit thonë se gjatë një viti, raportohen rreth 30 viktima të trafikimit.

Riza Murati, shef i Sektorit Qendror të trafikimit me qenie njerëzore në Policinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndër vite trafikimi po shënon rënie, porse si fenomen, vazhdon të mbetet shqetësues.

Ai bën të ditur se që nga viti 2010 janë fuqizuar kapacitetet policore në luftimin e kësaj dukurie, ndonëse ende mbetet sfidë.

“Mund të them që është një rënie e lehtë sa i përket trafikimit me qenie njerëzore. Moshat e trafikuara si viktima, janë nën moshën 18 vjeçare. Rastet kur raportohen femrat si të zhdukura, kryesisht u takojnë situatave kur ato largohen nga shtëpia, qoftë me premtime të rrejshme, apo premtimi për një vend pune”, thotë Murati.

Sipas tij, në momentin kur femrat raportohen si të zhdukura, policia angazhohet dhe në bashkëpunim me njësitë relevante provohet që të verifikohet informacioni në lidhje me ndonjë rast të trafikimit.

“Një rast, këtë vit, ka rezultuar si viktimë e shfrytëzimit në prostitucion”, shton Murati.

Sakibe Doli, drejtoreshë e Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë bën të ditur se mosha e femrave të trafikuara, që janë identifikuar nga persona gjegjës ndër vite, sillet kryesisht nga 18 deri në 25 vjeç.

“Shumë prej tyre ka që janë martesa të hershme, martesa që bëhen jashtë vendit dhe rrallë herë ka ndodhur që burri të jetë trafikant. Kohëve të fundit ka rënë trafikimi, por vajzat kamuflohen si punëtore, apo këngëtare, por ato shpesh zihen në pozita të palakmueshme dhe bëhen viktima të trafikimit pa dëshirën e tyre, por joshen shumë lehtë nga trafikantët”, thotë Doli.

Në Kosovë, thekson ajo, është Strehimorja Shtetërore që ka kapacitet të mjaftueshëm. Po ashtu, shton ajo, Kosova i ka ligjet adekuate dhe janë krijuar mekanizmat për ta luftuar dukurinë e trafikimit.

Statistikat e Policisë së Kosovës flasin se gjatë këtij viti, janë 17 vajza që janë raportuara si të zhdukura, derisa në vitin 2016 kanë qenë 117.

Ndryshe, jo të gjitha vajzat e raportuara si të zhdukura përfundojnë si viktima të trafikimit.

Shumë nga to në moshë shumë të re edhe martohen, por që fillimisht ikin nga shtëpia dhe raportohen si të zhdukura.

Ka raste kur ato janë edhe në moshën 12- vjeçare dhe martohen. Apo raste kur që si 13- vjeçare lindin dhe bëhen nëna. Kjo dukuri, raportohet të jetë më e theksuar te komunitetet rom, ashkali e egjiptian.

Njëri nga familjarët e një vajze të martuar qysh si 12- vjeçare, flet për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti:

“Ndodh që vajza 12 vjeçikë nga shtëpia dhe martohet. Kjo po ndodh shpesh, sidomos në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Prindërit nuk i pyesin. Ikin nga shtëpia. Qysh si 12 vjeçe ikën te burri dhe 13 vjeç bëhet nënë dhe lind fëmijë”.

Edhe Ramjana Gashi, e komunitetit rom, tash i ka mbushur 19 vjet. Ajo para moshës 16- vjeçare ishte martuar. Tash kujdeset për 3 fëmijët e saj, në kushte të vështira ekonomike.

‘’Qe 4 vjet jam martuar, i kam 3 fëmijë. Po lypin të hanë, e të pinë. S’po kam çka t’iu ofroj. As social nuk kemi. Unë në shkollë asnjëherë nuk kam shkuar, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, edhe kam vendosur të martohem e re. Por, edhe këtu te burri kushtet ekonomike i kemi shumë të vështira”, thotë ajo.

Kohë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) kishte vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk i plotëson në tërësi standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Raporti kishte vlerësuar se korrupsioni qeveritar krijon “një ambient që mundëson disa prej krimeve të trafikimit”, derisa kujton se “disa oficerë policorë, punonjës të Ministrisë së Punës dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, janë akuzuar apo dënuar për krime të trafikimit”.(REL)

Fëmijët e Kosovës pjesë e garës evropiane në matematikë

Njëmijë e treqind nxënës nga klasa e dytë deri në klasën e dymbëdhjetë të rajonit të Prizrenit, kanë marrë pjesë sot në garën e matematikës.

Interesimi për këtë garë ishte i madh në gjithë Kosovën, ndërkohë, nga organizatorët u vlerësua si mjaft e rëndësishme, pasi fëmijët e Kosovës për herë të parë kanë garuar njëjtë si ata në vendet evropiane.

Profesori i matematikës, njëherësh koordinator për Prizren, Afrim Shemsedini tha se kjo garë po mbahet për herë të parë në Kosovë, por shpreson që do të bëhet garë tradicionale.

“Këtyre fëmijëve në Kosovë për herë të parë ia kemi hapur dyert drejt Evropës që edhe ata të garojnë me moshatarët e tyre në gjithë botën, pasi që detyrat e njëjta janë kudo që kanë garuar sot, në çdo pjesë, sidomos sot vlen të ceken vendet evropiane si Gjermani, Franca, 1 milion nxënës marrin pjesë në këtë garë. Ne pasi që jemi viti i parë, Prizreni me rajon i ka 1300 nxënës, besojmë se do të ketë rritje edhe me të madhe. Këtu nuk është qëllimi garues qëllimi është siç e thamë edhe më herët ta dinë matematikën dhe të mendojnë për matematikë dhe secili nxënës që duhet të certifikohet ajo certifikatë është ndërkombëtare që pranohet kudo që shkon në botë“, ka tha ai.

Kurse nxënësit thonë se kjo është mundësi për ta testuar veten, transmeton KP. Dion Luma thotë se testi ka qenë i lehtë.

“Testi ka qenë ekstrem shumë i lehtë. Unë e dua shumë matematikën por kësi testi kaq të lehtë nuk kam parë. Unë kam dashtë ta provojë vetën a jam i suksesshëm në matematikë. Matematika nuk është lëndë e keqe, është shumë e lehtë”, tha ai.

Koldian Pula ka thënë se ka dashur ta testojë vetën në këtë test.

“Më ka shtyrë sepse i kam notat e mira dhe kam dashur ta testoj vetën. Testi mu duk jo shumë i lehtë por me pyetje të moshës sime, ka mundur të jetë më mirë të ketë, më shumë nxënës por nuk ka pasur shumë nxënës të klasës sime”, tha ai.

Testi është i njëjtë në të gjithë botën dhe zakonisht ka detyra logjike. Rezultatet pritet të publikohen brenda dy jave.

LDK në Gjilan kërkon zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe të Komunës, Lutfi Haziri, ka mbajtur takim të rregullt me strukturat e saj, përfshirë kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve.

Sipas një komunikate për media të kësaj dege, thuhet se të gjitha strukturat e LDK-së i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Haziri, duke vlerësuar lart qeverisjen komunale në udhëheqjen e tij, “i cili e ktheu kujdesin e Qeverisë së Republikës në investime, përderisa interesim të madh për Gjilanin ka shfaqur Tirana, Brukseli dhe shtetet tjera mike, duke ia ndryshuar jetën qytetarëve të Gjilanit”.

“Ndërkohë, pas një debati të gjatë në kryesi, me propozim të kryetarit Lutfi Haziri, Imet Rrahmani është zgjedhur nënkryetar i Degës, ndërsa Arben Mehmeti sekretar”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë takimit të sotëm të LDK-së, është vlerësuar lartë kontributi i gazetarit dhe publicistit, Bardhyl Ajeti, ndërsa është kërkuar nga autoritetet e sigurisë që ta zbardhin rastin e vrasjes makabre, “sikurse edhe rastet e vrasjeve tjera të veprimtarëve të LDK-së”.

Në këto takime, Komisionet e Degës kanë paraqitur raportet një-vjeçare të punës, është miratuar buxheti 2017 dhe po ashtu “LDK ka ndarë obligimet organizative për t’u rikthyer në bashkëbisedim me qytetarët”.

“Strukturat LDK-së në Gjilan janë mobilizuar i fuqishëm për fitoren e radhës, e cila do të jetë sërish plebishitare, edhe atë pa balotazh. Të pranishmit kanë vlerësuar se LDK është shpresë dhe besë për qytetarët e Gjilanit”, thuhet në këtë komunikatë.

Po ashtu, në komunikatë u tha se LDK është duke punuar për organizimin e Konventës ditore më 16 prill, kur edhe do të shënohet 27-vjetori i themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës në Gjilan.

Pas shumë vjetësh “Bota Sot” e konfirmon se gazetari i saj i vrarë, Bardhyl Ajeti, shkruante edhe me pseudonim

Gazeta “Bot Sot” e ka pranuar se gazetari i vrarë më 2005, Bardhyl Ajeti, ka shkruar me pseudonimin Artur Seiti tekste për këtë gazetë.

Ajeti kishte shkruar edhe tekste me emrin e vetë, mirëpo, duket se shkrimet akuzuese i kishte shkruar me pseudonimin Artur Seiti.

Ky sqarim  ka ardhur pas një rrëfimi të Ramush Haradinajt, i cili në “Komitet” të Gazetës Express, kishe treguar se “Bota Sot” kishte ndalur shkrimet kundër tij tek kur ishte takuar me Ibrahim Rugovën.

“Artur Seiti (Bardhyl Ajeti), kishte futur panik për të vërtetat që shkruante me penën e tij në atë periudhë dhe AAK kërkonte zbulimin e emrit të vërtetë të autorit”, shkruan B.Sot.

“Por për lexuesit, është e rëndësishme të dihet se si para 15 vitesh, me këmbëngulësi partia e Ramush Haradinajt, AAK, kërkonte t’a dinte se kush vërtet ishte autori Artur Seiti…”, thuhet më tej në sqarimin e B.Sot.

Gazetari Bardhyl Ajeti kishte shkruar tekste pasluftës kundër ish-udhëheqësve të UÇK’së derisa ishte vrarë duke shkuar në shtëpinë e tij, në Gjilan.

Buxheti për FSK-në 51 milionë euro në vit, kur të bëhet ushtri shtohen 5 milionë

Ministria e FSK-së ka bërë të ditur se forcës së re do t’i ndahen nga 5 milionë euro më shumë për secilin vit.

“Buxheti është 51 milionë për çdo vit dhe do të ketë rritje plus 5 milionë”, ka deklaruar  për “Zërin” zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala.

Ndërkohë, ka thënë se FSK-ja pas transformimit në ushtri do të pajiset me të gjitha ato mjete që ka çdo ushtri për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin.

Kurse, sipas projektligjit të hartuar, FSK-ja do të jetë e pajisur me ato armë të cilat do të jenë të nevojshme për forcën e re, transmeton zeri.info.

“FSK-ja do të jetë e pajisur me armatim adekuat, në përputhje me nevojat e FSK-së për kryerjen e misionit dhe detyrave të saj”, thuhet në dokument.

Sipas këtij dokumenti, FSK-ja është e autorizuar që ta përdorë forcën, armët e zjarrit, mjetet dhe pajisjet që ka në përdorim me qëllim të përmbushjes së misionit të dhënë kushtetues dhe ligjor, vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që kërkohet për t’i arritur objektivat legjitimë të FSK-së.

Në të më tej bëhet e ditur se rekrutimi i personave në FSK nuk është i obligueshëm, por bëhet në mënyrë vullnetare. Sipas të njëjtit dokument, FSK-ja pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Kosovës dhe pjesëtarët e saj rekrutohen nga shtetasit e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, përderisa mosha minimale për të shërbyer në FSK është tetëmbëdhjetë vjeç, mosha më e lartë për t’u rekrutuar në FSK është tridhjetë vjeç për oficerë dhe 25 vjeç për grada të tjera.

Veliu do nga Qeveria zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së

Kryetari i Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, manifestimin e 27 vjetorit të themelimit të degës në këtë qytet e shfrytëzoi për të kërkuar zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

“Udha që kemi bërë së bashku në këto 27 vjet siç e dimë ka qenë e vështirë e me përballje, me përpjekje e me arritje, por e dinjitetshme dhe e paepur drejt qëllimit për liri pavarësi e demokraci në Kosovë. Duket ashiqare që ne që jemi fatlum tek i gëzojmë, i shijojmë dhe kujdesemi me fisnikëri t’i ruajmë këto vlera”, ka thënë Veliu, përcjell ksp. “Pashmangshëm këto ditë i kujtojmë më pietet prijësit e intelektualët, ideologët e veprimtarët, deputetët e kryetarët që ranë e na i vranë, që ndërruan jetë por bënë vepra hero e martirë lirie, si Fehmi Agani, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Latif Berisha, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, ushtarakë e veprimtarë tjerë dhe Fadil Ferati mbetën shëmbëlltyra dhe dedikim nderimi. Ndërsa shteti obligim drejtësinë, a krimit politik ndëshkimin, gjithsesi”, u shpreh Veliu.

Thaçi: Është e pamundur të formojmë ushtrinë me ndryshime kushtetuese

Formimi i ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese është i pamundur ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi.

Në vazhdën e takimeve e bashkëbisedimeve të ndryshme në lidhje me nismën e tij për transformimin përmes ndryshimeve ligjore të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mision ushtarak, Thaçi ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Kolegjit UBT, në Prishtinë.

Aty, ai tha se Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës është peng i vendimeve të Beogradit, andaj, ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë, të cilat po i kërkojnëNATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pamundura.

“Lista Serbe është deklaruar qartë se nuk mund të votojnë dhe nuk guxojnë të votojnë nga Beogradi”, ka theksuar Thaçi.

“Andaj, a duhet të mbetemi ne peng i Beogradit, derisa Beogradi të disponohet që ne ta kemiushtrinë”, tha Thaçi, si përgjigje ndaj insistimeve ndërkombëtare që transformimi i FSK-së në forcë të armatosur, të bëhet përmes kushtetutës.

“Pas zgjedhjeve 2014, me Listën Serbe (subjekt politik që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë) është krijuar një realitet krejt tjetër. Këto ditë është thënë qartë se lista serbe nuk do të votojë kurrë për ushtrinë e Kosovës, pasi ata punojnë me interesa të qeverisë së Serbisë”, tha presidenti i Kosovës.

“Kjo do të thotë që ne nuk mundemi të shkojmë me ndryshimet kushtetuese, por me projektligj”, ka deklaruar ai.

Forca e sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës.

Tre vjet më parë ajo përmbushi kapacitetet operacionale dhe autoritetet në vend nisën procesin e rishikimit të sektorit të sigurisë duke kërkuar më shumë kompetenca për FSK-në që do të çonte drejt krijimit të ushtrisë.

Kjo megjithatë duhej të bëhej me ndryshimet kushtetuese që kërkojnë dy të tretat e deputetëve përfshirë dhe dy të tretat e deputetëve të pakicave. Por, kundërshtimi i deputetëve serbë të mbështetur nga Beogradi zyrtar ka penguar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Mustafa: Çështjet e brendshme nuk i diskutojmë me Serbinë

Kryeministri Mustafa tha se Kosova ka marrëdhënie shumë të mira me shumicën e vendeve të rajonit, duke folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë sot në punimet e Samitit të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, i cili u zhvillua në Sarajevë.

Në takim, përveç kryeministrit Mustafa ishin edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn si dhe kryeministrat e Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

Në punimet e Samitit, kryeministri Mustafa, para të pranishmëve ka prezantuar të arriturat e Republikës së Kosovës, si dhe ka shprehur qëndrimet lidhur me proceset e mëtejme eurointegruese të Republikës së Kosovës dhe rajonit. Ai me këtë rast ka shprehur përkushtimin e Kosovës në axhendën e bashkëpunimit rajonal, sidomos në aspektin ekonomik dhe tregtar.

“Synimi i Kosovës është të jetë pjesë e tregut evropian, ndërkaq me vendet e Ballkanit Perëndimor të lehtësojë dhe përparojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Tregu i përbashkët, për të cilin po insistohet, qoftë ai unik evropian, apo një treg i Ballkanit Perëndimor nuk mund të funksionojë pa lëvizjen e lirë dhe për Kosovën pa liberalizim të vizave”, tha Mustafa.

Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit, kryeministri Mustafa tha se Kosova ka marrëdhënie shumë të mira me shumicën e vendeve të rajonit, duke folur edhe për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ndërkaq, kryeministri Mustafa i është kundërpërgjigjur disa çështjeve që janë ngritur në këtë takim nga kryeministri serb, Vuçiç duke i bërë të qartë se ato janë çështje të brendshme të Republikës së Kosovës dhe se nuk do t’i diskutojnë ato çështje me të.

“Disa çështje që u hapën sot këtu nga Vuçiç, i konsideroj se janë çështje të brendshme të Kosovës, ku Kosova ka legjitimitet të plotë të vendosë, prandaj nuk e shoh asnjë arsye që ato t’i diskutoj këtu me juve”, tha kryeministri Mustafa në samit.

Ky Samit, është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, sivjet do të mbahet në Trieste të Italisë. aa

Uk Lushi: Jam me Presidentin e Republikës të Kosovës

Uk Lushi nga SHBA ka bërë një reagim në lidhje me transformimin e FSK në Ushtri të Kosovës. Ai e mbështet Presidentin Hashim Thaçi. Ja si shkruan në rrjetin social Uk Lushi:

“E kam kritikuar Presidentin Thaçi disa herë dhe do ta kritikoj përsëri nëse duhet kritikuar.

Por qëndroj plotësisht me Presidentin e Republikës së Kosovës në nevojën e transformimit të trupave të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, deputetët dhe qytetarët e Kosovës duhet të rreshtohen prapa Ushtrisë së Kosovës. Kosova, liderët e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës duhet të udhëheqin dhe kenë në pronësi proceset që çojnë shtetin përpara.

Amerika dhe vendet aleate euro-përëndimore të Kosovës janë dhe do të jenë me Kosovën dhe Ushtrinë e saj.”

Murat Jashari: Si e organizova atentatin kundër Vllasit

Rrëfimi që Murat Jashari, për ditën që ai kreu sulmin me armë zjarri ndaj avokatit Azem Vllasi është i mbushur me plot kontradikta të cilat takohen tek një version: problemet mendore siç pretendon ai. Insajderi sjellë rrëfimin e plotë që Jashari ka dhënë para autoriteteve për ditën kur kreu sulmin.

Ishte zgjuar fiks në 05:46. Kishte larë sytë, e më pas kishte ndezur një cigare. Fiks 18 minuta më vonë kishte kryer dy obligime fetare, një të fesë myslimane e një tjetër të fesë katolike.

Pak kohë më vonë do të pinte një gotë raki dhe do të provonte ta vriste Azem Vllasin.

“Në ora 06.04 kam marrë abdes, jam kthyer nga Manastiri qyteti i shenjtë i yni, kam ba kryq për ortodoksë shqiptarë, për katolikë shqiptarë, paraardhësit tanë dhe ata qe jetojnë. Katër reqate i kam falë, babë e nën mysliman, dova nuk di por për hir të prindërve dhe myslimaneve popullit tim shqiptar”, rrëfehet Jashari, para gjyqtares së procedurës paraprake në Gjykatën Alltëne Mureseli.

Rrëfimin e tij e ka siguruar Insajderi, të cilën e sjellë së bashku me aktvendimin e prokurorit special Sylë Hoxha, për nisjen e hetimeve ndaj Jasharit dhe të tjerëve, të dyshuar si bashkëpunëtor të tij.

Pasi kishte kryer ritet fetare, në orën 06:45 Jashari rrëfen sesi kishte nxjerrë revolen dhe në të kishte futur një plumb.

Më pas ishte nisur nga hotel “Fontana” që gjendet në periferi të kryeqytetit, kishte zbritur në qendër. Aty kishte blerë gazetat ditore dhe kishte hyrë në lokal.

“Kam pi një kafe, një gotë raki, një gotë ujë…”, rrëfehet Jashari.

Kishte pritur deri sa të bëhej ora 07:40. Pesë minuta më vonë, Jashari kishte filluar ta bëjë planin për të shkuar në zyrën e Vllasit, të cilin e plagosi. Jashari thotë se nuk e ka pasur në plan të vras atë.

“Në ora 07:45 shkova me rrahë në zile tek Azem Vllasi. Doli në derë por nuk e hapi derën si shqiptar, dhe me pyeti se kush jam. Kam thënë Avniu jam. Për çka ke ardhë, jam prej Matiqani dhe kam një kontest”, rrëfehet Jashari.

Jashari ka rrëfyer të martën, se ai nuk ka dashur vetëm ta plagosë Vllasin. Madje sipas tij, ai e ka gjuajtur në bark e jo në kraharor.

“E kam gjuajtur me mendimi timin në bark për ta plagosur, dhe e kam gjuajtur me vetëm një plumb, vetëm që të hjek edhe ky person për jetë”, rrëfehet Jashari.

Në fillim të deklaratës së tij, Jashari pranon edhe diçka që përthekon krejt veprimet e tij kontradiktore.

“Unë jam refugjat në Zvicër sepse kam ikur qe 30 vite dhe nuk jam shtetas i Zvicrës, por vetëm banor dhe e kam vizën e përhershme, ndërsa për shkaqe të sëmundjes time psiqike që kam, nuk punoj”, thotë Jashari në fillim të rrëfimit të tij.

Aty ai shpjegon edhe urrejtjen e tij siç thotë patologjike ndaj Azem Vllasit.

“Me Azem VIlasin kam urrejtje patologjike për të gjitha çka i ka bërë në vitet tetëdhjeta. Kam pas për qëllim për 11.03.2017 me e plagos që të hjek në këtë bazë”, ka rrëfyer Jashari.

Sipas aktvendimit të autoritete zyrtare, “ekziston dyshimi i bazuar, se me datën 13.03.2317, rreth orës 07:45, me dashje që ta privoj nga jeta Azem Vllasin, ish-udhëheqës i lartë i si person zyrtar, e duke vlerësuar si tradhtar të çështjes kombëtare”, Murat Jashari ka gjuajtur Vllasin në kraharorë me “revole sinsilator- shurdhues kalibri 7.65 mm” duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Me këtë kishte për të kryer veprën penale: Hakmarrje në tentative nga neni 396 par 2 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Me datën 13.03.2017 gjate kontrollit ne motelin “Fontana” te pandehuri Murat Jashari është gjetur një revole e tipit Cervena Zastava model 70 e kalibrit 7.65 mm me një karikator dhe 7 fishek dhe silenciator shurdhues te cilën e ka poseduar pa lejen e organit kompetent”, thuhet në aktvendimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria dyshon se Jashari kishte për bashkëpunëtor edhe dy persona të tjerë.

Por përderisa Jashari shfajëson komplet nga akti dy persona të tjerë të arrestuar si bashkëfajtor, Avni Llumnicën dhe Arsim Brahimin, autoritetet e thonë të kundërtën.

Sipas Prokurorisë, Llumnica i ka ditur veprimet e Jasharit. Madje i ka siguruar edhe vend për të fjetur në shtëpinë e tij në Barilevë.

“Pas kryerjes së shenjës me armë dhe plagosjes se viktimës Azem Vllasi, të pandehurin e merr me automjet të tij për ta dërguar te moteli Fontana dhe pastaj për tu larguar nga Kosova ne drejtim te Zvicrës por kur kanë shkuar te moteli pjesëtarët e policisë kanë arrestuar që të dy”, thuhet në aktvendim.

Ndërsa Arsim Brahimi, dyshohet se ka ndihmuar Jasharin, duke e strehuar në motelin “Fontana” në Prishtinë, pa e regjistruar në mënyre të rregullt si klient.

“Duke e strehuar në motelin e tij pasi që i dyshuari kishte kryer veprën e përshkruar në dispozitvin një ndaj Av. Azem Vllasi, kishte për të kryer veprën penale: Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes te veprave penale…”, thuhet në aktvendim.

Por Jashari thotë se as Llumnica e as Brahimi nuk kanë lidhje me aktin e tij ndaj Vllasit.

Ai ka një rrëfim tjetër për ta por megjithatë tregon se nuk iu kërkuan dokumentet në hotel.

“Atë natë kur kam shkuar në hotel, respektivisht unë kam qenë mysafir i Avniut dhe ai ma ka paguar natën e parë ndërsa të nesërmen kam paguar unë, kurse sa i përket dokumenteve recepsionisti nuk më ka kërkuar dokumente për qëndrim në hotel”, rrëfen Jashari, teksa i garanton gjykatës se nuk do të ikë dhe  nuk do të largohet nga vendqëndrimi i tij.

E Brahimi, në rrëfimin e tij thotë se si recepsionist në hotelin “Fontana” e ka takuar Jasharin pasi ai ka qenë i vendosur në hotel dhe se nuk e ka ditur nëse ka qenë apo jo i regjistruar.

“Recepsionisti që ka qenë një nate më herët më ka thënë se ia kishin kërkuar dokumentet por i ka thënë se do t’ia sjell më vonë ashtu që vetëm kur më kanë thirrur mua se kinse ka një problem në hotel, Murati më ka treguar se është i vëllai i komandantit Ismet Jashari Kumanova. Unë nuk kam pas kontakte e as kurrfarë pune me asnjërin prej këtyre dyve e as me Muratin i cili ka qëndrua ne hotel”, rrëfen Brahimi.

Prokuroria thotë se Llumnica kishte planifikuar edhe largimin e Jasharit nga Kosova në Zvicër.

Vet Jashari e pranon se Llumnicën e ka mik qe 20 vjet. Pas plagesës së Vllasit, miqësia e tyre do të vazhdojë të jetë një argument edhe për autoritetet e drejtësisë. /Insajderi.com

Aktakuzë kundër ministrit për Kthim, Dalibor Jevtiq

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër ministrit për Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq

PRISHTINË-Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër ministrit për Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq, ministër nga Lista Serbe, si dhe për një sekretar të përgjithshëm dhe një drejtor të departamentit të administratës dhe financave të kësaj ministrie, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës thuhet se tre të pandehurit D.J., N.S. dhe M.P., në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre, sipas prokurorisë, me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht ti shkaktojnë dëme ministrisë përkatëse.

“I pandehuri D.J., në kundërshtim me nenin 16 të Udhëzimit Administrativ nr.03/2008 për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, ka nxjerr vendimin me nr.172/2 të datës 11.02.2014, me të cilin i jep në shfrytëzim të përhershëm të një (1) automjeti zyrtar pronë e Ministrisë një kompanie private, përkatësisht Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë komuna e Graçanicës. Ndërkaq, i pandehuri N.S, si person përgjegjës për menaxhimin e pasurisë se kësaj ministrie duke e ditur se një vendim i tillë është i kundërligjshëm, ai pajtohet me një veprim të tillë dhe urdhëron zyrën ligjore të kësaj ministrie që të përpiloj kontratën (marrëveshjen) mbi dhënien e automjetit në shfrytëzim të përhershëm Radio KIM TV-Centar me seli në Çagllavicë. I pandehuri i tretë, M.P. si person përgjegjës në departamentin e administratës dhe financave në këtë ministri, duke nënshkruar kontratën me nr.172/2 të datës 11.02.2014 në mes të ministrisë dhe Radio KIM TV- Centar me seli ne Çagllavicë duke dhënë në shfrytëzim të përhershëm automjetin e përmendur zyrtar”, thuhet në njoftimin për media.

Tre të pandehurit me këto veprime, sipas prokurorisë, kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Delawie: Për ushtrinë Thaçi e Veseli nuk janë koordinuar me SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar prerazi nga autoritetet kosovare që të stopojnë procedurat për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ambasadori Greg Delawie e ka cilësuar të papranueshme mënyrën se si po punohet për këtë çështje. Po ashtu ka demantuar presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Veseli, se janë koordinuar me SHBA-të.

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, i ka paralajmëruar autoritetet kosovare për pasoja nëse themelojnë Ushtrinë e Kosovës nëpërmjet ligjit.

Në një intervistë për gazetën online Insajderi, Delawie ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar gjatë që Kosova të ketë ushtri, por nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe në konsultim me të gjitha komunitetet në Kosovë.

Diplomati amerikan ka thënë se ka qenë i habitur me propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e projektligjit të FSK-së, hap që për më tepër e ka bërë të ndihet i zhgënjyer marrë parasysh të gjithë përkushtimin e ShBA-ve për të ndërtuar kapacitetet aktuale të FSK-së.

Ambasadori amerikan po ashtu ka demantuar deklaratat e fundit të liderëve të Kosovës, Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët kanë thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është duke ndodhur në koordinim të plotë me partnerët.

“Kjo nuk është ajo se si ne e parashikuam se do të ndodhë procesi. Kjo me të vërtetë nuk e pasqyron përmbajtjen e diskutimeve që ne kemi pasur me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në të kaluarën e afërt”, ka thënë ai.

“Ne punojmë shumë ngushtë në partneritet lidhur me këto çështje. Kjo është arsyeja pse disi u befasuam dhe u zhgënjyem kur ky projektligj u paraqit javën e kaluar sikur të kishte rënë nga qielli”.

Ambasadori Delawie ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndalojnë nismën për bërjen e ushtrisë në këtë kohë. Ka bërë thirrje që të reflektojnë për pasojat e mundshme nëse vazhdohet në mënyrën e propozuar javën e kaluar.

“Shpresoj se Qeveria e Kosovës do të ndalet dhe do të fillojë një përpjekje për të siguruar mbështetje të gjerë të bashkësive të Kosovës për këtë hap, dhe do të punojë ashtu siç ne gjithmonë e kemi diskutuar. Dhe sigurisht, Shtetet e Bashkuara me kënaqësi do të punojnë me njerëzit e Kosovës në atë çështje”, ka thënë Delawie.

Kur është pyetur se çfarë nënkupton me pasoja, ambasadori Delawie ka thënë: “E dini si, shpresoj se kurrë nuk do ta marr vesh këtë”.

Tutje, Ambasadori Delawie ka numëruar disa prej përkrahjeve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për ndërtimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së.

Thotë se ShBA-të “mburren shumë” me punën që kanë bërë për FSK-në që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kontekst, ai thotë se vendi i tij nuk është kundër formimit të ushtrisë, por jo në mënyrën e propozuar.

“Qëndrimi ynë është se ky transformim duhet të ndodhë nëpërmjet një amendamenti kushtetues. Ky ka qenë qëndrimi ynë për një kohë të gjatë. Nëse shikoni uebfaqen tonë do të shihni dëshminë time para Senatit të SHBA-ve në vitin 2015 ku unë e thashë pikërisht këtë. Kjo është e rëndësishme sepse na ndihmon që të sigurohemi se të gjitha bashkësitë janë të përfshira në procesin shumë të rëndësishëm të vendimmarrjes. Pra, ne kemi punuar në këtë me vite”, ka thënë Delawie në këtë intervistë për Insajderin.

Gani Geci: Pushtetarët që erdhën nga lufta, më të poshtër se Azem Vllasi e Kaqusha Jashari

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Geci i ka akuzuar pushtetarët e vendit duke iu thënë atyre se janë më të poshtër se Azem Vllasi e Kaqusha Jashari.

Ai kujton kohën kur i kishte thënë Kaqusha Jasharit që nëse nuk e sheh gjatë ditës t’ia kujtojë atij që ta përqafojë atë. Siç thotë ai, jo se e mban në mend për të mirë pushtetin e kohës së tyre dhe të Azem Vllasit sepse sipas tij, gjatë pushtetit të tyre, ata i kanë rrëzuar edhe gurët e varrreve të babës dhe të babgjyshit të tij dhe i kanë dënuar edhe me burgë.

“Ju kërkoj falje i kam pas thënë Kaqushës për këtë mendim pa lidhje dhe të pa drejtë sepse mbas instalimit të qeverisë së përkohshme pas Luftës erdhen këta kumunistat e Stalinit e të Enver Hoxhës, e këta ishin kanë 1000 herë ma te kqinjë se ju komunistat e Titës”, shkruan ai./Express/

Postimi i tij:

Kumunistat e Stalinit e të Enver Hoxhës ishin kanë 100 herë ma të poshtër se komunistat e Titës.

Kur thonin pleqtë “Ka zi e ma zi ,ka keq e ma keq ” nuk ju besoja. Prej dy të kqijave zgjidhe te keqen ma të vogël kur thonin:Turri e vrapi e thejn qafën e i ngadalshmi e pret nafakën nuk ju besonim.

Gjatë kohës sa isha deputet ne Kuvendin e Republikës së Kosovës takoja çdo ditë kolegët deputetë e deputete të partive tona ,por edhe deputetë të komuniteteve tjera serb, boshnjak, turq e romë .Gjatë një debati i kam pas than Kaqusha Jasharit,

kolegës nga koalicioni i PDK-së që nëse rastësishtët nuk të shof gjatë ditës qitma ndërmend që të përqafoj , jo që e mbaj në mend për të mirë pushtetin e kohës tuaj dhe të Azem Vllasit sepse gjatë pushtetit tuaj na i keni rrëzuar edhe gurët e varrreve të babës dhe të babgjyshit dhe na keni dënuar edhe me burgë, na keni ndaluar shkollimin e rregullt, na keni ba kulak në tokën tonë dhe aso kohe kemi menduar se nuk ka njerëz ma të kqinjë se ju. Ju kërkoj falje i kam pas thënë Kaqushës për këtë mendim pa lidhje dhe të pa drejtë sepse mbas instalimit të qeverisë së përkohshme pas Luftës erdhen këta kumunistat e Stalinit e të Enver Hoxhës, e këta ishin kanë 1000 herë ma te kqinjë se ju komunistat e Titës.

Kumunistat e Titës kur e kan pushkatuar babgjyshin me 06 Janar të vitit 1945 e kishin pas shkruar një letër pushkatohet Halil Bajraktari sepse ka qenë në qarqet Ballistike me Xhafer Devëne me Rexhep Mitrovicen ndërsa këta kur morën vendim të më pushkatonin mua, këta kumunistat e Stalinit shkruajtën një komunikatë me nr. 59 dhe si pasoj e asaj kumunikate përkunder që Zona e Drenicës e ka hudhë poshtë këtë komunikatë une dhe familja ime ende po vuajm dhe Zoti e din kur do të ndalen dhimbjet.

Kosova pronare e patundshmërive të RSFJ-së dhe Serbisë, serbët e vlerësojnë “represion“

E gjithë prona e patundshme e regjistruar në emër të RSFJ-së, Republikës së Jugosllavisë, Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës, do të kalojë në pronësi të Republikës së Kosovës, thuhet në një vendim të Qeverisë së Kosovës.

Sipas vendimit që mban datën 1 mars, në këtë pronësi përfshihen patundshmëritë shtetërore, administrative, ushtarake dhe të organizatave shoqëroro-politike.

Qeveria ka kërkuar nga Agjencia e Kadastrit që të bëjë regjistrimin e menjëhershëm të të drejëts pronësore.

Qeveria tha se po e mbështet vendimin në Kushtetutën e Kosovës, Deklaratën e Pavarësisë dhe Rregulloren e të drejtës ndërkombëtare për suksesionin e pronës shtetërore.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, që ka nisur këtë proces, i tha Radios Evropa e Lirë se kjo çështje është dashur të përfundojë që ditën kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj.

Kelmendi ka thënë se shumica e komunave në Kosovë janë ‘përballur me problemin e zhvillimit të hapësirave ekonomike sepse parcela të caktuara i kanë takuar Ushtrisë së Jugosllavisë’.

“Shërbimi juridik ka dhënë pëlqimin se me Kushtetutën e Kosovës të gjitha pronësitë e Ushtrisë së Jugosllavisë kalojnë në pronësinë të shtetit të Kosovës“, tha Kelmendi.

Në mesin e objekteve që i kanë takuar Ushtrisë së Jugosllavisë është edhe ai ku aktualisht është vendosur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Kjo do të ndihmojë edhe në zhvillimin e sportit sepse, për shembull, një pjesë e hapësirës ku po ndërtohet stadiumi i ri gjithashtu ishte në pronësi të Ushtrisë së Jugosllavisë. Më herët nuk kemi mundur të marrim kredi të caktuara sepse ajo nuk ishte në pronësi të shtetit të Kosovës dhe tani është, prandaj edhe mund të marrim kredi për këtë“, tha Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Këtë hapësirë, të martën e ka vizituar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për regjistrimin në pronësi të saj të të gjithë pronës që dikur ishte në pronësi të RSFJ-së, Serbisë dhe Krahinës Autonome, “është represiv dhe ai duhet menjëherë të tërhiqet”.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është tendencioz dhe paraqet përpjekje që përmes vendimeve të institucioneve të Kosovës të vazhdohet represioni mbi popullatën serbe në Kosovë dhe Metohi, me marrjen e pasurisë shoqërore e private të popullit serb”, ka thënë Simiq, citojnë mediat serbe.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ndërkaq, prej tetorit të vitit të kaluar, kur është miratuar Ligji për Trepcën dhe për investimet kapitale, po i bojkotojnë institucionet e vendit dhe vendimi për pronat e paluajtshme u morr pa pjesëmarrjen e tyre.

Vendimi i qeverisë së Kosovës ka bërë që drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të takohet të mërkurën me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. (REL)

Mbi 1.5 milion euro për të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Mbi 1. 5 milion euro ka ndarë Qeveria e Kosovës në buxhetin e këtij viti, për t’i ofruar ndihmë juridike dhe financiare personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, thonë zyrtarë qeveritarë.

Ata thonë se kjo shumë është ndarë në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale.

Sipas këtij ligji, të gjithë personat që mund të akuzohen kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur.

Përveç kësaj mbështetjeje financiare, ligji i siguron edhe anëtarët e ngushtë të familjes të personave të akuzuar për krimet e pretenduara, përfshirë këtu edhe shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës.

Isni Kilaj, zëvendësministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në rast që vlera e mjeteve kërkohet të jetë më e madhe, beson se Qeveria do të gjejë mjete për këtë kategori.

Është ndarë një fond i veçantë, në buxhetin e vitit të 2017. Shuma është 1. 5 milion euro për këtë kategori të mundshme. Ky është i vetmi fond që është planifikuar për të akuzuarit e mundshëm, mbrojtjen por edhe për anëtarët e familjes së tyre”, ka thënë Kilaj.

Ndryshe, analistë për çështje politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile japin vlerësime të ndryshme sa i përket mbulimit të shpenzimeve të të akuzuarve të mundshëm.

Analisti Imer Mushkolaj, për Radion Evropa e Lirë, mbulimin e shpenzimeve për këtë kategori e konsideron të papranueshëm dhe diskriminues, pasi thotë se një numër i individëve mund të jenë të akuzuar për të kaluarën kriminale.

Pasi Gjykata Speciale, thotë Mushkolaj, i ka atributet e një Tribunali Ndërkombëtar, edhe mbrojtja e mundshme juridike e individëve që mund të gjykohen në këtë Tribunal, sipas tij duhet të sigurohet nga fondet e Bashkimit Evropian dhe jo nga taksapaguesit kosovarë.

Dhe besoj se qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë përgjegjës, që disa bashkëqytetarë të tyre, në të kaluarën kanë bërë vepra të tilla. Dhe kjo shumë e ndarë për këtë çështje duhet të përdoret për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Unë besoj se është diskriminuese sigurimi i mbrojtjes vetëm për një grup të njerëzve të cilët potencialisht mund të akuzohen nga Gjykata Speciale”, është shprehur Mushkolaj.

Por ndryshe mendon Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ai vlerëson se një qasje e tillë mund të ndikojë për të mirë tek të pandehurit e mundshëm dhe tek familjarët e tyre.

Vetë fakti që Kuvendi i Kosovës, thotë ai, ka marrë vendim ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale, mbrojtja financiare dhe juridike, konsiderohet si masë që shteti i Kosovës mund t’ia ofrojë të akuzuarve të mundshëm dhe familjarëve që shkojnë për t’i vizituar.

Megjithatë, shpenzimi i këtyre mjeteve, sipas Miftarajt, duhet të jetë transparent.

Në këtë drejtim është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës, këto procedura, këto rregulla t’i bëjë publike, të jenë të rregullta në mënyrë që qytetarët e Kosovës të jenë të informuar se sa do të jetë ndikimi financiar për popullin e Kosovës, buxhetin e Kosovës lidhur më këto shpenzime. Kjo në njëfarë mënyre, të mos mund të keqpërdoret që të pandehur të caktuar të kenë trajtim tjetër, ndoshta ndaj të tjerëve”, ka thënë Miftaraj.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtarë.

Selia e kësaj Gjykate është në Hagë, ku Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës. (REL)

I caktohet masa e paraburgimit sulmuesit të dyshuar të Vllasit

Vendi ku është qëlluar avokati Azem Vllasi

Emrush Kastrati, avokat i Murat Jasharit, i cili dyshohet se ka plagosur avokatin Azem Vllasi, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kastrati tha se masa e njëjtë i është shqiptuar edhe të dyshuarit tjetër në këtë rast, Avni Lumnici, ndërsa personi i tretë i dyshuar është dërguar në arrest shtëpiak.

Avokati Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri të hënën në mëngjes në hyrjen e banesës së tij në Prishtinë.

Kosova afër proceseve gjyqësore për krime lufte

Në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë janë duke u bërë përgatitjet për miratimin e dokumentit kyç, Rregullat e Procedurës dhe Provave, i cili do të hapë rrugën për fillimin e proceseve gjyqësore.

Zëdhënësja e Dhomave të specializuara të Kosovës, Avis Beness, thotë për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht të gjitha përpjekjet janë të fokusuara drejt mbledhjes plenare, e cila do të mbahet gjatë muajit mars, kur edhe pritet miratimi i Rregullores, e cila rregullon udhëheqjen e proceseve gjyqësore në Dhomat e specializuara.

Pa miratimin e këtij dokumenti dhe hyrjes së tij në fuqi, proceset gjyqësore nuk mund të fillojnë, kështu që momentalisht po punojmë për këtë”, ka thënë Beness.

Në mbledhjen plenare në Hagë do të marrin pjesë të gjithë gjyqtarët ndërkombëtarë të emëruar, që janë 19 dhe të cilët deri më tash kanë pasur rastin ta komentojnë draftin e Rregullores.

Mbetet që ata të pajtohen për versionin përfundimtar dhe që dokumenti të miratohet. Më pas, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, në afat prej 30 ditësh duhet ta konfirmojë se rregullorja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Vetëm pas kësaj, rregullorja mund të hyjë në fuqi dhe atëherë Dhomat mund të fillojnë me proceset gjyqësore. Rregullorja do të jetë mjaft voluminoze dhe ajo në detaje do t’i rregullojë udhëheqjet e procedurave gjyqësore, pra, para gjykimit, gjatë gjykimit, apelin, por hyn edhe më thellë në çështjet e organizimit dhe administrimit të Dhomave të specializuara, gjegjësisht të drejtën e personave gjatë hetimit, arrestimit, paraburgimit, pjesëmarrjes së viktimave dhe të tjetra”, theksoi Beness.

Gjatë kohës deri sa po bëhen përgatitjet përfundimtare për fillimin e proceseve gjyqësore, në Kosovë edhe më tej po mbretëron pakënaqësia me Gjykatën speciale, të cilin e kanë formuar autoritetet e Kosovës.

Javën e kaluar, në seancën e Kuvendit të Kosovës, është prezantuar kërkesa që përsëri të shqyrtohet dhe ndryshohet Ligji për Dhomat e specializuara dhe Prokurorinë e specializuar.

Marrë parasysh që për ndryshimin e ligjit është paraparë procedura, deputetët kanë refuzuar që të miratojnë kërkesën që për këtë ligj të diskutohet në seancën e radhës, por kanë rekomanduar që kërkesa t’i drejtohet Komisionit parlamentar dhe Kryesisë së Kuvendit, sipas procedurës.

Diskutimin, në bazë të procedurës, e kanë mbështetur partitë në pushtet.

Në anën tjetër, analisti i çështjeve politike, Driton Selmanaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se marrë parasysh faktin që Gjykata do t’i trajtojë rastet në të cilat janë të përfshirë njerëzit nga niveli i lartë i institucioneve të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të kuptueshme tensionet në vend, para fillimit të punës së Gjykatës.

Megjithatë, ai vlerëson se nismat sporadike, sikurse kërkesa e veteranëve të UÇK-së që Kuvendi sërish ta shqyrtojë Ligjin dhe t’i përfshijë edhe krimet serbe, si dhe nisma e udhëheqësve të Kosovës që të formohet ushtria, më shumë janë “tendencë që t’i dërgohet porosi bashkësisë ndërkombëtare se të vetmit faktor stabiliteti në Kosovë janë ata që eventualisht mund të jenë subjekt i Gjykatës Speciale”.

Më tepër e shoh një tendencë të tyre për të provuar për ta shantazhuar bashkësinë ndërkombëtare, sesa ndonjë tendencë e cila mund të shkaktojë definitivisht destabilitet ose mund ta shkundë skenën politike të Kosovës. Kosova është e gatshme që të merret me secilën pasojë eventuale që mund të vijë nga Gjykata Speciale”, thotë Selmanaj.

Selmanaj ka shtuar se sa më shumë që ofrohet data e arrestimeve dhe aktakuzave të para, kjo mund të ngjallë tensione. Por, sipas tij, Kosova tashmë e ka kaluar krizën e mundshme që mund ta rrezikojë stabilitetin.

Nuk e besoj këtë që mund të ndodhë. Njerëzit në Kosovë tashmë e kanë kuptuar që përgjegjësia individuale e njerëzve, çfarëdo natyre qofshin ata, në çfarëdo pozite qofshin ata, është tërësisht individuale, dhe si i tillë duhet trajtuar. Nuk gjykohet në Gjykatën Speciale lufta e UÇK-së, nuk gjykohet Kosova. Gjykohen individë, të cilët dyshohet eventualisht se kanë bërë krime eventuale. Unë mendoj që Gjykata Speciale do ta pastronte, një herë e përgjithmonë, gjithë atë dyshim që është ngritur që nga paslufta, rreth involvimit të njerëzve të rëndësishëm të skenës politike të Kosovës në krime të rënda”.

Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ka miratuar legjislacionin e plotë për formimin e Gjykatës Speciale, pas një debati të ashpër ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të merret me hetimin e krimeve të cilat “pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë bërë mbi pakicat etnike dhe rivalët politikë” që nga viti 1998 deri në fund të vitit 2000 dhe të cilat, senatori Dick Marty i ka theksuar në raportin e tij para Këshillit të Evropës. (REL)

Thaçi i bindur për mbështetjen: Ushtrinë do ta votojnë 110 deputetë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në diskutimin e organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sigurisë, ka thënë se ai nuk është personi që do t’i prish marrëdhëniet me ndërkombëtarët për krijimin e ushtrisë.

“E kam ruajtur bashkëpunimin me bashkimin evropian si sytë e ballit, dhe për këtë çështje fleni dath”, ka thënë Thaçi.

Ai tha sot se transformimi i FSK-së nuk do të këtë implikim ne mandatin e KFOR-it dhe NATOS që buron nga Rezoluta 1244 dhe se as sot FSK asnjë veprim nuk e ndërmerr pa u konsultuar me KFOR-in.

Thaçi është i sigurtë se 110 deputetë do votojnë për krijimin e ushtrisë.

Ai ka thënë, se për shpalljen e pavarësisë së Kosovës kanë votuar 109 deputetë, ndërsa ushtrinë do ta votojnë 110 deputetë. Thaçi u shpreh, se asnjëri nga ta deri më tani se ka kundërshtu.

Murat Jashari e pranon se deshi ta vrasë Azem Vllasin

Murat Jashari e ka pranuar se ka dashur ta vrasë avokatin Azem Vllasi, pasi atë e konsideron tradhtar.

Jashari ka thënë po ashtu se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se grupi shtrihet edhe në dy vende të tjera, pos Kosovës.

Jashari ka deklaruar edhe se ky grup ka për qëllim vrasjen e atyre që i konsiderojnë tradhtarë.

Në mesin e tyre ai ka thënë se ka edhe zyrtarë të lartë në shtetin e Kosovës.

Tentim-vrasja ndaj avokatit Azem Vllasi ka ndodhur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të sekuestrojë revolen dhe një shurdhues, dhe se deri më tani ka arrestuar dy persona.

Murat Jashari është cilësuar nga policia si i dyshuari kryesor lidhur me tentim- vrasjen ndaj Vllasit.

Vështrim – Koalicioni jo natyror PDK –LDK dhe agonia e shtetit te Kosovës ?! Nga Skënder MULLIQI

Shqiptarët e humben një shekull nën Jugosllavi , por e ruajtën mendjen dhe e ruajtën më mjeshtri çenjën tonë kombëtare. Shumica punuan për interesat nacionale edhe pse të okupuar .Patëm jo shumë njerëz të cilët për interesa të veta u vunë në sherbim të armikut serbosllavë .Disa u mashtruan për ndonjë post , apo u paguan për ti shitur interesat kombëtare . Pati edhe vullnetarë të cilët për qdo sabah kan shkuar për ti spiunuar bashkëkombasit vet tek organët serbe! E fituam lirinë dhe pavarësinë më luftë .Në kushte te paqës i harruam të gjitha viktimat dhe dëmët materjale nga dora e çetnikizmit serbomadh .Lehtë po i barazojmë humbjet dhe fitorët tona.Shumë lehtë po i barazojmë edhe Harresën dhe Faljët.Dhe ,po falim lehtë së nuk jemi popull më gjen të prishur si serbosllavët të cilët gjithmonë u shkatuan dhëmbje popujve jo sllavë veqmas shqiptarëve në trojet e tyre .E harresa si komponent i dytë është e keqja jonë e madhe. E ardhmja e një populli ndërtohet duke mos e harruar të kaluarën historike .Dhe , një e metë tjetër është së më shumë po i vlerësojmë vlerat e huaja së sa vlerat tona .Ne i kemi të mirat tona tradicionale të cilat nuk bënë më i anashkaluar .Po bëhëmi popull mendjelehtë i cili kurrsesi të mëson nga gabimet e kaluara historike. Po i harrojmë edhe ndërskamcat që na i vunë të tjerët pa drejtësisht. Po i përserisim gabimet nga gjerat më të vogla deri të çështja jonë madhore kombëtare. E fituam shtetin por spo e ndërtojmë ashtu si duhet . Jemi një popull i vogël që kemi pasur mundësi të jetojmë mirë , të kemi shtet ligjior dhe funksional e nuk i kemi.Nese fund shekulli i kaluar ishte vendimtarë për Kosovën dhe shqiptarët , fillim shekullin 21 nuk e humbem por po e humbim shumë mendjën . Po shpalosën ide në opinion nga kjo kastë politike në pushet të cilat nuk përkojnë fare më interesat nacionale dhe interesat shtetërore .Mendjelehtet po harrojnë viktimat e shumta të luftës së fundit, të cilat nuk ka ra që ta kemi këtë gjendje hiq të mirë në planin politike dhe në planin zhvillimor ekonomik.Kur politikanët tregohen të dobët , kur nuk kan ide , kur nuk kan as rezultate ekonomike , ata po rebelohen .Gjithnjë më retorika po e maskojnë pa fuqinë e tyre politike .Nuk janë në domenin e politikbërjës , nuk kan karizem , nuk po kan strategji për të ardhmen tonë .Janë bërë lakmitarë të pushtetit apsolut dhe kjo është pengesë e madhe për proceset zhvillimore dhe për proceset demokratike .Mos vizioni dhe lakmia për të mira materjale po bënë që gjithnjë e më shumë shteti i Kosovës ti ngjanë anijës e cila fillon të përmbytet në detin e gjerë. Kosova është në situatë specifike dhe delicate politike. “Zajednica” dhe Demarkacioni janë barrë të rënda të cilat na i kan ngarkuar mbi shpinë faktori ndërkomëbtar por edhe kjo garniturë në pushtet shumë po ia ban hyzmetin . Servilët dhe të dëgjueshmit për qdo gjë para faktorit ndërkombëtar janë duke e degraduar shtetin e ri të Kosovës. Dhe, mos të harrojmë së qendrat e ndyshme të vendosjës dhe grupet e ndryshme të interesit si Rusia po dëshirojnë në Ballkan që prapë të kemi konflikte të ndryshme ose edhe lufëra pushtuese, duke mëtuar kështu që rrotën historike të kthejnë mbrapa . Ne, nuk po ndërtojmë strategji që tu kundervihemi të gjitha rrymave politike destructive kështu edhe Serbisë hegjemoniste , e cila po punon më logjikën e viteve të 90-ta .Për shkak të lidershipit të dobët të korruptuar dhe të kriminalizuar Kosova nuk po bëhët shtet më politikë të çartë dhe vizionare. Këtë vizion nuk e ka presidenti Thaçi si i pari i vendit , dhe këtë vizion nuk e ka as i pari i ekzekutivit Mustafa , e kështu i pa vision për të gjitha proceset kan mbetur Qeveria dhe Parlamenti.Kur interesat e vendit shitën lehtë nga dobësitë e pushtetarëve , sigurisht së shumë vishtërsohet edhe rrugëtimi ynë si shtet .Kjo kastë politike na ka lënë pa rezultate pozitive , duke prodhuar kriza politike, e duke prodhuar edhe kriza institucionale për shumë kohë .Zatën kjo Qeveri dhe ky Parlament janë mësuar të mbijetojnë më prodhimin e krizave , të cilat tashmë janë duke e rrezikuar seriozisht edhe të ardhmen tonë .Me një president të shtetit të cilin e ngarakon akuza për krime të luftës dhe shumë të meta të tjera , më një kryeqeveritar mbi të cilin binë akuzat për qeverisje të keqe sa ishte i pari i Prishtinës dhe tash , nuk ka mundësi Kosova dhe populli i saj të ecë përpara. Kjo kastë politike në pushtet bashkë më presidentin Thaqi dhe kryemnistinë Muftafa nuk kan strategji zhvillimore , nuk e kan tolerancën e nevojashme politike karshi Opozitës . Kjo udhëheqje shtetërore por edhe partiake nuk kan mundësi të ruajnë stabilitetin politikë ,I cili stabilitet edhe në shumë shtete te rajonit nuk është i mirë.Thaçi është njeri ndër përgjegjësit kryesor për gjendje të dobët ekonomike, është përgjegjës për privatizimin e keq të tipit profitereskë , për korrupcion të lartë dhe krim të organizuar gjatë mandatit 8 vjeqar në krye të qeverisë . Suksesi i politikanëve matet më mirëqënje dhe zhvillim dhe gjithmbarshem. Suksesi matet kur ulët në shkallë normale numri i atyre të cilët po kërkojnë punë .Suksesi i një lidershipi matet kur jetojnë mirë pensionistet , kur kemi pak kategori të rrezikuara ekonomikisht. Pak po bëhët edhe për familjët skamnore dhe për familjët e dëshmorëve dhe martirëve te kombit , e që është turpi që nuk lahët .Na nevoiten njerëz jo problematic në politikë, na nevoiten njerëz të cilët janë për stabilitet politik dhe stabilitet ekonomik, e jo njerëzit të cilët na kthejnë mbrapa në sistemin komunist .Nuk i duhet Kosovës dhe as rajonit njerëzit të cilët po sjellin kaos, po sjellin luftëra dhe fatkeqësi popujve .Thaçi për hesapet e tija pa u konsultuar më miqët tanë amerikan i hyri temës së ushtrisë të nevojshme për një shtet, por hap shumë i pa justifikueshm politikë. Mos ti bën bashkë Thaçi punet e tija personale më punët e Kosovës. Ushtria e Kosovës ndërtohet më ata të cilët i kontribuan shumë lirisë dhe pavarësisë. As ushtria dhe as Kosova nuk kan gje lidhje më para fushata elektorale të Thaçit dhe të Veselit, por nuk kan asnje lidhje as më budallakinat politike të Mustafës ,për të cilat herët i kam treguar përmes shkrimeve . Ky koalicion politikë është koalicioni më i dëmshem i pas luftës. Sa të vazhdon ky koalicion jo natyror PDK dhe LDK, për aq do të vazhdon edhe agonia e shtetit të Kosovës…

Mediat serbe: gjykata në Francë kërkon sqarime shtesë rreth ligjeve serbe

Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka marrë pyetje të tjera shtesë nga Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar, e cila vendos për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, i është thënë sot agjencisë së lajmeve Tanjug nga Ministria e Drejtësisë.

Në pyetjet e gjykatës franceze, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, kërkohet sqarimi i dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me veprat penale për të cilat Haradinaj akuzohet nga Serbia.

Intervista – Rohan: Kosova ka ushtrinë e saj, FSK-në

Albert Rohan, ish-zëvendës ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës

Ish-zëvendës ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, i tha Radios Evropa e Lirë se ‘Forca e Sigurisë së Kosovës është realisht Ushtria e Kosovës” dhe shtoi se çfarëdo ndryshimi rreth saj duhet bërë brenda kuadrit kushtetues.

Deklaratat e Rohanit pasuan dorëzimin në Kuvend të një projektligji për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me kompetenca shtesë nga Presidenti Hashim Thaçi.

Projektligji iu kalua Qeverisë së Kosovës ndërkohë që shkaktoi reagimin e fuqishëm të NATO-s dhe të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që kundërshtuan, siç thanë, ‘veprimet e njëanshme’.

Zëvendës ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se “FSK-ja kufizimin e vetëm e ka në numrin e pjesëtarëve dhe armatimin e rëndë”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një Ushtri. Kufizimi i vetëm është në numrin e saj dhe në pajisjet erënda. Nuk e di se cfarë duhet të ndryshojë në konceptin dhe mandatin e kësaj force. Në çfarëdo rasti mund të ndryshohet vetëm brenda procedurave të ligjit të Kosovës dhe të Kushtetutës”.

Radio Evropa e Lirë: Por kjo është shmangur nga institucionet e Kosovës. Kemi parë një reagim të fortë nga NATO dhe nga përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së. Megjithatë, a mund ta krijojë Kosova Ushtrinë e saj?

Albert Rohan: “Por ajo e ka një Ushtri. A mund të më qartësohet se cili është dallimi ndërmjet Forcave të Sigurisë dhe një Ushtrie?”

Në pothuaj dhjetëvjetorin e përfundimit të bisedimeve në Vjenë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe dorëzimit në OKB të Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, i njohur si Plani Ahtisaari, që nuk u pranua nga të gjithë anëtarët e organizatës botërore, Albert Rohan tha se dialogu i vazhduar në Bruksel është alternativa e vetme drejt zgjidhjes së çështjeve. Ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodh në fund të dialogut.

“Pranimi i shtetësisë si një fakt jetësor nuk mund të vijë në fillim por në fund të dialogut. Do të ishte e pakuptimtë të shpresohej për diçka tjetër. Në fund, Serbia mund ta njoh Kosovën… si do të ndodh kjo nuk e di. Supozoj se kjo mund të ndodh në kontekstin e anëtarësimit të të dyja vendeve në BE, kurdo qoftë. Por kjo situatë do të ndodhte në fund dhe jo në fillim. Ndërkohë duhet të vazhdohet ky proces proaktiv i arritjes së gjërave të vogla, por të rëndësishme. Një nga një dhe të mos fillohet me çështjet e mëdha që nuk mund të zgjidhen sot”, tha Rohan.

Megjithatë, një prej çështjeve më problematike që ka ngjallur reagime të fuqishme posaçërisht të opozitës në Kosovë, është ajo e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e paraparë të krijohet me një Marrëveshje Kornizë të arritur në Prill të vitit 2013.

Por një marrëveshje e lidhur dy vjet më pas në Bruksel për Asociacionin çoi drejt një krize politike në vend. Në një vendim që pasoi kërkesën e presidentes së Kosovës, Gjykata Kushtetuese tha se pjesë të marrëveshjes nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ndërkaq, e kanë ndërlidhur pjesëmarrjen e tyre në jetën institucionale të vendit me themelimin e Asociacionit.

Por Albert Rohan tha se çështja e Asociacionit të Komunave është propozuar edhe me Planin Ahtisaari “që u mor si një instrument i Këshillit të Evropës, bazuar në Kartën Evropiane për vetëqeverisjen lokale”. Ai tha se “ideja sipas Kartës Evropiane është jo një shtresë administrative, jo diçka që ka përgjegjësi të veta, por një Asociacion që duhet të promovojë interesat e komunave”.

“Ka të bëjë me promovimin dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të komunave. Detyrat do të ishin: trajnimi, ndërtimi i kapaciteteve, ndihma teknike, rekomandime të politikave. Pra për nga natyra është plotësisht e ndryshme nga ajo që Beogradi ka në mendje. Këso lloj Asociacionesh ekzistojnë edhe në vendim tim në Austri, në Gjermani dhe cdo kund. Ne kemi një Asociacion të Komunave dhe një Asociacion të Qyteteve.Por ato nuk kanë kompetenca vetanake. Janë organizma këshillëdhënës ose të lobimit. Ato diskutojnë psh për resurset financiare që duhet t’i jepen komunave por pa kompetenca ekzekutive. Kjo është ideja e Këshillit të Evropës, kjo ishte ideja që ne kishim kur e futëm në Planin Ahtisaari dhe çdo gjë tjetër është në kundërshtim me këtë ide”, tha Rohan.

Në bisedë me Radion Evropa e Lirë, Albert Rohan tha se “e ka të paqartë kundërshtimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi” dhe theksoi se “kufijtë e Kosovës sot korrespondojnë me kufijtë në ish Federatën Jugosllave, përveç atij me Maqedoninë”.

“Zakonisht demarkacionet e kufirit janë procese teknike, ku teknikët dhe ekspertët vendosin se ku shtrihet vija kufitare. Nuk mund ta kuptoj se pse kjo është bërë një problem politik. Qëndrimi iopozitës është i vështirë të kuptohet. Do të duhej të ishte një proces i qetë ndërmjet dy fqinjëve që do ta përcaktonte vijën kufitare bazuar në hartat ekzistuese”, tha Albert Rohan për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria: Kosova ta ketë ushtrinë në bashkërenditje me SHBA-në e NATO-n

Qeveria e Kosovës tha se është e përcaktuar që Kosova ta ketë ushtrinë e saj në suaza të hapësirës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në mbështetje dhe bashkërenditje me partnerët strategjikë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Në një komunikatë për media, të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se kryeministri Isa Mustafa vlerëson se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë, përkatësisht Beogradit.

“Avancimi i rolit të FSK-së në ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, thekson komunikata.

Po sipas saj, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një bisede telefonike, ka kërkuar nga kryeministri që të rishqyrtohet ndryshimi i mandatit të FSK-së përmes ligjit.

Qëndrime të ngjashme, kryeministri thuhet të ketë marrë këtë javë edhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, posa të marrë nga Kuvendi Projektligjin me të cilin propozohet që FSK-së t’i jepet roli i ushtrisë, do ta trajtojë sipas rregullores nga Ministria e FSK-së, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Financave, në mënyrë që ai të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë mbështetje buxhetore”, thekson komunikata.

Çitaku impresionohet se sa shumë di për Kosovën vajza e Trumpit

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është takuar me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, sot gjatë ditës në një ndejë të Shtëpisë së Bardhë për Ditën e Gruas.

Ajo thotë të jetë impresionuar se sa shumë di vajza e presidentit Trump për Kosovën.

KOMANDANTI ADEM JASHARI I PËRKET KRAHUT INSTITUCIONALIST TË LUFTËS Nga JUSUF BUXHOVI

(Fjala që është dashur të mbahet në Akademinë e sotme Përkujtimore kushtuar Adem Jasharit, me rastin e përvjetorit të vrasjes heroike, nga e cila hoqa dorë për shkak të “ruajtjes së paqes politike”, por jo nga e vërteta që duhet të thuhet)

Thaçi: Kthim prapa nuk ka, FSK bëhet ushtri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Kosovës për transformimin e FSK-së janë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. Thaçi ka deklaruar se FSK duhet të transformohet në ushtri.

Presidenti Thaçi i dorëzoi të martën kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake.

Por, gjatë ditës së mërkurë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ambasada e SHBA-së në Kosovë, thanë se ‘shndërrimi i FSK-së në forcë të armatosur bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo në mënyrë të njëanshme’.

“Nuk është veprim i njëanshëm, por nëse ndonjë vend mendon që [Kosova] duhet të jetë e koordinuar me Serbinë, diçka e tillë nuk do të ndodh. Beogradi nuk do të mund të vendos për Kosovën. Kosova ka institucionet e veta legjitime është vend sovran dhe i pavarur dhe diçka të tillë ja kam bërë të qartë edhe dje kryeministrit të Serbisë Vuçiq, të cilit i kam kërkuar që të ushtrojë ndikimin për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të votohet Asociacioni dhe Demarkacioni gjithashtu edhe të ndodhin ndryshimet Kushtetuese për FSK-në përgjigja e tyre ishte hezituese, prandaj kthim prapa nuk ka, FSK duhet të transformohet në ushtri të Kosovë”, tha Thaçi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti Thaçi ka përsëritur se Ballkani nuk rrezikohet nga roli i FSK-së pasi qe sipas tij, funksioni i saj është në përputhshmëri me kornizat euro-atlantike, vlerat dhe standardet e tyre. FSK-ja është forcë me vlera me vizion euro-atlantik dhe luan rolin e paqes dhe stabiliteti në rajon thekson Thaçi.

“Ballkani perëndimor rrezikohet nga bazat ushtarake ruse në Serbi, nga aeroplanët MIG të Rusisë në Serbi dhe nga manovrat ushtarake ruse në Serbi”, ka deklaruar Thaçi.

“Unë ftoj për unitet politik dhe qytetar në Kosovë dhe definitivisht, kam besim të plotë se deputetët do të shikojnë mbi interesat partiake ditore dhe do të votojnë për shtetin e Kosovës, për transformimin e FSK-së, për ushtrinë e Kosovës, një ushtri kjo multietnike e orientimit euro-atlantik”.

Presidenti Thaçi beson se transformimi i FSK-se në Forca të Armatosura do të jetë një proces i suksesshëm dhe sipas tij, pas dorëzimit të Projekt-ligjit në qeveri, ajo nuk duhet të humb shumë kohë që të jap mendimin dhe të vazhdohet tutje.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e NATO-s pa e themeluar ushtrinë. Ne kemi pritur deputetët serbë tash e tri vite dhe ata janë deklaruar ditë me parë se kurrë nuk do votojnë themelimin e ushtrisë së Kosovës, sepse janë të ndikuar nga Beogradi dhe tani jemi të detyruar të vazhdojmë me planin “B”, ndryshimin e ligjit që është plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi. (REL)

Përgatiti: Arton Konushevci

Deputetja Musliu: Ata që fabrikuan dosje kundër UÇK-së, ishin prezent në protestën për Ramush Haradinajn

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur se ata që dje fabrikuan fshehurazi dosje kundër UÇK-së sot e bene haptas me pankarta ne sheshin “GJ.K.Skenderbeu”, në protestën e organizuar kundër mbajtjes së Ramush Haradinajt nga autoritetet Franceze.

Musliu për mes një statusi në profilin e saj në facebook, ka thënë se në këtë protestë u kuptua përfundimisht se ata qe deri dje fabrikuan tinëz dhe fshehurazi dosje kundër UÇK-se, sot kishin dal haptazi me pankarta ne duar dhe tregonin kush nga krerët e UÇK-së e ka radhën për tu burgosur

Ja positimi i saj i plotë në facebook:

Ata qe dje fabrikuan fshehurazi dosje kunder UÇK-së sot e bene haptas me pankarta ne sheshin “Skenderbeu”!

Me vullnetin me te madh sot u zhvesha nga petku i deputetes dhe ai partiak për te dhëne një kontribut sa do te vogel duke shprehur revolten time si qytetare per mbajtjen padrejtesisht ne France te Gjeneral Ramush Haradinajt. Per te shprehur edhe njeher respektin dhe mirenjohjen time per luften e Shkelzenit dhe Luanit, per luften e shejte te mijera deshmoreve, dhjetra mijera ushtarve e veteranve, vujtjen e mijera grave e vajzave te dhunuara. Per mijera femije te vrare e masakruar, per shume konaqe te mbyllura e lana shkrete.

Dikush do ta merrte zhgenjim keqperdorimin e protestes por une jo sepse edhe pse protesta me se paku ishte proteste per Ramushin, edhe pse protesta u keqperdor, kjo proteste kishte nje te mire: Sot u kuptua perfundimisht se ata qe deri dje fabrikuan tinez dhe fshehurazi dosje kunder UÇK-se, sot kishin dal hapurazi me pankarta ne duar dhe tregonin kush nga kreret e UÇK-së e ka radhen per tu burgosur. Sot ma shumë se kurr ma deshmuan ata qe qajne me lote krokodili kunder gjykates speciale se ata asnjeher nuk ishin kunder kesaj gjykate ata i kontribuan fshehurazi deri sot e sot dolen sheshit me pankarta ne duar.

Nje faleminderim te veqante dua te beje per ata mijera simpatizante te PDK-se te rinje e te reja qe edhe sot per kunder provokimeve te shumta u permbajten ne proteste dhe deshmuan se Lufta e UÇK-se dhe popullit te saj kalon permasat partiake e regjionale. Jam krenare me JU!

#MeRamushin dhe #UÇK, por kurr asnjeher me ata qe tentojne ta njollosin luften e lavdishme per liri!

Haradinaj, peng politik apo peng i Interpolit!? – Nga Florim Zeqa

Pas ndalimit të Ramush Haradinajt në Kolmar të Francës, në shkrimin tim autorial të datës 9 janar 2017-të, me titull: “Arrestimi i Haradinajt, eksperiment i koordinuar politik!”, pata ngritur shqetësimin, mos vallë në këtë lojë të koordinuar të Serbisë dhe Francës, është implikuar edhe ndonjëri nga liderët shtetërorë të Kosovës, me qëllim të eksperimentimit politik për mënjanimin e pengesës më të madhe (Haradinajt) në realizimin e projekteve shtetshkatërruese të Kosovës, siç janë: cenimi i rendit kushtetues në vend, tkurrja territoriale e vendit dhe ndarja e sovranitetit të shtetit në dysh-mes serbëve dhe shqiptarëve. Për fat të keq ky shqetësim imi doli të jetë 100 % i saktë. Sikur të ishte ndryshe, liderët shtetërorë të Kosovës nuk do të mjaftoheshin vetëm me prononcime për medie dhe “keqardhje” publike, por do të ndërmerrnin hapat e duhur për lirimin e menjëhershëm të tij, siç janë: ndërprerja e dialogut me Serbinë në Bruksel, ndërprerja e kontakteve me zyrtarët e Ambasadës Franceze në Prishtinë dhe dërgimi i notës së protestës shtetërore ndaj autoriteteve franceze në Paris,…dhe jo vetëm kaq, kërkesa për lirimin e Ramush Haradinajt duhej të dërgohej në Këshillin e Sigurimit në OKB, Bruksel, Vjenë e Berlin…etj.
Heshtja dhe hipokrizia politike e pushtetarëve në Prishtinë në raport me ndalesën e padrejtë të Haradinajt në Francë, përveçse vërtetoi implikimin e tyre në pengmbajtje, i ka tejkaluar të gjitha limitet e eksperimentit politik. Të lihet për dy muaj rresht një qytetar i Kosovës në mëshirën e aleancës serbo-franceze, e aq më tepër të një lideri partiak, komandantit të luftës çlirimtare dhe ish-kryeministrit të vendit është pak më tepër se kapitullim shtetëror përballë Serbisë armiqësore. Shteti në të cilin përkohësisht qëndroj, pra Italia nuk do ta lejonte as 24 orë një lider partiak të zënë peng nga autoritetet e ndonjë shteti e lërë më dy-tre muaj siç po ndodh me Haradinajn. Aktakuzat e fletë-arrestit serb ndaj Haradinajt mbeten letra të pa vlera pas verdiktit (dy herë radhazi) të Gjykatës së Hagës për krime lufte. Vazhdimi i ndalimit të padrejtë i Haradinajt nga një gjykatë lokale franceze në Francë, i vërtetoi dy gjëra: miqësinë e vjetër serbofranceze dhe hipokrizinë politike të liderëve shtetërorë të Kosovës, të cilët përveç “lotëve të krokodilit” nuk e bënë asnjë veprim politik për lirimin e tij.
Siç po duket, mosprezenca e Ramush Haradinajt i ka bërë të ndihen komod liderët shtetërorë dhe koalicionin qeverisës bashkë me Listën serbe në prag të votimit të Demarkacionit me Malin e Zi dhe themelimit të Asociacionit të komunave serbe në veri. Andaj vendimin për mbajtjen e mëtutjeshme të Ramush Haradinaj në Francë nuk duhet shikuar me “syze partiake”, por kombëtare dhe shtetërore. Ky është abuzim i thellë me drejtësinë, shkelje e të drejtave universale të njeriut, fyerje dhe provokim i rëndë ndaj qytetarëve dhe shtetit tonë, në të cilin përveç Serbisë gjakatare, pjesëmarrëse tashmë është bërë edhe Franca “mike”, për të cilën shqiptarët anembanë globit u solidarizuan pas sulmeve terroriste të janarit 2015 në Paris, duke u identifikuar me flamurin francez në rrjetet sociale dhe ndezjen e qirinjve në nderim të viktimave të sulmit terrorist. Së paku deri më tani, nuk më ka rënë të dëgjoj për ndonjë protestë apo reagim mediatik të shoqërisë civile franceze për ndalimin e padrejtë të zotit Haradinaj në Kolmar. Andaj pas vazhdimit të ndalimit të Haradinajt në Francë, kërkohet një mobilizim më i fuqishëm mbarëkombëtar, duke filluar nga institucionet shtetërore në Prishtinë dhe Tiranë, që urgjentisht të kërkohet lirimi pa asnjë kusht i Haradinajt, për të vazhduar me protestat e pandërprera pranë ambasadës franceze në dy shtetet shqiptare.
Institucionet tona shtetërore menjëherë duhet t’i ngrijnë të gjitha proceset e filluara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në radhë të parë dialogun në Bruksel dhe nismën paradoksale të presidentit Thaçi për pajtim me Serbinë, përderisa kjo e fundit të heqë dorë nga të gjitha obstruksionet politike ndaj shtetit të Kosovës dhe të mos i tërheqë të gjitha akuzat e montuara ndaj pjesëtarëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës çlirimtare në përgjithësi. Lirimit të Ramush Haradinajt nuk i ndihmojnë maskaradat mashtruese të pushtetarëve, as vizitat sa për sy e faqe të oponentëve politikë dhe vizitat individuale të interesit personal në Kolmar të Francës, atë e ndihmon e vërteta dhe përkushtimi me shpirt dhe zemër i çdo qytetari të Kosovës pa dallime partiake, ideologjike apo fetare. Përderisa të gjithë sot po e themi se ndalesa e Haradinajt në Francë është e padrejtë, të vërtetën rreth kësaj çështjeje duhet ta thonë ekspertët juridikë, gjykatësit dhe avokatët shqiptarë me qëllim të përshpejtimit të proceduarave ligjore dhe përkufizimin e ndalesës – A është Haradinaj peng politik apo peng i Interpolit!?

Evcit: “Ngjarjet e fundit bënë që komunitetet në Prizren të jenë edhe më të bashkuar”

Duke folur për përbërjen multi-etnike të qytetit të Prizrenit, Evcit tha se në këtë qytet njerëzit e komuniteteve të ndryshme flasin gjuhën turke dhe sipas saj kjo gjuhë është një element bashkues i komuniteteve në këtë

PRISHTINË – Konsullja e përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, Selen Evcit foli për aktivitetet e zhvilluara në kuadër të kësaj konsullate gjatë pothuajse një viti që nga hapja e saj, si dhe për sulmet që ndodhën në kohët e fundit ndaj konsullatës dhe flamurit turk në Kosovë.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), konsullja Evcit tha se që nga dita e hapjes së kësaj konsullate kanë organizuar aktivitete të shumta socio-kulturore dhe letrare, për bashkëatdhetarët turq në Kosovë, si dhe për të gjithë ata që e duan kulturën dhe gjuhën turke.

Evcit po ashtu theksoi se gjatë kësaj periudhe kanë kushtuar një rëndësi të veçantë për organizimin e ditëve të rëndësishme për popullin turk, si 19 Majin Festën e Rinisë dhe Sportit, 29 Tetorin Ditën e Republikës së Turqisë si dhe 10 nëntorin, përvjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. Ajo shtoi se në të ardhmen do të vazhdojnë me aktivitete letrare, festivalin e teatrit dhe të kinemasë turke, si dhe seminare të ndryshme për zhvillimin personal të të rinjve.

Përpos këtyre aktiviteteve, Evcit njoftoi se në muajin prill në konsullatë, njëkohësisht me Ambasadën Turke në Prishtinë do të hapen edhe kutitë e votimit për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese për të cilët janë të regjistruar në listën e votuesve jashtë vendit. Pas kësaj, ajo tha se do të fillojnë edhe me shërbime konsullore.

“Pas tejkalimit të procesit të referendumit, dua të jap lajmin e mirë se do të fillojmë edhe me shërbime konsullore. Pra, së bashku me aktivitetet kulturore dhe sociale të zhvilluara për bashkatdhetarët tanë, parashikojmë se duke filluar nga muaji prill do të fillojmë të ofrojmë edhe shërbime konsullore”, tha Evcit.

Ajo po ashtu foli për sulmet që ndodhën ndaj konsullatës dhe flamurit turk më 28 nëntor, kur po festohej Dita e Flamurit në Kosovë, si dhe për sulmin ndaj flamurit më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, zgjidhja e kësaj situate mund të bëhet me edukimin jo nacionalist dhe me njoftimin e gjeneratave të reja për historinë e vërtetë të periudhës osmane. Përkundër asaj që familjet e autorëve të sulmit ndaj Konsullatës kanë kërkuar falje, Evcit tha se këta persona duhet të marrin dënimin e duhur, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten.

“Këto janë gjëra që nuk i kemi pritur fare sidomos në Kosovë ku kemi një histori të thellë, në gjeografinë e zemrës sonë ku jetojnë bashkatdhetarë tanë si dhe komunitetet mike, si shqiptarët dhe boshnjakët. Kur ne themi se këtu po jetojnë të afërmit tanë, ngjarjet e tilla na bëjnë që të mërzitemi. Por ne si çdo herë themi se këto janë sulme personale, pra ato janë bërë nga disa të rinj dhe për fat të kaq të paarsimuar. Ne sigurisht që këto sulme nuk ia atribuojmë gjithë popullit të Kosovës dhe nuk mendojmë se as tek shqiptarët e as tek komunitetet tjera të cilët jetojnë këtu ka ndodhur ndonjë ndryshim në mendimet e tyre rreth Turqisë”, tha Evcit.

Duke folur për përbërjen multi-etnike të qytetit të Prizrenit, Evcit tha se në këtë qytet njerëzit të komuniteteve të ndryshme flasin gjuhën turke dhe sipas saj kjo gjuhë është një element bashkues i komuniteteve në këtë vend.

“Ne kemi jetuar me qytetarët e Prizrenit qindra vite së bashku, kemi një histori të përbashkët dhe këtu turqisht flasin edhe shqiptarët, boshnjakët, goranët. Pra, gjuha turke është bërë një element bashkues, dhe natyrisht që të gjithë shprehën solidaritetin dhe dëshirat që kjo të qoftë e kaluar sa më shpejtë. Ndoshta këto ngjarje bënë që popujt e komuniteteve të Prizrenit të jenë edhe më të bashkuar”, tha Evcit.

Ajo së fundmi u shpreh se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie shumë të mira, të cilat rrjedhin nga një histori e përbashkët, dhe se ato nuk do të dëmtohen, por edhe do të avancohen në periudhat e ardhshme.

Ndryshe, më 23 prill të vitit të kaluar, përkatësisht në ditën e festës zyrtare të Turqve në Kosovë, në qytetin e Prizrenit u hap Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Turqisë, në prani të Zv/kryeministrit turk, Numan Kurtulmuş, kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa si dhe një numri të madh të qytetarëve.

Prizreni ndodhet në pjesën jugperëndimore të Kosovës dhe njihet si një qytet kulturo-historik. Qyteti ka një përbërje multietnike, me shumicë të popullsisë shqiptare.

Lirohet deputetja Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi është liruar pas arrestimit të sotëm në kufi me Maqedoninë.

Lajmin e ka konfirmuar Tinka Kurti, zëdhënëse për media në Vetëvendosje.

“Sapo është liruar Donika”

“Ka pas shumë shkelje gjatë procedurave, përfshirë atë se nuk i kanë caktuar avokat siç është paraparë me ligj”.

“Nuk ka pas thirrje për paraqitje në gjykatë por direkt i kanë lëshuar fletë-arrest”.

Hoxhaj e quan turist Jeremiqin që erdhi për fushatë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka quajtur turist kandidatin për President të Serbisë, Vuk Jeremiq, i cili sot vizitoi Patrikanën e Pejës.

Ironinë, kryediplomati kosovar e ka shprehur në Twitter duke e quajtur madje një vizitë turistike dhe uruar t’i kenë pëlqyer bukuritë natyrore të Kosovës.

“Shpresoj që Jeremiqi të jetë kënaqur me vizitën e tij turistike në Kosovë, me diellin dhe me pamjet e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Numri i turistëve nga Serbia po rritet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Paraditen e së premtes është raportuar se ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq e ka vizituar Patrikanën e Pejës duke thënë se serbët po diskriminohen në Kosovë.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill. Kandidat është edhe Aleksandar Vuçiq.

Kosova importon pothuaj gjithçka, eksporton pothuaj asgjë

Në mungesë të një industrie të zhvilluar të prodhimtarisë, Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te produktet strategjike.

Vlera totale në vit e mallrave të importuara në Kosovë sipas të dhënave zyrtare arrin shifrën në mbi 2.5 miliardë euro, derisa eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës nuk arrin vlerën mbi 300 milionë euro në vit.

Ky debalanc tregtar, për ekspertin e çështjeve ekonomike, Naim Gashi tregon gjendjen e rëndë të sektorit të prodhimit në vend.

“Kosova është një vend i cili i importon 2.6 miliardë euro produkte brenda vitit dhe këtu mendojë që ka hapësirë të madhe për bizneset vendore edhe biznese të huaja që të investojnë të krijojnë prodhime dhe shërbime në mënyrë që të shkurtohet hendeku i importit të madh që po vie nga bota e jashtme”, thotë Gashi.

Të dhënat e Agjencisë të Statistikave të Kosovës tregojnë se Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë.

Shumica e këtyre produkteve të cilat importohen nga Serbia apo edhe nga shtetet tjera, thotë eksperti i i ekonomisë Naim Gashi mund të prodhohen edhe në Kosovë me një kosto më të lirë.

“Për të krijuar biznese, afaristët duhet të shkojnë në Doganat e Kosovës dhe t’i marrinë listat se cilat janë produktet të cilat importohen më së shumti në Kosovë dhe të investojnë në ata sektorë, për arsye se nëpërmes investimeve të tyre në Kosovë do të jenë më konkurrent sesa produktet e jashtme, pasi që nuk do ta kenë koston e transportit dhe do të kenë një fuqi të lirë punëtore brenda tregut vendor”, theskon Gashi.

Për të rritur prodhimtarinë autoritetet e Kosovës janë në përfundim e sipër të një pako të re fiskale.

Zyrtarë qeveritarë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se me pakon e re fiskale e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin maj të këtij viti, procesi zhvillimor i prodhimtarisë do të shënojë hapa pozitiv.

Ata kanë thënë se ‘Kosova ka kapacitete për të zëvendësuar disa produkte të cilat importohen dhe jo vetëm të zëvendësohen, por të krijohen edhe potenciale për pjesëmarrje në tregun ndërkombëtarë nëpërmjet Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit’.

Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se prodhuesit vendor janë të penguar nga konkurrenca që vjen nga jashtë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, thotë se politikat fiskale nuk janë në favor të prodhuesve.

“Qeveria vazhdon që të bënë përpjeke për ndryshime kozmetike të politikave fiskale e që këto janë të pamjaftueshme për të rritur fuqinë konkurruese të prodhuesit vendor. Prodhuesit vendor edhe më tutje janë të sfiduar nga këto politika të këqija dhe nga këto politika të shtrenjta fiskale e që janë më të shtrenjta në Ballkanin perëndimorë”, thekson Shahini.

Importi i madh i produkteve vlerësohet si mjaft shqetësuese nga ekspertë të fushës dhe përfaqësues të bizneseve pasi që po shkakton përveç tjerash edhe largimin e parasë së gatshme nga tregu i Kosovës. (REL)

Kosova anëtarësohet në Organizatën Botërore të Doganave

Autoritetet në Prishtinë thanë të premten se Kosova është anëtarësuar në Organizatën Botërore të Doganave.

Zyrtarët e qeverisë thanë se anëtarësimi në këtë organizatë është shumw i rëndësishëm pas anëtarësimit në Bankën botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, që lidhet me fushën e zhvillimit ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se anëtarësimi në këtë organizatë hapë rrugë të reja për zhvillimin e Kosovës.

“Ky hap ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit, për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për përparimin e raporteve ekonomike dhe tregtare të Kosovës me të gjitha shtetet e botës, anëtare të kësaj konvente si dhe për shumë aspekte që lidhen me shtetësinë dhe me përparimin e Kosovës”, tha ai.

Kryeministri Mustafa tha se nëpërmjet kësaj organizate Kosova do të mund të luftojë dukuritë negative.

“Anëtarësimi në konventa dhe organizata tjera ndihmon në tregti me shtetet tjera, ndihmon shkëmbimin e informative dhe përvojave, përforcon sigurinë kufitare, përmirëson dhe ndihmon tregtinë e jashtme të Kosovës, lufton piraterinë, ekonominë jo formale, në luftimin e terrorizmit dhe shumë përfitime tjera të cilat ndihmojnë në arritjen e objektivave për të luftuar dukuritë negative nëpërmjet kësaj organizate”, tha kryeministri Mustafa.

Organizata Botërore e Doganave është themeluar në vitin 1952 dhe përbëhet nga 180 vende të botës. Selia e saj qendrore ndodhet në Bruksel.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, ndërsa edhe më tej përballet me vështirësi në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, pasi që Serbia që nuk e njeh pavarësinë e saj, kundërshton çdo anëtarësim të Kosovës në këto organizata.

Shoqëria civile: Zyrtarët publikë të Kosovës e fshehin pasurinë

Zyrtarët e lartë publikë të Kosovës në deklarimet e rregullta vjetore të pasurisë së tyre, në të shumtën e rasteve bëjnë deklarim të rrejshëm të pasurisë, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Nga deklarimet e pasurisë ndër vite që kanë bërë zyrtarët e lartë publikë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, figuron se ata kanë pasuri të paluajtshme, pasuri të trashëguar nga familja, para të gatshme dhe vetura luksoze.

Deklarimi i pasurisë i zyrtarëve publikë në Kosovë është një obligim ligjor dhe shmangia ose fshehja e të dhënave, thonë zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsion, mund të çojë drejt padisë në gjykata.

Drejtori i Agjencisë, Shaip Havolli, i tha Radios Evropa e Lirë se në rastet kur ka deklarime të rrejshme të pasurisë, bëhen hetime dhe rastet e tilla dërgohen në gjykata.

“Sa i përket asaj se sa janë real në deklarimin e pasurisë, bazuar në Ligj ne kemi të drejtë të bëjmë kontrollin e pasurisë dhe prejardhjen, në rast se hasim në mospërputhje ose nëse kemi informacion se një zyrtar nuk e ka deklaruar pasurinë e tij në formularin e deklarimit, fillojmë hetime dhe nëse ka elemente të veprës penale atëherë në këto raste i dërgojmë në prokurorinë përkatëse”, tha Havolli.

Mosdeklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publikë përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal dhe që mund të rezultojë me gjobë, burgim deri nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe konfiskim të pasurisë së fituar në kundërshtim me ligjin.

Në shënimet zyrtare të AKK-së thuhet se janë dhjetëra raste kur Agjencia i është drejtuar gjykatave me padi për mosdeklarim ose deklarim të “pasaktë” të një numri të zyrtarëve, qoftë komunalë apo edhe ata të institucioneve të tjera. Gjykatat në raste të caktuara kanë liruar një numër të zyrtarëve “për shkaqe procedurale”.

Organizatat joqeveritare thonë se deklarimet e një numri zyrtarësh të lartë publikë po bëhen qëllimisht të “pasakta”.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se nga hulumtimet e bëra kanë gjetur numër të konsiderueshëm të zyrtarëve të cilët nuk kanë bërë deklarim real të pasurisë.

“Ne si organizatë disa herë kemi bërë hulumtime dhe kemi vënë në pah pasuria që deklarohet nga zyrtarët publikë nuk është pasuria reale nga ajo që ata e kanë. Ajo pasuri që ata e deklarojnë është thjesht falë vullnetit që ata e kanë, dhe nuk e parqet realitetin. Kemi evidentuar disa herë biznese të zyrtarëve të lartë publikë që nuk i kanë deklaruar bizneset e tyre”, ka theksuar Demhasaj.

Demhasaj përveç tjerash thotë se zyrtarët e lartë publikë nuk deklarojnë pasurinë që kanë jashtë vendit dhe prejardhjen e saj. Problem themelor thotë ai janë mungesa e mekanizmave që kontrollojnë vërtetësinë e deklarimeve të pasurisë.

“Duhet të ndryshohet Ligji për Deklarimin e pasurisë dhe vendosen mekanizma që të obligohen zyrtarët që të deklarojnë pasurinë që e kanë jashtë shtetit dhe përveç kësaj të krijohen mekanizma brenda agjencisë që të kenë mundësi të verifikojnë këtë pasuri që mund të jetë jashtë shtetit”, thekson ai.

Për fuqizimin e mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsion flet edhe drejtori i këtij institucioni, Shaip Havolli.

“Pritet që Agjencia të ketë mandat më fuqiplotë në aspektin e kontrollit dhe prejardhjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë”, thekson Havolli.

Zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.

Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publikë, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

Naser Kelmendi dërgohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Naser Kelmendi, i akuzuar për tregti me drogë, krim të organizuar, si dhe vrasjen e personit Ramiz Delaliq, shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është dërguar nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Vendimin për dërgimin e tij në arrest shtëpiak e ka marrë gjyqtarja Ana Adamska Gallant. Lajmin e ka konfirmuar nga avokati i tij, Besnik Berisha.

Kelmendi i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë.

Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

Kosovë, aktakuzë ndaj Imamit Shefqet Krasniqi

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të hënën aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme thuhet se ish Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqi, akuzohet për veprat penale që lidhen me “shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, dhe shmangie nga tatimi”.

Sipas aktakuzës “i pandehuri në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste, si dhe ka cilësuar disa grupe fetare si armiq të myslimanëve-sunit, duke nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim ndaj grupeve tjera fetare, të cilat jetojnë edhe në Republikën e Kosovës”,thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, sipas prokurorisë ish Imami i Xhamisë së Madhe. si tatimpagues dhe pronar i biznesit “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimet.

Ish imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, që është xhamia më e madhe nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, ishte shoqëruar nga policia e Kosovës në shtator të vitit 2014, gjatë një operacion të zhvilluar në vazhdimësi të operacioneve të muajit gusht të atij viti për arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në luftërat në Siri e Irak dhe nxitje për t’ju bashkuar atyre luftërave.

Imami, Shefqet Krasniqi, është përfolur shpeshherë për fjalime e qëndrime nxitëse, madje emri i tij qe përmendur edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi liritë fetare në botë.

Veton Surroi në NZZ: «Duhet ta çlirojmë edhe njëherë Kosovën»

Nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosova stagnon, shkruan gazeta «Neue Zürcher Zeitung» (NZZ). Mbi gjendjen në vend e përditshmja zvicerane ka biseduar me Veton Surroin, publicist i njohur kosovar, i cili «gjatë gjysmës së jetës së tij ka luftuar për pavarësi». Sipas Surroit nuk ka të ngjarë që liria të vijë në trajtën e revolucionit, por ai do të dëshironte një fitore të një fronti të gjerë popullor të përbërë nga partitë politike dhe grupet e shoqërisë civile. Pastaj, sipas tij, hap pas hapi shteti duhet të pastrohet – «nga ata kriminelë që e kapën shtetin pas pavarësisë dhe që nga atëherë e adminsitrojnë si të ishte pronë e tyre».

Gazeta përkujton se gjatë «çlirimit të parë» Surroi ishte i involvuar dukshëm: më 1999 në negociatat në Rambouillet, më 2007 në diskutimet për Planin e Ahtisaarit në Vjenë. NZZ shkruan se pas luftës Surroi u tregua shumë i giximshëm kur kritikoi ashpër vrasjet sistematike të serbëve kryesisht te moshuar. Sipas Surroit nuk bëhej fjalë për hakmarrje të verbër për padrejtësinë e përejtuara, por për spastrime të kalkuluara. Kjo fushaë u zhvillua me dijen e krerëve të UÇK-së. Surroi sot thotë: «Është indikative se vrasjet u ndalën kur Thaçi mori pushtetin».

«Kosova është një shtet i ri, i cili që nga fillmi është drejtuar nga një grup kriminal», insiston Surroi. Sipas tij partitë në pushtet keqpërdorin shtetin për të plaçkitur resurset e vendit dhe për t’i ndarë ato mes vete. Mungesa e plotë e transparencës dhe e llogaridhënies e bëjnë demokracinë të duket si farsë, thotë ai. Serbia, sipas tij, po ashtu është një shtet autokrat, por ajo për këtë ka pëlqimin e qartë të shumicës së popullit. «Në Kosovë nuk ekziston ky konsenzus me qytetarët. Ai ekziston mes pushtetarëve dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare», thotë Surroi. Kjo pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, sipas tij, e toleron Thaçin për aq kohë sa ai garanton stabilitetin politik dhe vazhdimin e «normalizimit» të raporteve me Serbinë.

Por cilat janë gjasat për «çlirimin e dytë» të Kosoveës? Surroi e pranon se parakushtet sot janë shumë më të pafavorshme se në vitet ’90. Në Europë nuk ndihet më asnjë puhizë e frymës së dikurshme të lirisë, amerikanët po tërhiqen gjitnjë e më shumë. Vetëm Gjermania, shton Surroi, mbetet shpresëdhënëse për ata që duan demokraci liberale. «Jemi vetëm. Kësaj here nuk vjen aviacioni luftarak amerikan për të na ndihmuar».

Surroi apelon që negociatat me Serbinë duhet të zhvillohen me një format të ri. Debatet për letrat ngjitëse në targa të veturave apo mbi gjatësinë e murit në Mitrovicë, «ky mikromenaxhment», largon vëmendjen nga çështjet thelbësore. Surroi: «Me Serbinë ne duhet të flasim mbi luftën dhe pasojat e saj. Bëhet fjalë për sovranitetin tonë dhe një rend të drejtë të pasluftës». Sipas tij ka qenë gabim që pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila tha se shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, të pranohen negociata me Serbinë. Kështu në negociatat e Brukselit Kosova duket si territor i kontestuar. Edhe më keq: Thaçi lejon që Beogradi të përcaktojë se si duhet të aranzhohen serbët e Kosovës me shtetin e ri kosovar. Surroi tha se Bashkësia e Komunave Serbe është kundërkushtetuese dhe nuk do të arrihet të zbatohet kurrë në praktikë.

Sipas Surroit Thaçi është bërë akter i të ashtuquajturit «proces normalizimi» me Serbinë me qëllim që të duket si partner konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare dhe ndoshta për shkak se ka përshtypjen se mund të jetë njëri nga të akuzuarit kryesorë të Gjykatës Speciale. Surroi pret që aktakuzat e Gjykatës Speciale të shkundin dukshëm skenën politike të Kosovës. Por shpresa të tilla në Kosovë ka pasur edhe kur u stacionua EULEX-i. Surroi thotë se në fund të fundit «asnjë institucion ndërkombëtar nuk do t’ia dalë ta pastrojë shtëpinë tonë. Duhet ta bëjmë vetë». Megjithatë, shton Surroi, është shumë problematike kur shihen përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët në Kosovë tolerojnë rrethana që në vendet e tyre nuk do t’i toleronin kurrë. Përkundër situatës së zbehtë politike Surroi thotë se me shpalljen e pavarësisë «ne kemi një strehë mbi kokë, kemi shtetin tonë». (-lli)/dp

Beriane Mustafa flet për «USA Today»: Shpresoj drejtësi për të gjitha krimet e kryera këtu Nga Valerie Plesch

 

Kur Beriane Mustafa po kthehej nga shkolla në shtëpi gjashtëmbëdhjetë vite më parë, pa një turmë njerëzish para banesës së saj dhe u trondit kur e mori vesh se babai i saj, gazetar dhe këshilltar i njohur politik, ishte vrarë.

Vrasja e Xhemajl Mustafës nuk e lë rehat as ditëve të sotme. «Zgjoheni në mëngjes me pyetjen që të sillet përherë nëpër mend: “Kush dhe pse e vrau?”, thekson Beriane Mustafa, 35 vjeçare. «Dhe kjo nuk të lë rehat përditë dhe të vret».

Beriane Mustafa shpreson se, më në fund, vrasësit e babait të saj do të dalin para drejtësisë. Një gjykatë është themeluar në qytetin holandez, në Hagë, dhe gjatë muajve të ardhshëm pritet të nisë gjykimin e krimeve që dyshohet se janë kryer nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – përfshirë edhe presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi – gjatë dhe pas luftës në Kosovë për pavarësi prej Serbisë në fund të viteve nëntëdhjetë.

Bashkimi Europian u ka kërkuar zyrtarëve të Kosovës ta zhvendosin Gjykatën Speciale në Hagë për shkak të shqetësimeve se mund të kërcënohen dëshmitarët. Gjykata, e themeluar më 2016, do të operojë sipas ligjeve të Kosovës dhe do të financohet prej Bashkimit Europian, dhe do të përbëhet prej gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë. Zyrtarët e Gjykatës Speciale do të publikojnë afatet kohore të procedurave në javët e ardhshme.

Gjykata Speciale do të përqendrohet në krimet e kryera gjatë luftës që pasoi shkatërrimin e Jugosllavisë dhe që u desh ndërhyrja e NATO-s, prirë prej amerikanëve, për nxjerrjen e forcave serbe jashtë Kosovës. Ish-krahina shpalli pavarësinë më 2008, por ende nuk njihet si shtet i pavarur prej Serbisë dhe aleates së saj, Rusisë.

Prokurorët ndërkombëtarë ia kanë dalë me sukses të sjellin raste kundër krerëve serbë. Vjet, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi e shpalli fajtor Radovan Karaxhiqin, lider politik i serbëve të Bosnjë, për gjenocid në masakrën e Srebrenicës, ku shumica prej viktimave ishin myslimanë boshnjakë. Ai po e vuan dënimin prej dyzet vitesh burgim.

Babai i Berane Mustafës, Xhemajl Mustafa, ishte anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe këshilltar i presidenti të parë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Ai ishte një prej njerëzve shumë të afërt të Rugovës, i cili vdiq pas luftës.

«Nuk mund të thoni se konflikti mbaroi në qershor 1999 kur NATO-ja hyri në Kosovë», ka deklaruar Nora Ahmetaj, hulumtuese e të drejtave të njeriut në Qendrën për Kërkim, Dokumentim dhe Publikime në Prishinë.

Ende nuk dihet se kush do të akuzohet. Në një raport të vitit 2011 të Këshillit të Europës thuhet se presidenti Thaçi dhe anëtarë të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës trafikuan organe, kryen rrëmbime dhe torturuan e vranë serbë, romë dhe shqiptarë të Kosovës, të cilët dyshohej se kishin bashkëpunuar me Serbinë.

Thaçi i ka hedhur poshtë akuzat dhe zyra e tij ka refuzuar ta komentojë këtë.

Tomë Gashi, i cili ka qenë këshilltar i Thaçit, ka thënë se pret se presidenti dhe politikanët e tjera do t’i rezistojnë hetimeve dhe dënimit. «Nuk kanë gatishmëri të qëndrojnë në një qeli prej gjashtë metrash katrorë në një shtet të huaj rreth tre mijë kilometra pa askënd», ka deklaruar ai. «Ata kanë jetë të mirë këtu dhe ishin në pushtet për shtatëmbëdhjetë vite, dhe e trajtojnë Kosovën si monarki. Jetojnë si mbretër. Ata përnjëmend janë të frikësuar».

Serbët e Kosovës, pakica më e madhe etnike në vend, shpresojnë se dorasit, më në fund, do të përfundojnë në bankën e të akuzuarve. «Është e rëndësishme, jo vetëm si serbë, por edhe si qenie njerëzore», thekson Nenad Maksimoviq, drejtor i Qendrës për Paqe dhe Tolerancë. Faton Klinaku, sektar i organizatës së veteranëve të UÇK-së, ka deklaruar se Gjykata Speciale duhet të ketë selinë në Kosovë për t’u marrë me krimet. Ai gjithashtu nuk beson se Serbia ndonjëherë ka dhënë llogari për krimet e saj në Kosovë. «Pjesa më e keqe prej gjithë kësaj është se askush nuk po merret me krimet e shkaktuara prej Serbisë në Kosovë», deklaron Klinaku.

Beriane Mustafa shpreson se gjykata e re e krimeve të luftës do ta zbardhë vrasjen e babait të saj, dhe se do ta çojë drejtësinë në vend, «jo vetëm për shkak të rastit të babait, por për të gjitha krimet e luftës që janë kryer këtu».


Send this to a friend