VOAL

VOAL

Vetëvendosje kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka mbajtur një tubim marsh protestues, me ç’rast është kërkuar drejtësi për vdekjen e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, i cili para një viti humbi jetën në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Me pankarta në duar, si: “Unë jam Astriti”, “Drejtësi për Astritin” dhe brohoritje “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, marshuesit nga Bibliotekës Kombëtare, kanë shkuar pranë institucioneve të Kosovës ku i është bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore, që të marrin urgjentisht përgjegjësitë për zbardhjen e rrethanave të për vdekjen e Deharin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili foli para të pranishmeve i dha afat qeverisë dhe institucioneve që të lejohet një hetim i pavarur dhe ndërkombëtar për Astrti Deharin.

“U japim afat deri me datën 5 shkurt të viti të ardhshëm 2018, që të niset pasi të lejohet hetimi i pavarur ndërkombëtar për Astrit Deharin dhe njëkohësisht të shkarkohen nga funksionet e tyre zyrtarët që ishin përgjegjës e të cilët do ta pengonin një hetim të tillë ndërkombëtar; Dhurat Hoxha, Shpend Maxhuni, Nexhmi Krasniqi, Fatos Makolli, Sylë Hoxha, Metush Biraj, dhe Abdurrahim Islami”, tha Kurti.

Pas fjalimeve nw tubimin protestues, aktivistet e Vetëvendosjes kanë gjuajtur ndërtesën e Qeverisë me shishe të mbushura me ngjyrë të kuqe.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç, ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës,i cilësuar si akt terrorist.

Prokuroria pati dalë me prezantimin e ekspertizës ligjore, sipas të cilës, Dehari kishte bërë vetëvrasje.

Një konstatim të tillë e patën kundërshtuar familja e tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe avokati i rastit, Tomë Gashi.

Palumturia jonë dhe rreshtimi totalitar e ideologjik?! – Nga Skënder MULLIQI

  Kur babai dhe nëna dhe nuk kanë jetë të lumtur edhe fëmijët e tyre janë të pa lumtur.Në pa lumturinë njerëzore ndikojnë shumë faktor objektiv dhe subjektiv. Asgjë në këtë botë nuk mund ti bëjë të vuajtur fëmijët sa prindërit e pa lumtur. Kjo ndikon në gjendjën emocionale të tyre , në disponimin e tyre .Fëmijët shohin gjithqka , dinë dhe përjetojnë .Dhe asgjë nuk i bën më shumë që ata të mos kan disponim të mirë, sa gjendja në familje. Sado që prindërit mundohen të gjejnë fjalë ngushëlluese të fëmijët kjo nuk kalon , nuk ka mundësi të mashtrohen .Fëmijët janë të lumtuar kur prindërit janë të lumtur. Lumturinë e tyre nuk e zëvëndësojnë as dhuratat e mira, as dalja në sheti dhe as koncertet më të mira etj. Në Kosovë si prindërit ashtu edhe fëmjët e tyre janë duke përjetuar gjendje të rënd shpirtërore , psikologjike, morale e materjale, e shumë qka tjetër .Nuk po kan përjetime të mira se shumica nuk I kan gjerat elementare për jetë. Ku ta marrin disponimin e mirë prindërit e fëmijëve të cilët po jetojnë në gjendje te veshtirë materjale ?Ku të gjejnë ngushëllim dhe si kan të bëhën të lumtur fëmijët kur I shohin prindërit duke u rropatur që ti sugurojnë ushqimin edhe për një ditë të vetme? Shumë kush këtë gjendje depresionuese është duke e paguar edhe më vdekje të para kohshme …Kemi kategorinë më te madhe shoqërore qe po përjetojnë gjera shumë të veshtira nga jeta e keqe të cilën po bëjnë, e në anën tjetër kemi politikanët tanë të sëmuar pas të mirave materjale .Kjo klasë politike hiq pa pardon po I ofendojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës më motivacion , së ata që janë kunder tyre janë kunder Kosovës dhe interesave te shqiptarëve .Këta hileqarë të cilët u ngjitën në pushtetet e pas luftës kan huqur nga mendja e tyre e shëndosh .Këta profiterë të luftës dhe të paqës janë mësuar veq më iu bë duartrokitje e paten mirë ose jo.Të gjithë ata që po marrin guximin qytetarë ti kundershtojnë po I paraqesin si kusling e qka mos tjetër. Po mendojnë së janë bër të pa prekshem .Nuk po dojnë të kuptojnë së moti kan kapituluar në politikëberje , në zhvillim ekonomik, dhe në gjithëqka që ketë vend e bën të prosperuar. Këta miopë politikë të cilët janë ngjitur në pozita të larta shoqërore nuk po pushojnë për tu pasuruar pa fundësisht .Me matrapazë politike dhe grabitqarë nuk bëhët shteti .Kjo kastë politike nuk ka dështuar vetëm në abuzime të rënda dhe të vogla.Këta nuk po dështojnë që ti rehatojnë mirë ilaket dhe militantët partiakë dhe njerëzit e para politikës .Kjo elitë politike ” gjeniale” e kan futur tash e një kohë të gjatë Kosovën në rrugë të rrezikshme .Këta po thuaj së e kan shpallë kapitulimin e shtetit të ri të Kosovës . Kapitulimi është nocion politike e ushtarakë, kur shteti apo formacionet ushtarake në kohë të luftës ose në rast të konfliktit apo edhe pas luftës, pranojnë kapitulimin para palës kundershtare , duke i shitur edhe territoret , duke u dorëzuar më njerëz dhe të gjithë pregaditjën ushtarake armikut në rrethana të caktuara. E vura këtë paralele edhe pse Kosova nuk është në luftë më Serbinë fizikisht, por së luftën e fituar kunder Serbisë më miqët tanë në botë , jemi duke e vu seriozisht në pëshore në kushte të paqës .Gjendja e keqe ekonomike- sociale shumë i ka ndryshuar gjerat.Po na ndodhin ndryshime negative të karakterit tektonik , ta quaj ashtu.Vështruar nga kendi I sotëm duket së jemi kthyer shumë mbrapa dhe ardhmeria jonë është e pa parashikueshme dhe e dyshimtë.Thënë shkurt po jetojmë në një shoqëri e cila pakica autoritare po e drejton shumicën .Ky rreshtim totalitarë , ka mbrapa edhe rreshtimin ideologjik .Kjo doktrinë e cila po instalohet gjithnjë e më shumë ,ka vu kontroll të rrept në të gjitha hallkat e pushtetit… Vetëm ata që janë në shërbim të qytetarëve janë patriotët e mirëfilltë. Askush nga ne nuk guxon për as një fije floku të humb nga shikimi pozitën jo të vaforshme në të cilën gjendemi aktualisht…Shërbimi karshi popullit bëhët kur gjerat vihen në rrugën e mbarë , e jo më rrugët qorre, më fiksione e tradhëti të ndryshme …

Portreti i presidentit rus Vladimir Putin në fasadën e një ndërtese në Mitrovicën e Veriut

Rusia sfidon orientimin pro-perëndimor të Kosovës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin gjithëpërfshirës që flet në lidhje me “Ndërhyrjen e Rusisë në Kosovë”, duke shtruar edhe pyetjet “si dhe pse”. Autori, Pëllumb Kallaba, sipas një hyrjeje përmbledhëse të publikuar për media nga QKSS, ka shpjeguar se raporti është hartuar me qëllim të ofrimit të një analize të thukët për një çështje të rëndësisë së veçantë për Kosovën, siç është prania ruse dhe ndikimi i saj për zhvillimet ndërkombëtare të vendit.

Hulumtimi konstaton se Kosova është e ekspozuar ndaj një fushate të gjerë ndikimi në rritje të ndërhyrjes ruse kundër modelit të shtet-ndërtimit perëndimor dhe vlerave të tij demokratike, veçanërisht që nga viti 2008.

Shumë instrumente subversive dhe jo-ushtarake do të vazhdojnë të përdoren kundër karakterit multietnik të Kosovës, me qëllim që të krijohen pretekste për një shtet të dështuar si dhe të rritet separatizmi lokal brenda komunitetit serb në komunat veriore. Raporti synon të de-konstruktojë sjelljen e politikës së jashtme ruse në mënyrë kronologjike, sidomos që nga vizita e parë e Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin në Kosovë më 17 Qershor 2001 bërë kontingjentit ushtarak rus.

Po ashtu, hapësirë të theksuar i është kushtuar vendimit për sanksione të Qeverisë të Kosovës ndaj Rusisë më 2014, vendim ky i pa-azhurnuar tutje në raport me harmonizimin e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së. Rrjedhimisht, sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë rezultuar të jenë efektive pasi që subjektet ekonomike ruse të sanksionuara, por prezentë në Serbi dhe rajon, kryesisht duke përfshirë produktet e naftës, vazhdojnë të funksionojnë ende në tregun e Kosovës. QKSS konstaton se Bashkimi Evropian nuk e ka trajtuar Kosovën në mënyrë të barabartë si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e harmonizimit dhe vendosjes së sanksioneve ndaj subjekteve ekonomike dhe autoriteteve politike të Federatës Ruse.

Po ashtu, gjatë periudhës janar-korrik 2017, niveli i mallrave ruse të importuara në Kosovë tejkalon shumën prej 10 milionë euro, ndërsa shifrat e eksportit të Kosovës drejt Rusisë mbeten zero. Kjo asimetri negative dëshmohet edhe në aspektin e hyrje/daljeve të qytetarëve rusë. Sipas hulumtimit, më shumë se 1000 qytetarë rusë vizitojnë Kosovën çdo vit, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Rusi për shkak të refuzimit të menjëhershëm të pasaportave.

Raporti ka nënvizuar paradoksin që regjimi i vizave të Kosovës i privilegjon mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit rus nën kategorinë e veçantë të përjashtuar nga kërkesat për viza. Bartësve përkatës u lejohet të hyjnë, të kalojnë ose të qëndrojnë deri në 15 ditë në territorin e Kosovës. QKSS thekson se ky “lehtësim” përbën shqetësim të sigurisë nacionale për Kosovën prandaj një amendamentim i regjimit të vizave është i domosdoshëm.

Ndërsa, numri i qytetarëve rusë që vizitojnë Kosovën rritet, roli aktual i Rusisë në Kosovë, përveç bllokadave në nivel ndërkombëtar, është treguar më së miri në kontekstin e komunave veriore: lidhjet midis partive politike nga komuniteti serb dhe partia politike Rusia e Bashkuar e presidentit Putin janë vazhdimisht në zhvillim, ndërsa krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të paraqesë terren të ri për një angazhim më të fortë rus për të nxitur separatizmin lokal serb në Kosovë. Raporti ka theksuar se faktori fetar paraqet një element të rëndësishëm për ndikimin rus përmes Kishës Ortodokse Serbe. Me mbështetjen politike dhënë institucioneve fetare, Rusia kërkon të ruajë dhe të rrisë një prani të fortë emocionale në mesin e komunitetit serb në Kosovë.

Mungesa e kontrollit të duhur financiar në raport me buxhetin e Kishës Ortodokse Serbe krijon mundësi për një agjendë përçarëse dhe një keqpërdorim potencial të këtij hendeku institucional, në interes të angazhimit të Rusisë dhe forcimit të ndikimit të tyre të mundshëm në Kosovë.

Fabrikimi i lajmeve të pa-vërteta (fake news) përmes përfaqësive mediale ruse në Serbi dhe rajon në raport me Kosovën paraqet një sfidë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Raporti konstaton se një prani mediale pro-ruse në Serbi është një kartë e rëndësishme në përhapjen e propagandës midis serbëve të Kosovës, duke përfshirë Sputnik dhe Russia Today.

Në anën tjetër, pozicioni i ashtuquajtur neutral i Serbisë ndaj anëtarësimit në NATO, së bashku me perceptimin negativ të publikut në Serbi për aleancën ushtarake perëndimore, mbetet një shqetësim serioz për perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Operimi enigmatik i të ashtuquajturës Qendra Humanitare Ruso-Serbe me qendër në Nish nga viti 2011, krahas stërvitjeve ushtarake në rritje dhe investimeve midis dy vendeve, duhet të konsiderohet si një kërcënim afatgjatë i sigurisë jo vetëm për Kosovën por edhe për vendet fqinje.

Për fund, raporti konstaton se institucionet qendrore të Kosovës nuk janë të pajisura siç duhet për të parandaluar penetrimin hibrid rus nëpërmjet instrumenteve ekonomike dhe politike që synojnë të ndikojnë në politikat e saj në Kosovë, dhe për më tepër nuk ka vetëdije institucionale të mjaftueshme për të ndjekur dhe kuptuar interesat ruse në rajon. Kosova nuk ka strategji të qëndrueshme sesi të adresojë sfidat në raport me marrëdhëniet diplomatike bilaterale dhe multilaterale me Rusinë. Vlen të theksohet se raporti i QKSS ka adresuar një sërë rekomandimesh të përgjithshme të cilat duhet të trajtohen nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian, shoqëria civile, media dhe komuniteti i biznesit.

 

Jevtiçi: Pajtimi i serbëve dhe shqiptarëve ka rëndësi jetike

“Është e rëndësishme të thuhet se dialogu i brendshëm që filloi në Serbi lidhur me Kosovën është i një rëndësie vendimtare për të ardhmen”, tha Jevtiç

PRISHTINË – Është i një rëndësie jetike pajtimi i dy kombeve më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, serbëve dhe shqiptarëve, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiç në hapjen e një konference mbi sigurinë në Stamboll.

Duke folur në cilësinë e mysafirit special të konferencës, Jetviç tha se kjo është një mundësi e mirë për të folur për sigurinë dhe sfidat e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë, dhe jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti theksoi faktin se është e një rëndësie jetike që dy popujt më të mëdhenj në këtë rajon, serbët dhe shqiptarët, të pajtohen.

Siç njoftohet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim e Kosovës, Jevtiç në konferencë theksoi rëndësinë e dialogut të brendshëm për Kosovën dhe Serbinë, sepse kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur në afat të gjatë çështjen e marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Është e rëndësishme të thuhet se dialogu i brendshëm që filloi në Serbi lidhur me Kosovën është i një rëndësie vendimtare për të ardhmen dhe në qoftë se ne duam ta zgjidhim në mënyrë afatgjate problemin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në të gjithë Ballkanin, është e rëndësishme që në çast të përballemi dhe të themi se çfarë marrëdhënie dëshirojmë të kemi si dy popuj më të mëdhenj”, tha Jevtiç.

Ai vlerësoi se konferenca e këtij lloji është mundësi për të shkëmbyer pikëpamje dhe përvoja në fushën e marrëdhënieve njerëzore dhe aktiviteteve të sigurisë si produkt i këtyre marrëdhënieve, për të cilat, siç tha ai, sot flitet shumë.

“Gjithçka varet nga ne. Ashtu siç sillemi me njëri-tjetrin, si respektohemi, ashtu do të jetë edhe jeta dhe mjedisi ynë. Siguria në nivel global është produkt i konfliktit të interesave të ndryshme. Individët dhe organizatat janë krijuesit e luftërave dhe paqes. Është detyra jonë përpiqemi për paqe dhe stabilitet”, deklaroi ai.

Në një deklaratë për shtypin pas konferencës, Jevtiç tha se “konferenca është mundësi për të dëgjuar edhe nga përfaqësues të tjerë të vendeve të ndryshme nga e gjithë bota që janë sot këtu, lidhur me gjithë atë me të cilën përballen kur bëhet fjalë për sigurinë”.

Gjatë konferencës u diskutua edhe rreth krizës së emigrantëve, ngjarjeve në Lindjen e Mesme, me ç’rast Jetviç theksoi se Serbia, kur është fjala për këtë krizë, ka vepruar në mënyrë humane dhe kjo gjë ka rëndësi të madhe. Ai tha se problemet si terrorizmi dhe radikalizmi duhet të kundërshtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga feja dhe kombi që i përkasin.

Në kuadër të konferencës, Zëvendëskryeministri i Kosovës Jevtiç dje u takua me disa përfaqësues nga vende të ndryshme që vinin nga fusha e sigurisë dhe ekonomisë.

Konferenca e Sigurisë në Stamboll mbahet për të tretin vit me radhë dhe këtë vit në të marrin pjesë përfaqësues nga 32 vende. aa

Lufta për Prizrenin – Nga Nue Oroshi

 

Zgjedhjet e 22 tetorit 2017 në Kosovë në të shumtën e komunave të mëdha ashtu edhe siç ishte paramenduar sollën rezultatin që nga 7 komuna më të medha të Kosovës 6 prej tyre të shkojnë në balotazh, vetëm Peja kaloj pa balotazh. Është interesantë të thuhet se që nga paslufta në Kosovë lufta për ta qeverisur qytetin e Prizrenit ka qenë shumë e madhe dhe herë herë shumë e fortë në mes të dy partive LDK-së me PDK-në që shpesh herë ditën paraqitnin rivalitet të madh në mes veti ndërsa natën nën dritën e qiriut dhe të hënës bënin marrveshje të mshefta për ndarjen e pushtetit dhe tendereve për keto 18 vjet të pasluftës në Kosovë. Kur e themë këtë  bazohem më një faktë të ndodhur në zgjedhjet lokale të vitit 2009 në Prizren. Në atë periudhë kohore e formuam një koalicion lokalë në balotazhin e dytë me emrin :Lidhja për Prizrenin, ku partitë shqiptare të asaj kohe LDK,AAK,LDD,PSHDK u bashkuan në një anë ndërsa në anën tjetër ishte një Koalicion në mesë të PDK, Turqve dhe Boshnjakëve. Ishte një luftë e barabartë dhe shumë e fortë politike.

 

Por që komplet Qeveria e asaj Kohe në Krye me ish Kryeministrin e atehershem Hashim Thaqin qendronin, natë e ditë në Prizren, madje dilnin edhe nëpër lagjet dhe fshatrat me të thella për të marrë dhe fituar çdo votë të mundshme. Unë këtij koalicioni në vitin 2009 i pata propozuar një fushatë elektorale me një taktikë ndryshe. Tubime të vogla nëpër lagje të qytetit dhe të fshatrave, si dhe punë shumë të madhe me të rinjët dhe te rejat e qytetit të Prizrenit, si dhe fshatrave të kësaj komune. Ky veprim i imi taktik dhe puna e madhe dhe e palodhur ne balotazh e koalicionit Lidhja per Prizrenin arriti sukseset e veta. Ne arritëm që ta fitonim betejën për Prizrenin me Qeverinë e Hashim Thaqit, sepse e dinim qartë se nuk e kishim luftën me Degen e PDK, në Prizren por me Qeverin e asaj kohe. Kur u mblodhën rezultatët perfundimtare Kandidati i Koalicionitë Lidhja për Prizrenin ne vitin 2009 doli me dikun rreth 200 vota me shumë se kandidati i PDK dhe minoriteteve.

 

Te revoltuarë nga ky rezultatë kryesia e PDK në krye me Hashim Thaqin dhe Hajredin Kuqin, në orët e vona të mesnatës nga Zanzibari i Prishtinës kishin dhën lajmin e prishjes se koalicionit ne mesë të PDK dhe LDK. Kjo prishje kishte zgjatur 24 orë. Prishja e këti koalicioni do të thoshte edhe humbje e pushtetit për të dyja partit, ku ato u ulën edhe njëherë për ta shqyrtuarë çështjen e Prizrenit. Në atë kohë u bë një pazarë politikë ne mesë të Hashim Thaqit e Hajredin Kuqit nga PDK, dhe Fatmir Sejdiut dhe Eqrem Kryeziut, nga LDK.

Në këtë pazarë politikë u vendosë që Prizreni të mbetët si „kokë turku“ për PDK, ku do tju ipet si peshqesh, PDK, në shkëmbim të vazhdimitë te marrveshjes së Qeverisjes në mesë të këtyre dy partive në nivelin qendror.

 

Pasi që nuk kishte tjetër mundësi që në atë balotazh të shpallej fitorja e PDK-së se votatë ishin të numëruara, ata shpallën të pavlefshme disa qindra vota pikërisht nga zonatë ku unë kisha ndikim në fitoren e atyre votave dhe e thirrën edhe nje balotazhë të tretë që ska ndodhur asnjëherë në historinë e pluralizmit demokratik. Balotazhi i tretë ishte vetëm farës sa për ta plotsuar marrveshjen ne mesë të këtyre dy partive për peshqeshin që i dhanë në tavolinë Fatmir Sejdiu dhe Eqrem Kryeziu, PDK-së Hashim Thaqit e Hajredin Kuqit. Por tashë çdo të ndodhë me Prizrenin. Ësht hera e parë pasë 18 vitësh që në Prizren ka nderruar balansi politikë.

 

Në këtë qytet nuk do të jenë në garë për kryetër Komune Kandidati i PDK-së dhe LDK-së,por kandidati i Vetvendosjes dhe PDK-së. Situata ësht mjaftë e komplikuarë dhe lufta politike do të jetë shumë e fortë saqë do të jenë vetëm disa qindra vota që do ta vendosin fituesin, pavarsishtë koalicioneve politike që do të bëjnë partitë në mbështetje të njëra- tjetrës në Prizren. Për faktin se kemi një situatë të re. Tash kandidati i PDK-së nuk do ti merr votat e pakicës turke në Prizren, sepse ato do të shkojnë tekë kandidati i Vetvendosjes, por në anën tjetër Hasi që njihet si bastion i LDK-së për shkak të origjinës së kandidatit të PDK-së që vije nga Hasi ai do ti merrë votat më shumicë nga kjo trevë, kurse pavarësisht deklarimeve dhe marrveshjeve që do të bëjnë deget e AAK dhe Nismes në Prizren, në të shumtën e rasteve elektorati i këtyre Partive do të voton për kandidatin e PDK, kurse përcaktues në kët fitore do të jetë elektorati i LDK-së në Prizren, se ka do ta drejtoj votën e tyre, dhe sa do të dalë ne zgjedhje. Ky elektroratë i LDK-së është para një situate të re politike.

 

Pas 18 vjetësh ata nuk do të kenë mundësin ta votojnë në balotazhë kandidatin e tyre, por një kandidat tjetër që vije nga dy partitë që janë rivale e LDK-së edhe në nivel qendrorë edhe në nivel lokalë. Kështu që elektorati i LDK-së në Prizren ka dy rrugë. Të dalë tek kutia e votimit dhe ta votoj njërin prej këtyre dy kandidateve, apo të qëndroj në shtepi për të kryer ndonjë punë me familjen e tyre, si shenjë e revoltës që partia e tyre pasë 18 vitesh nuk arrin ta kaloj balotazhin. Sido që te jetë uroj që Prizreni më19 Nëntor 2017 ta zgjedhë një kryetar i cili do të punon për qytetarin Prizrenas, një kryetar i cili do të hapë rrugë që me projektët e ti ta zhvillonë qytetin e Prizrenit, Uroj që më 20 Nëntor Prizreni ta ketë një kryetarë të qytetit që do të punonë që me projekte,koncepte, dhe veprime politike të orjentohet drejtë bashkpunimitë më qytetet Evropiane, dhe këtij qyteti të beslidhjes shqiptare, ti japë një zhvillim që kanë qytetët e ndryshme në Evropë e mos të përseritët ajo kënga e vjetër popullore „Shkoji njani e erdh tjetri, gjithë ma i zi i riu se sa i vjetri“.

Nikolla Kabashiq zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Ndërtesa e Gjykatës në Mitrovicë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në pajtim me Ligjin, përmes procedurës së votimit ka zgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Në garë për kryetarë ishin dy kandidatë, Nikolla Kabashiq dhe Tomisllav Petroviq. Me shumicë votash, Këshilli zgjodhi, Nikolla Kabashiq për kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Gjyqësori në veri të Kosovës ka filluar procesin e integrimit në kuadër të sistemit juridik-kushtetues të Kosovës, pas funksionimit në kuadër të sistemit paralel që nga viti 1999.

Integrimi i gjyqësorit në veri, është pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Pacolli: Demarkacioni është çështje e mbyllur, nuk mund të ringeciohet

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku nga kryetarja e këtij komisioni Vjosa Osmani është pyetur për çështjen e Demarkacionit dhe me tërheqjen e Kosovës nga aplikimi për Interpol dhe UNESCO.

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli tha se ka përgatitur një raport të gjerë për punën dy mujore në MPJ. “Demarkacioni është një temë që rëndon politikën e brendshme, marrëdhëniet Kosovës me Malin e Zi që ka një fqinjësi të mirë.

Kam vizituar Malin e Zi, qëndrimi i tyre është i pa luhatur dhe është një shtet që lobon për Kosovën me një zë të lartë. Parlamanti i Malit të Zi nuk është funksional tash e nië vjet dhe kur flitet për demarkacionin ata presin që ta kenë një diskutim të zhurmshëm në Parlament”, theksoi Pacolli, duke shtuar se Mali i Zi ka një qasje të drejtë ndaj Kosovës.

Sipas tij, Demarkacioni nuk duhet të ndërlidhet me marrëdhëniet e mira që ka Kosova me Malin e Zi.

Pacoli tha se ajo marrëveshje nuk ka mundësi të rinegociohet ngase kanë kaluar të gjitha procedurat në Mal të Zi.

“Demarkacioni për ne është çështje e mbyllur, këtë e kam dëgjuar në secilin takim që e kam pasur në Mal të Zi, dhe kjo temë për ta është humbje kohe”, tha Pacolli.

Ministri tregoi se kryeministri Haradinaj ka caktuar Komisionin kufitar dhe mbetet që të sillen faktet e reja për vijën kufitare më Malin e Zi.

Sipas tij, nëse nuk ka fakte të forta, është e vështirë të mbrohet qëndrimi kosovar.

Pacolli tha se çështja e demarkacionit është ndërkombëtarizuar aq shumë sa që është vështirë të punohet në favor të Kosovës.

Pacolli ka treguar edhe për vizitën në Bruksel, ku i është kërkuar përfundimi i kësaj teme, Demarkacioni. Sipas tij, Kosova një obligim që është pjesë e NATO dhe është mirë që Demarkacioni të kalojë në Parlament.

Pacolli duke folur për UNESCO tha se më 2 shtator është dashur që Kosova të aplikojë për UNESCO dhe kjo nuk ka ndodhur, që për të është shqetësuese.

A jemi bërë rob të barbarëve politikë? – Nga Skënder MULLIQI

Po, duhet më në fund të pranojmë së jemi bër rob të pushteteve të pas luftës.Kemi qenë rob të pushteteve shtypëse të regjimeve te huaja serbosllave , por kurrë nuk jemi nënshtruar .Nuk jemi nënshtruar para dajakut , burgut dhe vrasjëve të xhelatëve serbë per 90 vite .Këto vlera dhe këto tipare duket së gjithnjë e më shumë po i humbim .Po e humbim ngadalë mundin dhe sakrificën tonë ndër shekuj e mote ! Po humb dashuria e ndërsjellë dhe po humb uniteti aq shumë i nevojshem. Ne, jemi bër rob edhe të vetëvetës, jemi bërë rob të historisë , jemi bërë robë të besimeve fetare ,jemi bër rob të burokratëve të Evropës, dhe në fund jemi bër robë të regjimeve tona , të cilët nuk po e drejtojnë mirë shtetin .Por , nuk duhet harruar atë se jemi bërë shumë edhe rob të budallakinave tona , të paragjykimeve dhe ksenofobisë tanë etj.Kur kjo klasë politike po grabitë nga duartë tona gjithë të mirat materjale, në po pajtohemi më një kore bukë që po na lën ata.Ne , jemi duke ëndrruar më sy qelë së “barbarët” gjithësesi do të kën mëshirë …Dhe , kjo mëshirë nuk po vjen as nuk do të vjen kurrë , kur ne nuk interesohemi për fatin tonë , nuk interesohemi për lumturinë e fëmijeve tanë. Kemi mbetur duke bërë sehirë.Po na godasin qdo ditë të keqijat , e ne po sillemi si budallenjë duke i duruar të rënat nën brez.Barbarët të cilët na kan rënë në qafë tash e shumë kohë nuk po kan meshirë karshi “viktimës” së tyre.Nga barabarët politikë dhe ekonomik na erdhën krizat politike , krizat ekonomike , krizat sociale dhe varfëria e skajshme …Nga këta hileqarë dhe manipulator na erdhen krimi I organizuar dhe korrupcioni , dy fenomene të cilat po e gërryejnë nga mbrenda shtetin tonë .I prum në pushtet besa erdhen edhe vet, barabarët të cilët nuk po pranojnë të zbresin nga ky pushtet.Pas secilës palë të zgjedhjeve bëmë selektime negative të cilat selektime nuk I sollën të mira popullit dhe Kosovës. A ka më taksirat së për 18 vite të shohim më shumë surrate bajate të cilët po defilojnë në skenën tonë politike.A ke gjë më rrezik për një shtet të ri dhe për një popull që të pa zotët për politikë të dalin në ballë të politikës ?A ka gjë me keq së një popull ta udhëheqin ata të cilët po e zhvatin përditë pasurinë shoqërore ? Po na udhëheqin ata të cilët kan zgjedhur rrugën e gabuar për shumicën ,e rrugën e mirë për vete . Barbarët nuk dinë dhe as nuk duan ti dërgojnë proceset zhvillimore përpara , por janë duke na kthyer mbrapa .Ata po e sjellin mjerimin politik dhe po tentojnë ta eliminojnë edhe Zotin mbi tokë ! Ne, sikur po kërkojmë zgjidhje diku jashtë nesh dhe sikur gjithëqka qka na rrethon po e konsiderojmë së nuk ka të bëjë me ne . Ne, sikur jemi mësuar që punët tona ti kryej dikush tjetër . Po mendojmë së ndërkombëtarët duhet të bëjnë shtet dhe të bëjnë mirëqënje e zhvillim për ne, dhe “ të na bëjnë edhe njerëz ”. Kështu sikur jemi duke ia bërë hyzmetin punëve , as nuk do të kemi zhvillim , as nuk do të kemi shtet ligjor e demokratik, as nuk do të bëhemi pjesë e strukturave te BE-së, dhe as nuk do të hym në NATO. Si shtet dhe si popull po e luajmë mirë rolin e statistit .Kemi mbetur në margjina larg civilizimit , së nuk po dimë ta ruajmë, dhe ta zhvillojmë as qenjën tonë kombëtare .Deri kurë do të përballemi më antivlera në të gjitha sistemet, një Zot i madh e dinë …

BE deklarohet për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi

Deklarimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe kryeministrit, Ramush Haradinaj,që duan përfshirje të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun në Bruksel mes Kosovës e Serbisë janë parë me shqetësim në Serbi.

 

Kjo pasi serbët nuk do të donin në tryezë një palë që perceptohet se është në favor të Kosovës dhe kosovarëve.

Gazeta  Vecernje Novosti e Serbisë ka bërë një temë rreth kësaj çështje dhe mundësisë që amerikanët të bëhen pjesë direkte e tavolinës ku diskutohet normalizimi i raporteve mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, njofton Klan Kosova.

E pyetur për këtë çështje nga kjo gazetë, Maja Kocijançiç, zëdhënësja e përfaqësuese së lartë të BE-së, Federica Mogherini, nuk është përgjigjur direkt në pyetje, përveç se ka thënë se edhe në të kaluarën BE ka bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të.

“BE punon shumë ngushtë me Amerikën rreth Ballkanit Perëndimor. Puna në dialog për të normalizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës është në progres. Të dyja palët kanë konfirmuar vazhdimisht angazhimin e tyre të fuqishëm për vazhdimin e bisedimeve dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”, ka thënë Kocijançiq.

Sipas saj, data për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë ende nuk është përcaktuar, por “formati dhe temat e dialogut përcaktohen nga të dy palët”.

Në Serbi ka zëra që nëse SHBA do të përfshihej në dialog, atëherë njëjtë duhet të ndodhë edhe me Rusinë dhe edhe ky shtet, partner i Serbisë, të marrë pjesë në tavolinën e bisedimeve.

Prizren, KFOR-i Turk dhe FSK stërvitje të përbashkët

KFOR-i Turk dhe FSK mbajtën një stërvitje të përbashkët për kërkim-shpëtim, e cila u organizua si rezultat i trajnimit të marrë të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga KFOR-i Turk në Kosovë

PRIZREN – Në qendër të qytetit të Prizrenit KFOR-i Turk dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës mbajtën një stërvitje të përbashkët për kërkim-shpëtim, e cila u organizua si rezultat i trajnimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga KFOR-i Turk.

Në qytetin e Prizrenit u mbajt stërvitja e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Kosovës në Bashkëpunim me Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë dhe Brigadës së Mbështetjes Operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë stërvitjes, sipas një skene të parapërcaktuar, në një ndërtesë në qytet ishte simuluar zjarr, ku në fund të stërvitjes, ushtarët u lëshuan nga kulmi i ndërtesës me flamuj turq dhe kosovarë.

Pas përfundimit të stërvitjes, komandanti i KFOR-it Turk në Kosovë, koloneli Ihsan Tavazar përgëzoi ushtarët e FSK-së për përfundimin në mënyrë të suksesshme të këtij trajnimi. Ai po ashtu dha dhurata simbolike për pjesëmarrësit.

Qytetarë të shumtë prizrenas, treguan interesim të lartë për stërvitjen, duke iu bashkangjitur asaj me duartrokitjet e tyre.

Ndryshe, kjo stërvitje u realizua si rezultat i trajnimit të dhënë të KFOR-it Turk në Kosovë për regjimentin e Kërkim Shpëtimit të Brigadës së Mbështetjes Operacionale të FSK-së. aa

Rrëzohet kërkesa për arrestimin e Tahirit

Në Shqipëri, me votat e shumicës së majtë parlamenti rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë për marrë autorizimin për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas dyshimeve për lidhje të tij me vëllezërit shqiptarë Habilaj, pjesë e një organizate krininale italo-shqiptare e cila u godit nga autoritetet italiane në Catania. Deputeti Tahiri, i cili sipas rregullores kishte të drejtën për të dhënë shpjegime në sallë, u mjaftua vetëm me një deklaratë të shkurtër. “Nuk pres ta gjej të vërtetën në sallën e parlamentit, por aty ku më takon, para drejtësisë dhe qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin. Përpjekja ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet këtu”, u shpreh zoti Tahiri i cili ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

Përpara se parlamenti të votonte, u lexuan dy raportet e deputetëve të shumicës dhe atyre të opozitës, në Komisionin e Mandatave dhe Imuniteteve. Sipas përfaqësuesve socialistë prokuroria nuk ka sjellë prova dhe se ajo nuk ka kryer paraprakisht hetime ndaj ish ministrit të Brendshëm. “Mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri, dy ditë pasi ka regjistruar procedimin penal dhe emrin e tij në regjistrin e çështjeve penale, krijon bindjen se në këtë stad të hetimeve që ka kryer Prokuroria, kërkesa ka sfond politik”.

Por sipas opozitës parlamenti nuk duhet të hyjë në vlerësimin e provave, pasi në këtë mënyrë vlerëson fajësinë apo pafajësinë e deputetit nën hetim. Raporti i përfaqësuesve të opozitës thekson se provat e paraqitura nga Prokuroria janë mëse të mjaftueshme dhe se mos arrestimi i tij përbën rrezik për prishjen e provave. Mosdhënia e autorizimit për arrestim do të ishte sipas opoztës “pengim i drejtësisë dhe goditja më e energjike ndaj shpresës së publikut dhe aksionit politik për reformën në Drejtësi. Parlamenti nuk mund të bëhet kurrë strehë e krimit apo e mbështetësve direkt të tij”, mbyllet raporti i opozitës.

Pasaporta e Kosovës në vendin e 85-të në botë

Pasaporta e Kosovës, ilustrim

Pasaporta e Kosovës është radhitur në vendin e 85-të në botë, në raportin e përvjetshëm “Global Passport Index”.

Kategorizimi është bërë në bazë të numrit të vendeve, në të cilat një shtetas i caktuar mund të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë.

Vendin e 85-të Kosova e ndan me Mianmarin [Birmaninë]. Pasaporta më e “fuqishme” është cilësuar ajo e Singaporit, e pasuar nga ajo e Gjermanisë dhe Suedisë. Vendin e fundit, të 94-të, e ka zënë pasaporta e Afganistanit.

Pasaporta e Kroacisë është renditur në vendin e 14-të, ajo e Serbisë ka zënë vendin e 38-të, e Maqedonisë është në vendin e 41-të, pasaporta e Mali të Zi gjendet në vendin e 43-të, e Bosnjë dhe Hercegovinës në vendin e 46-të dhe pasaporta e Shqipërisë është renditur në vendin e 48-të.

Refleksion paszgjedhor – Balotazhi, sfidë e mundimshme për liderët partiakë! – Nga Florim Zeqa

Ashtu siq i dhash fjalën në prag të pushimeve verore mikut tim të çmuar Reshat Murati i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Konstanz të Gjermanisë, se do të takohem me secilin që më jepet mundësia, përveç politikanëve dhe liderëve partiakë,…ashtu e mbajta fjalën e dhënë edhe para qytetarëve të Kosovës në fillim të fushatës së zgjedhjeve lokale, për mosmbështetje dhe as kundërshtim të asnjërit nga kandidatët e subjekteve politike.

Fushata e gjatë dhe e mundimshme 30 ditore, sikurse në zgjedhjet paraprake edhe kësaj radhe u përcjell me parregullësi të shumta, siq janë; përdorimi i resurseve publike nga ana e subjekteve politike, abuzimi me fëmijët në tubimet zgjedhore, gjuha e fyerjes dhe urrejtjes e cila në ditën e 9-të rezultoj me konflikt verbal dhe fizik në një studio televizive mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi e Milaim Zeka.
Po ashtu edhe dita e zgjedhjeve u përcjellë me parregullësi të njëjta nga zgjedhjet e kaluara; votim i dyfishtë, votime familjare, fotografim të votës, mospërputhje të nënshkrimeve me numrin e fletëvotimeve si dhe arrestime për për marrje dhe dhënje ryshfeti në këmbim të votës.
Tani pas rezultateve të para zgjedhore, gjegjësisht pas raundit të parë zgjedhor e ndjejë të nevojshme t’u drejtohem qytetarëve të vendit lidhur me situatën e krijuar paszgjedhore në Kosovë, për të dhënë një vlerësim të pavarur dhe real të situatës pasgjedhore.
Sikurse herave të tjera edhe kësaj radhe parashikimet e mia zgjedhore dolen të jenë të sakta. Pra, shumica e komunave të Kosovës do të shkojnë në raundin e dytë apo siq po i thonë në zhargonin politik, balo(sh)tazh për nxjerrjen e kryetarëve të rinjë komunalë.
Fillimisht i uroj të gjithë kandidatët për kryetar të komunave që dolën fitues të zgjedhjeve të 22 tetorit, ndryshe shkuarja ne balotazh e shumicës së komunave të Kosovës, përveqse nuk është fitore e partive politike siq e pretendojnë, mund të shkaktoj përmbysje rezultati në shumicën e komunave, thyerje shpirtërore të elektoratit dhe kosto të lartë financiare për buxhetin e varfër të shtetit të Kosovës.
Ndryshe, balotazhi, përveçse përballje mes rivalëve politikë, do të sjellë edhe përballje mes partnerëve në koalicionin qendror, i cili sikurse herëve të tjera do të shkaktojë kontrabandë dhe vjedhje industriale të votës së qytetarëve, indinjatë dhe thyerje të thellë në mesin e elektoratit të partive politike.
Pra, përballja e kandidatëve në balotazh, do ta vëjë në sprovë të madhe vullnetin e qytetarëve dhe votën e tyre të lirë.
Qytetarët do të gjendeni në situatë të vështirë, për të kapërdirë hipokrizinë dhe mashtrimin e liderëve partiak.

Edhe pas 22 tetorit 2017, qytetarët nuk do të kenë ndryshim në qeverisje nëpër komunat e tyre

Nëse bazohemi në rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale, në shumicën e komunave të Kosovës do të vazhdojë sistemimi i dajëve e tezëve, nipave e mbesave, miqëve e kushërinjëve të kryetarëve nëpër institucionet e komunale!
Edhe në këto zgjedhje, shprehja e pakënaqësisë qytetare ndaj klasës politike sa të korruptuar po aq të inkriminuar u shfaq në dy aspekte; me mosdalje të elektoratit në zgjedhje dhe prishje të fletëvotimeve.
Përveq abstenimit dhe zvoglimit të daljes në zgjedhje, qytetarët tek kutitë e votimit i ndëshkuan edhe më keq partitë e dështuara politike, duke mos votuar kandidatet e asnjërit subjekt politik.
Rënja e daljes së elektoratit në zgjedhje është pasojë edhe e largimit të popullatës së lodhur nga varfëria ekstreme dhe degradimi social, pa asnjë shpresë për ardhmëri, e cila e braktisi Kosovën për të mos u kthyer më asnjëherë në “tokën e nemur” të zaptuar nga krimi i organizuar i bastardëve politik, nga kusarët e pangopshëm, nga mafio-oligarkët politik dhe ekonomik, të pasuruar nga paraja e pistë dhe mbi kurrizin e qytetarëve.

Njerëzit që kanë tendencë për të premtuar shumë, njashtu kanë tendencën edhe për të harruar shpejt

Mbajtja e premtimeve të subjekteve politike fillon nga mbajtja e vijave programore, profileve politike dhe ideologjike.
Subjekte serioze politike konsiderohen ato subjekte që mbrojnë parimet dhe pikpamjet e tyre politike të deklaruara për një muaj rresht para elektoratit të tyre.
Mbajtja e premtimeve elektorale, sfidë e mundimshme për liderët partiak!
Poashtu poitikanë të sinqertë dhe serioz mbesin ata që u qendrojnë besnik fjalëve të tyre, që sakrifikojnë poste e privilegje për mbrojtjen e interesave te popullit dhe vendit të tyre.
Pas raundit të parë zgjedhor, brenda partive politike fillojnë ethët e koalicioneve për balotazh,…pasi shumica e komunave që do t’i nënshtrohen raundit të dytë zgjedhor.
Lidhja e koalicioneve do të vjen jo si dëshirë por si domosdoshmëri për marrjen apo mbajtjen e pushtetit,…me çka dhënja e premtimeve elektorale dhe mbajtja e linjave programore mbetën vetëm një mashtrim ndaj elektoratit dhe kontrabandim i votës së lirë.
Të qënurit opozitë e fortë, është të qënurit kujdestar i përherëshem i gabimeve të pozitës, i mbrojtjes së ligjëshmërisë dhe interesave vitale të qytetarëve të vendit.
Respektimi i verdiktit të popullit është shprehje e nivelit të demokracisë dhe vlerave universale të të drejtave të njeriut. Parime këto, të respektuara në vendet e zhvilluara dhe demokratike.
Ketë shkrim më pëlqen ta përfundoj më thënjen e Alan Tournier për politikanët avanturier që politikën e bëjnë për para e jo për ideale; “Politikanët që bëjnë politikën për para, janë sikurse dashuria që bëjnë prostitutat në zanatin e tyre”.

A JANË ISTOGAS A NUK JANË DISA KRJESA ME DY KAMBË?! – Nga Bardh M. Nengurra

Sa larg shkon servilizmi i njerzve ? Apo shfrymje inatesh pa asnji shkak.

Ma herët nuk më ka shkue mendja te këto poshtërsi të njerzve , por këtë vit që edhe pak po e lam pas e në të cilin patem dy parë zgjedhje në Dardani, zgjedhjet parlamentare në pranverë e ato komunale tash me 22 tetor mu kujtue nji dukuni tipike e jona dhe kjo u ba inspirim të bajë këtë reagim.

Nuk e mëshef se jam lokalist, por ma tepër jam nacionalist dhe e due Atdheun tim e njerzit e ti pa dallim nga jan ata.

Mirpo pasi u çlirue Dardania populli i sajë dhunshëm u regjionalizue tu sjellë shpesh Dardaninë në prag të perplasjeve të tmerrshme gadi në nji luftë qytetare.

Primatin e fitimtarve të luftës me pa të drejtë e moren disa kapabandita të regjionit ma të madh në Dardani , ata të Drenicës. Por aspak, me, ma pa të drejtë edhe në Dukagjin të njejtin veprim e banë edhe disa të vetshpallun e vetquejtun Komandant e Gjeneral të luftës.

Do isha i merzitshem për lexuesin po ti riperserisë tash këtu kronologjikisht ngjarjet e dhimbshme , vrasjet, kerrcnimet, dhunimet, shantazhet, kidnapimet, aferat korruptive, plaqkitjet, uzurpimet e pronave etj, etj që i ban këta të vetqujtun luftëtar, Komandant e Gjeneral lufte.

Nga paslufta në Dardani u formuen disa parti që ti kundervihen LDK-së, që ta shkatrrojnë ate. Dy parti kryesore që mbijetuen që nga krijimi i tyne janë PDK ( Partia Demokratike e Kosovës ) dhe AAK ( Aleanca per Ardhmeninë e Kosovës ). PDK u formue në Drenicë, nga ” luftëtarë ” e “komandant ” lufte të kësaj treve ndërsa AAK u formue poashtu nga disa të njejt nga Dukagjini, kryesisht nga regjioni i Deçanit , Lugu i Baranit dhe Rekës Keqe.

LDK mbet e njejta , mbet parti e shqiptarve të Dardanisë dhe kishte shtrimje gjithandej tokës Dardane.

Mirpo madhështisë së sajë ( LDK-së ), karizmes dhe rrugtimit të Liderit të LDK-së Dr. Ibrahim Rugova i frigoheshin ” komandantët ” e ” gjeneralet ” andaj ata leshuen qakajt e vet per ta shkatrrue LDK-në.

As në këtë temë nuk do thellohem ma shumë sepse dihet se sa KALI I TROJËS u fut në LDK dhe sa shumë e damtuen ata LDK-në.

Unë si Istogas, si bashkvendas i Liderit historik të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugovës tek e fundit aspak nuk jua shof për të madhe drenicakve lakejve të ish LPK-së që ndërroj emnin në PDK , e as kaubojve të Gllogjanit  e rrethines dhe partisë së tyne AAK-së, por asnjihere nuk kam mujt as nuk po muj ta kuptojë se si ka mundësi të ket istogas që do veprojnë me të gjitha menyrat me e shkatrrue LDK-në , me e baltos vlerën e birit ma të madh të Istogut Dr. Ibrahim Rugovës?!

Mbaj mend se me sa zell zgervalleshin kandidatet e PDK-së e AAK-së në zgjedhjet e para nëper Istog tu shpif e denigrue kandidatin e LDK-së per kryetar komuneje.

Ma vonë të njejtat zgërvallje i bajshin edhe kandidatët e ish partisë ORA , të AKR-së e tash edhe këta islamofilet e serbofilet e levizjes Vetvendosje.

Kur i ndegjon njeriu se çka thonë këta mjeran istogas mendon se ata jan nga Skeneraj apo nga Gllogjani, se jan nga Malësia e Gjakovës ( nga jan rranjet e veton Surrojit ) apo nga Marevci i rusofilit Behxhet Pacolli.

Dje në Istog ndodhi diçka. ! Ndodhi ajo që askush se ka pritë. Kandidati i LDK-së per të parin e komunës z. Haki Rugova nuk fitojë bindëshem sikur herat tjera , por mbet në balotazh me njifar biznismeni të fshatit Vrellë, kandidatin e AAK-së z. Gani Dreshaj.

Kur u futen në garë kandidatët e Istogut per të parin e komunës me vinte keq per ate të PDK-së, per  shokun Beqir Sadikaj që asht Prof. Universiteti, që asht djalë i nji familje të njoftun Atdhetare të fshatit Studenicë. Më dhimbsej ai njeri dhe derisa e shikoja se si e çka fliste se di pse mu kujtuen shumë raste kur unë isha në klasen e 5-të të shkollës fillore ” HYSNI ZAJMI ”  në Vrellë e Beqiri ishte në klasen e 7-të dhe arsimtaret me merrshin e me dergojshin në klasen e tyne me ju spjegue far njisie mesimore apo me ju zgjidh far llogarie matematikore.

Atëhere nuk u ndisha mirë pse arsimtaret me detyronin tua mesoj detyrat ma të rritunve se unë, ndersa tash kur e shifsha dhe ndegjoja Beqir Sadikaj u ndjeva krenar me veten time dhe se di pse me shkoj mendja se jam superior ndaj të tillve per gjithçka sado që nuk kam titull para emnit tim.

Athue cila asht forca e gravitetit që e terhjek Prof. Beqir Sadikaj të i bashkangjitet nji partie bandite e cila mban fajin ma të madhë per të gjitha të këqijat që i kan ndodh Dardanisë e popullit të sajë?! Nji post, nji vendpune, nji darkë apo drekë me banditët e PDK-së?! Nuk e di , por asht turp per Beqirin me turpnue të paret e vetë që kan qen analfabet, por Atdhetar të devotshem, ky far burri me tan at trup i serviloset disa pordhitikajve të PDK-së dhe vjen e sulmon vendlindjen e vetë. Po po e them se sulmon sepse kushdo që i kundervyhet LDK-së në Istog ai asht kunder vetvetës, kunder vlerave të vendit ku ka lind e asht rritë.

Si Beqir Sadikaj ma heret nga Istogu kan veprue edhe Mr. Haki Shatri dhe i vëllai Dr. ligota Muhamet Shatri.

Nuk di a ka ma turp se sa nji istogas me dal para masës së bashkqytetarve e bashkfshatarve të vetë me jau kerkue voten dhe me shpalos programe të partive të regjioneve që Istogun e shofin si Kraleven e që istogasit i shofin si shkije të Serbisë.?!!!

Haki Rugova mbet të matet në ballotazh me Gani Dreshaj të AAK-së. Nuk asht as Hakiu krejt pa fajë per këtë që ndodhi. Perpak ja bani edhe ky si ja pat ba Akademik Isa Mustafa , me duer në xhepa…, por i doli keq.

Mirpo unë nuk i kuptojë ata istogas që ja dhan votat Gani Dreshajt jo per tjeter ( sepse Ganiun se njof fare se kush asht e cka asht ), por per faktin se Ganiu perfaqëson nji parti të nji regjioni tjeter, nji parti njerzit e së ciles jan perflit per shumë krime në Dukagjin. Perfaqëson nji parti që paturpsishte bani koalicion me Lista Srbska vetem e vetem per ta marr pushtetin qendror dhe tash me disa ministra mistreca anonimusa me ftyrë rrugaqesh lideri i AAK-së shoku Ramush Haradinaj asht barikadue mbrenda mureve të lokaleve të ndertesës së qeverisë dhe jo vetem se nuk ka asnji levizje pozitive në punën e ti dhe të qeverisë së ti, por perkundrazi ka prapakthim dhe shkatrrim. U anulue kerkesa per antarsim në INTERPOL, u anulue kerkesa per antarsim në UNESCO, asnji burrshtetas apo shtet nuk e fton as nuk e respekton as qeverinë e as kryeqeveritarin e Dardanisë. Si harruen istogasit se jan atakimet e Ramushit me sekseret e vet banditet Astrit Haraqia dhe Dardan Gashi që definitivisht e shkatrruen familjen e Ibrahim Rugovës?!

A jan në veti istogasit që kan votue e edhe që ndoshta ( don zoti jo ) do e votojnë kandidatin e AAK-së shokun Gani Dreshaj?! Unë them se nuk janë ne veti, unë them se ata jan shkurtpames, jan servil, jan të ligj, të mjer dhe me guxue jan bandit po sikur se jan Astrit Haraqia e Dardan Gashi.

Jam shumë dakord me disa që i ndegjojsha veres kur thojshin:… Haki Rugova nuk asht i keq, Ai asht i mirë, por pse po mban pran vetes disa pleq që jan aty në Asamble vetem per meditje?! I folshin me emna të tillët dhe se cilet janë ata e din edhe vet z. Kryetar Haki Rugova e besa e dinë edhe ata vetë. Andaj istogasit do bajshin shumë ma mirë per veten e tyne me i thonë Kryetarit Haki Rugova per gabimet dhe me ja shpreh ati paknaqësit e tyne se sa per inati të nji kandidati per asamble nga LDK, me të cilin kandidat jan merzitë , tash mule ta votojmë Gani Dreshaj të AAK-së.

A nuk ju shkon mendja se pushteti i AAK-së nuk i duhet Istogut sepse po e mori AAK pushtetin do bahet Istogu si u pat ba Peja kur qeverisej nga AAK-ja . Do bahet si Teksasi në kohen e kaubojve.

A e deshroni juve Istogun e bukur , Istogun e njerzve të urtë e të qytetnuem të bahet bastion i haraqit, krimit dhe banditve? Shpresojë se jo , shpresojë se nuk e deshroni Istogun e tillë dhe se tash në ballotazh do kendelleni dhe do votoni LDK. dhe z. Haki Rugova . Dhe poashtu unë si istogas shpresojë se z. Haki Rugova gjatë këtyne katër vjetve të ardhëshme do hap rrugen per kuadro të reja , djem e vajza të spikatun të Istogut dhe mes tyne do gjen trashegimtarin e vetë në Parti, në Degë në Istog dhe edhe per të parin e Komunës. Ka Istogu shumë kuadro që gjithmonë do ndertojnë qytetin tonë dhe do jen krenaria e jonë dhe do e bajnë Istogun parajsë per vizitoret jo vetem të Dardanisë, por edhe të mbarë botës.

Sarpsborg: 23 10.2017

Rezultatet përfundimtare të votës së 22 tetorit në Kosovë – LDK e para

Në bazë të votave të numëruara deri më tani për asambletë komunale, si parti politike LDK del të jetë partia më e madhe në vend, duke i ikur PDK’së me 14.872 vota. Vetëvendosje shumë afër me AAK’në.

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit e kanë nxjerrë Lidhjen Demokratike të Kosovës partinë më të madhe në vend.

Në nivel vendi, LDK, që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka marrë gjithsej 173.967 vota në zgjedhjet lokale.

Lidhja ka lënë prapa vetes Partinë Demokratike të Kosovës, që në zgjedhjet lokale ka arritur të sigurojë 159.095 vota.

Kësisoj, PDK, e udhëhequr nga Kadri Veseli, ngec pas LDK’së për 14.872 vota në nivel vendi.

Lëvizja Vetëvendosje, që doli më e votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 11 qershor, ka pësuar një rënie të ndjeshme.

Partia, e udhëhequr nga Visar Ymeri, ka marrë 113.037 vota në zgjedhjet lokale të së dielës, duke u renditur e treta në nivel vendi.

Vetëvendosje ka 60.930 vota më pak se LDK, që është e para, dhe 46.058 vota më pak se PDK’ja, që zë vendin e dytë.

Jo shumë larg Vetëvendosjes ndodhet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën votimi i së dielës e ka nxjerrë partinë e katërt më të madhe në Kosovë.

Partia e kryeministrit aktual të vendit, Ramush Haradinaj, në zgjedhjet lokale ka marrë 96.102 vota në nivel vendi.

Gjysma e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se gjysma e 38 komunave të vendit shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se rreth 44 për qind e rreth 1 milion e 890 mijë votuesve të regjistruar shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar. Zyrtarët e këtij komisioni thanë se nuk ka pasur vështirësi në rrjedhën e procesit.

Konkurrenca më e fuqishme është zhvilluar në qytetet më të mëdha përfshirë Prishtinën ku Lëvizja Vetëvendosje do të përballet në raundin e dyte me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kanë qenë të vlefshme edhe për zgjedhjen e deputetëve të kuvendeve komunale.

Mbi 33 mijë vëzhgues të vendit por edhe ndërkombëtarë ndoqën procesin. Rreth 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian qenë shpërndarë gjithandej Kosovës dhe sipas shefit të këtij misioni, Alojz Peterle procesi zgjedhor rrodhi i qetë përveç disa problemeve teknike.

86 prokurorë të Kosovës ishin përshirë në ditën e zgjedhjeve për të siguruar veprimet ligjore ndaj çdo përpjekjeje për keqpërdorimin e votës, ndërsa policia ë Kosovës u kujdes për të siguruar një proces të qetë.

Mbi 200 pjesëtarë të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, ishin vendosur në pjesën veriore të Kosovës për të ndihmuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në komunat me shumicë serbe pati një pjesëmarrje më të lartë sesa në zonat tjera ndërsa sipas rezultateve paraprake të koalicionit Demokracia në Veprim, Lista Serbe është fituese në të nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe.

Policia kishte hartuar një plan të veçantë për veriun për shkak të ndasive të thella politike që kishin nxitur incidente gjatë zgjedhjeve parlamentare të muajit qershor.

Pasdite policia tha se ka shkatërruar dy bomba dore që u zbuluan në një autobus i cili po udhëtonte nga Serbia në drejtim të Kosovës. Autobus me të cilin po udhëtonin votues serb u ndalua në vendkalimin kufitar verior ndërmjet të dyja vendeve ne Jarinjë. Policia arrestoi tre persona të përkatësisë kombëtare serbe po nuk dha më shumë hollësi rreth kësaj çështjeje.

Kosova po mban zgjedhjet për pushtetin komunal

Të dielën në Kosovë u hapën 899 qendra votimi me 2 mijë e 505 vendvotime për zgjedhjet për pushtetin komunal, në të cilat 91 subjekte politike konkurrojnë pë votën e rreth 1 milion e 890 mijë votuesve.

Janë 7 mijë e 91 kandidatë të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prej tyre 6 mijë e 887 janë kandidatë për Kuvendet Komunale, ndërkaq 204 kandidatë janë në konkurrencë për kryetar komune.

Autoritetet vendëse e ndërkombëtare thonë se kanë marrë të gjitha masat për të siguruar një proces të qetë e të lirë ditën e diel. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues vendas e ndërkombëtarë.

Rreth 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian do të shpërndahen gjithandej Kosovës të mbështetur edhe nga vëzhguesit e ambasadave.

86 prokurorë të Kosovës do të jenë të përshirë në ditën e zgjedhjeve për të siguruar veprimet ligjore ndaj çdo përpjekjeje për keqpërdorimin e votës, ndërsa policia ë Kosovës ka hartuar plan të veçantë për të siguruar një proces të qetë.

Vëmendje e posaçme po u kushtohet zgjedhjeve në veriun e banuar me shumicë serbe ku procesi i votimeve do të lehtësohet nga Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

Thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, duke ftuar po ashtu qytetarët që të marrin pjesë në numër sa më të madh. kanë bërë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme vendëse e ndërkombëtare. Ata pohojnë se zgjedhjet e sotme janë një sprovë e re për demokracinë ende të brishtë të vendit që shpalli pavarësinë e tij më 2008 dhe aspiron integrimet evropiane, ndonëse është i fundit në rajon në këtë proces.

MILOVAN GJILLASI DHE HASHIM THAQI – I pari e ndërtoi, kurse i dyti e rrëzoi kufirin më Malin e Zi – Nga Prof.dr Binak MAXHARRAJ

Lëvizja e kufirit me Malin e Zi.

1.MILOVAN GJILLASI.
Të rinjtë e sodit ndoshta nuk kanë dëgjuar asnjëherë për Milovan Gjillasin, por të vjetërit e mbajnë mend për te mire.Milovan Gjilasi së bashku me Titon,ishte udhëheqës në ish-jugosllavi.Lufta e Dytë Botërore posa kishte përfundu dhe ne horizont ishte krijimi i një shteti të quajtur Jugosllavi te cilin e perbenin disa republika dhe dy krahina.Do përmendë se ne Kuvendin e Bujanit,fshat ky ne Malësinë e Shqiperisë,ishte mbajtë një Kuvned në te cilin ishte marrë vendimi i rendësishëm ne forme te Rezolutës qe pas përfundimit të luftës me deshirën e popullit Shqiptar Kosova t’i bashkohej Shqiperisë.Por,kjo kurr nuk ndodhi. Kosova u tradhetu keq,sepse ne vitin 1945 ne Kuvendin e Prizrenit,ku morën pjesë edhe shumë patriot shqiptar nen ndikimin e presionit sebomadh Kosova u tradhetu.Në vend së te realizohej Rezoluta e Bujanit,në Kuvendin e Prizrenit u aprovu,kundër deshirës së Shqiptarëve të pranishem aty ,u aprovu me qykë te zorit nje kundër Rezulut ku thuhet së:”Kosova e Metohija më vetë dëshirën e poppullit të Kosovës t’i bashkohet Sërbisë federale.”Patriotet shqiptar qe morën pjesë ne atë Kuvend ,e qe ishin kundër kësaj Rezolute më pas u ndogjen,u dërgjen nepër burgje,e shumë të tjerë edhe u pushkatuan pa ligj.Shkurtë kështu përfundoi Kosova ne kuadër të ish-jugosllavisë të cilës dhuna,terrori nuk ju hoqën kurr deri ne Luftën e fundit për Çlirimin e Kosovës.
Fillë pas Luftës së Dytë Botërore,pra ne gusht të vitit 1945 Qeveria e atëhërshme jugosllave vendosi për vijezimin e kufinjeve.Në këtë drejtim formoi komisionin e posaçëm për demarkimin edhe te vijës kufitar midis Malit të Zi dhe Sërbisë(pra Kosovës).Në krye të këtij komisioni ishte mala-zezi Millovan Gjillasi,aty ishte edhe Miladin Popoviqi nga Peja(i cili siç dihet mori pjese direkt ne formimin e Partisë Komuiste të Enver Hoxhës),por në këtë komision u përfshi edhe Svetizar Vukmanoviq-Tempo.Siç po shihet në këtë komision nuk ishte asnjë Shqiptarë.Sa për të kujtuar së për te bamët e këqija të Miladin Popoviqit ndaj Shqiptarëve dhe pjesëmarrjës së tij në formimin e Partisë Komuiste te Enver Hoxhës,një ditëtë vitit 1946 derisa po rrinte ulur në kancellarin e tij, ngadal e hapë deren trimi ,mesuesi dhe patrioti i kombit Jahir Taha,ia lypë lulën e ballit,e vretë Miladin Popoviqin.Ngadal e mbyllë derën dhe arratisët.Kur e zunë përmbrenda trupit ishte i mbshtjellë i tëri me Flamurin Kombetar me shqiponjën dykrenare ne te.
Atë ditë gushti të vitit l945 Komisioni më në krye Millovan Gjillasin ia nisi punës.Ishte dite e nxehtë përcëlluese.Komi-sioni ngjitej përpjetë maleve te Kelmendit(serbët iu thonë Prokletija).Xhipat e tyre të vjetër që ua kishte dhane ushtria për këtë punë,ne te cilët pos komisionit ishin te vendosur edhe ekspert ushtarak dhe qeviritar te asaj kohe për te ba delimitacionin(caktimin e kufirit) misis Malit të Zi dhe Sërbisë(tashti Kosovës).Ecnin përpjetë maleve dhe fshatrave te Rugovës të djerësitur e të bamë qull.
Kur arrijtën ne majën më te naltë të Bjeshkëve të Kelmendit pikërishtë ne Maje të Çakorrit,komisioni u ndal për të pushuar pak dhe për te berë investigimin e terrenit.Millovan Gjillasi(i cili dinte edhe nga pak shqip) për një qast u large pak ca nga grupi,u ulë ne një gurë bukur te madh e ndezi cigarën “Morava”dhe po i shikon lartësitë e Maleve te Kelmendit te bukura,të thepishme qe ate bukuri ua kishte falë Zoti.Milovan Gjillasi nuk e ulë shikimin nga ato lartësi mahnitese,por shikon,analizon diçka,nga ajo pozitë që ishte këthehet për një qast kur përpara deri ne Ivangrad i del Mali i Zi.Këthehet nga ana tjetër dhe përpara i delë Kosova,i del Rrafshi i Dugagjinit më tërë bukurin mahnistëse qe këtij rrafshi ia kishte dhane Perfendia.Nga aty e sheh Pejën e Haxhi Zekës,e sheh Gjakovën e Zekeria Canes dhe Fehmi Aganit e shikimi nuk i ndalët deri ne Prizren.
Merrë fryme thellë i mahnitur nga bukuritë e Rrafshit të Dugagjinit,e ndezë edhe jë “Moravë” dhe shikimi i shkon te majat,kreshtat,thepat më te larta te Bjeshkeve te Kelmendit.Për një qast shikimi i ndalët në një vend, nuk ndalët duke shikuar.Aty pa fluturimine Shqiponjave,të cilat fluturonin lartë atyre kreshtave mahnitëse që veç që nuk thonin:këtu në këto kreshta na jemi të zotët ,këtu i kemi foletë tona qe ç’prej është kriju natyra,nga këtu na kontrollojmë keto male e skuta me mija e mija vjete,dhe nuk ikum nga ketu,sepse këtu jemi lind ne dhe te parët tanë,sikur donin t’i thonin Gjilasit i cili nuk e çkapte shikimin nga fluturimi i Shqiponjave.Fshani thell dhe tha me vehte shqiponjat(orlovi)jane dhe gjithemonë kanë qene simpol i Shqiptareve.U ngritë nga guri në të cilin ishte ulë dhe u drejtue nga grupi.U ndal për një qast dhe tha:
“A po i shikoni ato shqipanja atje lartë ne ato kreshta të larta nga te cilat si ne shuplakë te dores shihet Kosova dhe Mali i Zi ,aty ato i kane folet e tyre me shekuj,ato jane simpol i Shqipetarëve,ato jane të ngjituar ne flamurin kombetar te tyre .Pra,atje ne ato kreshta duhet te bahet delimitimi(vijëzimi) i kufirit midis Sërbisë(Kosovës) dhe Malit të Zi”
E dha këte Milovan Gjillasi si urdhër se ku duhet te jete kufiri midis Malit të Zi dhe Kosovës.Me urdhënin e tij komisioni së bashku me tekniket filluan punën dhe bane delimitimin(vijezimin)e kufirit i cili caktu ne këte relacion:
QAFA E QAKORRIT,MOKNA,HAJLE DHE DERI NE KULLË TË ZHLEPIT.
Pra,ky ishte kufiri natyror,strategjik,me maje dhe shkrepa,më ujevarje dhe liqene por edhe me shumë kullosa.Ky kufinjë u zyrtarizu në të gjitha hartat ushtarak dhe civile,ky kufinjë u zyrtarizu në të gjitha ligjet e asaj kohe,ky kufinje që atehere hyri si kufi në te gjitha librat shkencore dhe shkollore ne te gjitha nivelet.Këte kufinjë e pranuan edhe të gjitha shtetet e botës,si kufi real dhe te pacenueshem.U ndrruan pushtetar te ndryshem,u ndrruan kralja dhe mbreter por askush nuk e preku kete kufinjë të shnjët.Bile,këte kufinjë nuk e ndrroi as diktatori dhe santrapi i Ballkanit Slobodan Millosheviq,edhe atehere kur e patëc ba te shkrumueme tokën e Kosovës.
Milovan Gjillasi nje here ne vitin 1952 e patë vizitu Kosovën,pikërishtë fshatin Strellc të Poshtëm të Deqanit.Ai u pritë si burrë shteti nga fshatarët e Strellcit te poshtëm,biseduan me te jo si një burr shteti por si me një njeri qe pothuasje e kishin njoftë qe moti,ishte i thjeshtë bile shumë i shoqerueshëm.Ramë Balaj nga Strellci i cili tashti i ka mbushë te 81-tat thotë:E mbaj mend si sot kur Millovan gjillasi erdhi ne fshatin tonë,dolem ne bahshe,bisedonte me ne çlirshëm,nuk ulej por shetiste nëpër bahshe i cili edhe hante molla te papjekura.Nje nje qast ai na tha:,a i shikoni ato Bjeshkë atje nalët,atje te Çakorri unë vete e ngula gurin e kufirit midis Kosovës dhe Malit te Zi.Ato atje jane bjeshket e Juaja,atje se shpejti kur te hiqet kolektivizimi,atje do te delni me bagetine e Juaj,sepse ato bjeshkë jane te Juaja.Millovan Gjillasi u nda shumë i kënaqur me mikëpritjen shqiptare të fshatareve te Strellcit.
Por,Millovan Gjillasi si udheheqës i nivelit Jugosllav së shpejti i”derdhi arrat”me Titon,sepse Gjillasi ishte per një rrugë më liberale te ndertimit të Jugosllavisë,kurse Titua ne sitlin e dikatatorit nuk u pajtu më Gjillasin.U ndanë në vitin 1954.Gjilasi u përjashtue nga te gjitha organet Partiake dhe shteterore si disident.Një kohe të mire e kaloi ne SHBA ku merrej me kritikat drejtuar Titos për rrugen dikatatoriale që kishte marrë ne ndertimin e Jugosllavisë.
Pra,kjo është historia e delimitimit të kufirit midis Malit te Zi dhe Kosovës,te cilin kufij e pranuan te gjithe edhe nderkambetarisht.Por, siq thash kete kufij nuk e luajti as karali e as mbreti,bile kete nuk e luajti as dikatatori dhe gjakpirësi Milosheviq,por këte kufij nderkombëtarisht te pranuar te cilin e vijezoi Milovan Gjilasi në menyrën më te mirë te mundeshme,pas 70 vjeteve doli një shqiptare i cili e rrexojë pa fije turpi këte kufinjë.Kush e bëri këtë,askush tjetër pos

2.HASHIM THAQI

Unë nuk e di së Hashim Thaqi a e njehë Millovan Gjillasin,nuk e di së a ka ndegju ndonjherë për te.Por.une e di se kur Millovan Gjillasi e vuri gurin e kufirit me Malin e Zi dhe Kosovës ne vitin 1945,Hashim Thaqi nuk ka pas lindë.Pashtu unë nuk jame ne dije se Hashim Thaqi a ka pas dijeni për kufirin te cilin e kishte vijezu Millovan Gjillasi.
Pas marimit të Luftës së Kosovës nga e cila doli edhe Hshim Thaqi,ky njeri mori turr për pushtet i cili nuk u ndal deri me sot.E shkaterroi UÇK-në ne paqë për te ndertu një FSK për ndaljen e vershimeve etj.Së shpejti e themeloi edhe Partin,e cila sot njihet si PDK,e udhëheqi ate më vite,por asnjeherë derisa ishte gjallë Ibrahim Rugova nuk mundi te fitoj zgjedhjet.Se di pse,apo ndoshta sepse Ibrahim Rugova ishte me shume edhe si udheheqes shpirteror i Shqiptareve te Kosovës.Ai qe nga viti 1989 kur e themeloi LDK-ne,i cila atehere ishte më shume si një Levizje gjithëpopullore se sa parti,arrijti qe te ndaj shqiptaret nga Pushteti dhunues i Millosheviqit.Ai organizoi sistemin paralel te Shqiptarëve te cilet ne asnje menyre nuk i nenshtroheshin regjimit te Millosheviqit.
Por si do qoftë me vdekjen e Presidentit historik Ibrahim Rugova Thaqi filloi te marrë frymë lirishte.Se di së a ishte i gëzuar apo jo,por e di se gjate luftës dhe pasluftës e shante Ibrahim Rugoven.Se shpejti per here te pare,pas vdekjes se Ibrahim Rugovës ai i “fitoi zgjedhjet” dhe keshtu edhe bahet Kryeminister i Kosovës.Si kryeministër ai i ndali sharjet ndaj Presidentit Ibrahim Rugova,por edhe nisi te vizitoi varrin dhe bile te përulet te varri i tij.Bile keshtu dukej,anipse askush nuk e di se çka i sillej ne zëmer dhe mednje në ato momente për Ibrahim Rugovën.Si Kryeministër ai qeverisi vendin per rrafsh 7 vjet.Gjatë gjithe kësaj përiudhe më shumë njihet për udheëheqeje te keqe se sa te mire.Bile,e zapoi ,e ngulfati shtetin nga te gjitha anët.Gjatë qeverisjes së tij te gjithë kamandantat e”tij” u banë milioner,anipse para lufte nuk kishin as buk të mjaftueshem.Gjatë qeverisjes se tij çdo gja ne Kosovë u shkatërrue,u zhduken te gjitha ato fabrika te cilat ishin ndertue decenie me pare e ne te cilat punonin mbi 350.000 punëtor(Të cilat as Millosheviqi nuk i kishte shkatërru gjatë luftës) i shiten,i privatizuan gadi së falas.Populli po varferohej për çdo ditë e më shumë sa qe filloj edhe te ikë nga Kosova.
Por këtu ne këte shkrim po dua të thamë diqka rreth asaj se si dhe pse Hashim Thaqi e RREXOI KUFIRIN ME MALIN E ZI TE CILIN E KISHTE VIJEZU I NDJERI MILLOVAN GJILLASI QYSH NE VITIN 1945,kur Hashim Thaqi nuk ishte gjallë.
Hashim Thaqi sa ishte Kryeministër i Kosovës e patë themelu Komisionin Shterëror në krye me Murat Mehen për “gjoja”rishqyrtimin e kufirit me Malin e Zi.Une përsonalisht nuk e di,por askush nuk e din se çka dreqin e shtyri Hashim Thaqin te veproi keshtu ne menyrë tinxare,pa transparenc dhe kryekëputet ne kry vehte.Pas disa viteve gjaja te inspektimit te vijes kufitare me Malin e Zi,komisioni doli me qendrimin se Millovan Gjilasi paska gabu para 70 vjeteve qe e ka vijezu kufirin aty ku ishte dhe i pranuar ndërkombëtarisht.Komisioni i Murat Meheës,beri ate çka nuk kishte te drejtë,beri delimitizimin e serishem te kufirit çka me Kushtetut nuk lejohet,sepse atje ku eshte ba nje delimitizim nuk mund te këtë edhe nje te dytë.Ky ishte nje gabim fatal i Komisionit te Hashim Thaqit.Por çka ndodhi,komisioni i Hashim Thaqit jo qe nuk ka pas te drejte te beje një delimitim te dytë,ai u tregue edhe aq trim sa qe doli me vendimin qesharak se kufiri me Malin e Zi nuk qenka ne Qakorr dhe Kullë.Banë çka banë, dhe ban nje kufijë të rinjë,të cilët gurin e kufirit qe para 70 vjeteve e kishte vu Millovan gjillasi,e rrokullisen për hiq ma pak së 6 kilometra ne mbrendësi të Kosovës me ç’rast Kosova,sipas eksperteve të pavarur i humbete rrafsh 82 kilometra katror ose 82.000 hektar tokë.Ekspertet e pavarur te dijes dhe penes e vertetuan kete shkenctarishtë
Për kete se çka ndodhi, dhe te cilën Komisioni i Hashim Thaqit ia fali 82.000 hektar tokë Malit te Zi mori dhen dhe shpejte doli ne publikë.U dhezë populli dhe banorët e Zonës te cilet ishin me te zeshem se Kosova nuk ka tokë per te falë për te humbur.Ishte e fuqishme edhe opozita ne krye me Ramush Harajdinaj të cilët assesi nuk mund ta përbinin faktin se ne paqë Kosova po humbë teritor.U hodhën ne protesta si ne rrugë dhe në Parlament te cilet nuk lejuan qe ky version te kaloj.Mareveshjen me Malin e Zi sipas të cilës Kosova po humbë teritor u nenshkrue nga Kryeministri Hashim Thaqi në vitin 2015.
Tashti shtrohet pyetja së si është e mndëshme që kufiri me Malin e Zi te levizë edhe para nenshkrimit të Mareveshjes?.Banoret e zonës flasin per ate se guert e kufirit jane rrokullisë ne mbrendi të Kosovës për 6 kilometra edhe më hërët qysh ne vitin 2008.pra ne vitin edhe kur u shpallë pavarësia e Kosovës.A ishte luajtja e kufirit me Malin e Zi nje koinçidencë apo një rastesi,sepse qe te dyja ndodhen ne vitin 2008.Këte me se miri e verteton polici kufitar Adem Muriqi nga Koshutani i Rugovës i cile e ruante kete kufinjë që nga viti l974.Ai thotë decitivisht se kufirin deri ne vitin 2008 e kontrollonte policia e Kosovës,por pas ketij viti kur kufiri u ç’vendos per 6 kilometra ne mbrendësi te Kosovës,kufirin e rinje e ruante policia e
Malit te Zi,bile edhe banoret e zonës pas ketij viti nuk kishin ma çasje ne pronat e tyre.
Resistenca për kufirin e ri u ba gjithëpopullore,mbaheshin protesta si ne rrugë ashtu edhe ne Kuvend,por askush nga aktoret e këtij marifeti të fliqët nuk del para popullit te sqaron kete,krejte ishte ba pa tansparence dhe ne menyre tinxare nga Hashim Tahqi,bile as parlamenti nuk ishte ne dijeni.Per ta la vehten dhe mbrapështit e tij Qeveria sa për sy e faqe e formoj gjoja nje Komision te ri prej nderkombetarv: nje nga SHBA-ja ,nje Nga Anglia dhe nje nga Gjermania,gjoja nga shtetet mike.Ky komision qe ishte i përberë nga pensionistet e ketyre shteteve ndoshta edhe pa lejen e ketyre shteteve ,pos qe mori para te majme nuk solli asgje te re,por pa dalë edhe asnje ore ne teren,e shpalli vendimin se Demarkacioni i bamë nga Murat Meha ishte ne rregull dhe shkoj ,por përplasja mbeti ne Kosovë.Demarkacioni nuk kalonte as ne popull e as ne Parlament.Keshtu,ky “kopil” i mbete ne dere edhe Isa Mustafës kur u zgjodhë për Kryeministër te Kosovës,i cili posa e mori detyrën u zotue së do ta zgjidhë këtë problem.Por edhe ky deshtoi ne kete e,qe ishte edhe njera nga arsyet për rreximin e qeverisë Mustava.”Kopili” i Hashim Thaqit iu përplas para derës së Kryeminstrit te ri në detyre Ramush Harajdinaj,pra njeriut i cili ishte më i zëshmi për rreximin e vijes kufitare te re te bame nga Murat Meha.

3.RAMUSH HARAJDINAJ

Kryeministri i ri Ramusha Hajradinaj është i njohur ne Kosovë si Gjeneal i cili doli nga lufta heroike e UÇK-se.Ky njeri nuk iu trembë asnjeherë luftës,mori pjesë ne luftë gadi me gjithe familjen e tij.Ketij trimi te kombit qe gjithesesi do te hy ne legjendë si luftetar trim për lirin e Kosovës.Derisa Hashim Thaqi me komandantet e tij mrizonte nepër hotelet e Rognerit të Tiranës me Halita,Vesela me Klosa e ç’klosa,Ramushi ishte ne flakën
e luftës,luftonte si lua me gjithe familjën dhe vëllazërit e tij,qe disa edhe i humbi ne luftë,kurse Hashim Thaqit me komandantat tjerë gjatë luftës nuk iu vra bile edhe asnje pulë.
Tashti Ramushi duhet te merret me “kopilin” të cilin Hashim Thaqi ia la te dera.Ramush Hajradinaj assesi nuk guxon qe ta ledhatoj e as ta përgedhelë këte kopil të Thaqit.por ai duhet qe si trim qe është qe këte “kopil” ta hudhe me shkelem e ta qete jashte,sepse këte e ka kundërshtuar edhe kur nuk ishte kryeministër.Ai veproi mire,e shkarkoj Komisionin e Thaqit të cilin dikur e kundershtonte fuqishem,dhe versionin e Murat Mehes e hudhi në kosh.E.formoi Komisionin e ri ne krye me doktorin e njohur Shpetim Mulliqin për ta rishqyrte edhe nje here vijen kufitare me Malin e Zi.Dhe nuk gaboi.Kishte te drejtë.Por,Komisioni i ri i cili ia ka fillue punën do te dal faqe baredhe duke e kthye vijen kufitare atje në Çakorr dhe Kullë ku e ksishte percaktu Millovan Gjillasi 70 vjet më parë.Kryeministri i ri nuk duhet te pranoj,bile as nga presioni i ndërkombetarve,qe Kosova te humb teritor,kete nuk duhet te ia lejoj vetevetes Ramush Harajdinaj bile edhe nese eshte ne pyetje pozita e Kryeministrit,nuk duhet qe Ramush Harajdinaj si gjeneral i Luftës te dorzohet ne paqë.Kjo nuk është në nderin etij dhe te familjës se tij shume te respektuar.Ramush Harajdinaj duhet ta zgjidhë drejte këtë pune e te mos ia merre fytyrën familjes e sidmomos babës se tij Hilmiut nje burri te menqur dhe ne zë ne Rrafshin e Dugagjinit.

Babai i Triumf Rizës komenton lirimin e Enver Sekiraqës

Shefqet Riza babai i policit të vrarë Triumf Riza në një koment për KALLXO.com është lutur tek zoti pak qaste pasi ka kuptuar lajmin për lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës.

“Nuk e di unë, tepër e çuditshme me 37 vjet është shpallë (i dënuar), nuk muj me marrë me mend këtë, Zoti na rujtë”, ka komentuar Rizaj. Ai ka konfirmuar për KALLXO.com se nuk ka qenë në dijeni se i akuzuari për vrasjen e djalit të tij është liruar nga paraburgimi.

Pasditen e sotme avokatja e Enver Sekiraqës ka konfirmuar se Gjykata e Apelit ka marrë vendim që klientit të saj ti stopoj masën e paraburgimit.

Sekiraqa ishte dënuar nga shkalla e parë me 37 vite burgim nënë akuzën për planifikimin e vrasjes së policit të njësive special Triumf Riza.

Lënda e tij është duke u trajtuar në shkallën e dytë na Gjykata e Apelit.

Sekiraqa ishte vetë dorëzuar në polici pas disa muajsh arratisje nga momenti kur polici Triumf Riza ishte vrarë në njërën nga lagjet e Prishtinës.

Kosova importon naftë ruse nëpërmjet Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë

Kosova importon naftë ruse nëpërmjet Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara dhe më fitimprurëse edhe në Kosovë.

Pasi që Kosova nuk ka rafineri të vetën, operatorët ekonomikë brenda një viti importojnë rreth 650 milionë litra të këtyre derivateve. Mbi 60 milionë litra importohen nga Serbia, mbi 133 milionë nga Greqia dhe mbi 25 milionë litra në Bullgaria.

Këtë e pohojnë përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. Ramadan Maloku nga kjo shoqatë tha për Radion Evropa e Lirë se një përqindje e madhe e naftës importohet nga Serbia dhe Bullgaria, por faktikisht, sipas tij, origjina e mallit është nga Rusia.

Importohet përmes shtetit të Bullgarisë dhe shtetit të Serbisë. Do të thotë për çdo ditë ka importe që hyjnë në pjesën veriore, pastaj përmes pikës në Medarë dhe tek Dheu i Bardhë. Dihet që disa nga vendet e Ballkanit kanë raporte me shtetin e Rusisë, pra është me origjinë ruse. Ndonëse e ndërrojnë origjinën se është nga Rusia dhe Bullgaria, por realisht është nga Rusia”, thotë Maloku.

Por, disa nga pronarët që importojnë derivate të naftës nga Serbia, thonë se nuk u intereson se nga vjen lënda e parë. Sipas tyre, çmimi i leverdishëm dhe cilësia e produktit, janë arsyet pse ata e importojnë naftën përmes këtyre vendeve.

Kujtim Bucaliu, pronar i kompanisë “Hib Petrol”, thotë se afërsia territoriale ndikon që të importohet naftë nga shtete fqinje dhe ato të rajonit.

Ne importojmë naftë nga shumë vende të rajonit, nga rafineria e Greqisë, rafineria e Pançevës në Serbi dhe Bullgaria, për arsye se nuk na mundësohet që të kemi qasje në vende më të largëta, andaj importojmë nga vendet më të afërta. Neve nuk na intereson rafineria, por na intereson kualiteti dhe çmimi”, thotë Bucaliu.

Kurse kompania tjetër EXFIS, derivatet e naftës i importon nga Greqia. Pronari i kësaj kompanie, Remzi Muharremi thekson se në tregun e Kosovës ka sasi të mëdha të naftës nga Serbia, por që operatori “Exfis” për shkak të cilësisë, siç thotë ai, importon naftë vetëm nga Greqia, ndërkaq mazutin e siguron nga rafineria e Pançevës, në Serbi.

Ne jemi importues ekskluziv i benzinës nga Greqia, pasi konsiderojmë se është më e mirë, më kualitative, por është shumë më e shtrenjtë se ky produkt që vjen nga Serbia”, thotë Muharremi.

Në anën tjetër Lulzim Syla, kryeinspektor i tregut në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, thotë se kompetent për kontroll të cilësisë së naftës në kufi është Dogana e Kosovës, kurse inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është kompetent për monitorimin e cilësisë së naftës brenda tregut të Kosovës.

Ai thotë se ky trup inspektues, vazhdimisht kontrollon tregun për parregullsi eventuale.

Marrim mostrat në tregun e brendshëm të Kosovës. Asnjëherë nuk kemi hasur origjinë të produktit nga Rusia, por nga Serbia. Pasi sipas një vendimi, Qeveria e Kosovës i ka vendosur embargo Federatës së Rusisë”, thotë Syla.

Megjithatë, Syla thotë se për pjesën veriore të Kosovës, ku operojnë tri kompani që merren më derivate të naftës, nuk ka informacione se nga furnizohen ato.

Unë kam bërë edhe një raport dhe e kemi dërguar në Bruksel. Ekzistojnë ato tri pika dhe nuk kemi qasje në to. I kam kontaktuar pasi kam qenë edhe vet në pjesën veriore të Kosovës, i kam pa, por nuk kemi mundur të bëjmë asgjë”, thotë Syla.

Qasja e institucioneve të Kosovës në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, është e kufizuar për shkak të funksionimit gjysmë-paralel karshi Qeverisë në Prishtinë të këtyre komunave, dhe afërsisë që kanë me Serbinë e cila ushtron ndikimin dhe kontroll politik në atë pjesë.

Operimi i kompanisë ‘Nish Petrol’, në veri të Kosovës, vlerësohet se përbën shkelje të embargos së Kosovës ndaj Federatës Ruse. ‘Nish Petrol’, është në pronësi të kompanisë Ruse ‘Gazprom Neft’, e cila është në listën e kompanive të ndaluara në Kosovë.

Qeveria e Kosovës në vitin 2014, kishte vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Në vendimin e Qeverisë së Kosovës ishin listuar një numër i kompanive dhe personave të cilëve në mënyrë specifike u është ndaluar biznesi në Kosovë.

“Ari i kuq” me vlerë prej 250 euro për gram kultivohet edhe në Kosovë

“Çmimi i shafranit varion, ku prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram”

PODUJEVË – Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë, kultivohet edhe në Kosovë. Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është “më e vlefshme se ari”.

Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës.

Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellet.

Kosova ka eksportuar shafran edhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane

Shafrani kultivohet edhe në qytetin verilindor të Kosovës, në Podujevë. Drejtori i kompanisë së përpunimit të shafranit, Favzi Sokoli në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregon se lulja e shafranit ka një histori dhe traditë shumëshekullore dhe se ajo është kultivuar dhe eksportuar nga Kosova që në shekullin e 15-të, kur Kosova ndodhej nën Perandorinë Osmane.

“Qëllimi i kompanisë është që dëshirojmë ta ripërtërijmë këtë produkt, sepse kemi referenca të shkrimtarëve anglezë dhe amerikanë se qysh prej shekullit 15, pra gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Kosova ka eksportuar shafran edhe mëndafsh në Evropë. Në bazë të shkrimeve historike të cilat i kemi gjetur, Kosova gjatë kohës Osmane është mbajtur vetëm me shafran dhe mëndafsh”, thotë Sokoli.

Ai njofton se tani në Kosovë ka 10 hektarë tokë ku mbjellet shafrani dhe se 2 hektarë prej tyre i përkasin kompanisë së tij. Sokoli thotë se ara në Podujevë, ku lartësia mbidetare është 630 metra, përgatitet paraprakisht dhe se mbjellja bëhet në muajin qershor. Ai tregon se fara vendoset 20 centimetra në thellësi të tokës dhe se preferohet që në një hektarë tokë të vendosen 500 mijë bubëza apo fara.

Ai thotë se ndryshe nga bimët tjera, bulbat apo farat e shafranit mbjellen gjatë verës dhe se lulja del në tetor.

Mbledhja e luleve bëhet në orët e mëngjesit, kur këto lule janë të mbjellura, sepse sipas Sokolit fletat e saj e ruajnë kualitetin e shafranit, pra fijeve të kuqe (stigmës) të cilat do të përfitohen.

“Lulja është ngjyrë vjollce dhe përbëhet prej 6 fletave, prej dy mashkullorëve ngjyrë verdhë dhe tri stigmave. Pjesa më e rëndësishme e lules është stigma që njihet edhe si shafran. Por nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme edhe pjesa tjetër sepse përdoret për parfumeri dhe për higjienë”, deklaron ai.

Pas këputjes së tyre lulet e mbyllura të shafranit dërgohen në fazën e përpunimit, ku bëhet këputja e stigmave dhe tharja e tyre, të cilat përdoren në fazën finale.

“Lulja e shafranit vjen prej arës me arka, vendoset këtu nëpër shporta dhe punëtoret këtu i këpusin me gërshërë. Ne e marrim pjesën e sipërme të lules dhe i përdorim vetëm stigmat që janë vetëm tri fije”, tregon bashkëpronari i kompanisë Arbër Gërlica.

Gërlica tregon se pas tharjes produkti i pastër i shafranit vendoset në paketim inox me mekanizëm hermetik, e cila është një metodë e konservimit optimal të produktit. Ai thotë se këtu nuk përpunohen të gjitha lulet, por vetëm ato të zgjedhura, pra të kualitetit të parë dhe se 70 për qind e të gjithë përpunimeve deri në fazën e fundit bëhen me dorë.

“Tërë produkti është 100 për qind i pastër dhe 100 për qind shafran”, thotë ai, duke bërë të ditur se pjesa tjetër e luleve që mbesin kthehet në fushë, për ushqimin e saj.

Parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup

Gërlica thotë se ka arsye të shumta pse shafrani është i rëndësishëm dhe tregon se për përfitimin e një gram shafrani nevojiten rreth 150 deri në 180 lule.

“Shafrani është objekt i rreth 5.600 studimeve shkencore, studimet prej universitete në Evropë dhe më gjerë. I parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup prej momentit që konsumohet. Ka edhe lëmi tjera ku përdoret, për shembull në kozmetikë, e kuzhinë sidomos është një erëz që përdoret prej restoranteve me renome ose kuzhinierëve që janë të famshëm dhe janë të njohur në nivelin botëror. Ka shumë efekte dhe është një bimë që nuk e ka treguar tërë potencialin e vet”.

Çmimi deri në 250 euro për gram

Gërlica thekson se shafrani, të cilin e quan si “ari i kuq”, ka një vlerë shumë të madhe dhe një kostos së lartë për shkak të punës dhe përkushtimit për të mbërritur deri te produkti final.

Duke bërë të ditur se çmimi dallon në bazë të kualitetit, ai thotë se “Çmimi i shafranit varion, prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram. Çmimi mesatarisht për një kualitet të lartë, nëse e marrim sasinë më të konsiderueshme varion prej 35 deri në 65 euro për gram”, deklaron Gërlica.

Ai thotë se tregu i shitjes së shafranit është fokusuar më shumë në Evropë dhe në shtetet aziatike dhe se për shkak të kostos së lartë nuk ka aq interesim për të në Kosovë.

“Irani është prodhuesi numër një në nivel botëror, prodhues tjetër është edhe Greqia, prodhon një sasi më të vogël, Italia një sasi të konsiderueshme, disa kilogramë në vit, pastaj Franca që prodhon diku 20 kilogramë në vit”, thotë Gërlica, duke vënë në dukje se në botë ka shumë më shumë kërkesa për blerjen e shafranit, se sa që prodhohet.

Pas blerjes së tij, Gërlica thotë se shafrani duhet të ruhet në ambient të thatë dhe të errët dhe se në kushte të përshtatshme dhe ambalazhe të mbyllur, ku jetëgjatësia e tij zgjatë deri në 4-5 vite.

Ndërkaq, bashkëpronari tjetër i kompanisë nga Belgjika, Herbert Jegers, thotë se aktorët e ndryshëm të kësaj fushe, sidomos në Evropë shprehin interesim për shafranin, posaçërisht për aspektin se ai është organik e jo konvencional.
Duke u shprehur se janë në kërkim të tregut për shitjen e shafranit në shtetet si Belgjikë, Holandë e Gjermani, Jegers thotë se duhet kohë deri sa shafrani të gjejë vendin e duhur në treg.

“Në Evropë po rritet ndërgjegjja dhe vetëdija për produktet e shëndetshme. Kështu që edhe tregu për produktet organike po rritet. Njerëzit kërkojnë produkte të sigurta dhe ky është një treg që po rritet. Unë mendoj se për pak vite organiku do të jetë një standard për të gjithë Evropën”, thotë ai.

Clark: Po presim Qeverinë e Kosovës të na lejojë investimet

Wesley Clark

Gjenerali në pension, Wesley Clark, i cili përfaqëson Kompaninë “Envidity”, ka deklaruar se është në pritje të vendimit të institucioneve të Kosovës për lejimin e investimeve në fushën e në fushën e mineraleve energjetike .

Komentet e tij, Clark i ka bërë për Radion Evropa e Lirë gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ku ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Forumi Global i Qytetarëve.

Ai ka thënë se në Kosovë janë kryer disa punë fillestare sa u përket investimeve në fushën e burimeve të qymyrit, por nuk ka ende vendim të institucioneve.

”Në çdo rast, Qeveria është ajo që duhet të ketë një qëndrim të përbashkët. Ajo duhet të krijoj një konsensus, duhet të ofrojë mundësitë”, ka deklaruar Clark.

“E nëse nuk e bën këtë, pra nuk arrin konsensus dhe ofron mundësi, investimet private nuk mund të vijnë. Pra, këto investime nuk ndodhën në Kosovë për shkak të reagimeve në Kuvend për lejimin e shfrytëzimit të burimeve të thëngjillit”, ka thënë gjenerali në pension, i cili kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbe në vitin 1999.

“Kemi bërë disa investime në Rumani, kam qenë në Bullgari kemi biseduar me njerëzit atje për disa punë e po kërkojmë një mundësi për investime edhe ne Mal të Zi, po ashtu”, ka deklaruar ai.

Në fund të shtatorit të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës pati shtyrë miratimin e kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ta pajisur me licencë Kompaninë “Envidity Energy Kosova”, për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.

“Envidity Energy Kosova”, drejtohet nga gjenerali Wesley Clark. Kjo Kompani ka shprehur interesim për gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimit të gazit sintetik (syngas), dizelit dhe kerozinës, dhe ajo fillimisht ka aplikuar për licencë që në vitin 2013.

Kompania “Envidity” ka aplikuar në këtë Komision për tri licenca; sipërfaqja totale e të tri kërkesave ka mbi 3 mijë e 400 kilometra.

Projekti ka të bëjë me gazifikimin e thëngjillit nëntokësor përmes metodës teknologjike e cila mundëson prodhimin e naftës sintetike (dizel) nga procesi kimik i gazifikimit të thëngjillit, përmes përdorimit të teknologjive të përparuara.

“Envidity” parasheh se do të rris prodhimin fillestar prej 1200 fuçi të derivate në ditë në 20 mijë fuçi duke investuar në fillim 15 milionë dollarë për të arritur në pesë miliardë dollarë, investime.

Projekti i kompanisë “Envidity” parasheh që fillimisht të krijohen 100 vende pune, kurse më pas numri i të punësuarve do të arrijë në 300.

Politika jonë ka mbetur pa njerëzit tanë më të mirë?! Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë kemi nje jetë. Nuk është njejtë të jetohet keq dhe të jetohet mirë. Jeta është begatia, të cilën na ka dhuruar Zoti. Është dhuratë të cilën duhet çmuar dhe të cilën duhet shfrytëzuar. Jeta është rasti më i mirë që njeriu të lënë gjurmë në këtë botë për të mirë. Jeta është një sfidë e madhe që më kreativitetin tonë dhe energjinë ta ndryshojmë ambientin për të mirë, të bëhëmi të lumtur dhe të përjetojmë gjera të mira dhe jo të mira të cilat i ofron jeta. Sikur këto gjera dhe shumë të tjera të cilat nuk i përmenda në këtë rast i kanë harruar elitat politike si të verteta fundamentale.
Dhe, aq më keq që elitat kan bërë që këto të harrohen. Pse njerëzit janë bërë aq shumë depresiv dhe apatikë? Pse në shkallë gadi apokaliptike po largohen nga vendi? Nuk është në pyetje vetëm paraja. Jo, po largohen edhe ata të cilët nuk qendrojnë keq materjalisht. Njerëzit po largohen së jeta jetohet vetëm nje herë, së ate duhet shfrytëzuar dhe duhet bërë atje ku jeta ka vlerë, ku i gëzohemi ardhmerisë, ku i detyrohemi dhe mbrohemi nga shteti, ku kemi lumturi për të punuar, për të dashuruar, për të lindur… Elitat politike më shumë po ngjajnë në banda, na kan ndarë jetën në cikluse zgjedhore të cilat po vijnë dhe po shkojnë më përparime të vogla, për të mos thën hiq fare.
Njerëzit gjithnjë e më shumë po i përjetojnë keq këto zgjedhje të cilat veq premtimeve nuk po iu sjellin asgjë. Qytetarët janë duke u mllefosur gjithnjë e më shumë në këta politikan të cilët janë bërë tragjedia dhe mëkati ynë. Gadi të gjithë janë bërë të njejtë në qendrime, ne sjellje në premtime boshe, në manipulime, në krime, në korrupcion dhe në shumë negativitete të tjera. Unë e di lexues të nderuar së shumë jam duke shkruar për temën e njejtë. Kur shumica të kishin nje vend të punës, një jetë modeste, tema e politikës do të kishte rënë në planin e fundit. Jeta bëhët qdo minutë, orë dhe ditë, ajo nuk ndahet në cikluse bajate vetëm në kohë zgjedhjesh.
Republika, qytetet, katundet, regjionet, Evropa janë kategori të cilat marrin kuptim nese qmohet dinjiteti, nese nuk cenohen liritë dhe të drejtat elementare njerëzore.Jeta ka kuptim vetëm kur zhvillohemi si shoqeri, kur emancipohemi, kur jemi kreativ dhe produktiv, kur dominon dhe respektohet njerëzilleku.Njeriu e qmon jetën politike kur ajo bëhët për të mirën e tij, kur bëhët për ti përmirësuar kushtet e jetës dhe kur hapën vende të punës. Jo të gjitha këtyre tu mbyllen dyert siq po e bëjnë këtë marifet të ndytë kastat politke në pushtetet e pas luftës. Këta janë bërë pengesa jonë e ecjës përpara, janë bërë pengesë e jetës së lumtur në këtë nënqiell të zymtësuar … Politika jonë ka mbetur pa njerëzit tanë më të mirë.
Ata janë gerditur. Primatin e ka marrë e keqja, nuk kemi kreativitet, novacione për të bërë diqka të re për njeriun tonë të lodhur. Politika jonë është bërë dehumanizuese, e errët e pa perspektivë. Jeta është vetëm një, e pa përseritshme, e pa zëvëndësueshme. Pse të presim vetëm kohën e zgjedhjeve që ndoshta punët mos po kthehen për së mbari? Pse më menduar së dikush tjetër në vend nesh, mund të na ndihmon dhe t’i kryej punët tona. Edhe një ditë e vetme është rast i madh. Shumë qka e mirë mund të përejtohet. Secili prej nesh mund të bëjë zgjedhjen e vet. Republikës së Kosovës sot i duhen njerëzit të cilët janë kreativ dhe produktiv, të zotët në politikëbërje, jo hajna dhe hoshtaplerë. Në diskursin tonë publik po dominojnë tema të errëta, tema apatike dhe tema depresive.
Njerëzit të cilët punuan dhe po punojnë keq i kemi në vende te ndryshme, në partitë politike dhe jashtë partive politike.Këta nuk e kan dhe as që dëshiriojnë ta ken ndijesinë që Republika të bëhet vend i prosperitetit dhe mirëqenjës. Na kan mundur banalitetet e qdo ditëshme, ndasitë e mëdha, akuzat e bazuara për krim dhe korrupcion. Kemi njerëz të mirë, të zot, të dinjitetshem që proceset mund t’i dergojnë përpara. Shumë më largpamës janë qytetarët tanë nga këto elita politike. Na nevoiten ide te reja, na duhet njerëz më platforma të reja politike të cilët do të ndertojnë një ambient shumë më të mirë…

Habilajt kanë veprimtari edhe në Kosovë – Policia e Kosovës thotë se nuk di gjë

Të paktën kjo kuptohet nga një bisedë e përgjuar e dy anëtarëve të këtij grupi, derisa flasin për organizim se si t’i marrin paratë e shitjes dhe shpërndarjes së mallit në Kosovë.

Por për përhapjen e rrjetit të bandës Habilaj edhe në Kosovë, Policia e Kosovës thonë se ende nuk kanë informacione zyrtare.

“Policia e Kosovës bazuar në procedurat e parapara ligjore trajton çdo informacion apo rast i cili ndërlidhet me punën dhe përgjegjësin policore në territorin e Republikës se Kosovës, mirëpo në rastin konkret nuk ka ndonjë informacion zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Policisë në interesimin e Gazetës Express nëse kanë nisur hetimet rreth pjesëtarëve të këtij rrjeti që operojnë edhe në Kosovë.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet ku ka informacione apo veprime të dyshuara do të ndërmerr veprimet e saja konform autorizimeve ligjore që ka”, thuhet tutje në një përgjigje të Policisë për Gazetën Express.

Ndryshe, grupi Habilaj është raportuar në media se fundi si organizate kriminale që funksionon me lidhje gjaku tash e 10 vite. Një javë më parë, njeri nga anëtarët e dyshuar të kësaj familje, Moisi Habilaj, eshte arrestuar ne Itali.

Pas arrestimit, media italiane publikuan një seri përgjimesh të Antimafias ndaj këtij grupi. Në to përmendej emri i Saimir Tahirit. Vete i dyshuari Habilaj shprehej se duhej t’i jepte Tahirit 30 mijë euro. Ndaj ish-ministrit Tahiri, së fundi prokuroria shqiptare ka kërkuar heqjen e imunitetit te deputetit dhe arrestimin e tij.

Sipas raportimeve Habilajt edhe Saimir Tahiri kanë lidhje familjare mes vete, porse asnjëherë nuk është bërë e qartë se cila është.

Pjesa e përgjimit ku përmendet Kosova:

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: ..hee.. për atë..

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00..nga ora 08:00 deri në 14:00…për shembull..nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro..ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz vlla

Seiti: Ai atje..në Prishtinë..ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo..unë s’kam të bëj..unë marr lekët cash..kam bërë marrëveshjen që në Milano..për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë..sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po..

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..

Seiti: Nuk ka kështu..jo prit nesër..jo sa ke..merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim ne paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu sic i marrim ne… /M.Gj.

Dënohet ish-rektori Enver Hasani

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër të akuzuarve E.H, (Enver Hasani), H.V. (Hakif Veliu) dhe A.R. (Albert Rakipi) të cilët në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi në detyrë.

Në një komunikatë për media të lëshuara nga Gjykata Themelore thuhet se i akuzuari E.H. (Enver Hasani) është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale në periudhën prej dy viteve.

I akuzuari H.V., është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muaj. Po ashtu, edhe i akuzuari A.R., është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muaj.

“Të akuzuarve H.V dhe A.R, dënimi me burgim i zëvendësohet me dënim me gjobë në lartësi prej 10.000 euro, të cilin dënim të akuzuarit janë të obliguar që ta paguajnë në afatin prej 60 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në rast se të pandehurit nuk e paguajnë dënimin në afatin e caktuar nga gjykata do të mbetet në fuqi dënimi me burgim”, thuhet në komunikatë.

Tre të akuzuarit obligohen që palës së dëmtuar, përkatësisht Universitetit të Prishtinës, t’ia kompensojnë dëmin në mënyrë solidare në shumën prej 70.131 euro, në afatin prej 90 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, thuhet në fund të komunikatës.

Enver Hasani, ka qenë edhe Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Qeveria e Serbisë formon grup punues për dialogun për Kosovën

Marko Gjuriç, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Qeveria e Serbisë ka formuar një grup punues për, siç është thënë, mbështetjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, ndërsa kryetar të tij ka zgjedhur drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në këtë grup do të jenë të përfshira të gjitha ministritë, ka bërë të ditur ekzekutivi serb, transmeton Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, qysh në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.

Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që pjesa më e madhe e opozitës në Serbi refuzon të përfshihet në të.

Arrestohet Milaim Zeka, deputet i Nismës për Kosovën

Prokuroria e Posaçme i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve deputetit në Parlamentin e Kosovës, Milaim Zeka. Deputeti Zeka dyshohet për vepër penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal dhe shmangie nga tatimi.

Lajmin për Zërin e Amerikës e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

“M.Z është ndaluar për 48 orë për veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shmangia nga tatimi. M.Z dyshohet se me këto veprime është i përfshirë në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani”, tha zëdhënësi Lutfiu.

Më herët gjatë ditës, policia e Kosovës tha se ka intervistuar deputetin e Parlamentit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka.

Në një deklaratë të policisë thuhet se “Policia ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën penale që ndërlidhet me mashtrim dhe shmangie nga tatimi”, duke nënvizuar se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me prokurorinë përgjegjëse.

Ndalimi dhe marrja në pyetje e deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka pasoi publikimin e disa raporteve hulumtuese në gazetën në internet “Insajderi”, e cila shkroi për siç thuhet, përfshirjen e deputetit Zeka në një skemë mashtrimi të mbi 900 qytetarëve të Kosovës me viza pune në Gjermani. Sipas hulumtimit të gazetës, qytetarët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune.

Dorëzohet në Polici sulmuesi i Vehbi Kajtazit – pranon se e ka kryer sulmin

Fitim Thaçi, i dyshuari për sulmin e së premtes ndaj kryeredaktorit të Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, është dorëzuar në Polici.

Ai, në praninë e avokatit të tij, Gazmend Halilaj, është dorëzuar në Polici, gjegjësisht në Stacionin Nr. 2 të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Halilaj ka thënë se klienti i tij, është paraqitur vullnetarisht në Polici.

“Klienti im Fitim Thaqi, sapo ka kuptuar që rasti i ndodhur është duke u trajtuar nga organet e ndjekjes, në orën 23:00 ka vendosur t’i drejtohet organeve”, ka thënë për Koha.net, Gazmend Halilaj, avokati i tij.

Ai ka shtuar se janë në pritje nga Gjykata që të japë vendimin.

“Klienti im dhe Kajtazi nuk janë njohur më herët. Ai është dorëzuar në Polici, nuk është kapur. Unë po pres edhe nga Prokuroria që do ta lirojë. Ky vetë është dorëzuar ndërsa viktima ka marrë lëndime të lehta, për këtë arsye”, ka shtuar avokati i Thaqit.

Ndërkaq Thaqi, në deklaratën e tij të shkurtë në praninë e avokatit, e ka pranuar ta ketë sulmuar gazetarin Kajtazi, mirëpo thotë të mos ketë qenë në dijeni se kush është personi të cilin e ka sulmuar.

Thaqi në këto momente gjendet brenda Stacionit Policor.

Milaim Zeka hesht për lidhjet e tij me Fitim Thaçin

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka lidhje miqësore dhe familjare me sulmuesin e Vehbi Kajtazit, Fitim Thaqin. Personi që sulmoi fizikisht kryeredaktorin e Gazetës Online Insajderi të premten, është shfaqur i afërt me Milaim Zekën në një fotografi të publikuar nga Thaqi në rrjetin social Facebook.

Madje, Halla e Milaim Zekës është e martuar për axhën e Fitim Thaqi – personit nga fshati Llapushnik që është shpallur sot në kërkim nga Policia e Kosovës për ekzekutimin e sulmit ndaj gazetarit Kajtazi.

Por, Milaim Zeka ka heshtur për lidhjet e tij me Fitim Thaqin. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk e ka hapur telefonin për të komentuar afërsinë me sulmuesin e Kajtazit. Zeka, po ashtu ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet që Insajderi ia ka dërguar sot, pas identifikimit të Fitim Thaqit nga Policia.

Ndërkaq, Fitim Thaqi gjithashtu është nip i familjes së Azem Sylës, raporton Insajderi.

Insajderi raportoi sot se një informator i ka treguar Policisë së Kosovës se më 4 tetor, nga ora 13 deri në 14 pasdite, Milaim Zeka, Faton Ramadani, Fitim Thaqi kanë diskutuar në restorantin Central për sulmin.

Prej korrikut të vitit të kaluar Milaim Zeka ka nisur një fushatë linçuese me gjuhë të urrejtjes kundër Insajderit dhe drejtuesve të këtij mediumi, Vehbi Kajtazi e Parim Olluri.

Zeka ka linçuar Kajtazin e Ollurin si bashkëpunëtor të Serbisë dhe shërbimit sekret serb, duke përhapur kështu pohime të pavërteta që motivojnë sulme deri në likuidim fizik.

Më 3 tetor, Insajderi raportoi për mashtrimet me viza të deputetit të NISMA-s Milaim Zeka dhe biznesmenit Ilir Krasniqi.

Në një hulumtim të publikuar nga gazeta, raportohet se 920 kosovarë kishin provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e Zekës dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi.

Këto janë lidhjet familjare të Fitim Thaçit me Milaim Zekën e Azem Sylën

Fitim Thaçi me Milaim Zekën dhe Azem Sylën

Sulmuesi i Vehbi Kajtazit është nip i familjes së Azem Sylës. I shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Kosovës, Fitim Thaqi, ka lidhje dhe miqësi me Milaim Zekën dhe Faton Ramadanin, për të cilët Insajderi raportoi për skemën e mashtrimit të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani. Fitim Thaqi është shoqëruar me figura politike përfshirë Kadri Veselin. Ai është aktivist i Nismës për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj.

Sulmi kundër gazetarit Vehbi Kajtazi është kryer nga një familjar i deputetit Milaim Zeka dhe ish-deputetit Azem Syla.

Fitim Thaqi nga fshati Llapushnik është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare pasi të premten ka sulmuar fizkisht gazetarin Vehbi Kajtazi në qendër të Prishtinës.

Thaqi ka lidhje dhe miqësi me Milaim Zekën dhe Faton Ramadanin për të cilët Insajderi raportoi për skemën e mashtrimit të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani. Halla e Milaim Zekës është e martuar për axhën e sulmuesit Fitim Thaqi.

Ndërkaq, Thaqi është nip i familjes së Azem Sylës, raporton Insajderi.

Ditën e sulmit, Fitim Thaqi ka qenë duke pirë kafe me Faton Ramadanin, Bekim Shytin dhe dy persona tjerë. Sulmi besohet se është organizuar nga Faton Ramadani dhe Milaim Zeka.

Një informator i ka treguar Policisë se më 4 tetor, nga ora 13 deri në 14 pasdite, Milaim Zeka, Faton Ramadani, Fitim Thaqi kanë diskutuar në restorantin Central për sulmin.

Prej korrikut të vitit të kaluar Milaim Zeka ka nisur një fushatë linçuese me gjuhë të urrejtjes kundër Insajderit dhe drejtuesve të këtij mediumi, Vehbi Kajtazi e Parim Olluri.

Fitim Thaqi, në një ndejë ku të pranishëm ishin (siç shihet në foto) edhe Adem Grabovci, Azem Syla dhe Kadri Veseli

Zeka ka linçuar Kajtazin e Ollurin si bashkëpunëtor të Serbisë dhe shërbimit sekret serb, duke përhapur kështu pohime të pavërteta që motivojnë sulme deri në likuidim fizik.

Sulmuesi Fitim Thaqi është shoqëruar me figura politike përfshirë Kadri Veselin.

Ai është aktivist i Nismës për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj. Deputet i kësaj partie është edhe Milaim Zeka.

Haradinaj kërkon rritjen e shkëmbimit tregtar Kosovë-Turqi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar punën dhe të arriturat e kompanive turke në Kosovë, duke shprehur mirëpritjet edhe për investitorë të tjerë që do ndikonin në rritjen ekonomike

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e kompanive turke në Kosovë, Ahmet Çalik, drejtor ekzekutiv dhe themelues i grupit Çalik Holding, Nihat Ozdemir, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë Limak, Haldun Kokturk, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshef Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” si dhe përfaqësuesit e KEDS-it (Shërbimeve të Shpërndarjës së Energjisë Elektrike në Kosovë).

Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë këtij takimi kryeministri Haradinaj ka njoftuar përfaqësuesit e këtyre kompanive për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për hapjen e mundësive për investitorë potencialë, përmes lehtësimeve tatimore dhe krijimit të klimës për investimet e huaja direkte.

Haradinaj po ashtu ka vlerësuar punën dhe të arriturat e këtyre kompanive turke, duke shprehur mirëpritjet edhe për investitorë të tjerë që do ndikonin në rritjen ekonomike si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Pasi e përgëzuan kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së të parit të Qeverisë dhe për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit, përfaqësuesit e këtyre kompanive e njoftuan kryeministrin për projektet e tyre në të ardhmen.

Nihat Ozdemir dhe Ahmet Calik, duke e vlerësuar rolin dhe gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj në fuqizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, i premtuan kryeministrin se do të zgjerojnë edhe më tutje zhvillimin e biznesit, duke sjellë investitorë tjerë turq dhe ndërkombëtar.

Haldun Kokturk, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshef Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë takimit ka njoftuar kryeministrin Haradinaj për planet për zgjatjen e pistës së aeroportit dhe për zgjerimin e infrastrukturës. Ai tha se “duan të jenë më të mirët në rajon”.

Në anën tjetër edhe përfaqësuesit e KEDS-it i premtuan kryeministrin Haradinaj për angazhim maksimal në përmbushjen e misionit të tyre, furnizim më të mirë të Kosovës me energji elektrike. aa

Sulmohet gazetari Vehbi Kajtazi

Vehbi Kajtazi

Kryeredaktori i Gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht të premten nga persona ende të panjohur.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Kajtazi dhe iu bënë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë rast.

“Gazetari Kajtazi ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe ne të kaluarën. Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt. Hetimet për këtë rast duhet të dërgojnë në hetim të mirëfilltë të të gjitha dyshimeve”, thuhet në njoftimin e AGK-së dërguar medieve.

Sulme të tilla, sipas AGK-së paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë.

A kemi në Kosovë diktaturë poltroniste? – Nga Skënder MULLIQI

Sigurisht së të gjithë ne njohim njerëz të rrethit tanë , apo më gjerë në shoqëri të cilët i takojnë grupit të njerëzve të mirë, të vyeshem , pa të cilët nuk ka shoqëri stabile. Por, fatëkeqësisht kemi dhe njohim edhe njerëz të cilët janë poltron të pushetit .Shikuar në planin afatgjatë të gjithë këto mikroorganizma veprojnë në mënyre permanente dhe mirë e nuhasin pushtetin. Kjo situatë kontradiktore rrjedhë nga ajo ku poltrionët deshirojnë të katapultohen në krye të pushtetit.Këta nuk janë aty për ta zgjuar vetëdijën e pushtetit , por janë afër pushtetit që ta zgjojne vetëdijën narcisoide karshi pushtetit.Nuk është më rëndësi së a bëhët fjalë për mikro pushtete apo makro pushtete.Poltronet funksionojnë pa ndërprerë në të gjitha nivelet e shtetit .Poltronet në të gjitha rrethanat ushqehen më karrierizëm, me avanse , stimulime , fotelje… Elita në anën tjetër mirë bashkëpunon dhe i deshironë poltronet dhe narcisoidet aty afër . Poltronët nuk kan ndjenja.E kan trurin e shlyer , ku sipas tyre qëllimi e arsyeton mjetin.Ne Kosovë aktualisht shumë po dominon diktatura poltroniste.Me fjalë tjera udhëheqësi edhe nese ka ndonjë aftësi bëhët i mvarur nga poltronet.Këta nuk kan ndjenjën për punë të ndjeshme , janë shpirt ngusht dhe njerëz të liq.Ata që i takojnë kësaj këtegorie të njerëzve nuk angazhohen për shoqërinë , por si ta bëjnë jetën e tyre sa më luksoze, të vozitin vetura të shtrejta , të pushojnë në vendet më të bukura , interesohen që të kan sa më shumë para dhe vila , ti shkollojnë fëmijët e tyre jashtë vendit …Këto apetite janë të gershetuara më interesa, dhe kur vjen deri të ndonjë kontraditë , atëherë të gjithë tagrin e saj e paguajnë qytetarët, dhe vetëm në pyetje është koha kur diktatura poltroniste të shigjetohet kunder qytetarëve , me qëllim që mos ta lëshojnë gjahun nga dora .Kjo ndodhi krejt pas luftën në Kosovë. Elitat në pushtet dhe poltronet u pasuruan pafundësisht më djersën dhe mundin e popullit. Ne meset të cilat janë demokratike qytetarët i ngulfasin poltronet, ata mund të jenë të suksesshem vetëm në meset autokratike.Shtohet pyetja si të eliminohen sundimtarët dhe poltronët si fenomene të shoqërive të pazhvilluara ?Duhet së pari , tu heqen të gjitha privilegjet të cilat i gëzojnë në shoqëri. Qe të elimohen nga skena gjithashtu nevoitet një organizim shoqëror e politik shumë efikas .E rëndësisë së madhe është funksionimi i sindikatave që në Kosovë më shumë po ekzistojnë në letër…Dhe, me kusht qe askush nuk guxon përjetësisht të mbetet në pushtet …

Hahn: Serbia shumë shpejt do të bëhet pjesë e familjes evropiane

Komisioneri europian për zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se Serbia është në rrugën e duhur në procesin e anëtarësimit në BE dhe se shumë shpejt do të bëhet pjesë e familjes evropiane.
Hahn, gjatë bisedave me kryeministren serbe Ana Bërnabiç, siç shkruan media serbe “Novosti”, ka falënderuar Serbinë për rolin kyç në stabilitetin e rajonin.
“Dyert e BE-së janë të hapura për hyrje të atyre vendeve që plotësojnë kriteret. Serbia në këtë rrugë është pozicionuar mirë”, ka thënë Hahn.

Profesori italian: Në Kosovë ka pasur njerëz para 12 mijë vjetësh

Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtari eminent botëror i artefakteve parahistorike, profesori italian Emmanuel Anati, dëshmojnë qartë praninë e njeriut në Kosovë në më shumë se 12 mijë vjet më parë.

Gjatë eksplorimit të artefakteve parahistorike në Kosovë, projekt i iniciuar nga RTK, me ekspertin botëror të kësaj fushe, Anati, nga Italia, në rrethinën e Suharekës u identifikuan artefakte që dokumentojnë për herë të parë prezencën e njeriut paleolitik në Kosovë.

“Këto janë objekte shumë, shumë të rëndësishme, sepse nëse nuk e keni ditur deri më tani, se këtu ka pasur paleolit, kjo është prova se këtu është paleoliti”, ka thënë profesor Anati, teksa ka treguar një pjesë të bririt të drerit, i cili është përpunuar nga njeriu.

“Bëhet fjalë për një pjesë të fosilizuar, më të vjetër se 12 mijë vjet, nga epoka e akullit”, ka treguar Anati.

Thaçi kërkon nga Shqipëria t’u lëshojë pasaporta qytetarëve të Kosovës

Presidenti Ilir Meta pranon çmimin “Urdhri i Pavarësisë”, nga presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta që shteti shqiptar t’u lëshojë nënshtetësi qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të shmanget nga izolimi, që sipas tij, i ka vënë Bashkimi Evropian Kosovës.

Bashkimi Evropian e ka sjellë në një pozicion të izolimit klasik Kosovën, në veçanti me çështjen e liberalizimit të vizave”, ka thënë Thaçi.

Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron në Prishtinë.

Presidenti Meta është pritur në Prishtinë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me ceremoni shtetërore.

Presidenti Thaçi i ka ndarë homologut të tij nga Shqipëria çmimin, “Urdhri i Pavarësisë”, për meritat dhe angazhimet e Presidentit Meta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Por, një shqetësim që ka ngritur me këtë rast, Thaçi kishte të bënte me izolimin e qytetarëve të Kosovës, për shkak të lënien anash të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Ai tha se ka shumë studentë, punëtorë e qytetarë të Kosovës që për shkak të izolimit, nuk mund të shkojnë në vendet evropiane. Andaj, i bëri thirrje Tiranës, që në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën t’u mundësojë kosovarëve që të marrin nënshtetësi të shtetit shqiptar, në mënyrë që të fitojnë të drejtën për pasaporta dhe liri të lëvizjes.

Shqetësimi im është se jemi tërësisht të izoluar dhe pa perspektivë në familjen euro-atlantike”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta tha se ndodhet në një pozitë mjaft të vështirë, ngase ka shumë kërkesa nga qytetarët e Kosovës që të marrin nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë për t’i shpëtuar bllokadës në të cilën ai tha se padrejtësisht janë vënë.

Theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi, për të mos thënë këtij diskriminimi që u është vënë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Meta. Ai tha se e konsideron të padrejtë kushtëzimin që i është vënë Kosovës me ratifikimin e Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.

Në agjendën e presidentit Meta janë edhe takimet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pastaj me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari”, në Prekaz-Skënderaj.

Prokuroria: Ja lista e personave që Sadri Ramabaja dhe ‘Syri i Popullit’ planifikonin t’i vrisnin

Dy ditë para datës zyrtare për paraqitjen e tij në gjykatë, Ramabaja tentoi të largohet me dokumentet e bashkëpartiakut, Xhevat Bislimit, përmes pikës kufitare në Durrës. Megjithatë, u kap nga policia shqiptare dhe më pas u dorëzua te autoritetet e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, avokati i tij Ramiz Krasniqi, ka bërë të ditur se Sadri Ramabaja ka dashur të largohej nga Kosova meqë kishte informacione se jeta e tij gjendet në rrezik.

Ramabaja dyshohet se është përfshirë në grupin që plagosi Azem Vllasin, dikur zyrtar i lartë, që tash ushtron profesionin e avokatit. Plagosja e tij ndodhi më 13 mars të këtij viti. I dyshuari kryesor për tentimvrasjen e Vllasit është Murat Jashari, një shqiptar që jetonte në Zvicër.

Organizata “Syri i Popullit”, e cila e kishte marrë përsipër plagosjen e avokatit Vllasi, kishe paraparë edhe vrasjen e njerëzve kryesorë të shtetit. Në listën e saj përfshiheshin politikanë ndër dekada, si dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli etj.

Anëtari tjetër i Vetëvendosjes, Xhevat Bislimi, në një bisedë telefonike për Gazetën Express tha se është intervistuar nga Prokuroria Speciale për dyshimet se është përfshirë me organizatën terroriste “Syri i Popullit”, por, sipas tij, kjo organizatë është sajuar nga pushtetarët për të implikuar kundërshtarët e tyre politikë. Tutje tha se organizata nuk ka të bëjë as me të e as me Sadri Ramabajën.

“Ajo organizata s’ka të bëjë as me mu as me Sadri Ramabajën, ajo është një sajesë e këtyre pushtetarëve me impliku kundërshtarët e tyre politikë, me ba fushata me na terrorizu kapak sa të mujn qeshtu”, ka thënë Bislimi të dielën për Express.

Po ashtu, Bislimi ka thënë se nuk është në dijeni nëse Ramabaja i ka përdorur dokumentet e tij gjatë tentimit për t’u arratisur në Itali.

Sadri Ramabaja dyshohet për kryerjen e dy veprave penale: Tentim vrasjeje të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe Përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. /Gazeta Expres/

Thaçi i zhgënjyer me ndërkombëtarët rreth Gjykatës Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngritur dyshime rreth drejtësisë që mund të vendosë Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë.

Këto qëndrime, Thaçi i ka shprehur gjatë prezantimit të raportit për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale, të organizuar nga disa organizata joqeveritare në Prishtinë.

“Gjykata Speciale do të jetë vetëm një pikë drejtësi në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se “shqiptarëve po u rritet pakënaqësia, ndërsa serbëve dhe Serbisë po u rritet entuziazmi”.

Thaçi ka potencuar faktin se kjo Gjykatë po shihet me shumë rezerva nga shqiptarët, pasi që do të merret vetëm me hetimin dhe gjykimin e rasteve të supozuara të krimeve të kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së ndaj popullatës civile serbe.

“Të gjithë flasin dhe punojnë që askush të mos jetë mbi ligjin”, theksoi Thaçi. Por, tani, sipas tij, me krijimin e kësaj Gjykate e cila do të merret vetëm me hetimin dhe gjykimin e krimeve të supozuara vetëm të njërës palë, kjo ka nënvizuar ai, nga shqiptarët shihet me mosbesim.

Kjo Gjykatë, sipas presidentit të Kosovës, “mund të sjellë privim të disave nga liria, por jo drejtësi dhe pajtim ndëretnik”.

Sidoqoftë, Thaçi i ka vlerësuar edhe anët, sipas tij, pozitive të instalimit të kësaj Gjykate ndërkombëtare.

“Gjykata Speciale nuk është disavantazh, por është avantazh për Kosovën. Shpesh thuhet se për Kosovën qëndron një re e zezë që duhet ta largojmë. Por, të jem i qartë, atë re të zezë e ka krijuar Serbia”, tha presidenti Thaçi.

E njohur me emrin Gjykata Speciale për krime lufte, mandati i saj përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

Këto pretendime fillimisht ishin ngritur në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty të prezantuar para Këshillit Evropian.

“Publikimi i raportit të Dick Martyt nuk ka qenë aksidental, por i motivuar politikisht sepse u publikua një ditë pas publikimit të rezultateve 2010”, ka thënë Thaçi.

Ai ka sqaruar se institucionet e Kosovës e kanë votuar Ligjin për themelimin e kësaj gjykate, ngase atë kohë, kishte presione ndërkombëtare.

“Pranova që ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës”, tha Thaçi, ndërkohë që tha se ka mbetur i zhgënjyer me bashkësinë ndërkombëtare në periudhën pas miratimit. Sipas tij, Kosova i kryejti obligimet e veta, por zotimet nuk i çoi në vend faktori ndërkombëtar.


Send this to a friend