VOAL

VOAL

Sveçla konfirmon: mbyllen edhe tri komuna paralele serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi se autoritetet më 2 shkurt kanë mbyllur tri komuna paralele serbe në Pejë, Istog dhe Klinë.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Pejë bëri të ditur se Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion në disa lokacione nën dyshimet për veprimtari të paligjshme.

Sveçla tha se në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

“Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Reagime nga Lista Serbe dhe Serbia

Më herët gjatë ditës, zyrtarët serbë në Serbi dhe Lista Serbe në Kosovë reaguan ndaj këtij aksioni policor, që kishte për shënjestër ato që Serbia i quan organe të përkohshme, që punojnë sipas sistemit serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se përveç aksionit për mbylljen e organeve të përkohshme komunale në Pejë dhe Istog, Policia e Kosovës ka hyrë në qendrën mjekësore në Osojan dhe e kanë mbyllur të njëjtën.

Ndërkaq, Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se kryetarët e organeve të përkohshme janë ndaluar nga Policia e Kosovës për t’u marrë në pyetje.

Shefi i kësaj zyreje, Petar Petkoviq, e cilësoi aksionin policor si “vazhdim të spastrimit etnik” të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, i bëri thirrje Beogradit zyrtar që t’i kërkojë Bashkimit Evropian dhe misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të pengojë “qërimin e hesapeve” nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me komunitetin serb.

“Sado e vështirë të jetë për të gjithë ne, duhet të ruajmë qetësinë e njëri-tjetrit, sepse as kjo e keqe nuk do të zgjasë përgjithmonë. Veprimet e Prishtinës duhet të shihen si veprime të pushtuesve dhe asgjë tjetër”, tha Lista Serbe.

Njoftimi për këtë aksion policor të realizuar të premten, vjen pasi më 26 janar, ministri i Punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet mbyllën katër komuna paralele serbe që po vepronin jashtëligjshëm në qarkun e Dragashit.

Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe.

Kryeministri Kurti organizoi një pritje në nder të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me rastin e përfundimit të mandatit të tij

Prishtinë, 1 shkurt 2024
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi një pritje në nder të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
 
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se “Miqësia mes ambasadorit Abbott dhe meje përfaqëson vetëm një copëz të vogël të miqësisë së qëndrueshme e jetëgjatë midis dy vendeve tona”.
 
Ai e falënderoi ambasadorin për punën, miqësinë dhe përkushtimin e tij, e ku theksoi dhe mbështetjen gjithmonë të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.
 
Në këtë pritje mes shumë të tjerësh ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra të qeverisë.
 
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti (Përkthim jozyrtar):
 
Ambasador Nicholas Abbott, Ambasador i Britanisë në Kosovë, i dashur Nick,
Shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë,
Të nderuar deputetë dhe ministra dhe zëvendësministra të qeverisë,
Ushtarë dhe oficerë, të dashur të ftuar, zonja dhe zotërinj,
 
Është ndjenjë sa e ëmbël aq e hidhur t’ju mirëpres sonte. Ata që shërbejnë në Kosovë si pjesëtarë të misioneve diplomatike bëhen miq të vendit tonë. Dhe besoj se të gjithë ju, si diplomatë, e kuptoni se me sa seriozitet e trajtojmë miqësinë.
 
Sigurisht, miqësia mes ambasadorit Abbott dhe meje përfaqëson vetëm një copëz të vogël të miqësisë së qëndrueshme e jetëgjatë midis dy vendeve tona. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ishin shtete mike, shumë kohë përpara se ne të merrnim rolet tona aktuale. Dhe do të mbesin vende mike edhe shumë gjatë më pas. Në një botë ku ka shumë ndryshime, të jep siguri të dish se disa gjëra do të zgjasin në kohë. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar na jep siguri: pavarësisht se cila parti është në qeverisje atje, mbështetja këtu për demokracinë e Kosovës, mbetet gjithmonë e palëkundur.
 
Pozicioni i ardhshëm i ambasadorit Abbott do të jetë sërish në Evropën Juglindore. Ky do të jetë pozicioni i tij diplomatik më sfidues, sepse ai do të duhet të pretendojë se i pëlqejnë të dyja vendet në mënyrë të barabartë. Në rast të një ngjarjeje ndryshe e të pafat, ne të gjithë këtu zotohemi se nuk do t’ju gjykojmë për të. Emri juaj është Abbott, por jo Shenjtor, kështu që ne dimë të falim.
 
Ambasadori Abbott ka diçka të përbashkët me britanikët që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën time, faktin se ata janë nga Mançesteri. Këtu ai bashkohet me disa grupe shumë të njohura me origjinë nga qyteti, si Joy Division, Stone Roses, Oasis, The Fall dhe The Smiths. Sigurisht, ata ofrojnë shoqërim ndryshe. Noel Gallagher nuk ka ardhur ndonjëherë në zyrën time për të diskutuar marrjen e detyrës në zyra të kryetarëve të komunave në veri – disa herë. Por ne jetojmë në kohëra të çuditshme, ndaj nuk do ta përjashtoja mundësinë.
 
Por si admirues i muzikës britanike, ne gjithmonë mund t’i dërgojmë njëri-tjetrit këngën e Kate Bush “Be Kind to My Mistakes”.
 
Përtej batutave, aftësia jonë për të qenë të çiltër e të hapur me njëri-tjetrin është një dëshmi e respektit të ndërsjellë gjatë këtyre viteve të punës së bashku.
 
Dhe për pjesën vijuese të këtij fjalimi, do të duhet të presim vitin e ardhshëm, kur do të festojmë 40 vjetorin e anëtarësimit të ambasadorit në Zyrën për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim. Pra, zyra ime do të pranojë shënime dhe sugjerime për batuta.
Ambasador Abbott, i dashur Nick, faleminderit për punën, miqësinë dhe përkushtimin tuaj. 
 
Shijojeni mbrëmjen dhe gëzuar për të gjithë ju!
– Zyra e Kryeministrit

Dushko Arsiqi dënohet 13 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor, Dushko Arsiqin, nën akuza për krime lufte ndaj popullatës civile, konfirmoi avokati i tij mbrojtës, Nebojsha Vllaiq.

Arsiq ishte arrestuar më 8 dhjetor 2023 nën dyshime për krime të kryera në periudhën janar-qershor 1999 në rajonin e Prishtinës.

Në aktakuzë thuhet kishte marrë pjesë në vrasjen e B.Sh, më 20 prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës dhe kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht A.K.

Arsiq, së bashku me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, në periudhën janar-qershor të vitit 1999, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina, u tha në aktakuzë, raporton Betimi për Drejtësi. Aty po ashtu u tha se Arsiq së bashku me një grup tjetër kishin plaçikur dhe më pas dëmtuar pronat e shqiptarëve, duke ua vënë zjarri.

Arsiq është akuzuar për keqtrajtim të civilëve shqiptarë, plagosje dhe vrasje.

Avokati i tij, Nebojsha Vllaiq, pas shqiptimit të dënimit nga gjykata e shkallës së parë, tha se klienti i tij është akuzuar dhe dënuar për krime lufte vetëm se u përpoq të rimarrë pasurinë që i ishte uzurpuar dhe të kthehej në Prishtinë.

Vllaiq tha se do të apelojë këtë vendim.

Arsiq ishte arrestuar në veri të Kosovës dhjetorin e kaluar dhe atëbotë, Zyra e Prokurorisë Speciale nuk kishte dhënë më shumë detaje, duke u thirrur “në ndjeshmërinë e rastit”.

Ariq është me origjinë nga Matiqani, që gjendet në periferi të Prishtinës, dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, kishte jetuar në Kralevë të Serbisë, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë ekipi i tij mbrojtës. Gjatë seancave gjyqësore, ai është deklaruar i pafajshëm.

Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.rel

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani, i njohur si “Plaku i Maleve”

Prishtinë, 1 shkurt 2024
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në ceremoninë e varrimit të luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mejdi Asllani, i njohur si “Plaku i Maleve”.
 
Para familjarëve të tashmë të ndjerit Mejdi Asllanit, shokëve, miqve, bashkëluftëtarëve e shumë të tjerë që ishin të pranishëm në nderim të jetës dhe veprës së tij, Kryeministri kujtoi atdhetarizmin dhe rezistencën e kësaj familjeje më 7 mars të vitit 1999. 
 
“7 marsi i vitit 1999 ka mbetur i shkruar me shkronja të arta në historinë më të re të Kosovës sepse ishte ajo ditë, shënimin e 25-vjetorit të së cilës do ta kemi së shpejti kur Mejdi Asllani u rrethua nga forcat policore të Serbisë të cilët përderisa anëtarët e familjes së tij ishin të fjetur, hynë brenda dhe i  morën peng. Ai ishte me djalin e vetë Asllanin aty teksa tytat e automatikëve ishin të drejtuar ndaj të gjithë anëtarëve të familjes dhe një familje e tërë e marrë peng, brenda pak kohë e mori peng pikërisht pengmarrësi”, kujtoi ai, duke thënë se edhe me ato pak armë që kishin në shtëpinë e tyre, ata i zmbrapsën forcat armike policore.
 
Rastet sikurse ballafaqimi i drejtpërdrejtë në kushte të pamundura i Mejdi Asllanit me familje, janë dëshmi se sa e pabarabartë ishte ajo luftë nga e cila ne dolëm fitimtarë, veçoi kryeministri.
 
Edhe gjërat të cilat duken të pamundura njerëz me patriotizëm dhe vullnet, me guxim e trimëri sikurse Mejdi Asllani i bëjnë të mundura. Atë çfarë dikush se imagjinon dot njerëz si Mejdi Asllani e bëjnë realitet”, shtoi ai. 
 
E fjalën e tij ai e përmbylli duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për “Plakun e Maleve”, për plakun e Emshirit, për Mejdi Asllanin, për jetën e tij dhe për veprat që ai na i dhuroi.
 
Më 7 mars të vitit 1999, familja e Mejdi Asllanit u sulmua nga katër policë të Serbisë, të cilët e morën peng gjithë familjen Asllani, duke ua mbajtur tytat e automatikëve në kokë dhe në gjoks brenda shtëpisë së tyre, në lagjen Emshir të Prishtinës. Mejdiu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me të dy djemtë e tij Asllanin dhe Bekimin. Në një ngjarje pabesueshmërisht dramatike, Mejdi Asllani bashkë me djalin e tij Asllanin, arritën ta përmbysin situatën falë bombave të dorës dhe një automatiku që e kishin në shtëpi. Atë ditë ata dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të rezistencës.
 
Adresimi i plotë i kryeministrit Kurti:
 
E nderuara familje e Mejdi Asllanit, plakut të maleve, plakut të Emshirit,
 
Të nderuar bashkëluftëtarë të plakut luftëtarë të UCK-së, pjesëtarë, ushtarë e oficerë të FSK-së, kolegë nga Qeveria e nga Kuvendi i Republikës.
 
Të gjithë ju që e keni njohur, shokë, miq e dashamirë të Mejdi Asllanit, jemi mbledhur bashkë këtu për t’ia dhënë atij lamtumirën e fundit duke kujtuar e përkujtuar një jetë me përplot vepra atdhetare të cilët kontribuuan që Kosova të jetë e lirë dhe ta gëzojë progresin që e ka.
 
7 marsi i vitit 1999 ka mbetur i shkruar me shkronja të arta në historinë më të re të Kosovës sepse ishte ajo ditë, shënimin e 25-vjetorit të së cilës do ta kemi së shpejti kur Mejdi Asllani u rrethua nga forcat policore të Serbisë të cilët përderisa anëtarët e familjes së tij ishin të fjetur, hynë brenda dhe i  morën peng. Ai ishte me djalin e vetë Asllanin aty teksa tytat e automatikëve ishin të drejtuar ndaj të gjithë anëtarëve të familjes dhe një familje e tërë e marrë peng, brenda pak kohë e mori peng pikërisht pengmarrësi.
 
Dhe me ato pak armë që kishin në shtëpinë e tyre, ata i zmbrapsën forcat armike policore, të cilat të frikësuara qysh tash plaku Mejdi Asllani i mori peng ata policë, në panik e sipër nuk dinin a të shtinin a të iknin dhe rezultati ishte tre policë të vrarë ndërkaq e gjithë familja e Mejdi Asllanit arrin që të strehohet në Zllash ku ishin forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe muajt e javët e fundit të përpjekjes tonë të gjatë për çlirim t’i kalojnë bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës deri atëherë kur bëhet çlirimi i Kosovës e familja Asllani kthehet në shtëpinë e vet. 
 
Rastet sikurse ballafaqimi i drejtpërdrejtë në kushte të pamundura i Mejdi Asllanit me familje, janë dëshmi se sa e pabarabartë ishte ajo luftë nga e cila ne dolëm fitimtarë. Edhe gjërat të cilat duken të pamundura njerëz me patriotizëm dhe vullnet, me guxim e trimëri sikurse Mejdi Asllani i bëjnë të mundura. Atë çfarë dikush se imagjinon dot njerëz si Mejdi Asllani e bëjnë realitet. 
 
Andaj, më lejoni që në emër të të gjithë juve të shprehë mirënjohjen dhe falënderimin tim të thellë për “Plakun e Maleve”, për plakun e Emshirit, për Mejdi Asllanin, për jetën e tij dhe për veprat që ai na i dhuroi.
 
Lavdi, e i qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
– Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Ziv

Prishtinë, 1 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë. Në këtë drejtim, ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë.

Më tej, kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit.

Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamas teksa theksoi mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm i përhershëm. -Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmoren e lirisë, Elfete Humolli në 34-vjetorin e rënies

Lupç i Poshtëm, Podujevë, 1 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës së dëshmores së kombit, Elfete Humollit, me rastin e shënimit të 34-vjetorit të rënies së saj.

Vetëm dy javë nga ditëlindja e saj Elfete Humolli, ende pa i mbushur 17 vjet, ra dëshmore e lirisë, e vrarë nga forcat armike serbe, në drejtim të demonstruesve që ishin bashkë me Elfeten duke demonstruar për lirinë e Kosovës, për çlirimin e vendit.

I ndodhur pranë Lapidarit të të dy dëshmorëve të kombit, Elfetes dhe vëllait të saj, Mentorit, në Kompleksin Memorial në Lupç të Poshtëm, kryeministri Kurti në përkujtim të të gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit tha se “Elfetja, Mentori dhe të gjithë dëshmorët e kombit, na e dëshmojnë orët e historisë sonë, na e dëshmojnë se sa shtrenjtë është paguar liria e popullit dhe çlirimi i Kosovës”.

Ai veçoi se sot në këto homazhe janë bashkë me nxënësit që kanë moshën e Elfetes kur ajo kishte rënë në demonstratë. Nxënës që sot mësojnë në Kosovën e lirë, në vendin tonë gjithnjë e më të përparuar dhe të cilët do t’i kontribuojnë shoqërisë, kombit dhe shtetit si dhe ekonomisë, kulturës dhe fushave të tjera të jetës.

“Pra, Kosova sot, i gëzohet rinisë dhe fëmijëve të saj, pikërisht për shkak se në themelet e kësaj Kosove ndodhet si gjaku i dëshmorëve, ashtu edhe djersa e punëtorëve nga e kaluara të cilët ne i çmojmë, shprehim mirënjohjen e thellë dhe me besnikërinë ndaj tyre ecim drejtë të ardhmes së ndritshme” u shpreh kryeministri Kurti.

Pas homazheve te varri i heroinës Humolli, kryeministri Kurti, nderoi edhe vëllain e saj dëshmor, Mentorin, i cili u vra me 21 maj të vitit 1999, dhe këtë vit do të shënohet 25-vjetori i rënies si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë këtyre homazheve kryeministri Kurti, ishte bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, kolegë nga Qeveria, deputetë të Kuvendit, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe familjen e gjerë Humolli.

Deklarata e plotë për media e Kryeministrit Kurti pas homazheve:

Bashkë me kolegë nga Qeveria, me deputetë të Kuvendit, me veprimtarë të çështjes kombëtare dhe me familjen e gjerë Humolli, jemi këtu sot tek Lapidari i cili i kushtohet dy dëshmorëve të kombit, Elfetes dhe Mentorit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë tonë, e për çlirimin e vendit.

Sot shënojmë 34-vjetorin e demonstratës në të cilën nga forcat armike serbe u vra nxënësja Elfete Humolli, ende pa i mbushur 17 vjet. Ndërkaq vëllau i saj Mentori, vritet pas 9 vjetëve dhe me 21 maj sivjet do t’ia shënojmë 25-vjetorin e rënies heroike si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Elfetja, Mentori dhe të gjithë dëshmorët e kombit, na e dëshmojnë orët e historisë sonë, na e dëshmojnë se sa shtrenjtë është paguar liria e popullit dhe çlirimi i Kosovës.

Mirëpo, këtu sot jemi bashkë me nxënësit që e kanë moshën e Elfetes kur ajo ra në demonstratë, e të cilët sot mësojnë në vendin tonë gjithnjë e më të përparuar dhe do t’i kontribuojnë edhe shoqërisë, edhe kombit, edhe shtetit me mësimet që bëjnë dhe me punët në vijim në profesionet e ndryshme që ju duhen atyre, e i duhen ekonomisë, kulturës dhe fushave të tjera të jetës.

Pra, Kosova sot, i gëzohet rinisë dhe fëmijëve të saj, pikërisht për shkak se në themelet e kësaj Kosove ndodhet si gjaku i dëshmorëve, ashtu edhe djersa e punëtorëve nga e kaluara të cilët ne i çmojmë, shprehim mirënjohjen e thellë dhe me besnikërinë ndaj tyre ecim drejtë të ardhmes së ndritshme.-Zyra e Kryeministrit

Largohet pllaka me flamurin e Serbisë te Kroi i Vitakut në Mitrovicë

Rreth orës 10 të ditës së sotme, në qytetin e Mitrovicës, është larguar një pllakë e madhe metalike, e cila mbante flamurin e Serbisë.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Klan Kosova, rreth këtij veprimi.

“Sot Policia ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut, derisa në vizitë ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Gjatë kësaj kohe është larguar edhe billboradi që kishte qëndruar aty në afërsi”, tha për Klankosova.tv, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut.

Në fakt ky billbord ka qëndruar në këtë kodër tash e sa vite, përderisa është i dyti që hiqet nga organet e rendit.

Javën që shkoi në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, më saktësisht në dalje të Zveçanit, u largua billboardi që mbante fotografitë mes tjerash të presidentit të Rusisë Vladimir Putin, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Burim Ramadani: KFOR-i nuk e ka lejuar të hënën ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit

Ish shefi i AKI’së, Burim Ramadani, ka thënë se KFOR’i të hënën nuk e ka lejuar ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit, për ta takuar kryetarin Ilir Peci.

“KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës derisa Ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit”, ka shkruar Ramadani.

Ai tha se ky është indikacion shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta.

“KFOR-i ktheu mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga komuna e Zveçanit, duke dhënë kështu një indikacion, për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta.”

Ramadani, në një postim në Facebook, ka shkruar se KFOR nuk ka pasur të drejtë t’ia ndalojë hyrjen ministrit Krasniqi, derisa ka shtuar se kjo “është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake”.

“Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen Ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake.”

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express është në pritje të përgjigjeve nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe KFOR’i.

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë komemorative në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit

Prishtinë, 31 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori sot pjesë në ceremoninë komemorative në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit e cila u mbajt në Bibliotekën Kombëtare nën organizimin e Ambasadës së Izraelit në Kosovë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, në mesin e të cilëve krerë të shtetit, ambasadorë e përfaqësues të institucioneve, ai tha se përkujtimi i Holokaustit është detyrë e të gjitha demokracive, pavarësisht rolit të tyre në të.

“Holokausti na shërben si shembull prekës i rreziqeve të fanatizmit dhe jotolerancës dhe se kujtimi i tij i motivon njerëzit që të ngrihen kundër padrejtësisë dhe të promovojnë barazi dhe dinjitet për të gjithë”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se viktimat nuk duhet të jenë të përkryera që të meritojnë të flasin me zë të lartë dhe autorët duhet të përballen me gjyqin sepse drejtësia është shumë me e përsosur se çdo krim.

“Pesha e vuajtjeve të civilëve, edhe në rast se veprohet në vetëmbrojtje, duhet të jetë busulla e jonë në mënyrën së si ecim përpara” tha më tej ai duke theksuar se asnjë veprim i tanishëm apo i ardhshëm nga asnjë qeveri nuk duhet t’i hapë rrugën revizionit historik.

“Historia e Holokaustit duhet të mbahet mend, por nuk duhet ndryshuar kurrë” tha në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

During our last gathering, a year ago, in the front row, was sitting a dear friend of mine and a brilliant professor and psychiatrist, Moshe Landsman. He passed away two weeks ago but his spirit is with us, not only tonight. Let me start by expressing my heartfelt condolences to all his students and colleagues and others – all those who met him, certainly will never forget him.

Your Excellency Vjosa Osmani-Sadriu, President of the Republic of Kosova,
Your Excellency Ambassador Tammy Ziv, Ambassador of the State of Israel to the Republic of Kosova,
Your Excellency Glauk Konjufca, Speaker of the Assembly of the Republic of Kosova,
Your Excellency Ambassador Jörn Rohde, Ambassador of the Federal Republic of Germany to the Republic of Kosova,
Excellency Ambassadors and Representatives of Diplomatic Missions in Kosova,
Dear Members of Parliament and Ministers and Deputy ministers of the Government,
Dear Representative of the Jewish Community of Kosova, Mr. Gani Demiri,
Dear Municipality Mayors,
Dear guests,
Ladies and gentlemen,

On Holocaust Memorial Day in 2015, Holocaust survivor and Nobel laureate Elie Wiesel, in an interview reflecting on the horrors he experienced and witnessed, said, “Maybe there are no words for what happened.”

There are no words. No description will ever come close to encapsulating the pain and evil. However, silence is also not an option. We must speak of the horrors that have occurred in order to remember and keep alive the facts about what happened.

What Hitler called the “final solution” was indeed the complete extermination of the Jews. It began with Einsatzgruppen death squads in the East, massacring around 1,000,000. In the Babyn Yar ravine in Ukraine, almost 34,000 Jews were massacred in 36 hours.

It continued in concentration camps, where prisoners faced starvation and disease. In ghettos, or enclosed districts, the largest being the Warsaw Ghetto, people died of hunger in the streets. Every morning, corpses were collected around 4-5 a.m.

It culminated with the extermination camps; state facilities whose sole purpose was to kill. Auschwitz-Birkenau consisted of a concentration camp, a forced labor camp, and an extermination camp. Auschwitz – whose liberation was marked this past weekend – was the deadliest of all six extermination camps. In 1945, Allied forces discovered evidence of the horrors. As Wiesel has said, there are no words.

Six million Jews were killed, along with millions of other targeted groups, including Roma, LGBT individuals, people with disabilities and mental illnesses, and those considered political threats, mainly leftist, among others.

To live in Europe is to encounter signs of the Holocaust everywhere. It was pervasive. The Holocaust also demanded that all — the many countries, individuals, and entire societies that had aided in the persecution of Jews long before the Second World War — look at their very own worst selves. The unspeakable damage of the Holocaust broke open our society, making us see what antisemitic hatred could lead to.

We in Kosova, as a society, feel a special calling to remember these crimes. There is no good that comes from crimes against humanity. There is no silver lining. But there is empathy that comes from deep wounds, from a recent memory.

While Europe has rightfully erected memorials to face the darkest part of its history, many survivors had to fight against Holocaust denialism. Even from countries themselves, and not only private individuals. For forty-five years following the end of WWII, the Soviet Union suppressed and censored all records related to the Holocaust, including any initiatives to commemorate Babyn Yar.

Remembering the Holocaust is a duty of all democracies, irrespective of their role in it. The remembrance of the horrors has propelled our societies forward. The Holocaust serves as a poignant example of the dangers of bigotry and intolerance. Remembering it motivates people to stand up against injustice and promote equality and dignity for all. In 1945, the world witnessed a watershed moment with the Nuremberg Trials. For the first time, an international tribunal held criminals accountable for atrocities against humanity. This profound reckoning sparked the need for a universal declaration of rights, affirming the inherent dignity and entitlements of every individual from the moment of birth. Answering this call, the United Nations General Assembly convened in Paris on December 10, 1948, and proudly adopted the Universal Declaration of Human Rights.

Victims do not have to be perfect to deserve to speak out loud. Perpetrators should face trial: justice is way more perfect than any crime. But the weight of civilian suffering – even if acting in self-defense – has to be our compass in the way we move forward. However, no current or future actions by any government should pave the way for history revisionism. The history of the Holocaust must be remembered but never changed.

With far-right movements on the rise in Europe and beyond and the human rights of many at risk of being threatened, we have a heightened duty to maintain an accurate and living record of the past.

To regress would become a collective defeat and a grave danger to all people. Let us wholeheartedly stand behind the words forged from indescribable pain: Never Again!

Thank you!

– Zyra e Kryeministrit

Bislimi: Rregullorja e BQK-së do të hyjë në fuqi nesër, me tranzicion të lehtësuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar të mërkurën se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme, do të hyjë në fuqi të enjten më 1 shkurt, ashtu siç parashihej.

Bislimi, megjithatë, tha se do të sigurohet tranzicioni i lehtësua, pa specifikuar se sa do të zgjasë kjo periudhë tranzicioni.

“Implementimi i rregullores nuk nënkupton ndalim të transfereve nga Serbia dhe nuk nënkupton dënime eventuale financiare për mbajtjen e valutës së një shteti tjetër”.

Bislimi, po ashtu, tha se do të zhvillohet një fushatë për infomimin e qytetarëve dhe se shpreson për biseda mes bankave qendrore të Kosovës dhe të Serbisë për gjetjen e një mekanizmi për transfer transparent të mjeteve.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vendosur që “zbatimi i ligjshmërisë në secilën pjesë të territorit të Kosovës të jetë i pakushtëzuar dhe i pakompromis”.

“Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që në periudhat eventuale transitore të sigurojmë që qytetarët të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dhe pa u dëmtuar”.

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, vazhdon ta përdorë dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe rrogat për institucionet paralele që ka në Kosovë.

Bislimi nguli këmbë se rregullorja e BQK-së nuk ka të bëjë me dinarin serb në veçanti.

“Nuk ka dyshim se qëllimi final i rregullores është edhe mbrojtja e konsumatorit dhe e pagesave në Republikën e Kosovës. Synim i rregullores nuk ka qenë dhe as nuk është caktimi i monedhës zyrtare në qarkullim meqë kjo është caktuar shumë më herët, njësoj nuk ka qenë fokus i rregullores ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike”, theksoi ai.

Ai tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është përkujdesur që Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të fillojë operimin në katër komuna në veri, në mënyrë që bizneset të mund të regjistrohen dhe të fiskalizohen.

Bislimi, po ashtu, bëri të ditur se bankat komerciale në Kosovë janë udhëzuar të hapin degë të reja në komunat në veri dhe se BQK-ja i obligoi ato të ofrojnë xhirollogaritë bazike, pa kosto për poseduesit e tyre.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.

Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale. Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari.

Bislimi tha se afro 27 mijë pensionistë serbë marrin pensione edhe nga Kosova, në xhirollogari të tyre bankare në valutën euro, dhe se ata mund t’i pranojnë pensionet nga Serbia në llogaritë e njëjta në valutën euro.

“Do të thotë rreth 35 për qind e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë kanë llogari bankare, pranojnë euro dhe kryejnë pagesa me euro si çdo qytetar tjetër i Kosovës. Ata mund t’i transferojnë paratë [nga pensionet serbe] në të njëjtat llogari bankare pa asnjë problem”, theksoi Bislimi.

Ai shtoi se mijëra serbë të tjerë paguhen nga autoritetet kosovare me valutën euro në llogaritë e tyre bankare në Kosovë, dhe se ata që nuk kanë llogari bankare, mund t’i hapin ato për t’i pranuar të hollat në valutën euro në bankat komerciale në veri.

Bislimi tha se bashkësia ndërkombëtare nuk e vë në dyshim ligjshmërinë e rregullores, duke iu referuar takimeve të fundit të ambasadorëve të QUINT-it me kryeministrin Albin Kurti këtë javë, si dhe vizitës së të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë të martën.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të QUINT-it – Gjermania, Italia, Franca dhe Britania – kanë thënë se vendimi i BQK-së “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.

Bislimi e kritikoi Serbinë për keqpërdorim me para në emër të serbëve të Kosovës.

“Presidenti serb deklaron që ai dërgon në Kosovë çdo vit 800 milionë euro. Sikur të vinin 800 milionë euro në Kosovë, serbët e Kosovës do t’i kishin të ardhurat si qytetarët e Japonisë. Në Kosovë do të vijnë më pak se 200 milionë euro. Vendosja e transparencës e vë në siklet Vuçiqin të deklarojë ku shkojnë paratë e tjera”, shtoi ai.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Serbisë – ka thënë se vendimi i BQK-së rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë.

.rel

Kryeministri Kurti priti në takim krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Prishtinë, 30 janar 2024
Sot në zyrën e tij, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Albin Kurti, priti krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i Komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA e i Komunës së Tetovës, Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputet, dhe Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës, po ashtu deputet.
Në takim mori pjesë edhe këshilltari i kryeministrit, Bekim Qoku. Së bashku diskutuan për situatën në rajonin e Ballkanit, për fqinjësinë e mirë dhe perspektivën e partneritetit të rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kurti i njoftoi kryetarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për takimet e bisedat që ka pasur me krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut dhe ata e njoftuan për zhvillimet politike atje.
Temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni, nevoja për demokraci e stabilitet, si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet.
Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve.-Zyra e Kryeministrit

U filmua duke thithur kokainë, shkarkohet nënkryetarja e Leposaviqit

Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç, pas një video komprometuese të saj.

Në videon e publikuar në disa media shihet zyrtarja e komunës teksa konsumon lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e punës.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar Hetemi.sn

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak

Prishtinë, 30 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera, si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët.

Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.- Zyra e Kryeministrit

Ministria e Drejtësisë: Kemi paguar mbi 3.5 milionë euro për mbrojtjen e Thaçit

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka deklaruar se që nga vitit 2020, mbrojtja juridike e ish-presidentit Hashim Thaçi është paguar mbi tre milionë e gjysmë nga buxheti i këtij dikasteri.

Pasi avokatët e Thaçit u tërhoqën nga rasti me arsyetimin se s’janë paguar, ministria e udhëhequr nga Albulena Haxhiu tha të martën se obligimet ndaj avokatit Luka Misetiq janë kryer, në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen.

“Në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen e tillë (legjislacionin në fuqi), Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha obligimet lidhur me pagesën apo kompensimin e mbrojtjes së z. Hashim Thaçi. Për më shumë, vetëm për vitin 2023, Ministria e Drejtësisë ka realizuar pagesa për mbrojtësit e z. Hashim Thaçi në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Pagesa për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023. Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro”, thuhet në reagimin e MD-së.

Ministria shton se për avokatët e tjerë, nuk mban përgjegjësi për realizimin e pagesave.

“Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave. Pra, Ministria e Drejtësisë, në përputhje me Udhëzimin e tillë dhe legjislacionin në fuqi, ka realizuar me kohë të gjitha pagesat dhe obligimet për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi”, thuhet tutje në njoftimin e publikuar në Facebook.

Më 5 nëntor 2020, Thaçit i ishte konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai akuzohet për krime lufte.sn

Policia thotë se thasët me rërë që u gjetën në Zveçan ishin përdorur në barrikada

Një polic qëndron pranë objektit ku u gjetën thasë me rërë në Zveçan. 30 janar 2024.

Policia e Kosovës tha se në një objekt publik në Zveçan ka gjetur disa materiale “të cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni në Zveçan u realizua në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

“Sot, gjatë kontrolleve që ka bërë Policia, ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushura me rërë, që kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimin e rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan”, tha ai.

Një pjesëtar i EULEX-it shihet pranë objektit ku po kryhen kontrolle në Zveçan. 30 janar 2024.

Një pjesëtar i EULEX-it shihet pranë objektit ku po kryhen kontrolle në Zveçan. 30 janar 2024.

Elshani tha se autoritetet kanë marrë informacione se potencialisht ka “diçka të paligjshme” në objektin që gjendet në hyrjen e Zveçanit nga drejtimi i Mitrovicës së Veriut.

Sipas Elshanit, objekti ku u gjetën thasët me rërë është shfrytëzuar nga pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës dhe autoritetet kanë thënë se ato veprojnë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Kjo është një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosura rëndë dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës, në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”, tha Elshani.

Thasë me rërë

Thasë me rërë

Zveçani është një ndër katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Në të kaluarën, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në rrugë, duke përdorur mjete të ndryshme të rënda, sikurse kamionët, për të bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie me vendime të ndryshme të Qeverisë së Kosovës.

Barrikadat e fundit që u ngritën në veriun e Kosovës – përfshirë në Zveçan – në dhjetor të vitit 2022, pas arrestimit të një ish-polici të Kosovës nga komuniteti serb, nën dyshimet se kishte sulmuar zyre të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Barrikadat u hoqën vetëm pasi ish-policit Dejan Pantiq, iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Transparency International e shqetësuar për mungesën e vullnetit politik në Kosovë për një gjyqësor të pavarur

VOA/Keida Kostreci

Gjendja e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë vitit 2023, duke shënuar 41 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit që publikoi të martën Transparency International dhe duke u radhitur në vendin e 83 mes 180 vendeve që analizohen në raportin e përvitshëm të kësaj organizate.

Transparency International shpreh shqetësim për mungesën e përparimit, duke thënë se veprimet kundër korrupsionit ende nuk janë në lartësinë e përparimit demokratik që ka shënuar Kosova në drejtim të zgjedhjeve e lira dhe kalimit paqësor të pushtetit.

“Megjithë përpjekjet e vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësinë e sistemit e drejtësisë, si për shembull ngritja e procesit të vetingut dhe miratimi i një ligji të ri që mund të forcojë integritetin në Këshillin e Prokurorisë, po ecin me një ritëm shumë të ngadaltë”, thuhet në raport.

Por sipas raportit, çka është më shqetësuese është mungesa e vullnetit politik për një pavarësi të sistemit gjyqësor.

“Më keq akoma, ndërhyrja e vazhdueshme e qeverisë në çështjet gjyqësore, pasqyruar me rastin e shkarkimit të kreut të njësisë së posaçme të hetimeve të policisë, si edhe pengesa nga deputetët e shumicës e një hetimi parlamentar për një rast të dyshuar të korrupsionit madhor, lënë të kuptohet se ende nuk ekziston vullneti politik për të mos ushtruar kontroll dhe për të konsoliduar mbikëqyrjen e pavarur”, thuhet në raport.

Që nga viti 2012 kur kishte 34 pikë në Indeks, Kosova ka pasur një përmirësim prej 7 pikësh.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor

Sipas raportit, për shkak të dobësive ndaj presionit politik, sistemet e drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë që ka këtë vit 35 pikë (një pikë më shumë se vitin e kaluar) dhe Serbia që ka 36 (i njëjti nivel si vitin që kaloi) në masë të madhe nuk janë në gjendje të ndjekin penalisht dhe sanksionojnë zyrtarët publikë që abuzojnë me postet.

“Serbia po përjeton një rënie demokratike, ndërsa qeveria e saj autokratike përdor ligje të veçanta për të kufizuar transparencën në projektet në shkallë të gjerë”, thuhet në raport.

Maqedonia e Veriut është vlerëuar me 42 pikë në vitin 2023 nga 40 pikë që kishte vitin e mëparshëm, por raporti vë re se sapo filluan të ndjehen disa shenja të lehta përparimi, gjyqësori i Maqedonisë së Veriut u dëmtua ndjeshëm nga ndryshimet e bëra në mënyrë jodemokratike në kodin penal.

“Vendimi për uljen e dënimeve për abuzimin me postin zyrtare për përfitime personale dhe shkurtimi i afateve për ndërmarrjen e procedurave ligjore për rastet e dyshuara për korrupsion, është një favor i madh për personat e korruptuar”, thuhet në raport.

Megjithëse Mali i Zi ka ka 46 pikë, një pikë më shumë se vitin e kaluar, Transparency International thotë se rasti i tij tregon se si kapja e mëparshme e shtetit mund të lërë pasoja afatgjata tek institucionet.

“Përparimi i ngadaltë në procedimin e rasteve (të korrupsionit) dhe vështirësitë për të rindërtuar një gjyqësor funksional nxjerrin në pah se sa rëndë e shkatërruan sistemin e drejtësisë kapja nga ish-regjimi dhe krimi i organizuar”, thuhet në raport.

Transparency International thotë se qeveria aktuale duhet t’u japë përparësi veprimeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e profesorit dhe akademikut të ndjerë, Feriz Krasniqi

Prishtinë, 29 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me deputetë të Kuvendit e aktivistë, vizitoi për ngushëllime familjen e profesorit dhe akademikut të ndjerë, Feriz Krasniqi.

Duke shprehur ngushëllimet e tij, Kryeministri Kurti tha se profesor Feriz Krasniqi jetoi për arsimin dhe shkencën.

Ai do të kujtohet gjithmonë me ndjenja të thella respekti dhe mirënjohje që me aq përkushtim i udhëhoqi proceset e ndërtimit dhe ngritjes së Universitetit të Prishtinës në dekadën e parë të tij, dhe me mbresa pozitiviteti dhe dashamirësie, si një akademik me integritet dhe dinjitet të lartë, shtoi kryeministri Kurti.- Zyra e Kryeministrit

Guvernatori i BQK-së: Rregullorja e re s’e kufizon këmbimin e çfarëdo valute

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, Prishtinë, 29 janar 2024.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka thënë të hënën se rregullorja e re e BQK-së nuk e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në valutën euro në bankat e licencuara, dhe se as nuk e kufizon këmbimin e cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare, ose jo-bankare të licencuara nga ajo.

“Pra, të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet”, tha ai.

BQK-ja njoftoi se Ismaili i bëri këto komente gjatë një takimi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Rregullorja e re e BQK-së, e lëshuar javë më parë, kërkon që të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen me euro nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.

Ambasadori amerikan i Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka kërkuar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, që të shtyjë zbatimin e vendimit për përdorimin vetëm të valutës euro sa i përket operacioneve me para të gatshme.

“Ne bëjmë thirrje që zbatimi i kësaj rregulloreje të shtyhet, në mënyrë që të japë kohë për tranzicion më efektiv dhe komunikim me publikun që të zbutet ndikimi negativ te qytetarët”, shkroi Hovenier në X, që më herët njihej si Twitter.

Ismaili theksoi se vetëm në katër komunat veriore, të banuara me shumicë serbe, operojnë katër degë
bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore.

“Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.

Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Serbisë – ka thënë se vendimi i BQK-së rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Takimi mes ambasadorit Hovenier dhe guvernatorit Ismaili erdhi një ditë pasi shtetet e QUINT-it – SHBA-ja, Britania, Gjermani, Italia dhe Franca – bënë kërkesën e njëjtë për shtyrjen e zbatimit të vendimit për rregulloren për operacione me para të gatshme.

Edhe Bashkimi Evropian i ka kërkuar të hënën Kosovës që të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret në operacionet me para të gatshme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se këtë çështje palët duhet ta zgjidhin në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Nga Qeveria e Kosovës kanë argumentuar se vendimi i BQK-së është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por QUINT-i ka thënë se ky vendim “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.

Hovenier i kërkon guvernatorit të BQK-së të shtyjë zbatimin e vendimit për dinarin

Ambasadori amerikan i Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka kërkuar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, që të shtyjë zbatimin e vendimit për përdorimin vetëm të valutës euro sa i përket operacioneve me para të gatshme.

Kërkesë të njëjtë SHBA-ja ka bërë edhe ditë më parë.

Rregullorja e miratuar nga BQK-ja, që nga serbët në Kosovë është parë si vendim që do t’iu pamundësojë atyre të përdorin dinarin, është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

“Sot zhvillova një takim produktiv me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së lidhur me zbatimin e rregullores së miratuar për operacionet me para të gatshme. Ne bëjmë thirrje që zbatimi i kësaj rregulloreje të shtyhet, në mënyrë që të japë kohë për tranzicion më efektiv dhe komunikim me publikun që të zbutet ndikimi negativ te qytetarët”, shkroi Hovenier në X, që më herët njihej si Twitter.

Takimi mes ambasadorit Hovenier dhe guvernatorit Ismaili erdhi një ditë pasi shtetet e QUINT-it – SHBA-ja, Britania, Gjermani, Italia dhe Franca – bënë kërkesën e njëjtë për shtyrjen e zbatimit të vendimit për rregulloren për operacione me para të gatshme.

Nga Qeveria e Kosovës kanë argumentuar se vendimi i BQK-së është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por QUINT-i ka thënë se ky vendim “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka thënë më herët se ka kërkuar sqarime nga Kosova për këtë vendim, i cili sipas Listës Serbe – partisë kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Serbisë – rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.

Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari.rel

Quint: Të pezullohet vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për çështjen e dinarit serb

VOA/Leonat Shehu

Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore i kërkuan të dielën autoriteteve në Kosovë pezullimin e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore sipas së cilës euroja do të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend.

Në një komunikatë të përbashkët, shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar thanë se pezullimi do të mundësonte një periudhë të mjaftueshme tranzicioni për komunikim të qartë dhe efektiv publik ndërsa theksuan se çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa apo ndihma financiare nga Serbia”, thuhet në komunikatë.

Kërkesa e ambasadorëve pasoi takimin e së premtës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ku pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e rregullores së Bankës Qendrore. Në një komunikatë të lëshuar nga qeveria e Kosovës thuhet se kryeministri Kurti në takim ka theksuar “rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha të premten se Banka Qendrore është autoriteti i vetëm që zbaton politikat monetare në vend dhe çdo trysni ndaj vendimeve të kësaj banke paraqet ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni.

Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re që pritet të hyjë në fuqi me një shkurt, sipas së cilës monedha e vetme që lejohet për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro, një vendim që ka nxitur shqetësimin e udhëheqësve të Serbisë të cilët thanë se qëllimi i kësaj rregulloreje është ndalimi i përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se vendimi është një përpjekje për të shkatërruar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve si dhe për dëbimin e serbëve nga Kosova. Por, autoritetet në Kosovë thanë se me rregulloren e re do të rritet transprenca e dërgimit të parave dhe do të zvogëlohet hapësira e madhe për keqpërdorime nё emër tё mbështetjes.

Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë e vlerësojnë vendimin plotësisht të drejtë, por këmbëngulin që autoritetet e Kosovës të bashkërendohen në tërësi me Bashkimin Evropian për zbatimin e tij, meqë sipas tyre një marrëveshje e drejtpërdrejtë me autoritetet serbe për këtë çështje është vështirë e arritshme.

Kryeministri Kurti mirëpriti për bashkëbisedim studentë të shkencave politike të Universitetit të Strasburgut

Prishtinë, 26 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prej 20 studentësh, shumica e të cilëve me kombësi franceze, të cilët ndjekin studimet master në Strasburg të Francës, në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të çështjeve europiane. Me këtë takim ky grup e përmbylli një vizitë studimore rajonale disa ditore e cila kaloi nga Sarajeva, Srebenica dhe Beogradi.

Gjatë këtij bashkëbisedimi u prekën temat e sigurisë rajonale, atyre të ecjes së dialogut por gjithashtu të përparimeve në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Gjatë pjesës kryesore të përkushtuar pyetjeve të studentëve, bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në arritjet e Qeverisë, dhe në veçanti në qeverisjen e mirë dhe demokratike, progresin e shënuar në fushat investuese, ekonomike dhe sociale në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës e pa dallim. Kryeministri Kurti pati rastin t’u parashtrojë studentëve edhe reformat në vazhdim e sipër të këtij mandati qeverisës si dhe pritshmërinë për arritjet dhe rezultatet e pritura në të ardhmen.

Ndërsa Kryeministri Kurti vlerësoi lart dobinë e këtyre shkëmbimeve me studentët për të bërë më të njohur dhe më të prekshëm realitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, studentët dhe profesori i tyre shprehën mirënjohjen për gatishmërinë e kryeministrit për t’i pritur ata në një bisedë të drejtëpërdrejtë, të hapur dhe të sinqertë.- Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi raportoi në Komisionin për Integrim Evropian

 

 

Prishtinë, 26 janar  2024

 

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, raportoi në Komisionin për Integrim Evropian, me ftesë nga ky komision. Në fjalën hyrëse të tij, ai theksoi proceset e ndërmarra në kuadër të integrimit evropian dhe rezultatet e arritura. Nga hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave, tek Plani i Rritjes, ku Kosova përfiton rreth 950 milionë euro brenda 4 viteve, e ku të hënën, me 22 janar, kemi dorëzuar në BE listën e reformave.

 

“Plani i Rritjes nuk është vetëm një mundësi për reforma dhe rritje ekonomike, por edhe një shans për bashkëpunim dhe integrim më të ngushtë rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që BE-ja sa më shpejt t’i tërheqë masat represive ndaj Kosovës, meqë Kosova ka përmbushur kërkesat bazë që kanë dalur para vendosjes së masave dhe kemi një situatë të qetë dhe përmes heqjes së masave atëherë i gjithë fokusi kthehet në avancimin e integrimit evropian të Kosovës.” tha zëvendëskryeministri Bislimi.

 

Ai shtoi se prioritar për ne është pranimi i pyetësorit nga Komisioni Evropian në mënyrë që ta dëshmojmë se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat dhe të vazhdojmë të bëjmë hapa konkretë drejt anëtarësimit.

 

“Ne besojmë se nuk ka asnjë problem teknik që Kosovës t’i adresohet pyetësori në mënyrë që kapacitetet institucionale, ligjore, e administrative të vlerësohen nga ana e Komisionit.  Institucionet tona e sidomos strukturat tona koordinuese të Integrimit Evropian janë të gatshme t’i përgjigjen këtij pyetësori rezultatet e së cilës jemi të bindur se do të na sjellin statusin e vendit kandidat.” u shpreh zëvendëskryeministri.

 

Ai prezantoi të arriturat të zbatimit të Planit të Veprimit të Agjendës për Reforma Evropiane deri në fund të vitit 2023 si dhe të arriturat e planifikuara në Programin Kombëtar për Integrim Evropian gjatë vitit që lamë pas. Sipas gjetjeve të raportit përfundimtar, deri në fund të vitit të kaluar janë zbatuar 71.26% apo 243 nga gjithsej 341 tregues, ndërsa sa i përket Programit Kombëtar për Integrim Evropian, në vitin që lamë pas, janë zbatuar 160 nga 242 masa afatshkurtra apo 66.12%.

 

Më tej, zëvendëskryeminsitri u përgjigj në të gjitha pyetjet e deputetëve prezent në mbledhje.

 

Më poshtë, fjala e plotë hyrëse e zëvendëskryeministrit Bislimi në raportimin në Komisionin për Integrim Evropian:

 

E nderuara Kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, znj. Krasniqi,

Të nderuar anëtarë të Komisionit,

Të nderuar të pranishëm,

 

Shumë faleminderit për mundësinë që sot bashkarisht të diskutojmë rreth zhvillimeve dhe progresin në agjendën e integrimit evropian të vendit tonë.

Para se të flas për progresin në Agjendën e Reformave Evropiane, apo ERA II, si dhe Planin Kombëtar për Integrim Evropian, më lejoni që shkurtimisht të prek tri zhvillime të rëndësishme kur është fjala për integrimin evropian të Kosovës.

E para, liberalizimi i vizave tashmë ka hyrë në fuqi që nga 1 janari 2024, dhe qytetarët e Republikës së Kosovës po udhëtojnë pa viza në tërë zonën Shengen. Që nga fillimi tetorit është bërë një punë e shkëlqyeshme për informimin e qytetarëve përmes fushatës informuese dhe gjithëpërfshirëse, e rezultatet kësaj fushate tanimë po i shohim. Këtë muaj, pra në muajin e parë të udhëtimit pa viza, gjithçka është duke shkuar me rregull ndërsa ne vazhdojmë të përcjellim lëvizshmërinë e qytetarëve teksa ata po e shfrytëzojnë këtë mundësi të shumëpritur për të vizituar dhe eksploruar qytetet e BE-së. Për më tepër, në javën e parë të janarit pranuam edhe lajmin pozitiv që më në fund edhe Spanja njohu pasaportën e Republikës së Kosovës.

E dyta, pakoja e zgjerimit e publikuar në nëntor 2023 e kthen edhe njeherë shpresën se zgjerimi i BE-së është përsëri në qendër të vëmendjes pas një dekade heshtje e stagnimi. Ne e mirëpresim “Planin e Rritjes” për Ballkanin Perëndimor, dhe e shohim si hap të duhur dhe në drejtimin e duhur. BE-ja duhet të zgjerohet dhe duhet të reformohet. Përderisa Rusia tenton të zgjerohet drejt BE-së përmes luftërave, BE-ja duhet të zgjerohet përmes dialogut dhe integrimit. Ne e mbështesim plotësisht qasjen që kushtëzon fondet e BE-së me pranimin e vlerave të BE-së, meqenëse si e tillë ajo rrit përfitimet për të gjithë qytetarët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në të njëjtën kohë përshpejton anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian për ata që janë me të vërtetë të përkushtuar në këtë rrugëtim. Ky plan do t’i sjellë rajonit rreth 6 miliardë euro, ndërsa Kosova përfiton rreth 950 milionë euro brenda 4 viteve në grante dhe kredi apo kredi që janë me koncesion apo me kushte të volitshme. Kjo njëherit përbën shumën më të madhe që Kosova ka pranuar dhe pranon ndonjëherë nga BE brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore.

Në këtë linjë, të hënën, me 22 janar, ne kemi dorëzuar në BE listën e reformave nga Plani i Rritjes. Kjo agjendë gjithëpërfshirëse reformash synon avancimin e mëtejmë të administratës publike, avancimin e menaxhimit të financave publike, vendos në fokus të veçantë agjendën e gjelbër edhe digjitalizimin. Tek sektori privat, fokusi është në përmirësimin e mjedisit në të bërit biznes përmes qasjes në financa dhe përkrahjes për Ndërmarrje të vogla dhe të Mesme. Plani synon të sigurojë arsim cilësor dhe përafrim me nevojat e tregut të punës. Po ashtu, agjenda e reformave do të avancojë më tej sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do të forcojë mbrojtjen e të drejtave themelore.

Plani i Rritjes nuk është vetëm një mundësi për reforma dhe rritje ekonomike, por edhe një shans për bashkëpunim dhe integrim më të ngushtë rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që BE-ja sa më shpejt t’i tërheqë masat represive ndaj Kosovës, meqë Kosova ka përmbushur kërkesat bazë që kanë dalur para vendosjes së masave dhe kemi një situatë të qetë dhe përmes heqjes së masave atëherë i gjithë fokusi kthehet në avancimin e integrimit evropian të Kosovës.

E treta që dua të cek, synim për këtë vit, prioritar është pranimi i pyetësorit nga Komisioni Evropian në mënyrë që ta dëshmojmë se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat dhe të vazhdojmë të bëjmë hapa konkretë drejt anëtarësimit. Ne besojmë se nuk ka asnjë problem teknik që Kosovës t’i adresohet pyetësori në mënyrë që kapacitetet institucionale, ligjore, e administrative të vlerësohen nga ana e Komisionit.  Institucionet tona e sidomos strukturat tona koordinuese të Integrimit Evropian janë të gatshme t’i përgjigjen këtij pyetësori rezultatet e së cilës jemi të bindur se do të na sjellin statusin e vendit kandidat.

Në vijim më lejoni të prezantoj të arriturat në tërësi të zbatimit të Planit të Veprimit të Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II) deri në fund të vitit 2023 si dhe të arriturat e planifikuara në Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) gjatë vitit që lamë pas.

Siç e dini, PV ERA II ka përmbajtur 15 prioritete dhe 341 reforma konkrete, apo tregues.

Sipas gjetjeve të raportit përfundimtar, deri në fund të vitit të kaluar janë zbatuar 71.26% apo 243 nga gjithsej 341 tregues. Ndër to kemi edhe reforma që janë bukur të rëndësishme.

Deri në fund të vitit 2023 Kuvendi i Kosovës ka miratuar dhe ka vënë në fuqi 22 ligje. E disa prej të cilave me rëndësis janë:

 

  • Ligji për financimin e subjekteve politike;
  • Kodi i procedurës penale;
  • Ligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit;
  • Ligji për zyrtarët publikë;
  • Ligji për pagat në sektorin publik;
  • Ligji për valën e parë dhe të dytë të racionalizimit të agjencive;
  • Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe në baza gjinore;
  • Ligji për zgjedhjet;
  • Ligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve;
  • Ligji për inspektimet e përgjithshme;
  • Ligji për Gjykatën Komerciale;
  • Ligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja;
  • Ligji për mbeturina;
  • Ligji për mbrojtjen e konkurrencës si dhe
  • Ligji për edukimin në fëmijërinë e hershme;

Në ndërkohë, Qeveria ka përcjellë edhe 5 projektligje që janë në pritje të miratimit nga Kuvendi që kanë të bëjnë me shtetësinë, me Komisionin e Pavarur të Mediave; me energjinë e ripërtërtishme, arsimin e lartë, liritë fetare e të ngjashme.

Ndërkaq në të njëjtën kohë kemi zbatuar edhe një sërë reformash, po përmendi vetëm tri sosh nga ato që për mendimin tim janë prioritare.

 

  • Plani Strategjik për zgjidhjen efikase të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar; Strategjia e re për reformën e administratës publike dhe plani i veprimit si dhe Strategjia për Energjinë 2022-2031 si dhe Programi;

 

Së bashku me Komisionin Evropian kemi vendosur që këtë vit vazhdojmë me zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian dhe të reformave edhe si pjesë e Planit të BE-së për Rritje. Reformat nga ky dokument që janë në zbatim e sipër do t’i trajtojmë përmes Programit Kombëtar për Integrim Evropian dhe strukturave të përbashkëta institucionale që i kemi me vetë BE-në.

Sa i përket Programit Kombëtar për Integrim Evropian, në vitin që lamë pas, janë zbatuar 160 nga 242 masa afatshkurtra apo 66.12%. Në pritje të miratimit nga Kuvendi janë 8 projektligje nga kjo pako, si:

 

  • PL për regjistrin e pronarëve përfitues;
  • PL për burimet e ripërtëritshme të energjisë;
  • PL për Komisionin e Pavarur të Mediave;
  • PL për lirinë fetare;
  • PL për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror;
  • PL për vlerësimin strategjik mjedisor;
  • Projekt-kodin doganor dhe të akcizave
  • PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës;

Për vëmendjen tuaj po i listoj edhe disa nga masat dhe dokumentet e rëndësishme që janë zbatuar apo miratuar në këtë periudhë:

 

  • Agjenda Digjitale për Kosovën 2030;
  • Programi për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Plani kombëtar për bujqësi organike;
  • Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030 bashkë me Planin e Veprimit.
  • Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028;
  • Ndërmjetësimi në punësim, përmes masave aktive të tregut të punës, dhe atë 2,369 punëkërkuesve prej të cilave 1,503 grave dhe 866 burrave, në total 18% më shumë se në vitin 2022.
  • Rritje për 28.8% e inspektimeve nga Inspektorati i Punës, nga 6,316 inspektime sa ishin në vitin 2022, në 8,129 në vitin 2023.
  • Ndarja e bursave për 467 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, prej të cilëve 244 vajza dhe 223 djem si dhe për 55 studentë universitarë nga të njëjtat komunitete.

Edhe njëherë shumë faleminderit për mundësinë që sot bashkërisht të diskutojmë për ecurinë dhe implementimin e planit të reformave drejt integrimit evropian.

Sveçla thotë se janë mbyllur katër komuna paralele në Dragash

Autoritetet kosovare i kanë mbyllur të premten katër komuna paralele serbe që po vepronin jashtëligjshëm në qarkun e Dragashit, në jug të Kosovës, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë”, tha Sveçla.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Kosovës, Elbert Krasniqi, tha në një video në Facebook se komunat paralele u mbyllën në fshatin Vranisht në Dragash, të cilat kishin vepruar në një objekt të përbashkët.

Ai shtoi se ato kanë vepruar dhe kanë lëshuar dokumente jashtëligjshëm për qytetarët e komunave Prizren, Suharekë, Rahovec dhe Dragash.

“Aktiviteti i strukturave paralele të Serbisë ka fund. Këto objekte nuk mund të ekzistojnë. Funksionaliteti i tyre është në kundërshtim me ligjin. Kosova ka komuna të cilat janë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe ky objekt sikurse objektet e tjera që kanë vepruar në Kosovë janë jashtë juridiksionit të Kosovës dhe si të tilla nuk kanë vend në Kosovë”, tha Krasniqi.

Vendimi i sotëm vjen një ditë pasi autoritetet kosovare hoqën një bilbord në Zveçan, me fotografi të personaliteteve të ndryshme – përfshirë presidentin e Serbisë dhe atë të Rusisë – me arsyetimin se nuk do të lejohen simbolika të personave që kanë qasje agresore ndaj Kosovës.

“Dje ne Zveçan e sot në Dragash, ashtu siç jemi zotuar, rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla të premten.rel

Kryeministri Kurti mirëpriti Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Prishtinë, 25 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili qëndroi për një vizitë zyrtare sot në vendin tonë.

Ata fillimisht zhvilluan një tête-à-tête para takimit bilateral ndërmjet delegacioneve zyrtare.

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Prishtinë dhe Ndërtesën e Qeverisë për herën e dytë, pas vizitës së parë të tij në dhjetor të vitit 2021.

“Dy vendet dhe shtetet tona i dëshirojnë më të mirën njëra-tjetrës dhe kanë komunikim dhe bashkëpunim të mirë si në aspekt institucional ashtu edhe në nivel të shoqërive tona”, u shpreh kryeministri Kurti në fillim të takimit. Ai e falënderoi presidentin Pendarovski dhe Maqedoninë e Veriut për mbështetjen ndaj Kosovës në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar përmes përkrahjes në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, fushat në të cilat mund të shtohet e thellohet bashkëpunimi, dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin dy shtetet, siç është projekti i rrugës Prizren-Tetovë për të cilën në javën e dytë të këtij muaji ministrat respektiv nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren-Tetovë. U fol edhe për zhvillimet në rajon, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe situatën e sigurisë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të para katër muajve në Banjskë të komunës së Zveçanit. Me këtë rast, Kryeministri falënderoi presidentin Pendarovski për vendimin për Maqedoninë e​ Veriut për shtimin e kontingjentit të trupave të saj në kuadër të KFOR-it.

Presidenti Pendarovski u shpreh mirënjohës për mikpritjen sot. Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut përveç marrëdhënieve shumë të mira, kanë edhe të njëjta qëllime strategjike, dhe se ajo është e gatshme që të ndajë me Kosovën përvojat e saj sa i përket integrimit evropian dhe anëtarësimin në NATO.- Zyra e Kryeministrit

Kosova heq bilbordin me Vuçiqin, Gjokoviqin e Putinin në Zveçan

Billbordi me fotografitë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, presidentit rus Vladimir Putin dhe disa zyrtarëve tjerë në veri të Kosovës. Zveçan, 25 janar 2024.

 

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar të enjten se e kanë hequr një bilbord në Zveçan, me fotografi të personaliteteve të ndryshme – përfshirë presidentin e Serbisë e Rusisë – me arsyetimin se nuk do të lejohen simbolika të personave që kanë qasje agresore ndaj Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Përveç presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij serb, Vladimir Putin, në bilbord janë parë edhe fotografitë tenistit serb, Novak Gjokoviq, kirurgut serb, Zoran Krivokapiq, diplomatit Jugosllav Kostiq, ish-drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe kryetarit të Komitetit të Republikës Sërpska për ndihmë për serbët në Kosovë, Milorad Arllovit.

Të gjithë janë të shpallur më parë qytetarë nderi nga Zveçani, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Një pjesë e mirë e tyre janë shprehur edhe publikisht kundër shtetësisë së Kosovës.

“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook, derisa ka publikuar një video ku janë parë punëtorë të kontraktuar nga Qeveria e Kosovës duke e larguar bilbordin.

“Nga sot, në asnjë cep nuk do të lejohet simbolika e diktatorëve, apo vendeve të cilat janë agresore në raport me Kosovën dhe ekzistencën e saj”, ka thënë mes tjerash Sveçla.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj, ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuara për rend e ligj dhe zbatim të kushtetutshmërisë në çdo pjesë të vendit tonë”.

Bilbordi ka qenë i vendosur afër fshatit Banjskë, vendin ku në shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Tenisti serb, Gjokoviq, pati nderuar sulmuesit e vrarë serbë në Banjskë, përmes disa postimeve në rjete sociale.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Serbisë.

Kosova e akuzon Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që e mohon Beogradi zyrtar.

Serbia nuk e pranon shtetësinë e Kosovës, ndërsa kultivon lidhje me Rusinë.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje disa herë Beogradit që të veprojë në përputhje me politikën e jashtme të bllokut evropian – përfshirë vënien e sanksioneve ndaj Rusisë – pasi diçka e tillë është e domosdoshme në rrugën e tij drejt integrimeve evropiane.

Udhëheqja e lartë e Kosovës mori pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott

Prishtinë, 24 janar 2024

Me ftesë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në këtë pritje që kishte bërë bashkë me krerë të institucioneve të vendit dhe partnerë ndërkombëtarë, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për bashkëpunimin e afërt, komunikimin e rregullt dhe angazhimin e tij të pakursyer në fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ai i uroi ambasadorit Abbott suksese në përgjegjësitë dhe angazhimet e radhës.- Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe

Prishtinë, 24 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin​ Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati takuan Drejtoreshën e Përgjithshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, Drejtorin e BERZH-it në Kosovë, Sergey Maslichenko si dhe zëvendësdrejtorin e BERZH në Kosovë, Arianit Blakaj.

Në takim u diskutuan tetë projektet aktuale që Qeveria e Kosovës është duke i zbatuar në bashkëpunim me BERZH, siç është projekti për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Ferizajt si dhe projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u diskutuan disa nga projektet prioritare për vitin 2024, përfshirë ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërtimin e rrugëve rajonale, projektin e sinjalizimit dhe telekomunikimit për Linjën 10 hekurudhore, si dhe projekte të tjera që fokusohen në sektorin e energjisë dhe atë të ujërave.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e BERZH për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e këtyre investimeve, sidomos në avancimin e kapaciteteve për shfrytëzim të energjisë së ripërtritshme.

Në anën e saj, drejtoresha Ruhe falënderoi Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm duke ritheksuar vazhdimin e mbështetjes së BERZH për jetësimin e projekteve të shumta infrastrukturore, të telekomunikimit, energjisë dhe mobilitetit urban. – Zyra e Kryeministrit

Kërkesa e SHBA-së për dinarin “të respektohet për t’u dhënë kohë serbëve”

Gentiana Kadrija

Zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për përdorimin e vetëm një valute në Kosovë, përkatësisht euros, ndonëse kushtetues, duhet të shtyhet për një periudhë të caktuar kohore, rekomandojnë disa njohës të çështjeve financiare.

BQK-ja nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për mundësinë e shtyrjes së zbatimit të vendimit përtej 1 shkurtit, pas kërkesës së SHBA-së për rishqyrtimin e tij.

Përmes Ambasadës në Prishtinë, SHBA-ja tha se Qeveria e Kosovës duhet ta rishqyrtojë vendimin e BQK-së për paratë e gatshme, me anë të të cilit ndalohet edhe përdorimi i dinarit serb në Kosovë.

Sipas Ambasadës, Qeveria e Kosovës do të duhej të konsultohej me komunitetet e prekura nga ky vendim.

Për më shumë se dy dekada, të inkurajuar nga Beogradi, banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e shfrytëzuan monedhën serbe për gjithçka – nga rrogat dhe pensionet deri te pagesat në dyqane dhe restorante.

Javën e kaluar, BQK-ja lëshoi një rregullore, e cila kërkon që të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë, të bëhen me euro, nisur nga 1 shkurti. Dinarët do të mund të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro. Për këtë vendim, BQK-ja u thirr në përcaktimin e Kushtetutës së Kosovës për “një monedhë të vetme” si mjet i vlefshëm pagese.

Në këtë pjesë të Kushtetutës, që e përfshin Neni 11, u thirr të mërkurën edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kushtetuta, ose është e shenjtë dhe duhet të zbatohet, ose pastaj bëjmë ‘cherry picking’ [përzgjedhje më të favorshme]. Nëse duhet të bëjmë ‘cherry picking’, po e bëjmë ne. Nëse duhet të zbatohet, atëherë insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet”, tha Bislimi në një konferencë për media me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorak, në Prishtinë.

Paraprakisht, një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë i tha REL-it se Qeveria e Kosovës duhet të ofrojë kohë për zbatimin e vendimit të BQK-së.

Ai shprehu shqetësim se vendimi do të ketë “ndikim negativ te komuniteti serb në Kosovë” dhe shtoi se “Serbia ka të drejtë t’iu dërgojë ndihmë financiare pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë”.

Ditë më parë, REL-i bisedoi me disa qytetarë serbë, të cilët e cilësuan si “të tmerrshëm” vendimin e BQK-së, ose si “presion mbi ta”.

Një tjetër, i identifikuar si Stanko, tha se vendimi “erdhi shumë shpejt – njerëzit nuk patën kohë të merreshin me këtë çështje”.

“Për 15 ditë të ndryshohet i gjithë sistemi i pagesave… Duhet të ishte bërë pak më gradualisht”, tha ky banor i Mitrovicës së Veriut.

Çka thonë ekspertët?

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, thotë se “BQK-ja duhet të sqarojë më shumë se vendimi ka të bëjë me zbatueshmërinë e legjislacionit në fuqi” dhe se “nuk është kundër komuniteteve – në këtë rast komunitetit serb”.

Duke komentuar kërkesën e SHBA-së për rishqyrtim të vendimit, ai thotë se u mbetet institucioneve të Kosovës që të vendosin për të.

“Të gjitha vendimet që janë marrë, janë në harmoni me ligjin”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Milazim Abazi, ish-kryesues i Komitetit të Financave në Odën Ekonomike Amerikane, thotë se, ligjërisht, i vetmi mjet i pagesës në Kosovë është euroja dhe “këtë duhet të mësohen ta respektojnë të gjithë – edhe serbët, edhe ndërkombëtarët”.

Megjithatë, sipas tij, BQK-ja do të duhej ta shtynte për një muaj apo pak më gjatë zbatimin e vendimit për paratë e gatshme.

Kjo, me qëllim që t’u sqarohet qytetarëve serbë se “asgjë e keqe nuk do të ndodhë”.

“Është mirë që Banka Qendrore e Kosovës ta marrë parasysh kërkesën e Shteteve të Bashkuara… Të jepet një afat prej një muaji, apo 45 ditësh, që serbët të njoftohen më gjerësisht me veprimet e BQK-së, të cilat janë veprime krejtësisht të ligjshme, kushtetuese”, thotë Abazi.

Flamur Keqa, ish-drejtor i Departamentit të Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thotë se qytetarët serbë në veri të Kosovës duhet të binden që “është në interesin e tyre që të përdoret valuta euro, sepse shkakton stabilitet financiar në financat e tyre familjare”.

Ai është i mendimit se BQK-ja duhet ta shtyjë fillimin e zbatimit të vendimit të saj.

“BQK-ja duhet ta respektojë këtë kërkesë [të SHBA-së]. Do të ishte mirë që të zhvillohen takime që të bindet popullata serbe se kjo rregullore është në interes të saj… sepse me kursimet që i kanë në dinarë, ata, realisht, kanë mundësi që ta humbin fuqinë blerëse, për shkak të inflacionit që ka ndodhur në Serbi, për shkak të ndryshimit të kursit të dinarit karshi euros”, shpjegon Keqa për Radion Evropa e Lirë.

Për vite me radhë, dinarët arritën në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës. Ato para, pastaj, i transportonte kompania për transport të parave “Henderson”.

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, nuk e priti mirë vendimin e BQK-së dhe, përmes një deklarate të lëshuar më 18 janar, tha se ai rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Sipas Listës Serbe, politikëbërësit kosovarë po përpiqen t’i dëbojnë serbët “pa përdorur armë”.

Bashkimi Evropian, i cili prej vitesh ndërmjetëson negociatat për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ende është duke analizuar vendimin e BQK-së, ndërkohë që kërkon edhe “sqarime” nga Kosova për motivet dhe implikimet që mund t’i ketë vendimi.

Fjala e Kryeministrit Kurti në mbledhjen e 186 të Qeverisë

Prishtinë, 24 janar 2024

E nderuara zëvendëskryeministre,

Ministra e zëvendësministra,

Në mbledhjen e fundit të vitit 2023 prezantuam arritjet kryesore të 12 muajshit të kaluar, ndërkaq sot, pra në njërën nga mbledhjet e para të këtij viti, më lejoni që në emër të juve dhe para qytetarëve tanë të paraqes një përmbledhje të prioriteteve që i kemi vendosur vetes për 2024-tën.

Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve, këtë vit do të vazhdojë me reformën pensionale. Rikujtojmë se vitin e kaluar krijuam Skemën Pensionale Parciale Kontributive për pensionistët, të cilët u patën përjashtuar nga puna gjatë viteve të 90-ta si rezultat i masave të dhunshme asokohe. Ndërkohë që prioritet do të ketë edhe procesi i fiskalizimit, përmes së cilit do rrisim formalizimin e ekonomisë, si dhe reforma në prokurimin publik, për të rritur transparencën dhe efikasitetin e shpenzimeve publike.

Për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, angazhim prioritar do të jetë përmirësimi i ambientit për të bërë biznes nëpërmjet shërbimeve më të mira për biznese, mbrojtjes së pronësisë industriale dhe rritjes së mbikëqyrjes së tregut. Përshpejtimi i transformimit digjital dhe inovacionit te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe ato fillestare përmes politikave për nxitjen e inovacionit dhe zhvillimin e industrisë drejt produkteve dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, po ashtu do të jenë prioritete të ministrisë.

Në vitin 2023, e hapëm ankandin e parë solar me kapacitet prej 100 megavat (MW). Këtë vit, në mesin e planeve kryesore të Ministrisë së Ekonomisë e të Qeverisë sonë në fushën e energjisë është lansimi i ankandit të erës me kapacitet 150 MW në dy llote nga 75 MW. Në të njëjtën kohë, do t’i japim vëmendje të shtuar e të veçantë Trepçës dhe investimeve aty.

Reforma në drejtësi është prioritet i Qeverisë e programit qeverisës, andaj ajo do të vazhdojë të jetë prioritet i Ministrisë së Drejtësisë. Vettingu po merr rrugë, pas Aktgjykimit në fund të vitit që lamë pas, nga Gjykata Kushtetuese. Ky proces përveçse premtim, është domosdoshmëri që na dëshmohet çdo ditë. Krahas tij, e teksa presim tash e 11 muaj për vendim të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, luftën kundër korrupsionit në këtë vit do ta bëjmë edhe përmes themelimit të Byrosë për Konfiskimin Civil dhe funksionalizimit të Task-forcës Anti-korrupsion e të ekipeve të përbashkëta të hetimit. Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës si prioritet tjetër i yni, do të vijoj tutje me funksionalizimin e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, por gjithashtu, me finalizimin dhe miratimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale. Paralelisht, Ministria e Drejtësisë gjithashtu do të fokusohet edhe në adresimin e dhunës në familje dhe përmirësimin e shërbimeve sociale dhe familjare, ndër të tjera përmes akteve të ndryshme nënligjore, zbatimit të masës për Punësimin e Viktimave të Dhunës dhe mbështetjes së qëndrueshme financiare për strehimoret dhe OJQ-të që ofrojnë shërbimet sociale dhe familjare.

Në 2023, buxheti për mbrojtjen ishte më i larti ndonjëherë, mbi 200 milionë euro, apo më shumë se 2% e Bruto Produktit Vendor që është kriter i NATO-s. Numrin e ushtarëve e rritëm. Investimet në armatim po ashtu. E ushtrinë e pajisëm edhe me Dronë Luftarakë Bayraktar. E tash në këtë vit, në përputhje me miratimin e buxhetit në fund të vitit të kaluar, rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioriteti i parë i Ministrisë së Mbrojtjes. Për një fillim të mbarë të vitit, në fillim të këtij viti ne morëm konfirmim nga Departamenti Amerikan i Shtetit se pranuar kërkesën tonë për të blerë sistemin raketor antitank “Javelin”. E përgjatë vitit, krahas blerjeve të reja e investimeve tjera, në fushën e mbrojtjes prioritet do të ketë edhe bashkëpunimi ndërkombëtar me miq, partnerë e aleatë.

Viti i kaluar ka qenë një vit sfidues po gjithsesi i suksesshëm në fushën e sigurisë dhe çështjeve të brendshme. Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka buxhetin më të lartë ndonjëherë, sivjet për prioritet do ta ketë shtimin e kapaciteteve infrastrukturore, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe investimet në pajisje operacionale të Policisë së Kosovës. Kurse në kuadër të administratës publike që po ashtu mbulon kjo ministri, synohet kompletimi i kornizës së akteve nënligjore të Ligjit për Zyrtarë Publik dhe Integrimi i shërbimeve të digjitalizuara në E-Kosova.

Për bujqit dhe fermerët, në vitin 2023 kishim buxhetin po ashtu më të lartë ndonjëherë, me mbi 100 milionë euro. Këtë vit të ri e kemi filluar pa obligime dhe borxhe ndaj tyre. Në fillim të muajit janar shpalosëm Programin për Pagesa Direkte për vitin 2024 me të cilin do të përkrahim 28 nën-sektorë e kultura bujqësore. E zbatimi i tij do të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me dy tjera, atë të zbatimit të Programit për Zhvillim Rural dhe të procesit të akreditimit për Instrumentin e Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPARD) të Bashkimit Evropian, ku i kemi siguruar 7 milionë euro. Në pjesën e parë të vitit pritet të fillojë edhe zbatimi i projektit për agroturizëm, ekoturizëm e zhvillim rural, me mbështetje direkte nga Qeverisë Gjermane në vlerë prej 20.2 milionë euro.

Kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 ishte kryelajmi i vitit të kaluar, jo vetëm për sportin. Sivjet, ndër top objektivat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë ligji i veçantë, komiteti organizativ dhe masterplani për të mirëpritur 26 shtete në 23 disiplina, mijëra atletë e dhjetëra mijëra turistë, me mbi 250 milionë euro investime. Me planin pesë vjeçar për infrastrukturën e futbollit, përparësi këtë vit kanë stadiumet e futbollit në qendrat kryesore dhe nisja e procedurës për stadiumin nacional. Ndërkohë që janë paraparë mbi 17 milionë euro mbështetje direkte për kulturë, trashëgimi kulturore, rini dhe sport. Mbështesim federatat sportive, festivalet e garat ndërkombëtare, autorin e librin, blerjen e veprave të artit. Ministria e Kulturës do të punojë fort edhe në konsolidimin e infrastrukturës kulturore. Sivjet nisin renovimet e ndërtesave të Teatrit Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare, Muzeut Kombëtar dhe Galerisë Kombëtare. Trashëgimia kulturore do të vazhdojë të mbetet prioritet i lartë për Ministrinë e Kulturës. Do ta vazhdojmë kujdesin për komunitetet tona jo shumicë. Ministria për Komunitete dhe Kthim do të angazhohet për kthimin, riintegrimin, integrimin dhe ofrimin e mundësive të zgjidhjes së qëndrueshme për personat e zhvendosur dhe të kthyerit vullnetarë nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Gjithashtu do të kujdeset në përmirësimin e mirëqenies së tyre duke ofruar mundësi të barabarta të punësimit, shërbimeve sociale, mbrojtjes, arsimit dhe kulturës, përfaqësimin proporcional në administratën publike po ashtu. Ndërkaq Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë me financimin e ndërtimit dhe renovimit të shtëpive të komuniteteve jo shumicë në komuna përmes të njëjtit program të cilin e filluam që ta zbatojmë vitin e kaluar, krahas angazhimit për digjitalizim të sa më shumë shërbimeve elektronike nëpërmjet platformës e-Komuna, si dy prej prioriteteve të saj për këtë viti.

Duke qenë se tashmë kemi kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, anëtarësimi i plotë në këtë organizatë mbetet prej synimeve kryesore të politikës së jashtme, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për këtë vit. Ndërkohë që do të vazhdojë blerja e ndërtesave të reja për misionet tona diplomatike, krahas planifikimit për miratimin e tre ligjeve shumë të rëndësishme: i pari ligji për Diasporën; i dyti ligji për Protokollin e Shtetit; dhe i treti ligji për Shërbimin e Jashtëm, si dhe rekrutimit të diplomatëve të rinj për fuqizimin e diplomacisë sonë anë e mbanë globit. Viti 2024 ka filluar si është më së miri. Pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, njohjes së pasaportës nga Spanja, e dekretit për hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, dje morën edhe njoftimin zyrtar se nga 22 shkurti qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Të gjitha këto forcojnë subjektivitetin tonë ndërkombëtar, që përveçse prioritet i këtij viti, ka qenë dhe është prioritet programor i politikës sonë të jashtme.

Në sektorin e arsimit, për këtë vit do të fokusohemi në rritjen e përfshirjes dhe qasjes së barabartë në edukimin në fëmijërinë e hershme dhe furnizimin me pajisje teknologjike dhe digjitalizimin në arsimin parauniversitar. Njëkohësisht, prioritet për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të jetë ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë, instrumenteve matëse dhe rritjes së numrit të inspektorëve, si dhe ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës duke e zgjeruar atë në kuadër të arsimit dual, që tashmë ka gjithsej 12 profile, të cilat po gjejnë zbatim në 21 shkolla, në 14 komuna të Kosovës.

Në shëndetësi, prioritet do të kenë investimet në pajisje moderne dhe infrastrukturore, shtimi i shërbimeve në institucionet publike shëndetësore, dhe sistemi informativ shëndetësor. Vitin që lamë pas shtuam disa shërbime të reja si sedacioni inhalator në stomatologji; ultrazëri endoskopik; shërbimi falas për rikonstruktimin e gjirit për pacientët e prekur nga kanceri, dhe diagnostikimi i retinopatisë te foshnjat e lindura parakohe me pajisjen e re në Klinikën e Oftalmologjisë. Kurse nga java e kaluar, për herë të parë filloi ofrimi i shërbimit të implanteve dentare në Qendrën Stomatologjike Universitare të Kosovës. Shërbimet e reja si këto i sigurojnë qëndrueshmëri institucioneve publike shëndetësore, ndërkaq qytetarëve shërbime cilësore, me çmim të përballueshëm.

Sa i përket  infrastrukturës rrugore, vitin 2024 do të jetë vit i përfundimit të disa projekteve të vjetra dhe fillimi i disa të reja. Autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Dollc-Gjakovë, e Drenas-Skenderaj pritet të finalizohen sivjet. Paralelisht, do të fillojë puna në  autostradën Bresalc-Dheu i Bardh, në rrugën Kijevë-Zahaq, në rrugën nga autostrada “Ibrahim Rugova” deri te hyrja në tunelin e rrugës Prizren-Tetovë, dhe në rrugën Drenas-Kroni i Mbretit. Kurse sa i përket infrastrukturës hekurudhore, këtë vit pritet që të bëhet hartimi i projekteve kryesore të linjave hekurudhore Prishtinë-Pejë dhe Klinë-Prizren, si dhe përfundimi i studimit të fizibilitetit dhe projektit ideor të linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës. Ndërkaq, sot pasdite, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimin Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të marrim pjesë në ceremoninë zyrtare pas hapjes së korridoreve ajrore me Republikën e Shqipërisë, prioritet do ta kemi për të dhe ministrinë e tij, që këtë vit të jetë edhe hapja e korridoreve ajrore edhe me Malin e Zi.

Ministria e Zhvillimit Rajonal këtë vit do të përqendrohet në kompletimin e kornizës ligjore dhe funksionalizimin e mekanizmave për zhvillim rajonal dhe rritjen e nivelit të zhvillimit socio-ekonomik. Kjo do të bëhet nëpërmjet hartimit të programit për zhvillim rajonal të balancuar dhe studimit të fizibilitetit për rajone zhvillimore me qëllim identifikimin e investimeve strategjike me ndikim socio-ekonomik rajonal.

Ju faleminderit e punë të mbarë!​

Kryeministri Kurti ishte për vizitë ngushëlluese në familjen e Lulzim Fejzullahut

Podujevë, 23 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputetë të Kuvendit, përfaqësues komunal dhe aktivistë, gjatë ditës së sotme qëndroi për vizitë ngushëlluese të familja e të riut Lulzim Fejzullahu që të shtunën vdiq nga goditjet e rënda që mori nga dy bashkëmoshatarë të tij me 14 janar të këtij viti në Podujevë.

Pasi shprehu ngushëllimet në emër të tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri tha se humbja e jetës së një të riu në mënyrë tragjike na ka tronditur të gjithëve dhe është dhembje e madhe jo vetëm për familjen e tij por edhe për mbarë vendin.

Të rinjtë te moshatarët e tyre duhet gjithmonë të shohim potencialin e shoqërisë dhe shoqërimit, asnjëherë të kërcënimit dhe sulmit. I ndjeri, Lulzim Fejzullahu ishte fëmijë jetim që ka pasur nevojë për mbështetje e kujdes nga të gjithë për një jetë të përmbushur. Sot, rasti i tij tragjik duhet të jetë moment reflektimi për të gjithë.

Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet, për të punuar më shumë me të rinjtë dhe të rejat, që të orientohen sa më shumë drejtë arsimimit dhe edukimit, në mënyrë që të mos e shohin dhunën si zgjidhje dhe që të qëndrojnë sa më larg sjelljeve agresive dhe akteve të dhunës që mund të përfundojnë me pasoja tragjike.

Kryeministri Kurti bëri thirrje që organet e sigurisë dhe drejtësisë ta trajtojnë këtë rast me përgjegjësinë më të lartë dhe bëri thirrje për drejtësi.-Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Organizata Ndërkombëtare e Komuniteteve (International Communities Organization) nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit

Prishtinë, 23 janar 2024

Në prani të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (International Communities Organization).

Ky Memorandum do të shërbejë si bazë e investimeve me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës me fokus te komunitetet jo shumicë, ngritjen e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimin e ndërmarrjeve në qëllim të rritjes së stabilitetit në komuna.

Republika e Kosovës është shtet demokratik e shumetnik, vend i të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve pa dallim. Sjellja e projekteve të reja është gjithmonë në qëllim të rritjes së prosperitetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë.- Zyra e Kryeministrit

Xhavit Haliti dënohet me 1 mijë euro gjobë për sulm ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti për sulm fizik ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi, duke e dënuar me 1 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj Halitit u shpall të hënën, nga gjykatësi Driton Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”

Sipas aktgjykimit, Haliti obligohet që gjobën prej 1 mijë euro ta paguaj në afate prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë se këtij vendimi.

Në aktgjykim po ashtu thuhet se, në rast se i njëjti nuk dëshiron ose nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata do t’ia zëvendëson dënimin me gjobë në dënim me burgim duke ia llogaritur një ditë burgim me 20 euro gjobë.

Haliti obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 60 euro dhe në emër të kompensimit të Fondit për viktima shumën prej 20 euro.

Gjithashtu, gjykatësi Berisha bëri të ditur se detajet mbi dënimin e Halitit do jepen pas përpilimit të aktgjykimit.

Kurse, ky rast më parë ishte gjykuar nga gjykatësja Sulltane Hoti, mirëpo pas kalimit të saj në Departamentin e Krimeve të Rënda, tani gjykohet nga gjyqtari Driton Berisha.

Për Dreshajn, gjyqtari Berisha tha se e ka pranuar urdhrin dhe ka bërë kërkesë për kthim në gjendjen e mëparshme për ta zënë afatin për kundërshtim, por bazuar në shkresat e lëndës, nuk ka vendim për atë kërkesë nga gjyqtarja Hoti.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur në maj të vitit 2019 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Xhavit Haliti më 18 maj 2018 në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë me dashje ka sulmuar deputetin- tani të dëmtuarin Arben Gashi, duke e shtyrë me krahë dhe bërryl në gjoks.

Me këtë, Haliti po akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 187, par.1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Ndërsa, deputeti Gani Dreshaj thuhet se po të njëjtën ditë, me dashje, e kishte kanosur deputetin Gashi me fjalët “Kom me ta prish fytyrën”. /BetimipërDrejtësi

E shtypën me makinë dhe e goditën me shkop bejsbolli, çfarë thotë policia për vdekjen e të riut në Kosovë. Familjarët e tij: Ju kalltë zemra

Vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, tronditi vendin. I riu që ndërroi jetë të shtunën, përfundoi në QKUK para disa ditësh, pasi u rrah brutalisht nga disa të mitur. Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht.

Sulmi që i mori jetë Lulzimit dyshohet se ndodhi mesditën e 14 janarit, për motive ende të panjohura, në rrugën “Drenica” në Podujevë. Për rastin Policia tha se viktima ishte therur me thikë. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, zbulonte raporti.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë?
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Dy të dyshuarit që ndodhen prapa hekurave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).

Faktin se të miturit e goditën me shkop 18-vjeçarin, e konfirmoi edhe video e cila u publikua dje.
Aty shihet se si dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen fillimisht e godasin me makinë dhe më pas e rrahin me shkop të riun nga Podujeva, i cili u varros dje.

“Ju kalltë zemra”, reagimet e familjarëve

Për këtë rast të tmerrshëm kanë folur edhe familjarët e të ndjerit. Ata thonë se pas një sherri me disa persona, Lulzimi është përplasur nga një makinë dhe më pas është goditur me shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime të rënda. “Unë jam xhaxhai tij. Lulzimi si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. E e kanë ndjek me makinë, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me shkop bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha xhaxhai i Lulzimit.

Pas rastit, motra e të ndjerit ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e vëllait të saj në mënyrë tragjike. “Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.bw

Dyndje për pasaportat në Kosovë! Rreth 40 mijë aplikime nga 3 janari, vërshojnë edhe serbët

Hyrja në fuqi e vendimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës është pasuar nga një bum kërkesash për pasaporta.

Që nga data 3 janar, rreth 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës, shifër kjo e konsideruar si mjaft e lartë për Agjencinë e Regjistrimit Civil, e cila thotë se po punon në kushte të jashtëzakonshme. Për shkak të fluksit të madh, tani do të duhet të kalojnë më shumë se 30 ditë, që qytetarët të pajisen me pasaportë.

Vonesa me mbi një muaj po ndodh për shkak se prodhimi nuk mban dot të njëjtën ritëm me aplikimet. Kreu ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, sqaroi se i kanë rritur të gjithë kapacitetet në mënyrë që t`i përgjigjen sa më mirë situatës, por kërkesa është tepër e lartë dhe nuk e përballojnë dot. “Ne i garantojmë qytetarët”, tha ai, se Ministria e Punëve të Brendshme ka pasaporta të mjaftueshme, janë të furnizuar dhe kanë kontratë për 3 vite, por shtetasit e interesuar thjesht duhet të presin pak më shumë se zakonisht për t`i marrë ato. Në kushte normale, afati ligjor i pajisjes me pasaportë është 15 ditë.

Sipas Camajt, edhe qytetarët serbë janë duke aplikuar për pasaporta të Republikës të Kosovës, dhe kërkesat e tyre janë në rritje edhe në komunat veriore me shumicë serbe.sn

Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën e Klinikës Universitare Stomatologjike e cila ka filluar ofrimin e shërbimeve të reja

Prishtinë, 19 janar 2024

Me t’u kthyer nga Zvicra, ku kishte qëndruar gjatë kësaj jave për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe i shoqëruar nga drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi vizituan Klinikën e Stomatologjisë.

Aty, përveç bashkëbisedimit me stomatologët, u njoftua nga afër edhe me tri shërbimet e reja në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë, të cilat janë fiksimi i protezave, oksiduli i azotit dhe implantologjia e që kanë filluar në më pak se një vit. Ai vlerësoi lartë shërbimin cilësor e pritjet e shkurta të pacientëve, derisa stomatologët i falënderoi për punën e angazhimin e tyre.

Ai gjithashtu vizitoi Emergjencën dhe Klinikën e Kirurgjisë dhe Ortopedisë, për t’u njoftuar edhe një herë me gjendjen e 13 pacientëve të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës, të cilët i kishte vizituar edhe fundjavën e kaluar, në ditën e aksidentit.

“Mjekët, infermierët po bëjnë krejt çfarë munden edhe dinë. Profesionalizimi edhe përkushtimi i tyre është i lartë dhe gjithashtu pamë, si në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë edhe këtu, rregull e disiplinë, por në të njëjtën kohë edhe pacientë të cilët na treguan drejtpërsëdrejti që janë të kënaqur me shërbimet që marrin dhe me trajtimin që gëzojnë”, tha kryeministri.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizin, sot ishim në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë ku i pamë për së afërmi tri shërbime të reja të cilat kanë filluar në më pak se sa një vit dhe në veçanti ishim dëshmitarë të implantologjisë, me ç’rast bashkëbiseduam me stomatologët aty dhe i falënderuam për punën dhe angazhimin që po bëjnë, përfshirë aty jo vetëm shërbimin cilësor, por edhe pritjet shumë të shkurta të pacientëve.

Ndërkaq, vazhduam edhe këtu tek Emergjenca e më pastaj edhe tek Kirurgjia Plastike që të shohim se çfarë ka ndodhur më pastaj me ata 13 pacientët që u lënduan disa lehtë e disa edhe shumë rëndë me shpërthimin e bombolës së gazit e që vijnë nga fshati Kçiq i Mitrovicës. Na njoftuan se njëra nga pacientet tashmë ndodhet në Suedi, që ka pasur djegie të shkallës së tretë në afër 70% të trupit. Por, i kemi edhe dy pacientë të tjerë që janë në Gjermani, pesë janë këtu dhe dy po përgatiten që të dërgohen jashtë vendit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjekët, infermierët po bëjnë krejt çfarë munden edhe dinë. Profesionalizimi edhe përkushtimi i tyre është i lartë dhe gjithashtu pamë, si në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë edhe këtu, rregull e disiplinë, por në të njëjtën kohë edhe pacientë të cilët na treguan drejtpërsëdrejti që janë të kënaqur me shërbimet që marrin dhe me trajtimin që gëzojnë.- Zyra e Kryeministrit

Nis peticioni për shkarkimin e kryetarëve në Zveçan dhe Zubin Potok

Qytetarët e grumbulluar në vendin ku po mbahet peticioni për shkarkimin e kryetarit shqiptar. Zveçan, 19 janar 2024.

Në Zveçan dhe Zubin Potok ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në këto dy komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Dushan Vuksanoviq, anëtar i grupit nismëtar për inicimin e peticionit në Zveçan, tha se mbledhja e nënshkrimeve për peticionin ka nisur mëngjesin e 19 janarit, duke shtuar se pret që brenda afatit të caktuar kohor të mblidhen nënshkrimet e nevojshme.

Siç raporton ekipi i Radios Evropa e Lirë, në Zveçan është parë një numër i madh i qytetarëve duke nënshkruar peticionin, në mesin e tyre edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Kryetari i autoritetit të përkohshëm të Zveçanit, që funksionon në sistemin e Serbisë, Ivan Todosijeviq, duke nënshkruar peticionin më 19 janar.

Kryetari i autoritetit të përkohshëm të Zveçanit, që funksionon në sistemin e Serbisë, Ivan Todosijeviq, duke nënshkruar peticionin më 19 janar.

Ngjashëm, me organizimin dhe nën udhëheqjen e Listës Serbe, më 17 janar nisi mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë edhe në dy komunat e tjera në veri, përkatësisht në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

Që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen së paku 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar. Kjo nënkupton se në Zubin Potok duhet të mblidhen 1.347 nënshkrime, ndërkaq peticionin në Zveçan duhet ta nënshkruajnë 1.411. Në Mitrovicë të Veriut kërkohen të paktën 3.640 nënshkrime dhe në Leposaviq 2.689.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, javën e kaluar deklaroi se qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë afat që deri më 22 janar të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për peticionin.

Ai shtoi se afati për qytetarët e Zveçanit është më i gjatë për pesë ditë, për shkak se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është dorëzuar më vonë kërkesa për listën me numrin e saktë të votuesve të regjistruar në këtë komunë.

Peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës po mbahet në bazë të Udhëzimit Administrativ që Qeveria e Kosovës e miratoi shtatorin e vitit të kaluar për t’i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale në komunat në veri, pasi serbët lokalë nuk po i pranojnë kryetarët shqiptarë.

Serbët kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit të kaluar, në të cilat u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë. Nisja e mandatit të tyre në fund të majit, rriti tensionet në veriun e Kosovës.

Më pas, komuniteti ndërkombëtar kërkoi shtensionimin e tensioneve dhe bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Nëse KQZ-ja konfirmon se peticioni ka qenë i suksesshëm, më pas organizohet votimi për shkarkimin e kryetarëve. Ky votim duhet të mbahet brenda 45 ditësh. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohen 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Më pas, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat nga 30 deri në 45 ditë që të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Avokati serb në Prekaz: Askush nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai tha se askush “nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”.

Blerina ishte 7-vjeçare kur u vra nga forcat serbe në vitin 1998.

Stojkoviq, shtetas i Serbisë, është avokat i politikanit opozitar në Serbi, Nikolla Sandulloviq, i cili u arrestua më 3 janar 2024, pak kohë pasi publikoi fotografi nga kompleksi memorial në Prekaz.

Ai u arrestua nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”. Ndërkohë ai u lirua, por iu konfiskua pasaporta.

Avokati Stojkoviq tha se Sandulloviqi kishte bërë homazhe më 17 shkurt të vitit 2023.

“Njëzet e pesë vjet pas luftës së Kosovës, si lufta e fundit ballkanike, vendi im arreston dhe rrah njerëz që duan pajtim mes kombeve duke vendosur lule mbi varret e fëmijëve shqiptarë. Është dicka që nuk duhet ta injorojmë. Është një paralajmërim i qartë se e keqja nuk është mposhtur, se ajo pret kohën e vet…”, tha ai.

“Unë erdha këtu jo vetëm për të shprehur dhimbjen time për qytetarët e vrarë, pas 26 vjetësh, erdha këtu jo vetëm për të nderuar viktimat, por erdha këtu edhe për të dhënë një mesazh të qartë se ne po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për jetën tonë. Njerëz, mos kini frikë. Nuk kemi pasur frikë dje, nuk kemi frikë sot dhe nuk do të kemi frikë nesër. Askush nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”, shtoi ai.

Stojkoviq, njoftoi paraprakisht për vizitën e tij në Prekaz dhe tha se me këtë sfidon autoritetet në Serbi, që ta arrestojnë edhe atë, njëjtë sikurse Sandulloviqin.

“I arrestuar apo jo, do të vazhdoj të jem njeri i lirë, sepse liria nuk vjen nga gjykimet… Liria vjen nga zemra e njeriut”, u shpreh Stojkoviq.

Mesazhi i lënë te varri i Blerina Jasharit nga Çedomir Stojkoviq

Mesazhi i lënë te varri i Blerina Jasharit nga Çedomir Stojkoviq

Ai tha se mesazhi që duhet të dërgohet nga Prekazi është se “liria do të fitojë gjithmonë”.

“Blerina, urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë. Mijëra lotët le të krijojnë mijëra vjet paqe dhe miliona shpresa e ëndrra që fillojnë me fjalën – Më fal”, tha avokati serb.

Bashkë me Blerinën, nga forcat serbe u vranë edhe më shumë se 50 anëtarë të tjerë të familjes Jashari, në mesin e tyre edhe ish-komandanti Adem Jashari – një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Avokati serb bëri të ditur se nesër do të kthehet në Beograd dhe i pyetur nga gazetarët nëse ndihet i frikësuar se mund të arrestohet, ai mohoi diçka të tillë.

Rasti Sandulloviq

Më 2 janar, Sandulloviq e publikoi një video në rrjetin social X, ku ai shihej në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë më shumë se 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një ditë pas publikimit të videos në rrjetin X, avokati Çedomir Stojkoviq bëri të ditur se Sandulloviqi është arrestuar më 3 janar.

Sandulloviq u mbajt në paraburgim nga 5 deri më 15 janar dhe arrestimi i tij nxiti reagime në Kosovë dhe më gjerë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ai u keqtrajtua pasi kërkoi falje për krimet e Serbisë.

Ndërkaq, institucionet e Bashkimit Evropian konfirmuan më 9 janar se po monitorojnë situatën dhe informacionet lidhur me arrestimin e Sandulloviqit.

Familjarët thanë se Sandulloviqi u keqtrajtua brutalisht. Prokuroria në Serbi tha se nuk ka prova për këtë.

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, tha më 6 janar se Sandulloviqi ishte arrestuar me urdhër të tij, për shkak se kishte vendosur kurorë me lule në fshatin Prekaz të Skenderajt.

Sandulloviq është president i Partisë Republikane që u themelua më 2015, por që nuk e ka kaluar pragun zgjedhor për t’u futur në Parlamentin serb.

Ai ka një biografi kundërthënëse, ku përfshihet edhe plagosja e tij nga shpërthimi i një makine 13 vjet më parë, dhe arrestimi i tij për “përhapje paniku” më 2020 gjatë pandemisë së koronavirusit.

BQK: Pagesat në Kosovë do të kryhen vetëm me euro

Kartëmonedha prej 100 dinarësh serb dhe kartëmonedha të valutës euro. Fotografi ilustruese.

 

Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

“Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 35 të kësaj rregulloreje.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.

Në rregulloren e BQK-së, thuhet se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.

Por këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim.

Deri tani, dinarët në Kosovë qarkullojnë përmes kompanisë publike serbe “Posta e Serbisë” e cila vepron në vendbanimet e banuara me serb në Kosovë. Llogari në dinarë ka edhe në bankat “Postanska stedionica” (Kursimore e Postes) dhe “NLB Komercijalna banka”.

Dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Paratë atje janë transportuar nga kompania e transportit të parave “Henderson”.

Në rregulloren e BQK-së thuhet se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë është e drejtë ekzekutive e saj.

Më herët, çështjen e transaksioneve me valuta joeuro e ka ngritur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Kosova do t’i ndalë transaksionet me dinarë.

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar për këtë çështje.

Ndërkaq, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë për televizionin serb, Pink, se për përdorimin e dinarit në Kosovë ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe për këtë çështje e ka njoftuar Brukselin. rel

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti deputetin Shaip Kamberi

Prishtinë, 17 janar 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Temë e diskutimit ishin zhvillimet aktuale me theks të veçantë në pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë.

Përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vijon të jetë produktiv edhe gjatë këtij viti ku kemi ndarë 3 milionë euro nga buxheti i shtetit për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50%, një milion më shumë sesa viti 2023, me qëllim mbështetjen e pakusht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës.- Zyra e Kryeministrit


Send this to a friend