Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes Egzon Balaj. Lajmi është konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Arrestimi ka ndodhur në kufirin me Republikën e Shqipërisë.
Vetëvendosje njofton se ai është dërguar menjëherë në paraburgim kurse i është thënë se arrestimi i tij është për shkak të pjesëmarrjes në një aksion të vitit 2015.
“Pushteti është duke vazhduar përndjekjen e aktivistëve derisa është krejt i pazotë përballë keqbërësve më të mëdhenj të vendit. Aktivistët e VETEVENDOSJE!-s dhe aksionet e organizatës gjithmonë janë në mbrojtje të së mirës publike. Asnjë gjyqi as policie nuk do të duhej t’i pengonte kjo. Sistemi gjyqësor e ka humbur orientimin duke e përndjekur VETËVENDOSJE!-n ose duke mbushur burgjet me njerëzit më të përjashtuar dhe të varfër e ndërkohë duke i mbyllur sytë krejtësisht para krimit e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Grupi i Deputetëve të Pavarur, të larguar nga lëvizja Vetëvendosje thanë të martën se kanë hedhur hapat e parë për krijimin e një subjekti të ri politik.
Deputeti i këtij grupi, Visar Ymeri, shpalosi një deklaratë, që siç tha, është pikënisje për mënyrën e themelimit të subjektit të ri. Zoti Ymeri tha se deklarata përmbledhë pikënisjet ideore, synimet dhe strategjinë publike për angazhimin politik. Ai tha se ende nuk është vendosur për emrin e subjektit të ri, i cili pritet të ketë drejtim social demokrat.
“Qëllimi parësor i yni është avancimi i angazhimit publik për zhvillim shoqëror dhe shtegdalja nga një dekadë e keq-qeverisjes shtetërore”, tha ai duke shpalosur mënyrën se si subjekti i ri e sheh të ardhmen e vendit.
“Ne besojmë se liria është edhe kolektive edhe individuale, por angazhohemi njëkohësisht që këtë liri ta realizojmë si një shtet që është bashkësi qytetarësh i cili ka sovranitet popullor, që është shoqëri plurale dhe solidare e që kushtëzon e mirëmbanë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik që prodhon drejtësi e barazi sociale te pjesëtarët e vet”, tha ai.
Zoti Ymeri tha se subjekti i ri do të angazhohet për siç tha një sistem politik e ekonomik i cili as nuk diskriminon e as privilegjon.
“Ne e pranojmë domosdoshmërisht konceptin e ekonomisë së tregut por njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se ai e ka aftësinë e kufizuar që të krijojë bazë materiale e cila mundëson mirëqenien shoqërore dhe njëkohësisht nëse shoqëria dhe ekonomia vendosen nën diktatin e tregut atëherë shpërndarja dhe ri-shpërndarja e pasurisë pamundësohet dhe kështu krijohen anomaly shoqërore”, tha zoti Ymeri.
Grupi i Deputetëve të Pavarur përbëhet nga 12 deputetë në Parlamentin e Kosovës. Të gjithë këta kanë dhënë dorëheqje gjatë disa muajve të fundit nga strukturat e lëvizjes Vetëvendosje. Ata nuk përjashtuan bashkëpunimin me lëvizjen Vetëvendoje, në pikat që siç thanë mund t’i bashkojnë
Largimi i deputetëve pasoi krizën në lëvizjen Vetëvendosje, Pas publikimit të bisedave private të disa deputetëve të Vetëvendosjes në të të cilat ishte përvijuar edhe një shprehje fyese për themeluesin e lëvizjes, Albin Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje u themelua në vitin 2004 nga Albin Kurti. Deri në vitin 2010 kur u përfshi për herë të parë në zgjedhjet për pushtetin qendror, kjo lëvizje nëpërmjet protestave dhe aksioneve kishte kundërshtuar misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe qeverinë e vendit.
Në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit të vitit të kaluar, Vetëvendosje arriti të fitojë 32 vende në parlamentin e Kosovës duke u bërë subjekti i parë në Kosovë ndërsa në zgjedhjet për pushtetin komunal fitoi tri komuna përfshirë dy kryesoret Prishtinën dhe Prizrenin.
Dorëheqjet e lanë atë me 19 deputetë, duke e radhitur si forcën e tretë politike në parlamentin e Kosovës.
Strukturat administrative të katër komunave veriore të Kosovës do t’i ofrojnë mbështetje Ekipit menaxhues për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Pajtimi për një gjë të tillë është arritur në mbledhjen e Ekipit menaxhues me kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës dhe dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit që funksionon në veri të Mitrovicës.
Vinka Radosavljeviq, koordinatore e Ekipit menaxhues, përmes një komunikate për medie, ka bërë të ditur se ky ekip ka mbajtur sot mbledhjen e parë me ekspertët ligjor të fushës së vetëqeverisjes lokale.
“Ekipi menaxhues do ta bazojë punën e tij vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut në Bruksel, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke respektuar Kartën evropiane për vetëqeverisjen lokale dhe principet dhe vlerat tjera demokratike evropiane të kësaj fushe”, ka deklaruar Radosavljeviq.
Në komunikatë gjithashtu është thënë se në përputhje me kompetencat dhe mandatin e punës, Ekipi menaxhues do të konsultohet me përfaqësuesit e OSBE-së, lidhur me punën e mëtejme, si dhe me instancat kompetente të institucioneve në Prishtinë.
Haradinaj ka konfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar kushte të përshtatshme për investime strategjike, që do të ndihmonin, sipas tij, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës
PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Këshillit të Odave Saudite, si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga Arabia Saudite, të kryesuar nga Khalid Abdulrahman AL Othman.
Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës bëhet e ditur se kryeministri Haradinaj gjatë takimit ka thënë se Kosova është vend i sigurt dhe i hapur për investime të huaja.
Sipas njoftimit, duke falënderuar delegacionin për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim, Haradinaj ka konfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar kushte të përshtatshme për investime strategjike, që do të ndihmonin, sipas tij, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“Republika e Kosovës me Arabinë Saudite ka raporte korrekte bilaterale të cilat mund të zgjerohen në bashkëpunim ekonomik”, është shprehur Haradinaj.
“Kosova ka potenciale të mëdha për të pranuar investime direkte. Ne kemi krijuar ambient të përshtatshëm për investitorët e huaj, kemi resurse njerëzore, fuqi të re punëtore dhe të profilizuar si dhe kushte të volitshme për sa i përket legjislacionit në fushën e të bërit biznes”, ka shtuar ai.
Në njoftim thuhet se takimi me investitorët dhe biznesmenët nga Arabia Saudite është në vazhdën e përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të dhënë mesazhin se Kosova po bëhet një treg atraktiv ku mund të investohet në shumë fusha. aa
Sistemi Presidencial dhe zgjedhja e presidentit të shtetit drejtëpërdrejt nga populli (ide e kamotshme e presidentit historik Ibrahim Rugova) do t’u jepte fund bllokadave paszgjedhore dhe mënyrës së kontrabandimit të postit të presidentit të shtetit nga partitë politike.
Reforma e ashtuquajtur zgjedhore e filluar në vitin 2010, e bllokuar nga qeveritë e kaluara dhe e harruar së fundmi nga pushtetarët aktualë duhet të ri-inicohet nga deputetët e kësaj legjislature për të shpëtuar vendin nga katandisja e mëtutjeshme.
Ndryshimi i Kushtetutës, përkatësisht ligjit dhe akteve nënligjore që mundësojnë reformën e mirëfilltë zgjedhore për kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial, përveqse imperativ i ngutshëm kohorë, ka si mbetur e vetmja zgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kolapsi i një sistemi të dështuar qeverisës 19 vjeçarë
Ngjashëm, sikurse zgjedhja e presidentit nesër, zgjedhja e kryetarëve komunal me votë të drejtëpërdrejtë nga populli, është modeli më i mirë i kalimit në sistemin presidencial.
Sistemi presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave artificiale paszgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës!
Sistemi presidencial automatikisht krijon premisat e dy blloqeve të forta parazgjedhore, respektivisht bipolarizimin e skenës politike, gjegjësisht krahun e djathtë dhe të majtë apo krahun e qëndres së djathtë kundrejt krahut majtist (social, socialdemokrat, pse jo dhe komunist të qëndres së majtë).
Përderisa në sistemin parlamentar mundësia e manipulimit me zgjedhjet është jashtëzakonisht e madhe, në sistemin presidencial zvogëlohet në minimum ajo mundësi, pasi vota e sovranit (qytetarit) është vendimtare në përcaktimin e kaheve qeverisëse të vendit.
Sistemet presidenciale janë forma të paraqitjes së demokracisë reprezentative që dallohen nga sistemet e regjimit parlamentarë, pasi që tek këto forma fuqia politike mbi anën ekzekutive nuk paraqitet nga parlamenti por nga presidenti i shtetit të pavarur i cili është (do të jetë) edhe komandant suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
E veçanta e sistemit presidencial është zgjedhja e presidentit nga ana e popullit. I zgjedhuri e lidhë në vete funksionin e kryetarit të shtetit dhe të kryetarit të regjimit dhe nuk mund të shkarkohet nga këto detyra nga ana e parlamentarëve, pasi nuk ka veto parlamentare në këto sisteme qeverisëse.
Presidenti edhe pse nuk ka të drejtë iniciative për nxjerrjen e ligjeve, e ka të drejtën e vetos kundër parashtrimit të ligjit nga ana e parlamentarëve. Asnjë anëtarë i anës ekzekutive nuk ka drejtë të i takojë anës legjislative të sistemit në të njëjtën kohë.
Presidenti është fuqiplotë në anën ekzekutive dhe kontrolluese të institucioneve shtetërore.
Modeli francez i sistemit presidencial, i përshtatshëm për Kosovën
Parlamenti i Francës është legjislaturë dydhomëshe e formuar nga Asambleja kombëtare (Assemblée Nationale) dhe Senati. Deputetët e Asamblesë Kombëtare zgjedhen me votë për një mandat 5 vjeçar. Asambleja ka fuqi që të shpërbëjë kabinetin, kështu që shumica në Asamble vendosin për zgjedhjen e Qeverisë.
Senatorët zgjedhen nga një komision zgjedhor për një mandat 6 vjeçar , dhe gjysma e ulëseve vendosen me zgjedhje çdo 3 vjet. Fuqitë legjislative të Senatit janë të kufizuara; në një mosmarrëveshje midis dy dhomave, Presidenti i Francës, i cili njëkohësisht është dhe President i Shoqëris Franceze, i zgjedhur nga populli, me shumicën e tij.
Po që se në përzgjedhjen e parë, kandidatët nuk e arrijn shumicën, atëherë për përzgjedhjen e dytë nxirren vetëm kandidatët që kanë fituar shumicën nga përzgjedhja e parë.
Presidenti është kryetar i shtetit, është gardian i kushtetutës dhe e siguron aktivitetin e punëve publike dhe kontinuitetin e shtetit nëpërmjet fjalës gjykuese të tij.
Presidenti në marrëveshje me kryetarin e këshillit të ministrave (kryeministrin) dhe kryetarin e parlamentit (kryeparlamentarin)- mund të shpërbëjë parlamentin. Presidenti është kryekomandant i forcave të armatosura, kryeson marrëveshjet dhe kontratat ndërkombëtare dhe në raste të gjendjes së jashtëzakonshme është me fuqi plotë në gjitha aspektet pa kufizim.
Funksionimi i parlamentit në sistemin presidencial
Modeli francez i sisteminit presidencial qeverisës, i adaptuar për rrethanat e Kosovës do të ishte model i suksesshëm, i cili do të garantonte stabilitet politik dhe mirëqeverisje të vendit.
Përfaqësimi në parlament bëhet sipas fuqisë elektorale, e jo si deri më tani (me kontrabandim të deputetëve në Kuvend). Kompetencat ekzekutive i merr presidenti bashk me politikën e jashtme, ndërsa kryeministri merret më shumë me çështjet e brendshme organizative, si; Ministrinë e Punëve të Brendshme, pastaj Ministrinë e Arsimit, të Shëndetësisë, Kulturës , etj.
Sistemi presidencial garanton më shumë stabilitet qeverisës dhe pavarësi më të madhe për institucionet e pavarura në vend; si bie fjala; sistemin e drejtësisë (pavarësimin e plotë të prokuorive dhe gjykatave,…si dhe ajo çka është më kryesorja garanton pavarësi më të gjërë të institucioneve shtetërore edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare, gjegjësisht përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë.
Republika Parlamentare, dështim i demokracisë
Sisemi parlamentar, gjegjësisht Republikat parlamentare nuk janë treguar të suksesshme në zgjidhjen e krizave politike paszgjedhore shkaku i polarizimit të skajshëm të skenës politike.
Probleme të kësaj natyre janë shfaqur dhe po vazhdojnë të manifestohen kriza të thella paszgjedhore edhe në shtetet më të zhvilluara si; Gjermania, Italia, etj,…e të mos flasim për Kosovën me një demokraci të brishtë paralamentare.
Jo vetëm për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli, por edhe për shumë arsye të tjera, legjislatura aktuale e Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka për detyrë të themelojë një komision të pavarur (jasht) parlamentar, të përbër nga ekspert të fushës juridike për të ridizajnuar kushtetutën e vendit konformë kërkesave të kohës, për çuarjen para të proceseve demokratike dhe përmbylljen e sovranitetit të shtetit me formimin e ushtrisë-Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Kushtetuta aktuale e bazuar në të ashtuquajturën “Pako e Ahtisarit”, është bërë pengesë serioze e formimit të ushtrisë dhe pengesë e vendimarrjes në Kuvend. Ndryshimi i ligjit, përkatësisht rregullimi i një ligji për heqjen e votës së dyfisht (vetos) të serbëve në parlament, i cili i largon përfundimisht vargonjët serb nga qafa e Kosovës.
Për më shumë se kaq, përfundimisht Kosova, “De Jure” dhe “De Facto” e merr formën e shtetit sovran, me organizimin e ri të Sistemit Presidencial në njërën anë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës në anën tjetër, shteti ynë do të bëhej partner i fuqishëm politik dhe ushtarak i Aleancës Veriatlantike, përkatësisht NATO-s dhe SHBA-së, si garantuesin më të fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.
Përfundimisht, sistemi presidencial i qeverisjes së vendit, do ta nxirrte Kosovën nga “çarku i mbyllur” politik. Kjo, përveqse do të pamundësonte kontrabandimin e postit të presidentit nga partitë politike vendore, do të pengonte edhe ndërhyrjet e tmerrshme nga jashtë, siq ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin 2011, dukuri kjo e paprecendent në vendet e lira dhe demokratike!
Autoritetet në Kosovë thanë se janë vënë në përpjekje për të gjetur trupat e dy pjesëtarëve të policisë, që llogariten të zhdukur që nga e mbrëma e së shtunës.
Autoritetet thanë se të dy policët po udhëtonin me një makinë zyrtare në rrugën që ligje dy komunat juglindore të Kosovës, Kaçanikun me Hanin e Elezit, rreth 60 kilometra larg Prishtinës. Makina ishte rrokullisur për shkaqe ende të panjohura duke rënë në lumin Lepenc që përshkon zonën .
Njësitë e policisë së Kosovës, njësitet e zjarrfikëseve, ekipet mjekësor dhe njësitë e Forcës së Sigurisë janë përfshirë në operacionin e kërkimit.
Të dielën pasdite u tha se edhe pjesëtarët e forcave paqeruajtëse të NATO-s po mbështesin operacionin i cili po bashkërendohet me autoritetet e Maqedonisë fqinje, meqë dyshohet se trupat mund të jenë bartur nga lumi që kalon nëpër Maqedoni.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj përmes postimeve në rrjetet sociale e cilësuan lajm shumë pikëllues zhdukjen e dy pjesëtarëve të policisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij pas arrestimit të ushtarit të FSK-së me përkatësi serbe, Millosh Shoshiq në vendkalimin kufitar në Konçul.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka njoftuar se Shoshiq është arrestuar të premten nga Policia Serbe.
Haradinaj ka thënë se një praktikë e tillë është në ”kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
Që nga dita e djeshme, ushtari i FSK-së, Milosh Shoshiq (i përkatësisë serbe), po mbahet i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul. Për këtë veprim shpreh shqetësimin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar në të njëjtën tavolinë me homologun e tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të një takimi të udhëheqësve rajonalë, në Shkup.
Megjithatë, mes tyre nuk ka pasur shtrëngim duarsh. Kështu ka bërë të ditur presidenti serb.
Vuçiq ka thënë se Thaçit sot nuk ia dha dorën në Shkup, ndryshe nga herët e kaluara.
Megjithatë, presidenti serb ka thënë se është e rëndësishme të flitet për të ardhmen, pavarësisht raporteve të hidhura, të manifestuara sot.
Takimi në Shkup, u ka thënë ai gazetarëve, nuk ka qenë i lehtë – dhe se çështja kryesore për të cilën është diskutuar ka qenë qëndrimi i Beogradit dhe i Prishtinës.
Vuçiq ka treguar se ka pasur polemika me Thaçin. I pari i Serbisë ka thënë se Thaçi ka pohuar se Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen për energjinë, që, sipas Vuçiqit, nuk ekziston.
Ai po ashtu ka thënë se Thaçit nuk i beson për asgjë. Vuçiq ka thënë se e di që Thaçi ka qenë i informuar për vizitën e zyrtarit serb, Marko Gjuriq, për arrestimin e të cilit më pas dha urdhër.
Përkundër të gjithave, ka thënë Vuçiq, Serbia duhet të vazhdojë dialogun me Kosovën.
“Do të ishte marrëzi e madhe nëse do ta mbyllnim derën e dialogut dhe të prisnim që diçka do të zgjidhej”, është shprehur presidenti serb. /Express/
Dje gjatë ditës pati spekulime se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ftuar të vizitojë Preshevën. E ndaj kësaj ka reaguar ashpër ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviç.
Ai ka paralajmëruar arrestimin e Haradinajt nëse hyn në Preshevë.
“Gjykata jonë është përgjegjëse për të. Urdhri mbetet në fuqi dhe ai patjetër që do të arrestohet”, ka thënë Stefanoviç për Kurir.
Haradinaj akuzohet nga Serbia për “krime lufte”, për çfarë është liruar dy herë nga Haga.
Kryeministri i vendit ishte arrestuar vitin e kaluar në Colmar të Francës, por më pas u lirua.
Kërcënimet për arrestimin e Haradinajt vijnë sidomos pas arrestimit të Gjuriçit në Kosovë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e personave të zhdukur duhet të diskutohet në Bruksel, në dialogun që po zhvillohet në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai ka shprehur përkushtimin e tij si president i vendit që kjo temë të adresohet.
“Nuk do të rreshtin përpjekjet tona që kjo plagë e luftës të mbyllet sa më parë për të gjetur paqen, qetësinë dhe pajtimin”.
“Autoritetet e Beogradit duhet të përgjigjen dhe të ofrojnë të dhëna për 1650 të pagjeturit. Kjo çështje duhet të shtrohet edhe ne Bruksel sepse nuk pret më tutje, “ ka thënë presidenti Thaçi, pasi ka bërë homazhe tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur në Ditën e të Pagjeturëve.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka emëruar kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën, edhe për një mandat.
“Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, ka thënë Daka gjatë betimit të saj.
Mandati i kryetarit të KQZ-së është shtatëvjeçar që nga dita kur emërohet nga presidenti i vendit.
Ceremoni e rivarimit të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në Krushë të Vogël. Mars, 2014
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër Darko Tashiq për krime lufte.
Në aktakuzë thuhet se Tashiq ka qenë pjesë e forcave paramilitare serbe në fshatin Krushë e Vogël, më 25-27 mars të vitit 1999.
“Akuzat ndërlidhen me një sulm në fshatin Krushë e Vogël i cili filloi më 25 mars 1999 nga forcat serbe, përfshirë policinë dhe paramilitarët, gjatë të cilit popullata civile i ishte nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit çnjerëzor, vuajtjeve të rënda, ndërrimit të lokacionit dhe zhvendosjes, ushtrimit të masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimit/grabitjes dhe plaçkitjes së pronës, përdhosjes dhe shkatërrimit të trupave të viktimave të agresionit serb, të gjitha këto të kryera gjatë një periudhe dy-ditore”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Gjatë sulmit në Krushë të Vogël, i cili zgjati dy ditë, u vranë 113 civilë.
Në nëntor të vitit 2017, i akuzuari Tashiq është arrestuar në bazë të një udhër-arresti ndërkombëtar pasi kishte tentuar të kalonte kufirin nga Serbia për në Kosovë dhe që nga ajo kohë ai është në paraburgim.
Më 9 maj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet ta realizojë njërin nga takimet më të rëndësishme të karrierës së tij politike. Në këtë datë, ai do të pritet në Berlin, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Siç shkruan “klan kosova”, takimi mbahet me kërkesë të kësaj të fundit, dhe realizohet diku rreth orës 17 e 50.
Mësohet se kryetemë e bisedimeve do të jetë “finalja”e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi gjerman është se negociatat mes dy shteteve të Ballkanit duhet të përfundojnë patjetër më 2019.
Çështja tjetër me shumë rëndësi që do ta diskutojnë gruaja më e fuqishme në botë dhe Thaçi është themelimi i paaltnernativë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – temë kjo e “nxehtë” në Kosovë.
Vizita e presidentit në Berlin nuk është thjesht vetëm një takim për çështje bilaterale.
Merkel ka ftuar Thaçin si pjesë e nismës së saj për të kontribuar në stabilizmin e Ballkanit. Me këtë takim dhe takimet paraprake, Gjermania po tregon se kush janë liderët në të cilët duhet llogaritur për stabilitet në regjionin e Ballkanit.
Jo më larg se dje (të mërkurën) kancelarja gjermane u takua edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Pas bisedave, Merkel deklaroi se Tirana zyrtare ka bërë progres ndërsa shtoi që do të vendoset në ditët në vijim sa i përket negociatave.
Dialogu Kosovë-Serbi ishte një temë tjetër e takimit të djeshëm në Berlin.
Më herët gjatë prillit gjermania pati edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas këtij takimi, kreu i shtetit serb tha se ka analizuar me Merkel pikë për pikë marrëveshjen e Brukselit.
“Nuk do ta kemi të lehtë në të ardhmen në agjendën politike për shkak të Kosovës, por unë jam i kënaqur me mirëkuptimin që kam marrë në Berlin”, kishte deklaruar ai pas takimit në Berlin.
Në ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte thënë se Serbia luan një rol kyç si në aspektin e Kosovës ashtu edhe të Bosnjë e Hercegovinës.
PRISHTINË – Presidenti i Këshillit Evropian (KE), Donald Tusk, deklaroi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë tjetër të qëndrueshme për normalizim të marrëdhënieve.
Presidenti i KE-së, i cili po qëndron sot në Kosovë në kuadër të udhëtimit të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor zhvilloi një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Tusk, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Kosovës rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) për perspektivën evropiane të rajonit.
Ai foli për qëllimin e vizitës së tij që ka të bëjë me përgatitjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Sofje më 17 maj, ku tha se samiti duhet të përmirësojë lidhjet e BE-së me rajonin dhe ato brenda rajonit sa i përket transportit, energjetikës apo lidhjet digjitale.
Tusk theksoi se Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm me ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, sipas tij, për të iu afruar regjimit të liberalizimit të vizave. Ndërsa ai kërkoi që të ketë angazhim ndërpartiak dhe konsensus politik për interesin e Kosovës edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai tha se BE-ja i çmon lartë të arriturat e Kosovës për të cilat u shpreh se mund të shërbejnë si model edhe për fqinjët.
Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Tusk tha se pa normalizim gjithëpërfshirës dhe pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve nuk mund të ndryshojnë dhe përmirësohen marrëdhëniet me BE-në.
“Unë e di që kjo është një çështje e ngarkuar emocionalisht dhe shumë e vështirë për të dyja palët, por nuk ka alternativë tjetër të qëndrueshme për normalizimin. Në fakt bëhet fjalë për një vendim strategjik për të cilin jam 100 për qind i bindur që do të shpaguhet në afat të gjatë”, tha Tusk.
– Thaçi: Kosova ka nevojë për konkretizim të perspektivës evropiane
Ndërsa, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se pret që Samiti i Sofjes të nxisë edhe një reflektim për rëndësinë strategjike të integrimit të Kosovës në BE.
“Ajo që është e qartë është se Kosova ka një nevojë urgjente për të përshpejtuar hapat drejtë anëtarësimit në BE. Kosova është e bekuar sepse reflekton një mbështetje qytetare masive në raport me BE-në dhe vlerave perëndimore. Mirëpo Kosova ka nevojë për konkretizim të perspektivës së vetë evropiane. Aspirata jonë minimale është që në një periudhë sa më të shkurtër të marrim statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, tha presidenti Thaçi.
Sa i përket procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar dhe udhëhequr nga BE-ja, Thaçi tha se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Ai theksoi se po ashtu janë të përkushtuar edhe për lëvizjen drejtë një marrëveshjeje përfundimtare të obligueshme ligjërisht që do të mundësojë njohje reciproke dhe integrim më të shpejtë edhe për Kosovën edhe për Serbinë në familjen evropiane.
Thaçi bëri të ditur që dialogu me Serbinë do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do të diskuton në takimin me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në Berlin, më 9 maj, në Ditën e Evropës.
Tusk vizitoi Prishtinën pas vizitave të tij në Beograd, Tiranë dhe Podgoricë me qëllim të përgatitjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Sofje më 17 maj.
Thaçi ka theksuar se mirëpret përpjekjet për arritjen e një konsensusi maksimal, sa më të gjerë të mundshëm, për etapën tjetër apo për fazën finale të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë
PRISHTINË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në një konferencë të organizuar në Prishtinë së bashku me zv/kryeministrin e Maqedonisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, ka deklaruar se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për shumë aspekte, përfshirë edhe për konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës thuhet se Thaçi në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”, të organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, është shprehur se Kosova është storie e suksesit të plotë, duke rikujtuar se tanimë është votuar demarkacioni me Malin e Zi dhe ka filluar puna për funksionalizimin e Ekipit Menaxherial për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Presidenti kosovar ka theksuar se mirëpret përpjekjet për arritjen e një konsensusi maksimal, sa më të gjerë të mundshëm, për etapën tjetër apo për fazën finale të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Edhe sot vazhdoj të jem i bindur se një marrëveshje ligjërisht obliguese është e nevojshme dhe është e domosdoshme për të dy vendet. Pse e them këtë… e them për arsye se ne nuk duhet të bëhemi pengesë për njëra-tjetrën, as Kosova, as Serbia, për të ardhmen evropiane. Një marrëveshje e tillë e lehtëson të ardhmen evropiane të dy vendeve, por edhe e dërgon mesazhin më të mirë për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidenti Thaçi.
– Osmani: BE mbetet partneri natyral i vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ndërkaq, zv/kryeministri Bujar Osmani, në fjalën e tij në konferencë, thuhet në njoftimin nga kabineti i tij, ka deklaruar se “Bashkimi Evropian (BE) mbetet i vetmi partner natyral i vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Gjatë fjalës së tij në panelin “Strategjia e Zgjerimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor”, Osmani ka theksuar se për anëtarësimin në BE nevojiten ndryshime esenciale tek vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Nëse mendojmë prejardhjen tonë historike, ku jemi, në terma gjeografikë dhe ku duam të jemi në të ardhmen, ne nuk duhet të shkojmë askund, ne tashmë jemi aty ku edhe duam të jemi, ne jemi në Evropë”, ka deklaruar Osmani.
Duke folur për Samitin për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Sofje, Osmani shprehu shpresën se ky samiti do të sjell impuls pozitiv në raportet midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së, gjegjësisht kyçja e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, do të kontribuojë për një Evropë më të fuqishme, më të sigurt në përgjithësi, e cila do të bazohet në vlerat e përbashkëta, në demokraci, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore” përfundoi Osmani. aa
Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, thotë zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj.
Sipas tij, Kosova nuk duhet të nxitohet ta formojë këtë mekanizëm dhe ai duhet të bëhet funksional vetëm atëherë kur vendi ta ketë marrë ulësen e tij si anëtar me ta drejta të plota në OKB.
“Meqë Asociacioni synon ta avancojë pozitën e serbëve në Kosovës, unë jam i mendimit se themelimi i tij, de fakto duhet të ndodhë paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB, kur Kosova ta marrë një status juridik dhe njohje ndërkombëtare të plotë”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj thotë se nuk është me rendësi se çështja e Asociacionit a do të futet në një pako të një marrëveshje finale të dialogut me Serbinë, por ajo sipas tij, duhet të ecë si një proces paralel.
“E rëndësishme është që duhet të jetë pjesë e një procesi të njëjtë dhe mendoj se e përmbush edhe pritjen që kanë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovës, por e përmbush edhe pritjen që ka Kosova si tërësi dhe partnerët perëndimorë të Kosovës si mbështetës të saj”, tha Hoxhaj për Radion Evropa e Lirë.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës, duhet të kenë kujdes në procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nuk duhet të bëjë vonesa deri në arritjen e një marrëveshjeje finale në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në fazën finale, ku pritet marrëveshje përfundimtare, nuk është mirë që Asociacioni të futet në atë pako sepse aty Serbia do të provojë në emër të marrëveshjes finale të kërkojë kompetenca ekzekutive që shkojnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Tahiri.
Tahiri tha se nëse do të ketë vonesa të mëdha në formimin e Asociacionit dhe në rast se kjo çështje hynë në pakon e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, sipas saj, një gjë e tillë do të ishte gabim.
“Unë mendoj se nuk duhet të flitet shumë për çështje konkrete, por duhet të flitet për njohje reciproke mes dy shteteve, sepse vetëm njohja reciproke mes dy shteteve sjell paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe sjell automatikisht edhe karrigen në OKB për Kosovën. Kjo marrëveshje e njohjes reciproke hap rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe në anën tjetër, Kosovës i hiqen pengesat në rrugën e njohjes së plotë sepse ne kemi ende nevojë për njohje e plotë dhe automatikisht si rrjedhojë edhe karrige në OKB”, tha Tahiri.
Nga ana tjetër, analisti politik, Imer Mushkolaj thotë se institucionet e Kosovës, nuk duhet të vonojnë në formimin e Asociacionit dhe ky mekanizëm, siç thotë ai, duhet të formohet sa më parë dhe në bazë të aktvendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në Bruksel.
“Tingëllon e pabesueshme, por për formimin e Asociacionit në këtë fazë nuk është i interesuar as Beogradi. Kur e them ketë, kam parasysh atë që ata po synojnë më shumë, po synojnë ndarjen e Kosovës. Edhe diskutimi rreth kësaj mundësie të zgjidhjes, siç e quajnë ata, statusit të Kosovës, tashmë është në tavolinë dhe për këtë shkak ata po synojnë në një farë forme që të arrijnë më shumë karshi Asociacionit ose mundësisë së krijimit Asociacionit që do të merrnin më pak. Për këtë arsye, është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të shpejtojnë procesin e formimit të Asociacionit sipas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetues”, tha Mushkolaj.
Qeveria e Kosovës ka thënë se drafti final i statutit të Asociacionit, në fund të procesit bashkë me direktivën, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Marrëveshja për Asociacionin, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte arritur më 25 gusht 2015, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 23 dhjetor 2015, pati vlerësuar se disa nga parimet e përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Arton Konushevci
Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se “në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg”. Ai theksoi se formimi i Ushtrisë së Kosovës është ilegal dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen së Kumanovës dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb, e kjo, sipas tij, është stabiliteti afatgjatë. Gjuriç tha se Lista Serbe, e cila kundërshton formimin e Ushtrisë në Kosovë e ka mbështetjen e presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Qeverisë serbe. Duke folur për platformën, të cilën e ka propozuar Qeveria e Kosovës, me të cilën është paraparë që bisedimet në Bruksel të finalizohen njohjen e Kosovës, Gjuriq thotë se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare më së miri do të shihet në qoftë se Parlamenti i Kosovës e miraton këtë platformë.
“Prishtina nuk ka bën asgjë pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron që të miratohet platforma ata do t’u thonë miqve dhe partnerëve të tyre të mos e miratojnë në Parlament”, tha Gjuriq për “TV Prva”, përcjell Telegrafi. Sipas tij, Prishtina nuk sheh të ardhme në rregullimin e marrëdhënieve në mënyrë demokratike paqësore dhe diplomatike, ketë e kanë treguar në të kaluarën, por ka munguar reagimi bashkësisë ndërkombëtare. “Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare nuk është i kënaqshëm, nuk inkurajon suksesin në vazhdimin e dialogut” shpjegoi Gjuriç. Ai përkujtoi se “vetë kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të saj të jashtme dhe se ajo është politika e Shteteve të Bashkuara”. Gjuriç tha se “është mirë që ushtria serbe ka hyrë në rrugën e modernizimit dhe forcimit, sepse për Serbinë paqja është më e rëndësishmja”.
Sipas tij, Misioni i EULEX-it në Kosovë është i pasuksesshëm në Kosovë, sepse nuk ka krijuar kushte për sundimin e ligjit. “Një EULEX të tillë e sollën nga ata që thonë se Kosova duhet të lejohet pa asnjë kusht të anëtarësohet në OKB”, tha Gjuriq. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka nxjerr në diskutim publik Draft Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe Draft Strategjinë e Mbrojtjes, ku thuhet se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, do të japë mbështetje të plotë për pjesëmarrjen e serbëve në ‘institucionet e përkohshme në Prishtinë’, do të kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Astrit Rraci, djali i Ismet Rracit, nuk ndan LDKnë kur fajëson institucionet për moszbardhjen e vrasjeve. Ai ka shkruar se “Deri tani kanë kaluar shumë qeveri e parlamente me përberje të ndryshme partiake, edhe përkundër faktit që asnjë vrasje politike nuk është zbardhur, kurrë nuk ka pasur as edhe ndonji masë për të thirrë së paku në përgjegjësi organet kompetente të sigurisë e drejtësisë për jo efikasitet”.
Ky është shkrimi i plotë i Rracit:
Kanë kaluar tashmë 17-të vite që ne si familje po kërkojmë të vërtetën rreth vrasjes së babës. Për familjen, atentati ndaj babës mbetet ende i pa ndriçuar, prandaj hetimet duhet të vazhdojnë ose të rishikohen aty ku kanë ngecur. Deri më tani prokuroria, hetuesia dhe drejtësia e Republikës së Kosovës ka dështuar të nxjerrin para gjyqit urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimit. Shteti i Kosovës madje ka dështuar që së paku ta trajtoj rastin si atentat ndaj një zyrtari të saj. Të ju kujtoj, baba në momentin e vrasjes ka qenë duke shkuar në punë. Ai kishte pak kohë që ishte zgjedhur Kryetar i Komunës së Klinës, si bartës i listës nga ana e LDK-së, kryetar shumëvjeqar i Degës dhe anëtar i Këshillit Qëndror të saj.
Deri tani kanë kaluar shumë qeveri e parlamente me përberje të ndryshme partiake, edhe përkundër faktit që asnjë vrasje politike nuk është zbardhur, kurrë nuk ka pasur as edhe ndonji masë për të thirrë së paku në përgjegjësi organet kompetente të sigurisë e drejtësisë për jo efikasitet. Ndoshta edhe mund të pajtohemi se një apo dy vrasje mund të mbesin të pa ndriçuara, por jo të gjitha?!
Platforma e propozuar nga kryetari i Kuvendit, njëherësh lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk do t’i bëjë bashkë partitë politike në arritjen e një konsensusi të mundshëm.
Dy nga partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se propozimi i Veselit për të krijuar unitet është dëshmi e pafuqisë së koalicionit qeverisës për t’u marrë me tema të mëdha.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se tani duhet të diskutohet për datën e zgjedhjeve të parakohshme e assesi për tema të cilat ka dështuar t’i çojë përpara kjo Qeveri.
“Ky dokument i propozuar vërteton pafuqinë e koalicionit për t’i çuar përpara këto tema të mëdha dhe rrjedhimisht unë pres që këto të diskutohen të mërkurën në tryezë. Tryeza e së mërkurës i ka dy qëllime. E para është që të diskutojmë për krizën institucionale në të cilën ndodhet vendi, t’i listojmë temat e rëndësishme për vendin për të cilat duhet të ndërtojmë konsensus nacional dhe e treta të ndërtojmë modalitetet për adresimin e këtyre sfidave përfshirë edhe adresimin e zgjedhjeve të lira”, thotë Hoti.
Në Vetëvendosje thonë se e kanë bërë të qartë prej kohësh qëndrimin e tyre për temat të cilat janë listuar në propozimin e kryetarit të PDK-së.
Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Tinka Kurti thotë se platforma e propozuar nga Veseli ka vetëm një qëllim, sajimin e një grupit të unitetit.
“Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur moti, gjerë e gjatë për temat që i përmend Veseli. Për dallim prej tij, ne nuk i japim prioritet dialogut me Serbinë dhe kërkesave të saj për ‘Zajednicë’ duke e lënë ushtrinë e Kosovës si të tretën për nga renditja. Mbi të gjitha, ne i japim prioritet zhvillimit ekonomik për prodhim e punësim dhe drejtësisë kundër krimit e korrupsionit. Duket qe letra e Veselit ka për qëllim kryesor që një presidenti kontravers si Thaçi t’ia sajojë përreth një ekip uniteti. Kjo është gabim, e dëm për Kosovën”, thotë Kurti.
Përkundër kësaj që thotë opozita, partia në pushtet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fton partitë opozitare që të përkrahin platformën e Veselit.
Deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj thotë se për tema të mëdha, gjithmonë është i nevojshëm konsensusi.
“Aleanca sigurisht se do të jetë pjesë e negociatave, përpjekjeve dhe aktiviteteve që të arrihet një konsensus për temat e interesit nacional, që janë përmendur edhe në platfomën e Veselit dhe që janë pesë syresh. Këto janë tema të interesit nacional. Opozita nuk ka përgjegjësi vetëm të kundërshtojë nismat e Qeverisë, por opozita duhet të jetë pjesë e aktiviteteve që çojnë në realizimin e temave, çështjeve, materieve që janë të interesit nacional”, shprehet Nitaj.
Përmes propozimit të tij, Veseli kërkoi arritjen e një konsensusi mes partive politike për temat të rëndësishme, siç është dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, themelimi i Ushtrisë së Kosovës, agjenda e integrimeve evropiane dhe Reforma Zgjedhore.
Këtë platformë, Veseli ua ka dërguar liderëve politikë, përmes së cilës u bënë thirrje atyre për krijimin e një ekipi të përbashkët me pjesëmarrje edhe të shoqërisë civile.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në një takim aktivisten për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq dhe e nderoi atë me një çmim.
“Të veprosh në një mjedis të pasigurt dhe të mos i ndash viktimat e dhunës sipas përkatësisë, por të kërkosh drejtësi për to, është jo vetëm humanizëm i pashoq, por edhe guxim qytetar e njerëzor”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook pasi i ka dorëzuar asaj “Hartën e Artë të Kosovës”.
Kryeministri Haradinaj, ka falënderuar aktivisten Natasha Kandiq për punën e saj që ka bërë në lidhje me evidentimin e të vrarëve dhe të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë dhe ka theksuar se këto të dhëna janë më të sakta deri më tash.
Kandiq ka themeluar Qendrën për të Drejtën Humanitare në vitin 1992 për të dokumentuar shkeljen e të drejtave të njeriut që janë bërë gjatë luftërave në ish Jugosllavi.
Dy kongresmenë amerikanë kanë nominuar Kandiq për çmimin Nobel për Paqe për vitin 2018.
“Sot është një ditë që tregon dhe dëshmon se kush është Kosova. Komuniteti turk i Kosovës feston ditën e vet në Kosovën e vet, në atdheun e vet. Shqiptarët dhe turqit në Kosovë nuk ndahen, janë të lidhur dhe janë bashkë”
PRISHTINË – Nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës në Qeveri është mbajtur manifestimi kushtuar 23 prillit – Ditës së Komunitetit Turk në Kosovë.
Në këtë organizim të Zyrës për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, ku të pranishëm ishin ministra, deputetë dhe përfaqësues të shoqatave dhe komunitetit turk në vend, kryeministri Haradinaj para të pranishmëve deklaroi se turqit e Kosovës dhe në përgjithësi populli i Kosovës ka marrëdhënie të mira me Turqinë, siç tha, “me vëllezërit dhe motrat tona që janë atje”. Ai theksoi se këto marrëdhënie do të ruhen edhe në të ardhmen.
Duke porositur për të punuar bashkë në tejkalimin e sfidave ekonomike të vendit, Haradinaj tha se, “Sot është një ditë që tregon dhe dëshmon se kush është Kosova. Komuniteti turk i Kosovës feston ditën e vet në Kosovën e vet, në atdheun e vet. Shqiptarët dhe turqit në Kosovë nuk ndahen, janë të lidhur dhe janë bashkë. Është dëshmuar në mënyrën më të mirë të jetës sonë. Nuk ka asnjë rast që flet ndryshe”.
Në emër të komunitetit turk në Kosovë, ministri i Administratës Publike dhe kreu i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Yagcilar, theksoi se falë pavarësisë së Kosovës sot festohet edhe 10-vjetori i Ditës së Komunitetit Turk në Kosovë.
“Ne besojmë se Dita e Komunitetit Turk është edhe dita e Republikës së Kosovës. Sepse, kjo ditë buron prej pavarësisë së Kosovës. Para 10 viteve kur është shpallur pavarësia e Kosovës, edhe unë por edhe deputetët e tjerë edhe përfaqësuesit e komunitetit turk me plotë dëshirë kemi qenë pjesë e shtetë ndërtimit dhe nënshkrimit të deklaratës së pavarësisë”, tha Yagcilar.
Yagcilar poashtu tha se komuniteti turk duhet të veprojë bashkërisht duke bërë edhe presion pozitiv tek Qeveria e Kosovës për përmirësimin e kushteve të turqve të vendit. Sipas tij, procesi i zbatimit të axhendës evropiane në Kosovë ka disa probleme, por ai u shpreh se komuniteti turk është i gatshëm të kontribuoj në rrugën e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian (BE).
Nga ana tjetër, kreu i komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, i cili poashtu u adresua para të pranishmëve falënderoi kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e dhënë ndaj komunitetit turk dhe Komunës së Mamushës. Ai poashtu tha se komuniteti turk është një nga komunitetet më të integruara në Kosovë.
Ndryshe, në kuadër të të drejtave të komuniteteve në Kosovë të garantuara me kushtetutë, 23 prilli është pranuar si Dita Kombëtare e Turqve të Kosovës. Kjo ditë festohet tradicionalisht çdo vit që nga viti 2009. Rëndësia e veçantë e datës 23 prill është se në këtë datë në Turqi festohet Dita Kombëtare e Sovranitetit dhe e Fëmijëve të Republikës së Turqisë.
Partitë opozitare i janë përgjigjur me refuzim ftesës së Qeverisë së Kosovës për konsensus rreth Platformës Shtetërore. Përveç përmbajtjes, veçanërisht rolit që i jepet presidentit, deputetët kanë listuar edhe mangësi të tjera të këtij dokumenti, shkruan sot Koha Ditore.
Nga ana e Qeverisë kanë munguar sqarimet se nëpërmjet cilës mënyrë synojnë përligjjen e Platformës. Kryetarja e Komisionit për Punë të jashtme, Vjosa Osmani, (LDK) ka thënë se Platforma e miratuar në Qeveri është ikje nga përgjegjësia.
Ajo ka shtuar se Platforma është duke u shqyrtuar në grupin parlamentar dhe në organe të tjera të partisë. Para se ta mandatojë kryeministri, presidenti Hashim Thaçi kishte marrë vetë komandën e dialogut, verën e kaluar. Derisa Kosova ishte në vakum institucional për shkak të rrëzimit të Qeverisë, Thaçi zhvilloi disa takime në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se për ta është e papranueshme tendenca e Haradinajt për ta legjitimuar Thaçin në dialog. Politologu Belul Beqaj ka parashikuar vështirësim të situatës në fazën finale të dialogut.
Portali propagandistik rus në gjuhën serbe “Sputnik” ka publikuar një video-parodi të intervistës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për televizionin serb Hepi.
Parodia është realizuar nga Boris Malagurski, një serb nga Kanadaja, i cili merret me produksion televiziv dhe punon si spiker televiziv, transmeton Express. Haradinaj në këtë klip të montuar paraqitet si kriminel lufte, vrasës, narkoman, e deri te homoseksual. Videoja është publikuar në youtube-kanalin e “Sputnik Serbia”, media që financohet nga qeveria në Moskë.
Intervista origjinale e Haradinajt për televizionin serb shkaktoi reagime të shumta në Serbi. Ndër ata që shprehën revoltën ishte edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se s’e kupton se si, përderisa asnjë medium kosovar nuk dëshiron ta dëgjojë se ç’ka për të thënë ai, një televizion serb bën intervistë me Haradinajn. Në këtë intervistë Haradinaj foli edhe për fenë, duke cekur se në të kaluarën shqiptarët kanë qenë katolikë, gjë që shkaktoi reagime të shumta edhe nga islamistët në Kosovë.
Vetëm brenda një harku kohor prej 10 ditësh pushtetarët abuzuan dy herë me vlerat e lirisë, përkatësisht me gjakun e dëshmorëve të lirisë sonë, dhe atë me dy figurat më markante të luftës çlirimtare të vijës institucionale, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj të rënë poashtu në betejën më të lavdishme dhe kuptimplote, të thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptarë.
Brenda këtij 10 ditshi u thye dy herë LDK-ja nën bekimin e pseudo-veteranëve, gjeneralëve të (turpëruar) graduar dhe drejtuesve të këtij subjekti të nënshtruar nga pushtetarët aktualë!
Përderisa Sali Çekaj rrugët me Serbinë i ndau 28 vite më parë, janë liderët shtetëror të Kosovës po kërkojnë me çdo kusht ribashkimin e tyre!
Serbia, falë liderëve të korruptuar dhe tejinkriminuar shtetërorë, përveq rehabilitimit të plotë për krimet e bëra në Kosovë, mbase një ditë mund të bejë edhe padi kundër Kosovës për krime kundër serbëve, pasi që pala kosovare për 19 vjet rresht nuk arriti të ngritë asnj padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë!
Nderim apo hipokrizi!?
E kam thënë dhe po e përserisë prapë, liderëve shetërorë që i shkojnë në pëqafim Vuçiqit e Daçiqit është dashur t’u ndalohet pjesëmarrja në manifestimet përkujtimore të dëshmorëve të lirisë sonë, e assesi t’u lejohet të llomotitin si gramafona të prishur dhe të derdhin lot krokodili për të rënët në betejat e lavdishme!
Të nderosh pjestarët e një formacioni ushtarak dhe në anën tjetër të mohosh ekzistencën e atij formacioni, është njësojë sikur të flasësh për luftën e të mos njohësh heronjët e saj dhe anasjelltas!
Ata që mohojnë ekzistencën e FARK-ut, e kanë të vështirë t’i nderojnë dhe respektojnë pjestarët e saj! Kjo u dëshmua edhe në Akademinë Përkujtimore për heroin Sali Çekaj. Në momentin kur djali i heroit, Hysen Sali Çekaj foli me pietet të lartë për FARK-un, shpërthyen duartrokitjet e gjata nga të pranishmit në sallë, po citoj: “Ndonëse, në asnjë menyrë nuk duam si familje, të ndahem nga principi jonë i hekurt, që mos të perzihem në çështjet, sidomos politike, nuk di si duhet të ndihem unë, nena, motrat kur ndëgjojmë, ne televizionet e Kosovës, nga njerëz të pa skrupult që na thonë që pjestart e FARK-ut qenkan strehur “neper therra” e “neper hotele” gjatë luftës!
Si paska atëherë mundesi që Sali Çekaj, i cili, edhe në prezencë të familjarëve tonë, ka deklaruar haptas se ishte ushtar i UÇK-se nën Komanden e FARK-ut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, të këtë gjetur vdekjen nga plumbi serb në rras të Kosharës?!”, përfundon citati.
Të vetmit që mbetën të hutuar dhe qëndruan të strukur, ishin presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, të cilët u ndanë si “dy dele të zeza” në mesin e qindra pjesmarrëseve në sallë, duke e përcjellur në heshtje momentin më kulmor të kësaj Akademie Përkujtimore!
Në këtë rast, pashmangshem shtrohet pyetja; “Pse ishin aty Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, kur i pengon heroizmi i betejës më të lavdishme të luftës çlirimtare nën komandën e FARK-ut, e cila rezultoj me thyerjen përfundimtare të kufirit shqiptaro-shqiptarë”?!
Kjo përveq imoralitetit, e dëshmon se këta dy lider politikë nuk e kanë as një fije respketi për të vdekurit dhe akoma më pak për të gjallët, për nënat, baballarët, vllëzërit dhe motrat, gratë e veja dhe fëmijët jetim të dëshmorëve të Betejës së Kosharës.
Sikur të kishin pasur vetëm pak ndërgjegje dhe respekt për dëshmorët e Betejës së Kosharës, së paku një herë për këto 19 vjet do duhej të kishin vizituar familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të kësaj beteje të lavdishme të luftës çlirimtare.
Kjo është dëshmia më e mirë se injorimi i betejave të lavdishme të drejtuara nga oficierët e karrierës dhe intelektualët më të spikatur është zavendësuar qëllimshëm me figura të improvizuara të betejave të humbura, gjë e cila ka çuar në tjetërsimin e vlerave të luftës çlirimtare!
Megjithatë, për “ruajtjen” e balancit në Akademinë Përkujtimore për heroin Sali Çekaj, ishte përkujdesur bashkëluftëtari i Sali Çekaj, Agimit Ramadani e Xhemajl Fetahaj, komandanti Hysen Berisha i cili në fjalimin e tij edhe pse “rrugëtoi” nëpër ngjarje historike, nuk gjeti “kohë” të permend as për një moment ekzistencën e FARK-ut!
Pjesë nga fjalimi i tij, po citoj:”Përpjekjet e Sali Çekaj për Republikën e Kosovës, shtet i pavarur e sovran kishin filluar vite më parë. Deçanit ia kishte dhuruar Statutin e Komunës nacionale moderne, mbështetur në Kushtetutën e Kaçanikut.
Po me të njëjtin intensitet po punonte dhe po vepronte në krijimin e kapaciteteve të armatosura për një luftë çlirimtare të cilën Sali Çekaj e kishte si opsion jashtë kancelarik, bazuar po në Kushtetutën e Kaçanikut”. Këta ishin të vetmit rreshta fundamental për Sali Çekaj të potencuar nga komandant Hysen Berisha!
FARK-u shpëton Republikën e Kosovës nga aneksioni i ri serb
Nuk është krejt gjë e parëndësishme emërtimi dhe përmbajta e ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Përkundrazi në këtë rast emërtimi e përcakton përmbajtjen dhe ardhmërinë e shtetit të Kosovës.
FAK-u, Kosovën e përcakton vetëm si një territor të papërcaktuar apo “koloni” të Serbisë sipas rezolutës 1244 të OKB-së të administruar nga ndërkombëtarët.
Ndërsa FARK-u , si forcë mbrojtëse e Republikës së Kosovës, vulosë përfundimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit,…nesër do të zavëndëson KFOR-in, EULEX-in dhe organizatat tjera mbrojtëse dhe administruese ndërkombëtare në Kosovë.
Përderisa FAK-u mund të jetë vetëm një mjet në duart e ndërkombëtarëve, për përdorimin e pjestarëve të saj në luftërat e ndryshme në vendet aziatike, në emër të forcave “paqeruajtëse”, ku bijtë më të mirë të kombit tonë do të bien “kurban” për interesa të fuqive të mëdha, pa i bërë nderë vendit dhe kombit të vet!
Projekti i Rugovës për shtetin e Kosovës, çdo herë ka qenë pëngesë e armiqëve, pushtuesve verior të vendit tonë, çarqeve ndërkombëtare dhe i disa mjeranëve apo më mirë të themi i injorantëve politik në Kosovë.
Ideja e presidentit historik Ibrahim Rugova, arkitetktit të shtetit tonë për FARK-un, ishte ide pragmatike, i cili në projektin shtetndërtues të Kosovës, pas afatit të paraparë (të protektoratit trevjeqar ndërkombëtar),….fatin e sigurisë së vendit ta merrë në dorë FARK-u, ushtria e Kosovës e mbështetur me logjistikë ushtarake nga forcat e NATO-s dhe SHBA-të.
Me transformimin e FSK-së në FAK do të kënaqen në radhë të parë orekset e Beogradit dhe Brukselit, përmes të cilit Kosova nuk do të njihet si Republikë e pavarur por vetëm si territor i mbikëqyrur ndërkombtarisht, i cili Kosovën e dërgon në “FUCKS EVERYONE”, duke ruajtur sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së.
Pak qytetarë të Kosovës e dinë se bisedimet në Bruksel nuk nuk janë duke u zhvilluar mes dy shteteve të barabarta, shkaku i gënjeshtrave të liderëve shtetëror, këtyre mjeranëve politik që për interesa personale (përfitime materiale) pranuan të ulen në bisedime jo si palë të pabarabarta por me Fusnotë * sipas Rezolutës 1244, duke shkelur mbi interesat e popullit dhe shtetit të Kosovës, duke shkelur mbi gjakun e mijëra dëshmorëve të lirisë.
A ka gënjeshtër më të madhe, a ka mjerim dhe tradhëti më të madh politik se kjo; të thuhet se po bisedojmë si dy shtete të pavarura, kur Serbia nuk na njehë dhe as që e ka ndërmend t’na pranoj si shtet, dhe të pranohet Brukseli si ndërmjetësues dhe palë negociuese njëkohësisht, i cili poashtu nuk e njehë ekzistencën e shtetit tonë, i cili në emër të “neutralitetit” ndaj statusit të Kosovës është duke e ndihmuar rikthimin e Serbisë në Kosovë.
Rikthimi i Serbisë në Kosovë nuk ka “brina” siq thotë populli, por nga fillimi i biesdimeve në Bruksel e deri në ditët e sotme, ka ndodh shtrirja gjeografike dhe politike e Serbisë jo vetëm në veri, por edhe në brendi të Kosovës.
Serbia është bërë vendimarrëse për të gjitha zhvillimet në Kosovë; për zgjedhjet, për decentralizimin etnik, trashëgiminë kulturore, për sistemin e drejtësisë, demarkacionin, asociacionin, gjykatën speciale e deri në bllokimin e formimit të ushtrisë së Kosovës.
Së fundmi, Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), përveqse shpërfaqi realitetin e hidhur të krijuar në Kosovë, është argumenti më i fuqishëm i cili dëshmon kahet e gabuara të politikës kosovare në 10 vjetshin e fundit dhe jo vetëm kaq!
Departamenti amerikan i shtetit thotë se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2017 ishin sulmet ndaj gazetarëve; dhuna kundër personave të zhvendosur; korrupsioni endemik i qeverisë; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë dështimet e proceseve zbatimin selektiv të vendimeve dhe dhuna kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe anëtarëve të komunitetit LGBTI.
Raporti i përvitshëm për të drejtat e njeriut, thekson se qeveria ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe për të ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje në shërbimet e sigurisë. Shumë përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe medies besonin se zyrtarët e lartë ishin të përfshirë në korrupsion pa u ndëshkuar.
Raporti konstaton se Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe prokurorët vendas kanë vazhduar të ndjekin rastet e krimeve të luftës të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-99, ndërsa përshkruan rastet e pezullimit të hetimeve për shkak se kryesit e pretenduar janë “ta panjohur”.
Raporti përfshinë edhe nismën e 22 dhjetorit të vitit 2017 të një grupi deputetësh për shfuqizimin e ligjit për themelimin e Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë. “Disa parlamentarë thanë se kanë vepruar nën udhëzimet e udhëheqësve politikë. Nisma u përmbys nën trysninë e disa udhëheqësve opozitarë dhe komuniteti ndërkombëtar, por mbështetësit vazhduan përpjekjet për shfuqizim deri në fund të vitit. Prokuroria e Posaçme nuk ka ngritur ndonjë akuzë deri në fund të vitit”.
Raporti përfshinë edhe të dhënat e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar se edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë e 658 personave të zhdukur gjatë luftës. “Vëzhguesit pohojnë se rreth 70 për qind janë shqiptarë, ndërsa 30 për qind serb, rom, ashkali, egjiptas, boshnjak dhe malazez”.
Raporti përshkruan edhe gjendjen e burgjeve dhe qendrave të paraburgimit që sipas tij përmbushin disa standarde, por vazhdojnë problemet, në veçanti, mungesa e programeve rehabilituese, dhuna ndërmjet të burgosurve, korrupsioni, ekspozimi ndaj pikëpamjeve radikale fetare apo politike dhe kujdesi jo i duhur mjekësor.
Në raport përmenden edhe hetimet rreth vdekjes së veprimtarit të lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, në vitin 2016.
Ndonëse kushtetuta ofron një drejtësi të pavarur, thuhet në raport, sipas Komisionit Evropian, Organizatave Joqeveritare dhe Avokatit të Popullit, administrata e drejtësisë ishte ngadalshme dhe nuk kishte mundësi për të kërkuar llogari nga zyrtarët gjyqësorë. Strukturat e drejtësisë ishin subjekt i ndërhyrjeve politike me emërime të diskutueshme dhe mandate të paqarta. Gjykatat janë të ngarkuara me lëndë të pazgjidhura. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, gjykatat zgjidhën 170 mijë raste dhe morën 130 mijë raste të reja. Sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 358 mijë e 135 raste civile dhe penale administrative dhe komerciale ishte në pritje deri në korrik. Përveç kësaj, 154 mijë e 596 vepra të vogla ishin në pritje të gjykimit.
Një mekanizëm për procedurat disiplinore kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve është në fuqi, por ishte joefektiv. Autoritetet nganjëherë nuk arritën të zbatonin urdhrat e gjykatës, duke përfshirë edhe ato të Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht vendimet që ishin në favor të pakicave.
Raporti përmend edhe zbatimin e marrëveshjes për sistemin e drejtësisë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku nga tetori ka filluar integrimi i gjykatave në sistemin juridik të Kosovës.
Kushtetuta dhe ligji sigurojnë lirinë e shprehjes dhe qeveria në përgjithësi e respektoi këtë, thuhet në raport, por njoftime të besueshme flasin se “disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe radikale fetare synuan të frikësonin përfaqësuesit e medies. Mediet hasën gjithashtu vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike, siç parashihet me ligj”.
Vështirësitë financiare në rritje të medieve. thuhet në raport, vunë në rrezik pavarësinë editoriale. “Disa gazetarë hoqën dorë nga raportimet hulumtuese për shkak të frikës dhe pasigurisë në punë. Gazetarët, me raste pranuan përfitime financiare në shkëmbim të raportimit pozitiv apo heqjes dorë nga hulumtimet.
Sipas raporti, gazetaret janë ankuar se pronarët e medieve i kanë penguar të publikojnë rrëfimet kritike për qeverinë, partitë politike apo zyrtarë të caktuar. Në disa raste pronarët i kërcënuan gazetarët me pushim nga puna nëse publikojnë raportime kritike. Gazetarët u ankuan po ashtu se janë penguar nga pronarët që të raportojnë për korrupsionin e nivelit të lartë.
Raporti vë në pah kufizimet në lirinë e lëvizjes të shkaktuara nga situata e tensionuar në veriun e Kosovës si dhe vështirësitë në kthimin e personave të zhvendosur.
Në raport theksohet se me gjithë pohimet për shpërbërjen e tyre, qeveria e Serbisë ka vazhduar të mbajë disa nga strukturat e saj paralele në komunat me shumicë serbe.
Aty theksohet se fushata për zgjedhjet e përgjithshme te qershorit të vitit 2017 në veriun e Kosovës është përshkuar me frikësimin e kandidatëve që nuk ishin pjesë e Listës serbe.
Raporti thekson se qeveria nuk ka zbatuar me efikasitet ligjin që mundëson përndjekjen e zyrtarëve të përfshitë në korrupsion dhe kjo dukuri mbetet problem serioz.
“Mungesa e mbikëqyrjes efektive të gjyqësorit dhe dobësitë e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuuan në këtë problem. Rastet e korrupsionit në mënyrë rutinore iu nënshtroheshin apelimeve të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte ‘vjetrimin’ e lëndëve pa i trajtuar rastet”.
Raporti vë theksin edhe tek dhuna familjare dhe dënimet e pakta të autorëve të dhunës si dhe përpjekjet për të vendosur standardet në ndarjen e pronës. Po ashtu aty theksohet se relativisht pak gra mbajnë pozita drejtuese në biznese, polici apo në qeveri.
Raporti trajton edhe të dhënat për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, martesat e hershme dhe shfrytëzimin seksual të të miturve, përfshirjen e fëmijëve në punë të rënda fizike si dhe shkeljen e të drejtave të komunitetit LGBTI.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Duke u bazuar në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, morën vendim për emërimin e Shpend Maxhuni, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Ndërkaq, Shpend Maxhuni ishte emëruar drejtor i Policisë në vitin 2011, ndërsa është pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 1999.
Më 30 mars kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi.
Vendimi për shkarkimin e Driton Gashit, ka ardhur si rezultat i arrestimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe deportimit të tyre në Turqi me kërkesë të shtetit turk.
“Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve dhe bashkëjetesa jonë, duke i kaluar bashkë jo vetëm festat, por edhe vështirësitë e tjera, e bën shoqërinë tonë edhe më të fortë”
PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion nga komuniteti turk i Kosovës për nder të “Ditës së komunitetit turk në Kosovë”.
Duke i uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk për ditën e tyre, presidenti Thaçi ka thënë se komunitetet e pasurojnë shoqërinë me festat dhe kulturën e tyre, thuhet në një njoftim nga Zyra e Presidentit të Kosovës.
Presidenti Thaçi i cili ka falënderuar delegacionin turk për kontributin e tyre të vazhdueshëm në institucionet e vendit, është shprehur se: “Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve dhe bashkëjetesa jonë, duke i kaluar bashkë jo vetëm festat, por edhe vështirësitë e tjera, e bën shoqërinë tonë edhe më të fortë”.
Ndërsa, Mahir Yagcilar, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe kryesues i këtij delegacioni, thuhet në njoftim, ka theksuar se bashkëjetesa dhe toleranca kanë traditë shekullore në Kosovë.
“Komuniteti turk është i përkushtuar për forcimin e shtetit të Kosovës, të demokracisë dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Yagcilar.
Pas pavarësisë së Kosovës, 23 prilli është caktuar si Dita e Turqve në vend.
Kujtojmë se rëndësia e veçantë e datës 23 prill për komunitetin turk të Kosovës është se në këtë datë në Turqi festohet Dita Kombëtare e Sovranitetit dhe e Fëmijëve të Republikës së Turqisë. aa
Në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje protestoi të enjten kundër pjesëmarrjes së shumë kompanive serbe dhe mungesës së kompanive nga Shqipëria, në një panairit të përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Në një veprimtari simbolike në afërsi të objektit ku po mbahet panairi, veprimtarët e kësaj lëvizjeje shpalosën një pankartë në të cilën bëhet thirrje për bojkotimin e prodhimeve nga Serbia.
Arbër Rexhaj nga lëvizja Vetëvendosje, akuzoi Odën Ekonomike të Kosovës se po favorizon bizneset serbe kundruall atyre shqiptare.
“Mendoj që është e padrejtë që ekonomia e Kosovës të vilet kryesisht nga produkte dhe mallra Serbe ndërsa Kosova të mos i jep hapësirë Shqipërisë dhe anasjelltas Shqipëria t’i jep hapësirë Kosovës. Kosova drejt zhvillimit ekonomik, sigurisht që aleatin e parë duhet ta ketë Shqipërinë e pastaj shtetet tjera”, tha zoti Rexhaj.
Pakënaqësi të njëjta kanë shprehur edhe përfaqësues të klubit të prodhuesve të Kosovës, të cilët thanë se ” 19 vjet pas përfundimit të luftës, asnjë kompani e Kosovës nuk është ftuar apo nuk ka marrë pjesë në ndonjë panair në Serbi. Ndërsa në panairin kryesor ndërkombëtarë në Kosovë nga gjithsej 174 kompani që marrin pjesë, mbi 50 për qind janë nga Serbia. Për Klubin e Prodhuesve të Kosovës kjo është e papranueshme kur merren parasysh të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohen prodhuesit kosovar në raport me politikat dekurajuese të shtetit serb”, thuhet në njoftimin e këtij klubi.
Por, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërrxhaliu, i tha Zërit të Amerikës se panairi ka ruajtur karakterin e vet ndërkombëtar duke qenë i hapur për të gjithë të interesuarit. Sipas tij me kohë janë informuar edhe kompanitë nga Shqipëria, por problemi qëndron te rënia e interesimit të tyre për të marrë pjesë në këtë panair.
“Duhet të kuptohet se për luftë dhe për dashuri duhen dy palë dhe është e pamundur me zor t’i motivojmë kompanitë nga Shqipëria të jenë këtu pjesëmarrëse.. dhe si dëshmi për hir të vlerës së televizionit Zëri i Amerikës, po ju prezantoj dokumentet që besoj flasin shumë më tepër se këto tentativa që dëshirojnë të njollosin panairin në fjalë. Si duket në Kosovë gjithçka të falet përveç suksesit, dhe suksesi i këtij panairi si duket është duke e penguar dikë dhe po veprojnë në këtë drejtim, por ajo çka vlen të theksojmë është kjo ftesë që i drejtohet kryetarit të dhomës se tregtisë dhe industrisë, pastaj kjo letër që i dërgohet kryeministrit të Shqipërisë, dhe po e shihni që dhoma e tregtisë dhe industrisë në Shqipëri ka qenë e informuar”, thotë zoti Gërrxhaliu.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, brenda një viti Kosova importon nga Serbia mallra në vlerë prej rreth 400 milionë eurosh, derisa eksportet e Kosovës në Serbi në vit nuk e kalojnë vlerën e 40 milionë eurove.
Prodhuesit në Kosovë vazhdimisht janë ankuar për pengesa në eksportimin e mallrave në Serbi, derisa Serbia vazhdon të mbetet partneri kryesor në tregun e Kosovës, pavarësinë së cilës Beogradi vazhdon ta kundërshtojë, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimeve evropiane.
Marko Cadez, nga Oda Ekonomike e Serbisë tha se rreth 70 kompani nga Kosova do të marrin pjesë muajin e ardhshëm në një panair bujqësor në Serbi.
Me një akademi përkujtimore në Prishtinë po përkujtohet rënia e heroit Sali Çekaj para 19 vitesh në Betejën e Koshares
Një fjalë rasti mbajti djali i tij, Hysen Çekaj, i cili tha se pa njerëz si Salihu dhe shumë të tjerë nuk do të gëzonim lirinë e sotme.
Këtë ditë Hysen Çekaj e ka quajtur të dhimbshme por nuk ka lënë pa thënë disa fjalë për politikanët, të cilët kanë deklaruar se pjesëtarët e FARK-ut pjesë e së cilës ishte edhe babai i tij “janë strehuar në thera”.
“Nuk di si duhet të ndihem unë, nëna motra, kur dëgjojmë në televizor nga njerëz të paskrupullt që na thonë se pjesëtarët e FARK-ut qenkan strehuar nëpër thera. Si paska mundësi atëherë që Sali Çekaj edhe në prezencë të familjarëve kishte treguar se është pjesëtar i UÇK-së nën komandë te FARK-ut të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës të ketë gjetur vdekjen nga plumbi serb. Nuk paskan mjaftuar vdekjet, dhimbjet e luftës që disa qyqarë që nuk kanë pasur asnjë ndikim në luftë të flasin keq për dëshmorët”, tha djali i Salih Çekajt.
Ky reagim i djalit të dëshmorit Çekaj vjen pas deklaratave të nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, i cili në një debat me Anton Qunin, tha se “nuk merret me ushtarë që kanë qëndru në thera”.
Ndryshe, i gjithë ky diskutim nisi kur Anton Quni në një televizion tha se Xhavit Haliti kishte marrë 8 milionë marka në kohë të luftës nga ish-koloneli Ahmet Krasniqi.
BEOGRAD – Nenad Çanak, lider i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës ka deklaruar se radikali serb, Vojislav Sheshel e ka fyer në mënyrën më të rëndë të mundshme, ndërsa truprojat e tij e kanë sulmuar fizikisht, raportojnë mediet serbe, transmeton portlai “Zëri.info”.
Ngjarja ka ndodhur në televizionin serb “Happy”, ku të dy kanë marrë pjesë njëri pas tjetrit në programin e mëngjesit.
Për këtë televizion ditë më parë ka dhënë intervistë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“I dënuari për krime lufte ka filluar t’i frikësojë njerëzit, përderisa më ka sulmuar fizikisht”, ka thënë Çanak.
Çanak vitin e kaluar gjatë garës për president të Serbisë kishte deklaruar se Serbia duhet ta pranoj pavarësinë e Kosovës, deklaratë kjo që kishte bërë bujë të madhe në Serbi.
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Preteni ka thënë sot se fajtor për listat e veteranëve të luftës – të cilat dyshohen se janë shtuar pa bazë – janë Hashim Thaçi dhe Agim Çeku.
Në një shkrim në Facebook, Preteni ka deklaruar se listat reale të ish-anëtarëve të UÇK-së janë paraqitur nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). IOM, pas luftës në Kosovë ishte angazhuar në një numër të madh projektesh e hulumtimesh.
Por, procesi i verifikimit të veteranëve të luftës pas pavarësisë, sipas Pretenit, kishte qenë “tendencioz e politik”
“Hashim Thaqi dhe Agim Qeku. Listat reale janë të IOM-i, Organizatat e dalura nga lufta i kanë pranuar nga TMK-ja. I gjithë procesi pas pavarësisë është tendencioz dhe politik, vendosesh në listë dhe i voton komandantët mjeranë që na gërditën lirinë. Zoti i mallkofte për jetë e mot”, ka shkruar Preteni.
Këtë të mërkurë, një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj disa personave për vepra të ndryshme penale, përfshirë mashtrimin me lista të veteranëve.
Në Kosovë është hapur panairi i përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”, ku nga 174 kompani pjesëmarrëse më shumë se 50 për qind janë nga Serbia, e cila mbetet partneri kryesor në tregun e Kosovës.
Produktet në këtë panair po prezantohen edhe nga kompanitë vendore si dhe nga vendet si: Austria, Turqia, Gjermania, Italia, Çekia, Italia, Kroacia, Shqipëria dhe Zvicra.
Kompanitë nga Serbia, pjesëmarrëse në këtë panair, thonë se janë të pranishme në tregun e Kosovës ndër vite, derisa disa prej tyre synojnë tregun e Kosovës.
Në anën tjetër, kompanitë nga Kosova ankohen se me shumë vështirësi arrijnë të jenë pjesëmarrëse në panairet që organizohen në Serbi, andaj si rrjedhojë, thonë se janë shumë pak të pranishme në atë treg.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, brenda një viti, Serbia eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej rreth 400 milionë euro, derisa eksportet e Kosovës në Serbi në vit nuk e kalojnë vlerën prej 40 milionë euro.
Teuta Kurshumlija, menaxhere e eksportit në kompaninë ‘Stone Castle’ në Rahovec, e cila merret me prodhimin e rrushit dhe pijeve alkoolike, thotë se kanë arritur të depërtojnë me produktet e tyre në shumë vende të botës, por me shumë vështirësi dhe në nivel shumë të ulët të eksportit në Serbi.
Ajo thotë se Serbia u vendosë barriera të shumta produkteve nga Kosova.
“Në tregun e Serbisë një nga problemet kryesore që kemi pasur gjatë panairit të fundit kanë qenë formalitet, kemi pasur probleme deri sa ka arritur malli në panair. Panairi kishte filluar derisa ne nuk i kemi pasur produktet e vendosura, ka probleme burokratike, shumë herë na ndodh edhe kur dërgojmë mostrat kemi probleme me dërgesa. Shteti i Serbisë nuk i pranon mbishkrimet ku shkruan Republika e Kosovës, të gjitha këto janë çështje burokratike që pengojnë punën tonë”, thotë ajo.
Arben Ferizi menaxher i shitjes në kompaninë “Apetit” nga Vushtrria, e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e produkteve të mishit thotë se janë prezent në tregun e Kosovës dhe arrijnë të ekspertojnë në Maqedoni dhe Shqipëri.
Ai thotë se janë të gatshëm të jenë të pranishëm edhe në tregun e Serbisë, por që për shkak të problemeve që mund t’u paraqiten në këtë treg, nuk kanë tentuar që jenë prezent.
“Për momentin nuk ka ndonjë plan afatshkurtër për hyrje ne tregun serb, është një treg i madh dhe për një kompani si ne është i rëndësishëm, por që produktet kosovare hapsin në vështirësi në këtë treg. Realisht nuk kemi tentuar që të gjejmë ndonjë distributor të mishit në Serbi”, thotë Ferizi.
Megjithatë, me një problem të tilla nuk përballen kompanitë nga Serbia që eksportojnë në tregun e Kosovës.
Mirko Asanoviq përfaqësues i kompanisë Aleva nga Serbia tregon se për shumë vite i plasojnë prodhimet e tyre në Kosovë dhe se tani janë duke hulumtuar kërkesat e tregut. Ai thotë se varësisht kërkesave i plotësojnë ato përmes prodhimeve të tyre.
“Mendoj që panairet janë një mundësi e mirë që ekonomistët të takohen. Pjesëmarrja e madhe e ekspozuesve nga Serbia në këtë rast e dëshmoi këtë. Do të thotë interes ka për bashkëpunim dhe mendoj që ekonomia është gjithmonë mbi të gjitha”, tha Asanoviq.
Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Serbisë kërkojnë që bizneset t’u drejtohen odave dhe Bordit Rajonal në rast të problemeve që mund t’i kenë me eksportin e produkteve të tyre në Serbi.
Marko Cadez kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë thotë për Radion Evropa e Lirë se në çdo panair të bujqësisë që organizojnë me Odën Ekonomike të Kosovës kanë bashkëpunim.
“Unë personalisht si kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, por edhe si kryetar i bordit tonë drejtues të Odës Rajonale për Ballkanin Perëndimor u bëj thirrje që kushdo që mendon se e ka ndonjë problem dhe nuk po mund të futet në treg ne jemi këtu që të ndihmojmë”, thotë Cadez.
Ai thotë se bizneset mund t’u drejtohen odave dhe Bordit Rajonal, ndonëse e pranon se ka edhe probleme që nuk mund të zgjidhen në këtë formë, ngase ato i takojnë politikës.
“Natyrisht disa probleme ne nuk mund t’i zgjidhin”, thekson ai, duke rikujtuar se shumë nga çështjet e tilla janë duke u trajtuar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. Por, përfaqësuesve ekonomik, sipas tij, u intereson që edhe ato probleme të zgjidhen sa më shpejtë.
Ai tregon se tani në panairin që organizohet në Novi Sad, javën tjetër, do të marrin pjesë 70 ndërmarrje nga Kosova.
Cadez thotë po ashtu se kohët e fundit ka vërejtur rritjen e eksportit të mallrave edhe nga Kosova në Serbi, marrë parasysh që Serbia dominon me prodhimet e saj në Kosovë.
“Për ne është me rëndësi që këta numra t’i balancojmë”, thekson Cadez, duke rikujtuar se një balancë i tillë tashmë është arritur me Shqipërinë.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se bilanci tregtar me Serbinë nuk është i dëshiruara, por që partneriteti duhet të avancohet.
Megjithatë, sipas tij, deklaratat se bizneset kanë barriera dhe nuk mund të jenë prezent në panairet në Serbi nuk qëndron.
“Vetë fakti që e kemi këtë bashkëpunim të mirë ekonomik mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Serbisë probleme të tilla nuk janë adresuar asnjëherë. Vlen të theksohet se në tre vitet e fundit kemi pasur mbi 3000 mijë takime ku bizneset vendore janë takuar me bizneset e rajonit në veçanti nga Serbia, vetë fakti që kemi qenë pjesëmarrës me ekipe deri ne 100 kompani në panairin e bujqësisë në Novi Sad dhe të ndërtimit në Beograd e flet demanton një deklaratë që ka barriera”, thotë Gërxhaliu.
Panairi i përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018” do të zgjasë deri më 21 prill.
Luljeta Krasniqi – Veseli
Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.
Kemi ardhur në një situatë për të qarë dhe për të qeshur karshi kësaj situate tragjikomike te krijuar në Kosovë.Ndër shumë të meta të tjera kjo elitë politike, janë treguar të pa menqur, pa intelegjencë të nevojshme për profesionin e politikës, të pa aftë për ti avansuar proceset demokratike dhe proceset tjera zhvillimore.Dhe, jemi deshmitarë së gjatë gjithë kësaj kohe na kan terrorizuar së kan potenciale partiake e shtetërore …së janë njerëz univerzalë …së janë të zotët të krijojnë mirëqenje .. .Kështu dalë ngadalë këta nebuloz e kan pru situatën politike dhe situatën ekonomike e sociale para kolapsit.Kan shkaktu epidemi politike të vertetë e cila ka marrë tashmë përmasa shqetësuese, përmasa këto jashtë qdo norme njerëzore e morale .Të keqijat në Kosovë po ngjajnë në tornado.Masat represive karshi njeriut tonë kanë bërë që shumica të shtrihen për toke.Cilat janë kriteret që këtë elitë politike ta kualifikojmë si të menqur?Të gjitha punet e deritashme të tyre për shtet kanë qenë punë të cilat nuk i kan kontribuar zhvillimit të proceseve demokratike pluraliste.Gjithësesi së duhet të pajtohemi së kjo kastë politike nuk i ka përfillë kriteriumet që i kontribuojnë shtetndërtimit dhe mirëqenjës së qytetarëve. Ky estabilishment politikë kanë treguar shkathtësi, dinakëri dhe paskurpulozitet për të ardhur deri të pasurimi i pa fund për vete .Janë treguar njerëz më karakter të dobët, janë treguar njerëz më shumë vese , janë treguar njerëz dehumanizues.Shtrohet pyetja: cilët janë njerëzit e menqur? Intelektualet, akademikët , politikanët , filozofët … titullarët e tjerë , sundimtarët …?Ku janë politikanët tanë kur gjendemi në një situatë të vështirë politike , kur jemi në një situatë të rëndë ekonomike , kur njeriu ynë po përjeton situata të vështira për mbijetesë. Askund. Sigurisht së bëhët fjalë për një elitë politike regresive , bëhët fjalë për njerëz të cilët nuk e kan vendin në safin e parë , bëhët fjalë për njerëz më ambicie të tepruara , e të cilat për fatin tonë të keq janë pozicionuar lartë në pushtet.Nuk them së jam i ditur , por duke i shikuar rrethanat politike dhe ecuritë ekonomike zhvillimore , nuk mund të konstatojmë tjetër veq së gjendemi në një situatë euforike politike , në një situatë iluzioniste , në një situatë kur janë shuar shumë shpresat së do të bëhët mirë. Kështu vijnë punët kur luhet bigjoz më fatin e shumicës.Intelektualet menqurinë e tyre po e zbrazin të shprehem ashtu në materje e cila është e detyruar të shuhet , dhe krahas kesaj shuhet edhe dituria e tyre. Pushteti në Kosove është kuptuar si pozicion i sundimit .Kemi ardhur në një situatë katastrofale , në një situatë gadi pa rrugëdalje? Dhe , a i thuhet kësaj menquri? Sigurisht që jo. Tranzicionin kemi pasur mundësi ta kalojmë pa turbulenca të mëdha politike , pa dhembje të mëdha, duke punuar për të gjithë barabarësisht, dhe duke u treguar të menqur karshi shtetit të cilin e fituam më mund dhe sakrifica pas një periudhe të gjatë të okupimit .Jemi treguar pakufi të pa përgatitur për sfidën e madhe që quhet -SHTET.Nuk kemi vu asnjë shenjë të pikësimit .Është punuar pa kritere , pa koncepte dhe programe politike e pa programe ekonomike .Unë i kisha pyetuar të gjithë ata liderët partiakë e shtetëror : së si ndihen për gjithë atë pasuri të fituar në mënyrë jo ligjore? Së si ndihen për pasurinë e fshehur diku në botën perëndimore , së si ndihen për të gjitha ato para të fituara më mundin dhe djersën e popullit… duke krijuar kështu në anën tjetër një armatë të tërë të atyre të cilët kan shumë pak mjete për të jetuar, ose kan mbetur raste sociale. Kemi ardhur në teh të tragjedisë shtetërore, por edhe kombëtare , dhe jo pa fajin e popullit, i cili ka mbetur ende më një vetëdije shtetndërtuese të ulët…!
Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, 5 abstenime dhe asnjë kundër ka votuar formimin e një komisioni hetimor lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Formimi i këtij komisioni ishte propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të gjashtë shtetasit turq ishin arrestuar dhe dëbuar me një aeroplan të Shërbimit të Inteligjencës Turke më datë 29 mars, vetëm pak orë pasi u arrestuan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Pesë prej personave të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.
Në ditën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit kishin deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti.
Si kundër-reagim, kryeministri Ramush Haradinaj pati liruar nga detyra ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.
Dëbimi i shtetasve turq kishte nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.
Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentit Thaçi thuhet se tema kryesore të bisedës ishin forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, kancelarja Merkel, sipas të njëjtës komunikatë, e ka përgëzuar presidentin Thaçi për rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues, që është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Raporti i përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, përshkruan pak përparime në Kosovë ndërsa kërkon thellimin e reformave dhe angazhim më të madh në bisedimet me Serbinë.
Raporti që publikohet të martën pasdite, konstaton se reformat e ndërlidhura me procesin e integrimeve evropiane u ngadalësuan gjatë vitit të kaluar për shkak të zgjedhjeve si dhe kontekstit sfidues politik që ndikoi punën e parlamentit.
Qeveria dhe parlamenti duhet të çojnë përpara reformat evropiane dhe të ndërtojnë një konsensus për çështjet strategjike të Kosovës, thuhet në raport në të cilin kërkohet edhe përshpejtimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Komisioni e vlerëson si hap thelbësor drejt liberalizimit të vizave ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, ndërsa thekson se është duke bërë vlerësimin e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndonëse vlerëson arritjet në ekonomi dhe në të bërit biznes, komisioni kërkon masa kundër ekonomisë joformale dhe për zbutjen e papunësisë.
Raporti shpreh shqetësimin e KE-së me nismën e vitit të kaluar të një grupi prej 43 deputetësh për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme e cila do të trajtojë pretendimet për krime luftë dhe të pasluftës në Kosovë.
“Është me rëndësi thelbësore që Kosova të përmbushë në tërësi detyrimet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me dhomat e specializuara (siç quhet Gjykata e Posaçme)”, thuhet në raport.
Po asht aty përmendet edhe situata në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, posaçërisht për shkak të siç thuhet frikësimit të kandidatëve në zgjedhjet për pushtetin komunal që nuk ishin nga radhët e Listës serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës.
Komisioni Evropian i kërkon Kosovës që të thellojë angazhimin në bisedimet me Serbinë dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, posaçërisht sa i përket ngritjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Raporti vë në pah edhe mungesat në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave si dhe rastet e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë.
Xhezide Alija nga Stançiçi i Gjilanit kishte shkuar te të afërmit e saj në Kumanovë, nga ku edhe ka folur për sekretin e jetëgjatësisë së saj.
Ajo është 104 vjeçe dhe është në gjendje të mirë fizike, sa nuk ka fare nevojë për syze dhe nuk e ka fare problem t’i përshtatet teknologjisë, raporton “RTV 21”.
Gjyshja ka mbijetuar katër luftëra, ka 60 pasardhës, duke përfshirë pesë fëmijët e saj, nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa.
Ajo vazhdon të ketë një memorie të shkëlqyer. Sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo thotë të jetë puna e pandërprerë, ushqimi modest dhe i shëndetshëm.
“Kam kaluar gjithë jetën duke ngrënë bukë misri, domate, qepë, lakër dhe të tjera, dhe vetëm qumësht delesh”, thotë ajo.
Ajo flet edhe për dallimin mes kohës së saj dhe të tashmes. “Tani veshja është më ndryshe. Nuk më pëlqen aspak, por çfarë të bëj. Vajza duhet të jetë një vajzë, gruaja grua, burri burrë”, thotë Xhezidja. Ajo po vizitonte Kumanovën për djalin e xhaxhait të saj, i cili ishte 80 vjeç.
Përfaqësimi i Kosovës në Samitin e Bashkimit Evropian në Sofje më 16 dhe 17 maj, ishte një nga temat kryesore të takimeve të kryeministrit të Bullgarisë Boyko Borissov me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës.
Kryeministri bullgar u prit në Prishtinë në takime të ndara nga presidenti Hashim Thaçi dhe më pas edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Borissov, tha se ka ftuar presidentin e Kosovës që më 16 dhe 17 maj të jetë i pranishëm në Samitin e BE-së, duke rikujtuar se Bullgaria e ka njohur Kosovën dhe vazhdon ta mbështesë atë në proceset integruese, sidomos tani kur është edhe kryesuese e radhës së presidencës së BE-së.
“Kosova do të përfaqësohet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete. Kurse për ato që nuk e kanë njohur, do të gjejmë një zgjidhje”, tha Borissov.
Ai u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit që t’i lënë anash egoizmat personale, ngase kjo sipas tij, është fatale për të ardhmen e këtyre shteteve. Borissov tha se Kosova dhe Serbia janë të obliguar të zgjidhin problemet e tyre.
Kryeministri bullgar, rikujtoi se Bashkimi Evropian është deklaruar se nuk importon kriza brenda BE-së, andaj vendet aspirante edhe duhet t’i zgjidhin problemet para se të aplikojnë për integrim në BE.
“Nëse nuk nënshkruhet një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë as Serbia dhe as Kosova nuk do të mund të aderojnë në BE”, tha Borisov.
“Ballkani duhet të ndryshohet për t’u integruar në BE dhe jo BE-ja të ndryshojë për Ballkanin”, tha ai.
Borissov tha po ashtu se Kosova e ka vendin e saj në Bashkimin Evropian dhe se këtë fakt ai e përmend çdo herë në takimet që zhvillon edhe me vendet tjera të rajonit.
Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi tha se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë atëherë kur të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën të jenë pjesë e tij.
Thaçi u shpreh më se i bindur se Kosova do të përfitojë sivjet nga procesi i liberalizimit të vizave, duke theksuar se të 95 kriteret e përcaktuara nga BE-ja, tashmë janë përmbushur.
Procesi i liberalizimit të vizave nuk do të jetë pjesë e raportit për Kosovën. Pas një kohe të gjatë, Prishtina plotësoi njërën nga dy kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave dhe aprovoi një marrëveshje demarkacioni me Malin e Zi, shkruan DW.
“Në Bruksel dëgjon të thonë se në mënyrë që të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën, së cilës ende i duhen viza për të hyrë në Shengen, Komisioni Evropian mund të paraqesë disa aspekte pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, i cili është kushti i fundit që ka mbetur. Në anën tjetër, për shkak të emigrimit të madh nga Kosova, shtetet anëtare janë më shumë se të kujdesshme kur vjen puna për ta përfshirë Kosovën në listën e bardhë të Shengenit”, shkruan DW.
Sipas Eduard Kukanit, Kosova, ashtu si Bosnjë-Hercegovina nuk duhet të presin raporte pozitive nga Komisioni Evropian këtë vit. Sundimi i ligjit dhe aspekte ekonomike të vendit janë ende nën një pikëpyetje të madhe, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është në stanjacion, me shkallëzime të herëhershme dhe tensione në të dyja palët. Komisioni Evropian beson se reformat në Kosovë janë ngadalësuar në sajë të periudhës së zgjedhjeve vitin e fundit në Kosovë. Autoriteteve të Prishtinës do t’u kërkohet që të punojnë në mënyrë me efikase për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, por edhe që të angazhohen më fort në dialogun me Beogradin. Në këtë kuadër përfshihet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani në radhë të parë ngritja e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.
“Besoj se ky raport nuk do t’i sjellë shumë inkurajim Kosovës, sepse mund të kishin bërë shumë më tepër. Sa kohë iu desh Parlamentit të Kosovës që të aprovojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi? Kjo është një provë se gjërat në Kosovë nuk ecin si duhet të ecnin. Unë pres një sërë rekomandimesh të ashpra në raport për atë si duhet ecur dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen në rrugën evropiane”, tha Kukan.