VOAL

VOAL

Veber: Nuk do të ketë korrigjim të kufijve, Thaçi e Vuçiçi e panë që ka rezistencë brenda BE-së

Analisti gjerman nga Këshilli për Politika të Demokratizimit Bodo Veber ka thënë se nuk do të ketë korrigjim të kufirit sepse kjo do të nxiste pasoja të paparashikueshme.

Në një debat në Graçanicë me përfaqësues të shoqërisë civile për dialogun e Brukselit, raporton Kossev, Veber ka thënë se kjo ide është e parealizueshme.

“Kjo do të thoshte kthim në vitet 90. Fare nuk po shikohet se cilat janë pasojat dhe si po jetojnë njerëzit nën marrëveshje të tilla, por gjithmonë është me rëndësi se kush e kontrollon territorin. Dhe kjo ide nuk është shpejguar fare, çka do të ndodhte me serbët në Kosovë, që jetojnë në pjesën jugore nëse Veriu i mbetet Serbisë” ka thënë ai.

Veber ka thënë se Thaçi e Vuçiq e kanë parë që për këtë propozim ka rezistencë të madhe brenda BE’së, veçmas nga Gjermania, por ka theksuar se disa aktorëve brenda unionit as që u intereson se çfarë ndodh në këtë rajon.

Merr fund qarkullimi i veturave pa tabela në veri të Kosovës

Policia e Kosovës nisi të hënën zbatimin e planit operativ, i cili parashikon ndalimin e qarkullimit të automjeteve të paregjistruara dhe të atyre që iu ka skaduar regjistrimi.

Automjetet e tilla janë përdorur vetëm në veri të Kosovës gjatë pothuajse 20 vjetëve të kaluar dhe vlerësohet se numri i tyre është rreth 30% e numrit të përgjithshëm të automjeteve.

Shefi i Drejtorisë së Operacioneve të Policisë në rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se policia, që nga mëngjesi i së hënës, po i kontrollon të gjitha automjetet dhe se deri tani nuk ka konfiskuar asnjë, pasi qytetarët, siç tha ai, po e respektojnë vendimin e policisë.

“U jemi shumë mirënjohës bashkëqytetarëve tanë, të cilët kanë treguar mirëkuptim dhe disiplinë, pasi këto mjete ende nuk janë parë në trafik (sot). Shpresojmë se do të mbetet kështu”, tha Bojiq.

Udhëheqja e komunave në veri të Kosovës, përkatësisht Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, lëshoi një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës tha se e mbështet plotësisht vendimin e policisë ne veri për të ndaluar përdorimin e automjeteve që nuk kanë targë dhe as polisë të sigurimit.

Rivarrimi i padinjitetshëm i kolonelit, produkt i matrapazëve politikë të LDK-së! – Nga Florim Zeqa

Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1992, regjimi pushtues i Millosheviqit në Kosovë, kishte nisur vazhdimin e aksionit famëkeq të kërkimit të armëve nga shqiptarët, i mbetur në gjysmë nga antishqiptari Aleksandër Rankoviq.
Pre e ndjekjes dhe torturës për armë nga koha e Rankoviqit e deri të ajo e Millosheviqt ishte edhe babai im i ndjerë (Halil Zeqa), i torturuar disa herë nga policia serbe, por asnjëherë i nënshtruar.
Pas kthimit nga Stacioni Policisë në Klinë, babai me plagë të rënda trupore nga tortura e policisë serbe gjendej duke u kuoruar në shtëpi, ndërsa unë gjatë kthimit nga procesi mësimor, u ndala në shitoren e fshatit ku punoja për të blerë diçka. Aty brenda ishte nje tollovi e madhe e njerëzve që debatonin me shqetësim për aksionin e armëve…
Me të dalë nga shitorja, më ofrohet një familjarë i një personi që kishim dyshimet për spiunim të babait tek policia serbe, me fjalët; “Unë sonte së bashku me disa të tjerë (i citoi me emra, ndër ta edhe një gazetarë) do të vijmë për ta vizituar babain tënd…”. Përgjigja ime ishte e prerë, jo nuk keni fare nevojë të vini, babai im është mirë dhe se asgjë e keqe nuk i ka ndodhë!
Ishte hera e parë që vendosa kështu pa u konsultuar ne babain, pasi nuk doja t’ia pëserisja edhe një herë torturën psiqike që kishte përjetuar nga policia serbe!
Me të kthyer në shtëpi, nga frika se mos po më qorton babai për vendimin e marrë, me gjysëm zëri i tregova për rastin, ndërsa babai me plot entuziazën ma ktheu; “Mirë ua paske bërë, të njëjtën përgjigje do ta merrnin edhe nga unë”.

Është hera e parë që e filloj shkrimin me një rrëfim personal, por këtë e bëra për shkak të ndjeshmërisë së ceremonisë së rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit, e cila provokoi ndjenja të thella shpirtërore për shkak të sjelljes abuzuese të liderëve shtetërorë me eshtrat e Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, njeriut më besnik të Ibrahim Rugovës, i vrarë pabesisht në Tiranë me 21 shtator të vitit 1998.
Nga dita e premte, 21 shtator 2018, asnjëri nga udhëheqësit dhe deputetët e LDK-së nuk e ka të drejtën morale të flasin dhe as përdorin për marketing politik vrasjet politike të pasluftës, përkatësisht vrasjet e figurave më eminente të luftës dhe paqës nga radhët e LDK-së!
Prostitutat politike të LDK-së (politikanët që u shitën për para), ose më mirë të themi matrapazët që flirtuan me pushtetarët për rivarrimin kaq të padinjitetshëm të Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, pa u zbardhur asnjë detaj nga vrasja e kolonel Ahmet Krasnqit në Tiranë 20 vite më parë, janë vrasësit e dytë të Ahmet Krasniqit me 21 shtator 2018 në Prishtinë.
Ata që shitën edhe për së vdekuri kolonel Ahmet Krasniqin, provokuan ndjenjat e pastra të qindramijëra e miliona shqiptarëve të ndershëm, por më së keqi turpëruan familjarët e kolonelit.
Këtë e bënë një grusht matrapazësh politikë në LDK, të cilët një mik i imi, Rexhep Kastrati, publicist dhe gazetarë i guximshëm me të drejtë i quan “Vegla kondom të SHIK-ut në LDK” (përfundon citati), ua mundësuan kundërshtarëve të vijës institucionale të luftës çlirimtare, që pas 20 vitesh të bëjnë marketing politik me eshtrat e Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, të cilin nuk e njohën dhe pranuan si të tillë as në ditën e rivarrimit!
Janë të njëjtit edhe sot që e kundërshtojnë themelimin e Ushtrisë së Kosovës me akronomin FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, të këtij elementi sa kuptimplot po aq përmbajtësorë të sovranitetit të shtetit tonë, pikërisht për shkak të mos pranimit të ekzistencës së FARK-ut, të këtij organizimi ushtarak nën komanden e kolonel Ahmet Krasnqit dhe Ibrahim Rugovës, si komandantit suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Ndërsa sot, derdhin “lot krokodili” për llogaritë e tyre personale dhe politike njëkohësisht, me qëllim të barazimit të viktimave me kriminelët, të barazimit të vlerave me antivlerat, të nivelizimit të aktit të tradhtisë qyqare me heroizimin e dëshmorëve,…për më tepër se kaq edhe të amnistimit të krimeve makabre ndaj figurave më markante të kombit.
Këto veprime nuk ndodhim pa një qëllim të caktuar! Është kjo një tendencë e hapur për shtrëmbërim dhe falsifikim e skajshëm të historisë më të re të Kosovës, e cila për qëllim ka mbulimin e të gjitha vrasjeve politike të luftës dhe pasluftës në Kosovë.
Krijimi i një realiteti të rrejshëm sot, për qëllim ka minimizimin deri në asgjësim nga kujtesa popullore e figurave më markante, heronjëve dhe dëshmorëve të vërtetë të luftës çlirimtare.

Tregtarët e gjakut të dëshmorëve ia arritën qëllimit

Ka kohë që një pjesë e eksponentëve të LDK-së, zyrtarë të lartë dhe deputet për interesa meskine personale kanë shkelur mbi gjakun e familjarëve të tyre të vrarë pabesisht nga dora e zezë kriminale, duke u bërë një me ata që deri dje i shanin dhe akuzonin për vrasjen e më të dashurve të tyre!
Kjo tashmë nuk paraqet risi dhe as befasi në opinionin publik, por befasia tepër e dhimbshme qëndron në faktin e dorëzimit të disa prej familjarëve të figurave politike jo në mënyrë të drejtëpërdrejt por përmes “mësitëve” të krimit të organizuar…
Si asnjëherë më parë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Ministrit të parë të Mbrojtjes, u bënë bashk ëngjuj e djajë, atdhetarë e tradhtarë, pushtetarë e opozitarë, luftëtarë e dezertorë, invalid të luftës e të paqës, u bënë bashk heronjë e dëshmorë me vrasës e kriminelë të llojeve e ngjyrave të ndryshme.
Kjo më së miri u shkoi për shtati tregëtarëve të gjakut të dëshmorëve, për të mjegulluar akoma më tepër të vërtetën e hidhur të dhjetëra e qindra vrasjeve të pasluftës!
Kjo u shpëfaq në mënyrën më të keqe me 21 shtator 2018, me ç’rast u bë nivelizimi i heronjëve me ushtarë të thjeshtë, gjegjësisht i rivarrimit të Qazim Jakupit, pse ai ishte babai i një këngëtarje të njohur me Ministrin e parë të Mbrojtjes dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), kolonel Ahmet Krasnqi.
Këtë e bëjnë vetëm mumiet e gjalla të shndërruara në patericë të uzurpatorëve të shtetit.
Është e dhimbshme rënja në kurthin e mashtrimit e familjarëve të kolonel Ahmet Krasniqit, të cilët pranuan organizimin e gjithë kësaj maskarade nga njerëz të dyshimt duke pranuar edhe Dekoratën me “Mirënjohje” plot hipokrizi nga njeriu i më i pasinqertë dhe padinjitetshëm në vendin tonë, që nënkupton shkelje e nënshtrim, poshtërim e mallkim njëkohësisht.
Për rivarrimin e kolonelit, më mirë do të ishte të pritej edhe për një kohë, qoftë edhe një vit apo dekadë, për shkak se pendesa e familjes Krasniqi do të jetë akoma më e gjatë se kaq!

Ashtu siq e fillova, dëshirojë ta përfundoj shkrimin. Në momentin që është ftuar në skenë vëllau i kolonelit, Behxhet Krasniqi për të pranuar mirënjohjen, kam pritur reflektimin më pozitiv të mundshëm,…kam pritur refuzimin kategorik të Dekoratës nga presidenti duke e kushtëzuar me zbardhjen dhe dënimin e vrasësve të Ahmet Krasniqit.
Mbase një përgjigje e tillë, do të ishte ndëshkimi më i madh për presidentin Thaçi dhe të gjithë atyre që përgatitën maskaradën e këtij rivarrimi të padinjitetshëm të kolonelit, krejtësisht me prapavijë politike.
Bashkangjitjes së zërit anonim gjatë fjalimit stereoptip të presidentit edhe nga ana e z. Behxhet Krasniqi, përveqse akt burrërie e trimërie, do të ishte satisfaksion i lartë moral dhe i falenderimit të sinqertë për të gjithë mbështetësit e vijes institucionele të luftës, paqës dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Për dallim nga unë, që e kisha një motiv 26 vite më parë për të mbrojtur me dinjitet prindin tim, ju z. Behxhet Krasnqi i keni pasur mijëra motive dhe arsye më shumë për t’i qëndruar besnik gjakut të vëllaut!
Nëse nuk keni pasur mundësi të bëni gjë tjetër, Dekoratën e “mirënjohjes” nga presidenti fatal i shqiptarëve, keni mundur dhe është dashur ta refuzoni publikisht si burrat në prezencë të qindra pjesëmarrësve dhe mediave!
“Askush nuk ngjitet mbi kurrizin tend, nese ti nuk perkulesh”!

Lavdi kolonel, prehu i qetë në zemrën e tokës dardane që e deshe me shumë se jetën!

PO GABON RAND O ISH MËSUESI IM PROF. IDRIZ ZEQIRAJ QË PO E SULMONË ME SHKRIME AKADEMIK ISA MUSTAFËN – Nga Bardh M. Nengurra

Sot ka ardh nji kohë kur njerzit per shkakun se kan keqkuptue kodin e shejtë të lirës së fjalës dhe mendimit, ata po e keqperdorin atë kod.
Ka ardh nji kohë kur të thuhet çkado dhe edhe të trillohet e të shpifet nuk të thotë kush pse!
Unë nuk pretendojë të gjithdishmin, e asnjihere me deshirë nuk dal para atyne burrave që dikur ishin mesuesit e mi , ishin idolet e mi dhe falë babë Mustafës tim dhe idolve të feminisë time, mendojë se unë sot jam ky që jam.
Prof. Idriz Zeqiraj e kam pas mësues në Shkollën Fillore ” HYSNI ZAJMI ” në fshatin Vrellë të Istogut dhe kam pas fat që isha nxanës i Idrizit, i Prof. Qerim Spahiut etj, etj mesues atdhetar e veprimtar të palodhëshem per të drejtat e kombit ton që në ato kohë ishte i ndam dhe i okupuem.
Fati e deshti që pas ndamjes time diku rreth 25 vjet me mesuesin tim Idriz, kur unë isha ende nxanës në fillore e Ai ilegalisht iku e doli në Shqipni, pra fati e deshti dhe neve u takuem perseri , por tash Ai nji intelektual i arsimuem , nji burr i kalitun dhe i pervujtun nëper burgjet staliniste të Enver Hoxhës në Shqipni ndersa unë nji mergimtar i ikun nga Istogu në krye të Europës në Norvegji.
Kisha shkue ta vizitojë vëllaun tim që jeton në Ludwikshafen në Gjermani dhe aty takova njeriun që e kam dasht e respektue tanë jeten ashtu si respektova babën tim, takova Mesuesin Idriz.
Vum kontakt dhe ai kontakt vazhdon sot e kësaj dite me veprimtari e angazhime të shumta kombëtare e kulturore ku unë e mesuesi Idriz jemi të nji mendje dhe rrugtojmë në të njetin tren. Mirpo disa shkrime per liderin e LDK-së dhe per rrjedhat e ngjarjet në këtë parti që i ban Mësuesi Idriz Zeqiraj mu më pengojnë dhe me irritojnë.
Kurr nuk do e besoja se unë nji ditë do irritohem aq shumë me disa shkrime të botueme të Mesuesit tim Idriz sa ta baj nji shkrim kunder atyne shkrimeve.
Disa here gjatë takimeve tona të shpeshta e kam këshillue dhe kam shpreh kundershtimin tim me shkrimet kritike te Mesuesit Idriz Zeqiraj kunder Akademik Isa Mustafës.
Perqudi Ai asnjihere nuk ka kundershtue mendimin tim per to, por as nuk ka tentue ti merr në mbrojtje ato shkrime. Ashtu me nji sens diplomatik ka arritë me i ik temës dhe gjithçka ka kalue pa rezultat. Ndërsa unë per shkak të respektit per Mesuesin nuk kam ngulë kambë asnjihere ta elaborojmë bashk nga e ka burimin tan ai mllef dhe inat i shprehun në shkrime të Idriz Zeqirajt kunder Akademik Isa Mustafës që asht Kryetar i LDK-së dhe njiherit asht edhe Kryetar i Mësuesit Idriz Zeqiraj, i imi dhe i të gjithë atyne veprimtarve të LDK-së dhe votuesve e simpatizantve të sajë.
I kam lexue me kujdes të gjitha shkrimet e Mesuesit Idriz dhe e pergëzojë per tan at arsenal njohunish dhe faktesh që i ka dhe i ban publike. Me 20 shtator 2018 në oren  10.30 me vjen në posten time elektronike nji shkrim nga Idriz Zeqiraj që paraprakisht ishte dergue per botim si zakonisht në ditoren BOTA SOT.
Shkrimi mban titullin;  ” ISA MUSTAFA AMNISTON KRIMIN DHE KRIMINELET “. E hapa shkrimin dhe e lexova me kujdes.
Dhe ky shkrim më irritojë shumë. Më irritojë jo pse ish Mesuesi im ka sulmue gabimisht dhe pa asnji bazë argumentesh Akademik Isa Mustafën, por me irritojë shkrimi pse bash ish Mesuesi im, Idoli im, miku im Prof. Idriz Zeqiraj ka ra aq poshtë dhe ka shkrue këtë shkrim që aspak nuk i perket realitetit. Than shkurt Shqip asht shkrim me perplot lakime dhe të paverteta, me akuza pa mbulesë dhe gjithçka duket se asht shkrim me porosi nga dikush apo nga ndonji grup i caktuem. Ky presupozim i imi dhe dyshim me ban të reagojë pasi e di se në Gjermani dhe Zvicërr asht nji grup që rrahin gjoksin si miq të Ibrahim Rugovës dhe aspirojnë se vetem ata kan të drejtë me folë per LDK-në dhe me zgjedh liderin e sajë. Andaj kam dyshim se Idrizi shkruen me porosi të liderit të keti grupi i cili sado që ishte emen i madhë në LDK dikur ai gjithmonë ka qen mik dhe informator besnik e bashkveprimtar i heshtun i Milaim Zekës. Qofsha unë i gabuem , por po kam frikë se Idrizi me at shpirtin e vetë të sinqertë asht ra pre e veprimeve tinzare dhe perfide të disa njerzve që han bukën e LDK-së por argatin i bajnë PDK-së, AAK-së, VV-së etj, etj. Po kam frikë se jan ata që e nxisin të shkruej dhe ta sulmojë Isa Mustafën e që do thotë  te sulmohet vetë LDK-ja.
Meqense ky shkrim i imi asht replikë me shkrimin e Idriz Zeqirajt, unë po e ceku se nuk e kam ndëgjue intervisten e Kryetarit Isa Mustafa që paska qen në nji nga TV-të tona. Unë do ju referohem vetem fjalve të Akdaemik Isa Mustafës që Idriz Zeqiraj i paska quejt ; paushalle, tërsishtë mashtruese e dezinformuese, kërrcnuese e cinike.
Idrizi apostrofon këtë deklaratë të Akademik Isa Mustafës dhe e merr per bazë per ta sulmue keq e padrejtësishtë Akademikun Isa Mustafa. ” NË FUND TË VITIT 2016, VENDI KISHTE ARRITUR TË PËRMBUSHË TË GJITHA KUSHTET, PËRFSHIRË EDHE LUFTËN KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT ” !!
Kësaj deklarate të Isa Mustafës , Mësuesi Idriz i kunderpergjigjet me: ” Jo vetem në vitin 2016, por as sot , në shtator 2018 Kosova nuk ka përmbushë asnjerin nga kushtet, që zotri Mustafa mashtron opinionin, madje, me nji qellim të caktuar të cilin do ta themi në kontest të shkrimit.
Për këte Mesuesi Idriz i renditë numerikisht disa kundërfakte deklaratës së sipercekun të Akademik Isa Mustafës.

 

  1. Janë 1820 krime, vrasje politike të ” pazbuluara “, të pa ndëshkuara ligjërishtë.  Edhe ndonjë i ” gjykuar ” , është mjaftuar vetëm me “gishtin e ngrehur “, por, jo shtyrësin, porositësin, paguesin e vrasësit;  Kundërshtimi dhe mospajtimi im për këtë konstatim të Mesuesit Idriz Zeqiraj asht pikrisht te fakti se ato 1820 vrasje e krime kan ndodhë në kohën kur pushtetin në Dardani e kishin bandat e dala nga kuzhina e Tiranës të cilët mashtruen se kan luftue per çlirimin e vendit dhe në luftën e tyne per ta marr pushtetin ata i eliminuen të gjithë kundërshtaret atdhetar të politikës shtetnore në Dardani.  I dashtun Mësues Idriz, a sna thue çfar faji pat dhe ka Isa Mustafa që ndodhën këto vrasje dhe krime?! A sna thue se a ka pas mundësi Akademik Isa Mustafa me i ndalue ato, ma vonë me i zbulue dhe me i gjykue, vrasësit, porositësit, shtytësit dhe paguesit per vrasje?! Unë ta them se Akademiku Isa Mustafa as nuk ka pas mundësi me i ndalue, as me i gjykue e denue. Kryetari i LDK-së Akademiku Isa Mustafa e pat rastin me i hetue, me i zbulue, me i gjykue dhe denue vetem kur në vitin 2013 LDK në koalicion qeverisës me PDK-në formojë per të paren here kabinetin qeveritar. Por…? Mësues i dashtun si të përmbushen kushtet kur at pak kohë sa ishte Isa Mustafa lider i qeverisë së Dardanisë ate se lan të punojë asnji minut pa e sulmue. U sulmue direkt fizikisht, ju sulmue prona, ju pergojue vëllau i sëmuet, salla e Parlamentit mbushej me gas Mollotovi sa here vinte me ndonji propozim qeveritar .  Megjithate qeveria e Isa Mustafës ka arritë shumë rezulltate, dhe ato rezultate e nxjerrin ate si Kryeministrin ma të suksesëshëm dhe burrshtetasin ma të zotin pas Ibrahim Rugovës që ka pas Dardania ndonjihere. Qeveria e Isa Mustafës ra ma së shumti me ndihmën e kuajve të Trojës që ishin dhe janë mbrenda sajë. Dhe tash ka ma shumë se nji vit që qeverisë me vendin nji analfabet, nji trumhellë i pagdhendun që shkatrrojë gjithçka gjet para vetës e që ishte ndertue ma parë nga kryeministrat paraprak. Andaj pse do duhej Akademik Isa Mustafa me u fajsue pse nuk qenkan permbush asnji nga kushtet. Pse o mësuesi im Idriz Zeqiraj për këtë temë nuk të shkon mendja me e fajsue ish opozitën që tash u ba PAN dhe po qeverisë me shtetin. Unë vertetë quditem se si ta zan goja me ja hudhë fajin kaq ligësishtë e padrejtësishtë liderit të partisë të cilen e votojmë dhe i sherbejm unë dhe Ti prej se u formue kjo parti. Mësues i dashtun, mos ma zanë per të madhe , por spo kam se si mos ta shpreh indinjaten time me këtë shkrim tandin dhe ja pse.

Si mund ta akuzosh Isa Mustafën se nuk paska luftue korrupsionin. ?! Po a nuk u arrestue nji nga bosat ma të medhej te krimit dhe korrupsionit pikrishtë në kohën e qeverisë së Isa Mustafës? A nuk u arrestue Azem Syla dhe grupi i ti kriminel. Poashtu sa ishte Isa Mustafa kryeministër u arrestuen dy grupe të ashtuquejtuna të Drenicës per krime gjatë dhe pas luftës në Drenicë. Tash kjo qeveri e PAN-it që e rrexojë ate të Isa Mustafës bashk me disa kuaj Troje që veprojnë poshtërsishtë permbrenda LDK-së i liruen nga burgu Azem Sylën dhe grupin dhe edhe ata të grupit të Drenicës. Dikur kur ishte Isa Mustafa kryeministër komandirat dhe haraqgjinjët e kriminelet dridheshin dhe as gjumin gjum se bajshin nga frika e dorës së ligjit e tash ata byrykaten si tareq gjithandej Dardanisë. Isa Mustafa shkarkojë tre ministra të aleatit qeveritar të ashtuqujtun LISTA SRPSKA, dhe vetem pse zgjati disa javë shkarkimi i Jabllanoviqit kjo lukunia që sot asht pozitë dhe ka pushtetin bashk me ata rrugaqët e Al-Bin Kurtit ja sulmuen me mjete eksplosive edhe shtëpinë Isa Mustafës. Qeveria e PAN-it me Ramushin në krye e ka Nenad Rikalon minister e që ky perflitet dhe akuzohet si nji kriminel serb per krime kunder shqiptarve në lagjen Dardania në Prishtinë gjatë kohës së okupimit. Kur ishte Isa Mustafa kryeminister e ndalojë ardhjen e trenit provokues serb në Dardani, e prishi murin në Mitrovicë, ju ndalojë ardhjen zyrtarve serb në Dardani. Ekonomia e shtetit pat ngritjen ma të madhe në rajon. Ndersa sot buxheti i shtetit asht shpraz. Ministri Bedri Hamza alarmojë disa here se po shprazet kasa e shtetit. Ramushi nuk do me ndegjue per asgja, ai vazhdon me avazin e vetë dhe normal se kushtet per antarsim në instanca nderkombëtare dhe per liberalizim të vizave nuk permbushen kur vendi sundohet, vidhet e shkatrrohet. Kur kriminelet amnistohen dhe lirohen nga burgu. Isa Mustafa nuk ka faje per këto veprime pise të kesaj qeverie o Idriz Zeqiraj. Fajet janë te opozita që jan kopila të enveristve të dalun nga kazani i Tiranës së Fatos Nanos e Fatos Klosit e që në Dardani janë të gjithë LPK-istët qe tash jan shpernda nëper disa parti si; PDK, AAK, VV, NISMA etj, etj. por bashk me ta fajet i keni edhe juve disa kundershtar të liderit të LDK-së, dhe ju jeni të njejtit njerëz që liderin e LDK-së e keni kundershtue gjithmonë. Isa Mustafa asht i fundit që kundershtohet dhe luftohet nga mbrenda partisë. Asht kundershtue ma parë edhe Shejti Ibrahim Rugova. Asht kundershtue edhe Prof. Fatmir Sejdiu e tash kundershtohet Isa Mustafa. Dhe nji pyetje per Ty mesuesi im Idriz, që e luftojnë dhe kundershtojnë LPK-istet nuk asht per tu quditë, por pse po e luftoni ju disa që po rrahni gjoksin se jeni militanta të LDK-së ?!
.Mjerisht kur Akademik Isa Mustafa qeveriste vendin kundër Qeverisë së LDK-së me Akademik Isa Mustafën në krye dolën rrugaqët e ideologjisë islamiste-enveriste të Al-Bin Kurtit, dolen rrugaqët dhe tareqët me grupet e haraqgjinjëve të Dukagjinit dhe gjithandej ku i ka degët AAK-ja e Ramush Haradinaj, por mjerisht kundër kësaj qeverie dolen edhe disa oponent shikist e mrapshtana tjerë permbrenda vetë LDK-së. Dhe në perkrahje të keti grupi që vepronte haptas permbrenda LDK-së dolet ma së shumti ju disa veprimtar nga mergata e jonë në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Norvegji ( vetë kam shkrue tri shkrime kundër Akademikut Isa Mustafa dhe koalicionit LDK-PDK e per të cilat shkrime turpnohem sot ), Suedi, etj, etj.

Koha tregojë se kundërshtarët e Isa Mustafës paskan pas frikë nga Ai. Andaj pozitë e opozitë, mergimtar e kollonkusur bashkuen forcat dhe ja filluen me e sulmue. Nuk do permendi kronologjikisht të gjitha sulmet që ju ban personalisht Akademikut Isa Mustafa sepse ato tash veq dihen. Unë do permendi dy tri metoda perfide që u perdoren per ta rrëxue qeverinë e cila që nga dita e parë vuni rend dhe ligj.  Metoda e parë ishte gjetja e njerzve permbrenda vetë LDK-së qe do kundërshtojnë Isa Mustafën dhe qeverinë e ti. U gjeten ; Shpetim Bulliqi, Alma Lama, Armend Zemaj, Arben Gashi, Hatim Baxhaku, ajo mistrecja Vjosa Osmani dhe per qudi edhe Gjenerali Anton Çuni. Dhe tash Ti Mesuesi im i dashtun Idriz a harrove aq shpejt se si u shperblyen këta kuaj të Trojës permbrenda LDKsë qe dolen kunder Isa Mustafës gjoja se jan kundër koalicionit qeverisës me PDK-në, por pikrishtë këta moren poste dhe perfituen vetë apo familjaret e tyne pse vepruen kunder LDK-së dhe Kryetarit të sajë Akademik Isa Mustafa. Alma Lama u emnue Ambasadore në Itali, vëllau i Arben Gashit u emnue poashtu Ambasador e edhe vëllau i Armend Zemaj, Astrit Zemaj u avancue nga Kosnsul në Ambasador në Gjermani. Shpetim Bulliqi mbet si i lujtun mendesh dhe posa ra qeveria e Mustafës ate e emnojë shefi i ti Ramushi në vendin e Murat Mehes. Dhe si rezultat i kesaj a nuk doli qashtja e demarkimit të kufinit me Malin e Zi ashtu si e pat sjellë per miratim në Kuvend edhe Isa Mustafa?! Pse Ti mesues Idriz nuk e shkrove asnji shkrim per këtë rast, pra per faktin se lufta në Parlament kunder miratimit të demarkimit të kufinit me Malin e Zi nuk paska qen luftë per ti mbrojtë tokat , por luftë per me rrëxue qeverinë e parë të LDK-së , qeveri kjo me disa Akademik në perbamje të sajë.  Dhe tash as Ti mësues Idriz e as këta partizanët e SHIK-PDK-AAK-së nuk po e thoni asnji fjalë per qeverinë e banditve, hajnave, kriminelve dhe njerzve kapabanda të korrupsionit dhe haraqit në Dardani. A do thotë kjo se juve të gjithë bashk e paskeni pas halë në sy vetem Akademikun Isa Mustafa dhe friken që LDK mos ta qeverisë shtetin. Kur qeveriste Isa Mustafa qashtja e Asociacionit të komunave serbe u stagnue dhe u dergue në Gjykatën Kushtetuese ndersa tash me pushtetin e komandirave të PAN-it u riaktualizue.
Ti Mesuesi im e akuzon Isa Mustafën se gjoja nuk e paska luftue korrupsionin. As krimin. Mirë ama si po harron se qeveria Isa Mustafa per verime korruptive dhe krime e arrestojë Azem Sylën me bashkveprimtar. E arrestojë grupin e Drenicës per po të njejtat veprime. Isa Mustafa si i pari i qeverisë largoj ( shkarkojë ) tre ministra serb , dhe në foltore të parlamentit ju tha se nese nuk e dojnë Dardaninë, lirisht le ta lëshojnë qeverinë dhe të ikun ku të dojnë.
Qeveria e PAN-it e Ramushit ka në ministri nji ministër i perfolun per krime ndaj shqiptarve gjatë luftës në Dardani. Kjo qeveri i ka dhanë pikrishtë këti serbi ( Nenad Rikalo ) postin e ministrit të bujqësisë. Qeveria e Ramushit dridhet nga secili antar i listës serbe sepse fatin e ka nga votat e tyne. Dhe juve që kundershtuet Isa Mustafën pse asnjihere nuk u penduet per mendimet dhe kundershtimet e jueja qe i keni ba e po i bani. Apo jeni të verbet dhe nuk i shifni poshtersitë dhe hajnitë, krimin dhe shtetshkatrrimin qe po ndodhë pasi ra Qeveria e Akademikut Isa Mustafa.  Cilat jan veprimet e Ramushit me ndalë korrupsionin, me gjet vrasësit dhe me luftue krimin?! Pse ju keni pikat me sulme vetem Isa Mustafës, njeriut që diti me ndertue qeveri dhe me udhëheq ate?!
Po këthehem pak te shkaku qe vet ju e thoni pse keni inati me Isa Mustafën. Koalicioni me Hashimin dhe PDK-në. Kundër këti veprimi isha edhe unë, kam ba tri shkrime kunder dhe i kam botue, por sot turpnohem per ato shkrime.
Shkrimet i pata shkrue kur isha në at euforinë tipike shqiptare të inatit sepse më tmerronte fakti se në karrigen e Presidentit të parë të Dardanisë , të Shejtit Ibrahim Rugova do ulej njeriu që ka tentue ta vras ate , njeriu që e ka luftue mizorishtë me të gjitha menyrat, pra do ulej Hashim Thaçi. Mirpo pasi mora disa informata nga njerez të mi të afert dhe të besueshem e që janë permbrenda strukturave të nalta në LDK, unë kuptova faktin se pasi nuk kishim votat e duhuna me qeverisë vetem apo bashk me nji subjekt të vogël patjeter duhet me ba koalicion me dike.  Mesova dhe kuptova se vertetë meqense vendi ndodhej para sfidave të medha per tu ba pjesë e Europes dhe NATO-s patjeter duhet te ket nji koalicion të madh qeveritar dhe qe do formojë qeveri e cila do i ketë votat per vendosjen e realizimin e kushteve që i kerkoheshin dhe i kerkohen shtetit tonë të brishtë. Andaj u pajtova me vendimin e Isa Mustafës dhe bashkpuntorve të vetë që te baj koalicionin qeverisës me PDK-në dhe u pendova per shkrimet e mia. Isa Mustafa si burrshtetas i mirfilltë perfitojë ma shumë se sa humbi në atë koalicion.  Postet ma të randësishme ministrore ju dha njerzve të LDK-së, dhe keshtu ngadal por sigurt fillojë qeverisjen e shtetit dhe ndertimin e ti. Në qeverinë e LDK-së me Isa Mustafen ishin disa ministra me titull Akademik dhe shumë tjerë me titull DR. shkence. Isa Mustafa ngadal por sigurt ja mori nga dora pushtetin Hashim Thaçit dhe bashkpuntorve të ti krimnel e korruptiv. Asnjihere nuk u tremb as nuk u perkulë para Hashimit. Po ta perkujtojë se paraardhesi i ti në LDK , Prof. Fatmir Sejdiu rrinte gaditu derisa Hashim Thaçi lexonte Deklaraten e mvetësisë së Dardanisë. Fatmiri ( sipas disa informatave që kam ) në dy raste i ka mbajt edhe pallton me e vesh Hashimi. Andaj pse kaq poshterishtë po e sulmon Akademikun Isa Mustafa e asnjihere se ke permend  Fatmir Sejdiun dhe qyqarllakun e ti sa ishte në postin e të parit të LDK-së dhe të shtetit.  Të kethehem te tema. Normal se kur bahen marveshtje qeveritare duhet edhe me dhan e jo vetem me marr. Ju dha posti i Kryetarit Hashim Thaçit, por edhe ky veprim u ba me menquni dhe ishte potez diplomatik. Posti i kryetarit asht me afat kohor dhe kur tejkalon Hashimi nuk do jet ma kryetar, por derisa ai asht në at post PDK do merr teposhtëzen dhe vendi ma në fund do çlirohet nga sundimi i PDK-së depsuze shtet uzurpuese , parti e komandirave të Drenicës. Dhe a po pajtohesh me mu Mesuesi im Idriz se pa Hashimin lider PDK që në zgjedhjet e para doli partia e tretë. Tash do thuesh Ti dhe ata që mendojnë si Ti; po ama shife tash çka po ban Hashimi me veprimet e tia per ndrrim teritoresh dhe rrezikim të vetë shtetit. Po ashtu asht ama po të kishte qenë Isa Mustafa në pushtet Hashimi kurr nuk do ishte faktor per bisedime me Serbinë në Bruksell. Aty do bisedonte Akademiku Isa Mustafa. Tash asht normale pse Hashimi mbet i vetmi që bisedon. A me e dergue atje analfabetin dhe tarakun e Gllogjanit a?!
Mësuesi im i dashtun Idriz Zeqiraj , unë nuk due të polemizojë me ty në të gjitha ato akuza që i ke shfrye në shkrimin tand në fjalë kunder Kryetarit tonë Akademikut Isa Mustafa sepse per ta zhvillue këtë polemikë do na duhet me shkrue liber bashk, ama po ta them si dashamirë se e ke gabim që sulmon njeriun tand, kryetarin tand. Unë besojë shumë se Ti je militant i LDK-së andaj ta them këte.
Unë di saktësishtë se Ty, pastaj zonjën Zizë Pepshin, Fazli Hajdaraj, Osman Ferizin, Xhafer Lecin  e edhe ndonji tjeter qe tash nuk po me kujtohen ju mundon gjithçka që nuk duket mirë në LDK sepse jeni vetë pjesë e skeletiti të LDK-së prej se asht formue kjo parti, por poashtu di saktësishtë se Hafiz Gagica si mik i perjetshem i Milaim Zekës së ” famshem ” ashtu si ka ditë me marr postin e njeriut të parë të degve të LDK-së të mergates tonë gjithandej ashtu po din dhe po ja del me ju manipulue juve disave dhe po ju ndersen kunder kreut të LDK-së sepse Hafizi derisa vdes e ka merak dhe andërr postin e Kryetarit të LDK-së. Unë kisha me deshrue që juve qe jua permenda emnat ma lartë mos te baheni vegel me padashje e Hafiz Gagicës. Po ta them direkt Mesuesi Idriz se po frigohem se nga këta je vetem Ti që miopisht po shkruen kunder Isa Mustafës dhe kjo po qon ujë në mullinin e SHIK-ut dhe të Hafiz Gagicës. Te kisha lutë ta analizosh pak ate që ndodhi me Donika Gervallën. Ate e dogji Hafizi dhe ata që sillen si zagar rreth Hafizit. Dhe largimi i Donikës nga LDK-ja asht humbje e madhe per vendin jo vetem per LDK-në. Kujdes o mësues se mos po digjesh edhe Ti. Enveristet e Shqipnisë të kan rras në burg dhe të kan dhan dru shpinës, por kopilat e Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshes në Dardani qe u organizuen në LPK  jan ma perfidë se ata që ti i ke perjetue në Shqipni.
Sarpsborg-Norvegji: 24.09.2018

Behxhet Krasniqi: Gjykata Speciale po merret me zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit

“Gjykata Speciale ka fillu me u marrë me këto sene, na ka njoftu që e ka në juridiksionin e vet”, ka thënë Bexheti.

Ai ka konfirmuar se do të zbardhet vrasja e Ahmet Krasniqit nga drejtësia ndërkombëtare.

“Familja është kontaktu, ka marrë përgjigje që ata e kanë nën juridiksion kjo nuk do të jetë e mbyllur. Ka me zbërthy nashta ka me zgjat pak ama e vërteta ka me dalë sheshit”, ka thënë Behxhet Krasniqi, vëllai i ish-Ministrit të Mbrojtjes.

Asnjë prokuror në Kosovë nuk është marrë me zbardhjen e vrasje së Krasniqit pavarësisht se në këto 20 vjet janë përmendur disa emra të mundshëm si të përfshirë në vrasje.

Ndërkohë, në ditën e rivarrimit të eshtrave të Ahmet Krasniqit në Prishtinë doli Gani Geci me akuza se Presidenti aktual, Hashim Thaçi, kishte dhënë urdhër për vrasjen e Krasniqit. Madje, Geci tha se do të jetë dëshmitar i Gjykatës Speciale në ballafaqim me ish-udhëheqësin politik të UÇK’së.

Vëllai i Ahmet Krasniqit thotë se nëse Thaçi qëndron prapa vrasjes së kolonelit duhet ta marrë dënimin e merituar.

“…nëse është Hashim Thaci uroj që ta marrë dënimin e merituar”, ka deklaruar Behxheti, rrëfimin e plot të të cilit mund ta ndiqni në edicionin e lajmeve në T7, në orën 19.30.

Ahmet Krasniqi ishte udhëheqës i Ministrisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). Kishte shkuar në Shqipëri për të përgatitur ushtarët të hynin në Kosovë, një pjesë e të cilëve kishin hyrë përmes Betejës së Koshares.

Para se të vritej, Ahmet Krasniqi ishte çarmatosur dhe i ishin konfiskuar disa armë nga institucionet e sigurisë së Shqipërisë. Në kohën e vrasje së Krasniqit në pushtet në Shqipëri ishte PS’ja, ndërsa Shef i SHIK’ut, Fatos Klosi, tash veteran i UÇK’së.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë në Ekzil, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij ishte varrosur fillimisht në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari.

Hoti: Dialogun duhet ta udhëheqë një qeveri e fuqishme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj nuk mund ta udhëheqë dialogun e as ta delegojë këtë autoritet te dikush tjetër, pasi, sipas tij, Kosova ka qeveri të pakicës.

Hoti thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duhet të udhëhiqet nga një qeveri e fuqishme “me bazë të gjerë”.

“Kjo mund të arrihet vetëm pas zgjedhjeve të lira, të cilat do të prodhojnë një qeveri stabël. Në qeverinë e ardhshme, të udhëhequr nga LDK-ja, ne do të punojmë sado që është e nevojshme me të gjitha forcat politike për të arritur konsensus për dialogun. Sepse ky proces nuk i takon vetëm një partie apo vetëm qeverisë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Dialogun në nivel politik që prej nisjes së tij e ka udhëhequr Hashim Thaçi, njëherë nga posti i kryeministrit dhe tash edhe nga posti i presidentit.

Partitë opozitare po refuzojnë propozimin e Qeverisë së Kosovës për ekipin negociator për dialogun. Qeveria ka propozuar që në krye të këtij ekipi të jetë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ndërkaq në të, opozita dhe shoqëria civile të dërgojnë përfaqësuesit e tyre.

Bashkimi Evropian kërkon që në fund të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje për normalizimin e raporteve, cila, veç tjerash, do t’u hap rrugë drejt integrimeve evropiane të dy shteteve.

Haradinaj javën e ardhshme viziton SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se javën tjetër do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes rrjetit social Facebook, Haradinaj ka thënë se në SHBA do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij dhe me delegacione ndërkombëtare. Ai po ashtu ka thënë se do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Haradinajt, kjo vizitë do të ketë në fokus “fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës” si dhe forcimin e “partneritetit me SHBA-në”.

U torturua në kazamatet serbe dhe nuk hapi gojë atdhetari Xheladin Tahir Latifaj nga Prilepi i Deçanit – Nga Skënder MULLIQI

 Një burrë autodidakt, bujk dhe shpijanik në kohë të mykura, nën regjimin komunist dhe shovenist jugosllav, që dirigjohej nga okupuesit e Kosovës,serbët e malazezët (ndonëse ishin pakicë,ata dhe ato mbanin pushtetin dhe shtetin ,dënonin, përsekutonin, dhe I mundonin shqiptarët), doli së bëhet viktimë e kohës dhe fshatar I përvuajtur që nuk ja shkeli kujt këmbën, por mbante familjën më nderë e djersë , do të akuzohet e pastaj hetohet, izolohet dhe gjykohet, me motivacionin së Ishte i lidhur më grupe shqiptarësh të Kosovës që kishin migruar nga përsekutimet në Shqipëri ,dhe kishin kontakte më bashkëpuntorë shqiptarë të Kosovës , si dhe kishin lidhje me “armiqët” e Jugosllavisë së atëhershme.

Baca Xhelë, siq e quanin, gëzonte autoritet të merituar jo vetëm në fshatin e tij por, edhe më gjerë.Ai përjetoi shumë krajata në jetën e tij, pa pikë faji, I përndjekur I vështirë rankoviqianë dhe I mbrumun me shovenizmin antishqiparë jugosllavë, të fillimit të gjysëm shekullit të kaluar, që shkreteronte, shkallmonte e shfrytëzonte Kosovën dhe etninë shqiptare kudo ndodhej aso vitësh dhe jashtë saj dhe kreaturës socialisite të quajtur Jugosllavi, të cilën dihej së kush e donte .Për më tëpër ky shpijanik , akuzohej së kishte pranuar Grupet e Rrezikshme te Spiunazhit nga Shqipëria në shtëpinë e vet: ku ata takoheshin , informoheshin dhe zgjeronin rrjetin kundër Jugosllavisë.Ne verën e vitit 1961 Xheladini në mënyrë tinzare merret natën nga UDB-ja , dhe për tre muaj familja nuk do të dijë fare së ku ndodhej .

Për përjetimet e pësimet ai do ti bartë në qelinë Nr 1(me gjarpën në qeli), të Qendrës Famëkeqe të Jetimeve të Burgut të Gjurakovcit. Ai do ti merrte me vehte në tokë pas disa vitësh lëngimesh të gjuthëfarshme . Goja e tij edhe pas dy vitesh burgimi të rëndë dhe antinjërëzor në Nish të Serbisë , nuk do të hapët për të ngarkuar kënd për pësimet e veta. Kështu baca Xhelë nuk do mund të vie as në varrimin e babit të tij-Tahirit , pasi që rregullat antishqiptare të regjimit nuk lejonin –largimin e tij nga burgu.Pshtjellësi i zi biografik i thurur nga regjimi i eger serbosllav do të përfundoi , kur zemra e lënduar e tij do të shuhej, pas disa decenjësh lëngate , dhe ai do të marr më vonë (pas vdekjës) statusin e të Burgosurit Politikë nga Republika e Kosovës, më ndërgjegje të pastër , duke përbi akuzat e pushtetit sllav në forma të vrazhda të abuzimit,(duke mos e pranuar veprën e ngarkuar): si kunder ju ngjanë shumë shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve tjera .

Një ilustrim tragjik për pësimet sllave në Burgun Famëkeq të Gjurakovcit , është dëshmi e pësim për fatin e një bashkombasi të Xheladinit, pikërisht një nga të akuzuarit të grupit të akuzuar –fshatari dhe burri i burrave nga Rastavica e Deçanit, Bajram Kelmendi, i cili nuk doli gjallë nga punkti i “ përpunimit antinjërëzor serbosllavë” të Gjurakovcit , për të cilin “Baca Xhelë” e përkujtonte më respekt e dhembshuri edhe të vdekur.Xheladin Latifaj do të mbetet fanar ndriques për gjeneratat e reja së si duhet dashur Atdheu dhe Kombi. Jeta dhe vepra e tij patriotike është lavdia dhe krenaria e familjës Latifaj nga Prilepi i Deçanit dhe është krenaria e Kosovës…

Kërkesa e Thaçit ndaj Gjykatës Kushtetuese pritet me dyshime

Arton Konushevci

Nisma e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që tregon për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për partitë politike opozitare dhe analistët politik është e papranueshme.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për mandatin e ri të EULEX-it do duhej të miratohet nga 2/3 e Kuvendit apo një gjë të tillë mund ta bëjë presidenti përmes shkëmbimit të letrave?

Zyra për media në Gjykatën Kushtetues të Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e Thaçit “tashmë është regjistruar dhe proceduar nga Gjykata”.

Kërkesa e Presidentit Thaçi, drejtuar Gjykatës Kushtetuese

Kërkesa e Presidentit Thaçi, drejtuar Gjykatës Kushtetuese

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Zyra e Presidentit nuk ka dashur të komentojë iniciativën e Thaçit.

Për partitë opozitare këto veprime të presidentit janë një tendencë tjetër që procesi i dialogut dhe marrëveshjet e mundshme me Serbinë t’i bëjë vet Thaçi, pa kaluar në Kuvend. Sipas tyre, rasti i EULEX-it mund të shërbejë edhe për marrëveshje tjera si ajo me Serbinë.

Deputeti Frashër Krasniqi nga PSD-ja, tha se kjo është një tendencë e re e Thaçit për të marrë një rol që nuk i takon dhe për ta fuqizuar rolin e tij politik.

Ai madje thotë se presidenti me veprimet e tij, po e dërgon vendin drejt një lloj autoritarizmi presidencial.

“Mendojmë që është e papranueshme kjo tendencë e pakompromis e Thaçit që t’i ikë Kuvendit dhe ta largojë vendimmarrjen nga Kuvendi. Kushtetuta e Kosovës e përcakton shumë qartë që marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me integritetin territorial me çështje të rëndësishme për Republikën e Kosovës duhet të miratohen në Kuvend me dy të tretat[2/3]”, tha Krasniqi.

Presidenti Thaçi, thotë Krasniqi, e di se nuk e ka mbështetjen e opozitës dhe as të deputetëve të tjerë jashtë opozitës dhe po tenton të nënshkruaj një marrëveshje pa ratifikimin e saj nga Kuvendi.

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo në pushtet, tha për Radion Evropa e Lirë, se kërkesa e presidentit drejtuar Gjykatës Kushtetuese është normale dhe siç tha ai, askush nuk mund të përzihet në punët e asaj gjykate.

Ai thekson se respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi është detyrë e çdo institucioni.

“Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës janë të sanksionuara të gjitha obligimet dhe të drejtat të cilat normalisht që duhet respektuar. Prandaj marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kuvendin e Republikën e Kosovës dhe derisa të ekzistojë kjo Kushtetutë ato janë obliguese”, tha Isufi.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se presidenti Thaçi me çdo kusht po mundohet që marrëveshjen për ndryshimin e kufirit Kosovë – Serbi të mund ta legjitimojë për qytetarët e Kosovës.

Ky veprim i presidentit, sipas Mushkolajt, po bëhet pasi ai nuk ka përkrahjen për të negociuar në dialogun politik Kosovë – Serbi.

“Presidenti nuk është dashur të kërkojë interpretim për shkak se edhe përvojat e kaluara kanë treguar se marrëveshjet ndërkombëtare janë miratuar me 2/3 në Kuvendin e Kosovës po është edhe një përpjekje e tij që t’i anashkalojë të gjitha institucionet e tjera dhe çfarëdo marrëveshje që arrinë dhe që mban vulën e tij të prezantohet si e mirëqenë për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha Mushkolaj.

Pasi kërkesa e presidentit Thaçi është proceduar në Gjykatën Kushtetuese, kryetarja Arta Rama, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të japin mendimet e tyre lidhur me letrën dhe kërkesën që presidenti ka dërguar në gjykatë.

Ndryshe, në nenin 18 të Kushtetutës së Kosovës thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje, si territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake, të drejtat dhe liritë themelore, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e të tjera.

A ËSHTË IBRAHIM KELMENDI MËSUES I HASHIM THAÇIT?! – Opinion nga Xhafer LECI

 

A ka pasur të drejtë presidenti Dr.I. Rugova kur ka thënë: ”Në radhët e drejtuesve të UÇK-së është një dorë e zgjatur e Serbisë?”

Hashim Thaçi është duke zbatuar idetë e Ibrahim Kelmendit, për pajtim të shqiptarëve me popullin serb, ende pa u tërë gjaku i njomë dhe pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur, si dhe kthimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova, duke mos dashur të përmend edhe kthimin e shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës ?!
Lëvizja eventuale e kufijëve të Kosovës, është akti më i rëndë i historisë tonë qindra vjeçare, në dëmë të popullit tonë!
Sepse, me këtë po bëhet pajtimi dhe heqja dorë e të gjitha kërkesave tona legjitime, nga Serbia pushtuese, siç janë: kërkesat për kthimin e tokve tona të okupuara të Sanxhakut të Nishit etj., për mos kërkim falje të shumë masakrave të dy luftërave botërore dhe e luftës së fundit 1999!
I.Kelmendi, nuk është vetëm rekrutues i Hashim Thaçit. Por edhe i shumë ish-komandatëve të luftës së fundit, me të cilët ka kontaktuar dhe biseduar në Gjermani. Ata në radhë të parë duhet të sqarojnë hesapet, me LDK-në, duke filluar nga presidenti Dr. I.Rugova, e pastaj kinse me popullin serb. Ibrahim Kelmendi, ka regrutuar edhe z.Bedri Zenel Islami, gazetar nga Shqipëria,atëherë në vitin 1997, unë isha kryetar, ndërsa Bedriu sekretar i Shoqatës tonë “Kadri Zeka”,në Nürtingen të Gjermanisë, ndërsa më vonë kryetar i LPK-së më 1998-1999, kuptohet  krejtë këto me direktivat e Tiranës zyrtare të krerëve socialistë… I.Kelmendi, në vitin 1997, vjen nga Düsseldorf-i në Wendlingen am Neckar, nja 900 km vajtje-ardhje, për ta paisur dhe mësuar të punoj  me telefon gjepi dhe kompjuter Bedriun… Për Bedri Islamin, atëherë kompjuteri dhe telfoni i gjepit ishin të panjohura fare, por I.Kelmendi kishte mjete materiale dhe kohë të mjaftueshme , sepse siç dihet ai nuk punonte…Ibrahim Kelmendi, në librin përrallë: “ Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin me Autor Bedri Islami “, thotë se e ka kërkuar Ibrahim Rugovën në një hotel të Brukselit, për ta vrarë … Dhe kjo ka ndoshur kur Dr. Rugova ishte në vlugun e madh, për ta siguruar mbështetjen për Kosovën të Qendrave të Vendosjes Ndërkombëtare. Serbia aktivizoi agjentin e vet, I. Kelmendin, në momentin e duhur. Për këtë ka dëshmi të mjaftueshme, të cilat janë të njohura për shumicën e opinionit. Ibrahim Kelmendi, siç e dinë shumë mërgimtarë të hershëm, është përsoni më i dyshuar i implikuar për vrasjen e heronjëve Gërvalla e Zeka si dhe përçarësi më i madh i Mërgatës dhe popullit tonë në përgjithësi!
Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:
– Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe I. Kelmendit.
“Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin  sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit.
Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.
Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.

Nuk është shumë e rëndësishme të përmendi shumëçka që janë të njohur për opinionin. Si agjenti francez Arnaud Danjean, „mik“ i Hashim Thaçit…
https://www.voal.ch/lidhjet-sekrete-te-thacit-francen-dinte-apo-beri-islami-nga-xhafer-leci/
Por dua të ndalem tek kërkesa e I.Kelmendit dhe bashkëmendimtarëve të tij, për pajtim me popullin serb në vitin 2006 dhe 2007. Për lexuesit e vëmendshëm, mendoj se kërkesa pa kurrfarë kushtesh, e I.Kelmendit, i cili gjithmonë është shitur si kundështar dhe njeriu që ka luftuar pushtuesin serb. Kërkesa e tij për pajtim me Beogradin nuk është asgjë tjetër vetëm se një çmenduri. Sikur mos të ishte kështu, I.K. dhe emrat e apstrofuar më poshtë, do të duhet në radhë të parë të kërkonin pajtim në mes shqiptarëve.

Ibrahim Kelmendi:
“PAJTIM I POPULLIT SHQIPTAR ME POPULLIN SERB – SFIDË MADHORE E RADHËS”:

“Nisma jonë për pajtim me popullin serb tashmë po
shndërrohet në Iniciativë shqiptare për pajtim me
popullin serb. Apeli ynë i publikuar në disa gazeta shqiptare
dhe në web-side është lexuar e diskutuar nga dhjetëra
mijë bashkatdhetarë. Disa gazeta, për habinë tonë,
hezituan ta publikojnë, siç heshtën deri tani edhe mediat
elektronike. Njëherit apeli u shpërnda si trakt në tre gjuhë
dhe u zhvilluan bisedime me qytetarë.
Individët që po refuzojnë nismën tonë i falënderojmë,
meqë kemi mirëkuptim për mendësitë dhe emocionet e
tyre. Por, më shumë i falënderojmë të gjithë ata që po
tregojnë mirëkuptim e gatishmëri për pajtim dhe që po
shprehin gatishmëri për t’u angazhuar në Iniciativën tonë.
Veçmas falënderojmë familjet eminente në Kosovë, të cilat i
mirëpriten vizitat dhe apelin tonë për pajtim.
Të gjitha argumentimet e deritanishme refuzuese, që na
janë bërë të njohura, mendojmë se janë të mbështetura,
kryesisht, mbi bazën e fakteve, por edhe të emocioneve.
Por, stërpërseritja e tyre, që tashmë janë të njohura edhe
për opinionin ndërkombëtar, nuk rezulton produktive.
Ne vazhdojmë të jemi të bindur, se pajtimi i popullit
shqiptar me popullin serb është interes madhor për
Kosovën, për qytetarët e saj, për popullin shqiptar, për
bashkëqytarët serbë të Kosovës, është në interes të popullit
serb dhe të Serbisë fqinje. Pajtimi i popullit shqiptar me
popullin serb përshpejton mirëkuptimin dhe tolerancën
ndëretnike në Kosovë dhe në Serbi, nxit bashkëjetesën e
mirë dhe fqinjësinë, stabilizon koekzistencën paqësore në
Kosovë dhe në rajon, mundëson zhvillimin e përshpejtuar,
afron integrimin e Kosovës dhe të shteteve të rajonit në BE
dhe në NATO. Të tanishmen dhe të ardhmen tonë të
përbashkët paqësore nuk kemi pse ta vonojmë e sakrifikojmë
për shkak të mendësive hakmarrëse, nacionaliste e
shoviniste të individëve dhe të grupeve të frustruara e të
manipuluara, dhe as për shkak të politikës nacionaliste të
regjimit të Beogradit.
Kur në gjirin e popullit tonë qe formua Ushtria Çlirimtare
e Kosovës, e cila përcaktim kryesor kishte çlirimin e Kosovës
nga pushtimi serb, ishim të vetëdijshëm se Kryengritja
çlirimtare do të shoqërohej me sakrifica, viktima e dëme të
mëdha. Megjithatë vendosëm për çlirim! Fal intervenimit
human ushtarak të Aleancës Veri-Atlantike, forcat nacionalliste
serbe, të udhëhequra nga diktatori Milosheviç u munden
dhe prandaj u evitua gjenocidi dhe serbizimi i Kosovës,
që i synonte regjimi serb. Populli ynë vërtet humbi mbi
14.000 mijë veta, pësoi vuajtje të rënda shpirtërore e dëme
të mëdha materiale, por u arrit çlirimi i Kosovës, kurse
Serbia humbi Kosovën e kolonializuar prej saj deri atëherë.
Populli ynë nuk bëri kryengritje çlirimtare që të fillojë pastaj
luftë hakmarrëse kundër popullit serb!
Ne na vjen keq pse pas çlirimit nga Kosova u larguan një
pjesë e bashkëqytetarëve serbë. Na vjen keq edhe më shumë
pse ata nuk po kthehen për të rindërtuar e zhvilluar Kosovën
tonë të përbashkët, jetën tonë të përbashkët. Iniciativa jonë i
fton ata që të kthehen në tokat, shtëpitë e banesat e tyre.
Iniciativa jonë angazhohet që t’i mirëpresë ata që po
frikësohen, meqë jemi të bindur se fqinjët e tyre shqiptarë do
të shfaqin tolerancë e mirësjellje të mirë fqinjësore ndaj tyre.
Populli ynë, me shpirtmadhësinë e tij për pajtim me
popullin serb, dëshiron të mos i zhgënjejë veçmas qytetarët
paqedashës të botës dhe Aleancën e Veri-Atlantikut, e cila
shpëtoi popullin tonë nga humbjet edhe më të mëdha
njerëzore dhe nga dëbimi i përgjithshëm i tij nga Kosova, siç
synonin forcat nacionaliste serbe në krye me diktatorin
Milosheviç. Prandaj edhe si gjest falënderimi ndaj Bashkësisë
ndërkombëtare, e cila e shpëtoi popullin tonë, Iniciativa jonë
dëshiron të përshpejton pajtimin me popullin serb, dëshiron të
ndihmojë bashkëqytetarët tanë serbë dhe të tjerë, që të
kthehen sa më parë në Kosovën tonë të përbashkët.
I ftojmë bashkëkombësit tanë, sidomos familjet që e
pësuan më së rëndi, që t’i përgjigjen lutjes tonë për pajtim
me popullin serb, për hir të tanishmes dhe të ardhmes se
Kosovës, për hir të tanishmes dhe të ardhmes se popullit
tonë, për hir të bashkëjetesës ndëretnike në Kosovë, për hir
edhe të popullit serb, për hir të marrëdhënieve të mira
fqinjësore dhe të paqes në mes të Kosovës e Serbisë dhe
në rajon.
INICIATIVA SHQIPTARE PËR PAJTIM ME POPULLIN SERB
(Adem Gashi / shkrimtar, Prof. Dr. Martin Berishaj / politolog, Daut Demaku / shkrimtar, Vlora Nikçi / aktore, Prof. Dr. Hamit Boriçi, Prof. Dr. Lekë Sokoli, Berat Luzha / parlamentar, Dr.med. Elizabeta Biblekaj, c/dr pol Dritan Lajçi, Reshat Sahitaj / shkrimtar, Mehmet Prishtina / politolog, Prof.
Dr. Safet Merovci / ekonomist, Mr. Hajdin Abazi/Lum Haxhia /politolog, Sylë Zhitia / politolog, Mr. Xhafer Syla / informatikë, Kadri Ipek / stomatolog,
Dr.med. Shaip Muja, Bexhet Mehmeti / biznismen, Ibrahim Kelmendi, e të tjerë bashkëkombës.
Iniciativën tonë e kanë përkrahur edhe disa personalitete botërore.)
Ata që dëshirojnë të angazhohen konkretisht në Iniciativën tonë, i lusim të na shkruajnë në mail-adresat kontaktuese:”
[email protected]
[email protected]
[email protected]

Wendlingen, 21.9.2018

Thaçi: Nëse Izraeli e njeh Kosovën

Mediat në Izrael citojnë presidentin Hashim Thaçi, i cili tha se nëse Izraeli e njeh Kosovën, ne ambasadën do ta hapnim në Jerusalem, e jo në Tel Aviv.

Presidenti Thaçi kishte deklaruar se Kosova do t’u plotësonte dëshirën autoriteteve izraelite, do t’ua njihte Jerusalemin kryeqytetet, nëse ata e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Nëse Kosova do të njihej nga Izraeli, do ta hapja ambasadën e Kosovës në Jerusalem”, ka thënë Thaçi dje.

Ai ka shtuar se Kosova kurrë nuk do të dilte kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Kosovës dhe siç ka vepruar Presidenti Donald Trump me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, ashtu do të vepronte edhe ai.

Kjo deklaratë ka bërë bujë në mediat izraelite, të cilat kanë cituar zotimin e Presidentit Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Në një artikull të publikuar nga The Jerusalem Post, thuhet se Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës edhe përkundër lidhjeve kulturore dhe tregtisë me Kosovën.

Mirëpo, për Izraelin është e papranueshme mënyrë e njëanshme e shpalljeve të pavarësisë, ashtu siç ka bërë Kosova.

Shumë shtete të fuqishme botërore, aleate të mëdha të Amerikës, i kanë dalë kundër vendimit të presidentit Trump në kombet e Bashkuara, duke mos përkrahur idenë e transferimit të ambasadave dhe njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, për shkak të Palestinezëve.

Isa Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së ish-kolonelit Ahmet Krasniqi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e rivarrimit të eshtrave të Ahmet Krasniqit në Prishtinë thotë se është përmbushur amaneti i të ndjerit, shkruan Gazeta Express.

Mustafa thotë se edhe një amanet tjetër që do të duhet të përmbushet është zbardhja e atyre që e vranë Ahmet Krasniqin, i cili kishte qenë ministër i Mbrojtjes në ekzil.

Kreu i LDK-së thotë se zbulimin e vrasjes së Ahmet Krasniqit e ka borxh shteti shqiptar, atje edhe ku u vra.

“Pas njëzet vjetësh, sot trazojmë kujtimet tona të hidhura për aktin e ekzekutimit barbar, nga dora e fshehtë, të kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil. Sot po bëhet rivarrimi I eshtrave të këtij burri të Kosovës, trimi e atdhetari, por drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët tjerë të kësaj ministrie në Tiranë, në Rrugën e Medreses”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

“Krahas përmbushjes së një amaneti që Baci (siç komunikonim me njëri-tjetrin) të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet amaneti tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, pas zhvarrosjes nga Tirana dhe rivarrosjes në Prishtinë. Edhe këtë duhet ta kishin llogaritur organizatorët”, ka përfunduar Mustafa. /GazetaExpress/

Thaçit i ndërpritet fjalimi, e pyesin për eliminimin e Ahmet Krasniqit (video)

Derisa presidenti Hashim Thaçi po mbante fjalimin e tij në akademinë përkujtimore për heronjtë Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi, dikush ia ndërpreu dedikimet.

Kjo pasi njëri nga pjesëmarrësit në këtë akademi përkujtimore, në momentet kur presidenti Thaçi të mbante fjalën e tij, tentoi të kuptonte se kush ishte personi që vrau heroin Ahmet Krasniqi.

Në videon e publikuar nga Klan Kosova dëgjohet një person duke pyetur Thaçin se kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin.

Çka shkroi Haradinaj në Librin e Zisë për Ahmet Krasniqin dhe Qazim Jakupin?

Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të heroit të kombit, kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi, në 20-vjetorin e rënies.

Pas homazheve ai është nënshkruar në Librin e Zisë. “Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi”, shkroi Haradinaj.

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbahet akademi përkujtimore dhe do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi.

Geci: Thaçi ka dhënë urdhër për vrasjen e Ahmet Krasniqit, do të takohemi në Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ky i fundit ka dhënë urdhër për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit

“Hashim Thaçi urdhërdhënës për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke u munduar t’i ikë Gjykatës Speciale po mundohet t’i nderojë heronj. Unë dhe Thaçi do të takohemi në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

Tutje Geci ka kërkuar që Presidenti të dorëzohet para Tribunalit të Hagës.

“I kërkojmë Hashim Thaçit të dorëzohet para Hagës. Do të jem dëshmitar për vrasjet politike të tij pas luftës, familjet patriotike janë vrarë me urdhër të Hashim Thaçit”.

Përndryshe, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi janë rivarrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Velani. /Zëri/

 

PRANIM – JO KORIGJIM E AS NDRRIM…! – Opinion nga Reshat Nurboja, Dr.Sc.në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Në realitetin e ri të krijuar pas shpërbërjës së ish Jugosllavisë, në dialogun e Kosovës me Serbinë rreth kufirit, mund dhe duhet të bisedohet vetëm për PRANIMIN e kufijve ish administrativ në mes këtyre dy vendeve e kursesi për ndrrim apo korrigjim të territoreve tani më të përcaktuara dhe të pranuara ndërkombëtarisht…

Diçka të fituar tani më mos ta “qesim në pazar” se vetëm mund të humbasim e në asnjë mënyrë të fitojmë, pos kuptohet në përallat e…!

Edhe autostradat e Kosovës me pagesë

Nadie Ahmeti

Pas vendosjes se taksës për qarkullim në “Rrugën e Kombit” nga Qeveria e Shqipërisë edhe Qeveria e Kosovës po përgatitet që qarkullimi në autostrada e vendit të bëhet me pagesë.

Bëhet fjalë për autostradën “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën më Shqipërinë, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në vitin 2013 dhe autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga viti ardhshëm do fillojë studimi i fizibilitetit për këtë çështje. Por, Kadriu premton se taksa rrugore do jetë e përballueshme për qytetarët e Kosovës.

“Në vitin 2019 do të hyjmë në procesin e studimit të fizibilitetit dhe do të presim një vit ose dy që të përgatitemi, të marrim opinione, debatet me qytetarë, me organizatat joqeveritare dhe të vendosim një taksë. Por, që taksa e Kosovës do të jetë shumë herë më e ulët sesa ajo e ‘Autostradës së Kombit’”, thotë Kadriu.

Tirana zyrtare që nga e hëna ka vendosur taksën rrugore për të gjithë ata që udhëtojnë në “Rrugën e Kombit” në pjesën e Shqipërisë, nga 5 deri në 22.5 euro, varësisht nga pesha e automjetit.

Çmimi për këtë taksë po kundërshtohet nga qytetarët dhe bizneset e Kosovës, pasi llogaritet se janë shfrytëzuesit më të shpeshtë të autostradës. Kurse zyrtarë të Ministrisë se Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, kanë thënë se nuk kanë arritur të bisedojmë me zyrtarë të Qeverisë se Shqipërisë për këtë çështje.

Megjithatë, Rexhep Kadriu thotë se edhe pas marrjes se vendimit për vendosjen e taksës rrugore, jo të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar të shfrytëzojnë autostradat me pagesë, pasi për të dy autostradat ekzistojnë rrugë alternative.

“Ne e kemi më lehtë dhe më mirë të vendosim taksë, sepse realisht në të dy drejtimet për Shqipëri dhe Maqedoni kemi rrugë alternative, rrugët e vjetra të cilat janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Dhe qytetarët të cilët nuk kanë kushte të udhëtojnë nëpër autostradë, mund të shfrytëzojnë rrugë alternative. Kjo e bën më të lehtë për qytetarët, ndërsa nga pjesa e Shqipërisë nuk ka rrugë alternative që iu mundësohet qytetareve, nëse nuk kanë mjete të përdorin ndonjë rrugë tjetër”, thotë Kadriu.

Edhe ekspertë për çështje të komunikacionit thonë se autostradat e vendit duhet të bëhen me pagesë, por jo në nivelin e taksës se Shqipërisë.

Nol Dedaj, profesor i Komunikacionit në Kolegjin UBT, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, duhet të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, por që sipas tij, taksa duhet të jetë e përballueshme.

“Niveli i pagesës duhet të vendoset pas një studimi të detajuar, në mënyrë që të përcaktohet një çmim i pranueshëm. Unë shpresoj se autostrada e Kosovës i plotëson disa kritere tjera në krahasim më autostradën e Shqipërisë, për shkak se kalon në mes të Kosovës dhe nuk besoj se kostoja nuk duhet të jetë aq e shtrenjtë, sa është taksa rrugore e Shqipërisë”, shprehet Dedaj.

Dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa asnjë ndihmë nga jashtë.

Autostrada Durrës – Kukës – Morinë, që lidh Kosovën më Shqipërinë e quajtur “Ibrahim Rugova”, zyrtarisht thuhet se ka kushtuar mbi 700 milionë euro.

Në fund të këtij viti pritet të përfundojë edhe autostrada Prishtinë – Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, e që buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 600 milionë euro.

Të dy autostradat janë ndërtuar nga konsorciumi turko-amerikan, Bechtel-Enka.

Kosovë: Rasti ‘veteranët’ vazhdon të nxisë reagime e zemërim

Dy ditë pasi që prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti aktakuzë kundër 12 personave nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në rastin e njohur si “veteranët”, një listë e atyre që janë cilësuar si “veteranë të rremë” nxiti zemërim dhe reagime të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lista është pjesë e akuzës ndaj 12 personave që u ngarkuan të premten, përfshirë edhe ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili pas luftës drejtoi për një kohë edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe shërbeu edhe si kryeministër i vendit.

Zoti Çeku ishte kryesues i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve. Akuza ka të bëjë me dyshimet se listat e veteranëve përfitues të pensioneve është fryrë me emra të njerëzve që nuk ishin pjesë e luftës.

Por në listën e publikuar nga mediet janë gjetur emra luftëtarësh të vjetër të cilët reaguan me zemërim të hënën.

Përfaqësuesit e veteranëve të luftës së Zonës Operative të Dukagjinit, që përfshinë Kosovën perëndimore, thanë se “paraqitja në disa media e veteranëve të luftës, që sakrifikuan më së shumti për lirinë tonë, si “veteran mashtrues”, përpos që është manipulim me qytetarët, është ofendimi më i rëndë për të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me aktivitetin e tyre, mundësuan krijimin e shtetit demokratik dhe lirinë e shprehjes. Jemi shokuar, kur kemi parë që informacione të tilla, të supozuara e fabrikuara, shndërroheshin në shifra se gjoja luftëtarët e paskan dëmtuar buxhetin e shtetit”.

Në reagim thuhet se tërë kjo dëshmon se “kjo aktakuzë dhe mënyra e paraqitjes së saj në opinion është vetëm një cirk, të cilit do t’i përgjigjemi me mijëra padi, si për ish prokurorin, ashtu edhe për disa media që lënduan ndjenjat tona dhe luajtën me dinjitetin e integritetin tonë si luftëtarë”.

Edhe shoqata të tjera të veteranëve reaguan duke kërkuar “korrigjimin e gabimeve” sa më parë që është e mundur.

Ndërkohë, prokurori i Shtetit, nëpërmjet një komunikate tha se “gjatë fazës së grumbullimit të informacioneve si dhe gjatë hetimeve që kanë zgjatur për një vit e gjysmë, janë shqyrtuar mbi 80 mijë aplikacione, dhe nëse eventualisht ndonjë veteran luftëtar i UÇK-së, është dëmtuar me përfshirjen e emrit të tij nga Prokuroria në listën e përfituesve të kundërligjshëm, atëherë do të bëjmë kërkesë që emrat e tyre të tërhiqen si përfitues të kundërligjshëm dhe do t’i propozohet Gjykatës, që në bazë të dokumentacionit të rishikuar që ndaj tyre të mos zbatohet masa e përkohshme e ndalimit të pagesës së pensionit personal të veteranit luftëtar.”

Sipas, prokurorisë, ligji për veteranët e luftës, parasheh që “veteranët e UÇK-së, të cilët janë të punësuar në sektorin publik apo privat nuk kanë të drejtë të përfitimit pasuror, gjithashtu edhe personave të cilët janë në kategorinë; pjesëtar i UÇK-së, ose në kategorinë; pjesëmarrës i luftës, me Ligj nuk u takon e drejta për pension personal të veteranit luftëtar, dhe kjo ka qenë arsye pse disa nga ta janë përfshirë në aktakuzë si përfitues të kundërligjshëm”.

Në njoftim thuhet se në lisat ishin fillimisht emrat e 19 mijë e 60 përfituesve, ndërsa në fund të hetimeve dolën 20 mijë e 238 përfitues të paligjshëm.

“Kjo aktakuzë e ushtruar nga Prokurori i Shtetit, nuk ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe, me vlerat e saj por është aktakuzë e paraqitur kundër zyrtarëve që kanë vepruar në kuadër të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranit të UÇK-së… Qëllimi kësaj procedure nuk është vetëm ndëshkimi i kryerësve të kësaj vepre penale, por, edhe mbrojtja e vlerave sublime të UÇK-së, angazhimi dhe kontributi i tyre i çmuar në luftën çlirimtare të Kosovës, që ishte faktor vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e popullit të Kosovës, si dhe kthimin e besimit në vlerat demokratike”, thuhet mes tjerash në njoftimin e prokurorit të Shtetit.

Ndaj publikimit të listave reagoi edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione në parlamentin e Kosovës. Në një komunikatë të këtij komisioni thuhet se “me këtë janë shkelur të drejtat e njeriut, të drejtat e privatësisë, si dhe është cenuar prezumimi i pafajësisë duke u bërë gjykim publik përmes mediave ndaj veteranëve. Andaj, duke e parë se procesi është akoma në fillim të shqyrtimit nga organet e drejtësisë, reagojmë me shqetësim të thellë para opinionit publik”.

​Çështja e listave të veteranëve të luftës u ringrit pasi që ditë më parë prokurori i Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Elez Blakaj, që po e trajtonte këtë çështje, dha dorëheqje duke akuzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje dhe përpjekje për frikësim, ndërsa vuri në pah se sic tha ai, është kërcënuar gjatë trajtimit të keqpërdorimeve me hartimin e listave të veteranëve.

Ish prokurori Blakaj, në një letër të hapur, tha se mund të ishin 19 mijë përfitues të rremë të skemës së pensioneve për veteranët e luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa pas publikimit të listës, ish prokurori Blakaj shkroi në facebook se nuk mban përgjegjësi “për aktakuzën e ndryshuar/plotësuar dhe nënshkruar nga një prokuror tjetër, e as për publikimin e emrave, sepse ekziston një parim i cili duhet respektuar-prezumimi i pafajësisë”.

Çka fshihet pas liberalizimit të vizave!? – Nga Florim Zeqa

Në rrethat normale secili prej nesh do t’i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht levizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave drejt vendeve të BE-së.
Në situatën kur njerëzve u mungon siguria e kapitalit, shtetit i mungon përspektiva zhvillimore, qytetarët të vetmin shpëtim e shohin largimin nga vendi!

Pas votimit në PE, tek pushtetarët dhe qytetarët e vendit shpërtheu një eufori e paparë, gati sa nuk u shndërrua në festë shtetërore. Në njërën anë festuan pushtetarët për shpërqendrimin total të vëmendjes së opinionit kosovar nga problemet e mëdha të përditshmërisë, ndërsa në tjetrën anë festuan qytetarët, duke e uruar njëri-tjetrin për largimin sa më parë nga ferri që u krijuan pushtetarët në Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Padyshim se liberalizimin e vizave është lajm i mirë, mirëpo jo edhe aq ekzaltues, siç po shfaqet tek një pjesë e qytetarëve të vendit, ngase kushtet janë aq rigoroze nga BE-ja, saqë, nëse u referohemi kushteve ekonomike të vendit tonë, atëherë vetëm një pjesë e vogël e popullatës mund ta shijojnë këtë gjysmë-liberalizimi të kushtëzuar.

Pas votimit në Parlamentin Evropian për liberalizim të vizave, Kosova do ta paguajë një çmim tepër të lartë!

Lajm më i mirë dhe shpresëdhënës për qytetarët do të ishte: krijimi i vendeve të punës, investimet kapitale, përmirësimi i sistemit të drejtësisë si kusht për luftimin serioz të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, etj.
Në fakt, ky është liberalizm i kushtëzuar dhe ka një çmim tepër të lartë për Kosovën! Pas ratifikimi të marrëveshjes së Demarkacionit sipas rekomandimit të “ekspertëve” të qeverisë së kaluar, me ç’rast Malin të Zi ju falen 8200 hektarë tokë, Kosovën po e pret humbja shumëfish më e madhe dhe më e dhimbshme me Serbinë!
Dhënia Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë tokë dhe dhënja Serbisë e Trepës dhe Ujëmanit në këmbim të liberalizimit, është më tepër se “fitore e Pirros” në rastin e liberalizimit, e cila vendit i shkakton tkurrje enorme të integritetit territorial.
Për më keq se kaq, me kushtëzimet e Serbisë për FAK-un me themelimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit, “de facto” dhe “de jure”, Kosova do të pëson debakël të dyfishit politik: humbje të integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror njëkohësisht.
Thënë ndryshe, me krijimin e “Zajednicës” ndodh ndarja e sovranitetit të shtetit në dysh, me çka drejtpërdrejt cenohet rendi kushtetues i vendit. Me këtë kurs qeverisës, politikanët tanë, Kosovën janë duke e dërguar pashmangshëm në greminë, apo në rrugë të pa krye dhe të pambarim, sepse orekset serbomëdha ndaj Kosovës nuk do të mbarojnë asnjëherë!
Serbia, do të vazhdojë edhe më tutje agresionin politik ndaj shtetit tonë, pasi pushtetarët e papërgjegjshëm kosovarë, integritetin dhe sovranitetin tonë e kanë vënë në “ankand publik”, duke e shndërruar në tortë të shijëshme për orekset garbitëçare, ku secili nga fqinjët dëshiron të merr pjesën që dëshiron!

Rreziku nga tkurrja serike e territorit të vendit

Përderisa fusnota* e Editës hoqi Republikën, fusnotat** e Thaçit e Mustafës hoqën sovranitetin vendit me nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, me ç’rast nënshkruan ndarjen e sovranitetin e shtetit në dysh mes serbëve dhe shqiptarëve.
Me amnistimin e kriminelëve serb legjitimuan strukturat kriminale në veri,…me vendimin për krijimin Gjykatës speciale për krimet e luftës në Kosovë rrezikuan tjetërsimin e luftës çlirimtare dhe jo vetëm.
Nënshkrimet nga ana e Thaçit dhe Mustafës e (mos) marrëveshjeve me Daçiqin dhe Vuçiqin në Bruksel, Serbinë gjakatare e bënë hisedare në sovranitetin e shtetit të Kosovës në njërën anë, ndërsa në tjetrën i hapën rrugën Serbisë për anëtarësim në BE, përderisa kjo e fundit kosovarëve të viktimizuar ua ofroj liberalizimin e vizave me kushtin e humbjes së territorit të shtetit,…për ironi të faktit edhe kësaj pushtetarët kosovar po i thojnë sukses!
Po i thonë kështu pushtetarët sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë bërë çelës i suksesit të tyre personal, në pasurimin dhe ngritjen e tyre politike.

Çka fshihet pas votimit në PE!?

Votimi politik në parlamentin evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, pa e plotësuar Kosova kushtin themeltar për liberalizim-atë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e lenë derën hapur për mëdyshje të mëdha!
Liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë, në kohën kur vendi ynë ndodhet në një krizë të madhe socio-ekonomike, pa asnjë përspektivë zhvillimore, jo vetëm që nuk mund të jetë qëllimmirë, mund të shkaktoj zbrazjen e shpejtë të Kosovës nga popullata shqiptare.
Nuk ka si të kuptohet ndryshe, kur e njëjta organizatë (BE) që mbajti të getoizuar për vite të tëra qytetarët e vendit tonë duke u justifikuar me kushtin e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, befasisht brenda natës ndrron qëndrim duke i dhënë dritën jeshile për liberalizim të vizave vendit me nivelin alarmant të korrupsionit dhe krimit të organizuar në kontinentin Evropian!
Liberalizimi i vizave në rrethanat aktuale, shtetin e Kosovës shumë shpejtë nga një Republikë Parlamentare do ta shndërroj në “Republikë të krimit të organizuar, kontrabandimit të substancave narkotike dhe trafikimit me qënje njerëzore”, e mbetur me qytetarë lojalë ndaj krimit dhe dukurive tjera negative!
Ngase, të gjithë atyre që nuk pajtohen me krimin e organizuar, nepotizmin dhe korrupsionin u mbetet vetëm një rrugë-ajo e largimit nga Kosova.
Prapa këtij liberalizimi të kushtëzuar për Kosovën e varfur e të kapur nga grupet kriminale, fshihet qëllimi kryesorë, ai i planit serb për largimin “vullnetarë” të popullatës shqiptare nga Kosova, me qëllim të ndryshimit demogarfik të Kosovës.
Për më tepër se kaq, ikja masive e të rinjëve nga Kosova e zvogëlon në masë të madhe mundësinë e kundërshtimit të marrëveshjeve fatkeqe për vendin, që janë duke u përgatitur në prapaskenën e bisedimeve të Brukselit.
Njeriu nuk ka nevojë të jetë shumë intelegjent për të kuptuar mashtrimin. Askush nuk të falë asgjë pa një arsye të fortë. Liberallizimi i vizave për shtetasit kosovarë, pa përmbushjen kushtit themeltar nga ana e pushtetarëve, flet qartë për prapaskenat e vendimeve të “mira” për vendin tonë!
Ndryshe, vendimi i PE-së për më shumë se liberalizim i vizave për qytetarët, është liberalizim i krimit dhe korrupsionit, është favorizim i pushtetarëve të korruptuar dhe stimulim i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shantazhuar kosovarë.

Haradinaj: SHBA, kundër zgjidhjes ku preken kufijtë

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj ka thënë se është e domosdoshme që të arrihet një marrëveshje ligjore – obligative në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që ajo të bëhet pa prekur kufijtë.

“Nuk mendojmë se deri te marrëveshja duhet të arrihet duke folur për territore apo kufij. Sjellja në tavolinë në rrugën drejt zgjidhjes e kufijve është gabim dhe kthim prapa që na çon ka tragjeditë. Populli nuk meriton të përballet me të kaluarën”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Kam pasë rastin të dialogoj me zyrtarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ata nuk sugjerojnë zgjidhje me territore apo kufij, por që kanë thënë se ju kemi lënë hapësirë liderëve që të arrijnë një zgjidhje të implemntueshme që nuk destabilizon dhe është e pranueshme prej të tjerëve”, është shprehur Haradinaj në Zona B.

Haradinaj ka thënë se e kupton shqetësimin e Berlinit zyrtar se ndryshimi i kufijve është kthim pas në kohë dhe që sjell tragjedi.

“Mendoj që është gabim që në emër të entuziastit të gjetjes së zgjidhjes të eksperimentojmë me veten”.

“Ne duhet t’i kryejmë punët e shpish. Për Serbinë është më lehtë ta njohë Kosovën nëse i kryen punët e veta. Nuk mendoj se po shkojmë kah zgjidhja kur hapim temën e kufijve. Nuk shoh arsye që Kosova të hyjë në hapjen e asaj që e ka arrit njëherë. Duhet të diskutohet vetëm njohja reciproke”.

“Mendoj se retorika rreth ndarjes, territori dhe korrigjimi është presion mbi Kosovën. Do të mbetem në pozicionin e sotëm që territori është i padiskutueshëm, e kemi kryer me 1999 dhe tash duhet të flasim vetëm për njohje reciproke. Jemi të gatshëm të kemi mirëkuptmin më të madh për serbët e Kosovës për jetë në Kosovë, por nuk jemi të gatshëm që duke iu dhënë serbëve të drejta të caktuara ta defunksionalizojmë shtetësinë e Kosovës. Ne mendojmë se është e papranueshme që të diskutohet për diçka që kemi rënë dakord”.

Haradinaj ka thënë në Zona B se Kushtetua, territori nuk janë çështje që duhet të rihapen.

“SHBA, Gjermania e të tjerë na kanë njohur me këta kufij. Është e pafalshme nëse hapim në tavolinë territorin dhe kufijtë tanë. Ajo që më së shumti iu duhet popujve tanë, Serbisë, Kosovës, Vuçiqit, Thaçit, Qeverisë, opozitës, është një marrëveshje paqeje. Marrëdhëniet shqiptaro-serbe janë gjatë të lënduara gjatë. Mendoj që marrëveshja e paqes do të ishte profitabile edhe për Serbinë. Marrëdhëniet duhet të vendosen përmes një marrëveshje paqeje. E arritura më e madhe e një marrëveshje Kosovë- Serbi është paqja dhe ajo duhet të arrihet”.

Serbët i mbesin besnik Beogradit, por marrin para edhe nga Prishtina

Luljeta Krasniqi – Veseli

Prishtina dhe Beogradi paralelisht ndajnë miliona euro për katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovica e veriut.

Por këto mjete, sipas ekspertëve të ekonomisë dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare serbe, nuk dihet se ku dhe për çfarë shpenzohen.

Pjesa veriore e Kosovës, që nga paslufta ka funksionuar mbi bazën e një sistemi paralel të organizuar nga Beogradi.

Në kuadër të dialogut të Brukselit, Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshje për integrimin e kësaj pjese në kuadër të sistemit ligjor-kushtetues të Kosovës, ku investimet përbënin një element të rëndësishëm, krahas zgjedhjeve të lira, por që e ky proces integrues mbetet i papërfunduar.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këto 20 vitet e fundit nuk ka asnjë informacion se si janë shpenzuar qindra miliona euro taksa të qytetarëve të Kosovës, donacionet nga ndërkombëtarët, por edhe fondet që Qeveria e Serbisë jep për të penguar integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

“Nëse marrim parasysh të gjitha investimet që deklarohen nga Qeveria e Serbisë dhe ato që shkojnë nga Qeveria e Kosovës për veriun e vendit sikur ato të ishin shkuar në projekte zhvillimore atëherë veriu i vendit do të lulëzonte”.

“Në fakt duke mos pasur një integrim për komunitet serb në Institucionet e Kosovës dhe pamundësia që të shtrijnë autoritetin atje si auditorët dhe institucionet e drejtësisë ka mundësuar që atje të bëhet keqpërdorim i madh i mjeteve buxhetore të Kosovës dhe nuk duhet përjashtuar mundësinë se atje lulëzon edhe keqpërdorimi i mjeteve që vinë nga Qeveria e Serbisë”, thotë Gashi.

Ai shton se pjesa dërmuese e këtyre mjeteve që investohen nga buxheti i Kosovës dhe ai i Serbisë, shkojnë në grupe të cilat nuk përfillin asnjë ligj të Kosovës.

Kjo mosllogaridhënie përmjetet e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, që ndahen për veriun, sipas Gashit, duhet të ndërpritet.

“Shtrirja e rendit dhe ligjit në çdo pjesë të Kosovës është imediate dhe shpenzimi i mjeteve buxhetore pa ndonjë kontroll dhe pa raporte të detajuar financiare nuk duhet të ndodh për arsye se çdo euro taksë e shpenzuar e qytetarëve duhet të ketë llogaridhënie për çka janë investuar, cilat procedura të prokurimit janë ndjekur dhe cili ka qenë rezultati i tyre”, thotë Gashi.

Në anën tjetër, Nenad Maksimoviq nga Qendra për paqe dhe tolerancë në Graçanicë, thotë për Radion Evropa e Lirë se është vështirë për të bërë një vlerësim objektiv të ndikimit të të gjitha financimeve që janë bërë në veri.

“Nuk kemi ndonjë raport të Komisionit për anketim të Republikës së Serbisë për financimin e të gjitha aktiviteteve nga ana e Serbisë në gjithë territorin e Kosovës. Në anën tjetër, Fondi për veriun, me të cilin mblidhen taksat doganore nga vendkalimet kufitare në veri të Kosovës, punojnë me kapacitete të kufizuara dhe deri më tash janë zbatuar vetëm disa projekte infrastrukturore. Mbase mund të shohim përparim të dukshëm të projekteve infrastrukturore, por që deri më tash nuk kanë ndikuar në mënyrë të rëndësishme në jetën e popullatës.”.

“Do të thotë, edhe më tutje, të gjitha financimet nga institucionet qendrore po mbahen në njëfarë mënyre sekrete dhe qytetarët nuk e dinë në masë të madhe se në çfarë mënyre janë shpenzuar ato fonde”, tha Maksimoviq.

Ai ka shprehur mendimin që, megjithatë, ata që është dashur të jenë shfrytëzues të këtyre fondeve nuk kanë parë rezultate konkrete.

Ndryshe, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ditë më parë ka njoftuar se është përgatitur plani i investimeve të projekteve në 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë. Investimet e Serbisë në këto komuna të banuara më shumicë serbe arrijnë shumën e rreth 200 milionë euro.

“Investimet më të mëdha do të bëhen për të punësuarit në arsim e në shëndetësi (71 milionë euro), për vendbanimin “Lugina e Diellit” (25 milionë euro), për “Trepçën” (13 milionë euro), për Qendrën Spitalore (10 milionë euro), për ujësjellësin (6 milionë euro)”, thuhet në një njoftim të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Për më shumë investime në komunat në veri të Kosovës, në vitin 2013 në bazë të marrëveshjes së përkohshme për doganat, të arritur në dialogun Kosovë – Serbi, ishte krijuar edhe Fondi i Mirëbesimit.

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë nga Zyra për informim e Ministrisë së Financave, totali i mjeteve të transferuara nga viti 2013 deri tani nga llogaria e Buxhetit të Kosovës në llogarinë për Fondin Zhvillimor të Mirëbesimitështë mbi 15 milionë euro, prej të cilave në vitin 2018 (1 janar – 7 Shtator) janë transferuar mbi 1.2 milionë euro.

Një lexim i ri historie – Nga VETON SURROI

1. Slobodan Milosheviçi e anuloi dhunshëm autonominë e Kosovës më 1989-n, duke vendosur masa të jashtëzakonshme. Serbia e okupoi Kosovën gjatë dhjetëvjetëshit dhe më 1999 vendosi që të ndërmarrë luftë dhe masa gjenocidi ndaj qytetarëve të Kosovës. Këto masa prodhuan 13.535 njerëz të vrarë, sipas shënimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare, prej të cilëve 10 mijë ishin civilë, tre mijë ishin të formacioneve të armatosura. Prej atyre të formacioneve të armatosura, mbi dy mijë ishin të UÇK-së dhe FARK-ut, ndërsa një mijë ishin të forcave serbe.

Arsyeja pse Milosheviçi ndërmori një aksion të këtillë ishte fakti se komunat e Leposaviqit, ZubinPotokut e Zveçanit kishin mbetur brenda territorit të Kosovës.

Shqiptarët në Kosovë organizuan një lëvizje të padhunshme, të paprecedentë, si përgjigje ndaj okupimit të Serbisë. Në botë do të njihet si rezistenca me “shoqëri paralele”, ku tërë një popull injoron dhunën dhe vazhdon në formë rudimentare me jetën e vet sociale. Në fund të dhjetëvjetëshit, një numër të pakënaqurish shqiptarë organizuan rezistencën e armatosur, duke u organizuar në grupe guerile që do të njiheshin si Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Që të dyja format – ajo e padhunshme dhe ajo e armatosur – nuk arritën që ta mbrojnë popullin e Kosovës dhe shtetet e fuqishme të Perëndimit organizuan një Konferencë paqeje në Rambouillet, në mënyrë që të ndërpritet lufta dhe të gjendet një zgjidhje paqësore për konfliktin. Meqë Serbia refuzoi zgjidhjen e negociuar, shtetet e NATO-s e bombarduan Serbinë deri në tërheqje të okupimit të saj ushtarak dhe policor.

Arsyeja pse shqiptarët në Kosovë organizuan rezistencën e padhunshme e pastaj edhe atë të armatosur ishte se komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kishin mbetur në territorin e Republikës së Serbisë.

2. Meqë Serbia e okupoi Kosovën për shkak se në të ishin tri komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe dhe meqë Kosova rezistoi me padëgjueshmëri qytetare e më vonë edhe me armë ndaj okupimit, ngase në Serbi kishin mbetur tri komuna që dikur kishin pasur shumicë shqiptare. Bashkësia ndërkombëtare u detyrua që, pas ndërhyrjes ushtarake, të vendosë administratë ndërkombëtare në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare investoi më shumë ndihma për kokë banori se në cilindo vend të botës. U kthyen të gjithë refugjatët që u dëbuan, sepse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk ishin në Kosovë. U ndërtuan apo rindërtuan pjesa më e madhe e mbi 100 mijë shtëpive të dëmtuara, sepse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk ishin në Kosovë. U ndihmua në ndërtimin e institucioneve të një shteti demokratik në mënyrë që ato të jenë në gjendje të vendosin për ardhmërinë e vendit. Nga viti 2005 deri më 2007 u zhvillua një proces i paprecedent negociator, i ndërmjetësuar nga Presidenti Ahtisaari në mënyrë që të përcaktohet statusi përfundimtar i Kosovës. Në fund të procesit, Kosova ndërtoi, në bashkëbisedim me forcat politike të qytetarëve të saj që gjenden në pakicë, sistemin më të avancuar për mbrojtjen e minoriteteve në Evropë dhe me përkrahjen e shteteve të Perëndimit u shpall pavarësia e vendit, që u njoh nga mbi njëqind shtete.

Por Leposaviqi, Zubin-Potoku dhe Zveçani mbetën në territor të Kosovës dhe Serbia nuk e njohu pavarësinë e saj. Për më tepër, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mbetën në Serbi. Kështu, të tri komunat në anët e kundërta të kufirit i lanë të dyja vendet në gjendje të një lufte të papërfunduar.

3. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, në korrik të vitit 2010, i dha të drejtë Kosovës për shpalljen e pavarësisë. Kjo pavarësi qe shpallur, sipas planit Ahtisaari, në kufijtë e Kushtetutës së vitit 1974, pra, ato të para okupimit të Serbisë.

Por meqë këta kufij linin brenda Kosovës Leposaviqin, Zubin-Potokun dhe Zveçanin, e jashtë saj Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, Kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë u pajtuan se vendimi i GJND-së është i pamjaftueshëm për Kosovën. Filluan “dialogun e Brukselit”, me ndërmjetësimin europian, duke u pajtuar që pavarësia e Kosovës mund dhe mund të mos jetë e pranueshme, rrjedhimisht se ashtu e kontestuar dhe e kontestueshme duhet të zëvendësohet me një zgjidhje të re.

Shumë shpejt u dakorduan se Kosova ka nevojë për një autonomi territoriale-politike të serbëve në Kosovë, në formën e Bashkësisë së komunave serbe. Prej vitit 2013 deri më 2018 negociatorët – Thaçi dhe Daçiç/Vuçiç – u përpoqën me vullnet të mirë t’u shpjegojnë popullatave të veta se nuk ka zgjidhje më të mirë për Kosovën sesa një autonomi e këtillë, që do të ishte diçka si Republika Serbe në Bosnjë-Hercegovinë. Por më 2018 që të dyja palët – Thaçi dhe Vuçiç, – u pajtuan se edhe po të vendosej autonomia, Leposaviqi, Zubin-Potoku dhe Zveçani do të mbeteshin në Kosovë, kurse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në Serbi. Pra, konflikti do të mbetej i papërfunduar.

4. Në verën e vitit 2018 të dy presidentët më në fund do të gjenin një paketë që do të zgjidhte armiqësitë. Kufiri do të korrigjohet dhe Leposaviqi, Zveçani e Zubin-Potoku do të jenë më në fund në Serbi. Fshatrat e Preshevës së bashku me qytetin deri “te pruga” (te binarët hekurudhorë) do të bëheshin pjesë e Kosovës. Autonomia e dakorduar më 2013 do të vendosej në territorin në jug të Ibrit, me seli në Graçanicë. Serbia do ta njihte të drejtën e Kosovës që të jetë pjesë e OKB-së, siç ia ka njohur dikur njëra Gjermani tjetrës.

Të dy presidentët do të shpallnin se kjo është një fitore e madhe e paqes. Që të dy do të pajtohen se qe një mëkat i madh që një njeriut të madh si Milosheviçit nuk i ka rënë në mend më herët një paketë e re.

Që të dy presidentët do të ulen menjëherë e të shkruajnë fjalimet, me shpresë se do të lexohen në seancën solemne të çmimit të Nobelit, aty ku janë nominuar nga Federica Mogherini dhe Johanes Hahn. Që të dy, pa u konsultuar me njëri-tjetrin do të shkruajnë se në fakt lufta nuk do të duhej të kishte filluar fare: korrigjimi i kufijve ka mundur të bëhet fare lehtë, nga entet e gjeodezisë të të dyja vendeve.

Presidenti i Serbisë do të shkruajë se statusi i Kosovës dhe Metohisë tashmë ka hyrë në rrugë të sigurt të zgjidhjes, në dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjetët e ardhshëm.

Ai i Kosovës do të shënojë se Kosova nuk do të harrojë kurrë dy mijë fëmijët e të miturit të ekzekutuar për shkak se gjeneratave të mëhershme nuk u kishte rënë në mend se problemi shekullor mes Kosovës e Serbisë ka mundur të zgjidhet shumë lehtë në Medvegjë dhe komunat simotra.

5. Çdokush që e lexoi këtë përrallë e ka gabim. Nuk është përrallë.

Fillon aksioni i pastrimit të Kosovës nga mbeturinat

Në Kosovë, sot po mbahet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” të cilit këtë vit iu është bashkangjitur edhe Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte bërë thirrje që këtij aksioni t’i bashkangjiten të gjitha institucionet dhe qytetarët.

Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe kompanitë private.

Kosova përballet me nivel jashtëzakonisht të madh të ndotjes. Problemi kryesor janë më shumë se 2000 depot ilegale të krijuara nga bizneset afariste dhe nga vetë banorët lokalë.

Kosovë: Aktakuzë në rastin “veteranët”

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti të premten aktakuzë kundër 12 personave nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në rastin e njohur në Kosovë si “veteranët”.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej 68 milionë eurosh”.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që të urdhërojë “ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë deri në përfundimin e procedurës penale” dhe që gjykata të marrë vendim që të gjithë përfituesve të kundërligjshëm t’u ndalohet marrja e pensionit si veteranë.

Ndonëse prokuroria nuk e ka bërë të ditur identitetin e të akuzuarve, mediat lokale në Kosovë thanë se ata janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku dhe Smajl Elezaj.

Çështja e listave të veteranëve të luftës u ringrit pasi që ditë më parë prokurori i Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Elez Blakaj, që po e trajtonte këtë çështje, dha dorëheqje duke akuzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje dhe përpjekje për frikësim, ndërsa vuri në pah se sic tha ai, është kërcënuar gjatë trajtimit të keqpërdorimeve me hartimin e listave të veteranëve.

Ish prokurori Blakaj, në një letër të hapur, tha se mund të ishin 19 mijë përfitues të rremë të skemës së pensioneve për veteranët e luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pohimet e tilla nxitën diskutime rreth numrit të saktë të tyre.

Ish drejtues e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, japin shifra të ndryshme për numrin e veteranëve. Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sylejman Selimi, në një intervistë nga burgu për Gazetën Express tha se pas lufte janë identifikuar rreth 13 mijë ushtarë.

Anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve thotë se numri prej 37 mijë veteranësh që gëzojnë pensionin prej 170 eurosh, nuk është i lartë, por listat nëse duken të fryra, problemi është tek ligji për veteranët që parasheh përfshirjen në lista të shumë kategorive që kanë ndihmuar luftën e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zgjimi i vonuar i drenicasve, shpresë për ndryshim apo vajtim! – Nga Florim Zeqa

Sa më shumë që thellohet dialogu final i Brukselit, aq më tepër po shkrihet Republika e Kosovës nga fusnota*, duke mbetur vetëm formalisht institucionet e shtetit, si; Kuvendi, Qeveria, Presidenca dhe Gjykata Kushtetuese, si “gardian” dhe mbrojtës i kushtetutës.
Në gjysëm shtetin e Kosovës, formalisht kanë mbetur edhe subjektet politike, në pushtet apo opozitë qofshin ato!
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur të gjithë së bashku e heshtën vizitën e Vuçiqit në veri të vendit, me ç’rast presidenti serb shfaqi hapur ambiciet territoriale ndaj shtetit të Kosovës.
Pra, të gjitha partitë politike po heshtin edhe përkundër faktit se Hashim Thaci po flet hapur për “shkëmbim” (falje) territoresh e që në fakt është ndarje e pastër e Kosovës!
Me përjashtim të ndonjë deklarate sporadike për shtyp, dhe opozita, sikurse pushtetartët e miratuan në heshtje vizitën e Vuçiqit dhe lojën djallëzore të Hashim Thaçit, për shkak se opozitare nuk e ndërmuarën asnjë veprim konkret kundër presidentit hipokrit, mashtrues e manipulues dhe i cili po e shkel Kushtetutën, gjakun e dëshmorëve dhe vullnetin e qytetarëve.
I vetmi reagim ishte ai, banorëve të disa fshatrave të Skënderajt, ku krahas pengesës që i bënë Vuçiqit për të shkuar në fshatin Banjë (i banuar me serb në zemër të Drenicës), për herë të parë drenicasit e shfaqën mllefin ndaj birit të tyre-president aktual i shtetit të Kosovës, të cilin e mallkuan për të gjitha të bëmat e tij nga periudha e luftës e deri në ditët e sotme!
Edhe pse ky, një zgjim i vonuar i drenicasve, paraqet fillimin e ndëshkimit final të Hashim Thaçit i cili po vepron si një despot i egër, pa pyetur askënd po negocion dhe bënë pazare me armiqt shekullor duke shkelur me të dyja këmbët mbi gjkaun e dëshmoreve, dhe po vret ardhmërinë dhe përspektivën pa marrë parasysh koston shumëvjeçare që do të rëndojë mbi gjeneratat e ardhshme të Kosovës.
Është hera e parë në historinë e popujve të robëruar, kur një udhëheqës politik i luftës për çlirim, pas 20 viteve në shtetin e lirë kthehet në prehrin e pushtuesve, për të negociuar lirinë e fituar me gjak!!!
Mbase është momenti fundit për të reaguar si komb ndaj ndaj këtij fenomeni sa antikombëtar po aq edhe paradoksal, që është duke rrezikuar seriozisht tkurrjen e re të territoreve etnike, që po përgatitet të realizohet përmes dialogut të Brukselit.

Paqen e rrezikoi Vuçiqi e jo drenicasit

Megjithëse me vonesë të madhe, u bë shkas vizita e Vuçiqit në veri të vendit, që Drenica të reagojë hapur e ashpër kundër Hashim Thaçit.
Sikur Kosova të kishte politikan të përgjegjshëm dhe të guximshëm, që e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit, atëherë presidenti serb do duhej ndaluar pa hyrë në Kosovë, e jo në rrugën për në Banjë të Skenderajt.
Pasi kjo nuk ndodhi, presidenti serb, për dy ditë rresht si në “bahçe të babës” ishte shëtitur në territorin e shtetit tonë, duke folur zi e terr kundër shqiptarëve, si dhe duke rrezikuar seriozisht paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
Vizitën Aleksander Vuqiqit në Kosovë, ia mundësuan Hashim Thaçi, Haradinaj dhe Veseli me pro-rusin Pacollin, i cili në fakt është hapi i parë i hapjes së derës finale për t’ia rrëmbyer Kosovës hapësirën më vitale të saj.
Ardhja e Vuqiqit në Koosvë, është më e rrezikshme dhe dëmshme , se sa treni nacionalist i para pak viteve, më e rrezikshme se sa hyrja “ilegale” e Gjuriqit. Ngase, ardhja e Vuçiqit dhe lejimi i agjendës së tij pikë për pikë, në Kosovën që e vrau dikur dhe që nuk e pranon sot, i ka kaluar edhe të gjitha parashikimet e nacionalistëve serb të sojit të Sheshelit.
Nuk ishin drenicasit që rrezikuan paqen, është Vuçiqi me eskortën e tij që rrezikoi paqen me deklaratat luftënxitëse si në kohën e Millosheviqit, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë.
Siq duket, ndalesa e Vuçiqit për shkuar në Banjë, më shumë se Vuçiqin e kishte penguar Hashim Thaçin, i cili akuzoi protestuesit për “rrezikim të paqes”!
Për reagimin e Thaçit ndaj protestuesve në Drenicë, më mirë se çdo shkrim dhe çdo varg, më mirë se çdo koment dhe analizë ishte video-mesazhi i një qytetari, i cili ia numëroi një nga një të gjitha dështimet e Hashim Thaçit dhe jo vetëm. Për gjendjen e rënduar socio-ekonomike të vendit dhe shpërdorimet me çertifikatat e veteranëve për qëllime elektorale përgjegjës i bëri ish komandantët rrejshëm, matrapazët e sotëm politikë që po negociojnë territorin e vendit për interesa personale.

Të ndalet loja djallëzore e Hashim Thaçit

Është momenti i fundit të ndalen lojërat tejët djallëzore të Hashim Thacit me shqiptarët e Luginës së Preshevës, kinse për “të drejtat e shqiptarëve në Luginë” duke u shitur “ kuazipatriot” për të fshehë kompromisin e dhimbshëm me Serbinë, të nënshkruar në Bruksel me dorën e tij, e që në fakt është Asociacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive në veri të vendit.
Përkushtimi i presidentit të Kosovës për t’ia dhënë një pjesë të Kosovës Serbisë, konsiston me çmimin për të dhënë e paguar me territore, pasuri kombëtare e gjithçka tjetër në këmbim të heqjes së akuzave ndaj tij pranë Gjykatës Speciale.
Kjo është arsyeja që Hashim Thaçi po përpiqet përmes manipulimeve me korrigjimin dhe demarkimin e kufijve ta kalojë me lehtësi Asociacionin para opinionit vendor.
Për shqiptarët e Luginës nuk duhet kërkuar më shumë dhe as më pak se reciprocitet me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Të drejta që u takojnë serbëve në Kosovë, po aq të drejta duhet t’u takojnë shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Manipulimi i Thaçi me liderët e Luginës, të kujton kohën e manipulimit të Millosheviqit me serbët e Kosovës përgjatë viteve të ’90-ta, kur satrapi i skrifikonte për qëllimet e politikave ditore.
Kërkesa për reciprocitet me Serbinë duhet të zbatohet në të gjitha rrafshet, filluar nga të drejtat e njeriut, levizja e lirë e njerëzve dhe mallërave e deri të vizitat e zyrtarëve shtetëror.
Të drejtën e vizitave që e gëzojnë liderët e Serbisë në Kosovë, duhet ta kënë edhe liderët shtetërorë të Kosovës, ndryshe nuk bëhet fjalë për reciprocitet, por për vasalitet ndaj shtetit serb dhe nënçmim e përbuzje e shtetit të Kosovës.
Përfundimisht, na mbetët të shohim në ditët në vazhdim, nëse protesta për ndalimin e Vuçiqit në Drenicë, ishte zgjim i vonuar, shpresë për ndryshim apo vajtim!
Përderisa të ndodh ndryshimi i shumëpritur në Kosovë, qytetarët vazhdojnë të urojnë njëri-tjetrin për marrjen e vizave për largim nga shteti i tyre!

NATO: Ndryshimi i mandatit të FSK-së vetëm përmes Kushtetutës

Pjesëtarë të FSK-së.

Zyrtarët e NATO-s kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në një përgjigjje dhënë Radios Evropa e Lirë, thuhet se “pozicioni i NATO-s është i qartë, kjo është çështje e autoriteteve të Kosovës”.

Sipas aleancës, “çdo ndryshim i strukturës, mandatit dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çka do të kërkojë ndryshime kushtetuese”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë profesionale, multi-entike dhe burim i stabilitetit rajonal. Kjo forcë ka kaluar rrugë të gjatë. Progresi i arritur është shembull i ndërtimit të suksesshëm të kapaciteteve nga ana e NATO-s, ndonëse duhet bërë më shumë punë. Aleanca mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosvës sipas mandatit aktual. NATO-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për siguri dhe stabilitet në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Përveç tjerash aty përmendet se NATO-ja mbështet edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar të njëjtin shumë të rëndësishëm “për paqe dhe siguri”.

Në pakon e miratuar nga Qeveria përfshihet Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligji për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë sot se, me ketë projektligj nuk mund të jetë i befasuar askush, pasi për të kanë qenë të përgatitur e të njoftuar të gjithë në vazhdimësi.

Ndërkohë gjatë ditës, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk e kanë konsultuar atë, sa i përket këtij vendimi.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për të pasur ushtrinë dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën se si ta arrijnë këtë”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Ne nuk na kanë konsultuar për kohën kur është marrë vendimi dhe ne duhet t’i analizojmë projektligjet për të kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, ka deklaruar ambasada.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Lista Serbe në Kosovë. Nënkryetari i kësaj Liste dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Formacioni i vetëm ushtarak legal në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është KFOR-i, i cili në këto hapësira ka ardhur me pajtimin e Republikës së Serbisë, ka thënë Simiq.

SHBA: Kosova nuk u konsultua me ne për FSK-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për të pasur ushtrinë dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën se si ta arrijnë këtë”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Ne nuk na kanë konsultuar për kohën kur është marrë vendimi dhe ne duhet t’i analizojmë projektligjet për të kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre.”

“Gjatëve javëve të kaluara, ne kemi qenë të përqëndruar në ndërtimin e një konsensusi të brendshëm për dialogun me Serbinë. Ne vazhdojmë të besojmë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparimin në të ardhmen e afërt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo pako përfshin Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas votimit në Qeveri, tani ky proces kalon në Kuvendin e Kosovës.

Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dërguar në Kuvend një ligj, përmes së cilit mëtohej të shndërrohej FSK-ja në ushtri. Por ky ligj ishte tërhequr me argumentimin se do të tentohet që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Thaçi: Kështu do të jetë marrëveshja Kosovë-Serbi

PRISHTINË – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot në një konferencë për media deklaroi se shtetet e rajonit mbështesin dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se mirëpresin një marrëveshje paqësore. Ai tha se “Të gjithë janë për dialog, për negociata dhe të gjithë në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar do të mirëprisnin një marrëveshje Kosovë-Serbi”.

Presidenti Thaçi foli për vizitat e tij gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni dhe takimet me krerët e këtyre shteteve, me ç’rast tha se edhe këto shtete mbështesin dialogun dhe negacioatat dhe se mirëprisnin një marrëveshje paqësore. Sipas tij, zërat se marrëveshja Kosovë-Serbi mund të ketë efekte negative në rajon janë të paqëndrueshëm, joracionalë dhe injorantë.

“Kështu që në kuadër të opinioneve dhe qëndrimeve të ndryshme, së pari qëndrimeve politike mbështetëse, opinioneve të sinqerta analitike akademike mund të krijohen edhe divergjenca të ndryshme pro apo opinione të ndryshme pro apo kundër marrëveshjes, gjë që unë e respektoj si diçka shumë legjitime. Por, ajo që është shumë me rëndësi është se të gjithë janë për dialog, për negociata dhe të gjithë në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar do të mirëprisnin një marrëveshje Kosovë-Serbi”, tha ai.

Thaçi thekson se ky nuk do të jetë një proces i lehtë edhe në të ardhmen, meqë sipas tij, do të ketë demarkim apo korrigjim të kufirit prej 430 kilometrash.

“Nuk mund të ketë njohje reciproke pa përmbylljen edhe të këtij procesi, apo paralelisht. Korigjimi i kufirit është i mundshëm dhe i siguron Kosovës njohje direkte nga Serbia, automatike, dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. E njohja nga Serbia nënkupton njohjen nga 5 vende të BE-së për Kosovën, Greqisë, Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Qipros”, tha ai.

Sipas tij, kjo marrëveshje nënkupton edhe fillimin e procesit të themelimit të ushtrisë, heqjen e vetos ruse nga Këshilli i Sigurimit dhe me këtë fitimin e një njohjeje globale edhe prej 80 vendeve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Thaçi po ashtu tha se nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës dhe krijimin e një Republike Sërpska, apo asociacionin me kompetenca ekzekutive. Ai shtoi se nuk lejon shkëmbimin por që është në favor të bashkangjitjes së Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, por që në anjë rrethanë me asnjë çmim nuk do të lejojë që dikush të cenojë apo diskutojë për Trepçën, Ujmanin dhe veriun e Mitrovicës.

Ndërkaq në lidhje me çështjen e procedimit të projektligjit për transforimimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, Thaçi tha se nuk është i informuar për këtë çështje dhe se nuk janë të informuar as partnerët si SHBA-të dhe NATO. Ai shtoi se tash nuk është momenti i duhur që të bëhet ky procedim. aa

Qeveria miraton projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tha se me ketë projektligj nuk mund të jetë i befasuar askush, pasi për të kanë qenë të përgatitur e të njoftuar të gjithë në vazhdimësi.

“Kosova nuk mund të vazhdojë pa i marr përgjegjësitë e veta. Parlamenti është institucioni i radhës që do ta trajtojë atë. Deputetët e kanë mundësinë që të japin mendimin e tyre. I ftoj të gjithë që ta votojnë pozitë dhe opozitë dhe të gjitha komunitetet”, tha Haradinaj.

Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dërguar në Kuvend një ligj, përmes së cilit mëtohej të shndërrohej FSK-ja në ushtri. Por ky ligj ishte tërhequr me argumentimin se do të tentohet që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Lista Serbe, parti e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, në vazhdimësi ka kundërshtuar shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese.

Partitë opozitare i shkruajnë letër Mogherinit, kundërshtojnë ndryshimin e kufijve

Partitë opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Socialdemokrate dhe Alternativa, i janë drejtuar me një letër shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.
Përmes një postimi i Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se përmes kësaj letre, partitë opozitare kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me idenë që po diskutohet për ndryshimin e kufijve, duke thënë se ide të tilla “nuk do të përkrahen”.
Opozita, sipas Hotit, ka kërkuar që faza finale e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të bazohet “në parime të qarta dhe në një kornizë të qartë, duke mos lënë anash subjektivitetin shtetëror të Kosovës i cili është përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë, opinion e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe faktin se Kosova është pranuar nga shumica e kombeve të lira të botës”, ka shkruar tutje Hoti në Facebook.

Hoxhaj: Kosova shpreson për marrëveshje me Serbinë deri në pranverë

Kosova parashikon të arrijë një marrëveshje me Serbinë, gjë që do t’u mundësonte të dyja vendeve të përparonin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian e shumta deri pranverën e ardhshme, tha të martën për agjencinë Reuters, zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Një marrëveshje është parakusht për dy vendet që të hyjnë në Bashkimin Evropian. Beogradi dhe Prishtina u angazhuan për një dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2013 por që atëherë nuk është arritur pothuajse asnjë përparim.

I pyetur se kur pret që të arrihet marrëveshja, zoti Hoxhaj i tha agjencisë Reuters: “Mendoj ose nga fundi i vitit, ose pranverën e ardhshme, duhet të kemi arritur në atë pikë”.

Duke folur në Bled të Sllovenisë ku ndodhej për një forum mbi politikën dhe biznesit, zoti Hoxhaj tha se Kosova do të nënshkruante vetëm një marrëveshje që përfshin njohjen e saj.

“Ne nuk mund të nënshkruajmë asnjë marrëveshje tjetër”, tha ai.

Ai shtoi se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç “është njeriu i fundit që do të besonim”.

Por ai shprehu shpresën se besimi mund të ndërtohet gjatë procesit të negociatave, duke thënë se nuk ka asnjë njeri tjetër me të cilin të negociohet, pasi “ai kontrollon çdo gjë në Serbi”.

Zoti Hoxhaj tha se nuk mund të pohonte se çfarë do të përfshinte marrëveshja, por la të kuptohej se një shkëmbim territoresh mes dy vendeve, është ende në tryezë.

“Se çfarë elementesh do të kishte marrëveshja, është herët të thuhet, sepse jemi në fazën e parë të negociatave”, tha zoti Hoxhaj për Reuters, duke mos dhënë detaje për territoret e mundshme që do të shkëmbeheshin.

Fjala në përurimin e Parkut Memorial – KULLA DHE SHTATORJA E DR. RUGOVËS, SIMBOLE TË KRENARISË SHQIPTARE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
Kulla e Ibrahim Rugovës në Malaj të Rugovës
          E shumëdashura Familje Institucion Rugova,

          I dashur kryeplak i fshatit Malaj, Demë Ali                 Lajçi,

Të dashur rugovas ,

          Të nderuar të pranishëm në këtë përurim                  fisnik,

       Fillimisht, ju përcjell përshëndetjet e dlira të Mërgatës të kudondodhur shqiptare dhe dashurinë e tyre të çiltër!

     Jemi sot, këtu, në Malaj, në fshatin e origjinës të Ibrahim Rugovës, për ta hijëshuar dhe përjetësuar në bronz, me shtatore. Është logjike, që për njerëzit e veçantë, të bëhen edhe kujdese të veçanta.

Komandanti Hisen Berisha, këshilltari i presidentit shqiptar-Flamur Gashi, gazetari Idriz Zeqiraj

     Veçantitë e Ibrahim Rugovës 

               janë numerike

     Ishte fat i madh i Kosovës qenia në drejtim e udhëheqje e Ibrahim Rugovës, i cili është shquar në fëmijëri, rini dhe në burrërimin e Tij, duke qenë gjithëherë i Parë dhe kurrë i dytë.  

      Dr. Rugova shquhet për veçantitë e Tij. Por, po  citojmë vetëm disa syrësh:

     1) Si nxënës-fillorist ishte i parë në mësime, poezi dhe hartime;

     2) Si nxënës-normalist i parë në leximin e literaturës artistike botërore, në gjuhë të huaja; 

     3) Si student, i parë në studime, Redaktor i parë Përgjegjës i gazetës studentore “Bota e re” dhe e revistave, përkatësisht, shkencore e letrare, “Dituria” dhe “Plejada” Rrjedhimisht, Rugova student, ishte i pari i gazetarisë alternative, oponente e shtypit monist të pushtetit të kohës;

     4) Si studjues pasuniversitar, në Paris, u shqua në studimin e kritikës letrare, duke arritur, më vonë, titullin e doktorit shkencor, në këtë fushë;

     5) I punësuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ishte drejtues sa profesional, aq edhe i dinjitetshëm, i të vetmës revistë të mirëfilltë shkencore “Gjurmime Albanologjike”;

     6) Ishte më i zëshmi intelektual i Kosovës, në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë, ku u përball me nacionalizmin sebo-sllavë. “Jam këtu, për të mbrojtur qenien dhe dinjitetin e popullit tim…”, – do të deklaronte, në mes tjerash, në fjalën e Tij, Dr. Ibrahim Rugova; 

     7) Ishte i pari në nismën e pluralizmit politik, themelimin e partisë së parë pluraliste në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK);

     8) Dr. Rugova e filloi karrierën politike me referimin për paqen dhe slloganin trinom: Liri, Pavarësi, Demokraci! Por, opcionin e luftës kurrë nuk e përjashtoi. 

     9) Ishte i pari që hodhi idenë dhe e lëndëzoi atë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK), si bazë e mëvonshme e UÇK-së, e dalë nga FARK-u;

     10) Ishte i parë në krijimin e institucioneve paralele, rast unik i deri atëhershëm, duke e shtrirë pushtetin moral, jo vetëm në Kosovë, por, edhe në të gjithë Etnikumin shqiptar si dhe në Mërgatën shqiptare;

     11) Dr. Ibrahim Rugova është nismëtari i Deklaratës të Pavarësisë, më 2 korrik 1990, i Kushtetutës të Kaçanikut, më 07 shtator 1990, i zgjedhjeve të para pluraliste e demokratike si dhe i zgjedhjes të Presidentit, duke u bërë edhe President i Parë i Republikës të Kosovës;

     12) Rugova ishte personaliteti i parë shqiptar, i cili, në homazhin – nderim, në varrezat qendrore të dëshmorëve, në Tiranë, u përkul para Monumentit “Nëna Shqipëri”, por, JO edhe pranë varrit të diktatorit stalinist, Enver Hoxha. 

     13) LDK-ja, e prirë nga themeluesi i saj, Ibrahim Rugova, me shokë, e bëri paqen dhe luftën.

    Pikërisht, bazuar në këto veçantira, banorët e këtij fshati, me rugovasit tjerë, vendosën të bëjnë diçka të veçantë, për Ibrahim Rugovën, krenarinë e Rugovës, të Kosovës dhe të Shqiptarisë mbarë.

Pjesëmarrje masive në përurimin-festë

     Shoqatat dhe LDK-ja, kontribuese                  për Parkun Memorial

     Pesë vjetë më parë, dinjitetshëm e bujshëm, Malajt vunë gurë-themelin e Parkut Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, në këtë lokacion, në praninë e plakut urtak të Kosovës, Mark Krasniqit, ndjesë pastë, mikut të mirë të Dr. Rugovës; kryetarëve të komunave Pejë dhe Istog, përkatësisht, Gazmend Muhaxherit dhe Haki Rugovës; përfaqësues të LDK-së, qytetarë të Rugovës dhe të Kosovës.

       Por, donatorët nuk i lëndëzuan, nuk i përmbushën premtimet e dhëna dhe vazhdimi i punimeve dështoi dhe pushoi.

     Malajt e Rugovës, ngulmues për ta realizuar ëndrrën e tyre fisnike, themeluan Këshillin Organizativ Qendror, për ndërtimin e Parkut Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, i kryesuar nga Sali Jahë Lajçi, kryeplaku i fshatit, Demë Ali Lajçi, dhuruesi i truallit, Cen Lajçi, Fadil Lajçi, Mustafë Lajçi, Bashkim Lajçi, Sali Ramë Lajçi. 

     Dhe, nismuan, sërishmi, aksionin. Kontaktin e parë e bënë me kryetarin e Shoqatës Kulturore – Humanitare “Sali Çekaj”, Saim Tahiraj, i cili konsultoi kryesinë e Shoqatës dhe Nëndegët e LDK-së në Zvicër. Përgjigja ishte miratuese. Aksioni i filluar në maj, përfundoi brenda muajit, duke tubuar 70.870 franga dhe 2.770 euro. 

     Me menaxhimin e mjeteve financiare, u caktua komisioni nga Nënkëshilli: Lush Mulaj, Saim Tahiraj, Qamil Çekaj. Ndërsa për ndërlidhjen mbikëqyrëse, Shoqatë – Këshilli Organizativ Qendror, pjesë e komisionit ishin: Ismet Hoxha-Shala, Bekë Osmanaj, Rasim Gashi.

      Shoqata Kulturore – Humanitare “Sali Çekaj”, në Bavarinë gjermane, me kryetar Osman Ferizin, mbështeti aksionin e ndërmarrë, nga simotra e saj në Zvicër. Dhe, të dy kryetarët, Saimi dhe Osmani, bashkëluftëtarë të heroit Sali Çekaj, si gjithëherë, edhe tani, u rrjeshtuan së bashku, për realizimin e aksionit financiar. 

     Nënkëshilli Organizativ, i krijuar nga treshja: Osman Ferizi, Albanez Muriqi, Idriz Zeqiraj, zgjëruan rrjetin financues me Degën e LDK-së në Gjermani, të ndihmuar nga veprimtarët: Fazli Hajdaraj, Asllan Lajçi, Azem Kelmendi, Tahir Buqolli, Isuf Çetaj, Agim Aliçkaj, Feriz Lukaj, Bekim Muriqi, si dhe shtetet evropiane, ku nuk ishin krijuar Nënkëshillat si dhe në Amerikën e largët, nëpërmjet Shoqatës të atjeshme “Rugova”, me anëtarët e Kryesisë të saj: Avdi Dakaj, Lan Lajçi, Rexhë Muriqi, Haxhi Nikçi. 

    Shoqatat “Sali Çekaj”, në Zvicër dhe Gjermani, Shoqata “Rugova”, në Amerikë dhe LDK-ja e Mërgatës, realizuan, suksesshëm, aksionin financiar. 54.000 euro dhe 21.300 dollarë. Financimi i bollshëm realizoi projektin.

Ansambli Folklorik “Rugova”

    Punimet plotësuese të Parkut 

           Memorial vazhdojnë

     Por, për punimet anësore, plotësuese, që do të bëhen në ditët, javët dhe muajt në vijim, janë të mirëseardhura prurjet  financiare, nga vullnetmirët fisnikë. Tashmë, adresat komunikuese janë legale, të njohura.

  

    Ngutia jonë, për ta përuruar Parkun Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, arsyetohet me dëshirën për ta kujtuar datën historike, pothuaj se, të harruar nga pushtetarët, 07 shtatorin 1990, ditën e Shpalljes të Kushtetutës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, nën terrorin pushtues serbo-sllavë. Dhe, kjo është vepër ekskluzive e Dr. Rugovës me shokë.

      E pagëzuam Parku Memorial dhe jo, thjeshtë, Memorial, sepse natyra piktoreske e Rugovës, objektet e ndërtuara këtu, gurë e betonim, pa drunjtë, bredha e pishnajë përrreth, janë në kontrast me mjedisin dhe i natyra i refuzon.

      Një kënd lojërash për fëmijë, disa ulëse të gurta në anësore si dhe një lokal pijesh freskuese, me ushqime të traditës të Rugovës, joshin vizitorët në çdo stinë të motit.

    E gjithë kjo, është porosi e Mërgatës, e gatshme për kontribute të tjera dhe  gjithëherë e përmallur për trojet lindake. Dhe, nuk e vëjmë në dyshim, se Malajt, kreshnikë e fisnikë, dëshirën-kërkesë të mërgimtarëve donatorë të vullnetshëm, të këtij Parku, gjithë sharm e madhështi, do ta përmbushin, në një të ardhme të afërt.

     Mërgata falenderuese për partnerët 

               bashkëpunues të saj

     Nënkëshillat e Mërgatës shprehin respekt e mirënjohje për kryetarin e komunës të Pejës, Gazmend Muhaxherin, me të cilin kemi pasur një komunikim dhe mirëkuptim të sinqertë, lidhur me Parkun Memorial. 

     Mirënjohje nga Mërgata për angazhimin e madh të arkitektit të shkëlqyer, Blerim Bajraktarin; skulptorin Gëzim Muriqin, për realizimin profesional të shtatorës të Presidentit Rugova; ndërtuesit e Kullës, Vëllezërit Demiri nga Açareva e heroit Ismet Rrahmani, të Drenicës si dhe ndërtuesit e Oxhakut dhe mjeshtërit tjerë pjesëmarrës të Parkut Memorial. 

     Një mirënjohje dhe përshëndetje të veçantë për Radio-Fontanën, drejtorin e saj Zeqir Mehmetaj, për informimin mjeshtëror dhe sensibilizimin për kryerjen e aksionit; 

    Mirënjohje dhe respekt për Redaksinë e kombëtarës “Bota Sot”, e cila, qoftë si gazetë, qoftë si portal, ka informuar opinioinin, për Parkun Memorial, madje, në mënyrë të përsëritur si dhe mediat tjera informative.

    Një kontribut cilësor ka dhënë edhe kryetari i Nëndegës të LDK-së për Rugovën, Blerim Rexhbogaj. Andaj, meriton nderimin tonë.

     Mërgata gjithëshqiptare shprehë falenderimin vëllazërorë, për bashkëpunimin e gjithëmbarshëm, me kryesuesin e Këshillit Organizativ Qendror, për ndërtimin e Parkut Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, Sali Jahë Lajqi si dhe anëtarët e tjerë të këtij Këshilli.

      Nga sot, fshati Malaj i Rugovës, ka një status ndryshe, ka një bukuri të shtuar, ka një njohje masive dhe një emër të zëshëm. 

      E gëzofshi për jetë e mot Parkun Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”!

    Lavdi jetës dhe veprës të Presidentit të Përjetshëm Ibrahim Rugova!

        Ju falemnderit për vëmendjen!

Haradinaj: Loja me kufij e territore, eksperiment i rrezikshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish është shprehur kundër, “eksperimenteve”, siç i ka cilësuar ai, me idetë për ndryshimin e kufirit të Kosovës apo kufijve në Ballkan në përgjithësi.

Ai tha se kjo retorikë politike duhet të ndalet, ngase Kosova nuk e ka luksin që të lëshohet në temën e ndryshimit të kufirit.

Në këtë aspekt, Haradinaj tha se do të dëshironte të mbetej i rezervuar ndaj një kërkesë të përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë si mbështetje politike që këto komuna të Serbisë, t’i bashkohen Kosovës.

Haradinaj tha se loja me kufi mund të jetë shumë e rrezikshme.

“Është eksperimet i rrezikshëm loja me kufij e territore. Jam kundër këtyre eksperimenteve dhe i lus të gjithë që të kenë kujdes”, u shpreh Haradinaj gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se sa me rrezik është loja me kufi në Ballkan. E dimë nga e kaluara, sa herë janë hapur nuk dihet ku janë mbyllur dhe në të mirën e kujt. Sa herë janë hapur nuk është ditur se ku do të mbyllen, pas sa tragjedive dhe në të mirën e kujt”, tha Haradinaj.

Në vend të debateve për kufirin, Haradinaj ka ka ftuar opozitën që të përfshihet në ekipin negociator në mënyrë që ky ekip të përfaqësojë Kosovën në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

“Shpresojmë që edhe opozita do t’i jap përkrahje këtij ekipi. Kishim një gjendje ku opozita dhe Lista Serbe nuk e kanë përkrahur, por të shohim si do të rrjedhin gjërat”, tha Haradinaj.

Në këtë konferencë, Haradinaj tha se çështja e kufijve po lansohet si retorikë, e cila po shpërqëndron opinionin nga temat reale me të cilat duhet të merret Qeveria dhe Kosova, që kanë të bëjnë me rendin, ligjin si dhe liberalizimi i vizave.

Johnson: “SHBA përkrah përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot në takime të ndara kanë pritur senatorin amerikan Ron Johnson.

Në një komunikatë nga Presidenca thuhet se gjatë takimit të presidentit Thaçi me senatorin Johnson janë biseduar zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në mes të vendeve të rajonit.

Duke e falënderuar senatorin Johnson për vizitën në këtë kohë të zhvillimeve të rëndësishme, sipas presidentit Thaçi, siç është zgjidhja e kontestit rreth emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, ai theksoi se po punon për arritjen e një marrëveshjeje që do të ketë efekte pozitive për rajonin.

“Marrëveshja do të jetë e vështirë të arrihet”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se nëse arrihet, ajo do të jetë plotësisht në përputhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE-në, e cila sipas tij do të jetë marrëveshje e zbatueshme.

Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi tha se po “eksplorojmë të gjitha mundësitë për marrëveshje”. Sipas tij, marrëveshja do të jetë në “të mirë të vendit, të rajonit dhe në pajtim me SHBA-në dhe BE-në”. “Në fund, do të jenë qytetarët ata që do ta thonë fjalën e fundit për marrëveshjen”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, senatori Johnson duke u shprehur i kënaqur me zhvillimet në rajon tha se “Shtetet e Bashkuara përkrahin të gjitha përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj (R) sot në takime të ndara kanë pritur senatorin amerikan Ron Johnson (L) ( Zyra e Kryeministrit të Kosovës – Anadolu Agency )

Ndërkaq sot senatori amerikan Johnson së bashku me delegacionin nga Kongresi Amerikan u pritën në takim edhe nga kryeministri Haradinaj. Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë këtij takimi është biseduar për aktualitetin politik dhe zhvillimor të Kosovës dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

Në takim është biseduar edhe për procesin e tranzicionit të FSK-së në ushtri, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në INTERPOL dhe dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast kryeministri Haradinaj ka thënë se përkrahja e SHBA-ve është e domosdoshme në avancimin e këtyre proceseve.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është e përkushtuar për ndërtimin e relacioneve të mira ndërfqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit për të kontribuar në paqe dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe në arritjen e paqes finale me Serbinë.

Senatori amerikan Ron Johnson, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar progresin e Kosovës dhe gatishmërinë e SHBA-ve për përkrahjen e Kosovës në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Shqiptarët e Luginës e inkurajojnë Thaçin për një vizitë në Preshevë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ai nuk mund të vizitojë komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ngase autoritetet serbe e mbajnë në fuqi dënimin ndaj tij.

“Jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as unë nuk e kam kërkuar atë falje. Unë nuk mund t’ia mësyj kufirit dhe të ballafaqohem fizikisht me policinë e Serbisë”, tha Thaçi.

“Aktualisht, rrethanat janë të atilla që Beogradi nuk e sheh të dobishme e as të arsyeshme prezencën time atje. Nuk e kam bërë kurrë kërkesën, por e imagjinoj sjelljen e tyre”, tha ai.

“Por, pavarësisht nëse e vizitoj apo jo, unë do të punoj ngushtë me përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Banorët e atjeshëm janë banorët më të diskriminuar në Evropë”.

“Kosova nuk është vetëm Hashim Thaçi dhe ata që nuk mund të shkojnë në Serbi, sepse ishin bartës të luftës çlirimtare. Por mendoj se ata që mund ta vizitojnë, mund ta bëjnë këtë pa pasur asnjë pasojë”, tha presidenti i Kosovës pas takimit me përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në Prishtinë.

Komentet e Thaçit pasuan debatet e shumta publike pas vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në veri të Kosovës, sipas të cilave, tani do të duhej që edhe Thaçi të vizitonte Luginën e Preshevës.

Mirëpo, kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, tha se Thaçi është president i Kosovës dhe se ai dhe qytetarët e atjeshëm do të donin që ai ta vizitonte Preshevën.

Arifi e inkurajoi Thaçin që të provojë të paraqesë zyrtarisht kërkesën tek autoritetet serbe dhe të shihet nëse vizita e tij mund të realizohet apo jo.

Përfaqësuesit e Luginës kërkojnë rezolutë për bashkim me Kosovën

Zijadin Gashi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë edhe njëherë mbështetje, siç ka thënë ai, vullnetit të shprehur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit për t’iu bashkuar Kosovës.

Njëherësh, ai ka mbështetur edhe përfshirjen e përfaqësuesve të këtyre komunave në delegacionin e Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë.

Sipas Thaçit, lënia e këtyre tri komunave brenda territorit të Serbisë, ishte një padrejtësi historike që duhet të korrigjohet. Këto komente, Thaçi i bëri gjatë një konference për media pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e tri komunave nga Serbia, Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Thaçi tha se në kuadër të dialogut dhe marrëveshjes paqësore me Serbinë, të përfshihet edhe çështja e këtyre tri komunave dhe vullneti i qytetarëve të atjeshëm për t’iu bashkuar Kosovës.

Thaçi ftoi Kuvendin, liderët politikë të Kosovës dhe partitë politike që ta mbështesin angazhimin e tij që këto tri komuna t’i bashkohen Kosovës.

“Na duhet unitet në Kosovë. Vet përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjes e Bujanocit, kanë propozuar një rezolutë e cila tash do t’i prezantohet kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe partive politike”, tha Thaçi.

Tani, sipas tij, mbetet që Kuvendi i Kosovës ta shqyrtojë dhe miratojë këtë rezolutë, si mbështetje për aspiratat politike të përfaqësuesve të këtyre komunave për bashkim me Kosovën.

Drafti i rezolutës është prezantuar nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi. Ai tha se rezoluta do t’u dorëzohet të gjithë liderëve politik në Kosovë, nga presidenti deri te kryetarët e partive politike.

Kërkesa kryesore, tha ai, është që Kuvendi i Kosovës ta miratojë këtë kërkesë dhe të miratojë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjes e Bujanocit me Kosovën, duke u thirrur në vullnetin e shprehur të popullatës së atjeshme në referendumin e vitit 1992.

Përfshirja e Luginës së Preshevës në ekipin negociator në fazën finale të dialogut me Serbinë, sipas Arifit, është kërkesë legjitime. Ai tha se me këtë përfshirje do të krijohej një barazpeshë në dialog, ngase në kuadër të delegacionit të Serbisë, përfshihen edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Kërkesa e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për bashkim me Kosovën, sipas Shqipërim Arifit nuk ka të bëjë me shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, por me korrigjimin e kufirit të Kosovës.

Edhe këtë herë, presidenti Thaçi tha se inicimi i korrigjimit të kufirit të Kosovës me përfshirjen e këtyre tri komunave është çështje të cilën ai do ta shtrojë në tavolinën e bisedimeve, por tha se nuk mund të garantojë askush se rezultati do të jetë përfshirja e Luginës në kuadër të territorit të Kosovës.

Ndërkaq, Thaçi sërish u shpreh kundër që si kompromis me Serbinë, Kosova të shkëmbej pjesën veriore me këto tri komuna.

Më 10 shtator 2000 u vra Shefki Popova, gazetar i “Rilindjes”

VOAL – Në një status në faqen e saj në facebook, motra e tij, Vjollca Popova-Shabani, kujton vrasjen e gazetarit të “Rilindjes” Shefki Popova më 10 shtator 2 000. Kjo është një ndër vrasjet e shumta të gazetarëve dhe të politikanëve në Kosovën e pasluftës, të cilat nuk janë ndriçuar edhe sot e kësaj dite.

Më poshtë statusi i plotë:

Kujtojmë vrasjen e gazetarit Shefki Popova. Ai u vra sot para 18 viteve në prag të derës së shtëpisë së tij. Vrasja u bë pas luftës, tinëzisht, natën nga qyqarë të paguar për të heshtur ndonjë të vërtetë e cila do ti kishte prishur punë ndokujt!
Vrasësit jetojnë diku me ndërgjegjjen e tyre, por le ta dijnë se: ‘ Heshtja nuk është harresë’!

Zjarri i dashurisë për vendlindje – Recension nga Fitim Dreshaj

Në librin” Thirrje nga Shpirti” të autorit Florim Zeqa lexuesi që në shkrimin e parë të librit njihet me realitetin e hidhur në Kosovë, njihet me dëshprimin, zhgënjimin, padrejtësitë, njihet me shpirtin e zjarrtë të autorit dhe deshirën e madhe të tij për të vazhduar, gjetur e zbuluar rrugët e mira, për të ndihmuar dhe për t’iu gjetur vazhdimisht pranë Kosovës.
Është për t’u adminuar sa mirë, sa më vemëndje, seriozitet e perkushtim u çaset temave më të cilat është përballë dhe vazhdon të përballët sot Kosova.
Në këtë liber publicistikë, me plot analiza, opinione, komente, janë flakët e zjarrit të dashurisë së autorit për vendlindjen, deshira e madhe e tij për ta parë Kosovën duke lulëzuar, duke shkuar mbarë, duke u integruar në shoqëritë euro-atlantike…
Tematiakat që trajtohen në këtë libër si; mungesa e zhvillimit ekonomik, shëndetësia, arsimi, drejtësia e cila është në nivelin më të ultë, pabarazia qytetare, shkalla e lartë e krimit dhe korrupsionit,.. etj, dhe mënyra se si u çaset autori këtyre temave dhe rekomandimet të cilat i jepë, ia rrisin vlerën dhe madhështinë këtij libri.
Në shkrimin e tij për simbolet shtetërore, autori me të drejt kritikon himnin dhe flamurin, edhe pse simbole antikombëtare e për të cilat thotë, “Mbase pas 50 vjetëve, të rinjët shqiptar të Kosovës do të jenë në gjëndje të luftojnë, të sakrifikojnë deri në vetëflijim për simbolet e tyre shtetërore.”
Me argumente të sakta dhe nëpërmjet fakteve, autori arrinë të shtjelloj ndërhyrjen e politikës në sektorët shtetëror, si; drejtësi, arsim, shëndetësi, ekonomi,…e deri në kulturë dhe sport. Ndërhyrja në këta sektorë siq e thotë autori, ka bërë që të mos kemi shtet funksional por vetëm shtet formal apo visual.
Zoti Zeqa permënd emra dhe raste konkrete kur…njerëzit me muskuj të fortë siç i quan ai, errësuan dritën e lirisë dhe demokracisë së shtetit të Kosovës.
Autori me plot arsye kritikon heshtjën dhe indiferencën e populatës karrshi keq-qeverisjes me vendin.
Në shkrimin e tij’ Shteti i Kosovës interes kombëtar e jo personal’’ autori hedhë krtitika ndaj liderëve politik, duke i quajtur të pa përgjegjëshem, pa moral, pa kulturë politike e respekt ndaj qytetarëve, për të cilët thot se janë shndërruar në mashtrues e zhvatës të mëdhenjë, në shkelës e uzurpator të lirisë e demokraticë, në shkatërrues të së tashmës e se ardhmës së vendit të tyre.
Autori si një mërgimtar, intelektual, veprimtar i madh i çështjes kombëtare, e mbi të gjitha si shqiptar i vërtetë, duke e parë vendin e tij të varfër, të izoluar e uzurpuar nga”çlirimtarët”, të vetmen shpresë reale për ndryshime pozotive dhe shpetimin e vendit e sheh tek diaspora dhe rinia shqiptare,” E vetmja shpresë reale për ndyshime pozitve ka mbetur diaspora.
Një armatë intelektualesh dhe veprimtarësh të dëshmuar në vitet e 90-ta, të rinjë të specializuar të fushave të ndryshme,…munden dhe duhet të mobilizohen për çlirimin e vendit nga uzurpatoret e lirisë sonë”!
Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë positive ekziston, thot autori, “…por duhet vetëm një iniciativë e shëndoshë e bazuar në vlera kombëtare, dhe një thirrje si kushtrim në ndergjegjën e atdhetarëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të çeshtjës kombëtare, për ta ndyshuar mentalitetin kancerogjen të keq-qeverisjes tash e sa vite në Kosovë.”
Në komentin e tij “Jo, nuk ndahet Mitrovica” autori për ndarjen e Mitrovicës fajëson ndërkombëtarët bashkë me liderët politik,…po ashtu në këtë shkrim krtitkon mos veprimin e institucioneve dhe tolerimin e funksionimit të organizatave turko-arabo-aziatike në Kosovë, duke ndërtuar Xhamia të shumta anë e kend vendit, dhe në të njëjten kohë duke rritë ndenjën e ekstremizmit fetar, ku si rezultatet i kësaj situate shumë të rinjë të Kosovës kanë shkuar të luftojnë për asgjë… “ndertimi i mijëra xhamive në shtetin “laik” ka prodhuar qindra luftëtar të gatshëm për të vdekur në shkretëtirat arabo-aziatike…”
Autori e lenë të pa shpjegueshëm, dhe nuk arrinë ta kupton dot se nga iu vjen gjithë ai motivim shpirtëror të rinjëve shqiptar për të lënë eshtrat e tyre shkretëtirave aziatike, kur aq afër e lanë në duart e serbëve pjesën e tokës më të pasur dhe më të çmuar të atdheut të tyre-Trepçën!
Vlera e këtij libri qendron dhe rritet, kur autori aq bukur e sqaron menyrën e pasurimit të pandershëm të politikanëve milionerë, kundrejt një popullate të varfër dhe dominimit të tyre ndaj një klase të ndershme dhe të pakurruptuar politike, por nuk ndalet vetëm me kaq, aturoi i librit jepë shpresë, duke paralajmëruar fundin e tyre; ”… kësaj klase të pandërgjegjshme duhet t’i vije fundi sa më parë, në menyrë që vendi të kthehet kah e mbara, kah vlerat tradicionale si; besa, morali njerëzor, sinqeriteti, humanizmi, solidariteti,… e shumë tipare tjera pozitive që e kanë përcjellë dhe mbajtë gjallë kombin tonë edhe në periudhat më të veshtira historike”
Mbi të gjitha, libri “ Thirrje nga Shpirti” përçon me forcë thirrjen për mos dorëzim, thirrjen për ndryshim, thirrje e cila ngjanë si kushtrim, dhe ja sa bukur e thotë autori,…”Unë nga këtu do t’u bëja thirrje të gjithë intelektualëve, njerëzve të sinqertë dhe atdhetar të mos deshpërohen nga zemërimi për kohën e keqe nëpër të cilën po kalojmë, por të ngrejnë kokën lartë për moralin e pastër, respektin dhe dashurinë qe kanë ndaj atdheut dhe popullit të tyre,..” duke parlajmeruar se;”… një ditë do t’i vijë fundi kësaj errësire dhe se do të ndiheni krenar qe nuk u bëtë asnjëherë pjesë e se keqës se vendit tuaj, e kësaj klase kusarësh politik që gllabëruan gjithçka munden nga pasuaria publike dhe shtetërore.”
Në shkrimet e tij, një vend jo të vogël e zënë dhe Diaspora. Autori e kritikon kasten udhehëqëse për rëndesinë e vogël që i kushtohet Diasporës, duke kritkuar edhe vendin-Prekazin ku bëhet përmbyllja e ditëve të Diasporës.” …Aeroporti Adem Jashari ose një nga pikat kufitare do të duhej të ishin vendi i mbylljes së ditëve të Diasporës.
Bisedimet kinse teknike në Bruksel, privatizimi i ndërrmarrjeve shoqërore, partitë e sotme politike në Kosovë, zgjedhjet nacionale të vitit 2014, koalicionet pasgjedhore, tradhëtia e drejtuesve të LDK-së ndaj elektoratit të saj, shaktërrimi i koalicionit VLAN, e shumë e shumë tema të tjera janë pjesë e këtij libri dhe të cilin e bëjnë të veqantë nga librat e tjerë.
Një hapësirë të mirë të këtij libri, e sidomos në pjesën e dytë të tij e zënë veprimtaria e gjatë e partisë shtetformuese-LDK-së në këtë çerek shekulli, e sidomos pas koalicionit qeverisës të vitit 2014 në mes LDK-së dhe PDK-së, koalicion të cilin autori e ka pritur shumë rënd, aq rënd sa që ju drejtohet drejtuesve të LDK-së me thirrje, thirrje më të cilën edhe e titullon librin, thirrje me të cilën do ta përmbylli këtë recension të këtij libri.
“Juve që vendoset pa pëlqimin tonë, ju drejtohem me një thirrje vëllazërore nga thellëia e shpirtit; ndaluni sa s’është vonë, kthejuni elektoratit, ndëgjojeni zërin e tyre, zërin e arsyes qytetare,…leni postet dhe privilegjet e turpit me uzurpatorët e lirisë sonë. Interesi I përbashkët është më i vlefshëm se çdo interes personal. Ktheni kokën prapa vetëm për një çast, shihni vuajtjet e popullit, mos ua vrisni ardhmërinë gjeneratave të reja, mos e leni shtetin e ri bonjak pa të rinjë shqiptar,…se neser mund të bëhet vonë!”
Fjala e fundit e imja për këtë libër do të ishte: Mos kërkoni t’a lexoni atë me një frymë; ai duhet studiuar me kujdes!

Fitim Dreshaj

Thaçi: Bllokimi i rrugëve nuk ndihmon në arritjen e paqes dhe pajtimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se mirëkupton reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët në shenjë revolte, bllokuan rrugën me qëllim që të parandalojnë vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë të Skenderajt.

Por Thaçi thotë se në kohën kur janë duke u bërë përpjekje për paqe dhe pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, “protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë”.

“Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.


Send this to a friend