VOAL

VOAL

Thaçi e Haradinaj thonë se Palmer rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Zëvëndësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Metthew Palmer siguroi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, se SHBA-ja mbështetë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtari i lartë amerikan qëndroi sot në Prishtinë, në kuadër të një turi në vendet Ballkanit, ku paraprakisht vizitoi Serbinë e më pas edhe Maqedoninë.

Takimet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj ishin të mbyllura dhe nuk kishte deklarata për media, mirëpo detajet e bisedimeve u bën të ditura një komunikatë nga Zyra e Presidentit të Kosovës.

Aty thuhet se Presidenti Thaçi dhe Palmer kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për zhvillimet politike në vend, për procesin e integrimeve euroatlantike, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka thënë se pas marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, është radha e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është momentum i mirë për të arritur një marrëveshje historike, që siguron njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi se ka biseduar me Palmer për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës sa i përket bisedimeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Theksova qëndrimin e gjithanshëm, se jemi të paluhatshëm në ruajtjen e realitetit dhe qenësisë kushtetuese të Kosovës, që është arritur falë sakrificës së popullit tonë dhe investimit afatgjatë amerikan dhe të aleatëve tanë strategjikë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më tutje tha se e informoi zyrtarin e lartë amerikan edhe për angazhimin e qeverisë në krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike sa i përket fazës finale të dialogut.

Palmer është takuar po ashtu me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me të cilin bisedoi për zhvillet aktuale politike në Kosovë.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, tha Mustafa.​

Vizita e tij në Prishtinë, zhvillohet në kuadër të një turneu diplomatik në rajon.

Kjo vizitë po realizohet në kohën kur institucionet vendore po miratojnë legjislacionin e nevojshëm për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Forcë me kapacitete shtesë si dhe në kohën e debateve rreth përfaqësimit të Kosovës në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

Të hënën, Palmer ka qëndruar në Shkup. Ai e ka cilësuar si “kthesë historike” vendimin e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për të votuar ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Kurse paraprakisht në Beograd, Palmer ka thënë se Uashingtoni iu bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të shohin “mundësinë historike” dhe të arrijnë marrëveshje përmes së cilës “të dyja palët do të ishin fituese”.

“Nëse dikush është fitues dhe tjetri humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka thënë Palmer në Beograd gjatë adresimit në forumin e sigurisë “Fuqizimi i vendeve të Ballkanit”.

Sipas tij, SHBA-ja e kupton shqetësimin për mundësinë që ndryshimi i kufijve të përbëjë krizë në vendet tjera në rajon, mirëpo ka theksuar se konflikti i pazgjidhur dhe i ngrirë “po ashtu rrezikon stabilitetin e rajonit”.

Shpirti i shitur i kryeakademikut! – Nga Florim Zeqa

 

Ishte vjeshtë e vonë e vitit 2009, ishte kohë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, koha kur kishte përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve lokale, përkatësisht ishte momentumi politik në prag të balotazhit. Nodhesha në një lokal në qytetin më të vogël të Kosovës, aty afër tavolinës ku pinim kafe me një mik timin, bisedonin dy qytetar, ku njëri prej tyre ishte kryetar i degës së LDD-së, ndërsa tjetri qytetar i thjeshtë. Kryetarit i cingërronte parreshtur telefoni, ndërsa qytetari i befasuar e pyeti çfarë po ndodhë, ai u përgjigj; “Po më thërrasin dy partitë (AAK dhe PDK) për balotazh”. Qytetari i tha mos shko me asnjërën, ndërsa kryetari i entuziazmuar ia ktheu; “Me njërën gjithsesi, ngase na ka thënë kryetari (duke aluduar në akademik Nexhat Dacin), shituni, por mos u shitni lirë”!
Kjo thënje më kishte bërë përshtypje, andaj për të vërtetuar këtë mjerim të akademikut, disa ditë më pas bisedova me një liderë tjetër lokal të LDD-së, i cili m’i tha të njëjtat fjalë për shpirtin e shikur të akademikut!

Nuk ka mjerim më të madh, kur logjika e shitjes së shpirtit buron nga koka e një akademiku

Ngjarja e mësipërme konsiston në përiudhën, kur anija me targat e LDD-së, nën udhëheqjen e “timonierit” akademik Nexhat Daci kishte filluar të fundosej më shpejtësi të madhe. Përderisa elita intelektuale e braktisnin “anijen” e Dacit në fundosje e sipër, qytetarët e mashtruar kishin mbetur të hutuar, e kishin të vështirë të besonin në tradhtinë e akademikut!
Pavarësiht faktit, se a është e madhe apo e vogël, hajnia është hajni, edhe tradhtia është tradhti!
Në kohën kur akademik Daci ishte kryetar i Kuvendit, gjatë një vizite jasht vendit lakmia ia kishte vërbuar sytë. Edhe pse hajnia ishte e përmasave të vogla (një palë syze prej disa qindra eurosh), ishte zyrtari i parë i lartë shtetëror që u ulë në bankën e të akuzuarve për abuzim me buxhetin e shtetit.
Thika pas shpine e akademik Nexhat Dacit ndaj LDK-së pas Kuvendit të gjashtë ishte tradhtia më e madhe ndaj elektoratit të LDK-së dhe dëmi më i madh për vendin. Ngase nga ai moment u thye raporti i forcave politike në vend. Forcat progresive e muarën tatpjetën, ndërsa krimi i organizuar dhe antivlerat shënuan fillimin e ngritjes në piedestalin politik.

“Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, vazhdimësi e librit autobiografik të Hashim Thaçit

Bazuar në raportet e shkëlqyera dhe simpatinë që kryeakademiku e ka ndaj njeriut më të urryer në Kosovë, presidentit aktual të vendit Hashim Thaçi, pashmangshëm të menduarit logjik të dërgon tek konstatimi logjik se libri i ri i kryetarit të ASHAK-ut “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, është vazhdimësi e librit vetëlavdërues të Hashim Thaçit, përkatësisht e njeriut më vetëlavdërues në trojet etnike, në këtë rast e akademik Nexhat Dacit, i cili, sikurse idoli i tij Hashim Thaçi, çdo veprim apo lëvizje politike në vend e lidh me emrin e tij.
Në kohën kur askush në Kosovë nuk e do dhe nuk i beson më Hashim Thaçit, është shpirti i shitur i akademikut që i del në mbrojtje, duke akuzuar elitën intelektuale të vendit që po kërkojnë dorëheqjen dhe largimin e Thaçit nga pushteti për ta shpëtuar shtetin nga ndarja territoriale dhe zhbërja fizike.

“Është koha të realizimin të shtetësisë së plotë të Kosovës, e jo për kur po i mbajmë zgjedhjet dhe kur po e rrëzojmë presidentin dhe qeverinë. Si është e mundur në një vend që nuk ka lëvizje të lirisë krejt koha të shpenzohet për këtë”, kishte thënë ndër të tjera Nexhat Daci në përurimin e librit të tij.

Jo vetëm kaq, kryeakademiku është bër sponsor dhe mentor i idesë së Hashim Thaçit për ndarje të Kosovës. Nexhat Daci, sikurse dikur nën maskën e rugovizmit që e ndau LDK-në, ai sot nën maskën e Luginës së Preshevës po e ndihmon Thaçin në ndarjen e Kosovës.
A ka mjerim më të madh sesa justifikimi nën mashtrim i akademikut, kinse po angazhohet për çlirimin e Kosovës lindore (disa fshatrave të Luginës së Preshevës) nga Serbia!
Këmbimi i disa fshtrave të Luginës me Trepçën dhe Ujmanin, përveqse marrëzi dhe mashtrim, është tradhtia më e madhe e shekullit që po kurdiset mbi kurrizin e trojeve etnike shqiptare, gjegjësisht shtetit të Kosovës në veqanti.
Kësisoji, akademik Daci përveq mbështetjes së idesë serbe për ndarje të Kosovës u bë krah i pushtetarëve të inkriminuar, u bë krah i shundit e kiqit, u bë krah i turpit e hiqit në Kosovë.
Nuk është risi dhe as befasi pozicionimi i akademik Dacit në anën e pushtetarëve aktual. Timonieri i anijes së fundosur dardane dhe plaku i Tërrnocit për interesat e tij personale është i gatshëm të bëhet edhe me vetë djallin për përfitime materiale.
Paraprakisht emërimit nga politika të Nexhat Dacit për kreun e ASHAK-ut në mesin e dhjetorit 2017, kryeministri aktual i vendit Ramush Haradinaj, me 1 nëntor të po atij viti e kishte emëruar djalin e akademikut, Arian Daci në pozitën e zëvendësministrit të Diasporës.

Lidhjet e akademikut me “krahun” e luftës janë të mëhershme

Asgjë dhe asnjë fshehtësi nuk mbetet enigmë përgjithmonë! Sado që të jenë të maskuara dhe kamufluara veprimet, vjen një ditë kur del në sipërfaqe e vërteta për secilin njeri pa marr parasysh postin politik, titullin shkencor apo gradën ushtarake.
Numri dhe përbërja e pjesmarrësve në promovimin e librit “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, e autorit Nexhat Daci, e tregoj më së miri rolin dhe pozicionin e “krye akademikut” nga Tërrnoci.
Nuk ka mjerim më të madh për një akademi të shkencave, kur kreu i saj ndjehet i nderuar me prezencën e injorantëve dhe analfabetëve në promovimin e një libri, po citoj: “Prezenca e Thaçit dhe Haradinajt është një nderë të veçantë për ASHAK-un” (Nexhat Daci)
Ata që ndjehen të nderuar me politikanë të korruptuar dhe tejinkrimuar nuk i bëjnë nder shtetit të Kosovës dhe as institucionit të ASHAK-ut në veqanti.
Ne fakt, kjo çka po ndodhë me ne shqiptarët është mjerim! Kemi gjysëm shtet me pushtetar të inkriminuar, kemi arsim, shumë universitete dhe akademi të shkencave por nuk kemi arsim cilësorë, kemi gjykatës e prokuor por nuk jemi të barabart para ligjit, kemi shëndetësi por nuk kemi mjekim për qytetarët,…por kemi me bollëk korrupsion, kriminalitet, keqpërdorim të parasë publike (vjedhje të buxhetit të shtetit), haraç, nepotizëm, klientilizëm,…etj.

Mbrojtja e integritetit personal e familjar, është mbrojtje e identitetit njerëzor

Është momenti i fundit që populli t’i thërras mendjes dhe të zgjohet menjëherë nga agonia e gjumit të thellë, ndryshe do të bëhet vonë për çdo gjë!
Pasi jo të gjithë qytetarët e këtij vendi mund të bien në nivelin e kryeakademikut për ta shitur shpirtin, gjegjësisht integritetin personal e familjar tek pushtetarët e korruptuar dhe tejinkriminuar.
Nëse sot nuk i ndalet hovi të keqës që na ka mbërthyer, nesër mund të bëhet tepër vonë! Mbetja edhe më tutje e këtyre kusarëve politikë në pushtet, do të thotë ngulfatje e jetës për njerëzit e ndershëm në këtë vend.
Kënaqësi për të jetuar në vendin e korrupsionit dhe krimit të organizuar mund të ndjejnë vetëm të shantazhuarit dhe sahanlëpirësit e pushtetit.
Ndërsa të pakënaqurit e kanë vetëm një rrugë, atë të largimit pa kthim nga atdheu i tyre!
Ai i cili nuk e mbron integritetin personal dhe familjar nuk mund ta mbrojë atdheun e vet, përkatësisht integritetin dhe sovranitetin e shtetit ku jeton.
Daci për shërbimet ndaj pushtetarëve aktual, përveq punësimit të djalit në qeveri, emërimit në krye të ASHAK-ut dhe beneficioneve tjera të shumëta, së fundmi u shpërblye edhe me botimin dhe promovimin e librit vetëlavdërues dhe nënçmues ndaj të tjerëve.
Sikur është krijuar përshtypja e përgjithshme qytetare, se në të gjitha institucionet e të shtetit të kapur nuk ka mbetur vend më për njerëzit e ndershëm dhe atdhetarët e devotshëm!
Ata që keqpërdorin paranë publike, janë shtresa më e ndyrë e kombit tonë!
Turpi bie edhe mbi ata që zgjedhin dhe mbajnë në pozita udhëheqëse abuzuesit, hajdutët e kriminelët e gjitha llojeve e ngjyrave!
Shteti i Kosovës është bërë ‘nënë’ për kriminelët dhe ‘njerkë’ për qytetarët”.

UÇK NUK ËSHTË “AI” – UÇK JE TI KOSOVË…! – Opinion nga Reshat Nurboja

Nuk duhet gabuar e lejuar, që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të identifikohet e të krahasohet me disa veprime e sjellje të disa komandantëve e ushtarëve të caktuar pas luftës, se të tillët nuk janë lufta, nuk janë UÇK-ja, TË TILLËT NUK JANË AS ATA VET TË NJEJTIT QË ISHIN GJATË LUFTËS…UÇK-ja ishte, është dhe mbetet përjetësisht populli shqiptarë Amerika dhe Kosova!

Edhepse, është temë shumë e ndjeshme dhe komplekse, vendosa të pasqyroj një opinion timin për UÇK-në, pasi ka shumë kohë e vite që i madh e i vogël, i ditur e i paditur, flasin në mënyrë të padrejtë për luftën e luftëtarët e UÇK-së… Me muaj e vite nëpër televizione, portale e deri edhe në institucionet më të larta shtetërore, kryesisht flitet me injorim, nënçmim e me ofendime e baltosje deri në ç’njerëzim për luftën, sakrificen, rolin dhe ndikimin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës… Nga ana tjetër edhepse të tillët me të drejtë e glorifikojnë deri në qiell e përtej saj rolin kyç të NATO-së në çlirimin e Kosovës,  disi rezulton se perkulja aq i madhe e tyre ndaj NATO-së e Amerikës, shfrytëzohet e keqperdoret jo aq për nderimin dhe falënderimin ndaj tyre, sa, për ta minimizuar rolin dhe kontributin e UÇK-së, e nga ana tjetër ndoshta edhe për ta qetësuar e “mashtruar” ndërgjegjen e tyre personale e partiake…?!

Demokracia dhe liria e shprehjes së mendimit dhe të fjalës është e garantuar me ligj vendor e atë ndërkombëtar, por paraprakisht duhet të potencohet e pranohet fakti, së pari nga të gjithë shqiptarët e pastaj edhe nga të tjerët, se Kosova, në historinë e saj mijëra vjeçare nuk ka pasur, nuk ka e as që do të ketë ndonjëherë asgjë më të shenjtë e më sublime se Luftën e  UÇK-së, pa marrë parasysh a i pëlqen e a i konvenon dikujt kjo apo jo… Këtë realitet, populli shqiptarë kudo që është, duhet ta çmoj, vlerësoj, nderoj e mbi të gjitha ta promovoj e përjetësoi në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari tani dhe ndër vite e shekuj… Në këtë mënyrë e respektojnë dhe nderojnë popullin, diasporën shqiptare, Kosovën, Shqipërinë, miqtë tanë ndërkombëtarë: SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Austrinë e të gjithë të tjerët, me një fjalë e respektojnë veten dhe “çmimin” që e ka paguar populli i Kosovës ndër vite e shekuj për të arritur çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe jetës së tyre dhe njëkohësisht e mbrojnë dhe e kultivojnë identitetin e tyre kombëtarë nga asimilimi dhe tjetërsimi…!

Këtë opinion do ta përmbylli me konstatimin e një grupi të gazetarëve të luftës nga vendet e ndryshme të Evropës, të cilët Shtabi i Emergjencës së Pejës e ka pasur rastin t’i shoqërojë e përcjell brenda zonave të luftës, me ç’rast ata gjatë rrugës, tregonin:… “se janë reporterë të specializuar të luftës, të cilët kanë raportuar nga luftërat e ndryshme anekënd botës, konkretisht nga luftërat në: Palestinë, Afganistan, Irak e në Kroaci, Bosnjë, IRA-së etj… Siç theksonin ata, në bazë të njohurive dhe përvojave të tyre, paraqitja dhe zhvillimi i UÇK-së në Kosovë është diçka unike dhe jo e zakonshme… Nuk mund ta kuptonin dhe shpjegonin se si aq shpejt, nga një grup i vogël “guerilësh – rebelësh të pa arsimuar e të pa koordinuar”, siç i quanin ata, për një kohë aq të shkurtër, në më pak se dy muaj arritën që ky formacion të masivizohet në atë masë prej mijëra e mijëra ushtarëve… Kjo, sipas tyre, nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodh askund tjetër në botë… Mënyra e këtillë e zhvillimit të një “ushtrie”, apo kjo përvojë e UÇK-së, sipas tyre, sigurisht do të hyn si model studimi në të gjitha librat shkencorë. Se, sipas tyre dhe sipas realitetit në terren, UÇK-ja, ishte i tërë populli i Kosovës.

Prandaj, nuk duhet harruar se, UÇK-ja, je Ti, nuk është ai… UÇK-ja është populli shqiptar dhe Kosova, prandaj mos e baltosni, mos e zhvlerësoni, MOS U DISTANCONI nga Lufta e UÇK-së, se kur e bëni një gjë të tillë, po distancoheni nga historia më sublime mijëra vjeçare e Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi.…

 

UÇK  ËSHTË  LUFTA – JO PASLUFTA…!

Çavushoglu flet për procesin e dialogut: Në këtë kuadër në fillim vjen mbrojtja e integritetit të Kosovës dhe të stabilitetit të saj

PRIZREN – Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot në Prizren u shpreh se Turqia mbështet procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se nuk e shikojnë Ballkanin si një zonë të konkurrencës.

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Kosovë sot vizitoi qytetin e Prizrenit, ku realizoi një takim me bashkatdhetarët turq në Kosovë, ku morën pjesë edhe ministri i Administratës Publike në Kosovë Mahir Yağcılar, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë Kıvılcım Kılıç, konsullja e Përgjithshme në Prizren, Eylem Altunya dhe deputetët e komunitetit turk në Kosovë.

Çavuşoğlu tha se në kuadër të vizitës së tij në Kosovë ka realizuar takime shumë frytdhënëse. Ai tha se ndodhet në Kosovë për të theksuar edhe një herë mbështetjen e Turqisë për Kosovën në këtë periudhë kritike. Duke vënë në dukje se Turqia është ndër shtetet që ka dhënë mbështetjen më të fuqishme për zhvillimin ekonomik dhe pavarësinë e Kosovës, Çavuşoğlu tha se tregtia dypalëshe dhe investimet e kompanive turke në Kosovë po vazhdojnë të rriten.

“TIKA ka realizuar më shumë se 600 projekte në Kosovë dhe vlera totale e këtyre është gjithsej 100 milionë euro”, tha ai, duke shtuar se janë aktive edhe në fushën e kulturës dhe arsimit me Institutin “Yunus Emre” dhe Fondacionin Maarif.

Duke vënë në dukje se Ballkani është një prej elementëve kryesore të politikës së Turqisë, Çavuşoğlu theksoi se Ballkani është prioritet i tyre. “Ne si disa të tjerë, nuk e shikojmë Ballkanin si një zonë të konkurrencës. Në të njëjtën kohë ne nuk jemi një shtet apo komb që përpiqet që të sigurojë interes nga problemet në mes të shteteve të Ballkanit. Për këtë arsye ne mbështesim procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.Ne e dimë se nuk do të jetë një proces i lehtë, por shpresojmë se do të rezultojë në një mënyrë të cilën do të pranojnë që të dy palët. Jemi të gatshëm që të ofrojmë çdo kontribut për këtë çështje”, tha ai.

Duke rikujtuar tentativën për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi, Çavuşoğlu tha se pas kësaj tentative shtete të shumta kanë parë se sa e rrezikshme është organizata terroriste FETO, e cila ndodhet prapa kësaj tentative. Ai tha se tani shtete të shumta kanë transferuar shkollat e kësaj organizate te Fondacioni Turk Maarif, ose kanë marrë vetë menaxhimin e tyre për të cilat ofron mbështetje Fondacioni Maarif dhe Ministria e Arsimit të Turqisë.

“Është e drejtë e jona më e natyrshme që gjërat e njëjta të kërkojmë edhe nga shteti mik dhe vëlla Kosova”, tha ai, duke shtuar se këtë e ka shprehur edhe në takimet e realizuara dje dhe sot me zyrtarët kosovarë.

“Siç shihet, ashtu si në Turqi këta nuk janë të vetëm as këtu, kanë mbështetjen e shteteve të treta, të misioneve të tyre. Ne e dimë që këta nuk janë të vetëm. Për fat të keq këtu deri më sot realizuan aktivitetet e tyre, por në takimet tona bashkëbiseduesit tanë thanë se nuk do të lejojnë askënd që është në aktivitet kundër Turqisë. Por kemi pritje për ekstradim në Turqi dhe duam që këto kërkesa të përmbushën, do të vazhdojnë përpjekjet tona në këtë drejtim”, shtoi kryediplomati i Turqisë.

Gjatë këtij takimi, ministri Yağcılar deklaroi se Kosova po kalon nga një proces i rëndësishëm. “Procesi i dialogut është një provim dhe pritje e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e Kosovës. Në këtë kuadër në fillim vjen mbrojtja e integritetit të Kosovës dhe të stabilitetit të saj”.

Kujtojmë se Çavuşoğlu pas vizitës së tij në Shqipëri ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti, dje nisi vizitën e tij zyrtare në Kosovë, ku u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli. Sot gjatë ditës Çavuşoğlu u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Pacolli: Kosova do ta kishte vështirë të ecë me tempon e vet pa mbështetjen e Turqisë

PRISHTINË – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pas këtij takimi, Pacolli dhe Çavuşoğlu mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Me këtë rast, Pacolli deklaroi se në takim me ministrin e Turqisë, të cilin e quajti si mik historik, kanë diskutuar për temat e rëndësishme që janë prezente edhe në politikë, edhe në ekonomi, por edhe në marrëdhëniet ditore mes Kosovës dhe Turqisë.

Duke vënë në dukje se Turqia prej ditës së parë ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, Pacolli tha se “Turqia vazhdon të mbështesë dhe kam marrë garancione që do të mbështesë edhe në të ardhmen Kosovën. Kosova do ta kishte vështirë të ecë me tempon e vet pa mbështetjen e Turqisë”.

Pacolli njoftoi se gjatë takimit kanë biseduar edhe për sfidat që po e presin Kosovën, si dialogu me Serbinë, si dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, si Interpoli dhe UNESCO.

“Unë homologun e informova edhe për mbarëvajtjen e dialogut, për arritjet që janë bërë deri tani dhe sfidat që na presin. Sigurisht, këtu nuk mungoi edhe një herë premtimi i Turqisë se edhe këtu do të na mbështesë”, tha ai.

Ai theksoi se në procesin e anëtarësimit në Interpol, Kosovës i janë paraqitur disa probleme, por që Turqia edhe kësaj radhe do të vazhdojë të ndihmojë.

“Por, sidoqoftë, këtu edhe presidenti Erdoğan gjatë takimit tonë që patëm në New York premtoi, por sot mora po ashtu premtimin se Turqia edhe kësaj radhe do të na ndihmojë. Është çështje shumë me rëndësi e Kosovës. Sigurisht, Turqia është e gatshme të na ndihmojë edhe në çdo kërkesë që parashtrohet në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha ai.

Ai vuri në dukje se kanë mbi 22 marrëveshje të nënshkruara me Turqinë dhe se do të vazhdojnë edhe më tej me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera dhe në implementimin e tyre. Pacolli tha se kanë biseduar edhe për investimet ekonomike të kompanive turke në Kosovë dhe i inkurajoi që edhe në të ardhmen të vijnë më shumë investitorë në Kosovë, ku, sipas tij, ka mundësi për investime dhe bashkëpunim.

“Falënderova edhe TIKA-n, e cila ka kontribuar në 600 e më tepër projekte të mëdha e të vogla në Kosovë dhe vazhdon edhe tutje me qindra qindra miliona të investuar. Unë po ashtu e falenderova Turqinë për bashkëpunimin që kemi në fushën shkencore, arsimore, trajnimin e studentëve të ndryshëm dhe bashkëpunimin që e kemi edhe me policinë e Kosovës dhe faktorë të tjerë dhe u dakorduam që edhe në të ardhmen ky bashkëpunim të vazhdojë mes forumeve të ndryshme”, deklaroi ai.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, sot Çavuşoğlu zhvilloi një takim edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Çavuşoğlu nesër pritet të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. Ndërkaq, më pas është paraparë që ai të vizitojë qytetin e Prizrenit.

Nëse mandati i FSK-së zgjerohet, NATO “rishqyrton nivelin e angazhimit në Kosovë”

Forca e Sigurisë së Kosovës

NATO tha se nëse mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës zgjerohet, Këshilli Veri-Atlantik do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit në Kosovë.

“Çdo ndryshim në strukturë, mandat apo mision të Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të vendoset nga autoritetet e Kosovës. NATO e mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës me mandatin e tanishëm”, tha një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Komentet vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës ka iniciuar tri ligje për miratim në Kuvend, përmes të cilave Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë kompetenca të njëjta si një ushtri e rregullt.

Ligjet janë proceduar pasi deputetët serbë kanë thënë se nuk do ta votojnë ushtrinë e ardhshme të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese.

Për dëbimin e shtetasve turq po intervistohen zyrtarë të lartë shtetërorë

Nadie Ahmeti

Në fillim të muajit dhjetor pritet që Komisioni hetimor parlamentar të paraqesë konkluzionet zyrtare para Kuvendit të Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi. Kështu, të paktën thonë anëtarët e këtij komisioni edhe pse më herët kishin paralajmëruar se konkluzionet duhet të paraqiten gjatë këtij muaji.

Më 29 mars të këtij viti, me kërkesë të autoriteteve turke, Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë mjek.

Komisioni hetimor, i cili është funksionalizuar në muajin korrik, me propozim të Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive parlamentare, parashihet që të hetojë dhe ndriçojë rrethanat dhe procedurat e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Xhelal Sveçla, kryetar i Komisionit Hetimor nga Lëvizja Vetëvendosje, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se aktualisht Komisioni është në fazën e intervistimit të dëshmitarëve të përfshirë në këtë proces.

Deri më tani, thotë Sveçla, janë intervistuar zyrtarë në Inspektoratin Policor të Kosovës, konkretisht kryeshefja bashkë më ekipin e saj, kurse pritet të intervistohen edhe zyrtarë të tjerë.

“Tash do të kalojmë edhe me intervistimin e zyrtarëve tjerë, siç janë zyrtarë të Ministrisë se Punëve të Brendshme dhe pastaj do kalojmë tek Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe radha do tu vijë të gjitha institucioneve që kanë qenë të involvuara në këtë rast apo kanë njohuri për të dhënë dëshmi për këtë rast”, tha Sveçla.

Pas përfundimit të intervistimit, sipas Sveçlës, do të kalohet në fazën e vlerësimit të provave dhe përpilimit të raportit i cili në fillim të muajit dhjetor pritet t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

“Unë jam optimist që ne si Komision, por edhe si Kuvend i Kosovës do të dalim me qëndrime të qarta dhe me një pasqyrim të drejtë se çfarë ka ndodh atë ditë së bashku me rekomandimet se si të parandalohet në të ardhmen”.

Normalisht, thekson ai, “do të kërkohet të merren masa ndaj atyre që kanë kontribuar në shkeljen më të madhe të sovranitetit nga vetë institucionet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë”.

Gjashtë shtetasit turq, të dëbuar nga Kosova, Ankaraja i ngarkon me dyshimin se janë anëtarë të organizatës “Hizmet” të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen dhe e fajëson këtë të fundit se qëndron pas një tentim-puçi në korrik të vitit 2016.

Familjarët e të dëbuarve presin që Komisioni hetimor parlamentar të paraqesë dëshmi konkrete dhe të identifikojë personat përgjegjës që kanë ndërmarrë këtë veprim,thotë Urim Vokshi, avokati i njërës prej gjashtë familjeve të shtetasve turq.

“Nga Komisioni hetimor parlamentar presim që ta hetojë rastin dhe t’i zbardhë të gjitha detajet e tij. E gjithë ajo që ka ndodhur më 29 mars ka ndodhur në një terr informativ, si për familjarët, për avokatët, po ashtu edhe për krerët e institucioneve. Gjithçka ka ndodhur në mënyrë të fshehtë”.

“Kështu që presim nga Komisioni në kuadër të kompetencave të tij, të hetojë dhe të zbardh të gjitha veprimet të cilat kanë ndodhur dhe të hetojë se kush kanë qenë personat përgjegjës të cilët kanë shkaktuar, këtë skandal të them në suaza botërore, dhe i cili i ka dhënë një imazh shumë të keq Kosovës”, thotë Vokshi.

Në ditën e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit patën deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti.

Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ndryshme të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, posaçërisht nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë dënuar veprimin e institucioneve të Kosovës.

Ndryshimi i kufijve – Haradinaj tregon ‘prapaskenat’, përmend Baton Haxhiun: Janë derdhur shumë para…

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në debatin e Forumeve UET, nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini, bëri disa komente të forta në lidhje me çështje të aktualitetit politik në Kosovë.

Haradinaj dje ne forumin e UET, nen moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini

Ai tregon “prapaskenat” e idesë së “ndryshimit të kufijve” dhe deklaron se janë hedhur shuma të mëdha për të elaburuar këtë ide.

Mes njerëzve të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai është ndër më të prekurit, me dy vëllezëer të vrarë në luftë, burg në Gjykatën e Hagës, fitimtar me pafajësi, por edhe me shumë barrë të rëndë si kryeministër në një kohë që fatet e Kosovës janë ende në një rrugë të panjohur.

Për kryeministrin Ramush Haradinaj, lufta nuk është më për ekzistencë si popull, por për të bërë shtet e popullit ti ofrojë sigurinë, mirëqenien, integrimin në BE dhe mbi të gjitha sigurimin e integritetit territorial.

 

Gjithnjë përbën lajm theniet e tij, i mësuar jo me kamuflimin e “diplomacisë”, por një personazh dhe politikan i drejtëpërdrejtë. Kryeministri Haradinaj dhe presidenti Thaçi dikur ishin në një llogore, nën një uniforme dhe ideal, ndërsa sot këta dy njerëz të rëndësishëm të UÇK-së së dikurshme dhe të politikës së sotme janë krejtësisht të ndarë përsa i përket çështjes së korrigjimit të kufijve.

Në rastin korrigjim kufijsh u soll si pyetje qëndrimi i analistit Baton Haxhiu, që pak javë më parë në UET parashtroi tezën se përse duhej të arrihej një marrëveshje me Serbinë mbi termin “korrim kufijsh”.

Haradinaj, tha se kjo nuk eshte çështje ideje, por diçka shumë e madhe, që është “blerë me para”.

“Një shumë e caktuar e parave është derdhur nga dikush në një kohë të caktuar, për të krijuar një opinion publik si në Kosovë si Shqipëri për këtë. Batonit edhe mund t’i pëlqejë ideja, mund edhe ta besojë, por unë e di që është derdhur një shumë e caktuar parash për të bindur një pjesë tonën, që po e dhamë ne Leshakun dhe nuk është Gazivoda, nuk është as Trepça ku është një rrafshnaltë në të cilin ka edhe paisje të emetimit të frekuencave civile ushtarake”-tha Haradinaj, teksa shton se “edhe Batonin dhe Batonat e tjerë, me gjithë respektin që kam për ta i siguroj që dhe ne i marrim vesh këto axhendat, ku fillojnë, nga vazhdojnë, ku nisin, kush i sponsorizon”.

Për mosndryshimin e kufijve Haradinaj ishte i prerë teksa artikuloi: “Jam një prej të gjallëve të atyre që vdiqën për Kosovën”…

Dy lidera, dy qëndrime

Padyshim janë personazhet që dominuan politikën Kosovare në 20 vitet e fundit, por pas “ndarjeve” partiake, mes Thaçit dhe Haradinajt qëndrojnë ide të ndryshme në lidhje me thelbin e problemit. Thaçi vijon të mbajë qëndrim të përhershëm se “korrigjimi i kufijve” mes Serbisë dhe Kosovës do të bënte që pala serbe të njihte shtetin e Kosovës dhe më pas vendi do integrohej në strukturat europiane.

Me termin “korrigjim” është nënkuptuar se Serbia të marrë Veriun e Mitrovicës, ndërsa Kosova të fusë në hartën e saj Luginën e Preshevës. Haradinaj është më se i prerë në këtë pikë, duke përmendur disa herë shprehjen “Pse duhet të kënaqim dhunuesin? Ata duhet të gjejnë zgjidhje, jo ne. Ata duan të pastrojnë imazhin e tyre”. Sa për ndryshimin e kufijve kryeministri është kthyer në retrospektivë, kohë kur mbante ende në duar armët për çlirimin e Kosovës.

“U krijua një zonë tampon prej 25 kilometrash mes Kosovës dhe Serbisë, që nënkuptonte se territori nuk do të prekej”, -tha Haradinaj, por sipas tij sot pas afër 20 vitesh për qëllime të caktuara po hidhet ideja e korrigjimit të kufijve. “Janë vendosur themelet e asaj lufte në 25 kilometra të kufirit. Ka një vijë ndarëse mes palëve, njëri nga elementet kyçe është kufiri administrativ Kosovë-Serbi”, deklaroi Haradinaj.

Në Kosovë dhe jo vetëm, kjo çështje nuk është debat mes analistësh me “pikëpamje të ndryshme”, por qëndrime të kundërta mes kryeministrit dhe presidentit. “Unë kam një dialog të gjatë me Serbinë që prej disa viteve, të cilin unë e përkrah. Mendoj se dialogu është një instrument, që të ndihmon të arrish në formulën e pajtimit mes popujve. Kushdo president i zgjedhur i ka disa korniza të së drejtës që ia ka caktuar Kushtetuta në këtë rast Parlamenti. Presidenti është president, e gëzon të drejtën për të prezantuar vendin, por jo të flasë për territor dhe kufij. Ka të vërteta, Kosova nuk ndryshon”, -tha prerë Haradinaj, ndërsa dukshëm nënvizon vijën e trashë ndarëse me Thaçin në këtë drejtim, për më shumë që sipas tij ky debat bëhet kur po përgatitet krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, tashmë në Kushtetutë.

“Pse duhet ne të na imponohet një debat i tillë, pasi prej 20 viteve Serbia investon, ka hedhur para, ka bërë miq, kanë lobuar që debati të përhapet edhe brenda nesh. Pse duhet të përballemi me teorinë e ndarjes. Kjo është mungesa e pjesës sime në momentin që përfaqësoj tani Kosovën që nuk kam bërë mjaftueshëm diskutime te populli im për t’i treguar se ku qëndron e vërteta”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Forcat e “errëta”, edhe në turizëm…

Jo pa qëllim kryeministri Haradinaj është ndalur në një fakt të rëndë që i ka bërë përshtypje. Në Kosovë, në prag të nisjes së sezonit turistik botoheshin shkrime të dyshimta që thoshin se shqiptarët i keqtrajtojnë turistët kosovarë, madje arrijnë deri aty sa të thonë “mirë ua ka bërë serbi”.

Kryeministri ka një përgjigje për këtë, e madje është i bindur se agjencitë e shërbimit inteligjent në Shqipëri dhe Kosovë duhet të investigojnë.

“Disa qarqe të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kenë një organizim më të madh. Nuk duhet që vetëm të shpifin ndaj rivalëve politikë por do ishte më mirë të merreshin se çfarë është një fushatë, që bëhet kundër ardhjes së kosovarëve në Shqipëri për turizëm. Kush e sinkronizon, kush e financon, kush e bën? Kam lexuar dhjetëra artikuj në Kosovë që shqiptarët në Durrës i thonë që mirë ju a ka bërë serbi. Ka dhjetëra artikuj në zyrën time që mund t’i bëni një evidencë. Këto artikuj janë të habitshëm, kundër ardhjes së kosovarëve në Shqipëri”, -tha Haradinaj. Duke u ndalur në politikën ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës veçoi marrëdhëniet me SHBA-në.

“Nëse flasim si komb shqiptar jemi më pro amerikanët. Ata e dinë se Kosova është popull pro amerikan, njerëzit e Kosovës, kombi ynë. Është marrëdhënia që krijohet dhe si krijohet marrëdhënia mes nesh. Ka patur tronditje marrëdhënia, por mund të them se si kam kontribuar unë për këto marrëdhënie. Kemi patur pajtime dhe mospajtime, edhe kur s’jemi pajtuar ata e kanë çmuar. Nëse kemi ndonjë dhimbje nuk është turp t’ia themi që këtu më dhemb. Nuk mendoj se jemi keq si Kosovë. Personalisht kam një komunikim serioz, por kam arritur të kem biseda me një nivel të caktuar me Amerikën”, -tha kryeministri Haradinaj.

Në aktualitetit politik në Shqipëri është “çështje dite” problemi i ekstradimit të Albert Veliut. “Nuk e kam ndjekur shumë temën në fjalë. Ne bëjmë kujdes kur bie fjala te ndarja e pushteteve. Pushtetet tona janë bukur të ndara”, -tha Haradinaj, ndërsa shton se deri atëherë mund të jetë rast ligjor dhe nuk ndërhyn ekzekutivi, ndryshe do ishte shkelje mes pushteteve.

Mbi 90% e marrëveshjeve me Kosovën “nuk janë zbatuar nga Serbia”

Kuvendi i Kosovës

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të procedojë për në seancë plenare raportin e qeverisë mbi dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi Dragusha, e lëshoi mbledhjen, ndërkaq deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, nuk mori pjesë në votim.

Për raportin votuan vetëm 5 anëtarë të komisionit nga 10 anëtarë sa gjithsej.

Në raportin e qeverisë për dialogun theksohet së ka pasur ngecje dhe vështirësi në zbatimin e pothuajse të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se ky raport është më i detajuar sa i përket dialogut, krahasuar me raportet tjera paraprake, edhe pse, sipas saj, mungon analiza e marrëveshjes së vitit 2013, e nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, dokument i cili edhe është ratifikuar nga ana e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka pasur asnjëherë vlerësim nga ana e Kuvendit për tërë procesin e dialogut, i nevojshëm sidomos për këtë periudhë kur jemi në përmbyllje të tij. Si konkludim mund të themi se mbi 90 për qind e marrëveshjeve me Kosovën nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë. Pra, nuk ka marrëveshje që ajo nuk e shkel së paku pjesërisht. Kjo flet mjaft sa i përket suksesit të këtij procesi”, tha Osmani.

Kjo, sipas saj, ka ndodhur për shkak të mosgatishmërisë nga ana e shtetit serb për t’i zbatuar këto marrëveshje dhe pikërisht për këtë shkak, ajo tha se duhet të përpilohen disa rekomandime nga ana e Kuvendit për Qeverinë për periudhën e ardhshme.

Deputetja e partisë në pushtet, AAK-së, Time Kadriaj, e vlerësoi të panevojshëm dërgimin në seancë plenare të këtij raporti, me arsyetimin se për dialogun është diskutuar disa herë.

“Nuk kemi nevojë ta dërgojmë në seancë plenare pasi dialogu është diskutuar në Kuvend. Ky është një raport informues dhe s’kemi nevojë as të shkojmë me rekomandime, as ta dërgojmë në seancë plenare”, deklaroi Kadriaj.

Raporti, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është dëshmia më e mirë e një procesi të dështuar negociator me Serbinë.

“Veç me një lexim të thjeshtë i nxjerr nja 50 dështime, defekte, mospërmbushje, ngecje, kryesisht obstruksione nga ana e Serbisë. Nëse doni të shihni çka ka ndodhur prej vitit 2011, ky nuk ka se si të quhet ndryshe, perveç proces krejt i dështuar”, u shpreh deputeti opozitar, Konjufca.

Pavarësisht dështimit që Komisioni për Punë të Jashtme ta procedojë këtë raport për në seancë plenare, deputetja Vjosa Osmani tha se do të jenë grupet parlamentare ose grupet e deputetëve që do të arrijnë ta dërgojnë në Kryesinë e Kuvendit në mënyrë që të procedohet në seancë.

Haradinaj: Para Kosovës janë tre tema të ndjeshme, Ushtria, Interpoli dhe vizat

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot se ndërrimi i ministrit të Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, miratimi i pakos së ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, nuk do të ndikojë në liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Haradinaj duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas senacës së Qeverisë tha se ministrat i emërojnë partitë që janë në koalicionin qeverisës, ashtu që ai pranoi vendimin e Aleancës për Kosovën e Re që Gashi të ndërrohet dhe emërohet Ekrem Mustafa në këtë pozitë. Ai theksoi se procesi i liberalizimit të vizave nuk varet vetëm nga një njeri.

“Unë kam pasur respekt për kolegun tim, ministër Gashin, realisht dinamikat janë më të shpejta që i kemi në qeverisje dhe ardhja e ministrit të ri është një mundësi. Pra, mund të jetë mundësi e mirë edhe për temën e liberalizimit, nëse ministri e merr seriozisht axhendën e vet”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës tha se nuk ka pritur që në rend dite të Kuvendit të Kosovës tashmë të enjten të gjenden në lexim të parë pakoja e tre ligjeve për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, por se leximi i dytë sigurisht do të jetë pas 20 nëntorit, gjegjësisht pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Haradinaj tha se para Kosovës janë tre tema shumë të ndjeshme: Ushtria, Interpoli dhe liberalizimi i vizave.

“Njëra është krejtësisht vendim nacional pra Ushtria e Kosovës. Do të punojmë jo me folklor por saktë t’i kryejmë punët tona, e kemi Interpolin, nuk është proces i thjeshtë dhe i lehtë, mjaft vështirë do të shkojë. Do të bëjmë kujdes që të kryhet si i ka hije dhe në respekt. Unë mendoj që policia jonë pastaj do të kishte mundësi për të treguar kush është, pra të bëjë shumë me partneritet të suksesshëm me organizatat e policive të botës”, tha Haradinaj.

Kur është fjala për procesin e liberalizimit të vizave, ka mbetur edhe një vendim i ministrave të Punëve të Jashtëm të BE-së, të cilët do të mblidhen në fillim të dhjetorit. aa

Ministria e Jashtme e Kosovës: Serbia po krijon lajme të rreme

Flamuri i Kosovës.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka akuzuar Serbinë se është duke prodhuar lajme të rreme për “zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në lidhje me Kosovën”.

Duke rikujtuar se si edhe në të kaluarën autoritetet serbe kanë kryer siç ka thënë kjo ministri propagandë me njoftimet se Guniea Bissau, Liberia, Gana, kanë tërhequr njohjet për Kosovën, zyrtarët e kësaj ministrie kanë shprehur shqetësim për përhapjen e këtyre lajmeve të pavërteta në media të ndryshme të Kosovës dhe të atyre në botë.

Përveç tjerash, në komunikatë është thënë se këto masa të Serbisë janë duke u marrë “në kohën kur Kosova është në vlugun më të madh të faktorizimit të saj në organizatat e fuqishme ndërkombëtare, përderisa diplomacia serbe nuk posedon asnjë instrument për të penguar këtë proces”.

Komunikata e Ministrisë së Jashtme të Kosovës ka ardhur pas deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ditën e martë se Lesoto ka tërhequr njohjen për shtetin e Kosovës.

Haradinaj fton Bahtirin të përmbahet nga deklaratat rreth hapjes së urës në Mitrovicë

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë “duhet të hapet për qarkullim përgjithmonë dhe jo vetëm për një ditë”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai i ka bërë thirrje kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që të përmbahet me deklaratat e tij, pasi ky i fundit kishte deklaruar se shumë shpejt kjo urë do të hapet për qarkullim dhe se aty në ditën inauguruese do të performojë edhe një këngëtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, gjatë një konference për media, Haradinaj tha se ura duhet të hapet në të dyja anët dhe se nuk duhet të ndodhë situata “kur në jug ka ndonjë koncert e festohet”, kurse “në veri vendosen barrikada”.

Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë ka vite që mbahet e mbyllur dhe si e tillë është parë edhe si simbol që po ndan në dysh qytetin e Mitrovicës.

Në bazë të një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Bashkimi Evropian ka udhëhequr aty një projekt për rivitalizimin e urës dhe hapjen e saj për qarkullim. Megjithatë, të gjitha afatet kohore kanë kaluar dhe ura nuk është hapur ende.

Imoraliteti politik dhe hipokrizia e Isa Mustafës, e ndihmojnë Hashim Thaçin! – Nga Florim Zeqa

Duke dëgjuar e lexuar deklarimet e liderit të LDK-së lidhur me dialogun dhe idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë, njeriu i zakontë mund edhe të besoj verbërisht në persiatjet e liderit të LDK-së dhe ish kryeministrit të vendit, Isa Mustafa!
Mirëpo, për të gjithë ata që i kanë përcjellur me vëmendje zhvillimet politike në dekadën e fundit, postimet e Isa Mustafës në ‘Facebook’ janë shprehje e imoralitetit politik dhe egos së pakufishme për pushtet.

E kuptojmë dëshirën e Isa Mustafës për të harruar të kaluarën e tij politike, gjegjësisht të qenët pionier i Titos, anëtarë i devotshëm i LKJ-së dhe zyrtar besnik i Millosheviqit në qeverinë e Rrahman Morinës e deri të koalicioni me Hashim Thaçin!
Me siguri Isa Mustafa do të dëshironte që të harroheshin edhe shumë ngjarje e ndodhi tjera, por faktet e shkruara dhe filmuara janë të pamëshirshme.
Fillimisht kur Mustafa flet për dialogun, po citoj: “LDK nuk bashkëpunon me këtë koalicion në procesin dialogut, sepse nuk i beson. Ne e themi qartë se nuk ikim nga përgjegjësia jonë për vendin, por rrjedhimisht nuk ndajmë përgjegjësi me ata që u treguan të papërgjegjshëm. As nuk bëjmë marrëveshje me njerëz, të cilëve nuk iu besojmë”.

Shtrembërimi i realitetit

Këtu menjëherë Isa Mustafa bie ndesh me të kaluarën e tij, pasi ishte vetë ai që kishte lidhë koalicion me të pabesët për të kënaqur egon e tij për pushtet,…bie ndesh me pozicionin e tij karshi dialogut, pasi ishte vetë ai në krye të dialogut me Serbinë në Bruksel gjersa ishte në postin e kryeministrit!
Në këtë kontekst, Isa Mustafa asnjëherë në postimet e tij nuk e përmend faktin, se ishte vetë ai që nënshkroi marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe në Bruksel (AKS).
Përderisa Hashim Thaçi ishte nënshkruesi i parë i një marrëveshje kornizë për Asociacionin me 19 prill 2013 me Ivica Daçiqin, Isa Mustafa është nënshkruesi i dytë i të njëjtës marrëveshje me 25 gusht 2015 me Aleksanër Vuçiqin e cila garanton kompetencat ekzekutive të Asociacionit, për të cilën gjë kishte reaguar edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila e bën fajtor Isa Mustafën për shkeljen e hiq më pak se 23 neneve të Kushtetutës së vendit!

Sikurse për dialogun, ashtu edhe për pozicionin e Hashim Thaçit, deklaratat e Isa Mustafës bien ndesh me realitetin, siq është deklarata e para disa ditëve, po citoj; “Duke lexuar opinione të ndryshme fitohet përshtypja se po bëhet garë se kush po i thotë më shumë e më fort Presidentit se e ka keq me përhapjen kokëfortë të teorive të tij shumë konfuze, por të rrezikshme, për korrigjim të kufirit me Serbinë, si zgjidhje e marrëveshjes përfundimtare. Qe e ka keq dhe gabim? E ka! Por shtrohet pyetja se kush ia dha shansin që ta ketë keq. Qeveria, dhe askush tjetër”.

Edhe përmes deklaratës së mësipërme Isa Mustafa mundohet të shtrëmbërojë realitetin, duke akuzuar të tjerët për pozicionin, gjegjësisht ngritjen në postet më të larta shtetërore të Hashim Thaçit!
Ngase nuk është qeveria aktuale, por është Isa Mustafa ai që mban përgjegjësi pse Thaçi u bë kryeministër, sikurse që mbanë përgjegjësi edhe kur Thaçi u bë president, ngaqë me ndihmën e tij ai u fuqizua dhe tash sillet si despot i egër dhe në mënyrë fare të papërgjegjshme karshi qytetarëve të vendit.
Loja e dyfisht e Isa Mustafës, jo vetëm se nuk do ta ndihmojë atë në rikthimin e pushtetit, partinë që ai drejton (LDK-në) do ta dëmtoj e lëndoj akoma më tepër si subjekt serioz në skenën politike.

Pa reforma nuk ka ndryshim në skenën politike

Pa reformim të skenës politike, jo vetëm që nuk do të ndodhë ndryshimi, do të kemi vetëm vazhdimësi, rikonfigurim dhe riciklim të figurave politike.
Popullata e lodhur nga mashtrimet dhe gënjeshtrat nuk ju beson më politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, të cilët kur është në pyetje pushteti i harrojnë të gjitha mëritë dhe inatet personale.
Shëmbullin më të keq të kësaj situate prapë na jep Isa Mustafa, i cili gjersa ishte në opozitë e shante e akuzonte Hashim Thaçin për kapje dhe uzurpim të shtetit, kurse menjëherë pas lidhjes së kurorës qeverisëse i bie në përqafim Thaçit,…dhe ja përseri pas humbjes së pushtetit, është prapë i njëjti që e shanë dhe akuzon të njëjtin person për dialogun dhe iniciativat e tij kryeneqe!

Mirëpo, njëri nga postimet më skandaloze të Isa Mustafës në rrjetin social (Facebook) ishte ai i datës 5 tetor 2018, nga i cili shkoqita këto në vijim, po citoj:
“Nga ky muaj kemi filluar të intensifikojmë punën me organizatat vendore të LDK-së,…po bëhemi gati ta rimarrim qeverisjen e vendit, duke ofruar zgjidhje evropiane për proceset që na presin,…në gjitha sondazhet e këtij viti, po ashtu, flasin se kemi besimin më të madh të qytetarëve. Por kjo nuk e mbron LDK-në nga marrëveshjet e fshehta dhe manipulimet që mund ti bëjë PDK në zgjedhjet e ardhshme”.

“Intensifikimi i punës me organizatat vendore të LDK-së”, nënkupton anashkalimin e plotë të degëve dhe strukturave të saj në Diasporë nga ana e liderit diktatorial të LDK-së.
Ndërsa sa u përket marrëveshjeve të fshehta dhe manipulimeve të PDK-së, ato nuk e kanë shkatërruar LDK-në, aq sa e kanë shkatërruar marrëveshjet e fshehta dhe private të liderit të saj me Hashim Thaçin.
Andaj, çdo tentim ikje nga realiteti dhe e vërteta e hidhur është shprehje e imoralitetit politik dhe hipokrizi e skajshme e liderit të LDK-së, i cili mund të jetë çkado tjetër por jo asnjëherë liderë shpirtërorë i subjektit më të vjetër në hapësirën politike shqiptare.
Vetëm tërheqja e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të partisë dhe kërkimfalja ndaj qytetarëve për dëmin që i shkaktoi vendit me lidhjen e kurorës së panatyrshme me PDK-në në vitin 2014 (kur Kosova ishte në pragë të ndryshimit historik), do ta ndihmonte LDK-në rrugëtimin e saj politik, për çka do të krijohej edhe një standard i ri politik në vendin tonë.
Në asnjë rrethanë politike, ndryshim pozitiv për vendin nuk do të sjellin ata që ishin dhe janë akoma suporti më i madh i Hashim Thaçit, përkatësisht ata që ngritën duart lartë për votimin e Thaçit president dhe marrëveshjeve fatkeqe për vendin të nënshkruara nga ai.
Ndryshimi substancial dhe pozitiv i vendit nuk arrihet me 30 % të votave, përkatësisht me 40 % të daljes së votuesve në zgjedhje.
Pavarësisht faktit se kur do të mbahen zgjedhjet, rezultati do të jetë përafërsisht i njëjtë. Pak ka rëndësi cili subjekt do të dali i parë, i dyti apo treti, pasi konstalacioni i forcave politike prapë do të mbetët i njëjtë.

BISEDIMET PËR KORIGJIMIN E KUFIJVE – STRATEGJI E SERBISË PËR RIKTHIMIN E IDESË SË SERBISË SË MADHE! – Nga: Reshat NURBOJA, Dr. Sc. Në Shkenca Politike

VËSHTRIM ANALITIK…!

Hapja e bisedimeve eventuale për ndrrimin apo korigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë në thelbin e saj ka diçka shumë më serioze e më përmbajtësore se sa është ndërrimi eventual i disa fshatrave në mes këtyre dy vendeve…
Interesi bazë, së paku nga strategjia ekzistuese serbo-ruse është që Kosova të shfrytëzohet si pikënisje për zhbllokimin e qendrimit unik e shumë të vendosur ndërkombëtar se me asnjë çmim e në asnjë rrethanë të mos lejohet të hapet dialogu për ndrrimin, korigjimin apo çfarëdo loje tjetër të kufijve kudo në botë… Për këtë arsye me aq ngulm insistohet nga Serbia e jo vetëm nga ajo që të lejohet e fillohet ky bashkëbisedim e marrëveshje rreth korigjimit të kufijëve… Se edhe përcaktimi i përdorimit të përkufizimit “korigjim” e jo ndonjë tjetër, është i konceptuar e analizuar mirë e mirë…Se korigjimi nënkupton se diku apo dikur është bërë ndonjë gabim rreth përcaktimeve të kufijëve e tani ato gabime duhet të korigjohen…! …Në këtë kontekst, hyn edhe deklarata e kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuqiq të potencuar në veri të Kosovës, se “Millosheviqi ka qenë lider i madh serb e me qellime të mira, të cilat nuk janë realizuar për shkak të rrethanave historike”…Kjo, nuk ishte një deklaratë e tij e momentit apo e emocionit momental por ishte një element i shkëputur nga mozaiku shtetror e kishtar serb drejt misionit për krijimin e Serbisë së Madhe, qellim ky i penguar dhe I luftuar ndërkombëtarsiht në vitet 1991-1999… Prononcimi i Vuçiqit në very të Mitrovicës, në Kosovë, kishte mesazh ringjalljen e misionit serb dikur të proklamuar nga Milloshevqi në Fushë Kosovë…! Siq potencohej në atë deklaratë të presidentit të Serbisë, Millosheviqi nuk kishte fat për shkak të rrethanave të atëhershme historike të cilat sipas Vuqiqit, tani këto rrethana kanë ndryshuar në favor të Serbisë dhe ofrojnë mundësi reale për rrumbullakësimin optimal të “endrrave: serbe, gjegjësisht, rikthimin e idesë bazike të Memorandumit të Akdemisë Serbe të Shkencës dhe Arteve të vitit 1986, për krijimin e Serbisë së Madhe me mendësinë shoveniste se kudo ku ka bashkësi serbe, ato duhet bashkangjitur Serbisë me çka do të krijohet në tërësi “Të gjithë serbët në një shtet”…!
Me këtë strategji serbe e ruse nuk rrezikohet aq shumë Kosova sa rrezikohet Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Mali i Zi e përmes tyre edhe e gjithë Evropa e Bota…

Për këtë arsye me të drejtë mbizotëron një konstatim e vlerësim shqetësues se hapja eventuale e temës së korigjimit të kufijve në bisedat Kosovë – Serbi, do t’i mundësonte Serbisë dhe aleatëve të saj t’i “hapin dyertë” për realizimin e pretendimit historik e shpirtëror të shtetit e kishës serbe e ruse për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet serb, gjegjësisht, të krijimit të Serbisë së Madhe…!
Në ketë projekt të tyre, shteti serb për momentin në prapavi e në heshtje ka përkrahjen dhe ndihmen shumë konkrete finansiare e diplomatike edhe jo të pak vendeve e individëve me ndikim ndërkombëtarë…!

Përkrahja e kësaj ideje apo projekti serb në Kosovë nga individë të caktuar ende nuk po mundet të përcaktohet e konkludohet a është për shkak të interesave personale, shantazheve, për shkak të naivitetit intelektual e politikë apo vlerësimit të tyre, se, me lejimin eventual ndërkombëtar të ndryshimit apo korigjimit të kufirit të Kosovës me Serbinë, nuk po i ndihmohet vetëm Serbisë për jetësimin e ëndrres së tyre për krijimin e Serbisë së Madhe por sipas tyre kjo i hapë mundësinë edhe shqiptarëve për krijimin e Shqipërisë Etnike…?!
Kosova, gjegjësisht, disa persona të caktuar dua të besoj pa vetëdije e qëllim të keq po manipolohen e shfrytëzohen nga “kuzhinat” shumë më të afta se ta, si çelës për jetësimin e strategjisë tani më të dekonspiruar serbe e ruse…Disa shqiptarë dhe jo vetëm ata janë duke e luajtur rolin e “lepurit apo miut elektrik’, të cilin po që lejohet nga bota, gjegjësisht, nga Amerika e Gjermania të vihet në veprim kjo “lodër”, përkrahësit e idesë të Serbisë së Madhe do ta ndjekin pas me ngulm drejt cakut e kundërshtarët e kësaj ideje e loje poashtu do të jenë të detyruar të i vien pas për ta ndalur sa më parë vrapimin e këtij “lepuri apo miu elektrik” se gjatë këtij vrapimi do të ndezën shumë vende të minuara nga të cilat, eksplodimi dhe pasojat do të dëgjohen e përjetohen në të gjithë Ballkanin e shumë më larg…Andaj, Kosova nuk duhet me asnjë çmim të bie në gracken e Serbisë e të merr rolin e “lepurit apo të miut elektrik”…!

Dëshirat, pafytyrësia , diktatura… – Nga Skënder MULLIQI

Me rëndësi është që mos të ndalësh ti plotësosh dëshirat jetësore.Me rëndësi është që dëshirat Tuaja janë më të rëndësishme së dëshirat e të tjerëve. Me rëndësi është që kjo botë ekziston për plotësimin e dëshirave tuaja.Me rëndësi është që vetën ta bindesh që do ti realizosh dëshirat jetësore.Përkunder botës.Përkunder shtetit.Përkunder popullit të cilit i takon.Përkunder familjës e cila të ka rritë.Përkunder nënës e cila të ka ushqyer. Përkunder të vertetës e cila shumë dhëmb.Përkunder pengesave të cilat të presin.Përkunder vetvetës që është më qenësorja dhe më rëndësishmja . Duhet pasur mend në kokë që dëshirat mos të bëhën më të fuqishme së vet jeta.Dëshirat Tuaja kalojnë përtej jetës.Sikur para kufomave.Nuk ka jetë nese nuk plotësohen dëshirat tuaja… Nese don edhe mundesh.Por , mos mendo së është lehtë.Shumë kan tentuar , por kan mbetur në gjysëm të rrugës.Të mbytytur në baltë.Të humbur në rrugëkryqin e jetës. Kan mbetur as andej as këndej.Kan mbetur të pa lumtur.

Kan mbetur zullumqarë të regjimit. Kan mbetur edhe dezertor .Janë munduar të bëhën dikushi e kan mbetur kurkushi. Nuk ju kan plotësuar dëshirat e tyre.Kan mbetur as cjap as dhi.Nuk është që nuk mundesh. Vetëm përvjeli duartë dhe harro që ke fytyrë.Kush po mendon në fytyrë sot, më mirë mos me e pasur! E ruan fytyrën e i humb të gjitha.Pa zgjedhë: të gjitha, pa fytyrë, apo fytyrën pa asgjë.Fytyra është bërë si udhëtarë i vërbuar në anije që të banë gjatë.Humbe fytyrën dhe do të arrish largë.Paftyrësia është një ideologji e cila të garanton që synimet tuja të realizohen duke shkelur të tjerët.Ai i cili e ka varrosur fytyrën , mjaftë edhe ka bërë.Për fillim.

Për synime madhore.Për gjesende të cila janë më të rëndësishme se jeta më fytyrë.Për jetë pa fytyrë më të cilën mburresh…!? A po e sheh që mundesh . Së je i sigurtë që dëshiron.Me atë rast që ke pasur probleme më vetvetën , edhe e ke fituar betejën më të vështirë.Ai i cili e mund vetëveten duke u shërbyër më paftyrësi , ai i mund edhe të gjithë të cilët i dalin në rrugë .Nese e ke “rrahur” mirë vetëvetën, atëherë nuk është fare më rëndësi së kënd e mund tjetër.Me rëndësi është më fituar karshi tjerëve.Është keq të ndalosh pasi që kë filluar “mirë”.Fillimi është shumë i rëndësishem.Ne start gjithëqka dihet.Si nisesh ashtu edhe përfundon.E ka shkatërruar themelin nga i cili ke dalë, dhe tash nuk është shumë vështirë të shkatërrosh të gjitha.Nuk ke themel ku bazohesh, dhe yrysh në “ fitore’ të reja…

Dëshira jote ka lindur. Ti ke lindur që përjetisisht të jesh njeri i pangopshem, pa të cilën gjë nuk ke jetë.Nuk është shumë lehtë të jesh hajn mbi hajna .

Nuk është lehtë të jesh genjeshtarë mbi genjeshtarët. Nuk është lehtë të jesh banditë mbi bandat.Shumë ke arritur pasi që kë mberri deri këtu…Për paftyrësi dhe për dëme që ju shkakton tjerëve dhe shtetit për plotësimin egosë të sëmuar, nuk është hiq problem…!?

Qytetarët me mbi 3 miliardë euro kursime nëpër banka

Luljeta Krasniqi – Veseli

Vlera e depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovës, deri në tetor të këtij viti ka arritur në mbi 3 miliardë euro, ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës.

Nga kjo shumë, më shumë se 2.2 miliardë euro janë para të kursyera nga ekonomitë familjare, derisa ndërmarrjet kanë të depozituara mbi 750 milionë euro. Vlera e valutave të tjera të kursyera nga qytetarët e Kosovës arrin shumën e 154 milionë euro.

Vlera e depozitave e tejkalon edhe shumën e kredive të përgjithshme në nivel vendi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e kredive ka arritur në mbi 2.6 miliardë euro, ku ekonomitë familjare kanë rreth 1 miliardë euro kredi në bankat komerciale, derisa ndërmarrjet kanë mbi 1.6 miliardë euro.

Kjo shumë e madhe e mjeteve të kursyera në raport me kreditë nga ekspertë të fushës dhe përfaqësues të bizneseve shpjegohet në mënyra të ndryshme.

Eksperti i çështjeve financiare, Milazim Abazi thotë për Radion Evropa e Lirë se vlera e depozitave do të duhej të ishte në raport me kredidhënien.

“Depozitat po rriten shumë më ngadalë se sa kreditë. Qytetarët më shumë po kanë kërkesa kreditore se sa janë mundësitë e bankave për të dhënë kredi për shkak të rritjes së ngadalshme të depozitave apo kursimeve. Derisa, kursimet janë rritur 6 për qind në vit kërkesat për kredi janë rritur rreth 15 për qind”, thekson Abazi.

Sipas tij, Kosova në krahasim me vendet e rajonit ka nivelin më të ulët të depozitave për kokë banori. Ai shton se bankat komerciale do të duhej të rrisnin interesin në depozita në mënyrë që qytetarët të arrijnë të kursejnë edhe më shumë.

“Ulja e interesit në depozita ka ndikuar që të mos rriten me ritmin e duhur. Nëse bankat i rrisin interesin në kursime qytetarët do të kursenin më shumë dhe kjo më pas do të mundësonte që bankat të rrisin potencial për kredidhënie”, thekson Abazi.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, interesi për depozitat është vetëm 1.5 për qind, derisa kamatat për kredi sillen nga 6 deri në 7.7 për qind, varësisht nga lloji i kredisë dhe banka komerciale.

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit thekson se është e dyshimt nga vjen kjo rritje e depozitave në një vend ku papunësia dhe varfëria është e lartë.

“Ekonomia jo ligjore, korrupsioni dhe çrregullimet në një treg financiar të pakontrolluar rritin depozitat, mjete këto të cilat vinë në forma të ndryshme në llogaritë bankare të individëve të caktuar dhe të bizneseve. Në Kosovë flasim që ka papunësi e varfëri, por këto depozita falsin diçka tjetër”, thotë Shahini.

Shuma e mjeteve materiale të kursyera të qytetarëve në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, është më e madhe se sa buxheti i përgjithshëm i vendit.

Përderisa buxheti për vitin 2018, kap shifrën e mbi 1. 8 miliardë euro, depozitat e qytetarëve janë mbi 3 miliardë euro.

Përgjegjës për sigurimin e depozitave është Fondi i Sigurimeve të Depozitave të Kosovës. Limiti i tanishëm i sigurimit të depozitave për një depozitor, person fizik apo juridik, në një bankë është 5 mijë euro.

Arrestohet në Kosovë “Babalja”, Albert Veliu

Albert Veliu, i njohur dhe si “Babalja” është arrestuar në Kosovë për llogari të drejtësisë shqiptare.

Veliu akuzohet për kallëzim të rremë. Ai është personi i cili pak muaj më parë realizoi videopërgjimin ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj ishte duke bërë pazare droge.

Nga verifikimet e deritanishme, rezulton se ky audio përgjim është i montuar dhe se personi që shfaqet duke folur për pazare droge nuk është Agron Xhafaj.

Në këtë videopërgjim i cili u publikua nga PD, pasi u dërgua atje nga gazetari Jetmir Olldashi është përfshirë dhe deputeti i partisë demokratike Ervin Salianji i vili do të hetohet për kallëzim të rremë.

Surroi: Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj dialogut me Serbinë

Publicisti Veton Surroi, tha të mërkurën se përfundimi i konfliktit me Serbinë është thelbësor për Kosovën dhe duhet të shërbejë si motiv themelor për ndryshimin e qasjes ndaj dialogut të saj me Serbinë në Bruksel. Gjatë një debati të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur “Forum 2015” ku temë kryesore ishin negociatat Kosovë-Serbi, zoti Surroi tha se është koha që të ndryshohet qasja ndaj këtyre negociatave.

“Aderimi në NATO, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë procese shumë të nevojshme dhe domosdoshme për Kosovën e ardhmërisë, por ajo çka nevojitet tash është që të përfundojë konflikti mes Kosovës dhe Serbisë dhe ekziston një nevojë e jashtëzakonshme që Kosova ta bëjë këtë. Jo vetëm sepse kjo i hap rrugë pastaj edhe këtyre proceseve integrative por sepse i kthehet vetvetes”, tha ai.

Zoti Surroi, theksoi qëndrimin kundër mundësisë që ideja për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë të hidhet në tryezën e bisedimeve.

“Tërësia, sovraniteti, identiteti, balanca identitare e Kosovës shumë etnike, shumë kulturore, dhe aspirata që të jemi vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian nuk mund të negociohen apo të vihen në tryezën e bisedimeve. Rrjedhimisht, duhet të gjejmë kompromis mes kësaj që jemi ne sot si Kosovë dhe kësaj që është Serbia sot”, tha ai.

Marrëveshja përfundimtare, ligjërisht e detyrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë, sipas zotit Surroi duhet të jetë një marrëveshje e paqes e cila nuk lë hapësirë për probleme në të ardhmen në mes dy shteteve.

Publicisti Surroi tha se arritja e një marrëveshjeje të tillë kërkon unitet politik në Kosovë ngaqë sipas tij, mos prezantimi i një platforme të përbashkët, e cila madje mund edhe të mos jete publike por në mirëbesim, e vë Kosovën në një qorrsokak.

Në përpjekje për të arritur këtë, nesër në Prishtinë pritet të mblidhen përfaqësuesit e partive në pushtet dhe atyre në opozitë, me ftesë të kryetarit të parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Javën e kaluar udhëheqësit e partive politike në pushtet hartuan një projekt-rezolutë për siç thuhet, përmbylljen e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë, në të cilën theksohet pos tjerash se kufijtë e Kosovës saj janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm”.

Idetë për prekjen e kufijve të cilat nxitën ndarje të thella në skenën politike në Kosovë, nxitën reagime edhe në skenën ndërkombëtare. Derisa një pjesë thekson se do të ishte e pranueshme çdo marrëveshje ndërmjet palëve edhe nëse preken kufijtë, një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermania dhe Britania e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve nga droja për pasojat në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.

Thaçi e Haradinaj ashpërsojnë polemikat

Arton Konushevci

Raportet ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj, janë acaruar kohëve të fundit si pasojë e qëndrimeve të kundërta rreth idesë për ndryshimin e kufijve që buron nga tavolina e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të hënën se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur dhe se është në një fazë të rëndësishme.

Thaçi në këtë mënyrë iu kundërpërgjigj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se “ideja për ndryshimin e kufijve ka vdekur”.

Duke e komentuar këtë deklaratë, Thaçi u shpreh se kryeministri “është në humor të mirë ose ndihet tepër komod në karrigen e vet”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën tha se qëndron prapa deklaratave të tij se opsioni i ndryshimit të kufijve është i vdekur.

Haradinaj tha se nuk pret që deklaratat e tilla të ndikojnë në rrëzimin e qeverisë që ai drejton.

“Kush e ka ndërmend ta rrëzojë qeverinë nuk flet, e rrëzon. Ata që flasin, mos u mërzitni për ta”, tha Haradinaj.

“Ai që ka vdekur nuk ngjallet më. Njëherë ka ndodh, është ngjallur Krishti, po çështja e korrigjimit të kufijve, e shkëmbimeve të territoreve ka vdekur”, tha Haradinaj.

Analisti dhe kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, në Prishtinë, Agron Bajrami tha se hendeku ndërmjet dy liderëve të vendit sa vjen e po thellohet.

“Dhe tani ky mospajtim vetëm sa thellohet deri në masën që deklaratat e ndërsjella vijnë deri edhe në kufij të fyerjeve dhe kjo nëse vazhdon në këtë trend, atëherë do të paralizojë raportet mes dy institucioneve, presidencës dhe qeverisë. Se sa mund të ndikojë kjo në stabilitetin e vet qeverisë, mbetet të shihet sepse as presidenti dhe as qeveria, por as opozita nuk e kanë një shumicë të mjaftueshme për të imponuar vullnetin dhe jemi në një lloj bllokade, kur bëhet fjalë për atë se si duhet ecur përpara në çështjen e dialogut me Serbinë”, tha Bajrami.

Ai tha se nga këto zhvillime dhe raporte mes dy liderëve është herët të thuhet se vendi mund të shkojë drejt një procesi të ri zgjedhor.

Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, konsideron se deklaratat dhe kritikat e ndërsjella mes presidentit dhe kryeministrit do të kenë ndikim edhe më të madh në bllokimin e punës së institucioneve.

Ai thotë se presidenti Thaçi me këto veprime po mundohet të ketë ndikim në Qeverinë e Kosovës.

“Kjo po e konfirmon që presidenti po mundohet të ndikojë në punën dhe vendimet e qeverisë dhe kuvendit. Kjo është edhe si pasojë e asaj që vetë partitë të cilat janë në pushtet, vetë kryeministri Haradinaj, kanë zgjedhur që të mos i ushtrojnë kompetencat e veta në politikën e jashtme sa i takon dialogut, duke ia lënë këtë çështje në mirëbesim presidentit Thaçi. Tani këto janë pasojat e shkëmbimit kundërkushtetues, të cilët i kanë bërë këta dy udhëheqës të lartë shtetërorë të kompetencave kushtetuese”, tha Krasniqi.

Ai thotë se këto deklarime e veprime të politikanëve në Kosovës në masë të madhe do ta dobësojnë pozicionin e vendit në dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij, kritikat midis politikanëve përdoren edhe si një lloj taktike për të lëshuar pe nga një procesi i caktuar.

“Më shumë këtë e përdorin si një lloj taktike për të lëshuar pe në këtë proces, sidomos kryeministri Haradinaj të jetë ai që të lëvizë nga pozicioni që është duke e mbajtur”, tha Krasniqi.

Institucionet e Kosovës janë duke zhytur në një krizë të thellë institucionale, nga e cila vështirë se mund të dalin për një kohë të gjatë. Kështu thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Si rezultat i gjendjes faktike, pa një shumicë në Kuvend, së fundi partitë në pushtet dështuan ta formojnë ekipin negociator për dialog me Serbinë. Ndërkohë që opozita dështoi të miratonte rezolutën për t’i sanksionuar presidentit të Kosovës mundësinë që në dialog me Serbinë të hapë temën e ndryshimit të kufirit.

Shqiptari në luftë për jetën, flet shoku i tij: Si na masakruan në Serbi

Flet njeri nga shqiptaret e Kosoves qe u rrahen brutalisht në Novi Sad të Serbisë gjatë ditës së djeshme. Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

 

Çlirim Maloku, është emri i 19 vjeçarit nga Hasi i Prizrenit i cili tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq i lënduari tjetër G.B, raportohet se ka pësuar lëndime më të lehta trupore. Ky i fundit ka folur pas sulmit që i ka ndodhur në qytetin serb.

Ai për “Blicin” serb ka rrëfyer edhe momentin e sulmit. “Kemi qenë duke shkuar në shtëpi. Kam parë një linjë të taksisë në stacion dhe i kam thënë atij në shqip që të nxitojë. Pastaj, dy persona kanë ardhur dhe kanë filluar të na sulmojnë. Më pas kanë ardhur edhe dy të tjerë”, ka thënë B.G, i cili nga mediat serbe thuhet se flet serbisht dhe jeton në Novi Sad.

Nderkohe qe per gjendjen e tyre shëndetësore kanë folur edhe nga spitali. “Të dy djemtë janë dërguar në Qendrën Klinike. Njëri ka qenë i lënduar më lehtë dhe është derguar për në shtëpi. Ndërkaq, tjetri ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe i është nënshtruar operacionit. Gjendja e tij është stabile tanimë”, ka thënë sekretari provincial i shëndetësisë, Zoran Gojkoviq.

Kujtojmë se në lidhje me sulmin në fjalë kanë reaguar të gjithë krerët shtetërorë të Kosovës.

Ata kanë kërkuar që fajtorët lidhur me këtë ngjarje të sillen para drejtësisë, duke shtuar se kjo ngjarje dëshmon se nuk ka lëvizje të lirë në shtetin serb.

Prishtina kërkon sqarimin e sulmit mbi dy të rinj shqiptarë në Serbi

Përfaqësues institucionesh në Kosovë u kërkuan autoriteteve serbe që të vënë sa më parë para drejtësisë autorët e një sulmi mbi dy të rinj shqiptarë në Serbi, njëri nga të cilët pësoi plagë të rënda si pasojë e rrahjeve në qytetin e Novi Sadit.

Autoritetet serbë thanë se dy të rinjtë shqiptarë të lindur në vitin 1999, u sulmuan nga një grup serbësh në Novi Sad, kryeqyteti i Vojvodinës, në rrethana ende të pasqaruara, natën ndërmjet së shtunës dhe së dielës.

Njëri prej të sulmuarve, që u identifikua si Çlirim Maloku, na rajoni i Prizrenit, pësoi plagë të rënda dhe mjekët kanë luftuar për jetën e tij. Të hënën në mbrëmje zyrtarë në Novi Sad thanë se gjendja e tij është e rëndë por e qëndrueshme.

Përfaqësues të organizatës joqeveritare “Amza e Shqiptarëve të Serbisë”, thanë se ata duket të jenë sulmuar vetëm sepse janë dëgjuar duke folur shqip me njëri tjetrin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi në rrjetet sociale se ky është një akt i pashembullt që dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave evropiane.

Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmarrë veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor”, shkroi ai.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli shkroi se ministria e tij po bën përpjekje “qoftë direkt, përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmojmë në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjmë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë“, shkroi ai duke nënvizuar se Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha mes tjerash se “Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie. Po ashtu, duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën“.

Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai është lindur më ’99, vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi, sepse ka folur gjuhën e tij amtare“, shkroi në rrjetet sociale, ambasadorja e Kosovës ne Shtetet e Bashkuara.

His name is Çlirim Maloku. He is from #Kosovo. His name means Liberation. He was born in ‘99 , the year Kosovo was liberated from the #Serbian occupation. Last week he was beaten in #Serbia because he spoke his native language. Today he is fighting for his life. Let that sink in. pic.twitter.com/Vo51apWMdf

— Vlora Çitaku (@vloracitaku) October 8, 2018

Reagime në Serbi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e dënoi sulmin duke theksuar se të gjithë qytetarët e Serbisë duhet të kenë mbrojtje të barabartë.

“Ne nuk jemi të egër, ky është vend i qytetëruar”, tha ai të hënën gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Si të kërkoj nga Jens Stoltenberg që serbët të jenë të mbrojtur në Kosovë, nëse nuk jemi në gjendje t’i mbrojmë qytetarët e nacionaliteteve të tjera në vendin tonë. Kjo duhet të dënohet në mënyrën më të ashpër, ndërsa kryesit duhet të dënohen në mënyrën më të rreptë”, tha ai.

Sulmin e dënoi edhe prefekti i Novi Sadit, Millosh Vuçeviç, duke theksuar se “ky nuk është Novi Sadi siç e njohim ne dhe kjo nuk është Serbia siç e duam“. Në një deklaratë lidhur me rastin ai tha se “një akt i tillë është ia paligjshëm, pandershëm dhe i pamoralshëm“.

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Vojvodina qytetare”, tha se që nëse vërtetohet se sulmi u krye për shkak të përkatësisë etnike, atëherë “kjo duhet trajtuar si krim shumë të rrezikshëm nga urrejtja dhe duhet të dënohet ashpër në mënyrë që të çohet porosia se diçka e tillë është absolutisht e palejueshme“.

Sulmi u dënua edhe nga Liga Socialdemokrate e Vojvodinës dhe disa parti në rajonin verior të Serbisë.

Thaçi: Haradinaj të korrigjojë veten, mund ta humbë postin

Presidenti Hashim Thaçi në një deklaratë për mediat ditën e sotme iu kundërpërgjigj kryeministrit Haradinaj pas kometeve të këtij të fundit për idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë.

Presidenti Thaci, që thyen rekord në përdorimin e fjalës “korrigjim”, tha se edhe kryeministri Haradinaj duhet të korrigjojë deklaratat e tij.

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogut, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën”, tha presidenti në konferencën e mbajtur.

Thaci tha se Kryeministri duhet të korrigjohet, në të kundërt ata që nuk korrigjohen, ndërrohen.

“Nuk jemi të përhershëm në pozicionet tona, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë, gjithësesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”, tha Thaçi.

Haradinaj: Ideja e ndërrimit të territoreve ka vdekur

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “ideja e ndërrimit të territoreve ka vdekur”.

Kryeministri Haradinaj sot priti në takim shkrimtaren Helena Kadare, të cilën e nderoi me Hartën e Artë të Kosovës.

Pas ceremonisë së dekorimit, kryeministri Haradinaj foli në lidhje me çështjen e “korrigjimit të kufijve” dhe të liberalizimit të vizave.

Ai u fokusua në draft-rezolutën e përgaditur nga koalicioni qeveritar në lidhje me dialogun, ku u shprehu se, “Rezoluta është një qëndrim që na obligon të gjithëve, besoj edhe presidentin e vendit. Pra nëse kjo rezolutë do të aprovohet në Parlament, shihet qartë në bazë të rezolutës se kujt i besohen të drejtat dhe për çka. Neni i parë që është marrë nga kushtetuta e vendit, por që i është shtuar edhe pasusi i kufijve të panegociueshëm nga askush, dhe po ashtu neni gjashtë që të drejtat e këtilla ia njeh vetëm Parlamentit. Mirë do të ishte që në Parlament të ketë votë pro për këtë rezolutë. Nuk është e Qeverisë ashtu siç po thuhet në raste të caktuara, është produkt i një debati mjaft të ndjeshëm që ka ndodhur në Kosovë në këto kohët e fundit”.

Haradinaj po ashtu “shprehu ngushëllimet e tij për idenë e ndërrimit të territoreve”, sepse sipas tij kjo ide “ka vdekur”.

Ai foi edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, ku siguroi se “gjendja nuk është keq”, duke theksuar se, “Jam optimist se do të marrim para fundit të vitit”.

Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë kohëve të fundit ka sjellur në rend të ditës çështjen se Kosova duhet të jetë e gatshme të shqyrtojë opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë, i cili është rreth 400 kilometra i gjatë. Kurse partitë opozitare në Kosovë kundërshtojnë këtë opsion.

Së fundmi javën e kaluar partitë e koalicionit qeverisës përgaditën një draft-rezolutë e cila përmban 6 pika, ku pos tjerash thuhet se, “Kuvendi i Republikës së Kosovës insiston që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht obligative, përmes së cilës do të ndodhë njohja reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Serbisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, unik dhe i pandashëm. Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm”. aa

Ndërron jetë gazetari Ibrahim Rexhepi

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur nga Kosova, Ibrahim Rexhepi. Lajmi është konfirmuar nga familjarë dhe kolegë të tij, përmes rrjeteve sociale.

Ibrahim Rexhepi ka punuar për shumë vite në gazetën Rilindja, pastaj në atë Bujku si dhe në Kosova Sot, Koha Ditore, Lajm, Express dhe Revista Ekonomia.

Ai ishte ndër gazetarët më të vlerësuar si ekspert i çështjeve nga fusha e ekonomisë.

Viteve të fundit, ai ishte angazhuar edhe në politikë, në kuadër të Aleancës Kosova e Re.

Sa janë kosovarët shoqëri e (a)politizuar? – Nga Fadil Maloku

1. Një fenomen, që pa dyshim është duke e përcjellë këmba-këmbës procesin shtetndërtimit të Kosovës, është edhe ai i teprisë së politizimit apo tendencës së “ngjyrimit”, të çdo segmenti që prodhoi në ndërkohë jeta sociale dhe ajo politike në “betejat” e konsolidimit të institucioneve shtetërore, dhe ridefinimit të kauzave reja demokratike.
2. Kur flasim për politizimin, zakonisht mendja na shkon te perceptimi për humbjen e sensit dhe kohezionit tonë politik për të krijuar institucione kredibile, që po prodhon përveç sjelljeve të devijante (krim kulminant, anomi, konflikte ndërgrupore e brendainstitucionale, shtim të interesave klanore dhe zbehje të atyre publike, fatëpajtimi të çuditshëm dhe “gjumë dogmatik” të publikut, kur janë në pyetje interesat e përgjithshme qytetare) edhe konflikte e skandale me afera të matshme…
3. I gjithë ky proces i fillimit të vetëkërkimit të shkaqeve në rastin tonë kosovar, mund t’u adresohet shumë faktorëve: psh. shpërnguljes nga një zonë rurale në një zonë urbane, margjinalizimit të grupeve të caktuara, deprivimit social, krizës morale, anonimitetit…etj.
4. Por, në të njejtën kohë është evident edhe antipodi i këtij fenomeni, ai i apolitizmit. I cili sipas një gjykimi ende të paprerë sociologjik, është duke u bë edhe një ndër shkaqet e kësaj gjendjeje të tepruar të “ngjyrosjes” me indiferencën e tepruar ndaj veprimeve të partive tona politike, për kauzat kombëtare.
5. Perceptimi kësisojt qytetar që nënkupton jo gjithherë edhe qëndrimet e publikut të gjerë, ato të shoqërisë civile, e sidomos ca medieve mercenare, pa dyshim që ngjallë dyshime për shkallën e gatishmërisë së emancipimit tonë politik.
6. E themi kështu, edhe për shkak se perceptimet për dallim nga kërkimet empirike na çojnë gjithëherë në gjykime të gabuara për ndonjë fenomen apo dukuri që zhvillohet në shoqëritë e transicionit të vonuar, sikurse është Kosova.
7. Sipas kësaj logjike që më shumë na imponohet si perceptim, fitohet përshtypja që kujdestar kryesor për gjitha këto vonesa, e nëpërkëmbje të qarta të institucioneve tona sociale e politike, janë (jo gjithë, por) DISA POLITIKAN grykësa që pushtetin e përdorën ekskluzivisht për interesat e veta personale, e klanore…, e jo edhe për kauza nacionale dhe shtetndërtuese.

Pacolli: Putini është burrë i mirë, kam punuar gjatë me rusët

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili po qendron në SHBA, ka folur për rusët dhe presidentin Vladimir Putin.

Në një intervistë për “undispatch”, në New York, ai e ka vlerësuar si njeri të mirë, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Pacolli ka thënë se populli rus është i mirë, sikurse Putini dhe Rusia një ditë do ta kuptojë se pavarësia e Kosovës, nuk i shkakton askujt dëm.

I pyetur se si e njeh Putinin, Pacolli ka thënë se: “E njoh sepse kam punuar gjatë me rusët dhe kam respekt për popullin rus dhe e di shumë mirë se Putini është një prej këtyre njerëzve të mirë”.

Pacolli gjatë intervistës, ka folur edhe për njohjet, Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, karshi vendeve që nuk e kanë njohur deri tani.

Prizren, manifestim lamtumirës për ushtarët e KFOR-it gjerman

PRIZREN – Me rastin e tërheqjes së ushtarëve gjermanë nga kampi ushtarak i KFOR-it në Prizren, sot në këtë qytet u mbajt një manifestim lamtumirës për ushtarët e KFOR-it gjerman.

Në kuadër të manifestimit lamtumirës të mbajtur në sheshin “Shatërvan” të qytetit të Prizrenit, u organizua një parakalimi festiv nën përcjelljen e orkestrës ushtarake.

Në këtë manifestim morën pjesë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sekretarja parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dr. Maria Flachsbarth, sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn, ministra të qeverisë së Kosovës, ambasadorë, komandantë, si dhe ushtarë të kontingjentit gjerman dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në një fjalë rasti, kryeministri Haradinaj në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës falenderoi të gjithë ushtarët gjermanë të cilët qëndruan në Kosovë. Duke shprehur se ndjehen krenarë me suksesin e ushtarëve gjermanë në Kosovë, Haradinaj tha se “Dua gjithashtu të falenderoj Gjermaninë për mbështetjen në të gjitha fushat. Si rezultat të kësaj, Kosova sot është në paqe dhe njerëzit nga etnicitete, religjione dhe besime të ndryshme jetojnë në harmoni. Ne jemi të vendosur të qëndrojmë në paqe”.

Haradinaj po ashtu falenderoi kontingjentin gjerman për mbështetjen e ofruar për institucionet e sigurisë, si për policinë ashtu edhe për Forcat e Sigurisë së Kosovës. Haradinaj më tej theksoi se kampi ushtarak gjerman në Prizren do të transformohet në një kamp inovativ dhe trajnues, ku shtoi se ky park do të bëhet një histori e suksesit. Ai po ashtu ftoi kompanitë gjermane që të investojnë në Kosovë.

Në fund të fjalimit Haradinaj dekoroi komandantin e Kontingjentit Gjerman të KFOR-it në Kosovë, nënkolonel Eric Offermann me “Hartën e Artë të Kosovës”, në nderim për shërbimin dhe arritjet e kontingjentit gjerman të KFOR-it në Kosovë.

Ndryshe sot iu tha lamtumirë kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizreni, i cili ka shërbyer që nga viti 1999. 300 ushtarë sa janë aktualisht në Prizren, vetëm 70 prej tyre do të mbesin në Prishtinë, në Camp Film City, e të cilët do e ndihmojnë FSK-në në avancimin e saj. Kampusi i KFOR-it gjerman, që kanë shërbyer për 19 vite në Prizren do u dorëzohet autoriteteve vendore, ndërsa në hapësirën e kampit fushor në Prizren do të ngritet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues (ITP), i cili do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. aa

Thaçi në Gjenevë: Nuk duhet të paragjykohet rezultati i marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se nuk duhet të paragjykohet rezultati i një marrëveshjeje eventuale të paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, tha se po punon që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, e cila, sipas tij, do ta stabilizojë rajonin.

Ai tha se për marrëveshjen përfundimtare ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.

“E kemi përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe nuk duhet të paragjykohet rezultati, por të gjithë duhet të jemi unikë në përkrahjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shkruan presidenti Thaçi.

Referendumi për kufirin kërkon ndryshimin e Kushtetutës

Luljeta Krasniqi – Veseli

Kosova mund të shpallë referendum për çështje të caktuara, por nëse pyetja e referendumit bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, atëherë duhet të fillojë procedura për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike kushtetuese. Për ndryshimin e Kushtetutës, nevojitet votimi i dyfishtë, përkatësisht duhen dy të tretat e votave të shumicës së deputetëve dhe dy të tretat e votave të komuniteteve pakicë.

Çështja e referendumit ishte aktualizuar në Kosovë në dy raste. Fillimisht, në pamundësi të ndryshimeve kushtetuese për shkak të qëndrimeve kundër të deputetëve nga komuniteti serb, ishte përmendur mundësia e formimit të Ushtrisë së Kosovës përmes referendumit. Kurse së fundmi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngritur çështjen e referendumit që ka të bëjë me ndryshimin e kufirit apo siç e quan ai ‘korrigjimin e kufijve’.

Thaçi ka thënë se referendumi mund të përdoret për t’i pyetur qytetarët e Kosovës nëse ata janë për korrigjimin e kufirit, që do të bashkonte komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë me Kosovën.

Ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, profesori Arsim Bajrami, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se për secilin proces që del jashtë Kushtetutës së Kosovës, duhet që krahas referendumit, të ketë një proces të rishikimit apo ndryshimit të Kushtetutës.

“Kushtetuta e Kosovës përcakton se sovraniteti në Republikën e Kosovës realizohet në dy mënyra, përmes përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, pra Parlamentit, dhe nëpërmjet shprehjes së lirë të vullnetit të popullit, pra referendumit”, thotë Bajrami.

“Kjo do të thotë se referendumi si institucion ekziston dhe është kategori kushtetuese dhe nuk ka asnjë pengesë në Kushtetutë të Kosovës që për çështje të caktuar të deklarohet populli në referendum, por paraprakisht për t’u realizuar referendumi duhet të ketë një Ligj për referendumin që përcakton modalitetet e procesit të zbatimit të referendumit”, thotë Bajrami.

Por, kur është çështja tek arritja eventuale e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe e cila mund të binte ndesh me Kushtetutën e Kosovës, sipas profesorit Bajrami, ajo patjetër duhet të përmbajë edhe aranzhimin e ndryshimit të Kushtetutës, i cili proces nuk shkon në referendum, por shkon drejtpërdrejt përmes Kuvendit.

“Çfarëdo ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës nuk mund të bëhet me proces të referendumit, por drejtpërdrejt në Kuvend me dy të tretat e votave të shumicës dhe dy të tretat e votave të pakicës”, thekson Bajrami.

“Për cilindo proces që del jashtë Kushtetutës së Kosovës duhet krahas referendumit të ketë një proces të rishikimit apo ndryshimit të Kushtetutës. Pra, në këtë rast referendumi nuk e zëvendëson Kushtetutën e Kosovës”, thotë Bajrami.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 1, pika 3, thuhet se “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.

Për t’u realizuar një çështje me referendum, siç është propozimi konkret i presidentit Thaçi, do të duhej paraprakisht të ketë Ligj për referendumin.

Deputetët e opozitës tash e një kohë kanë ndërmarrë nisma për miratimin e një ligji të tillë, por jo për çështjen që është duke e përmendur presidenti Thaçi.

Analisti i çështjeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës Artan Murati thotë për Radion Evropa e Lirë se ashtu siç aktualisht po funksionon Kuvendi do ta bënte shumë të vështirë miratimin e një Ligji për referendum në këtë moment.

Por, sipas tij, nëse bëhet referendumi do të duhet që të shtrohet një pyetje që qytetarët të mos i vendosin para një akti të kryer dhe e cila pyetje nuk do të ishte reale me marrëveshjen që eventualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse shkohet me një pyetje në referendum se a jeni për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, besoj që nuk do të ketë shqiptarë që do të votonte jo. Por, në praktikë kjo ide e shkëmbimit të territore apo korrigjimi i territoreve, asnjëherë nuk është specifikuar nga presidenti se çka nënkupton në parim. Kësisoj, pyetja si e tillë do të ishte e mangët sepse nuk do të paraqiste situatën reale e cila gjendet në terren”, thekson Murati.

Sipas tij, një përgjigje ndryshe do të pritej po të parashtrohej pyetja se a janë për shkëmbim të territoreve me Serbinë, përkatësisht të pjesës veriore të Kosovës me Luginën e Preshevës.

Ndërkohë, analisti i çështjeve politike, Naim Rashiti thotë se çështja e referendumit nuk ka të bëjë vetëm me çfarë marrëveshje me substancën apo modalitetin, por ka të bëjë se a do të bëhet marrëveshja apo jo mes Kosovës dhe Serbisë dhe a do të jetë marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përmbyllë konfliktin mes dy vendeve.

“Nëse Kosova dhe Serbia flasin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje, theksi është te komponenti pozitiv dhe më pak te çfarë janë modalitetet e ndryshimit eventual të kufijve. Në rastin se Kosova dhe Serbia, pas një konflikti të gjatë, flasin për një përmbyllje të një marrëveshjeje me një referendum, e që pastaj siguron legjitimitet të saj, në veçanti atje ku kërkohen ndryshimet kushtetuese në Serbi, por edhe në Kosovë, e cila mund të kalohet me dy të tretat dhe mund të bëhet ndonjë ligj i veçantë, për shkak të kontekstit dhe çështjes që komplikon marrëveshja”, thotë Rashiti.

Ai thotë se Kosova dhe Bashkimi Evropian do të duhej të marrin një mësim nga referendumi i mbajtur të dielën në Maqedoni për çështjen e emrit. Sipas tij, Maqedonia ka një ligj të gabueshëm për referendum, pasi kërkon 50 për qind dalje të votuese, e që në praktikë nuk është i aplikueshëm në shumicën e vendeve perëndimore.

Mbledhja e njerëzve në referendum në Ballkanin Perëndimor, shton Rashiti, do të jetë do të jetë e vështirë.

Ai thotë se në Kosovë mund të ketë një situatë ku skena politike do të jetë e ndarë dhe e acaruar dhe në fund mund të ketë një referendum që pavarësisht modaliteteve dhe marrëveshjes mund edhe të dështojë.

“Mësimi që duhet nxjerr besoj që është të kërkohet një gjithëpërfshirje më e madhe, të ndërtohet një konsensus paraprak dhe një dialog sa më i njohur për publikun se çka po ndodh në këto negociata dhe ndoshta edhe mund të ketë faza të zbatimit që të bëhet sa më i pranueshëm”, thotë Rashiti.

Ndërkohë, në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë përmes postës elektronike, Presidenca e Kosovës ka theksuar se “marrëveshja eventuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë do të marrë vullnetin e qytetarëve të Kosovës nëpërmjet referendumit, dhe pastaj do të ratifikohet nga Parlamenti i Kosovës me votën e dy të tretave të deputetëve”.

Protesta, paralajmërim i ndryshimeve pozitive! – Nga Florim Zeqa

Ditën e shtunë, në kohën kur zhvillohej protesta në qëndër të Prishtinës, pushtetarët paralelisht ishin të ndarë në tri aktivitete; i pari, ishte i presidentit Thaçi, e cili e zhvilloi një aktivitet të befasishëm në Liqenin e Ujmanit, i dyti, i kryeministrit Haradinaj duke zhvilluar vizita private tek mbështetësit e tij në SHBA, dhe në aktivitetin e tretë, më shumë fetar e më pak kombëtar në një fshat në periferi të qytetit Treviso (Itali) shkuan pjesa tjetër e eskortës qeveritare në krye me z. Fatmir Limaj dhe stafit diplomatik që mbajnë anën e presidentit Thaçi!
Kjo trilogji e veprimeve e kishte një qëllim, shpërqëndrimin e vëmëndjes së opinionit vendor dhe mërgatës sonë nga problemet reale me të cilat ballafaqohet sot shoqëria kosovare dhe ajo shqiptare në përgjithësi.

Spektakli i dështuar i Thaçit

Vizita e parë, e befasishme dhe paparalajmërim e presidentit Thaçi me “fedelët” e tij në pjesën veriore të vendit, përkatësisht në Liqenin e Ujmanit, ishte spektakël i radhës në koordinim të plotë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Kjo vizitë e Thaçit në Ujman e dha mesazhin më të keq për qytetarët e Kosovës, pasi sigurinë eskortës së tij nuk ia bëri “ROSU”, siq raportojnë mediet e kapura nga Thaçi, por ia bëri Vuçiqi nga Beogradi.
Rrëfimet e Thaçit nga “Gazivoda”, për lundrimin e bukur me varkë, për kafet e shijshme me vllëzërit serbë të asaj ane e deri tek deklarimet puro patriotike në stilin e Vuçiqit; Ujmani është i Kosovës (“Gazivoda pripada Serbiju”), flasin për çakordimin dhe humbjen e ekuilibrit politik nga frika e humbjes së pushtetit!
Spektakli i Thaçit nuk përfundoj më kaq, nga frika e rebelimit eventual të protestuesve në kryeqytet, që të mos e pësojë si “Çaushevski”, si mburojë e kishte zgjedhur Kazermën “Adem Jashari” në hyrje të Prishtinës.
Kjo tregoj qartë se Hashim Thaci ishte jashtëzakonisht i trembur prandaj i përdorë metodat e tij të njohura “makiaveliste” , për të mbajtur me çdo kusht e me çdo çmim pushtetin e kapur me dhunë, e tregoi gatishmërinë për ta destabilizuar vendin për të mbetur edhe më tutje në pushtet, në postin e blerë me paratë e shtetit, fituar me shantazhe e presion të paparë ndaj deputetëve dhe nën masat e jashtëzakonshme të një shtetrrethimi klasik si në kohën e Millosheviqit.

Protesta masive, shpresë për ndryshimeve pozitive

Protesta e ditës së shtunë, me moton; “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, i kalojë të gjitha parashikimet, si për nga pjesëmarrja ashtu edhe për nga mbarëvajtja paqësore e demokratike.
Ishte një lumë gjatë dhe i pafund i qytetarëve të ardhur nga të gjitha anët për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës.
Kjo ishte protesta më masovike dhe më mirë e organizuar në Kosovën e pasluftës. Edhe pse organizatori kryesor i kësaj proteste ishte LVV , kjo ishte një protestë jashtë kontekstit partiak, pra ishte mbarëpopullore.
Thirrjes për protestë ju përgjigjen të gjitha shtresat e shoqërisë, deputet, drejtues partishë, simpatizant nga të gjitha partitë politike si dhe një numër i madh i mërgimtarëve të ardhur nga shtetet evroperëndimore.
Nga pankartat e shumta dhe thirrjet e demonstruesve, padyshim më dominantja dhe më përmbajtësorja ishte “Me hajan nuk ka shtet”.
Në këtë protestë u dëshmua pakënqaësia e qytetarëve ndaj zhvillimeve politike që po bëhen rreth vendit tonë, në veqanti ndaj veprimeve antishtetërore të presidentit të shtetit tonë, i cili përveq cenimit të integritetit territorial të vendit tonë, është duke e rrezikuar seriozisht edhe vetë ekzistencën e shtetit.
Nga dita e shtune, presidenti Thaçi nuk e ka më të drejtën morale të flas në emrin e qytetarëve që shfaqen dashurinë njerëzore për shtetin e Kosovës, por vetëm në emrin e uzurpatorëve të institucioneve të shtetit.

Fjalimi emocionues i minatorit

I veqantë dhe prekës ishte fjalimi i minatorit të Trepçës, i viteve të ’90-ta, Isuf Boletini, pjesmarrës në Grevën e Minatorëve të ’89-s; “Ne në vitin 1989 kemi hyrë në grevë për ta mbrojtur Kosovën, sikurse atëherë edhe sot do të dijm të mbrojmë Trepçën,…tani po e kuptojmë qëllimin e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për varrosjen e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë”.
Në protestën e së shtunës u vërtetua se rrobaqepësit të Kosovës është duke i ardhur fundi. Qindramijëra protestues i dhanë verdiktin Thaçit për dorëheqje dhe largim nga skena politike.
Që e keqja më e madhe për vendin të largohet sa më parë, protestat duhet të jenë më intensive dhe më kërkesa më ultimative, derisa të detyrohet që të largohet nga pozita e presidentit Hashim Thaçi
Ndalja e dialogut vrastar të Brukselit, përkatësisht e aventurave të rrezikshme të Hashim Thaçit për ndarjen territoriale të shtetit, e nënkupton çlirimin e plotë të shtetit nga uzurpatorët, zvarranikët dhe puthadorët, nga kriminelët dhe hajdutët e të gjitha llojeve e ngjyrave.
Mos dalja në protesta e ndihmon ndarjen dhe katandisjen e më tutjeshme të shtetit.

Me flamuj kombëtarë në mbrojtje të shtetit!

Të mos e humbasim rrugën, duke u marrur me aspektet formale dhe terciale të protestave siq është prezenca e flamujve, pse kishte më pak flamuj shtetëror se sa kombëtar dhe anasjelltas,…pasi është krejtësisht e logjikshme për atdhetarët, të cilëve asnjëherë flamuri shtetëror nuk ua zavëndëson atë kombëtar.
Mbase zyrtarëve shtetërorë u takon të bartin simbole shtetërore, por jo domosdoshmërisht edhe qytetarëve të pakënaqur me padrejtësinë e dizajnimit të simboleve multietnike shtetërore në shtetin më etnik në rajon dhe më gjërë.
Të bashkohemi dhe të mos ndalemi për asnjë çast së vepruari, secili me takatin dhe zanatin e vet deri në arritjen e qëllimit final, për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e shtetit.
Zgjedhjet e parakohshme me Thaçin në pushtet nuk janë zgjidhje. Vetëm largimi paraprak i tij nga pushteti nënkupton fillimin e largimit të uzurpatorëve të shtetit dhe hapje të rrugës për ndryshime të gjithmbarshme pozitive në vendin tonë.

Pëshpëritet për një riuzurpim të tokës tonë?! – Nga Xhafer Leci

 

Komuna e Gjilanit në vitin 1976 dhunshëm nga sistemi komunist titoist, në pjesën më të bukur të qytetit, na kanë uzurpuar 28 ari, nga gjithsejt 42 ari sa kishim atëherë. Po kaq tokë ia kanë uzurpuan edhe fqinjit tonë të parë, Hajredin Hajredinit. Ne këtë tokë e kemi blerë në vitin 1968. Në këta 56 ari është ndërtuar çerdhja e fëmijëve “ ARDHMËRIA”, e cila kufizohet me tri shtëpitë e 3 vëllazërve të mi. Në këtë tokë ne mendonim të ndërtonim 7 shtëpi për neve 7 vëllazërit. 

 

Komunistët uzurpatorë të Titos, për dallim nga pushtetarët aktual të Kosovës, të cilët uzurpimet i bëjnë për interesa të tyre private, ata të Titos ndërtonin diçka për të mirën e gjeneratave të reja, si çerdhe, shkolla e tjera. Sa për njoftim të lexuesve,krahasimin që bëra në mes komunistëve jugosllavë dhe pushtetarëve aktual të Kosovës, unë kam qenë dhe jam antikomunist. As unë dhe asnjë vëlla i imi, nuk kemi qenë antarë të LKJ, e as të punësuar në atë sistem. Këtë e thash për arsye që mos të mendojë ndokush, se kam dashur titoizmin. Përkundrazi, e kam urrejtur, njësoj sikur edhe enverizmin.E kam dashur dhe kam punuar tërë jetën për bërjen e Shqipnisë Etnike e demokratike.


Kjo pronë e uzurpuar është pasuri e babës tim Osman Leci, tash i ndjerë, ndjesë pastë dhe e 7 vëllezërve e dy motrave të mia. Ua bëjmë me dije Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, se ne vëllezërit Leci, nuk do lejojmë një riuzurpim të ri. Po flitet se këtu duan ta rrënojnë çerdhen, e cila u rinovua nga donatorë francezë, pas mbarimit të luftës 1999, për ta ndërtuar një ndërtesë shumëkatshe dhe, kinse, në katin përdhesë do e ndërtojnë një çerdhe…! Ne nuk do të lejojmë që askush të ndërtojë në tokën tonë, për të na mbuluar hija shtëpitë tona…
Këtu po sjell disa fotografi-pamje të çerdhes dhe shtëpive të vëllezëve të mi. 

 

1.- Pamje nga çerdhja

2.- Pamje nga çerdhja

 

     

3.- Pamje nga shtëpitë e vëllazërve të mi

 

 

   Në emër të familjes tonë

                  Xhafer Leci

Gjilan, shtator 2018

Serbët bllokojnë rrugën Mitrovicë – Bernjak

Mediat në Kosovë raportojnë se rreth 200 serbë bllokuan rrugën Mitrovicë – Bernjak.

Bllokimi i rrugës është bërë në zonën e njohur si pompa e karburanteve në Zubin Potok, ku u vendosën dy kamionë transportues për ta ndalur qarkullimin në këtë rrugë.

Lajmin e kanë konfirmuar për KosovaPress Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Sipas tij, gjatë orëve të mbrëmjes, numri i protestuesve është duke u reduktuar.

Protesta e serbëve zhvillohet në ditën kur Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit dhe pikën kufitare Bernjak.

Po ashtu protestuesit kanë deklaruar se rruga është bllokuar edhe për të ndalur qarkullimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Presidenti i Kosovës në veri – Beogradi reagon me zemërim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkoi të shtunën në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, në një vizitë të paparalajmëruar duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit.

Ai qëndroi edhe në liqenin e Gazivodës, që është edhe një nga pikat e nxehta të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë pas vizitës ai tha se “ishte një vizitë e zakonshme fundjave” ndërsa ritheksoi se “Kosova është një, e pandashme, e pavarur dhe shumetnike”.

Ai tha se bisedimet me Serbinë, që po zhvillohen në Bruksel, do të jenë për paqe dhe qëndrueshmëri, për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi dhe për ardhmërinë euroatlantike.

Mediet serbe thanë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka urdhëruar ushtrinë që të jetë në shkallën më të lartë të gatishmërisë, ndërsa ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, tha se ka urdhëruar policinë të jetë në gjendje gatishmërie.

Mediet serbe thanë se forcat e posaçme të policisë morën nën kontroll liqenin, pohime që u hodhën poshtë më pas nga policia e Kosovës, njësitë e së cilës ishin vendosur në zonë për të siguruar vizitën e presidentit Thaçi, kundër ideve të të cilit për “korrigjim kufijsh”, po protestohet në Prishtinë.

KDI: Mbi 77 për qind e të anketuarve kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Jeta Krasniqi, foto nga arkivi.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka prezantuar të premten rezultatet e një sondazhi me qytetarët lidhur me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas sondazhit të realizuar nga ky Institut, kur qytetarët janë pyetur nëse do të pranonin shkëmbimin e territorit në mes të Kosovës dhe Serbisë, 77.6 për qind e respondentëve kanë kundërshtuar këtë ide.

Në pyetjen se çfarë veprimesh do të ndërmerrnin qytetarët nëse presidentët e Kosovës dhe Serbisë arrijnë marrëveshje për shkëmbim të territoreve mbi baza etnike, sondazhi ka nxjerr në pah se 51.5 për qind e qytetarëve do të protestonin kundër kësaj marrëveshjeje.

Përveç tjerash, 20 për qind kanë thënë se do të kërkonin referendum dhe 9 për qind janë deklaruar se do të pajtoheshin me këtë marrëveshje.

Sipas rezultateve të këtij sondazhi, janë 75,1 për qind e qytetarëve që janë shprehur të pakënaqur me kahjen që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po i jep dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në sondazh, vetëm 20 për qind e të anketuarve janë shprehur të kënaqur me këtë proces.

“Në pyetjen se cilën nga dy alternativat e mundshme qytetarët do të pranonin, përkatësisht ndryshim të kufijve të Kosovës apo asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetencë ekzekutive, shumica dërmuese e respondentëve përkatësisht 82.9 për qind janë shprehur se nuk do të pranonin asnjë alternativë, ndërsa 10.5 për qind e tyre do të preferonin më shumë ndryshim të kufijve sesa asociacion të komunave me shumicë serbe për të cilën 6.6% e qytetarëve kanë shprehur mbështetje”, tha në një konferencë për media, Jeta Krasniqi nga ky Institut.

Ajo tha se qytetarët në këtë sondazh janë pyetur për zhvillimet e fundit rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, rreth rolit të presidentit dhe opozitës, rreth opsionit të shkëmbimit të kufijve në mes palëve si pjesë të një marrëveshjeje eventuale dhe veprimeve të tyre, si dhe për alternativën më të pranueshme të qytetarëve në mes një asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive dhe ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Arrestohet deputeti Shkumbin Demaliaj

Policia e Kosovës ndaloi të enjten deputetin nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Atij ju shqiptuar masa e ndalimit 48 orësh nën dyshimet për “kërcënim”.

Shkumbin Demaliaj, që ishte edhe është anëtar i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës, kishte përdorur gjuhë të ashpër ndaj ish prokurorit Elez Blakaj, i cili kishte hetuar çështjen e “Listës së veteranëve” ndërsa muajin e kaluar u largua nga Kosova për shkak të sic tha kërcënimeve për shkak të hetimeve.

Zoti Demaliaj dhe 11 anëtarë të tjerë të komisionit qeveritar janë akuzuar më 12 shtator nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në rastin e njohur në Kosovë si “veteranët”.

Po të enjten një gjykatë në Prishtinë i i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh deputetit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i cili u ndalua të mërkurën nën dyshimet për kërcënim ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Afrim Shefkiu, që ka ngritur aktakuzë kundër deputetit Zeka dhe dy personave të tjerë për veprat penale “mashtrim, shmangie nga tatimi dhe pastrim parash”.

Një muaj paraburgim për deputetin Milaim Zeka

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përkatësisht deri më 26 tetor të këtij viti.

Zeka, pjesëtar i partisë, Nisma Socialdemokrate dyshohet për kanosje ndaj Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu i cili ka ngrituar aktakuzë kundër Zekës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Policia e Kosovës me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kishte ndaluar deputetin Zeka, të mërkurën dhe kishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestohet Milaim Zeka

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka ndaluar dhe ka dërguar në mbajtje për 48 orë deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga partia Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Ndalimin e tij e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë avokati i Zekës, Gazmend Halilaj.

Ai ka thënë se arsyeja e ndalimit të Milaim Zekës, është kanosje përmes mjeteve të informimit.

Pse duhet protestuar më 29 shtator!? – Nga Florim Zeqa

Askush nuk e ka menduar që pas afro 20 viteve në liri dhe mbi 10 viteve të njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës (17 shkurt 2008), do të ketë nevojë për protestë mbarëpopullore për mbrojtjen e shtetit nga invazioni politik i Serbisë dhe largimin e uzurpatorëve të shtetit nga pushteti!

Të gjitha partitë që qeverisën me vendin nga paslufta deri më sot, qytetarëve nuk u sollen gjë të mirë, përveqse vuajtje e mjerim, mashtrime e zhgënjim deri në thyerje të shpresave për largim nga vendlindja e tyre.
Klasa e kusarëve të pangopshëm politik, për ruajtjen e pasurive të tyre milionshe, të krijuara përmes aferave korruptive, hajnisë dhe krimit të organizuar, janë shndërruar në shkatërrues fatal të shtetit të Kosovës.
Situatën e heshtur të popullatës, janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të “mirë” pushtetarët, liderët e dështuar duke u thirrur në liberalizimin e vizave dhe proceset integruese të vendit si mashtrim për qytetarët.
Servilët dhe puthadorët e pushtetit, matrapazët dhe injorantët politikë, sikurse dje, sot dhe në të ardhmen do të jenë të gatshëm të tradhëtojnë prapë interesat e shtetit dhe besimin e qytetarëve të vendit.

Personaliteti i dyfisht i liderëve partiakë

Pushtetarët e sotëm derisa ishin në opozitë, i kundërshtonin me të gjitha mjetet veprimet antishtetërore dhe antikombëtare të qeverisë së kaluar, sot janë më të zëshmit për miratimin e atyre marrëveshjeve fatkeqe për vendin të nënshkruara nga oponentët e djeshëm politik!
Më e rëndë se degradimi i subjekteve politike, është heshtja qytetarëve kundrejt keqeverisjes, përderisa e pajustifikueshme mbetet heshtja dhe indiferenca e popullatës kundrejt pazareve të fshehta politike.
Situatën e heshtur të popullatës, janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pushtetarët, liderët sa të dështuar, po aq të korruptuar dhe shantazhuar, që tashmë janë duke u përballur me sfidat e kauzave të rrejshme përmes të cilave erdhen në pushtet.
Për më keq se kaq, i harruan kauzat, i gëlltitën premtimet dhe hëngrën “qershitë e lagura” duke u bërë marioneta të presidentit Thaçi në dialogun vrastar të Brukselit.
Dëmet që i ka shkaktuar vendit kjo klasë politike në pushtet janë të mëdha dhe të pariparueshme.
E kam thënë vite më parë, po e përsëris prapë, sikur të ishte i vetëm Hashim Thaçi, e keqja për vendin do të ishte më e vogël.
E që nuk është i vetëm Hashim Thaçi, u dëshmua edhe në takimin e fundit në Bruksel. Hashim Thaçi nuk ishte e keqja e vetme për vendin përgjatë këtyre gjashtë vjetëve dialog me Serbinë. Bashkë me të ishin të gjitha partitë politike, me përjashtim të VV-së.

Hyrja në bisedime të pabarabarta, fatale për Kosovën

Hyrja e Kosovës në bisedime me Serbinë si palë e pabarabartë, gjegjësisht si subjektivitet nën Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e jo si shtet i pavarur, përkatësisht me fusnotë* e pa Republikë, e ka bërë Serbinë superiore në të gjitha takimet, duke e trajtuar Kosovën herë si provincë (krahinë) e herë si koloni të saj!
Nga fillimi i bisedimeve e deri deri më sot, politika kosovare në dialog me Serbinë ka qënë pa krye dhe pa platformë të bisedimeve, duke e ulur tejë mase peshën e bisedimeve, të cilat janë realizuar gjithmonë në favor të Serbisë.
Negociatorët kosovarë në bisedimet me Serbinë në Bruksel asnjëherë nuk kanë qënë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore, si në aspektin formal ashtu edhe atë praktik.
Presidenti Thaçi, i vetëzgjedhur kryenegociator i fazës finale të bisedimeve me Serbinë në Bruksel, ditëve të fundit ishte i fokusuar në blerjen e opozitës së përçarë kosovare, në mënyrë që t’ia sigurojë vetes nënshkrimin e marrëveshjes finale me Serbinë. Mirëpo duke e parë rrezikun e humbjes së mbështetjes nga opozita, ju ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të marrë kinse mendimin për ligjshmërinë e ratikfimit të marrëveshjeve të nëshkruara, fillimisht me Daçiqin e së fundmi edhe me Vuçiqin në Bruksel.
Nga dialogu i pabarabartë i Brukselit, përveq shtrirjes gjeografike të Serbisë në veri të vendit dhe kontrollit të plotë të enklavave serbe në brendi të vendit, Kosova rrezikon të del e zhveshur komplet nga identiteti shtetërorë dhe ai kombëtar.
Bërja hisedare e Serbisë në të gjitha asetët e shtetit dhe gjitha institucionet e Kosovës në njërën anë dhe dominimi ekonomik dhe politik i Serbisë në vendin tonë në anën tjetër, e ka shndërruar Republikën e Kosovës në shtet pa Republikë.

Të bashkuar në mendime, të ndarë në veprime

Në Kosovën e sotme, me secilin që flet veq e veq, askush nuk pajtohet me situaten e krijuar, mirëpo kur është në pyetje bashkërendimi i forcave (organizimi), të gjithë hezitojnë, sikur mungon vullneti dhe guximi qytetar për t’u përballur me sfidat e kohës!
Servilët dhe puthadorët e ndërkombëtarëve e kanë të garantuar pushtetin në gjysëm shtetin e Kosovës. Ndërsa atdhetarëve dhe mbrojtësve të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit u përgatiten sfida të mundimshme dhe të pakapërdishme për kohën dhe rrethanat në të cilat jetojmë.
Në situatën e krijuar, për ndaljen e dialogut të pabarabartë me Serbinë në Bruksel dhe parandalimin e shumë të këqijave të tjera, kërkohet guxim e mençuri, tolerancë e bashkëpunim, qendrueshmëri dhe konsistencë në veprime.
Ekziston vetëm një zgjidhje; protestat dhe revolta e përgjithshme popullore, padëgjueshmëria qytetare ndaj insitucioneve të korruptuara deri të bllokimi i tërësishëm i jetës institucionale.
Ata që mendojnë të presin fundin e mandatit të kësaj qeverie, për përmbysjen e këtyre strukturave kriminale dhe korruptive me votë të “lirë”, do të zhgënjehen akoma më keq, ngase deri atëherë, këta liderë të korruptuar, do ta rëndojnë akoma më shumë jetën e qytetarëve, do ta ngulfatin vullnetin e shumicës shqiptare, përmes dialogut të Brukselit, ku përveq Zajednicës do ta degradojnë akoma më tepër sovranitetin e shtetit me zgjerimin territorial dhe politik të Serbisë në Kosovë.
Deri atëherë, këto struktura kriminale jo vetëm që nuk do të dobësohen, përkundrazi do të forcohen akoma më tepër, për çka edhe përballja me to do të jetë më e vështirë dhe më e mundimshme, ku pasojat do të jenë afatgjata dhe të paparashikueshme për qytetarët.
Në kohën kur nuk funksionon asnjë mekanizëm shtetëror për të mirën e qytetarëve, filluar nga Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti, protestat mbarëpopullore kanë mbetur e vetmja shpresë për mbrojtjen e shtetit nga dialogu vrastar i Brukselit në njërën anë dhe degradimin e institucioneve të shtetit nga uzurpatorët, puthadorët dhe lakmitarët e pushtetit në anën tjetër.
Çdo ditë në pushtet e një presidenti kuisling dhe një qeverie kusarësh politikë, do të thotë një ditë më pakë për shtetin dhe qytetarët e lodhur, të cilët janë duke e pritur me padurim liberalizimin e vizave për largim nga vendi i tyre.
Janë, pra me mijëra arsye pse duhet protestuar me 29 shtator, jo për të mbështetur VV-në, por për mbrojtur shtetin nga falimentimi dhe zhbërja fizike, për të rikthyer shpresat për jetë në Kosovë.

Mbështetja e rrejshme

Mos mbështetja e protestës së 29 shtatorit nga partia më e madhe opozitare (LDK), me arsyetimin se dëshiron t’i provoj edhe “dy mundësitë” demokratike në Kuvend, e shpëfaqë edhe një herë mosbesimin ndaj VV-së dhe ndihmën në prapavijë që i bënë presidentit Thaçi.
Kjo nuk ka si të kuptohet ndryshe, veqse një hipokrizi e radhës e lidershipit të LDK-së, kur në të njëjtën kohë e refuzon dhe kërkon mbështetjen e opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj, e kinse në rast të dështimit (të sigurtë) të mocionit, të e merr ajo (LDK-ja) primatin e organizimit të protestës!
Kjo i bie, që ka fare pak rëndësi çfarë bëhet në ndërkohë me shtetin, e rendësishmja është të bëhet një hap drejt pushtetit qoftë edhe përmes marrëveshjeve në prapaskenë (si çdo herë me Hashim Thaçin), në këtë rast, në mbështeje të kërkesës së kryeparlamentarit Veseli nën slloganin në mashtrim; “Të gjithë kundër Serbisë”!
Shihet qartë, se LDK-ja nuk e ka vullnetin dhe as guximin për ta larguar Thaçin nga pushteti, shkaku i lidhjeve të interesit që kanë deputetët dhe strukturat e udhëheqjes aktuale.
Pra, për aq sa është i dëmshëm vazhdimi i dialogut Thaçi-Vuçiq për Kosovën, aq do të jetë e dëmshme “ngjallja” e Isa Mustafës-nënshkruesit të dytë të marrëveshjes fatkeqe për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS) me Vuçiqin në Bruksel.
Në rast të mosdaljes masive të qytetarëve në protesta, do ta shfrytëzoj Thaçi si alibi për ta justifikuar mbështetjen e rrejshme nga opinioni i gjërë për korrigjim të kufijve (ndarjen e Kosovës) me Serbinë!

Ashtu siq më njohin lexuesit, në shkrimet e mia flas me gjuhën e zemrës, asnjëhere nuk udhëhiqem nga interesi, mëria dhe inatet personale, por nga dashuria që kam ndaj atdheut tim-Kosovës dhe bashkombasve që jetojnë në atë vend.
Unë asnjëherë deri më sot, nuk e kam mbështetur keq-qeverisjen e vendit pavarësisht se kush ka qënë në pushtet, sikurse që nuk i kam mbështetur pazaret e pista politike për interesa personale të kujtdo qofshin ato.
I tillë do të mbetëm deri në frymën e fundit-ushtarë besnik i atdheut tim.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës shtet sovran e demokratik!

Më 26 shtator 1998 forcat pushtuese serbe kryen masakrën ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit

Më 26 shtator 1998 forcat serbe kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme, gjatë luftës në Kosovë, ku u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në 94 vjeçare.

Më 25 shtator familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe.

Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe, ku edhe kanë kryer masakrën ndaj familjes Deliu, që të gjithë civilë.

Familja e masakruar ishte fotografuar nga gazetarët ndërkombëtar, pasi forcat armike nuk kishin arritur që t’i fshehin gjurmët e masakrës, ashtu siç kanë bërë në shumë masakra tjera në Kosovë


Send this to a friend