VOAL

VOAL

Emigruesve u lejohet hyrja në stacionin e trenave në Budapest (Reportazh dhe fotogaleri)

Autoritetet hungareze hapën stacionin kryesor të trenave në Budapest, por thanë se nuk do të ketë udhëtime drejt perëndimit

Emigruesit që shpresojnë të udhëtojnë drejt perëndimit vërshuan në stacionin kryesor të trenave në Budapest, por zyrtarët thanë se nuk do të ketë trena që udhëtojnë drejt Evropës perëndimore.

Policia u largua nga stacioni Keleti të enjten pas dy ditë bllokimi të migruesve që shpresojnë të hipin në trenat për në Gjermani, ku planifikojnë të kërkojnë strehim.

z2

  • Hungarian policemen stand by the family of migrants as they wanted to run away at the railway station in the town of Bicske, Sept. 3, 2015.

  • z1

    Migrants and police officers wait inside the Keleti Railway Station in Budapest, Hungary, Sept. 3, 2015. Migrants are now allowed to enter the station but direct trains from Budapest to Western Europe are currently out of operation until further notice.

  • Migrants storm into a train at the Keleti train station in Budapest, Hungary, Sept. 3, 2015, as police withdrew from the gates after two days of blocking their entry.

  • z3

    Migrants sleep outside the Keleti railway station in Budapest, Hungary, Sept. 3, 2015. Over 2,000 migrants, many of them refugees from conflicts in the Middle East and Africa, had been camped in front of the Keleti Railway Terminus, closed to them by authorities saying European Union rules bar travel by those without valid documents.

  • z10

    Migrants sleep near the Keleti railway station in Budapest, Hungary, Sept. 3, 2015.

  • emigrante4

    Migrants rescued off the Libyan coast celebrate on the deck of the Siem Pilot Norwegian ship upon their arrival at the Italian port of Cagliari, Sept. 3, 2015.

  • z4

    Syrian and Afghan refugees on a dinghy wave as they approach the Greek island of Lesbos, Sept. 3, 2015. The International Organization for Migration (IOM) says 1,500-2,000 are taking the route through Greece, Macedonia and Serbia to Hungary every day and that there is “a real possibility” the flow could rise to 3,000 daily.

  • z7

    A helper distributes fruit to migrants in front of the State Office for Health and Social Affairs (LaGeSo), in Berlin, Germany, Sept. 3, 2015.

  • z8

    Abdullah Kurdi, father of three-year old Aylan Kurdi, cries as he leaves a morgue in Mugla, Turkey, Sept. 3, 2015. The family of Aylan, a Syrian toddler whose body washed up on a Turkish beach, had been trying to emigrate to Canada after fleeing the war-torn town of Kobani, one of their relatives told a Canadian newspaper. A photograph of the tiny body of Aylan washed up in the Aegean resort of Bodrum swept social media, spawning sympathy and outrage at the perceived inaction of developed nations in helping refugees.

  • z9

    A paramilitary police officer carries the lifeless body of a migrant child after a number of migrants died and a smaller number were reported missing after boats carrying them to the Greek island of Kos capsized, near the Turkish resort of Bodrum, Sept. 2, 2015.

  • z5

    Asylum seekers search for clothes in a makeshift camp outside the foreign office in Brussels, Belgium, Sept. 3, 2015. Some 2,300 people requested asylum in Belgium in June alone, up by a third from May, official figures show. The Belgian government has offered housing for 2,500 extra applicants.

  • z12

    Migrants approach the border check point in the northern Greek town of Idomeni, and crossing to southern Macedonia, Sept. 3, 2015. The country has borne the brunt of a massive refugee and migration flow of people heading into the European Union, with more than 200,000 people arriving so far this year.

  • z6
  • Migrants rescued off the Libyan coast peer out a gate of the Siem Pilot Norwegian ship to get the first sight of the Sardinia island as they sail in the Mediterranean sea towards the Italian port of Cagliari, Sept. 3, 2015.

  • z13
  • Migrants receive a juice donation in front of the railway station in Budapest, Hungary, Sept. 3, 2015. Over 150,000 migrants have reached Hungary this year, most coming through the southern border with Serbia, and many apply for asylum but quickly try to leave for richer EU countries.

  • z11

    Migrants stand near the camp known as the new Jungle in Calais, northern France, Sept. 2, 2015. Britain and France are fortifying control of the Channel Tunnel and boosting intelligence efforts against traffickers as they try to dissuade thousands of migrants trying to make the illegal and sometimes deadly undersea journey to British shores.

Por, ndërsa migruesit u lejuan të hyjnë në stacion, nuk është e qartë se ku do të shkojnë në pamundësi për të udhëtuar drejt perëndimit.

Autoritetet hungareze lejuan të hënën udhëtimet pa viza nga stacioni Keleti, pas pasi që Gjermania tha se do të pranojë kërkesat për strehim. Por, të martën, zyrtarët hungarez papritmas filluan të ndalojnë kalimin e njerëzve pa viza.

Autoritetet thanë se po përpiqeshin të vepronin në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian, por ndryshimi i qasjes të martën la mijëra njerëz të bllokuar në stacion duke brohoritur për trajtim më të mirë.

Policia shtyu migruesit jashtë stacionit në Keleti, të cilët brohoritën në gjuhën arabe dhe atë angleze, por protesta nuk u përshkua nga dhuna.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, po takohet të enjten me udhëheqësit e BE-së në Bruksel për të diskutuar problemin e migruesve, që është vetëm një segment i çështjes së migrimit që po ndikon në pjesën më të madhe të Evropës.

Evropa po përballet me një rrjedhë të pashembullt të qindra mijëra refugjatëve që po ikin nga konfliktet dhe varfëria në Lindje të Mesme, Azi e Afrikë, në kërkim të një jete me të mirë në vendet e BE-së.

Blloku 28 vendesh, me muaj të tërë po përpiqet të përballet me trajtimin e më shume se 332 mijë migruesve që kanë arritur gjatë këtij viti. Kjo është rrjedha më e madhe e migruesve që nga Lufta e Dytë Botërore. Vendet anëtare të BE-së planifikojnë një takim emergjent për këtë çështje më 14 shtator.

Vendet më të goditura, Greqia, Italia dhe Hungaria, kanë kërkuar ndihmë. Gjermania, e cila pret të pranojë mbi 800 mijë strehim kërkues, u ka bërë thirrje partnerëve evropian që të marrin një pjesë të barrës duke pranuar një numër më të madh të migruesve.

Ministrat e jashtëm të Italisë, Francës e Gjermanisë, nënshkruan të mërkurën një dokument të përbashkët duke bërë thirrje për një :përgjigje më të fortë ndaj krizës” dhe për një shqyrtim të rregullave aktuale të  strehimit në BE si dhe një shpërndarje të “drejtë” të migruesve brenda Bashkimit Evropian.

Në dokument thuhet se kriza e migruesve ”qartazi ka nxjerrë në shesh kufizimet dhe defektet” e rregullave të strehimit të cilat duhet të rishqyrtohen.

Zëdhënësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Babar Baloch, i tha Zërit të Amerikës se “të gjitha vendet kanë përgjegjësi që të përballen me krizën”.

Ndërkohë, fotografitë e trupit të një fëmije sirian në bregdetin turk, u publikuan në gazetat gjithandej Evropës, duke u shndërruar në shenjë të krizës së refugjatëve në kontinent.

x

ftj

Një ushtar turk, mban në krah trupin e një fëmije sirian

Një fotografi tregon trupin e pajetë të foshnjës së shtrirë në valë. Një tjetër tregon ushtarin turk duke e larguar prej andej.

Autoritetet turke besojnë se ai ishte një nga 13 migruesit sirianë që u mbytën të mërkurën kur dy barka që po udhëtonin nga Turqia për në ishullin grek Kos, u përmbytën.

Drejtori i emergjencave në organizatën për të drejtat e njeriut më seli në New York, Human Rights Watch, Peter Bouckaert, dënoi atë që ai e quajti “indiferencë” e udhëheqësve evropian për migruesit që po përpiqen të ikin nga lufta dhe varfëria.

Franca ka 48 000 nëpunës shtetërorë në të zezë

Pjesa më e madhe e tyre, çka është kulmi, punon në Ministrinë e Drejtësisë

VOAL – PARIS, 1 SHTATOR – Shteti francez ka 48 mijë nëpunës në të zezë, dhe “pjesa më e madhe e tyre, çka është kulmi, punon në Ministrinë e Drejtësisë”, shkruan Voice of Albanians (voal.ch).

Kështu njofton radio France Info, duke përmendur “një rapot të dorëzuar në qeveri” nga i cili “ka siguruar” një kopje. Këta nëpunës, të përcaktuar ‘Cosp’, akronim i punonjësve të rastit të shërbimit publik, “nuk kanë bordero as fatura, janë të paguar me para në dorë”. ANSA

ENI zbulon rezerva shumë të mëdha gazi natyror

Gjigandi energjitik italian, ENI, njoftoi se ka zbuluar në detin Mesdhe, pranë ujërave territoriale egjiptiane, rezervat më të mëdha nëntokësore të gazit natyral.

Kompania ENI thotë se depozita nëntokësore shtrihet për 100 kilometra katrorë dhe mund të përmbajë 850 miliardë metër kub gaz. Pusi ku u bë është në thellësi 1450 metra në det, dhe në një distancë prej 190 kilometra nga bregu egjiptian.

Lajmi u bë i ditur në vijim të një vizite të drejtorit të ENI në Kajro, ku u takua me presidentin egjiptian dhe udhëheqës të tjerë. Kompania ENI mendon se ky zbulim do të transformojë skenarët energjitikë për Egjiptin, dhe synon që të marrë rolin e prodhuesit fillestar.

ENI radhitet ndër 11 kompanitë më të mëdha industriale të botës, dhe ka zhvilluar aktivitet në Egjipt për dekada me radhë.

Euronews: Ministri gjerman, shqiptarëve: Hajdeni si emigrantë, jo si azilantë

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka thënë se shqiptarëve nuk do t’u jepet azil, por ata mund të shkojnë për të punuar si emigrantë në Gjermani.

Duke folur për valën e madhe të refugjatëve me të cilën po përballet vendi i tij, ai tha se Bashkimi Evropian duhet të ngrejë një kamp refugjatësh në Turqi, ku kërkesat e emigracionit mund të përpunohen edhe aty.

demazire

Në një intervistë për “Euronews”, ai ka propozuar një mënyrë për të lehtësuar gjendjen e vështirë të refugjatëve, ndërsa kjo shihet edhe si një zgjidhje për të adresuar krizën në kufi me të cilën po përballen vendet jugore të BE-së.

“Këshilli i Evropës, si dhe Samiti i BE-së kanë vendosur që në Greqi dhe në Itali do të jenë të ashtuquajturat “pikat e nxehta”. Këto janë zona të mëdha për pranim, ku bëhen kontrollet e para për të parë nëse azili do të jepet apo jo. Ne gjithashtu kemi nevojë për më shumë bisedime intensive me Turqinë. Turqia është duke bërë gjëra të mëdha në kufi me Sirinë, kur vjen puna për t’u përballur me refugjatët. Megjithatë, në zonën e Izmirit, ka mijëra e mijëra njerëz, ndoshta qindra e mijëra që presin të shkojnë në Evropë. Edhe atje, unë mendoj se ne mund të kemi nevojë të përdorim fondet evropiane për të ndërtuar një kamp të madh për refugjatët”,- sqaroi ai.

Euronews: Ministria juaj ka publikuar një video sensibilizuese për të parandaluar kërkesat për azil nga Ballkani në Gjermani. Cila është ideja e saj?

Thomas de Maiziere: “Nëse një vend ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ose tashmë është një partner i NATO-s, në qoftë se respekton demokracinë, atëherë nuk ka arsye që shtetasit e tij të kërkojnë azil në Evropë. Kjo nuk është e pranueshme, në fakt kjo është e dënueshme”.

Euronews: Këtu përfshihet edhe Kosova?

Thomas de Maiziere: “Po, Kosova dhe Shqipëria gjithashtu. Qeveritë e tyre janë duke na kërkuar për të bërë gjithçka në mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga vendi i tyre në këtë mënyrë. Dhe ne i themi: Ju nuk duhet të vini këtu të kërkoni azil, kjo nuk do të zbatohet për ju, por ju mund të vini këtu për të punuar, atëherë ju vini si migrant”.

Mesdhé: Sivjet humbën jetën më shumë se 2 500 refugjatë dhe emigrantë, më 2014 rreth 3 500

 UNHCR: Numri i refugjatëve dhe emigrantëve arrin mbi 300 mijë

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se numri i refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë Mesdheun për të arritur në Evropë ka kaluar 300 mijë këtë vit, nga 219 mijë që ishte gjatë gjithë vitit 2014. Një numër i madh refugjatësh kanë gjetur vdekjen gjatë kalimit plot mundime drejt brigjeve evropiane.

Më shumë se 2,500 refugjatë dhe emigrantë kanë humbur jetën gjatë këtij viti dhe këtu nuk përfshihen rreth 200 vetë nga Libia, të cilët mund të jenë mbytur gjatë ditës së djeshme. Në vitin 2014, në Mesdhe humbën jetën apo janë zhdukur rreth 3,500 njerëz.

Melissa Fleming, zëdhënëse e UNHCR:

“Kjo tregon qartë për lëvizjet e vazhdueshme me anije të mbingarkuara.  Itinerari që sjell njerëz nga Libia nëpër Mesdheut është ende aktiv dhe tejmbushja e anijeve po shkakton vdekjen e njerëzve,” tha Melissa Fleming, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Zonja Fleming tha se dje, 51 persona ishin mbajtur në hambarin e një anijeje gati në gjendje asfiksie. Sipas dëshmitarëve, ata ishin rrahur për t’i detyruar të paguanin në mënyrë që kontrabandistët t’i nxirrnin nga hambari dhe t’i lejonin të merrnin frymë.

Një nga të mbijetuarit, një kirurg ortopedik irakian, tha se kishte paguar 3 mijë euro për të dalë në kuvertë me gruan dhe me djalin dy-vjeçar.

Javën e kaluar, 49 persona gjetën vdekjen në hambarin e një tjetër anijeje, pasi kishin thithur tym helmues. Po ashtu, të mërkurën, 21 persona mendohet të kenë vdekur pasi gomonia e vogël indiane ku ndodheshin kishte 145 veta dhe u gjend në vështirësi, tha zonja Fleming.

Ajo tha se operacionet evropiane të kërkim-shpëtimit FRONTEX kanë shpëtuar dhjetëra mijëra jetë njerëzish gjatë këtij viti, por vendet e BE-së duhet të bëjnë më shumë për trajtimin e këtij problemi, për të cilin agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se është i zgjidhshëm po të ndërmerren veprimet e duhura.

Zonja Fleming tha se ekzistojnë alternativa ligjore për t’i bërë njerëzit të mos ndërmarrin udhëtime të rrezikshme nëpër Mesdhe. Të tilla mund të ishin risistemimet, pranimet për arsye humanitare dhe lehtësimi i vizave për bashkimet familjare.

Zyrtarja u bëri thirrje vendeve evropiane që ta trajtojnë krizën e emigrantëve në frymën e solidaritetit dhe të bashkëpunimit si dhe t’u ofrojnë alternativa ligjore atyre që kërkojnë siguri në Evropë duke ndërmarrë udhëtime të rrezikshme.

Samiti i Vjenës: Rama pranë Merkelit – protokolli i kancelares i shënoi emrat në dysheme

 Në Samitin e Vjenës liderët e rajonit ishin “në garë” për të qëndruar afër kancelares gjermane Merkel.

Siç shihet në fotot këtu, protokolli ka vendosur që në krah të Merkelit të jetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama…

Dhe kënaqësia e tij për këtë pozicion është fare e dukshme.

Image
Image

Gjermani, sulm me molotov në një kamp azilkërkuesish, s’ka të plagosur

GJERMANI – Sulmohet me përzierje molotov një kamp azilkërkuesish në rajonin e Hamelin Pyrmont në Gjermani. Bombat molotov dyshohet se janë hedhur nga dritarja e godinës ku qëndronin emigrantët, e cila është djegur.

Në objektin e djegur qëndronin rreth 3 mijë emigrantë, por fatmirësisht nga sulmi nuk raportohen persona të lënduar.

Policia ka theksuar se ekipet e zjarrfikëses kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë situatën nën kontroll, dhe gjithashtu kanë njoftuar se në ndërtesë ka vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen autorët e këtij sulmi, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Sulmet ndaj ndërtesave të përgatitura për azilantët në javët e fundit kanë shkaktuar shqetësime në Gjermani.

Tragjedia e emigrantëve në Austri: 71 trupa të pajetë, në mesin e tyre 4 fëmijë

Ministria e Brendshme e Austrisë ka bërë të ditur se 71 trupa, që besohet se u përkasin emigrantëve, kanë qenë në një kamion të braktisur, i cili është gjetur të enjten në një autostradë, pranë kufirit me Hungarinë.

Në një konferencë për media në Vjenë, Hans Peter Doskozil, shef i policisë së rajonit Burgendland, ku është gjetur kamioni, ka bërë me dije se në mesin e viktimave janë 59 burra, tetë gra dhe katër fëmijë.

Viktima më e re është një vajzë 2-vjeçare.

Ata, po ashtu, kanë thënë se tre persona janë arrestuar në lidhje me tragjedinë.

Ministrja e Bendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, ka thënë se pronai i kamionit dyshohet se ka shtetësi bullgari dhe është me prejardhje nga Libani.

Ekipet mjekoligjore kanë thënë se viktimat, me gjasë, kanë qenë të vdekura kur kamioni ka hyrë nga Hungaria në Austri, por nuk është e qartë se si kanë vdekur.

Forcat policore të Austrisë dhe të Hungarisë janë duke punuar së bashkur për të gjetur shoferin e kamionit.

Kamioni me viktima mban logon e një kompanie sllovake të pulave Hyza.

Kjo e fundit ka thënë përmes një deklarate se automjeti nuk i përket më firmës, porse pronarët e rinj nuk e kanë hequr logon.

Dhjetëra-mijëra migrantë nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë kanë bërë përpjekje të arrijnë Evropën gjatë muajve të fundit.

Një numër rekord prej 107,500 migrantësh kanë kaluar kufijtë e Bashkimit Evropian, muajin e fundit.

Shumica e tyre paguajnë shumë të mëdha për njerëzit kontrabandues që ua kalojnë në mënyrë të paligjshme kufijtë.

Shumë migrantë vazhdojnë të vdesin edhe gjatë përpjekjeve për të arritur Evropën përmes Detit Mesdhe.

Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi dy anije me afro 500 migrnatë brenda, janë mbytur në brigjet e Linisë të enjten.

Përgatiti: Valona Tela

Austri – Dhjetëra emigrantë të vdekur në një kamion

Rreth 50 emigrantë u gjetën sot të vdekur në një kamion të parkuar në Austrinë lindore, me sa duket nga asfiksimi.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme austriake konfirmoi se ishte gjetur se një rimorkio kamioni në një rrugë automobilistike pranë qytetit Parndorf. Zëdhënësi tha se të vdekurit duket të jenë refugjatë.

Zyrtarët hungarezë thanë se automjeti i gjetur në Austri kishte targë hungareze dhe se policia hungareze po punon me atë austriake për të gjetur shoferin.

Dhjetra mijëra refugjatë përpiqen të largohen nga kriza në Lindjen e Mesme dhe Afrika, për të shkuar drejt Europës.

Hahn: BE të fillojë bisedimet për anëtarësim të Serbisë

Komisionari evropian për negocim të zgjerimit Johannes Hahn, tha të enjten në Vjenë se Bashkimi Evropian do të fillojë së shpejti bisedimet për anëtarësim me Serbinë. Ai i bëri këto komente në kuadër të takimit mbi Ballkanin Perëndimor që po i zhvillon punimet në Vjenë të Austrisë.

“Atmosfera është e tillë që ne duhet të fillojmë shumë shpejt bisedimet për anëtarësim të Serbisë, tha zoti Hahn, duke ju referuar marrëveshjeve  të arritura në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të martën të dyja palët nënshkruan marrëveshje mbi telekomin, energjinë lëvizjen e lirë dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas marrëveshjes, serbët në veriun e Kosovës do të kenë më shumë te drejta dhe asociacioni i komunave do të ketë përgjegjësinë për disa fusha siç janë shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e planifikimi urban e rural si dhe do të ketë të drejtë të marrë fonde nga Beogradi.

Asociacioni i komunave ka nxitur ndërkaq shumë reagime në Kosovë, ku opozita edhe të enjten ka ndërmarrë disa veprime kundërshtuese. Përfaqësuesit e partive opozitare thonë se ai çon në ndarjen e Kosovës.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës, marrëveshjen e stabilizim asocimit, nënshkrimi i së cilës pritet muajt në vazhdim.

Merkel viziton strehën për refugjatët të sulmuar nga ekstremistët

Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi sot një strehë për refugjatët në qytetin lindor Heidenau, ku gjatë fundjavës së kaluar shpërthyen protesta të dhunshme kundër refugjatëve.

Vizita e zonjës Merkel vjen dy ditë pasi zëvendës kancelari i vendit, Sigmar Gabriel, dënoi sulmin e një turme të dehur, duke bërë që opozita t’i kërkojë zonjës Merkel të shprehë personalisht mbështetjen e saj për azilkërkuesit.

Ndërkohë që në Gjermani ka patur thuajse çdo ditë sulme kundër vendstrehimeve të refugjatëve dhe politikanët kanë paralajmëruar për një shtim të ksenofobisë, kabineti i zonjës Merkel ka rënë dakord mbi një projekt-ligj, i cili parashikon përdorimin e menjëhershëm të 500 milion eurove për strehimin e azilkërkuesve, shumë që ishte caktuar për vitin 2016.

Zyrtarët thonë se një numër rekord emigrantësh po hyjnë në Hungari dhe po arrijnë në shumë vende të tjera të Evropës. Agjencia e OKB-së për refugjatët po u bën thirrje të gjitha qeverive që t’i përgjigjen me dhembshuri kësaj vale njerëzish të zhvendosur dhe që janë në kërkim të sigurisë.

Hungaria ka regjistruar më shumë se 100 mijë emigrantë të rinj në vitin 2015, më shumë se dyfishi i vitit të kaluar. Autoritetet thanë se rreth 2,100 vetë kaluan kufirin të hënën, numri më i lartë i tyre në një ditë të vetme.

Hungaria, anëtare e Bashkimit Evropian, po nxiton të përfundojë një gardh në kufirin e saj për të kontrolluar vërshimin e emigrantëve, të cilët udhëtojnë përmes Serbisë për të arritur në kufirin e një shteti të BE-së, me shpresën për të gjetur ndihmë, strehim dhe punë.

Mijëra emigrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, janë duke ndjekur këtë rrugë pas kalimit të Mesdheut dhe arritjes në Greqi. Policia në Maqedoni fillimisht i pengoi ata, por pas përleshjeve të premten dhe të shtunën, emigrantët arritën të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në Serbi.

Agjencia e OKB-së për refugjatët tha dje se pret që më shumë se 3 mijë njerëz në ditë të kalojnë nga Greqia në Maqedoni, të paktën gjatë disa ditëve të ardhshme. Agjencia theksoi nevojën për një trajtim human të tyre dhe tha se kjo gjendje nuk do të ndryshojë për sa kohë që kushtet në Siri dhe Irak mbeten të pandryshuara.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë nevojë për fonde prej 7.5 miliard dollarësh gjatë këtij viti për të ndihmuar refugjatët sirianë, por premtimet nga vendet anëtare deri tani mbulojnë vetëm 30 për qind të kësaj shume.

Ndërkohë, raportues të OKB-së për të drejtat e emigrantëve, thanë dje se Evropa po dështon në përgjigjen e saj dhe ka nevojë për një politikë të re migrimi që e vë theksin te liria e lëvizjes. Ata thanë se ndërtimi i gardheve, përdorimi i gazit lotsjellës dhe formave të tjera të dhunës kundër emigrantëve dhe azilkërkuesve, nuk do t’i ndalin ata të vijnë në Evropë.

Organizata Ndërkombëtare për Migrimin thotë se më shumë se 250,000 emigrantë kanë arritur në Evropë këtë vit, shumica prej tyre përmes Italisë dhe Greqisë. Rreth 2,400 njerëz kanë humbur jetën gjatë këtij udhëtimi.

Numër rekord emigrantësh hyjnë në Hungari

Policia në Hungari njoftoi sot se një numër rekord emigrantësh ka hyrë në vend, ndërsa agjencia e OKB-së për refugjatët tha se vlerëson që mijëra të tjerë pritet të bëjnë të njëjtën gjë.

Hungaria ka registruar mbi 100 mijë imigrantë këtë vit, më shumë se dyfishi i numrit të vitit të kaluar. Autoritetet thanë se afro 2 mijë e 100 kaluan kufirin të hënën, numri më i madh në një ditë të vetme.

Hungaria po punon me nxitim për të përfunduar ndërtimin e një gardhi në kufi, për të mos lejuar hyrjen e emigrantëve që përshkojnë Serbinë për të hyrë në një vend anëtar të Bashkimit European.

Mijëra imigrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani po ndjekin të njëjtën rrugë pasi përshkojnë Mesdheun për të mbërritur në Greqi. Policia në Maqedoni fillimisht nuk i lejoi ata që të kalojnë në atë vend, por pas përleshjeve të premten dhe të shtunën, refugjatët arritën të kalojnë për në Serbi.

UNHCR-ja tha sot se parashikon që 3 mijë vetë më shumë në ditë do të kalojnë nga Greqia në Maqedoni në ditët e ardhshme.

Agjencia theksoi nevojën për trajtim njerëzor dhe tha se gjendja në Evropë nuk do të ndryshojë përsa kohë nuk ndryshojnë kushtet në Siri dhe Irak.

Ndërkohë Francois Crepeau, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e emigrantëve tha sot se Evropa po dështon në reagimin e saj dhe i duhet një politikë e re emigracioni.

“Ndërtimi i gardheve, përdorimi i gazit lotsjellës dhe formave të tjera të dhunës kundër imigrantëve dhe azilkërkuesve, ndalimi, mohimi i qasjes tek shërbimet bazë si strehimi, ushqimi ose uji dhe përdorimi i gjuhës kërcënuese ose të urrejtjes nuk do të frenojë ardhjen apo përpjekjet e emigrantëve për të hyrë në Evropë”.  

Zoti Crepeau tha se Evropës i duhet të zbatojë një program për sistemimin e refugjatëve si ata që kanë ikur nga Siria dhe Eritrea, duke thënë se një program i tillë jo vetëm do të ndihmonte vendet të përgatiten për ata refugjatë që do t’i lejojnë të hyjnë, por edhe do të godiste trafikantët që aktualisht transportojnë njerëz nëpër rrugë të rrezikshme për në Evropë.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit thotë se mbi 250 mijë imigrantë kanë hyrë nga deti në Evropë këtë vit, duke zbritur kryesisht në Itali dhe Greqi. Afro 2 mijë e 400 vetë kanë gjetur vdekjen gjatë udhëtimit.

Juncker i thotë JO murit kundër refugjatëve

Nuk është kjo Europa ku dua të jetoj

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Jucker në një opinion të publikuar dje (23 gusht) në të përditshmen gjermane “Die Welt” kritikon populizmin e shteteve: “Këta njerëz po i largohen dëshpërimit dhe luftës. Europa në të cilën dua të jetoj, nuk është ajo e mureve kundër refugjatëve”.

E konsideroj Europën një komunitet vlerash, për të cilën mund të krenohemi, por rrallë e bëjmë një gjë të tillë. Në Europë krenohemi për standartet më të larta globale për pritjen e refugjatëve, duke mos i refuzuar kurrë azilin dikujt që ka nevojë për mbrojtjen tonë, e vendosin ligjet dhe marrëveshjet tona.

Por, më shqetëson fakti se pritja gjithmonë e më pak po rrënjoset në shpirtrat tanë. Kur flasim për emigrim, flasim për qënie njerëzore, si ne, vetëm se këta persona nuk mund të jetojnë si ne sepse nuk kanë pasur fatin të lindin në një nga rajonet më të pasura e më të qëndrueshme në botë.

Kemi të bëjmë me persona që janë të detyruar t’i largohen luftës në Siri, nga terrori i Shtetit Islamik, apo nga diktatura në Eritrea. Më shqetëson fakti që një pjesë e popullsisë i refuzon ata. Kampe refugjatësh të djegura, maune të dërguara mbrapsht, dhunë ndaj azilkërkuesve ose thjesht indiferencë ndaj mjerimit e nevojës.

Nuk është kjo Europa. Shqetësohem kur politikanët e së djathtës e të majtës ekstreme ‘ushqejnë’ një populizëm që prodhon pakënaqësi dhe asnjë zgjidhje konkrete. Gjuhë urrejtjeje dhe shprehje që vënë në rrezik një nga arritjet tona më të mëdha – lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Nuk është kjo Europa.

Çështja e kufijve – Por, për fat, ekziston edhe Europa e pensionistëve të Kalais, që ndezin gjeneratorët e tyre, në mënyrë që refugjatët të mund të dëgjojnë pak muzikë dhe të karikojnë telefonat. Europa e studentëve në Siegen të Gjermanisë që kanë hapur kampusin e universitetit të tyre për azilkërkuesit. Kjo është Europa në të cilën dua të jetoj.

Natyrisht që nuk ekziston një përgjigje unike e aq më pak e thjeshtë për problemin e fluksit të emigrantëve. Siç do të ishte surreale të mendosh që thjesht të hapësh kufijtë e Europës për të gjithë fqinjët, si dhe po aq surreale do të ishte t’i mbyllje dyert atyre që kanë nevojë.

Europa është një kontinent rezistent – Europa do të dështonte nëse pushtohet nga frika. Europa dështon kur ndjenjat e egoizmit kanë më shumë zë sesa prania e solidaritetit. Europa ka sukses kur kapërcejmë në mënyrë pragmatike dhe jo burokratike sfidat tona.

Shpresoj që sëbashku – shtetet anëtare, institucionet dhe agjencitë e Bashkimit Europian, organizatat ndërkombëtare dhe fqinjët tanë – të tregojmë që jemi në lartësinë e duhur për t’u përballur me sfidat. Jam i bindur që mund t’ja dalim.

Merkel dënon protestat kundër emigrantëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi protestat e dhunshme gjatë fundjavës kundër refugjatëve në qytetin lindor gjerman Heidenau, duke e quajtur të turpshëm faktin që ekstremistët e djathtë kanë gjetur mbështetje të gjerë tek komunitetet e atjeshme.

“Është e neveritshme të shikosh se si ekstremistët e krahut të djathtë dhe neo-nazistët po shprehin urrejtjen e tyre. Por është po aq e turpshme kur shikon se qytetarë gjermane, madje edhe familje me fëmijë po i mbështesin duke marshuar së bashku me ta,” tha zonja Merkel.

Zonja Merkel i bëri komentet sot në Berlin në një konferencë shtypi me Presidentin francez, François Hollande, përpara bisedimeve me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Zoti Hollande tha se asnjë situatë, qoftë edhe më e dhimbshmja, nuk mund të justifikojë akte si ato që u kryen kohët e fundit në Gjermani.

Ai bëri thirrje për të përshpejtuar punën për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve në Itali dhe në Greqi.

Zoti Hollande tha: “Është e domosdoshme të regjistrohen njerëzit që vijnë në brigjet tona për të hyrë në Evropë si dhe të bëhet dallimi i nevojshëm mes njerëzve që kërkojnë azil dhe atyre që vijnë thjesht si emigrantë e që nuk mund të pranohen.”

23 gushti Dita Evropiane e viktimave të stalinizmit dhe të nazizmit

Me 23 gusht bie përvjetori i paktit të mossulmimit, nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik e Gjermania naziste. Pakti i mossulmit apo i mosluftimit ndërmjet Bashkimit Sovjet e Gjermanisë naziste qe një shok (tronditje) për mbarë botën. Armiqtë e përhershëm të përbetuar, Hitleri e Stalini nënshkruanin këtë marrëveshje për të ndarë së bashku pjesën e mirë të Evropës. Marrëveshja i hapte rrugën e lirë Bashkimit Sovjetik në Finlandë, Estoni, Letoni, Lituani e një pjesë të Polonisë e të Rumanisë, ndërsa Gjermania mund ta zgjaste dorën mbi pjesën tjetër të Polonisë, Danimarkë, Norvegji, Hollandë, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Jugosllavi e Greqi. Me pak fjalë bëhej fjalë për një pakt sulmi që do të sjelltë pushim, terror e sundim.

Parlamenti evropian mbështeti propozimin e themelimit të një Dite të memories prezantuar nga mase gjysma e europarlamentarëve. Zyrtarisht quhet “Dita evropiane e memories të viktimave të Stalinizmit e të Nazizmit”.

Një besë e lidhur ndërmjet dy totalitarizmave kryesore, që u thye shumë shpejt, për t’i hapur rrugën konfliktit II botëror. Ishte pra 2 prilli i vitit 2009 kur Parlamenti evropian propozoi që 23 gushti të shpallet Dita Evropiane e viktimave të stalinizmit dhe të nazizmit. Me këtë rast Komisioni i “Drejtësi dhe Paqe” i Konferencës Ipeshkëvnore katolike sllovene i bëri thirrje opinionit publik slloven me anë të një dokumenti, që krahas diktaturës fashiste e naziste të dënojë edhe atë komuniste.

Ditën e 23 gushtit Parlamenti evropian e zgjodhi pikërisht për të propozuar Një Ditë Evropiane në kujtim të viktimave të regjimeve totalitare, pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet tyre. I paanshëm, pra, ky propozim, mbi kuptimin e të cilit  flet Ennio di Nolfo, historian e pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Universitetit të Torinos:

Përgjigje: – Me sa duket Lufta II Botërore i çrrënjosi me të vërtetë dy nga  format më të rëndësishme të totalitarizmit: nazizmin e fashizmin Por nuk duhet harruar se nga kjo luftë, doli i fuqizuar stalinizmi, domethënë  komunizmi  sovjetik e se, edhe sot e kësaj dite në të katër anët e botës  vijojnë të riduken forma të totalitarizmit, më pak ose më shumë të qarta, më pak ose më shumë transparente.

Pyetje: – Ju jeni historian, domethënë profesionist i kujtesës kolektive. Pse kemi nevojë edhe sot t’i kujtojmë viktimat e komunizmit?

Përgjigje: – Në se mund të flitet për ‘nevojë’, kjo ka të bëjë me situata tranzicioni të vështirë, ose me raste kur jemi përballë një fuqie, që përpiqet t’i shtypë të tjerët.

Pyetje: – A mund ta konsiderojmë të rrezikshëm harrimin e totalitarizmave evropiane, që shkatërruan  jetën e miliona njerëzve?

Përgjigje: – Unë mendoj se lindja, ekzistenca e Bashkimit Evropian, duhet të jetë një lloj mbrojtjeje, një lloj garancie, që na siguron se format e totalitarizmit nuk duhet të përsëriten kurrë më, as në raste dramatike, domethënë në raste shpërthimi krizash ekonomike ose politike. Por, në se i hedhim një sy mbarë Evropës së integruar, nuk shikojmë asnjë vend në të cilin ka rrezik të lindë një totalitarizëm i ri. Ndoshta në skajet e Evropës, ndërmjet kandidatëve – pa përmendur emra – nuk mungojnë vende, ku totalitarizmi ka bërë fole e ku, në një farë kohe, mund edhe të bëhet pyetja: do të ndjekim rrugën bashkimit, apo të shpërbërjes së brendshme?

Po t’i kthehemi Komisionit “Drejtësi dhe Paqe” të Konferencës Ipeshkëvnore sllovene, që në vitin 2009 i bëri thirrje opinionit publik slloven me anë të një dokumenti, që krahas diktaturës fashiste e naziste të dënojë edhe atë komuniste.

“Ne sllovenët – thuhet në dokumentin e përmendur që mban firmën e Imzot Antonio Stres, kryeipeshkëv ndihmës i Mariborit  në vitin 2009 – jemi nga ata popuj evropianë që kanë vuajtur njëlloj nga terrori dhe dhuna fashiste, naziste ashtu si edhe nga ajo komuniste. Por ndërsa dy të parat dënohen me vendosmëri, e treta, ngurrohet të dënohet pa mëdyshje. “Motivet – lexohet në tekstin e ipeshkvijve katolikë të Sllovenisë – janë të ndryshme. I pari është një konstatimin i faktit se komunizmi në Slloveni ka mbetur në pushtet për shumë kohë, duke fshehur fytyrën e vet të vërtetë. I dyti, Parlamenti Evropian është i qartë kur thotë se “asnjë organ politik apo parti politike nuk e ka të drejtën ekskluzive të shpjegimit të historisë” e që “ këto organe e parti nuk mund të pohojnë se janë objektive”.

“Kohët fundit – vijon dokumenti – vihet re një prirje për ta rehabilituar të kaluarën tonë komuniste dhe udhëheqësit komunistë, duke i zvogëluar krimet e kryera nga ata.

T’ia kushtosh rrugën kryesore të Lubjanës përsëri Titos dhe të vazhdosh t’i ruash emrat e vjetër të rrugëve dhe të shesheve që iu janë kushtuar udhëheqësve komunistë, bie në kundërshtim me letrën dhe me frymën e Deklaratës të Parlamentit Evropian dhe të Rezolutës 1481 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të 26 janarit 2006, ku flitet për nevojën e dënimit të krimeve të regjimeve totalitare komuniste” vazhdon deklarata e Konferencës Ipeshkëvnore Sllovene./RV

24-08-2015 14-58-51

 

Aleksis Tsipras jep dorëheqjen – Tani u ngelet grekëve të vendosin

VOAL – Kryeministri grek Aleksis Tsipras paraqiti të enjten në mbrëmje dorëheqjen dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme, një përpjekje për të siguruar një mandat të ri për të zbatuar një program tre vjeçar  shpëtimi që shkaktoi një rebelim brenda partisë së tij të majtë Syriza.

Zoti Tspiras, i zgjedhur në janar,iu drejtua vendit me një fjalim në televizionin shtetëror, gjatë të cilit mbrojti taktikat negociuese të qeverisë së tij dhe tha se Greqia siguroi marrëveshjen më të favorshme të mundshme nga vendet e tjera të Eurozonës.

Kryeministri grek tha se tani që vendi ka siguruar fondet, ai e ndjente si detyrim që t’i jepte mundësi popullit të tij që të vlerësonte punën e tij.

“Tani që këtij cikli të vështirë i ka ardhur fundi, ndjej një detyrim të thellë moral dhe politik që t’ia nënshtroj gjykimit tuaj gjithçka që kam bërë, e drejtë ose e gabuar, suksese apo dështime. Mandatit popullor që mora më 25 janar i ka skaduar afati”, tha ai.  

Zoti Tsipras ia paraqiti dorëheqjen zyrtarisht presidentit Prokopis Pavlopouos.

Ai nuk përmendi një datë për zgjedhjet, megjithëse ato duhet të mbahen brenda muajit të ardhshëm, dhe zyrtarët thonë se data më e mundshme është 20 shtatori.

Kryeministri Tsipras efektivisht e ka humbur shumicën në parlament, pas një rebelimi të ekstremistëve në partinë e tij Syriza, të cilët kundërshtojnë një marrëveshje ndihme të arritur me huadhënësit ndërkombëtarë./VOA

Parlamenti gjerman mbështet paketën për Greqinë

19.08.2015

Voal – Ligjvënësit gjermanë votuan sot në favor të paketës së tretë të shpëtimit financiar për Greqinë, megjithë një rebelim në radhët e konservatorëve të Kancelares Angela Merkel, të cilët lanë të kuptohet se ajo nuk mund t’i kërkojë përsëri parlamentit të ndihmojë Athinën.

Votimi i sotëm ishte një moment me rëndësi për Greqinë.

Marrëveshja e ndihmës prej 86 miliard eurosh për Greqinë, është e treta në pesë vjet.

Edhe ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble, i cili ka ndjekur një linjë më të ashpër se zonja Merkel, e zbuti qëndrimin e tij:

“Sigurisht, pas përvojës së viteve dhe muajve të fundit, nuk ka asnjë garanci se çdo gjë do të funksionojë dhe neve na lejohet të kemi dyshime. Por do të ishte e papërgjegjshme të mos e shfrytëzojmë mundësinë për një fillim të ri në Greqi.”

Por një pakicë e konsiderueshme e konservatorëve të zonjës Merkel votoi kundër paketës.

Rebelimi u pa si një shenjë se kjo paketë është shansi i fundit për ta mbajtur Greqia në Eurozonë.

Gjermania është kontribuesi më i madh ndaj paketave në ndihmë të ekonomisë greke, prandaj mbështetja e Berlinit ishte e domosdoshme për miratimin e borxhit.

Investitorët e përshëndetën votimin në parlament.

“Të paktën tani për tani, kjo zbut disa nga shqetësimet që po i trembin tregjet,” tha Jane Foley, stratege financiare në Rabobank.

Votimi i sotëm e ndihmon Athinën të shlyejë brenda afatit të së enjtes këstin e borxhit ndaj Bankës Qendrore Evropiane.

Zonja Merkel nuk është e vetmja udhëheqëse evropiane që ndodhet nën trysni.

Kryeministri holandez mund të përballet me një votë mosbesimi nga euroskeptikët.

Ministri i tij i Financave Jeroen Dijsselbloem mund të ketë qenë negociatori kryesor i marrëveshjes, si kreu i eurogrupit.

Por Kryeministri Mark Rutte do të duhet të tërhiqet nga një premtim i mëparshëm për të mos i dhënë Greqisë as edhe një qindarkë më shumë.

Edhe Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka përpara disa sfida.

Ai vazhdon të jetë popullor, megjithë kthesën që bëri duke pranuar masat shtrënguese.

Por ai nuk ka vendosur ende nëse do të kërkojë zgjedhje të parakohshme për të zgjidhur rebelimin brenda partisë së tij Syriza.

GREQIA, NEVOJË PËR MASA TË TJERA MBËSHTETËSE

Javën e kaluar ministrat e financave të Eurozonës miratuan  livrimin e 29 miliardë dollarëve nga paketa e ndihmave, pasi parlamenti grek e miratoi paketën pak ditë më parë.

Kreu i Eurogrupit Jeroen Djisselbloem tha se kishte mospajtime mes ministrave të jashtëm, por se ata kishin arritur të gjenin zgjidhje.

Greqia ka nevojë për fonde nga kreditorët ndërkombëtare brenda datës 20 gusht, kur duhet të paguajë 3.4 miliardë dollarë kundrejt borxhit të Bankës Qendrore Evropiane.

Vendimi i Eurozonës i jep mundësi Greqisë të vazhdojë pagesën e borxhit dhe shmang daljen e saj nga Eurozona.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, e cila mori pjesë në takim me telekonferencë, tha në një deklaratë se Greqia ka nevojë për masa të tjera mbështetëse që të përballojë borxhin.

Në takimin e javës së kaluar, ministrat e financave thanë se janë të gatshëm të shqyrtojnë mundësinë e masave të tjera. Megjithatë, disa vende të Eurozonës janë shprehur më parë kundër idesë për paketa të tjera në ndihmë të Greqisë.

Greqia është përfshirë nga probleme financiare prej pesë vjetësh dhe ka marrë deri tani dy paketa ndihme për të shmangur dështimin në shlyerjen e detyrimeve.

Kritikët thonë se grekët kanë duruar mjaft shkurtime dhe masa të shtrënguese financiare. Ata shprehen se masat shtrënguese të përfshira në paketën e fundit, si kusht për borxhin e ri, do ta dëmtojnë më tej ekonominë greke. /VOA

Presidenti i Italisë Mattarella shkurton në Kuirinale – Presidencë privilegjet

Për pensionet, pagat dhe zyra e panevojshme Mattarella përgatit shkurtime të reja

Stafi i presidentit punon për të reduktuar kostot e personelit në Kuirinale. Përfshi këtu edhe edhe ata që banojnë në Castelporziano. Voal.ch po sjell një përmbledhje nga një shkrim i Paolo Bracalini, marrë nga Il Giornale, që flet për shkurtimet e privilegjeve që po ndërmer presidenti i Italisë tek nëpunësit e lartë të Presidencës, një kosto tepër e lartë që shkon në kurriz të shpenzimeve të kota, të cilat i paguajnë taksapaguesit italianë.

“Sigurisht, epoka e artë tashmë ka marrë fund. Nuk ka më kthim në ditët e Presidentit Saragat, kur punonjësit e Presidencës në Castelporziano kishin në dispozicion edhe një shkollë për të dërguar atje fëmijët e tyre. Të punësuarit në Kuirinale mjaftojnë të kujtojnë kohën e Presidenti Ciampi për të vajtuar kohën e bukur që ka mbetur pas.

Prej atëherë e tutje, në dekadën e fundit, në paga, privilegjet e pensioneve dhe përfitimeve të ndryshme për personalin e Quirinale-s, ka vetëm shkurtim e trishtim. Por jo të mjaftueshëm, duke pasur parasysh se trajtimi mesatar i të punësuarve në Kuirinale, në krahasim me mesataren e vendit, është ende një luks. Dhe qiramarrësi i ri Sergio Mattarella ka shtrënguar rripin disa herë pasi  mbërriti: vendosi rregulla për të kufizuar përdorimin e shërbimit të makinave, kulmi i pagave nuk e kalon të 240 mijë euro për drejtuesit, ndaloi të ardhurat e kombinuar me pensionet, dhe më në fund i tha jo përdorimit të apartamenteve në qendër të Romës deri më tani në dispozicion për të punësuarit me fat përballë një pagese qesharake.

Stafi i ngushtë i presidentit është duke përgatitur një kapitull të ri që del në shtator për rishikimin e brendshëm të shpenzimeve të personalit që janë gjithësej 1,636 të punësuar në total. Në program do të ketë një rishikim të numrit të stafit organik të Kuirinales, gjithmonë me qëllim uljen e kostove. Në thelb ky plan parasheh ribashkimin e zyrave, në disa raste të dublikuara gjatë  rrjedhës së kohës. Në raport do të bëhet e qartë edhe për stafin i cili banon në Castelporziano, një nga tre vendbanimet rezidenciale të Presidentit të Republikës (tjetra e shekullit XIX Villa Rosebery është në Napoli). Jemi duke folur për rreth njëzet persona, duke përfshirë teknikë, të personelit të sigurisë dhe ata që kanë në ngarkim kujdesin e parkut e kafshëve. Për të kuptuar se kush është i nevojshëm që bashkë me familjet të qendrojë në selitë presidenciale dhe kush mund të marrë pendolarin, pra trenin.

Një tjetër pikë “kyçe” është ajo e pensioneve. Shpenzimet për personelin në pension janë 40% e të gjitha shpenzimeve të Kuirinales: 92.100.000 €. “Shpenzimet për pension janë rritur me 0.9 milionë Euro në krahasim me vitin 2014, pavarësisht miratimit të masave për të kufizuar daljen në pension përpara moshës”, thuhet në shënimet e buxhetit vlerësuar 2015, dokument i përgatitur ende në kohën e Presidentit Napolitano.

Duke e ndjerë erën e shkurtimeve, të punësurit në Kuirinale nuk po ndihen të kënaqur edhe në raport me trajtimin e senatorëve, po ndihen edhe me më pak fat. Në dispozicionin e tyre tani kanë një mencë ushtarake, në vend të biletave për restaurant, që kanë në dispozicion ata të tjerët. Dhe po t’i dëgjosh tek ankohen, na qenka fare koti të punosh në Kuirinale, dhe tani me gërshërët e reja, kush e di se si do të ndihen e qahen.” /Il Giornale/ Përkth. e përg. për botim Elida Buçpapaj

Eurozona ia miraton Greqisë këstin e parë 85 miliardë eurosh

Ministrat e Financave të Eurozonës miratuan paketën e kredisë për të ndihmuar Greqinë të dalë nga problemet financiare. Paketa ishte e domosdoshme për të paguar këstin e ardhshëm të borxhit që Greqia i detyrohet Bankës Qendrore Evropiane.

Shefi i Eurozonës, J. Dijsselbloem përshëndeti miratimin e paketës së kredisë nga ligjvënësit grekë mbrëmë. Pjesa e parë e paketës, tha ai do të përdoret për të paguar borxhin, ndërsa pjesa e dytë do të ndahet përgjysmë: 50% do të përdoret kundrejt borxhit, ndërsa pjesa tjetër mund të investohet nga Greqia.

Zoti Dijesslbloem vlerësoi vendimet e autoriteteve greke për shkurtime dhe masa të tjera shtrënguese që bënë të mundur arritjen e kësaj pakete, siç u shpreh ai.

Miratimi i paketës së shpëtimit, pas një seance maratonë në parlamentin grek, ndonëse kaloi me lehtësi, nxori në pah përçarje të thella në partinë Syriza të kryeministrit Tsipras.

Kryeministri u përball me rebelimin më të madh deri tani nga ligjvënësit e tij të majtë, ndërsa parlamenti miratoi programin e ri të shpëtimit të premten, duke e detyruar atë të konsideronte edhe një votëbesim për qeverinë, ç’ka  do të hapte rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Pasi ligjvënësit debatuan gjatë natës mbi çështje proceduriale, parlamenti miratoi pa problem ndihmën e tretë financiare nga kreditorët e huaj në pesë vjet, falë mbështetjes nga partitë pro-evropiane të opozitës.

Miratimi përfundimtar edhe nga Eurozona do t’i hapte rrugën dërgimit të këstit të parë të huasë së re prej 85 miliardë eurosh, ndonëse  kreditori kryesor, Gjermania ende ka dyshime të thella  nëse Athina do t’i përbushë detyrimet e saj.

Votimi i sotëm pasqyroi zemërimin e thellë brenda partisë Syriza ndaj masave shtrënguese ndërsa 43 ligjvënës – ose gati një e treta e deputetëve të Syrizës – votuan kundër marrëveshjes ose abstenuan.

“Sot patëm një shumicë të madhe që votoi në favor të marrëveshjes së huasë, por patëm gjithashtu një numër të madh ligjvënësish që zgjodhën një rrugë tjetër. Ashtu siç tha edhe kryeministri gjatë fjalimit të tij, çdo gjë që duhet bërë do të vihet në lëvizje”, tha zëdhënësja e qeverisë Olga Gerovassili.​

Thanassis Papachristopoulos me partinë Grekët e Pvarur mendon se marrëveshja do të mbijetojë.

“Besojmë se kryeministri nuk ka një mandat as për shkëputje nga BE-ja as për të shkuar përsëri tek dhramia. Ne besojmë se marrëveshja do të mbijetojë.”

Ligjvënësja e PASOK-ut Efi Christofilopoulou pret që partia Syriza të përçahet.

“Ata po përçahen dhe do të përçahen më tej. Ne duhet të krijojmë një ambjent disi të qëndrueshëm politik në mënyrë që qeveria të përmbush detyrimet e saj. Dhe në se do të jetë e nevojshme, zgjedhjet”.

Zyrtarët qeveritarë thonë se zoti Tsipras pritet të kërkojë një votbesim në parlament pasi Greqia të bëjë pagesën e borxhit ndaj Bankës Qendrore Evropiane më 20 gusht – një lëvizje e rrezikshme që mund të çojë në rrëzimin e qeverisë së tij dhe zgjedhje të parakohshme.

Një ligjvenës i rëndësishëm i partisë Demokracia e Re tha se partia e tij nuk ka për të mbështetur qeverinë në rast të një votëbesimi në parlament.

Por disa prej atyre që e kundërshtuan kryeministrin Tsipras në votimin e sotëm, mund ta mbështesin gjatë votëbesimit, ashtu siç mund ta mbështesin edhe partitë e tjera pro-evropiane si Potami dhe PAsoku, duke e bërë të pasigurtë rezultatin e votëbesismit të qeverisë së tij.

Tani dokumenti pret votën e ministrave të Eurozonës.

Prokurori i Përgjithshëm i Gjermanisë ndalon hetimet për gazetarët

Në një deklaratë të publikuar në internet, të nxjerrë të hënën, kryeprokurori në detyrë, Gerhard Altvater tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë kishte arritur në përfundimin se “përmbajtja e publikuar nuk është sekret shtetëror”, siç e përcakton atë Kodi Penal Gjerman.

Hetimet për shkak të shkeljes së sekretit në detyrë vazhdojnë

Dyshimi kundër personave të panjohur deri tani për shkak të shkeljes së sekretit në detyrë mbetet i pandryshuar. Por kjo procedurë do t’i përcillet Prokurorisë kompetente për këtë punë.

Hetimet qenë drejtuar kundër kryeredaktorit të blogut netzpolitik.org, Markus Beckedahl si dhe bashkëpunëtorit të tij, André Meister si dhe informantëve të tyre. Blogu ka publikuar dokumenta të brendshme të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Në to bëhet bëhet fjalë për plane për mbikqyrjen edhe më të fortë të internetit. Kallëzimin e pati bërë Presidenti i Mbrojtjes së Kushtetutës, Hans- Georg Maaßen. Në kuadër të kësaj afere, ish-Prokurorit të Përgjithshëm Harald Range iu desh të japë dorëheqjen.

Për netzpolitik.org puna nuk ka mbaruar

Beckedahl kërkoi sqarime të mëtejshme. “Ne kërkojmë qendrim transparent për faktin nëse jemi bërë në kuadër të hetimeve viktima të përgjimeve”, tha ai. Këtu ka ende shumë paqartësi. “Ne duam të mësojmë më tej se kush i lëviz fijet në prapaskenë në qeverinë gjermane.”

Spekulimet e Beckedahlit, sipas të cilave në kuadër të hetimeve mund të jetë përgjuar netzpolitik.org, një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë i kundërshtoi. Por përveç kësaj ai nuk pranoi të pozicionohej. Vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm nuk komentohet, në këtë rast si dhe në raste të tjera. Edhe zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert nuk pranoi të prononcohet për vendimin e Karlsruhes.

Shoqatat e gazetarëve kërkojnë sqarim të aferës

Organizatat e gazetarëve kërkojnë sqarim të kësaj afere. Një rast i tillë nuk duhet të përsëritet, kërkoi “Reporterë pa kufi”. Bashkimi i Gazetarëve Gjermanë (DJU), që bën pjesë tek sindikata Verdi kërkoi “sqarimin rrënjësor të ngjarjeve”. Ndërsa Shoqata e Gazetarëve Gjermanë (DJV) tha që dispozitat për tradhtinë e atdheut duhet të përpunohen dhe prej tyre të përjashtohen nga ndjekja penale gazetarët. (dpa, afp, epd)

Fushatë frikësimi ndaj refugjatëve në Danimarkë

Qeveria në Kopenhagen synon t’i trembë që më parë refugjatët që duan të hyjnë në Danimarkë përmes një fushate frikësimi në mediat e huaja. Marcus Knuth deputeti i partisë qeverisëse Venstre i mbron planet e qeverisë në bisedë me Deutsche Welle-n. Ai thekson se synimi është t’u dërgojmë një mesazh të qartë kontrabandistëve që e dinë me sa duket mjaft mirë, se cilat qeveri në Europë paguajnë ndihmën sociale më të mirë. “Qëkur ka ardhur në pushtet qeveria liberale ne i kemi shkurtuar asistencat për emigrantët për të zbutur presionin nga emigrantët para të cilit ndodhet Danimarka”, thotë Knuth. Sipas të dhënave nga 10849 krone (1454 euro) që merr një azilkërkues tani, nga shtatori asistenca e tij do të jetë vetëm 5945 krone, pra gati gjysma shumës së deritanishme.

Knuth i mbron planet e qeverisë. Në takimet me Agjencinë Europiane të Mbrojtjes së Kufijve, Frontex, thotë deputeti danez, kemi vënë re se shumë azilantë vijnë për shkak të asistencës së lartë sociale tek ne. Prandaj qeveria daneze i ka reduktuar ndihmat në nivelin e ndihmës për një student, që është menduar si mininum jetese, edhe po qe se azilkërkuesit janë me fëmijë.

Dänemark Marcus Knuth Parlamentarier Deputeti Marcus Knuth

Kritikët e qeverisë liberale thonë se Danimarka si pjesë e Europës nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për të marrë në mbrojtje njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Por deputeti danez Marcus Knuth u kundërpërgjigjet këtyrë zërave duke theksuar se Danimarka është në frontin e parë të ndihmës për refugjatët që vijnë nga Siria e rajonet përreth. Programi danez i ndihmës është shumë i zgjeruar krahasuar me programet e vendeve të tjera europiane, shprehet Marcus Knuth në bisedë me Deutsche Welle-n.

Një ide tjetër frikësimi për emigrantët vjen nga partia populiste e djathtë, “Partia Popullore Daneze” e cila i ka propozuar qeverisë të prodhojë një video, ashtu si qeveria australiane, ku thuhet se kush vjen ilegalisht në këtë vend, ai nuk do kishte kurrë asnjë shans të vetëm të strehohej në Australi. Deputeti danez Marcus Knuth e kundërshton idenë e hedhur nga djathtistët danezë, duke theksuar se fushata e partisë liberale kërkon të bazohet në fakte. “Ne nuk duam të krijojmë panik si në fushatën australiane. Ne duam thjesht me këto shifra t’u bëjmë të ditur njerëzve se Danimarka i ka përgjysmuar ndihmat sociale. Sepse ne mendojmë se është e padrejtë që Danimarka merr për shembull 7.000 refugjatë nga Siria, ndërsa Finlanda vetëm 150 vetë.”

Sipas Marcus Knuth Danimarka ka arritur në kufijtë e kapaciteteve të pranimit. Kryetarët e bashkive daneze ankohen se nuk kanë më shkolla apo qendra mjekësore të lira, ku mund të strehojnë refugjatët. Disa komuna kanë filluar me ndërtimin e fshatrave të rinj ekstra për refugjatët. Sipas deputetit liberal danez një gjë e tillë i rëndon së tepërmi financiarisht komunat.

Si masë tjetër për të penguar dyndjen e refugjatëve danezë, qeveria e re daneze ka rivendosur edhe kontrollet në kufirin me Gjermaninë. Por me sa duket frytet nuk janë ashtu si ishte pritur. Deputeti Marcus Knuth thekson se “përsa i përket kontrolleve në kufi nuk ka ndryshime dramatike, edhe megjithëse kjo diskutohet. Por interesante të thuhet është se që nga ulja e ndihmës sociale në korrik numri i azilantëve në vend ka rënë me një të tretën, sigurisht është herët të thuhet nëse kjo rënie lidhet vërtet me këto masa.”

Suedi – 1 400 fëmijë azilkërkues deklarohen të humbur

STOCKHOLM – Theksohet se 1 mijë e 400 fëmijë azilkërkues të ardhur në Suedi të pashoqëruar deklarohen të humbur.

Sipas raportit të publikuar nga Radioja shtetërore Suedeze EKOT të bazuar në të dhënat e zyrës së emigracionit (Mikrationsverker) theksohet se nuk ka asnjë informacion rreth 1 mijë e 400 fëmijëve azilantë të ardhur në Suedi.

Sara Granath përgjegjësja e organizatës së shoqërisë civie ndërkombëtare “Save the Children” për Suedinë duke vënë në dukje se fëmijët janë nën moshën 18 vjeç tha se janë të shqetësuar për fatin e fëmijve dhe se janë duke kryer përpjekje intensive për gjetjen e tyre.

Ndërsa në anën tjetër sipas raportit të publikuar nga zyra e migracionit (Mikrationsverker) duke u vënë në dukje se në vitin 2014 në Suedi kanë mbërritur 7 mijë e 49 fëmijë të pashoqëruar theksohet se në vitin 2015 kjo shifër mund të kalojë 15 mijë.

Theksohet që nga muaji korrik në vend kanë ardhur 12 mijë fëmijë të pa-shoqëruar. Vitin e kaluar në Suedi u strehuan 81 mijë e 300 Sirianë, ndërsa këtë vit pritet që kjo shifër të arrijë 100 mijë.

SPD – Vizë pune për njerëzit që duan të vijnë nga Ballkani në Gjermani

Çfarë duhet bërë për të ulur numrin e lartë e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Serbia në Gjermani? Kjo pyetje i preokupon jo vetëm autoritetet përkatëse, por edhe politikën në Gjermani. Partia Socialdemokrate, pjesë e koalicionit qeverisës ka paraqitur ide të reja në këtë drejtim. SPD-ja dëshiron të zgjerojë mundësitë e punësimit për njerëzit nga vendet e Ballkanit me qëllim që të ulet numri i azilkërkuesve. Gazeta gjermane “Rhenische Post” bën të ditur se krerët socialdemokratë kanë rënë dakord të enjten (07.08) së bashku me kryeministrat socialdemokratrë të landeve për një dokument të miratuar që të hënën me titull “Politika socialdemokrate për azilin”.

Symbolbild Armutsmigration Europa Pamje simbolike e eimgracionit ekonomik nga Ballkani

Kusht kontrata e punës

Në këtë dokument krahas kategorizimit të Shqipërisë, Malit të Zi e Kosovës si “vende të sigurta origjine” për t’i kthyer më shpejt azilantët në vendlindje, bëhet fjalë edhe për mundësi për vizë pune për njerëzit nga Ballkani. Sipas socialdemokratëve disa individë kanë që tani mundësi të punësohen në ato profesione, të cilat në Gjermani kërkojë fuqi punëtore. Shumë vetë veçse nuk e njohin këtë opcion. Socialdemokratët kërkojnë që kusht për këtë vizë pune në Gjermani të jetë një kontratë pune me të ardhura që e kalojnë pagën minimale në Gjermani, 8,5 euro në orë.

Staatsministerin für Migration und Flüchtlinge Aydan Özoguz Socialdemokratja Aydan Özoguz

Qeveria gjermane gjithmonë ka theksuar se kërkesa për azil është rruga e gabuar për këta njerëz. Zëvendëskryetarja e partisë socialdemokrate, Aydan Özoguz është shprehur se është e nevojshme që këtyre njerëzve t’u ofrohet perspektiva dhe rrugë legale për emigracion. “Ne duhet të hapim një mundësi hyrjeje”, bën të ditur e ngarkuara e qeverisë gjermane për migracionin. Pyetjes nëse Unioni kristiandemokrat e kristiansocial do të ndjekë të njëjtin kurs, Özoguz iu përgjigj se “kjo mbetet të shihet”. Kreu i kristiansocialëve, Horst Seehofer është shprehur parimisht kundër të gjitha masave që shtojnë migrimin në Gjermani.

Reagime pas propozimit të socialdemokratëve

Por reagimet e para të partisë kristiandemokrate, CDU pas propozimit të socialdemokratëve nuk janë tërësisht refuzuese. Kryeministri i landit të Hesenit nga CDU-ja, Volker Bouffier e cilësoi propozimin të mundshëm për ta diskutuar. “Me dhënien e vizave të punes mund t’u ndihmohet drejtpërdrejt atyre që kanë nevojë, pra ata që largohen nga Ballkani për arsye ekonomike dhe hyjnë në Gjermani me dokumente të rregullta.” Sipas kristiandemokratit Bouffier nga ky koncept mund të përfitojë edhe ekonomia gjermane. Sipas tij ky propozim është i mundur të diksutohet në debatin e federatës dhe landeve për politikën e azilit dhe refugjatëve që është vendosur të mbahet në shtator.

Volker Bouffier Volker Bouffier, kryeministri i landit të Hesenit

Edhe në shtypin gjerman reagimet ndaj propozimit socialdemokrate janë pozitive. Gazeta gjermane “Südëestpresse” në analizën e saj për refugjatët nga Ballkani thekson se fillimisht duhet punuar që të përmirësohen kushtete e jetesës së njerëzve në Ballkan. “Sigurisht Gjermania nuk mund të pranojë gjithsecilin që dëshiron të vijë këtu. Njerëzit nga Ballkani nuk ikin nga lufta civile, dhe në shumicën e rasteve nuk përndiqen. Po pse të mos u japim një shans atyre që sjellin me vete njohuri gjuhe dhe dije profesionale? Në këtë drejtim kemi propozime të arsyeshme. Eskpertët e tregut të punës propozojnë t’u jepet një leje pune e kufizuar, për sa kohë njerëzit nga Ballkani e gjejnë një punë. Kështu mund të lehtësohet edhe sistemi i azilit.”

Afera ‘Netzpolitik.org’ – del në pension Prokurori Federal

Ministri i Drejtësisë Heiko Maas e nxorri në pension Prokurorin e Përgjithshëm Federal. Por me kaq nuk ka marrë fund afera “Netzpolitik.org”

Pas nxjerrjes në pension të Prokurorit të Përgjithshëm Federal Harald Range, po shtohen zërat që kërkojnë konsekuenca të mëtejshme. Ambentalistët në opozitë kërkojnë sqarimin e menjëhershëm të zhvillimeve në aferën e hetimeve për tradhti ndaj vendit kundër dy gazetarëve të portalit “Netzpolitik.org”. Kryetarja e grupit parlamentar të ambjentalistëve Katrin-Göring-Eckardt kërkoi një mbledhje të posaçme të Komisionit të Drejtësisë në Bundestag. “Unë pres që unioni konservator dhe socialdemokratët në koalicion, të mos e refuzojnë zbardhjen”, u shpreh ajo për gazetën “Passauer Neuen Presse”. Partia e majtë bën fjalë për një komision hetimor. Në rast se qeveria nuk jep kontributin e vet në zbardhjen e aferës, atëherë ne duhet të mendojmë, për këtë, deklaroi kryetari i partisë “E Majta” Bernd Riexinger.

Ministri i Drejtësisë Heiko Maas në martën në mbrëmje (04.08) me urgjencë e nxorri në pension Rangen. “Besimi është cënuar rëndë”, tha ministri Maas. Range të martën paradite e akuzoi ministrin për ndërhyrje në drejtësi në valën e hetimeve për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe deklaroi, se atij i kishin dhënë udhëzimin që ta ndërpriste menjëherë ekspertizën e jashtme dhe ta tërhiqte mandatin për këtë çështje. Ai ka vepruar sipas këtij udhëzimi.

Harald Range pas akuzave të rënda u nxorr në pension. Tani debatohet kryesisht për momentin se kur është dhënë udhëzimi. Maas pretendon, se për tërheqjen e ekspertizës është rënë dakord të premten me Rangen – e kjo është bërë madje pa pasur dijeni për përmbajtjen eventuale të saj. Range në të kundërt thotë, se fillimisht ai ka marrë udhëzimin nga ministri, pasi atij i ishte bërë i ditur vlerësimi i ekspertizës. Një ekspert i jashtëm, sipas Ranges, kish arritur në përfundim, se në dokumentat e bëra publike në prill vërtetë kemi të bëjmë me sekret shtetëror.

Reaktionen auf netzpolitik.org.Ermittlungen Reagime të shumta në shtyp dhe publik për aferën e hetimeve ndaj “Netzpolitik.org”

Maas në fokus të kritikës

Politikanët e disa partive e kritikojnë qendrimin e ministrit të Drejtësisë. Politikani kristiandemokrat i ngarkuar për politikën e brendëshme Hans-Peter Uhl mendon, se Ministria e Drejtësisë tre muajt e fundit ka qenë e informuar nga Prokurori i Përgjithshëm Federal për hetimet e mundshme. “Në këtë kohë ministri i Drejtësisë me sa duket nuk e ka përdorur autoritetin e tij kundrejt Ranges”, i tha Uhl gazetës “Handelsblatt”. Largimi i papritur i tij është i çuditshëm. “Unë e konsideroj atë të ekzagjeruar dhe si rrjedhojë edhe të gabuar”, shton ai.

Edhe zëvendëskryetari i partisë liberale, FDP, Wolfgang Kubicki e kritikon ministrin e Drejtësisë. Ai e akuzon atë madje, se nuk është i aftë për postin. “Shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm Federal për shkak të një procesi hetimor në vijim është i pashembullt në historinë e Republikës Federale”, tha ai. “Ministri i Drejtësië gabohet, nëse beson, se me këtë do të mund ta shkëpusë vëmendjen nga dështimi i tij i rëndë.” Vet ministri Maas, sipas Kubickit, do të kish mundur ta mbyllte procesin e hetimeve në marrëveshje me Prokurorin e Përgjithshëm Federal.

Shoqata e gjyqtarëve gjermanë solidarizohet me Rangen. “Një proces i diskutueshëm hetimor duhet të ndërpritet qysh në fazën, sipas të gjitha gjasave, sepse ministri i Drejtësië i trëmbej dëmit politik në Berlin”, kritikon kryetari i shoqatës së gjyqtarëve, Christoph Frank.

Mirëkuptim për ministrin e Drejtësisë

Nënkryetari i partisë kristiandemokrate, Thomas Strobl, e përshëndeti largimin e Ranges. “Grindja mes Prokurorit të Përgjithshëm Federal dhe ministrit të Drejtësisë nuk mund të vazhdonte.” Tani ka marrë fund “teatri absurd i politikës së sigurisë”, njerëzit në vend nuk kanë mirëkuptim për grindje të tilla, i tha Strobl gazetës “Welt”. Kjo për faktin, se gjendja e sigurisë është aq serioze sa asnjëherë tjetër. Po ashtu organet e sigurisë nuk duhet të dobësojnë njëri-tjetrin, shton Strobl.

Edhe sekretarja e përgjithshme e partisë socialdemokrate, Yasmin Fahimi, e mbrojti qendrimin e ministrit Maas. Sipas saj, ai ka nxjerrë konsekuencën e duhur prej “shkljes së besimit” nga ana e Ranges. Hetimet ndaj protalit “Netzpolitik.org” ishin gjithsesi një “gabim i rëndë”.

Kristiandemokrati për politikëne brendëshme Wolfgang Bosbach thotë për gazetën “Handelsblatt”, se reagimi i Maas është “i kuptueshëm”. Por udhëzimi ministerial, që ekspertiza e mandatuar të ndërpirtet në gjysmë të rrugës, është disi problematik. Bosbach thotë, se pret tani që të jepet një përgjigje nëse “versioni i Ranges” apo ai i Mass është i drejtë. Gjithashtu duhet të sqarohet, se në ç’moment ministri federal ka qenë në dijeni për hetimet dhe si ka reaguar ai ndaj tyre.

 Markus Beckedahl und Andre Meister Netzpolitik.org Markus Beckedahl dhe Andre Meister bloggerat e “Netzpolitik.org”

Edhe Maassen e de Maizière në shënjestër

Në shënjestër të kritikave janë gjithashtu edhe ministri Breendshëm Thomas de Maizière dhe presidenti i Entit të Mbrojtjes Kushtetuese, Hans-Georg Maassen. Ambjentalistët e konsiderojnë Range në këtë aferë si viktimë. Nënkryetari i grupit parlamentar të ambjentalistëve Konstantin von Notz konsideron, se jo vetëm ministri i Drejtësisë, por edhe presidenti i Entit Kushtetues dhe Ministri i Brendshëm kanë përgjegjësi. Zbardhja duhet të fokusohet tek këta persona, tha Notz. “Sulmi i papranueshëm ndaj lirisë së shtypit me argumentimin e pabazë për gjoja tradhëti ndaj vendit është konceptuar në Entin e Mbrojtjes Kushtetuese. As Ministria e Brednëshme për përgjegjësinë e saj nuk duhet të fshihet pas “fiaskos” mes ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm Federal”, është shprehur Notz. Si një autoritet federal Mbrojtja Kushtetuese bën pjesë në sferën e kompetencave të Ministrisë së Brendëshme.

Portali “Netzpolitik.org” në prill pati publikuar një informacion mbi planet e Mbrojtjes Kushtetuese për të mbikqyrur më fort rrjetet online. Për këtë gazetarët kishin vendosur në rrjet dokumenta sekrete. Mbrojtja Kushtetuese bëri kallëzim. Range hapi procesin e hetimeve për tradhëti ndaj vendit kundër dy bloggerave dhe dha mandatin për një ekspertizë jashtë instituticonit të tij. Hetimet e Prokurorit të Përgjithshëm Federal në shumë drejtime u konsideruan si sulm ndaj lirisë së shtypit.

Numri i emigrantëve në Gjermani arrin nivel rekord

Berlin, 3 gusht – Në Gjermani numri i emigrantëve në vitin 2014 ka arritur në nivel rekord, rreth 10.9 milionë njerëz.

Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Gjermanisë numri i emigrantëve në Gjermani në vitin 2014 në krahasim me vitin 2011 është rritur me 10.6 për qind. Kjo rritje theksohet se në numër ajo korrespondon me rreth një milion emigrantë.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se numri i atyre që nuk kanë një sfond emigranti që nga viti 2011 e deri tani ka shënuar një rënie prej 1.4 për qind e cila korrespondon me një shifër prej 885 mijë persona.

Në Gjermani, e cila ka një popullsi afërsisht prej 80 milionë e 89 mijë banorë, një e pesta e kësaj popullsie ka të shkuar emigrantësh. Më shumë se gjysma e emigrantëve posedojnë pasaportë gjermane.

Gjermani: Liria e shtypit në rrezik?

Kallëzimi penal i Presidenti i Entit Federal të Mbrojtjes Kushtetuese ndaj gazetarëve Markus Beckedahl, themelues i portalit netzpolitik.org, dhe André Meister ka shkaktuar reagime të forta.

Shoqata gjermane e gazetarëve i dënoi ashpër hetimet nga Prokuroria Federale. Ky qëndrim është “një përpjekje e palejueshme, për t’u hequr të drejtën e fjalës dy kolegëve kritikë”, tha kryetari i kësaj shoqate, Michael Konken. Ai i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm Federal që hetimet të ndërpriten.

Netzpolitik.org është një ndër blogjet më të njohura në gjuhën gjermane dhe është vlerësuar me shumë çmime. Autorët e këtij blogu angazhohen për të drejtat e qytetarëve në epokën digjitale.

Ata raportojnë ndër të tjera edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mbledhjet e Komisionit Hetimor të Bundestagut për veprimtarinë e shërbimeve sekrete. Portali netzpolitik.org raportoi në shkurt dhe prill të këtij viti për plane të brendshme të Entit Federal të Mbrojtjes Kushtetuese për klasifikimin masiv të informacioneve në internet dhe mbikqyrjen e internetit nga shërbimet sekrete.

Akuza për “tradhti ndaj vendit” nuk është e lehtë, edhe pse ndryshe nga shtetet e tjera, ku një gjë e tillë dënohet me vdekje, në Gjermani dënimi maksimal është burgim i përjetshëm. Një akuzë e tillë kundër gazetarëve të revistës “Der Spiegel” në vitin 1962 shkaktoi një krizë qeveritare.

Markus Beckedahl dhe Andre Meister Markus Beckedahl dhe Andre Meister

Valë potestash

Në të gjitha mediat, shumë gazetarë gjermanë shprehën zemërimin dhe solidaritetin e tyre.Tenori i shumë faqeve editoriale – edhe në DW.com – është i njëjtë: gazetarët e konsiderojnë ngritjen e padisë si një sulm ndaj lirisë së shtypit.

Gazetarët u përkrahën edhe nga politikanët e partive opozitare. Kryetarja e Komisonit Ligjor të Bundestagut, politikania e Gjelbër Renate Künast, e quajti hetimin “turp për shtetin ligjor”. Ka një “spiunazh masiv” nga NSA-ja “dhe asgjë nuk po ndodh.”, tha ajo. Nënkryetari i Partisë së Majtë, Jan Korte, e akuzoi Presidentin e Entit Federal të Mbrojtjes Kushtetuese se po bëhet “hakmarrës” i qeverisë federale gjermane.

Edhe ish-ministrja federale e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger shkroi në facebook se padia e Entit Federal për Mbrojtjen Kushtetuese – është “politikisht dhe ligjërisht e pakuptueshme”. I tërë procesi “mban erë frikësimi të raportimit kritik”.

Protesta pati edhe në twitter, ku u bënë dhe thirrje për aksione proteste. Edhe platforma e peticioneve on-line change.org filloi të premten paradite një peticion për ndërprerjen e hetimeve.

Prokurori i Përgjithshëm Federal, Harald Range Prokurori i Përgjithshëm Federal, Harald Range

“Prokurori i Përgjithshëm ka nënvlerësuar gjendjen”

Pasdite ndodhi kthesa. Prokurori i Përgjithshëm njoftoi se nuk do të hapë një herë për një herë hetime kundër netzpolitik.org, sepse liria e shtypit është një vlerë e madhe. Juristi dhe gazetari Constantin Baron van Lijnden i “lto.de”, një revistë e përditshme juridike on-line, e konsideron hapin prapsues të Prokurorit të Përgjithshëm “të habitshëm”. Në intervistë me DW-në van Lijnden tha se Prokurori i Përgjithshëm duhet ta ketë nënvleftësuar shkallën e madhe të kritikës që do të shkaktonin hetimet e tij. Por ai theksoi se sa i përket çështjes në thelb nuk ka ndryshuar asgjë, sepse hetimet mund të rinisin përsëri “për pesë minuta”.

Edhe juristi Udo Vetter i quan në “law blog” fjalët e Prokurorit të Përgjithshëm si “pilula qetësuese” si “placebo, sepse deri tani nuk ka ndryshuar gjë në statustin e të prekurve si të paditur.”

Ashpërsimi i ligjeve ndaj informatorëve?

Aktualisht duhet theksuar se në Gjermani për tradhti ndaj atdheut mund të dënohen edhe gazetarët, thotë Constantin van Lijnden. Kurse në SHBA, për shembull, kjo nuk ndodh. Kështu p.sh. Edward Snowden mund të ndiqet penalisht për tradhti të sekreteve shtetërore, por jo gazetarët që raportojnë duke u bazuar te këto dokumente. Edhe presidenti i Shoqatës së Avokatëve Gjermane, Ulrich Schellenberger, kërkoi heqjen e paragrafëve për “tradhtinë e gazetarëve”. Sipas van Lijnden duket se në Gjermani ka rrezik që të dobësohen ligjet për mbrojtjen e informatorëve, pra edhe kur ata u japin informacione gazetarëve.

Halina Wawzyniak, nga Partia e Majtë, tha se në rast se Prokurori i Përgjithshëm do t’i vazhdojë hetimet, kjo do të ishte një goditje e rëndë për gazetzarët dhe informatorët, sepse kushdo që u vë gazetarëve në dispozicion dukumente sekrete, mund të akuzohet për tradhti ndaj atdheut.

Reagimi i ministrit të Drejtësisë

Ministri Federal i Drejtësisë Heiko Maas, nën varësinë e të cilit është Prokurori i Përgjithshëm, deklaroi se i ka dërguar atij vlerësimin e tij për këtë rast dhe se sipas mendimit të ministrit këtu më tepër nuk kemi të bëjmë me tradhti ndaj atdheut dhe se prandaj e përshëndet njoftimin për pezullimin e hetimeve. Ministri Federal i Drejtësisë njoftoi se është duke menduar madje edhe nëse ka nevojë për reformimin e të gjithë dispozitave të ligjit penal për tradhti ndaj atdheut dhe për mbrojtjen e sekreteve shtetërore në raport me lirinë e shtypit.

Gjermani: Dy gazetarë nën hetim për tradhti ndaj atdheut

Siç njoftoi autoriteti i Prokurorit të Përgjithshëm, Harald Range, dy gazetarë akuzohen, se në publikimet për mbrojtjen kushtetuese në blogun ivestigativ “Netzpolitik.org”, kanë nxjerrë sekrete shtetërore. Presidenti i Entit Federal të Mbrojtjes Kushtetuese, Hans-Georg Maassen, ka bërë kallëzim penal.

Publikim dokumentash të brendshme

Portali i internetit në shkurt dhe prill të këtij viti ka raportuar për plane të brendshme të Entit Federal të Mbrojtjes Kushtetuese lidhur me klasifikimin e komunikimit të brendshëm të shërbimeve sekrete. Artikulli i datës 25 shkurt mbante titullin “Vërshim sekret parash: Mbrojtja Kushtetuese punon në klasifikimin masiv të informacioneve në internet”, artikulli i 15 prillit është publikuar nën titullin “Grupi i referatit sekret: ne prezantojmë njësinë e re të Mbrojtjes Kushtetuese për zgjerimin e mbikqyrjes së internetit”. Në këto artikuj bloggerat kanë publikuar informacione të brendshme.

Përveç hetimeve ndaj dy gazetarëve Markus Beckedahl (fotogrfia e artikullit) , themelues i portalit Netzpolitik.org, dhe André Meister Prokuroria Federale po heton edhe ndaj informantëve të panjohur të bloggerave. Në rast të ngritjes së padisë dhe dënimit gazetarët i kërcënon së paku një vit burgim.

Generalbundesanwalt Harald Range Prokurori i Pëgjithshëm Federal, Harald Range

Sfondi: afera NSA

Vënia e hetuesve në veprim pason në sfondin e një debati që zgjat prej muajsh mes qeverisë, opozitës dhe medieve lidhur me raportimin mbi aferën rreth përgjimeve të Shërbimit Informativ të SHBA-së, NSA. Zyra e kancelarisë pat kërcënuar disa herë me kallëzime penale – si edhe në kontekstin e publikimit të dokumentave sekrete.

Sipas mendimit të gazetarit Beckedahl qeveria me kallëzimin penal synon të mbulojë të vërtetën mbi implikimin gjerman në aferën e NSA. Po bëhet, sipas tij, gjithnjë e më e qartë, se qeveria “është e zhytur thellë në moçalin e NSA-së dhe co.”, i tha gazetari kanalit të parë televiziv gjerman, ARD.

Beckedahl: do të vazhdojmë kështu

“Ne dyshojmë tani, se përmes të tilla kallëzimeve penale po qëllohet fort kundër atyre, që duan të kontribuojnë për të zbardhur skandalin më të madh të përgjimeve në historinë e njerëzimit”, deklaroi Beckedahl. “Ne nuk do të stepemi”, theksoi bloggeri. Netzpolitik.org do të vazhdojë punën dhe i mirëpret “dokumentat e mëtejshme, që dëshmojnë, se si shërbimet tona sekrete, (…)pa e diskutuar me ne si shoqëri, me shëbrimet e tjera sekrete, e kanë riskontruktuar internetin në një makineri globale të vëzhgimit të plotë.”

NSA akuzohet, se prej vitesh ka përgjuar telefonatat e politikanëve drejtues në Berlin. Edhe celulari i kancelares Angela Merkel me sa duket është kapur prej Shërbimit Sekret të SHBA-së.

BND si ndihmës

Përveç kësaj, sipas tyre, Shëbrimi Federal Informativ i Gjermanisë (BND)duhet të ketë ndihmuar për vite me radhë, për të përgjuar sipërmarrje dhe politikanë europianë. NSA, po sipas këtyre informacioneve, i ka dërguar BND-së për mbiqyrjen e qarkullimit të të dhënave në stacionin e saj të përgjimit në Bad Aibling mijëra kritere kërkimi, të ashtuquajtur selektorë si numra telefoni apo adresa IP të kompjuterave. Grupet paralamentare të opozitës ekologjistët dhe të majtët kërkojnë të kenë akses në listën e selektorëve. Qeveria e refuzon këtë.

Netzpolitik.org është një ndër blogjet më të njohura në gjuhën gjermane dhe është vlerësuar në vitin 2014 me çmimin Grimme-Online-Award. Bloggerat angazhohen për të drejtat digjitale qytetare. Ata raportojnë ndër të tjera edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mbledhjet e Komisionit Hetimor të Bundestagut për punën e shërbimeve sekrete.

Shoqata gjermane e gazetarëve i dënoi ashpër hetimet nga prokuroria Federale. Ky qëndrim është “një përpjekje e palejueshme, për t’u hequr të drejtën e fjalës dy kolegëve kritikë”, tha kryetari federal i kësaj shoqate, Michael Konken. Ai i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm Federal që të ndërpriten hetimet.

wl/qu (dpa, afp, epd)

Suedia gjithnjë e më pak vendas të aftë për punë, kërkon të diplomuar të huaj

STOCKHOLM – Të dhënat e fundit zyrtare të autoriteteve suedeze tregojnë se gjithnjë e më shumë të huaj punësohen në këtë vend. Mediat suedeze raportojnë se pa një numër të mjaftueshëm të punëtorëve të huaj në sektorin e shërbimeve, Suedia nuk do të mund të funksiononte.

Në fakt, sipas zyrës suedeze të punësimit, gjithnjë e më shumë të huaj punësohen në këtë vend. Si arsye kryesore theksohet fakti i rënies së vazhdueshme të numrit të popullsisë vendase të aftë për punë, ku kompanitë suedeze punësojnë gjithnjë e më shumë të huaj në pozita të caktuara.

Numri i emigrantëve të cilët kanë marrë punë në Suedi është rritur nga 11,200 në janar të 16.800 në qershor të këtij viti.

Sipas portalit suedez “Local”, ka gjithnjë e më pak suedezë vendas të moshës mes 16 dhe 64 vjeç, të cilët janë reflektuar në tregun e punës.

Kështu, që nga viti 2008 në nivel vjetorë, vërehet rënie prej 22,000 suedezëve vendas të aftë për punë.

“Më pak ka njerëz vendas. Prandaj, vendet e reja të punës u takojnë njerëzve të cilët janë me origjinë të huaj”, tha Johan Bissman nga Zyra e Punësimit.

– Shumica e të huajve punësohen në sektorin e teknologjisë së informacionit –

“Është shumë e dukshme se në sektorin e shërbimeve tona, si mirëmbajtja e pronës, shërbimit të pastrimit dhe mirëmbajtjes së banesave. Këto aktivitete kanë mbijetuar fal njerëzve nga vendet e tjera që punojnë në këtë sektor. Pa ata, këta sektorë nuk mund të funksionojnë” tha Ulf Lindberg nga Shoqata e Punëdhënësve Almega.

Ai megjithatë theksoi se kërkesa në Suedi nuk është e kufizuar vetëm për punë me kualifikim të ulët.

“Gjithashtu, ka nevojë për ekonomistë dhe inxhinierë. Prandaj, ka kërkesë të madhe për të diplomuarit e huaj. Ishim të pasuksesshëm për tërheqjen e njerëzve të tillë, por jemi përmirësuar sa i përket këtij aspekti”, tha Lindberg.

Ndërkohë, shumica e të huajve të punësuar në Suedi janë në sektorin e teknologjisë së informacionit, dhe kryesisht emigrantë nga India, Rusia dhe vendet e ish-bllokun lindor.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet suedeze, shkalla e punësimit në mesin e personave të lindur jashtë Suedisë është 64 përqind. Shkalla e punësimit në mesin e personave të lindur në Suedi është 79 përqind.

Shkalla e papunësisë për kategorinë e personave të cilët kanë lindur jashtë Suedisë në qershor të këtij viti ishte 22 përqind, dhe e papunësisë për personat e lindur në Suedi 7.5 përqind. aa

Berlin – Filluan lojërat hebreje Makkabi

VOAL – BERLIN – U hap në Berlin, me garat e para për atletët joprofesionistë, edicioni i katërmbëdhjetë i Lojërave Hebreje Evropiane Makkabi. Deri më 5 gusht mbi 2300 atletë nga 38 vende do të luftojnë për 166 medalje në 19 sporte. 70 vjet pas Luftës së Parë Botërore, për herë të parë Gjermani i organizon lojërat hebreje, nën masa të rrepta mbikqyrëse për ta garantuar sigurinë.

‘Që atletët hebrej, 70 vjet pas Holokaustit, vendosën të organizojnë në Berlin lojërat e tyre është me shumë rëndësi,” tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier: ”Jemi krenarë dhe mirënjohës për këtë provë të besimit.”

‘Qendra’ e manifestimit sportiv, deri më 5 gusht, do të jetë Olympiapark e kryeqytetit gjerman, i njëjti vend që iu ndalua hebrjeve në Lojërat Olimpike të organizuara gjatë nazizmit në Gjermani, më 1936. Përveç disiplinave tradicionale olimpike, Lojërat Makkabi – me një buxhet 5 milionë euro – përfshijnë edhe disa gara më të pazakonshme si brixh dhe shah.

Përurimin zyrtar të manifestimit e bëri mbrëmë me një fjalim presidenti i Republikës Federale, Joachim Gauck, duke shënuar fillimin zyrtar të manifestimit sportiv për profesionistët. Festimet për hapjen e lojërave, me shumë spektakël, u mnbajtën në Waldbuehne të Berlinit. (ANSA).

NË ZEMËR TË EVROPËS LIND MAKRORAJONI ALPIN EUSALP

VOAL – BRUKSEL – Projekti EUSALP, makrorajoni i ri alpin iu bashkëngjitet tri vendeve aktuale në gjirin e BE-së. Ai u shpall zyrtarisht sot (e martë) në Bruksel. EUSALP do të përfshijë një popullsi tërësore prej 70 milionë banorësh në pesë shtete anëtare të BE-së (rajone të Gjermanisë, Francës, Italisë, Austrisë dhe Sllovensisë) si dhe Zvicrën (të gjithë kantonet) e Lihtenshtajnin.

Synimi i Njëzetetëshes është për të “forcuar solidaritetin ekzistues në rajonet alpine, që kanë një traditë të gjatë bashkëpunimi dhe një varg rrjetesh e shoqatash tashmë të konsoliduara.” Mendohet për shembull në Arge Alp: për EUSALP ishte folur me rastin e konferencës së fundit të zhvilluar një muaj më parë në Lugano.

Strategjia, e cila do të përpilohet brenda fundit të vitit, bazohet në tri shtylla: ajo e rreitjes ekonomike dhe novacionit, ajo e bashkëveprimit dhe qarkullimit dhe ajo e energji-ambjentit.

 

ATS

harta e makrorajonit

Londër: Gjyqtari e akuzon Rusinë lidhur me rastin Litvinenko

Gjyqtari britanik, Robert Owen, që zhvillon hetime për vdekjen me helmim radioaktiv të ish-agjentit rus, Aleksandr Litvinenko, i ka akuzuar autoritetet e Rusisë për pengim të hetimeve të tij.

Këto komente, gjyqtari Owen i ka bërë mbrëmë pasi personi i dyshuar, Dmitry Kovtun, ka dështuar të paraqes dëshmi gjatë një video-lidhjeje, duke thënë se ishte i kufizuar nga obligimet për konfidencialitet ndaj një hetimi në Rusi.

Zoti Owen tha se oferta për paraqitjen e dëshmitarit Kotvun ishte “maskaradë” ose “janë vënë pengesa ndaj tij që ta bëjë këtë”.

Litvinenko ka vdekur në nëntor të vitit 2006 në Londër nga helmimi me një element radiokativ.

Për vdekjen e tij është fajësuar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Moska e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Autoritetet britanike thonë se kanë gjetur dëshmi për përfshirjen e shtetit rus në këtë incident.

Dmitry Kotvun dhe rusi tjetër, Andrei Lugovoj, kërkohen nga policia e Britanisë për akuza se e kanë helmuar ish-agjentin e KGB-së, Aleksandr Litvinenko, i cili ishte shndërruar në kritk të ashpër të Kremlinit.

BRITANI: Punonjës“i shqiptar i Interpolit” kapet duke shpërndarë kokainë

Një shpërndarës droge me kombësi shqiptare është arrestuar në Radford, në Angli, ndërsa u ka thënë autoriteteve sa ishte pjesë e një ekipi ndërkombëtar të luftës kundër narkotikëve.

Mediat britanike shkruajnë se i arrestuari, Klisman Sykaj, kishte mbërritur në Angli rreth katër vite më parë dhe pas arrestimit, ai i tha policisë se ishte rekrutuar nga Interpoli.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, autoritetet i kanë gjetur Sykajt 7 gram kokainë në xhep, 2 mijë paund dhe dy telefona celularë.

Ndërsa gjatë kontrollit në apartamentit, Sykajt iu gjetën 213 gram kokainë të fshehur në një kapak tenxhereje.

Sipas “Nottingham Post”, prokurori Faye Mellor, tha se Sykaj ka deklaruar më parë se “kishte punuar për Interpolin në Shqipëri dhe ishte në përpjekje për të kapur një shpërndarës droge”.

Pas hetimeve thuhet se i arrestuari ka pranuar se pretendimet e tij ishin gënjeshtra. Gjithashtu ai ka pranuar se kokaina e kapur ishte e tija dhe e përdorte për tua shpërndarë të tjerëve.

Pas këtyre deklaratave ai është dënuar me tre vjet burg nga Gjykata.

Gjatë seancës, gjyqtari Gregori Dickinson i tha atij se nëse kishte ardhur në Angli për një jetë më të mirë në mënyrë ilegale dhe për t’iu shmangur rreziqeve që pretendon se kishte në vendin e tij, atëherë gjëja e fundit që duhet t’i shkonte ndërmend ishte që të merrej me ngjarje kriminale.

Ndërsa mbrojtësja e të akuzuarit tha se Sykaj nuk kishte dosje penale në Angli dhe në Shqipëri, dhe kishte emigruar ilegalisht për “sigurinë e tij” duke shpresuar për të punuar në Britaninë e Madhe.

Mediat angleze shkruajnë se një tjetër seancë gjyqësore pritet të mbahet ndaj tij në tetor të këtij viti dhe fillimisht, ai duhet të paguajë 900 paund për shpenzimet e gjyqit.

Gjermania – Përse Europa ka frikë nga një fantazmë që nuk është më

Pra, të gjithë flasin për Model Deutschland: për një Gjermani model i shtetit social, prosperitetit ekonomik dhe stabilitetit politik. Pikat e forta? Ekonomia sociale e tregut dhe Sozialpartnerschaft (partneriteti social dhe fuqia bashkë-vendimarrëse e sindikatës në kompani), federalizmi social, ndarja e pushteteve, e zbatuar rigorozisht dhe mbrojtur me xhelozi. Një parlament i formuar nga parti të përgjegjshme dhe një Gjykatë Kushtetuese e respektuar unanimisht, garanci e mbrojtjes së drejtësisë nga pushteti politik.

Gjermania është kryqi i historisë moderne europiane: një mister, një enigmë, një sfinks politik. Prej më shumë se një shekulli e gjysmë, përreth saj mbështillen pikëpyetje, dyshime. Pra, para se të jetë “über alles”, ky vend është për popujt e tjerë të Kontinentit të Vjetër, një dyshim i përjetshëm. Kështu është edhe sot, siç u vu re edhe gjatë ditëve plot konvulsione të krizës greke: “Gjermania që kish gënjyer veten, se kish bërë paqe me vetveten dhe me botën”, u gjend sërish, 25 vjet pas ribashkimit, në bankën e të akuzuarve. Dhe Europa, pre e një sindrome shqetësuese antigjermane. Një ankth i përhapur trazon opinionin publik: se mos Gjermania përpiqet të transformojë një fiksim historik për rreptësinë financiare dhe stabilitetin monetar, në konstitucion të zonës së euros, për t’i imponuar vendeve të tjerë vizionin e saj të ekonomisë dhe të shoqërisë. Gjermania do të mbante një monedhë të përbashkët, sipas modelit të saj: me qëllimin që të siguronte një avantazh të dukshëm financiar dhe një instrument shantazhi politik. Por, ka nga ata që mbështesin tezën e kundërt. Në pikëpyetje nuk është më Euro, por qëllimi i kultivuar fshehtësisht, i braktisjes së monedhës së përbashkët, për t’u rikthyer tek marka, monedha shumë e dashur e gjermanëve.

Kjo qasje kontradiktore konfirmon që europianët nuk dinë të vendosin, nëse kanë frikë nga dominimi gjerman, apo kanë frikë se mos Gjermania i braktis. Pastaj, kur një krizë trondit ekuilibrat europianë, historianë dhe politologë, në mënyrë alarmante, shpallin rrezikun e rikthimit të Deutsche Frage – çështjes gjermane: Një Gjermani që rikthehet “fuqi qendrore”, si në kohët e Bismarkut. Sipas një bindjeje shumë të përhapur, Gjermania nuk e do Europën, sepse shpirti dhe ekonomia e saj shohin nga Lindja: Më shumë nga Moska, se sa nga Parisi.

E megjithatë, është pikërisht kjo Gjermani kaq shumë e kritikuar, që vetëm deri disa javë më parë, ishte vendi më “cool” i Europës. Madje, edhe anglezët e mendonin kështu. Prova? Vendimi i British Museum për t’i dedikuar “Gjermanisë së re” një ekspozitë. Si dhe një investigim i BBC, i kryer në 25 shtete, sipas të cilit Gjermania është më e preferueshme për të jetuar dhe punuar, në krahasim me Kanadanë, Francën dhe vetë Anglinë. Pra, të gjithë flasin për Model Deutschland: për një Gjermani model i shtetit social, prosperitetit ekonomik dhe stabilitetit politik. Pikat e forta? Ekonomia sociale e tregut dhe Sozialpartnerschaft (partneriteti social dhe fuqia bashkë-vendimarrëse e sindikatës në kompani), federalizmi social, ndarja e pushteteve, e zbatuar rigorozisht dhe mbrojtur me xhelozi. Një parlament i formuar nga parti të përgjegjshme dhe një Gjykatë Kushtetuese e respektuar unanimisht, garanci e mbrojtjes së drejtësisë nga pushteti politik.

Gjermania ka sot (në fund të fundit ashtu si në Tetëqindën) numrin më të madh të teatrove në Europë, por edhe sistemin më të mirë arsimor të Kontinentit të Vjetër. Një jetë kulturore shumë të gjallërishme si dhe disa prej universiteteve më të mirë europianë. Një vend tejet tolerant dhe i hapur, mund të lëvdohet me integrimin e arrirë të imigrantëve të ardhur nga dhjetëra vende të botës. Vendi që dikur ishte kapur fort pas idesë etnocentike të nënshtetësisë (jus sanguinis), është sot një vend ku je nënshtetas nëse lind (ius soli). Si është e mundur që të rinjtë e vendeve të jugut të Europës dhe imigrantët e jugut të Mesdheut, ëndërrojnë Gjermaninë, ndërkohë që vetë ky vend është në mesin e një polemike shumë të dhunshme, dhe është vënë nën akuzë nga mediat e gjysmës së Europës?

Shpjegimi i parë tingëllon vërtetë paradoksal: europianët nuk e njohin aspak, ose e njohin në mënyrë shumë sipërfaqësore Gjermaninë. Arsyeja? Vështirësia e madhe e gjuhës gjermane. Bota, ka komentuar Financial Times, i sheh Gjermaninë dhe gjermanët “si do vetë”, dhe jo ashtu si janë. Nuk di atë që vërtetë mendojnë, thonë, diskutojnë sot gjermanët. Pra, në zemër të Europës ka një lloj “vrime të zezë” komunikuese, e cila është në origjinë të një keqkuptimi sistematik, i cili ka provokuar dhe provokon ekuivokë të shumtë. Jo vetëm semantikë dhe kulturorë, por edhe politikë. Një shembull? Të gjithë flasin për kursimin gjerman: por në gjuhën gjermane, kjo fjalë (austerity) nuk ekziston. Termi është importuar nga bota anglo-saksone, në vijim të polemikave mbi “teologjinë ekonomike” konservatore, ose e gjykuar si e tillë, nga Gjermania.

Kush e di se sa janë të vetëdijshëm që antikeinesianizmi i Schäubles, i vënë aq shumë në lojë nga Paul Krugman, e ka pikën e referimit teorik tek ajo shkollë “liberale”, e cila ka qenë një prej momenteve më zbulues të reflektimit gjerman, mbi shkaqet e katastrofës së viteve Tridhjetë? Thuhet se gjermanët janë të paaftë “të bëjnë politikë”, duke u kufizuar në një këmbëngulje të përpiktë tek respektimi i rregullave dhe parimeve të të drejtës. Eshtë e vërtetë: në Berlin sot janë kaq të vendosur, pikërisht sepse e dinë se në cilët rezultate të tmerrshëm ka çuar i ashtuquajturi primat i politikës mbi të drejtën. Askush nuk e ka harruar në Gjermani artikullin famëkeq, të shkruajtur në vitin 1934 nga Carl Schmitti, pas “natës së thikave të gjata”, me titull: “Fyhreri mbron të drejtën”. Në mos e drejta dhe respektimi i marrëveshjeve, çfarë do i mbajë në këmbë dhe do i bëjë të funksionojnë traktatet ndërkombëtare?

Pra, sot është legjitime të thuash se ekziston një “çështje gjermane”, por në një kuptim tërësisht të ndryshëm nga ai që ka patur historikisht kjo shprehje. Qoftë edhe për arsyen e thjeshtë, që historia nuk përsëritet kurrë. Dhe ajo që paraqitet politikisht si “rikthimi i identikut” (fytyra e Merkelit me mustaqet e Hitlerit), në realitet është vetëm një dredhi, për të shmangur, siç do të kish thënë Hegeli, “lodhjen nga koncepti”, pra bërja e hesapeve me realitetin.

Por arsyeja e vërtetë është një tjetër. Në fakt, ka një mospërputhje në diskursin europeist, që rrezikon të rezultojë fatale: Gustav Seibt ka shkruajtur se “në Gjermani flitet për Europën. Në vendet e tjerë diskutohet për Gjermaninë”. Ky është sot problemi. Por duhet që edhe europianët të vetëdijësohen se nuk ekziston vetëm Europa, pa dhe kundër Gjermanisë: vërtetë i mendojmë si të mundshme aleancat joreale mesdhetare antigjermane? Apo, a është e mundur të kundërvëmë “shpirtin jugor, me shpirtin protestant të kapitalizmit”, që europeizmi ka ëndërruar t’i bëjë të dialogojnë? Gjermania, të paktën pjesa më e madhe e klasës së saj drejtuese, e di që nuk ka të ardhme pa, dhe kundër Europës. Për këtë arsye, nuk ka më kuptim që të vazhdojmë të vëmë përballë, siç bënte Thomas Manni pas Luftës së Dytë, një Europë gjermanike dhe një Gjermani europiane. Madje, nëse shohim me vëmendje atë që ndodh në vendet europianë (Francë dhe Itali të parët), duhet në fakt të shqetësohemi që në të ardhmen të shohim një përmbysje paradoksale të roleve: një Europë me në qendër të saj një Gjermani europeiste, dhe pikërisht për këtë arsye, të rrethuar nga një ndjenjë armiqësie dhe mosbesimi të vendeve të tjerë./La Repubblica – Bota.al

Ukrainë: Aktori Depardieu konsiderohet kërcënim

Ukraina e ka përfshirë në një listë të zezë aktorin e njohur francez Gerard Depardieu, i cili tashmë e ka edhe shtetësinë e Rusisë, duke ia ndaluar hyrjen në këtë vend për pesë vjet, ka njoftuar mbrëmë vonë një zëdhënës i Shërbimit Kombëtar të Sigurisë së Ukrainës.

Ministria e kulturës e Ukrainës e ka identifikuar aktorin Depardieu dhe yjet e tjera ndërkombëtare të filmit, që kanë raporte miqësore me Rusinë, si kërcënim për sigurinë, kështu që filmat e tyre duhet të ndalohen.

Gerard Depardieu, së pari, i ka tmerruar liderët properëndimorë të Ukrainës, duke krijuar miqësi të afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ishte raportuar se njëherë bile e kishte mohuar vetë ekzistencën e Ukrainës së pavarur.

“E dua Rusinë dhe Ukrainën, që është pjesë e Rusisë”, ishte cituar se ka thënë aktori.

Aktori i çmuar, por kundërthënës i Francës, është larguar nga Parisi në shenjë të protestës lidhur me propozimet për tatime të njerëzve shumë të pasur dhe në janar të vitit 2013, i ishte dhënë pasaporta ruse, nga presidenti, Vladimir Putin.

Koment: Gjermania ka nevojë për refugjatët nga Ballkani

Shumë energji shpenzohet me grindjet për kompetencat, me kalimin e përgjegjësisë sa tek komunat, sa tek landet dhe federata – apo mes shteteve të Bashkimit Europian. Ndërkohë që një koncept i përgjithshëm i vlefshëm mungon. Por shumica prej propozimeve që vijnë janë zgjidhje në dukje: Le të marrim për shembull detyrimin e vizës. Ai është hequr gati për të gjithë qytetarët nga Ballkani dhe për këtë ka pasur arsye.

Nëse do të rivendosej sistemi i vizave, problemi nuk do të zgjidhej – e për këtë mjafton të hedhim sytë nga Kosova. Këtu vlen ende detyrimi për vizë, megjithatë kosovarët kanë ardhur në një numër shumë të madh në Gjermani. Shembulli tjetër: Qendra pranimi ku bëhet ndarja e refugjatëve, thënë ndryshe kampe dëbimi. Pse duhet të ngrihen qendra akomodimi posaçërisht për refugjatët nga Ballkani për të trajtuar më shpejt kërkesat e tyre? Me këtë nuk dua ta reduktojmë problemin.

Flüchtlinge aus dem Kosovo Refugjatë nga Kosova drejt Gjermanisë: Ndër 200.000 kërkesa për azil deri në mesin e vitit në Gjermani, 40% e tyre vijnë nga vendet e Ballkanit

Kriza ekonomike godet më shumë vendet e varfra të Ballkanit

Po, është e vërtetë që 99,9% e refugjatëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë të drejtë për azil politik. Ata vijnë për arsye ekonomike dhe sociale. Janë romët ata që më së shumti diskriminohen e përjashtohen në këto shoqëri, është kriza ekonomike ajo që më së shumti godet vende të tilla të varfra, ku edhe njerëzit mjaft të kualifikuar nuk kanë shanse për punë e perspektivë, kjo edhe sepse Gjermania dhe vendet e BE-së e kanë injoruar Ballkanin në vitet e fundit.

Po, duhet të reduktohen stimujt e motivimi për ata azilkërkues që nuk kanë asnjë shans për njohjen e azilit: Përmes fushatave të sqarimit në vendet e origjinës, me qëllim që njerëzit të mos bien pre e premtimeve boshe të trafikantëve. Përmes influencës së politikës në këto vende. Përmes ndihmës ekonomike dhe investimeve që krijojnë vende pune atje. Por në të njëjtën kohë për forca të kualifikuara – dhe nga ata ka shumë në Ballkan – duhet të krijohen mundësi më të mira që ata të punojnë në Gjermani. Ne kemi nevojë për ata, jo vetëm në sistemin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit, ata duan të vijnë tek, shumë prej tyre, me qëllim që një ditë të kthehen dhe të ndërtojnë vendin e tyre.

Me veprime aksioniste nuk zgjidhet problemi i refugjatëve nga Ballkani. Ai është pjesë e një zhvillimi migrimi afatgjatë, nga i cili përfiton edhe Gjermania. “Dëbimi i shpejtë”, “mbyllja e shpejtë e kufijve” – parulla të tilla nuk ndihmojnë aspak po të kemi parasysh kompeksitetin e botës së sotme.

Euro pa Gjermaninë?

Ndërsa muajt e kaluar buçiste grindja për një Grexit (dalja e Greqisë nga Eurozona) të mundshëm, kur mospërputhja e mendimeve për politikën e duhur të shpëtimit dominonte artikujt kryesorë, kur ndihej droja për insistimin e Gjermanisë për një politikë rigoroze dhe rritej gjithnjë e më shumë frika e donatorëve, se nuk do t’i merrnin kurrë paratë mbrapsht, disa ekonomistë të njohur fare të patrazuar e si të thuaash nëpërtë skicuan një rrugë të mëtejshme për daljen nga kriza: një dalje të Gjermanisë nga Euroja.

Gjermania, kështu teza e tyre, largohet nga monedha e përbashkët duke hapur kësisoj rrugën për vendet jugore të Euros, që t’i stabilizojnë borxhet e tyre me një monedhë dukshëm të zhvleftësuar dhe si rrjedhojë të venë nën kontroll edhe ekonominë e tyre. Me këto vende është fjala për Greqinë, Italinë, Spanjën dhe varësisht nga rrethanat edhe për Portugalinë.

Së fundi Ashoka Mody nga Universiteti i Princetonit në SHBA e mbrojti këtë model. Në një koment, që u publikua më 17 korrik, ai parashtron, se përse Gerxit (pra një dalje e Gjermanisë, “German Exit”) do të ishte më e preferuar se sa një Grexit (dalja e Greqisë nga Eurozona).

“Një riorganizim i unionit monetar gjatë 25 apo 30 viteve të ardhshëm do të jetë i pashmangshëm “, thotë Mody për Deutsche Welle. “E vetmja çështje është, se cila është rruga e arsyeshme, që shkakton më pak dëm?”

Një kornizë e detyrueshme fiskale

Mody mbron pikëpamjen, se ministri i Financave të Gjermanisë gabohet, kur përzien me njeri-tjetrin problemin e borxheve shtetërore të Greqisë dhe „eksperimentin e Eurozonës“.

“Mendimi i Schäubles është: nëse Grekët largohen nga Euro, Eurozona me anëtarët që mbeten do të funksionojë pa probleme. Schäuble nuk e sheh problemin tek konstrukti i Eurozonës, por tek paaftësia e grekëve, që të ndjekin rregullat europiane të lojës“, thotë Mody.

Mody e pranon gjithësesi, që Greqia ka një problem me borxhet, por ai thekson, se borxhet nuk kanë të bëjnë me problemet e tjera, me të cilat përballet unioni monetar. “Nëse nuk ndodh gjë, veçse Greqia të largohet nga Eurozona, atëherë me siguri shumë shpejt do të shfaqet një tjetër problem „grek“. Problemi, që ekonomi kaq të ndryshme nuk mund të futen në një kornizë të detyrueshme monetare dhe fiskale, do të mbetet edhe më tej.”

Ai si dhe shumë ekonomistë të tjerë dhe kritikë të Eurozonës, konsiderojnë Italinë si një vend të ri problematik të Euros. “Ne nuk e dimë, nëse Italia do të jetë ndonjëherë në gjendje t’i paguajë borxhet e veta”, thotë Mody dhe shton: “Përpjekja për t’i bërë një vendet me mundësi të ndryshme dhe me premisa të ndryshme historike e kulturore nuk funksionon.”

DM-Scheine und Euro

“Një union i pamenduar”

Për Mody është e qartë, që rrugëdalja me më pak dëm nga kriza do të ishte, nëse Gjermania kthehet tek marka gjermane D-Mark: “Gjermania do të vuante më se pakti nga dalja prej Euros.“

Ideja, një „Gerxit“ më mirë se një „Grexit“, nuk është e re. Ajo zë fill së paku qysh nga viti 2012. Asokohe investuesi amerikan George Soros përshkruante në një blog, se si mund të dukej një kthim gjerman tek D-Marka dhe se sa efekt bekues mund të kishte kjo: Gjermania do të kishte monedhën e vet të fortë dhe ekonomitë e dobëta do të mund ta rimerrnin veten me një euro dukshëm të dobësuar. Gjermanët do të pasuroheshin dhe europiano-jugorët do të ishin më pak të varfër.

Në të njëjtën ditë, kur Mody botoi artikullin e tij, edhe Ben Bernanke, ish-shefi i Bankës së Rezervave të SHBA-së, Fed, shkruante një koment për Brookings Institute, një Think-Tank me influencë në Uashington. Në të ai shkruante, se Europa nuk po e jep kontributin e saj për zgjidhjen e krizës greke të borxheve.

Ndërsa në Eurozonë kuota e papunësisë gjatë viteve të shkuara luhatej rreth 11%, në SHBA ajo ra në 5,3% në vlerën më të ulët qysh prej vitesh. Sipas tij në Eurozonë ka dallime të mëdha; në Gjermani papunësia aktualisht është nën pesë përqind, ndërsa në vendet e tjera të hapësirës së Euros ajo është në rreth 13%.

“Premtimi i Euros ishte shtimi i mirëqenies dhe nxitja e integrimit europian”, shkruante Bernanke. Por kjo, sipas tij, nuk po ndodh dhe nuk do të ndodhë, për aq kohë sa vendet e Euros kanë kapacitete të ndryshme ekonomike.

Këto vende, thonë analistët, jo vetëm kanë kapacitete të ndryshme në rendiment, por ato kanë edhe kushte krejt të ndryshme ekonomike. Për këtë arsye, argumenton Mody, mendimi për të farkëtuar një zonë monetare me vende kaq të ndryshme, nuk ka qenë fort i mençur: “Unioni është menduar keq dhe tani po shkakton dhimbje të mëdha.”

Të gjendet një ekuilibër

Pa një vullnet të fortë politik, për ta mbajtur në jetë unionin monetar, shpërbërja e tij është e pashmangshme, paralajmërojnë ekspertët. Vendi, që mund të vuante më pak prej kësaj, për këtë janë në një mendje Mody, Bernanke, Soros dhe shumë të tjerë, do të ishte Gjermania.

“Ky konstatim”, sipas Mody, “tregon, se si mund të gjendet një ekuilibër për vende të ndryshme. Ekuilibri mund të ishte i tillë, që të ketë dy monedha: një Euro në Jug dhe Deutsch Marka në Veri. Por mund të ketë edhe 15 monedha të reja në 30 vitet e ardhëshme.”

Një katastrofë kërcënon

Njëkohësisht ka të tjerë që mendojnë ndryshe si p.sh. dy profesorët Iain Begg dhe John Ryan nga London School of Economics, të cilët një dalje gjermane nga Euro e konsiderojnë si një „katastrofë“. “Pas themelimit të Bashkimit Europian Euro është një ndër arritjet më të mëdha të Gjermanisë në gyjsmën e dytë të shekullit të njëzetë “, i thotë Ryan Deutsche Welle-s. “Në këndvështrimin politik këtu është investuar shumë kapital.”

Përveç kësaj Euro është një arritje gjeopolitike me potencial të fuqishëm. Europa, konstaton ai, është një liman i sigurtë për investime dhe marrëdhënie biznesi. “Dhe një Gjermani, që largohet nga Euro, do të ishte një sinjal shkatërrimtar. Nuk mund të imagjinohet, që Eurozona do ta mbijetonte këtë.”

Nëse Gjermania e lë Euron, atëherë si pasojë e menjëhershme edhe Holanda, Belgjika, Austria dhe shtetet baltike do të nxitonin drejt daljes së emergjencës, thotë Iain Begg. Kontinenti do të coptohej dhe si Veriu edhe Jugu do të vuanin prej kësaj. Ndërsa vendet si Irlanda, Sllovakia dhe Sllovenia do të mbeteshin varur.

Një Gjermani pa Euro, me një pasojë Europën e shpërbërë, do të kishte „pasoja të thella për intergimin europian dhe për Euron gjithsesi. Kjo do të perceptohej në Berlin si katastrofë.”

Rigjallërimi do ta bënte D-Markën, thonë si Ryan ashtu edhe Begg, fare shpejt një monedhë shumë të fortë. Por shtojnë ata, ndonëse kjo tingëllon mirë, në të vërtetë ajo do të ishte një pengesë e madhe për eksportuesit gjermanë, të cilëve do t’u duhej të përballonin një rënie të ndjeshme të aftësisë së konkurrencës.

Gjendet i varur një komandant ukrainas

Një komandant i lartë i batalionit Azov të Ukrainës është gjetur i vdekur në banesën e tij, në qytetin Bucha, që ndodhet jashtë Kievit,

Zyrtarët për media të Azov-it, që më parë kishte qenë milici vullnetare, thanë se Yaroslav Babych, zëvendësshefi i stafit civil të balationit, u gjet i varur në mëngjesin e 26 korrikut.

Detaje tjera nuk u bënë të ditura. Hetuesit po hetojnë me kudjes vdekjen e tij.

Batalioni Azov u formua në vitin 2014 për të luftuar separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut.

Ky batalion tani është pjesë e Gardës Kombëtare të Ministrisë së Brendshme.

Barcelonë – Kryebashkiaku heq bustin e ish mbretit

‘Podemos kërkon hapësirë për simbolet e Republikës’

VOAL – MADRID, 24 KORRIK – Nxit polemikë në Barcelonë vendimi i kreut të ri bashkiak me shumicë nga Podemos, kryebashkiakut Ada Colau për ta hequr nga salla e mbledhjeve plenare bustin e ish mbretit Juan Carlos I, i cili më 2014 abdikoi në favor të të birit Felipe.

Busti u hoq nga Salon de la Reina Regente e u dërgua në një magazinë. Shumica e re në krye të bashkisë, tha nënkryetari, synon të ridimensionojë praninë e simboleve te¨monarkisë në Barcelonë.

ansa

UKRAINË – NDALOHET PARTIA KOMUNISTE

Turcinov: Ky është vërtet një moment historik

VOAL – KIEV, 24 KORRIK – Ndalohet partia komuniste në Ukrainë, ku qeveria properëndimore filloi një reformë për ta çliruar vendin nga trashëgimia sovjetike, me një ligj ku përfshihen komunizmi dhe nazizmi.

“Ky është vërtet një moment historik,” tha Sekretari i Këshillit të Sigurisë, Oleksandr Turcinov. ansa


Send this to a friend