VOAL

VOAL

Gjermani: Dhunë ndërmjet protestuesve antiemigrantë dhe proemigrantë

Të hënën vonë në Dresden të Gjermanisë, kanë shpërthyer përleshje gjatë një tubimi ku shënohej përvjetori i parë i lëvizjes Pediga, pasi kundërshtarët e kësaj lëvizjeje, po ashtu, e kanë mbajtur demonstratën e tyre.

Pediga, që do të thotë Evropianët patriotë kundër islamizimit të perëndimit, tha se në tubimin e saj kanë marrë pjesë ndërmjet 15 mijë e deri në 20 mijë vetë.

Njëherësh afro 19 mijë njerëz janë mbledhur në disa lokacione në qendër të qytetit, për të protestuar kundër lëvizjes Pediga, nën sloganin “zemër në vend të urrejtjes”, kanë thënë organizuesit.

Mbështetësit e lëvizjes Pediga kishin hedhur fishekzjarre kundër policisë.

Ka pasur dhunë masive dhe të izoluar gjatë natës, derisa grupe të vogla të pjesëtarëve të Pedigës dhe kundërshtartët e kësaj lëvizjeje, janë përleshur në rrugët e Dresdenit, ka thënë policia.

Policia ka pasur të gatshme topa uji, por nuk i ka përdorur.

Policia tha se një person është dërguar në spital, ndërsa një demonstrues kundër Pedigës është arrestuar.

Tubimi i Pedigës është mbajtur afër ndërtesës së Semper Opera House, që është e njohur në Dresden, ndërsa në mënyrë elektronike janë paraqitur mesazhe, në mesin e të cilëve edhe ai se “ne nuk jemi skenë për jotolerancë”.

Një protestuese kundër lëvizjes Pediga tha se “është e turpshme” që kjo lëvizje ka mbështetje në Dresden.

“Tashmë kam demonstruar disa herë kundër saj, po ashtu edhe në Berlin, dhe më duket e turpshme që Pediga është aq e popullarizuar këtu në Dresden. Më tepër se e turpshme”, tha Mensa Schramm, protestuese kundër Pedigës.

Pediga, që kishte humbur mjaft mbështetës kohëve të fundit për shkak të ndarjeve të brendshme, aktualisht e ka fituar një shtytje derisa më tepër gjermanë po shprehin shqetësime për vendimin e qeverisë për t’i zbutur rregullat e azilit, për ata që ikin nga luftërat dhe persekutimi në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, raporton agjencia DPA.

Policia i ka vendosur më se 1 mijë pjesëtarë të saj për t’i siguruar tubimet në Dresden, duke i ftuar për ndihmë edhe kolegët nga rajonet e tjera të Gjermanisë.

Një zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se ajo beson se protestet e organizuara nga Pediga “kanë urrejtje në zemër të tyre”.

Zonja Merkel u kishte bërë thirrje njerëzve që të mos i bashkohen tubimit të Pedigës, të cilat pothuajse çdo herë mbahen të hënave.

Juergen Kasek, është lider rajonal i Partisë së të Gjelbërve në Gjermani.

“Ne kemi përjetuar një vit në të cilin ndarjet janë thelluar më tepër në shoqërinë gjermane, një vit në të cilin situata është bërë më radikale dhe ku secili që shpreh qëndrim të kundërt, përfaqësuesit e mediave për shembull, ata nuk janë të sigurt në rrugë ditën e hënë (kur Pediga zakonisht i mbanë tubimet)”.

“Rrjedhimisht besoj se është tejet e rëndësishme dhe e domosdoshme të dërgohet mesazh i qartë se duhet të ketë kundërshtim ndaj qasjeve që janë armiqësore kundër qenieve njerëzore”, tha Juergen Kasek.

Në tubimin e javës së kaluar të Pedigës, një protestues e mbante një trekëmbësh për varje me mbishkrimin “e rezervuar” për kancelaren Merkel, derisa një lider i kësaj lëvizjeje e ka përshkruar kancelaren si “femrën më të rrezikshme në Evropë”.

Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, e ka dënuar lëvizjen Pediga , ndërsa pjesëtarët e saj i ka përshkruar si “ekstremistë të rëndë të krahut të djathtë”.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Kriza me emigrantë: BE i ofron Turqisë 3 miliardë euro

Liderët e Bashkimit Evropian, pas takimit në Bruksel, kanë miratuar një plan veprimi për Turqinë, me shpresë se do të lehtësojë fluksin e emigrantëve në Evropë.

Ata i kanë ofruar Turqisë 3 miliardë euro, si dhe perspektivë në liberalizimin e vizave dhe në bisedimet për anëtarësim në BE.

Udhëheqësit evropianë kanë thënë se kanë rënë dakord me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për të bashkëpunuar në përmirësimin e jetës për dy milionë refugjatët sirianë në Turqi.

“Jemi pajtuar me partnerët turq se procesi i liberalizimit të vizave do të përshpejtohet. Kjo nuk do të thotë se do të lëmë anash kriteret bazë, të cilat janë rregulla në atë fushë. Nuk do të ketë kritere të reja për Turqinë, por do të vlerësojmë përparimin e bërë në pranverë të vitit 2016”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Afro 600,000 migrantë kanë arritur në BE këtë vit, shumica duke udhëtuar nga Turqia në Greqi dhe pastaj duke vazhduar drejt veriut.

Turqia ka bërë një sërë kërkesash në këmbim të ndihmës për të frenuar fluksin.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se shuma prej 3 mliliardë eurosh që ka kërkuar Ankaraja, është diskutuar dhe duket e arsyeshme.

“Çështja e parave ka luajtur rol, ashtu si edhe fillimi i një kapitulli të ri të negociatave të anëtarësimit me Turqinë”, ka thënë Merkel, e cila udhëton për në Turqi gjatë fundjavës.

Turqia ka kërkuar po ashtu krijimin e një “zone të sigurt” për refugjatët në veri të Sirisë, por zyrtarët evropianë kanë thënë se përfshirja ushtarake e Rusisë në Siri e ka komplikuar edhe më shumë idenë.

“Ndërhyrja ruse mund ta forcojë regjimin sirian, por ajo nuk do ta shpëtojë presidentin Bashar al-Assad. Regjimi është duke u përforcuar, sepse sulmet ajrore ruse godasin kryesisht zonat e kontrolluara nga opozita dhe shumë pak Daesh-in (Shtetin Islamik) ose Jabhar al-Nusrën”, ka thënë presidenti i Francës, Francois Hollande.

Në një tjetër zhvillim, të enjten vonë, një migrant, që besohet të ketë qenë afgan, është qëlluar për vdekje nga një roje kufitare e Bullgarisë, pas hyrjes në këtë vend nga Turqia.

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, ka lënë bisedimet në Bruksel me të dëgjuar lajmin.

Përgatiti: Valona Tela

Kriza e refugjatëve – CDU kundër Merkelit

Është sulmi më i ashpër, me të cilin është përballur ndonjëherë kancelarja ballë për ballë.

Edhe pritja ishte e hidhur për Angela Merkelin, 61 vjeç.

Ndërkohë që kancelarja gjermane po ngjitej në sallën “Globana Messezentrum”, një burrë e sulmoi.

Ai është i zemëruar, flet duke u dridhur: “Zonja Merkel, turp t’ju vijë”.

Ajo vetëpërmbahet, shkon direkt në skenë.

Ai është anëtar i CDU, nuk do të tregojë emrin e tij.

“Asaj duhet t’i vijë turp për atë që po i bën vendit”, thotë ai për gazetën Bild.

Rreth 1 mijë anëtarë të CDU-së kanë ardhur nga organizatat e partisë nga Saksonia, Tyringeni, Berlini dhe Brandenburgu.

Është shtruar një qilim, një qilim gri.

Karriget janë gri, murët janë gri.

Në fakt do flitet për tre rezoluta për partinë, por askush në sallë nuk është i interesuar.

Kancelarja nuk ka hyrë akoma mirë në sallë, ndërsa një baner e pret tek karrigia e saj: “Ndaloni fluksin e emigrantëve”.

Është partia e saj, baza e saj, që qëndron në radhët e dendura përpara saj.

Në fjalimin e saj Merkel flet për pikëpamjet e krishtera për njeriun, për dinjitetin njerëzor, për nenin 1 të Kushtetutës, vlerëson përpjekjet e Bavarisë dhe përparimin që po bëhet për kthimin e refugjatëve nga Ballkani Perëndimor.

Por nuk ngjisin.

Me qetësi, Merkel shpjegon situatën në Siri, terrorin e ISIS, bombat-fuçi të Assad dhe rolin e Turqisë në krizën e refugjatëve.

Bota e saj janë detajet diplomatike, bota e njerëzve është tjetër.

Me një xhaketë sportive blu, ajo përsërit duke ngritur duart në ajër: “Mund të rishikojmë numrat”.

Por salla dëgjon vetëm ato fjali ku flitet për deportim, shpërndarje, ndalim të emigracionit.

Vetëm për to ka duartrokitje.

*Marrë me shkurtime nga Bild

Papa Françesku kërkon falje për skandalet në Romë e Vatikan

Papa Françesku ka kërkuar falje publikisht për skandalet e fundit në Romë dhe në Vatikan.

Ai ka kërkuar falje para audiencës javore në Sheshin e Shën Pjetrit, por nuk ka specifikuar se për cilat skandale.

Mendohet se Papa i është referuar një prifti polak, i cili së voni është shkarkuar nga posti në Vatikan, pasi ka deklaruar se është në një marrëdhënie homoseksuale.

Zëdhënësi i Papës, Federico Lombardi, ka thënë se kreu i Selisë së Shenjtë nuk i është referuar dorëheqjes së kryetarit të Romës.

Ati Lombardi u ka thënë gazetarëve se kërkimfalja e Papës është “e gjerë dhe e përgjithshme”, por nuk iu referohet situatave politike, që përfshijnë kryetarin Ignazio Marino, i cili ka dhënë dorëheqje këtë javë, për shkak të një skandali me shpenzime.

Lombardi ka thënë se Papa u është referuar skandaleve, për të cilat njerëzit e Kishës kanë përgjegjësi.

Jens Stoltenberg: NATO e gatshme të dërgojë trupa për ta mbrojtur Turqinë

Voal – NATO është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi për ta mbrojtur këtë shtet anëtar kundër kërcënimeve që po rëndojnë në kufirin e tij jugor, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore turke nga avionët bombardues rusë, të cilët po kryejnë bombardime të Siri, përcjell “zeri.info” informacionin e publikuar nga mediet ndërkombëtare.

“NATO është e gatshme dhe ka mjetet për të mbrojtur të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, kundër çdo kërcënimi”, ka deklaruar Jens Stoltenberg para medieve para një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të organizatës, në Bruksel, i cili do t’i kushtohet kryesisht krizës siriane.

“NATO tashmë është përgjigjur duke shtuar kapacitet dhe përgatitjet për dislokimin e forcave përfshirë edhe në jug, përfshirë në Turqi”, ka vijuar ai. /Zëri/

Papa Françesku: Muret kundër emigrantëve do të bien, nuk janë zgjidhje

Gjatë konfernecës së shtypit në avionin Filadelfia-Romë
VOAL – ROMË, 28 SHTATOR – “E dini si përfundojnë muret: të gjithë muret bien, sot, nesër ose pas 100 vjetësh. Nuk janë zgjidhje muret.” Kështu iu tha Papa gazetarëve për barrierat antiemigrante në Evropë, shkruan Voice Of Albanians, sipas ANSA-s. “Muret nuk janë zgjidhje – përsëriti Papa në fluturim drejt Romës -. Problemi mbetet, por me më shumë urrejtje.”
“Do të më pëlqente shumë të shkoj në Kinë. Unë e dua popullin kinez. Ia dua të mirën.” Kështu tha Papa në fluturim nga Filadelfia në Romë. “Uroj të gjenden mundësit për të pasur marrëdhënie të mira me Kinën. Kemi kontakte, flasim: duhet të ecim përpara.”
“Kina është një komb i madh që rrezaton në botë një kulturë të madhe, shumë gjëra të mira – nënvizoi Papa gjatë konfernecës së shtypit në avion. Të kesh mik një vend si Kina, e cila ka aq shumë kulturë dhe aq shumë mundësi për të bërë mirë, do të ishte një gëzim.”

 

Azilkërkuesit: Politikanët gjermanë kërkojnë ndarjen e myslimanëve dhe të krishterëve

Pas incidenteve e përplasjeve masive mes azilkërkuesve në disa qendra azili në Gjermani ka pasur reagime si nga sindikata e policisë gjermane ashtu edhe nga politika. Sipas kreut të Këshillit Qendror të të Krishterëve Orientalë”, Simon Jacob në një deklaratë për agjencinë katolike të lajmeve, KNA,të krishterët dhe jezidët po kërcënohen gjithnjë e më shumë nga islamistët dhe myslimanët konservatorë në qendrat e azilit. “Kam shumë raportime nga refugjatët e krishterë që janë të ekspozuar ndaj sulmeve të tilla.” Por sipas Jacob nuk mund të jetë zgjidhej afatgjatë ndarja e azilkërkuesve në bazë të fesë. Sipas gazetës “Welt am Sonntag” një refugjat i krishterë iranian ishte shprehur se kishte frikë të thoshte se ishte i krishterë “sepse atëherë kërcënohem”.

Edhe sindikata e policisë gjermane (GdP) ka kërkuar një ndarje të refugjatëve në bazë të fesë. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që të pengojmë shpërthimin e konflikteve të reja”, ka thënë zëvendëskryetari i kësaj sindikate, Jörg Radek për gazetën “Die Welt”.

konff

Konflikti në Suhl në një qendër azili

Islamizmi nuk është pjesë e Gjermanisë

Jörg Radek thekson se problematikat në akomodimin e azilkërkuesve sjellin konflikte edhe për raste banale. “Kur në një qendër azili jetojnë 4.000 vetë, por vend ka vetëm për 750 vetë, atëherë ka shpesh shprehje të agresivitetit, edhe një shkuarje në tualet mund të bëhet shkak për sherr.” Për shkak se grupimet e ndryshme solidarizohen kemi grindje masive e policia po kërkohet gjithnjë më shumë në qendra azili. “E në raste të tilla nuk kërkohet një makinë policie, por në ndërhyrjen e policisë kërkohen 21 makina të tilla”, thotë Jörg Radek.

Pas njoftimeve në media për konflikte fetare në qendra azili janë rritur edhe reagimet nga politika, politikanë të unionit qeverisës të CDU-CSu-së kanë kërkuar ndarjen e refugjatëve të krishterë e myslimanë nga njëri-tjetri. Zëvendëskryetari i fraksionit të Unionit, Hans-Peter Friedrich ka thënë se “është e trishtueshme që me sa duket duhet bërë një ndarje e reufgjatëve në bazë të prejardhjes.” dhe ka kërkuar

nga shoqatat myslimane në Gjermani “respekt për shtetin ligjor gjerman dhe kulturën nga myslimanët që vijnë në vend.”

Konservatorët duhet të mësojnë të jetojnë me fe të tjera

Edhe kryetari i fraksionit të Unionit CDU/CSU, Volker Kauder (CDU) ka kërkuar nga një pozicionim të qartë: “Shoqatat myslimane duhet të distancohen qartësisht nga sulmet kundër të krishterëve.” Ndërsa politikani gjerman me origjinë turke, Cem Özdemir i të Gjelbërve ka kërkuar mbrojtje më të mirë të të krishterëve, jezidëve dhe pakicave të tjera fetare në qendra azili. “Vërtet që Islami është pjesë e Gjermanisë tani, por jo islamizmi”, ka thënë ai. Toleranca nuk duhet të kuptohet si dobësi dhe të keqkuptohet e keqpërdoret.

Me ndarjen e refugjatëve në bazë të fesë nuk është dakord kryeministri i landit të Turingjisë, Bodo Ramelov. Ai thotë se në Turingji tregohet ndërkohë kujdes që të ndahen refugjatët sipas prejardhjes, pra të vendosen në kate të ndryshme, aty ku është e mundur por ai nuk është për ndarjen sipas fesë. Sepse pikërisht myslimanët mjaft konservatorë duhet të mësojnë të jetojnë edhe me fe të tjera, kërkon Bodo Ramelov.

Partitë pro pavarësisë në Katalonia fitojnë shumicën absolute të zgjedhjeve

Pas mbylljes së kutive të votimit dolën edhe rezultatet e Exit Pollit, ku sipas të cilave partitë pro pavarësisë kanë mazhorancën absolute, duke fituar 74-79 vende në parlament.

Dy partitë separatiste, të cilat kanë bashkuar forcat në këto zgjedhje, pretendojnë të fitojnë shumicën, pasi kjo do t’u lejonte të deklaronin në mënyrë të njëanshme Pavarësinë nga mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve. Qeveria e qendrës në Madrid është angazhuar se do të bllokojë në gjykatë të tilla lëvizje.

Qendrat e votimit u hapën që prej orës 9 të mëngjesit, ndërsa u mbyllën në orën 20 të mbrëmjes. Partia në pushtet “Convergencia” e kreut katalanas, Artur Mas, dhe “Esquerra Republicana” kanë krijuar një listë të përbashkët kandidatësh, nën sloganin “Së bashku për Po-në”.

Ata thonë se vota e së dielës është një referendum “de facto” mbi çështjen e pavarësimit nga Spanja. Sipas tyre, qeveria spanjolle ka refuzuar vazhdimisht të lejojë një referendum të njohur ligjërisht, duke injoruar një votim jozyrtar që mbështeti pavarësinë në nëntor të vitit 2014.

Rajoni i Katalonisë, në verilindje të Spanjës, është ndër më të pasurit e vendit të gadishullit Iberik. Madje, qeveria e qendrës së djathtë në Madrid i ka përshkruar planet e veçimit si të “pakuptimta”, pasi humbja e Katalonisë do të kishte ndikim në të gjithë Spanjën.

Marksisti i Londrës Nga William James, Reuters

“Marksi ka qenë një figurë magjepsëse prejt të cilit mund të mësojmë shumë”, ka thënë ai në një intervistë gjatë muajit korrik. Shprehja e admirimit për Marksin ka qenë një tabu e madhe në rangjet e laburistëve që pas luftës së viteve 1970 dhe 1980 për të çrrënjosur influencën e militantëve marksistë nga partia. Edhe vetë fjala “socializëm”, e cila rrjedh lirshëm në fjalorin e Corbynit, është trajtuar gjithmonë me ndrojtje nga ana e laburistëve.

“Ky është një moment tepër serioz për vendin tonë”, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon për BBC TV. “Ata përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare, pasi mund të shkatërrojë mbrojtjen tonë. Mbi të gjitha, ata përbëjnë kërcënim për sigurinë ekonomike, duke rritur taksat mbi të ardhurat dhe duke dëmtuar të gjithë klasën punëtore

Jeremy Corbyn, një veteran i majtë që adhuron Karl Marksin, u zgjodh si lider i Partisë opozitare Laburiste në Britaninë e Madhe javën e kaluar, një fitore që mund ta bëjë më të afërt se kurrë daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe që një ish-kryeministër laburist ka thënë se mund ta bëjë partinë të mos zgjidhet më kurrë.
I pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij në dhomë dhe i përshëndetur nga radikalët përreth Europës, triumfi i Corbynit ka hapur tashmë perspektivën e përçarjeve të mëdha brenda partisë, madje disa druajnë se do t’i largojë votuesit me politika radikale, ku përfshihen çarmatimi njëpalësh bërthamor, shtetëzimi dhe taksa mbi pasurinë. “Gjërat mund dhe do të ndryshojnë”, tha Corbyn gjatë fjalimit të tij, pasi mblodhi plot 59,5 për qind të votave, duke fituar me një marzh më të lartë nga sa ishte parashikuar. Megjithatë, kur hyri në garë ai ishte thjesht një i jashtëm në parti.
“I falenderoj paraprakisht të gjithë ata që do të punojnë për të arritur fitore të mëdha, jo vetëm që partia laburiste të fitojë zgjedhjet, por për fitore emocionale për të gjithë shoqërinë tonë që të tregojnë se nuk ka pse të jemi të pabarabartë, jeta nuk ka pse të jetë e padrejtë dhe se varfëria nuk është e paevitueshme”, tha 66-vjeçari i thinjur.

Fitorja e tij reflekton mbështetje të madhe për lëvizjet e majta përreth Europës, pasi Syriza fitoi zgjedhjet në janar në Greqi dhe partia spanjolle kundër masave të rrepta ekonomike Podemos, është duke fituar pikë në opinionin publik. Të dyja këto parti e mirëpritën me entuziazëm fitoren e Corbyn.
“Zgjedhja e Corbynit në krye të partisë laburiste është një shtysë e fuqishme përpara për frontin pan-europian kundër masave të rrepta dhe përçon mesazh shprese për popullin europian”, tha Syriza në një deklaratë. Ngritja e Corbynit jehon në mënyrën që senatori Bernie Sanders po nxit të majtët demokratë ta mbështesin atë kundër Hillary Clintonit, si kandidat për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, shkalla e përçarjes që ka krijuar fitorja e Corbyn brenda partisë së tij u bë menjëherë e dukshme, pasi një politikan laburist dha menjëherë dorëheqjen nga posti i zëdhënësit të shëndetësisë teksa Corbyn ishte duke mbajtur fjalimin e tij të parë si lider i partisë. Të tjerë ndoqën shembullin e tij, duke thënë se nuk mund të shërbenin në skuadrën e Corbynit. “Puna ime do të jetë e komplikuar, këtë e kuptoj shumë mirë”, tha Corbyn përpara qindra mbështetësve që këndonin himnin socialist “Flamuri i kuq”, kënga tradicionale e Partisë Laburiste që prej vitit 1925.Laburistët kalojnë majtas
Si një republikan, i cili fitoi mbështetjen e politikanëve të tjerë laburistë që të hynte në garë vetëm për të shkaktuar debat më të madh, Corbyn tashmë ka krijuar afrimitet me mbështetësit laburistë, duke përçmuar konsensusin pro-biznesit të lënë trashëgimi nga Tony Blair, i cili ka fituar tre herë zgjedhjet në krye të Partisë Laburiste, por tani është tepër jopopullor në Britani dhe nëpër botë për shkak të përfshirjes së tij në pushtimin e Irakut.
Corbyn ka ofruar taksa të larta mbi pasurinë dhe ambiguitet rreth vazhdimit të anëtarësisë në Bashkimin Europian. Ai është një kundërshtar i fortë i sulmeve ushtarake kundër Sirisë, gjë që do të thotë se Kryeministri David Cameron do të ketë të vështirë të fitojë mbështetjen parlamentare të nevojshme për të bombarduar Shtetin Islamik që ai e konsideron kërcënim ndaj sigurisë britanike.
“Vendimet merren në kohëra zhurme, në kohëra entuziazmi. Shko këtu, pushto atje, bombardo këtu, bëj këtë, bëj atë”, tha Corbyn, gjatë një proteste për të mbështetur refugjatët sirianë disa orë pas fitores së tij. “Ka shumë këshilla ushtarake dhe mesa duket ka shumë zgjidhje të thjeshta. Fatkeqësisht, luftërat nuk përfundojnë kur shkrepet fisheku i fundit, apo kur lëshohet bomba e fundit”, Corbyn gjithashtu ka votuar “Jo” për Europën në një referendum të vitit 1975 dhe suksesi i tij mund ta bëjë më të mundshme daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kur Cameroni të mbajë një referendum publik deri në vitin 2017.
Ai ka mundur dy ish-ministra laburistë, Yvette Cooper dhe Andy Burnham, si dhe Liz Kendall, e cila konsiderohet si trashëgimtarja e Tony Blair. Si një veteran i Parlamentit për më shumë se 30 vjet dhe me një eksperiencë të gjatë të të votuarit kundër partisë së tij, Corbyn pati sukses me përçimin e mesazhit të rritjes së investimeve qeveritare nëpërmjet printimit të parasë dhe rishtetëzimin e një pjese të madhe të ekonomisë.
Gjatë fushatës Corbyn është pyetur shpesh nëse mbështet mendimet e Marksit, bashkëautori i librit “Manifesti Komunist”. “Marksi ka qenë një figurë magjepsëse prejt të cilit mund të mësojmë shumë”, ka thënë ai në një intervistë gjatë muajit korrik. Shprehja e admirimit për Marksin ka qenë një tabu e madhe në rangjet e laburistëve që pas luftës së viteve 1970 dhe 1980 për të çrrënjosur influencën e militantëve marksistë nga partia. Edhe vetë fjalë “socializëm”, e cila rrjedh lirshëm në fjalorin e Corbynit, është trajtuar gjithmonë me ndrojtje nga ana e laburistëve./rd

Manifestime të përkrahësve dhe kundërshtarëve – gjatë votimit të Kryeministrit të Katalonjës, Artur Mas

BARCELONË – Gjatë votimit të Kryeministrit aktual të krahinës spanjolle Katalonia, Artur Mas, disa të rinj spanjollë vendosën që në mënyrë demonstrative ta shprehin pakënaqësinë e tyre.

Mas së bashku me bashkëshorten votoi në qendrën e votimit në Shkollën fillore “Infant Jesus” në Barcelonë. Megjithatë, në ato momente të rinjët spanjollë shprehën pakënaqësinë e tyre. Ata erdhën me flamujt e Spanjës dhe pankarta “Unë jam spanjoll dhe katalonjas”. Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë reaguar duke larguar demonstruesit nga qendrat e votimit.

Nga ana tjetër, disa katalonjas të cilët kanë ndodhur në ato momente aty, me duartrokitje mbështetën Mas dhe brohoritën duke thirrur “Pavarësi”. Me këtë rast, Mas pas hyrjes në sallë është përshëndetur me duartrokitje të madhe.

“Sot në Kataloni demokracia realizon fitoren e saj të madhe.

“Kemi kapërcyer të gjitha pengesat të cilat na i vendosi qeveria e Spanjës. Populli i Katalonjës ka të drejtë në mënyrë demokratike të votojë. Jam shumë i gëzuar që kemi arritur deri këtu që të dihet fati i Katalonjës”, ka thënë Mas për mediat.

Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme rajonale e kanë 5,5 milionë katalonjas.

“Jam 39 vjeç dhe për herë të parë ndjej nevojë për të votuar. Nuk kam hezituar. Kjo është zgjedhje shumë e rëndësishme. Përcaktohet fati ynë”, ka thënë një shofer taksie.

Në zgjedhjet “vendimtare” për Katalonjën marrin pjesë gjithsej 11 subjekte politike. Katalonia ka rreth 7,5 milionë banorë dhe 196 mijë prej tyre jetojnë jashtë krahinës, por të cilët votën e tyre mund ta japin në konsulatat e Spanjës.

Edhe pse mbahen si krahinore, zgjedhjet në të cilat katalonasit zgjedhin qeverinë autonome, mund të rriten edhe në diçka më tepër përderisa palët seperatiste fitojnë shumicën absolute në Parlamentin autonom dhe realizojnë premtimin e tyre të hershëm se do të shpallin pavarësinë nga Spanja në afat prej 18 muajve pasi të vërtetohet rezultati zgjedhor.

Këto zgjedhje mund të jenë historike që do të çojnë deri te shkëputja nga Spanja dhe krijimit të shtetit të ri në Evropë.aa

Katalonia vendos – mund të shkëputet nga Spanja

Katalonia voton sot për të përcaktuar nëse rajoni mund të shkëputet nga Spanja.

Partitë separatiste pritet të fitojë shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare, sipas sondazheve të opinionit publik.

Udhëheqësit separatistë kanë premtuar, se nëse partitë e tyre janë fituese, ata do ta vendosin Katalonjën dhe qytetin e saj kryesor Barcelonën në rrugën drejt pavarësisë nga Spanja dhe do të bëjnë Katalonian një komb të ri në vitin 2017.

Rajoni 7.5 milionë banorësh deklaroi zyrtarisht veten si një shtet në vitin 2006, por Gjykata Kushtetuese më vonë e hodhi poshtë këtë deklaratë.

Kryeministri Mariano Rajoy thotë se kushtetuta e Spanjës ndalon rajonet autonome si Katalonia të shpallin pavarësinë.

Katalonia, një nga rajonet më të pasura të Spanjës, ka gjuhën e vet dhe kulturën e dallueshme, dhe ka luftuar gjatë për autonomi më të madhe.

Katalanasit – nesër votime historike

BARCELONË – Në krahinën spanjolle të Katalonias nesër do të mbahen zgjedhjet rajonale, të cilat, në varësi të rezultateve, mund të jenë historike dhe mund të çojnë përfundimisht në shkëputjen e kësaj krahine nga Spanja dhe krijimin e një shteti të ri në territorin e Evropës.

Në votimin “vendimtar” për Katalanian do të marrin pjesë gjithsej 11 subjekte politike. Katalonia ka rreth 7.5 milionë banorë dhe 196,000 të tjerë që jetojnë jashtë saj, të cilët pritet të votojnë përmes konsullatave spanjolle.

Edhe pse mbahen si zgjedhjet krahinore në të cilën katalanasit zgjedhin qeverinë e re provinciale, kjo do të mund të rritet në diçka më shumë se kaq, nëse partitë separatiste fitojnë shumicë absolute në parlamentin provincial, ata pritet të realizojnë premtimin e tyre të mëparshëm të shpalljes së pavarësisë nga Spanja brenda 18 muajve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Deri më tani, sondazhet para-zgjedhore flasin për faktin se zgjedhjet në Katalonia mund të nënkuptojë fundin e Spanjës në formën e të cilit ky vend ekziston më shumë se 500 vjet.

Sipas sondazheve të kryera në qershor të këtij viti, 42.9 përqind e katalanasve janë për pavarësi të krahinës, 50 përqind ishin kundër dhe 7.1 përqind e popullatës të pa përcaktuar. Megjithatë, supozohet se dy partitë separatiste në zgjedhjet e së dielës mund të fitojnë rreth 50 përqind të votave, nëse ata bashkojnë forcat, do të thot se ata mund të marrin mjaftueshëm vende në parlament.

Me nisjen e iniciativës për pavarësinë e Katalanjës, plasën mosmarrveshjet mes partisë së Konvergjencistëve të Artur Mes dhe Partisë Unio, të cilat vepruan të bashkuara në skenën politike në 37 vitet e fundit nën emrin CIU.

Artur Mas nga partia udhëheqëse katalanase e Konvergjencës partisë dhe partia Unio (CDC) më pas kanë arritur marrëveshje me partinë majtiste ERC, parti kjo që që është rivale e vjetër e CDC -së, por me të cilët janë dakorduar vetëm në kërkesën vendimtare për pavarësi. Aleancës së re i është bashkangjitur edhe partia separatiste “Together for Yes” (Së bashku për “po”).

Artur Mas, i cili është edhe presidenti aktual i Katalonjës, në paraqitjen e tij të mbrëmshme në televizionin e Katalonjës, në shenjestër kishte udhëheqësit botërorë, si dhe kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy.

“Rezultatet e zgjedhjeve nuk do t’i përcaktojnë tregjet, as Barack Obama, e as David Cameron apo Angela Merkel, dhe as Mariano Rajoy. Pavarësisht mesazhin e komunitetit ndërkombëtar, si dhe vlerësimin e disa ekspertëve të ekonomisë, pavarësia varet vetëm nga populli i Katalanjës,” tha Mas.

Qendrat e votimit në zgjedhjet e së nesërmes në Katalania do të hapen në orën 09:00 sipas orës lokale dhe do të mbyllen në ora 20:00.

Provinca spanjolle e Katalanias është krahina më e zhvilluar ekonomikisht, kurse sipas parashikimeve të disa ekonomistëve, rajoni do të zhvillohet edhe më tej nëse se ajo bëhet e pavarur. Në raportin e Qendrës për Politikë Evropiane të Barcelonës ‘Think Tank’, theksohet se ekonomia do të rritet më shpejt, papunësia do të jet më e ulët, dhe pagat do të jenë më të larta pas pavarësisë së Katalonjës.

– Çfarë do të ndodhë me La Liga-n

Në një deklaratë të përbashkët në fund të javës së kaluar, Shoqatat e bankierëve spanjollë paralajmëruan se shpallja e pavarësisë do të krijonte pasiguri juridike dhe do të çojnë në andej që bankat duhet të rishikojnë praninë e tyre në rajon.

Kur është fjala për komunitetin ndërkombëtarë, deri më tani Presidenti Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel publikisht kanë mbështetur tërësinë e Spanjës, ndërsa, për shembull, Partia Kombëtare Skoceze ka mbështetur referendumin.

Në sport, pavarësia e Katalanias do të nënkuptonte fundin e rivalitetit mes Barcelonës dhe Real Madridit në Ligën spanjolle. Këshilli i Sportit deklaroi se Barcelona – kampioni aktual i Spanjës dhe kampioni evropian, nuk do të lejohet të luajë në La Liga, nëse Katalonia shkëputet nga Spanja, ndërsa nga klubi theksojnë se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në këtë debat.

Soros – Evropa ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit

ROMË – Financieri i njohur amerikan me origjinë hungareze, George Soros deklaroi se ”Evropa ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit”. “Vendet që do të marrin më shumë refugjatë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, thekson Soros.

Miliarderi shpreson shumë edhe në perspektivën ekonomike të Italisë.

”Matteo Renzi arriti të fusë ndryshime të rëndësishme në tregun e punës”, deklaroi Soros në një intervistë për gazetën italiane ”Corriere della Sera”.

”Tani, ai po përballet me problemin e kredive të këqija dhe me problemet e bilanceve të bankave dhe, pasi të kalojnë këto, ekonomia italiane mund të rritet më shpejt nga të gjitha ekonomitë e tjera të Evropës”, thekson Soros.

”Ekonomia evropiane do të shkojë drejt përmirësimit nëse ringritja e saj nuk do të dëmtohet nga episode të reja të destabilitetit financiar, siç ndodhi gjatë javëve të fundit. Nuk duhet t’i besohet shumë politikës së ekspansionit monetar të Bankës Qendrore Evropiane”, shton ai.

”Zgjidhja e krizës migratore, madje edhe zgjidhja e krizës ukrainase dhe kërcënimi që përfaqëson Rusia, kërkon që Evropa të bëjë investime serioze. Kriza migratore kërcënon të shkatërrojë Bashkimin Evropian. Angela Merkel ka treguar se është një staticiene e vërtetë, pasi ka kuptuar sesa e rëndësishme është çështja migratore. Pa një politikë reale evropiane në këtë front, fakti që çdo vend evropian mund të punojë për llogari të tij, mund të shkatërrojë unionin”, thekson Soros.

Financieri i njohur me origjinë hungareze nënvizon se Evropa “ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit”. “Vendet që do të marrin më shumë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, thekson Soros.

Fjala e Papa Françeskut në OKB: Të gjithëve shtëpi, punë dhe tokë

“Punoni për paqen, drejtësinë, ambientin, familjen, mundësitë për arsimim, kundër luftrave e kundër persekutimeve”: kjo, këshilla atërore e Papës Françesku për përfaqësuesit e kombeve, mbledhur në asamblenë e përgjithshme në selinë e OKB-së në Nju Jork. Por të ecim me radhë…

Në stilin e Papës Françesku, vizita e tij në Nju Jork filloi me lutjen në katedralen 136-vjeçare të shën Patrikut, në Fifth Avenue, e me takimin e djeshëm me të pastrehët, por dita e sotme qe një nga më të rëndësishmet e udhëtimit të dhjetë apostolik të Atit të Shenjtë. Sot, herët në mëngjes(me orën amerikane), Papa foli para asamblesë së OKB-së, mbledhur për takimin më domethënës të një pesëmbëdhjetëvjeçari veprimtarie: atë, në të cilin krerë shtetesh e qeverish, ambasadorë e përfaqësues, do të vendosin për objektivat e Kombeve të Bashkuara në pesëmbëdhjetëvjeçarin pas vitit 2015.

Papa takohet me personelin e OKB-së

Ati i Shenjtë u prit nga Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon e dy fëmijë, të dy funksionarëve rënë gjatë shërbimit, i dhuruan lulet e mirëseardhjes. Fillimisht, Françesku i foli personelit të OKB-së e, edhe ai, nga ana e tij, vendosi lule në pllakën përkujtimore të funksionarëve të rënë në shërbim, të cilët i kujtoi edhe në fjalën para asamblesë, duke përmendur njërin prej tyre, Dag Hammarskjold. Duke i falenderuar për punën, shpesh të padukshme e të heshtur, Ati i Shenjtë u tha punonjësve se kontribuojnë në përmirësimin e OKB-së dhe u kërkoi:

    “…qëndrojini afër njëri-tjetrit, respektojeni njëri-tjetrin, që të mishëroni në vetvete idealet e kësaj Organizate të familjes njerëzore të bashkuar, që jeton në harmoni, që vepron jo vetëm ‘për’ paqen, por edhe ‘në’ paqe; që punon jo vetëm ‘për drejtësinë’, por edhe me ‘frymën’ e drejtësisë”.

Ati i Shenjtë vlerësn punën e OKB-së

Pas takimeve private me autoritetet e OKB-së, Papa Françesku u foli përfaqësuesve të kombeve, duke kujtuar që në fillim vizitat e paraardhësve të tij, që nga Pali VI, tek Gjon Pali II e tek Benedikti XVI. Ati i Shenjtë, në herën e pestë të një pape në OKB, shprehu mirënjohjen për përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë përgjigje juridike e politike gjendjeve të ndërlikuara në botë. Papa vuri në dukje se në çastin aktual, teknologjitë i shkurtojnë distancat, por mund të shkaktojnë edhe tmerre, nëse përfundojnë në duart e ideologjive nacionaliste, të cilat e mbajnë veten universale, por nuk janë të tilla. Edhe Kisha Katolike i njeh pikërisht OKB-së rëndësinë historike dhe punën e kryer në 70 vjetët e jetës së saj, sidomos në fushën e së drejtës ndërkombëtare, në normativat për të drejtat e njeriut, në përsosjen e së drejtës humanitare dhe të të drejtave të tjera, që favorizojnë paqen dhe pajtimin:

   “Është e sigurtë që, pavarësisht se problemet e rënda të pazgjidhura akoma janë të shumta, nëse do të kishte munguar gjithë kjo veprimtari ndërkombëtare, njerëzimi nuk do të kishte mbijetuar nga përdorimi i pakontrolluar i vetë mundësive e i potencialitetit të vet”.

Organizmat financiare ndërkombëtare të vigjëlojnë mbi zhvillimin

Përvoja 70-vjeçare, nënvizoi më tej Papa, tregon rëndësinë e përshtatjes me nevojat e epokës, të kërkimit të barazisë ndërmjet vendeve, të fuqizimit efektiv të institucioneve si Këshilli i Sigurimit apo organizmat e tjera financiare, që duhet të përballojnë krizën ekonomike, sidomos në vendet në zhvillim:

“Organizmat financiare ndërkombëtare duhet të vigjëlojnë mbi zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve, për të shmangur nënshtrimin mbytës të këtyre vendeve ndaj sistemeve të kredive, të cilat, larg nga promovimi i progresit, i nënshtrojnë popullsitë me mjetet e varfërisë më të madhe, përjashtimit e varësisë”.

Gjithësia vjen nga një vendim dashurie i Krijuesit

Papa foli për frymën e drejtësisë, kusht i domosdoshëm në realizimin e vëllazërimit universal; vuri në dukje se në panoramikën botërore vërehen shumë të drejta të rreme, të cilat ndihmojnë pushtete të caktuara dhe shkaktojnë shkatërrimin e ambientit, duke rritur numrin e të përjashtuarve nga shoqëria. Ati i Shenjtë ngriti zërin me forcë për të pohuar se ambienti është ngushtësisht i lidhur me nivelin e përjashtimit të njerëzve nga shoqëria, duke kërkuar “të drejtën për ambientin”:

  “Ne të krishterët, së bashku me fetë e tjera monoteiste, besojmë se gjithësia vjen nga një vendim dashurie i Krijuesit, i cili i jep mundësinë njeriut ta përdorë atë me respekt për krijimin, për të mirën e vëllezërve të vet dhe për lavdinë e Krijuesit, por pa e shpërdoruar e pa u ndjerë i autorizuar ta shkatërrojë”.

Vullnet e hapa konkrete në drejtim të përmirësimit të ambientit

Abuzimi me ambientin lidhet drejtpërdrejt me procesin e përjashtimit nga shoqëria – përjashtim ekonomik e shoqëror, që i fshin me një të rënë të lapsit të drejtat e njeriut dhe vetë ambientin, duke sjellë “kulturën e hedhurinave”. Duhet bërë ç’është e mundur, bëri thirrje Ati i Shenjtë, që të parashikohen masa urgjente dhe të frytshme si në Agjendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, ashtu edhe në Konferencën e Parisit për ndryshimet e klimës. Nuk mjaftojnë kompromiset, deklaroi Papa. Kemi nevojë për vullnetin e vërtetë e për hapa konkrete në drejtim të përmirësimit të ambientit, për të vepruar kështu kundër fenomenit të përjashtimit e të mënjanimit shoqëror e ekonomik, që sjell si pasojë trafikun e njerëzve, trafikun e organeve, shfrytëzimin seksual të fëmijëve, skllavërinë e punës, prostitucionin, trafikun e drogës e të armëve, terrorizmin dhe krimin ndërkombëtar të organizuar:

  “Është kaq e madhe rëndësia e këtyre situatave dhe numri i viktimave të pafajshme të përfshira në to, saqë duhet të shmangim çdo lloj tundimi për të rënë në një nominalizëm deklamues, me efekte anestetizuese për ndërgjegjet”.

E drejta për arësimim, bazë e Agjendës 2030

Kemi nevojë për mjete teknike konkrete, pranoi Papa Françesku, por kjo sjell me vete dy rreziqe: të kthehemi në burokratë, që hartojnë lista me qëllime të mira, ose të besojmë se zgjidhjet teknike janë përgjigjja për të gjitha problemet. Ati i Shenjtë kërkoi ndërhyrje të kujdesshme, udhëhequr nga fryma e drejtësisë, duke pasur parasysh se pas planeve në letër ka njerëz konkretë e jo numra. Zhvillimi gjithanshëm nuk mund t’u imponohet njerëzve. Ata duhet të jenë protagonistët e fatit të tyre:

  “Kjo kërkon të drejtën për arsimim – përfshirë edhe vajzat e vogla, të përjashtuara në disa vende – që sigurohet së pari, duke respektuar e duke forcuar të drejtën parësore të familjeve për të edukuar dhe të drejtën e Kishave e të organizatave të tjera shoqërore t’i mbështesin e të bashkëpunojnë me familjet në edukimin e bijve e të bijave të tyre. I kuptuar kështu, edukimi është baza për realizimin e Agjendës 2030 e për përtëritjen e ambientit”.

Njohja e një ligji moral të shkruar në vetë natyrën njerëzore

Qeveritarët, sipas Atit të Shenjtë, duhet të bëjnë ç’është e mundur që familja të ketë një jetë dinjitoze. Minimuni absolut në nivelin material ka tri emra, theksoi Papa: shtëpia, puna e toka; ndërsa në nivelin shpirtëror, lirinë e shpirtit, në të cilën përfshihet liria fetare, e drejta për arsim e të drejtat e tjera qytetare. Françesku vijoi të përvijojë Agjendën e tij për vitin 2030, duke nënvizuar se të gjitha këto shtylla të rëndësishme për zhvillimin e gjithanshëm të njeriut e kanë themelin në të drejtën për jetën, që, në një kuptim më të gjerë, Papa e quajti “të drejtë për ekzistencën e vetë natyrës njerëzore”.

Jemi në rrezik, vuri në pah Ati i Shenjtë, nga kriza ekologjike dhe nga shkatërrimi i një pjese të biodiversitetit, nga pasojat e qeverisjes së keqe të botës, udhëhequr vetëm nga ambicia, paraja dhe etja për pushtet. Kjo ndodh, ngaqë njeriu nuk e njeh më Zotin e jeton sikur Hyji të mos ekzistonte:

  “Mbrojtja e ambientit dhe lufta kundër përjashtimit kërkojnë njohjen e një ligji moral të shkruar në vetë natyrën njerëzore, që përfshin dallimin e natyrshëm ndërmjet burrit e gruas dhe respektin absolut për jetën, në të gjitha fazat e përmasat”.

Të zbatohet Karta e OKB-së

Siç thuhet edhe në Kartën e OKB-së, nëse nuk i vemë vetes kufizime etike, nuk do të jemi në gjendje të promovojmë zhvillimin shoqëror dhe liritë, sot, të kërcënuara nga korrupsioni e nga kolonizimi ideologjik, që imponon stile jetese krejtësisht të papërgjegjshme, në kundërshtim me identitetin e popujve. Duhet të kemi kujdes, nënvizoi Papa Françesku, të shmangim luftrat ndërmjet popujve e kombeve e të mos e shkatërrojmë ambientin, përmes luftës. E duke kujtuar 70-vjetorin e OKB-së, Ati i Shenjtë vuri në dukje se të gjitha këto qëllime të mira janë të shkruara në Kartën e saj, mjafton të zbatohen:

  “Nëse respektohet dhe zbatohet Karta e Kombeve të Bashkuara me transparencë dhe sinqeritet, pa synime të dyta, nëse konsiderohet pikë referimi e detyrueshme për drejtësinë e jo mjet për të maskuar qëllime të dyshimta, arrihen rezultate paqeje. Kur, në të kundërtën, norma ngatërrohet me një mjet të thjeshtë për t’u përdorur kur na duhet e për t’u lënë mënjanë herë të tjera, hapet një vazo e vërtetë e Pandorës me forca të pakontrollueshme, që dëmtojnë rëndë popullsi të pafajshme, ambientin kulturor e, edhe ambientin biologjik”.

Gjendja e të krishterëve dhe e pakicave etnike

Hyrja e neni i parë i Kartës së OKB-së, nguli këmbë Papa Françesku, kërkojnë një strukturë juridike, që promovon paqen. E kundërta e kësaj është realiteti i tregut të armëve dhe të armëve bërthamore. Ati i Shenjtë përmendi me kënaqësi marrëveshjet e fundit bërthamore në Azi e në Lindjen e Mesme, që shkojnë në drejtimin e një bote pa konflikte. Më pas, u ndal në gjendjen e të krishterëve dhe të pakicave etnike në Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut dhe në vende të tjera afrikane, duke kujtuar dhunën e urrejtjen, shkatërrimin e vendeve të kultit, të trashëgimisë kulturore e fetare e të shtëpive, duke kujtuar jetën e vënë në rrezik, që krijon nevojën për të zgjedhur ndërmjet jetës në skllavëri, ose emigracionit. E jehoi fuqishëm thirrja e Papës për përgjegjësi, ashtu siç pati kërkuar edhe më 9 gusht 2014, në letrën për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së:

“Jo vetëm në rastet e persekutimit fetar apo kulturor, por në çdo gjendje konflikti, si në Ukrainë, në Siri, në Irak, në Libi, në Sudanin e Jugut e në rajonin e Liqeneve të Mëdha, para interesave të veçanta, edhe kur janë të ligjshme, qëndrojnë fytyra konkrete. Në luftra e në konflikte ka njerëz, vëllezër e motra, burra e gra, të rinj e të moshuar, fëmijë, që derdhin lot, që vuajnë e vdesin. Njerëz, që bëhen hedhurina, ndërsa s’bëhet tjetër, veçse numërohen problemet, strategjitë e diskutimet”.

Ati i Shenjtë foli edhe për fenomenin e trafikut të drogës, që mbulohet me heshtje nga politika, por që sjell vdekjen e miliona njerëzve. Për dinamikën e tij, ky trafik lidhet me atë të njerëzve, me trafikun e armëve, me shfrytëzimin e të miturve e me format e ndryshme të korrupsionit, që hyn thellë në përmasat e ndryshme të jetës shoqërore, politike, artistike, ushtarake, fetare, duke krijuar struktura paralele e duke shkatërruar besueshmërinë e institucioneve.

Rreziku i vërtetë vjen nga vetë njeriu

Së fundi, Papa Françesku kujtoi fjalët e paraardhësve të tij në Kombet e Bashkuara, sidomos të Palit VI, i cili thoshte se rreziku i vërtetë vjen nga vetë njeriu, që mund t’i përdorë mjetet gjithnjë e më të fuqishme në dispozicion, për zhvillimin ose për shkatërrimin e botës:

“Shtëpia e përbashkët e të gjithë njerëzve duhet të vazhdojë të ndërtohet mbi kuptimin e drejtë të vëllazërimit universal e mbi respektin për shenjtërinë e çdo jete njerëzore, të çdo burri e të çdo gruaje, të të varfërve, të të moshuarve, të të palindurve akoma, të të sëmurëve, të të papunëve, të të braktisurve, të atyre që gjykohen si hedhurina, sepse konsiderohen vetëm numra të kësaj apo asaj statistike e asgjë më shumë. Shtëpia e përbashkët e të gjithë njerëzve duhet të ndërtohet edhe mbi kuptimin e një farë shenjtërie të natyrës së krijuar”.

Të vihen mënjanë interesat sektoriale, për të mirën e përbashkët

Ashtu siç thoshte Papa Pali VI, nënvizoi Françesku, qytetërimi duhet bazuar mbi parime shpirtërore, të cilat jo vetëm janë të afta ta mbajnë, por edhe ta shndrisin e t’i japin jetë. Nuk është kështu sot, denoncoi Ati i Shenjtë. Bota bashkohore duket mëse e lidhur dhe e bashkuar, por vijon pa ndërprerje fragmentimin e saj shoqëror, i cili e vë në rrezik shoqërinë, pasi e ekspozon ndaj interesave të veçanta, duke i nxitur njerëzit njëri kundër tjetrit. E duke siguruar ndihmën dhe mbështetjen e Kishës Katolike, thirrja e fundit e Papës Françesku për përfaqësuesit e kombeve:

“Koha e sotme na fton të privilegjojmë veprime, që mund të lindin dinamizma të reja në shoqëri e mund të sjellin fryte në ngjarje historike të rëndësishme e pozitive. Nuk mund t’ia lejojmë vetes t’i shtyjmë për më vonë ‘disa agjenda’. E ardhmja na kërkon vendime kritike e globale para konflikteve botërore, që shtojnë numrin e të përjashtuarve e të nevojtarëve… Do t’i marrim këto vendime, nëse përfaqësuesit e shteteve do të dinë të vënë mënjanë interesat sektoriale dhe ideologjitë, për t’u përpjekur sinqerisht t’i shërbejnë së mirës së përbashkët”. radiovaticana.va

Pas Volkswagen, edhe BMW përfshihet nga skandali

Bien menjëherë aksionet e kësaj kompanie në bursë

VOAL – PARIS, 24 SHTATOR – Skandali Volkswagen zgjerohet, sipas gazetës Bild, duke u përfshirë edhe BMW, shkruan Voice Of Albanians, sipas ANSA-s. Sipas të dhënave të reja, që në prill ndërmarrja me qendër në Wolfsburg në një letër i kishte paralajmëruar klientët amerikanë: ‘Sillni veturat tek përfaqësuesit tregtarë për të bërë koalidime.’ Nesër emërohet pasuesi i përkohshëm i Winterkorn, i cili do të ketë një pension 28,6 milionë euro.

Ndërkohë Bild pretendon se edhe BMW është përfshirë në skandalin e Volkswagen. Sipas tabloides gjermane automjetet BMW lëshojnë gazra 11 herë më shumë se lejohet. Titulli i kësaj kompania në bursë shënon rënie 10%, pavarësisht përgënjeshtrimeve se BMW nuk i manipulon automjetet e saj, nuk bën dallime mes provës së laboratorit dhe provës së rrugës.

Dorëhiqet shefi ekzekutiv i Volkswagenit

Shefi ekzekutiv i Volswagenit Martin Winterkorn dha sot dorëheqjen në kuadër të skandalit që ka përfshirë këtë kompani gjermane, pasi u bë i ditur fakti se ka manipuluar të dhënat për ndotjen e ajrit nga 11 milionë makina të saj me naftë, për ta bërë të mundur që këto makina të kalonin testin e ndotjes.

Zoti Winterkorn bëri një deklaratë publike ku merrte përgjegjësi për “parregullsitë” e vërejtura në motorët me naftë, por tha se “nuk ishte në dieni se kishte pasur shkelje”.

“Volkswagen ka nevojë për një fillim të ri, edhe në radhët e personelit,” tha zoti Winterkorn. “Unë po hap rrugën për këtë fillim të ri, duke dhënë dorëheqjen”. Ai shtoi se Volkswageni duhet të vazhdojë procesin e “sqarimeve dhe transparencës”.

Të premten, Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit tha se Volkswagen kishte pajisur rreth 500 mijë makina me naftë në Shtetet e Bashkuara me një program kompiuterik që aktivizohej gjatë testit për ndotjen e ajrit, por çaktivizohej gjatë ngarjes së rregullt të makinës.

Skandali Volkswagen – Merkel kërkon hetim urgjent, Berlini krijon komisionin special

VOAL – BERLIN, 22 SHTATOR – Kancelarja Merkel kërkon hetim urgjent rreth skandalit të Volkswagen. Berlini krijon komisionin e posaçëm hetimor, shkruan Voice Of Albanians. Ministri i Transporteve Alexander Dobrindt shpalli përbërjen e komisionit, i drejtuar nga nësekretari për Transportet Michael Odenwald.
Kreu i instituti ekonomike gjerman DIW, Marcel Fratzscher, paralajmëron pasojat e gjera dhe të thella të skandalit. Në intervistën dhënë gazetës Bild parashikon humbje të vendeve të punës dhe ndikime ndaj prodhimeve made in Germany. Gjobat që duhet të paguajë VW janë gjëja më e pakët. Sipas ekonomistit gjerman, rasti mund të dëmtojë eksportin gjerman të makinave në përgjithësi.

Vetura e parë Volkswagen

Pallati Elizé hap dyert për Panairin ‘Ditët e Trashëgimisë Evropiane’

Kjo ngjarje e vjeshtës që ka për qëllim prezantimin e trashëgimisë kulturore publikut të gjerë, e cila gjithmonë mbledh një numër të madh të turistëve të interesuar. Franca me këtë rast nga thesaret e mbrojtura ekspozon sende që dëshmojnë interesin e popullit francez për shekujt e historisë së gjatë të artit.

Përveç veprave të arkitekturës dhe të objekteve të shenjta, në Panair janë të ekspozuar edhe gërmimet arkeologjike, mobilet, fondi letrar dhe trashëgimia ushtarake.

Përveç panairit të sendeve dhe antikiteteve, në Ditët e Trashëgimisë Evropiane, dyert e tyre i hapin edhe objektet tjera, si vilat, kështjellat, shkollat, teatrot, ambasadat dhe spitalet për publikun ku ofrojnë turne për turistë, koncerte, shfaqje apo seminare. aa

Skandali Volkswagen – 11 milionë automjete me defekte në motorët diesel

Franca tani kërkon një hetim evropian

VOAL – PARIS, 22 SHTATOR – Duhet një hetim evropian, përfshirë atë francez, pas skandalit të Volkswagen, shkruan Voice Of Albanians, sipas ANSA-s. Kështu thotë ministri francez i Financave Michel Sapin.

“Është e parakohshme të themi çfarë mase të veçantë të marrin dhe nëse automjetet e Volkswagen të shitur në Evropë kanë të njëjtin defekt. Gjithsesi jemi duke e marë seriozisht në shqyrtim këtë çështje. Jemi në kontakt me ndërmarrjen dhe Agjencinë e Shba për Mjedisin,” thotë Lucia Caudet, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Tregtinë e Brnedshme.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier kërkon një sqarim sa më të shpejtë: “Shpresoj të bëhet një qartësim i shpejtë mbi sasinë e të dhënave që janë prekut teknisht. Është me rëndësi të nxirren pa vonuar përgjegjësit dhe kjo është në interes të vetë.”

Volkswagen pranon se i shkeli normat antismog në SHBA dhe titulli fundoset në bursë, duke humbur 22% në renditjen e Frankfurtit. Është rënia më e madhe pas vitit 2008, dhe kostoja për partnerët është 12,9 miliardë. Një ditë dramatike në tregun aksioner që pasqyron mirë ‘traumën’ kombëtare dhe që mbyllet para se SHBA të kërkojnë veprim penal ndaj grupit të Wolfsburg.

Jahti merr flakë në det – presidenti i klubit të Napolit shpëtohet me helikopter (Foto)

 

NAPOLI – Merr flakë në det jahti i presidentit të klubit italian të Napolit, Aurelio De Laurentiis. Sipas mediave italiane, De Laurentiis ndodhej në jaht bashkë me familjen dhe disa miq, të cilët fatmirësisht janë shpëtuar në kohë me ndihmën e një helikopteri.

Mësohet se jahti rreth 32 metra i gjatë ka marrë flakë në brigjet e Napolit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Incidenti ka ndodhur pak orë para ndeshjes ndërmjet Napolit dhe Lazios në kuadër të Serie A.

jh2jht3

Kancelarja Angela Merkel tek der Spiegel si Nënë Tereza

Voal – Gazeta e njohur gjermane Der Spiegel në numrin më të ri ka dalë me një kopertinë shumë të veçantë  që lidhet edhe me krenarinë e ne shqiptarëve.

Në ballinën e javores më të njohur gjermane me 6 milionë kopje tirazhi është paraqitur kancelarja Angela Merkel, që mban veshur vellon e murgeshës më të famshme botërore, atë të Nënë Terezës, me diçiturën Mutter Angela, Nënë Angela.

Është një portret i bukur, ku zonja Merkel duket gjithë forca dhe energji për të përballuar këtë dramë që e ka pllakosur Europën, ku sot liderët e saj dallohen duke ngritur mure me tela me gjëmba apo duke mbyllur kufijtë, ndërsa përballë me ta ka dalë kancelarja Gjermane! Zoti qoftë me të!

19-09-2015 12-23-24

U prit, në emër të Papës, familja e refugjatëve sirianë e strehuar në Vatikan

Që prej disa ditësh, famullia e Shën Anës në Vatikan ka strehuar një familje refugjatësh sirianë, përbërë nga babai, nëna e dy fëmijë. Mbërrijnë nga qyteti i Damaskut, të cilin e kanë lënë për shkak të luftës. Njoftimin e jep Lëmoshtaria Apostolike, në një komunikatë.

Është familje e krishterë e ritit greko-melkit katolik, nga Patriarkati i Antiokisë. Banon në një apartament pranë Vatikanit e siç njofton Lëmoshtaria, për të ka filluar procedura e kërkimit të mbrojtjes ndërkombëtare. Sipas ligjit, për gjashtë muajt e parë pas paraqitjes së kërkesës, azilkërkuesit nuk mund të punojnë, prandaj do të ndihmohen nga bashkësia famullitare. Derisa Italia të vendosë nëse do t’i njohë apo jo statusin e refugjatit, nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër për familjen, prandaj Vatikani u lutet mediave të respektojnë dëshirën e anëtarëve për të mos u intervistuar.

Për familjen e dytë, informacion i rezervuar

Përsa i përket familjes së dytë, që duhet të strehohet nga famullia e Shën Pjetrit, Lëmoshtaria Apostolike nënvizon se nuk do të japë lajme deri në përfundimin e udhës ligjore. Që prej vitesh, nënvizohet në komunikatë, Papët kanë kontribuar në pagesën e taksave për lejen e qëndrimit të refugjatëve të strehuar në Qendrën Astalli të jezuitëve në Romë. Vetëm në vitin 2014 janë dhënë 50 mijë euro për këtë qëllim. Gjithashtu, Lëmoshtaria Apostolike ndihmon çdo ditë mijëra njerëz e familje refugjatësh, duke furnizuar me ushqime dhe ilaçe shumë qendra mikpritjeje të Romës.

Që prej disa ditësh, një ambulancë moderne e lëvizshme, dhuruar Papës nga Baviera e Gjermanisë, që përdorej deri tani vetëm gjatë ngjarjeve ku merrte pjesë Ati i Shenjtë, është vënë në dispozicion të refugjatëve, në ditë të caktuara të javës. Ajo do të lëvizë në qendrat e mikpritjes në periferi të Romës, edhe nëse akoma nuk janë miratuar. Vullnetarët, që do të shërbejnë me këtë ambulancë, janë mjekë, infermierë e roje zvicerane, janë nëpunës të Vatikanit, të Universitetit Tor Vergata në Romë dhe anëtarë të Shoqatës së Institutit të Mjekësisë Solidare. radiovaticana.va

Policia hungareze i spraps me dhunë refugjatët në kufi

Në vendkalimin kufitar ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, “Horgosh 2” janë ngritur tensionet kur një grup i refugjatëve, kryesisht nga Siria dhe Afganistani, kanë tentuar ta shpërthejnë rrethojën e metaltë të cilën autoritetet hungareze e kanë vendosur për të bllokuar hyrjen e refugjatëve në territorin e tyre.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i sprapsur refugjatët. Tensionet kanë zgjatur deri rreth orës 17:30 dhe ato po vazhdojnë.

Në vendngjarje janë parë një numër i refugjatëve të përgjakur, si dhe sy të ënjtur nga lotsjellësi, si pasojë e përplasjes më policinë hungareze.

Rrethoja e metaltë në “Horgosh 2” tashmë është e padukshme dhe aty po qëndrojnë kordonë të policisë hungareze. Në anën tjetër, policia serbe i ka lutur refugjatët që të largohen nga zona dhe të mos hyjnë në konflikt me policinë hungareze.

Zona është dukë u mbikëqyrur nga helikopterët, ndërkohë që policia hungareze ka sjellë aty dhjetëra automjete të blinduara dhe në mënyrë të hapur i ka kërcënuar refugjatët se do ta përdorë dhunën në qoftë se ata përpiqen të hyjnë në Hungari.

Duke ikur nga lotsjellësi, refugjatët janë tërhequr rreth 50 metra nga punkti kryesor në “Horgosh 2”. Në mesin e refugjatëve ka qindra gra dhe fëmijë.

Ndërkaq, vendkalimi kufitar kryesor, ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, Horgoshi, edhe më tutje mbetet i mbyllur.

Ushtria dhe policia hungareze gjatë ditës kanë sjellë përforcime si dhe kanë vendosur kamera dhe reflektorë për mbikëqyrje.

Shumica e refugjatëve, të cilët po qëndrojnë në të ashtuquajturën “tokë e askujt” në vendkalimin kufitar kryesor “Horgosh”, janë të revoltuar me qëndrimin gjithnjë e më të qartë të autoriteteve hungareze, se nuk do t’i lejojnë të kalojnë në territorin e tyre.

Refugjatët po bartin mbishkrime “Merkel, ndihmoju sirianëve” dhe “Turpërohu Evropë”.

Një djalosh, në shpinën e tij kishte shkruar “Po vdesim”.

Në të njëjtën kohë, disa refugjatë kanë pranuar që me autobusë, të cilët autoritetet e Serbisë i kanë dërguar në Horgosh, të kthehen në qendrën e pranimit në Kanjizhë, në afërsi të Horgoshit.

Ata po shpresojnë se nga aty do të kenë sukses të shkojnë në Shid dhe të kalojnë në Kroaci.

Itinerari i ri nëpër Kroaci, tashmë është një nga temat kryesore që bisedohet ndërmjet refugjatëve. Disa prej tyre i pyesin gazetaret dhe vullnetarët që kanë shkuar t’i ndihmojnë, se sa është larg Shidi, a i pret edhe atje rrethoja e metaltë dhe a mund të hynë në Kroaci.

Një i ri nga Siria, i cili ashtu sikurse edhe disa refugjatë tjerë, ishte nisur të hipte në autobus, tha se do t’ia mësynte Kroacisë.

“Është problem i madh nëse qëndrojmë këtu. Po vijnë njerëz të tjerë, ndërkaq nuk ka as ushqim e as ujë. Po shkojmë deri në Kroaci ose Slloveni. Kjo është rruga jonë përmes Kroacisë. Po shpresojmë që atje do të na lejojnë të hymë”, tha i riu.

Melita Shunjiq nga Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR), ka theksuar se situata në Horgosh po ndryshon në mënyrë konstante. Ndërkohë që ata po u bëjnë thirrje refugjatëve që të shkojnë në Kanjizhë, për shkak se aty ka kushte më humane se sa në kufi.

“Shikoni, ka shumë njerëz më fëmijë të vegjël, ka shtatzëna, ka edhe invalid në karroca. Atyre duhet t’iu ofrohen kushte tjera. Ato i kanë në Kanjizhë dhe për këtë arsye po i lusim që të shkojnë atje”, tha Shunjiq dhe shtoi:

“Shpresojmë që Bashkimi Evropian, të gjitha shtetet e saj, më në fund ta marrin përgjegjësinë e tyre ndaj azilit dhe ndaj atyre që po kërkojnë mbrojtje”, theksoi Shunjiq.

Një refugjat tjetër nga Siria, ka shpjeguar se të qenit refugjat nuk ka qenë zgjidhja që ka dëshiruar.

“Çfarë do të bëje ti? Unë duhet të bëj diçka. Ne nuk kemi dashur të jemi refugjatë. Deri para 5 vjet, ne kemi qenë njerëz normal. Unë jam elektro-inxhinier. Kam pasur punë. Familja më ka mbetur në Damask. Jam detyruar t’i lë dhe kjo më dhemb shumë. Nuk jam i lumtur pse jam këtu dhe në vazhdimësi më refuzojnë. Ne jemi njerëz”.

“Ndoshta do të gjejnë mirësi në zemrat e tyre dhe do të na lejojnë të kalojmë. Disa nga këta njerëz kanë shitur shtëpitë e tyre që të shkojnë në Evropë. Nuk kanë më para. Lufta 5 vjeçare na ka rraskapitur të gjithëve. Kjo dhemb shumë dhe nuk di çfarë të them tjetër, përveç asaj se duhet t’i lejojnë këta njerëz që të kalojnë tutje”, tha siriani.

Një bashkatdhetar i tij, theksoi se nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, përveç se të nisen në këtë rrugë.

“Disa e përkrahin njërën palë në konfliktin në Siri, e disa të tjerë palën tjetër. ne jemi gjetur ndërmjet armëve. Është dashur të vendosim se a do të vdesim nga bombat ose në barkat ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Kemi zgjedhur këtë të dytën dhe mbijetuam”, tha i riu nga Siria.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Papa: Kujdes jemi në rrezik nga infiltrimi i ISIS përmes fluksit të refugjatëve

Voal – Papa Françesku ka fajësuar sistemin “e keq dhe të padrejtë” global kapitalist për krizën e refugjatëve dhe emigrantëve me të cilën Evropa po përballet tani – Duke paralajmëruar se xhihadistët e Shtetit Islamik mund të përfitojnë nga fluksi masiv dhe të kalojnë në BE pa u vënë re.

Lëvizja e emigrantëve ekonomikë dhe rrjedha e refugjatëve që ikin nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme dhe Afrikës është vetëm “maja e një ajsbergu” të cilin Papa nënvizoi atë që ai beson se është shkaku kryesor i krizës.

“Shkaku është një sistem i keq dhe i padrejtë socio-ekonomik, në çdo gjë, në botë”, tha Papa në një intervistë me transmetuesin katolik portugez Radio Renascenca. “Këta njerëz të varfër janë larguar nga lufta, uria, por kjo është maja e ajsbergut.”

I pyetur në lidhje me sfidën e mirëpritjes së refugjatëve dhe emigrantëve që mbërrijnë në shtëpitë e BE-së, Papa paralajmëroi se ndërsa qëndrimet e përgjithshme të njerëzve në lidhje me pranimin e të huajve kanë ndryshuar për keq, një kërcënim të ri terrorist është i pranishëm që nuk ishte aty më përpara.

Image

Suedia thërret në bisedë informative ambasadorin rus – nuk pranojmë kërcënime

Ministria e Jashtme e Suedisë ka thirrur në bisedë informative ambasadorin rus, pasi Moska ka kërcënuar me masa hakmarrëse nëse vendi skandinav i bashkohet NATO-s.

“Ne jemi shtet i pavarur dhe vendimet për sigurinë tonë i marrim në mënyrë të pavarur. Nuk pranojmë kërcënime dhe kam thirrur në bisedë informative ambasadorin rus [Viktor Tatarintsev], për të kërkuar shpjegime”, ka thënë ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom.

Reagimi i saj ka ardhur pasi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Moska do të marrë “masa hakmarrëse” nëse Suedia i bashkohet NATO-s.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të ketë pasoja politike-ushtarake dhe në politikën e jashtme”, ka thënë Zakharova.

Opinioni publik në Suedi ka qenë për kohë të gjatë kundër anëtarësimit në NATO, por sondazhet e fundit kanë treguar rritje të mbështetjes, sidomos pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.

Orban: BE t’iu japë 3 miliardë euro vendeve në kufi me Sirinë

VOAL – BUDAPEST, 12 SHTATOR – Kryeministri hungarez Viktor Orbani i kërkon Bashkimit Evropian të japë 3 miliardë euro për vendet kufitare me Sirinë në mbështetje të refugjatëve, shkruan Voice of Albanians (voal.ch).

Orban thekson se kjo shumë mund të gjendet nga BE-ja me një tejkalim 1% në bilanc ose me një reduktim të përgjithshëm të shpenzimeve me 1%.

Kryeministri pohon se një mbështetje financiare për Turqinë, Libanin e Jordaninë mund t’i japë fund emigracionit masiv në Evropë. “E kam një plan të cilin do t’ia paraqes BE-së,” ka thënë Orbani. ansa

 

Merkel – Më tronditën pamjet e fëmijës sirian

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se pamjet e fëmijës sirian Aylan Kurdi në brigjet e Bodrumit e kanë tronditur dhe mërzitur shumë. Merkel në një deklaratë në gazetën “Rheinische Post” ka pohuar se “ashtu siç më kanë tronditur dhe mërzitur ato fotografi po ashtu shumë më kanë zemëruar ata persona të cilët nisën me gomone pa jelekë shpëtimi në mes të detit, ato njerëz të pashpresë”.

Ajo ka vënë në dukje se për shkak të krizës së refugjatëve Europa po përballet me një nga problematikat më të mëdha të 10 viteve të fundit.

“Në njërën anë duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar vdekjen e njerëzve që duan të mbërrijnë Europë nëpërmjet detit, ndërsa në anën tjetër duhet të sigurojmë përshtatjen e një numri të madh të tyre që janë strehuar në rast se ato do të jenë të përhershëm. Këtu dua të rikujtoj ‘Dinjiteti dhe nderi i njeriut është i pacenueshëm’, që është neni i parë i kushtetutës”, ka thënë ajo.

Pyetjes për kapacitetin se sa refugjatë mund të përballojë Gjermania çdo vit Merkel i është përgjigjur se “në lidhje me këtë çështje nuk mund të jepet një përgjigje e thjeshtë. Kushtetuta jonë nuk njeh ndonjë kufi për azilantët dhe ato që janë në ndjekje. Kjo është e vlefshme edhe për ato që largohen dhe vijnë tek ne për shkak të luftës”.

Ndërsa në lidhje me refugjatët që vijnë nga vendet e Ballkanit në Gjermani për një mirëqenie më të mirë kancelarja Merkel tha se për këto janë përshpejtuar proceset e përpunimit të kërkesave të azilit dhe se ato që nuk kanë një arsye të duhur për azil duhet të dërgohen me shpejtësi në vendet e tyre.

Kancelarja gjermane gjithashtu i ka konsideruar të drejta edhe kritikat ndaj ministrit të Drejtësisë së Gjermanisë, Heiko Maas për mos reagim të menjëhershëm ndaj faqeve të rrjeteve sociale të cilat kanë publikime për nxitje dhe urrejtje të popullit.

Në lidhje me një ndërhyrje të mundshme të politikës ndaj publikimeve në Facebook, Merkel ka pohuar se: “Nëse personat në faqet sociale nën emrin e tyre gjenden me shprehje për nxitje dhe të urrejtjes popullore atëherë jo vetëm qeveria por edhe vetë Facebook-u duhet të marrë masa. Për këtë rregullat e duhura janë të pranishme edhe në Facebook, mjafton që kjo të vihet në zbatim”.

Hungaria ndërton mur kundër emigrantëve – do të punojnë edhe të brugosurit

VOAL – BUDAPEST, 11 SHTATOR – Dyndje rekord të emigrantëve në Hungari nga Serbia, shkruan Voice of Albabians (voal.ch). Përgjatë binarëve drejt Rozske kanë kaluar mbi dyqind emigrantë në dhjetë minuta, siç ka konstatuar i dërguari i ANSA-s në Serbi, A Horgos,  emigrantët arrijnë me autobusë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban, i djathtë, siguron se “nga 15 shtator, kur do të hyjë në fuqi normativa e re më e ashpër ndaj emigracionit, emigrantët që do të hyjnë në Hungari ilegalisht, do të arrestohen. Emigrantët – është ankuar kryeministri i djathtë – refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet, nuk duan të regjistrohen dhe pushtojnë stacionet hekurudhore.”
Për të përfunduar murin në kufi me Serbinë, do të përdoren edhe të burgosurit. Kështu ka konstatuar i dërguari i ANSA-s në Rozske: janë të paktën 50, të shoqëruar nga policia dhe nga ushtarakë të armatosur me ak47, e vënë tela me gjemba dhe rrjeta.

Gazetarja hungareze që i vuri stërkëmbëshin një refugjati me fëmijën u pushua nga puna (video)

Burri me fëmijën në krahë i ikte policisë në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë, ndërsa gazetarja hungareze i vuri stërkëmbëshin dhe i rrëzoi të dy . Tashmë ajo është pushuar sepse xhesti i saj i paskrupullt bëri xhiron e  botës.

camerawoman_trips_refugees_in_hungaryx_she_fired_crop1441748736015.jpg_1718483346

Të martën më 8 shtator gazetari gjerman  Stephan Richter shpërndau një video 20 sekonda regjistruar afër qytetit hungarez  Roszke, midis kufirit serb e hungarez që është përdorur si rrugë nga refugjatët për të hyrë në Hungari.

Video tregon se si një grup refugjatësh i ikinin policisë, dhe një grua e cila ndërsa regjistronte me kamer televizive, i vuri stërkëmbëshin një burri që kishte fëmijën në krahë duke i rrëzuar që të dy. Të tjera pamje të së njëjtës skenë të dhimbëshme u regjistruan edhe nga agjensia Reuter, që tregonin se si fëmija qante ndërsa ngrihej në këmbë.

Gazetarja një freelance quhet Petra Laszlo dhe në ato momente po regjistronte për televizionin hungarez Nemzeti Televízió, me orientim nacionalist sipas partisë të djathtë Jobbik.

Vetëm pas shpërndarjes të videos, drejtori i televizionit Nemzeti Televízió botoi në  Facebook se gazetarja Petra Laszlo ishte pushtuar nga puna për një sjellje “të papranushme”.

enhanced-13286-1441734594-2

Emigrantët, Europa dhe feja

Udhëheqësit e Francës dhe të OKB-së dënuan sot zyrtarët të cilët kanë thënë se Europa duhet të pranojë vetëm refugjatë nga Lindja e Mesme që janë të besimit të krishterë.

Pasi dy kryetarë bashkie në Francë thanë ditët e fundit se do të pranonin në qytetet e tyre vetëm refugjatë të krishterë dhe jo refugjatë myslimanë, Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve e kritikoi qëndrimin e tyre në një intervistë televizive.

“Nuk jam në gjendje ta kuptoj këtë dallim”, – tha ai. “E dënoj dhe e cilësoj këtë një qëndrim shumë të keq”. Në Siri janë duke u persekutuar një numër pakicash. Të krishterët nga Lindja e Mesme duhen mirëpritur, por ka edhe myslimanë dhe pakica të tjera që janë persekutuar atje me të njëjtin barbarizëm.”

Në kushtet kur Europa është duke u përballur me fluksin më të madh të imigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, kryeministri hungarez i krahut të djathtë, Viktor Orban, ka thënë se bashkështetasit e tij janë “të frikësuar” se në se Europa pranon një numër kaq të madh myslimanësh nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera, kjo do të minonte rrënjët kristiane të Europës.

“Është absurde të mendosh, – tha zoti Orban, – kur gjermanët thonë se kanë për të shpenzuar miliarda dollarë për të ndihmuar të porsaardhurit, në vend që t’u japin para vendeve përreth zonës së krizave, ku duhet t’i ndalin emigrantët. Kjo do ishte diçka më e mirë për të gjithë. Do të kushtonte më pak. Qëndrimi ynë nuk duhet të vihet aspak në pikëpyetje për nga morali”, – tha kryeministri hungarez.

Slovakia fqinjë muajin e kaluar njoftoi se do të pranonte vetëm emigrantë të krishterë, ngaqë atje nuk ka xhami, gjë që sipas zyrtarëve do t’ua bënte imigrantëve të vështirë integrimin në këtë vend.

Peter Sutherland, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon për emigracionin dhe zhvillimin, tha sot se zgjedhja e refugjatëve të krishterë për favorizime kundrejt atyre myslimanë, përbën shkelje të parimeve bazë të Kombeve të Bashkuara.

Këngëtari Bono falenderon Kancelaren Merkel dhe thotë se është “simboli moral për Evropën”

Voal – Këngëtari Bono, lideri i grupit irlandez U2 gjatë një vizite në Milano në tha se Europa duhet duatrokitur për kthesën që bëri ndaj refugjatëve. Në një intervistë në Torino në të La Stampa, Bono tha se imazhi i Aylanit të vogël në plazh – dhe fotot e fëmijëve gjermane që u ofrojnë lodrat e tyre për refugjatët sirianë – “do të mbetet në historinë e Evropës.”

Ai citohet të ketë thënë: “. Mund të vërtetë të jetë në një pikë kthese për Europën nëse dëshiron që të jetë në shekullin e 21”

Bono pati një falënderim të veçantë për kancelaren gjermane Angela Merkel, duke thënë se ajo “është bërë një simbol moral për Evropën.”

“Këtë javë, diçka e pabesueshme ka ndodhur, dhe Evropa nuk është e njëjtë si ajo e shtatë ditëve më parë.”

Bono ishte në Itali në fillojë një turne evropian dhe do të jetë i pranishëm në një ceremoni në OKB me qëllim për t’i dhënë fund urisë në botë.

Bono ka zgjedhur si datë vitin 2030! Ashtu u bëftë!

Europa e hipokritëve-Ndihma gjermane për refugjatët është prekëse, madhështore dhe historike Nga Heribert PRANTL

Greqia ishte vetëm paraloja; sfida e madhe vjen tash. Tani nuk bëhet fjalë për euron dhe unionin monetar, por për njerëz në mjerimin më të hidhur. Tani puna është nëse dhe si dëshiron dhe mund Europa të organizojë mbijetesën e qindra-mijëra refugjatëve. Ndoshta janë shumë më tepër refugjatë; ndoshta janë dy milionë apo tre. Por Bashkimi Europian është një union me 510 milionë njerëz. Kësaj Europe nuk i zihet fryma nëse pranon refugjatë lufte nga Siria. Kësaj Europe i zihet fryma nëse nuk i pranon ata: atëherë i zihet fryma për shkak të koprracisë, egomanive nacionale dhe hipokrizisë së saj.Tani duhet të dëshmohet se çfarë vlere vërtet kanë të drejtat themelore europiane. Tani duhet të dëshmohet se ç’rëndësi ka motoja “hapësirë e të drejtës, sigurisë dhe lirisë”. Tani duhet të dëshmohet nëse e gjithë kjo është më shumë se një ujëvarë plot me fraza. Tani duhet të dëshmohet nëse konventat që i kemi nënshkruar janë më shumë se disa copa letre. Nëse vendet thelbësore europiane si Hungaria apo Polonia nuk duan të pranojnë njerëz që janë në mjerimin më të madh, sepse ata kanë besimin e gabuar, atëherë kjo është tradhti e lartë e vlerave për shkak të të cilave është themeluar Bashkimi Europian. Nuk mund dhe nuk bën të ndodhë që pjesë të Europës të kthehen pas Traktatit të Paqes së Vestfalisë. Europa nuk jeton vetëm nga euroja; ajo jeton nga vlerat e saj, nga liria e besimit dhe ndërgjegjes, liria e individit, barazia e njerëzve para ligjit dhe liria e lëvizjes. Europa jeton edhe nga mbrojtja e dinjitetit njerëzor. Nëse për të nuk kanë më vlerë këto vlera, atëherë nuk ka vlerë as mbijetesa e Europës.E drejta e Europës nuk është e drejta e të fortit; Europa jeton nga fuqia e të drejtës. E drejta është atëherë e fuqishme kur e mbron të ligshtin. Andaj e drejta e azilit i përket garancive thelbësore të të drejtës europiane. Tashmë 25 vjet Europa merret me ligjet e saj të azilit. Nuk ka ligj unik europian për azil, as njohje të dyanshme të vendimeve për azil. Sa i përket refugjatëve Europa deri më tani nuk është union, por një konglomerat egoistësh të kombeve të ndryshme.

Gjermania tani është duke pranuar një numër të madh të refugjatëve nga Siria, refugjatë që në Hungari po keqtrajtohen dhe në Austri po përcillen tutje. Kjo është prekëse dhe madhështore, kjo është historike. Lokaliteti i parë i madh ku pranohen refugjatët është Müncheni, është ai vend ku refugjatët gjejnë përkujdesjen e parë – nga shteti, nga burokracia që kësaj radhe po funksionon në mënyrë të përsosur, nga një kryetar qyteti me zemër dhe nga një shoqëri civile e përzemërt. Një përzemërsi e tillë nuk i zgjidh problemet e mëdha, të cilat e presin shtetin dhe shoqërinë gjatë integrimit të refugjatëve. Por ajo ndihmon t’i qasemi problemeve – në Berlin, në Bruksel, në kryeqytetet europiane dhe në qytetet në provincë.

Kryeministri i Bavarisë së Epërme e tha një fjalë, e cila vërtet duhet të mbahet mend, sepse mund ta ilustrojë përrallën gjermane të verës së vonshme, ndryshimin e paradigmës gjermane: “Çështjet juridike momentalisht për mua nuk janë aq të rëndësishme” – tani, siç proklamon ai, duhet të përqendrohemi në radhë të parë te “menaxhimi humanitar”. Kjo fjali premton ndihmë të parë; kush ankohet për ndihmën e parë, siç po bëjnë politikanë të ndryshëm në Europë, sepse ajo josh edhe më shumë hallexhinj – le t’i vijë turp. Kush nuk ndihmon në këtë mjerim të madh për shkaqe të trembjes së refugjatëve, pra të një lloj preventive të përgjithshme, sillet në mënyrë çnjerëzore. Unioni Kristian Social (CSU, parti qeverisëse në Bavari, v.j.) nuk duhet të jetë pjesë e kësaj; ky do të ishte orbanizimi i saj.

Një Europë orbaneske nuk do të ishte më Europë; Europa duhet t’i kthehet ndihmës solidare. Por Gjermania nuk duhet ta kushtëzojë ndihmën e saj duke iu referuar Europës, pra që edhe të tjerët të ndihmojnë. “Nëse çdonjëri pret derisa tjetri t’ia fillojë, atëherë askush nuk do t’ia fillojë!” Kjo fjali rrjedh nga një kohë e errët, ajo rrjedh nga afishet e vëllait dhe motrës Scholl (të cilët rezistuan kundër diktaturës së Hitlerit, v.j.). Këto fjalë nuk e kanë vendin vetëm në Muzeun e Rezistencës kundër Hitlerit. Sot secili duhet të mendojë vetë se çfarë rëndësie kanë këto fjalë sot dhe me çfarë obligimi na ngarkojnë – kryetarët dhe kryeministrat e BE-së gjithashtu.

Müncheni ka qenë qyteti i Marrëveshjes së Münchenit të vitit 1938; me atë diktat të Hitlerit nisi shkatërrimi dhe fundosja e asaj që kishte lënë pas në Europë Lufta e Parë Botërore. Sot Müncheni dhe qytetet e tjera që po pranojnë refugjatë do të mundnin – ndoshta, me shpresë – të themelojnë një traditë të re: Müncheni, Saalfeldi, Hamburgu si emra dhe simbole për mbrojtje dhe për ndihmë, për Europën e mirë.

Botuar në “Süddeutsche Zeitung”/-lli/dp

BE cakton kuotat e emigrantëve – gati dy të tretat Gjermanisë, Francës, Spanjës

VOAL – BRUKSEL, 7 SHTATOR – Ndërkohë që nuk ndalet eksodi i emigrantëve drejt Evropës, arrijnë nga Brukseli hollësitë e para të planit të BE-së dhe kuotat për vendet e ndryshme, shkruan Voice of Albanian (voal.ch).  60% për qind e tyre, pra 120 000, do të shkojnë në Gjermani, në Francë dhe në Spanjë.

Ndërkaq Angela Merkel i falënderoi qytetarët gjermanë të cilët i kanë mirëpritur refugjatët e ditëve të fundit. Berlini ka caktuar 6 miliardë euro për masat e rregullimit të refugjatëve të cilët po hyjnë në këtë vend gjatë këtyre ditëve.

“Ardhja e refugjatëve, ka thënë në një konferencë për shtyp Merkel, do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do ta ndryshojë vendin tonë.”  “Duhet t’i bëjmë detyrat tona në atë mënyrë që ky ndryshim të jetë pozitiv. Kishim një fundjavë shumë emocionuese dhe drithëruese. Dhe dua t’i falënderoj të gjithë ata që janë marrë me urgjencën: komunat, Deutsche Bahn, forcat e rendit, zyrtarët dhe qytetarët të cilët me sinjalet e tyre të mirseardhjes i kanë dhënë vendit një imazh që e bën edhe më krenar vendin tonë.” ansa

Merkel: Emigrantët do ta ndryshojnë Gjermaninë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se fluksi i migrantëve në Gjermani “do të zaptojë dhe ndryshojë vendin” në vitet e ardhshme.

Merkel i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë, pasi rreth 20,000 migrantë besohet se kanë hyrë në Gjermani gjatë fundjavës.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë situatë të jashtëzakonshme: agjencitë e ndryshme federale, agjencitë shtetërore, shumë vullnetarë, autoritetet komunale, hekurudhat e Gjermanisë, ushtrinë gjermane dhe shumë qytetarë që kanë mirëpritur refugjatët, duke treguar një imazh të Gjermanisë, i cili mund të na bëjë krenarë për vendin tonë”, ka thënë Merkel.

Qeveria e koalicionit e Gjermanisë ka rënë dakord që të lirojë miliarda euro për të ndihmuar shtetet federale dhe bashkitë që të përballen me numrin rekord të migrantëve.

Por, Merkel ka bërë thirrje për “shpëndarje të drejtë” të refugjatëve, duke thënë se “Evropa, bazuar në vlera, duhet të tregojë fytyrën e saj”.

“Duhet të rrisim përpjekjet nga Bashkimi Evropian. Vetëm një solidaritet i përbashkët evropian na mundëson ta zotërojmë këtë sfidë”, ka thënë Merkel.

Ndërkohë në Paris, presidenti i Francës, Franocis Hollande, ka thënë se Komisioni Evropian po përgatitet të zbulojë një propozim për kuotat e detyrueshme për vendet e BE-së, që të strehojnë 120,000 refugjatë.

Ai ka thënë se Franca do të pranojë 24,000.

“Kjo është krizë. E rëndë dhe dramatike. Por, ajo mund të vihet nën kontroll dhe do të vihet”, ka thënë Hollande.

Hungaria, gjatë javës së kaluar, i ka penguar migrantët të udhëtojnë drejt Evropës perëndimore, por të premten i ka hequr kufizimet.

Migrantët nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika udhëtojnë përmes Ballkanit, përkatësisht Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, përpara se të arrijnë në kufirin jugor të Hungarisë, pastaj në Austri dhe Gjermani.

Sirianët përbëjnë grupin më të madh të tyre dhe ndiqen nga afganët dhe eritreasit.

Mënyra e trajtimit të krizës me migrantë ka krijuar përçarje të mëdha brenda Bashkimit Evropian.

Hungaria ka akuzuar Gjermaninë se inkurajon fluksin e migrantëve. Autoritetet hungareze janë duke forcuar kontrollin kufitar dhe kanë paralajmëruar dërgimin e ushtrisë në kufirin jugor, nëse parlamenti e miraton një masë të tillë.

Kyreministri i Hungarisë, Viktor Orban, po ashtu ka thënë se vendi i tij nuk do migrantë myslimanë dhe ka tërhequr vërejtjen se Evropa “mund të humbasë identitetin e saj të krishterë”.

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se kriza do të ishte “e kontrollueshme” nëse shtetet anëtare të BE-së do të pajtoheshin për një plan të përbashkët.

Papa Françesku, ndërkohë, i ka bërë thirrje çdo famullie evropiane dhe çdo komuniteti fetar të pranojë nga një familje refugjatësh, në shenjë solidariteti.

Përgatiti: Valona Tela

Shërbimi sekret çek – Rusia po krijon Rrjetin e Spiunëve në Evropë të ngjashëm me atë sovjetik

Agjencia e Republikës Çeke, për kundërzbulim, ka thënë se numri i spiunëve të Rusisë është shumë i lartë dhe se Kremlini po ndërton një rrjet të spiunëve në Evropë, të ngjashëm me atë të Bashkimit Sovjetik, para Luftës së Dytë Botërore.

“ Vlerësohet se Rusia është duke ndërtuar një strukturë në Evropë, mbi konceptin e Kominternit, e themeluar nga Bashkimi Sovjetik,” thuhet në raportin mujor të Shërbimit Informativ të Sigurisë së Çekisë, të publikuar dje. Kominterni, është shoqatë e partive komuniste e cila ishte themeluar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1919.

Raporti thotë se Kremlini po mundohet të merr në kontroll organizatat e komunitetit rus në Çeki. Raporti potencon se Rusia vazhdon të jetë e interesuar në sektorin e energjisë në Çeki, sidomos për centralet bërthamore.

Emigrantët: Austria dhe Gjermania hapin kufijtë – Merkel: Nuk ka limite për azilin (Ilustrime me foto)

Gjermania pret sot 10 mijë refugjatë

VOAL – VJENË, BERLIN, 5 SHTATOR – Pas vendimit të refugjatëve për të mos hypur në trenat hungarezë dhe për të shkuar në këmbë në Austri dhe Gjermani, Vjena dhe Verlini i hapin kufijtë dhe Hungaria vendos t’iu vërë në dispozicion autobusët në mënyrë që emigrantët të arrijnë normalisht në Austri, shkruan Voice Of Albaniana (voal.ch). Zëdhënësi i kancelares gjermane i deklaron ndërkohë agjencisë ANSA: “Kemi zgjidhur fazën më emergjente.”

“Jemi duke bërë më të mirën e mundshme,” vazhdon deklarata e  Georg Streiterit. “Situata në Hungari po bëhej e patolerueshme. Mijëra veta po udhëtonin në këmbë prej disa javësh. Hungaria kishte paralajmëruar se ata do të arrinin në kufi, por nuk do ta kapërcenin kufirin. Kjo mund të përshkallëzonte situatën. Marrëveshja me Austrinë ka vlerë për zgjidhjen e fazës më emergjente, nuk është e përjetshme,” përfundon Streiter.

Gjermania kërkon një takim të jashtëzakonshëm të BE-së për emigracionin. Ndërkohë Kancelarja Angel Merkel në një intervistë të dhënë sot, qartëson: “Nuk ka një limit ndaj kërkesave për azil sa i përket numrit dhe ne duhet të bëjmë çfarë kërkohet.” Gjermania pret sot 10 mijë refugjatë.

Migranti: gioia arrivo in Austria,accolti con cibo e bevandeMigranti: tra 2.000 e 3000 già arrivati a frontiera AustriaMigranti: gioia arrivo in Austria,accolti con cibo e bevandeA Monaco tedeschi con abiti e giocattoli per migrantiHungary MigrantsMigranti: treno con oltre 500 migranti arrivato a MonacoHungary Migrants

Finlanda pranon 30 mijë refugjatë – ndërsa kryeministri ofron shtëpinë e tij

Voal – Kryeministri i Finlandës, Juha Sipila, ka thënë se do të ofrojë shtëpinë e tij për refugjatët.

Qeveria finlandeze ka thënë se pret deri në 30,000 azilkërkues këtë vit.

Sipila ka deklaruar se shtëpia e tij në Kempele, në veri të Finlandës, është përdorur pak deri më tash dhe se do të strehojë azilkërkues nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po përpiqen të pajtohen për mënyrën e trajtimit të fluksit të migrantëve, shumica e të cilëve janë nga Siria.

Kryeministrja e Polonisë, Ewa Kopacz, ka përsëritur sot se pranimi i vetëm 2,000 migrantëve mjafton për vendin e saj.

Polonia, së bashku me Republikën Çeke, Hungarinë dhe Sllovakinë, kanë refuzuar kuotat e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve.

Kryeministri finlandez ofron shtëpinë: Le të strehohen refugjatët

Eurozone summitKryeministri finlandez, Juha Sipila, ka ofruar shtëpinë e tij si qendër për strehimin e refugjatëve. Sipila ka thënë se shtëpia e tij do të jetë në dispozicion të refugjatëve nga data 1 janar 2016.

Kreu i qeverisë së Finlandës është intervistuar sot nga TV YLE, të cilit i ka thënë se familja e tij ka në pronësi një shtëpi të madhe, të cilën nuk e përdorin që nga koha e transferimit në Helsinki.

Sipila nuk ka specifikuar se sa mund të jetë kapaciteti i kësaj shtëpie, por me deklaratën e tij ai u bë zyrtari i parë i lartë i një vendi që flet në terma konkretë për ndihmë ndaj refugjatëve që u ikin zonave të luftës, në kërkim të një jete më të mirë në Europë.

/REL

Bernë – Merkel hedh poshtë mëtimin e Orbanit se refugjatët kërcënojnë identitetin kristian të Evropës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e gjykon fluksin e refugjatëve në Evropë, që janë në shumicë myslimanë, si një kërcënim për identitetin kristian të Evropës.

Gjykimi i Orban për refugjatët që u publikua në formën e një artikulli është hedhur poshtë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Nuk duhet haruar se ata që po vijnë… janë përfaqësues të një kulture krejtësisht ndryshe”, thekson Orban në artikull e tij të publikuar në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).

“Në shumicë, ata nuk janë kristian por myslimanë. Është një çështje e rëndësishme, pasi Evropa dhe identiteti evropian kanë rrënjë të thella kristiane”, vazhdon ai.

“A nuk është kjo në vetvete shqetësuese që kultura kristiane e Evropës nuk është më e aftë të mbajë Evropën në sistemin e vlerave kristiane? Nëse e lëmë këtë jashtë vëmendjes, mendimi evropian mund të gjendet në minoritet në kontinentin e vet”, vlerëson kryeministri hungares.

Nga ana tjetër, në një aludim për këtë artikull, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi gjatë një vizite në Bernë, se “kur kemi në mendje vlerat kristiane, atëher besoj se është e rëndësishme se dinjiteti i çdo qenieje njerëzore duhet të mbrohet në çdo vend që ajo është në rrezik”.

Shokon politikani britanik: Siriani i vogël vdiq nga babëzia e prindërve të tij!

LONDËR – Politikani britanik shokon me deklaratën e tij pas vdekjes së 3-vjeçarit sirian. Peter Bucklitsch, ish­ kandidati i UKIP, një parti euroskeptike britanike, tha së fëmija vdiq për shkak të prindërve të tij të babëzitur për një jetë më të mirë. “Siriani i vogël ishte i veshur mirë dhe i ushqyer mirë. Ai vdiq për shkak se prindërit e tij ishin të babëzitur pas një jete të mirë në Europë,” shkruajti ai në Twitter.

Reagime të shumta, sharje dhe indinjatë në drejtim të tij pasuan menjëherë. Pak më vonë llogaria e tij në Twitter u mbyll.


Send this to a friend