To Mr. Hahn Johannes, Commissioner for European Neighbourhood Policy & Enlargement Negotiations merr
Kerkese drejtuar Komisionit Europian per hapjen e Dosjeve ne Shqiperi dhe venies ne zbatim te Ligjit te Lustracionit
I nderuar Komisioner Hahn,
Unë që po ju shkruaj, jam një shqiptar ne emigrim. Jam ne emigrim qe nga viti 1989, i arrastisur nga Shqiperia para rrezimit te regjimit komunist.
Jam arratisur sepse jeta ime ne Shqiperi ne ate kohe u vu seriozisht ne rrezik nga Sigurimi i Shtetit. Familja ime ne ate kohe ishte e internuar dhe e deklasuar, e denoncuar nga regjimi komunist me titullin „Kulak“.
Gjyshi im nga ana e babait, Ali Cekani ka vdekur ne burg si anti komunist.
Daja im Nezir Muzhaqi i varur ne litar nga regjimi komunist, kur ishte vetem 27 vjeç .
Dy daja te tjere te pushkatuar pa gjyqe, etj.
Nena ime ka qene 5 vjet ne kampin famekeq te internimit në Bençë të Tepelenës ,qe eshte cilësuar si kampi i vdekjes.
Persekutimi komunist ne familjen time vazhdoi perjetesisht, gjë që nuk eshte ndalur edhe sot.
Në Shqipëri si shifra zyrtare nga regjimi komunist janë janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra.
Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra.
Kanë vdekur në burg 1 065 persona.
Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë.
Kanë vdekur në internim 7 022 vetë.
Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.Mijera te pushkatuar ne vende akoma sekrete nuk ju dihet varri, nuk dime ku janë eshtrat e te pareve tane, ku të paktën te kemi nje varr ku t‘i qajme.
Numri i te pushkatuarve dhe te vdekurve në internuar nuk eshte i sakte, sepse supozohet te jete shume me i larte pasi, pas rrëzimit të komunizmit nuk esht bere asnjehere nje studim i thelluar ne kete aspekt, pasi komunistet kanë penguar studimin e çeshtjes , ngaqë i kemi gjithmonë në pushtet.
Në Shqipëri nuk ka asnjë shenjë për të treguar se jemi populli të cilin diktatura e përçundoi.
Në Shqipëri nuk ka asnjë muzeum të krimeve të komunizmit, nuk ka asnjë ditë të kujtesës, nuk ka asnjë përmendore, ku qytetarët të vendosin lule dhe kurora.
Në Shqipëri nuk ka mbetur asnjë shenjë që të dëshmojë se në këtë vend shqiptarët janë futur në burgje, janë pushkatuar, varur në litar, janë dërguar familjarisht nëpër
Lagerat e diktaturës, ndërsa fëmijët e të dënuarve kanë mbetur pa shkollë, pa të ardhme, duke vuajtur ekskomunikimin nëpër kampe përqëndrimi ku ju mohohej e drejta e jetës.
Në Shqipërinë e tiranisë komuniste që e vrau elitën, dhe shqiptarët i ktheu në armiq të njëri-tjetrit nuk ka kujtesë, nuk ka memorie për të blatuar nderim ndaj viktimave të pafajshme të diktaturës. Janë sheshuar deri burgjet ku të dënuarit kanë vuajtur.
Klasa politike postdiktaturë është përgjegjëse e harresës kolektive për atë që ngjau në Shqipëri.
Në 3 Qershor 2008 me iniciativën e Vaclav Havel dhe Joachim Gauck u nënshkrua Deklarata e Pragës, e cila i bënte thirrje gjithë Europës t’i dënojë krimet e komunizmit. Por Shqipëria nuk e nënshkroi këtë Deklaratë.
Në 25 shkurt 2010 u nënshkrua po në Pragë Deklarata e Krimeve të Komunizmit, Por Shqipëria jo.
23 Gushti njihet si Dita e Memories jo vetëm nga shtete të BE-së por nga shtete jashtë BE siç janë SHBA, Kanadaja dhe Gjeorgjia.
Por jo nga Shqipëria!
Viktimat e komunizmit sot janë dyfish viktima, nga regjimi diktatorial dhe regjimi i tranzicionit postkomunist që nuk e ka dekomunistizuar ende as politikën dhe as shoqërinë.
Shoqëria shqiptare nuk e njeh veten se cila është.
Është pa ID!
Sepse s’ka memorie!
PS është vazhduese e Partisë Komuniste e cila pretendon të reformohet.
Por si mund të refomohet duke mbuluar me harresë atë që ka ndodhur.
E si mund të reformohet duke patur si gazetë të partisë Zërin e Popullit krijuar nga vetë diktatori stalinist.
Viktimat e komunizmit e kishte si obligim t’i kujtonte PD, sepse ky ishte misioni i saj, prandaj u mbështet prej popullit, që me rrëzimin e diktaturës, të rehabilitonte viktimat, të zbardhte krimet dhe të promovonte shtetin e së drejtës.
Ne jemi dëshmitarë sot se drejtësia si vlerë e Perëndimit ndëshkon të inkriminuarit e regjimit nazist, pa marrë parasysh se janë mbi 90 vjeçarë, ndërsa Europa ish-komuniste ndëshkon të inkriminuarit e regjimeve diktatoriale.
Por në Shqipëri jo.
Viktimat e djeshme të diktaturës Hoxhiste tani janë viktima të PS-PD.
Ne institucione kushtetuese, ne sistemin e drejtesise, dhe pista te rendesishme qeveritare, ashtu si edhe ne parlament, sot ka oficere te sigurimit, punetore dhe bashkepuntore te kesaj arme vrasese te se shkuares, e cila kontrollon segmente te rendesishme te pushtetit politik, ekonomik dhe mediatik.
Por kjo histori nuk mund të vazhdojë më i Nderuar Komisioner Hahn,
Demokracia ne Shqiperi eshte e cunguar dhe kjo shihet qarte ne çdo sfere te jetes atje, si me burgosjet pa motiv ,ikjen masive te shqiptareve ,kapjen e shtetit nga mafia komuniste ,kapja e drejtesise nga ish Gjykates e Prokurore nga koha e diktatures.
Ja pra pse e gjykoj se duhen të hapen dosjet e komunizmit; ja pra pse duhet Dekomunistizimi i shtetit ashtu si duhet dhe Dekriminalizimi.
E per kete ndihma Juaj eshte shumë e nevojshme.
Ju dergoj kete leter duke patur shprese dhe besim absolut qe do te na ndihmoni ne prurjen e demokracise ne vendin tim;
Shpresoj te me prisni ne nje takim per te diskutuar nga afer ne lidhje me kete çeshtje .
Edhe nje here Ju falenderoj duke Ju uruar pune te mbare .
Me respekt dhe mirenjohje
Kujtim Cekani