VOAL

VOAL

Eurovisioni shpall flamurin e Kosovës të ndaluar, në listë me flamurin e ISIS-it

Rast i paprecedentë! Flamuri i Kosovës është renditur krah atij të ISIS-it dhe të disa vendeve të tjera që nuk i njohin shumica e shteteve në botë, si i ndaluar për t’u valëvitur në garën më të madhe evropiane të muzikës, Eurovision.

Kjo është bërë me dije në një rregullore të këtij manifestimi, të organizuar nga Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU).

Pasi është bërë me dije se cilët flamuj do të lejohen që të valëviten në publikun e sallës në Stokholm të Suedisë, ku sivjet do të mbahet festivali, rregullorja shkruan se brenda do të lejohen flamujt e 42 shteteve pjesëmarrëse dhe flamujt e vendeve të tjera që janë anëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Bavari – Libri i Hitlerit ‘Mein Kampf’ mund të futet në shkolla

Parlamenti bavarez po debaton nëse një version i shoqëruar me shënime i librit të Hitlerit ”Mein Kampf” mund të autorizohet për përdorim arsimor apo për përdorime të tjera.

Libri i ish-diktatorit nazist përfshin 3 700 shënime të tij.

Propozimi justifikohet si një përpjekje për të kuptuar kontekstin e retorikës antisemite të Hitlerit dhe për të nxjerrë në shesh propagandën e tij naziste.

Partitë opozitare në Bavari, përfshirë socialdemokratët, të gjelbërit dhe Votuesit e Lirë po kërkojnë përdorimin e librit në shkolla me qëllimin që brezi i ri të njihet me historinë e vendit.

Një departament i Ministrisë bavareze të Arsimit po përgatit një manual për mënyrën e integrimit të këtij libri në programin shkollor.

Liderët e komunitetit hebre, përfshirë Charlotte Knobloch, ish-presidente e Këshillit Qëndror Hebre në Gjermani, kanë kundërshtuar me faktin se ai përmban një gjuhë urrejtjeje.

Libri i Hitlerit u ribotua në janar, i shoqëruar me shënime, dhe deri tani janë shitur 55 000 kopje. dita

Jep dorëheqjen shefi i Agjencisë së Zbulimit në Gjermani

Berlin – foto arkivi

Shefi i Agjencisë së Zbulimit në Gjermani, Gerhard Schindler, ka dhënë dorëheqje, dy vjet përpara përfundimit të mandatit.

Arsyet për largimin e tij nuk janë të qarta, por ai ka qenë në shënjestër të kritikave prejse është bërë e ditur se agjencia e tij ka spiunuar për Agjencinë për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

Schindler do të zëvendësohet nga zyrtari i Ministrisë së Financave, Bruno Kahl.

“Na duhet një fillim i ri”, ka thënë një zyrtar që heton aferën e spiunimit për agjencinë amerikane.

Agjencitë evropiane të zbulimit, në përgjithësi, janë nën presion pas sulmeve terroriste në Bruksel më 22 mars, dhe në Paris më 13 nëntor.

I dyshuari i sulmeve të Parisit ekstradohet nga Belgjika në Francë

Salah Abdeslam

Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet terroriste të nëntorit në Paris, ku mbetën të vrarë 130 njerëz, është ekstraduar nga Belgjika në Francë.

Prokurorët e të dyja vendeve kanë konfirmuar se ekstradimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Abdeslam, 26 vjeçar, ishte i personi më i kërkuar në Evropë deri në kapjen e tij në Belgjikë më 18 mars, pas kërkimeve që zgjatën rreth 4 muaj.

Ai pritet të paraqitet sot para një gjykate franceze.

Hetuesit thonë se Abdeslam u ka treguar atyre se ai ishte marrë me aspektin logjistik të sulmeve të 13 nëntorit në Paris dhe se kishte planifikuar ta hidhte vetën në erë në një stadium futbolli në Paris, por në minutat e fundit ishte tërhequr.

Prin fushatën kundër Shqipërisë, deputeti laburist britanik kritikohet si ksenofob

Deputeti laburist në Britaninë e Madhe, Chuka Umunna, një mbrojtës i fortë i nismës për të mbajtur Britaninë në BE, është kritikuar si ksenofob pasi u tall me Shqipërinë.

Sipas “The Sun”, ai postoi online një foto me një poster të fushatës së tyre.

Në poster shihet flamuri shqiptar mbi “Buckingham Palace”.

“Fushata për t’u larguar nga BE kërkon që ne të braktisimin tregun e vetëm dhe të bëhemi si Shqipëria. Seriozisht”, thuhet në poster.

Gazeta britanike shkruan se deputeti e fshiu mesazhin pasi komentuesit i thanë se është e turpshme që të fyesh një shtet.

“Çfarë ka Shqipëria? Ksenofob je ti,” i shkruan dikush.

“A është qasja më e mirë e fushatës suaj që të thuash gjëra negative për një tjetër vend europian”, i shkroi një komentuese.

“The Sun” shkruan se ky veprim i deputetit laburist duket se nuk do i bëjë përshtypje të mirë ish-liderit të Partisë Laburiste, Tony Blair, që është këshilltar i qeverisë shqiptare.

Në fakt sot, deputeti laburist Chuka Umunna e ka nisur ditën duke i bërë jehonë deklaratave të Edi Ramës.

Ai shkruan se Rama thotë se modeli shqiptar i tregtisë me BE-në nënkupton tarifa, mungesë aksesi në marrëveshjet e tregtisë së jashtme dhe më pak prosperitet.

Obama: Merkeli ndodhet në anën e duhur të historisë

Presidenti i SHBA, Obama e vlerësoi me fjalë maksimale rolin e Angela Merkelit në krizën e refugjatëve. Në takimin në Hanover, Merkel dhe Obama folën për temat kryesore të politikës botërore.

Presidenti i SHBA, Barack Obama e vlerësoi sërish rolin drejtues të Kancelares Angela Merkel në politikën evropiane për refugjatët. “Unë jam krenar për popullin e Gjermanisë”, tha Obama. Për Merkelin personalisht ai tha: “Ajo ndodhet në anën e duhur të historisë.” “Historia do t’i japë asaj të drejtë”.

Pas një bisede të përbashkët, Obama e karekterizoi në Hanover “të guximshëm” qendrimin e Merkelit në çështjen e refugjatëve – ndoshta “sepse ajo ka jetuar dikur vetë pas një muri”, tha Obama.

Me shpejtësi të madhe dy kryetarët e shtetit folën në konferencën e përbashkët të shtypit për shumë pika të nxehta në botë. Një gjë mbeti e përbashkët gjatë gjithë treçerekorëshit: në mënyrë të dukshme të përzemërt u shpreh Obama për Kancelaren gjermane.

Obama: Miqësia me Merkelin, më e rëndësishmja në mandatin tim
Ai lëvdoi humorin e saj. “Ju nuk e njihni atë”, u tha Obama gazetarëve, “sepse ajo nuk e tregon sensin e saj të mirë për humor në konferencat e shtypit – atje ajo është gjithmonë serioze”, tha me shaka Obama. “Kjo është marrëdhënia më e rëndësishme, miqësia më e rëndësishme, që kam pasur gjatë mandatit tim”, tha Obama për marrëdhënien me Merkelin. Dhe ai bëri të ditur se si person privat do të vazhdojë ta admirojë Merkelin pas fundit të mandatit të tij.

Mesazhi i qartë i daljes së përbashkët para gazetarëve ishte: SHBA dhe Gjermania ndodhen në kohë të vështira pranë njëra-tjetrës.

Vatrat e nxehta të konflikteve
Merkeli dhe Obama u shprehën shumë të shqetësuar për gjendjen në Siri. Obama u shpreh sërish kundër një zone sigurie për popullatën. “Unë vërtet e dëshiroj këtë, po ka një sërë problemesh praktike.” Merkeli deklaroi se zona të tilla duhet të jenë pjesë e procesit të negociatave të Gjenevës.

Përsa i përket gjendjes në Ukrainë, të dy politikanët thanë se është e rëndësishme që të zbatohen Marrëveshjet e Minskut. Për fat të keq, armëpushimi nuk është i qendrueshëm, thanë ata.

Obama nguli këmbë që dy muaj e gjysëm pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s, shtetet anëtare duhet t’i rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 2 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto. Gjermania është në nivelin 1,1 përqind, kurse SHBA në 3,5 përqind. Merkeli tha “Unë besoj se i gjithë pozicionimi i Bundeswehrit e pasqyron plotësisht përgjegjësinë ndërkombëtare”.

 

Obama e akuzoi për “provokim” regjimin e Koresë së Veriut, për testin e fundit raketor. Ai tha se e merr “shumë seriozisht” këtë akt dhe i bëri thirrje Kinës që të ushtrojë efekt më të fortë të Koreja e Veriut.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis SHBA dhe BE, TTIP i preokupoi veçanërisht Merkelin dhe Obaman. Presidenti i SHBA shprehu shpresën që negociatat do të përfundojnë deri në fund të vitit 2016. Por ratifikimi nuk do të bëhet dot gjatë kësaj kohe. Kjo ka të bëjë edhe me fushatën elektorale të SHBA. Kancelarja Merkel theksoi se TTIP është shumë e rëndësishme nga perspektiva evropiane për rritjen ekonomike në Evropë.

Përsa i përket Libisë, Obama dhe Merkel qenë dakord se detyrë kryesore mbetet ndërtimi i një shtetit të bashkuar. Obama tha se “vazhdon të besojë se qe veprim i duhur ndërhyrja në Libi”. Por ai pranoi edhe gabime. “Do të kishte qenë më mirë po të kishim menduar më parë se çfarë do të pasojë më vonë. Këtë nuk e bëmë sa duhet.”

Është hera e pestë që Obama qendron për vizitë në Gjermani. Të hënën do të zhvillohet një takim botëror i nivelit të lartë edhe me Presidentin francez François Hollande dhe kryeministrin italian, Matheo Renzi, të cilët kancelarja Merkel i ka ftuar në Hanover, ku po zhvillohet edhe panairi i përvitshëm industrial.

Protestojnë punëtorët e IBM-së në Gjermani

Ilustrim

Ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama, po qëndon në Hanover, qindra njerëz po protestojnë kundër shkurtimeve të vendeve të punës në kompaninë amerikane të teknologjisë, IBM.

Rreth 200 punëtorë të IBM-së po mbajnë protesta të zhurmshme kundër masave që ata thonë se kanë shkurtuar 900 vende pune në Gjermani.

Protestuesit kanë mbajtur parulla me mbishkrimet: “Profit, profit, profit, por ku janë njerëzit?”

Përfaqësia e IBM-së në Gjermani nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së mediave për të komentuar lidhur me protestën.

Zgjedhjet presidenciale në Austri – udhëheq kandidati i ekstremit të djathtë

Norbert Hofer

Kandidati i Partisë së Lirisë, një forcë e ekstremit të djathtë, duket të jetë fitues i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Austri. Sipas vlerësimeve paraprake, ai pritet të përballet në balotazh me një kanditat të pavarur, gjë që paraqet një goditje për establishmentin politik vjenez.

Projeksionet paraprake tregojnë se Norbert Hofer, i cili garon me platformën kundër migruesve dhe anti BE, ka fituar 36 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës.

Ai sipas të gjitha gjasëve do të përballet me Alexander van der Bellen, i mbështetur nga të gjelbrit, ose me kandidaten e pavarur, Irmgard Griss, një ish gjykatëse që shpreson të bëhet presidentja e parë austriake në balotazhin e 22 majit.

Rezultatet projektuara të raundit të parë të votimeve, thyen traditën e pas luftës në Austri, për të pasur ose një kandidat nga Social Demokratët e qendrës së majtë ose të Partisë konservatore Popullore, në krye të shtetit.

Obama thotë se sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë

Takimi Obama-Merkel, 24 prill 2016

Presidenti amerikan, Brack Obama, tha sot se ai dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë pajtuar që sanksionet ndaj Rusisë, që kanë lidhje me Ukrainën, duhet të tërhiqen vetëm në rast se Moska vepron në përputhje me marrëveshjen për t’i dhënë fund luftimeve ndërmjet forcave të Kievit dhe seperatistëve të përkrahur nga Rusia.

“Sanksionet ndaj Rusisë duhet dhe mund të tërhiqen vetëm nëse Rusia vepron në pajtueshmëri me marrëveshjen paqësore të Minskut”, ka thënë Obama sot, gjatë një konference për media të mbajtur në Hanover, pas takimit me kancelaren Merkel.

Merkel tha se armëpushimi nuk është i qëndrueshëm dhe se ajo dhe Obama kanë diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes së Minskut, të shkurtit të vitit 2015, e cila synon përfundimin e konfliktit në lindje të Ukrainës, ku mbetën të vrarë më shumë se 9,000 vetë që nga prilli i vitit 2014.

Obama arriti në Gjermani më herët gjatë ditës, për t’i dhënë një shtytje një pakti të ri tregtar ndërmjet SHBA-ve dhe BE-së, si dhe të marrë pjesë nesër në një samit me liderët kryesorë evropian.

Obama në Gjermani për të diskutuar tregtinë e lirë me BE-në

Presidenti Barack Obama ka mbërritur në Gjermani për të filluar bisedimit për një pakt të tregtisë trans-atlantike.

Obama zbarkoi në Hannover të dielën pasdite. Ai është në krye të një delegacioni të udhëheqësve të biznesit amerikan të cilët do të marrin pjesë në Hannover Messe, panairi më i madh në botë për tregti dhe teknologji industriale, raporton usnews.

Obama do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, para hapjes së panairit. Presidenti pritet të shfrytëzojë këtë vizitë për të diskutuar një marrëveshje për tregti trans-atlantike, e cila ka për qëllim tregtinë e lirë mes Amerikës dhe BE-së.

Në intervistat e mëparshme Obama ka thënë se do të duhen deri në 10 vite që një bashkëpunim tregtar i tillë të arrihet dhe se beson se negocimi me Britaninë e madhe do të ishte më i vështiri.

Austria sot zgjedhjet presidenciale

Austria po mban sot zgjedhjet presidenciale, në një kohë kur po vërehet pakënaqësia e votuesve me mënyrën se si qeveria po e trajton krizën me emigrantë.

Për herë të parë, presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë me gjasë dikush që zyrtarisht nuk përkrahet nga asnjëra prej dy partive të mëdha, të cilat e kanë dominuar politikën e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kandidati Social-demokrat, Rudolf Hundstorfer, ka 15 për qind të përkrahjes, ndërsa Andreas Khol, homologu i tij nga Partia Popullore, ka 11 për qind. Kjo krahasohet pastaj me mbështetjen në mes të 22 dhe 24 për qind për kandidatin e Partisë së Lirisë, Norbert Hofer.

Protesta para arritjes së Obamës në Gjermani

Protesta në Hanover, 23 prill 2016

Mijëra njerëz kanë protestuar në qytetin gjerman të Hanoverit, para arritjes së presidentit amerikan, Barack Obama, për të kundërshtuar një marrëveshje të propozuar transatlantike.

Plani i Obamës është të qëndrojë në qytetin verior në një panair të teknologjisë industriale, si dhe të takohet me kancelaren Angela Merkel, si dhe liderë të tjerë evropian, për t’i dhënë shtytje negociatave për Marrëveshjen Transatlantike dhe Partneritetin Investues.

Ky pakt ka hasur në kundërshtime të mëdha në disa pjesë të Evropës. Kundërshtarët e saj kanë reaguar kundër atyre që i quajnë “bisedime sekrete”, dhe druhen nga ulja e tregut të punës dhe mbrojtja e mjedisit.

Zyrtarët kanë thënë se më shumë se më shumë se 16 mijë njerëz morën pjesë në protestën e sotme në Hanover. Një protestë e ngjashme u mbajt në Berlin, në muajin tetor, në të cilën morën pjesë më shumë se 200 mijë njerëz.

Presidenti Obama në Teatrin Globe në Londër

Londra, Stratfordi por edhe qytete të tjera britanike kanë organizuar aktivitete nga më të ndryshmet për të kujtuar 400 vjetorin e mjeshtrit të madh.

Presidenti Obama, aktualisht në vizitë në Britani, shfrytëzoi rastin dhe vizitoi teatrin Globe ku ndoqi për 10 minuta pjesë nga tragjedia Hamleti, përfshirë edhe monologun e famshëm “Të rrosh a të mos rrosh”. Teatri Globe është objekti më i dashur londinez në kujtim të dramaturgut të madh.

Teatri është ndërtuar që të marrë dritë direkte nga jashtë dhe për interpretime në skenë të hapur, pak a shumë në formë të ngjashme me interpretimet në kohën e Shekspirit.  Pasi ndoqi për 10 minuta pjesën teatrale, presidenti Obama u takua me aktorët dhe u shprehu përshtypjet e tij për interpretimin “Ishte e mrekullueshme, nuk do të doja të mbaronte kurrë”.

Gjatë një interviste në 2008, Presidenti Obama ka përmendur tragjeditë e Shekspirit si një ndër tre influencat kryesore letrare të jetës së tij, së bashku me veprën Këngët e Solomonit të Toni Morrison dhe Për Kë Bien Kambanat të Heminguejt.

Globi është e vetmja ndërtesë në Londër që ka leje për të pasur çati prej kashte. Ajo është një kopje e teatrit origjinal që dikur zotërohej pjesërisht nga Shekspiri, por që u dogj në vitin 1613.

Presidenti Obama porosit të rinjtë britanikë të jenë optimistë

Presidenti amerikan, Barack Obama

Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, presidenti amerikan, Barack Obama, sot ka mbajtur një takim publik me të rinjtë në Londër.

Ai ka folur për thirrjet e reja që disa individë po i bëjnë për izolim dhe ksenofobi, si dhe këndvështrimet e disave për të mos qenë pjesë e debateve demokratike. Sipas tij, ato janë reagime ndaj ndryshimit të kohës dhe pasigurisë. Por, Obama ka thënë se u përgjërohet të rinjëve që t’i refuzojnë thirrjet e tilla.

“Jam këtu për t’ju kërkuar që t’i refuzoni nocionet se ndodheni nën kthetrat e forcave që nuk mund t’i kontrollojmë, dhe dua që ju ta keni një këndvështrim më optimist të historisë dhe rolit që ju mund ta luani në të. Dua që ta përqafoni këndvështrimin e njërit prej paraardhësve të mi, presidentit John F.Kennedy, i cili dikur thoshte: ‘Problemet tona janë të krijuara prej njerëzve, kështu që ato mund të zgjidhen nga njerëzit. Dhe njeriu mund të jetë aq i madh sa do ai”, citohet të ketë thënë Obama para të rinjëve britanikë.

Ai i ka ftuar të rinjtë që ta refuzojnë pesimizmin dhe cinizmin, ta kuptojnë se progresi është i mundshëm dhe se problemet mund të zgjidhen.

Presidenti Obama: Dalja nga BE dëmton marrëveshjet SHBA-Britani

Presidenti amerikan Barak Obama është angazhuar me komente në një debat shumë të ndezur aktualisht në Britani, atë lidhur me të ardhmen e Britanisë në Bashkimin Evropian. Votuesit britanikë do të thonë fjalën e tyre lidhur me këtë dilemë në referendumin e 23 qershorit.

Në komentet që bëri sot duke dalë para gazetarëve së bashku me Kryeministrin britanik David Cameron, zoti Obama tha se Britania është në formën më të mirë kur është në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Britania do të dalë në fund të radhës për sa u përket marrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara, nëse shkëputet nga BE.

“Do ta them hapur, Në fund të fundit, votuesit britanikë janë ata që duhet të vendosin për veten. Por marrëdhënia jonë speciale, miqësia jonë e kërkon që të jem i sinqertë dhe ta bëj të qartë çfarë mendoj. E thënë me sinqeritet, rezultati i këtij vendimi është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara, pasi prek edhe interesat tona,” tha zoti Obama.

Deklaratat e Presidentit Obama u pritën me kritika të ashpra nga ata që mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja. Kryetari i bashkisë së Londrës Boris Johnson, një ndër figurat më të njohura të lëvizjes për shkëputje, tha se udhëheqësit amerikanë kurrë nuk do të pranonin një organizëm si BE-ja për veten e tyre.

Stoltenbergu: Numri i emigrantëve ka rënë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se numri i emigrantëve dhe refugjatëve që kalojnë detin Egje nga Turqia për në Evropë po bie ndjeshëm. Por ai shtoi se kontrabandistët mund të ndryshojnë rrugët e trafikimit prandaj autoritetet nuk duhet t’i pakësojnë para kohe përpjekjet e sigurisë.

Duke folur sot në Ankara, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg tha se në bazë të informacioneve të Aleancës, numri i emigrantëve ka rënë, si rezultat i ndihmës së NATO-s me operacionet në detin Egje.

“Turqia ka ndërmarrë veprime për të ndihmuar në frenimin e trafikimit të njerëzve. Shifrat e organizatave të ndryshme konfirmojnë se numri i emigrantëve dhe refugjatëve që kalojnë detin Egje po pakësohet ndjeshëm,” tha zoti Stoltenberg.

Por ai paralajmëroi se emigrantët vazhdojnë të përpiqen për të kaluar dhe se numri i tyre mund të rritet përsëri në qoftë se NATO-ja dhe partnerët e saj i ndalin përpjekjet.

“Ne kemi parë një pakësim të ndjeshëm në shifra. Por unë mendoj se është e rëndësishme të mos e ndalim punën tepër herët. Sepse ne ende shohim që kontrabandistët vazhdojnë përpjekjet për kalimin e njerëzve nëpër Egje. Nëse i ndërpresim veprimet tona, atëherë mund të shohim shtimin e numrit të atyre që përpiqen për të kaluar Egjeun në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme”, tha zoti Stoltenberg.

Turqia dhe BE-ja muajin e kaluar nënshkruan një marrëveshje që synon t’i japë fund hyrjes kaotike të emigrantëve dhe refugjatëve në Evropë. Më shumë se 1.1 milion hynë në BE gjatë vitit të kaluar, kryesisht nëpërmjet Greqisë nga Turqia.

Ndërkohë, sot, rreth 235 emigrantë u sollën në portin sicilian të Augustës pasi u shpëtuan në det.

Shumica ishin nga Eritrea, Egjipti, Sudani dhe Siria. Mendohet se ata ishin nisur nga Egjipti për të kaluar drejt Italisë. Ata u kapën në det mes Maltës dhe Greqisë, me një operacion të përbashkët italian dhe grek shpëtimi.

Papa Françesku: Kurrë afër mëkatit, gjithnjë pranë mëkatarit

Me mëkatin nuk duhet rënë kurrë në kompromis, ndërsa mëkatarët duhen trajtuar me mëshirë. Këtë na mëson Krishti në Ungjillin, që Papa Françesku e thelloi gjatë katekizmit të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, në praninë e 30 mijë vetëve.

Maska e pastër, që tregon përçmueshëm me gisht tjetrin – nësa nuk dihet fare ç’fshihet pas kësaj dukjeje të bukur – e fytyra e sinqertë, e pushtuar nga dhimbja, që lyp përvujtërisht falje për të keqen e bërë. Nga cila anë është Zoti, me cilën fytyrë? Na e tregon vetë Jezusi në Ungjill, e jo në një, por në një mori episodesh.

Mëkati e mëkatari

Papa Françesku u ndalua mbi një aspekt të mëshirës, pasqyruar mrekullisht mirë në fragmentin ungjillor të Shën Lukës. Bëhet fjalë për një ngjarje, që i ndodhi Jezusit, ndërsa ishte mysafir tek një farize me emrin Simeon. Ky e kishte ftuar Jezusin në shtëpinë e tij, sepse kishte dëgjuar të flitej për të, si për një profet të madh. E ndërsa ishin ulur në sofër, hyn një grua e njohur në të gjithë qytetin si mëkatare e madhe. Pa thënë asnjë fjalë, ajo i bie Jezusit ndër këmbë, ia fshin me flokët e saj të gjatë, pastaj ia puth e ia lyen me vaj aromatik, të cilin e kish sjellë me vete.

Rreth kësaj skene u shtjellua katekizmi i audiencës së sotme, për t’u kujtuar besimtarëve se Fjala e Zotit na mëson ta dallojmë mëkatin nga mëkatari. Farizeu, i shkandulluar nga sjellja e Jezusit, që e lë gruan të bëjë ç’të dojë tek këmbët e Tij, nuk  mund ta kuptojë sesi një Rabbi mund të lejojë të molepset nga një grua, që shikohej si e gërbulur në gjirin e shoqërisë ku jetonte:

“Kjo sjellje është tipike për një lloj mënyre të të kuptuarit të fesë, e motivohet me faktin se Zoti e mëkati i kundërvihen rrënjësisht njëri-tjetrit.  Por Fjala e Zotit na mëson të bëjmë dallim ndërmjet mëkatit e mëkatarit: me mëkatin nuk duhet rënë kurrë në kompromis, ndërsa mëkatarët – domethënë ne të gjithë – janë si të sëmurët, të cilët duhen mjekuar, prej këndej,  kanë nevojë për mjekun që t’u afrohet, t’i vizitojë, t’i prekë”.

Shikoje mëkatin tënd

Në krahasim me farizeun – shpjegoi Papa – Jezusi është i lirë, i lirë sepse pranë Zotit, pranë Atit të mëshirshëm, madje, duke hyrë në lidhje me mëkataren, Jezusi i jep fund  gjendjes së izolimit, me të cilën e kishte dënuar gjykimi i pamëshirshëm i farizeut dhe i bashkëqytetarëvet të saj:

“Të gjithë jemi mëkatarë, por shumë herë biem edhe në tundimin e hipokrizisë, në tundimin për t’u dukur më të mirë se të tjerët. Por, shikoje mëkatin tënd…Të gjithë ne i shikojmë mëkatet tona, rrëzimet tona, gabimet tona e shikojmë edhe Zotin. Kjo, udha e shëlbimit; lidhje ndërmjet ‘un-it’ mëkatar e Zotit. Nëse unë e ndjej veten të drejtë, nuk mund ta krijoj këtë lidhje”.

Do më shumë, atë që të fal më shumë

Jezusi i përgjigjet pakënaqësisë së farizeut, duke treguar në atë ças historinë e dy huamarrësve, të cilëve huadhënësi ua fal borxhet, njëri më i madh se tjetri. Historia përfundon me pyetjen: “Kush prej tyre, thua, do ta dojë më shumë?”:

“Gruaja mëkatare na mëson lidhjen ndërmjet fesë, dashurisë e mirënjohjes. Iu falën shumë mëkate e prandaj edhe do shumë, shumë. Ndërsa ai, të cilit iu fal pak, pak edhe do të dojë. Edhe vetë Simeonit i duhet të pranojë se do më shumë ai, që pasi u dënua më shumë, edhe u fal më shumë. Zoti i përfshin të gjithë në misterin e mëshirës së Tij: e jep atë dashuri, që na prin gjithnjë e na mëson të gjithë neve të duam”

Mëshirë që rrëmbush shpirtin

Ndërmjet shërbyesit të zellshëm të ligjit dhe mëkatares së paemër, Françesku i ftoi të krishterët t’i përngjasin së dytës, duke i lypur Zotit hirin e begatë, që ta rrëmbush shpirtin me mëshirën e Tij:

“Ta lëmë dashurinë e Krishtit të dikohet begatisht në ne; nga kjo dashuri thith dishepulli e mbi të mbështetet; kushdo mund të ushqehet me këtë dashuri. Kështu, përmes kësaj dashurie mirënjohëse, që pastaj e dikojmë edhe ne mbi vëllezërit tanë, në shtëpitë tona, në familjet tona, në shoqëri,  u komunikohet të gjithëve mëshira e Tënzot”.

Ndërmjet përshëndetjeve përfundimtare në Shesh, Papa iu drejtua besimtarëve e pranishëm, ardhur nga vendet e prekura prej tragjedive të rënda e të dyfishta: të dëmtuarve nga tërmeti në Ekuador, e të dëmtuarve nga pasojat e Çernobilit dhe të konfliktit të armatosur, në Ukrainë.

Mbi 330 000 emigrantë kanë fituar azil në Evropë

Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se vendet e BE-së u kanë dhënë azil mbi 330 000 emigrantëve vitin e kaluar.

Eurostat ka thënë se 333 350 personave u është dhënë mbrojtje ndërkombëtare në vitin 2015.

Shifra është 72 përqind më e lartë se në vitin 2014.

Rreth gjysma e përfituesve të azilit, përkatësisht 166,100 veta janë shtetas sirianë, pastaj 27,600 janë nga Eritrea dhe 23,700 nga Iraku.

Gjermania ka miratuar shumicën e kërkesave për azil. Suedia ka qenë e dyta, pastaj Italia, Franca, Birtania, Austria dhe Holanda.

Vendet e Bashkimit Evropian që kanë pranuar më pak se 100 veta, përfshijnë Kroacinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Slloveninë dhe Sllovakinë.

Mbi një milion veta, shumica nga Lindja e Mesme, kanë arritur vitin e kaluar në Evropë.

Stoltenberg: Mosmarrëveshje të thella midis NATO-s dhe Rusisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca dhe Rusia kanë zhvilluar “bisedime të sinqerta dhe serioze”, pavarësisht “mosmarrëveshjeve të thella”.

Ambasadorët e NATO-s dhe të Rusisë janë takuar sot në Bruksel për herë të parë në afro dy vjet.

Duke folur pas takimit, Stoltenberg ka thënë se palët “nuk pajtohen për faktet dhe përgjegjësitë në Ukrainë”.

“Pasi veprimet e Rusisë kundër Ukrainës kanë çuar në gjendjen aktuale të marrëdhënieve tona, aleatët e NATO-s e kanë bërë të qartë se ata vazhdojnë të mbështesin fuqishëm sovrantitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Aleatët nuk e njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka përsëritur se Rusia vazhdon të mbështesë separatistët në lindje të Ukrainës me municion dhe financa.

NATO-ja ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Moskën në prill të vitit 2014, një muaj pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

Prej atëherë, Këshilli NATO-Rusi është takuar vetëm një herë, në qershor të vitit 2014.

Megjithatë, Stoltenberg është takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në disa raste gjatë viteve të fundit.

IS-i besohet se ka dërguar të tjerë luftëtarë në Evropë

Autoritetet belge kanë thënë se janë duke hetuar disa informacione, të cilat sugjerojnë se grupi militant Shteti Islamik (IS) ka dërguar më luftëtarë në Evropë.

“Sinjalet tregojnë se Shteti Islamik ka dërguar sërish luftëtarë në Evropë, në vendin tonë”, ka thënë Paul Van Tigchelt, udhëheqës i Qendrës për Analiza të Kërcënimit të Sigurisë në Belgjikë.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, por ka thënë se Belgjika do të mbetet në gjendje gatishmërie sepse “kërcinimi ekziston, është serioz dhe i mundshëm”.

Van Tigchelt ka shtuar se autoritetet belge besojnë se kanë “destabilizuar” një rrjet që ka kryer sulmet vetëvrasëse në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit, më 22 mars.

Në këto sulme janë vrarë 32 veta.

Autorët kanë pasur lidhje të afërta me grupin që ka kryer sulmet në Paris, nëntorin e kaluar, duke vrarë 130 njerëz.

Në Gjermani arrestohen pesë themeluesit e grupit terrorist djathtist

Në një deklaratë të Zyrës së Prokurorisë Federale thuhet se pesë shtetas gjermanë janë arrestuar sot në mëngjes, ndërsa janë bastisur disa apartamente në shtetin lindor të Saksonisë

BERLIN – Zyra e prokurorisë gjermane tha të enjten se pesë persona janë arrestuar me dyshimin se kanë formuar një grup terrorist të krahut të djathtë për sulmet ndaj shtëpive të refugjatëve dhe objekteve të tjera.

Në një deklaratë të Zyrës së Prokurorisë Federale thuhet se pesë shtetas gjermanë janë arrestuar sot në mëngjes, ndërsa janë bastisur disa apartamente në shtetin lindor të Saksonisë.

Më tej sqarohet se të arrestuarit kishin formuar “Grupin Freital”, të emëruar sipas periferisë së Dresdenit, ku, në korrik të vitit të kaluar janë mbajtur disa protesta kundër refugjatëve dhe incidente të tjera. aa

Themeluesi i Pegidas sot para gjyqit

Lutz Bachmann

Themeluesi i lëvizjes anti-islamiste në Gjermani, Pegida, do të dalë në gjyq për gjuhë të urrejtjes.

Lutz Bachmann akuzohet se ka nxitur urrejtje racore përmes disa postimeve në Facebook, në të cilat ai i ka quajtur refugjatët “kafshë” dhe “plehra”.

Gjyqi i tij do të mbahet sot në Drezden.

Tubimet e Pegidas kanë tërhequr mijëra mbështetës në Gjermani.

Lëvizja është shpërndarë në disa vende prejse është lansuar në vitin 2014.

Gjykata në Drezden ka thënë se Bachmann ka penguar rendin publik me komente që përmbajnë sulme mbi dinjitetin e refugjatëve.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me dënim prej tre muajsh deri në pesë vjet burgim.

Dyshohet për qindra emigrantë të mbytur në Mesdhe

Shumë njerëz besohet se janë mbytur pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe.

Dyzetenjë të mbijetuar, shumica emigrantë nga Afrika Lindore, kanë folur për BBC-në në qytetin grek Kalamata, ku edhe po mbahen.

Ata kanë thënë se deri në 500 njerëz mund të kenë vdekur, edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për incidentin.

Ngjarja ndodh në prag të njëvjetorit të fundosjes së një anijeje me migrantë, në ujërat midis Libisë dhe Italisë, ku kanë humbur jetën rreth 800 veta.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 180,000 migrantë kanë bërë përpjekje të arrijnë Evropën këtë vit përmes detit.

Sipas OKB-së, afro 800 jetë njerëzish janë humbur në ujëra në vitin 2016.

Mbi 50 milionë votues italianë do të vendosin sot për fatin e platformave të naftës në det

Votuesit në Itali sot në referendum do të votojnë për leje të përhershme për kompanitë lidhur me pompimin e naftës dhe gazit nga deti italian

ROMË  – Votuesit në Itali sot në referendum do të votojnë për leje të përhershme për kompanitë lidhur me pompimin e naftës dhe gazit nga deti italian.

Afër 50.6 milionë votues do t’i përgjigjen pyetjes së referendumit për mbetjen apo shfuqizimin e ligjit që qeveria e koalicionit të kryeministrit Matteo Renzi i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, i cili siguron se kompanitë mund të bëjnë pompimin e naftës dhe gazit natyror nga deti italian pa kufizime kohore.

Vendvotimet janë hapur këtë mëngjes në ora shtatë sipas kohës lokale, ndërsa mbyllja e vendvotimeve është planifikuar për 23 orë. aa

Gianroberto Casaleggio: Lideri i Lëvizjes të Pesë Yjeve është vetë Lëvizja – Liria është si këndon Gaber, pjesëmarrje!

Si këndonte Gaber “Liria është pjesëmarrja”

Voal.ch sjell për lexuesin intervistën e fundit të Gianroberto Casaleggio-s, Gurusë, ideologut dhe bashkëthemeluesit të Lëvizjes të Pesë Yjeve – M5S dhënë për La Stampa, më 15 dhjetorin e vitit të shkuar, 4 muaj pa tre ditë përpara 12 prillit kur dha frymën e fundit në një klinikë të Milanos.

Casaleggio: “Lëvizja e Pesë Yjeve do t’i bëj italianët të vetëdijshëm që si qytetarë të vendosin vetë për jetën e tyre dhe mos delegojnë të tjerë  për këtë gjë.”

     I  N  T  E  R  V  I  S  T  A

Është normale, nëse një lëvizje duhet të mendojë për jetëgjatësi, a duhet të mbetet e pandotur nga themeluesi ?
“Po, përndryshe ajo nuk mund të mbijetojë. Shikoni se çfarë ka ndodhur me Berluskonin.”

Pse ky veprim tani?
“Kjo mund të  kishte ndodhur në tre muaj. Ne kemi bërë një ndalesë, një pit-stop për të ndërruar gomat, ndërsa të tjerët shpejt do të mbeten pa benzinë. ”

Si funksiononi me Beppe Grillo-n?
“Ne dëgjohemi shpesh dhe shihemi gjatë muajit, në Milano ose Gjenovë. Nuk kemi një metodë funksionimi, përveçse ndajmë idetë dhe kur duhet marrim vendime. ”

Një herë Bruce Sterling ka krahasuar Beppe Grillon me Garibaldin dhe ju me Mazzini-n. Më pas ai shtoi se problemi i M5S ishte se nuk kishte një Cavour në parlament apo nuk ishte e gatshme për të qeverisur. Mund të jetë Luigi Di Maio ose Alessandro Di Battista?

“Sterling i referohej një epoke tjetër historike, kombinimet e tij mund të jenë interesante, por në M5S nuk ekziston as Garibaldi ose Mazzini as Cavour. Lideri i M5S është vetë M5S, emrat nuk janë të rëndësishme, por programi dhe pjesëmarrja. Kjo nuk është një lojë tenisit apo lojë futbolli, ku dikush do të fitojë e dikush do të humbasë. Është ashtu si këndonte Gaber “Liria është pjesëmarrja”. Qëllimi ynë është pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në çështjet publike, demokracia e drejtpërdrejtë pa liderë. ”

Në pranverë votohet në disa qytete kryesore, duke përfshirë Milano, Romë, Torino, Napoli, Bolonja. Ku keni mundësinë  të fitoni?
“Parashikimi im është se ne do të përmirësojmë kudo rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme lokale. Ne do të përpiqemi që edhe kur kemi balotazh, të fitojmë. Qytetarët tashmë  kanë bërë zgjedhje të shkëlqyera si Chiara Appendino në Torino, Patrizia Bedori në Milano e Massimo Bugani në Bologna. Në të ardhmen do të votohet në internet kandidati për kryetar bashkie i Romës. Në vitin 2016 do të shkojnë për të votuar në 1283 komuna të mëdha e të vogla dhe Lëvizja e Pesë Yjeve, M5S do të përpiqet të jetë e pranishme në çdo komunë me një listë. ”

Appendino është një zgjedhje ekscentrike në krahasim me profilet tuaja të tjera, apo jo?
“Lëvizja nuk është krijuar vetëm nga  njerëzit alternative, por edhe për të zhbërë mitet. Appendino dikur kishte për t’u quajtur borgjeze, ajo ka studiuar në Universitetin Bocconi, ka treguar se di të punojë në kompani. Pra është OK. ”

A mendon ende se interneti është një mjet efektiv për të seleksionuar dhe zgjedhur kandidatët?
“Sigurisht, unë kurrë nuk e kam ndryshuar mendjen në këtë pikë. Mendoj për rrjetin e internetit si për një inteligjencë kolektive. Sot janë regjistruar në M5S rreth 130 mijë njerëz dhe kjo shifër vazhdon të rritet. Deri më tani ka pasur pak raste në përqindje të kandidatëve, nga 1600 të zgjedhur që janë provuar si të papërshtatshëm si rezultat i votimit në internet. ”

Prioritetet  në axhendën politike?
“Ky është i njëjti argument për kandidatët, nëse është e mundur duhet forcuar. Qytetarët duhet të zgjedhin prioritetet dhe metodat e ndërhyrjes. Prioritetet nuk mund të zbresin nga lart, dmth nga politika, politika nuk mund t’i imponojë prioritetet, ato i vendosin qytetarët. ”

Çfarë ndodhi me Rousseau, sistemin operativ dixhital për menaxhimin e Lëvizjes?
“Është i vonuar, e di, por në rrugë.”

Ku e shihni veten pas pesë vitesh? Ende si kreu i Lëvizjes të Pesë Yjeve, paçka se juve ju pëlqen të thoni se jeni garant i saj apo do t’ja dedikoni kohën tuaj diçkaje tjetër ?
“Interesi im kryesor është Rrjeti dhe ndryshimet që mund të ndodhin në realitetin e përditshëm. Edhe gjatë pesë viteve, si tani, unë do të mbulojë këtë, madje edhe në aspektin profesional, si një konsulent për organizata. Unë do të shpenzoj më shumë kohë me familjen time dhe miqtë e mi. Unë gjithashtu mund të kujdesem për një pyll të vogël  e të braktisur në vite që e kam blerë në Canavese. ”

Supozojmë se ju japin më tepër pushtet për të zgjidhur problemet urgjente të këtij vendi. Çfarë do të bëni?
“Do t’i bëj italianët të vetëdijshëm që si qytetarë të vendosin vetë për jetën e tyre dhe mos delegojnë të tjerë  për këtë gjë.”

Si do ta menaxhoni terrorizmin?
“Siç kemi thënë në parlament. Më shumë shpenzime për inteligjencën, të mos bëjmë biznes me vende si Arabia Saudite, të mos i japim shansin ISIS  të vazhdojë të shesë naftë, me të ardhura vjetore prej 500 milion. ”

Sipas mendimit tuaj çfarë është duke ndodhur?
“Ky është një kthim i Fuqive Qendrore: atëher Gjermania, sot Evropa; Perandoria Osmane, Rusia. Ndryshojnë aleancat, por problemi i vërtetë është se në Lindjen e Mesme ne kemi krijuar kufijtë me sundimtarin. Dhe tani historia na paraqet faturën. ”

Çështja e migrimit është një urgjencë globale. Si do të përballeshit me këtë problem?
“Migrimi është një efekt. Ne duhet të eliminojmë shkaqet. Pra luftërat, grabitjen e lëndëve të para dhe nga të njëjtat  territore të  vendeve nga të vijnë, të ndalohet shitja e armëve dhe të inkurajohen investimet në vendet e përfshira. Për emigrantët pastaj të përshpejtohen procedurat e njohjes të statusit të azilantit, të cilat shpesh i tejkalojnë dy vjet. Duhet të jepet njohja e azilit brënda 30 ditësh nga dita kur bëhet kërkesa, me një vendim brënda tri ditësh për ata që janë refugjatë dhe ata që janë klandestinët dhe gjithashtu duhet të eleminohet Rregullorja e Dublinit që e detyron refugjatin të mbetet në vendin e parë të mbërritjes, që ia ndalon të drejtën për të lëvizur lirisht në hapësirën BE, duke i detyruar që të mbeten në Itali ose Greqi.”

Në periudhën më të keqe të krizës ekonomike ju keni thënë: “Se nuk flasim kurrë për vlera, të vetmet që na ndihmojmë t’i tejkalojmë krizat.” Krizat jemi duke i arkivuar, po vlerat?
“Kriza nuk është arkivuar aspak, ju duhet të pyesni njerëzit që kanë humbur vendet e punës, të cilët nuk mund të paguajnë këstin e shtëpisë dhe për t’u kuruar duhet t’i drejtohen trajtimit privat kostot e të cilit është i pamundur t’i përballojnë pas shkurtimeve të qeverisë. Disa të dhëna: norma e papunësisë italiane është 11.8%, dyfishin e vendeve në hapësirën OCDE që është 6.7%; Familjet italiane kanë vështirësi gjithnjë e më shumë me pagesën e shpenzimeve që lidhen me pagesat e kësteve, qerave. Është fjala për 3 milionë italianë që bëjnë 11.7% të popullsisë; Raporti Censis vë në dukje se 41,7% e familjeve italiane kanë hequr dorë të paktën nga një shërbim shëndetësor prej shpenzimeve shumë të kripura dhe listat e pritjes janë shumë të gjata. Kjo qeveri ka shkurtuar shpenzimet për kujdesin shëndetësor më tepër se çdo qeveri e mëparëshme. Vetëm një vit më parë Fondi Shëndetësor Kombëtar ishte 112 miliardë dhe pritej në 2016 të shkonte në 115.4 miliardë Euro, por gjatë vitit 2015 Fondi është ulur në 109.7 miliardë euro dhe parashikimin për vitin 2016, si rezultat pritet të jetë 113.1 miliardë; në ligjin për Stabilitetin e vitit 2016 të shqyrtuar në Senat, qeveria i ka rritur shkurtimet.  Janë edhe 2 miliardë të tjerë shkurtime në Fondin Shëndetësor Kombëtar, i cili në vitin 2016 do të zbresë në 111 miliardë. Sa për vlerat, solidaritetin, mbrojtjen e mjedisit, tejkalimin e totemit të parasë dhe pasurimit me çdo kusht, këto nuk janë marrë ende në konsideratë nga politika. ”

Presidenti i INPS Tito Boeri ka bërë kohët e fundit një propozim të ngjashëm me tuajin sa i përket të ardhurave bazike për qytetarët. Çfarë mendoni ju?
“E konsideroj shfaqjen një tjetër rënie, si ajo e Michele Emiliano, guvernatorit të Pulias. M5S ka paraqitur një projektligj mbi të ardhurat bazike të qytetarit, që nuk e dëshiron asnjë aparat i sistemit, prej qeverisë, partive, sindikatave. Të ardhurat bazike të qytetarit janë kërkuar prej kohësh nga BE, në Europë ky problem nuk është i pranishëm vetëm në Itali dhe Greqi, e drejta e një jete dinjitoze edhe për ata që kanë humbur vendin e punës deri në gjetjen e një pune tjetër. Nuk është ajo që propogandon qeveria, një lloj asistence, por një ndihme për ata që janë në nevojë, të cilëve u hiqet kjo e drejtë nëse refuzojnë tre vende pune të propozuara. Shtesa prej 15 miliardë Euro është bërë për një pagesë mujore në shumën 780 Euro, kur nuk kanë të ardhura të tjera, është gjetur si zgjidhje dhe e certifikuar nga M5S, e siguruar duke shkurtuar abuzimet, diçka që është e dokumentuar. ”

Një nga mendimtarët të cilët shpesh citoni është David Graeber, frymëzuesi i lëvizjes Occupy Wall Street. Tani ai pretendon se kanceri i shoqërisë sonë është burokracia. Pajtoheni?
“Vetë burokracia në vetvete nuk është nuk është e mirë apo e keqe. Problemi është teprimi i burokracisë. Burokracia e panevojshme duhet të eliminohet. Kjo është e vështirë, sepse burokracia ushqen veten dhe burokratët nuk duan të humbasin privilegjet e tyre. Shumëzohen me njëri-tjetrin si amebat. Problemi themelor nuk është burokracia, por mungesa e ndershmërisë, e cila me kalimin e kohës ka gërryer dhe korruptuar shoqërinë tonë.”

Ishit në EXPO?
“Jo. EXPO ishte një iniciativë që mund të shkonte  në fillim të shekullit të shkuar. Sot për qasje në informata është interneti. Dhe pastaj slogani “Feeding Planet” – “Ushqim Planetit” – bie në kontradiktë me  një milion metra katrore të tokës bujqësore ku u shtri EXPO. Kështu sikur duam t’i japim çimento në vend të bukës disa dhjetra miliona të uriturve ? Kush do të ketë një ide të qartë për EXPO, larg propagandës, i këshilloj librin e Gianni Barbacetto “Excelsior, il gran ballo dell’Expo”.

Kryeministri Renzi thotë se ura mbi ngushticën e Mesinës do të ngrihet. Çfarë mendoni ju?
“Kjo nuk është një prioritet dhe as një domosdoshmëri. Sicilia është pa ujë dhe ka probleme të mëdha të infrastrukturës. Ura mund të presë, edhe sepse shpenzimet e saj do të arrijnë në 8.5 miliardë euro. ”

Një herë më keni thënë se nuk shikoni kurrë TV, sepse koncepti i palinsestit linear ka marrë fund.  Por, nëse do të kishte akses në Netflix, ndoshta do të mendonit dhe do ta hapnit. Tani që Netflix ka mbërritur tek ne. Çfarë  bëni?
“Unë do të shikoja Netflix, si e kishte parashikuar, por sapo ka filluar. Është një akt, një revolucion i atij që deri më tani e kemi quajtur televizzor, që do të duhej të quhej “main screen”, “ekrani kryesor” që lidhet me të ashtuquajturin “second screen” – “ekranin e dytë”, që me çdo pajisje të lëvizëshme si për shembull një një smartphone të lidhur në internet, që ka aplikime për të bashkëvepruar si me programin televiziv ashtu edhe me rrjetet sociale të përdoruesve të lidhur. Më në fund është bashkim i TV të vjetër me rrjetin, dhe ne jemi vetëm në fillim. ”

Keni ndonjë ide për skandalin e Vatileaks?
“Në Vatikan ajo është duke u luajtur akti i thikave të gjata.” /E shqipëroi Elida Buçpapaj

29cb4164d56d57b9ba13db19bf7f7f20-kb7H-U10701020420808H8C-1024x576@LaStampa.it

 

Papa Françesku sot mes refugjatëve në Lesbos

Papa Françesku vizitoi sot një kamp refugjatësh në ishullin Lesbos.

Fëmijë e të rritur vajtonin në kompleksin e strehimit, duke iu drejtuar Atit të Shenjtë me fjalë përgjërimi pasi udhëtimi i tyre i gjatë drejt Evropës Perëndimore u ndërpre, kur u bllokua rruga e kalimit nga Greqia drejt veriut.

Disa fëmijë i dhuruan Papës punime arti që kishin bërë në kamp. Ati i Shenjtë ia kaloi një prej ndihmësve të tij një vizitatim të një fëmije me fjalët: “Mos e palos, se do ta vë në tavolinën e punës”.

Më parë sot, televizioni shtetëror grek njoftoi se Papa Françesku kishte në plan të merrte 10 refugjatë me vete, për t’i sistemuar në Vatikan. Tetë prej tyre janë sirianë. Emrat e refugjatëve u zgjodhën me short këtë javë. Ndihmësit e Papës nuk pranuan të komentojnë, por thanë se hollësitë do të dalin gjatë ditës.

Akti i Papës vjen ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje të kritikuar nga shumë aktorë, për të deportuar refugjatët.

Papa Françesku do të marrë me vete në Itali 10 refugjatë

Raportohet se Papa Françesku ka ofruar që t’i marrë me vete në Itali 10 refugjatë, pas vizitës që po e realizon në ishullin grek Lesbos.

Televizioni shtetëror grek, ERT ka raportuar se tetë sirianë dhe dy afganë e kanë mundësinë që të largohen nga ishulli bashkë me Papën, kur ku i fundit ta përfundojë sot vizitën në Greqi.

Përfshirja e afganëve do të ishte një veprim simbolik, meqë Bashkimi Evropian nuk i konsideron më të gjithë afganët si refugjatë dhe nuk i përfshinë ata në mesin e shtetasve që u aprovohen aplikacionet.

Papa Françesku po e viziton një qendër të refugjatëve në ishull. Aty ai po takohet me refugjatët dhe do të drekojë me disa prej tyre.

Papa Grançeskut i është bashkuar lideri shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në botë, Patriarku Bartholomew.

Kjo vizitë e Papës po konsiderohet si veprim i guximshëm për të shprehur solidaritetin me migrantët, çështja e të cilëve ka turbulluar politikën evropiane.

Vatikani tha se vizita e Papa Françeskut në ishullin Lesbos është krejtësisht humanitare dhe fetare për nga natyra, dhe se nuk ka qëllim që të jetë e natyrës politike apo kritikuese ndaj politikave të Bashkimit Evropian.

Ishulli grek ka pranuar me qindra mijëra azilkërkues, e shumë migrantë të tjerë kanë kaluar përmes këtij vendi. Lesbosi konsiderohet si një nga ven

Vdiq Casaleggio, ideologu i M5S – Dario Fo: jam i tronditur – Casaleggio reduktoi banalitetin

Voal – Voal.ch shkruan se  iku nga kjo botë Gianroberto Casaleggio. U shua 12 prillin që shkoi. ANSA i dedikon një portret me titull “Vdiq ideologu i Lëvizjes së 5 Yjeve”. Casaleggio, 61 vjeç dha frymën e fundit në një dhomë të institutit Scientifico Auxologico të Milanos, ku ishte shtruar dy javë më parë pa e dhënë emrin e tij të vërtetë, për të ruajtur privatësinë. Në prill të 2014, Casaleggio ishte operuar me urgjencë në tru në Poliklinikën e Milanos.

Sapo do ta merrte vesh lajmin e hidhur, Nobelisti Dario Fo do të shkruante me dhimbje për këtë humbje – se “ndihet tmerrësisht i tronditur”. Këto ishin fjalët e Dario Fosë për themeluesin e Lëvizjes së 5 Yjeve, i cili sipas Fo-së kishte meritën e madhe se “e kishte reduktuar banalitetin” e politikës dhe  “kishte propozuar një mënyrë të re reagimi, të komunikimit duke ofruar pjesmarrjen e tij”.

TESTAMENTI CASALEGGIO-s ?

“Grillo? Davide Casaleggio (i biri)? Apo Direktorati, kush do ta drejtojë tani M5S?”. Kjo është pyetja që bejnë të gjithë, edhe brënda M5S, por thuhet se ua ka lënë testamentin atyre që i kishte në rrethin e tij më të ngushtë edhe për zgjedhjet e ardhëshme që do të jenë në pranverën e 2017.

Por një gjë e kanë të qartë tashmë Pesëyjorët bashkë me Beppe Grillo-n, se do t’ju duhet që të shkojnë përpara pa mbështetjen e ideatorit dhe themeluesit të lëvizjes së tyre, që ishte edhe simboli i kësaj lëvizje.

Janë disa emra emra senatorësh si Paola Taverna e Nicola Morra që dalin në plan të parë. Po ashtu duhet të definohet edhe roli i të birit të ideologut,  Davide Casaleggio, që gëzon mbështetjen e shumicës të Casaleggio Associati, që ka në pronësi Blog-un e Beppe-s.

“Gianroberto ishte një vizionar që arrinte ta kuptonte përpara të tjerëve të ardhmen – thotë një burim nga brënda Pesëyjorëve. Ishte i ndërgjegjshëm për gjendjen e tij shëndetësore dhe e kishte planifikuar se çfarë do të duhej të bëhej kur ai të mos ishte më. Ai planifikonte gjithmonë. Kështu ishte stili i tij.”Të ardhmen mund ta ketë pararenduar vetë Casaleggio në testamentin e tij politik: një periudhë tranzicioni me direktoratin dhe Davidin, të birin, nën kontrollin apo drejtimin e Beppe Grillo-s. Por nëse duhet ta shohim me një dritë optimiste këtë tranzicion mjafton të kujtojmë vetë fjalët e Casaleggio-s në blogun e tij javën që shkoi, ku shkruante: “Tek M5S nuk ka liderë. Vendosin vetë qytetarët”.

Një Guru “skllav” i mendimit revolucionar

“Nuk ka koka drejtuese M5S – shkruante disa para se të vdiste vetë  Casaleggio në blogun e Beppe Grillo-s për të përgënjshtruar kalimin e trashëgimisë tek i biri i tij Davide – i vetmi leader i njohur janë qytetarët që janë pjesë e komunitetit të M5S. Jemi – vijonte ai – një komunitet që vendos me Rrjetin dhe instrumentat që ne i zhvillojmë çdo ditë”. Të njëjtat qendrime Casaleggio i kishte shprehur edhe në një intervistë për ANSA-n, nga shumë të paktat që ai ka dhënë. VOAL, do t’ju sjellë këtu edhe një nga këto intervista.

Mëngjezin e 12 prillit kur Gianroberto Casaleggio do të ikte nga kjo botë, Beppe Grillo do të shkruante në Blogun që mban emrin e tij: “Këtë mëngjes mungon Gianroberto Casaleggio, bashkthemeluesi i Lëvizjes së 5 Yjeve – M5S. Ne i bashkohemi të gjithë familjes. Gianroberto luftoi deri në momentin e fundit”. Këtij postimi i ishte bashkangjitur edhe motoja e Gianroberto Casaleggio, që në fakt ishte leader i kësaj lëvizje ku shkruhet: “Jam një qytetar i zakonshëm që me punën e tij dhe mjetet e tij të pakta kërkon, pa asnjë kontribut privat ose publik, ndoshta edhe duke patur iluzionin, nganjëherë edhe duke u gabuar, të përmirësojë shoqërinë ku jetojmë”. /Elida Buçpapaj

2016-04-16_10-13-58

Papa Françesku në Lesbos: Refugjatët janë njerëz, jo numra

Papa Françesku, së bashku me patriarkun ortodoks, Bartolomeu, mbërritën sot në mëngjes në ishullin e Lesbos, ku ndodhen refugjatë dhe emigrantë në pritje drejt vendeve të BE-së.

Në aeroportin e Mitilinit, pritet që papa të zhvillojë një takim privat me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, përpara se të vizitojë një qendër refugjatësh dhe të takohet me drejtuesit dhe banorët lokalë.

“Po shkoj të takoj katastrofën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi papa Françesku për gazetarët e pranishëm në avionin papal.

”Refugjatët nuk janë numra, janë njerëz”, theksoi ai.

Merkel: Të gjykohet komiku që dyshohet se fyeu Erdoganin

Presidente turk dhe komiku gjerman
VOAL – Qeveria gjermane, siç konfirmoi të premten (sot) kancelarja gjermane Angela Merkel, vendosi të japë autorizimin për procedim penal kundër komikut Jan Boehmermann për poezinë satirike ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Showmani, gjatë një programi në televizionin NTV NEO, në fillim të prillit e kishte quajtur Erdoganin pedofil e zoofil duke e ditur mirë se po shkonte përtej kufizimeve ligjore, siç kishte pranuar ai vet drejtpërdrejt gjatë showt.

Merkel ka pohuar ndërkaq se qeveria synon ta shfuqizojë paragrafin 103 të kodit penal gjerman që parashikon, në rast të denoncimit nga një kryetar shteti për fyerjet ndaj tij, nevojën e autorizimit prej Qeverisë për të proceduar.

Sipas kancelares nuk i takon Qeverisë, por prokurorive dhe gjykatave, për të për të përcaktuar mes të drejtës së njeriut dhe lirisë së opinionit e të shprehjes artistike.

Kancelarja dhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, në një mjedis të helmuar edhe nga rasti Boehmermann, do të shkojnë në Turqi të shtunën më 23 prill për të biseduar me autoritetet e atjeshme rreth zbatimit të marrëveshjes dypalëshe për emigrantët.

ATS/ANSA/AFP

Sulmet terroriste – ministrja belge dorëhiqet

Ministrja e Transportit e Belgjikës ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ajo kishte njohuri rreth një raporti ku BE kritikon sigurinë në aeroportin e Brukselit para sulmeve terroriste të muajit të kaluar.

Siç raportojnë mediat e huaja, Jacqueline Galant dha dorëheqjen pas një raporti sekret të BE-së, transmeton Telegrafi.

Raporti kishte vlerësuar se masat e sigurisë në aeroportet e vendit janë “me të meta”, duke cituar mangësi serioze në mënyrën e menaxhimit të kontrolleve të sigurisë.

Ajo kishte thënë se nuk kishte dijeni të raportit.

Dokumenti konfidencial i BE-së nga viti i kaluar është bërë publik nga dy partitë opozitare belge.

Panama Papers – e jep dorëheqjen ministri spanjoll

Skandali i Panama Papers vazhdon të shkaktojë viktima.

Pas zbulimeve që dolën nga dokumentat e dala nga studio ligjore panameze Mossack Fonseca ku shihet vërshimi i elitës botërore drejt parajsave fiskale: ministri spanjoll i industrisë, José Manuel Soria Lopez, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si dhe nga ajo e deputetit të Partisë Popullore.

Praga shpejt mund të bëhet kryeqyteti i “Çekisë”

Republika Çeke është e gatshme ta ndryshojë emrin në “Çeki”, për ta bërë më të lehtë për kompanitë dhe ekipet sportive që ta përdorin atë në prodhime dhe veshje.

Vendi do ta mbajë emrin e tij të plotë, por “Çekia” do të jetë emri i shkurtër zyrtar siç është “Franca” për “Republikën e Francës”.

Nëse miratohet nga Parlamenti, emri do të dërgohet në Kombet e Bashkuara.

Republika Çeke, ashtu si edhe Sllovakia, është formuar kur Çekosllovakia është ndarë në dy, në vitin 1993.

Disa nga eksportet më të njohura të vendit, si birra Pilsner Urquell, dhe ekipi i hokejit përdorin fjalën “çek” (“Czech”).

Por, “çek” është mbiemër dhe nuk mund të përdoret si emër për vendin.

Disa çekë thonë se emri “Çekia” është i shëmtuar ose shumë i ngjashëm me “Çeçeninë”, republikën gjysmë-autonome të Rusisë.

Polonia: NATO të bisedojë me Rusinë nga “pozicioni i forcës”

Zëvendësministri i mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Szatkowski, ka kërkuar që NATO-ja të flasë me Moskën nga “pozicioni i forcës” për ta kundërshtuar vetëbesimin e ripëtrirë të saj në pjesën Lindore të Evropës.

Mëtutje, gjatë një interviste për agjencinë Reuters, zoti Szatkowski tha se “Rusia i shikon raportet e saj me perëndimin në kushtet e Luftës së Ftohtë” dhe ka shtuar se “në këtë moment, ne duhet të bisedojmë me Rusinë nga pozicioni i forcës, megjithqë qartas pa tregimin e tepruar të muskujve”.

Në korrik, në Varshavë mbahet samiti i shefave të shteteve të vendeve anëtare të NATO-s, ku do të kërkohet një prani e shtuar ushtarake në krahun lindor të aleancës.

Rusia thotë se vendosja e forcave të rëndësishme të NATO-s afër kufijve të saj, do të paraqiste shkelje të Aktit të Themelimit të Këshillit NATO-Rusi, të vitit 1997.

Britani: Lideri i opozitës zotohet për mbetje në BE

Jeremy Corbyn

Lideri opozitar në Britani, Jeremy Corbyn, thotë se Britania duhet të mbetet në Bashkimin Evropian, duke argumentuar se “vota për të mbetur është në interesin më të mirë për popullin e këtij vendi”.

Zoti Corbyn është nga krahu i majtë socialist i Partisë Laburiste dhe për një kohë të gjatë është parë si mbështetës jo shumë entuziast i Bashkimit Evropian, raporton agjencia AP nga Londra.

Në vitin 1975 ai pat votuar kundër anëtarësimin në atë që atëherë ishte Komunitet Ekonomik Evropian.

Gjatë fjalimit të tij të sotëm, Jeremy Corbyn tha se BE nuk është mjaft demokratik dhe është shumë i etshëm për promovimin e politikave të tregut të lirë në kurriz të punëtorëve.

Por, ai ka theksuar se sfidat, sikur shmangia e taksave, krimi kibernetik, kriza e migrantëve dhe terrorizmi, do të kërkojnë aksione të koordinuara ndërkombëtare për t’i luftuar ato, dhe kjo e bënë “BE-në, megjithë të metat” një makinë të rëndësishme.

Më 23 qershor në Britani mbahet referendumi për mbetje ose jo në Bashkimin Evropian.

29 ushtarë gjermanë janë pjesë e ISIS-it

Shërbimet sekrete gjermane besojnë se rreth 29 ish-pjesëtarë të ushtrisë gjermane i janë bashkuar lëvizjes terroriste të ISIS-it.

Mediat gjermane shkruajnë sot se ish-ushtarët aktualisht ndodhen në Siri dhe Irak dhe janë pjesë aktive e ISIS-it në luftë.

Ndërkohë 65 ushtarë aktiv, pra në shërbim, po hetohen lidhur pasi dyshohen se kanë simpati për ISIS-in.

‘Islamizmi nuk është problemi më i madh i Bundeswehr (ushtrisë gjermane), por ai përbën një rrezik real dhe duhet të merret seriozisht’, tha deputeti i SPD-së, Hans-Peter Bartels. Në total janë rreth 320 ushtarakë dhe ish-ushtarë që hetohen që nga viti 2007 për lidhje me terrorizmin.

Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Amsterdamit

Autoritet holandeze janë duke zhvilluar një operacion të madh pas një alarmi të mbërritur për vendosjen e një bombe në aeroportin e Amsterdamit.

Sipas gazetës britanike ‘express.co.uk’, aeroporti ‘Schiphol’ në Amsterdam dhe hoteli i rrjetit prestigjioz ‘Sheraton’ u evakuuan dhe u mbyllën menjëherë pas alarmit për bombë.

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, njërin në stacionin më të madh të trenit në vend, tjetrin në aeroport.

Ende nuk ka informacion nëse kemi të bëjmë me një kërcënim terrorist apo një alarm fals, por sipas mediave vendase arrestimi i dy personave do të nxjerrë në pah dyshimet.

Cameron i adresohet parlamentit për ‘Letrat e Panamasë’

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron gjatë një adresimi të mëhershëm para parlamentit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka folur sot para Parlamentit në Londër, lidhur me akuzat se ai dhe babai i tij mund të kenë përfituar nga investimet jashtë vendit, të prezantuara në të ashtuquajturat ‘Letrat e Panamasë’.

Ai tha se dje ka publikuar të gjitha informatat lidhur me kthimin e taksave, jo vetëm për vitin e kaluar, por për gjashtë vitet e fundit. Ai gjithashtu ka publikuar edhe informacione të tjera lidhur me paratë e trashëguara nga familja e tij, në mënyrë që, siç ka thënë Cameron, njerëzit të shohin se nga e ka prejardhjen pasuria e tij.

“Publikimi i informacioneve për taksat e kryeministrit në këtë mënyrë është i paprecedent, por mendoj se kjo është gjëja e duhur për tu bërë. Por, të jem i qartë – unë nuk besoj se kjo duhet të aplikohet edhe te anëtarët e tjerë të parlamentit”, ka thënë Cameron.

Ai ka shtuar se është e drejtë të forcohen ligjet dhe të ndryshohet kultura rreth investimeve, për ta minimizuar dhe dekurajuar shmangien nga tatimet. Por, ka shtuar ai, duhet bërë dallimi mes skemave që dizajnohen artificialisht për t’i reduktuar taksat dhe atyre që inkurajojnë investimet.

Në Francë shënohet numër rekord i turistëve

Pavarësisht sulmeve në janar dhe nëntor 2015 të ndërmarra në Paris të Francës në numrin e turistëve në krahasim me një vit më parë theksohet se ka patur një rritje me 0.9 përqind

PARIS – Pavarësisht sulmeve terroriste të ndërmarra vitin e kaluar në Francë theksohet se është shënuar rekord në numrin e turistëve të ardhur në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria franceze mësohet se në vitin 2015 vendin e kanë vizituar 84.5 milionë turistë.

Kështu pavarësisht sulmeve në janar dhe nëntor 2015 të ndërmarra në Paris të Francës në numrin e turistëve në krahasim me një vit më parë theksohet se ka patur një rritje me 0.9 përqind. Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Francës theksohet se kjo është një shifër rekord.

Në sulmin e ndërmarrë më 13 nëntor 2015 në Paris humbën jetën 130 persona, ku në muajt nëntor dhe dhjetor në krahasim me periudhën e një viti më parë ishte shënuar rënie me 15 përqind. Gjithashtu edhe pas sulmit ndaj “Charlie Hebdo” në janar 2015 në Paris ishte theksuar se kjo kishte ndikuar negativisht në numrin e turistëve që vizitojnë vendin.


Send this to a friend