VOAL

VOAL

Sigmar Gabriel emërohet kryediplomat i Gjermanisë

57-vjeçarin Sigmar Gabriel e presin çështje të vështira në politikën e jashtme, në mesin e të cilave gjenden largimi i Britanisë nga BE, rritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe kriza me refugjatët

BERLIN – Kryetari i Partisë Social Demokratike (SDP), Sigmar Gabriel është emëruar ministër i ri Punëve të Jashtme, pasi nga kjo detyrë është larguar Frank Walter Steinmeier, i cili do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 12 shkurt si kandidati i vetëm i partnerëve të koalicionit.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck përmes një ceremonie në Pallatin Bellevue fillimisht i ka dhënë dokumentin e lirimit nga detyra ministrit të deritanishëm Frank Walter Steinmeier, ndërsa më pas në këtë detyrë ka emëruar zv/kancelarin dhe ministrin e Ekonomisë, Sigmar Gabriel.

Në ceremoninë e emërimit ka marrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ndërkaq, në detyrën e ministrit të Ekonomisë në vend të Gabriel është emëruar Brigitte Zypries. Zypries, e cila në periudhën mes viteve 2002 dhe 2009 kishte qenë ministre e Drejtësisë, ishte sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë.

Ndërkohë 57-vjeçarin Sigmar Gabriel, i cili vjen në detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme pas Steinmeier, e presin çështje të vështira në politikën e jashtme, në mesin e të cilave gjenden largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE), rritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe kriza me refugjatët.

Gabriel paraprakisht ka theksuar se në Evropë ka nevojë për transformime, megjithatë, ai ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me atë se çfarë roli do të ketë Gjermania në këtë transformim.

Nga ana tjetër, në lidhje me krizën e refugjatëve, Gabriel kishte thënë se duhet shtuar mbështetja për Turqinë në këtë aspekt.

“Ne duhet të bisedojmë me Turqinë dhe t’u ndihmojmë atyre, sepse edhe kapacitetet e turqve janë konsumuar. E di se Turqia viteve të fundit ka dhënë përpjekje të shumta. Unë personalisht kam vizituar kampet e refugjatëve në të cilat standardet janë shumë të larta”, ishte shprehur Gabriel.

Pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik, duke aluduar në qeverinë gjermane, ai kishte thënë se mbështetja emotive ndaj Turqisë është dashur të jetë më e hershme dhe më e fuqishme. “Duhej vepruar më shpejtë. Ditën e njëjtë, apo të nesërmen”, kishte thënë Gabriel.

Ndërkohë, duke folur për negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE, Gabriel kishte deklaruar se gjatë jetës së tij politike “Nuk do ta shohë Turqinë si anëtare të BE-së”.

Ai kishte vlerësuar se Evropa nuk do ta pranonte Turqinë edhe sikur Turqia t’i plotësonte të gjitha detyrimet në procesin e anëtarësimit në BE.

Ndërkaq, Gabriel kishte shprehur kritika ndaj deklaratave se sanksionet që Gjermania i zbaton ndaj Rusisë duhen hequr për shkak të rolit të saj në krizën e Sirisë.

Pas deklaratës së Gabriel se do ta braktisë detyrën si kryetar i SDP-së dhe se nuk do të kandidojë për kancelar, kryesia e lartë e partisë me unanimitet kishte vendosur që kandidat për kancelar të jetë ish-kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz dhe që ai të marrë detyrën edhe si lider i partisë. aa

Evropa shqyrton mundësinë e një force ushtarake

Udhëheqësit evropianë, u alarmuan nga komentet e kohëve të fundit të Presidentit Donald Trump se NATO-s “i ka ikur koha”. Që kur u krijua, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kjo organizatë ka qenë në themel të sigurisë së Evropës, por disa udhëheqës të BE-së thonë se Evropa tani duhet të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e vet. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, pa mbështetjen amerikane. kontinenti do të përballej me një defiçit të jashtëzakonshëm në aftësi ushtarake.

Trupat gjermane po bëjnë përgatitjet e fundit të dislokimit në Lituani, në kuadër të përforcimit me 4000 mijë trupa të NATO-s, në shtetet balltike dhe Poloni.

Lëvizja ka si synim, që t’u krijojë siguri vendeve në kufi të aleancës. Por komentet e fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump në një intervistë se NATO-s i “ka ikur koha”, i kanë tronditur aleatët evropianë.

“Përveç krizave që patëm vitin e kaluar, në Ukrainë, Siri, Detin e Kinës së Jugut, Korenë e Veriut etj, tani duket se paniku është gati të përfshijë edhe hapësirën transatlantike. Shtrohen pyetje nëse NATO-s i ka ikur koha apo jo? Bashkimi Evropian, a është diçka tyre?”

Përgjigjia e kancelares gjermane, Angela Merkel ishte se Evropa e ka tani fatin në duart e veta. Por BE-së do t’i duhet të bëjë një ndryshim dramatik në politikën e Bashkimit Evropian për të kompensuar çdo thyerje në aleancën me Shtetet e Bashkuara.

“Megjithëse ka pasur mjaft diskutime për një bashkëpunim më të ngushtë brenda Bashkimit Evropian, asgjë nuk mund ta zëvendësojë fuqinë ushtarake amerikane. Deri në 75 për qind e të gjitha aseteve në NATO u takojnë Shteteve të Bashkuara”.

Aktualisht Gjermania, së bashku me disa aleatë të tjerë evropianë në NATO, shpenzon shumë më pak se sa 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që kishin premtuar në vitin 2014, si fond për NATO-n.

“Gjermania ka premtuar se do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen, por jemi ende larg dhe veçanërisht në një vit zgjedhjesh për Gjermaninë, shanset janë shumë të pakta për një rritje masive në shpenzimet e mbrojtjes”.

Anëtarë me peshë të NATO-s, si Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia, duan një bashkëpunim më të ngushtë ushtarak dhe zbulimi brenda Bashkimit Evropian, një lëvizje që është mbështetur nga zyrtarët në Bruksel.

“Para së gjitash do të thotë që evropianët po e marrin seriozisht sigurinë e tyre. Kemi filluar ta bëjmë këtë shumë para referendumit në Britani, shumë përpara zgjedhjeve amerikane, sepse siguria është një përparësi për evropianët”.

Britania ka bllokuar përpjekjet për krijimin e një aleance ushtarake të Bashkimit Evropian, pasi druhej se mund të minonte NATO-n.

Por tani që Britania nuk do të jetë më pjesë e BE-së, thirrjet për një forcë ushtarake të Bashkimit Evropian mund të intensifikohen.

Partia Socialdemokrate në Gjermani nxjerr Martin Schulz në garën për kancelar

Politikani i BE-së Martin Schulz sjell mjaft përvojë. Por deri më sot politikani socialdemokrat nuk ka qenë aktiv në politikën gjermane.

Politika gjermane dhe Martin Schulz – deri më sot kjo mund të përmblidhej në një fjalë: Würselen. Qyteza Würselen me 38.000 banorë ndodhet në veri të qytetit të Ahenit. Këtu është rritur Martin Schulz, sot 62 vjeçar. Ai vazhdon të jetojë në këtë qytezë. Në ëürselen ai ka qenë njëmbëdhjetë vjet kryetar bashkie nga viti 1987 deri më 1998. Këtu ai menaxhonte me të motrën një librari.

Nga librashitës president i Parlamentit Europian

Për më shumë se 20 vjet, Schulz me profesion librashitës ёshtё aktiv në Parlamentin Europian. Rritja e tij politike dhe dominimi i tij i madh janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me Bashkimin Evropian. Si asnjë tjetër ai e di se si për të dhënë apel publik dhe mendimin e fortë në parlament në peshë gjithnjë politike Strasburg dhe Bruksel. Schulz lufton me pasion kundër burokracisë monstruoze tё BE-sё si dhe anijes kozmike Bruksel, qё ёshtё larguar gjithnjë e më shumë nga realiteti i jetës së shumë qytetarëve.

Schulz ishte ai që gjatё zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 2014 e solli nё vёmendjen e qytetarёve dhe siguroi akceptancёn pёr Parlamentin e BE-sё pothuajse tё padёshiruar në të gjitha 28 vendet anëtare. Përgjatё njё viti votuesit gjithashtu përcaktuan se cili do tё jetё është kryetar i Komisionit të fuqishëm të BE-së. Mё parё kёtё e zgjidhnin kryetarёt e shteve dhe tё qeverive pas dyerve të mbyllura. Vetë Schulz ishte kandidati kryesor i grupit socialist pёr postin e presidentit tё komisionit, por atij iu desh tё pranojё humbjen kundrejt kandidatit tё grupit konservator Jean-Claude Juncker. Kësisoj Schulz për më shumë se dy vjet ka qenë në krye të Parlamentit Evropian, si president i tij. Ai e njeh mirë politikën evropiane dhe është mjaft bindës me deklarimet e tij. Për kontributin e tij të veçantë për Evropën në vitin 2015 Schulz u nderua me Çmimin presitgjoz të Karlit të Madh në Ahen. Qysh nga viti 1950 nderohen me kёtё ҫmim tё gjithё ata qё kanё merita tё posaҫme pёr Europёn. “Uniteti europian është arritja më e madhe që nga iluminizmi!”, ëhtë shprehur Schulz duke marrë në dorëzim këtë çmim. Kjo është arsyeja, sipas tij, përse shumë vende e vlerёsojnё Europёn.

Fjalë të qarta për Rusinë, BE-në dhe Izraelin

Fakti që ai di t’i verë pikat mbi i në politikën ndërkombëtare, kjo do t’i vlejë atij edhe i politikan drejtues në Berlin. Lidhur me Rusinë nën presidentin Putin ai ka thekuar, se “Ajo që bën Rusia është e papranuehme. Pas veprimeve agresive të Rusisë qëndron një koncept i shoqërisë, një botëkuptim, që nuk ka të bëjë me filozofinë tonë evropiane të respektit reciprok dhe të të qenit të hapur.” Lidhur me temën më të preferuar të tij, Bashkimin Evropian dhe forcimin e tij, Schulz është hprehur: “BE-ja ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Forcat ekstreme centrifugale fitojnë zgjedhjet dhe referendumet.  Nëse ne vemë tani në pikëpyetje thelbin e projektit evropian, atëherë ne rrezikojmë të ardhmen e brezave pasues.” Ai bëri bujë me fjalimin në Knesset, parlamenti i Izraelit, në shkurt 2014, ku duke folur në gjermanisht kritikoi politikën e ngulimeve hebreje. Një sërë deputetësh si rrjedhojë u larguan nga salla plenare duke përplasur dyert.

Rezultat i shkëlqyer për socialdemokratët

Ndoshta mënyra e Schulz-it për t’i shprehur gjërat qartë është edhe arsyeja, përse atë e preferojnë shumë. Sipas sondazheve të fundit ai është ndër gjermanët po aq i preferuar sa edhe kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel e shumë më i preferuar se kryetari i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 2014 ai si kandidati kryesor i socialdemokratëve fitoi në Gjermani për këtë parti 27,3 përqind, një rezultat shumë më i mirë krahasuar me atë të kandidatit socialdemokrat për kancelar një gjysmë vitit më parë (20014) Peer Steinbrück (25,7 përqind).

E po ashtu edhe brenda partisë e duan Schulz-in. Në shtator 2013 ai u zgjodh me gati 98 përqind si i ngarkuari për Evropën. Me këtë ai arriti rezultatin më të mirë në kryesinë e socialdemokratëve. Mbetet të shihet nëse Schulz në zgjedhjet parlmentare 2017 do të ketë sukses kundrejt kristiandemokrates Angela Merkel.

Papa Françesku: mafia, korrupsioni dhe terrorizmi plagët e vërteta shoqërore

Fenomeni mafioz, “për t’u kundërshtuar e luftuar”, është “shprehje e kulturës së vdekjes”, që e lufton haptas fenë dhe Ungjillin. Kështu u tha sot Papa Françesku 40 anëtarëve të Drejtorisë Italiane Antimafie dhe Antiterrorizëm, që i priti në Vatikan. Mos u shkurajoni, vijoni të luftoni kundër korrupsionit dhe dhunës, u bëri thirrje, duke nënvizuar se paratë e përgjakura të mafies çojnë drejt një “pushteti të padrejtë”.

Shoqëria ka nevojë të shpëtojë nga korrupsioni

Mafiozët, theksoi Ati i Shenjtë, shfrytëzojnë mungesat ekonomike, shoqërore e politike të një vendi e aty gjejnë terrenin e përshtatshëm për të realizuar planet e tyre. Kur këto mungesa bëhen globale, veprimtaria kriminale mund të kthehet në terrorizëm, i cili po bëhet gjithnjë e më kozmopolit e më shkatërrues:

“Shoqëria ka nevojë të shpëtojë nga korrupsioni, nga grabitja, nga trafiku i paligjshëm i drogës dhe i armëve, nga trafiku i njerëzve, ndër të cilët edhe shumë fëmijë të skllavëruar. Janë plagë të vërteta shoqërore dhe, njëkohësisht, sfida globale, që bashkësia ndërkombëtare është e thirrur t’i përballojë me vendosmëri”.

Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shteteve

Që këndej, rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shteteve:

“Kjo punë, e realizuar me bashkëpunim dhe me mjete të përshtatshme, ndërton një digë të frytshme dhe një postobllok sigurie për krejt bashkësinë… Ju ftoj të bëni çdo përpjekje, veçanërisht, në luftën kundër trafikut të njerëzve e kontrabandës së emigrantëve: këto janë krime shumë të rënda, që prekin më të brishtët ndër të brishtë!”

Të mirëpresim emigrantët

Duhet të kujdesemi më shumë për viktimat, kërkoi Françesku. Shpesh, ata, që e pësojnë nga trafiku i njerëzve, janë emigrantë në kërkim të paqes dhe të jetës më të mirë. U duhet dhënë ndihmë ligjore e shoqërore:

“Ata, që ikin nga vendet e tyre, për shkak të luftës, të dhunës e të persekutimeve, kanë të drejtë të priten si duhet e të mbrohen nga vendet, që e quajnë veten ‘të qytetëruara’”.

Të punohet për integrimin në shoqëri të të dënuarve

Krah shtypjes së krimit, vërejti Papa Françesku, duhet menduar edhe për integrimin në shoqëri pas dënimit. Familjet, shkollat, bashkësitë e krishtera, realitetet sportive dhe kulturore, bëri thirrje Ati i Shenjtë, duhet të favorizojnë krijimin e ndërgjegjes së re, orientuar nga moraliteti e ligjshmëria e jetës së ndershme, paqësore e solidare, që pak nga pak fiton mbi të keqen dhe i hap rrugën së mirës. Sepse fenomeni mafioz s’mund të sjellë tjetër, përveçse kulturën e vdekjes:

“Ai e kundërshton në rrënjë fenë dhe Ungjillin, që janë gjithnjë për jetën. Kush ndjek Krishtin, ka mendime paqeje, vëllazërie, drejtësie, mikpritjeje dhe faljeje. …Ndërsa paratë e punëve të ndyra dhe të krimeve mafioze janë të lyera me gjak e çojnë drejt një pushteti të padrejtë. E të gjithë e dimë se djalli hyn nga xhepat: aty është korrupsioni i parë”.

Francë, mbyllen 834 faqe interneti

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux tha se qeveria e tij në vitin 2016 ka kërkuar bllokimin e 834 faqeve të internetit në kuadër të luftës kundër pornografisë me fëmijë dhe përmbajtjeve terroriste

LILLE – Autoritetet franceze gjatë vitit 2016 kanë lëshuar urdhër për bllokimin dhe kërkimin e qindra ueb-faqeve, çka paraqet rritje të konsiderueshme në raport me një vit më parë.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Bruno Le Roux gjatë një fjalimi në konferencën për sigurinë kibernetike deklaroi se qeveria e tij në vitin 2016 ka kërkuar bllokimin e 834 faqeve të internetit dhe hulumtimin e 1.929 të tjerave, në kuadër të luftës kundër pornografisë me fëmijë dhe përmbajtjeve terroriste.

Duke mos dhënë më shumë detaje, Le Roux tha se shifrat që prezantoi paraqesin “rritje të madhe” në krahasim me të dhënat mbi online sigurinë nga viti 2015. Sipas ligjit nga viti 2011, autoritetet franceze mund të bllokojnë internet faqet pa urdhër të gjykatës.

Steinmeier: Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, thotë se vendi i tij duhet të jetë i gatshëm për kohë “të trazuara” gjatë mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një shkrim të tij të djeshëm në gazetën gjermane, Bild, zoti Steinmeier tha se megjithqë Gjermania duhet të përgatitet për “paparashikueshmëri dhe paqartësi” me administratën Trump, ai beson se Berlini do të gjejë “dëgjues të kujdesshëm” në Uashington, të cilë e dinë se edhe “vendeve të mëdha u duhen partnerët në këtë botë”.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të cilën Trumpi e ka kritikuar për lejimin e më tepër se një milioni të emigrantëve të hyjnë në Gjermani, prej vitit 2015, ka thënë se ajo do të shikojë të gjejë kompromis me Trumpin, në çështjet siç janë tregtia dhe shpenzimet ushtarake.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, tha para disa ditësh se Gjermania duhet të përgatititet për “udhëtim të ashpër” me administratën Donald Trump, dhe se ndoshta Evropa do të dëshirojë të krijoj politikë të re ekonomike, nëse zoti Trump i zhvillon praktikat protekcioniste tregtare.

Zyrtarët gjermanë, po ashtu, janë të brengosur me deklarimet e presidentit Trump për NATO-n, se është e “vjetëruar” dhe e ka kritikuar aleancën se nuk ka bërë sa duhet për luftimin e terrorizmit.

Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në një intervistë të publikuar sot në gazetën Handelsblatt, tha se “NATO-ja nuk është marrëveshje biznesore dhe se ju nuk mund ta bleni besimin”.

Një nga sukseset më të mëdha të CIA-s konsiderohej Tuneli i Berlinit Nga Albana M.Lifschin

Tuneli i Berlinit

Para vënies në shërbim të avionëve spiunë U-2, një nga sukseset më të mëdha të CIA-s konsiderohej Tuneli i Berlinit. Shërbimi inteligjent amerikan e ndërtoi këtë tunel në Berlinin lindor duke bërë të mundur të regjistronte kështu të gjitha bisedat telefonike midis shtetit të Gjermanisë lindore dhe ushtrisë së kuqe të Bashkimit Sovjetik.

Për ndërtimin e tunelit u shfrytëzua një vënd rreth afro 1km, i bombarduar në rrethinat e Berlinit. Puna për ndërtimin e këtij tuneli mori 4 muaj. U punua në mënyrë të maskuar ndihmuar nga fakti që aty pranë po ngrihej një bazë ajrore amerikane. Puna për ndërtimin e bazës ishte një maskim shumë i mirë për punimet që bëheshin për gërmimin e tunelit. Kompania amerikane e telefonave “Bell” solli atyekspertët e saj për të instaluar telefonat e CIA-s kështuqë telefonatat prej Berlinit komunist, duke përfshirë edhe ato me Moskën,Varshavën, Pragën, Budapestin, Bukureshtin dhe Sofjen, kalonin nëpërmjet sistemit të përgjimit të shërbimit inteligjent amerikan. Në tunel brënda kishte ajër të kondicionuar si edhe sistem ngrohës.Kishte zyra, fjetore dhe ambjente argëtimi.

Personeli i shërbimit ishte 24 orë në punë dhe specialistë në të gjitha gjuhët e Evropës lindore. Ata përgjonin bisedat që bëheshin në shtabin e ushtrisë së kuqe në Pankou, ambasadën sovjetike në Berlinin lindor, gjithë ministritë e Gjermanisë lindore si edhe linjat private të shefave të mëdhenj sovjetikë dhe atyre të Gjermanisë lindore. Bisedat telefonike vinin për analiza nga specialistët e CIA-s në Washington. Asnjë bisedë nuk nënvleftësohej. Tregohej kujdes që sovjetikët dhe Gjermania lindore të mos binte në erë të kësaj pune. Operatorët gjermanë të shërbimit telefonik nuk duhej të diktonin rënie të fuqisë së linjës gjë që mund të ngjallte dyshime.

Sidoqoftë puna nuk ishte pa rreziqe. Në dimrin e 1955 kur stuhia e dëborës kishte mbuluar Berlinin, diku mbi tunel nganxehtësia e brëndëshme e sistemit ngrohës, dëbora kishte shkrirë duke krijuar kontrast me trashësinë e dëborës përreth. U dha alarmi dhe sistemi ngrohës në zyrat e tunelit u mbyll menjëherë. Qe fat i madh që dëbora mbuloi përsëri dhe ajo pjesë e zhveshur u zhduk.Natyrisht, punonjësit e CIA-s brënda në tunel u desh të punonin me pallto derisa koha u ngroh përsëri dhe dëbora jashtë qe shkrirë.

Një incident tjetër i cili ngjalli frikën e zbulimit nga rusët ndodhi nga pakujdesia e përgjuesve të bisedave telefonike. Ishte fjala për një bisedë private midis një komandanti të ushtrisë së kuqe dhe gruas së tij. Gruaja qe shtatzanë dhe priste të lindte. Një nga gjeneralët amerikanë, që kishte dëgjuar bisedën e tyre telefonike, qëlloi të ndodhej në një ceremoni të përbashkët të organizuar në Berlin ku qe ftuar edhe komandanti sovjetik. Në pritje u servirën pije alkolike. Një moment gjenerali amerikan u ndodh përballë komandantit sovjetik dhe tha: “Dëgjova që së shpejti do bëheni baba. Urime. Shpresoj që djali juaj do bëhet po aq i zoti sa edhe i ati.”

Përkthyesi i gjeneralit, që rrinte pranë tij, u mat të bënte përkthimin por në moment gjenerali kuptoi gafën që kishte bërë dhe me një  lëvizje të menjëhershme, si padashur pengoi përkthyesin i cili u rrëzua përtokë. Duke u përkulur mbi të për ta ndihmuar të ngrihej gjenerali i pëshpëriti: Mos e përkthe atë frazë! Thuaj diçka të përgjithshme për miqësinë midis dy popujve tanë. Incidenti u raportua urgjentisht në shtabin e CIA-s dhe u ndenj me zemër të ngrirë derisa të verifikohej nëse komandanti rus dinte anglisht. U mësua që ai madje nuk dinte as gjermanisht.

Tuneli i Berlinit funksionoi normalisht pa u zbuluar për 9 muaj derisa më në fund u dekonspirua nga dubël agjenti anglez Xhorxh Blejk. Policia e Gjermanisë lindore dhe agjentët sovjetikë në Prill 1956 shpërthyen në tunel por gjetën aty vetëm filxhanët e kafes mbi tavolinë.(Perfshire ne librin tim ” Udhetim ne Historine e Amerikes”.

Marine Le Pen: Europa ka vdekur

“Europa ka vdekur, por ajo këtë ende nuk e di. Ka dështuar në çdo aspekt. Si ekonomi rritja është shumë e ngadaltë. Nga pikëpamja sociale papunësia dhe varfëria është shumë e lartë”

BERLIN – Liderja e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë (FN) në Francë, Marine Le Pen, ka deklaruar se Europa ka vdekur, por ajo vetë këtë ende nuk e di.

Në një deklaratë për gazetën Bild am Sonntag, Le Pen tha se “Europa ka vdekur, por ajo këtë ende nuk e di. Ka dështuar në çdo aspekt. Si ekonomi rritja është shumë e ngadaltë. Nga pikëpamja sociale papunësia dhe varfëria është shumë e lartë. Në çështjen e sigurisë BE-ja ka mbetur e pafuqishme në mbrojtjen e kufijve të saj, ku madje edhe ne nuk mund të na mbrojë përballë terrorizmit.”

Pasi ka folur edhe për të ardhmen e Francës në BE, Le Pen është shprehur se “Do të kërkojmë mbrapsht nga BE-ja sovranitetin tona në çështjet që përbëhen nga kufijtë, ekonomia, gjyqësori, etj. Nëse BE-ja shprehet ‘po’ atëherë do të formojmë Europën të përbërë nga popujt. Ose nëse shprehet ‘jo’ atëherë unë i shpjegoj dhe e kaloj në votim këtë francezëve, se jemi të detyruar të dalim nga BE-ja.”

Pas pyetjes rreth opinioneve për ata që kanë protestuar në Koblenz, Le Pen ka vlerësuar se “Këto janë njëlloj gjithmonë; të majtë ekstremë. Këto njerëz nuk e kanë pranuar asnjëherë demokracinë. Të flasësh lirisht i përket demokracisë. A ju duket normale që ne të ruhemi nga qindra policë?. Geert Wilders (Holanda), Fronti Kombëtarë dhe AfD (Partia Alternativë për Gjermaninë) nuk kanë protestuar asnjëherë që të mos flasë askush. Ne jemi demokratët.” aa

Steinmeier: Fitorja e Trumpit shënon një epokë të re

“Me fitoren e Donald Trumpit, bota e vjetër e shekullit të 20-të përfundimisht ka marrë fund, dhe se akoma nuk është përcaktuar se si do të duket e nesërmja”

BERLIN – Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier thotë se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon një epokë të re, dhe se Berlini zyrtar së shpejti do të ndërmarrë masa për të siguruar një bashkëpunim të ngushtë dhe të besueshëm trans-Atlantik me administratën e re, të bazuar në vlerat e përbashkëta.

Në një opinion të publikuar të dielën në të përditshmen gjermane Bild, ai shkruan se “me fitoren e Donald Trumpit, bota e vjetër e shekullit të 20-të përfundimisht ka marrë fund, dhe se akoma nuk është përcaktuar se si do të duket e nesërmja.”

Ai thotë se me çdo ndryshim të fuqive krijohen paqartësi, dyshime dhe pikëpyetje, por siç thotë më tej, aktualisht në kohën e çrregullimit global ka shumë gjëra të cilat janë vënë në lojë.

Steinmeier thotë se bashkë me Uashingtonin do të promovojë tregtinë e lirë dhe përpjekjet e përbashkëta kundër ekstremizmit.

Ai u shpreh i sigurt se Gjermania do të gjejë një bashkëbisedues në Uashington të cilët e dinë se edhe vendet e mëdha kanë nevojë për partnerë. aa

Gjenden gjallë 10 vetë pas ortekut në Itali

Ekipet italiane të shpëtimit thonë se kanë gjetur dhjetë vetë gjallë në hotelin e mbuluar nga orteku që goditi një zonë malore në qendër të vendit.

Ekipet thonë se kanë komunikuar me personat e bllokuar dhe se vazhdojnë përpjekjet për t’i nxjerrë.

Punonjësit e ndihmave vazhduan të hiqnin borën dhe mbetjet gjatë gjithë natës në kërkim të 30 personave që figuronin të zhdukur, ndër të cilët edhe katër fëmijë, që ishin në hotelin luksoz në momentin kur ra orteku.

Mendohet që orteku që goditi hotelin Rigopiano në Farindole të mërkurën u shkaktua nga një seri tërmetesh të fuqishme qç tronditën rajonin e Abrucos në fillim të ditës.

Pamjet televizive tregojnë pirgje me borë në mjediset e hotelit. Zyrtarët kanë konfirmuar se kanë gjetur trupat e dy viktimave, ndërsa media njofton për gjetjen edhe të dy trupave të tjerë gjatë natës.

Stoltenberg reagon për kritikat e Trumpit ndaj NATO-s

“NATO është e përfshirë tashmë në çështjen e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ne diskutojmë se si mund të rrisim kontributet e NATO-së në këtë fushë”

ANKARA – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se është i sigurtë që SHBA-ja do të qëndrojë prapa garancive të sigurisë ndaj NATO-s tha se “Me Trumpin kam bërë një bisedë telefonike. Mua më tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta ndjejë veten përgjegjëse ndaj NATO-s”.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, Stoltenberg, ka bërë për herë të parë një deklaratë pas kritikave që presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donad Trump, ka bërë kundrejt NATO-s. Ai tha se është i lumtur që do të punojë me presidentin Trump.

Ndërsa ndaj kritikave që Trump ka drejtuar për NATO-n në çështjen e luftës kundër terrorizmit, Stoltenberg është përgjigjur se “NATO është e përfshirë tashmë në çështjen e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ne diskutojmë se si mund të rrisim kontributet e NATO-së në këtë fushë”.

“Institucione të forta, të tilla si NATO janë të nevojshme sidomos në një kohë kur fusha e sigurisë ka ndryshuar dhe paqëndrueshmëria është përhapur. Aleanca e NATO-s ndryshon vazhdimisht dhe NATO ka aftësinë ti përshtatet ndryshimeve. Bota ndryshon edhe ne ndryshojmë njëlloj ashtu siç kemi vepruar për 70 vite”, është shprehur Stoltenberg.

Sulmet kibernetike mbështeten nga disa shtete”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ka folur edhe në lidhje me sulmet kibernetike ndaj vendeve të NATO-s. “Llogaritjet që kemi bërë kanë treguar se vitin e kaluar janë realizuar mesatarisht 500 sulme serioze në muaj ndaj njësive të NATO-s, për të cilat ka pasur nevojë për ndërhyrje të madhe të ekspertëve tanë. Nëse këto të dhëna krahasohen me një vit më parë, do të thotë se kemi rritje për 60 përqind”, ka theksuar Stoltenberg.

Sipas tij, shumica e sulmeve të realizuara nuk janë mbështetur nga individë, por nga institucione zyrtare të disa shteteve.

Ndërkaq, në lidhje me sigurinë kibernetike, Stoltenberg është shprehur: “Jam shumë i shqetësuar nga këto zhvillime. Çështja e sigurisë kibernetike do të luajë rol të rëndësishëm në samitin e ardhshëm të NATO-s. Jemi të detyruar t’i rrisim përpjekjet tona në këtë fushë”.

Stoltenberg ka vënë në dukje se NATO u ofron të gjitha shteteve anëtare ekipe për luftë kundër krizës në gjendje sulmesh, duke vazhduar më tej se sulmet kibernetike janë kërcënim i madh që mund të dëmtojë infrastrukturën e shumë institucioneve kritike, me theks të veçantë institucionet energjetike dhe ato të shërbimeve shëndetësore.

Duke folur për dimensionin ushtarak të sulmeve kibernetike, Stoltenberg ka thënë se “Sulmet kibernetike mund të dëmtojnë kapacitetin mbrojtës të NATO-s dhe të ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrës nga njësitë e armatosura. Aktualisht, të gjitha aktivitetet ushtarake bazohen në transferimin e të dhënave. Nëse nuk sigurohet transferimi i të dhënave, atëherë mund të ndodhin humbje dhe dëme të mëdha”.

Stoltenberg po ashtu ka bërë të ditur se sulmet kibernetike me përmasa të mëdha ndaj një shteti të NATO-s mund të konsiderohen në kuadër të nenit 5 i cili parasheh mobilizimin e të gjitha shteteve anëtare të aleancës në qoftë se sulmohet një shtet i NATO-s.

 

Dhjetëra të zhdukur nga orteku i borës në Itali

Farindola, Itali, 19 janar 2017.

Autoritetet në Itali thanë se rreth 30 njerëz janë zhdukur, pasi një ortek bore ka goditur një hotel.

Agjencia e lajmeve ANSA citoi një punëtor shpëtimi të ketë thënë se ka viktima, por nuk dha më shumë detaje.

Media italiane citoi kreun e Departamentit të Mbrojtjes Civile të Italisë, Fabrizio Curcio, të ketë thënë se rreth 30 mysafirë dhe punëtorë në hotelin Rigopiano në Farindola, rajoni i Abruzos, janë zhdukur.

Përpjekjet për shpëtim janë vështirësuar nga dendësia e borës që arrin në pesë metra.

Nuk është e qartë nëse disa tërmete që kanë goditur zonën më 18 janar, kanë shkaktuar ortekun.

Pjesa qendrore e Italisë është goditur nga disa tërmete në muajt e fundit.

Një tërmet në muajin gusht ka lënë të vdekur afro 300 njerëz.

Estonia dhe Lituania e zyrtarizojnë praninë e trupave amerikane

Ushtar amerikan gjatë një prej ushtrimeve në Lituani

Dy shtetet baltike, Estonia dhe Lituania më 17 janar kanë marrë vendim për rritje të bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak para inaugurimit të presidentit të zgjedhur, amerikan, Donald Trump.

Ato kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale të mbrojtjes me Uashingtonin për të formalizuar praninë e trupave amerikane në vendet e tyre, njoftojnë ministritë e mbrojtjes së Estonisë dhe Lituanisë.

Letonia e ka nënshkruar një marrëveshje të ngjajshme gjatë javës së kaluar.

Marrëveshjet e lehtësojnë vendosjen e trupave amerikane në këto shtete duke mundësuar edhe ushtrime të përbashkëta dhe trajnime.

“Ne jemi të interesuar në praninë e vazhdueshme të trupave amerikane në Lituani, pasi kjo është një nga elementet kyçe të sigurisë sonë”, ka thënë ministri i mbrojtjes, Raimundas Karoblis.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili inaugurohet të premtën, ka vlerësuar se NATO-ja, aleanca ku bëjnë pjesë edhe këto vende baltike, është e “vjetëruar”. Këto komente kanë shqetësuar këto tri shtete që janë fqinjë me Rusinë.

Lituani: Ndërtohet barrierë rreth Kaliningradit të Rusisë

Pamje e Kaliningradit, që është enklavë ruse në Detin Baltik

Lituania thotë se do ta filloj ndërtimin e barrierës prej 80 miljesh në kufirin e vet me rajonin e Kaliningradit, që është enklavë ruse në kufi me Lituaninë.

Ministri i brendshëm i Lituanisë, Eimutis Misiunas, tha mbrëmë se kjo barrierë do të kushtoj afro 3.85 milionë dollarë dhe do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Ministri Misiunas ka pranuar se ky objekt nuk do të sigurojë mbrojtje të madhe kundër ndonjë sulmi masiv ushtarak, por theksoi se me këtë tregohet shqetësimi i vedit të tij për këmbëngulësinë në rritje të Rusisë, e cila i ka vendosur mijëra ushtarë në këtë rajon.

Lituania, që është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ndërtimin e barrierës e ka arsyetuar edhe me reduktimin e kontrabandës.

“Ne duhet ta parandalojmë kontrabandën dhe t’i forcojmë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian”, tha Misiunas, dhe ka shtuar se “ne e dimë mirë se çka po ndodh brenda enklavës ruse”.

Antonio Tajani zgjidhet president i Parlamentit Evropian

Konservatori italian Antonio Tajani është zgjedhur presidenti i ri i Parlamentit Evropian.

Tajani, 63-vjeçar, dikur shërbente si zëdhënës i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Ai ka mposhtur në këtë garë italianin tjetër Gianni Pitella dhe do të zë vendin e gjermanit Martin Schulz.

Tajani siguroi 351 vota, për dallim nga 282 që mori Pittella.

AI: Ligjet anti-terrorizëm në Evropë cenojnë të drejtat e njeriut

Një ushtar belg patrullon në Grand-Place të Brukselit, pak para festës së Krishltindjeve, 2016

Masat kundër terrorizmit, që janë miratuar në Evropë pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste, po shkatërrojnë të drejtat e njeriut nën maskën e mbrojtjes së tyre, thotë Amnesty International.

Në raportin e publikuar sot, organizata për të drejtat e njeriut analizon legjislacionin anti-terrorizëm, të miratuar nga 14 vende të Bashkimit Evropian gjatë dy vjetëve të kaluar, dhe thotë se ai po e çon Evropën në “gjendje të rrezikshme të sigurisë”.

Sipas Amnesty International, ligjet shpesh zgjerojnë pushtetin e qeverisë për të rritur mbikëqyrjen dhe për të kufizuar lirinë e shprehjes.

“Masat diskriminuese kanë pasur ndikim të shpërpjestuar dhe thellësisht negativ te myslimanët, shtetasit e huaj ose njerëzit e perceptuar si myslimanë apo si të huaj”, thuhet në raport.

Ministri francez: Kritikat e Trumpit ndaj Evropës po na afrojnë më shumë

Ministri francez i financave, Michel Sapin

Kritikat e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ndaj Bashkimit Evropian kanë shërbyer vetëm për të fuqizuar stabilitetin brenda bllokut, ka thënë ministri i financave të Francës.

Gjatë një interviste të publikuar më 15 janar, Trump ka thënë se largimi nga Bashkimi Evropian do të jetë një gjë e mirë për Britaninë e madhe, ndërsa ka parashikuar se edhe vende të tjera do të largohen nga blloku evropian.

Ai gjithashtu ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë “gabim katastrofal” duke pranuar emigrantët.

Merkel ka reaguar duke thënë se “evropianët e kanë fatin tonë në duart e tyre”, ndërsa presidenti francez, Francois Hollande, ka thënë se BE “nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë” në çështjet e saj.

Gjatë deklarimit më 17 janar, ministri i financave të Francës, Michel Sapin, ka thënë se “sa më shumë që Trump bënë deklarime të tilla, aq më shumë evropianët përafrojnë qëndrimet e tyre”.

“Minimi i kancelares nuk është diçka që ne e pranojmë”, ka shtuar ai.

Mogherini e kundërshton Trumpin, e mbron marrëveshjen me Iranin

Shefja e politikës së jashtme të BE-së ka thënë se Bashkimi Evropian do e përkrahë marrëveshjen me Iranin duke e kundërshtuar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump i cili e ka kundërshtuar marrëveshjen.

Federica Mogherini më 16 janar ka thënë se marrëveshja i shërben sigurisë së Evropës dhe ajo është “dëshmi se diplomacia funksionon dhe ofron zgjidhje”.

Gjatë takimit të njëjtë të ministrave të BE-së, kryediplomati britanik, Boris Johnson, iu ka thënë gazetarëve se marrëveshja duhet të ruhet.

Trump, rregullisht e ka kritikuar marrëveshjen me Iranin gjatë kësaj jave duke e konsideruar si “një marrëveshjet më të këqija që është bërë ndonjëherë”.

Marrëveshja është nënshkruar nga Irani, SHBA-ja, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania në korrik të vitit 2015, duke vendosur kufizime në programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndaj republikës islamike.

Presidenti amerikan, Barack Obama më 16 janar e ka shënuar një vjetorin e heqjes së sanksioneve, duke kujtuar përfitimet nga marrëveshja, duke përmendur veçnaërisht “rezultatet konkrete dhe të rëndësishme në bërjen më të sigurt të SHBA-së dhe botës”.

Mogherini: Kosova dhe Serbia ta evitojnë përshkallëzimin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia “ta evitojnë përshkallëzimin”, pas tensioneve që janë shkaktuar me trenin e nisur të shtunën nga Beogradi për një pjesën veriore të Kosovës.

“Mesazhi im për palët ishte që të evitohet përshkallëzimi, që të përpiqen të përmbahen nga aktet dhe retorika dhe të përpiqen të shohin angazhim të përbashkët nëpërmjet dialogut, si diçka që u ndihmon të dy palëve – jo domosdoshmërisht shumë për institucionet e të dy vendeve, por për të dy popujt – pasi hapat që ne i kemi marrë me Beogradin dhe Prishtinën, vitin e kaluar, janë disi historikë”, tha sot Federica Mogherini, në konferencën për media në Bruksel.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “ne ia dolëm të lëvizim shumë larg për perspektivën në BE për gjithë rajonin, pasi arritëm ta ndërtojmë dialogun pozitiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Në këtë kuadër ajo tha se sheh “ te të dy palët përkushtim për vazhdim të dialogut”.

Merkel-Trumpit: Fati i Evropës, në duart tona

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se do të kërkojë të arrijë në marrëveshje me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump pas betimit të tij, por këmbënguli se Evropa do të ndjekë rrugën e saj pavarësisht diferencave me udhëheqësin e ri amerikan.

Komentet e zonjës Merkel ishin në përgjigje të një interviste që zoti Trump dha në fundjavë, duke alarmuar disa udhëheqës evropianë me përsëritjen që i bëri kritikës së vjetër lidhur me NATO-n si dhe kur e quajti gabim historik përgjigjen që Gjemania i dha krizës së emigrantëve.

Mendoj se në evropianët e kemi fatin tonë në duart tona dhe do të mbështesja fort mendimin se ne qëndrojmë të bashkuar”, u tha zonja Merkel 27 udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Berlin ajo tha se anëtarët e BE-së do të punojnë bashkë për të “luftuar terrorizmin, për të siguruar kufijtë e unionit, për të garantuar sigurinë e brendëshme, për të punuar sëbashku për një treg të vetëm si dhe për të krijuar vende pune”.

Ajo shtoi se qëndrimet e zotit Trump mbi Evropën janë të njohura. “Presidenti i zgjedhur i ka nënvizuar pikëpamjet e tij. Sapo të marrë detyrën ne natyrisht do të bashkëpunojmë me administratën e re dhe do të shohim se çfarë lloj marrëveshje mund të arrijmë”.

Duke folur të dielën për revistën “Times” të Londrës dhe gazetën gjermane “Bild” zoti Trump tha se “NATO është vjetëruar pasi është projektua shumë vite përpara”. Ai përsëriti një nga ankesat e tij të bëra edhe në fushatë se “vendet e aleancës nuk po paguajnë aq sa duhet për mbrotjen e tyre”.

Më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se komentet e zotit Trump shkaktuan “surprizë dhe ankth” mes vendeve anëtare të NATO-s. “Ne duhet të presim dhe të shohim se cilat do të jenë pasojat e politikes amerikane”, tha ai.

Sekretari i përgjithsëm i NATO-s Jens Stoltenberg nëpërmjet një deklarate lexuar nga zëdhënësi i tij, u shpreh se po pret të bashkëpunojë me zotin Trump. “Ai është absolutisht i bindur se administrata e re do t’i mbetet angazhimit në kuadër të Nato-s”, thuhet në deklaratë. “Një NATO e fortë është diçka e mirë për Shtetet e Bashkuara ashtu si dhe për Evropën”, tha zoti Stoltenberg.

Rusia tha të hënën se është tepër herët për të komentuar mbi propozimet e presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili sugjeroi në intervistë se do të mbështesë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të një marrëveshjeje për të pakësuar arsenalin e saj bërthamor.

“Le të presim deri sa zoti Trump të marë detyrën para se ne të japin vlerësimin tonë për çdo nismë të tij”, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, në një konferencë shtypi.

Presidenti i zgjedhur amerikan kritikoi ndërhyrjen e Rusisë në Siri dhe përsëriti kritikat ndaj NATO-s, duke thënë se kjo aleancë është e vjetëruar dhe shumë vende anëtare të saj nuk paguajnë pjesën që u takon. Por ai tha gjithashtu se “NATO-ja është shumë e rëndësishme për mua”.

NATO: KFOR-i është i gatshëm të ndihmojë, nëse kërkohet

Aleanca Veriatlantike, NATO, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit “që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog”.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se “KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”

Deklaratat e zëdhënëses së NATO-s, pasuan tensioned e krijuara pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të ndalojë, të shtunën, një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrime nacionaliste.

Kthimi prapa I trenit shkaktoi një ‘luftë fjalësh’ ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që presidenti serb tha se “ishte I gatshëm të dërgonte trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme”.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, i tha Radios Evropa e Lirë se problemi me trenin është “çështje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

“Ne po e vëzhgojmë situatën nga afër. Kjo është një çështje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog. Kjo është në interes të stabilitetit rajonal dhe të sigurisë. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon ta kryej rolin e tij, të mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit OKB-së të vitit 1999. KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, tha Lungescu në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Deklaratat e Trumpit ‘shqetësojnë’ NATO-n

Deklarata e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se NATO-ja është “vjetruar”, ka shkaktuar “shqetësim” tek aleanca, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ai i bëri këto komente për gazetarët në Bruksel, në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Po vi pas një bisede që pata me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në NATO, sidomos, janë pritur me shqetësim deklaratat e bëra nga president i zgjedhur, Trump – deklarata e tij se NATO është vjetruar. Mbi të gjitha, kjo është në kundërshtim me deklaratat që ka bërë sekretari i nominuar i Mbrojtjes pak ditë më parë. Duhet të shohim se çfarë do të thotë kjo për strukturën politike amerikane”, tha Steinmeier.

Në seancën dëgjimore në Senat, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Mbrojtjes, James Mattis, ka thënë se NATO është në qendër të mbrojtjes amerikane.

Ai po ashtu ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po bën përpjekje ta përçajë aleancën.

Në një intervistë për disa gazeta evropiane, Trump ka thënë se NATO është vjetruar sepse nuk e ka trajtuar terrorizmin.

Intervista e zotit Trump pritet me reagime në Evropë

Rusia tha të hënën se është tepër herët për të komentuar mbi propozimet e presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili sugjeroi në një intervistë se do të mbështesë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të një marrëveshjeje për të pakësuar arsenalin e saj bërthamor.

“Le të presim deri sa zoti Trump të marë detyrën para se ne të japin vlerësimin tonë për çdo nismë të tij”, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, në një konferencë shtypi.

Zoti Trump i bëri propozimet e tij në një intervistë të përbashkët me gazetën The Times të Londrës dhe revistën gjermane, Bild.

Presidenti i zgjedhur amerikan kritikoi ndërhyrjen e Rusisë në Siri dhe përsëriti kritikat ndaj NATO-s, duke thënë se kjo aleancë është e vjetëruar dhe shumë vende anëtare të saj nuk paguajnë pjesën që u takon. Por ai tha gjithashtu se “NATO-ja është shumë e rëndësishme për mua.”

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha sot në Bruksel se komentet e zotit Trump kanë shkaktuar habi dhe shqetësim mes vendeve anëtare të NATO-s.

Poloni – Ambasadori Paul Jones: Kjo është forca më e aftë luftarake amerikane

Ushtarët amerikanë duke arritur në Zagan të Polonisë

Liderët e Polonisë e kanë mirëpritur arritjen e trupave të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre.

Kryeministrja e këtij vendi, Beata Szydlo, tha se është “ditë e madhe”, që do të ndihmoj në sigurinë rajonale.

Afro 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër to rotacioneve të NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t’i siguruar aleatët pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës.

“Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët”, tha dje zonja Szydlo, në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan.

Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se ushtarët do të ndihmojnë për arritjen e “lirisë, pavarësisë dhe paqes në Evropë dhe në gjithë botën”.

“Kjo është forca më e aftë luftarake e Amerikës, që është me gatishmëri të nivelit të lartë dhe brigadë e blinduar e stërvitur, së bashku me pajisjen dhe armatimin më të avancuar”, tha ambasadori amerikan në Poloni, Paul Jones, në ceremoninë e mbajtur në Zagan.

Ai theksoi se “derisa kërcënimi shtohet, vendosja e ushtrisë amerikane, po ashtu, shtohet”.

Rusia ka qenë kritike për vendosjen e trupave, që po bëhet si reagim ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

“Këto aksione i kërcënojnë interesat dhe sigurinë tonë”, tha para disa ditësh Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka shtuar se “veçanërisht është shqetësuese vendosja e ushtarëve të palës së tretë afër kufijve tanë”.

Kocijançiq: Treni është çështje mes Kosovës dhe Serbisë, jo e BE-së

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka kërkuar intervenim të Bashkimit Europian për ta ndaluar trenin ilegal që është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, e i cili është i veshur me afishe e mesazhe kundër shtetit të Kosovës, por nga BE-ja thonë se kjo s’është punë e tyre.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Maja Kocijançiq, në një prononcim për Klan Kosovën ka deklaruar se jo vetëm kjo çështje, por edhe të gjitha problemet që dy vendet – Kosova e Serbia – i kanë mes vete duhet t’i zgjidhin me dialogë të përbashkët.

“Çfarëdo çështje e përbashkët (në mes Kosovës e Serbisë) duhet të diskutohet mes palëve në frymën e normalizimit të raporteve mes tyre”, ka pohuar Kocijançiq.

Sipas saj, vendi ku dy shtetet duhet të zgjidhin problemet që kanë është Brukseli.

“Platforma për të diskutuar këto çështje është dialogu”.

“Qasja konstruktive në dialog është një kërkesë esenciale për të dyja palët për të avancuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian”, deklaroi zyrtarja e BE-së.

Evropa e dobët përballë sulmeve kibernetike

Mes alarmit në rritje se Evropa është objektiv i ardhshëm i sulmeve kibernetike, disa besojnë se Franca, që po përgatitet për zgjedhjet parlamentare këtë vit, mund të mos jetë objektiv.

Arsyeja varion nga vetë kandidatët e deri te mungesa e motiveve të forta për t’u gjendur përballë sulmeve të tilla kibernetike, si ato për të cilat autoritetet amerikane të zbulimit akuzojnë Rusinë.

Mendoj se egziston një frikë e madhe se Rusia se do të përzihet në të gjitha proceset zgjedhore në Evropë”, thotë Stefan Soesanto, i Këshillit Evropian për Mardhëniet Ndërkombëtare, me qendër në Londër.

“Por nëse shikon Rusinë, ata gjithnjë kanë një qëllim pse e bëjnë; kanë edhe teknologjinë që i mbështet”, shton ai.

Kjo nuk do të thote se Rusia ose faktorë të tjerë të jashtëm, nuk do të përpiqen të ndikojnë votimet në Francë në mënyra të tjera, thonë ekspertët. Ndërkaq, zyrtarët në fakt janë të shqetësuar për kërcënime kibernetike.

Nuk mund të jemi naivë”, thotë ministri i mbrojtje së Francës, Jean-Yves Le Drian për gazetën “Le Journal du Dimanche, ndërsa njoftoi se Franca do të rrisë mbrotjen prej sulmeve kibernetike në dy vitet e ardhshme.

Vetëm gjatë vitit 2016, tha ai, agjencitë e sigurisë parandaluan 24 mijë sulme të jashtme edhe pse zoti Le Drian, nuk përmendi posaçërisht Rusinë si burim nga vinin sulmet.

“Infrastruktura franceze – duke përfshirë ujin, shëndetësinë, komunikimit dhe transportit, ishte në rrezik përpara zgjedhjeve”, tha ai.

Frika e ndërhyrjes ruse po bën jehonë në të gjithë Bashkimin Evropian këtë vit, ndërkohë që disa shtete anëtare, duke përfshirë Gjermaninë, Bullgarinë dhe Republikën Çeke po të përgatiten për zgjedhje.

Më herët gjatë kësaj jave, shefi për sigurinë e brendshme të Gjermanisë tha se Berlini duhet të jetë i aftë t’u përgjigjet sulmuesve kibernetike. “Ne nuk mund të veprojmë vetëm në mbrojtje“, i tha shtypit gjerman Hans-Georg Maassen.

“Gjermania është një objektiv shumë më i qartë për Rusinë se Franca”, thotë Stefan Soesanto, i Këshillit Evropian për Mardhëniet Ndërkombëtare, me qendër në Londër. “Kjo pjesërisht sepse bashkëpunimi për shkëmbim informacioni ndërmjet shteteve gjermane mund të jetë i vështirë dhe se Putin e Merkel nuk janë në ditët e tyre më të mira”, thotë ai.

Sipas tij ka dhe një mungesë të bashkëpunimit mes shërbimeve të zbulimit evropiane për identifikimin e sulmeve kibernetike ruse. Çdo shtet është lënë vetëm dhe mungon përgjigjia e fortë ndaj kësaj çështjeje.

Stuhia e akullt ‘Egon’ përfshin Francën dhe Gjermaninë

Një stuhi e akullt ka përfshirë pjesë të Evropës perëndimore, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elekrtike në shumë shtëpi, si dhe çrregullime në shërbimet hekurudhore.

Në Francë, mbi 237,000 shtëpi janë prekur nga ndërpreja e rrymës.

Në juglindje të këtij vendi, një grua ka vdekur nga rrëzimi i lisit.

Në disa pjesë të Francës, shkollat dhe kolegjet kanë anuluar orët.

Në qytetin Dipe, në veri, erërat kanë arritur në 146 kilometra në orë.

Stuhia, e koduar me emrin “Egon”, ka goditur edhe Gjermaninë, kryesisht në Rineland-Palatinate dhe në veri të Bavarisë.

Tre shoferë kanë vdekur në Bavari si pasojë e rrugëve të akullta.

Ndërpreje të rrymës dhe bllokim të trafikut ka pasur po ashtu.

Moti i ftohtë në gjithë Evropën ka marrë mbi 65 jetë njerëzish.

Polonia, Rumania, Bullgaria, Greqia dhe pjesa perëndimore e Turqisë janë përfshirë më së keqi nga bora dhe acari.

Merkel: Të mos mbështetemi përjetësisht te SHBA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rrisin bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje dhe të mos mbështeten “përjetësisht” te SHBA-ja.

Komentet e saj, më 12 janar, vijnë në kohën e pasigurive në Evropë në lidhje me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe angazhimin e tij ndaj lidhjeve transatlantike.

Merkel, megjithatë, nuk e ka përmendur Trumpin me emër.

“Jam e bindur se Evropa dhe BE-ja duhet të mësojnë që të marrin më shumë përgjegjësi në të ardhmen”, tha Merkel gjatë një vizite në Bruksel.

Ajo kujtoi se Evropa përballet me sfida në rritje brenda kufijve dhe në rajonet fqinje, përfshirë migrimin, terrorizmin, luftën në Siri, dhunën në lindje të Ukrainës dhe varfërinë dhe urinë në Afrikë.

Shqiptarët turistë tmerrohen në Francë, policia me armë i zbret nga autobusi

Torturë e ankth për turistët shqiptarë në Francë, nisur për udhëtim qejfi, por që panë tmerr me sy. Ngjarja ka ndodhur në Avenue Foch dhe protagonistë të tmerrit policor kanë qenë dhjetëra shqiptarë që po udhëtonin me autobus për turizëm.

 

“Nëse ju keni ndërmend që të lëvizni me makinën tuaj në Francë bëni mirë që të shmangni Avenue Foch dhe vendin Mazelle”. Kështu e nis shkrimin “Lë republicain Lorrain”, ku shpjegohet torturën që u është bërë turistëve shqiptarë në Metz. Arsyeja kryesore?

Sipas medias franceze, ky ishte një operacion i parëndësishëm për policinë, i cili ndikoi shumë në trafikun rrugor.

Ndërsa një shqiptar që ka qenë atje i pranishëm është shprehur se ndaj turistëve është ushtruar një sjellje e ashpër, madje një gruaje i ka rënë edhe të fikët.

“Terror sot (dje) në mes të qytetit të Metz-it në Francë, ndalohet autobusi me turistë shqiptarë, i zbritën të gjithë në tokë, valixhet i shpërndanë nëpër rrugë, policia dhe xhandarmëria me armë, një gruaje të moshuar i ra të fikët, isha vet aty dhe i pashë, por si përfundim asgjë”, thotë shqiptari për JOQ.

Nuk dihet se cila është arsyeja e vërtetë e këtij ndalimi të shqiptarëve në mes të trafikut, por edhe vetë media franceze e ka dënuar ashpër.

Avokatja franceze e Haradinajt: Kërkesa për ekstradim duhet të refuzohet

Avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon, menjëherë pas vendimit të Gjykatës në Colmar për lirimin me kusht të Haradinajt, ka thënë për mediat franceze se kërkesa për ekstradimin e tij në Serbi duhet të refuzohet nga drejtësia franceze

Rachel Lindon ka thënë se vendimi i gjykatës padyshim ka treguar rezultat në anulimin e flet-arrestit të INTERPOL’it, për të cilin flet-arrest ka thënë se “nuk ka vend më të ekzistojë”, shkruan Gazeta Express.

“Kërkesa për ekstradimin e Haradinajt duhet të refuzohet”, ka shtuar Lindon.

Detajet – Spiunazh dhe konspiracion: “Përgjuan Matteo Renzin, inxhinieri bërthamor dhe motra e tij, pjesë e masonerisë”

 

 

Dy të arrestuarit, Giulio Ochionero dhe motra e tij Francesca Maria, si pjesë e grupit të shkatërruar nga policia që spiunonin prej vitesh rreth 18 mijë personalitete mes tyre edhe ish-kryeministrin, Matteo Renzi, përfshi edhe politikanë të tjerë të lartë, krerë të policisë, institucioneve të ndryshme, administratës publike, sipërmarrës etj, mendohet të jenë të lidhur me “ambjentete e masonerisë italiane”, shkruan TgCom24.

Giulio dhe motra e tij Francesca kanë pasur qasje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të të gjithë personaliteteve duke përgjuar në mënyrë të paligjshme informacionet dhe komunikimet e ndryshme. Në mesin e portaleve që ishin objekt i spiunazhit ishte edhe Banka e Italisë, Kongresi dhe Senati.

Në dokumentet hetimore, pas emrave të tyre dhe profileve profesionale të lidhur me këshillin bankar dhe financiar, ndodhen edhe lidhjet me masonerinë që e kryejnë aktin e spiunazhit në “vend të errët” dhe rrinë në pritje për të deshifruar ato që ata vendosin si objektiva.

Giulio dhe Francesca, sipas akuzave, prej vitesh, të paktën që nga vitit 2012, kishin infektuar kompjuterët e viktimave të tyre nëpërmjet pajisjes së quajtur Eyepiramid për të vjedhur informacione.

“Është urdhër-arresti që hedh të zezën në të bardhë për sa i përket lidhjeve të Giulio Occhionero me ambjentet e masonerisë italiane, si pjesë e llozësh ‘Paolo Ungari – Nicola Ricciotti, Mendim dhe Aksion’ në Romë,” shkruan TgCom.

Gjykata italiane beson se interesi i Giulo Occhionero tek vëllezërit e tij masonë mund të jetë e lidhur me lojërat e pushtetit në brendësi të asaj që quhet “ Grand Oriente d’Italia” (Llozha masonike italiane e themeluar në vitin 1805).

Por nga dëshmitë e mbledhura deri më tani, mediat italiane shkruajnë se kjo histori spiunazhi “nuk është në iniciativë e izoluar vetëm prej një vëllai dhe motrës së tij, por përkundrazi janë të përfshirë shumë persona”.

Kocijançiq: Serbia dhe Kosova me komunikim të zgjidhin çështjen e arrestimit të Haradinajt

Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Federica Mogherinit

Për arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë, ka folur mbrëmë edhe Maja Kocijenaçiq, zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Përspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo më pas ka shtuar se “rritja e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në mes të Serbisë dhe Kosovës tashmë është arritur, dhe në këtë kontekst kjo duhet të vazhdohet tutje.”

Zëdhënësja e Mogerinit derisa iu ka drejtuar gazetarëve në Bruksel ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret “hapat që janë ndërmarrë në këtë proces nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, shkëmbimit të informacioneve dhe transferit të proceseve, diçka që do të vazhdohet nga riintegrimi i serbëve të Kosovës që janë personel i drejtësisë në sistemin e drejtësisë së Kosovës përgjatë janarit, ashtu siç janë integruar pjesëtarët serbë të forcave policore”.

Kocijançiq ka kujtuar se deri më tash ka pasur marrëveshje dhe çështja e ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës duhet të zgjidhet mbi këtë kornizë.

Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit të mërkurën e kaluar ndërsa një gjykatë në Colmar të Francëz i shqiptuan masën e paraburgimit deri në, siç thuhet, “paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga autoritetet e Serbisë”.

NATO: Marshim trupash në Lindje

SHBA-ja ka nisur të bëjnë një zhvendosje trupash në skajin lindor të NATO-s.

Gjeneralmajori i ushtrisë gjermane, Bundeswehr, Josef Blotz e quan “një operacion të madh logjistik”. Tri anije të marinës së SHBA-së ngarkojnë ndërkohë në Bremerhaven ngarkesën e tyre: armë dhe pajisje të brigadës tankiste të divizionit të katërt të këmbësorisë të SHBA. Gjithsej 900 makina me mallra, të cilat do të krijonin bashkë një varg prej 14 kilometrash do të kalojnë ditët e ardhshme nëpër Gjermaninë e Veriut dhe pastaj më tej në Poloni, dhe veç tyre edhe shumë autokolona me kamionë.

Operacioni “Atlantic Resolve” është një shenjë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për Evropën për stabilizimin e paqes, tha në Bremerhaven Timothy McGuire, zëvendëskomandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura tokësore të SHBA në Evropë. Vitin e kaluar SHBA bëri të ditur se do të dërgojë një brigadë të përhershme luftarake shtesë në Evropë. Presidenti Barack Obama do t’u japë siguri para së gjithash Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, se në pikëpamje ushtarake SHBA janë pranë tyre. Këto shtete ndihen të kërcënuara nga agresioni rus në Ukrainë.

Amerikanët janë pjesë e një strategjie të gjerë të NATO-s. Që prej këtij viti, aleanca do të stacionojë katër brigada luftarake multinacionale, secila me rreth njëmijë ushtarë në Poloni dhe në tri shtetet baltike. Kjo bazohet në një vendim të takimit të nivelit të lartë të NATO-s të gushtit të vitit të kaluar. Në përforcimin e pranisë së NATO-s në Lindje bën pjesë edhe stacionimi i një batalioni gjerman me deri 500 ushtarë në Lituani, në veri të të ashtuquajturit Boshllëk i Suvalkit. Ky korridor i ngushtë tokësor prej rreth 65 kilometrash në vijë ajrore konsiderohet si thembra e Akilit e NATO-s në rastin e një mbrojtjeje të mundshme të shteteve baltike.

Vringëllim shpatash apo sigurim defensiv i paqes?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti para pak ditësh operacionin “të matur dhe defensiv” dhe tha se ai siguron paqen: “Ne ndodhemi në një situatë, në të cilën pala ruse po armatoset intensivisht dhe duket se ka vullnetin që të përdorë dhunë kundër fqinjit të saj Ukrainë.” Bëhet fjalë për një “prani ushtarake, multinacionale të kufizuar, e cila do të tregojë se ne rrimë të bashkuar dhe e mbrojmë njëri-tjetrin”.

Stoltenbergu nuk do t’ia dijë fare as për një distancim të ardhshëm të SHBA nën Trumpin, nga aleatët evropianë: Trumpi i ka thënë atij “se ndihet i lidhur me NATO-n dhe me aleancën transatlantike. Veç kësaj, Kongresi në SHBA sapo vendosi një katërfishim të buxhetit për praninë e SHBA në Evropë. Prandaj jam optimist se SHBA do t’u përmbahen detyrimeve të tyre”, tha Stoltenberg.

Shtetet Baltike në rast rreziku nuk mbahen dot

Një fjali vendimtare e Stoltenbergut megjithatë duhet t’i ketë zemëruar shtetet lindore të NATO-s. Në lidhje me një kërcënim të supozuar rus, Stoltenbergu tha: “Nga Rusia nuk buron ndonjë rrezik direkt për njërin nga partnerët e Aleancës.” Njëkohësisht ai tha për praninë e NATO-s se “bëhet fjalë për disa mijëra ushtarë në krahasim me dhjetëra mijëra ushtarët rusë.”

Pikërisht në këto raporte forcash e shohin strategët problemin. Sepse po të dojë Rusia, në sajë të epërsisë së saj të madhe ushtarake në rajon ajo mund t’i marrë pa mundim të paktën tri vendet baltike. Në këtë përfundim arrijnë politikanë perëndimorë të mbrojtjes. Në një analizë të qendrës kërkimore amerikane RAND, për të cilën bashkëpunuan edhe ish-Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark dhe ish- Komandanti i NATO-s, Egon Ramms, thuhet se Rusia mund ta pushtojë lehtë lidhjen tokësore midis Polonisë dhe Shteteve Baltike, Boshllëkun Suvalki. Këmbësoria e NATO-s “nuk do të ishte në gjendje as të tërhiqej. Ajo do të shkatërrohej në vend.” Do të mbetej vetëm përpjekja e rimarrjes së vendeve baltike. Por kjo do të përfundojë “në katastrofë”, thuhet në studim. Për vendet baltike këto nuk janë rezultate qetësuese.

Lunacek: BE t’i bëjë presion Serbisë, Ramush Haradinaj është i pafajshëm

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka reaguar ndaj arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lunacek përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të bëjë presion mbi Serbinë që të tërhiqet fletarrestim për Haradinajn.

Haradinaj, siç e dinë të gjithë, ka qenë gjithashtu i liruar dy herë nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë”, ka thënë ajo

Rriten sulmet ndaj myslimanëve në Gjermani

“Efektet e sulmeve terroriste ndihen në jetën e përditshme të muslimanëve gjermanë. Gratë me shami i pështyjnë, i fyejnë dhe i persekutojnë”

BERLIN (AA) – Kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve në Gjermani (ZMD), Aiman Mazyek ka deklaruar se pas sulmeve terroriste në Gjermani janë rritur sulmet ndaj grave të mbuluara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për gazetën “Die Welt”, Mazyek ka nënvizuar se pas sulmeve terroriste “qëndrimet armiqësore” ndaj muslimanëve në Gjermani janë rritur.

“Efektet e sulmeve terroriste ndihen në jetën e përditshme të muslimanëve gjermanë. Gratë me shami i pështyjnë, i fyejnë dhe i persekutojnë” ka thënë Mazyek dhe më pas ka shtuar se populli i Gjermanisë duhet të jetë i bashkuar në këtë pikë. Ai ka thënë se muslimanët duhet të marrin masa për këtë situatë, por ka shtuar gjithashtu se ata nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë.

Mazyek në fjalën e tij ka thënë se janë shumë të kënaqur që ndërrimi i viteve kaloi në qetësi si rrjedhojë e masave të marra nga policia.

“Të gjithë ata që vijnë nga Afrika veriore nuk mund të quhen fajtor”

Duke prekur edhe diskutimet në lidhje me përdorimin e fjalës “Nafri” e cila sipas tij e ka prejardhjen nga fjala “Nordafrikaner”, Mazyek në vijim ka shtuar: “Kjo fjalë është njësoj sikur ti thuash një personi nga Afrika veriore fajtor. Nëse përdoret në këtë mënyrë është e barabartë me një racizëm. Është e rëndësishme që fakti se policia e Köln-it është distancuar nga kjo gjë. Normalisht duhet të themi çdo gjë ashtu sikurse është, por jo të gjithë ata që vijnë nga Afrika e veriut janë fajtor.”

Policia e Köln-it kishte përdorur në një deklaratë në Twitter fjalën “Nafri” duke nënkuptuar të ardhurit nga Afrika e veriut. Ndërkohë pas reagimeve Drejtori i Policisë së Köln-it Jürgen Mathies, kërkoi falje për përdorimin e kësaj fjale.

Charlie Hebdo me titull të veçantë shënon dyvjetorin e sulmit ndaj redaksisë

Charlie Hebdo përvjetorin e dytë të sulmit ndaj redaksisë së saj e ka shënuar me titullin “2017 dritë në fund të tunelit”

PARIS – Revista satirike franceze Charlie Hebdo përvjetorin e dytë të sulmit vdekjeprurës ndaj redaksisë së saj e ka shënuar me titullin në të cilin shkruhej “2017 dritë në fund të tunelit”.

Në edicionin e veçantë të publikuar të mërkurën tregohet personi i cili buzëqeshte para pushkës AK47 të cilën e mbante një njeri me mjekër i veshur me të bardhë, ku shkruhej: “2017 më në fund, drita në fund të tunelit”.

Autori i titullit të edicionit të veçantë është Foolz, piktor i brezit të ri i cili ka vazhduar rrugën e karikaturistëve Cabu, Charba dhe Wolinski të cilët u vranë në sulm.

Përvjetorin e parë të sulmit revista satirike franceze e shënoi me titullin: “Një vit më vonë, vrasësi është ende i lirë”. aa

Ribotimi i librit “Mein Kampf” të Hitlerit pushton Gjermaninë

Shitjet e librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit kanë shënuar rritje të madhe që prej publikimit të edicionit të veçantë në Gjermani, ka njoftuar shtëpia botuese.

Libri shpalos ideologjinë e Hitlerit që formoi bazën e Nazizmit dhe urrejtjen e tij ndaj hebrenjve, e cila shpiu në Holocaust, raporton Reuters.

Botimi i ri është i pari që prej Luftës së Dytë Botërore dhe u publikua janarin e kaluar. Deri tani libri ka shitur 85 mijë kopje.

“Shifrat e shitjes na kanë mahnitur”, ka thënë Andreas Wirshcing, shef i shtëpisë botuese, transmeton Koha.net.

“Askush nuk ka pritur në sukses të tillë”, ka shtuar ai.

Hitleri librin “Mein Kampf” e shkroi mes viteve 1924 – 1924. Në fund të Luftës së Dytë Botërore libri ishte ndaluar nga Aleatët.

“Mein Kampf” që prej vitit 1945 ka shitur më shumë se 12 milionë kopje dhe është përkthyer në 18 gjuhë.

Papa Françesku: Zero tolerancë ndaj priftërinjëve abuzues të fëmijëve

Papa Françesku gjatë meshës së Krishtlindjeve më 24 dhjetor 2016, Bazilika e Shën Pjetrit, Vatikan

 

Papa Françesku iu ka thënë peshkopëve në të gjithë botën të kenë zero tolerancë për klerin që abuzojnë seksualisht fëmijët, shkruan Reuters.

Ai gjithashtu ka kërkuar falje për “një mëkat që na turpëron”.

Në një letër dërguar peshkopëve më 28 dhjetor, por që vetëm sot është publikuar nga Vatikani, Françesku shkruan: “Unë do të doja që ne të ripërtrijmë përkushtimin tonë për tu siguruar që këto krime të mos ndodhin më në mesin tonë”.

Prej zgjedhjes së tij në vitin 2013, Papa Françesku ka ndërmarrë hapa për të hequr me rrënjë abuzimin seksual brenda Kishës dhe të vë në zbatim masa që mbrojnë fëmijët.

Por, siç shkruan më tej Reuters, grupet që mbrojnë viktimat thonë ai nuk ka bërë mjaft, veçanërisht në mbajtjen përgjegjës të peshkopëve që kanë toleruar fshehjen e abuzimeve seksuale.

“(Kisha) pranon mëkatet e disa prej pjesëtarëve të saj: vuajtjet, përvojat dhe dhimbjet e të miturve që janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë. Ky është një mëkat që na turpëron neve”, shkruan në këtë letër Françesku.

Në vitin 2014, ai e ka krijuar një komision të Vatikanit, pjesë e të cilit ishin disa prej viktimave që të këshillojnë Kishat se si t’i parandalojnë abuzimet. Por, disa pjesëtarë të komisionit janë ankuar rreth hapave të ngadaltë të ndryshimit në Vatikan.

Françesku e ka miratuar edhe themelimin e një tribunali të Vatikanit për të gjykuar peshkopët që akuzohen se kanë fshehur abuzimet seksuale apo që nuk kanë arritur t’i parandalojnë ato.

Por, siç shkruan Reuters, ky propozim ka ngecur.

Abuzimet seksuale brenda Kishës janë përmendur për herë të parë në vitin 2002, kur është zbuluar se peshkopët në SHBA kanë dërguar abuzuesit nga njëra famulli tek tjetra, në vend se t’i ata zhvesh nga petku fetar fare.

Skandale të ngjajshme më pas kanë filluar të zbulohen në tërë botën, ndërsa deri më tash Kisha ka paguar dhjetëra miliona dollarë si kompensim për viktimat.

Nata e Vitit të Ri në Stokholm më e ngrohta në 157 vitet e fundit

Temperatura në mbrëmjen e 31 dhjetorit në kryeqytetin suedez arrinte 10.4 gradë Celsius

STOKHOLM – Nata e Vitit të Ri në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, ishte më e ngrohta në 157 vitet e fundit. Temperatura në mbrëmjen e 31 dhjetorit në kryeqytetin suedez arrinte 10.4 gradë Celsius, që bëri të jet qyteti më i ngrohtë në atë vend.

Mediat suedeze kanë raportuar se bëhet fjalë për natën më të ngrohtë të Vitit të Ri në 157 vitet e fundit, konkretisht nga viti 1859 sipas agjencive shtetërore të cilat ndjekin trendet meteorologjike.

Me këtë është “thyer rekordi” i cili ishte regjistruar në vitin 1972 në qytetin suedez Duvede ku në natën e Vitit të Ri temperatura ishte 0.1 gradë Celsius.

Edhe pse gjeografikisht i takon hemisferës së thellë veriore, klima në Suedi është mesatare dhe devijimet e temperaturës janë të rralla. aa


Send this to a friend