VOAL

VOAL

Reagimi i Francës pas formimit të Ushtrisë

Pas votimit të tri projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së, Kosova nga sot e ka ushtrinë e saj. Forca të Armatosura.

Ambasada e Francës së Kosovë, nëpërmjet një komunikate ka thënë se Franca njeh miratimin e ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat parashikojnë tranzicionin e saj gjatë një dekade.

Sipas komunikatës, Franca kërkon që të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Franca dëshiron mbetjen në fuqi të marrëveshjeve me KFOR-in lidhur me praninë e FSK-së në veri të vendit. Ajo i bën thirrje Kosovës që të rifillojë sa më shpejt dialogun me Serbinë me qëllim të arritjes së normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Vritet sulmuesi i Strasburgut

I dyshuari për vrasjen e tre personave në tregun e krishtlindjeve në Strasburg, u vra të enjten në një shkëmbim zjarri me policinë, pas 48 orë arratisjeje.

Cherif Chekatt, 29 vjeç, u vra në zonën Neudorf/Meinau të qytetit një operacion të shkallë të gjerë të policisë, rreth 2 kilometra nga vendi i sulmit të së martës.

Chekatt u vra pasi qëlloi mbi policinë. Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, u tha gazetarëve se tre oficerë të policisë hasen në një person që besohej se ishte Cherif Chekatt dhe deshën ta arrestojnë. Ai qëlloi mbi policët të cilët e kthyen zjarrin duke e vrarë atë.

“Mendoj se kjo do të ndihmojë për t’u kthyer në një jetë, që unë do ta përshkruaja si normale,” tha kryetari i bashkisë së Strasburgut, Roland Ries, pas lajmit se Chekatt ishte vrarë.

“Me vdekjen e këtij terroristi … qytetarët, si unë, ndjehen të çliruar,” tha ai

I dyshuari Chekatt, ishte në listën e personave të dyshuar si kërcënim i mundshëm për sigurinë.

Ai kishte kaluar kohë në burgjet franceze, gjermane e zvicerane për vjedhje dhe sjellje të dhunshme dhe autoritetet thanë se ai kishte zhvilluar pikëpamje radikale fetare gjatë kohës sa ishte prapa grilave.

Dëshmitarët u thanë hetuesve se sulmuesi brohoriti “Allahu Akbar” (Zoti është i Madh) derisa hapi zjarr të martën në tregun e krishtlindjeve në Strasbourg, një shënjestër që prokurori i Parisit, Remy Heitz, la të kuptohej se mund të ishte zgjedhur për shkak të simbolikës fetare.

Ushtarët që janë pjesë e patrullimeve kundër terrorizmit gjithandej Francës, e qëlluan atë në kah, por ai arriti të ikë dhe të shmang kapjen për 48 orë.

Televizioni BFM, duke cituar hetuesit, tha se shoferit të taksisë me të cilën ai ishte larguar nga vendi i sulmit, i kishte thënë se e ka kryer sulmin si hakmarrje për vëllezërit e tij në Siri.

Grupi militant, Shteti Islamik, shkroi në faqen e internetit të agjencisë së tij Amaq, të enjten se sulmuesi ishte një nga “ushtarët e tij”, por pa ofruar ndonjë provë për këtë.

Në komunikatë thuhet se “ai e kreu operacionin në përgjigje të thirrjeve për të goditur qytetarët e vendeve të koalicionit” që lufton grupin militant në Siri dhe Irak.

Franca ka përjetuar sulme të mëparshme ekstremistësh. Shteti Islamik pretendoi autorësinë për dy netë sulmesh me armë dhe bomba në Paris në nëntor të 2015-ës, kur u vranë 130 persona. Vetëm pak muaj më herët një sulm me armë mori jetë njerëzish në selinë e një reviste satirike dhe u pasua nga një pengmarrje në një supermarket.

Në vitin 2016-të, një sulm me kamion në qytetin Nice la pas vetes 86 viktima.

Annen: Gjermania nuk e vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri të rregullt

Ministri gjerman i shtetit për punë të jashtme, Niels Annen, thekson në Bundestag se Gjermania nuk e vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri të rregullt.

Qeveria Gjermane ka ritheksuar qëndrimin e saj ndaj procesit të krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Duke iu përgjigjur me shkrim të mërkurën (12.12.18) në Bundestag pyetjes së deputetes së Majtë (Die Linke), Sevim Dağdelen, ministri i shtetit për punë të Jashtme, Niels Annen, (SPD), tha ndër të tjera se “Gjermania e ka njohur Kosovën dhe nuk e vë në pikëpyetje të drejtën parimore të Kosovës për forca të rregullta”.

Por Annen shtoi gjithashtu edhe se “qeveria federale është e mendimit, se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk duhet të jetë i nxituar dhe të vijojë në një proces inkluziv. Këtu hyn sidomos përfshirja e pakicës serbe të Kosovës dhe konsultimi i ngushtë me partnerët, siç janë NATO dhe shtetet aleate të NATO-s.”

Deputetja e së Majtës krahas qëndrimit të Gjermanisë, donte të dinte edhe se sa ishte në dijeni qeveria gjermane se SHBA-ja e ka dhënë pëlqimin e saj për shndërrimin pa ndryshim kushtetute të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ushtri të rregullt, qysh në fund të shtatorit 2018, pas vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në SHBA dhe takimit me ministrin amerikan të mbrojtjes James Mattis nga fundi i shtatorit në Prishtinë. Deputetja e majtë iu referua në pyetjen e saj raportimeve të Deutsche Welles dhe AFP.

Annen u përgjigj se më 13 shtator 2018, Ambasada Amerikane në Prishtinë kishte thënë se “momenti i parashtrimit të pakos ligjore për transformimin e FSK-së nuk ishte caktuar në marrëveshje me SHBA-në”. Annen tha gjithashtu “se qeveria gjermane nuk është në dijeni se për çfarë është folur në takimet e bëra nga fundi i shtatorit”. Ai iu referua raportimeve të medias kosovare, sipas të cilave SHBA-të e mbështesnin krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Parlamenti i Kosovës pritet të miratojë nesër (14.12.18) pakon ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e paraparë deri tani vetëm për të ndërhyrë në raste katastrofash, në një ushtri të rregullt të armatosur. /DW/

Eurodeputeti gjerman: Ja kush i pengon vizat për qytetarët e Kosovës

Eurodeputeti gjerman, Markus Ferber, ka deklaruar se korrupsioni, mosbesueshmëria, moszbatueshmëria e ligjeve nga udhëheqësit kosovarë po pengon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai theksoi se elita politike e Kosovës është duke përdorur standarde të dyfishta me popullin e tyre, duke i punësuar familjarët e tyre dhe pjesën tjetër e kanë anashkaluar.

Deputeti është i bindur se lufta kundër korrupsionin nuk mund të vijojë me persona, të cilët janë pjesë dhe përgjegjës të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Ai renditi shumë ministra të Qeverisë Haradinaj që janë të korruptuar dhe kane dosje në gjykata, megjithatë vazhdojnë ta udhëheqin vendin.

Markus Ferber theksoi se Parlamenti Evropian është i vetmi institucion evropian, i cili zyrtarisht ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave.

Gjermania shton kontrollet kufitare për shkak të sulmit në Strasburg

BERLIN – Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë bën të ditur se është forcuar kontrolli i kufirit pas sulmit të së martës në mbrëmje në Strasburg, por se në vend nuk është ngritur niveli i rrezikut nga sulmet.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Eleonore Petermann, tha se nuk ka arsye për t’i mbajtur njerëzit larg tregjeve të Krishtlindjeve në Gjermani. Ajo tha se Tregu i Krishtlindjeve në Berlin ishte objekt i sulmit dy vjet më parë.

Petermann dhe Ministria e Drejtësisë kanë thënë se autoritetet gjermane nuk kanë informacion për lidhjet mes sulmuesit të dyshuar, i cili më parë ishte në burg në Gjermani për grabitje dhe DEASH-it.

I dyshuari u dënua në Gjermani në vitin 2016, ndërsa një vit më vonë u deportua në Francë. Megjithatë, Petermann theksoi se liria e tij e lëvizjes në Bashkimin Evropian i ishte është pamundësuar.

Dorëzohet Macron, tregon kushtet që do u plotësojë francezëve

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar një rritje minimale të pagave dhe koncesioneve tatimore në përgjigje të protestave të dhunshme për javë me radhë

Franca ka parë katër fundjava protestash të dhunshme kundër rritjes së taksave të karburantit, kostove të jetesës dhe çështjeve të tjera.

Gjatë një konference për shtyp drejtuar kombit, Macron tha se zemërimi i protestuesve ishte “i thellë dhe në shumë mënyra i ligjshëm”.

Paga minimale do të rritet me 100 euro në muaj nga 2019, tha ai.

Një rritje e planifikuar e taksave për pensionistët me të ardhura të ulëta do të anullohet, ndërkohë që punëdhënësve do t’u kërkohet të paguajnë një bonus për punonjësit, shtoi ai.

Shumë njerëz ishin të pakënaqur me kushtet e jetesës dhe mendonin se “nuk u dëgjuan”, tha ai.

“Unë di që disa prej jush janë lënduar nga fjalët e mia,” tha Macron.

Britania mund të anulojë në mënyrë të njëanshme Brexit-in

BRUKSEL – Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që Britania mund të revokojë njëanshëm procesin (Brexit) për largimin nga Bashkimi Evropian(BE).

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me qendër në Bruksel, e cila është gjykata më e lartë në BE, ka dhënë vendimin në lidhje me padinë e ngritur kundër procesit Brexit të Britanisë.

Gjykata ka vendosur se Britania mund të tërheqë në mënyrë të njëanshme njoftimin e saj për largimin nga BE.

“Gjykata, kur një shtet anëtar nga Bashkimi Evropian i njofton Këshillit të BE-së qëllimin e tij për t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian, ka vendosur që shteti anëtar në fjalë është i lirë që të anulojë këtë njoftim në mënyrë të njëanshme”, thuhet në vendim. aa

Franca, thirrje presidentit Trump të mos ndërhyjë në çështje të brendshme

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën franceze, pas mesazheve të zotit Trump në Twitter lidhur me protestat në Paris.

“Ne nuk merremi me politikën e brendshme amerikane dhe duam të njëjtën gjë në këmbim”, tha Ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian në televizionin LCI.

“Unë dhe presidenti francez i themi Donald Trumpit: mos u merr me vendin tonë”, tha ai.

Zoti Le Drian po reagonte ndaj mesazheve në Twitter të Presidentit Trump të dielën, ku ai shkruante se ajo që po ndodhte në Francë ishte e trishtueshme.

“Ndoshta është koha që t’i jepet fund Marrëveshjes qesharake dhe jashtëzakonisht të shpenzueshme dhe t’u kthehen njerëzve paratë në formën e taksave më të ulëta? Shtetet e Bashkuara e ka bërë këtë me kohë dhe është i vetmi vend ku çlirimi i gazeve të dëmshme, ra vitin e kaluar”, shkruante presidenti.

Afro 2 mijë vetë u arrestuan të shtunën në gjithë Francën, në raundin e fundit të protestave të “jelekëve të verdhë”.

Protesta të dhunshme në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Policia franceze përdori gazin lotsjellës kundër protestesve, të cilët u mblodhën në Paris për të protestuar kundër taksave të larta dhe kostos së lartë të jetesës në vend. Policia tha se të paktën 10,000 vetë protestuan të shtunën në Paris dhe 1,000 prej tyre janë arrestuar pas përleshjeve me forcat e rendit. Autoritetet franceze thanë se 135 njerëz janë plagosur, përfshirë 17 policë, në protestat e zhvilluara në Paris. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Belgjikë dhe Holandë.

Në prirtje të javës së katërt të protestave të dhunshme, Franca mbylli Kullën Eiffel dhe disa zona të tjera turistike dhe mobilizoi dhjetëra mijëra forca të sigurisë.

Dritaret dhe dyert e shumë dyqaneve në Paris janë mbuluar me materiale mbrojtëse për të shmangur shkatërrimin dhe plaçkitjet.

Më shumë se 89,000 policë janë dislokuar në mbarë Francën për të parandaluar protestat e dhunshme, një rritje e konsiderueshme në krahasim me fundjavën e kaluar, kur në mbarë vendin ishin dislokuar 65,000 policë për vënë nën kontroll protestat, në të cilat u plagosën më shumë se 130 njerëz.

Megjithatë, prania e madhe e policisë nuk parandaloi njerëzit nga përpjekjet për t’iu bashkuar marshimit të sotëm drejt pallatit presidencial.

‘“Ne jemi këtu për t’i shprehur Makronit pakënaqësinë tonë. Nuk kam ardhur këtu për të thyer gjëra sepse unë kam katër fëmijë që janë të frikësuar më këtë që po ndodh. Unë dua që ata të jenë të sigurt. Megjithatë, unë dua të jem këtu që të them mjaft më, kjo duhet të ndalet”, thotë protestuesja Myriam Diaz.

Lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” nuk ka një udhëheqës të qartë, dhe protestat e kaluara kanë tërhequr ekstremistë të cilët kanë hedhur gjëra të forta në dejtim të policisë. Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner u bëri atyre thirrje për qetësi.

“U bëj thirrje ‘jelekëve të verdhë’që duan të sjellin një mesazh të paqes që mos të shkojnë me njerëzit e dhunshëm. Ne e dimë se njerëzit e dhunshëm janë të fortë vetëm atëherë kur fshihen prapa protestuesve të grupit ‘jelekët e verdhë’, një veprim që pengon punën e forcave të sigurisë”.

Që nga fillimi i trazirave në nëntor, si reagim ndaj rritjes së taksës së karburantit, katër njerëz kanë humbur jetën.

Ndërsa Pesidenti Macron hoqi dorë nga rritja e taksës së karburantit, protestuesit kanë bërë kërkesa të reja për trajtimin e çështjeve të tjera ekonomike që po dëmtojnë punëtorët, pensionistët dhe studentët.

Presidenti amerikan, Donald Trump e quajti ditën e sotme në Paris, shumë të trishtueshme.

“Ndoshta është koha që t’i jepet fund Marrëveshjes qesharake dhe jashtëzakonisht të shpenzueshme dhe t’u kthehen njerëzve paratë në formën e taksave më të ulëta? Shtetet e Bashkuara e ka bërë këtë me kohë dhe është i vetmi vend ku çlirimi i gazeve të dëmshme, ra vitin e kaluar”, shkruante ai në Twitter.

Protesta të ngjashme, që duket se janë frymëzuar nga lëvizja ‘jelekët e verdhë’, u zhvilluan sot edhe në Belgjikë dhe Holandë. Qindra protestues u përleshën me policinë gjatë një përpjekje për të hyrë në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Bruksel. Protestuesit bënë thirrje për doreheqjen e Kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel.

Heidelberg, qyteti gjerman përrallor

HEIDELBERG – Heidelberg është një nga qytetet e rralla në Gjermani i kursyer nga bombardimet gjatë luftërave, ndërsa arkitektura e tij mesjetare, lumi Neckar dhe kështjella, sot tërheqin vizitorë nga mbarë bota.

Bëhet fjalë për qytetin e pestë më të madh në Gjermani, ndërsa është një nga qendrat e rëndësishme kulturore dhe financiare në Evropë dhe njihet për nga historia e pasur, kulturore dhe trashëgimia natyrore.

I vendosur në krahinën Baden-Wurttemberg, qytet i recituar në shumë këngë, ndërsa me universitete me histori shumë vjeçare, si dhe sektorë shkence, mjekësi dhe makineri, Heidelberg vendoset në pozitën e një nga qendrat më të njohura në Evropë.

Në pjesën e lumit Neckar, që qytetin e ndan në të vjetër dhe të ri, janë ndërtuar shumë ura, mes të cilave veçohet ura Carl-Theodor, e gjatë 200 metra, ndërsa e gjerë shtatë metra. Kjo urë, është një nga simbolet e qytetit.

Në rrjedhë janë punimet në disa pjesë të urës, ndërsa kjo nuk pengon shumë çifte që të vijnë tek ura dhe të vendosin dry në shenjë të dashurisë.

Kështjella Heidelberg, e vendosur në kodër, është një nga destinacionet e preferuara të shumë turistëve, ndërsa edhe arkitektura është kënaqësi për vizitorët dhe shumë specialistë.

Interesim për qytetin është treguar nga shumë mendimtarë, përfshirë Johann Wolfgang von Goethe, Friedrich Hegel, Max Weber dhe të tjerë. aa

Gjermani, kryetarja e re e CDU-së përpiqet të ndërtojë ura mes rivalëve

BERLIN – Pasardhësja e kancelares gjermane Angela Merkel, në krye të partisë më të fortë të qendrës së djathtë në Gjermani, pas fitores sot u përpoq të konsolidojë pushtetin e saj, duke vendosur konservatorin e ri në pozitën kyçe menaxhuese, me çka bën përpjekje të ndërtojë ura me rivalët e saj.

Annegret Kramp-Karrenbauer (56), një aleate e Merkelit, e cila qëndronte afër pozicionit të saj të qendrës, të premten u zgjodh kryetare e Unionit Kristian Demokrat (CDU).

Ajo fitoi Friedrich Merz, ish kundërshtarin e Merkelit dhe ministrin aktual të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili u eliminua në raundin e parë të votimit.

Kramp-Karrenbauer sot tregoi se dëshiron t’u japë fund përçarjeve të mëtejme, duke u dhënë një mbështetje të fuqishme konservatorëve dhe anëtarëve të rinj. Ajo nominoi 33-vjeçarin Paul Ziemiak, liderin e forumit rinor të CDU-së për Sekretar të Përgjithshëm, që është një pozicion që mban përgjegjësi për strategjinë e përditshme të partisë dhe një funksion që ajo e ka mbajtur deri në zgjedhjen si kryetare.

“Kjo parti nuk është e ndarë. Të gjithë kemi për detyrë të punojmë për unitetin e partisë”, tha Kramp-Karrenbauer në kongresin e partisë.

Ziemiak anon ka e djathta nga kryetarja e re dhe konsiderohet si miku i Spanh dhe vjen nga i njëjti rajon si Merz.

Merkel planifikon të vazhdojë detyrën si kancelare deri në fund të mandatit të saj. Zgjedhjet e ardhshme nuk pritet të mbahen para vitit 2021, por është e paqartë nëse koalicioni i saj me socialdemokratët e majtë do të zgjasë aq gjatë.

Kramp-Karrenbauer është favorite që të jetë kandidate për kancelare në zgjedhjet e ardhshme. aa

Annegret Kramp-Karrenbauer zgjidhet pasardhëse e Merkelit

BERLIN – Kandidatja e preferuar e kancelares gjermane Angela Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka fituar garën për udhëheqjen e partisë në pushtet Unioni Kristian Demokratik (CDU).

Në një garë të ngushtë, politikanja konservatore 56-vjeçare fitoi 517 vota nga delegatët e CDU-së, në një kongres të partisë në Hamburg.

Rivali i saj kryesor, Friedrich Merz, një kritik i hapur i politikës liberale të Merkelit ndaj refugjatëve, siguroi 482 vota.

Më herët gjatë ditës, Kramp-Karrenbauer u bëri thirrje delegatëve të CDU-së të jenë më të guximshëm dhe të sigurt për të trajtuar sfidat e shekullit të 21-të, për të forcuar Bashkimin Evropian dhe për të mbrojtur “rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

Merz, nga ana e tij, kritikoi politikën e “dyerve të hapura” të Merkelit për refugjatët dhe bëri thirrje për një “fillim të ri” në CDU, me një strategji të re për çështje të ndryshme politike.

Ai premtoi të rikthejë votuesit e CDU-së që kanë kaluar në partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Merkel, e cila udhëhoqi kristian-demokratët për 18 vjet, njoftoi në tetor se nuk do të kandidojë për postin e kryetares pas humbjeve të mëdha të partisë së saj në zgjedhjet rajonale.

Megjithatë, Merkel ka theksuar se do të mbetet kancelare deri në përfundimin e mandatit të saj në vitin 2021. aa

CDU: Merkel mban fjalimin lamtumirës

Hamburg, 7 dhjetor, 2018.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbajti një fjalim lamtumirës për Partinë e saj Demokristiane, nga e cila jep dorëheqje.

“Vlerat tona duhet të mbrohen, brenda dhe jashtë”, tha Merkel në kongresin e partisë në Hamburg.

Ajo la të kuptohet se mbështet Annegret Kramp-Karrenbauerin si pasardhëse të saj, duke e lavdëruar performancën e saj si kryeministre e landit Sarland.

Pavarësisht dorëheqjes nga kryesimi i Demokristianëve, Merkel planifikon të përfundojë mandatin e saj të katërt si kancelare, i cili zgjat deri në vitin 2021.

Ajo u zgjodh kancelare për herë të parë në vitin 2005 dhe nuk do të rikandidojë pas vitit 2021.

Në fjalimin e saj të premten, Merkel paralajmëroi për sfida të ashpra përpara, përfshirë ndryshimet klimatike, ruajtjen e unitetit evropian dhe përballimin e Brexit-it apo të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Nuk kam nevojë të jem kryetare e partisë për të mbetur e lidhur me këtë parti. Dhe, unë jam ende kancelare”, tha Merkel.

Ajo e ka paralajmëruar që disa javë dorëheqjen nga partia, pas performancës së dobët të Demokrtistianëve në zgjedhjet e disa landeve gjermane.

Njëzet e dy deputetë evropianë i kërkojnë KE-së të mos vonojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Raportuesi per Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka thënë se duke pasur njohuri për rëndësinë e sigurimit të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, 22 anëtarë të Parlamentit Evropian nga grupe të ndryshme politike i kanë nisur një letër Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kreut të Përfaqësisë së Përhershme të Austrisë, Nikolaus Marschik.

Kjo letër është nisur para takimit të Këshillit Evropian më 13-14 dhjetor të këtij viti.

Në këtë letër, deputetët evropianë kanë thënë se e konsiderojnë të rëndësishëm liberalizimin e vizave për Kosovën pa e shtyrë më tepër këtë proces.

Ata i kanë bërë thirrje Këshillit të caktojë një datë tjetër për votimin e kësaj çështjeje dhe të miratojë vendimin për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës sa më shpejt që është e mundur.

Ata kanë rikujtuar edhe një herë se më 18 korrik të këtij viti, Komisioni Evropian ka konfimuar se Kosova ka plotësuar dy kushtet e vëna për liberalizim, Marrëveshjen e Demarkacionit për kufirin me Malin e Zi dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Ne mendojmë se liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta dërgojë Kosovën më afër me BE-në, duke lehtësuar udhëtimin dhe të bërit biznes, si dhe do të ndihmojë në luftimin e kontrabandimit dhe njerëz dhe korrupsionit”, thuhet në letrën e eurodeputetëve.

Aty po ashtu është përmendur se Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës kanë nevojë për vizë nëse synojnë të udhëtojnë në zonën Schengen.

Macron e anulon vizitën në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vizita e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, e planifikuar për këtë javë në Beograd, është anuluar për shkak të trazirave në Francë.

Vuçiq tha se ka biseduar me Macronin dhe se ai “e ka lutur që vizita të shtyhet për disa javë”.

“E di se sa e vështirë është të realizohen reforma të përgjegjshme ekonomike”, tha Vuçiq në një konferencë shtypi në Beograd.

Që disa fundjava, Lëvizja “Jelekët e verdhë” organizon protesta në Francë, në kundërshtim të rritjes së paralajmëruar të çmimit të karburanteve, në kuadër të disa masave për mbrojtjen e mjedisit.

Por, protestat janë shndërruar në zemërim të përgjithshëm ndaj politikave të Macronit.

Të shtunën, në përleshjet midis protestuesve dhe policisë janë plagosur mbi 260 vetë, në mesin e tyre 81 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Anulohet vizita e Junckerit në Francë për shkak të protestave

BRUKSEL – Për shkak të protestave të “jelekëve të verdhë” në Paris, është anuluar vizita e presidentit të Komisionit Evropian (KE) Jean-Claude Juncker në Francë, e planifikuar për nesër.

Siç mësohet nga burimet e KE-së, Juncker pritej që nesër t’i adresohej Kuvendit Kombëtar të Francës, por programi në fjalë është anuluar për shkak të seancës së “jelekëve të verdhë” në Kuvend.

Juncker planifikohej të ketë një darkë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe të takohet me kryetarin e Kuvendit Richard Ferrand, ndërkaq edhe këto programe janë shtyrë.

Protestat në Francë filluan më 17 nëntor për shkak të rritjes së çmimit të karburantit me 20 për qind brenda një viti, duke u organizuar nën emrin “jelekët e verdhë”. Protestat më pas u shndërruan në trazira, me kërkesa më të gjera ndaj presidentit Macron dhe qeverisë franceze.

Në incidentet që ndodhën gjatë protestave, deri tani 2 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 1.043 persona në mesin e të cilëve 222 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë plagosur si dhe 1.424 të tjerë janë ndaluar. aa

Çereku i popullsisë së BE-së me aftësi të kufizuara afatgjata

Sipas një raporti nga Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian (BE), rreth 25 për qind e popullsisë në bllokun 28-anëtarësh ka vuajtur nga aftësi të kufizuara afatgjata që nga fundi i vitit 2017.

Sipas institucionit statistikor Eurostat, kjo pjesë e popullsisë ndjeu disa kufizime të rënda në kryerjen e aktiviteteve të përditshme për një periudhë prej gjashtë muajsh ose më gjatë.

“Në vendet anëtare të BE-së në vitin 2017, përqindjet më të ulta të aftësive të kufizuara afatgjata të vetëvlerësuara u raportuan në Maltë (12 për qind) dhe në Suedi (13 për qind), ndërsa më të larta në Letoni (41 për qind), Slloveni (36 për qind) dhe në Estoni (35 për qind)”, njofton Eurostat, duke shtuar se nga kjo shifër gratë përbëjnë 27 për qind dhe meshkujt 22 për qind.

Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara që nga viti 1992 ka kontribuar në ngritjen e vetëdijes për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas Bankës Botërore, ushqimi i dobët, edukimi dhe kujdesi shëndetësor, kushtet e pasigurta të punës, ndotja e mjedisit si dhe mungesa e qasjes në ujë të sigurt dhe higjienë janë shkaqet kryesore që sjellin në aftësi të kufizuar.

“Paaftësia mund të rrisë rrezikun e varfërisë, nëpërmjet mungesës së mundësive për punësim dhe edukim, paga më të ulta dhe rritje të kostos së jetesës me aftësi të kufizuara”, tha Banka Botërore. aa

Protesta e “jelekëve të verdhë” përhapet edhe në Holandë

HAGË – Protestat e “jelekëve të verdhë”, që fillimisht nisën në Francë kundër rritjes së çmimeve të karburantit, janë përhapur edhe në qytete të ndryshme të Holandës.

“Jelekët e verdhë” organizuan protesta në qytete si Haga, Nijmegen, Maastricht, Alkmaar, Leeuwarden dhe Groningen.

Rreth 200 protestues u tubuan para parlamentit holandez në Hagë.

Një grup protestuesish u urdhëruan të shkonin në drejtim të Shesiht Malieveld nga ana e policisë për shkak të mosmarrjes së lejes për të protestuar, kurse një grup tjetër insistuan të mbanin marsh përreth parlamentit.

Policia paralajmëroi protestuesit që nuk zbatuan urdhrin për të shkuar në shesh, duke thënë se do të merreshin masa ndaj atyre nëse nuk heqin jelekët e verdhë dhe nuk i japin fund protestës.

Protestuesit këmbëngulën të mos shkojnë në shesh, por hoqën jelekët dhe i dhanë fund protestës afër parlamentit.

Në protestat në mbarë vendin policia ka arrestuar katër persona për fyerje ndaj policisë dhe kamuflim duke hequr jelekët.

Protestat e jelekëve të verdhë filluan në Francë për shkak të rritjes së karburantit për 20 për qind brenda një viti.

Dje protestat për herë të parë u përhapën edhe në Belgjikë, ku protestuesit vërshuan edhe para instutcioneve të Bashkimit Evropian (BE). Protestat e djeshme në Bruksel u shoqëruan me incidente. aa

Franca mund të kalojë në gjendje të jashtëzakonshme pas protestave të dhunshme

Protestuesit në Paris, 1 dhjetor

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konsideruar të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për të parandaluar përsëritjen e protestave të dhunshme si dhe ka bërë thirrje për bashkëbisedim me protestuesit, tha zëdhënësi Benjamin Griveaux.

Grupe të të rinjve me maska në fytyrë, si dhe mjete të forta, kanë protestuar në rrugët e Parisit duke shkaktuar dëme të mëdha material në vetura dhe ndërtesa.

“Duhet të mendojmë për veprimet që duhet të ndërmarrim për të mos përsëritur këto incidente”, tha Griveaux.

Autoritetet u zunë në befasi nga eskalimi në dhunë pas dy javë protesta në gjithë Francën kundër ngritjes së taksës së naftës.

Presidenti Emmanuel Macron do të mbajë një takim me kryeministrin dhe ministrin e brendshëm francez për të diskutuar rreth protestave dhe dialogut të mundshëm me protestuesit të njohur si “xhaketat e verdha” që nuk kanë lider apo udhëheqës, por u mobilizuan përmes rrjeteve sociale.

Protestat filluan më 17 nëntor dhe shumë shpejt u rritën në numër, duke bllokuar rrugët në gjithë Francën si dhe qarkullimin nëpër shumë vende publike.

Qeveria gjermane i jep AfD-së përgjigje të prera për Shqipërinë

Qeveria gjermane iu përgjigjet disa pyetjeve të deputetëve të partisë populiste të djathtë, AfD-mbi Shqipërinë, rolin e saj në rajon dhe kriminalitetin e shqiptarëve në Gjermani. 

Qeveria Gjermane është e mendimit se Shqipëria luan parimisht një rol pozitiv në rajon. Dhe se në Shqipëri nuk ka aktivitete ose parti që e mbështesin idenë e bashkimit me Kosovën. Këtë ajo e vë në dukje në një përgjigje ndaj një kërkese të vogël të deputetëve Markus Frohnmaier, Dietmar Friedhoff dhe grupit parlamentar “Alternativë për Gjermaninë” (AfD),  që e ka redaksia e Deutsche Welle-s. “Në Shqipëri ekziston konsensus mbipartiak për anëtarësinë në NATO, integrimin në BE, për një shtet demokratik dhe kushtetues dhe për mirëkuptim në politikat rajonale”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Partia djathtiste i ka shtruar pyetjet duke u nisur nga vizita e ministrit Heiko Maas në Tiranë, në shtator të këtij viti, dhe deklaratat e tij atje, ku e kishte vlerësuar ndër të tjera Shqipërinë edhe si garante të paqes në rajon.

Përgjegjësi edhe përtej rajonit

“Në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama ka pasur afrim me Republikën e Serbisë, sidomos në vazhdën e procesit të Berlinit. Në vitet 2014 dhe 2015 janë shkëmbyer dy vizitat e para reciproke në nivel kryeministrash që nga vitet 1940. Në vitin 2015 dy kryeministrat e dy vendeve hodhën idenë për krijimin e një organizate bashkëpunimi rajonal për të rinjtë, e cila filloi punën në vitin  2017 me seli në Tiranë”, thuhet më tej në dokument.

“Qeveria shqiptare bën përpjekje për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Pyetjet e hapura në raportet me Greqinë po bisedohen në mënyrë konstruktive që prej vitit 2017. Shqipëria i ka mbështetur të gjitha vendimet e marra në politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë. Prej vitit 2009 Shqipëria është anëtare e NATO-s. Dhe për vitin 2020 synon të  marrë në dorë kryesinë e radhës së OSBE-së, duke u rrekur kështu të marrë përgjegjësi përtej kufijve rajonalë”, argumenton më tej qeveria gjermane.

Bashkëpunimi me Kosovën

AfD bën pyetje edhe lidhur me idenë e bashkimit etnik të shqiptarëve, ose siç  quan ajo “Shqipëria e Madhe”.”Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës i lidhin marrëdhënie të ngushta bilaterale. Shqipëria e sheh gjuhën dhe kulturën shqipe si një pikë kontakti për bashkëpunimin ndërkufitar, sidomos me Kosovën”, përgjigjet Ministria e Jashtme.

Sipas informacioneve të qeverisë federale gjermane, në Shqipëri, nuk ka parti politike që mbështesin bashkimin e gjithë shqiptarëve etnikë në një shtet. “Në Kosovë është lëvizja opozitare „Vetevendosje” e vetmja që e mbron këtë ide. Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përjashton mundësinë e bashkimit me një shtet tjetër. Qeveria federale e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk mbështet ndryshime territoriale në Ballkan mbi bazën e kritereve etnike.”

E pyetur rreth deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama në prill 2018 në lidhje me mundësinë e bashkimit me Kosovën, nëse mbyllen portat e BE-së, qeveria përgjigjet: “Në Shqipëri, sikurse edhe në vende të tjera të rajonit, diskutohen vazhdimisht alternativat e mundshme, në rast se nuk do të ketë anëtarësim në BE.  Nga ana tjetër është e qartë se Shqipëria synon anëtarësimin në BE dhe po bën reformat e nevojshme për të”, përgjigjet qeveria. Gjithashtu, qeveria gjermane thotë se nuk është në dijeni për aktivitete “nacionalistësh shqiptarë” në Mal të Zi dhe Greqi.

Deutschland AfD Parteitag in Magdeburg (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Krimet kryesore: vjedhjet, droga dhe trafikimi

Pyetjes në lidhje me ekstremistë shqiptarë në Gjermani, qeveria i përgjigjet se nuk di që të ketë struktura ose tubime ekstremiste shqiptarësh në Gjermani. Por pranon se ndër anëtarët dhe simpatizantët e organizatave islamiste të gatshme  për dhunë që veprojnë në Gjermani ka edhe individë me shtetësi shqiptare.

E pyetur për kriminalitetin e shtetasve nga Shqipëria dhe nga Kosova në Gjermani, Ministria e Jashtme  i referohet të dhënave të Entit Federal të Kriminalistikës, sipas të cilit për vitin 2017 krimet kryesore të bëra nga shtetasit shqiptarë kanë qenë krimet e pronës, të lëndëve narkotike dhe të trafikimit. Nga 572 procedura hetimore të zhvilluara në këtë vit, 21 kanë qenë kundër grupeve të dominuara nga shtetasit shqiptarë, ndërsa 12 nga shtetasit e Kosovës. Kundër këtyre të fundit janë bërë hetime kryesisht për krime me lëndë narkotike, falsifikime dhe krime të pronës. Numri i shtetasve shqiptarë  në hetim për krime të organizuara në vitin 2017 ka qenë 214, kurse ai shtetasve nga Kosova 195, nga gjithsej 8317 persona në hetim.

E pyetur se a financohen aktivitete ekstremiste shqiptare nga krimi i  organizuar, qeveria gjermane përgjigjet se nuk është në dijeni. Së fundi, deputetët e AfD-së pyesin se sa është shuma e ndihmave për të cilat do të ketë nevojë Shqipëria si anëtare e BE-së? Qeveria gjermane përgjigjet se kjo shumë mund të llogaritet vetëm kur Shqipëria t’i ketë përmbyllur me sukses të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit.

“Alternativa për Gjermaninë”  zë vetëm 12,6 përqind të vendeve në Bundestag, por, për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, është partia kryesore e opozitës. E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në të gjitha parlamentet e landeve. Ajo është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Në tetor ajo doli me një propozim që në vend të perspektivës së anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrohet mundësia e krijimit të një Unioni të Ballkanit Perëndimor. DW

Rezoluta e Parlamentit Evropian për Serbinë: Shtetet etnikisht të pastra nuk duhet të jenë qëllim i rajonit

Parlamenti Evropian miratoi të enjten rezolutën për Serbinë, në të cilën theksohet se janë bërë përparime në reformat ekonomike, por se është më rëndësi thelbësore, të arrihen rezultate të prekshme në reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e mediave.

Rezoluta mirëpret “angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Gjithashtu eurodeputetët përshendësin përpjekjet që janë bërë për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën.

“Çdo marrëveshje mbi normalizimin e raporteve do të jetë e pranueshme vetëm nëse pajtohen të dyja palët dhe nëse ajo ruan stabilitetin në rajon dhe të drejtën ndërkombëtare” thuhet në rezolutë.

Sa i përket idesë për ndryshim të kufijve, Parlamenti Evropian, thekson se “shtetet etnikisht të pastra nuk duhet të jenë qëllim i rajonit” përderisa potencohet struktura shumetnike e Kosovës dhe Serbisë.

Dokumenti i jep rëndësi themelimit të asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe zbatimit të gjitha marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve përfshirë edhe atë për energjinë.

Kancelarja Angela Merkel shpëtoi incidentit të rëndë ajror, ja si shprehet kancelarja

Pas një orë fluturimi në drejtim të Argjentinës për të marrë pjesë në punimet e samitit të G20-s, avioni qeveritar A340 “Konrad Adenauer” me kancelaren, Angela Merkel u desh të ndalej të enjten në mbrëmje në aeroportin e Kölnit.

Sipas informacioneve të mediave, ka pasur një kolaps të plotë të sistemit të komunikacionit, që konsiderohet si “emergjencë e rrezikshme”. Prandaj pilotët kishin vendosur të ndërprisnin menjëherë fluturimin. “Der Spiegel” shkruan, se vetëm përmes telefonit satelitor ishte mundësuar që ekuipazhi në bord të komunikonte me qendrën drejtuese për të kryer zbritjen në aeroportin e Kölnit.

Situata ka qenë kaq kritike, saqë për vështirësitë në fluturim është njoftuar menjëherë edhe ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Mësohet se ishte shkëputur tërësisht lidhja e nevojshme që duhet për komunikimin elektronik.

Kancelarja gjermane po ashtu konfirmoi se “ka pasur një defekt serioz”. Por ajo u shpreh të premten në mëngjes me fjalë shumë të mira për kapitenin dhe ekipin e tij. “Kam pasur një ekip shumë të shkëlqyer. Komandon e kam kapiten me përvojë”, tha ajo.

Tani dihet që delegacioni gjerman, ku merr pjesë edhe ministri i Financave, Olaf Scholz nuk do të jetë në kohën e duhur në hapjen e samitit të G20-s në Argjentinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh, se një fluturim i mëtejshëm i drejtpërdrejtë me një avion tjetër nuk është i mundur, fluturimi do të kryhet deri në Madrid me avion zyrtar, pastaj me linja deri në Buenos Aires. Kancelarja do të përpiqet të jetë prezente në programin e mbrëmjes së krerëve të shteteve dhe qeverive të G20-s./DW

Gjermanët i konsiderojnë “të këqija” marrëdhëniet me SHBA-në

BERLIN – Zbulohet se 73 për qind e gjermanëve i konsiderojnë “të këqija” ose “shumë të këqija” marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Gjermanisë.

Sipas një anketimi të kryer në shtator nga instituti amerikan Pew Research Center dhe Fondacioni gjerman Körber, 73 për qind e gjermanëve i konsiderojnë “të këqija” ose “shumë të këqija” marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Gjermanisë. Ndërkohë që norma në fjalë vitin e kaluar ka qenë 56 për qind.

Po sipas anketës, 70 për qind e amerikanëve theksohet se i vlerësojnë si “mirë” ose “shumë mirë” marrëdhëniet mes dy vendeve.

Theksohet se 7 nga 10 amerikanë dëshirojnë të punojnë ngushtë me Gjermaninë, ndërsa vetëm 41 për qind e gjermanëve dëshirojnë të punojnë ngushtë me SHBA-të. Gjermanët pas SHBA-ve vërejnë “shumë të rëndësishme” marrëdhëniet me Francën, Rusinë, Britaninë dhe Kinën.

Po ashtu 58 për qind e amerikanëve dëshirojnë më pak bashkëpunim me Rusinë, ndërsa 69 për qind e gjermanëve dëshirojnë më shumë bashkëpunim me Moskën.

Sipas studimit, shkalla e njerëzve që deklaruan se përfitojnë në tregtinë e lirë është 68 për qind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kjo normë në Gjermani ka mbetur në 53 për qind.

Ndërkohë 51 për qind e amerikanëve kundërshtojnë zbatimin e tarifave penalizuese ndaj Gjermanisë dhe vendeve evropiane. Ndërsa 78 për qind e gjermanëve mbështesin kundërpërgjigjen ndaj tarifave doganore amerikane.

Në kuadër të anketimit theksohet se 72 për qind e gjermanëve duan një politikë që është më e pavarur nga politika e jashtme e SHBA-ve dhe 65 për qind e amerikanëve duan që të punohet më ngushtë me Evropën në politikën e jashtme. aa

Hahn: Duam një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, gjatë një takim me zyrtarë të vendeve të rajonit, ka deklaruar se mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta arrihet një marrëveshje.

“Duam një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”.

Gjithashtu në fjalën e tij, Hahn shtoi se: Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi.

Të pranishëm në takim janë dhe McAllister, Kukan, Fajon, Fleckenstein.

Ukraina shpall gjendje lufte

Parlamenti i Ukrainës. Kiev, 26 nëntor, 2018.

Ukraina shpalli gjendje lufte, pas kapjes së tri anijeve të saj detare dhe 23 pjesëtarëve të ekuipazhit, të dielën nga Rusia.

Pas debateve të nxehta, ligjvënësit e mbështetën kërkesën e presidentit Petro Poroshenko për të sjellë në fuqi ligjin ushtarak, që do të zgjasë 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori.

Autoritetet tani mund t’i kufizojnë tubimet publike dhe të sistemojnë mediat.

Përplasja detare e së dielës ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë – gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Anijet e rojes bregdetare ruse hapën zjarr, përpara se forcat e saj speciale t’i sulmonin anijet e Ukrainës. Ndërmjet tre dhe gjashtë ukrainas u plagosën.

Ukraina tha se ky veprim ishte një “akt i agresionit” rus. Moska tha se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.

Udhëheqësit e BE-së mbështesin marrëveshjen e Brexitit

Kryeministri britanike Theresa May dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Foto nga arkivi

 

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë mbështetur dy dokumente kyçe të daljes së Britanisë nga blloku vitin e ardhshëm.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk bëri të ditur këtë lajm në Bruksel, pasi udhëheqësit e 27 shteteve u takuan sot për këtë çështje dhe u zotuan se do të qëndrojnë së bashku edhe pas largimit të Britanisë nga BE-ja.

“Mbështetet marrëveshja për Brexitin, por procesi i daljes (së Britanisë nga BE-ja) është shumë larg”, tha presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskatie pas takimit.

Udhëheqësit e BE-së kanë miratuar marrëveshjen prej 585 faqesh, ku përcaktohen kushtet mbi të cilat Britania do të largohet nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019 dhe një deklaratë politike ku përshkruhen qëllimet e përbashkëta të Londrës dhe Brukselit në marrëdhëniet e tyre të ardhshme.

Sidoqoftë, marrëveshja duhet të kalojë edhe në Parlamentin britanikë dhe shumë ligjvënës kanë thënë se do të votojnë kundër, përfshirë edhe Partia Konservatore e kryeministres britanike, Theresa May.

Para samitit të udhëheqësve të BE, May ka bërë thirrje që marrëveshja që Qeveria e saj ka negociuar me zyrtarët e BE-së të mbështetet.

Përmes një letre drejtuar popullit të saj, ajo tha se marrëveshja premton “një të ardhme më të ndritur” për Britaninë dhe largimi nga BE-ja do të jetë “një moment i rilindjes dhe pajtimit për të gjithë vendin tonë”.

Samiti në Bruksel u mbajt pasi në momentin e fundit u arrit që të plotësohen disa kërkesa të Spanjës për bisedimet e mundshme në të ardhmen rreth Gjibraltarit.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez më 24 nëntor tha se ai është tërhequr nga kërcënimi se do të vendosë veto mbi marrëveshjen, pasi Britania dhe zyrtarët e BE-së i kanë dhënë atij garanci të shkruara për mundësinë e bisedimeve rreth Gjibraltarit në të ardhmen.

Kjo u arrit pasi Qeveria britanike i shkroi Këshillit Evropian, duke konfirmuar se nuk do ta interpretonte traktatin e vet të tërheqjes që në të ardhmen një marrëveshje e tregtisë BE-Britani do të aplikohej automatikisht edhe nga Gjibraltari.

Britania mori nën kontroll Gjibraltarin – një zonë prej 6,7 kilometrash katror në pjesën jugore të Gadishullit Iberik – gjatë luftës me Spanjën mbi 300 vjet më parë.

Tani, Gjibraltari konsiderohet territor britanik, ku gjendet një bazë detare strategjike për Britaninë dhe ku banojnë rreth 30 mijë banorë.

Megjithatë, Spanja pohon se ka pretendime irredentiste ndaj Gjibraltarit dhe kërkon një marrëveshje dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar mbi sovranitetin e këtij territori.

Britania ka thënë se “kurrë nuk do të arrijë marrëveshje” mbi sovranitetin e Gjibraltarit, vetëm në rast se Qeveria dhe banorët e Gjibraltarit pajtohen me një gjë të tillë. Asnjë parti politike apo grup në Gjibraltar nuk mbështetë bashkimin me Spanjën.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Marrëveshja mbi Gjibraltarin, Spanja mbështet tekstin për Brexitin

OVIEDO – Pas një kërcënimi që bëri me veto ndaj marrëveshjes së Brexitit dhe bojkotit të Samitit të sotëm të BE-së, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, njoftoi mbrëmë se do të mbështesë marrëveshjen për Brexitin.

Sanchez kishte kërkuar më herët të bëhet e qartë marrëveshja për tërheqjen e Britanisë së Madhe lidhur me të ardhmen e Gjibraltarit, megjithatë, njoftoi se ka arritur një marrëveshje me BE-në dhe Britaninë e Madhe.

“Sapo Britania të largohet nga BE-ja, marrëdhëniet politike, juridike dhe gjeografike midis Gjibraltarit dhe BE-së do të kalojnë përmes Spanjës”, tha Sanchez në një fjalim televiziv.

Pas bisedimeve të rënda, por të frytshme në javët e kaluara për të qartësuar të ardhmen post-Brexit të Gjibraltarit, tha Sanchez, “jam i lumtur që kam pranuar një deklaratë të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, dhe një konfirmim të shkruar nga Britania se e ardhmja e territorit britanik në anën jugore të Spanjës bëhet një çështje dypalëshe”.

Gjibraltari që ka një popullsi prej rreth 30.000 banorësh i’u bashkëngjit Britanisë nga Spanja nën Traktatin e Utrehtit të vitit 1713, megjithëse që nga atëherë kanë vazhduar pretendimet spanjolle mbi rajonin.

Nga viti 1968 deri në vitin 1985, një vit para se të bashkohej me BE-në, Spanja imponoi një bllokadë duke ndërprerë për banorët e Gjibraltarit qasjen në kufirin tokësor dhe komunikim.

Pjesa dërmuese e banorëve të Gjibraltarit e konsiderojnë veten britanikë. Në një referendum të mbajtur në vitin 2002, me pyetjen “nëse Spanja ose Britania e Madhe duhet të ketë sovranitetin mbi territorin, 98.5 për qind votuan për të mbetur nën sundimin britanik. aa

Protesta të mëdha në Paris kundër rritjes së taksave

Në Francë, Ministri i Brendshëm Christophe Castaner akuzoi sot të djathën ekstreme për nxitjen e akteve me dhunë dhe të përleshjeve të protestuesve me policinë në Paris.

Marine Le Pen, Kryetarja e Partisë së Asamblesë Komnbëtare, që më parë njihej si Fronti Kombëtar, në fillim të javës, iu bëri thirrje protesteusve që të shkonin drejt Bulevardit kryesor të Parisit, Champs-Elysées, megjithëse autoritetet kishin ndaluar zhvillimin atje të demonstratave.

Ministri i Brendshëm francez i bëri këto komente ndërsa policia përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë qindra demonstrues të zemëruar, të mbledhur sot në Paris për të protestuar kundër bllokadave në rrugë, nën udhëheqjen e shoferëve të makinave që kundërshtojnë rritjen e taksave për karburantin dhe drejtimin e vendit nga Presidenti Emmanuel Macron.

Në protestat e zhvilluara në mbarë Francën ditët e fundit u përfshinë 23 mijë vetë, 5 mijë ndër ta vërshuan në Bulevardin Champs-Elysees. Minsitri i Brendshëm u tha gazetarëve se protesta është dobësuar.

Për të vënë nën kontroll demonstruesit e zemëruar u dërguan mijëra policë. Gjatë një jave me demonstrata, ku protesteusit mbanin në duar parrulla me fjalët “Vdekje taksave”, dy vetë humbën jetën dhe qindra njerëz pësuan lëndime.

Situata politike në Francë shihet si një tregues i pakënaqësive ndaj Presidentit Macron, i cili akuzohet për indiferencë ndaj vështirësive të jetës për francezët e thjeshtë.

Kurz, përveç që përkrah ndarjen e Kosovës, tash del edhe kundër taksës për produktet serbe

Sebastian Kurz i cili gjatë vizitës së tij të fundit i dha përkrahje idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë se në Ballkan duhet të prishen barrierat dhe jo të krijohen bllokada të reja.

“Më vjen keq që Kosova ka vendosur tarifa për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Austria mbështet bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshjet rajonale të tregtisë së lirë CEFTA, nga e cila përfiton i gjithë rajoni. Ne duhet të prishim barrierat në vend se të shpikim të reja”, ka shkruar Kurz në një reagim në Twitter.

Ich bedauere, dass d #Kosovo auf Produkte aus Serbien & Bosnien-Herzegowina Zölle eingeführt hat. Ö setzt auf regionale Zusammenarbeit am Westbalkan u auf das regionale Freihandelsabkommen CEFTA, das d gesamten Region nützt. Wir müssen Barrieren abbauen, anstatt neue zu erfinden.
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) November 23, 2018

Taksën për produktet serbe e kanë kundërshtuar edhe liderët politik në Serbi dhe gjithashtu edhe Bashkimi Evropian.

Sot në veri të Mitrovicës gjithashtu është organizuar një protestë nga serbët që jetojnë atje dhe është kërkuar që të largohet një taksë e tillë./GazetaExpress/

Spanja paralajmëron veto ndaj Brexit nëse nuk ndryshohet statusi i Gjibraltarit

MADRID – Spanja do të vendosë veto ndaj marrëveshjes Brexit midis Britaisë dhe Bashkimit Evropian (BE) nëse nuk bëhet ndryshim në statusin e Gjibraltarit, territor britanik jashtë shtetit, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

“Pas bisedës sime me Theresa May, qëndrimet tona mbeten shumë të largëta”, shkroi Sanchez në rrjetin social Twitter.

“Qeveria ime gjithmonë do të mbrojë interesat e Spanjës. Nëse nuk ka ndryshime, ne do të vendosim veto ndaj Brexit”, ka shtuar Sanchez.

Gjibraltari, territor britanik jashtë shtetit me një popullsi prej rreth 30.000 banorësh, iu dorëzua Britanisë nga Spanja nën Traktatin e Utrehtit të vitit 1713, por pretendimet spanjolle mbi këtë rajon kanë vazhduar. Në referendumet e vitit 1967 dhe 2002, popullata e vendit kundërshtoi gjerësisht propozimet për t’u qeverisur nga Madridi.

Sanchez më herët ka thënë se Spanja do të votojë kundër marrëveshjes pasi nuk është e kënaqur me pjesën e saj që ka të bëjë me marrëdhëniet e ardhshme të Gjibraltarit me BE-në.

Spanja ka kërkuar të ketë fjalën e fundit mbi çdo marrëveshje në të ardhmen në lidhje me këtë vend.

Sipas rregullave të BE-së, marrëveshja mund të kalojë me shumicën e vendeve të BE-së dhe jo me miratimin e të gjitha vendeve, kështu që Spanja nuk mund të frenojë marrëveshjen e vetme.

Të enjten, May tha se ka biseduar me Sanchez dhe se është “e bindur se të dielën do të jemi në gjendje të pajtohemi për një marrëveshje për të gjithë familjen e Britanisë, duke përfshirë edhe Gjibraltarin”.

Britania dhe udhëheqësit e BE-së nga 27 vende anëtare do të mblidhen për një raund të fundit bisedimesh në Bruksel në samitin e posaçëm të Brexit-it të dielën.

Më 13 nëntor, May finalizoi marrëveshjen e Brexit-it prej 585 faqesh që kabineti i saj ra dakord të mbështesë.

Pack kundër ndarjes, sulmon Evropën për vizat, arsyeton Qeverinë për taksën kundër Serbisë

Doris Pack, politikane gjermane dhe ish-deputete e Parlamentit Evropian, ka komentuar vendimin e taksës së Qeverisë së Kosovës për produktet serbe, ajo ka thënë se ky është mjeti i vetëm për t’iu kundërpërgjigjur mungesës së miqësisë me fqinjët. E quan të turpshëm mosheqjen e liberalizimit të vizave.

Pack është shprehur se asnjë politikan i arsyeshëm nuk mund ta çojë përparja ndarjen e Kosovës.

“Po, është e turpshme që ne ende e shtyjmë heqjen e vizave për Kosovën! Ata po ndihen të lënë anash, prandaj rritja e taksave për ta shihet si mjeti i vetëm për t’iu kundërpërgjigjur mungesës së miqësisë së fqinjëve të tyre. Asnjë politikan i dijshëm dhe i arsyeshëm nuk mund ta çojë përpara seriozisht ndarjen”, ka shkruar Pack në Twitter, transmeton Gazeta Express.

Kurz: “Stabiliteti i Evropës varet shumë nga stabiliteti i Ballkanit Perëndimor”

VJENË – Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se stabiliteti i Evropës varet shumë nga stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor.

Kancelari austriak në Vjenë sot organizoi një takim pune ku morën pjesë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe komisarët evropianë Johannes Hahn dhe Marija Gabriel.

Temat e takimit ishin bashkëpunimi rajonal, perspektivat e Ballkanit Perëndimor, çështjet dypalëshe dhe tejkalimi i problemeve të mundshme.

Kurz pas takimit tha se Austria kultivon marrëdhënie të forta historike, ekonomike dhe kulturore me vendet e rajonit.

“Ne besojmë se Bashkimi Evropian do të jetë e kompletuar kur pjesë e saj të bëhen vendet e Ballkanit Perëndimor” tha Kurz.

Ai tha se këto vende kanë mbështetje në rrugën evropiane dhe se Austria do t’i japë rëndësi të veçantë gjatë presidencës së Këshillit Evropian.

Komisioneri evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn tha se gjatë takimit gjithashtu u diskutua për gjendjen ekonomike në rajon, e cila është një temë e rëndësishme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe tregun e saj.

Ai tha se dinamika e ekonomisë rajonale në dy vitet e fundit ka bërë përparim të vogël dhe se në dhjetë vitet e fundit tregtia e BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është dyfishuar.

Duke theksuar rëndësinë e një perspektive evropiane për vendet e rajonit, Hahn tha se vazhdimi i rrugës së tyre evropiane do të jetë i rëndësishëm për rajonin dhe për BE-në.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se vendet e rajonit në rrugën evropiane e presin procese të reformave të vështira dhe sfiduese duke shprehur besimin se ato janë gjithashtu të realizueshme.

Ai tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është një çështje e një rëndësie të veçantë dhe shtoi se shpreson që Kosova të marrë liberalizimin pas zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Evropian. aa

Ish-kancelari gjerman në “listën e armiqve” të Ukrainës

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder.

Gjermania i bëri thirrje Ukrainës që të heqë nga interneti një listë të, siç thuhet, “armiqve të shtetit”, pasi ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, është shfaqur në të.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se “e dënon fuqishëm” listën në ueb-faqen Mirotvorez, e cila drejtohet nga një i njohur i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Arsen Avakov.

Schroeder është listuar si “anti-ukrainas” për “mbrojtjen e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia”, në vitin 2014.

Edhe pse aneksimi ka qenë i paligjshëm, Schroeder ka pyetur: “Ju vërtet besoni se ndonjë president rus do ta ndryshojë këtë? Ky është një realitet me të cilin do të duhet të pajtohemi një ditë”.

Schroeder i ka bërë këto komente për gazetën gjermane Aachener Nachrichten.

Angela Merkel në Strasburg: Pro idesë së krijimit të ushtrisë europiane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh pro idesë së krijimit të ushtrisë europiane. Me shumë interes është pritur fjalimi i kancelares gjermane, Angela Merkel për të ardhmen e Europës në Strasburg. Një gjysmë vit para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, pritet se çfarë vizioni do të paraqiste kancelarja gjermane në mandatin e saj të fundit për bashkësinë europiane.

Pas presidentit francez, Emmanuel Macron që u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie europiane, duke korrur kritika të forta nga presidenti amerikan, Donald Trump, edhe kancelarja Merkel u pozicionua në Strasburg. Ajo u shpreh pro krijimit të ushtrisë europiane. Në Parlamentin Europian në Strasburg, ajo e mbështeti idenë e presidentit francez. “Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë europiane.”

Kancelarja Merkel në fjalimin e saj preku edhe çështjen e euros duke theksuar, se euro mund të funksionojë si monedhë e përbashkët, vetëm nëse të gjithë i kryejnë detyrimet e tyre. Në BE është ndezur konflikti me Italinë për buxhetin e qeverisë populiste, që nuk e ndjek kursin e kursimeve.

Kancelarja gjermane, theksoi në Strasburg po ashtu, se një BE digjitale do të bëhet, vetëm, nëse përpjekjet globale dështojnë./DW

Era do të jetë burimi kryesor i energjisë elektrike në BE

Era do të tejkalojë qymyrin, atomin dhe gazin, duke u bërë burimi më i madh i energjisë elektrike në Bashkimin Evropian, thonë nga WindEurope, pas analizimit të raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), ku thuhet se kjo pritet të ndodhë para vitit 2030.

Sipas parashikimeve të IEA-së, të publikuara në raportin e saj të fundit, era në vitin 2027 do të bëhet burimi më i madh i energjisë në BE, duke tejkaluar kështu thëngjillin, atomin dhe gazin si lëndë për krijimin e energjisë, ndryshe nga analizat e mëparshme, të cilat thonin se kjo do të ndodhë pas vitit 2030.

Sipas IEA-së, prodhimi i energjisë elektrike nga era në BE, pritet të trefishohet deri në vitin 2040, me 1.100 terawatt-orë (TWh).

Drejtori i WindEurope, Giles Dickson, tha se kjo analizë, është në fakt një gjë shumë inkurajuese për zgjerimin e mëtejshëm të energjisë nga era në Evropë.

“Ka kohë që themi se më shumë energji nga era, ka rëndësi ekonomike sepse është forma me kosto më të ulët për sa i përket krijimit të energjisë. Është e mrekullueshme që IEA tani e ka kuptuar se era do të jetë burimi i parë i energjisë elektrike në Evropë në më pak se 10 vjet”, tha Dikson.

Ai thotë se kjo nënkupton centrale të reja nga era dhe modernizim të kapaciteteve ekzistuese të cilat do të sjellin vende të reja pune.

Megjithatë, thotë Dickson, energjia elektrike përfshin vetëm 24 për qind të energjisë së nevojshme në Evropë, prandaj apeloi për politika më të mira të cilat do të inkurajojnë investimet në burime të rinovueshme.

WindEurope, më parë Asociacioni Evropian për Energji nga Era (EWEA), është një organizatë me seli në Bruksel, dhe promovon përdorimin e energjisë nga era në Evropë. aa

Juncker: “BE bisedime në çdo nivel me SHBA-të për mosmarrëveshjet tregtare”

BERLIN – Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, ka theksuar se BE po kryen bisedime në të gjitha nivelet për të shmangur një luftë tregtare me SHBA-të. Ai tha se do të takohet sërish me presidentin amerikan, Donald Trump, në samitin e liderëve të vendeve G20 që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Argjentinë.

Në fjalimin e hapjes së samitit të 12-të të ekonomisë të zhvilluar në Berlin të Gjermanisë nga gazeta Süddeutsche Zeitung, Juncker ka njoftuar se BE-ja po zhvillon bisedime në të gjitha nivelet për të shmangur thellimin e problemeve të përjetuara në tregti me SHBA-të.

Juncker ka rikujtuar se në fillim të muajit korrik të këtij viti ka kryer një bisedë të gjatë me presidentin amerikan, Donald Trump, në lidhe me çështjen e mosmarrëveshjeve tregtare. Ai është shprehur se “Me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po kryejmë bisedime në çdo nivel. Me Trumpin do të takohem sërish në samitin e liderëve të vendeve G20 që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Argjentinë”.

Pasi ka vënë në dukje se BE-ja ka nevojë për marrëveshje të tregtisë së lirë, Juncker, njoftoi se Bashkimi Evropian ka rreth 60 marrëveshje tregtare dhe se së shpejti do të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare edhe me Vietnamin dhe Meksikën. “Këto marrëveshje të tregtisë së lirë automatikisht formojnë 40 milionë punësime”, tha Juncker.

“Edhe Kina dëshiron të bëjë marrëveshje tregtare me Evropën”

Jean-Claude Juncker, ka bërë të ditur se në 10 vitet e ardhshme do të ulet pjesa që Evropa do të marrë nga tregtia botërore dhe ka shtuar se edhe Kina dëshiron të bëjë me marrëveshje tregtare me Evropën.

Ndërsa në lidhje me përparimin e marrëdhënieve të Evropës me Rusinë, Juncker tha se pavarësisht të gjitha kritikave dhe problemeve me Rusinë duhet të formohet dialog.

Në fjalën e tij duke shtuar se në Berlin nuk ka ardhur për të bërë propagandën e BE-së, Juncker tha se BE-ja ka një histori suksesi dhe se nuk duhet të bëhen ankesa nga kjo situatë. “Në Evropë ka pak arsye për ankesa. Evropa vazhdon të jetë vendi më i bukur i botës dhe përveç evropianëve të gjithë e dinë këtë”, tha ai.

Pasi rikujtoi se në vitin 2014, ka marrë pozitën e presidentit të Komisionit Evropian, ai shtoi se çdo çështje nuk mund të zgjidhet vetëm nga Brukseli dhe deri më tani kanë reduktuar burokracinë në BE.

Evropa duhet të ndryshojë rregullat e veta të brendshme për të qenë më efektive në politikën botërore, tha Juncker.

Trump dhe Juncker, të cilët u takuan në Shtëpinë e Bardhë në muajin korrik, njoftuan se ata ranë dakord mbi një sërë masash për të shmangur një luftë tregtare. aa

“Ju jeni zonja Macron”, e moshuara ngatërron Angela Merkelin me Brigitten (video)

Gjatë festimeve në Paris për 100 vjetorin e paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, presidenti i Francës Emmanuel Macron ka zhvilluar takime edhe me qytetarët.

Pikërisht, Macron ka takuar një grua 100-vjeçare e lindur në të njëjtin vit kur kishte mbaruar Lufta e Parë.

E emocionuar për takimin, ajo shprehet: “Kjo është fantastike. Është fantastike që t’i jap dorën presidentit të Republikës”.

Ndërkohë, teksa do shkrepej foto zyrtare, ajo duke dashur të kuptojë se me kë ishte afër e pyet kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel nëse ajo ishte zonja Brigitte Macron.

“Ju jeni zonja Macron”, i drejtohet 100-vjeçarja franceze Merkelit.

Me shumë mirësjellje, Angela Merkel i tregon se është kancelarja e Gjermanisë, e madje duke ia përsëritur disa herë në vesh këtë gjë.

Separatistët në Ukrainë mbajnë zgjedhje

Rajoni Donetsk

Separatistë e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës po mbajnë zgjedhje, të cilat po konsiderohen nga Kievi dhe Perëndimi si “të paligjshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se zgjedhjet e sotme të mbajtura në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut do të pengojnë edhe më tej përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit që ka vrarë më shumë se 10,300 persona, që prej prillit të vitit 2014. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se zgjedhjet “paraqesin edhe një shembull tjetër të aktivitetit subversiv rus”.

Moska mohon se zgjedhjet paraqesin shkelje të marrëveshjeve të Minskut, që kanë për qëllim dhënien fund të dhunës.

Kreu i rajonit të Donetskut, Denis Pushilin, 37-vjeç, pritet që të fitojë në zgjedhjet atje.Ndërkaq, në Luhansk, kreu aktual i këtij rajoni, Leonid Pasechnik, po ashtu pritet të fitojë

Që të dy, si Pushilin dhe Pasechnik kanë premtuar se do të kërkojnë lidhje më të ngushta me Moskën.

Francë, takim mes presidentit Trump dhe Macron

Presidenti amerikan dhe homologu i tij francez diskutuan pikëpamjet e tyre të ndryshme lidhur me sigurinë evropiane sot ndërsa presidenti Trump kritikoi Macron-in nëpërmjet një postimi në Twitter, menjëherë sapo mbërriti dje në Francë.

US President Donald Trump (L) is welcomed by French President Emmanuel Macron as he arrives for bilateral talks at the Elysee Palace in Paris

US President Donald Trump (L) is welcomed by French President Emmanuel Macron as he arrives for bilateral talks at the Elysee Palace in Paris

Ndërsa filluan takimin e tyre në Pallatin Elysee, presidenti amerikan bëri thirrje përsëri për ndarjen e barrës së kostos për mbrojtjen e Evropës.

“Po merremi vesh nga këndvështrimi i drejtësisë dhe dua të jem i drejtë, ne duam ta ndihmojmë Evropën, por në mënyrë të drejtë. Tani për tani barra ka qenë kryesisht mbi supet e Shteteve të Bashkuara. Macron e kupton se angazhimi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë i kufizuar” tha presidenti Trump.

Emmanuel Macron u përgjigj se Evropa ka nevojë për një mbrojtje më të fortë dhe vetë-mbështetëse.

“Është e padrejtë që siguria evropiane të sigurohet sot vetëm nga Shtetet e Bashkuara dhe ne kemi nevojë për një ndarje shumë më të mirë të barrës. Prandaj besoj se ne kemi nevojë për më shumë kapacitete evropiane, më shumë mbrojtje evropiane për ta ndarë barrën. Kur presidentit Trump i duhet të mbrojë një nga shtetet amerikane, ai nuk i kërkon Francës, Gjermanisë apo një qeverie tjetër të Evropës për ta financuar atë”.

APTOPIX France WWI Centennial

APTOPIX France WWI Centennial

Të dy udhëheqësit, të paktën ndërsa gazetarët ishin në dhomë, iu shmangën kritikave të njëri-tjetrit.

Megjithatë, ndërsa avioni presidencial amerikan Air Force One u ul në aeroportin Orly të premten, Trump pati një mesazh për presidentin francez, duke e quajtur thirrjen e Macron-it për një ushtri evropiane “shumë fyese”.

Në një postim në Twitter, Trump sugjeroi që Evropa së pari duhet të paguajë “pjesën e saj të barrës” ndaj NATO-s para se të mendojë për një forcë mbarë-evropiane.


Send this to a friend