VOAL

VOAL

Partia katalone dorëzon në Parlament propozimin për njohjen e Kosovës nga Spanja

“Junts per Catalunya”, partia katalunase kanë dërguar sot një propozim në Parlamentin e Spanjës ku i kërkojnë qeverisë spanjolle që ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.

Partia katalunase e cila ka përkrahur krijimin e qeverisë së re të Pedro Sanchez, në propozimin e saj thekson se në përkrahje të përpjekjeve të bëra nga institucionet e Kosovës për të mbrojtur të drejtën për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga pozicioni refuzues dhe ta njohë menjëherë Republikën e Kosovës.

“Nga “Junts per Catalunya”, ne kemi shprehur qëndrimin tonë në favor të njohjes së nevojshme të Kosovës si shtet sovran. Ne kemi treguar gjithashtu mbështetjen tonë për rezolutat e fundit të Parlamentit Evropian, dhe konkretisht dy të fundit të vitit 2023, të cilat u bëjnë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën tani dhe ta lejojnë Kosovën të përparojë në rrugën evropiane pa vonesa të mëtejshme në baza të barabarta me vendet e tjera kandidate. Dhe shfaqja e shqetësimit për faktin se disa shtete anëtare po përdorin mjete institucionale për të komplikuar procesin integrues në rajon, përfshirë atë të Kosovës.

Për këtë arsye, por edhe në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet dhe populli i Kosovës për të mbrojtur të drejtën e tyre për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi i tij dhe të njohë menjëherë Republikën e Kosovës”, thuhet në dokument.

Propozimi jo legjislativ është i emëruar “Kongresi i Deputetëve i kërkon Qeverisë që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”.

Më herët në dhjetorin e vitit 2023 kur diskutohej krijimi i Qeverisë së re të Spanjës, nga partia e liderit katalunas Carles Pudigemont kishin parlajmëruar se do të kërkonin në Parlament që Qeveria e Spanjës ta njohë Kosovën si shtet.

“Si shef i stafit  të tij, mund t’ju them se ne gjithmonë e kemi ndjekur me shumë interes çështjen e Kosovës dhe gjithmonë kemi kërkuar nga qeveria spanjolle që ta njohë plotësisht Kosovën dhe një komb të pavarur. Në këtë mandat të ri parlamentar, ne do të insistojmë edhe një herë që Spanja të njohë Kosovën, por më lejoni të them se partia politike e Presidentit, Junts per Catalunya, nuk është pjesë e kabinetit spanjoll. Ne i japim mbështetje kësaj Qeverie vetëm nga jashtë dhe nuk kemi kapacitet të vendosim për çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja”, kishte thënë shefi i stafit të Puidgemont, Josep Alay për Gazetën Express.

Kjo kërkesë e “Junts per Catalunya” vjen pak ditë pasi Spanja e ka njohur si shtet Palestinën./GazetaExpress/

Gjermania po armatoset, Scholz njofton se ka porositur 20 avionë të rinj ‘Eurofighter’

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi sot në Berlin porosinë për 20 avionë të rinj Eurofighter. Ai premtoi “porosi të sigurta” për industrinë e armëve, në mënyrë që kapacitetet e prodhimit të mund të zhvillohen në Gjermani dhe Evropë.

“Qeveria federale ka interesin më të madh për një industri të fortë të hapësirës ajrore në Gjermani dhe Evropë”, tha Scholz në Berlin në hapjen e International Air Show (ILA).

“Kjo është arsyeja pse ne do të porosisim edhe 20 Eurofighter të tjerë përpara përfundimit të legjislaturës, përveç 38 avionëve aktualisht të porositur ”, shtoi kancelari. Ai foli për një “kthesë” të nevojshme në industrinë e mbrojtjes. Para katër vjetësh u porositën 38 avionë të tillë të prodhimit evropian. Dorëzimi i këtyre avionëve në vlerën rreth 5,5 miliardë euro do të ndodhë në vitet 2025 dhe 2030.

Për arsye kohe, disa sisteme armësh tani blihen nga partnerë që tashmë kanë produkte të disponueshme në treg. “Për disa gjëra ne thjesht nuk mund të presim. Megjithatë, shpejtësia është vetëm një aspekt i rëndësishëm.” Qeveria do të mbështesë gjithashtu mundësi të reja, për shembull për eksportin e Eurofighter. “Jam shumë i përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e kapaciteteve prodhuese”, deklaroi ai, duke iu referuar industrisë së armatimit.

Një bashkëpunim më i ngushtë midis partnerëve evropianë është gjithashtu i nevojshëm. “Në Evropë, ne thjesht nuk mund të përballojmë më të kemi një numër dukshëm më të madh të sistemeve të armëve konkurruese sesa, për shembull, SHBA,” tha kancelari për këtë temë. Duhet të ketë më pak sisteme që pasqyrojnë pikat e forta të industrive të ndryshme.

Scholz tha: “Ne do të arrijmë më pas ndërveprueshmërinë e nevojshme midis forcave të armatosura evropiane dhe një numri më të madh pjesësh”. Ai dëshiron që industria gjermane “të luajë fare në krye në ligat e mëdha”.

“Sot ne shohim më qartë se kurrë rëndësinë e një industrie mbrojtëse evropiane dhe gjermane të aftë për të prodhuar vazhdimisht të gjitha llojet e rëndësishme të armëve dhe municioneve të nevojshme”, tha kancelari gjerman.

Në Gjermani, politika e ka “neglizhuar shumë këtë fushë në të kaluarën”. Scholz tha: “Kjo i përket së shkuarës. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, e ka vënë të gjithë Gjermaninë para një realitet të ri të politikës së sigurisë.”

Scholz i quajti gjithashtu fluturimet në hapësirë gjithnjë e më të rëndësishme, prandaj edhe Zyra Kancelarore do të kujdeset për to. Nisja e afërt e raketës bartëse të Ariane A6 “më në fund” do t’i lejojë Evropës të rifitojë akses në hapësirë, me një sistem bartësish të mëdhenj dhe të sigurojë sovranitet teknologjik në një zonë që është vendimtare për konkurrencën e saj.

“Aftësia për të vepruar në çdo kohë, përfshirë në hapësirë, dhe për të vendosur satelitë në orbitë është thelbësore në aspektin tregtar, por edhe në aspektin e politikës së mbrojtjes,” paralajmëroi ai. Të nevojshme janë sisteme të vogla, të besueshme dhe inovative për të nisur satelitë në hapësirë, tha Scholz, duke iu referuar startimeve të para të të ashtuquajturve mikrohedhës gjermanë këtë vit. Këta të fundit dërgojnë mikrosatelitë në hapësirë.

“Evropa ka nevojë për mega-konstelacionin e saj të satelitëve – qoftë për internetin e gjërave apo për drejtimin dhe fluturimin autonom të së nesërmes”, kërkoi më tej kancelari, duke pasur parasysh rrjetet e mëdha satelitore si Starlink, të krijuar nga Elon Musk në SHBA./ DW

Kryeministri Kurti u mirëprit në Ankara nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Ankara, 31 maj 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit sot në Ankara, në Kompleksin Presidencial, nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për një takim bilateral dhe drekë punë.

Diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes.

Të hënën do të zhvillohet forumi i parë ekonomik i bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, që paraqet një mundësi për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe zhvillimit të tij, sikurse shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill të këtij viti dhe qëndrimin e Qeverisë së Turqisë në Komitetin e Ministrave të kësaj organizate.

Ky ishte takimi i dytë dypalësh ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Erdogan. Takimi i parë i këtij lloji u zhvillua në Stamboll në shkurt të vitit 2023.- Zyra e Kryeministrit

Kurti vizitë në Stamboll, do të takohet me Erdogan, çfarë pritet?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë së shpejti një vizitë në Turqi, ku do të takohet dhe me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Lajmi u konfirmua nga zyra e Kurtit, pas takimit me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, e cila shton se kryeministri do të ketë zhvillojë bisedime dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Temë kryesore e takimeve në Stamboll pritet të jenë situata e sigurisë në veri të Kosovës, por edhe në rajon.

Trupat e NATO- së në Kosovë qe nga fillimi i këtij viti, drejtohen nga Turqia, gjithashtu ky shtet ka rritur prezencën ushtarake në Kosovë me afro 200 ushtarë.bw

Biden do ta vizitojë Francën javën e ardhshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i vizitojë Normandinë dhe Parisin nga 5 deri më 9 qershor, për të marrë pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten.

Biden do të mbajë fjalim përkujtimor më 6 qershor, dhe pastaj do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris më 8 qershor, si pjesë e një vizite shtetërore, tha Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

Zyra e Macronit, ndërkohë, tha se dy presidentët do të bisedojnë “për nevojën për mbështetje të palëkundur dhe afatgjate për Ukrainën”, në një kohë kur lufta është rikthyer në Evropë, 80 vjet pasi zbarkimet e trupave çuan në çlirimin e Francës dhe kontinentit prej pushtimit nga Gjermania naziste.

Javën e ardhshme në Normandi do të mblidhen liderët e 25 shteteve dhe qeverive, së bashku me dhjetëra veteranë të Luftës së Dytë Botërore, për t’i nderuar gati 160.000 trupa nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vendet e tjera, të cilët zbarkuan më 6 qershor 1944.

Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë.

Vizita shtetërore e Bidenit do të mundësojë “bashkëpunim të ngushtë” mes Francës dhe SHBA-së për krizat botërore, në prag të ngjarjeve ndërkombëtare, përfshirë të samitit të Grupit të Shtatë ekonomive të mëdha muajin e ardhshëm në Itali, si dhe të samitit të NATO-s në Uashington në korrik.

Ata do të bisedojnë edhe për çështjet që kanë të bëjnë me klimën, dhe do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, posaçërisht në fushat si, ekonomi, hapësirë dhe atë nukleare, thuhet në njoftim.rel

Çështja e njohjes së Kosovës ‘përplas’ Gjermaninë me Spanjën

Çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja është diskutuar në takimin e ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian më 27 maj, në kohën kur Spanja njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës. Sipas burimeve të “Radios Evropa e Lirë” për këtë ka pasur grindje të hapur ndërmjet palëve nga Gjermania dhe Spanja.

Derisa Gjermania ishte “shumë bindëse” për njohjen e Kosovës, “Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë”, ka raportuar ky medium.

Spanja vazhdon të mos e njohë Kosovën. Ky shtet tashmë e njeh Palestinën, për të cilën njohje ka thënë se situata e Palestinës ndryshon prej asaj të Kosovës. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës kanë thënë për REL-in se pozicioni i këtij shteti karshi Kosovës mbetet i pandryshuar.

“Situata e Palestinës është shumë ndryshe. Njohja e shtetit të Palestinës nuk cenon integritetin territorial të Izraelit, pasi ky territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit. Vendimi i Spanjës për ta njohur shtetin e Palestinës synon të mbështesë të drejtën ndërkombëtare, parimet e Kartës së OKB-së dhe Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Elena Aljarilla Cortezon, këshilltare për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës.

Spanja, Norvegjia e Irlanda iu bashkuan së fundmi më shumë se 140 shteteve prej 193 vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që e njohin Palestinën. Në anën tjetër, Kosova njihet prej më shumë se 110 shteteve.

Suedia i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson në Suedi në gusht të vitit 2023.

 

Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madhe të saj të ndihmës ushtarake që i ka ofruar Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj.

Paketa, e 16-ta që nga nisja e luftës, është në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh.

Ndihma suedeze përfshin avionë vëzhgues dhe të kontrollit, me qëllim që të forcohen aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, tha Qeveria suedeze përmes një njoftimi më 29 maj.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Suedia i ka ofruar ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 4.1 miliardë dollarësh.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, Suedia si dhe Norvegjia, braktisën politikën e tyre të mosangazhimit ushtarak duke u anëtarësuar në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s. rel

Franca dhe Gjermania: Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet brenda Rusisë

Liderët e Francës dhe të Gjermanisë kanë thënë të martën se Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet ushtarake brenda Rusisë, prej të cilave forcat ruse po shkrepin raketa drejt tokës ukrainase.

Megjithatë, presidenti i Francës Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, thanë se caqet e tjera brenda Rusisë nuk duhet të goditen nga Ukraina.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e paralajmëroi Perëndimin më herët të martën se anëtarët e NATO-s në Evropë po luajnë me zjarrin duke kërkuar që Ukraina të lejohet t’i përdorë armët e Perëndimit për ta sulmuar territorin rus.

Kjo, sipas Putinit, do të nxiste konflikt global.

“Ne e mbështesim Ukrainën dhe nuk duam përshkallëzim. Kjo nuk ka ndryshuar”, tha Macron gjatë një konference të përbashkët me Scholzin në Meseberg, Gjermani.

“Ne mendojmë se duhet t’i lejojmë ata që t’i neutralizojnë zonat ushtarake nga të cilat po shkrepën raketat; zonat ushtarake prej të cilave po sulmet Ukraina. Por ne nuk duhet t’i lejojmë ata t’i godasin caqet e tjera në Rusi, as zonat e tjera ushtarake e civile në Rusi”, shtoi ai.

Scholz tha se pajtohet me Macronin dhe se Ukrainës i lejohet ta mbrojë veten përderisa i respekton kushtet e vendeve nga të cilat furnizohet me armë, si dhe derisa e respekton ligjin ndërkombëtar.

“Ukraina e ka çdo mundësi me ligj ndërkombëtar për atë që po e bën. Kjo duhet të theksohet. M’u duket e çuditshme kur disa njerëz argumentojnë se ajo nuk duhet të lejohet ta mbrojë veten dhe të ndërmarrë veprime të përshtatshme për këtë”, tha Scholz.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha për Economist se vendet anëtare të aleancës duhet ta lejojnë Ukrainën të sulmojë thellë brenda Rusisë me armë perëndimore.

Ky qëndrim është mbështetur nga disa vende anëtare nga Evropa, por jo edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Edhe në Gjermani ka ngurrim për këtë, për shkak të druajtjeve se kjo luftë mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë.

Scholz nuk ka pranuar t’i dërgojë Kievit raketa me rreze të gjata veprimi, Taurus, të cilat kanë mundësi të arrijë deri në Moskë. REL

Lideri çek përkrah të drejtën e Ukrainës për të goditur shënjestrat brenda Rusisë

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala.

 

Qeveria e Çekisë ka reaguar në linjë me thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që Ukraina të lejohet të përdorë armët e Perëndimit për të kryer sulme brenda territorit rus.

“Si një shtet nën sulm, Ukraina e ka çdo të drejtë t’i përdorë të gjitha mjetet e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri Petr Fiala të martën në Pragë, duke e përshkruar këtë qëndrim si “thjesht logjik”.

Sulmet ndaj shënjestrave ushtarake në Rusi, nga ana e Ukrainës, parashihen edhe prej ligjit ndërkombëtar, në kuadër të mbrojtjes, vlerësojnë ekspertë të ligjeve të luftës.

Mirëpo disa shtete të Perëndimit që mbështesin Ukrainën, sikurse Gjermania, kanë doza hezitimi.

Këto kryeqytete shqetësohen që nëse Kievi përdor armët e avancuara të Perëndimit për të sulmuar territorin rus, diçka e tillë do të interpretohet prej Moskës si përfshirë direkte e këtyre shteteve në luftë.

Fiala ka thënë se Ukraina po përballet me moment kyç aktualisht, pasi strategjia e forcave ruse për të kryer sulme përgjatë vijës kufitare në veri, në pjesën e Harkivit, mëton të hapë front të ri të luftës.

Aktualisht, Republika Çeke është në krye të iniciativës për të blerë 800.000 predha artilerie për Ukrainën, prej shteteve jashtë Bashkimit Evropian.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Radoslaw Sikorski: Polonia “nuk duhet të përjashtojë” mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

Polonia nuk duhet të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, ka thënë ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në disa komente të publikuara të martën, teksa Rusia vazhdon të avancojë në fushëbetejë.

Megjithatë, Sikorski nuk e ka specifikuar se çfarë roli do të mund të luanin trupat polake.

Ndonëse aleatët e NATO-s, të cilët mbështesin Ukrainën, janë zotuar për të furnizuar shtetin e shkatërruar nga lufta me para dhe armë për aq sa të duhet – për të luftuar pushtimin rus – ato e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve në këtë shtet.

I pyetur përgjatë një interviste nëse Polonia është e gatshme të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, Sikorski ka thënë se “nuk duhet përjashtuar si mundësi. [Presidenti rus, Vladimir] Putini duhet të hamendësojë për qëllimet tona”.

Intervista është publikuar në tri gazeta, në Poloni në Wyborcza, në La Repubblica të Italisë dhe El Pais të Spanjës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka lënë të hapur mundësinë për të dërguar trupa ushtarake në Ukrainë, përgjatë një konference në Paris më 26 shkurt, duke sugjeruar që trupat perëndimore do të mund t’iu ndihmonin ukrainasve me stërvitje.

Vetë Sikorski ka thënë në të kaluarën që prezenca e trupave të NATO-s në Ukrainë “është e paimagjinueshme”.

Të hënën, një komandant i lartë i Ukrainës ka thënë se e ka nënshkruar një dokument që ua mundëson instruktorëve ushtarakë francezë vizitën në qendrat ukrainase të trajnimit.

Rusia është duke avancuar në fushëbetejë prej kur Kievi nuk ka arritur të shënojë përparim të madh në kundërofensivën e vitit 2023.

Ushtria ukrainase, po ashtu, e ka vuajtur mungesën e armëve dhe municionit në muajt e fundit, derisa Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar ndihmën ushtarake në vlerë të 61 miliardë dollarëve për këtë vend.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.REL

Presidenti Macron vizitë treditore në Gjermani

VOA/Marrë nga Reuters

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Gjermani në një vizitë zyrtare treditore ndërsa dy fuqitë më të mëdha të Bashkimit Europian përpiqen të tregojnë unitet përpara zgjedhjeve parlamentare europiane të muajit të ardhshëm.

Udhëtimi i zotit Macron në kryeqytetin Berlin dhe më qytetet Dresden dhe Muenster shënon vizitën e parë zyrtare të një presidenti francez në Gjermani pas 24 vjetësh.

Vizita cilësohet si një provë për marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Francës, që udhëheqin politikat e BE-së, në një periudhë sfidash të mëdha për Evropën, nga Ukraina deri të zgjedhja e mundshme e Donald Trumpit si President i Shteteve të Bashkuara në nëntor.

Presidenti Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë politika të ndryshme udheheqjeje dhe janë përplasur publikisht mbi një sërë çështjes nga mbrojtja tek energjia bërthamore, që kur erdhën në pushtet në 2021.

Megjithatë, ata kanë arritur së fundmi kompromis për një sërë temash, nga reforma fiskale tek ndryshimet mbi politikat e subvencionimeve, duke bërë të mundur arritjen e marrëveshjeve dhe një qasje më të njëzëshme të Bashkimit Europian.

Një çështje për të cilën ka shqetësim në Evropë është mbrojtja, veçanërisht nëse zgjedhjet amerikane i fiton republikani Donald Trump. Ekspertët e mbrotjes e cilësojnë atë si një aleat më pak të qëndrueshëm për Europën, se sa kundërshtari i tij Joe Biden. Në fillim të këtij viti, ish-Presidenti tha se nuk do të mbronte vendet e NATO-s nga sulme të mundshme ruse nëse ato nuk plotësonin detyrimet për mbrojtjen e Aleancës, dhe se do të nxiste Rusinë “të vepronte si të donte”.

Vritet burri i eurodeputetes italiane, gjendet i pajetë në makinën e tij në Palermo

Arkitekti Angelo Onorato, pronar i një dyqani mobiliesh, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, u vra në Palermo nga të shtënat me armë.

Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, bëjnë me dije mediat italiane.

‘Ata vranë burrin tim, Angelon’.

Kështu është shprehur eurodeputetja Francesca Donato, duke folur me disa miq të cilët e telefonuan për të kuptuar nëse viktima ishte vërtet burri i saj, Angelo Onorato.

Ndërkohë policia dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rastit. sn

Ukraina hakmerret rëndë ndaj Rusisë, i shkatërron sistemin raketor që vlen 800 milionë dollarë

Ukraina ka sulmuar me raketa amerikane një sistem rus të mbrojtjes ajrore, që kushton të paktën 800 milionë dollarë. Sulmi ka ndodhur pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Kanalet ruse në Telegram shpërndau video të ndryshme që supozohet se tregojnë një shpërthim dhe mbetjet e djegura të një sistemi raketor rus S-400 tokë-ajër në një fushë ajrore në Mospyne, në rajonin e pushtuar të Donetskut.

Një video e shkatërrimit u publikua nga llogaria “Jay in Kyiv” në platformën X, e lidhur me Fondacionin Bamirës “Serhiy Prytula”, i cili është i specializuar në ndihmën e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës dhe civilëve të prekur nga lufta ruso-ukrainase.

“Goditja me raketa ATACMS në Donetsk, që është nën pushtimin rus, ka bërë që rusët të ankohen se sistemi i tyre i raketave S400 me vlerë 800 milionë dollarë u shkatërrua së bashku me një sërë sistemesh të mira të radarëve”, shkruan fondacioni. Sulmi vjen në mes të një shtytjeje ruse për të bërë përfitime të rëndësishme në Ukrainën lindore.

Presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon të pushtojë më shumë territor ukrainas përpara se Kievi të merr më shumë ndihma ushtarake nga aleatët. SHBA-ja ka furnizuar ukrainasit me Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë (ATACMS) të afta për të goditur objektivat në largësi prej 350 kilometrave.

That ATACMS strike on Russian occupied Donetsk yesterday has Russians whining that their $800,000,000 S400 missile system was destroyed along with a bunch of nice radar systems.
pic.twitter.com/K70KlodmzG

— Jay in Kyiv (@JayinKyiv) May 23, 2024

(BalkanWeb)

Stano: BE-ja nuk toleron sjellje që rrezikojnë sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës

Bashkimi Evropian (BE) nuk toleron sjellje që e rrezikojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), pas propozimit të Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga BeH, tha të premten zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

Të enjten, Qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

“Për fat të keq, nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla. BE-ja është e qartë dhe kjo është përsëritur disa herë. BE-ja dhe të gjitha vendet anëtare e mbështesin sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës“, tha Stano.

Ai e përsëriti se sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Bosnje e Hercegovinës duhet të ruhet, duke paralajmëruar “pasoja serioze“ për shkelësit e saj.

Liderët e BE-së vendosën në mars për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Ajo e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

Më herët të premten, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se propozimi i Qeverisë së RS-së për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina, është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”.

Qeveria e RS-së e bëri propozimin për “ndarje” gjatë një mbledhjeje të mbajtur në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) të enjten, ku u miratua rezoluta që e shpall 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Disa vende anëtare të BE-së nuk votuan për miratimin e rezolutës. Hungaria votoi kundër, ndërsa Greqia, Sllovakia dhe Qiproja abstenuan.

Stano tha se votimi në OKB është çështje individuale e secilit vend anëtar, por shtoi se BE-ja si bllok është e qartë se gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të mohohet.

“Ne, si BE, nuk jemi si anëtar i OKB-së. Sa i përket BE-së, ne kemi qëndrimin e qartë dhe e kemi përsëritur rregullisht çdo përvjetor. Gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të mohohet, e as të relativizohet“, shtoi ai.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007.

Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. REL

Gjermani: Ceremoni jubilare me rastin e 75 vjetorit të Ligjit Themelor

Gjermani: Ceremoni jubilare për Ligjin Themelor

 

Presidenti Frank-Walter Steinmeier ftoi për këtë ceremoni solemne në 75 vjetorin e nënshkrimit të Ligjit Themelor, Kushtetutës së Gjermanisë. Në ceremoninë festive në Berlin merrnin pjesë kancelari Olaf Scholz, shumica e ministrave të kabinetit të tij, shumë kryeministra të landeve federale si dhe përfaqësues të Bundestag-ut (parlamentit).

Presidenti Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje të gjtihë gjermanëve të mbrojnë lirinë dhe demokracinë. “Vetëvendosja është detyrë e kohës sonë”, zha ai në ceremoninë solemne në Berlin. Ndonëse demokracia në Gjermani ka pasur sukses, ajo nuk është e garantuar njëherë e përgjithmonë.

“Pikërisht tani edhe tek ne po forcohen ato forca, që duan të eliminojnë të dobëtit, të nënçmojnë institucionet e tyre dhe t‘i shajnë e t’i denigrojnë ato”, tërhoqi vëmendjen presidenti, duke nënvizuar më tej: “Ne të gjithë mbajmë përgjegjësi për një kulturë politike, që pranon demokracinë.”

Kjo nënkupton që t’i kundërvihesh me vendosmëri gjithçkaje që përgatit dhunë, përçmim të njeriut, urrjetje ndaj pakicave. “Këto nuk kanë vend në demokraci!” Dhuna në luftën politike të mendimeve duhet përjashtuar me vendsomëri të plotë.

Mbrojtja e demokracisë është përgjegjësi sa e institucioneve politike po aa edhe e qytetareve dhe qytetarëve. “Ligji Themelor garanton lirinë dhe kërkon përgjegjësi”, tha Steinmeier, duke theksuar, se ky nuk është një bilanc, por një mandat.

Imazhe nga dita e ribashkimit: Përpara Bundestagut miliona njerëz më 3 Tetor 1990 duke festuar rënien e Murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë
Përpara Bundestagut miliona njerëz më 3 Tetor 1990 duke festuar rënien e Murit të Berlinit dhe ribashkimin e GjermanisëFotografi: Jörg Schmitt/dpa/picture alliance

Që nga dita e premte (24.05.2024) deri të dielën në kuartierin qeveritar në Berlin zhvllohet një festë e demokracisë, ku janë të ftuar qytetaret dhe qtetarët. Më 23 Maj 1949 u nënshkrua Ligji Themelor i Republikës federale të Gjermanisë. Që pas ribashkimit edhe me pjesën e ndarë ish-RDGJ në vitin 1990 Ligji Themelor vlen në mbarë Gjermaninë./DW

dw/ard/dpa

Ushtria ukrainase sulmon avionin rus Su-25, rrëzohet në Donetsk

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se forcat e mbrojtjes sot rrëzuan një avion sulmues rus Su-25 në drejtim të Pokrovsky, Donetsk.

Kjo është raportuar nga Ukrainska Pravda.

“Në drejtimin e Pokrovsky, numri i sulmeve u rrit në 25. Në veçanti, armiku po përpiqet të depërtojë në formacionet tona të betejës me grupe sulmi dhe pajisje Situata mbetet e tensionuar: luftimet janë ende në vazhdim”, shkruan Shtabi i Përgjithshëm. Po ashtu mësohet se sipas të dhënave në dispozicion, ushtarët ukrainas shkatërruan një avion sulmues rus Su-25.

(BalkanWeb)

‘Është shtet funksional’, Spanjës i bëhet thirrje që të njohë Kosovën pas Palestinës

Shtohen thirrjet ndaj Spanjës që të pranojë pavarësinë e Kosovës, pas njohjes së Palestinës si shtet.

Në rrjete sociale janë shpërndarë mesazhe të ndryshme në këtë drejtim. Ka prej atyre që e konsiderojnë ironik, vendimin e Spanjës për njohjen e Palestinës përpara Kosovës, që është një shtet funksional, të cilit Spanja i pranon dokumentet e udhëtimit.

Disa ekspertë të Ballkanit dhe gjeopolitikës vënë në pah faktin që Pedro Sanchez është bërë kryeministër falë mbështetjes së partive separatiste Baske dhe Katalanase, ndërsa përdor Kosovën kundër tyre.

“Spanja njohu Palestinës por refuzon të pranojë pavarësinë e Kosovës është gjëja më e trashë e politikës europiane”, thekson një ekspert.

Daniele Del Orko, një gazetar italian, thotë se njohja e Palestinës nga Spanja po tregon se paradigma diplomatike po ndryshon. Megjithatë qeveria e Madridit nuk ka sinjalizuar ndonjë ndryshim në qasjen ndaj Kosovës.  sn

Një “perde e hekurt” në Europë, Polonia propozon instalimin e mbrojtjes ajrore nga raketat në gjithë BE-në

Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se në ditët në vijim ai dhe liderë të tjerë të BE-së do të prezantojnë planet për një rrjet të mbrojtjes raketore të ngjashme me “perden e hekurt” të Izraelit.

Megjithatë, liderët e opozitës në Varshavë pohojnë se nga një sistem i tillë do të përfitonte kryesisht industria gjermane e armëve.

Banka Evropiane e Investimeve (EIB) njoftoi të hënën se do t’i japë Polonisë 300 milionë euro për krijimin e një sistemi satelitor zbulues, i cili përfundimisht mund të integrohet në një rrjet të mbrojtjes raketore në mbarë BE-në.

“Krijimi i një kupole hekuri kundër raketave dhe dronëve është i nevojshëm,” tha Tusk në një konferencë shtypi me presidenten e EIB Nadia Calvino në Varshavë. “Sulmi i fundit ndaj Izraelit tregoi se sa thelbësore janë sisteme të tilla. Nuk ka asnjë arsye që Evropa të mos ketë mburojën e saj të mbrojtjes raketore”.

“Sistemet satelitore dhe të zbulimit do të jenë një pjesë thelbësore e këtij projekti, të cilin do ta prezantoj së bashku me kryeministra të tjerë europianë brenda pak ditësh”, vazhdoi Tusk, duke shtuar se “ideja e mbrojtjes ajrore pan-evropiane do të bëhet më e vogël dhe më pak një ëndërr dhe gjithnjë e më shumë një plan real e praktik.”bw

Moldavia, shteti i parë që nënshkruan pakt të sigurisë dhe mbrojtjes me BE-në

Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean, dhe shefi i diplomacisë të BE-së, Josep Borrell, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të paktit në Bruksel më 21 maj 2024.

Shteti i vogël në Evropën Lindore, Moldavia, ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Bashkimin Evropian.

Moldavia u bë shteti i parë që nënshkruan një pakt të tillë, tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Ky partneritet do të forcojë qëndrueshmërinë e këtij shteti. Pakti do të mundësojë një qasje të përbashkët për sfidat e sigurisë dhe do ta bëjë përfshirjen tonë më efektive dhe do të mundësojë eksplorimin e fushave të tjera të bashkëpunimit”, tha Borrell.

Moldavia, që udhëhiqet nga presidentja properëndimore, Maia Sandu, ka shprehur dëshirën që të anëtarësohet në BE dhe në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

Ky shtet po ashtu ka dënuar fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës.

Rajoni Transdniestër në Moldavi, një rrip toke që banohet kryesisht nga rusishfolësit dhe gjendet në breg të lumit Dniestër, shpalli pavarësinë më 1990. Që atëherë, Moska ka stacionuar trupa në këtë rajon.REL

Zelensky e nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit me burg të shërbejnë në ushtri

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë nën kushte të caktuara në Forcat e Armatosura të vendit.

Parlamenti ukrainase e kishte miratuar projektligj më 8 maj, pasi Qeveria kishte hequr dorë nga kundërshtimi i tij.

Ky ligj u fut në fuqi në një kohë kur Ukraina është duke u përballur me mungesë personeli ushtarak në luftën kundër ushtrisë ruse.

Moska e nisi pushtimin e jashtëligjshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

Kievi e ka kritikuar Rusinë për rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse për të luftuar në shkëmbim të lirimit të tyre nga burgu.

Raportet në muajt e fundit kanë gjetur se ish të burgosurit kanë kryer krime të rënda në vend, pasi kanë shërbyer në luftë.

Më herët, Ministria e Drejtësisë kishte thënë se Ukraina nuk po formon diçka të ngjashme me grupin mercenar rus, Wagner, që në radhët e veta ka angazhuar edhe përdhunues dhe vrasës.

Të premten, Rusia i vazhdoi sulmet në rajonin verilindor të Ukrainës, Harkiv, ku Moska synon ta krijojë një “zonë neutrale”.

Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskiy, tha më 17 maj se zona e luftimeve është zgjeruar për 70 kilometra.

Kjo e ka detyruar Kievin, i cili përballet me mangësi në fushëbetejë tashmë, të dërgojë më shumë trupa në këtë zonë lufte dhe të dobësohet në pjesët e tjera. REL

Eurodeputetit gjerman, Reinhard Bütikofer për letrën e treshes: Më vjen keq për qeverinë time gjermane! Gabim i keq!

Ka qenë i menjëhershëm dje reagimi i Eurodeputetit gjerman, Reinhard Bütikofer pas letrës së treshes, Gjermani, Francë Italia drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ku kushtëzohet pranimi në KiE me asosacionin e komunave serbe në Kosovë.

“Më vjen shumë keq për qeverinë time #gjermane, në të cilën Ministri i Jashtëm @ABaerbock është nga partia ime, mori këtë vendim strategjikisht të gabuar për të frustruar dëshirën e Kosovës për të ecur përpara me integrimin hap pas hapi në institucionet evropiane. #gabim i keq!”

 

 

Knaus: Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë për një takim të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës

Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda pak javësh, në mënyrë që të mund të votojnë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pasi të ketë ecur përpara për çështjen e ASM-së.

Kështu ka vlerësuar Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet. Ai në një postim në platformën X ka thënë se ky veprim i Komitetit të Ministrave të KiE-së do të ishte një sinjal të qartë ndaj Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane.

“Ministrat e Jashtëm në Strasburg nesër duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda disa javësh, në mënyrë që të mund të votojnë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara për çështjen e ASM-së. Kjo do t’i dërgonte një sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, ka shkruar Knaus.

Statusi i tij vjen sot, pikërisht në ditën kur do të mblidhet Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.

Duke u bazuar në këtë, ai thotë se do të ishte fatale për ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të injoronin formulën e Martti Ahtisaarit për paqen dhe rekomandimin e Asamblesë Parlamentare, ku me 83 për qind të votave u rekomandua anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion.

Knaus shkruan po ashtu se fatale do të ishte edhe po të injorohej një propozim shumë i mirë nga Qeveria e Kosovës për të trajtuar me mirëbesim dhe mbi bazën e një propozimi të fortë një çështje përfundimtare, të pazgjidhur prej kohësh.

“Dhe për të përfunduar në vend të kësaj: Serbia mund të vërë veton ndaj përparimit të Kosovës. Duhet të pajtohet me atë si do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por të cilën nuk do ta bëjë”, shkruan Knaus.

Ai tutje thotë se Martti Ahtisaari me siguri do të kishte qenë shumë i kënaqur ta shihte Kosovën në Këshillin e Evropës këtë vit.sn

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

“Burri ishte i armatosur me një thikë dhe një shufër hekuri”, tha një burim i afërt me rastin për AFP.

Një person i armatosur që dyshohet se tentoi t’i vinte zjarrin një sinagoge në Ruen të premten është vrarë nga policia, ka njoftuar ministri i Brendshëm Gérald Darmanin.

Policia “iu përgjigj një raporti për tymin pranë sinagogës”, tha një burim policor.

“Burri ishte i armatosur me një thikë dhe një shufër hekuri, ai iu afrua policëve që qëlluan, individi vdiq”, tha një burim i afërt me rastin për AFP.

“Në Ruen, oficerët e policisë kombëtare neutralizuan një individ të armatosur herët këtë mëngjes, i cili qartësisht synonte t’i vinte zjarrin sinagogës së qytetit. Unë i përgëzoj ata për reagimin dhe guximin e tyre,” shkroi z. Darmanin në X.

Kryetari i bashkisë së Ruenit, Nicolas Mayer-Rossignaol tha se sulmi në sinagogë nuk preku vetëm komunitetin hebre, por i gjithë qyteti ishte “i goditur dhe i tronditur”.

Policia u thirr rreth orës 6:45 (05:45 GMT) pasi u pa tym që dilte nga sinagoga, sipas raporteve lokale.

Kur arritën në vendngjarje, një nga oficerët qëlloi burrin i cili ishte i armatosur me thikë dhe shufër hekuri.

Kryebashkiaku tha se zjarrfikësit ishin në vendngjarje duke punuar për të kontrolluar shpërthimin e zjarrit në sinagogë. Duket se nuk kishte viktima të tjera përveç personit të armatosur, shtoi ai.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin vlerësoi policinë “për reagimin dhe guximin e tyre”.

Franca, së bashku me pjesën tjetër të Evropës Perëndimore, ka parë një rritje të antisemitizmit që kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor tetorin e kaluar, duke çuar në luftën aktuale në Gaza./SYRI.NET

Berlini, Parisi e Roma i kthejnë përgjigje Kurtit: Drafti i Lajçakut e ka mbështetjen tonë të plotë

Pas letrës së dërguar nga Qeveria drejtuar Këshillit të Evropës, për t’i hapur rrugë anëtarësimit në KiE, Kosovës i është kthyer përgjigje.

Në letër theksohet se “ekziston rrezik real që pa progres vendimtar të Asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”.

“Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të Asociacionit dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht ‘propozim zotërinjsh’. Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Si e tillë, gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se nuk duam një Kosovë jofunksionale”, thuhet mes të tjerash.

“Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një “propozim zotërinjsh”.

Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Si e tillë, ajo gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se ne nuk duam një Kosovë jofunksionale”, thuhet mes të tjerash.

A/CSMM nuk është në asnjë mënyrë e krahasueshme me Republikën Srpska. Së dyti, dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën. Siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi.

Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo zëvendësit aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për shkak të rrethanave aktuale në këto komuna.

Z. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar në A/CSMM, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare. Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga Kuinti do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj. Veprimet dhe vendimet tuaja në këtë moment kritik do të jenë vendimtare për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Topi është në fushën tuaj. Ne besojmë sinqerisht në udhëheqjen tuaj”, thuhet në këtë përgjigje. bw

Bardhi dhe Gjekmarkaj seancë dëgjimore në Bundestag: Nga procesi i integrimit shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje në shërbim të tyre

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe Nënkryetari i Kuvendit dhe Nënkryetar i PD Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një vizitë në Gjermani.

Ata kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane në Bundestag dhe më pas një takim të veçantë me Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane Z. Anton Hofreiter.

Lajmin e ka bërë të ditur Bardhi në një postim në Facebook, ku thekson se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrim tek standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve.

Postimi i plotë:

Sot gjatë vizitës në Bundestag kishim mundësi të shkëmbenim pikëpamjet tona për procesin e integrimit europian në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane dhe më pas me Kyetarin e Komisionit për Çështje Europiane z. Anton Hofreiter.

Sëbashku me Nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj, ritheksuam se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrimin me standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve. Nga ky proces shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje të përkushtuar në shërbim të tyre, të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe më shumë mirëqenie dhe siguri.

Shteti ligjor, gjyqësori i pavarur, standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, lufta ndaj korrupsionit, situata politike në vend dhe opozita funksionale, ishin disa nga çështjet për të cilat diskutuam në seancën dëgjimore në Komision. Shqipëria, kandidate për anëtare në Bashkimin Europian, duhet të ndjek standardet e Gjermanisë, dhe jo standardet e Serbisë apo Gjeorgjisë.

Gjermania, ka qenë dhe mbetet, një partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë. Ndihma e vyer e partnerëve tanë gjerman, na bën besimplotë se shqiptarët nuk janë vetëm në përpjekjen e tyre për antarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.bw

Hapi zjarr drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.

Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.

Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.bw

Plagoset kryeministri i Sllovakisë Robert Fico

Pamje nga incidenti ku u plagos kryeministri i Sllovakisë

Kryeministri populist i Sllovakisë Robert Fico është plagosur i qëlluar me armë zjarri të mërkurën pasdite dhe është dërguar në spital.

Stacionit televiziv TA3 njofton se 59 vjeçari Fico u qëllua në stomak.

Ngjarja ndodhi jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, ku kryeministri po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij.

E njëjta media njoftoi se personi i dyshuar për ngjarjen është ndaluar. Policia ka rrethuar vendngjarjen.

 

Policia ndalon një person pas incidentit ku u qëllua kryeministri i Sllovakisë.
Policia ndalon një person pas incidentit ku u qëllua kryeministri i Sllovakisë.

Nënkryetari i parlamentit Lubos Blaha konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare dhe e shtyu mbledhjen deri në një njoftim të dytë, tha agjencia sllovake e lajmeve TASR.

Presidentja Zuzana Caputova e dënoi atë që e cilësoi “një sulm të pamëshirshëm” ndaj kryeministrit.

“Jam i tronditur,” tha zonja Caputova. “I uroj Robert Ficos shumë forcë në këtë moment kritik dhe rikuperim të shpejtë nga ky sulm.”

Ish-komandant i NATO-s: Ukrainës duhet t’i jepen ndihma të mjaftueshme për të mposhtur Rusinë në Ukrainë

Ish Zëvendës Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Sir Richard Shirreff ka deklaruar se nevojitet një ndryshim themelor në strategjinë e Perëndimit për mbështetjen e Ukrainës.

Në një intervistë për BBC, gjenerali tha se strategjia e ndjekur deri tani nga Perëndimi për t’i dhënë Kievit aq ndihma sa për të mbrojtur veten, nuk do të rezultojë më e suksesshme.

“Aleatët perëndimorë duhet t’i japin Ukrainës ndihma të mjaftueshme për të mposhtur Rusinë në Ukrainë. Forma më e mirë e mbrojtjes është sulmi. Ajo që Ukrainës i duhet më shumë se çdo gjë tjetër është koha. Ajo që rusët po përpiqen të bëjnë është t’i mohojnë Ukrainës kohën “, tha ai.

(BalkanWeb)

Vdekjet në punë: Protestuesit italianë shtrojnë arkivole në Milano për të shkundur qeverinë

Një nga sheshet ikonikë të Milanos, u mbush me arkivole simbolike nga sindikata e dytë më e madhe e Italisë për të nxjerrë në pah çështjen e vdekjeve në vendin e punës.

Protestuesit në Piazza La Scala vendosën 172 arkivole prej kartoni në tokë për të kujtuar të gjithë punëtorët që humbën jetën vitin e kaluar në rajonin verior të Lombardisë.

Sindikata e punëtorëve UIL ka theksuar nevojën që qeveria dhe bizneset të marrin masa më të mëdha për të mbrojtur punëtorët.

Enrico Vezza, kreu i sindikatës UIL, e përshkroi ditën si një ditë zemërimi dhe ankthi, duke theksuar se pas çdo arkivoli fshiheshin identitetet e njerëzve të veçantë. Ai vuri në dukje se 41 punëtorë kishin vdekur tashmë në Lombardi këtë vit.

Nën flamurin e “Asnjë Vdekje”, fushata e sindikatës kërkon të tërheqë vëmendjen ndaj çështjeve të sigurisë në vendin e punës. Një tabelë në zemër të sheshit shfaqi numrin në rritje të vdekjeve në vendin e punës që nga viti 2018, duke arritur një kulm prej 1,709 në 2020 në mes të pandemisë COVID-19.

Italia regjistroi 1041 vdekje në vendin e punës vitin e kaluar.

Eurostat, agjencia evropiane e statistikave, raporton se Italia renditet e teta në mesin e kombeve evropiane në vdekjet në vendin e punës, me një normë incidence prej 2.66 për 100,000 individë të punësuar, duke tejkaluar mesataren e BE-së prej 1.76.

Protesta e së premtes shpaloset mes një diskursi të diskutueshëm mbi sigurinë në vendin e punës në Itali, i nxitur nga një varg vdekjesh në të gjithë vendin.

Në fillim të këtij muaji, pesë punëtorë vdiqën në një fabrikë të trajtimit të ujërave të zeza pranë qytetit të Palermos në Siçili.

Në prill, shtatë punëtorë vdiqën në një shpërthim që përfshiu disa nivele të një hidrocentrali nëntokësor në veri të Italisë.

Dhe pesë punëtorë ndërtimi vdiqën në shkurt pas rënies së një trau betoni në një kantier supermarketi në Firence./SYRI.NET

Kryeministrja italiane paditi për shpifje Roberto Savianon- Rushdie: Georgia Meloni të jetë më pak fëmijë dhe të rritet

Sër Salman Rushdie i ka thënë kryeministres italian të “rritet” pasi ajo paditi një shkrimtar të shquar italian që e quajti atë “bastarde” për pikëpamjet e saj të ashpra për emigracionin.

Roberto Saviano, autori dhe gazetari investigativ, u shpall fajtor për shpifje në tetor pasi ofendoi Georgia Melonin gjatë një diskutimi televiziv për një foshnjë gjashtëmuajshe nga Guinea, e cila vdiq teksa po kalonte Mesdheun me nënën e tij.

“Të gjitha marrëzitë që thotë zonja Meloni për taksitë e detit, kroçerat [për emigrantët],” tha ai. “Gjithçka që mund të them është: bastardë, si mundët? Meloni, Salvini: bastardë.”

Z. Saviano u gjobit me një gjobë simbolike prej 1000 € në atë që shihej si një test i lirisë së shprehjes në një vend ku shpifja mund të dënohet me deri në tre vjet burgim.

Duke folur në Panairin e Librit të Torinos të enjten, romancieri britaniko-amerikan Sër Salman tha se ai nuk ishte dakord me atë rast.

“Duke u rrezikuar personalisht, më duhet të them se politikanët duhet të kenë një lëkurë më të trashë, sepse një politikan sot, përveç që ka fuqi të madhe, ka edhe autoritet të madh,” tha ai, sipas Ansas, agjencisë kombëtare të lajmeve të Italisë.

“Pra, është normale që disa nga njerëzit të flasin për ta drejtpërdrejt, madje edhe keq, duke përdorur edhe një fjalë të këqija si ajo që përdori Roberto. Unë do t’i jepja kësaj zonje një këshillë – të jetë më pak fëmijë dhe të rritet.”

Sër Salman ka jetuar me çmim për kokën e tij që kur Vargjet Satanike, botuar në vitin 1988, e shtynë Iranin të lëshonte një fetva që u kërkonte myslimanëve ta vrisnin.

Në vitin 2022, ai humbi një sy kur u sulmua në një festival letrar nga amerikani Hadi Matar.

Z. Saviano bëri emër me Gomorrah, një libër për mafian Camorra të Napolit, i cili është kthyer në një film dhe serial televiziv. Që atëherë ai është bërë një figurë e hapur e së majtës italiane.

Zonja Meloni paditi Saviano ndërsa ishte në opozitë, para se të bëhej kryeministrja e parë femër e Italisë në tetor të vitit 2022.

Saviano, i cili ka jetuar nën mbrojtjen 24-orëshe të policisë që nga publikimi i Gomorrës në vitin 2006, ka një histori përplasjeje me politikanë të krahut të djathtë. Ai akuzoi koalicionin e udhëhequr nga zonja Meloni se po përpiqej ta frikësonte./telegraph.co

Katalonja voton, pavarësia rikthehet në vëmendje

Mbështetësit e polikanit në mërgim, Carles Puigdemont, duke valvitur flamurin separatist katalunas gjatë një tubimi partiak në Francë më 7 maj 2024.

 

Reuters

Në Katalonjë mbahen të dielën zgjedhjet rajonale dhe tema e pavarësisë del sërish në pah.

Si nisi dhe ku është sot kjo nismë?

Deri në krizën financiare të Eurozonës më 2012, e cila çoi në humbje të mëdha të vendeve të punës, mbështetja për pavarësi në rajonin verilindor të Spanjës ishte margjinale.

Masat e kursimit shtynë pastaj Qeverinë rajonale që të kërkojë më shumë kontroll mbi buxhetin e saj – gjë të cilën Qeveria qendrore në Madrid e refuzoi.

Nën presionin e grupeve separatiste, partia konservatore dhe nacionaliste katalanase që qeveriste rajonin, CiU, e ndryshoi qasjen dhe përqafoi kauzën e pavarësisë.

Ajo i kërkoi Qeverisë qendrore konservatore që të lejonte një referendum për pavarësinë, por ai u refuzua.

Pas disa vitesh tubime masive pro pavarësisë dhe fërkimeve në rritje midis Katalonjës dhe Madridit, dëshira për pavarësi kulmoi në vitin 2017.

Presidenti i atëhershëm i Katalonjës, Carles Puigdemont, i mbështetur nga asambleja rajonale që kontrollohej nga separatistët, shpalli referendumin për pavarësi, duke shkaktuar një valë tronditëse në të gjithë Evropën.

Rreth 2.3 milionë njerëz, apo rreth 43% e votuesve me të drejtë vote, dolën në një votim të paautorizuar nga gjykatat.

Sipas Qeverisë katalanase, rreth 90% e tyre votuan për t’u shkëputur nga Spanja. Shumë prej atyre që e kundërshtonin pavarësinë, e bojkotuan votimin.

Ligjvënësit katalanas votuan me shumicë për ta njohur rezultatin e referendumit dhe e shpallën Katalonjën të pavarur.

Por, Madridi e mori udhëheqjen e rajonit, duke shpërndarë Parlamentin dhe duke shkarkuar Puigdemontin, i cili iku në Belgjikë.

Nëntë aktivistë dhe ish-zyrtarë të Qeverisë katalanase u burgosën dhe u dënuan për rolet e tyre.

Në vitin 2021, pastaj, ata u falën nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Gjatë dekadës së fundit, rajonin e qeverisën dy parti separatiste katalanase, që aktualisht kanë ndikim të madh mbi politikën spanjolle, ndërsa Qeveria e pakicës e Sanchezit mbështetet në votat e tyre për të miratuar legjislacionin në Kongresin kombëtar.

Në këmbim të kësaj mbështetjeje, Sanchez prezantoi një projektligj amnistie, për t’ua shlyer të kaluarën kriminale separatistëve të përfshirë në referendumin për pavarësi.

Partia e moderuar e qendrës së majtë, Esquerra Republicana de Catalunya (ERC), kontrollon aktualisht Qeverinë rajonale katalanase, me Pere Aragonesin si president të sajin.

Partia Junts, në anën tjetër, doli nga CiU-ja dhe u krijua nga Puigdemont në vitin 2017.

Puigdemont jeton në vetëmërgim në Belgjikë, ku shërben si deputet i Parlamentit Evropian dhe bën fushatë për zgjedhje nga Franca.

Ai u zotua se do të kthehet në Katalonjë kur projektligji i amnistisë i Sanchezit – i cili do ta anulonte urdhrin e arrestit me të cilin përballet – të hyjë në fuqi në fund të majit ose qershorit.

Aragones dhe Puigdemont do të garojnë në zgjedhjet e së dielës dhe të dy u zotuan se nëse ia dalin me sukses, do ta ringjallin nismën për pavarësi dhe do të kërkojnë referendum ligjor.

Sanchez i kundërshtoi fuqishëm këto deklarata.

Sondazhet, megjithatë, tregojnë se socialistët do të fitojnë shumicën e votave, ndërsa ERC dhe Junts i kanë gjasat e kufizuara për të fituar mjaftueshëm për koalicion.

Mbështetja për pavarësi ra nga niveli që kishte në vitin 2017, pasi Sanchez i zvogëloi armiqësitë, duke përmirësuar dialogun me udhëheqësit rajonalë dhe duke i reduktuar ndjekjet penale.

Lëvizja për pavarësi u dëmtua edhe nga grindjet e brendshme mes partive.

Një sondazh i kryer në shkurt dhe mars nga Qendra Katalanase për Opinionin Publik – e drejtuar nga Qeveria – zbuloi se 42% e të anketuarve e mbështesin pavarësinë, krahasuar me 49% në vitin 2017.

Në zgjedhjet kombëtare të vitit të kaluar, kjo rënie e entuziazmit u reflektua edhe në rezultat. Përfaqësimi i ERC-së ra nga 13 deputetë në shtatë, ndërsa Junts ra nga tetë në shtatë. REL

Përgatiti: Valona Tela

Ish-komandanti i NATO-s bën thirrje për ‘neutralizimin’ e rajonit rus

Ish-komandanti suprem i aleatëve të NATO-s, James Stavridis, ka sugjeruar që anëtarët e bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA duhet të “neutralizojnë” enklavën më perëndimore të Rusisë të Kaliningradit nëse Moska rrezikon seriozisht sigurinë e shteteve baltike.

Kaliningradi (ish Konigsberg) i përkiste Gjermanisë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur iu dorëzua BRSS-së sipas Marrëveshjes së Potsdamit. Ajo mbeti pjesë e Rusisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe, pas disa valëve të njëpasnjëshme të zgjerimit të NATO-s, u gjend plotësisht e rrethuar nga anëtarët e bllokut.

Në një shkrim për Bloomberg, botuar të enjten teksa Rusia po festonte 79-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, Stavridis përshkroi pikëpamjet e tij për Kaliningradin si shqetësimin e fundit të mbetur që pengon Detin Baltik të kthehet në një “liqen të NATO-s”.

“Një vështrim në një hartë tregon se kjo është kryesisht (por jo plotësisht) e vërtetë – vija bregdetare ka disa pjesë të territorit rus. Pjesa tjetër e bregdetit është në duart e NATO-s: Suedia, Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Gjermania dhe Danimarka”, shkroi admirali në pension i marinës amerikane dhe ish-komandanti suprem i aleatëve të NATO-s.

Stavridis vlerësoi stërvitjen e Operacioneve Baltike të vitit të kaluar si një demonstrim se si NATO mund të përdorte forcat e saj të Detit Baltik në të gjithë spektrin e aktivitetit detar” për të dërguar një “sinjal ogurzi” në Rusi.

“Kërkoni që NATO të përdorë liqenin e saj Baltik për të ushtruar presion mbi Kaliningradin e vogël, i cili vepron si një pykë gjeografike midis shteteve baltike të NATO-s – Estonia, Letonia dhe Lituania – dhe pjesës tjetër të aleancës”, shkroi Stavridis.

“Në rast lufte, Kaliningradi do të duhet të neutralizohet në mënyrë që forcat tokësore ruse – me gjasë që veprojnë përmes shtetit vasal të Moskës, Bjellorusia – të mos mund të marrin kontrollin e Korridorit të rëndësishëm të Suwalki-t”.

Korridori i Suwalki-t është një rrip i ngushtë toke midis Bjellorusisë aleate të Moskës dhe Kaliningradit që kalon përgjatë kufirit Lituani-Poloni. Në vazhdën e konfliktit në Ukrainë, anëtarët baltikë të NATO-s kanë kufizuar trafikun tokësor midis kontinentit rus dhe Kaliningradit nën një embargo të BE-së. Megjithatë, ata nuk vendosën një bllokadë të plotë pasi disa analistë kanë sugjeruar se ndërprerja e aksesit të Rusisë në territorin e saj, në një farë mase, mund të konsiderohet si një “casus belli” – një shkak për shpalljen lufte.

Polonia dhe Lituania organizuan kohët e fundit stërvitje ushtarake në zonën strategjike, pasi mediat perëndimore dhe zyrtarët spekuluan se Rusia mund të shënjestronte territorin në rast të një konflikti në shkallë të plotë.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë ndonjë plan për të sulmuar aleancën, me presidentin Vladimir Putin që ka theksuar se Moska “nuk ka interes… gjeopolitikisht, ekonomikisht apo ushtarakisht” për ta bërë këtë.

“Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një konflikt global, por në të njëjtën kohë nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë”, tha Putini në fjalimin e tij në paradën ushtarake të Ditës së Fitores në Moskë.

Burimi: rt.com

‘Inceneratori’ i ha kokën presidentit të Ligurias, arrestohet për korrupsion Giovanni Toti

Hetimi i Prokurorisë së Xhenovas për korrupsionin dhe korrupsionin elektoral në “sistemin Toti” po zgjerohet, pasi presidenti i rajonit të Liguria përfundoi në arrest shtëpie. Prokurorët publikë dhe GDF po përgatiten të studiojnë materialin e sekuestruar ditët e fundit, me synimin për të hedhur më shumë dritë mbi një sistem biznesi, politikë dhe rryshfete të dyshuara që përfshin jo vetëm portin, por edhe sistemin e mbetjeve, veprat e mëdha dhe mund të prekë edhe, hetuesit nuk e përjashtojnë, kujdesin shëndetësor.

Ndër lëvizjet e radhës të hetuesve, është edhe mundësia e dëgjimit të kryebashkiakut të Genovas Marco Bucci si person i informuar mbi faktet, si për koncesionet e terminaleve portuale, ashtu edhe për ato që kanë të bëjnë me tregtinë me pakicë në shkallë të gjerë. Në mesin e sipërmarrësve të ndryshëm që do të kishin dhënë “një dorë” duke financuar Change dhe Komitetit Giovanni Toti, është Pietro Colucci, një sipërmarrës nga Campania në vitin 2021 që vepron në provincën e Savonës në sektorin e asgjësimit të mbetjeve jo të rrezikshme, me rikuperimin e materialeve dhe të energjisë elektrike nga biogazi.

Pikërisht në atë vit, prokuroria e Genovas e hetoi atë për financim të paligjshëm të partive (në veçanti formacionit politik të presidentit) në një dosje të veçantë, e cila është ende e hapur. Dhe tani, siç shihet nga dispozita e gjyqtarit, Faggioni akuzohet edhe për korrupsion: mes viteve 2016 dhe 2020, përmes kompanive të tij, dyshohet se ka financuar Guvernatorin me 195 mijë euro në këmbim të “dhënies së autorizimeve për menaxhimin e mbetjeve”.

Për më tepër, midis sipërmarrësve të ndryshëm për të cilët po zhvillohen hetime, është edhe Luigi Alberto Amico, pronar i një kompanie riparimi dhe mirëmbajtjeje anijesh: «shprehja e menjëhershme e interesit për praktikën e tij – shkruan gjyqtari hetues – u pasua nga sigurimi i financimit në favor të Komitetit Toti”. Më 7 qershor 2021 “u gjet një pagesë prej 30 mijë eurosh” në favor të Komitetit Toti (nga të cilat 10.000 kaluan javën e ardhshme në llogarinë “dedikuar” të Presidentit Toti), një operacion që u raportua si i dyshimtë nga Banka e Italia, ngjashëm me atë që ndodhi në lidhje me financimin e ofruar nga grupi Colucci”.

Toti para gjyqtarit, por nuk do të flasë

Ndërkohë, Toti, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej të martës 7 maj për hetimin që tronditi Qarkun, do të dëgjohet në orët në vijim nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Paola Faggioni. Por ai nuk do të flasë: një zgjedhje e bërë me mbrojtësin e tij, avokatin Stefano Savi që do ta shoqërojë në Gjykatë në orën 14:00 për marrjen në pyetje.

“Të gjitha paratë hyrëse dhe dalëse janë të gjurmueshme, por nuk është ende koha për të folur me gjyqtarin, sepse sasia e letrave që duhen lexuar është shumë e lartë”, është përmbledhja e arsyetimit të Savit. Toti do të mbërrijë nga Ameglia, ku ka qenë në arrest shtëpiak që nga e marta kur kompania e financave u shfaq në hotelin Lolly në Sanremo, ku guvernatori po qëndronte teksa duhej të merrte pjesë në një event me Flavio Briatore.

Zbulohet komploti për ta vrarë Presidentin Zelenskiy

VOA/Marrë nga Reuters

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkarkoi të enjten kreun e gardës shtetërore, dy ditë pasi dy anëtarë të saj u akuzuan për komplot për ta vrarë presidentin. Presidenti Zelenskiy nxori një dekret për shkarkimin e zotit Serhiy Rud. Nuk ka njoftime se kush do ta zëvendësojë atë.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha këtë javë se kishte ndaluar dy kolonelë të shërbimit të rojës shtetërore, nën akuzat për komplot për të vrarë zotin Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

SBU-ja tha se atentatet do të kishin qenë një “dhuratë” për Presidentin Vladimir Putin ndërsa ai u betua të martën për një mandat të ri. Agjencia ukrainase e sigurisë tha se dy të ndaluarit ishin rekrutuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) dhe i kishin dhënë Moskës të dhëna sekrete.

Dy të arrestuarit, tha SBU-ja, ishin ngarkuar me detyrën për gjetur dikë në rojën presidenciale, i cili do ta merrte peng zotin Zelenskiy dhe më pas do ta vriste. Nuk ka të dhëna se në cilën fazë ishte zbuluar komploti. Moska nuk ka komentuar lidhur me deklaratat e SBU-së.

Presidenti Zelenskiy tha vitin e kaluar se shërbimet ukrainase të sigurisë kishin zbuluar dhe asgjësuar të paktën pesë komplote ruse për ta vrarë atë.

SBU-ja tha se grupi spiun planifikoi gjithashtu të vriste kreun e kësaj agjencie, Vasyl Maliuk dhe kreun e agjencisë së zbulimit ushtarak, Kyrylo Budanov.

Gjermania thotë se aleatët do t’ia dërgojnë Ukrainës 3 sisteme HIMARS

Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.

“Ato vijnë nga stoqet e Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe do të paguhen nga ne”, tha Pistorius pas një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, në Uashington.

HIMARS është një raketahedhës i vendosur në kamion, i cili mund shkrep raketa të shumëfishta përnjëherë.

Raketat me të cilat furnizohet Ukraina kanë një shtrirje prej 80 kilometrash.

Njoftimi i ministrit gjerman erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë.

Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.

“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve”, tha Zelensky të enjten.

“Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Prej atëherë, Perëndimi e ka ndihmuar vazhdimisht me armatim, ndërsa kundër Rusisë ka miratuar disa runde sanksionesh.REL

Politikania gjermane sulmohet në Berlin, dërgohet në spital me plagë në kokë

Senatorja dhe ish-kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffay ishte viktima e fundit në një seri sulmesh ndaj politikanëve gjermanë kur një burrë e goditi atë nga pas me një send të rëndë brenda një biblioteke lokale.

Gifai, ministre e financave dhe një anëtare e Partisë Social Demokrate të kancelarit Olaf Solz, u plagos lehtë në sulm. Në njoftim thuhet se një burrë e ka goditur atë në kokë dhe qafë me një çantë që kishte diçka të fortë dhe më pas është larguar me vrap.

Gifai u dërgua në spital për të marrë trajtimin e duhur.

Incidenti vjen pas thirrjeve për mbrojtje më të madhe nga policia për politikanët në Gjermani  pas një sërë sulmesh verbale dhe fizike ndaj politikanëve të rangut të lartë.

Katër adoleshentë janë nën hetim pasi një eurodeputet gjerman u dhunua dhe u shtrua në spital teksa po vendoste postera të fushatës në Dresden, Gjermaninë Lindore.

Anëtarët e shquar të të Gjelbërve, partia në koalicion me socialdemokratët e Scholz-it në nivel federal, janë përballur gjithashtu me protesta të zemëruara këtë vit ndërsa Gjermania mban një seri zgjedhjesh lokale mes mbështetjes në rritje për të djathtën ekstreme. sn

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti konservator gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka bërë një deklaratë lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në profilin e tij në “X”, ai ka shkruar se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje, të pranojë Kosovën, ose të mos marrë asnjë vendim.

“Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje: 1) Të veprojë në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke e pranuar Kosovën këtë maj. 2) Ose, ta injorojë vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tri raportuesve, tri komisioneve dhe PACE… duke mos marrë asnjë vendim”, ka pohuar ai.

Kjo e dyta, sipas Abraham do të dërgonte sinjal të dëmshëm te deputetët dhe qytetarët.

“…Sidoqoftë, kjo do ta dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund t’i shpërfillin standardet si të duan. Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, vijon  postimi i tij.

Ndryshe, në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë më shumë qartësi nëse Kosova do të kalojë edhe fazën finale të anëtarësimit në këtë institucion.

Së paku dy të tretat e 46 anëtarëve të KiE duhet të jenë në favor të Kosovës në mbledhjen e 16 majit.sn

Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjermania është në mesin e shteteve perëndimore që i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira.

Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm.

“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Kryediplomatja gjermane e cilësoi si të papranueshëm një sulm të tillë dhe tha se ai “nuk do të mbetet pa pasoja”.

Në mars, agjencia gjermane për siguri kibernetike dhe hulumtuesit që punojnë për Alphabet, të kompanisë Google, thanë se grupi i ngjashëm, i quajtur APT29, ishte kapur duke shënjestuar disa parti politike gjermane, me synimin që të vidheshin të dhënat e tyre.REL

Von Cramon: Serbia duhet përzënë. S’ka më para të BE, e as pako të zgjerimit për të

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një postimi në “X” ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta përzejë Serbinë.

Von Cramon duke shpërndarë reagimin e ekspertes amerikane për Ballkanin, Ivana Stradner, drejtuar BE-së, ku thotë se “Vuçiçi ka nevojë për ju më shumë se që keni ju nevojë për të”, është shprehur se nuk ka më para të Bashkimit Evropian dhe as pako të zgjerimit për Serbinë, përcjell Klankosova.tv.

“Përgjigja jonë e qartë: Duhet përzënë. Nuk ka më para të Bashkimit Evropian, as pako të zgjerimit për Serbinë derisa Vuçiçi kërcen me autokratët në Kinë e Rusi”, ka shkruar Von Cramon në “X”. sn


Send this to a friend